Top Banner
Në bazë të nenit 20 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe nenit 16 të Ligjit për Partitë politike (Gazeta Zyrtare e RM- së nr. 76/04, 5/07, 8/07 dhe 5/08), si dhe në lidhje me Vendimin për formimin e partisë politike Rilindja Demokratike Kombëtare RDK, Kuvendi themelues i partisë solli këtë: S T A T U T Dispozitat themelore Neni 1 Me këtë Statut rregullohen: Emri dhe shkurtesa e Partisë, Selia e Partisë, Simbolet e Partisë, Objektivat e veprimit politik, Transparenca në funksionim dhe mënyrën e të vepruarit, Kushtet dhe mënyra e anëtarësimit dhe ndërprerja e anëtarësimit si dhe të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e anëtarëve, Përfaqësimi dhe prezantimi i Partisë politike, Organet e Partisë dhe dispozitat e funksionimit të të njëjtave, Përfitimi dhe menaxhim i mjeteve të Partisë, Ndërprerja e veprimit politik si dhe disponimi me pasurinë në rast të ndërprerjes së partisë
34

Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Mar 09, 2016

Download

Documents

jeton

Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Në bazë të nenit 20 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe nenit 16 të Ligjit për Partitë politike (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 76/04, 5/07, 8/07 dhe 5/08), si dhe në lidhje me Vendimin për formimin e partisë politike Rilindja Demokratike Kombëtare RDK, Kuvendi themelues i partisë solli këtë:

S T A T U T

Dispozitat themelore

Neni 1Me këtë Statut rregullohen:

Emri dhe shkurtesa e Partisë,

Selia e Partisë,

Simbolet e Partisë,

Objektivat e veprimit politik,

Transparenca në funksionim dhe mënyrën e të vepruarit,

Kushtet dhe mënyra e anëtarësimit dhe ndërprerja e anëtarësimit si dhe të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e anëtarëve,

Përfaqësimi dhe prezantimi i Partisë politike,

Organet e Partisë dhe dispozitat e funksionimit të të njëjtave,

Përfitimi dhe menaxhim i mjeteve të Partisë,

Ndërprerja e veprimit politik si dhe disponimi me pasurinë në rast të ndërprerjes së partisë

Page 2: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Neni 2Emri i partisë është “Rilindja Demokratike Kombëtare”.

Emri i shkurtër i Partisë është RDK.

Neni 3Selia e RDK-së është në Shkup rr.”Bitpazari” nr.60.

Neni 4RDK ka vulën në formë rrethi, vulën katrore, emblemën, flamurin dhe himnin partiak.

Vula e formës së rrethit përmban në gjysmën e sipërme emrin Rilindja Demokratike Kombëtare, në gjysmën e poshtme qëndron shkurtesa RDK, ndërsa në mes emblema.

Vula në formë katrore ka vend të përcaktuar për shënimin e numrit të protokollit dhe datës.

Vula e RDK-së është shkruar në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj latin dhe në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.

Emblema e RDK-së është e vendosur në prapavijë të bardhë në të përhimët. Emblema përmban në pjesën e sipërme shkurtesën RDK të shkruar me ngjyrë të kuqe kurse nën shkurtesën qëndron emri i plotë të partisë Rilindja Demokratike Kombëtare e shkruar me ngjyrë të kuqe. Mbi shkurtesën paralel qëndrojnë dy linja të ndërlidhura njëra me tjetrën ngjyra e së cilave gradualisht ndryshon nga e kuqja në të zezë.

Flamuri i RDK-së është i bardhë në të përhimët. Në mes qëndron logoja e partisë.

Himni i RDK-së përcaktohet nga ana e Kongresit të Partisë.

Page 3: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

II. Qëllimet e veprimit politik, transparenca në funksionim dhe mënyrën e të vepruarit

Neni 5Rilindja Demokratike Kombëtare është parti politike e cila nëpërmjet formave demokratike dhe paqësore të veprimit synon sigurimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe bashkesive tjera në Republikën e Maqedonisë në të gjitha sferat e jetës shoqërorë, politike dhe ekonomike.

Neni 6Në synim të realizimit të Programit të saj politik:

RDK-ja e konsideron ndarjen adekuate të pushtetit, garantimin e pavarësisë së gjyqësisë dhe sundimin e ligjit si parakusht për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarit,

RDK-ja angazhohet për krijimin, ruajtjen dhe avancimin e raporteve të mira midis bashkësive etnike në frymën e traditës se bashkëjetesës paqësore dhe tolerancës ndërkulturore me synim evitimin e mos-marrëveshjeve në baza etnike, fetare dhe kulturore në të ardhmen.

RDK-ja angazhohet për trajtim të barabartë institucional të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike dhe kulturore që kanë qenë viktima të sistemit në periudhën socialiste dhe demokratike në funksion të rehabilitimit të plotë social, moral dhe material të tyre,

RDK angazhohet për avancim të mëtejmë të procesit të decentralizimit në përgjithësi dhe decentralizimit fiskal në veçanti në harmoni me përvojat e shteteve me demokraci të avancuar multietnike,

RDK angazhohet për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe ne te gjitha nivelet e pushtetit,

RDK angazhohet që simbolet shtetërore të RM-së të reflektojnë karakterin qytetar të shoqërisë,

RDK angazhohet për përdorim të lirë të simboleve kombëtare në harmoni me praktikat më të avancuara ndërkombëtare,

Page 4: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

RDK angazhohet për përfaqësim te drejtë dhe proporcional të të gjitha bashkësive etnike në të gjitha institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike,

RDK-ja angazhohet për avancim të identitetit kulturor të bashkësisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe respektim të vlerave kulturore të të gjitha bashkësive tjera në vend.

RDK angazhohet për reformim të mirëfilltë të administratës publike, institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike.

RDK angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës nëpërmjet politikave stimuluese ekonomike dhe nxitjes së investimeve të drejtpërdrejta vendore dhe të huaja në ekonominë e vendit.

RDK angazhohet për luftë pa kompromis institucionale ndaj dukurive negative të ekonomisë informale, evazionit fiskal, korrupsionit në politikë dhe fenomeneve tjera devijuese nëpërmjet zgjedhjeve të qëndrueshme ligjore dhe bashkëpunimit me organet e pavarura të spektrit civil dhe biznesor.

RDK-ja angazhohet për politikë të drejtë zhvillimore territoriale dhe për alokim të barabartë të financave publike në harmoni me diversitetin etnik dhe kulturor në të gjithë territorin e vendit.

RDK-ja angazhohet për politika të drejta dhe transparente sociale dhe mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të qytetarëve,

RDK-ja angazhohet për politika të drejta dhe bashkëkohore arsimore dhe shëndetësore në vend,

RDK-ja angazhohet për luftim të të gjitha formave të diskriminimit qofshin ato në bazë etnike, fetare, moshe, gjuhësore, ekonomike, sociale,

RDK-ja angazhohet për realizim të zgjedhjeve të drejta të lira dhe demokratike si dhe për realizim të të gjitha vlerave më të avancuara demokratike.

RDK-ja angazhohet për një qeverisje të drejtë dhe transparente si një nga parakushtet bazë për zhvillim të vlerave demokratike në vend.

Page 5: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

RDK-ja angazhohet për ndërtim dhe kultivim të marrëdhënieve të mira miqësore me shtetet fqinje dhe përshpejtim të procesit të integrimit të vendit në strukturat dhe organizatat ndërkombëtare demokratike.

Neni 7Objektivat dhe format e veprimit të RDK-së janë të përcaktuara me Programin e RDK-së.

Neni 8RDK aplikon një transparencë të plotë në funksionimin dhe mënyrën e të vepruarit demokratik.

Neni 9Me qëllim të avancimit të transparencës në veprim Partia boton Revista,Buletinin informativ të partisë dhe Gazetën zyrtare të Partisë.

Neni 10Revistat e partisë botohen sipas nevojës dhe të njëjtat vendosen edhe në WEB faqen e parties.

Buletini informativ i partisë botohet sipas nevojës me qëllim të ofrimit të informatave më të detajuara për funksionimin e organeve partiake të të gjitha niveleve.

Buletini informativ shpallet në formë elektronike në faqen zyrtare të Partisë dhe sipas nevojës edhe në formë të shtypur.

Neni 11Gazeta zyrtare e Partisë botohet së paku një herë në vit dhe në të përfshihen raportet në vijim:

Raportet vjetore të Kryetarëve të degëve, drejtuar Kuvendeve Qendrore të degëve.

Raportet vjetore të Kryesisë Qendrore dhe Kryetarit të Partisë, drejtuar Kuvendit Qendror të Partisë.

Page 6: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Raportet e Kuvendit Qendror të Partisë, drejtuar Kongresit të Partisë.

Vendimet e sjellura nga organet dhe trupat partiake

Dokumente tjera sipas nevojës.

Neni 12Buletini zyrtar i Partisë dhe Gazeta zyrtare e partisë përpilohen nga ana e Sekretarit Gjeneral të Partisë.

Neni 13Partia disponon faqen e saj elektronike.

Në faqen elektronike të partisë shpallen të gjitha dokumentet relavante të partisë, të dhënat biografike për pjesëtarët e forumeve të larta partiake si dhe informata tjera për punët dhe aktivitetet e Kryetarit të Partisë dhe organeve të saj.

Në faqen zyrtare të Partisë shpallen Statuti i Partisë, Programi i Partisë dhe Platforma e Partisë.

Në faqen zyrtare të Partisë qëndron linku i veçantë nëpërmjet të cilit anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët tjerë mund tu drejtohen me pyetje dhe rekomandime Kryetarit të Partisë, Nënkryetarëve të Partisë, Sekretarit gjeneral të Partisë dhe anëtarëve të Kryesisë qendrore të Partisë.

Në faqen zyrtare ekzistojnë nënseksione të degëve të Partisë ku qëndrojnë biografitë e detajuara të anëtarëve të Kryesive të degëve dhe Kryetarëve të degëve.

III. Kushtet dhe mënyra e anëtarësimit dhe ndërprerja e anëtarësimit si dhe të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e anëtarëve

Neni 14

Page 7: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Anëtarë të partisë janë të gjithë personat të cilët i plotësojnë kushtet e anëtarësisë dhe i përmbushin në mënyrë të rregullt obligimet statutore dhe programore.

Neni 15Anëtarësia në RDK bëhet në bazë vullnetare.

Page 8: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Neni16

Kandidatët e interesuar për anëtarësim në RDK e plotësojnë deklaratën e anëtarësimit.

Deklarata e anëtarësimit përmban emrin dhe mbiemrin e aplikuesit, numrin amzë të aplikuesit, adresën e aplikuesit dhe informata për kontakt si dhe sqarimin se aplikuesi pranon të kontribuojë për përcaktimet statutore dhe programore të partisë dhe mban përgjegjësi për mosrespektimin eventual të të njëjtave.

Deklarata e aplikimit dorëzohet pranë nëndegës e cila në afat jo më vonë se pesë ditë pune pas pranimit të aplikimit ka obligim që kandidatin zyrtarisht ta informojë për vendimin për pranim/refuzim të aplikimit.

Në rast te refuzimit eventual të aplikimit, aplikuesi ka të drejtë që në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh të bëjë ankesë pranë Kryesisë së degës përkatëse, vendimi i së cilës është përfundimtar.

Neni 17Të drejtë anëtarësimi në RDK kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore të cilët:

I pranojnë përcaktimet statutore dhe programore të partisë,

I pranojnë parimet bazë të veprimit politik demokratik,

Shprehin gatishmëri për të kontribuar në mënyrë të ndershme në realizimin e përcaktimeve statutore dhe programore të Partisë.

Neni 18Anëtarë të partisë nuk mund të jenë personat:

Të cilët janë përjashtuar nga Partia.

Veprimet e të cilëve janë në kundërshtim me kodeksin etik të partisë.

Që janë anëtarë aktiv të partive tjera politike të regjistruara në Republikën e Maqedonisë.

Page 9: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Neni 19Ndërprerja e anëtarësisë bëhet në mënyrë vullnetare ose si rezultat i përjashtimit nga struktura partiake.

Neni 20Në rast të ç’anëtarësimit vullnetar, anëtari përkatës i partisë dorëzon pranë nëndegës Deklaratë për ndërprerje të anëtarësisë në parti.

Neni 21Në rast të përjashtimit për shkak të mosrespektimit të obligimeve të anëtarit, nëndega zyrtarisht informon anëtarin për arsyet e përjashtimit.

Anëtari i përjashtuar në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh pas marrjes së vendimit të përjashtimit ka të drejtë të dorëzojë ankesë pranë Kryesisë së degës, vendimi i së cilës është përfundimtar.

Neni 22Anëtarët e partisë të cilët bëhen anëtarë aktiv të partive tjera të regjistruara në Republikën e Maqedonisë, me automatizëm konsiderohet se e kanë ndërprerë anëtarësinë në RDK.

Neni 23Në rast të mospagimit të anëtarësisë për një periudhë gjashtëmujore, partia rezervon të drejtën e ndërprerjes së anëtarësisë.

Neni 24RDK mund të ketë edhe anëtarë nderi.

Statusin e anëtarit të nderit e jep Kryesia e partisë me propozim të Kryetarit të partisë.

Procedura për fitimin e statusit Anëtar nderi rregullohet me Rregullore të veçantë me të cilën parashihen edhe parakushtet për marrjen e statusit si dhe të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të nderit.

Page 10: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Neni 25Anëtarët e RDK-së i kanë të drejtat në vijim:

Të jenë të informuar për aktivitetet e organeve dhe trupave partiake,

Të zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur në organet dhe trupat partiake,

Të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet publike të kuvendit të nëndegës, respektivisht të degës së partisë

Të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre në mbledhjet e organeve partiake ku janë anëtarë,

Të japin vërejtje për veprimin e organeve të partisë dhe funksionarëve të zgjedhur të saj,

Të dorëzojnë iniciativa pranë organeve partiake

Të kërkojnë përkrahjen e strukturave partiake në rast të cenimit të integritetit dhe dinjitetit personal dhe familjar si rezultat i veprimit politik

Neni 26Anëtarët e RDK-së i kanë obligimet në vijim:

Të marrin rregullisht pjesë në mbledhjet e organeve dhe trupave ku janë anëtarë,

Tu përmbahet dispozitave statutore dhe programore të partisë,

Në takime partiake të sillen në pajtueshmëri me kodeksin etik të partisë.

Të paguajnë anëtarësi

IV. Përfaqësimi dhe prezantimi i partisë politike

Neni 27Partia në të gjitha takimet me partitë tjera, organet shtetërore, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, përfaqësuesit e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të akredituara në Maqedoni, përfaqësohet nga ana e Kryetarit të Partisë.

Page 11: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Në rast të pamundësisë së Kryetarit të partisë, në të gjitha takimet e potencuara në paragrafin 1, partinë e përfaqëson njëri nga nënkryetarët me autorizim të veçantë të Kryetarit.

V. Organet e RDK dhe dispozitat e funksionimit të tyre

Neni 28Organet e RDK-së janë të klasifikuara në disa nivele:

Kongresi i RDK-së,

Kuvendi Qendror i RDK-së,

Kryesia Qendrore e RDK-së,

Kryetari i RDK-së,

Këshilli etik i RDK-së,

Këshilli i ekspertëve,

Organet e degëve të Partisë,

Organet e nëndegëve të Partisë.

Neni 29Strukturimi i organeve të RDK-së bëhet në bazë të parimeve në vijim:

Parimi i përfaqësimit të barabartë të rajoneve,

Parimi i moslejimit të diskriminimit në përfaqësimin në organet partiake në bazë gjinore, moshe, sociale dhe të formave tjera,

Parimit të promovimit dhe avancimit të demokracisë brendapartiake si një nga veçoritë kyçe të RDK-së,

Parimit të respektimit të kritereve të meritokracisë si një nga shtyllat kryesore mbi të cilat bazohet funksionimi dhe veprimi i RDK-së,

Parimit të balancit të autorizimeve midis niveleve dhe organeve të ndryshme me qëllim të kultivimit të drejtësisë, parandalimit të paraqitjes së oligarkive partiake dhe vendosjes së mekanizmave për të parandaluar çdo mundësi për keqpërdorim nga funksionarët e zgjedhur partiak dhe shtetëror.

Page 12: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Neni 30Bartës dhe burim i autoritetit në RDK-së është anëtarësia partiake.

Neni 31Organi më i lartë i partisë është Kongresi.

Anëtarët e Kongresit delegohen nga ana e Kuvendeve të nëndegëve sipas parimit një kuvendar në çdo 2.000 banorë.

Nëndegët që numërojnë më pak se 2.000 banorë kanë me automatizëm një delegat në Kongres.

Mënyra e përcaktimit të delegatëve të nëndegëve në Kongres përcaktohet me rregullore për punë të nëndegëve të sjellë nga Kuvendi Qendror i Partisë.

Neni 32Kongresi i Partisë mund të zhvillojë seanca të rregullta dhe të jashtëzakonshme.

Neni 33Seancat e rregullta të Kongresit mbahen çdo katër vjet.

Seanca e rregullt e Kongresit të partisë konvokohet nga ana e Sekretarit Gjeneral të Partisë me autorizim të Kryetarit të Partisë.

Dita e mbajtjes së Kongresit dhe rendi i ditës shpallen më së voni dy muaj para ditës kur do të mbahet i njëjti.

Sekretari Gjeneral i Partisë ka për obligim që të gjithë anëtarët e Kongresit i pajisë me rendin e ditës dhe materiale pune por jo më vonë se dhjetë ditë nga dita e përcaktuar për mbajtje të Kongresit.

Neni 34Seancë e jashtëzakonshme obligative e Kongresit konvokohet në rastet në vijim:

- Me kërkesë të Kryetarit të Partisë

- Me kërkesë të 2/3 të përbërjes së Kuvendit Qendror të Partisë

- Me kërkesë të së paku 51% të degëve të partisë,

Page 13: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

- Me peticion të veçantë të nënshkruar nga 2/3 e anëtarëve të Kongresit të partisë.

Në rast të thirrjes së seancës së jashtëzakonshme të Kongresit rendi i ditës shpallet dy javë para ditës së mbajtjes

Neni 35Me mbledhjen e Kongresit deri në momentin e zgjedhjes së Kryesisë së Punës udhëheq Sekretari Gjeneral

Neni 36Kongresi i partisë ka kompetencat në vijim:

Miraton Statutin dhe ndryshimet e tij

Miraton Programin dhe linjat kryesore të veprimit të partisë,

Përcakton vizionin për zhvillimin e partisë,

Miraton raportin e organeve dhe trupave të partisë,

Zgjedh me 90% të përbërjes së Kuvendit Qendror të Partisë,

Zgjedh me votim të fshehtë Kryetarin e Partisë,

Me shumicë 2/3 bën shkarkimin e Kryetarit të Partisë,

Më propozim të Kuvendit Qendror bën emërimin e Kryetarit të Nderit të partisë

Me shumicë 2/3 sjell vendim për shpërndarje të partisë ose fuzionim me ndonjë parti tjetër,

Themelon Këshillin e Nderit të Partisë,

Miraton kodeksin etik të partisë,

Sjell rregulloren për punë të Kongresit,

Përcakton emrin dhe vendos për ndryshim të emrit të partisë,

Përcakton emblemën dhe vendos për ndryshim të emblemës së partisë,

Përcakton himnin dhe vendos për ndryshimin e tij,

Page 14: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Përcakton flamurin dhe vendos për ndryshimin e tij,

Konform rregullores për punë të Kongresit , formon trupat punues të tij,

Ju delegon kompetenca trupave dhe organeve tjera të Partisë deri në mbledhjen e ardhshme të Kongresit.

Sjell akte tjera të përcaktuara me këtë Statut.

Neni 37Kongresi i Partisë të gjitha vendimet i sjell me shumicë të thjeshtë, me përjashtim të rasteve kur me këtë Statut është përcaktuar që vendimet të sillen me shumicë 2/3.

Neni 38Mënyra e punës së Kongresit përcaktohet me Rregullore të veçantë për punë të Kongresit.

Neni 39Të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e Kongresit në rrethana të jashtëzakonshme dhe emergjente, i kryen Kuvendi Qendror i Partisë me çka obligohet që në mbledhjen e parë të ardhshme ta informojë Kongresin për aktivitetet e ndërmarra.

Neni 40Kuvendi qendror i Partisë numëron gjithsej 90 anëtarë me të drejtë vote sipas parimit një anëtar një votë.

Neni 41Anëtar me të drejtë të plotë vote i Kuvendit Qendror është me automatizëm edhe Kryetari i Partisë.

Neni 42Me mbledhjet e Kuvendit Qendror kryeson Kryetari i Partisë. Në rast pengese të Kryetarit, me seancat e Kuvendit udhëheq njëri nga nënkryetarët me autorizim të veçantë të Kryetarit të Partisë.

Page 15: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Neni 43Përbërja e Kuvendit Qendror të Partisë përcaktohet:

3/4 me votim të fshehtë nga ana e Kongresit Qendror të Partisë, dhe

1/4 me delegim të Kryetarit të Partisë

Neni 44 Kuvendi Qendror i partisë zgjidhet me mandat katërvjeçar.

Mandati i Kuvendit Qendror të partisë mund të ndërpritet në mënyrë të parakohshme me vendim të Kongresit pas iniciativës së 2/3 të përbërjes së Kongresit Qendror të Partisë.

Neni 45 Mandati i anëtarëve të deleguar në Kuvendin Qendror nga ana e Kryetarit të Partisë mund të ndërpritet në mënyrë të parakohshme:

Nga ana e Kryetarit të Partisë

Me iniciativë të 2/3 të përbërjes së Kryesisë Qendrore të Partisë.

Neni 46Procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Kuvendit Qendror të cilët emërohen nga ana e Kongresit të Partisë, përcaktohet me Rregulloren për punë të Kongresit të Partisë.

Neni 47Anëtarët e Kuvendit Qendror të cilët janë të deleguar nga ana e Kryetarit të Partisë, emërohen nga Kryetari duke i marrë parasysh kriteret e meritokracisë, përfaqësimit të barabartë të rajoneve dhe sigurimin e strukturës përkatëse gjinore të Kuvendit Qendror të Partisë.

Neni 48Mbledhjet e Kuvendit Qendror konvokohen në bazë të nevojës nga ana e Sekretarit Gjeneral, me autorizim të Kryetarit të Partisë.

Kuvendit Qendror thirret:

Page 16: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Me iniciativë të së paku gjysmës së anëtarëve të Kuvendit Qendror të Partisë

Me iniciativë të 50% të degëve të partisë,

Neni 49Sekretari gjeneral i Partisë ka obligim që në afat jo më vonë se shtatë ditë para mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit, të sigurojë që të gjithë anëtarët e tij të pajisen me rendin e ditës dhe materialet e punës.

Neni 50 Kuvendi, konform Rregullores për punën e tij dhe përcaktimeve Statutore të partisë, zgjedh trupat për punë të Kuvendit

Neni 51Kuvendi Qendror i Partisë i ka kompetencat në vijim:

Zgjedh dhe shkarkon anëtarët e Kryesisë Qendrore,

Me propozim të Kryetarit zgjedh dhe shkarkon nënkryetarët e partisë,

Zgjedh dhe shkarkon sekretarin gjeneral të partisë,

Miraton platformën e partisë,

Debaton për çështje aktuale politike, juridike dhe socio-ekonomike dhe merr qëndrim rreth tyre

Përkujdeset për realizimin e përcaktimeve programore të partisë,

Përcakton propozim-raport për punën e partisë që do t’i dorëzohet Kongresit

Miraton planin financiar dhe llogarinë përfundimtare të partisë,

Me propozim të Kryetarit emëron 3 persona përgjegjës për punën materialo financiare të partisë,

Zgjedh anëtarë të Kryesisë Qendrore,

Miraton listat e kandidatëve për deputet të dorëzuara nga ana Kryesisë qendrore,

Miraton kandidatët për Kryetarë Komune, konform propozimeve të Kryesisë Qendrore,

Page 17: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Vendos për plotësimin e vendeve të zbrazura në Kryesinë Qendrore,

Vendos për plotësimin e vendeve të zbrazura të Kuvendit Qendror,

Me propozim të Kryesisë Qendrore sjell vendime për koalicionime me parti tjera politike,

Me propozim të Kryesisë Qendrore sjell vendime në lidhje me bashkëpunimin me partitë simotra jashtë vendit,

Sjell rregullore për funksionimin e vet,

Themelon komisione dhe trupa tjerë punues,

Përcakton lartësinë e anëtarësisë si dhe mënyrën e arkëtimit të saj,

Kryen obligime tjera të përcaktuara me këtë Statut ose me autorizim të veçantë të Kongresit të Partisë.

Neni 52Kryesia qendrore është organi më i lartë ekzekutiv i Partisë ndërmjet dy mbledhjeve të Kuvendit Qendror.

Neni 53Kryesia Qendrore e partisë numëron 23 anëtarë duke përfshirë edhe Kryetarin,Nënkryetarët si Sekretarin Gjeneral të partisë, Kryetarin e organizatës rinore të Partisë dhe Kryetarin e organizatës së grave.

Neni 54Anëtarët e Kryesisë qendrore të Partisë zgjidhen nga ana e Kuvendit Qendror të Partisë.

Neni 55Sipas nevojës, në punët e Kryesisë Qendrore mund të marrin pjesë edhe Kryetarët e degëve pa të drejtë vote.

Neni 56Në mbledhjet e Kryesisë Qendrore, pa të drejtë të votës, merr pjesë një delegat i Këshillit të ekspertëve, por pa të drejtë vote.

Neni 57

Page 18: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Kryesia Qendrore mban mbledhje sipas nevojës, por së paku gjashtë herë brenda vitit kalendarik.

Neni 58Mbledhjet e Kryesisë Qendrore i konvokon Kryetari i Partisë i cili njëkohësisht edhe i kryeson ato. Në rast të pamundësisë së Kryetarit, me mbledhjen e Kryesisë Qendrore mund të kryesojë edhe njëri nga nënkryetarët me autorizim të veçantë të Kryetarit të Partisë.

Neni 59 Sekretari gjeneral ka për obligim, më së voni pesë ditë pune para mbajtjes së mbledhjes, anëtarët e Kryesisë Qendrore t’i pajisë me rendin e ditës dhe materialet e punës.

Neni 60 Vendimet e Kryesisë Qendrore sillen me shumicë të thjeshtë, me përjashtim të rasteve kur e kundërta është përcaktuar me dispozitat statutore.

Neni 61 Kryesia Qendrore sipas nevojës formon komisione dhe trupa punues.

Neni 62 Pikë për tu diskutuar në rendin e ditës së Kryesisë Qendrore, mund të propozojnë edhe Kryetarët e degëve. Pikat e propozuara nga ana e kryetarëve nga paragrafi 1 i këtij neni janë të obliguar propozimet t’i bëjnë në periudhën midis dy të hënave të para të çdo muaji.

Sekretari gjeneral ka për obligim që Kryetarin e Partisë ta informojë për propozim-pikat e propozuara nga ana e kryetarëve të degëve dhe me miratim të Kryetarit.

Kryetari i Partisë vendos nëse të njejtat do të inkorporohen si pjesë të rendit të ditës së mbledhjes së radhës së Kryesisë Qendrore.

Neni 63

Page 19: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Pikë për t’u diskutuar në mbledhjet e Kryesisë Qendrore të Partisë mundet të propozojnë edhe anëtarët në formë të një peticioni të nënshkruar nga 3.000 anëtarë të Partisë.

Neni 64Mënyra e punës së Kryesisë Qendrore përcaktohet me Rregulloren për punë të Kryesisë Qendrore.

Neni 65Kryesia Qendrore i ka kompetencat në vijim:

Përkujdeset për implementim të vendimeve të marra nga Kuvendi Qendror,

Përpilon platformën e partisë,

Propozon ndryshime të statutit të partisë,

Propozon ndryshim të programit të partisë,

Kryesia qendrore ia propozon Kuvendit Qendror listën e kandidatëve të mundshëm për deputetë,

Kryesia qendrore ia propozon Kuvendit Qendror kandidatët e mundshëm për kryetarë komune,

I ndërton dhe implementon qëndrimet politike të partisë,

Me propozim të Kryetarit bën emërim të bartësve të funksioneve shtetërore,

Mban llogari për respektim të dispozitave të kodeksit etik të partisë,

Vendos për çështje tjera në përputhje me këtë Statut.

Kryen obligime tjera të deleguara nga ana e Kuvendit Qendror,

Neni 66Këshilli i ekspertëve paraqet organ konsultativ të partisë.

Neni 67

Page 20: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Në këshillin e ekspertëve marrin pjesë nga një ekspert për dikasteret në vijim: financa dhe ekonomi, çështje juridike, çështje politike, çështje kulturore, arsim, integrime evropiane, shëndetësi, transport dhe lidhje, urbanizëm, bujqësi dhe blegtori, pushtet lokal, punë dhe politikë sociale.

Për çdo dikaster me kërkesë të Këshillit, Kryetari i partisë mundet të emërojë edhe anëtarë të përkohshëm.

Neni 68Mbledhjet e Këshillit zhvillohen sipas nevojës me kërkesë të Kryetarit të Partisë.

Neni 69Anëtarët e Këshillit emërohen nga ana e Kryetarit të Partisë.

Neni 70Mbledhjet e Këshillit kryesohen sipas sistemit të rrotacionit nga ana e anëtarëve të Këshillit, në varësi nga iniciali i parë i emrit.

Neni 71Këshilli i ekspertëve miraton konkluzione/rekomandime të cilat janë lëndë shqyrtimi në Kryesinë Qendrore.

Neni 72 Në qoftë se konkluzionet e Këshillit dhe qëndrimet e Kryesisë qendrore për çështje të rëndësishme madhore dhe strategjike, janë diametralisht të kundërta, në atë rast formohet Komisioni i përbashkët.

Në komisionin e përbashkët marrin pjesë dy përfaqësues të Këshillit të ekspertëve, dy përfaqësues të Kryesisë qendrore dhe Kryetari i partisë.

Komisioni i përbashkët sjell vendim me vota të hapura sipas parimit të shumicës së thjeshtë.

Qëndrimi i Komisionit të përbashkët është përfundimtar.

Page 21: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Neni 73Në punët e Këshillit merr pjesë një delegat i Kryesisë qendrore pa të drejtë vote.

Delegatin nga paragrafi paraprak i këtij Neni e emëron Kryetari i Partisë.

Neni 74Mënyra e punës së Këshillit të ekspertëve rregullohet me Rregulloren për punë të këshillit të ekspertëve.

Neni 75Këshilli etik i partisë themelohet nga ana e Kongresit të Partisë.

Numri i anëtarëve të këshillit etik është 5

Këshilli etik është trup që përkujdeset për respektimin e Kodeksit etik të Partisë.

Neni 76Puna dhe mënyra e funksionimit të Këshillit etik si dhe procedura për nisje të proceseve pranë këshillit etik, përcaktohet me Rregulloren për punë të Këshillit etik të Partisë.

Neni 77Kryetari i partisë është lideri nominal i Partisë.

Neni 78Kryetari i Partisë përfaqëson Partinë në kontaktet dhe marrëdhëniet me të gjitha palët jashtë partisë si dhe kryeson mbledhjet e Kuvendit Qendror të Partisë dhe të Kryesisë Qendrore të Partisë.

Neni 79 Në rast të vërtetimit të shkeljeve statutore dhe programore nga ana e degëve ose nëndegëve, Kryetari i Partisë i rekomandon Kuvendit të bëjë shpërndarjen e të njëjtave dhe emërimin e përbërjes së përkohshme të re të tyre.

Page 22: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Neni 80Kryetari i partisë ka të drejtë që vendimet e organeve dhe trupave partiak që janë në kundërshtim me dispozitat statutore, programore dhe mënyrën demokratike të veprimit t’i nxjerr për diskutim para Kuvendit Qendror të partisë. Vendimi i Kuvendit në këtë rast është përfundimtar.

Page 23: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Neni 81Kryetari i partisë kryen të gjitha obligimet tjera të parapara me këtë Statut dhe aktet tjera normative.

Neni 82Kryetari i partisë dorëzon raport pranë Kongresit të Partisë për funksionimin e Partisë midis dy mbledhjeve të Kongresit.

Neni 83Kuvendi Qendror i partisë, me propozim të Kryetarit të partisë zgjedh katër nënkryetarë të partisë.

Neni 84Nënkryetarët e partisë kryejnë obligime të deleguara nga ana e Kryetarit të partisë.

Neni 85Kuvendi qendror i partisë, me propozim të Kryetarit të partisë zgjedh Sekretarin gjeneral të partisë.

Neni 86Sekretari gjeneral i partisë kryen obligimet e parapara me këtë Statut dhe aktet tjera normative të Partisë.

Neni 87Sekretari gjeneral i partisë menaxhon dhe koordinon administratën partiake.

Neni 88Nëndega përfshin anëtarësinë në përputhje me Vendimin e komunës gjegjëse për organizim të bashkësive urbane dhe rurale.

Neni 89Partia ka nëndegë të fshatrave dhe nëndegë në qytet.

Page 24: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Neni 90Nëndega e vendbanimit përfshin tërë territorin gjeografik të vendbanimit përkatës.

Neni 91Territori i nëndegëve në qytet, përcaktohet sipas ndarjes territoriale të qytetit.

Neni 92Organet e nëndegës janë:

Këshilli i nëndegës,

Kryesia e nëndegës dhe

Kryetari i nëndegës.

Neni 93 Këshilli i nëndegës përbëhet nga anëtarët e nëndegës në proporcionin një kuvendar në çdo 100 anëtarë.

Neni 94Këshilli i nëndegës nuk mund të numërojë më pak se tetë, respektivisht më shumë se njëzet anëtarë.

Neni 95Këshilli i nëndegës ka autorizimet në vijim:

Propozon anëtarë të kuvendit të degës,

Propozon kandidatë të mundshëm për anëtarë të Kongresit të Partisë.

Kuvendit të degës i propozon kandidatë të mundshëm për këshilltarë komunal

Kuvendit të degës i propozon kandidat të mundshëm për Kryetar komune

Kuvendit të degës i propozon kandidatë të mundshëm për deputetë

Page 25: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Neni 96Kuvendi i nëndegës emëron: kryesinë e nëndegës dhe kryetarin e nëndegës.

Neni 97Kryesia e nëndegës është organi më i lartë i nëndegës midis dy takimeve të Kuvendit të nëndegës.

Neni 98Kryetari i nëndegës udhëheq me organet e nëndegës dhe komunikon me organet e Degës së Partisë.

Neni 99Dega e partisë përfshin të gjithë anëtarët e partisë që kanë rezidencë në territorin e një komune.

Neni 100Territori i degës përcaktohet sipas ndarjes territoriale të Republikës së Maqedonisë.

Neni 101Dega e Partisë ka organet në vijim: Kuvendi i Degës, Këshilli mbikëqyrës, Kryesia e Degës dhe Kryetari i degës.

Neni 102Madhësia e Kuvendit të degës përcaktohet në varësi nga numri i popullsisë që jeton në suaza të degës.

Anëtarët e Kuvendit të degës delegohen nga ana e Kuvendeve të nëndegëve sipas proporcionit një kuvendar në çdo 1.000 banorë.

Nëndegët që kanë më pak se 1.000 banorë, kanë një përfaqësues në Kuvendin e degës.

Struktura e anëtarëve të deleguar në Kuvendin e Degës shpreh barazinë gjinore, me atë që 1/3 e delegatëve janë të përkatësisë gjinore më pakë e përfaqësuar.

Page 26: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Neni 103Kuvendi i degës mban së paku dy mbledhje brenda një viti kalendarik.

Neni 104Mbledhjet e Kuvendit të degës thirren nga ana e Kryetarit të degës me vendim të Kryesisë së Degës.

Kuvendarët pajisen me rendin e ditës dhe materialet e punës jo më vonë se pesë ditë pune para datës së mbajtjes së takimit të Kuvendit të Degës.

Neni 105Kuvendi i degës ka kompetencat në vijim:

Aprovon raportin e kryesisë dhe kryetarit të degës,

Aprovon listën përfundimtare të kandidatëve të mundshëm për këshilltarë komunal,

Aprovon listën e kandidatëve për kryetar komune dhe ia dorëzon për vendimmarrje Kryesisë Qendrore të Partisë,

Aprovon listën e kandidatëve të mundshëm për deputetë dhe të njëjtën ia dërgon për shqyrtim Kryesisë Qendrore,

Kryen të gjitha kompetencat tjera të parapara me këtë Statut.

Debaton dhe merr qëndrime rreth çështjeve që kanë të bëjnë me degën.

Neni 106 Kuvendi i degës emëron kryetarin e degës dhe Kryesinë e degës.

Neni 107 Kryetari i degës menaxhon punët ditore të degës konform rregullores për punë të degës dhe organeve të saj.

Neni 108Funksioni i Kryetarit të degës është jokompatabil me funksionet: Kryetar komune, deputet dhe ministër.

Page 27: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Funksioni i Kryetarit të degës është jokompatabil me cilindo qoftë funksion brendapartiak.

VI. Përfitimi dhe menaxhimi me mjetet e partisë

Neni 109Me qëllim të realizimit të synimeve të partisë, partia fiton dhe disponon me mjete dhe të drejta mbi mjetet, në përputhje me rregulla tivën më të gjerë juridike, me ligjin për financim të partive politike si dhe me Statut.

Neni 110Partia realizon mjetet financiare, sende dhe të mira materiale të cilat mund të burojnë nga burime publike dhe burime private.

Burimet publike janë mjete financiare të parapara me buxhetin e Republikës së Maqedonisë konform Ligjit për financim të partive politike.

Burime private të financimit të partisë politike janë burimet nga anëtarësia, dhuratat,sponsorimet, dotacionet, dhe burimet tjera konform Ligjit për financim të partive politike.

Neni 111Mjetet e sipërpërmendura mund të shfrytëzohen konform planeve financiare të përcaktuara dhe miratuara me dokumente përkatëse.

Kryetari i partisë është realizues dhe urdhërues për realizim të planit financiar në saje të të drejtave dhe obligimeve të përcaktuara me ligj dhe statut, ndërsa atë e zëvendëson nënkryetari i autorizuar në rastet kur ka lindur nevoja për një gjë të tillë.

Neni 112Partia mban evidencë financiare- kontabël lidhur me punën materiale-financiare e cila mbahet konform dispozitave të Ligjit për kontabilitet për organizatat jofitimprurëse.

Neni 113Në rastet e shuarjes së partisë nga cilat do qofshin shkaqe Ligjore ose shkaqe të përcaktuara me këtë Statut, pas përmbushjes së obligimeve të partisë, mjetet e ngelura i kalojnë buxhetit të RM-së dhe Kryqit të kuq.

Page 28: Statuti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Dispozita kalimtare dhe përfundimtare

Neni 114Mandati i anëtarëve të organeve dhe trupave të partisë zgjat 4 vjet, me të drejtë të rizgjedhjes.

Neni 115Interpretimin e dispozitave të këtij Statuti e bën ______________________________

Neni 116Ky statut hynë në fuqi në ditën e sjelljes.