https://www.google.com/maps/d/u/0/edit?
mid=1U8OMt0Zj3VYJGeO3GUUyWyBwsV_3gMch&ll=40.799662286318224%2C20.029390467773396&z =10
Bashkëlidhet me materjalin e kumtesës për 100 vjetorin e zbulimit të naftës dhe rrjetin e tubacioneve të transportit dhe qëndrave ,grumbulluese e shpërndarëse të naftës dhe gazit natyror dhe shoqëruës dhe terminaleve të naftës ,virxhin naftës dhe bitumit të lëngët
Shënime , pak histori për naftën gazin, bitumin, nxjerrjen e gazit natyror dhe rrjetin e
transportit me tubacione dhe stacionet e
naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin
1992
Haki Rrokaj 14/03/2018
Përmban kryesisht informacione që lidhen me ndërmarrjet e transportit dhe
prodhimit të gazit natyror në Shqipëri deri në vitin 1992
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
1
Për naftën flitet mbi rruzillin tokësor qysh katër mijë vjet më parë. Sipas Herodotit dhe konfirmuar nga
Diodorus Siculus, asfalti (bitumi) u përdor në ndërtimin e mureve dhe kullave të Babilonisë dhe se ka pasur gropa të
naftës afer Ardericca (pranë Babilonisë) në Zacynthus (ishujt Jon, Greqi). Sasi të mëdha të tij u gjetën në brigjet e
lumit Issus, një nga degët e Eufratit. Tabletat e hershme persiane tregojnë përdorimet në medicinë si dhe për ndriçim
të naftës në nivelet e larta të shoqërisë Përdorimi i naftës daton në Kinën e lashtë me më shumë se 2000 vjet më parë.
Puset më të herëshme të njohura të naftës u shpuan në Kinë në vitin 347 p.e.s ose më herët. Ata kishin thellësi deri në
rreth 800 ft (240 m) dhe ishin shpuar duke përdorur copa të bashkangjitura në ekstremet e drurëve të bambus
Rrugët e para të Bagdadit ishin shtruar me katran, që nxirrej nga nafta e cila u bë e nxjerrëshme nga fushat
në rajon. Në shekullin e 9-të, fushat e naftës u shfrytëzuan në zonën rreth Bakusë,,në Azerbajxhan. Këto fusha u
përshkruan nga gjeografi arab Abu al-Hasan 'Alī-Mas'udin në shekullin e 10-të dhe nga Marko Polo në shekullin e 13-
të, ai e përshkroi prodhimin e këtyre puseve me qindra ngarkesa të anijeve. Distilimi i naftës u përshkrua nga
alkimisti persian, Muhammed ibn Zakarīya Razi (Rhazes).
Ka pasur prodhim të kimikateve të tilla si vajguri në alembikë (al-ambiq,llampa), që përdorej kryesisht për
llampat e vajgurit. Kimistë arabë dhe persianë, gjithashtu distiluan naftë bruto në mënyrë që të prodhonin produkte
të ndezshme për qëllime ushtarake. Përmes Spanjës islame, distilimi u bë i disponueshëm në Evropën Perëndimore
prej shekullit të 12-të. Ajo ka qenë e pranishme edhe në Rumani që nga shekulli i 13-të, duke u emërtuar si peculă Në
vitin 1745, në kohën e perandoreshës Elizabet të Rusisë, pusi i parë i naftës dhe rafineria u ndërtuan në Ukhta nga
Fiodor Priadunov. Përmes procesit të distilimit të "vajit të shkrirë" (naftës) ai mori një substancë të ngjashme me
vajgurin, e cila u përdor në llampat e naftës nga kishat dhe manastiret ruse (edhe pse familjet mbeteshin ende me
përdorimin e qirinjve)
Ndertime për naftën janë minuar në vitin 1745 në Merkwiller-Pechelbronn, Alsasë nën drejtimin e Louis Pierre
Ancillon de la Sablonniëre, me urdhër të veçantë të Luigi XV (Fr) Fusha e naftës Pechelbronn ishte aktive deri në vitin
1970 dhe ishte vëndlindja e kompanive Antar dhe Schlumberger. Rafineria e parë moderne u ndërtua atje në vitin
1857 Në vitin 1848 lengu i parë i naftës që njohim edhe sot është nxjerrë nga pusi i shpuar në Azi, në gadishullin
Asferon në veri-lindje të Bakus, nga inxhinieri rus F.N. Semyenov.
Ignaci Lukasieviç përmirësoi metodën e Gesner duke krijuar një mjet për rafinimin e vajgurit nga më të lehtët
në dispozicion të "naftës shkëmb" ("petr-oleum") në 1852, dhe minierën e parë naftës në shkëmb që është ndërtuar në
Bóbrka, pranë Krosno në Galicinë qëndrore evropiane (Poloni) në 1854. Këto zbulime u përhapën me shpejtësi në
mbarë botën dhe Merzoef ndërtoi rafinerinë e parë moderne ruse në fushat e prodhimit të naftës në Baku në 1861. Në
atë kohë Baku prodhoi rreth 90% të naftës Në vitin 1880, Dmitri Mendelejev propozoi ndërtimin e tubacionit Baku-
Batumi për të siguruar transportin e naftës nga Baku në tregun botëror.
Çështja se kush është kualifikuar si pusi i parë i prodhimit të naftës komerciale në botë është një përgjigje e
vështirë. Në vitin 1859 Edwin Drake, pranë Titusville, Pensilvani, konsiderohet gjerësisht si pus i parë modern. Pusi i
Drake ndoshta është veçuar për shkak se ai ishte i shpuar, jo i gërmur; sepse u përdor një motor me avull ,dhe përdori
një kollonë tubosh brënda të cilës vijonte avancimin në thellësi i mbrojtur nga uji dhe shëmbjet e faqeve te murit të
trungut të pusit.,dhe sepse ishte shoqëruar me një bum të madh ekonomik në përdorim më pas , fillimisht si
ndriçues,dhe më pas si medikament, ( nga Samuel Keeri biri i Tomas Keer i cili konkludoi për përdorimin e “ujit të zi”)
si ndriçues dhe lëndë djegëse. Sidoqoftë, i pari që ishte shpuar ndonjëherë kudo në botë, që prodhonte naftë, u shpua
në vitin 1857 në një thellësi prej 280 këmbësh nga kompania amerikane Merrimac në La Brea ("Pitch") në juglindje të
Trinidadit në Karaibe. Përveç kësaj, kishte aktivitet të konsiderueshëm përpara pusit te kolonel Drake në pjesë të
ndryshme të botës, në mesin e shekullit të 19-të. Një grup i drejtuar nga Major Aleksejev i Trupave Bakinskij të
Inxhinierëve të Minierave hapi me krahë një pus në rajonin e Bakus më 1848. Kishte puse të motorizuara në
Virxhinian Perëndimore në të njëjtin vit si edhe pusi nr 1 i Drake's. Një pus i hershëm industrialo komerçial ishte
hapur në Poloni në 1853 dhe një tjetër në Rumani më 1857. Në të njëjtën kohë, në Poloni u hapën rafineritë e para të
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
2
naftës, por të vogla në Jasło e në Ploiesht , në Rumani, më pas. Rumania ishte vendi i parë në botë që prodhoi naftën e
papërpunuar , në statistikat ndërkombëtare gjendet përkatësisht 275 tonë. në vitin 1875, naftë e papërpunuar u
zbulua nga David Beaty Kjo çoi në hapjen e fushës së naftës Bradford, e cila, nga vitet 1880, prodhoi 77 përqind të
furnizimit global të naftës në botë.Këto përqindje të përmëndura, kuptohet se bëjnë fjalë për sasi modeste por me
vlera historike në ditët e sotme
Një përshkrim i shkurtuar i pusit të parë të shpuar në Tarantum ,Pensilvani krijon idenë në analogjinë e
kontributit të naftës në Shqipëri , "kolonelëve" Darke shqiptarë dhe vet industris së naftës dhe gazit ne kohen
“moderne” në Shqipërinë e sotme .
Duke kërkuar kripë në Tarantum,një qëndër e vogël banimi me disa qindra banorë përgjat bregut të lumit
,kërkuesit e kripës të Tomas Keer panë se një prej gropave të hapura u mbush me "ujë të zi" i cili ishte me erë të keqe
Ata njoftuan menjëherë z Keer i cili u mërzit , vuri duart në kokë dhe urdhëroi: Hidheni këtë gjë në lumë .Uji i zi u
hodh në lumë dhe, brënda disa ditësh lumi Allegheny bëhet si një shirit i errët dhe me shkëlqimiin e plumbit që kalon
përmes pyjeve të qytetit dhe me fleksje të çuditshme blu.
Një delegacion peshkatarësh u mblodhën në Tarantum për të protestuar ,dhe u ankuan tek Keer duke i thënë
se për kripën e tij po helmonte peshqit e tyre,por Keer nuk dëgjonte fare për këtë punë.
Një natë dikush hodhi një objekt me flakë dhe shpërtheu një zjarr gjigand me flakë të fortë dhe tym të zi. Të
gjith po shikonin të budallallepsur dhe të pa zot që të merrnin masa ndaj atij përbindëshi , edhe Keer po shikonte nga
dritarja e shtëpisë së vet prej druri dhe i shkoi ndërmënd se kjo gjë që hodhën në lumë qënka e aftë të ndriçojë dhe të
bëjë zjarr, mendoi se ishte shumë më e vlefshme se uji i kripur apo kripa që grumbullonte ai.
Menjëherë vendosi t'a grumbullonte ujin e zi në fuçi dhe t'a shiste për ndriçim.Në atë kohë , për ndriçim
përdorej dhjami i derrit, Kieer hodhi në shitje me çmim më të ulët shishet e para me ujin e zi,që kishin disavantazh
vetëm tymin.por që kushtonte shumë më pak.Në këtë situatë u fut në lojë i biri i T.Keer ,Samuel Ker ,ai njihte indianin
Seneka i cili i tha se në vëndin e tij përdornin "vajin e shkëmbit" si ilaç për grykët dhe dhimbjet reumatzmale,ai
mbushi shishet me "balsam" dhe çdo shishe e shiste për 1 dollar Lajmi për zjarrin në lumin Alegheny dhe për
balsamin e shkëmbit të kuq ,u përhap shpejt në tërë Amerikën,duke vënë në lëvizje mendimin dhe interesin kërkuesve
të arit ,bankiereve e të çdo lloji.
20 Dhjetor 1857,nga shkallët e "Amerikan hotel" të Titusvil zbret 38 vjeçari Edvin Laurentin Darke i titulluar
kolonel por pa ditur se i kujt ushtrie kishte qënë i cili shtoi kureshtjen e 125 banorëve të Titusville. Ai shikonte
gropat e kripës së Kieer ,merrte rërën në pëllëmbën e dorës shënonte në letrën që mbante në dorë ,dhe po çfaqej si
një kompetent perfekt dhe arrogant.
Kush ishte ,nga vinte dhe ç'donte kolonel Darke
Ai vinte nga New Jork pasi i kishte vdekur gruaja dhe dy fëmijët Në muajin gusht 1858 filloi shpimin e pusit të parë
me një motor me avull "Derrik", përmbytjet e infiltrimet shpeshta të lumit e detyruan të përdorte një tub brënda të
cilit vazhdonte goditjet koka e daltës, punimet vazhduan gjatë dhe shpenzimet mbrritën 2000 dollarë ,më tej u
deryrua të firmoste kambiale për vijimin e punës
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
3
Mëngjezin e së dielës së 30 gushtit xhaxha Bill shkoi të hidhte një sy tek pusi ,ai u shtang kur pa "ujin e zi" që kishte
ardhur deri në grykën e pusit.Ky pus mbeti në histori si “Pusi nr 1" Më pas shpërtheu lufta për blerje tokash në
luginën Titusvill në Tarantum.Më dt 7 Tetor 1759 ,për një pakujdesi të xhaxha Billit Pusi nr 1 u përfshi nga
flakët,vetëm shiu mundi ta fikte zjarrin ,dhe mundësoi rivendosjen në punë të tij , dhe nga kjo kohe ai vijoi të jepte 32
fuçi naftë në dit.,pas pusit nr 1 shumë shpejt luginën dhe pyllin e mbuluan 200 puse të tjerë,
Darke vijoi me hallet e tij ,ndërsa gjithë Amerika ndriçohej nga puna që mori përsipër dhe bëri ,ai vijonte të
shijonte me trishtim rezultatin sepse bankieri Towsend nuk i pagoi kambialet e braktisi kolonelin dhe j'u përvesh
punës për të fituar nga"zjarri i nëntokës"
Darke u kthye në New York pranë gruas së dytë ,por i lodhur,i stresuar dhe i sëmurë.Vetëm disa vite më vonë
shteti i Pensilvanisë i lidhi një pension tepër modest
Në vitin 1880 kur kortezhi me trupin e tij kalonte në rrugët e qytetit dikush që shikonte kortezhin e vogël e të
heshtur tha : "VDIQ NGA TË
FTOHTIT PASI NDEZI BOTËN"
Ndryshe ndodhi tek ne,nuk ishin shiptarë ata që e shpuan pusin e parë ,as ata që dyshuan nga shënjat që
konstatuan ,nuk ishte as ekspeditë gjeologjike shqiptare ,ishin pushtues që kishin hallin e tyre ,të sistemonin ushtrinë
,në atë periudhë lufte, por edhe deri gati 35 vite më vonë nuk kishte asnjë shqiptar që t’a mendonte këtë punë e jo më
t’a bënte.vonë ,shumë vonë gati 100 vite më vonë se në Tarantum,ja mbrritën shqiptarët të fillojnë të marrin
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
4
rezultatet me mëndjen dhe punën direkte të tyre .U deshën 11 vite përpjekje dhe punë për të mbrritur tek Marinëza
e me radhë,zgjerime konturesh e zbulime të reja v.b.nafte dhe gazi ,të cilat dhanë kontribute te çmuara në zhvillimin
e vëndit më të prapambetur në Evropë.
Në vitet e pushtimit Italian të luftës së parë botërore Shqiperia ishte një vënd ku u morën sinjalet e para
konkrete të naftëmbajtjes përveç bitumit të Selenicës i cili kishte kohë që shfrytëzohej ,kjo situatë ishte deri 100 vjet
më parë kur vëndi ishte në skamje dhe prapambetje të pa imagjinueshme për brezin e sotëm, pas një periudhe 500
vjeçare të sundimit otoman,ca më tepër kur i gjithë vëndi ishte kthyer në një arenë lufte,për zaptime dhe ndarje
teritoresh nga fuqitë e mëdha dhe fqinjët për rreth,
Po në këto kohë në vitet 1921-1924 ajo u quajt nga vëndet që kishin interesa për naftë e gas si
“Mesapotamia e Ballkanit” thjesht dhe vetëm për perspektivën naftë mbajtëse
Tek ne, nuk nisi gjithçka nga zeroja ,edhe para vitit 1917 kishte hulmutime nga studjues të huaj,që
mbështetnin prespektivën naftë-gazmbajtëse ,zhvllimi i disa qëndrave me rëndësi në shkëmbimet kulturore dhe
tregëtare si Butrinti,Durrësi,Apollonia,Amantia etj ishin faktor që influencoi .Në një qytetërim të tillë nuk mund të
mbetej pa u vënë re një dukuri natyrore aq tërheqëse sa ajo e manifestimeve të naftës Në fakt, ata zbulojnë se lajmi i
parë për naften Shqiptare daton që nga 19 shekuj me pare dhe në rend kronologjik që rivalizon ato më të famshmit,
në rajonet Euro-Aziatike, përveç atyre të Babilonisë dhe Palestinës që transmetohen përmes mijëvjeçarëve të
legjendës biblike.Këto lajme të xhveshura nga mitet dhe besimet supersticioze mbeten bazë observuese për kërkime
dhe studime në fushën e naftës dhe gazit.
Burimet e zjarrta përmënden nga të gjithë autorët si mrekulli manifestimesh që lëshojne flakë dhe erë, të
cilat kanë treguar së pari bitumin ( Straboni,Eliani,Aristoteli ) ,apo vullkanet e baltës
(Vitruvio,Eliani,Polioni,Aristoteli),por edhe burimet sulfhidrilke ( Aristoteli, Eliani) Straboni përmënd .. "toka në
një guvë bitumi të një kodre aty pranë, sipas Poseidonit, mbush guvën pak nga pak me bitum, nxirret prej saj ,dhe
kthehet në këtë substancë" Pas kësaj periudhe ka një qetësi misterioze që përkon me dyndjet barbare ,përjashto
epokën e ekspansionit Venecian dhe më pas atë të obskurantizmit Otoman.Vetëm në fillim të shek XVIII fillojnë
përshkrimet nga Pukëvil, Virlet(1833) dhe Boue (1840) Coquand (1868) Perandoria Otomane në Marsin e vitit 1875
i dha të drejtë për kërkim dhe shfrytëzim të v.b bituminoz të Selenicës që për shumë vite mbeti i vetmi aktivitet
minerar i vëndit.Pas shumë peripecish në vitin 1919 kjo e drejtëi kaloi Societa Italiana Mineraria di Selenica
S.I.M.S.A.e cila pasi zgjidhi problemet e transportit nëpërmjet hekurudhës 30 km dhe një moli në Skelën e Vlorës e çoi
prodhimin nga 650 ton/vit në vitin e parë, në 20000 ton/vit, në vitin 1923,me rritjen e këtij aktiviteti minerar filloi
konvergjimi i vëmëndjes së interesimit gjeologjik për kërkimin dhe studimin e teritorit që u bënë bazë për zhvillimet
e më vonëshme shkencore dhe industriale.ndër to përmënden .Guno(1903),(shiko për më shumë tek
(https://www.google.com/maps/d/viewer?mid=1U8OMt0Zj3VYJGeO3GUUyWyBwsV_3gMch&ll=40.6890847607566
7%2C19.605533489357412&z=10),
Martelli (Përshkrim i formacioneve bitumifere të Selenicës 1906) ,Dal Piaz de Toni (Trajtim i shtratimeve
bitumifere te Selenicës kontribut për studimin stratigrafik te Shqipërisë qëndrore ,sinjalizime të manifestimeve në
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
5
luginën e Devollit 1915) Plate (Përshkrim i manifestimeve të naftës në luginën Shushicës pranë Drashovicës
1915),Novak (Studime mbi kushtet bazë stratigrafike dhe tektonike të një zone tipike të depresionit terciar të madh
shqiptar (Mallakastra) Rërat bituminoze Patos 1922), dhe së fundmi iniciativa e Regia Marina që në vitin 1917
vlerësoi sinjalizimet e kapitenit Plate për luginën e Shushicës pranë fshatit Drashovicë në Vlorë duke dë rguar
specialistët e naftes për gjeologjinë Leo Madalenna dhe shpimin inxh Amorettin,të cilët së baskkhku me
përfaqësuesin e Genio Navale Boyer vendosën për shpimin e pusit të parë.
Kjo ishte nje sonde shpimi gjat aktivitetit te A.I.P.A. Pusi Dr.7 dhe Penkova 9
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
6
https://www.google.com/maps/d/edit?mid=1U8OMt0Zj3VYJGeO3GUUyWyBwsV_3gMch&ll=40.4617825189
2945%2C19.569833287369192&z=17
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
7
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
8
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
9
R.M.Drashovica 1.pusi u shpua vitin pasardhës(1918) dhe mbrriti deri në 200 m duke çfaqur manifestime
nafte në thellësitë 71,4m,81m,119m,dhe 125 m.Në thellësinë 101 m u eksperimentua niveli produktiv dhe u muar nje
debit fillestar ditor prel 3500 litrash.ky rezultat u mbajt i fshehtë për 6 vite deri sa u bë publik në vitin 1924 nga
“Revue Petrolifere” si pune e Leo Madalenna, Lajmi u përhap shumë shpejt jashtë kufijve dhe nxiti ndër të parët
anglezët që shumë shpejt manifestuan interes për të siguruar monopol ,përveç sa vijonte në Iran dhe Irak.Nuk vonoi
dhe në 25 Mars 1921 qeveria e improvizuar u impenjua te mbështeste kalimin në parlament një projekt në favor të
dhënies së konçensionit të kërkuar nga kompania ,”D’Arcy Exploration Co” një filial i AngloPersian Oil ,me një
marveshje për një milion lira stërlina kapital nominal, i jepej kompanisë e drejta për kërkim dhe shfrytëzim në
teritorin Shqiptar i cili do të shpërndahej në aksione me 20 % për qeverinë 20 % për kompaninë dhe 60 % të cilat do
të rimbursoheshin për shpenzime gjat periudhës së shfrytëzimit,ky projekt dështoi dhe nuk arriti t’i paraqitej
parlamentit sepse ndodhi kriza qeveritare që krijoi destabilitet. Po në këtë periudhe rivaliteti midis Britanisë dhe
Amerikës mbrriti në një fazë akute,dhe në vitin 1920 mbrritën në akordin e San Remos për rishpërndarjen e
aktivitetit në naftë,dhe deri në vitin 1925 vijuan përpjekjet derisa qeveria e A.Zogut dha konçensionet .
1-Anglo persian Oil Co(D’Arcy ExplorationCo) 11 Mars 1925,Seman,Buzëmadh,Patos 34 412 ha
2-A.I.P.A. 12 Mars 1925, Seman, Vlore,(lugina e Shushicës,përfshi Selenicën),Lushnja,Devolli 47213 ha
3-S.I.M.S.A. 2 Maj 1925,Penkova dhe Drashovica 2148 ha
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
10
4-Standard Oil Co 29 Qershor 1925 Zona e bregut të Karavastasë,dri tek ranoriket e plazheve të Vlorës ne veri kufi
me kodrat në lindje të Durrësit, 51500 ha
5-H.H.Rushton 12 Gusht 1925 Zona e Patosit,në kufirin me Anglo Persian dhe nje parcele të izoluar në Fushën e
Myzeqesë 8600 ha
https://www.google.com/maps/d/edit?mid=1JQTdRSAhnNS0KQf_8Ef110z3Uc6I1Yb7&ll=40.00167785526099%2C1
9.970896847785866&z=96-Syndicat Franco-Albanese 18 Dhjetor 1925
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
11
sipërfaqja midis kufijve te konçensioneve të luginës së Shushicës e zgjatur në jug dhe dy parcela një në Korçë dhe një
në Shkodër 118193 ha
7-Ferrovie dello stato del Regno d’Italia 15 Korrik 1925 Dumre,Mallakastra qëndrore,lugina e Vllahinës 116825
ha
Kompanitë që u futën në garën konçensionare jo të gjitha vijuan detyrimet kontraktore ,sipas kushteve të vendosura
,ato e lanë të zhgënjyer qeverinë shqiptarë , ndër të parat ishin Standard Oil Co dhe H.H. Hushton më pas Anglo
Persian prej vitit 1925 deri në 14 Tetor të vitit 1930 shpoi 14 puse me një metrazh të përgjithshëm 10910 m
Sindycat Franco Albanese shpoi vetëm tre puse me një metrazh prej 1977,8 m ,ndërpreu punimet në vitin 1932 me
piksynimin për t’i rifilluar në vitin 1935 dhe me ndërhyrjen financiare dhe direktivat teknike të A.I.P.A shpoi edhe
tre puse të tjerë duke rritur metrazhin edhe me 1643 m më shumë ,pra deri në fund të vitit 1932 ndërsa italianët
kishin shpuar 21860 m ,Anglezët dhe Franca së bashku kishin shpuar 12887 m,
Duke u përhapur interesi për kërkim nafte tashmë në zonat si më poshtë
1- Zona antiklinale breg detare ( Trevëllazer 1021 m ,Peshtan 96,5 m Selaveci 1384 m )
2-Zona e Selenicës 5 shpime me një metrazh prej 2417,6 m
3-Zona epiriotica Vllahinë 804 m Peçkat512 m dhe Penkovë 693,8m
4-Zona Devolli 7 puse prodhimi 4983,6 m ,9 puse zgjerim konturimi 970,1 mdhe 6 puse në shpim 2759 m
5-Zona Dumrea Pekishti me thellësi 603,4 m,puse vlerësimi 104,8 m,, puse në shpim ( Murriz dhe Pekisht)316 m)
Intensiteti i punëve nga AIPA beri që në vitin 1935 të mbushej tankeri i parë në gjirin e Vlorës ,aty ku sot është moli i
anieve të përpunimit të mallrave ,nuk kemi gjetur të dhëna sa ton e ka patur ngarkesën por dimë se ing Oreste
Jakobini thotë se prodhimi ditor i naftës në V.B. e Devollit (Kuçova )në ditët e pushtimit fashist ishte rreth 450 deri
500 ton në ditë ,sasi kjo që prodhohej nga 430 puse shfrytëzimi Në vitin 1928 u shpua pusi i parë në Kuçovë, i cili
dha 750 ton naftë. Në atë periudhë (1927-1928), Shoqëria Anglo-Persiane e Naftës APOC shpoi disa puse
edhe në zonën e Patosit dhe zbuloi praninë e naftës në shtresat e ranorëve (Ing O Jakobini Svilupo e resultati
dell’ attivita petrolifera Italiana in Albania , 3-4 maj 1939)
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
12
Fotografi e anies së parë në mbushje me naftë brut në portin e Vlorës (1935)
Pushtimi Italian i 7 Prillit ndryshoi situatën në A.I.P.A.me dekret të 27 Majit 1940 administrim i saj i kalon A.G.I.P ,dhe
A.I.P.A inkorporohet brënda A.G.I.P.,zhvillimet politike përfshijnë gjërësisht interesat ushtarake deri në kapitullimin e
Italisë,pas kësaj fillojnë shkatërrimet dhe bombardimet e veprimet e njësiteve guerile deri në çlirimin e véndit.Ne vitin
1943 ,kur kapitulloi Italia dhe A.I.P.A. pushoi aktivitetin ne 8 Shtator te vitit 1943 ne Shqiperi ne zonat e naftes
ndodheshin 900 teknike Italiane dhe 350 familje te pa evakuara ,peripecite e tyre jane histori me vehte dhe mjaft
dokumenta e shkrime përshkruajne kalvarin e tyre të evakuimit.
Në punimin ,e publikuar prej HAL (Arkiva multidisiplinare që ruan dhe shpërndan dokumentacion shkencor të
publikuar ose jo nga hulmutues Francezë ose të huaj ) pasqyrohet lufta dhe përpjekjet , brënda dhe jashtë Shqipërisë
nga fuqitë e mëdha për konçensionet e naftës të cilat pas çlirimit të vëndit qeveria e pas luftës nuk i njohu.për
zhvillimet e asaj kohe dhe unë nuk po shtoj më tepër sepse ato janë të pasqyruara mjaft mirë në mardhëniet e
Francës me Shqipërinë në periudhën 1919 deri 1940 nga Popesku apo në historikun e AGIP .por duhet të theksoj se
vendimi i qeverisë së pas luftës mendoj se ishte më i drejti dhe më me interes për mbarë shqipëtarët, sepse
faktet e mëvonëshme vërtetuan që disa konkluzione dhe interesa të fuqive të mëdha dhe sidomos të Francës ishin të
gabuara,zbulimet e Marinzës ,Gorishtit,Divjakës etj janë një argument i fuqishëm për këtë opinion Jo vetëm kaq por
edhe të dhënat e marra nga shfrytëzimi prej rreth 15 vitesh nga AIPA e AGIP në vijim, pavarësisht nga prapambetja
tekniko teknologjike dhe niveli shkencor i kohës kishte vënd për vendime të tilla ,në këto vendime të qeverisë
Shqiptare nuk duhet lenë pa u përmëndur se për shkak të prapambetjes qeveria detyroi shumë specialistë italianë që
të vijonin punën deri në vitet 50 e më vonë si edhe angazhoi me ndihmën e qeverive të bllokut lindor ,kryesisht
sovjetike ,rumune e polake për të mundësuar transferimin e njohurive të tyre në shërbim të shfrytëzimit të
vëndburimeve të naftës Kuçovë dhe Patos e Drashovicë si dhe vazhdimin e funksionimit të infrastrukturës së A.I.P.A.-s
dhe S.I.M.S.A dhe hapje prespektivash të reja kërkim zbulimi për naftë ,gas dhe minerale të tjera në vënd ,kuptohet
duke u mbështetur në ato studime e konkluzione që ishin arritur nga punime kërkimore të më parëshme nga
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
13
specialistë të fushës të angazhuar nga kompanitë konçensionare ,punët hulmutuese dhe mbeshtetëse të Alesandro
Martinelli , Leo Madalena, Govani Ineichen , Stanislav Zuber , Carlo Zamati, Andrea Taraskoni, Antonio
Lazari,Oreste Jakobini, Franz Nopça ,Jeaques Boucard. Prof Dr Verani Borguci,
.
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
14
.
Shènim, Tè dy grafikèt jane fotokopjo nga origjinali, me ndryshimet e bèra me qëllim qartësimi dhe përkthim
,grafikèt mbajnè autorèsinè e Verani-Borgucci e Ineichen 1942
Lidhja me Jugosllavët dhe Rusët pati influencat e veta në zhvillimet e mëvonëshme ,por mund të thuhet se
produkti Jugosllav për naftën në Shqipëri ishte thuajse i pa ndjeshëm, nuk mund të thuhet e njejta gjë për Rusët ,pasi
ata ishin vënd me tradita ne kërkimin dhe shfrytëzimin e vëndburimeve të naftës dhe të gazit.
Menjëherë filluan kualifikimet dhe mbështetja me specialistë të kërkimeve, shpimit dhe shfrytëzimit të vëndburimeve
,një brez i gjërë specialistësh për gjeologjinë e shpim kërkimet për naftë dhe gas u përgatitën në Rusi ,Rumani ,Poloni
etj, të cilët shumë shpejt filluan të kontribuojnë konkretisht duke marrë në dorë situatën për kërkimin dhe
shfrytëzimin e rezervave të naftës dhe gazit Ky brez bëri edhe kualifikimin e gjërë profesional të mesëm e të lartë dy
dhe katër vjeçar për fushën e naftës dhe gazit sidomos me banorë të zonave naftëmbajtëse Kuçovë ,Patos e me vonë
Fier ,Ballsh .Vlorë si dhe Institutet e Fakultetin e Gjeologjisë dhe minierave në Tiranë, me disa degë e specialitete të
gjeologjisë dhe gjeofizikës për kërkimin e naftës e gazit dhe shfrytëzimin racional të tyre si dhe degët e shpimit
nxjerrjes e më vonë të përpunimit të naftës e të gazit ,duke plotësuar një sistem gati të plotë të përgatitjes Po kështu
një numur jo i vogël specialistësh u specializuan per profile të ngushta e të domosdoshme në fushën e naftës edhe në
vëndet perëndimore si në Itali dhe Francë kryesisht e më pak ne Angli .Amerikë apo vënde të tjera perëndimore për
shkaqet politike që njihen dhe që ndikonin fuqimisht në politikat bashkpunuese ndërmjet shteteve.
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
15
Rezultatet dhe fruti i gjithë kësaj pune, (pavaresisht nga problemet jo të vogla politike që tkurrën dhe
dëmtuan jo pak lirinë dhe besueshmërinë në punë të gjithë punonjësve dhe në veçanti specialistëve me kualifikim të
lartë të cilit kishin kontributet më të çmuara në këto rezultate) ,u morën me zbulime të një sërë vëndburimesh të
cilat shtuan ndjeshëm rezervat e naftës dhe të gazit .Kështu u zbulua fillimisht Marinëza ,u zgjeruan konturet e
vëndburimit të Patosit në Jugë me Visoken pastaj Ballsh ,Hekalin ,Kocul Gorishtin ,Amonicën me Cakranin e me vonë
me Finiq-Kranenë , Delvinën në fushën e gazit u konkretizuan vëndburimet e Divjakës ,e Frakullës Torton si dhe më
vonë Divjakë ,Ballaj e Kryevidh Pliocen ,Panaja ,Delvine Povelçe e Durres
Pa u zgjatur më tej ,të gjitha këto pas viteve 90 thuajse u shumëzuan me zero ,pjesa më e madhe e potencialit
intelektual dhe specialistëve që u përgatitën për disa dhjetra vjeçarë u braktisën pasi kërkimet për naftë dhe gaz u
ndërprenë më vonë edhe të dy institutet dhe ndërmarrja e Seizmikës e cila ishte baza e mundësive mbështetëse të
Institutit Gjeologjik të naftës u shkatërrua kështu që një numur jo i vogël i personelit të kualifikuar morën rrugët e
mërgimit dhe u sistemuan në shtetet perëndimore në kompanitë e kërkimeve dhe nxjerrjes së naftës e gazit apo
institucioneve kërkimore shkencore që lidheshin me naftën dhe gazin apo edhe punë të tjera jashtë profilit .Kjo
gjëndje vijoi edhe me ndërmarrjet e tjera të naftës e cila filloi të copëzohej dhe të ç’organizohej duke shkatërruar
gjithë potencialin ekonomik ,kështu nga rreth 32 sonda shpim kërkimi që numuroheshin nuk mbeti asnjë në këmbë
,pothuajse e gjithë baza teknike u shkatërrua për vetëm katër pesë vitet e para ,pas viteve 90 ,po kështu edhe sondat
e shpim shfrytëzimit u braktisën dhe baza materiale e ndërmarrjeve të kërkimit që u “ shkrinë “ (kërkimi Lushnjë
,Kuçovë ,Patos Vlorë e më parë ai i Sarandës) u kthyen në pare nga shitja e tyre kryesisht “nën dorë”
Doemos kjo gjëndje vijoi edhe në ndërmarrjet e shfrytëzimit , e të prapavijës mbështetëse të naftës deri edhe
në disa institucione me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për naftën.Shkatërrimi i të dy instituteve ishte dëmi më i
madh që u shkaktua ,u arrit deri edhe tek biblioteka shkencore e naftës e cila kishte një inventar shumë të lakmuar
dhe të çmuar për naftën dhe gazin.që vijuan më pas me rëniet drastike të prodhimit të naftës dhe në veçanti të gazit
natyror dhe prishjes së Uzinave të përpunimit të naftës Cërrik e Kuçovë që u shitën për skrap por edhe degradimit të
Uzinës së Përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh dhe asaj në Fier
Pas të gjitha këtyre shkatërrimeve kuptohet që nafta nuk arrinte të mbante më as vet vehten ,operacionet me
prishjen e Drejtorisë së Përgjithëshme të Naftës dhe Gazit , krijimin e APC e cila kishte piksynimin e ristrukturimit të
organizimit të industrisë së naftës dhe ndarjen ne Albpetrol ,Serv.Comit dhe ARMO s vijoi puna me atë që kishte
mbetur nga nafta dhe gazi por edhe tentativat e privaatizimit apo shkrirjes fillimisht Serv-Com më vonë tentativa e
pare e privatizimit të Armo (viti 2004 ) dhe më vone (2008) privatizimi i saj si dhe tentativat për privatizim të
Albpetrolit.(2011-2012 )
Një bllok i specifikuar me ndryshe ka qënë ai i privatizimeve apo konçensioneve në nxjerrje ,që doemos erdhi
si pasojë e gjithë këtyre shkatërrimeve dhe pamundësive menaxhuese të situatës që shpesh herë është përcaktuar
edhe si e qëllimëshme me synimin e rënies së vlerës monetare të parashikimeve në projekt marrveshjet e
konçensiooneve apo kontratave të privatizimit ,duke e “çliruar” thuajse nga çdo detyrim shtetin shqiptar ,megjithese
ligji kërkonte të kundërtën sidomos në monitorimet e zbatimit të ketyre marrveshjeve konçensionare apo
privatizuese.Edhe prodhimin e vet Albpetroli ,nuk ishte në gjëndje t’a kontrollonte dhe vlerësonte në sasi, në shumë
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
16
stacione ,tubacione dhe vëndburime fenomeni i vjedhjeve të naftës bruto dhe solarit ishte kthyer në një biznes mjaft
fitim prurës edhe për “vjedhësit” edhe për ata që “nuk arrinin ti kapnin hajdutët” Thuajse kudo mbizotëronte një
anarshi e plotë, edhe ata që donin të rregullonin diçka e kishin të pa mundur për mungesë të mbështetjes nga
organet më të larta apo edhe ato të rendit.Arriti që në disa ndërmarrje u krijuan “zyra” me nga 5 ,6 e me shumë
persona midis tyre edhe specialistë me arsim të lartë (Juristë ,ekonomistë apo edhe inxhinierë ,ndonjë herë edhe
navigatore(detarë) ?! të cilët ishin ekipe “të kontrollit të brëndshëm dhe zbulimit” të vjedhjeve dhe të korrupsionit…
Të gjitha sa u përmëndën, nuk mund të thuhet se është historia e plotë e naftës dhe e gazit në këto vite ,ajo është
thjesht një renditje ngjarjesh me piksynimin e qartësimit se ku arriti degradimi i kësaj dege mjaft të rëndësishme të
zhvillimit të vëndit që për shume vite ka qënë mbështetja më e fuqishme e prodhimit kombëtar Për zhvillimin e saj
deri më sot nga djersa dhe mundi i shqiptarëve është shpenzuar jo pak për makineri e paisje për shkolla e
specializime për kërkime e studime një pjesë e tyrë është hëqur nga produkti i marrë në favor të rizhvillimit të vet
industrisë së naftës dhe të gazit dhe një pjesë tjetër ka mbajtur mbi “shpatullat e saj”një pjesë të rëndësishme të
zhvillimit ekonomik të vëndit.
Sot ne kemi mbrritur që të japim përsëri me konçension thuajse gjithë sipërfaqen e territorit për kërkime e
shfrytëzime për të cilat ne vetë kemi shpenzuar jo pak ,shumë punime gjeologo gjeofizike ,shpim kërkime dhe
studime të tjera për naftë dhe gas janë kryer në këto blloqe nga specialistet tanë dhe ka patur një fond të gjërë
tekniko shkencor i cili është shpërdoruar dhe keq përdorur deri më sot nga individë apo institucione të cilat nuk kanë
derdhur asnjë pikë djersë apo asnjë kokërr leku për përgatitjen e tyre Kjo gjë ne na çon edhe më prapa në vite ,fakti
tregon se ne aktualisht jemi barazuar ne kohë me rreth 100 vite më parë kur në Shqipëri nuk kishte askush idenë se
ç’ishte nafta dhe gazi ,kur nuk kishte asnjë specialist shkollë apo kurs që të kontribuonte në këtë fushë Qeveria e
F.Nolit dhe më vone e Zogut i kishin të gjitha arsyet per të ndërmarrë një veprim të tillë . ndërsa sot kur numurohen
me mijra shqiptarë të rinj e të vjetër të shkolluar e graduar me tituj shkencorë ,disa shkolla e fakultet me degë të
profileve të kërkimit shpimit shfrytëzimit të naftës dhe të gazit si dhe me një infra strukturë me eksperiencë gati 100
vjeçare biem më poshtë se pozitat e Ganës në dhënien me konçension të këtyre teritoreve në të cilat dëshmojnë se
ç’politikë është ndjekur në të gjitha këto vite të cilat për naftën dhe gazin pa frikë mund t’i quash vitet e batërdisë të
cilat edhe gjat pushtimit gjerman nuk arritën të çfaqeshin kaq hapur.
Njohja e burimeve të gazit në Shqipëri është shumë më e herëshme se nafta për shkak të vetive të tij fiziko
kimike ,përmëndet qysh nga antikiteti me zjarret qe permendin por vërtetohet më së miri edhe sot ,konkretisht në det
tek Bisht Palla ,ndërsa shfrytëzimi i gazit në Shqipëri për përdorim industrial ka nisur qysh me zbulimin e
vendburimit të Devollit (Kuçovës viti 1928 kur u shpua pusi i parë ),kjo rezulton e sqaruar shumë mirë në dokumentat
e A.I.P.A.
Për reduktimin e efektit të shfrytëzimit të vëndburimit në disa zona të vëndburimit të Kuçovës u krijua një
rrjet grumbullimi për gazin shoqërues të çliruar me rreth 40 kilometra tubacion i cili rikthente gazin e çliruar në
shtresë për të ruajtur vetitë e naftës sidomos viskozitetin e ulët të saj për të rritur naftënxjrrjen dhe ruajtur në një farë
mase edhe presionin e shtresës e lehtësimin e marrjes së naftës brut nga shtresa,Llogaritej se në një vit prodhimi i
gazit shoqërues që riinjektohej në shtresë me anë të katër stacioneve të komprimimit kapte shifrë n 15 000 000 m ³/vit
( Dr Inxh Verani Borguci ,inxh Heineken La revista Italiano di Petrolio , Quaderno Nr 5 , Maj Viti 1942) , po kështu
përdorej edhe në banorët në afërsi të puseve apo vetë zyrat e disa objekte gazi filloi te shperndahej ndër ta ,e njëjta
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
17
gjë më pas u krijua edhe në vëndburimin e Patosit ,ku ne Patosin e vjetër dhe zonat per rreth tij përdornin gaz për
djegie
Gjithashtu për shkak të kondensave të gazit në stacionet e kompersorëve kapeshin pjesë të rënda si propan
butan e tj që përdoreshin në laboratore e shërbime të tjera për nevoja të API
Më pas vijon në vitin 1963, periudhë kur shtratime te gazit të kondesuar në Bubullimë (Kallm) është vënë në
punë, pastaj në vitin 1968 është vendosur në punë rezerva e gazit natyror në Divjakë, e ndjekur me gjetjen dhe
përdorimin e burimeve të tjera të gazit natyror në: Frakull (1972), Finiq-Krane (1975), Ballaj (1983), Povelca (1987)
dhe Delvinë (1989) Trevellazer ,Panaja 10 ,Durres 15. Deri në vitin 1990, gazi natyror është përdorur për industrinë e
plehrave kimike, industrinë e naftës, prodhimin e energjisë elektrike dhe një sasi shumë e vogël për sektorin
rezidencial. Rezervat e gazit kanë shënuar rënie të vazhdueshme që prej vitit 1987, duke arritur nivelin minimal në
fillim të viteve nëntëdhjetë, për shkak të mungesës së zbulimeve të reja dhe të investimeve në burimet ekzistuese.
Me V.K .M Në mars të vitit 1979 u krijua N.N.Gazi Patos Ky është teksti i VKM. "KRIJOHET NDËRMARRJA E NXJERRJES SË GAZIT(N.N.G.) ME QËNDËR NË PATOS ME OBJEKT NXJERRJEN E GAZIT NATYROR NË TË GJITHË VËNDBURIMET QË JANË NË SHFRYTËZIM DHE QË DO TË ZBULOHEN NË TË ARDHMEN NË MVARTËSI TË MINISTRISË INDUSTRI - MINIERA (TË DREJTORISË SË NXJERRJES SË NAFTËS NË PATOS",
Deri sa u krijua kjo ndërmarje disa nga V.B e zbuluara te Gazit si ai i Divjakës ,Frakulla dhe Finiqi
administroheshin nga ndërmarrjet e Shpim Kërkimeve Lushnjë ,dhe Sarandë ,pas kësaj të gjithë sektorët e këtyre v. b .
kaluan në administrimin e kësaj ndëmarrjeje .Zbulimet e më vonëshme e gjetën këtë ndërmarrje në aktivitet të plotë ,
në formimin e ndërmarrjes si drejtor ishte emëruar Timo Vongli (më pas e zëvëndesoi për disa vite Ismail Baxhia )
krye inxhinier Stavri Mbriçe dhe krye Gjeolog Timo Koçi , ndërmarrja u strukturua me 4 sektorë Sektori i Divjakës ,
Frakullës i Finiqit dhe sektori i shërbimit me shefa sektorësh respektivisht Inxh Perikli Ndoni ,Inxh Kamber Havari
Inxh Shamet Banushi dhe në sheshin e shërbimit Themi Olldashi Në sektorët që funksiononin mbi bazë vëndburimi
ishin në përbërje të strukturës drejtuese edhe inxhinierët teknologë dhe gjeologë si dhe nga një ekonomist i mesëm
edhe këta respektivisht sipas sektorëve ,në Divjakë inxh gjeol Sali Troka në Frakull inxh gjeol Gogo Gjivogli ,
në Sarandë inxh gjeol Kristo Qirici dhe inxh Viron Andrea .Po kështu edhe ekonomistë Pandi Lashi ,Spiro Prifti Andon
Pollujani Në vitet kur filloi aksioni i gazit drejtuesa në ndërmarrje ishin Haki Rrokaj Drejtor , Vasil Buxheli
k/inxhinier dhe Fatmir Xhemali e Ilir Varfi k/ gjeolog Në këtë periudhë ndërmarrja u kompletua me inxhiniere
relativisht të rinj ne sektorët Divjakë,Frakull Povelçë Panaja,Ballaj të cilët përballuan mjaft ngarkesë fiziko-psikologjike.Kështu në Povelçë u formua sektori me përgjegjës Trifon Capo e më pas Veledin Fejzo ,me inxhinerat e
rinj Rremzi Bita,Novruz Muho Maksim Shuli,Telemak Cuçi Artur Llakaj, Artan Pobrati Se bashku me Idajet Hyka e Shamet
Banushin,e Fatmir Gjylbegun drejtuan shfrytëzimin korekt në bashkpunim të ngushtë me sektorin e nxjerrjes se I.T.N (
inxh S. Mbriçe ,J.Sota,etj) dhe drejtuesit teknikë të ndërmarrjes inxh Vasil,Buxheli, Ilir Varfi, Është për t'u përmëndur se
gjat kësaj periudhe për tre muaj rrjesht aktiviteti i administratës së ndërmarjes me urdhër të Ministrit ( i propozuar
nga DPNG ) nën frymën e vendimeve të komisariatit u çvendos në Divjakë ,një periudhë mjaft e vështirë kjo
veçanërisht për problemet që krijoheshin për një pjesë të punonjësve të administratës të cilat ishin gra dhe
largoheshin nga shtëpia prej orës 5 e 30 të mëngjezit deri në 6 të mbrëmjes ,pa mundësi transporti komod e me mjaft
mangësi të tjera ,Në këtë periudhë me mbështetjen e gjithë ndërmarrjeve dhe instituteve të Naftës si dhe disa
strukturave në Ministri , u arrit të kapej një mesatare ditore e prodhimit të gazit natyror e cila ishte më e larta ,rreth
,
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
18
575 000 m ³ në ditë që në vitet e më pasme përsëri ra në nivelet e rreth 350 000 (1987 ,1988 deri 1990 ) m³ në ditë në
këto vite u intensifikuan punimet në v.b Ballaj - Kryevidh ,u zbulua Du 15 .Panaja ,Povelça si dhe Delvina .U lidhën
konsumatorë të rinj në Kavajë si dhe u vendos në punë magistrali 12 " Ballaj Divjakë dhe stacionet e Kompersoreve
Divjakë ,Ballaj Frakull Viti 1986 dhe 1987 ,shënon rritjen më të madhe vjetore të prodhimit në krahasim me vitin
1985 ai pati një rritje prej rreth 80 milionë m³ gaz në vit.Kjo ngarkesë e madhe pune e shoqëruar me stresin e të
qënit me ditë dhe javë larg familjes ,nën presingun e stresit të kërkesës së llogarisë nga mëngjezi deri në mesnatë u
përballua nga grupi i inxhiniereve të “rinj” Perikli Ndoni,Myrto Rizai, Sali Troka,Kasem Kaçi, ,Artur Spaho
inxh gjeol,Artur….,Vangjel Lloci e Dhimitër Prishka etj.se bashku me brigadat e remontit me drejtuesa Bexhet Qyra
Drago Voshtina dhe Mjeshtrat Vesel Kaja, apo sherbimet e tjera me Sefedin Korita,Vlashi Petushi etj ,.
Në vitin 1989-1990 zhvillimet në kërkimet për gaz si dhe rezervat po uleshin ndjeshëm ,edhe në vitet e më
parëshme që pati rritje të theksuar të prodhimit ,në saje të mbështetjes së fuqishme, në treguesit ekonomikë të
planifikuar kishte një paradoks ,ndërsa prodhimi gazit rritej treguesit ekeonomikë mbeteshin në vënd ose vijonin ulje
,kjo vinte kryesisht për shkak të planifikimit të marrjes së prodhimit nga puset e rinj ,sidomos shtimin në plan edhe të
puseve të vlerësim shfrytezimmit të cilët nga ana tjetër raportoheshin edhe si metrazh kërkimi nga instituti ,në këto
rrethana ,duke u njohur edhe me situatën europiane të zhvillimeve të rrjetit të gazit, me ato mundësi dhe kushte të
cunguara që ishin në atë kohë filluan lëvizjet për kontaktet dhe bisedimet me organizmat përkatës në vënd ,por edhe
me organet përkatëse në këshillin ekonomik Evropian ,në divizionin e Gazit dhe të Energjisë të këshillit të Evropës
të mbështetur
nga mjeshtrat e repartit të shërbimit me përgjegjës Sotir Gushi,dhe mekanikët Viktor.Mita,Reshat Hoxha Arqilea,Vasil Poro Nje rol te rendesishem ne ndermarrje zinin punonjeset e degeve te administrates se N.N.Gazit ne veçanti punonjesit e vjeter
Koço Budo,Thoma Shimani ,por Ermira Jano ,Ervehe Cepele,inxh Albertina Prifti ,inxh Fiqirete Baxhia,inxh Dafina Doko
inxh Nexhmie Beqo,Elektra Lena Lida Qirushi ,inxh Neki Koçi ,Inxh Ibrahim Terpollari ,Inxh Vangjel Koçi
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
19
,kjo u mbështet edhe më fort në rrethanat e krijuara me negociatat që sapo kishin filluar me kompanitë e huaja
Shevron ,Oxy AGIP,OMV etj të cilat ishin në tratativa për marrjen e blloqeve për kërkim në detin Adriatik ,me
argumentin se edhe në se zbulohej gaz nga këta blloqe ai do të duhej të tregëtohej ose të përdorej për konsumin në
uzinat dhe konsumatorë t ë tjerë në vënd ,kështu filluan takimet me grupin e gazit të Evropës që për fat sapo kishte
nisur punën për një “Studim mbi kërkesat dhe rezervat e gazit natyror në Evropë deri në vitin 2020”,ndërkohë që,u
zhvilluan edhe takime të tjera në Tiranë me ambasadorin Rus .dhe Grek, në Shkup me përfaqësues të kompanisë Mak
Petrol dhe të Ministrisë së Energjisë dhe mineraleve në Maqedoni .
Maqedonia dhe Jugosllavia në vitin 1990 e me parë ishin në tratativa me Rusinë për ndërtimin e një gazsjellësi
me dy varjante gjurme kalimi ,nga drejtimi Beograd Shkup dhe një variant i dytë Burgas ,Greqi dhe më pas në Itali .
Maqedonia kishte 10 vite që mbante në strukturat e saj të MAK PETROLIT një kompani Gazi e cila merrej
kryesisht me këto tratativa .Pas këtyre takimeve u zhvilluan takimet në Hungari ,Stamboll ,dhe tre të tjera në Gjenevë
(Zvicër ) nder te cilët I fundit në 16 Janar 1992 Duhet të përmënd se një mbështetje të fuqishme kësaj ideje qysh në
fillimet e propozimit i dha ish kryeministri Fatos Nano ,Ministri Drini Mezini si dhe Bejo Sejdini që në atë periudhe
ishte drejtor i negociatave me kompanite e huaja.
Një mbështetje të fuqishme kemi gjetur tek Divizioni i energjisë së këshillit të Evropës,nga Drejtori Mr
Brendow si dhe veçanërisht mbështetës Drejtori i divizionit t ë Gazit prenë këshillit të Evropës Mr Luço D’Andrea Në
grupin e punës në këto takime morën pjesë Inxh Stavri Mbriçe ,inxh Sali Resuli ,Inxh Hysen Cenko ,Inxh Maksim Shuli
dhe inxh Haki Rrokaj ,në muajin Janar të vitit 1991 studimi përfundoi ,u miratua në sesionin e posaçëm të grupit dhe
u botua nga Gas de France Siç dihet më pas çdo gjë degradoi ,u fut në mes politika ,mardhëniet me Greqinë e fqinjët e
tjerë herë përmirësoheshin dhe herë acaroheshin kështu që për Shqipërinë por edhe për Maqedoninë dhe Italinë nuk u
bë asgjë ,bile edhe Greqia që kishte një mbështetje të fuqishme financiare nga B.E. (Më shume se dy milliard dollarë
ishin në dispozicion të saj prej vitesh për zgjidhjen e problemit të lidhjes me rrjetin Rus të furnizimit nga Burgas ),
theksoj se atëhere Rusia tregëtonte në vit më tepër se 110 miliard metra kub gaz
Per t'a patur te lehte dhe me te qarte situaten e nxjerrjes se gazit ,transportit te naftes dhe gazit ne materjal perfshihen disa harta te cilat perveç vend ndodhjeve te objekteve v.b. ,tubacione e stacione rendisin edhe te dhena te tjera e foto qegjenden sipas linkeve ne tekst duke filluar me Divjaken e me radhe Ballaj Frakull etj
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
20
8/4/2018 NXJERRJA,E GAZIT,TRANSPORTI I NAFTËS,GAZIT DHE BENZINËS DERI NË VITIN1992 - Google My Maps
QSH.G.Divjakë
Qëndra e Gazit Ballai
Pusi Durrësi 15
Qëndra e gazit Povelçë Q.SH.G. Fier
Stacion gazi në Kavajë...
Tubacion 12 " Q.SH.G.F...
Tubacion 12" Divjakë-F...
Tubacion 4 " Ballaj- K...
Tubacion gazi 10" Bal...
Tubacion 12 " Povelçë-...
BISHTI I PALLËS Burim...
Dati mappa ©2018 Google Termini 5 km
Ignora
TUBACIONET E TRANSPORTIT TE GAZIT NATYROR
1-DURRESI 15 - KAVAJE2-KAVAJE - BALLAJ3- BALLAJ - DIVJAKE4- DIVJAKE - FIER5- FIER - ELBASAN6- POVELCE - FIER
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
21
QENDRA E GAZIT DIVJAKE
Prej këtu nisej gazi i v.b i grmbulluar nga puset e veçantë prej Gërmenjit deri në Mizë, e Grabian e më pas edhe
nga Sulzotaj, Ballaj e deri Kryevidh, Gazi nga puset në shtratime të Pliocenit të zonës Ballaj deri në Kryevidh futej në
një Qëndër Grumbullimi e ndertuar në vitin 1986 pas kësaj qëndre nëpërmjet një tubacioni 10 polç kalonin në matjen
në hyrje te qëndrës dhe bashkohej me gazin e shtratimeve të tortonit dhe pliocenit të Divjakës.Punonjësit dhe
inxhinierët në pjesën dërmuese ne fillimet e shfrytëzimit ishin bërë banorë të Divjakës ,keshtu Bajam dhe Fiqirete
Baxhia ,Sotiraq Shyti, Perikli Ndoni, Kasëm Kaçi Vangjel Lloci ( Ballaj),Myrto Rizai,Drago Voshtina, Fatmir Gjylbegu,
Vasil Buxheli Dhimitër Prishka, Aleks Tone, Refit Peqini,Vlashi .Petushi, ..axhustatori,Vesel dhe Hurma Kaja, e shumë e
shumë të tjerë e kishin Divjakën, Frakullën e Ballaj shtëpnë e dytë me Aleksin dhe Tofikun amvisa (ishin kuzhinierët
e menxës së Divjakës që e përdornin edhe shpuesat, punonjës te elektrikut,ndërtimit dhe rrugë bazamentit apo edhe
mjaft zyrtarë të tjerë të Ministrisë apo D.P.N.G e të dy instituteve të naftës) që gatuanin për ta si edhe në shtëpitë e
tyre.. Prej Qëndrës së gazit një tubacion 12 polç përshkonte Tërbufin deri në perëndim të Këmishtaj pastaj
përshkontte gjithë Myzeqenë deri në Bubullimë linte në perëndim Ardenicën, Verrinë dhe në lindje të Mbrostarit
kalonte lumin Seman duke përshkuar përsëri fushën nëpër tokën bujqësore deri përbri ndërtesës së Institutit
Gjeologjik dhe Stacionit të Mbyetit ,kalonte me një pasarelë Gjanicën dhe futej në seperatorët dhe rrjetin e
shpërndarjes së QSHG.Fier për të përcjellë gazin në Azotik.
QENDRA E GAZIT BALLAJ
Kjo qëndër u ndërtua dhe filloi shfrytëzimin e puseve të v. Ballaj - Kryevidh në vjeshtën e vitit 1986 ose
pranverën e vitit 1987 ,,në një kohë kur kishte filluar të shpoheshin disa puse në zonën e Ballaj që më pas u
shoqëruan me puse të tjerë në zonën e Kryevidhit e der ne Rreth Greth e Sille. Fillimisht sektorin e porsa ngritur e
drejtonin Dhimitër Prishka,Vangjel Lloci e më pas Perikli Ndoni e Kasëm Kaçi.Përhapja e puseve përfshiu një
teritor mjaft të përhapur dhe kishte vështirësi në ndjekje ,sidomos me rënien e parametrave te tyre për shkaqe
teknologjike,përmbajtjes së ujit dhe nevojës së injektimit të shkumë formuesëve gjë që detyroi ndërtimin dhe
vënien në shfrytëzim të stacionit të kompersorave që së bashku me atë të Divjakës mbeteshin pikat më delikate në
ruajtjen e ritmikës së shfrytëzimit të v.burimeve dhe normalitetin në punë në tërësi Shiko tek Q.G.Divjakë
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
22
PUSI DURRESI 15
U shpua dhe u vu në shfrytëzim në vitin 1988 për përdorimin e gazit u ndërtua një tubacion gazi prej këtu
deri tek fabrika e qelqit dhe gozhdë bullonave në Kavajë.Pusi u vu në sfrytëzim nga punonjës që më parë kishin
punuar në v.b. Divjakë e Ballaj apo në zonën e Bishtit të Pallës.
STACION GAZI FRAKULL
Ishte një mini qëndër për shkak edhe të zhvillimeve modeste edhe të vetë vëndburimit në tërësi e nisur me
venien ne shfrytezim te posit Fr 4 ne vitin 1972 ,Dy puse ishin më të shquar në vëndburim, Fr 19 i cili kishte hapur
edhe diskutime me gjeologët dhe teknologët në ndërmarje dhe jashtë saj në Institute dhe në Gjeofizikën kantierale
për jetgjatësinë dhe prodhimin e tij ( Deri në vitin 1991 nga vënia e tij në shfrytëzim ,vlerësohej të kishte prodhuar
95 000 000 m³ gas natyror dhe pusi Fr 34/b i cili nuk jepte sasitë të krahasuehme me Fr 19 por kishte një debit
konstant prodhimi jetë gjatë Përgjegjës sektori në këtë v.b. për shumë vite ka qënë inxh Shamet Banushi.i cili më
parë ,me po këtë detyrë kishte qëne në v. Finiq – Krane
STACIONI I KOMPERSOREVE FRAKULL.
Gjat vitit 1987-1988 u instaluan dy kompersora vertkalë me presion në dalje 6 atm dhe një debit prej 20
m³ /min ,efektiviteti i tyre ishte jo rentabël për shkak të një kostoje të lartë të energjisë elektrike në raport me
produktin e punës ,këta u vendosën me insistimin dhe këmbënguljen e D.P,N.G., punuan vetëm pak kohe, nuk
paraqitën probleme teknike ,për aq kohë sa punuan,kundërshtimi i N.N.Gazit për këtë tip kompersori ishte në
thelb shkelja e rregullave teknike ,ky tip kompersori e kishte destinacionin e fabrikës për ajrizimin e galerive të
minierave nëntokësore
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
23
POVELÇA
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
24
Fotografi e ditës së vënies në shfrytëzim të pusit të parë të pozitiv në Povelçë në foton nr 1 nga e majta në te
djathtë rrjeshti në këmbë 1-Fotaq Lulo 2- Haki Rroko 3- Bejo Sejdini 4- Laver Jançe 5- Vlashi Nakuçi dhe 6- Llambi
Buçka ,ulur Sazan Shako dhe Beqar Arapi Ditën e vënies nëshfrytëzim të Pov 1/b mori pjesë k/Ministri Adil
Çarçani
Povelçe 1987
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
25
.Ndertuar pas zbulimit të v.b. Povelçë,,ne vitin 1987 ,pusi i parë me rezultat pozitiv pavarësisht se u shoqërua me
fontanë ishte Povelça 7 ,pus që u shpua nga Ndërmarrja e Shpim Kërkimit Vlorë,pas mbytjes së tij u shpua pus
dublor dhe u vu në shfrytëzim pas disa muajsh, me vënien në punë të tij u intensifikua shpimi,por me shume rrisk
sepse shpimi i puseve bëhej në zonë me presione mbi normale dhe solucioni argjilor mbahej me densitet 2,2 deri
edhe 2, në puse të veçantë, ka patur edhe raste të tjera fontanimi ,por fatmirësisht pa pasoja shumë të rënda
Pusi Panaja 10 u fut në punë në muajin Shtator 1988, u kompletua me të gjitha paisjet e grykës dhe ato
sipërfaqësore pas mbylljes së fontanës së hapur. pusi u Shpua nga ndërmarja e shpim kërkimit Vlorë,Pas vënies ne
shfrytëzim pusi ruante parametra qe sa po vinin dhe përkeqësoheshin,më vonë ai çfaqi ujë duke reduktuar
dukshëm prodhimin,u instalua paisja shkumë formuese dhe filloi injektimi periodik i kimikatit ,kohë pas kohe
bëhej edhe shkarkimi dhe pastrimi me kompersor.Prodhimi i gazit konsumohej në disa objekte industrialë në
qytetin e Vlorës i përcjelle me një sasi tjetër gazi që transportoheshin me tubacionin 8" ndërtuar nga AGIP
Panaja ,Dita e venies ne pune te pusit Pa 10
26
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
27
BISHTI I PALLËS BURIM GAZI
Këtu janë çfaqur burime gazi në afërsi të bregut gjithashtu në breg janë shpuar puse për marrje gazi nga
thellësia por pa rezultat,po këtu u projektua dhe u ndërtua një "këmbanë " me diametër 6 m dhe lartësi mbi 4 m
për grmbullimin e gazit dhe përdorimin e tij në kuzhinën e repartit ushtarak pranë.Kjo ide gjeti zbatm por për pak
kohë ,sepse për shkak të mbylljes së saraqineskes u rrit presioni brenda këmbanës dhe një ditë me dallgezim ajo u
anua dhe nuk luante më rol grumbullues ,sepse gqzi dilte jashtë këmbanës
Tubacion 4” qe grumbullonte gazin e kembanes se montuar rreth viteve 1977-1978 ,me diameter rreth 6 m
dhe e zhytur ne det per grumbullimin e gazit qe vijonte te gurgullonte per shume kohe ,vazhdoi te funksiononte
per pak kohe sepse ne nje det te trazuar ,per shkak te dallgeve ajo u anua dhe nuk arrinte te kapte gazin qe dilte
nga nentoka ,po ne afersi te saj ishin shpuar dy puse ,te cilet jepnin sasira te vogla gazi te cilat ne tubacionin eqe
lidhte kembanen me Rep ushtarak e percillnin gazin ne kuzhinen e repartit .aktualisht nuk di se ç'eshte bere si me
gjendjen e tubacionit ,puseve apo kambanes .
DELVINA 9
Ishte zona relativisht më e lehtë, megjithse edhe këtu ishin vështiresi që lidheshin me kalime
urash,përrenj dhe sidoms zona me rrezikshmëri të lartë shkarjesh të terrenit të thyer dhe me formacione më pak të
qëndrueshme
Ishte zona më e vështirë për ndërtim dhe kontroll ,është dashur të përshkohej në këmbë disa herë, në dy raste
për shkak të vështirësive të terrenit u desh të përsëritej puna duke rritur edhe koston e përgjithëshme të objektit.Zona
e ngjitjes përbri fshatit Vergo ,në krahun perëndimor ishte një zonë tërësisht shkëmbore ,po kështu edhe gjurma
fillestare në segmentin Skërficë,Fushbardhë Zhulat u bë i domosdoshëm devijimi i tëre këtij segmenti duke ndjekur
gjurmën e re ;Skërficë,Përroi i Piksit, Kardhiq
Gogo Gjivogli, ish k/gjeolog i Ndërmarrjes së Kërkimit Sarandë,Savo Xhani ish k/inxhinier i Ndermarrjes së
Shpim Kërkimit Sarandë,dhe Inxh. Nikolla Kiço ish Përgjegjës i sektorit të Shfrytëzimit Finiq-Delvinë Pusi u
përvehtësua ne vitin 1987 ,rezultoi me gas kondensat Në fazën e përvehtësimit në studimin e pusit me duzën me
diametër 5,2 mm jepte një prodhim prej rreth 80 000 deri 100 000 m³ gas në ditë dhe rreth 25 deri 29 m³
kondensat të pastër (studimi i pusit vijoi disa ditë duke u ndryshuan regjimet dhe tregoi se kishte depresion të
lartë shfrytëzimi ,prandaj ne ecurinë e më tejshme të shfrytëzimit u vendos duzë me diametër 3,2 mm duke
reduktuar prodhimin ditor deri në rreth 30 000 m³ /ditë gaz dhe rreth 7 deri 9 m³ /ditë kondensat) ,për
shfrytëzimin e tij u përdorën paisjet e reja të kompletimit si ngrohës,ujndarës matësa sasie të rinj dhe tubacioni
Finiq - Ballsh i vëne në shfrytëzim në 15 korrik 1975 me transportin e gazit të kapelës gazore të v.b Finiq,
Krane.Pusi vazhdoi të shfrytëzohej normalisht me këtë regjim i mbajtur në ndjekje dhe vëmëndje të veçantë nga
N.N.:Gazit, Instituti Teknologjik dhe Sektori i Finiqit, në përvehtësimin dhe më pas në studimin e pusit u
angazhuan nga sektori i shpimit të Institutit Teknologjik inxhinieret Inxh Jashar Braka, dhe inxh Zoto Leskaj ,nga
sektori i nxjerrjes Stavri Mbriçe dhe Jovan Sota [?]Pjesè e ekipit tè pèrvehtèsimit si gjithnjè ishin specialistet e
N.C.V.Sh.nga instituti Gjeologjik Isuf Tushe,ministër i Industrisë dhe Energjitikës ishte Lavdosh Ahmetaj ,mbaj
mënd se pas përvehtësimit të pusit kam replikuar me të për sasinë ditore apo orare që jepte pusi ,sepse dikush
tjetër i kishte dhënë shifra me të larta dhe ai ( Lavdoshi) kur dëgjoi shifrat që i thashë unë u pezmatua ,por unë
isha tërësisht i bindur në shifrat prandaj edhe i thashë " në se të pëlqen të gënjehesh mos i merr për bazë këto që
të raportoj unë,por vet ministri tha më pas ,mirë vijoni studimin ,pas kësaj aty i kemi shifrat ,më vonë edhe shifrat
që i dhashë unë ,pavarësisht se në kohën të cilat raportoheshin ishin ekzakte ,kishin brënda tyre pak eufori që
hkarkoi menjëherë pas mbylljes së pusit dhe deshifrimit të diagramës se presionit shtresor ,pusi punonte me një
depresion shtresë - fund pusi në mos gaboj të rendit rreth 200 deri 250 atm. Me njëherë u organizua konsulta me
specialistet e dy instituteve ,ndërmarrjes së gazit dhe u vendo ulja e menjëherëshme e regjimit të pusit për te
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
28
realizuar një depresion shfrytëzimi shtresë fund pusi të rendit maksimumi deri në 50 atm,(Në këto shifra mund të
ketë ndonjë pasaktë) . Pas vitit 1994 në pus u tentua të ndërhyej por ai ra në avari duke reduktuar parametrat e
shfrytëzimit. Ne muajin Dhjetor 1992 (25 deri 29) erdhën përfaqësues të Dowell Schumberger për të vlerësuar
gjëndjen dhe për të parë mundësin e ndërhyrjes në pus.pas një konsulte me pjesmarrje të specialistëve të
Institutit Teknologjik, N,N,Gazit, Ndermarrjes Gjeofiikës Kantierale ,Institutit Gjeologjik dhe Ndermarrjes së Shpim
Kërkimit Sarandë përfaqsuesit e Dowell Slchumberger kërkuan profilet dhe diagramat e karotazhit të prerjes
produktive për t'i studiuar thellësisht me kolegët e tyre të kompanisë.Për shkak të mos angazhimit të më tejshëm
në detyrën e drejtuesit të N.N.Gazit, më vonë Stavri Mbriçe më tha se përgjigjia e tyre ishte:::"Është më racionale të
shposh një pus të ri se sa të stimulohej nëpërmjet çarjes hidraulike puai ekzistues" Në kushtet e një pusi normal në
se aplikohej çarja hidraulike prodhimi ditor i pusit do të arrinte të kapte katër fishimin e tij dmth sasia e pritëshme
e gazit mund të pritej rreth (125-130) mijë m³ gaz dhe rreth 25 deri 30 m³ kondensat në ditë.Me sa di ,gjëndja e
pusit është përkeqësuar dhe nuk ka asnjë shpim të ri për zbulim apo zgjerim konturesh në këtë zonë gati të sigurtë
naftë gaz mbajtëse.Mbaj mënd se gjat përvehtësimit pusi është ndjekur nga inxh Telo Velaj si përfaqësues i grupit
të projektimit të Institutit Gjeologjik dhe inxh Zoto Leskaj si specialist i përvehtësimit nga Instituti Teknologjik.
V.B FINIQ.
Në këtë vend ka pas qënë ndërtuar një stacion grumbullimi gazi pë v.b Finiq i shoqëruar me një stacion
kompersorash 2SG si dhe impjanti i injektimit të metanolaminës me përgjegjës sektori Inxh Shamet Banushin (më
vonë me krijimin e Ndërmarjes së Nxjerrjes së Gazit Patos ky sektor kaloi nga vartësia dministrative e Ndermarrjes
së shpim kërkimit Sarandë në NNGPatos dhe Shamet Banushi kaloi Përgjegjës Sektori në Frakull dhe Nikolla
Kiço Përgjegjës në Sarandë,ku drejtoi se bashku me Ismail Kotolloshin dhe , inxh gjeolog.Kristo Qirici ,Prej këtu
bëhej nisja e gazit të kapelës gazore të v.b Finiq për në Azotikun e Fierit , ky objekt është vënë në shfrytëzim më dt
15 korrik të vitit 1975 pas montimit dhe përfundimit të provave disa ditore përfundimtare dhe segment për
segmet të tubacionit nga Saranda ne Ballsh) ,pjesa Ballsh - Fier ishte e përgatitur pjesërisht përjashto segmentet e
pasarelave dhe vetëm tubacionit 12 polç të gazit i cili u bë nga NN.I Fier Në projektimin, ndërtimin dhe vënien në
shfrytëzim të këtij gaz sjellësi punuan,Ndërmarrja e Ndërtim Montimit Patos me pothuajse të gjithë sektorët,
Kuçova( inxh Gaqo.) Sektori i Patosit, Përgjegjës Sadik Ismaili ) Sektori i Parafabrikateve (Bejo Hajro ,Ylvi Ganiu
dhe inxh Ferik Pelivani) përgjegjës ,Sektori i Sarandes (Pavllo Kiço :) Drejtor ndërmarrje Dhoskë Tundo, dhe
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
29
Krye inxhinier Andon Duka dhe Vasil Ndreko, në këtë objekt kontribuan saldatore mjeshtra të vërtetë,emrat dhe
siglat mbi saldimet e bëra nga duart e tyre jane "të gdhëndura" pavdekësisht në metal në metal Nje punë e cila sa
më shumë kohë kalon aq më e vlerësueshme bëhet Si inxhinierë projektues mbaj mënd se ishin Eflatun Shtino, Safa
Kumbaro, Stilian Pili ,Lefter Shulla, Kleanthi Dusha, Novruz Velaj , Harilla Maluqi, Viktor Vasili Demir Beqiri,
dizenjatoret Drita Shulla,Lida Kristo, Selamie Hatia e Liri Haxhi ,topografët Vasil Peçi , Petrit Selimi dhe topografi i
Institutit Gjeologjik i angazhuar posaçërisht etj , nuk mund të mos përmëndet edhe kontributi i shoferëve Viktor
Kristo,Todi Mihali,Sazan Shako (kërkoj ndjesë për këdo që nuk mund të kujtoj sot.)
Në orën 14 °° të datës 15 korrik 1975 kemi ndezur fakelin rreth 30 m të lartë në Q SH G Fier dhe rreth orës 18 °°
gazi u fut në proçes në uzinën e plehrave ,në Azotik Një vënd të veçantë zë kontributi direkt i Filip Nashit me të
cilin kemi patur kontakte të drejtpërdrejta nëpër takime në salla apo zyra por edhe në terren apo holle hotelesh
,është për t'u përmëndur se duke përshkuar së bashku me të zonën e Fushbardhës ,Qafën e Skërficës,Krdhiqin një
zonë e pa shkelur ,tepër malore dhe me përrenj e pyje të dëndur gjykohej për marrje vendimesh sa më të drejta
për koregjimet e gjurmës së tubacionit, apo punën për rreth 5 deri 6 muaj rresht me inxh Dhimitër Dedën e inxh
Llazar Topin,me të cilët na ndante mëngjezi herët dhe na bashkonte errësira e natës në hotelet e Tepelenës,
Gjirokastrës apo Sarandës.
Ish NAFTESJELLESI PATOS
Tubacioni 12 “ Ballsh -Fier
Filloi ndërtimin në vitin 1978 Për kryerjen e punimeve nga ana e Ndërmarrjes së ndërtim Montimit Patos
u angazhuan disa sektorë ,në veçanti ai i Kuçovës dhe i Patosit .thuajse të gjithë saldatorët ishin të provuar si
specialiste ndër më të mirët .Në këtë objekt si me punime ndërtimore ashtu edhe me montimin e tubacionit pjesën
më të madhe e realizoi NN Industriale Fier me Drejtor Anastas Ponen dhe K/inxhinier Shpëtim Emirin e kryetar të
degës Teknike Inxh Petraq .. .... .Punimet përfunduan në periudhën kur filloi shfrytëzimin edhe v.b. Cakranit dhe
gazi i v.b. Cakran fillimisht filloi të përdorej për prodhimin e energjisë elektrike në T E C Fier ,më tej filloi edhe në
Azotik i cili për shkak të problemeve të përmbajtjes së lagështirës dhe gazit Sulfhidrik ,deri sa mori masat e duhura
me impjantet e modifikuar e të shtuar e filloi edhe ai përdorimin e tij. Në ditët e para të vënies në shfrytëzim të
këtij gaz-sjellesi ndodhi një avari e rëndë në zonën e Patosit ,problemi që u konstatua ishte se ,pas zbulimit të
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
30
tubacionit në vënd ndodhjen e avarisë ishte montuar tubacion 12 " me tegel gjatësor saldimi ,gjë që ishte një
thyerje e rëndë e disiplinës teknike pasi i gjithë tubacioni ishte projektuar me tubo pa saldim për shkakun se pritej
të punonte me vlera të larta të presionit të punës ,,( ishte hera e parë që në vënd, në tubacione magistrale
transporti të gazit, u përdorën fllanxha të presionit të lartë me gushë të cilat u derdhën në U M Patos dhe u
përpunuan në Ndërmarrjen e Naftësjellësit në bashkpunim me Uzinën Mekanike të naftës në Kuçovë dhe Patos
.Për këtë anomali të rëndë u thirrën nga Ministria e Jashtme ,përfaqësues të palës Greke e cila ishte furnizuesi Pas
kontakteve dhe diskutimit të palëve u muar përsipër përgjegjësia nga pala Greke sepse një parti tubosh që kishte
ardhur në objekt ishte marrë në vëndin e gabuar ,si përfaqesues i Ministrise së jashtme ( e cila në ato vite
mbulonte edhe mardheniët me tregetinë e Jashtme ) erdhi Inxh Qazim Qazimi dhe nga pala e ndërmarrjes së
Naftësjellësit u perfaqesuam me Kristaq Koliçin Drejtor dhe Haki Rrokaj në rolin e k/inxhinierit dhe Kryetarit të
degës Teknike Po në këtë magistral ,në dimrin e vitit 1980 pati një vërshim i lumit të Gjanicës i cili shkaktoi tre
dëmtime të rënda në pasarelat e kalimit të tij në Gjorgos,Visokë dhe Belishovë .Një rast tepër i rrezikshëm dhe me
disa pasoja në lëndime të mjaft personave që u ndodhën në vëndin ku punohej për shkarkimin e kristalohidrateve
dhe kondensatit të grumbulluar ishte ai i vitit 1982 në afërsi të Q.SH. G. Fier kur gjat shkarkimit u ndez një sasi e
madhe kondensati ,dhe gazi e cila për shkak të sasisë dhe rrezatimit dogji në pjesë të lëkurës të zbuluar.disa prej
tyre lehtë por pati edhe një rast që përfundoi në spitalin e Vlorës pak ditë më vonë ,ish drejtori i Sodë PVC në Vlorë
që u ndodh aty rastësisht....
NAFTESJELLESI PATOS
Qëndra e zyrave të administratës së Ndërmarrjes së transportit të naftës dhe gazit ose Vajgursjellësit
,fillimisht ato kanë pas qënë në Kuçovë,më pas u transferuan në Patos ,sepse epiqëndra e zhvillimeve të naftës dhe
gazit u çvendos në Fier me zgjerimet e v.b. Patosit,zbulimit të Marinzës,e më vonë Gorishtit,Visokës, Ballshit etj.Deri
rreth viteve 70 zyrat ishin në disa objekte me një kat ,në hyrje të fshatit Dukas,më pas ,në afërsi të tyre dhe thuajse
brënda territorit të Uzinës Mekanike të naftës,kur drejtor i ndërmarrjes ishte Todi Lëngu ,u ndërtua një objekt me dy
kate i cili u përdor për zyrat e administratës ,magazinën ,fare afër tyre ish reparti i shërbimit
Disa punonjes te kesaj ndërmarrjeje janë ndarë nga jeta në krye të detyrës ,kështu ndër të parët përmënden
inxh Muhamet Shehu dhe tekniku Myrteza Kepi ,më pas në stacionin e Usojës tre punonjes te cilet u helmuan nga
gazi sulfhidrik ………… ne Q.Sh.G Ballsh u aksidentuan inxh Bektash Bilali ,dhe punonjesit Estref Jaupi dhe Petrit …..
Hekuran Gropa për të cilë si edhe për shumë të tjerë të ndarë nga jeta në ndërmarrjet e tjera të nafyë si në
Gorisht,Ndërtim,Avaroshpëtues,Prodhimin Ballsh është rasti t’i përkujtojmë me nderim e respekt
Në këtë ndërmarje ,sipas deklarimeve të tyre kanë qënë në punë disa persona të cilët kishin punuar qysh në
kohën që administrimi bëhej nga A.I.P.A ose A.G.I.P.Todi Lëngu, Miti Prifti, Hilli Prifti,Taqi Çuko (Karbunara) Dhimitër
Nakuçi, Vangjel Shyta e Apostol Shyta ishin ata të cilët që nga Kuçova deri në Vlorë AIPA i kishte punësuar Todi
Lëngu ,ish saldator tregonte se fillimet e punës për saldimin e tubacionit 8 " ,Kuçovë -Vlorë për saldime të tij janë
kryer vetëm me gazogjen,më vonë u prodhuan moto- gjeneratoret e saldimit të cilët u futën në punë në ketë objekt.
STACIONET E POMPIMIT TE NAFTES KUÇOVE DHE FIER
I ndërtuar në vitet 1934-1936 nga AIPA me tre pompa me piston dhe veprim të dyfishtë për dërgim të naftës
brut nga vëndburimi i Kuçovës në drejtim të Vlorës dhe më vonë me zbulimin e vëndburimeve Patos , Marinëz,Ballsh
,Gorisht etj edhe për pritje të naftës nga këto vëndburime dhe dërgimin e saj në drejtim të U.P.N. Fier dhe në të
kundërt .Edhe në këtë stacion. në fillim kanë pas qënë ndërtuar objekte banimi për punonjësit si dhe infrastrukturë
modeste për ujin dhe energjinë e shërbime të tjera
STACION I BITUMIT TË LËNGËT CERRIK
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
31
U ndërtua rreth viteve 1971 -1972 ,për eksportin e bitumit të lenget me rrugën automobilistike nëpërmjet
autoboteve termus ,vijoi funksionimin gjat kohës që ishte në punë edhe UPN Cërrik ,aktualisht nuk di se ç'ka
ndodhur me të ,paisjet e këtyre stacioneve ishin pak a shume tipike me dy kaldaja "Olitherm" prodhim i Luigi
Menestrini të Trentinos në Itali me kapacitet termik 800000 k.kal ,me pompë me ingranazhe dhe depozita të
termoizoluara të paisura me serpentina për këmbim nxehtësië të vajit diatermik me bitumin .Temperatura
nominale e vajit në dalje të furrit (kaldajës)ishte rreth 225 °C
STACION I BITUMIT TË LËNGËT VLORË
U ndërtua rreth viteve 1971 -1972 ,për eksportin e bitumit të lenget me rrugën detare nëpërmjet
autoboteve termus ,vijoi funksionimin gjat kohës që ishte në punë edhe UPN Cërrik, dhe Fier ,aktualisht nuk di se
ç'ka ndodhur me të ,paisjet e këtyre stacioneve ishin pak a shume tipike me dy kaldaja "Olitherm" prodhim i Luigi
Menestrini të Trentinos në Itali me kapacitet termik 800000 k.kal ,me pompë me ingranazhe dhe depozita të
termoizoluara të paisura me serpentina për këmbim nxehtësië të vajit diatermik me bitumin .Temperatura
nominale e vajit në dalje të furrit (kaldajës)ishte rreth 225 °C
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
32
STACION I BITUMIT TË LËNGËT DURRËS
U ndërtua rreth viteve 1971 -1972 ,për eksportin e bitumit të lenget me rrugën detare nëpërmjet
autoboteve termus ,vijoi funksionimin gjat kohës që ishte në punë edhe UPN Cërrik, dhe Fier ,aktualisht nuk di se
ç'ka ndodhur me të ,paisjet e këtyre stacioneve ishin pak a shume tipike me dy kaldaja "Olitherm" prodhim i Luigi
Menestrini të Trentinos në Itali me kapacitet termik 800000 k.kal ,me pompë me ingranazhe dhe depozita të
termoizoluara të paisura me serpentina për këmbim nxehtësië të vajit diatermik me bitumin .Temperatura
nominale e vajit në dalje të furrit (kaldajës)ishte rreth 225 °C
PARK DEPOZITASH NARTË
Është ndërtuar në vitin 1957 në bazë të një projekti Rus me tre depozita me aftësi mbajtëse rreth 4500 ton
secila dhe një stacion pompimi me dy pompa që dërgonin naftën brut në Ujin e Ftohtë ,Me zbulimin e vëndburimit të
Gorishtit u kompletua dhe u modifikuan mjaft objekte për t'ju përgjigjur përballimit të dërgesës së naftës së këtij v.b.
në drejtim të Fierit dhe Kuçovës ku ishin objekte të tjera në funksion si UPN Fier(1966 ) dhe UPN në Kuçovë dhe Cërrik
Në këtë stacion u montua edhe një furrë ngrohjeje nafte e cila shumë pak u ngarkua me punë ,me fillimin e
punes së U.P.N. Ballsh ky stacion u kompletua edhe me një park të ri shtesë me aftësi mbajtëse prej 20000 m ³ dhe me
sistemin e mbushje zbrazjes së tankerave në det në një distancë 3,4 km nga bregu dhe 7,8 km nga stacioni Sot objekti
është privatizuar nga ARMO dhe është jashtë shërbimit Një pjesë e punonjëve të tij qysh në vitet 2008 u larguan nga
puna nën justifikimin e reformimit dhe aktualisht pjesa e mbetur vijojnë të bëjnë roje pa asnjë funksion tekniko
prodhues në këtë stacion
SISTEMI I MBUSHJE ZBRAZJES SË TANKERAVE NË GJIRIN E VLORËS
Është ndërtuar në vitin 1978-1979, paralelisht u ndërtua edhe parku i ri i rezervuarëve në stacionin e Naftës
në Nartë,si dhe dy tubacionet që lidhnin Stacionin e pompimit në Nartë me sistemin e mbushjes dhe zbrazjes së
tankerave. Projekti i platformës ,sistemit të bovave dhe korpomortove u realizuan në bashkpunim,sektori i
projektimeve të Institutit Teknologjik ,e Kantierin detar Durrës,ndërsa ai i parkut të Ri dhe tubacioneve ,dhe lidhjeve
teknologjike u krye nga Sektori i projekteve të Institutit Teknologjik.Në projektin e mbrojtjes katodike bashkpunoi
Universiteti Shtetëror i Tiranës Katedra e Kimisë me autor kryesor Sami Meqemea.Punimet në parkun e Rezervuarëve
u kryen nga Sektori i Patosit me Përgjegjës Sadik Ismailin dhe inxhinier Ferik Pelivanin,ndërsa punimet në sistem
u kryen nga kantieri Detar Durrës në bashkpunim me Ndermarrjen e Montimeve Industriale dhe Ndërtim Montimin
Patos,Në platformën në det ishte montuar grupi i saraqineskave dhe nyjet lidhese me dy kokat fundore të tubacioneve
12 " metalik që ishin shtrirë në tabanin e detit të fiksuar me rënduesa betoni e të paisur me protektorë në çdo 20 m
,.Bashkimi me urën komanduese me saraqineska në platformë bëej me tubogome 12 " Pn 10 atm ,kjo për të
amortizuar goditjet nga dallgëzimi ,Dalja nga platforma për në sistemin e 3 tubogomave të mbushjes dhe zbrazjes së
tankerave të cilat ishin 2 copë nga 140 m dhe një 160m ,zakonisht në praktikën e shfrytëzimit janë lidhur dy tubo ne
dy krahët e tankerave,Korpo mortot ishin secila me peshë 150 ton ,dhe pesë të tilla të vendosura për fiksimin e pesë
bovave që kapeshin nëpërmjet gadinave me hallka 90 kg secila ,çdo hallkë kishte një diametër rreth 45 mm dhe në
pjesën e rrezikshme ku erozioni nga rëra dhe valëzimi.( Në relacionin për trajtimin e sistemit të lidhjes së tankerave
shkruhej se sipas llogaritjes 4 deri 5 ose gjashtë gadinat ,dy të tabanit dhe tre mbi taban duhej të inspektoheshin çdo
dy vite) dhe rezultonte saktësisht që bovat të gjëndeshin të shkëputura nga sistemi dhe lundronin nën ndikimin e
rrymave te ujit brënda gjirit të Vlorës ,disa herë në ujërat përballë Radhimës ,Jonufrës apo ujit të Fohtë dhe për rreth
pontilit kur ato ndalonin për shkak të ngecjes në cektinë të hallkave të fundit zinxhirit të këputurProjektues kryesore
te sistemit mbaj mënd se ishin inxh Gani Ismailati,dhe Eflatun Shtino. Lefter Shulla,Kleanthi Dusha Harilla
Maluqi etj
TUBACION 12 “FIER,VLORE
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
33
Me rritjen e mundësisë së përpunimit të naftës në Fier ,si dhe kërkesës për konsum të naftës brut në Azotik dhe
TEC në vitet 1966 - 1968 u ndërtua tubacion 12 " për lidhjen në rrjet të këtyre konsumatoreve dhe përpunuesëve të
rëndësishëm ,vlen të theksohet se në atë periudhë kishte një rritje të eksportit të bitumit të lëngshëm fillimisht me fuçi
,e më pas me tre impjante të bitumit të lëngët një në Portin e Vlorës ,një në Durrës dhe një në Cërrik ,Këto stacione
ishin të kompletuara me parqe rezervuarësh të bitumit të lëngshëm ,të termoizoluar dhe të vendosura në pozicionet
ku ishte i volitshëm eksporti i bitumit të lëngët me autobote termus të cilët ruanin temperaturën në mbushje dhe gjat
rrugës deri në destinacion ,por edhe të paisur me serpentina ngrohëse me avull ose me vaj diatermik i cili ishte i
mundshëm në secilin stacion Në këta stacione ishin të instaluara nga dy kaldaja për ngrohje të vajit diatermik deri në
temperaturat 230 °C dhe me një kapacitet kalorifik prodhues për këmbim rreth 800 000 k.kal /orë Sot nuk jam i
informuar për fatin e tyre përjashto këtë të Vlorës që nuk ekziston me asgjë në të si kudo në industrinë e naftës qe
funksiononte në kohën për të cilën bëjmë fjalë
STACION POMPIMI NAFTE KUÇOVE
I ndërtuar në vitet 30 nga AIPA me tre pompa me piston dhe veprim të dyfishtë për dërgim të naftës brut nga
vëndburimi i Kuçovës në drejtim të Vlorës dhe më vonë me zbulimin e vëndburimeve Patos , Marinëz,Ballsh ,Gorisht etj
edhe për pritje të naftës nga këto vëndburime dhe dërgimin e saj në drejtim të U.P.N. CERRIK, FIER BALLSH dhe në të
kundërt .Edhe në këtë stacion.si edhe ne ata te ndermjetmit në fillim kanë pas qënë ndërtuar objekte banimi për
punonjësit si dhe infrastrukturë modeste për ujin dhe energjinë e shërbime të tjera .
STACION POMPIMI NAFTE SKROFOTINE
Stacion ndërmjetës për pompimin e naftës në drejtim të Vlorës dhe pas viteve 1970 edhe në drejtim të kundërt
,në drejtim të U.P.N. Fier .Në vitet 1968 ,1969 kaloi edhe si stacion ngrohjeje për naftën brut
Ka ruajtur deri në vitet 90 depozita të naftës brut në të cilat për shkak të mos njohjes së saldimit me rrymë elektrike
është përdorur perçinimi për bashkimin e llamarinave të palltos, çatisë dhe dyshemesë së depozitës . Në teritorin
brënda rrethimit të stacionit deri në vitet 90 ekzistonin banesa që shërbenin për punonjësit e stacionit edhe sot
aktualisht ne vendin e ndertimit te tij ndodhet nje depozite 20 m ³ b/a e lartesuar me nje platforme betoni rreth 20
mm te larte (shikoni foton ne harten e vend vendosjes se stacionit.)
Q SH G Fier
Ndërtuar në vitin 1968, pas zbulimit të v.b. Divjakë Tortonian dhe vënies në shfrytëzim të puseve të parë
rezultativ,,në muajin Shkurt 1967 gazi i vb Divjakë filloi të digjej në T.E.C. Fier , nga Q.SH.G ai futej në rregullatorin e
sasisë para reduktimit me presion rreth 6 atm, rregullatori, ( valvola rregulluese) ruante një presion për në kaldaja
nën vlerën 0,2 deri 0,3 atm, ai furnizonte 5 kaldaja, Azotiku ende vijonte të punonte me naftë brut sepse nuk ishte
përgatitur teknikisht për përdorimin e gazit në proçes, .Qëndra e Shpërndarjs së gazit ende nuk ishte konfiguruar dhe
dukej thuajse një shfrytëzim provizor i saj, në atë periudhë edhe punonjës të specializuar e me përvojë nuk
kishte,përgjegjës për qëndrën në atë kohë ishte Jonuz Ceka ,një ish ushtarak korrekt por pa përvojë në fushën e gazit
,pak muaj më pas ai kaloi me detyrën shitës i vajgursjellësit për naftën brut TEC it dhe Azotikut,pasi edhe TEC i edhe
Azotiku e flluan punë me naftë brut,më vonë disa vite më pas kur unë jam kthyer në vitin 1973 i kam gjetur
të punonin TEC in me mazut dhe Azotikun me gaz.Në këtë qëndër më pas përgjegjës u emëruan Llazar
Gjymshana,Aneta Papadhopulli (Kusta) ,dhe u kompletua me punonjës me arsim të mesëm profesional apo të
përgjithshëm Ndër pionierë të punës në to përmënd Fatmira Çapuni ,Elvira Mërtiri,Azbie Kipe,Evgjeni Gjonçi Natasha
Mamo,Drita Tase etj, pjesë përbërëse e ekipit ishin kipistat Dhimitraq Kosho dhe Fotaq Rexha si dhe axhustatorët Todi
Binjaku etj.
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
34
Q.SH.G.Ballsh.
Përfundoi së ndërtuari me vënien në punë të UPN Ballsh , për projektimin e saj u aplikua ngjajshmëria me QSH
G Fier në kuptimin konceptual me përjashtim të marrjes në konsideratë një realiteti të ri që në këtë qëndër do të
kalonin sasi të gazit të v.b. Finiq dhe më vonë me zbulimin e v.b. Cakran sasi të gazit të këtij v.b që lidheshin edhe me
investimin e kryer në UPN Ballsh për pastrimin e gazit shoqërues nga Gazi sulfhidrik si dhe sasitë e kondensatit që
bashk-shoqëronin atë .një veçori që dua të theksoj është plotësimi i skemës me disa gaz ndarësa dhe sidomos me
aparaturën rregulluese dhe matëse pneumatike, projekti i tij u realizua nga inxh Baftjar Haxhi dhe u ndoq në zbatim
nga inxh Nazif Cjapi në atë kohë inxhinier në Sektorin e transportit të gazit në Fier .Sasi të konsiderueshme
kondensati kapeshin në periudhën e fillimit të shfrytëzimit të v.b .Cakran edhe në QSHG edhe në atë të Fierit si edhe në
ujn-darësat e vendosur gjat linjës së tubacioneve magistrale ,zakonisht në çdo vënd të përshtatshëm dhe të llogaritur
,në rasin konkret për këtë tubacion sasitë më të konsiderueshme janë kapur në ujë-ndarësin e Belishovës
Stacion shperndarje Gazi Kombinati Metalurgjik
Kombinati Metalurgjik filloi të përdorte gazin Natyror në vitin 1980 , , Në vitin 1979 me zbulimin e rezervave
të gazit në v.b Cakran u krijua mundësia e furnizimit të kombinatit ,në prespektivë shikohej edhe për Tiranën ,por
fontana e hapur e Ca 37 e largoi shpresën duke e futur në një krize të thellë thuajse gjithë ekonominë e vëndit ,Në vitin
1979 filloi ndërtimi i gaz sjellësit Portëz Elbasan,,lidhja e tij u bë në pusetën e Portëzës, ne fazen e parë nëpërmjet gaz
sjellsit furnizohej Kombinati,TECi l kombinatit ,TEC i Cerrikut dhe UP Naftës Cerrik, kjo vijoi deri në vitin 1983 .kohë
në të cilën u mbyllën problemet me Cakranin ,dhe në situatën që u krijua duhej ruajtur dhe kursyer në maksimum
gjëndja e rezervave ,pasi konsumi më tej duhej të përdorej thuajse vetëm për industrinë e plehrave.Gjëndja u
përkeqësua më tej sepse edhe me disa zbulime të bëra më pas si ne Divjakë e Ballaj pliocen ,Povelçë, Panaja ,Durrës e
Delvinë rezervat nuk kënaqnin nevojat e konsumit ,megJIthëse gazi natyror thuajse u dyfishua si prodhim ai nuk
arrinte të kënaqte kërkesat e industrisë konsumatore ,gradualisht erdhën me pas dhe ngjarjet politike të viteve 90 të
cilat e rënduan edhe më tepër situatën,deri sa ne vitet e fundit thuajse nuk ekziston më prodhim gazi ,
STACION I SHPERNDARJES SE GAZIT KAVAJE
Drejtohej nga Inxh gjeolog Naim .........,ishte tepër i kujdesëshëm dhe interesuar për mbarvajtur gjithçka.U
ndërtua në vitin1987 dhe filloi punë me gaz nga v.b. Ballaj, më vonë me vënien në shfytëzim të pusit Durrësi 15 u
lidh nëpërmjet një tubacioni 4" dhe shpërndante dhe tregëtonte gazin në konsumatoret Gozhdë -Bullona dhe
Fabrikën e qelqit deri sa siç dihet u shkatërruan,edhe fabrikat ,edhe ra prodhimi.
Tubacion 4 " Ballaj- Kavajë 14,6 km Tubacion 4" Durrësi 15-St gazi Kavajë
Shënim: Trasea e shtrirjes së tubacionit është e përafërt.
Tubacioni u ndërtua thuajse me aksion dhe gazi ka mbrritur në djegësat e fabrikës së qelqit në Kavajë
mbas dite rreth orës 17 deri 18 në mbrëmje,mbaj mënd se kemi shkuar ditën e nesërme për të parë në se kishte
probleme apo jo,nuk më kujtohet se me cilin koleg prej ndërmarjes isha ,por nga punonjësit e fabrikës dëgjuam
vetëm fjalë shumë të mira. Tubacioni u ndërtua nga ndërmarrja e Ndërtim Montimeve të Naftes dhe gazit
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
34
Tubacion 6" dhe 9" Tepelenë - Ballsh 40,1 km dhe Tub 6"Finiq- Tepelenë 55 km
Tub 6 dhe 4 polç Delvinë- Stlar 5,78 km
U përdor si një zgjidhje provizore ,por mbeti definitive për shkak të rastësisë të rrethanave të krijuara në
ecurinë e zhvillimeve në v.b. e Delvinës.
Depot e nënë-dheshme Mesovun ( Vlorë )
Janë edhe aktualisht 2 depozita të nënëdheshme me aftësi ruajtëse 3500 m kub ,destinacioni i tyre ishte për
naftë brut ,në fazën fillestare kur aniet mbusheshin në molin e skelës, ato më vonë (deri në vitet 2000, u gjetën të
përdorura si depozita vaji njëra dhe tjetra si depozitë gazoili) Teknikisht si depozita ishin hermetike dhe funksionale
përjashto portat hyrëse të cilat për t'u mbrojtur nga vjedhësat) ishin të dëmtuara ,ato kishin secila një galeri rrethore
e cila komunikonte me një galeri për derdhjen dhe largimin e mbetjeve të huaja si ujë e mbetje asfaltenesh apo
mbturina të tjera,Depozita e naftës nga një kontroll i bërë në verën e vitit 2000 rezultoi me një fund të mbushur deri
në 1,5 po 2 m nga fundi për shkak se nuk janë lejuar shkarkime për pastrimin e fundit ,pjesa tjetër deri afër grykës me
ujë dhe një shtresëz prej rreth 5 mm gazoil, depozita tjetër ishte e përdorur prej shumë vitesh me vaj
ushqimor.Tubacioni nuk ekziston ,ai është nxjerrë nga funksioni për shkak se traseja e tij kalonte përmes qytetit dhe
përbënte rrezik Edhe tek ish stacioni i Ujit të Ftohtë janë ndërtuar katër depozita me aftësi ruajtëse 3500 metra kub
TUBACIONI I TRANSPORTIT TE GAZIT
FINIQ-BALLSH
TUBACIONI I TRANSPORTIT TE GAZIT
FINIQ-BALLSH DHE DELVINE -STJAR
35
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
36
secila.Një prej tyre është dëmtuar që gjat luftës së dytë botërore nga një bombardim ,tre të tjerat qysh prej vitit 1975
nuk janë në përdorim ,aktualisht janë të zëna me banorë dhe ndërtime për rreth
Vendburimi i bitumit Selenice
Pjese e marre prej artikullit te shkruar per Selenicen me autor inxh Haki Rrokaj Ing . P: Bombaj publikuar
tek Https://naftetari.wordpress.com
Eshte i zbuluar nga siperfaqia me ane te shpimeve me rrjet kuadrativ 100 x 100 m.Raporti i pare gjeologjik i
vendburimit eshte bere nga gjeologu rus Jakushkin dhe ka dhene rezerva gjeologjike deri ne 100m thellesi nga
siperfaqia.Raporti i dyte gjeologjik eshte hartuar nga gjeologet shqipetar Reshat Myftari dhe Luçi Pleqi dhe jep
rezerva gjeologjike deri ne thellesi te vendburimit, deri tek shtresa e ranorit bituminoz qe eshte dyshemeja e
vendburimit. Shoqeria franceze ka bere rivleresimin e rezervave me ane te nje shoqerie angleze e specializuar dhe
çertifikuar e njohur ne bote per vleresimin e rezervave te mineralit me ane te nje programi te sofistikuar "Surpac"
duke ritur sasine e rezervave dhe kategorine e tyre ne vendburim , gje qe eshte nje baze e rendesishme per planifikim
dhe nxjerjen e rezervave te mineraleve nga nentoka ne perspektive.
Vendburimi i bitumit Selenice ka nje siperfaqe rreth 6 km kateror dhe pakua produktive me mineralet
(bitum natyral dhe zhavor bituminoz) shtrihet me nje kende renie rreth 12 grade nga juglindja ne drejtim te
veriperendimit.Rezervat industriale te mineraleve ne vendburim fillojne rreth kuotes +200 m dhe vazhdojne ne
thellesi te vendburimit deri ne kuoten -160m. Shfrytezimi i vendburimit ka filluar nga lart - posht me punime
horizontale, punime te pjerta dhe aktualisht me punime vertikale me ane te Pusit vertikal te minieres me thellesi 140
m.Aktualisht punimet e shfrytezimit me nentoke kane aritur deri ne kuoten -43 m dhe jemi duke pergatitur horizontin
e shfrytezimit me kuote -53m Pra, prej fillimit te shfrytezimit te vendburimit eshte shfrytezuar me punime
nentokesore rreth 240 m (ne vertikalitet) te pakos produktive, por theksoj se edhe kjo nuk eshte shfrytezuar ne gjithe
siperfaqen e vendburimit.Mbeten akoma dhe rreth 120 m pako produktive e pa takuar dhe shfrytezuar.Nderkohe
sqaroj se me menyren e shfrytezimit (sistemet e shfrytezimit) dhe teknollogjine e perdorur deri tani, ne zonat e
shfrytezuarame pare me punime nentokesore, rreth 30 % e rezervave te mineraleve (humbjet teknollogjike)kane
mbetur nentoke. Si konkluzion ne vendburimin e bitumit Selenice gjenden akoma rezerva te konsiderushme te bitumit
natyral dhe zhavorit bituminoz.
Bitumi natyral eshte nje aditiv natyral shume cilesor i cili modifikon shume mire bitumet e naftes qe perdoren
per asfaltim duke u permiresuar shume treguesit teknollogjik dhe duke garantuar rruge qe plotsojne normat e
komunitetit Evropian te rrugeve dhe duke rritur ndjeshem jetegjatesine e tyre.Zhavori bituminoz eshte nje lende
diegese shume e mire qe perdoret per prodhimin e materialeve te ndertimit.Koncentratet e zhavorit bituminoz kane
fuqi kalorifike deri 8,000 kkal/kg si dhe qymyret antracite dhe kane veti koksifikuese. Pra, duke qene se ne vendburim
ka rezerva te konsiderushme, mineralet jane te veçanta dhe te rendesishme ne ekonomi, dhe vazhdimisht po zgjerohet
tregu i shitjes, shoqeria franceze parashikon te kryeje investime te konsiderushme per permiresimin e teknollogjise se
nxjerjes dhe perpunimit e rritjen e prodhimit.Prandaj mendoj se perpektiva e minieres do te jet e mire, do te hapen
vende pune, do te zbuten problemet sociale te zones, do te rriten te ardhurat dhe do te permiresohet mireqenia dhe
natyrisht ne Buxhetin e shtetit do te derdhen te ardhuar me te medha qe rrjedhin nga taksat qe veprojne ne fushen
minerare dhe te tjera. Por, qe te realizohen keto objektiva shteti duhet te marr persiper dhe te kryeje detyrat qe i
takojne si monitorimin e shfytezimit te burimeve minerare ne vendburim ne te gjitha subjektet qe ushtrojne
veprimtari minerare, te mbeshtesi subjektet e veçanerisht investitoret e huaj (qe kane bere investime te
konsiderushme) ne zgjidhjen e problemeve qe dalin per shfyetezimin me pronaret e tokave, te ndertoj infrastrukturen
rrugore te pershtateshme per zhvillimin e veprimatrive etj
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
37
https://www.google.com/maps/d/viewer?mid=1U8OMt0Zj3VYJGeO3GUUyWyBwsV_3gMch&ll=40.6132864
2915121%2C19.859420665871084&z=10
Shoqeria franceze kryene aktivitet minerar dhe perpunues duke zbatuar te gjitha kerkesat teknike e ligjore qe
parashikon Ligji minerar dhe aktet nenligjore qe kan dal ne zbatim te tij.Por, ne vendburimin e Selenices kryejne
veprimtari minerare dhe disa subjekte te tjera, por shteti duhet te kerkoj nga keto subjekte dhe ti monitoroj ato qe te
plotesojne te gjitha kerkesat teknike e ligjore, me qellim qe te gjitha subjektet te jene ne kushte te barabarta dhe te
behet nje konkurence e ndershme ne treg.
Gjate ushtrimit te veprimtarise minerare subjektet pengohen nga "pronaret" e tokave, pasi jane te pakt ata qe
kane nje dokument hipotekor qe verteton se je pronar, por pretendojne se e kane pronesine e trasheguar, me ligjin
7501 etj. etj.Shteti sipas ligjit minerare duhet te krijoj kadastren minerare me qellim qe ne momentin qe ai jep lejen e
shfrytezimit toka duhet te kaloj ne kadastren minerare dhe subjekti ka vetem marredhenie me shtetin pronar i
burimeve natyrore. Selenica ka mbetur me nje rruge automobilistike te ngushte nje kalimeshe dhe vende - vende e
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
38
demtuar rende.Por a mund te zhvillohet veprimtari minerare dhe ta rritesh ate me kete rruge automobilistike? Eshte
shteti qe duhet te siguroje infrastrukturen rrugore nacionale dhe jo subjektet.Shteti qe eshte pergjegjes per shtetasit e
tij duhet t'i krijoj mundesi per berjen e investimeve per shfrytezimin e gjithe resurseve qe jane ne kete zone me qellim
zhvillimin dhe mireqenien e tij.Per kete qellim se paku duhet te ndertohej nje rruge automobilistike me e
pershtateshme qe te lidhe Selenicen me Vloren, por veçanerisht duhet te beje nje ure mbi lumin Vjosa ne Selenice qe ta
lidhia ate me autostraden Levan - Tepelene.Kjo do t'i krijonte mundesi kesaj zone per zhvillimin e saj dhe rritjen e
mireqenies.Kete gje e beri z.Ismail Qemali perpara vitit 1912 ne kohen e Perandorise Otomane dhe Shteti me qeverite
shqiptare qe ven e vijne akoma nuk po e zhvillojne kete zone.
Qeveria aktuale me sa jam i informuar ka projekte per kete qellim por, kaluan dy vjet dhe shikojme se nuk ka
ndonje zhvillim te ri. Nuk mendoj se duhet te flase per kontributin tim ne zhvillimin e kesaj miniere, pasi kur flet per
vetvehten ato nuk kane vlere, por edhe te çvletesojne.Me gjithe kete detyrohem te te beje me dije se si djal Selenice, biri
i nje minatori qe lindi dhe e mbylli jeten e tij ne Selenice,qe ka punar ne miniere qe ne kohen e SIMS, qe bitumi eshte
edhe ne gjakun tim, thekesoj se gjithemon kam qene i lidhur me minieren dhe ne vendet ku kam punuar ne miniere ne
periudhen 1973-1980, ne Ministri 1980 - 1992 (koha e monizmit) ne Ministri 1999 - 2006 (koha e demokracise) dhe
nga viti 2006 e ne vazhdim tek Kompania franceze, kam kontribuar per zhvillimin e minieres dhe qytezes sime
Selenica.
Por, ashtu siç e theksoni edhe Ju, per zhvillimin dhe mireqenien e komunitetit te Selenices dhe zones perreth
duhet te kontribojne te gjithe dhe veçanerisht djemt dhe vajzat inetelektuale te Selenices. Natyrisht ka shume gjera
per shkruar, probleme per te shtruar per diskutim dhe per te zgjidhur dhe shume perpjekje per te bere me Shtetin me
qellim qe Selenices t'i japim ate qe meriton, por shkurtimisht u perpoqa te te jap nje informacion me te plote nga ai qe
keni aktualisht.
Hekurudha e trenit Selenicë – Vlorë
Ndërtuar në vitin 1932 nga Administrata e Hekurudhave Itali ,Ajo u ndërtua për transportin e bitumit tip V që
nxirrej në minierën e Bitumit të SELENICËS,Treni dhe vagonat lëviznin në shina që banorët e zonës i quanin "dekovil"
dhe shina dekovili të cilat ishin me dimensione më të vogla se ato të standardit të sotëm hekurudhor .Rrugë të tilla
jane përdorur gjërësisht edhe në objekte dhe qytete të tjera, Këto në Vlorë kanë funksionuar për transportin e
kripës,nga kriporja e Nartës në Skelë, ne punimet për hapjen e dy tuneleve ,tunelit të madh siç është quajtur më parë,
kjo për shkak se ishte ndërtuar edhe një tunel tjetër që quhej tuneli i vogël i cili ndodhej në një distancë prej rreth 750
ml ne veri të plazhit dhe hotelerisë në Jonufër, pikërisht aty ku quhej plazhi Zhiron ose ku është ndërtuar hotel
"Nymfa",ky tunel u shkatërrua nga gjermanët gjat tërheqjes në luftën e II botërore,po kështu Vlora,Skela dhe Uji i
Ftohtë lidheshin gjithashtu me një linjë të tillë, Edhe në Kuçovë kanë ndertuar një linjë të tillë,shpesh në vagonat e tyre
përveç bitumit,materialeve ndërtimore etj gjeje edhe trupa të ushtrsë Italiane apo banorë të zonës së Selenicës dhe
Vlorës.Degradimi i linjës Selenicë - Vlorë filloi më parë se vitet 90,sepse u ndërpre eksporti i bitumit ,sot është vështirë
të dallosh edhe trasene e saj.Eshtë për të ardhurkeq që bitumi i Selenicës jep prej shekujsh ,dhe asnjë qeveri nuk mori
për sipër të bënte vt një zgjidhje ,apo t'ja vinte kusht kontraktor konçesionert për ndërtimin e një ure që të lidhë
qytetin e Selenicës me rrugën nacionale Levan -Tepelenë apo të rregullonte rrugën ekzistuese,Vlorë -Selenicë që eshtë
një distancë prej më pak se 30 km
PRILL 2002 Stacioni i Nartes F.I.E.T.K. Vlore (Foto te bera nga inxh Selim Molla)
Me inxh Gjeol Nikolla Kiço ne Sarande 1989
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin
e
tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin e tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
39
Szirak ,Hungari ,Pjesmarres ne mbledhjen e grupit te gazit per studimin
e rezervave dhe kerkesat deri ne vitin 2020
Divjake ,1989 ,takimi per 10 vjetorin e formimit te N.N.Gazit
Nga e majta ne te djathte Napolon Mertiri ,(Drejtor i pergjithshem i Naftes,Kodil Como
N.N.Gazi ,Dhimiter Cili Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Lushnje ,Haki Rrokaj Drejtor i N.N.Gazit dhe
Anastas Pone Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Fier
Guido Bonareli
Verani Borgucci Ikneiken Nafta Shqiptare Verani Borgucci Ikneiken 1942
Dokumenta historike te AGIP 1926 1950-F Guidi Reabilitimi i specialisteve te AIPA .1994
S Zuber Perhapja e vendburimeve te naftes italiane 1939
Madalena Vendburimet e naftes ne shqiperi 1938
Ineiken Potenciali naftembajtes i gjeosinklinalit te Adriatikut 1951
Zuber , Madalena Gjeologjia e naftes Shqiptare 1937.
S Popesku
Inxh O. Jakobini Rezultate te kerkimeve Italiane per nafte ne Shqiperi 1939
L’ Albanie dans la politique etrangere de la France (1919-juin1940)
Shënime për nxjerrjen e gazit natyror dhe Rjetin
e
tubacioneve te transportit dhe stacioneve të naftës dhe gazit në Shqipëri deri në vitin 1992
Stamboll 1991 ,Pas mbledhjes se grupit te punes per gazin 5 Korrik
Stavri Mbriçe Haki Rrokaj , studente ne Universitetin e Stambollit dhe Sali Resuli
Vlore 8 Prill 2018
40