Top Banner
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT Dega: Programi Fillor PUNIM DIPLOME TEMA: “FAKTORËT OBJEKTIV TË MËSIMIT - PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR (KURRIKULUMI)Udhëheqësi shkencor: Kandidate: Prof. Ass. Dr. Behxhet Gaxhiqi Doruntina Nikçi Gjakovë, 2019
37

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

Jan 28, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Dega: Programi Fillor

PUNIM DIPLOME

TEMA: “FAKTORËT OBJEKTIV TË MËSIMIT - PLANI DHE

PROGRAMI MËSIMOR (KURRIKULUMI)”

Udhëheqësi shkencor: Kandidate:

Prof. Ass. Dr. Behxhet Gaxhiqi Doruntina Nikçi

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

II

PËRMBAJTJA

DEKLARATË ................................................................................................................................ IV

ABSTRAKT .................................................................................................................................... V

DEDIKIM....................................................................................................................................... VI

FALËNDERIME ........................................................................................................................... VII

HYRJE ......................................................................................................................................... VIII

KAPITULLI I ............................................................................................................................................ 9

1. Didaktika si shkencë ................................................................................................................... 9

1.1. Faktorët themelor të mësimit ..................................................................................................... 9

1.2. Faktorët subjektiv dhe objektiv ................................................................................................. 9

KAPITULLI II ......................................................................................................................................... 11

2. Arsimi dhe gjithëpërfshirja ...................................................................................................... 11

2.1. Parimet arsimit parauniversitar ............................................................................................. 13

2.1.1. Shkallët kryesore të kurrikulës për klasën përgatitore ......................................................... 13

2.1.2. Kompetencat kryesore .............................................................................................................. 14

2.2. Funksioni i rezultateve të nxënies ............................................................................................ 15

2.3. Mësimdhënia dhe të nxënit e bazuar në arritjen e kompetencave ....................................... 16

KAPITULLI III ....................................................................................................................................... 17

3. Faktorët objektiv ....................................................................................................................... 17

3.3. Plani dhe programi si faktorë kryesor në mësimdhënie ........................................................ 18

3.4. Plani dhe programi mbështetur në kurrikulë ........................................................................ 18

3.5. Aspekte metodologjike dhe praktike të planifikimit mesimor .............................................. 20

3.5.1. Plani mësimor ............................................................................................................................ 20

3.5.2. Planifikimi vjetor ...................................................................................................................... 20

3.5.3. Planifikimi dymujor .................................................................................................................. 21

3.5.4. Planifikimi javor ....................................................................................................................... 22

3.5.5. Planifikimi ditor i orës mësimore ............................................................................................ 24

KAPITULLI IV ......................................................................................................................................... 26

4.Korniza e kurrikulës së arsimit parauniversitar ............................................................................ 26

4.1. Kurrikula bërthamë .................................................................................................................. 27

4.2. Kurrikula me zgjedhje.............................................................................................................. 27

4.2.1. Çështje kryesore kurrikulare ................................................................................................... 28

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

III

4.3. Zatimi i kurrikulumit .................................................................................................................... 29

4.4. Realizimi i çështjeve ndërkurrikulare dhe jashtëkurrikulare ................................................... 30

KAPITULLI V ......................................................................................................................................... 31

5. Vlerësimi .................................................................................................................................... 31

5.1. Qëllimi dhe sistemi i vlerësimit në klasën përgatitore dhe arsimin fllor .............................. 31

5.2. Vlerësimi i vazhduar ................................................................................................................. 32

5.2.1. Vlerësimi përfundimtar ............................................................................................................ 32

5.2.2. Vlerësimi për shkallë ................................................................................................................ 32

5.3. Parimet e vlerësimit .................................................................................................................. 33

6.Rezyme .................................................................................................................................................... 34

7.Literatura ............................................................................................................................................... 35

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

IV

DEKLARATË

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim diplome “FAKTORËT OBJEKTIV TË MËSIMIT

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR (KURRIKULUMI)”, është shkruar nga unë, dhe

përfqëson punimin tim original. Duke pasur parasysh se punimi shkencor i temës së mbrojtjes së

diplomës duhet të jetë pasqyrim i punës së autorëve, them se punimi nuk përmban material të

shkruar nga ndonjë person tjetër, përveç të atyre të listuara dhe të referuara, dhe nuk është

prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim.

Punimi është lektyruar nga:

Zekë Muqkurtaj

______________________________

Nënshkrimi

Pejë 17.7.2019 Doruntina Nikçi

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

V

ABSTRAKT

Mësimdhënia është proces i cili lidhet ngushtë me faktorët objektiv dhe është një pjesë e

rëndësishme e çdo shoqërie. Për realizimin e një pune mësimore përdoren metoda të cilat

ndikojnë në arritjen e qëllimeve dhe detyrave arsimore. Planifikimi si faktor kryesues në procesin

mësimor ndërtohet me kurrikulë duke identifikuar objektivat e përgjithshme dhe duke mbledhur

të dhëna nga tre burime: përmbajtja, nxënësit dhe shoqëria. Punimi ka për objekt studimi

karakteristikat aktuale dhe prirjet e zhvillimeve bashkëkohore të kurrikulës duke theksuar

rëndësinë e saj në planprogramin mësimor.

Qëllimi kryesor këtij punimi është që të ofroj informacione më të sakta për rëndësinë dhe

nevojën për një planifikim të duhur mësimor, i cili realizohet më mirë duke përdorur parimet

themelore dhe modelet teknike dhe shkencore të kurrikulës për mësimdhënie. Për arritjen e

rezultateve të synuara në mësimdhënie së pari duhet që objektivat të jenë të arritshme nga të

gjithë nxënësit dhe të konkretizohen në mënyrë që të shmangen paqartësitë. Metodat e përdorura

në këtë punim janë kryesisht në përdorimin e literaturës, për pjesën teorike të këtij punimi janë

përdorur metoda e analizës me të cilën është analizuar dhe theksuar rëndësia dhe kuptimi i

kurrikulumit në mësimdhënie dhe mësim nxënie. Zbatimi i kurrikulumit kalon nëpër disa faza të

cilat të lidhura ngushtë me objektivat njohëse, psikomotore dhe emocionale. Theksohet rëndësia

e klasifikimit të kompetencave te të nxënit të cilat janë direktiva të fuqishme në procesin e

mësimdhënies dhe përbëjnë një avantazh në përdorimin e qasjes me bazë rezultatet dhe

standardet e planifikimit kurrikular.

Fjalë kyçe: planifikim, kurrikulum, metoda, mësimdhënie, kompetenca, rezultate të të nxënit etj,.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

VI

Dedikim

Për kohën dhe vëmendjen e munguar, për motivimin, për durimin dhe

mirëkuptimin e vazhdueshëm, për përkrahjen morale dhe financiare, këtë punim

me mirënjohje të thellë ia dedikoj prindërve të mi të cilët ishin udhërrëfyesit e mi për

këtë profesion!

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

VII

FALËNDERIME

Realizimi i këtij punimi u mundësua falë ndihmës së pakushtëzuar të disa personave, të

cilëve do t'iu jem mirënjohëse për gjithë jetën dhe që dëshiroj t’i falënderoj me shumë respekt

për këtë gjest fisnik, përkrahje morale dhe dashamirësi të tyre.

Falënderoj gjithë stafin akademik të Universitetit të Gjakovës sidomos Programin fillor, koha e

studimeve në këtë universitet ka qenë vërtet e vlefshme dhe frytdhënëse dhe krahas literaturës

profesorët më dhanë kurajë dhe model me studimet e tyre prezantuar orëve të studimit, ti gjitha

këto kanë ndikuar në një mënyrë apo në një tjetër në këtë punim.

Mirënjohje të thellë dhe falënderim të veçantë për udhëheqësin shkencor të temës sime të

diplomës, një njeriu me virtyte të larta, Prof. Ass. Dr Behxhet Gaxhiqi, i cili më mbështeti dhe

udhëzoi në përpilimin dhe në rishikimin e vazhdueshëm, dhënien e ideve dhe sugjerimeve për një

punë sa më cilësore për punimin, por veçanërisht i jam mirënjohëse për inkurajimin dhe besimin

qe pati tek unë. Pa përkushtimin dhe udhëheqjen profesionale të tij nuk do kisha përfunduar me

sukses kërkimin shkencor. Të falënderoj përzemërsisht që më ndoqe me aq dashamirësi në punën

time i nderuar.

Të gjithë miqve dhe të afërmve u jam mirënjohëse, sepse kanë ditur të më kuptojnë e të më

mbështesin.

Në mbyllje falënderimi më i madh, shkon për më të rëndësishmen, familjen time, prindërit

e mi arsimdashës, motrat dhe vëllezërit, për mbështetjen e tyre të sinqertë e të pakushtëzuar, për

durimin e tyre dhe përkrahjen gjatë gjithë kësaj periudhe duke më qëndruar pranë me

devotshmëri dhe duke e lehtësuar punën time përmes sakrificës dhe mirëkuptimit, të cilëve u

dedikoj përfundimin me suksesin të këtij punimi të diplomës.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

VIII

HYRJE

Organizimi i punës mësimore gjithnjë ka qenë një nga problemet më me rëndësi në

teorinë dhe në praktikën didaktike. Prandaj, ky problem është aktual edhe në studimet e kohës

moderne.

Së pari termi “didaktikë” vjen nga greqishtja didasko në gjuhën shqipe që do të thotë: mësoj,

arsimim dhe edukatë. Didaktika merret me problemet e përmbajtjes, me studimin e procesit të

mësimdhënies, të përvetësimit dhe të zbatimit nga ana e nxënësve njohurive, aftësive dhe të

shprehive me parimet, format e organizimit të mësuarit dhe metodat.

Së dyti didaktika si disiplinë pedagogjike studion mësimin me karakter pedagogjik, ku realizohen

qëllimet dhe detyrat edukativo-arsimore si pikësynime shoqërore drejt formimit të

personaliteteve të nxënësve në aftësinë dhe përgatitjen e tij. Themeluesi i saj Komenski, i cili

kërkoi që të zbatohen viti shkollor (dhjetë muaj), pushimet vjetore, fillimi dhe mbarimi i vitit

shkollor, theksoi rëndësinë e orës mësimore dhe organizimin e saj, të orarit ditor dhe mësimeve

(para e pasdite), rekomandoi hartimin e planit vjetor të mësimit dhe respektimin e tij etj.

Së treti për të funksionuar në mënyrë të përsosur dhe adekuate procesi mësimor duhet pasur një

plan të cilit çdo mësimdhënës duhet t’i përmbahet dhe ta hartojë atë sipas modeleve më

bashkëkohore. Plan i tillë dhe dokument bashkëkohor është kurrikula e cila ka rol të veçantë në

planin dhe programin mësimor.

Së katërti hartimi i kurrikulës është mënyra si e konceptojmë kurrikulën dhe si i organizojmë

elementet kryesore të saj (lëndën, përmbajtjen, metodat dhe materialet mësimore, përvojat ose

veprimtaritë e nxënësit), për të siguruar drejtim dhe orientim gjatë zhvillimit të kurrikulës.

Kurrikula si fushë studimi është karakterizuar si e pakapshme, e copëzuar dhe e ngatërruar. Por,

ne duhet të kuptojmë se kurrikula është rezultat i veprimtarisë shoqërore e cila hartohet sipas

qëllimeve njerëzore të paramenduara dhe të reja.

Në kurrikulë, ndër të tjera, përcaktohet se çfarë duhet të dinë dhe çfarë duhet të jenë në gjendje të

bëjnë si duhet nxënësit, cilat vlera dhe qëndrime duhen kultivuar, si duhen aftësuar ata për

bashkëjetesë e tolerancë, si mund të japin ndihmesë në mënyrë aktive për mirëqenien shoqërore

dhe vetjake etj.

Kurrikula parasheh shumë çështje të nevojshme arsimore duke filluar nga planifikimi e duke

përfunduar me vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm. Brenda këtyre çështjeve trajtohet me

hollësi çdo problematikë dhe vihet në pah rruga drejt suksesit të nxënësve dhe mësimdhënësve.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

IX

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

9

KAPITULLI I

1. Didaktika si shkencë

Themelues i teorisë së didaktikës është Jan Amos Komenski i cili hodhi themelet e

didaktikës në kuptimin klasik të kësaj fjale, veçanërisht me veprën e tij: “Didaktika e madhe”

botuar së pari në latinisht ne vitin 1657. Lidhur me këtë ai shkruan kështu: “didaktika e

madhe është shkathtësi e përgjithshme për të mësuar çdo kë për çdo gjë”. (didactica magna

universale omnes omnia docendi artificum exhibens).

Komenski është themelues i didaktikës moderne. Ai e definoi didaktikën si “shkathtësi për

të mësuar”, edhe pse në gjirin e saj përfshiu shumë çështje të tjera nga didaktika, nga

pedagogjia e përgjithshme, nga psikologjia etj. Për të arritur këtë shkathtësi ndikojnë shumë

faktorë të cilët i ndajmë në subjektiv dhe objektiv.

1.1. Faktorët themelor të mësimit

Puna mësimore është proces i veprimtarisë dhe i ndikimit të një sistemi të shumëfishtë të

faktorëve të ndryshëm. Faktorët themelor të mësimit janë: mësimdhënësi, nxënësi dhe

përmbajtjet mësimore të trajtuar si “trekëndësh didaktik” (Brada,2008,f.135).

Faktorët mësimorë, parë nga aspekti i strukturës dhe i mënyrës së ndikimit të tyre, paraqesin

një sistem të gjerë, ata gjatë punës mësimore ndikojnë në forma të ndryshme në zhvillimin

didaktik të organizimit të mësimit.

Faktorët mësimorë, paraqesin një sistem të gjerë dhe nisur nga ky fakt, mund të përfundojmë

se ekziston një numër i madh faktorësh. Kështu, duke konstatuar ekzistencën e sistemit

multifaktorial, themi se ata gjatë punës mësimore ndikojnë në forma të ndryshme në

organizimin e mësimit. Sistemi multifaktorial përbëhet prej faktorëve:

Subjektiv dhe

Objektiv.

1.2. Faktorët subjektiv dhe objektiv

Faktorët subjektivë janë struktura sociale të cilat bëjnë që puna mësimore të zhvillohet

sipas elaboracioneve të parashikuara. Përcaktimi dhe zgjedhja adekuate e faktorëve, si dhe

ecuria e zhvillimit të procesit të mësimit me angazhimin e pjesëmarrjes së faktorëve përkatës

është një prej elementeve përbërëse për arritjen e efikasitetit të duhur në veprimtarinë

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

10

mësimore. Duke u nisur nga roli dhe rëndësia e tyre në parashtrimin e kësaj problematike, në

fillim do të ndalemi te nxënësi, si një ndër faktorët subjektiv më me rëndësi.

Faktorë të kategorisë objektive me ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në mësim janë

objektet dhe mjetet mësimore, së bashku me ato ndihmëse, të cilat pasqyrojnë gjendjen dhe

bazën materiale të punës mësimore. Ndër faktorët objektiv më me rëndësi janë:

Përmbajtja e punës mësimore, e cila është e përmbledhur në kuadër të planprogramit

mësimor të cilat së bashku sipas strukturës didaktike bashkëkohore përbëjnë sistemin

kurrikular (curriculum), të përmbajtjeve mësimore. Përmbajtja mësimore synon

formimin e botëkuptimeve shkencore të nxënësve dhe si i tillë është korealcion

horizontal dhe vertikal i planit mësimor.

Plani dhe programi mësimor, janë dokumente dhe struktura didaktike me anë te të

cilave procesi mësimor është më i efektshëm dhe mundësojnë realizimin e plotë të

qëllimeve dhe detyrave edukative e arsimore.

Baza materiale e punës mësimore, e cila përfshinë objektet dhe tekniko-teknologjinë

bashkëkohore mësimore.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

11

KAPITULLI II

2. Arsimi dhe gjithëpërfshirja

Arsimi është veprimtari themelore e institucioneve arsimore që siguron krijimin dhe

shndërrimin e njohurive; përsosjen e kompetencave gjatë gjithë jetës; zhvillimin vetjak,

zhvillimin dhe shndërrimin e kulturës, rezultat i nxënies së qëllimshme, të planifikuar dhe të

organizuar në mënyrë formale dhe joformale. Arsimi gjithëpërfshirës është proces që adreson

dhe u përgjigjet nevojave të ndryshme te të gjithë nxënësve, përmes rritjes së pjesëmarrjes në

të nxënë dhe duke reduktuar përjashtimin në të dhe përmes tij.

Mësimdhënia është një proces dhe veprimtari ndërpersonale, ndërvepruese që në mënyrë

tipike përfshin komunikimin që synon të ndihmojë një ose më shumë njerëz për të nxënë.

(Musai, 1999,f.24). Tyler pohon se përvojat e të nxënit duhet të përzgjidhen në mënyrë të tillë

që nxënësit të kenë mundësi të mjaftueshme për të përjetuar dhe për të kryer me sukses

detyrat që kërkohen prej tyre (MASHT, 2009, f.30). Sipas tij parimet psikologjike i nxjerrin

këto objektiva më të rëndësishme.

Tabela 1. Parimet e Tylerit.

2.1. Qëllimi i arsimit

Qëllimet janë formulime të përgjithshme, ato u japin formë dhe drejtim veprimeve më

të përgjithshme që kanë për synim të realizojnë një produkt ose një sjellje të caktuar në të

ardhmen, ato janë pikënisja që sugjeron një ideal ose vizion frymëzues të së mirës.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

12

Qëllimi i edukatës dhe mësimit, me zhvillimin e mjeteve të punës dhe të prodhimit, kryesisht

në rrjedhat e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, përherë ndryshon dhe fiton

cilësi.

Qëllimet arsimore duhet të trajtojnë intelektualen ose njohësen, social-vetjaken ose

emotiven dhe produktiven, dhe klasifikohen në këtë mënyrë:

Qëllimet që kanë të bëjnë me aspektin intelektual, përqendrohen në përvetësimin dhe

të kuptuarit e dijes, në zgjidhjen e problemeve, në shprehitë dhe nivelet e metodat e

ndryshmet te të menduarit.

Qëllimet në aspektin social-vetjak, kanë të bëjnë me ndërveprimet njeri-shoqëri,

njeri-njeri dhe njeri-vetvete. Këto qëllime përfshijnë edhe aspektet emocionale e

psikologjike të individëve dhe aspektet përshtatëse të tyre në raport me shtëpinë,

familjen dhe komunitetin vendor.

Qëllimet që lidhen me aspektin produktiv të shkollimit, përqendrohen në ato drejtime

të arsimit, që e lejojnë individin të funksionojë në shtëpi, në punë dhe si qytetar e

pjesëtar i shoqërisë (Orstein&.Hunkins,2002, f.397).

Fig.1 Aktiviteti i nxënësve në klasë

Zhvillimi i Planit dhe programit lëndor mbështet në bazën e një procedure të mirëfilltë

shkencore, si nga forma, qasja metodologjike, organizimi dhe ndërtimi i përmbajtjes së

lëndës, ashtu edhe nga parashtrimi i rezultateve te të nxënit, mjetet mësimore, metodat,

teknikat dhe instrumentet e vlerësimit (MASHT,2006,f.6).

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

13

2.1. Parimet arsimit parauniversitar

Kurrikula Bërthamë siguron koherencë dhe qëndrueshmëri mes niveleve formale të

arsimit parauniversitar duke u mbështetur në këto parime bazë:

Gjithëpërfshirje, që nënkupton ofrimin e mundësive për përfshirje të barabartë te të

gjithë e fëmijëve dhe të rinjve në arsim cilësor;

Zhvillim të kompetencave, që reflektohet në rezultatet e të nxënit, që pritet të arrihen

në mënyrë progresive dhe të vazhdueshme nga të gjithë nxënësit në periudha të

ndryshme të shkollimit;

Mësimdhënie dhe nxënie të integruar dhe koherente, që promovon të nxënit holistik,

duke reflektuar ndërlidhjen dhe ndërvarësinë e natyrës dhe të botës së krijuar nga

njeriu me dijen dhe informacionin që kanë nxënësit për to;

Autonomi dhe fleksibilitet në nivel shkolle në zbatimin e kurrikulës bërthamë dhe

pjesës me zgjedhje që reflektohen në planifikim, organizim dhe realizim të procesit

mësimor;

Përgjegjësi dhe llogaridhënie, që reflektohen në krijimin e kulturës për vlerësim të

vazhdueshëm - ndjekje të progresit në zbatimin e kërkesave të kurrikulës përmes

mbledhjes dhe analizës së të dhënave, dokumentimit të sfidave dhe zgjidhjeve, drejt

një paraqitjeje më të mirë në përmbushjen e kërkesave të kurrikulës dhe ngritjes së

cilësisë së arsimit. Më gjerësisht për parimet e arsimit (MASHT,2016,f.14).

2.1.1. Shkallët kryesore të kurrikulës për klasën përgatitore

Korniza e kurrikulës është e strukturuar në gjashtë shkallë kryesore. Ato janë nën

periudha brenda një niveli apo dy niveleve formale të arsimit, që përfshijnë një deri tri klasa

mësimore. Shkallët kryesore të kurrikulës paraqesin periudha karakteristike të përbashkëta

për sa i përket zhvillimit të fëmijëve dhe kërkesave të kurrikulës. Kurrikula Bërthamë për

klasën përgatitore dhe arsimin fillor përbëhet prej dy shkallëve kryesore të kurrikulës:

KSNA

Nivelet formale të

arsimit

parauniversitar

Shkallët e kurrikulës

dhe emërtimi i tyre

Klasa Mosha

KSNA 1 Arsimi fillor Shkalla e kurrikulës 2:

Përforcim dhe zhvillim

III-V 8-10

KSNA 0 Klasa përgatitore Shkalla e kurrikulës 1:

Përvetësim themelor

Klasa

përgatitore

dhe I-II

5-8

Tabela 2. Shkallët kryesore të kurrikulës për klasën përgatitore në arsimin fillor.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

14

2.1.2. Kompetencat kryesore

Kompetencat përfshijnë një sistem të integruar dhe koherent të dijeve, të shkathtësive

dhe të qëndrimeve të aplikueshme dhe të transferuara, të cilat do t’u ndihmojnë nxënësve që

të ballafaqohen me sfidat e epokës digjitale, të ekonomisë së tregut të lirë, bazuar në dije.

Harmonizim i njohurive, shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve për të trajtuar plotësisht

situatat e kontekstit, aftësi të gjera për t’i zbatuar njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet, rutinat,

vlerat dhe emocionet në mënyrë të pavarur, praktike dhe domethënëse, të gjitha përbëjnë

kompetencat.

Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve te të nxënit, të cilat janë të

përgjithshme e që shprehin atë se çfarë duhet të arrijnë nxënësit në mënyrë progresive dhe të

vazhdueshme deri në fund te arsimit të detyrueshëm.

Kompetenca që konsiderohen nga sistemi i arsimit dhe aftësimit si të rëndësishme për

të nxënit e secilit individ të shoqërisë.

Kompetencat kryesore

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

Kompetenca e të menduarit

Kompetenca e të mësuarit

Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis

Kompetenca personale

Kompetenca qytetare

2.1.3. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit

Për të komunikuar në mënyrë efektive, nxënësit përkrahen që të shfrytëzojnë në

mënyrë të pavarur, kritike dhe kreative mjetet dhe mundësitë e komunikimit dhe te të

shprehurit (MASHT, 2016, f.19). Nxënësit me anë të kësaj kompetence e kanë më të lehtë

zhvillimin e personalitetit dhe qasen më lehtë në shoqëri duke qenë aktiv dhe duke u shprehur

në mënyrë adekuate, duke kuptuar mesazhet që u drejtohen dhe duke komunikuar me anë të

gjuhëve, gjestikulacionit dhe formave tjera artistike.

2.1.4. Kompetenca e të menduarit

Për procesin e të nxënit ka shumë rëndësi marrja dhe përpunimi i njohurive në mënyrë

të pavarur sepse ndikon në zgjidhjen e problemeve duke marrë vendime me përgjegjësi dhe

pasur një qasje krijuese të të menduarit. Sipas kurrikulumit është shumë e nevojshme të

realizohet kjo kompetencë sepse ndihmon nxënësit të gjykojnë drejtë, në bazë të analizës dhe

sintezës paraprake të fakteve dhe situatave, të ilustrojnë me mjete konkrete të menduarit

abstrakt dhe të identifikojnë e të përdorin informacionin e duhur.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

15

2.1.5. Kompetenca e të mësuarit

Në zhvillimet bashkëkohore në shoqëri, në shkencë, në teknologji e në ekonomi nuk

mund të kërkohet që të gjitha njohuritë, shkathtësitë e qëndrimet e nevojshme të arrihen

nëpërmjet shkollimit. Prandaj, shkolla u krijon nxënësve të gjitha kushtet dhe mundësitë për

t’u arsimuar dhe përgatitur për të nxënë gjatë gjithë jetës duke kultivuar vazhdimisht

kërshërinë dhe interesimin për të nxënë, përkatësisht kompetencën e të mësuarit (MASHT,

2016, f.19).

2.1.6. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis

Për t’u zhvilluar kjo kompetencë, nxënësve duhen krijuar kushte që të kuptojnë

ndërvarësinë ndërmjet dukurive ekonomike, politike dhe kulturore të shoqërisë vendore dhe

globale. Me anë të kësaj kompetence nxënësi identifikon burimet e nevojshme material dhe i

përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e detyrave të cilat janë të parashtruara nga

mësimdhënësi.

2.1.7. Kompetenca personale

Për të zhvilluar kompetencën personale, shkollat përgatisin nxënësit të përfshihen në

mënyrë efektive në jetën familjare e shoqërore dhe në punë. Në këtë kontekst, nxënësit

përkrahen të ndërgjegjësohen për veten, të kenë vetëbesim, të jenë të hapur dhe të kenë besim

tek të tjerët (Po aty f.20).

2.1.8. Kompetenca qytetare

Të mësuarit për të jetuar së bashku trajtohet si sfida kryesore e botës së sotme dhe së

nesërme. Kjo kompetencë siguron që nxënësit të jenë në gjendje të veprojnë si qytetarë të

përgjegjshëm, duke marrë parasysh kontekstin e ngushtë dhe të gjerë. Si kompetencë qytetare

nxënësi shpreh mendimin e tij duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin

e secilit anëtar të grupit dhe merr pjesë në proceset e zhvillimit shoqëror duke identifikuar,

diskutuar dhe arsyetuar çështjet qytetare të parashtruara.

2.2. Funksioni i rezultateve të nxënies

Rezultatet janë shprehur në kornizën e kurrikulës në një varg domenesh, përfshirë dijen,

të kuptuarit, shkathtësitë dhe kompetencat, vlerat dhe qëndrimet.

Zhvillimi i kompetencave dhe arritja e rezultateve te tyre, bëhet përmes fushave kurrikulare.

Të gjitha fushat kurrikulare dhe lëndët mësimore që mbahen në klasën përgatitore,

kontribuojnë bashkërisht në arritjen e rezultateve të kompetencave të shkallës. Rezultatet e të

nxënit për kompetenca shprehin pritjet e mësimdhënësve, të autoriteteve arsimore, të

prindërve dhe të shoqërisë në raport me arritjet konkrete, të matshme, të nxënësve në fund të

çdo shkalle të kurrikulës. Ato përdoren gjatë hartimit të programeve mësimore, organizimit

mësimor në shkollë, hartimit të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

16

Për nxënësit që nuk i arrijnë rezultatet e të nxënit për kompetenca në nivel shkalle kurrikulare

shkolla organizon mësim mbështetës si shtues, plotësues dhe forma të tjera të përkrahjes.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës

3. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit – Komunikues efektiv

4. Kompetenca e të menduarit – Mendimtar kreativ, krijues dhe kritik

5. Kompetenca e të mësuarit – Nxënës i suksesshëm

6. Kompetenca për jetë, punë dhe mjedis – Kontribues produktiv

7. Kompetenca personale – Individ i shëndoshë

8. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm

2.3. Mësimdhënia dhe të nxënit e bazuar në arritjen e kompetencave

Planifikimi dhe realizimi i mësimdhënies kërkohet që të bëhet duke u mbështetur në

rezultatet e nxënit për fusha kurrikulare, përkatësisht për lëndë mësimore, me synim kryesor

arritjen e kompetencave të parapara në shkallën përkatës të kurrikulës, Zbërthimi i tyre duhet

të jetë në harmoni të plotë me dinamikën e arritjes së nxënësve dhe zhvillimit të tyre psiko-

social.

Mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në kompetenca kërkon që mësuesit të përzgjedhin strategji,

metoda, teknika, mjete dhe forma të ndryshme të punës me nxënës, si dhe të riorganizojnë

përvojat mësimore të nxënësve, duke i integruar njohuritë relevante me shkathtësitë, vlerat

dhe qëndrimet.

Për realizimin me sukses të mësimdhënies me bazë kompetenca nga mësimdhënësi kërkohet:

Mësimdhënie të integruar, holistike (tërësore), që dukuritë që ndodhin në natyrë dhe

shoqëri të kuptohen të ndërlidhura/ndërvarura dhe ashtu siç ndodhin në jetën e

përditshme (në funksion të saj mund të jenë, lidhja me jetën, korrelacioni mes lëndëve

mësimore dhe fushave të kurrikulës duke identifikuar çështjet/temat e përbashkëta,

pastaj çështjet/temat ndërkurrikulare dhe aktivitete jashtëkurrikulare;

Zhvillimi i mësimdhënies dhe të nxënies me bazë situate jetësore/mësimore

Ndërlidhje e njohurive të reja me përvojat paraprake të nxënësve (MASHT, 2016).

Mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në kompetenca është e lidhur ngushtë edhe me procesin e

vlerësimit, me fokus të veçantë me vlerësimin formativ dhe progresiv. Vlerësim i me bazë

kompetenca ka të bëjë jo vetëm përformancën sasiore të përmbajtjes së përvetësuar por edhe

me përformancën e përgjithshme dhe përfshin cilësinë e përformancës, si, proceduat e

nxënies, e përformimit dhe vetëvlerësimit në kontekstin e nxënies së suksesshme.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

17

KAPITULLI III

3. Faktorët objektiv

Faktorët objektiv janë pjesë integrale e organizimit bashkëkohor të punës mësimore,

kurse përmbajtja dhe struktura e tyre duhet kuptuar ashtu që ato të jenë në funksion të

kërkesave bashkëkohore dhe të ngritjes së një efikasiteti sa më të lartë të punës mësimore.

Përmbajtja dhe struktura e faktorëve objektiv është e shumëllojshme dhe përpos rrethit

shoqëror (shkolla, rregullimi shoqëror, baza ekonomike) përfshinë edhe:

Përmbajtjen e punës mësimore;

Pajisjet dhe bazën materiale për realizimin e plotë të punës mësimore;

Shkallën e zhvillimit të sistemit të disiplinave shkencore.

Përmbajtët e mësimit janë sistem njohurish, faktesh, përgjithësimesh, shkathtësish dhe

shprehish të seleksionuara profesionalisht nga shkencat, artet, teknika dhe teknologjia për

qëllime arsimore – edukative, të cilat reflektojnë didaktikisht realitetin objektiv në lëndët

mësimore. Përmbajtjet mësimore determinohen nga niveli i zhvillimit të bazës materiale, të

mjeteve të prodhimit, të forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim të shoqërisë në

interes të të cilës organizohet mësimi.

Baza materiale e punës mësimore ka ndikim të drejtpërdrejtë në mësim të cilat janë objektet

mësimore dhe tekniko – teknologjia bashkëkohore mësimore. Përmbajtja dhe struktura e

objekteve mësimore është shumë e larmishme të cilat kanë ndryshime didaktike në bazë të

vendit ku zhvillohet procesi mësimor. Mjetet mësimore për nga struktura dhe përmbajtja e

tyre ndahen në të thjeshta dhe të përbëra deri në shkallën më të lartë të zbatimit të teknikës

dhe teknologjisë moderne.

Si faktor të rëndësishëm objektiv mjetet mësimore klasifikohen në:

a. Mjetë mësimore vizuale të cilat sipas formës dhe paraqitjes së jashtme mund të jenë

dydimensionale dhe tredimensionale;

b. Mjetet mësimore auditive, të cilat kanë përdorim të gjerë në punën mësimore si:

radio, incizimet me CD etj.;

c. Mjetet mësimore audio-vizuale, të cilat ndihmojnë shumë procesin mësimor me

paraqitjen e tyre dhe e afrojnë nxënësit më shumë me njësinë mësimore që zhvillohet.

Më të përdorura janë: filmi dhe emisionet televizive;

d. Mjetet e komunikimit masiv si radioja dhe televizioni, tani edhe mjetet bashkëkohore

komunikimi nëpërmjet internetit që ka qasje më të shpejtë në punën mësimore;

e. Mjetet manuale mësimore: punishtet, aparatet e kopjimit dhe fotokopjimi,

laboratorët;

f. Orenditë shkollore si bankat, karriget;

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

18

g. Veglat e punës mësimore të cilat kanë rëndësi të veçantë në punën mësimore duke

lehtësuar procesin mësimor me përdorimin e tyre, ato janë: mjetet gjeometrike,

tabela, arkat, treguesit etj.

Këto mjete ndihmojnë në demonstrimin dhe konkretizimin e temave mësimore dhe ndikojnë

në arritjen e rezultateve dhe qëllimeve mësimore.

3.3.Plani dhe programi si faktorë kryesor në mësimdhënie

Planprogrami i shkollës paraqet strukturën e gjithëmbarshme arsimore – edukative të

shkollës, jo vetëm në mësimin e përbashkët, por edhe mësimin e diferencuar dhe si dokument

i tillë gjithëpërfshirës krijon kushte për organizimin e shkollës bashkëkohore. Plani mësimor

është një dokument i rëndësishëm i cili orienton shkollën për organizimin e procesit mësimor,

në nivel shkolle, shkalle dhe klase.

Në planprogramin mësimor të lëndës së caktuar, përcaktohen orët mësimore javore dhe

vjetore (plani mësimor), si dhe përmbajtjet mësimore (programi mësimor), ana ekstensive

dhe intensive e prezantimit, renditjes dhe mënyra e përgjithshme e shtjellimit të tyre sipas

dinamikës kohore dhe të arriturave bashkëkohore didaktike (.Brada, 2008, f.158).

Plani mësimor i përcaktuar në dokumentet kurrikulare të MAShT-it përbëhet nga fushat e

kurrikulës dhe orët mësimore për shkallë kurrikulare, por lendet dhe orët mësimore për klasë.

Plani mësimor për klasën përgatitore dhe arsimin fillor për dallim nga arsimi i mesëm i ulët

dhe i mesëm i lartë është më fleksibil dhe mund të menaxhohet nga mësimdhënësi.

Planet mësimore mund të konceptohen në lloje të ndryshme, në varësi nga saktësia e

rrjedhave të informacionit dhe komunikimit në mësim, nga ky këndvështrim bëhet fjalë për

këto lloje të plan programeve mësimore:

Planprogrami mësimor i standardizuar;

Planprogrami mësimor jo i standardizuar;

Planprogrami mësimor tematik;

Planprogrami mësimor i detajuar – curriculumi.

3.4.Plani dhe programi mbështetur në kurrikulë

Plani mësimor për fusha kurrikulare dhe lëndë mësimore për klasën përgatitore dhe

arsimin fillor bazohet në planin mësimor të arsimit parauniversitar, përkatësisht në shkallët 1

dhe 2 të kurrikulës. Plani mësimor ndahet për fusha kurrikulare në mënyrë të baraspeshuar,

duke pasur parasysh moshën e nxënësve dhe nevojat e tyre zhvillimore. Koha e përcaktuar në

këtë plan mësimor nënkupton minimumin e kohës për secilën fushë të kurrikulës nëpër të

cilën duhet të kalojnë nxënësit përgjatë shkallëve të kurrikulës, përkatësisht përgjatë arsimit

parauniversitar.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

19

Në mbështetje të specifikave të mësimdhënies dhe nxënies në klasën përgatitore dhe arsimin

fillor dhe me qëllim që plani mësimor të jetë funksional në zhvillimin e kompetencave të

parapara me kornizë kurrikulare, gjatë hartimit të planit mësimor për klasën përgatitore dhe

klasat 1-5 janë marrë parasysh kriteret në vijim:

Përqindja totale e dhënë në planin mësimor për secilën fushë kurrikulare për një

shkallë kurrikulare;

Numri i orëve javore për një klasë;

Rezultatet e të nxënit për fushë kurrikulare, që duhet zotëruar nxënësit gjatë një

shkalle kurrikulare;

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore për shkallë kurrikulare;

Mundësitë psikofzike dhe intelektuale të nxënësve;

Parapërgatitjet dhe përvojat e nxënësve dhe

Konteksti aktual i përgatitjes së mësimdhënësve për këtë nivel të arsimit.

Planprogrami mësimor i mbështetur në kurrikulë parasheh shtjellimin e përmbajtjes

mësimore sipas orëve të përcaktuara, objektivat që duhet arritur, korrelacionin që duhet vënë

ndërmjet përmbajtjeve, madje edhe ndërmjet lëndëve mësimore si dhe mënyrat didaktiko –

metodike, që duhet përdorur për realizimin e tij. Planifikimi është një proces i rëndësishëm i

zbatimit të kurrikulës, i cili i krijon mundësinë mësuesit të jetë krijues dhe i lirë në procesin e

mësimdhënies. Për një planifikim të mirë, mësuesi duhet të njohë këto dokumente:

Kornizën kurrikulare

Kurrikulën bërthamë

Programin mësimor

Orët mësimore elaborohen për secilën kategori, nënkategori dhe njësi mësimore. Parashihen

në detaje rezultatet ë të nxënit që duhet arritur, duke marrë parasysh aftësinë psikofizike të

nxënësve, mundësitë reale materiale dhe tekniko – teknologjike të shkollës për realizimin e

tyre,.

Cilido qoftë orientimi ndaj kurrikulës, nuk mohohet që zbatimi dhe realizimi kërkojnë

planifikim, dhe planifikimi përqendrohet në tre faktorë:

Njerëzit

Programet dhe

Proceset (Orstein, botimi i tretë, f.433).

Zbatimi me sukses i kurrikulës është rezultat i planifikimit të kujdesshëm. Proceset e

planifikimit trajtojnë nevojat dhe burimet e kërkuara për realizimin e veprimtarive të synuara.

Kjo përfshin përcaktimin dhe vendosjen si të administrohet politika që do të drejtojë te gjitha

veprimtaritë e planifikuara. Planifikimi ndodh para krijimit dhe para lëvrimit të programit.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

20

3.5.Aspekte metodologjike dhe praktike të planifikimit mësimor

Për të planifikuar procesin mësimor në mënyrë më të detajuar për një vit shkollor, së pari

duhet përcaktuar planin mësimor për lëndët mësimore për klasat përgatitore dhe klasën

përkatëse të arsimit fillor. Plani mësimor ofron liri të organizimit të orëve mësimore për lëndë

mësimore brenda fushave kurrikulare, por duhet të kemi kujdes, nuk duhet tejkaluar totali i

fondit javor të tyre.

Planifikimet

Plani mësimor

Planifikimi vjetor

Planifikimi dymujor

Planifikimi javor

Planifikimi i orës mësimore

Planifikimi i çështjeve ndërkurrikulare dhe veprimtarive jashtëkurrikulare

3.5.1. Plani mësimor

Plani mësimor i përcaktuar në dokumentet kurrikulare përbëhet nga fushat e

kurrikulës dhe orët mësimore për shkallën kurrikulare, apo lëndët mësimore për klasë. Plani

mësimor për klasën përgatitore dhe arsimin fillor për dallim nga arsimi i mesëm i ulët dhe i

mesëm i lartë është më fleksibil dhe mund të menaxhohet nga mësimdhënësi.

3.5.2. Planifikimi vjetor

Plani vjetor është dokument, i cili e orienton zhvillimin e mësimit për një vit shkollor

(mësimor), duke i përmbushur kërkesat e programit mësimor. Ai hartohet për secilën lëndë

mësimore brenda fushës kurrikulare dhe ka për qëllim identifikimin e rezultateve te të nxënit

të kompetencave të shkallës kurrikulare, të cilat synohen të arrihen gjatë vitit mësimor. Temat

mësimore të një fushe mund të jenë të pranishme disa muaj, gjatë vitit shkollor (mësimor),

por kjo varet nga nevoja e nxënësve dhe nga arritja e rezultateve të lëndës mësimore, të cilat

duhet të arrihen nga çdo nxënës (MASHT, 2018, f.25).

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

21

3.5.3. Planifikimi dymujor

Plani dymujor është vazhdimësi e planit vjetor dhe ka për qëllim zbërthimin e temave

mësimore nga plani vjetor në njësi mësimore. Në planifikim dymujor, përcaktohen

metodologjitë e mësimdhënies dhe vlerësimit, mjetet (materialet) dhe burimet për arritjen e

rezultateve të planifikuara. Planifikimi dymujor përmban këto elemente:

Rezultatet e të nxënit për kompetenca (RNK),

Rezultatet e të nxënit për fusha (RNF),

Temat mësimore,

Rezultatet e të nxënit të lëndës për tema,

Njësitë mësimore,

Kohën mësimore (orët mësimore),

Metodologjitë e mësimdhënies,

Metodologjitë e vlerësimit,

Ndërlidhjen me lëndët tjera mësimore,

Me çështjet ndërkurrikulare,

Me situatat jetësore dhe

Burimet.

Njësitë mësimore, bashkërisht, duhet të kenë për synim arritjen e rezultateve të

identifikuara të të nxënit të kompetencave të shkallës kurrrikulare, të fushës kurrikulare dhe

të rezultateve të të nxënit për tema mësimore të parapara në programet mësimore/lëndore.

Temat mësimore të planifikuara ndërlidhen edhe temat mësimore të fushave të tjera

kurrikulare / lëndëve mësimore. Kjo lidhshmëri sigurohet duke planifikuar mbi bazën e

planifikimit vjetor me qëllim të sigurimit të mësimdhënies së integruar (MASHT,2018, f.29).

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

22

PLANIFIKIMI E PLANIT DYMUJOR TË PROCESIT MËSIMOR

Fusha: .................................................................

Klasa: ....... Muajt: ........

Tema mësimore: ................................................................

Rezultatet e kompetencave që synohen të arrihen përmes temës:

Rezultatet e fushës kurrikulare që synohen të arrihen përmes temës:.

Korrelacioni me fushat kurrikulare dhe çështjet ndër lëndore:

Fusha

apo

Lëndët

mësimore

Rezultatet

e të nxënit

të lëndës

Njësitë

mësimore

Koha e

nevojshme

Metodologjia

e

mësimdhënies

Metodologjia

e vlerësimit

Burimet

Tabela 3. Plani dymujor

3.5.4. Planifikimi javor

Meqenëse plani dymujor nuk është i ndarë në javë, plani javor mundëson përcaktimin

e njësive mësimore, të cilat do të realizohen gjatë javës, për secilën lëndë mësimore (fushë

kurrikulare), në klasën e caktuar. Njësitë mësimore merren nga planifikimi dymujor.

Mësimdhënia duhet të ketë për bazë integrimin e lëndëve për tema të caktuara. Për të arritur

ndërlidhjen e fushave të jetës me aspektet mësimore, mësimdhënësit duhet që gjatë

planifikimit vjetor, të analizojnë programet mësimore/lëndore dhe mundësinë e lidhjes së

temave mësimore me lëndët tjera brenda fushës së kurrikulës dhe me lëndët tjera.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

23

Tema pikënisëse :______________________________________________

Dita Njësitë mësimore në javë Përshkrim i

shkurtër

E hënë Fushat e kurrikulës / lëndët mësimore

Lënda: Lënda: Lënda: Lënda:

E martë Fushat e kurrikulës / lëndët mësimore

Lënda: Lënda: Lënda: Lënda:

E

mërkurë

Fushat e kurrikulës / lëndët mësimore

Lënda: Lënda: Lënda: Lënda:

E enjte Fushat e kurrikulës / lëndët mësimore

Lënda: Lënda: Lënda: Lënda:

E

premte

Fushat e kurrikulës / lëndët mësimore

Lënda: Lënda: Lënda: Lënda:

Tabela 4. Plani javor

Planifikimi javor ka për qëllim lidhshmërinë e njësive mësimore të lëndëve të ndryshme

mësimore në kontekst të kuptimit të situatave, problemave, dukurive dhe ngjarjeve, si çështje

të ndërlidhura e jo të ndara (MASHT,2018,f.33).

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

24

3.5.5. Planifikimi ditor i orës mësimore

Plani i orës mësimore ka për qëllim që të gjitha planifikimet e procesit mësimor t’i bëj të

zbatueshme në punën e drejtpërdrejtë me nxënësit në klasë, por edhe jashtë saj, brenda një

ore mësimore. Në përgatitjen e një plani ditor mësuesi duhet të përcaktojë rezultatet e

pritshme të asaj ore mësimi, të përgatisë veprimtaritë mësimore, të përzgjedhë metodat dhe

strategjitë, të përzgjedhë burimet e të nxënit, të përcaktojë teknikat e vlerësimit të

përshtatshme për klasën, të parashikojë punën me klasën, grupet, nxënës të veçantë, të

parashikojë lidhjen me lëndët e tjera etj. Në këtë planifikim mësimdhënësi identifikon:

Rezultatin e të nxënit lëndës për temë (merret nga planifikimi dymujor);

Njësinë mësimore, të cilën do ta realizojë (njësia mësimore merre nga planifikimi

dymujor, përkatësisht planifikimi javor);

Rezultatet e të nxënit të synuara për shkallë-kompetenca (të cilat i ka përcaktuar në

planifikimin dymujor të temës mësimore);

Kriteret e suksesit, të cilat duhet të caktohen në bashkëpunim me nxënësit në fillim të

orës (MASHT,2018,f.35).

Mbi bazën e rezultateve të kompetencave, të fushave kurrikulare dhe rezultateve të të nxënit

të lëndës (nga programet mësimore/lëndore), mësimdhënësi e elaboron orën mësimore, duke

përcaktuar edhe elementet tjera, të cilat i sheh të nevojshme. Forma organizative e orës

mësimore, metodologjia e mësimdhënies dhe e vlerësimit, metodat, teknikat, mjetet dhe

burimet që shfrytëzohen për realizimin e njësisë mësimore duhet të jenë në funksion të

rezultateve te të nxënit, të planifikuara për arritje.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

25

Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore

Fusha kurrikulare / lënda: Shkalla e kurrikulës: Klasa:

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës:

Tema / njësia mësimore:

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën:

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën:

Aspektet specifike të planit të orës mësimore

Fjalët kyçe:

Rezultatet e të nxënit të lëndës (të synuara):

Kriteret e suksesit(të synuara):

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:

Përdorimi i Tik-ut:

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni):

Çështjet ndërkurrikulare:

Përshkrimi i metodologjisë dhe rrjedhës së planit të orës mësimore

- Pjesa hyrëse:

- Pjesa kryesore:

- Pjesa përfundimtare:

Vlerësimi i nxënësve:

Detyrat dhe puna e pavarur:

Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore:

Tabela 5. Plani i orës mësimore

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

26

KAPITULLI IV

4. Korniza e kurrikulës së arsimit parauniversitar

Në lidhje me kurrikulën ekzistojnë përkufizime të shumta. Kurrikula mund të shihet si

fushë studimi me bazat e saj, lëmit e veta të dijes, si dhe hulumtimin, teorinë, parimet dhe

specialistët e vet për interpretimin e kësaj dije.

Kurrikula mund të përkufizohet si një plan për veprim ose një dokument i shkruar, që

përfshinë strategjitë për arritjen e objektivave ose qëllimeve të dëshiruara. Ky këndvështrim, i

përhapur nga Ralf Tyler dhe Hilda Taba, përfaqëson një pikëpamje lineare të kurrikulës.

Radha e hapave të planifikuesit është e caktuar paraprakisht. Plani ka një fillim dhe një fund,

si dhe një proces (ose mekanizëm), me qëllim që ‘çka nis, të përparojë e të përfundojë’

(Orstein &.Hunikns,2003,f.15). Pjesa më e madhe e bihevioristëve, disa përfaqësues të

metodës menaxheriale dhe mbrojtësit e sotëm të metodës së sistemeve e pranojnë këtë

përkufizim.

Kurrikula është dokument me të cilin përcaktohen rezultatet për kompetenca dhe rezultatet

për fusha të kurrikulës, të shprehura në njohuri shkathtësi, qëndrime dhe vlera që duhet të

zhvillohen dhe arrihen nga nxënësit deri në fund të periudhave të caktuara kohore si dhe

qasjen metodologjike të zbatueshmërisë, përfshirë mësimdhënien, të nxënit dhe vlerësimin.

Dokumenti i Kurrikulës Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor mbështet:

Nxënësit - në zhvillimin gradual të tyre, në zhvillimin e kompetencave kryesore të

nxënies, në mënyrë që të përballojnë sfidat e jetës dhe të punës dhe integrohen më

lehtë në shoqërinë e së ardhmes;

Mësimdhënësit - në planifikimin dhe realizimin e suksesshëm të punës me nxënës -

aktiviteteve mësimore në klasë dhe jashtë klase;

Prindërit - në ndjekjen/përcjelljen e saktë të nivelit të arritjeve të kompetencave të

fëmijëve të tyre në periudha të caktuara kohore, në bazë të njohurive, sjelljeve,

ndjenjave dhe qëndrimeve që manifestojnë në situata të ndryshme jetësore, në

harmoni me rezultatet e të nxënit për fusha kurrikulare dhe kompetenca

(MASHT,2016, f.12).

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

27

4.1. Kurrikula bërthamë

Ky është një model i kurrikulës i cili planifikohet me kujdes dhe përqendrohet në arsimin

e përgjithshëm dhe mbështetet në problemet që lindin nga veprimtaritë e përgjithshme.

Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor, krahas dokumenteve tjera

kurrikulare, e bën të zbatueshme Kornizën e Kurrikulës të Arsimit Parauniversitar. Me këtë

dokument përcaktohen rezultatet për kompetenca dhe rezultatet për fusha të kurrikulës, të

shprehura në njohuri shkathtësi, qëndrime dhe vlera që duhet të zhvillohen dhe arrihen nga

nxënësit deri në fund të periudhave të caktuara kohore si dhe qasjen metodologjike të

zbatueshmërisë, përfshirë mësimdhënien, të nxënit dhe vlerësimin. Gjithashtu, ky dokument

përcakton shpërndarjen e kohës mësimore (orëve mësimore) për fusha të kurrikulës dhe

ndërlidhjen e tyre të cilat mundësojnë progres në zhvillimin e kompetencave te nxënësit.

4.2. Kurrikula me zgjedhje

Kurrikula me zgjedhje është pjesë e kurrikulës së arsimit parauniversitar. Për dallim nga

kurrikula bërthamë dhe programet mësimore, të cilat hartohen nga grupet punuese, hartimi i

programit të kurrikulës me zgjedhje mbetet kompetencë e shkollës – mësuesve (MASHT,

2016, f.95). Realizimi i saj bëhet në përputhje me planin mësimor të përcaktuar nga MAShT-i

për kurrikulën me zgjedhje, me mundësitë, nevojat, interesat e nxënësve dhe të komuniteti

duke pasur në konsideratë mundësinë e kuadrit të shkollës dhe komunës.

Qëllimi i kurrikulës me zgjedhje është që nxënësve t’u ofrohen mundësi më të mëdha për

të përmbushur vetën me dije, shkathtësi, qëndrime dhe vlera konform mundësive, nevojave

dhe interesave të tyre, drejt zotërimit të kompetencave të paracaktuara për shkallë kurrikulare.

Projekti mësimor me zgjedhje organizohet në bazë të specifikave të përmbajtjes dhe

funksionit të projektit.

Zhvillimi i programit mësimor me zgjedhje përbën bazën themelore për të filluar

planifikimin për zbatimin në praktikë. Planifikimi fillon pasi që nxënësit ta kenë marrë

programin për klasën dhe vitin shkollor përkatës. Kurrikula me zgjedhje mund të organizohet

në module mësimore me zgjedhje, të cilat mund të jenë të ndryshme, p.sh. aftësitë për jetën,

etika, mbrojtja e ambientit, artet kreative, zgjidhja e konflikteve, muzikë ritmike, drama, etj.

Ajo realizohet në formë të projektit mësimor, i cili mund të realizohet përmes

mësimdhënies dhe nxënies hulumtuese, krijuese dhe zgjidhjes së problemeve të caktuara.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

28

4.2.1. Çështje kryesore kurrikulare

Çështjet ndërkurrkulare janë tema që paraqesin përmbajtje të rëndësishme kurrkulare,

të cilat nuk i takojnë ekskluzivisht vetëm një lënde. Ato realizohen përmes lëndëve të

ndryshme kurrikulare (mësimore) dhe janë në funksion të zhvillimit të kompetencave të

arritjes së rezultateve te të nxënit për shkallë kurrikulare.

Përmbajtjet e tyre dalin nga edukimi për qytetari demokratike, edukimi për paqe, globalizimi

dhe ndërvarësia, edukimi për media, shkathtësitë e komunikimit, çështjet gjinore,

ndërgjegjësimi për kujdesin dhe ruajtjen e mjedisit, edukimi për karrierë, etj (MASHT, 2018,

f.37).

Në sistemin arsimor çështjet ndërkurrikulare janë tema të rëndësishme përmes të cilave

nxënësit fitojnë, zhvillojnë dhe përvetësojnë disa aftësi dhe njohuri specifike, në mënyrë që të

përgatiten për jetën dhe punën në të ardhmen dhe të përballojnë dhe tejkalojnë me lehtë sfidat

e jetës. Çështjet ndërkurrikulare janë tema me të cilat vazhdimisht është ballafaquar shoqëria

njerëzore, të cilat synojnë krijimin dhe kultivimin e disa vlerave shoqërore, humane e

njerëzore, të cilat kontribuojnë në formimin e identitetit dhe personalitetit individual dhe të

pavarur të nxënësve (MASHT, 2017,f.36).

Shkrirja e teorisë me praktiken është një qëllim i hershëm. Për të bërë në kurrikulë një

përparim serioz drejt këtij objektivi, nevojitet të njohim hapa themelore te caktuar:

1. Të lexohet literatura. Çdo orvatje për të lidhur teorinë me praktikën, duhet të

mbështetet në njohjen e literaturës profesionale.

2. Të identifikohen termat kryesorë. Teoricienët dhe zbatuesit e kurrikulës duhet të

identifikojnë dhe të bien dakord për konstruktet, konceptet kryesore dhe çështjet që

shtrohen për diskutim.

3. Të kontrollohet vërtetësia e teorive ekzistuese. Teoritë ekzistuese duhen analizuar në

drejtim të vërtetësisë, të dhënave, saktësisë, hipotezave kryesore, logjikë të

argumentit, lidhjes logjike, përgjithësueshmërisë, vlerave dhe një anshmërive.

4. Të shmangen manitë. “Çështjet e forta” nuk duhet t’u prezantohen zbatuesve nën

maskën e një teorie të re, madje as si reformë. Kur në literaturën profesionale

prezantohet një program ose metodë e re, nuk është ende koha për ta huazuar atë e aq

më pak për ta quajtur teori, është koha të tërhiqemi prapa dhe të presim daljen në dritë

të vlerësimeve ose anketimeve.

5. Të renditet teoria në një radhë me praktikën. Teoria duhet vlerësuar në kuadrin e

botës reale të kasave dhe të shkollave, ajo duhet të jetë bindëse, e zbatueshme dhe

realiste në praktikë.

6. Të vihet teoria në provë. Në rast se teoria është besueshme dhe ka logjikë, atëherë ajo

duhet te vihet në provë në mënyrë empirike duke e provuar në praktikë dhe duke

matur rezultatet. Në fillim, ajo duhet përfshirë në shkallë të vogël, duke krahasuar

shkollat eksperimentale dhe nën vëzhgim.

7. Të interpretohet teoria. Rezultatet duhet të testohen dhe të interpretohen në kushte

realiste dhe në periudha realiste kohore. Teoria duhet të vlerësohet në shkolla e pakta

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

29

për një vit dhe në rastin ideal, për një periudhë trevjeçare, për të vërtetuar nëse do të

pësojë “venitje”.

8. Të modifikohet teoria, të ulet ndërlikueshmëria e saj. Teoria është një konstrukt i

përgjithësuar, i mbështetur me gjuhën ose në të dhëna sasiore. Megjithatë, ajo duhet

modifikuar nga bota abstrakte në atë konkrete. Kur e zbatojmë teorinë në praktikë,

përfshijmë shumë njerëz dhe burime, për ta bërë atë të funksionojë. Me qëllim që të

shndërrohet nga ide në veprim, teoria duhet t’u përshtatet njerëzve

(Orstein&.Hunkins,2003,f.31).

4.3. Zbatimi i kurrikulumit

Kurrikulumi fillon si një plan. Ai bëhet realitet vetëm kur mësuesi e zbatojnë atë me

nxënës të vërtetë, në klasa të vërteta. Termi “zbatim” ka të bëjë me “përdorimin në praktikë”,

ai është një fazë kritike në ciklin e planifikimit dhe të mësimdhënies së një kurrikulumi

(MASHT, 2009,f.92). Janë disa faktorë që ndikojnë në zbatim të cilët kanë të bëjnë me

nevojat për ndryshim, qartësinë, kompleksitetin të cilët qojnë një planifikim në cilësinë dhe

praktiken e programit. Rol të rëndësishëm në zbatimin e kurrikulumit ka edhe matja e

veprimtarive dhe arritjeve të nxënësit. Një arsye e rëndësishme për krijimin e një

kurrikulumi të ri është që të ofrohen mundësi më të mira të nxëni për nxënësit, si për

shembull në nivele më të larta arritjeje sa i përket kuptimeve, aftësive dhe vlerave (Po aty,

f.98). Për zbatimin e suksesshëm të kurrikulumit janë disa hapa themelorë si:

Përcaktimi i kritereve që do të përdoren;

Mbledhja e informacionit përmes studimit të mënyrave se si përdoret materiali i

kurrikulumit në klasa – për shembull, duke mbajtur shënime gjatë mësimeve, duke

diskutuar punën me nxënësit dhe duke regjistruar zërat dhe pamjet;

Analiza e informacionit që rezulton në përdorimin e një skeme vlerësimi të

përshkallëzuar për secilin nga kriteret;

Raportimi i gjykimeve ku mund të krijohen profile të materialeve të kurrikulumit dhe

shkruhen raporte të plota të procesi mësimor.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

30

4.4. Realizimi i çështjeve ndërkurrikulare dhe jashtëkurrikulare

Çështjet ndërkurrikulare (ndërlëndore) integrohen në tema dhe njësi mësimore, nëpërmjet

aktiviteteve praktike në klasë, por edhe projekteve të përbashkëta që ndërlidhin në fushat

kurrikulare.

Realizimi i korrelacionit bëhet në të gjitha planifikimet mësimore, p.sh. në planifikimin

vjetor, në tabelën e njëjtë vendosen temat mësimorë për secilën lëndë mësimore, me qëllim të

krijimit të një pasqyre të përgjithshme të përmbajtjes që nxënësit duhet nxënë gjatë një viti

mësimor. Në planifikimet dymujore kërkohet të shkruhet korrelacioni dhe kështu arrihet tek

planifikimi javor i cili ka për qëllim pikërisht korrelacionin ndërmjet fushave kurrikulare /

lëndore. Kjo ndërlidhje më pas reflektohet në orën mësimore.

Mësimdhënia dhe të nxënit në fushat e ndryshme mbështeten me anë të aktiviteteve

jashtëkurrikulare të organizuara për nxënës brenda shkollës dhe jashtë saj si: klubet e

ndryshme (dramës, baletit, letrare, ambientaliste, sportive), vizitat në muze, në parqe etj.

Këto aktivitete jashtëkurrikulare janë pjesë qenësore e arsimimit dhe edukimit të nxënësve

dhe është me rëndësi që secili fëmijë të përfshihet në njërën nga aktivitetet e ofruara, nisur

nga fakti që secili fëmijë ka prirje për lëmi të veçanta. Kurrikulumi është më koherent dhe i

mirë organizuar, sepse bën rregullimin e kornizave për çdo fushë të tij që nga niveli

parashkollor deri në nivelet e shkollës së mesme dhe vendos përparësitë për çdo nivel.

(MASHT,2009,f.39)

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

31

KAPITULLI V

5. Vlerësimi

Vlerësimi i nxënësve është ndër komponentët më të rëndësishëm të kurrikulës me bazë

kompetencat. Ky vlerësim, bazuar në rezultatet e të nxënit, përfshin gjykimin për arritjet e

nxënësve (njohuri, shkathtësi, qëndrime) përkundrejt niveleve të arritjeve.

Vlerësimi bëhet me qëllim që të verifikojmë te nxënësit se në ç’shkallë i kanë zotëruar

rezultatet e të nxënit, të identifikohen vështirësitë me të cilat ballafaqohen nxënësit, t’u

mundësohet nxënësve që t’i identifikojnë përparësitë dhe pengesat e tyre si dhe t’u ndihmohet

atyre në përmirësimin e pikave të dobëta. ( MASHT, 2017, f.13)

5.1.Qëllimi dhe sistemi i vlerësimit në klasën përgatitore dhe arsimin fillor

Qëllimi i vlerësimit në gjithë arsimin parauniversitar është mbështetja e të nxënit të

nxënësve, këtë qëllim e synon edhe vlerësimi në klasën përgatitore dhe arsimin fillor.

Vlerësimi si proces realizohet në funksion të mësimdhënies dhe të nxënies dhe mbështetet në

sistemin e vlerësimit që nënkupton përmbajtjen, kohën, procedurën dhe bartësit e vlerësimit.

Përmes sistemit të vlerësimit, sigurohen informacione të vazhdueshme për cilësinë të nxënit

të nxënësve, mësimdhënien dhe përshtatshmërinë e kurrikulës.

Mbi bazën e këtyre informacioneve merren vendime dhe planifikohen veprime në përkrahje

të nxënësve për zotërim të kompetencave dhe përmirësim e avancim të procesit të

mësimdhënies dhe të vlerësimit.

Vlerësimi për të nxënë i nxënësit kryhet nëpërmjet:

vlerësimit të vazhduar;

Vlerësimi përfundimtar;

Vlerësimi për shkallë.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

32

5.2.Vlerësimi i vazhduar

Vlerësimi i vazhduar bazohet në vëzhgimet dhe gjykimet e mësuesit mbi përgjigjet me

gojë ose me shkrim, punët me shkrim, punët në grup, diskutimet e mësuesit me nxënësit,

vetëvlerësimin e nxënësit, vlerësimin e nxënësit nga nxënësi, pjesëmarrjen në aktivitete dhe

debatet në klasë, vlerësimin e detyrave të shtëpisë apo të klasës, përgjatë një periudhe.

Për vlerësimin e vazhduar të arritjes së rezultateve te të nxënit, mësuesi mban shënime në

evidencë për çdo nxënës. Shënimet në evidencë mund të mbahen me notë, simbole etj., të

shoqëruara me komente të cilat i referohen niveleve të arritjes së kompetencave lëndore.

5.2.1. Vlerësimi përfundimtar

Ky lloj vlerësimi bëhet në fund të vitit mësimor/ vitit shkollor për secilën lëndë

mësimore nga mësimdhënësi\ja e klasës. Qëllim kryesor i këtij vlerësimi është vendosja e

notës përfundimtare, informimi dhe raportimi si dhe planifikimi për mbështetjen e të nxënit të

nxënësve në vitin vijues. Evidencimi i arritjeve në vlerësim bëhet me notë përfundimtare të

cilat dokumentohen në librezën nxënësit.

5.2.2. Vlerësimi për shkallë

Vlerësimi i brendshëm për shkallë organizohet me bazë në shkollë dhe administrohet

nga mësuesit që kanë dhënë mësim në këtë cikël, dhe përkrahet nga kryesuesit e organeve

profesionale të shkallës së kurrikulës.

Bartës i vlerësimit për shkallë është këshilli i mësimdhënësve të cilët kanë realizuar

programin mësimor brenda një shkalle kurrikularre. Qëllim kryesor i vlerësimit për shkallë

është verifikimi i nivelit të arritjes së rezultateve te të nxënit dhe zotërimi i kompetencave

kryesore në nivel të një shkalle dhe fushe kurrikulare dhe planifikimi për mbështetjen e të

nxënit të nxënësve në vitin vijues informim dhe raportim për prindërit dhe për institucionet.

Evidencimi përshkrues në librin e klasës – në faqet e veçanta për vlerësimin për shkallë bëhet

në fund të çdo shkalle të kurrikulës. Në raportet përmbledhëse të aktiveve profesionale dhe

këshillave të klasës.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

33

5.3.Parimet e vlerësimit

Vlerësimi i nxënësve të klasës përgatitore dhe arsimit fillor bazohet në parimet e

vlerësimit të përcaktuar në KK:

Vlefshmëria. Vlerësimi duhet të sigurojë se kërkesat dhe kriteret e vlerësimit të jenë të

lidhura me rezultatet e të nxënit për klasën dhe shkallën e kurrikulës, të përdoren

matje dhe burime të shumta për të dhënë gjykime dhe se vlerësimi mbulon shtrirjen

dhe thellësinë e programit mësimor.

Transparenca. Vlerësimi duhet të sigurojë se kriteret, metodat dhe procedurat e

vlerësimit janë të njohura për nxënës dhe për të gjithë akterët e përfshirë në procesin e

vlerësimit. Informacioni për nxënësin, lidhur me rezultatet e arritura, informatat

kthyese dhe mundësitë e përparimit të jetë i qartë, i saktë dhe të jepet me kohë.

Besueshmëria. Vlerësimi duhet të sigurojë se gjykimet për përparimin e nxënësit

bazohen në instrumente, lloje të ndryshme të vlerësimit dhe burime të ndryshme të

informacionit. Në këtë proces ofrohen dëshmi për të argumentuar cilësinë e vlerësimit

dhe për t’u siguruar se nëse përsëritet vlerësimi, atëherë rezultatet do të jenë të njëjta.

Paanshmëria. Vlerësimi duhet të sigurojë se respektohen kërkesat e kodit etik të

vlerësimit, respektohen procedurat e vlerësimit ndaj çdo nxënësi apo grupi të

nxënësve, përdoren instrumente të ndryshme të vlerësimit që i mundësojnë secilit

nxënës të shfaqë përformancën e tij/saj dhe ofrohet mbështetja e duhur në të nxënit e

nxënësve drejtë zotërimit të kompetencave.

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

34

6. Rezyme

Mësimdhënia në funksion të arritjes së kompetencave kërkon organizimin e

mësimdhënies dhe nxënies me metoda dhe teknika të cilat integrojnë njohuritë, shkathtësitë,

qëndrimet dhe vlerat. Ajo ka për bazë rezultatet e të nxënit të kompetencave, të cilat e

orientojnë mësimdhënësin së çfarë duhet të dijë, të bëj, të kuptojë, të vlerësojë dhe si të marrë

qëndrime nxënësi në situate dhe për situata të caktuara.

Me ndryshimet që ndodhin në shoqëri, shfaqen nevoja të reja, marrëdhënie të reja në shoqëri

dhe në tregun e punës, risi teknologjike, aspirata të reja njerëzore, strategji të reja për zhvillim

etj. Këtyre ndryshimeve, arsimi duhet t’u përgjigjet me ritme të shpejta, me zhvillime të

brendshme sasiore e cilësore, për të mundësuar njohuri të reja, shkathtësi, vlera dhe qëndrime

të përshtatshme, sistematike, koherente dhe në zhvillim të përhershëm.

Planifikimi është pjesë përbërëse e procesit të menaxhimit në arsim të definuar në

kuptimin më të gjerë. Ai ndihmon vendimmarrësit në të gjitha nivelet – nga mësimdhënësit

klasor deri te Qeveria dhe Kuvendi – të marrin vendime të mbështetura më mirë në informata.

Kjo arrihet duke kuptuar më mirë objektivat specifike, opsionet e ndryshme që janë në

dispozicion për ti përmbushur këto objektiva, dhe pasojat e mundshme për secilën prej tyre.

Planifikimi ndihmon arritjen e rezultateve të të nxënit me burimet që janë në dispozicion.

Përmes planifikimit, mësimdhënësi parasheh të gjitha elementet për nxënie të suksesshme të

përmbajtjeve mësimore, duke përafruar këto dallime e kontradikta.

Realizimi i korrelacionit bëhet në të gjitha planifikimet mësimore, p.sh. në

planifikimin vjetor, mujor, javor dhe planifikimin ditor të orës mësimore. Planifikimi i

përbashkët në kuadër të fushës kurrikulare, siguron një segment të rëndësishëm të qasjes së

integruar dhe të zhvillimit të kompetencave kryesore dhe rezultateve të të nxënit të shkallës.

Konceptimet bashkëkohore për procesin e të nxënit theksojnë rolin aktiv të nxënësve në

zhvillimin e njohurive të reja dhe të kompetencave. Nxënësit duhet të jenë veprimtarë aktivë

në procesin e ndërtimit, zbatimit dhe vlerësimit të tyre. Vetëm kështu, njohuritë, shkathtësitë,

vlerat dhe qëndrimet do të organizohen në struktura që mundësojnë përdorimin e tyre.

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit

35

7. Literatura

Brada, R. (2008). Didaktika kibernetike, Dukagjini, Prishtinë;

Marsh, C. (2009). Koncepte themelore për ta kuptuar kurrikulumin, CDE, Tiranë;

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016), Korniza Kurrikulare e Arsimit

Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar), Prishtinë;

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, (2016). Kurrikula bërthamë e rishikuar

(për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës, klasat 0, I, II, III, IV, dhe V), Blendi,

Prishtinë;

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016), Kurrikula bërthamë e rishikuar

(për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës, klasat VI, VII, VIII, dhe IX), Blendi,

Prishtinë;

Ministria e arsimit, e shkencës dhe e teknologjisë. (2017), Plani dhe programi mësimor”

(klasa I), Prishtinë;

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2006), Plani dhe programi mësimor

(për klasën e pestë të mësimit joformal për shkollën fillore), Blendi, Prishtinë;

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë. (2018), Udhëzues për zbatimin e

kurrikulës (material ndihmës për mësimdhënësit e klasës përgaditore dhe arsimit fillor),

Prishtinë;

Musai, B. (1999). Psikologji edukimi, zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia, Pegi, Tiranë;

Orstein, A & Hunkins, F. (2003), Kurrikula bazat, parimet dhe problemet, ISP, Tiranë

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i edukimit dega: programi fillor punim diplome tema: “faktorËt objektiv tË mËsimit