KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 1
RAPORTI VJETOR
I
KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT EUROPIAN
VITI 2017
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 2
PËRMBAJTJA:
I. MISIONI I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT EUROPIAN
II. RREGULLORJA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT EUROPIAN
III. ZBATIMI I PROGRAMIT TË PUNËS SË KKIE PËR VITIN 2017
IV. MONITORIMI I ZBATIMIT TË DETYRIMEVE TË PROCESIT TË INTEGRIMIT
V. SHOQËRIA CIVILE NË KËSHILLIN KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN EUROPIAN
VI. RRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E
INTEGRIMIT EUROPIAN
VII. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
VII. ANEKSE
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 3
I. Misioni i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE), është struktura më e lartë këshillimore kombëtare
për integrimin europian, e krijuar në bazë të Ligjit nr. 15/2015, datë 05.03.2015, “Për rolin e Kuvendit
në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, si një instrument i
rëndësishëm për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse lidhur me reformat integruese të vendit.
KKIE ka si mision parësor të nxisë dhe garantojë bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcave
politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe të sigurojë rritjen e transparencës në
vendimmarrjen për çështjet e integrimit.
Krijimi i Këshillit Kombëtar u iniciua në adresim të rekomandimit të Dialogut të Nivelit të Lartë BE-
Shqipëri, për ngritjen e një strukture gjithëpërfshirëse për integrimin europian, e cila do të garantonte
zhvillimin e një dialogu politik konstruktiv e të qëndrueshëm dhe do të siguronte gjithëpërfshirjen në
realizimin e reformave dhe detyrimeve të anëtarësimit1. Kjo strukturë ka forcuar më tej rolin kontrollues
të Kuvendit në procesin e integrimit europian, duke mundësuar fuqizimin e vazhdueshëm të rolit të tij,
si një aktor i rëndësishëm në monitorimin e detyrimeve të anëtarësimit.
Përgjegjësitë kryesore të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian janë:
• nxitja e bashkëpunimit midis forcave politike, institucioneve shtetërore dhe të pavarura dhe
shoqërisë civile, në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian;
• sigurimi i një diskutimi të vazhdueshëm për politikat e integrimit europian, të zbatuara nga
institucionet shtetërore, me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë të interesuar;
• monitorimi i zbatimit të detyrimeve për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian;
• analizimi i kuadrit ekzistues normativ dhe praktikave në lidhje me procesin e integrimit europian,
për çështjet që merr në shqyrtim; sigurimi i bashkëpunit të vazhdueshëm për procesin e integrimit
me komisionet e përhershme parlamentare dhe me strukturat e tjera përgjegjëse për integrimin
europian; monitorimi i ecurisë së procesit të negociatave/bisedimeve për anëtarësim;
• këshillon ose jep opinione lidhur me procesin e negociatave;
1 Konkluzionet e takimit të parë të Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri.
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 4
• mban kontakte dhe shkëmben informacion me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Kryetarin
e Kuvendit dhe Kryeministrin, nëpërmjet Kryetarit të Këshillit Kombëtar për Integrim Europian;
• zhvillon takime me drejtuesit e grupit negociator dhe drejtuesin e delegacionit shqiptar në
negociatat/bisedimet për anëtarësim;
• raporton të paktën një herë në vit në Kuvend mbi punën e Këshillit.
Në zbatim të rolit të tij, si një garantues i dialogut gjithpërfshirës, KKIE ka pasur në fokus, promovimin
e përfshirjes të të gjithë aktorëve të procesit të integrimit europian. Këshilli Kombëtar i Integrimit
Europian e sheh parësor rolin e shoqërisë civile dhe të të gjithë aktorëve të procesit të integrimit ndaj do
të vijojë të forcojë në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin me shoqërinë civile si dhe të kontribuojë
në forcimin e kapaciteteve të saj, si një partner shumë i rëndësishëm në ecurinë e suksesshme të
reformave të integrimit.
Në këtë kuadër, edhe gjatë vitit 2017, KKIE i kushtoi vëmendje forcimit të kapaciteteve për procesin e
integrimit europian, duke zhvilluar raundin e dytë të Shkollë Verore Europiane, si një praktikë e
rëndësishme, e cila kontribuon në promovimin e një qasje të re të unifikuar të formimit të vazhdueshëm
e gjithëpërfshirës për çështjet e Integrimit Europian.
Shkolla Verore Europiane 2017 ishte e hapur për administratën publike, për studiuesit e rinj, organizatat
e shoqërisë civile, biznesin dhe grupet e tjera të interesit, me qëllim ofrimin e njohurive të thelluara
teorike dhe praktike në politikat dhe legjislacionin e BE, përafrimin e tij me legjislacionin vendas dhe
zhvillimin e suksesshëm të negociatave të anëtarësimit.
II. Zbatimi i Programit të Punës së KKIE për vitin 2017
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, krahas takimeve periodike i ka kushtuar vëmendje rolit të
rëndësishëm që ky Këshill ka në garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës jo vetëm ndërmjet forcave
politike dhe institucioneve publike, por veçanërisht bashkëpunimit me shoqërinë civile, botën akademike
dhe të gjitha grupet e interesit të shoqërisë.
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 5
Në këtë kuadër, në përputhje dhe me Programin Vjetor të Punës, krahas takimeve periodike, një
vëmendje e veçantë i është kushtuar takimeve tematike dhe diskutimit me grupet e interesit mbi sfidat e
procesit të integrimit europian dhe rëndësisë së përfshirjes aktive të tyre në këtë proces. Këto takime
synojnë promovimin e përmirësimit të njohurive mbi procesin e integrimit evropian, për të rritur
ndërgjegjësimin e publikut dhe për të nxitur dialogun me grupet përkatëse të interesit mbi kapitujt
kryesorë e më sfidues të legjislacionit të Bashkimit Europian.
Bazuar në parashikimet e Programit të Punës së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin
2017, u organizuan aktivitetet e mëposhtme:
1. Takim me studentë e pedagogë në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”.
Në 6 shkurt 2017 në Akademinë Publike të Universitetit të Durresit “Aleksandër Moisiu”, u zhvillua një
takim i hapur me studentë e pedagogë ku u diskutua për sfidat e rinisë në procesin integrues të vendit
dhe roli që duhet të luajë ajo në këtë proces. Takimi u fokusua kryesisht te sfidat dhe problematikat
kryesorë të evidentuara nga studentët, të cilat shkaktojnë vonesa në procesin e anëtarësimit në BE.
2. Diskutim me studentë e pedagogë në Universitetin Europian të Tiranës.
Bashkëbisedimi me studentë e pedagogë, mbi sfidat dhe ardhmërinë e procesit të integrimit, u zhvillua
edhe në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, në kuadër të Ditës së Europës, 9 maj 2017.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte diskutimi mbi mundësitë dhe sfidat e rinisë shqiptare në kuadër të procesit
të integrimit europian të vendit, dhe inkurajimi i tyre për pjesëmarrje aktive në këtë proces.
Studentë dhe pedagogë të rinj diskutuan mbi arritjet e deritanishme të procesit dhe propozuan hapa
konkrete për realizimin e një procesi gjithëpërfshirës, i cili mundëson debat të vazhdueshëm mbi të gjitha
reformat që lidhen me anëtarësimin e vendit.
3. Tryezë diskutimi "Politikat Europiane për të rinjtë" e zhvilluar në Tiranë në bashkëpunim
me Rektoratin e Universitetit të Tiranës.
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 6
Në datë 20 Dhjetor 2017, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian në bashkëpunim me Rektoratin e
Universitetit të Tiranës, organizoi Tryezën e Diskutimit “Politikat Europiane për të rinjtë”. Takimi kishte
në fokus kryesor programin Erasmus të Bashkimit Europian, dhe përfitimet e shumta prej tij në
mbështetje të përmirësimit të metodologjive të mësimdhënies, rritjes së vazhdueshme të kapacitetit të
stafit akademik dhe veçanërisht, mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik.
Zhvillimi i takimeve tematike do të vijojë të jetë në fokus të veprimtarisë së Këshillit Kombëtar të
Integrimit Europian, në mënyrë që të stimulojë debatin gjithëpërfshirës, mbi hartimin dhe zbatimin e
politikave dhe legjislacionit në përputhje me politikat e Bashkimit Europian.
III. Monitorimi i zbatimit të detyrimeve të procesit të integrimit
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 7
Ecuria e 5 prioriteteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit2
Monitorimi i vazhdueshëm i zbatimit të 5 prioriteteve kyçe të përcaktuara nga Komisionin Europian për
hapjen e negociatave të anëtarësimit, mbetet një nga detyrat parësore të KKIE. Në këtë kuadër, takimi i
parë periodik i KKIE për vitin 2017, është fokusuar në monitorimin e ecurisë së zbatimit të pesë
prioriteteve kyçe dhe në rritjen e kapaciteteve administrative, të cilat do të mundësojnë zbatimin efektiv
të detyrimeve të anëtarësimit. Në këtë mbledhje, përfaqësues nga Ministria e Integrimit Europian bënë
një prezantim të detajuar mbi zhvillimet më të fundit në kuadër të ecurisë së pesë prioriteteve, dhe
diskutuan me anëtarët dhe të ftuarit e përhershëm në KKIE, mbi hapat e parashikuar deri në hapjen e
negociatave.
Gjithashtu, po në kuadër të monitorimit të detyrimeve të procesit të integrimit, gjatë vitit 2017,
Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ka analizuar dhe ka dhënë sugjerimet
përkatëse për dokumentat e mëposhtëm strategjikë:
• Plani Kombëtar i Integrimit Europian 2017-2020;
• Plani i Veprimit për adresimin e rekomandimeve afatshkurtra të Raportit të Komisionit Europian
për Shqipërinë për vitin 2016;
• Raporti i detajuar i Këshillit të Ministrave mbi zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Planin
Kombëtar për Integrimin Europian dhe menaxhimin e fondeve nga Bashkimi Europian dhe
donatorë të tjerë për vitin 2016;
• Raportet tre mujore të hartuar nga Ministria e Integrimit Europian;
• Dokumenti Konceptual lidhur me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, hartuar nga
Ministria e Integrimit Europian.
2 5 prioritetet për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të përcaktuara në Strategjinë e Zgjerimit të
Komisionit Europian 2013-2014.
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 8
IV. Rritja e kapaciteteve për çështjet e integrimit europian
Organizimi i Shkollës Verore Europiane (SHVE) ka qenë një nga iniciativat mjaft të suksesshme të
Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Duke filluar nga shtatori 2016, KKIE ka organizuar Shkollën
Verore Europiane3, e cila synon identifikimin e aktorëve të mundshëm në ndihmë të Ekipit Negociator
për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe të krijojë një grup ekspertësh me njohuri të thella mbi
proçesin e vendim-marrjes dhe anëtarësimit në BE.
Shkolla Verore për vitin 2017, u organizua nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE), në
partneritet me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
(OSFA) dhe Fondacionin Friedrich Ebert, në datat 4-8 Shtator 2017.Organizimi i Shkollës Verore për
vitin 2017, është miratuar me Vendimin e Byrosë së Kuvendit nr.107, datë 09.03.2017.
Për të dytin vit radhazi, Shkolla Verore Europiane synoi identifikimin dhe angazhimin e aktorëve të
spikatur nga të gjitha institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit, duke krijuar një
grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit europian, të cilët mund të
kontribuojnë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shkolla Verore Europiane
2017 ofroi një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në Bashkimin Europian,
skenarët e mundshëm për të ardhmen e tij dhe veçanërisht, të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE me
vendet e Ballkanit Perëndimor. Shkolla Verore synoi gjithashtu, forcimin e aftësive negociuese të
pjesëmarrësve me anë të metodave praktike për zhvillimin e negociatave efektive.
3 https://www.parlament.al/integrimi-europian-main/kuvendi-ne-procesin-e-integrimit-europian/keshilli-kombetar-i-
integrimit-europian/shkolla-verore-europiane-2016/
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 9
Leksionet u mbajtën nga profesorë të njohur nga Akademia Europiane e Berlinit4, Qendra
Ndërkombëtare për Trajnimin Evropian5, si dhe ekspertë të nivelit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar
për integrimin europian dhe procesin e zgjerimit. Gjithashtu, Shkolla Verore 2017 përfshiu seanca
bashkëbisedimi me përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Qeveria, si dhe Delegacioni i Bashkimit
Europian në Shqipëri, të cilët diskutuan me pjesëmarrësit mbi ecurinë, sfidat dhe skenarët e mundshëm
në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Bazuar në një qasje metodologjike ndërdisiplinare, Shkolla Europiane 2017 u dha mundësinë të gjithë
pjesëmarrësve, të thellojnë njohuritë e tyre në një kategori të gjerë çështjesh që kanë të bëjnë me
integrimin europian, të tilla si:
4 http://www.eab-berlin.eu/en/about-us/academy/ 5 http://www.cife.eu
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 10
• Moduli 1: Bashkimi Europian dhe zgjerimi i tij me Ballkanin Perëndimor;
• Moduli 2: Negociatat e anëtarësimit dhe përafrimi i legjislacionit;
• Moduli 3: Manaxhimi efektiv i fondeve të Bashkimit Europian;
• Moduli 4: Komunikimi në publik i procesit të integrimit europian.
Me qëllim forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të grupeve të ndryshme të interesit, përfshirë edhe
ato kategori që deri më tani nuk kanë pasur akses në tranime të dedikuara për procesin e integrimit
europian, Shkolla Verore Europiane 2017, zgjeroi më tej kategoritë e pjesëmarrësve duke përfshirë:
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 11
• Nëpunës të administratës publike shqiptare (përfshirë edhe vetëqeverisjen vendore dhe
institucionet e pavarura) që punojnë në fushën e integrimit europian, të cilët synojnë të
angazhohen në procesin e negociatave;
• Studiuesit e rinj dhe përfaqësues të organizatave jo-fitimprurëse;
• Gazetarë dhe përfaqësues të medias;
• Përfaqësues nga komuniteti i biznesit dhe grupe të tjera interesi.
Nga një numër i lartë aplikimesh, bazuar në një përzgjedhje transparente, e cila mori në konsideratë
përfaqësimin e të gjithë grupeve të interesit dhe aktorëve të procesit të integrimit, u përzgjodhën 40
pjesëmarrës:
• 21 pjesëmarrës nga administrata publike (17 nga qeverisja qendrore dhe 4 nga institucionet e
pavarura);
• 6 nga bota akademike;
• 6 nga organizatat e shoqërisë civile;
• 4 nga vetëqeverisja vendore;
• 3 përfaqësues nga media.
V. Shoqëria civile në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, është i vetmi mekanizëm institucional i konsultimit të
çështjeve të integrimit europian me të gjithë aktorët e interesuar, ku shoqëria civile luan një rol shumë
të rëndësishëm. KKIE është i angazhuar që përfshirja e shoqërisë civile të vijë duke u forcuar nëpërmjet
diskutimit të vazhdueshëm për politikat e zbatuara, të cilat lidhen me detyrimet e anëtarësimit.
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, veç forcimit të bashkëpunimit me shoqërinë civile, ka në fokus
të punës së tij edhe rritjen në mënyrë të vazhdueshme të kapaciteteve të saj, si një nga partnerët më të
rëndësishëm në ecurinë e suksesshme të reformave të integrimit. Për këtë qëllim gjatë zhvillimit të dy
raundeve të Shkollës Verore Europiane, i është kushtuar rëndësi përfshirjes në të, të individëvë të
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 12
spikatur që vinin nga shoqëria civile, duke trajnuar 23 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile dhe
bota akademike.
Me qëllim zgjerimin e përfshirjes dhe kontribuimit të shoqërisë civile, në zbatim të rregullores së KKIE6,
e cila parashikon se përzgjedhja e OSHC-ve dhe e përfaqësuesve të medias do të ripërtërihet çdo 2 vjet,
gjatë vitit 2018, do të shpallen thirrjet publike për zgjerim të pjesëmarrjes së OSHC dhe përfaqësuesve
të medias në Këshill.
VI. Konkluzione dhe planifikimi për vitin 2018.
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, ka vijuar veprimtarinë e tij si një forum gjithëpërfshirës që
mundëson diskutimin dhe dakordësimin e çështjeve prioritare në avancimin e axhendës europiane të
vendit, duke forcuar më tej rolin kontrollues të Kuvendit në procesin e integrimit europian.
Në zbatim të rolit të tij monitorues dhe si një garantues i dialogut gjithpërfshirës, KKIE ka pasur në
fokus të punës së tij, promovimin e përfshirjes të të gjithë aktorëve të procesit të integrimit europian dhe
rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të tyre.
Gjithashtu, Këshilli e konsideron komunikimin me të gjithë aktorët në procesin e anëtarësimit të
Shqipërisë në Bashkimin Europian si një qëllim strategjik dhe si një pjesë të rëndësishme të përgjegjësive
që ai mbart. Qëllimi i Këshillit është që t’u ofrojë të gjithë aktorëve informacion të gjithanshëm rreth
BE-së, sfidave dhe përfitimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, e mbi të gjitha, të
ndërtojë konsensus rreth procesit të integrimit. Për këtë arsye, gjatë vitit 2018 KKIE do të intensifikojë
më tej takimet informuese me grupet e ndryshme të interesit.
Gjatë vitit 2018, KKIE do të ketë në fokus rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për përfitimet dhe
detyrimet e vendit, por edhe të vetë qytetarëve në kuadër të procesit të integrimit. Në këtë mënyrë, do të
organizohen bashkëbisedime të vazhdueshme me të gjitha grupet e interesit, me qëllim që politikat e BE,
të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga detyrimet e procesit integrues e më vonë anëtarësimit, të
diskutohen sa më gjerësisht dhe të jenë të kuptueshme për të gjithë.
6 Neni 5 I Rregullores s KKIE.
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 13
Për këtë qëllim, do të intensifikohet organizimi i forumeve dhe tryezave të rrumbullakëta të fokusuara
në kapituj dhe politika prioritare të legjislacionit të BE, duke inkurajuar debatin konstruktiv mbi
adresimin efektiv të detyrimeve të parashikuara prej tyre. Tematika si, Drejtësia dhe të drejtat themelore,
Politika e Përbashkët Bujqësore, Politika e Përbashkët e Peshkimit, funksionimi i Tregut të Brendshëm
Europian, Fondet IPA etj., do të jenë në qendër të këtyre takimeve me qëllim njohjen me sfidat kryesore
në kuadër të plotësimit të detyrimeve të kapitujve të rëndësishëm të legjislacionit të BE.
Referuar rritjes së kapaciteteve institucionale dhe administrativë për çështjet e integrimit europian, KKIE
do të ri organizojë gjatë vitit 2018 Shkollën Europiane në bashkëpunim me partnerët kombëtarë e
ndërkombëtarë. Bazuar në eksperiencën dhe mësimet e nxjerra gjatë raundeve të mëparshme të Shkollës
Verore, në linjë edhe me interesin e madh të shprehur nga aplikues potencialë, Shkolla Europiane 2018,
do të përfshijë më shumë tema trajnimi, si dhe do të ofrojë mundësi konkrete për përfshirjen e
pjesëmarrësve në realizimin e reformave dhe detyrimeve të anëtarësimit.
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 14
ANEKS I
PROGRAMI I PUNËS
VITI 2018
Lloji i aktivitetit Vendi Pjesëmarrësit Periudha
Takim periodik 2 mujor
sipas Rregullores së
KKIE.
Tiranë – Kryesia e
Kuvendit
Anëtarët e KKIE, të ftuar nga
delegacioni i BE dhe
ambasadat e vendeve anëtare
të BE në Shqipëri
Shkurt
Tryezë e rrumbullakët
për çështjet e lidhura me
sundimin e ligjit
(kapitulli 23 dhe 24 i
acquis)
Tiranë Anëtarë të KKIE, përfaqësues
nga Ministria e Europës dhe
Punëve të Jashtme, Ministria
e Drejtësisë, Ministria e
Punëve të Brendshme, dhe
përfaqësues të ambasadave të
vendeve anëtare të BE në
Shqipëri.
Mars
Takim periodik 2 mujor
sipas Rregullores së
KKIE.
Tiranë – Kryesia e
Kuvendit
Anëtarët e KKIE, të ftuar nga
delegacioni i BE dhe
përfaqësues të ambasadave të
vendeve anëtare të BE në
Shqipëri
Prill
Takim mbi Politikën e
Përbashkët Bujqësore
dhe Politikën e
Përbashkët të Peshkimit.
Bashkia Lushnje Anëtarë të KKIE, grupet e
interesit, pushteti vendor dhe
persona të tjerë të interesuar.
Maj
Takim periodik 2 mujor
sipas Rregullores së
KKIE.
Tiranë – Kryesia e
Kuvendit
Anëtarët e KKIE, të ftuar nga
delegacioni i BE dhe
Qershor
KUVENDI
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian
Raporti Vjetor 2017 faqja 15
Lloji i aktivitetit Vendi Pjesëmarrësit Periudha
ambasadat e vendeve anëtare
të BE në Shqipëri
Takim mbi mjedisin dhe
sfidat e anëtarësimit në
BE.
Një bashki Anëtarë të KKIE, të ftuar të
tjerë, grupet e interest,
pushteti vendor
Korrik
Shkolla Verore
Europiane 2018.
Tiranë – Kryesia e
Kuvendit
35-40 pjesëmarrës nga të
gjithë kategoritë e aktorëve të
përfshirë në procesin e
integrimit europian të vendit.
Shtator
Takim periodik 2 mujor
sipas Rregullores së
KKIE.
Tiranë – Kryesia e
Kuvendit
Anëtarët e KKIE, të ftuar nga
delegacioni i BE dhe
ambasadat e vendeve anëtare
të BE në Shqipëri
Shtator
Takim periodik 2 mujor
sipas Rregullores së
KKIE.
Tiranë – Kryesia e
Kuvendit
Anëtarët e KKIE, të ftuar nga
delegacioni i BE dhe
ambasadat e vendeve anëtare
të BE në Shqipëri
Nëntor