Top Banner
UNIVERSITETI GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTETI FILOLOGJIK PUNIM DIPLOME RËNDËSIA E DE RADËS NË RUAJTJEN DHE PASURIMIN E SHPIRTIT ARBËRESH Mentore: Kandidatja: Dr. ROVENA VATA ARLINDA HAXHIKADRIJA GJAKOVË, 2019
34

UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

Sep 07, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI FILOLOGJIK

PUNIM DIPLOME

RËNDËSIA E DE RADËS NË RUAJTJEN DHE PASURIMIN E

SHPIRTIT ARBËRESH

Mentore: Kandidatja:

Dr. ROVENA VATA ARLINDA HAXHIKADRIJA

GJAKOVË, 2019

Page 2: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

2

DEKLARATA E KANDIDATES

Unë, ARLINDA HAXHIKADRIJA, deklaroj se kjo temë e diplomës, “RËNDËSIA E

DE RADËS NË RUAJTJEN DHE PASURIMIN E SHPIRTIT ARBËRESH”, e llojit të

studimit: është punim i im origjinal. E gjithë literatura dhe burimet tjera që i kam

shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca dhe plotësisht të cituara.

I gjithë punimi është punuar dhe përgatit duke respektuar dhe mbështetur në

këshillat dhe rregulloren për përgatitjen e temës së diplomës të përcaktuara nga ana

e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.

Page 3: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

3

Punimi i temës së diplomës: “RËNDËSIA E DE RADËS NË RUAJTJEN DHE PASURIMIN E

SHPIRTIT ARBËRESH”, i kandidates: ARLINDA HAXHIKADRIJA, u punua në Fakultetin

Filologjik të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë. MENTOR I PUNIMIT:

Dr. Rovena Vata

Profesor i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë.

Page 4: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

4

Përmbajtja

Metodologjia----------------------------------------------------------------------------------------- 5

KREU I:---------------------------------------------------------------------------------------------- 6

1. Rrethanat e lindjes dhe zhvillimit të letërsisë arbëreshe----------------------------- 6

1.1. Tradita letrare arbëreshe------------------------------------------------------------------ 9

1.2. De Rada dhe realiteti i letërsisë arbëreshe--------------------------------------------- 12

1.3. De Rada dhe ndikimi i Motit të madh-------------------------------------------------- 17

KREU II:---------------------------------------------------------------------------------------------- 18

2. Veçoritë e poetikës së poemave të De Radës---------------------------------------------- 18

2.1. Ndikimi i elementeve të letërsisë popullore te poemat e De Radës---------------- 18

2.2. Ndikimi i miteve letrare në poemat e De Radës--------------------------------------- 20

2.3. Vendi që zë kulti i gjuhës në poemat e De Radës------------------------------------- 21

KREU III:--------------------------------------------------------------------------------------------- 23

3. Fati tragjik i personazheve--------------------------------------------------------------------- 23

3.1. Këngët e Milosaos-------------------------------------------------------------------------- 24

3.2. Serafina Topia------------------------------------------------------------------------------- 25

3.3. Scanderbeccun e pa-fan------------------------------------------------------------------ 26

KREU IV:--------------------------------------------------------------------------------------------- 28

4. Kategoritë estetike të poemave--------------------------------------------------------------- 28

4.1. Kategoria e së bukurës-------------------------------------------------------------- ---------30

Përfundim--------------------------------------------------------------------------------------------- 32

Bibliografia-------------------------------------------------------------------------------------------- 34

Page 5: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

5

Metodologjia

Studimi ynë është mbështetur kryesisht në metodën analizuese dhe atë përshkruese, sipas

veçorive të kapitujve, duke lakmuar dhënien dhe analizimin e një korpusi sa më të hapët e të

plotë të formave dhe kuptimeve letrare, në poemën kryesore të De Radës “Këngët e Milosaos”,

vepër madhore që ka qenë dhe vijon të jetë në dorën e shkollarëve qysh në shkollën e mesme

dhe, pikërisht në ditët tona, kur me të drejtë po kërkohet e synohet edhe një formim letrar sa më i

gjerë i nxënësve dhe studentëve. Njohja konkrete e korpusit letrar dhe sidomos e sistemit analitik

të një vepre si kjo, përtej synimeve mirëfilli studimore të letërsisë shqipe, shpresojmë se do të

vlejë edhe si ndihmesë për hapësira të reja e të vlefshme të analizës së tekstit në shkollat e

mesme dhe të larta.

Këta metoda të gërshetuara me njëra - tjetrën sjellin një tablo më të gjerë të historikut të

zhvillimit të arbërishtes së kësaj periudhe.

Page 6: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

6

KREU I:

1. Rrethanat e lindjes dhe zhvillimit të letërsisë arbëreshe

Prej kohësh është ndier nevoja e ngutshme për një vështrim të plotë të letërsisë shqiptare, për të

cilën brenda vendit nuk ka ende një përfytyrim të qartë, kurse jashtë tij ajo ka mbetur në thelb e

panjohur. Në të vërtetë as edhe një letërsi kombëtare tjetër në Evropë nuk i ka shpëtuar

vëmendjes së publikut të botës perëndimore aq shumë sa letërsia shqiptare. Në këtë aspekt, ky

punim rreket të mbushë këtë mungesë duke dhënë një vështrim historik tërësor të krijimtarisë së

shkruar në gjuhën shqipe që nga fillimet e deri në ditët tona.

Letërsia shqiptare ka pasqyruar fatin e popullit shqiptar nëpër shekuj, fatin e një vendi të vogël

në një rajon të Evropës, i cili për arsye politike, historike, ekonomike dhe gjeografike ka mbetur

më i pazhvilluari në këtë kontinent. Popujt më fatlumë të Evropës kanë mundur t'i gëzohen

shkëlqimit të kulturave dhe trashëgimisë së tyre kombëtare, të pasuruara e të kulluara nga

shekujt, ndërsa historia e Shqipërisë ka qenë diçka më shumë se luftë për të mbijetuar. Kjo e

vërtetë është më e dukshme se kurrë tani që shekulli i njëzetë po i afrohet fundit.

Pas fillimesh të vona e të vështira, letërsia shqiptare, si një kaçubë e njomë, zuri rrënjë në dheun

shkëmbor të atdheut të saj, por rrënjë që do të priteshin e këputeshin herë pas here. Letërsia e

hershme e shekujve të gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë, fidan i Kundërreformës, u fshi

menjëherë nga pushtimi turk i Ballkanit. Letërsia shqiptare myslimane e shekujve të

tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë, e shkruar me alfabetin arab dhe e frymëzuar nga Orienti, nuk

mund të mbahej më në këmbë gjatë luftërave të shqiptarëve për pavarësi kundër Perandorisë

Osmane dhe u braktis në të mirë të modeleve më perëndimore. Letërsia e periudhës së parë të

shekullit të njëzetë nuk u la të merrte frymë pas ardhjes në fuqi të komunizmit në vitin 1944, me

qëllim që t'i hapej rrugë krijimit të një letërsie të re proletare. Kursi i acaruar i marrëdhënieve

politike shqiptaro-jugosllave pas Luftës së Dytë Botërore ua bëri që në fillim të qartë shqiptarëve

në Kosovë e Maqedoni, se për kulturën e tyre të shkruar, ata nuk mund të mbështeteshin te

Tirana. Për këtë arsye letërsia e tyre e kohëve të reja ka një histori dhe zhvillim të vetin por është

njëherazi pjesë përbërëse e jetike e krejt letërsisë shqiptare. Letërsia italo-shqiptare ose

arbëreshe, fryt i gjenisë krijuese të paraardhësve të refugjatëve shqiptarë që lanë atdheun dhe u

Page 7: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

7

hodhën në Italinë e Jugut në shekullin e pesëmbëdhjetë pas vdekjes së Skënderbeut dhe shuarjes

së qëndresës së armatosur kundër turqve, lindi e u zhvillua në mënyrë vërtet të pavarur nga

paraardhësja e saj në trojet ballkanike. Në të dy rastet, shqiptarëve iu desh të rimbillnin farën e

kulturës së shkruar. Përsëri letërsia shqiptare nisi të lulëzojë mbi lastarët e traditave të veta

letrare. Mund të flitet vërtet për disa letërsi shqiptare. Por, me gjithë rrjedhën e turbullt të

historisë shqiptare e ballkanase, shqiptarët si bashkësi gjuhësore mbetën një, kurse letërsia e tyre,

shprehja kulturore e kësaj bashkësie, lypset vështruar si një tërësi, sado heterogjene në dukje.

Deri tani janë shkruar një numër historish të ndryshme nga njëra-tjetra për letërsinë shqiptare,

por në një mënyrë a në një tjetër ato kanë dalë të pakënaqshme, qoftë si të paplota, qoftë duke u

bërë tejet të vjetruara e qoftë duke qenë të politizuara që në ngjizje. Për ata që e lexojnë shqipen,

Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë 1983, botuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë i

Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, përbën një fillim. Ky është një variant i

ripunuar e i zgjeruar i punimit në dy vëllime të Universitetit të Tiranës Historia e letërsisë shqipe,

Tiranë 1959, 1960. Të dyja këto vepra mbulojnë letrat shqiptare nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë

deri në fund të viteve '30 të shekullit tonë, por ato vuajnë, ashtu siç vuajnë në të vërtetë të gjithë

librat e tjerë të botuar në Tiranë gjatë gjysmës së shekullit të diktaturës komuniste, nga

paragjykime të forta politike e nacionaliste. Prirja për të ndarë gjithë veprat dhe shkrimtarët

shqiptarë, qoftë edhe ata të shekujve të mëparshëm, në kategori absolute - kategoria e mirë

(përparimtare, d.m.th. e majtë, atdhetare) dhe kategoria e keqe (reaksionare, d.m.th. e djathtë,

tradhtare), ishte me pasoja fatale. Kategori të tilla pak hyjnë në punë në vështrime të prodhimit

letrar dhe në vlerësime të ndikimit që vepra letrare të veçanta kanë pasur në kulturën shqiptare.

Ndër monografi të tjera, ajo në tre vëllime e Rexhep Qoses Historia e letërsisë shqipe:

Romantizmi, Prishtinë 1984, 1984, 1986, jep një pasqyrë të mirë të periudhës së shekullit të

nëntëmbëdhjetë të romantizmit kombëtar në letërsinë shqiptare. Për letrat bashkëkohore në

Shqipëri deri në mesin e viteve shtatëdhjetë, mund të konsultojmë Historia e letërsisë shqiptare të

realizmit socialist, Tiranë 1978, me kryeredaktor Koço Bihikun, e cila është shkruar, siç edhe

mund të pritej, me një paragjykim politik të skajshëm.

Për një pjesë të mirë të letërsisë shqiptare ende nuk ka ardhur koha për të bërë konkluzione

përfundimtare përderisa historia dhe zhvillimi i saj janë ende tepër të paqarta. Shumë vepra dhe

Page 8: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

8

autorë të rëndësishëm, edhe pse të cituar e të ricituar, janë në të vërtetë pak të njohur. Burimet

parësore mungojnë deri në një shkallë shqetësuese, kurse shumë dorëshkrime që kanë mbetur

gjallë nga rrëmuja ballkanike, kurrë nuk janë botuar me kriteret e duhura shkencore. Botimet

origjinale të shumë vëllimeve me rëndësi të madhe letrare e kulturore të shekujve të

nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë janë aq të rralla, e për këtë arsye aq të vështira për t'u siguruar, sa që

nis e vret mendjen se kush mund t'i ketë lexuar, qoftë edhe në kohën e botimit. Shumicës së

veprave letrare ka vite që nuk u ndodhen më kopje në qarkullim, kurse disa libra, këtë e them me

siguri, as edhe nuk janë parë kurrë me sy nga kritikët që i lëvdojnë apo i hedhin poshtë. Nëse

burimet parësore janë në një gjendje për të ardhur keq, po në këtë gjendje është edhe niveli i

tanishëm i studimeve shqiptare, pjesërisht ngaqë njerëzit në Shqipëri kanë qenë për një gjysmë

shekulli të izoluar e të veçuar nga pjesa tjetër e botës prej regjimit politik në atë vend. Pikëpamje

të gabuara dhe mendime subjektive, të mbështetura në ideologji, kanë kaluar nga njëra penë në

tjetrën, nga njëra makinë shkrimi në tjetrën dhe nga njëri libër në tjetrin derisa kanë arritur të

merren si realitete të padiskutueshme. Në vlerësimin e letërsisë shqiptare ka një nevojë të

ngutshme për një objektivitet më të madh, sidomos pas dhjetëvjeçarëve të fundit të shtrembërimit

politik të ndërgjegjes. Historia e kritikës letrare në Shqipëri deri në ditët tona e bën këtë nevojë

edhe më fort të dukshme. Në pajtim me natyrën prej pionieri të kësaj vepre, historisë vetë i është

shtuar një bibliografi e gjerë e letërsisë shqiptare në ndihmë të lexuesit të interesuar për të bërë

kërkime në këtë fushë mjaft të shpërfillur. Bibliografia, natyrisht, nuk mund të përfshijë të gjitha

veprat e letërsisë shqiptare, kurse përfshirja e veprave të autorëve të sotëm, në veçanti, është bërë

nga nevoja në mënyrë përzgjedhëse. Përfshirja ose lënia jashtë e veprave të këtyre autorëve nuk

duhen marrë doemos si pohim i drejtpërdrejtë i vlerave të tyre letrare.

Për këtë arsye letërsia e tyre e kohëve të reja ka një histori dhe zhvillim të vetin por është

njëherazi pjesë përbërëse e jetike e krejt letërsisë shqiptare. Letërsia italo-shqiptare ose

arbëreshe, fryt i gjenisë krijuese të paraardhësve të refugjatëve shqiptarë që lanë atdheun dhe u

hodhën në Italinë e Jugut në shekullin e pesëmbëdhjetë pas vdekjes së Skënderbeut dhe shuarjes

së qëndresës së armatosur kundër turqve, lindi e u zhvillua në mënyrë vërtet të pavarur nga

paraardhësja e saj në trojet ballkanike. Në të dy rastet, shqiptarëve iu desh të rimbillnin farën e

kulturës së shkruar. Përsëri letërsia shqiptare nisi të lulëzojë mbi lastarët e traditave të veta

letrare.

Page 9: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

9

Një befasi për shumë njerëz është qenia e një pakice të madhe shqiptare në Italinë jugore, të

ashtuquajturit arbëreshë.1 Ata janë pasardhësit e refugjatëve që lanë Shqipërinë pas vdekjes se

Skënderbeut më 1468. Falë një mjedisi politik e social më të favorshëm se ai në Ballkan,

arbëreshët qenë në gjendje të japin një ndihmesë vendimtare në zhvillimin e letërsisë shqiptare

dhe në lëvizjen kombëtare në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Letërsia e hershme shqiptare, siç do ta

shohim, është deri në një shkallë të madhe letërsi arbëreshe. Si pakicë gjuhësore, arbëreshët tani

përbëjnë rreth 90,000 folës, shumë prej të cilëve jetojnë në fshatrat malore të Kozencës në

Kalabri dhe në afërsi të Palermos në Sicili. Gjuha e tyre, e cila ende nuk përfiton nga statusi

zyrtar që u është dhënë pakicave të tjera kombëtare në Itali (gjermane, franceze, sllovene, etj.),

po vjen duke u shuar për shkak të ndikimit të fortë kulturor të italishtes si dhe për shkak të

emigrimit ekonomik. Ajo është tepër arkaike dhe dallohet shumë nga shqipja që flitet sot në

Ballkan, deri aty sa folësit arbëreshë e kanë të vështirë të komunikojnë në shqip nëse nuk njohin

gjuhën letrare shqipe. Emigrimi masiv i shqiptarëve në Itali më 1990-1991 ndoshta do të

ndihmojë për ta stabilizuar gjuhën.

1.1. Tradita letrare arbëreshe

Një degë e fuqishme e letërsisë shqiptare që do të zhvillohej më vete jashtë Ballkanit ishte

letërsia e italo-shqiptarëve apo arbëreshëve të Italisë jugore. Grupe të rralla shqiptarësh kishin

pasë marrë rrugën drejt Italisë qysh më 1272, 1388 dhe 1393, por vetëm në mesin e shekullit të

pesëmbëdhjetë kemi ngulime të dukshme, kur trupa shqiptare nën komandën e Demetrius Reres

u thirrën në Itali nga Alfonsi I Aragon (mbretëroi 1435-1458), mbreti i Napolit, për të mposhtur

një kryengritje në Kalabri. Për ndihmën që dha, Reresit iu ofrua tokë në Kalabri më 1448, dhe

pikërisht atje u vendosën ushtarët e tij me familjet e tyre. Thuhet se bijtë e tij, Gjergji dhe Vasili,

më vonë morën rrugën për në Sicili dhe ngritën atje kolonitë e para shqiptare. Por ngulimet

masive filluan me pushtimin e Ballkanit nga ana e Turqisë, gjë që shpuri në një eksod të madh të

shqiptarëve drejt Italisë. Ky eksod u bë edhe më i ndjeshëm pas disfatës së qëndresës shqiptare

me vdekjen e Skënderbeut më 1468, i cili kishte gjetur një mbështetje bujare nga ana e Oborrit

Aragonas. Midis viteve 1468 dhe 1478 valë refugjatësh braktisën Shqipërinë jugore për t'u

ngulur në Basilikatë, Molize, Pulje, dhe sidomos në Kalabri. Shqiptarë të tjerë u arratisën nga

1 Logoreci 1948, Cirrincione 1959, Nasse 1964, S. Petrotta 1966, Rother 1968, Tajani 1969, Kellner 1970, Zllatku

1976, Shkurtaj 1984, dhe Çabej 1987.

Page 10: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

10

Greqia më 1532-1533 pas shtrirjes së Turqisë në More dhe u vendosën kryesisht në Sicili. Këto

valë refugjatësh formuan bërthamën e kolonizimit shqiptar në Italinë jugore, ndonëse emigrantë

të tjerë pasuan në vitet e mëvonshme.2

Shqiptarët themeluan ose ripopulluan gjithsej mbi njëqind qytete e fshatra në Italinë jugore,

gjysma e të cilave e më shumë gjenden në malësinë e Kalabrisë. Sot janë rreth pesëdhjetë qytete

të shpërndarë anembanë Mezzogiorno-s, ku ende dëgjohet të flitet shqip. Këto bashkësi, që

vlerësohet se përbëjnë një popullsi shqipfolëse prej rreth 90,000 vetësh, gjenden në shtatë

krahina: Abruce, Molize, Kampania, Pulje, Bazilikata, Kalabri dhe Sicili. Ato janë:

Krahina e Peskarës (ital. Pescara / Abruzzi):

Badhesa (ital. Villa Badessa),

Krahina e Kampobasos (ital. Campobasso, Molise):

Këmarini (ital. Campomarino), Munxhifuni (ital. Montecilfone), Portkanuni (ital.

Portocannone) dhe Ruri (ital. Ururi),

Krahina e Avelinos (ital. Avellino / Campania):

Greçi (ital. Greci), Krahina e Foxhias (ital. Foggia / Puglia): Kazallveqi (ital.

Casalvecchio di Puglia) dhe Qeuti (ital. Chieuti), Krahina e Tarantos (ital. Taranto / Puglia):

Shën Marxani (ital. San Marzano di San Giuseppe),

Krahina e Potencës (ital. Potenza / Basilicata):

Barilli (ital. Barile), Xhinestra (ital. Ginestra), Mashqiti (ital. Maschito), Shën Kostandini

(ital. San Costantino Albanese) dhe Shën Pali (ital. San Paolo Albanese),

Krahina e Kozencës (ital. Cosenza / Calabria):

Firmoza (ital. Acquaformosa), Kastërnexhi (ital. Castroregio), Kajverici (ital.

Cavallerizzo), Qana (ital. Cerzeto), Çifti (ital. Civita), Ejanina ose Purçilli (ital. Eianina ose

2 Për kolonizimin shqiptar të Italisë jugore, kr. Morelli 1842, Dorsa 1847, Scaglione 1921, Zangari 1940, Tajani

1969, Cassiano 1977, Bartl 1981a, Rotelli 1988 dhe Dessart 1984.

Page 11: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

11

Poicile), Fallkunara (ital. Falconara Albanese), Farneta (ital. Farneta), Ferma (ital. Firmo),

Frasnita (ital. Frascineto), Ungra (ital. Lungro), Maqi (ital. Macchia Albanese), Marri (ital.

Marri), Pllatani (ital. Plataci), Shën Vasili (ital. San Basile), Shën Benedhiti (ital. San Benedetto

Ullano), Strigari (ital. San Cosmo Albanese), Shën Mitri (ital. San Demetrio Corone), Shën

Japku (ital. San Giacomo di Cerzeto), Mbuzati (ital. San Giorgio Albanese), Shën Murtiri (ital.

San Martino di Finita), Picilia (ital. Santa Caterina Albanese), Shën Sofia (ital. Santa Sofia

d'Epiro), Spixana (ital. Spezzano Albanese) dhe Vakarici (ital. Vaccarizzo Albanese),

Krahina e Katanxaros (ital. Catanzaro / Calabria):

Garafa (ital. Caraffa di Catanzaro), Karfici (ital. Carfizzi), Puhëriu (ital. Pallagorio), Shën

Kolli (ital. San Nicola dell'Alto) dhe Vina (ital. Vena di Maida),

Krahina e Palermos (ital. Palermo / Sicilia):

Kundisa (ital. Contessa Entellina), Hora e Arbëreshëvet (ital. Piana degli Albanesi) dhe

Shëndhastini (ital. Santa Cristina Gela).

Edhe pse gjuha shqipe kurrsesi nuk është zhdukur në Itali pas pesëqind vjetësh ekzistence,

italishtja po mbisundon edhe në fshatrat të veçuar malorë. Në një numër bashkësish të

sipërpërmendura, shqipja flitet ende nga të gjithë banorët, kurse në ngulime të tjera vetëm të

rriturit janë dygjuhësh, kurse fëmijët flasin vetëm italisht. Në disa bashkësi të tjera vetëm pleqtë

e kuptojnë shqipen. Kështu në komunikimin nëpër fshatra është kaluar shkallë-shkallë nga

shqipja në italishte, dhe kjo për disa arsye: përdorimi i detyrueshëm i italishtes në të gjitha

shkollat, mungesa e njohjes zyrtare dhe e mbështetjes nga qeveria italiane, mungesa e një

territori të pandarë shqipfolës, mjetet e komunikimit në gjuhën italiane, dhe sidomos emigrimi

stinor për shkak të papunësisë kronike që ekziston në Italinë e jugut. Për komunikimin me

shkrim, shqipja është përdorur vetëm nga një pakicë intelektualësh përderisa shkollimi dhe

nxitjet kulturore të jashtme kanë qenë gjithmonë në gjuhën italiane. Dallimet serioze midis

dialekteve të shqipes që fliten në Italinë e jugut dhe gjuhës letrare në Shqipëri e kanë bërë,

gjithashtu, të vështirë për arbëreshët që t'i përshtaten shqipes letrare për të komunikuar me

shkrim.

Page 12: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

12

1.2. De Rada dhe realiteti i letërsisë arbëreshe

Jeronim De Rada3 (ital. Girolamo De Rada, 1814-1903), është jo vetëm shkrimtari më i

mirënjohur i letërsisë arbëreshe, por edhe figura më e shënuar e lëvizjes kombëtare shqiptare në

Italinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Bir i një prifti ortodoks në Maq (ital. Macchia Albanese) në

malet e krahinës së Kozencës, De Rada lindi më 29 nëntor 1814 dhe ndoqi Kolegjin e Shën

Adrianit në Shën Mitër. Tashmë i mbrujtur me dashuri të zjarrtë për prejardhjen e tij shqiptare,

që në rini nisi të mbledhë material folklorik. Në tetor 1834, duke përmbushur dëshirën e të atit, u

regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Napolit, por interesimet e tij kryesore

mbetën folklori dhe letërsia. Pikërisht në Napoli më 1836 De Rada nxori botimin e parë të

poemës së tij më të mirënjohur shqip 'Këngët e Milosaos', nën titullin italisht Poesie albanesi del

secolo XV. Canti di Milosao, figlio del despota di Scutari (Poezi shqiptare të shekullit XV.

Këngët e Milosaos, bir i despotit të Shkodrës). Për shkak të një epidemie kolere që pllakosi

Napolin u detyrua të braktisë studimet e të kthehet në shtëpi në Kalabri. Vepra e tij e dytë, Canti

storici albanesi di Serafina Thopia, moglie del principe Nicola Ducagino, Napoli 1839 (Këngë

historike shqiptare të Serafina Topisë, gruaja e princit Nikollë Dukagjini) nuk u la të qarkullojë

nga autoritetet Burbone për shkak sikur De Rada kishte lidhje me grupet komplotiste gjatë

Risorxhimentos italiane. Kjo vepër u ribotua me titullin Canti di Serafina Thopia, principessa di

Zadrina nel secolo XV, Napoli 1843 (Këngët e Serafina Topisë, princeshës së Zadrimës në

shekullin e 15-të) dhe më pas në një variant të tretë me titullin Specchio di umano transito, vita

di Serafina Thopia, Principessa di Ducagino, Napoli 1897 (Pasqyrë e jetës njerëzore, jeta e

Serafina Topisë, princeshë e Dukagjinit). Tragjedia e tij historike italisht I Numidi, Napoli 1846

(Numidët), e ripunuar gjysmë shekulli më vonë me titullin Sofonisba, dramma storico, Napoli

1892 (Sofonisba, dramë historike), nuk pati jehonë të gjerë publike. Në vitin e revolucioneve,

1848, ai themeloi gazetën L'Albanese d'Italia (Shqiptari i Italisë), në të cilën përfshiheshin artikuj

në gjuhën shqipe. Kjo gazetë dygjuhëshe, një 'giornale polìtico, morale, letterario', me një tirazh

në fund prej 3200 kopjesh, ishte i pari periodik në gjuhën shqipe që është botuar ndokund. Emri i

Jeronim De Radës si katalizator i ndërgjegjes kombëtare shqiptare u bë i njohur e u përhap në 3 Literatura për Jeronim De Radën është relativisht e gjërë: kr. Marchianò 1902, Douglas 1930, Gualtieri 1930,

Gradilone 1960, f. 11-114, 1983, f. 13-38, Kastrati 1962c, Ruberto 1966, Valentini 1964, Koliqi 1972b, f. 81-116,

dhe Qosja 1984, vëll. 2, f. 35-184. Për studime të veçanta mbi stilin poetik të De Radës, kr. Pipa 1969b, 1970, 1973,

1977, 1978b, 1982, Desnickaja 1985a, 1985b, K. Kodra 1988, Altimari 1991b, Hamiti 1993a, Kabashi 1994, dhe

Pipa 1994.

Page 13: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

13

mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ai mbajti letërkëmbim me figura të tilla udhëheqëse të

lëvizjes së Rilindjes si Thimi Mitko (1820-1890), Zef Jubani (1818-1880), Sami Frashëri (1850-

1904) dhe Dora d'Istria (1828-1888), si dhe me studiues e shkrimtarë të huaj të interesuar për

Shqipërinë, si albanologu francez Ogyst Dozon (Auguste Dozon, 1822-1891), baronesha Jozefin

fon Knorr (Josephine von Knorr, 1827-1908) dhe gjuhëtari austriak Gustav Majer (Gustav

Meyer, 1850-1900). Ai pati inkurajimin edhe të poetit e politikanit francez Alfons de Lamartin

(Alphonse de Lamartine, 1790-1869), që qëndroi për një kohë në Iskia. Poeti provansal Frederik

Mistral (Frédéric Mistral, 1830-1914), romani i të cilit në vargje Mirèio (1859) që jo rastësisht ka

afërsi me veprën e De Radës, ka shprehur adhurimin e vet për Këngët e Milosaos. Që më 1856,

vargje të De Radës ishin përkthyer në gjermanishte nga Hajnrih Kristof Gotlib Shtir (Heinrich

Christoph Gottlieb Stier).4

I shkurajuar nga ngjarjet e vitit 1848, Jeronim De Rada e la botimin e L'Albanese d'Italia, iku nga

Napoli dhe u kthye në Shën Mitër për të dhënë mësim në shkollë. Atje arriti të përfshijë gjuhën

shqipe në programin mësimor, por u pushua nga puna më 1853 për shkak të bindjeve politike

liberale. Më 1850 u martua me Madalena Melikion (ital. Maddalena Melicchio) nga Kajverici

(ital. Cavallerizzo) me të cilën pati katër fëmijë: Xhuzepe, Mikelanxhelo, Rodrigo, Ettore, të cilët

vdiqën të gjithë sa qe gjallë ai vetë. Këto ishin vite të vështira për De Radën, i cili u mbyll edhe

më tepër në vetvete për shkak të humbjes më vonë të gruas dhe të vëllezërve, dhe jetoi i vetmuar

në fshatin e tij malor të Kalabrisë, me sa dimë pa ndonjë burim të mirë të ardhurash. Në një çast

dëshpërimi, asgjëson gjithë atë përmbledhje këngësh popullore që i kishte mbledhur me aq

dëshirë të flaktë vit pas viti. Më 1868 arriti të marrë një detyrë si drejtor i shkollës së mesme të

Garopolit në Koriliano Kalabro, detyrë që do ta mbante për dhjetë vjet. Pikërisht gjatë kësaj

periudhe u shtypën një numër veprash të tjera të tij, pjesa më e madhe në italishte: Principii di

estetica, Napoli 1861 (Parime të estetikës), Antichità della nazione albanese e sua affinità con gli

Elleni e i Latini, Napoli 1864 (Lashtësia e kombit shqiptar dhe afëria e tij me grekët e latinët),

Rapsodie d'un poema albanese raccolte nelle colonie del Napoletano, Firence 1866 (Rapsodi nga

një poemë shqiptare të mbledhura në ngulimet e krahinës së Napolit), Scanderbeccu i pafaan

(Skënderbeu i pafat) në katër botime, Koriliano Kalabro 1872, 1873, Napoli 1877, 1884, dhe

Quanto di libertà ed ottimo vivere sia nello stato rappresentativo, Napoli 1882 (Sa liri e

4 kr. Stier 1856.

Page 14: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

14

mirëqenie ka në shtetin me përfaqësues). Më 1883 ai themeloi revistën mujore dygjuhëshe

Fiàmuri Arbërit - La bandiera dell'Albania. Ky periodik, i botuar në fillim në Maq e më pas në

Kozencë 'nga një komitet fisnikësh nga Shqipëria dhe ngulimet e saj', zgjati deri në nëntor 1887

dhe, me gjithë censurën turke e greke, lexohej gjerësisht edhe nga shqiptarët në Ballkan. Më

1892 De Rada u riemërua mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në kolegjin e Shën Adrianit në

Shën Mitër dhe më 1895 organizoi të parin kongres gjuhësor arbëresh në Koriliano Kalabro.

Gjithashtu, mori pjesë aktive në Kongresin e dytë gjuhësor arbëresh në Ungër (Lungro) dy vjet

më vonë, në të cilin ai bëri thirrje për të ngritur një katedër shumë të nevojshme të studimeve

shqiptare në Institutin Oriental në Napoli.5 Në këto vite të fundit të jetës ai botoi një Caratteri e

grammatica della lingua albanese, Koriliano Kalabro 1894 (Shkronjat dhe gramatika e gjuhës

shqipe) mbi bazën e leksioneve të mbajtura në kolegjin e Shën Adrianit , një Antologia albanese

tradotta fedelmente in italiano, Napoli 1896 (Antologji shqipe e përkthyer besnikërisht në gjuhën

italiane), ku përfshihen poezi të zgjedhura nga Variboba, Santori, etj. dhe një autobiografi në

katër vëllime të titulluar Autobiologia, Kozencë 1898, Napoli 1899. Pak para se të vdiste, botoi

edhe një Testamento politico, një përmbledhje kjo e pikëpamjeve të tij politike e kulturore, e

botuar në La Nazione Albanese më 30 shtator 1902. I vetmuar e i varfër, gjysmë i verbuar e në

prag të urisë, Jeronim De Rada vdiq në vendlindje në malësinë e Kalabrisë më 28 shkurt 1903 -

një fund tragjik ky për një figurë të madhe të kulturës shqiptare.

Këngët e Milosaos janë botuar në tri variante të ndryshme më 1836, 1847 dhe 1873. De Rada

vazhdimisht e ndryshonte, e përmirësonte dhe e zgjeronte këtë përmbledhje baladash lirike me

frymëzim të fuqishëm romantik, duke e kthyer nga një Milosao të mirëfilltë me njëzet këngë, në

një variant përfundimtar shumë më të gjatë me tridhjetë e nëntë këngë. Kënga e parë nis kështu:

5 Por në këtë katedër më 1901 nuk u caktua plaku De Rada, por poeti e studiuesi i ri arbëresh Xhuzepe Skirò plaku

(1865-1927) nga Hora e Arbëreshëvet.

Page 15: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

15

"Ljis jeta kishë ndërruar,

Uj të ri ndë dejtit

Kaljthëruar te dit e re;

Por llumbardh e Anakreontit

Ronej Temp e moçëme.

Nd'uj një dit vate të malji

E s'u pruar si kish zakon.

Vet çë atë s'e thajti bora,

S'e përgjaku akulli,

Se m'u resht njera çë ra

Tek e bardha shpia ime.

Kur te drita dheu me shpi

U sbuljua je dejti,

Si garea çë delj për sish,

Mua më zëgjoi, tue fjuturuar

Qeljqevet finestërës.

M'u pataksa e ruata jashtin:

Rusht pak skallankur

Dheut ën i kin hje;

Ljulje ljiu të gapura,

nd'era i tundën e përzien

Nd'at ninulj qeshënjën.

Si ato ljulje qielli.

Ti ruaje e së kuljtoje.

Një mbuin njerëzish.

Kallëzoret mbë dhemat

Mbajn kangjelje.

Ka i goi Ahjena ndër time

motëra Kishi arrën e mëma

ime Emërin tim thoj për ndë

shpi.

Një gare m'u rodh te kurmi,

Si garea mbrëmjes te shtrati,

Kur vajza e ngrohët

Ndien për të parëzën

Sist çë m'i frihjen."

Edhe 'Këngët e Serafina Topisë' na kthejnë prapa te bota romantike e mjegullt e Shqipërisë së

mesit të shekullit të pesëmbëdhjetë. Serafina Topia, bija e dukës së Artës, dhe Bozdar Stresa janë

nga dy dyer rivale të kohës së Mesjetës, një Romeo e një Zhuljetë shqiptarë, dashuria e të cilëve

ka për të mbetur e papërmbushur. Në këtë romancë gotike të mbushur me magji dhe folklor

kalabrez-shqiptar, Serafina sakrifikon lumturinë vetjake për interesat e shtetit, dhe martohet me

princin Nikollë Dukagjini me qëllim që, në prag të pushtimit turk, Shqipëria e jugut dhe ajo e

veriut të bashkohen. Rruga e jetës e të gjithë personazheve të poemës është e mbushur me

fatkeqësi, vuajtje e madje vdekje të parakohshme, pasqyrë kjo e jetës së vetë poetit. Ashtu si me

'Këngët e Milosaos', De Rada i ndryshoi e i rishikoi disa herë 'Këngët e Serafina Topisë', e në

çdo variant gjejmë të pasqyruar gjendjen e tij vetjake. Vepra letrare e tretë më e madhe e De

Page 16: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

16

Radës në shqipe është Scanderbeccu i pa-faan (Skënderbeu i pafat)6 që ai e konsideroi si

kryeveprën e tij. Përsëri, edhe kjo seri baladash romantike doli në një radhë botimesh të

ndryshme që pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të poetit në kohë të ndryshme. Në vija të trasha, ajo

mbulon historinë e bëmave të para të Skënderbeut nga viti 1418 deri më 1444 dhe ndërthuret me

shumë intermezo që kanë pak lidhje me të tërën. Skënderbeu, në të vërtetë, del pak në vepër.

Edhe pse përmban shumë fragmente me poezi emocionuese, Scanderbeccu i pafaan nuk është ajo

poemë epike tradicionale që mund të pritej prej një pishtari të parë të lëvizjes kombëtare

shqiptare. Ajo kalon sa në një çështje në një tjetër, e kjo vihet re sidomos në botimet e

mëvonshme. Forcën e vet letrare De Rada nuk e kishte në saktësinë klasike apo unitetin

strukturor të veprës. Në përgjithësi, korpusi i poezisë në gjuhën shqipe të Jeronim De Radës

është vështirë të gjykohet e madje të skicohet për shkak të një mungese gjithandej të unitetit

tematik në të tri veprat e tij kryesore, si dhe për shkak të prirjes së tij për ndryshime të

vazhdueshme e botime të rishikuara, çka pasqyron gjendjen shpirtërore, nevojat emocionale dhe

pëlqimet letrare në periudha të ndryshme të jetës së tij të gjatë. Në më të shumtën e rasteve,

botimet e rishikuara duket se i kanë ulur vlerat letrare të veprave në fjalë. Ndonëse poezia e De

Radës në dukje është ndërtuar mbi tema shqiptare, po t'i hysh më thellë, del e bëhet e qartë se,

mbi të gjitha, ajo është për vetë De Radën. Nuk është pa baza që albanologu britanik Stuart Man

(Stuart Mann, 1905-1986) e ka cilësuar poezinë e De Radës 'të dobësuar për mungesë subjekti e

strukture, për gjuhë të errët, dialog të rëndomtë dhe irrelevancë politike'65. Ndonëse shkrimtar

me vlera kulturore të paçmueshme, De Rada nuk është kurrsesi poeti i poetëve. Nuk kemi

përshtypje se ishte në gjendje të krijonte në zhanre poetikë të tjerë përveç baladës romantike. Ka

kritikë që kanë shkuar aq larg, sa të mos i japin fare merita si poet e shkrimtar66. Pavarësisht nga

këto, Jeronim De Rada prapëseprapë mbetet një figurë e lartë në historinë e letërsisë shqiptare të

shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ai luajti një rol të dukshëm në zgjimin e arbëreshëve nga errësira

kulturore e krahinorizmi letrar dhe veproi si katalizator, jehona e të cilit u ndie fort përtej detit në

Shqipëri në që ende vuante nën zgjedhën osmane.

6 kr. Camaj 1969a

Page 17: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

17

1.3. De Rada dhe ndikimi i Motit të madh

Vizioni politik i tij kishte në themel interesat e qeverisë italiane, për rritjen e ndikimit të Italisë

në Gadishullin Ballkanik e veçanërisht në Shqipëri, megjithatë, brenda kësaj kornize, ai

kontribuoi dhe nxiti përpjekjet e bashkatdhetarëve të vet për liri dhe përparim shoqëror. Kjo u

shpreh përmes ndikimit të tij në përhapjen jo vetëm të arsimit italian, por dhe përhapjen e gjuhës

shqipe në mjaft shkolla apo institute italiane. Vetë në gazetën e Sicilisë të 18 janarit 1898,

shprehte shpresën që sa më shpejt Shqipëria të shkundte ndikimin mysliman, dhe u këshillonte

nxënësve në mënyrë të veçantë studimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, duke premtuar se qeveria

do të ngrinte një katedër në Institutin Lindor të Napolit. Mbështeti dhe hapjen e Kongresit të parë

gjuhësor shqiptar, të mbajtur në Kalabri më 1895. Projekti i Italisë, i inauguruar nga ai, synonte

të zinte një pozitë kyçe në kanalin e Otrantos, mundësi kjo për t’i lejuar asaj depërtimin në

Ballkan si dhe zgjerimin e zonën së ndikimit në Adriatik dhe Jon. Në kapitullin e fundit trajtohet

politika ballkanike e ndërmarrë nga Italia si dhe ndikimi i kësaj politike në Shqipëri.

Njëkohësisht, trajtohet dhe lufta e arbëreshëve të Italisë dhe e shqiptarëve për të siguruar

pavarësinë e Shqipërisë.

Page 18: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

18

KREU II:

2. Veçoritë e poetikës së poemave të De Radës

Para se të bëhej entitet politik, Shqipëria ishte bërë realitet poetik në veprat e Jeronim De Radës.

Përfytyrimi i një Shqipërie të pavarur tek ai në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë,

nga një dëshirë e thjeshtë erdhi e u kthye në një objektiv politik realist, për të cilin ai u angazhua

në mënyrë të zjarrtë. De Rada qe lajmëtari dhe zëri i parë i dëgjueshëm i lëvizjes romantike në

letërsinë shqiptare, lëvizje e cila, e frymëzuar nga energjitë e tij të pashtershme në emër të

zgjimit kombëtar ndër shqiptarët e Italisë e në Ballkan, do të zhvillohej në një romantizëm

kombëtar karakteristik për periudhën e Rilindjes në Shqipëri. Veprimtaria e tij publicistike,

letrare e politike ishte mjet jo vetëm për të zhvilluar vetëdijen e bashkësisë arbëreshe në Itali, por

edhe për të hedhur themelet e një letërsie kombëtare shqiptare. Më e njohura ndër veprat e tij

letrare është Këngët e Milosaos që përmendëm më lart, baladë e gjatë romantike që pasqyron

dashurinë e Milosaos, një personazh i trilluar, djalosh fisnik në Shkodrën e shekullit të

pesëmbëdhjetë, i cili është kthyer në shtëpi nga Selaniku. Këtu, tek burimi i fshatit, ai takon

Rinën, vajzën e bareshës Kollogre, dhe bie në dashuri me të. Të dy të rinjtë e dashuruar u

përkasin shtresave shoqërore të ndryshme, gjë që e pengon për një kohë të gjatë bashkimin e

tyre, derisa vjen një ditë kur një tërmet shkatërron edhe qytetin edhe krejt fytyrën e dallimeve

klasore. Pas martesës jashtë vendit u lind një foshnje. Por periudha e lumturisë martesore nuk

zgjat shumë. I biri dhe e shoqja e Milosaos vdesin pas pak kohe, kurse ai vetë, i plagosur në

betejë, jep shpirt në një breg lumi pranë Shkodrës.

2.1. Ndikimi i elementeve të letërsisë popullore te poemat e De Radës

Jeronim De Rada ka hyrë në historinë e kulturës shqiptare si një figurë komplekse e letërsisë

shqipe, si një personalitet poliedrik.7 De Rada krijoi një poezi në kuptimin e mirëfilltë të fjalës,

një poezi kombëtare artistike. Kjo poezi u mbështet fuqimisht në poezinë popullore dhe atë

tradicionale. Në të gjithë veprimtarinë e tij poetike, De Rada i këndoi Shqipërisë së shekullit XV

dhe heroizmit të popullit tonë, lartësoi me fisnikëri personalitetin e gruas shqiptare, evokoi të

kaluarën tonë të lavdishme dhe shprehu besimin e patundur për një të ardhme të lumtur të

7 Kamsi, Shqiptarët e Italisë, 11

Page 19: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

19

atdheut. De Rada punoi shumë për përforcimin e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, të cilët

vuanin në atdheun e të parëve prej katër shekujsh, nën zgjedhën e rëndë të osmanëve. Ai

njëkohësisht punoi për lulëzimin e letërsisë shqiptare me frymë kombëtare dhe popullore. Me

veprimtarinë e gjerë dhe me talentin e tij poetik, De Rada ndikoi në krijimin e një plejade të tërë

poetësh, veprat e të cilëve hynë në fondin e artë të letërsisë shqiptare. Merita e tij qëndron në

faktin se, i gjendur në brendësi të komunitetit arbëresh të emigruar në Itali në shekullin e XV,

krijoi në shekullin e XIX një poezi me tipare thellësisht kombëtare, me cilësi të larta artistike.

Përmes kësaj poezie, De Rada arriti jo vetëm që të zgjojë ndjenjat kombëtare të atdhetarëve të tij,

por zgjoi edhe opinionin publik të Evropës për çështjet e kombit shqiptar, qenien e të cilit disa

shtete e mohonin me vetëdashje. Krahas veprimtarisë letrare, De Rada u mor dhe me veprimtari

shkencore, duke përpunuar një varg punimesh gjuhësore rreth shqipes, shkruar në italisht dhe

botuar në shumë organe të shtypit të kohës ose në libra të posaçëm. De Rada i kushtoi shumë

kujdes çështjes së prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve. Ai luajti një rol të rëndësishëm

dhe në historinë e shkollave shqipe duke botuar dhe redaktuar shumë tekste shkollore. Në këto

tekste, përfshihen mjaft programe mësimore, abetare, antologji, gramatika, fjalorë, konferenca

pedagogjike, libra për letërsinë popullore, botime të posaçme për historinë e institucioneve

arsimore ndër arbëreshët e Italisë, kërkesa për themelimin e katedrës së gjuhës shqipe dhe

shkolla në gjuhën shqipe. Këtë fakt e dëshmojnë dhe letërkëmbimet e ndryshme midis De Radës

dhe personaliteteve të huaja arbëreshe dhe shqiptare, ndër të cilat janë letrat shkruar nga Dora

d‘Istria De Radës. Këto letra janë me rëndësi, sepse hedhin dritë mbi veprimtarinë pozitive të saj,

nga ana tjetër sjellin të dhëna për historiografinë e periudhës së Rilindjes. Veprimtaria e dendur

shkollore dhe atdhetare e De Radës, në lidhje me shkollat shqipe dhe me arsimin tonë kombëtar,

luajtën një rol me rëndësi në krijimin e një opinioni publik të huaj në favor të Shqipërisë.8

Suksesi që pati te organi‖ Omnibus‖ e nxiti të përpunojë veprën ―Odiseu‖ të cilën e kishte

përpiluar që në kolegj. Më 1836, botoi veprën e tij të parë të plotë, poemën ―Këngët e

Milosaos‖, me temë të dyfishtë: atdheu dhe dashuria. Poema spikati për bukuri dhe freski, u prit

me mjaft ngrohtësi nga kritika dhe publiku dhe u vlerësua më vonë madje dhe jashtë Italisë.

Natyrisht, vlerësim të lartë dhe vend të merituar De Rada ka marrë edhe në atdheun mëmë, në

Shqipëri, me studimet, botimet dhe trajtesat e shumta që iu kushtuan jetës dhe veprës së tij.

8 Kastrati, Jeronim De Rada, 8

Page 20: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

20

Breza të tërë nxënësish kanë përjetuar emocionin dhe mesazhin e fortë që përcjellin ―Këngët e

Milosaos‖. Shprehja e Milosaos, heroit shqiptar që dashuron me forcë jetën, por që në të njëjtën

kohë vdes si ushtar për mbrojtjen e mëmëdheut ―Erdhi dita e arbrit‖ tingëllon ende sot si burim

frymëzimi, krenarie dhe atdhedashurie për shqiptarët e kudondodhur nëpër botë. Vepra e tij

madhështore është burim frymëzimi dhe objekt studimi për një plejadë albanologësh, gjuhëtarësh

dhe mësuesish të gjuhës shqipe. Tre vjet më vonë, boton një tjetër vepër që ngjason me të parën

nga tema dhe problematikat, por kjo vepër ka më tepër qartësi mendimi dhe ngjyrë më të

theksuar historike. Vepra “Serafina Topia”‖ botohet në vitin 1840. Kjo vepër ribotohet sërish në

1843 dhe, për herë të tretë, e riboton në vitin 1898, në fund të jetës së tij, nën një titull të ri “Një

pasqyrë jete njerëzore”. Në vitin 1848, boton një poemë prej katër novelash me titull “Rrëfime të

Arbrit”, novelën “Diana”‖ dhe një tragjedi “Numidët”.9

Poeti iu përkushtua dhe mbledhjes së këngëve popullore. Ai botoi përmbledhjen e parë me këngë

popullore arbëreshe, “Rapsodie di un poema albanese” në vitin 1866. Më vonë, De Rada e

riboton në gazetën e vet “Flamuri i Arbrit”‖ me titull “Rapsodi kombëtare”. Edhe “Milosaon”

edhe “Serafinën”, poeti i ribotoi dy herë. Vepra e jetës së De Radës ishte poema e madhe

“Skënderbeu i Pafan”, të cilën e botoi në dymbëdhjetë libra. Nga këto u botuan vetëm pesë.

Poema epike kishte në qendër Skënderbeun dhe heronj të tjerë legjendarë.

2.2. Ndikimi i miteve letrare në poemat e De Radës

Zgjimi letrar dhe kulturor i popullit shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë

nuk ishte thjesht çështje e përdorimit të gjuhës shqipe në shkolla apo e krijimit dhe botimit të

prozës artistike, poezisë dhe publicistikës. Ajo kërkonte si domosdoshmëri kthimin te burimet, te

rrënjët, te traditat. Letërsia e shkruar në gjuhën shqipe kishte qenë sporadike në shumë periudha

të së kaluarës së saj dhe si e tillë nuk kishte mundur kurrë të shprehte gjithë potencialin e

kulturës shqiptare. Kjo vinte edhe për arsye të rrugës të mundimshme të historisë së vetë popullit

shqiptar. Ndërkaq letërsia gojore, d.m.th. traditat folklorike të Shqipërisë, vazhdimisht e ka

kompensuar këtë mangësi. Kjo përbënte një thesar të vlefshëm kulturor në dorë të ideologëve të

Rilindjes. Nuk dilte nevoja të krijohej një identitet kombëtar, mjafton që ai vetëm të rizbulohej.

9 Kodra, Erdhi dita e Arbrit., 72.

Page 21: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

21

Vetëm në vitet 1950 arbëreshët zunë të ndiejnë nevojën për një rizgjim apo ringjallje të

veprimtarive kulturore. Tani ishin jashtë kohe e pa vend lirikat idilike e sentimentale të jetës

fshatare dhe romantika nacionaliste që kishte frymëzuar brezat e kaluar. Si tribunë e parë për

krijimtari letrare në këtë periudhë shërbeu revista Shêjzat, e përkohëshme kulturore, shoqnore e

artistike / Le Pleiadi, revista culturale, sociale ed artistica, e themeluar në Romë më 1957 nga

Ernest Koliqi (1903-1975). Ky organ letrar që jetoi shtatëmbëdhjetë vjet deri me vdekjen e

Koliqit, dha shtytje jo vetëm për rishikimin e veçorive të kulturës arbëreshe, të letërsisë gojore në

veçanti, por edhe për një vetëdije të letërsisë shqiptare në përgjithësi. Përveç kësaj, ajo shërbeu

për të bërë të njohur një 'shêjz' të tërë të re poetësh e shkrimtarësh të rinj të talentuar. Më 1963 u

themelua revista Zgjimi / Risveglio, edhe kjo kushtuar ringjalljes së kulturës arbëreshe. Më pas,

organe të tjera kulturore e letrare qenë: Katundi ynë në Çift, Zjarri në Shën Mitër, Zëri i

Arbëreshëvet në Ejaninë, Lidhja në Kozencë, Basilicata Comunità Arbëreshe (Bashkësia

arbëreshe e Basilikatës) në Barile dhe Il mondo albanese (Bota shqiptare) në Horën e

Arbëreshëvet.

2.3. Vendi që zë kulti i gjuhës në poemat e De Radës

Arbëreshët e Italisë, të shpërngulur në Gadishullin Apenin para dhe pas vdekjes së heroit tonë

kombëtar, Skënderbeut, kanë arritur të ruajnë gjënë më të çmuar si trashëgiminë më të shenjtë të

të parëve tanë, gjuhën amtare. Në kolonitë arbëreshe të vendosura në të gjithë Italinë e Jugut,

dolën mjaft njerëz të kulturuar, studiues dhe lëvrues të gjuhës shqipe, të cilët, me veprat e tyre

letrare, i kanë dhënë popullit arbëresh ushqim mendor dhe shpirtëror. Midis shkrimtarëve

shqiptarë, nuk kanë munguar dhe përpjekjet për të hapur shkolla të arsimit shqip, me qëllim që të

ruajnë gjuhën, zakonet, doket e të parëve.10

Lëvizja kombëtare letraro-kulturore dhe arsimore e

arbëreshëve do të ndihmonte në forcimin e kauzës kombëtare. Fillimi i shekullit XX shënon një

rritje të veprimtarisë kombëtare të italo-shqiptarëve. Në këto lëvizje, dhanë kontributin e tyre

kolonitë arbëreshe në rajone të ndryshme si në Sicili, Napoli, Kalabri, etj.11

Kontributi i

atdhetarëve arbëreshë dhe lufta e tyre në mbrojte të çështjes shqiptare u shpreh përmes

veprimtarisë letrare, shtypit, protestave dhe memorandumeve. Arbëreshët e Italisë luajtën rol të

rëndësishëm në zhvillimin e arsimit, hapjen e shkollave shqipe dhe lëvrimin e gjuhës amtare.

10

A. Haxhi,T.Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve,...9 11

Nikollë Loka, Kuvendi i Fanit dhe pamundëisia e Piemontit Shqiptar, (Tiranë 2011), 4

Page 22: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

22

Zhvillimi arsimor është i lidhur gjithmonë me luftën e tyre për t‘u afirmuar si etnitet kulturor dhe

për t‘i bërë ballë asimilimit nga kultura italiane që i rrethonte. Arbëreshët e Italisë kanë tradita të

mira në historinë e arsimit kombëtar, të shkollës shqipe, të mendimit pedagogjik shqiptar.12

Një

vlerë të padiskutueshme në arsimimin e të rinjve arbëreshë, duke u kthyer në vatra kulturore, ka

dhënë hapja e dy kolegjeve arbëreshe, institucione mësimore që u çelën në gjysmën e parë të

shekullit XVIII në Sicili dhe Kalabri.13

Nevojën e zhvillimit të arsimit, Jeronim De Rada, e

konkretizon me themelimin e shoqërive patriotike në qendra të ndryshme, me daljen e revistave

dhe gazetave dhe me botimin e disa veprave, gjë të cilën e konsideron zgjim kombëtar me shumë

dobi për të ardhmen e tërë popullin shqiptar.14

Poeti ynë De Rada thotë se, në vitin 1736, për

herë të parë, filloi të shkruhej gjuha shqipe. Kësisoj, për arbëreshët filloi një epokë e re e arsimit

kombëtar dhe një epokë e re e gjuhës shqipe. Në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, u ngritën dy

institucione arsimore që mbushën zbrazëtinë e jetës shpirtërore të arbëreshëve. Arbëreshët

kërkonin t`i arsimonin bijtë e tyre me një kulturë të pasur, që të mos mbeteshin prapa vendasve

në arsim dhe qytetërim. Kultura arbëreshe ndjehej e kërcënuar nga fushata e kishës katolike të

Italisë së Jugut kundër ritit bizantin që ndiqej nga komunitetet arbëreshe.

12

Shih: ―Revista pedagogjike, nr. 3, 1977, 116 13

Shih: ―Revista pedagogjike, nr. 2, 1974, 134 14

Muhamed Hysaj, Veprimtaria publicistike e De Radës në revistën“Flamuri i Arbrit”, Jehona, Shkup,nr.6,1968, 38

Page 23: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

23

KREU III:

3. Fati tragjik i personazheve

Rruga e jetës e të gjithë personazheve të poemës është e mbushur me fatkeqësi, vuajtje e madje

vdekje të parakohshme, pasqyrë kjo e jetës së vetë poetit. Ashtu si me 'Këngët e Milosaos', De

Rada i ndryshoi e i rishikoi disa herë 'Këngët e Serafina Topisë', e në çdo variant gjejmë të

pasqyruar gjendjen e tij vetjake.

Vepra madhore e Jeronim De Radës, për të cilën punoi afro gjysmë shekulli, është ―Skënderbeu

i Pafan‖. Poema është krijuar nga poeti brenda një periudhe 42 vjeçare, që nga 1837 deri në 1879.

De Rada publikoi nga ―Skënderbeu i Pafan‖, nga seria e 12 librave, vetëm 5 libra. Synimi i

shkrimit të kësaj vepre ishte dashuria e madhe për atdheun e të parëve, Shqipërinë. Përmes kësaj

poeme të rëndësishme, ai u përpoq të ngrejë lart vlerat e gjuhës shqipe dhe traditave shqiptare,

duke pasqyruar shpirtin patriotik dhe heroik të popullit shqiptar.15

Kjo vepër, theksonte De Rada,

ishte shkruar me qëllim që të përgatiste zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, rilindjen e kulturës

shqiptare, besimin për të ardhmen e lumtur të ditës së çlirimit. Figura e Skënderbeut dhe epoka e

tij u bënë frymëzim për gjithë letërsinë shqipe . De Rada ia kushtoi këtë vepër jo bëmave të

Skënderbeut, por emrit të tij, heroit kombëtar, heroit të të gjithë shqiptarëve. Te figura e

Skënderbeut, ai shihte simbolin e ringjalljes shqiptare.16

Në ketë poemë, ai krijoi një varg personazhesh përmes heroizmave të të cilëve u ngjall ndjenja e

dashurisë së thellë për atdheun. Ngjarjet e poemave të De Radës i përkasin gjysmës së parë të

shekullit XV, kohës së luftërave të popullit tonë kundër turqve. Me këtë, poeti u përpoq të

ringjallte një epokë aq të lavdishme të historisë sonë, me skenat e çastet më dramatike e epike të

saj, për të fuqizuar krenarinë e vetëdijen kombëtare ndër arbëreshët e për të pohuar para botës të

drejtat e Shqipërisë. Gjithë botën poetike të De Radës e përshkon ndjenja e dashurisë për

atdheun.17

15

Demetrio, Arbëria: storia,cultura, folclore, 78 16

Franco Bulgari, Girolomo De Rada e la literatura albanese, ― Rasegnia di studi albanesi nr.2, (Roma 1963):2.

Atti del 3 Convegnio di Studi Albanesi, Cozenza, 23-24 novembre 1963, Edizione Italba 17

Intervistë e V. Minishit, me rastin e 250-vjetorit të kolegjit të Shën-Adrianit, gazeta ―Drita”, 22 janar 1983.

Page 24: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

24

3.1. Këngët e Milosaos

Le të njihemi pak më nga afër me poemat e tij më të rëndësishme. Më vitin1836, De Rada botoi

verën e parë të plotë, poemën ―Këngët e Milosaos‖, me temë të dyfishtë, atdheu dhe dashuria.

Me këtë vepër, poeti godet në shenjë: poema spikati për bukuri dhe freski, pritet me mjaft

ngrohtësi nga kritika dhe publiku, dhe vlerësohet më vonë madje edhe jashtë Italisë.18

kushtim të librit, De Rada theksonte se këto këngë do të jenë dëshmi të lidhjeve shpirtërore me

zakonet e lashta mes shqiptarëve dhe arbëreshëve kudo të gjenden ata. De Rada, që i ri, çlirimin

e atdheut të të parëve e shihte në bashkëpunim mes gjithë shqiptarëve, si atyre brenda Shqipërisë,

dhe atyre të shpërndarë në viset e tjera të botës, sidomos të arbëreshëve të Italisë, të cilët kurrë

nuk mund ta harronin atdheun dhe origjinën e tyre.19

“Këngët e Milosaos” qe sprova e parë e një

poeti 22 vjeçar dhe ishte një arritje mjeshtërore e tij. E nis si një poemë dashurie, por rrugës,

gjatë punimit, sensibilizon njerëzit përmes figurës së heroit të tij, për të luftuar për çlirimin e

atdheut të tyre. Pra poema “Këngët e Milosaos” nuk është cilësuar thjesht si poemë lirike, por

përmes saj bëhet thirrje për bashkim, duke na dhënë një pasqyrë të qartë të betejave që po

zhvilloheshin në Shkodër kundër osmanëve, në vitet 1833-1835. Poema ka rëndësi të madhe

historike sepse me të fillon letërsia artistike, laike, demokratike dhe kombëtare shqiptare. Ajo

çfarë e përshkon veprën është karakteri patriotik. Rikrijohet një periudhë e lavdishme e së

kaluarës historike të popullit shqiptar. De Rada, poet i ri i kombit shqiptar , ngriti zërin për të

ardhmen e Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Përmes figurës së Milosaos bën thirrje për bashkim

dhe luftë të përbashkët kundër osmanëve. Kurorëzimi i veprës është vdekja e heroit në fushën e

luftës kundër të huajve. Vepra u prit mjaft mirë nga kritika letrare e kohës. Në tetor të 1836,

meqenëse në Napoli ra kolera, De Rada rikthehet në Maqë, në katundin e vet, ku qëndroi dy vjet

duke studiuar dhe iu përvesh punës që të lëvronte dhe ngrinte lart gjuhën shqipe.20

18

Kodra, Erdhi dita e Arbrit..,71. 19

Andrea Varfi, Këngët e Milosaos, (Prishtinë: Rilindja,1976), 12. 20

De Rada, Autobiologjia, .17.

Page 25: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

25

3.2. Serafina Topia

Vepra e tij madhështore është burim frymëzimi dhe objekt studimi për një plejadë albanologësh,

gjuhëtarësh dhe mësuesish të gjuhës shqipe. Tre vjet më vonë, boton një tjetër vepër që ngjason

me të parën nga tema dhe problematikat, por kjo vepër ka më tepër qartësi mendimi dhe ngjyrë

më të theksuar historike. Vepra “Serafina Topia” botohet në vitin 1840. Kjo vepër ribotohet

sërish në 1843 dhe, për herë të tretë, e riboton në vitin 1898, në fund të jetës së tij, nën një titull

të ri “Një pasqyrë jete njerëzore”. Në vitin 1848, boton një poemë prej katër novelash me titull

“Rrëfime të Arbrit”, novelën “Diana” dhe një tragjedi “Numidët”.21

Kjo vepër ―Këngët e

Serafina Topisë, ka në qendër tashmë jo një djalë, por një vajzë me origjinë fisnike, Serafinën.

Poemën “Serafina Topia” poeti nisi ta botojë, së pari si nënfletë te e përkohshmja e Konfortit në

Napoli. Më pas, poeti arriti ta botojë veprën pavarësisht vështirësive. Në këtë poemë, flet për

luftën e drejtë të një populli kundër sundimit të huaj, për luftën e popullit tonë kundër Turqisë në

shekullin XV. Poema ishte njëkohësisht thirrje për bashkim të toskëve dhe gegëve, në kohën kur

ndarja krahinore ishte pengesë për lëvizjen tonë kombëtare. Censura burbone, me sa dukej, e

kuptoi veprën si një thirrje për bashkimin e Italisë. Për këtë arsye, nuk e la librin të qarkullojë.

Poema e Serafina Topias ishte një ekuivalente e Milosaos. Edhe në këtë vepër, ajo që mbisundon

është ndjenja e patriotizmit dhe e dashurisë për atdheun, e shprehur nga sakrifica e Serafina

Topias. Letrat që i dërgonte të atit, Mikelit, gjatë viteve 1840, dëshmojnë për interesin e madh që

ngjalli botimi, se në “Këngët e Serafina Topisë” të cilat i quante “Këngët shqiptare”, ndjehej

dashuria për Shqipërinë. Kjo vepër u vlerësua për mbajtjen gjallë të traditës arbëreshe në dhé të

huaj. Deri më sot, njihen katër variante të kësaj vepre. Botimin e parë të një pjesë të saj e gjejmë

në 8 tetor 1836 në të përkohshme “Omnibus”22

. Varianti më i hershëm i “Serafina Topisë”

ndodhet në Arkivin e Shtetit. Është i shkruar me dorën e De Radës, mban titullin “Strofat e

Serafinës” dhe ka njëzet këngë. Ky version mund të jetë i vitit 1834. Por, në lidhje më datën e

saktë të hartimit të poemës “Serafina Topia” janë shprehur mendime kundërthënëse. Varianti i

dytë dhe i plotë mendohet të ketë përfunduar në 20 shtator 1839. Varianti i tretë i botimit është i

vitit 1843. Poema ripërpunohet dhe ribotohet në fund të jetës së poetit në 1898, me titullin “Një

pasqyrë jete njerëzore”. Në vitet pasuese, De Rada tërhiqet pak nga punimet e veprave të mëdha

21

Kodra, Erdhi dita e Arbrit., 72. 22

Kastrati, Jeronim De Rada, .50.

Page 26: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

26

duke u lokalizuar drejt botimeve në gazeta dhe revista të kohës. Shumë artikuj i shkroi në të

përkohshmen “Viaggiatore”23

të Domeniko Mauros, ku shprehu hapur qëllimet dhe idealet e tij

patriotike dhe revolucionare, qëllime të cilat u mundua t`ia transmetonte lexuesit arbëresh të

Kalabrisë. Sipas tij, arbëreshët duhet të organizoheshin në një kryengritje të përbashkët kundër

regjimit shtypës së mbretit të Napolit.

3.3. Scanderbeccun e pa-fan

Vepra e jetës së De Radës ishte poema e madhe “Skënderbeu i Pafan”, të cilën e botoi në

dymbëdhjetë libra. Nga këto u botuan vetëm pesë. Poema epike kishte në qendër Skënderbeun

dhe heronj të tjerë legjendarë.24

Vepra madhore e Jeronim De Radës, për të cilën punoi afro gjysmë shekulli, është ―Skënderbeu

i Pafan. Poema është krijuar nga poeti brenda një periudhe 42 vjeçare, që nga 1837 deri në 1879.

De Rada publikoi nga ―Skënderbeu i Pafan, nga seria e 12 librave, vetëm 5 libra. Synimi i

shkrimit të kësaj vepre ishte dashuria e madhe për atdheun e të parëve, Shqipërinë. Përmes kësaj

poeme të rëndësishme, ai u përpoq të ngrejë lart vlerat e gjuhës shqipe dhe traditave shqiptare,

duke pasqyruar shpirtin patriotik dhe heroik të popullit shqiptar.25

Kjo vepër, theksonte De Rada, ishte shkruar me qëllim që të përgatiste zgjimin e ndërgjegjes

kombëtare, rilindjen e kulturës shqiptare, besimin për të ardhmen e lumtur të ditës së çlirimit.

Figura e Skënderbeut dhe epoka e tij u bënë frymëzim për gjithë letërsinë shqipe. De Rada ia

kushtoi këtë vepër jo bëmave të Skënderbeut, por emrit të tij, heroit kombëtar, heroit të të gjithë

shqiptarëve. Te figura e Skënderbeut, ai shihte simbolin e ringjalljes shqiptare.26

Në ketë poemë,

ai krijoi një varg personazhesh përmes heroizmave të të cilëve u ngjall ndjenja e dashurisë së

thellë për atdheun. Ngjarjet e poemave të De Radës i përkasin gjysmës së parë të shekullit XV,

kohës së luftërave të popullit tonë kundër turqve. Me këtë, poeti u përpoq të ringjallte një epokë

aq të lavdishme të historisë sonë, me skenat e çastet më dramatike e epike të saj, për të fuqizuar

23

Po aty, f.52 24

Kodra, Erdhi dita e Arbrit., 72. 25

Demetrio, Arbëria: storia,cultura, folclore, 78. 26

Franco Bulgari, Girolomo De Rada e la literatura albanese, ― Rasegnia di studi albanesi‖ nr.2, (Roma 1963):2.

Atti del 3 Convegnio di Studi Albanesi, Cozenza, 23-24 novembre 1963, Edizione Italba.

Page 27: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

27

krenarinë e vetëdijen kombëtare ndër arbëreshët e për të pohuar para botës të drejtat e Shqipërisë.

Gjithë botën poetike të De Radës e përshkon ndjenja e dashurisë për atdheun.27

27

Intervistë e V. Minishit, me rastin e 250-vjetorit të kolegjit të Shën-Adrianit, gazeta ―Drita”, 22 janar 1983.

Page 28: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

28

KREU IV:

4. Kategoritë estetike të poemave

Jeronim de Rada krijues, pa dyshim që është shkrimtar i përmasave të mëdha. Këtë rrezatim ka

vepra që ka lënë. Këtyre lartësirave është besimi, vetëbesimi që ai kishte për mundësitë e veta, e

kësaj lartësie është edhe kauza, i tillë edhe ëndërrimi i tij. Vjen i natyrshëm prandaj, edhe

rrezatimi testamentar që ai ia kishte përcaktuar vetes në botën shqiptare arbëreshe të shekullit

nëntëmbëdhjetë. Larg atdheut të të parëve, njësoj si edhe rilindësit e tjerë shqiptarë të pjesës së

dytë të shekullit 19 dhe vatrat e tjera të para të zgjimit kombëtar, por edhe me përparësinë e

kujtesës shpirtërore, bashkë me çrrënjosjen fizike, të parët e Jeronim De Radës me vete kishin

marrë edhe një copë atdhe, një copë të gjallë të shpirtit shqiptar. Dhe e kishin ruajtur atë për

katërqind vjet. Nga kjo perspektivë rrezatoi mbi hapësirën shqiptare gjeniu i arbëreshëve. Ai

kishte me vete thesarin më të madh dhe gjuhën që ruante të gjallë eposin mbi heroizmin e

Skënderbeut, të cilin ai si një i uritur që sa e hiqte pluhurin e kohës e ndjente shpërthimin e

ndriçimit madhor të eposit. Kështu, që në rini nën hovin e dashurisë për vashën, nën veshjen e

Milosaos, Jeronim De Rada edhe afshin intim nga Kalabria do ta vendosë në Shqipëri, atje do t’i

vendosë ëndrrat e tij, familjen, betejat e veta, personazhet, natyrën, në Shkodrën e vet.

Por vepra Parime të estetikës, siç e thamë më sipër, këtë testament e përcjell si komunikim të

drejtpërdrejtë, të qartë, si një vlerë shpirtërore madhore. Kapitulli i tretë i kësaj vepre, e

pjesërisht edhe ai i fundit, kapitulli katër, për më shumë, shtyllë parësore e kanë këtë mision. Ajo

që duhet veçuar nga ky kapitull i librit është analiza që De Rada i bën ndjenjës së patriotizmit, si

një ndër veçoritë madhore të njeriut që e çmon edhe si manifest të bukurisë, të përsosmërisë.

Porosia që rrezaton nga kjo pjesë e estetikës është objektivi dhe ëndrra që shtrihet në krejt rrugën

krijuese dhe jetësore të de Radës. I shqetësuar që të mos e lërë në harresë tek bashkëkombësit e

vet origjinën dhe rrënjët e të parëve, për ta bërë të përjetshme, për ta ngritur në këtë lartësi ideale

ndërgjegjen kombëtare në botën shqiptare arbëreshe.

Rrezatimi i këtij misioni përmes teksteve fiksionale ndryshon vetëm gjuhën e diskursin. Tek

parimet estetike, porosia vjen komunikim saktësisht i qartë përmes tekstit diskursiv, të cilin de

Rada e shkarkon nga kornizat e rrepta të parimeve, të kodeve. Prandaj shumë kapituj dhe

Page 29: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

29

nënkapituj, por edhe pasuse të kësaj vepre, herë thuren me gjuhën e esesë, herë me ligjërimin

bisedimor të llojit unë mendoj se të bukurit ose unë jam i bindur se dashuria për atdheun, ose unë

them se e madhërishmja etj., me çfarë Jeronim de Rada dëshmon se dijen nga kjo sferë e ka

përvojë, e ka formim jetësor, e ka bindje të brendshme, e ka perceptim të vetin jetësor dhe

kulturor. Diskursi personalizues përballë disa parimeve estetike, përballë disa kategorive si e

madhërishmja, e bukura, dashuria (të dashurit mirë – thotë De Rada), heroikja, trimëria, rrezaton

një shpirt dhe mendje të madhe kreative, që le gjurmë të vetën kudo vë dorë. Parimet e estetikës

nuk është tekst që vjen vetëm nga një ekspert, nga një specialist i një fushe për shërbime praktike

shkollore, por vjen nga një dije, nga një perspektivë krijuese që merr dhe jep njëkohësisht.

Nga kjo lartësi e mendimtarit dhe misionarit, te vepra Parime të estetikës Jeronim de Rada do të

vërë në lidhje dashurinë, të madhërishmen, bukurinë, si kategori të dijes së estetikës dhe

filozofisë, me dashurinë për atdheun, për motin e madh, për gjuhën në hapësirën shqiptare

arbëreshe, dashuri që do të rrezatojë dhe shtrihet mbi tërë hapësirën shqiptare të shekullit

nëntëmbëdhjetë. Dhe, në këtë mënyrë ai i ngre kategoritë atdhe e gjuhë në dhunti njerëzore dhe

në parime të shenjtë. Dashuria dhe bukuria janë kategoritë estetike të De Radës të cilat shtrihen

në hapësirën më të madhe të veprës. Po në këto lartësi vendosen edhe kategoritë atdhe, gjuhë,

identitet, trimëri duke u barazuar mes vedi. Dashuria ndaj atdheut është natyrore dhe e lindur në

njeriun... Dashuria ndaj atdheut rrënjoset në moshën e rinisë... Dashuria e madhe për ruajtjen e

popullit të vet, për përparimin e të cilit, duhet që ta madhërojnë atë, ka qenë, është dhe do të jetë

gjithherë në natyrën shpirtërore të çdo fisi, thotë De Rada që në kapitullin e dytë të Estetikës. E

gjen këtë dashuri ai sidomos tek këngët popullore. S’ka popull në botë që t’i ketë të zbukuruara

trimëritë e veta me këngë popullore, të veshura me vargje të thjeshta, në të cilat mishërohet

shpirti shqiptar e dashuria ndaj atdheut, si ne shqiptarët.

Në kapituj të tërë të kësaj pjese të estetikës duket sikur kategoritë e kësaj fushe si e bukura, e

madhërishmja, trimëria, heroizmi, mirësia të ishin dhuratë qiellore, thuaja të shenjta për autorin,

që është paracaktuar t’i identifikojë me dashurinë arbëreshe për origjinën, e sidomos për rrënjët

antike të shqiptarëve, t’i identifikojë me dashurinë e ngritur në adhurim shenjtëror për atdheun e

të parëve, e veçmas me gjuhën dhe historinë, me figurën e Skënderbeut dhe bëmat heroike të tij,

t’i identifikojë ato kategori estetike me ciklin epik, monument madhor i gjeniut shqiptar

Page 30: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

30

arbëresh, i ruajtur në kujtesën arbëreshe katër shekuj me radhë, t’i barazojë ato me tërë atë që

është shpirti dhe urtia arbëreshe: fillimi e themeli i çdo diturie është gjuha që popujve u mban

gjallë kombësinë e tyre të shtrenjtë. Shtetet shkatërrohen e zhduken, trojet e disa fiseve zihen nga

fiset e tjera, por e vetmja cilësi që e shquan një popull dhe e bën të njihet kudo ku mund ta hedhë

fati është vetëm gjuha. Në këtë kontekst Jeronim De Rada do të shtrojë pyetjen: Çka shpreh

gjuha shqipe nga shpirti ynë dhe pse ka rëndësi të veçantë për të gjithë arbëreshët posaçërisht,

për njerëzit e shpërngulur dhe, çka duhet të çmohet si faktor kryesor i cili na lidh dhe na largon si

fis, i respektuar mes tjerëve?. Gjithë në këtë frymë, de Rada besimin e vet të plotë ua përcjell

bashkëvendësve duke thënë se gjuha mund të jetë deri, shpirti më i ndjeshëm i popullit.

I ekzaltuar për atë dhe nga ajo që gjeti të regjistruar në memorien arbëreshe Jeronim de Rada

beson që gjuha shqipe, pra gjuha e bashkëkombësve të vet, është në sërën e gjuhëve më të

zhvilluara të Evropës, mbase superiore edhe përballë asaj italiane, greke, e mbase edhe asaj

latine: për rrënjët e veta antike, thotë De Rada, por edhe për thjeshtësinë e saj me të cilën është e

zonja të shprehë nuancat më bujare. Entuziazmi dhe bindja për këtë mundësi të veçantë

shprehjeje vinte edhe nga besimi i de Radës se rrënjët antike të shqipes datojnë që nga pellazgo-

ilirët dhe de Rada njësoj si edhe Skënderbeu i paracaktuar në fushën e betejave për çlirimin e

atdheut, edhe ai qe i ardhur për ta vazhduar luftën e madhe pas humbjes së madhe që beson se e

tillë e madhe ajo është humbje edhe për Evropën. Dhe krejt çfarë thuhet në veprën Parime të

estetikës, në të vërtetë është një thirrje për njohjen, për ruajtjen dhe për mostretjen e gjuhës

shqipe dhe e shpirtit shqiptar dhe arbëresh.

4.1. Kategoria e së bukurës

E bukura është koncept i ndërlikuara, përkufizohen me vështirësi. E bukura i përket kategorisë së

vlerave njerëzore. Vlera vlen për vetë njeriun, plotëson një ndër nevojat imediate të njeriut. Në

këtë kuptim vlerën dhe rëndësinë e saj e përcakton njeriu; vetëm njeriu është në gjendje t`i njohë,

shijojë dhe vlerësojë ato. Vlerat janë të lidhura drejtpërdrejt me qenien integrale biologjike,

sociale e psikologjike të njeriut; vlerë e njëmendët shpirtërore e njeriut është dhe bukuria

natyrore e objekteve (e rrobave, e trupit të njeriut, e shtëpisë, etj.), por edhe e veprave artistike të

krijuara nga njeriu. Përcaktimi domethënës i vlerave varet nga qasja që i bëhet vlerës së bukurisë

në estetikën objektive dhe në atë subjektive. Në estetikën objektive e bukura cilësohet tërësi e

Page 31: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

31

harmonishme e ndërlidhjes së formës me përmbajtjen e një objekti, dukurie, krijimi, etj. Sipas

këtij kuptimi e (i) bukur mund të jetë njeriu me raport të harmonizuar të trupit, gjymtyrëve dhe

kokës së tij, lulishtja në acar ka bukuri, etj. Por, bukuria e këtillë merr status të vlerës njerëzore

vetëm nga njeriu, i cili është në gjendje ta perceptojë, ta kuptojë, ta shijojë dhe ta dëshirojë këtë

bukuri të lulishtes, madje edhe në acar. E bukura dhe e shëmtuara kanë përmasë të theksuar

subjektive, përkatësisht psikologjike. Karakterin psikologjik të së bukurës e përcakton jo vetëm

ndjesia e të bukurës nga ana e njeriut, kur ndaj tij vepron një ngacmues i tërësishëm pamor ose

dëgjimor, apo pamor-dëgjimor, por edhe fakti se kjo ndjenjë lidhet ngushtë me një ambicie,

bindje, interesim, qëndrim, etj. Ndjenjat, përfshirë ndjenjat estetike, etike, atdhetare, etj., i

përkasin psikologjisë, me studimin e tyre merret psikologjia. Me to merret psikologjia estetike.

Psikologjia estetike në kuptimin e gjerë të saj studion perceptimin estetik, zhvillimin e aftësive

perceptuese të së bukurës, të vlerësimit, të përjetimit dhe të krijimit të së bukurës. Në këtë

kontekst shtrohet çështja e trajtimit të së së bukurës në veprën estetike të De Radës dhe në

veprën e Xhejmsit Parime të psikologjisë.

Page 32: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

32

Përfundime:

Arbëreshët dhe historia e tyre përbëjnë një pjesë të çmueshme të historisë së popullit tonë dhe,

për këtë arsye, nuk duhen lënë pa u trajtuar më gjerësisht. Ata, ndonëse në vend të huaj, jo vetëm

që nuk u asimiluan, por kontribuuan në të gjitha format në mbrojtje të çështjes kombëtare

shqiptare. Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, shënuan për popullin shqiptar

ndryshime dhe kthesa thelbësore që kishin të bënin me shkëputjen një herë e mirë nga Perandoria

Osmane dhe shpalljen e pavarësisë. Një rol me rëndësi në realizimin e synimit të sipërpërmendur

luajti padyshim dhe komuniteti italo-shqiptar në Itali. Kontributi i tyre do të shihet në drejtime të

ndryshme. Ata ndihmuan në ngritjen lart të ndërgjegjes kombëtare, jo vetëm nëpërmjet

kontributit letrar e kulturor, por edhe politik. Diaspora arbëreshe u bë gjithashtu një faktor me

rëndësi në formulimin e qëndrimeve politike të shtetit italian ndaj Shqipërisë dhe çështjes

shqiptare në tërësi. Sipas të dhënave, emigracioni i shqiptarëve drejt Italisë është regjistruar në

harqe kohore të ndryshme dhe në faza të caktuara, çdonjëra e lidhur ngushtë me momente të

rëndësishme historike, politike, ekonomike dhe shoqërore që do të ndjekin gadishullin e

Ballkanit, gjatë dhe pas pushtimit osman të shekullit XV.

Me rëndësi ishte edhe puna e arbëreshëve të Italisë, në shekullin XIX e në fillim të shekullit XX,

në lëmin e studimeve shqiptare, sidomos të folklorit, gjuhës e letërsisë shqiptare. Shtypi i kohës

mbetet një burim me vlerë për ndriçimin sa më të plotë të kësaj periudhe. Rrethanat në të cilat

gjendej Shqipëria nën sundimin otoman nuk lejuan që të lindte dhe të përhapej shtypi periodik

brenda vendit. Vetëm jashtë Shqipërisë u arrit që të krijoheshin periodikë, të cilët ngritën zërin

në sy të Evropës, me qëllim që të bënin të njohur ekzistencën e kombit shqiptar dhe të drejtën e

tij për të qenë shtet i lirë dhe i pavarur.

Lëvizja kombëtare letraro-kulturore dhe arsimore e arbëreshëve do të ndihmonte njëkohësisht në

forcimin e kauzës kombëtare. Fillimi i shekullit XX shënon një rritje të veprimtarisë kombëtare

të italo-shqiptarëve. Shqipëria, me pozitën e rëndësishme që zinte në Ballkanin Perëndimor, në

detin Adriatik dhe mbi kanalin e Otrantos, kishte tërhequr prej kohësh vëmendjen e lakminë e

fuqive evropiane. Një ndër fuqitë më të interesuara ndaj Shqipërisë ishte Italia, interes që ishte

shfaqur prej kohësh, që me bashkimin e saj. Shqipëria gjithnjë e më shumë po kthehej në boshtin

e politikës italiane. Ngjarjet në Ballkan dhe nevoja e Italisë për të rifituar disa nga viset që kishte

Page 33: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

33

humbur në gjirin e Venecias dhe të gjitha ato që kishte pasur në “mare nostrum”, e detyruan të

formulonte një politikë kundrejt Shqipërisë.

Në pranverë të vitit 1912, kryengritja e armatosur përfshiu gjithë Shqipërinë. Ajo mori hov në

fund të qershorit dhe fillim të korrikut të vitit 1912. Perandoria Osmane, në këtë periudhë, u

gjend në një krizë serioze. Lufta me Italinë, vala kryengritëse në Shqipëri dhe Jemen si dhe të

qenit në prag të një lufte me vendet e Ballkanit, e vështirësonte më tej situatën e saj. Në këto

kushte, qeveria osmane u detyrua të pranonte kërkesat e shqiptarëve. Kjo solli përfundimin e

Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Ismail Qemali, së bashku me patriotë të tjerë,

mblodhën delegatë nga gjithë Shqipëria në kuvendin e Vlorës dhe, më 28 nëntor 1912, shpallën

Shqipërinë të lirë dhe të pavarur. Situata ballkanike qe e favorshme, sepse lëvizjet kryengritëse

ndaj Perandorisë Osmane nuk mungonin. Nga ana tjetër, mbështetja që i erdhi nga Italia dhe

Austro-Hungaria, ndikuan në të mirë të çështjes shqiptare, se këto vende u shprehën zyrtarisht në

favor të shtetit të pavarur shqiptar. Një rol të madh në këtë drejtim luajti dhe komuniteti arbëresh

në Itali, përmes shtypit, shoqatave dhe veprimtarive konkrete në organizimin e italo-shqiptarëve

në shoqatën “Pro Albania”. Finalizimi i këtij bashkëveprimi, së bashku me shqiptarët e diasporës

në Amerikë, Rumani, Bullgari, Egjipt, solli pavarësinë dhe krijimin e shtetit shqiptar.

Page 34: UNIVERSITETI GJAKOVËS - filologjiku.uni-gjk.org Haxhikadrija_Punim... · universiteti gjakovËs “fehmi agani” fakulteti filologjik punim diplome rËndËsia e de radËs nË ruajtjen

34

Bibliografia:

Aliu, Ali, Koha dhe krijuesi, Rilindja, Prishtinë, 1975.

Aliu, Ali, Rrjedhave të letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1975.

Brahimi, Razi, Kritika, Prishtinë, 1972.

Çaushi, Tefik, Bisedë për estetikë, Tiranë, 1979.

Vetiu, Sefedin, Krijues dhe krijime, Rilindja, Prishtinë, 1983.

Kastrati, Jup, Jeronim De Rada, jeta dhe vepra, Tiranë, 1979.

Kodra, Ziaudin, Poezia popullore arbëreshe, Tiranë, 1957.

Qosja, Rexhep, Antologji e lirikes shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1970.

Qosja, Rexhep, Dialogje me shkrimtarë, Rilindja, Prishtinë, 1969.

Qosja, Rexhep, Historia e letërsisë shqipe, I, II, romantizmi, Rilindja, Prishtinë, 1984.

Qosja, Rexhep, Shkrimtarë dhe periudha, IA, Rilindja, Prishtinë, 1975.

Uçi, Alfred, estetika, jeta, arti, Tiranë, 1973.