Top Banner
Punoi: Burim Derveni Kl: XI E Proteinat, Yndyrnat dhe Karbohidratet Projekt Kimi 1
14

Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

Jun 23, 2015

Download

Education

Burim Derveni
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

1

Punoi: Burim Derveni

Kl: XI E

Proteinat, Yndyrnat dhe Karbohidratet

Projekt Kimi

Page 2: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

2Projekt Kimi

TE DIME CFARE JANE YNDYRNAT, PROTEINAT DHE KARBOHIDRATET.

TE DIME RENDESINE E TYRE NE ORGANIZMIN TONE.

Të DIME NDERIMIN E TYRE DHE FUNKSIONET QE KANE.

Të DIME EFEKTET POZITIVE DHE NEGATIVE TE TYRE NE ORGANIZMIN TONE.

OBJEKTIVAT

Page 3: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

Emri proteinë rrjedh nga greqishtja “prota” dhe do të thotë i rëndësishëm.

Ato përbëjnë një pjesë të madhe të të gjithë organizmit tonë dhe luajnë efekte jetike.

Formohen nga vargje aminoacidesh të lidhur me lidhje peptidike.

Ka gjithsej 20 lloje aminoacidesh ku 9 jane themelore dhe 11 jo-themelore.

9 proteinat esenciale nuk prodhohen dot nga trupi ynë prandaj është me shumë rëndës të merren nëpërmjet ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinash.

Proteinat jo-themelore prodhohen nga trupi ynë, por për prodhimin e tyre duhen proteinat e tjera që shërbejnë si katalizatorë. 3Projekt Kimi

Proteinat

Page 4: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

4Projekt Kimi

Formimi i organeve të brendshme si mëlcia, muskujt, ligamentet, kockat etj. Ruajtja e formës trupore.

Përbëjnë 15% të trupit tonë.Shërbejnë si katalizatorë.Transportojnë oksigjenon në gjak.Marrin pjesë në transportin aktiv të lëndëve

ushqyese.Nga to formohen edhe antirupat që mbrojnë

trupin nga sëmundjet.Rregullimi i hormoneve dhe matobolizmit të

ushqimeve.

Funksionet e proteinave

Page 5: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

5Projekt Kimi

Proteinat ndahen në proteina me vlerë biologjike të lartë (treten shpejt) proteina me vlerë biologjike të ulët (treten me vështirësi)

Proteina e hirrës - thartirat, ka vlerën më të lartë bilogjike pra është kualiteti më i lartë i proteinës dhe tretet shumë shpejt në organizëm.

Proteina e kazeinës - proteina e qumështit. Ka vlerën mesatare biologjike dhe tretet më ngadalë në organizmin e njeriut. 

Proteina e sojës - bizelja, fasulja, arrat, kikirikat, etj. ka vlerën më të ulët biologjike dhe tretet shumë ngadalë në organizmin e njeriut.

Llojet e proteinave

Page 6: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

6Projekt Kimi

Proteina e plotë është ajo proteinë e cila përmban 9 amino acidet themelore pra është proteinë e kompletuar dhe është shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Proteinë të plotë përmbajnë: hirra, vezët, qumështi, djathi, kosi, mishi i bardhë i pulës, mishi i peshkut, mishi i kuq (bifteku,përshuta),etj.

Proteina e mangët - e paplotë është proteinë e pakompletuar sepse i mungojnë 2 apo 3 amino acide nga 9 amino acidet themelore, pra nuk i ka të gjitha amino acidet themelore.

Edhe kjo proteinë është e dobishme për shëndetin e njeriut dhe ka mundësi të kompletohet, të bëhet proteinë e plotë.

Proteinë të mangët-paplotë përmbajnë: drithërat, bizelja, fasulja, kikirikat, arrat, farat,

Proteina të plota-Proteina të mangëta

Page 7: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

7Projekt Kimi

Mungesa e proteinës rezulton në lodhje të përgjithshme të njeriut, në dobësimin e muskujve dhe indeve, në ndjeshmëri ndaj infeksioneve, dhe gjithashtu shfaqë dëshirën për konsumimin më të madh të sheqernave gjatë ditës, siç është çokollata dhe ëmbëlsirat tjera të cilat mund të shkaktojnë trashjen - rritjen e peshës trupore.

Më parë, në bazë të disa studimeve është menduar se konsumimi i lartë i ushqimit me proteina

mund ti shkaktojë stres veshkëve dhe mëlqisë sepse këto organe duhet të punojnë më tepër në mënyrë që të nxjerrin materiet toksike të mbetura nëpërmjet urinës, dhe gjithashtu mund të shkaktojë humbjen e kalciumit të eshtrave nëpërmjet urinës.

Kurse tani studimet e fundit tregojnë se përdorimi i lartë i ushqimit me proteina nuk mund të shkaktojë kurfarë stresi veshkëve dhe mëlqisë, sepse proteina është substancë termogjenike e cila mund të lirohet nga trupi edhe nëpërmjet nxehtësisë.

Mungesa e proteinave

Page 8: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

8Projekt Kimi

Lipidet (lipos-gr-yndyrë) në përgjithësi përkufizohen si yndyrëra të patretshme në ujë, por treten në tretës tjerë organik p.sh. tretës të lipideve janë acetoni ose benzeni. Në natyrë ndodhen edhe si molekula të tilla si vajra, kolesterole, sterole, vitamina(A, D, E dhe K ), monogliceride, digliceride, fosfolipide, etj. Funksionet kryesore biologjike të lipideve janë: depozitimi i energjisë, veprojnë si komponentë strukturor në membranën qelizore, dhe si molekula sinjalizuese.

Yndyrnat

Page 9: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

9Projekt Kimi

Lipidet janë një grup komponimesh që kanë shumë funksione biologjike, të tilla si komponente strukturore në membranën qelizore, deponimin e burimeve të energjisë etj. Lipide në përgjithësi janë hidropfobik apo amfifilike të vogla që kanë origjinë tërësisht ose pjesërisht nga dy lloje substancash biokimike: ketonet dhe grupet izofrene. Duke marrë parasysh këtë, lipidet ndahen në:

alkine yndyroreglicerolipideglicerofosfolipidesfingolipidesaharolipidepoliketone (ketone të përbëra)

Lipidet

Page 10: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

10Projekt Kimi

Yndyrnat janë bazë, në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.

Obeziteti është një ndër sëmundjet më shqetësuese të të gjithë shoqërisë njerëzore sot. Obeziteti vjen si pasojë mbiushqyerjes, sidomos me yndyrna, të cilat duke qenë se nuk konsumohen energjikisht depozitohen si dhjam.

Sipas disa kërkimeve arsyeja që ne na pëlqejnë kaq shumë yndyrnat është fakti se edhe vetë truri jonë përbëhet nga 50% ynfyrë (mielina dhe membrama e neuroneve)

Ushqimi me yndyrna

Page 11: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

11Projekt Kimi

Karbohidratet janë materie të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, dhe zakonisht kategorizohen si sheqera,nisheste dhe fibra.

Sheqeri i cili gjendet në përmbajtjen e ushqimit përcaktohet si monosaharid apo dysaharid.

Monosaharidet janë njësi e vetme e sheqerit dhe kur shumë njësi të tilla lidhen, atëherë formohen nishestet (karbohidratet që gjenden në bimë) dhe glikogjeni (karbohidrate që ruhen në trupin e njeriut).Në monosaharide bëjnë pjesë:glukoza (e njohur si sheqeri i gjakut), fruktoza (sheqeri i pemëve),dhe galaktoza.

Karbohidratet

Page 12: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

12Projekt Kimi

Karbohidratet e thjeshta-(sheqer i thjeshtë), janë monosaharidet dhe dysaharidet.

Karbohidratet e thjeshta treten shpejtë në organizëm dhe rrisin nivelin e sheqerit në gjak shumë shpejtë. Në këtë rast pankreasi detyrohet të prodhojë më shumë insulinë e cila merr glukozën më shpejtë nga gjaku dhe e ruan atë si glikogjen apo yndyrë në trupin e njeriut, në mënyrë që të rikthehet niveli normal i sheqerit në gjak.

Karbohidratet e thjeshta janë: sheqeri i bardhë-sukroza, ëmbëlsirat,tortet,kiflet,pijet e gazuara,lëngjet me sukroze-sheqer të përpunuar, qokolata,bombonet,biskotat,qipsat dhe gjithë artikujt që përmbajnë sheqer të rafineruar.

Karbohidrate e thjeshta

Page 13: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

13Projekt Kimi

Karbohidratet e përbëra-(sheqer natyral) janë polisaharidet të cilat formohen nga bashkimi i tri apo më shumë njësive të sheqerit.

Karbohidratet e përbëra treten dhe depërtojnë në gjak më ngadalë, diku për 1 deri 3 orë, çka do të thotë se niveli i sheqerit në gjak rritet ngadalë dhe mbetet i qëndrueshëm, dhe në këtë rast pankreasi detyrohet të prodhoj vetëm një sasi të vogël të insulinës.Kjo mundëson të kemi energji për një kohë më të gjatë dhe mos të ndihemi të uritur.

Karbohidratet e përbëra janë: drithërat, orizi, pemët, patatet, domatet, qumështi dhe produktet e qumshtit,lëngjet pa sheqer shtesë-të bardhë, shpagetat, gruri, bizelja, fasulja.

Karbohidratet e përbëra janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut, janë ushqime jetësore sepse përmbajnë shumë vitamina dhe minerale si: vitaminat B,vitamin E, zink, magnezium, hekur dhe gjithashtu rrisin rezervat e energjisë së deponuar.

Karbohidratet e përbëra

Page 14: Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet

14Projekt Kimi

Karbohidratet me indeks glikemik të lartë edhe pse mund të jenë disa karbohidrate të përbëra (si patatet e pjekura dhe orizi i bardhë) ato treten shpejtë në organizëm dhe rrisin shumë shpejtë nivelin e sheqerit në gjak që do të thotë se nuk janë shumë të dobishme për shëndetin e njeriut e sidomos për personat me sëmundje të diabetit-sheqerit te të cilët rritja e nivelit të sheqerit në gjak mund të shkaktojë probleme të mëdha shëndetësore.

Karbohidratet me indeks glikemik të ulët të cilat gjithashtu mund të jenë disa karbohidrate të thjeshta (siç janë pemët) treten më ngadal dhe rrisin nivelin e sheqerit në gjak më ngadal që do të thotë se janë shumë të nevojshme dhe të dobishme për shëndetin e njeriut e sidomos për personat me sëmundje të diabetit-sheqerit.

Ndarje të tjera