Top Banner
NGJALLJA Nr. 4 (183) Viti XVII i botimit PRILL 2008 Çmimi 20 lekë GËZUAR P ASHKËT! Darka Mistike Dhe ndërsa ata ishin duke ngrënë, Jisui mori bukën, dhe si e bekoi, e theu, dhe ua dha nxënësve e tha: Merrni hani; ky është trupi im. Edhe mori potirin, dhe si falënderoi, ua dha atyre, duke thënë: Pini të gjithë prej këtij; sepse ky është gjaku im i dhiatës së re, që derdhet për shumë veta për ndjesën e mëkateve. Edhe po ju them juve se nuk kam për të pirë që tani e tutje nga kjo pemë, që pjell hardhia, deri në atë ditë kur ta pi të re bashkë me ju në mbretërinë e Atit tim. Le të ndriçohemi të gjithë Shën Grigor Theologu për Ngjalljen Është dita e Ngjalljes dhe fillimi është i mbarë. Le të ndriçohemi të gjithë në këtë panair; le të përqafoj- më njëri-tjetrin. Le t’u the- mi, o vëllezër, edhe atyre që na urrejnë dhe jo vetëm atyre që na dhanë dhe u dhamë dashuri: Le t’i falim të gjitha tani me Ngjalljen, njëri-tjetrit le t’i japim ndjesë... Dje, unë kryqëzohesha bashkë me Krishtin; sot unë lavdërohem bashkë me Të; dje unë vdiqa me Të; sot unë po kthehem në jetë me Të; dje unë u varrosa me Të; sot unë po Ngjallem me Të. Por, le t’i sjellim fryte Atij i cili pësoi e u ngjall për ne - ndoshta mund t’ju shkojë ndër mend se ju flas për ar ose argjend, ose pël- hurë të endur, ose gurë të çmuar të tejdukshëm, ma- terial që del nga toka e që mbetet këtu poshtë e në shumicën e rasteve gjithmo- në posedohet nga njerëz të këqij, skllevër të botës e të mbretërisë së errësirës së kësaj bote. Le të ofrojmë vetet tona, pronën më të shtrenjtë për Perëndinë dhe më familjare; le t’i japim sërish Shëmbëllimit atë çka është bërë sipas Shëmbë- llimit. Le të njohim Autori- tetin tonë; le të nderojmë Arketipin tonë; le të njohim fuqinë e Misterit dhe për cilin vdiq Krishti. Le të bëhemi si Krishti, sepse edhe Krishti u bë si ne. Le të bëhemi perëndi për Të, sepse edhe Ai u bë njeri për ne. Ai mori më të keqen, me qëllim që të na japë më të mirën; Ai u bë i varfër, me qëllim që nëpër- mjet varfërisë së Tij ne të pasurohemi, Ai mori formën e shërbëtorit, që ne të fito- jmë përsëri lirinë tonë; Zbriti, që të lartësohemi; vuajti, që të fitojmë; U çnde- rua, që të lavdërojë; Vdiq që të shpëtojë; Ai u ngjit në qiell që të na tërheqë pranë vetes edhe ne që dergjemi poshtë në rënien e mëkatit. Le t’i japim të gjitha, le t’i japim fryte Atij i Cili e dha veten e Tij shpërblesë e shkëmbim dhe nuk mund të japë asgjë kaq të madhe sa veten tonë që ka kuptuar Misterin dhe është bërë për Të çdo gjë që Ai u bë për ne. Mattheu 26:26-29 Çdo mendim dhe veprim le të ndriçohet me dritën e Ngjalljes - Nga prologu i librit “Tani të gjitha u mbushën me dritë...” me mesazhet paskale të Kryepiskopit Anastas - Ishte mesi i verës së vitit 1991, kur mbërrita për herë të parë në Shqipëri. Nga aeroporti, u drejtuam bashkë me grupin e vogël të besimtarëve në Kishën Katedrale të Tiranës, thuajse të rrënuar, që kishte shërbyer si palestër për shumë vjet. Nga momenti i parë, desha si Eksark i Patriarkanës Ekumenike, të jap mesazhin më esencial për ringritjen e Kishës së shpërbërë. Morëm të gjithë nga një qiri në dorë. Pyeta: Si thuhet në shqip: “Hristos Anesti”? Ndeza një qiri dhe thashë me zë të lartë: “Krishti u Ngjall!”. Besimtarët me qirinj të ndezur u përgjigjën: “Vërtet u Ngjall!”. Sytë u mbushën me lot dhe dritë. Që nga ajo kohë “Krishti u Ngjall!” u shndërrua në mesazhin bazë me të cilin rrugëtuam në gjithë këto vite për ringritjen nga gërmadhat të Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë. Dhuroi dritë në vjeshtën e mjegulluar dhe në errësirën e dimrit të ftoh- të që pasuan dhe mbizotëron në pranverën shpirtëro- re, që përfundimisht Perëndia na fali. * * Ngjallja si “e kremtja e të kremteve dhe panair i panaireve”, në mënyrë të përhershme na thekson se në betejën gjigante midis dashurisë dhe urrejtjes, midis jetës dhe vdekjes, e cila mbizotëron në histo- rinë e njerëzimit, Krishti, Dashuria Absolute, e shkeli vdekjen, duke na çliruar nga frika dhe nga ankthi (vijon në faqen 5)
12

PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

Feb 26, 2021

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

PRILL 2008 NGJALLJA 1

NGJALLJANr. 4 (183) Viti XVII i botimit PRILL 2008 Çmimi 20 lekë

GËZUAR PASHKËT!

Darka Mistike

Dhe ndërsa ata ishin duke ngrënë, Jisui mori bukën, dhe si e bekoi, etheu, dhe ua dha nxënësve e tha: Merrni hani; ky është trupi im. Edhe moripotirin, dhe si falënderoi, ua dha atyre, duke thënë: Pini të gjithë prej këtij;sepse ky është gjaku im i dhiatës së re, që derdhet për shumë veta përndjesën e mëkateve. Edhe po ju them juve se nuk kam për të pirë që tani etutje nga kjo pemë, që pjell hardhia, deri në atë ditë kur ta pi të re bashkëme ju në mbretërinë e Atit tim.

Le të ndriçohemi të gjithëShën Grigor Theologu për Ngjalljen

Është dita e Ngjalljesdhe fillimi është i mbarë. Letë ndriçohemi të gjithë nëkëtë panair; le të përqafoj-më njëri-tjetrin. Le t’u the-mi, o vëllezër, edhe atyre qëna urrejnë dhe jo vetëmatyre që na dhanë dhe udhamë dashuri: Le t’i falimtë gjitha tani me Ngjalljen,njëri-tjetrit le t’i japimndjesë...

Dje, unë kryqëzoheshabashkë me Krishtin; sot unëlavdërohem bashkë me Të;dje unë vdiqa me Të; sotunë po kthehem në jetë meTë; dje unë u varrosa meTë; sot unë po Ngjallem meTë. Por, le t’i sjellim fryteAtij i cili pësoi e u ngjall përne - ndoshta mund t’jushkojë ndër mend se ju flaspër ar ose argjend, ose pël-hurë të endur, ose gurë tëçmuar të tejdukshëm, ma-

terial që del nga toka e qëmbetet këtu poshtë e nëshumicën e rasteve gjithmo-në posedohet nga njerëz tëkëqij, skllevër të botës e tëmbretërisë së errësirës sëkësaj bote. Le të ofrojmëvetet tona, pronën më tështrenjtë për Perëndinë dhemë familjare; le t’i japimsërish Shëmbëllimit atë çkaështë bërë sipas Shëmbë-llimit. Le të njohim Autori-tetin tonë; le të nderojmëArketipin tonë; le të njohimfuqinë e Misterit dhe përcilin vdiq Krishti.

Le të bëhemi si Krishti,sepse edhe Krishti u bë sine. Le të bëhemi perëndipër Të, sepse edhe Ai u bënjeri për ne. Ai mori më tëkeqen, me qëllim që të najapë më të mirën; Ai u bë ivarfër, me qëllim që nëpër-mjet varfërisë së Tij ne tëpasurohemi, Ai mori formëne shërbëtorit, që ne të fito-jmë përsëri lirinë tonë;Zbriti, që të lartësohemi;vuajti, që të fitojmë; U çnde-rua, që të lavdërojë; Vdiqqë të shpëtojë; Ai u ngjit nëqiell që të na tërheqë pranëvetes edhe ne që dergjemiposhtë në rënien e mëkatit.Le t’i japim të gjitha, le t’ijapim fryte Atij i Cili e dhaveten e Tij shpërblesë eshkëmbim dhe nuk mund tëjapë asgjë kaq të madhe saveten tonë që ka kuptuarMisterin dhe është bërë përTë çdo gjë që Ai u bë për ne.

Mattheu 26:26-29

Çdo mendim dhe veprim le të ndriçohet me dritën e Ngjalljes- Nga prologu i librit “Tani të gjitha u mbushën me dritë...” me mesazhet paskale të Kryepiskopit Anastas -

Ishte mesi i verës së vitit 1991, kur mbërrita përherë të parë në Shqipëri. Nga aeroporti, u drejtuambashkë me grupin e vogël të besimtarëve në KishënKatedrale të Tiranës, thuajse të rrënuar, që kishteshërbyer si palestër për shumë vjet. Nga momenti iparë, desha si Eksark i Patriarkanës Ekumenike, tëjap mesazhin më esencial për ringritjen e Kishës sëshpërbërë. Morëm të gjithë nga një qiri në dorë.Pyeta: Si thuhet në shqip: “Hristos Anesti”? Ndezanjë qiri dhe thashë me zë të lartë: “Krishti u Ngjall!”.

Besimtarët me qirinj të ndezur u përgjigjën: “Vërtetu Ngjall!”. Sytë u mbushën me lot dhe dritë.

Që nga ajo kohë “Krishti u Ngjall!” u shndërruanë mesazhin bazë me të cilin rrugëtuam në gjithë këto

vite për ringritjen nga gërmadhat të Kishës Ortho-dhokse Autoqefale të Shqipërisë. Dhuroi dritë nëvjeshtën e mjegulluar dhe në errësirën e dimrit të ftoh-të që pasuan dhe mbizotëron në pranverën shpirtëro-re, që përfundimisht Perëndia na fali.

* *Ngjallja si “e kremtja e të kremteve dhe panair i

panaireve”, në mënyrë të përhershme na thekson senë betejën gjigante midis dashurisë dhe urrejtjes,midis jetës dhe vdekjes, e cila mbizotëron në histo-rinë e njerëzimit, Krishti, Dashuria Absolute, e shkelivdekjen, duke na çliruar nga frika dhe nga ankthi

(vijon në faqen 5)

Page 2: PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

2 NGJALLJA PRILL 2008

Viti 2008 shënon një shekull në punën eapostolatës shqiptaro-ortodokse në Amerikëne Veriut. Për herë të parë, kur u hap kisha eparë në Boston, shërbimet fetare u mbajtënnë shqip për t’u shërbyer të krishterëve orto-doksë në gjuhën e tyre. Prifti ynë i parë, i cilimë vonë u bë hierark, Theofan Stilian Noli,filloi një punë të jashtëzakonshme e të gjithan-shme në vitin 1908, që i shërbeu popullit këtudhe në atdhe në mënyrë të mrekullueshme.

Gjatë dekadave në vazhdim, ne kemi parëngritjen e shumë juridiksioneve, ndërhyrjene revolucioneve laike nga jashtë vendit dheefektin që ato patën te besimtarët këtu, ndër-thurjen e konsideratave politike dhe patriotiketë cilat përbënë sfida për komunitetet tonadhe shpesh krijuan përçarje në to. Si me çdobetejë të përkohshme e laike ne përjetuam sidhimbjet ashtu dhe triumfet, humbjet dheringjalljet. Gjatë dhjetë dekadave të fundit nekemi mësuar shumë mësime dhe kemi dësh-tuar në përqafimin e njëri-tjetrit me më shumëngrohtësi. Ndarjet tona kanë qenë si pasojëe rrethanave, por ato janë krijuar dhe nga nevetë. I kemi ndarë përvojat me të tjerët pasine jemi sa të veçantë aq edhe të ngjashëmme të tjerët.

Ne kemi qenë pasionantë dhe të arsye-shëm, këmbëngulës dhe elastikë në gjetjen emënyrave për të kapërcyer mosmarrëveshjet.Megjithatë kohët e përçarjes nuk arritën tëmjegullonin ose të pengonin paraardhësit tanënë misionin e tyre për të përmbushur rolet etyre peshkopale para Krishtit: të shkoni, tëmësoni, pagëzoni dhe t’u shërbeni atyre që jujanë besuar juve dhe te parëve tanë.

Në këtë moment, ne kujtojmë me lutje hie-rarkët që na kanë udhëhequr, Peshkopin Theo-fan (Noli), Peshkopin Mark (Lipa), PeshkopinStefan (Lasko) si dhe priftërinjtë e besimtarëte shumtë të fesë tonë që kanë shkuar para neshnë prehjen e tyre të përjetshme. Qoftë i përjet-shëm kujtimi i tyre!

Pavarësisht nga vështirësitë e përballuaranga të gjithë ne, priftërinjtë dhe besimtarët kanëpërqendruar vëmendjen tek detyra e tyre krye-sore: shpallja e Ungjillit dhe shpëtimi që merretnëpërmjet veprës shpenguese të Zotit dhe Shpë-timtarit Tonë Jezu Krishtit.

Ne e përkujtojmë dhe e festojmë këtë një-qindvjetor me përulje: duke kujtuar gjithçka kandodhur më përpara me shpresën se i qëndrojmëbesnikë aspiratave dhe nevojave të brezave tëardhshëm, për shpëtimin e përjetshëm të tyretë ushqyer nga besimi.

Si të besuar nga Hijësia e Zotit të drejtojmëkomunitetet tona, ne marrim rastin të dësh-mojmë së bashku dhe të themi së bashku medashuri dhe shpresë, se ne jemi një me Zotin

Tonë, një në Eukarist dhe një në dëshirën qësot të lëmë mbrapa një vend më të mirë përbrezat që do vijnë.

“Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme ështëqë vëllezërit të jetojnë bashkë në unitet”Psalmi 133

Në të Dielën e Ndjesave, në datën 9 marsnë Vitin e Zotit tonë, 2008 në Katedralen eShën Gjergjit në Boston, Masacuset.

Me Urata,

+ NIKON, Peshkop i Bostonit, NewEngland dhe Kryedioqesa Shqiptaro-Ortodokse në Amerikë.

+ ILIA, Peshkopi i Filomelionit,Dioqeza Shqiptaro-Ortodokse nëAmerikë.

QARKULLOREE

NJËQINDVJETORIT

“U gëzova kur më thanë:le të hyjmë në shtëpinë e Zotit”

Psalmi 122

Megjithatë kohët e përçarjes nukarritën të mjegullonin ose të pengo-nin parardhësit tanë në misionin etyre për të përmbushur rolet e tyrepeshkopale para Krishtit: të shkoni,të mësoni, pagëzoni dhe t’u shërbeniatyre që ju janë besuar juve dhe tëparëve tanë.

Si të besuar nga Hijësia e Zotittë drejtojmë komunitetet tona, nemarrim rastin të dëshmojmë sëbashku dhe të themi së bashku medashuri dhe shpresë, se ne jemi njëme Zotin Tonë, një në Eukarist dhenjë në dëshirën që sot të lëmëmbrapa një vend më të mirë përbrezat që do vijnë.

Më 9 mars, në Liturgjinë Hyjnore të 100-vjetorit të Meshës së Parë në shqipnga Imzot Theofan Noli, u lexua dhe një deklaratë e përbashkët që shënonte fundin

e kontradiktave për disa dekada midis dy dioqezave shqiptare në SHBA.

Page 3: PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

PRILL 2008 NGJALLJA 3

Kisha e Shën Marisëështë e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë tëkrahinës malore të Zagorisë,në rrethin e Gjirokastrës.Fshati, ashtu si dhe e gjithëkrahina, ka një traditë të for-të fetare. Përreth kishës ndo-dhen varrezat e fshatit. Përfat të keq, si pasojë e brakti-sjes në këto vitet e fundit ki-sha është thuajse e rrënuardhe ato pak pjesë që kanëmbetur nga ndërtesa e vje-tër rrezikohen të bien ngadita në ditë.

1. Vështrim historikKisha është ndërtuar në

vitin 1789 dhe është piktu-ruar në vitin 1800 nga pikto-rët Mihal dhe Jorgo, siç dësh-mohet nga mbishkrimi qëruhet ende mbi portën perë-ndimore të naosit.

Në gjendjen fillestarekisha përbëhej nga naosi,narteksi në anën perëndi-more dhe hajati në anën ju-gore. Kisha mbulohej menjë çati dyujse, të mbuluarme plloça guri. Muraturaështë e një cilësie jo shumëtë mirë, e ndërtuar me gurëtë papunuar dhe e lidhur mellaç gëlqereje. Dallim ngakjo masë e gurtë bëjnë qoshete muraturës dhe, sidomos,apsida, e cila është e gjallë-ruar me një harkatë të verbët,të ndërtuar me gurë të latuar.

I gjithë interieri i kishësishte i mbuluar me pikturëmurale, e cila ndonëse mbannjë datë relativisht të vonë,shquante për vlerat e lartaartistike.

Për vlerat artistike dhearkitektonike, kisha ishteshpallur Monument Kulture.

Mbas ndalimit të fesë nëvitin 1967 kisha u braktisdhe u kthye në magazinë tëkooperativës. Më vonë umorën dhe plloçat e çatisëdhe kisha u la në mëshirëne fatit.

Në vitin 2004 nga Mitro-polia e Gjirokastrës u mo-rën masa shpëtuese të pje-sës së mbetur nga kisha dhepikturat murale të saj, dukee vendosur një mbulesë mellamarinë provizore.

2. Gjendja e sotmee kishës

Si pasojë e braktisjesdhe e heqjes së mbulesëssë çatisë, ndërtesa iu nën-shtrua veprimeve shkatë-rruese të agjentëve atmo-sferikë. Rreshjet e shiut dhemë pas ngricat depërtoninnë strukturat konstruktive,në muraturë dhe në siste-min e qemerëve, duke ishpërbërë ato, duke krijuarçarje të rrezikshme dhe du-ke arritur deri në rrezimine pjesës më të madhe të kon-struksionit të mbulesës. Sirezultat, sot ruhet vetëm njëpjesë e këtij konstruksioni:mbulesa me qemerë e nefitanësor jugor, mbulesa e bër-thamës perëndimore e nefitqendror dhe një pjesë shu-më e vogël e mbulesës sënefit anësor jugor të nartek-sit. Por edhe këto pjesë tëpakta të ruajtura gjenden nëgjendje shumë të keqe stati-ke, dëmtim i cili vazhdon

KISHA E SHËN MARISË NË KONCKË TË ZAGORISË,DHE NDËRHYRJET KONSOLIDUESE NË TË

edhe në ditët e sotme, portashmë me rritme shumë tëpërshpejtuara, gjë që do tëçojë në mënyrë të pa-shmangshme në shkatërri-min e shpejtë të tyre.

Në gjendje akoma mëkritike është ajo pak pikturëmurale që ka mbetur, me-qenëse pjesa më e madhee pikturës ka rënë.

3. Ndërhyrjetkonsoliduese

Duke patur parasysh tëgjitha vlerat e këtij objektiqë përmendëm më sipërdhe gjendjen emergjente tëtij i propozuam Hirësisë sëTij, Kryepiskopit Anastasqë të bënim punime konsoli-duese emergjente në këtëobjekt. Kryepiskopi Anastasvendosi në mënyrë të me-njëhershme akordimin e njëfondi prej 6 milion lekësh,duke dhënë gjithashtu dhebekimin e tij për fillimin epunimeve konsoliduese. Pu-nimet kryesisht do konsis-tojnë në parapërgatitjen estrukturës për konsolidim,konsolidimin e saj duke pa-rashikuar pastrimin e fu-gave dhe më pas fugatimine mureve, plotësimin e pje-sëve të rrëzuara dhe pa-jisjen me elementë të hu-mbur ose të dëmtuar, ri-ngritjen e çatisë së re si dhekonservimin dhe më paspastrimin e pikturës së mbe-tur në interierin e kishës.Punimet parashikohen tëmbarojnë në dhjetor 2008.

Ark. Rest. JoanStratobërdha

Ka nisur vjedhja e hapure pronave kishtare?!

Prej disa ditësh, tek ish-markati në rrugën “AliDemi”, pronë e Kishës sonë, e blerë dhe e hipote-kuar në bazë të rregullave, kanë mbërritur eskava-torë e kamionë që gërmojnë e bëjnë punime si nëmall të babait.

Sigurisht, duke qenë Kisha pronare, askush nukmund të marrë leje të punojë në territorin e pronavetë saj dhe një aprovim i tillë as është kërkuar dheas është dhënë, ndaj e gjitha kjo mban erë uzurpim...

Korresp. i gazetës “Ngjallja”

“Supermarket” kishtar

Në zonën e Zvërnecit, sa herë afrojnë festat,dikush mendon se Kisha është “supermarket” për tëbërë pazar dhe shkatërron kabinën dhe rrjetin elektrik,për të “lypur” më pas “të holla”...

Korresp. i gazetës “Ngjallja”

Page 4: PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

4 NGJALLJA PRILL 2008

Kisha jonë ka treguargjithmonë një interes tëveçantë për studentët dheu ka ofruar atyre shërbimedhe mundësi të ndryshmepër të njohur besimin evërtetë dhe për të qenë pra-në nevojave të tyre gjatë vi-teve të studimeve. Krishte-rimi është drita që ndriçonçdo aspekt të jetës së njeriutdhe i jep kuptimin e vërtetëçdo përpjekjeje të saj. Pra-ndaj është e rëndësishmeqë studentët ta njohin dhejetojnë krishterimin, me që-llim që t’i japin kuptim dhevlerë çdo përpjekjeje që bë-jnë, duke kuptuar që identi-teti i çdonjërit është së paritë jemi të krishterë. Dukeqenë të krishterë, secili prejtyre do të dijë të jetojë mematuri dhe përgjegjësi çdoditë të jetës dhe do të jenëpishtarë ndriçues për mba-rë shoqërinë.

Në programin e përjav-shëm të Qendrës Studen-tore është shtuar dhe njëbekim i veçantë. Çdo të shtu-në, në orën 800-1000, atyzhvillohet Liturgjia Hyj-nore, e cila kryhet nga atëViktor Bërdufi. LiturgjiaHyjnore e së shtunës është

kurora e gjithë veprimtariveqë ofrohen në QendrënStudentore. Sa bukur tëudhëtojmë së bashku për nëMbretërinë e Perëndisë,aty ku është destinacioni içdo njeriu në botë!

Çdo të shtunë rreth 35studentë mblidhen për Li-turgji Hyjnore, ku përjetojnësë bashku dhe marrin pjesënë gjithçka që Zoti bëri përshpëtimin tonë. Ajo pasohetnga një shërbim tjetër irëndësishëm, “Liturgjia”pas Liturgjisë. Pas Liturgji-së Hyjnore organizohenvizita dhe shërbime te nje-rëzit në nevojë. Pasi përje-tojnë Mbretërinë e Perë-ndisë në Liturgjinë Hyjnore,studentët përpiqen ta takoj-në Krishtin në fytyrën eçdo njeriu në botë dhe sido-mos të atyre në nevojë. Tështunën, më 5 prill, studen-tët e Qendrës Studentore vi-zituan jetimoren “Han e Ro-zafa” në të cilën jetojnë 40fëmijë të braktisur nga 0-6vjeç. Për dy orë studentëtqëndruan me fëmijët, luaj-tën me ta, ngjyrosën së ba-shku, biseduan etj.

“Isha i braktisur dhe mëvizituat”, ishin fjalët e

Krishtit që tingëllonin dheshtonin edhe më shumëdashurinë dhe kujdesin përfëmijët. Gëzimi ishte reci-prok, madje studentët jep-nin dashuri dhe merrninakoma më shumë. LiturgjiaHyjnore dhe vizitat te nje-rëzit në nevojë do të jenëprogrami i çdo të shtune nëQendrën Studentore të Ki-shës sonë. Të gjithë studen-tët që dëshirojnë të marrinpjesë, janë të mirëpritur.

Për të njohur dhe përje-tuar jetën e krishterë orga-nizohen takime të përjav-shme me studentë çdo tëmartë ora 1700, ku trajtohentema të ndryshme të besi-mit tonë dhe çështje socialeqë preokupojnë studentët.Çdo të mërkurë, ora 1700,studentët luten së bashku.Qendra Studentore ështënë shërbim të studentëveçdo ditë nga ora 900 - 2100.Në të ata gjejnë sallë kom-pjuterësh, sallë studimi dhebibliotekë. Aty ofrohen kur-se kompjuteri, mësime përpunë artizanale, mësimekatekizmi për ata që duantë pagëzohen, studime bi-blike etj.

A. Baba

Liturgji Hyjnore dhe vizita baritoreme studentët orthodhoksë

Vlorë, 15 mars 2008. E Shtuna e parë e kreshmëve.Në këtë ditë Kisha jonë feston edhe Mrekullinë e Gruritnga Shën Theodhor Tironi. E veçanta e kësaj të kremtejeështë se edhe kisha e qytetit të Vlorës mban emrin eShenjtit Theodhor ose siç e quajnë në Vlorë, Shën Todërdhe feston po këtë ditë. Por, si në shumë festa të tjeraedhe në këtë rast kremtimi filloi një ditë më parë, praditën e premte. Në mbrëmje, nën drejtimin e atë Kosta-ndinit, në orën 17, filloi Shërbesa e Mbrëmësores. Paskësaj shërbese u krye Paraklisi i Shën Marisë dheShërbesa e Efqelisë. Pas kryerjes së Pasdarkës besimtarëtnuk u larguan, por qëndruan në kishë për të vazhduaragripninë, e cila vazhdoi pa ndërprerje gjithë natën.

E Shtuna i gjeti besimtarët përsëri në kishë. PasMëngjesores, nën drejtimin e arkimandrit Kozmait nëbashkëmeshim me atë Kostandin Priftin, atë Ilia Qirjon,atë Sotiraq Priftin dhe atë Jani Konomin, filloi LiturgjiaHyjnore. Etërit shoqëroheshin në këtë bashkëmeshim ngaKori Bizantin i Akademisë Teologjike.

Arkimandrit Kozmai mbajti edhe një predikim. Ai folipër Mrekullinë e Grurit të Shën Theodhor Tironit dhe përrëndësinë që ka kjo e kremte në Kishën tonë. Ai foli edhe

ATMOSFERË FESTIVENË SHËN THEODHOR

Liturgjia Hyjnore dhe vizitat te njerëzit në nevojë do të jenë programi i çdotë shtune në Qendrën Studentore të Kishës sonë.

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 234 117, 235 095.Fax: 232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

për Akademinë Teo-logjike dhe për fre-kuentimin e saj ngastudentë të rinj. Tërinjve pjesëmarrësnë Liturgji iu shpër-ndanë edhe fletëpa-losje, në të cilat para-qiteshin aspekte ngamësimi dhe jeta nëAkademi.

Për të festuar kë-të të kremte kishinardhur edhe shumëbesimtarë nga fsha-tra të ndryshme tëVlorës, nga Berati,Fieri etj.

Atë Spiro Bulika

Page 5: PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

PRILL 2008 NGJALLJA 5

Ngakremtimet

para Pashkëve- 25 Marsi, Ungjillëzimi i

Hyjlindëses, e Diela eOrthodhoksisë dheShërbesa e HimnitAkathist në kishën

“Ungjillëzimi iHyjlindëses”, Tiranë - Nga Liturgjia Hyjnore e Ungjillëzimit të Perëndilindëses Mari

Nga kremtimi i Ditës së Orthodhoksisë Nga Himni Akathist i plotë

që ajo shkakton. Me Pashkën zë fill jeta e re, që futet në kohë dhee rinovon. Pas Ngjalljes së Krishtit shkëlqen jeta dhe përjetësiarrezaton në kohë. Kjo siguri, nga koha e apostujve deri në ditëttona, e përfshin mbarë Kishën dhe përcakton identitetin e saj.

“Tani të gjitha u mbushën me dritë, qielli e dheu e të nëndheshmet.Le të festojë pra e tërë krijesa ngjalljen e Krishtit, se përmbi atë ulartësua”.

Mbarë krijesa fiton me Ngjalljen një dritë të veçantë. Kjo nukështë e caktuar vetëm për disa njerëz apo popuj të veçantë, porkërkon t’i përfshijë të gjithë, pa dallime etnish, racash, ngjyre,origjine, moshe, shkollimi. I përqafon të gjitha dhe të gjithë.

Kisha Orthodhokse këmbëngul të festojë Ngjalljen çdo të diel,që është dita e parë e javës. Besimtarët e përjetojnë këtë fakt nëçdo Liturgji Hyjnore. Në këtë mënyrë shtrihet gjatë gjithë vitit, përtë plotësuar kohën. “Tani”, në kohën e tashme, në çdo çast. Në

orët e suksesit dhe në orët e dështimit, të gëzimit, të dhembjes, tëfitores apo të dobësisë. Në të mëdhatë dhe në të voglat, në mendimet,në planet, në detyrat dhe vështirësitë tona. Është një “tani” qështrihet në “përherë”, në përjetësi.

* *Duke e filluar me trupëzimin e Fjalës, marrjen e natyrës

njerëzore, shpresa e krishterë kulmon në Ngjallje. Pasojat e kësajngjarjeje shtrihen në mbarë kohën dhe për këtë arsye edhemendimet paskale ruajnë aktualitetin e tyre gjatë gjithë vitit.

Kemi nevojë për dritë në zemrat dhe në fytyrat tona, në marrë-dhëniet tona me të tjerët, në marrëdhëniet midis popujve. Për dritëpaskale, që nuk perëndon, e cila dhuron kuptim, shpresë, pasuridashurie dhe fuqie të Perëndisë. Çdo mendim, çdo fjalë e jona,çdo veprim, çdo çast heshtjeje, le të ndriçohet me dritën e Ngjalljes.

22 janar 2007

Çdo mendim dhe veprimle të ndriçohet me dritën e Ngjalljes

(vijon nga faqja 1)

Page 6: PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

6 NGJALLJA PRILL 2008

Letër paskale urimi e Patriarkut Ekumenik, Vartholomeu I, për Kryepiskopin Anastas

Fortlumturi, Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqi-përisë, vëlla shumë i dashur dhe i shtrenjtë në KrishtinPerëndi dhe bashkëmeshtar i Modestisë sonë, vëllaAnastas, duke puthur vëllazërisht në Zotin FortlumturinëTuaj të nderuar, me gëzim të veçantë Ju përshëndesim.

Pasi kaluam Kreshmën e Madhe të dobishme përshpirtin dhe duke iu falur Pësimit të Panjollshëm të Zotitdhe Varrimit të Tij të shenjtë, dëgjojmë me ngazëllimlajmin e dhënë nga Engjëlli i veshur me të bardha, Lajmine mirë të Ngjalljes: “Po kërkoni Jisu Nazareasin, tëKryqëzuarin? U ngjall!”. Po! Me të vërtetë! “Krishti ungjall sot, Perëndia, i papasionshëm, i pavdekshmi, i cilipësoi jo i shtyrë nga nevoja dhe as mori ngjalljen përshkak të një bamirësie të pashpresuar”, siç thotë ndriçuesii Nisës, por u ngjall Zoti me të vërtetë, në fuqinë dhe nëvullnetin e Tij, duke ngjallur me veten e Tij mbarë Adaminsi njeridashës! A ka lajm më të gëzueshëm sesa ky? Aka ungjill më shpëtimtar sesa ky?

Jeta dhe Ngjallja jonë, Perëndinjeriu Krisht, “i Cilipranoi me dashje fyerjet dhe çnderimet, që të shpëtojënjeriun e humbur për shkak të mashtrimit”, me vdekjennë Kryq, shkeli vetë vdekjen dhe duke fituar trofetë efitores, doli fitimtar prej varrit, na dhuroi paqen dhe naripërtëriu në shpirt. Në këtë mënyrë na bëri pjesëmarrësnë fitoren mbi hadhin, trashëgimtarë të jetës sëpërjetshme, të dritës së përjetshme dhe të gëzimit qënuk mbaron kurrë. Me të vërtetë, “tani të gjitha mbushenme dritë, dielli dhe toka, dhe të nëndheshmet”. Nukmjaftojnë të gjitha tundimet, lotët, dhimbja, mërzitja ekësaj bote të përkohshme, me gjithë këmbënguljen etyre që nuk resht për asnjë çast, për të nxirë këtë kapitulltë gëzueshëm, mbushur plot me shkëlqim e jetëprurës tëkësaj feste kaq të madhe dhe të përbotshme. Askushnuk mundet të heqë gëzimin nga besimtarët, nga ata qëpërjetojnë hirin që buron prej Varrit.

Duke u mëshiruar edhe ne, për t’u bërë dëshmitarëtë Ngjalljes së Zotit së bashku me apostujt dhe gratëmiroprurëse e të gjithë sa besojnë tek Ai, vijmë me fytyrëtë gëzuar nga katedra apostolike e Fronit tonë martiriktë Patriarkanës Ekumenike, duke mbajtur në dorëllambadhe të dritës paskale që nuk perëndon, për tëputhur në mënyrë vëllazërore dhe paskale, Fortlumturinëe Tij, duke i thënë Atij dhe gjithë Kishës së Tij të Shenjtëse Krishti u Ngjall! Vijmë pranë jush për të përgëzuarnga thellësia e shpirtit dhe për t’ju dhënë me gjithë zemërputhjen e shenjtë, në paqen e Krishtit dhe në unitetin eShpirtit të Shenjtë, sipas mirëdashjes dhe hirit tëPerëndisë dhe Atit. “Ai që qëndroi në varr për ne dheqë u numërua ndër të vdekurit dhe që kreu vetë Ngjalljen

për hirin tonë, Krishti Perëndia ynë”, e shpërbleftë Atë dhe Vëllezërit përreth Tij dhetë gjithë plotësinë e Kishës në Shqipëri, me sa janë të gëzueshme, sa janë tëdëshirueshme, me çdo dhënie dhe dhuratë të mirë.

Me këtë urim, e përqafojmë Fortlumturinë Tuaj me përqafim vëllazëror, dukeqëndruar përherë të gatshëm pranë Jush, në Krishtin e Ngjallur me dashuri dhe nderimtë veçantë.

Pashka e Shenjtë, 2008Vëllai i dashur në Krishtin

i Fortlumturisë Suaj të nderuar,

+Vartholomeu i Konstandinopojës

Nr. Prot. 453

Page 7: PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

PRILL 2008 NGJALLJA 7

Fortlumturisë së TijANASTASIT,

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë ShqipërisëKisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Jisui i thotë asaj: “... shko tek vëllezërit e mi, dhe u thuajatyre: Po ngjitem tek Ati im edhe tek Ati juaj, dhe tek Perëndiaim dhe tek Perëndia juaj”. Vjen Maria Magdalena dhe lajmëronnxënësit se pa Zotin, dhe se i tha asaj këto fjalë.

(Jn. 20:17-18)

Kur Jisui i kërkon Maria Magdalenës që të çojë lajmin e mirë tepasuesit e Tij, bëhet e qartë dëshira për t’u ngjitur tek Ati, në asnjëmënyrë nuk përjashton dëshirën e zjarrtë për të tërhequr dishepujt eTij në unitetin me Atin në Shpirtin e Shenjtë. Shquajmë këtu një lëvizjetë dyfishtë: drejt Atit në lavdinë e përjetshme dhe drejt atyre që la pas.Por këtu ka vetëm një qëllim të fundmë, që është bashkimi në dashurinëunike të Atit, ku Jisui ndan lavdinë e Tij me dishepujt. Në këtë mënyrë,fitorja e Pashkës na tërheq ne brenda dashurisë dinamike të Trinisë,duke na bërë edhe ne - si dishepujt e Tij - bartës të mesazhit gazmor tëDashurisë së Perëndisë.

Misteri i këtij bashkimi me Atin, i cili është i përjetshëm, dhe mevëllezërit dhe motrat e Tij, që shtrihet në kohë, është një dhuratë qëZoti i Ngjallur e jep pa u vonuar tek Maria Magdalena. Zemra e saj e

Letër paskale urimi e Papa Benediktit të XVI-të, për Kryepiskopin Anastas

shoqëron atë ndërsa ngjitet tek Ati i tij, por detyra e saj është të mbetetpas që ta kalojë mesazhin e Tij të komunionit tek dishepujt.

Dhurata e paqes, dhurata e Shpirtit të Shenjtë që vetë Jisui ua dhuroidishepujve të Tij në mbrëmjen e së njëjtës ditë (Jn. 20:19-22), mirëpritetnga zemrat që janë të hapura drejt unitetit të Trinisë së Shenjtë medashuri dhe harmoni - në homonoia midis tyre dhe midis gjithë atyreqë duhen nga Perëndia.

Mendja dhe zemra ime mundet vetëm të ngazëllehet, së bashkume Fortlumturinë Tuaj, në këtë lëvizje të dyfishtë të së njëjtës dashuridrejt së cilës zemrat tona tërhiqen nga Krishti i Ngjallur. Paqja e Zotittë Ngjallur ngjitet lart nga burimet më të thella të qenies sonë dhe sjellme vete lajmin më të ëmbël dhe më të gëzueshëm të Pashkës. Ështëshpresa ime që ky kungim i Jisuit me ne dhe me Atin, në Shpirtin eShenjtë, të bëhet burimi i pandryshueshëm i shpresës sonë dhe i dëshirëssë zjarrtë për mirëkuptim dhe unitet, ndërsa ecim drejt kungimit të plotë.

Paqja qoftë me ju! Ky është urimi që unë ndaj me ju. Paqe. Aliluia!

Nga Vatikani, Pashkë 2008Vula Papale

Benedikti XVI

Page 8: PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

8 NGJALLJA PRILL 2008

Festa e Pashkës është e kremtjae parë dhe më e lashta e adhu-

rimit kristian. Ajo ka qenë dhembetet qendra dhe zemra e vititliturgjik kishtar dhe siç thonë zbritë-soret “… e para ditë e javës, qëmbretëron mbi të gjitha, panair dhekremtim i kremtimeve dhe i panai-reve…”. Adhurimi orthodhoks nukkujton thjesht ngjarje të së kaluarës,por as nuk shpall dhe pret vetëmpremtime të së ardhmes, por përje-ton atë që quhet “e tashme e përjet-shme”, dimensionin që Krishti iNgjallur u fali të gjithë besimtarëvetë krishterë, që e shijojnë atë në Ki-shën e Tij të Shenjtë brenda adhu-rimit hyjnor.

Kështu, pësimet, kryqëzimi dheNgjallja e Krishtit nuk përsëriten nëmënyrë të pafundme në çdo Euka-risti Hyjnore, por në mënyrë misti-ke, të shkëputur nga koha dhe ha-pësira, bëhet pjesëmarrja dhe për-jetimi real e i vërtetë i të njëjtit Pë-sim, Kryqëzim dhe Ngjallje të Kri-shtit. Bëhet pra, bashkimi i mreku-llueshëm dhe unik i të gjithë tëkrishterëve orthodhoksë të kudogje-ndur dhe të të gjitha kohërave nëngjarjet shpëtimtare që përkujtohendhe përjetohen gjatë Pashkës. Kymister është i madh, prandaj edheEukaristia Hyjnore quhet me të drej-të “Misteri i Mistereve”.

Këto ngjarje pra, të pësimit vull-netar, kryqëzimit dhe Ngjalljes, tëZotit tonë Jisu Krisht, sjellin në me-ndjet e të krishterëve ditët e Javëssë Madhe dhe Pashkës. Shërbesate këtyre ditëve u themeluan qyshprej të krishterëve të parë dhe upasuruan në kuptim dhe përmbajtjepërgjatë shekujve, për të sjellë sottek ne perlën më të madhe dhe mëtë bukur të traditës sonë liturgjikeorthodhokse. Festa e Pashkës, sipara 21 shekujve ashtu edhe sot,përbën shpalljen e gëzimit të papër-shkruar që sjell siguria se vdekjadhe hadhi, djalli dhe mëkati u mu-ndën njëherë e përgjithmonë meanë të vdekjes, zbritjes në hadh dheNgjalljes së Zotit.

Burimet e shkruara më të her-shme historike që e përshkruajnëmënyrën sesi festohej Pashka vijnëprej shekullit të dytë, por në më-nyrë të kuptueshme dihet që kjofestë ishte shumë e rëndësishmeqë në fillimet e krishterimit pasi tëkrishterët e parë e kishin të gjallënë kujtesën e tyre se pësimet e

Zotit lidheshin me Pashkën judaikedhe në këtë mënyrë Pashka e tëkrishterëve u lidh ngushtë me kale-ndarin judaik. Sipas kronologjisë qëparaqitet tek Ungjilli i Joanit, Zotiu kryqëzua ditën e premte përparaPashkës judaike dhe u ngjall të Die-lën, të nesërmen e kësaj Pashke.Në këtë mënyrë Krishti përmbushijo vetëm ligjin, por edhe festën ePashkës, duke i dhënë asaj një kup-tim dhe simbol të ri. Kështu pra,çdo e diel për të krishterët do tëkthehej në një përkujtim ngjalljeje,në një Pashkë të vogël.

Fakti që Ngjallja e Krishtit ndo-

dhi të nesërmen e Pashkës judaikekrijoi problemin e kohës së festimittë Pashkës prej të krishterëve të her-shëm. Kështu përgjatë shekullit tëdytë Kishat e Azisë së Vogël e festo-nin Pashkën ditën e katërmbëdhjetëtë muajit Nisan, pra ditën që Krishtiu kryqëzua, kurse Kishat e tjera efestonin mbas kësaj dite duke i dhë-në një theksim më të madh Ngjalljes,për të krijuar kështu një ngatërresëse cila ditë duhej festuar si Pashkë.

Ky problem u zgjidh përfundi-misht në Sinodin e Parë Ekumenik,mbajtur në Nikea, në vitin 325 p. K.Etërit e mbledhur vendosën që Pa-

Historia e Adhurimit të Pashkës shka do të festohej nga të gjitha ki-shat e krishtera, të dielën e parë pashënës së plotë të ekuinoksit pranve-ror dhe data do të llogaritej sipaskalendarit aleksandrian. Kisha Or-thodhokse ndjek këtë rregull, kë-shtu që edhe pse mund të ndryshojëemërtimi i datave, fakt ky që lidhetme përdorimin e kalendarit të vjetërjulian prej disa kishave, dita ështëe njëjtë për të gjitha kishat në botë.Sot në Kishën tonë përdoret kale-ndari i ri gregorian, rrjedhimishtllogaritet që festa e Pashkës të bje-rë gjithmonë brenda harkut kohor,3 prill - 8 maj.

Gjithë teleturgjia u zhvilluagradualisht me kalimin e shekujve,kryesisht mbas shekullit të katërte në vazhdim. Ditët e para të Javëssë Madhe u bazuan në Ungjijtësinoptikë, ku përshkruhen ngjarjetdhe fjalët që i paraprinë pësimit tëZotit, të cilat përkujtohen nga eHëna deri të Mërkurën e Madhe.Ndërsa të bazuar në rrjedhën kro-nologjike të zhvillimit të ngjarjeve,sipas Ungjillit të Joanit, himnografëtkrijuan shërbesat e së Premtes, tësë Shtunës, dhe të së Dielës. ParaJavës së Madhe, kemi një pauzëgëzimi që i dedikohet Ngjalljes sëLlazarit dhe të Dielës së Dafinave.Ky dyditësh gazmor përbën njëpikë kalimi midis Kreshmës së Ma-dhe, që mbaron të premten paraLlazarit dhe Kreshmës së Javës sëMadhe, që janë dy periudha tëveçuara nga njëra-tjetra.

Aleks Çuri

Foto-lajmTë enjten, 17 prill, në magazinat e

emergjencës të Bashkisë së Vorës, udorëzuan nga përfaqësues të KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqipërisë4 tonë ndihma të mbledhura nga besimtarëorthodhoksë grekë.

Ndihmat përfshinin 1 ton miell, fasule,sheqer, vaj, makarona etj., si dhe 100batanije dhe veshje të ndryshme.

Kjo ndihmë qe në vazhdimësi tëndihmës që Kisha jonë ka dhënë që nëçastet e para për të prekurit nga tragjediae Gërdecit dhe që do të vazhdojë edhenë të ardhmen.

Page 9: PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

PRILL 2008 NGJALLJA 9

Në kuadrin e festës së Ungji-llëzimit, në datat 23-25 mars nëmjedisin hyrës të kishës “Ungjillë-zimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, uzhvillua një panair triditor me kon-tributin vullnetar të grave orthodho-kse. Organizimi dhe drejtimi i tëgjitha etapave të kësaj veprimtarieu krye nga Lidhja e Grave Ortho-dhokse “Përhapja e Dashurisë”,Tiranë, e cila fillimisht përgatitinjoftimet ku ftoheshin besimtarët tëjepnin ndihmesën e tyre përmesblerjes së artikujve. Të ardhurat esiguruara nga panairi do të bëhe-

Panair me punime artizanalenga gratë orthodhokse të Tiranës

Me bekimin e Fortlumturisë sëTij, Kryepiskopit Anastas, nga 21-23mars, në mjediset e Manastirit tëHirshëm të Shën Vlashit u zhvilluakampi për vajza, ku morën pjesëvajza të moshave 11-25 vjeç, ngazona të ndryshme të vendit, siGjirokastra, Elbasani, Gramshi,

Cërriku, Fieri, Berati, Lushnja,Vlora, Kavaja etj.

Fundjava i dha mundësi të gjithapjesëmarrëseve për ripërtëritje tëlidhjes së tyre me Zotin në këtëperiudhë të bekuar kreshme, kuKisha na kujton që duhet të kthe-

“E Tërëshenjta Mari, shembulli ynë”

(vijon në faqen 10)

- Ledina, mos u vono se erdhiora, apo harrove....

- Jo, jo nuk harrova. Unëmezi e prita të shtunën.

- Mario, vrapo të shkojmë tëparët...

Këto biseda dëgjon mes fëmi-jëve në komunitetin rom në Kino-studio. Atje është hapur qendra mëe re e fëmijëve nga Kisha Ortho-dhokse, me bekimin e Fortlumturisësë Tij, Kryepiskopit Anastas. Ngaora 10 deri më 12, rreth 50-60fëmijë të moshës 5-13 vjeç kalojnësë bashku dy orë të këndshme dukeu zbavitur me lojëra të ndryshme,duke kënduar e kërcyer, duke bërëpunëdore e mbi të gjitha dukemësuar fjalën e Perëndisë.

- Mua më pëlqen shumë kurbëjmë punëdore. Unë nuk kamshkuar as në kopsht dhe punë-dore s’kisha bërë asnjëherë, -thotë Ani, një rom i vogël me sytëplot jetë.

- Sa u kënaqëm atë ditë që pa-më filmin për Moisiun, - hidhetIna.

- Kemi mësuar edhe shumëlojëra të reja....

Të rritur në kushte të vështira,shpesh të parë me sy përbuzës ngashoqëria, këta fëmijë të çuditin megjallërinë, me optimizmin dhe meprirjet artistike që kanë. Dikush kë-ndon, një tjetër kërcen, të tjerë ubien disa veglave të thjeshta dhetë gjithë së bashku të krijojnë për-

Zemrat romeQendër për fëmijët romë, hapur nga Kisha jonë

shin dhuratë me rastin e Pashkëspër fëmijët e “Shtëpisë Orthodho-kse të Shpresës”, në Shën Vlash,pranë Durrësit.

Për të realizuar këtë qëllim, uangazhuan shumë gra vullnetare, tëcilat ofruan punime të ndryshme tëdorës, si: kryqe me grep, triko përbebe, pupa, shalle, qëndisje me gjilpë-rë, etj. dhe disa të tjera përgatitënlloje të ndryshme reçelërash, ëmbël-sira dhe byrekë kreshmorë. Përveçdëshirës për të dhënë një kontributvullnetar personal, ato demonstruanedhe aftësitë e tyre.

Dëgjoni Radio “NGJALLJA”,në FM 88.5 Mhz.

Ajo transmeton 24 orë për ju programe shpirtërore,kulturore, sociale, historike etj., muzikë kishtare,

popullore e klasike, si dhe shërbesat kishtare.

Adresa e Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë në Internet:Internet: www.orthodoxalbania.org

E-mail: [email protected]

- Kënaqemi kaq shumë dhemësojmë plot gjëra që nuk i di-nim më parë, - thotë Fatma, njëvogëlushe 8-vjeçare.

- Në shtëpinë time asnjëherënuk kisha dëgjuar të flitej përPerëndinë.

shtypjen e një ansambli artistik.Ndoshta një ditë, disa prej tyre

do të bëhen të njohur, duke qenënën kujdesin e Kishës sonë, që poinveston në këtë qendër të re,materialisht dhe shpirtërisht.

Parashqevi Gjergo

Page 10: PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

10 NGJALLJA PRILL 2008

Kalendari iLiturgjive Hyjnore,

MAJ 2008hemi te Zoti dhe të ecim sipas po-rosive të Tij. E Tërëshenjta Mariështë shembulli që duhet të ndjekimgjatë gjithë ditëve të jetës sonë.Fjalët që ajo i tha Kryeengjëllit janëfjalë që duhet t’i thotë çdo njeri nëjetën e tij.

Programi i kampit përmbantetre referate të cilat ndihmuan nëkëtë ripërtëritje shpirtërore dhe nëthirrjen për kthim te Zoti. HirësiNikolla mbajti referatin me temë:“E Tërëshenjta Mari, shembulliynë”, Hirësi Andoni mbajti refera-

tin me temë: “Misteri i FalënderimitHyjnor, Darka Misitike”, ndërsareferati i tretë u mbajt nga pedago-gu i Akademisë Teologjike, z. Tho-ma Çomëni: “Disiplina në jetënshpirtërore”.

Çdo ditë fillonte dhe mbaronteme lutje dhe shërbesa që kurorëzoikëtë aktivitet ishte Liturgjia e ditëssë diel, në predikimin e së cilësHirësi Nikolla theksoi që të gjithëne kemi detyrë të ndihmojmë tëtjerët të vijnë te Krishti dhe tëjetojnë jetën me Të.

Vajzat u ndanë në 8 grupe sipas

grupmoshave dhe pas punës nëgrup, të shtunën në mbrëmje para-qitën drama, këngë, poezi të cilatlidheshin me emrin e grupit që atopërfaqësonin: Kreshma, Lutja, Ba-mirësia, Dëlirësia, Misteret, Shkri-mi i Shenjtë, Kisha dhe Dashuria.Çdo pjesëmarrëse u pajis me njëpako me materiale shpirtërore, nëtë cilën përfshiheshin: libri “Të doninjëri-tjetrin, siç ju desha unë ju”,“Himni Akathist” dhe “Paraklisi iVogël i së Tërëshenjtës Mari”.

Ana Baba

“E Tërëshenjta Mari, shembulli ynë”(vijon nga faqja 9)

1 E Enjte E Ndritshme. Pr.Jeremia. Panareti i Pafos.Hierod. Mauri.2 E Premte † E Ndritshme.Burimi Jetëdhënës. Lip. Sh.Athanasit. (Hahen të gjitha)3 E Shtunë † E Ndritshme.Dësh. Timotheu e Maura. Dësh.Diodori.

4 E Diel † E THOMAIT. Dëshg.Pelagjia. Dësh. Afrodisi e Valeriani.5 E Hënë † Dëshmg. Irini. Efthi-mi i Madhitës. Dësh. Gajani e Gai.8 E Enjte † Ap. e Ungj. JoanTheologu. Osh. Arseni i Madh.10 E Shtunë † Ap. SimeonZelloti. Osh. Laurenti. Dësh.Filadelfi etj.

11 E Diel † E MIROPRURË-SEVE. Qirili e Metodi, ndriç. tësllavëve.17 E Shtunë † Ap. Androniku eJunia nga të 70-t.

18 E Diel † E TË PARALIZU-ARIT. Dësh. Dionisi, Andrea,Irakliu etj.21 E Mërkurë † # Gjysmëpe-ntikostia. Konstandini dhe Elena,mbretër. (Hahet vaj, verë, peshk.)22 E Enjte † Etërit e Sin. IIEkumenik. Joan Vladimiri. (Fest.më 4 qershor.)24 E Shtunë † Osh. Simeoni eNikita. Dësh. Meleti, Markiana,Kristiani.

25 E Diel † E SAMARITANES.Gjetja III e kokës së Joan Pagëzorit.31 E Shtunë † Dësh. Hermia.Petronila, bija e Ap. Petros.

U lind në Bukuresht (1.10.1787)nga shpresëtarët Anton dhe Anthia,e cila u qeth më vonë murgeshëFilothei. Kalinikin e pagëzuan meemrin Konstandin. U bë rishtar nëmanastirin e Çernikës në vitin 1807dhe pastaj monak (12.11.1808),dhjak (3.12.1808), hieromonak(1813) dhe igumen (1818), edhepse shumë i ri. Më 1817 udhëtoinë Malin e Shenjtë. Ishte pa pasje,lutës i vazhdueshëm, me pakgjumë, dhe me mjaft kreshmë. Më1817, me bekimin e igumenit kaloipothuajse pa ngrënë Kreshmën eMadhe, por i mbeti përgjithmonënjë dhimbje koke. Ishte atë shpir-tëror shpirtmbajtës. Jepte lëmoshëpa kursim. Në kryengritjen e vitit1821 u kujdes në manastir përrefugjatët, dhe osmanët do ta kishinshkatërruar plotësisht, nëse nuk dot’i lutej Zotit përzemërsisht. Madjevetë pashai u dërgoi ushqime ndër-sa ata vuanin nga uria. Kur shenjtishpëtoi një murgeshë nga një tjetërpasha, prapë u rrezikua, por po atënatë otomani shpëtoi nga një aten-tat, prandaj bëri mirë tek manastiri.Jeronti shumëçudibërës përmirësoiqinovin e tij shpirtërisht, ekonomi-kisht dhe nga ana e ndërtimeve, ezgjeroi edhe në një ishull të vogëlaty afër, manastiri ishte mbi ishull.Ndërtoi kisha edhe në vende të tje-ra dhe udhëhiqte edhe pesë mana-stire. Refuzonte herë pas here tëhirotonisej primat i Rumanisë, deri-sa më në fund e bindën dhe u bëepiskop i Rimnik-Vilcea, në jug të

Kaliniki i Çernikës(11 prill)

Ishin bij të një familjeje të pasurdhe të shquar pagane të Likisë, nëbregdetin e jugperëndimor të Azisësë Vogël. Jetën e tyre e shkroi (nëMart. e Palest. III-IV) Efsevi i Qe-sarisë së Palestinës, shok i tyre nëtë njëjtën vëllazëri, që kishte kry-etar shën Pamfilin (16 shkurt). Am-fiani ose Apfiani i cili u martirizuanë moshën 20-vjeçare, më 2.4.306,u dërgua në Bejrut, që atëherë ishteqytet universitar grek, i dëgjuar përfakultetet e tij të letërsisë dhe krye-sisht të drejtësisë. Sipas gjasave atjeu pagëzua. Në dallim nga studentëte tjerë e tërhiqte vetëpërmbajtja. Pa-si mbaroi studimet, u kthye në ve-ndin e tij, por, duke mos duruar tëjetonte bashkë me idhujtarët, ikën

Amfiani dhe Edhesi, martirë(2 prill)

në Qesari. Dikur oficerët i ftonintë gjithë, sipas listës, të flijonin. Pori riu, duke befasuar gardianët, i kapidorën pushtetarit kur ai i ofronteflijim të pagjakshëm. Njëkohësishtai e këshilloi të pendohej, por padobi. Kështu menjëherë e keqtraj-tuan, e shkelën dhe e futën në burg,ku e torturuan duke i shqyer kë-mbët te “druri”. Të nesërmen ishtetransformuar krejt nga rrjepja ebrinjëve dhe nga enjtjet. Çdo llojpyetjeje që i bënin, ai i përgjigjej seishte i krishterë. Prandaj e varën, imbështollën këmbët me një pëlhurëliri të lyer me vaj dhe ia dogjën.Mishi iu tret dhe mbetën vetëmkockat si kallama… Shpallte sekishte fuqinë e hyjnueshme - metë vërtetë shikonin një dritë, pravuanin ata. Të nesërmen, të lidhurme gurë, e fundosën në det. Nëçast ra një tërmet që tronditi Qesa-rinë dhe kështu populli vrapoi qëtë shikonte lipsanin e shenjtë, tëcilin deti e kishte nxjerrë në breg.

Edhesi (greqisht=i respektuar), icili ishte më i shkolluar, për shumëkohë u burgos dhe torturohej si omo-logjet. Gjatë punës së mundimshmenë minierat e bronxit në Palestinëdhe Aleksandri, pa pushtetarin tëabuzonte me pushtetin dhe të merrejme prostitucion. Prandaj iu sul, e pla-gosi në fytyrë dhe e ktheu mbrapsht,ndërsa e këshillonte. Edhe ky u tor-turua dhe pati të njëjtin fund si ivëllai, por më vonë se ai.

vendit. Më parë i shpëtoi helmimitqë i kishte përgatitur dikush ngarrethi i tij… U madhështua edheatje. Ndërtonte, themeloi shtyp-shkronjë, ngriti qinovin e Frasineut,bënte çudira. Një kufomë e patre-tur u tret kur ai po lexonte uratën.Parashikonte, shëronte, mjekoi dhenjë vogëlushe që u sëmur saposhkeli pa dashur manastirin e Fra-sineut, ku nuk lejohej hyrja e fem-rave. Më 1867 dha dorëheqjen dheu mbyll përfundimisht në qelinë etij, në Çernika, ku fjeti më 11.4.1868.Më 1972 një vogëlushe nga Sela-niku u shërua kur nëna e saj iapreku rrobat me lipsanet e tij.

Atë Justini

EdhesiAmfiani

Page 11: PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

PRILL 2008 NGJALLJA 11

Si pjesë e vizitës në Turqi, për të diskutuar për afrimin e saj me BE,Kryetari i Komisionit Evropian Manuel Barroso dhe komisari për

zgjerimin e BE, Oli Rehn, vizituan në datën 11 prill PatriarkanënEkumenike, e cila konsiderohet nga Bashkimi Evropian si një observatori privilegjuar për të drejtat e minoriteteve në këtë vend.

Një nga çështjet e privilegjuara në këtë diskutim është rihapja eInstitutit teologjik të Halkit, mbyllur dekada më parë. Ajo ndodhet në njëishull pranë Stambollit dhe u ndalua të pranonte studentë të rinj në vitin1971, gjatë një periudhe drejtimi ushtarak të vendit dhe u mbyll pasdiplomimit të atyre që vazhdonin shkollën. Për hapjen e tij ka pasurvazhdimisht presione jo vetëm nga BE, por edhe nga SHBA.

Të enjten Barroso kishte përshëndetur një vendim të qeverisë turkepër t’iu rikthyer komuniteteve fetare të krishtera dhe hebreje disa objektesi shkolla, kisha apo jetimore, të sekuestruara dekada më parë.

Shteti turk nuk pranon deri më sot të njohë rolin e Patriarkut në botëne krishterë dhe as pranon titullin Ekumenik, duke e konsideruar thjesht sinjë komunitet fetar turk me qendër në Stamboll.

Kryetari i BE vizitoi Patriarkanën Ekumenike

Barroso dhe Rehn takohen meTërëshenjtërinë e Tij,Vartholomeun I

Më 9 mars 2008, në moshën 74-vjeçare, fjeti psalti i lagjesGoricë të Beratit, zoti Petraq Musha. Ky njeri i dhënë pas KishësOrthodhokse psalte kudo dhe kurdoherë qysh përpara vitit 1967nëpër kisha të ndryshme, kryesisht në kishën e Shën Spiridhonittë lagjes Goricë.

Kur erdhi demokracia, ai ishte ndër të parët që kontribuoi nëha-pjen e kishës dhe në formimin e ko-rit të psaltëve. Z. Peçiçdo ditë e sidomos të kremteve vinte herët në kishë dhe përgatitejpër shërbesën me librat, të cilat me devotshmëri i ruante nga tëparët e tij. Ai dhe në ditët e fundit të jetës tokësore ishte tepëraktiv në shërbesat kishtare. Për t’u theksuar është dita e fundite jetës së tij, ditë në të cilën psali në kremtimin e Mrekullisë sëGrurit nga Shën Theodhori, mori misterin e Kungatës Hyjnore,mbasdite psali në Shërbesën e Mbrëmësores së të Shtunës dhediku pas mesnatës në paqe për të erdhi Ora e Zotit.

Z. Peçi, për disa vite jetoi dhe në SHBA, ku me rigorozitetndiqte shërbesat dhe psalte në kishat orthodhokse. Ai psali dhenë kishën, e cila drejtohej nga Hirësia e Tij, Imzot Ilia Ketri, sidhe në kishën e Shën Gjergjit që drejtohej nga Atë Artur Liolin,i cili ditën e parë të mbërritjes së tij, i bëri prezantimin dhedevotshmërinë që kishte treguar përpara besimtarëve në Shqipëri.

Ai ndërroi jetë më 2 prill 2008, në moshën 58-vjeçare nganjë sëmundje e rëndë. Ai, krahas punëve të ndryshme, nuk hoqidorë asnjëherë nga shërbimi për Kishën Orthodhokse. Zoti Komiishte kujdestar që nga viti 1992 i kishës së Kryeengjëllit Mikail,si dhe për disa kohë dhe kujdestar i kishës së Shën Marisë. Aiishte një njeri i përkushtuar ndaj kishës së Shën Mëhillit dhekontribuoi gjerësisht për rimëkëmbjen e saj. Zoti Komi u kujdesveçanërisht që kjo kishë, e cila ka një pamje unike nga qyteti, tëdukej sa më madhështore, duke kontribuar dhe duke u kujdesurpër ndriçimin e saj.

Jorgji Bendi

Me fjalën e Zotit në gojë ndërroi jetëzoti Petraq Musha

Kujdestar i devotshëm i kishës

Tingulli i ëmbël i kambanave dëgjohet kudo. Ai depërton bashkë me rrezetende të zbehta të diellit në dhomën time të vogël. Pak e nga pak, plot ëmbëlsilargon gjumin ëndërrimtar nga sytë e mi dhe mbush zemrën time plot gëzim elumturi.

Është e diel. Dita më e bukur e javës. Një ditë paqendjellëse, e cila ftongjithë banorët e qytetit të lashtë të shkojnë në kishë. Sa më pëlqen kjo ditë. Tëshkoj në Tempullin e Zotit për mua është diçka e vaçantë, një lumturi e cilaburon nga thellësitë më të mëdha të shpirtit.

Mendimet sa vijnë edhe shtohen. Mendja e zemra ime ndihen të mbushuraplot me fjalë madhështore, lavde kushtuar Perëndisë. Gjithçka ndalon kur parameje shfaqet kisha e bukur e Shën Spiridhonit. E stolisur si për ditë feste, eveshur me teshat e saj më të mira ajo qëndron hijerëndë në mes të qytetit.

Sapo hyj në oborrin e saj ndiej paqen të më pushtojë shpirtin. Sytë më shkojnëdrejt qiellit e papritur shoh në të ushtri të tëra engjëjsh. Duke qendruar përmbire ata i thurin këngë lavdërimi Perëndisë së Plotfuqishëm, dëgjojnë plot ëndjeshërbesën e bukur fetare, por mbi të gjitha dëgjojnë lutjet e zemrave mëkatare.

Brenda në kishë ndihet fare qartë Fuqia Hyjnore, e cila qëndron mbi kryettanë duke na falur lumturi. Sapo ndiej Fuqinë Hyjnore zemra ime gëzon. Frikadhe respekti që ndiej për Të, më bëjnë t’i përgjunjem përulësisht duke kërkuarfalje. Duke kërkuar që koha të ndalojë e unë të rri përgjithmonë këtu, në shtëpinëe Zotit, në parajsën e shpirtit njerëzor.

Të qëndroj në këtë ndërtesë të vogël, por njëkohësisht dhe kaq të madhe, ecila mban jashtë saj djallin mëkatar që na tundon çdo ditë e më shumë, ështëdiçka e veçantë.

Shoh ikonat e shenjtorëve, ndiej shpirtin e tyre midis nesh. Njerëzit që mërrethojnë humbasin si me magji. E vetme mes gjithësisë provoj çdo ndjenjë tëbukur që mund të dëshirojë shpirti. Kthehem në një fëmijë të vogël, pa mëkat,zhgënjime e vuajtje. Jetoj midis engjëjve duke shijuar lumturinë e përsosur.

Por shërbesa mbaron dhe më duhet të iki, të largohem nga vetë Jeta. Dukeecur nëpër kalldrëmet ende të lagura nga vesa e mëngjesit, befas ndiej një nostalgjie padurim. Si do të duroj deri sa e diela të vijë përsëri?

Sytë i drejtoj nga qielli. Atje nuk shoh veçse kaltërsi. Mendoj se Perëndiaështë larguar, kushedi se për ku… Por diçka brenda meje thërret: - Jam këtu, meTy përgjithmonë! Dhe unë, gjithmonë si për herë të parë ndiej në zemrën timelumturi të pasosur, paqe e gëzim.

Ndiej Vetë Perëndinë!Maria-Klara Sylari

GJITHMONË PËR HERË TË PARË

Page 12: PRILL 2008 NGJALLJA 1 GËZUAR PASHKËT! NGJALLJA 2008.pdfPRILL 2008 NGJALLJA 3 Kisha e Shën Marisë është e vetmja kishë që ndo-dhet në fshatin Konckë të krahinës malore të

12 NGJALLJA PRILL 2008

Në vazhdimësi të inte-resit të treguar nga KishaOrthodhokse Autoqefale eShqipërisë që në ditët e parapas tragjedisë së Gërdecit,Kryepiskopi Anastas shkoinë kovalishencën e Mini-strisë së Brendshme, në Du-rrës, ku ndodhen rreth 400të pastrehë. Aty ai pati njëbisedë të ngrohtë me drej-torin e saj, i cili e falënderoipër interesimin e treguardhe për ndihmat e dhuru-ara.

Prej ditësh studentë dhepedagogë të AkademisëTeologjike Orthodhokse“Ngjallja e Krishtit” nëShën Vlash dhe përfa-qësues të rinisë orthodho-kse, kanë qenë në këtomjedise, për t’u interesuarpër nevojat e tyre më ime-diate, por edhe për të dhënënjë mbështetje shpirtërore,duke organizuar veprimtarime fëmijët e shumtë.

Nga këto takime kanëdalë edhe disa nga nevojatmë emergjente, ndaj Krye-piskopi Anastas dhuroi përta 50 ngrohës, me vlerë 100mijë lekë, të cilët me ftohjene motit u bënë të nevoj-shëm sidomos për familjetme fëmijë të vegjël. Krye-piskopi ndau edhe dhuratapër më të vegjlit.

Fortlumturia e Tij u inte-resua edhe për nevojat qëkanë dalë, dhe mbasi prem-toi se shumë shpejt do të je-pen edhe 100 kuverta, u

Disa ditë pas tragjedisësë Gërdecit, një përfaqësinga Manastiri i Hirshëm iShën Vlashit dhe komuni-tetit orthodhoks të kishavetë Durrësit dhe Kavajës, të

kryesuar nga Hirësi Nikolla,atë Spiro Tola, dhjakon Spi-ro Kostoli dhe një grup stu-dentësh nga AkademiaTeologjike, realizoi shpër-ndarjen e disa ndihmave

materiale te banorët e dëm-tuar në fshatin Marikaj.Ndihmat u ofruan nga të ar-dhurat e dhuruara prej stu-dentëve, pedagogëve dhepunonjësve të AkademisëTeologjike si edhe shumë be-simtarëve të qyteteve fqinj.

Më 26 mars, kjo përfa-qësi u takua në Bashkinëe Vorës me kryetarin z. Fi-qeri Ismaili dhe nënkrye-tarin z. Aqif Muça. Atashprehën falënderimet etyre për mbështetjen dhe

ndihmën që u dha nga anae komunitetit orthodhoks.

Ndër të tjera kryetari i Ba-shkisë z. Ismaili theksoi:

“Për vetë vendin kundodhi tragjedia ishte njëpikë strategjike, ishte vërtetnjë mrekulli që përmasatnuk ishin shumë të mëdhadhe numri i viktimave do ki-shte qenë shumë më i madh.Nëse Zoti bën mrekulli kjoështë një prej tyre”

Korresp. i gazetës“Ngjallja”

Kryepiskopi Anastas dhuron ndihmapër banorët e Gërdecit të strehuar në Durrës

Stafi i Akademisë Teologjike, komuniteti orthodhoks i Durrësit dhe Kavajësjapin ndihma për të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit

Duke ndarë dhimbjen me vëllezërit në nevojë

shpreh se do shihte mundë-sinë e plotësimit edhe përkërkesa të tjera.

Gjithashtu, KryepiskopiAnastas tha se ky interesimnuk do të zbehet me kalimin

e ditëve dhe se po bëhen për-pjekje për të siguruar fondepër të rindërtuar një shkollë

a kopsht në zonën e shka-tërruar nga shpërthimi etj.

Zyra e Shtypit

Projekt i IOCC në ndihmë të banorëve të GërdecitOrganizata orthodhokse IOCC, SHBA, Agjencia e Ndihmave e Konferencës

së Episkopëve Kanonikë të SHBA, po planifikon të japë një ndihmë për banorëte Gërdecit. Kjo ndihmë parashikohet të përfshijë veshje dhe sende të nevojëssë parë etj., si dhe mbështetje psikologjike dhe veprimtari për fëmijët dhe tërinjtë, për të kapërcyer gjendjen e vështirë shpirtërore të krijuar nga tragjedia.

Zbatimi i projektit do të bëhet nga zyra Diakonia Agapes e Kishës sonë.