REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA KANDIDATI: Msc. Ina ZALLËMI UDHËHEQËS SHKENCOR: Prof.Assoc. Dr. Merita (VASO) XHUMARI TIRANË, 2017
197
Embed
Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË ... · Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE
Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË
FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA
KANDIDATI:
Msc. Ina ZALLËMI
UDHËHEQËS SHKENCOR:
Prof.Assoc. Dr. Merita (VASO) XHUMARI
TIRANË, 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
2
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE
Disertacion i paraqitur nga:
Msc. Ina ZALLËMI
Në kërkim të gradës shkencore:
“DOKTOR”
Në
“Studime Evropiane dhe Integrim Evropian”
Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË,
VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA
Drejtimi: Politikë dhe qeverisje në BE
UDHËHEQËS SHKENCOR:
Prof.Assoc. Dr. Merita (VASO) XHUMARI
Mbrohet në dt. ___. ___. 2017 përpara jurisë së përbërë nga:
1. ________________ _________________ Kryetar
2. ________________ _________________ Anëtar (oponent)
3. ________________ _________________ Anëtar (oponent)
4. ________________ _________________ Anëtar
5. ______________________ _______________________ Anëtar
TIRANË, 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
1.1 Nevojat e rikonstruktimit të sistemit social ................................................................. 22
1.2 Politika sociale si proces, nga përballja individuale e risqeve sociale drejt
institucionalizimit të sistemit të mbrojtjes sociale ........................................................... 28
1.3 Ndërhyrja e shtetit në funksion të mirëqenies sociale të individit ............... 45 1.4 Shteti i mirëqenies sociale në një shoqëri të globalizuar dhe shteti social
1.5 Fëmijët pjesë integrale e politikave sociale dhe mirëqenia e tyre ......................... 52
KAPITULLI I DYTË
INKUADRIMI SOCIO-LIGJOR I POLITIKAVE SOCIALE ME NË QENDËR
FËMIJËN
2.1. Politikat sociale me në qendër fëmijën, rasti shqiptar nën vështrimin e ligjit Nr.
10347 datë 4.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmjëve” .................................... 64
2.2. Politikat sociale me në qendër fëmijën. Rasti francez nën vështrimin e ligjit të
14 marsit 2016 “Mbi mbrojtjen e fëmijëve” ....................................................................... 72
2. 3 Legjislacioni evropian mbi të drejtat e fëmijëve ....................................................... 78
2.4 Institucionalizmi i sistemit francez të mbrojtjes së fëmijëve .......................... 83 2.5 Pikat e takimit të sitemit francez të mbrojtjes së fëmijëve dhe atij shqiptar. ..... 89
KAPITULLI I TRETË
ANALIZA E MIRËQENIES SOCIALE TË FËMIJËVE NËPËRMJET
DIMENSIONEVE SOCIALE
3.1. Dimensioni i mirëqenies materiale tek fëmija në Shqipëri dhe në Francë ......... 91
3.2 Dimensioni i strehimit dhe mjedisit për fëmijën në Shqipëri dhe në Francë... 102
3.3 Dimensioni i arsimit tek fëmijët në Shqipëri dhe në Francë ................................ 111
3.4 Dimensioni i shëndetit dhe sigurisë në Shqipëri dhe në Francë ......................... 120
3.5 Dimensioni i sjelljeve me risk në Shqipëri dhe në Francë ................................... 138
3.6 Dimensioni i cilësisë së jetës shkollore në Shqipëri dhe në Francë .................. 152
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
9
domosdoshëm.
Të gjitha debatet mbi politikat sociale, identifikojnë shumllojshmërinë e
konflikteve ideologjike, përpjekjeve për të pasur influencë, pushtet, logjikat
mbizotëruese mbi çështjet politike, ekonomike etj. Rezultatet e këtyre ndikimeve të
shumta dhe kontradiktore, nuk mund të jenë kurrë një tërësi homogjene dhe
koherente. Ato janë produkt i zhvillimeve të njëpasnjëshme dhe dinamike, duke u
përshtatur me qëllimet dhe nevojat e përcaktuara në kohë dhe hapësirë. Asnjëherë
këto politika nuk mund të marrin në konsideratë tërësinë e kompleksitetit të realitetit
shoqëror, të cilit i adresohen. Gjithmonë përdoren skematizime dhe kartografi të
thjeshtëzuara të nevojave për ndërtimin e një aksioni social10.
Arsyetimet që kanë çuar në lindjen e politikave sociale, logjikës së
funksionimit dhe evoluimit të tyre, na ndihmojnë të krijojmë një prezantim teorik dhe
një analizë praktike të funksionalitetit të politikave në drejtim të mbrojtjes dhe
zhvillimit të të drejtave të fëmijëve.
Ky kërkim shkencor bazohet në metodologjinë e përdoruar në raportin
ndërkombëtar « Karahasim i mirëqenies së fëmijëve në vendet e OECD-së »11 të vitit
2009 si dhe në literaturën specifike për standardet e jetesës së fëmijëve dhe
dimensionet e tyre të përcaktuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të
Drejtat e Fëmijëve e vitit 1989.
Përgjatë këtij punimi janë analizuar dimensione të ndryshme të mirëqenies së
fëmijës, duke konsideruar jo vetëm zhvillimin e tij fizik, por gjithashtu kushtet e jetës
nga pikëpamja materiale, mjediset edukative dhe disa aspekte të mirëqenies
subjektive të lidhura me marrëdhëniet e fëmijës në shoqëri. Optika e zgjedhur është
tejet e gjerë për të dhënë një përkufizim të mirëqenies së fëmijëve që konsideron të
drejtat politike apo mundësitë dhe kënaqësisë që u ofrohen fëmijëve.12
Indikatorët janë zgjedhur në mënyrë të tillë që të mund të mbulojnë periudha të
ndryshme të fëmijërisë, kur të dhënat e lejojnë. Nëpërmjet kësaj analize synohet të
jepet informacion i shfrytëzueshëm nga dy qasje të pranishme në fushën e analizës së
mirëqenies së fëmijëve.
Qasja e parë vendos theksin në procesin e zhvillimit të kapacitetit konjitiv, social apo
emocional përgjatë fëmijërisë dhe nga ky fakt lejohet të identifikohen mangesitë e
akumuluara përgjatë kësaj periudhe.
Ndërsa qasja e dytë është e lidhur me garantimin e disa të drejtave të fëmijëve
për sa i përket kushteve të jetesës, aksesit në përkujdesin parësor dhe në shërbimet që
mund të favorizojnë zhvillimin fizik dhe konjitiv tek fëmija.
Krahasimi i propozuar në këtë analizë vendos theksin gjithashtu në një varietet
të madh indikatorësh që sjellin informacion mbi situatën e fëmijëve në tri fusha
kryesore: niveli i jetesës, edukimi dhe parandalimi i problemeve të shëndetit apo të
10 Vigour Cécile , La comparaison dans les sciences sociales. Pratiques et méthodes, Paris, La
Découverte, 2005, p 164 11 Studim krahasues mbi mirëqenien e Fëmijëve në vendet e OECD-së,
http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm, konsultimi i fundit janar 2016 12 Thévenon Olivier, « Indicateurs comparés du bien-être des enfants dans les pays de l'OCDE »,
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
12
Indikatori i privimit arsimor është përdorur për të vlerësuar burimet dhe mjetet që
lejojnë fëmijët për të studiuar. Fëmijët nga 15 vjet konsiderohen në gjendje të privimit
arsimor, kur ata kanë më pak se katër elementet bazë nga tetë elementët e
domosdoshem të standardit minimal te jetesës që janë: një tavolinë për studim, një
vend të qetë për të punuar, një kompjuter që ju nevojitet për studim, një software
didaktik, një lidhje interneti, një makinë llogaritëse, tekste shkollore. Kjo duke u
bazuar në metodologjinë e përdorur në sudimin “Krahasimi i mirëqenies së fëmijëve
në vendet e OECD-së”14.
Indikatorin e privimit nga nevojat bazë në fushën e edukimit do ta lidhim
drejtpërsëdrejti me mungesën e të ardhurve në familjen e fëmijës. Për të qartësuar
konceptimin e privimit të fëmijës në fushën e edukimit, theksojmë se në këtë studim
do të konsiderojmë të privuar në fushën e edukimit të gjithë fëmijët që janë pjesë e
familjeve të programit të ndihmës ekonomike. Arsyeja pse do t’i trajtojmë këta fëmijë
të privuar në fushën e edukimt, lidhet me përfitimet e ulta të
ofruar në para në kuadër të këtij programi15.
Strehimi dhe mjedisi i banimit konsiderohet si një dimension i rëndësishëm për
përcaktimin e mirëqenies së fëmijës, duke u bazuar në njohjen e së drejtës për çdo
fëmijë, për një nivel jetese të mjaftueshëm për zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror,
moral dhe social të fëmijës. Konventa e të Drejtave të Fëmijëve e Organizatës së
Kombeve të Bashkuara thekson rolin specifik të shteteve për të mbajtur në kontroll
kushtet në të cilat jetojnë fëmijët në lidhje me strehimin (Neni 27.3)16.
Dy indikatorë janë marrë në konsideratë në dimensionin e strehimit dhe
mjedisit. E para mat cilësinë e strehimit për fëmijët, duke regjistruar numrin e
fëmijëve që jetojnë në kushte të mbipopulluara. E dyta regjistron numrin e fëmijëve
që jetojnë në një banesë të zhurmshme dhe në një mjedis në kushte të këqija
higjienike.
Indikatorët në lidhje me strehim dhe mjedisin janë të fokusuar tek fëmijët për
aq sa ato i referohen kushteve të jetesës së tyre. Për matjen e këtij indikatori jemi
bazuar në të dhënat e studimit të INSTAT-it mbi Matjen e Standardeve të Jetesës
2012.
Të gjithë indikatorët në dimensionin e strehimit dhe të mjedisit fokusohen tek
fëmijët e moshës 0 deri në 17 vjet. Të dhënat synohet të jenë përfaqësuese për të
gjitha familjet me fëmijë. Strehimi dhe mjedisi karakterizojnë kushtet e jetës së
fëmijëve dhe familjeve të tyre. Këta faktorë janë të ndjeshëm drejtpërsëdrejti ndaj
14 Studim krahasues mbi mirëqenien e Fëmijëve në vendet e OECD-së,
https://www.oecd.org/fr/els/famille/44361091.pdf, konsultimi i fundit janar 2016 15 Raport UNICEF, https://www.unicef.org/albania/sq/children_27593.html, konsultimi i fundit janar
2016 16 Konventa e të Drejtave të Fëmijëve e Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
http://www.infocip.org/al/?p=3261, konsultimi i fundit janar 2016
Shtetet Palë marrin masat e duhura, sipas kushteve kombëtare dhe mundësive të tyre, për të ndihmuar
prindërit dhe personat e tjerë përgjegjës për fëmijën, që të vënë në jetë këtë të drejtë dhe, në rast
nevoje, për të siguruar një përkrahje materiale dhe programe mbështetjeje, sidomos lidhur me
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
15
Në kundërshtim me përkufizimin e karakterit performativ, nën idenë “të
japësh vlera” të J.-L. Austin (1970), kërkohet të specifikohen raste të ndryshme që të
prezantuarit/të thënit nuk “konstaton” një veprim, aksion apo situatë, por përbën një
veprim/aksion në vetvete. Duke studiuar dhe rastet “të thuash do të thotë të bësh”, ai
shkëputet nga pjesa më e madhe e idesë të filozofisë tradicionale të të shprehurit. Të
dallohen rastet që lidhen me peformativen dhe të konstatuarit nuk është e thjeshtë.
Karakteri eksplicit i disa prezanimeve performative nuk mjafton për ta klasifikuar me
siguri në performativitet. Në këtë rast, do të përballemi me situata që i mendonim të
largëta: ajo që ndan të vërtetën dhe jo të vërtetën.
Një herë që bëhet konstatimi, J.L. Austin anashkalon çështjen e
performativitetit si një cilësi “e pastër” që i atribuohet enoncimeve specifike, për të
“rimarë problemin nga fillimi” dhe shqyrton hapësirat pragmatike të gjithë enoncimit.
J.L. Austin e trajton këtë hapësirë pragmatike të përbërë nga aktet domethënëse, aktet
që kanë forcë dhe aktet që kanë efekt.
Duke vepruar kështu, në mënyrë eksplicite pranohet kalimi nga problematika e
dallimit midis performativitetit dhe konstatimit në një teori të akteve.
Për të vërtetuar hipotezën e ngritur përgjatë punimit, do të analizohet në detaje lidhja
midis zhvillimit te politikave sociale dhe rëndësisë që i jepet mbrojtjes së të drejtave
të fëmijëve në praktikë, nëpërmjet implementimit të këtyre politikave sociale.
Operacionalizimi i këtyre variablave do të realizohet përmes analizës së politikave
sociale të ndërmara nga të dy vendet. Mirëqenia e fëmijëve në këtë studim është
vlerësuar duke përdorur indikatorë të shumtë që lidhen me ndjeshmërinë ndaj
veprimit të autoriteteve publike. Për arsye pjesërisht pragmatike, mirëqenia e fëmijëve
konsiderohet si një koncept shumëdimensional. Ky pragmatizëm është diktuar nga një
kufizim i të dhënave teorike dhe praktike si dhe nga skepticizmi në lidhje me aftësinë
e fëmijëve të vegjël për t'iu përgjigjur pyetjeve mbi mirëqenien e tyre. Ky studim u
mbështet në të dhëna cilësore, statistikore dhe analizë krahasuese.
Qasja sasiore na lejon një shtrirje më të gjerë të studimit me një kampion
shumë të madh dhe përgjithësim të të dhënave, ndërsa përmes qasjes cilësore i jepet
kuptim gjetjeve që rezultojnë prej studimit sasior dhe njëkohësisht mundësohet një
analizë e thelluar krahasuese. Për të pasur një panoramë të plotë të politikave sociale
me në qendër fëmijën në Shqipëri dhe në Francë do të na duhet të kombinojmë këto
dy qasje në një perspektive krahasuese.
Qëllimi i përdorimit të metodave cilësore të mbledhjes së të dhënave qëndron
në kërkimin, kuptimin dhe shpjegimin e fenomeneve, si dhe ndikimin e tyre në
mendësinë e njerëzve. Kjo shërben gjithashtu për të kufizuar paragjykimet që çdo
qenie njerëzore ka, përsa i përket relacioneve me njerëzit e tjerë në shoqëri.
Për të analizuar përfaqësimin social të fëmijës do të përdoret teknika e analizës së
përmbajtjes. Kjo teknikë na lejon të kuptojmë rëndësinë e figurës së fëmijës në
politikat sociale.
Zgjedhja e një qasjeje krahasuese bëhet një mjet që lejon realizimin e një
analize sa me objektive brenda studimit. Si pasojë, krahasimet ndërkombëtare janë dy
instrumentet e dijes dhe të njohjes: ato ofrojnë kontraste për të analizuar veçoritë
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
16
unike të një modeli kombëtar dhe pasojat e tyre. Sipas Badie dhe Hermet (2001)19,
metoda e kontrasteve dramatike është unike në atë që thekson veçantinë e çdo vendi,
çdo historie, çdo kulture, duke theksuar ndikimin e pranisë apo mungesës së një
fenomeni apo institucioni20.
Për të realizuar një krahasim midis dy sistemeve të ndërmarrjes së politikave
sociale mbi fëmijët, me logjika kaq të ndryshme është e nevojshme të gjendet një
kriter neutral krahasimi. Në qoftë se ne kemi miratuar një krahasim midis variablave
tradicionale, si niveli i investimeve publike në fushën e politikave sociale për fëmijët,
përfitimet financiare dhe me shërbime alternative të familjeve me fëmijë etj., Franca
pozicionohet gjithmonë në krye. Por nëse i referohemi një koncepti krahasimi të
paanshëm apo neutral si përfaqësimi i fëmijës nëpërmjet politikave sociale në çdo
njërën nga këto dy vende, hulumtimi krahasues bëhet më interesant.
Së pari, për shkak se nuk ka një përfaqësim të fëmijës nëpërmjet politikave
sociale më të mirë apo më të keq: ka përfaqësime të ndryshme të fëmijës nëpërmjet
këtyre politikave, të cilat kanë evoluar në kohë.
Së dyti, çdo shoqëri ka një këndvështrim të veçantë për fëmijën. Në të dy
vendet karakteristikat janë shumë të ndryshme në bazë të një shumëllojshmërie
variablash: si vizioni i familjes, roli i gruas në shoqëri, vendi i shtetit në familje.
Së treti, modeli francez konsiderohet një model i përparuar në shërbimet dhe
përfitimet që u ofrohen fëmijëve, i cili duhet të shërbeje si model referimi, duke
konsideruar proceset e integrimit të vendit tonë në BE.
Studimi empirik kombinon dy instrumenta kërkimore: Intervista gjysmë të
strukturuara dhe përdorimin e të dhënave dytësore statistikore, të siguruar nga burime
zyrtare.
Intervistat individuale gjysmë të strukturuara do të shërbejnë për të marrë
mendimin e ekspertëve në vendin tonë, për të kuptuar domethënien e politikave
sociale me në qendër fëmijën, si dhe statusin e fëmijës brenda këtij sistemi. Janë
realizuar 30 intervista me ekspertë dhe studiues të politikave sociale. Ata u
përzgjodhen në bazë të eksperiencës së tyre profesionale në sistemin e mbrojtjes së
fëmijëve si dhe profilit të fushës brenda këtij sistemi. Ky kampion përbëhet nga
kërkues të fushës, hartues të politikave publike, ekspertë, drejtues të institucioneve
ekzekutuese të këtyre politikave, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për
mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Konkretisht intervistat janë realizuar
në Bashkinë e Korçës
- pranë Drejtorisë së Shërbimit të Kujdesit Social
- pranë Njësisë së Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijës
në Drejtorinë Arsimore Rajonale Korçë
- pranë Sektorit të Kurrikulës dhe Cilësisë
- pranë Sektorit të Shërbimit Psiko-Social
në Drejtorinë e Shëndetit Publik Korçë
- pranë Sektorit të Higjienës Shkollore
19 Hermet Gay, Bertrand Badie, La politique comparée, Paris, Armand Colin 2001 20 Bray M., Adamos B., Mason M., Pratiques et methodes, Paris, La Découverte 2005/ Recherche
comparative en éducation. Approches et méthodes, Editorial De Boeck, Bruxelles 2010
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
17
- pranë Sektorit të Mjekësisë së Përgjithshme të Shëndetit Publik
në përfaqësinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara Tiranë
në Drejtorinë e Shërbimit Social Shtetëror Korçë/Fier/Kukës
Fakti që në kampionin e të intervistuarve janë përfshirë përfaqësues të sektorit
publik dhe sektorit jofitimprurës, do të na lejojë të analizojmë funksionalitetin e
politikave sociale me në qëndër fëmijën në dy këndvështrime. Pjesa më e madhe e
intervistave është realizuar në rajonin e Korçës, kjo, duke u bazuar në një logjikë
decentralizuese në nivelin administrativ, politik dhe fiskal. Thënë ndryshe, politikat
sociale janë të unifikuara në të gjithë vendin dhe strukturat lokale (me përjashtim të
disa veçorive gjeografike dhe klimaterike) funksionojnë në mënyrë identike përsa i
përket përgjegjësive ligjore në garantimin e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve.
Shfrytëzimi i të dhënave statistikore të mbledhura sipas mënyrave të
standardizuara, na lejojon të operojmë në analizën e korelacionit të indikatorëve të
ndryshëm për të krijuar një panoramë sa më të qartë mbi politikat sociale me në
qendër fëmijën në Shqipëri. Duhet të theksohet fakti, se për realizimin e krahasimit të
nivelit të mirëqenies së fëmijëve në të dy vendet përgjatë këtij punimi, për rastin
francez do t’i referohemi të dhënave të mbledhura për realizimin e raportit
« Karahasim i mirëqenies së fëmijëve në vendet e OECD-së » të 2009 si dhe në
studimin “Fëmijët në vendet e zhvilluara” të realizuar nga UNICEF-i në vitin 2013.
Në bazë të metodologjisë së adaptuar në këtë studim, të gjitha të dhënat do të
sjellin fragmente të rëndësishme mbi mirëqenien e fëmijëve, ndërsa korrelacioni i të
gjithë indikatorëve do të na sjellë informacion më të qartë mbi aksionin e autoriteteve
publike mbi këtë çështje.
Ky punim është i organizuar në tre kapituj:
Kapitulli i parë “Politikat sociale dhe shteti social ”, ofron një trajtim të
kornizës teorike të këtij punimi, si element i rëndësishëm për perceptimin shkencor të
tij. Kapitulli çelet me argumentimin e nevojës për rikonstruktim të sistemit të
mbrojtjes sociale në vendet e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, si një
bashkërendim të politikave ekonomike dhe sociale. Kapitulli vijon me argumentin
mbi nevojën për institucionalizimin e këtyre ndryshimeve bazuar në vlerat e
solidaritetit shoqëror sipas tezës së Émile Durkheim.
Në vazhdimësi të trajtimit do të jepet një paraqitje e procesit të politikave
sociale si e vetmja mënyrë që mundëson shndërrimin e një problematike në një
preokupim për autoritetet publike. Ky proces merr një rëndësi të veçantë, sepse
individi në një shoqëri shfaq pamundësinë për të menaxhuar individualisht të gjitha
risqet që ai has në ciklin e jetës.
Më pas do të trajtohen tipet e sistemeve të mbrojtjes sociale, aksioni i
autoriteteve publike, nëpërmjet të cilit do të operohet për t’i ardhur në ndihmë
individit dhe njëkohësisht niveli i ndërhyrjes së shtetit në jetën e individëve dhe
familjeve.
Për të pasur një koherencë me fenomenin e globalizimit apo më konkretisht
me evropianizimin e sistemit social, do të trajtohet ndikimi që ushtron procesi
globalizues në zhvillimin e politikave sociale për fëmijët.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
18
Duke deduktuar drejt qëllimit kryesor të këtij punimi, kapitulli i pare mbyllet
me shqyrtimin e vendit që zë fëmija në një shoqëri, në politikat sociale dhe perceptimi
i mirëqenies së tij.
Kapitulli i dytë “Institucionalizimi i politikave sociale me në qendër fëmijën”,
sjell një panoramë të legjislacionit të sistemit social shqiptar dhe atij francez, si dhe
një analizë të institucioneve përgjegjëse të implementimit të këtyre politikave.
Për rastin shqiptar analiza do të konkretizohet nëpërmjet ligjit të mbrojtjes sociale të
vitit 2010 dhe jepe një perspektivë të situatës me ligjin e 2017-s.
Ndërsa për rastin francez elementët kryesorë të sistemit të mbrojtjes sociale
analizohen nën vështrimin e ligjit 2014 mbi mbrojtjen e fëmijëve.
Duke konsideruar procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe sistemin
francez si pjesë të sistemit social evropian, në vazhdimësi të këtij kapitulli trajtohet
gjithashtu legjislacioni evropian mbi të drejtat e njeriut si dhe dispozitivat e ndërmarra
nga Këshilli i Evropës si një promovues i këtyre të drejtave. Ky kapitull synon të
krijojë një qasje të nevojave sociale të fëmijëve të shpalosura në kapitullin e parë të
këtij punimi, përballë sistemit ligjor dhe strukturave implementuese të legjislacionit
vendas dhe të direktivave evropiane.
Kapitulli i tretë “Analiza e mirëqenies sociale të fëmijëve nëpërmjet
dimensioneve sociale” analizon gjashtë dimensionet që ndikojnë drejtpërsëdrejti në
mirëqenien e fëmijës. Ashtu sikurse cilësohet në metodologjinë e punimit, këto
dimensione lejojnë të gjykohet niveli i aksionit publik mbi mirëqenien e fëmijës në
shoqëri. Çdonjëri nga dimensionet trajtohet nëpërmjet indikatorëve që sillen në
mënyrë të shifruar dhe me ilustrime tabelore dhe grafike. Kjo lejon leximin e situatës
mbi çdo indikator në vendin tonë si dhe evoluimin në kohë të fenomeneve. Në këtë
kapitull trajtohet mirëqenia sociale e fëmijëve në shoqërinë franceze si dhe një analizë
analoge e indikatorëve që lejojnë të vlerësohet niveli i mirëqenies së fëmijëve nën
aksionin e autoriteteve publike.
Ndërthurja e elementëve teorikë, institucionalizimi i sistemin social në të dy
vendet, analiza cilësore dhe sasiore e indikatorëve të dimensioneve të mirëqenies
sociale, na mundëson që përgjatë këtij kapitulli të trajtohen pikat e dobëta dhe pikat e
forta të evidentuara në analizën e mirëqenies sociale të fëmijës.
Konkluzionet e punimit e vendosin situatën në një perspektive pozitive, duke
u frymëzuar në modelin social francez dhe evropian. Aplikimi i instrumentit të
Metodës së Hapur të Koordinimit përcakton se çfarë mund të përfitojë Shqipëria nga
përvoja franceze dhe në përgjithesi nga standardet evropiane, për të garantuar
mirëqenien e fëmijës dhe zbatimin e të drejtave themelore të fëmijës të përcaktuara në
legjislacionin shqiptar.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
19
PARATHËNIA
Kohët e fundit ka pasur një numër të madh studimesh krahasuese
ndërkombëtare për politikat sociale me në qendër fëmijën. Shumica e këtyre
studimeve synojnë të bëjë krahasime të përgjithshme që do të thotë se ata krahasojnë
politikat sociale, dispozitivat e tyre, standardet e cilësisë së shërbimit, si dhe
organizimin e insititucioneve ofruese të shërbimeve. Këto tipe analizash janë zhvilluar
nga organizmat ndërkombëtare si OECD-ja, Banka Botërore, Bashkimin Evropian.
Objektivi kryesor i këtyre studimeve është për të prodhuar indikatorë që mund t’u
shërbejnë politikëbërësve dhe për t’u informuar mbi funksionimin dhe performancën
e politikave sociale me në qendër fëmijën në kontekstin ndërkombëtar. Shpesh,
rezultatet e këtyre anketave sjellin një klasifikim të politikave sociale dhe vlerësimin e
performancës duke konsideruar politikat që kryesojnë klasifikimiet më efektive,
efikase dhe më të drejtat. Raportet e këtyre studimeve kanë shërbyer si një burim i
rëndësishëm për këtë kërkim kryesisht për të krijuar sfondin krahasues të studimit dhe
për t’ju referua një standarti. Në këto raporte përforcohet dhe legjitimohet gjithashtu
rëndësia e rritjes së investimeve për mirëqenien e fëmijëve.
Studime të tjera trajtojnë mirëqenien e fëmijëve në nivel kombëtar dhe
ndërkombëtar. Disa prej tyre kanë mundur të kombinojnë rezultate të shumta, të
bazuara në disa dimensione të mirëqenies brenda vendit dhe kanë siguruar rezultate
në rang ndërkombëtar mbi mirëqenien e fëmijëve, UNICEF 2007, Heshmati et al,
2007 Bradshaw et al., 2007 Richardson et al., 2008. Qendra kërkimore UNICEF ka
adoptuar një qasje të bazuar në indikatorë shumëdimensionale të ndara në seksione të
ndryshme. Një nga studimet e krahasuara që është ngritur nga kjo qendër kërkimore
në vitin 2007 është « Perspektiva e varfërisë së fëmijëve »21. Ky studim paraqet një
vlerësim të detajuar të kushteve të jetesës dhe mirëqenien e fëmijëve dhe
adoleshentëve në 21 vende të botës së industrializuar. Ai synon të inkurajojë
monitorimin që lejon krahasimin dhe për të nxit diskutimin mbi promovimin e
politikave për fëmijët.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka botuar në
vitin 2009 studimin « Sigurimi i mirëqenies së fëmijëve, një vlerësim krahasues të
politikave drejt kujdesit për fëmijët në Shtetet Anëtare të tij dhe në vende të tjera »22.
Treguesit e përdorur për këtë punim ofrojnë informacion mbi gjendjen e fëmijëve në
tri fusha kryesore: standardi i jetesës, edukimi dhe parandalimi i problemeve
shëndetësore apo sjellje të caktuara.
Objektiv kryesor i studimit « Sigurimi i mirëqenies së fëmijëve, një vlerësim
krahasues të politikave drejt kujdesit për fëmijët në shtetet anëtare të tij dhe në vende
të tjera », është pasqyrimi i dimensioneve të ndryshme të mirëqenies së fëmijëve duke
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
23
Aktori social sipas këtij konsensusi, konceptohet si një individ me vullnet të mirë,
nivel të ulët parashikimi, pak planifikues, çka bën që ai të përballet me risqe sociale
kolektive dhe mund të jetë viktimë e këtyre risqeve. Ky përkufizim i aktorit social
justifikon rregulla e detyrueshme për t’u bërë pjesë e një sistemi të mbrojtjes sociale,
si dhe e lejon individin të përballet seriozisht me rrezikun e ekzistencës.
Konceptimi i shoqërisë në klasa thekson marrëdhëniet e vazhdueshme kontradiktore
mes punëdhënësve dhe sindikatave. E ardhmja e shoqërive moderne konsiston në
zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve profesionale, ku mbrojtja sociale lidhet
ngushtë me nivelin e pagës27.
Duke u bazuar në “Konsensusin e Filadelfias”, shtetin do ta cilësojmë si një
ndërmjetës që duhet të tregojë kujdes për sektorin social dhe të ushtrojë kontroll
direkt mbi sistemin e mbrojtjes sociale. Në konceptimin e tyre të shtetit M.Weber dhe
E.Durkheim theksojnë se shteti synon të përmbushë interesin publik dhe për këtë
arsye, veprimtaria e shtetit përqendrohet në gjetjen dhe korrigjimin e dështimeve të
tregut. Shteti luan një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit ekonomik
dhe social të vendit. Shteti është gjithashtu një ndërmjetësues i interesave konkurruese
të kapitalit dhe punës. 28
Në konceptimin "Keynesian" të ekonomisë, sektori privat konsiderohet si
dritëshkurtër dhe bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve jo i natyrshëm. Qeveritë
mund të menaxhojnë politikat ekonomike nëpërmjet instrumenteve makroekonomike,
një ndër të cilat do të ishte punësimi i plotë apo prioritizimi i sektorit social. Kjo do të
ndikonte në reduktimin e krizave sociale dhe do të konsiderohej një faktor i rritjes
ekonomike të vendit.29
Një politike sociale i ka fillesat në identifikimin e një çështjeje sociale, dhënies të një
përgjigjeje të mundshme presioneve të shumta, debateve, raporteve dhe së fund, do të
finalizohet nëpërmjet vendimit të ndërhyrjes së shtetit.Veprimi publik është i
dukshëm, ai do të fillojë me miratimin e një ligji që garanton një të drejtë apo një
parim dhe shoqërimi i tij nga një tërësi statutesh legjislative, urdhresash, udhëzime
për veprim, përfitime dhe shërbime për individët në nevojë, mjetet e ndërhyrjes ose të
kontrollit. Ndërhyrja për mbulimin e risqeve sociale mund të bëhet në fushën e
shëndetit, të punësimit, të pensioneve apo varfërisë, për të mbështetur individët në
vështiësi.
Dispozitivat e ligjit plotësohen nga përcaktimi i :
o Një organizimi administrativ: përcaktimi i një ministrie dhe/apo një entiteti të
qeverisjes në nivel lokal ;
o Një funksionimi të kodifikuar: përcaktimi i objektivave, target-grupit,
problematikës, përfitimet dhe ndihma që do të jepet, si dhe kushtet e qasjes në
këtë organizim;
o Financimit: burimit të financimit, mënyrës, fondeve dhe vendosjes së kritereve
dhe mekanizmave të kontrollit të financimit për përfituesit dhe operatorët;
27 Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon, 2016, p.21 28 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013, f 68-70 29 Po aty f.71
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
24
• Aktorëve: aktorët e identifikuar, mënyrat e autorizimit të operimit dhe
kontrollit30.
Të gjitha politikat sociale janë të paracaktuara për t’i ardhur në ndihmë një popullsie
specifike, për të parandaluar apo luftuar kundër një "të keqe sociale" që ka ndikim të
fuqishëm në jetën e individëve, si në sjelljen personale, kulturore dhe sociale, ashtu
edhe në marrëdhëniet profesionale dhe në zhvillimin ekonomik. Një politikë sociale
parashikon zbatimin e masave të ndryshme për të rritur mirëqenien e përgjithshme të
shoqërisë dhe për të siguruar të drejtat sociale të qytetarëve.
Nisur nga shumllojshmëria e të drejtave sociale, ne mund të dallojmë kategori të
ndryshme të politikave sociale:
Politikat sociale gjithëpërfshirëse, të cilat bazohen në parimin e
universalitetit dhe janë projektuar për të siguruar në mënyrë kolektive
sigurinë sociale dhe për të përballuar rreziqet sociale si: sëmundjen,
moshimin, aksidentet apo aftësinë e kufizuar. Kjo realizohet nëpërmjet
sistemve të sigurimeve shoqërore, garantimit të të ardhurave, sigurimit
të papunësisë. Një politikë gjithëpërfshirëse ka për qëllim, nisur nga
parimi themeltar i rishpërndarjes të të ardhurave, të përmirësojë
kushtet e jetesës të gjithë popullsisë. Ky model ofron përfitime për
shtetasit dhe është i orientuar drejt parandalimit të rreziqeve sociale,
duke iu drejtuar të gjithë popullsisë dhe duke kontribuar në këtë qasje
"universale".
Politikat sektoriale janë themeluar nga një sektor i përcaktuar: politikat
e shëndetit mendor, strehimit, braktisjes së shkollës, etj
Politikat sociale të specializuara hartohen për një popullsi specifike
apo një problem të përcaktuar: politikat e fëmijërisë, adoleshencës,
politikat që mbështesin të moshuarit, emigrantët, viktimat e dhunës, etj
Ato synojnë të mbështesin rreziqet specifike të një popullsie të caktuar
që konsiderohet e brishtë, përkohësisht ose përgjithmonë, për të
përballuar pjesëmarrjen në jetën ekonomike dhe sociale të vendit.
Politikat e ndërlidhura janë ato që mund të përçojnë problematikën në
nivele ndërsektoriale dhe në kategori të ndryshme: Politika e varfërisë,
përjashtimit social, barazisë së personave, kundër diskriminimit, etj
Duke parë tipet e politikave sociale dhe qëllimet e tyre, do të konstatojmë se
autoritetet publike vendosen përballë një përgjegjësie që vjen njëherazi si detyrim
ligjor dhe moral ndaj qytetarëve. Pra, është e rëndësishme të shohim se si artikulohet
përgjegjësia morale me përgjegjësinë ligjore brenda fushës së politikave sociale.31
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
28
të garantuara. Nëse një vend arrin të prodhojë një sasi të vlerësueshme ushqimi për të
gjithë popullsinë e tij, kjo nuk do të thotë se automatikisht çdo banor i këtij vendi ka
mundësi që të konsumojë të njëjtën sasi ushqimi. Ai tregon me mjaft fakte dhe analiza
se krizat e urisë në shumë vende të botës nuk janë pasojë e mungesës së ushqimeve,
por pasojë e pamundësisë së shumë shtresave të popullsisë për të pasur akses në
burimet ushqimore. Amartya Sen i meshon faktit se krahas zgjerimit të politikave
mbështetëse dhe rishpërndarëse që garantojnë ngushtimin e diferencës sociale duhet
të vlerësohen dhe strategjitë e zhvillimit, përveç objektit të rritjes së prodhimit dhe të
të ardhurave me në fokus zgjerimin e mundësive si dhe mentalitetin e individit për të
përfituar nga këto mundësi, aftësimin e tij për të ndjekur një jetë sa më cilësore37.
Zhvillimi përcaktohet si një proces që rrit kapacitetin e individëve për të
kërkuar dhe shfrytëzuar demokracinë dhe jo thjesht si një proces që rrit shtimin e të
ardhurave. Strategjitë e zhvillimit duhet të konceptohen jo vetëm mbi objektiva
sasiore dhe material por duhet të kompletohen edhe me vlera shpirtërore dhe me
cilësore në raport me demokracinë.
Punimet e Amartya Sen kanë çuar në lindjen e « indikatorit të zhvillimit
human »38 i cili jep një panoramë të plotë për gjendjen e mirëqenies sociale në një
vend të caktuar. Sipas Sen, demokracia e vertetë është kushti bazë i zhvillimit dhe
forma e pushtetit politik është ajo që garanton zgjerimin e mundësive dhe vetë
zhvillimin, nga ku konkludojmë se strategjitë e zhvillimit duhet të udhëhiqen nga
parimi i konsolidimit të demokracisë dhe funksionaliteti i saj. Indikatorët e matjes së
nivelit të demokracisë duhet të jenë të pranishëm në çdo shoqëri.
Për të parë se si ky kusht i rëndësishëm implementohet në jetë, është e
rëndësishme të analizojmë politikat sociale si proces.
1.2 Politika sociale si proces, nga përballja individuale e risqeve
sociale drejt institucionalizimit të sistemit të mbrojtjes sociale
Sipas David Eston “studimi i sistemeve politike kërkon një kuptim të proceseve,
përmes të cilave realizohen ndërhyrjet e qeverisë, që qëndrojnë në themel të
qëndrueshmërisë së sistemeve në kohë. Çështja se si menaxhohet një sistem, për të
siguruar qëndrueshmërinë e tij permes ndryshimeve të domosdoshme, përbën një
problem qëndror të analizës së veprimtarisë politike”39.
Që një problematikë e caktuar të kthehet në një çështje me dimensione politike
nevojitet një mobilizim serioz i shumë aktorëve në një shoqëri. Roli i këtyre të fundit
në formulimin e problemit ka një ndikim vendimtar në marrjen në konsideratë nga
politikat publike.
Sipas Davide Easton, procesi politik duhet të inkuadrohet brenda një sistemi
dhe politika sociale si proces mund të kuptohet mbi realizimin e qëndrueshëm të
sistemit shoqëror, nëpërmjet një procesi kompleks bashkëveprimesh të aktorëve
37 Sen A.K. (2000), Social Justice and the Distribution of Income, in Atkinson A.B. and Bourguignon
F. (eds.), Amsterdam, Handbook of Income Distribution, North Holland, p. 59-85 38 Po aty 39 Easton David, A. Knopf Alfred, The Political System: An Inquiry into the State of Political Science,
New York, 1953
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
29
sociale. I gjithë procesi bën të mundur përcjelljen e nevojave dhe kërkesave të
indivdëve apo grupeve sociale në instancat vendimmarrëse, nëpërmjet përfaqësuesve
të grupeve të interesit apo forcave politike.
Para dhe pas marrjes së vendimit në kuadrin e një politike publike, vendimi në
vetvete nuk konsiderohet si një aspekt problematik dhe është nën një kontroll të fortë
të politikëbërësit. Autoritetet publike zgjedhin për të trajtuar këtë problem dhe jo një
tjetër. Kuptimi i procesit të përzgjedhjes së problemeve përbën hapin e parë të
analizës mbi përcaktimin e rendit të ditës. Koncepti i rendit të ditës, ka marrë një vend
të rëndësishëm në analizën e politikave publike në fillim të viteve 197040.
Përgjatë përcaktimit të rendit të ditës supozohet të merret në konsideratë
kryesisht logjika kolektive, mobilizimi i mediave dhe politizimit, elementë këta, të
neglizhuar më parë në analizën e politikave publike. Nëpërmjet konsiderimit të këtyre
elementëve synohet të zgjerohet spektri i aktorëve në aksionin social dhe një
mobilizim më i fuqishëm i mediave dhe autoriteteve publike.
Të gjithë këta aktorë marrin pjesë në inkuadrimin e politikave publike, duke u
përfshirë në fazën vendimmarrëse, në formulimin dhe ndërtimin e alternativave për
trajtimin e problematikave publike.
Gjatë përzgjedhjes së problemit do të hasen një sërë pengesash, kjo për shkak të
rezistencës dhe mendimeve opozitare që mund të jenë ideologjike, kulturore, natyra
materiale, praktike, por gjithashtu edhe për shkak të një numri shumë të madh të
problemeve publike të parashtruara nga aktorët socialë në një shoqëri.41
Si e theksojnë edhe Stephen Hilgartner dhe Charles Bosk në punimin e tyre
(1988), autoritetet publike nuk mund të vendosin në rendin e ditës të gjitha problemet
pasi "vëmendja publike është një burim i rrallë, dhe ajo mund të fitohet nëpërmjet
konkurrencës në arenën publike42.
Në këtë situatë, "problemet duhet të luftojnë për të zënë një vend në arenën
publike". Kjo konkurencë është e vazhdueshëm dhe problemet jo vetëm që duhet të
luftojnë për të hyrë, por edhe për të qëndruar në axhendën publike"43.
Këta dy autorë vendosin në qendër të analizës së tyre parimet e përzgjedhjes në
arenën publike, ku disa probleme marrin më tepër përparësi nga të tjerët. Për të
kuptuar publicitetin e një problemi dhe vendosjen në rendin e ditës është e nevojshme
të identifikohen dinamikat që e lehtësojnë marrjen në konsideratë të këtij problemi
nga autoritetet publike.
Dinamika e parë që do të lehtësonte këtë proces do të ishte mobilizimi dhe kjo
lidhet me vendosjen në axhendë me bazë pjesëmarrjen 44.
40 Hassenteufel Patrick, Les processus de mise sur agenda: sélection et construction des problèmes
publics , Informations sociales, 1/2010 (n° 157), p. 50-58 41 Cobb R., Ross M., Agenda Setting and the Denial of Agenda Access: Key Concepts, in Cultural
Strategis of Agendas Denial: Avoidance, Attack and Redefinition, Lawrence. University Press of
Kansas 1997, p. 3-23. 42 Hilgartner Stephen, L. Bosk Charles, “The Rise and the Fall of Social Problems: A Public Arenas
Model”, The American Journal of Sociology, Vol. 94 N.1 Jul 1988, P.55 43 Hilgartner Stephen, L. Bosk Charles, “The Rise and the Fall of Social Problems: A Public Arenas
Model”, The American Journal of Sociology, Vol. 94 N.1 Jul 1988, P.70
44 Garraud P., Politiques nationales : l’élaboration de l’agenda, L’Année sociologique, 1990 p. 17-41
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
30
Në këtë rast, iniciativa vjen nga grupe pak a shumë të mirorganizuara, të cilat
shpesh mobilizohen në mënyrë konfliktuale me autoritetet publike. Kërkohet
gjithashtu mbështetja e opinionit publik për të ushtruar presion mbi shtetin dhe për të
legjitimuar pretendimet. Veprimet e ndërmarra si: greva, demonstrata, veprimet
simbolike, dhuna, kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen e mediave dhe, nëpërmjet
kësaj, të aktorëve politikë dhe të opinionit publik. Mund të kërkohet mbështetje nga
figura të njohura për të sjellë një problem në arenën publike si: aktorë politikë,
ekonomikë, personalitete të shkencës, zëdhënës të shoqatave ose sindikatave,
gazetarë, intelektualë, personalitete të filmit, muzikës apo sportit, autoritetet morale
dhe fetare etj.
Dinamika e dytë lidhet me mbulimin mediatik. Nëse ndonjëherë është e lidhur
fort me mobilizimin kolektiv, kjo dinamikë gjithashtu mund të ketë një autonomi të
caktuar dhe varet kryesisht në logjikën e mediatizimit.
Sipas Michael Combs Mac dhe Daniel Shaw, mediat u japin prioritet çështjeve
sipas rëndësisë për publikun. Vendosja e një problemi në rendin e ditës shpesh gjen
origjinën e saj në ngjarjet ku promovimi mediatik ka pasur një audiencë të fortë.
Megjithatë, kjo tezë është bërë objekt i shumë studimeve dhe konkludohet se ndikimi
i mediave është i moderuar në vendosjen e rendit të ditës të një problemi dhe se
mediat më tepër luajnë një rol ndërmjetës në lidhje me problemet e ngritura se sa një
rol iniciator45.
Së treti, vendosja e një problemi në rendin e ditës varet gjithashtu nga
përfitimet e pritura: politike, elektorale, simbolike, strategjike etj. Një çështje e
politikave publike politizohet dhe prioritizohet nga një ose më shumë aktorë politikë
për të përforcuar pozitën e tyre në konkurrencën politike. Vendosja në axhendë/rendin
e ditës të një problemi do të jetë më e thjeshtë në një periudhë fushate elektorale.
Ky fenomen zhvillohet në një kontekst specifik dhe sipas John Kingdon46 , ekzistojnë
tri lloje të rrjedhave të pavarura që përcaktojnë axhendën e politikave publike.
Rrjedha e parë ka të bëjë me problemet që autoritetet publike u kushtojnë
vëmendje. Për J. Kingdon, tre mekanizma kryesore që tërheqin vëmendjen e
autoriteteve publike janë : Indikatorët (kryesisht të dhënat statistike), ngjarjet
mbresëlënëse dhe efektet e reagimit mbi një politikë (që do të thotë
informacione në kontekstin e një vlerësimi të një politike publike jo të
suksesshme).
Rrjedha e dytë ka të bëjë me vetë politikën publike. Ajo përputhet me të gjitha
zgjidhjet e dhëna mbi aksionin publik si dhe me zgjidhjet që mund të
adaptohen në të ardhmen.
Rrjedha e tretë përbëhet nga katër komponentë kryesorë: opinioni publik,
forcat e organizuara politike (sidomos partitë politike), pushteti ekzekutiv dhe
negociatat kolektive.
Vendosja e një problemi në rendin e ditës zhvillohet në koordinimin e këtyre tri
rrjedhave, kur "një problem është pranuar të ketë një rëndësi publike, [që] i është
45 McCombs, M.E. & Shaw, D., The Agenda-Setting Function of Mass Media, 1972 POQ, 36; 176-187 46 KingdonJohn W., Agendas, Alternatives, and Public Policies, Boston: Little, Brown, 1984
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
31
dhënë një zgjidhje në komunitetin e politikave publike, [kur] një ndryshimi i
politikave është bërë në kohën dhe [se] kufizimet e mundshme nuk janë shumë të
forta.47
Kjo pikënisje është kualifikuar nga J. Kingdon si "dritarja e politikës", zakonisht e
përkthyer si "dritarja e mundësive politike".
Kështu konsiderohet më pak brendia e një problemi (ashpërsia e tij, numri i
njerëzve të prekur, emergjenca etj.) se vënia e tij në evidencë nga aktorë të ndryshëm
(përmes lëvizjeve sociale, medias, ekspertëve etj.) dhe lidhja e tij me vlerat
dominuese në një shoqëri të caktuar, që shpjegon dhe vendosjen e tij në rendin e ditës
nga autoritetet publike.
Asnjë problem nuk mund të jetë në mënyrë të natyrshme publike, për shkak të
tipareve të veçanta të tij. Nuk ka një prag objektiv, të matshëm (për shembull, një
numër të caktuar të njerëzve të prekur) nga i cili një problem bëhet një çështje
shqetësuese kolektive. Prandaj është e nevojshme për të analizuar shndërrimin e një
problemi në çështjet publike, që nënkupton një shkëputje nga konceptimi
"objektivist", duke theksuar rolin kyç të aktorëve që e shndërrojnë problemin në
çështje publike.
Howard Becker ka kontribuar me vendosmëri në zhvillimin e kësaj
perspektive "konstruktiviste" të problemeve sociale, nisur nga ideja se "për të kuptuar
plotësisht një problem social, është e nevojshme të dimë se si ai është përkufizuar si
një problem social "48.
Problemet janë rezultat i një pune etiketimi, të aktorëve kolektivë që H.
Becker i quan "sipërmarrësit morale", si pjesë e procesit politik.
Kontributi kryesor i perspektivës "konstruktiviste"qëndron në marrjen në
konsideratë të rolit të aktorëve socialë në përcaktimin e problemeve kolektive. "Nga
më tragjike në më anekdotike, çdo fakt social mund të bëhet një " problem social "
potencial në qoftë se ai përbëhet prej veprimit proaktiv të operatorëve të ndryshëm si:
shtypi, lëvizjet shoqërore, partitë politike, lobet, intelektualët etj., deri në momentin e
debatimit dhe dhënies së një përgjigjeje në termat e aksionit social" 49.
Një element i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë gjatë shndërrimit të
një problemi në një çështje publike është identiteti i aktorëve të cilët mobilizohen për
të ndërtuar këtë çështje publike, formulimi i së cilës varion nga identiteti i aktorëve të
mobilizuar. Përzgjedhja dhe ndërtimi i problemeve publike në vetvete përbën një
çështje konflikti dhe njëkohësisht objekt bashkëpunimi midis gjithë aktorëve socialë.
Nëse ndërmarrësit e një politike tërheqin vëmendje të veçantë nga roli i tyre i liderit
apo zëdhënësit, analiza e ndërtimit të politikave publike kërkon marrjen në
konsideratë të shumëllojshmërisë të aktorëve në arenën publike, burimeve të
disponueshme prej tyre, si dhe qëndrimet divergjente me të cilat ata përballen.
47 Po aty 48 Becker H., Social Problems: A Modern Approach, New York, John Wyler 1966, p.11 49 Neveu E., L’approche constructiviste des “problèmes publics”. Un aperçu des travaux anglo-saxons
, Études de communication, 1999, n° 22, p. 42
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
32
Brenda kësaj hapësire konkurruese bashkëveprojnë aktorë mbështetës, por
edhe kundërshtarë në trajtimin e një çështje të caktuar në nivele politike, por edhe
aktorë që synojnë të imponojnë përfaqësimin e çështjeve të tyre në këto nivele.
Aktorët mund të jenë individë, komunitete, grupe, agjenci qeveritare, OJF dhe
subjekte të tjera që janë të prekur nga zhvillimi i politikës ose që ndikojnë në hartimin
dhe zbatimin e saj. Për të përmbushur kërkesat bashkëkohore që janë injoruar shpesh
në të kaluarën, nevojitet të realizohen konsultime me grupe të ndryshme interesi ku
përfshihen individë të prekur në mënyrë të drejpërdrejtë apo indirekte nga politika
sociale që është duke u ndërmarrë. Duhet të theksojmë se nuk kemi të bëjmë me një
proces tradicional të politkëbërjes që është kompetencë dhe atribut ekskluziv i
autoriteteve qeverisëse, por në një proces demokratik ku parashikohet një pjesëmarrje
e gjerë e grupeve të interesit.
Përtej konsultimeve me grupet e interesit përzgjedhja e aktorëve dhe
përcaktimi i rolit të tyre në elaborimin e politikave ngelet vendimtare në cilësinë dhe
në dobinë e politikës dhe kjo kërkon vëmendje të veçantë. Tri pyetje lindin në lidhje
me aktorët pjesëmarrarës në një politikë sociale : kush do të jenë pjesëmarrësit, si do
të përfshihen ata në këtë proces dhe cilat janë cilësitë e nevojshme të pjesëmarrësve50.
Në praktikë, nuk është e mundur dhe as e dëshirueshme për të përfshirë një numër të
madh pjesëmarrësish. Pasi kjo mund të shtojë situatat kontradiktor dhe shumë prej
tyre nuk mund të kenë interes real për situatën.
Janë të konsiderueshëm në numër individët dhe grupet e prekura drejtpërdrejt
nga një politikë sociale, shumë të tjerë mund të ndikohen edhe nga ndryshimet e
politikave, por grupet e interesit që mund të ndikojnë në një politikë sociale janë ato
të cilat kanë një influencë reale në vendimarrje ose kanë fuqinë për të ndryshuar
dispozitat dhe instrumentat e këtyre politikave si: zhvillimin e infrastrukturës në
shërbimet e sektorit social, planifikimin e përgjithshëm apo ndarjen e buxhetit. Niveli
në të cilin do të miratohen ose ratifikohen këto politika ndikon edhe në zgjedhjen e
pjesëmarrësve.
Që ky proces të jetë i suksesshëm nuk duhet të nënvletësohet rëndësia e
komunikimit të qartë dhe transparent gjatë elaborimit të politikës. Një komunikim
efektiv mund të arrijë objektivat e mëposhtme:
Të iniciojë një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës në nivel kombëtar për
çështjet strategjike;
Të bëjë të mundur menaxhimin e pritshmërive të qytetarëve;
Të nxisë transparencën dhe llogaridhënien;
Të promovojë kulturën e dialogut publik, jo vetëm midis qytetarëve dhe
qeverisë, por edhe ndërmjet qytetarëve dhe qytetarëve dhe bizneset 51
Pasi është kaluar faza e gjatë parapërgatitore dhe aktorët përgjegjës kanë zhvilluar
një dialog konstruktiv dhe transparent në arenën politike do të nevojitet një trajtim
teknik dhe analitik i politikës sociale, ku do të shtrohen dhe zgjidhen çështje në lidhje
50 Po aty 51 Neveu E., L’approche constructiviste des “problèmes publics”. Un aperçu des travaux anglo-
saxons, Études de communication, 1999, n° 22, p. 48-50
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
33
me formimin e programit social, si: përcaktimi i përfituesve të programit, detajimi i
përfitimeve apo shërbimeve, kushtet e financimit të programit, përcaktimi i burimeve
njerëzore që do të realizojë programin si dhe administrimin dhe çështjet e
vendimmarrjes brenda programit.
Është e rëndësishme të shqyrtohet koordinimi midis politikave sociale të
ndërmarra për të arritur një nivel të lartë efektiviteti. Kjo do të mundësonte krijimin e
aspekteve prioritare që kërkojnë përmirësime sipas objektivave të politikave të reja.
Një analizë e kuadrit ligjore ekzistuese do të ishte e nevojshme për identifikimin e
çështjeve që do të diskutohen gjatë procesit të hartimit të politikave dhe ndërmarrjen e
një reforme legjislative eventuale të mëvonshëm. Ndikimi i politikës në ndryshimet e
mundshme në legjislacionin ekzistues bën të mundur që legjislacioni të jetë në
përputhje me objektivat e politikave dhe kontribuon në arritjen e tyre. Një rishikim
ligjor shqyrton se si ndikojnë ligjet, direkt ose indirekt në çështjen e trajtuar nga
politikat dhe nxjerr në pah kufizimet dhe mundësitë që ofrojnë ato. Përgjatë kësaj
analize është e rëndësishme të identifikohen gjithashtu dhe zonat gjeografike ku ligjet
ekzistuese janë konfliktuale, kontradiktore ose të pamjaftueshme. Kjo nuk duhet të
fokusohet vetëm në ligjet apo rregulloret në fushën ku do të operojë politika sociale,
por edhe të ndikojë në instrumenta dhe marrëveshje më të gjera institucionale siç janë
ato që diktojnë ndarjen e pushteteve dhe realizimin e decentralizimit.52
Një tjetër analizë e nevojshme do të ishte analiza institucionale që do të
përfshijë riorganizimin e duhur institucional dhe pikëpamjet e palëve të interesuara
mbi këtë çështje. Kjo analizë ka për qëllim të identifikojë faktorët që kontribuojnë në
suksesin apo dështimin e këtyre marrëveshjeve apo alternativave, të vlerësojë
qëndrueshmërinë e rezultateve dhe ndikimeve dhe të nxjerrë konkluzione që mund të
përdoren në procesin e ndërtimit të këtyre politikave. Një rishikim i tillë ndihmon në
përcaktimin se si marrëveshjet dhe riorganizimi institucional përputhen me objektivat
e politikave dhe përmbushin detyrat e tyre. Marrëveshjet e reja institucionale për
zbatimin e politikave të përbashkëta dhe marrëdhëniet hierarkike u japin rrugë
rrjeteve të partneritetit brenda sektorit publik dhe midis organizatave publike dhe
private.53
Programet e konceptuara brenda fazës së analizës do të legjitimohen pasi të
shqyrtohen nga strukturat vendimarrëse dhe do të bëhet një përzgjedhje midis
alternativave që konsiderohen më adekuate. Këto alternativa do të duhet të kalojnë në
fazën e zbatimit, që nënkupton ndërtimin e agjensive që do të administrojnë
programet sociale, krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit mes tyre si dhe rekrutimin e
burimeve njerëzore respektive për implementimin e kësaj politike. Për kërë duhet të
hartohet një plan i detajuar pune i shtrirë në një periudhë kohore të paracaktuar dhe
gjithashtu një parashikim i detajuar i buxhetit të nevojshëm54.
52 De Boeck Supérieur, “Réforme pédagogique et légitimation”, 2009, ISBN : 97828041019302009 p-
47 53 Po aty f.54 54Fazat e politikave sociale,
http://apps.who.int/hac/techguidance/tools/disrupted_sectors/adhs_module5.pdf, konsultimi i fundit
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
34
Cilado qoftë rruga e ndjekur për hartimin e një politike sociale, elementët që
nuk mund të neglizhohen në planifikimin e punës janë koha dhe buxheti.
Një fazë e fundit që parashikohet në lidhje me këtë proces, ka të bëjë me vlerësimin e
procesit të implementimit të politikës sociale dhe vlerësimin e drejtpërdrejtë të
politikës sociale. Kjo do të realizohet në perspektiven e një rilançimi eventual të
programit, por edhe në përcaktimin e nevojave për zgjerim apo kufizim të politikave
sociale në funksion të rezultateve të evidentuara përgjatë këtij vlerësimi.
Çdonjëra nga fazat ka një funksion të përcaktuar që korrespondon me struktura të
caktuara dhe me përgjegjësi të marra nga aktorë të caktuar. Strukturat e zbatimit të
procesit të një politike sociale mund të jenë agjensi publike, gjysmë publike, parti
politike, organe legjislative, ekzekutive, grupe interesi, agjensi private etj., të cilat
marrin përgjegjësinë për të realizuar role të caktuara sociale. Struktura të tilla, në
role politike përbëjnë gjithashtu produkte të procesit të politikës sociale55. Politikat e
mbrojtjes sociale analizohen si një proces përgjatë të cilit shoqëria ndërmerr një sërë
veprimesh për të përmbushur qëllimet dhe nevojat sociale. Produket e këtij procesi
janë vetë institucionet si: sistemet e sigurimeve shoqërore, sistemet e sigurimeve
shëndetësore, ndihma dhe përkujdesi shoqëror. Këto institucione cilësohen si
instrumenta të politikave sociale për të garantuar rregullin shoqëror.
Ekzistojnë disa mundësi për të mbuluar risqet të cilat hasim apo do të hasim
eventualisht në jetë. Vështirësia për t’i përballuar këto risqe në mënyrë individuale ka
evidentuar nevojën për të ngritur sisteme të unifikuara në nivele kombëtare të
udhëhequra nga politika sa më eficiente.
Kursimet individuale mund të jenë një alternativë për të përballur risqet eventuale në
jetë. Kjo mënyrë mund të përcaktohet si minimizimi i konsumit imediat për një
konsumim në të ardhmen. Nga njëra anë kjo nxjerr në pah një « virtyt moral » të
individit dhe është një akt i ndërmarrë me dëshirë, nga ana tjetër një kapacitet për të
ekonomizuar. Përtej mundësive për të ekonomizuar të cilat nuk janë të njëjta për të
gjitha shtresat në një shoqëri, mund të themi që jo të gjithë njerëzit kanë një shkallë të
lartë racionaliteti.
Bamirësia është një tjetër formë nëpërmjet së cilës ne përpiqemi të ndihmojmë
njerëzit në situata tejet të vështira, por problemi më i madh qëndron në faktin që kjo
mbrojtje është fakultative. Për më shumë është stigmatizuese dhe e pabarabartë, pasi
ka vende ku njerëzit që u vijnë në ndihmë këtyre personave janë të pasur dhe vende të
tjera ku janë më pak të pasur.
Duke parë që format e lartpërmendura janë vetëm fragmentare, individët në
një shoqëri do të bashkohen për të mbuluar një risk të caktuar, nën konceptin e
reciprocitetit. Në princip kontributi përcaktohet në mënyrë të pavarur nga risqet e
hasura. Duhet të theksojmë që dhe kontributet janë në proporcion me të ardhurat e
individëve.
55 De Boeck Supérieur, “Réforme pédagogique et légitimation”, 2009, ISBN : 97828041019302009
f.58
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
35
Në këtë mënyrë ne krijojmë një mbulim reciprok të riskut brenda një
popullate. Propozohet një mbulim i risqeve sociale në kushte të njëjta për të gjithë
popullatën. Mbulimi është i detyrueshëm në kushte të pavarura nga risku i paraqitur.
Duke u nisur nga tërësia e risqeve sociale diskutohet roli i shtetit në organizimin dhe
mbrojtjen kolektive të qytetarëve.
Për të parë si është institucionalizuar menaxhimi i risqeve sociale do t’i
referohemi konceptit të shtetit social, i cili u përhap gjerësisht pas Luftës së Dytë
Botërore56.
Nëpërmjet vendosjes së një sistemi mbulimi të risqeve për gjithë qytetarët,
objektivi është të luftohet varfëria dhe nëse është e mundur, në mënyrë definitive. E
gjithë kjo mbështetet në një logjikë mbulimi maksimal kundër risqeve sociale
nëpërmjet ndërhyrjes së shtetit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëhiqen nga një logjikë tërësisht liberale,
ku shteti duhet të ndërhyjë kur mundësitë e iniciativës private nuk lejojnë mbrojtjen e
qytetarëve. Ndërsa në sistemet e vendosura në Evropë, risqet sociale mbulohen në
pjesën më të madhe dhe në mënyrë dominuese nga autoritetet publike.
Ndërsa sistemi liberal kundërshton çdo ndërhyrje publike automatike në favor
të të varfërve në emër të parimit të përgjegjësisë individuale, shoqëritë që janë duke u
industrializuar me ritme të shpejta në fund të shekullit XX, do ta pranojnë gradualisht
se është e domosdoshme ekzistenca e mekanizmave të detyrueshëm të mbrojtjes
sociale për punëtorët që ndodhen në një pasigurie të lartë. Reformat e para kanë për
qëllim për të zgjeruar mbrojtjen sociale, por duke u fokusuar në zgjerimin e
praktikave ekzistuese të solidaritetit.
Faktorët që do të çojnë në lindjen e shtetit të mirëqenies, do të bazohen në
procesin e zbatimit të ligjeve sociale të Bismarkut. Këto ligje do të revolucionojë
parimet e mëparshme të mbrojtjes sociale. Konceptimi i Bismarkut do të krijojë një
formë të shtetit të mirëqenies, një model që do të përhapet fuqishëm në vendet e
zhvilluara.
Disa dekada më vonë, në kontekstin e një krize akute të botës kapitaliste, do të
kthehet në domosdoshmëri garantimi i sigurisë sociale për të gjithë, në mënyrë që të
krijohet një botë liberale dhe mbrojtëse për qytetarët. Me këtë konceptim të shtetit të
mirëqenies demokratik është i lidhur emri i Beverixh.
Për të kuptuar risitë që sjell sigurimi i detyrueshëm shoqëror, është e
rëndësishme të marret në konsideratë trashëgimninë sociale që do të modifikohet.
Karakterisitika e përgjithshme të këtyre dy konceptimeve të mëdha57 :
Në konceptin e Bismarkut disa nga objektivat bazë do të ishin : Si mund të
inkuadrojmë, socializojmë klasën punëtore që ishte duke u ndërtuar ? Si mund
të konsolidojmë marrëdhëniet e punonjësve me ndërmarrjet nëpërmjet një
kontrate pune, si dhe vendosja e një sërë të drejtash sociale që do të garantonin
një stabilitet të të ardhurave te punonjësit. Ky konceptim u realizua në
konturet e një ndërmarrjeje të madhe dhe një logjike të lidhur me aktivitetin
56 Palier Bruno, Bonoli Giuliano, “Entre Bismarck et Beveridge « Crises » de la sécunté sociale et
politique(s)”, Revue française de science politique,1995 Volume 45 Numéro 4 pp. 668-699 57 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
36
profesional. Sistemi u përgjithësua për të pasur një mbulim sa më të gjerë në të
gjithë sektorët. Më pas ky sistem u zgjerua për partënerët dhe fëmijët e
punonjësve, duke ruajtur bërthamën bazë që ishte ndërmarrja e madhe. Një
tjetër trajtim bëhet për punonjësit të cilët janë në moshën e pensionit, të cilët
përfitojnë nga të drejtat e të qenit më parë në marrëdhënie pune. Ideologjitë,
përvojat historike, lloji i shtetit dhe konteksti politik luajnë një rol të
rëndësishëm në mënyrën se si grupet do të prezantohen, do të shprehin
interesat e tyre dhe do të mobilizohen pro ose kundër zbatimin të një shteti
social.
Modeli Bismarkian është revolucionar në të gjitha aspektet. Kombinimi i tij
me një rritje të konsiderueshme ekonomike solli modelin social perfekt. Kjo
bëri që në dekadat në vijim, modeli gjerman të ndiqej nga shumë vende
evropiane në fund të shekullit XIX. Gjermania e Bismarkut do të frymëzojë
Evropën, madje edhe Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Amerikës Latine.
Vendet të ndryshme si Holanda, Rumania, Austro-Hungaria, Rusia, Norvegjia,
Suedia, Zvicra dhe Britania e Madhe do të frymëzoheshin tërësisht ose
pjesërisht nga ky model. Ndësa Franca do të ngelej skeptike për një kohë të
gjatë ndaj modelit gjerman.
Ndërsa Bevrixh, në konceptimin e tij u nis nga një logjikë universale e
mbulimit social. Në raportin « Insurance and Allied Services » të dhjetorit
1942, qëllimi i tij është i qartë; eliminimi i përhershëm i 5 të këqijave të
mëdha : varfërisë, sëmundjeve, injorancës, papastërtise dhe dembelizmit. Për
të arritur këtë objektiv, Beveridge përkrah krijimin e një sistemi të
përgjithshëm të mbrojtjes sociale, mbulimin e të gjithë popullsisë, në një
mënyrë të thjeshtë, që do të thotë, duke mbuluar të gjitha rreziqet përmes një
kontributi të vetëm dhe të centralizuar. Në modelin e propozuar prej tij ky
sistem do të menaxhohej nga shteti. Raporti gjithashtu, propozon krijimin e
një shërbimi shëndetësor të aksesueshëm (falas) dhe të hapur për të gjithë.
Parimi bazë synon një mbrojtje sociale nëpërmjet mbulimit të nevojave
minimale dhe kjo u lejojn individëve të ekonomizojnë më shumë. Objektivi
nuk është që të sigurojë një rishpërndarje të pasurisë, por të sigurojë nevojat
bazë për njerëzit në vështirësi. Raporti i tij i dytë, « Full Employment in a Free
Society »,58 i botuar në vitin 1944, do të entuziazmojë publikun dhe do të
kontribuojë më shumë se çdo tekst tjetër të popullarizimin e teorisë
keynesiane. Sipas vetë Beveridge, bazuar në parimet liberale, ky sistem:
" ...kombinon sigurinë themelore (të mjaftueshme për të jetuar në çfarëdo
rrethanash) me lirinë e qytetarëve, për të organizuar jetën e tyre dhe të
personave që kanë në ngarkim, duke i lënë atij përgjegjësinë për veprimet e
tij."
Ashtu si modeli Bismarkian edhe ai Beverixhian u pranua me entuziazëm në
Evropë. Periudha kur ky model u ideua dhe u propoganduan përkon me fitoren mbi
nazizmin dhe ndërtimin e kapitalizmit demokratik, që garanton sigurinë për të gjithë.
58 Full employment in a free society: a report / by William H. Beveridge, 1944
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
37
Megjithatë, nëse ideja e përgjithësimit dhe zgjerimit të sigurimeve shoqërore është
pranuar lehtësisht, parimet e tjera Beverixhiane janë rrëzuar në vendet që kanë
integruar tashmë sigurim social bismarkian, rasti francez është një ilustrim i qartë i
kësaj perspektive.
Për të përcaktuar një model të mbrojtjes sociale duhet paraprakisht të
referohemi në principet, vlerat dhe objektivat ekonomike dhe sociale. Njëkohësisht
duhet të referohemi dhe në konfigurimin institucional te një vendi: të drejtat, niveli i
pagesave të mbulimit social, financimi dhe menaxhimi i sistemit.
Ekzistojnë dy logjika fiancimi që implikojnë dy konceptime të ndryshme të mbrojtjes
sociale.
Logjika e sigurimit social e bazuar tek punonjësit. Ata sigurohen nëpërmjet
sistemit të kontributit mbi të ardhurat e punës. Një pjesë e të ardhurave
kuotizohet dhe kjo financon sisetmin e sigurimeve shoqërore. Pra sistemi
financohet nga aktiviteti profesional i punonjësve të cilët janë të detyruar të
sigurohen.
Logjika e dytë korrespondon me sistemin fiskal të taksave. Mbulimi social i
përfituar si një qytetar i vendit, i cili duhet të mbrohet nga autoritetet publik,
pra kjo duhet të financohet nga taksat. Në të njëjtën linjë logjike përfshihet
dhe sigurimi shëndetësor i cila bazohet në sigurimin e shpenzimeve mbi
shëndetin. Kjo për vendet si Anglia, Spanja, ku çdo shpenzim medikal
mbulohet nga taksat59.
Në vendet nordike, pjesa e kuotizimit është e dobët ndërsa taksat financojnë
pjesën më të madhe të shpenzimeve për mbulimin social.
Në vende të tjera, kuotizimi përfaqëson pjesën më të konsiderueshme për financimin e
këtij mbulimi. Nuk ekziston një sistem i financuar ekskluzivisht nga taksta apo
ekskluzivisht nga kuotizimet, gjithmonë sistemi është i përzierë ku proporcionimi i dy
komponentëve është i ndyshëm.
Në veprën e tij klasik, « The three worlds of welfare capitalism»60, ese mbi
kapitalizmit modern, Esping-Andersen tejkalojn modelet e klasifikimit në bazë të
shumës së shpenzimeve sociale ("sa"), ai do të tregojë interes në mënyrën se si vendet
i shpenzojnë këto shuma të vëna në dispozicion ("si"). Ai thekson faktin se në kuadër
të dallimeve është e mundur për të bërë grupime të kuptimshme. Koncepti regjimeve
reflekton organizime institucionale relativisht të qëndrueshme midis sferës private,
tregut dhe shtetit. Niveli i dematerializimit, struktura e klasës që dalin nga politikat
sociale dhe në fund raporti publik-privat në sigurimin e të mirave sociale, janë tre
tregues që mbështesin regjimet e ndryshme të shtetit social.
Kapitalizmi transformon njeriun në mall. Për të plotësuar nevojat e tij, njeriu
është i detyruar të shesë fuqinë e tij të punës. Pas Karl Polanyi, Gøsta Esping-
Andersen argumenton se funksioni kryesor i shteteve të mirëqenies është që të lejojë
individët, në kushte të ligjshme për t’u bërë pak a shumë të fuqishëm në treg, duke
përfituar njëkohësisht nga shërbimet apo pagat e mbulimit social. Dematerializimi i
59 (Vaso) Xhumari Merita, Procesi dhe Institucionet e Politikës Sociale, Tiranë, « ABC » 2009 60 Esping-Andersen, G. The three worlds of welfare capitalism. Cambridge, UK: Polity Press,1990
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
38
realizuar në shoqëri të ndryshme ka lejuar të mundësohet një klasifikim hierarkik të
shteteve të mirëqenies në tri kategori: të lartë, të mesëm dhe të ulët.
Indikatori i dematerializimit është po aq i fortë sa e drejta për t’u zgjedhur.
Aksesi në të drejtat është relativisht i thjeshtë për një kohë të gjatë dhe se të ardhurat
që sigurohen për individët që përjetojnë një risk social janë të përafërta me ato të
individëve që janë në marrëdhënie pune.
Tabela 1. Klasifikimi hierarkik i shteteve të mirëqenies në termat e dematerializimit në 1980
Shtetet Indikatorët
Australi 13,0
Shtetet e Bashkuara 13,8
Zelanda e Re 17,1
Kanada 22,0
Irlandë 23,3
Mbretëri e Bashkuar 23,4
Itali 24,1
Japoni 27,1
Francë 27,5
Gjermania (Perëndimore) 27,7
Finlandë 29,2
Zvicër 29,8
Austri 31,1
Belgjikë 32,4
Holandë 32,4
Danimarkë 38,1
Norvegji 38,3
Suedi 39,1
Burimi : Gøsta Esping-Andersen, Les trois mondes de l’État-providence, Paris, PUF,
2 e
éd. Français, 2007.
Rezultatet e ulëta pasqyrojnë kryesisht trashëgimninë e liberalizmit. Vendet
kontinentale evropiane kanë rezultate mesatare që pasqyrojnë një mobilizim politik të
majtë, por edhe një traditë të lashtë të konservatorizmit dhe ndikimin e katolicizmit.
Pikët më të larta pasqyrojnë ndikimin social-demokratike.
Shtete të ndryshme të mirëqenies kontribuojë gjithashtu në sistemin e
stratifikimit social. Tradita liberale krijon dhe përforcon dualizëm social. Ajo krijon
një pengesë midis përfituesve të asistencës dhe pjesës tjetës të shoqërisë. Tradita
korporatiste-konservatore kontribuon me rolin e saj për të krijuar një identitet të
klasës dhe për të ruajtur legjitimitetin përballë shtetit. Modeli universal skandinav
krijon një shoqëri më të barabartë.
Tre format e shtetit të mirëqenies gjenerojnë kështu të drejta të pabarabarta për
shtetasit në një shoqëri. Nivelet e dematerializimit dhe shkalla e stratifikimit të
shoqërisë përforcohen në mënyrë reciproke.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
39
Duke kombinuar shkallën e dematerializimit me tre indikatorët « politikë », si dhe
indikatorët e stratifikimit social, Esping-Andersen dallon tri sistemet e shtetit social:
atë liberal, sistemin konservator dhe sistemin social- demokrat (socialist)61.
Sistemi liberal privilegjon me tepër mekanizmat e tregut në raport me shtetin.
Në këto vende sistemi i sigurimit të shëndetit është kryesisht individual/privat.
Njerëzit të cilën nuk mund të sigurohen në mënyrë individuale apo nuk kanë
aktivitet profesional të konsoliduar ngelen të pambuluar nga ana sociale.
Ndërhyrja e shtetit është e papërfillshme dhe shtetit ndërhyn vetëm në situata
të varfërisë ekstreme. Parimi bazohet në një ndërhyrje shumë të dobët të shtetit
në jetën private të qytetarëve dhe ai mund të jetë përgjegjës vetëm në disa
nevoja sociale bazë si: arsim, shëndetësi, pensionet bazë. Shërbimi
Shëndetësor Kombëtar është i financuar nga tatimet e detyrueshme mbi të
ardhurat dhe sistemi menaxhohet drejpërsëdrejti nga qeveria. Shteti siguron
kujdes shëndetësor për të gjithë qytetarët. Aplikimi i këtyre sistemeve supozon
një përgjegjësi të lartë të qytetarëve të një vendi, për organizimin e jetës së
tyre. Roli i sektorit privat është shumë i rëndësishëm përballë një ndërhyrje
shumë të dobët të mekanizmave rregullator të shtetit. Ekonomia e këtyre
vendeve udhëhiqet nga teoria smithiane « laisser -faire » sipas së cilës çdo
takimi i ofertës dhe kërkesës ndodh në mënyrë natyrale (ligji Say-t). Në këto
kushte do të evidentohet një shkallë e lartë pabarazie midis shtresave sociale
në vend.
Sistemi social- demokrat bazohet në idetë socialiste dhe propozon përfitime
shumë të larta të qytetarëve jashtë marrëdhënive të tyre profesionale. Në
kundërshtim me sistemin liberal mekanizmat e mbështetjes sociale
karakterizohen nga një shkallë e lartë institucionalizimi. Niveli i mbulimit
social është shumë i lartë dhe kushti bazë për të përfituar nga ky mbulim lidhet
me të qenit qytetar i këtij vendi. Shërbimet sociale janë të zhvilluar jo vetëm
në një logjikë horizontale që lidhet me një mbulim për të gjithë qytetarët, por
shtrihen edhe në një logjikë vertikale ofrimi të një shumllojshmërie
shërbimesh. Objektivi është të ndërtohet shteti i mirëqenies sociale duke
priviligjuar logjikën e rishpërndarjes të të ardhurave dhe zvogëlimin e
pabarazive sociale me qëllim që të mbështetet kohezioni social rreth një klase
të mesme të shoqërisë. Mbrojtja si një qytetar lejon një liri relative përballë
tregut.
Sistemi konservator koorporatist. Shtylla kryesore e shtetit social në këtë
sistem është sigurimi i detyrueshëm social bazuar në aktivitetin profesional.
Pjesa më e madhe e popullsisë është e mbuluar nga sigurimet shoqërore kur
individi është në marrëdhënie pune ose përfiton nga mbulimi social i
familjarëve që janë në marrëdhënie pune. Shumë përfitime dhe shërbime janë
të shkëputura nga koncepti i të ardhurave individuale dhe paguhen për të
gjithë qytetarët e vendit. Pensioni i pleqërisë si dhe asistenca në rast
61 Esping-Andersen, G. The three worlds of welfare capitalism, Cambridge, UK: Polity Press,1990
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
40
papunësie, përllogaritet në bazë të të ardhurave të mëparshme në mënyrë që të
mundësojë individët të cilët kanë kontribuar për të ruajtur afërsisht nivelin e
jetesës që ata kishin më parë. Sistemi i sigurimeve shoqërore bashkëfinancohet
nga kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit. Në shumicën e vendeve,
pjesa e kontributit të punëdhënësit është më e lartë se kontributi i paguar nga
punonjësi. Çdo qytetar në mënyrë individuale kontribuon për interesin
personal dhe në të njëjtën kohë, për të siguruar bashkëqytetarët e tij kundër
rreziqeve sociale. Mbulimi i risqeve është i pavarur nga të ardhurat. Ky sistem
që çon në formën e menaxhimit korporatist bazohet dhe lidhet njëkohësisht
me statusin social të individëve. Përfitimet janë relativisht të larta dhe niveli i
rishpërndarjes së të ardhurave nuk është shumë i lartë. Funksionimi i këtij
sistemi ka të bëjë më tepër me logjikën e ruajtjes së satusit social, sesa me
uljen e pabarazive62.
Tabela 2. Tiparet kryesore të tre sistemeve të mbrojtjes sociale:
Sistemi i mbrojtjes
sociale
Liberal Social demokrat Konservator
Koorporatist
Rregullat e përfitimit Nevoja
Varfëria
Të qënit qytetar i një
vendi
Të qënit resident
Statusi
Marrëdhënie pune
Natura e përfitimit Niveli i të
ardhurave
Pagesë fikse Proporcionale
Mënyra e financimit Taksat Taksat Kontributi social
Mëyra e menaxhimit të
sistemit
Qeveria
qendrore
Administrim i
decentralizuar
Nga përfituesit dhe
partënerët
Burimi : Autori
Analiza e Anderson bazohet në 4 grupe të mëdha shtetesh63:
Vendet nordike : Danimarka, Suedia, Finlanda, Norvegjia, Islanda.
Vendet anglo-saksone : Anglia, Irlanda.
Vendet e Europës Qendrore : Gjermania, Franca, Vendet e ulta (Benelux), Austria.
Vendet e Europës së Jugut : Spanja, Greqia, Italia, Portugalia.
Vendet nordike janë të kualifikuara si vende socialdemokrate. Në këto vende
principi i universalitetit shkon edhe më larg. Jemi në vende ku përfitimet
sociale janë të larta dhe të financiara nga sistemi i taksave dhe nën autoritetin
e qeverisë qendrore. Në disa vende hasim një organizim administrativ të
decentralizuar të sistemit.
Vendet anglo-saksone kanë sisteme hibride midis sistemit socialdemokrat dhe
modelit liberal. Principi i universalitetit është i limituar në sistemin e shëndetit
ndërsa në fushat e tjera të mbulimit social kemi të bëjmë me një klimë më
liberale. Përfitimet sociale janë të dobta. Në fushën e pensioneve luan një rol
62 Gosta Esping-Andersen, Les trois mondes de l'Etat-providence. Essai sur le capitalisme moderne,
coll. Le lien social, éd. PUF, 1999, 310 p 63 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
41
të rëndësishëm sigurimi privat dhe ndërmarrjet. Përfitimet sociale ofrohen në
funksion të të ardhurave për më të varfrit.
Vendet e Europës Qendrore. Në këto vende tradita bismarkiane është më e
theksuar, ndërhyrja e shtetit në menaxhimin e mbulimit social është e
konsiderueshme. Të drejtat e përfituesve kushtëzohen nga niveli i kuotizimit të
tyre. Kjo e fundit ka evoluar, kryesisht në fushën e sigurimit shëndetësor dhe
mbulimit social të familjeve. Niveli i përfitimeve lidhet me nivelin e pagës
kryesisht në fushën e pensioneve dhe të papunësisë. Sistemi është i copëzuar
pasi operojnë organizma të ndryshme.
Vendet e Europës së Jugut karakterizohen nga një klimë politike e
destabilizuar, dhe nga një periudhë kohore e gjatë e tranzicionit politik, nga
kalimi i sistemit jo demokratik në atë demokratik. Duke u nisur nga ky fakt,
mbrojtja sociale karakterizohet nga tiparet e sistemit koorporatist. Me ardhjen
në pushtet të sistemeve demokratike do të vërejmë një heterogjenitet të
tipologjive të mbrojtjes sociale, në fushën e mbulimit shëndetësor vërhim
aplikimin e modelit beveridgeian. Shërbimet kombëtare të shëndetit
zhvillohen me rritme shumë të ngadalta dhe përfitimet e minimumit social
fillojnë të zhvillohen në mënyrë progresive64.
Shteti i mirëqenies shënon një shkëputje me konceptin e shtetit liberal. Ai i jep
shtetit një rol të rëndësishëm në jetën sociale dhe ekonomike në emër të nevojave
sociale. Sot ky term mund të trajtohet në dy kuptime. Në një kuptim më të gjerë, të
adoptuar nga ata që kritikojnë ndërhyrjen e shteti në jetën e individëve, koncepti i
referohet shtetit intervencionist që u institucionalizua pas Luftës së Dytë Botërore. Në
një kuptim më të kufizuar, shteti i mirëqenies është ai që ndërhyn për të siguruar
përgjegjësinë kolektive të funksioneve të solidaritetit65.
Koncepti i shtetit social në mënyrë të qartë sjell një nga veçoritë e reja të shtetit
modern: kujdesi për mirëqenien e qytetarëve dhe jo vetëm të sigurojë rendin publik, të
pres monedhën kombëtare, të menaxhojë marrëdhëniet ndërkombëtare apo të
angazhohet në luftë.
Së dyti, ai sugjeron racionalizimin dhe objektivizmin e së drejtës për ndihmën
duke bërë kalimin nga një solidaritet subjektive në një solidaritet objektiv të bazuar në
të drejtat e qytetarëve. Pra shteti i mirëqenies bën të mundur që qytetarët të
mbështeten në fuqinë publike në rast se solidariteti subjektiv nuk funksionon.
Duke ju referuar konceptit të solidaritetit subjektiv mund të bëhet dallimi midis
ndihmës sociale dhe aksionit social, pasi këto dy koncepte nuk janë të njëjta66.
Ndihma sociale mund të përkufizohet si një tërësi përfitimesh, që
korrespondon me të drejtat individuale subjektive të atribuara nga autoritetet publike,
kur përfituesit nuk kanë dhënë kontribut paraprak, por ndodhen në një situatë të
vështirë dhe plotësojnë kushtet ligjore. Ajo që karakterizon ndihmën sociale është
64 Po aty 65 Borgetto M. Lafore R., Droit de l’aide et de l’action sociales, Précis Domat, 7e éd., Montchrestien
2009 66 Borgetto M. La décentralisation du « social »: de quoi parle-t-on?, Informations Sociales, 2010/6-no
162, p. 6-11/publication de la Caisse nationale des allocations familiales
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
42
detyrimi i autoriteteve publike nga njëra anë dhe e drejtë e individit nga ana tjetër (...).
Ky program zbatohet dhe financohet nga autoritetet publike dhe vjen si një përgjigje
ndaj situatave të vështira në të cilat ndodhen individët.
Ndërsa aksioni social mund të përkufizohet si një tërësi e ndërhyrjeve (...) të
realizuara nga aktorë të ndryshëm, të cilat kompletojnë ndihmën sociale, duke
përmirësuar apo zgjeruar fushën e saj. Ndryshe nga kjo e fundit, ai nuk përmban as të
drejta për përfituesit, as detyrim për ideatorët apo zbatuesit e tij.
Aksioni social nuk përbën një bllok homogjen ndërhyrjesh dhe koordinon
veprime të shumë institucioneve dhe aktorëve në një fushë të caktuar. Koordinimi
realizohet midis aktorëve publikë, privatë dhe shoqërisë civile, mbi të gjitha ky
koordinim karakterizohet nga një liri relative të iniciativës përgjatë promovimit të
tij67.
Në trajtimin e shtetit të mirëqenies nga Karl Polanyi, lindja e shtetit social dhe
funksioni i tij i rishpërndarjes të të ardhurave zëvendëson në një mënyre reciprocitetin
dhe tregun. Në kuptimin e Polanyi, 68 parimi i reciprocitetit nënkupton fatin e
përbashkët. Përkufizimi i komunitetit të referuar mund të variojë sipas shoqërive dhe
konfigurimit social të tyre. Familja, fshati, komuniteti etnik mund të përbëjnë burimet
kryesore të solidaritetit midis të barabartëve. Në shoqëritë me bazë komunitetin,
ndihma reciproke është përforcuar.
Shumë studime kanë shpjeguar kalimin nga procesi i reciprocitetit në
konceptin e rishpërndarjes në një shoqëri dhe zhvillimin e shteteve të mirëqenies nga
nevojat objektive. Sipas autorëve të këtyre studimeve, industrializimi, zhvillimet
teknologjike dhe urbanizimi kanë luajtur rolin e tyre në këtë transformim. Në
periudhën paraindustriale funksionet e shoqërsë ishin të bazuar te familja dhe kisha.
Grupet primare si: familja, klani, komuniteti, fshati, etj. janë bërë më pak të aftë për të
siguruar kujdesin e anëtarëve të tyre në rast fatkeqësie (sëmundje, moshim etj.) dhe
bashkësitë fetare nuk mund të luajnë të njëjtin rol në shoqëri.
Në këto kushte ndodhemi para një nevoje për të ideuar elemente ekuivalente
funksionale si: shërbime shëndetësore, të sigurimeve shoqërore, etj. në mënyrë që
shoqëria të ruajë vazhdimësinë. Për rrjedhojë autoritetet publike do të jenë të
detyruara të mbështetin individët që nuk mund të sigurojë nevojat e tyre.
Krijimi i shtetit të mirëqenies i përgjigjet njëherazi krizave të solidaritetit
subjektiv, por edhe sekularizmit të shoqërive. Shteti zëvendëson me providencën e tij
providencën hyjnore. Ndërtimi i shteteve të mirëqenies synon t’u përgjigjet nevojave
objektive të individëve. Varfëria, vështirësitë e jetës së njerëzve të moshuar, pasiguria
në lidhje me sëmundjen dhe pamundësia për t’i përballuar këto me burimet e
disponueshme të individëve, shpjegon ndërhyrjen e institucioneve. Megjithatë, është e
pamundur të përcaktohet në mënyrë definitive dhe të unifikuar funksionet e shtetit të
mirëqenies, sepse format dhe shkallët e ndërhyrjes së tij variojnë nga problemet e
hasura në një shoqëri69.
67 Po aty 68 Servet Jean-Michel, Le principe de réciprocité chez Karl Polanyi, contribution à une définition de
l'économie solidaire, Revue Tiers Monde, 2/2007 (n° 190), p. 255-273. 69 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
43
Origjinaliteti i shteteve moderne të mirëqenies nuk qëndron në ajo çka ofrohet
për mbrojtje e individëve që nodhen në pasiguri sociale, as në faktin që shteti
mbështet individë që më parë mbeshteteshin nga struktura të tjera. Tashmë nuk
mbulohen nevojat sociale të një individi të veçantë, por të drejtat e individit nëpërmjet
ligjeve universale. Me fjalë të tjera, ndërsa në shoqëritë e privuara nga të drejtat
sociale qytetarët varen nga solidariteti i të tjerëve (bamirësia, reciprociteti ose
solidariteti vullnetar), në shtetin social është e nevojshme dhe e mjaftueshme të bësh
pjesë në një kategori të njohur dhe të përcaktuar (të sëmurë, me aftësi të kufizuara, në
pension, të papunë, të varfër), për të përfituar nga të drejtat, shërbimet apo pagesat e
paracaktuara.
Për një kohë të gjatë individi në nevojë është perceptuar si një person i dobët,
objekti i bamirësisë dhe është shoqëruar nga paragjykimi moral. Nga një person i
brishtë, i pambrojtur, viktimë e pabarazisë, në fund të shekullit XIX dhe në fillim të
shekullit XX, ai do të bëhet subjekt për t'u mbrojtur, objekt i asistencës publike ose
organizatave bamirëse. Nocioni i përdoruesit do të shfaqet vetëm në sektorin social në
gjysmën e dytë të shekullit XX, ky përdorues i shërbimeve sociale gradualisht do të
bëhet aktor i menaxhimin të të drejtave të tij. Edhe pse këto të drejta të përdoruesit
janë vetëm transpozimi dhe afirmimi i të drejtave themelore të individit në një
shoqëri70.
Ndërsa ligji nuk përkufizonte konceptin e përdoruesit, doktrina dhe
jurisprudenca (kasuset praktike) do të zhvillojnë konturet e këtij koncepti. Statusi i tij
është ndërtuar nga të drejtat që i jepen përdoruesin në lidhje me një shërbim të ofruar
ose përcaktohet nga autoritetet lokale apo qëndrore. Duke filluar nga gjysma e dytë e
shekullit XX, është ndërmarrë një hap i parë, për mbrojtjen dhe mbështetjen në
mënyrë kolektive të individëve të cilët ndodhen në kushtet të tilla që nevojitet
ndërhyrja e profesionistëve. Në këtë model, "përdoruesi konsiderohet të jetë i
administruar".
Pra sot, në pothuajse të gjitha vendet perëndimore, qytetarët përfitojnë nga një
mbulim social, në rast të papunësisë, të daljes në pension ose sëmundjes. Këto të
drejta mund të jetë rezultat i kontributeve shoqërore të paguara, rezultat i statusit të
tyre të qytetarit të një vendi, apo rishikimin i nevojave të tyre. Shumë shpesh ata
mund të përfitojnë nga ndihma shtesë në fushën e strehimit, arsimit, familjes, për
probleme të veçanta.
Të gjitha këto të drejta na çojnë drejt figurave emblematike të shtetit modern
të mirëqenies. Në analizën e tij sociologu Esping-Andersen kërkon zbatimin e
dematerializimit të njeriut në shoqëritë kapitaliste. Shteti i mirëqenies sociale është
një formë e "kapitalizmit me një fytyrë njerëzore", në të cilën individi përfiton të
ardhura alternative kur është jashtë tregut të punës (sëmundje, moshim, papunësi), ose
kur të ardhurat e tij individuale nuk e lejojnë atë të plotësojë nevojat e tij. Ai, ka
gjithashtu akses në shërbimet sociale dhe shëndetësore në një kosto më të ulët se
kostoja e tregut.
70 Gosta Esping-Andersen, Les trois mondes de l'Etat-providence. Essai sur le capitalisme moderne,
coll. Le lien social, éd. PUF, 1999
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
44
Tashmë ne mund të dallojmë qartë në historinë e mbrojtjes sociale, dallimin
midis filantropisë, paternalizmit, klientelizmit shoqëror, mbështetjes liberale dhe
njohjes të të drejtave në një shtet demokratike të mirëqenies sociale71.
Realizimi i shtetit social nuk është kryer në mënyrë të thjeshtë. Në një perspektivë
historike dhe ndërkombëtar, historia e shteteve të mirëqenies mund të ndahet në tre
periudha ku secila prej tyre është një shkëputje nga arritjet e mëparshme72.
Shkëputja e parë ka të bëjë me lëvizjen për sigurimet shoqërore për punëtorët.
Në një këndvështrim analitik, periudha 1870-1935 është padyshim një fillim i ri në
metamorfozën e çështjes sociale. Pyetja nuk shtrohet më për njerëzit që nuk janë në
marrëdhënie pune (popullatat e varfra, njerëzit me devijanca sociale etj.), por për
popullsinë që drejtohet tani nga kultura e re e punës, që ka lindur me revolucionin
industrial. Kjo fazë zhvillohet gjatë industrializimit evropian në një kontekst të
zgjerimit të tregut, varfërimit të masave punëtor dhe rritjes së lëvizjeve socialiste. Në
të gjitha vendet, elitat janë të vetëdijshëm për pamjaftueshmërinë e politikave të vjetra
dhe nevojës për të përmirësuar gjëndjen socio-ekonomike të punëtorëve. Ndodhemi
në një situatë emergjente dhe konfliktuale.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, nevoja për të zgjeruar mbrojtjen sociale dhe për të
siguruar ekzistencën ka fituar terren dhe për shumë reformatorë, ekspertë dhe
politikanë kjo vjen si një detyrim i shoqërisë së kohës. Ashtu si duhet të theksohet që
nje pjesë tjetër e shoqërisë ka shprehur rezerva në lidhje me këte ide duke mbështetur
preferencën për një solidaritet vullnetar dhe bamirësi publike.
Por, gradualisht, në fund të shekullit XIX, modeli Bismarkian i sigurimeve
shoqërore do të vijë si një nevojë në të gjitha vendet.
Mutacion i dytë do të haset gjatë viteve 1930 në kontekstin e Depresionit të Madh që
do të lulëzojë pas Luftës së Dytë Botërore. Konsensusi është arritur rreth shtetit
demokratik të mirëqenies që ofron siguri sociale për të gjithë qytetarët. Shteti duhet të
zgjerojë veprimin e tij në fushën ekonomike dhe sociale, në emër të nevojave publike.
Forma e re e shtetit social është shteti i "mirëqenies Keynesianist" duke u përpjekur
në të njëjtën kohë të nxitë rritjen dhe bilancin ekonomik, përballjen me opozitën
sociale dhe të sigurojnë një funksion të drejtë të ndarjes së pasuri.
Sociologu Marshall përshkruan kalimin historik drejt shtetit modern të
mirëqenies si një shkrirje graduale të të drejtave civile, politike dhe të drejtave
sociale. Zgjerimi i mbulimit social realizohet si në drejtimin horizontal ashtu edhe në
atë vertikal, duke mbuluar një numër më të madh risqesh sociale dhe duke mbështetur
një numër në rritje të popullsisë. Themelet e rendit liberal nën revolucionet e shekullit
të tetëmbëdhjetë janë të implikuara këtu në mënyrë të qartë. Tani, të gjithë qytetarët të
cilët janë pjesë e një kategorie të gjerë në rrezik, të paaftë për të mbështetur veten e
tyre në mënyrë individuale, meritojnë ndërhyrjen dhe përkrahjen e shtetit.
Midis viteve 1950 dhe 1970, siguria është në rritje të shpejtë përballë
rreziqeve sociale dhe niveli i varfërisë zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme.
Qytetarët përfitojnë nga mbulimi social i zgjeruar në të gjitha fushat.
71 Po aty 72 François-Xavier Merrien, L’État-providence 2007/3249 Presses Universitaires de France (3e
éd.)ISBN : 9782130539353, f.3-10
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
45
Megjithatë, shteti i mirëqenies nuk është një institucion homogjen, por
implementohet në realitete të ndryshme. Shtetet e mirëqenies implementojnë në
mënyra të ndryshme sigurinë sociale të qytetarëve. Ata ndryshojnë nga mënyra se si
trajtojnë rreziqet sociale, lloji dhe sasia e institucioneve si dhe shërbimet e vëna në
dispozicion të popullsisë. Në kulmin e zhvillimit të epokës së artë të ekonomisë
industriale, në fillim të vitit 1970, ekzistojnë forma të ndryshme të shteteve të
mirëqenies. Legjitimiteti i tyre është i fortë dhe financimi i tyre është i sigurt.
Mutacion i tretë do të shënohet në fund të viteve 1970. Në kontrast me
periudhën triumfuese të dekadës së mëparshme, shtetet e mirëqenies do të bëhen
subjekt i presioneve të forta ekonomike, politike dhe sociale. Ata shfaqen të paaftë për
të përballuar sfidat që hasin në zhvillimin e ekonomive moderne dhe të trajtojnë
problemet e tyre të brendshme. Duket të ketë një revolucionim të kapaciteti për të
zhvilluar ekonominë dhe fushën sociale. Tema e krizës së shtetit të mirëqenies është
në qendër të debatit politik dhe akademik. Shtetet e mirëqenies janë duke përjetuar një
zhvillim të dobët ekonomik, të shoqëruar nga një nivel i lartë papunësie dhe me një
çekuilibër demografik në rritje ndërmjet individëve aktive dhe joaktive.
Tipet të ndryshme të shteteve të mirëqenies ballafaqohen me një detyrim të
dyfishtë: financimin e sistemit të mirëqenies i cili është në çekuilibër strukturor dhe
financimin e buxhetit për shpenzimet në fushën sociale. Në këtë kontekst,
rekomandimet liberale (më shumë fleksibilitet dhe më pak mbrojtje sociale) gjejnë një
rezonancë gjithmonë dhe më të madhe në elitat politike, pavarësisht angazhimit të
njerëzve ndaj sistemeve të tyre të sigurimeve shoqërore. Të gjitha vendet përpiqen për
të reformuar sistemin e tyre të shtetit social ose për t’i bërë ato më minimale, më të
thjeshta, ose për të mundësuar përballimin vetjak të shpenzimeve të cilat janë në
rritje73.
Secila nga këto periudha tregon ndikimet e mëdha, edhe pse ata ndryshojnë
nga njëri vend në tjetrin. Koncepti i sigurimit social i lidhur me legjislacionin
Bismarkian do të jetë një logjikë dominuese e periudhës së parë, e cila do të ndiqet
nga idetë e Keynes dhe Beveridge.
Së fundmi, periudha e tretë do të shënohet nga gjurmët e ideve neoliberale.
Politikat sociale të reja të iniciuara në një vend importohen në vende të tjera në forma
pak a shumë të pastra.
1.3 Ndërhyrja e shtetit në funksion të mirëqenies sociale të
individit
Të drejtat sociale që u promovuan në shekullin XIX, sjellin një model “tutele”, i
cili bazohet në prizmin e familjes. Kur funksionet e saj nuk janë të siguruara dhe
situatat e varfërisë janë "legjitime", mbështetja publike dhe ndërhyrja e shtetit është e
ligjshme.
Analiza e ligjeve të para sociale të shekullit XIX tregon se aprovimi i tyre ka qenë
gjithmonë i paraprirë nga një debat, ndërmjet përkrahësve të liberalizmit nga njëra anë
73 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
46
dhe mbrojtësve të ndërhyrjes publike nga ana tjetër. Gjatë gjithë shekullit XX, do të
ketë diskutime mbi përcaktimin e nivelit të ndërhyrjes. Kjo do të konsiderohet një
situatë kritike, pasi duhet të krijohet një ekuilibër i marrëdhënieve sociale dhe
ekonomike, të drejtës së individit dhe jetës private të tij74.
Liberalët e shohin shtetin si instrumentin e duhur për të ndërhyrë në ekonominë e
tregut deri në momentin kur nuk cënohet liria e individit. Ndërhyrja në këtë
konceptim duhet të ketë si synim minimizimin e personave të përjashtuar nga
ekonomia e tregut. Liberalët edhe pse janë kundër barazisë në shoqëri sepse e shohin
si një element që ndikon negativisht në produktivitetin dhe eficiencën e sistemit si dhe
në motivimin e individëve në shoqëri, pranojnë të zvogëlojnë pabarazinë ekstreme
sociale. Ata vlerësojnë ndërhyrjen e shtetit dhe të shoqërisë nëpërmjet institucioneve
të mbrojtjes sociale jo vetëm në rastin e zgjidhjes së problemeve, por edhe në
përmirësimin e nivelit të jetesës së individëve. Liberalët pranojnë gjithashtu se sa më
të larta të jenë standardet e jetesës, aq më të shumta janë problemet sociale. Paaftësia
e individit për të plotësuar të gjitha nevojat e tij në familje dhe në punë, konsiderohen
normale për shkak të kompleksitetit të jetës moderne, nga ku mbrojtja sociale do të
pranohet si një funksion legjitim në shoqëri për të mbështetur individët75.
Tradicionalisht dallohen dy tipe argumentesh për të justifikuar ndërhyrjen e shtetit
në politikat e mbrojtjes sociale: eficienca dhe drejtësia. Argumenti i eficiencës lidhet
me teorinë ekonomike, duke u bazuar në teorinë e optimizimit të Paretos, sipas së
cilës tregu i shpërndan burimet në mënyrë eficiente vetëm në kushte të caktuara dhe
nëse këto kushte nuk arrihen, atëherë justifikohet ndërhyrja e shtetit. Në praktikë
duket e vështirë që të arrihet optimiumi i Paretos nga ku duket e arsyeshme që shteti të
ndërhyjë për të kënaqur më shumë se nevojat bazë të individëve.
Në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, legjislacioni social vjen me një qasje
të re, duke synuar në një ndërhyrje të shtetit për të riparuar situata jashtë standardit
duke ju referuar një norme individual dhe shoqëror të pashkruar. E drejta zhvillohet
në një vizion ligjor që përcakton kategoritë e pastandardizuara mbi kriteret mjeko-
sociale, socio-ekonomike, statusin mbrojtës dhe mënyrat e menaxhimit.
Begatia e jashtëzakonshme e bumit ekonomik të pasluftës ka ndihmuar në
zvogëlimin e debateve ideologjike. Politika sociale është shkëputur tashmë nga
diskutimet e parimeve ideoligjike dhe konsiderohet si një motor i rritjes ekonomike.
Nën regjimin ndërkombëtar ekonomik të Bretton Woods, shtetet janë të lejuara me
ligj për ngritjen e sistemeve ekonomike të prodhimit kombëtar dhe sistemeve sociale
duke i mbrojtur pjesërisht nga zhvillimet e parregullta të tregut. Vendet marrin
kontrollin e ekonomive të tyre, prerjen e monedhës kombëtare dhe vazhdojnë të
ndërmarrin në mënyrën e tyre politika modernizuese. Ndërhyrja e shtetit në ekonomi
është e fortë dhe ka shumë sektorë ekonomikë të mbrojtur. Sistemi i pandryshueshëm
i këmbimit të monedhës do të luajë rolin e tij rregullator në situata të nevojshme76.
Në kundërshtim me doktrinën klasike «laissez-faire» të Adams Smith që më
parë ishte dominuese, ndërhyrja e shtetit tashmë është bërë e domosdoshme.
74 Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociale, Paris, Dudon 2016, 75 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013 f.60-65 76 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, UETPRESS, 2013 f.68-71
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
47
Keynesianismi është ideologjia ekonomike që justifikon politikën antiliberale,
intervencionizmin e shtetit, nën konceptin e modernizimit77 sipas së cilës zhvillimet
ciklike të ekonomisë së tregut do të shkaktojnë efekte negative të cilat duhet të
stabilizohen nëpërmjet ndërhyrjeve politike. Keynse paraqet instrumentet e
nevojshme për ndryshimet në shpërndarjen dhe rishpërndarjen e të ardhurave, si nga
pikëpamja ekonomike, ashtu dhe nga pikëpamja sociale. Njerëzit duhet të kenë
mundësi të plotësojnë nevojat e tyre qoftë edhe pa qenë në marrëdhënie profesionale,
pasi kjo sjell rritjen e fuqisë blerëse. Duke qenë se ulja e konsumit në ekonominë e
tregut ka pasoja shumë të rënda, atëherë duhet të favorizohen të ardhurat dhe duhet të
rikonceptohen marrëdhëniet midis punës dhe të ardhurave, pra, duhet të sigurohen të
ardhura edhe pa kryer një aktivitet profesional, por duke plotësuar disa kushte të
mirëpërcaktuara. Në këtë mënyrë shteti social nëpërmjet politikave të mbrojtjes
shoqërore e bën ekonominë e tregut të pranueshëm edhe nga shtresat në rrezik
përjashtimi social.
Koncepti i ekonomisë së përzier është parullë e kohës së re. Ndërhyrja e shtetit
në ekonomi ndryshon natyrën e saj. Në aspektin e teorisë së shpenzimeve publike, do
të kalohet nga koncepti tradicional i financave në konceptin e financave publike
funksionale që kryejnë një rol të rëndësishëm në procesin e stabilizimit ekonomik dhe
të shpërndarjes së të ardhurave. Rritja ekonomike është nxitur nga një rritje e
vazhdueshme e konsumit. Sektori social nuk konsiderohet më si një barrë në
ekonomi, por si një faktor që ndikon në rritjen ekonomike. Në klasat e ulta të
shoqërisë do të supozohet një prirje e lartë për konsum dhe kjo sjell në vëmendje
idenë që çdo rimëkëmbje ekonomike kërkon një përmirësim në të ardhurat të këtyre
klasave.
Në përgjithësi shtetet apo autoritetet publike ndërhyjnë në ekonominë e tregut me
tre tipe veprimesh:
Për të korrigjuar të metat e tregut
Për të plotësuar tregun
Për të mbështetur tregun
Shtetet kujdesen të sigurojnë dhe të shpërndajnë informacionin e nevojshëm për
qytetarët që në marrëdhënie me tregun janë konsumatorë. Ky informacion përcillet në
forma të ndryshme si programe sensibilizuese mbi funksionimin e tregut, mbi
mirëqenien e individëve etj. Njëkohësisht shtetet hartojnë standardet dhe rregullat e
funksionimit të tregut duke përcaktuar të drejtat dhe detyrat e profesionistëve dhe
konsumatorëve. Brenda standardeve të përcaktuara parashikohet edhe cilësia e
prodhmit apo shërbimit të ofruar nga profesionistët si dhe çmimet tavan të produkteve
dhe paga minimale për punonjësit78.
Në këtë kudër shtetet duhet të inkuadrojnë edhe sistemin fiskal që të mund të
mbështesin programet me interes publik, nismë kjo që reflektohet në çmimet e
produkteve dhe në të ardhurat e individëve. Ky instrument ndërhyrjeje materializohet
në programet për mbështetjen e transportit publik, për strehimin e të varfërve,
77 Po aty 78 Xhumari Merita, Procesi dhe Institucionet e Politikës Sociale, Tiranë, ABC 2009
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
48
kujdesin shëndetësor apo prodhimin e të mirave të tjera publike si: arsimi, mjediset
çlodhëse etj. Një tjetër instrument i rëndësishëm i ndërhyrjes së shtetit është transferta
e parave, ku do të klasifikohen dy tipe institucionesh : ato për zëvendësimin e të
ardhurave në rast kur individët dalin nga tregu i punës përkohësisht apo përgjithmonë,
si dhe institucionet për kompensimin e të ardhurave që mbulojnë nevojat e jetesës, siç
janë përfitimet në rastin e fëmijëve.
Funksionet e shtetit në lidhje me institucionet e mbrojtjes sociale bëhen gjithmonë
edhe më komplekse me rritjen e nevojave sociale. Në të gjitha vendet e zhvilluara,
qytetarët presin një rritje të mirëqenies, të të ardhurave dhe përfitimeve që nuk varen
nga veprimtaria e tyre në tregun e punës, por që ata marrin si rezultat i të qenit pjesë e
komunitetit kombëtar, numrit të fëmijëve, ose paaftësisë të përkohshme apo të
përhershme. Politikat e mbrojtjes sociale do të bëhen elemente thelbësore të këtyre
dispozitivave makroekonomike Keynesiane, pra do të vërejnë një koordinim të fushës
sociale dhe ekonomike.
Duhet të theksohet gjithashtu që për kohën e zhvillimit të shtetit të mirëqenies,
kushtet demografike, ekonomike dhe kulturore, janë veçanërisht të favorshme.
Kërkesa e lartë e krahut të punës dhe rritja e shpejtë e produktivitetit sigurojnë
punësim me orar të plotë për të gjithë. Gjeneratat e periudhës së pasluftës janë të etura
për mallrat e reja të konsumit industrial. Të ardhurat e familjes janë në rritje të
qëndrueshme dhe të shpejtë. Rritja ekonomike është nxitur falë rritjes së
vazhdueshme të konsumit që sjell një efekt stabilizues në ekonomi. Familjet janë të
qëndrueshme dhe shënohet një nivel i lartë lindshmërie, burrat punojnë pjesën më të
madhe të jetës së tyre, ndërsa gratë janë përgjegjëse për punët e shtëpisë, pagat e
burrave janë të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e familjes. Vitet e përfitimit
të pensionit janë të pakta dhe numri i të papunëve është shumë më i ulët se personat
aktivë, kjo bën që shpenzimet sociale të jenë relativisht të ulëta.
Roli i shtetit në zhvillimin ekonomik dhe social të çdo vendi është historikisht një
nga çështjet më të trajtuara dhe aktualisht një nga problemet më të debatuara në
mjediset politke, ekonomike dhe akademike.
Lëvizja e të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara apo lëvizja feministe bazohen
në mospërputhje të teorisë dhe aplikimit në praktike të të drejtave si dhe në përpjekjet
e vërteta të mundësive dhe shanseve të barabarta.
Thatcher dhe Reagan, dy nga figurat më të shquara të konservatorizmit liberal i
qëndrojnë mendimit se shteti nuk është zgjidhja e zhvillimit …, por problemi i tij79.
Në themel të këtij debati vazhdon të qendrojë konstatimi se zhvillimi nuk mund të
kufizohet vetëm me rritjen ekonomike, por duhet të bazohet në një përmirësim real të
nivelit të jetesës të grupeve të ndryshme sociale.
Analizat e disa organizatave ndërkobëtare nëpërmjet treguesit të «zhvillimit
human» dëshmojnë për ndërkombëtarizimin e këtij preokupimi. Në themel të
zgjidhjes qëndron rikthimi në vlerësimin e rolit të shtetit në raport me zhvillimin
ekonomik dhe social. Disa vende të Amerikës Latine duhet të privilegjojmë shtetin e
centralizuar dhe dominues, shtetin liberal – anglosakson, shtetin që i jep një autonomi
79 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013 f.69
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
49
të madhe kompetencave rajonale dhe prirjeve të unifikimit kontinental – rasti i BE-së,
apo shtetin « krejtësisht të hapur » nën efektet e globalizimit që nuk kujdeset së
tepërmi për diferencimin social ose rajonal.
Ekonomisti francez Perroux në vitet 1960 thekson se edhe Anglia që sot është
kampione e liberalizmit, mund të thuhet se në themel të sukseseve të saj ka një
ndërhyrje energjike të shtetit duke filluar me të famshmin « Akt të Lundrimit »,
ndërtimin e kanaleve për transport, politikat e nxitjes së industrisë vendase etj.80 Po
ashtu dhe SHBA-ja, Gjermania, Japonia, Franca dhe vende të tjera. e kanë ndërtuar
fuqinë e tyre industriale nëpërmjet një implikimi të fuqishëm të shtetit në jetën
ekonomike. Pas Luftës së Dytë Botërore do të jenë ekonomitë sociale të aplikuara në
vendet e ish-Bashkimit Sovjetik si dhe në gjithë bllokun lindor të vendeve të Evropës
Qëndrore dhe Lindore. Edhe politikat me frymëzim keynesian të zbatuara në shumë
nga vendet e Europës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, ishin një version i
ndëryhrejes së shtetit në jetën ekonomike dhe në përcaktimin e formave dhe drejtimin
e zhvillimit81.
Perceptimi i rolit të shtetit dhe se si aktorët vendimmarrës përcaktojnë dhe
legjitimojnë vendimet e tyre do të ndryshojë. Këto ndryshime do të reflektohen në
jetën politike dhe sociale dhe në veçanti në politikën publike të çdo vendi.
1.4 Shteti i mirëqenies sociale në një shoqëri të globalizuar
dhe shteti social evropian
Gjatë shekullit të kaluar ndryshmet ndërmjet rrymave politike ishin të dallueshme
në objektiva, instrumenta, politika ekonomike dhe klasat apo shtresat sociale që
përfaqësonin dhe mbronin. E majta shpesh e pozicionuar në rrymën «socialdemokrate
dhe sindikaliste», por përgjithësisht e orientuar nga «keynesianizmi» me një objektiv
të qartë: ndërhyrjen në ekonomi dhe shtetin social» ndërsa e djathta më tradicionaliste
dhe konservatore, ka privilegjuar shtetin minimal, tregjt efiçente dhe liberalizmin
ekonomik.
Në shekullin tonë fenomenet e globalizimit, krizat apo «sfidat e modernizimit» që
do të modifikojnë edhe këto qëndrime, do të reflektohen më së miri në zhvillimet
ekonomiko-sociale. Sigurish që kjo situatë do të bëhet objekt studimi për ekonomistët,
sociologët dhe politologët, por formula « TINSA » e ideur nga M. Thatcher do të
japë një përshkrim të përgjithshëm situatës : «There is no specific alternative» - nuk
ka një alternativë specifike. Kjo, e ndjekur nga filozofia e ish-presidentit francez
Sarkozy, do të sjellë sloganin e tij «ajo që funksionon është e pranueshme»82.
Si në Europë, në SHBA, në vendet në zhvillim apo në vendet me ekonomi
emergjente vërehet çdo ditë e më shumë që partitë politike nuk funksionojnë përreth
një boshti ideologjik ashtu si ndodhte në të kaluarën. Në vitet 1980-1990 do të
zhvillohen projekte tekonokratike ku do të ideohen «rrugë të treta» dhe nuk do të
konsiderohen si më parë modelet e pastra të idealeve të majta apo të djathta, pra nuk
80 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013 f.34 81 Po aty 82 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013 f.34-38
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
50
do të flasim më për projekte specifike. Fakti që politika nuk po servir më projekte të
pastra sociale dhe nuk shpreh ide të qarta mbi mbrojtjen e të drejtve të individëve,
përkthehet me një nivel të lartë të indiferentizmit të popullit ndaj politikës dhe me
konkretisht me një nivel të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje, kjo, sipas sondazheve të
kryera në vende të ndryshme të botës. Shoqëria sot është nën një nidikim të fuqishëm
të globalizimit dhe kjo reflektohet në të gjitha aspektet e jetës.
Nëse do t’i referohemi analizës aktuale të shtetit të mirëqenies duke u bazuar në
procesin e globalizimit, ajo do të na çojë domosdoshmërisht në një rënie të
vazhdueshme të nivelit të shteteve të mirëqenies, që do të lidhet drejpërsëdrejti me
shkurtimet e buxhetit social, privatizimin gradual të sigurimeve shoqërore dhe
reduktimin e të drejtave sociale në sfondin e një konkurrence të ashpër
ndërkombëtare.
Megjithatë, teza vendimtare e globalizimit ekonomik nuk është unanime. Shumë
studiues vënë në dukje se tregtia ndërkombëtare është në thelb një shkëmbimi midis
vendeve të zhvilluara dhe konkurrenca në vendet e jugut zhvillohet ekskluzivisht me
produktet që kërkojnë punë intensive. Garrett, nga ana e tij, theksoi se edhe pse
globalizimi vendoset në kundërshtim me zbatimin e politikave sociale të
kompensimit, nuk e bën të pamundur zbatimin e politikave sociale universaliste të
tipit socialdemokrat, madje globalizimi mund të rrisë nevojën për mbrojtjen e
politikave sociale83.
Shumë studiues konsiderojnë problemet më shumë si një çështje të
transformimeve strukturore të përjetuara nga vendet e zhvilluara, edhe pse
transformimi i kontekstit ekonomik ndërkombëtar nuk mund të neglizhohet. Duhet t'i
jepet prioritet i lartë gjithashtu, transformimit të sistemeve prodhuese: me reduktimin
e ekonomisë industriale dhe zhvillimin e ekonomisë së shërbimit, kalimi nga një
sistem prodhimi fordist në një sistem fleksibël të prodhimit, pa neglizhuar evolucionin
social, plakjen e popullsisë dhe mungesën e stabilitetit të strukturave familjare.
Sfida kryesore me të cilën përballen shtetet sociale është kalimi në ekonominë post-
industriale apo të shërbimit. Arsyeja kryesore e krizës të këtij modeli qëndron në
"rrëzimin" e shoqërisë industriale dhe paralelisht rënien e skemës së punësimit të
plotë që mundësonte politikat shtetërore tepër dinamike dhe të pasura në fushën e
mirëqenies.
Mënyrat tradicionale e menaxhimit të shërbimeve publike konsiderohen
joefikase dhe të shtrenjta. Decentralizimi dhe marrëveshjet me partnerët privatë
shihen si thelbësore për një sistem të suksesshëm. Konceptimi i ri pohon se qeverisja
e mirë është ajo ku shteti qëndron prapa, ushtron forcën e tij në mënyrë modeste dhe
ndërton lidhjet e interesit me grupe private, duke mbajtur pozitat e një partneri
superior ndaj të tjerëve. Zgjidhjen e krizës ekspertët do ta gjejnë në procesin e
decentralizimit, privatizimin e sektorëve socialë, duke synuar mbajtjen në nivel të
përfitimeve sociale, duke koordinuar aksionin e aktorëve publikë dhe privatë dhe
minimizimin e rolit të shtetit social. Një nga ndryshimet më të dukshme është rritja e
kompetencave në nivelin lokal. Në pothuajse të gjitha shtetet, madje edhe ato që
83 Garrett, G., Global Markets and National Politics. International Organization 52: 1998, p.787- 824.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
51
tradicionalisht janë të lidhura me centralizimin si Suedia, autoritetet lokale në
konceptimin e ri janë duke luajtur një rol të rëndësishëm.
Gjithsesi, sot mund të vazhdojë të diskutohet për mbrojtje sociale, një e vërtetë
evropiane kjo që bën përjashtim nga vendet e tjera. Politikat e BE-së karakterizohen
nga një nivel i lartë i shpenzimeve sociale, një shkallë të lartë të mbrojtjes sociale të
sektorit publik në krahasim me shumicën e vendeve të tjera të industrializuara
joevropiane si Shtetet e Bashkuara, Japonia apo Australia dhe Zelanda e Re.
Mbulimi i sigurimeve shoqërore funksionon mbi parimin e universalitetit
pothuajse në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu vazhdon të mbulojë
një gamë të gjerë të rreziqeve dhe nevojave të qytetarëve. Në këto vende përdoren
forma të ndryshme teknikash në aplikimin e sigurimeve shoqërore dhe implementimin
e politikave të solidaritetit. Kjo pasqyron një hibridizim të politikave sociale
evropiane dhe shfaq një nivel të lartë të difuzionit të ndërsjelltë të këtyre politikave84.
Në mënyrë paradoksale, sipas Traktatit të Romës (1957) 85 mbulimi social
mbetet një kompetencë tërësisht kombëtare brenda vendeve të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, gjatë pesëmbëdhjetë viteve të para të tregut të përbashkët, dimensioni
social nuk do të mungojë edhe nëse ai ekziston vetëm si një mjet për të ndërtuar një
treg të madh të përbashkët. Nga vitet 1970 -1980, sektori social fillon të shfaqet si një
qëllim në vetvete dhe arritjet e vërteta do të shënohen në kohët e sotme. Këtu mund të
përmendim Aktin Unik Evropian (1986), Kartën e të Drejtave Themelore Sociale të
Punëtorëve (1989), Protokollin Social të shkëputur nga Traktati i Mastrihtit (1992),
Librin e Bardhë të zhvillimit ekonomik, konkurrencës dhe punësimit (1993) Traktati i
Amsterdamit (1997) dhe më në fund, miratimin e Metodës së Hapur të Koordinimit
në Samitin e Lisbonës (2000). Këto tekste pasqyrojnë konsideratë të rëndësishme dhe
progresive të çështjes sociale brenda Bashkimit Evropian.
Edhe pse zhvillimi i sektorit social ka qenë një detyre kombëtare e shteteve
anëtare Komisioni Evropian ka rikonfirmuar në mënyrë të vazhdueshme, synimin për
harmonizimin e sistemit evropiane të mbrojtjes sociale, i cili është i rrënjosur shumë
thellë në kulturën, strukturat dhe institucionet e këtyre shteteve.
BE-ja, besnike e parimit të decentralizimit, nuk dëshiron të ndërmarrë një
politikë globalisht rishpërndarëse. Konvergjenca qëndron në faktin se qëllimet e
përbashkëta janë të përcaktuara në mënyrë kolektive dhe çdo vend është i lirë më pas
për të zgjedhur mjetet më të përshtatshme për të arritur këto qëllime.86
Politika sociale në BE mbetet një çështje e lidhur ngushtë me vendimet ekonomike
dhe nuk ka një unitet të vetin dhe legjitimitet. Ajo dispozon burime të kufizuara dhe
varet nga vullneti i anëtarëve të saj për të arritur marrëveshje mbi çështjet prioritare,
mënyrën më të përshtatshme për të trajtuar këto çështje si dhe financimin që duhet të
akordohet në nivele të ndryshme vendimarrëse.
84 Politikat sociale në Evrope, http://europaong.org/wp-content/uploads/2016/06/Protection-sociale.pdf,
konsultimi i fundit qershor 2016 85 Traktati i Romës, 25 mars 1957, http://www.m-pep.org/IMG/pdf/Acte_final_traite_de_Rome.pdf,
konsultimi i fundit qershor 2016
86 Gouttenoire Adeline, Le bien-être de l'enfant dans la Convention internationale des droits de
l'enfant, Informations sociales 2010/4 (n° 160), p. 30-33.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
60
varfër lejon gjithashtu të ulësh numrin e të rriturve të varur nga ndihmat sociale me
idenë që varfëria transmetohet nga gjenerata në gjeneratë.
Sigurimi i të drejtave sociale të fëmijëve kërkon më shumë se një deklarate të
thjeshtë kushtetuese ose një hapje për pjesëmarrjen politike të të rinjve.
… "Shpesh, fëmijët që rriten në varfëri dhe përjashtim janë pjesë e një 'cikli' të
trashëguar nga brezi në brez, duke konsideruar qasjen e pabarabartë në burime dhe
mundësi. Kjo situatë shpesh lidhet me diskriminimin dhe varfërinë e fëmijëve që
është një mohim i të drejtave të fëmijëve. Kjo shkakton pasoja të rënda afatgjata, duke
krijuar barriera tek fëmijët që të shpalosin potencialin e tyre të plotë, rrezikon
gjendjen e tyre shëndetësore, pengon zhvillimin e tyre personal, edukimin dhe
mirëqenien e tyre të përgjithshme. Ky citat korrespondon me atë që quhet perspektiva
e investimit social102.
Duke përmbledhur perspektivë politike, Bruno Palier shkruan: "Kjo qasje
tregon se politikat sociale nuk mund të jenë thjesht skemat e kompensimit, por ato
duhet të përmbajnë një strategji kolektive të investimit social"103.
Sipas Jacques Delors dhe Michel Dollé investimi social përcaktohet mbi një
perspektivë politike dhe koherencën e saj e cila varet nga një "strategji e investimit
social fokusuar në fëmija" dhe në "përpjekjet për të investuar në kapitalin njerëzor"104.
Në një pikëpamje historike, fenomeni « mirëqenie » dhe tentativa për ta
përkufizuar dhe matur atë e ka origjinën në traditën anglo-saksone të shekullit XVIII-
XIX me autorët Jeremy Benathan dhe John Stuart Mill, të cilët i referohen mirëqenies
si shpreheje e «utilitetit». Sipas tyre, një shoqëri e «drejtë» krjon mundësinë që
shumica e njerëzve të maksimizojnë mirëqenien e tyre, se realizimi i mirëqenies është
shuma e utiliteteve/nevojave nga të cilat varet maksmizimi i mirëqenies globale.
Jeremy Benathan e interpreton mirëqenien si kriterin më të mirë të çdo politike për të
krijuar sa më shumë mirëqenie për një numër sa më të madh njerzish.
Në versionin e saj modern « ekonomia e mirëqenies » lindi në vitin 1920 me
librin « The Economics of Welfare » nga ekonomisti Arthur Pigou, i cili zhvilloi
konceptin e « eksternaliteteve » duke analizuar « efektet e veprimeve të një agjenti
ekonomik mbi mirëqenien e një tjetri ». Ky këndvështrim u bë thelbi i analizës së
mirëqenies që justifikohet ndërhyrja e qeverisë/shtetit në një ekonomi tregu e cila
justifikohet nga « funksionimi i keq i tregut », në rastet kur ai nuk realizon një
shpërndarje optimale të burimeve prodhuese dhe të të ardhurave.
Në fund të shekullit XX debati do të përqendrohet në tri drejtime kryesore :
Në përcaktimin se çfarë do të quajmë mirëqenie;
Në gjetjen e indikatorëve dhe instrumentave më të mirë për ta shprehur dhe
matur atë;
Në përcaktimin e politikave që siguron « mirëqenien për të gjithë »;
102 Jenson J, Saint-Martin D., Building blocks for a new social architecture: the LEGOTM paradigm of
an active society, Policy & Politics, 2006 vol. 34, n° 3, p. 429-451. 103 Palier B., Présentation , in Esping-Andersen G. et Palier B., Trois Leçons sur l’État-providence,
Paris, Seuil, coll.«La République des idées », 2008, p. 5-17. 104 Delors J. et Dollé M., Investir dans l’État social, Paris, Odile Jacob, 2009
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
61
Koncepti i « mirëqenies » u përkufizua si « tërësia e gjërave që kemi nevojë për të
jetuar mirë, të tilla si paraja që na kënaq nevojat materiale, shëndeti që na garanton
ekuilibrin mendor dhe fizik të jetesës, kultura e spiritualiteti, dija dhe njohuria,
kushtet e banimit, cilësia dhe prania e kushteve të ndryshme105.
Mirëqenia e fëmijëve mat cilësinë e jetës së fëmijëve. Edhe pse koncepti paraqitet
shumë i prekshëm dhe i thjeshtë, në literaturat përkatëse nuk gjejmë një metodë
universale për të matur këtë mirëqenie.
Dy qasje kryesore mund të përdoren për të përcaktuar dhe për të vlerësuar
mirëqenien e fëmijëve. E para është të marrin në konsideratë mirëqenien si një
koncept shumëdimensional. Hulumtuesit vendosni dimensione të cilat janë të
rëndësishme për cilësinë e jetës dhe çdo dimension përfaqësohet nga një apo më
shumë indikatorë. E dyta është që të pyeten direkt fëmijët se si ata e shohin
mirëqenien e tyre.
Një studim i kohëve të fundit mbi këtë temë përcakton mirëqenien e fëmijëve
si "koncept shumëdimensional që përfshin dimensionin mendor/ psikologjik, fizik dhe
social", cituar në Pollard dhe Lee106.
Ky përkufizim nuk përmban aspektin material që është një aspekt i
rëndësishëm në shumë studime të tjera që e marrin në konsideratë varfërinë dhe
mirqënien materiale të fëmijëve.
Kohët e fundit, Ben-Arieh dhe Frones propozojnë përkufizimin e mëposhtëm,
i cili bazohet edhe në indikatorë: "Mirëqenia e fëmijëve përfshin cilësinë e jetës në
përgjithësi. Ajo i referohet gjendjes ekonomike të fëmijës, marrëdhënieve të tij me
fëmijët e tjerë, të drejtave të tij politike dhe mundësive që i vihen në dispozicion për
zhvillimin e tij. Shumica e studimeve përqendrohet në disa aspekte të mirëqenies së
fëmijëve, duke theksuar shpesh ndryshimet sociale apo kulturor. Për rrjedhojë, në
qoftë se dëshirojmë të trajtojmë mirëqenien në mënyrë globale, duhet t’u referohemi
indikatorëve që mbulojnë aspekte të ndryshme të mirëqenies së fëmijëve"107.
Por mirëqenia e fëmijëve mund të shprehet në terma subjektive të mirëqenies,
të raportuara nga të interesuarit. Kjo qasje jo vetëm që lejon fëmijët për të dhënë
mendimin e tyre mbi mirëqenien por ajo gjithashtu shmang marrjen e vendimeve për
disa aspekte të rëndësishme të jetës së tyre, marrjen në konsideratë të indikatorëve
dhe marrjen e përgjegjësisë për të dhënë prioritete për secilin dimension. Disa qasje
shumëdimensionale kanë përdorur elementë subjektiv përcaktuese më tepër si
komponentë të indikatorëve sesa si pjesë e një qasje konceptuale të re. Një kufizim i
qasjes subjektive është se fëmijët e vegjël nuk mund t’u përgjigjen këtyre pyetjeve
dhe në perspektivën politike shfaqet një kufizim i dytë i cili lidhet me ndjeshmërinë e
masave subjektive të mirëqenies së fëmijëve në veprimtarinë e autoriteteve publike.
Nëse do të bëhej një ekzaminim më i thelluar i mirëqenies së fëmijëve do të
vërehen dy linja të mëdha në literaturë. E para kundërshton "qasjen e zhvillimit" dhe
105 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013, f.200-201 106 Pollard, E.L., & Lee, P.D.. Child wellbeing: A systematic review of the literature. Social Indicators
Research, 2003,p.65 107 A.Ben-Arieh, I. Frønes, Taxonomy for child well- being indicators: A framework for the analysis of
the well-being of children Childhood, 2011
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
62
"qasjen e bazuar në të drejtat e fëmijëve." E dyta kundërshton autorët të cilët e
konsiderojnë mirëqenien në këndvështrimin e kostove sociale dhe individuale p.sh
indikatorët që masin faktorët negativë të tillë si: varfëria, injoranca dhe sëmundje dhe
ata që dëshirojnë të bëhen pjesë në një perspektivë më pozitive. Qasja e zhvillimit ka
më shumë gjasa që të përqëndrohet në aspektet negative të mirëqenies së fëmijëve,
ndërsa qasja e bazuar në të drejtat e fëmijëve në përgjithësi është më e fokusuar në
anën pozitive të mirëqenies së fëmijëve.
Nëse do të analizohej mirëqenia e fëmijëve në dimensionin kohë dhe do të
konsideronim të sotmen dhe të ardhmen, qasja e zhvillimit do të fokusohej kryesisht
në akumulimin e kapitalit njerëzor dhe aftësitë sociale për të nesërmen.
Ky vizion afatgjatë i mirëqenies së fëmijës përqëndrohet në "një mirëqenie të
së ardhmes." Qasja e bazuar mbi të drejtat e fëmijës bazohet në idenë se fëmijët janë
qënie njerëzore që duhet të përfitojnë një mirëqenie në momentin që flasim dhe jo në
të ardhmen. Fëmijët janë të përfshirë në përkufizimin e asaj që mund të jetë mirëqenia
e tyre dhe se si mund të matet ajo108.
Ndonjëherë dallimet mes këtyre dy qasjeve mund të jenë tepër të dukshme,
por në të vërtetë ajo që mund të konsiderohet e mirë për mirëqenien e fëmijës në të
tashmen mund të jetë e rëndësishme edhe për mirëqenien e tij në të ardhmen. Për
shembull, abuzimi tek fëmijët dëmton mirëqënien e tyre në të tashmen por kjo ka
efektet e saj negative edhe në mirëqenien e tyre si të rritur (Currie dhe Tekin,
2006)109.
Një raste të tjera, situata mund të paraqitet në një lidhje të qartë anasjelltas.
Një fëmijë në këndvështrimin e mirëqenies së tij në të tashmen preferon të luajë me
shokët (element që inkurajohet, bazuar në të drejtat e fëmijëve) në vend që të shkojë
në shkollë për të marrë njohuri të reja dhe të përmirësojë perspektivën për të ardhmen
(element që inkurajohet brenda perspektivës së zhvillimit).
Ka diskutime për një vlerësim pozitiv dhe vlerësim negativ të mirëqenies së
fëmijëve.
Linja e dytë në literaturën mbi mirëqenien e fëmijëve qëndron midis atyre që
theksojnë aspektet negative të mirëqenies së fëmijëve dhe atyre për të cilët kjo
mirëqenie është një variabël pozitiv i vazhdueshëm. Këta autorë e klasifikojnë qasjen
e parë si nje "Qasje të bazuar në defiçit " dhe e përshkruajnë qasjen e tyre si "të
bazuar në përfitime"110.
Në të kaluarën për të matur mirëqenien e fëmijëve interesi fokusohej kryesisht
për fëmijët me probleme në sjellje, çrregullime dhe aftësi të kufizuara në vend të
bëheshin përpjekje për të matur mirëqenien si një vazhdimësi për të gjithë fëmijët.
Kjo është kritikuar shpesh në literaturën akademike megjithatë politikëbërësit kanë
arsye shumë të mira për të përqendruar vëmendjen e tyre në mirëqenien e fëmijëve
108 A Ben-Arieh, I Frønes, Indicators of children’s wellbeing-Concepts, indices and usage, Social
Indicators Resarch, 2007 109 Janet Currie, Erdal Tekin,April 2006, Does Child Abuse Cause Crime?, NBER Working Paper No.
12171 110 Ben-Arieh dhe George, 2001; Lee dhe Pollard, 2003 Fattore et al 2007/ « Assurer le bien-être des
enfants », 2009, OECD
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
63
me probleme. Këto arsye përmbledhin marrjen në konsideratë të efikasitetit dhe
barazisë.
Nga pikëpamja e efikasitetit mund të justifikohet se politikëbërësit
përqendrojnë vëmendjen e tyre mbi deficitin pasi ata shpesh gjenerojnë kosto të larta
për pjesën tjetër të shoqërisë.
Pozita e privilegjuar që i është dhënë deficitit mund të justifikohet gjithashtu nga
konsiderata që i jepet barazisë për grupet më të pafavorizuara të shoqërisë. Për
shembull, mund të jetë e rëndësishme nga pikëpamja e barazisë për të përfshirë në
matjen e mirëqenies indikatorë të tillë: si abuzimi i fëmijëve apo vdekshmëria e
fëmijëve edhe pse këto probleme nuk do të ndikojnë në një shumicë të madhe të
fëmijëve. Të konsiderosh mirëqenien e fëmijëve, si një variabël të vazhdueshëm
pozitiv shmang vëmendjen e politikëbërësve për fëmijët e defavorizuar të cilët janë
marrë në konsideratë në vlerësimin e deficiteve të mirëqenies.
Nëse mbështetemi vetëm në masat që ndërmerren mbi mirëqenien e fëmijëve
të defavorizuar nuk identifikon pikat e forta dhe aftësitë që fëmijët kanë që të mund të
ndërmerren masa për të përmirësuar mirëqenien e tyre.
Pjesëmarrja e fëmijëve në përcaktimin e mirëqenies së tyre konsiderohet një
element i rëndësishëm. Studimet teorike dhe punimet për matjen e indikatorëve të
mirëqenies së fëmijëve kanë evoluar dhe tani e konsiderojnë fëmijën si subjekt aktiv
për të ardhmen. Disa besojnë se "për të matur saktësisht mirëqenien e fëmijëve duhet
t’i përfshijmë ata në të gjitha fazat e hulumtimit." 111.
Edhe pse këto studime kanë kontribuar në njohjen e mirëqenies së fëmijëve, ata
mbartin mangësi të caktuara:
Ka pak argumente analitike mbi indikatorët dhe numrin e indikatorëve marrë
në studim për secilin nga dimensionet.
Shumica e qasjeve bazohet në anketa të cilat nuk janë të destinuara për të
ndjekur evoluimin e mirëqenies së fëmijëve por në fusha të përgjithshme të
mirëqenies: si shëndetësia, të ardhurat dhe arsimi.
Në mungesë të një teorie mbi matjen e mirëqenies së fëmijëve, i jepet një
peshë metodës së bashkimit të indikatorëve dhe dimensioneve të bazuara në të
dhënat statistikore ose ad hoc.
Të dhënat janë nganjëherë të vjetruara dhe ndonjëherë është e pamundur të
merren të dhëna për të njëjtën periudhë kohore për të gjithë indikatorët dhe
për të gjithë dimensionet.
Të dhënat fokusohen kryesisht në adoleshentët. Përveç kësaj shpesh është e
pamundur për të t’i pasur të detajuara në brendësi, sipas grupit social, gjinisë,
përkatësisë etnike, statusit socio-ekonomik, etj.
Së fundi, këto indekse nuk e lejojnë të analizohet mirëqenia e fëmijëve në faza
të ndryshme të ciklit të jetës, i cili gjithashtu reflekton mungesën e të dhënave
të mbledhura në mënyrë të posaçme për të matur dhe analizuar mirëqenien e
fëmijëve.
111 Fattore et al, 2007, Assurer le bien-être des enfants, 2009, OECD f. 5
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
64
KAPITULLI I DYTË
INKUADRIMI SOCIO-LIGJOR I POLITIKAVE SOCIALE ME NË
QENDËR FËMIJËN
Përgjatë këtij kapitulli do të trajtohet kuadri socio-ligjor i sistemit shqiptar të
mbrojtjes së fëmijëve si edhe ai francez. Identifikimi i mekanizmave ligjorë edhe
institucionalë mbi mbrojtjen e fëmijëve është një element i rëndësishëm, por analiza
më e detajuar e të dhënave statistikore mbi mirëqënien e fëmijëve, do të na sjellë një
perceptim mbi nivelin e funksionimit të këtij sistemi dhe njëkohësisht vërtetimin apo
rënien e hipotezës së ngritur përgjatë këtij punimi.
2.1. Politikat sociale me në qendër fëmijën, rasti shqiptar nën
vështrimin e ligjit Nr. 10347 datë 4.11.2010 “Për mbrojtjen e të
drejtave të fëmjëve”
Mbrojtja e fëmijës realizohet nga një mori normash ligjore të sanksionuara në
legjislacionin shqiptar. Këtu përfshihet Kushtetuta, ligji për mbrojtjen e të drejtave të
fëmijëve, si dhe kodi penal, civil dhe familjar. Shpesh, ligjet mbështeten nga rregulla
dhe rregullore të cilat marrin formën e vendimeve të Këshillit të Ministrave, apo
urdhrave të Ministrit. Protokolli për mbrojtjen e fëmijës rregullon mënyrën si duhet të
trajtohen rastet për mbrojtjen e fëmijës.
Të gjithë aktorët e parashikuar nga dispozitat ligjore në implementimin e
politikave sociale me në qendër fëmijën dhe për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe
organizimi i tyre përbën strukturën e sistemit të mbrojtjes së fëmijës. Veprojnë
paralelisht disa ministri, departamente dhe agjenci, të cilat janë ngarkuar me detyrën e
mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi dhe neglizhenca. Ministria e
Mirëqenies Sociale dhe Rinisë luan rolin kryesor në mbrojtjen e fëmijës, ndërsa
Ministria e Punëve të Brendshme është në krye të luftës kundër trafikimit të
personave. Nën varësinë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, është
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Departamenti për
Shërbimet dhe Përfshirjen Sociale. Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për
drejtësinë për fëmijët. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit punojnë për të
siguruar që fëmijët, viktima të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhencës, të
marrin trajtimin e duhur mjekësor, psikologjik dhe fizik, si dhe të sigurojnë që
shkollat të jenë mjedise të sigurta për fëmijët.
Si rezultat i nje procesi diskutimi me pjesemarrje te gjere nga institucionet
qeveritare dhe shoqeria civile, Kuvendi i Shqiperise miratoi ligjin Nr.10347 date
04.11.2010, per “Për mbrojtjen e te drejtave te femijeve“. Miratimi i ketij ligji shenon
nje arritje te rendesishme ne mbrojtjen e te drejtave te femijeve permes nje kuadri te
plote ligjor dhe institucional ne perputhje me Kushtetuten Shqiptare dhe Konventen
mbi te Drejtat e Femijeve. 112
112 Ligji Nr. 10 347, dt 4.11.2010 Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
http://www.infocip.org/al/?p=3443, konsultimi i fundit janar 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
66
vazhduar vertikalisht drejt ekzekutivit. Ne respektim te parimit te autonomise lokale,
ligji ka parashikuar funksionimin e ketyre njesive brenda organizimit administrativ te
strukturave perkatese te pushtetit lokal, me detyrat e parashikuara ne ligj.
Ligji Nr.10347 date 04.11.2010 sanksionon krijimin e Njesive të Mbrojtjes së te
Drejtat të Femijes ne cdo qark te Shqiperise. NjDF-ja funksionon si pjese e struktures
administrative te Qarkut. Detyrat e kësaj njësie do t’i gjejmë të detajuara në VKM Nr.
334 për dhunën në familje, mundëson gjithashtu një trajtim më të mirë të një
problemi, duke e trajtuar atë si një çështje penale - me procedura të standardizuara
dhe dispozita që mbështesin viktimat. Prokuroria, në nivel vendor, nuk punon siç
duhet për shkak të dobësive që ka sistemi ligjor, por edhe për të qartësuar
kuptueshmërinë e ligjeve dhe përgjegjësitë për mbrojtjen dhe referimin e rasteve tek
shërbimet sociale në kuadër të ministrisë së drejtësisë dhe institucioneve rajonale dhe
vendore të vartësisë.
Krahas legjislacionit të adaptuar në nivel kombëtar, Shqipëria është duke
realizuar përpjekje aktive në kuadër të Procesit Evropian të Përfshirjes Sociale si një
nga angazhimet kryesore për anëtarësimin në BE, duke përfshirë zhvillimin dhe
avancimin e politikave, kuadrin institucional dhe metodologjitë për matjen dhe
monitorimin e përfshirjes sociale të të gjithë qytetarëve dhe grupimeve sociale në
Shqipëri.
Një nga detyrimet që lind përgjatë procesit të integrimit të BE-së lidhet me
ngritjen e një dokumenti politik për përfshirjen sociale, i cili synon zhvillimin e
politikës së përfshirjes sociale dhe uljen e varfërisë në vend.
Fushat kyçe të politikave sociale përfshijnë arsimin gjithëpërfshirës, kujdesin
cilësor për fëmijët, shëndetësinë gjithëpërfshirëse, mundësi të zgjeruara për trajnim
dhe zhvillim aftësish, asistencë në kërkimin e punës dhe asistencë në punësim,
rehabilitim dhe riintegrimin e grupeve shoqërore të marxhinalizuara si: personat me
aftësi të kufizuara, të mbijetuarit nga trafikimi, dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në
familje, strehimi social dhe drejtësia sociale114.
Qëllimi i këtij dokumenti është i trefishtë:
Të identifikojë dhe trajtojë sfidat që identifikohen përgjatë monitorimit dhe
matjes së përfshirjes sociale duke analizuar treguesit e BE-së dhe treguesit
kombëtarë në lidhje me këtë fenomen. Kjo duke synuar uljen e varfërisë dhe
zhvillimin e masave efikase që rrisin mirëqenien;
Të nxisë koherencën e politikave, të përcaktojë përparësitë dhe caktojë
përgjegjësitë për kryerjen e monitorimit dhe matjes së përfshirjes sociale;
Të bëjë më transparente ndikimin e politikave të ndjekura dhe përpjekjet e
bëra nga qeveria për forcimin e përfshirjes sociale.
Në vazhdimësi të nismës së marrë nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe
Integrim 2007-2013, Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020
parashtron përparësitë afatgjata kombëtare të zhvillimit të Shqipërisë.
114 Dokumenti Politik i Përfshirjes Sociale 2016-2020, Ministria e Mirëqenies dhe Rinisë, Janar 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
67
Një nga objektivat e SKZHI-së është që të “garantojë qasje të barabartë në
mundësitë sociale dhe ekonomike për të gjitha grupet dhe individët në shoqërinë
tonë.”115
Ky objektiv lidhet me pritshmërinë që vendi ynë do të krijojë një sistem të
krahasueshëm me atë të BE-së për monitorimin dhe raportimin mbi gjendjen e
përfshirjes sociale dhe varfërisë, do të forcojë dhe ndërtojë kapacitetet e administratës
publike dhe autoriteteve lokale për zbatimin dhe raportimin mbi procesin e përfshirjes
sociale dhe do të krijojë një njësi efikase për të bashkërenduar zbatimin e masave dhe
për të raportuar mbi përparimin e përfshirjes sociale.
Garancitë e demokracisë dhe sundimit të ligjit janë pjesë e të ashtuquajturave
kritere politike për anëtarësim në Bashkimin Evropian.116
Ashtu si në vendet evropiane, objektivat e reformave të sistemit arsimor lidhen
kryesisht me rritjen e cilësisë së arsimit, përfshirjen e fëmijëve në programet e
zhvillimit të hershëm, uljen e numrit e braktisjeve të shkollës dhe rritjen e numrit të të
rinjve me arsim të lartë, si dhe të numrit të të rriturve që marrin pjesë në programe të
mësimit gjatë gjithë jetës. Çështjet më të rëndësishme trajtojnë forcimin e lidhjes së
sistemit arsimor me tregun e punës duke përshtatur rezultatet e të mësuarit, krijimi i
kuadrit të kualifikimit kombëtar dhe fuqizimi i forcës aktuale të punës dhe asaj të
ardhme në mënyrë që të ketë një përshtatje me kushtet e reja dhe ndryshimet e
mundshme të karrierës117.
Ligji 13.02. 2017 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”
Komisioni për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, ka miratuar Projektligjin
“Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” në 13 Shkurt 2017 si pjesë të paketës së
mirëqenies sociale që qeveria ka ndërrmarrë për rritjen e standardeve të shërbimit për
çdo kategori në nevojë. Ky projektligj vjen pas ligjit deklarativ të vitit 2010 që u
hartua në kuadër të plotësimit të detyimeve tona kundrejt procesit integrues të
Bashkimit Europian. Ky ligji parashikon për herë të parë të drejtat e fëmijëve,
mbrotjen e tyre dhe ngritjen e strukturave përgjegjëse për zbatimin e tyre. Synohet t’u
jepet më shumë akses grupeve vulnerable, duke plotësuar paketën e mirëqenies
sociale.
Në këtë ligj parashikohet ngritja e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të
fëmijëve, në çdo bashki. Ky projektligj është i përbërë nga dy pjesë: 1) Te drejtat në
përgjithësi të fëmijëve dhe 2) Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi
apo neglizhimi nëpërmjet krijimit të një sistemi të integruar dhe efikas.
Ligji ka disa qëllime kryesore: Në pjesën e parë, përcakton të drejtat, aksesin në të
drejta, mekanizmat konkrete dhe efektive që garantojnë realizimin e këtyre të
115 Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020: http://shtetiweb.org/wp-
content/uploads/2014/06/NSDI_2014-2020_version_JUne-2013.pdf, konsultimi i fundit janar 2017 116 Po aty , Gjatë negociatave të anëtarësimit për në BE, kapitujt e mëposhtëm të negociatave do të jenë
veçanërisht të rëndësishëm për funksionimin e shtetit të sunduar nga ligji: 23 (Sistemi Gjyqësor dhe të
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
81
fëmijëve në të gjitha aktivitetet e BE-së dhe të shteteve jo anëtare. Në mënyrë të
ngjashme, në vitin 2011 Komisioni Evropian miratoi një program të BE-së për të
drejtat e fëmijëve 139 , përcaktimin e prioriteteve për zhvillimin e politikave dhe
legjislacionit për të drejtat e fëmijëve në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Programi u
fokusua edhe në procesin legjislativ në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve, duke miratuar
Direktivën për të drejtat e viktimave. Kohët e fundit, programi është plotësuar nga një
strategji globale, e miratuar nga Komisioni Evropian për të mbështetur shtetet anëtare
në luftën kundër varfërisë dhe përjashtimit social me anë të një seri ndërhyrjesh në
fëmijërinë e hershme (për fëmijët e moshës 0-6 vjeç)140 . Edhe pse kjo strategji dhe ky
program nuk janë ligjërisht të detyrueshme për shtetet anëtare, serish ngelen elementë
të një rëndësie të veçantë për sa ato krijojnë një referencë në qasjen normative dhe
metodologjike të BE-së për të drejtat e fëmijëve. Ky drejtim strategjik është i lidhur
ngushtë me KDF-në dhe përbën një etikë mbrojtëse, gjithpërfshirëse dhe
mosdiskriminuese për fëmijët.
BE-ja mund të elaborojë ligje vetëm në fushat që i janë atribuar nga Traktatet.
Duke qenë se fusha e të drejtave të fëmijëve është ndërsektoriale, kompetencat e BE-
së duhet të përcaktohet rast pas rasti. Deri më sot, fushat përkatëse për të drejtat e
fëmijëve, ku BE-ja ka pasur veprimtari të lartë legjislative, janë:
• Mbrojtja e të dhënave dhe të konsumatorëve;
• Azili dhe migracioni;
• Bashkëpunimi në çështjet civile dhe penale.
Neni 6, paragrafi 1, TBE dhe neni 51, paragrafi 2 i Kartës së të Drejtave
Themelore të BE-së parashikojnë që Karta nuk zgjeron kompetencat e BE-së dhe kjo
nuk ndryshon ose nuk krijon asnjë kompetencë apo ndonjë detyrë të re për BE-në.
Dispozitat e Kartës i drejtohen institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare vetëm kur
ata janë duke zbatuar ligjin e BE-se. Nëse dispozitat e Kartës janë ende të
detyrueshme për BE-në, ata janë të detyrueshme për shtetet anëtare, vetëm kur ato
veprojnë në kuadër të ligjit të BE-së.
Këshilli i Evropës dhe të drejtat e fëmijëve Ndryshe nga BE-ja, Këshilli i Evropës që nga fillimi i tij ka një mandat të
qartë, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Traktati i tij kryesor për të
drejtat e njeriut, ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, është
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, e njohur gjithashtu
si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila përmban disa referenca specifike
për fëmijët.
Neni 2 i Protokollit 1 parashikon të drejtën për arsimim dhe kërkon nga shtetet
që të respektojnë bindjet fetare dhe filozofike të prindërve në edukimin e fëmijëve të
tyre.
social et au Comite des regions, COM(2008) 55 final, Bruxelles, 5 fevrier 2008. 139 Commission europeenne (2011), Programme de l’Union europeenne en matiere de droits de l’enfant
: communication de la Commission au Parlement europeen, au Conseil, au Comite economique et
social europeen et au Comite des regions, COM (2011) 60 final, Bruxelles,15 fevrier 2011. 140 Commission européenne (2013), Investir dans l’enfance pour briser le cercle vicieux de l’inégali- té,
Recommandation, UE/Bruxelles, 2013/112
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
82
Përveç kësaj, të gjitha kushtet e KEDNJ-së dhe dispozitat e tjera janë të
zbatueshme për të gjithë, duke përfshirë edhe fëmijët. Disa prej tyre janë me interes të
veçantë për fëmijët, përkatësisht neni 8, i cili garanton të drejtën për respektimin e
jetës private dhe familjare, si dhe neni 3, i cili ndalon torturën dhe dënimin çnjerëzor
apo dhe trajtimet poshtëruese, duke përdorur metoda interpretuese që theksojnë
detyrimet pozitive mbi KEDNJ. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka
zhvilluar një jurisprudencë të gjerë mbi të drejtat e fëmijës, e cila përbën shumë
referenca për KDF-në.
Një tjetër traktat i rëndësishëm i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut
është Karta Sociale Evropiane (KSE 23 199 624 rishikuar) 141 , e cila parashikon
mbrojtjen e të drejtave sociale, me dispozita të veçanta për të drejtat e fëmijës. Ajo
përmban dy dispozita të cilat janë të një rëndësie të veçantë për të drejtat e fëmijës.
Neni 7 parashikon detyrimin për mbrojtjen e fëmijëve kundër shfrytëzimit
ekonomik.
Neni 17 kërkon nga shtetet anëtare që të marrin të gjitha masat e nevojshme
dhe të duhura për të siguruar kujdesin e fëmijëve, ndihmë, edukimin dhe trajnimin e
tyre në rast nevoje duke përfshirë dhe arsimin fillor dhe të mesëm pa pagesë, për të
mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga neglizhenca, dhuna dhe shfrytëzimi dhe për të
siguruar mbrojtjen e fëmijëve të privuar nga mbështetja e familjes. Zbatimi (KSE)
Kartës Sociale Evropiane mbikëqyret nga Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale
(KEDS), i përbërë nga ekspertë të pavarur që veprojnë në përputhshmëri me ligjin dhe
praktikat e shteteve palë në KSE, si pjesë e procedurës së ankesave kolektive, ose si
pjesë e sistemit kombëtar të raportimit.
Përveç kësaj, KE-ja ka miratuar traktate mbi një sërë çështjesh të veçanta që
lidhen me të drejtat e fëmijëve. Midis të tjerash:
• Konventa Evropiane për Statusin Ligjor të Fëmijëve të lindur jashtë martese142;
• Konventa Evropiane për Adoptimin e Fëmijëve, rishikuar në vitin 2008143;
• Konventa për marrëdhëniet personale të fëmijëve144;
• Konventa Europiane për Ushtrimin e të drejtave të fëmijëve145;
• Konventa e Këshillit të Europës për mbrojtjen e fëmijëve kundër shfrytëzimit dhe
abuzimit seksual (Konventa Lanzarote) 146
Është e rëndësishme të theksohet se në vitin 2006, KE-ja filloi programin e saj
"Ndërtimi i një Evrope për dhe me fëmijët", një plan veprimi që trajton çështjet që
lidhen me të drejtat e fëmijëve në nivel transversal, ku përfshihet edhe miratimi i
141 CdE Charte sociale europeenne, STE n° 35, 18 octobre 1961 142 CdE, Convention europeenne sur le statut juridique des enfants nes hors mariage, STE n° 85, 15
octobre 1975. 143 CdE, Convention européenne en matière d’adoption des enfants (révisée), STCE n° 202, 27
novembre 2008. 144 CdE, Convention sur les relations personnelles concernant les enfants, STE n° 192, 15 mai 2003. 145 CdE, Convention européenne sur l’exercice des droits des enfants, STE n° 160, 25 janvier 1996. 146 CdE, Convention sur la protection des enfants contre l’exploitation et les abus sexuels, STCE n°
201, 25 octobre 2007.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
83
instrumenteve ligjore në fusha të ndryshme147. Objektivat aktuale fokusohen në katër
fusha kryesore:
• promovimin e shërbimeve dhe sistemeve për fëmijët;
• eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve;
• sigurimin e të drejtave të fëmijëve në situata vulnerabël;
• nxitjen e pjesëmarrjes së fëmijëve.
Qëllimi kryesor i Këshillit të Evropës për programin e të drejtave të fëmijëve
është që të përkrahë implementimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e të
drejtave të fëmijëve nga të gjitha vendet anëtare të KE-së dhe në mënyrë të veçantë
për të promovuar zbatimin e KDF-së, duke theksuar parimet e saj themelore që janë
mosdiskriminimi, e drejta për jetë dhe zhvillim, duke i dhënë prioritet interesit më të
lartë të fëmijës në vendimmarrje.
Programi ka mbikqyrur miratimin e shumë instrumenteve në fushën e të
drejtave të fëmijëve, të cilat ofrojnë udhëzime praktike për përmbushjen e detyrimeve
ligjore evropiane, ku përfshihen:
• Udhëzues praktikë mbi gjykimin e përshtatur për fëmijët148;
• Udhëzime për kujdesin shëndetësor të përshtatshëm për fëmijët149;
• Rekomandimi mbi strategjitë e integruara kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve
kundër dhunës150;
• Rekomandimi për të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet sociale miqësore për fëmijët
dhe familjet151;
• Rekomandim për Komitetin e Shteteve Anëtare të Ministrave mbi pjesëmarrjes e
fëmijëve dhe të rinjve nën 18 vjeç152.
Duke u bazuar në udhëzimet dhe rekomandimet e mësipërme mund të themi
se programi synon të sjellë përpjekjet legjislative të Evropës në fushën e të drejtave të
fëmijëve dhe të sigurojë që zëri i fëmijëve është në qëndër të këtij procesi. Programi
gjithashtu synon të mbështesë zbatimin e KEDNJ-së dhe KSE-së dhe të promovojë
instrumentet e tjera ligjore ekzistuese të KE-së për fëmijët (pjesëmarrjen, mbrojtjen
dhe të drejtat e fëmijës), të rinjtë dhe familjet.
2.4 Institucionalizmi i sistemit francez të mbrojtjes së fëmijëve
Në Francë, fëmijët për një kohë të gjatë ndihmoheshin dhe përkraheshin nga
institucionet fetare dhe kjo ndihmë ofrohej vetëm për fëmijët e braktisur, "kombi
147 CdE, Comité des Ministres (2011), Stratégie du Conseil de l’Europe sur les droits de l’enfant (2012-
2015), CM(2011)171 final, 15 février 2012 148 CdE, Comité des Ministres (2010), Lignes directrices sur une justice adaptée aux enfants,17
novembre 2010. 149 CdE, Comité des Ministres (2011), Lignes directrices sur les soins de santé adaptés aux enfants, 21
septembre 2011. 150 CdE, Comité des Ministres (2009), Recommandation CM/Rec(2009)10 du Comité des Ministres
aux États membres sur les stratégies nationales intégrées de protection des enfants contre la violence,
18 novembre 2009. 151 CdE, Comité des Ministres (2011), Recommandation Rec(2011)12 sur les droits de l’enfant et les
services sociaux adaptés aux enfants et aux familles, 16 novembre 2011 152 CdE, Comité des Ministres (2012), Recommandation CM/Rec(2012)2 du Comité des Ministres aux
États membres sur la participation des enfants et des jeunes de moins de 18 ans, 28 mars 2012.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
84
duhet të sigurojë edukimin fizik dhe moral të fëmijëve, të etiketuar nën statusin fëmijë
të braktisur." Sipas dekretit mbretëror të vitit 1811, kujdesi i fëmijëve të braktisur do
të bëhet një detyrim për: spitalet dhe shtëpitë e pritjes, këto institucione kanë detyrim
të akomodojnë fëmijët e braktisur ose jetimë dhe në shkëmbim përfitojnë financim
nga fondet publike153.
Politika mbi familjen në Francë sot është një politikë universale që fokuson të
gjitha familjet.
Objektivat e kësaj politike shpalosen nëpërmjet programeve të shumta për familjet:
1. Përfitimet e familjes për të siguruar shpenzimet e edukimit të fëmijës;
2. Sistemi fiskal që synon një rishpërndarje pasurinë kombëtre sipas përbërjes së
familjeve;
3. Shërbimet dhe ofrimi i logjistikës për familjet (kujdesi ndaj fëmijëve, shërbim në
shtëpi etj.)
Këto dispozita të parashikuar nga politikat mbi familjen synojnë të:
mbështetin nivelin e lartë të lindshmërisë dhe njëkohësisht jetën profesionale
të grave, duke lejuar të krijohet një ekuilibër midis jetës në familje dhe jetës
profesionale (leje lindje, kujdesi ndaj fëmijëve).
investojnë në veprimtari afatgjata duke mbështetur familjet gjatë gjithë jetës
(nga fëmijëria e hershme në pension dhe pamundësinë për të qenë aktiv
në tregun e punës.)
mbështetin familjet çdo ditë, duke i ndihmuar ata të përballen me të gjitha
ngjarjet e jetës (ardhjen e fëmijës, strehimi, arsimimi, aftësia e kufizuar ...)
Aktorët kryesorë në këto politika:
Qeveria që vendos orientimet kryesore;
Partnerët socialë që menaxhojnë sistemin e sigurimeve sociale;
Shoqatat e familjes, që përfaqësojnë familjet dhe që u ofrojnë atyre shërbime.
Janë katër parime themelore të drejtësisë që organizojnë jetën në shoqërinë
franceze 154 . Këto parime synojnë të garantojnë paktin republikan duke siguruar
solidaritetin ndërmjet të gjithë qytetarëve, midis gjeneratave, të jetuarit mirë të
qytetarëve së bashku dhe të ardhmen e shoqërisë.
1. Parimi i parë është parimi i solidaritetit vertikal, që nënkupton rishpërndarjen e
pasurisë midis të pasurve dhe të varfërve. Duke u bazuar në logjikën e
rishpërndarjes, procedohet në një tatim mbi të ardhurat dhe është një taksë që
aplikohet në terma progresive.
Tatimi mbi të ardhurat, është një taksë direkte e prezantuar dhe e miratuar nga
Senati në 7 korrik 1914, duke zëvendësuar një numër të madh kontributesh që
nuk parashikonin një barazi midis qytetarëve.
2. Parimi i dytë është parimi i drejtësisë globale, që synon tu sigurojë të gjithë
qytetarëve të drejtat themelore të mishëruara në Deklaratën e të Drejtave të
153 Familja në Francë, http://www.assmat.presse.fr/doc/decret-19-01-1811.pdf, konsultimi i fundit janar
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
96
Grafiku 3. Përqindja e familjeve me fëmijë pjesë e skemës së Ndihmës
Ekonomike
Ashtu siç paraqitet dhe në grafikun e mësipërm, për vitin 2010 familjet me
fëmijë përfaqësojnë 70% të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike. Kjo shifër do
të pësojë një ulje në vitet në vazhdim për periudhën referuese, por sërish ngelemi në
shifrat 42%. Nëse i referohemi grafikut që sjell numrin total të familjeve përfituese të
ndihmës ekonomike në vitin 2015 rezultojnë 33 600 familje me fëmijë, të cilat janë
pjesë e programit të ndihmës ekonomike.
Grafiku 4. Koeficienti i fëmijëve përfiues të NE-së
Duke ju referuar grafikut të mësipërm shohim një rritje të numrit të fëmijëve
përfitues të ndihmës ekonomike. Në vitin 2011 janë 131 fëmijë në 1000 që jetojnë në
familje ku nuk mund të përmbushen as kushtet minimale të jetesës. Kjo shifër është
më e lartë në vitin 2014 përsa i përket periudhës referuese dhe rezulton të jetë 225
fëmijë në 1000. Për vitet 2015 dhe 2016 vërehet një rënie e lehtë e numrit të fëmijëve
që jetojnë në këto kushte. Shifrat tregojnë përkatësisht 216 dhe 203 fëmijë në 1000.
Këta fëmijë janë të privuar materialisht nga e drejta edukimit, sepse familjet e
tyre nuk mund të plotësojnë kushtet fizike dhe materiale për studim dhe mbarëvajtje
në shkollë. Kjo nuk do të thotë që të gjithë këta fëmijë janë të përjashtuar nga sistemi
arsimor, por në analizën e mirëqenies së tyre nuk përmbushet indikatori i mirqënies
materiale.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
97
Për të matur efikasitetin e programeve ekzistuese të ndihmës ekonomike në
Shqipëri dhe për të vlerësuar ndikimin e këtij programi në jetën ekonomike dhe
sociale të fëmijëve që marrin ndihmë në para janë realizuar disa analiza.
Analizat tregojnë se në dy dekadat e fundit, sistemi i mbrojtjes sociale ka funksionuar
i bazuar në parime që kanë qenë të pandryshuara që prej fillimit të hartimit të
programit181.
Një panoramë më të plotë mbi mirëqenien materiale të fëmijës do të krijohet
duke analizuar indikatorë të këtij dimensioni në shoqërinë franceze.
Sipas studimit “Të sigrojmë mirëqenien e fëmijëve”, Franca pozicionohet më mirë se
vendet e tjera të zhvilluara të OECD-së. Dhe vetëm 12 nga 1000 fëmijë në Francë
janë të privuar nga burimet bazë të nevojshme për të studiuar, krahasuar me një
mesatare të OECD prej 35 fëmijë për mijë182.
Të “Ardhurat e Solidaritetit Aktiv”183 është programi ekuivalent i Ndihmës
Ekonomike në Francë. Nëpërmjet këtij programi, personave pa të ardhura u sigurohet
një nivel minimal jetese. Ndihma e ofruar varion në funksion të përbërjes së familjes.
Ky program është i aksesueshëm për personat që plotësojnë kushtet dhe që janë mbi
moshën 25 vjeç. Ky program është i bashkëfinancuar nga buxheti i qeverisë vendore
dhe asaj qëndrore. Pjesa e financuar nga niveli vendore mbulon « Të Ardhurat e
Solidaritetit Aktiv » bazë ndërsa pjesa e financuar nga niveli qëndror mbulon «
Të Ardhurat e Solidaritetit Aktiv » për individët në aktivitet profesional.
Ekzistojnë tre kategori të « Të Ardhurave të Solidaritetit Aktiv » :
Për familjet të cilat nuk kanë të ardhura nga aktiviteti profesional
Për familjet që kanë të ardhura të ulta nga aktiviteti profesional dhe shuma e të
ardhurave është më i vogël se një shumë e paracaktuar
Për familjet që kanë të ardhura të ulta nga aktiviteti profesional dhe shuma e të
ardhurave tejkalon kufirin e paracaktuar për kategorinë e mësipërme184.
Ajo çka është e rëndësishme të theksohet në funksionimin e këtij programi lidhet
me rëndësinë që i jepet fëmijës si një individ me nevoja specifike. Nëse familja ka në
ngarkim fëmijë, pagesa në cash për këto familje do të rritet në mënyrë progresive dhe
rritja progresive e ndihmës nuk është e kufizuar. Duhet të theksohet se paralelisht me
këtë pagesë familjet me fëmijë përfitojnë shpërblimin e lindjes apo të adoptimit të
fëmijës, mbështetje financiare për kujdesin e fëmijës kur prindrit janë në marrëdhënie
pune apo përfitimet që gëzon prindi nëse ndërpret marrëdhëniet profesionale për tu
kujdesur për fëmijën185.
181 Sistemi i Mbrojtjes Sociale,
https://www.unicef.org/albania/sq/children_27593.html, konsultim i fundit 14 prill 2017 182 http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm, konsultim i fundit 20 prill
2017 183 Asistenca Sociale në Francë,
https://www.service-public.fr/particuliers/vosdroits/N19775, konsultim i fundit 17janar 2016 184 Insee Ile-de-France 2011 Regards sur... les enfants de familles pauvres en Ile-de-France, konsultim i
du-systeme-scolaire-qui-sont-les-neet_4453249_4355770.html, konsultim i fundit qershor 2016 213 Të rinjtë NEET, http://www.injep.fr/article/les-jeunes-ni-en-emploi-ni-en-etudes-ni-en-formation-
un-nouvel-indicateur-cible-des, konsultim i fundit qershor 2016
https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_version.pdf 219 Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, 1998, Neni 55, konsultimi i fundit qershor 2016, konsultimi i
fundit qershor 2016 220 Ligji për shëndetin riprodhues, http://www.ishp.gov.al/ep-content/uploads/2012/03/P%C3%ABr-
sh%C3%ABndetin-riprodhues.pdf, konsultimi i fundit qershor 2016 221 Ligji për Shëndetin publik, http://www.ishp.gov.al/ep-content/uploads/2012/03/Ligji-i-shendetit-
publik.pdf, konsultimi i fundit qershor 2016 222 Politikat shëndetësore në sistemin francez, http://www.vie-publique.fr/th/politique-publique/sante-
protection-sociale.html, konsultimi i fundit qershor 2016 223 Politikat ndërsektoriale,
http://www.orsnpdc.org/wp-content/uploads/2015/02/stpl13-4.pdf, konsultimi i fundit korrik 2017 224 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
123
Vdekshmëria foshnjore
Treguesi i vdekshmerise neonatale të nje vendi perdoret gjeresisht si nje
tregues i shendetit publik, cilesise se sherbimeve shendetesore, shperndarjes se
pasurise dhe standardit te pergjithshem te jeteses227.
Per te parandaluar dhe trajtuar shkaqet e vdekjeve te te porsalindurve
ekzistojne nderhyrje që analizojnë nivelin e kostos dhe efektivitetit. Permiresimi i
cilesise se kujdesit rreth kohes se lindjes shpeton shume jete, por kjo kerkon punonjes
te specializuar dhe infrastrukturën logjistike.
Në vendin tonë shënohet një rënie e vdekshmërisë neonatale edhe pse me
ritme të ngadalta. Rënia lidhet me një rritje të numrit të lindjeve në institucionet
shendetesore. Nëse u referohemi statistikave të INSTAT-it vdekshmëria neonatale
ngelet në nivelin 7%, një shifër kjo e gjykuar relativisht e lartë 228 . Niveli i
vdekshmërisë neonatale prezanton rreth 75% te vdekshmerise foshnjore229.
Nëse u referohemi statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë mbi vdekshmërinë
neonatale numri më i madh i vdekjeve neonatale shënohet në periudhën e javës së
parë pas lindjes (0-6 ditë)230.
Në dokumentin strategjik dhe planin e veprimit për shëndetin seksual dhe
riprodhues 2017-2021 të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë rezulton se sherbimi
neonatologjik ne vendin tone ofrohet në tri nivele te kujdesit shendetesor231:
Qendrat shendetesore, ambulancat ne fshat dhe konsultoret e femijes ne qytet
qe ndjekin kujdesin per mirerritjen dhe zhvillimin e femijes nga 0-6 vjec.
Kujdesin spitalor neonatologjik te ofruar brenda reparteve te materniteteve ne
spitalet e rretheve.
Niveli me i larte i kujdesit neonatal ofrohet ne Spitalet Obstetrik-
Gjinekologjik “Mbreteresha Geraldine” dhe “Koco Glozheni” ne Tirane.
Ashtu si paraqitet edhe në grafikun e mëposhtëm, në vendin tonë ka një rënie të
koeficientit të vdekshmërisë foshnjore për periudhën referuese. Në vitin 2011
shënohen 8.7 vdekje foshnjore për 1000 foshnja (0-1 vjet). Në vitin 2012 ky
koeficient pëson një rritje të lehtë dhe shkon 8,8, për vitet 2013 dhe 2014 kjo shifër
qëndron e njëjtë 7,9 dhe për vitin 2015 shkon 7 vdekje foshnjore për 1000 foshnja.
227 Lawn, J, Cousens, S, Bhutta, Z, Darmstadt, G, Martines, J, and Paul, V. Why are 4 million newborn
babies dying each year? Lancet. 2004; 364: 399–401 228 ISHP, UNICEF, Raport shendetesor kombetar “Gjendja shendetesore e popullates shqiptare”
Tirane, 2014. 229 Mortality rate- infant (per 1.000 live births) in Albania www.tradingeconomics.com
/albania/mortality- rate-infant-per-1-000-live...albania mortality rate infant per 1 000 live births wb
data World Bank Indicators - Albania – Mortality, konsultimi i fundit maj 2016 230 MSH, Drejtoria e Perparimit Shendetesor, Kontrollit te Cilesise dhe Jetesimit te Prioriteteve, sektori
monitorimi vleresimit te treguesve shendetesor 231 Ministria e Shëndetësisë, Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit 2017-20121,
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
126
ndryshueshme në varësi të vendit nga 7% në vendet e zhvilluara në 19% në vendet në
zhvillim237.
Për më tepër, lindja nën peshë e fëmijëve është përgjegjëse për vdekjen e 9.1
milion fëmijëve çdo vit në mbarë botën, duke përfaqësuar shkakun kryesor të
vdekshmërisë perinatale dhe foshnjore238.
Ka dy kategori të fëmijëve të lindur nën peshë : ka raste të cilat rezultojnë nga
lindja e parakohshme dhe rastet që rezultojnë nga frenimi i rritjes fetale ose kufizimin
intrauterinë i rritjes. Nënpesha në lindje mund të jetë për shkak të faktorëve të
ndryshëm si statusi socio-ekonomik i prindërve, faktorët demografikë (të moshës së
nënës, shtatzëni e shumëfishtë, etj.), sjelljes individuale (pirja dhe konsumi i duhanit
dhe alkoolit), niveli i kujdesit para lindjes.
Sipas të dhënave të OBSH-së rezulton një nivel i lartë i lindjeve nën peshë.
Kjo rritje shpjegohet me disa faktorë. Së pari, numri i shtatzënive të shumëfishta (që
nënkupton një rrezik në rritje të prematuritetit dhe nën peshës) janë rritur në mënyrë
të vazhdueshme, kryesisht për shkak të zhvillimit të trajtimeve të infertilitetit. Së dyti,
gratë kanë qenë të prirura gjithnjë e më shumë për të vonuar shtatzëninë e tyre të parë
deri në të tridhjetat e tyre ose më vonë. Kjo përbën gjithashtu një rrezik për lindjejen e
fëmijëve me peshë të ulët. Së treti, teknologjitë e reja mjekësore dhe përmirësimi i
kujdesit paralindjes kanë rritur shanset e mbijetesës së fëmijëve të lindur me peshë
shumë të ulët239.
Ndërhyrjet kryesore për të shmangur këtë problem përqendrohen në kujdesin
mbi të ushqyerit e nënave shtatzëna, në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve,
reduktimin e shtatzënisë në adoleshencë dhe edukimin e nënës mbi mëmësinë.
237 OMS Low birth weight: a tabulation of available information. Maternal health and safe
motherhood program. Genève : WHO, New York: UNICEF, 1992. 238 OMS. Rapport sur la santé dans le monde 1998. Genève: OMS, 1998 239Të dhëna OBSH për lidjen nën peshë,
ce.instruction.meres.fr.fr.pdf, konsultimi i fundit mars 2016 241 Ushqyerja me gji, https://www.unicef.org/nutrition/files/Final_IYCF_programming_guide_2011.pdf 242 World Health Organization (WHO). International code of marketing of breast-milk substitutes.
Geneva: World Health Organization, 1981 243 Albanian Ministry of Health. 2002. 10 year development strategy of the Albanian health system.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
130
Në kushtet e të dhënave sociologjike :" Te ushqyerit me gji haset më tepër në nënat e
moshës 30 vjet e lart, nivel të lartë arsimimi dhe me një status të konsoliduar socio-
profesional”.
Në vitin 2013, përqindja e foshnjave që ushqehen me gji shënohet 66%. Kjo
përqindje do të ulet në nivelin 40% për fëmijët 11 javësh, 30% për fëmijët 4 muaj dhe
18% për fëmijët 6 muaj245.
Në Francë, vetëm 6 fëmijë në 10 ushqehen me gji. Ky indikator e rendit
Francën të dytën pas Irlandës në nivelin më të ulët të këtij indikatori (4 fëmijë në
10)246.
Situata në lidhje me këtë indikator mund të gjykohet më pozitive në vendin
tonë për periudhën referuese. Të ushqyerit e fëmijëve ekskluzivisht me gji varion në
nivelin 79-85% kundrejt 60% në Francë dhe 85% në vendet e zhvilluara të OECD-së.
Duke iu referuar këtyre shifrave mund të konkludohet se ky indikator është i mirë
pozicionuar edhe në nivele ndërkombëtare dhe se autoritetet përgjegjëse të shëndetit
publik kanë mundur të sensibilizojnë dhe ndërgjegjësojnë nënat mbi vlerat e të
ushqyerit me gji.
Vaksinimi kombëtar kundër kollës së mirë dhe fruthit
Vaksinimi i pergjithshem kunder semundjeve qe parandalohen me ane te
vaksinimit eshte vendimtar per te pakesuar vdekshmerine e foshnjave dhe te femijeve.
Vaksinimi aktualisht parandalon cdo vit 2.5 milion vdekje ne mbare boten, nga
difteriti, tetanozi, kolla e mire dhe rubeola (WHO, 2009). Imunizimi i femijeve me
vaksinat baze te femijeve eshte nje nga nderhyrjet shendetesore me efikasitetin me te
larte per koston247. Ky proces mund të konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha në
fushën e mjekësisë. Në sajë të vaksinimit, shumë sëmundje të rënda infektive dhe
vdekjeprurëse janë nën kontroll. Rreziqet e këtyre sëmundjeve janë shumë herë më të
vogla se rreziqet e rralla që mund të mbartë vaksinimi.
Vaksinimi i fëmijëve në nivel kombëtar korrespondon me pjesëmarrjen në
aksionin e nxitur nga Organizata Botërore e Shëndetit mbi mbrojtjen e shëndetit të
fëmijëve dhe arritjen e objektivave për zhdukjen në botë të sëmundjeve si poliomeliti
apo fruthi.
Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, femija konsiderohet i vaksinuar
plotesisht ne rast se është imunizuar në mënyrë rigoroze sipas skemës së vaksinimit
kombëtar të një vendi.
Programi Kombetar Shqiptar per Vaksinimin bazohet në skemën e propozuar
nga OBSH.248.
Në këtë dimension do të trajtojmë nivelin e vaksinimit të fëmijëve kundër
kollës së mirë dhe fruthit, dy vaksina që janë të dobishme për të pasur nën kontroll
245 Po aty 246 Ushqyerja me gji në Francë, http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm,
konsultimi i fundit maj 2016 247 World Health Organization (WHO), Global health risks: mortality and burden of disease
attributable to selected major risks. Geneva: World Health Organization, 2009 248 Albanian Ministry of Health.10-year development strategy of the Albanian health system. Tirana,
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
133
Edhe në sistemin e imunizimit francez do të evidentojmë rezultate të larta. 98% e
fëmijëve janë të vaksinuar kundër fruthit dhe kollës së mirë. Ndërsa në vendet e tjera
të zhvilluara të OECD-së do të haset një nivel më i ulët imunizimi tek fëmijët (93%).
Niveli i aktivitetit fizik Për të anlizuar aktivitetin fizik tek fëmijët, së pari do t’i referohemi raportit
« Sjelljet e shëndetshme tek fëmijët e moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç » të
realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e UNFPA-së dhe UNICEF-
it252.
Aktiviteti fizik siguron perfitime te rendesishme fizike, mendore dhe
sociale253. Tek femijet dhe adoleshentet, pjesemarrja ne aktivitete fizike shoqerohet
me permiresimin e sistemit muskulo-skeletor, kardiovaskular dhe te shendetit mendor,
duke perfshire edhe reduktimin e ankthit dhe depresionit 254 . Pjesemarrja e
adoleshenteve ne aktivitet fizike varion sipas gjinisë, moshës dhe perkatesisë etnike.
Tashme eshte i njohur fakti se aktiviteti fizik pakesohet me rritjen e moshes dhe se
vajzat, ne menyre tipike, shfaqin nivele me te uleta te aktivitetit fizik se djemtë255.
Strategjia Kombetare e Promocionit te Shendetit nxjerr ne pah rendesine e
aktivitetit fizik ne luften ndaj obezitetit dhe jo vetem. Perfitimet shendetesore nga
aktiviteti i moderuar fizik perfshijne humorin e mire dhe vetevleresimin; paraqitje me
te mire fizike dhe posture me te mire; reduktim te ndjeshem te obezitetit,
hipertensionit, semundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe osteoporozes, si edhe
pakesimin e barres nga semundjet e shmangshme, paaftesine dhe vdekshmerine qe ato
shkaktojne. Udhezimet e fundit rekomandojne qe te gjithe individet duhet te perpiqen
te kryejne gjate dites te pakten 30 minuta aktivitet te moderuar fizik si ecje e shpejte,
ciklizem, vallezim ose not256.
Sjelljet sedentare, te tilla si qendrimi per nje kohe te gjate para televizorit dhe
luajtja me lojera kompjuterike, kane treguar se ato nuk zevendesojne kohen e
shpenzuar per aktivitet fizik257.
Përgjatë realizimit të këtij studimi pjesemarrja ne aktivitet fizik u vleresua
nepermjet pyetjes: Gjate 7 diteve te fundit, ne sa prej tyre keni qene fizikisht aktiv per
te pakten 60 minuta ne dite. Numri i diteve u kategorizua ne 3 variabla: 0 dite, 1-2
dite dhe > 3 dite. 3.1% nxenesve të pyetur raportuan se nuk kishin zhvilluar aktivitet
252Studim mbi aktivitetin fizik të femijëve,
http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/raporte/libri_hbsc.pdf, konsultimi i fundit maj 2016 253 Department of Health, At least 5 a week: evidence on the impact of physical activity and its
relationship to health. A report from the Chief Medical Officer. London: Department of Health. 2004 254 Strong, W.B., Malina, R.M., Blimkie, C.J.R., Daniels, S.R., Dishman, R.K., Gutin, B.,
Hergenroeder, A.C., Must, A., Nixon, P.A., Pivarnik, J.M., Rowland, T., Trost, S. and Trudeau, F.
(2005) Evidence based physical activity for school-age youth. Journal of Pediatrics, 146: 732-737. 255 Nelson, M.C., Neumark-Stzainer, D., Hannan, P.J. and Sirard, J.R. Longitudinal and secular trends
in physical activity and sedentary behavior during adolescence. Pediatrics, 118: e1627-e1634., 2006 256 Strategjia e Shendetit Publik dhe Promocionit te Shendetit, Tirane 2003, fq. 62-63 257 Rey-Lopez, J.P., Vincente-Rodriguez, G., Biosca, M. and Moreno, L.A. Sedentary behaviour and
obesity development in children and adolescents. Nutrition, Metabolism and Cardiovascular Diseases,
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
134
fizik ne asnje nga 7 ditet e fundit, 20.6% deklaruan se kishin zhvilluar aktivitet fizik
1-2 dite, ndersa 74.2% nxenesve raportuan se kishin zhvilluar aktivitet fizik te pakten
tri dite te javes. Ka nje diference gjinore domethënëse midis djemve dhe vajzave, qe
kryejne aktivitet fizik mbi 3 dite ne jave, 82% vs. 70% respektivisht, ashtu siç mund
të identifikohet në grafikun e mëposhtëm.
Grafiku 25. Aktivitetit fizik mbi tre ditë në javë sipas gjinisë
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik
Grafiku 26. Shpenzimi i kohës së lirë për fëmijët e marrë në studim
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik
Nxenesit u pyeten sa ore ne dite, gjate kohes se lire, kalonin duke pare
televizor, video, (perfshire edhe YouTube apo sherbime te ngjashme), DVD dhe
argetime te tjera ne ekran; sa ore kalonin duke luajtur me lojera kompjuterike, si dhe
sa ore kalonin duke perdorur kompjuterin apo telefona te tjere smart. Nga pergjigjet e
tyre u konstatua se per te tria pyetjet, gjate fundjaves kishte me shume te rinj qe
shpenzonin dy ose me shume ore me keto aktivitete krahasuar me ditet e javes.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
135
Aktiviteti me i shprehur ishte shikimi i televizorit, videos apo argetime te tjera ne
ekran (74.6%).
Ne pergjithesi nuk kishte ndryshime moshore lidhur me oret e shpenzuara
gjate kohes se lire, por djemte kishin me shume gjasa te qendronin me shume orë se
vajzat duke kryer keto aktivitete.
Ky studim tregoi se prevalenca e aktivitetit te perditshem fizik ishte dukshem
me e larte tek meshkujt sesa tek femrat. Nga ana tjeter, 3.7% e femijeve nuk kishin
kryer aktivitet fizik nje jave para realizimit të studimit, kurse 24.6% e femijeve
raportuan se kishin kryer aktivitet fizik ne baze ditore.
Për sa i përket nivelit të aktivitetit fizik të fëmijëve francezë, që nga viti 2006,
sondazhet tregojnë se ka një rënie në ushtrimin të aktiviteti fizik të rregullt tek
fëmijët, ky pasivitet rritet me moshën dhe veçanërisht prek vajzat.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Ushqimit, Mjedisit dhe Punës, në
anketën e realizuar në vitin 2016 për fëmijët e moshës 3-10 vjet, vetëm 34% e
fëmijëve të kësaj grupmoshe ushtron veprimtari të përditshme fizike. Ndërsa tek
fëmijët 11 dhe 14 vjeç, vetëm 12% prej tyre ushtrojnë aktivitet fizik ditor (60
minuta)258.
Në nivel ndërkombëtar, sipas Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH),
11% e vajzave 11 vjeçarë ushtrojnë aktivitet fizik kundrejt 25% e djemve të kësaj
moshe. Në moshën 13 vjeçare, këto norma të ushtrimit të aktivitetit fizik bien në 9%
për vajzat dhe 16% për djemtë.
Pavarësisht grupmoshës të individëve, niveli i aktivitetit fizik në popullsinë
franceze konsiderohet i ulët duke u bazuar në rekomandimet ndërkombëtare (OBSH,
2010)259.
Vetëm 1 në 7 fëmijë (tek fëmijët 11 dhe 15 vjeç) ushtrojnë rregullisht aktivitet fizik,
në krahasim me 1 në 5 fëmijë që është mesatarja e vendeve të zhvilluara të OECD-
së260.
Situata për këtë indikator në vendin tonë paraqitet e kënaqshme, kryesisht tek
djemtë, ku shifrat janë edhe më domethënëse. Rreth 75% e fëmijëve ushtrojnë
aktivitet fizik, ndërsa tek fëmijët francezë 11-15 vjeç, aktiviteti fizik reulton në
nivelin 14% dhe 20% paraqitet niveli i aktivitetit fizik tek të rinjtë në vendet e OECD-
së.
Pra, mund të thuhet që fëmijët e moshës 11-15 vjeç në vendin tonë paraqiten
në nivel shumë herë më të lart në ushtrimin e aktivitetit fizik, krahasuar me
moshatarët e tyre në Francë dhe në vendet e zhvilluara.
258 Veprimtaria fizike e fëmijëve 3-10 vjeç në Francë,
http://pl4y.international/content/bdd/publications/Etude%20Ecole%20Active.pdf 259 Po aty 260 Veprimtaria fizike e fëmijëve, http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm,
Neni 33 : Shtetet Pale marrin te gjitha masat e duhura, duke perfshire ato legjislative, administrative,
shoqerore dhe edukative, per te mbrojtur femijet nga perdorimi i paligjshem i drogave narkotike dhe
lendeve psikotrope, sic percaktohen ne konventat perkatese nderkombetare dhe per te mos lejuar qe
femijet te perdoren per prodhimin dhe trafikun e paligjshem te ketyre lendeve 265 Konventa e të Drejtave të Fëmijëve,
https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_version.pdf 24-2(f) Per te
zhvilluar kujdesin shendetesor parandalues, keshillimin e prinderve, edukimin dhe sherbimet ne fushen
e planifikimit familjar, konsultimi i fundit prill 2016, 266 Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera midis të rinjve në Shqipëri, 2015,
http://ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/Raporti-ESPAD.pdf , konsultimi i fundit prill 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
147
në shoqërinë franceze. Nuk ekzistojnë të dhëna për një përdorim kaq të hershëm të
alkoolit275.
58% e nxënësve 15 vjeçarë raportuan se kanë konsumuar alkool të paktën një
herë gjatë muajit të fundit. Tek 17 vjeçarët kjo shifër shkon në nivelin e 79%.
9% nxënësve 15 vjeçarë deklarojnë të kenë konsum të rregullt (të paktën dhjetë herë
gjatë tridhjetë ditëve të fundit) dhe 12% e nxënësve 17 vjeçarë. Pavarësisht nga
mosha, djemtë kanë më shumë gjasa se sa vajzat të konsumojnë alkool rregullisht276.
Fëmijët francezë 13 - 15 vjet raportojnë të kenë më pak konsum alkooli se sa
moshatarët e tyre në shumicën e vendeve të OECD-së, por shifra 14% ngelet sërish
shumë e lartë dhe shqetësuese277.
Në përgjithësi, konsumi i alkoolit është më i lartë tek djemtë sesa tek vajzat.
Që nga viti 2000, prevalenca e përdorimit të rregullt të alkoolit nga adoleshentët ka
pësuar ulje dhe ngritje. Duke konsideruar shifrat e larta të konsumit të alkoolit
autoritetet publike franceze kanë dhënë një sërë rekomandimesh 278:
programet e kërkimit të përshtashme, mesazhe të drejtuara konsumatorëve në
rrezik;
zhvillimin e parandalimit dhe të komunikimit për grupet më vulnerabël të
popullsisë;
moslejimin e futjes dhe përdorimit të alkoolit në vendin e punës;
dhënies prioritet të zhvillimit dhe forcimit të mjekësisë së varësisë si dhe
përfshirjen e personelit shëndetësor në identifikimin e hershëm të
konsumatorëve në rrezik;
rritje e taksave për pijet alkoolike për të reduktuar konsumin dhe vendosjen e
një çmimi minimal;
kufizim i publicitetit për pijet alkoolike për të gjitha mediat dixhitale;
rritja e kontrollit dhe sanksioneve të menjëhershme, duke përdorur pajisje
portative për matjen e alkoolemisë, duke rritur sasinë e gjobave fikse dhe
zbatimin e një regjimi të gjobave të menjëhershme për nivelin 1.2 g alkool
gjak për litër gjak279.
Duhanpirja dhe konsumi i akoolit përbëjnë sjellje me risk që snaksionohen me
ligj (Ligji Nr. 9636, datë 06 Nentor 2006). Teorikisht personat nën moshën 18
vjeç nuk mund të kenë akses në përdorimin e alkoolit dhe duhanit, por ajo çka
thonë fëmijët e kësaj grupmoshe rezulton të jetë ndryshe. Të dhënat tregojnë
se në vitin 2015 rreth gjysma (48.1%) e nxënësve mendojnë që është e lehtë
apo shumë e lehtë për të gjetur cigare nëse do të donin dhe 60% e tyre
275Konsumi i alkoolit tek fëmijër në Francë,
http://inpes.santepubliquefrance.fr/SLH/articles/398/02.htm, konsultimi I fundit qershor 2016 276 Po aty 277Konsumi i alkoolit tek fëmijër në vendet e OECD-së,
http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm, konsultimi i fundit qershor 2016 278 Rekomandime mbi konsumin e alkoolit në Francë, https://www.ccomptes.fr/Actualites/A-la-
une/Les-politiques-de-lutte-contre-les-consommations-nocives-d-alcool, konsultimi I fundit qershor
2016 279 Politikat për të luftuar konsumin e alkoolit, https://www.ccomptes.fr/Actualites/A-la-une/Les-
politiques-de-lutte-contre-les-consommations-nocives-d-alcool, konsultimi I fundit qershor 2016
nit%E9s%20pr%E9coces.pdf, konsultimi i fundit shkurt 2017 287 ALO 116, Raporti Analitik https://www.slideshare.net/ALO116/alo-116-bullizmi-raport-analitik-
nces_scolaires_mars_2011_Enquête_élève_1er_degré.pdf, konsultimi i fundit nëntor 2016 291 Freeman, J.G., Samdal, O., Klinger, D.A., Dur, W., Griebler, R., Currie, D. and Rasmussen, M.
(2009) The relationship of schools to emotional health and bullying. International, Journal of Public
Health, 54 (Suppl 2): S251-S259 292 Saab, H. and Klinger, D. (2010) School differences in adolescent health and wellbeing: Findings
from the Canadian Health Behaviour in School-aged Children Study. Social Science & Medicine, 70:
850-858 293 McLellan, L., Rissel, C., Donnelly, N. and Bauman, A. Health behaviour and the school
environment in New South Wales, Australia. Social Science & Medicine, 49: 611- 619. 1999
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
171
tonë rezulton në i ulët) dhe rritjen e nivelit arsimor, duke qenë se këto dy
dimensione janë shumë komplementariste. Kjo, gjithashtu do të kishte një
ndikim të fuqishëm edhe në përmirësimin e kushteve të banimit.
Konkretisht brenda sistemit progresiv të taksimit, të parashikohen
lehtësime fiskale për familjet me fëmijë duke konsideruar nevojat
specifike të tyre. Konsiderimi i optikës sociale brenda sistemit fiskal do të
zgjeronte spektrin e politikave të fëmijës dhe familjes në vendin tonë,
duke u bazuar edhe në një nga objektivat bazë të politikës mbi fëmijët dhe
familjen në sistemin francez, e cili synon rishpërndarjen e pasurisë
kombëtare sipas përbërjes së familjeve, që në vetvete përbën një nga
parimet e shoqërisë franceze.
Ideimi i politikave mbështetëse të prindërve të papunë. Kur kemi
intervistuar specialistë të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ata nuk ishin
në gjendje të na përgjigjeshin në lidhje me situatën familjare të
punëkërkuesve. Punëkërkuesi brenda këtij shërbimi trajtohet si individ
dhe nuk konsiderohen rrethanat familjare të tij. Trajtimi me prioritet i
prindërve të papunë brenda Shërbimit Kombëtar të Punësimit, do të rriste
efektivitetin e këtij shërbimi, kjo, duke u bazuar edhe në praktikat e
sistemit francez të punësimit dhe kryesisht në prioritetin që u jepet
prindërve të papunë.
Për punëkërkuesit e papunë shërbimi francez i punësimit ofron një gamë
ndihmash për të lehtësuar kthimin apo integrimin e tyre në tregun e
punës. Ndër të tjera, ai mbulon shpenzimet e transportit (në mënyrë që
punkërkuesi të ketë mundësi mobiliteti përgjatë kërkimit të punës),
trajnimeve profesionale dhe për prindërit e papunë shpenzimet për
kujdesin ndaj fëmijëve, në mënyrë që prindi të jetë aktiv në kërkimin e
mundësive të punësimit302.
Mirorganizimi i praktikave favorizuese për prindrit në marrëdhënie pune
edhe pse ka prirje për t’u konsideruar gjithmonë edhe më shumë
prindërimi në kodin e punës. Duhet të krijohen kushte më të përshtatshme
në mënyrë që për prindërit të vendoset një ekuilibër midis jetës
profesionale dhe procesit të prindërimit. Ky rekomandim vjen i frymëzuar
nga një praktikë e mirë e sistemit francez, ku të gjitha dispozitivat për
ruajtjen e këtij ekuilibri janë mirorganizuar në kuadrin ligjor sikurse
pasqyrohen në në kodin civil francez. Në të drejtat e prindit, në sistemin
francez, janë parashikuar tre tipe ditësh pushimi për prindërit : ditë
pushim për praninë prindërore, ditë pushim për mbështetjen familjare dhe
ditë pushimi për solidaritetin familjar. Gjithashtu brenda hapësirave të
mundshme, si në sektorin publike dhe në atë privat, prindërve duhet t’u
jepet prioritet në zgjedhjen e mundësive më të përshtatëshme për oraret e
punës303.
302Shërbimi francez i punësimit, http://www.pole-emploi.fr/accueil/, konsultimi i fundit maj 2017 303 Të drejtat e prindërve në sistemin francez, http://www.unapei.org/Les-droits-des-parents,5.html,
Grafiku 1. Varfëria në Shqipëri në përqindje 2002-2012 (ngjyra bul e errët pasqyron
zonën urbane, ngjyra blu e çelur zonën rurale dhe ngjyra gurkal gjithsej). ................. 92 Grafiku 2. Numri i familjeve në Ndihmë Ekonomike 2000-2015 ............................... 95 Grafiku 3. Përqindja e familjeve me fëmijë pjesë e skemës së Ndihmës Ekonomike . 96 Grafiku 4. Koeficienti i fëmijëve përfiues të NE-së .................................................... 96 Grafiku 5. Numri i banorëve për dhomë .................................................................... 103 Grafiku 6. Numri i banorëve për dhomë të varfër/jo të varfër ................................... 104 Grafiku 7. Higjena ..................................................................................................... 105 Grafiku 8. Higjena të varfër/jo të varfër .................................................................... 106 Grafiku 9. Furnizimi me ujë....................................................................................... 107 Grafiku 10. Furnizimi me ujë të varfër/jo të varfër ................................................... 107 Grafiku 11. Rezultatet e testit të matematikës 2012/Djem Vajza .............................. 113 Grafiku 12. Rezultatet për testin e matematikës në programin PISA 2015 djem/vajza
.................................................................................................................................... 113 Grafiku 13. Rezultatet e testit të leximit 2012/Djem Vajza ....................................... 114 Grafiku 14. Rezultatet për testin e leximit në programin PISA 2015 djem/vajza ..... 114 Grafiku 15. Rezultatet e testit në shkencë 2012/Djem Vajza .................................... 115 Grafiku 16. Rezultatet për testin e shkencës në programin PISA 2015 djem/vajza .. 116 Grafiku 17. NEET/ Fëmijët e moshes 15-18 vjeç që nuk janë në shkollë/punë/trajnim
.................................................................................................................................... 119 Grafiku 18. Koeficienti i vdekshmërisë foshnjore, 2011-2015.................................. 124 Grafiku 19. Fëmijët e lindur nën peshë, 2011-2015 .................................................. 127 Grafiku 20. Lindjet nën peshë/ sipas peshës 2011-2015 ............................................ 127 Grafiku 21. Numri i fëmijëve që ushqehen ekskluzivisht me gji në % ..................... 129 Grafiku 22. Numri i fëmijëve që ushqehen ekskluzivisht me gji .............................. 129 Grafiku 23. Vaksinimi i fëmijëve sipas viteve për kollën e mirë/pertusia................. 131 Grafiku 24. Vaksinimi i fëmijëve sipas viteve për fruthin-rubeolën- parotit ............ 132 Grafiku 25. Aktivitetit fizik mbi tre ditë në javë sipas gjinisë .................................. 134 Grafiku 26. Shpenzimi i kohës së lirë për fëmijët e marrë në studim ........................ 134 Grafiku 27. Koeficienti i vdekshmërisë së fëmijëve nga 1-18 vjeç, 2011-2015........ 136 Grafiku 28. Vetvrasja te fëmijët 15-18 vjeç ............................................................... 137 Grafiku 29. Prevalenca e duhanpirjes të paktën një here ne jete, Shqiperia, 2015 (%)
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
184
Grafiku 30. Frekuenca e konsumit të duhanit gjatë jetës sipas gjinisë, Shqiperi, 2015
(%).............................................................................................................................. 140 Grafiku 31. Fillimi i konsumit ditor të duhanit në moshën 14 vjeç, ose më pak,
Shqipëri, 2015 (%) ..................................................................................................... 140 Grafiku 32. Nxënësit që besojnë se, nëse do të donin, do të mund të siguronin cigare
lehtë apo shumë lehtë, Shqipëri, 2015 (%) ................................................................ 141 Grafiku 33. Ndryshimi (në pikë /përqindje) i prevalencës së konsumit të alkoolit të
paktën një herë në jetë, Shqipëria, 2011-2015 ........................................................... 144 Grafiku 34. Nxënësit që besojnë se, nëse do të donin, do të mund të siguronin lehtë
apo shumë lehtë pije alkoolike, Shqipëria, 2015 (%) ................................................ 144 Grafiku 35. Rreziku i vetë-perceptuar nga konsumi i alkoolit, Shqipëria, 2015 (%) 146 Grafiku 36. Shtatëzania tek vajzat 15-18 vjeç ........................................................... 150 Grafiku 37. Shtatëzania tek vajzat 15-18 vjeç ........................................................... 150 Grafiku 38. Shtatëzënia sipas moshës tek vajzat 15-18 vjeç ..................................... 151 Grafiku 39. Problematikën e paragjykimit ................................................................. 154 Grafiku 40. Problematika e bulizmit .......................................................................... 154 Grafiku 41. Pëlqyeshmëria e nxënësve sipas grupmoshës së nxënësve .................... 157 Grafiku 42. Performanca në shkollë sipas gjinisë ...................................................... 158 Grafiku 43. Rritja e presionit nga volumi i punës në shkollë sipas grupmoshave. .... 158
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
185
SHTOJCA
Shtojca 1. Intervistë realizuar me përgjegjësin e kurrikulës pranë Drejtorisë
Arsimore Rajonale Korçë
Intervistë
Nr 21
Data 16/03/2017
Institucioni “Drejtoria Arsimore Rajonale” Korçë
Funksioni: Përshgjës i seksionit të Kurrikulës pranë DAR Korçë
Kjo intervistë bëhet në kuadrin e studimit për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”
me temë: ”Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që
zënë fëmijët në këto politika”
Sesioni I:
Të dhëna të përgjithshme mbi personin e intervistuar
1. Cili është profesioni juaj ?
- Mësues
2. Sa kohë keni që punoni pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale?
- 5 vjet
3. A keni qenë ndonjëherë pjesë e një grupi pune për realizimin e ndonjë raporti
vlerësimi mbi elementë të politikave publike në arsim?
- Po, vlerësues i një programi edukimi në Gjirokastër dhe Elbasan për
vlerësimin e cilësisë së mjedisit të të nxënit, të organizuar nga “Save The
Children”. Gjithashtu kam qënë pjesë e grupeve të vlerësimit të maturës
shtetërore (AKP), për vlerësimin e standarteve (Ministria e Arsimit në
bashkëpunim me UNICEF), vlerësime këto të realizuara nga struktura
jashtë instirucionit (DAR).
4. Nëse po, cila është eksperienca juaj?
- Për mendimin tim, procesi i vlerësimit është nga më të vështirat, sidomos
në fushën e arsimit pasi nuk ka standarte të mirëpërcaktuara. Vlerësimi
është një element i rëndësishëm në vizionin e përgatitjes së kurrikulës,
brenda një sistemi arsimor. Në të gjithë sistemin mungon vlerësimi i
standartizuar edhe pse ne bëjmë një vlerësim të pjesshëm, vetëm për
arritjet e nxënësve. Mungesa e standarteve të vlerësimit është evidentuar
edhe në vlerësimin e kurrikulës të realizuar nga UNESCO.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
186
Sesioni II
Niveli i adekuacionit të politikave sociale mbi fëmijët dhe funksionaliteti
1. A mendoni se është i kënaqshëm niveli i ndërmarrjes së politikave sociale në
fushën e arsimit ?
- Politikat ekzistojnë si materiale të shkruara, si ligje apo dokumenta dhe
janë të kënaqëshme. Mund të ketë mangësi pasi është një sistem që po
reformohet por përgjithësisht ju janë përqasur politikave sociale.
Gjithashtu, verehet një tendencë për tu përshtatur me normat evropjane.
Në arsim ajo që po kërkohet me forcë, që edhe për mua është themeli i
këtij sistemi është gjithpërfshirja, që ende nuk është një politikë e
realizuar. Gjithpërfshirja është thelbi i arsimit, nuk mund të bësh një
politikë arsimore nëse përjashtohet qoftë edhe një grup i vogël në shoqëri.
Gjithpërfshirja duhet të konsiderohet si koncept filozofik, tekstet e shkollës
e pranojnë këtë qasje por realizimi në praktikë nuk është i tillë, ka një
mungesë të gjithpërfshirjes. Gjithpërfshirje do të thotë kur ky koncept
përfshihet edhe në vendimarrje edhe në ofrimin e shërbimit edhe në realizimin
e një shërbimi. Për një pjesë të caktuara kjo nuk është kutpuar, sidomos në
vendimarrje, kjo nuk është e konsiderueshme edhe pse ka tendenca. Kjo sjell
veshtirësi në ekzekutimin e politikave të ndërmarra në nivel qëndror.
2. A mendoni se ekzistojnë strukturat përkatëse për të ekzekutuar politikat
sociale në fushën e arsimit?
- Mendoj se nuk kemi strukturat për të ekzekutuar politikat, duke qënë se kjo
është një risi, mendoj që duhet të ketë një nivel më të lartë adaptimi me
nivelet evropjane të strukturave. Nëse Ministria e Arsimit përgatit dhe
organizon politikat, arsimi u përket edhe institucioneve të tjera si:
Njësive vendore të cilat janë shumë më pranë kushteve fizike të godinave,
infrastrukturës, organizimit,
Oranizatave të tjera
Ministrive të tjera.
Ky bashkpunim teorikisht ekzsiton, por ka një mungesë të theksuar të
koordinimit të veprimtarisë dhe të një vizioni të përbashkët. Nëse politikat
arsimore kanë një vizion të caktuar, kjo duhet të mbështetet edhe nga
njësitë vendore të cilat duhet ti qasen këtij vizioni dhe ta realizojnë. Ky
vizion duhet të qaset edhe nga ministritë e tjera dhe më konkretisht nga
Ministria e Mirëqenes Sociale. ... më pas të orjentohen të gjitha
organizatat që veprojnë në fushën e arsimit.
Mendoj se secila strukturat punon në mungesë të koordinimit dhe të një
vizioni të përbashkët dhe impakti më pas vjen i copëzuar dhe kjo sjell
mungesë të sinergjisë.
3. Sa i përgjigjen këto politika problematikave sociale të fëmijëve në shkolla ?
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
187
- Politikat arsimore duhet tu përgjigjen kërkesave sociale të fëmijës, unë
mendoj në sistemi arsimor nuk i kushton vemendje anës sociale të fëmijës,
mungesës së strukturave.
Vetëm para 4 vjetësh është ristrukturuar urdhri për shërbimin psiko-
social dhe është futur punonjësi social në shkolla, por ai është thjesht një
titull pasi këta punonjës social nuk kanë një status të përcaktuar, një
detyre dhe një përshkrim të punës së tyre. Shërbimi që ofrohet prej tyre
varet nga dëshira apo vullneti i personit për të strukturuar këtë detyre.
Struktura e shërbimit psiko-social është shumë i rëndësishëm dhe ka një
rol të veçantë në jetën sociale të fëmijës.
Në sistemin arsimor shqiptar është krijuar një tendence që fokusi është i
drejtuar në anën akademike. Brenda sistemit arsimor njeriu vlerësohet
nga nota 4 në notën 10 dhe anashkalohet tërësisht ana sociale, qytetaria
dhe individi. Vlersimi i cilësive sociale dhe qytetare të individit mund të
bëhet në mënyrë rastësore nën vullnetin dhe dëshirën e një mësimdhënësi,
për mendimin tim ana sociale dallon individin nga kafsha...
Politikat mund të ekzistojnë por fokusi është në formimin akademik të
nxënësit. Në standartet e vlerësimit të parashkollorit, fusha sociale-
emocionale është një nga fushat më të vështira për tu zbatuar dhe më pak
të realizuara në sistemin tonë parashkollor. Dokumentacioni ekziston
ashtu si dhe treguesit dhe standartet por procesi nuk realizohet.
4. A mendoni se politikat sociale të ndërmarra në vendin tonë janë në përputhje
me kapacitetin institucional te agjencive zbatuese shqiptare dhe me burimet
njerëzore në këtë fushë ?
- Nuk mund të them se ka mungesë të kapaciteteve institucionale pasi
institucionet janë, ndoshta ato duhet të përmirësohen, rinovohen dhe
ristrukturuar ndërsa burimet njerëzore nuk i kemi. Nuk kemi fare burime
njerëzore të specializuara paraprakisht, përgjithësisht specializohen
përgjatë ushtrimit të detyrës. Ndoshta edhe gabohem... por në lidhje me
specialitetin e punonjësve sociale, ...por unë nuk i shoh... pasi është një
pozicion pune që mund të angazhohen jo vetëm persona të profilit.
Ndoshta ky profil që përgatitet nga universiteti mund të jetë por nuk ka
zbritur në terren. Ky post mund ti besohet kujdo jo domosdoshmërisht
specialistëve me një profil të caktuar diplome.
5. Si mendoni se ndikojnë detyrimet ndërkombëtare (si rrjedhojë e ratifikimit të
traktateve dhe konventave) në sistemin kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve ?
- Përveç ndikimit pozitiv mendoj që ka edhe një ndikim negativi, pasi shpesh
ne ndërmarrim nisma nën idenë “kështu na i kërkojnë” dhe ka një
mungesë të adaptimit. Ka një qasje të legjislacionit por ka një mungesë të
theksuar të qasjes së zbatueshmërisë.
6. A mendoni se ka vend për përmirësime ? Nëse po, cilësoni në mënyrë
konkrete çfarë.
- Element që u ezauru në pyetjet e mëspipërme
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
188
Sesioni III
Niveli i mirëqenies së fëmijës në Shqipëri
1. Si do e gjykonit ju nivelin arsimor të fëmijëve shqiptarë ?
- Unë e gjykoj që sistemi arsimor është në krizë, nuk mund të flasim për
arritje apo për tregues të nivelit të mirë apo të lartë. Aritjet që evidentohen
ndodhin në mënyrë rastësore apo që shpjegohen nga faktorë të tjerë jo si
impakt i një politike arsimore të qartë, të saktë dhe të mirëpërcaktuar.
Vetë fakti që në një periudhë 10 vjeçare ndryshojnë 3 herë kurrikulat nuk
tregon qëndrueshmëri të sistemit. Kurrikula nuk mund të përgatitet për një
brez 3-4 vjeçar, por minimalisht për një vizion 20 vjeçar, sepse sistemi
arsimor nuk jep impkat në një periudhë afatshkurtër, nevojiten minimalisht
10 vjet për të vlerësuaar impaktin e këtij sistemi. Nëse investojmë sot në
arsim produkti do merret pas 10 vjetësh. Ne sot po “korrim” kaosin e
viteve 1997- 2000, që pothuajse nuk kishte sistem arsimor.
Ajo që më shqetëson është fakti që nuk shoh edhe në politikat e sotme një
qëndrueshmëri, në një periudhë 5-vjeçare kurrikula ndryshohet 2 herë.
Mbi të gjitha, këto ndryshime nuk janë ndryshime me një vizion afatgjatë,
çdo vit futen elementë të rinj në sistem dhe kjo e vendos sistemin në krizë.
2. Si i gjykoni rezultatet e nxënësve shqiptarë në programin PISA?
- Në lidhje me rezultatet në teste e programit PISA, pa dashur të jem
pesimist, rastet e arritjeve qëndrojnë jashtë politikave të ndërmarra
brenda sistemit arsimor dhe mund të jenë rezultate që vijnë nga investimi
personal i nxënësit. Arritjet e disa nxënësve nuk mund të jenë objektive për
të vlerësuar pozitivisht sistemin arsimor.
3. A ekzitojnë programme/politika për mbështetjen e fëmijëve në nevojë ?
- Politikat ekzistojnë, sëpaku politikat arsimore kanë përfshirë këtë kategori
fëmijësh, ka një fokus të veçantë për fëmijët me nevoja të veçanta por është
teorike. Kur analizojmë praktikën evidentohet se 90% e institucioneve
arsimore nuk kanë të përshtatur infrastrukturën minimale për fëmijët me
nevoja të veçanta. Këto mangësi vërehen në të gjithë sistemin.
4. Nëse po, a reflektohet ndikimi i këtyre programeve/politikave në rezultatet e
nxënësve ? Konkretizoheni situatën me shembuj.
- Për hir të së vërtetës, fakti që ekzistojnë detyrimet ligjore mbi
gjithpërfshirjen në sistemin arsimor ka ndërgjegjësuar disi aktorët e këtij
sistemi. Në këto 5 vjet që unë punoj në këtë funksion kam vënë re një
ndryshim të madh nga një mosnjohje totale e anës sociale të fëmijës. Sot
ndodhemi përballë një detyrimi ligjor për ta konsideruar situatën dhe nuk
përballemi me një rezistence mos zbatimi si më parë, në disa raste kjo
pranohet në mënyrë të natyrshme dhe diku tjetër nën presionin e detyrimit
ligjor...
Ka tendenca për ndërtimin e një kulture gjithpërfshirse sidomos midis
fëmijëve. Mendoj që kjo tendencë është rezultat i presionit ndërkombëtar,
organizatave që kanë kërkuar realizimin e këtyre kushteve...
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
189
5. A ekzistojnë politika sociale në sistemin arsimor shqiptar që synojnë
minimizimin e braktisjes shkollore mbas arsimit të detyruar (fëmijët 15-18
vjeç)? Konkretizoni me shembuj.
- Jo, sepse nuk ka koncept braktisje pas arsimit të detyruar. Pas sistemit të
detyrueshëm të arsimit fëmija është i lirë të marrë vendime mbi
mbarëvajtjen e tij...
Në shkollat e mesme ka një ndjekje të vazhdueshmërisë së prezencës në
mësim për nxënësin, por duke qënë se nuk jemi brenda sistemit të
detyrueshëm arsimor detyra i ngelet shërbimit psiko-social të shkollës për
të bërë një punë më të mirë me këta nxënës. Pra duhet mund të veprohet
vetëm nëpërmjet këshillimit...
Ju faleminderit për bashkëpunimin
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
190
Shtojca 2. Model i intervistës së përgjithshme realizuar me specialistë të fushës
së mirëqenies së fëmijëve
Intervistë
Nr…
Data..
Institucioni…
Funksioni….
Kjo intervistë bëhet në kuadrin e studimit për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”
me temë: ”Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që
zënë fëmijët në këto politika”
Sesioni I:
Të dhëna të përgjithshme mbi personin e intervistuar
1. Cili është profesioni juaj ?
2. Sa kohë keni që punoni në fushën e mbrojtjes së fëmijëve ?
3. A keni punuar ndonjëherë në institucionet publike të sistemit të mbrojtjes
së fëmijëve ?
PO JO
4. A keni qenë ndonjëherë pjesë e një grupi pune për realizimin e ndonjë
raporti vlerësimi mbi elementë të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve ?
PO JO
5. Nëse po, cila është eksperienca juaj?
Sesioni II
Niveli i adekuacionit të politikave sociale mbi fëmijët dhe funksionaliteti
1. A mendoni se është i kënaqshëm niveli i ndërmarrjes së politikave sociale me
në qendër fëmijën ?
2. A mendoni se ekzistojnë strukturat përkatëse për të ekzekutuar politikat
sociale me në qendër fëmijën ?
3. Sa i përgjigjen këto politika problematikave sociale të fëmijëve ?
4. A mendoni se politikat sociale të ndërmarra në vendin tonë janë në përputhje
me kapacitetin institucional te agjencive zbatuese shqiptare dhe me burimet
njerëzore në këtë fushë ?
5. Si mendoni se ndikojnë detyrimet ndërkombëtare (si rrjedhojë e ratifikimit të
traktateve dhe konventave) në sistemin kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve ?
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
191
6. A mendoni se ka vend për përmirësime ? Nëse po, cilësoni në mënyrë
konkrete çfarë.
Sesioni III
Niveli i mirëqenies së fëmijës në Shqipëri
1. Si do e gjykonit ju mirëqenien materiale të fëmijëve në vendin tonë ?
2. A mendoni se fëmijët shqiptarë kanë kushte strehimi relativisht të
mira ?
3. Si do e gjykonit ju nivelin arsimor të fëmijëve shqiptarë ?
4. A mendoni se ofrohet kujdesi dhe shërbimi shëndetësor i nevojshëm
për fëmijët në Shqipëri ?
5. Si do e gjykonit ju nivelin e delinkuencës të fëmijëve në Shqipëri ?
6. A mendoni se fëmijët shqiptarë janë objekt i fenomenit të bulizmit?
PO JO
7. Si mund të cilësohet niveli i kënaqësisë të fëmijëve shqiptare për jetën
në shkollë ?
Ju faleminderit për bashkëpunimin
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
192
Shtojcë 3. Model interviste realizuar me specialistë pranë Institutit të Shëndetit
Publik, Korçë
Intervistë
Nr…
Data…
Institucioni…
Funksioni….
Kjo intervistë bëhet në kuadrin e studimit për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”
me temë: ”Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që
zënë fëmijët në këto politika”
Sesioni I:
Të dhëna të përgjithshme mbi personin e intervistuar
1. Cili është profesioni juaj ?
2. Sa kohë keni që punoni pranë Institutit të Shëndetit Publik?
3. A keni qenë ndonjëherë pjesë e një grupi pune për realizimin e ndonjë raporti
vlerësimi mbi elementë të politikave publike mbi shëndetin publik ?
4. Nëse po, cila është eksperienca juaj?
Sesioni II
Niveli i adekuacionit të politikave sociale mbi fëmijët dhe funksionaliteti
1. A mendoni se është i kënaqshëm niveli i ndërmarrjes së politikave
publike mbi shëndetin e fëmijëve 0-18 vjeç?
2. A mendoni se ekzistojnë strukturat përkatëse për të ekzekutuar
politikat publike mbi shëndetin e fëmijëve?
3. Sa i përgjigjen këto politika problematikave sociale të fëmijëve ?
4. A mendoni se politikat sociale të ndërmarra në vendin tonë janë në
përputhje me kapacitetin institucional të agjencive zbatuese shqiptare
dhe me burimet njerëzore në këtë fushë ?
5. Si mendoni se ndikojnë detyrimet ndërkombëtare (si rrjedhojë e
ratifikimit të traktateve dhe konventave) në sistemin kombëtar të
mbrojtjes së fëmijëve ?
6. A mendoni se ka vend për përmirësime ? Nëse po, cilësoni në mënyrë
konkrete çfarë.
Sesioni III
Niveli i mirëqenies së fëmijës në Shqipëri
1. A mendoni se ofrohet kujdesi dhe shërbimi shëndetësor i nevojshëm për
fëmijët në Shqipëri ?
2. Ekzistojnë fushata sensibilizuese të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse
për nënat shtatëzënë/nënat e reja ?
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
193
3. A ekziston një detyrim ligjor mbi imunizimin e fëmijëve 0-18 vjeç ? Nëse po,
si mund ta vlerësoni ju zbatueshmërinë e këtij detyrimi ? Është ky një shërbim
tërësisht i suvencionuar nga shteti ?
4. A ekziston një program/politikë publike që synon rritjen e aktivitetit fizik të
fëmijëve (7-18 vjeç)?
5. A ekzistojnë fushata sensibilizuese/programe që synojnë minimizimin e
përdorimit të duhanit, specifikisht te të rinjtë 13-15 vjeç ? Çfarë mund të na
thoni në lidhje me kuadrin ligjor të tij dhe zbatueshmërinë veçanërisht për këtë
grupmoshë ?
6. A ekzistojnë fushata sensibilizuese/programe që synojnë minimizimin e
përdorimit të alkoolit, specifikisht te të rinjtë 13-15 vjeç ? Çfarë mund të na
thoni në lidhje me kuadrin ligjor të tij dhe zbatueshmërinë veçanërisht për këtë
grupmoshë ?
7. Do e cilësonit ju si një « fenomen » lindshmërinë tek adoleshentët 15-18
vjeç ? Çfarë programe apo fushata sensibilizuese parashikohen në këtë fushë ?
Cilat janë nismat e ndërmarra mbi planifikimin familjar ? Si do e vlerësonit ju
ndikimin e planifikimit familjar te të rinjtë ? Sa të ndërgjegjësuar janë të
rinjtë ? Metodat kontraceptive janë të ofruara kundrejt një pagese për
popullsinë ?
8. Si i gjykoni ju njohuritë e të rinjve mbi seksualitetin ? A kontribuojnë
institucionet arsimore për përcjelljen e edukimit seksual.
Ju faleminderit për bashkëpunimin
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
194
Shtojcë 4. Model interviste realizuar me përgjegjësin e shërbimit të Psikologut
shkollor pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Korçë
Intervistë
Nr…
Data…
Institucioni…
Funksioni….
Kjo intervistë bëhet në kuadrin e studimit për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”
me temë: ”Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që
zënë fëmijët në këto politika”
Sesioni I:
Të dhëna të përgjithshme mbi personin e intervistuar
1. Cili është profesioni juaj ?
2. Sa kohë keni që punoni pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale ?
3. A keni qenë ndonjëherë pjesë e një grupi pune për realizimin e ndonjë
raporti vlerësimi mbi elementë të politikave sociale në arsim?
4. Nëse po, cila është eksperienca juaj?
Sesioni II
Niveli i adekuacionit të politikave sociale mbi fëmijët dhe funksionaliteti
1. A mendoni se është i kënaqshëm niveli i ndërmarrjes së politikave sociale
me në qendër fëmijën ?
2. A mendoni se ekzistojnë strukturat përkatëse për të ekzekutuar politikat
sociale me në qendër fëmijën ?
3. Sa i përgjigjen këto politika problematikave sociale të fëmijëve ?
4. A mendoni se politikat sociale të ndërmarra në vendin tonë janë në
përputhje me kapacitetin institucional te agjencive zbatuese shqiptare dhe
me burimet njerëzore në këtë fushë ?
5. Si mendoni se ndikojnë detyrimet ndërkombëtare (si rrjedhojë e ratifikimit
të traktateve dhe konventave) në sistemin kombëtar të mbrojtjes së
fëmijëve ?
6. A mendoni se ka vend për përmirësime ? Nëse po, cilësoni në mënyrë
konkrete cfarë.
Sesioni III
Niveli i mirëqenies së fëmijës në Shqipëri
1. A mendoni se fëmijët shqiptarë janë objekt i fenomenit të bulizmit?
2. Cili është roli i institucionit të shkollës për neutralizimin e konflikteve
midis nxënësve apo nxënës -mësues në vendin tonë?
3. Si e gjykoni ju nivelin e dhunës verbale në institucionet arsimore ?
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
195
4. A ekzistojnë politika sociale që synojnë rritjen kënaqësisë së nxënësve
për shkollën ? Si mund të cilësohet niveli i kënaqësisë të fëmijëve
shqiptare për jetën në shkollë ?
Ju faleminderit për bashkëpunimin
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
196
Shtojca 5. Model interviste realizuar me specialistë pranë Institucioneve të
Shërbimit Social Shtetëror
Intervistë
Nr…
Data..
Institucioni…
Funksioni….
Kjo intervistë bëhet në kuadrin e studimit për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”
me temë: ”Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që
zënë fëmijët në këto politika”
Sesioni I:
Të dhëna të përgjithshme mbi personin e intervistuar
1. Cili është profesioni juaj ?
2. Sa kohë keni që punoni në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social
Shtetëror ?
3. A keni qenë ndonjëherë pjesë e një grupi pune për realizimin e ndonjë
raporti vlerësimi mbi elementë të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve ?
4. Nëse po, cila është eksperienca juaj?
Sesioni II
Niveli i adekuacionit të politikave sociale mbi fëmijët dhe funksionaliteti
1. A mendoni se është i kënaqshëm niveli i ndërmarrjes së politikave sociale
me në qendër fëmijën ?
2. A mendoni se ekzistojnë strukturat përkatëse për të ekzekutuar politikat
sociale me në qendër fëmijën ?
3. Sa i përgjigjen këto politika problematikave sociale të fëmijëve ?
4. A mendoni se politikat sociale të ndërmarra në vendin tonë janë në
përputhje me kapacitetin institucional te agjencive zbatuese shqiptare dhe
me burimet njerëzore në këtë fushë ?
5. Si mendoni se ndikojnë detyrimet ndërkombëtare (si rrjedhojë e ratifikimit
të traktateve dhe konventave) në sistemin kombëtar të mbrojtjes së
fëmijëve ?
6. A mendoni se ka vend për përmirësime ? Nëse po, cilësoni në mënyrë
konkrete çfarë.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
197
Sesioni III
Niveli i mirëqenies së fëmijës në Shqipëri
1. Si do ta gjykonit ju mirëqenien materiale të fëmijëve në vendin tonë ?
2. A ka politika sociale që favorizojnë familjet me fëmijë brenda sistemit të
skemës së ndihmës ekonomike ?
3. A përfitojnë ndihma materiale/mjetet shkollore fëmijët e familjeve që
janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike ?
4. A mendoni ju që fëmijët e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike
kanë kushtet minimale për të mos u privuar nga e drejta për t’u arsimuar ?
Çfarë parashikohet konkretisht nga programet dhe politikat sociale në