Top Banner
ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS STATUTI I ODËS SË AVOKATËVE TË KOSOVËS
48

Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Mar 12, 2015

Download

Documents

juridikuu

Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS

STATUTI

I ODËS SË AVOKATËVE TË KOSOVËS

Prishtinë, Kosovë

2007

Page 2: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Me këtë Statut rregullohen:

1. organizimi i Odës së Avokatëve të Kosovës (në tekstin e mëtejshëm: Oda),2. autorizimet dhe mënyra e formimit dhe e punës së organeve të Odës,. 3. format e bashkimit dhe të bashkëpunimit të avokatëve,4. kushtet për punën e zyrave të avokaturës, zyreve të përbashkëta të avokatëve dhe për ndërlidhjen e zyrave të avokaturës,5. të drejtat dhe detyrimet e avokatëve dhe avokatëve praktikantë,6. procedura disiplinore për përcaktimin e përgjegjësisë lidhur me shkeljen e detyrimeve dhe cenimin e autoritetit të avokaturës,7. organet për fillimin dhe zhvillimin e procedurës disiplinore dhe8. çështjet të tjera të rëndësishme për avokaturën

Neni 2

Oda është organizate e pavarur e avokatëe e themeluar me ligj.Oda përfaqëson avokaturën e Kosovës.Selia e Odës është në Prishtinë.Oda e ka vulen katrore, të rrumbullakët dhe shenjën e vet..

Neni 3

Oda, në përputhshmëri me Ligjin mbi avokaturën dhe ndihmën juridike, me këtë Statut, Kodin e etikës profesionale të avokatëve dhe me aktet tjera të përgjithshme e përparon avokaturën si shërbim autonom dhe të pavarur, duke u dhënë ndihmë juridike qytetarëve dhe personave juridik dhe fizikë në realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre.

Neni 4

Detyrat me rëndësi të posaçme të Odës janë:

1. ta ruajë autoritetin dhe autonominë e avokaturës dhe t’i sigurojë kushtet për ushtrimin e rregullt të veprimtarisë së avokatit,2. t’i mbikqyrë avokatët, zyrat e përbashkëta të avokaturës si dhe format e tjera të lidhjeve të avokatëve për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të palëve,3. t’i kushtojë kujdes ngritjes së përhershme profesionale të avokatëve dhe avokatëve praktikantë dhe në lidhje me këtë të organizojë forma të ndryshme të bashkëpunimit me gjykatat, organet administrative, institucionet shkencore, fakultetet juridike dhe organizatat simotra në botë dhe me organizatat dhe institucionet e tjera të rëndësishme për realizimin e kësaj detyre .

Page 3: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

4. ta zhvillojë dhe përparojën etikën e avokaturës,5. t’i analizojë dhe studiojë dukuritë e rëndësishme për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe të personave juridikë,6. t’i njoftojë organet kompetente vendase të niveleve të ndryshme mbi gjendjen dhe masat që duhet ndërmarr për përparimin e avokaturës dhe perparimin e të drejtave të qytetarëve dhe pesonave juridik,7. të kujdeset për kushtet materiale dhe interesat e tjera të avokaturës,8. të kujdeset për statusin dhe të drejtat e avokatëve të pensionuar dhe të të punësuarve në zyrat e avokaturave dhe9. t’i vërë kontaktet për bashkëpunim dhe zhvillim me odat e tjera të avokatëve, institucionet dhe asociacionet e ndryshme shkencore vendase dhe ndërkombëtare.

Neni 5

Në procedurën për regjistrimin në regjistrat e avokatëve dhe avokatëve praktikantë, për përsëritjen e procedurës së regjistrimit si dhe në rastet e tjera kur vendoset mbi të drejtat dhe detyrimet e avokatëve, avokatëve praktikantë dhe shoqatave të avokatëve, nëse me Ligj, Statut apo me ndonjë akt tjetër të Odës nuk është përcaktuar ndryshe, zbatohen dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Administrative.

II. MARRJA E LEJES PËR USHTRIMIN E AVOKATISË

Neni 6 Cilësia e avokatit fitohet me regjistrim në regjistrin e avokatëve dhe me dhënien e betimit. Avokati quhet personi i cili është regjistruar në regjistrin e avokatëve dhe e ka dhënë betimin.

Me rastin e regjistrimit, avokatit i lëshohet vendimi dhe libreza e avokatit. Neni 7

Libreza e avokatit, në gjuhet shqipe , angleze dhe serbe , përmban :

1. mbishkrimin “Oda e Avokatëve të Kosovës”,2. emertimin “libreza e Avokatit”,3. numrin e librezës, i cili i përgjigjet numrit rendor të regjistrimit në librin emëror,4. emertimin “avokati”,5. emrin, mbiemrin, daten dhe vendin e lindjes , selinë e zyrës së avokatit,6. fotografinë e avokatit dhe datën e lëshimit të librezës,7. vulën e Odës e cila duhet, doemos, të jetë në pjesen e poshtme të djathtë të fotografisë dhe8. nënshkrimin e Kryetarit të Odës.

Page 4: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Neni 8

Vendimin mbi madhësinë dhe formën e librezës së avokatit e merr Këshilli ekzekutiv i Odës. Neni 9

Nëse për çfarëdo arsye bëhet ndryshimi ose dëmtimi i ndonjë shënimi në librezë, avokati është i detyruar që menjëherë ta kërkojë librezën e re.

Neni 10

Nëse e nderpren veprimtarinë, avokati është i detyruar që në afatin prej 30 (tridhjetë) ditësh ta lajmërojë Odën dhe t’ia dorëzojë librezën.

Neni 11

Kërkesa për t’u regjistruar në regjistrin e avokatëve i drejtohet Odës.

Neni 12

Kërkesës duhet t’ i bashkangjiten dëshmitë mbi plotësimin e kushteve të parapara me Ligjin për regjistrimin në regjistrin e avokatëve.

Neni 13

Lidhur me kërkesën për regjistrim vendos Këshilli ekzekutiv i Odës.

Procedurën deri në marrjen e vendimit e udhëheq Sekretari i Odës.

Neni 14

Kundër vendimit të Këshillit ekzekutiv me të cilin është refuzuar kërkesa për regjistrim, mund të parashtrohet ankesë në afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes së vendimit.

Ankesa i dërgohet Komisionit për shqyrtimin e ankesave, i emëruar prej Kuvendit të Odës, i cili vendos për ankesën në afatin prej 60 ditesh, nga dita e marrjes së ankesës.

Neni 15

Page 5: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Në përbërjen e Komisionit nga neni paraprak, nuk merr pjesë asnjë antarë i Këshillit ekzekutiv.

Procedurën lidhur me ankesën, para Komisionit për shqyrtimin e ankesave, e udhëheq anëtari më i vjetër i Odës, i cili edhe e nënshkruan vendimin që është marrë.

Neni 16

Procedura rreth regjistrimit në regjistrin e avokatëve e filluar sipas kërkesës ndërpritet nëse vërtetohet se ndaj parashtruesit të kërkesës, ka filluar ndonjë procedure hetimore për veprën penale që e bënë të padenjë për ushtrimin e veprimtarisë së avokatit dhe nëse ka filluar ndonjë procedure disiplinore në organizatën në të cilën punon.

Neni 17

Nëse, pas regjistrimit të avokatit në regjistrin e avokatëve konstatohet se i njejti nuk i ka pasë të plotësuara kushtet për ushtrimin e profesionit te avokatit në momentin e regjistrimit, procedura e regjistrimit do të përsëritet me nismën e, Kryetarit të Odës, Këshillit ekzekutiv ose Kuvendit të Odës.

Në procedurën e përsëritur do të mirret vendimi për fshirjen e emrit të tij nga regjistri i avokatëve.

Neni 18

Parashtruesi i kërkesës, të cilit i është miratuar kërkesa për regjistrim në regjistrin e avokatëve, soleminisht e jep betimin para Kryetarit të Odës ose para ndonjë avokati tjetër të cilin e autorizon kryetari.

Në rast se i regjistruari nuk e jep betimin në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh, Këshilli ekzekutiv merr vendimin mbi çregjistrimin e tij nga regjistri i avokatëve.

III. AVOKATI PRAKTIKANT

Neni 19

E drejta për ushtrimin e veprimtarisë së avokatit praktikant fitohet me aktin e regjistrimin në regjistrin e avokatëve praktikant.

Neni 20

Kërkesa për regjistrim i dërgohet Këshillit ekzekutiv të Odës i cili vendos lidhur me kerkesën.

Page 6: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Neni 21

Kërkeses i bashkangjiten dëshmitë mbi plotësimin e kushteve të parapara për regjistrim si dhe kontrata lidhur mes avokatit praktikant dhe avokatit ose shoqatës së avokatëve mbi pranimin e tij për ta kryer stazhin e praktikantit.

Neni 22

Dispozitat lidhur me regjistrimin, të drejtën në ankesë dhe vendosjen lidhur me ankesën e avokatit, përshtatëshmërisht zbatohen edhe kur është fjala për avokatin praktikant.

IV. REGJISTRAT E ODËS

Neni 23

Oda i mban këta regjistra:

1. Regjistrin e avokatëve,2. Regjistrin e avokatëve praktikantë,3. Regjistrin e zyrave të përbashkëta të avokaturës.4. Regjistrin e shoqatave të avokatëve,5. Regjistrin e kontratave mbi lidhjet ndërmjet zyrave të avokatëve.

Neni 24

Regjistrat nga neni paraprak janë libra të lidhur.

Faqet e këtyre librave shenohen me numra rendorë, kurse fletet e tyre janë të lidhura me shirit mbi të cilin është e shtypur vula e Odës në bazën e dyllit.

Neni 25

Secilin regjistër e vërteton Kryetari i Odës duke e shenuar në pjesën e lartë të faqes së parë, numrin e përgjithshem të faqeve dhe datën e vërtetimit, nënshkrimin e tij dhe vulën e Odës.

Neni 26

Mënyrën e udhëheqjes dhe të plotësimit të regjistrave e përcakton me vendim të posaçëm Këshilli ekzekutiv.

Page 7: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Regjistrat mund të mbahen edhe me mjete elektronike.

Neni 27

Në Regjistrin e avokatëve shënohet:

1. emri dhe mbiemri i avokatit,2. numri i tij personal,3. data dhe vendi i lindjes,4. data e regjistrimit,5. numri dhe data e vendimit mbi regjistrimin në Odë,6. data e dhënies së betimit solemn,7. selia e zyres,8. statusi i avokatit në shoqaten e avokatëve,9. antarësia në zyrën e përbashket,10. numrat dhe datat e vendimeve me të cilat janë konstituuar ndryshimet në punën e avokatit,11. data dhe arsyeja e fshirjes së emrit të avokatit nga regjistri së bashku me numrin dhe datën e vendimit,12. emri dhe mbiemri i avokatit , numri dhe data e vendimit,13. shenimi mbi fillimin e procedurës disiplinore së bashku me numrin dhe datën e vendimit,14. shënimet mbi fillimin e procedurës disiplinore së bashku me të gjitha elementet e asaj procedure dhe15. shënimet mbi antarësimin në organet e Odës si dhe kohëzgjatja e tyre.

Neni 28

Në regjistrin e avokatëve praktikantë shënohet:

1. emri dhe mbiemri i avokatit praktikantë,2. numri i tij personal ,3. data dhe vendi i lindjes,4. data e regjistrimit si dhe numri dhe data e vendimit,5. shenimet mbi zyrën e avokatit ku punon avokati praktikantë,6. kohëzgjatja e stazhit të praktikantit,7. shenimet mbi vendimet për ndryshimet në punën e avokatit praktikantë,8. data dhe arsyeja e fshirjes së avokatit praktikantë nga regjistri së bashku me numrin dhe datën e vendimit dhe9. shënimet mbi fillimin e përsëritjes së procedurës të regjistrimit , të fillimit të procedurës disiplinore së bashku me numrat dhe datat e vendimeve.

Neni 29

Në regjistrin e dy ose më shumë avokatëve që punojnë në të njejtën zyre shënohet:

Page 8: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

1. emri dhe mbiemri i secilit avokat,2. numri me të cilin është evidentuar secili avokat në regjistrin e avokatëve,3. numri me të cilin është shenuar zyra e përbashkët në regjistrin e zyrave të përbashkëta të avokaturës dhe4. data e regjistrimit dhe data dhe numri i vendimit mbi regjistrimin.

Neni 30

Mënyrën e udhëheqjes dhe plotësimit të regjistrit të shoqatës së avokatëve dhe të, regjistrit të zyrave të përbashkëta me vendim të posaçëm e përcakton Këshilli ekzekutiv i Odës.

Neni 31

Regjistri imbi bashkëpunimin e zyrave të avokatëve përmban:

1. shenimet mbi zyret e avokatëve të cilët e kanë lidhur kontratën,2. vendi dhe data e lidhjes së kontratës së bashku me shënimet mbi plotësimet dhe ndryshimet e mëvonshme,3. shënimi i shkurter mbi përmbajtjen dhe formën e bashkëpunimit dhe 4. data e regjistrimit , data dhe numri i vendimit.

V. TË DREJTAT DHE DETYRAT E AVOKATËVE DHE TË AVOKATËVE PRAKTIKANT

Neni 32

Avokati ka të drejtë të zgjedhë dhe të jetë i zgjedhur në organet e Odës.

Avokatët që zgjedhen në organet e Odës kanë për detyrë të marrin pjesë në mbledhjet e këtyre organeve.

Avokatët janë të detyruar të veprojnë sipas vendimeve të organeve të Odës.

Neni 33

Me kërkesën e organeve të Odës, avokati ka për detyrë t’i prezentojë të gjitha shënimet rreth punes dhe qëndrimit të tij lidhur me ushtrimin e profesionit..

Neni 34

Page 9: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Nëse, për shkak të sëmundjes apo mungeses, avokati nuk është në gjendje që për një kohë të gjatë t’a ushtrojë veprimtarinë, është i detyruar ta caktojë zavendësin nga radhët e avokatëve.

Marrëdhëniet e ndërsjella, regullohen me kontratë të veçantë.

Neni 35

Për caktimin e zëvendësit nga neni paraprak, avokati e lajmëron Odën.

Nëse avokati nuk e cakton, atëherë Oda ia cakton zavendësin e përkohshëm në zyren e tij.

Neni 36

Në shoqatat e avokatëve dhe në zyrat e përbashkëta të avokatëve, avokatin i cili mungon, e zavendësojnë avokatet e tjerë nga shoqata apo zyra, në mënyren e përcaktuar me kontratë mbi themelimin e shoqates ose të zyres së përbashket.

Neni 37

Gjatë ushtrimit të profesionit avokati mund të lidhë marrëveshje me ndonjë palë për dhenien e ndihmës juridike për një periudhë më të gjatë kohore me një kompensim të caktuar periodik.Kjo marrëveshje lidhet me shkrim.

Neni 38

Avokati është i detyruar t’ia paguajë Odës antarësinë dhe obligimet e tjera të caktuara nga organet e saj.

Neni 39

Secili avokat duhet ta ketë vulën e zyrës në të cilën punon. Në vulë shënohet:

1. shenja “avokati”,2. emri dhe mbiemri i avokatit,3. titulli eventual akademik dhe4. adresa e zyrës.Nëse avokati punon në shoqatë ose në zyren e përbashkët, vula duhet të përmbajë edhe shkurtesën zyrtare të asaj shoqate ose shenjen e zyrës së përbashkët.

Vula mund t’i ketë edhe numrat e telefonit, telefaksit, teleksit, fahut postar , adresën në internet .

Page 10: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Neni 40

Teksti në vulen e zyrës së avokatit mund të shkruhet në të gjitha gjuhët zyrtare që janë në përdorim në Kosovë.

Neni 41

Pllaka me mbishkrimin e zyrës së avokatit duhet të vihet në hyrjen e zyrës.Pllaka duhet të përmbajë shenjën “Avokat”, emrin dhe mbiemrin e avokatit si dhe shkurtesën zyrtare të shoqatës ose shenjën e zyrës së përbashkët.

Neni 42

Pllaka nga neni 41 i këtij Statuti, sipas pamjes, madhësisë dhe formës nuk duhet të ketë karakteristika reklamuese.

Neni 43

Për ndërrimin e selisë së zyrës ose për hapjen e zyrës së re, avokati është i detyruar që me shkrim ta njoftojë Odën, më së voni 15 ditë përpara, duke e shenuar adresën e re.

Në të njejtin afat avokati është i obliguar që me shkrim ta njoftojë Odën për secilin ndryshim eventual në emrin e zyrës.

Neni 44

Avokati është i detyruar ta udhëheqë avokatin praktikant në aftësimin profesional në të gjitha lëmitë juridike.

Neni 45

Dispozitat e këtij Statuti dhe të Kodit të Etikës Profesionale të avokatit të cilat i

referohen të drejtave dhe detyrimeve të avokatëve, zbatohen edhe për avokatët praktikantë.

Neni 46

Avokati praktikant mund ta ndërrojë zyrën e avokatit në të cilen punon.

Për këtë ndërrim, avokati praktikant është i obliguar t’a njoftojë Odën në afatin prej 8 dite.

Page 11: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Njoftimit duhet t’i bashkangjitet vërtetimi i avokatit te i cili e ka ndërpre punën si dhe vërtetimi i avokatit te i cili e vazhdon punën.

Neni 47

Avokati praktikant të cilit i është ndëprerë puna për arsye të ndryshme ligjore mund ta fillojë procedurën e re të regjistrimit pasi kanë kaluar arsyet e nderprerjës.

Neni 48

Vendimin për ndërprerjen e punës së praktikantit në zyrën e avokatit e merr Kryetari i Odës. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë Këshillit ekzekutiv të Odës në afatin prej 8 ditëshnga dita e marrjës së vendimit.

Neni 49

Kryetari i Odës e pezullon veprimtarinë e avokatitpraktikant me akvendim të posaqëm, gjersa i njejti gjindet ne paraburgim.

Kryetari i Odës mund t’ia ndalojë punën avokatit praktikant me aktvednim të posaqëm, nëse është iniciuar procedure disiplinore kundër tij, për veprat të cilat e bëjnë të padenjë për ushtrimin e veprimtarisë së avokatit praktikant.

VI. ZËVENDËSI I PËRKOHSHEM I AVOKATIT DHE PËRFAQËSUESI I AUTORIZUAR I ZYRËS SË AVOKATURES

Neni 50

Nëse avokatit i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë sipas Ligjit mbi Avokaturen dhe ndihmën juridike dhe në bazë të këtij Statuti, Oda që ka marrë vendimin mbi ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë do t’a caktojë zëvendësin e përkohshëm nga radhët e avokatëve, mundësisht të atyre ku është selia e zyrës.

Emërimi i zëvendësit të përkohshëm bëhet në të njëjtin vendim me të cilin ndalohet ushtrimi i veprimtarisë.

Zëvendësi i përkohshëm i ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet që i ka pasur avokati të cilin e zëvendëson edhe pa autorizimin e veçantë të palëve.

Neni 51

Zëvendësi i përkohshëm punon në llogari të avokatit të cilin e zëvendëson dhe ka të drejtë në shpërblim për punën e tij në përputhje me Tarifën e avokatëve.

Page 12: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Me vendimin me të cilin i kthehet e drejta në punë avokatit, revokohet edhe mandati i zevendësit të përkohshëm.

Neni 52

Nëse avokatit i ndërpritet e drejta për ushtrimin e veprimtarisë, Këshilli ekzekutiv e emëron përfaqësuesin e autorizuar të zyrës së tij me të njëjtin vendim me të cilin e vërteton se i ndërpritet ushtrimi i veprimtarisë avokatit.

Neni 53

Përfaqësuesi i autorizuar duhet menjëherë, e më së voni në afatin prej 30 (tridhjetë) ditesh, t’i lajmërojë palët se avokatit të mëparshëm i është hequr e drejta për ushtrimin e veprimtarisë dhe t’ua kthejë shkresat e lëndëve të tyre.

Neni 54

I autorizuari është i obliguar që, pa ndonjë autorizim të posaçëm, t’i përfaqësojë interesat urgjente të palëve, në mënyrë korrekte, derisa pala nuk e tërheq lëndën ose nuk e tërheq autorizimin.

Neni 55

Kur për shkak të vdekjes, pushon ushtrimi i veprimtarisë së avokatit, anëtarët e familjes së ngushtë, kanë të drejtë ta propozojnë përfaqësuesin e autorizuar të zyrës.

Këshilli ekzekutiv ka për detyrë ta marrë në shqyrtim një propozim të tillë.

Neni 56

Avokatët kanë për detyrë ta pranojnë emërimin si përfaqësues i autorizuar.

Përfaqësuesi i autorizuar punon në emrin e vet dhe për llogarinë e vet.

Neni 57

Pas përfundimit të punëve nga zyra e ish avokatit, përfaqësuesi i autorizuar ua dorëzon pasardhesve te tij fitimin e pastër, në të gatshme, së bashku me shkresat e ndryshme të ish avokatit .

Neni 58

Përfaqësuesi i autorizuar i kontrakton me ish avokatin ose me pasardhësit e tij kushtet e mbylljes të zyres.

Page 13: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Nëse kontrata nuk nënshkruhet në afatin e arsyeshëm, ato kushte do ti përcakton kryetari i Odës me vendim të posaçëm.

Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë Këshillit ekzekutiv në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së vendimit.

Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Neni 59

Përfaqësuesi i autorizuar është i obliguar që, pas mbylljes të zyrës, t’ia dorëzojë Odës raportin e punës dhe të mbylljes së zyrës.

VII. ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ODËS

Neni 60

Organet e Odës janë:

1. Kuvendi i Odës,2. Këshilli ekzekutiv i Odës,3. Kryetari i Odës 4. Këshilli mbikqyrës i Odës 5. Komisioni i Kuvendit për shqyrtimin e ankesave,6. Komiteti per Marredhenie me Klientin7. Komiteti Disiplinor dhe8. Komiteti Disiplinor per Ankesa.Tubimet regjionale të avokatëve

Neni 61

Mandati i anëtarëve të organeve të Odës zgjat 3( tri) vjet, përpos mandatit të Kryetarit të Odës i cili zgjatë 1 (një) vjet.

1) Kuvendi i Odës

Neni 62

Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Odës (në tekstin e mëtejshëm Kuvendi), mbahet një herë në vit dhe e thërret Këshilli Ekzekutiv i Odës.

Neni 63

Page 14: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Mbedhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit e thërret Këshilli ekzekutiv me nismën e vet, në bazë të kërkesës së 1/3 të antarëve të tij ose në bazë të kërkeses , së paku, të tri Tubimeve regjionale të avokatëve.

Neni 64

Anëtarët e Këshillit ekzekutiv dhe anëtarët e Tubimeve regjionale të avokatëve, të cilët kërkojnë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, kërkesën me shkrim duhet t’ia dorëzojnë Këshillit ekzekutiv me propozimin e rendit të ditës.

Këshilli ekzekutiv duhet ta thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Odës, më së voni, në afatin prej 2 (dy) muajsh nga dita e marrjes së kërkesës.

Neni 65

Thirrja për mbledhjen e rregullt ose të jashëtzakonshme të Kuvendit duhet t’i dërgohet secilit anëtar, më së voni, 15-ditë para mbajtjes së saj.

Thirrja publikohet edhe në mjetet e informimit ditor.Në thirrje duhet të ceket vendi dhe koha e mbajtjes së Kuvendit.

Neni 66

Kuvendin e përbëjnë të gjithë avokatët e regjistruar në regjistrin e avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Neni 67

Mbledhja e Kuvendit mund të mbahet dhe të mirren vendimet e plotëfuqishme nëse në mbledhje merr pjesë shumica e antarëve.

Kuvendi merr vendime me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm.

Neni 68

Për formimin, ndarjen dhe shuarjen e Tubimeve regjionale Kuvendi vendos nëse janë të pranishëm ¾ e numrit të përgjithshëm të anëtarëve.

Neni 69

Anëtarit të Kuvendit, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të avokatisë në kohë të caktuar ose të cilit i është ndaluar e drejta e ushtrimit të avokatisë, nuk mund të marrë pjesë në punën e Kuvendit.

Neni 70

Page 15: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Kuvendi i Odës:

1. miraton Statutin e Odës dhe Kodin e etikës profesionale të avokatëve,2. miraton Rregulloren e punës së Odës,3. nxjerr Rregulloren mbi praktikantët e avokaturës 4. nxjerr Rregullorën mbi pranimin e specializimit ( neni i LAK)5. zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e Odës dhe nënkryetaret;6. zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe anëtarët e Komitetit Disiplinor dhe kryetarin dhe anetaret e Komitetit Disiplinor per Ankesa, kryetarin dhe anetaret e Komitetit per Marredhenie me Klientin.7. Komiteti per Marredhenie me Klientin 8. lejon të hyrat dhe të dalat e Odës 9. shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kryerjen e veprimtarisë së avokaturës dhe pozitën e avokaturës;10. shqyrton raportin e punës së Këshillit ekzekutiv;11. shqyrton raportin e organit mbikëqyrës ;12. aprovon tarifen për shperblimet dhe kompensimin e shpenzimeve per punen e avokateve 13. debaton, merr qëndrime dhe vendime lidhur me përparimin e punës së Odës, bashkëpunimin dhe anëtarësinë me institucione dhe asociacione tjera vendore dhe ndërkombëtare14. shqyrton dhe merr qëndrime mbi të gjitha çështjet nga fushëveprimi i organeve të tjera të Odës , dhe 15. shqyrton dhe vendos edhe për çështjet të tjera.

Neni 71

Mbledhjen e Kuvendit e udhëheq Kryesia e punës. Kryetari i Odës i nënshkruan vendimet dhe aktet e tjera të cilat i miraton Kuvendi.Në raste të jashtëzakonshme, Kryetari i Odës mund ta autorizojë nënkryetarin, që emërohet nga radha e anëtarëve të tjerë të Kuvendit, për udhëheqjen e mbledhjes dhe nënshkrimin e vendimeve si dhe për ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme në kuadër të veprimtarisë së Kuvendit.

Neni 72

Oda ka dy nënkryetarë mandati i të cilëve zgjat tri vjet.

Neni 73

Në mbledhje të Kuvendit mbahet proçesverbali në librin e posaçëm për këtë punë.Procesverbalin e mban Sekretari i Odës.Puna e Kuvendit zhvillohet sipas Rregullores së punës të Kuvendit.

Page 16: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

2) Këshilli ekzekutiv i Odës

Neni 74

Këshilli ekzekutiv i Odës (në tekstin e mëtejshëm Këshilli ekzekutiv), përbëhet nga kryetari i Odës, kryetari i mëparshëm i Odës dhe 7 (shtatë) anëtarë - përfaqësues të Tubimeve regjionale.

Anëtarë të Këshillit ekzekutiv mund të emërohen edhe jo më shumë se 3 persona, profesionistë dhe shkencëtarë të shquar nga degët e drejtësisë, të cilët nuk janë anëtarë të Odës, por si anëtarë nderi.

Neni 75

Këshilli ekzekutiv:

1. zbaton vendimet e Kuvendit .1. përcakton propozimin e Statutit , Kodit të Etikës Profesionale të avokatit dhe akteve të tjera të përgjithshme të Odës të cilat ia propozon për miratim Kuvendit,2. vendos lidhur me regjistrimin në regjistrin e avokatëve të Odës ,3. vendos mbi regjistrimin e avokatëve praktikantë dhe shlyrjen e tyre nga regjistri, 4. vendos për transferimin e selisë dhe zyrës së avokatit, 5. vendos për lartësinë e shumës për regjistrim, lartësinë anëtarësisë dhe lartësinë e shumës së të hollave për obligimet e tjera të avokatëve,6. vendos për shumën e të hollave me të cilat mund të disponojë Këshilli ekzekutiv dhe Kryetari i Odës,7. vendos për programin dhe rekomandimet për perfeksionimin e avokatëve dhe avokatëve praktikantë,8. vendos dhe jep rekomandime dhe propozime të interesit të përgjithshëm për ushtrimin e avokaturës 9. përcakton propozimin e parallogarisë, llogarisë dhe bilancit të Odës dhe ia paraqet Kuvendit për miratim,10. udhëheq afarizmin finansiar Odës,11. përcakton propozimin e raportit mbi punën e Këshillit dhe të Kryetarit të Odës,12. aprovon Rregulloret e Tubimeve regjionale, 13. përgatit raportet per anëtarësimin e Odës në shoqata ndërkombëtare të avokatëve dhe oraganizatat e tjera dhe i cakton përfaqësuesit e Odës në ato asociacione,14. kujdeset për përparimin e bashkëpunimit të Odës në vendet e tjera dhe me asociacione të tjera profesionale ;15. përcjell punën e avokatëve praktikantë , shoqatave të avokatëve dhe bashkimeve të tjera të avokatëve dhe ndërmerr veprime për përparimin e punës së tyre ;16. kryen punë me rëndesi të përgjithshme të Odës,

Page 17: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

17. Kryen të gjitha punët e përcaktuara me Ligj, me këtë Statut dhe akte të tjera të përgjithshme ;18. përgatit llojin e mirënjohjeve publike dhe i propozon Kuvendit për ndarjen e tyre,19. organizon seminare , këshillime dhe tryeza të rrumbullakëta etj.,20. publikon biltenin e Odës.

Neni 76

Këshillin ekzekutiv e udhëheq Kryetari i cili thërret mbledhjet e Këshillit .

Këshilli ekzekutiv vendos me shumicën e votave të anëtarëve.

Në mungesë të kryetarit mbledhjet i udhëheq njeri prej nënkryetarëve, të cilin e cakton kryetari . Neni 77

Kryetari i Odës e thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit ekzekutiv, nëse këtë e kërkon, së paku, 1/3 e anëtarëve të tij.

Neni 78

Thirrjet për mbledhjet e Këshillit ekzekutiv u dorëzohen anëtarëve, më së voni 8 ditë para mbledhjes.

Në thirrje duhet të shenohet vendi dhe koha e mbajtjes së mbledhjes dhe rendi i ditës.

Thirrja publikohet edhe në mjetet e informimit ditor.

Neni 79

Në mbledhje mbahet proçesverbali në librin e posaçëm për këtë punë.Procesverbalin e mban Sekretari i Odës.

3) Tubimet regjionale të avokatëve

Neni 80

Selitë e Tubimeve regjionale të avokatëve janë në:

1. Prishtinë,2. Mitrovicë,

Page 18: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

3. Gjilan,4. Pejë,5. Prizren, 6. Gjakovë dhe7. Ferizaj.

Anëtarët të Tubimeve regjionale janë të gjithë avokatët, të cilët, selinë e zyrave, e kanë në rajonet e përmendura.

Neni 81

Tubimi ka kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin me mandat trevjeçar.

Neni 82

Tubimi ragjional avokatëve:

1. ruan autoritetin e avokatit dhe e përparon avokatinë si shërbim të pavarur .2. mbron të drejtat dhe interesat e avokatëve dhe avokatëve praktikantë 3. bën mbikqyrjen e avokatëve dhe avokatëve praktikantë në ushtrimin e profesionit, 4. zhvillon etikën e avokatëve ,5. shqyrton problematikën lidhur me ushtrimin e profesionit të avoakatisë në ragjionin e vet,6. në bashkëpunim me gjykatat dhe organet e tjera shtetërore organizon dhe zbaton forma të ndryshme të aftësimit profesional të avokatëve dhe avokatëve praktikantë,7. përgatit propozimet për mbledhjet e Këshillit ekzekutiv,8. i paraqet raportet periodike të punës Këshillit ekzekutiv;9. përgatit dhe realizon planet për bashkëpunim me organet e judikaturës dhe me organizatat e tjera në ragjionin e vet dhe10.shqyrton edhe çështje të tjera të rëndësishme për punën e avokatëve në at regjion.

Neni 83

Territori që përfshin Tubimi regjional, është identik me shtrirjen gjeografike të njësive administrativo-politike, të cilëve mund t’iu bashkangjiten edhe territoret e komunave, të cilat i plotësojnë kushtet për ta themeluar Tubimin regjional vetanak.Tubimet regjionale në këto komuna janë të pavarur dhe nuk hyjnë në përbërje të Tubimeve regjionale të Qarkut, në të cilat gjinden territoret e komunave të tyre.

4) Kryetari i Odës

Page 19: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Neni 84

Kryetari i Odës:

1. e përfaqëson dhe e prezenton Odën,2. thërret dhe i udhëheq mbledhjet e Kuvendit dhe të Këshillit ekzekutiv të Odës,3. merr vendim mbi regjistrimin e avokatëve pratikantë, 4. udhëheq procedurën e dhënies së betimit solemn,5. i lejon pagesat nga arka e Odës deri në limitin e caktuar nga Këshillit ekzekutiv dhe vendos për shpenzimin e tyre,6. kryen edhe punët e tjera të përcaktuara me këtë Statut dhe i zbaton vendimet e organeve të Odës 7. kujdeset për ligjshmërinë e punës së organeve të Odës .8. për punën e vet përgjegjet para Kuvendit.

Neni 85

Mandati i Kryetarit të Odës zgjatë 1 (një) vjet me të drejtë të rizgjedhjes edhe për një mandat.

Neni 86Kryetarin, që për shkaqe objektive nuk mund një kohë të caktuar ta ushtrojë detyrën, e zavendëson njeri nga nënkryetarët që e cakton kryetari.

Neni 87

Mandati i nënkryetarëve zgjat tri vjet pa të drejtë rizgjedhje.

5) Këshilli mbikqyrës i Odës

Neni 88

Këshilli mbikqyrës i Odës përbëhet prej 3 (tre) anëtarëve që i emëron Kuvendi.Kryetarin e zgjedhin vetë anëtarët në mes vete. Anëtaret e Këshillit kanë zëvendësit e tyre.

Neni 89

Mandati i anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës të Odës zgjat 3 (tri) vjet.I njëjti person emërohet vetëm një herë në postin e anëtarit të Këshillit mbikqyrës të Odës.

Neni 90

Page 20: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë secilin anëtar të Këshillit mbikëqyrës, edhe para skadimit të mandatit, nëse vërtetohet se nuk e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte dhe profesionale.

Vendimi i Kuvendit është definitiv.

Neni 91

Këshilli mbikëqyrës është i obliguar që së paku 2 (dy) herë në vit ta kontrollojë afarizmin finansiar të Odës.

Mbi punën e kryer e përpilon raportin të cilin ia dorëzon Kuvendit në miratim.

Neni 92

Organet e Odës që e udhëheqin afarizmin finansiar të Odës (Këshilli ekzekutiv dhe Kryetari i Odës), janë të obliguar t’i prezentojnë të gjitha shënimet Këshillit mbikqyrës, të cilat ata i kërkojnë.

6) Komisioni për ankesa i Kuvendit

Neni 93

Anëtarët e Komisionit për ankesa (në tekstin e mëtejshëm Komisioni) i emëron Kuvendi.

Komisioni përbëhet prej 7 (shtatë) anëtarësh.

Punën e Komisionit e udhëheq anëtari më i vjetër i komisionit, i cili edhe i nënshkruan vendimet e Komisionit.

Neni 94

Komisioni, në cilësinë e organit të shkallës së dytë, vendos lidhur me ankesat që parashtrohen kundër vendimeve të Këshillit ekzekutiv.

Neni 95Komisioni është i obliguar që për ankesat të vendosë në afatin prej 60 (gjashtëdhjetë) ditësh nga dita e parashtrimit të ankesës.

Kundër vendimit të Komisionit mund të fillohet kontesti administrativ.

Neni 96

Page 21: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Komisioni punon dhe merr vendime të plotëfuqishme, kur në mbledhje janë të pranishëm shumica e anëtarëve.

7) Komiteti per Marredhenie me Klientin

Neni 97

Zyra Disiplinore e Odës përbehet nga Komiteti per Marredhenie me Klientin, Komiteti Disiplinor dhe Komiteti per Ankesa, anëtarët e të cilëve i zgjedh Kuvendi i OAK , me propozim të Këshillit ekzekutiv të OAK.

Mandati i anëtarëve të zyrës disiplinore zgjat 3 vite me të drejtë të rizgjedhjes Anëtarët qytetar të cilët zgjedhen në komitete të zyrës disiplinore ,duhet t’i plotësojnë kriteret e njëta siq përcaktohet për gjyqtarët porot në gjykatat e rregullta të Kosovës.

Anëtarëve të zyrës disiplinore ju takon shpërblimi për punën e tyre nga buxheti i OAK, sipas vendimit të Këshillit ekzekutiv të OAK.

Neni 98

Komiteti per Marredhenie me Klientin ka 5 anetare .

Neni 99

Komiteti per Marredhenie me Klientin vendimet i merr ne seancen e Keshillit te perbere prej 3 anetareve te cilet i emeron Kryetari i Komitetit nga radhet e anetareve te Komitetit dhe vendos:

-Per lendet qe duhet kaluar në kompetenc dhe vendosje ne Komitin per Disipline.

Lenda disiplinore ne seancen e Komitetit Disiplinor perfaqesohet nga anetari i Komitetit per Marredhenie me Klientin, te cilin e emeron Kryetari.

8) Komiteti Disiplinor

Neni 100

Komiteti Disiplinor është organ disiplinor i shkallës së parë dhe vendos për përgjegjësinë lidhur me shkeljen e detyrave dhe të autoritetit nga avokatët dhe

Page 22: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

avokatët praktikantë te percaktuara me Ligjin per Avokature te Kosoves, Statutin e Odes se Avokateve te Kosoves dhe Kodin e Etikes Profesionale per Avokate.

Neni 101

Komiteti Disiplinor përbëhet nga 9 (nente) anetare.Kryetari, nje nenkryetar dhe 4 (kater) anetare duhet te jene avokatë, ndersa 3 (tre) anetare duhet te jene nga radhet e qytetareve.

Komiteti Disiplinor vendos në kolegjin i cili përbëhet nga Kryetari, i cili çdo herë është nga radhët e avokatëve dhe 2 (dy) anëtarë, nga të cilët njëri është nga radhët e qytetarve . Kryetarin dhe anëtarët e kolegjit i cakton Kryetari i Komitetit Disiplinor.

Neni 102

Gjatë punës, anetaret e Komitetit Disiplinor janë të pavarur dhe vendosin sipas Ligjit, Statutit të Odës dhe Kodit të Etikës profesionale të Avokatëve.

Neni 103

Secili anëtar i Komitetit Disiplinor mund të shkarkohet nga posti edhe para skadimit të mandatit.Dispozitat e Nenit 90 te Statutit te OAK-se, që u referohen shkaqeve dhe procedurës së shkarkimit të parakohshëm të anëtarit të Këshillit mbikëqyrës, do të zbatohet përshtatshmërisht në rastin e shkarkimit të parakohshëm të anëtarit të Komitetit Disiplinor.

Neni 104

Anëtarit te Komitetit Disiplinor për shkarkimin e të cilit vendoset në mbledhjen e Kuvendit, duhet, së paku, 8 (tetë) ditë para mbledhjes, të njoftohet me përmbajtjen e kërkesës për shkarkimin e tij dhe me dëshmitë e mbledhura.

Atij duhet t’i mundësohet, në mbledhjen e Kuvendit, sqarimi lidhur me të gjitha elementet e kërkesës për shkarkim.

Neni 105

Seancat e Komitetit disiplinor nuk janë publike.

Neni 106

Komiteti Disiplinor:

Page 23: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

1. Gjykon për shkeljet e lehta dhe të rënda të detyrave të avokaturës,2. Vendos mbi propozimin e Komitetit per Marredhenie me Klientin për pezullimin e procedurës disiplinore pas pranimit te kerkeses per fillimin e procedures disiplinore.

Neni 107

(1) Në procedurën para Komitetit Disiplinor avokati i paraqitur ka të drejtë ta angazhojë avokatin që është anëtarë i OAK-se. Avokati i caktuar nuk mund të jetë anëtari i zyrës disiplinore dhe anëtari i Këshillit ekzekutiv i OAK.(2) Komiteti Disiplinor cakton avokatin per te perfaqesuar avokatin e paraqitur ne proceduren disiplinore kur :a) Avokati i paraqitur nuk ka mjete te nevojshme financiare ;b) Interesi i drejtesise e kerkon kete gje, si ne rastin e shkeljeve të rënda.

(3) Avokati i caktuar per sherbimet e kryera paguhet nga Oda sipas vendimit të Këshillit ekzekutiv të OAK.

9) Komiteti Disiplinor per Ankesa

Neni 108

Komiteti Disiplinor për Ankesa është organ disiplinor i shkallës së dytë që vendos për ankesat kundër vendimeve të Komitetit Disiplinor.

Neni 109

Komiteti Disiplinor për Ankesa përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë. Kryetari, një nënkryetar dhe 4 (kater) anëtarë duhet të jenë avokatë, ndersa 3 (tre) anetarë duhet të jenë nga radhet e qytetarëve.

Komiteti Disiplinor për Ankesa vendos në Kolegjin e përbërë prej Kryetarit, i cili çdo here eshte nga radhet e avokateve dhe 4 (katër) anëtarëve, nga te cilet 2 (dy) jane qytetare.Kryetarin e Kolegjit dhe anëtarët i emëron Kryetari i Komitetit Disiplinor për Ankesa.

Neni 110

Kolegjet e Komitetit Disiplinor për Ankesa punojnë në seancat e mbyllura përpos në rastet, kur anëtarët e Kolegjit ose sipas kërkesës të palëve në procedurë, konsiderohet se për shkak të sqarimit sa më të mirë të lëndës është e nevojshme edhe prezenca e palëve .

Page 24: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

VIII. PËRGJEGJËSIA DISIPLINORE E AVOKATËVE DHE E AVOKATËVE PRAKTIKANTË

1) Llojet e cenimeve dhe masat disiplinore

Neni 111

Për shkeljet e detyrave dhe të autoritetit të avokaturës, avokatët dhe avokatët praktikantë përgjigjen në bazë të dispozitave ligjore, dispozitave të këtij Statuti dhe Kodit të Etikës profesionale të Avokatëve.

Neni 112

Shkelja e rëndë e detyrave dhe e autoritetit të avokaturës egziston:

1. nëse pas regjistrimit konstatohet se avokati, në momentin e regjistrimit, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore të parapara për regjistrim,2. nëse ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ,e cila e vë në dyshim dinjitetin e tij për ushtrimin e mëtejshëm të veprimtarisë së avokatit ,3. nëse, në kundërshtim me Ligjin dhe autorizimet me të cilat disponon në përfaqësimin e palës, ndërmjetëson te personat e ndryshëm fizikë dhe juridikë, të cilët i kryejnë punët publike,4. nëse në mënyrë të pandërgjegjshme i kryen punët e avokaturës dhe i përfaqëson palët,5. nëse në mënyrë të pandërgjegjshme i kryen punët në rastet e përfaqësimit të autorizuar të zyrës së avokatit tjetër,6. nëse e shkel obligimin e ruajtjes së sekretit të avokaturës, pervec rasteve te parashikuara me Kapitullin II te Kodit te Etikes Profesionale per Avokate ,7. nëse kërkon shpërblim më të madh se sa është përcaktuar me tarifë , përveq kur ka marrëveshje të lirë , 8. nëse në mënyrë të pandërgjegjshme e udhëheq afarizmin e palës si dhe tenton të mos paguajë ose nuk ia paguan paratë që i ka marrë për llogarinë e tij,9. nëse në licitimin publik, në kundërshtim me interesin e palës që e përfaqëson, ia mundëson vetës, të afërmve ose personave të tretë blerjen e lëndës së licitimit10. nëse i shkel rëndë obligimet ndaj avokatit praktikant që punon tek ai,11. nëse kërkon klientët në mënyrë të padenjë, përmes personit të tretë dhe në mënyra të tjera,12. nëse kërkon shpërblim nga pala kinse në llogari të gjyqtarit apo personelit në administratën shtetrore 13. nëse në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe të këtij Statuti mban zyrë tjetër jashtë selisë së zyrës së vet,14. nëse, në çfarëdo mënyre e keqpërdor besimin dhe autorizimin e palës që e përfaqëson,15. nëse nuk i përmbush obligimet materiale që rrjedhin nga anëtarësia në Odën e Avokatëve,

Page 25: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

16. nëse në mënyrë të pandërgjegjshme punon dhe i shkel obligimet në organet e Odës,17. nësë, pa arsye, nuk ia kthen shkresat e lëndës palës,18. nëse e ndërron selinë e zyrës në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe të këtij Statuti ose nuk e njofton Odën për ndërrimin e selisë së zyrës, dhe

Neni 113

Si shkelje e rëndë e detyrave dhe e autoritetit të avokaturës kosiderohet edhe sjellja dhe puna e avokatit në jetën private, nëse me atë punë dhe me ato sjellje cenohet autoriteti i avokaturës.

Neni 114

Përpos shkeljeve nga neni 118, shkelja e rëndë e detyrave dhe e autoritetit të avokaturës, në punën e avokatit praktikante egziston:

1. nëse nuk e ushtron praktikën në zyrën e avokatit,2. nëse i shkel rëndë obligimet e veta ligjore ndaj avokatit tek i cili është duke e kryer stazhin e praktikantit, dhe3. nëse punët e avokaturës i kryen në mënyrë të pavarur dhe për llogarinë e vet.

Neni 115

Shkeljet e lehta të detyrës dhe të autoritetit të avokaturës janë, poashtu, shkeljet nga neni 113 të këtij Statuti, por kur mungon pasoja e rëndë si dhe rastet e tjera të mosrespektimit të dispozitave të Kodit të Etikës profesionale të Avokatëve.

Neni 116

Për shkeljet e kryera mund të shqiptohen këto masa disiplinore:

1. vërejtje,2. qortim3. gjoba dhe4. ndalimi i përkohshëm i së drejtës në ushtrimin e avokaturës, në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj deri në 5 (pesë) vjet.

Neni 117

Vërejtja shqiptohet për shkelje të lehta të detyrës dhe të autoritetit të avokaturës.

Neni 118

Page 26: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Gjoba shqiptohet për shkelje të rënda ose me rastin e përsëritjes së shkeljeve të lehta.Lartësia e gjobës mund të jetë prej € 250 deri në € 2.500.Gjoba arkëtohet në dobi të Odës.

Neni 119

Ndalimi i përkohshëm i së drejtës së ushtrimit të avokaturës në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj deri në 5 (pesë) vjet, shqiptohet vetëm për shkeljet e rënda të detyrave dhe të autoritetit të avokaturës.

Neni 120

Te gjitha ndeshkimet disiplinore publikohen ne forme interne brenda Odes kur merret vendim per ndeshkimin e formes se prere.

Kur avokatit të paraqitur ,me vendim të formës së prerë i shqiptohet masa ndalim i përkohshëm i së drejtës në ushtrimin e avokaturës , njoftohen të gjitha gjykatat.

2) Filimi i procedurës disiplinore

Neni 121

Procedurën disiplinore e fillon Anetari/Keshilltari i Komitetit per Marredhenie me Klientin në bazë të kërkesës për fillimin e saj, të ushtruar nga ana e çdo qytetari, avokati, Këshillit ekzekutiv të Odës, Kryetarit të Odës, Kryetarit të ndonjerit prej Tubimeve regjionale të avokatëve , gjykatave,prokurorive , si dhe përfaqësuesit të Ministrisë së Drejtësisë.

Neni 122

Procedura disiplinore fillon me dërgimin e kërkesës avokatit ose avokatit praktikant ndaj të cilit kërkohet përcaktimi i përgjegjësisë disiplinore, me kërkesën që të deklarohet, me shkrim, rreth asaj kërkese në afatin prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditsh nga dita e marrjes.

Neni 123

Komiteti per Marredhenie me Klientin ,mund që gjatë procedures paraprake, edhe personalisht ta dëgjojë të paraqiturin.

Për dëgjimin e të paraqiturit vendos vetë Komiteti per Marredhenie me Klientin, nëse konstaton se, sipas kërkesës së parashtruar, është i domosdoshëm dëgjimi i drejtpërdrejtë i avokatit të paraqitur.

Page 27: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Neni 124

Komiteti per Marredhenie me Klientin mund të kërkojë nga parashtruesi i kërkesës për fillimin e procedurës disiplinore që ta plotësojë kërkesën ose të deklarohet, me shkrim, rreth çështjeve të tjera relevante në afatin që nuk mund të jetë më i gjatë se 15 ditë.Në thirrje nga alinea paraprake, parashtruesi i kërkesës do të paralajmërohet se, nëse nuk i përmbahet kërkesës së Komitetit per Marredhenie me Klientin në afatin e caktuar, kërkesa e tij do të hudhet poshtë.

Neni 125

Nëse, pas përfundimit të veprimeve paraprake, Komiteti per Marredhenie me Klientin konstaton dyshimin për shkelje të supozuar, me këtë rast e dorezon kërkesën për fillimin e procedurës disiplinore në Komitetin Disiplinor.

Neni 126

Nëse Komiteti per Marredhenie me Klientin konstaton se nuk ka bazë për ngritjen e kërkesës të nëjtën e hudhë poshtë. Për vendimin e tij, Komiteti per Marredhenie me Klientin e njofton ushtruesin e kërkesës dhe Komitetin Disiplinor.

Ushtruesi i kërkesës ka të drejtë që, në afatin prej 15 ditësh nga dita e marrjes së njoftimit, ta parashtrojë ankesën në Komiteti Disiplinor.

Komiteti Disiplinor mund të ngre kërkesën nëse konstaton se ekziston bazë për ngritjen e saj në afatin prej 30 ditësh nga dita e marrjes së njoftimit.

Vendimi i Komitetit disiplinor, që mirret në afatin jo më të gjatë se 60 ditë, është definitiv.

3) Procedura para Komitetit Disiplinor

Neni 127

Kryetari i Komitetit Disiplinor, pasi e pranon kërkesën e cakton Kolegjin Disiplinor për të vepruar.

Neni 128

Kolegji disiplinor:

1. e pezullon procedurën, nëse konstaton se vepra, që është lënda e kërkesës, nuk paraqet shkelje ose nëse konstaton se egzistojnë rrethanat që përjashtojnë

Page 28: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

përgjegjësinë disiplinore ose nëse konstaton se nuk ka dëshmi të mjaftueshme se i paraqituri e ka kryer shkeljen për të cilën paraitur,2. ia kthen për plotësim aktakuzën kërkesën Komitetit per Marredhenie me Klientin, nëse konstaton se ajo duhet të plotësohet, dhe3. mund të vendosë që procedura, përkohësisht, të ndërpritet deri sa nuk kostatohet përgjegjësia penale e të paraqiturit para Gjykatës së rregullt, nëse ajo përgjegjësi ka filluar për të njejtën vepër.

Neni 129

Vendimet nga neni paraprak, Kolegji Disiplinor ia dorëzon avokatit të paraqitur,avokatit të tij dhe Komitetit per Marredhenie me Klientin të cilët kanë të drejtë ankese në Komitetin Disiplinor për Ankesa në afatin prej 8 (tetë) ditësh nga dita e marrjes.

Neni 130

Nëse Kolegji nuk vendos sipas njërës prej pikave nga neni (128) të këtij Statuti, e cakton shqyrtimin kryesor.

Avokatit të paraqitur dhe avokatit të tij i dorëzohet thirrja për shqyrtim si dhe kërkesa për fillimin e procedurës disiplinore.

Neni 131

Shqyrtimi mund të mbahet edhe pa praninë e avokatit të paraqitur nëse, ai është thirrë në mënyrë të rregullt, kurse mungesën nuk e ka arsyetuar.

Neni 132Shqyrtimet kryesore mbahen rregullisht në selinë e Odës.

Neni 133

Gjatë shqyrtimit kryesor Kolegji mund ta marrë njërin nga vendimet e nenit 128 të këtij Statuti, nëse konstaton se janë plotësuar kushtet për të.

Neni 134

Pas përfundimit të shqyrtimit kryesor, Kolegji Disiplinor nxjerr vendim, me të cilin avokati i paraqitur:

1.lirohet nga përgjegjësia disiplinore ose2.shpallet përgjegjës.

Kolegji Disiplinor duhet ta refuzojë kërkesën kundër avokatit të paraqitur, nëse Këshilltari Disiplinor gjatë shqyrtimit kryesor heq dorë prej kerkesës , nëse

Page 29: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

konstaton se është parashkruar afati per fillimin e procedures disiplinore , si dhe nëse ushtruesi i kërkesës i cili e ka paraqitur avokatin tërheqet nga kërkesa e tij për fillimin e procedurës disiplinore .

Neni 135

Vendimi me të cilin avokati shpallet përgjegjës, duhet të përmbajë:1. hyrjen (preambulën),2. dispozitivin ku përshkruhet shkelja e vërtetuar nga avokati i paraqitur, klasifikimi i asaj shkeljeje si dhe masa e shqiptuar disiplinore,3. arsyetimin,4. këshillën juridike dhe5. nënshkrimin e kryetarit të Kolegjit dhe vulën e Odës,6. vendimin mbi shpenzimet e procedurës.

Neni 136

Në procedurën disiplinore nuk mund të vendoset për kërkesën për kompensimin e dëmit të shkaktuar me rastin e kryerjes së shkeljes.

Neni 137

Kopja e vendimit i dergohet avokatit te paraqitur, mbrojtësit të tij, Komitetit per Marredhenie me Klientin dhe palës së dëmtuar.

Neni 138

Kundër vendimit te Kolegjit Disiplinor, pala e pakenaqur ka të drejtë ankese në Komitetin Disiplinor per Ankesa në afatin prej 8 (tetë) ditësh nga dita e marrjes.Ankesa i dërgohet Kolegjit Disiplinor për Komitetin Disiplinor per Ankesa.Një kopje e ankesës i dërgohet palës kundërshtare, e cila mund të përgjigjet në afatin prej 8 (tetë) ditësh nga dita e marrjes.

Neni 139

Kolegji Disiplinor për Ankesa mund ta vërtetojë, ta ndryshojë apo ta prishë vendimin e Kolegjit Disiplinor.

Vendimi i Kolegjit Disiplinor për Ankesa i dorëzohet avokatit të paraqitur , avokatit të tij , Komitetit per Marredhenie me Klientin dhe ushtruesit të kërkesës. Vendimi është definitiv, perveq ne rastet e parapara me nenin 68 te Ligjit mbi Avokaturën.

4) Parashkrimi

Page 30: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Neni 140

Fillimi i procedurës disiplinore për shkelje të lehta, parashkruhet 6 (gjashtë) muaj pas njoftimit për shkeljen e bërë dhe kryesin, kurse në çdo rast parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej 1 (një) viti prej ditës së kryerjes së shkeljes.

Neni 141

Fillimi i procedurës disiplinore për shkelje të rënda, parashkruhet 1 (një) vjet pas njoftimit për shkeljen e bërë dhe për kryesin, kurse gjithsesi parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej 2 (dy) vjetesh prej ditës së kryerjes së shkeljes.

Neni 142

Ekzekutimi i masave disiplinore, të shqiptuara për shkelje të lehta, parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej 3 (tre) muajve prej ditës së plotëfuqishmërisë së vendimit.

Neni 143Ekzekutimi i masave disiplinore, të shqiptuara për shkelje të rënda parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej 6 (gjashtë) muajve prej ditës së plotëfuqishmërisë së vendimit.

Neni 144

Nëse ndaj avokatit të paraqitur ka filluar procedura për përcaktimin e përgjegjësisë penale për të njëjtën vepër për të cilën ka filluar procedura disiplinore, afati i parashkrimit ndërpritet deri në përfundimin definitiv të procedures penale para gjykatave të rregullta.

Pas përfundimit të procedures penale, afati i parashkrimit për procedurën disiplinore, vazhdon të rrjedhë.

IX. BIBLIOTEKA E ODËS

Neni 145

Oda disponon me bibliotekën e vet.Të drejtën e shfrytëzimit të bibliotekës e kanë të gjithë avokatët dhe avokatët praktikantë, të regjistruar në regjistrat përkatës pranë Odës.

Neni 146

Page 31: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Këshilli ekzekutiv e përcakton pagesën në emër të anëtarësisë për ata avokatë ose avokatë praktikantë që dëshirojnë ta shfrytëzojnë bibliotekën.

Pagesa është periodike, kurse lartësia caktohet me vendim të posaçëm.

Shuma e mbledhur e mjeteve përdoret vetëm për pasurimin e fondit të bibliotekës dhe për mirëmbajtjen e saj.

Neni 147

Shfrytëzuesit e bibliotekës nuk kanë të drejtë t’i bartin dhe t’i shfrytëzojnë egzemplarët e titujve jashtë lokalit të bibliotekës.

Neni 148

Për bibliotekën kujdeset bibliotekisti, e nëse mungon, Sekretari i Odës i cili e mban evidencën e titujve, të shfrytëzuesve dhe e arkëton pagesën e anëtarësisë nga neni 150 të këtij Statuti.

Neni 149

Përpos anëtarësisë, finansimi dhe pasurimi i fondit të bibliotekës bëhet edhe në mënyra të tjera.

Vendimin e merr Kryetari i Odës.

IX. SPECIALIZIMI I AVOKATËVE

Neni 150

Avokati që plotëson kushtet ligjore, kushtet nga ky Statut dhe kushtet nga aktet e përgjithshme të Odës, ka të drejtë ta paraqesë kërkesën për t’iu pranuar titulli i specialistit në degën e caktuar të drejtësisë ( neni 44 i Ligjit mbi Avokaturën).

Neni 151

Titulli i specialistit pranohet nga këto degë:

1. E drejta kushtetuese,2. E drejta penale,3. E drejta civile,4. E drejta administrative,5. E drejta e punës,

Page 32: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

6. E drejta ekonomike,7. E drejta bankiere,8. E drejta e autorit,9. E drejta ndërkombëtare publike dhe10. E drejta ndërkombëtare private.

Neni 152

Kërkesa për pranimin e titullit të specialistit i dërgohet Këshillit ekzekutiv të Odës.

Neni 153

Kushtet për specializim i cakton Oda në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë.

Vendimin për pranimin e titullit të specialistit e merr Këshilli ekzekutiv i Odës pasi e merr mendimin dhe raportin e Komisionit të posaçëm të cilin ai e emëron.

Neni 154

Komisioni përbëhet prej 9 (nëntë) anëtarësh.

Anëtarët e komisionit mund të zgjidhen edhe nga institucionet e ndryshme shkencore, administrative dhe publike si dhe nga radhët e avokatëve.

Në krye të Komisionit është Kryetari i Odës, i cili udhëheq punën e Komisionit.

Neni 155

Kundër vendimit për mospranimin e titullit të specialistit, avokati – parashtruesi i kërkesës, ka të drejtë ankese në Komisionin e Kuvendit për shqyrtimin e ankesave, i cili duhet të vendosë në afat prej 60 (gjashtëdhjetë) ditësh nga dita e parashtrimit të ankesës.

Vendimi i Komisionit të Kuvendit është definitiv.

Neni 156

Mënyra e punës së Komisionit, kushtet e parapara për marrjen e titullit të specialistit etj...rregullohen me Rregulloren mbi procedurën për pranimin e titullit të specialistit.

X. PUBLIKIMI I BULETINIT

Page 33: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Neni 157

Oda e Avokatëve e nxjerr buletinin.

Ai publikohet në çdo 6 (gjashtë) muaj dhe e marrin të gjithë avokatët dhe avokatët praktikantë të Odës.

Neni 158

Anëtarët e redaksisë, redaktorin dhe kryeredaktorin e Buletinit e emëron Këshilli ekzekutiv i Odës.

Mandati i anëtarëve të redaksisë zgjat 3 (tri) vjet.

I njejti person vetëm dy herë radhazi mund të emërohet në ekipin redaktues.

Neni 159

Anëtarët e redaksisë i përgjigjen për punën e vet Këshillit ekzekutiv, i cili ka të drejtë ta shkarkojë secilin anëtar edhe para skadimit të mandatit.

XI. AFARIZMI FINANCIAR

Neni 160

Afarizmi financiar i Odës zhvillohet sipas parallogarisë vjetore mbi të hyrat dhe të dalat, të cilën e miraton Kuvendi.

Neni 161

Të hyrat e rregullta vjetore të Odës janë:

- të hyrat nga regjistrimi i avokatëve - të hyrat nga anëtarësia e avokatëve dhe- të hyrat e tjera.

Neni 162

Përveç të hyrave të rregullta, Oda disponon edhe me të hyra të jashtëzakonshme:

- pagesa e gjobave si masë disiplinore dhe- të hyrat e ndryshme të jashtëzakonshme.

Neni 163

Page 34: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Oda i përdor mjetet financiare për realizimin e detyrave dhe objektivave të veta të përcaktuara me Ligj dhe me këtë Statut.

Neni 164

Kryetari i Odës i lejon të dalat nga mjetet financiare të Odës deri në limitin e përcaktuar nga Këshillit ekzekutiv.

Mbi limitin nga alinea paraprake, të dalat e mjeteve financiare të Odës i lejon Kryetari i Odës pas marrjes së pëlqimit paraprak nga Këshillit ekzekutiv.

Në rastet e veçanta, Kryetari i Odës pas marrjes së pëlqimit, mund ta autorizojë nënkryetarin e Odës për lejimin e të dalave nga alinea paraprake.

Neni 165

Bilancin mbi afarizmin financiar e miraton Kuvendi i Odës.Bilancin e nënshkruan Kryetari i Odës.XII. SHENJA DHE VULAT E ODËS SË AVOKATËVE TË KOSOVËS

Neni 166

Oda e ka shenjën e vet të cilën e përcakton Kuvendi.

Neni 167

Vulat e Odës janë në formë të rumbullakët dhe në formë katrori me mbishkrimin:

ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS - PRISHTINËChamber of LAËYERS of KOSOVA – PRISHTINA.ADVOKATSKA KOMORA KOSOVA - PRISTINA

Vula katrore përmbanë edhe shenjën “ Nr. No. Br. ______________________” dhe“ Dt.__________________”.

Neni 168

Ngjyrat zyrtare në të cilat mund të shtypën vulat janë:

1. e zezë dhe2. kaltërt e mbylltë.

Neni 169

Page 35: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Oda disponon edhe me vulën ujore dhe shenjën .

Neni 170

Tubimet regjionale të avokatëve disponojnë me vule në përputhje me aktin e përgjithshëm, të cilin e miraton Këshilli ekzekutiv i Odës.

XIII. ADMINISTRATA E ODËS SË AVOKATËVE

Neni 171

Administratën të Odës e përbëjnë:1. Sekretari 2. Administratori -bibliotekisti– 3. Shoferi dhe 4. Pastruesi.

Neni 172

Kushtet që duhen të plotësohen për t’u pranuar në njerin prej vendeve të punës nga neni paraprak i përcakton Këshilli ekzekutiv.

Neni 173

Kontratat e punës me të punësuarit në vendet e punës nga neni 178 të këtij Statuti, në emër të Odës, i nënshkruan Kryetari i Odës.

Neni 174

Puna e anëtarëve të tjerë të organeve të Odës është vullnetare.

XIV. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 175

Procedurat e filluara pranë organeve të Odës, para hyrjes në fuqi të këtij Statuti, do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë në bazë të dispozitave që kanë qenë në fuqi në atë kohë.

Neni 176

Organet e Odës, të zgjedhura sipas dispozitave statutare që kanë qenë në fuqi para hyrjes në fuqi të këtij Statuti, e vazhdojnë punën gjer te skadimi i mandatit.

Page 36: Statuti i Odës së avokatëve të Kosovës

Neni 177

Ky Statut hyn në fuqi ditën e tetë pas miratimit.

Prishtinë , dt.07.07.2007

Kryetari e Odës së Avokatëve të Kosovës

Ramë Gashi