Top Banner
229

Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Mar 08, 2016

Download

Documents

CABEJ

Rrefime dhe analize e ngjarjeve te kohes me motive aotobiografike
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 2: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 3: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Salih Salihu

NGJARJE DHE DËSHMI– diskriminimi i shqiptarëve

në Maqedoni

Page 4: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Redaktor:Beqir Berisha

Recensent:Qerim Lita

Lektor:Sevdail Demiri

Redaktor teknikSami Beqiri

Shtypi:Ç A B E J

Tetovë

Page 5: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

SALIH SALIHU

NGJARJE DHE DËSHMI– diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni –

Ç A B E JTetovë

Page 6: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

CIP - Katalogimi në publikimBKU "Sh. Kliment Ohridski" - Shkup

821.18(497.7)-1SALIHU, Salih

Ngjarje dhe dëshmi (diskriminimi i shqiptarëvenë Maqedoni) / Salih Salihu - Tetovë:

"Çabej", 2010. 224 fq.; 20 cm.ISBN 978-9989-150-64-7

Page 7: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

PËRMBAJTJA

HYRJE.......................................................................................9

PJESA E PARË

POZITA E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI 1945-1966

Pozita e shqiptarëve në Maqedoni 1945-1966..................171. Rrëfimi i gjyshes sime dhe Mulla Sula në saç ........172. Turqizimi i shqiptarëve dhe fillimi i shpërnguljes

së tyre për në Turqi ...................................................213. Mësues në fshatin Vicë të Tetovës...........................264. Udhëheqës i Shërbimit Pronësor Juridik në

Komunën e Tetovës....................................................28

PJESA E DYTË

PLENUMI I BRIONEVE DHE SHQIPTARËT NË MAQEDONI

Plenumi i Brioneve dhe shqiptarët në Maqedoni .............371. Plenumi i Brioneve......................................................372. Punësimi i shqiptarëve në “Jellak” ............................413. Aktiviteti në Kuvendin Komunal të Tetovës .............454. Vizita e Fadil Hoxhës në Tetovë................................56

PJESA E TRETË

DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË VITIT 1968 NË TETOVË

DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË VITIT 1968 NË TETOVË ..631. Shpërthimi i demonstratave.......................................632. Masat represive të pushtetit komunist pas

demonstratave ............................................................663. Revanshi pas demonstratës........................................794. Disa fjalë për veprimtarin e vëllait tim

Hamit Saliu ..................................................................825. Arrestimi i Hamitit ......................................................846. Arrestimi im.................................................................857. Hetimet dhe trajtimi në burg ....................................92

5

Page 8: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

8. Procedura e hetimeve dhe ngritja e aktakuzës .....100

PJESA E KATËRT

DISA KUJTIME RRETH VEPRIMTARISË SIME GJATË VITEVE 1971-2001

DISA KUJTIME RRETH JETËS DHE VEPRIMTARISË SIMEGJATË VITEVE 1971-2001...................................................107

1. Pas vuajtjes së dënimit ............................................1072. Kujtesa nga demonstratat e vitit 1981 në

Kosovë........................................................................1093. Stafeta dhe Demonstratat e 26 marsit 1981 në

Prishtinë.....................................................................1124. Marrëdhëniet me familjen e Bardhyl Mahmutit....1155. Demonstratat e Studentëve të Universitetit të

Prishtinës në vitin 1997 ...........................................1176. Vizita në Shtabin e UÇK-së në Studime të

Epërme.......................................................................1197. Ndarja me jetën në Teatër ......................................1248. Fshati Sellcë...............................................................132

PJESA E PESTË

SHQIPTARËT NË MAQEDONI 1969-20011. Pozita e shqiptarëve në Maqedoni 1969-1990 ......1392. Shtypja në rrethana të reja në Maqedoni .............148

PJESA E GJASHTË

USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE DHE LUFTAE ARMATOSUR E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI NË VITIN

2001

Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe lufta e armatosur eshqiptarëve në Maqedoni në vitin 2001..........................161

1 Ushtria Çlirimtare Kombëtare – UÇK .......................1612. Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe rëndësia e sajë .1663. Pozita e shqiptarëve pas vitit 2001.........................169

Një vepër me peshë kombëtare.......................................177Shtojcë – Dokumente ........................................................183

6

Page 9: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

“Një Perandori e ngritur meforcën e armëve, mund të qëndrojë

në këmbë vetëm nëpërmjet armëve.”

(Charl dë Monteskje)

Autori ka respektuar thënien latine:"Historia lux veritatis esse debco“

që në shqip do të thotë:“Historia duhet të jetë dritë e së vërtetës”

7

Page 10: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 11: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

H Y R J E

Perandoria e vogël e Ballkanit, në fillim e quajtur Mbre -tëri Serbo-Kroate-Sllovene, pastaj Mbretëria e Jugo sllavisëdhe së fundi Jugosllavi socialiste, u ngritë me forcën e armëvedhe terrorit, dhe u përmbys po me armë dhe ter ror, që mundtë krahasohet vetëm me fashizmin e Luftës së Dytë Botërore.

Përballja e shqiptarëve me sllavët e Maqedonisë1

është një luftë sa e pabarabartë dhe me sakrifica të mëdha,po aq edhe e lavdishme dhe krenare. Nuk njeh historia epopujve të Ballkanit edhe një rast tjetër me shtypje, diskri -minime, terrorizime, dëbime, masakrime të pandërprera përmë tepër se një shekull, siç ka ndodhur me dhunën e ushtruarndaj shqiptarëve nga pushtetarët sllavë në Maqedoni.

Sllavët kundër shqiptarëve kanë ushtruar të gjitha for -mat e dhunës e të shtypjes që janë zbatuar në disa vende tëbotës. Ata kanë shkuar edhe më tej. Jo vetëm që kanëpërdorur dhunë të njohur në historinë e njerëzimit, por kanëzbatuar edhe forma të tjera të pazbatuara gjetiu. Brodeciështë një rast fla grant i kësaj dhune. Më duhet të theksoj mekëtë rast absurditetin real, se sllavët edhe dhunën e kanëtrajtuar si “qytetërim”, “emancipim”, “liri” dhe “barazi”.

Gjatë Jugosllavisë socialiste, Republika e Maqedonisëka shërbyer si laborator për eksperimentimin e formave tështypjes së shqiptarëve e që më vonë zbatoheshin edhe në

9

1 Termi Maqedoni këtu ka konotacionin gjeografik. Arsyeja qëndron nëfaktin se kjo popullatë ka prejardhje sllave dhe nuk ka asgjë të për -bashkët me popujt antik të kësaj pjese të Ballkanit (ilirët, helenët dhemaqedonasit). Pretendimi i zyrtarëve të sotëm të Shkupit për identifikim me maqedonasit antik është falsifikim i historisë, uzurpim dhe njëmaskaradë e llojit sui generis që nuk e absorbon arsyeja e shëndoshë.

Page 12: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Kosovë. Me pavarësimin e Maqedonisë nga Jugosllavia tënjëjtat forma të zhdukjes pa gjurmë, të dominimit pa argu -mente, të shtetrrethimit të lagjeve të shqiptarëve dhe tëfshatrave vazhdojnë për 18 vjet pandërprerë. Haraçina, BitPazari, Ladorishti, Reçica, Gostivari, Sopoti, Brodeci, etj., do tëngelin modele fla grante të dhunës dhe terrorit antishqiptar. Etërë kjo dhunë është ushtruar në kohën e ‘lulëzimit’ të Maqe -donisë si shtet i pavarur, në kohën kur bashkësia ndër kom -bëtare e ka përkëdhelur duke e trajtuar si “sugarja”(e vogla) eBallkanit. Por e keqja nuk qëndron vetëm këtu. Fatkeqësia mëe madhe ishte dhe është ajo që vetë partitë shqiptare e legji -timuan ekzistencën e këtij shteti dhe shtypjen e shqiptarëve.2

Për dhunën e ushtruar në Brodec medoemos duhetthënë se ai është akt barbar i paregjistruar as në Mesjetë dhe ipaparë në kontinentin evropian. Sllavët e Maqedonisë, tëpërkëdhelur, së pari nga Ser bia, ndërsa tani nga tërë Evropa ikanë pasur duart e lira të veprojnë si të duan ndaj shqiptarëve.Derisa Evropa reagon edhe për një njeri të zhdukur apo tëtorturuar, në Maqedoni torturohet një fshat i tërë shqiptarësh në mënyrë të paparë dhe për këtë mbretëron heshtje totale. E keqja nuk qëndron vetëm këtu. Tragjedia bëhet ende më ekobshme kur për for mat më brutale të terrorit nuk reagon asShqipëria. Madje Shqipëria jo vetëm që nuk reagon përdhunën sllave ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, por ajo epranon, e përkrah dhe e shpërblen këtë shtet të paqenë nëkohën kur nuk e pranojnë fqinjët tjerë. Greqia nuk ia pranonetnitetin antik duke pohuar se kjo popullatë është meprejardhje sllave, Bullgaria i trajton si fis bullgar, ndërsa Ser bia nuk pranon pavarësinë fetare, duke e trajtuar kishën eterritorit të Maqedonisë si kishë ortodokse serbe. Këtë të

Salih Salihu

102 Në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Page 13: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

drejtë askush nuk mund t’ia mohojë Serbisë. Ajo pas 1913 kakolonizuar tërë Maqedoninë veriore dhe perëndimore meserbë që nga Kumanova e Shkupi e deri në Ohër e Strugë.Andaj, ende edhe sot një numër i madh banorësh ‘maqe -donas’ mbanë sufiksin “iq”, ndërsa deri vonë shumë banorë të fshatrave të Tetovës kanë komunikuar serbisht. Më ka rënërasti njëherë të bisedoj me një fshatar nga Bërvenica. Aikomunikonte serbisht. Pyetjes sime pse flet në këtë gjuhë, aim’u përgjigj se është kolonist serb. Ser bia që nga viti 1913 kakolonizuar territoret e Maqedonisë veriore dhe perëndimoretë banuara me shqiptarë etnik me qëllim që të ndryshojëstrukturën e popullsisë. Një politikë e tillë filloi gjatë Mbre -tërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Kjo dhunë u ushtrua edhe gjatëekzistimit të Jugosllavisë.

Jugosllavia qëndroi me forcë dhe dhunë, por kur uteprua kjo dhunë ajo u përmbys po nga ato armë me të cilatqëndroi. Rasti i Maqedonisë është tjetër. Këtu nuk pati luftë.Shkaku është se rrethanat sot kanë ndryshuar tërësisht.Evropa nuk lejon luftë, por as nuk kontribuon sa duhet përevitimin e dhunës që ushtrohet ndaj shqiptarëve në Maqedoni.Por nuk i kontribuon as stabilitetit. Edhe pse klima e luftësështë minimizuar tërësisht, klima e shtypjes dhe e diskri -minimit të shqiptarëve është shumëfishuar. E keqja nuk qën -dron vetëm këtu. Kjo bëhet më e madhe kur partitë“shqip tare” i miratojnë të gjitha ligjet diskriminuese anti -shqiptare në “Sobranjen” sllave të Maqedonisë.

Janë pikërisht këto ngjarje që më shtynë të shkruaj,edhe pse ato më kanë munduar gjatë gjithë jetës. Ështëpikërisht dhuna ndaj shqiptarëve dhe diskriminimi i tyre qëmë motivuan të lë disa shënime e dëshmi për atë që kandodhur me ne, të paraqes fakte të pakontestueshme për atëse cili qe shkaku që rreth gjysma e shqiptarëve të Maqe donisë

NGJARJE DHE DËSHMI

11

Page 14: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

vitet e pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar ushpërngul për në Turqi, pa llogaritur atë masë të madhe që udëbua para Luftës së Dytë Botërore.

Diskriminimi i shqiptarëve ka qenë politikë e për hershme sllave që nga okupimi i këtyre territoreve, ndërsa dëbimi është një dukuri e mëvonshme, të cilës i paraprinë asimilimi. Pormeqë një numër i konsiderueshëm shqip tarësh nukasimiloheshin, pasi ishin të besimit tjetër, sllavët ndërmorënaksionin më famëkeq – dëbimin për në Turqi. Numri ishqiptarëve që kanë shkuar në Turqi, me siguri është sekret iarkivave serbe dhe “maqedonase”.

Dëbimi i shqiptarëve vazhdon edhe sot, ndonëse jo nëatë formë si më parë, por brutaliteti i dëbimit të shqiptarëveështë i njëjtë, ndonëse nuk ekziston marrëveshje meRepublikën e Turqisë, mirëpo strategjia e dëbimit është enjëjtë. Maqedonia nuk bëri marrëveshje tjetër me Repu blikën e Turqisë. Një marrëveshje tjetër nuk ka qenë e nevojshme,sepse vlen po kjo që ka bërë Ser bia më 1937 dhe që e kapërtërirë më 1953. Shqiptarët tash nuk shpërngulen aq shumë në Turqi, por Skandinavia, Evropa Qendrore, Amerika Veriore,Aus tra lia, Zelanda e Re janë plotë emigrantë shqiptarë. Prespa u zbraz krejtësisht nga shqiptarët, të cilët gjenden nëSkandinavi e Amerikë. Për Manastirin nuk kemi çka të flasim,sepse ky qytet si më i madhi në hapësirën shqiptare, sot ngelivetëm me nga disa familje në disa fshatra e qytet. Shpërnguljae madhe vazhdon nga Kërçova, Struga dhe Dibra. Kjo e funditështë duke u zbrazur edhe nga familjet e fundit që kanëngelur, shkollat fillore në Strugë zbrazen dhe janë duke umbyllur disa nga rënia e numrit të nxënësve nga dita në ditë,ndërsa po të kalosh natën nëpër territorin e Kërçovës do tëvëresh shumë pak drita nëpër shtëpia. Gati të gjitha shtëpitë

Salih Salihu

12

Page 15: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

janë të zbrazëta. Kërçovarët i gjen krejtësisht në Zvicër,ndonëse as Amerika e pjesët tjera të planetit tonë nuk janë pakërçovarë.

Shpërngulja masive për në Evropë ende nuk ka filluar nëGostivar e Tetovë, por as këtu situata nuk është e mirë. Mëshumë nxënës të Dobroshtit dhe të Nerashtit sot i ke nëDanimarkë, e Suedi se sa në shkollat e këtyre fshatrave membi 800 shtëpi.

Shkurt, territori i Maqedonisë perëndimore po zbrazetnga banorët e vjetër të saj – shqiptarët. Mua kjo po mëshqetëson e po më brengos shumë. Por ende më shumë pobrengosem e shqetësohem kur liderët e partive politike shqip -tare mburren me rezultatet e arritura për popullin shqiptar.Ata mund të mburren për disfatën që pësuan shqiptarët gjatëkëtyre 18 viteve, në kohën kur sllavët e Maqedonisë krenohen me rezultatet faktike. As sot, sikur para pesëdhjetë viteshshqiptarët nuk mund të punësohen deri sa ka edhe një njeri ipërkatësisë sllave që kërkon punë. Kjo është një dhunë emaskuar, krahas terrorit që u ushtrua në Brodec, Sopot,Gostivar etj., krahas burgosjeve të njëpasnjëshme e krahasrrethimit të fshatrave e të familjeve dhe të keqtrajtimit tëqytetarëve.

Mua personalisht kjo situatë më duket shumë më ekeqe sesa në kohën e komunizmit, megjithatë nuk do takomentoj këtë. Liderët e partive le të vazhdojnë të mburrenme deklarata false, ndërsa sllavët do të kenë arsye të plotë për të qenë krenarë ndaj kësaj marrëzie ku i kanë shpënëshqiptarët, që nuk janë të vetëdijshëm apo nuk dinë se ç’pondodh me ne. Para se të kaloj në paraqitjen e ngjarjeve dhedëshmive të mëhershme, dua të theksoj vetëm një çështje.

NGJARJE DHE DËSHMI

13

Page 16: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Për mua nuk është e qartë se në situatën ku gjendemi i shtrojvetes tri pyetje: liderët e partive politike në pushtet dheopozitë gabojnë, janë në iluzion apo kështu u konvenon që tërrokullisen ngjarjet e ku realizohen interesat e tyre personaledhe klanore.

Salih Salihu

14

Page 17: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

PJESA E PARË

POZITA E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI1945-1966

Page 18: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 19: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

POZITA E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI 1945-1966

1. Rrëfimi i gjyshes sime dhe Mulla Sulanë saç

Kur evokoj kujtimet e rinisë, nuk mund të kaloj papërmend rrëfimin e gjyshes sime një ngjarje tronditëse që nukdo të mund ta harroj kurrë. Isha në moshën tetëvjeçare kurnjë ditë ishim bashkë te ara me gjyshen në kultivimin eperimeve. Unë i ndihmoja asaj brenda mundësive. Në ndërkohë hetova se gjyshja ishte duke qarë. Ashtu i befasuar epyeta përse po qan gjyshe pa ndonjë arsye dhe pa lot në sy?!Ajo në atë çaste më tha se lotët janë tharë sepse ajo ka qarë që nga mosha fëmijërore që më pas e filloi të më rrëfejë përtragjedinë e familjes së saj, e cila ishte jo vetëm për të qarë por edhe për të vajtuar. Rrëfimi i saj më kujtohet shumë herë,përkatësisht sa herë që jam ballafaquar me probleme – dhunëdhe ter ror mbi mua dhe mbi shqiptarët në përgjithësi tëushtruar nga sllavët. “Dëgjo biri im”mu drejtua ajo për tështuar “do të tregoj diçka rrënqethëse edhe pse ti je ende ivogël për ta mbajtur mend. Ti me siguri nuk ke dëgjuar përVranjën, nuk di as për serbët e as që di se çka është zullumi ishkjaut që kemi vuajtur ne pleqtë. Gjyshja jam nga Vranja njëqytet shqiptar i pushtuar nga shkijet. Unë në atë kohë isha 14vjeçare kur u detyruam të shpërngulemi nga vendi ynë e për të kërkuar strehim gjetiu. Me pushtimin e asaj krahine ngaserbët, filloi dhuna dhe terrori. Rrahjet, vrasjet, dhu nimetishin të përditshme. Ushtarët serb në grupe të mëdha tëarmatosur gjer në dhëmbë hynin nëpër shtëpitë shqiptare i

17

Page 20: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

detyronin tu përgatisin mish të pjekur, tu siguronin raki e venë dhe pasi hanin e pinin deri në orët e vona të natës kërkonin tëzbaviteshin me gratë shqiptare.

Atë natë kur i erdhi radha babait tim, ai e përgatitidarkën me mish të pjekur dhe me pije të bollshme alkoolikedhe pasi ushtarët serb hëngrën e pinë sa deshtën e porositënbabanë që ti sjellë gratë në dhomë. Babai urdhëroi që në vendtë grave të hynë burrat e shtëpisë. Në ato çaste katër djemtë e moshës madhore hynë me sëpata në dorë dhe i therën tërëbandën serbe që menjëherë pas asaj e gjithë familja dolëmnga shtëpia, maleve dhe fushave dhe pas dy ditëve arritëm nëShkup, mirëpo këtu nuk qëndruam gjatë kohë sepse pas disaditësh edhe në Shkup erdhën forcat serbe. U detyruam të ikim edhe nga Shkupi për tu vendosur në Tetovë si muha xhirë. Pasnjë kohe dy motrat martohemi, unë në fshatin Sellcë ndërsamotra tjetër në Glloboçicë. Anëtarët tjerë të familjes qënumëronin 14 anëtarë, babai, nëna, vëllezërit me nuset dhefëmijët e tyre u shpërngulen për në Turqi. Që nga ajo kohë asqë i kam parë e as që di diçka për fatin e tyre”, përfundoirrëfimin e sajë gjyshja. Nga ajo çka më tha gjyshja, kuptova setrevat shqiptare të sanxhakut të Nishit, përkatësisht krahinat:Toplicë, Surdulicë e tjerë janë pastruar nga pushtuesit serbgjatë viteve 1878-1912, në mënyrë më barbare.

Një ngjarje tjetër po aq tronditëse në fshatin tim ndodhimenjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kohë sho -vinistët sllavë e torturuan një fshatar - Mulla Sulën. Unëshoqërohesha me djalin e tij Jakupin dhe shpesh ai vinte nështëpinë tonë, por edhe unë shkoja te shtëpia e tij. Unëshpesh dilja kah qendra e fshatit që e quanin “te dyqanihoxhës” pasi aty kishte një hapësirë ku fshatarët duke blerë,në këtë shitore takoheshin njëri me tjetrin, ndërronin infor -macione se çka ka ndodhur në fshat. Në atë kohë fshati ishte i

18

Page 21: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

izoluar, nuk kishte mjete komunikimi, fshat pa rrymë, pashkollë dhe vetëm me një shitore të vogël ku furnizoheshinme kripë e gaz për dritë.

Një ditë edhe mua më dërguan në shitoren e sipër -përmendur për të blerë diçka. Mirëpo sa u afrova afër pashëse disa fshatarë largoheshin, iknin nëpër shtëpitë e tyre,ndërsa një i ri edhe mua më tha të iki sa më parë në shtëpi,sepse shtëpia e Mulla Sulës është rrethuar me shkije.

Unë, nga paniku që më kaploi, në vend që të iki në shtëpishkova te shtëpia e Sulës, e që njëkohësisht ajo ishte shtëpiaedhe e shokut tim Jakupit, djali i Mulla Sulës. Aty hasa në tmerr të paparë, piskamë e madhe e fëmijëve dhe në oborr ushtarëtkishin ndezur zjarr dhe nxehnin saçin, aty afër Sula i lidhurkëmbë e duar, e kishin shtri për toke dhe me saçin e skuqur jambuluan kokën. Uji i dilte nga koka dhe trupi i tij si të ishteburim uji. Pas këtij veprimi jonjerëzor që ndoshta askund nëbotë në shekullin XX nuk është vepruar siç vepruan me neshqiptarët. Pas këtij torturimi, Mulla Sulën e morën me veteashtu të alivanosur dhe nuk u kuptua asnjëherë se sipërfundoi jeta e tij. As sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për tedhe djalin e tij Veliun edhe pse në atë kohë ekzistonin gjyqe,por për ne shqiptarët nuk kishte gjyq, ndaj nesh vepronin si tëdonin dhe në shumë raste ekzekutimet bëheshin pa vendimegjyqësore.

Pushteti nuk u kënaq me kaq. Pas disa viteve familjes iamori edhe tokën me të cilën fëmijët, të gjithë të moshësfëmijërore, e siguronin bukën. Kjo tokë u eksproprijua përndërtimin e shkollës fillore të fshatit edhe pse ajo aspak nukishte e përshtatshme për shkollë. Fshati kishte tokë bujqësoreafër qendrës së fshatit dhe rrafshinë jo si kjo që u mor e qëishte kodrinë. Kjo tokë u mor si hakmarrje dhe e njëjta nuk ukompensua. Gjersa punoja në komunë unë shfrytëzova rastin

NGJARJE DHE DËSHMI

19

Page 22: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

dhe familjes së Sulës si kompensim për tokën e marr, iadhashë një tokë në Sellcë, pronë e komunës te “Livadhi iBegut”, e cila që më parë ishte uzurpuar dhe shfrytëzohejnga spiuni ordiner i fshatit Sellcë, Qerim Bajrami, i cili i kishtedetyruar fshatarët që të deklarohen se ata ia falin tokën, porky tentim i tij ishte në kundërshtim me ligjin, andaj kjo tokë umor nga shfrytëzuesi i paligjshëm.

Më vonë kur u rrita e kuptova pse e kishin torturuarMulla Sulën. Ai gjatë okupimit serb kishte vrarë mësuesin serbtë fshatit dhe kishte qenë anëtar i Ballit Kombëtar. Për këtëvrasje ishte dënuar dhe e kishte mbajtur dënimin, por“maqedonasit” përsëri u hakmorën duke e torturuar dhe elikuiduan.

Në Tetovë menjëherë posa hynë forcat sllave, mono -polin e duhanit e rrethuan me tela dhe e shndërruan nëllogore për shqiptarët e Tetovës. Të gjithë burrat e moshësmadhore u burgosën dhe prej aty zgjidhnin dhe likuidonin pa kurrfarë gjyqi. Në atë llogor famëkeq u përfshinë shumëqytetarë të Tetovës. Në mesin e tyre ishte edhe daja im Qaili, së bashku me djalin e tij Behlulin. Për fat të mirë, atashpëtuan të gjallë, mirëpo me shumë trauma që ndikuan nëshpërnguljen e tyre në Turqi, bashkë me shumë të tjerë,duke u frikësuar se këto veprime dhe tortura mund tëpërsëriten. Te ata ishte krijuar bindja se jeta dhe pasuriakëtu është e pambrojtur.

Salih Salihu

20

Page 23: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

2. Turqizimi i shqiptarëve dhe fillimi i shpërnguljessë tyre për në Turqi

Në vitin 1953 pushteti i atëhershëm komunist jugosllav,hartoi plane dhe elab o rate, në të cilat parashihej dëbimi idhunshëm i shqiptarëve nga viset e tyre etnike për në Turqi,dhe njëkohësisht kolonizimi i atyre viseve me elemente sllave. Për realizimin sa më parë të këtij projekti antishqiptar, Titodhe klika e tij, me ndihmën e ambasadorit të atëhershëm tëRepublikës së Turqisë në Beograd, Fuat Kypirli, ripërtërinëMarrëveshjen Jugosllave-Turke të vitit 1938, në të cilënparashihej shpërngulja e shqiptarëve të besimit myslimanpër në Turqi. Kjo marrëveshje filloi të zbatohet në fillim tëvitit 1953. Ky dëbim nuk parashihej për të krishterët, sepseata asimiloheshin në sllavë, duke ndë rruar vetëm gjuhën. Unëpersonalisht këtë shpërngulje ma sive e kam përjetuar medhimbje familjare dhe kombëtare, pasi në atë valë u përfshinëedhe disa familje të farefisit, të cilat u shpërngulën dhe uvendosën në një lagje të periferisë së Stambollit në gjendje tëmjerueshme. Ata atje një kohë të gjatë jetuan në kushteshumë të vështira. Vetëm pas përpjekjeve të mëdhapërmirësuan jetesën. Sot pas 50 vitesh pasardhësit e tyre janëasimiluar krejtësisht. Djem e vajza, nipër e mbesa të lindur nëStamboll nuk dinë më shqip. Ata janë turqizuar krejtësisht.

Shpërngulja ishte e madhe. Nuk kishte ditë që nukshkonin një-dy ose më shumë familje. Intelektualët eatëhershëm shqiptarë nga Tetova, që ishin të pakët në numër, numri më i madh i tyre mësues, ishin të vetmit që në mënyrëtë hapur e kundërshtonin procesin e shpërnguljes, dukezhvilluar aktivitet të dendur nëpër fshatra dhe lagje të qytetit,në të cilat kërkohej nga shqiptarët të mos i lëshojnë vatrat etyre stërgjyshore. Duhet të vëmë në pah, se sipas marrë -

NGJARJE DHE DËSHMI

21

Page 24: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

veshjes së sipërpërmendur, Turqia, kërkonte nga Qeveria eJugosllavisë, që të gjithë të interesuarit për shpërngulje duhettë deklaroheshin si turq. Një kërkesë e tillë nuk i shkonte përshtati Beogradit, sepse realisht elementi turk, në këto vise nukfiguronte fare. Si shembull, po e marr, faktin se deri në vitin1952, në Tetovë e rrethinë nuk pati asnjë shkollë turke.Gjithashtu sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1948, nëTetovë me rrethinë ishin deklaruar gjithsej 170 banorë si turq,numri më i madh i tyre ishin qytetarë të vjetër, të cilët edhe pse ishin të përkatësisë etnike shqiptare, ata nëpër shtëpitë e tyreflitnin turqisht.

Nisur nga kjo, pushteti “popullor” maqedonas, gjatë vitit 1952, hartoi plane në të cilat parashihej hapja e shkollave“turke” në Maqedoninë Perëndimore. Ata duke u thirrur nëatë se gjoja ndaj elementit “turk” është bërë “padrejtësi”, përshkak se nuk u është mundësuar shkollimi në gjuhën“amtare”, në vitin shkollor 1952/53, hapën shko llat turke nëTetovë dhe në fshatin Tearcë. Po në atë vit shkollor, u hapënparalele në gjuhën turke në gjimnazin e Tetovës, ndërsanjëkohësisht u mbyll Normalja shqipe “Li ria” në Tetovë, mearsyetim se Tetova, paraqitet si “qendra e reaksionitshqiptaro-madh”, dhe e njëjta kaloi në Shkup, ku tashti gjysma e nxënësve mësimin i zhvillonin në gjuhën turke.Njëkohësisht, nëpërmjet disa elementeve të tyre, lëshuanpropagandën, se për “myslimanët” do të vijnë ditë të vështira,andaj “shpëtimi i vetëm për ta është Turqia”. Kjo propagandë,sidomos u zhvillua në prag të regjistrimit të popullsisë të vitit1953, ku propaganduesit e pushtetit, duke u thirrur në emër të“fesë”, apelonin tek popullsia shqiptare të deklaroheshin siturq. Si rezultat i kësaj propagande, një numër shumë i madh u deklaruan si turq. Veçmas kjo u vërejt në krahinat shqiptare të

Salih Salihu

22

Page 25: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Shkupit, Kumanovës, Velesit, Prilepit, Manastirit, Prespës,Ohrit, etj.

Numri i “turqve” u rrit dukshëm edhe në rrethet eTetovës dhe të Gostivarit3, mirëpo jo në atë përmasë siç ishtenë krahinat e sipërpërmendura. Për gjithë këtë, autoritetetkomuniste maqedonase fajësuan inteligjencën shqiptare, ecila sipas tyre zhvillon propagandë “reaksionare shqiptaro- madhe te masat e gjera”, me çka sipas tyre, një pjesë e madhee “popullsisë është deklaruar si shqiptare edhe pse ata janëturq të vërtetë”. Për rrjedhojë, organet e atëhershme tëpushtetit komunist maqedonas, ndërmorën masa represivekundër mësuesve shqiptarë, ku një numër i madh i tyre uarrestuan dhe në akuzën se kanë zhvilluar “propagandëkundër shtetit dhe popullit”, Gjyqet komuniste të njëjtit idënuan me dënime të rënda. Unë me këtë rast po e përmendiMehmet Gegën, i cili u dënua me 10 vjet burg për arsye esipërpërmendura.

Krahas dhunës, pushteti organizonte edhe disakonsulta dhe biseda in for ma tive me kryefamiljar më me zëdhe me reputacion në qytet, lagje ose fshat, me qëllim tëfutjes së frikës te popullata shqiptare. Pas këtyre konsultavepërhapeshin lajme se do të jetë rrezik i madh për ata që do tëngelin këtu. Kështu flitej me të madhe. Thuhej se ata që do tëngelin do të detyrohen të marrin edhe besimin e krishterë dhetë ndërrojnë kombësinë. Kjo ndodhi edhe me dajën tim, qëkishte gjellëtore me qebaptore dhe ishte me zë dhe afarist, ho -

NGJARJE DHE DËSHMI

23

3 Në regjistrimin e vitit 1948, në rrethin e Tetovës e të Gostivarit, numri ibanorëve shqiptarë arrinte shifrën 93.183, ndërsa turq në këto dy rrethe gjithsej pati 744 banorë. Këto shifra në regjistrimin e vitit 1953, pësojnëndryshime të mëdha, ku tashti numri i shqiptarëve bie në 92.824, ndërsa ai i turqve rritet në 13.454. Shih më gjerësisht: Qerim Lita, ‘Naçertania, K. Cërvenkovski dhe identiteti shqiptar në Maqedoni 1945-1954’, fq.453-564, Shkup, 2007.

Page 26: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

te lier i njohur në Tetovë dhe e thirrnin Qail Qebapxhia, ndërsadjali i tij i madh Behluli njihej si intelektual, pasi e kishte tëkryer gjimnazin në Tetovë dhe punonte nëpunës në njëndërmarrje në Tetovë, ndërsa djali tjetër më i vogël Selimi endërpreu gjimnazin për shkak të shpërnguljes.

Që të dy vëllezërit së bashku me babanë e tyre uthirrën në polici duke ju kërcënuar se biseda është sekrete,duke i porositur që të zhvillojnë agjitacion te të afërmit dhete të gjithë ata që do të hyjnë në qebaptore që tëshpërngulen sa më parë në Turqi. Në polici u kishin thënë:“Ne u rekomandojmë që ju të shkoni në Turqi si shtetmysliman, pasi edhe ju jeni mysliman, keni tradita tëpërbashkëta dhe sigurisht flisni turqisht, për ju do të jetë mëmirë. Këtu është sistemi komunist, u hoq ferexheja, do tëndalohen të gjitha fetë, do të mbyllen xhamitë dhe kishat, kyështë shtet pa fe-ateist, tokat dhe shtëpitë do tënacionalizohen, andaj është mirë që ju bashkë me të afërmit ejuaj të shpërnguleni me kohë sa nuk është bërë vonë. Tash ulejohet shitja e shtëpive dhe pronave tjera të patundshme, senë të ardhmen shitja do të ndalohet. E tëra do t’i falet shtetit.”Për të arritur qëllimin e shpërnguljes së shqiptarëve, pushtetiaplikonte taksa dhe tatime të larta për zejtarët, bujqit,blegtorët etj, të cilët nuk kishin mundësi ti paguanin, andajpushteti aplikonte masa të dhunshme, duke ua mbyllurlokalet, konfiskuar mjetet e punës, pronën e tyre të tundshmedhe të patundshme.

Pas kësaj bisede në polici daja kishte vendosur tëshpërngulej për në Turqi. Na thirri mua dhe babën tim duke nathënë se ai bashkë me familjen kishte vendosur të shpërngulejnë Turqi dhe se edhe ne duhej të vendosnim të shkojmë bashkë me ta. Babai mendohej ndërsa unë pa kurrfarë hamendje ithash i vendosur se: “Më vjen keq që ndahemi, por unë nuk

Salih Salihu

24

Page 27: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

shpërngulem në Turqi. Atje nuk kam çka lypi, unë jam shqiptardhe do të ngeli këtu gjersa të shpërngulet edhe shqiptari ifundit. Në rast se ju nënë dhe babë me 6 fëmijë të vegjëlvendosni të shpërnguleni, unë nuk u pengoj. Shiteni tokën dhe shtëpinë dhe së bashku shkoni në Turqi!” Mirëpo nëna imemenjëherë reagoi duke qarë dhe tha se “mua më vjen shumërëndë të ndahemi nga i vetmi vëlla, të cilin e kam pas edhe sibabë dhe nënë, ai më ka rrit, por unë nuk mundem të ndahemnga fëmija i im i parë, djali im Salihu që aq shumë e dua dhe aqshumë jam munduar që të shkollohet dhe të bëjë jetë tëlumtur. Juve ju qoftë udhë e mbarë dhe dhashë Zoti atje tëkaloni dhe vendoseni mirë.”

Ky mo ment ishte shumë i dhimbshëm... Të gjithëfilluam të qajmë, kjo dhimbje u përsërit edhe në ditën kur ipërcollëm te stacioni i trenit të afërmit tanë, kushërirë ebabait tim, Sherifin dhe Alishahi, dy familje të mëdha. Atykishte aq shumë popull sikurse ndonjë miting: burra, gra efëmijë. Ishin ata që u shpërnguleshin dhe ata që i përcillnin.Të gjithë qanin me zë të lartë. Skenë e mjerueshme dhetragjedi e popullit shqiptar. Disa nga përcjellësit i dolën trenitpërpara dhe e pengonin që treni mos të niset, por meintervenim të policisë treni u nis, ndërsa qarja dhe piskamatnuk u ndalën. Disa përcjellësve u ra të fikët dhe shumë nga atau dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Kjo qe skena e asajdite. Por skena të tilla kishte gati për çdo ditë kur përcilleshinnga disa familje me porosi e premtime: “Ju presim edhejuve” ose “Do të vijmë shpejt edhe ne”. Këto ishin fjalët efundit të atyre që shkonin me shpresë se së shpejti do të vijnëedhe farefisi tjetër dhe të atyre që përcillnin. Disa nga ata qëngelnin këtu, shpreheshin kështu sa për ngushëllim, disa tëtjerë u premtonin seriozisht se “së shpejti do të vijmë.” Përshpërnguljen masive në Turqi përveç varfërisë, papunësisë,

NGJARJE DHE DËSHMI

25

Page 28: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

diskriminimit dhe presionit policor ndikuan edhe një numëragjentësh të sigurimit “maqedonas” që ishin shpërngulurgjatë viteve të tridhjeta. Ata paguheshin nga qeveria“maqedonase” për ta paraqitur Stambollin si parajsë. Vinin nëTetovë dhe bënin propagandë nëpër kafe, çajtore dhe kudo kushkonin.

Kjo situatë pikëlluese zgjati 13 vjet, deri në vitin 1966 kur u mbajt Plenumi i IV i Lidhjes Komuniste jugosllave, kur edheMaqedonia qe e detyruar që të ndërpresë repre sionin, ose tazbus atë. Kështu pas vitit 1966, shpërngulja u zvogëlua. Porme këtë nuk mori fund dëbimi i shqiptarëve. Filloi shpërnguljanë Evropë, për të cilën do të flas gjetiu.

3. Mësues në fshatin Vicë të Tetovës

Një traumë që pësova në fëmijërinë time, kur ende nukdija asgjë për jetën, nuk do të mund ta harroj kurrë.Shovinistët “maqedonas” e torturuan Mulla Sulën me saç tëskuqur mbi kokë. Rastësisht ndodha aty, por as nuk dija seç’bëhet e as pse torturohet. Ende nuk isha në gjendje tëkuptoja dot se ç’bëhet me ne shqiptarët. Në shkollë mësuesinuk na përmendte shqiptarët, në librat e leximit nuk kishteasgjë shqiptare, për të mësuar diçka, në shtëpinëmbretëronte një heshtje për çdo gjë që ndodhej me karakterpolitik. Në shkollë mësonim të lexojmë e të shkruajmë, por ajo që lexonim, më mirë mos ta lexonim. Përmbajtja arsimoreishte e tillë që të orientonte kah asimilimi. Në tekstetmësimore kishte çdo gjë sllave. Në ushtri fillova të kuptoj disagjëra më mirë, por ende nuk mund të shënoja vijën e kuqemidis sllavishtes dhe shqiptarisë e urrejtjes t’i përgjigjem meurrejtje. Pas kthimit nga ushtria u emërova si mësues në

Salih Salihu

26

Page 29: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

fshatin Vicë, fshat malor 4-5 kilo -metra larg fshatit tim, ku duhejtë udhëtoj për çdo ditë, meqënuk kisha ku të banoj.

Në këtë fshat mua do tëmë jepet rasti që të bëj njëkthesë të madhe në mendimintim, do të filloj t’i kuptoj më mirë ngjarjet politike dhe do të mëqartësohen përpjekjet që bëjnë“maqedonasit” kundër nesh. Ve -tëm një muaj pasi fillova punënnë këtë fshat, erdhi një inspektor i sigurimit shtetëror maqedonasme emrin Lazo Cvetanovski. Që -llimi i ardhjes së tij, siç e kuptovanga biseda e zhvilluar me të,ishte për të më bindur mua tëbashkëpunoj me të dhe me in -spektorë të tjerë, duke i informuar për çdo gjë që bëhetkundër shtetit. Veçanërisht ishte i interesuar që ta informojpër veprimtarinë siç theksonte “armiqësore” të djemve të njëfshatari i quajtur Ali, djemtë e të cilit kishin ikur në Republikëne Shqipërisë dhe herë-herë ilega lisht vinin në fshat, edhe pseanëtarët tjerë të familjes i kishin internuar në lindje të Maqe -do nisë. Këtë e refuzova dhe vendosa që ta braktis arsimin qëaq shumë e desha dhe të vazhdoj studimet. Vendosa të regji -strohem stu dent i rregullt në Shkollën e Lartë Juridike nëShkup, pasi për studentët e kësaj shkolle Kuvendi i Rrethit tëTetovës në atë kohë siguronte bursa për dy vjet, me kusht qëpas përfundimit të studimeve të inkuadrohemi në ato komuna ku ka nevojë për juristë.

NGJARJE DHE DËSHMI

27

Foto gjatë viteve dukepunuar si mësues në

fshatin Vicë (1959/60)

Page 30: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

4. Udhëheqës i Shërbimit Pronësor Juridik nëKomunën e Tetovës

Diplomova në shtator të vitit 1962 dhe menjëherë ngamuaji tetor i atij viti u inkuadrova në Komunën e Tetovës –udhëheqës i shërbimit pronësor - juridik. Këtu dua të theksojse, këto vendime dhe ky emërtim nuk kanë rëndësi përveprimtarinë time, por në këto rrethana unë do të filloj tëhetoj diskriminimin që u bëhet shqiptarëve.

Posa e fillova punën në këtë detyrë hasa në shumëpengesa. Në këtë shërbim zbatoheshin vendimet e komunëspër marrëdhëniet pronësore. Këtu me anë të ligjeve të atë -hershme për eksproprijim dhe nacionalizim u merrej pasuria e qytetarëve dhe shndërrohej në pronë shtetërore, e cila ukompensohej me vlerë minimale që aspak nuk i përgjigjejvlerës reale. Ajo ishte një pagesë simbolike.

Këto prona mbi 95% ishin prona të shqiptarëve. Ko muna e Tetovës me qëllime të caktuara, planet rregullative iorientonte në lagjet e banuara me shqiptarë dhe ua merrtetokat, oborret, dhe shtëpitë si dhe rrugët e lagjes. Në këtolagje ndërtoheshin objekte publike: (shtëpia e armatës, shtë -pia e kulturës, çerdhe për fëmijë). Në ato vite u prishën shumë shtëpi të pronarëve shqiptarë, u prish xhamia histo rike nëqendër të Tetovës, janë marrë tokat shqiptare dhe janëndërtuar fabrika të ndryshme si ajo e Teteksit, fabrika eprodhimit të medikamenteve shëndetësore te rruga e Shkupit afër monopolit si dhe shumë e shumë të tjera. Në disa lagje tëbanuara kryesisht me shqiptarë janë ekspro prijuar shtëpitëshqiptare për të ndërtuar shtëpi për sllavët, sidomos përkolonitë të ardhur nga Greqia, Ukraina, Ser bia etj.4

Salih Salihu

28

4 Në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit Popullor të Qytetit tëTetovës, mbajtur më 19 tetor 1948 u aprovua ky vendim: “Për nevojat e

Page 31: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Për plotësimin e dëshirave të popullit sllav nuk ukursyen as rrugët publike shekullore. Kështu ndodhi edhe merrugën “Cetinska” në Tetovë, e cila ndërpritet dhe merret që ti rritet oborri i shtëpisë së një pronari sllav. Sipas ligjit përeksproprijim komuna ishte e obliguar që pronarit t’ia sigurojështëpinë. Por kjo nuk bëhej. Pushtetarët arsye to heshin se nukka shtëpi. Në qendër të Tetovës ishte ekspro prijuar një shtëpime sipërfaqe të madhe oborri dhe në atë vend u ndërtuaobjekti kolektiv banesor vetëm për sllavët5. Pronari nuk epranonte kompensimin, kërkonte shtëpi, pasi me atëkompensim të caktuar nuk mund të siguronte kulm mbi krye.Kryetari i atëhershëm Koço Tulevski, prokuror famëkeq igjykimeve të viteve 1944-46 ku janë dënuar me vdekje shumëintelektual shqiptarë, si Shaip Kamberi, Jusuf Jahja-Kuliku,Kadri Saliu dhe qindra atdhetarë tjerë u dënuan me burgimetë rënda dhe konfiskim të pasurive të patundshme, më thirriedhe mua në zyrën e tij dhe më tha që t’u jap shpjegim nëgjuhën shqipe dhe t’u them se komuna nuk ka shtëpi nëdispozicion për t’ua plotësuar kërkesën e tyre. Unë i thashë

NGJARJE DHE DËSHMI

29

ekonomisë së qytetit të eksproprijohet, kjo sipërfaqe e pronarëve tërajonit të qytetit Tetovë: 1/ për zgjerimin e ekonomisë së qytetit tëeksproprijohen 20 hektarë tokë në afërsi të ekonomisë ndër rrugën qëlidhet Gostivari si dhe 60 hektarë në vendin e quajtur “Tabaçnica”menjëherë pas thertores së qytetit. Nga këto 60 hektarë, nëse paraqitetnevoja mund t’u jepet edhe institucioneve tjera. 2/ për ekonomizimin estacionit të duhanit në Tetovë, përkatësisht për zgjerimin ekspro -prijohen 20 hektarë tokë në rajonin e qytetit Tetovë, e cila gjendet nëafërsi të kazermës. Shih më gjerësisht Dr`aven arhiv na RepublikaMakedonija 8.57.12.50-51/113-115.

5 Në tekst do të përmendet termi “sllav”, si më i përshtatshëm. Arsyejaqëndron në faktin se nuk dihet cilët janë serbë e cilët bullgarë. Nërrethinën e Tetovës kemi fshatra serbe siç janë Vratnica, Rataja,Bërvenica etj. Por kemi edhe fshatra bullgare si Vollkovija, Stençja etj. Kaedhe shumë fshatra të përziera që janë ose bullgarë ose serbë.

Page 32: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

kryetarit se s’ka nevojë atyre t’u jap shpjegime në gjuhënshqipe. Ata janë qytetarë të vjetër dhe e flasin më mirë se unëgjuhën “maqedonase”. Në këtë rast unë i dhashë përgjigjekryetarit: “Më duket se unë jam për gjegjës direkt i pronavekomunale dhe se komuna ka 42 shtëpi dhe unë nuk mund tëdeklaroj se komuna nuk posedon shtëpi.” Kryetari u nevrikosshumë dhe u çua në këmbë dhe më tha se edhe ai e di se:“Komuna ka shtëpi, por në ato shtëpi banojnë qytetarë që ekanë fituar të drejtën e banimit.” Unë ia ktheva se unëdisponoj edhe me shtëpi ku askush nuk banonte. Atëherë, meshumë hidhërim më tha: “Rregulloje ta shohim si do të kryhet” dhe na nxori jashtë mu dhe palët. Unë bashkë me qytetarindhe shoqen e tij shkuam drejt te një shtëpi që gjendeshje nëqendër të qytetit, por e vjetërsuar dhe duheshte tëmeremetohej për banim. Këtë shtëpi para 3 muajve, komunës ia kishte falë një qytetar që shpërngulej për në Turqi, e qështëpinë nuk kishte mundur ta shesë për shkak të vjetërsisë,sepse ishte e pabanueshme. Të gjitha këto malverzime që ubëheshin shqiptarëve unë i përjetova shumë keq dhemundohesha me çdo kusht t’u ndihmoj, por ndihma ime ishtee kufizuar pasi këto veprime ishin rregulluar me vendimekomunale dhe ligje të qeverisë së Shkupit, të cilët ishindiskriminuese ndaj shqiptarëve për shpronësimin e pronavetë tyre të patundshme me kompensime minimale dhenënçmuese.

Dëbimi për në Turqi bëhej në mënyrë shumë tëpërsosur. Çdo qytetar ka qenë i detyruar të vërtetojë se nukdisponon me pasuri të patundshme. Kjo bëhej që shqiptarëttë mos mund ta shesin edhe pasurinë, por t’ia falin shtetit.Prandaj ky qytetar, sikur edhe shumë të tjerë ia fali komunësshtëpinë dhe atij iu lëshua vërtetimi se nuk ka shtëpi dhepasuri tjetër të patundshme që t’i jepet leja për të shkuar në

Salih Salihu

30

Page 33: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Turqi. Këto ishin peripecitë e shqiptarëve që shpërnguleshinnë Turqi. Ata detyroheshin edhe ta falin pronën e tyre, të cilënnuk kishin mundësi ta shesin për të cilët nuk kishte tëinteresuar për blerje. Kjo ndodhi për arsye se popullsisë i hyrifrika. Shqiptarët frikoheshin se mos ngelin pa shkuar në Turqi,sepse nuk dihej se ç’bëhet më vonë me ta. Ekzistonte frika semos asimilohen në sllavë, bëhen të krishterë ose dëbohengjetiu.

Gjatë punës në këtë shërbim pronësor-juridik, hasa nëlëndët e gjykatës për dënimet dhe konfiskimet e pronave tëpatundshme të shqiptarëve, të cilët ishin dënuar pas Luftës sëDytë Botërore. Shumë shtëpi ishin konfiskuar dhe ishin bërëpronë e komunës me të drejtë që pronarët të kenë mundësi të banojnë me familjet e tyre pa paguar qira. Ka pas ca shqip tarëqë gjatë luftës kishin qenë në anën e Ballit Kombëtar. Pornumri i tyre ishte i vogël. Pushteti i futi në listën e zezë tëgjithë. Duke qenë i bindur se shumë shqiptarë në Maqedoni,në përgjithësi, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar vetëmpse janë shqiptarë, vendosa të ndërmarr veprime me të cilatt’ua kthej pronat duke i propozuar komunës që këto prona(shtëpi) të shiten, pasi komuna nuk ka kurrfarë dobie, meqëkëta pronarë nuk paguajnë qira dhe me shitjen e tyre komunado të realizonte të ardhura nga pronarët e ardhshëm që do tëpaguajnë tatim për çdo vit. Ky propozim i imi u shqyrtua nëkuvend dhe pati diskutime me tone të ashpra kundër dhe prodhe në fund me shumicë votash, u vendos që këto prona tëshiten dhe të shpallet ankand publik. Në këtë votim vendosivota e këshilltarëve shqiptarë edhe pse disa bashkëpunëtorëtë shërbimit sekret ishin kundër.

Unë e shpalla ankandin për shitjen e shtëpive të konfi -skuara dhe ndërkohë jo zyrtarisht në mënyra të ndryshme ibëra me dije pronarët që të përgatiten për pjesëmarrje në

NGJARJE DHE DËSHMI

31

Page 34: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

ankand, duke siguruar edhe nga 2-3 veta kinse janë tëinteresuar për blerjen e shtëpisë, pasi sipas Ligjit prona mundtë shitet në qoftë se në ankand paraqiten tre e më shumë tëinteresuar. Për të mos dështuar kjo iniciativë, bëra njëaktivitet të dendur. Bisedova me disa qytetarë te të cilët kishabesim se nuk mund të më paraqesin në polici, i udhëzova seç’duhet të bëjnë, i njoftova me mënyrën e procedurës dhe utregova se deri ku mund të shkojnë ata në lartësinë e çmimitqë shtëpia përsëri t’i ngelë pronarit. Me rastin e përpilimit tëtekstit të ankandit, unë me qëllim futa një paragraf përkonsultim me qytetarët, të cilët kishin nevojë për informatashtesë. Në fund të ankandit theksova se të interesuarit përsqarime dhe informata të tjera për këto prona, të lajmërohennë shërbimin pronësor juridik të Komunës së Tetovës për çdoditë pune gjatë kohës së punës. Ata vinin te unë dhe unë ujepja udhëzime se si duhet të veprojnë, me qëllim që tëkrijohen mundësi që shtëpia t’i ngeli pronarit të mëparshëm.

Isha shumë i brengosur që e ndërmora këtë veprim, pasi ekzistonte frika që ndonjë shtëpi të blihet nga ndonjë blerëstjetër që ofron çmimin më të lartë dhe pronari i vërtet ishtëpisë të ngelë në rrugë. Këtë e bëra që pronarët t’i marrinshtëpitë e tyre dhe të bëhen pronarë të vërtetë me ligj. Përkëtë arsye disa pronarë i porosita që të përpiqen që disashpallje të ankandit t’i heqin nga vendet publike që të mosbien në sy ku ato ishin vendosur. Kjo punë u krye me sukses.

Menjëherë pas shpalljes së ankandit, disa të interesuarfilluan të lajmërohen në zyra për informata shtesë, se kugjinden këto shtëpi të komunës, sa janë të vjetra si dhe dukedhënë edhe për disa sqarime të tjera. Unë duke shfrytëzuarkëtë rast, të interesuarit për blerje i informoja se këto janështëpi të konfiskuara me vendime të gjyqit, pronarët e këtyreshtëpive janë dënuar me burgje të rënda u është lejuar që

Salih Salihu

32

Page 35: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

familjet e tyre të banojnë në këto shtëpi. Pas këtyreinformatave, shumë të interesuar për pjesëmarrje në ankand,hoqën dorë. Ankandi u mbajt me sukses dhe të gjithë pronarët e mëparshëm i blenë shtëpitë e tyre, me çmime shumë tëultë, pasi ato vlerësime ishin bërë në kohën e konfiskimit dheme qëllim të caktuar. Pushteti i kishte vlerësuar shumë ulët,dhe në dëm të shqiptarëve kjo u realizua në dobi të dënuarvetë pafajshëm. Këto të dhëna i paraqes me qëllim që lexuesit elibrit të njihen më për së afërmi me mënyrën e dëbimit dheperipecitë e shqiptarëve. Shumë gjëra ishin rregulluar si sahatvetëm që dëbimi të jetë sa më efikas.

Në fillim të vitit 1963, në shërbimin pronësor juridik, tëcilin e udhëheqja unë, ma sollën edhe një ju rist sllav, ndërsanjë tjetër shqiptar të shërbimit e dërguan në pen sion tëparakohshëm.Këto veprime u ndërmorën pasi nuk ishin të kënaqur meveprimet e mia që ndërmarrja për zbatimin e ligjit dhe ai tëvepronte njësoj për të gjithë pronarët ku aplikohej ligji, merastin e eksproprijimit ose nacionalizimit e posaçërisht merastin e kompensimeve të pronave ku shpesh ishin në konfliktme rastin e përcaktimit të ulët të kompensimit. Meqë nukkisha kompetenca ligjore që të mund të ndikoj në ndonjëmënyrë për t’u ndihmuar shqiptarëve që diskriminoheshin,vendosa që të largohem nga ky shërbim që mos të jem edheunë pjesëmarrës në shumë veprime antiligjore dhe diskri -minuese ndaj popullit tim, vendosa të jap dorëheqje dhe elëshova punën, të cilën e kryeja me shumë mundimeshpirtërore.

Shqiptarët nga ky shërbim diskriminoheshin dhe nukmund t’u ndihmonte askush: as gjyqi, as intervenimet politike, as ryshfetet, as ankimet në forume të larta. Çdo gjë ishteplanifikuar që më parë në dëm të shqiptarëve. Ishte një

NGJARJE DHE DËSHMI

33

Page 36: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

politikë e egër, që synonte pastrimin etnik të një territori tëbanuar kryesisht me shqiptarë, një politikë e mirëfilltë diskri -minuese që synonte dëbimin e tërësishëm, të shqiptarëve nëTurqi dhe kolonizimin e atyre viseve me elemente sllave. Nukishte me rëndësi se ç’ishin ata serbë, apo malazezë,boshnjakë, kroatë apo sllovenë, bullgarë, ukrainas, rusë apobjellorusë. Me rëndësi për pushtetin e atëhershëm komunistishte që ata të ishin sllavë.

Salih Salihu

34

Page 37: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

PJESA E DYTË

PLENUMI I BRIONEVE DHE SHQIPTARËT NË MAQEDONI

Page 38: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 39: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

PLENUMI I BRIONEVE DHE SHQIPTARËTNË MAQEDONI

1. Plenumi i Brioneve

Dhuna dhe terrori i zbatuar kundër shqiptarëve, nga ana e organeve shtetërore jugosllave, zgjati deri në vitin 1966.Gjatë tërë asaj periudhe kohore (që filloi nga mbarimi vitit1944), shërbimet sekrete jugosllave-maqedonase si: UDB-a,OZN-a, KOS-i etj., duke i keqpërdorur kompetencat e tyreligjore, në mënyrë permanente zhvillonin një luftë të egër dhetë paparë deri në atë kohë kundër shqiptarëve. Të përkrahurnga udhëheqësi i tyre suprem Aleksandër Ran koviq (i cili njëkohë të gjatë mbante postin e Ministrit të Punëve tëBrendshme të Federatës jugosllave), krerët e shër bimeve tësipërpërmendura, gjoja për të marr informacione konkretepër gjendjen e sigurisë në viset shqiptare nën push timinjugosllav, shfrytëzonin mjete antiligjore si torturë, përcjellje,përgjim etj. Masat e tilla u përdorën më së shumti ndajinteligjencës shqiptare, punëtorëve të arsimit (sidomos ndajarsimtarëve të historisë dhe të gjuhës shqipe). Shër bimetsekrete në tërësi e përcillnin dhe e kontrollonin vep rimtarinëe mësimit nëpër shkollat shqipe, pastaj për ta numri më imadh i gazetarëve dhe i publicistëve shqiptarë konsi dero -heshin si elemente “reaksionare” dhe “shqiptaro- madhe”, etj.

Kjo politikë e zbatuar nga shërbimet sekrete jugo sllave,kundër shqiptarëve, kuptohet se mbështetej edhe nga krerëttjerë udhëheqës të Federatës së atëhershme jugosllave meJosip Broz Titon në krye. Mirëpo, kur masa të ngjashme filluan të zbatohen edhe ndaj disa kombeve tjera para së gjithash

37

Page 40: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

ndaj kroatëve, Tito kërkoi nga bashkëpunëtorët e vetë më tëngushtë, që të krijohet një komision i posaçëm, i cili do tahulumtonte veprimtarinë antiligjore të sekretarit të atë her -shëm të KQ të LKJ-së, Aleksandër Rankoviq dhe të bashkë -punëtorëve të tij. Menjëherë pas kësaj, në Brione u mbajtPlenumi i IV i KQ të LKJ-së, që njihet si “Plenumi i Brioneve”, në të cilën krahas vendimit për largimin nga skena politike eRankoviqit, u aprovuan edhe disa vendime tjera, përfshi këtuedhe “realizimin e menjëhershëm të barazisë nacionale,posaçërisht asaj shqiptare”6

Konkluzat e Plenumit të IV të KQ të LKJ, sollën shpresë te shqiptarët se mori fund pozita diskriminuese. Mirëpo, kjoshpresë së shpejti u shua, sepse ndryshimet pozitive shpre -heshin vetëm ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndërsa rrethçështjes shqiptare në Maqedoni nuk u ndërmor asnjë hapkonkret drejt përmirësimit të pozitës së tyre tejet diskri -minuese. Përderisa në Kosovë, me hapa të përshpejtuar rritejpjesëmarrja e shqiptarëve në të gjitha nivelet e insti tucioneveshtetërore dhe ato publike, u ndërprenë repre sa liet, si dhendaj disa zyrtarëve të organeve shtetë rore- poli core undërmorën masa konkrete të përgjegjësisë për veprimetantiligjore të ndërmarra ndaj shqiptarëve. Kjo në Maqedoninuk u mor parasysh me arsyetim se: “Çështja shqiptare nëMaqedoni duhet të shihet ndryshe nga ajo në Kosovë”, sepsesiç deklaronin udhëheqësit komunistë maqedonas: “NëMaqedoni nuk ka vepruar Rankoviqi” dhe se “këtu nuk kapasur vrasje, burgosje dhe dëbime të dhunshme tëshqiptarëve, siç kishte në Kosovë”.

Salih Salihu

38

6 Qerim Lita, ‘Çështja shqiptare në Maqedoni pas Brioneve’, Gjur mimeAlbanologjike, Seria e shkencave historike, Nr.37, Prishtinë, 2008, fq.29-51

Page 41: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Siç shihet, vendimet e Plenumit të IV në Maqedoni nuk u realizuan, dhe se nuk pati ndryshim në të mirë përpërmirësimin e pozitës së shqiptarëve në këtë republikë tëatëhershme jugosllave. Krejt kjo ndodhi, siç u tha mësipër, për shkak se menjëherë pas Plenumit të IV të Brioneve, KQ iLKM-së, mbajti Plenumin e IV të vetin, ku dolën me qëndrimzyrtar dhe publik se: “në Maqedoni nuk ka pasur deformimenga organet e punëve të brendshme, se shqiptarët nuk janëkeqtrajtuar”, me çka nuk u mor në përgjegjësi asnjë nëpunës iUDB-ës. Më duhet të theksoj se intensiteti i dhunës sëushtruar kundër shqiptarëve në Maqedoni kishte qenë më iegër edhe se në Kosovë, por ajo dhunë u kamuflua. Zyrtarët eMaqedonisë e kamufluan këtë për dy arsye: së pari për tëtreguar se këtu nuk janë bërë deformime me çka u pajtuantërësisht edhe vasalët shqiptarë që u shërbenin pushtetitkomunist dhe dhunues sllav, dhe së dyti: për të lënë hapësirëveprimi që dhunën e ushtruar ta vazhdojnë edhe më tej, që upa me trajtimin e demonstratave dhe me terrorin që do tëushtrojnë më vonë mbi popullatën shqiptare, për të cilën dotë bëhet fjalë më poshtë.

Pas Plenumit ndodhi edhe më e keqja për shqiptarët nëtrevat e tyre etnike në Maqedoni. Disa inspektorë të sigurimitqë kishin bërë krime transferohen nga punët e brendshmedhe emërohen funksionarë në organet shoqërore politike dhe drejtorë të ndërmarrjeve. Këtu si shembull kon kret po e marrXhemajl Veselin, i cili nga posti i sekretarit të sigurimitshtetëror emërohet sekretar i Komitetit Komunal të Lidhjes sëKomunistëve të Tetovës. Ky njeri me disa të tjerë, që të gjithëtë “afirmuar” në sigurimin shtetëror, jo vetëm që do të zënëpozita të rëndësishme, por do të bëhen aktivistët më tëdevotshëm në zbatimin e politikës diskriminuese ndajshqiptarëve. Komiteti shndërrohet si degë e sigurimit shte -

NGJARJE DHE DËSHMI

39

Page 42: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

tëror. Këtu caktoheshin kush të zgjidhet kryetar, nënkryetardhe sekretar i komunës së Tetovës, kush do të zgjidhetdeputet federativ e republikan, dhe caktoheshin të gjithëdrejtorët dhe të gjitha kuadrot dhe funksionarët e lartë tëshërbimeve dhe ndërmarrjeve komunale. Pra, i njëjti rol luhejedhe me zgjedhjen e kuadrove në institucione publike dhendërmarrjet tjera të punës.

Sekretari i komitetit të LKM-së për Tetovë XhemajliVeseli dhe Kryetari i komunës Kostadin Mihallovski, ven -dosnin jo vetëm për kuadrot, por edhe kush duhet të burgoset dhe sa duhet të dënohet. Influenca e tyre kishte depërtua nëtë gjitha shtresat vendimmarrëse.

Xhemajli Veseli në vitin 1969, haptas para mjeteve tëinformimit, atakoi vendimet e Gjyqeve të Qarkut në Shkup, se:“ata i dënojnë organizatorët dhe pjesëmarrësit e demon stra -tave me dënime të ulëta”, dhe kërkoi “dënime shumë më tërënda”, duke i cilësuar demonstruesit “per sona të rrezik shëmpër shtetin so cial ist jugosllav”. Represaliet ndaj shqiptarëvepas demonstratës shqiptare të organizuar më 22 dhe 23dhjetor 1968 në Tetovë, ishin më brutale se gjatë viteve tëpesëdhjeta kur shqiptarët dëboheshin në Turqi, mirëpozhvillimet pozitive në Kosovë i inkurajonin shqiptarët që t’urritet shpresa për një të ardhme më të mirë.

Në këtë situatë të vështirë për shqiptarët në periudhënpostbrioniane 1966-1968, një numër intelektualësh filluan t’ubëjnë rezistencë përmasave të mëdha të shtypjes dhediskriminimit. Unë si këshilltar i kuvendit komunal bashkë meLatif Ibrahimin do të angazhoheshim me krejt mundësitë qëkishim kundër diskriminimit. Do të zhvillonim de bate dhepolemika të mëdha me këshilltarët “maqedonas”. Debat iashpër u zhvillua rreth hapjes së paraleleve shqipe në shkollatë mesme, si dhe për shumë çështje të tjera.

Salih Salihu

40

Page 43: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

2. Punësimi i shqiptarëve në “Jellak”

Meqë ngela pa punë, u paraqita në konkurs të shpallurnga Ndërmarrja tregtare “Jellak” në Tetovë për aftësimin evendit të punës - sekretar, pasi i plotësoja të gjitha kushtet mekonkurs dhe kushtet e Ligjit të punës. Të gjithë kandidatët uthirrën në intervistë dhe pas disa ditësh më lajmëruan meshkrim se unë jam pranuar sekretar i ndërmarrjes. Punën efillova më 1 tetor të vitit 1964. Pjesa dërmuese eadministratës ishte e përkatësisë sllave edhe shitësit ishinpërgjithësisht sllavë. Rrallë në ndonjë shitore kishte ndonjëshqiptar që kish depërtuar ose me ryshfet ose si njeri ipërshtatshëm për shtetin. Numri i të punësuarve shqiptarëishte simbolik. Punën e pranova me dëshprim të madh, edhepse e dija se cili është qëllimi i këtij shteti shtypës dhediskriminues që për synim kishte shfarosjen e shqiptarëve. Nëfillim isha shumë pesimist, por kur bëra një krahasim me vitete mëparshme dhe kur e analizova dhunën e ushtruar përdëbim në Turqi fillova t’i jap kurajë vetes dhe të bëhem më op -ti mist.

Drejtor i ndërmarrjes ishte shqiptar, arsimtari i nderuardhe një atdhetar i dëshmuar Burhan Muhedini, djali i AbazMuhedinit, mbështetës për Shqipërinë etnike. Në muajin majtë vitit 1941, në përleshje me bullgarët në Tetovë, të cilëtdëshironin që Tetovën ta okupojnë, përkatësisht ta kalojnënga pushtimi serb në atë bullgar, Abaz Muhedini bashkë medisa qytetarë të tjerë në këtë zënkë ua dogji flamurin forcavefashiste bullgare dhe vendosi flamurin kombëtar shqiptar nëqendër të Tetovës. Ai ndërmori disa aksione të tjera. Urdhëroiqë fshatarët t’i shkarkojnë kuajt me dru dhe çdo protestues tëmarrë nga një dru në dorë, urdhëroi që të pranishmit mekësula të zeza e fesa të kuq, të marrin kësula të bardha në

NGJARJE DHE DËSHMI

41

Page 44: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

llogari të tij. Derisa “maqedonasit” e sotëm brohoritnin meflamuj bullgarë në duar: ‘Kjo është Bullgari’, Mulla Abazikishte dhënë urdhër që të gjithë shqiptarët në llogari të tij tëblejnë edhe kësula dhe të marrin nga një dru në dorë, që ipagoi vetë ai.

Këtë ngjarje e potencoj që lexuesi të kuptojë më mirë sepër sllavët nuk ka qenë e as sot nuk është me rëndësi se kushsundonë: serbët apo bullgarët. Ata janë sllavë dhe lufta etyre është drejtuar vetëm kundër shqiptarëve. Këtu lexuesiduhet të bëjë një dallim qenësor. Fjala vetëm për sllavët qëkolonizonin Maqedoninë Veriperëndimore. Midis sllavëve kapas luftëra të shumta, sidomos midis bullgarëve e serbëve, por kur kanë qenë në pyetje shqiptarët ata gjithmonë janëbashkuar kundër nesh. Kështu ndodhi në vitin 1941 kur ubashkuan serbë e bullgarë kundër nesh, kështu ndodhi edhenë vitin 1968 edhe në vitin 1981. Kështu ndodh edhe sot.

Pas ripushtimit të Tetovës nga ana e brigadavekomuniste jugosllave në nëntor të vitit 1944, Abaz Muhedinidënohet me pushkatim dhe pas ankesës në vend të push -katimit dënohet me 16 vjet burg të rëndë. Ky zëvendësim ipushkatimit, bëhet me intervenimin e djalit të tij BurhanMuhedinit, i cili në atë kohë ishte intelektual i shquar shqiptardhe aktivist në Komitetin e Rinisë Socialiste të Komunës sëTetovës, do të thotë se ishte në krahun antifashist. Ky ishte një ar gu ment shumë i fuqishëm për uljen e dënimit, përkatësishtzëvendësimin e dënimit me vdekje në atë burg. Pas demon -stratave në Tetovë të vitit 1968 Burhan Muhedini përja shto -het nga detyra e drejtorit si nacionalist dhe i papërshtatshëmtë kryejë këtë detyrë.

Posa ia fillova punës në “Jellak”, në këtë ndërmarrje ngaevidenca e të inkuadruarve mësova se edhe këtu gjendja nukështë e mirë dhe se ajo ishte alarmante. Në administratë mbi

Salih Salihu

42

Page 45: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

95% ishin sllavë, ndërsa ma pak se 5% shqiptarë. Kjo gjendjeishte edhe te shitësit nëpër shitore, që më revoltoi shumë, por situata nuk mund të ndryshohej brenda natës.

Një vit më parë, para ardhjes për drejtor të BurhanMuhedinit, ndërmarrja kishte qenë para falimentimit. Kjokishte qenë arsyeja që në një ndërmarrje nga të gjithandërmarrjet dhe shërbimet e ndryshme që kishte Tetova tëzgjidhet një drejtor shqiptar. Ky ishte i vetmi drejtor, ndërsaunë isha i vetmi sekretar shqiptar nga të gjitha ndërmarrjetpublike në Tetovë. Qëllimi ishte që të rimëkëmbetndërmarrja. Udhëheqësit e komunës këtë nuk e bënë sa për sy e faqe, për të emëruar një drejtor e një sekretar shqiptar, porpër të përmirësuar shitjen në dyqane. Maqedonasit i kishinllogaritë mirë në fa vor të tyre. Ishin të vetëdijshëm seshpërngulja për në Turqi kishte rënë dukshëm dhe luante përçdo ditë. Kjo rënie ishte si pasojë e asaj se shumë familje tëshpërngulur më parë kishin falimentuar duke u shndërruar nëlypës për bukën e gojës.

Gjendja e ndërmarrjes ishte shumë e keqe. Nuk kishimzyrë, mjete për trans port të mallit; kishin vetëm një biçikletëdhe 5 hamallë me qerre të vogla që e transportonin mallin nga stacioni i trenit për në depo, dhe pastaj nga de pot mallishpërndahej nëpër shitore. Drejtori i mëparshëm dhe stafi i tijudhëheqës, që të gjithë sllavë, kishin punuar sot për nesër dhe vetëm për pasurimin e tyre per sonal.

Drejtori i ri Burhan Muhedini kishte filluar nga zeroja pakurrfarë fonde të ndërmarrjes. Mirëpo si organizator i mirëdhe me përvojë dhe kualifikim të profesionit, pasi ai e kishte të kryer akademinë tregtare në Stamboll, shumë shpejtrezultatet filluan të dukeshin. Ai krijoi fonde për punë e rritiqarkullimin, vendosi kritere stimuluese që rroga e shitësve tëjetë në përputhje me shitjen që do të realizojnë gjatë muajit.

NGJARJE DHE DËSHMI

43

Page 46: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Këto masa ndikuan që edhe sjellja ndaj konsumuesve tëpërmirësohet dukshëm në krahasim me sjelljet e mëparshme“si të duash mere ose lere” dhe nëpër shitore u përdortevetëm gjuha “maqedonase” e këtë e përdorshin edhe disashitës shqiptarë. Disa shërbeheshin me gjuhën “maqe do nase” për të dëshmuar devotshmërinë ndaj sistemit shtypës sllav,disa për të lënë një përshtypje më të mirë te “maqedonasit”për lojalitet ndërsa një numër ishin edhe bashkëpunëtor tësigurimit shtetëror.

Nga ky organizim dhe kriteret stimuluese, u paraqitnevoja që në çdo shitore pos sllavëve të ketë edhe së paku njëshitës shqiptar. Shitoret që kishin shitës shqiptarë realizoninqarkullim shumë më të madh nga ata me vetëm shitës sllavë.Nga rritja e qarkullimit, shitësit shqiptarë realizonin rrogashumë më të larta se shitësit sllavë.

Konsumatorët shqiptarë orientoheshin në shitoret ku ka shqiptarë, pasi ata me rastin e furnizimit me tekstile tëndryshme për dasma, blinin bashkë me kryefamiljarin dhegratë e shtëpisë. Ky organizim i stimulimit, i shtyri shefat sllavë të shitoreve të kërkojnë që edhe ata të kenë shitës shqiptarëdhe për këtë çështje çdo ditë trokitnin në drejtori. Kjo ndikoiqë drejtori vendosi që çdo vit të pranohen nxënës nëekonomi, të cilët gjatë punës praktike do të punojnë nëpërshitore e posaçërisht në shitoret ku të gjithë shitësit ishinsllavë. Këta nxënës pjesën teorike e kryenin në shkollën emesme tregtare trevjeçare në Manastir. Kështu me rastin epranimit të nxënësve pranoheshin trefish më shumë nxënësshqiptarë. Me këto veprime të interesit ekonomik për 4 vjet upërmirësua struktura nacionale e të inkuadruarve në ndër -marrje, nga 5% sa ishin në fillim të vitit 1963, në vitin 1968arriti në 45% shqiptarë.

Salih Salihu

44

Page 47: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

U krijuan fonde të fuqishme, pasi qarkullimi u rrit katërherë më i madh se në vitin 1963. U morën zyre të reja mepajisje moderne, hamallat u zëvendësuan me kamionëMercedes, biçikleta u zëvendësua me automjete zyrtare tëudhëtarëve, zyrat u pajisën me makina llogaritëse bashkë -kohore. Këto ndryshime në thelb nuk shprehnin ndryshimin epolitikës ndaj shqiptarëve, shovinistët sllav filluan të ngrininzërin se në Tetovë është krijuar ndërmarrje shqiptare meudhëheqës dhe punëtorë shqiptarë etj. Kjo gjendje edhe sotështë e tillë: antishqiptare dhe diskriminuese. Rrethanatglobale politike ndikuan që te sllavët të krijohet një iluzion seshqiptarët kanë ndryshuar dhe se gradualisht do tëasimilohen në sllavë. Por ky iluzion do të zhduket si flluskë, sëpari nga demonstrata e vitit 1968.

3. Aktiviteti në Kuvendin Komunal të Tetovës

Me krijimin e klimës së favorshme për shqiptarët nëKosovë, disa intelektualë shqiptarë u angazhuan edhe nëTetovë. Unë isha ndër të parët që e ngrita zërin, aty ku mundatë veproj.

Kërkesat vazhduan në të gjitha fushat e jetës shoqërorepolitike. Përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha institucionetshtetërore, publike dhe ato prodhuese. Barazimi i gjuhësshqipe me atë “maqedonase” në të gjitha nivelet dhe në tëgjitha institucionet. Përdorimin e simboleve kombëtare nëorganet shtetërore, shkolla dhe institucione tjera shoqërorepublike dhe shumë kërkesa të tjera.

Hapja e paraleleve shqipe në shkollat e mesme do tëbëhet prob lem i madh. Beqir Berisha, këshilltar i arsimit këtë

NGJARJE DHE DËSHMI

45

Page 48: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

propozim e kishte dhënë një vit më parë në bisedën megazetarin e “Flakës së Vëllazërimit” Ali Aliu. Më pas ai këtëpropozim e elaboron në Entin Pedagogjik, propozim ky që idorëzohet kuvendit komunal për miratim. Sot kur i shkruajkëto rreshta pas rreth gjysmë shekulli habitem se si nuk u vjenturp politikanëve shqiptarë të cilët krenohen se gjoja eavancojnë kauzën shqiptare. Në vend që të pohojnë tëvërtetën për përpjekjet gjysmëshekullore, ata mburren mepaturpësi edhe për dështimet. Ne brezi i vjetër kemi të drejtëtë krenohemi për atë që kemi bërë në rrethana shumë tëvështira e jo të mburremi për dështim siç veprojnë sotpërfaqësuesit politik shqiptar në Maqedoni.

Shkollat e mesme në Tetovë, atëherë u hapën në saje tëpërpjekjeve që bëri Beqir Berisha dhe Tefik Osmani në EntinPedagogjik të rrethit të Tetovës. I veçoj këta dy për arsye se nëatë Ent kishte edhe kundërshtarë. Ndër të parët ishte drejtori i Entit, i cili edhe dëshmoi në gjyq kundër Beqir Berishës, që udënua me një vjet burg për iniciativën e hapjes së paraleleveshqipe në shkollat e mesme.

Në vitin 1966 unë zgjidhem këshilltar i Kuvendit tëKomunës së Tetovës. Kjo komunë ishte komuna më e madhenë Maqedoni, pas Shkupit. Me ligjin e ri për komunat u shuanrrethet e deriatëhershme dhe u ndërpre aktiviteti i shumëkomunave të vogla. Në pjesën perëndimore të Maqe donisë,mbetën vetëm komuna e Tetovës, e Gostivarit e Strugës dhe eDibrës. Kuvendi i Tetovës numëronte 120 këshilltarë, prej tëcilëve mbi 70 ishin shqiptarë, por jo të gjithë, disa prej tyremund të trajtoheshin vetëm si shqipfolës, përkrahës tëmendimeve të këshilltarëve sllavë, kurse disa shërbenin përinformim të organeve të sigurimit. Disa punonin edhelegalisht për sigurimin.

Salih Salihu

46

Page 49: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Në seancën e parë konstituive në rend dite ishtezgjedhja e udhëheqësve të Kuvendit, kryetar, nënkryetar dhesekretar të Kuvendit. Në pikën tjetër të Kuvendit ishtezgjedhja e deputetëve republikan të punës së bashkuar dhe tëdhomës për shëndetësi. Komiteti Komunal i Tetovës përkryetar të komunës kishte propozuar Kostadin Mihaj llovskin,për nënkryetar Tahir Kadriun, ndërsa për sekretar nuk kishtepropozim, pasi nuk kishte pas kandidat të “përshtatshëm” përkëtë post. Komuna dy vjet e më tepër nuk kishte sekretar.Këtë punë e ushtronte Nexhmedin Besimi nga fshati Pirok, ju -rist i vjetër i diplomuar, por i dënuar menjëherë pas luftës qëpërjeton të njëjtin fat si shumë intelektualë të tjerë shqiptarë.

U hap diskutimi për kandidatët e propozuar. Unë i pari emora fjalën dhe dola në foltore dhe e kundërshtovapropozimin që Kostadin Mihajllovski të zgjedhet Kryetar iKomunës, pasi “ai ka një të kaluar me veprime anti shqiptare.”Ndër të tjera theksova se ai “ka shkua” në një shtëpi nëShemshovë e ka marrë njeriun që gjer atëherë e kishte passhok, e ka fut në xhip dhe nga ajo ditë ai njeri nuk është kthyenë shtëpi dhe as nuk dihet se ku e ka varrin, andaj ai duhet tëpërgjigjet se ku përfundojë jeta e këtij shqiptari dhe në qoftëse Kostadini zgjedhet kryetar, ai mund të jetë kryetar vetëmpër “maqedonasit” dhe jo edhe për shqiptarët deri sa ky rastnuk ndriçohet.”

Pas diskutimit tim, në foltore u paraqit Hixhet Rama -dani, nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, i cili diskutimin tim kundër Kostadin Mihajllovskit e quajti “reaksionar dhetendencioz”, andaj i luti këshilltarët që të votojnë për pro -pozimin e dhënë dhe Kostadin Mihajllovski të zgjedhet kryetar. Nuk di se çfarë komenti të jap. Mund të gjykojë lexuesi përgjendjen e mjerë të atyre që përfaqësonin popullin.

NGJARJE DHE DËSHMI

47

Page 50: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Propozimi u vu në votim dhe me shumicë votash – kuvotuan edhe shumë shqiptarë, për kryetar u zgjodh Kosta dini,ndërsa për nënkryetar Tahir Kadriu, dhe pas përfundimit tëvotimit përsëri dola në foltore dhe propozova që NexhmedinBesimi, të zgjedhet sekretar i Kuvendit, pasi ai më shumë se dy vjet e kryen këtë detyrë. Mirëpo Dragan Spirkovski, deputet iMaqedonisë reagoj ashpër duke thënë se “këtu ka përpjekjetë emërohet një i dënuar me dënim me vdekje e tëzëvendësuar me shumë vjet burg. Është akt i keq që ky per sontë emërohet funksionar i lartë politik, sekretar i Kuvendit dhene me këto veprime i nëpërkëmbim vendimet gjyqësore tëpasluftës me të cilët janë dënuar armiqtë e popullit dhe tështetit.”

Askush nga “përfaqësuesit” e popullit nuk u shqetësua,nuk reagoi në një kohë kur u dashtë edhe të lëshohet salla eKuvendit. Por të tillë ishin ata që e quanin veten shqiptarë, tëtillë ishin ata që paguheshin nga populli për t’ua mbrojtur tëdrejtat. Unë u revoltova aq shumë sa që përsëri dola dhe edemantova diskutimin e Dragan Spirkovskit, i cili në atë kohëishte i paprekshëm dhe fjala e tij ishte amin në Tetovë. Ai ishteidol i sllavëve dhe në përgjithësi në këtë anë. Ka qenëpjesëmarrës i LNÇM-së dhe fjala e tij ishte ligj.

Unë edhe njëherë e përsërita se Nexhmedini mbi dy vjet këtë detyrë është duke e kryer dhe me shumë sukses. Pse tash kur ai duhet të zgjedhet dhe ta kryej të njëjtën detyrë qenkapengesë. Unë, si ju rist, thash ndër të tjera dënimin para 25 emë shumë vite nuk e konsideroj pengesë, pasi sipas ligjit pe nal në fuqi i dënuari për vepër penale, pas kohës prej 10 vitesh,vepra mbyllet dhe personi konsiderohet i padënuar. Por kjonuk po aplikohet vetëm kur është në pyetje shqiptari. E dytaqë unë personalisht mendoj është ajo se të gjitha ato dënimeqë janë shqiptuar ndaj shqiptarëve është mirë të rishqyrtohen

Salih Salihu

48

Page 51: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

dhe të vërtetohet gjendja faktike, pasi shumë prej tyre janëdënuar pa argumente të vërtetuara e disa procese janë edhetë montuara dhe propozova që mendimi im është qëNexhmedini të zgjedhet sekretar i Komunës të votohet dhepas gjithë këtyre diskutimeve le të vendos vota e këshilltarëvee kjo është e drejtë e tyre. Propozimi im që Nexhmedini tëzgjedhet sekretar i Kuvendit u vu në votim, pasi sipas ligjit nukkishte alternativë tjetër. Këshilltarët votuan dhe me shumicëvotash u zgjodh sekretar Nexhmedini.

Pas kësaj u diskutua për zgjedhjen e deputetëve tëpunës së bashkuar dhe të dhomës për shëndetësi. Në foltore u paraqit Mirko Marinkoviq, një kolonist serb i ardhur nga Ser -bia, i cili jetonte në të njëjtën lagje ku edhe unë e kishashtëpinë. Ai u pajtua me të gjithë kandidatët për deputetë tëMaqedonisë, përveç kandidaturës së doktor Jusuf Rexhepit.Në diskutimin e tij me plot urrejtje e nervozë mes tjerash thase unë jam kundër propozimit që Jusufi të zgjedhet deputet,pasi ka një të kaluar jo të mirë. Ai ka qenë i përfshirë nëorganizatën fashiste i veshur me uniformë të zezë dhe parakëshilltarëve e tregoi një fotografi të Jusufit.

Unë përsëri dola në foltore dhe ashpër e kundërshtovadiskutimin e atij dhe mes tjerash thash: “Ne kemi nderin qësot të votojmë për doktorin shumë të respektuar nga gjithëqytetarët e Tetovës, pa dallim të përkatësisë nacionale dhekëto fjalë boshe për të kaluarën e një personaliteti si që ështëJusuf Rexhepi, janë tentim për komprometim me një fotografitë paargumentuar.” Në vazhdim të diskutimit vura në dukjese: “Për këtë propozim do të vendos vota e këshilltarëve” dhepropozova të votohet pa humbur kohë. Në votim votuan jovetëm shqiptarët, por edhe disa “maqe donas” dhe Jusufi ishte kandidat që mori më shumë vota dhe u prit me duartrokitje tëkëshilltarëve. Kjo ishte rezultat i faktit se Jusuf Rexhepi ishte

NGJARJE DHE DËSHMI

49

Page 52: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

kardiologu më i mirë në Tetovë e rrethinë. Tek ai kontro -lloheshin edhe një numër i madh “maqedonasish”. Kishinbesim te ai dhe e konsideronin si mjekun më të mirë nëTetovë.

Në disa seanca të kuvendit, kemi pas në rend dite mira -timin e disa vendimeve për rrënimin e shtëpive të ndërtuarapa leje, të cilat ishin ndërtuar 5-10 vite më parë. Shtëpi tëpërfunduara komplet brenda dhe jashtë, me fasade dheoborre të bukura, të lidhura me ujë të pijes, rrymë dheinfrastrukturë tjetër të nevojshme. Këto ndërtime ishin kryerpa kurrfarë problemi. Disa herë i kishte vizituar inspektorikomunal i ndërtimtarisë, dhe ndërtimet kanë vazhduar dhepërfunduar pa kurrfarë problemi. Por kjo dihet pse nuk janëndërprerë ndërtimet. Për lagjet dhe trojet nuk kishte planeurbanistike, andaj ata nuk kishin mundësi të pajisen me lejepër ndërtim ishin më shumë meremetime të shtëpive të voglatë ndërtuara 30-40 vitesh më parë, dhe kryesisht ishin shtëpitë shqiptarëve.

Unë gjithmonë kam qenë kundër miratimit tëvendimeve për rrënim, pasi isha i vetëdijshëm se ato janëndërtuar pa paguar leje për ndërtim, edhe pse kanë paguarmë shumë për shkak të mungesës së lejes. Më kujtohet njërast i dhimbshëm kur ne këshilltarët mbetëm jashtë, nukkishte vend ku të ulemi, për shkak se salla ishte e mbushur mefamiljarë, bura, gra, pleq e fëmijë. Ata kishin ardhur që tapengojnë mbajtjen e seancës së Kuvendit, pasi ata kishinmarrë informata se në këtë seancë do të merret vendimi përrrënimin e shtëpive të tyre, të ndërtuara pa leje. Pritëm, njëkohë të gjatë derisa erdhi policia dhe i nxori jashtë dhe nehymë në sallë, ndërsa ata vazhduan të qëndrojnë në këmbënëpër korridorin e komunës duke qarë e bërtit. Ndoshtalexuesit mund t’i duken si imtësira këto që po i përshkruaj,

Salih Salihu

50

Page 53: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

por, në thelb, paraqesin shtypjen dhe diskriminimin eshqiptarëve si dhe faktin se në shumë raste funksionarët eatëhershëm sidomos ato shqiptarë, nuk shqetësoheshin përkëto padrejtësi. Kur potencoj fjalën “padrejtësi”, dua tëtheksoj edhe një fakt: shtëpitë rrënoheshin pa i analizuarrastet veç e veç, se si ato janë ndërtuar dhe ku qëndron fajikryesor i një gjendje të tillë të shkaktuar në formë të zinxhiritku disa burokratë “maqedonas” kishin pranuar ryshfet dhe ukishin premtuar se nuk do të prishen.

Pasi u aprovua rendi i ditës, në foltore dola unë dhe mestjerash thash se unë jam për një qytet të urbanizuar, por jamedhe për një administratë profesionale: “E drejtë për të gjithëqytetarët pa dallim përkatësie etnike apo fetare, e cila do tëpunojë që të sigurojë kushte banimi për të gjithë qytetarët,duke i rregulluar planet urbanistike për tërë qytetin.Shërbimet e nevojshme ekzistojnë, marrin rrogë nga buxheti, i cili formohet nga taksapaguesit.” Unë në vazhdim propozovaqë në “rast se komuna ka buxhet të mjaftueshëm që të gjithakëto shtëpi të kompensohen, atëherë mund të diskutojmë,për rrënimin e tyre, në të kundërtën unë jam kundër rrënimit,pasi ato janë ndërtuar në mandatet e kaluara të këshilltarëvetë mëparshëm.” Theksova se ne vendosim vetëm përproblemet që ndodhin gjatë mandatit tonë në këtë kuvend,dhe pse të vendosim për rastet që është dashur të shqyrtohendhe të vendosen në mandatin e tyre, pse të marrim njëpërgjegjësi kaq të madhe. Të rrënohet një lagje e tërë dhe tëgjitha ato familje të varfra të ngelin pa kulm mbi krye e t’ikrijojmë probleme komunës për strehimin e domosdoshëm të familjeve. Propozimin tim e mbështetën Latif Ibrahimi, IsakRamadani dhe disa këshilltarë të tjerë shqiptarë, por nuk mëkujtohen emrat. Në fund u vendos që të hiqet nga rendi i ditëspika për rrënim të kësaj lagje e ndërtuar pa leje ndërtimi.

NGJARJE DHE DËSHMI

51

Page 54: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Shumë nga ata pronarë dhe familjarë pritnin jashtë, dhe kurne dolëm nga kuvendi na pritën me përqafime e me lot në sy.

Për t’u veçuar është një rast, kur unë isha duke shkuarnë mbledhje të Kuvendit dhe rastësisht vërejta një pllakat,shpallje të madhe e vendosur në një vitrinë të një shitoreje.Hyra brenda dhe e mora pllakatin dhe e futa në çantë. Merastin e miratimit të rendit të ditës unë kërkova që të shtohetedhe një pikë e rendit të ditës, respektivisht në rend dite tëvihet shqyrtimi i konkursit të shpallur të Gjimnazit “KirilPejçinoviq” në Tetovë që ishte në atë shpallje. Propozimi im upranua. Kur erdhi radha e shqyrtimit të kësaj pike, i pari nëfoltore doli drejtori i gjimnazit i cili mes tjerash tha se me këtëkonkurs pranojmë 120 nxënës “maqedonas” dhe 120shqiptarë dhe se konkursi është shpallur në kohë të duhur dhe në baza të barabarta për nxënësit “maqedonas” dhe atashqiptarë dhe se në numër të barabartë 120 në gjuhën“maqedonase” dhe 120 në gjuhën shqipe dhe është vendosurnë shumë vende publike.

Pas ekspozesë së drejtorit të gjimnazit në foltore uparaqita unë, në cilësinë e propozuesit të kësaj pike të rendittë ditës. Fillimisht e pyeta drejtorin e gjimnazit se me çfarëkriteresh jeni shërbyer kur është vendosur që të pranohetnumër i njëjtë i nxënësve 120 “maqedonas” dhe 120shqiptarë? “Ju shoku drejtor, iu drejtova atij, e dini se shkollënfillore e kanë kryer 1300 nxënës shqiptarë ndërsa“maqedonas” 430?! Nxënësit “maqedonas” pos gjimnazit,kanë mundësi të regjistrohen edhe në shkollat e mesme kumësojnë vetëm nxënësit “maqedonas”. Nxënësit shqiptarë tëvetmen mundësi ta vazhdojnë shkollimin e mesëm e kanëgjimnazin: sipas këtij kriteri, nga 1300 nxënës që e kanë kryertetëvjeçaren vetëm 120 do të kenë fatin ta vazhdojnëshkollimin, ndërsa 1280 do të ngelin me shkollë fillore. Ky

Salih Salihu

52

Page 55: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

është diskriminim i mirëfilltë.” Pas fjalimit tim, drejtoriMetodije Paçaxhiev përsëri u paraqit në foltore, duke upërpjekur ta arsyetojë numrin e caktuar për pranimin enxënësve shqiptarë, për shkak të mungesës së lokalit dhe tëkuadrit të nevojshëm dhe premtoi se pa marrë parasyshnumrin e caktuar të nxënësve shqiptarë, vajzat shqiptare qëdo të paraqiten do të pranohen edhe përtej numrit të caktuar.

Të gjitha këto kritika hasën në kundërshtim ngakëshilltarët sllavë, ndërsa shumica e atyre shqiptarë rezer -voheshin të shprehen. Shkurtimisht kjo ishte politika diskri -minuese që ndiqej ndaj shqiptarëve që nga viti 1945.Mungesa e lokalit apo e kuadrit ishin vetëm pretekste për tëfshehur realitetin e politikës që ndiqej. Kjo u vërtetua sepersonat që u angazhuan për hapjen e paraleleve shqipe udënuan me burg.

Në një seancë të kuvendit në vitin 1967, shqyrtohejanaliza e këshilltarit të arsimit Beqir Berisha që u përkrahedhe nga Tefik Osmani, në Entin Pedagogjik të Tetovës përhapjen e paraleleve shqipe në të gjitha shkollat e mesme kumësimi zhvillohej vetëm për nxënësit sllavë. Elaborati i punuar nga Beqir Berisha ishte miratuar nga pleqësia e arsimit dhe si itillë duhej të miratohej edhe në Kuvend.

Për të, pas një pasqyre më të qartë se si qëndrontesituata e shkollimit të mesëm në komunën e Tetovës, nëvazhdim po e paraqes një pjesë të raportit vjetor të Entit përarsim në Tetovë për vitin shkollor 1966/67, i cili u shqyrtua nëseancën e sipërpërmendur, në të cilin shprehimisht thuhej:“Në territorin e komunës së Tetovës gjatë vitit shkollor1966/67 gjithsej kanë punuar 5 shkolla të shkallës së II edheatë: Gjimnazi me paralelet pedagogjike, Shkolla e Mesme eMedicinës, Shkolla Bujqësore, Shkolla e Tekstilit dhe Shkolla eMesme Kimike e Metalurgjike me trajnim praktik. Në të gjitha

NGJARJE DHE DËSHMI

53

Page 56: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

këto shkolla gjuha e mësimit është maqedonishtja, ndërsa nëGjimnaz kemi paralele ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhënshqipe. Duhet nënvizuar edhe atë se gjuha e mësimit në para -lelet pedagogjike është shqipja. Në shkollat e sipër për men -dura gjithsej kanë punuar 64 paralele me 2071 nxënës ose përçdo shkollë veç e veç gjendja është si më poshtë:

EMRI I SHKOLLËS NUMRI I

PARALELEVENUMRI I

NXËNËSVE

Gjimnazi me Par.Pedag. 33 1085

Bujqësia 10 253

Medicina 3 113

Tekstili 16 564

Kimisë e Metalurgjisë 2 56

GJITHSEJ 64 20717

Siç shihet nga tabela e mësipërme, nga pesë shkollat emesme që funksiononin në Tetovë, vetëm në Gjimnaz fun -ksiononin paralelet ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe,edhe pse shqiptarët përbënin rreth 80% të popullsisë sëpërgjithshme në këtë komunë.

E gjithë kjo zgjoi një interes të veçantë, me çka u zhvilluanjë diskutim i ashpër ndërmjet këshilltarëve sllav dhe atyre qëishin vetëm shqipfolës (që faktikisht ishin kundër hapjes sëparaleleve në gjuhën shqipe) në një anë dhe meje dhe LatifIbrahimit në anën tjetër. Edhe shumë këshill tarë tjerëshqiptarë ishin për hapjen e paraleleve shqipe në të gjitha

Salih Salihu

54

7 Shih më gjerësisht: Raporti vjetor për punë dhe suksesin e shkollave tëshkallës së II-të në territorin e komunës së Tetovës për vitin shkollor1966/67.

Page 57: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

shkollat e mesme, por nuk guxonin të përkrahnin këtëiniciativë, sepse kishin frikë nga pasojat që mund të kenë ngaorganet shtetërore e policore. Në atë rast ashpër reagova,duke iu drejtua me gisht kryetarit të kuvendit KonstadinMihajllovskit dhe këshilltarëve të tjerë duke ua bërë me dijese “janë duke bërë në vazhdimësi politikë diskriminuese ndaj popullit shqiptar dhe se kjo politikë nuk është në fa vor tëMaqedonisë”. Pasojat do të paraqiten në të ardhmen. Neaktivistët shqiptarë, përfun duam në burg u dënuam meakuza e shpifje duke u shërbyer me dëshmitarë sllavë ebashkë punëtorë shqiptarë të shërbimit sekret ndërsa disa tëtjerë u larguan nga puna si të padëshiruar tëpapërshtatshëm, nacionaliste e me lloj-lloj epitetesh.

Në diskutim, edhe pse mbetëm të vetmuar, unë meLatif Ibrahimin, propozuam që të votohet dhe me shumicëvotash, propozimi i Entit për hapjen e paraleleve në gjuhënshqipe në të gjitha shkollat e mesme u miratua. Pro vendimitpër hapjen e paraleleve shqipe votuan pjesa më e madhe ekëshilltarëve shqiptarë, të cilët qëndruan në heshtje gjatëgjithë seancës. Ata votuan, sepse ishte në interesin e tyreedhe pse e vërenin rezistencën që u bëhej. Por me këtë,rezistenca nuk mori fund, sepse përderisa në shkollën emesme të mjekësisë u hap një paralele, në anën tjetër nëshkollën tekstile nuk u pranua asnjë nxënës shqiptar. Kjorezistencë u bë shkaktare e protestës së 18 tetorit të vitit 1968 të nxënësve shqiptarë të gjimnazit të Tetovës, që u iniciua ngaprofesori Beqir Berisha dhe u organizua nga dy nxënësit edalluar Abdulbaki Bajramit (sot matematikan) dhe HasanIbrahimit (mjek spe cial ist). Për këtë protestë të nxënësve tëgjimnazit Beqir Berisha u dënua me një vjet burg ndërsanxënësi Hasan Ibrahimi me dy muaj dhe u përjashtua ngagjimnazi. Dënimet e tilla shprehnin politikën diskriminuesendaj shqiptarëve në atë kohë.

NGJARJE DHE DËSHMI

55

Page 58: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

4. Vizita e Fadil Hoxhës në Tetovë

Në vitin 1965, Fadil Hoxha, anëtar i Kryesisë së Fede -ratës së Jugosllavisë, me udhëheqësit shqiptarë të Maqe -donisë nga Shkupi edhe me udhëheqësit shqiptarë të Tetovës, vizitoi shpellën në Malet e Sharrit që gjendet afër fshatit Vejcëtë Tetovës. Fadili në atë shpellë ishte fortifikuar me disaushtarë partizanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i rrethuar ngaballistët, të cilët mbronin kufijtë etnik të Shqipërisë sëatëhershme të bashkuar. Ai, siç u pa edhe nga fjalimi qëmbajti, nuk kishte ardhur vetëm për të evokuar kujtimet ngalufta e për të dëshmuar se edhe këtu kanë luftuar shqiptarët,se sa për qëllime propagandistike.

Në organizimin e këtij udhëtimi nga Tetova për në Vejcë, pos disa të tjerëve unë isha kryesori në sigurimin e kuajve, pasi në atë kohë nuk kishte udhë për automjete. Kjo vizitë që do tëbëhej u kuptua shumë shpejtë edhe nga fshatarët e fshatravepërreth. Kur arritëm afër fshatit Llacë, kryeplaku i fshatitRexhep Kurtishi na priste në rrugë së bashku me disa fshatarëtë tjerë për ta përshëndetur Fadil Hoxhën dhe me vete kishtesjellë një qengj të madh të pjekur.

Vazhduam udhën për në Vejcë, mirëpo kur arritëm nëfshatin Sellcë, thuajse të gjithë fshatarët ishin radhitur gjatëudhës nëpër fshat, gra e burra për ta parë Fadil Hoxhën, i cilipër atë kohë ishte “shpresa e vetme” për ne shqiptarët nënpushtimin e Jugosllavisë komuniste.

Në fshatin Sellcë ishte organizuar një drekë, të cilën ekishte përgatitur në shtëpinë e tij, Qerim Zeka. Djali i tij Fetishi iu bashkëngjitë grupit dhe erdhi me ne në Vejcë. Atje kishindalë në pritje burra, gra e fëmijë. Të gjithë donin për së afërmita shohin njeriun e shpresës së shqiptarëve, se përmesangazhimit të tij do të realizoheshin sadopak të drejtat e

Salih Salihu

56

Page 59: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, dhe viset tjera të okupuara nga Ser bia që nga vitet 1878 dhe 1913.

Nga fshati Vejcë, rruga për në shpellë në këtë vendmalor me pjerrtësi të madhe, kaloheshe me vështirësi. Disanga shoqëruesit e Fadilit nuk mundën të vijnë deri te shpella,mbetën në fshat, ndërsa e shoqja e Fadilit, Vahidja mefotoaparat në dorë duke fotografuar erdhi deri te shpella. Nëvendin e ngjarjes, Fadili na tregonte se si janë zhvilluar luftimedhe si kanë qenë të rrethuar në çdo anë prej forcavevullnetare shqiptare dhe i vetmi shpëtim ka qenë shpella sivend strategjik i kontrolluar në të gjitha anët.

Njësiti partizan i udhëhequr nga Fadili kishte dashur qët’i afrohej Tetovës dhe të lidhej me Komitetin e PartisëKomuniste të Maqedonisë, selia e së cilës për shkaqe sigurienga Shkupi kishte kaluar në Tetovë. Në fakt, këtë ide e kishteshpikur Svetozar Vukmanoviq –Tempo, i cili gjatë pranverëssë vitit 1943, qëndroi për disa muaj në Maqedoni, Kosovë dhenë Shqipëri. Ai gjatë asaj periudhe kohore, si i deleguari spe -cial i KQ të PKJ-së, kishte bërë riorganizimin e PartisëKomuniste të Maqedonisë, duke e shndërruar Komitetin eatëhershëm Krahinor të PKJ për Maqedoni në KomitetQendror të PKM, ndërsa në Kosovë e kishte emëruar FadilHoxhën si Komandant të Shtabit të LNÇ-së për Kosovë.Gjithnjë sipas planit të paraparë nga Tempo, Fadil Hoxha nëTetovë duhej të veprojë me disa struktura të atëhershmekomuniste shqiptare, të cilët në Tetovë punonin ose nëadministratën e Bashkisë së Tetovës ose si mësues nëpërshkollat shqipe, me qëllim që të zhvillojnë propagandë tekmasat e gjëra shqiptare, për t’u bashkëngjitur njësivepartizane jugosllave.

Në këtë grup të udhëtimit të Fadil Hoxhës për në Vejcëkanë qenë: Bajram Gola - deputet i Federatës, Azem Zul fiqari

NGJARJE DHE DËSHMI

57

Page 60: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

- kryetar i Lidhjes Socialiste të Maqedonisë, Reis Shaqiri -nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Xhemajli Veseli -kryetar i Komitetit të LK të Tetovës, unë (Sali Saliu) si sekretar i Ndërmarrjes Tregtare “Jellak” në Tetovë, Zeqir Zyberi -drejtor i shkollës fillore në f. Sellcë, Fe tish Dervishi nga f.Sellcë dhe Servet Durmishi mësues në f. Sellcë. Kjo marshutëu krye me sukses. Por për pasojat që do të kem unë për këtëvizitë të Fadil Hoxhës, do të bëj fjalë më poshtë.

Në vitin 1966, Fadil Hoxha përsëri viziton fshatin Vejcë,mirëpo tash me një pro gram vizite të hartuar bashkë meudhëheqjen e KQ të LKM-së dhe të KK të LKM-së të Tetovës.Pas marshutës së organizuar për në fshatin Vejcë, tënesërmen ishte paraparë mbajtje e një mitingu në Shipko -vicë, ku krahas banorë të f. Shipkovicë morën pjesë edhe

Salih Salihu

58

Në shoqërim të Fadil Hoxhës, me rastin e vizitë së tijMalësinë e Sharrit

Page 61: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

banorët e fshatrave përreth si: Llacë, Sellcë, Vejcë, Brodec,Veshallë, Bozovcë, Lisec, Gajre dhe shumë qytetarë të Tetovës e të fshatrave të rrethit.

Në këtë miting Fadil Hoxha, së pari foli për situatënpolitike e veçanërisht për shqiptarët në Jugosllavi, të kri juara,në saje të Vendimeve të Plenumit të IV të Brioneve. Ai më paskërkoi që shqiptarët duhet të angazhohen që ato vendime tëzbatohen në të gjitha lëmitë e jetës. Fadil Hoxha theksoi sepozita e shqiptarëve, pa marrë parasysh se ku jetojnë nëJugosllavi, do të jetë e avancuar në të gjitha fushat e jetës si nëpunësim, arsim, ekonomi, dhe në të ardhmen ligjet do tëzbatohen njësoj për të gjithë popujt pa dallim përkatësieetnike apo fetare.

Ai në miting theks të posaçëm i kushtoi rëndësisë sëshkollimit si parakusht dhe bazë, që shqiptarët të jenë tëbarabartë në të gjitha lëmitë e zhvillimit ekonomik, arsimorkulturor. Fadil Hoxha posaçërisht i porositi qytetarët prezentnë miting, se në shkollim duhet të përfshihen vajzat. “Ato janë bazë e fortë për emancipimin e popullit shqiptar. Femra earsimuar është mësuese e familjes”, u shpreh Hoxha. Paspërfundimit të mitingut në shtëpinë e teqesë u shtrua drekëpër nder të Fadil Hoxhës. Mitingu bëri jehonë në të gjithatrojet shqiptare në Maqedoni dhe kjo ndikoi shumë tepopullata shqiptare që numri i vajzave shqiptare në të gjithashkollat dhe fakultetet të rritet, edhe pse në Maqedoni vetëmgjimnazi në Tetovë dhe Normalja “Liria” në Shkup, kishinparalele në gjuhën shqipe, ndërsa në Universitetin e Shkupitnuk kishte degë të fakulteteve në gjuhën shqipe, andaj shumëstudentë dhe studente, regjistroheshin në fakultetet nëPrishtinë, të cilët në atë kohë ishin degë të Universitetit tëBeogradit.

NGJARJE DHE DËSHMI

59

Page 62: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Me angazhimin direkt të Fadil Hoxhës dhe përkrahësittjerë të tij, në vitin 1972 në Prishtinë themelohet Universiteti iPrishtinës, i cili bëri jehonë të madhe në aftësimin e kuadrovejo vetëm për Kosovën por për të gjithë shqiptarët që ishin nënpushtimin Jugosllav.

Bëra ca fjalë për Fadil Hoxhën, për arsye se gjatëhetimeve më bënin presion të hatashëm, vetëm e vetëm tëshpikë diçka kundër tij. Qëllimi i inspektorëve të sigurimitmaqedonas, ishte që të grumbullojnë ma te rial për ta akuzuarFadilin, se gjoja përzihet në punë të brendshme të Maqedonisë dhe se e nxit nacionalizmin shqiptar, si dhe ai mbante lidhje tëngushta me disa funksionarë shqiptar nga Maqedonia. Nëburg unë do të kuptojë se sa urreheshin drejtuesit komunistshqiptarë nga komunistët “maqedonas”, sidomos urrejtjandaj Fadil Hoxhës, Bajram Golës dhe Azem Zulfiqarit ishte etmerrshme. Ndaj meje ushtrohej dhunë psikologjike që tëmë detyrojnë të nënshkruaj deklarata të shkruara ngazyrtarë të UDB-së maqedonase, duke më premtuar se do tëlirohem nga aktakuza dhe se do të më besoheshin funksionemë të larta në republikë dhe federatë.

Salih Salihu

60

Page 63: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

PJESA E TRETË

DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË VITIT 1968 NË TETOVË

61

Page 64: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 65: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

DEMONSTRATAT SHQIPTARE TË VITIT 1968NË TETOVË

1. Shpërthimi i demonstratave

Në Tetovë nuk kishte klimë të tillë që mund të dyshohejse do të ndodhë ndonjë ngjarje e madhe sikur demonstratatqë ishin organizuar kohë më parë në Kosovë. Në Kosovëpopulli ishte përgatitur nga aspekti psikologjik dhe pritnin njëngjarje të tillë. Në Tetovë ndodhi një protestë e gjimnazistëvepër hapjen e shkollave të mesme shqipe. Por ajo nuk patijehonë sikur demonstratat e Kosovës, sepse për dallimprotestës së Tetovës, demonstratat e Kosovës ndikuan nëfrymëzimin e popullit. Grisja e flamurit shqiptar do të jetëshkaku i shpërthimit të demonstratës, edhe pse edhe nëTetovë nga disa intelektualë e atdhetarë të shquar shqiptarëbëheshin parapërgatitjet e demonstratave, duke e shkruarplatformën e kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni.

Demonstratat shqiptare të Tetovës siç dihet shpërthyen një muaj pas atyre të Kosovës. Sipas deklaratave të disaaktivistëve të Tetovës, iniciatorë për mbajtjen e demon -stratave, të njëjtat ishin paraparë të mbaheshin në pranverëtë vitit 1969. Deri atëherë të bëheshin parapërgatitjet eduhura me kërkesa të detajuara, ku do të përfshiheshin tëgjitha lëmitë për të drejtat e shqiptarëve dhe ndërprerjen emenjë hershme të statusit diskriminues të tyre. Mirëposhovinisti maqedonas Sreçko Janevski, në mbrëmjen e 22dhjetorit të vitit 1968, e grisi flamurin kombëtar shqiptar, i ciliishte i vendosur në lokalin e Ismail Spahiut, rrobaqepës, nërrugën “Ilinden”. Ky gjest tejet shovinist, provokoi tej mase

63

Page 66: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

shqiptarët, të cilët reaguan menjëherë. Është e rëndësishmetë thuhet se reagimi erdhi spontanisht nga disa qytetarëshqiptar të cilët rastësisht ndodheshin në vendngjarje. Disanga ata qytetarë të revoltuar, veçanërisht të rinjtë të hidhë -ruar, vrapuan për ta kapur atë, mirëpo ai hyri në Ho tel“Maqedonia” dhe kërkoi ndihmë nga punëtorët e hotelit,shumica e të cilëve ishin maqedonas. Për t’i dalë në ndihmëSreçko Janevskit, ata i mbyllën dyert e hotelit dhe mysafirët që ndodheshin brenda i nxorën jashtë. Masa e madhe e popullittë revoltuar nga punëtorët e hotelit për mbrojtjen e këtijshovinisti u hakmorën duke i thyer xhamat e hotelit dhe mëpas shkuan në drejtim të dyqanit të tij ku i thyen vitrinat elokalit të S. Janevskit.

Disa shokë të tjerë intelektualë, si arsimtarët AbdullaKalishta dhe Selajdin Hyseni, mjekët Dr. Harun Jakupi eMamut Bajraktari (tre të parët tash të ndjerë) shkuan teXhemajli Veseli, për ta informuar atë rreth provokimit tësipër për mendur. Nuk kaluan as dy orë pas këtij takimi, tëgjithë pa përjashtim u burgosën dhe masa e madhe e popullitshpërndahet nga policia.

Të nesërmen më 23 dhjetor, ora 8, unë isha duke shkuarnë punë në Ndërmarrjen tregtare “Jellak” në Tetovë, zyrat esë cilës ishin në katin e parë në objektin që fillonte nga shitorja e Teteksit, në afërsi të dyqanit të fotografit famëkeq Janevski,në qendër të Tetovës.

Kur mbërrita te semafori dhe duhej të kaloja në anëntjetër, pashë numër të madh të rinjsh që rrinin karshi dyqanittë fotografit, ndërsa para dyqanit qëndronin shumë policë, tëcilët e siguronin lokalin. Unë u ndala aty afër, pasi mëinteresonte pse aq shumë policë e mbronin dyqanin e atijshovinisti. Aty mora vesh, se policët i siguronin punëtorët eEntit për sigurimin e pasurisë, të cilët ishin duke bërë

Salih Salihu

64

Page 67: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

regjistrimin e aparateve dhe mjeteve tjera të punës, që ishinshkatërruar nga demonstruesit e mbrëmjes së 22 dhjetorit të1968, për ta vlerësuar e përcaktuar shumën e kompensimit që duhej t’i paguhej fotografit. Mirëpo i revoltuar nga masa qëshikonin nga lokali i tij, Sreçko Janevski doli te dera e lokalitdhe iu drejtua masës duke e ngritur krahun e djathtë me gjesttë theksuar se askush nuk mundet t’i bëjë asgjë.

Në këtë gjest të shëmtuar dhe ofendues për shqiptarët,menjëherë reagoi Sejfulla Zylbehari, i njohur me nofkën“Sefa”, i cili gjendej afër semaforit dhe filloi të bërtasë: “Dolemakedonski shovinisti” - (“Poshtë shovinistët maqedonas”),ndërsa në anën tjetër të rrugës filloi të bërtiste edhe i ndjeriJakup Leka: “Rroftë Fadil Hoxha”, “Poshtë shovinistët”. Njënumër i madh i qytetarëve shqiptarë të cilët rrinin dukeshikuar se çka po ndodhte, iu bashkëngjitën masës, dukebrohoritur “Duam barazi”, dhe të gjithë u drejtuan dheshkonin rrugës në drejtim të Xhamisë së Sahatit dhe dukevazhduar rrugës “Ivo Llolla Ribar” kah Çarshia e Epërme. Gjatërrugës u bashkëngjitën shumë qytetarë. Ata hynë në oborrin e policisë duke kërkuar që të lirohen të burgosurit në mbrëmjen e kaluar më 22 dhjetor 1968, duke brohoritur – ‘Lironi shokëttanë, Abdullah Kalishtën, Harun doktorin, Mahmut doktorin, Salajdin Hysenin’, e kështu me radhë. Demonstruesit hasënnë forca të mëdha të policisë të cilët gjuajtën me armë ndajdemonstruesve, por me plumba qorre. Mirëpo disapjesëmarrës dhe shumë të rinj nga frika se po i vrasin deshëntë kërcejnë në lumë, i cili në atë kohë, kishte shumë ujë, e qëparaqiste rrezik. Nga dritaret e zyrës së sekretariatit për punëtë brendshme, Burhan Nebiu u bërtet demonstruesve: ‘Mos ufrikoni nga gjuajtjet, se ato gjuajnë me plumba qorre’, dhe kjondikoi që demonstruesit të qetësohen dhe u larguan papasoja, e që mund të ndodhte në rast se hidheshin në lumin e

NGJARJE DHE DËSHMI

65

Page 68: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

ftohtë dhe me shumë ujë. Për këtë veprim duhet falënderuartë ndjerin Burhan Nebiu, i cili në kohë dhe vend të duhurveproi ashtu si i ka hije një shqiptari të vyeshëm dhe mevetëdije kombëtare.

Demonstruesit e lëshuan burgun e policisë, pasi policia ibindi se në burg nuk ka asnjë të burgosur nga pjesëmarrësit edemonstratave. Ata u nisën në drejtim të gjimnazit ku iubashkëngjitën edhe nxënësit e gjimnazit. Me gjimnazistët urrit shumë numri i pjesëmarrësve në demonstrata. NgaXhamia e Larme vazhdojnë rrugën për në qendër të Tetovës.Numri i pjesëmarrësve rrugës rritej shumë e më shumë. Kurdemonstruesit arritën në qendër, numri i tyre sipas shtypit tëatëhershëm komunistë arriti mbi 10.000. Mirëpo, realishtnumri i pjesëmarrësve në ato demonstrata ishte shumë më imadh. Në qendër mbanin flamuj kombëtar dhe parulla tëshkruara nga Faik Mustafa në librarinë “Rilindja”.

2. Masat represive të pushtetit komunist pasdemonstratave

Menjëherë, pas demonstratave të 22-23 dhjetorit,organet më të larta të Sigurimit Shtetëror të Republikës sëMaqedonisë, me vendim të posaçëm i suspenduan të gjithakompetencat e organeve të Sekretariatit të Punëve të Brend -shme të Tetovës dhe ato kaluan në kompetencë të organevetë Republikës. Ndërkohë pas disa muajve Burhan Nebiushkarkohet nga detyra e sekretarit për punë të brendshme me motivacion se i ka trimëruar pjesëmarrësit e demonstrataveduke i informuar se policia gjuan me plumba qorre.

Politika diskriminuese që ndiqej nga pushteti komunist iShkupit, pas klimës postbrioniane, në rrethana kur në Kosovë

Salih Salihu

66

Page 69: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

ishte krijuar një klimë krejtësisht tjetër, shkaktoi pakënaqësitë madhe te popullata shqiptare. Në të gjitha fushat eveprimtarisë hetoheshin dallimet e mëdha midis shqiptarëvedhe maqedonasve. Kjo arriti kulmin më 22 dhjetor me grisjene flamurit shqiptar që u bë shkaktar e demonstratës e cila ngaorganizatorët nuk ishte paraparë të fillojë në atë periudhë.

Gjatë kohës së demonstratave siç u tha më sipër, arritën përforcime të mëdha të forcave policore të pajisur meautoblinda nga shumë qytete të Maqedonisë. Hixhet Rama -dani me disa udhëheqës tjerë komunistë të Tetovës bërithirrje publike që demonstratat të marrin fund në tëkundërtën organet policore do të marrin masa të ashpraligjore. Menjëherë nëpër rrugët e Tetovës dolën edhe forcatushtarake me tërë arsenalin e armatimit, tanke dhe mjete tëtjera të blinduara të cilët demonstronin kërcënim ndajdemonstruesve.

Më 24 dhjetor 1968, u mbajt mbledhja e organizatësbazë të LK të Ndërmarrjes Tregtare “Jellak”.

Në mbledhje nga Komiteti Komunal merrte pjesë Drej -tori i Ndërmarrjes Tregtare “Delikates” Gligur Simo vski,përndryshe anëtarë i Komitetit të LK të Tetovës. Posa u hapmbledhja, fjalën e mori anëtari i sipërpërmendur, i cili përveçtjerash informoi të pranishmit për demonstratat e 22 dhe 23dhjetorit, duke i cilësuar ato si “armiqësore” e që sipas tij tënjëjtat “janë organizuar nga grupet e ndryshme që punojnëkundër shtetit” dhe se Komiteti “ka marrë qëndrim që ato tëdënohen si armiqësore dhe irredentiste”, ndërsa “ndajpjesëmarrësve të merren masa të ashpra ligjore, duke e pasparasysh faktin se në to janë brohoritur parulla me përmbajtje armiqësore dhe kundër shtetit.”

Menjëherë pas tij (Simovski njiheshe si antishqiptar ipërbetuar, me të cilin unë më parë kisha pasur konflikte lidhur

NGJARJE DHE DËSHMI

67

Page 70: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

me pranimin e punëtorëve shqiptarë, duke më kriti kuar se ekam shndërruar këtë ndërmarrje në ndërmarrje shqiptare), emora fjalën unë, ku midis të tjerash bëra një reagim të ashpërndaj qëndrimeve të tij, në lidhje me kuali fikimin politik tëdemonstratave dhe pjesëmarrësve të tyre. Në vazhdimpropozova që ky qëndrim të mos aprovohet kështu nëshpejtësi pa u bërë analiza dhe vlerësime të drejta dhe të

Salih Salihu

68

Në kamion aranzheristi Muharem Jakupi, ndërsa poshtëunë (majtas) me drejtorin Byrhan Muedini gjatë ekspozitës për prodhimet e tekstilit të ndërmarrjes tregtare "Jellak",

mbajtur nëpër rrugët e Tetovës

Page 71: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

argumentuara. E tërë këtë e arsyetova me faktin se, “nëqëndrimet që duhet ti miratojmë fare nuk përmendet nxitësi idemonstratave Sreçko Janevski, i cili në këtë rast nuk ështëvetë, por prapa tij qëndrojnë shumë të tjerë që me këtoveprime kanë nëpërkëmbë simbolet kombëtare të një popullime shumicë në Tetovë dhe në disa vise tjera të Maqedonisë.”Jo vetëm në këtë, por në të gjitha mbledhjet dhe forumetpartiake, qëndrimi ishte i njëjtë. Ndërsa në anën tjetërveprimet antishqiptare të shovinistëve sllavo- maqe donaskalonin në heshtje pa u dënuar fare.

Kundër diskutimit tim u paraqitën edhe disa punëtorë“maqedonas” të cilët veç tjerash, pohuan se “në demonstrataka marrë pjesë aktive” edhe vëllai im Hamiti. Ishte më se eqartë se punëtorët maqedonas ishin të dirigjuar nga organet e shërbimit sekret maqedonas UDB-a, që të më akuzojnë mua,përkatësisht Hamitin, që më pas të merren masa disiplinorekundër meje. E gjithë kjo nuk më shqetësoi aspak, për -kundrazi, menjëherë pas këtyre akuzave, dola në foltore dhenë mënyrë të qartë dhe të prerë pohova se “Hamiti në demon -strata ka marrë pjesë së bashku me nxënësit e gjimnazit si çdoshqiptar, i gatshëm ta mbroj dinjitetin kombëtar dheasnjëherë nuk do të lejojmë që disa shovinist të vendosin përfatin e simboleve tona kombëtare shqiptare.”

Pas mbarimit të mbledhjes Simovski, i cili përfa qësonteKK të LKM për Tetovë, si zakonisht një kopje të procesverbalittë mbledhjes, e kishte dërguar në komitet, ndërsa një kopjeedhe në polici – në sektorin për sigurim shtetëror. Me rastin egjykimit tim, në Gjyqin e Qarkut në Shkup, si dëshmitar iprokurorit u paraqitën shumë dëshmi tarë, kryesisht punëtorëtë ndërmarrjes ku unë punoja, por edhe vetë Simovski. Kështu njëra nga dëshmitaret, deklaroi se në mbledhjen partiake tëndërmarrjes paskam deklaruar se: “Kurdo që të më jepet

NGJARJE DHE DËSHMI

69

Page 72: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

mundësia do ta vrasë Sreçko Janevskin, sepse ai ka kontribuarpër gjendjen e krijuar, si dhe që demonstratat ishin të drejta,për shkak se popullata pati të drejtë të reagojë”. Më tej,dëshmitarja shtoi, se gjatë fjalimit tim, paskam thënë se:“Mjetet e informimit për ngjarjet e Tetovës si televizioni, ra -dio, shtypi kanë qenë të njëanshme dhe se i kanë sulmuarvetëm shqiptarët, ndërsa për maqedonasit asgjë nuk ështëthënë dhe se si ai gazetar që ka shkruar në shtyp ka qenëjonormal dhe se nuk ka ditë se çka shkruan, sepse gjithçka çkaështë publikuar nuk është e vërtetë, por e gjithë ajo është njëtendencë kundër kombit shqiptar.”8 Ndërsa anën tjetërdëshmitari Gligorie Simovski, veç tjerash më akuzoi se: “Unëqenkam një nacionalist i rrezikshëm dhe se me qëndrime tënjëjta paskam diskutuar edhe në Kuvendin e Tetovës, dhe tënjëjta qëndrime i kam pasur edhe si sekretar ku kam pranuarnumër të madh punëtorësh shqiptarë dhe se shitoret ipaskam furnizuar me flamuj shqiptarë, të cilët janë përdorgjatë demonstratave duke e shndërruar ndërmarrjen nëndërmarrje shqiptare.”

Më 25 dhjetor 1968 mbahet mbledhja e përbashkët eKomitetit Komunal të LKM-së dhe Organizatave politiko- shoqërore të Tetovës. Në mbledhje mora pjesë në cilësinë ekryetarit të Sindikatës Komunale për veprimtari terciale(tregti, zejtari dhe turizëm) të Tetovës.

Mbledhjen e hapi Xhemajl Vejseli, kryetar i komitetit icili i paraqiti qëndrimet e Komitetit Komunal të LKM-së, ku veç tjerash në të thuhej: “Demonstratat e 22 dhe 23 dhjetorit tëvitit 1968, kanë ndikimin e tyre në gjendjen politike tëkomunës sonë, për shkak se ata ishin të përqendruara kundërintegritetit ter ri to rial të Republikës Socialiste të Maqedonisëdhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si edhe

Salih Salihu

708 Dosja e UDB-së, nr. 20233, 25.12 1968, Tetovë

Page 73: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

kundër vëllazërim - bashkimit ndërmjet popullit maqedonasdhe kombësive shqiptare dhe turke...”. Ai, në vazhdim, pasi inumëroi “të arriturat e mëdha” të shqiptarëve, siç u shpreh“falë politikës konstruktive të LKM-së”, shtoi: “Demon stratatishin drejtpërsëdrejti të orientuara edhe kundër afir mimit tëkombësisë shqiptare, sepse për qëllim patën ndër prerjen eproceseve pozitive në emancipimin e kombësive dhe anar -kinë e mëtutjeshme të tyre, bashkërisht me popullin maqe -donas në ndërtimin e shoqërisë socialiste vetëqeverisëse...”.Më pas Xhemail Vejseli, foli rreth orga nizimit paraprak tëdemonstratave, që sipas tij, organizatorët “me forcë i kanëvendosur flamujt nëpër minare gjatë kohës së Bajramit, padëshirën e klerikëve fetarë”, pastaj “thirrjen e punëtorëve tëarsimit nga fshatrat që të lajmërohen në kuvendin komunalme 23 dhjetor, gjoja për incizimin e një emisioni për tele -vizion; thirrjen e nxënësve shqiptarë që të dalin në shesh përshkak mbajtjes së një mitingu për Viet namin; mbishkrimet,pamfleteve etj.”, prandaj sipas tij, janë të papranueshme“disa të dhëna që dalin nga disa tubime të veçanta, në të cilatpërpiqen që demonstratat ti paraqesin si spontane, tëpaqëllimta, joserioze dhe si vepër e huliganëve, duke e lanëanash karakterin dhe qëllimin e këtij akti.” Në fund të fjalimitai u shpreh: “Demonstratat e organizuara më 22-23 dhjetor1968 në Tetovë, patën karakter armiqësor, qëllimi i së cilaveështë bashkimi i Maqedonisë Perëndimore me Kosovën,ndërsa në një të ardhme më të afërt këto territore t’ibashkëngjiten Shqipërisë.”

Menjëherë pas Xhemajl Vejselit, e mora fjalën dhe nëtërësi i kundërshtova vlerësimet e tilla, që sipas meje të njëj -tat janë “të shpejtuara dhe të paargumentuara”. Në vazhdimtë fjalimit u shpreha: “Kur them të paargumentuara, këtë duata mbështes në faktin se brohoritje të tilla nuk ka pas nga

NGJARJE DHE DËSHMI

71

Page 74: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

demonstruesit. Nuk pati as parulla të shkruara përveç 4-5, nëtë cilat thuhej: ‘Poshtë shovinizmi maqedonas’, ‘Duam barazidhe simbolet tona kombëtare’, etj. Kuali fikimet e tilla janëvetëm trillime për ta rënduar dhe dramatizuar situatën, që më pas të përkrahet dhuna dhe terrori nga organet e federatësdhe atyre ndërkombëtare.” Unë, në fjalimin tim dhashsqarime se në mënyrë indirekte thuajse për së afërmi i kampërcjellë demonstratat dhe se “këto vlerësime aspak nuk ipërgjigjen realitetit”, duke e shpreh habinë time se “çka fitonshteti me këto etiketime ndaj popullit shqiptar?! Këtovlerësime janë të pavërteta që sipas mendimit tim shtetit isjellin dëm, ndërsa në anën tjetër ato do të marrin jehonë nëtërë botën.” Në vazhdim, kritikova platformën e përgjithshmepolitike të miratuar nga organet më të larta politike e shte -tërore, si politikë “anti shqiptare të ngjyrosur me një shovi -nizëm histerik kundër një populli në trojet e veta shekullore.”E tërë këtë e mbështeta nga fakti se “nga policia nuk u kursyen as deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, të cilët u rrahën nëpikë të ditës vetëm pse ishin shqiptar.” Si shembull konkret eparaqita rastin e deputetit shqiptar nga Poroji, të cilin policia në rrugë e maltretoi dhe e rrahu me shkopinj gome eshqelma, ndërsa ai bërtiste “mos më rrihni, unë jam deputet i Maqedonisë, kam imunitet, nuk jam armik.” E tërë kjo, përpolicinë nuk mjaftonte, përkundrazi, ata vazhdonin ta rrahinduke i thënë: “Ti je armik i shtetit vetëm pse je shqiptar”.

Në fund, e shpreha qëndrimin tim rreth demonstrataveku midis tjerash thash se për: “këto ngjarje që ndodhën nukmund të dënohet dhe maltretohet i tërë kom bi shqiptar.Përgjegjësia është individuale le të përgjigjet ai që ka bërëkundërvajtje, pasi pjesëmarrja në një demonstratë të pa para -lajmëruar është kundërvajtje e paraparë me dispozitat ligjorenë fuqi. Unë si ju rist gjithmonë jam të zbatohet ligji e jo

Salih Salihu

72

Page 75: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

anarkia që është duke vepruar në Tetovë, përgjegjësit janëindividuale e jo kolektive.” E tërë atë që e thashë ishte e kotë,sepse ajo hasi në veshë të shurdhur tek shovinistët maqe do -nas dhe bashkëpunëtorët e tyre funksionar komunistëshqipfolës.

Kjo u pa në komunikatën e përpiluar në fund tëmbledhjes ku veç tjerash në të thuhej: “Karakteri shovinistdhe armiqësor i demonstratave, me qëllime të hapuraseparatiste, me të drejtë solli një rezistencë të hidhur dhedënime të ashpra nga popullata e komunës së Tetovës.Pikërisht, karakteri i organizimit të demonstratave dhe paru -llat e përgatitura paraprakisht nga udhëheqësit e tyre, evërteton vlerësimin e organizatave politiko-shoqërore dheklasës punëtore nga komuna e Tetovës, se në këtë rast bëhetfjalë për një atak të drejtpërdrejtë të shoqërisë sonë vetë -qeverisëse socialiste, në arritjen e vëllazërim - bashkimitndërmjet maqedonasve, shqiptarëve dhe turqve, në inte gri -tetin e Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe integritetin eRepublikës Socialiste Federative të Jugosllavisë”. Më tej nëkomunikatë, thuhej se “e tërë kjo, jo vetëm se paraqet, pordetyrimisht e imponon luftën e vendosur dhe efikase kundërçdo udhëheqësi të nacionalizmit, veprimtarisë së fshehtë apotë hapur të elementëve armiqësore..”

Duhet të vëmë në dukje se me qëndrimet e Konferencës Komunale të LKM për Tetovë, u pajtua edhe KQ i LKM, i cili me13 janar 1969, thirri plenumin e III të KQ të LKM, me rend dite“Raport i Sekretariatit të Komitetit Qendror të LKM ndërmjet Plenumit të Dytë dhe Tretë të KQ LKM”9. Raportin, para tëpranishmëve e paraqiti Xhemail Vejseli, i cili në fillim

NGJARJE DHE DËSHMI

73

9 DARM.1.427.170.17/355-494, Stenogramski bele{ki odtre tata sednica na Centralniot komitet na SKModr`ana na 13.1.1969 godina.

Page 76: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

tekstualisht thekson: “Demonstratat e 22 dhe 23 dhjetorit tëvitit 1968, kanë ndikimin e tyre në gjendjen politike të ko -munës sonë, për shkak se ata ishin të përqendruara kundërintegritetit ter ri to rial të Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si edhekundra vëllazërim bashkimit ndërmjet popullit maqedonasdhe kombësive shqiptare dhe turke..” Ai, në vazhdim, pasi inumëron “të arriturat e mëdhaja të shqiptarëve falëpolitikës konstruktive të LKM”, shton: “Demonstratat ishindrejtpërsëdrejti të orientuara edhe kundra afirmimit tëkombësisë shqiptare, sepse për që llim patën ndërprerjen eproceseve pozitive në eman cipimin e kombësive dheanarkinë e mëtutjeshme të tyre, bashkërisht me popullinmaqedonas në ndërtimin e shoqërisë socialiste vetë -qeverisëse..”10 Më pas Xhemail Vejseli, flet rreth organizimitparaprak të demonstratave, që sipas tij, organizatorët: “meforcë i kanë vendosur flamujt nëpër minare gjatë kohës sëBajramit, pa dëshirën e klerikëve fetarë”, pastaj “thirrjen epunëtorëve të ar simit nga fshatrat që të lajmërohen nëkuvendin komu nal me 23 dhjetor, gjoja për incizimin e njëemisioni për televizion; thirrjen e nxënësve shqiptarë që tëdalin në shesh për shkak mbajtjes së një mitingu përVietnamin; mbishkrimet, pamfleteve etj.”, prandaj sipas tij,janë të papranueshme: “disa të dhëna që dalin nga disatubime të veçanta, në të cilat përpiqen që demonstratat t’iparaqesin si spontane, të paqëllimta, joserioze dhe si vepër e huliganëve, duke e lënë anash karakterin dhe qëllimin e këtijakti.”11

Në debatin e zhvilluar, menjëherë pasi u lexua raportitnga ana e Xhemail Veselit, u paraqitën mendime të ndry -

Salih Salihu

74

10 Po-aty11 Po-aty

Page 77: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

shme, rreth “masave të ndërmarra si nga ana e orga nizatavepolitike, po ashtu edhe nga organet policore, ndajorganizatorëve dhe pjesëmarrësve të demon stra tave nëTetovë.” Sipas, Sllavko Millosavlevskit: “zërat që ditëve tëfundit po dëgjohen se gjoja organet shtetërore kanë qenëshumë të rrepta, tepër frontale në luftën kun draorganizatorëve dhe pjesëmarrësve të demonstratave nukqëndrojnë”, sepse siç thekson “organet shtetërore dhe parasë gjithash organet e sigurimit veprojnë në pajtim me rolin,të drejtën dhe përgjegjësin e tyre.” “Në të kundërtën “,vazhdon Millosavlevski “nëse ata kishin një paraqitje tëkundërt, e cila do të lente zbrazëtirë në përgatitjen tonë qëme të gjitha mjetet ta mbrojmë integritetin e bashkësisësonë, në kuadër të veprimtarisë së tillë të organeve tësigurimit do të krijoheshin iluzione te një pjesë e elementeve të pazbuluara nacionaliste dhe kjo do të krijonte një ten siontë ri që do t’i zvogëlonte mundësit tona deri në fund t’ikryejmë punët tona dhe në këtë mënyrë me ta tëballafaqohemi..”12

Karakteristikë e veçantë e këtij plenumi, është se gjatëdebatit të zhvilluar rreth kësaj pike, do të inkuadrohen edheanëtarët shqiptar në KQ të LKM, të cilët bëjnë gara njëri tjetrise cili është më maqedonas se maqedonasi. Kështu, MetiKërliu, në paraqitjen e tij shprehet: “Unë nuk mund tëlargohem nga përshtypja dhe mendimi se nëse me të vërtetë duam t’i përcjellim këto paraqitje të kombësisë shqiptare tëmos mundemi të gjejmë një vazhdimësi historike nësekthehemi më mbrapa. Ne e dimë se edhe në kohën eokupacionit kur qe siguruar një progres armiku gjithmonëatëherë dilte në skenë dhe mani fes tonte. Në rastin konkret

NGJARJE DHE DËSHMI

7512 Po-aty

Page 78: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

të analizave të këtyre para qitjeve edhe në teren ndikonteveprimtaria e bandave balliste..”13 Më pas, Kërliu, ndalet nëperiudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, duke e përshkruarveprimtarinë politike të organizatës së “NDSH”, e qëdemonstratat e Tetovës, paraqesin vazhdimësi të politikëssiç thekson ai “armiqësore të asaj organizate”, e cila “tënjëjtin flamur donte ta ngrejë, për ta penguar bashkimin epopujve tanë. Kjo për armikun ishte një sinjal për veprim.”“Prandaj”, vazhdon Kërliu “Përgjigjja edhe e kësajveprimtarie në Tetovë, madje kudo qoftë si dhe në cilënkohë të paraqitet kjo, vjen nga një qendër, kur i hapëmshtigjet e jetës shoqërore, demokracisë, kur u sqaruanshumë çështje edhe lidhur me flamurin dhe pikërisht kjoishte sinjali i elementeve armiqësore, qoftë në simbolin eflamurit, ose tjetër, ose kur kombësia shqiptare korirezultate të dukshme dhe kur u krijua inteligjenca shqiptare,kur njeriu punëtor tërësisht u çlirua, tërësisht vetëqeverispikërisht në atë mo ment u paraqiten elemente të ndryshmearmiqësore.. etj.”14

Në anën tjetër, Sadik Sadiku, është i mendimit, se “përnjë paraqitje të tillë”, krahas “elementeve reaksionare” janëedhe disa faktorë tjerë, në radhë të parë “Flaka”, e cila sipas tij “duke i mohuar rezultatet pozitive dhe duke i theksuarvetëm çështjet neg a tive, ndikoi që në Pollog të elektrizohetklima politike. Parashtrohet pyetja, a thua “Flaka” ishte evetme? Mendoj se pas Flakës qëndronin njerëz të caktuarnga kombësia shqiptare, madje edhe nga politika oficiale”15.Ndërsa, sipas Kadri Jakupit. “Pa ra qitjet në Tetovë, të cilatkanë karakter anti-nacional ndaj politikës së LK, shumë pak

Salih Salihu

76

13 Po-aty14 Po-aty15 Po-aty

Page 79: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

janë dënuar nga anëtarët e LK..”16, që ndaj kësaj deklarate,ashpër reagon Xhemail Vejseli, i cili, duke iu kundërvuarpohimeve të Jakupit shprehet: “Nëse nuk është e qartë, unëedhe njëherë mund ta përsërisë se demonstratat në Tetovënuk patën karakter për zgjidhjen e barazisë së kom bësive.Duhet të thuhet se armiku klasor ngelë armik klasor dhe nëmomente të caktuara ai paraqitet me qëllimet dhemendimet e veta për të krijuar një gjendje të tillë.”17

Nuk kaluan as dy orë të plota, pasi mbaroi mbledhja ,përkundër faktit që posedoja imunitet, arrestohem së bashkume vëllanë Hamitin (mbledhja mbaroi në ora 15-të, ndërsaarrestimi im kryhet në ora 17-të të së njëjtës ditë). E tërë kjoparaqet një dëshmi, se shqiptarët në atë kohë nuk kishin asmbrojtje ligjore dhe se gjithmonë ata janë trajtuar si armiq tësllavëve pa marrë parasysh funksionin e tyre që kanë ushtruarpër momentin. Ata burgoseshin vetëm pse kishin qëndrimtjetër nga ata, të cilët vlerësimet i krijonin në zyrat a tyre sipasmllefit, urrejtjes, qejfit e jo sipas fakteve dhe realitetit. Krejtkjo bëhej që të hapen rrugët për keqtrajtim dhe diskriminimedhe ma të madh ndaj një kom bi tjetër, vetëm e vetëm se nukështë sllav, por është shqiptar i cili me shekuj qëndronte nëtokat e veta etnike. E tërë ajo që u tha mësipër, në shikim tëparë duket e parëndësishme, mirëpo realisht, rastet e tillashprehin në mënyrë fla grante diskriminimin që u bëhejshqiptarëve e që vazhdon t’u bëhet edhe në ditët e sotme.Para Plenumit të Brioneve, si edhe shumë më parë se tëshpërthejë demonstrata shqiptare në Tetovë, sllavo- maqe -donasit, ndërmorën masa për ndryshimin e strukturës sëpopullsisë në viset shqiptare në Maqedoni.

NGJARJE DHE DËSHMI

77

16 Po-aty17 Po-aty

Page 80: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Për realizimin e këtij projekti antishqiptarë, pushteti“popullor” maqedonas, zbatonte shpërnguljen e dety rue -shme të popullsisë shqiptare për në Turqi në njërën anë,ndërsa në anën tjetër bënte kolonizimin e atyre viseve meelemente sllave, si me rusë, bullgarë, ukrainas e serbë.Kolonat serbe që ishin krijuar nga ish Mbretëria e SKS (Serbisë, Kroacisë e Sllovenisë), para Luftës së Dytë Botërore ishte epamjaftueshme për qeveritarët e Shkupit.

Nuk është rastësisht që në Entin e Statistikës as nëkohën e Jugosllavisë dhe as pas pavarësisë së Maqedonisë,nuk ka pasur të punësuar shqiptarë nuk ka edhe sot, përveçnjë rojtari. Për sllavët e ardhur nga Greqia dhe nga vende tëtjera, pati përparësi si në punësim ashtu edhe në të gjithafushat e jetës, madje edhe pa pasur kualifikime përkatëse. Përta u ndërtuan lagje të tëra me shtëpi individuale si dhendërtesa individuale dhe kolektive të banimit me kushteshumë të mira dhe u vendosën në të gjitha qytetet e banuarame shqiptarë. Ky el e ment ardhacak sllav, të ardhur ishte iprivilegjuar dhe pati përparësi në inkuadrimin e të gjithaorganeve të pushtetit, si në polici, institucionet publike, tregti, shëndetësi, si dhe në ndërmarrjet prodhuese. Shqip tarëtshërbenin si rezervat tepricë e fuqisë punëtore dhepranoheshin në punë kur për ato vende nuk kishte sllavë tëinteresuar. Kishte raste kur në disa vende pranoheshin edheshqiptarë, por me obligim që ata t’i zbatojnë urdhërat që dot’u jepen nga organet e caktuara sekrete për bashkëpunim me pushtetin kundër individëve dhe grupeve të caktuara shqip -tare. Politikë e përhershme ka qenë që derisa edhe një njeri ipërkatësisë nacionale sllave të kërkojë punë, shqiptari nuk kamundur të punësohet.

Salih Salihu

78

Page 81: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

3. Revanshi pas demonstratës

Menjëherë pas demostratave të vitit 1968, shovenistëtsllav filluan fushatën antishqiptare në të gjitha lëmenjtë ejetës shoqërore.

Shumë kuadro shqiptare u shkarkuan nga vendet udhë -heqëse që mbanin në organizatat punonjëse në ekonomi,arsim, kulturë, si dhe në shumë institucione të pushtetit lokaldhe qëndor. Ata u shkarkuan nga vendet e tyre udhëheqëse të punës dhe u përcaktuan në pozita më të ulëta, ndërsa disa tëtjerë u shpallën të papërshtatshëm dhe u përjashtuan ngapuna.

Shumë ndërmarje ekonomike që bashkëpunonin mendër marrjet e Kosovës ky bashkëpunim u ndërpre edhe pseMaqedonisë i sjellte dobi ekonomike finansiare. Nga mllefiantishqiptar ata hoçën dorë nga përfitimet e mëdha finan -siare që realizonin nga Kosova. Sllavët deklaronin se nuk naduhet fitimi nga iredentistët shqiptarë. Unë në këtë rast dua tiinformojë lexuesit se në vitin e kaluar (2009) ndërmarrjet eMaqe donisë kanë realizuar shitje të prodhimeve tëMaqedonisë në Kosovë mbi 170 milion euro. Ndërsa Kosovaka realizuar qarkullim tregëtarë të prodhimeve nga Kosovamë pak se 10% nga shuma që kanë realizuar ndërmarrjet eMaqedonisë.

E tërë kjo bëhet në interes të forcimit të dominimit sllavnë të gjitha fushat. Në ndërmarrjen tregëtare "Jellak" tëTetovës, së pari do të përjashtohet drejtori Burhan Muhedinipa kurrfarë preteksti nga puna, dhe në vende të tij emërohetnjë maqedon me profesion këpucëtar, i cili për dy tre vjetë tëpunës së tij kontribuon që me paftësitë e tij profesionale ndërmarrja e përmendur të likuidohet. Ndërsa disa të tjerëveua ndërrojnë vendet e punës nga shef shitoreje në shitës ose

NGJARJE DHE DËSHMI

79

Page 82: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

punëtor shërbyes. Shoqes sime Hajrije Salihu ia ndërrojnëvendin e punës, nga shef shitore në shitëse. Ajo duheshtetëcaktohet të punojë në ndonjë shitore si shitëse, por uparaqit një prob lem tjetër se atë nuk e pranonin shefat eshitoreve me përkatësi sllave. I njëjti prob lem u paraqit edhete shefat shqiptarë, pasi edhe këta refuzonin që ajo të punojënë shitoret e tyre, duke parashikuar se mund të kishin pasojatë padëshiruara nga pushteti, pasi buri i saj ishte dënuar përvepër penale kundër shtetit. Me gjithë këtë dis kri minim dhetrajtim bru tal, Xhemal Jaha, një atdhetar i devotshëm reagon dhe shkon në drejtori, dhe i bind ata që bashkëshortja eSalihut – Hajrija të caktohet shitëse në shitoren ku ai ishtepërgjegjës.

Në të njëjtën kohë përja shto -het nga puna edhe vllau im ElezSalihu, si i papërshtatshëm përshkak se dy vëllezërit e tij janë tëdënuar për vepra penale kundërshtetit dhe popullit të cilë gjendennë burg për vuajtjen e dënimit. Elezitentoi në shumë ndër marrje tjera tëTetovës të punë sohet, por të gjithadyert ishin të mbyllura, andaj edheai u detyrua të shkojë në Kosovë tëkërkojë punë dhe pas tre vite prit -jeje u punësua në Ndër marrjenBotu ese "Ri lin dja" në Prishtinë duke e caktuar si shitës nëlibrarinë e kësaj ndërmarrjeje në Tetovë ku është duke punuar edhe sot. Me këtë dua të potencojë se sa herë familja jonë undëshkua dhe u nëpërkëmb nga pushteti sllav.

Represaliet kundër shqipt a rëve pas demonstratësmorën për masa të mëdha dhe shumë dimensionale. Pushte -

Salih Salihu

80

Elez Salihu

Page 83: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

tarët nuk u kufizuan që t’i ndëshkojnë vetëm kundërvajtësit,por gjithë popullatën shqiptare, pa dallim gjinie dhe moshe.Kjo ishte një shfryrje e histerisë shoviniste e pansllavizmit.

E gjithë kjo ishte në suazat e dhunës që ushtrohej ndajshqiptarëve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarëtpërjetuan një të kaluar të hidhur dhe tragjike, e karakterizuarme likuidime dhe burgosje të shumta të atyre që ndiheshin sishqiptar e nuk shkonin në Turqi, sidomos të intelektualëve.Ata keqtrajtoheshin gjatë hetimeve dhe gjatë mbajtjes sëdënimeve dhe nga këto tortura çnjerëzore, disa prej tyre uzhdukën pa gjurmë ose u çmendën nëpër qelitë e burgjeve.

Raif Maleziu, profesor i filozofisë, pas mbajtjes sëburgut u shpërngul në Turqi. Në Turqi vajti edhe historianiAbdurrahman Karaga. Sadudin Gjura, arsimtar i gjuhësshqipe doli nga burgu me të meta psikike. Këto janë vetëmdisa raste, e që paraqet vazhdimësi e dhunës së filluarmenjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, siç ishin ngjarjet eMonopolit në Tetovë, masakra e Ballacës së Shkupit, Sopotittë Kumanovës, pastaj masakra e Tivarit, Dubrov nikut dhe nëdisa vende të tjera ku vriten luftëtarët shqiptarë të mobilizuar. Në frontin e Sremit, shqiptarët vendosen në vijën e parë ballëpër ballë me gjermanët e fortifikuar dhe të armatosur mearmë më të përsosura. Në këto luftime vriten dhe plagosennjë numër i madh i shqiptarëve. Pas mbarimit të luftësfamiljarët e shqiptarëve të vrarë pranonin një pagesëminimale – simbolike mujore. Për ngjarjet e Tivarit, Trogirit etë disa vendeve tjera është shkruar edhe nga publicistë tëtjerë. Unë këtu e përmenda si rast, meqë gjatë pranimit nëpunë u kam dhënë përparësi familjeve që kanë sakrifikuar ekanë pasur të rënë në luftë. Këtë ngjarje unë këtu e përmendavetëm si rast meqë nuk jam his to rian dhe nuk është çështjeshqyrtimi ky prob lem.

NGJARJE DHE DËSHMI

81

Page 84: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

4. Disa fjalë për veprimtarinë e vëllait tim Hamit Saliut

Hamit Saliu, lindi në vitin1948 në fshatin Sellcë. Këtu ai ekryen shkollën fillore me suk sestë dalluar. Në vitin shkollor1965/66, regjistrohet në Gjim -nazin e Tetovës. Në kohën kurbëheshin përgatitjet për orga -nizimin e demonstratave, si njëndër nxënësit më të dalluar dhemë besnik mori detyrën që nëditën e dytë të demonstratave,të bëjë organizimin e nxënësvetë gjimnazit për t’ju bashkuardemonstruesve. Sipas planit tëparaparë, përkatësisht më 23dhjetor 1968, pas orës së tretë,nxënësit e paraleleve shqip tare nën udhëheqjen e Hamitit, iubashkuan demonstruesve, të cilët sapo kishin dalë në qendërtë Tetovës.

Të udhëhequr nga ky djalosh, turmat e demonstruesvevinin dhe grumbulloheshin në qendër të Tetovës. Organet esigurimit mundoheshin t’i shpërndanin demonstruesit metopa uji, por Hamiti i pa trembur hipi në kabinën e shoferit dhe e kap për flok vozitësin duke ia pamundësuar që tëshpërndanë turmën me anë të ujit. Në atë mo ment vërsulenpolicët e tërbuar, të cilët brenda natës ishin grumbulluar ngarepublikat e atëhershme të ish Jugosllavisë, të cilët ju vërsulën atij për ta ndarë nga turma, për ta burgosur, mirëpo ai i patrembur fare vërsulet në ta si një luan, duke luftuar fyt për fyti

Salih Salihu

82

Hamit Saliu

Page 85: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

me ata, plagosë disa prej tyre me kaçavidën e hekurt që kishpasur me veti. Me këtë rast plagosën rëndë tre policë të cilëtmenjëherë dërgohen në spitalin e Tetovës. Është e rëndë -sishme të vihet në pah, se Hamiti ishte mundës i njohur i ekipittë Tetovës, madje më i fuqishmi i gjeneratës së tij dhe ishteanëtar i reprezentacionit të Mundjes dhe njëherë kandidatserioz për garat e Olimpiadës të vitit 1972, të cilat do tëmbaheshin në Gjermani.

Pas përleshjes së sipër përmendur, Hamiti e drejtonturmën për në Komitetin Komunal të Tetovës dhe i pari futetnë të dhe nga dritaret e komitetit e gjuan në oborr tërëinventarin e funksionarëve, përkatësisht klikës komuniste, me Xhemali Veselin në krye, e cila zbatonte politikë diskri minuesndaj shqiptarëve, ndërsa në dritaren e komitetit e vendosflamurin shqiptar, i cili për së pari herë valoi në atë ndërtesë.Më pas organet e UDB-së futen në ndërtesë dhe i largojnë ngazyrat demonstruesit, duke e mbrojtur Kryetarin e KomitetitXhemali Veselin e largojnë nga ndërtesa..

Nga ndërtesa e komitetit së bashku me demonstruesit,Hamiti shkon në sheshin e Tetovës, dhe së bashku me njëdemonstrues tjetër, i quajtur Shefajet, ngrenë flamurinshqiptar në qendër. Nga qendra vazhdojnë marshimin e tyrenë drejtim të lokalit të fotografit Sreçko Janevski, i cili kishgrisur një natë më parë flamurin shqiptar dhe ia demolojnë nëtërësi lokalin pasi vetë atë nuk e gjetën për ta gjykuar pa gjyq.Pas kësaj, demonstruesit shkojnë drejtë policisë së burgutngase ishin në dijeni se një natë më parë ishin burgosur disaaktivist. Këtu demonstruesit dezinformohen nga udhëheqësite policisë së burgut, se gjoja të njëjtit se janë lëshuar dhe sejanë në vende të sigurta.

NGJARJE DHE DËSHMI

83

Page 86: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Pas ardhjes së forcave të mëdha policore nga tërë viset e Jugosllavisë, dhe pas një përleshje të paparë me ta,demonstruesit shpërndahen në orët e vona të mbrëmjes.

5. Arrestimi i Hamitit

Me 25 dhjetor nga forcat e mëdha policore rrethohetshtëpia jonë,fillimisht arrestohem unë, përkundër asaj seposedoja imunitet si këshilltar në Kuvendin komunal, duke më dërguar në vend të panjohur. Menjëherë më pas arrestohetedhe im vëlla Hamiti, të cilin së pari e dërgojnë në stadiumin eTetovës. Këtu ndaj tij forcat policore ushtrojnë dhunë fizikebarbare, që më pas ta dërgojnë në burgun e Tetovës. Më 31dhjetor 1968, Hamitin nga Tetova dërgohet në burgun hetuestë Shkupit në Shuto Orizarë, ku barbarisht torturohet më se 4muaj. Pas 4 muajsh të kaluar në hetuesi, saktësisht më 29 prill1969, dënohet me dy vjet burg të rëndë, sipas Nenit 18, Alinea1, për vepër penale “Kundër shtetit dhe popullit”, me të cilinnen mijëra shqiptarë janë dënuar nga klika komunistejugosllavo- maqedonase që nga viti 1944 e këndej.

Pas vuajtjes së dënimit regjistrohet në Fakultetin Juridiknë Prishtinë. Në vitin 1976 diplomon dhe menjëherë kthehetnë Tetovë. Këtu kërkon të punësohet, mirëpo ai nga pushte -tarët komunist të Tetovës, konsiderohet i papër shtatshëmpolitikisht. Për këtë shkak, Hamiti detyrohet të kthehet nëKosovë, ku së shpejti punësohet në Bankën Qendrore tëMitrovicës, si Këshilltar i Lartë Juridik.

Nuk vonoi shumë, ai përjashtohet nga kjo detyrë, mearsyetim se ka qenë i dënuar politikisht. Ky veprim ishte nëkundërshtim me të drejtën ndërkombëtare sipas së cilëspunësimi përbënte një të drejtë fundamentale. Kjo ishte e

Salih Salihu

84

Page 87: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

sanksionuar edhe me Ligjin Pe nal të Jugosllavisë në të cilinthuhej se me kalimin e një kohe prej 10 vjetësh nga dita evuajtjes së dënimit, i dënuari llogaritej si i amnistuar. Mirëpokëto dispozita nuk vlenin për shqiptarët të cilët llogariteshin sitë dënuar deri në vdekje. Kjo informatë, Bankës së Mitro vicës i erdhi nëpërmjet Gjyqit të Qarkut në Shkup. Në fakt e tërë kjoerdhi me ndërmjetësimin e disa inspektorëve të shërbimitsekret serbë, të cilët punonin në bankën e sipërpërmendur.

6. Arrestimi im

Pas demonstratës së 22-23 dhjetorit, unë burgosem më25 dhjetor 1968 në ora 17-të. Në shtëpi erdhën shumë forcapolicore dhe tre prej tyre më morën që të shkojë me ta nëpolici, ndërsa të tjerët e rrethuan shtëpinë dhe ngelin aty. Atai kishin nxjerë jasht në obor të gjithë anëtarët e tjerë tëfamiljes, babain dhe nënën, të dy të moshuar, gruan me dyfëmijë të vegjël, Merita 3 vjet dhe Urani një vjeçar, edhe pseishte kohë dimri me temperatura të ulta, policia kontrollonteshtëpinë dhe merte lloj-lloj gjërash që gjendeshin në shtëpidhe sot e kësaj dite ato nuk na i kthyen.

Mua më dërguan në polici dhe më lanë në korridor e mëruante një polic. Pas një kohe erdhi Kryetari i Kuvendit tëkomunës së Tetovës, Kostadin Mihajllovski, i cili më pa se jamburgosur, më përshëndeti me ironi duke më thënë “ZdravoSalia” - (”Tungjatjeta Sali”).

Siç vura në dukje mësipër në cilësinë e këshilltarit nëKuvend, shumë herë kisha ardhur në konflikt me te, dukefilluar që nga dita e parë kur ai u zgjodh për kryetar, në të cilënseancë, mes tjerash, thash se: “Kostadini mund të zgjedhetkryetar vetëm për maqedonasit, ndërsa për shqiptarët jo, deri

NGJARJE DHE DËSHMI

85

Page 88: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

sa ai nuk deklarohet për disa shqiptarë të humbur, për të cilëtai direkt është përgjegjës.”

Nuk shkoi 15 minuta pas ardhjes së tij, erdhi një polic më mori, por ai nuk më çoi në zyrë, më çoi poshtë në një podrumtë errët pa dritë dhe aty u paraqitën 3-4 vetë si të maskuar dhe bashkë me policin filluan të më rrahin me shkopinj gome,derisa më rrëzuan dhe ashtu në një gjendje shumë të rëndëmë lan në podrum të shtrirë për toke dhe të alivanosur. Nëkëtë rrahje kam bindjen se ka marrë pjesë edhe kryetari iKomunës.

Diku pas dy orësh, polici erdhi në podrum, e ndezi dritëndhe më shikoi mua nga këmbët deri në krye, duke më thënë:“Ti paske mbetur gjallë, nuk paske vdekur?!”. Më mori dhe më çoi në katin e IV-të, më futi në një zyrë dhe më urdhëroi të

Salih Salihu

86

Burgu i Tetovës

Page 89: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

ulem në një karrige. Në zyrë rreth një tavoline ishin 5 in -spektorë të sigurimit, që unë nuk i njihja. Këta, ishin ngajashtë, pasi i tërë personeli i sigurimit shtetëror i Tetovës ishtesuspenduar, përkatësisht atyre ua kishin marrë kompetencat.

Inspektorët më morën në pyetje. Nuk kishin asnjë ar gu -ment as për vepër penale e as për kundërvajtje. Megjithatëpyetjet shtroheshin me provokime, ironi dhe përbuzje për -kitazi me problemet që i parashtronin shqiptarët, të drejtat që kërkonin ato. Më pyetën a i kam parë demonstruesit, a kamnjohur dikë prej tyre dhe sa ka qenë numri në përgjithësi.Bënin pyetje të tilla që më bënin nervoz, sepse ishin me ploturrejtje dhe përbuzje.

Kur nuk morën asnjë përgjigje që u përshtatej, më sollën letra dhe një kimik dhe më than shkruaj me emër e mbiemërmë së paku njëqind demonstrues. Unë afër një orë e gjysmërrija në karrige. Pas një kohe në atë zyrë hyri një inspektor dheu ul në karrigen ku kish qenë më parë, dhe m’i kërkoi letrat.Unë u afrova te tavolina ia dorëzova letrat dhe kimikun paasnjë emër. Ai më tha: “Pse ti sillesh kështu? Unë i’u përgjigjase kam shikuar turmën e nuk kam mundur as që më ka shkuarmendja që nga gjithë ato njerëz të vërej me qëllim të caktuardhe t’i regjistroj demonstruesit. Ti deklarove se ka pas mbidhjetë mijë demonstrues e tash nuk je në gjendje dhe nuk tëkujtohet t’i shkruash njëqind prej tyre. I nevrikosur, me njëzemërim dhe përbuzje ai më tha se do të kujtohet, por do tëjetë vonë për ty. E shtypi një sustë në tavolinë dhe hynëbrenda në zyrë dy policë. Mi lidhën duart me pranga dhe mëçuan në ndërtesën tjetër të burgut komunal. Duke zbriturshkallëve nga kati i katërt e deri në burg mbi 10 policë që rrinin nëpër kate më kanë rrahur sa kanë mundur me shkopinj gome dhe me helmeta që i kishin në kokë saqë më mbuloi gjaku ngasytë e nuk mundesha të eci shkallëve. Më tërhiqnin zvarrë

NGJARJE DHE DËSHMI

87

Page 90: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

nëpër shkallë dhe pastaj nga oborri e deri në burg, filluanpërsëri me tortura fizike, saqë përgjegjësi i burgut, një shef ipolicisë bërtiti: “Mjaft më se këtu unë përgjigjem!” Atëherëmë dorëzuan dhe shkuan nga burgu. Mua më vendosën në një dhomë ku aty gjeta mbi 40 veta pjesëmarrës të demon -stratave. Po sikur unë edhe ata ishin të rrahur të përgjakur dhe të rraskapitur. Nuk kishte vend ku të ulesha, në dysheme, porkur ata më përgjakën dhe isha në gjendje të keqe, u ngushtuan dhe më bënë vend që të shtrihem. Shpinën e kisha vija-vijadhe në shumë vende lëkura e kokës më kishte pëlcitur, që disa shenja sot e kësaj dite kanë ngelur kujtim nga demonstratatpara dyzet vjetësh.

Pas disa orësh në atë dhomë të burgut e sollën edhevëllanë tim Hamitin, të cilin nga rrahjet në kokë, nuk kammundur të besoj se është ai. Koka ishte shumë e ënjtur, fytyrae mbuluar me gjak. Unë kur e pashë vëllanë se në çfarëgjendje është, fillova të qaj. I përshkruaj këto përjetime jo përtë treguar se sa më kanë torturuar, por se më kanë torturuarkot. Sikur të kisha qenë pjesëmarrës i demon stratave, sikur tëkisha kryer ndonjë veprimtari ilegale, ky trajtim mund tëarsyetohej. Mua më torturuan vetëm për diskutimet publikenë seancat e Kuvendit.

Në atë dhomë më lanë vetëm një natë, pasi ajo kishteqenë për pjesëmarrësit e demonstratave që janë paraparë tëdënohen për kundërvajtje, ndërsa mua dhe Hamitin gabi -misht na kishin vendosur aty. Ne kemi qenë të paraparë tëngarkohemi për vepra të rënda penale, andaj të nesërmen nëmëngjes na morën të dyve dhe na larguan nga kjo dhomë.Mua më futën në një banjë të vogël me sipërfaqe prej njëmetër katror dhe me një tush të prishur që gjithmonë pikonteujë, ndërsa vëllanë nuk e di se ku e çuan. Para se të më mbyllinnë këtë banjë e sollën njëfarë njeriu për të mii qethur flokët

Salih Salihu

88

Page 91: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

me makinë, por unë nuk e di se çfarë makine ishte ajo. Fytyra,veshët dhe qafa u përgjakën. Me gjasa ajo ishte makinë që ishkulte flokët dhe këtë e durova me një dhimbje të madhe.

Ishte fundi i muajit dhjetor, kohë shumë e ftohtë, ndërsa unë isha me një man tel të hollë që e mora në shtëpi nëshpejtësi duke shpresuar se nuk do të burgosem. Në atë banjëduheshe të rri vetëm në këmbë, nuk kishte vend as të ulem.Patozi ishte beton, tushi pikonte, por nga ideali që m’i for -conte ndjenjat e mia shpirtërore, isha shumë i qëndrueshëm.Tri ditë pa ushqim qëndrova në këmbë. Fyti dhe buzët m’ubënë shkrum, por ata pika uji që pikonin nga tushi që unëmendoja se është i prishur më ndihmuan shumë që kohë paskohe t’i lagi buzët dhe fytin.

Më 29 dhjetor 1968, erdhën dy policë m’i lidhën duartdhe më nxorën në oborrin e policisë, më afruan afër njëveture “Pezho” e bardhë me targa të rëndomta civile, më ulënnë ulësen e pasme në mes dy policëve, ndërsa në ulëset e para ishin shoferi dhe një inspektor, që të dy të veshur me rrobacivile.

Vetura lëvizi në drejtim të udhës së Gostivarit dhe pastaj u drejtua nga qendra e Tetovës. Kur mbërritëm te ho tel‘Maqedonia’ u drejtua nga rruga e Shkupit. Në kohën kur uarrestova ende nuk kishte ra borë. Ndërsa tashti pashë ngavetura se toka ishte mbuluar me dëborë dhe vazhdonte tëbjerë. Rrugës duke udhëtuar për në Shkup, inspektorëtbisedonin mes veti për situatën e krijuar në Tetovë dhe ishintë mendimit se kjo sit u ate është rezultat i një politike tëgabuar, duke filluar nga Beogradi18 e deri këtu. Studentët eBeogradit e hapën rrugën dhe ata nuk u dënuan, por edhe i

NGJARJE DHE DËSHMI

89

18 Po atë vit në Beograd u bënë demonstrata të mëdha. Studentët eUniversitetit të Beogradit demonstruan për të drejta, liri e kushte më tëmira. Askush nuk u burgos. U arrit një kompromis dhe situata u qetësua.

Page 92: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

avancuan duke i pranuar anëtarë të LKJ. E njëjta gjë ndodhiedhe me demonstratat në Kosovë. Kjo nuk bën të përsëritetedhe në Maqedoni, andaj ne do të veprojmë ashpër ndaj tëgjithëve që duan ta prishin shtetin. Me procedurë të shkurtëdhe të shpejtë duhet të veprojmë dhe këto elementehelmuese të kalben në burg dhe kjo mos të përsëritet në tëardhmen. Ata këto biseda i bënin me qëllim që mua të mëdemo ralizojnë. Unë mendoja se më çojnë në burgun hetuesnë Shkup, mirëpo kur vetura vazhdoi rrugën kah Buteli, shumë larg në periferi të Shkupit dhe vetura u fut në një rrugicë,anash me drunj si mal, isha i sigurt se këtu do të më likuidojnëdhe do të më mbulojnë aty diku në mal.

Në këtë përfundim erdha nga fakti se unë isha iarrestuar pa vendim dhe kjo situatë mundëson që i arrestuaritë likuidohet dhe nuk kishte askund shënime se unë isha iarrestuar. Kur ekziston vendimi për arrestim, është një sigurise dikush që ka marrë vendim, përgjigjet për të arrestuarin.Mirëpo në vazhdim të rrugicës së sipërpërmendur, u duk njëobjekt njëkatësh dhe para se të hymë në oborrin e objektit uhap dera e madhe e hekurt dhe kur mbërritëm te objekti u hap edhe dera tjetër e hekurt për të hyrë në ndërtesë. Më morënnga vetura dhe te sporteli në korridor e dorëzuan një letër dhe erdh një polic e hapi derën e tretë të hekurt ku e pashë njëkorridor shumë të gjatë me shumë dyer të hekurta të cilët ehapën një derë të qelisë më futën brenda. Me këtë rastdëshiroj ta përshkruaj edhe një ngjarje tronditëse për mua.Posa u futa brenda oborrit i pashë dy mjekët shqiptarë tëTetovës, Harunin e ndjerë dhe Mahmutin, të cilët rrinin nëkëmbë para sportelit me kokën e kthyer kah muri dhe meduart përpjetë.

Burgu hetues që më dërguan mua, ishte promovuar poato ditë, pra më 29 dhjetor të vitit 1968, ndërsa ne u

Salih Salihu

90

Page 93: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

vendosëm nëpër disa qeli, që faktikisht ishim të burgosurit eparë. Mua kur më mbyllën në qeli m’u duk se gjendem nëndonjë ho tel në krahasim me WC-në në Tetovë. Në këtë qeliqëndrova vetë shtatë ditë. Pas shtatë ditësh, gardianët eburgut e hapën derën dhe e futën një stu dent të Kosovës(Xhemal Xhemali), i cili studionte në Shkup në FakultetinFilozofik. M’u rrit shpresa se tash do ta kem më lehtë së pakupër të biseduar.

Ai u interesua pse jam i burgosur. Unë i tregova se përshkak të demonstratave në Tetovë. Më pyeti se a më kanëtorturuar, sepse flitet se policia “maqedonase” ka reaguarashpër dhe ka përdorë dhunë dhe tortura ndaj demon stru -esve dhe popullatës shqiptare të pafajshme. Unë iu përgjigjase kjo është e vërtetë: “Unë jam fakt i gjallë”, i thash dhe eç’vesha këmishën, i’a tregova se në çfarë gjendje e kamshpinën nga torturat policore që janë bërë ndaj meje dhe senë këtë gjendje ka edhe shumë të tjerë. Në Tetovë, në burgmë kanë mbajtur 4 ditë, duke më rrahur natë e ditë. Kamshumë dhimbje dhe çdo ditë në mëngjes lajmërohem për temjeku, por për ne nuk ka as ndihmë mjekësore.

Duke biseduar me shokun papritmas u hap dera e qelisëdhe me shkop gome në dorë hyri polici brenda, duke na pyetur se kush prej neve të dyve këndon këngë. Ne të dy iupërgjigjëm se ne nuk kemi kënduar dhe nuk na shkon mendjapër këngë. Atëherë, polici u drejtua ka unë dhe ulëriti: “Tikëndojshe, ta bëfsha e ta kthefsha nënën, hajde dil jashtë nëkorridor...”, dhe unë kur u nisa të dal, studenti u çua në këmbëdhe i tha policit: “Unë kam kënduar!” Polici mua më ktheu dhe e mori jashtë studentin dhe aty në korridor e rrahën disapolicë dhe pastaj e hapën derën dhe studentin e futën brendatë rrahur. Ai ma tregoi shpinën krejt zi nga rrahjet me shkopinjgome, dhe më tha: “Ja edhe shpina ime u bë laramane si e

NGJARJE DHE DËSHMI

91

Page 94: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

jotja.” Policia duke dashur të më rrahin edhe njëherë dhe mepretekst se kam kënduar këngë patriotike shqiptare brendanë qeli, e dërguan policin në fjalë. Mirëpo, studenti shqiptar emori për sipër, me çka ai tregoi një gjest patriotik. Atë e kishinarrestuar pa asnjë dëshmi dhe pas 5 ditësh e liruan, ndërsaunë përsëri ngela vetë në qeli.

Dëshiroj ta përshkruaj një mo ment për mua shumë tëbefasishëm. Meqë unë pas mbajtjes së dënimit u shpërngulanë Kosovë, pas afër 40 vitesh e takova këtë njeri. Në vitin1996, në lagjen ku unë banoja me familjen time, në Prishtinë u mbajt një mbledhje e LDK-së, në të cilën diskutohej përsituatën e krijuar. Në atë mbledhje erdhën anëtarët e kryesisëtë LDK-së. Gjatë debatit, fola edhe unë ku veç tjerash eparaqita mendimin tim se si të organizohemi për ta kaluarkëtë gjendje të rëndë. Kur mbaroi mbledhja, populli filloi tëdalë jashtë nga salla. Një njeri në moshë, me flokë të bardha eme kapelë, u drejtua kah unë dhe më tha: “Ti prit pak këtu, letë dalin këta se unë kam një bisedë me ty!” Pas disa pyetjeveprovokuese dhe të papritura rreth të kaluarës sime ma zbuloirastin e takimit në qelinë e burgut dhe rrahjen nga policët.“Unë jam ai studenti që hëngra dajak për ty”, mu drejtua mëpas me këto fjalë duke më përqafuar për qëndrimin tim dhepër kujtimet nga burgu.

7. Hetimet dhe trajtimi në burg

Në burgun hetues të Shkupit, pa asnjë vendim tëprokurorisë qëndrova deri më 15 janar 1969. Madje gjatë tërëasaj periudhe kohore askush nuk më mori në pyetje. Më 16janar të vitit 1969, kur tash më kaluan plot 22 ditë prej kur isha i arrestuar, gjykatësi hetues i shoqëruar me një zyrtar të

Salih Salihu

92

Page 95: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Sekretariatit për Punë të Brendshme të Maqedonisë dhe njëdaktilografe erdhi në qelinë time dhe më mori në pyetje. Mëduhet të them, se personalisht pritja që tema e bisedës të jetëdemonstrata shqiptare e organizuar më 22-23 dhjetor vitin ekaluar në Tetovë, mirëpo për çudi, në shënjestër doli per -sonaliteti i Fadil Hoxhës.

E gjithë kjo filloi kur gjykatësi hetues dhe inspektori maparashtruan pyetjen, se cili është qëllimi fi nal i kërkesaveshqiptare dhe se çka sinjalizonte parulla “Rroftë Fadil Hoxha”? Ata aludonin se kjo parullë sinjalizonte dëshirën për lidhjenvertikale të shqiptarëve – Bashkim i Viseve Shqiptare tëMaqedonisë me Kosovën dhe krijimi i Republikës së shtatë.Unë e kundërshtova këtë mendim, duke ju thënë se “për njëgjë të tillë as që është biseduar deri më tash. PërkundraziFadili konsiderohet si per son me një autoritet të lartë nëmbrojtjen e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Jugosllavi. Atë e duan edhe shqiptarët e Tetovës.”

Pasi i dhashë të dhënat e mia gjenerale, ju drejtovagjykatësit hetues me fjalët: “A e din prokurori dhe gjykatësihetues se jam këshilltar në Kuvendin e Komunës së Tetovësdhe sipas ligjit jam i mbrojtur, kam imunitet, dhe se burgosempa kurrfarë vendimi për heqjen e imunitetit dhe pa vendimpër arrestim?” Ata u përgjigjen se nuk janë të informuar përnjë gjë të tillë. Atëherë reagova ashpër duke u shprehur mefjalët: “ Për ne shqiptarët nuk veprohet sipas ligjit, për ne nukka rëndësi imuniteti, neve na mbajnë në paraburgim edhe pavendim. E keqja më e madhe nuk qëndron vetëm këtu, sepsendaj meje është përdor dhunë fizike dhe psikike. Në Tetovë në polici më kanë arrestuar ku katër ditë më kanë lënë në njëbanjë me sipërfaqe prej një metër katror, më kanë rrahur dhem’i kanë shkulur flokët.” Kur ia shqiptova fjalët e fundit

NGJARJE DHE DËSHMI

93

Page 96: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

hetuesit, ai disi filloi të krenohet dhe të mburret për atë që më kanë bërë.

“Ekziston edhe një thyerje e ligjit”, i thash gjykatësit nëvazhdim, për të shtuar: “Familja ime ditë të tëra është për -pjekur si në polici, po ashtu edhe nga organet gjyqësore tëmerr informata se ku gjendemi unë dhe vëllai, mirëpopërgjigjja ka qenë se nuk jemi në evidencën e policisë. Kyqëndrim i ka tronditur edhe më shumë familjarët tanë.” Gjy -katësi hetues reagoi me krenari madje mbajti një qëndrimbru tal dhe sa dist. Kur i tregova se ç’më kanë bërë dhe sashumë më kanë rrahur, duke i treguar edhe plagët eshkaktuara, ai ndjente një kënaqësi të veçantë. I thash se nukmë kanë dhënë as ndihmë mjekësore as për këtë nuk reagoi.Edhe hetuesi edhe përfaqësuesi i policisë ndjenin kënaqësi,dhe me krenari m’u përgjigjën se “kjo punë kështu përfundonpër ata që duan ta prishin shtetin.”

Gjatë hetimeve që u zhvilluan në ditët në vijim, pyetjetsilleshin rreth çështjeve që kishin të bëjnë me demonstratat.Nga unë kërkonin që të jap informata se çka di për to, kushqëndron prapa tyre, si janë zhvilluar, cili është qëndrimi im për to dhe shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me demon -stratat. Gjatë bisedave me hetuesit vërejta një qëndrimshumë të ashpër rreth parullave: “Rrotë Fadil Hoxha”,“Rrofshin simbolet kombëtare”, “Duam shkolla”, “Poshtëshovinizmi maqedonas”...

Veçmas për parullën “Poshtë shovinizmi maqedonas”ishin shumë alergjikë, vetëm sa nuk shpreheshin se edhe neduhet të bëhemi sllavë si ata. Në reagimin tim se a nuk ështëSreçko Janevski shovinist, ata reagonin se ai ka vepruar mirë,se kjo është “tokë maqedonase” se “flamuri shqiptar s’e kavendin këtu”, etj. Më pyetën shumë rreth pranimit të shqip -tarëve në punë; përse i kam pranuar pa pyetur shërbimin

Salih Salihu

94

Page 97: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

sekret të sigurimit?; përse nuk kam marrë mendimin e këtijshërbimi dhe a e di se një numër nga të pranuarit janë tëpapërshtatshëm për shtetin dhe se janë armiq potencial? Përkëtë nuk u brengosa dhe përgjigja ime ishte e qartë. U thashtroç se “shefat maqedonas të shitoreve bënin presion te unë si sekretar i ndërmarrjes që t’u çoj nga një shitës shqiptar. Kjokërkesë ishte rezultat i numrit të madh të shqiptarëve nëTetovë, të cilët blinin tekstil, mirëpo zakonisht ata i preferonin dyqanet ku ka shqiptarë, ku femrat mund të komunikonin nëgjuhën shqipe.” Edhe përgjigjja ime para hetuesve ishte se dot’u çoj punëtorë shqiptarë. Atëherë njeri nga hetuesit m’udrejtua i zemëruar: “A e dini se Maqedonia është e maqe -donasve”? Pyetjes së parashtruar ju përgjigja pa asnjëhamendje me fjalët: “Ajo (Maqedonia) është edhe e jona qëjetojmë këtu, sidomos viset veri perëndimore të saj ku ju jenipakicë e vogël.” Pas kësaj, zemërimi u shtua shumë nga ana etyre, por edhe unë vazhdova me zemërim.

Veçanërisht, ata që më morën në pyetje, u interesuanpër furnizimin e shitoreve me flamuj shqiptarë. Zemërimi për flamujt ishte shumë i madh. Kështu ata interesoheshin përse ikam porositë?, përse kam vënë lidhje tregtare me fabrikën“Printeks” të Prizrenit?, përse nuk i kam pyetur organet esigurimit?, e shumë pyetje të tjera provokuese e arrogante.

Unë u përgjigja se “pas vendimit të organeve kom pe -tente për lejimin e përdorimit të flamurit shqiptar, ndërmarrja e jonë, e vetmja për furnizim me prodhime tekstile, bëriporosinë e flamujve dhe i furnizuam shitoret që ata të shiten.Ne kishim interesin tonë ekonomik, të realizojmë qarkullim samë të madh.”

Në procesin e hetimeve, kapitull të veçantë paraqetproblemi i pranimit të shqiptarëve në punë që herë pas heremë parashtrohej e njëjta pyetje. Me një zemërim të çudit -

NGJARJE DHE DËSHMI

95

Page 98: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

shëm shpreheshin, pyetnin dhe më kritikonin – përse unë kam pranuar numër të madh shqiptarësh në punë? Njëri ngahetuesit përsëri më tha: “Derisa të ketë edhe një maqedonasqë kërkon punë, nuk vjen në konsiderim pranimi i shqiptarit”.“Saktësisht nuk më kujtohet numri”, u thash unë “por gjith -monë kemi pranuar më shumë shqiptarë, pasi mbi 85% tëqarkullimit e bënin konsumuesit shqiptarë nga njëra anë dhenë anën tjetër, kërkesa për shitës shqiptarë ishte e madhe,nga vetë shefat maqedonas”. “A e dini ju se Maqedonia ështëe maqedonasve, ne nuk kemi shtet tjetër ndërsa ju shqiptarëtkeni dy shtete, Shqipërinë dhe Turqinë?”, më tha ai i sigurimit.“Ti shok duhet ta dish njëherë e përgjithmonë se gjersa njëmaqedonas i vetëm është në evidencë të entit që kërkon punë,ti nuk mund të pranosh shqiptar?”, e njëjta fjali përsëritejgjatë tërë kohës së procesit të hetuesisë.

Unë reagova dhe i thash se gjithë qytetarët kanë tëdrejta të barabarta për punë: “Kjo është e paraparë me Kush -te tutë dhe Ligjin e Jugosllavisë dhe të Maqedonisë. Turqia nukështë shteti ynë, ne me atë shtet nuk kemi asgjë të përbashkëtas kombin e as gjuhën, por ne kemi të përbashkët vetëm fenë.Mirëpo ju shok gjykatës keni qëndrime antikushtetuese”, ithash unë. Gjykatësi i hidhëruar thellë nga fjalët e paprituramu drejtua: “Ti a e din se çka është Kushtetuta?. “Po, se jam ju -rist dhe e di fare mirë”,” iu përgjigja unë. Gjykatësi mezemërim ma ktheu: “Ti nuk din asgjë ta tregoj unë se çka ështëKushtetuta. Kushtetuta është si një grua e ngjyrosur që tëduket më e bukur. Kështu është puna edhe me Kushtetutën,shkruhet bukur e punohet ndryshe. Kushtetuta është njëformalitet, ndërsa ne do t’u shtypim që të shpërnguleni nëTurqi dhe ku të doni. Ne nuk do t’u lejojmë që ju të jeni të lirë, etë punoni si të doni deri edhe në krijimin e shtetit mbi shtet. Ky

Salih Salihu

96

Page 99: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

është shtet, ka ligje dhe çdo qytetar që vepron kundërinteresave të popullit do të ndëshkohet.”

Gjatë bisedës me hetuesit konstatova se ata i zemë -ronte shumë edhe hapja e shitoreve në Kosovë. “Përse kehapur shitore në Prishtinë dhe Prizren?”, m’u drejtua njëri dhepas përgjigjes sime mu drejtua i nervozuar: “Më mirë të ngelmalli pa shitë sesa ta shitni në Kosovë. Nuk na duhen kurrfarëmarrëdhënie me Kosovën.”

Një mllef të veçantë shprehën hetuesit rreth qëndrimittim të shpeshtë në Kosovë. Në përgjigjen time se shkoja për tëhapur shitore për ndërmarrjen, me zemërim ma kthenin senuk kam shkuar vetëm për këtë arsye, por për të vënë kon -takte me nacionalistë të tjerë që duan bashkimin e Kosovësme Shqipërinë. Ishin informuar për pjesëmarrjen time nëmanifestimin për kremtimin e 500 vjetorit të Skënderbeut.Ishin të mllefosur edhe për kremtimin, edhe për jehonën easaj ngjarje, edhe për pjesëmarrjen e disa intelektualëveshqiptarë nga Maqedonia në këtë kremtim.

Ra fjala për shtypin. U interesuan se çka lexoj, pse e lexoj gazetën “Rilindja”, në vend që t’i lexoj dy gazetat e Shkupit“Nova Makedonija” dhe “Veçer”. Në kundër shti min tim pse“maqedonasit”, lexojnë gazeta serbe “Borba”, “Politika” sidhe shumë gazeta të tjera, m’u përgjigjën se “kjo ështëJugosllavi dhe se ne jemi një gjak, ndërsa ju jeni popull tjetër,ju jeni pakicë dhe nuk i keni as që do t’i keni ato të drejta që ikemi ne sllavët. Ky është shtet i sllavëve, ndërsa ju keniShqipërinë.” Në kontekst të kësaj bisede po ky hetues kaloi nënjë prob lem tjetër. Më tha se “ti e flet mirë gjuhën maqe -donase”. “Po”, iu përgjigja unë, “në gjuhën maqe donase kamkryer edhe shkollën e lartë juridike.” Menjëherë ma ktheu,duke m’u drejtuar me pyetjen: “Përse nuk flet maqedonishtme shitësit maqedonas, por u drejtohesh në gjuhën shqipe?”

NGJARJE DHE DËSHMI

97

Page 100: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Për këtë, e kundërshtova, por ai ma kthej me ironi, duke mëpyetur se “a kam pasur ndonjë prob lem me shitësin JonçeSerafimovski?”, rast ky që unë e kisha harruar dhe nuk ekonsideroja si serioz. Rastësisht dhe si i pakon trolluar një herëe kisha përshëndetur shqip “Mirëmbrëma” duke hyrë nëshitore. Shitësi i revoltuar ma ktheu: “Çka është ajo mërmër”,duke mos vazhduar më tej me asnjë fjalë. Hetuesi, menjëherëma ktheu se “ky veprim është vepër penale, ti nxit urrejtjenacionale dhe bën propagandë që maqedonasit të flasinshqip, aq më tepër kur ti i ke thënë që ai duhet të mësojë të flas shqip.”

Pas dyzet viteve, kur vitin e kaluar e mora dosjen time në Arkivin e Maqedonisë, veç tjerash qëndronte edhe deklarata e Serafimovskit, dhënë Sekretariatit të Punëve të Brendshmenë Tetovë, më 30 dhjetor 1969, ku shprehimisht në të thuhet:”Para 20 ditësh, në shitoren time ‘22 Dhjetori’ me qendër nëTetovë, erdhi personi Sali Saliu i shoqëruar me vëllanë eBajram Golës, Abdilamitin dhe u përshëndet me mua nëgjuhën shqipe. Mirëpo meqë unë të njëjtin nuk munda takuptoj i njëjti më tha: Përse nuk më përgjigjesh? Për çka unë jaktheva se nuk e njoh gjuhën shqipe, ndërsa për këtë mupërgjigj: More do ta mësosh ti shqipen bile pak do të jetë kjopër ty. Kësaj unë ju përgjigja me një ton të ashpër dhe aibashkë me personin tjetër e lëshoi shitoren pa blerë asgjë.”

Kjo është njëra anë e medaljes, ndërsa ana tjetër ështëajo se ç’farë sjellje kishte pasur policia me familjarët tanë. Pasi më burgosën mua, e burgosin dhe Hamitin, policia përsëribastis shtëpinë, duke kontrolluar çdo pjesë e çdo skutë, paprezencën e askujt. As familjarët nuk i kishin lënë në dhomë.Të gjithë i nxjerrin jashtë: nënën, babën, bashkëshorten mefëmijët edhe pse ishte fundi i dhjetorit me acarin e vet. Gjatëkontrollimit nuk gjejnë asgjë për dëshmi në gjyq, përpos një

Salih Salihu

98

Page 101: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

letre anonime që e kisha dërguar më herët në KomitetinQendror të Lidhjes Komuniste të Maqedonisë, me të cilënkërkova nga KQ i LKM-së të ndërpritet diskriminimi ishqiptarëve në maqedoni dhe të marrën fund represaliet,burgosjet dhe likuidimet e inteligjencës shqiptare dhe përpadrejtë sitë tjera që u ishin bërë shqiptarëve dhe në këtë rastu gjet edhe një fotografi nga vizita e Fadil Hoxhës në Vejcë, për të cilën u bë fjalë më sipër.

Në lidhje me këto dy dëshmi pata shumë mundime epresione psikike gjatë hetimeve. Përse unë i jam drejtuarKomitetit, kur populli shqiptar ka përfaqësuesit e vet le -gjitim?! Për këtë më akuzonin se kam bërë vepër penale.Përkitazi me fotografinë, në të cilën ishte edhe Xhemajl Vejseli – sekretar i Komitetit Komunal i Lidhjes Komuniste. Dikush nga anëtarët e familjes time, fytyrës së Xhemajlit i kishte vendosur dy vija në formën X. Përse pikërisht fytyra e Xhemajli Veselitështë kryqëzuar dhe jo dikush tjetër në fotografi? Kjo ishtepyetja që e përsëriste shumë herë hetuesi.

Është fakt se Xhemajli Vejseli, një periudhë të gjatë,para se të vinte në pozitë politike, kishte punuar në seksioninpër punë të brendshme dhe pikërisht në kohën kur shtetiushtronte dhunë për t’i bezdis shqiptarët nga jeta dhe për tifrikësuar me qëllim që të shpërngulen për në Turqi. Unëhetuesve u thash troç “X-in nuk e kam shënuar unë edhe pseXhemajli Veselin nuk e kam dashtë kurrë, madje edhe e urrej.”

Meqë në fotografi kishte edhe zyrtarë të tjerë të lartështetërorë si Bajram Gola dhe Azem Zylfiqari, që të dy edheanëtarë të Komitetit Qendror edhe në funksione të tjerarepublikane, hetimet u zgjeruan edhe për ata. Për lexuesinkëto gjëra duken pak si të tepërta, por nuk mund të kaloj pa itheksuar edhe pse duken si cikërrime. Shërbimi sekret dhenëpërmjet tij edhe pushteti nuk kishte besim as te

NGJARJE DHE DËSHMI

99

Page 102: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

funksionarët më të lartë shqiptar. Më pyetnin shumë jo vetëm për Fadil Hoxhën, që e konsideronin si armikun më të madh,por edhe për Bajram Golën, luftëtar i 1941-shit dhe funksionar i lartë, dhe për Azem Zylfiqarin, i cili atëherë ishte nënkryetar iKuvendit Popullor të RS të Maqedonisë.

8. Procedura e hetimeve dhe ngritja e aktakuzës

Procedura e hetimeve që nga dita e parë ishte shumëbrutale, sikur unë të kisha qenë kriminel ordiner. Në fillim mëmerrnin në pyetje ditën, sidomos orët e para të paradites. Por, kjo nuk zgjati shumë, sepse orari pësoi ndryshime. Meqë ngaunë nuk merrnin informatat që i kërkonin, tentuan të mëbëjnë edhe presion psikik edhe fizik duke më lënë pa gjumë.Më merrnin në pyetje në orët e vona të mbrëmjes dhe mëmbanin përafërsisht 2-3 orë. Shpeshherë ndodhte që të mëmerrnin në zyrë dhe ulët në një karrige të më mbanin aty disaorë pa biseduar fare me mua. Një natë më ofruan disa letra qëtë deklaroj çka di për disa per sona për të cilët ata ishin tëinteresuar. Unë refuzova të shkruaj. Një ditë më propozuan që të më nxjerrin nga burgu hetues e të shkojmë në një restorantnë malin “Vodno” për të ngrënë një drekë e për të biseduar nënjë atmosferë të lirë. Edhe këtë ofertë e refuzova, pavarësishtnga fakti se a ishte kjo ofertë serioze apo provokim ndajreagimit tim.

Pas tre muaj hetimesh në burg, lirohem me kusht që tëmbrohem në liri. Më liruan të mbrohem në liri, sepse nukkishte kurrfarë argumenti për vepër penale e për të mëmbajtur nën hetime. Por as tashti nuk më lanë të lirë. Pas disaditësh një njeri më thirri në telefon dhe më tha se është agjent i sigurimit. Ma caktoi orën e takimit në hotelin “Metropol” në

Salih Salihu

100

Page 103: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Shkup. Kur shkova të nesërmen, atje më pritnin dy agjentë, tëcilët më merrnin në pyetje edhe gjatë procedurave hetuesenë paraburgim. Edhe pse “i lirë” agjentët e sigurimit më bëninpresion që të deklaroj diçka që di për Fadil Hoxhën, BajramGolën dhe Azem Zylfiqarin. Këtë pro pozim ma kushtëzoninme atë se nuk do të ngritët aktakuzë kundër meje nëse japdeklaratë kundër tyre. Unë nuk e pranova këtë ofertë e as qëpranova që të nesërmen të takoheshim përsëri në të njëjtënorë dhe në të njëjtin vend. Refuzova këtë mënyrë të zgjatjes së hetimeve duke u thënë se ju si agjentë të sigurimit nuk keni tëdrejtë të më thirrni në këtë mënyrë. Hetimet mund t’ivazhdojë vetë gjykata dhe në zyrat e gjyqit. Pas këtij rasti nukmë thirrën e as që më provokuan më nëpërmjet telefonit.

Dy muaj pas lirimit, përkatësisht që të mbrohem në liri,u ngrit akuza. Nuk kishte argumente për aktpadi penale, nukkishte fakte për të më akuzuar, prandaj gjyqi edhe më liroi qëtë mbrohem në liri. Por siç kuptova nga disa burime, kryetari ikomunës Konstantin MIhajllovski, me të cilin më parë kishapolemizuar shumë, në seancat e kuvendit kishte reaguar dukeiu drejtuar organeve të larta shtetërore me kërkesë që ndajmeje të ngrihej akuzë, sepse ka reagime nga popullata, të cilit i është bashkangjit edhe Xhemali Veseli: Ato më kishin akuzuar se unë kam kontribuar me diskutimet e mia destruktive enacionaliste të ndikoj te popullata shqip tare të krijohetpakënaqësi dhe se gjatë demostratave ato i kan përmbajturdhe janë bashkangjitur me demostruesit.

Pas dy muajve, u ngritë aktakuza me katër vepra penale, që në çdo vend evropian edhe atëherë edhe sot janëqesharake. Akuza e parë ishte ajo pse e kam përshëndetur nëgjuhën shqipe shitësin “maqedonas”, duke i thënë: ‘Mirë -mbrëma’. Akuza e dytë ishte një trillim. Më akuzuan gjoja senjë qytetari – Hysniriza Krali i paskam thënë: “Ti nuk ke gjak

NGJARJE DHE DËSHMI

101

Page 104: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

shqiptari dhe se je i shitur”, akuza e tretë ishte se gjojademonstruesve u paskam thënë të brohorisin me zë më tëlartë, ndërsa akuza e katërt ishte ajo se unë i paskam thënë një “maqedonasi”, se shqiptarët janë lënë pas dore.

Akuza e parë ishte reale, por pa kuptim dhe shumëjoserioze, fakt ky që shpreh urrejtjen e madhe ndaj shqip -tarëve. Akuza e dytë ishte krejtësisht shpifje. Në gjykim er -dhën edhe dy dëshmitarë “maqedonas” me shpifje krejtësisht joserioze. Akuza e tretë dhe e katërt po ashtu shumëqesharake.

Prokurori si vepër të parë e kishte cekur, përshëndetjentime që unë duke e ditur se shefi i shitores Jonçe Sera fimovski, nuk di shqip, paskam hyrë në shitore për ta pro vokuar atë,duke e përshëndetur në gjuhën shqipe “Mirëmbrëma”,ndërsa ai më paska thënë se çka është ajo “mër-mër” e unë iapaskam kthyer se kjo nuk është mër-mër, por është mirë -mbrëma dhe se ti duhet ta flasësh gjuhën shqipe, mos mëshumë së paku për t’u përshëndetur me konsumuesitshqiptarë që aq shumë janë në Tetovë.

Vepra e dytë penale ishte kinse unë në bufenë eKuvendit i paskam thënë Isniriza Kralit se: “në ty nuk ka asnjëpikë gjak shqiptari” dhe se “ ti je me shpirt të shitur”. Në qoftëse unë i kam thënë një shqiptari ashtu, ai vet personalishtmund të më padit me padi pri vate. A e trilluan gjykatësit einspektorë, a e detyruan akuzuesin nuk mund të konkludojasgjë. Por ai edhe në gjyq deklaroi se unë nuk kam dëgjuarfjalë të tilla. Por gjyqi nuk e mori këtë parasysh. E konsideroi sitë vërtetë dhe si ma te rial faktik për dënim.

Kur gjyqi përfundoi me dëshmitarët e propozuar si dheleximin e dëshmive me shkrim, gjykatësi e pyeti prokurorin sea posedon dëshmi dhe argumente të tjera. Pyetjes së para -shtruar nga ana e gjykatësit, prokurori ju përgjigj me fjalët:

Salih Salihu

102

Page 105: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

“Dëshmi tjera nuk kam” dhe qeshi. Gjyqtari u bë nervoz dhe iudrejtua prokurorit: “Ti qeshesh e çka të bëjë unë”, dhemenjëherë e hapi dosjen dhe e përplasi në tavolinë. Pas njëqetësie, gjyqtari ju drejtua përsëri prokurorit: “Këto që t’i keofruar nuk janë argumente për dënim.” “A mos doni që përnjë Sali të qaj”, ja ktheu prokurori dhe përsëri qeshi. Gjykatësi i revoltuar e përfundoi seancën duke deklaruar se vendimi dotë shpallet në ora 13 (një orë më vonë).

Nga ky di a log që u bë mes prokurorit dhe gjykatësit,shokët e mi që ishin prezent në sallën e gjyqit më përqafoninse do të lirohen nga padia që nuk u argumentua. Mirëpoavokati im Doksim Tortovski, na u afrua neve që ishim tëgëzuar dhe na tha: “mos u gëzoni shumë, se Saliun nuk do talënë pa e dënuar. Është burgosur me urdhër të Komitetit dheashtu edhe do të dënohet, por për mungesë të fakteve do tëdënohet pak deri në 1 vit, vetëm sa të futet në listën e zezëdhe ta largojnë nga skena politike dhe nga puna.” Mirëpo,përkundër mungesës së fakteve, Gjyqi solli vendim, ku unë udënova me katër vjet heqje lirie.

Pasi vendimi u bë i plotfuqishëm, më 1 dhjetor 1969, mëthirrën që të paraqitem në burgun e Tetovës për mbajtjen edënimit. Aty më mbajtën vetëm tre ditë, e më pas më dërguan në burgun e Idrizovës. Atje, sipas rregullores së burgut, tëburgosurit vendoseshin në dhomën e pranimit, ku duhej që iburgosuri t’i kaloje një muaj e pastaj transferohej në burgun epërgjithshëm ku caktohej edhe puna ku i burgosuri duhej tëpunojë.

Me të burgosurit në dhomën e pranimit udhëhiqte IsaGigja, një shqiptar me profesion mësues nga rrethi i Kërçovës, i cili ishte i dënuar 11 vjet për vrasje. Posa unë u paraqita nëburg, ai më thirri në zyrë dhe në bazë të dokumentit që iadorëzuan policët e Tetovës, të cilët më sollën në burg, ai mu

NGJARJE DHE DËSHMI

103

Page 106: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

drejtua duke më thënë se “unë dhe shokët tjerë të burgosurpolitikë që kanë kaluar nga kjo dhomë, jemi të rrezikshëm përshoqërinë dhe shtetin.” Unë as nuk fola as nuk u habita ngafjalët e tij. Derisa një i burgosur shqiptar, mësues me profe -sion e që ka bërë vrasje, udhëheq një repart burgu, diçka nukështë në rregull. Vetë ky fakt është një arsye e mjaftueshme se ai është një agjent i sigurimit maqedonas. Unë isha i vetmi iburgosur politik në këtë dhomë. Të nesërmen në mëngjes ituboi të gjithë të burgosurit në dhomën e pranimit dhe injoftoi se në “mesin tonë ka ardhur një i dënuar i rrezikshëmpër shtetin andaj juve u ndalohet të komunikoni me te.” Muamë thirri në zyrën e tij dhe ma bëri me dije që të kem kujdesmos të bëjë propagandë këtu me të burgosurit dhe se në atërast i “lajmëron policët të cilët kanë të drejtë të përdorindhunë-rrahje ndaj jush.” Gjithashtu më urdhëroi që çdo ditënë mëngjes ta pastroj dyshemenë e zyrës së tij, ta pastrojhyrjen në zyrë dhe ta ndezi koftorin. Në këtë repart qëndrovanjë muaj, duke bërë punën e shërbëtorit të një agjenti.

Salih Salihu

104

Burgu i Idrizovës

Page 107: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

PJESA E KATËRT

DISA KUJTIME RRETH VEPRIMTARISËSIME GJATË VITEVE 1971-2001

Page 108: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 109: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

DISA KUJTIME RRETH JETËS DHE VEPRIMTARISËSIME GJATË VITEVE 1971-2001

1. Pas vuajtjes së dënimit

Pas lirimit nga burgu, jeta ishte e tmerrshme, edhe pseisha në liri. Nuk ishte problemi te ekzistenca dhe pse isha papunë. E keqja më e madhe ishte se popullit shqiptar frika ikishte depërtuar në palcë. Njerëzit frikësoheshin tëpërshëndeten në rrugë, e kthenin kokën në anën tjetër, apodilnin nga një trotuar në trotuarin tjetër dhe shtireshin se nukmë kanë parë. Disa të afërt të familjes vinin natën në shtëpi tëtakoheshin dhe kishin frikë mos të hetohen nga shqiptarëtbashkëpunëtorë të UDB-së. Frika ishte aq e madhe saqëshumë nga farefisi frikësoheshin të vijnë të takohen. Organetshtetërore kishin marrë vendim që asnjë nga ata që kishinqenë të dënuar, duke përfshirë edhe ata për kundërvajtje tëmos pranohen në punë.

Unë ndihesha i izoluar edhe nga shumë shokë që i kishapunësuar. Erdha në përfundim se duhet të dal jashtë nështetet e Evropës. Së pari shkova në Prishtinë ta tërheqëdiplomën, ku isha regjistruar në fakultetin juridik. Por meshkuarjen time në Prishtinë, ndodhi diçka e papritur që do tëbëjë kthesë në jetën time. Atje në hotelin e atëhershëm“Bozhur” në mbrëmje rastësisht takohem me Jusuf Rexhepindhe shoqërinë e tij që ishin diku 8-9 vetë. Ai më thirri të ulemnë atë shoqëri të respektuar ku ishin dhe Esad Mekuli, HasanMekuli, Ditar Qamili, Azem Shkreli dhe disa të tjerë emrat etë cilëve nuk më kujtohen. Që të gjithë emra të njohur dhe mepozita të respektuara.

107

Page 110: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Jusufi më prezantoi dhe tha se “ky është Salih Salihu, ju -rist nga Tetova dhe për shkak të demonstratave të vitit 1968 uburgos dhe u dënua me 4 vjet heqje lirie. Tash ka dalë ngaburgu dhe më e keqja është se ka ngelë pa punë dhe si idënuar, në Tetovë nuk mund të punësohet. Pushteti ko munist “maqedonas” i shfrytëzoi demonstratat për ta pas truar inteli -gjencën dhe aktivistët shqiptarë vetëm se angazhoheshin përmbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe avancimin e tyre.Salihu si këshilltar në Kuvendin e Tetovës, ka dhënë kontributtë madh në përmirësimin e pozitës shqip tare e posaçërisht,me angazhimin e tij në hapjen e paraleleve në shkollat emesme ku mësonin vetëm nxënësit maqedonas. Saliu bashkëme familjen e tij ka vendosë që të shkojë në Perëndim, porunë mendoj se ai duhet të ngelë këtu.”

Në atë mo ment u lajmërua njëri nga kjo shoqëri dhe mëtha: “Sali ti nesër në mëngjes të lajmërohesh në punë te unë.Unë jam drejtori i shkollës normale, mua më duhet sekretar.”Të gjithë u gëzuan dhe ma uruan detyrën, ndërsa unë ngela ihabitur sepse pak besoja, isha i rezervuar. E dija se është epamundur pranimi i sekretarit të bëhet pa konkurs.

Të nesërmen në mëngjes unë u drejtova për në shkollënnormale. Ajo ishte në fund të qytetit në rrugën për në Gërmi.Drejtori Ditar Qamili i ndjerë, më pranoi shumë mirë, madorëzuan zyrën dhe vulat e shkollës dhe menjëherë ia fillovapunës.

Aty kalova më shumë se 2 muaj. Mund të vazhdojapunën edhe disa muaj, por më shumë jo, sepse isha mekontratë, zëvendësoja një tjetër që ishte ushtar, i cili ishte mevendim për atë vend pune, prandaj, kërkoja punë tjetër. Përkëtë e kisha njoftuar edhe drejtorin me të cilin ishim marrëvesh që më parë. Disa shokë të Prishtinës, më sugjeruan që tëkonkurroj në konkursin e shpallur të Teatrit Krahinor të

Salih Salihu

108

Page 111: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Kosovës, në të cilin kërkonin sekretar të teatrit. Unë i plo -tësoja të gjitha kushtet e parapara dhe pas 20 ditëve mëthirrën në intervistë. Kishim konkurruar gjithsej 16 kandidatë.Për habinë time të këndshme, pas një jave më lajmëruan seisha pranuar.

Në Teatrin e Prishtinës kam punuar deri në shkatërrimine Jugosllavisë. Në vitin 1989, edhe pse kishin kaluar mbi 20vjet nga demonstratat e vitit 1968, në një shkrim të “Eksprespolitika” dhe “Intervju” të datës 17 shtator 1989, përmendendisa figura, pjesëmarrës të demon stratave, në cilën për men -det edhe emri im ku shkruhet se: “Salih Salihu ka qenëorganizator dhe pjesëmarrës në demonstratat e Tetovës tëvitit 1968 dhe i dënuar për vepër penale kundër shtetit dhepopullit me 4 vjet burg të rëndë”. Menjëherë pas kësaj, mekërkesë të serbëve të punësuar në teatër, u hap procedurapër të më përjashtuar nga puna si i papërshtatshëm, por nësaje të disa atdhetarëve shqiptarë nuk u përjashtova.Përderisa, në këtë kohë nuk u realizuan qëlli met e parapara tëshovinistëve serb, në vitin 1993, drejtori serb i cili u vendosmenjëherë pas vendosjes së masave të dhunshme serbe nëKosovë, ku u përfshi edhe teatri, menjëherë më përjashtoi nga puna si i padëshirueshëm, përkatësisht “si i dënuar kundërshtetit dhe popullit”.

2. Kujtesa nga demonstratat e vitit 1981 në Kosovë

Gjatë demonstratave të organizuara nga studentët eUniversitetit të Prishtinës në pranverë të vitit 1981, më kanëmbetur në kujtesë shumë raste të veçanta dhe të rëndë -sishme.

NGJARJE DHE DËSHMI

109

Page 112: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Demonstratat filluan me disa studentë, kinse prote -stojnë për kushte më të mira në mensën e studentëve ku njëgrup prej rreth 20-30 studentë të cilët mbanin disa parulla mepërmbajtje sociale, parakaluan para teatrit duke brohoritur“duam kushte”. Grupit të sipërpërmendur duke kaluar rrugësiu bashkëngjitën shumë të ri, në momentin kur ktheheshin nëmensë. Komiteti Komunal i LK të Prishtinës, mbajti mbledh jeurgjente, dhe të njëjtat i quajti protesta sociale dhe u morënmasa të përmirësohen kushtet e studentëve në mensë.

Mirëpo, së shpejti demonstratat u përhapën edhe nëqytetet tjera të Kosovës, në të cilat u shtruan një sërë kër -kesash politike, përkatësisht zgjidhjen e statusit të Kosovës -për Kosovën Republikë. Në këto demonstrata në Prishtinë,morën pjesë edhe shumë studentë nga Maqedonia, që unë enjihja Bardhyl Mahmutin, pasi me babanë e tij njiheshim mirëdhe kishim hyrje - dalje si dhe marrëdhënie të mira familjare.Ky djalosh atëherë u dënua me 7 vjet burg. Bardhylin e pashëhipur në një dru trotuari dhe me megafon në dorë mbantefjalim. Atë e pashë edhe në një rast tjetër, që do të bëhetpretekst për ta arrestuar dhe dënuar. Në Prishtinë kishin ar -dhur forca të mëdha policore nga të gjitha republikat eJugosllavisë. Po ashtu këtu qëndronin edhe shumë reporterëdhe gazetarë të shumë mediumeve jugo sllave e ndër kom -bëtare. Shumë reporterë të televizioneve të republikave dhetë jashtëm kontaktonin me të rinjtë dhe qytetarë, duke ipyetur se çka mendojnë për demonstratat dhe si vlerësohenato. Gazetarët zakonisht shëtitnin në rrugën kryesore,respektivisht nga teatri deri te “Ho tel Grandi”. Unë pasipunoja në teatër, shumë herë isha në kontakt dhe i përcjelljademonstratat në Prishtinë dhe kërkesat e tyre lexoheshinpërpara teatrit.

Salih Salihu

110

Page 113: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Një ditë më kujtohet kur reporterët e TV të Shkupitmundoheshin të marrin deklarata nga të rinjtë që gjendeshinnë qendër të Prishtinës, mirëpo shumë prej tyre nuk jepnindeklarata, pasi ekzistonte mundësia të arrestohen. Në këtërrugë pos policëve në uniformë, kishte edhe shumë nëpunëscivilë të sigurimit shtetëror.

Ata të Televizionit të Shkupit, iu afruan një të riu për tëdeklaruar diçka në lidhje me demonstratat, mirëpo i njëjtirefuzoi. Në atë mo ment pak ma larg ishte Bardhyl Mahmuti, icili iu drejtua atij të televizionit: “Prit aty qe unë do të deklarojse çka mendoj për demonstratat...”. (Ata donin që të ritë tëdeklarohen se demonstratat janë armiqësore dhe se duhetdënuar). Bardhyl Mahmuti u tha se “demonstratat janë tëdrejta dhe kërkesa për Kosovën - Republikë është me plotëkuptim. Populli shqiptar e meriton, pasi me numër është i treti pas serbëve dhe kroatëve.” Duhet të vihet në dukje, seBardhyl Mahmuti, para se t’u përgjigjet i pyeti gazetarët: “Sidoni t’u flas shqip, serbisht apo maqedonisht.” Në atë mo -ment, gazetarët maqedonas të habitur e pyetën Mahmutin:“Prej nga e dini maqedonishten”, që atëherë ai ju përgjigj sevjen nga territoret shqiptare në Maqedoni. Më pas, ai folimaqedonisht duke bërë krahasime midis popullit shqiptar meato maqedonas, malazez dhe slloven, ku sipas tij këta të fundit edhe numerikisht janë shumë më pak se shqiptarët, mirëpoata i kanë të gjitha të drejtat e tyre nacionale, republikat etyre, ndërsa një e drejtë i është mohuar popullit shqiptar.Përderisa, ai bisedonte me gazetarët maqedonas, në afërsiishte një masë e madhe e tubuar ku disa policë vinin nëdrejtim të Bardhylit. Disa studentë shqiptar, iu drejtuan mefjalët: “Ik Bardhyl se po vijnë policët”, ndërsa ai ua bëri mekrah: “Le të vijnë.”

NGJARJE DHE DËSHMI

111

Page 114: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

3. Stafeta dhe demonstratat e 26 marsit 1981 nëPrishtinë

Më 26 mars të vitit 1981, “Stafeta e Titos”, arrinte nëPrishtinë. Studentët e Universitetit të Kosovës kishinvendosur që ardhja dhe përcjellja e stafetës nga Prishtina tëpengohet. Për këtë shkak pjesa dërmuese e studentëve ishintubuar në oborrin pas mensës dhe pritnin momentin që nërast se stafeta niset për kah qendra të dilet në rrugë dhe tëpengohet për vazhdimin e rrugës. I vogël ishte numri istudentëve dhe i nxënësve që e përcillnin stafetën.

Kah ora 10 në teatër në zyrën time u paraqitën treqytetarë nga Tetova dhe pasi u njoftuam më luten që njëshoqate amatore e dramës nga fshati Pirok i Tetovës, t’uajapim sallën e teatrit për të shfaqur shfaqjen “Besa” të SamiFrashërit.

Në këtë grup nga Piroku ishin Ejup Emurllahu, BeqirZylfiu dhe Beqir Hasipi. Organet e teatrit e kishin ndaluar qënë Teatrin Krahinor të Kosovës të shfaqeshin grupe amatore,andaj unë u konsultova me drejtorin Hazir Miftarin, se si tëvendosim, pasi unë dëshiroja që t’ua bëj të mundshme qëshfaqjen ta realizojnë në sallën e teatrit dhe para publikut tëkryeqendrës. E caktuam datën. Ata me vete i kishin marrëpllakatat- reklamat dhe dolën jashtë të ma sjellin një pllakatqë piktori i teatrit ta pikturojë një pano të madhe si ato tëTeatrit Krahinor.

Ata dolën jashtë dhe nuk u kthyen. Pas nja 2 orësh erdhnjë njeri në zyrën time dhe më njoftoi se sapo kishte dalë ngapolicia dhe se një i panjohur në korridor të burgut më luti t’unjoftoj se ata nga Tetova janë në burg. Porosia ishte që përkëtë ta njoftoj Azem Vllasin, zyrtar i lartë i atëhershëm, me tëcilin njihej mirë njëri prej këtyre trevave.

Salih Salihu

112

Page 115: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

U informova se Azemi gjendej te mensa e studentëve,shkova atje dhe e njoftova atë. Ai intervenoi edhe që të tretetovarët u liruan nga burgu.

Në mbrëmje një numër i madh i demonstruesve u futënnë teatër për t’u strehuar dhe shmangur nga dhuna policore.Pasi nuk kishin si të dalin nga rrethimi i policisë, unë vendosatë bisedoj me policinë. E kisha parasysh rrezikun, mirëpovendosa që t’u ndihmoj demonstruesve që u strehuan nëteatër. Unë si dëshmi e kisha vetëm pllakatë, ku thuhej:“Shfaqja fillon në orën 20-të.”

Atë ditë isha kujdestar dhe sipas orarit ishte paraparë që drama serbe të shfaq pjesë teatrale, e cila fillonte në ora 20.Unë si kujdestar bashkë me Asllan Hasajn e anuluam shfaqjenpër shkak të demonstratave, mirëpo panoa ngeli aty ku ishtevendosur. Aktorët serbë shkuan në shtëpi duke ikur sa mëshpejtë, pasi gazi lotues me të madhe lëshohej kundërdemonstruesve. Në momentin kur demonstruesit iknin ngapolicia, e cila ishte duke e rethuar në të dy anët e rrugës,studentët u deturuan të tubohen para Teatrit, me sy të për -lotur nga gazi lotues. Në këto çaste unë dhe aktori AsllanHasaj ishim të caktuar kujdestarë të shfaqjes, u erdhëm nëndihmë studentëve, ua hapëm dyert e Teatrit dhe të gjithë ufutën brenda. U mbush salla, fuajea, salla e baletit dhe tëgjitha korridoret brenda. Mirëpo pas një ore qendra u pastruanga demonstruesit, policia u vendos në disa punkte dhe jashtë nuk lëvizte njeri. Për shkak se demonstruesit nuk patënmundësi të dalin nga teatri, në ora 22 i mbrëmjes, vendosa qëtë dal prej teatrit e të bisedoj me një grup policësh që ishin teshkallët e teatrit.

Dola jashtë u afrova atyre, të cilët u habitën se nga doliky njeri. I përshëndeta dhe u thash se teatri ka pas shfaqje,ndërsa publiku për shkak rrethanave të krijuara ka ngel

NGJARJE DHE DËSHMI

113

Page 116: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

brenda dhe nuk mund të del jashtë. Ata fillimisht u befasuan,mirëpo kur dy prej policëve hynë brenda te dera e sallës, ubindën se vërtet në sallë ka njerëz. Pasi u konsultuan policëtmes veti, njëri nga ata mu afrua duke më porositur që:“pjesëmarrësit e shfaqjes të dalin dy nga dy dhe për rrethmurit të teatrit të shkojnë pas teatrit.” Unë menjëherë hyrabrenda dhe i porosita si të veprojnë, e hapa derën dhe atadolën nga teatri e bashkë me ta edhe unë dhe rreth e përqarkPrishtinës erdha në shtëpi. Pas 4 vitesh një serbe aktiviste LK ekishte përmendur se sekretari në demonstratat e vitit 1981,teatrin e ka shndërruar në strehimore të demon struesve,mirëpo drejtori Hazir Miftari nuk ia vuri veshin dhe unëshpëtova pa pasoja.

Mirëpo kur regjimi i Millosheviqit i suspendoi organet eKosovës dhe u vunë masat e dhunshme edhe teatri u okupua,u përzu drejtori shqiptar, erdhi drejtori i dhunshëm, i cili menjëherë më largoi nga puna. Para se të largohem, serbët ekishin informuar drejtorin e dhunshëm, se sekretari ështëpjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 në Tetovë, dhe seatje është dënuar për vepër penale kundër shtetit. Gjithashtu, ata i kishin thënë se këtu (në Tetarin e Prish tinës) gjatëdemonstratave të vitit 1981, teatrin e shndërroi në strehimorepër demonstruesit shqiptar, dhe se për atë kanë shkruargazetat Beogradase “Politika ekspres” dhe “Intervju” e datës17.09.1989, ku thuhej se: “Salih Salihu ka qenë organizatordhe pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1968 në Tetovë dhese jam i dënuar për vepër penale kundër shtetit me 4 vjetburg.”

Me çlirimin e Kosovës, e cila erdhi si rezultat i Luftësheroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (në të cilën moripjesë edhe djali im Urim Saliu), si dhe ndihmës së AleancësVeriatlantike - NATO, në qershor të vitit 1999 kthehem në tënjëjtin vend të punës - sekretar i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Salih Salihu

114

Page 117: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

4. Marrëdhëniet me familjen e Bardhyl Mahmutit

Me Beqir Mamutin (babai i Bardhylit), i cili ndryshenjihet si Beqir Berisha, njihem që në rini. Kemi kontaktuaredhe para vitit 1968-të, e kemi përjetuar edhe dramën e vitit1968-të, bashkërisht kemi udhëtuar Tetovë – Prishtinë pasvitit 1968. Thënë shkurt, ishim në kontakt të përhershëm gjatë gjithë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.

Ishte muaji qershor i vitit 1982, kur Beqir Berisha erdhite unë dhe kërkoi që ta dërgoj në burgun e Pozharevcit (Serbi), për ti bërë një vizitë djalit të tij Bardhylit. E përgatita veturënpër udhë të gjatë dhe u nisëm një të shtune rreth orës së dytëe natës me qëllim që të arrijmë herët për të zënë rendin ndërtë parët. Beqiri, mori me vete të shoqen dhe dy fëmijët e tjerë: vajzën dhe djalin, që të dy studentë. Arritëm në kohën eparaparë, ndërsa takimi me Bardhylin zgjati gjithsej gjysmëorë në prezencën e një polici, i cili fliste shqip.

Shumë herë familjen e Beqirit e çova në burgun e Zabelit në Pozharevc, sepse ishte shumë vështirë për të shkuar atje.Duhej ndërruar dy herë treni dhe dy herë auto busi. Për t’uabërë më të lehtë udhëtimin, unë u ndihmova duke vazhduart’i çoj herë pas here gjatë shtatë viteve nëpër burgjet eSerbisë: Pozharevcë, Shabac dhe Zajeçar, ku vuante biri i tyreBardhyl Mamuti.

Gjatë këtyre udhëtimeve më kanë mbetur kujtime tëhidhura nga keqtrajtimet e familjarëve që shkonin për vizita epritnin 8-10 orë. Disa shkonin në këmbë nga Pozharevaci derinë Zabel, burra e gra e disa edhe të moshuar. Unë edhe psekam shkuar te burgu, Bardhylin nuk e kam parë. Ai prej sëlargu më përshëndeste me dorë, kur atë e çonin në dhomën etakimeve.

NGJARJE DHE DËSHMI

115

Page 118: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Pas vuajtjes së dënimit prej 7 vitesh, Bardhyli përsërivazhdoi me aktivitetin e tij për çlirimin e Kosovës. Një ditëshkova te Beqiri dhe posa e hapa derën e banesës Bardhyli mëpyeti se a jam me veturë, dhe pasi iu përgjigja pozitivisht, aimu lut që ta dërgoj deri te Kodra e Diellit. Zbritëm shkallëve,hymë në veturë dhe u nisëm. Bardhyli më tha: “Baci Sali nëqoftë se policia të ndal në rrugë, ti mos u ndal, unë atyre nuk udorëzohem, jam i armatosur”, duke m’i treguar bombat që imbante në xhep dhe pistoletat në brez.

Unë u shqetësova mjaftë, pasi e hetova se në rrugëkishte shumë përforcime policore anembanë Prishtinës.Përkundër kësaj, ne e vazhduam rrugën, që për fatin e mirëtonin, policia kishte ndalë vetura tjera, ndërsa ne kaluam dheshkuam te banesa e Naserit të ndjerë (dhëndri i Bardhylit, i cilira nga atentati që i bënë në vitin 2001 në Strugë). Posa hymëbrenda, Bardhyli filloi t’i bërtasë motrës së vet Tinës: “Tiasnjëherë nuk e bën punën në kohë...”. Në ato çaste unë dolanga banesa dhe sa dola në rrugën kryesore të lagjes dhe udrejtova kah mensa, filluan të shtënat me armë dhe ashtu njëlëvizje e madhe e automjeteve të blinduara të policisë, dheposa mbërrita te banesa u alarmua se janë vrarë Afrim Zhitijadhe Fahri Fazliu, dy shokë të Bardhylit, me të cilët Bardhylibisedoi me telefon posa mbërrini te banesa e Tinës, duke ilajmëruar se për disa minuta do të shkojë te ata.

Salih Salihu

116

Page 119: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

5. Demonstratat e studentëve të Universitetit tëPrishtinës në vitin 1997

Në vitin 1997 djali im Urimi regjistrohet në Uni versitetine Prishtinës, në Fakultetin Filologjik – dega e gjuhës angleze. Si zakonisht universiteti fillonte me punë më 1 tetor. Disa ditëmë parë, studentët kishin paralajmëruar se në ditën e parë tëvitit akademik do të organizojnë demon strata, kundër masave të dhunshme, të cilat ishin vendosur që nga viti 1991, nga anae regjimit të Millosheviqit.

Demonstratat që u paralajmëruan nga Unioni i Stu den -tëve të Universitetit të Prishtinës, ishin mëse të drejta, përshkak se Kosova, në atë kohë përjetonte ditët më të vështira,madje edhe ma të vështira se në vitet e para të pas Luftës sëDytë Botërore. Pushtuesit serb, në krye me diktatorin e Ball -kanit, Millosheviq, larguan nga puna më se 150.000 shqiptarë, i mbyllën të gjitha shkollat shqipe në Kosovë, Universiteti iPrishtinës u okupua, ndërsa profe sorët dhe studentët shqip -tarë, qenë detyruar të transferohen nëpër shtëpia pri vate -podrume dhe garazhe.

Demonstrata e paralajmëruar ishte e para që nga viti1989, andaj te popullata shqiptare u krijua një frikë e madhese, ndoshta regjimi serb do të përdorë armë zjarri për ta shuaratë, me çka të njëjtat do të përfundonin me viktima të mëdha.Ishin një ndër arsyet kryesore, që nga ana e organizatorëverrodhi ideja se në demonstrata krahas studentëve të marrinpjesë edhe prindërit dhe popullata tjetër, të cilët do të qën -drojnë për rreth trotuareve dhe të shërbejë si mburojëpëranash ku do të kalojnë studentët. Unë bashkë me disaprindër dhe shokë të tjerë dolëm ta kryejmë detyrën tonëkombëtare, që të jemi sa më afër studentëve.

NGJARJE DHE DËSHMI

117

Page 120: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Ne në kohën e caktuar dolëm në sheshin e Prishtinës, kuishte paraparë të parakalojnë studentët. Aty ishin tubuar njënumër i madh i qytetarëve shqiptarë, të cilët pritnin anashtrotuareve që të vijnë studentët. Mirëpo ata nuk erdhën,prandaj shumë prej masës së tubuar shkuan në drejtim tëTaukbahçes, ku në pritje kishin dalë forca të mëdha policore të armatosura deri në dhëmbë dhe me shumë automjete tëblinduara. Në Taukbahçe populli i tubuar në njërën anë dhepolicia në anën tjetër qëndronin ballë për ballë.

Studentët, të veshur me uniformë të bardhë, në ballëme rektorin e respektuar dhe tash të ndjerë Ejup Statovcindhe profesorë të tjerë arritën deri te kordoni policor, të cilët ekishin zënë rrugën me autoblinda. Me urdhër të orga nizatorit,studentët u ulën, që ishte në shenjë se demonstratat janë

Salih Salihu

118

Demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës në vitin 1997

Page 121: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

paqësore dhe se janë kundër dhunës. Pas disa minutasheprori policor dha urdhër që të ushtrojnë dhunë.

Atë ditë aty kam parë ushtrimin e një dhunë barbare, tënjë shfrenimi tej mase dhe të një urrejtje të madhe që nuk dota harroj kurrë. U rrahën e u gjymtuan shumë studentë eqytetarë. Kështu i ngjau edhe djalit tim Urimit, i cili hëngri disashkopinj gome në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa unë dhedisa prindër të tjerë bashkë me profesorin e res pektuar Pajazit Nushin, falë pronarit të një shtëpie në lagjen Taukbahçe, i cili e hapi derën dhe na strehoi nga policia dhe aty kemi qëndruarderi në orët e vona, përkatësisht derisa u tërhoq policia.

6. Vizita në Shtabin e UÇK-së në Studime tëEpërme

Para se të niste lufta djali im Urimi ishte në punë tëpërkohshme në Spanjë. Por posa shpërtheu lufta në Kosovë, ai mu paraqit në telefon dhe më lajmëroi se do të kthehet nëatdhe për të luftuar. Dhe kështu ndodhi. Si luftëtar u caktua në Zonën e Shalës.

Pas bisedimeve të pasuksesshme në Rambuje të Fran -cës, regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, u dha urdhër që tëgjitha organizatave humanitare ndërkombëtare të largo hennga Kosova, ndërsa në anën tjetër NATO bënte përgatitjet efundit për sulme ajrore. Unë vendosa që djalit tim Urimit, t’idërgoj disa rroba, pasi muaji shkurt i vitit 1999, ishte metemperatura të ulëta, dhe njëkohësisht kisha dëshirë që parabombardimeve ta vizitoj birin tim, i cili ndodhej në Shtabin eUÇK-së, në Studime të Epërme – në Shalë të Bajgorës nëKosovë. Të gjitha rrobat e brendshme të trasha, përfshi këtuedhe dy xhemperë, i vesha se nuk guxoja që ata të hetohen

NGJARJE DHE DËSHMI

119

Page 122: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

nga policia serbe, e cila ishte vendosur në disa punkte gjatërrugës Vushtrri – Mitrovicë, për shkak se ata dyshonin serrobat janë të dedikuara për UÇK-në.

Kur arrita te postblloku policorafër Vushtrrisë, nga i cili shumë fshatraishin bombarduar dhe rrafshuar metokë, ndalesa ishte e obliguar dhe pasimë nxorën nga vetura, bënë kontro -llimin e veturës dhe pastaj edhe mu më kontrolluan dhe duke më pyetur se kushkoj në këtë kohë. Pasi u thash seshkoj te vëllai im Hamiti në Mitrovicë,ku me të vërtet banonte, më liruan,ndërsa unë vazhdova rrugën kryesorepër në Mitrovicë, mirëpo para se tëarrij në Vushtrri ktheva në rrugën përnë Studime të Epërme. Posa e kalovaStudimet e Poshtme, hasa në një patrullë me një uniformë tëUÇK-së. Unë mendova se janë policë serbë të kamufluar meuniformë të UÇK-së. Më ndalën dhe më pyetën se ku shkoj,vetëm njeri fliste shqip dy të tjerët heshtnin dhe unë mendova se ai është shqiptar e dy të tjerët serb.

Unë u thash se shkoj në ngushëllime për një rast vdek -jeje në Studime të Epërme. Ai përsëri më pyeti se “përse nëveturë e kam vendosë flamurin serb.” Unë u thash se nuk kamvendosur kurrfarë flamuri. Atëherë më tha dil prej makine dhe vërtetoju. Unë dola dhe u thash se ja nuk ka flamur, por aiatëherë më tregoi flamurin serb që mbanin targat serbe.Atëherë mu drejtua me fjalët: “Na trego drejt ku shkon”, përçka në ato çaste vendosa t’u tregoj drejt pa marrë parasysh seata janë ushtarë të UÇK-së apo policë serbë me uniformë tëUÇK-së. Vendosa ta tregoj të vërtetën pavarësisht edhe nësemë vrasin.

Salih Salihu

120

Urim Salihu

Page 123: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

U tregova se shkoj ta vizitoj djalin tim, Urim Saliun ngaPrishtina, i cili është ushtar i UÇK-së dhe se gjendet në Stu -dime të Epërme. U thash, se Urimi para se të veshë uniformëne UÇK-së, kishte qenë me punë të përkohshme te vëllai i tij nëValensi të Spanjës dhe atje e ka lëshuar punën për t’iu bashka -ngjitur UÇK-së. Ata e njihnin Urimin dhe më thanë pse nuk natregove drejt e ne të munduam kaq kohë. U thash sefrikohesha mos është policia serbe me uniformë tjetër.

Ata ma bënë me dije se ky territor është nën kontrollin etyre dhe më than që ta vazhdoj rrugën drejt dhe aty afër nëfshat është shtabi. Posa arrita te oborri i Shtabit, më priti rojaushtarake dhe pasi mori informatat nga unë, erdhi një ushtartjetër i cili më përcolli deri te zyra e Komandantit të Shtabit tëUÇK-së për Studime të Epërme.

Unë hasa në befasi të madhe dhe tronditëse kur hyra nëzyre mu duk sikurse e shikoja komandantin legjendar AdemJashari! I njëjti me trup dhe fytyrë dhe flokë dhe u gëzova pamasë, duke menduar se serbët për qëllime propaganduesekanë shpikur se gjoja Ademi është vrarë. Befasinë time,menjë herë e vërejti komandanti i cili më pyeti: “Çka ke diçkaje i tronditur? Pasi i tregova, ai ma ktheu: “Unë jam kushëriri iAdem Jasharit”. Pasi shkëmbyem disa fjalë vëllazërore,komandanti e dërgoi një ushtar të shkoje në pozitat luftarakeku Urimi ishte caktuar. Urimi kishte qenë shumë larg pas 3orësh erdh e u përshëndetëm dhe aty hëngrëm drekënbashkë me komandantin. Kur u ktheva më përcollën deri nëStudime të Poshtme – territor i çliruar 4 km afër Vushtrrisë.Unë vazhdova rrugën për në Prishtinë, ku përsëri në dalje tëVushtrrisë hasa në kontroll të rreptë e të detajuar, gjatë sëcilës policët serb interesoheshin se ku kam qenë në këtë kohënë gjendje lufte, për çka unë ju përgjigja se kam qenë nëMitrovicë për ta vizituar vëllanë.

NGJARJE DHE DËSHMI

121

Page 124: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Të nesërmen nga Prishtina bashkë me bashkëshortenudhëtova për në Tetovë, për t’u takuar me dy djemtë tjerëAgronin dhe Uranin të cilët nga viti 1992 e kishin braktisurKosovën, për shkak se pushteti i dhunshëm millosheviçjan, nëhap i ndiqte të rinjtë shqiptarë për t’i dërguar me dhunë nëshërbimin e atëhershëm ushtarak të APJ-së. Siç dihet në këtëkohë filloi lufta në Slloveni, Kroaci dhe pushteti serb insistonte të tubojë sa më shumë shqiptarë, për ti dërguar në vijën eparë të frontit, me të vetmin qëllim që sa më shumë të vritetrinia shqiptare, pasi nuk ishte i kënaqur me numrin e ushta -rëve të likuiduar, të cilët gjatë kohës së shërbimit ushtarakvriteshin dhe ktheheshin në shtëpitë e tyre në arkivolehermetikisht të mbyllura dhe me ndalesë që të njëjtat tëhapen. Familjarët e viktimave njoftoheshin se ata kanë bërë“vetëvrasje” ose “ka ndodhur ndonjë in ci dent pa dashje gjatëstërvitjeve ushtarake”.

Kjo dukuri e dhimbshme filloi të shpeshtohet, andajfamiljarët filluan të dyshojnë dhe përkundër ndalesës, atafilluan t’i hapin arkivolet, gjatë së cilës konstatohej se të njëjtit nuk kanë bërë vetëvrasje porse janë vrarë pas shpine ose janëmbytur në mënyra të ndryshme më shtazarake. Duke pasurparasysh të gjitha këto rrethana unë bashkë me djemtë e mivendosëm që ata të arratisen nga Kosova, fillimisht tëstrehohen në Maqedoni dhe pastaj shkojnë në Spanjë kukishin punuar edhe më parë që nga viti 1990. Meqë edhe këtuvepronte Organizata për Çlirimin e Kosovës – LëvizjaPopullore e Kosovës, që të dy djemtë angazhohen në aksioninqë të mbledjin të holla për fondin "Atdheu thërret". Uranibashkë me vëllaun e vet Agronin grum bullojnë 84.000 DMdhe ia dorëzojnë këtij fondi që udhëhiqej nga Jashar Salihu.Disa herë jam ftuar nga organet ushtarake të Prishtinës për tëdhënë deklaratë se ku qën drojnë djemtë, përse ata nuk

Salih Salihu

122

Page 125: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

lajmërohen që ta kryejnë siç pohonin “obligimin ndaj shtetit”përkatësisht “shërbimin ushtarak” duke u kanosur se nësenuk lajmërohen për një afat të shkurtë kohor i pret dënimi irënd prej 5 vjet burg. Për gjigjja ime ishte se ato janë të moshës madhore dhe se ata vetë vendosin, pastaj se janë jashtëJugosllavisë por nuk e di se në cilin shtet. Dy djemtë, Urani dhe Agroni u kthyen në Prishtinë, falë luftës heroike të UÇK-ës sidhe bombar dimeve të NATO-s, me ndihmën e së cilës nëqershor të vitit 1999 Kosova përfundimisht u çlirua ngaokupatori serb.

NGJARJE DHE DËSHMI

123

Djemtë Agroni, Urimi dhe Urani

Page 126: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

7. Ndarja me jetën në teatër

Kur fillova punën në Teatrin Krahinor të Kosovës nuk dija se ç’është skena teatrale. Ato pak dituri që kisha fituar nëshkollën e mesme nuk ishin të mjaftueshme, sepse puna ejuristit në një teatër profesional është specifike dhe shumë ekomplikuar. Ky ishte i vetmi teatër profesional në tërë Koso -vën me rëndësi shumë të madhe në emancipimin e popullatës në ngritjen kulturore, politike dhe afirmimin e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Andaj shumë shpejt e kuptovarëndësinë madhore dhe rolin e teatrit duke ditur se shfaqjet ekëtij teatri shfaqeshin në të gjitha qendrat e Kosovës si dhe nëshumë kryeqytete të republikave të atëhershme e jashtëvendit, gjatë së cilave ktheheshin me shumë shpërblime dhemirënjohje posaçërisht drama shqipe, e cila në gjirin e sajkishte aktorë shqiptarë me renome evropiane e botërore si:Shani Pallaska, Melihate Ajeti, Istref Begolli, Faruk Begollidhe skenografi i Kosovës, Nuredin Hoxha, kostimografja eparë e Kosovës Violeta Xhaferi dhe shumë të tjerë që nuk janë përfshirë me emër e mbiemër, për të cilët kërkoj ndjesë.

Unë kam pas fatin të punoj me këta krijues dhe duaje tëartit skenik dhe gjithmonë kemi vepruar bashkë dhe secili i kakryer detyrat e veta për punën kolektive fi nale e ajo ishtengritja e perdes dhe shfaqjen e pjesës teatrale.

Unë, që përjetova peripeci të vështira nga burgosja dhegjykimin me 4 vjet burg për demonstratat e vitit 1968 nëTetovë, pata fatin të punoj në këtë institucion të kulturës dhesi sekretar i teatrit, bashkëpunoja ngushtë me drejtorin eteatrit, të ndjerin Azem Shkreli, shkrimtar dhe pa triot i madh ikombit shqiptar. Këtë emër e ruaj me xhelozi jo vetëm nëkujtesë, por edhe në zemër. Tash i kujtoj të gjitha ato vite tëbashkëpunimit me këtë figurë aq të merituar, i cili gjithmonë

Salih Salihu

124

Page 127: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

gjatë punës sime më inkurajonte dhe më ndihmonte përshumë probleme që kërkoja ndihmën e tij. Po ashtu puna nëteatër më ka mundësuar që për së afërmi të njihem me shumë intelektualë të shquar të Kosovës, Shqipërisë siç janë: IsmailKadare - shkrimtar i mirënjohur, Piro Mani - regjisor merenome i Shqipërisë, shkrimtari i mirënjohur Rexhep Qosjadhe shumë të tjerë, me të cilët kam kontaktuar për veprat etyre të shfaqura në skenën e teatrit.

Poashtu, e paharueshnme është edhe kujtesa me rastine shfaqjes së premierës të pjesës "Gjenerali i ushtrisë sëvdekur" të autorit Ismail Kadare ku merrte pjesë edhe vet

NGJARJE DHE DËSHMI

125

Me shkrimtarët e mirënjohur Isnmail Kadare dhe AzemShkreli (drejtor), dhe Melihate Ajeti (aktore)

Page 128: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

autori. Kjo shfaqje që më parë ishte kontraktuar të shfaqej nëskenat teatrale në Beograd, Zagreb dhe Sarajevë. Të nesër -men pasi se u shfaq pjesa në Prishtinë, ansambi udhëtonte për në qytetet e përmendura dhe me ansamblin duheshte tëudhëtonte edhe autori i pjesës, Ismail Kadare, i cili na befa soiduke iu drejtuar drejtorit të teatrit Azem Shkrelit që ai tëlirohet nga udhëtimi pasi ai për të parën herë vjen në Kosovëdhe dëshira e tij është që t'i viziton të gjitha qendrat e Kosovës

Salih Salihu

126

Para Muzeut Kombëtar të Shqipërisë gjatë vizitës më 1980

Page 129: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

dhe e luti përsëri drejtorin që Sali Salihu, sekretar i teatrit tëngelë këtu për ta shoqëruar nëpër Kosovë. Drejtori u habit ngakjo kërkesë, por pasi nuk kishte tjetër rrugëdalje më urdhëroimua që unë me veturën e Azem Shkrelit ta shoqërojë IsmailKadarenë në dhjetë ditët e ardhshme për t'i vizituar të gjithaqendrat e Kosovës. Unë këtë detyrë e kreva me shumëkënaqësi dhe mu dha rasti që së bashku me Ismail Kadarenë t'i kalojë dhjetë ditë të paharueshme.

Ajo që më mundoi më shumë nuk ishte fakti se unë dolanë pen sion si shenjë e pleqërisë, se me këtë po afrohet edhedita e ndarjes nga jeta, sa u mërzita se po e lë jetën e teatritdhe gjallërinë e jetës së brendshme në të. Unë nda hesha, nëfakt nga një jetë shumë dinamike që kisha bërë për më shumëse dy decenie. Ndahesha me gjallërinë e një aktiviteti shumëdinamik, që kishte lënë mbresë të pashly eshme në jetën time.Kalova përmes qendrës së qytetit, bëra një xhiro rreth e për -qark, por nuk takova as një njeri që i njihja mirë, nuk pashëasnjë me të cilët kisha pasur kontakte. E tërë qendra ishtembushur me njerëz të tjerë të vendit e të huaj. Disa nga shokët më kishin vdekur, si Azem Shkreli, drejtor i teatrit që mëpranoi në punë, disa të tjerë ishin larguar nga Kosova përshkak të luftës, disa kishin dalë në pen sion dhe nuk dija se kubanonin.

Me këto mendime u ktheva në shtëpi ashtu i mërziturdhe i emocionuar më hetoi edhe shoqja se nuk isha ai i për dit -shmi. Ç’ke më pyeti ajo, pse je kaq i zymtë? Çka të kandodhur?

Më ndodhi ajo që u ndodh të gjithë pleqve, dola në pen -sion. Prej nesër nuk do të shkoj në punë. Të gjithë njerëzitplaken dhe të gjithë pas plotësimit të viteve dalin në pen sionma ktheu ajo. Asgjë nuk është as për t’u çuditur e as për t’umërzitur. “Po moj, po”, ia ktheva unë, për të shtuar: “ti nuk e

NGJARJE DHE DËSHMI

127

Page 130: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

din se unë kam punuar në një institucion ku imitohet jeta reale e njerëzve, unë kam qenë në kontakt të përhershëm menjerëz ku të gjallët janë bërë të vdekur e mbas mbylljes sëperdes përsëri janë ngjallë. Ti nuk e din se jeta në teatër ështëmë specifike se kudo gjetiu. Unë sot po e kuptoj se kampunuar në një institucion, nga i cili edhe pse jam ndarë fizikisht nuk do të mund të ndahem me mendime e kujtime asnjëherë.Unë edhe këto çaste që jam duke biseduar me ty i imagjinoiskenat e ndryshme se si janë përgatitur e si janë shfaqur parapublikut. Ti nuk e din se unë kam bërë një jetë të dyfishtë edhe pse vet nuk kam qenë aktor.”

Edhe sot kur po i shkruaj këto reshta më kujtohenskenat e ndryshme teatrale, e tematikë tronditëse, edhe pseato ishin vetëm imitim e asgjë më shumë. Por jeta është e tillë. Unë punova edhe si mësues, nga e cila veprimtari kam kujtime të mira e të këqija, punova edhe si ju rist në punë shumë tëndjeshme me plot ngjarje, përjetime, emocione, brenga egëzime.

Me këtë rast dua ta përshkruaj edhe një ngjarje gjatëpunës sime në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Për udhëtimintim zyrtar për në Beograd si përgjegjës rruge i Ansamblit tëDramës shqipe.

Në vitin 1977 Teatri Krahinor i Kosovës dhe Teatri iDramës Jugosllave në Beograd kishin nënshkruar një marrë -veshje bashkëpunimi në shkëmbimin e shfaqjeve dhe tëkuadrit artistik.

Me dispozitat e kësaj marrëveshje ishte paraparë qëdisa premiera të dramës shqipe të Teatrit të Prishtinës tëshfaqen edhe në skenën e Teatrit të dramës në Beograd, dukepasur parasysh se në Prishtinë dhe rrethinë jetojnë edhekombësia serbe, ndërsa në Beograd po ashtu jetojnë dhe

Salih Salihu

128

Page 131: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

punojnë shumë shqiptarë dhe se ky bashkëpunim është më se i nevojshëm dhe në interes për të dy këto teatro.

Me këtë marrëveshje ishte paraparë që shpenzimet eudhëtimeve dhe ato hoteliere i paguan vet secili teatër ndërsa të hollat e shitjes së biletave i merr teatri që prezantonshfaqjen. Me një fjalë, Teatri i Beogradit i merrte të hollat ebiletave që shiteshin në Prishtinë dhe anasjelltas, Teatri iPrishtinës i merrte të hollat nga biletat që shiteshin nëBeograd.

Sipas orarit javor për shfaqjen e pjesëve teatrale ishteparaparë që shfaqja “Sfinga e gjallë” e autorit Rexhep Qosja,të shfaqet në skenën e teatrit të dramës në Beograd dhe neudhëtuam me autobusin dhe kamionin e teatrit. Në Beograd u rivendosëm në ho tel, ndërsa të nesërmen duheshe të shfaqetdrama. Unë në këtë udhëtim isha i përcaktuar udhëheqës ikëtij turneu.

Posa arritëm në Beograd, veç tjerash u interesova se sishkon punë në shitjen e biletave, pasi ne ishim të interesuarqë në shfaqje të kemi sa më shumë publik kuptohet shqiptarsepse shfaqja ishte e dramës shqipe dhe shfaqet në gjuhënshqipe. Kuptohet se, ne ishim të interesuar që sa më shumë tëshiten bileta, sepse nëpërmjet atyre të hollave, ne i mbulonimshpenzimet e udhëtimit, të cilat nuk ishin të vogla. E pyetaarkëtaren se si shkon puna me shitjen e biletave. Ajo mupërgjigj me një shikim të dhimbshëm dhe me buzëqeshjeironike duke më thënë se “shitje nuk ka, janë shitur vetëm 6bileta, mua më vjen keq por nuk ka të interesuar”.

Nga fjalët që m’i dha ajo, u dëshpërova shumë, jo psenuk do të kemi të ardhura por më vinte keq që pa prezencën epublikut të shfaqej një dramë e madhe dhe me një nivelartistik shumë të lartë dhe pjesë e autorit të mirënjohur

NGJARJE DHE DËSHMI

129

Page 132: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Rexhep Qosja. Isha i kufizuar, nuk kisha autorizime sa do tëvendosja që shfaqja të anulohet dhe të kthehemi në Prishtinë.

Shumë u brengosa dhe pas një kohe përsëri shkova tearkëtarja dhe e pyeta si është puna me buleta ajo përsëri mupërgjigj shumë dobët, janë shitur edhe 2 ose gjithsej 8 buleta.Buletëshitësja më preferoi që të shkoj në Ndërmarrjen ePastrimit “Çistota” të Beogradit dhe ta kërkoj kryetarin eSindikatës, i cili kishte qenë shqiptar. Ajo këtë propozim maofroi, për shkak se në këtë ndërmarrje punonin mbi 300shqiptarë, dhe se ndikimi i kryetarit të Sindikatës së ndër -marrjes së sipërpërmendur te ta është shumë i madh, prandajndoshta do të ketë të interesuar për të ardhur në shfaqje.

U trondita edhe më shumë kur kuptova se shqiptarëtjanë pastrues të Beogradit, kryeqytet i Jugosllavisë dhe kjoështë një pasqyrë e gjendjes së mjerueshme të kombit tonë.

Dola jashtë dhe hyra në një restorant që gjendej aty afërteatrit dhe porosita një kafe. Isha shumë i mërzitur. Pas disaminutave dikush pas shpine m’i mbylli sytë me duart e tija dhemë pyeti: “Gjeje se kush jam?” Unë i brengosur i thashë seedhe 3 ditë me mi mbajt sytë mbyllur nuk jam në gjendje që tëzbuloj se kush je dhe ai atëherë më përqafoi dhe mua mëndriçoi para vetes. U gëzova shumë që u takova me shokuntim të shkollës fillore Vebi Abdiramanin, i cili një kohë të gjatëpunonte në Beograd dhe kishte ndërmarrjen e tij në të cilënpunonin mbi 600 shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova. Kjondërmarrje kryente punë nëntokësore të infra strukturës sëlagjeve të ndërtuara me ndërtesa të reja banimi dhe objekteafariste.

I tregova se kemi ardhur në Beograd për të shfaqurshfaqje të dramës shqipe “Sfinga e gjallë” të autorit RexhepQosja, e cila ka përmbajtje dhe porosi patriotike për popullinshqiptar. Po ashtu i tregova se shumë jam i mërzitur për shkak

Salih Salihu

130

Page 133: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

se nuk ka të interesuar, janë shitur vetëm 8 bileta dhe se nuk ekam për pare, por më vjen keq që kjo shfaqje të jepet papublik. I tregova se shitsja e buletave më preferoi të shkoj nëNdërmarrjen “Pastrimi - Çistota” të Beogradit sepse atjepunojnë mbi 300 shqiptarë, dhe se ndoshta do të ketë tëinteresuar për në shfaqje. Vebiu heshti pak kohë, pastaj mudrejtua duke më thënë “mos u mërzit edhe këtë prob lem dota zgjedhim dhe tregomë sa vende ka salla”. Pasi i tregova seka 400 vende, e pyeti shefin e restorantit për t’ia mundësuarta shfrytëzoj telefonin. Pasi foli me dikë u kthye në tavolinë, ku pas disa minutash erdhi një bashkëpunëtor i tij dhe u ul nëtavolinën tonë. Vebiu i dha urdhër dhe e porositi që ai tëshkojë në 3 vend punime ku janë duke punuar punëtorët dhet’i njoftojë se “sonte në Teatrin e dramës jugosllave, do tëshfaqet drama e Teatrit Krahinor të Kosovës dhe kushdëshiron ta shohë shfaqjen menjëherë ta len punën dhe këto3 orë do tu llogariten si me qen në punë por me kusht tëpastrohen dhe të vishen me tesha të pastra si për teatër. ”Unëdhe Vebiu shkuam te arkëtarja e teatrit. Ai hyri brenda dhe ibleu të gjitha biletat të cilat i pagoi nëpërmjet gjiro llogarisëme virman-pagesë, ndërsa shoqja për shitjen e buletave uhabit dhe e shikoi mbishkrimin e vulës duke më thënë mua: “Tinuk paske shkuar atje ku të thash, kjo është firmë tjetër”.

Kur erdhi koha e shfaqjes në teatër, një orë para fillimittë saj u hapën dyert e sallës e cila u mbush me djem të rinj e tëbukur, ndërsa personeli serb i teatrit u habit duke shikuar siështë e mundur që për një kohë të shkurtër të bëhet njëorganizim i përsosur dhe salla të mbushet plot e përplot. Paspërfundimit të shfaqjes filloi një duartrokitje frenetike ngapubliku, të gjithë shqiptarë, të cilët nuk dilnin nga salla, hipënnë skenë dhe u përqafuan me aktorët nga Kosova.

NGJARJE DHE DËSHMI

131

Page 134: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Këtë ngjarje e përfshira në këtë libër edhe që ti falën -deroj shokut të ndjerë Vebi Abdiramani, i cili në kohë dhe vend të duhur veproi dhe e vërtetoi patriotizmin e tij të kamotshëm.

Mbresa të pashlyeshme nga këto vizita më ka lënë ajo evajtjes në Republikën e Shqipërisë. Këto janë, pikërisht atombresa të paharrueshme që më kanë ushqyer gjatë punës nëteatër dhe që më rikujtohen sot me një nostalgji për jetën nëteatër. Edhe sot kur dal në qendër të Prishtinës, nuk mund tëkthehem në shtëpi pa hyrë në teatër për të parë se ç’punohet,çfarë pjese teatrale përgatitet e për t’u takuar me shokët eshoqet që kanë ngelur ende aty.

8. Fshati Sellcë

Gjatë luftës së vitit 2001 isha duke ardhur nga Prishtinapër në Tetovë dhe në kufi kaluam si të gjithë udhëtarët nëautobus, por kur arritëm në postbllokun policor në fshatinVratnicë përsëri u ndal autobusi dhe hynë forcat specialepolicore dhe i kontrolluan pasaportat dhe kur e panë pasa -portën time, më bënë pyetje se ti qenke nga Sellca - unë uthash ‘po nga Sellca jam’. Ata më nxorën nga autobusi dhe mëdërguan në zyre e cila ishte në motelin e Vratnicës dhe pasi eshikuan një libër me emra më liruan dhe u ktheva në autobus.

Posa arita në Tetovë, mora vesh se atë ditë forcat ushta -rake të UÇK-së, në Brezovicë të f. Sellcë e kishin shkatërruarnjë tog të forcave speciale policore “Luanët”, forca të cilëtpara oficerit i kishin vrarë babë e bir të familjes Koraçi tëfshatit Poroj në postbllokun policor përballë stadiumit tëTetovës.

Salih Salihu

132

Page 135: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Se Sellca i takon komunës së Tetovës, është vendlindjaime ku kam kaluar një pjesë të fëmijërisë dhe ku kam kryershkollën fillore, e ndiej për obligim si vendas që edhe unë medisa reshta shkurtimisht të përshkruaj heroizmin e popullatëssë këtij fshati.

Ky fshati i bukur malor shtrihet në Kodrinat e MalitSharr, me plotë bukuri natyrore dhe pas luftës heroike të vitit2001, është pasuruar edhe me një bukuri, Kalanë - Fortesën eQën dresës, të cilën pas lufte u ndërtua me vetë kontribut tëbanorëve bujar dhe trima të fshatit Sellcë. Fshati me Kalanë eQëndresës, do të ngele legjendë e të gjitha kohërave përtrimërinë heroike dhe sakrificën e popullatës në luftën kundër diskriminimit të shqiptarëve nga sllavët e ardhur dhe të ven -dosur në tokat e Arbrit. Në këtë luftë të shenjtë u përfshinë tëgjithë banorët burra, rini, gra e fëmijë, të cilët e kryenindetyrën e tyre në avancimin e luftës për çlirimin e kombit ngadiskriminimi juridik dhe politik. Ky fshat i malësisë është largnga Tetova vetëm 6 kilometra dhe në afërsi të fshatit kalonlumi “Shkumbin”, i cili derdhet në lumin Vardar. Anash lumitshtrihen fshatrat e pastra shqiptare. Fshati i parë nga Tetovaështë Llaca pastaj shtrihen Sellca, Vica, Brodeci, Veshalla dheBozovca ndërsa në anën tjetër janë: Shipkovica, Liseci dhefshati Gajre. Rruga nga fshati Sellcë për në qytetin e Tetovësështë shumë e shkurtuar por ka qenë shumë e papër shtat -shme dhe ajo ka shërbyer për ecje në këmbë ose me kalë apogomar. Por fal vetë kontributit të fshatarëve diku pas vitit1970 janë bërë punime të mëdha në zgjerimin, përforcimin evendeve erozive dhe asfaltimin e rrugës, e cila është aftësuarpër komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve. Banorët e këtyre fshatrave të malësisë janë marrë me blegtori, bujqësidhe me punë në kurbet, respektivisht tash me punë në botëne jashtme e më së shumti në shtetet e Evropës.

NGJARJE DHE DËSHMI

133

Page 136: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Në fshatin Sellcë në kohën e Mbretërisë SKS ka ekzistuar shkolla fillore në gjuhën serbe ku kanë qenë të përfshirë njënumër shumë i vogël të rinjve edhe atë vetëm meshkuj.Shkolla e parë fillore 4 vjeçare në gjuhën shqipe në fshatinSellcë së pari herë hapet në vitin 1944 dhe për së pari herëpërfshihen edhe femrat. Mësues i parë i shkollës ishte FemiSelami nga Reçica dhe Hamidi Veliu nga fshati Gajre.

Unë jam nxënës i gjeneratës së parë dhe klasën e parë ekam filluar 9 vjeçar. Kështu që në klasën e parë kanë qenë tëpërfshirë nxënësit nga mosha 7 vjeçare deri në moshën 12vjeçare. Nga gjenerata e parë që e kemi kryer shkollën fillore 4vjeçare në vitin 1949 i vetmi unë vazhdova shkollimin nëGjimnazin e Tetovës dhe e kisha shumë vështirë që në këtërrugë malore të udhëtoja çdo ditë vet pa asnjë shok. Atëherëedhe klima ishte shumë më e ashpër, mbanin dimra meshumë borë dhe temperatura të ulëta, ndërsa unë nuk kishaedhe veshmbathje adekuate. Shumë herë për shkak të motittë keq u vonohesha në shkollë por profesorët e respektuar ikuptonin, mundimet e mija në këtë rrugë malore dhe maofronin karrigen që të ulesha afër koftorit pasi fund e krye isha i lagur dhe i mërdhiftë. Pas 3 viteve mu bashkëngjitë edhe njëshok nga Sellca që aq shumë kisha nevojë, në gjimnaz uregjistrua edhe i ndjeri Daim Hajredini.

Siç u tha mësipërm, pas një kohe të shkurtë si mësues në fshatin Vicë, unë i vazhdova studimet në Shkup dhe diplomova në Shkollën e Lartë Juridike, ndërsa edhe Daimi e bëri tënjëjtën duke u diplomua në Shkollën e Lartë Pedagogjike nëShkup. Menjëherë posa u lirova nga burgu, shpërngulem nëPrishtinë dhe atje i vazhdova studimet dhe e kreva FakultetinJuridik.

Tani në fshatin Sellcë me dhjetëra e dhjetëra femra dhemeshkuj janë me di ploma universitare si dhe një numër i

Salih Salihu

134

Page 137: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

madh studentësh dhe nxënësish vazhdojnë shkollën si nëpërfakultetet e dy universiteteve të Tetovës ashtu edhe jashtëvendit.

Në fund të kësaj pjese, kushtuar fshatit tim të lindjes,shpreh respektin më të madh ndaj dëshmorëve të kombit qëranë në luftën e Malësisë së Sharrit të vitit 2001, duke luftuarballë për ballë me forca të mëdha policore-ushtarake tëarmatosur gjer në dhëmbë. Bijtë dhe bijat më të ndritshme tëkombit, ranë dëshmorë për të mbetur të pavdekshëm, gjersatë ekzistojë kom bi shqiptar mbi këtë tokë të përgjakur.

Dëshmorët nga lufta e 2001 nga fshati Sellcë, Vicë dheLisec janë: Servet Ferati (1959), Hajredin Arifi (1964), ServetHajredini (1966), Servet Shabani (1973), Fadil Rifati (1967)fsh. Lisec, nip i fshatit Sellcë dhe Zeqirija Tahiri (1971) ngafshati Vicë.

NGJARJE DHE DËSHMI

135

Page 138: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 139: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

PJESA E PESTË

SHQIPTARËT NË MAQEDONI1969-2001

Page 140: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 141: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

SHQIPTARËT NË MAQEDONI 1969-2001

1. Pozita e shqiptarëve në Maqedoni 1969-2001

Pas demonstratave të vitit 1968, në Kosovë filloi njëavancim i përshpejtuar i shqiptarëve në të gjitha drejtimet.Për rrjedhojë, në vitin 1972 u themelua Universiteti iPrishtinës, ndërsa në vitin 1974, statusi i Kosovës për herë tëparë pas Luftës së Dytë Botërore mori njëfarë forme tështetësisë, përkatësisht me Kushtetutën e re të Jugosllavisë së atëhershme komuniste, Kosova bëhet njësi e Federatës me tëdrejta të plota dhe pjesëmarrje të barabartë në të gjithaorganet e saja, si ato ligjdhënëse, ekzekutive ashtu dhegjyqësore. Me këto ndryshime ajo fitoi edhe një pavarësiekonomike, shëndetësore dhe shkencore. Paralel me theme -limin e universitetit, u themeluan edhe shumë institucione tërëndësishme, si: Instituti Albanologjik, Instituti Historik dhe in -sti tute të tjera. Me rëndësi të posaçme është themelimi iAkademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës.

Duhet të vëmë në dukje, se me ndryshimet kushtetuesetë vitit 1974, shqiptarët në Maqedoni, krahas maqedonasve ubënë el e ment konstituiv i shtetit. Këtë e garantonte Neni 1 iKushtetutës së re të RS të Maqedonisë, në të cilin shpre -himisht thuhej: “Republika Socialiste e Maqedonisë ështështet nacional i kombit maqedonas dhe shtet i kombësisëshqiptare dhe turke në të, bazuar mbi sovranitetin e popullitdhe mbi pushtetin dhe vetëqeverisjen e klasës punëtore dhetë gjithë njerëzve punëtorë, dhe bashkësi socialiste demo -kratike vetëqeverisëse të njerëzve punëtorë dhe qytetarëve,të kombit maqedonas dhe të barabartit me të kombësitë

139

Page 142: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

shqiptare dhe turke.” Më tej, neni 177 i Kushte tutës, garan -tonte barazinë e plotë midis maqedonasve dhe shqiptarëve ku thuhej: “Kom bi maqedonas dhe kombësitë në RepublikënSocialiste të Maqedonisë janë të barabartë dhe kanë tëdrejtat e obligimet e njëjta.” Në anën tjetër neni 178, ishteedhe më preciz, sepse në të në mënyrë të detajuar jepeshin se cilat të drejta u takojnë kombësive, përkatësisht shqiptarëve.Kështu sipas alinesë 1 të këtij neni, shqiptarëve ju garantohej:“e drejta e përdorimit të lirë të gjuhës së vet”, si dhe e drejtapër: “ta shprehë dhe zhvillojnë kulturën e vet dhe tëthemelohej institucione e organizata, të cilat do t’i mbrojnëkëta të drejta.” Për një realizim sa më të shpejtë e të drejtavetë garantuara, sipas alinesë 2 të nenit të sipër përmendur,ishin ngarkuar organet komunale dhe ato republikane që të:“angazhohen për zhvillimin e arsimimit e edukimit, si edhe për zhvillimin e shtypit, ra dios, televizionit dhe veprimtarive kul -turore në gjuhën shqipe. Ndërsa alineja 3 u garantonte shqip -tarëve: “të drejtën e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar.19

Të gjitha këto të drejta që u fituan, fatkeqësisht ngelënnë letër, sepse autoritetet e Shkupit, nuk dëshironin t’izbatonin në praktikë. Ata, në vend se të angazhoheshin, nëpërshpejtimin e zhvillimit: ekonomik, politik, kulturor earsimor të shqiptarëve, për çka i obligonte Kushtetuta esipërpërmendur, vazhdonin me politikën e vjetër, e cila në çdo pikëpamje ishte diskriminuese. Kështu përfshirja e shqip -tarëve në administratën shtetërore si dhe në sipër marrjetprodhuese edhe pas vitit 1974, ishte tejet simbolike. Kjogjendje ishte e njëjtë si në nivelin republikan ashtu edhe nëatë lokal. Si shembull po i marr komunat e Tetovës, Gostivarit

Salih Salihu

140

19 Shih më gjerësisht: Ustav na Socijalisti~ka RepublikaMakedonija 1974, Slu`ben Vesnik na SRM, Skopje, fq. 223,300-301

Page 143: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

e të Dibrës, ku përkundër faktit se shqiptarët përbënin mbi80% të popullsisë së përgjithshme, përfshirja e tyre nëadministratën komunale nuk arrinte as shifrën e 20%. Kjogjendje ishte edhe më e palakmueshme, në ndërmarrjetindustriale. Në fabrikën ‘Teteks’ të Tetovës, e cila pati mbi6.000 punëtorë, numri i të punësuarve shqiptarë në të nukishte as 2%, madje shumica e tyre me kualifikim të ulët.

Një prob lem tjetër që dëshiroj ta paraqes në vazhdim,është fakti se organet e pushtetit komunist maqedonas, nëradhë të parë ata të sekretariatit për punë të brendshme,gjithmonë duke u thirrur në emër të luftës kundër “naciona liz -mit dhe irredentizmit”, në mënyrë të paskrupullt, ndër -merrnin masa represive kundër inteligjencës shqiptare. Sirezultat i një politike të tillë, një pjesë e madhe e sajë, upërjashtua nga puna, me çka ajo u detyrua t’i lëshojë vatrat etyre për të kërkuar vend më të sigurt, kryesisht në Prishtinëapo në qytetet tjera të Kosovës. Nuk ishte numri i vogël edhei atyre që emigruan në SHBA, në shtetet e EvropësPerëndimore apo edhe në Turqi.

Një çik shprese u krijua te opinioni i gjerë shqiptar nëMaqedoni, veçmas te shtresa intelektuale, gjatë viteve1974-1975, kur në Kuvendin “Popullor” të Maqedonisë, usollën disa ligje, që drejtpërsëdrejti mundësonin zhvillimin earsimit e të kulturës shqiptare, siç ishin: Ligji për ShkolliminFillor, Ligji për Shkollimin e Mesëm, Ligji për Shkollimin eLartë, Ligji për përdorimin e Flamurit të kombësive, Ligji përpërdorimin e Gjuhës së Kombësive etj. Të gjitha këto ligje,ngelën vetëm në letër, sepse përveç përmirësimit të vogël sa ipërket shkollimit fillor e deri diku edhe atë të mesëm, shqip -tarët nuk përfituan asgjë me aprovimin e ligjeve tëlartpërmendur.

NGJARJE DHE DËSHMI

141

Page 144: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Përderisa maqedonasit kishin mundësi të shkollohen nëdy universitete (atë të Shkupit dhe të Manastirit), me mbi 25fakultete e shkolla të larta, në anën tjetër për shqiptarët u hapvetëm një katedër e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në të cilënshumica e profesorëve ishin maqedonas, si dhe Shkolla e Lartë Pedagogjike, e cila nxirrte kuadro të arsimit fillor. Kjo politikëdiskriminuese e zbatuar nga ana e pushtetit “të vetëqeverisjes socialiste” maqedonase, pamundësoi shkollimin e barabartëtë shqiptarëve me maqedonasit, edhe pse me dispozitat kush -te tuese “garantohej barazia e plotë e kombësisë shqiptare me kombin maqedonas.” Në rrethana kur shqiptarëve nuk jumundësua shkollimi su pe rior në gjuhën e tyre amtare, njënumër i madh i nxënësve të cilët e kryenin shkollimin emesëm ngelën pa arsim të lartë, ndërsa pjesa më e vogël, ecila pati kushte ekonomike e vazhdoi shkollimin nëUniversitetin e Prishtinës. Këtyre të fundit, pas mbarimit tëstudimeve nuk ju dha mundësia të punë soheshin nëpërinstitucionet apo ndër marrjet e atëhershme shtetëror, nëMaqedoni sepse të njëjtit konsi deroheshin si “armiq tështetit maqedonas” të frymëzuar në Kosovë.

Gjendja e kulturës shqiptare, ishte edhe më e mje -rueshme në krahasim me atë të arsimit. Përveç një gjysmëteatri, i cili qe themeluar në vitin 1951 në Shkup, disa shoqëriamatore kulturo-artistike, një gazetë shqipe (‘Flaka eVëllazërimit’,) e cila dilte tre herë në javë, dy orë e gjysmë pro -gram në Ra dio Shkup dhe gjysmë ore në TV e Shkupit, shqip -tarët nuk fituan asgjë nga ajo që ju garantonte kushtetuta dhe ligjet përkatëse.

Në shumë institucione, pushteti sllav vendosi dheemëroi shqiptarë, të cilët ishin dorë e djathtë e pushtetit dhepolicisë sekrete. Populli shqiptar faktikisht mbeti pa mbrojtjenga përbindëshat sllavë, të cilët e forcuan dhunën, zbatonin

Salih Salihu

142

Page 145: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Memorandumet e Çubrilloviqit dhe të Akademisë serbe dukendërmarrë fushata të ndryshme antishqiptare.

Duhet të vëmë në dukje, se pas demonstratave të vitit1968 në Kosovë e në Tetovë, në strukturat udhëheqëse par -tiake të federatës së atëhershme jugosllave, u alarmuaçështja e përdorimit të flamurit të kombësive. Disa republika, si Kroacia e Sllovenia, në mënyrë permanente që nga Lufta eDytë Botërore, në territoret e përziera nacionale, krahasflamurit jugosllav e atë republikan mundësonin për doriminedhe të flamujve të grupeve etnike (ital ian, gjerman,hungarez etj), ndërsa R. Maqedonisë, R Serbisë dhe R. Malittë Zi, jo që nuk lejonin, por madje ata i dënonin penalisht tëgjithë ata që tentonin ta ngrenë flamurin e tyre nacional. Kjomë së miri u dëshmua me rastin e demonstratave tësipërpërmendura, sidomos të atyre në Tetovë, ku pushtetikomunist maqedonas, përdori dhunë dhe ter ror të paparëndaj shqiptarëve.

Për rrjedhojë, KQ i LKJ, përkatësisht Komisioni përmarrëdhënie ndërnacionale i KQ LKJ, gjatë vitit 1969, formoinjë grup pune, i cili pati për detyrë të hartojë një projekt ideorpër përdorimin le gal e të barabartë të flamujve të kombësive.Një nismë e tillë u mor edhe në organizatën e LidhjesSocialiste. Së shpejti, përkatësisht në tetor të vitit 1969, grupi i punës hartoi qëndrimin e LKJ ndaj përdorimit të flamujve tëkombësive. Në të fillimisht thuhej se, gjatë punës “ështëshprehur bindja se nuk ka as pengesë juridiko-kushtetuese eas ideo-politike për përdorimin e barabartë të flamurit tëkombësisë në territoret e përziera nacionale. Aq më tepërmendohet se rregullimi edhe i këtij aspekti të barazisë sëkombësive vetëm se e përforcon besimin dhe padyshimkontribuon në përforcimin e unitetit të mbarë bashkësisësonë.” Në vazhdim, projekti vinte në dukje dallimet midis

NGJARJE DHE DËSHMI

143

Page 146: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

republikave e krahinave, të cilat shpreheshin në“implementimin praktik” në radhë të parë “se cili ka të drejtë,përkatësisht obligim ta përdor flamurin e kombësive nëterritoret e përziera nacionale, në cilat raste e momente,pastaj për pamjen e flamurit të kombësive etj.” Nisur nga kjo,në projekt jepej qëndrimi përfundimtar i LKJ në të cilinshprehimisht thuhej: “Duke e vazhduar politikën konsekuente për zgjidhje të vërtetë e të vazhdueshme të pozitës sëkombësive në shoqërinë tonë socialiste, Lidhja komuniste eJugosllavisë vë në pah rëndësinë e përdorimit të lirë tëflamurit të kombësive. Lidhja këtë e bën me bindje sepërdorimi i lirë dhe i barabartë të flamurit të kombësive ështënjë ndër shprehjet e jashtme më të dukshme të afirmimit dhetë shprehjes së lirë të individit dhe të përfaqësuesve tëkombësive.”20 Projekti ideor si i tillë u dorëzohet për shqyrtimkomisioneve përkatëse republikane e krahinore. Nëmbledhjen e mbajtur me 4 dhjetor 1969, Komisioni i KQ të LKtë LK të Maqedonisë për marrëdhënie midis republikave,kombeve e kombësive, pasi e shqyrtoi projektin ideor, tënjëjtin e pranoi, me disa vërejtje, që në shikim të parëdukeshin si të parëndësishme, por në esencë të njëjtatpreknin në thelbin e projektit. Kështu sipas tyre, duhej tëdefinohej, “se cili territor të konsiderohet si territor i përziernacional” si dhe të hiqet termi “obligues” dhe në vend të tij tëfigurojë termi “ e drejtë”. Thënë ndryshe, drejtuesit komu nist maqedonas, kërkonin që flamuri i kombësive, përkatësishtshqiptar, të përdoret në ato komuna ku shumica e popullsisëjanë shqiptare, ndërsa të mos jetë obliguese por vetëm si edrejtë.21

Salih Salihu

144

20 DARM.1.427.231.22/268-27221 DARM.1.427. 231.20/256-265

Page 147: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Çështja e përdorimit të flamurit shqiptar në Maqedoni,pas shumë përplasjeve e mosmarrëveshjeve midis drejtuesvekomunist të federatës e republikës, u vendos nëpërmjet Ligjitpër përdorimin e flamurit të kombësive” i aprovuar në vitin1973 nga Kuvendi i atëhershëm “Popullor” të RS tëMaqedonisë. Ajo çka është me rëndësi për t’u thënë në këtëpunim, është fakti se i njëjti ishte i disfavorshëm për shqip -tarët, sepse në të ishin futur elementet e sipërpërmendura,pra i njëjti nuk i obligonte institucionet shtetërore e komunale,që krahas flamurit federativ e atë republikan ta përdorin edheflamurin kombëtar shqiptar. Për rrjedhojë, flamuri shqiptar në RS të Maqedonisë, u përdor vetëm në komunat: Tetovë,Gostivar e Dibër, edhe atë në ato institucione ku bartës të tyreishin shqiptarë. Në anën tjetër, kjo e drejtë nuk ju dhashqiptarëve që jetonin jashtë këtyre territoreve si në:Kërçovë, Strugë, Shkup, Kumanovë etj.22

Në shumë raste të festave shtetërore, nëpër shumëinstitucione të komunave të Tetovës, Gostivarit e Dibrës,flamuri i jonë mungonte dhe kjo shumë i irritonte shqiptarët,andaj në shenjë të pakënaqësisë flamurin shqiptarët nuk evendosnin në lokalet dhe dyqanet e tyre pri vate, pasi nukdonin ta nënçmonin flamurin dhe insistonin që flamuri tëvalojë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, si dhenë mbarë komunat ku jetojnë shqiptarët.

Pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, gjendja epërgjithshme politike e shqiptarëve në Maqedoni u për -keqësua dukshëm. Autoritetet e atëhershme komunistemaqe donase, duke u thirrur në emër të “përmbysjes së ele -men teve armiqësore, nacionaliste e irredentiste shqip -taromadhe”, ndërmorën një sërë masash politike e represive

NGJARJE DHE DËSHMI

14522 DARM.1.427.231.52/612-622

Page 148: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

antishqiptare. Lufta e tyre, së pari filloi ndaj arsimit shqiptar,gjatë së cilës u mbyllën thuajse të gjitha shkollat e mesme, kumësimi zhvillohej në gjuhën shqipe, ndërsa në vend të tyre ukrijuan të ashtuquajtura “paralele të përziera” në të cilatvendoseshin 4-5 nxënës maqedonas, ndërsa mësimi zhvi llohejnë gjuhën maqedonase. Veç kësaj, një numër i madh ipedagogëve shqiptarë u përjashtuan nga puna, shumica ngaata edhe u burgosën, pastaj u ndryshua në tërësi plan- programi mësimor si për shkollimin fillor ashtu edhe për atë tëmesëm, ku në tërësi u shpallën si të pavlefshme të gjithatekstet shkollore në të cilat kultivohej kultura dhe historia ekombit shqiptar, si dhe dolën jashtë përdorimit literaturashqiptare që botohej jo vetëm në Shqipëri por madje edhe nëKosovë.

Po ashtu pushteti nëpërmjet ligjit, ndaloi që një familjeshqiptare të ketë më shumë se tre fëmijë, përkatësisht fëmija e katërt e të tjerët me radhë, nuk e gëzonin të drejtën embrojtjes shëndetësore, shtesën fëmijërore, shkollimin papagesë e të drejta tjera, të aspektit so cial. Njëkohësisht,nëpërmjet ligjit, shqiptarëve ju ndalua e drejta e pagëzimit tëlirë të fëmijëve, pa u konsultuar paraprakisht me organetshtetërore. Kështu, sipas ligjit, një familje shqiptare kishte tëdrejtë ta pagëzoj fëmijën e tij të posa lindur me emra arab,mirëpo assesi me emra burimor shqiptar si: Liridon apoLiridona, Alban apo Albana, Kastriot, Fisnik etj.

Këtyre vendimeve diskriminuese u paraprinë shumëemisione radiotelevizive dhe shumë artikuj në gazeta qëparaqitnin rrezikun e trilluar nga nataliteti i shqiptarëve.Dhunë e veçantë u ushtrua edhe mbi dasmorët dhe kën -gëtarët që këndonin këngë patriotike, që unë po e përmendinjë rast, ku dasmorët e një dasme në fshatin Strimnicë, umorën në përgjegjësi dhe disa u përjashtuan nga LK, për shkak

Salih Salihu

146

Page 149: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

se me kënaqësi kishin dëgjuar këngë atdhetare e burimoreshqiptare dhe se nuk kishin reaguar. Njëkohësisht, edhekëngëtaret Shkurte Fejza, Shyhrete Beluli, u morën nëpërgjegjësi dhe u dënuan për shkak se kishin kënduar këngët:“Hajredin Pa sha”, “Elbasan i bukur”, “Skënderbeu” etj., dhepastaj u depërtuan nga Maqedonia dhe për disa vjet ju ndaluatë vinin dhe të qëndronin në Maqedoni.

I ashtuquajturi “pushtet vetëqeverisës so cial ist” maqe -donas, solli edhe një sërë vendimesh tjera, që drejt përsëdrejtipreknin në lirinë qytetare e kombëtare të shqiptarëve, si ven -dimi për rrënimin e mureve të oborreve nëpër vendbanimetshqiptare dhe të hapën dritare në dyert e hyrjes me arsyetimse duhet të bëhet e dukshme lëvizja dhe veprimet e famil -jarëve të çdo shtëpie e të pengohet veprimtaria e tyrearmiqësore.

Gjatë rrënimit të mureve në një shtëpi shqiptare tëfshatit Haraçinë të Shkupit, ra viktimë i zoti i shtëpisë NuredinNuredini, duke e mbrojtur murin me gjoks... Policia e rrëzoimurin dhe ai vdiq në gërmadhat e murit të shtëpisë.

Për të shtuar dhunën dhe terrorin ndaj shqiptarëve,pushteti shfrytëzonte çdo katastrofë natyrore qoftë vërshimeapo tërmete ose ngjarje tjera dhe kështu i shfrytëzoi edhedemonstratat revolucionare e atdhetare në Tetovë të vitit1968 dhe ato në Kosovë të vitit 1981.

NGJARJE DHE DËSHMI

147

Page 150: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

2. Shtypja në rrethana të reja në Maqedoni

Viti 1989 shënoi ngjarjen më të madhe në Lindjenevropiane, duke përfshirë pjesën më të madhe të Ballkanit. Upërmbys rendi i socializmit diktatorial dhe u rivendos sistemidemokratik, duke i përfshirë edhe republikat e atëhershme tëFederatës jugosllave.

Ky sistem në hapësirën tonë filloi me pluralizmin politikdhe me demagogjinë propaganduese se edhe shqiptarët do të gëzojnë të drejta të barabarta me sllavët. Pro pa ganda qeshumë e fuqishme veçanërisht në Maqedoni. Që ditët e paratë kësaj atmosfere unë vizitova Tetovën disa herë. Te njerëzitu përhap një entuziazëm i madh, duke menduar se koha eshtypjes dhe e diskriminimit të shqiptarëve mori fund, seshqiptarët formojnë partitë e veta politike, se do të votojnëpër kandidatët që dëshirojnë vetë e jo për ata që u imponohetnga lartë, se nuk do të ketë burgosje, gjykime dhe dënime tërënda për shqiptarët.

Në fillim rezervohesha të flas edhe pse isha i bindur senuk do të ndodh asnjë befasi në fa vor të shqiptarëve. Jo vetëm që nuk mund t’i harroja ato që m’i kishin thënë gjatëhetimeve, por disa veprime politike të politikanëve sllavë nukpremtonin asgjë në fa vor të shqiptarëve. Në Shkup pushtetinkryesisht e morën forca të kombinuara nga politikanë të vjetër dhe atyre që për herë të parë u futën në politikë. Përshtypja eparë që më ngeli nga politikanët e ri që erdhën në skenënpolitike në Maqedoni ishte jo vetëm përsëritja e qëndrimit tëvjetër ndaj shqiptarëve, por një politike më agresive dhe mëbrutale. Politikanët e ri pa akuzuar të vjetrit për punën qëkishin bërë kundër shqiptarëve, filluan me kërcënime të reja.

Salih Salihu

148

Page 151: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Nëpër mitingje gjatë fushatës zgjedhore, të zgjedhjeve të para në 1990, nga partitë nacionaliste maqedonase si VMRO,MAAK, Partia Popullore e Maqedonisë etj, u dëgjuankërcënime dhe fyerje të rënda si nga politikanët ashtu edhenga masa e përgjithshme maqedonase. Kërcënimet shkuanderi në atë shkallë saqë u kërkua edhe u premtua “furra gazipër shqip tarët”, “shfarosja e shqiptarëve”, “dëbimi jashtëMaqe do nisë” etj. Ende më ka ngelë e freskët, fushata para -zgjedhore e vitit 1994, kur kandidati për pres i dent i VMRO- DPMNE-së, Lubisha Georgievski, në fjalimet e tij të shumta sinë Shkup, Tetovë, Gostivar e nëpër qendra tjera shqiptare,duke e kërkuar votën e maqedonasve u premtonte se në “rastse fiton dhe bëhet kryetar republike, shqiponjës shqiptare dot’ia pret krahët dhe do ta pamundësoj të fluturoje”. Kyshovinist sllav, i cili me profesion është regjisor, më shumë se6 vjet ka punuar me honorar si regjisor i dramave shqipe nëshumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, gjatë së cilëska marr shpërblime për shfaqet më të suksesshme e që kaqenë mundi dhe aftësia e lartë krijuese të autorëve shqip tarëkundër të cilëve shprehu mllefin më të madh shovinistantishqiptar.

Në anën tjetër, regjimi i Millosheviqit e okupoi Kosovën e shfuqizoi Kushtetutën e vitit 1974. Të njëjtin veprim e bëriedhe i ashtuquajturi “pushteti demokratik” maqedonas. SipasKushtetutës së re maqedonase të aprovuar në vitin 1991,shqiptarët në Maqedoni të cilët me Kushte tutën e vitit 1974ishin el e ment konstituiv, u degraduan në pakicë nacionale.

Në këtë kohë, unë bisedoja me njerëzit e mi më të afërt,rreth këtyre kërcënimeve, polemizoja me ta, mundohesha t’ibindi se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se nuk do të ndryshojë nëfavorin tonë. Por e tërë biseda ishte e kotë. Ishin të paktë ataqë në një farë mënyre pajtoheshin me idetë dhe mendimet e

NGJARJE DHE DËSHMI

149

Page 152: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

mia. Shumica e shqiptarëve në Maqedoni, nuk mund ta kup -tonin situatën se ajo është e njëjtë si në kohën e socializmit,madje unë i paralajmëroja ata se mund të bëhet edhe më keq.Diskriminimi i shqiptarëve nuk është vetëm produkt isocializmit, sepse këto treva fillimisht u pushtuan nga klikahegjemoniste, që në atë kohë serbomëdhenjtë të njëjtat iquanin si treva të “Serbisë Jugore”. Më vonë, përkatësisht, nëmbarim të Luftës së Dytë Botërore, falë ndihmës së brigadavekomuniste shqiptare, të cilat me kërkesë të Titos, nga jugu iShqipërisë u vendosën në këtë pjesë shqiptare, me qëllim siçtheksohet në dokumentet e dala nga Shtabi i Përgjithshëm iLNÇSH-së: “përmbysjes së reaksionit shqiptaromadh”, të njëj -tat u ripushtuan nga forcat ushtarake komuniste jugosllave. Këto që sot quhen maqedonas, në fakt janë ose serbe osebullgarë, por ja se politika e ditës e kërkon që mos të quhenashtu. Këta janë sllavë dhe nuk janë një gjak me ne, prandajnga këto njerëz që qeverisin sot dhe që do të qeverisin edhemë vonë këto vende do të ndjekin të njëjtën politikëdiskriminuese ndaj shqiptarëve.

Gjatë viteve para nëntëdhjetave unë hasa më shumë nënjerëz që kishin iluzione se sa në të tillë që e kuptonin realishtpolitikën pansllaviste të Maqedonisë. Por ngjarjet që do tëndodhin më vonë do të provojnë pikëpamjet e mia. Terrori nëpazarin e vjetër të Shkupit i njohur si “Bit Pazar”, pastaj ai nëLadorisht, në Tetovë me rastin e themelimit të Universitetit(1994), në Gostivar më 1997 për flamurin, në fshatin Sellcë përmbrojtjen e flamurit kombëtar e gjetiu, do t’ë ndikojë tenjerëzit që të kuptojnë më mirë situatën politike. Pas terrorittë vitit 1968 në Tetovë nuk kishin ndodhur represalie brutalesiç do të ndodhin gjatë viteve të nëntëdhjeta në shumë qytete të Maqedonisë. Të gjitha këto represalie do të kenë efekt nëluhatjen e vetëdijes, por jo edhe në vetëdijesimin e strukturës

Salih Salihu

150

Page 153: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

së atëhershme politike shqiptare, se kanë punë me një armiktë përhershëm, të papërmirësueshëm dhe të përbetuar, dhu -nën dhe terrorin që e zbatonin serbët e bënin edhemaqedonasit.

Kjo ishte njëra anë e medaljes. Ana tjetër përbënin tëashtuquajturat parti politike shqiptare. Për këtë prob lem duatë bëj fjalë disi më shumë, sepse ata mbajnë përgjegjësinë mëtë madhe për të gjitha gjërat antishqiptare që kanë ndodhurgjatë periudhës postkomuniste dhe për gjithçka që ndodhedhe sot. Në kohën e socializmit shumë të rinj shqiptar sy -nonin dhunës t’i përgjigjen me dhunë, duke formuar orga -nizata ilegale për veprimtari politike. Gjatë tërë asaj periudheka ekzistuar një lëvizje e përgjithshme nga organizata të ndry -shme që përpiqeshin të bëjnë diçka për çlirimin nga pushtimisllav. Por asgjë serioze nuk u bë nga ta. Pushteti ishte shumë iinformuar, zbuloheshin edhe dënoheshin deri më 20 vjetburg.

Siç u tha mësipërm, në fillim të viteve 90-ta të shekullittë kaluar, në trevat shqiptare nën Jugosllavi, u formuan disaparti politike, katër prej tyre si më të mëdha: Lidhja Demo -kratike e Kosovës që vepronte në hapësirën e ngushtë tëKosovës, Partia për Prosperitet Demokratik - vepronte nëtrevat shqiptare nën Maqedoni, Partia për Veprim Demo kratik - në Luginën e Preshevës, përkatësisht në Kosovën Lindore dheLidhja Demokratike e Shqiptarëve në Mal të Zi, e cila veprontenë trevat shqiptare nën Mal të Zi) e mbanin e tërëpërgjegjësinë politike e kombëtare. Duhet të vihet në dukjese, partitë politike shqiptare u regjistruan nga ana e gjykatavetë atëhershme komuniste, me çka lë të kuptosh se statuti dheprogrami politik i tyre nuk u garantonte shqip tarëvepërmirësimin e pozitës së tyre politike e kombëtare, sepseprogrami dhe statuti i partive shqiptare nuk mund të shkonte

NGJARJE DHE DËSHMI

151

Page 154: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

jashtë dispozitave që i ofronin kushtetutat dhe ligjet e atë -hershme republikane dhe ajo federative. Thënë troç, pro -grami dhe statuti i PPD, në thelb ishte përafërsisht i njëjtë meprogramet e statutet e partive politike maqedonase. Madje,një ndër kushtet për regjistrimin e një partie politike shqiptare në Maqedoni, ishte edhe ajo se grupi nismëtarë nuk mund tëjetë njënacional, përkatësisht i pastër shqiptar por në të duhet të ketë edhe nga radhët e nacionaliteteve tjera. Si rezultat ikësaj, në kryesinë e atëhershme të PPD-së, figuronte edhe njëmaqedonas, madje i njëjti mbante postin e nënkryetarit tëpartisë.

Një çështje që është me interes të thuhet në këtëpunim, është ajo se në kuadër të partive politike shqiptare, uformua këshilli koordinues, i cili së shpejti doli me një plat -formë të përbashkët, e cila përfshinte tre pika, përkatësishtopsione, edhe atë: 1). Në rast se federata jugosllave, ngelë si etërësishme, partitë politike shqiptare do të angazhohen qëKosova të merr statusin e Republikës së shtatë, ndërsashqiptarët nga Maqedonia, Ser bia e Mali i Zi të fitojnë statusinshtetformues; 2) Nëse nga federata e Jugosllavisë, shkëputetndonjë republikë, atëherë partitë politike shqiptare do tëangazhohen që territoret shqiptare nga Maqedonia, Ser bia eMali i Zi ti bashkohen Republikës së Kosovës, në kuadër tëFederatës apo Konfederatës jugosllave; dhe 3) Nëse Jugo -sllavia shkatërrohet, atëherë shqiptarët do të angazhohen përbashkimin e trevave shqiptare dhe për krijimin e ShqipërisëEtnike.

Kjo platformë, ngeli vetëm në letër, sepse siç dihet, sëshpejti u shkatërrua federata e atëhershme jugosllave, ku tëgjitha republikat e atëhershme fituan pavarësinë e tyre, ndër -sa trevat shqiptare u copëtuan në katër pjesë. Në ato rre -thana, PPD-ja si parti më e madhe si dhe Partia Demokratike

Salih Salihu

152

Page 155: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Popullore, e cila përfshinte një elektorat tepër të kufizuar, nuk ndërmorën asnjë hap, që të orientonte drejtë realizimit tëplatformës së sipërpërmendur. Përkundrazi, ata në tërësi utërhoqën nga ajo, madje, as që hartuan një stra tegji tjetër tëpërbashkët, e cila do ta kushtëzonte pavarësinë eMaqedonisë me kërkesa të qarta dhe të prera për pozitënpolitike të shqiptarëve, për çka do të njoftoheshin edhe insti -tucionet ndërkombëtare se shqiptarët nuk do t’i bashkë -ngjiten shtetit të porsa formuar të Maqedonisë, para se tëeliminohej dominimi sllav ndaj shqiptarëve. Në radhë të parë,shqiptarëve duhej t’u garantohej ndryshimi i Kushtetutës dhetë ligjeve diskriminuese e antishqiptare. Me instrumente tësigurta të përcaktohej qartë se shtetin e Maqedonisë e për -bëjnë dy etnitete të barabarta, maqedonasit dhe shqiptarët,të krijohet parlament dy dhomash, pra shteti i ri i Maqedonisëtë funksionoj nëpërmjet një demokracie konsesuale, me tëdrejta të barabarta në simbole, gjuhë, pjesëmarrje pro por -cionale në administratën shtetërore sipas numrit të etnitetitmaqedonas dhe shqiptar, respektivisht në të gjitha insti tu -cionet shtetërore, publike, ushtarake- poli core, në shëndetësi, arsim, shkencë, kulturë dhe kjo platformë duhej të jetë epërbashkët për të dy partitë e atëhershme shqiptare.

Duhet të vihet në pah, se për kryetarin e Partisë përProsperitet Demokratik, nuk mund të flitej keq, meqë kishteqenë një arsimtar i mirë, por pa ndonjë përvojë të duhurpolitike. Ai mendonte mirë por nuk kishte kapacitet për tëvepruar, sepse pushteti maqedonas, kishte arritur të instalojëbrenda strukturës më të lartë partiake, elementet e tyre, meçka në tërësi e kontrollonte veprimtarinë politike e strategjiketë sajë. Këto elemente, erdhën në shprehje gjatë zgjedhjevetë para shumëpartiake në Maqedoni, që u mbajtën në tetor tëvitit 1990. Në këtë kohë, nga disa qarqe antishqiptare, u

NGJARJE DHE DËSHMI

153

Page 156: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

përhap ideja se “në këto zgjedhje PPD-ja, elektoratit shqiptarduhet ti ofroj njerëz me përvojë politike” dhe se gjoja përinteresa më të gjëra strategjike kombëtare: “në listën përdeputetë të PPD-së, nuk duhet të përfshihet Kryesia Qendrore e saj”, përfshi këtu edhe Kryetarin e atëhershëm NevzatHalilin. Për rrjedhojë, në këto zgjedhje numri më i madh ideputetëve të zgjedhur shqiptarë nga gjithsej 23 (17 të PPD, 5të koalicionit PPD-PDP dhe 1 i PDP), i takonin shkollëskomuniste maqedonase-jugosllave, madje një pjesë e tyrederi para zgjedhjeve mbanin poste të rëndësishme politike eekzekutive. Kjo garniturë, së shpejti krijoi rrjetin e vetë,brenda strukturës partiake me çka për fundimisht u shuan tëgjitha kërkesat e subjektit të atëhershëm politik shqiptar, përtë cilat opinioni më i gjerë maqedonas, me të madhe eakuzonte PPD-në.

Në këto rrethana, një grup anëtarësh të kësaj partieformuan një fraksion, dhe u ndanë nga kjo parti dhe formuanPartinë Demokratike Shqiptare. Tashti në skenën politikeshqiptare në Maqedoni, vepronin dy parti shqiptare, ajo ePPD-së dhe e PDSH-së. Deri në vitin 1998, në pushtet merrtepjesë PPD-ja, e cila jo që nuk arriti ta avancojë çështjen shqip -tare, por, përkundrazi, gjatë qeverisjes së saj (1994-1998),pushtetarët e atëhershëm maqedonas ndër morën shumëaksione të rrepta policore, si ajo e dhjetorit të vitit 1994, kurmijëra policë të armatosur deri në dhëmbë, brutalisht esulmuan selinë e Universitetit shqiptar në Tetovë, ku siç dihetkrahas arrestimeve, dhunës dhe terrorit pati edhe të vrarë(Abdylselam Emini është dëshmori i parë në mbrojtje tëUniversitetit të Tetovës). I njëjtë pushtet, në korrik të vitit1997, me forca edhe më të mëdha policore pushtoiGostivarin, vetëm e vetëm se kryetari i atëhershëm i këtijqyteti Rufi Osmani, në shtyllën para objektit të komunës

Salih Salihu

154

Page 157: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

kishte vendosur flamurin kombëtar shqiptar. Gjatë aksionit që zgjati disa orë, policia maqedonase vrau tre shqiptarë, plagosidhjetëra të tjerë të cilët kishin dalë në mbrojtje të flamurit tëtyre kombëtar. Veç kësaj, këta forca në mënyrë të pakon -trolluar demoluan, plaçkitën të gjitha lokalet shqiptare nëkëtë qytet, si dhe arrestuan qindra shqiptarë jo vetëm ngaGostivari por edhe nga viset tjera shqiptare, në mesin e tyreedhe kryetarët e komunave të Gostivarit e të Tetovës, RufiOsmanin dhe Alajdin Demirin dhe dy kryesuesit e këshillavekomunale të komunave të përmendura më sipër.

Me ndryshimin e pushtetit, që ndodhi në vjeshtën e vitit1998, u duk se për shqiptarët do të vijnë ditë më të mira. Këtëshpresë e nxitën drejtuesit e PDSH-së, të cilët para opinionitshqiptar përhapën lajmin se kjo parti futet në qeverinë e re tëMaqedonisë, me një platformë të qartë politike. Ata upremtuan shqiptarëve se brenda katër viteve, në tërësi do tërealizohen pesë pikat më të rëndësishme të platformës edheatë: 1) Lirimi pa kusht i të burgosurve politik shqiptarë; 2)decentralizimi i pushtetit lokal; 3) lega lizimi i Universitetit tëTetovës; 4) përfshirja proporcionale e shqiptarëve nëadministratën shtetërore e publike të Maqe donisë, dhe 5)ndryshimi i Kushtetutës, me çka shqiptarët krahas popullitmaqedonas do të jenë el e ment shtetformues.

Në fillim u ndien disa avancime të shqiptarëve, sidomosnë administratën shtetërore e atë publike, ku u rrit dukshëmnumri i nëpunësve shqiptarë, jo vetëm në mënyrë kuan -titative, por edhe kualitative, sepse krahas punësimeve tërëndomta pati edhe emërime të shumta nëpër institucionetshtetërore. Veç kësaj së shpejti u liruan të burgosurit politikshqiptarë, mirëpo ky lirim nuk u realizua ashtu siç patënpremtuar drejtuesit e partisë shqiptare, por vetëm nëpërmjetdekretit të Kryetarit të shtetit me të cilin u amnistuan nga

NGJARJE DHE DËSHMI

155

Page 158: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

“faji”, dy kryetarët e komunave më të mëdha shqiptare dhe dy kryesuesit e këshillave komunale, të cilët siç u tha më sipërqenë burgosur në vitin 1997, me rastin e intervenimit policornë Gostivar, që në historiografinë shqiptare njihet si sulmimaqedonas kundër flamurit kombëtar shqiptar.

Në vitin 2000, drejtuesit e PDSH-së, u tërhoqën nga dypikat më të rëndësishme të platformës së tyre: legalizimin eUniversitetit dhe ndryshimin e Kushtetutës. Sa i përket pikëssë parë, drejtuesit e PDSH-së, dolën me një qëndrim alter -nativ, që në fakt shqiptarëve nuk u ofronte ndonjë zgjidhje tëqëndrueshme, kur ishte në pyetje çështja e arsimit su pe riornë gjuhën shqipe, sepse në vend të legalizimit të universitetitekzistues në Tetovë, e mbështetën themelimin e një uni -versiteti të ri privat po në Tetovë (UEJL), i cili për një kohë tëcaktuar do të mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian. Kjo ide e re, shkaktoi pakënaqësi të madhe te popullsia shqip -tare, e cila nuk ishte kundër themelimit të ndonjë universitetit privat në gjuhën shqipe, por kërkonte me këmbëngulësi qëUniversiteti i Tetovës, të legalizohet si universitet i tretë shte -tëror në Maqedoni. Në qershor të vitit 2000, Parlamenti iMaqedonisë, me shumicë votash bëri ndryshimin e Ligjit përarsim të Lartë, me çka u mundësua themelimi i universitetevepri vate në Maqedoni. Për rrjedhojë në fillim të vitit 2001, nëTetovë zyrtarisht u hap Universiteti privat i “Evropës Jug -lindore”, që ndryshe njihet si ‘Universiteti i Shtulit’. Hapja ekëtij universiteti nuk e zgjodhi problemin e arsimit të lartë tëshqiptarëve, përkundrazi, atyre edhe më tej u mohohej edrejta për t’u arsimuar me mjetet e buxhetit të shtetit, që mëse gjysma e tij mbulohej nga paratë e shqiptarëve.

Për dallim nga çështja e legalizimit të Universitetit tëTetovës, drejtuesit e PDSH-së në këtë kohë u përpoqën që nëmënyrë të heshtur të tërhiqen nga kërkesa për ndryshimin e

Salih Salihu

156

Page 159: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Kushtetutës. Ata u munduan të manipulojnë me elektoratinshqiptar, për gjoja të “arriturat e shumta” të shqiptarëve nëMaqedoni brenda një afati kohor prej dy vjetësh, dhe se “përmomentin nuk duhet të insistohet në përshpejtimin e disaçështje të pa zgjidhura nacionale shqiptare në Maqedoni”,sepse kjo mund të “reflektohet negativisht tek elektoratimaqedonas”, përkatësisht “rënien nga qeveria të VMRO-së”dhe kthimin e “Cërvenkovskit dhe të LSDM-së”. E gjithë kjoishte vetëm një tentim për ta mashtruar opinionin, sepsepozita e shqiptarëve realisht nuk kishte ndryshuar shumë ngaajo e para vitit 1998.

Heqja dorë nga kërkesat me peshë nacionale, siç ishinzgjidhja e arsimit su pe rior dhe ndryshimi i Kushtetutës, nxorinë pah një të vërtetë, e cila për një kohë të gjatë qarkullontenëpër disa qendra relevante shqiptare se, shovinizmi maqe -donas nuk është në gjendje të lëshoj pe, kur bëhet fjalë përkërkesat e sipërpërmendura, dhe se të njëjtat mund të zgji -dhen vetëm nëpërmjet organizimit të një kryengritje të arma -tosur. Kjo bindje u përforcua te shqiptarët edhe më shumë, kur Kryetari i atëhershëm i Parlamentit të Maqe donisë, StojanAndov, haptas para deputetëve shqiptarë deklaroi se “këtokërkesa të shqiptarëve fitohen vetëm me luftë të armatosur ejo me mjete politike.”

NGJARJE DHE DËSHMI

157

Page 160: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 161: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

PJESA E GJASHTË

USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE DHELUFTA E ARMATOSUR E SHQIPTARËVE NË

MAQEDONI NË VITIN 2001

Page 162: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 163: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE DHE LUFTA EARMATOSUR E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI NË

VITIN 2001

1. Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK)

Në mbarim të vitit 2000 Maqedoninë e kaploi krizaqeve ritare, të cilën e shkaktoi Vasil Tupurkovski dhe partia etij Alternativa Demokratike (AD). Tupurkovski i pakënaqur mepartnerët e koalicionit të atëhershëm VMRO-DPMNE dhePDSH, vendosi të dalë nga qeveria, me çka qeveria e Geor -gievskit e humbi shumicën në Parlament. Në rrethana të tilla,në çdo shtet demokratik shpallen zgjedhje të para kohshme,mirëpo një gjë e tillë në Maqedoni nuk ndodhi. Partia nacio -naliste maqedonase VMRO-DPMNE, në bashkëpunim tëngushtë me PDSH-në, të vetëdijshëm se me zgjedhjet eparakohshme do të pësojnë disfatë të thellë, zhvilluan njëaktivitet të dendur me disa parti të vogla maqedonase, meqëllim të krijimit të një shumice të re parlamentare. Si rezul -tat, ata arritën marrëveshje për bashkëqeverisje me PartinëLiberale të Stojan Andovit, e cila në atë kohë në radhët e vetapati vetëm tre deputetë.

Largimi i Tupurkovskit nga koalicioni qeveritar dheardhja e Andovit, nuk siguronte shumicë parlamentare, aq mëtepër kur më herët nga VMRO-DPMNE ishin larguar gjashtëdeputetë, ndërsa një gjë e tillë ndodhi edhe në PDSH, ngaradhët e së cilës u larguan dy deputet. Duhet të vëmë nëdukje, se kriza qeveritare u shkaktua për shkak të aferave tëshumta korruptive të qeverisë Georgievski (privatizimi iRafinerisë, Telekomunikacionit etj.). Në fakt një krizë e tillë u

161

Page 164: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

sinjalizua që në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999, kurkoalicioni qeveritar maqedonas VMRO-DPMNE dhe AD, nëkëto zgjedhje doli e përçarë (VMRO-DPMNE me BorisTrajkovskin, AD me Vasil Tupurkovskin). Siç dihet, falë votaveshqiptare (rreth 290.000) në raundin e dytë zgjedhor, përkryetar shteti u zgjodh kandidati i VMRO-DPMNE-së, BorisTrajkovski, i cili me një diferencë të ngushtë arriti ta fitojëkandidatin e opozitës maqedonase Tito Petkovski.

Humbja e shumicës parlamentare në njërën anë, si dhepozita politike gjithnjë e më e dobët e VMRO-DPMNE-së, krijoimundësi reale që faktori politik shqiptar (PDSH, PPD), takushtëzojë themelimin e qeverisë së dytë të Georgievskit, mekërkesat e kamotshme të shqiptarëve, në radhë të parë melegalizimin e Universitetit të Tetovës dhe me ndryshimin eKushtetutës së vitit 1991, me të cilin ndryshim shqiptarët do tëshpalleshin el e ment konstituiv të shtetit, me të gjitha tëdrejtat që i gëzonin maqedonasit. Mirëpo, për fat të keq njëgjë e tillë nuk ndodhi, nga shkaku se faktori politik shqiptar nëvend të kërkesave nacionale, preferuan ta kushtëzojnëGjeorgievskin me kërkesa individuale, të cilat kryesisht kishintë bëjnë me përfitime të majme materiale të disa deputetëvetë PPD. Për rrjedhojë, në dhjetor të vitit 2000, Parlamenti i Rsë Maqedonisë me mbi 70 vota pro, në mesin e tyre edheshumica e deputetëve të PPD, zgjodhi koalicionin e rijqeveritar VMRO-PDSH-PL, përkundër faktit se ky koalicionnumëronte vetëm 57 deputet nga gjithsej 120 sa numëronteParlamenti i Maqedonisë.

Në rrethana kur drejtuesit më të lartë të PDSH-së ishinfutur thellë në korrupsion, kur një dukuri e tillë ndodhi edhenë radhët e deputetëve të PPD-së, ishte mëse e qartë sekërkesat e shqiptarëve nuk mund të realizohen me mjetepaqësore. Atëherë në sipërfaqe doli opsioni i një kryengritje të

Salih Salihu

162

Page 165: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

përgjithshme shqiptare, si alternativë e vetme për realizimin e të drejtave politike e kombëtare në Maqedoni, të cilat ishinnëpërkëmbur që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore.Sinjalet e para u dhanë kah mesi i muajt janar të vitit 2001, kuropinioni i gjerë në Maqedoni e jashtë saj u njoftua përgranatimin e stacionit policor në Tearcë të Tetovës. Njoftimete para të Ministrisë së Punëve të Brendshme maqedonase,bënin të ditur se i njëjti është kryer nga disa “grupe kriminele”, mirëpo kjo së shpejti u demantua nga Shtabi i Përgjithshëm iUshtrisë Çlirimtare Kombëtare (më tej UÇK), e cila nëpërmjetnjë komunikate vinte në dukje se sulmi në stacionin e policisëmaqedonase është kryer nga njësitë e saja të specializuaraushtarake.

Dalja në skenë e UÇK-së, e nxiti rininë shqiptare,sidomos studentët e Universitetit të Tetovës, të cilët nëmënyrë masive u rreshtuan në radhët e saj, të gatshëm për tëluftuar kundër diskriminimit që bëhej në kontinuitet paspavarësisë së Maqedonisë, nisur nga Kushtetuta e vitit 1991për të vazhduar me ligjet tjera diskriminuese e mbi të gjithaantishqiptare. Luftimet e para midis forcave të armatosura tëUÇK-së dhe forcave ushtarako-policore maqedonase, uzhvilluan me 16 shkurt 2001, në fshatin Tanushë të Malësisësë Shkupit.

Duhet të vëmë në pah se drejtuesit politik dhe ushtaraktë UÇK-së, Tanushën e kishin përcaktuar si vend strategjikushtarak. Për këtë qëllim Shtabi i Përgjithshëm në dhjetor tëvitit 2001, dërgoi disa oficerë, të cilëve së shpejti iu bashkuannjë numër i konsiderueshëm i ushtarëve. Nuk vonoi shumë,Tanusha u shpall zonë e lirë e UÇK-së, ndërsa forcatpolicore-ushtarake maqedonase qenë detyruar të tërhiqen në një distancë prej pesë kilometra nga kufiri me Kosovën.Përpjekjet e ushtrisë maqedonase për ta rimarrë sërish nën

NGJARJE DHE DËSHMI

163

Page 166: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

kontroll këtë territor ishin të kota, sepse njësitë ushtarake tëUÇK-së, jo vetëm që arritën me sukses t’i përballojnë të gjithabombardimet e saj, por madje ato së shpejti e zgjeruan terri -torin e tyre edhe në fshatrat Brezë dhe Malinë.

Me 14 mars krisi pushka edhe në Kalanë e Tetovës, meçka përfundimisht u përhap lajmi se filloi lufta në Maqe doninë Veriperëndimore. Rinia shqiptare luftonte kundër forcavepush tuese sllavo-maqedonase. Kjo luftë zhvillohej edhepranë fshatit tim Sellcë, ku qëndronin përgjegjësit e Shtabittë UÇK-së. Popullsia shqiptare e pranoi luftën me njëentuziazëm të paparë deri në atë kohë. Luftëra të tillakundër pushtuesve sllavë në këto treva pati edhe më herët,sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore, mirëpo në atë kohëshqiptarët nuk patën mbështetje nga fuqitë e atëhershmebotërore, siç janë sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës dheBashkimi Evropian. Pushkët e ushtarëve të UÇK-së krisnin nga Kalaja e Tetovës, ndërsa forcat armike maqedonase me tërëarsenalin e rëndë ishin vendosur në qytet, nga ku në mënyrëtë pakontrolluar për çdo ditë gjuanin me topa e mitraloz nëdrejtim të vendbanimeve shqiptare duke shkatërruar shumështëpi, objekte afariste edhe strehimoret e bagëtive.

Me zgjatjen e luftimeve për disa muaj Ushtria ÇlirimtareKombëtare depërtoi në thellësi të territoreve të pushtuaraduke i çliruar ato. Shumë herë ndodhi që rruga regjionaleTetovë-Jazhincë të bjerë në duart të ushtrisë sonë, që pas disaorësh me sugjerimin e ndërkombëtarëve ajo dorëzohej sërish, ndërsa ushtarët shqiptarë tërhiqeshin në pozicionet e tyre tëmë hershme. Nga fillimi i muajt maj, fronti i luftës do tëzgjerohet edhe në fshatrat shqiptare të Kumanovës si nëSllupçan, Vaksincë, Orizare, Hotël, Mateç etj. Ushtriamaqedonase, me tërë arsenalin e saj të rëndë, përfshi këtuedhe helikopterët, më se dyzet ditë pandërprerë, u mundua

Salih Salihu

164

Page 167: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

që ta mposhtë UÇK-në, mirëpo përpjekjet ishin të kota, sepseUÇK-ja ngeli e pamposhtur.

Lufta e vitit 2001 e cila filloi, siç u tha më lartë, me 16shkurt në Tanushë të Shkupit, zgjati deri në fillim të gushtit2001, kur në Ohër filluan bisedimet midis përfaqësuesveshqiptarë dhe atyre maqedonas. Maqedonasit u bindën sevazhdimi i luftës do të ishte katastrofë për ekzistencën eMaqedonisë, e cila do të përfundonte së ekzistuari si shtet,andaj pranuan ta nënshkruajnë marrëveshjen paqësore.

Forcat policore ushtarake sllavo-maqedonase pësuanhumbje të mëdha në njerëz dhe armatim. Në duar të UÇK-sëranë edhe shumë tanke dhe automjete të tjera luftarake tëpushtetit si dhe shumë depo ushtarake u dorëzuan në duart eUÇK-së, të cilët pastaj u përdorën për nevojat saja. U çliruanshumë vendbanime shqiptare që nga Tanusha me rrethinëvendbanimet në rrethin e Kumanovës, të Shkupit dhe arritënafër aeroportit të Shkupit, i cili u mbajt i rrethuar për disa javë.U çliruan vendbanimet shqiptare të rrethit të Radushës, rrugae Kufirit Jazhincë – Tetovë, fshatrat e Malësisë së Sharrit ngaKalaja e Tetovës dhe fshatrat rreth e përqark Gostivarit.Aftësia ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ishte nënivel të lartë, mirëpo e kufizuar nga institucionetndërkombëtare.

Luftërat që u zhvilluan nga UÇK në Kosovë dhe nëLuginën e Preshevës kundër okupatorit serb u përkrahën dhe u ndihmuan në mënyra të ndryshme nga shqiptarët eMaqedonisë. Kjo ndikoi pozitivisht te ta për të vlerësuar se kaardhur koha që edhe shqiptarët e këtyre viseve të organizohen dhe me armë në dorë ta ndryshojnë statusin e tyre tënëpërkëmbur, të nënçmuar e mbi të gjithash diskriminues. Pas rrënimit të komunizmit dhe shpalljes së pavarësisë, pozita eshqiptarëve në Maqedoni u keqësua në atë masë sa që i

NGJARJE DHE DËSHMI

165

Page 168: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

humbën edhe ato të drejta të pakta që i kishin fituar meKushtetutën e vitit 1974. Shqiptarët nuk dolën në ref er en dumpër pavarësinë e këtij shteti, ndërsa deputetët e atëhershëmshqiptarë nuk e votuan kushtetutën e re të Maqedonisë, e cilaishte antishqiptare dhe diskriminuese. Përderisa mekushtetutën e vitit 1974 ata ishin el e ment shtetformues, mekëtë të fundit marrin statusin e pakicës kombëtare edhe psedihet se afër 40% e popullsisë së përgjithshme në Maqedoni epërbëjnë shqiptarët.

2. Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe rëndësia e saj

Më 13 gusht 2001 u nënshkrua Marrëveshja Kornizë eOhrit, nga ana e katër partive më të mëdha parlamentare tëMaqedonisë (pozitë dhe opozitë), ndërsa ky dokument morriformën ndërkombëtare pasi i njëjti u nënshkrua edhe ngapërfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së. Kjo Marrëveshje e shpëtoi Maqedoninë, sepse ajo realisht e humbi luftën, prandaj ikërcënohej rreziku i të ekzistuarit si shtet i pavarur. Palashqiptare të njëjtën e pranoi pasi mori garanci të forta nganënshkruesit e marrëveshjes (përfshi këtu edhendërkombëtarët) se e njëjta do të zbatohet në tërësi deri nëvitin 2004, ndërsa dispozitat e saja do të inkorporoheshin nëkushtetutën dhe në ligjet e Maqedonisë, me çkapërfundimisht pozita e shqiptarëve do të jetë e barabartë meatë të maqedonasve. Me nënshkrimin e Marrëveshjes,kërkesat e luftëtarëve shqiptarë u miratuan në tërësi, luftapërfundoi ndërsa UÇK u tërhoq nga fronti i luftës, armatimi udorëzua.

Salih Salihu

166

Page 169: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Menjëherë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, në renddite të Kuvendit të Maqedonisë u radhiten: ndërrime dheplotësime të Kushtetutës së Maqedonisë, e cila duheshte tëharmonizohet me dispozitat e Marrëveshjes së Ohrit. Që nëfillim të seancës së kuvendit filloi debati për preambulën e saj,e cila duhej të përputhet me preambulën e paraparë dhe eshkruar në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Debatin e gjerë e filluan deputetët maqedonas, i cili qe iashpër, duke e kundërshtuar preambulën, e cila shtetin eMaqedonisë e definonte si: “Shtet i qytetarëve që jetojnë nëRepublikën e Maqedonisë”. Ky definicion u pengontemaqedonasve, të cilët insistonin që preambula e paraparë nëdokumentin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, të pësojndryshime, dhe në Kushtetutë të thuhet: “Maqedonia ështështet i kombit maqedonas dhe pjesë e kombeve tjera qëjetojnë në Maqedoni:” Në anën tjetër deputetët shqiptarë ekundërshtonin këtë ndryshim, duke kërkuar që preambula eKushtetutës të përshkruhet ashtu siç është e shkruar nëMarrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Vetëm për preambulën debati zgjati me javë të tëra,gjatë së cilës deputetët maqedonas kërkesën e tyre përndryshimin e përmbajtjes të tekstit të preambulës earsyetonin se ata (maqedonasit) nuk kanë shtet të tyre amë,përveç Maqedonisë, dhe se edhe ashtu kanë prob lem meidentitetin e tyre, të cilin Greqia nuk ua pranon.

Sipas mendimit tim per sonal mendoj se me rastin epërpilimit të preambulës në dispozitat e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përfaqësuesit ndërkombëtarë e kanë pas parasyshqëndrimin e Greqisë, e cila pas shpalljes së pavarësisë sëMaqedonisë, në vazhdimësi e ka kontestuar dhe ende ekonteston emrin e shtetit dhe identitetin e popullitmaqedonas. Prandaj Maqedonia në arenën ndërkombëtare

NGJARJE DHE DËSHMI

167

Page 170: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

nuk njihet me emrin kushtetues të sajë por si “FYROM” (IshRepublika Jugosllave e Maqedonisë -IRJM), me të cilin ështëpranuar në Kombet e Bashkuara, dhe preambula e paraparënë Marrëveshjen Kornizë të Ohrit do të pranohej shumë mëlehtë nga pala greke, me çka Maqedonia nuk do ti përjetontekëto peripeci të padëshiruara. Deputetët maqedonas sëbashku me qeverinë kërkuan ndihmë nga BE dhe SHBA që atatë bëjnë trysni te partitë parlamentare shqiptare, sepse papëlqimin e shqiptarëve nuk pati mundësi të bëhet ndryshimi itekstit të preambulës kushtetuese e paraparë meMarrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Nuk disponoj me informata përse deputetët shqiptarëu pajtuan dhe votuan për ndërrimin dhe plotësimin epreambulës Kushtetuese të paraparë me Marrëveshjen eOhrit, mirëpo për fat të keq ata lejuan ndryshimin edispozitës kryesore dhe me rëndësi të posaçme për kombinshqiptar, për të cilën bijtë dhe bijat më të ndritshme ranëdëshmorë, vetëm e vetëm për të qenë të barabartë, që shteti i Maqedonisë të konsiderohej si shtet i qytetarëve që jetojnë në të. Me ndryshimet e përmendura më sipër shqiptarëtngelën në pozitën e lypësit për të fituar ndonjë të drejtëminimale, aq sa lejon populli i privilegjuar i quajturmaqedonas. Shumë shtete ish komuniste në të cilat jetojnëetnitete të ndryshme në preambulat kushtetuese e tyredefinohet: “shtet qytetarësh”.

Maqedonasit pasi shpëtuan nga lufta, arritën tii për -fitojnë politikanët shqiptarë. Përkundër asaj se nëpreambulën e Kushtetutës është bërë ndryshimi, përmbajtjae saj në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit nuk ka pësuarndryshime. Duke e pasur parasysh se origjinali i këtijdokumenti ruhet te të gjithë nënshkruesit, përfshi këtu edheBE dhe SHBA, mendoj se partitë shqiptare në Parlament duhet

Salih Salihu

168

Page 171: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

të iniciojnë përmirësimin e saj, me çka përfundimishtMaqedonia të shpallet “shtet i qytetarëve që jetojnë në të”,pra shtet multietnik. Kjo është mase e domosdoshme, kur ekemi parasysh se shqiptarët me Kushtetutën e vitit 1974, ishin el e ment konstituiv të shtetit, dhe se një e drejtë e fituar nëasnjë mënyrë nuk mund t’u merret sepse ajo është e garan -tuar me normat ndërkombëtare.

E përsëris edhe njëherë se shqiptarët kanë të drejtë tëkërkojnë që Kuvendi i Maqedonisë ta përmirësojë gabimin sa ipërket preambulës kushtetuese që e njëjta të formalizohetashtu siç e parasheh dokumenti i nënshkruar në Ohër, sepseMarrëveshja Kornizë e Ohrit është e garantuar nga BashkimiEvropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s,andaj ajo ka sta tus dhe mbrojtje juridike ndërkombëtare.

3. Pozita e shqiptarëve pas vitit 2001

Partitë politike shqiptare nuk arritën që me mjete de -mo kratike ta avancojnë pozitën e shqiptarëve, prandaj populli shqiptar u detyrua të formoj Ushtrinë Çlirimtare Kombëtaredhe me armë në dorë ta kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur tëkombit. UÇK-ja kishte përkrahjen jo vetëm të shqiptarëve nëMaqedoni, por nga të gjitha anët të banuara me shqiptarë.

Pas luftës së 2001 janë arritur disa avancime parciale tëstatusit të shqiptarëve dhe është kthyer sadopak dinjiteti inëpër këmbur dhe deri diku është krijuar bindja te maqe do -nasit, se shqiptarët janë faktor shumë i rëndësishëm sta bi li -zues nga i cili varet edhe qëndrueshmëria e shtetit tëMaqe donisë. Partitë shqiptare duhet të veprojnë bashkërishtduke i lënë anash interesat e ngushta partiake e grupore pa

NGJARJE DHE DËSHMI

169

Page 172: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

marrë parasysh se a janë në pozitë apo në opozitë. Qëndrimi ityre karshi qeverisë maqedonase duhet të jetë gjithmonëopozitarë, sepse maqedonasit dhe sllavët në përgjithësi edhemë tej nuk janë të gatshëm të jetojnë bashkë dhe shqiptarët t’ishohin të barabartë. Kjo është argumentuar disa herë.Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, edhe mëparë ka dalë me qëndrim të prerë se me shqiptarët nuk është emundshme jeta e përbashkët dhe se Maqedonia duhet tëndahet në territoret e banuara maqedonas dhe shqiptarëve.Ky qëndrim në njëfarë mënyre u përsërit edhe me Enci -klopedinë famëkeqe po të kësaj akademie të vitit 2009, e cilaështë duke shërbyer si platformë për Gruevskin për tavazhduar politikën antishqiptare. Ndarja e buxhetit ështëdiskri minim dhe plaçkitje e taksapaguesve shqiptarë. Nëmbushjen e këtij buxheti, shqiptarët marrin pjesë me afër40%, ndërsa nga i njëjti përfitojnë jo më shumë se 5%.Pushteti i Maqedonisë nuk parasheh mjete të mjaftueshmepër investime, për hapjen e vendeve të punës, për eliminimine varfërisë së skajshme, të viseve të banuara me shqiptarë.Ndërsa po ky pushtet në krye me Gruevskin ka buxhet për tëinvestuar afër 300 milion euro për ta shndërruar qendrën eShkupit në qytet të krishterimit të mbushur me kisha, statuja,ikone e luana duke u munduar ta falsifikojë historinë ekryeqytetit të Vilajetit të Kosovës, të cilin qytet në vitin 1912 eçliruan shqiptarët të udhëhequr nga atdhetari dhe heroi i ynëkombëtar Hasan Prishtina. Shqiptarët e komunës së Likovës etë Haraçinës, si dhe të vendbanimet tjera shfry tëzuan rastin eliberalizimit të vizave për t’i lëshuar vatrat e tyre, pasi atovendbanime shqiptare ishin anashkaluar nga pushteti iMaqedonisë. Për ato vende buxheti i Maqedonisë nukparasheh asnjë metelik për infrastrukturë, kulturë, arsim etj.Ndërsa në anën tjetër e tërë rinia e këtyre vendbanimeve

Salih Salihu

170

Page 173: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

është pa punë dhe nuk ka shpresë se kjo gjendje do tëndryshojë.

Në këto vendbanime siç dihet gjatë luftës së vitit 2001, uzhvilluan disa beteja të rrepta midis forcave të UÇK-së dheatyre maqedonase, prandaj sjellja e pushtetit si duket ështënjë hakmarrje për pjesëmarrjen e tyre në luftë dhe në mënyrëindirekte i nxit të rinjtë shqiptarë të këtyre trevave që tëemigrojnë në perëndim me çka do të boshatiseshinvendbanimet shqiptare.

Përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është vetëmnë letër. Ajo zbatohet në disa formularë dhe dokumente tëidentitetit per sonal, ndërsa aspak nuk përdoret në organetgjyqësore dhe shtetërore. Korrespodenca bëhet vetëmmaqedonisht. Procedurat dhe gjykimet mbahen në gjuhënmaqedonase duke siguruar përkthyes të palëve në gjyq.Përkthyes të tillë në tërë botën palës në gjyq i sigurohet,prandaj edhe për shqiptarët aplikohet si me qenë popull qënuk jeton në Maqedoni edhe pse me Kushtetutë gjuha shqipeështë gjuha e dytë zyrtare.

Unë mendoj se populli shqiptar gjer tani i ka shfrytëzuartë gjitha mjetet demokratike para dhe pas luftës 2001 dhe seka ardhur koha që shqiptarët të gjithë së bashku me partitë etyre politike ta marinë fatin në duart e tyre dhe bashkërisht tëvendosin për një të ardhme më të sigurt të kombit dhe duhetndërpre pozitën tonë nënçmuese nga pronari i të drejtaveGruevski, i cili nga mëshira e tij shqiptarëve u jep aq të drejtasa për të fituar në kohë dhe për të fituar poenë politik ngashovinistët sllavë, të cilët pas luftës të vitit 2001 (të cilën ehumbën), janë të mllefosur dhe në çdo mënyrë angazhohen që të hakmerren ndaj shqip tarëve. Për avancimin e pozitësshqiptare të gjertanishme posaçërisht pas vitit 2001, sllavëtvotojnë me shumë dhimbje dhe kundër vullnetit, ata janë të

NGJARJE DHE DËSHMI

171

Page 174: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

detyruar nga trysnia e institucioneve ndërkombëtare por atanë shumë raste arrijnë që ligjet e miratuara që dalin ngaMarrëveshja e Ohrit të mos zbatohen duke krijuar pengesaartificiale për t’i treguar opinionit ndërkombëtar se përmoszbatimin e ligjit fajtorë janë shqiptarët. Si mund tëshpjegohet që edhe pas 9 viteve Marrëveshja e Ohrit të moszbatohet në tërësi pasi afati i zbatimit të saj ka qenë i caktuar 4 vjet. Është më se e qartë se pengesë kryesore për mos zbatimin e së njëjtës janë deputetët maqedonas dhe disa të tjerë të cilëthaptas në de bate parlamentare kundërshtojnë dispozitat eMarrëveshjes e cila duhet të sanksionohet me ligje përkatësenë këto de bate. Maqedonasit veprojnë të gjithë së bashku pamarrë parasysh përkatësinë partiake pozitë dhe opozitë dheme çdo sakrificë ata mundohen që statusi i shqiptarëve jo tëavancohet si që është paraparë me Marrëveshjen e Ohrit porsi hakmarrje për luftën që bënë shqiptarët pozita e tyre edhemë shumë të keqësohet duke përdorë revanshizmin sllav.

Mua më vjen shumë çudi që partitë tona edhe më tejngelin të përçar dhe ngelin besnik ndaj palës maqedonase,qoftë në pozitë apo opozitë. Partitë shqiptare në Maqedoniduhet të jenë gjithmonë në opozitë me maqedonasit pa marrë parasysh se cilin rol për momentin e luajnë, atë të pozitës apotë opozitës. Ne jemi dy popuj me veti dhe histori të ndryshme.Sllavët nuk mund të pajtohen asnjëherë për një jetë tëpërbashkët dhe me një sta tus të barabartë me shqiptarët. Atae konsiderojnë veten se janë pronarë i të gjitha të mirave tëkësaj toke dhe se ne jemi ndodhur rastësisht këtu. Kemiardhur këtu si mysafir dhe na është dukur mirë dhe kemingelur këtu dhe kemi punuar si shërbëtor të sllavëve dhe mëvonë na kanë dhënë si dhuratë nga një copë tokë ta punojmëpër veti ndërsa kohën tjetër më të madhe e kemi kaluar dukepunuar në pasurinë e tyre si robër. Ky qëndrim shovinist

Salih Salihu

172

Page 175: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

sllavo-maqedonas daton që nga sundimi hegjemonist serb ecila përsëritet edhe me Enciklopedinë e fundit famëkeqe tëAkademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë

Kaluan afër 20 vjet nga se shqiptarët marrin pjesë nëqeveri, por kjo pjesëmarrje është tejet simbolike sa për tëshërbyer si dekor karshi faktorit ndërkombëtar. Shqiptarëtadministrojnë disa ministri periferike, jo të rëndësishëm përshtetin, mirëpo ato asnjëherë nuk kanë administruar meMinistrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes,Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhefunksionet si: Kryetar i Parlamentit, Kryeministër apo Pre -sidenti i shtetit, të cilat janë të rezervuara të administrohenrespektivisht të ushtrohen vetëm nga sllavo-maqedonasit,ndërsa shqip tarët janë të papërshtatshëm për funksionet epërmendura dhe kjo është një pasqyrë se në çfarë pozitediskriminuese janë shqiptarët dhe si zbatohet Marrëveshja eOhrit.

Forcat politike shqiptare ende nuk arrijnë të konso -lidohen dhe të kenë një mendim të përbashkët për dhe rrethveprimeve që ata i dallojnë nga të tjerët që do të thotë rrethdiskriminimit që ju bëhet atyre në të gjitha sferat e jetës.

Diskriminimi është një dukuri që gjen hapësirë në ligje,përkatësisht ai mund të gjendet në mes neneve të pashkruara,por si pasojë e mos koordinimit të partive shqiptare në tëgjitha segmentet e jetës, qoftë në politikë, ekonomi, arsim,kulturë etj. Moskoordinimi i partive poli tike shqiptare përçështjet esenciale, ka krijuar mundësinë që në mes dyetniteteve, njëri gjithmonë të jetë në pozitën që vendos dheofron (maqedonasit), ndërsa tjetri të luaj rolin e lypësit(shqiptarët).

Krijesa e dytë e diskriminimit është përshtatshmëria enjë grupi qoftë ai politik, ekonomik, arsimor apo kulturor, me

NGJARJE DHE DËSHMI

173

Page 176: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

gjendjen e krijuar dhe mosangazhimi për të ndryshuar apo përta gjetur rrugën al ter na tive, duke lejuar që veprimet e tilla tëpërsëriten, të shumohen nëpër ligje, duke vepruar sipaslogjikës që dikush gjithmonë duhet të jep e tjetri të kërkoj portë mos e fitoj. Nga kjo logjikë, elita jonë politike përfundimishtduhet të çlirohet. Në të kundërtën, shqiptarët do të jenëhumbësit më të mëdhenj kur e kemi parasysh fuqinë e tyre nëtë gjitha sferat e jetës në Maqedoni.

Për mendimin tim, shqiptarët janë duke e humburshumicën e popullsisë në pritje të faktorit ndërkombëtar. Nëanën tjetër, klasa politike maqedonase vuan nga meg a lo ma -nia e të qenit popull i “madh”. Nga kjo mendjemadhësi i lejonvetvetes që të diskriminoj, përbuzë, nënçmoj banorët e vet,vetëm që kanë një përkatësi tjetër kombëtare. Kjo klasëpolitike është futur në gjumë të thellë duke mos i hedhur sytëkah fqinjët, të cilët përveç pasurisë natyrore ua kanë grabituredhe banorët, të cilët në kohë të fundit me të madhe po emarrin nënshtetësinë bullgare, serbe etj. Në një të ardhme tëmëvonshme të regjistrimit të popullsisë e me një deklarim tëlirë, vështirë se do të kemi maqedonas, por shumica e tyre dotë deklaroheshin si bullgarë, shqiptarë, serbë, vlleh, romë,grekë, etj.

Në vitet e fundit pos diskriminimit shtetëror, shqiptarëtpërjetojnë edhe diskriminimin e partive të cilat e aplikojnëpartitë shqiptare me rastin e hyrjes në kualicion në qeverisje qendrore dhe ate lokale. Punësojnë aktivistë dhesimpatizues të tyre ndërsa i largojnë të punësuarit nga partia e mëparshme. Partitë manipulojnë me punëtorët duke ipunësuar me kontratë pune e disa edhe më keq duke punuarnga 3-4 vjet me kontratë me vepër (pa sigurim so cial,shëndetësi etj) me qëllim që puna e tyre e mëtejme të mvaret

Salih Salihu

174

Page 177: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

nga fitorja e zgjedhjeve, fitorja ia vazhdon punën ndërsapartia që humb zgjedhjet punëtorit i ndërpritet puna.

Diskriminimi është një fenomen nga i cili varetrespektimi i të drejtës më fundamentale që ka të bëjë me tëdrejtat e njeriut. Në të gjitha dokumentet ndërkombëtaredhe të vendeve, diskriminimi vlerësohet si vlerë themelore enjë shoqërie, fenomen jashtëzakonisht i dëmshëm përshoqërinë dhe shtetin, i cili është nënshkrues i konventavendërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe liritë enjeriut.

Dhe në fund mesazhi – thënien latine:“Carere pat ria intolerabile est”- “Tradhëtia ndaj atdheut

është e pafalshme”

NGJARJE DHE DËSHMI

175

Page 178: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 179: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Recension

NJË VEPËR ME PESHË KOMBËTARE

Autori i veprës “Ngjarje dhe dëshmi – Diskriminimi sllavndaj shqiptarëve” Salih Saliu, (shtëpia botuese “Çabej”,Tetovë 2010), nëpërmjet një pune të palodhshme ia del mesukses të zbardhë një periudhë shumë të errët për çështjenshqiptare në Maqedoni. Që në fillim duhet të vëmë në dukjefaktin se vetë titulli i librit lë të kuptosh se autori krahaskujtesës historike ka shfrytëzuar edhe burime të shumtaarkivore, me çka kjo vepër fiton peshën e një studimi me vlerëshkencore për historiografinë tonë të kohës më të re.

Vepra prej rreth 150 faqe tekst, është mbarështruar simë poshtë: hyrja, gjashtë pjesë të sistemuara në 29 nënpjesë,shtojca me dokumente dhe përmbajtja.

Po të lexohet me kujdes do të arrihet në përfundim seautori në mënyrë origjinale i përshkruan ngjarjet historike tëviteve 1950-2001, në trevat shqiptare në Maqedoni, nga njëpikëvështrim shumë i veçantë - pa mos i fryrë ato, me çkakrijon një imazh të qartë për pozitën tejet të rëndë tëshqiptarëve në këto treva, jo vetëm gjatë komunizmit, poredhe pas përmbysjes së atij sistemi.

Salih Saliu, provon bindshëm me forcën e argu mentevese diskriminimi i shqiptarëve ka qenë një politikë e përhershme e autoriteteve komuniste jugosllave, veçmas i atyre maqe -donase. Maqedonia, siç vë në dukje autori, ka shërbyer silaborator për eksperimentimin e formave të shtypjes sëshqip tarëve e që më pas të njëjtat zbatoheshin edhe nëKosovë.

177

Page 180: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Në pjesën e parë të librit, autori si një dëshmitar i gjallë,e përshkruan dhunën dhe terrorin komunist maqe donas ndajpopullsisë shqiptare menjëherë pas mbarimit të Luftës sëDytë Botërore. Në këtë kohë forcat pushtuese komunisteserbo-maqedonase, pa asnjë pretekst, madje pa procesgjyqësor, ekzekutuan qindra shqiptarë të pafajshëm. Dhunadhe terrori komunist maqedonas ndaj shqiptarëve, nuk do tëndalet me këtë. Në fillim të viteve pesëdhjeta të shekullit tëkaluar, në Maqedoni do të filloj procesi i shpërnguljes sëdhunshme të shqiptarëve për në Turqi. Ky proces, sipasautorit, zgjati deri në vitin 1966, përkatësisht deri në rënien eRankoviçit, kur edhe autoritetet komuniste maqedonase, nënjëfarë forme qenë të detyruar ta ndërpresin represionin ndaj shqiptarëve, ose të paktën ta zbusin atë.

Me ndryshimet politike që ndodhën pas rënies sëRankoviçit, te shqiptarët u krijua bindja, veçmas te shtresaintelektuale, se për ta do të vijnë ditë më të mira. Kjo bindje upërforcua sidomos pas përhapjes së lajmit, se KQ i LKJ-së nëmbledhjen e plenare të mbajtur me 1 korrik 1966 në Brione,krahas vendimit për largimin e Rankoviçit nga skena politike,kishte aprovuar edhe një vendim tjetër, në të cilin kërkohej“realizimi i menjëhershëm i barazisë nacionale, posaçërisht iasaj shqiptare”. Në rrethanat e reja të krijuara pas Brioneve,inteligjenca e atëhershme shqiptare e pa të arsyeshme që tëkyçet drejtpërsëdrejti në politikë, me të vetmin qëllim që tëndihmoj në përshpejtimin e realizimit të vendimeve tëpërmendura më sipër. Në kuadër të kësaj, shumë intelektualëshqiptar do të zgjidhen nëpër organet ekzekutive e legjislativetë pushtetit qendror e atij lokal. Në mesin e tyre është edheautori i kësaj vepre, Salih Saliu, i cili në zgjedhjet lokalezgjidhet këshilltar në Kuvendin Komunal të Tetovës.

Salih Salihu

178

Page 181: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Duke e përshkruar aktivitetin e tij dhe të atdhetarëvetjerë në këtë komunë, autori ia del me sukses ta paraqes rolindhe ndikimin e madh të tyre, në zhvillimin e menjëhershëm tëarsimit e të kulturës shqiptare në Tetovë. Kështu, gjatë vitit1967, me iniciativë të Beqir Berishës, Tefik Osmanit, SalihSaliut, Latif Ibraimit e intelektualëve tjerë, krahas gjimnazit,paralele shqipe në Tetovë do të hapen edhe në shkollat emesme tjera ekzistuese si në mjekësi, bujqësi dhe metalurgji.Zhvillime të tilla në këtë kohë pati edhe në sferat tjera, mirëpo siç vë në pah autori, të gjitha këto nuk ecnin sipas dinamikëssë paraparë. Intelektualët shqiptarë pandërprerë i shtroninkërkesa para autoriteteve partiake e shtetërore maqedonase,të cilat kishin të bëjnë në përfa qësimin proporcional tëshqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore, publike dheprodhuese, barazinë e gjuhës shqipe me gjuhën maqedonasesi në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, përdorimin esimboleve kombëtare në organet shtetërore dhe shumëkërkesa tjera me interes nacional.

Mosrealizimi i të drejtave të sipërpërmendura, e shtynëinteligjencën shqiptare të organizojë demonstrata, të cilat umbajtën me 22 dhe 23 dhjetor 1968 në Tetovë. Sipas autoritSalih Saliu, demonstratat e Tetovës përkundër faktit seshpërthyen para kohe, në to morën pjesë mbi 10.000demonstrues, të cilët mbanin flamuj shqiptarë si dhe parullatë shkruara ku kërkohej barazia e plotë e shqiptarëve mekombet tjera të Jugosllavisë.

Masat që u ndërmorën nga autoritetet komunistemaqedonase kundër pjesëmarrësve dhe organizatorëve tëdemonstratave, sipas monografisë që e kemi objekt trajtimi,ishin shumë të rrepta. Menjëherë pas përfundimit tëdemonstratave nga ana e policisë speciale maqedonase uarrestuan një numër i madh i intelektualëve shqiptarë, për të

NGJARJE DHE DËSHMI

179

Page 182: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

cilët autoritetet maqedonase dyshonin se janë organizatorpër mbajtjen e tyre. Ndër ta numri më i madh ishin arsimtarë,mirëpo pati edhe studentë, nxënës, mjekë, madje nuk ukursyen as edhe të zgjedhurit e popullit, siç ishte rasti meautorin e veprës, i cili u arrestua me 25 dhjetor 1968 dhe përdisa ditë do të dërgohet në vend të panjohur ku keqtrajtohetfizikisht nga forcat policore maqedonase. Më vonë aidërgohet në paraburgim në burgun e Shkupit, ndërsa me 16qershor të vitit 1969, nga ana e Gjykatës së Qarkut në Shkup,dënohet me katër vjet heqje lirie për vepër penale: “Nxitje tëurrejtjes nacionale, racore apo fetare, të paraparë dhe tëdënueshme në nenin 119 alineja 1 e LP”.

Pas vuajtjes së dënimit, si shumë intelektualë tjerëshqiptar, të cilët u dënuan nga gjyqet maqedonase me rastin e demonstratave të vitit 1968, ashtu edhe Salih Saliu, ishte ipadëshirueshëm për regjimin komunist maqedonas, andajngeli pa punë. Falë disa atdhetarëve shqiptarë nga Kosova, ainga viti 1972, do të punësohet në Prishtinë, fillimisht sekretarnë një shkollë fillore në Prishtinë e më pas sekretar i Teatrit tëatëhershëm Krahinor të Prishtinës, ku edhe pensionohet.

Autori Salih Saliu, një pjesë të veprës që e kemi objekttrajtimi ja kushton jetës dhe aktivitetit të tij politik e kulturornë Prishtinë, ku në mënyrë origjinale i përshkruan aktivitetetkulturore të Teatrit Kombëtar të Kosovës, pastaj demon stra -tat studentore të vitit 1981 në Prishtinë, masat e dhunshmeserbe në Kosovë pas vitit 1990, demonstratat studentore tëUniversitetit të Prishtinës të vitit 1997, bashkëpunimin e tijme Beqir Berishën dhe me intelektualët tjerë nga Tetovë, tëcilët për shkaqe politike kishin gjetur strehim në Kosovë etj.

Salih Saliu, ia del me sukses ta paraqet rolin e inteli -gjencës shqiptare, sidomos asaj kosovare, e cila në kushtet eatëhershme ju kundërvu në mënyrë të hapur politikës

Salih Salihu

180

Page 183: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

diskriminuese antishqiptare të Beogradit e të Shkupit. Sipastij, ky diskriminim në Maqedoni do të vazhdojë edhe pasaprovimit të Kushtetutës së re të vitit 1974, me të cilënshqiptarët formalisht u bënë el e ment konstituiv të shtetit,duke i marrë të gjitha të drejtat që i gëzonin maqedonasit.Mirëpo këto të drejta, për dallim nga shqiptarët e Kosovës, nëMaqedoni ngelën vetëm në letër, sepse siç pohon autori,përveç përmirësimit sa i përket shkollimit të mesëm,shqiptarët nuk fituan asnjë të drejtë tjetër që ju garantohejme kushtetutë.

Një çështje tjetër që trajtohet në këtë vepër, ështëpozita e shqiptarëve në Maqedoni pas përmbysjes sëkomunizmit, që autori duke ofruar fakte burimore, përkujtonlexuesin shqiptar se si rrodhën proceset politike nga shpallja epavarësisë së Maqedonisë e deri te lufta e UÇK-së e vitit 2001.Sipas tij, i ashtuquajturi pushtet demokratik maqe donas, jo që u ofroi shqiptarëve barazinë nacionale me maqedonasit, pormadje me Kushtetutën e vitit 1991, atyre ua mohoi edhe atotë drejta që ekzistonin në letër sipas Kushtetutës së vitit 1974.Për këtë, autori me të drejtë fajëson faktorin e atëhershëmpolitike shqiptar, i cili nuk arriti të del me një platformë tëpërbashkët politik, me të cilën do të kushtëzohej qeveriamaqedonase të bëjë ndryshimin e kushtetutës, ku shqiptarëtkrahas maqedonasve do të jenë el e ment shtetformues.

Dështimi i faktorit politik shqiptarë, sipas Salih Saliut,solli luftën e vitit 2001, e cila rezultoi me Marrëveshjen eOhrit, me çka duheshe përfundimisht të realizohen kërkesat ekamotshme të shqiptarëve, sepse u bë ndryshimi iKushtetutës së vitit 1991, ku shqiptarët i fituan të drejtat qëme dekada të tëra ju mohoheshin nga pushtuesit e ndryshëmsllavë.

NGJARJE DHE DËSHMI

181

Page 184: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Duke u ndalur në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, autorivë në dukje se autoritetet politike maqedonase, me bekimin efaktorit politik shqiptar të njëjtën nuk e kanë inkorporuar si tëtillë në ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, falsifikimi i saj ka tëbëjë në preambulën e kushtetutës, me të cilën Maqedoniashpallet “Shtet i kombit maqedonas dhe pjesë të kombeveqë jetojnë në të”, ndërsa në versionin origjinal tëmarrëveshjes thuhet: “Maqedonia është shtet i qytetarëve qëjetojnë në të”.

Autori Salih Saliu, shpreh dëshpërimin e tij të thellë përpozitën e palakmueshme dhe degjeneruese të shqip tarëveedhe në ditën e sotme. Për këtë ai fajëson faktorin politikshqiptar, i cili ende nuk ka arritur të gjejë një plat formë tëpërbashkët, që do ta detyronte qeverinë maqe donase, tëzbatoj në tërësi implementimin e Marrëveshjes Kornizë tëOhrit, që fatkeqësisht edhe pas 9 viteve ende nuk ështëzbatuar, përkundër faktit se gjatë nënshkrimit të saj, palamaqedonase në prani të faktorit ndërkombëtar premtoi seimplementimi i tërësishëm i sajë do të bëhet brenda katërviteve.

Për fund, krahas urimit të përzemërt për suksesin earritur me botimin e kësaj vepre me peshë kombëtare, autoritSalih Saliu i uroj shëndet dhe jetë të gjatë.

Qerim Lita

Salih Salihu

182

Page 185: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

S H T O J C Ë

D O K U M E N T E

Page 186: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI
Page 187: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

I N F O R M A T Ë

E KOMISIONIT PËR MARRËDHËNIE MIDIS REPUBLIKAVE,KOMBEVE E KOMBËSIVE PRANË KOMITETIT QËNDROR TËLKM-së, NË TË CILËN JEPEN REAGIMET E PARA TË ORGA -NIZATËS PARTIAKE E TË ORGANIZATAVE POLITIKO- SHO -QËRORE NË KOMUNËN E TETOVËS, PAS DEMONSTRATAVESHQIPTARE NË TETOVË

Shkup, janar, viti 1969

Më 22 e 23 dhjetor të vitit 1968, elementet armiqësoretë kombësisë shqiptare nga komuna e Tetovës organizuandemonstrata në qytetin e Tetovës nën pretekstin se ju ështëkufizuar e drejta e përdorimit të flamurit kombëtar. Përkarakterin dhe dimensionin e demonstratave opinioni qenjoftuar nga komunikata e përbashkët e organizatavepolitiko-shoqërore të Tetovës, si edhe nga komunikata që dolinga mbledhja e III e Sekretariatit të KQ të LKM-së mbajtur më26 dhjetor të vitit 1968.

Organizimi i demonstratave me karakter shovinist earmiqësor, ku në mënyrë të hapur u shprehën qëllimet sepa -ratiste, shkaktoi një debat të gjerë politik tek mbarë opinioni ijonë.

Popullsia e Republikës Socialiste të Maqedonisë, maqe -donas, shqiptarë, turq etj., të pikëlluar nga paraqitjet e dhun -shme të demonstruesve me qëllim të rrënimit tëvëlla zërim- bashkimit, për arritjen e së cilës kombet tonadhanë shumë viktima, ashpër i dënuan demonstratat dukekërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa të

185

Page 188: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

rrepta kundër shkaktarëve të prishjes së rendit dhe qetësisëdhe udhëheqësve të aktiviteteve armiqësore.

Zhvillimet shumë dinamike të aktiviteteve poli -tiko-shoqërorë nga ana e organizatave dhe drejtuesve të LKMnë tridhjetë ditët e fundit lidhur me implementimin ekonkluzave të Sekretariatit të KQ të LKM-së për disa problemeaktuale në zbatimin e politikës së çështjes naci onale në RSMnë këtë periudhë u përputhën edhe ngjarjet e Tetovës,prandaj kuptohet se në ato aktivitete dominuan ngjarjet esipërpërmendura.

Në mbledhjet dhe tubimet e komunistëve dhe të klasëspunëtore në mbarë republikën tonë u theksua se ata edhekësaj radhe qëndrojnë pranë pozitës së LKM duke parë tek ajoforcën më monolite, e cila është e aftë të gjej shteg për të dalënga situata e krijuar.

Duke e pas parasysh faktin se ekziston kontinuitet nëzbatimin e politikës në fushën e çështjes nacionale, klasapunëtore, në radhë të parë nga radhët e kombësisë shqiptare, kërkojnë të vazhdohet me realizimin e mëtejshëm të poli tikëssë paraparë në këtë fushë, por njëkohësisht kërkohet që nëmënyrë energjike të ndërmerren masa të shpejta e ener gjikepolitike e ad min is tra tive kundër paraqitjeve nacio naliste.

Në informatë do ti paraqesim reagimet e organizatavedhe anëtarëve të LKM-së dhe të klasës punëtore në repu -blikën tonë e më gjerë, pastaj shkrimet e shtypit jugosllav dhereagimet botërore lidhur më këto ngjarje.

Salih Salihu

186

Page 189: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

I

Këtu do ti paraqesim disa paraqitje dhe reagime mëkarakteristike lidhur me ngjarjet në Tetovë të dala ngambledhjet e konferencave komunale të LKM-së

Tetovë:

Më 27 dhjetor Konferenca e LKM të komunës së Tetovësmbajti mbledhje në të cilën u vlerësua karakteri dhe qëllimi idemonstratave, u përcaktuan detyrat e veprimtarisë sëmëtejshme politiko-shoqërore të LK dhe e u autorizua KKK23 eLKM të sjell Konkluza për aktivitete konkrete të komunistëvenë realizimin e qëndrimeve që i miratoi Konferencambështetur në referatin dhe debatin e zhvilluar në mbledhje.Njëherit, konferenca njëzëri i mbështeti ven dimet e mbledhjessë përbashkët të udhëheqësve të orga nizatave politiko- shoqërore mbajtur me 23 dhjetor 1968.

Në bazë të kësaj, KKK e LKM të Tetovës i miratoivendimet si më poshtë:

– Demonstratat e 22 dhe 23 dhjetorit të vitit 1968 janëvepër armiqësore të organizuara me paramendim dhemë herët të planifikuara nga një grup nacionalistësh,shovinistësh e irredentistësh të kombësisë shqiptare,aktiviteti i të cilëve është i njohur më herët. Bëhet fjalëpër per sona të orientuar në frymën nacionaliste eirredentiste nga të cilët një pjesë e mirë tash më kanëqenë në konflikt me dispozitat tona pozitive dhe kanëqenë të dënuar për vepra kundër popullit dhe shtetit.Ekzistojnë indikacione se në organizimin e veprim -tarisë armiqësore janë të përzier edhe elemente jashtë këtij territori.

NGJARJE DHE DËSHMI

18723 Kryesia e Konferencës Komunale

Page 190: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

– Për realizimin e qëllimeve të veta dhe gjatë shfaqjes sëdemonstratave armiku hasi në përkrahje vetëm teindivid të caktuar të cilët kanë bindje nacionaliste eanti- vetëqeverisje dhe arriti të mashtroj një pjesë tënxënësve dhe disa qytetarë.

– Veprimtaria armiqësore edhe gjatë demonstratave qeorientuar në rrezikimin e rregullimit shoqëror, kundërintegritetit ter ri to rial të Republikës Socialiste tëMaqedonisë dhe Republikës Socialiste Federative tëJugosllavisë dhe kundër vëllazërim bashkimit, para sëgjithash, ndërmjet kombit maqedonas dhe kombësisëshqiptare e turke.

– Orientimi kundër integritetit të Republikës Socialistetë Maqedonisë dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë u shpreh edhe nëpërmjet parullave, siedhe nëpërmjet kërkesës për bashkëngjitjen e këtyreviseve me Kosovën dhe krijimin e Shqipërisë së dytë,që objektivisht të çon në krijimin e përçarjes e mos -besimit midis kombeve e kombësive në RepublikënSocialiste të Jugosllavisë, në cenimin e marrë dhë nievetash më të vërtetuara shtetërore dhe kanë pasojashumë neg a tive e të paparashikueshme në marrë -dhëniet ndërnacionale a posaçërisht në afirmimin ekombësisë shqiptare.

– Sulmi i dhunshëm dhe i pacipë ndaj objekteve tonathemelore të sistemit tonë shoqëror e politik siç ështësulmi ndaj Komitetit, organizatave tjera politiko- sho -qërore dhe organeve të pushtetit, qartë të udhëzon nëqëllimin e rrezikimit të rregullimit të përcaktuarshoqëror.

– Armiku nëpërmjet demonstratave u përpoq të krijojpërçarje, jo tolerancë dhe ten sion në marrëdhëniet

Salih Salihu

188

Page 191: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

ndërnacionale, që nënkupton sulm të drejtpërdrejtëndaj parimit themelor të Revolucionit. Në këtë drejtimedhe më herët janë vërejt paraqitje siç janë: keq -përdorimi i flamurit të kombësive, imponimi i gjuhës,shprehja e rezistencës kundër reformës, ten denca përpunësim proporcional pa marrë parasysh mundësitëshoqërore dhe aftësitë kualifikuese.

– Demonstratat ishin të dedikuar drejtpërsëdrejti kun -dër afirmimit të kombësisë shqiptare, sepse patën përqëllim ti ndërpresin proceset pozitive në emanci pimine kombësive dhe angazhimin e mëtejshëm të tyrebashkërisht me kombin maqedonas në ndërtimin eshoqërisë socialiste vetëqeverisëse.

– Për realizimin e qëllimeve të veta armiku nuk arriti tapërfitoj klasën punëtore dhe qytetarët e kombësisëshqiptare. Përkundrazi, qytetarët nga Tetova, maqe -do nas, shqiptarë e turq, ishin të zemëruar nga para -qitja e dhunshme dhe e pacipët dhe në mënyrë mërigoroze i dënuan demonstratat.

– Konferenca demonstratat i vlerësoi si tendencioze dhei dënoi paraqitjet individuale të dala nga disa tubime të caktuara me çka bëhen përpjekje që demonstratat tërrëfehen si spontane, jo të qëllimta, joserioze dhe sivepër të huliganëve, duke e lanë anash karakterin dheqëllimin e këtij akti të dhunshëm. Nisur nga kjo, kuali -fikimi i ngjarjeve dhe sjellja ndaj elementeve armi -qësore përbën bazën e diferencimit ideo-politik dhepër aktivitetin e komu nistëve dhe të klasës punëtorenë zbulimin dhe demaskimin e të gjitha paraqitjevedhe tendencave që janë në kundërshtim me politikën e Lidhjes komu niste.

NGJARJE DHE DËSHMI

189

Page 192: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

– Konferenca i vlerëson si qëllimkëqija e nacionaliste tëgjitha tendencat dhe paraqitjet që flamurin nacional,shtetëror e partiak të Republikës Socialiste Federativetë Jugosllavisë dhe të Republikës Socialiste tëMaqedonisë, ta barazojnë me të drejtën demokratiketë pjesëtarëve të kombësive ta përdorin edhe flamurin e tyre nacional. Flamujt nacional, shte të ror e partiak të Republikës Socialiste të Maqe donisë dhe RepublikësSocialiste Federative të Jugosllavisë janë simbole tëpërbashkëta të mbarë kombeve e kombësive nështetin tonë.

* * *

– Është fakt se organizatorët e demonstratave nukarritën ti realizojnë qëllimet e tyre. Kjo është shumëlogjike kur dihet se politika e Lidhjes komuniste nëtërësi është pranuar nga qytetarët dhe nga klasapunëtore në komunë. Pikërisht kjo, paraqet barë dhekërkon përforcim maksimal të aksionit dhe angazhimin e tërësishëm të Lidhjes komuniste dhe forcave tjerasubjektive në realizimin e plotë të mëtejshëm tëpolitikës së LK në të gjitha fushat e jetës.

– Për realizimin e politikës së barazisë nacionale te asnjëanëtarë i Lidhjes komuniste nuk ekziston dile ma.Organizatat e Lidhjes komuniste dhe anëtarësia e sajëkanë për obligim që politikën e vërtetuar të Lidh jeskomuniste rreth çështjes nacionale, e nënvizuar nëRezolutën e kongresit të Pestë të LKM-së dhe nëkonkluzat e Sekretariatit të Komitetit Qendror tëLidhjes komuniste të Maqedonisë për disa problemeaktuale në zbatimin e politikës rreth çështjes nacio nale

Salih Salihu

190

Page 193: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

në RSM, të angazhohen për afirmimin e tërësishëmdhe për realizimin konsekuent të saj, sepse në kushtettona kjo paraqet një ndër elementet tepër të rëndë -sishme që RSM të shprehet si bashkësi demokratike etërë klasës punëtore.Prandaj Lidhja Komuniste në komunë me konse kuencë do ta zbatoj politikën e barazisë nacionale, dukeluftuar për përmirësimin e bazës materiale, zhvi llimine fuqisë prodhuese, përmirësimin e standardit shoqë -ror, ndryshimin e strukturës sociale e kualifikuese,krijimin e klasës punëtore nga radhët e kombësive etj.,duke e ditur se rezultatet e tilla mund të arrihen vetëmnë baza demokratike e vetë qeverisëse dhe mepjesëmarrje aktive të çdo individi punëtorë, sepse si në të gjitha fushat ashtu edhe në fushën e marrëdhënieve nacionale ajo patjetër duhet të ngrihet në subjekt aktiv që e krijon dhe e realizon politikën.

Patjetër duhet të krijohen marrëdhënie më tëpërgjegjshme te anëtarësia e Lidhjes Komuniste dhe teorganizatat, si edhe te secili individ dhe mbarë institucionetnë ngritjen e luftës së vendosur ideo- politike kundër të gjithamarrëdhënieve e tendencave të cilat janë të kundërta mepolitikën e Lidhjes komuniste, e të cilat manifestohen nëkomunën tonë në formë të nacionalizmit, shovinizmit,burokratizmit e ngjashëm, te një pjesë e maqedonasve,shqiptarëve, turqve etj.

U tregua se armiku në veprimtarinë e tij në mënyrë tëveçantë e orientoi te gjenerata e re, ndërsa te një pjesë ecaktuar e siguroi ndikimin e tij. Kjo mund të ketë pasoja tëpaparashikuara për zhvillimin e mëtejshëm të marrë -dhënieve, por edhe për vetë rininë, nëse lejo het që një pjesë e

NGJARJE DHE DËSHMI

191

Page 194: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

sajë të paraqiten në jetën shoqërore me botëkuptime tëskajshme nacionaliste.

– Prandaj në aksionin e mëtejshëm politik të orga -nizatave të Lidhjes Komuniste duhet ti jepet rëndësi tëposaçme ngritjes ideo-politike, me qëllim që t’ju ndih -mohet të rinjve, ta kuptojnë rolin e tyre në shoqërinëtonë.

– Në këtë drejtim komunistët duhet të angazhohen që të mënjanohet ndikimi i disa punëtorëve të arsimit tëcilët i prinë propagandës me tendenca e botëkuptimeshoviniste e nacionaliste mbi rininë.

– Duke i marr parasysh mendimin e njerëzve punëtorë,konferenca vlerësoi se per sona të ngarkuar me nacio -nalizëm e shovinizëm nuk mund të kryejnë detyra qëjanë të lidhura me edukimin e gjeneratës së re dhedetyra ku mund të ndikohet mbi njerëzit. Pra, pakualitete mo rale e politike, per sona me botëkuptimenacionaliste e shoviniste, nuk mund të jenë në vendeudhëheqëse, që njëherit është edhe obligim e cila delnga orientimi i kryesisë dhe i Komitetit Ekzekutiv të KQtë LKJ-së.

Konferenca i obligon komunistët që nëpërmjet orga -neve vetëqeverisëse dhe normave të miratuara ligjore tëangazhohen që të përjashtohen nga organizatat punueseiniciatorët dhe organizatorët e demon stra tave. Në anëntjetër, komunistët duhet edhe në këtë mo ment të tregojnësjellje hu mane ndaj atyre që pa vetëdije kanë marr pjesë nëdemonstrata.

– Të gjithë ata të cilët kanë qenë organizator, iniciator,nxitës dhe pjesëmarrës në demonstrata, që janë anë -tarë të LK, menjëherë duhet të përjashtohen ngaLidhja Komuniste.

Salih Salihu

192

Page 195: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Duke e shprehur mendimin e klasës punëtore e tëkomunistëve, Konferenca vlerësoi se organet kom petenteduhet të jenë më efikas në marrjen me kohë dhe adekuate tëmasave për përmbysjen e ç’far do lloj veprimtarie armiqësore.

– Konferenca e LKM vlerëson se përpjekja për mohi min e rezultateve të arritura në komunë, posaçërisht të kom -bësive, nga ana e elementeve ekstremiste, nacio na -liste e armiqësore në këtë territor, paraqet tendencëpër zhvlerësimin e afërsisë së kombit maqedonas dhetë kombësisë shqiptare e turke, për tu krijuar klimë emosbesimit, që është aksion i organizuar i armikut, ecila objektivisht të çon në rrënimin e marrëdhënieve të krijuara socialiste.

Më 24 dhjetor 1968, konferenca e fabrikës së LKM-sëmbajti mbledhje të zgjeruar në të cilën u shqyrtuan ngjarjet në qytet. Po i paraqesim disa shkëputje nga debati që janë tënënvizuar në procesverbal:

Në një mbledhje të paradokohshme janë kërkuarnënshkrime nëpër disa seksione të Kombinatit për krijimin emezes së posaçme për myslimanët. Gjithashtu nga disa individ është kërkuar që të vendoset flamuri shqiptar nëpërvendvotime kur u mbajtën zgjedhjet për udhëheqësinë esindikatës në Kombinat gjatë së cilës pati kërcënime se nësekjo nuk bëhet nuk do të ketë zgjedhje. Një punëtor ngakonfeksioni i modës ka thënë: “Kur mund të ekzistojnë dyKoreja, dy Vietname, përse të mos ekzistojnë edhe dyShqipëria”.

– Disa intelektualë kanë folur se demonstratat e orga -nizuara më 22 e 23 dhjetor konsiderohen si paralojë,ndërsa kryesoret, do të jenë për Vitin e Ri.

Në të ardhmen për çdo akt apo çfarëdolloj vendimi tëaprovuar nga ana e organeve më të larta, të njoftohen një

NGJARJE DHE DËSHMI

193

Page 196: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

rreth më i gjerë i njerëzve, sepse në disa raste mund të bëhetgabim thjesht nga mosinformimi, u tha në debatin e njëpunëtori. I njëjtë nënvizoi se ka njerëz të cilët nuk e dinë dhenë cilët raste mund të vendosen flamujt. Nuk e arsyetojaskënd, për kun drazi i dënoj të gjithë ata të cilët me vetëdijekanë marr pjesë në këto demonstrata armiqësore. Ai apeloiqë në të ardhmen me kohë të pengohen të gjitha paraqitjetneg a tive të iniciuara nga cili do qoftë dhe sipas peshës së fajitme kohë të përcaktohet edhe dënimi.

Për komoditetin e deritanishëm që nuk janë ndër marrëmasa kundër disa fajtorëve, fajin e ka pushteti, për çka që mëherët u treguan disa individ me orien timin dhe veprimtarinë etyre armiqësore. Shembull: Verës në bufenë e klubit tëfutbollit “Teteks” erdhën një grup prej 10 punëtorë të arsimit,të cilët pasi hëngrën e pinë filluan të thyejnë gjithçka çkagjetën. Kur ju është tërhequr vërejtja të mos bëjnë një gjë tëtillë, ata kishin thënë: “nëse nuk ju pëlqen nxirrni pasaportatdhe ikni në Bullgari, ndërsa këtu është Shqipëria”. Për këtëqenë njoftuar disa nga organet e policisë por për fat të keq,asgjë nuk u ndërmor. I njëjti punëtorë për flamurin shqiptar,tha se nuk mund të paramendoj se si mund të lejohet sot nësocializëm të vendosen flamuj me embleme të njëjta siç ikishte flamuri gjatë kohës së fashizmit këtu në Tetovë. Më passhumë e habitë atë që ju është dhënë aq shumë të drejta përmbajtjen e armatimit edhe të personave me të kaluara tëkëqija, kriminel, per sona të cilët në përgjithësi nuk dinë as tapërdorin armën. Unë mendoj kishte shtuar ai, se arma i takonArmatës e Policisë, arma paraqet fuqi, ndërsa fuqia në kohëntonë duhet të jetë Armata, duke propozuar që për këtë tëndërmerren masa dhe të merret armatimi nga personat edyshimtë.

Salih Salihu

194

Page 197: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Një tjetër punëtor në mënyrë energjike kishte theksuarse është i sigurt se nëse drejtuesit do të dalin para gjyqit do tëjenë të kënaqur si maqedonasit, ashtu edhe shqiptarët. Tëmos shkohet gjerë e gjatë por detajisht të shqyrtohen çështjet dhe atëherë kundër fajtorëve dhe kundër atyre që kanëndikim në demonstratat të ndërmerren masa adekuateligjore. Nëse duam të jetojmë në harmoni duhet ti kurojmëmarrëdhëniet mes veti – përfundoi ai. DARM.1.427.231.12/89-131

NGJARJE DHE DËSHMI

195

Page 198: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

2

PADI PENALE

E SEKRETARIATIT PËR PUNË TË BRENDSHME –TETOVË,

DËRGUAR PROKURORISË PUBLIKE TË QARKUT TË

SHKUPIT MË 25 DHJETOR 1968

DERI TE PROKURORIA PUBLIKE E QARKUT – S H K U P

Në bazë të nenit 137 nga LPP paraqesim:

PADI PENALE

KUNDËR:Sali Riza Saliut, i lindur më 25 gusht 1936 në f. Sellcë,

komuna e Tetovës, me vendbanim në Tetovë në rr. “MirçeAcev” nr. 45, përkatësia nacionale shqiptare, shtetas i RSFJ, ipunësuar në ndërmarrjen tregtare “Jellak”, në cilësinë esekretarit, di shkrim lexim, ka të kryer arsimim të lartë,këshilltar në Kuvendin e komunës së Tetovës, për shkakdyshimit se ka kryer vepër penale nga nen. 118 të LP.

A R S Y E T I M

Sali Saliu, në muajin dhjetor disa ditë para demon -stratave në Tetovë, ka qëndruar në Prishtinë, Prizren, Gjakovëetj. Udhëtimin e ka motivuar gjoja për shkak kryerjes sëndonjë kontrolli nëpër shitoret që i posedon ndërmarrja“Jellak”.

Me 23 dhjetor 1968 në Tetovë ka marr pjesë aktive nëorganizimin e demonstratave nëpër rrugët e qytetit dhe para

Salih Salihu

196

Page 199: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

objekteve të disa institucioneve. Herë pas here ka brohoritur parulla nacionaliste e tjera ndërsa ka ndikuar te disa per sona për vazhdimin e demonstratave.

Pas kryerjes së demonstratave, me 23 dhjetor 1968, nëmbrëmje me një grup demonstruesish ka shkuar në zyrën e tijku punon, duke u ndal në bisedime e konsultime një kohë tëcaktuar.

Me 24 dhjetor 1968 ka marr pjesë në mbledhjen që ekanë organizuar komunistët, duke marrë pjesë në debat. I kaarsyetuar demonstratat, duke u shprehur se shtypi e ra dionë mënyrë joreale e kanë informuar opinionin.

Veprat e përmendura mund ti dëshmojnë edhe per -sonat Nikolla Kllaiç, “Zhelezniçka” vila nr. 1, Zakovska Ivanka,Simovski Gligor etj.

25.XII.viti 1968 Dërgues i padisëT E T O V Ë Durtanovski Dushko

DARM.F.UDB-RSVR,D 372/68, 26.12.1968, Tetovo

NGJARJE DHE DËSHMI

197

Page 200: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

3

INFORMATË

E SEKRETARIATIT TË PUNËVE TË BREND SHME-TETOVË,DËRGUAR MË 25 DHJETOR 1968 DERI TE SEKRETARIATIREPUBLIKAN E PUNËVE TË BRENDSHME–SHKUP, NË TË CILËN JEPEN DISA TË DHËNA RRETH AKTIVITETIT POLITIK TË SALISALIUT NDËRMJET 22-24 DHJETOR 1968

Më 25 dhjetor të vitit 1968, pa ftesë u paraqit burimi(informatori) në SPB dhe përveç tjerave më njoftoi si vijon: “Semë datën 23 dhjetor 1968, personi Sali Saliu, sekretar i NT“Jellak”-Tetovë, në ditën kritike pas demonstratave nëTetovë ai ftoi më shumë per sona nga demonstruesit në zyrëne tij, ndërsa njëri nga punëtorët e ndërmarrjes të njëjtit i kathënë se për gjithë këtë që po ndodhë në Tetovë dikush do tëpërgjigjet. Saliu i është përgjigjur se askush nuk do ta paguaj, e nëse dikush do të duhej ta paguaj atij nuk e intereson asgjë për këtë. Gjatë kohës së demonstratave një per son që burimi edinë vetëm atë se quhet Cako, nga Tetova, përkatësisht sepunon në ndërmarrjen tregtare shitorja Nr. 4 dhe se i njëjti eka mbajtur flamurin shqiptarë, për çka Saliu ka qenë iinformuar dhe me të ka kontaktuar.

Më 24 dhjetor të vitit 1968 i përmenduri Sali i cilinjëherit ka qenë prezent në mbledhjen partiake tëndërmarrjes kur në mbledhje kishte ra fjala se kush do ta mbajprocesverbalin, ai vetë është paraqitur si procesmbajtës dhese në procesverbalin nuk është futur asgjë për dënimin lidhurme ngjarjen e ndodhur në demonstratat e Tetovës, ndërsapërveç kësaj në diskutimin e vetë ka thënë edhe këtë, se nëseka mundësi dhe kurdoherë do ta vrasë personin SreçkoJanevskin, sepse ai ka kontribuar për një gjendje të këtillë, si

Salih Salihu

198

Page 201: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

dhe atë se demonstratat kanë qenë të drejta, përse njerëzitkanë protestuar, sepse për këtë kanë pas të drejtë. Gjithashtu, kishte diskutuar lidhur me mjetet e informimit për ngjarjet nëTetovë dhe kishte deklaruar se informimi i ra dios, televizionitdhe i shtypit kishin qenë të njëanshme dhe se janë sulmuarvetëm shqiptarët, ndërsa për maqedonasit asgjë nuk ështëfolur dhe se si ai gazetar që ka shkruar në shtyp ka qenë içmendur dhe se nuk ka ditë se çka ka shkruar, sepse gjithçkaçka është publikuar nuk është e vërtetë, përkatësisht nukështë paraqitur pozita e vërtetë faktike, por se ajo ështëthjeshtë një shpifje kundër kombësisë shqiptare.

Në diskutim më tej Saliu para të pranishmëve ka thënëedhe atë se qytetit tërësisht ka qenë i bllokuar nga forcatpolicore e ushtarake dhe se për këtë nuk ka pas aspak nevojë,sepse gjendja ka qenë e fryrë. Në këtë mbledhje përveç tëtjerëve ka qenë prezent edhe Ivanka Zakovska, për çka ndajdiskutimit të Saliut ka qenë shumë e revoltuar, për çka e njëjta mund të dëshmoj.

DARM.F.UDB-RSVR,D 1-20233/3, 25.12.1968, Tetovo

NGJARJE DHE DËSHMI

199

Page 202: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

4

V E N D I M

I KUVENDIT KOMUNAL TË TETOVËS, I MIRATUAR MË30 DHJETOR 1968, ME TË CILIN KËRKOHET MARRJA EIMUNITETIT TË KËSHILLTARËVE SHQIPTAR TË CILËT KANËMARRË PJESË NË DEMONSTRATAT E TETOVËS

Kuvendi i komunës së Tetovës në mbledhjen e dhjetë tëpërbashkët të këshilltarëve komunal dhe të këshilltarëve tëorganizatave punuese mbajtur më 30 dhjetor 1968, duke eshqyrtuar Informatën për demonstratat të 22 dhe 23 dhjetoritnë qytetin e Tetovës, me propozim të një grupi të këshilltarëvemiratoi këtë:

V E N D I M

Që menjëherë të thirret klubi i këshilltarëve dhe tëngritët procedurë për marrjen e mandatit të këshilltarëvepjesëmarrës në demonstratat e 22 dhe 23 dhjetorit të vitit1968 në qytetin e Tetovës.24

KUVENDI I KOMUNËS SË TETOVËSMbledhja e dhjetë e përbashkët KryetarNr. 06-7492/1-30.XII, viti 1968 Kostadin Mihajllovski

DARM.F. Sobranie na op{tina Tetovo,10/581,30.XII.1968 god. Tetovo

Salih Salihu

200

24 Me këtë vendim, krahas meje imuniteti ju mor edhe këshilltarit LatifIbraimit, i cili menjëherë pas kësaj u arrestua nga organet e sigurimit.Duhet theksuar, se unë në këtë kohë isha i arrestuar dhe qëndroja nëqelitë e burgut të hetuesisë në Shkup (S.S.).

Page 203: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

5

V E N D I M

I KUVENDIT KOMUNAL TË TETOVËS, I MIRA TUAR MË30 DHJETOR 1968, ME TË CILIN KËR KOHET LARGIMI NGAPUNA I PROFESORËVE, ARSIM TARËVE, MËSUESËVE E TËTJERË, TË CILËT KANË MARRË PJESË NË DEMONSTRATAT ETETOVËS

Të gjithë punëtorët e arsimit, profesorë, arsimtarë,mësues e tjerë që në mënyrë aktive kanë marrë pjesë nëdemonstratat armiqësore të 22 dhe 23 dhjetorit të vitit 1968t’ju propozohet kolektiveve punuese, përkatësisht shkollave,që ti përjashtojnë nga puna.

A R S Y E T I M

Nga mbledhjet e mbajtura, të drejtuesve të orga -nizatave politiko-shoqërore, Konferencës komunale të LKM,Konferencës komunale të LSPP si dhe nga mbledhjet embajtura të kolektiveve punuese të shkollave, si në qytet,ashtu edhe nëpër fshatra, si edhe nga mbledhjet e mbajturanë organizatat e rajoneve dhe të fshatrave qartë ështëdëshmuar dhe verifikuar se një pjesë e punëtorëve të arsimitnë mënyrë aktive kanë marrë pjesë në përgatitjen, gjithashtuedhe në vetë ngjarjen e demonstratave.

Të gjithë këta punëtorë të arsimit, për të cilët bëhet fjalë janë të njohur edhe më herët si elemente nacionaliste,shoviniste e armiqësore, ndërsa disa nga ata edhe më herëtjanë dënuar për veprimtari armiqësore. Nga sa u tha më sipërdel se këto elemente armiqësore nuk janë të denjë dhe nukmunden ta edukojnë gjeneratën e re në frymën socialiste.

NGJARJE DHE DËSHMI

201

Page 204: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Këtë që ne e propozojmë këtu, është edhe kërkesë kategorikee të gjithë prindërve nga ky territor.

KUVENDI I KOMUNËS SË TETOVËSMbledhja e dhjetë e përbashkëtNr. 06-7490/1-30.XII, viti 1968

Kryetar Kostadin Mihajllovski

DARM.F.Sobranie na Op{tina Tetovo, 10/580,30.12.1968 god. Tetovo

Salih Salihu

202

Page 205: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

6

N J O F T I M

I SEKRETARIATIT REPUBLIKAN TË PUNËVE TË BRENDSHME

TË MAQEDONISË, DËRGUAR SEKRE TARIATIT FEDERATIV TË

PUNËVE TË BRENDSHME TË JUGOSLLAVISË, LIDHUR ME AKTI -

VITETET POLITIKE E HUMANITARE TË SALI SALIUT, ABDYLMENAF

RUSTEMIT, Dr. JUSUF REXHEPIT DHE XHEVAIR SHAQIRIT

Shërbimi posedon disa njohuri se familjet e disapersonave të kombësisë shqiptare nga Tetova e Prishtina tëcilët gjenden në burg për vuajtjen e dënimit për shkakaktiviteteve armiqësore nga pozita e nacionalizmit eirredentizmit shqiptar kanë marrë ndihma në para nga disaper sona të një ideje nga vendi dhe nga emigracioni armiqësorshqiptar.

Kështu, familja e Rafi Halilit (nga Tetova, në vuajtje tëdënimit me burg prej 15 viteve për veprimtari armiqësore)dhe e Bardhyl Berishës (nga Prishtina me prejardhje ngaTetova, në vuajtje të dënimit prej 7 vjetësh për veprimtariarmiqësore) kanë marrë ndihma në para nga nacionalistëtdhe irredentistët shqiptar nga vendi dhe nga emigracioniarmiqësor shqiptar në Perëndim. Mjetet e grumbulluara prejemigracionit janë mbledhur në Stamboll – Turqi, ku në emërtë tyre është krijuar fond për mjete humanitare. Sipasburimeve që i posedojmë për grumbullimin e parave për këtëfond deponon emigracioni armiqësor dhe per sona me punë të përkohshme jashtë.

Për këtë rekomandojmë këto indikacione dhe njohuri:

NGJARJE DHE DËSHMI

203

Page 206: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Haziz Halili (babai i Rafiut) në fillim të këtij viti ka blerë4 dylim tokë, e ka paguar traktorin, ndërsa ka ndërmend tëblejë edhe automjet –furgon.

Shukrie Halili (e ëma e Rafiut) gjatë një bisede me djaline tij Vexhiun i ka thënë “Këto para janë të atij që vuan dënimin në burg (Rafiut), ndërsa ti fito dhe martohu”.

Personat Abdylmenaf Rustemi (arsimtar, i kthyer ngaRSP e Shqipërisë), dr. Jusuf Rexhepi, Xhevair Shaqiri(profesor) dhe Sali Saliu, të gjithë nga Tetova me punë nëPrishtinë, nacionalistë të njohur dhe të dënuar përveprimtari armiqësore, kanë grumbulluar rreth 400.000dinarë të ri që të dërgohet për mjekim në Lubjanë BeqirBerisha (nga Tetova, jeton në Prishtinë, i njohur si nacionalist ekstrem, i dënuar për veprimtari armiqësore, babai iBardhylit).

Beqir Berisha dhe bashkëshortja e tij janë prononcuarse përkundër asaj se djali i tyre Bardhyli gjendet në burg edhemë tej ka ngelur në përcaktimet e tij nacionaliste eirredentiste, i cili në një rast i ka urdhëruar që nga mjetet e tijrregullisht ti blejnë veshmbathje vajzës së Rafi Halilit.

Përveç kësaj, bashkëshortja e Beqir Berishës, kadeklaruar se posedon mjete të mjaftueshme në bankë, të cilati kanë marrë nga vendi dhe di as pora në emër të djalit të tijBardhylit me të cilët tashmë kanë blerë banesë në Prishtinë.

Sipas njohurive tona mjetet nga Stambolli në Prishtinë,përkatësisht Tetovë, me siguri i kanë sjellë bashkëshortet evëllezërve Enver Beqiri dhe Beqir Berisha, të cilat herë pashere e vizitojnë bashkëshorten e Rafi Halilit.

Përndryshe, Hazis Halili në rrethet e ngushta familjare earsyeton veprimtarinë armiqësore të djalit të tij Rafiut, dukedeklaruar se “se ai në Shqipëri është shpallur si herokombëtar”, ndërsa në Zvicër, disa kompani të shqiptarëve e

Salih Salihu

204

Page 207: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

mbajnë emrin e tij. Ka shtuar, se Rafiu është hero, i ciliasnjëherë nuk tërhiqet nga ajo që është përcaktuar, prandajnë SHVD (Shtëpinë për Vuajtje e Dënimit – S.S.), gjoja se disaherë ka mbajt grevë urie edhe deri më 40 ditë.

Shërbimi ndërmerr masa dhe aktivitete për verifikimin e të dhënave dhe zbulimin e lidhjeve dhe të përcjellësve tëmjeteve për familjet e Rafi Halilit dhe Bardhyl Berishës.

Shkup, 31.05.1985

DARM.F.UDB-RSVR. D.20233

NGJARJE DHE DËSHMI

205

Page 208: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

7

V E N D I M

I GJYQIT TË QARKUT TË SHKUPIT, ME TË CILIN I AKUZUARI

SALI SALIU DËNOHET ME BURGIM TË RËNDË ME KOHËZGJATJE

PREJ KATËR VJETËSH

NË EMËR TË POPULLITGjyqi i Qarkut në Shkup, si gjykatë penale e shkallës së

parë, në përbërje të këshillit nga: gjyqtari Boris Spirovski -kryetar i këshillit, me gjyqtarët-porotë: Alekso Bullakovski dheRisto Tërpovski - anëtarë të këshillit, me Dragica Popoviq-procesverbaliste e gjyqit. Ata kanë marrë pjesë në procedurënhetimore në aktakuzën e Prokurorisë së Përgjithshme tëQarkut të Shkupit me nr. 1246/68 të datës 15. IV. 1969, kundër të akuzuarit Sali Saliu, nga Tetova rr. nr. 45, për dy veprapenale në kohë reale dhe vepër penale – nxitje të urrejtjesnacionale, racore apo fetare, urrejtje apo përçarje, sipas nenit117, al. 1 të LP25, pas mbajtjes së seancës së hapur kryesore nëprezencë të zëvendës prokurorit publik Dame Serafimovski, tëakuzuarit dhe të mbrojtësit të tij avokatit Doksin Tortevski, medatën 26. V. 1969, 10. VI. 1969 dhe 16. VI. 1969 e solli dheshpalli këtë:

V E N D I M

I AKUZUARI SALI SALIU, i njohur si “Sali”, nga babaiRizau dhe nëna Zebide Sherif Sulejmani, i lindur me 25 korrik1936 në fshatin Sellcë, rrethi i Tetovës, jeton në Tetovë nërrugën ‘Mirçe Acev’ nr. 45, Shqiptar, shtetas i RSFJ, sekretar nëndërmarrjen Trektare “Jellak”, i martuar, babë i dy fëmijëve, di

Salih Salihu

20625 Ligjit Pe nal

Page 209: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

shkrim lexim me shkollim të lartë juridik, ka të kryer shërbiminushtarak në Pozharevcë dhe në Osijek, evidentohet pranëSeksionit ushtarak të Komunës së Tetovës, me pasurimesatare, nuk është i dënuar, nuk udhëhiqet procedurë përvepër tjetër penale, ka qenë në paraburgim nga data 25dhjetor 1968 deri me 13 mars të vitit 1969, mbrohet në liri,

Ë S H T Ë F A J T O R

Sepse gjatë pjesës së dytë të vitit 1968 nëpërmjet pro pa -gandës ka nxitë urrejtje nacionale ndërmjet kombit maqe -donas dhe kombësisë shqiptare në mënyrën si vijon:

1. Sepse në një ditë të pa definuar gjatë muajt gusht tëvitit 1968 edhe pse e ka ditur se shitësi i dyqanit “22 dhjetori”në Tetovë Jonçe Serafimovski është Maqedonas dhe se nuk e njeh gjuhën shqipe, ndërsa vetë ai mirë e sundon gjuhënmaqedonase, ka hyrë te i njëjti dyqan dhe pasi e kapërshëndetur në gjuhën shqipe ndërsa ky nuk e ka kuptuar,Jonçes i ka thënë se detyrimisht duhet ta mësoj gjuhën shqipe.

2. Me datën 28 tetor 1968 në bufe restorantin të KK26 tëTetovës në prezencë të më shumë njerëzve pasi Latif Ibraimi eka sulmuar këshilltarin Isni Riza Kralin, duke i thënë: “në ty nuk pikon asnjë pikë gjak shqiptari” edhe ky i është drejtuarkëshilltarit të sipërpërmendur me fjalët: “ka të drejtë Latifi qëtë thotë kështu, ti je një shpirt i shitur”, ndërsa më pas idrejtohet Latifit: “lëre atë sepse nga njerëz të këtillë shqiptarët nuk kanë mundësi ti fitojnë të drejtat e tyre dhe do të vijë ditakur ai, duke u drejtuar kah Riza, do të përgjigjet para kombitshqiptar, duke shtuar, sekretari i Komitetit Mirko Aposto llov -ski është kundër shqiptarëve edhe ai po e pengon realizimin etë drejtave tona ndërsa ty e mbështet”.

NGJARJE DHE DËSHMI

20726 Kuvendit Komunal

Page 210: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

3. Me datën 23 dhjetor 1968 në sheshin e Tetovës, dukelëvizur në mesin e demonstruesve të kombësisë shqiptare, e ka penguar Qerim Bajramin në përpjekjet dhe veprimtarinë e tijqë demonstruesit të shpërndahen, ndërsa ai i ka stimuluardemonstruesit që të brohorisin më fuqishëm dhe më me zë siçata brohoritshin parulla me përmbajtje armiqësore.

4. Me datën 24 dhjetor 1968 rreth orës 8 në zyrën e tij tëndërmarrjes “Jellak” nga Tetova, para personit Niko Klajiq, kadeklaruar se shqiptarët janë të nëpërkëmbur dhe nuk igëzojnë të drejtat e tyre nacionale, se nuk janë të përfaqësuarnë të gjitha vendet udhëheqëse, se personalisht ai do ta vristefotografin Sreçko Janevskin që e ka marrë guximin ta prekflamurin shqiptar, se do ti detyronte të përkulen para flamuritshqiptar të gjithë ata që nuk e duan atë flamur, sedemonstratat në Tetovë ishin të arsyeshme dhe se askush nuk mund t’u bëjë asgjë demonstruesve.

Me veprat e sipërshënuara i akuzuari Sali Saliu ka kryervepër penale – nxitje të urrejtjes nacionale, racore apo fetare,të paraparë dhe të dënueshme në nenin 119 alinea 1 të LP.

Prandaj në bazë të dispozitës së cituar lidhur me nenin38 dhe 45 të LP, si dhe nenit 90 dhe 101 të LPP27, e

D Ë N O N

me BURG TË RËNDË me kohëzgjatje prej 4 (KATËRVJET), në të cilin dënim ti llogaritet paraburgimi i mbajturnga data 25 dhjetor 1968 deri me 13 mars 1969.

TË PAGUAJ:

Në emër të shpenzimeve të procedurës penale 274,00dinarë dhe 200,00 dinarë në emër të paushallit gjyqësor.

Salih Salihu

20827 Ligjit për Procedurë Penale

Page 211: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

A R S Y E T I M

Prokuroria Publike e qarkut në Shkup, me aktakuzën esaj penale me nr. 1246/68 nga data 15 prill 1969 kërkoi që iakuzuari Sali Saliu të shpallet fajtor për dy vepra penale nëafat real, vepër penale – propagandë armiqësore sipas nenit118, al. 1 të LP dhe vepër penale – nxitje të urrejtjes nacionale,racore apo fetare, sipas nenit 119 al. 1 nga LP.

Gjyqi pasi i shqyrtoi faktet e parashtruara dhe të njëjtatduke i vlerësuar sipas bindjeve të veta të lira, e vërtetoigjendjen faktike si vijon:

I akuzuari Sali Saliu i lindur më 25 mars 1936 në f. Sellcë– rrethina e Tetovës, dhe rrjedhë nga një familje fshatarebujqësore. Pas mbarimit të tetëvjeçares në Tetovë, ështëpunësuar në Fabrikën “Teteks”, ku në ndër kohë pri vatisht kadhënë provime në shkollën normale, ku arriti ta kryej vitin etretë. Më pas ka qenë në shërbimin ushtarak në afatin kohornë APJ ndërsa pasi kthehet është emëruar mësues në f. Vejcënë vitin 1960, ku ka qëndruar tre muaj që më pas fitoi kredinga këshilli i atëhershëm i Rrethit në Tetovë dhe në Shkup embaroi shkollën e lartë juridike. Pas mbarimit të kësaj shkolleu punësua në kuvendin Komunal të Tetovës si ref er ent përçështjet pronësoro-juridike. Në vitin 1964 konkurroi dhe në tënjëjtin konkurs u pranua sekretar i ndërmarrjes “Jellak” nëTetovë.

Në pjesën e dytë të vitit 1968 nëpërmjet propagandëska nxitë jotolerancën dhe urrejtjen midis kombit maqedonasdhe kombësisë shqiptare në këtë mënyrë:

Që në një ditë saktësisht të pa vërtetuar të muajt gusht1968 edhe pse e ka ditë se shitësi i dyqanit “22 Dhjetori” nëTetovë Jonçe Serafimovski është maqedonas, dhe nuk e njeh

NGJARJE DHE DËSHMI

209

Page 212: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

gjuhën shqipe, ndërsa vetë ai mirë e njeh gjuhënmaqedonase, ka hyrë në të njëjtin dhe pasi e ka përshëndeturnë gjuhën shqipe, ndërsa ky nuk e ka kuptuar, Jonçes i kathënë se detyrimisht duhet ta mësoj gjuhën shqipe.

Në datën 28 tetor 1968 në bufe restorantin të KK28 tëTetovës, në prezencë të më shumë personave pasi Latif Ibraimi e kishte sulmuar këshilltarin – Hysni Riza Kral, duke i thënë:“Në ty nuk pikon asnjë pikë gjak shqiptari” edhe ky i ështëdrejtuar këshilltarit të sipërpërmendur me fjalët: “Ka të drejtëLatifi që të thotë kështu, ti je një shpirt i shitur”, ndërsa më pasi drejtohet Latifit: “Lëre atë sepse nga njerëz të këtillëshqiptarët nuk kanë mundësi ti fitojnë të drejtat e tyre dhe dotë vijë dita kur ai, duke u drejtuar kah Riza, do të përgjigjetpara kombit shqiptar, duke shtuar, sekretari i Komitetit MirkoApostollovski është kundër shqiptarëve edhe ai po e pengonrealizimin e të drejtave tona ndërsa ty e mbështet”.

Me datën 23 dhjetor 1968 në sheshin e Tetovës, dukelëvizur në mesin e demonstruesve të kombësisë shqiptare, eka penguar Qerim Bajramin në përpjekjet dhe veprimtarinë etij që demonstruesit të shpërndahen, ndërsa ai i ka stimuluardemonstruesit që të brohorisin më fuqishëm dhe më me zësiç ata brohoritshin parulla me përmbajtje armiqësore.

Me datën 24 dhjetor 1968 rreth orës 8 në zyrën e tij tëndërmarrjes “Jellak” nga Tetova, para personit Niko Klajiq, kadeklaruar se shqiptarët janë të nëpërkëmbur dhe nuk igëzojnë të drejtat e tyre nacionale, se nuk janë të përfaqësuarnë të gjitha vendet udhëheqëse, se personalisht ai do ta vristefotografin Sreçko Janevskin që e ka marrë guximin ta prekflamurin shqiptar, se do ti detyronte të përkulen para flamuritshqiptar të gjithë ata që nuk e duan atë flamur, se

Salih Salihu

21028 Kuvendin Komunal

Page 213: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

demonstratat në Tetovë ishin të arsyeshme dhe se askush nuk mund t’u bëjë asgjë demonstruesve.

Kjo dhe gjendjen e këtillë faktike gjyqi e konstatoi ngadëshmitë e paraqitura në procesin gjyqësor, nga dëgjimi i tëakuzuarit, nga dëshmitë e dëshmitarëve Gligor Simovski, Jon -çe Serafimovski, Nikolla kllaiq, Kërste Misovski, Riza Sulejman, Xhemil Rustemi, Bllagoja Ristovski, Stojçe Tipovski, Burha -nedin Muadini, Borka Dimitrovska, Qerim Bajrami, Veli Veliu,nga inspektimi i kryer në proces verbalin për mbledhjen e LKmbajtur më 24 dhjetor 1968 në ndërmarrjen “Jellak”, letrën edërguar deri te KQ LKM me përkthim dhe ekspertizë grafik,nga inspektimi i kryer në procesverbalin për kontrollin e kryernë banesën e të akuzuarit, në procesverbalin për debat publiknga data 7 mars 1969 i hartuar nga komisioni i ndërmarrjestregtare “Jellak” për vërtetimin e detyrës kohore në punë ngaana e të akuzuarit, nga dëshmitë e dëshmitarëve: Sami Ismaili, nga leximi i letrës së ndërmarrjes tregtare “Jellak” të datës 25mars 1969, padinë deri te gjyqi Komunal në Tetovë nga data20 nëntor 1964, vendimin e gjyqit Komunal në Tetovë K .nr.600/64 nga data 8 shkurt 1963 dhe letrën e kuvendit tëkomunës Tetovë nr.-06-2653/1 nga data 13 qershor 1969.

Në një pozitë të këtillë faktike gjyqi zbuloi që nëveprimtarinë e të akuzuarit janë konsumuar vetëm elementepër vepër penale kundër popullit dhe shtetit – nxitje tëjotelerancës, urrejtjes apo përçarje nacionale, racore apofetare, të paraparë dhe të dënuar sipas nenit 119 alineja 1 ngaLP29, e jo edhe në elemente për vepër penale – propagandëarmiqësore sipas nenit 118 alineja 1 nga LP, për shkak asaj segjatë pjesës së dytë të vitit 1968 nëpërmjet propagandës nganxitë jotolerancë dhe urrejtje nacionale midis kombit

NGJARJE DHE DËSHMI

21129 Ligji Pe nal

Page 214: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

maqedonas dhe kombësisë shqiptare në atë mënyrë që në njëditë saktësisht të pa definuar në muajin gusht 1968 edhe pse eka ditë se shitësi i dyqanit “22 Dhjetor” në Tetovë – JonçeSerafimovski është maqedonas, ndërsa nuk e njeh gjuhënshqipe, ndërsa vetë ai mirë e njeh gjuhën maqedonase, kahyrë në të njëjtën dhe pasi e ka përshëndetur në gjuhënshqipe, ndërsa ky nuk e ka kuptuar, Jonçes i ka thënë sedetyrimisht duhet ta mësoj gjuhën shqipe. Në datën 28 tetor1968 në bufe restorantin e KK të Tetovës, në prezencë të mëshumë personave pasi Latif Ibraimi e kishte sulmuarkëshilltarin – Hysni Riza Kral, duke i thënë: “Në ty nuk pikonasnjë pikë gjak shqiptari” edhe ky i është drejtuar këshilltarittë sipërpërmendur me fjalët: “Ka të drejtë Latifi që të thotëkështu, ti je një shpirt i shitur”, ndërsa më pas i drejtohetLatifit: “Lëre atë sepse nga njerëz të këtillë shqiptarët nukkanë mundësi ti fitojnë të drejtat e tyre dhe do të vijë dita kurai, duke u drejtuar kah Riza, do të përgjigjet para kombitshqiptar, duke shtuar, sekretari i Komitetit MirkoApostollovski është kundër shqiptarëve edhe ai po e pengonrealizimin e të drejtave tona ndërsa ty e mbështet”. Me datën23 dhjetor 1968 në sheshin e Tetovës, duke lëvizur në mesin edemonstruesve të kombësisë shqiptare, e ka penguar QerimBajramin në përpjekjet dhe veprimtarinë e tij qëdemonstruesit të shpërndahen, ndërsa ai i ka stimuluardemonstruesit që të brohorisin më fuqishëm dhe më me zë siçata brohoritshin parulla me përmbajtje armiqësore. Me da tën24 dhjetor 1968 rreth orës 8 në zyrën e tij të ndërmarrjes“Jellak” nga Tetova, para personit Niko Klajiq, ka dekla ruar seshqiptarët janë të nëpërkëmbur dhe nuk i gëzojnë të drejtat etyre nacionale, se nuk janë të përfaqësuar në të gjitha vendetudhëheqëse, se personalisht ai do ta vriste fotografin SreçkoJanevskin që e ka marrë guximin ta prek flamurin shqiptar, se

Salih Salihu

212

Page 215: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

do ti detyronte të përkulen para flamurit shqiptar të gjithë ataqë nuk e duan atë flamur, se demonstratat në Tetovë ishin tëarsyeshme dhe se askush nuk mund t’u bëjë asgjëdemonstruesve, - prandaj gjyqi në bazë të dispozitave tëcituara lidhur me nenin 38 dhe 45 nga LP të akuzuarin e dënoime dënim burg të rënd në kohëzgjatje prej 4 vitesh, në të cilindënim ti llogaritet paraburgimi i mbajtur nga data 25 dhjetor1968 deri 13 mars 1969.

Gjyqi e vlerëson mbrojtjen e të akuzuarit dhe mbroj tësin e tij avokatin Doksin Tortevski, që në veprimtarinë e tëakuzuarit nuk kanë qenë konsumuar elemente dhe se i njëjtiduhet të lirohet nga aktakuza si e pavërtetuar, por të njëjtën ehodhi poshtë si e pabazuar joreale dhe në kundërshtim medëshmitë e paraqitura, sepse nga dëshmitë e paraqitura, ngaparaqitjet e dëshmive nga ana e dëshmitarëve, gjyqi kon statoi se i akuzuari gjatë pjesës së dytë të vitit 1968 nëpërmjetpropagandës ka nxitë jo tolerancë dhe urrejtje nacionalemidis kombit maqedonas dhe kombësisë shqip tare, që veprate sipërpërmendura, prandaj në veprimtarinë gjeti se te iakuzuari janë konsumuar elemente për vepër penale – nxitjetë jo tolerancës, urrejtjes dhe përçarjes nacionale, racore apofetare, sipas nenit 119 alineja 1 nga LP.

Gjyqi i vlerësoi dëshmitë e dëshmitarëve StojçeTipovski, Qerim Bajrami, Sami Ismaili, të dhëna gjatëprocedurës së mëhershme para gjyqit të hetuesisë të këtijgjyqi të nxjerrë të procesin kryesor, ku u tërhoqën ngadëshmitë e dhëna në procedurën e mëhershme, gjoja përshkak asaj se Stojçe Tipovski nuk i kujtohet sepse ka kaluar njëkohë më e gjatë, ndërsa Qerim Bajrami dhe Sami Ismaili, janëkeqkuptuar gjatë procedurës së mëparshme, mirëpo u besoidëshmive të dhëna gjatë procedurës së mëparshme, sepsegjyqi krijoi bindje se tërheqja e dëshmitarëve të mësipërm

NGJARJE DHE DËSHMI

213

Page 216: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

është bërë për shkak asaj se duan ti ndihmojnë të akuzuarit, sidhe për shkak asaj se gjyqi u besoi dëshmive të dëshmitarëvetjerë, dëshmitë e të cilëve ishin kategorike dhe të besueshme.

Gjyqi gjithashtu i vlerësoi edhe dëshmitë e paraqituranë procesin kryesor nga ana e dëshmitarëve Vait Emini, TefikOsmani, për polemikën në bufen e KK të Tetovës se ata nukkanë dëgjuar se i akuzuari fjalët e inkriminuara i ka drejtuarHysni Riza Kralit, por të njëjtëve nuk u besoi por u besoidëshmitë e paraqitura nga të tjerët, paraqitjet e të cilëve ishinkategorike dhe të besueshme.

Gjyqi i vlerësoi rrethanat që u propozuan në vazhdim tëprocedurës së procesit nga ana e mbrojtjes, që të dëgjohendëshmitarët: Sefit Selajdini për rrethana se ai ka qenë nëbufen kur i akuzuari nuk i është drejtuar Hysni Kralit me asnjëfjalë inkriminuese, Rushan Luma, Sulejman Milaimi, NurimanHyseini, në rrethana se i akuzuari nuk ka marr pjesë nëdemonstrata dhe nuk ka lëvizë në mes demonstruesve,Sulejman Jakupi, Sami Mujdini, Xhemil Jaja, Ajrie Jakupi, nërrethana se i akuzuari gjatë tërë kohës ka qenë me ta dhe seNikolla Kllaiq e ngarkon të akuzuarin për shkak marrë -dhënieve të këqija me të dhe në këtë mënyrë dëshirën tihakmerret; Igno Popovski dhe Qazim Kurtishi, në rrethana se iakuzuari në mbledhjen partiake në diskutimin e tij nuk iarsyetoi demonstratat, -por të njëjtat nuk i pranoi sepse gjyqikrijoi bindje se gjendja faktike është pastruar dhe me mira -timin e dëshmive të propozuara vetëm se do të stërzgjatetprocedura.

Gjyqi gjatë përcaktimit të lartësisë së dënimit e patiparasysh rrezikun shoqëror të kryesit të veprës, se deri tashnuk ka qenë i dënuar, gjendjen e tij materiale, familjare esociale, se është njeri i ri, intelektual, babë i 2 fëmijëve,prandaj duke i marr parasysh të gjitha ato rrethana përcaktoi

Salih Salihu

214

Page 217: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

dënimin si në diapozitivin, duke menduar se ajo është edetyrueshme dhe e drejtë, se në të ardhmen pozitivisht do tëndikoj te i akuzuari që të mos kryej vepra penale të tilla apotjera si dhe faktin se në mënyrë edukative do të ndikoj nërreth.

Gjyqi në pajtueshmëri me nenin 88 dhe 90 të LPP engarkoi të akuzuarin që të paguaj në emër të procedurëspenale 275.00 dinarë dhe 200.00 në emër të paushallitgjyqësor.

Duke i pas parasysh e tërë atë të sipërpërmendur gjyqivendosi si në diapozitivin e dënimit.

Gjyqi i Qarkut në Shkup, K. Nr. 128/69 nga 16 qershori ivitit 1969.

Procesmbajtës, Kryetari i këshillit Dragica Popoviq, n.p. Boris Spirovski

VËREJTJE: Lejohet ankesa në afat prej 8 ditësh paspranimit të dënimit, nëpërmjet këtij gjyqi deri te Gjyqi Suprem i Maqedonisë – Shkup.

NGJARJE DHE DËSHMI

215

Page 218: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

8

V E N D I M

I GJYQIT TË QARKUT TË SHKUPIT, ME TË CILIN IAKUZUARI HAMIT SALIU DËNOHET ME BURGIM TË RËNDËME KOHËZGJATJE PREJ DY VJETËSH

NË EMËR TË POPULLIT

Gjyqi i Qarkut në Shkup, si gjykatë penale e shkallës sëparë, në përbërje të këshillit nga gjyqtari Boris Spirovski,kryetar i këshillit, me gjyqtarët-porotë: Lençe Gerasimovskadhe Bozhidar Simovski, anëtarë të këshillit, me DragicaPopoviq- procesverbaliste e gjyqit. Ata kanë marrë pjesë nëprocedurën hetimore në aktakuzën e Prokurorisë së Për gjith -shme të Qarkut të Shkupit me nr. 1243/68 të datës 4. III. 1969,kundër të akuzuarit Hamit Saliu, nga Tetova rr. “Mirçe Acev”,për vepër penale kundër popullit dhe shtetit propagandëarmiqësore sipas nenit 118, al 1 të LP, pas mbajtjes së seancëssë hapur kryesore në prezencë të Zëvendësprokurorit publikDame Serafimovski, të akuzuarit dhe të mbrojtësit të tijavokatit Doksin Tortesvski, me datën 29. IV. 1969, e solli dheshpalli këtë:

V E N D I M

I AKUZUARI HAMIT SALIU, nga babai Rizau dhe nënaZebide Sherif Sulejmani, i lindur me 20 shtator 1948 në fshatinSellcë, rrethi i Tetovës, jeton në Tetovë në rrugën ‘Mirçe Acev’nr. 45, shqiptar, shtetas i RSFJ, nxënës i vitit të IV në gjimnazin“Kiril Pejçinoviç” në Tetovë, i pa martuar, di shkrim lexim meshkollim të kryer pre III klasë gjimnaz lartë, shërbimin ushtarak nuk e ka kryer, nuk udhëhiqet në evidencën ushtarake, nuk

Salih Salihu

216

Page 219: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

posedon pasuri, nuk është i dënuar, nuk udhëhiqet procedurëpër vepër tjetër penale, në paraburgim nga data 25 dhjetor1968 prej ku mbrohet:

Ë S H T Ë F A J T O R

Sepse me datën 23 dhjetor 1968 në Tetovë, me vetëdijeka zhvilluar propagandë armiqësore, ka nxitur dhunë dhendry shimin antikushtetues të shoqërisë dhe rregulliminshtetëror të RS të Maqedonisë dhe RSF të Jugosllavisë dhecenimin e vëllazërim bashkimin të kombeve të Jugosllavisë,në atë mënyrë që ka marrë pjesë në demonstrata me karakterarmiqësorë të organizuara nga elemente nacionaliste tëkombësisë shqiptare, pasi është bashkangjitur me demon -struesit nga gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” kanë vazhduar nëdrejtim të xhamisë së larme ndërsa prej aty në drejtim tësheshit, më pas në drejtim të komitetit Komunal të LKM, ku ekanë vendosur flamurin shqiptar ndërsa në sheshin e Tetovës është përpjekë ta vendos flamurin shqiptar por pa sukses,mirëpo atë e ka vendos një tjetër nga demonstruesit, më pasjanë nisur në drejtim të dyqanit të fotografit Sreçko Janevski,ka gjuajtur dy herë me gur në drejtim të dyqanit dhe policisëqë e mbronin, gjatë së cilës ka brohoritur parulla armiqësore:“Poshtë shovinistët, kërkojmë liri etj., duke i quajtur policëtfashistë, me të cilën vepër i akuzuari ka kryer vepër penalekundër popullit dhe shtetit propagandë armiqësore sipasnenit 118 al. 1 të LP.

Prandaj, në bazë të dispozitave të cituara lidhur menenin 38 dhe 45 të LP, si dhe neni 90 dhe 101 të LPP, gjyqi e

NGJARJE DHE DËSHMI

217

Page 220: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

D Ë N O N

Me dënim burg të rëndë në kohëzgjatje prej 2 (dy vjet),në të cilin dënim ti llogaritet paraburgimi i mbajtur nga data25 dhjetor 1968 e deri me 29 prill 1969.

TË PAGUAJ:

Në emër të shpenzimeve të procedurës penale 145,60dinarë dhe 20,00 dinarë të ri në emër të paushallit gjyqësor.

A R S Y E T I M

Prokuroria Publike e qarkut në Shkup, me aktakuzën esaj penale me nr. 1243/68 nga data 4 mars 1969 kërkoi që iakuzuari Hamit Saliu të shpallet fajtor për vepër penale –kundër popullit dhe shtetit propagandë armiqësore dhe tëdënohet sipas nenit 118 al. 1 nga LP.

Gjyqi, pasi i shqyrtoi faktet e parashtruara dhe të njëjtatduke i vlerësuar sipas bindjeve të veta të lira, e vërtetoigjendjen faktike si vijon:

I AKUZUARI HAMIT SALIU ka lindur me 20 shtator 1948dhe jeton në bashkësi me babanë e tij në Tetovë. I njëjti pasmbarimit të shkollës fillore tetëvjeçare është regjistruar nëgjimnazin “Kirill Pejçinoviç” në Tetovë, në paralelen shqipedhe ka kryer III klasë gjimnaz ndërsa në këtë vit shkollor e kafilluar vitin e IV të gjimnazit.

Me 23 dhjetor të vitit 1968, në Tetovë me vetëdije kazhvilluar propagandë armiqësore, ka nxitë dhunë dhendryshimin antikushtetues të shoqërisë dhe rregulliminshtetëror të RS të Maqedonisë dhe RSF të Jugosllavisë dhecenimin e vëllazërim bashkimin të kombeve të Jugosllavisë, në atë mënyrë që ka marrë pjesë në demonstrata me karakter

Salih Salihu

218

Page 221: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

armiqësorë të organizuara nga elemente nacionaliste të kom -bësisë shqiptare, pasi është bashkangjitur me demonstruesitnga gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” kanë vazhduar në drejtim tëxhamisë së larme ndërsa prej aty në drejtim të sheshit, më pas në drejtim të komitetit Komunal të LKM, ku e kanë vendosurflamurin shqiptar ndërsa në sheshin e Tetovës është përpjekëta vendos flamurin shqiptar por pa sukses, mirëpo atë e kavendos një tjetër nga demonstruesit, më pas janë nisur nëdrejtim të dyqanit të fotografit Sreçko Janevski, ka gjuajtur dyherë me gur në drejtim të dyqanit dhe policisë që e mbronin,gjatë së cilës ka brohoritur parulla armiqësore: “Poshtëshovinistët”, “Kërkojmë liri” etj., duke i quajtur policët“fashistë”.

Kjo dhe gjendjen e këtillë faktike gjyqi e konstatoi ngadëshmitë e paraqitura në procesin gjyqësor, nga dëgjimi i tëakuzuarit, nga dëshmitë e dëshmitarëve: Is lam Zeqiri, AmetZeqiri, Qerim Bajrami, Riza Saliu, të cilit ju tërhoq vërejtja nëkuptimin me nenin 305 të LPP, Lubica Steriovska, Jor danÇallovski, Dragan Kitanovski, dëshmia e lexuar e dësh mitarit jo të pranishëm Kiro Kuzmanoski, në procesverbalin paragjyqtarit hetues të këtij gjyqi nga data 8 janar 1968 nëpajtueshmëri me paragrafët, sipas nenit 305 al. 1 p. 3 të LPP.

Në një pozitë të këtillë faktike gjyqi zbuloi që nëveprimtarinë e të akuzuarit janë konsumuar vetëm elementepër vepër penale kundër popullit dhe shtetit – propagandëarmiqësore, të paraparë dhe të dënuar sipas nenit 118 alineja1 nga LP, për shkak se me 23 dhjetor të vitit 1968, në Tetovëme vetëdije ka zhvilluar propagandë armiqësore, ka nxitëdhunë dhe ndryshimin antikushtetues të shoqërisë dhe rre -gullimin shtetëror të RS të Maqedonisë dhe RSF të Jugo sllavisë dhe cenimin e vëllazërim bashkimin të kombeve tëJugosllavisë, në atë mënyrë që ka marrë pjesë në demon strata

NGJARJE DHE DËSHMI

219

Page 222: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

me karakter armiqësorë të organizuara nga elementenacionaliste të kombësisë shqiptare, pasi është bashkangjiturme demonstruesit nga gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” kanëvazhduar në drejtim të xhamisë së larme ndërsa prej aty nëdrejtim të sheshit, më pas në drejtim të komitetit Komunal tëLKM, ku e kanë vendosur flamurin shqiptar ndërsa në sheshine Tetovës është përpjekë ta vendos flamurin shqiptar por pasukses, mirëpo atë e ka vendos një tjetër nga demonstruesit,më pas janë nisur në drejtim të dyqanit të fotografit SreçkoJanevski, ka gjuajtur dy herë me gur në drejtim të dyqanit dhepolicisë që e mbronin, gjatë së cilës ka brohoritur parullaarmiqësore: “Poshtë shovinistët”, “Kër kojmë liri” etj., duke iquajtur policët “fashistë”, prandaj gjyqi në bazë të dispozitavetë cituara lidhur me nenin 38 dhe 45 nga LP të akuzuarin edënoi me dënim burg të rënd në kohëzgjatje prej 2 vjet, në tëcilin dënim ti llogaritet para burgimi i mbajtur nga data 25dhjetor 1968 deri 29 prill 1969.

Gjyqi e vlerëson mbrojtjen e të akuzuarit dhe mbroj tësin e tij avokatin Doksin Tortevski, që në veprimtarinë e tëakuzuarit nuk kanë qenë konsumuar elemente për vepërpenale – propagandë armiqësore, por se mund të qëndrojndonjë vepër tjetër penale, mirëpo të njëjtën e hodhi poshtësi e pabazuar joreale dhe në kundërshtim me dëshmitë eparaqitura, sepse nga dëshmitë e paraqitura, nga paraqitjet edëshmive nga ana e dëshmitarëve, gjyqi konstatoi se iakuzuari me vetëdije ka zhvilluar propagandë armiqësore, kanxitë dhunë dhe ndryshimin antikushtetues të shoqërisë dherregullimin shtetëror të RS të Maqedonisë dhe RSF tëJugosllavisë dhe cenimin e vëllazërim bashkimin të kombevetë Jugosllavisë, në atë mënyrë që ka marrë pjesë nëdemonstrata me karakter armiqësorë të organizuara ngaelemente nacionaliste të kombësisë shqiptare, pasi është

Salih Salihu

220

Page 223: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

bashkangjitur me demonstruesit nga gjimnazi “Kiril Pejçi -noviç” kanë vazhduar në drejtim të xhamisë së larme ndërsaprej aty në drejtim të sheshit, më pas në drejtim të komitetitKomunal të LKM, ku e kanë vendosur flamurin shqiptar ndërsa në sheshin e Tetovës është përpjekë ta vendos flamurinshqiptar por pa sukses, mirëpo atë e ka vendos një tjetër ngademonstruesit, më pas janë nisur në drejtim të dyqanit tëfotografit Sreçko Janevski, ka gjuajtur dy herë me gur nëdrejtim të dyqanit dhe policisë që e mbronin, gjatë së cilës kabrohoritur parulla armiqësore: “Poshtë shovinistët, kërkojmëliri etj., duke i quajtur policët fashistë.

Gjyqi i vlerësoi dëshmitë e dëshmitarëve Is lam Zeqiri,Amet Zeqiri, Qerim Bajrami, të dhëna gjatë procedurës sëmëhershme para gjyqit të hetuesisë të këtij gjyqi të nxjerrë nëprocesin kryesor, ku u tërhoqën nga dëshmitë e dhëna nëprocedurën e mëhershme, gjoja për shkak asaj se ndaj tyreështë kryer shtypje, ndërsa Qerim Bajrami në atë kohë kaqenë i sëmurë prandaj nuk i kujtohet se ç’far ka thënë, mirëpou besoi dëshmive të dhëna gjatë procedurës së mëparshme,sepse gjyqi krijoi bindje se tërheqja e dëshmitarëve tëmësipërm është bërë për shkak asaj se duan ti ndihmojnë tëakuzuarit, si dhe për shkak asaj se gjyqi u besoi dëshmive tëdëshmitarëve tjerë, dëshmitë e të cilëve ishin kategorike dhetë besueshme.

Gjyqi gjatë përcaktimit të lartësisë së dënimit e patiparasysh rrezikun shoqëror të kryesit të veprës, se deri tashnuk ka qenë i dënuar, gjendjen e tij materiale, familjare esociale, se është njeri i ri, intelektual, prandaj duke i marrparasysh të gjitha ato rrethana përcaktoi dënimin si nëdiapozitivin, duke menduar se ajo është e detyrueshme dhe edrejtë, se në të ardhmen pozitivisht do të ndikoj te i akuzuari

NGJARJE DHE DËSHMI

221

Page 224: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

që të mos kryej vepra penale të tilla apo tjera si dhe faktin senë mënyrë edukative do të ndikoj në rreth.

Gjyqi në pajtueshmëri me nenin 88 dhe 90 të LPP engarkoi të akuzuarin që të paguaj në emër të procedurëspenale 145.00 dinarë dhe 20.00 dinarë të ri në emër tëpaushallit gjyqësor.

Duke i pas parasysh e tërë atë të sipërpërmendur gjyqivendosi si në diapozitivin e dënimit.

Gjyqi i Qarkut në Shkup, K. Nr. 77/69 nga 29 prilli i vitit1969.

Procesmbajtës, Kryetari i këshillit Dragica Popoviq, n.p. Boris Spirovski

VËREJTJE: Lejohet ankesa në afat prej 8 ditësh paspranimit të dënimit, nëpërmjet këtij gjyqi deri te Gjyqi Suprem i Maqedonisë – Shkup.

Salih Salihu

222

Page 225: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

NGJARJE DHE DËSHMI

223

Page 226: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Salih Salihu

224

Page 227: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

NGJARJE DHE DËSHMI

225

Page 228: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI

Salih SalihuNGJARJE DHE DËSHMI

Botues:Autori

Formati: 14 x 20 cm

Ndalohet fotokopjimi dhe ribotimi i librit pa lejen e autorit

Tirazhi: 500

Shtypi: Çabej – Tetovë

Salih Salihu

226

Page 229: Salih Salihu NGJARJE DHE DESHMI