Top Banner
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Fakulteti i Edukimit Programi: Parashkollor PUNIM DIPLOME Tema: Ndotja e ushqimit Mentori: Kandidati/ja: Prof. Ass. Dr. Skender Beqa Albina Prushi Gjakovë, 2018
23

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

Aug 30, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“

Fakulteti i Edukimit

Programi: Parashkollor

PUNIM DIPLOME

Tema: Ndotja e ushqimit

Mentori: Kandidati/ja:

Prof. Ass. Dr. Skender Beqa Albina Prushi

Gjakovë, 2018

Page 2: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

TITULLI: Ndotja e ushqimit

EMRI DHE MBIEMRI: Albina Prushi

STATUSI I STUDENTIT: E rregullt

NUMRI I ID: 140102108

NIVELI I STUDIMEVE: Baçelor

DEPARTAMENTI : Edukim/Parashkollor

PROGRAMI I STUDIMIT: Edukim/Parashkollor

MENTORI I PUNIMIT : Prof. Ass. Dr. Skender Beqa

Aprovuar prej komisionit:

1. _________________________Mentor

2. _________________________Anëtar

3. _________________________Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me notën ___________

Data e aprovimit:___________________________

Page 3: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

Përmbajtja

Mirënjohje dhe Falënderime ......................................................................................................................... 4

Abstrakt .......................................................................................................................................................... 5

Hyrje ............................................................................................................................................................... 5

1. Ushqimi ...................................................................................................................................................... 6

1.1 Karbohidratet ....................................................................................................................................... 6

1.2 Proteinat .............................................................................................................................................. 7

1.3 Yndyrna ................................................................................................................................................ 8

1.4 Vitaminat dhe mineralet ...................................................................................................................... 9

2. Si mund të na dëmtojnë ushqimet ............................................................................................................ 9

2.1 Ushqyerja e shëndetshme kërkon? ................................................................................................... 11

3. Cilët janë faktorët që shkatërrojnë ushqimet tona? ................................................................................ 11

3.1 Nga dallohen produktet me mbi dozë hormonale? ........................................................................... 12

3.2 Aditivët ............................................................................................................................................... 13

3.3 Ëmbëltuesit ........................................................................................................................................ 13

4. Sëmundjet që mund të marrim nga ushqimet ......................................................................................... 14

4.1 Salmoneloza ....................................................................................................................................... 14

4.2 Listerioza ............................................................................................................................................ 14

5. Dieta dhe ushqimi kanë ndikim në parandalimin e disa sëmundjeve ..................................................... 15

6. Këshilla më të fundit të mjekësisë moderne për shëndetin .................................................................... 15

6.1 Çokollata ............................................................................................................................................ 16

6.2 Vera e kuqe ........................................................................................................................................ 16

6.3 Stresi .................................................................................................................................................. 17

6.4 Akullorja ............................................................................................................................................. 17

6.5 Buka e bardhe .................................................................................................................................... 18

6.6 Plani i orës mësimore ................................................................................................................... 19

Përfundim .................................................................................................................................................... 21

Literatura ..................................................................................................................................................... 22

Page 4: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

Mirënjohje dhe Falënderime

Për të realizuar këtë temë diplome kam gjetur mbështetje nga njerëz që dëshiroj t’iu shpreh

mirënjohjen time të përzemërt. Së pari dua të falënderoj profesorin e nderuar Prof. Ass. Dr.

Skender Beqa i cili më ofroi një mbështetje të madhe profesionale me orientime, sugjerime dhe

këshilla të herëpashershme duke më lehtësuar peshën e punës.

Falënderoj veçanërisht miken time Vlora Gjota e cila është personi që më stimuloi për të

vazhduar deri në finalizimin e këtij procesi të gjatë.

Për ta mbyllur dua të falënderoj personin më të veçantë Nënën time që gjendet gjithmonë pranë

meje dhe është mbështetja ime më e madhe emocionale dhe morale.

Përgjithmonë mirënjohëse!!

Page 5: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

Abstrakt

Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të ushqehesh me gjërat e duhura në

masën e duhur. Prandaj është e rëndësishme të jetosh dhe të ushqehesh shëndetshëm.

Zakoni i të ushqyerit të shëndetshëm i formuar herët në fëmijëri ka më shumë gjasa të mbahet

gjatë gjithë jetës. Ushqimi duhet të jetë i rregullt dhe të sigurojë energjitë e nevojshme për

kryerjen e punëve mendore dhe fizike.

Ushqimi i shëndoshë është një ndër faktorët që ndikon në rritjen normale. Për këtë ushqimi duhet

të jetë i shumëllojshëm dhe i përbërë nga artikuj të ndryshëm.

Ushqimi nuk është armiku juaj siç disa njerëz pretendojnë. Ai është në fakt shoku më i mirë.

Shikoni gjashtë arsyet pse ushqimi i shëndetshëm do t’ju bëjë që të ndryshoni mënyrën se si

mendoni për gjithçka. Ju jeni çfarë ju hani Njerëzit thonë se ju jeni ajo që ju hani.

Çfarë keni brenda trupit tuaj ndikon në mënyrën si trajtoni ditën tuaj. Nëse nuk hani mëngjesin,

me shumë gjasa do të ndjeheni joproduktivë. Mëngjesi është me të vërtetë i rëndësishëm, është

vakti më vital i ditës.

Buka ju bën të lumtur shumë i kanë cilësuar karbohidratet si një armik duke pretenduar se "sjellin

shëndet".

Çdo lloj ushqimi mund t’ju shëndoshë dhe buka nuk është një përjashtim.

Fjalët kyçe: Ndotja e ushqimit, shëndeti etj.

Page 6: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

5

Hyrje

Ushqimi nuk është armiku juaj siç disa njerëz pretendojnë. Ai është në fakt shoku më i mirë.

Çfarë keni brenda trupit tuaj ndikon në mënyrën si trajtoni ditën tuaj. Nëse nuk hani mëngjesin,

me shumë gjasa do të ndjeheni joproduktivë. Mëngjesi është me të vërtetë i rëndësishëm, është

vakti më vital i ditës. Buka ju bën të lumtur shumë i kanë cilësuar karbohidratet si një armik duke

pretenduar se "sjellin shëndet".

Çdo lloj ushqimi mund t’ju shëndoshë dhe buka nuk është një përjashtim. Mjekët thonë se paratë

nuk mund të blejnë lumturinë, por ekspertët e ushqimit thonë se buka, mundet. Ushqimi i

shëndetshëm rrit produktivitetin tuaj Studimet tregojnë se çdo shtatë vjet, organet tona ndryshojë,

dhe qelizat tona rinovohen. Ne mund të ndryshojmë ose mënyrën si organet tona të funksionojnë

me atë që ne hamë çdo ditë, duke filluar nga sot. Ushqimi i shëndetshëm mund të ju ndihmojë

për të shpëtuar botën. Ndoshta jo saktësisht shpëtoni botën, por ju mund të ndihmoni mjedisin

duke ngrënë më shumë perime. Përveç promovimit të një mjedisi më të pastër, proteinat me bazë

bimore sjellin shumë përfitime shëndetësore. Për një kujtesë afatgjatë, mbani patatet e skuqura

larg. Ushqimet me yndyrë mund t’ju ngopin lehtë-lehtë por janë të lidhura me depresionin dhe

sklerozën. Nëse ju dëshironi të mbani kujtesën tuaj të paprekur, qëndroni larg yndyrave.

Ju mund të merrni kontrollin e jetës tuaj dhe peshës tuaj. Ne kemi dëgjuar të gjithë të mirat e të

ngrënit shëndetshëm. Keni lëkurë të shëndetshme, energji në trupin tuaj, modelet më të mira

gjumi, dhe kështu me radhë. Ushqimi i shëndetshëm në fund të fundit mund të reduktojë koston

tuaj ushqimore dhe obezitetin.

Page 7: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

6

1. Ushqimi

Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e

duhur. Për ta sqaruar këtë mund ta krahasosh trupin me një makinë që nuk niset nëse nuk i është

hedhur sasia e duhur e lëndës djegëse. Në të njëjtën mënyrë dhe trupi nuk funksionon mirë nëse

nuk ka marrë sasinë e duhur të lëndës djegëse.

Lënda djegëse për njerëzit quhet lënda ushqyese- do me thënë lëndë nga të cilat ne ushqehemi.

Ato mund të jenë pjesërisht lëndë që i japin trupit energji ose lëndë që e ndihmojnë trupin që të

funksionojë më mirë.

Do me thënë që një njeri duhet të marri lëndë ushqyese që të funksionojë rregullisht. Këto ne i

marrim nga ushqimi që hamë. Kur ushqimi ka kaluar nëpër aparatin tretës ai tretet. Trupi përdor

pastaj lëndët ushqyese që janë në ushqim.

Tretja fillon me copëtimin e ushqimit në gojë nga dhëmbët, prej këtej kalon në stomak ku

përzihet me lëngun e stomakut dhe copëtohet më tej.

Pasi ushqimi ka qëndruar për një farë kohë në stomak, kalon në zorrë, ku lëndët ushqyese thithen.

Prej këtej lëndët ushqyese kalojnë në gjak dhe transportohen me anë të gjakut atje ku trupi ka

nevojë për ato. Në qoftë se marrim shumë energji ajo rezervohet si dhjam.

Nëse rezervohet shumë dhjam ne bëhemi të shëndoshë, gjë që bën që organizmi të mbingarkohet,

sepse ne peshojmë shumë. Dhe pse nuk je i shëndoshë mund të jetosh jo shëndetshëm. Arsyeja

mund të jetë kur ha gjëra që nuk duhet.

Prandaj është e rëndësishme të jetosh dhe të hash shëndetshëm dhe mos të jesh mbi peshë.

Lëndët ushqyese që i japin trupit energji janë, karbohidratet, proteina dhe yndyra, dhe lëndët që e

ndihmojnë trupin që të funksionojë më mirë, janë vitaminat dhe mineralet. Këto lëndë të

ndryshme janë përshkruar shkurtimisht më poshtë.

1.1 Karbohidratet

Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet

dhe drithërat (në drithërat përfshihet buka, orizi, makaronat).

Perimet, patatet dhe drithërat janë të shëndetshme sepse ato përmbajnë shumë karbohidrate në

formë niseshteje, dhe njëkohësisht kanë përmbajtje të ulët dhjamore. Këto lloj karbohidratesh

quhen prandaj karbohidratet “e mira”. Nga këto ne duhet të hamë shumë. Gjenden dhe

karbohidrate “të këqija” nga të cilat nuk duhet të hamë shumë. Karbohidratet e “këqija” vijnë nga

të gjitha produktet që përmbajnë sheqer, si ëmbëlsirat, çokollata, akullore, dhe pijet freskuese. Së

bashku me sheqerin nga të gjitha këto ne marrim gjithashtu shumë lëndë ngjyruese dhe lëndë

shijuese, për të cilat ne nuk kemi nevojë. Dhe pse ne nuk kemi nevojë për sheqerin nga këto produkte, ne hamë ose pimë sasia shumë të

mëdha ëmbëlsirash, çokollate, akullore dhe pije freskuese – sigurisht sepse shumë njerëz

mendojnë se ato shijojnë më mirë se patatet.

Page 8: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

7

Ndryshimi midis karbohidrateve “të mira” (niseshteja) dhe “të këqija” (sheqeri), është se sa

shpejt ato thithen nga zorra dhe kalojnë në gjak. Karbohidratet e “këqija” merren më shpejtë nga

trupi, kjo bën që ato mos të kenë asnjë të mirë, sepse kjo pjesërisht shkakton luhatje të madhe të

sheqerit në gjak (sheqeri në gjak duhet të qëndrojë kryesisht konstant), dhe gjithashtu nuk të

japin ndjesinë e ngopjes. Në qoftë se nuk arrihet ndjesia e ngopjes atëherë njeriu ka tendencë të

hajë përsëri, kjo bën që njeriu merr më shumë energji se sa ka nevojë dhe prandaj shëndoshet.

Prandaj duhet të hamë ushqim ku një pjesë e madhe e energjisë vjen nga karbohidratet “e mira”,

e ndërsa këtyre u duhet kohë më e gjatë për tu tretur në stomak dhe zorrë, në këtë mënyrë sheqeri në gjak është më konstant dhe jep një ndjesi ngopje më të gjatë.

Figura 1 - Karbohidratet

1.2 Proteinat

Proteina është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme, sepse ajo përdoret pjesërisht për të

krijuar energji dhe pjesërisht për të ndërtuar gjithë organizmin. Për shkak të funksionit ndërtues

të proteinave është shumë keq që të kesh mungesë proteinash ndërsa je në rritje e sipër. Proteina

mund të jetë me prejardhje shtazore ose bimore. Proteina shtazore vjen nga kafshët dhe gjendet

për shembull në vezë, qumësht, djathë, mish dhe peshk. Proteina bimore vjen nga bimët dhe

gjendet për shembull në bizele, fasule (fasule soje, fasule të bardhe dhe të errëta), oriz , miell e

drithëra. Proteinat marrin pjesë në mirëmbajtjen e indeve të lëkurës. Prandaj është e rëndësishme

që ato të përfshihen në të gjitha racionet tona ditore. Proteina nuk është e nevojshme që të përbëjë

një pjesë të madhe të ushqimit sepse vetëm një sasi e vogël proteine e një cilësie të mirë siguron

që cilësia e përbashkët proteinore e gjithë ushqimit të jetë e mirë. Nuk është e nevojshme që të

hahen ushqime me prejardhje shtazore për të ngrënë mjaftueshëm proteina. Mund të jesh vegjëtar

dhe të marrësh mjaftueshëm proteina, por kjo kërkon që të bësh kujdes në zgjedhjen e ushqimeve

me prejardhje bimore me sasi të lartë proteine. Për më tepër mund të plotësosh me vezë, qumësht

dhe djathë.

Page 9: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

8

Figura 2- Proteinat

1.3 Yndyrna

Do të thënë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të hanë shumë yndyrna, sepse njeriu

absorbon shumë energji shpejt dhe prandaj rrezikon të bëhet i shëndoshë. Mund të jetë e vështirë

për të parë sa yndyrë ka në një ushqim – vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë

pothuajse yndyrna. Prandaj mund të flitet për dhjamë të fshehur , që është ai dhjam që nuk mund

të shihet direkt me sy (për shembull është e vështirë të shikohet se sa dhjam ka në djathë që mund

të përmbaj nga 10% deri në 80% yndyrë). Prandaj është mirë që të lexohet përbërja sa yndyrë ka

në produktin ushqyes përkatës. Ushqimi i përpunuar industrialist nuk është më i keq se ushqimi i

gatuar në shtëpi, por duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për

prodhuesit është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjam.

Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave është shumë e

pashëndetshme për enët e gjakut në trup të ekspozohen nga shumë yndyra, sepse yndyra mund të

grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e enëve

të gjakut, prej të cilave njeriu mund të vdes. Ndër të tjerash sasia e madhe e yndyrës në ushqim

bën që njeriu të peshojë shumë. Njeriu është mbipeshë kur merr më shumë energji, sesa ka

nevojë, sepse trupi e grumbullon këtë energji ekstra në formë dhjami rreth barkut ose vende të

tjera në trup.

Figura 3 - Yndyrnat

Page 10: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

9

1.4 Vitaminat dhe mineralet

Vitaminat dhe mineralet janë lëndë që duhet ti marrë trupi nga ushqimi që ne hamë. Mund të

përdoren vitamina ose minerale në formë të pilulave, por nëse ju hani ushqime të shëndetshme

dhe të ndryshme gjatë gjithë vitit, nuk është e nevojshme.

Vitaminat janë lëndë të vogla organike, që ne duhet ti marrim në doza shumë të vogla. Ato janë

të rëndësishme për shumë funksione në trup, midis të tjerash, metabolizmin. Ne nuk mund të

prodhojmë vetë vitamina në trup, prandaj duhet ti marrim ato nëpërmjet ushqimit. Vitaminat ndahen në ato që shkrihen në ujë si (Vitamina-B dhe Vitamina-C) dhe ato që shkrihen

në yndyrna si (Vitamina-D, Vitamina-E dhe Vitamina-K). Mineralet janë lëndë bazë që janë me

rëndësi jetësore për ne. Ashtu si vitaminat dhe mineralet ne i marrim nga ushqimi që hamë, sepse

ato nuk krijohen në trupin tonë. Minerale janë për shembull natriumi, kaliumi, kalciumi,

magneziumi, hekuri, jodi, mangani, bakri, zinku, kromi, fluori, seleni, dhe siliciumi. Është e vështirë për të përcaktuar nëse ne marrim mjaftueshëm vitamina dhe minerale. Në qoftë

se dyshon që nuk i merr mjaftueshëm me anë të ushqimit është mirë të kërkosh të bësh një vizitë

te mjeku i familjes.

Figura 4- Vitaminat dhe mineralet

2. Si mund të na dëmtojnë ushqimet

Ushqimi renditet nga ekspertët e mjekësisë si një ndër armiqtë më të rrezikshëm që po kërcënon

shëndetin e shqiptarëve. Fakt ky që gjatë viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese edhe në

vendin tonë, pasi numri i pacientëve të prekur nga sëmundjet kronike dhe lloje të ndryshme të

kancerit ka pësuar rritje të frikshme.

Duke vlerësuar efektet e kequshqyerjes, specialistët në departamentin e sëmundjeve kronike në

Institutin e Shëndetit Publik bëjnë me dije se ky faktor po mbart rreziqe të mëdha sidomos tek të

rinjtë, të cilët nëse nuk bëjnë kujdes në një të ardhme të afërt do të bien pre e komplikacioneve të

shumta shëndetësore.

Drejtori i departamentit të sëmundjeve kronike në ISHP, Alban Ylli, tregon se ushqimet

hiperkalorike, disbalanca mes elementeve ushqimore, si dhe mungesa e vitaminave kanë bërë që

Page 11: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

10

rritja e sëmundjeve në vendin tonë të marrë përmasa alarmuese, duke ulur së tepërmi edhe

treguesin moshë.

Kequshqyerja e kombinuar me mungesën e aktiviteteve fizike duke shtuar nivelin e

sëmundshmërisë kanë çuar edhe në rritjen e vdekshmërisë së shkaktuar nga këto sëmundje.

“Ushqimet janë një përbërës shumë i rëndësishëm për të ndikuar tek sëmundjet kronike. Më

shumë kalori seç duhet janë një element për të ndikuar tek sëmundjet kronike. Më shumë kalori

seç duhet janë problem për sëmundjet kronike pasi rrisin obezitetin.

Është fakt i provuar që për sëmundjet e zemrës e për lloje të ndryshme të sëmundjeve

kancerogjene, qoftë obeziteti, qoftë mbipesha, rrisin riskun e përhapjes së tyre. Një element i

dytë ka të bëjë me balancën makrobiotike mes ushqimeve që marrim. Sheqernat, yndyrat,

proteinat, fibrat duhet të jenë në balanca të caktuara. Është e provuar se kanceri i kolonit shtohet

nga disbalanca e fibrave me yndyrat e me proteinat”, vë në dukje Alban Ylli.

Një tjetër problematikë e konstatuar nga ky departament, është edhe ndotja e ushqimeve

nëpërmjet kimikateve që u hidhen bimëve gjatë spërkatjes së bimëve apo dhe të arave, duke

ndihmuar rritjen artificiale të produkteve që konsumojnë në jetën e përditshme. E disa nga këto

sipas Yllit janë të njohura për shkencërisht për dëmin që shkaktojnë në organizëm.

“Ndotja e ushqimeve me agjentë të natyrës biologjike ose edhe kimike ka efekte të shumta

negative. Disa agjentë me natyrë biologjike mund të shkaktojë kancer. Aflatoksinat shkaktojnë

kancer të mushkërisë. Ne i marrim nëpërmjet ushqimeve kimikatet. Ato mund të jenë të ndotura

gjatë transportit, por sidomos gjatë prodhimit të tyre”, shton Ylli.

Ndaj mjekët këshillojnë që të orientohemi drejt një ushqyerje të shëndetshme që konsiston në

konsumin e një larmie të madhe ushqimesh përmbajtja e të cilave duhet të jetë e orientuar drejt

perimeve, zarzavateve dhe frutave.

Figura 5 - Dëmet nga ushqimi

Page 12: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

11

2.1 Ushqyerja e shëndetshme kërkon?

Konsumim të një varieteti sa më të madh të ushqimeve, në llojshmëri dhe sasi të përshtatshme.

Konsumim të një dietë të bazuar në ushqime të ndryshme me origjinë më shumë bimore sesa

shtazore.

Konsumim i bukës, drithërave, orizit ose patateve disa herë në ditë.

Konsumim të një varieteti zarzavatesh e frutash disa herë gjatë ditës (së paku 400 gram në ditë).

Mbajtje nën kontroll të konsumit të yndyrave.

Përdorim të qumështit dhe nënprodukteve të tij që kanë sasi të pakta yndyre dhe kripërash.

Zgjedhje të ushqimeve që janë me sasi të pakta të sheqerit industrial, i cili duhet përdorur me

shumë kursim në pije dhe ëmbëlsira.

Zgjedhja e një dietë me sasi të pakta kripe. Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë më shumë se

një lugë e vogël çaji (6 gram në ditë, duke përfshirë këtu kripën në bukë dhe ushqimet e

konservuara).

Përdorimi i kufizuar i alkoolit veçanërisht tek gratë.

Përgatitje të ushqimeve në mënyrë të sigurte dhe higjienikisht të pastër (ziejeni, piqeni apo

gatuajeni në temperaturën e duhur).

3. Cilët janë faktorët që shkatërrojnë ushqimet tona?

Prodhimet (OMGJ).

Organizma të modifikuara gjenetikisht (OMGJ), ose organizma transgjenike quhen ato

organizma, të cilat në mënyrë artificiale mbartin gjene me origjinë nga lloje të tjera, me qëllim

përmirësimin e cilësive të tyre gjenetike.

Është provuar në individë të ndryshëm se bimët transgjenike sjellin pasoja të dëmshme në

organizmin e njeriut. Pasojat negative tek njeriu janë të shpejta dhe të vonuara. Alergjitë janë

sëmundjet që shoqërojnë OMGJ-të tek një pjesë e konsumatorëve. Përveç kësaj, OMGJ-të janë

provuar se e rrisin aciditetin në gjak, gjë që është një faktor rreziku për mjaft sëmundje.

Simptoma të tjera të evidentuara janë rritja e nxehtësisë së trupit, mungesa e rezistencës fizike,

mungesa e qetësimit fizik, çrregullimet emocionale, çrregullime të tretjes, të frymëmarrjes,

obezitet, shtimi të Trajtimi Hormonal është një nga teknikat e inxhinierisë gjenetike për të nxjerrë

produkte transgjenike. Hormonet janë substanca organike me funksione specifike, të cilat

prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe transportohen në pjesë të ndryshme të organizmit.

Page 13: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

12

Hormonet kontrollojnë një sërë funksionesh nëpërmjet frenimit të një funksioni dhe stimulimit të

një funksioni tjetër. Funksionet bazike janë: funksionet e rritjes dhe zhvillimit – ndarja, rritja,

diferencimi qelizor, lulëzimi, frytëzimi, farëzimi, proceset metabolike, riprodhimi, etj. Llojet e

hormoneve të zbuluara janë auksinat, giberelinat, etileni dhe citokininat.

Hormonet krijojnë rritje të shpejtuar dhe jo natyrore të indeve në bimë dhe kafshë . Psh.

Nëpërmjet tretësirës gibereline, fermerët realizojnë zmadhimin e frytit; trajtimi me etilen i

frutave dhe perimeve i bën ato që të piqen artificialisht, kurse përdorimi i citokininave i rrit

jetëgjatësinë e produkteve. Nëpërmjet hormoneve realizohen qëllime komerciale, si rritja e

sasisë, ngjyrat dhe format tërheqëse për konsumatorin, por edhe pjekja e tyre në çdo stinë të vitit

jashtë ciklit të tyre natyral.

3.1 Nga dallohen produktet me mbi dozë hormonale?

Mbi dozimi hormonal shkakton një zmadhim të masës që shoqërohet me një rritje mjaft të

shpejtë. Si pasojë e zhvillimit të pakontrolluar, vetë organizmi humbet ekuilibrat e brendshëm të

rritjes dhe nga pikëpamja morfologjike e biometrike shfaqen këto ndryshime:

Humbje e formave karakteristike dhe shfaqja e formave të reja. Fruta dhe perime me masë

mishtore të fortë, gunga-gunga, deformime që shoqërohen me kallo dhe majuca jo normale.

Të çara në sipërfaqe dhe pamje e frytit si e copëtuar paraprakisht – për shkak se sipërfaqja e

lëkurës nuk arrin ta mbështjellë tërësisht masën mishtore.

Ngjyra të theksuara dhe të de-natyruara, frutat më tepër u ngjajnë imitimeve plastike sesa një

produkti tërësisht natyror.

Deformime në brendësi si: zgavra, masë me dendësi jo të njëtrajtshme, ndryshime të ngjyrës, etj.

Aktualisht, sot në treg, nuk ekziston në diferencimi me bazë ligjore që të etiketojë produktet

OMGJ nga produktet e tjera. Zgjedhja jonë në këtë rast është e detyrueshme dhe ne nuk jemi

plotësisht të vetëdijshëm për këtë fakt. Përveç të tjerave, kjo bën që për shkak të OMGJ-ve, të

humbasë edhe besueshmëria e konsumatorit tek tregu.

Pesticidet

Pesticidet janë substanca kimike që përdoren për të luftuar sëmundjet si dhe barërat, larvat,

insektet apo kafshët që dëmtojnë bimët bujqësore. Përdorimi i pesticideve kimike për mbrojtjen e

bimëve nga dëmtuesit e ndryshëm e rriti shumë prodhimin bujqësor. Kjo është arsyeja që sot

njerëzimi ka më shumë ushqime dhe kosto më të ulët prodhimi. Por, krahas këtyre të mirave,

përdorimi I pesticideve solli pasoja në cilësinë e ushqimeve dhe ndotjen e mjedisit. Ne jemi të

ekspozuar në mënyrë indirekte ndaj pesticideve përmes ushqimit, ujit dhe ajrit. Ekspozimi ndaj

pesticideve është faktor rreziku për shumë sëmundje. Faktet tregojnë se dëmi më i madh

shkaktohet tek fëmijët dhe moshat e reja, pasi sasia e ushqimit që ata marrin është më e madhe

dhe reaksionet metabolike të organizmit të tyre janë më të shpejta dhe më të plota.

Page 14: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

13

Figura 6 - Mbi doza hormonale

3.2 Aditivët

Me termin “aditiv” (bashkues, ngjitës) nënkuptohen të gjitha lëndët e tjera që nuk janë përbërës

tipik të ushqimit, por që i bashkohen atij në rrugë industriale me qëllimin e ruajtjes, zgjatjes së

afatit të përdorimit, përmirësimit të shijes, aromës dhe ngjyrës së tyre. Në industrinë ushqimore

aditivët përdoren mjaft gjerësisht dhe pa pengesa legjislative. Sipas hulumtimeve, është llogaritur

se një person në vendet e zhvilluara konsumon rreth 2.5 kg aditivë në vit.

Konservantët përbëjnë grupin kryesor të aditivëve. Konservantët synojnë ruajtjen për një kohë sa

më të gjatë të vetive fiziko-kimike dhe fiziologjike të produkteve. Konservantët kanë efekt

shkatërrues për bakteret, duke penguar zhvillimin dhe shumëzimin e tyre. Ato ndahen në dy

grupe kryesore: konservantë natyrorë dhe artificialë. Konservantët më të njohur natyrorë janë:

kripa, sheqeri, acidet organike, vajrat, kurse konservantët më të përdorshëm artificialë janë: acidi

benzoatik, propionik, sulfurik dhe derivatet e tyre.

3.3 Ëmbëltuesit

Aditivët janë problematikë për shëndetin e njeriut. Problemi i konservantëve qëndron në faktin se

përveçse ato janë shkatërruese për mikroorganizmat, janë helmuese edhe për njeriun nëse e

kalojnë sasinë e duhur. Gjithsesi, edhe përdorimi i tyre brenda kritereve të përcaktuara, nuk i

ruan plotësisht përbërësit dhe vetitë e produkteve ushqimore.

Aditivët pengojnë veprimin e vitaminave dhe mineraleve, dëmtojnë imunitetin duke rritur

mundësinë për sëmundje të ndryshme. Ato kanë vetinë që, nëse përdoren për një kohë të gjatë,

grumbullohen në qeliza, dhe i shkatërrojnë ato. Kështu, natrium benzoati, që është derivat i acidit

benzoatik, është shkak i alergjive ushqimore. Edhe aditivët e tjerë, si butilhidroksianisoli,

butilhidroksitolueni, karagenani, glutaminati i mononatriumit, aspartami, etj., kanë efekte të

dëmshme për shëndetin si shkaktarë të alergjive, pezmatimeve të zorrës së trashë, problemet me

fetusin, tek fëmijët e vegjël, etj. Në eksperimentet që është bërë me lepuj është vërtetuar se

ëmbëlsuesi saharinë ka shkaktuar kancer. Gjithashtu, përdorimi I ngjyruesve sintetikë çon në

dëmtime të lëkurës deri në tumore beninj dhe malinj.

Page 15: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

14

4. Sëmundjet që mund të marrim nga ushqimet

Në mediat e shkruara dhe vizive shpesh bëjnë bujë probleme që lidhen me ushqimet, si: çështja e

mykotoksinave në qumësht, kontaminimi i miellit të bukës dhe shumë e shumë shqetësime të

tjera. Me të drejtë mediat dhe konsumatorët shprehin shqetësime, pasi me të vërtetë ushqimet

përmbajnë rreziqe të mëdha që vijnë nga kontaminimi me baktere, viruse, parazitë ose substanca

kimike. Spektri i mikroorganizmave që shkaktojnë sëmundje infektive është shumë i gjerë dhe

deri më sot njihen rreth 220 sëmundje të ndryshme që transmetohet përmes ushqimit. Këto

mikroorganizma mund të shkaktojnë diarre dhe infeksione tepër të rrezikshme, që mund të çojnë

deri në vdekje. Më poshtë listohen gjashtë patogjenët më të rëndësishëm, për sa i përket

sëmundshmërisë, si dhe shpjegohet se nga mund t'i marrim ato.

4.1 Salmoneloza

Sëmundja e salmonelozës përmbledh një grup patologjish që kryesisht shoqërohen me diarre, të

cilat vijnë nga infeksioni i baktereve të gjinisë Salmonella. spp. Në grupin e sëmundjeve të

shkaktuara nga salmonelat bëjnë pjesë edhe sëmundje të rrezikshme, si: tifo dhe paratifo që kanë

qenë shumë të përhapura në Shqipëri. Ndërkohë sot, salmonelozat jo tifoide përbëjnë grupin më

të rëndësishëm nga ndikimi që kanë në shëndetin publik.

Burimet e sëmundjes: vezët krudo ose të pa gatuara mirë, mishi i shpendëve i pa gatuar mirë,

frutat dhe perimet e freskëta, produktet e bulmetit të pa pasterizuara.

4.2 Listerioza

Listerioza shkaktohet nga bakteri Listeria monocytogenes dhe është një sëmundje e rrezikshme

për gratë shtatzëna dhe të porsalindurit, ndërkohë që prek edhe fëmijët, të moshuarit dhe personat

që kanë imunitet të ulët. Sëmundja te gratë shtatzëna paraqet rreziqe për humbjen e barrës dhe

ose mund të shfaqë meningjite te të porsalindurit.

Burimet e sëmundjes: produkte të bulmetit të papasterizuara, peshku i tymosur dhe mish i

tymosur ose sallameri të prera në feta që shërbehen zakonisht në antipasta të ftohta.

Bruceloza

Bruceloza shkaktohet nga baktere të gjinisë Brucella. spp. dhe shoqërohet me ethe të larta

ciklike. Sëmundja është e përhapur në kafshë, kryesisht te bagëtitë e imëta dhe transmetohet te

njerëzit përmes kontaktit me kafshët e sëmura dhe produkteve të bulmetit. Te njerëzit sëmundja

është kronike dhe mund të shkaktojë artrite, probleme në sistemin e qarkullimit të gjakut,

sterilitet te meshkujt etj.

Burimet e sëmundjes: produkte të bulmetit të papasterizuar, djathi i njomë, salca e kosit,

qumështi i freskët dhe nënprodukte të tjera të papërpunuara të qumështit.

Page 16: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

15

5. Dieta dhe ushqimi kanë ndikim në parandalimin e disa

sëmundjeve

Ushqimet e shëndetshme dhe marrja e te gjithë elementëve të nevojshëm ndihmon në një shëndet

me të mirë. OBSH në bashkëpunim me FAO kanë ndërmarrë një studim në lidhje me peshën qe

zë çdo ushqim në organizmin tonë.

Janë bërë rekomandime për të ndihmuar në parandalimin e vdekjeve dhe paaftësisë nga

sëmundjet kronike të lidhura me ushqimin. Këto përfshirje të popullsisë ushqimore dhe qëllimet e

aktivitetit fizik duhet të kontribuojnë në zhvillimin e strategjive rajonale dhe udhëzimeve

kombëtare për të zvogëluar barrën e sëmundjeve që lidhen me obezitetin, diabetin, sëmundjet

kardiovaskulare, disa forma të kancerit, osteoporozën dhe sëmundjet dentare. Ato bazohen në

ekzaminimin dhe analizën e dëshmive më të mira në dispozicion dhe gjykimin kolektiv të një

grupi ekspertësh që përfaqësojnë fushën globale të mandatit të OBSH-së dhe FAO-s. Aktiviteti

fizik është një përcaktues kyç i shpenzimeve të energjisë, dhe kështu themelore për balancën e

energjisë dhe kontrollin e peshës. Efektet e dobishme të aktivitetit fizik në sindromën metabolike

janë të ndërmjetësuar nga mekanizmat përtej kontrollit të peshës së tepërt trupore. Mungesa e

aktivitetit fizik tashmë është një rrezik i madh global për shëndetin dhe është i përhapur në të dy

vendet e industrializuara dhe në zhvillim, veçanërisht në mesin e të varfërve urbanë në qytetet e

mëdha të mbushura me njerëz. Masat dhe politikat e nevojshme për të nxitur modelet më të

shëndetshme të konsumit të ushqimit dhe për të lehtësuar një jetë fizike aktive ndajnë baza të

përbashkëta dhe janë reciprokisht interaktive në përcaktimin e sjelljeve më të shëndetshme.

Dietat e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë çelësi i të ushqyerit të mirë dhe të domosdoshëm

për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Dendësia e ushqimeve dhe marrja e energjisë balancuar

me aktivitetin fizik të nevojshëm për të mbajtur një peshë të shëndetshme është esencial në të

gjitha fazat e jetës. Konsumi i pa balancuar i ushqimeve të larta në energji (sheqer, niseshte dhe /

ose yndyrë) dhe të ulët në lëndët ushqyese thelbësore kontribuon në tejkalimin e energjisë,

mbipeshën dhe obezitetin. Sasia e energjisë së konsumuar në lidhje me aktivitetin fizik dhe

cilësinë e ushqimit janë përcaktuesit kryesorë të sëmundjes kronike të ushqyerjes.

6. Këshilla më të fundit të mjekësisë moderne për shëndetin

Gjithçka ne jetën e njeriut është ne funksion te shëndetit. Por jo rralle lind pyetja: Ç ‘duhet te beje

një njeri për te mbajtur ne forme trupin e tij? Shkencëtaret dhe studiuesit ne rrjedhën e shekujve

kane hartuar dhe vazhdojnë te hartojnë rregulla e këshilla te nevojshme për mirëqenien e njeriut.

Aroma e trëndafilit forcon kujtesën; bananet, hurmat e Arabisë, mollët e ëmbla, shegët, boronica,

Page 17: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

16

thana janë frutat qe dëmtojnë dhembet. Spinaqi, grosha, lëngu i rrushit, patatet e ëmbla, djathi i

verdhe janë ushqimet qe luftojnë plakjen.

Një pakete këshillash për kujdesin e shëndetit tuaj vjen ne suplementin e sotëm. Gjithashtu ne

ketë numër do te gjeni përgjigje për pyetjet qe ju lindin për verën e nxehte, si shkaktohen djegiet

e lëkurës nga rrezet ultraviolet, s atë dëmshme janë dhe si te mbrohemi.

6.1 Çokollata

Gjithsecili e di se sa e mire është per ne çokollata. Kështu ne darke apo pas shijeve te kripura,

nuk ka gjë me te dëshiruar se ëmbëlsia e çokollatës. Ne te përmbahen kimikate te quajtura

polifenole, te cilat reduktojnë praninë e radikaleve te lira, qe mund te shkatërrojnë qelizat dhe

mund te sjellin dëmtime te ADN-se, po ashtu mbron edhe zemrën. shkolla Harvard dhe i

Shëndeti Publik kryen një studim me rreth 8 000 meshkuj amerikane te moshës rreth 65 vjeç për

një periudhe katër vjeçare, dhe ata persona qe konsumonin çokollata dhe ëmbëlsira te paktën tri

here ne muaj, jetonin gati një vit me tepër sa ata qe konsumonin çokollatën një here ne vil.

Figura 7- Çokolladat

6.2 Vera e kuqe

Nëse do të lexoni gazetat, do të lexoni patjetër rreth dobive që sjell vera e kuqe në organizmin e

njeriut kur ajo konsumohet në masën e duhur. Ashtu si çokollata, polifenolet janë 1 kimikatet

çeles, siç janë tanina dhe flavonidet të lëkura e rrushit apo farat, të cilat janë antioksdante të

fuqishëm. E rëndësishme është që proksianidina, e cila ndihmon në reduktimin e presionit të

gjakut dhe uljen e nivelit të kolosterolit. Një tjetër ingredient, resveratrol ngadalëson plakjen e

zemrës, muskujve syve dhe ruan aftësinë e kataraktit, dobi që përftohen nga vera e kuqe. Ashtu si

çokollata, vera e kuqe duhet të konsumohet me kriter, asnjëherë nuk duhet tepruar me të. Disa

lloje të verës së kuqe tradicionale që vijnë nga jugperëndimi i Francës. Sardenja dhe Kreta

shfaqen si me të pasurat me ingrediente "magjike".

Page 18: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

17

Figura 8- Vera e kuqe

6.3 Stresi

Stresi në vija të trasha është konsideruar si i dëmshëm për njeriun, por i konceptuar ngushtë, në atë mase që ai nuk shfaq probleme të shëndetit mendor e atij fizik, siç është për shembull stresi që krijohet gjate ditëve kur do martoheni, apo do hidhni një hap të madh në jetën tuaj. Ky lloj stresi mund të ndihmojë në riformimin e sistemit tuaj imunitar. Ekspertet shprehen se situatat stresuese e shtyjnë trupin që të luftojë për të fituar përgjigje stimuluese.

Figura 9 - Stresi

6.4 Akullorja

Edhe pse në përbërjen e saj ka sheqer, akullorja nuk ka nivele të larta të glukozës, çka do të thotë

se akullorja e sjell sheqerin në gjak gradualisht pasi ju ta keni shijuar atë. 7s grame akullore kane

pikërisht 114 klori dhe ndërsa 6 grame yndyre përmbajnë s11 kalori.

Page 19: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

18

Figura 10 - Akullorja

6.5 Buka e bardhe

Teoria e përgjithshme që transmetohet edhe ndër breza është se mielli i pasitur është me i mire

për ju, por në fakt mielli i bukës së bardhe është i pasur me kalcium dhe hekur, vitamine B1 dhe

naicine. Kjo për arsye se buka e bardhë është më pak e pasur ne fibra, çka do të thotë se pjesa me

e madhe e kalciumit është e thithur. Ju mund të vazhdoni t’i jepni fëmijëve tuaj bukë të zezë, por

buka e bardhe ka disa dobi ushqyese.

Figura 11- Buka e bardhë

Page 20: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

19

6.6 Plani i orës mësimore

Aspektet e përgjithshme të planit te orës mësimore:

• Fusha kurrikulare: Shkencat e Natyrës.

• Lënda: Njeriu dhe natyra

• Shkalla e kurrikulës: 1

• Klasa: Përgatitorë

• Rezultati i të nxënit të temës: Kureshtja për hulumtimin e ndotjes së ushqimit

• Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I.7; II.6; V.2 .

• Rezultatet e fushës së kurrikulës: 1.1; 2.1.

Aspektet specifike të planit të orës mësimore:

• Njësia mësimore: Ndotja e ushqimit

• Fjalët kyçe: shëndeti, ndotje në ushqim,

• Rezultatet e të nxënit të lëndës: kupton rëndësinë e ushqimit, pasojat të cilat vijnë nga

ushqimi i ndotur dhe jo i shëndetshëm, ndotësit e ushqimit.

• Kriteret e suksesit: identifikon disa nga ndotësit e ushqimit

• Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: video, fotografi të

ndryshme

• Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata

jetësore: Matematikë, Edukatë figurative, Gjuhë amtare

- Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:

Evokimi - Pas rutinave ditore: kalendarit, gjimnastikës së mëngjesit përmes

bashkëbisedimit, përmes tenikës stuhi mendimesh gjithnjë përmes pyetjeve të hapura

bëhet rikujtimi nga ana e nxënësit i njohurive të mëparshme, që kanë lidhje me temën e

mësimit, me qëllim që ato të shërbejnë si një bazë për t’i lidhur me njohuritë e reja në

procesin e të nxënit.

Realizimi – është faza në të cilën nxënësi bie në kontakt me njohuritë e reja dhe e cila

duhet konsideruar kryesore gjatë procesit të të nxënit. Fillimisht edukatorja përmes disa

fotografive dhe videove në projektor u jap fëmijëve njohuri të reja per ushqimin dhe disa

nga ndotësit kryesor të ushqimit. Pastaj edukatorja u tregon së do të dalin në oborr të

Page 21: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

20

shkollës për të hulumtuar disa nga ndotësit e ushqimit si mbeturinat e hedhura në oborr të

shkollës dhe u tregon për sëmundjet e ndryshme që vijnë nga keq ushqyerja

Reflektimi - Gjatë kësaj faze, nxënësit konsolidojnë të nxënit ose informacionin e ri. Ata

shprehin me fjaltë e tyre informacionin e ri, shkëmbejnë fuqishëm ide në mes vete, dhe

përmes mendimit kritik ata japin mendime të ndryshme se pse është i rëndësishëm

ushqimi dhe si vjen deri tek ndotja e ushqimit.

• Vlerësimi i nxënësve: vëzhgim, vlerësim i vazhdueshëm

Page 22: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

21

Përfundim

Në këtë punim jam munduar të prezantoj një pasqyrë të shkurtër mbi rëndësinë e ushqimit për

jetën tonë, për disa nga shkaktarët kryesor të ndotjes së ushqimit, për llojet e ndotjes së ushqimit,

për efektet e tij në shëndetin e njeriut dhe për masat që janë ndërmarrë për parandalimin e

ndotjes së tij.

Termi “produkte të pastra ekologjikisht” përdoret për ato produkte ushqimore që janë prodhuar

në mjedise të pastra natyrore dhe me teknologji të pastra. Mjedis i pastër natyror është për

shembull toka me një përbërje të pasur ushqimore dhe pa ndotje kimike. Gjatë viteve, studiuesit

kanë përcaktuar ndër llojet e ushqimeve, ato që janë më të dobishmet për shëndetin (“ushqimet e

shëndetshme”), koncept të cilin e kanë zhvilluar në përputhje me “piramidën” e të ushqyerit. Në

bazë të kësaj piramide janë drithërat e më tej perimet, frutat etj. Por jo të gjithë produktet që

paraqiten si të shëndetshëm, janë gjithashtu, produkte të pastra ekologjikisht. Disa lloje

produktesh ushqimore, që thjesht konsiderohen si të shëndetshme, si drithërat e grurit dhe të

gjitha nënproduktet e tyre (krundet, buka e grurit, drithërat e thata), buka e zezë, frutat dhe

perimet, bulmeti dhe mjalti, jo gjithmonë janë të shëndetshme për organizmin tonë. Ka shumë

raste kur këto produkte ekspozohen ndaj ndikimit negativ të mjedisit të ndotur, duke i bërë

helmuese për organizmin tonë.

Page 23: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Prushi.pdf · Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet Niseshteja gjendet në

22

Literatura

Ndotja dhe mbrojtja e Ambientit Jetësor - Dervish Rozhaja

Miodrag Jablanoviq – Enti, teksteve dhe mjeteve mësimore I krahinës socialiste autonome të Kosovës,

Prishtinë, 1983

Njeriu dhe mjedisi jetësore – Dr. Sci. Zeqir Veselaj, Prishtinë,2011

Burime nga interneti

http://www.gazetadita.al/ja-si-mund-te-na-demtojne-ushqimet/

https://www.gazetaexpress.com/shneta/cilet-jane-faktoret-qe-shkaterrojne-ushqimet-tona-

61110/?archive=1

http://shqiptarja.com/lajm/dietat-dhe-ushqimi-kane-ndikim-ne-parandalimin-e-disa-semundjevekronike