Top Banner
::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë të tretura në ujë dhe në kripëra të tretura, ndërtojnë tretësira koloidale. Për arsye se proteinat janë të ndërtuara prej aminoacideve, në makromolekulat e tyre ka grupe të lira amine dhe karboksile, për këtë shkak ato sillen si amfolite. Megjithatë, me shtimin e bazave të forta, në masë të madhe ulet disocimi i bazave i grupeve amine dhe proteinat në atë moment sillen si acide të dobëta. Përkundër kësaj, përsëri me shtimin e acideve të forta ulet disocimi i grupeve karboksile dhe proteinat sillen si baza të dobëta. Në natyrë ekzistojnë shumë lloje të proteinave, të cilët ndërmjet veti dallohen me strukturën e tyre kimike. Kështu psh masa e proteinave në indin muskulor me enzimet e veta specifike të cilët e katalizojnë numrin më të madh të reaksioneve kimike, dallohen prej proteinave me masë të vogël molekulare, të cilat luajnë rolin e hormoneve specifike. Megjithatë, ekzistojnë edhe proteina të cilat kimikisht ndërmjet veti janë shumë të ngjashme me ndryshime të vogla dhe të padallueshme në strukturën e tyre. Edhe pse ato dallime janlë të vogla, përsëri, në funksionin e organizmit janë të lidhura me ndryshime të mëdha në funksionet biologjike (psh. Forma të ndryshme të Hb te njeriu). Ndryshimet tek struktura e proteinave dalin nga ndryshimet e numrit të përgjithshëm dhe natyrës kimike të aminoacideve në molekulat proteinike, si edhe sekuenca nga e cila ato aminoacide janë të rradhitura. Në përbërjen e proteinave hyjnë edhe 20 aminoacide të cilat me lidhjen e tyre specifike paraqesin kombinime të panumërta , përkundrejt sintezës së proteinave të ndryshme. Proteinat me strukturën e tyre kimike ndahen në dy grupe: proteina të thjeshta dhe të përbëra. Proteinat e thjeshta janë të ndërtuara vetëm prej aminoacideve, ndërsa proteinat e përbëra përveç aminoacideve, përmbajnë edhe molekula tjera joproteinore (grupe prostetike) – karbohidratet, lipidet, acidet fosforike, acidet nukleike etj. Formimin e lidhjes peptidike me shema mund ta paraqesim në këtë mënyrë: 1
23

besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

Oct 11, 2018

Download

Documents

vannga
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

::PROTEINAT::Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë të tretura në ujë dhe në kripëra të tretura, ndërtojnë tretësira koloidale. Për arsye se proteinat janë të ndërtuara prej aminoacideve, në makromolekulat e tyre ka grupe të lira amine dhe karboksile, për këtë shkak ato sillen si amfolite. Megjithatë, me shtimin e bazave të forta, në masë të madhe ulet disocimi i bazave i grupeve amine dhe proteinat në atë moment sillen si acide të dobëta. Përkundër kësaj, përsëri me shtimin e acideve të forta ulet disocimi i grupeve karboksile dhe proteinat sillen si baza të dobëta.

Në natyrë ekzistojnë shumë lloje të proteinave, të cilët ndërmjet veti dallohen me strukturën e tyre kimike. Kështu psh masa e proteinave në indin muskulor me enzimet e veta specifike të cilët e katalizojnë numrin më të madh të reaksioneve kimike, dallohen prej proteinave me masë të vogël molekulare, të cilat luajnë rolin e hormoneve specifike. Megjithatë, ekzistojnë edhe proteina të cilat kimikisht ndërmjet veti janë shumë të ngjashme me ndryshime të vogla dhe të padallueshme në strukturën e tyre.

Edhe pse ato dallime janlë të vogla, përsëri, në funksionin e organizmit janë të lidhura me ndryshime të mëdha në funksionet biologjike (psh. Forma të ndryshme të Hb te njeriu).

Ndryshimet tek struktura e proteinave dalin nga ndryshimet e numrit të përgjithshëm dhe natyrës kimike të aminoacideve në molekulat proteinike, si edhe sekuenca nga e cila ato aminoacide janë të rradhitura. Në përbërjen e proteinave hyjnë edhe 20 aminoacide të cilat me lidhjen e tyre specifike paraqesin kombinime të panumërta , përkundrejt sintezës së proteinave të ndryshme.

Proteinat me strukturën e tyre kimike ndahen në dy grupe: proteina të thjeshta dhe të përbëra.

Proteinat e thjeshta janë të ndërtuara vetëm prej aminoacideve, ndërsa proteinat e përbëra përveç aminoacideve, përmbajnë edhe molekula tjera joproteinore (grupe prostetike) – karbohidratet, lipidet, acidet fosforike, acidet nukleike etj. Formimin e lidhjes peptidike me shema mund ta paraqesim në këtë mënyrë:

CH3 – CH(NH2) – COOH + H2N – CH2 – COOH CH3 – CH(NH2) – CO – NH – CH2 - COOH

Gjersa në reaksion marrin pjesë acidet diamine (lizin dhe arginin) ose acidet dikarbonike (glutamin, asparagin), lidhja peptidike formohet ashtuqë reagojnë grupet amine dhe grupet karboksilike, të cilat ndodhen në alfa-pozitë. Molekulat e proteinave janë të ndërtuara prej një apo më shumë vargjeve polipeptidike, të cilët në mes veti janë të lidhura me lidhje hidrogjenore. Proteinat përbëjnë më shumë se 50% e mbetjes së qelizës. Ato në mënyrë drejtpërdrejtë marrin pjesë në të gjitha reaksionet që zhvillohen në qelizë veçanërisht në ato që karakterizohen me shkallë të lartë specifike.

Vetitë kryesore të materjes së gjallë ndërlidhe me proteinat dhe ato në organizëm kanë rol plastik, mbrojtës dhe katalitik. Me rëndësi të veçantë për funksionimin normal të organizmit janë edhe enzimet. Antitrupat dhe disa hormone, të cilat gjithashtu kanë natyrë proteinike.Masa e tyre molekulare lëviz nga mijëra deri në miliona.

Përbërja e aminoacideve, shpërndarja dhe mënyra e lidhjes së tyre në vargun polipeptidik që formon molekulë proteinike quhet struktura primare e proteinave.

1

Page 2: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

Me strukturë primare të proteinave nënkuptojmë pozitën hapsinore të vargut peptidik, ku me rëndësi të veçantë janë vargjet peptidike spirale, të cilat e ruajnë formën nëpërmjet lidhjes me spiralet fqinje, me lidhje hidrogjenore. Struktura terciare e proteinave ka të bëjë me lidhje intramolekulare të brendshme të vargut polipeptidik gjegjësisht në shpërndarjen hapsinore të vargjeve anësore, ku përveç proteinave rol të veçantë kanë edhe grupet joproteinore të lidhura për molekulën e proteinës. Proteinat e vepuara në qelizë nuk ndodhen në formë të thjeshtë, por janë të lidhura me komponime tjera dhe formojnë proteina me strukturë të përbërë (proteina të përbëra ose proteide).

Ndonjë prej tyre lehtë këputet në subnjësi më të vogla, me masë molekulare të vogël. Psh. Hemoglobina është e ndërtuar prej katër subnjësi, ku secila prej tyre përmban kompleksin hem-globin; ose proteinën e muskujve-miozina, është e ndërtuar prej dy subnjësive, miozinln e lehtë dhe të rëndë. Këto kombinacione të subnjesive të molekulës komplekse shënohen si struktura kuaternare të proteinës. Struktura sekondare, terciare dhe kuaternale e proteinës është e përcaktuar me strukturën e tyre primare të vargut polipeptidik. Prishja e strukturës sekondare dhe terciare, çon deri te ndryshimi i vetive fizike dhe kimike të proteinës dhe te humbja e aktiviteti biologjik të tyre. Ajo dukuri quhet denatyrim dhe bëhet nën ndikimin e numrit të madh të agjentëve kimik dhe fizik.

::Hulumtimi i veçorive kryesore të proteinave::

Veçoritë fizike dhe kimike të proteinave kushtëzohen nga përbërja kualitative dhe kuantitative e aminoacideve prej të cilave janë të ndërtuara molekulat e tyre.

Numri më i madh i proteinave treten në ujë dhe në tretje të kriprave joorganike, duke ndërtuar tretje koloidale. Për shkak të prezencës së grupeve të lira amine dhe karboksile në molekulë, proteinat e tretura janë jone polivalente.

Në tepricë të joneve hidrogjenore (H+) proteinat reagojnë si molekula me ngarkesë pozitive, nga ana tjetër kur veprojnë jonet hidroksile (OH-) ato reagojnë si molekula me ngarkesë negative. Gjatë një vlere pH të caktuar, që varet nga natyra proteinike, numri i ngarkesave negative dhe pozitive është i njëjtë (pika izoelektrike e proteinës). Në pikën izoelektrike molekula proteinike është pak stabile dhe lehtë fundërrohet.

Reagimi i proteinave në mvarshmëri prej pH së mjedisit është treguar në skemën që vijon:

2

Page 3: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

Përveç ngarkesës elektrike, veçorive fizike dhe kimike të proteinave, ato janë të përcaktuara edhe me madhësinë e molekulës proteinike , prej së cilës varet edhe hidratimi i saj.

Dallimi në ngarkesën elektrike dhe madhësia e masës molekulare të proteinave shfrytëzohen si bazë në shumë teknika analitike për separimin dhe identifikimin e proteinave, siç janë lloje të ndryshme të elektroforezës dhe kromatografisë etj. Natyra kimike e proteinave karakterizohet me reaksion relativisht të madh. Prezenca e numrit të madh të grupeve aktive në molekulë (nga të cilat shumica janë të lirë) dhe mundëson që proteinat të reagojnë me një numër të madh komponimesh, qofshin ato inorganike (anjonet dhe katjonet), apo organike, duke ndërtuar kështu makromolekula të mëdha që janë të nevojshme për funksionimin e secilës qelizë.

Vlerësimi i karakteristikave të përgjithshme të proteinave bazohet kryesisht në dy grupe reaksionesh:

reaksionet e fundërrimit të proteinave, të cilat ndërlidhen me veçoritë fifike-kimike të proteinave;

reaksionet e ngjyrosjes, që ndërlidhen me natyrën e tyre kimike.

::Reaksionet e fundërrimit të proteinave::Hulumtimet e shumta kanë treguar se proteinat janë makromolekula mjaft labile, të cilat mund të fundërrohen. Ekzistojnë numër i madh i reaksioneve i fundërrimit të proteinave, ku disa prej tyre realizohen në temperaturë të vlimit, dhe disa në temperaturë të dhomës.

3

Page 4: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

Sipas ndryshimeve që ndodhin në strukturën e molekulës së proteinës, reaksionet e fundërrimit mund të jenë reverzibile (të kthyeshme) dhe ireverzibile (të pakthyeshme).

::Reaksionet reverzibile të fundrrimit::

Karakteristike per kete tip te reksioneve eshte ajo qe te ato nuk vin deri te ndryshimet me te thella ne molekulen e proteinave,dhe fundrrimet e fituara normalisht treten ne tretesin e pare,ku shpeshhere eshte uji.Keshtu qe ,proteinat i ruajne vecorite e tyre natyrore dhe nuk denatyrohen.

Reaksionet reverzibile te fundrrimit te proteinave mund te shkaktohen nen ndikimin e kriprave te metaleve te lehta(klorur natriumi,sulfat amoni,sulfat zinku,sulfat magneziumi etj).

Veprimi i ketyre kriprave bazohet ne aftesine e tyre per ta hequr mbeshtjellesin e hidratacionit rreth molekulave te proteinave,ku vjen deri te ndryshimi i ngarkeses elektrike dhe fundrrimi i tyre.

Sasia e kripes qe perdoret per fundrrim mvaret nga natyra e saj,si edhe prej natyres proteinike.Per shembull, klorur natriumi ka efekt me te dobet te kriposjes prej sulfatit te amonit dhe nuk shfrytezohet per fundrrrimin e albimineve qe jane relativisht stabile.Pervec kesaj, ne reksionet e fundrrimit me kripra ne metale te lehta,ndikim te caktuar ka edhe pH e tretesires.Reaksionet reverzibile te fundrrimit kane rendesi te madhe ne studimin e proteinave,per shkak se mundesojne separimin – vecimin e fraksioneve te nrdyshme proteinike duke mos u prishur vetit e tyre natyrore , biologjike.

::Fundrrimi i proteinave me sulfat amoni::

Reagjentet dhe mjetet e punës :

1. Tretja e te bardhes se vese ne NaCl.(Prej te bardhave te ndara prej 3 vezeve perzihen me 700 ml uje te destiluar dhe 300 ml tretje e ngopur e NaCl .)

2. Sulfat amoni,(NH4)2SO4, tretje e ngopur.

3. Sulfat amoni,(NH4)2SO4, substance e ngurte.

4. Epruveta , pipeta , hinke e qelqte, leter filtruese.

Ecuria e punës

Ne 5 ml tretje e te bardhes se vese shtojme vellim te njejte te tretjes se ngopur te sulfatit te amonit,perzihet pas disa minutave formohet fundrrrine e globulinave.Permbajatja e epruvetes pastaj filtrohet dhe ne filtrat shtojme sulfat amoni ne substance te ngurte gjer ne ngopjen e plote.Verehet formimi i funrrdimit te albuminave.Nese fundrrines se albumineve i shtojme uje te destiluar,proteinat e fundosura kalojne ne tretje,sepse rreth tyre perseri formohet mbeshtjellesi i hidratimit.

4

Page 5: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

::Fundrrimi i proteinave me klorur natriumi::

Reagjentet dhe mjetet e punës:

1. Tretje e te bardhes se vese ne NaCl.

2. Klorur natriumi, NaCl,substance e ngurte.

3. Acid acetik, CH3COOH,10 g/l.

4. Epruveta , pipeta , hinke e qelqte, leter filtruese, llambe e shpirtos.

Ecuria e punës

Ne 5 ml tretje prej te bardhes se vese shtojme kristale te klorurit te natriumit deri sa te behet ngopja e plote.Pas disa minutave formohet fundrrina e cila i takon globulinave.Permbajtja pastaj filtrohet dhe filtrati i cili permban albumina(albuminat nuk fundrrohen me NaCl) i shtohet nje pike acid acetik 1 % dhe epruveten e nxejme ne flake.Do te verehet,formimi i fundrrrines prej albuminave,te cilat me nxehje fundrrohen ne mjedis te dobet acidik.Nese behet filtrimi,fitohet filtrati i cili nuk permban proteina,kjo mund te konsatohet me reksionin e biuretit i cili duhet te jete negativ.

::Fundrrimi i proteinave me alkool::

Reagjentet dhe mjetet e punës:

1. Tretje ujore e te bardhes se vese.(Te bardhat e ndara perzihen me 10 here vellim me te madh te ujit te destiluar).

2. Etanol, C2H5OH, 96%.3. Epruveta ,pipeta.

Ecuria e punës

Ne tretje te te bardhes se vese shtojme 4 ml etanol.Pastaj,formohet fundrrine e bardhe e proteinave,nese ne epruvete shtojme uje fundrrina do te tretet.

::Reaksionet ireverzibile të fundrrimit të proteinave::

Reaksionet ireverzibile te fundrrimit te proteinave,sjellin deri ne ndryshime te medha ne molekulen e proteinave(bllokimin e grupeve te lira,zbulimin e grupeve te reja reaktive,shkeputjen e lidhjeve intramolekulare etj).Ne ate menyre ne mase me te madhe apo me te vogel ndryshohet struktura e brendshme molekularedhe forma e molekules,me cka proteina ne menyre te pakthyeshme i humb vecorite e saj biologjike gjegjesisht vjen de ri te denatyrimi i proteines.

Reaksionet ireverzibile te fundrrimit te proteinave mund të realizohen me mjete te ndryshme fizike dhe fizike – kimike sic jane: nxehja, ngrirja,veprimi me ultraze,rrezet ultraviolete, gjegjesisht me mjete te ndryshme kimike (kriprat e metaleve te renda,acidet minerale, acidet organike, regjentet alkaloid).

5

Page 6: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

::Fundrrimi i proteinave me nxemje::

Principi i punës

Nxehja e proteinavene tretje con deri te humbja e mbeshtjellesit te tyre ujor.Megjithate,qe te vij me shpejt deri te kuagulllimi i proetinavenen veprimin e drites,nevojitet qe paraprakisht ato te vijne ne piken izoelektrike,gje qe per shumicen e proteinave eshte ne mjedis te dobet acidik(pH = 5.0);ndersa protaminat dhe histonete kane piken izoelektrike ne ambient alkalin(pH =8.0).Nga kjo del se faktor me rendesi per kete lloj fundrrimi te proteinave eshte perqendrimi i joneve te hidrogjenit.

Reagjentet dhe mjetet e punës:

1. Tretje ujore e te bardhes se vese.2. Acid acetik.CH3COOH, 10g/l.3. Hidroksid natriumi,NaOH, 100g/l.4. Klorur natriumi, NaCl,tretje e ngopur.5. Epruveta , pipeta, llambe e shpirtos.

Ecuria e punës

Ne 4 epruveta shtijme nga 2 ml tretje e te bardhes se vese .Epruveta e pare nxehet deri ne vlim dhe verehet turbullimi i lengut .Ne kete rast vjen deri te humbja e mbeshtjellesit ujor rreth molekulave proteinike dhe pastaj vjen gjer te zmadhimi i miceleve,por ato e ruajne ngarkesen e tyre elektrike dhe per ate arsye nuk fundrrojne,por ato notojne ne tretesire .

Ne epruveten e dyte hedhim 2 ml te tretjes se te bardhes se vese dhe 8 oika acid acetik 1%(qe te fitohet nje ambient i dobet acidik,dhe epruveta nxehet deri ne vlim.Si perfundim do te verejme fundrrinen e proteinave , ku grimcat e kane humbur ngarkesen e tyre dhe kane ardhur ne piken izoelektrike.

Ne epruveten e trete hedhim 2 ml tretje te se bardhes se vese dhe 2 ml acid acetik 1% (fitohet mjedisi i forte acidik) dhe epruveta nxehet gradualisht.Verehet se ne kete rast nuk do te fitohet fundrrine, nga shkaku se micelet proteinike nen veprimin e acidit fitojne ngarkese pozitive elektrike,qe e rrit stabilitetin e tyre.

Ne peruveten e katert hedhim 2 ml tretje te se bardhes se vesedhe 10 pika tretje te hidroksidit te natriumit,qe te fitohet reaksioni bazik i ambientit.Me nxemjen e kesaj epruvete, ne tretesire nuk fitohet fundrrine,per shkak se ambienti bazike rrit ngarkesen negative te miceleve koloidale, dhe me kete zmadhohet stabiliteti i tyre.Vlen te theksohet se veprimi i stergjatur i bazes con deri te krijimi i albuminave te tretshme .

6

Page 7: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

::Fundrrimi i proteinave me kripra te metaleve te rënda::

Principi i punës

Kriprat e metaleve te renda shkaktojne fundrrina ireverzibile te proteinave në tretje ujore,duke formuar komponime të pa tretshme – proteina metalike. Disa nga këto kripra, që janë me tepricë, i tresin fundrrinat e krijuara, duke formuar komponime komplekse të cilat treten në ujë.

Aftesia e proteinave për të ndërtuar komplekse të tilla, shfrytëzohet në medicinë tek helmimi me kripra të metaleve të rënda, ashtu që të helmuarit i jipet të pijë një sasi e madhe e të bardhës së vesë ose qumësht.

Reagjentet dhe mjetet e punës:

1. Tretje ujore e të bardhës së vesë.2. Sulfat bakrri (II), CuSO4, 50 g/l.3. Klorur zhive(II), HgCl2, 100g/l.4. Acetat plumbi(II), Pb(CH3COO)2, 100g/l.5. Epruvet, pipeta.

Ecuria e punës

Në tre epruveta vendosim nga 2 ml tretje të bardhës së vesës.Në epruvetën e parë shtojmë disa pika të trtjes së sulfat bakër (II), në epruvetën e dytë disa pika të tretjes së klorurit të zhivës (II), dhe në të tretën disa pika të acetatit të plumbit (II). Në të tre epruvetat formohen fundrrina të bardha të proteinave të denatyruara,të cilat me shtimin e ujit të destiluar nuk treten.

Vërejtje: Fundrrina në epruvetën me sulfat bakri ka ngjyrë të kaltër për shkak të domonimit të ngjyrë së kaltër në tretjen e sulfatit të bakrit (II).

::Fundrrimi i proteinave me acide koncetruara minerale (Prova e Hellerit)::

Principi i punës

Acidet e koncetruara minerale (HCl, HNO3, H2SO4 etj.) bëjnë denatyrimin e proteinave dhe formojnë komponime komplekse të pa tretshme te proteinave dhe acideve.

Reagjentet dhe mjetet e punës:

1. Tretje ujore e të bardhës se vesës.2. Acid nitrik, HNO3, i përqëndruar.3. Epruveta , pipeta.

7

Page 8: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

Ecuria e punës

Ne epruvetë hedhim 1 ml acid nitrik të përqëndruar.mandej duke e mbajtur epruvetën pjerrtasi i shtojmë mureve të epruvetës dhe atë ngadalë dhe me kujdes 1ml tretje të së bardhës së vesës. Epruveta nuk guxon të tundet.Vërehet formimi i fundrrinës së bardhë në formë të unazës e cila nuk tretet në tepricë të acidit nitrik.

::Fundrrimi i proteinave me acide organike::

Principi i punës

Nën ndikimin e acideve organike (sulfosalicilike, pikrike,perklorike etj) proteinat fundrrohen në mënyrë ireverzibile ne formë të fundrrinave të bardha.

Reagjentet dhe mjetet e punës:

1. Tretje ujore e të bardhës së vesës.2. Acidi sulfosalicilik, C7H6O6S, 200 g/l.3. Acidi trikloracetik, CCl3COOH, 100 g/l.4. Acidi pikrik, C6H3N3O7, 100 g/l.5. Epruveta, pipeta.

Ecuria e punës

Në tre epruveta hedhim nga 2 ml prej tretjes të bardhës së vesës.Në epruvetën e parë hedhim disa pika prej tretjes se acidit sulfosalicilik, në të dytën disa pika prej tretjes të acidit trikloracetik, dhe në të tretën disa pika të acidit pikrik. Në të tre epruvetat vërehet formim i fundrrinave.Reaksioni me acidin sulfosalicilik llogaritet si me i ndjeshëm për vërtetimin e prezencës së proteinave në tretje.

::Fundrrimi i proteinave me reagjentët alkaloide::

Principi i punës

Alkaloidet, si edhe proteinat kanë bërthama azotike heterociklike dhe grupe reaktive përkatësë të cilat me reagjentët e alkaloideve formojnë komponime komplekse të pa tretshme, ku proteina paraqet katjonin, kurse reagjenti i alkaloideve anjonin.Por, shkaku i fundrrimit të proteinave nuk është vetëm në prezencën e grupeve reaktive të aminoacideve dhe në natyrën e tyre koloidale, por edhe në amfoternitetin e tyre. Për fundrrimin e proteinave shfrytëzohen më shumë reagjentë alkoloid si për shembull: acidi taninik, fosfovolframik, limonik, pikrik etj., ose përzierjet e tyre. Duke shfrytëzuar aftësinë e proteinave për të reaguar me reagjentët alkoloide dhe për të formuar

8

Page 9: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

fundrrinë të patretshme, në praktikën medicinale ekzistojnë më shumë metoda për përcaktim kuantitativ të proteinave në urinë. Një nga këto metoda është metoda e Esbach-ut ku shfrytëzohet reagjenti i Esbach-ut, dhe fundrrimi kryhet me albuminometrin e Esbach-ut.

Reagjentët dhe mjetët e punës:

1. Reagjenti i Esbach-ut (1 g. acid pikrik, C6H3N3O7, dhe 1 g acid limonik, hidhen në një enë matëse dhe pastaj i hedhim edhe deri në 100 ml ujë të destiluar).

2. Albuminometër të Esbach-ut.3. Urinë.

Ecuria e punës

Albuminometri i Esbach-ut mbushet me urinë deri te shenja U, dhe pastaj mbi të hedhim reagjent të Esbach-ut deri te shenja R. Pas 24 orëve do të fundrrohen të gjitha proteinat e urinës dhe sasia e tyre përcaktohet (lexohet) drejpërdrejtë nga shkalla matëse e albuminometrit , e cila është ndarë në gram, që nënkupton se proteinat mund të shprehen në g/l.

::Reaksionet e ngjyrosjes së proteinave::

Numri i madh i mbetjeve të aminoacideve të ndryshme dhe komponime tjera ne molekulën e proteinave, mundesojnë realizimin e disa reaksioneve të ngjyrosjes.Disa prej këtyre reaksioneve dallohen me specifitet dhe ndjeshmëri të lartë,që është përdorur për identifikimin dhe në sasi shumë të vogël në një aminoacidi i cili hyn në përbërjen e lëngjeve biologjike, përzierje të përbëra, hidroliza e proteinave etj . Disa reaksione të ngjyrosjes shfrytëzohen dhe si metoda për përcaktimin kuantitativ (kolorimetrik) të aminoacideve dhe proteinave.

::Reaksioni i Biuretit::

Principi i punës

Me këtë reaksion tregohet lidhja peptidike në molekulën e proteinave. Ajo është pozitive vetëm nëse substanca që analizohet përmban më së paku dy lidhje peptidike. Lidhjet peptidike në molekulën e proteinave në mjedis të fortë alkalin kalojnë në formë enolike dhe reagojnë me bakër dy valent Cu2+ ku formojnë komponime komplekse me ngjyrë violete karakteristike.

Reaksioni pozitiv i biuretit jep edhe një produkt në metabolizmin e proteinave, ajo është urea ose karbamidi.

Gjatë reaksionit të dy molekulave të uresë, në temperaturë më të lartë lirohet amonjaku dhe formohet një kompnim i biuresë. Lidhje të njejta si biurea formojnë edhe aminoacidet ne proteinë, sipas së cilës reaksioni e fiton emrin.

9

Page 10: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

Reagjentët dhe mjetët e punës:

1. Tretje e të bardhës së vesë.2. Urea, CO(NH2)2, subsatncë e ngurtë.3. Hidroksid natriumi, NaOH, 100g/l.4. Sulfat bakri (II), CuSO4, 10g/l.5. Zhelatin, 50g/l6. Epruveta, pipeta, llambë e shpirtos.

10

Page 11: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

Ecuria e punës

Mirren tre epruveta . Në epruvetën e parë hedhim kristale të uresë dhe nxehet në llambë të shpirtos, ku ndahet amonjaku dhe fitohet biure e cila tretet ne 2 ml ujë të dëstiluar. Në epruvetën e dytë hedhim 2 ml tretje e të bardhës së vesë, a në epruvetën e tretë tretje të zhelatinës. Ne te tri epruvetat shtijmë nga 1 ml tretje të hidroksidit të natriumit dhe nga 2-3 pika Sulfat bakri (II), ku duhet te kemi kujdes që të mos hedhim sasi të tepërt të Sulfat bakri (II), për ngjyrën violete e cila është pozitive në reaksionin e biuretit. Reaksioni do të jetë pozitiv në të tre epruvetat.

::Reaksioni Ksantoproteinik::

Principi i punës

Me reaksionin ksantoproteinik të proteinave tregohet prezenca e aminoacideve aromatike në molekulën e proteinave (fenilalaninës, tirozinës, triptofanit).Këta aminoacide me nxehje te kujdesshme dhe në prezencë te acidit nitrik kalojnë në nitrokomponime të cilat kanë ngjyrë të verdhë, kurse me shtimin e bazës, nitrokomponimet kalojnë në kripra hinode me ngjyrë të portokalltë.

Kimizmi i reaksionit ksantoproteinik është treguar në reaksionin që vijon:

11

Page 12: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

Reagjentët dhe mjetët e punës:

1. Tretje e të bardhës së vesë.2. Acid nitrik, HNO3, i përqëndruar.3. Hidroksid natrium NaOH, 10%.4. Epruveta, pipeta, llambë e shpirtos.

Ecuria e punës

Në një epruvetë hedhim 2 ml tretje të së bardhës së vesë dhe mureve të epruvetës duke e mbajtur epruvetën pjarrtas, shtohen 3 pika të acidit nitrik të koncentruar.Nxehet me kujdes, fitohet fundrrina e cila me vonë merr ngjyrë të verdhë .Mandej epruveta ftohet nën ujë dhe i shtohen disa pika të hidroksidit të natriumit derisa të fitohet ngjyrë e portokalltë.

::Reaksioni cisteinik::

Principi i punës

Reaksioni cisteinik shfrytëzohet për vërtetimin e prezencës së aminoacideve të cilat përmbajnë (cistein, cistin,metionin).

Reaksioni cisteinik zhvillohet në dy faza.Në fazën e parë acetati i plumbit reagon me hidroksidin e natriumit, ku formohet fundrrinë e bardhë prej hidroksidit të plumbit, i cili është komponim amfotern. Me shtimin e hidroksidit të natriumit në tepricë, hidroksidi i plumbit kalon në plumbit natriumi, i cili është i tretur në ujë.

Në fazën e dytë cisteina në temperaturë të vlimit reagon me hidroksidin e natriumit dhe formohet serina dhe sulfidi i natriumit.Mandej, sulfidi i natriumit reagon me plumbitin e natriumit , ku formohet fundrrinë e zezë prej sulfidit të plumbit, dhe nga reaksioni ndahet hidroxidi natriumit.

Reagjentët dhe mjetët e punës:

1. Tretje e të bardhës së vesës.2. Hidroxid natriumi, NaOH, 100g/l.3. Acetat plumbi (II), Pb(CH3COO)2, 5g/l.4. Epruveta , pipeta, lllambë e shpirtos.

Ecuria e punës

Në një epruvetë hidhen 0.5 ml tretje të acetatit të plumbit(II), dhe shtijme disa pika tretje të hidroksidit të natriumit, ku do të formohet fundrrinë e bardhë prej hidroksidit të plumbit. Gradualisht fundrrinës i shtojmë hidroksid natriumi deri kur ai nuk tretet, gjegjësisht gjersa hidroksidi i plumbit nuk kalon në plumbit të natriumit. Pastaj në epruvetë shtojmë 2 ml tretje të së

12

Page 13: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

bardhës së vesës, dhe nxehet deri ne vlim, gjegjësisht deri te paraqitja e fundrrinës së zezë prej sulfidit të plumbit.

::Reaksioni i Millonit::

Principi i punës

Me reaksionin e Millonit tregohet prezenca e aminoacidit tirozin.Me shtimin e reagensit të Millonit në tretje të së bardhës së vesë, fitohet fundrrinë e bardhë si rezultat i fundrrimit të proteinave me kripra të metaleve të rënda.Gjatë nxemjes së tretësirës, fitohet kripë e zhivës (I) me nitrotirozin dhe fundrrina e ndrron ngjyrën në të kuqe.

13

Page 14: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

Reagjentët dhe mjetët e punës:

1. Tretje e të bardhës së vesë.2. Reagens i Millonit.(25 mg zhivë, Hg, tretet në 50 ml acid nitrik të koncetruar, HNO3,dhe

mbushet me ujë të dëstiluar prej 100 ml .Lihet të qëndrojë 24 orë, pastaj filtrohet).3. Epruveta, pipeta, llambë e shpirtos.

Ecuria e punës

Në një epruvetë hedhim 2 ml tretje të së bardhës së vesë dhe mandej shtijme 3-4 pika reagens të Millonit. Do të vërehet formimi i fundrrinës së bardhë ,e cila me nxemje do të kaloj në të kuqe.

::Reaksioni i Adamkieviçit::

Principi i punës

Këtë reaksion e japin proteinat të cilat në molekulën e tyre e përmbajnë aminoacidin triptofan.

14

Page 15: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

Aminoacidi triptofan reagon me acidin glikoksalik, i cili gjithmonë është prezent në sasi të vogla në acidin acetik të koncentruar.Me ndarjen e dy molekulave të ujit nën ndikimin e acidit sulfurik, dy molekula të triptofanit ndërlidhen ndërmjet vedi nëpërmjet acidit glikoksalik dhe jjep produkt të kondenzimit me ngjyrë violete.

Reagjentët dhe mjetët e punës:

1. Tretje e së bardhës së vesës.2. Acid acetik, CH3COOH, të përqëndruar.3. Acid sulfurik, H2SO4, të përqëndruar.4. Epruveta, pipeta.

Ecuria e punës

Në një epruvetë hedhim 2 ml tretje e së bardhës së vesë dhe shtojmë disa pika të acidit acetik të përqendruar. Në një epruvetë tjetër shijmë 2ml acid sulfurik të përqëndruar edhe atë me shumë kujdes,nëpër murin e epruvetës,shtojmë përmbajtjen e epruvetës së parë.Në sipërfaqen e kontaktit ne mes acidit sulfurik dhe tretjes së të bardhës së vesë do të foemohet unazë me ngjyrë violete,që vërtëtohet se proteinat prej të bardhës së vesës përmbajnë aminoacidin triptofan.

::Reaksioni i ninhidrinës::

Principi i punës

Reaksioni ninhidrik është karakteristike për prezencën e amino gurpeve ne a-pozitë,megjithatë ajo nuk është specifike sepse ja jep edhe disa amine dhe amide.

Në këtë reaksion a-aminoacidet,duke reaguar me ninhidrinen,vecohen ne amoniak,aldehid dhe dioksid karboni,në cka ninhidrini reduktohet.Pastaj,një molekulë e ninhidrinit te reduktuar reagon me një molekulë të ninhidrinit të oksiduar dhe amonijaukut,duke formuar komponim kompleks nga lloji mureksidenit me ngjyrë te kaltërt.

15

Page 16: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

Ky reaksinon është shum i ndjeshëem dhe shfrytezohet për percaktimet kualitative dhe kuantitative të aminoacideve në analizat kromatografike.

Reagjentët dhe mjetët e punës:

1. Tretje ujore e të bardhës së vesës.2. Ninhidrinë, C11H6O4,1 g/l.3. Epruveta, pipeta,llambë e shpirtos.

Ecuria e punës

Në një epruvetë hedhim 2 ml tretje e së baedhës së vesë, mandej shtojmë edhe 2 ml tretje të ninhidrinës dhe e gjith ajo përmbajtje nxehet për 2 min. Vërehet paraqitja e ngjyrës violete në të kaltër ose violetë në të përhimtë, ndersa me ndetje tretja bëhet e përhimtë.

16

Page 17: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

Analiza e gjendjes dhe veçorive të përgjithshme të proteinave të përbëraNjë nga veçoritë më të rëndësishme të proteinave është aftësia e tyre veçanërisht të lidhen me materie tjera joproteinike në komponimet komplekse.Komponime të tilla quhen proteina të përbëra ose proteide,ndersa komponenta joproteinike-grupi prostetik.Sipas natyrës kimike të grupit prostetik, proteinat e përbëra mund të ndahen në shumë lloje: lipoproteina, glikoproteina, nukleoproteina, metaloproteina, fosfoproteina etj.

NukleoproteinatNukleoproteinat janë proteina të ndërtuara nga proteinat e thjeshta me karakter bazik (protamina ose histone), të lidhura me grup prostetik (acide nukleike).Acidet nukleike janë makromolekula të fituara me kondenzim të një numri të madh të molekulave të mononukleotideve, masa molekulare e së cilës lëviz nga dhjetëra mijëra deri në miliona. Ato ndodhen në të gjitha qelizat e gjalla dhe nga

17

Page 18: besad.files.wordpress.com  · Web view::PROTEINAT:: Proteinat janë molekula të mëdha organike, ato janë të ndërtuara prej një numri të madh të aminoacideve. Proteinat janë

ato janë izoluar dy tipe të acideve nukleike : ARN dhe ADN, të cilët ndermjet vedi ndryshojnë për nga struktura , funksioni dhe lokalizimi në qelizë.

Izolimi dhe vërtetimi i proteinave dezoksiribonukleike prej shpretkës së brejtësve

Principi i punës

18