Top Banner

of 12

Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

Jun 01, 2018

Download

Documents

Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

    1/12

    1MARS 2015 NGJALLJA

    NGJALLJANr. 3 (266) Viti XXIII i botimit MARS 2015 Çmimi 20 lekë

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisëproteston kundër vendimit të Qeverisë për tëhequr rrethimin e Kishës Katedrale “Ngjallja eKrishtit” në qendër të Tiranës. Ky veprim vënë rrezik sigurinë e këtij vendi të shenjtë, kuvijnë njerëz të çdo moshe e në mënyrë të ve-çantë shumë të rinj dhe fëmijë.

    Kompleksi i Kishës Katedrale ka tri hyrjenë katin e nëndheshëm (atë të Qendrës Kul-

    turore, sallat e rinisë dhe të fëmijëve, si dhesallën e prezantimit të librave). Ruajtja e gjithëkëtyre ambienteve bëhet pothuajse e pamundur pa pasur një rrethim elementar të jashtëm,veçanërisht kur bie nata dhe në kushtet e mu-ngesës së sigurisë ku jetojmë sot.

    Vendimi i Qeverisë u mor në tetor 2014, painformuar Kishën Orthodhokse. Lajmërimi i

     parë dhe dërgimi i planit urbanistik iu bë Kishësnga firma ndërtuese që mori përsipër punimet,më 12 janar 2015. Më 14 janar, u dha premtiminga ana e Qeverisë se do të hartohej një plan iri, për të cilin do të ekzistonte një marrëveshje

     përfundimtare, ku do të binin dakord të dyja palët. Plani i ri që u dërgua vetëm në fund tëmuajit shkurt në 2/3 e tij, ishte i njëjtë me atë tëmëparshëm. Përfaqësuesi i Kishës u përgjigj

    se nuk jemi plotësisht dakord me planin e ri.Më 2 mars punëtorët e firmës ndërtuese, panjë njoftim zyrtar, prenë rrethimin me kangjelladhe shkulën vargun e qiparisave dhe të bimëvetë tjera dekorative të anës veriore të kompleksit.

    Oborri i Kompleksit është njëkohësisht edhetarraca e kateve të nëndheshme të tij ku ndo-dhen makineri të shtrenjta të ajrimit, depozita

    PROTESTË

    Çaste nga prishja e gardhit dhe shkulja e bimëve, si dhe gjendja e rrethimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”  pas këtij shkatërrimi.

    Mbi të gjitha, protestojmë për konfiskimin de facto të

    planifikuar të vendit të shenjtë të Kishës Katedrale

    Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”. Me heqjen e kufijve të

    truallit, pronë e Kishës, dhe kthimin e tij në ambient publik,

    vendi i shenjtë i oborrit të hyrjes së Kishës bëhet shesh

    publik, ku gjatë njëzet e katër orëve mund të shkelë kushdo,

    madje edhe kafshët pa zot. Këtë veprim e konsiderojmë

    sakrilegj dhe fyerje të radhës kundër Kishës Orthodhokse

    Autoqefale të Shqipërisë.

    nafte dhe uji, si dhe instalime komplekse elek-trike. Këto ndërhyrje arbitrare përbëjnë rrezik 

     për sigurinë si të sipërfaqes së oborrit, ashtudhe të kateve të nëndheshme.

    Këto veprime vijnë në kundërshtim të hapur me ligjin 10057, datë 22.1.2009, “Marrëveshjandërmjet Këshillit të Ministrave dhe KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” që ga-ranton respektimin dhe mbrojtjen e vendeve të

    shenjta të Kishës Orthodhokse. Jemi të detyruar të protestojmë kundër këtyre shkeljeve që

     plagosin ndjenjat e të krishterëve orthodhoksëdhe bashkëjetesën paqësore fetare.

    Ti ranë, 4 mar s 2015 

    (Protesta u lexua para Katedrales,

    në prani të mediave, nga zëdhënësi

    i Sinodit të Shenjtë, Hirësi Nikolla )

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

    2/12

    2 NGJALLJA MARS 2015

    Festa e Ungjillëzimit ose e Evangjelizmoit,siç njihet ndryshe në popull,është një nga festatmë të mëdha të Kishës sonë dhe rrënja e tëgjitha festave Dhespotike e Theomitorike dhee vetmja që bazohet në Dhiatën e Re. Kjo festëështë vazhdimi i Lindjes së çuditshme të Maria-mës dhe kurorëzimi i qëndrimit të saj në tëShenjtat e të Shenjtëve në Tempullin e Zotit.Gjatë kësaj periudhe, me ndihmën e hirit hyjnor,në bashkëpunim dhe me vullnetin e saj të lirë,ajo fillimisht u pastrua dhe më pas u përgatit qëtë bëhet nga ana trupore Nëna e Perëndisë.Shenjtërimi i Virgjëreshës Mari fillon që në

     barkun e nënës së saj dhe vazhdon me qëndrimine saj në Tempullin e Zotit. E gjithë kjo periudhëkohe përbën fazën pastruese nga mëkati (stër-gjyshëror që ajo kish trashëguar) dhe të për-sosjes së saj.

    Pastrimi dhe shenjtërimi i saj kryhen mesprovën e dialogut midis asaj dhe KryeengjëllitGavriil ( Llk.1: 28-38). Kuptimi dhe rëndësia ekëtij dialogu mund të kuptohen duke u krahasuar me dy dialogë të tjerë të njohur në Shkrimin eShenjtë. I pari, është ai midis Evës dhe Djallitnë Parajsë (Gjen.3:1-5) dhe i dyti, ai midisZaharias dhe Kryeengjëllit, i cili e lajmëroi për 

    ngjizjen e gruas së tij dhe lindjen e birit të tij,JoanPagëzorit ( Llk.1:11-20).

    Më poshtë paraqesim opinionin e disa Etërvetë Kishës dhe theologëve të dy shekujve tëfundit për sa i përket ngjarjes së Ungjillëzimitnë lidhje me këta dialogë.

    a) Sipas mësimdhënies së disa Etërve tëKishës, dialogu i Virgjëreshës me Kryeengjëllinkuptohet dhe pranohet si një barazpeshë e dia-logut midis Evës dhe Djallit në Parajsë. Hiero-dëshmori Irine, Episkopi i Lionit, në lidhje mekëtë ngjarje shpjegon: “ Eva u tregua e pa-

    bindur, prandaj dhe u bë shkaktarja e vdek- jes së saj dhe e të gjithë gjinisë njerëzore. Ndërsa Virgjëresha Mari u tregua e bindur dhe me bindjen e saj u bë shkaktarja e shpë-timit të saj dhe e të gjithë gjinisë njerëzore(ÂÅÐÅÓ 5, Lib. Ã’, VIII, 7; fq. 149-150). Sipasshën Joan Damaskinoit: “V irgjëresha Mariështë Eva e re, nëpërmjet së cilës me lindjene Krishtit  - të Adamit të ri - i jepet mundësia

     gjinisë njerëzore që të rilidhet me hirin hyj-nor dhe të vazhdojë rrugën drejt hyjnizimit,rrugëtim i cili u ndërpre me mosbindjen e

     stërgjyshërve Adam dhe Eva dhe me rënien

    e tyre në mëkat ” ( Migne, PG 96, 656 A). Ndërsa sipas shën Andreas,Episkopit të Kretës:

    “nëpërmjet Perëndilindëses kryhet një krijimi ri i njeriut, dhe njeriu rimerr hirin. Natyranjerëzore me lindjen e nënë s së të bukurit (Krishtit) pranon që të bëhet krijesë e re e

     shkëlqyeshme dhe me hijeshi hyjnore. Kriji-mi i ri bëhet rikthim dhe rikthimi hyjnizim”( Migne, PG 97, 812 A). “ Dialogu i Virgjëre-

     shës me Kryeengjëllin” - sipas Isidorit, Episko- pit të Selanikut-”na shfaq besimin dhe di- siplinimin e saj të ndërgjegjshëm te dëshirahyjnore. Ndërkohë, na zbulon dhe shenjtë-rinë e saj. Kështu, ajo denjësohet që të për-

     jetojë ngjarjen e Ungjillëzimit dhe përpara se të fillojë të mbajë dhe të rritë në mitrën e saj foshnjën hyjnore, ajo pastrohet nga mëka-ti stërgjyshëror ” ( Migne, PG 139, 161 BC ).

     b) Besimi superior i Virgjëreshës Mari duketqartë, gjithashtu, kur krahasohet dialogu i sajme Kryeengjëllin Gavriil me atë midis Zahariasdhe po të njëjtit Kryeengjëll, i cili gjashtë muajmë parë e lajmëroi për ngjizjen e gruas së tij.Efthim Zigavinoi, duke komentuar këtë pikë,shprehet: “ Zahar ia,megji thëse njihte plot raste të ngjashme nga Dhiata e Vjetër- rasti

    më i spikatur ai i Sarës apo dhe i Anës- ndër- sa Virgjëresha nuk kishte asn jë shembull,

     sepse deri në atë çast asnjë Virgjëreshë nuk kishte lindur, nuk i besoi mesazhit hyjnor që i solli engjëlli” (PG, 129, 869 A). Kjo mos-

     bindje pati si pasojë ndëshkimin e tij (Llk.1:20). Ndërsa Virgjëresha, u ftua që të pranojë atë që për të ishte e pakuptueshme dhe e pashpjegue-shme me fjalë, mishërimin e Perëndisë, i cili singjarje ishte i papërsëritshëm.

    Pyetja që ajo i drejtoi Kryeengjëllit: “Si dotë ndodhë kjo, sepse unë nuk njoh burrë?”(Llk.1:34) sipas shën Theofilaktit, Episkopit tëOhrit “nuk tregon mosbesim, por e nxit atë që të kërkojë të mësojë mënyrën se si do të 

    ndodhë kjo gjë; sepse nuk kish ndodhur asnjëherë më përpara diçka e tillë, dhe që nga ai çast as që do të ndodhë më ndonjë-herë. Prandaj dhe engjëlli i shpjegoi asajmënyrën ( Llk.1:35) dhe nuk e ndëshkoi si

     Zaharian” ( Migne, PG 123, 704D-705A).

    Teologë të tjerë bashkëkohorë dhe të dyshekujve të fundit kanë shprehur mendimin se:“ Maria nuk shpreh dyshim në fjalët e Krye-engjëllit, si Zaharia, por, duke qenë e pastër,me mënyrë të thjeshtë kërkon të mësojë sido të mundësohet kjo lloj lindje (P. Trembe-las). Pyetja e saj është sa logjike aq dhe

     shprehje e ligjshme e habisë së saj, e cilaishte rrjedhojë e ndërgjegjes së pastër dhetë kulluar (F. Godet). Nuk është dyshim, por më tepër çuditje (Grotius). Fjalët e saj, për-kundrazi, përbëjnë pohimin e një vajze të virgjër në trup dhe të pastër edhe në mendi-me, e cila është e bindur në ndërgjegjen e

     saj për këtë pastërti (A. Plummer). Kërkimiqë bazohet në besim dhe mbart frymë fëmi-

     jërore (të padjallëzuar), është i padënuar dhe i paakuzuar. Fjalët e Virgjëreshës janë 

     pl ot me fr ym ë fë mi jë rore,e ci la kë rk on shpjegime mbi këtë çështje kaq të errët , të  panjohur dhe misterioze” (J.Owen).

    Duke përfunduar, po japim në mënyrë përmbledhëse mendimin e murgut Josif Vrieni për këtë festë: “Ungjillëzimi është korrigjimii ngjarjeve të gabuara, që u kryen nga njeriunë Parajsë.... Atje engjëlli i fshehur brendanë gjarpër, këtu Kryeengjëlli haptazi. Atje

     pëshpërima e dragoit-gjarpër tek Eva ndë- shkoi gjithë njerëzimin, këtu përshëndetjae engjëllit te Maria i shpëtoi të gjithë .  Mekëtë mënyrë u ndreq gabimi dhe iu dhuruabotës shpëtimi”.

    Arkimandri t Kozma Sovjani 

    Ungjillëzimi i Perëndilindëses

    Sot është nisja e shpëtimit tonë dhe shfaqja e misterit të përjetshëm;i Biri i Perëndisë bëhet i Biri i Virgjëreshësdhe Gabrieli ungjillëzon këtë gëzim. Prandaj, le t’i thërrasim Hyjlindëses:Gëzohu, o Hirplote, Zoti është me ty.

    (Përlëshorja)

    Dialogu midis Virgjëreshës Mari dhe Kryeengjëllit sipas disa Etërve të Kishësdhe theologëve të dy shekujve të fundit

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

    3/12

    3MARS 2015 NGJALLJA

     Në një atmosferë festive, pas Liturgjisë Hyjnore, u përkujtua 50-vjetori i fjetjes së Imzot Theofan Nolit (13 mars 1965). Me këtë rast u

    krye Shërbesa e Përshpirtjes, që u drejtua nga Episkopi i Apolonisë,Hirësi Nikolla. Pastaj të pranishmit morën pjesë në ceremoninë evendosjes së emrit të Imzot Theofanit rrugës pranë kishës.

    Duhet theksuar se muaji mars shënon tre përvjetorë të rëndësishëmnë lidhje me Imzot Theofanin: 8 marsi shënon hirotonisjen në prift tëdjaloshit 26-vjeçar Theofan; 22 marsi shënon kryerjen e Liturgjisë sëparë Hyjnore në gjuhën shqipe nga ai, si dhe themelimin e Kishësshqiptare të Shën Gjergjit në Boston, SHBA dhe 13 marsi, datë në tëcilën kujtojmë 50-vjetorin e fjetjes së tij.

     Shërbesë përshpirtjeje dhe veprimtari me rastin e 50-vjetorittë fjetjes së Imzot Theofan Nolit

    dhe kleriku të shquar orthodhoks foli z. Dhimitër Qosja, pedagog nëAkademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.

    Programi vazhdoi me psaljen e himnit “Zot i Madh i fuqive”, shkëputur nga “Triodi dhe Pesëdhjetorja”, përkthyer nga Imzot Theofani dhe merecitimin e dy prej poezive më të njohura të tij. Në këtë veprimtari umbajt referati me temë: “Kontributi i Imzot Theofan Nolit në sferën e

     përkthimeve kishtare”, nga atë Spiro Kostoli, klerik i Durrësit dhe pedagognë Akademinë Teologjike, i cili psali edhe një him tjetër të periudhës sëKreshmës së Madhe.

     Në fund, të pranishmit i përshëndeti Episkopi i Apolonisë, Hirësi

     Nikolla, i cili së bashku me Kryetarin e Bashkisë, z. Vangjush Dako,zbuloi tabelën e rrugës me emrin e Imzot Theofan Nolit.

    Veprimtaritë u kryen me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopittë Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit. Në këtoaktivitete morën pjesë autoritete vendore, përfaqësues të komunitetevefetare, intelektualë e besimtarë të shumtë etj.

    Vijoi edhe një program i pasur me himne kishtare, poezi dhe referatenë lidhje me jetën dhe veprën e Imzot Theofan Nolit. Ai u çel me dytropare, psalur nga nxënësit e korit të Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”,Sukth, të përkthyera nga Imzot Theofani. Mbi biografinë e këtij patrioti

     Për arsye të rëndësisë së figurës së tij dina-mike brenda historisë sonë, Noli ka hyrë tashmënë histori si një personalitet i shquar në botënshqiptare, si një njeri i ditur, klerik i lartë, kryemi-nistër, poet, shkrimtar, përkthyes, diplomat,themelues i së parës Kishë Orthodhokse Shqipta-re në SHBA më 1908, me dorëzimin e tij priftmë 8 mars... Dorëzimi i tij nuk ishte rastësi. Kjovjen prej formimit të tij nga një familje me traditafetare, me një arsim fetar prej gjimnazit, përjeti-mit të besimit, të angazhimeve të tij në funksionine këndonjësit në kishë (psalt), të mësuesit të fesëedhe muzikës kishtare bizantine kudo ku shkonte

    në Greqi, Egjipt etj. Dëshira e tij për besimin shi-het që në moshë të re me frekuentimin e tij të ki-

    VITI JUBILAR I THEOFAN NOLITDHE KONTRIBUTI I TIJ PËR KISHËN

    e cilësojnë si një nga personat kryesorë që hodhithemelet e Autoqefalisë së Kishës Orthodhoksenë Shqipëri. Nga ana tjetër, persona të ndryshëmtë indoktrinuar nga sistemi komunist e kanë traj-tuar Imzot Th. Nolin, në lidhje me Kishën, sinjë përpjekje nacionaliste të tij dhe jo si një rrje-dhojë e një njeriu besimtar, që besonte në Zot,duke e cilësuar afetar. A është e mundur që njëvepër kaq e madhe fetare e shpirtërore të mosketë lidhje reale dhe spirituale me besimin dheme Kishën? Lindja në një familje besimtare,rritja, arsimimi, edukimi, formimi janë argumente,të cilat nuk favorizojnë mendime të tilla të disa-

    ve, të ndikuar nga idetë ateisto-komuniste. Jeta

    shës, në lice në degën e teologjisë dhe natyrishtmë vonë me angazhime në përgjegjësi kishtare.Arrin kulmin me ofrimin e vetvetes në dispoziciontë komunitetit të krishterë orthodhoks në Amerikë,duke u dorëzuar klerik. Por angazhimi më i madhishte përkushtimi ndaj literaturës fetare me

     përkthimet e tij dhe, duke e parë si “arritjenmë të madhe dhe më të rëndësishme për të”,mund të flasim për një thirrje hyjnore.

    Kështu, ai ka pasur një ndërgjegje të thellëndaj shërbesës së zgjedhur prej tij, e cila kërkonsakrifica, kufizime dhe privime prej vetes. Sido-qoftë, për veprën e tij politike dhe sociale janë

    shkruar faqe të panumërta. Edhe në aspektinfetar janë shkruar shkrime të ndryshme, të cilat (vijon në faqen 4)

    Durrës 

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

    4/12

    4 NGJALLJA MARS 2015

    aktive në kishë, angazhimi dhe impenjimi gjatë

    gjithë jetës së tij me përgjegjësitë fetare, për-kthimet e shërbesave dhe librave më të rëndë-sishëm liturgjikë të Kishës, përbëjnë argumentetë cilat nuk është e lehtë t’i hedhin poshtë, edheata të cilët nuk njohin një dimension tjetër tëmisterit të jetës. Mendime të tilla janë tregues ivarfërisë së tyre shpirtërore, rrjedhojë e errësi-mit prej ideologjive materialiste. Jeta e tij ështëe mbushur me përpjekje, mundime dhe privime,duke ofruar veten shpirtërisht dhe trupërisht për t’i dhënë popullit të tij rilindjen shpirtërore, vizion,shpresë dhe kulturë në një periudhë të lindjes,ngritjes së Shtetit Shqiptar dhe ridimensionimit

    të shoqërisë shqiptare.....Ai përjeton ngjarjet dhe është i vetëdijshëm për situatën në të cilën ishte Kisha Orthodhokse. Një fakt i rëndësishëm i përjetimit të tij ështëkërkimi me insistim i marrjes së statusit të Auto-qefalisë. Është e vështirë të thuash nëse arritjete tij të shumta për ngritjen e Kishës janë tëlidhura me frymën nacionaliste. Sipas vetë AtëArtur Liolinit, pasardhësi i tij thekson se:“nacionalizmi i tij nuk lejoi kurrë t’i verbontevizionin për Kishën dhe të ardhmen e saj”(Mehmet Gëzhilli, Fan S. Noli, 6 janar 1882-13 mars 2003, 120 vjet jetë dhe veprimtari,fq. 16). Në një moment tjetër ai thotë se: “ka nje-rëz të ndryshëm që keqpërdorin emrin, veprat dhe imazhin e tij për të justifikuar qëndrimet e tyre” (Gazeta  Koha Jonë   13. 03. 2001).

     Ndërsa Kryepiskopi Anastas me rast in ekremtimit të 100-vjetorit të krijimit të KishësOrthodhokse Shqiptare në Amerikë, në fjalimine tij e cilëson “një personalitet që jetonte me

     shqetës imet e kohës… një personalitet di-

    namik me horizont të gjerë, ide krijuese dhenisma të guximshme për përparimin e po-

     pullit ” (Gazeta  Ngjallja  nr. 1, janar 2012).Pavarësisht roleve në momente të ndryshme tëhistorisë së kohës së tij, ai i qëndroi deri në fundKishës. Gjithë jeta e tij dëshmon se ai kishtelindur për t’i shërbyer Kishës, por edhe shoqë-risë njerëzore në përgjithësi.

    ...Noli tregon veten si një udhëheqës shpir-tëror me ndjesinë për rolin e tij, i frymëzuar sipasKrishtit për t’i shërbyer me devocion njeriut, por gjithashtu i lejon vetes të frymëzohet edhe prejdy figurave të tjera me përmasa të jashtëzakon-shme, të Skënderbeut dhe të N. Bonapartit. Nëshumë vendime të rëndësishme të tij do reflek-tonte mbi këto personazhe. Ai e tregoi veten mjaftenergjik në Shqipëri në kohën e ngjarjeve tëndërlikuara, në kohën e ngjarjeve të mëdha qëkërkonin përkushtim për pozitën ndërkombëtaretë Shqipërisë, duke iu përgjigjur shqetësimevedhe problemeve politiko-shoqërore të kohës. Për këtë arsye ai vë në shërbim energjitë e tij shpir-

    tërore dhe intelektuale në dobi të çështjes së anë-tarësimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

    ...Veprimtaria e Nolit është dinamike, e një personaliteti me vlera të shquara intelektuale.Megjithatë, ai do të ballafaqohej me një menta-litet të vështirë të krijuar nga pushteti i gjatë qëkishte ushtruar një trysni mbi lirinë dhe mbi

     besimin, por në mënyrë të veçantë mbi gjuhën,duke penguar zhvillimin e saj. Ai u

     përpoq të nxirrte në pah vleratshpirtërore të këtij populli, dukesynuar që para së gjithash tëmishërohej Ungjilli në gjuhën e tijdhe të zhvillohej kultura e tij.

    Kontributi në vendosjen një

    herë e mirë të gjuhës shqipe nëadhurim nëpërmjet përkthimevesistematike të tij është i paçmuar.Librat e shumtë liturgjikë të për-kthyer prej tij, që përbëjnë një the-sar të çmuar për kulturën tonë fe-tare dhe trashëgiminë shpirtërore,

     përdoren gjerësisht në Kishën Or-thodhokse në Shqipëri. Për të gjitha këto ai nuk është vetëm një figurë e orthodhoksisë, por igjithë kombit, ashtu si është në të vërtetë natyrae një besimtari të vërtetë orthodhoks, i hapur për-

     ballë çdo njeriu dhe çdo problematike njerëzore.Prandaj, si një person dinamik me shumë dhu-rata, veproi me zell dhe këmbëngulje, duke ofru-ar veten me devocion dhe përkushtim për Kishën dhe vendin...

     Dhimi tër Qosja 

    Pedagog në Akademinë Teologjike“Ngjallja e Kri shtit ”, Shën Vlash, Durrës

     Nga shkrimi i botuar në gazetën “Shqip”,më 13 mars 2015

    VITI JUBILAR I THEOFAN NOLITDHE KONTRIBUTI I TIJ PËR KISHËN

    Shteti turk ka një ligj (jo sipas parametrave demokratike të botësPerëndimore), i cili shprehimisht kërkon që Patriarku Ekumenik dhe çdokandidat për Fronin Ekumenik të jetë nënshtetas turk. Ky ligj vë në

     pozitë shumë të vështirë ripërtëritjen gjeneracionale të vetë PatriarkanësEkumenike të Konstandinopojës. Kjo do t’ua “ngrohte zemrën” ca nacio-nal-populistëve tanë, që deklarohen nga Perëndimi e shohin nga Lindja...Por si është realiteti?

    Megjithëse ligji duket tepër strikt, deri më sot Ankaraja ka dhënërreth 35 nënshtetësi për klerikë të lartë orthodhoksë... Vetëm tani së fu-ndi, Presidenti Erdogan dha nënshtetësinë turke për 10 episkopë ortho-dhoksë, nga të cilët 4 mitropolitë (Mitropoliti Emmanuel i Francës,

    Mitropoliti, Episkopi Arseni i Austrisë etj.). Te gjithë këta as kanë lindur dhe as kanë jetuar në Turqi dhe sigurisht, nuk janë as me kombësi turke.

    Kurse në Shqipëri, që nuk ka asnjë pengesë kushtetuese për dhë-nien e nënshtetësisë Kryepiskopit Anastas, i cili jeton prej 24 vjetëshkëtu, duke drejtuar me devotshmëri komunitetin më të madh të krishte-rë të vendit, i dekoruar me Urdhrin “Gjegj Kastrioti Skënderbeu” ngaPresidenti i Republikës, i shpallur “Qytetar Nderi” i Kryeqytetit dhe iKorçës, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ekonominëe vendit me donacionet që ka mbledhur nëpër botë etj. etj., nuk i jepetnënshtetësia me lloj-lloj pallavrash tërë myk pseudonacionalist.

    Komunizmi na ka lënë aq mbrapa në mendësitë tona, sa as me Turqinënuk e krahasojmë dot veten e jo më pastaj me parametrat e Evropës sëBashkuar ku, të paktën me llafe, aspirojmë të bëjmë pjesë.

    Th. Dh.

    Turqia i jep nënshtetësinë edhe 10 episkopëve

    të tjerë orthodhoksë nga bota...

    (vijon nga faqja 3)

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

    5/12

    5MARS 2015 NGJALLJA

    Eleni Mahankova lindi në qyte-tin Barnaul të Siberisë më 18 gusht1977. Si shumë bashkëpatriotë tësaj, shkoi në Turqinë e Jugut për tëpunuar në resortet turistike, të cilatvizitohen çdo vit nga miliona rusë.Ishte llogaritare dhe e bukur. Atjeu njoh me një vendas dhe u martua,sipas zakoneve, në xhami. Familjae saj në Rusi ishte ateiste. Tani ba-shkëshorti e shikonte si myslimanedhe ishte krenar për të, ndërsa ajondiente neveri për të shoqin, kur aigëzohej se fundamentalistët thernintë krishterë në Siri. Shumë mike-sha të saj ruse shkonin në kishën evetme që funksionon në jug të Azi-së së Vogël, në qytetin fqinj. Ana,një nga këto mikesha, drejtontekorin e kishës.

    Edhe Eleni filloi të shkonte nëkishë; mësonte si të lutej, çfarëndodhte në Liturgjinë Hyjnore. Kjo

    gjë nuk i pëlqeu aspak të shoqit.Ishte data 6 janar 2013. Ai e rrahu

    dhe ajo iku nga shtëpia e shkoi tek Ana. Shkonin bashkë në kishë. Endërsa në shpirt ndiente ndryshi-min, mërzitej sepse nuk ishte e

     pagëzuar. Admironte dashurinë qëtregonin për të prifti dhe besimta-rët. Ana i tha se duhej të pagëzohejdhe ajo pranoi. Prifti i dha udhë-zime se si duhej të shkonte në ki-shë, si të lutej dhe i caktoi të lexon-te Ungjillin. Me mikeshat e saj di-skutonin shumë për besimin, mar-tirët e shenjtë dhe i dëgjonte të gji-tha me vëmendje. Pastaj shkoi nëRusi, te familja e saj, ku qëndroidy javë. Edhe atje shkoi në kishë.Bleu dhe disa ikona e i solli në shtë-

     pi. Iu ankua prindërve përse nuk ekishin pagëzuar. Nëna i tha se ata

     jetuan si ateistë, por ajo le të pagë-zohej përderisa e dëshironte këtëgjë. I dha edhe një medaljon meikonën e shën Serafimit të Sarovit.Më 8 mars 2013 u kthye në Turqidhe qëndroi në shtëpinë e Anës.

    Ditën tjetër, duke shkuar në punë,takoi të shoqin i cili i pa medaljonin

    dhe e pyeti nëse kishte ndryshuar fenë. Ajo i tha se po. Ai nisi ta fyejëdhe të blasfemojë. E takonte çdoditë pas punës dhe e kërcënonteose e merrte në telefon dhe i thoshtese do ta vriste. Eleni lutej me sho-qen e saj Ana, pinte çdo mëngjesajazmë, takohej rregullisht me prif-tin. Do të pagëzohej në Pashkë,ishte java e të Lidhurit të Djathit.

    Më 15 mars i tha Anës njëëndërr që kishte parë gjatë natës:

    “Pas një dritareje të madhe të ha- pur qëndronte një njeri shumë i mirëdhe me shikim të ëmbël. Elena iuafrua dhe pa pranë tij shumë kaf-shë të bukura dhe detin. Ai i tha:“Eja tek unë, bija ime”, dhe e përqa-foi duke i dhënë paqen e tij”. Ajo uqetësua, sepse i shoqi e kishte kër-cënuar atë mbrëmje në telefon dhekishte frikë të shkonte në punë.

    Ana na tregoi se ato u lutën, pinëajazmë dhe Eleni iku duke bërë

    kryqin. Më vonë, në orën 3:00, itelefonoi Anës dhe i tha se i shoqi

    Martirja e re e Krishtit, Eleni Mahankova

    H ieromonaku Theologos 

    SHËN MATRONA E SELANIKUT (27 mars) 

    Shën Matrona ishte shërbëtorete një grua fisnike çifute me emrinPautila, e cila ishte martuar me njëgjeneral të garnizonit perandorak të

    qytetit të Selanikut. E adhuronteJisu Krishtin si Perëndi të vërtetëdhe i lutej në fshehtësi, për të mostërhequr vëmendjen e zonjës së saj.Kur kjo e fundit shkonte përditë nësinagogë, Matrona e shoqërontederi te porta, pastaj fshihej menjë-herë që të shkonte në kishë për t’ulutur, dhe pastaj shkonte kur duhettë dilte Pautila. Por kur erdhi ditae Pashkës së judenjve, Matrona, ecila dëshironte të merrte pjesë nëshërbesat e Ngjalljes së Zotit,Pashkës së vërtetë, e cila na kaloi

    nga vdekja në jetë, shkoi në kishë,por vonoi të shkonte në sinagogëdhe një nga shtëpiaket e denoncoite zonja. Pautila u zemërua së te-përmi dhe i tha se, nëse Matrona ekishte gënjyer në këtë pikë, patje-tër që edhe shërbimi i saj do të ishtekeqbërës, ndaj u dha urdhër shër-

     bëtorëve të tjerë ta lidhnin te njëfron dhe ta godisnin me shkopinj.

    Akuzave të Pautilës, Martonaiu përgjigj: “Po, jam e krishterë, por gjithnjë u jam bindur urdhrave tëtu, përveçse për çështje besimi.Çfarë i ka munguar shërbimit tuajqë po ma katandisni kështu trupin?

     Nëse doni të më vdisni sepse adhu-roj Jisu Krishtin, keni pushtet mbi

     jetën time, por s’keni fuqi mbi shpir-tin tim, i cili i përket të vetmit Perë-ndi. Nuk i frikësohem asnjë vuajtje-

     je, sepse Jisui, Shpëtimtari dhe Më-suesi im më ndihmon!”

    Për tri ditë e mbyllën në qeli dhe

    kur e hapën, Pautila u çudit, pasinuk i gjeti asnjë gjurmë plage; mëkëmbë, nuk ishte e lidhur, fytyra ishkëlqente dhe këndonte lavdërime

     për Perëndinë. Urrejtja e zonjës urindez edhe më tepër dhe urdhëroita fshikullonin përsëri, këtë herëmë fort. Tri herë u përsërit shërimii plagëve të saj në mënyrë të mre-kullueshme, por në fund Matrona,duke dhënë shpirt, tha: “O Zot Jisu,Shpëtimtar i panjollë, që për Ty povuaj këto tortura, po e jap shpirtintim tani në duart e Tua, denjo tëmë presësh në shoqërinë e marti-rëve të Tu!”

    Që të mos e akuzonin për vra-sje, Pautila e hodhi trupin e Matro-

    nës nga maja e një shkëmbi, që tëtjerët të besonin se ajo kishte qenëviktimë e një aksidenti. Më pasepiskopi Aleksandër (fillimi i she-kullit të IV-t), e solli lipsanin e sajtë çmuar brenda qytetit, në njëvend ku u ndërtua një kishë ku-shtuar shën Matronës.

    kishte kërkuar ta takonte, sikur tëmos kishte ndodhur gjë. Më vonë itha mbesës së tij se do të dilte tatakonte. “Le të bëhet ç’të bëhet”,- u tha atyre. Këto ishin fjalët e sajtë fundit. Ai e futi në shtëpi dhe etheri me thikë. Në polici deklaroi:“Këtë kisha si ofertë për Allahun”.

    Eleni u varros në vendlindjen esaj, në Rusi. Le të jetë i përjetshëm

    kujtimi i saj bashkë me të gjithëneomartirët.

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

    6/12

    6 NGJALLJA MARS 2015

    Gazeta juaj përsëri i habiti or-thodhoksët shqiptarë me sulmin ku-ndër Kishës Orthodhokse dhe meminimin që i bën në mënyrë indi-rekte harmonisë fetare. Në numrine saj të datës 23 shkurt 2015, z. BedriIslami, duke marrë shkas nga njëdeklaratë e shkurtër e Nënkrye-tarit të Parlamentit, z. Vangjel Dule,

     botoi një artikull të gjatë, gjoja “ana-lizë”, me titull “Të rivrasim PapaKristo Negovanin”. Ky artikull ësh-të i mbushur me referime të pa-vërteta dhe të pabazuara në histori.

     Nga ana tjetër, më 28 shkurt 2015,në gazetën tuaj u botua një tjetër artikull me titull: “Na mjafton njëShën Kozma”, i prof. Skënder Gjonit, me sulme, pa lidhje me tëvërtetën, kundër Kryepiskopit tonë,me etiketime të sëmura ndaj per-sonazheve politikë dhe në përgji-thësi i mbushur plot urrejtje kundër Greqisë, me hiperbola retorike e

    fantazime rreziqesh për të ardhmen.Qarqet në të cilat bëjnë pjesë të dyartikullshkruesit zbatojnë taktikëne njohur: “Shpif, shpif, se diçka dotë mbetet”, e kjo ka vlerë veçanë-risht për njerëzit e thjeshtë që nuk e dinë si është e vërteta. Kështu errë-sojnë persona dhe ngjarje me blo-zën e errët të dyshimit të lig. Ne

    që po ju drejtohemi, jemi klerikë dhelaikë besimtarë orthodhoksë shqip-tarë, që prej shumë vitesh e njohimfare mirë realitetin dhe ndiejmëdetyrimin që të flasim për të vërte-tën në mënyrë analitike.

    Z. Islami, që nuk është anëtar iKishës Orthodhokse, ripërtyp re-torika të dala mode, pohime dheshpifje të cilat orthodhoksët i kanëdenoncuar në vazhdimësi si të gë-

    njeshtërta dhe që nuk përkojnë merealitetin. Ai ngul këmbë se Krye-

     piskopi “e ka mbushur Shqipërinëme priftërinj grekë”. Ia bëjmë tëqartë se në Shqipëri, përveç Kryepi-skopit janë vetëm 4 klerikë qyte-tarë grekë, nga të cilët një ështëarvanitas dhe 5 gra laike. Ndërsa nëkomunitetet e tjera fetare punojnëme qindra klerikë, murgesha dhelaikë të huaj, pjesa më e madhe etë cilëve nuk flasin fare gjuhën

    shqipe dhe predikojnë në gjuhë tëhuaj. Prej fillimit të vitit 1992, Krye-

     piskopi Anastas u përpoq të krijojënjë kler shqiptar të arsimuar dhederi më sot ka dorëzuar më tepër se 160 klerikë shqiptarë.

    Z. Islami përsërit tezën se nëKishën Orthodhokse Liturgjia Hyj-nore kryhet në gjuhën greke. Me

    siguri që nuk ka vizituar ndonjëkishë orthodhokse ku meshohet: nëShkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan,Vlorë, Berat, Korçë etj., që të ndje-kë ndonjë shërbesë. Nëse do takishte bërë këtë, do të ishte siguru-ar se të gjitha bëhen në gjuhën shqi-

     pe. Por, në fund të fundit, përse tërëkjo armiqësi ndaj gjuhës greke, nëtë cilën janë shkruar Ungjijtë dheku kryhet lavdërimi i Perëndisë për shekuj në Kishën Orthodhokse?Ditën dhe natën në qytete dhe fsha-tra të Shqipërisë dëgjohen lutje nëarabisht. Por kur dikush lexon njëlutje në gjuhën greke, pseudopa-triotë të ndryshëm rendin të thërra-sin “Skandal! Rrezik!”. Vallë si ekonceptojnë lirinë fetare këta nje-rëz? Apo mos vallë Greqia ështënjë vend armik? Në Greqi kanë gje-tur punë me qindra mijëra shqiptarë,duke ndihmuar në përgjithësi eko-nominë e këtushme. Sigurisht që tëardhmen e Shqipërisë nuk e ndih-mon propaganda nacionaliste ku-ndër fqinjëve, fobitë dhe urrejtja.Shkaku që dëgjohen zëra ekstre-mistë nacionalistë kundër Kryepi-skopit Anastas, është fakti se ai be-son dhe kontribuon në respektin endërsjellë dhe në mirëkuptimin mi-dis popujve. Mos vallë gjatë gjithë

    këtyre viteve qeveritë shqiptarethonë gënjeshtra, kur pohojnë sevendi fqinj është “partner strate-gjik”? Se jemi së bashku në NATOetj? Se po ecim së bashku në Evro-

     pën e Bashkuar? Përse kjo skizo-freni?

    Të dy artikullshkruesit nuk dinëas emrin e saktë të Kishës sonë.Ky emër nuk është Kisha Autoqe-fale Shqiptare, por “Kisha Ortho-

    dhokse Autoqefale e Shqipërisë”.Emri i vërtetë i Kishës sonë (që ngakoha që ka Autoqefalinë), tregonse të gjithë banorët orthodhoksë tëvendit, pavarësisht origjinës (shqip-tarë, grekë, arumunë, sllavë etj.)

     janë anëtarë të kësaj Kishe me tëdrejta të barabarta. Sa i takon Ko-sinës, Përmetit dhe Boboshticës

     janë sajesa arbitrare. Kryepiskopinuk ka pasur kurrë lidhje me to. Për 

     përdhosjen e kishës në Përmet

    është diskutuar shumë dhe kjo çë-shtje është trajtuar deri dhe në Par-lamentin Evropian, ndaj nuk nevo-

     jitet të zgjatemi. Duke kapërcyer çdo lloj caku paturpësie ose dukemos njohur kuptimin e fjalëve,z. Islami mbërriti në pikën e fundittë mjerimit, duke e quajtur Kryepi-skopin tonë “nekrofil”. Le të hapë

    TË PAKTËN,KINI RESPEKT PËR TË VËRTETËN!

    RedaksisësëGazetës “Dita” 

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

    7/12

    7MARS 2015 NGJALLJA

    (vijon në faqen 8)

    fjalorin dhe le të mësojë se kjo fjalëështë greqisht dhe do të thotë “de-vijacion seksual, kontakt erotik metë vdekur” (-nekrofili=dëshirë pa-

    tologjike për kontakt seksual mekufoma, - nekrofil, që vuan nga ne-krofilia). Me vulgaritete të këtij llojindërmerr të fyejë një personalitettë tërëndritshëm, të njohur për mo-ralin e kristaltë.

    Z. Islami gjithashtu e akuzonKryepiskopin se ndërton kisha. Më-kat është ky? Me veprën e tij, metë vërtetë të mrekullueshme, që kakryer, Kryepiskopi ka ndihmuar jovetëm komunitetin orthodhoks, por 

    u ka ofruar punë qindra familjarëveshqiptarë, duke ndihmuar ekonomi-në shqiptare në përgjithësi. Kryepi-skopi Anastas, nuk erdhi në Shqipë-ri dje dhe as nuk fshihet ndokund.Ka mbi 23 vjet që jeton e punon këtu.Ne e kemi ndjekur nga afër në tëgjitha vështirësitë dhe sprovat e ve-ndit. Ai u ka qëndruar pranë njerëz-ve në nevojë, duke i ndihmuar atapa bërë dallime fetare ose të tjera,duke i mbështetur me të gjitha fuqitë

    (si, në peripecitë e vitit 1997, nëVlorë me tragjedinë e Otrantos, nëpërmbytjet e ndryshme në Veri dhenë Jug të vendit, duke ofruar gjatëgjithë këtyre viteve me qindra tonëushqime, ilaçe, veshje etj.). Në pe-riudhën e vështirë të vitit 1999, meiniciativën e tij u mobilizuan orga-nizmat fetarë ndërkombëtarë, siKëshilli Botëror i Kishave dhe arrititë mbledhë mbi 10 milionë dollarëpër të ndihmuar 33000 refugjatë të

    fesë myslimane nga Kosova. Sigu-

    risht, z. Islami i injoron të gjitha këtofakte ashtu siç injoron p.sh. dhe Qe-ndrën Diagnostike Mjekësore, tëcilën Kryepiskopi e ka themeluar 

    dhe e ka pajisur me aparaturat mëtë mira e më bashkëkohore, e cilavetëm në 12 vitet e fundit u ka shër-

     byer qindra mijë shqiptarëve, pa bërë diferencime. Për këto nuk kërkoi kurrë as shpërblim dhe asmirënjohje. Dhe sigurisht, as nuk 

     priste kaq shumë helm dhe kaq shu-më urrejtje për faktin se ka 23 vjetrresht që i bën vetëm mirë Shqipë-risë.

    Z. Islami akuzon Kryepiskopin

    se pranon delegacione greke. Krye- piskopi takohet me delegacione dheambasadorë zyrtarë, parlamentarënga vende të ndryshme. Ai vetëështë personalitet ndërkombëtar injohur dhe i respektuar, dhe ështëe natyrshme që shumë veta duanta takojnë. Edhe kjo është e dyshim-të? Madje edhe faktin se disa qarqenë Greqi, gjatë periudhës së vështi-rë që përballej vendi i tyre, e propo-zuan Kryepiskopin për President të

    Republikës së Greqisë, si një per-son të pranuar gjerësisht, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, umunduan ta paraqesin si provë tërrezikshmërisë së tij. Sigurisht,Kryepiskopi shpejtoi të deklarojë se“hierarku orthodhoks ka një detyrëkishtare konkrete dhe nuk mund tëketë poste politike”. Të dy artikull-shkruesit në fjalë rreken ta paraqe-sin si politikan Kryepiskopin. Ështëmë se e qartë se paragjykimi etnik 

    ua errëson logjikën. Por personali-

    teti i tij nuk është i njohur dhe i re-spektuar vetëm në Greqi. Ai njihetdhe respektohet dhe në ambientekishtare ndërkombëtare. Shumë

    organizma ndërkombëtarë, si Kë-shilli Botëror i Kishave, Konferen-ca e Kishave Evropiane, por edheorganizmi mbarëbotëror fetar “Fetë

     për Paqen” (Religions for Peace),e kanë vlerësuar me nderet më tëlarta. Shumë universitete në vendetë ndryshme të botës e kanë shpa-llur “Doktor Nderi”. Gjithashtu edhenë Shqipëri është shpallur “Qytetar 

     Nderi” i Tiranës, i Korçës dhe ësh-të nderuar me urdhrin “Gjergj Ka-

    strioti Skënderbeu” nga Presidentii Republikës z. B. Topi.

     Në lidhje me dashurinë e Krye- piskopit për gjuhën shqipe, Fort-lumturia e Tij studion vazhdimisht,lexon, kupton dhe flet saktë shqip.Ai mbërriti në Shqipëri në moshëtë madhe (62 vjeç) dhe nuk ka mu-ndësi të bëjë referate ose prediki-me. Por dihet nga të gjithë se me-shon dhe mban mesazhe televizivenë gjuhën shqipe. Respektin dhe

    dashurinë e tij për gjuhën shqipe etregon gjithashtu fakti se që në vitin1994 ngriti shtypshkronjën për bo-timin e periodikëve, gazetave, libra-ve në gjuhën shqipe, përkujdeset

     për botimin e dhjetëra librave nëshqip. Madje ka ngritur dhe finan-cuar shkolla të të gjitha niveleve,ka dhënë bursa për mijëra nxënës

     për arsimimin e tyre në gjuhën shqi- pe. Ai i nxit vazhdimisht klerikët dhe bashkëpunëtorët e tij për një njohje

    sa më të mirë të saj. Për herë të

     parë në histori nga goja e tij u dë-gjuan thënie liturgjike në shqip, nëKonstandinopojë, Athinë, Buku-resht, Moskë, në Nish të Serbisë,

    në Sofie, Damask, Bejrut, Aleksa-ndri etj., gjatë bashkëmeshimeveme primatë të tjerë orthodhoksë.

    Deri më sot u është dhënë shte-tësia shqiptare qindra të huajve,turq, arabë, italianë, etj., që më sëshumti nuk i njeh kush. Dhe gjojana qenka e rrezikshme t’i jepet njëgreku, që shërbeu dhe punoi në njënga periudhat më të vështira për 

     përparimin dhe begatinë e Shqipë-risë, për vëllazërimin, mirëkuptimin

    e ndërsjellë dhe ndihmën reciprokemidis popujve të Ballkanit. Proble-mi nuk krijohet nga dhënia e nën-shtetësisë shqiptare, por nga mos-dhënia e saj një personaliteti që kandihmuar Shqipërinë nga ana hu-manitare, kulturore dhe ekonomike,siç e parashikon ligji për dhënien enënshtetësisë. Bëhet fjalë për njëfyerje jo vetëm ndaj një personi, por kjo është fyerje ndaj komunitetit mëtë madh të krishterë të vendit. Krye-

     piskopi ynë e ka përfaqësuar dhenderuar më së miri Kishën tonëOrthodhokseAutoqefale të Shqipë-risë dhe vetë vendin, në ambientefetare në rang botëror.

     Nga viti 1991 e deri tani që poflasim, kanë ndryshuar qeveri, pre-sidentë, kryeministra. Shumica etyre e vlerësojnë veprën dhe perso-nalitetin e Kryepiskopit Anastas. Enjohin si udhëheqësin e Kishës Or-

    thodhokse Autoqefale të Shqipë-

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

    8/12

    8 NGJALLJA MARS 2015

    NGJALLJA

    Kryeredaktor: Thoma Dhima

    Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

     Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

    Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

    Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

    Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

      Del nën kujdesin

    e Këshillit Botues

    Themelues:Kryepiskopi Anastas

    Me www.orthodoxalbania.org

    do tëgjeni nëinternet Kishën Or thodhokse Autoqefale tëShqipërisë 

    Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin mewww.orthodoxalbania.org

    Kisha jonë Orthodhokse me faqen e sajzyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dhe

    informacionin e saj edhe në internet.Ajo i njeh vizitorët e saj me:

    - besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave

    institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e

    kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe

    manastireve,- botimet kishtare etj.

    Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,muzikor e filmik.

    Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,anglisht e greqisht.

    (vijon nga faqja 6-7)

    risë. Emri i tij me cilësinë e Kryepi-skopit përmendet edhe në ligjin nr.10057 22/1/2009 dhe gjendet në ve-ndime të gjykatave shqiptare. Shu-më vende të zhvilluara do ta kishin

     për nder të rreshtonin me dëshirëndër qytetarët e tyre një persona-litet të këtij niveli. Të gjitha KishatOrthodhokse në mbarë botën, enderojnë në mënyrë të veçantë dhee respektojnë (gjë që u shfaq mësë miri në Shenjtërimin e KishësKatedrale të Ngjalljes së Krishtitnë Tiranë, më 1 qershor 2014).

    Fakti se ka pasur edhe të tjerëqë e kanë luftuar për arsye të ndry-shme, nuk na habit. Historia e Ki-shës është e mbushur me shembujtë tillë të ngjashëm. Krishti i para-lajmëroi me kohë nxënësit e Tij:“Nëse më kanë përndjekur mua dhe

     ju do t’ju përndjekin” (Jn.15:20).Dhe për më tepër “Të lumur jenikur t’ju poshtërojnë dhe t’ju për-ndjekin dhe të thonë çdo fjalë të

    ligë kundër jush me gënjeshtër për shkakun tim” (Matth.5:11).

    Kot shqetësohet z. Gjoni teksathur fantazi për të ardhmen. Re-spekti i orthodhoksëve për shenjtë-rinë e një personi nuk lidhet me ko-mbësinë dhe shtetësinë e tij. Krite-

    re të tjera kanë rëndësi. Ndërgje-

    gjja e shqiptarëve orthodhoksë për shenjtërinë e Shën Kozmait (tëcilën e luftojnë me mllef qarqe tëcaktuara antiorthodhokse), nuk kalidhje me ndonjë lloj shtetësie. Nëatë kohë ai ishte nënshtetas i Pera-ndorisë Osmane, siç kanë qenëedhe të gjithë shqiptarët. Kisha Or-thodhokse Autoqefale e Shqipërisënuk është, siç do ta donin disa, njëfarë shoqate etnike, OJQ, që u kri-

     jua në shekullin e 20-të. Është the-

    meluar nga Vetë Jisu Krishti. Pikë-risht Këtë kanë orthodhoksët siudhëheqës dhe shembull. Ortho-dhoksia ka karakter ekumenik, tëmbarëbotshëm. Kisha ka perspek-

    tivë mbarënjerëzore, me qëllim vë-

    llazërimin e njerëzve dhe popujvenë një shoqëri të dashurisë.

    Kur Kryepiskopi Anastas erdhinë Shqipëri, Kisha OrthodhokseAutoqefale e Shqipërisë ishte krej-tësisht e shkatërruar. Ai kontribuoimë shumë se kushdo tjetër për ri-ngritjen e saj, zhvillimin e plotë nënjë nivel që kurrë nuk është njohur më parë. Vepra e jashtëzakonshmefetare, sociale, shkencore, filantro-

     pike e Kryepiskopit Anastas është

    gjerësisht e njohur në qarqet ndër-kombëtare kishtare. Ka prova të

     pakundërshtueshme, bilance zyrta-re, libra, artikuj, në shumë gjuhë.Kisha e mrekullueshme katedrale

    TË PAKTËN, KINI RESPEKT PËR TË VËRTETËN!

    në qendër të Tiranës, por edhe tëtjera në Korçë, Berat, Fier, Shko-dër, Durrës, do të na rikujtojnë kon-

    tributin e tij historik, të cilin më kot përpiqen ta vënë në pikëpyetje ataqë ushqejnë dashakeqësi ndaj tij.Atë do ta kujtojnë me mirënjohjemijëra shqiptarë të të gjitha mosha-ve, sepse i ndihmoi pa u kërkuar gjë.Por mbi të gjitha, figura dhe veprae tij janë të vlerësuara lart në ndër-gjegjen e besimtarëve orthodhoksë.

    Është koha, pra, që të gjithë ataqë dëshirojnë me të vërtetë bashk-ekzistencën paqësore fetare të nda-

    lojnë së fyeri, me të padrejtë dhe paargumente, gjykimin e drejtë dhe pa-triotizmin e ne qindra mijëra shqip-tarëve besimtarë orthodhoksë, qëmburremi, dhe sinqerisht lavdë-rojmë Perëndinë që kreu i Kishëssonë është Kryepiskopi Anastas.

    Ti ranë, 3 mars 2015 

    Prof . dr. Robert Andoni 

    Prof . dr. Al eksandër 

    Sallabanda 

    AtëEmanuel L usha AtëI li a Mazniku 

    Kjo përgjigje u botua

    në gazetën “Dita”

    të datës 16 mars 2015

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

    9/12

    9MARS 2015 NGJALLJA

     Ka pak kohë që në pikat e shitjes pranë kishave orthodhokse

    në të gjithë vendin mund të gjesh edhe botimin më të fundit të  Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë - SINAKSARIN, Jeta e

     shenjtorëve të Kishës Orthodhokse, Vëllimi I, muajt shtator-tetor.

     Ai është i pajisur me një Hyrje shpjeguese dhe me një Parathënie

    nga Kryepiskopi Anastas.

     Është në proces puna për botimin e muajve të tjerë, pasi secili

    vëllim do jetë mjaft voluminoz. Vëllimi i parë ka rreth 700 faqe

    dhe përfshin jetët e qindra shenjtorëve të krishterë orthodhoksë.

    Doli në qarkullim SINAKSARI(Vëllimi I, shtator - tetor)

    PARATHËNIE

    Fjala e Krishtit para nxënësve të Tij ishte e qartë: “Atëherë Jisui u thanxënësve të tij: Kush të dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e tij,edhe le të ngrejë kryqin e tij, edhe le të vijë pas meje” (Matth. 16:24).Gjatë 20 shekujve që kaluan, miliona nga njerëzit tanë të zgjedhur e pasuanKrishtin me përkushtim dhe vendosmëri. Ata iu përkisnin moshave,klasave shoqërore dhe niveleve arsimore të ndryshme, në kombe tëndryshme. Jetët e tyre kanë një larmi mahnitëse. Në shenjtërim mbërritënnë rrugë të ndryshme apostuj, barinj, predikues të fjalës së Perëndisë,asketë, oshënarë, martirë, pohues të besës. Nuk bënë të gjithë mrekulli,jo të gjithë derdhën gjakun e tyre, por të gjithë e deshën Perëndinë “metë gjithë zemrën, me të gjithë shpirtin, me të gjithë mendjen dhe me gjithëfuqinë e tyre” dhe “të afërmin si veten” (Mark. 12:30). Me vetëmohimngrinin përditë kryqin e tyre. U kryqëzuan së brendshmi me Krishtin,

    duke përjetuar fuqinë dhe gëzimin e Ngjalljes. Nuk u bënë të gjithë tënjohur. Pjesa më e madhe mbeti krejtësisht e padukur. Por të gjithë, meheroizmin e heshtur dhe virtytin e tyre, pasuruan jetën e Kishës dhendriçuan shoqërinë njerëzore.

    Rrezatimi i jetës së tyre kapërcen kufijtë e kohës kur jetuan dheprojektohet në të tashmen dhe të ardhmen. Prania e tyre mirëbërësevazhdon të bëhet e prekshme në jetën “e një Kishe të shenjtë, katholikedhe apostolike”, përderisa ishin qelizat më të shëndetshme të saj. Jetuannë një epokë dhe vend të caktuar, por rëndësia dhe veprimi i tyre nuk njohin kufizim kohe dhe vendi. Shenjtorët qëndrojnë në ndërgjegjen epopullit orthodhoks si shembuj dhe simbole që na udhëheqin, nangushëllojnë dhe na fuqizojnë në ecurinë tonë shpirtërore. Ata veprojnë

    si rreze të tërëndritshme të Diellit të Drejtësisë, të Krishtit; ndriçojnë dhegjallërojnë botën.

    * * *

    Ekzistojnë rrëfime të shumta për jetën dhe kryesisht për martirizimine shenjtorëve të ndryshëm, të cilat janë ruajtur si thesare në librat equajtur “Sinaksarë”. Në mjaft raste, për arsye të dobisë shpirtërore,tregimet në fjalë bëhen në mënyrë të lirë, me shtesa të elementëve qënuk janë saktësuar. Nga shumica e përmbledhjeve që qarkullojnë, para-pëlqyem për përkthim në gjuhën shqipe botimin e Sinaksarit që ka hartuar Manastiri i hirshëm i Simono-Petrës në Malin e Shenjtë Athos, sepsembështetet në burimet më të mira dhe është hartuar me një përpunimkritik serioz. Ky vëllim përmban jetët e shenjtorëve, të cilët Kisha

    Orthodhokse i nderon dhe i kremton gjatë muajve shtator-tetor. Veprado të plotësohet me botimin e vëllimeve të tjera, që do të përmbajnëshenjtorët që kremtohen gjatë muajve të tjerë.

    * * *

    Gjatë gjithë vitit, Kisha jonë kremton përditë kujtimin e shenjtorëve tëndryshëm, duke theksuar faktin se vetë Kisha është “shoqëria e shenj-torëve”. Por nevojitet një njohje më e mirë me ta. Mënyra e të jetuaritdhe e largimit të tyre nga kjo botë përbëjnë burim frymëzimi dhe fuqizimipër të gjithë ne. Na mbështesin në përpjekjen që bëjmë për të ndjekur edhe ne Krishtin, me fuqinë e Kryqit dhe të Ngjalljes në zemrën tonë.

    Leximi i jetës së shenjtorëve, të cilët kremtohen, bashkë me studimine Shkrimit të Shenjtë, janë përpjekja që duhet të bëjë secili nga ne, që të

    zhvillohet në jetën tonë spiritualiteti orthodhoks, element ky shumë i çmuar.Kjo përbën parapërgatitje të një rëndësie jetike, që të përballojmë me

    saktësi gjërat e paparashikuara dhe sfidat e jetës, duke u frymëzuar ngamorali i shenjtorëve, besimi, fuqia, durimi, qëndresa e paepur e tyre.“Prandaj dhe ne, të rrethuar prej një reje kaq të madhe dëshmitarësh, letë hedhim tej çdo barrë dhe mëkatin që na pushton lehtë, edhe me durimle të vrapojmë në rrugën që është përpara nesh, duke shikuar te Jisui qëështë kryet dhe fundi i besimit” (Hebr. 12:1-2).

      Gusht 2014

    † Anastasi  Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë 

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

    10/12

    10 NGJALLJA MARS 2015

    Është bërë tashmë si e zakon-shme që Kisha Orthodhokse, dheveçanërisht kreu i saj, të jetë në qe-

    ndër të sulmeve të disa qarqeve tëcaktuara. Por sulmet e fundit janëdisi të çuditshme, pasi kanë një ko-herencë ndërmjet tyre. I pari ështëverbal dhe “melodi” e njohur shpif-

     jesh dhe përbaltjesh të përsëriturandaj kreut shpirtëror të Kishës Or-thodhokse Autoqefale të Shqipëri-së dhe i dyti, një ndërmarrje vepri-mesh konkrete të dhunshme, dukevënë në shënjestër këtë radhëkryeqendrën e orthodhoksëve tëShqipërisë, Katedralen “Ngjallja e

    Krishtit” në qendër të Tiranës.Disave u është dhënë sy për tëmos parë dhe veshë për të mos dë-gjuar, që nuk mund të dallojnë për-

     parimin e dukshëm të Kishës Or-thodhokse Autoqefale të Shqipërisëdhe kontributin e vyer të Kryepisko-

     pit Anastas, një figurë me reputaci-on ndërkombëtar, i cili ka mbushur me sukses boshllëkun e madh tëtrashëguar nga komunizmi. Ështëe çuditshme që në veprën e prek-shme dhe të dukshme të Kryepi-skopit Anastas, të vlerësuar brenda

    dhe jashtë vendit, ata nuk gjejnë as-gjë pozitive, por vjellin vetëm mllef,sajime dhe akuza të pabaza. Habi-

    temi se si ata nuk arrijnë të shohinnjë mori veprash dashurie, paqeje,

     progresi duke kontribuuar në zgjidh-

     jen e vështirësive të shumta që kakaluar vendi. Kontributi i tij ështëshumëdimensional, pimantik, hu-man, social, në fushën e arsimit,shëndetësisë, punësimit etj., dukendihmuar zhvillimin dhe përparimine vendit tonë.

    Sulmi tjetër paralel është edhemë absurd dhe përbën një fyerje të

     papranueshme të ndërgjegjes feta-re të Komunitetit Orthodhoks nëShqipëri dhe për më gjerë ka një

     jehonë analoge në ndjeshmërinë e

    çdo shqiptari që ka një ndërgjegjefetare.Bëhet fjalë për një veprim arbi-

    trar, i cili përdhos këtë vend të shenj-të dhe vë në rrezik sigurinë e tij.Më 2 mars punëtorët e një firmendërtuese, pa njoftuar zyrtarisht,dhunuan vendin e shenjtë të kishës,duke prerë rrethimin me kangjella,

     bimët dekorative dhe qiparisat që janë tregues karakteristikë të njëvendi të shenjtë.

    Marrja e lejes së ndërtimit për një objekt të rëndësishëm privat

     përfshin edhe sigurinë e këtij vendi,që në rastin konkret, është rrethimime kangjella i kishës Katedrale

    “Ngjallja e Krishtit”, kryeqendra e besimit orthodhoks për Shqipërinë.Për më tepër Kisha Orthodhokse

    ka nënshkruar një marrëveshje meKëshillin e Ministrave të Republi-kës së Shqipërisë, ratifikuar nga Ku-vendi i Republikës së Shqipërisë,ligji Nr. 10057, datë 22.1. 2009, kusipas nenit 21 mbi objektet e kultittë Kishës Orthodhokse Autoqefaletë Shqipërisë “Ndërhyrja e autorite-teve shtetërore në to është e ndalu-ar” dhe njëkohësisht shteti garan-ton mbrojtjen e objekteve dhe ve-ndeve të shenjta.

    Kjo ngjarje na kujton një të ka-

    luar jo të largët që, në vend që tëharrohet, me veprime të tilla rrezi-kon të ngurtësohet në kujtesën ko-lektive, duke mbajtur frikën e tëkaluarës së pranishme.

    Pikërisht nga muri rrethues, nëvitin 1967, nisi dhe shkatërrimi i ki-shës së Shën Vlashit nga regjimikomunist.

    Edhe në këtë rast kemi të bëj-më me një prishje dhe dhunim tënjë objekti kulti, por të shfaqur nënjë formë të moderuar.

    Ky rast cenon shumë imazhin e

    Shqipërisë në botë, e cila krenohetdhe e përdor bashkekzistencën dheharmoninë fetare si faktor pozitiv

    Dëmtimi i Kishës, dëmtim i gjithë shoqërisë

    në rrugëtimin e saj drejt integrimitevropian. Sjellje të këtilla minojnëkëtë aspiratë për një botë më të

    mirë, e cila mbështetet kryesisht terespektimi i besimit dhe jo kundër-vënia ndaj tij, te toleranca dhe jointoleranca, te ligji dhe jo tek arbi-trariteti.

    Me veprime të tilla ky imazhdëmtohet seriozisht, prandaj duhettë marrë fund një herë e përgjith-monë cenimi i objekteve të kultit,sulmet e përbaltjet e vazhdueshmendaj kreut të këtij komuniteti, si dhendaj shenjtorëve dhe simboleve të

     besimit orthodhoks.

    Prandaj me të drejtë besimtarëtorthodhoksë janë të indinjuar dhetë prekur nga sulme të tilla të pa-drejta dhe të pajustifikueshme.

    Kjo indinjatë është e natyrshme, pasi asnjë anëtar i Kishës Ortho-dhokse nuk mund të qëndrojë indi-ferent ndaj ngjarjeve të tilla, sepseajo që i ndodh Kishës, i ndodh secilit

     prej nesh.Është Kisha ajo që formon nje-

    rëz me identitet në një shoqëri qëështë e pushtuar nga kriza e vlera-ve, e cila po e gërryen atë nga bre-

    nda. Në mes të këtij boshllëku ekzi-stencial është pikërisht ajo që kulti-von dashurinë, shpresën, respektin

     për çdo njeri, duke u bërë një garan-ci e madhe për përtëritjen e shoqë-risë.

    Dashuria të cilën ajo predikonvazhdimisht, me fjalë dhe vepra,favorizon hapjen dhe takimin menjeriun e sotëm, në realitetin e tijkonkret, për t’i çuar atij Krishtin dhedashurinë e Tij.

    Dhe një shoqëri që ngrihet me

     persona të cilët gëzojnë qetësi, si-guri, përgjegjshmëri, shpresë, dashuridhe respekt, është pikërisht shoqëriae cila e çan rrugën e saj drejt progre-sit. Prandaj me të drejtë dhe besim-tarët orthodhoksë ndihen të indi-njuar kur shohin që vendi i tyre iadhurimit dhe i kultivimit shpirtëror 

     përdhoset në këtë mënyrë.Urojmë që ngjarje të tilla të mos

     përsëriten më, sepse pasojat e tyre janë të rënda si për komunitetin or-thodhoks, ashtu dhe për shoqërinë.

    Violeta Plepi, Vlash PlepiTeologë

     Në përkujtim të 120-vjetorit te fjetjes sëKonstandin Kristoforidhit, në Elbasan u bë njëPërshpirtje në kishën e Shën Nikollës dhe më pasnjë veprimtari-nderim për figurën e përkthyesit

    të Dhiatës në shqip, por edhe si themelues igjuhësisë, mësuesisë, përkthimit dhe shkrimit tëletërsisë për fëmijë. Morën pjesë klerikë, gjuhë-tarë, shkrimtarë, mësues të Shkollës Normale,mësues e nxënës te gjimnazit “Konstandin Kri-stoforidhi” dhe pasardhës te këtij dijetari të shquar elbasanas dhe mjaft besimtarë. Në veprimtarireferuan pr. dr. Albert Riska, pr. as. Astrit Bish-qemi, dr. Migena Kapllani dhe mësuesit veteranëHyjni Ceka, Rudolf Deliana e Xhemal Lufta.

    Si mirënjohje për punën e bërë nga Kristo-foridhi, Kisha Orthodhokse ngriti më 1934 bustin

     pranë kishës së Shën Marisë në lagjen Kala, bust

    i cili qëndron edhe sot.AtëStavri Çipi 

    Përshpirtje e veprimtari për Konstandin Kristoforidhin

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

    11/12

    11MARS 2015 NGJALLJA

    Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

    PRILL 20151 E Mërkurë † Oshg. Maria ngaEgjipti. Dësh. Geronti e Vasilidhi.3 E Premte † Omol. Nikita. Osh.

    Josif Himnografi. Osh. Iliri.4 E Shtunë † Ngjallja e Llazarit.Osh. Gjergji në Male. Osh. Platoni,Zosimai.

    5 E Diel † E DAFINAVE, Hyrja eKrishtit në Jerusalem. (Shërbesa e dhëndr it) (Vaj, verë e peshk)6 E Hënë † E MADHE. Josifi iDhiatës së Vjetër. (Shërbesa e dhëndr it) 7 E Martë † E MADHE. (Paravoliae 10 virgjëreshave.) (Shërbesa e dhëndr it) 8 E Mërkurë † E MADHE. Lyerjae këmbëve të Zotit Krisht. (Bëhet Efqeli) 9 E Enjte † E MADHE. DarkaMistike. (L exohen 12 Ungj ij të) 10 E Premte E MADHE. Pësimetdhe Varrimi i Krishtit. (Shërbesa e Orëve&  Epitafi) 11 E Shtunë † E MADHE. Zbritjanë Had e Zotit Jisu Krisht.

    12 E Diel † PASHKA E MADHE,NGJALLJA E ZOTIT JISUKRISHT.13 E Hënë † E Ndritshme. Omol.Martini i Romës. Dësh. Elefteri,Zoili.

    14 E Martë E Ndritshme.Ap. Ari-starku, Pudi, Trofimi nga të 70-t.15 E Mërkurë E Ndritshme. Dësh.Krishenti. Leonidhi i Athinës.(H ahen tëgj itha) 16 E Enjte E Ndritshme. Dëshg.Agapi, Irini, Hjonia, Galinia,Harisa, Kalia.17 E Premte † E Ndritshme. BurimiJetëdhënës.  Simeoni i Persisë.(H ahen tëgj itha) 18 E Shtunë † E Ndritshme. Osh.Joani. Efthimi, ndriçues i Finlandës.

    19 E Diel † E THOMAIT. Hierod.Pafnuti i Jerusalemit. Dëshg.Filipa e Theodhori.23 E Enjte † Dëshm. GjergjTrofeprurësi. Dësh. Donati eTherini në Butrint.24 E Premte † Oshg. Elisabeta,çudibërëse. Hierod. Valentioni,Pasikrati etj.25 E Shtunë  † Ap. e Ungjillor Marku. Eniani i Aleksandrisë.Dëshg. Niki.

    26 E Diel † E MIROPRURËSEVE.Hierod. Vasili i Amasisë. Dëshg.Glafira.30 E Enjte † Ap. Jakovi, vëlla i

    Joan Theologut. Osh. Donati iEvrisë (Sarandë).

    Komuniteti i Krishterë Ortho-dhoks i Beratit, i indinjuar, pro-teston për ekzekutimin e vendimittë njëanshëm të Qeverisë për tëhequr rrethimin e Kishës Kate-drale “Ngjallja e Krishtit” në qe-ndër të Tiranës. Ky veprim cenonrëndë autoritetin kishtar, por edhesigurinë e Kishës dhe të objekteveqë ndodhen brenda rrethimit.

     Ne solidarizohemi me vëllezërittanë të Komunitetit Orthodhoks tëTiranës dhe u qëndrojmë pranë në

    këto ditë të vështira, duke dëshmu-ar unitetin tonë, jo vetëm në këtërast, por në të gjitha sprovat e vazh-

    dueshme që ka kaluar dhe po kalonKisha jonë.

    I bëjmë thirrje Qeverisë, e cilakrenohet në botë me harmoninëtonë fetare, të respektojë dhe të je-të garante e “Marrëveshjes ndër-mjet Këshillit të Ministrave dheKishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë” dt. 22/01/2009 ligji10057, duke mbrojtur vendet e shenj-ta dhe duke rritur sigurinë e tyre.

    Shpresojmë që autoritetet qeve-ritare të reflektojnë rreth këtij ve-

     primi, si dhe të bashkëpunojnë për të gjetur në kohë zgjidhjen e këtij

     problemi.

    Jemi të indinjuar nga cenimi i rrethimittë Katedrales së Tiranës

    Deklaratë proteste e besimtarëve orthodhoksë të Beratit

    Shteti, në bazëtë Marrëveshjes,

    duhet

    të ishte ruajtësi objekteve

    kishtareMitropolia e Korçës, nëpërmjet

    një deklarate para mediave, shprehukundërshtimin dhe keqardhjen e

     besimtarëve të kësaj Mitropolie, për  prishjen e rrethimit të Katedrales sëre “Ngjallja e Krishtit” të Tiranës.

     Në emër të Mitropolisë foli atëIlia Kotnani, i cili tha ndër të tjera,se në mënyrë të njëanshme dhe pa

     pyetur janë prerë kangjellat rrethu-ese të kësaj kishe, duke kërcënuar sigurinë fizike të saj, por më tej,edhe sigurinë e saj si vend i shenj-të. Me këtë rast u kujtojmë organe-ve ligjvënëse dhe shtetërore, se mi-dis Shtetit dhe Kishës ekziston njëmarrëveshje e përbashkët e ratifi-kuar në Parlamentin shqiptar, kuShteti merr në mbrojtje Kishën, funk-sionet e saj dhe nga ana tjetër sigu-ron ruajtjen e të gjitha objekteve...

     Ne si Komunitet jemi gjithmonë ba-

    shkë dhe kërkesat tona do t’i kër-kojmë deri në fund. Ai bëri thirrje

     për t’u ulur dhe gjetur një zgjidhjetë pranueshme nga të dyja palët.

    Mitropolia e Korçës

     Ne klerikët e Mitropolisë së Shenjtë të Gjiroka-strës, në emër edhe të enorive në të cilat shërbejmë,bashkojmë zërin tonë të protestës për provokiminshumë të rëndë në dëm të Kishës sonë. Ajo që u bë,duke shkelur pronën e Kishës së Hirshme Katedraletë Ngjalljes së Krishtit, nuk është çështje vetëm e pak metrave truall.

     Nuk është e rastësishme zgjedhja e objektivit. Nëzemër të Kryeqytetit dhe në mes të Kreshmës së Ma-dhe. Bëhet fjalë për mentalitete të cilat nuk kemi asnjëpredispozicion t’i pranojmë pa protestuar.

    ...Me po të njëjtën sjellje acaruese po përballemi

    edhe gjatë këtyre ditëve në Gjirokastër, në Enorinë eKryeengjëjve, në lagjen Varrosh.

     Ne klerikët dhe besimtarët Orthodhoksë jemi të bashkuar rreth Kryepiskopit tonë Anastas për të de-noncuar këto akte abuzimi dhe njëherësh të para-lajmërojmë se përbëjnë në thelb minim të bashk-ekzistencës paqësore...

     Nuk kemi për ta ndërprerë protestën tonë, sepseshteti na ka borxh shumë, tepër shumë. Jetët e vëlle-zërve tani priftërinj që u ekzekutuan nga regjimi i më-

     parshëm, vlerat e pazëvendësueshme të të shenjtaveqë u grabitën në kishat tona, vetë kishat që na i rrëzuannga themelet apo i përdhosën, pasurinë e paluajtshmetë manastireve tona që ende nuk po na e dorëzojnë.

    Le të mos shtohen edhe të tjera episode...Gj irokastër, më5 mars 2015 

    NGA PROTESTA

    e klerit të hirshëm të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës

    Për provokimin në Katedralen “Ngjallja e Krishtit,në Tiranë

    8 mars 2015 

    7 mars 2015 

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Mars 2015

    12/12

    12 NGJALLJA MARS 2015

    Veprimtaria u hap nga Sekretari i Lidhjes, prof.as. Pirro Prifti. Pastaj u vazhdua me një psalje ngamësuesi i teologjisë, z. Thoma Shkira, i cili foli për 

     periudhën e Triodhit.Më pas vazhdoi referimi i radhës, që u mbajt nga

     prof. dr. Ilia Telo, i cili foli për problemet e censusit të popullsisë të vitit 2011 dhe problemet e pasaktësitë edala në regjistrimin e besimit. Të pranishmëve u foli,duke marrë shkas nga tema, edhe KryepiskopiAnastas, që ishte i pranishëm në takim së bashku meHirësi Nathanailin dhe Hirësi Astin dhe më pas u

    vazhduan diskutime nga anëtarët.

    Tiranë - Takim i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë

    Të enjten pasdite, 26 shkurt 2015, në një nga mjediset e Kompleksit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë 

     u zhvillua veprimtaria e radhës e Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë.

    Zyra e Rinisë në Tiranë, në ba-shkëpunim me një grup studentëshnga Shtetet e Bashkuara të Ame-rikës (OCMC), në datën 7 mars

    Takim njëditor me të rinjtë orthodhoksë të Kyepiskopatës së Tiranës

    2015, organizuan në Manastirin eRi të Shën Vlashit, në Durrës, taki-min njëditor me të rinjtë e Kryepi-skopatës së Tiranës.

    Tema e këtij takimi ishte “Si të jetojmë një jetë me Krishtin”.

    Morën pjesë 170 të rinj nga Tira-na, Durrësi, Elbasani dhe rrethinat

    “Si tëjetojmënjëjetëme Krishtin” 

    e tij, Librazhdi, Kavaja dhe stu-dentë të Akademisë Teologjike

    “Ngjallja e Krishtit”. Mori pjesëgjithashtu edhe këshilli i të rinjve, izgjedhur nga Asambleja e Përgjith-shme e Rinisë në dhjetor të 2014,që i votuan për të qenë bashkëpu-nëtorë të përgjegjësve në jetën dheveprimtarinë rinore.

    Programi filloi me “Akathistine Falënderimit” në kishën e Mana-stirit dhe më pas vazhdoi me njëreferat të mbajtur nga pedagogu iAkademisë z. Thoma Shkira dhe u

     pasua nga veprimtaritë në grupe.Gjatë tyre të rinjtë u njohën mëtepër me besimin orthodhoks dheme njëri-tjetrin. Gjithashtu, atavizituan mjediset e AkademisëTeologjike, Manastirin e Hirshëmtë Shën Veleshit, si dhe Skitin eMiroprurëseve. Në fund, të rinjtëu mblodhën përsëri në kishën eManastirit, ku përfaqësuesit e secilitgrup treguan përvojën e takimeve,duke shkëmbyer kështu idetë dhe

    forcuar lidhjet mes njëri-tjetrit. Në mbyllje të programit, Epi-skop Asti, i cili ishte i pranishëmgjatë gjithë këtij aktiviteti, falë-nderoi të gjithë rinjtë për pjesë-marrjen e tyre dhe veçanërishtmiqtë nga SHBA.