1 Nr. _____ prot. Elbasan më 09.03.2011 Lënda: Propozim për ngritjen e Qendrës për Kërkimin dhe Zhvillimin në Edukim (QKZHE) në FSHE, UE. Drejtuar: Rektorit të UE-së, Prof. Dr. Liman VAROSHI Senatit të UE-së Vendosja e veprimtarisë kërkimore e shkencore në një platformë të organizuar dhe të koordinuar institucionalisht, përbën iniciativën më të rëndësishme të FSHE-së, që shkon përkrahë strategjive reformuese të UE-së, për të takuar standardet europiane lidhur me rolin dhe funksionet e reja të universiteteteve shqiptare, si qendra të zhvillimit dhe të integrimit të dijes dhe kërkimit të aplikuar. Në kuadër të kësaj iniciative, FSHE paraqet projekt-propozimin për ngritjen e Qendrës për Kërkimin dhe Zhvillimin në Edukim (QKZHE), që vjen njëherazi si përgjegjësi e stafit akademik dhe bashkëpunëtorëve të saj, për t`iu përgjigjur me ekspertizë nevojave urgjente për ndryshim dhe inovacion në sistemin tonë edukativ, në mënyrë që të përballohet me sukses presioni legjitim dhe kërkesat në rritje të shoqërisë moderne. Roli i QKZHE-së në këtë drejtim është që të mbështesë kërkimin rigoroz për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve sinjifikative të edukimit jo vetëm në rajonin e Elbasanit, por edhe më gjërë, me prioritet sigurimin e arritjeve shkollore për të gjithë nxënësit, në veçanti për ata, të cilët kanë mbetur mbrapa në aspekte të ndryshme të edukimit për shkak të shërbimit arsimor të papërshtatshëm dhe gjëndjeve të shoqëruara me varfërinë, kulturën, racën/etninë, nivelin e pamjaftueshëm të zotërimit të gjuhës shqipe, aftësinë e kufizuar dhe rrethanat familjare. Më poshtë, FSHE prezanton projektin e QKZHE-së, duke përfshirë misionin, qëllimet, strategjitë, mënyrën e organizimit, drejtimit, funksionimit dhe financimit të veprimtarisë së saj. Në projektin e paraqitur nuk ka emra konkret për stafin e drejtuesve dhe kërkuesve të QKZHE. Propozimi është shtruar në parim dhe kërkon që të vlerësohet për aspektet themelore të organizimit dhe funksionimit të tij. DEKANI Prof.Dr. Vilson KURI REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI "A. XHUVANI" FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT ELBASAN
38
Embed
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI A. …uniel.edu.al/materiale/F.Sh.E.pdfmësimdhënese në klasë dhe praktikat drejtuese në shkollë, si dhe mënyrat për të përshpejtuar
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
1
Nr. _____ prot. Elbasan më 09.03.2011
Lënda: Propozim për ngritjen e Qendrës për Kërkimin dhe Zhvillimin
në Edukim (QKZHE) në FSHE, UE. Drejtuar: Rektorit të UE-së, Prof. Dr. Liman VAROSHI
Senatit të UE-së
Vendosja e veprimtarisë kërkimore e shkencore në një platformë
të organizuar dhe të koordinuar institucionalisht, përbën iniciativën më të rëndësishme të FSHE-së, që shkon përkrahë strategjive reformuese të UE-së, për të takuar standardet europiane lidhur me rolin dhe
funksionet e reja të universiteteteve shqiptare, si qendra të zhvillimit dhe të integrimit të dijes dhe kërkimit të aplikuar.
Në kuadër të kësaj iniciative, FSHE paraqet projekt-propozimin për ngritjen e Qendrës për Kërkimin dhe Zhvillimin në Edukim (QKZHE), që vjen njëherazi si përgjegjësi e stafit akademik dhe bashkëpunëtorëve
të saj, për t`iu përgjigjur me ekspertizë nevojave urgjente për ndryshim dhe inovacion në sistemin tonë edukativ, në mënyrë që të përballohet me sukses presioni legjitim dhe kërkesat në rritje të
shoqërisë moderne. Roli i QKZHE-së në këtë drejtim është që të mbështesë kërkimin
rigoroz për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve sinjifikative të edukimit jo vetëm në rajonin e Elbasanit, por edhe më gjërë, me prioritet sigurimin e arritjeve shkollore për të gjithë nxënësit, në
veçanti për ata, të cilët kanë mbetur mbrapa në aspekte të ndryshme të edukimit për shkak të shërbimit arsimor të papërshtatshëm dhe gjëndjeve të shoqëruara me varfërinë, kulturën, racën/etninë, nivelin e
pamjaftueshëm të zotërimit të gjuhës shqipe, aftësinë e kufizuar dhe rrethanat familjare.
Më poshtë, FSHE prezanton projektin e QKZHE-së, duke përfshirë misionin, qëllimet, strategjitë, mënyrën e organizimit, drejtimit, funksionimit dhe financimit të veprimtarisë së saj. Në projektin e
paraqitur nuk ka emra konkret për stafin e drejtuesve dhe kërkuesve të QKZHE. Propozimi është shtruar në parim dhe kërkon që të vlerësohet
për aspektet themelore të organizimit dhe funksionimit të tij.
DEKANI
Prof.Dr. Vilson KURI
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI "A. XHUVANI" FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT
ELBASAN
2
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI “A. XHUVANI” FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT
PROJEKT
QENDRA
PËR KËRKIMIN DHE ZHVILLIMIN NË
EDUKIM
Përgatitën projektin:
Prof. Dr. Vilson Kuri Dr. Valentina Haxhiymeri
Elbasan më 09.03.2011
3
Tabela e përmbajtjes
I. Misioni, qëllimet dhe strategjitë e QKZHE-së
II. Struktura e organizimit dhe drejtimit të QKZHE-së
III. Sektorët e kërkimit të QKZHE-së dhe funksionet e
tyre
1. Sektori për kërkimin në edukim
Seksioni për kërkimin në edukimin e zakonshëm
Seksioni për kërkimin në edukimin special
2. Sektori i vlerësimit, untilizimit dhe inovacionit në
edukim
3. Laboratoret e edukimit
4. Sektori burimor dhe informimit në edukim
5. Produktet e QKZHE-së
IV. Axhenda e kërkimit për vitin 2011
V. Gjetjet / Financimi
VI. Bibliografia/ Website
VII. Rregullore e funksionimit të QKZHE-së
4
I. MISIONI, QËLLIMET DHE STRATEGJITË E QKZHE-së
Ideja për krijimin e Qendrës për Kërkimin dhe Zhvillimin në
Edukim (QKZHE) është inspiruar nga nevoja urgjente për të siguruar cilësinë në edukim, si premisën e domosdoshme për të çliruar shoqërinë nga varfëria, si mekanizmin më të mirë për të pajisuar individët me
aftësitë, vlerat dhe besimin e nevojshëm për të sfiduar stereotipet, për të suportuar ritmin e ndryshimeve dhe për të ndërtuar një botë më të
begatë, më të drejtë dhe më të qëndrueshme. Në këtë kontekst, QKZHE aspiron të bëhet një promotor për
kërkimin dhe zhvillimin në edukim, një bërthamë shkencore ku gjenerohen dijet dhe kultivohet mendimi i ri, dhe një faktor me ndikim konkret në avancimin në tërësi të qëndrimit dhe rolit të edukimit në
shoqërinë e shekullit të 21-të. Misioni i QKZHE-së është që të mbështesë kërkimin rigoroz për
të ofruar zgjidhje për problemet më kritike të edukimit të sotëm, jo vetëm në rajonin e Elbasanit, por edhe më gjërë, me prioritet sigurimin e cilësisë në arsim dhe arritjeve shkollore për të gjithë nxënësit, në
veçanti për ata, të cilët kanë mbetur mbrapa në aspekte të ndryshme të edukimit për shkak të shërbimit arsimor të papërshtatshëm dhe
gjëndjeve të shoqëruara me varfërinë, kulturën, racën/etninë, nivelin e pamjaftueshëm të zotërimit të gjuhës shqipe, aftësinë e kufizuar dhe rrethanat familjare.
QKZHE parashikon të arrijë këtë mision duke zhvilluar standarde të larta të kërkimit në edukim, që përfshijnë procedura të parashikuara me korrektësi për vlerësimin e projekt-studimeve
kërkimore, për përzgjedhjen e metodave të përshtatshme, për matjen dhe verifikimin e të dhënave dhe sigurimin e tërësisë së komponentëve të një
kërkimi me nivel të lartë të vlefshmërisë dhe besueshmërisë. Për këtë qëllim, QKZHE do të angazhojë në programet e saj të
kërkimit dhe vlerësimit, një ekip të përbërë nga shkencëtarë dhe
prakticientë të kualifikuar, ekspertë për çështje të ndryshme të edukimit dhe kërkimit në edukim, të cilët do të punojnë së bashku për të
instaluar përvojën e kërkimit rigoroz, të lidhur ngushtësisht me praktikën shkollore, vendin ku ndeshen problemet, ku mund të lindin idetë, zhvillohen, testohen, përpunohen dhe aplikohen gjetjet më të
fundit studimore. Nëpërmjet kërkimit të standardizuar, QKZHE-së synon që të
zgjerojë më tej dijet dhe kuptimin për edukimin bashkëkohor, duke
5
ofruar për mësuesit dhe drejtuesit e shkollës, politikbërësit dhe vendimmarrësit, prindërit dhe nxënësit, studiuesit dhe të interesuarit e
tjerë, informacion të paanshëm, të përshtatshëm dhe të dobishëm. QKZHE synon të hulumtojë pikat e takimit dhe ndasitë kritike
të shkencës së edukimit me shkencat humane, sociale dhe të natyrës, me qëllim që të shpjegojë kuptimin teorik, metodologjik dhe fenomenologjik të edukimit në një marrëdhënie më të gjërë me
shoqërinë, dhe në veçanti, të gjurmojë lidhjet midis edukimit dhe faktorëve të tillë socialë si: familja, shëndeti dhe mirëqënia.
QKZHE parashikon të shtrijë kërkimin në një rang të gjërë të
çështjeve edukative, të lidhura me programet shkollore, praktikat e mësimdhënies, politikat arsimore, reformat, kualitetin e mësuesve,
lidershipin në arsim, konjicionin dhe të nxënit e nxënësve, përfshi edhe nxënësit me vështirësi në të nxënë në lexim, shkrim, matematikë dhe shkenca, duke filluar nga parashkollorët deri tek adoleshentët.
Investigimi do të synojë identifikimin e problemeve dhe vështirësive, impaktin e tyre tek arritjet e nxënësve, zhvillimin e ndërhyrjeve edukative
të reja, zhvillimin profesional të mësuesve, vlerësimin e efikasitetit të programeve dhe praktikave të zhvilluara.
Gjithashtu, QKZHE synon të përkrahë shkollat e zakonshme që
të rrisin kompetencat e tyre duke përdorur njohjen e bazuar në kërkim, për të transformuar veten në komunitete të nxëni që dinë të administrojnë dhe zhvillojnë me sukses vlerat, besimet dhe aftësitë
profesionale të anëtarëve të tyre, në një mënyrë që garantojnë jo vetëm nivele të larta të arritjes për të gjithë nxënësit, por edhe sinergjinë e
nevojshme për të shtuar numrin e shkollave të tjera si komunitete të suksesshme të të nxënit.
QKZHE do të zhvillojë kërkime për evidentuar masën e përfshirjes
së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në praktikat mësimdhënese në klasë dhe praktikat drejtuese në shkollë, si dhe mënyrat për të përshpejtuar këtë proces. Ajo do të sigurojë burime të
shumta, mjete, materiale, broshura, guida, etj. që mund të ndihmojnë mësuesit në krijimin dhe implementimin e teknologjive efektive në
edukim. Përmes kërkimit të kontrolluar dhe inovacionit në fushën e
edukimit, QKZHE parashikon të kontribuojë për të siguruar
vazhdimësinë e reformave në arsim dhe përvijimin në ardhmen e reformave arsimore më të qëndrueshme, në shkallë vendi.
QKZHE do të zhvillojë programe kërkimi që u përgjigjen interesave dhe nevojave imediate të profesionistëve të edukimit duke inkurajuar kërkuesit që të forcojnë lidhjet e partneritetit me kopshtet dhe
shkollat, duke rritur në këtë mënyrë përshtatshmërinë praktike të gjetjeve kërkimore me punën dhe përpjekjet e përditëshme të profesionistëve të edukimit.
QKZHE synon të propogandojë dhe të shpërndajë rezultatet studimore për edukimin, të nxisë zhvillimin profesional, si dhe të
6
informojë publikun e gjërë duke përdorur strategji dhe teknika të ndryshme si: publikime, promovime studimore, diskutime në grupe
specialistësh për çështje kritike të edukimit, seminare, simpoziume, konferenca, etj. Një vend të rëndësishëm në këtë drejtim, do të zenë
botimet, si: revista shkencore e qendrës, tekstet, broshurat, guidat, etj. si dhe produktet teknologjike dhe informuese, të shfrytëzueshme për komunitetin shkencor, për mësuesit, prindërit dhe të interesuar të
tjerë. Gjithashtu, QKZHE do të kujdeset që të mbështesë dhe të
trajnojë kërkuesit e rinj në fushën e edukimit. Për këtë qëllim do të
ndërthuren në programet e kërkimit të QKZHE-së, punimet e diplomimit të studentëve më të spikatur të FSHE-së që ndjekin
Programin e Studimit Mësues për Arsimin Parashkollor, Mësues për Arsimin Fillor, “Master Profesional” në Mësuesi, Administrim dhe drejtim arsimi, Psikolog në institucione, Punë sociale me fëmijët dhe familjen, si
dhe të gjithë studentët e Programit të Doktoraturës me drejtim mësimdhënien.
QKZHE synon të zhvillojë një politikë të gjërë të bashkëpunimit në kërkim, me mësues dhe profesionistë të edukimit, me institucione të inspektimit dhe drejtimit në arsim, me axhensi të interesuara për
studime në edukim, si dhe të intershipit, me qendra kërkimi ndërfakultetore të UE-së, ndëruniversitare brenda dhe jashtë vendit, kombëtare dhe ndërkombëtare.
II. STRUKTURA E ORGANIZIMIT DHE DREJTIMIT TË QKZHE
Qendra për Kërkimin dhe Zhvillimin në Edukim (QKZHE) është parashikuar të krijohet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, në Universitetin “A.Xhuvani”, në Elbasan. Ajo do të lokalizohet në mjediset e
FSHE-së/korpusit të ri të UE-së, dhe do të funksionojë si strukturë më vete, jo-fitimprurëse.
Stuktura përgjegjëse për veprimtarinë e Qendrës për Kërkimin dhe Zhvillimin në Edukim do të jetë Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti”A.Xhuvani”, Elbasan. Mbështetja kryesore për aktivitetet
kërkimore të qendrës do të jenë Departamenti i Metodologjisë së mësimdhënies, Departamenti i Psikologjisë, sociologjisë dhe edukimit,
Departaenti i filozofisë dhe edukimit qytetar. Strukturat e tjera bashkëpunuese me QKZHE-në, brenda UE-së do të jenë Fakulteti i Shkencave Humane dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Bashkëpunimet me universitetet e tjera brenda dhe jashtë vendit, dhe subjekte të tjera të intresuara për edukimin, do të jenë prioritet i punës së QKZHE-së sapo ojo të fillojë të funksionojë.
7
Skema e mëposhtme pasqyron mënyrën e organizimit të
QKZHE–së:
Fig.1. Skema e organizimit të Qendrës për Kërkimin dhe Zhvillimin në Edukim, në FSHE, Universiteti i Elbasanit.
QKZHE do të përfaqësohet dhe drejtohet nga një kërkues i
kualifikuar dhe me përvojë në shkencën e edukimit, i cili pritet të
caktohet sipas rregullores së QKZHE–së, FSHE–së dhe UE–së. Institucioni që bashkëdrejton QKZHE–në është Bordi për Kërkimin dhe
Zhvillimin në Edukim. Drejtuesi i QKZHE-së do të kryesojë qendrën kërkimore si një të
tërë. Ai do të mbikqyrë politikat e administrimit dhe funksionimit të qendrës, do të mbajë përgjegjësi për menaxhimin e stafit të kërkimit dhe
koordinimin e projekteve kërkimore në sektorë të ndryshëm, do të ushtrojë funksionet administrive lidhur me ekzekutimin e buxhetit për
Drejtuesi i
QKZHE-së
Sektori i
kërkimit në
edukim
Sektori i
vlerësimit dhe
utilizimit
Sektori
burimor dhe
informimit
Bordi për
Kërkimin dhe
Zhvillimin në
Edukim
Sektori i
kërkimit në
edukim
Seksioni i
kërkimit
në
edukim
Seksioni i
kërkimit
në edukim
special
Laboratoret Biblioteka
8
nevojat dhe veprimtaritë në sektorë të ndryshëm të qendrës, për pajisjet, facilitetet dhe sistemin e komunikimit dhe informimit. Gjithashtu,
drejtuesi i QKZHE–së do të kujdeset për mbarëvajtjen e cilësisë së aktiviteteve kërkimore, informuese dhe transferuese të qendrës. Ai do të
ketë për detyrë të sigurojë korrektësinë e performimit të procedurave dhe teknikave të vlerësimit të projekteve dhe produkteve të kërkimit, si dhe arritjen e standardeve të dëshiruara në këtë fushë. Drejtuesi i qendrës do
të raportojë me gojë dhe me shkrim, përpara Bordit për KZHE-së, për aktivitetin e QKZHE-së.
Bordi për Kërkimin dhe Zhvillimin në Edukim do të konsistojë në një grup anëtarësh jo më pak se 5 veta, ku domosdoshmërisht
përfshihen drejtuesi i QKZHE-së, kryesuesit e sektorëve të kërkimit dhe përgjegjësi i laboratorëve të kërkimit. Detyrat e Bordit janë:
këshillohet dhe konsultohet me Drejtuesin për politikat e zhvillimit të QKZHE–së;
konsideron dhe aprovon prioritetet e propozuara nga Drejtuesi për punën kërkimore të QKZHE–së;
kalon në shqyrtim dhe aprovon procedurat për recensim teknik dhe shkencor të aktiviteteve të QKZHE–së;
sugjeron Drejtuesin për aktivitetet që do të mbështeten nga QKZHE, duke përfshirë drejtimet kryesore të kërkimit që kryen çdo sektor i QKZHE–së;
rekomandon mënyra për fuqizimin e kërkimit në edukim dhe gjetjeve kërkimore të QKZHE–së;
Kqyr dhe vlerëson rregullisht punën e QKZHE–së për t`u siguruar që kërkimi, zhvillimi, vlerësimi dhe analiza e të dhënave janë në përputhje me standardet e kërkuara;
këshillon Drejtuesin që të garantojë se aktivitetet e QKZHE–së do të jenë objektive, laike, neutrale, të paideologjizuara dhe të çliruara nga ndikimet partiake dhe nga paragjykimet raciale, kulturore, gjinore, ose krahinore;
sugjeron mundësi për pjesmarrje në veprimtari të kërkimit dhe vlerësimit në edukim të studentëve, mësuesve, administruesve, etj.;
rekomandon mënyra që krijojnë partnerë strategjik dhe përpjekje bashkëpunuese mes kërkuesve të QKZHE–së dhe
simotrave të saj brenda dhe jashtë vendit;
etj.;
9
III. SEKTORËT E KËRKIMIT DHE FUNKSIONET E TYRE
QKZHE do të ketë tre sektorë në përbërjen e saj: 1) Sektori për
kërkimin në edukim, me dy seksione (a) kërkimi në edukimin e zakonshëm dhe (b) kërkimi në edukimin special; 2) Sektori i vlerësimit dhe untilizimit të kërkimit dhe inovacionit në edukim – me rrjetin e
laboratorëve rajonalë; 3) Sektori burimor. Të tre sektorët e QKZHE-së punojnë në bashkëpunim me njëri-
tjetrin, pavarësisht se ndjekin programe kërkimi ose vlerësimi me
tematikë të veçantë brenda fushës së gjërë të edukimit. Çdo sektor përbëhet nga një grup stabël (4-5 veta) kërkuesish të kualifikuar në
fushat përkatëse. Sektori i kërkimit drejtohet nga një anëtar i grupit, me funksion kryetar, ndërsa seksionet e veçanta, me funksion nën/kryetar.
1. Sektori për kërkimin në edukim
Sektori për kërkimin në edukim drejton aktivitete kërkimi të cilat rezultojnë me gjurmimin dhe gjetjen e zgjidhjeve të zbatueshme për problemet që ndesh aktualisht komuniteti i gjërë i edukimit dhe për
sfidat e tij në të ardhmen për sigurimin e një arsimimi për të gjithë. Kërkuesit e këtij sektori, zhvillojnë dhe punojnë projekte kërkimi që përfshijnë studime afat – shkurtra, afat – mesme dhe afat-gjata
(longitudionale), me tematikë të selektuar sipas seksionit ku ata bëjnë pjesë.
Kërkuesit e seksionit të edukimit të zakonshëm fokusohen në
tematika studimi që lidhen me investigimin e politikave, programeve dhe
praktikave edukative ekzistuese, nga arsimi parashkollor e deri tek arsimi i mesëm dhe i lartë, dhe impakti që ato kanë në arritjet e
nxënësve/studentëve. Gjithashtu, kërkuesit e këtij seksioni zhvillojnë ndërhyrje të reja dhe efikase për përmirësimin e kurrikulave shkollore, për mbështetjen dhe zhvillimin profesional të mësuesve, për avancimin e
metodave të mësimdhënies dhe të të nxënit në fusha specifike si: lexim, shkrim, matematikë, shkenca të natyrës dhe shoqërore. Kontributi kërkimor i këtij seksioni shkon për sigurimin e cilësisë në edukim në atë
shkallë që zvogëlon hendekut e krijuar mes nxënësve/studentëve me arritje të larta dhe atyre me arritje të ulëta, duke krijuar mundësi më të
mëdha që shumica e nxënësve/studentëve të vijojnë shkollimin në nivele më të larta.
Kërkuesit e seksionit të edukimit special angazhohen në tematika studimi që kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve për probleme
kritike të politikave, programeve dhe praktikave të edukimit special dhe
10
gjithpërfshirës, me interes të veçantë në zgjerimin e njohjes dhe kuptimit për foshnjet, parashkollorët, fëmijët dhe adoleshentët me aftësi të
kufizuara, dhe intervenimin e hershëm edukativ me efektshmëri të lartë, për të siguruar parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme në zhvillimin e
tyre.
2. Sektori i vlerësimit, untilizimit dhe inovacionit në edukim
Sektori i vlerësimit, utilizimit dhe inovacionit në edukim përbëhet
nga një grup kërkuesish me njohje dhe kompetenca të larta në fushën e
vlerësimit të kërkimit dhe edukimit. Në fokus kryesor do të jenë çështjet metodologjike të kërkimit, të matjes dhe vlerësimit, si dhe përgatitja e guidave për aplikimin me efikasitet të projekteve kërkimore, dhe
përdorimin me cilësi të lartë të mjeteve dhe metodave të vlerësimit, në kontekste të ndryshme edukimi.
Kërkuesit e këtij sektori do të kryejnë vlerësime proceduriale për kualitetin dhe dobishmërinë e projekteve kërkimore që do të marrë përsipër të aplikojë QKZHE. Gjithashtu, ata do të zhvillojnë studime për
vlerësimin e mjeteve dhe teknikave të vlerësimit të kërkimit, dhe të programeve dhe praktikave edukative, duke siguruar ndihmën
teknike të bazuar në kërkim për studiuesit, mësuesit dhe politikbërësit, si dhe do të mbështesin përgjithësimin dhe përhapjen kudo të rezultateve të kërkimit dhe vlerësimit.
Në këtë sektor pritet të punohet fuqishëm për të nxitur avancimin metodologjik në fushën e kërkimit në edukim dhe të vlerësimit në edukim, bazuar në standarde, përmes investigimit dhe
analizimit të përvojës ekzistuese në këtë drejtim, eksplorimit të zbatueshmërisë së metodave të reja dhe zbulimit të strategjive alternative
të vlerësimit, që rezultojnë efikase dhe me kosto të ulët aplikimi. Rezultatet e investigimeve në fushën e vlerësimit do të publikohen në formë raportesh për t`u përdorur nga kërkuesit, metodistët dhe
specialistët e vlerësimit në kërkim dhe edukim.
2.1. Laboratoret e edukimit
Laboratoret e edukimit administrohen nga QKZHE nëpërmjet
sektorit të vlerësimit, utilizimit dhe inovacionit në edukim. Ato konsistojnë në një rrjetë prej 5 laboratoresh rajonalë, shpërndarë në zonat kryesore të vendit. Këto laboratore, përveç se ofrojnë shërbim
edukativ në komunitetet/rajonet e caktuara, bashkëpunojnë me QKZHE - në për të siguruar aksesin për aplikimin e kërkimeve dhe
valitetin e zbulimeve shkencore në edukim.
11
Laboratoret e edukimit, si pjesë të QKZHE – së, janë organizata rajonale jofitimprurëse, por me një staf të veçantë që i dedikohen me
profesionalizëm edukimit dhe kërkimit në të njejtën kohë. Afërsisht 2/3 e stafit do të jenë mësues/drejtues dhe kërkues njëherazi. Kjo
ndërthurje do t`i bëjë ata që të kuptojnë më mirë sfidat edukative të punës së përditshme, të vërejnë nga afër çfarë shkon në klasën/shkollën ku punojnë ose instruktojnë, dhe çfarë duhet përmirësuar.
Laboratoret e edukimit mbajnë lidhje të ngushtë me kopshtet/shkollat e rajonit ku ato shërbejnë. Ato rishikojnë faktet kërkimore nga perspektiva e profesionistëve të praktikës edukative dhe
evidentojnë çfarë funksionon dhe çfarë duhet përmirësuar në të ardhmen. Laboratoret punojnë për të kthyer zbulimet e kërkimit të
QKZHE-së në strategji dhe mjete praktikisht të përdorshme nga armata e edukatoreve dhe administratorëve të edukimit.
Stafi përbërës i një laboratori komunikon me mësuesit, drejtuesit,
politikbërësit, prindërit, etj., për të tejçuar kërkimin e drejtuar nga QKZHE dhe për të zhvilluar projekte studimore që përfundojnë me
strategji dhe materile burimore të cilat synojnë të përmirësojnë mësimdhënien dhe të nxënit.
Laboratoret luajnë një rol të rëndësishëm në propagandimin dhe
transferimin e gjetjeve kërkimore më të fundit nga QKZHE në zonat përkatëse të vendit, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimin rajonal të arsimit në përputhje me misionin e QKZHE-së dhe qëllimet
kombëtare të edukimit. Ato jo vetëm verifikojnë rezultatet kërkimore, por edhe ndihmojnë partnerët/klientët e tyre rajonalë, për të sjellë më
pranë kërkimin me praktikën në edukim, me anë të instruktimit të drejtpërdrejtë, zhvillimit profesional, asistencës teknike dhe shërbimeve informative në përputhje me nevojat e tyre.
Në këtë kuadër, mësuesit-kërkues të laboratorëve të edukimit, ofrojnë standardet dhe vlerësojnë efektivitetin e programeve për zhvillim profesional rajonal, dizenjojnë dhe zbatojnë projekte për
zhvillimin profesional të mësuesve të interesuar ose të stafit mësimdhënës/ drejtues të një kopshti/shkolle evidentuar nga DAR si me
nevoja urgjente për kualifikim. Gjithashtu, ata lehtësojnë ndryshimin e vazhdueshëm, përmirësimin dhe përparimin e kopshteve/shkollave në rajonin e caktuar, si dhe realizojnë programe të përfshirjes së familjes
dhe prindërve në procesin e edukimit, për të mbështetur punën e kopshtit/shkollës në arritjen e qëllimeve të tyre.
Këto aktivitete bëjnë që të interpretohen dhe aplikohen gjetjet dhe risitë kërkimore të QKZHE-së, në përshtatje me kontekstin edukativ rajonal dhe më gjërë.
12
3. Sektori burimor dhe informimit në edukim
Sektori burimor dhe informimit të QKZHE-së është parashikuar që të funksionojë si një bibliotekë dixhitale online, e cila do të sigurojë
mundësi të gjëra të përdorimit të literaturës në fushën e edukimit, dhe materialeve të tjera në mbështetje të kërkimit dhe informimit në edukim, dhe të përmirësimit të praktikave të të nxënit, mësimdhënies,
vendim-marrjes, etj.. Ky sektor do të disponojë bibliografi të bazuar në interrnet,
lehtësisht të përdorshëm, të kontrolluar për besueshmërinë e tij, si dhe një bazë të dhënash për kërkimin në edukim dhe informacion profesional që kontribuon në përshpejtimin dhe thellimin e proceseve
reformuese të arsimit në vendin tonë. Sektori burimor dhe informimit do të depozitojë, ruaj dhe
shpërndajë informacione dhe produkte të shumëllojshme që rezultojnë
nga aktiviteti kërkimor i QKZHE-së, si dhe do të koleksionojë dhe ofrojë në mënyrë dixhitale dokumenta bibliografikë, artikuj revistash, tekste të
plota, libra, raporte vlerësimi, përmbledhje të kërkimit, broshura, guida, etj.
Shumica e literaturës, informacionit dhe produkteve të tjera të
destinuara për t`u shpërndarë online do të ofrohet, fillimisht në gjuhën shqipe dhe në vazhdimësi në gjuhën angleze.
Përdorues të sektorit burimor dhe informimit do të jenë kërkuesit e edukimit, mësuesit, administratorët, politikberësit, instruktorët dhe studentët e programeve që përgatisin mësues, prindërit, komunitetet e
medias dhe biznesit, punonjësit e bibliotekës dhe publiku i gjërë. Materialet dhe literatura e lidhur me edukimin, do të sigurohet jo
vetëm nga puna e kërkuesve të QKZHE-së, por edhe nga parneriteti me
institucione dhe burime të tjera, kombëtare dhe ndërkombëtare, si: institute studimi, qendra të tjera kërkimi, organizata shkollore, shoqata
profesionale, biblioteka universitare, shtëpi botuese, librari on line, etj.. Gjithashtu, sektori do të pasurohet gradualisht edhe nga kontribute individuale, si: botime nga konferencat (proceedings), referime në
seminare, studime shkencore, punime mikrotezash, disertacioni, dhe materiale të tjera jo-tekst, si: rregjistrime audio dhe vidio të dobishme
për edukimin. Të gjitha materialet burimore dhe informuese, tekste dhe jo-
tekste, të siguruara nga burime të ndryshme, do të kalohen për
rishikim shkencor dhe do të selektohen duke respektuar rigorozisht kriteret dhe standardet bashkëkohore të publikimit.
Sektori burimor dhe informimit në edukim, parashikohet të
përbëhet nga një staf i kualifikuar në fushën kërkimit dhe edukimit, si dhe punonjës biblioteke që dëshmojnë:
13
- njohje të gjërë të literaturës në fushën e edukimit,
- ekspertizë në përdorimin e website, shpërndarjen e informacionit dhe zotërimin e teknologjisë informative,
- mirëkuptim për audiencat e ndryshme të edukimit dhe mënyrat që ata përdorin informacionin dhe teknologjinë në punën dhe studimet e tyre.
vlerësimit sjelljes, manual për përdorimin e testeve/pyetësorve, monografi, punim teze, disetracione, etj..
CD-ROM
Module për prezantim në Power Point
Materiale për projektor
CD / DVD
Publikime On-line
14
2. Aktivitete të QKZHE-së
IV. AXHENDA E KËRKIMIT (2011)
QKZHE parashikon të përqëndrojë programet e kërkimit për
vitin 2011 në pesë fusha kryesore të edukimit, si:
1) Vlerësimi dhe zhvillimi i programeve, kurrikulës dhe politikave
të arsimit,
2) Optimalizimi i mësimdhënies dhe të nxënit në nivele të ndryshme të shkollimit dhe në fusha specifike të përmbajtjes,
3) Integrimi i teknologjisë në mësimdhënie dhe të nxënit, 4) Përfshirja e familjes dhe komunitetit në të nxënit e nxënësve, 5) Lidhja e kërkimit për nxënësit me aftësi të kufizuar dhe giftet/të
talentuarit, me praktikën edukative të gjithëpërfshirjes në shkollën e zakonshme.
4.1. Projekte kërkimi të anonçuara nga sektori i edukimit të
zakonshëm
1. Titulli: Politika arsimore dhe programet e të nxënit të
hershëm
Përmes këtij projekti QKZHE synon të kontribuojë për të përmirësuar aftësitë për gatishmëri shkollore (të tilla si: aftësitë e para-leximit, fondin gjuhësor, njohuritë e herëshme të shkencës dhe
Projekte kërkimi dhe vlerësimi në edukim
Studime rasti
Trajnime /kualifikime
Takime dhe Workshope
Asistencë teknike
Prezantime
Seminare
Konferenca
15
matematikës, aftësitë sociale) tek fëmijët e kopshtit (3-5 vjeç). Këtë synim studimor parashikon ta arrijë:
a. duke eksploruar faktorët e ndryshueshëm (aftësitë e fëmijës, praktikat e mësimdhënies, politikat arsimore) që shoqërohen
me rezultatet më të mira të fëmijës, si dhe faktorët e tjerë që ndërhyjnë dhe ndërmjetësojnë në marrëdhënien midis këtyre
faktorëve dhe rezultateve të fëmijës, me qëllim që të identifikohen target-objektivat e mundshme të intervenimit të hershëm edukativ;
b. duke zhvilluar qasje inovative në programet e fëmijërisë së herëshme, praktikat e mësimdhënies, politikat e arsimit
parashkollor, për të siguruar përmirësimin e gatishmërisë së fëmijëve për shkollë;
c. duke vlerësuar poliktikat e arsimit parashkollor, kurrkulën
dhe programin e fëmijërisë së herëshme dhe praktikat e mësimdhënies, për përmirësimin e gatishmërisë për shkollë bazuar në prova kërkimore efikase ose të replikueshme;
d. duke vlerësuar impaktin e politikave arsimore, kurrikulës, programit të fëmijërisë së herëshme dhe praktikave të
mësimdhënies të implementuara për kërkim; e. duke zhvilluar dhe provuar validetin e mjeteve të vlerësimit
të njohurive dhe aftësive, për përdorim me efikasitet në
mjediset mësimore të fëmijërisë së herëshme.
Në termat afat-gjata, rezultatet e këtij projekti priren që të
sjellin përmirësim të mjeteve dhe strategjive (të tilla si: mjetet e vlerësimit të njohurive dhe aftësive, qasjet edukative, programet e fëmijërisë së herëshme dhe politikat e arsimit parashkollor) të dëshmuara nga kërkimi si të efektshme për sigurimin e aftësive për
gatishmëri shkollore tek fëmijët e kopshtit (3-5 vjeç) në mjediset e kopshtit.
2. Titulli: Teknologjitë e edukimit
Përmes këtij projekti QKZHE synon të mbështesë kërkimin
për mjetet e teknologjisë së edukimit që janë dizenjuar për të
siguruar ose mbështetur mësimdhënien e leximit, shkrimit, matematikës ose shkencave (duke përfshirë para-leximin, para-shkrimin, matematikën e herëshme, dhe shkencat e herëshme) ose që janë dizenjuar për të siguruar zhvillim profesional të mësuesve lidhur me mësimdhënien e leximit, shkrimit, matematikës ose
shkencave. Projekti ka për qëllim që të kontribuojë për të përmirësuar të nxënit e leximit, shkrimit, matematikës ose
shkencave:
16
b. duke zhvilluar qasje inovative të mjeteve teknologjike të mësimdhënies për sigurimin e aftësive studimore të leximit,
shkrimit, matematikës ose shkencave; c. duke vlerësuar mjetet teknologjike të mësimdhënies të
zhvilluara për sigurimin e aftësive studimore të leximit, shkrimit, matematikës, shkencave ose për të siguruar aftësi të përgjithshme, referuar provave efikase ose të
replikueshme; d. duke vlerësuar efektivitetin e mjeteve teknologjike të
edukimit të zhvilluara nga kërkimi për sigurimin e aftësive
studimore të leximit, shkrimit, matematikës, shkencave dhe aftësive të përgjithëshme, dhe të implementuara në kuadër
studimi; e. duke zhvilluar dhe provuar valitetin e mjeteve të vlerësimit
me bazë përdorimin e teknologjive të edukimit, si dhe
mundësinë e përdorimit të tyre në mjediset edukative.
Në termat afat-gjatë, projekti pritet të ndikojë në përmirësimin e mjeteve të teknologjisë së edukimit, të cilat janë dëshmuar nga kërkimi si të efektshme për sigurimin e arritjeve në lexim, shkrim, matematikë dhe
shkenca.
4.2. Projekte kërkimi të anonçuara nga sektori i edukimit
special
3. Titulli: Konjicioni dhe të nxënit e nxënësve me aftësi të
kufizuara
Kërkimi ka për qëllim që të kontribuojë për të siguruar arritjet
zhvillimore për foshnjet dhe parashkollorët me aftësi të kufizuara ose në rezik për paaftësi dhe të nxënit e nxënësve me aftësi të kufizuara ose në
rrezik për paaftësi, duke sjellë avantazhet më të fundit të shkencës së kondicionit:
a. duke eksploruar faktorët e ndryshueshëm (të tillë si: praktikat e mësimdhënies, aftësitë e fëmijëve, etj.) që shoqërohen me arritje më të mira tek fëmijët me aftësi të
kufizuar ose në rrezik për paaftësi si dhe faktorët që ndërhyjnë dhe ndërmjetësojnë marrëdhënien midis tyre dhe
arritjes së fëmijës, me qëllim identifikimin e target-obektivave të mundshme për intervenim edukativ special;
b. duke zhvilluar ndërhyrje inovative tek faktorët e
ndryshueshëm;
17
c. duke vërtetuar efikasitetin e ndërhyrjeve ekzistuese për sigurimin e arritjeve të fëmijës, me prova efikase ose të
replikueshme; d. duke zhvilluar mjete matëse që mund të përdoren për
vlerësimin e arritjeve zhvillimore dhe të të nxënit të foshnjeve dhe parashkollorëve me aftësi të kufizuara ose në rrezik për paaftësi;
Në termat afat-gjatë projekti i kërkimit priret që të
përmirësojë mjetet dhe strategjitë (qasjet edukative, instruktorët e kompjuterave) e ndërtuara mbi bazën e parimeve të të nxënit dhe të procesimit të informacionit, përftuar nga shkenca e konjicionit,
dhe dëshmuar nga kërkimi si të efektshme për sigurimin e arritjeve zhvillimore dhe të nxënit e tyre, tek foshnjet dhe parashkollorët me
AK ose në rrezik për paaftësi.
V. GJETJET DHE FINANCIMI
Duke qënë se QKZHE është e strukturë e FSHE-së, e varur nga UE, dhe një bashkësi kërkimore jo-fitimprurëse, të ardhurat financiare
për të mbështetur tërë veprimtarinë e saj kërkimore në edukim dhe aktivitetet e tjera të përfshira në qëllimet e qendrës, do të sigurohen sipas rregullave të financimit të FSHE-së, nga UE. Në këto rrethana, për
llogaritjen e detajuar të shumës financiare për krijimin e QKZHE-së, do të bashkepunohet me Zyrën e Financës së UE-së. Në vija të
përgjithshme, financimi ka të bëjë me drejtimet e mëposhtëm:
- lokalizimi dhe arradimi i mjedisin ku do të instalohet QKZHE
dhe mirëmbajtjen e tij; - pajisja me mjete dhe materiale të nevojshme për kërkimin dhe
vlerësimin në edukim;
- të ardhura për shpërblimin e ekipit të kërkimit; - të ardhura për blerje të materialeve të përherëshme dhe atyre të
konsumueshme; - të ardhura për të mbuluar udhëtimet dhe proceset lidhur me
zhvillimin e kërkimit në terren;
- të ardhura për mirëmbajtjen e pajisjeve; - shpenzime të tjera specifike, sipas nevojës;
18
BIBLIOGRAFIA/WEB-SITE
Lisa Towne, Lauress L.Wise, Tina M.Winters (2005) Advancing Scientific Research in Education, Center for Education, National Research Council, The National Academies Press, Washington, D.C. USA;
Richard C. Atkinson, Gregg B. Jackson, (1992) Research and Education Reform (Roles for the Office of Educational Research and Improvement) National Research Council, National Academy Press, Washington, D.C. USA;
M.S. Donovan, A.K. Wigdor, C.E. Snow (2003) Strategic Education Research
Partnership, National Research Council, National Academy Press, Washington, D.C. USA;
Institute of Education Science (2011) http://ies.ed.gov/help/ieschart.asp (10.02.2011)
National Center for Education Research (2011) http://ies.ed.gov/ncer/ (10.02.2011)
Center for Educational Research and Innovation (2011) http://www.oecd.org/about/0,3347,en_2649_35845581_1_1_1_1,00.html (12.02.2011)
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”
FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT
M I R A T O I
KRYETARI I KËSHILLIT SHKENCOR
Prof. Dr. Vilson KURI
RREGULLORE E
QENDRËS PËR KËRKIMIN DHE ZHVILLIMIN NË EDUKIM
Miratuar
Vendimi nr__________datë___________ i Këshillit Shkencor të FSHE Vendim nr __________datë____________ i Senatit Akademit të UE-së
Elbasan 2011
20
RREGULLORE E
QENDRËS PËR KËRKIMIN DHE ZHVILLIMIN
NË EDUKIM
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1 Qendra për Kërkimin dhe Zhvillimin në Edukim (më tej QKZHE) është njësi bazë e ngritur pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit të UE
“A.Xhuvani”, sipas Ligjit të arsimit të lartë , Nr.9741, datë 21.5.2007, i ndryshuar me Nr.9832, datë 12.11.2007, Nr.10 307, datë 22.7.2010, neni 8 pika 3.
1. QKZHE është krijuar si njësi kryesore pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit (më tej FSHE) në kuadrin e reformimit të sistemit arsimor,
me propozim të Këshillit të Fakultetit dhe vendim të senatit të UE “A.Xhuvani”.
2. Data e themelimit të QKZHE-së është Vendimi nr_______, datë
____________________ , i Senatit Akademit të Universitetit të Elbasanit (më tej UE)
3.Stema dhe logoja e QKZHE-së janë ato që ka FSHE ku QKZHE-ja është njësi e saj.
Neni 2
QKZHE është qendër kërkimore pranë FSHE-së, që merret me punë kërkimore-shkencore, që përfshin në organizimin e saj sektorë shkencorë dhe grupe kërkimore, të cilët kanë për qëllim zhvillimin e kërkimit
shkencor në fushën e edukimit.
Neni 3
QKZHE kryen kërkimin e thelluar shkencor, që përfshihet në formimin pasuniversitar të studentëve dhe të kërkuesve, si dhe shërbime e transferime të njohurive në fushat e identitetit, të kulturës, të pasurisë
materiale e shpirtërore dhe të historisë së botës shqiptare.
Neni 4
21
Arritjet e veprimtarisë kërkimore-shkencore të QKZHE-së dhe frytet e kësaj veprimtarie vihen në shërbim të shoqërisë, si dhe në shërbim të
zhvillimit të mëtejshëm të institucionit dhe të kualifikimit të vazhdueshëm të punonjësve shkencorë e të studentëve.
KREU II
MISIONI, DETYRAT, FUNKSIONIMI
Neni 5
QKZHE i përmbahet këtij misioni:
1. Kryen kërkime dhe studime me karakter teorik dhe zbatues në fusha të ndryshme të shkencës së edukimit dhe vlerësimit, si dhe kujdeset për
përhapjen dhe zbatimin e tyre;
2. Kujdeset për të hapur fusha të reja kërkimesh e studimesh
shkencore, në përputhje me nevojat e zhvillimit vendor e më gjerë;
3. Mbështet dhe bashkëpunon me programet e studimit të nivelit të dytë e të tretë që ofrohen pranë FSHE-së, në fushat e shkencës së edukimit,
të didaktikës dhe vlerësimit.
4. Bashkëpunon me institucione homologe, me universitete dhe me qendra të tjera shkencore, publike e private, vendore, rajonale e
ndërkombëtare;
5. Përkrahë dhe nxit bashkëpunimin me shoqata, fondacione, organizata
dhe individë, në të mirë të zhvillimit të shkencës së edukimit dhe të vlerësimit;
Neni 6
Detyrat
QKZHE përmbush me përparësi këto detyra:
1. Përpunon mendimin shkencor të përparuar, që t’i paraprijë zhvillimeve shoqërore e kulturore, si dhe të shërbejë si një mbështetje e fuqishme për hartimin dhe përpunimin e projekteve hulumtuese në
fushën e edukimit dhe të mësuarit;
2. Kujdeset për përhapjen e dijeve dhe të vlerave të kërkimit shkencor, nëpërmjet mediatizimit të tyre, si dhe nëpërmjet formave të tjera të
transmetimit të informacionit;
3. Punon për mbledhjen dhe për studimin e materialeve burimore të
shkollave dhe institucioneve arsimore, për klasifikimin dhe për arkivimin e tyre, si dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tyre.
22
4. Transmeton dijet e fituara nga kërkimi shkencor te studentët dhe te kërkuesit e rinj, nëpërmjet formimeve të thelluara.
Neni 7
Funksionimi
1. Në funksionimin e saj, QKZHE udhëhiqet nga parimi i lirisë akademike: ajo garanton dhe mbron lirinë e opinionit dhe të ideve, si kusht themelor për zhvillimin e mendimit kritik e krijues, në kërkimin
shkencor dhe në formimin e thelluar.
2. QKZHE respekton detyrimet ligjore të përcaktuara shprehimisht në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe në Aktet e tjera ligjore e nënligjore.
3. Veprimtaria financiare dhe administrative e QKZHE-së realizohet përmes një administrate qendrore që ndodhet pranë Rektoratit.
4. Statusi i personelit drejtues të QKZHE-Së është i njëjtë me atë të personelit akademik e administrativ përgjegjës në institucionet publike të arsimit të lartë.
5. Marrëdhëniet e punës së punonjësve rregullohen sipas Kodit të Punës dhe dispozitave të Ligjit për Arsimin e Lartë.
Neni 8
Veprimtaria
1. QKZHE e zhvillon veprimtarinë e vet në bazë të programeve kërkimore e të projekteve shkencore vjetore dhe shumëvjeçare.
2. QKZHE bashkëpunon me universitete dhe me institucione të tjera të
arsimit të lartë të vendit, duke synuar integrimin sa më efektiv të punës kërkimore e pedagogjike në shkallë kombëtare. Ky bashkëpunim kryhet
në mënyrë të institucionalizuar, në bazë të marrëveshjeve, për të realizuar pjesëmarrjen e punonjësve shkencorë në procesin mësimor, përfshirjen e tyre në projekte e programe të përbashkëta kërkimore-
shkencore dhe shfrytëzimin e ndërsjellë të arkivave, bibliotekave dhe pajisjeve shkencore.
3. QKZHE vendos dhe zhvillon marrëdhënie bashkëpunimi me
institucione kërkimore dhe universitare rajonale e ndërkombëtare. Ajo ndihmon në bashkërendimin e veprimtarisë së grupeve kërkimore dhe të
punonjësve të saj shkencorë me institucione shkencore dhe organizma ndërkombëtare, për arritjen e një integrimi sa më të frytshëm të kërkimit shkencor shqiptar në shkencën botërore.
4. QKZHE anëtarësohet në organizma të përhershme ose të përkohshme të kërkimit shkencor dhe akademik në rang vendor, rajonal e
ndërkombëtar.
23
Neni 9
Për realizimin e misionit dhe të detyrave të saj, QKZHE:
1. Kërkon financimin dhe harton projekte për ngritje fondesh për
realizimin e programeve të veçanta të kërkimit shkencor, të ndërmarra me nismën e sektorëve kërkimorë ose të punonjësve kërkimorë të QKZHE-së, pas miratimit të tyre në organet drejtuese dhe kolegjiale të
përcaktuara në Statutin e UE dhe në këtë rregullore;
2. Organizon veprimtari shkencore në shkallë kombëtare e ndërkombëtare;
3. Organizon këshillime shkencore, mbledhje e takime të tjera pune, për shqyrtimin dhe trajtimin e çështjeve të caktuara;
4. Boton rezultatet e punës shkencore të saj, të studiuesve të saj, si dhe të autoriteteve shkencore të vendit e të huaj;
5. Përgatit dhe miraton për botim, monografi shkencore, vëllime me
dokumente, kolana studimore dhe vepra të tjera me vlerë shkencore;
6. Organizon konkurse dhe dhënie çmimesh shkencore;
7. Pasuron periodikisht, mirëmban dhe vë në dispozicion të publikut bibliotekën, arkivat dhe fondet shkencore pedagogjike, duke ndjekur një politikë elastike për thithjen e financimeve publike, private e
ndërkombëtare.
KREU III
ORGANET DREJTUESE
Neni 10
1. Organet drejtuese të QKZHE janë: a) Dekani b) Drejtori i qendrës
c) Bordi i qendrës (përgjegjësit e sektorëve kërkimorë) ç) Këshilli i Fakultetit të Shkencave të Edukimit
2. QKZHE ka të drejtë të formojë edhe organe të tjera drejtuese, të cilat e
ndihmojnë në kryerjen e misionit të vetë.
BORDI I QENDRËS
Neni 11
24
Funksionet e sektorit kërkimor
1. Bordi kërkimor është organ kolegjial vendimmarrës që përcakton
politikat e zhvillimit të qendrës, programon, bashkërendon, drejton dhe kontrollon veprimtaritë e kërkimit shkencor e të mësimdhënies dhe
vlerëson efikasitetin e tyre.
2. Bordi kryesohet nga drejtori i QKZHE-së dhe mblidhet periodikisht.
3. Funksionet kryesore të bordit janë:
a) garanton respektimin e parimeve të autonomisë dhe mundësive të barabarta të lirisë akademike e të kërkimit, si dhe të drejtat e punonjësve shkencorë e të studentëve;
b) miraton planin disavjeçar të zhvillimit të qendrës dhe programin vjetor të veprimtarive të saj;
c) vendos me shumicën e votave të anëtarëve të tij projektbuxhetin e qendrës, pasi merr miratimin nga Këshilli i Fakultetit; ç) miraton ndarjen e burimeve financiare;
d) miraton projektstatutin e qendrës me dy të tretat e votave të anëtarëve të saj;
dh) miraton rregulloret e qendrës, që janë kompetencë e tij; e) vlerëson dhe miraton programet e reja të studimit, të kërkimit e zhvillimit dhe hapjen, ndryshimin ose mbylljen e sektorëve kërkimorë-
shkencorë; f) miraton projektet e marrëveshjeve apo kontratave të bashkëpunimit me të tretë, të cilat i patit Drejtori dhe i nënshkruan Dekani në emër dhe
për llogari të QKZHA; gj) vlerëson, garanton dhe mban përgjegjësi për sigurimin e brendshëm
të cilësisë në qendër, në përputhje me standardet shtetërore e ndërkombëtare; h) vlerëson veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe mësimore të
personelit akademik; j) miraton raportin vjetor të veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe pedagogjike-mësimore, si dhe atë financiar, në një mbledhje të hapur për
gjithë personelin akademik e administrativ, si dhe për studentët.
4. Bordi kërkon mendimin e Këshillit të Fakultetit për probleme që janë
kompetencë e këtij të fundit.
Neni 12
Përbërja e bordit
1. Anëtarët e bordit zgjidhen me propozim të dekanit dhe miratim të
këshillave shkencorë të departamenteve të QKZHE-së, në përputhje me ligjin dhe sipas procedurave të përcaktuara në rregulloren e QKZHE.
2. Bordi përbëhet nga jo më pak se 5 anëtarë, konkretisht:
a) Dekani i FSHE-së
25
b) Drejtori i QKZHE, i cili është dhe Kryetari i Bordit; c) 3 drejtuesit e sektorëve kërkimorë të QKZHE;
3. Bordi zgjedh, nga anëtarët e tij, nëndrejtorin.
Neni 13
Mandati i bordit dhe i anëtarëve të tij
1. Bordi, si organ kolegjial, ka mandat 4-vjeçar.
2. Mandati i anëtarit të bordit fillon nga çasti i zgjedhjes dhe zgjat deri në përfundim të mandatit të bordit.
3. Mandati i anëtarit të bordit konsiderohet i përfunduar në mënyrë të
parakohshme në rastet kur anëtari: a) jep dorëheqjen si anëtar i bordit;
b) përfundon marrëdhëniet e punës me universitetin; c) nuk merr pjesë në më shumë se gjysmën e mbledhjeve të zhvilluara gjatë një viti akademik;
ç) dënohet për një vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë; d) bëhet i pamundur nga ana fizike ose mendore të ushtrojë funksionin.
4. Vendi vakant i krijuar nga përfundimi në mënyrë të parakohshme i mandatit të një anëtari të bordit plotësohet me një person tjetër të zgjedhur nga i njëjti grup i anëtarëve të QKZHE-së, sipas rendit në listën
e konkurrimit.
Neni 14
Thirrja e mbledhjes së bordit drejtues
1. Bordi mblidhet në mënyrë periodike, si rregull një herë në dy muaj.
2. Mbledhja e bordit thirret:
a) Nga Dekani i FSHE-së b) nga Drejtori i QKZHE (Kryetari i bordit); c) nga anëtarë të bordit, të cilët përbëjnë të paktën ¼ e numrit të
përgjithshëm të anëtarëve.
3. Mbledhja thirret nëpërmjet njoftimit me shkrim të rendit të ditës, 7 ditë para datës së përcaktuar për zhvillimin e mbledhjes. Së bashku me
njoftimin për rendin e ditës, thirrësit e mbledhjes njoftojnë edhe materialet mbi çështjet që do të shqyrtohen në mbledhje. Njoftimi i rendit
të ditës dhe i materialeve bëhet me protokoll, në përputhje me rregullat e brendshme të përcaktuara për qarkullimin dhe administrimin e dokumentacionit.
Neni 15
Vlefshmëria e mbledhjes dhe e vendimeve të bordit
26
1. Mbledhjet e bordit drejtohen nga drejtori. Nëndrejtori drejton mbledhjet e bordit në rast të mungesës së drejtorit.
2. Mbledhjet e bordit janë të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se 2/3 e anëtarëve të tij. Në rast se në mbledhje janë të pranishëm më
pak se 2/3 e anëtarëve, mbledhja shtyhet për një datë tjetër, jo më vonë se tetë ditë.
3. Anëtarët e bordit e ushtrojnë vetë funksionin e tyre. Ata nuk mund
t’ia delegojnë votën një anëtari tjetër dhe as të votojnë në emër të një anëtari tjetër të bordit.
4. Votimi në bord, si rregull, është i hapur. Në rastet kur vendimi për të
cilin do të votohet u referohet personave të përveçëm, bordi mund të vendosë me shumicë të thjeshtë për të zhvilluar votim të fshehtë.
Procedurat për zhvillimin e votimit të fshehtë përcaktohen nga bordi.
5. Bordi merr vendime me shumicë të thjeshtë.
6. Vendimet e bordit, si rregull, kalojnë për shqyrtim në Këshillin e
Fakultetit dhe miratohen prej tij.
Neni 16
Pjesëmarrës të tjerë në mbledhjen e bordit drejtues
1. Në mbledhjen e bordit, mund të thirren specialistë të fushave të ndryshme, që kanë dijeni mbi çështjet të cilat janë shtruar për diskutim. Specialistët mund të jenë të brendshëm apo të jashtëm.
2. Bordi, me propozimin e drejtorit, cakton sekretarinë teknike, si një strukturë ad hoc, e cila përbëhet nga të paktën një person për mbajtjen e
procesverbalit të mbledhjes.
Neni 17
Zbardhja, nënshkrimi dhe publikimi i vendimeve të bordit
1. Vendimet e marra nga bordi zbardhen brenda ditës së nesërme të
mbledhjes në të cilën vendimi është miratuar dhe i përcillen Këshillit të Fakultetit dhe dekanatit.
2. Vendimet e bordit nënshkruhen nga drejtori i qendrës, pas zbardhjes
së procesverbalit të mbledhjes.
DREJTORIA
Neni 18
Përbërja e Drejtorisë së QKZHE-së
27
Drejtoria e QKZHE-së është organ kolegjial ekzekutiv. Drejtoria përbëhet nga:
a) Drejtori; b) Përgjegjësit e sektorëve;
Neni 19
Funksionet dhe detyrat
Funksionet e Drejtorisë janë si më poshtë: a) harton planin disavjeçar të zhvillimit; b) harton programin vjetor të veprimtarive, si dhe ndjek zbatimin e tij
pas miratimit në bord e Këshillin e Fakultetit; c) formulon kriteret për shpërndarjen e burimeve financiare, materiale
dhe njerëzore; d) harton dhe propozon projektbuxhetin për miratim në këshillin e fakultetit;
e) paraqet rekomandime për projektet shkencore, për programet e studimeve dhe për kërkimin shkencor, si dhe ndryshimet e nevojshme
strukturore për realizimin e tyre; ë) zbaton vendimet e miratuara nga bordi dhe Këshilli i Fakultetit; f) monitoron dhe publikon rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të
QKZHE; g) ndjek veprimtarinë në sektorë të QKZHE-së për përmbushjen e qëllimeve të qendrës si dhe për zbatimin e akteve të organeve drejtuese të
QKZHE-së; gj) raporton dy herë në vit në Këshillin e Fakultetit, ose sa herë e kërkon
dekani; h) harton raportin vjetor të veprimtarisë kërkimore-mësimore dhe financiare dhe ia paraqet atë për miratim bordit dhe Këshillit të
Fakultetit, brenda datës 15 janar të çdo viti; i) mund t’ia delegojë kompetencat personelit apo një organi tjetër të institucionit, në përputhje me rregulloren e vet;
j) propozon strukturën e përgjithshme dhe numrin e personelit të institucionit për të gjitha nivelet;
l) përgatit rregulloren e vet të punës, që miratohet nga bordi; l) përgatit përshkrimet e punës për pozicionet e kërkuesve në QKZHE. ll) merr vendime në përputhje me kompetencat e veta.
Neni 20
Mbledhjet dhe vendimmarrja
1. Drejtoria mblidhet, si rregull, jo më pak se një herë në muaj. Në raste
të nevojshme Drejtoria mund të mblidhet në çdo kohë, me kusht që të
28
lihet kohë e mjaftueshme për shqyrtimin e materialeve që lidhen me çështjet për diskutim.
2. Mbledhja thirret nga Drejtori, kryesisht apo me kërkesën e secilit prej anëtarëve të Drejtorisë. Mbledhja konsiderohet e vlefshme nëse në të
marrin pjesë dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Drejtorisë.
3. Si rregull, Drejtoria merr vendime njëzëri. Kur kjo nuk është e mundur, vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të
Drejtorisë. Në të gjitha rastet kur votimi bëhet i domosdoshëm, vota e anëtarëve të Drejtorisë është e fshehtë. Kur nuk mund të arrihet shumica, vota e Drejtorit është përcaktuese.
4. Procesverbali i mbajtur në mbledhjen e Drejtorisë përbën dokumentin bazë për pasqyrimin e vendimmarrjes.
5. Vendimet e marra nga Drejtoria materializohen në formën e urdhrave të nxjerra nga Drejtori i QKZHE-së.
Neni 21
Kodi i Etikës
1. Kodi i etikës së qendrës është dokumenti i miratuar nga senati i UE “A.Xhuvani” për gjithë institucionin dhe është i detyrueshëm për zbatim edhe nga QKZHE
SEKTORI SHKENCOR I QENDRËS
Neni 22
Funksionet
1. Sektori shkencor i qendrës është organ kërkimor vendimmarrës në kuadër të qendrës.
2. Sektori shkencor i qendrës ka këto funksione: a) programon e përcakton, në bazë të propozimeve të anëtarëve dhe departamenteve, përdorimin e burimeve njerëzore e materiale në
dispozicion të qendrës; b) propozon programe të reja të kërkimit shkencor ose programe të reja
studimi; c) propozon hapje, ndryshim ose mbyllje sektorësh ose njësish të tjera; d) shqyrton dhe miraton raportin vjetor të Drejtorit të qendrës për
veprimtarinë kërkimore-shkencore; dh) i propozon bordit planin strategjik të zhvillimit të Institutit dhe
mbikëqyr realizimin e tij.
29
3. Sektori kërkimor kryesohet nga përgjegjësi i sektorit.
4. Përgjegjësi i sektorit emërohet nga bordi drejtues me propozim të
drejtorit të qendrës.
Neni 23
Kompetencat
1. Sektori shkencor i qendrës ushtron edhe kompetencat e mëposhtme:
a) miraton në parim marrëveshjet që synon të lidhë qendra me të tretë në lidhje me fushën e tij të kërkimit, para se ato të nënshkruhen; ç) propozon, në bashkëpunim me bibliotekën e QKZHE dhe të UE-së,
listën e periodikëve shkencorë të fushës përkatëse të studimit si dhe titujt e librave ku do të pajtohet apo që do të blejë qendra;
b) miraton mënyrën e përdorimit të dhurimeve që janë kryer në favor të sektorit apo të njësive të tjera në përbërje të qendrës; c) shqyrton dhe miraton botimet shkencore të qendrës dhe të
punonjësve të qendrës; d) çdo tre vjet, bën klasifikimin cilësor të punonjësve shkencorë të
qendrës.
2. Në ushtrim të funksioneve dhe të kompetencave të tij sektori kërkimor shprehet me vendim.
Neni 24
Përbërja dhe zgjedhja e anëtarëve
1. Sektori kërkimor i qendrës përbëhet nga 5 anëtarë. Ndarja e anëtarëve në sektorin shkencor të qendrës bëhet si më poshtë:
a) drejtori i qendrës; b) përgjegjësi i sektorit; c) anëtar(ë) nga personeli akademik i qendrës;
2. Anëtarët e sektorit shkencor të qendrës kanë së paku gradën “Doktor”.
3. Anëtarët e sektorit shkencor të qendrës zgjidhen nga grupet përkatëse
të anëtarëve të qendrës, në përputhje me rregulloren e QKZHE-së.
Neni 25
Mbledhjet dhe vendimmarrja
1. Sektori shkencor i qendrës thirret në mbledhje nga Drejtori i qendrës,
apo nga të paktën tre anëtarë të tij.
30
2. Thirrja e mbledhjes bëhet duke njoftuar, të paktën 3 ditë para, rendin e ditës dhe materialet e mbledhjes.
3. Mbledhja e sektorit shkencor të qendrës quhet e vlefshme kur në të marrin pjesë së paku 3 anëtarë të tij. Në rast të mos formimit të numrit
të nevojshëm, mbledhja shtyhet në një datë tjetër, por jo më shumë se dy ditë pune.
4. Si rregull, vendimet e sektorit shkencor të qendrës bëhen me votim
dhe merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.
KREU IV
AUTORITETET DREJTUESE
Neni 26
Drejtori
Drejtori i QKZHE-së është autoriteti drejtues, i cili e përfaqëson qendrën dhe vepron në emër dhe për llogari të saj.
Drejtori i QKZHE-së ka këto detyra dhe të drejta:
1. Siguron lidhjet me dekanatin e FSHE-së, thërret dhe drejton mbledhjet e bordit drejtues dhe të Drejtorisë së QKZHE-së;
2. Drejton dhe kontrollon veprimtarinë e të gjitha strukturave të
QKZHE-së;
3. Në rast shkeljeje flagrante të ligjit dhe të akteve nënligjore nga një
autoritet drejtues i një njësie kryesore, ka të drejtë t’i referohet nenit 64 të ligjit nr.9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
4. Garanton zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, të Statutit të UE-se dhe të rregulloreve të brendshme të QKZHE-së;
5. Cakton delegacionet e përfaqësimit institucional dhe miraton projektet dhe planet e specializimit jashtë shtetit të kërkuesve shkencorë dhe të personelit administrativ;
6. Paraqet propozimet për aktet që janë në kompetencë të bordit drejtues;
7. Emëron dhe shkarkon Nëndrejtorin e QKZHE-së me miratimin e
bordit drejtues;
8. Ngre komisione e grupe pune për çështje, studime dhe veprimtari të
veçanta;
31
9. Ka të drejtë të thërrasë në konsultë një bord këshillimor, sipas fushave specifike, të përbërë nga ekspertë vendas apo të huaj; mënyra e
shpërblimit të anëtarëve të këtij bordi përcaktohet me vendim të Senatit Akademik të UE “A.Xhuvani”;
10. Nënshkruan në emër të QKZHE-së marrëveshjet e bashkëpunimit me institucione kërkimore, institute, universitete dhe institucione të tjera homologe brenda e jashtë vendit; nënshkruan protokollin e anëtarësimit
të QKZHE-së në shoqata e organizata kombëtare e ndërkombëtare të arsimit të lartë ose të tjera; nënshkruan dokumentacionin e bashkëpunimit me organizata joqeveritare e donatorë vendas apo të huaj
që ndihmojnë në zhvillimin e kërkimit shkencor në QKZHE;
11. Marrëdhëniet e Drejtorit me organet e tjera, mënyra dhe kushtet e
ushtrimit të kompetencave të tij, parashikohen në rregulloren e QKZHE-së.
12. Zgjedhja e drejtorit të qendrës kërkimore bëhet me votim të fshehtë
nga i gjithë personeli akademik përkatës, në përputhje me Ligjin e arsimit të lartë, nr.9741.
13. Mandati i Drejtorit mbaron kur: a) përfundon afati i mandatit; b) jep dorëheqjen;
c) bëhet i pamundur nga ana fizike apo mendore të ushtrojë funksionin;
KREU V
ORGANIZIMI I BRENDSHËM
Njësitë përbërëse
Neni 27
1. QKZHE përbëhet nga këto njësi kryesore: a) sektori i kërkimit nw edukim
b) sektori i vlerësimit dhe utilizimit c) sektori burimor dhe informacionit;
SEKTORËT E QKZHE-së
32
Neni 28
Përcaktimi
1. Në sistemin e QKZHE-së bëjnë pjesë sektorë kërkimorë-shkencorë, që kryejnë kërkime themelore dhe zbatuese në fushat e shkencave të
edukimit dhe didaktikës.
2. Sektori është njësi që bashkërendon kërkimin shkencor dhe formimin e thelluar në fushën e tij të ekspertizës, si dhe në fusha të përafërta ose
të ndërthurura.
3. Misioni kryesor i çdo sektori të QKZHE-së përputhet me misionin dhe detyrat parësore të QKZHE-së.
MEDIATEKA E EDUKIMIT DHE E DIDAKTIKËS
Neni 29
Funksionimi
1. Pranë QKZHE-së funksionon mediateka e edukimit dhe e didaktikës,
në cilësinë e një njësie ndihmëse.
2. Mediateka drejtohet nga përgjegjësi i Mediatekës (ose laboranti i saj).
3. Përgjegjësi i Mediatekës emërohet në funksion nga dekani i FSHE-së
me propozim të drejtorit të QKZHE-së si personel ndihmës mësimor-shkencor.
4. Mediateka e edukimit dhe e didaktikës përbëhet nga 3 sektorë:
a) Biblioteka e edukimit dhe e didaktikes: përbëhet nga inventarët e prurjet bibliotekare nga burime të ndryshme.
b) Fondi i edukimit dhe i didaktikës: përbëhet nga koleksionet e kërkimeve shkencore, të tipologjive të ndryshme, si dokumente të shkruara, dorëshkrime e përkthime, skedarë e kartoteka, audiotekë,
vidiotekë, fototekë, skicotekë etj. c) Fondet e edukimit dhe të didaktikës: përbëhen nga materiale të pedagogjise, psikologjise e didaktikave lendore
d)
Neni 30
Administrimi
1. Sektorët e mediatekës së edukimit dhe të didaktikës drejtohen nga përgjegjësit e sektorëve kërkimorë të qendrës.
2. Mediateka funksionon sipas Ligjit për Arkivat dhe për Bibliotekat dhe sipas një rregulloreje të veçantë.
33
Neni 31
Detyrat
1. Mediateka e edukimit dhe didaktikës administron dhe mirëmban literaturën dhe arkivat shkencorë që nevojiten për studimet didaktike dhe fushat studimore që lidhen me këto.
2. Mediateka me sektorët e saj kujdeset për ruajtjen dhe përdorimin e materialeve bibliotekare, arkivore dhe të fondeve, duke zbatuar metoda të përparuara shkencore përruajtjes, katalogimin, dixhitalizimin dhe
shfrytëzimin e tyre.
3. Punonjësi i Mediatekës i propozon Drejtorit të QKZHE-së për të
vendosur lidhje me biblioteka te tjera brenda e jashtë vendit, publike e private, për shkëmbim e për pasurim literature dhe fondesh materiale didaktike.
4. Mediateka vendos bashkëpunim të ngushtë, në nivel specialistësh dhe strukturash, me Ministrinë e Arsimit dhe strukturat e saj, Universitetet e
vendit, Institutet e kurrikulave etj
KREU VI
KËRKIMI SHKENCOR
Neni 32
Financimi i kërkimit shkencor
1. Veprimtaria financiare dhe administrative e QKZHE-së realizohet në varësi të rektoratit të UE “A.Xhuvani” nëpërmjet drejtorisë ekonomike.
2. Drejtori i QKZHE-së është personel akademik i fakultetit që kryen veprimtari mësimore dhe shkencore në përputhje me statusin e tij, me
mësimdhënie të normuar vjetore të parashikuar nga Udhëzimi Nr.20, datë 09.05.2008, MASH-it.
3. QKZHE financohet nga rektorati i UE “A.Xhuvani”, me të ardhura të
krijuara nga vetë institucioni, si dhe me burime të tjera të ligjshme.
4. QKZHE përfiton, në bazë të konkurrimit, nga programi i financimit shtetëror të projekteve për kërkim shkencor.
5. QKZHE mund të përfitojë financime nga subjekte private të interesuara për kërkimin shkencor dhe ofron shërbime brenda fushave të
veprimtarisë së saj.
34
6. Personeli akademik i QKZHE, si dhe studentët e ciklit të tretë, kanë të drejtë të aplikojnë për fonde nga buxheti i institucionit, për kërkimin
shkencor.
7. Kriteret për përfitimin e financimeve për çdo vit, miratohen nga Senati
Akademik i UE-së dhe shpallen nga Drejtoria e QKZHE -së.
8. Me përfituesit e këtyre financimeve lidhet një kontratë e posaçme, në të cilën parashikohen të drejtat dhe detyrimet mes tyre dhe QKZHE.
Neni 33
Botimet Shkencore
1. Botimet Shkencore të QKZHE-së realizohen nëpërmjet Këshillave Shkencorë të sektorëve dhe Këshillit Botues të FSHE-së.
2. Këshillat Shkencorë të sektorëve i propozojnë Këshillit Botues të FSHE-së veprat e miratuara prej tyre për botim, në përputhje me procedurën e parashikuar në rregulloren e sektorit, duke i renditur ato
sipas përparësisë.
3. Këshilli Botues i QKZHE -së, si pjesë përbërëse e FSHE-së ka si
funksion kryesor nxitjen, bashkërendimin, zhvillimin dhe realizimin e punës botuese të personelit akademik dhe të qendrës. Ai vlerëson për botim përfundimtar veprat e miratuara në Këshillat Shkencorë të
sektorëve dhe ato që dalin me siglën e QKZHE-së, në përputhje me mundësitë financiare botuese të FSHE-së.
4. Këshilli Botues i QKZHE-së përbëhet nga 5 anëtarë dhe kryesohet nga
Drejtori i QKZHE -së. Anëtarë të tjerë të Këshillit Botues të QKZHE -së janë: Nëndrejtori i QKZHE -së, koordinatori shkencor i QKZHE -së, dy
punonjës shkencorë të QKZHE -së.
Neni 34
Kërkimi shkencor me/ose për të tretët
1. Sektorët u ofrojnë të tretëve ose pranojnë oferta për kërkim shkencor, ekspertizë shkencore e shërbime të tjera, duke ndjekur procedurat e
miratimit dhe duke kontribuar financiarisht sipas marrëveshjeve dhe në përputhje me Rregulloren.
2. Kur nga kërkimi shkencor apo shërbimet për të tretët krijohen të ardhura, ato ndahen mes sektorit që ofron shërbimin dhe personelit të përfshirë në të, sipas marrëveshjes dhe në përputhje me rregullat
financiare të secilit institucion.
KREU VII
35
PERSONELI I QKZHE
Neni 35
Përbërja
1. Personeli i QKZHE -së përbëhet nga:
a) Akademik b) Profesor-Doktor
c) Profesor i Asociuar ç) Doktor d) Docent ose Doktorant
2. Personeli ndihmës kërkimor-shkencor përbëhet nga: a) Kërkues me arsim të lartë b) Specialiste me arsim të lartë
c) Specialiste me arsim të mesëm
3. Pjesë e personelit administrativ janë drejtuesit dhe punonjësit
tekniko-administrativë, të cilët nuk bëjnë pjesë në njërën nga sektorët e QKZHE -së.
4. Personeli akademik, personeli ndihmës kërkimor-shkencor dhe
personeli administrativ i fillojnë dhe i përfundojnë marrëdhëniet e punës në mënyrën e përcaktuar në Ligjin për Arsimin e Lartë, në Kodin e Punës dhe në pikat e posaçme të parashikuara në Statutin e UE-së dhe në
Rregulloren e QKZHE -së.
Neni 36
Detyrat dhe të drejtat e personelit akademik
Personeli akademik, ose punonjësi shkencor i QKZHE -së, ka këto detyra
dhe të drejta: a) Të punojë për ngritjen e tij profesionale, akademike e shkencore;
b) Të parashtrojë në sektor ose në bordin drejtues probleme që lidhen me të ardhmen e kërkimit shkencor dhe të zhvillimit të shkencës e të institucionit;
ç) Të referojë periodikisht në organizmat e fushës përkatëse shkencore dhe në grup specialistësh për arritjet në fushën e tij studimore dhe në veprimtarinë e tij;
c) Të kontribuojë drejtpërdrejt me veprimtarinë e tij vetjake, ose me cilësinë e tij si drejtues grupesh a projektesh shkencore, brenda dhe
jashtë QKZHE -së, në studimin dhe në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të shkencës albanologjike e ballkanologjike; dh)Të marrë pjesë në organizmat e ndryshme që funksionojnë në
QKZHE;
36
d) Të zgjedhë e të zgjidhet në organizmat drejtuese të sektorit dhe të QKZHE-së, kur i plotëson kushtet e përcaktuara nga Ligji i Arsimit të
Lartë dhe nga kjo Rregullore; ë) Të zbatojë detyrat e ngarkuara nga eprori, në përputhje me
legjislacionin në fuqi, rregulloren e QKZHE dhe me rregulloret e institucionit. e) T’u përgjigjet me përpikëri detyrimeve administrative, duke marrë
pjesë aktive në juri, komisione, borde e këshilla drejtues, në pozicione drejtimi dhe në grupe pune të ndryshme dhe merr honorar për punën ose për shërbimin e kryer në rastet kur e parashikon ligji.
gj) Punonjësi shkencor gëzon liri të plotë akademike në shprehjen e mendimeve të tij; ai nuk mund të penalizohet në asnjë rast për
qëndrimet e tij lidhur me tezat shkencore që mbron.
Neni 37
Mobiliteti ndërkombëtar i personelit akademik
Punonjësi shkencor gëzon të drejtën e udhëtimit dhe të qëndrimit jashtë
shtetit për arsye pune, me mjete financiare të siguruara nga ai vetë, ose me mbështetjen financiare të institucionit në kuadër të projekteve shkencore apo të kualifikimit të thelluar shkencor.
Të drejtat dhe detyrimet e në lidhje me këtë lëvizje parashikohen në statutin e UE “A.Xhuvani” dhe rregulloren e FSHE-së
1. Çdo lëvizje e personelit akademik jashtë shtetit për arsye pune, bëhet
me miratim të dekanit të FSHE-së dhe/ose të Drejtorit të QKZHE-së, sipas këtyre termave:
a) Për pjesëmarrjen në konferenca dhe veprimtari ndërkombëtare, punonjësi detyrohet në çdo rast të njoftojë titullarin të paktën dy muaj përpara datës së nisjes;
b) Në rastet kur lëvizja e personelit akademik jashtë shtetit parashikohet për më shumë se dy javë, po jo më shumë se tre muaj pa ndërprerje, punonjësi detyrohet të nënshkruajë një kontratë largimi të përkohshme
me Rektorin e UE-së
2. Punonjësi shkencor, mbi bazën e një marrëveshjeje me institucione
homologe dhe të kontratës me drejtuesin e institucionit, për kualifikimin shkencor vetjak ose për veprimtaritë kërkimore deri tremujore që ai kryen në kuadrin e angazhimit të tij shkencor në QKZHE, gëzon të
drejtën për mbështetje financiare, duke përfituar pagën përkatëse nga institucioni sipas dispozitave në fuqi. Në raste të veçanta, po të tejkalohet
periudha tremujore, punonjësit i ruhet vendi i punës sipas dispozitave ligjore e financiare në fuqi dhe sipas parashikimit në kontratë.
3. Me rekomandim të bordit drejtues të qendrës dhe/ose përgjegjësit të
departamentit, punonjësit shkencorë mund t’i krijohen mundësi për të
37
ndjekur programe dhe kurse të ndryshme kualifikimi të thelluar jashtë vendit, që lidhen me fushën e studimeve të tij, për afate kohore deri në
një vit. Modalitetet e largimit të përkohshëm nga institucioni parashikohen në një kontratë të posaçme.
Neni 38 Konflikti i interesave
1. Punonjësit e QKZHE -së dhe të emëruarit e jashtëm duhet të njohin rastet ligjore të konfliktit të interesit dhe t’i deklarojnë paraprakisht në organin që i emëron ose i zgjedh.
2. Gjatë ushtrimit të funksionit ose të detyrës, punonjësi duhet t’i parandalojë konfliktet e interesit. Kur kjo është e pamundur, ai bën
deklaratë me shkrim para organit ose autoritetit përkatës drejtues ose jep dorëheqje.
KREU IX
AUTONOMIA FINANCIARE
Neni 39
Hartimi i buxhetit
1. Secili sektor brenda datës 15 korrik, paraqet në Drejtorinë e QKZHE -së projektbuxhetin e tij për vitin pasardhës.
2. Projektbuxheti i QKZHE -së hartohet nga Drejtoria e QKZHE -së, mbështetur në programin buxhetor afatmesëm 3-vjeçar dhe në
propozimet e ardhura nga sektorët e nga njësitë e tjera, dhe miratohet nga bordi drejtues, pasi merr pëlqimin prej Këshillit të Fakultetit.
KREU X
DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 40
Stema
38
1. QKZHE ka për simbol të saj stemën e FSHE.
2. QKZHE përdor vulën e FSHE
Neni 41
Miratimi i rregulloreve
1. Brenda tre muajve nga paraqitja e kësaj rregullore, Këshilli i Fakultetit e miraton atë.
Neni 42
Hyrja në fuqi
Kjo rregullore hyn në fuqi me shpalljen e saj nga Drejtori i QKZHE, pas miratimit nga Këshilli i Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe pas