UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME PRILLI I THYER-ISMAIL KADARE KANDIDATI MENTORI ARDONAT ALIJA Prof. asoc. dr. BESIM MUHADRI GJAKOVË, 2019
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
PRILLI I THYER-ISMAIL KADARE
KANDIDATI MENTORI
ARDONAT ALIJA Prof. asoc. dr. BESIM MUHADRI
GJAKOVË, 2019
2
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
PRILLI I THYER-ISMAIL KADARE
KANDIDATI MENTORI
ARDONATALIJAProf. asoc. dr. BESIM MUHADRI
GJAKOVË, 2019
3
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
PRILLI I THYER-ISMAIL KADARE
KANDIDATI MENTORI
ARDONAT ALIJA Prof. asoc. dr. BESIMMUHADRI
Komisioni:
Kryetar____________________________________
Anëtar_____________________________________
Anëtar_____________________________________
4
GJAKOVË, 2019
Përmbajtja
Abstrakt………………………………………………………………………………………........5
1.Hyrje……………………………………………………………….............................................7
2. Objekti i studimit……………………………………………………………………………….8
3. Metodologjia dhe metodat e punës……………………………………………………………..8
KreuI. 1. 1. Gjakmarrja si nen i kanunit e pasqyruar te ‘‘Prilli i thyer’’……………………….11
1. 2. Reflektimi i elementeve tradicionale shqiptare dhe kulti i nderit në roman……....16
Kreu II. 2.1.Simbolika e kullës së Oroshit………………………………………………….....20
2.2.Personazhi i Gjorgut midis tragjedisë dhe dashurisë…………………………..…22
3. Përfundim……………………………………………………………………………………...24
4. Bibliografia………………………………………..…………………………………………..25
5
Abstrakt Nëpërmjet këtij punimi të diplomës synohet të vihet
në pah fuqia e kanunit të Lekë Dukagjinit e mishëruar te romani‘‘Prilli i thyer’’.Këtu e gjejmë të
detajuar çdo rregull e traditë të cilat të gjitha së bashku janë ngjizur e rreshtuar në bërthamën e
një sistemi imponues shoqëror. Shtylla themelore e veprimit të kanunit ishte malësia e veriut.
Prandaj edhe ngjarja në roman zhvillohet në një rrafshnaltë të veriut, pra përkatësisht në krahinën
e Mirditës.Nëpërmjet shpalosjes së karakteristikave që përmban shtjellimi i ngjarjes brenda
romanit, vazhdimisht vihet re reflektimii tri elementeve kyçe që përbëjnë gurthemelin e neneve
më të spikatura zakonore siç janë: nderi, besa dhe mikëpritja. Sipas neneve të shquara të kanunit,
nuk bëhet fjalë për të drejtën e gjykimit të individit dhe lirinë për të arsyetuar individualisht. Fati
i malësorit të veriut, është i lidhur ngushtë me familjen, fisin dhe më konkretisht, me thelbin e
neneve të kanunit. Madje edhe mendimet e veprimet më të thjeshta të malësorëve të veriut,
frymëtojnë nën fuqinë e kanunit. Në një pushtet të tillë me forcë zakonore, liria individuale është
e kufizuardhe çdo veprim mban emrin e nderit dhe një kushtetute të pashkruar siç ishte kanuni.
Një rend shoqëror i tillë iu përmbahet parimeve bazë që në qendër e kanë sakrificën për hir të
mbrojtjes së tyre. Ligjet kanunore jehojnë në dritën e jetës që e madhështon burrëria dhe vdekjes
me nder.
Fjalëtkyçe:kanuni, veriu, nderi, besa, mikëpritja.
6
Hyrje
Një hapësirë e gjerë për ta parë e përshkruar, që e bënte edhe më të vështirë të kufizohej
jo sa i përket shtrirjes gjeografike, aq sa ndikonte forca sunduese që robëronte fate të cilat
lëkundeshin midis jetës dhe vdekjes. Shpirtra që detyroheshin të luftonin edhe ndërgjegjet e tyre
e t’u bindeshin rregullave të përcaktuara, mosbindja e të cilave shkaktonte pasoja të rënda.
Megjithatë sërish përhapja e fuqishme e kambanave që binin në veshin e secilit që mund të
revoltohej, e shndërronte këtë hapësirë në një botë të vogël e mbytëse, ashtu siç edhe përcaktohej
fati i banorëve që nga lindja e secilit kur i vendosej pushka në djep. Dikur në malet e veriut,
vepronte Kanuni i Lekë Dukagjinit. Ky Kanun kishte rregulla e ligje të përcaktuara, moszbatimi i
formulës së të cilit nënkuptonte ndëshkimin dhe vepronte në masë të gjerë, sidomos në
rrafshnaltat e veriut. Shtyllat themelore mbi të cilat mbështeteshin virtytet e shqiptarit sipas
kanunit ishin: nderi, besa dhe mikëpritja. Nderi ngrihej ndër virtytet më të larta dhe të
pacenueshme, prandaj më së miri e përkufizonte thënia ‘‘Nderi lahet me gjak’’.
Sa i përket besnikërisë, sipas Kanunit të Lekë
Dukagjinit, besa e shqiptarit konsiderohej ndër parimet themelore. Ajo ishte e pathyeshme!Një
malësor do të përqafonte vdekjen në mënyrën më të denjë burrërore që do t’i përfaqësonte ata,
pra të dilte përballë plumbit, por fjalën e dhënë do ta mbante. Si dhe mikpritja e cila gjithashtu
konsiderohej e shenjtë. Nëse një mik shfaqej në portën e shtëpisë, shqiptari do ta mirëpriste me
respektin dhe bujarinë më të madhe e cila mund të shfaqej. Nga momenti që hynte miku në
shtëpi, ishte në mbrojtjen e zotit të shtëpisë derisa ta përcillte shëndosh e mirë, por nëse miku
vritej pasi të dilte nga shtëpia ku është mirëpritur dhe trupi e fytyra e tij mbetej e kthyer nga ajo
shtëpi, sipas kanunit gjakun e tij do ta merrte ajo shtëpi. Aty fillonte gjakmarrja e cila për shekuj
me radhë nuk përfundonte. Dhe sipas sistemit të shoqërisë që funksiononte në malet e veriut, nuk
guxonte t’i shmangej askush përgjegjësisë në mënyrë që të mos përfundonte i përjashtuar nga
shoqëria si besëshkelës me ç’rast edhe merrte ndëshkimin sipas rregullave tëpërcaktuara
kanunore. Gjakmarrja e cila është objekti i studimit të këtij punimi, konsiderohej mënyra e duhur
për të marrë hak për vrasjen e anëtarit të familjes apo edhe më gjerë. Gjaku që derdhej nga një fis
i huaj brenda një fisi tjetër, vazhdonte të derdhej ndër breza si pjesë e një tradite të lashtë
shqiptare që vepronte asokohe pa ligje administrative por nën hijen e ndëshkimeve që paraqiste
Kanunii Lekë Dukagjinit! Pesha e këtyre ligjeve, dokeve e zakoneve të lashta, ndihet edhe sot
kur vepron ligji juridik. Etja e shqiptarëve e përcjellur brez pas brezi për të mos e lënë gjakun e
7
derdhur mbi tokë, ka shkatërruar mijëra jetë të pafajshme të cilat janë detyruar t’i binden një
mendësie absurde në vend që të jetonin të lirë dhe të lejonin që drejtësinë ta sillnin në vend
organet shtetërore. Megjithatë pesha e fuqishme e kanunit, ndonëse portën midis jetës dhe
vdekjes e ka lënë gjithmonë të hapur, fuqia e besës dhe nderit të shqiptarit ka pasur madhështi
hyjnore. Prandaj edhe janë thurur vargje e kritika që ngrisin lart mitologjinë që ndërthuret me
mjeshtri artistike letrarisht, duke tërhequr vëmendjen e studiuesve vendas dhe të huaj.
8
1. Objekti i studimit
Objekti i studimit të kësaj teme të diplomës do të jetë analiza e romanit ‘‘Prilli i thyer’’,
nëpërmjet të cilit Kadareja ka trajtuar dukuri të realitetit shoqëror në mjedise shqiptare. Fuqia e
kanunit ka qenë aq ndikuese sa edhe në një kohë moderne ku funksionojnë mekanizma
gjyqësorë, një ligj më i fortë që sundon mendësinë e shqiptarëve të veriut, kur bëhet fjalë për
çështje nderi, drejtësinë insistojnë ta marrin personalisht në duar. Një frymëtim i tillë bazohej në
rrënjët e sistemit shoqëror që përfaqësonte burrërinë.Prandaj trajtimi i gjakmarrjes si objekt i
këtij studimi, ilustron detajisht fatin e dy familjeve që ishin në gjakmarrje dhe nenet e kanunit.
Përkundër mungesës së vullnetit të personazhit Gjorgut për të zbatuar këtë ligj të rreptë dhe
tragjik, i imponohet kryerja e kësaj detyre për të mbrojtur nderin vetjak, të familjes dhe të mbarë
fisit. Fuqia e mbrojtjes së besës dhe nderit zotëron përtej çdo mëdyshjeje e tentimi për të sfiduar
realitetin e ashpër, përtej çdo gjëje.
2. Metodologjia dhe metodat e punës
Për realizimin e këtij punimi, jemi mbështetur kryesisht në literaturën bazë që ngërthen
në vete elementet e duhura për shtjellimin e temës. Përveç romanit të Kadaresë, na kanë dalë në
ndihmë edhe mjaft studime shkencore që kanë dhënë kontribut në këtë kahje. Vëmendjen
kryesore e kemi përqendruar te fuqia e neneve të kanunit që vihet në pah në këtë roman,
përkundër ngurrimit të individit për t’iu bindur atyre. Metodat të cilat janë përdorur për
realizimin e këtij punimi janë: metoda e analizës teorike me anë të së cilës kemi realizuar
qëllimin që synohej duke u mbështetur në argumentimet dhe analizat e përgjithshme. Si dhe
metodën krahasuese, duke u mbështetur në pikëpamje të cilat takohen herë pas here në të njëjtën
pike, e cila rezulton se edhe pas shfuqizimit të kanunit, frymëtimi i tij ndihet ende gjallë kur
bëhet fjalë për çështje të thella për popullin shqiptar. Ashtu siç mund të vihet re në shtjellimin e
kapitujve në vazhdimësi, çështja e nderit është ende ndër temat më të ndjeshme, sidomos për
shqiptarët e veriut, që dikur iu bindeshin ligjeve të rrepta kanunore edhe nga detyrimi. Gjurmët e
kanunitvihet në pah edhe sot me mbrojtjen e nderit vetjak dhe atë të familjes e rrjedhimisht, si
dëshmi ndaj rrethit shoqëror që i përkasin. Këtu del në pah forca e traditave e kulturave shqiptare
9
e përcjellur brez pas brezi si nga mendësia, si nga veprimet që iu japin titullin ‘‘burrë’’nga
veprimet që i zhburrërojnë. Ndërthurja e këtyre dy metodave, ka ndihmuar në lehtësimin e punës
studimore dhe arritjen e rezultateve të synuara.
KreuI
1.1.Gjakmarrja si nen i kanunit e pasqyruar te ‘‘Prilli i thyer’’
Malet e veriut janë dëshmitare të mendimeve, veprimeve, hapave disa të sigurt e disa të
lëkundur si rezultat i sforcimit të individit për ta luftuar ndërgjegjen e tij, duke iu nënshtruar një
sistemi shoqëror absurd e të pamëshirshëm, në fund të të cilit tragjedia është e pashmangshme.
Ku arsyetimi i këtyre rregullave të pashkruara shekuj më parë, mbështetej në fuqinë e fjalës dhe
nderin që duhej mbrojtur, madje me gjak. Pesha e kanunit ishte e rëndë, e rëndë varr si vetë fati i
jetëve që merrte disa dalëngadalë me sprovat që i adresoheshin vdekjes e cila i shoqëronte në çdo
hap dhe kufiri midis saj dhe jetës ishte lehtë i kalueshëm. Dhe disa që betoheshin se nuk kishte
rrugëdalje tjetër pos vdekjes me nder. Pra, vdekjes nga pushka. Sipas Vatës (2015: 241) romani
‘‘Prilli i thyer’’ denoncon kanunin, totalitetin e tij, pushtetin e vdekjes, absurdin e jetës, tmerrin e
ditës dhe të vitit. Bashkë me këtë denoncohen edhe realitetet paralele, ndër të tjera, siç është edhe
tonaliteti i kohës kur autori shkroi veprën e tij.
Kadareja nëpërmjet këtij romani pasqyron realitetin e asaj kohe me forcën më të spikatur
që mund të parashikohet një tragjedi e motivuar nga dikush tjetër kundër vullnetit të personazhit
të Gjorgut. Më konkretisht zotimi për të përmbushur obligimet e përcaktuara sipas neneve të
kanunit dhe trysnia e vazhdueshme e babait të tij që nga fëmijëria për ta kryer detyrën që i
përkiste ta përfundonte me sukses edhe pse vetë i ati ia impononte si një obligim të nevojshëm
për t’u kryer, ndonëse dukej se ndjenja emërisë ishte ftohur në shpirtin e tij për shkak të kalimit
të viteve. Prandaj edhe nuk arriti të ndiztezjarrin e hakmarrjes në zemrën e të birit, përveçse t’ia
ngryste ditët sa herë qëia kujtonte përgjegjësinë e tij. Megjithatë, nuk mund të mos ndihej pasha
e kanunit e cila rëndonte mendimet e ia errësonte vizionin për të ardhmen. Mungesa e vullnetit
për të marrë gjakun e dikujt dhe njëkohësisht për ta burgosur veten e të jetonte gjysmë i vdekur si
dhe rëndesa që i shkaktonte shqiptimi i fjalëve ‘‘Bëhet fjalë për nderin e familjes e sidomos për
nderin tënd’’ trokisnin ethshëm në ndërgjegjen e tij. Ja ku mund ta shohim fragmentin në vijim të
përshkruar nga autori, me ç’rast spikat gjendjen shpirtërore të Gjorgut i përhumbur midis detyrës
dhe mungesës së vullnetit, midis jetës dhe vdekjes:
10
Dhepër herë të parë në ditët që erdhën më pas, Gjorgut, pa e ditur as vetë pse, iu
renditën ndër mend të gjitha ndëshkimet që mund të merrte njeriu i pabindur në familje. S’donte
t’ia pohonte as vetes që s’kishte dëshirë të vriste. Urrejtja që i ati u përpoq t’i rindizte në gjoks
për Kryeqyqët, në atë mëngjes janari, dukej sikur shuhej ndërkaq nga ndriçimi i ditës. Gjorgu
nuk arriti të kapte dot se një nga arsyet që gjaku i urrejtjes nuk ndizej, ishte se vetë zjarrvënësi, i
ati, ishte akull i ftohtë. Me sa dukej, mëria ishte ftohur dalngadalë qyshkur, në vitet e hakmarrjes
së gjatë, apo ndoshta ajo s’kishte qenë kurrë. Në bisedën e tyre të fundit për çështjen e gjakut,
zëri i të atit ishte më i zymtë. Edhe dita ishte ndryshe, një ditë e qullët në një mënyrë të mjerë, pa
shi, madje pa mjegull, për të mos kujtuar vetëtimat, që do të ishin luks i madh për atë qiell
varfanjak. Gjorgu përpiqej t’i shmangej vështrimit të të atit, por më në fund sytë e tij ranë si në
grackë.(Kadare 2003: 44). Ishte e pamundur t’i shmangej realitetit që po e rrethonte duke ia
imponuar kryerjen e një vepre për të cilën Gjorgu dukej se përpiqej ta shtyente kohën, por edhe
nënvetëdija e tij pëshpëriste që të mos e bënte. Ishte kulti i nderit ai që buçiste më shumë sesa
mendimet e tij. Edhe po të mos i bindeshin gjymtyrët, ndëshkimet që do ta prisnin nga mosbindja
e tij nuk do t’ia lehtësonin punën. Në çfarëdo rrethane ishte i detyruar t’i bindej misionit të tij
dhe koha po ofronte: Shikojekëmishën, -thatjetri, dukebërëmekokëngakëmisha e
varurnëmurinpërballë. Gjorguktheukryetandej.
Iuduksedejeteqafësikërcitënsikurt’ikishinzënëndryshk. – Gjaku po zverdhet në të, - tha i ati. – I
vdekuri kërkon shpagim. Gjaku vërtet ishte zverdhur mbi këmishë. Më tepër se zverdhim, ajo
ishte një ngjyrë ndryshku, si ajo që lëshonin lëfytet e një kroi të shterrur prej kohësh. –Ti po
vonon shumë, Gjorg, - vazhdoi i ati. – Nderi ynë, por sidomos yti…Dy gisht nder në lule të ballit
na i ka qitë i madhi Zot. Me qindra e qindra herë, Gjorgu kishte përsëritur me vete, në javët e
pastajme, fjalët e moçme, që i ati ia kishte thënë atë ditë. Fytyrën e vruguar në daç laje, në daç
zezoje dhe më. Je i lirë të mbash burrërinë tënde. Je i lirë të zhburrërohesh.(po aty, f. 44 - 45).
Në një epokë bashkëjetese
midis qenieve dhe hyjnive ku hija e atyre maleve krekosej për trimëri e besnikëri, ëndrrat e
heshtura që në fëmijëri, dëshira e heshtur për ta shijuar lirinë, nevoja e pashmangshme për t’u
ndjerë i dashur dhe për ta shprehur dashurinë, dëshmonin për robërinë që i kishte kapluar të
gjitha ato fate njerëzish duke iu bindur një akti me fuqi të pacenueshme morale, por njëkohësisht
një peshe të pashmangshme që shpinte drejt humnerës. Sipas Vatës (2015: 238) në kohën që
Kadare shkroi romanin e tij ‘‘Prilli i thyer’’, kanuni ishte shkurorëzuar nga fuqia etnozakonore
11
dhe ishte thjesht një traditë. Nuk ishte një realitet parësor, si në vitet 1930, por një përmendore
kulturore, një traditë popullore. Megjithatë gjurmët e tij nuk janë zbehur as sot kur funksionojnë
akte juridike që rregullojnë mekanizmat e një shteti. Ende në veri vrasja në mes të ballit
konsiderohet mbrojtje e nderit për çështje morale. Kjo për arsye të frymës së motshme të ngjizur
brez pas brezi se gjaku nuk duhet falur. Ndonëse numrin e të vdekurve në këtë zingjir
vazhdimësie derisa një ditë të dy familjet të bien nëujdi për të shtrirë dorën e pajtimit, do ta
përpijnë hovshëm dallgët e shekujve. Titulli i romani‘‘Prilli i thyer’’ pothuajse në të gjitha gjuhët
e huaja, nuk e ruan kuptimin e idiomës së ligjërimit etnozakonor burimor: prilli i thyer, 17 prill,
dita e fundme e ‘‘jetës në besë’’ të Gjorgut, dita e fundme e mbrapsht – numërimit të jetës së tij:
prilli në të sosur, prilli në të mbaruar, prilli i tashmë i thyer; ashtu siç do të ishin përkthyer dhe
idiomat e tjera me kuptim të mbyllur të shqipes, që formojnë një gjedhe të vetme: ditë e thyer,
javë e thyer, stinë e thyer, dimër i thyer, hënë e thyer, mot i thyer, moshë e thyer. Prill përtej
gjysmës thekson Sinani (2009: 119).
1. 2. Reflektimi i elementeve tradicionale shqiptare dhe kulti i nderitnë roman
Romani ‘‘Prilli i thyer’’ është cilësuar si romani i ‘‘kultit shqiptar të nderit’’. Në njëfarë
mënyre ky roman shkoi në pajtim me kultin e traditës. Eposi dhe kanuni janë dy nga tri
përmendoret më të mëdha të trashëgimisë së popullit shqiptar, dhe të dyja, këto vepra, njëra e
vlerësuar në heshtje dhe tjetra e papenguar por në heshtje, u përgjigjen pikërisht këtyre dy
përmendoreve. Prandaj te romani në fjalë mund ta gjejmë të mishëruar një situatë të tillë:
RrafshiështëivetmitruallnëEvropë, që, dukeqenëpjesëenjështetimodern, e përsëris, pjesë e
një shteti modern europian dhe jo një vendbanim tribush primitive i ka flakur ligjet, ngrehinat
juridike, policinë, gjyqet, me një fjalë, krejt makinën shtetërore, e ka flakur, më kupton, i ka
pasur dikur dhe i ka hedhur për t’i zëvendësuar me ligje të tjera, morale, të cilat janë kaq të
plota, saqë i kanë detyruar zyrtarët e huaj të pushtimit dhe, më vonë, administratën e vetë shtetit
të pavarur shqiptar, t’i njohin ato dhe ta lënë kështu Rrafshin, domethënë gati gjysmën e
mbretërisë, jashtë mbikëqyrjes së shtetit.
Malet mbanin çdo peshë të normave dhe neneve të veprimit të tij. Kanuni i maleve në
traditën etnojuridike, zë një vend të rëndësishëm si ruajtës i ligjeve zakonore. Kanuni ishte
ndërgjegjia e njeriut në botën e maleve, thekson Vata (2015: 236). Nëpërmjet personazhit Besian
12
Vorpsit i cili ia përshkruan jetën e malësorëve bashkëshortes së tij Dianës, hedh në pah edhe
traditat e kultet e tyre. Diana e cila njëkohësisht shfaqet edhe si figura e përballjes së jetës me
vdekjen në realitetin e hidhur të Gjorgut. Forca kanunore e shtyen drejt vdekjes duke e lënë pa
asnjë zgjidhje pos të vazhdojë verbërisht rrugëtimin drejt vetshkatërrimit duke e lënë pa asnjë
shpresë për të ngrohur shpirtin me një ndjenjë të re që i pushton zemrën në një çast të vetëm
nëpërmjet një xhami ku shpirti i tij merr hov të lutet edhe për pak shpresë se ndoshta do ta
jetonte lumturinë. Në anën tjetër, personazhi Besian Vorpsi i cili me adhurim ia shpjegon të
shoqes traditat e zakonet e malësorëve të veriut si diçka të lartësuar ndonëse është një njeri
përparimtar, një shkrimtar i cili po shijonte muajin e mjaltit me bashkëshorten e tij të cilën ditë
pas dite po e humbiste. Arsyeja e largimit të saj ishte takimi i syve të saj me Gjorgun nëpërmjet
xhamit të karrocës kur ai po kthehej nga kulla e Oroshit ku i kishte paguar taksat pas vrasjes së
Zef Kryeqyqes. Besian Vorpsi, njohës i mirë, por i papërfshirë në këtë rregullator të jetës
malësore, aie vështron atë së jashtmi. Sipas Asllanit (2008: 38) nga ky qëndrim prej spektatori
dhe nga përzierja mitiko – letrare në vështrimin e tij, qarkullon në roman edhe një shenjim i
intertekstit mitik në nivel të dytë.E siç thotë edhe vetë Kadareja, nuk ishte vetëm Gjorgu dhe të
tjerët që kishin fatin e tillë që po paguanin një taksë. Ishte edhe Besiani i cili po paguante taksën
më të rëndë. Shkëputjen e Dianës nga krahët e tij ditë pas dite i dënuar ta humbasë atë e ajo të
humbasë edhe më shumë se ai. Të humbasë dike që prilli i atij viti ia kishte sjellë dhe marrë para
syve, ndërsa Gjorgu..ai do ta zgjidhte vdekjen. Në fund shija e saj do të ishte më e ëmbël sesa e
jetës pa sytë e Dianës së bukur. Gjatë udhëtimit të Besianit me Dianën, përveç përshkrimeve të
personazhit që ishte shkrimtar dhe fliste me admirim për malësorët e veriut, vendbanimin e të
cilëve e quante ‘‘zona e vdekjes’’, ai shuante herë pas here edhe kureshtjen e së shoqes për
traditat dhe zakonet e vendasve kur i takonin në rrugë. Siç thamë nëpërmjet këtij personazhi,
ndonëse është spektatori – udhëtar nëpër Rrafshin verior shqiptar, ai është ndërgjegjia e jashtme,
është tjetri, që shfaqet në një botë të lartësuar në kufijtë e tragjedisë dhe mitit. Megjithatë në
personazhin e një spektatori – udhëtar, ai është i paaftë të jetë spektatori i vërtetë i tragjedisë që
sodit, përfundon Vata (2015: 237).
Pak para mesditës ata ndeshën një karvan krushqish, dhe ai i
shpjegoi ecjen e tyre në rresht sipas rregullave krejt të ngurta, shkelja e të cilave mund ta
kthente dasmën në zi. Ja krushkapari, thoshte ai, ja në fund të karvanit, i ati apo i vëllai i nuses
me kalë për dore. Diana, me faqen të ngjeshur pas dritarezës, krejt e mrekulluar, nuk i shkëpuste
13
dot sytë nga kostumet e grave. Sa të bukura, oh, sa të bukura, thoshte herë pas here me vete,
ndërsa ai, i mbështetur pas saj, me një zë nanuritës i pëshpëriste te veshi paragrafet e kanunit
për krushqit. Dita e martesës nuk shtyhet kurrë. Krushqit do të shkojnë, edhe sikur nusja të jetë
duke vdekur, zhargas e rrëshqanthi do ta çojnë në shtëpi të dhëndrit. Rruga e zënë prej dimrit,
zhyt e mbyt, do të shkojnë në të. Morti në fis, krushqit s’ndalen. I vdekuri del prej shtëpie. Andej
të vajtohet, këndej të këndohet.(Kadare 2003: 72).Do të thotë aq të fuqishme ishin rregullat
kanunore dhe respektimi i tyre. Në të kundërtën besohej se mospërmbushja e rregullave të
caktuara, paraqiste fatkeqësi. Duhej të bëheshin përpjekje maksimale për të tejkaluar çdo sfidë në
mënyrë që të çohej deri në fund përgjegjësia e marrë përsipër. Në një mënyrë apo tjetrën, më
shumë peshonte besimi e përmbajtja e rregullave kanunore sesa rreziqet që mund t’iu
kanoseshin. Në çfarëdo rrethane ata do të përpiqeshin t’ia dilnin. Asnjë rast nuk kishte forcë t’i
ndalonte që të realizonin atë që thoshte kanuni dhe gjithmonë duke luftuar me jetën dhe vdekjen.
Kur krushqit mbetën pas, ata të dy folën për ‘‘fishekun me t’lumtë dora’’, që, sipas
zakonit, i jepej dhëndrit prej familjes së nuses, në mënyrëqë ta përdorte kundër saj, po qe se ajo
e tradhtonte, dhe që të dy, duke qeshur e duke bërë mahi se ç’mund të ndodhë në qoftë se ajo ose
ai e shkelnin besnikërinë bashkëshortore, e ngacmuan e i shkulën veshin njëri – tjetrit në trajtë
qortimi duke i thënë ‘‘T’lumtë dora!’’.(po aty, f.74).
Pra, sipas zakonit, familja e nuses i jepte dhëndrit ‘‘fishekun me t’lumtë dora’’ në mënyrë
që nëse nusja do ta tradhtonte, ai mund ta përdorte kundër saj. Që nënkupton se edhe këtu del në
pah parimi themelor i maleve të veriut me jehonën: “Cenimi i nderit lahet me gjak’’.
Mikëpritja sipas rregullave të kanunit ishte e shenjtë. Në momentin që një mik trokiste në
portën e një malësori të veriut, ishte i mbrojtur nga çdo rrezik. Ai trajtohej me të gjitha të mirat e
mundshme dhe mund t’i lejohej të bënte gjithçka sepse i zoti i shtëpisë do ta merrte përsipër
fajin. Sipas kanunit, vetëm një gjë nuk lejohej assesi sepse fyente sofrën ku është mirëpritur
mysafiri. Kjo ishte luajtja me vegshin e vatrës. Në vijim do të paraqesim një fragment të romanit
në shqyrtim, ku sërish Besiani i flet së shoqes edhe për këtë rregull po aq të rëndësishëm si
rregullat e tjera të kanunit të cilave duhej t’iu bindeshin malësorët:
Ne jemi sonte këtu të plotfuqishëm si hyjnitë, i kishte thënë ai, ne mund të bëjmë
çdo marrëzi, madje mund të vrasim dikë dhe për gjithçka e merr fajin i zoti i shtëpisë, sepse ai na
dha bukë (buka m’u gjet për dreq, thoshte kanuni), por ka megjithatë një kufi edhe për ne hyjnitë.
Dhe e di cili është kufiri? Neve, që mund të bëjmë gjithçka, s’na lejohet vetëm një gjë: të luajmë
14
vegshin e vatrës. Diana mezi e kishte mbajtur të qeshurën. Po kjo është qesharake, kishte thënë
ajo nëpër dhëmbë, kjo është përtej qesharakes. Ashtu është, i qe përgjigjur ai, megjithatë kjo
është e vërtetë. Në qoftë se unë do ta bëja sonte një gjë të tillë, pra në qoftë se do të prekja
vegshin e vatrës, i zoti i shtëpisë do të ngrihej në çast, do t’i afrohej dritares dhe me një klithmë
të tmerrshme do të lajmëronte fshatin se tryeza e tij u fye prej mikut. Dhe që në atë çast miku
kthehet në armik për vdekje.(f. 84).
Ja edhe një nga ligjet e kanunizuara pasojat e të cilave do të ishin të rënda po të
mos u përmbaheshin banorët e Rrafshit. Gurin e huaj askush nuk kishte të drejtë ta lëvizte. As
gurin e as eshtrat e varrit. Ashtu në shumicën e rregullave të Kanunit, as këtu nuk përjashtohej
fakti që kur sipas ligjeve të tij lejohej diçka, ajo edhe hyjnizohej siç e morëm më parë shembullin
me mikëpritjen. Por kur diçka është e ndaluar dhe tjetri i tejkalon kufijtë, dënimi rrjedhimisht do
të ishte irëndë aq sa ishte e përcaktuar sipas Kanunit. Si për shembull:
Ndërsaiafroheshinvendit, BesianVorpsipopërpiqej të kujtontengjarjeqëlidheshinmekufijtë.
Dianaedëgjonteeqetë. Eshtrat e varritdheguriivarritnuklozninkurrë, thoshte ai. Po i trazoi kush,
e nga kjo bëhet mort, fajtori grihet katundisht. (f. 93). Një
botë vërtetë e vogël por e larmishme sa u përket kulturave e gjykimeve. Përderisa për Dianën e
qytetëruar tingëllonin qesharake e absurde të gjitha këto rregulla e zakone malësore, për vetë
banorët e veriut ishin ligje të pashkruara të cilat kalonin kufijtë e së zakonshmes duke hyjnizuar
këto tri virtyte të cilat i lartësonin vlerat e tyre shpirtërore dhe frymonin për t’i lartësuar deri në
vdekje. Derdhnin gjak për hir të nderit, sakrifikoheshin për mikun dhe lëviznin bjeshkët për të
dërguar amanetin deri në fund. Të tillë ishin malësorëteatyre shekujve kuedhe hija e rëndë e
maleve e shkëmbinjve viganë lartësonte fjalët dhe të bëmat e tyre.
Ndonëse koha kur është shkruar romani, ishte koha kur kanuni ishte thjesht një traditë
dhe jo një fuqi etnozakonore më, Kadareja vë në pah se fuqia e frymëtimit kanunor sa i përket
gjakmarrjes jo vetëm që nuk ishte shfuqizuar, por edhe ishte dyfishuar ndër shekuj. Kjo për arsye
se ndër parimet dominuese dhe të paprekshme të cilat vetëm plumbi mund t’i mbrojë sipas
mendësisë shumëvjeçare të shqiptarëve, është nderi. Sa i përket gjakmarrjes, besohej që çdo
veprim apo ngjarje sinjalizonte për hapin e radhës. Një shembull të tillë hasim brenda romanit
kur ia rikujton i ati Gjorgut që po zverdhet gjaku nën këmishë, gjë që nënkuptonte se i vdekuri
po kërkonte shpagim dhe nëse do të ngrohej moti e do të zverdhej fare, do të fillonin t’ia jepnin
kupën e kafes nën gju. Kjo do të thoshte se ai për kanunin do të ishte një i vdekur edhe për së
15
gjalli. Rrugët e tij nuk e shpienin drejt asnjë rrugëdaljeje. Andaj edhe po të mos i bindej zëri i tij i
brendshëm, do ta shkrepte atë pushkë për të heshtur predikimet e një sistemi shoqëror.
- Shikoje këmishën, - tha tjetri, duke bërë me kokë nga këmisha e varur në murin
përballë. Gjorgu ktheu kryet andej. Iu duk se dejet e qafës i kërcitën sikur t’i kishin zënë ndryshk.
–Gjaku po zverdhet në të, - tha, i ati. – I vdekuri kërkon shpagim. Gjaku vërtet ishte zverdhur
mbi këmishë. Më tepër se zverdhim, ajo ishte një ngjyrë ndryshku, si ajo që lëshonin lëfytet e një
kroi të shterrur prej kohësh. (Kadare 2003: 44).
Megjithatë, të zgjidhte bindjen ndaj kanunit, për Gjorgun nuk do të thoshte
zgjidhje. Dyert e shpëtimit atij i ishin mbyllur në të katër anët. Këtë e kuptoi edhe më qartë kur
tundimi kanunor ra mbi ndërgjegjen e tij duke e përmbushur misionin e përcaktuar:
Gjorgu, ashtu siç e kërkonte zakoni, i foli njeriut që po vinte. As në
atë çast, as më vonë ai nuk e kuptoi nëse i foli me zë apo zëri nuk i doli. E vërteta ishte që
viktima ktheu kryet befasisht. Gjorgu kapi veç një lëvizje të shkurtër të krahut, që siç dukej, deshi
të hiqte nga supi pushkën dhe në atë çast shtiu. (po aty, f. 25).
E pa diskutim që ai kishte një pasqyrë të qartë që i
dëshmonte për fuqinë e kanunit. Të kaluarën e atyre që ishin të obliguar t’i bindeshin por kishin
kundërshtuar e revoltimi i tyre padyshim se ka pasur pasoja ndër të cilat Gjorgu ia kujtonte vetes
dhe ajo ndjenjë mbytëse sa vinte e krijonte zhurma paniku brenda tij derisa fuqia kanunore e
nxiti të vepronte ashtu siç ia impononte rendi shoqëror:
Vite më parë në katundin e tij ishte ndëshkuar një prerje në
besë. Vrasësi ishte grirë katundisht, duke shkuar gjakhupës.Shtëpia ku miku ishte prerë,
pavarësisht se njerëzit e saj nuk ishin fajtorë, u dogj. Vetë i zoti i saj printe me urë e sëpatë, duke
klithur sipas zakonit: ‘‘I marrsha të ligat katundit dhe flamurit’’. Pas tij, me urë e me sëpata në
duar, vinte gjithë fshati. Pas kësaj, të zotit të shtëpisë, për vite me radhë gjithçka duhej t’i
jepej me dorë të majtë e për nën gju, për t’i kujtuar se duhet të hakmerrte mikun. Sepse dihej që
babai, vëllai, madje edhe fëmija i vrarë mund të faleshin, por miku i prerë, kurrë. (f. 41).
Pas gjakmarrjes sipas kanunit kërkohej fillimisht
besa njëzetekatërorëshe dhe më pas besa tridhjetëditëshe. Derisa të merrej besa
njëzetekatërorëshe, familja e cila e kishte marrë gjakun duhej të merrte megjithatë masa
mbrojtëse paraprakisht. Në këtë rast siç shtjellohet në roman, ishte familja e Berishajve që kishte
marrë gjakun e Kryeqyqëve, përkatësisht Gjorgu i Berishajve kishte vrarë Zef Kryeqyqen. Le të
16
shohim fragmentet në vijim: Familja e Kryeqyqëve
e çeli besën. Të gjithë e kuptonin se ishte fjala për besën e vogël njëzetekatërorëshe.(f. 67).
Gjë që nënkuptonte se
familja e Berishajve ishte e mbrojtur nga gjakmarrja vetëm derisa të mbaronte besa
njëzetekatërorëshe, me ç’rast katër burra dhe një plak e kishin kërkuar këtë besë dhe ishte e
sigurtë që derisa të mbarojë ky afat, nuk mund të derdhet gjak.
Mbasdite, pas drekës së mortit, në katund nisën prapë ecejaket e pazakonshme. Pas disa
orësh mbaronte besa e vogël njëzetekatër orëshe për Gjorg Berishën dhe qysh tani pleqnarët e
katundit, po bëheshin gati të paraqiteshin te Kulla e Kryeqyqëve, për të kërkuar për Gjorgun, në
emër të fshatit, besën e madhe, tridhjetëditëshen. (f. 17).
Me besën tridhjetëditëshe, Gjorgut kanuni ia impononte të merrte pjesë në ceremoninë e
varrimit të njeriut që e kishte vrarë, pra Zefit në mënyrë që ta dëshmonte burrërinë e tij me këtë
veprim. Këtë kohë Gjorgu dhe secili në pozitën e tij, duhej ta shfrytëzonte kohën për të
përfunduar punët e mbetura në gjysmë apo atë që s’e kishte kryer dot deri në atë ditë. Sepse prilli
i atij viti po thyente shpresat e mundësitë si degët e njoma të një luleje. Po binte çdo petale që do
ta nuhaste ilirë. Madje petales më të bukur nuk do t’i merrte erë – dashurisë! Për më shumë, ai
ishte i dënuar ta sodiste në një sekuencë të cilën në sytë e mendjen e tij e dyfishoi dhe në zemrën
e tij i bëri vend ndoshta për të ngrohur kohën e mbetur që do ta kalonte i zhytur ndërmjet peshës
së Kanunit dhe atë të ndërgjegjes, apo ta përshpejtonte një fund ku vdekja sërish do ta vajtonte
jetën dhe fundin e fateve të Rrafshit të Veriut, ta nxirrte ngadhënjimtar.Jeta dhe vdekja nga
ndonjë sëmundje i ç’njerëzonte ata. Vetëm gjaku që rridhte nga pushka simbolizonte nder për ta.
Gjithmonë në emër të nderit për të mbrojtur besën dhe mikun! Këto të tria silleshin rreth boshtit
që parashikonte tragjedi, por sipas kanunit, i nxirrte faqebardhë. Megjithatë autori e zhvesh
Kanunin nga ligësia që mbretëronte pikërisht në vitet kur sado i pushtetshëm të ishte kanuni,
forcën e hakmarrjes vetëm sa po e zbehte. Mendësia e një sistemi të caktuar rregullash të
vendosura nga vetë shoqëria, përdornin emrin dhe ndikimin që kishte arritur kanuni te malësorët
e Rrafshit për të dyfishuar peshën e gjakmarrjes pikërisht në kohën kur kanuni ishte shfuqizuar
nga fuqia etnozakonore, në mënyrë që sipas atij sistemi të pamëshirshëm shoqëror, gjaku të mos
mbetet pa u marrë qoftë nga familja, farefisi dhe më gjerë. Prandaj Elezi (2018) thekson se ai që
quhet ‘‘vjetër’’, nuk është ligji i Kanunit gjak për gisht, por është ligji që e zëvendësoi atë, duke
shtrirë marrjen e gjakut në fis. Dhe ai që quhet ‘‘i ri’’, nuk është ligji që shtriu marrjen e gjakut
17
në fis, por është rrëzimi i këtij ligji, duke e ngushtuar prapë rrezen e marrjes së gjakut, duke e
ribërë pothuaj siç ishte e shkruar në Kanun.
Kreu II
2. 1. SimbolikaekullëssëOroshit
Sipas neneve të Kanunit të Lekë Dukagjinit të letrarizuar në romanin që kemi marrë në
shqyrtim, Kulla e Oroshit e cila gjendej në Rrafsh, ishte qendra e pagimit të taksave të
malësorëve. Këto taksa kryesisht paguheshin për gjakun e derdhur nga malësorët në raste të
gjakmarrjes që paguante njëra nga familjet që ishte në hasmëri dhe dorasi sipas kanunit ishte i
detyruar t’i përmbushte detyrat që i ngarkoheshin. Në roman nëpërmjet personazhit të Gjorgut
dhe përshkrimit të Besian Vorpsit, me një mjeshtëri të rrallë, ilustrohen disa nga detajet e neneve
më të rrepta të kanunit. Kulla e Oroshit kishte një paradhomë ku gjakësit që vinin nga të gjitha
anët e Rrafshit, prisnin me ditë, ndoshta edhe me javë për të dhënë tagrin e gjakut. Një kthinë që
kishte heshtur barrën e rëndë të fatit të pamëshirshëm të sa e sa malësorëve me sytë e përhumbur
dhe trupa që bartnin gjysmë zemra zvarrë dhe njëkohësisht kishte përgjuar nënvetëdijet ku
zotëronte një krenari që e lartësonte kanuni. Kjo krenari e brendshme e imponuar nga rregullat e
ashpra të sistemit shoqëror, njëkohësisht zhytej në agoninë e parashikimit të tragjedisë që i
afrohej hap pas hapi. Sërish jeta dhe vdekja soditnin Rrafshin të shtrënguara dorë për dore pa
guxuar të hedhin shikimin drejt qiellit e të shijojnë lirinë:
Besiani, ashtu siç ishte i kthyer me shpinë, me fytyrën gati të ngjitur te qelqet e
dritares, pyeti: - Ç’është ajo atje? Njeriu me hapa të lehtë, iu afrua. Diana i pa një copë herë të
dy, gjysmë të përkulur te parvazi, duke vështruar poshtë, si në një humnerë. Është një farë kthine
zotni, njëfarë treme, s’di qysh i thonë tek ju, ku presin njerëzit e ardhur nga të gjitha anët e
Rrafshit për të dhënë tagrin e gjakut. – Ah, - dëgjoi Diana zërin e të shoqit. Ngaqë ai ishte gati i
ngjitur pas dritares, zëri erdhi i ç’natyruar. Është paradhoma e famshme e vrasësve. –E
gjakësve, zotni. – Po, e gjakësve…E di, e di. Kam dëgjuar për të. (Kadare2003: 115).
Mark Ukaçjerra i cili ishte i ngarkuar me çështjet e gjakmarrjes, po ashtu ishte i
angazhuar edhe me arkivin e kullës. Sepse kulla e Oroshit kishte një bibliotekë dhe arkivi i kullës
18
ishte i vendosur në pjesën e poshtme të saj.
Atje ishte i ndryrë krejt arkivi i kullës: aktet, marrëveshjet e fshehta,
korrespondenca me konsuj të huaj, marrëveshjet me qeveritë shqiptare, me republikën e parë, me
të dytën, me mbretërinë, ujditë me guvernatorët apo komandantët e trupave pushtuese, turq,
serbë, austriakë. Aktet ishin në disa gjuhë, por shumica qenë të shkruara në shqipen e vjetër. Një
nga priftërinjtë e kuvendit të murgeshave, që ishte jo larg që këndej, vinte një herë në muaj, për
të renditur sipas përmbajtjes librat dhe revistat e mbërritura në kullë. Ai i ndante ato në të mira
dhe të këqija, me një fjalë në ato që shkruanin mirë për Orokun dhe kanunin dhe në ato që
shkruanin keq për të. Sasia e të mirave në krahasim me të këqijat ndryshonin vazhdimisht.
Zakonisht të mirat ishin më tepër, por edhe të këqijat s’ishin pak.Kishte stinë që të këqijat
shtoheshin me vrull, saqë ishte rrezik të barazoheshin me të tjerat.(po aty, f. 123).
Siç vumë re më lart, në këta libra kishte gojëdhëna të
shkruara për Rrafshin që shumica sillnin qetësi shpirtërore, e disa prej tyre villnin helm. E më
karakteristike ishin ato që nuk kuptoheshin se fshihej një ironi që të vinte në mëdyshje nëse flitej
mirë apo keq për kanunin dhe nenet e tij. Madje kishin lindur mjaft dyshime se princi i kullës së
Oroshit e kishte ftuar personazhin spektator, pra Vorpsin vetëm që kur ta kishte pranë, ta
kuptonte më qartë se ç’fshihej mbrapa shkrimit të tij për Rrafshin për të dëgjuar mendimet e tij
duke u parë sy më sy. Si dhe ta bindte atë se pesha e fuqisë së kanunit ishte sa e pazakontë dhe
po aq hyjnore ku qeniet bashkëjetonin dhe vepronin me hyjnitë në raport me shtetet në të cilat
vepronte gjykata dhe ligjet juridike në kohën kur kanuni vepronte me nenet e tij dhe një ligj të
rreptë zbatimi. Bulo (2006: 5) thekson se rëndësia dhe përmasa e vërtetë e rolit emancipues dhe
reformator të veprës së Kadaresë në kulturën shqiptare, bëhet më e qartë po të kemi parasysh
faktin se zhvillimin letrar në Shqipërinë e kohës e mundonin kufizimet e imponuara prej
kontekstit politik – ideologjik, prej një modeli kulturor komod për orientimin zyrtar të jetës
artistike dhe shpirtërore të asaj shoqërie e pa dyshim edhe forca e inercisë së traditave artistike
anakronike.Gjakmarrja është një industri, shkolla dhe dituria ka vënë në funksion të kësaj
industrie mjeshtëritë më të reja mjekun dhe gjeometrin. Jo nderi fisnik dhe virtyti i lartë, por
taksa e gjakut dhe kalendari i llahtarshëm i ulje ngritjeve të lavdisë së ‘‘kullës së princit’’, përbën
thelbin e kanunit.Binak Alia ishte një nga figurat më të shquara të verilindjes në fund të shek.
XIX. Siç thotë autori, personazhi i tij ka qenë i vërtetë. Ai luante rolin e gjykatësit popullor në
shoqërinë shqiptare dhe gjykimet e tij konsideroheshin të drejta sipas traditës së kanunit. Roli i
19
mjekut në kanun nuk shërbente për mjekimin e plagëve, por si gjysmëndihmës për numërimin e
tyre. Meqë plagët malësorët i mjekonin me ilaçe popullore si raki, fletë duhani, nxjerrja e
plumbit me plumb etj. Ndonëse ishte koha kur për arsye socio – politike, mjekët nuk kishin
mundësi të ushtronin profesionin e tyre dhe e vetmja ndihmë e mjekut për banorët e Rrafshit,
ishte thjesht një punë që nuk ia mundësonte mjekut kryerjen e detyrës së tij në nivelin e duhur
por si ndihmësgjyqtar. Si dhe pavarësisht diturisë së gjeometrit e studimeve të tij për matjen e
tokave, në Rrafsh malësorët e zgjidhnin punën e kufijve sipas kodit kanunor, siç do të shpjegohet
më konkretisht në fragmentet e mëposhtme:
Kodiepërcaktonqartë, - vazhdoi Besiani. – Kur ndodh vrasja mu në atë kohë të grindjes
për kufirin, aty ku ngulen muranat, aty mbetet dhe kufiri. Diana vështronte heshturazi përjashta.
Një qen eracak, anës udhës e ndoqi një copëherë karrocën. – Muranën që bëhet kufi, s’e luan
askush në jetë të jetëve, - vazhdoi Besiani, se, siç thuhet, u mor me gjak e me kokë të lënë.
(Kadare 2003: 93).
Sipas Dados (2009: 30) arti letrar, si dhe gjithë artet e tjera, i ofrojnë lexuesit
njohuri si dhe interpretim të strukturave domethënëse, çka i shtyn ta gjykojnë kritikun në
marrëdhënie të ndërsjellë midis veprës dhe dukurisë historike, të cilën e konsiderojnë një faktor
të zhvillimit artistik. Edhe këtu spektatori i jashtëm i tragjedisë që zhvillohet brenda romanit, që
ishte Besian Vorpsi, ia shpjegon bashkëshortes së tij Dianës me admirim të madh se për çfarë
shërbenin muranat. Pra, ato shërbenin si kufi midis pronave aty ku ndodhte vrasja për ndarjet e
kufijve. Dhe sipas kanunit, nuk guxonte ta lëvizte kurrë askush, sepse ajo vendosej mbi njollat e
gjakut. Ishte e fituar me nder, me kokën e atij që derdhte gjakun për t’u përcaktuar ndarja e
kufirit. Plaku u përkul, kapi me të dy duart gurin dhe e vuri mbi sup. Dikush tjetër
i vuri mbi të njëjtin sup edhe plisin e dheut. Fytyra e plakut, e thatë, me ca si njolla të hirta nëpër
të, ishte e palëvizur. Atëherë midis heshtjes një zë i tingullt, me një këmbim bronzi që s’u kuptua
nga ç’anë erdhi, thirri: - Prij, pra, e, në mos punofsh me të drejtë, kjo peshë t’u rëndoftë në atë
jetë. (Kadare 2003: 99).
Në fragmentin në vijim përshkruhet ftohtësia e banorëve të Rrafshit të veriut, të
akullt si uji i bjeshkëve, hijerëndë si hija e bjeshkëve në muzg, të ashpër si vargjet e këngëve të
veriut, ku betimet e tyre me peshë shkëmbi, ishin të llahtarshme por njëkohësisht tingëllonin aq
të besueshmedhe të bindura ndaj kanunit.Ishte fjala ajo që peshonte më rëndë se guri. Ishte
betimi i malësorit vigan. Dhe ishte vdekja ajo që iu kërcënohej me çdo çmim, por luteshin që të
20
kishin fatin t’i dorëzoheshin me burrëri. Pikërisht ashtu siç e kërkonte kanuni:
- Kush flet kështu? – pëshpëriti Diana. – Plaku, - u përgjigj Besiani po me
pëshpërimë. – Me gur e baltë në sup të krahut betohet, siç thuhet në kanun. Zëri i plakut, i thellë,
si i marrë hua nga shpellinat, mezi dëgjohej. – Për këtë gur e dhe, me të cilët ngarkova veten,
për çka kam dëgjuar prej të parëve, këtu e këtu janë kufijtë e hershëm të kullotës e këtu po i ngul
edhe unë. Po rrejta, i mbajtsha në atë jetë gur e baltë mbi shpirt. Plaku, dhe pas tij grumbulli i
njerëzve, i ranë dalngadalë mes për mes pllajës. U dëgjuan për herë të fundit fjalët e plakut:
‘‘Porrejta, ky gur e kjo baltë m’u rëndofshin në këtë e në atë jetë’’ dhe i lëshoi ato përtokë. (po
aty, f. 100).
2.2. Personazhi i Gjorgut midis tragjedisë dhe dashurisë
Gjatë kthimit nga kulla e Oroshit, pas pagesës së taksës së gjakut pasi kishte marrë
gjakun e Zefit të Kryeqyqëve, malësori njëzetegjashtëvjeçar Gjorgu, kryqëzon rrugën me një
karrocë ku gjendej personazhi Besian Vorpsi me bashkëshorten e tij. Vorpsi me bashkëshorten e
tij Dianën, po shijonin muajin e mjaltit duke vizituar Rrafshin për të arritur në destinacion.
Destinacioni i tij ishte pikërisht kulla e Oroshit ku e kishte ftuar vetë princi i kullës. Ai gjatë këtij
udhëtimi, shfrytëzoi edhe rastin të mrekullohej duke parë e përshkruar së shoqes nenet e traditat
e kanunit me një admirim hyjnizues për kanunin.Ndërkohë ajo që nga çasti kur u takua me
malësorin fatkeq, nuk ishte më e njëjta. Ajo po tretej në sytë e të shoqit ndërkohë që po lulëzonte
diçka e re në zemrën e saj dhe nuk kishte forcë ta pengonte. Zemra e saj i dorëzohet kësaj ndjenje
duke u lutur që mrekullia t’ua bashkojë sërish rrugët me Gjorgun. Megjithatë Kulla e Oroshit nuk
do të lëshonte asnjë vizitor pa paguar taksë. Në këtë udhëtim, Besiani humb dashurinë e së
shoqes, Diana humb mundësinë ta përjetojë dashurinë e vërtetë, ndërsa Gjorgu si viktimë e
rregullave të rreshtuara në gji të një sistemi të rreptë shoqëror me themel tragjedinë dhe pa
kujtime për të kaluarën e pa ditë të premtuara për të ardhmen, heq dorë nga gjysmëjeta për ta
fituar dashurinë e Dianës në përjetësi. Karroca lëvizi. Sytë e të panjohurit, që u dukën
tepër të errët, ndoshta për shkak të zbehtësisë së fytyrës, vazhduan të nguleshin mbi katrorin e
dritares, ku ishte fytyra e Dianës. Asaj gjithashtu, ndonëse e ndjeu se nuk duhej të vështronte më,
iu duk se nuk kishte fuqi të hiqte sytë nga ai shtegtar që kishte mbirë ashtu papritur ndanë
rrugës. Ndërsa karroca largohej, dy – tri herë ajo fshiu avullin që sajohej mbi qelq nga
21
frymëmarrja e saj, por avulli rikrijohej prapë aty për aty, sikur të shpejtonte të ngrinte një perde
midis tyre.(Kadare 2003: 103). Besiani u përgjigjej pyetjeve
kureshtare të Dianës ndonëse pikëpamjet e tyre lidhur me fuqinë e kanunit binin ndesh njëra
metjetrën. Asaj i dukej absurde se si fate të përplasura në krahët e tragjedisë, mund t’i dukeshin
të shoqit akte aq të madhërishme. Megjithatë forca që e kishte tërhequr dikur drejt Besianit, ishte
pikërisht dhuntia e bukur shprehëse e tij. Ndonëse tashmë e kishte kuptuar se për lindjen e një
ndjenje aq të thellë që është tërheqëse deri në mëkat dhe përvuajtëse deri në tragjedi, mjaftonte
një çast, një shikim, përtej një xhami që bashkonte zemrat por largonte trupat. Një çast për të
cilin do të luteshin dy zemra që do të rrihnin me të njëjtën shpejtësi për të njëjtën arsye. Një çast
për të cilin në heshtje do të përgjëroheshin që të përsëritej, edhe pse me forcën e një shprese që
vinte e dobësohej si drita në fund të një tuneli. Psherëtima që i gjallëronin ndjenjat në një vrull
dëshirash dhe mynxyra e fatit që shpiente drejt humnerës. Dhimbje që do ta vajtonin të kaluarën
e dy herë më shumë të ardhmen e cila thurte ëndrra krahëthyera për qytetasen e bukur Dianën
dhe nguleshin si shtiza çdo ditë të muajit prill që thyente zemrën e Gjorgut derisa të pushonte së
rrahuri kot së koti pa asnjë motiv. Motivi i tij i vetëm ishte i pakapshëm si vetë era, si aromë
pranvere, por pranverat e tij po mbaronin, fundi tragjik po ia errte ditët.
Ai malësori atje… te rruga,
ka qenë këtu? – Po, pikërisht. Na tregoi bujtinari për të, apo jo? – Po, ka tri ditë që kaloi këndej
për të dhënë taksën e gjakut, kështu na tha. –E pra, është pikërisht ashtu. Dianës i shpëtoi një
psherëtimë. – Domethënë ka qenë atje… - Të gjithë gjakësit e Rrafshit, pa përjashtim, kalojnë
nëpër atë paradhomë, - tha ai. (po aty, f. 116). Gjorgu tani për Dianën ishte
shndërruar në një figurë mitike që ishte e pakapshme dhe krejtësisht e largët për të. Ajo tani do të
jepte gjithçka nga vetja vetëm që ta takonte edhe një herë. Ishte në gjendje të rrezikonte edhe pse
rreziku për të dhe duke e hyjnizuar atë që i dukej se përfaqësonte madhështinë e malësorëve të
Rrafshit duke rrëmbyer zemrën e saj me një shikim, nuk mund të krahasohej me asgjë. Zemra e
saj guxonte..guxonte të shpresonte se ai do ta sfidojë tragjedinë por ai bie pre e dashurisë, e një
dashurie të paarritshme dhe të papërjetuar. Si rob i ligjeve kanunore e rob i përvuajtur i
dashurisë, Gjorgu nuk mund ta parandalojë fundin e tij tragjik. Dhe
papritur, me një dendësi të papërballueshme, Diana kujtoi atë, njeriun që kishte kaluar nëpër atë
ferr. Gjorg, ethirri ajo me vete, duke lëvizur buzët e ngrira. Ai vente e vinte nëpër ato udhë të
paarritshme, me kumtet e vdekjes nëpër duar, mëngë, flatra. Duhej të ishte gjysmëperëndi për të
22
përballuar atë terr e atë kaos të fillimit të botës. Dhe ashtu i jashtëzakonshëm, i paarritshëm, ai
merrte përmasa të mëdha, fryhej e valonte nëpër natë, si në kujë. Tani nuk i besohej se e kishte
parë dhe ishte këqyrur prej tij. Vetja iu duk e çngjyrosur, e zhveshur nga çdo mister në krahasim
me të. Hamlet i bjeshkëve, përsëriti ajo fjalët e Besianit. Princi im i zi. (po aty, f. 118 – 119).
Sipas Baçit (2016) fati dhe shpirti përqafohen përmes një
vështrimi. Më pas Gjorgu s’është më njeriu me gjakun e humbur. Ai ka ndjerë lëvizjen tjetër
brenda vetes. Ndërkaq, Diana thyen kufijtë që deri në mbërritjen e saj në Rrafsh, dukeshin si të
pamundur për të bashkëjetuar. Ajo del si një personazh nga libri i të shoqit, Besianit, për të
provuar fantazinë dhe merr më pas në librin e saj edhe Gjorgun. Diana lidh botën e padukshme
me të dukshmen – vdekjen me jetën.Fare në fund, personazhi i Gjorgut do të ecte mbi kufijtë e së
ligës, do të shkelte mbi rrugët e bjeshkëve ku nuk do ta ndiente më as peshën e tyre e as të
besonte se hapat e tij do të linin gjurmë pas vetes. Një parandjenjë e fortë e shtyu të ndiqte hapat
ku shkeli këmba e zanës që i rrëmbeu zemrën mu atëherë kur ligji i kanunit e kishte prangosur pa
faj e pa vullnetin e tij. Gjorgu në fund dëshmon heroizmin e tij duke vënë në pah se vdekja me
nder është burrëri për malësorin e Rrafshit. Shiriti i zi i Gjorgut në krah më nuk përfaqëson botën
e përtejme. Ai beson në një botë pa ligësi atje ku ndoshta do ta takojë edhe një herë Dianën e
bukur, ndoshta atje. Ai bie hero në emër të dashurisë.
23
Përfundim
Synimi themelor i kësaj teme të diplomës ishte analizimi i romanit ‘‘Prilli i thyer’’ të
Kadaresë në të cilin janë letrarizuar nenet më të shquara zakonore të kanunit të Lekë Dukagjinit.
Trajtimi i një dukurie tipike shqiptare siç është gjakmarrja, ka qenë objekt studimi për mjaft
kritikë letrarë vendas dhe të huaj. Kulti i nderit që është themeli bazë i trajtimit të gjakmarrjes në
roman, ishte ndër nenet më të fuqishme të kanunit që vepronte në Rrafshin verior atëbotë.
Prandaj Eposi dhe Kanuni konsiderohen ndër dy nga tri monumentet kulturore më të mëdha të
trashëgimisë së popullit shqiptar. Origjinaliteti qëe karakterizon prozën e Kadaresë, vë në qendër
gjithmonë thelbin e kulturës dhe traditave shqiptare të dikurshme duke i gërshetuar ato me
funksionimin e shoqërisë në kohë moderne si kjo e sotmja. Gjithmonë duke u vënë në dukje
reflektimi i kodeve të ashpra të kanunit në realitetin e sotëm kur veprojnë ligjet juridike.
Përfundimisht duke nxjerrë në pah krahasime midis epokave të ndryshme kohore. Edhe pse siç
thotë Kadareja, edhe pas shfuqizimit të kanunit sifuqi etnozakonore, dukuria e gjakmarrjes vetëm
sa është përhapur dhe dyfishuar. Ajo gjeti shtrirje në tërë fisin dhe fundi i hakmarrjes së
familjeve shqiptare të cilat ishin në hasmëri nuk vinte për shekuj të tërë. Zingjiri i gjakmarrjes
nuk shkëputej e vetëm sa vinte e shtohej numri i viktimave si ndëshkim i rregullave të rreshtuara
e nënshkruara nga sistemi shoqëror me vulën e vdekjes në emër të nderit. Në romanin e marrë në
shqyrtim, ilustrohen detaje të neneve e forcës zakonore të cilat urdhëronin veprime të cilat
shpienin drejt tragjedisë së pashmangshme. Për të përmbushur përgjegjësinë që e urdhëronte
kanuni dhe një përmbledhje rregullash të pamëshirshme, Gjorgu detyrohet të vrasë edhe
përkundër vullnetit të tij, për ta mbrojtur nderin vetjak, të familjes dhe atë të fisit. Në momentin
kur e kryen aktin, ai e kupton se qetësinë nuk do ta gjejë kurrë. Përkundrazi, që nga ai moment ai
përfaqësonte një të vdekur që endej në mes të gjallëve, mirëpo edhe po të mos e bënte, nderi i tij
do të nëpërkëmbej dhe do ta merrte ndëshkimin që ishte i përcaktuar sipas kanunit. Po të mos i
24
bindej kësaj kushtetute të pashkruar Gjorgu, gjaku i të vëllait do të humbte dhe sipas kanunit ai
do të njihej si besëshkelës e do të dënohej sipas neneve të tij. Në anën tjetër, liria e tij do të
mbaronte që në atë çast duke e privuar nga çdo mundësi për ta jetuar të ardhmen. Prandaj ky
personazh e kishte të pashmangshëm fundin tragjik që e priste në fund të rrugës, duke ia mohuar
përfundimisht mundësinë që të jetonte i lirë dhe t’i gëzohej jetës ndonjëherë. Edhe po të arratisej
nga gjakësi, ai nuk do të arrastisej dot nga dashuria për Dianën e bukur qytetase, dashurinë e së
cilës e humb bashkëshorti i saj Besiani dhe për këtë dashuri Gjorgu përqafon vdekjen. Fuqia e
kanunit kishte karakter mitizues ku secili ishte i ndëshkuar të linte diçka peng. Këtë forcë e
vërteton edhe Besiani kur lë peng Dianën në drejtimin e tij për në kullën e Oroshit. Zemra e saj
bie peng i dashurisë për malësorin e Rrafshit. Hyjnizimi i tij për Kanunin shndërrohet në
humbjen e zanës së tij, duke zhveshur çdo mundësi që të shpëtohet nga rënia e një copëze shpirti
në ato rrafshnalta. Ndikimi i kanunit ishte i fuqishëm po aq sa ndërgjegjia e Gjorgut pa forcë ta
kundërshtonte këtë ligj vdekjeprurës. Ndonëse si qëllim i konceptit themelor të këtij romani del
dorëzimi i një qenieje njerëzore vetëm përballë dashurisë, përkundër çdo sfide tjetër që mund të
vë përballë ndonjë forcë ligjore. Pavarësisht imponimit të një vargu rregullash për t’u zbatuar e
izolimit të një qenieje brenda forcës sunduese të adresuar në emër të nderit, liria e individit për të
shijuar mirësitë e jetës nuk ka të bëjë me frymën kolektive. Ajo është përtej çdo ligësie, përtej
vdekjes.
25
Bibliografia
1. Asllani, Persida (2008). Kanuninëprozënshqipe: mitiipërbashkëtishenjtërimit – ‘‘Studime
Filologjike’’, nr. 1 – 2, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë. Tiranë.
2. Bulo, Jorgo (2006). Kadarejadheletërsiashqipe – ‘‘Studime filologjike’’. Instituti i Gjuhësisë
dhe Letërsisë. Tiranë.
3. Baçi, Agim (2016). Shënimepërromanin ‘‘Prilliithyer’’tëIsmailKadaresë –
Metamorfozëpërmesdashurisë. Media Albspirit. Tiranë.
4. Dado, Floresha (2009). Sfidateoriketëhistoriografisëletrare. Bota Shqiptare. Tiranë.
5. Elezi, Mehmet (2018). KanunidheromaniiKadaresë ‘‘Prilliithyer’’. Gazeta shqiptare. Tiranë.
6. Kadare, Ismail (2003). Prilliithyer. Onufri. Tiranë.
7. Sinani, Shaban (2009). Kanunitotalte ‘‘Prilliithyer’’ – Studime filologjike, nr. 1 – 2, Instituti i
Gjuhësisë dhe Letërsisë. Tiranë.
8.Vata, Rovena (2015). Urëfjalëshmidisletërsisëdheantropologjisë. Enti Botues ‘‘Gjergj Fishta’’.
Tiranë.
26