Top Banner
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Programi Parashkollor Punim Diplome Tema: “Lojërat muzikore dhe ndikimi i tyre tek fëmijët” Mentori / ja : Studenti / ja : Prof. Ass. Msc. Mimoza Kurshumlia Vjendita Asllani Gjakovë, 2018
33

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Asllan… · Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Programi Parashkollor Punim Diplome Tema: “Lojërat muzikore

Oct 19, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
  • Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

    Fakulteti i Edukimit

    Programi Parashkollor

    Punim Diplome

    Tema: “Lojërat muzikore dhe ndikimi i tyre tek fëmijët”

    Mentori / ja : Studenti / ja :

    Prof. Ass. Msc. Mimoza Kurshumlia Vjendita Asllani

    Gjakovë, 2018

  • 2

    Ky punim diplome u mbrojt më________ para komisionit vlerësues në përbërje:

    1. ___________________ Kryetar

    2. ___________________ Anëtar

    3. ___________________ Anëtar

    Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ___________

  • 3

    Përmbajtja

    I. Biografia…………………………….………………………………………...……..4

    II. Falënderim dhe mirënjohje...……...…………………………………........................5

    III. Abstrakt..……………….………………………………….……………….……......6

    IV. Hyrja…...…………………………………………….………………………..….….7

    KAPITULLI I 1. Loja dhe rëndësia e saj në zhvillimin e fëmijës………………….………………….......9

    1.1 Llojet e lojërave………………………………………….………….........................9

    1.2 Muzika…………………………………………………….…………......................11

    1.3 Ndikimi i muzikës te fëmijët……………………………….………........................11

    KAPITULLI II 2. Lojërat muzikore………………………………………………..………………………13

    2.1 Lojërta muzikore si pjesë e edukimit muzikor…………….……………………….13

    2.2 Lojërat muzikore si pjesë e folklorit……………………….………………..……..16

    KAPITULLI III

    3. Melografimi, mënyra e të luajturit dhe ilustrimi i lojërave…….……………………….20

    3.1 Lojërat melodike ……………………………………………..…………………....20

    3.2 Lojërat ritmike………………………………………………..…………………….20

    KAPITULLI IV

    4. Karakteristikat e lojërave muzikore të fëmijëve…………...…………….......................21

    4.1 Lojërat muzikore të fëmijëve në Kosovë……………………………......................21

    4.2 Lojërat e realizuara me fëmijë(foto)……………………………………………….23

    4.3 Lojërat didaktike………………………………………………………………...…26

    4.4 Konceptet (njohuritë) kryesore që mësohen përms arteve………………………....28

    4.5 Planifikimi i orës mësimore………………………………...……………………...29

    4.6 Plani ditor (i detajuar)……………………………………………………………...30

    4.7 Rezyme……………………………………………………………….....................31

    4.8 Referencat…………………………………………………………….....................32

    4.8.1 Burime nga Literatura……………………………………………………....32

    4.8.2 Burime nga interneti………………………………………………………...33

  • 4

    I. Biografia

    Quhem Vjendita Asllani. Jam lindur me 17.11.1993 në Gjakovë. Arsimimin fillor e kam

    përfunduar në shkollën "Pjeter Muqaj" në Guskë. Ndërsa arsimimin e mesëm në shkollën

    profesionale të mjeksisë "Hysni Zajmi" në Gjakovë drejtimi-farmaci. Studimet i kam filluar në

    vitin akademik, 2013 / 2014 në Fakultetin e Edukimit, drejtimin programi parashkollor.

    Qëllimi, pretendimet dhe puna ime është përherë ekuivalente, deri në realizim, me ëndrrën që një

    ditë të arrij të jap më shumë se mirënjohje dhe falenderim atyre që më përkrahin në çdo aspekt.

    Sot, para jush mbroj temen e diplomes me titullin: “Lojërat muzikore dhe ndikimi i tyre tek

    fëmijët.

  • 5

    II. Falënderime dhe mirënjohje

    Dua të shpreh ndjenjën më të thellë të mirënjohjes ndaj mbikëqyrjës sime të studimit

    Prof. Ass. Msc. Mimoza Kurshumlia, për sigurimin e udhëzimeve të qarta, nxitje të ngrohtë dhe

    komente kritike gjatë gjithë këtij hulumtimi.

    Fjalët e mia të veçanta të mirënjohjës shkojnë dhe për miqësin time, të cilët kanë qënë gjithmonë

    një burim kryesor mbështetës kur gjërat ishin paksa dekurajuese. Faleminderit për këshillat dhe

    reagimet mbi hulumtimin tim dhe për mbështetjen ndaj punës sime. Faleminderit për miqësinë

    dhe kujtimet.

    Po ashtu, falënderimet e mia më të përzemërta janë për familjen time të dashur për dashurinë,

    lutjet, mbështetjen më të madhe morale që gjithmonë besuan tek unë dhe që më inkurajuan. Për

    mbështetjen e tyre të vazhdueshme, unë jam përgjithmonë mirënjohëse.

    Vetëm dhe vetëm për t’ia kujtuar vetës se sa iu kam borxh, do të doja t’ia dedikoj këtë temë

    diplome prindërve të mi që patën besim në çdo vendim që kam bërë në jetën time.

  • 6

    III. Abstrakt

    Qёllimi dhe tematika kryesore e kёtij punimi ёshtё tё analizojё dhe tё paraqesё ҫdo detaj qё ka tё

    bёjё me muzikёn si formё edukimi, dhe rolin që kanё lojёrat muzikore në edukimin e fёmijёve

    parashkollorё.

    Ky dokument i diplomës përfshin një rishikim të literaturës dhe teksteve të tjera të marrura nga

    webfaqe të ndryshme në internet.

    Ky punim pёrmban nё vete njё shpjegim tё detajuar nё lidhje me termet muzikё dhe lojё, si dhe

    vazhdon me njё analizim dhe shtjellim tё thelluar pёr sa i pёrket llojёve tё lojёrave muzikore dhe

    ndikimin e tyre nё tiparet e karakterit të fëmijës, si dhe shumё elementeve tjera qё ndikojnë në

    lidhjen e fëmijës me shoqërinë dhe komunitetin.

    Gjatё kёtij punimi rёndёsi e veçantё i ёshtё dhёnё edhe njё grupi tё caktuar lojёrash qё

    realizohen me fёmijёt parashkollorё nё Kosovё.

    Pjesa e fundit e kёtij punimi pёrmban njё listё me fotografi dhe me shpjegime të detajuara tё disa

    lojёrave muzikore tё pёrzgjedhura pёr realizim nё njё klasё parashkollorёsh nё komunёn e

    Gjakovёs. Lojё kёto qё mёsojnё fёmijёt ndёrveprimin me objekte dhe bashkmoshatar, zhvillimin

    e tyre social dhe fizik tё bashkangjitura me të qëshurën dhe zbavitjen qё kёsisoj i jep kënaqësi

    por në të njëjtën kohë edhe i edukon.

    Në pjesën përmbyllëse të punimit përmendim edhe lojërat didaktike se sa kanë rëndësi tek

    fëmijët parashkollor dhe tek zhvillimi i tyre.

    Fjalёt kyçe:

    Lojё,

    muzikё,

    fёmijё,

    parashkollor,

    edukim etj.

  • 7

    IV. Hyrje

    Nuk ekziston asnjë përgjigjje e vetme për atë se në çfarë mënyrë mund të mësojnë më së miri

    fëmijët. Por, një gjë është e sigurt: në procesin e mësimit të hershëm edhe edukatorët edhe

    fëmijët e vegjël kanë rol aktiv. Ekzistojnë disa principe në bazë të të cilave krijohet ambienti që e

    nxitë zhvillimin dhe mësimin e hershëm tek fëmijёt e vegjël. Një prej tyre është edhe loja, e cila

    është fuqi lëvizëse që nxitë zhvillimin e secilit fëmijë, duke i përfshirë edhe fëmijët me vështirësi

    në zhvillim. Loja lidhet zakonisht me të qëshurën dhe zbavitjen dhe konsiderohet si një aktivitet

    që jep kënaqësi por në të njëjtën kohë loja është mënyra kryesore e të nxënit në fëmijërinë e

    hershme. Loja, në të gjitha format e saj, paraqet mundësi të pafundme për ndërveprimin e

    fëmijëve me njërëzit dhe objektet, në situate reale dhe imagjinare. Loja është “punë” dhe

    “detyrim” për fëmijët . Gjatë lojës ata kryejn punë, eksplorojnë mjedisin rreth tyre, mësojnë duke

    punuar dhe krijojnë lidhjet me të. Nëprmjet lojës fëmijët mund të jenë dikush, në çdo vend dhe

    në çdo kohë.

    Loja është e rëndësishme, sepse:

    1. I ndihmon fëmijët të rriten shëndetshëm- Kur fëmijët vrapojnë, kapërcejnë,

    rrotullohen, gjuajnë ose notojnë ata janë duke forcuar muskujt. Ata shpenzojnë energji

    dhe kjo i bën të ndihen të lodhur dhe të uritur. Fizikisht, loja zhvillon forcën, durimin dhe

    aftësinë për të ruajtur

    2. I njeh fëmijët me botën që i rrethon- Lojërat i ndihmojnë fëmijët të mësojnë kuptimin e

    fjalëve në përgjithësi, nëpërmjet përdorimit të komandave të ndryshme, si : “Ndalo!”,

    “Shko!”, “Hajde!”, “Këndo!”, “Kërce!” etj.

    3. I ndihmon fëmijët të mësojnë rreth të njerëzve- Ndërsa luajnë, fëmijët mësojnë të

    zbatojnë rregullat e lojës, radhën dhe shprehi të tjera të lojës me të tjerët. Kur ata

    aktrojnë, luajnë mes ndjenjave të tyre dhe personazhit, imitojnë veprime dhe gjeste të

    shokëve të tyre. Gjatë lojës fëmijët mund të udhëheqin, ose të udhëhiqen nga të tjerët, të

    kuptojnë më mirë vetveten dhe të tjerët.

    4. I ndihmon fëmijët të ndihen mirë- Fëmijët i kënaq loja, pavarsisht nga rezultati i saj.

    Kur loja është e vështirë dhe fëmijët ja dalin mbanë, ata ndihen të gjallëruar dhe mund të

    shfaqin shenja kënaqësie.

  • 8

    5. Përcjell të fëmijët vlera humane- Fëmijët mësojnë të tregohen të kujdesshëm, të

    durueshëm në zhvillimin e lojës. Ata mësojnë të zgjidhin lojëra gjuhësore, fjalë kyçe,

    gjëegjëza dhe situate të thjeshta problemore. Në lojë fëmijët mësojnë çfarë është e drejtë

    dhe çfarë është e gabuar, mësohen të jenë sportivë, të ndershëm dhe “të mos mashtrojnë”;

    zhvillojnë më tej fantazinë, mësojnë të dëgjojnë të tjerët, të ndjekin udhëzime dhe të

    respektojnë rregullat e lojës. Këto aftësi do të jenë të rëndësishme për fëmijën kur të

    rritet.

    Të gjitha llojet e lojërave që organizohen kanë si qëllim zhvillimin e fëmijës në disa aspekte, si

    zhvillimi fizik, social, shëndeti mendor dhe ai konjitiv. Loja është mënyra më e mirë për t’i

    zhvilluar fëmijët dhe për t’i shtyrë ata në një rrugë të mbarë në procesin e vështirë dhe të gjatë të

    të nxënit, ndaj ajo nuk duhet neglizhuar e aq më pak mënjanuar.

    Edukimi muzikor ka rëndësi të veçantë në zhvillimin e njeriut dhe si rrjedhoj është i

    rëndësishëm të filloj që në moshën parashkollorë. Në kopsht, edukimi muzikor kryhet në mënyrë

    të organizuar dhe sistematike, me metoda dhe mjete specifike. Këngët që realizohen në

    parashkollorë dhe lojërat me tekste dhe përmbajtjet e tyre ndikojnë tek tiparet e karakterit të

    fëmijës. Nëpërmjet këngës dhe lojërave të tjera me muzikë fëmijët mësojnë sjelljen e mirë, të

    jenë puntorë, të duan familjen, të duan popullin e tyre, të duan atëdheun, natyren dhe moshatarët

    e tyre.

    Fëmijët parashkollorë ndjejnë një kënaqësi të veçantë duke dëgjuar dhe interpretuar këngë që i

    bëjnë më gazmorë, më aktiv, më të shoqërushëm, më të disiplinuar etj. Të gjitha këto elemente

    ndikojnë në lidhjen e fëmijës me shoqërinë dhe komunitetin. Mjetet që përdoren në parashkollorë

    gjatë edukimit muzikor zhvillojnë mendimin, imagjinatën, nxisin vëmendjen, zhvillojnë kujtesën

    etj. Edukimi muzikor ndikon edhe në zhvillimin fizik të fëmijës, pasi që shpesh këto lojra

    shprehën me vallëzime dhe lëvizje të ndryeshme. Që muzika të krijoj një gjendje emocionale

    është e nevojshme që të zhvillojë tek fëmijët aftësinë për të kuptuar, duke edukuar tek ta

    dashurinë dhe interesin për muzikën, duke i mësuar të dëgjojnë, të këndojnë, të lëvizin në bazë të

    rritmit të saj etj.

    Nga këto që u përmenden më lartë, shohim se loja është një gëzim i thjeshtë që përbën vitet dhe

    jetën më të bukur të fëmijërisë së hershme, dhe që roli i saj në zhvillimin e fëmijës është

    thelbësore.

  • 9

    KAPITULLI I

    1. Loja dhe rëndësia e saj në zhvillimin e fëmijës

    Një përcaktim gjithëpërfshirës i lojës nuk do të ishte i mundshëm për shkak të faktorëve të

    shumtë që e përbëjnë atë dhe që janë element esencial të kësaj sjellje komplekse. Sidoqoftë, ajo

    çka mund të thuhet për lojën në përgjithësi është se ajo përmban karakteristika mjaft të veçanta

    që e dallon atë nga aktivitetet e tjera edukative. Një ndër karakteristikat më të veçanta është se

    loja fal kënaqësi, dhe vlerësohet pozitivisht nga ana e lojtarit, një tjetër karakteristike është se

    loja përbenë një mënyrë mjaft efikase në ngritjen e motivimit për të mësuar, si dhe përfshinë

    edhe aktivitetin fizik të lojtarit. Në çdo mjedis ku ndodhet, fëmija luan me një lodër apo me një

    send, që shpeshherë për të rriturit ngjall habi dhe kuriozitet se si ai\ajo kalon me orë të tëra pa u

    mërzitur. Gjatë lojës, fëmijët eksplorojnë mjedisin rreth tyre, mësojnë duke punuar dhe krijojnë

    lidhje me të. Ata mund të shprehin ndjenjat dhe emocionet e tyre më lehtë se sa me fjalë.

    Nëpërmjet lojës fëmijët mund të jenë dikush, në çdo vend dhe në çdo kohë.

    Zhvillimi social dhe emocional – duke luajtur me të tjerët, fëmijët mësojnë shpejtë

    nevojën e bashkëpunimit dhe të ndarit të diçkaje me shokët. Bashkëveprimi me fëmijët e tjerë u

    mëson atyre aftësitë e nevojshme sociale për të jetuar në shoqëri. Loja i ndihmon fëmijët të

    kuptojnë më mirë emocionet e të tjerëve. Pra, lojërat i ndihmojnë fëmijës të fitojnë përvoja të

    reja si dhe zhvillim të aftësive të të menduarit, të zhvilloj imagjinatën, sigurinë si dhe

    bashkëpunimin me të tjerët, të jetë i pavarur, kreativ, të veprojë me përgjegjsi, të zhvillojë aftësi

    të të menduarit kritik, t’i definojë dhe t’i shprehë nevojat e tij.

    1.1 Llojet e lojërave

    Ekzistojnë disa lloje të lojërave të cilat kontribojnë në mënyra të ndryshme në zhvillimin e

    aftësive të të mësuarit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të fëmijëve.

    Në lojërat që ndikojnë në edukimin intelektual të fëmijëve përfshihen:

    • Lojërat me rregulla;

  • 10

    • Kashelashet;

    • Gjëgjëzat;

    • Lojërat imituese (fëmija e luan rolin e edukatorës, të profesorit, mjekut, postierit, pilotit,

    etj);

    • Lojërat për njohjen e ambientit etj.

    Fëmija gjatë këtyre lojërave me fëmijët e tjerë mëson aftësitë sociale, ndarjen dhe pritjen në

    rend, kounikimin, sjellejn në shoqëri, por në këtë mënyrë zhvillon edhe aftësitë motorike.

    Ekzistojnë edhe shumë lloje të tjera të lojërave që ndikojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të

    mundësive të trashëguara (të lindura) për krijmtari (kreativitet) të fëmijës në lëmi të ndryshme

    artistike si arti figurative, muzikor, letrar, vallëzues, si dhe të shprehjes së interpretimit recitues

    të fëmijëve. Lojërat që më së miri nxisin zhvillimin e këtij kreativiteti apo talente të trashëguera

    janë lojërat në vazhdim:

    • Loja me role (tetari i kukullave, kinemaja, cirku,etj);

    • Loja e të kënduarit;

    • Loja me instrumente të ndryshme;

    • Loja me vjersha;

    • Loja vallëzuese;

    • Lojërat me leximin e ilustrimeve dhe të librave për fëmijë;

    • Vallet popullore;

    • Tetari i kukullave;

    • Dramatizimet e lira, etj.

    Lloje të tjera të lojërave janë edhe ato që për qëllim kanë edukimin fizik të fëmijës. Gjatë këtyre

    lojërave një sër shkathtësish motorike ushtrohen dhe zotërohen. Në këtë grup përfshihen lojra si:

    • Vrapimi;

    • Kukafshehti;

    • Lojërat me top;

    • Kërcimi.

  • 11

    Secila lojë, secili aktivitet përfshin lëvizje të cilat zhvillojnë aftësitë fizike të fëmijës, ndikon në

    zhvillimin e aftësive psikosociale të tij dhe e përfshinë atë në zhvillimin e kapacitetit intelektual.

    Përveq këtyre ekzistojnë edhe një numër i konsiderueshëm i lojërave edukative që praktikohen

    në parashkollorë, të cilat kanë për qëllim zhvillimin e fëmijës në fusha të ndryshme, si lojërat

    matematikore, lojërat në natyrë, lojërat gjuhësore ose lojërat me fjalë etj.

    1.2 Muzika

    Fakti që pjesa më e madhe e jona merr pjesë në aktivitetin muzikor duke shkruar, dëgjuar ose

    thjeshtë duke luajtur, nënkupton që muzika është e aftë të përcjellë tek në emocionë të forta e

    kuptimplotë. Këtij fakti nuk i kanë shpëtuar as fëmijët e vegjël. Dashuria e fëmijëve për muzikën

    shpesh fillon falë këngëve të para që e vënë në gjumë apo ninullave të kënduara nga e ëma. Me

    rritjen e fëmijës, muzika luan një rol të rëndësishëm në çdo etapë të edukimit të tij/saj.

    Arti në përgjithësi ka një fuqi të ndryshimit të tërsishëm në procesin e të mësuarit. Kësisoj arti

    figurative ai muzikore apo sporti ndryshojnë procesin e të mësuarit duke e shëndruar atë në një

    proces më kreativ dhe më zbavitës.

    1.3 Ndikimi i muzikës te fëmijët

    Ndikimi i muzikës tek fëmijët është thelbësor. Me përfshirjen e fëmijëve në aktivitete muzikore

    krijohet një lidhje e bazuar në një interest të përbashkët. Kjo lidhje ndikon në krijimin e

    karakterit të këtyre fëmijëve. Në anën tjetër përmbajtja e këngëve që realizohen nëpër klasa

    parashkollorësh ndikon gjithashtu në tiparet e karakterit të fëmijës.

  • 12

    Muzika zhvillon aftësinë e gjykimit, aftësinë e të folurit, kontrollin e lëvizjeve, gjendjen e mirë

    fizike, dëshirën e të mësuarit, shoqërimin dhe kënaqësinë gjatë punës së përbashkët.

    Karakteristikat terapeutike të muzikës që zbatohen veçmas tek nxënësit me vështirësi zhvillimi

    mund të ndahen në disa segmente bazë:

    • muzika e përqëndron dhe e mban vëmendjen;

    • muzika i stimulon dhe i aktivizon shumë pjesë të trurit;

    • muzika mund të përshtatet dhe të reflektojë tek personat me mundësi të

    ndryshme;

    • muzika ofron mënyra imagjinare e argëtuese në të cilën e përvetësojmë;

    • muzika përmban kontekst të gjerë sociologjik dhe ofron mundësi verbale e jo

    verbale komunikimi; - muzika zhvillon kujtesën;

    • muzika nxit lëvizjen; - muzika lidh ndjesinë dhe kujtesën;

    • muzika stimulon, sepse në të mund të marrin pjesë të gjithë, pavarësisht nga

    aftësitë.

  • 13

    KAPITULLI II

    2. Lojërat muzikore

    Lojërat muzikore përshpejtojnë motorikën, socializimin dhe aftësinë për të kryer njëkohësishtë

    disa veprimtari (të kënduarit dhe kërcimin, të kënduarit dhe ndjekjen e ritmit me rrahjen e

    shuplakave, me trokitje ose me instrumentet e Orfit).

    2.1Loja muzikore si pjesë e edukimit muzikor

    Lojërat muzikore të fëmijëve janë objekt studimi në shumë shkenca: etnologji, studime kulturore,

    psikologji, sociologji, gjuhësi, pedagogji etj. Lojërat muzikore janë lëndë studimi të rëndësishme

    për pedagogjinë muzikore dhe metodiken e mësimdhënies muzikore, për shkak se metoda e lojës

    konsiderohet si procedura themelore dhe lehtësisht e zbatushme gjatë punës me fëmijë.

    Lojërat muzikore më së shpeshti shtjellohen dhe zënë vend në tekstet e edukimit muzikor të

    moshës parashkollore dhe shkollimit të hershëm.

    Sipas Gjurkoviqit’-Panteliqit’- me ndihmën e lojërave fëmijët i zhvillojnë aftësitë e tyre për

    interpretimin e muzikës përmes lëvizjeve, karakterin e tyre ose elementet shprehëse. Rëndësia e

    muzikës në lojëra të fëmijëve është e shumëfishtë: “Përmes muzikës fëmijët e zhvillojnë shijen

    muzikore ose mendimin mbi të bukurën, si dhe formimin e përsonalitetit siç janë: ndërgjegjësimi

    i komunitetit, shoqërimi, disiplina interpretuse, motorika.

    Sipas Suzan Tarnovski-“muzika mund ti ndihmojë fëmijët që ti shprehin ndjenjat e tyre dhe të

    përballën me to”.

    Loja muzikore, si “lloj i lojës në të cilen muzika është udhëheqëse dhe bartëse e të gjitha

    veprimtarive që ndodhin në të … Lëvizja në lojën muzikore u shërben si mjet për të përvetesuar

    më shpejt lojën, si dhe për ta përmbushur nevojen e tyre për të luajtur dhe lëvizur”

    Sipas autores Tarnovski “lojërat muzikore përbëhen prej aktiviteteve të cilat u mundësojnë

    fëmijëve të hulumtojnë, të improvizojnë dhe të krijojnë me ndihmën e zërit”.

  • 14

    Autorja lojërat muzikore i klasifikonte në grupe:

    • Lojëra muzikore funksionale – përfshijnë hulumtimin e vokalëve, tingujve instrumental

    etj;

    • Lojërat muzikore konstruktive – janë vazhdimësi të lojërave funksionale, hulumtimi i

    zërit fillon të marrë kuptimin mbi strukturen përmes modelve të ritmit, melodisë,

    dinamikës, dhe ngjyrës;

    • Lojërat muzikore dramatike – përmbajnë në vete këngë ose instrumente në kuadër të lojës

    muzikore ose jomuzikore.

    Ndërsa Gjurkoviq-Panteliq lojërat i klasifikonin:

    • Lojëra me këndim;

    • Lojëra me përcjellje instrumentale;

    • Lojëra dhe valle popullore;

    • Lojëra krijuse etj.

    Funksioni kryesor i lojërave muzikore vërehet në komponentin ritmik të tyre. Fëmija e dëgjonë

    ligjërimin ritmik tek ninullat, këngë gjatë të cilave tokim duart dhe duartrokasim, ndërkaq

    rëndësi të veçantë për zhvillimin e ligjerimit ritmik kanë këngët që përfshijnë pyetje dhe

    numërim. Ndër më të rëndësishmet cilësohen të jenë këngët e djepit.

    Në lojërat muzikore duart e fëmijëve janë instrumenti i parë më të cilin i tokin duart, kërcasin,

    rropasin, kërcasin me gishtërinjët dhe godasin me shuplaka.

    Në këtë kuadër Gjurkoviq-Panteliq kanë bërë këtë kategorizmin:

    • tokje duarsh;

    • tokje duarsh boshe;

    • tokje duarsh në mënyrë diagonale;

    • tokje duarsh në mënyrë rrethore;

    • tokje duarsh në gjunjë;

    • tokje duarsh në çift;

    • goditje me shuplakë të shtrirë;

    • rropatja me gishta;

  • 15

    • goditje me këmbë mbi dysheme;

    • kërcitje me gishtërinjë.

    Lojërat e lartëpërmendura realizohen përmes lëvizjeve që përfshijnë kërcim në vend ose me

    lëvizje, rrotullime rreth vetes ose përreth tjetrit, lëvizje ritmike djathtas dhe majtas, përpara dhe

    mbrapa. Këto lojëra përbëhen zakonisht nga lëvizje të thjeshta në një drejtim dhe me një tërësi të

    thjeshtë të lojës me ritëm të caktuar, shpeshherrë në taktin e thjeshtë 2/4 dhe 4/4. Autorja në këto

    lojëra si mjaft të rëndësishme i cilëson edhe instrumentet popullore si kërcitëset

    ( rrakataqet ), kastanjetat, tupanët, bllok flautet dhe zilet.

    *Gjurkoviqit’-Panteliqit’- Dr. Milena Gjurkoviq-Panteliqi-studiuse dhe autore e librave për Metodologjinë muzikore për fëmijët

    parashkollorë. Ajo ishte anëtare e jurisë në disa konkurse të pianos dhe koreve serbe dhe ndërkombëtare. Është autore e një numri

    të madh të letrave shkencore dhe profesionale dhe teksteve tek Metodologjia e edukimit muzikor të fëmijëve parashkollorë. Ajo

    mban titullin doktor i Shkencave të Muzikës.

  • 16

    2.2 Lojërat muzikore si pjesë e folklorit

    Përveç lojërave muzikore të cilat i luajnë fëmijët brenda institucionit edukativo-arsimore së

    bashku me edukatoren e tyre, ekzistojnë edhe lojëra të tjera muzikore të cilat fëmijët i luajnë në

    kohën e tyre të lirë. Këto lojëra konsiderohen zakonisht si pjesë e folklorit pasi që ngërthejnë

    karakteristika të tij sikur janë: autori kolektiv, veprat të hapura, prezencat e një numër të madh

    variantesh që ndryshojnë në vazhdimësi(janë lojërat që kanë dal nga vet populli si dhe

    fëmijët…pra jo ato nga ekspertë për institucione…) Por, me paraqitjen e shënimeve në forma të

    ndryshme si: tekst, nota, audio dhe video, shfaqet edhe fiksimi i krijimit, siç është edhe rasti i

    këtij studimi (punimi). Ndryshe nga folklori për të rritur që përfshin karaktristikat rajonale,

    madje shpesh të pasuruara edhe me elemente etnike, religjioze, urbanistike, rurale, sociale dhe

    specifika të tjera, folklori muzikor i fëmijëve (ose lojërat e fëmijëve) ka nivel shumë më të lartë

    të universializmit, gjë që kontribon në klasifikimin e tij si një kategori e veçantë.

    Ekzistojnë një numër i madh termash për lojërat e ndryshme muzikore.

    Kështu kemi këto definicione:

    - Loja me këndim – “aktivitet i cili bazohet në një varg ose rimë, i shoqëruar nga veprimet dhe

    lëvizjet e grupit”. Këto lojëra filluan të xhirohen dhe të studiohen në shekullin XIX në kuadër të

    etnologjisë, etnomuzikologjisë, antropologjisë, etj.

    Klasifikimi i lojërave bëhet si në vijim:

    - këngë për fillimin e lojës – numërimi nga rolet e caktuara;

    - valle rrethore;

    - lojëra të oborrit dhe lojëra të martesës;

    - lojëra me duartrokitje;

    - rimim duke kërcyer me litarë;

    - lojëra me të “kapur”

    - Kënga e fëmijëve – “rime e paraqitur me muzikë, këngë që fëmijët e shpikin dhe e

    shkëmbejnë mes veti… këngë të cilat janë universale në shoqërinë njërzore”. Lojërat mund ti

    kategorizojmë si në vijim:

    - për argëtim;

  • 17

    - numërore;

    - ninulla;

    - gjëegjëza.

    Lojërat e rrugës ndahen në lojëra dhe në argëtim :

    -vargje të papërshtatshme;

    -xhinglla;

    - këngë humoristike;

    -vargje të pakuptimta;

    - këngë të frikshme;

    - këngë popullore;

    -parodi;

    -slogane;

    -fjalë të shpejta.

    Këngët e fëmijëve “…(tradicionale) këngët për fëmijët të vegjël, pëdorimi i këtijë termi daton

    nga shekulli XIX… në Britani dhe në shumë vende tjera, ndërsa në Ameriken Veriore përdoret

    termi Këngët e Nënës Patë …”

    Etnomuzikologu Konstatin Brailou kur shkruan për këngët e fëmijëve e përdor termin “rimat e

    fëmijëve” në punimin e tij “Ritmi i fëmijëve” lojërat muzikore i definonte kështu:

    Ritmet e fëmijëve gjithmonë shfaqën me fjalë si ndërmjetësues, kështu që, në shikim të parë ato

    janë ritme vokale të cilat nuk duhet të përfshijnë muzikë. Ato ekzistojnë si të pavarura nga

    melodia, madje edhe kur përshtaten me ndonjë melodi, kur mund të bëhët fjalë për shumë

    elemente melodike arkaike ose pjesë të këngëve humoristike, përkatësisht fraza moderne, të cilat

    janë lehtë për t’u kujtuar. Fëmijët zakonisht recitojnë në një ton të vetëm ose thjesht brohorisin

    norma metrike gjatë shqiptimit.

    Karakteristikat e ritmeve të fëmijëve janë aq të theksuara sa që menjëherë i njohim…Përveç

    kësaj, ata janë në ndërgjegjjën tonë, si e vetmja mbetje e trashëgimisë së mijëvjeçarit.

  • 18

    Brailou i përfshinte pesë parime në ndrimin e ritmit tek fëmijët:

    1. Kohëzgjatjen (bëhet fjalë për rrokjet) të lidhura dy nga dy, formojnë një seri me gjatësi

    ndryshoresh (variablash) për arsye se ritmi i tyre është binar.

    2. Seritë e plota, sikurse çdo çift në to, fillojnë me tezën…

    3. Gjatësia e plotë e serive… mund të matet si njësi “e parë” ndonjëherë e shprehur,

    ndonjëherë e theksuarë, ndonjëherë e barabartë me rrokjen e zakonshme të shkurtër, të

    cilën e paraqesim me tetë rrokje.

    4. Seritë e pabarabarta (heterokronike) ndonjëherë përzihen edhe me seritë me strukturën e

    brendshme të ndryshme (heteromorfike), pamvarësishtë se a janë isokronike apo

    heterokronike, mund të përputhen me “vargjet ritmike”.

    5. Serive mund t’u paraprijë nga një paragoditje, por vetem në fillim të pjesës ajo mund të

    shkaktojë gjatësi të tepërt të series fillestare: në këtë pjesë paragoditja duket si pjesë e

    heshtjes e cila paraprinë; më vonë kohëzgjatja e paragoditjes bëhet pjesë e series.

    *Etnomuzikologu Konstatin Brailou ishte një kompozitor rumun dhe etnomuzikolog ndërkombëtar i njohur. Prej vitit 1928 ai

    dhe profesori i sociologjisë Dimitrie Gusti vizituan rajone të ndryshme të Rumanisë për të bërë regjistrime të zërit. Në vitin 1931

    ai botoi artikullin “Skicë e një metode për folklorin e muzikës”, e cila u bë një nga tekstet themelore për etnomuzikologjinë.

  • 19

    Tijana Jakovleviq lojërat i cilësonte si pjesë e krijimtarisë popullore dhe si modele të

    komunikimit folklorik. Sipas saj, “karakteristikat tekstuale” e veçojnë komunikimin folklorik

    nga format joartistike me paraqitjen e ligjërimit ritmik, intonacionit, muzikës, përcjelljes

    muzikore, shembullit figurativ. Ajo numëronte njëmbëdhjetë karakteristika që e përcaktojnë

    lojën kolektive të fëmijëve si formë të komunikimit folklorik: anonimitetin e autorit

    komunikimin e drejtpërdrejtë, atë oral (gojor), komunikimin reciprok, disturbimin joformal,

    përformues, publik, kolektiv, rekreativitetin, variabilitetin dhe tradicionalizmin.

    Në literaturen folklorike shqiptare ekzistojnë këngë dhe lojëra për fëmijë, të mbledhura nga

    mbledhësit e hershëm të këtyre krijimeve.

    Disa lojëra të fëmijëve:

    “ Trandafili fleta fleta”, “ Son makaron”, “Qa ska n’deti”, “Bum qike qike qak”, “Kapi maca

    miun”, “Kaloni kaloni”, “Ngriva shkriva”, “Sillet macja rreth fërteres”, “Nën tavolinë”, “Përr

    tik tik pulat e mia.

  • 20

    KAPITULLI II

    3. Melografimi, mënyra e të luajturit dhe ilustrimi i lojërave

    Përveç melografimit të njëqind lojërave, janë përshkruar edhe mënyra e të luajturit. Gjithashtu

    janë përpilur ilustrime që tregojnë pozicionin e duarve, të këmbëve ose trupit, varësisht se çfarë

    është përfshirë në lojë. Të dhënat e përgjithshme për xhirimin dhe melografimin të cilat gjenden

    në fund të melogramit janë shenuar të dhënat standarte të melogramit:

    - Xhirimi dhe melografimi;

    - Emri i informatorëve dhe mosha e tyre në vite;

    - Data e xhirimit;

    - Vendi i xhirimit.

    3.1 Lojërat melodike

    Siç e kemi cekë edhe më heret karakteristik e lojërave muzikore të fëmijëve është i ashtuquajturi

    ligjerim ritmik. Në melogramet e lojërave melodike ky këndim është shënuar me nota që e kanë

    kokën në formë të x-it në intonacionin dhe metrin e duhur.

    3.2 Lojërat ritmike

    Edhe në rastin e melogramit lojërat ritmike së pari do të paraqesin shenimin e ligjërimit ritmik.

    Te lojërat ritmike një pjesë e fëmijëve të përfshirë në lojë interpretojnë vetëm të folur të

    ritmizuar ndërsa pjesa e tjetër është ligjërim ritmik.

  • 21

    KAPITULLI IV

    4. Karakteristikat e lojërave muzikore të fëmijëve

    Karakteristikat të lojërave muzikore të fëmijëve do t’i paraqesim të përmbledhura.

    Loja më e gjatë është loja melodike që zgjat 3 minuta e 54 sekonda, ndërsa loja më e shkurtër

    është loja ritmike që zgjat 5 sekonda. Në disa raste, disa lojëra paraqiten me titull të njëjtë por

    komponentët e tjerë të lojërave nuk janë të njëjta. Shumicën e lojërave muzikore, 49 prej 100

    syresh, i interpretojnë nga dy informator, vijojnë lojëra me 3,4 dhe 7 informatorë; shumicën e

    lojërave muzikore i luajnë grupi i fëmijëve nën moshën 10 dhe 11 vjeçare, pastaj vijojnë lojëra

    të cilat i luajnë fëmijët e moshës 9 vjeçare. Në shumicën e rasteve lojërat i interpretojnë vetëm

    informatorët femra, pastaj grupi i përzier dhe në fund janë lojërat me informatorë meshkuj.

    Tri të katërtat e lojërave fëmijët i mësojnë përmes shoqërimit me moshatarët dhe nga shokët më

    të rritur në moshë. Familja si faktor në mësimin e lojëave muzikore paraqitet në 25 raste.

    Ndarja e lojërave qytet-fshat është 53 me 48, numri më i madh i lojërave janë nga fshatrat

    fushor, ndërsa më i vogël nga qytetet e mesme. Sipas kategoris së lojës dhe vendqëndrimit të

    informatorëve në hapsirë, dominojnë lojërat të cilat qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, ose të

    vendosur në rreth. Në fushën e lojës paraqiten 72 kombinime të elementeve, ndërsa 20 lojëra

    ritmike e kanë vetëm një element: numërimin me duar, me grushta të mbeledhur dhe me

    gishtërinjë. Janë tri lojëra me kombinim të elementëve: duartrokitje me duar dhe në rreth me duar

    të bashkuara. Këto janë lojërat melodike “ Son Makaron” dhe “ Em pom pi” si dhe loja ritmike

    “Eni meni duda meni.”

    4.1 Lojërat muzikore të fëmijëve në Kosovë

    Sipas shtëpisë botuese “Kohës Ditore”- janë identifikuar 1 mijë e 281 lojëra muzikore të

    fëmijëve, prej të cilave 100 janë përmbledhur në librin me titullin “Lojërat muzikore të fëmijëve

    në Kosovë”. Nёse bëhet njё krahasim me lojёrat muzikore të realizuara para 10 vjetësh, del qё

    lojërat muzikore tё asaj kohe ishin të përziera edhe gjuhën serbe. Ndërsa nё ditёt e sotme situata

    del tё jetё mё ndryshe, sot lojёrat muzikore përfshijnё gjuhё tё ndryshme si turqishtja, gjuha

    angleze, italiane e spanjolle gjё qё ka ndikuar edhe nё ndërrimin e tematikave tё kёtyre lojërave

  • 22

    muzikore. Ky hulumtim është cilësuar si punë serioze shkencore, e cila për cak e ka një audiencë

    parashkollore, të cilës në kohën e internetit duhet tërhequr vëmendja për lojë. Në libër janë

    përfshirë edhe elemente nga komuniteti boshnjak dhe rom, ndërsa rëndësia e tij thëmelore

    qëndron në dokumentimin e trashëgimisë etnomuzikologjike në vend. Lojërat muzikore të

    fëmijëve në këtë hulumtim kanë të bëjnë vetëm me lojërat të cilat i luajnë fëmijët:

    - Drejtpërdrejt;

    - Një nga një ose në grup;

    - Në bashkveprim me moshatarët;

    - Pa përdorim të rekuizitave dhe lodrave;

    - Lojëra të cilat janë pjesë e aktiviteteve të lira në kuader të institucioneve

    edukativo-arsimor (parashkollorë dhe shkollore);

    - Lojëra që luhen në kohën e lirë në shtëpi (ose në oborr) si dhe në lagje (në parqe,

    në fusha sportive, në rrugë etj).

    Këtu përfshihen të gjitha lojërat të cilat në vete përmbajnë elemente muzikore – ritëm dhe

    melodi. E gjithë fusha e lojërave të fëmijëve është shumë më e gjerë, madje ka edhe prej atyre që

    nuk përmbajnë komponentë muzikore. Bëhet fjalë për fëmijët e moshës 4 deri në 15 vjeç. Sipas

    zyrës së statistikave të Kosovës, në xhirimin e këtij koleksioni 28.2% të popullsisë së Kosovës e

    kanë përbërë fëmijët e moshës 0 – 15 vjeçare, prej të cilëve 29.2% kanë qenë meshkuj dhe 27.2%

    femra. Zonat në të cilat janë xhiruar lojërat janë qytete dhe fshatra të Kosovës. Ajo paraqet vend

    të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit për sa i përket hulumtimit të traditës muzikore të fëmijëve.

    Në vazhdim përmes fotografive kam paraqitur disa nga lojërat muzikore të fëmijëve të realizuara

    në shkollen fillore “Pjeter Muqaj-Guskë”.

  • 23

    4.2 Lojërat e realizuara me fëmijët

    Fig.1. Fëmijët duke luajtur lojën, “Kapi maca miun”.

    Mënyra e të luajturit:

    Njëri nga fëmijët luan rolin e maces, ndërsa tjetri - rolin e miut. Të gjithë fëmijët qëndrojnë

    të ulur në gjunjë të kapur dorë për dore, duke formuar kështu një rreth të gjërë. Macja e ndjek

    miun dhe në momentin kur ai/ajo e nxen atë, miu ulet në gjunjë me fëmijët e tjerë, ndërsa

    macja tani e këmben rolin e miut. Miu sillet rreth fëmijëve duke mbajtur me vete një shami të

    cilen me kujdes i’a lëshon njërit nga fëmijët në rreth. Fëmiu që e merr shamin bëhët mace

    dhe fillon të ndjek miun. E njejta formë e lojes vazhdon deri sa të gjithë fëmijë të kenë luajtur

    rolin e macës apo të miut.

  • 24

    Fig.2. Fëmijët duke luajtur lojën, “Sillet macja rreth fërteres”.

    Mënyra e të luajturit:

    Të gjithë fëmijët formojnë një rreth të gjërë ku qëndrojnë të ulur në gjunjë. Njëri nga fëmijët luan

    rolin e macës. Macja sillet rreth fëmijëve me shami në dorë, dhe me kujdes hedh shaminë

    mbrapa shpinës së ndonjërit nga fëmijët. Nga rrethi ngrihet fëmiu të cilit ajo i ka hedhur

    shaminë. Fëmiu që e ka vërejtur se shamia gjendët prapa tij/saj fillon të vrapojë për ta ndjekur

    macën para se ajo ti nxëjë vendin në rreth. Loja vazhdon duke kaluar rolin e maces nga njëri

    fëmi në tjetrin.

    Gjatë kohës ku macja ndjek miun, fëmijët të tjerë këndojnë së bashku këtë varg: “Sillet macja

    rreth fërteres, ruju se po të nxen ♪ ♫”.

  • 25

    Fig.3. Fëmijët duke luajtur lojën, “Kaloni kaloni”.

    Mënyra e të luajturit:

    Dy fëmijë vendosen përballë njëri tjetrit. Fillimisht do të përcaktohet se cili nga ata do të jetë

    dardha apo molla. Ata kapen dorë për dorë, ngren krahet lartë dhe këndojnë. Fëmijët e tjerë

    kalojnë nën krahët e tyre. Me pas ata fillojnë të numërojnë ditët e javës.

    “Kaloni, kaloni

    Rrugën mos e lëshoni

    E han’ e mart’ , e mërkur’ , e enjte’ , e premte’ , e shtun’ , e diel ♪♫”.

    Pasi të kenë përfunduar numërimin e shtatë ditëve të javës, nga grupi shkëputet fëmija të cilit

    i bie dita e dielë. Njëri nga dy fëmijët e pyet nëse dëshiron të bashkangjitet grupit të dardhës

    apo mollës. Pasi fëmija të bënë përzgjedhjen radhitet prapa atij grupi. Në fund të lojës të dy

    grupet (i mollës dhe i dardhës) vendosën përballë dhe fillojnë ta tërheqin njëri-tjetrin. Fitues

    del grupi që arrinë të tërheq grupin tjetër në fushën e vet.

  • 26

    Lojërat didaktike

    Loja e fëmijës në parashkollorë është streha e tij/saj nga frika, fusha e betejave, poligoni i lojës,

    arritja dhe sukseset, qetësimi dhe ëndrrat. Loja nxjerr në pah dëshirat, aspiratat, ndjenjat,

    mendimet dhe nevojat e fëmijës për veprim aktiv në mjedisin në të cilin jeton. Loja i plotëson

    nevojat biologjike dhe psikologjike të fëmijëve dhe kontribuon në zhvillimin e tyre mendor,

    emocional, social dhe moral. Rolet e ndryshme në lojëra, përkundër produktit të fantazisë së një

    fëmije, lejojnë fëmijën të fitojë përvojën personale të së mirës dhe të keqës, për atë që është

    pozitive dhe çfarë nuk është në sjellje. Lojërat janë një formë e rëndësishme e argëtimit për

    fëmijët, nëpërmjet të cilëve fëmijët organizohen në mënyrë të pavarur por këto lojëra kanë edhe

    rëndësi të veçantë arsimore. Ata janë një mjet i fuqishëm për edukim, sepse përmes lojërave

    fëmijët fitojnë njohuri, pasurojnë përvojën e tyre dhe zhvillojnë aftësitë dhe zakonet. Një arsye

    tjetër e rëndësishme është se përmes lojërave fëmijët mësojnë rreth vetes, për të tjerët dhe botën

    që i rrethon; ata fitojnë aftësi dhe krijojnë marrëdhënie shoqërore. Tani shtrohet pyetja se cilat

    lojëra fëmijët duan më shumë dhe pse.

    • Lojërat me role, personazhi kryesor që lejon vetë-pohimin dhe vetë-pranimin.

    • Lojërat që janë dinamike, përmbajtja e të cilave ka veprime të mjaftueshme (aftësi

    motorike) dhe reagim i shpejtë intelektual për zgjidhjen e detyrës.

    • Lojërat që ofrojnë një shkëndijë të humorit të shëndetshëm të fëmijëve dhe krijojnë një

    disponimë të mirë

    Lojërat më të dobishme janë ato që kanë kombinimin e cilësive të lartpërmendura.

    Lojërat didaktike paraqesin thjesht elemente të procesit arsimor të organizuar dhe drejtuar

    qëllimisht. Sot, loja dhe procesi arsimor janë të lidhura shumë ndërmjet njëra-tjetrës, duke marrë

    parasysh faktin se loja nuk duhet të humbasë shpirtin e saj, sepse të luajturit është një aktivitet që

    i intereson shumë fëmijëve dhe i motivon ata. Edukatori/ja duhet të bashkëpunojë me fëmijët në

    lojë; ai/ajo duhet t'i ndihmojë ata duke sugjeruar problemin dhe jo duke dhënë zgjidhje

    përfundimtare. Gjithashtu, ai/ajo duhet t'i ndihmojë ata të bëhen të vetëdijshëm për mundësitë e

    tyre - duke u bërë partner në lojë. Arsimi përmes lojës nënkupton drejtimin e potencialeve

    psikofizike të fëmijës, por në të njëjtën kohë loja duhet të konsiderohet si themeli i krijimtarisë

  • 27

    dhe spontaniteti i fëmijës. Përmes aktiviteteve të lojërave didaktike fëmijët motivohen në një

    mënyrë të organizuar dhe krijuese, ata njihen me botën që i rrethon, me aftësitë dhe

    karakteristikat e tyre mendore dhe aftësi të tjera. Lojërat didaktike kontribuojnë në zhvillimin e

    përgjithshëm të fëmijës; ato drejtojnë vëmendjen e tyre kur perceptimi dhe respektimi i objektit

    janë në pyetje kur krahasojmë ngjashmëritë dhe dallimet, duke inkurajuar fantazinë dhe

    kreativitetin. Përmbajtja e lojërave didaktike zgjeron pamjen e përgjithshme të botës që fëmijët

    kanë, drejton kuriozitetin e tyre, inkurajon aktivitetin e tyre të të folurit, e pasuron fjalorin dhe

    nxitë komunikimin me gojë. Me aplikimin e lojrave të strukturuara posaçërisht (logjike-

    matematikore), fëmija zhvillon mendime logjike dhe krijon situata të veçanta arsimore ku

    zotëron proceset intelektuale: serializimi, klasifikimi, ndërtimi numerik, ndërtimi në kohë dhe

    hapësirë etj. Nëpërmjet lojërave didaktike fëmijët mësojnë shumë për botën që i rrethon, këtu

    hyjn mësime të ndryshme për shkencë, ekologjinë, gjuhësinë etj. Pra, e veçantë e këtyre lojërave

    është se e bëjnë të mundur mësimin e këtyre fushave kaq të gjëra qysh në parashkollor. Kështu

    fëmijët mund të mësojnë, për shembull, fakte për kafshë të egra dhe fenomeneve natyrore, të

    mësojnë bazat e matematikës, të mësojnë gjuhë amëtare etj. Detyrat nëpermjet këtyre lojërave

    mund të jenë të ndryshme si psh: kuize, pyetje, gjëegjëza, enigma etj.

    Zhvillimi i fëmijëve parashkollor në lojë në këtë rast nuk është vetëm për shkak të informacionit

    të ri. Fëmijët gjithashtu kanë të nevojshme për të studiuar vetitë e individit. Shembuj të lojërave

    didaktike janë "Kush ha çfarë", "Gjej fëmijën për mami", "Guess çfarë në thes." (Gjeje çfarë në

    thes). Gjatë këtyre lojërave, fëmijët mësojnë natyrën, mësojnë për të ndërtuar lidhjet logjike në

    mes të objekteve, zhvillojnë kujtesën etj. Pastaj në anën tjetër me anë të lojërave matematikore

    fëmijët mësojnë bazat e gjeometrisë, ata kështu eksplorojnë forma të ndryshme gjeometrike me

    lodrat që ata luajnë, duke formuar kështu, trekëndësh, katrore, rreth etj.Lojëra për zhvillimin në

    vitet parashkollore mund të jenë të dobishme për përmirësimin e imazhit dhe drejtimin racional

    të aktivitetit mendor. Me ndihmën e imagjinatës fëmiu mëson të zgjedh rrugën për qëllim, për të

    parë rezultatet e ardhshme të punës së tij/saj. Zhvillimi i nxënësvë në lojëra për përmirësimin e

    imagjinatës është gjithashtu duke kontribuar në potencialin krijues të personit. Shembuj të këtyre

    lojërave janë: “Guess”, “Pantonim” etj. Zhvillimi i fëmijëve parashkollor në lojë "Guess" është i

    lidhur me përmirësimin e imagjinatës, si dhe studimin e themeleve të matematikës. Fëmijët janë

    të inkurajuar për të dalë me sa më shumë objekte që mund të përshtaten në forma gjeometrike si

    ato të rrethit, katrorit, trekëndëshit etj.

  • 28

    4.3 Konceptet (njohuritë) kryesore që mësohen përmes arteve

    Konceptet(njohuritë) kryesore që mësohen

    përmes arteve

    • Tingulli,

    • Vija,

    • Ngjyra,

    • Forma,

    • Hapsira,

    • Drejtëpeshimi,

    • Melodi,

    • Harmoni,

    • Dinamike,

    • Rol/karakter,

    • Këngë,

    • Pjesë instrumentale,

    • Prespektiva,

    • Lëvizja ,

    • Ritëm,

    Parimet

    • Kontrasi,

    • Përseritja,

    • Ndryshimi,

    • Krahasimi,

    • Theksi,

    • Ekuilibri,

    • Tërsia,

    Veprimtaritë kryesore artistike: • Këndimi,

    • Interpretimi në instrumente muzikore,

    • Loja(kreative),

    • Vizatimi, ngjyrosja, modelimi,

    • Vallëzimi,

    • Loja teatrale, skeqi,dialogu etj,

    • Valle,

    • Dramatizëm (lojë teatrale),

    • Pejsazh,

    • Portret,

    • Dizajn/zbukurim,

    • Natyrë e qetë,

    • Orkester.

    • Kor,

    • Ekspozitë.

    • Shfaqje/performancë etj.

  • 29

    4.4 Planifikimi i ores mësimor

    ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

    Fusha kurrikulare: Artet Lënda: Ed. Muzikore Shkalla e kurrikulës: 1 Klasa Parafillore

    Tema(Nga plani dymujor): Rezultati i të nxënit të temës(nga plani dymujor):

    Krijuesit dhe përformuesit. Fëmijët kuptojnë temën.

    Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës(të synuar):

    I-4, III-1, IV-1, IV-2.

    Rezultatet e fushës së kurrikulës(të synuar):

    1.3, 2.2

    ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

    Njësia mësimore: “Vizatojmë dhe ngjyrosim veshjet e pranverës”

    Fjalët kyqe: Ngjyra, letra, gërshërët, ngjitës etj.

    Rezultat-i/et e të nxënit të orës mësimore:

    Fëmijët ngjyrosin dhe vizatojnë veshjet e pranverës si dhe e mësojnë këngën “Pranvera”.

    Kriteret e suksesit:

    Fëmijët mësojnë veshjet e pranverës.

    Burimet,mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:

    Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështje nderkurrikulare dhe situata jetësore:

    Ed. Muzikore- Kënga “Pranvera”

    Ed. Figurative- Vizatojmë dhe ngjyrosim veshjet e stinës së pranverës.

    PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARIT E PUNËS ME NXËNËS GJATË

    ORËS MËSIMORE

    Takimi i mëngjesit, ndërrimi i kalendarit, më pas në rreth i ftojmë secilin nga fëmijët të tregoj se

    cilat janë rrobat e pranverës si dhe ti numrojnë ato që i kanë të veshura. Pas kësaj mësojmë dhe e

    këndojmë së bashku këngën “Pranvera”. Aktiviteti i radhës është që fëmijët të vizatojnë dhe të

    modelojnë me materiale të ndryshme rrobat e pranverës.

    Vlersimi i nxënësve: Vëzhgojnë protfolion.

    DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR: Punojnë në mënyrë të pavarur veshjet e pranverës.

    Reflektimi për rrjedhën e ores mësimore: Të gjithë fëmijët morën pjesë në aktivitet.

  • 30

    4.5 Plani ditor (i detajuar)

    Fillojmë diten me rutinën ditore, i mbledhimi fëmijët në mes të klasës dhe ulemi në rreth. Jemi

    tek ndërrimi i kalendarit, pyesim se në cilën stinë jemi dhe këtu ndërlidhemi me temën që kemi

    për të realizuar sot.

    Fillojmë me disa pytje si: Sa stinë janë? Në cilën stinë jemi tani? Cila është stina juaj e

    preferuar?... pyetje me të cilat i nxitim fëmijët për bashkëbisedim. Pastaj fillojmë të flasim për

    pranverën stinën më të bukur, stinën e luleve dhe gjelbërimit. Pasi të kemi folur për pranverën

    dhe karakteristikat e saj, mësusja e muzikës me sint interpreton një këngë të bukur për

    “Pranverën”.

    E përsërisim disa herë së bashku deri sa të mësojmë këngën. Duke mos ndalur këngën

    vazhdojmë me vizatime. Fëmijët si aktivitet të radhës kanë vizatimin e rrobave të pranverës,

    diellin, lulet, zogjët etj, pastaj fare në fund përsërisim edhe disa here këngën e pranverës. Dhe

    këtu e përmbyllim diten e sotme me fëmijët parashkollorë.

  • 31

    4.6 Rezyme

    Nga ajo që përmendem më lartë, mund të dalim me një përfundim se loja në parashkollor paraqet

    mjet mjaft të rëndësishem në zhvillimin e fëmijës. Ajo përmban një pjesë mjaft të madhe të jetës

    së fëmijës dhe është e nevojshme për zhvillim fizik, psiqik, emocional dhe kognitiv të fëmijës.

    Kështu, mund të themi se loja ka ndikimin e saj në rritjen e fëmijës dhe e mëson atë në krijimin e

    raportit shoqëror me të tjerët.

    Lojërat në përgjithësi kanë karakter argëtues, mirëpo sot ajo përdoret shumë edhe në rolin

    edukues. Prandaj edukimi parashkollorë përfshinë një pjesë të madhe të mësimit të realizuar me

    lojë. Kjo pasi që loja nxit zhvillimin e fëmijës dhe mundëson një të nxënë më të lehtë nga ana e

    fëmijës.

    Tutje në këtë punim trajtohet fakti se lojërat muzikore gjithashtu përbëjnë një vend mjaft të

    veçantë në edukimin e fëmijëve parashkollorë duke qenë se ato pasurojnë përsonalitetin e

    fëmijës duke mundësuar zhvillimin e fëmijës në drejtim të përsonalitetit të lirë dhe autentik, i cili

    përmes lojës do të zhvilloje iniciativë, krijimtari dhe ndjenjë të përgjegjsisë.

    Rëndësi e veçantë e këtij punimi është se përveç se shpjegohet në përgjithësi per lojën dhe

    edukimin muzikor rëndësi e veçantë i jepet edhe praktikimit të këtyre lojërave edukative në

    vendin tonë. Këtu shtjellohet tutje edhe se sa kanë ndryshuar lojërat edukative përgjatë viteve

    dhe se cilat janë disa nga lojërat që sot aplikohen në parashkollor.

    Karakteristik tjetër e këtij punimi është se përmes disa fotografive dhe shpjegimeve të detajuara

    është paraqitur pjesa praktike e këtij hulumtimi. Ku fëmijët parashollor së bashku me mua në

    rolin e edukatores kemi realizuar disa lojëra muzikore.

    Rëndësi i ipet lojërave didaktive në përgjithësi për shkak të rolit dhe kontributit për një fëmijëri

    më të shëndetshme, zhvillimin intelektual të fëmijëve dhe në të njëjtën kohë për stimulimin e

    aftësive. Përmes këtyre lojërave fëmijët nxiten të kërkojnë dhe të hetojnë në mënyrë që të gjejnë

    zgjidhjet e tyre në situata të veçanta. Në këtë mënyrë, ata njohin më mirë mjedisin si dhe

    marrëdhëniet njerëzore, ndërtojnë sjelljen e tyre dhe qëndrimin e botës dhe të jetës, marrin

    përgjigjje për shumë pyetje dhe ushqejnë kuriozitetin e tyre, pasurojnë imagjinatën, zhvillojnë

    reflekset etj.

  • 32

    4.9 Referencat

    4.9.1 Burime nga literatura

    Angela Glenn, Jacquie Cousins dhe Alicia Helps. Strategji të Provuara dhe Testuara: Loja dhe

    të Nxënët në Moshën e Hershme (Një metodë gjithëpërfshirëse) Londër, 2006.

    Anisa Rexhepi, Trena Jordanoska, Lojërat muzikore të fëmijëve në Kosovë. Kosovë, 2013.

    Sonja Petrovskaa, Despina Sivevskaa , Oliver Cackova. Role of the Game in the Development of

    Preschool Child, Lumen International Conference Logos Universality Mentality Education

    Novelty (LUMEN 2013).

    Msc. Majlinda Hala, Violeta Shamku Libëri mësuesi Edukimi muzikor. Tiranë,2011

  • 33

    4.9.2 Burime nga internet

    http://opusalb.com/sq/shqip-muzika-dhe-roli-i-saj-ne-zhvillimin-e-femijeve/

    http://www.gazetaexpress.com/arte/muzika-ngre-nivelin-e-jetes-sone-emotive-

    52056/?archive=1?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

    http://www.gazetaexpress.com/arte/nje-hulumtim-shkencor-mbi-lojerat-muzikore-te-femijeve-

    ne-kosove-83427/?archive=1

    http://www.ndihmaplus.com/2017/05/09/loja-dhe-rendesia-e-saj-per-femijet-parashkollor/

    http://www.zuns.me/sites/default/files/prirucnici/pdf/alb_muzicko2.pdf

    https://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/769/de58ba67-226c-493e-bc4c-

    6b7839c307bd.pdf?sequence=13&isAllowed=y

    http://live4x-albanian2.tk/articles.php?id=12767%22

    http://opusalb.com/sq/shqip-muzika-dhe-roli-i-saj-ne-zhvillimin-e-femijeve/http://www.gazetaexpress.com/arte/muzika-ngre-nivelin-e-jetes-sone-emotive-52056/?archive=1?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyrighthttp://www.gazetaexpress.com/arte/muzika-ngre-nivelin-e-jetes-sone-emotive-52056/?archive=1?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyrighthttp://www.gazetaexpress.com/arte/nje-hulumtim-shkencor-mbi-lojerat-muzikore-te-femijeve-ne-kosove-83427/?archive=1http://www.gazetaexpress.com/arte/nje-hulumtim-shkencor-mbi-lojerat-muzikore-te-femijeve-ne-kosove-83427/?archive=1http://www.ndihmaplus.com/2017/05/09/loja-dhe-rendesia-e-saj-per-femijet-parashkollor/http://www.zuns.me/sites/default/files/prirucnici/pdf/alb_muzicko2.pdfhttps://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/769/de58ba67-226c-493e-bc4c-6b7839c307bd.pdf?sequence=13&isAllowed=yhttps://dspace.aab-edu.net/bitstream/handle/123456789/769/de58ba67-226c-493e-bc4c-6b7839c307bd.pdf?sequence=13&isAllowed=yhttp://live4x-albanian2.tk/articles.php?id=12767%22