Top Banner
NGJALLJA Nr. 1 (264) Viti XXIII i botimit JANAR 2015 Çmimi 20 lekë KRISHTLINDJE 2014 Të mahnitshme janë ndërhyrjet e Perëndisë Kapërcimi i së pamundurës Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë “ Atje ku do Perëndia, mposhtet rregulli i natyrës.” (Himn nga Mëngjesorja e Krishtlindjes) Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë, Bij të shtrenjtë më Zotin, Të papritura janë mënyrat me të cilat vepron Perëndia; të pakapshme për logjikën njerëzore. Ngjarjet e Krishtlindjes na sigurojnë për këtë të vërtetë. Jisu Krishti, Shpëtimtari i botës, nuk vjen në historinë e njerëzimit si ushtarak apo qeveritar i tërëfuqishëm. Nuk imponohet me anë të fuqisë, pasurisë dhe diturisë së jashtme. Lind në një vend të varfër, në grazhdin e një stalle, në një ambient jomikpritës, indiferent deri në armiqësor. Nëna e Tij e dhembshur, “e mbështolli me shpërgënj dhe e vuri të rrijë në grazhd, sepse nuk kishte vend për ata atje ku kishin rënë” (Llk.2:7). Bërja njeri e Fjalës së Perëndisë gërshetohet me rrethana kundërshtuese dhe rrugë të energji hyjnore në bashkëpunim me virtytin njerëzor të Josifit “të drejtë” dhe të Marisë së panjollëshme. Rrëfimet e Ungjillorëve për Lindjen na zbulojnë se përkujdesja e Perëndisë ndjek rrugë të panjohura më parë. Kjo ka vlerë jo vetëm për mbarë historinë njerëzore, por edhe për historinë tonë personale. Sa më shumë që lidhemi me Krishtin, me besim të thellë dhe bindje të plotë te vullneti i Tij, problemet e shumëllojta personale, familjare e shoqërore zgjidhen paqësisht. Njëkohësisht, me frymë- zimin dhe fuqinë e Tij hyjnore mundemi edhe ne të kontribuojmë në kapërcimin e rrugëve të ndryshme pa krye: Duke çelur hapësira shumëllojta pa krye. Para Lindjes, Josifi i drejtë skandalizohet dhe do që të braktisë Nënën e tërëdëlirë të Jisuit. Banorët e Bethlehemit tregojnë indiferencë të plotë për të Tërëshenjtën që është gati të lindë. Ende foshnjë, Jisui kërcënohet nga mania e Herodit paranojak. Mes këtyre kërcënimeve zgjidhja vjen me Sa më shumë që lidhemi me Krishtin, me besim të thellë dhe bindje të plotë te vullneti i Tij, problemet e shumëllojta per- sonale, familjare e shoqërore zgjidhen... (vijon në faqen 6) Tiranë, 6 janar 2015. Çast nga Shërbesa e Bekimit të Ujit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në të kremten e Theofanisë.
12

Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

Jul 17, 2016

Download

Documents

Gazeta "Ngjallja" Janar 2015
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

1JANAR 2015 NGJALLJANGJALLJANr. 1 (264) Viti XXIII i botimit JANAR 2015 Çmimi 20 lekë

KRISHTLINDJE 2014

Të mahnitshme janë ndërhyrjet e PerëndisëKapërcimi i së pamundurës

† AnastasiKryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

“ Atje ku do Perëndia, mposhtet rregulli i natyrës.”

(Himn nga Mëngjesorja e Krishtlindjes)

Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë,Bij të shtrenjtë më Zotin,Të papritura janë mënyrat me të cilat

vepron Perëndia; të pakapshme për logjikënnjerëzore. Ngjarjet e Krishtlindjes na sigurojnëpër këtë të vërtetë.

Jisu Krishti, Shpëtimtari i botës, nuk vjennë historinë e njerëzimit si ushtarak apoqeveritar i tërëfuqishëm. Nuk imponohet meanë të fuqisë, pasurisë dhe diturisë së jashtme.Lind në një vend të varfër, në grazhdin e njëstalle, në një ambient jomikpritës, indiferentderi në armiqësor. Nëna e Tij e dhembshur, “embështolli me shpërgënj dhe e vuri të rrijënë grazhd, sepse nuk kishte vend për ataatje ku kishin rënë” (Llk.2:7).

Bërja njeri e Fjalës së Perëndisë gërshetohetme rrethana kundërshtuese dhe rrugë të

energji hyjnore në bashkëpunim me virtytinnjerëzor të Josifit “të drejtë” dhe të Marisë sëpanjollëshme.

Rrëfimet e Ungjillorëve për Lindjen nazbulojnë se përkujdesja e Perëndisë ndjekrrugë të panjohura më parë. Kjo ka vlerë jovetëm për mbarë historinë njerëzore, por edhepër historinë tonë personale. Sa më shumë qëlidhemi me Krishtin, me besim të thellë dhebindje të plotë te vullneti i Tij, problemet eshumëllojta personale, familjare e shoqërorezgjidhen paqësisht. Njëkohësisht, me frymë-zimin dhe fuqinë e Tij hyjnore mundemi edhene të kontribuojmë në kapërcimin e rrugëve tëndryshme pa krye: Duke çelur hapësira

shumëllojta pa krye. Para Lindjes, Josifi i drejtëskandalizohet dhe do që të braktisë Nënën etërëdëlirë të Jisuit. Banorët e Bethlehemittregojnë indiferencë të plotë për të Tërëshenjtënqë është gati të lindë. Ende foshnjë, Jisuikërcënohet nga mania e Herodit paranojak.Mes këtyre kërcënimeve zgjidhja vjen me

Sa më shumë që lidhemi meKrishtin, me besim të thellë dhebindje të plotë te vullneti i Tij,problemet e shumëllojta per-sonale, familjare e shoqërorezgjidhen...

(vijon në faqen 6)

Tiranë, 6 janar 2015. Çast nga Shërbesa e Bekimit të Ujit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në të kremten e Theofanisë.

Page 2: Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

2 NGJALLJA JANAR 2015

Njerëz të braktisur, të vetmuar,të lënë në harresë. Fëmijë të pa-mbrojtur, pa kujdesin e merituar, tëharruar dhe të lënë në mëshirë tëfatit për arsye nga më të ndrysh-met. Në vendin tonë vihet re ndje-

shëm ky fenomen kaq serioz, tëcilit nuk i jepet rëndësia e duhur.Ndaj, të rinjtë e grupit rinor ortho-dhoks, Gjinar, në prag të festave tëfundvitit, të motivuar nga fjalët eZotit Krisht: “...U sëmura dhe erdhët

të më shihni...” (Mtth. 25: 32:40),organizuan vizita në Shtëpinë e tëMoshuarve dhe te Shtëpia e Fëmi-jëve në Elbasan. Takimi me fëmijëtjetimë ishte tepër i ngrohtë. Ata napritën me duartrokitje, këngë dhe

Shkolla e Lartë “Logos” ndan diplomat

“...U sëmura dhe erdhët të më shihni...” (Mtth. 25:32-40)

vjersha. Të rinjtë kaluan disa çasteargëtimi, duke iu dhënë pak ngadashuria e munguar dhe disa dhura-ta simbolike, si dhe duke iu treguarqë ata nuk janë vetëm.

Në Shtëpinë e të Moshuarve,të rinjtë ofruan kokteil, ndanë meta momente gëzimi, shoqërie dukeu munduar të lehtësonin sado pakvetminë e tyre. Të rinjtë ortho-dhoksë kënduan disa këngë të kri-shtera e këngë popullore tradicio-nale shqiptare, ku në këndimin ekëtyre të fundit u bashkuan edhetë moshuarit. Një nga momentetmë të bukura për t’u theksuar ishtekur të moshuarit ftuan të rinjtë nëvalle duke krijuar një atmosferëfestive. Aktiviteti vijoi me vizitënte Bazilika në Elbasan dhe u mbyllme vizitën te kisha e Shën Kollit,Shelcan. Nismës sonë iu bashkuanedhe të rinj të grupit rinor ortho-dhoks Fikas.

Përgatiti: Armand Oga

Shkolla e Lartë “Logos” vazhdon normalisht veprimtarinë, me një numër rekord studentësh të regjistruar në vitin e parë.Në foto: Çast nga dorëzimi i diplomave studentëve që mbaruan në vitin 2014.

Page 3: Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

3JANAR 2015 NGJALLJA

Të enjten, 22 janar 2015, në një atmosferëtë mbushur me falënderime, ngrohtësi dhedashuri u festua emri i Kryepiskopit të Tiranës,Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Fortlumturisësë Tij, Anastasit.

Në ditën kur kremtohet apostull Timotheudhe Shën Anastas Persiani, emrin e të cilit mbanKryepiskopi Anastas, Liturgjia Hyjnore u kryenga Fortlumturia e Tij dhe i gjithë Sinodi iShenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të

Hirotoni në të kremten e Shën Anastas PersianitShqipërisë, të ndihmuar edhe nga mbi 20klerikë dhe dhjakonë. Në këtë ditë të gëzuarkishin ardhur përfaqësues nga të gjitha mitro-politë dhe nga zonat që mbulon Kryepiskopata,të cilët iu shtuan besimtarëve të kryeqytetit,

nxënësve të Akademisë Teologjike dhe LiceutKishtar të Sukthit etj.

Më të bukur këtë ditë e bëri edhe një hirotonie re e kryer nga Kryepiskopi Anastas, dorëziminë gradën priftërore i dhjakon Grigor Pelushit.

Në fund të meshës, Mitropoliti i Beratit,Hirësia e Tij, Ignati, në emër të Sinodit dhebesimtarëve, uroi dhe falënderoi KryepiskopinAnastas për punën e madhe shumëdimen-sionale të ringjalljes së Kishës Orthodhokse

Autoqefale të Shqipërisë.Pas Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi

Anastas priti urimet nga qindra besimtarë nësallën e pritjeve në selinë sinodike, pjesë e ko-mpleksit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

Prerja e pitës së Shën Vasilit, është një moment i veçantë në festat efundvitit, që nisin nga Krishtlindja e mbyllen me Ujin e Bekuar. Atondihen veçanërisht dhe nga të rinjtë e personeli i institucioneve arsimoretë hapura nga Kisha jonë, të cilat shpesh kanë pasur mes tyre edheKryepiskopin, ideuesin dhe realizuesin e gjithë sistemit arsimor.

Në këtë fillim viti, kjo festë shumë e bukur u zhvillua në shkollën9-vjeçare “Protagonistët”, e hapur në vitin 2002. Ajo ka një staf menivel të lartë dhe shumë nxënës të talentuar, të dalluar në veprimtaribrenda dhe jashtë vendit. Mjediset e saj bashkëkohore plotësojnë të

Jetë e gjallë në shkollat e Kishësgjitha kriteret e kërkuara dhe janë të pajisura më së miri me bazëmateriale. Ajo dallohet si institucion serioz, që kujdesët në mënyrë tëveçantë për çdo nxënës, në aspektin mësimor, social, shpirtëror e fizik,për të përgatitur protagonistët e së ardhmes.

Po kështu, nxënësit e Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar” në Sukth,patën mes tyre në këtë festë Kryepiskopin Anastas. Kjo shkollë ështëhapur në vitin 2007 dhe të gjithë nxënësit janë me bursë të plotë tëakorduar nga Fortlumturia e Tij.

Korresp. i “Ngjallja”

Page 4: Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

4 NGJALLJA JANAR 2015

Shën Timotheu ishte ngaListra, qytet romak i provin-cës së Likaonisë (Azi e Vo-gël). Lindi nga një atë pa-gan dhe nënë judease, equajtur Efniki. U rrit mepërkushtim dhe dashuri përShkrimet e Shenjta nga eëma dhe nga e gjyshja Loi-de. Gjatë një qëndrimi nëqytet (45), apostulli i madh,

shën Pavli i kishte kthyer nëbesim të dyja gratë. Disa vi-te më vonë (rreth 50), e gje-ti Timotheun e ri plot zell dheadmirim për betejat dhe vuaj-tjet që kishte duruar përemrin e Krishtit. Me porositë vëllezëve të Listrës dhetë Ikoniumit, Pavli e pagë-zoi, e hirotonisi dhe e bërishok në veprat e tij. Dishe-pullin e preferuar ai e quan:“Biri im fort i dashur”(I & II Tim. 1) dhe dëshmi-tar të tij në kisha, dukethënë: “Se si bir me të atin,punoi bashkë me mua përungjillin” (Fil. 2.22). Me-

Apostulli i shenjtë Timothe(22 janar)

gjithëse porosia e Ligjit ushkatërrua me Hirin, apo-stulli e rrethpreu dishepulline tij të ri, me qëllim që tëpredikonte te judenjtë nësinagogat e tyre, si dhe nëagoratë e paganëve. I bu-të, i vetëpërmbajtur, modeli bindjes dhe i përulësisë,shën Timotheu tregoi zell tëpalodhur në predikim, si

ushtar i mirë i Krishtit(II Tim. 2.3). Ai ishte përfa-qësues i apostujve dhe in-strument energjik i Hirit nëqeverisjen e Kishave tëPerëndisë, për ndreqjen ezakoneve dhe që të ruajë tëmirët.

Nga Ikoniumi Timotheupërshkoi me Pavlin Frigjinëdhe Galatinë, e ndihmoi nëçdo vend me predikim dhelutje; pastaj, pas një vizioniqiellor, shkuan në Maqedo-ni, ungjillëzuan Selanikundhe Verian, ku Timotheu që-ndroi me Silan (Silvani),ndërsa Pavli u kthye në

Më 16 janarKisha jonë kre-mton dëshmorine shenjtë Da-naks Anagno-sti, psaltin ngaVlora.

Shën Danak-si ishte përditënë psaltir, dukepsalur dhe lexu-ar Shkrimet eShenjta. Një di-të idhujtarët de-shën të për-dhosnin kishëne tij! Por, kur emori vesh Da-naksi i mblodhigjithë sendet e shenjta, që kjo të mos ndodhte. Ndërsa polargohej, e kapën dhe i kërkuan t’u flijonte perëndivepagane, por ai s’pranoi të braktiste Zotin Jisu Krisht, ndaje vranë me shpata!

Ai është shembull i gjallë për psaltët, që të ruajnë, si ai,të paprekur, të pastër dhe ta përçojnë te brezat e ardhshëmthesarin e paçmuar të artit psaltik, që lartëson shpirtrat ebesimtarëve nga të dheshmet te qielloret!

Athinë. Iu bashkua apos-tullit, duke i sjellë lajmine trishtueshëm të kundër-shtimit të tërbuar të judenj-ve të Selanikut, dhe u kthyeatje që të forconte dhe tëngushëllonte besimtarët(I Thes. 3.1-5). Kur e kreukëtë mision, nxitoi të arrintePavlin në Korinth për të pu-nuar me të për kthimin e qy-tetit në besimin e krishterë.

Pastaj, si qëndroi nëEfes, mitropolia e Azisë, memësuesin e tij për një vit egjysmë, u dërgua sërish nëKorinth për t’iu kujtuar be-simtarëve parimet e jetës un-gjillore. Meqë korinthianëtkrijuan trazira, me nxitjen edishepullit të tij, shën Pavlivendosi për dërgimin e Titit.Ai e mori Timotheun me vetepër një mision të ri në Maqe-doni, ku me bashkëpunimine tij hartoi letrën e vet të dy-të drejtuar Korinthianëve.Apostulli shkoi edhe vetë nëqytet për të punuar për ndreq-jen dhe “ndërtimin” e be-simtarëve.

Kur shën Pavli ndërmoriudhëtimin e tij të fundit drejtJerusalemit, që të çonte fry-tet e ndihmave të grumbu-lluara në të gjitha kishat, përt’u ardhur në ndihmë të kri-shterëve të qytetit të shenj-të (Vep. 20), edhe Timotheuishte ndër këta udhëtarë.Ishte i pranishëm në arre-stimin e Pavlit (Vep. 22 etj.)dhe e ndoqi në Qesari e nëRomë, kur u kap rob për he-rë të parë. Prej andej Pavlie dërgoi me mision pranë Ki-shës së Filipisë (Fil. 219-24).E arriti në Lindje, dhe, met’u liruar, e vendosi përfu-ndimisht në krye të Kishëssë Efesit, duke i rekoma-nduar të organizonin adhu-rimin dhe jetën e krishterë,të luftonin mësuesit e rre-më, të zgjidhnin me dallu-eshmëri anëtarët e hierar-

kisë kishtare dhe të çoningrigjën e Krishtit në paqe,mirëkuptim dhe drejt së vër-tetës. Në një letër të dytë,apostulli i burgosur në Ro-më dhe në prag të vdekjes,e fton dishepullin e tij besnikt’i shkonte pranë në çastete tij të fundit (II Tim. 4.8).Edhe Timotheu u arrestua, pou lirua shpejt (Hebr. 12.23).U kthye në dioqezën e tijpas vdekjes së apostullit.

Thuhet se në Efes takoishën Joan Theologun, prejtë cilit mori një tepri hiri dhendriçim shpirtëror dhe kurapostulli i dashur u internuanë Patmos, ai e qeverisi Ki-shën duke përmbledhurbrenda vetes frymën e shënJoanit dhe atë të shën Pavlit.Një ditë, kur paganët e qy-tetit përgatiteshin të krem-tonin një nga festat e tyretë ndyra, të cilat përfundo-

nin gjithmonë në orgji dhevrasje, shën Timotheu ten-toi të ndërhynte që të kthe-heshin nëpër shtëpi. Por ataishin bërë si bisha të egra,ndaj u sulën mbi të dhe errahën. Dishepujt arritën tamerrnin dhe e çuan gjysmëtë vdekur në një vend tëlartë, ku dhe fjeti në paqe.

Trupi i shën Timotheutu varros afër varrit të shënJoanit dhe, kohë më vonë,më 356, lipsani i tij utransferua solemnisht nëKonstandinopojë nga shënArtemi (20 tetor), bashkëme ato të shën Andreasdhe të shën Llukait, për t’uvendosur në kishën e Apo-stujve të Shenjtë. Lipsanetkryen shumë mrekulli,derisa kryqëzatat latine ivodhën, kur plaçkitënqytetin më 1204.

Danaks Anagnosti,nga Vlora (16 janar)

Page 5: Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

5JANAR 2015 NGJALLJA

Theofania, Shfaqja e Zotit Krisht në pagëzimin në Jordan, është ekremtja e ripërtëritjes të së gjithë krijesës. Prandaj ajo u festua plotgëzim dhe dritë nga besimtarët orthodhoksë në të gjithë vendin tonë,pavarësisht temperaturave shumë të ulëta.

Në Tiranë, shërbesat u kryen për të tretin vit radhazi në Katedralene re “Ngjallja e Krishtit”. Ato u drejtuan nga Kryepiskopi Anastas, i

Kremtim plot dritë i Ujit të Bekuarpavarësisht temperaturave të ulëta

ndihmuar nga Hirësi Nathanaili, Hirësi Asti dhe klerikë të tjerë tëkryeqytetit. Në këtë kishë të mbushur plot e përplot me mijëra besimtarë,Fortlumturia e Tij foli për kuptimin e festës dhe pastaj bëri Bekimin eUjit. Besimtarët, gjatë gjithë ditës, morën ujin e bekuar nga cisternat evendosura posaçërisht në mjediset jashtë Katedrales, për ta çuar bekiminnë çdo cep të kryeqytetit.

Në Durrës, pas Liturgjisë dhe shërbesës në kishën e Apostull Pavlitdhe Shën Astit, Episkopi i Apollonisë, Hirësi Nikolla bëri hedhjentradicionale të Kryqit në ujërat e detit Adriatik, në portin e qytetit. Kryqiu kap nga nxënësi i Akademisë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” AdionGjoni.

Në Elbasan, Liturgjia Hyjnore në kishën e Shën Nikollës u drejtuanga Episkopi i Krujës, Hirësia e Tij Andoni. Në shërbesa morën pjesëbesimtarë të shumtë nga i gjithë qyteti. Bekimi i Ujit dhe hedhja e Kryqitu bënë në pishinën e kompleksit AJEK, pranë kishës. Kryqi u kap nga iriu Armand Oga.

Në Fier, shërbesat u kryen në kishën e Shën Gjergjit. Pastaj klerikëe besimtarë u drejtuan për te shatërvani i qytetit. Kryqi u hodh në ujënga atë Ilia Bita. Me gjithë temperaturat e ulëta, disa të rinj u hodhën nëujë për ta marrë Kryqin dhe fitues ishte Athanas Davidhi.

Edhe në Vlorë, u zhvillua ceremonia e hedhjes së Kryqit në det. Ajonisi me meshën e mbajtur në kishën e Shën Theodhorëve nga atë Kon-standin Prifti. Më pas besimtarët u zhvendosën në zonën e Ujit të Ftohtë,ku u bë edhe hedhja e Kryqit në det, i cili u kap nga Vangjel Ndine.

Në Selenicë prej shumë vitesh Kryqi hidhet në lumin Vjosë. Edhesivjet, pas shërbesës së kryer në kishën e Shën Athanasit, besimtarëtshkuan pranë lumit, në të cilin kryqi u hodh nga atë Spiro Bulika dhe ukap nga Koçi Bombaj.

Në Korçë, Mitropoliti, Hirësi Joani, i ndihmuar nga klerikët e qytetiti kreu shërbesat në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Më pas, i rrethuarnga qindra e qindra besimtarë, e hodhi Kryqin në shatërvanin përparaKatedrales. Më pas, Hirësi Joani hodhi Kryqin edhe në liqenin e

Pogradecit, ku disa të rinj u futën në ujë për ta kapur me gjithëtemperaturat e ulëta.

Shumë banorë në qytetin e Sarandës dhe fshatrat përreth u bënëpjesë e shërbesave. Liturgjia Hyjnore në kishën e Shën Harallambit, qëu kryesua nga Mitropoliti, Hirësi Dhimitri, u pasua me procesionin nërrugën drejt shëtitores buzë detit, ku Hirësia e Tij hodhi Kryqin në ujë.Disa të rinj sfiduan temperaturat e ulëta të Jonit, duke u hedhur në ujë.Kryqi u kap nga 17-vjeçari Savo Theodhori.

Duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe ujin e ftohtë të lumit Drino, nëGjirokastër, 34-vjeçari Llukan Todri kapi Kryqin e hedhur nga atëTheodhori Nikolla.

Në Berat, Mitropoliti, Hirësi Ignati, e kreu Liturgjinë Hyjnore nëKatedralen e Shën Dhimitrit. Pastaj u bë hedhja tradicionale e Kryqitnga Ura e Goricës, e saporestauruar. Në shërbesë, përveç mijëra qyteta-rëve beratas morën pjesë edhe zëvendëskryeministri, z. Niko Peleshi,deputetë e autoritete vendore etj.

Page 6: Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

6 NGJALLJA JANAR 2015

mirëkuptimi dhe pajtimi atje ku të gjitha janëtë vulosura nga zemërngurtësia, dyshimi i lig,mendjeshkurtësia, urrejtja, fanatizmi.

Paralelisht, ngjarjet historike të Lindjes sëKrishtit përcaktojnë shembullin e jetës për ataqë E pasojnë me devocion. Jisui u përul, duketheksuar vlerën e të përulurve. Lindi në vendtë varfër, që të mos përbuzen të varfrit. Upersekutua, duke theksuar dinjitetin e atyre qëndiqen me të padrejtë. Vuajti, duke frymëzuardhembshurinë për ata që heqin keq. U munduasi fëmijë, që të mos harrojmë të drejtat dhenevojat e fëmijëve të botës.

* * *Por, ekziston edhe një tjetër dimension i

Krishtlindjes, ai theologjik dhe kozmologjik,që na e zbulon Ungjillor Joani. Ai theksonfaktin se Misteri i madh i Lindjes lidhet me

mbarë krijesën: “Në fillim ishte Fjala,... dheFjala ishte Perëndi... Dhe Fjala u bë mishdhe qëndroi ndër ne” (Jn. 1:1,14). Ungjillorihedh dritë mbi misterin e Mishërimit që përbënkapërcimin e së pamundurës nga ana njerëzoredhe na fton të shikojmë kuptimin dhe per-spektivën e tij më të thellë.

Me gjithë përkimet e vjetra me filozofinëantike greke dhe përpunimin e saj hebraik,koncepti i Fjalës merr një kuptim të ri theologjiktek Ungjilli sipas Joanit. Fjala është Jisu Krishti,Krijuesi i gjithësisë, drita dhe jeta e njerëzimit,i Cili u bë njeri për shpëtimin e botës. ShënJoan Gojarti e përmbledh këtë shkurt: “Dhemos kërko se si. Se atje ku do Perëndia,kapërcehet rregulli i natyrës. E deshi, e bëriatë të mundur. Zbriti (në tokë) shpëtoi....Ndërsa ishte Perëndi, bëhet njeri, pareshtur së qeni Perëndi. Por nuk u bë njeri

me tjetërsim të Hyjnisë dhe as u bë përsëringa njeri Perëndi me zhvillim progresiv. Por,duke qenë Fjala pa pësim, pa kurrfarëtjetërsimi mori mish, pa ndryshuar natyrëne Tij hyjnore” (Migne P.G.56:385-386). Nëpersonin e Krishtit u bashkuan natyra hyjnoredhe ajo njerëzore.

Perëndia i paafrueshëm dhe i pafund morinatyrën njerëzore, duke nxjerrë në pah vlerëne pafundme të njeriut, si në entitetin e tij shpir-tëror, ashtu edhe në atë trupor. Si rrjedhojë,ajo që i jep vlerë çdo njeriu nuk është origjinae tij, raca, dijet, aftësitë e tij, gjinia, paraqitja ejashtme, pasuria, por fakti se është njeri.

Shumë, nuk e pranojnë të vërtetën emishërimit të Fjalës. “Sepse besimi nuk ështëtek të gjithë” (2 Thes.3:2). Ungjillor Joani enxjerr këtë në pah: “Erdhi në të tijtë dhe tëtijtë nuk e pritën atë” (Jn.1:11). Judenjtë qëe prisnin si Mesi, nuk e njohën si Shpëtimtar.Të tjerë e quajtën si “dobësi” faktin që“Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim.3:16).“Edhe sa e pritën, atyre u dha pushtet tëbëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë meanë të tij” (Jn.1:12). Falë besimit të tyre,Perëndia u fal aftësinë dhe pushtetin që të bëhenjo vetëm pasues të Tij, por “bij të Tij”, duke uhapur atyre rrugët për kapërcimin e mëkatitdhe të vdekjes, që të bëhen “pjesëmarrës tënatyrës hyjnore” (2 Petr.1:3-4). Kjo mundësiunikale vihet në veprim brenda Trupit mistik tëKrishtit “që është Kisha”, me hirin dëlirësuestë Mistereve.

Sigurisht këto të vërteta nuk imponohen asme dhunë, as me forma intelektuale. Ato mund

Lindi në vend të varfër, që tëmos përbuzen të varfrit. U per-sekutua, duke theksuar dinjite-tin e atyre që ndiqen me të pa-drejtë. Vuajti, duke frymëzuardhembshurinë për ata që heqinkeq. U mundua si fëmijë, që tëmos harrojmë të drejtat dhenevojat e fëmijëve të botës.

(vijon nga faqja 1)

Të mahnitshme janë ndërhyrjet e PerëndisëKapërcimi i së pamundurës

të përqasen dhe përjetohen “në besim”. DheKisha na fton të përqasemi në këtë mënyrë,veçanërisht në të kremtet e mëdha.

* * *“Atje ku do Perëndia, mposhtet rregulli

i natyrës.”E kremtja e Krishtlindjes, vëllezërit e mi,

na kujton kushtet specifike dhe vështirësitë nëtë cilat eci, qysh foshnjë, Jisu Krishti, por, mbitë gjitha, faktin se Ai është Fjala, i Cili umishërua “dhe banoi ndër ne”. Shpesh edhene përballemi me kundërvënie të paka-përcyeshme. Le të mos e humbasim mendjen.Besimi në Krishtin fal bindjen se nuk jemi tëvetëm në një botë të ashpër. Fjala e mishëruare Perëndisë mbetet në mënyrë të pandërprerëme ne. Ai jep kuptim, dritë dhe fuqi në çdofazë të jetës sonë. Ai çel udhë në vende tëvështira për të kaluar. Ofron mundësinë ekapërcimit të asaj që është e pamundur ngaana njerëzore. Me sigurinë se “të pamunduratpër njerëzit janë të mundura për Perë-ndinë” (Llk.18:27), le të kremtojmë Krisht-lindjen, duke marrë frymëzim, besim, që-ndrueshmëri dhe shpresë në sprovat e voglaose të mëdha, në problemet tona personaledhe sociale.

Krishtlindje të bekuara!Viti i Ri le të na sjellë paqe!

Me dashuri të thellë më Krishtin,† Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësitdhe i Gjithë Shqipërisë

Dhjetor 2014

Page 7: Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

7JANAR 2015 NGJALLJA

Nga Mesazhi i urimit i Papa Franceskutme rastin e Krishtlindjes

Nga Mesazhi i urimit i PatriarkutEkumenik, Vartholomeu I,me rastin e Krishtlindjes

Fortlumturi, Kryepiskop i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, vëllafort i shtrenjtë dhe i dashur më Perëndinë, bashkëmeshtar i Mode-stisë sonë, z. Anastas. Me puthjet vëllazërore drejtuar Fortlum-turisë Suaj fort të nderuar, Ju përshëndesim në mënyrë të veçantë.

... Duke soditur me habi, bashkë me barinjtë, Zotin që vjen si foshnjëte ne dhe, me dashuri vëllazërore, duke ecur drejt Bethlehemit për tatakuar Atë tok me bashkudhëtarët tanë, njëri prej të cilëve është

(vijon në faqen 8)

Fortlumturisë së Tij, Anastasit,Kryepiskop i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë

“Populli që ecte në errësirë pa dritën” (Isaia 9:2)Në këtë festë të Lindjes së Zotit tonë, profecia e Isaisë na

kujton se një dritë e Madhe iu premtua një populli pelegrin. Si(vijon në faqen 8)

Page 8: Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

8 NGJALLJA JANAR 2015

Krishtlindje plot lutje dhe dashuriLiturgjia Hyjnore u drejtua nga Kryepiskopi

i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë,Fortlumturia e Tij, Anastasi, i ndihmuar nga anë-tarët e Sinodit të Shenjtë, Episkopi i ApollonisëNikolla, Episkopi i Krujës Andoni, Episkopi iAmantias Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit Asti,nga Kryesekretari i Sinodit, Protopresviter JaniTrebicka dhe klerikë të kryeqytetit.

Në fund të saj, Kryepiskopi dha edhe Me-sazhin-Urim tradicional, që sivjet titullohej “Tëmahnitshme janë ndërhyrjet e Perëndisë -Kapërcimi i së pamundurës”. Ndër të tjeraKryepiskopi tha: “Paralelisht, ngjarjet historiketë Lindjes së Krishtit përcaktojnë shembullin ejetës për ata që E pasojnë me devocion. Jisui upërul, duke theksuar vlerën e të përulurve. Lindinë vend të varfër, që të mos përbuzen të varfrit.U persekutua, duke theksuar dinjitetin e atyreqë ndiqen me të padrejtë. Vuajti, duke frymëzuar

Tiranë

dhembshurinë për ata që heqin keq. U munduasi fëmijë, që të mos harrojmë të drejtat dhenevojat e fëmijëve të botës”.

Një e veçantë në fund të Liturgjisë ishte edheleximi i Mesazhit të Presidentit të Republikës,z. Bujar Nishani, drejtuar Fortlumturisë së Tijdhe gjithë besimtarëve orthodhoksë.

Në mesditë pritja, tashmë tradicionale, uorganizua në Selinë e Sinodit të Shenjtë.

Kryepiskopin e vizitoi dhe e uroi ndërmjet tëtjerëve edhe Presidenti i Republikës z. BujarNishani, Kryetari dhe Nënkryetari i Kuvenditz. Ilir Meta dhe z. Vangjel Dule, Kryetarë tëkomuniteteve fetare në vend, ministra e auto-ritete të tjera shtetërore, të partive politike, tëtrupit diplomatik në vend, personalitete tëndryshme dhe besimtarë.

Para se të largohej, Presidenti z. Nishani do tëuronte: “Edhe një herë gëzuar, urimet më të mira

për besimtarët e krishterë shqiptarë kudo që janë:në Shqipëri, në të gjitha viset shqiptare, në dia-sporë, në emigracion. Paçin gjithmonë mirësi!”.

Po kështu dhe Kryetari i Kuvendit z. Meta:“Në këtë ditë Krishtlindjeje do të uroja të gjithëbesimtarët e krishterë, por edhe gjithë popullinshqiptar mbarësi për të gjithë, shumë urime,shumë bekime dhe gëzime në familjet e tyre,natyrisht edhe në gjithë shoqërinë tonë”.

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike,z. Lulzim Basha, i uroi besimtarët e krishterë ngaShkodra, ku vizitoi edhe kishën orthodhokse“Lindja e Krishtit”, duke thënë: “Nga margari-tari i respektit dhe i bashkëjetesës fetare për Shqi-përinë, Ballkanin, Evropën dhe mbarë botën, ngazonja Shkodër, dua t’iu uroj të gjithë besimtarëvetë krishterë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit,të gjithë shqiptarëve: Gëzuar Krishtlindjen!...”

Korresp. i “Ngjallja”

Fortlumturia Juaj i shtrenjtë dhe Kisha eShenjtë e Shqipërisë, që Ju është besuarnga Perëndia, Ju japim përqafimin festivtë Kishës së Madhe të Konstandinopojës,bashkë me përshëndetjet e përzemërta merastin e ngjarjes së madhe në historinë ebotës, të Bërjes Njeri të Birit dhe Fjalëssë Perëndisë.

Kështu edhe ne, në këtë ngazëllim, merastin e festës, i ofrojmë FortlumturisëSuaj, që na e ka falur Perëndia, urimettona më të përzemërta, duke iu luturShpëtimtarit tonë që erdhi në mish tek ne,që edhe gjatë këtij vitit të ri të mirësisë sëTij që do të agojë, t’Ju falë dorëhapët Juve

dhe Kishës motër të Shqipërisë hirin dhemëshirën e Tij, për vazhdimin e dëshmisëSuaj shumë të vyer në botë, për lavdi tëemrit të Tij të shenjtë dhe të nderuar dhepër fuqizimin e të krishterëve orthodhoksëanembanë botës. Duke pranuar lutjet tuajatë hyjpëlqyera te Zoti për PatriarkanënEkumenike dhe për ne që shërbejmë nëtë, duke e përqafuar Fortlumturinë Tuajedhe një herë me puthje vëllazërore,shprehim dashurinë tonë të thellë në Zotindhe nderimin e veçantë.

Krishtlindje 2014Vëllai i dashur më Krishtin

i Fortlumturisë Suaj të nderuarVartholomeu i Konstandinopojës

Nga Mesazhi i urimit i Patriarkut Ekumenik,Vartholomeu I, me rastin e Krishtlindjes

(vijon nga faqja 7)Abrahami, ati ynë në besim, që u thirr nga Perëndia tëlinte vendin e tij dhe të shkonte në Tokën e premtuar, siMagët që ndoqën plot me dashuri yllin nga Lindja, dhesi barinjtë që ruanin natën dhe bënë rrugën e tyre për nëBethlehem, ne gjithashtu thirremi të bëjmë rrugën tonëpër të zbuluar Dritën e gëzueshme që na çliron ngaerrësira: Jisu Krishtin, Perëndinë e vërtetë dhe Njeriun evërtetë, i lindur nga Virgjëresha Mari…

… Me këto ndjenja i përcjell Fortlumturisë Suajurimet e mia më të ngrohta për Kishtlindjen dhe Vitin eRi, duke Ju siguruar për dashurinë time vëllazërore dhekujtimin tim të përzemërt në lutje te Zoti i qiellit dhe itokës.

Nga Vatikani, 22 dhjetor 2014Francesku

Nga Mesazhi i urimit i PapaFranceskut me rastin e

Krishtlindjes (vijon nga faqja 7)

Page 9: Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

9JANAR 2015 NGJALLJA

Qeveria pritet të çojë në Ku-vend, draftin për “Kodin e Famil-jes”, në të cilin parashikohet edhelejimi i bashkëjetesës për partnerëte të njëjtit seks. Merita Xhafaj, drej-toreshë e përgjithshme e Politika-ve Sociale në Ministrinë e Mirëqe-nies Sociale dhe Rinisë, deklaroi nëKomisionin për të Drejtat e Njeriutse është rënë dakord me Mini-strinë e Drejtësisë për ndryshimenë nenet 163 dhe 164 të Kodit tëFamiljes, në të cilat flitet për bashkë-jetesën. Neni 163 në Kodin e Famil-jes përcakton se “Bashkëjetesaështë një bashkim fakti midis burritdhe gruas që jetojnë në çift, e karak-terizuar nga një jetë e përbashkët,që paraqet një karakter stabilitetidhe vazhdueshmërie”. Ndryshimete reja që po bëhen në Kod, pritet qëpërcaktimin “burrë dhe grua” ta heqinose ta shtojnë me përcaktimin “osegrua me grua dhe burrë me burrë”.

Atentat ndaj familjes dhe vlerave tradicionale kombëtare

- Ka mjaft vende të BE-së që nuk pranojnë të bëjnë ndryshimet që duan të kalojnë në Kuvend -

Këto ndryshime, po bëhen mearrogancë, pa u konsultuar me po-pullsinë, që është mjaft e ndjeshmendaj këtij argumenti dhe aq më pakKomunitetet Fetare, të cilat rregu-llisht injorohen në ligjbërjen e këtijlloji. Në të kundërt, qeveria konsul-tohet me shoqatat e papërfillshmenë numër të LGBT, duke u dhënë

jehonë dhe vizibilitet të ekzagjeruardhe sigurisht, pro është edhe i për-hershmi Avokat i Popullit, që e kavënë këtë çështje si parësore nëpunët e zyrës së tij, duke eklipsuarhallet e vërteta të njerëzve.

Mbi të gjitha, ky është servilizimpa shtyllë kurrizore ndaj disa ndër-hyrjeve nga shoqata e grupe perë-

ndimore, duke harruar se mjaft ngakëto vende nuk kanë pranuar qët’i bëjnë këto ndryshime në legjis-lacionin e tyre. Por, mbi të gjitha,injorohet fakti që shoqëria, zgjedhë-sit e këtyre zotërinjve (që në këtërast sillen si lakej), janë tërësishtkundër këtyre ndryshimeve. Perë-ndia e ka krijuar familjen midis njëburri dhe një gruaje, për të siguru-ar vazhdimësinë e jetës dhe çdokarikaturë tjetër, edhe sikur t’iu im-ponohet deputetëve për ta votuar(se ata vetë janë totalisht kundër),është e destinuar të dështojë për-ballë reagimit të shoqërisë sonë mevlera të fuqishme tradicionale.

Ps. Edhe komisionerja kundër dis-kriminimit kërkon ligje speciale përmbrojtjen e gay-ve, të cilat të diskri-minojnë dhe dënojnë me burg njerëzitnormalë që revoltohen ndaj këtyreveprimeve të ulëta dhe degraduese(!)

Siç është bërë tashmë traditë,edhe këtë fundvit, në datën 28.12.2014, në Mitropolinë e Shenjtë tëGjirokastrës, me bekimin e Mitro-politit, Hirësisë së Tij, Dhimitrit, uzhvillua takimi i përvitshëm stu-dentor. Në të morën pjesë shumëstudentë nga zona dhe qytete tëndryshme të Mitropolisë, si Sara-nda, Këlcyra, Përmeti, Gjirokastrae zonat përreth. Një pjesë e pjesë-marrësve ishin ish-studentë tëshkollave kishtare, që tashmë vazh-dojnë studimet brenda ose jashtëvendit.

Programi filloi me LiturgjinëHyjnore, e cila u krye në kishën eMetamorfozës dhe vazhdoi mereferate, këngë e himne Krishtli-ndjesh, si edhe me një drekë fes-tive të përbashkët.

Kënaqësi e veçantë për pjesë-marrësit ishte prania e teologut tënjohur dhe profesorit të shquar të

Universitetit të Athinës, z. Joan Lla-pa, i cili ishte edhe referuesi i rastit.

Në fillim përshëndeti HirësiDhimitri dhe më pas vijoi referati iprofesorit të Universitetit të Athinës,i cili u përqendrua kryesisht te him-nologjia e festës. Ai bëri një analizë

të hollësishme filologjike dhe teo-logjike të Ndenjësores, Përlëshorese Zbritësores së 7-të të festës. Gji-thashtu theksoi rëndësinë shpëtim-tare të mishërimit të Zotit dhe ar-dhjen e Foshnjës Hyjnore në tokë“si Diell i drejtësisë”, në përputhje

Takim i përvitshëm studentor në Mitropolinë e Gjirokastrësme troparin e festës. Ai e mbylli re-feratin me urimin: “Të dashurit e mi,studentë të çdo dege, ju uroj Krisht-lindje të bekuara e të përjetshmebrenda shpirtrave tuaj. Qoftë i be-kuar dhe krijues Viti i Ri 2015”.

Gabriela Dalipi

Martesa është vetëm midis një burri dhe një gruaje.

Page 10: Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

10 NGJALLJA JANAR 2015

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

SHKURT 20151 E DIEL † E DOGANIERIT DHEFARISEUT. Dësh. Trifoni. (FillonTriodhi)2 E Hënë † Paraqitja e Zotit JisuKrisht në Tempull (Ipapandia).3 E Martë † Simeon Perëndipritësi.Profetesha Ana. Nikolla i Japonisë.4 E Mërkurë Osh. Isidor Pilusioti.Dësh. Theoktisti. Osh. Jasimi.(Hahen të gjitha)6 E Premte Osh. Bukoli. Foti i Madhi Kon/pojës. Oshm. Varsanufi.(Hahen të gjitha)7 E Shtunë † Partheni i Lampsakës.Osh. Llukai në Stiri. Dësh. i ri Gjergji.

8 E DIEL † E PLANGPRISHËSIT.Profeti Zaharia. Dëshm.TheodhorStratilati.9 E Hënë Mbyllja e Ipapandisë.Dësh. Niqifori. Hierod. Markeli iSicilisë.10 E Martë † Hierod. Harallambie 2 dësh. Osh. Zinon Postieri. AnaSuedezja.11 E Mërkurë † Hierod. Vlashi dhe7 dëshmorë me të. Mbret/shaTheodhora.14 E Shtunë † E Shpirtrave. Osh.Afksenti. Osh. Maroni. Avramiu iKarës.

15 E DIEL † TË LIDHURIT EMISHIT (Gjykimi i fundit). Ap.Onisimi nga të 70-t.16 E Hënë Dësh. Pamfili. Flavianii Kon/pojës. Ep. Maruthai nëPersi. (Bulmet e peshk)17 E Martë † Dëshm. TheodhorTironi. Mbretërit, Markiani ePulkeria. (Bulmet e peshk)18 E Mërkurë Leoni i Madh iRomës. Omol. Agapiti i Sinaut.Dësh. Agripa. (Bulmet e peshk)19 E Enjte Ap. Arkipi, Filimoni,Apfia nga të 70-t. Dëshg. e reFilothea. (Bulmet e peshk)20 E Premte Leoni i Katanias.Osh. Visarioni. Agathoni i Romës.(Bulmet e peshk)21 E Shtunë † Osh. Timotheu. Ef-stathi i Antiokisë. Gjergji i Ama-stridhës. (Bulmet e peshk)

22 E DIEL † TË LIDHURIT EDJATHIT (Falja e kreshmimi).Dësh. në Evgjeni.23 E Hënë Hierod. Polikarpi iSmirnit. Dëshg. Gorgonia. (FillonKreshma) (E Bardhë)24 E Martë † Gjetja I dhe II e kokëssë Joan Pagëzorit. (E Bardhë)25 E Mërkurë † Tarasi i Konsta-ndinopojës. Hierod. Rigjini dhe 40dësh. me të.27 E Premte † Prokop Dekapoliti.Gjelas Aktori. Osh. Asklipi. (I eAkathistit)28 E Shtunë † Mrekullia e gruritnga Sh. Theodhori. Omol. Vasili.(Osh. Kasiani.)

KONTRIBUTI I KRISHTERIMIT NË EVOLUIMINE MENDIMIT HISTORIK DHE NË HISTORIOGRAFI

(Vijon nga numri i kaluar)

Periudha e katërt(shek. XIX - sot)

Racionalizmi i tepruar i kësajperiudhe, i birësuar nga historianëtkishtarë, u ndikua nga fryma e ro-mantizmit...

Në Lindje, ndryshe nga Perë-ndimi, u zhvilluan degët e historisëkishtare, të cilat e studiuan shken-cërisht historinë e Kishës sipasvendeve.

Në historiografianë kishtaregreke kujtojmë Konstandin Kondo-gonis, i cili botoi vëllimin e parë tëHistorisë Kishtare (1866-1876),Filaret Vafithis, profesor i ShkollësTheologjike të Halkit etj. Kontributi rëndësishëm janë veprat e Kryepi-skopit të Athinës dhe profesorit Kri-sostom Papadhopuli në ShkollënTheologjike të Universitetit të Athi-nës, i cili shkroi veprën që përfshin-te Fronet Patriarkale të Lindjes dhenjë numër të madh monografish, tëprofesorit të së njëjtës shkollë, VasilStefanidhu dhe profesorit GjeorgjKonidari, të cilët shkruan historikishtare etj.

Mjaft vende sllave zhvilluan nëveçanti historinë kishtare që ngagjysma e dytë e shekullit XIX derinë shekullin XX, si në Rusi me për-faqësues të shumtë, si: E. Golubinski,A. Dobroklonski, N. K. Nikolski etj.

Si kontribuoi Krishteriminë historiografi

... Krishterimi solli një vizion tëri për të ardhmen e njerëzimit. Aizëvendësoi konceptin e vjetër cik-lik të zhvillimit të historisë me kon-ceptin e ri të zhvillimit linear, dukei parë ngjarjet në lidhje me tëshkuarën dhe të ardhmen në më-nyrë graduale, historia shikohej sinjë itinerar, si një ecje e njerëzimitdrejt përsosjes së tij. Gjithashtu zë-vendësoi tiparin e individualizmit meidenë e universalitetit. Universaliz-mi i krishterë ndikoi në zhvillimin etendencave universale në historio-grafi. Këto tendenca kishin të bëninme vlerësimin në tërësi të ngjarjevedhe ngjarja nuk konceptohej më nëmënyrë individuale, por universale.Për më tepër, Krishterimi i dha hi-storiografisë këtë tipar, universalite-tin brenda Ekonomisë Hyjnore dhe

Providencës së Saj, drejt përsosjesnë pafundësi. Gjithashtu duhet tëpërmendim se kritika nuk u zhvi-llua, sepse pranoheshin të mirëqenasa më sipër.

Nëse nuk do të ishte kjo dësh-mi e krishterë dhe ky kontribut iKrishterimit, ne do të humbnimshumë; sepse, nga sa u thanë mësipër, vlera e Krishterimit nuk që-ndron vetëm te roli, në ndikimin eevoluimit historik dhe në historio-grafi, por se ai i ruajti dhe i kopjoikëto vepra historike si pasuri e pa-çmuar në bibliotekat e manastirevedhe në shkollat e tyre, duke për-mendur këtu dhe Scriptoria-t, kukopjoheshin me dorë shumë vepra,por dhe i promovoi dhe i studioi ngamurgjit, këta punëtorë të palodhurpër t’i bërë të prekshme për studiu-esit e krishterë dhe jo të krishterë.Po të mos ishte kjo dëshmi e kri-shterë, për këto informacione, ndo-shta ne sot, ata që kanë qenë dheata që do të jenë më pas, s’do ishimdhe s’do jemi aq të kthjellët për tëqartësuar të shkuarën, të tashmendhe, pa dyshim, të ardhmen.

Thoma Shkira, pedagog

Me www.orthodoxalbania.orgdo të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin mewww.orthodoxalbania.org

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e sajzyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dheinformacionin e saj edhe në internet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:- besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave

institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e

kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe

manastireve,- botimet kishtare etj.

Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,muzikor e filmik.

Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,anglisht e greqisht.

Page 11: Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

11JANAR 2015 NGJALLJA

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Lajme të tmerrshme vijnë ngaNigeria. Ekstremistët e Boko Haram,në përpjekjet e tyre për të krijuarnjë shtet të tyrin në zonën veriore tëvendit dhe që përfshin edhe terri-tore nga Kameruni nuk ndalen nëkrimet e tyre monstruoze. Atodrejtohen kundër të krishterëve dhemyslimanëve të moderuar, që e

kundërshtojnë strategjinë e tyre.Vetëm në një zonë në kufi meÇadin flitet për më shumë se 2000të masakruar në pak ditë.

Ditët e fundit kësaj i është shtu-ar edhe sulmi ndaj objekteve tëkrishtera të kultit dhe çdo gjëje qëpërfaqëson Perëndimin në sytë etyre. Preteksti janë përsëri karika-

Masakra dhe djegie kishash në Nigeriturat e gazetës satirike Charli Heb-do, (e cila trajton në të njëjtën më-nyrë edhe krishterimin). Por kjonuk do të thotë gjë për ekstremistët,që çdo gjë perëndimore e barazoj-në me krishterimin dhe Perëndinë,në një kohë që vetë Parlamenti Ev-ropian nuk pranon as ta përmendëatë si rrënjë e kulturës evropiane!

Rrjedhojë e kësaj dhune janëtë paktën 10 kisha të krishtera tëdjegura dhe dhjetëra të vrarë. Po injëjti skenar, me pretekstin ekarikaturave, por me sulme ndajtë krishterëve vendas, po zbatohetedhe në Pakistan e në disa vendetë tjera, ku persekutimi ndaj tëkrishterëve po rritet vazhdimisht.

Gjithë bota e civilizuar, porveçanërisht Evropa, këto ditëështë mobilizuar për të dhënë njëdëshmi paqeje dhe harmonie për-kundrejt urrejtjes së mbjellë ngaekstremistët. Masakrimi i gaze-tarëve, policëve dhe i njerëzve tëpafajshëm preku thellë ndërgje-gjen e të gjithëve dhe u pasua memanifestime solidariteti e dënimi,si ai i paparë ndonjëherë në rrugëte Parisit. Më shumë se pjesëmarr-ja e mbi 40 kryetarë shtetesh, ish-te revolta e njerëzve të thjeshtëndaj dhunës së verbër, e cila tregoise ka ardhur koha që të mos mby-llen sytë ndaj së keqes, por të për-ballohet ajo. Po si mund të bëhetkjo?

Në radhë të parë, duke pro-movuar dialogun e sinqertë mes

besimeve, tolerancën dhe harmo-ninë mes tyre, duke mos përgjithë-suar të keqen apo, më keq, dukee identifikuar me një komunitet tëcaktuar. Vendi ynë ka mjaft çkatë ofrojë në këtë drejtim, si njëshembull mbase unik.

Së dyti, duke promovuar vlerate kulturës dhe moralit mbi të cilatEvropa është ndërtuar. Kjo nukbëhet duke i fshehur apo heshturpër to, siç ka bërë ParlamentiEvropian, që nuk ka pranuar ast’i përmendë (apo më keq, dukepromovuar si vlera shkatërrimin efamiljes dhe imoralitetin), por dukepromovuar moralin e krishterë mbitë cilin është ndërtuar e gjithëkultura evropiane, si një bazëdialogu të barabartë dhe tëfrytshëm.

Së treti, duke rritur respektindhe kujdesin për ndjenjat e be-simtarëve. Karikaturat e satiratnuk prekin vetëm besimin mysli-man, por po aq edhe atë të kri-shterë, hebraik etj. Vërtet që kul-tura evropiane nuk e përmban dhu-nën si mjet reagimi në raste të tilla,por ajo fyen miliona besimtarë dhepromovon një shoqëri pa vlera tësigurta dhe të respektuara (p.sh.kujtojmë këtu fyerjet rutinë ndajbesimit orthodhoks nga disa me-dia në vendin tonë, ndaj të cilaveështë reaguar me qytetari, poredhe me dhimbje).

Nuk mund të ndërtohet njëshoqëri e sigurt për të gjithë, pa ubazuar në vlera të qarta morali dherespekti. Evropa arriti të ndriçojëbotën pikërisht, sepse u ndërtua

Të promovojmë moralin e krishterë kundër dhunësmbi vlerat e krishtera, që janë nëbazë të të gjitha arritjeve dhekulturës së saj.

Page 12: Gazeta "Ngjallja" Janar 2015

12 NGJALLJA JANAR 2015

Gjatë sundimit të perandorit Aleks Komnini (1081-1118), në Konstandinopojë ndodhi një grindje në lidhjeme Tre Hierarkët dhe Etërit e Kishës: Vasili i Madh,Grigor Theologu dhe Joan Gojarti, e cila ndau njerëzitqë njihnin besimin dhe të zellshmit në virtyt. Disa pëlqeninmë tepër shën Vasilin, sepse diti të shpjegonte misterete natyrës si asnjë tjetër dhe u lartësua në rangun e engjëj-ve nga virtytet. Si organizator i murgërisë, udhëheqës, imbarë Kishës në luftën kundër herezisë, barí i rreptëdhe kërkues për sa i përket pastërtisë së zakoneve, tek ais’kishte asgjë të ulët dhe as tokësore.

Të tjerë, duke mbajtur anën e kryepiskopit të fam-shëm të Konstandinopojës, thoshin se shën Joan Gojartinuk ishte më pak i zellshëm se shën Vasili në luftënkundër veseve, t’i sillte mëkatarët në pendim dhe tangrinte tërë popullin në përsosmërinë engjëllore. I pa-arritshëm për nga elokuenca, ky barí me “gojë të artë”e ujiti Kishën me një lumë të vërtetë ligjëratash, në tëcilat interpretoi fjalën e Perëndisë dhe tregoi se si tazbatojmë në jetën e përditshme, me zotërim superiorkrahasuar me dy mësuesit e tjerë ekumenikë.

Një grupim i tretë, pohonin se shën Grigor Theologuishte superior, për nga madhështia, pastërtia dhe thellësiae gjuhës. Duke zotëruar një urtësi dhe elokuencën helenenë shkallën më të lartë, ata thoshin se ai kishte arrituratë shkallë soditjeje te Perëndia, sa asnjë njeri si ai s’diti tashprehë aq përsosmërisht dogmën e Trinisë së Shenjtë.

Kjo grindje solli përçarje te populli i krishterë i krye-

qytetit. Ndërkaq, një natë, të Tre Hierarkët iu shfaqënnë ëndërr shën Joan Mavropit, mitropolitit të Efkaitës(shin 5 tetor), në fillim të ndarë, pastaj të tre së bashku.Dhe me një zë thirrën: “Siç e shikon, që të tre jemi pranëPerëndisë dhe asnjë grindje apo rivalitet s’na ndan... S’kaas të parë, as të dytë, as të tretë me nesh; dhe nëse i lu-tesh njërit nga ne, menjëherë dy të tjerët janë të pranishëmme të. Urdhëroji ata që grinden që të mos krijojnë për-çarje në Kishë për shkakun tonë, sepse kur ishim nëtokë, u përpoqëm të vendosnim unitetin dhe mirëkuptiminnë botë. Pastaj mblidh në një festë të vetme të tria kuj-timet dhe kompozo shërbesën duke futur himnet që janëkushtuar në secilën prej tyre, sipas artit dhe shkencësqë Perëndia të ka dhënë, dhe jepua të krishterëve dukei porositur ta kremtojnë çdo vit. Nëse na nderojnë kështu,si të ishim një pranë, Perëndisë dhe në Perëndinë, upremtojmë se do të ndërmjetojmë në lutjen tonë të për-bashkët për shpëtimin e tyre”.

Pa vonuar, shën Joani mblodhi popullin dhe u kumtoikëtë zbulesë. Duke qenë i respektuar nga të gjithë përvirtytin dhe i admiruar nga fuqia dhe elokuenca që kishte,të tria grupet gjetën paqen dhe të gjithë e nxitën shenjtintë kompozonte shërbesën e tyre të festës së përbashkët.Plot dallueshmëri, ai zgjodhi t’u kushtonte datën 30 janar,si për të vulosur këtë muaj gjatë të cilit kremtohet secilinga të Tre Hierarkët (më 1 shën Vasili; më 25 shënGrigor Theologu; më 27 transferimi i lipsaneve të shënJoan Gojartit).

“Ai që e humbingjashmërinë mePerëndinë, humbifamiljaritetin mejetën.”

“Nuk shikonnë mënyrë nor-male ai që bëndiferencime midisnjerëzve. Janë të“paperëndi”, tëpalogjikshëm dheme siguri “kusarë”, ata që pasurohen në kurriztë të tjerëve dhe mbajnë pasuritë e tyre vetëmpër t’i përdorur ata vetë.”

Shën Vasili i Madh* * *

“I Vetëmlinduri Bir i Perëndisë njeri u bë.Zoti im u sakrifikua dhe gjaku i tij u derdh për nje-riun, e unë si mundet të mos e marr në konside-ratë? Dhe çfarë falje mund të kem për këtë?”

“U dhamë një goditje të thellë atyre qërrëmbejnë dhe që duan të kenë me lakmi, jo qët’i dërrmojmë, por që t’i korrigjojmë.”

Si u vendos e kremtja e Tre Hierarkëve

Thënie nga mësuesit e shkëlqyer ekumenikë“Nuk kemi

urrejtje për nje-rëzit, por neveri-tim djallëzinë.Sikundër edhemjeku e pret ul-cerën, nuk luftontrupin e të sëmu-rit, por sëmundjendhe plagën e tij.”

“Duke shpre-suar të shikojnëqiellin dhe ato qëjanë qiell, paraqiellit edhe tokënjanë ftuar ta bëjnë qiell dhe në të të veprojnësikur të jetojnë në qiell.”

“Për atë që ka vullnet, të gjitha janë të lehta.”“Sepse nuk ka, nuk ka asnjë, asnjë dëshirë

që të mos arrihet. Kur është dëshira e Perëndisë,kjo është gjëja më e lartë nga të gjitha. Dhe aszjarri, as hekuri, as uria, as sëmundja, as vdekja,asgjë prej këtyre nuk mundet dot ta mposhtëkëtë dashuri. Por, duke i përbuzur të gjitha për

hir të qiellit, atje fluturon dhe nuk lëkundet kurrëprej gjërave të atjeshme. Asgjë tjetër nuk shikon,as qiellin, as dheun, as detin, por qëndron vetëmnë lavdinë e asaj bukurie. Tani le të duam këtëdashuri dhe për të tashmet, dhe për të ardhmet...Sepse gjëja më e madhe e të gjithave është tëduash Krishtin dhe të duhesh prej Tij”.

Shën Joan Gojarti* * *

“Sa kemi kohë,Krishtin le të vizi-tojmë, Krishtin le tëshërojmë, Krishtinle të ushqejmë,Krishtin le të ve-shim, Krishtin leta admirojmë,Krishtin le të nde-rojmë.”

“Por ai, i binditë gjithë, që ishin njerëz, që të mos përbuzinnjeriun, të mos e çnderojnë Krishtin, që ështëkreu i të gjithëve, me anë të çnjerëzisë së tyre”.

Shën Grigor Theologu

Ju informojmë se uvendos që të kryhen disareferate të enjten e fundittë çdo muaji. Referatin eparë do ta mbajë Fortlum-turia e Tij, Kryepiskopi iTiranës, Durrësit dhe i Gji-thë Shqipërisë Anastasi,me temë:

“Në të njëjtën linjë meTre Hierarkët, Mësuesit eMëdhenj Ekumenikë tëKishës sonë”.

Aktiviteti do të zhvillohetnë datën 29 janar 2015,në Qendrën Kulturore

të Katedrales“Ngjallja e Krishtit”,Tiranë, në orën 1800.

Njoftimi Lidhjes

së IntelektualëveOrthodhoksëtë Shqipërisë