Top Banner
NGJALLJA Nr. 9 (272) Viti XXIII i botimit SHTATOR 2015 Çmimi 20 lekë Në përpjekjen për paqe secili nga ne udhëhiqet sipas traditës përkatëse fetare dhe për këtë marrim frymëzim e fuqi prej besimit tonë personal. Veçanërisht tek ata që ndjekin fetë monoteiste, mbizotëron siguria se paqja është dhuratë e Perëndisë. Për këtë arsye, ne lutemi në mënyrë të përsëritur për paqen e cila vjen që lartazi, gjatë pjesës më të madhe të lutjeve tona. Ky mbetet fokusi ynë primar, e në radhë të dytë vjen detyrimi ynë për të punuar për paqen, me respekt për çdo person njerëzor, pavarë- sisht bindjeve të tij politike, fetare ose të llojeve të tjera. Le të falënderojmë Perëndinë që gjatë referateve, diskutimeve dhe përfundimeve të përgjithshme të Takimit tonë Ndërkombëtar për Paqen, arritëm të fitojmë një kuptim më të thellë të temës sonë “Paqja është gjithmonë e mundshme” dhe madje të frymëzohemi -Bashkëmeshim i të ftuarve nga Kishat Orthodhokse në Li- turgjinë Hyjnore sinodike – -Kryepiskopi Anastas foli në ceremoninë e hapjes së veprim- tarisë dhe ishte një nga folësit edhe në mbyllje të saj– Shprehje e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në veprimtaritë e ta- kimit ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundshme”, që u zhvillua nga 6-8 shtator në Tiranë dhe ku Kisha Orthodhokse Auto- qefale e Shqipërisë ishte bashk- organizatore, ishte edhe Liturgjia Hyjnore në Katedralen Orthodho- kse “Ngjallja e Krishtit”. Hierarkë të shumtë nga Kishat Orthodhokse Motra, të ftuar në Tiranë nga Sinodi i Shenjtë i Kishës sonë, për të ndjekur U zhvillua Takimi Ndërkombëtar Ndërfetar “Paqja është gjithmonë e mundshme” +Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Primati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Përshëndetje përmbyllëse (Vijon në faqen 3) Çdo dhunë në emër të fesë dhunon esencën e fesë (Vijon në faqen 3)
12

Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

Jul 16, 2016

Download

Documents

Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

1SHTATOR 2015 NGJALLJANGJALLJANr. 9 (272) Viti XXIII i botimit SHTATOR 2015 Çmimi 20 lekë

Në përpjekjen për paqe secili nga ne udhëhiqetsipas traditës përkatëse fetare dhe për këtë marrimfrymëzim e fuqi prej besimit tonë personal. Veçanërishttek ata që ndjekin fetë monoteiste, mbizotëron siguriase paqja është dhuratë e Perëndisë.

Për këtë arsye, ne lutemi në mënyrë të përsëriturpër paqen e cila vjen që lartazi, gjatë pjesës më tëmadhe të lutjeve tona. Ky mbetet fokusi ynë primar, enë radhë të dytë vjen detyrimi ynë për të punuar për

paqen, me respekt për çdo person njerëzor, pavarë-sisht bindjeve të tij politike, fetare ose të llojeve tëtjera.

Le të falënderojmë Perëndinë që gjatë referateve,diskutimeve dhe përfundimeve të përgjithshme tëTakimit tonë Ndërkombëtar për Paqen, arritëm tëfitojmë një kuptim më të thellë të temës sonë “Paqjaështë gjithmonë e mundshme” dhe madje të frymëzohemi

-Bashkëmeshim i të ftuarvenga Kishat Orthodhokse në Li-turgjinë Hyjnore sinodike –

-Kryepiskopi Anastas foli nëceremoninë e hapjes së veprim-tarisë dhe ishte një nga folësit edhenë mbyllje të saj–

Shprehje e pjesëmarrjes sëdrejtpërdrejtë në veprimtaritë e ta-kimit ndërkombëtar “Paqja ështëgjithmonë e mundshme”, që uzhvillua nga 6-8 shtator në Tiranëdhe ku Kisha Orthodhokse Auto-qefale e Shqipërisë ishte bashk-organizatore, ishte edhe LiturgjiaHyjnore në Katedralen Orthodho-kse “Ngjallja e Krishtit”. Hierarkëtë shumtë nga Kishat OrthodhokseMotra, të ftuar në Tiranë nga Sinodii Shenjtë i Kishës sonë, për të ndjekur

U zhvillua Takimi Ndërkombëtar Ndërfetar“Paqja është gjithmonë e mundshme”

+AnastasiKryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë ShqipërisëPrimati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Përshëndetje përmbyllëse

(Vijon në faqen 3)

Çdo dhunë në emër të fesë dhunonesencën e fesë

(Vijon në faqen 3)

Page 2: Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

2 NGJALLJA SHTATOR 2015

Sot, 26 gusht 2015, në orën 4 të mëngjesit,pa zbardhur dita, në mënyrë të fshehtë e tinë-zare, për t’iu shmangur ballafaqimit me banorëte Dhërmiut, në Himarë, u shkatërrua nga forcatë inspektoratit ndërtimor, të ardhura nga zonatë tjera të vendit, kisha orthodhokse e ShënAthanasit.

Ishte dëshpëruese dhe fyese që në ditët tonatë shihje se shkatërrimi varrosi nën gërmadhaUngjillin e Shenjtë, ikonat dhe objekte të shenj-ta, pamje që të kujtonin përdhosjen në kishëne Shën Marisë në Përmet, ku ato u hodhën nëkamionin e plehrave.

Ky veprim është në shkelje flagrante të Ligjitnr. 10057, 22.01.2009, “Për ratifikimin emarrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministravetë Republikës së Shqipërisë dhe KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, Neni21/1,2: “Ndërtesat dhe objektet që shërbejnëpër kryerjen e ceremonive fetare konsiderohentë shenjta nga Kisha Ortodokse Autoqefale eShqipërisë. Ndërhyrja e autoriteteve shtetërorenë to është e ndaluar, me përjashtim të rastevetë flagrancës, kur një gjë e tillë kërkohet nëzbatim të një urdhri të prokurorisë, të njëvendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv, ose nërast të kanosjes së një rreziku të afërm.2. Paprekshmëria e hapësirës publikegarantohet nga Shteti. Shteti mbron objektetdhe vendet e caktuara fetare, në përputhje meLigjin”. Ndërhyrja u bë pa asnjë njoftim zyrtarose informal, si dhe u shpërfillën klerikët tanë,përfaqësuesit arhieratikë Protopresviter atëPandeli Mitru, atë Efthim Bixhili, atë AthanasQerimi, të cilët kërkuan shpjegime për njëndërhyrje të tillë nga organet vendore.

Që në fillim, ata që kishin planifikuarshkatërrimin e këtij vendi të shenjtë ishinkontradiktorë, megalomanë dhe konfuzë nëdeklarimet, pretendimet dhe veprimet e tyre:Deklaruan se ishte një ndërtim pa leje i bërësë fundmi dhe doli se ishte ngritur nga vetëbesimtarët në fillimet e demokracisë, në tënjëjtin vend ku ngrihej kisha e rrafshuar ngakomunizmi. Deklaruan që kisha ishte monu-ment kulture dhe doli që nuk ishte e vërtetë.

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

Njoftim për shtyp

U shkatërrua kisha orthodhokse e Shën Athanasit

Deklaruan se Kisha nuk ishte pronare dhe udëshmua me dokumente e kundërta. U de-klarua se soleta ishte hedhur mbi muret e vjetrahistorike dhe pastaj i rrafshuan ato etj.

Kjo ngjarje është një shkelje e së drejtësuniversale të besimit dhe laicitetit të shpallurnë Kushtetutë të shtetit, i cili merr përsipër nëmënyrë të njëanshme prishjen e një objekti kultiortodoks dhe në vend të tij të ngrejë një tjetër,duke marrë iniciativa dhe angazhime që nuk itakojnë dhe përbëjnë ndërhyrje në çështjet ebrendshme fetare. Veprime të tilla të pa-përgjegjshme dhe aventureske vënë në rrezikharmoninë fetare në vend, duke krijuarkonflikte midis besimeve dhe komunitetevefetare.

Gjithashtu, në një kohë kur Kisha Ortho-dhokse Autoqefale e Shqipërisë, së bashku meKomunitetin e Sant Egidios dhe KishënKatolike në Shqipëri, në fillim të muajit shtator,përgatiten për të pritur veprimtarinë e madhendërfetare “Paqja është gjithmonë e mund-shme”, ku do të marrin pjesë 500 delegatë,nga 30 besime të ndryshme nga e gjithë bota,një ngjarje historike për Shqipërinë, veprimetë tilla bien ndesh me frymën që ajo promovondhe zbeh imazhin e vendit dhe popullit tonë.

Zyra e Shtypite Kishës Orthodhokse Autoqefale

të Shqipërisë

Page 3: Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

3SHTATOR 2015 NGJALLJA

takimin, bashkëmeshuan në Li-turgjinë Hyjnore, të kryesuar ngaKryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhei Gjithë Shqipërisë, Anastasi, ku ce-lebruan edhe të gjithë Mitropolitëtdhe Episkopët e Kishës sonë. Dukepërfaqësuar kishat e tyre në me-shim dhe në veprimtaritë e Takimit,morën pjesë: Përfaqësuesi i Patri-arkut Ekumenik, Mitropoliti i Bel-gjikës Athinagora, përfaqësuesi iPatriarkanës së Aleksandrisë,Mitropoliti i Zimbabves dhe AngolësSerafimi, Përfaqësuesi i Patri-arkanës së Moskës, Mitropolit An-doni i Borispolit (Ukrainë), Përfa-qësuesi i Patriarkanës së Serbisë,Mitropoliti i Malit të Zi, Amfiloki,Përfaqësuesi i Patriarkanës së Ru-manisë, Mitropoliti Joan i Timi-shoarës dhe i Banatit, Përfaqësuesii Kishës së Greqisë, Mitropoliti iAkaisë Athanasi, Përfaqësuesi i Ki-shës së Polonisë Jakovi i Bialistokut

dhe Gdanskut. Në veprimtari morënpjesë edhe Mitropolitë dhe Epi-skopë të tjerë nga Rusia, Bullgaria,Rumania etj. Në Liturgji ishin tëpranishëm edhe episkopë e klerikëkatolikë, protestantë, koptë, për-faqësues të besimeve të ndryshmenga kontinente të tjera, si edhe shu-më delegatë.

Mitropoliti i Belgjikës, Athina-gora, duke iu drejtuar besimtarëvedhe të pranishmëve në omelinë erastit, përtej predikimit për Ungjilline ditës, foli edhe për përpariminshpirtëror të Kishës Orthodhoksenë Shqipëri, kontributin e saj nëpërparimin e shoqërisë dhe rolin etë krishterëve orthodhoksë si fakto-rë paqeje dhe stabiliteti.

Në fund, të pranishmit i përshë-ndeti Kryepiskopi Anastas, i cili mëpas priti në mjediset e selisë sëSinodit të Shenjtë Hierarkët e lartëtë kishave të ndryshme.

***

Pasdite, në sallën e Pallatit tëKongreseve, u zhvillua ceremoniae çeljes zyrtare të takimit, ku morënpjesë përfaqësitë zyrtare të ftuaranga Komuniteti San Egidio dhebashkorganizatorët, Kisha Ortho-dhokse Autoqefale e Shqipërisëdhe Konferenca Ipeshkvnore eShqipërisë. Ishin të pranishëm edhePresidenti i Republikës, z. BujarNishani, Kryetari i Këshillit të Mi-nistrave, z. Edi Rama, ministra,deputetë etj.

Ndër lektorët që iu drejtuanmijëra pjesëmarrësve nga e gjithëbota, ishte edhe Fortlumturia e Tij,Prof. Dr. Anastasi, i cili që disa de-kada më parë ka qenë nismëtar nëlëvizjet ndërfetare për paqen dheështë shquar si lektor në shumëkonferenca e takime ndërkombë-tare për këtë temë. Kryepiskopi uuroi të pranishmëve mirëseardhjenme fjalët: “Së pari dëshirojmë tëshprehim falënderimet tona të

përzemërta dhe mirëseardhjen engrohtë për gjithë pjesëmarrësite nderuar që pranuan ftesëntonë. “Paqja e Perëndisë, qëkapërcen çdo mendje” (Fil.4:7),le të mbushë jetën e secilit dhe letë ndriçojë shpirtrat tanë gjatëpunimeve të kësaj Konference.”

Duke nxitur besimtarët për tëqenë kontribuues konkretë nëpërpjekjen për paqen, Kryepiskopitheksoi se: “...E kundërta e paqesnuk është lufta, por egocentri-zmi: ai individual, kolektiv, etnik,racor. Egocentrizmi mobilizonforma të shumëllojshme dhune,të cilat e vrasin paqen me mënyratë ndryshme. Ky është frymëzuesidhe ushqyesi i konflikteve, qo-fshin këto vogla ose të mëdha,të cilat i bombardon me urrejtjetë vazhdueshme.

për të vazhduar me entuziazëm më të madhqë të jemi punonjës të paqes; me sigurinë se“lum ata që bëjnë paqe, sepse ata do të quhenbij Perëndie” (Mtth. 5:9).

• Le t’i lutemi Zotit që “dashuria dhe evërteta të takohen, paqja dhe drejtësia tëputhin njëra - tjetrën” (Psalm 85:10);

• Le t’i kërkojmë Zotit, të na ndihmojë tëkuptojmë më thellë se e kundërta e paqes ështëegocentrizmi: individual, kolektiv, etnik, racor,se antidoti për të kapërcyer egocentrizminështë fuqizimi i dashurisë.

• Që mesazhi ynë kryesor të jetë gjithnjëse Perëndia është dashuri, dhe ai që qëndronnë dashurinë, qëndron në Perëndinë dhePerëndia në atë. (1Jn.4:16). Çdo dhunë nëemër të fesë dhunon esencën e fesë.

Përpjekja për paqe, për paqen thellë për-brenda nesh, me ambientin, me komunitetintonë, me mbarë planetin, është detyrimi që kaçdo qenie njerëzore. Në shekullin e 21-të, kjo

Çdo dhunë në emër të fesë dhunon esencën e fesëduhet të kthehet në preokupimin tonë kryesor,me sigurinë se Perëndia është paqe. Perëndiaështë gjithmonë me paqebërësit dhe na fry-mëzon e mbështet në përpjekjet dhe mundimet

tona. Ne të krishterët e dimë se Perëndia vetëështë dashuri dhe ai që qëndron në dashuri,qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në atë (1Jn. 4:16).

U zhvilluaTakimi Ndërkombëtar Ndërfetar“Paqja është gjithmonë e mundshme”

(Vijon nga faqja 1)

(Vijon nga faqja 1)

(Vijon në faqen 4)

Page 4: Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

4 NGJALLJA SHTATOR 2015

Kontribut i personaliteteveorthodhokse në panelet

e ndryshmeGjatë dy ditëve të veprimtarisë,

në panelet e ndryshme e morën fja-lën edhe episkopë e përfaqësues tëKishave Orthodhokse. Si bashk-organizatorë të këtij takimi, përveprimtaritë u përdorën edhe dymjedise të Kompleksit të Katedra-les “Ngjallja e Krishtit”, salla e ma-dhe e koncerteve dhe një nga mjedi-set e tjera, si dhe u ofrua vazhdimishtmbështetje me njerëz dhe mjete.

Kështu, në ditën e parë, 7 shta-tor, në panelin “Roli i bashkimit tëkrishterë në një botë të përçarë”,në auditoriumin e Katedrales“Ngjallja e Krishtit”, folën Mitro-politi Ignat i Patriarkanës së Mo-skës dhe Mitropoliti Serafim, i Patri-arkanës së Aleksandrisë. Në pane-lin “Martirët ndryshojnë tiparet eKrishterimit”, foli Mitropoliti Se-rafim i Patriarkanës së Moskës nëBjellorusi. Në panelin “Një aleancëe re midis njerëzimit dhe mjedisit”,foli përfaqësuesi i Patriarkut Eku-menik, Mitropoliti i Belgjikës Athi-nagora. Dihet se Patriarkana Eku-menike ka qenë shumë e ndjeshmepër temat e mjedisit, aq sa Tërë-shenjtërinë e Tij, Vartholomeun, ekanë quajtur edhe “Patriarku jeshil”.Në panelin “Globalizimi i solidari-tetit” foli edhe Mitropoliti Joan iTimishoarës dhe Banatit, Patriarka-na e Rumanisë. Në panelin “Histo-ria e Mesdheut: deti që bashkon dhendan”, foli personaliteti orthodhoksnga Libani, Prof. Tarek Mitri. Pane-lin “Besimet dhe dhuna” e drejtoiMitropoliti Athanas, i Kishës sëGreqisë. Në panelin “Shqipëria,vendi i bashkëjetesës”, Episkopi iKrujës, Andoni, i Kishës Orthodho-kse Autoqefale të Shqipërisë, folipër bashkëjetesën harmonike nëvendin tonë, por u ndal edhe te pro-blemet që nuk duhen lejuar ta ce-nojnë atë, siç qe rasti i prishjes sëkishës në Dhërmi. Në panelin “Më-shira e Hyjit, forcë ndryshimi”, foliMitropoliti Serafim i Patriarkanëssë Rumanisë.

Të martën, 8 shtator, në panelin

“Të varfrit sot dhe besimet” foliMitropoliti i Korçës, Joani, i cili, pasipërshkroi gjendjen e tmerrshme tëvarfërisë në botë, u ndal në vendinqendror që zë në Orthodhoksi ndih-ma ndaj të varfërve. Hirësia e Tij undal edhe në atë çka është bërë përkëtë në Kishën tonë, nën drejtimine Kryepiskopit Anastas, me mensate ngritura në të gjitha dioqezat, ndih-mat e vazhdueshme për qindra eqindra veta etj. Në panelin “A na du-het ende dialogu?”, foli edhe Mitro-politi Vasilios i Kishës Orthodhoksetë Qipros.

U mbyll takimi ndërkombëtarndërfetar

Në pasditen e 8 shtatorit, medisa veprimtari masive, u mbylltakimi ndërkombëtar ndërfetar“Paqja është gjithmonë e mund-shme - dialogu midis besimeve dhekulturave”.

Aktivitetet e pasdites u hapënme një veprimtari lutjeje, ndarë nëgrupe sipas grupeve të besimeve.Besimet e krishtera u mblodhën nësheshin e Katedrales “Ngjallja eKrishtit”. Ishin të pranishëm edheKryepiskopi Anastas dhe anëtarëtë Sinodit të Shenjtë, Mitropolitëtdhe Episkopët që kishin ardhur sipërfaqësues të Kishave Orthodho-kse. Përfaqësuesi i PatriarkanësEkumenike, Mitropoliti Athinagora,lexoi me këtë rast mesazhin e ve-çantë të Patriarkut Ekumenik,Vartholomeu I.

Në orën 18:30, të gjithë të pra-nishmit u nisën së bashku nëpërrrugën krah katedrales e më pasnë Bulevardin “Dëshmorët e Ko-mbit” drejt sheshit para godinës së“piramidës”, ku do të bëhej mbylljae veprimtarisë. Rrugës u bashkuanedhe me dy grupet e tjera dhe va-zhduan si një lumë shumëngjyrësh

U zhvillua Takimi Ndërkombëtar Ndërfetar“Paqja është gjithmonë e mundshme”

besimesh. Me një koreografi shumë-ngjyrëshe, para vendit që duhet tëpërkujtonte diktatorin që kujtoi semund t’u ndalonte njerëzve të drej-tën për t’iu lutur Perëndisë, takimifilloi me përshëndetjen e Kryetarittë Bashkisë, z. Erion Veliaj, i cili ftoipërfaqësuesit e komuniteteve tëndryshme fetare të Shqipërisë, qëtë mbillnin një pemë ulliri në shenjëpaqeje, siç ishte tema e takimit, poredhe si pema e parë e kopshtit tëbesimeve që do të realizohet aty.

Më pas veprimtarinë e përshën-deti Presidenti i Republikës, z. BujarNishani, i cili tha se ky takim do tëruajë një pozicion nderi, sepse iukushtua kryetemës dhe kryeaspi-ratës, paqes dhe lirisë së besimit.

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësitdhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi,mbajti një nga fjalët përmbyllëse.Ai tha ndër të tjera se: Perëndiaështë gjithmonë me paqebërësitdhe na frymëzon e mbështet nëpërpjekjet dhe mundimet tona.Ne të krishterët dimë se Perëndiavetë është dashuri dhe ai qëqëndron në dashuri, qëndron nëPerëndinë dhe Perëndia në atë(1 Jn. 4:16). Çdo dhunë në emërtë fesë dhunon esencën e fesë.

Në vazhdim foli dhe themeluesii Komunitetit Sant Egidio AndreaRikardi dhe u mbajt një minutëheshtje për viktimat e dhunës, luftë-rave, emigracionit etj.

Në fund, u lexua apeli i Paqes ipjesëmarrësve në Takim, i cili mëpas u firmos nga të gjithë ata.

(Vijon nga faqja 3)

Page 5: Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

5SHTATOR 2015 NGJALLJA

Përshëndetja e Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik, Vartholomeu I

Vëllezër të nderuar e të dashur,Me gëzim të madh përshëndesim mbledhjen tuaj të përbashkët në

Tiranë, ku edhe vetë ne personalisht ishim rreth një vit më parë, nëngjarjen unikale të qershorit 2014, kur kryesuam Shërbesën e Shenjtë-rimit të Katedrales së Re të Ngjalljes së Krishtit bashkë me Fortlumturitëe Tyre, Patriarkun Theofil të Jerusalemit, Irineun e Serbisë dhe Danieline Rumanisë, Kryepiskopët, Kristostomin e Qipros, Jeronimin e Athinës,Savën e Varshavës dhe, sigurisht, me Anastasin e Tiranës, si dhe mehierarkë të tjerë që përfaqësonin Patriarkanat e Aleksandrisë dheAntiokisë, Moskës, Bullgarisë dhe Gjeorgjisë.

Për të gjithë ne që erdhëm së bashku në Tiranë gjatë asaj kohedhe për të gjithë besimtarët tanë të krishterë orthodhoksë në mbarëbotën, mbledhje të këtij lloji - kur veprojmë me një zemër, flasim menjë gjuhë dhe mendojmë me një mendje - shërbejnë si dëshmi të gjallatë nevojës më të madhe për paqe në ditët dhe kohën tonë, si dhe naofrojnë më tepër mundësi komunikimi, për të pasur më shumë bashkë- punim e dialog. Ndërkohë që kemi më tepër shanse për t’u takuar,

bashkëpunuar dhe kuptuar njëri tjetrin, ndoshta sot, më shumë se nëçdo kohë tjetër, ajo që mbetet absolutisht e domosdoshme është nevojapër një veprim më të madh.

Miq të shtrenjtë, sa i takon vendosjes së paqes, ne të gjithë mundtë biem në një mendje me apostull Petron - se të punosh për paqen, kjonuk do të thotë vetëm ta dëshirojmë, por në fakt duhet ta kërkojmëdhe ta ndjekim atë (1Petr.3:11). Megjithatë, mbetet opinioni ynë per-sonal se nëse komunitetet fetare të botës sonë nuk kërkojnë vetë nëradhë të parë paqen dhe nuk e ndjekin atë, - jo vetëm për komunitetete tyre por për hir të paqes në mbarë botën - atëherë ne nuk duhet tëshpresojmë kurrë se mund të shikojmë ndonjëherë një botë paintolerancë dhe dhunë. Nëse shpresojmë që të shikojmë paqe dhepajtim midis popujve dhe qytetërimeve të botës sonë, atëherë kjoshpresë duhet të ekzistojë fillimisht dhe mbi të gjitha midis feve të botëssonë.

Me këto mendime, duke përgëzuar Komunitetin e San Egidios, icili ishte i pari që na tregoi faktin se paqja është me të vërtetë e mund-shme, veçanërisht kur fetë dhe kulturat kërkojnë dhe ndjekin dialogun,ne jemi mirënjohës për ftesën e bërë që t’ju drejtojmë këtë përshëndetjetë gjithëve ju që jeni mbledhur në këtë ditë, duke ju dërguar njëkohësishtedhe lutjet e urimet e bëra me gjithë zemër. Urojmë që të ecni gjithmonëme paqe, siç edhe Komuniteti i San Egidios e ka shfaqur për dekada,nëpërmjet dashurisë së tyre për paqen, për Ungjillin dhe për të varfrit.

Duke ju falënderuar dhe duke ju përgëzuar edhe një herë tjetër,lusim që të vijë mbi ju dashuria dhe mëshira e Perëndisë së gjithë-pushtetshëm, ndërkohë që mbetemi karshi jush me shumë dashuri dherespekt.

Në Patriarkanën Ekumenike, 8 shtator 2015

Nëse ne shpresojmë që të shikojmë paqe dhe pajtim...atëherë kjo shpresë duhet të ekzistojë fillimisht dhe mbi të gjitha

midis feve të botës sonë

Mitropoliti Athinagora duke lexuar përshëndetjene Patriarkut Ekumenik, Vartholomeut I

Page 6: Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

6 NGJALLJA SHTATOR 2015

Dhuna më tragjike në ditët tona është keq-përdorimi i termit “paqe” nga njerëz që realishtnuk besojnë në të. Por, megjithatë, dëshira enjeriut për bashkekzistencë paqësore në rangbotëror mbetet permanente. Çdo përpjekjepër të ripërtërirë interesimin për paqen dhe përt’u thelluar në kuptimin e saj është një kontributshumë i vyer në ecurinë e njerëzimit. Dhe kjoKonferencë, lavdi Perëndisë, bën pjesë në këtëkategori.

Është gëzim dhe një nder i veçantë përKishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisëtë jetë një nga organizatorët e këtij Takimi përPaqen, së bashku me Komunitetin e San Egi-dios dhe Konferencën e Ipeshkëve Katolikëtë Shqipërisë. Së pari dëshirojmë të shprehimfalënderimet tona të përzemërta dhe mirëse-ardhjen e ngrohtë për gjithë pjesëmarrësit enderuar që pranuan ftesën tonë. “Paqja e Pe-rëndisë, që kapërcen çdo mendje” (Fil.4:7),le të mbushë jetën e secilit dhe le të ndriçojëshpirtrat tanë gjatë punimeve të kësaj Kon-ference.

Shqipëria, për shumicën nga ne, gjatërrjedhës së shekullit të 20-të, siç është e njohur,

u përball me shumë sprova e kryesisht vuajtinjë persekutim ateist të tejzgjatur. Prej vitit1991, ka përqafuar lirinë fetare dhe njëkohë-sisht kultivon bashkekzistencën paqësore midiskomuniteteve fetare, si dhe me ata njerëz qënuk i përkasin ndonjë komuniteti fetar. Kuj-timet e dhimbshme nga gjakderdhjet e shekullittë kaluar bashkë me dy luftërat botërore dhekonfliktet e përgjakshme në fund të shekullitnë Ballkanin Perëndimor, e fuqizuan dëshirënpër paqe në të gjitha format e saj.

Tema e kësaj Konference, “Paqja ështëgjithmonë e mundshme”, duket në pamje tëparë dinamike e optimiste. Por lajmet që trans-metohen kohët e fundit në mënyrë të vazhdu-eshme nga të gjitha mjetet e informimit publike që na shfaqin konfliktet e egra në zona tëndryshme të globit, hedhin hije resh të errëtambi optimizmin tonë për mundësinë e një paqejetë përbotshme. Kështu, i shtojnë edhe njëpikëpyetje në fund formulimit të temës sonë:“Paqja është gjithmonë e mundshme?”. Brendakëtij realiteti të pasigurt, punimet e TakimitNdërkombëtar për Paqen do të rezultojnë njëkërkim shpresëdhënës, duke ofruar propozimekonkrete për çështjen kritike të paqes.

Në formën e një hyrjeje, do të doja të thek-soja dhe të flisja shkurtimisht për pesë pika:

1. Që të bëhet e mundur ajo çka në pamjetë parë duket si e pamundur, pra mbizotërimi ipaqes së përbotshme; këtu një rol të rëndësi-shëm luajnë edhe komunitetet fetare. Në më-nyrë analoge me drejtimet, që pasuesit e tyremarrin prej bindjeve fetare, komunitetet mundtë mbështesin ose të minojnë paqen në nivellokal, rajonal ose botëror. Pra, që paqja tëbëhet realitet, një prerogativë e domosdoshmepër këtë qëllim është paqja midis feve.

Çështja e paqes midis feve që dialogojnëmidis tyre me mirëkuptim të ndërsjellë, ështëqartësisht komplekse dhe, sigurisht, që në këtëpikë nuk kemi asnjë dëshirë për të bërë sin-kretizëm. Respekti i vërtetë për lirinë fetare tëçdo personi njerëzor dhe për dinjitetin e tij,mbetet themeli i fortë i bashkekzistencës paqë-sore. Në shtresat e doktrinës së feve të mëdhandodhen elementë të rëndësishëm dhe fry-mëzime paqeprurëse, të cilat duhet të zbulohenme kujdes, të përdoren dhe të rezultojnë pro-duktive për një paqe të përbotshme. Zërat pa-qësorë që dalin nga mushkëritë e feve botëroreduhet të intensifikohen dhe të ekspozohen nëmënyrë permanente, me anë të predikimit, ka-tekizmit, ligjëratave, me çdo lloj forme ko-munikimi.

Sigurisht, që të gjitha nismat për dialog mi-dis feve dhe kulturave do të japin ndihmesën etyre në arritjen e këtij qëllimi. Ne i jemi mirë-njohës të gjithë atyre që përpiqen për këtë sy-nim, veçanërisht Komunitetit të San Egidios,për përpjekjet e tij sistematike dhe frymëzuesegjatë dekadave të fundit.

2. Ndërgjegjja fetare, me larminë eformave të saj, ka aftësinë të kontribuojë memënyra të ndryshme në zhvillimin e prirjevepaqeprurëse dhe në përgjithësi, në kultivimine paqes në nivel lokal dhe global.

Në pjesën më të madhe të traditave fetaregjejmë: Së pari, një kërkim për paqe të brend-

Prof. Dr. AnastasiKryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës

E kundërta e paqes nuk është lufta, por egocentrizmi

Tiranë, 6-8 shtator 2015, PAQJA ËSHTË GJITHMONË E MUNDSHME

Që të bëhet e mundur ajo çkanë pamje të parë duket si e pamu-ndur, pra mbizotërimi i paqes sëpërbotshme; këtu një rol të rëndë-sishëm luajnë edhe komunitetetfetare. Në mënyrë analoge medrejtimet, që pasuesit e tyre marrinprej bindjeve fetare, komunitetetmund të mbështesin ose të minoj-në paqen në nivel lokal, rajonalose botëror. Pra, që paqja të bë-het realitet, një prerogativë e do-mosdoshme për këtë qëllim ështëpaqja midis feve.

Page 7: Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

7SHTATOR 2015 NGJALLJA

shme. Së dyti: ne mbështesim uljen e kurbëssë agresivitetit. Karakteristika e përbashkët etretë është pasja e marrëdhënieve paqësoreme Realitetin e epërm, qoftë kur konceptohetsi Perëndi personal ose jopersonal. Së katërti,fetë kanë caktuar parime që lehtësojnë bashkë-jetesën paqësore brenda çdo grupimi të veçantëshoqëror. Dhe në fund fare, bëhen përpjekjepër ruajtjen e paqes përtej komunitetit konkret,me mbarë njerëzimin.

Të gjithë sa besojmë në mënyrë të ndër-gjegjshme, duhet të hulumtojmë dhe promovo-jmë një theologji dhe antropologji paqëso-re, duke nxjerrë përfitime prej pasurisë së do-ktrinave tona fetare dhe prej faqeve më të miratë historisë së traditave tona fetare. Njëkohë-sisht, duhet të theksojmë edhe detyrimin e çdonjeriu për t’iu kundërvënë dhunës dhe të punoj-më për pajtimin dhe paqen e qëndrueshme nëplanet. Në veçanti, brezi i ri ka nevojë për njëedukim të ndërgjegjshëm paqësor, të ushqyerdhe të frymëzuar nga burime fetare shpirtërore.

3. Kërkimi i paqes presupozon mbrojtjekonstante dhe fuqizim të drejtësisë. Në çdokohë, por veçanërisht në epokën tonë, marrë-dhënia që paqja ka me drejtësinë po delnë pah në mënyrë shpërthyese. Kjo marrë-dhënie haset në shumë fe. Dëshira e sinqertëpër paqen në nivel lokal dhe global, shprehetme dëshirën e vërtetë dhe me përpjekjenpër drejtësi. Një botë e padrejtë nuk mundtë jetë paqësore. Sot, paqja dhe drejtësia ka-në marrë edhe një tjetër sinonim: progresin. Tëgjithë mundemi dhe duhet të kontribuojmë përzhvillimin e zonave më të varfra. Varfëria mbe-tet forma më e keqe e dhunës. Kur njerëzit,pranë ose larg nesh, privohen nga gjërat e do-mosdoshme për mbijetesë, nuk është çudi tëkthehen në drejtime të tjera dhe të përqafojnëkoncepte ekstremiste për arritjen e një shoqërietë drejtë e për t’i dhënë kuptim jetës dhe vdekjes.

Më konkretisht, në lidhje me problemin eterrorizmit që dominon vitet e fundit, mendojmëse shoqëritë perëndimore, që disponojnë fuqiekonomike, shkencore dhe ushtarake, duhett’i bëjnë vetes një autokritikë krijuese. Tëshikojnë më qartazi përgjegjësinë dhe detyrimine tyre në dimensionet e reja globale. Paqja dhesiguria, për të cilat flasim të gjithë, do të arrihenme përpjekjen tonë për paqe sociale dhe zhvi-llimin e shoqërive më të varfra të planetit kujetojmë. Do të ishte tragjike, shpirtërisht dhepolitikisht, që, për shkak të neglizhencës osearrogancës, të lejojmë të zhvillohet një prole-tariat i ri, shumëformësh, që do të ngrejë krye

dhunshëm, duke shpërdoruar “energjinë atomi-ke” të një tradite fetare konkrete.

4. Ajo që shpesh lihet në harresë - ndërkohëqë përbën bërthamën e paqes - është se ndër-gjegjja fetare duhet të promovojë faktin qëpaqja zë fill përbrenda nesh, në thellësi tëqenies njerëzore. Lidhet me përulësinë, faljen,lirinë nga urrejtja, nga hidhërimi, zilia. Ajolulëzon me anë të lidhjes së vazhdueshme mePerëndinë e paqes. Veçanërisht kuptimi i kri-

shterë i paqes së brendshme është më i thellëdhe më i gjerë sesa apatia e stoikëve. Nuk kufi-zohet në indiferencën për sa ndodh rreth nesh.Duke ruajtur paqen tonë të brendshme do tëjemi të aftë të jetojmë me të tjerët “nëse ështëe mundur për ju, duke pasur paqe me të gjithënjerëzit” (Rom.12:18).

5. Dhe pika e fundit, e kundërta e paqesnuk është lufta, por egocentrizmi: ai individual,kolektiv, etnik, racor. Egocentrizmi mobilizonforma të shumëllojshme dhune, të cilat e vrasinpaqen me mënyra të ndryshme. Ky ështëfrymëzuesi dhe ushqyesi i konflikteve, qofshinkëto të vogla ose të mëdha, të cilat i bombar-don me urrejtje të vazhdueshme.

Antidoti ndaj egoizmit nuk janë moralizimetme fjalë përgjithësuese dhe inkurajuese. Asformulimet juridike dhe mekanizmat e shtypjes.Ky antidot është fuqizimi i dashurisë, i njëdashurie shumëdimensionale, praktike, të pa-interes, që nuk njeh kufij, paragjykime dhe çdolloj tjetër diskriminimi. Pikërisht këtu gjendetmundësia e jashtëzakonshme dhe kontributi injë ndërgjegjeje fetare të shëndetshme. Kyantidot, madje edhe në kushtet e konflikteveafatgjata, fal fuqinë e faljes dhe të pajtimit. Sipërfundim, fuqia e dashurisë fiton mbi dashurinëpër pushtet, që shkatërron paqen.

Ne të krishterët dimë se Perëndia vetëështë dashuri dhe ai që qëndron në dashuri,qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në atë (1Jn. 4:16). Shpresoj se, nëpërmjet referateve,diskutimeve dhe problematikës më të gjerë qëdo të trajtohet gjatë Konferencës, do të për-ftojmë material shumë të vlefshëm për t’u the-lluar në mënyrë sa më të plotë në çështjen jetiketë paqes, të kushteve paraprake e të mundë-sive për arritjen e saj, për një analizë më tëthellë të temës së Takimit tonë, që ka si qëllimpërqasjen esenciale ndaj së vërtetës, se “paqjaështë gjithmonë e mundshme”

Tiranë, 6 shtator 2015

E kundërta e paqes nukështë lufta, por egocentrizmi: aiindividual, kolektiv, etnik, racor.Egocentrizmi mobilizon forma tëshumëllojshme dhune, të cilat evrasin paqen me mënyra të ndry-shme. Ky është frymëzuesi dheushqyesi i konflikteve, qofshin kë-to të vogla ose të mëdha, të cilat ibombardon me urrejtje të va-zhdueshme.

Page 8: Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

8 NGJALLJA SHTATOR 2015

Nga 4-7 shtator 2015, Kluzhi,në Rumani, u bë kryeqyteti i5000 të rinjve orthodhoksë ngae gjithë Evropa. “Të rinjtë e kri-shterë orthodhoksë, së bashkupër të ardhmen e Evropës”, ishtetema e Konferencës, ku ishin tëftuar gjithashtu edhe të rinj or-thodhoksë nga Palestina, Jorda-nia, Siria e Afrika. Me bekimin eKryepiskopit Anastas, në takimmori pjesë një grup të rinjshorthodhoksë nga Shqipëria.

Në ditën e parë, takimi u hapnë orën 18:30, në sheshin përparaKatedrales “Fjetja e Hyjlindëses”në Kluzh, ku nga dy përfaqësuesnga çdo kishë u ngjitën me shumëemocion në podium e përshëndetënnë gjuhën e tyre, me fjalët: “Krishtiështë bashkë me ne!” dhe të gjithëpërgjigjeshin: “Edhe ne me Krishtin!”.

I pranishëm ishte dhe Patriarkui Rumanisë, Fortlumturia e Tij, Da-nieli, i cili theksoi në fjalën e tij se:“Takimi i të rinjve nga Kisha tëndryshme Orthodhokse është i do-mosdoshëm për intensifikimin ejetës shpirtërore, për zhvillimin eshërbimit social dhe mund t’u japëkurajë të gjithëve të pranojnë besi-min orthodhoks me lutjet orthodho-kse, misteret dhe veprat e mira”.

Pas Shërbesës së Mbrëmëso-res, të gjithë morën pjesë në kon-certin përshëndetës, me grupin emuzikës popullore “Holograf”.

Në ditën e dytë, pas Shërbesëssë Mëngjesores, u zhvilluan takimenë grupe, me nga 25 persona secili.Tema kryesore ishte: “Të rinjtë dhefamilja për vlerat e krishtera tëEvropës”. Pas mbarimit të diskuti-meve, të rinjtë patën kohë të lirë përtë vizituar Muzeun e Arteve, Muze-un Etnografik të Transilvanisë,Muzeun Zoologjik, Kopshtin Bota-nik dhe Muzeun Historik të Kishave.

Pasdite u vazhdua me lektorët,ku Arkimandrit Zaharia, nga njëmanastir në Angli, foli për temën:“Lidhja jonë ndërpersonale me Pe-rëndinë”.

Ditën e diel të rinjtë ortho-dhoksë morën pjesë në LiturgjinëHyjnore. Ishte shumë mbresëlë-nëse të shikoje kaq shumë të rinj,që, si gjymtyrë të Krishtit, të gjithë

bashkë, i drejtonin lutje Perëndisë.Mitropoliti i Kluzhit, Hirësia e TijAndrei, theksoi vargun biblik qëgjendet tek Letra e Parë e Timo-theut: “Askush të mos e shpërfillëmoshën tënde të re, por bëhu she-mbull për besimtarët në fjalë, në sje-

llje, në dashuri, në Frymë, në besimdhe në dëlirësi” (I Tim.4:12).

Më pas, në Parkun qendror u zhvi-llua koncerti me valle dhe këngëtradicionale rumune, ku të gjithë për-piqeshin që të mësonin sadopak ngalëvizjet e ndryshme.

Në fund, u zhvillua procesioni itë rinjve përreth qytetit, duke u nda-lur në sheshin përballë Katedrales,ku u krye dhe ceremonia e mbylljessë aktiviteteve.

Ingrida BidaAdion Gjoni

Rumani

Të rinjtë e krishterë së bashku për të ardhmen e Evropës

Me www.orthodoxalbania.orgdo të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në çdo moment dhe kudo në të gjithë globin mewww.orthodoxalbania.org

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e sajzyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dheinformacionin e saj edhe në internet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:- besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave

institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e

kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe

manastireve,- botimet kishtare etj.

Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,muzikor e filmik.

Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,anglisht e greqisht.

Page 9: Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

9SHTATOR 2015 NGJALLJA

Nga: SOKOL ÇUNGA*

Pas një periudhe jo të shkurtërheshtjeje, z. Artan Shkreli, këshilltari Kryeministrit për çështjet e kultu-rës, reagoi me një përgjigje sa pro-fesionale, aq edhe nacional-ora-torike, ndaj kritikave që u bënë nëmjetet e informimit publik përprishjen e tempullit të Shën Atha-nasit në Dhërmi. Me çështjet pole-mizuese dhe ngjyrimet nacionaliste,nuk do të merremi, pasi mendojmëse e çojnë ujin në mullirin e gabuardhe shmangim vëmendjen ngaproblemi real.

Shembja e një ndërtese, e cilanuk gëzon aspak hire estetike përsytë e një pjese të shqiptarëve, për-fshi dhe kreun e Ekzekutivit, por eshenjtë për sytë e të tjerëve, qoftënë aspektin religjioz, qoftë lidhurme të drejtat e shenjta të njeriut,solli tollovi në shkrimet dhe mendjete jo pak shqiptarëve.

Shpërfolja që jep Qeveria, si nënivel qendror, ashtu dhe në atëlokal, mbështetet fort në statusin“Monument Kulture” që paskërkapasur tempulli i Shën Athanasit.Kjo rezultoi e pavërtetë pa vënëaspak mund: mjafton të shikohetlista e monumenteve të kulturës sëQarkut Vlorë (ende sipas ndarjessë vjetër administrative), për tëkonstatuar se nuk përmendet as-kund ndonjë kishë e ndonjë ShënAthanasi, aq më pak në Dhërmi.Për statusin “monument” të kishëssë Shën Athanasit, z. Shkreli (në

“Kritikë kritikave të një kritizeri të pasinqertë”-Kisha e Dhërmiut, jashtë listës së monumenteve më 1967 -

një artikull të dt. 01.09.2015 në“Gazeta Shqiptare”) argumenton:“Ajo është shpallur e tillë me Ven-dim nr. 6, datë 15.01.1963, mbë-shtetur në VKM nr. 130, dt. 09. 04.1955, në bazë të të cilit Kisha eShën Thanasit, me nr. rendor 24 nëlistën përkatëse të monumenteve,‘vihet në mbrojtjen e shtetit, dukemarrë parasysh vlerën historike,shkencore dhe artistike…”. NëFletoren Zyrtare të atij viti konsta-tuam se informacioni ishte i vërte-të. Na u duk e çuditshme, ndërko-hë, mosprania e këtij monumenti nëlistën aktuale.

Lidhur me këtë, z. Shkreli thotë:“Kështu, edhe pas rrënimit të mu-reve [të tempullit të Shën Atha-nasit], nuk doli asnjë akt ministrorapo qeveritar që ta hiqte kishën ngalista e monumenteve dhe fakti qënë listat e përditësuara ajo nuk re-zulton, nuk ka të bëjë me statusine rrënojave të saj dhe të truallit, porme praninë fizike aktuale. Obje-ktivisht vendi, themelet, gurët evarret e saj janë ende aty…”. Porfraza që na nxiti të shkruajmë këto

radhë vjen më poshtë: “Fakti qëkisha e vjetër nuk është më mbikuotën e truallit, për rastin e njëmonumenti kulturor nuk do të thotëasgjë […]”?!? Domethënë, edhekemi, edhe s’kemi monument,edhe kemi, edhe s’kemi kishë….Është lapsus i autorit, apo i ligjevetë shqiptarëve?

Për të sqaruar habinë, kërkuamgjurmët e tempullit në periudhënndërmjetëse mes shpalljes “monu-ment” dhe vitit të shkatërrimit tësaj. Në vitin 1967, vitin kur lufta efamshme kundër zakoneve prapa-nike arriti kulmin (luftë në të cilën,madje, pati marrë pjesë edhe ndo-njëri që sot ngrihet në mbrojtje tëidentitetit katolik të tempullit tëShën Athanasit dhe të shenjtërisësë atë Nilo Catalano-s), ministri iArsimit dhe i Kulturës së asaj kohe,Thoma Deliana, i dërgonte Komite-tit Qendror të Partisë një “Relacionmbi shkurtimin e numrit të Monu-menteve fetare”. Ky relacion(AQSh, Fondi 490, Dosja 515, f.1-11), lehtësisht i gjetshëm edhe nëindeksin e dokumenteve të portalit

cod.al, daton më 17.10.1967 dhe iparaqet KQP-së arsyetimin senumri aktual i objekteve të kultit qëjanë monumente kulture arrin në 294(nga totali prej 1536), të cilat i për-kisnin Kishës Ortodokse, KishësKatolike, Komunitetit Myslimandhe Komunitetit Bektashi. Meqe-nëse numri i këtyre monumenteveishte shumë i madh, një komision iposaçëm shqyrtoi edhe një herëmonumentet, duke zvogëluar me70% numrin e tyre. Monumentetduhej të kishin një moshë të konsi-derueshme, duhej të paraqisninvlera të përveçme pamore dhe arki-tekturore, në mënyrë që të mbete-shin në listë.

Ato monumente që përjashto-heshin nga statusi “monumentkulture” dhe, automatikisht, nukmbroheshin më nga shteti, do t’ujepeshin Komiteteve Ekzekutive tërretheve, në mënyrë që t’i përdorinsipas nevojave. Para kësaj faze dotë kryhej përpilimi i dokumenta-cionit përkatës për çdo monument,duke e shtyrë çastin e dorëzimit për

Mbishkrimi i v. 1671 nëkishën e vjetër të Shën Atha-nasit në Dhërmi.

Dokumentim i specialistit tëMonumenteve, të ndjerit z.Theofan Popa, botuar në librin"Mbishkrime të kishave nëShqipëri", botim i Akademisë sëShkencave, Instituti i Historisë,Tiranë, 1998, faqja 297-8.

Emrat e banorëve vendës,që e kanë ndërtuar apo ringriturdhe janë shkruar brenda kishës,janë të familjes Dede nga kyfshat, varret e të cilëve janë enderreth faltores. Gjithashtu, ai kashënuar se, sipas thënieve tëbanorëve, kisha u ndërtua sifalënderim Shenjtorit, pas njëprocesioni të besimtarëve të ka-tundeve të Bregdetit me ikonëne Shën Thanasit për ndalimin enjë epidemie kolere.

(Vijon në faqen 10)

Page 10: Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

10 NGJALLJA SHTATOR 2015

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

TETOR 2015

muajin e tretë të vitit pasardhës(1968). Ndërkohë, mes monumen-teve që përjashtoheshin nga lista eruajtjes, ishin disa të cilat nuk kishinnevojë të pajiseshin me dokume-ntacion. Në fund të listës, nën zërin“Rrethi i Vlorës”, me numër rendor4, lista përcakton: “Kisha e Sh.Thanasit - Dhërmi”. Në listën eMonumenteve të Kulturës të vitit1969 tempulli i Shën Athanasitmungon edhe nga lista e monumen-teve të mbrojtura, edhe nga ajo etë pambrojturave (AQSh, Fondi511, Dosja 66, f. 1-46, 57-65), çkado të thotë se i ishte kthyer KQ tërrethit që më 1967-’68. Për këtëarsye mungon edhe nga listat e sot-shme.

Pra, ekziston një akt ministrorqë e heq kishën nga lista e mo-numenteve. Tempulli është shka-tërruar pasi është përjashtuar ngalista e monumenteve të mbrojtura.Duhet theksuar kjo gjë, pasi tregonbrenda relativitetit të vet, se shteti

i komunistëve respektoi, aq samund të quhet “respekt”, ligjet eveta.

Shohim, fatkeqësisht, se gë-njeshtra dhe gjakimi për të mbuluartë vërtetën ka arritur shumë lart….Mirëpo, përpos kësaj, përse gjithëky kujdes e mund për ta përcaktuartempullin e Shën Athanasit si“monument kulture”? 1. Sepse njëstatus i tillë i jep të drejtën pushtetitqendror dhe vendor të ndërhyjë përrindërtimin e tempullit, edhe kurmonumenti ndodhet në pronë pri-vate. 2. Por qeveria kërkon tëarrijë edhe një qëllim tjetër: të bindëgjithë shqiptarët, ashtu siç rreketrrëmbaj-këmbaj z. Shkreli të bindëpublicistin, z. Fatos Lubonja, se Hi-mara ka një identitet unik kombëtare kulturor, i cili, i nënkuptuar, por joi thënë qartë nga z. Shkreli, ështëvetëm shqiptar. Teksa lexoja këto,më kujtohej dyshtetësia e kryetarittë Bashkisë së Himarës….

Rindërtimi i kujtesës dhe ihistorisë nuk mund të mbruhet me

“Kritikë kritikave të një kritizeri të pasinqertë”

Një dokument më shumë për kishën e Shën Athanasit në Dhërmi, që nxjerr gënjeshtrat e atyre qëthonë se nuk ka qenë pronë e Kishës Orthodhokse. Ky është një dokument i vitit 1921, marrë nga ArkiviQendror i Shtetit, ku janë të regjistruara të gjitha pronat e Kishës Orthodhokse dhe të besimeve të tjeranë gjithë zonën e Bregdetit.

arbitraritetin që po derdhet nëthemelet e tempullit qeveritar tëShën Athanasit, as me teoritë neo-patriotike që evokojnë naciona-lizëm arrogant. Që nesër të mosturpërohen autorët e këtij themelimitë çuditshëm, të denjë për legjenda,por as pasardhësit tanë ndër brezatë mos na kritikojnë për këto çudirame brirë, nevojitet urgjentisht njëndërhyrje e ligjshme. Po nuk ndër-hyri Kisha Ortodokse Autoqefalee Shqipërisë, duke ushtruar tëdrejtën mbi atë që duket se i takon,atëherë, të paktën, të ndërhyjnëinstitucionet kompetente për tëshpallur, edhe një herë, “monumentkulture” truallin dhe rrënojat e tem-pullit të Shën Athanasit, në mënyrëqë formalisht punët të vihen në vijë,dhe e nesërmja të mos na shohëme përbuzje.

*Studiues.

- Botuar te Gazeta Shqiptare, 3shtator 2015

(Vijon nga faqja 9) 1 E enjte † Mbrojtja e Hyjlind.Ap. Anania. Roman Melodisti.Joan Kukuzeli.3 E shtunë † Hierod. Dionis Are-opagjiti. Dësh. Elefteri e Rustiku.

4 E DIEL † 2 LLUKAIT. Jerotheui Athinës. Dëshg. Domnina. Osh.Amuni.10 E shtunë † Dësh. Eulambi dheEulambia. Omol. Theofili e Vasiani.

11 E DIEL † 4 LLUKAIT. EETËRVE SINODIT VII EK. Ap.Filipi nga 7 dhjakonët.17 E shtunë † Pr. Osia. Andreanë Krisi. Anargj. Kozma e Damian,arabë.

18 E DIEL † 3 LLUKAIT. Ap. eUngjillor Llukai. Dësh. Marini.Oshg. Efrosina.20 E martë † Dëshm. Artemi.Osh. Gjerasimi në Kefaloni. Oshg.Matrona.24 E shtunë † Dësh. Arethai.Dëshg. Sebastiana. Dësh. Valen-tini, Nerdoni.

25 E DIEL † 6 LLUKAIT.Tavithaja e Jopës. Dësh. Mar-kiani, Martiri, Krisafi.26 E hënë † Dëshm. DhimitërMirovliti. Dëshg. Leptina. Dësh.Glikoni.31 E shtunë † Ap. Stahi, Apeli,Ampli, Narkisi, Urbani, Aristovulinga të 70-t.

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse

Rrugica e Katedrales,pranë sheshit “Skënderbej”,

TiranëTel. 355 4 22 57 261/ 2Fax. 355 4 22 57 263

Shtypur në shtypshkronjën“Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Page 11: Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

11SHTATOR 2015 NGJALLJA

Filloi viti i ri mësimor 2015 - 2016 në shkollat e Kishës

Më 14 shtator, nisën procesinmësimor edhe institucionet e ar-simit parauniversitar të ngrituranga Kisha jonë. Ato janë hapurdhe funksionojnë nën kujdesine drejtpërdrejtë dhe fondet esiguruara nga KryepiskopiAnastas, i cili që në çastet e paratë ardhjes në vendin tonë, nëvitin 1991, hapi së pari njëshkollë, atë për përgatitjen eklerikëve, që u pasua nga shumëtë tjera, shumica laike, si njëkontribut shpirtëror dhe materialpër përgatitjen e një brezi të rime njohuri të thella dhe shpir-tërisht të përkushtuar zhvillimittë vendit të tyre.

Të parat i hapën dyert 20përkujdesjet ditore të fëmijëve, tëcilat mirëpresin rreth 830 vogë-lushë. Investimet në to kanë rritursa kapacitetet pritëse, duke parëkërkesat e shumta, aq edhe kanëpërmirësuar më tej kushtet.

Të gjitha shkollat janë tëpajisura me mësues me përvojë dheme kualifikim të lartë dhe kanëgjithë kabinetet, mjediset sportivedhe ambientet e nevojshme përzhvillimin e një procesi mësimorsipas kërkesave bashkëkohore.Ecuria e mirë e tyre ka krijuar tani-më besimin e komuniteteve lokaledhe prandaj numri i kërkesave për

t’i frekuentuar është shtuar aqshumë, sa është bërë i papër-ballueshëm me gjithë investimet përrritjen e kapaciteteve.

Veçanërisht dyndje regjistri-mesh ka pasur në shkollën shqip-taro-amerikane “Protagonistët”, nëTiranë, ku në klasën e parë u hapedhe një paralele e tretë dhe klasatkanë numrin maksimal të nxënësve.Nga shkolla e mesme e përgjith-shme këtë vit doli matura e parëdhe të gjithë nxënësit kanë fituartë drejtën për të vazhduar në uni-versitete brenda dhe jashtë vendit.Edhe këtu, në vitin e parë u shtuasivjet një paralele. Kopshti i kësaj

shkolle, me dy godina të rikon-struktuara plotësisht, ka 185vogëlushë, ndërsa shkolla 9-vje-çare dhe ajo e mesme 515 nxënës.

Shkolla “Frymë dashurie” nëDurrës sivjet hapi vitin e parë dhetë dytë të shkollës së mesme, kuKryepiskopi akordoi 5 bursa tëplota për nxënësit e shkëlqyer.

Edhe shkolla “Frymë dashurie”në Gjirokastër ka kërkesa tëshumta për regjistrime dhe funksio-non në godinën e re moderne. Ndër-sa në Mesopotam, pas marrjes sëlicencës u hap edhe shkolla emesme e përgjithshme, viti i parëdhe i dytë. Me shumë sukses va-zhdon në Mesopotam shkolla emesme profesionale “ApostullPavli”, e cila ka 160 nxënës. Ajodallohet për nivelin e lartë tëmësimdhënies, ndaj nga 43 nxënësqë mbaruan maturën 39 kanë fituartë drejtën për të vazhduar univer-sitetin brenda dhe jashtë vendit.Nxënësja Eleni Papapano u dalluanë rang vendi, sepse arriti pikëtmaksimale në provimet e maturësshtetërore.

Në Korçë, kolegji “Platon” ifilloi sivjet mësimet në godinën ere moderne, dhuratë e KryepiskopitAnastas, që me gjithë situatën ekrizës ekonomike, vazhdon përpje-

kjet maksimale për të gjetur fondepër zgjerimin dhe shtimin e cilësisësë sistemit arsimor të Kishës sonë.Godina moderne dykatëshe kapalestër të brendshme, sallë aktivi-tetesh, kabinete e laboratorë tëpajisur me të gjitha mjetet enevojshme. Për pranimin në këtëshkollë, falë cilësisë së mësimdhë-nies e kushteve, ka pasur aplikimepërtej kapacitetit, ndaj pranimiështë bërë edhe me një testimpërzgjedhës.

Mësimi filloi edhe në shkollat emesme kishtare “Kryqi i Nderuar”në Gjirokastër dhe në Sukth, Du-rrës, të dalluara si për kushtet, ashtuedhe për rezultatet e larta. Nxënësite këtyre shkollave janë dalluar nëolimpiadat mësimore kombëtare.

Në përgjithësi, tarifat në këtoshkolla janë simbolike, mjaft nënkosto, përveç Tiranës, pra edhe kjoështë një lloj “burse”, shpenzimete së cilës mbulohen nga Kryepi-skopi Anastas. Veç kësaj, përfamiljet më në nevojë, akordohennga Fortlumturia e Tij bursa të plotaose të pjesshme. Ato janë më shu-më se 100 çdo vit, pa përfshirë këtunxënësit e Liceve Kishtarë, të cilëtstudiojnë të gjithë me bursë të plotë.

Niko Zharkalli

Godina e re e kolegjit “Platon”, në Korçë

Page 12: Gazeta "Ngjallja" Shtator 2015

12 NGJALLJA SHTATOR 2015

Zyrtarë të lartë të shtetit përhapën publikisht lajmin se KishaOrthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nuk ka protestuar për ngjarjete shkatërrimit të kishës së hirshme të Shën Athanasit në Dhërmi. Evërteta është se Kisha ka bërë tri deklarata-protesta. Dy të parat më20 dhe 21 gusht, për të ndaluar planet e shkatërrimit dhe e treta më 26gusht, ku protestohet me tone të forta kundër shkatërrimit.

Konkretisht në Protestën e datës 21 gusht theksohet se: “KishaOrthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dënon ashpër këto ngjarje,që cenojnë pronën dhe lirinë e besimit fetar. Ajo i bën thirrjebesimtarëve që të ruajnë qetësinë përpara këtyre provokimevedhe të qëndrojnë të vendosur në mbrojtje të kishës. Ajo kërkonnga shteti të marrë përsipër detyrimet ligjore që rrjedhin nga Ligjinr. 10057/22.01.2009...”.

Në protestën e tretë, të datës 26 gusht, theksohet midis të tjeraveedhe sakrilegji, arbitrariteti dhe shkelja flagrante e ligjit: “Ky veprimështë në shkelje flagrante të Ligjit nr. 10057, 22.01.2009, “Përratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë”, Neni 21/1,2: “Ndërtesat dhe objektet që shërbejnëpër kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të shenjta nga Kisha

Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Ndërhyrja e autoriteteveshtetërore në to është e ndaluar, me përjashtim të rasteve tëflagrancës, kur një gjë e tillë kërkohet në zbatim të një urdhri tëprokurorisë, të një vendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv, ose nërast të kanosjes së një rreziku të afërm. 2. Paprekshmëria ehapësirës publike garantohet nga Shteti. Shteti mbron objektetdhe vendet e caktuara fetare, në përputhje me Ligjin.”

Pra, është krejtësisht e pavërtetë se Kisha Orthodhokse Autoqefalee Shqipërisë nuk ka protestuar kundër këtyre ngjarjeve.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, si bashkorganizatoree “Takimit Ndërkombëtar për Paqen”, që u zhvillua në Tiranë nga 6-8shtator 2015, shmangu me takt gjatë këtyre ditëve zhurmën e njëproteste publike kundër kësaj shkeljeje skandaloze të lirisë fetare dhesakrilegji ndaj vendeve të shenjta të kultit. Edhe sot e kësaj dite mbetete pashpjeguar nga ana e autoriteteve shtetërore se si e kryen këtë akttë rëndë fyes për orthodhoksinë, pa asnjë lloj komunikimi paraprakme Kishën Orthodhokse. Kisha ka protestuar me forcë ndaj këtijveprimi të rëndë dhe nuk do të reshtë kurrë së mbrojturi të vërtetëndhe të drejtën.

Nga Kryepiskopata e Hirshme, 10 shtator 2015

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

TJETËR PROTESTË PUBLIKEPër shkatërrimin e kishës së Shën Athanasit në Dhërmi

14 shtator 2015, besimtarët e Dhërmiut kremtuan Lartësimin e Kryqit në rrënojat e kishës orthodhokse të Shën Athanasit, që ua shembëndhunshëm autoritetet shtetërore. Ata lartësuan bashkë me Kryqin edhe protestën e tyre dhe lutjen që Perëndia të ndriçojë mendjet e errësuara.