Top Banner
Mënyra e duhur e jetesës KËSHILLA MBI USHQYERJEN DHE USHTRIMIN FIZIK Il corretto stile di vita (LINGUA ALBANESE) (Gjuha shqip)
16

Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

Aug 30, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

Mënyra e duhur e jetesësKËSHILLA MBI USHQYERJEN DHE USHTRIMIN FIZIK

Il corretto stile di vita(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Page 2: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

Çfarë duhet bërë për të kontrolluar diabetin?Diabeti është një sëmundje kronike e karakterizuar nga vlera të larta sheqeri në gjak (glicemi e lartë), shpesh shoqëruar me mbipeshë apo obezitet, hipertension dhe nivel të lartë kolesteroli.

Sfida që paraqet diabeti është rishikimi i zakoneve të veta duke përzgjedhur më të shëndetshmet, duke zbuluar sërish kënaqësinë e lëvizjes dhe atë të ushqimeve të shëndetshme dhe natyrore.

Page 3: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

RREGULLAT E ARTA JANË:

2. Një ushqyerje të pasur me perime, fruta dhe kalibrimi i yndyrave

3. Të kryerit e ushtrimit fizik me rregullsi

1. Të qenit me peshë normale

Page 4: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

Këshilla mbi ushqyerjen

USHQIMET JANË TË GJITHA TË NJËJTA?

Për të jetuar dhe funksionuar trupi i njeriut ka nevojë për energji që furnizohet nga ushqimet. Ushqimet sigurojnë elemente të ndryshme ushqyese, të gjitha të rëndësishme për organizmin e që përfshijnë:

KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT:

janë burimi kryesor i energjisë dhe përfaqësojnë karburantin më të mirë për trupin tonë. Kjo kategori elementesh ushqyese është veçanërisht e rëndësishme për kë është me diabet: ndikojnë menjëherë në nivelin e sheqernave në gjak (glicemisë).

Në bazë të shpejtësisë së tyre të absorbimit (përthithjes) quhen sheqerna të thjeshta apo komplekse.

• SHEQERNAT E THJESHTA priren të rrisin shumë shpejt gliceminë dhe janë ushqimet që duhet marrë me më tepër vëmendje nga personat me diabet. Shembuj: sheqerna, mjalti, reçeli, ëmbëlsirat.

• Në të kundërt, SHEQERNAT KOMPLEKSE, zakonisht të njohura si karbohidrate apo miellra, kërkojnë më tepër kohë për t’u absorbuar dhe shkaktojnë një rritje më të ngadalshme të niveleve glicemike duke e bërë më të lehtë konsumimin e tyre. Shembuj: drithërat (buka, makaronat, orizi, miellrat, elbi, gruri i fortë, misri, patatet) dhe bishtajoret (fasulet, qiqrat, thjerrëzat, bizele).

Page 5: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

YNDYRAT:

shërbejnë kryesisht si rezervë. Ato që janë me prejardhje nga kafshët (gjalpi i shkrirë, dhjamërat e sallamrave, yndyrat që gjenden në të gjitha djathërat) duhen ngrënë me shumë kujdes sepse janë të pasura me kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me origjinë bimore, d.m.th. të gjitha vajrat, duhen parapëlqyer.

PROTEINAT:

kanë një funksion plastik. Gjenden si në ushqimet me origjinë shtazore (qumështi, veza, mishi, peshku) ashtu edhe në ato me origjinë bimore (bishtajoret dhe drithërat) të cilat përfaqësojnë një burim proteinash shumë të shëndetshme sepse përveçse janë me cilësi të mirë, nuk kanë të yndyra.

FIBRAT USHQYESE:

Këto substanca gjenden në fruta, në perime, tek bishtajoret dhe në të gjitha ushqimet e plota. Edhe pse nuk janë ushqyese kanë aftësinë të ngadalësojnë thithjen në veçanti të sheqernave dhe yndyrave dhe përfaqësojnë një aleat të madh për çdo regjim ushqimor.

Megjithatë, ka disa përjashtime: margarina, gjalpi i kakaos dhe i kokosit janë gjithsesi të pasura me kolesterol.

Në të kundërt, yndyra e peshkut, edhe pse me origjinë shtazore nuk përmban kolesterol dhe është e pasur me omega 3, një substancë shumë e dobishme në parandalimin e arteriosklerozës.

Page 6: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

Çfarë është një dietë e shëndetshme?Për t’i garantuar organizmi një dietë të mirë këshillohet të konsumohen:

60% KARBOHIDRATE

15% PROTEINA

25% YNDYRA

Shoqata Amerikane e Diabetit. Standardet e kujdesit mjekësor në Diabeti 2012. Kujdesi për diabetin 2012; 35 (shtojcë 1) Komisioni Këshillimor për Linjat udhëzuese dietike për amerikanët. 1995. Linjat udhëzuese dietike për amerikanët. Raport mbi Linjat udhëzuese dietike.

Page 7: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

Në bazë të kësaj piramide janë vendosur ushqimet që duhen ngrënë më shpesh, ndërsa duke u ngjitur hap pas hapi drejt kulmit gjenden ushqimet që duhen konsumuar në mënyrë gjithmonë e më të kufizuar.

Ëmbëlsirat

Mish i kuq

Ujë 1,5-2 L/ditë

Verë1-2 gota/ditë

Kripë gjelle< 6g/ditë

Sallamra

Vezë

Mish i bardhë, shpendë

Patate, perime, peshk

Djathëra të vjetëruara

Djathëra të freskët

Vaj ulliri

Qumësht dhe kos

Bukë, makarona, oriz, qull misri, drithëra të plota

Fruta dhe perime

Piramida ushqimore

Komisioni Këshillimor për Linjat udhëzuese dietike për amerikanët. 1995. Linjat udhëzuese dietike për amerikanët. Raport mbi Linjat udhëzuese dietike.

Page 8: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

Çfarë duhet të preferoj?

VAJIN E ULLIRIT

MAKARONAT, KUS KUSIN, BUKËN

(Sidomos me miell të zi)

(Frutat duhet të konsumohen pa e tepruar, veçanërisht ato që janë tepër të pasura në sheqerna

si bananet, fiqtë, rrushi dhe pjepri)

BISHTAJORET

PESHKUN

FRUTAT

SIDOMOS SHUMË PERIME

Zgjidh më shpesh

Page 9: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

GJALPIN

ORIZIN e PICËN

PATATET

MISHIN

ËMBËLSIRAT

SIDOMOS SHUMË PERIME

Zgjidh më rrallë

Page 10: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

Të kryesh ushtrim fizik nuk do të thotë domosdoshmërisht të shkosh në palestër, pishinë apo të ushtrosh ndonjë sport por thjesht të lëvizësh përherë, kudo e gjithmonë më shumë se një ditë më parë!

Ushtrimi fizik

Aktiviteti fizik bën mirë për të gjithë, por ka rëndësi të veçantë për kë është me diabet sepse sjell shumë përfitime:

FAVORIZON MIRËQENIEN

PËRMIRËSON KONTROLLIN E DIABETIT

PËRMIRËSON KONTROLLIN E PESHËS

MBAN NËN KONTROLL TENSIONIN ARTERIAL

NDIHMON NË PARANDALIMIN E KOMPLIKIMEVE

Një shëtitje e mirë mund të jetë sporti ideal: mund të bëhet kudo, dhe përshtatet me aftësitë e veta. Zgjidhja ideale është të bëhen 3-5 km në ditë (30’-60’ ecje).

Me disa marifete mund t’i dilet mbanë:

• PARKO LARG

• MOS PËRDOR ASHENSORIN

• FILLO SËRISH TË PËRDORËSH TRANSPORTIN PUBLIK

Page 11: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

Pesha KohaEcja Përdorimi

i biçikletës Vallëzimi Pastrimi i shtëpisë

50-70 Kg 15’30’60’

57-80114-160228-319

75-105150-210300-420

56-79112-210224-314

47-6593-130

186-260

80-100 Kg15’30’60’

91-114205-228365-456

120-150240-300480-600

90-112180-224359-449

74-93149-186298-372

110-130 Kg15’30’60’

125-149251-297502-595

165-196330-391660-783

123-146247-293494-585

120-121205-243409-485

140-160 Kg15’30’60’

160-183320-366640-732

211-241421-481843-963

158-180315-360630-720

131-149261-298522-597

Ushtrim/Kalori të djegura (Kcal)

DISA SHEMBUJ:

Page 12: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

Sporti dhe diabeti

Një person me diabet mund të praktikojë çdo lloj aktiviteti. Gjithsesi, është e domosdoshme, veçanërisht nëse merr insulinë, të flasësh me diabetologun tënd dhe të ndjekësh këshillat e tij.

Mos harro që:

Ushtrimi fizik ul vlerat e glicemisë gjatë dhe pas aktivitetit. Kjo ndodh sepse muskujt përdorin drejtpërdrejt sheqerin si ushqim për stërmundimin shtesë. Pra, është e rëndësishme të kontrollohet glicemia para e pas aktivitetit.

Gjithashtu, ushtrimi fizik i bën qelizat më të ndjeshme ndaj insulinës dhe, pra, e njëjta sasi “funksionon më mirë”.

Është gjithmonë e mundur të shfaqet një hipoglicemi, pra një ulje e tepërt e sheqerit në gjak. Mba me vete copa sheqeri për ndonjë hipoglicemi të mundshme.

Ka rëndësi të pish shumë, sidomos nëse është nxehtë.

Page 13: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

Çfarë sporti?

Për një diabetik janë tepër të përshtatshme sportet aerobike që kontribuojnë më tepër se llojet e tjera në djegien e kalorive, në përmirësimin e kontrollit dhe në funksionimin e aparatit kardiovaskular.

Në veçanti, kushtoju gjithmonë tepër vëmendje këpucëve që do të zgjedhësh për të praktikuar një aktivitet fizik:kurrë tepër të ngushta, me pak të qepura, të amortizuara mirë.Në fund të aktivitetit kontrollo gjithmonë këmbët dhe shih nëse ka plagë apo flluska që duhen mjekuar

Page 14: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

5 rregullat e arta

Mba gjithmonë copa sheqeri apo lëngje të sheqerosura (jo pa sheqer) për të bllokuar ndonjë hipoglicemi të mundshme

Para se të fillosh çdo lloj sporti, kontrollo gliceminë

Nëse është më e vogël se 130 është mirë ta plotësosh duke hedhur diçka në gojë

Nëse është më e madhe se 250 është mirë të mos bësh sport

1

2

Page 15: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

Të kryesh ushtrim sportiv pas vakteve mund të jetë shumë e dobishme edhe për të përftuar rezultate më të mira mbi kontrollin metabolik

Fillo sportin në mënyrë të ngadaltë dhe graduale

Përpara çdo ushtrimi sportiv përgatitu me një fazë nxehjeje

3

5

4

Page 16: Mënyra e duhur e jetesës - areapubblica.lillysalute.it · KARBOHIDRATET APO SHEQERNAT: ... kolesterol dhe, për këtë arsye, të dëmshme për enët e gjakut. Ato që janë me

ABC-ja e insulinësÇFARË ËSHTË E SI PËRDORET

L’ABC dell’insulina(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Mënyra e duhur e jetesësKËSHILLA MBI USHQYERJEN DHE USHTRIMIN FIZIK

Il corretto stile di vita(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

SËMUNDJE, UDHËTIME DHE FESTA

Diabeti dhe situata të veçanta

Diabete e situazioni particolari(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Komplikacionet

PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM

Le complicanze

(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Hipoglicemia

SI TA NJOHIM DHE ÇFARË TË BËJMË?

L’ipoglicemia

(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Çfarë është

diabeti

SHKAQET DHE PASOJAT

Che cos’è il Diabete

(LINGUA ALBANESE)

(Gjuha shqip)

Keni në dispozicion dhe mund të shkarkoni të gjitha broshurat e posaçme për diabetin në adresën

www.lillydiabete.it

Në dispozicion edhe në gjuhët:

Për informacione të mëtejshme, konsultohu me mjekun tënd apo telefono në

hapur përditë nga ora 8:30 deri në 21:30

Diabeti dhe situata të veçanta

Mënyra e duhur e jetesës

ABC-ja e insulinës

Çfarë është diabeti

Hipoglicemia

Komplikimet

Anglisht Frëngjisht Spanjisht

KinezishtHindisht ArabishtFilipinisht

Gjermanisht Rusisht Rumanisht Italian

800-117678

E dr

ejtë

aut

ori ©

201

2, E

li Li

lly It

alia

SpA

gjith

a të

dre

jtat t

ë re

zerv

uara

.IT

DB

T002

69k