UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Tema: Emri si pjesë e ligjëratës te vepra “Bardha e Temalit” e Pashko Vasës
Mentorja: Kandidatja:
Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli-Kryeziu Legjenda Millaku
Gjakovë, korrik
2019
2
Ky punim diplome u mbajt më______________ para Komisionit Vlerësues në përbërje:
1. ____________________ Kryetar
2. ____________________ Anëtar
3. ____________________ Anëtar
Komisioni Vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______
3
Dedikuar
Këtë punim ua dedikoj të gjithë
atyre që patën besim tek unë dhe më
përkrahën pa kushte gjatë gjithë rrugëtimit tim.
Familjes sime...
4
Mirënjohje
Katër vite punë, angazhime, gëzime e ndonjëherë edhe hidhërime nuk do të mund të
tejkaloheshin nëse pranë nuk do të kisha familjen time. Falënderime të përzemërta pa dyshim
shkojnë në radhë të parë për familjen time, e cila ka qenë një shtyllë e fortë që ka qëndruar
gjithmonë pas meje. Në njëfarë mënyre familjarët e mi ishin udhërrëfyesit e mi në këtë
rrugëtim drejt dijes, si dhe bashkudhëtarë me mua në këtë rrugëtim. Pa dyshim ky rrugëtim
nuk do të kishte kuptim pa praninë e miqve, të cilët më qëndruan pranë sa herë kisha nevojë
për ta.
Një falënderim i veçantë është edhe për të gjithë profesorët e mi të Fakultetit të Edukimit, e
në veçanti për profesoreshën time mentore Sindorela Doli-Kryeziu, pa ndihmën e së cilës ky
punim nuk do mund të realizohej.
5
TABELA E PËRMBAJTJES
Mirënjohje........................................................................................................................................4
Hyrje.................................................................................................................................................8
KAPITULLI I...................................................................................................................................9
1. MORFOLOGJIA........................................................................................................................9
1.1. Lidhjet e morfologjisë me sintaksën dhe fonetikën..............................................................9
KAPITULLI II................................................................................................................................10
2. EMRI.........................................................................................................................................10
2.1.Grupet leksiko-gramatikore.................................................................................................10
2.1.1. Emra të përgjithshëm dhe të përveçëm............................................................................11
2.1.2.Emra konkretë dhe abstraktë............................................................................................12
2.1.3. Emrat përmbledhës..........................................................................................................13
2.1.4. Emrat e lëndës..................................................................................................................13
KAPITULLI III.................................................................................................................................15
3. KATEGORIT GRAMATIKORE TË EMRIT............................................................................15
3.1. KATEGORIA E GJINISË.....................................................................................................15
3.1.1. Klasifikimi i emrave në gjini.............................................................................................15
3.1.2. Dallimi i gjinisë te emrat frymorëve.................................................................................16
3.1.3. Emrat e dygjinishëm (ambigjenë).....................................................................................16
3.1.4. Emrat asnjanës në gjuhën e sotme letrare.........................................................................16
3.2. KATEGORIA E NUMRIT.....................................................................................................17
3.2.1.Ndërtimi i formave gramatikore të numrit shumës............................................................17
3.2.2.Emrat që përdoren vetëm në njëjës....................................................................................18
3.2.3.Emrat që përdoren vetëm në shumës..................................................................................18
3.3. KATEGORIA E RASËS.........................................................................................................19
3.3.1. Kuptimet kryesore të rasave...............................................................................................19
3.4. TIPAT E LAKIMIT..................................................................................................................21
3.4.1. Lakimi i parë......................................................................................................................21
3.4.2. Lakimi i dytë......................................................................................................................22
3.4.3. Lakimi i tretë......................................................................................................................22
6
3.4.4. Lakimi i katërt....................................................................................................................23
3.5. KATEGORIA E SHQUARSISË DHE E PASHQUARSISË...................................................24
3.5.1. Trajta e shquar.................................................................................................................24
3.5.2. Përdorimi i emrit në trajtën e shquar...............................................................................24
3.5.3. Trajta e pashquar..............................................................................................................25
3.5.4. Përdorimi i emrit në trajtën e pashquar............................................................................26
3.6. FORMIMI I EMRAVE...........................................................................................................26
KAPITULLI IV................................................................................................................................27
4. Emri ne veprën “Bardha e Temalit”...........................................................................................28
Përfundim.........................................................................................................................................39
Literatura..........................................................................................................................................40
7
Abstrakt
Kjo temë diplome ka për qëllim që të arrijë në disa përfundime, në lidhje me emrin në
përgjithësi, e në veçanti të tregojë specifikat e emrit si një pjesë shumë e rëndësishme e
ligjëratës.
Si mësues është detyra jonë që të mbledhim informacionin adekuat në mënyrë që të
përfshihen pikat më të rëndësishme, në këtë rast në lidhje me tematikën e emrit. Kjo bëhet me
qëllim të prezantimit sa më të thjeshtë, por që në të njëjtën kohë do të ishte i qartë dhe i
kuptueshëm për nxënësit.
Prandaj, qëllimi i këtij punimi është që të tregohen vetëm specifikat më të rëndësishme të
kësaj çështjeje, duke përdorur informacion nga burime të ndryshme dhe duke marrë vetëm atë
që mendohet se do të ishte më e përshtatshme për nxënësit.
Ndërsa në fund ky punim përfshin edhe një analizë të shkurtër të emrit në veprën “Bardha e
Temalit” nga autori Pashko Vasa, për të parë dhe për t’u njohur sadopak se si mund të bëhet
një analizë e emrit.
Fjalët kyçe: emri, vepër, nxënësit, specifika, analizë etj.
8
Hyrje
Duke qenë që gjuha shqipe është shumë e vjetër si dhe është degë e veçantë e familjes
indoevropiane, mund të themi se ka pasur dhe ka interes mjaft të madh për studimin e saj si
nga të huajt ashtu edhe nga vetë shqiptarët.
Gjuha shqipe ndahet në dy dialekte kryesore: gegërishten dhe toskërishten. Gjithashtu ajo
është e ndërtuar nga tre faktorë të rëndësishëm siç janë: fonetika, morfologjia dhe sintaksa.
Nëse ndalemi te morfologjia, shohim që në mesin e pjesëve të ligjëratës bën pjesë edhe emri.
Dhe ky punim ka pikërisht tematikën e emrit.
Ky punim është i ndarë në kapituj dhe për realizimin e tij janë shfrytëzuar disa burime me
qëllim që ta kompletoj sa më mirë atë.
Kapitulli i parë tregon në pika të shkurta për morfologjinë dhe lidhjen e saj me fonetikën dhe
sintaksën.
Pastaj në kapitullin e dytë përfshihen njohuri për emrin në përgjithësi si dhe për emrat e
përgjithshëm e të përveçëm dhe emrat përmbledhës e të lëndës në veçanti.
Në vazhdim kapitulli i tretë përmban informacion për kategoritë e emrit, duke treguar
specifikat e secilës kategori në veçanti siç janë: kategoria e gjinisë, e numrit, e rasës,
shquarsia dhe pashquarsia pastaj tipat e lakimit si dhe në fund një informacion të shkurtër për
formimin e emrave.
Kapitulli i fundit përmban analizën e emrave nga vepra “Bardha e Temalit” e Pashko Vasës.
9
KAPITULLI I
1. Morfologjia
Morfologjia (nga greqishtja morfë – formë dhe logos – fjalë, dije) është ajo pjesë e
gramatikës, që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit, d.m.th. me studimin e
formave të ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme si emrat, mbiemrat, përemrat dhe
numërorët ose të zgjedhueshme (foljet) si dhe me studimin e kuptimeve të këtyre formave.
Mirëpo nëse e shohim në një vështrim më të gjerë, morfologjia merret me klasifikimin e
fjalëve në kategori leksiko-gramatikore që quhen pjesë të ligjëratës.
Pra objekt i studimit të morfologjisë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës studiohet
edhe si pjesë e ligjëratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe e kuptimeve gramatikore
përkatëse.
Morfologjia nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta. Ajo studion veçoritë e përbashkëta
të fjalëve të së njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të përgjithshëm, që
kanë vlerë për mbarë klasën e dhënë e, si rrjedhim, edhe për secilën nga fjalët e asaj klase.
1.1 Lidhjet e morfologjisë me sintaksën dhe fonetikën
Morfologjia dhe sintaksa, si dy pjesë përbërëse të gramatikës, që vështrojnë anë të ndryshme
të të njëjtave fakte, janë të lidhura shumë ngushtë midis tyre. Ato plotësojnë njëra-tjetrën dhe
nuk mund të bëjnë pa njëra-tjetrën. Lidhja e tyre e ngushtë e ndërsjellë kushtëzohet, në vija të
përgjithshme, nga lidhja e ngushtë midis formës dhe përmbajtjes së saj. Kështu, nuk mund të
studiohen format gramatikore të fjalës në morfologji, pa pasur parasysh edhe funksionet e
tyre sintaksore, që dalin në shesh gjatë përdorimit të fjalës në fjali të ndryshme.
Morfologjia ka lidhje të ngushta edhe me fonetikën. Mjaft dukuri të karakterit fonetik luajnë
rol gramatikor të caktuar brenda një paradigme të caktuar. Këtu është fjala në radhë të parë
për ato ndërrime fonetike që bëjnë të dallohen midis tyre forma të ndryshme gramatikore të
një fjale. Kështu p.sh., kundërvënia njëjës-shumës tek emrat e tipit dash-desh bëhet me anë
të ndërrimit fonetik -a : -e në temën e fjalës. 1
1 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vellimi I,
Tirane, 2002, f, 29-30.
10
KAPITULLI II
2. EMRI
Emër quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritë
gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës dhe të shquarsisë e të pashquarsisë.
Nga pikëpamja kuptimore në klasën leksiko-gramatikore të emrave përfshihen fjalë të
ndryshme që mund të emërtojnë veta e frymorë të tjerë (njeri, burrë, grua; ka, dele, flutur),
sende konkrete (gur, dru, shtëpi, qytet, mal), dukuri të realitetit (dimër, furtunë, tërmet,
shi, borë), cilësi (bukuri, dashuri, mirësi, shkathtësi), veprime ose gjendje (ecje, drejtim,
përkrahje, lodhje, tmerr), nocione abstrakte (e mira, e vërteta).
Pra, në gjuhën shqipe ka emra që emërtojnë cilësi, me mbiemrat që u përgjigjen (gjatësi – i
gjatë, trimëri – trim, drejtësi – i drejtë) dhe veprime a gjendje, me foljet që u përgjigjen
(punim – punoj, lëvizje – lëviz, mbyllje – mbyll, ndarje – ndaj). Ku qëndron ndryshimi?2
Mbiemrat tregojnë cilësi që u përkasin emrave të caktuar, kurse cilësitë që tregojnë emrat,
janë të shkëputura nga mbartësi i tyre, d.m.th. ato dallohen (veçohen). Krahasim:
1. Dritani është djalë trim.
2. Trimëria e tij është për t’u marrë shembull.
Po ashtu, emrat që tregojnë veprime a gjendje dallohen nga foljet, sepse veprimi a gjendja
janë të shkëputura nga personi a sendi që e kryejnë si dhe nga koha kur kryhet. Krahasim:
1. Arta punoi deri vonë atë ditë.
2. Punimi i diplomës kërkon angazhim.
Nga ana morfologjike, emrat që emërtojnë cilësi, ashtu si gjithë emrat e tjerë, kanë kategori
gramatikore të mëvetësishme (gjininë, numrin, rasën).
Në radhën e emrave ka edhe fjalë që kanë nyja në ballë. Këta quhen emra të nyjshëm, p.sh.: i
riu, e vërteta, e martë, të kuqtë etj. Një pjesë e tyre vijnë prej mbiemrash të nyjshëm që
janë emërzuar, p.sh.: e mira, e bukura, të rinjtë, të rejat, të ftohtët, të errëtit.
Nga pikëpamja sintaksore emri kryen shumë funksione, ndryshe nga pjesët e tjera të
ligjëratës, që i kanë më të kufizuara këto funksione. Emri përdoret si kryefjalë, përcaktor,
kundrinor, ndajshtim, rrethanor, përcaktor kallëzuesor etj.3
2 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,
Tirane, 2002, f, 81.
3 A.Jashari, B.Kryeziu, “Gjuhe Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 157-158.
11
2.1. Grupet leksiko-gramatikore të emrave
Duke u mbështetur në kuptimin e tyre të përgjithshëm leksikor dhe në veçoritë morfologjike,
gjithë emrat e gjuhës shqipe ndahen, së pari, në emra të përgjithshëm e në emra të
përveçëm. Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstraktë. Dallohen
si grupe më vete emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës.
2.1.1. Emra të përgjithshëm dhe të përveçëm
A. Emrat e përgjithshëm emërtojnë një klasë të tërë qeniesh të gjalla e sendesh sipas
tipareve të përbashkëta të tyre (dele, ujk, nxënës, nënë, fletore, traktor, revolucion, çlirim,
fitore, urdhër), ose secilën prej këtyre qenieve e sendeve (ky plep, kjo shkollë).
Emrat e përgjithshëm, pra, shërbejnë për të emërtuar në mënyrë të përgjithësuar qeniet e
gjalla e sendet e së njëjtës klasë. Kuptimi i tyre përfaqëson unitetin dialektik të së
përgjithshmes me të veçantën në gjuhë.
B. Emrat e përveçëm janë fjalë që emërtojnë veta, frymorë të tjerë dhe sende të veçanta, që
bëjnë pjesë në një klasë sendesh të një fare, pa pasur në vetvete asnjë tregues të veçantë të
klasës së cilës i përkasin.
Në emrat e përveçëm përfshihen:
1. emrat dhe llagapet e njerëzve, pseudonimet: Vjollcë, Skënder, Bardhyl, Aleksandër
etj.;
2. emrat e kafshëve: Balo, Kuqal, Laro, Murro etj.;
3. emrat gjeografikë të lumenjve, maleve, deteve, krahinave, qyteteve, rrugëve, shesheve
etj.: Drin, Tomorr, Mesdhe, Karaburun, Sazan, Shqipëri, rruga “Konferenca e Pezës”,
sheshi “Skënderbej” etj.;
4. emrat e periudhave dhe të ngjarjeve historike: Rilindja, Lidhja e Prizrenit,
Revolucioni i Qershorit etj.;
5. emrat e institucioneve, të organizatave, të ndërmarrjeve etj.: Fakulteti i Edukimit,
Ministria e Mbrojtjes, Kryesia e Kuvendit të Kosovës etj.;
6. titujt e veprave letrare, të gazetave e të revistave: “Bardha e Temalit”, “Vargjet e lira”,
“Bota e re”, revistat “Kosovarja”, “Studime filologjike” etj.;
7. emrat e trupave qiellorë: Toka, Jupiteri, Marsi, Dielli etj.
12
Emrat e përveçëm dallohen nga ata të përgjithshëm edhe nga ana gramatikore. Emrat e
përveçëm përdoren vetëm në një numër (zakonisht në njëjës), ndërsa emrat e përgjithshëm në
shumicën e tyre përdoren në të dy numrat.
Në fakt në disa raste të veçanta edhe emri i përveçëm mund të përdoret në shumës, kur duam
të tregojmë, p.sh. me anë të llagapit, tërë njerëzit që e mbajnë atë (Kolgjinajt, Demirajt), ose
kur disa njerëz a sende kanë të njëjtin emër: Në grupin tonë ka tri Besa. Në rrethin e Tiranës
ka dy Arba.
Gjithashtu ka emra të përveçëm që kanë dalë nga të përgjithshmit dhe anasjelltas p.sh.
Gëzimi (nga gëzimi), Lule (nga lule), Bukurie (nga bukuri) dhe amper (nga Amper), herc
(nga Herc), om (nga Om), rentgen (nga Rentgen).
Emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të madhe, kurse emrat e përgjithshëm me shkronjë
të vogël.4
2.1.2. Emra konkretë dhe abstraktë
Në radhën e emrave të përgjithshëm dallohen si dy grupe të veçanta dhe që i kundërvihen
njëri-tjetrit nga pikëpamja kuptimore dhe gramatikore, emrat konkretë dhe abstraktë.
A. Emrat konkret emërtojnë gjëra të lëndëta: qenie të gjalla dhe sende: nënë, gjyshe, dele,
kodër, fushë, karrige, televizor, portokall etj. Pra, shënojnë frymorë, sende dhe dukuri të
ndryshme, që mund të veçohen nga sendet, frymorët dhe dukuritë e tjera të po asaj klase dhe
për këtë arsye mund edhe të numërohen, prandaj mund të quhen edhe emra të numërueshëm.
Për nga pikëpamja morfologjike të gjithë emrat konkretë karakterizohen nga fakti se mund të
marrin numërorë themelor: një laps, dy lapsa, një libër, katër libra dhe të përdoren në të dy
numrat në njëjës e në shumës: derë - dyer, shkollë - shkolla, libër - libra etj.
Mirëpo ka edhe emra konkretë të cilët përdoren vetëm në shumës p.sh. pantallona-t, syza-t,
gërshërë-t.
B. Emrat abstraktë janë fjalë që tregojnë veprime, gjendje, veçori dhe cilësi të abstraktuara
ose nocione abstrakte: lëvizje, vrapim, durim, përpunim, kujtesë, liri, jetë etj.
Kur përdoren me kuptimin e tyre themelor, ndryshe nga emrat konkretë, ata nuk mund të
kenë forma të numrit shumës dhe as të përcaktohen nga numërorë themelorë. Kjo vihet re më
së shumti tek emrat që emërtojnë veçori abstrakte: bukuri, egërsi, krenari, mendjemadhësi,
bujari, bamirësi ( ta zëmë, *pesë krenari, *katër kujtesa e ndërtime të tjera të palogjikshme)
etj.5
4 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,
Tirane, 2002, f, 82-84. 5 Po aty, f, 84.
13
Kur nuk përdoren në kuptimin e tyre themelor, kur pësojnë një ndryshim në kuptimin e tyre
leksikor, duke emërtuar shfaqje konkrete të veprimeve, proceseve, cilësive dhe veçorive, ata
mund të shoqërohen edhe me numërorë themelorë: fatkeqësitë, dy fatkeqësi (dy fatkeqësi në
komunikacion); shumë kokëçarje; trimëritë, dy trimëri (trimëritë e ushtarëve tanë) etj.6
Emrat abstraktë përfshihen në kategorinë më të gjerë të emrave të panumërueshëm. Me
përjashtim të disa fjalëve si: drojë, gëzim, rrenë, hare, punë, shëndet etj., shumica e emrave
abstraktë janë fjalë të prejardhura.
Sipas tipit të formimit, ata ndahen në katër grupe:
1. emra të formuar nga mbiemrat, foljet ose ndajfoljet me anë prapashtesash: -i, -(ë)ri, -
(ë)si, -im, -je, -esë, -atë, -më, -izëm etj.: bukuri, trimëri, thjeshtësi, zhvillim,
mbledhje, kujtesë, uratë, ndihmë, fanatizëm etj.;
2. emra asnjanës të formuar nga nyjëzimi i pjesores: të ecurit, të menduarit, të goditurit
etj.;
3. emra të formuar nga emërzimi i mbiemrit në trajtën e gjinisë asnjanëse (ose
femërore): të ftohtët, (i ftohtë), të errëtit, të ritë, e qeshura etj.;
4. emra të përbërë: marrëveshje, marrëdhënie, kryengritje.7
2.1.3. Emrat përmbledhës
Emrat përmbledhës janë një grup i veçantë midis emrave të përgjithshëm. Ata emërtojnë një
tërësi vetash, kafshësh ose sendesh të një fare, në formën e numrit njëjës dhe që nga
pikëpamja sasiore janë të panumërueshëm. Te këta emra shumësia na paraqitet e pandarë,
d.m.th. emrat përmbledhës nuk mund të përcaktohen nga numërorët themelorë, prandaj edhe
nuk kanë formë të shumësit, ashtu siç nuk kanë edhe emrat abstraktë p.sh. djemtë, dy djem -
djalëria, gratë, dy gra - graria, proletarët, dy proletarë - proletariati .
Emrat përmbledhës, me ndonjë përjashtim ( fëmija, bota etj.) janë të prejardhur me anë të
prapashtesave -i, -ri, -si, -im, -je: fshatarësi, djalëri, pleqëri, beqari, vëllazëri, bagëti, njerëzi
etj.
Emrat përmbledhës në gjuhën shqipe zakonisht emërtojnë frymorë, por gjejmë tek-tuk edhe
të atillë që emërtojnë sende, si p.sh. fjala drizëri (kolektiv për drizat).
6 A.Konushevci, “Gjuha shqipe 11: Gramatika”, Pejë, 2010.
7 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,
Tirane, 2002, f, 85.
14
Disa emra me formë të përmbledhësve në kontekste të caktuara janë emra abstraktë, p.sh.
emri pleqëri kur emërton moshën e njeriut, është emër abstrakt, ndërsa kur emërton grupin e
pleqve të një vendi (pleqëria e fshatit – gjithë pleqtë e fshatit), është emër përmbledhës.8
2.1.4. Emrat e lëndës
Emrat e lëndës janë një tjetër grup i veçantë në mesin e emrave të përgjithshëm. Ata
emërtojnë një lëndë homogjene (të njëjta) që ka mundësi të ndahet e të peshohet, por nuk
mund të numërohet, prandaj këta emra nuk kanë shumës, ashtu si edhe emrat abstraktë dhe
përmbledhës. Nga kuptimi leksikor, emrat e lëndës emërtojnë: prodhime ushqimore, kultura
bujqësore, metale e minerale, prodhime kimike etj.: djathë, misër, duhan, soje, krom, letër,
nitrat etj.9
Këta emra nuk mund të përcaktohen nga numërorët themelorë, por mund të përcaktohen nga
përemrat e pacaktuar: pak, shumë, ca etj. P.sh. pak yndyrë, shumë qumësht, ca djathë etj. Nuk
mund të përdoret: një yndyrë, një kos, një djathë etj. Ka raste kur përdoret: një qumësht, një
ujë, një kos me numërorin një, por në këtë rast mendohet: një gotë qumësht, një gotë ujë, një
tas kos.10
8 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,
Tiranë, 2002, f, 84-85. 9 Po aty, f, 87.
10 M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 88.
15
KAPITULLI III
3. KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT
3.1. Kategoria e gjinisë
Gjinia është një nga kategoritë gramatikore më karakteristike për emrat në gjuhën shqipe.
Është kategori e mëvetësishme, e pavarur – josintaksore, sepse kundërvënia mashkullor-
femëror-asnjanës ka të bëjë me gjithë klasën e emrave të marrë në tërësi. Kategorinë e gjinisë
e kanë të gjithë emrat e gjuhës shqipe. Shumica e emrave janë të gjinisë mashkullore ose
femërore; vetëm një pakicë emrash janë të gjinisë asnjanëse. Gjinia e një emri në gjuhën
shqipe shfaqet në të dy numrat, edhe në njëjës edhe në shumës, por jo në mënyrë krejt të
njëllojtë. Përkatësia e një emri në një gjini të caktuar dallohet më fort nga ana sintaksore,
d.m.th. duke u bazuar në gjininë e fjalëve përcaktuese që i përshtaten emrit: ky libër, libër i
ri, kjo shkollë, shkollë e re.
Gjinia e emrave mund të dallohet edhe nga ana morfologjike, nga tipi i lakimit, p.sh.: mali –
malit (m), fusha – fushës (f).
Tek emrat e frymorëve, emrat mashkullorë që emërtojnë frymorë, tregojnë njerëz ose kafshë
përgjithësisht të seksit mashkullor, kurse emrat femërorë të frymorëve tregojnë njerëz ose
kafshë përgjithësisht të seksit femëror.
Ndërsa, në emrat e jofrymorëve, përkundrazi, gjinia nuk ka asnjë lidhje me kuptimin leksikor
të fjalës. Në gjuhën e sotme emrat e frymorëve janë vetëm mashkullorë ose femërorë. Emrat
asnjanës në asnjë rast nuk tregojnë frymorë.11
3.1.1. Klasifikimi i emrave në gjini
Gjininë e emrave në gjuhën shqipe e dallojmë duke u mbështetur në këto tipare morfologjike:
1. mbaresat rasore të trajtës së pashquar e të shquar njëjës;
2. mbiemrat dhe fjalët e tjera përcaktuese si përemrat ky, kjo, ai, ajo, im, ime etj.;
3. tingulli fundor i temës.
a) Kështu, emrat mashkullorë gjatë lakimit në njëjësin e pashquar e të shquar marrin
përgjithësisht mbaresat: -i ose -u (gjinore, dhanore dhe rrjedhore e pashquar) dhe -i, -it, -in
ose -u, -ut, -un në format rasore të njëjësit të shquar.
Emrat femërorë gjatë lakimit në njëjësin e pashquar e në të shquar marrin mbaresat -e, -je,
përkatësisht -a, -ja.
11
F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tirane, 2002, f, 88-89 .
16
Ndërsa, gjinia asnjanëse në rasën emërore, në trajtën e shquar, njëjës merr mbaresën -t(ë).
P.sh.: krye-t, të foluri-t, të zi-të, të ftohtë-t etj.
b) Fjalët përcaktuese që marrin emrat, përshtaten në gjini me emrin të cilit i përkasin: libër i
ri, shkollë e re, ky libër, kjo shkollë.
c) Gjinia e shumicës dërrmuese të emrave mund të përcaktohet nga tingulli fundor i temës.
Kështu, në formimet me prapashtesa gjinia e fjalës së prejardhur përcaktohet nga prapashtesa.
P.sh., gjithë emrat e formuar me prapashtesat -i, -(ë)ri, -(ë)si, -je janë të gjinisë femërore,
ndërsa emrat e formuar me prapashtesat -im, -(ë), -(ë)s janë të gjinisë mashkullore.12
3.1.2. Dallimi i gjinisë tek emrat e frymorëve
Dallimi i gjinisë mashkullore nga femërorja shprehet në disa mënyra, si nga pikëpamja
morfologjike (me anë të mbaresave), por edhe sipas kuptimit leksikor, përkatësisht sipas
seksit.
Emrat e gjinisë femërore, që emërtojnë frymorë, mund të kenë rrënjë të ndryshme nga gjinia
mashkullore, si: baba – nënë, vëlla – motër, burrë – grua, ka – lopë, etj.
Pjesa më e madhe e emrave, që emërtojnë frymorë, e formojnë gjininë femërore duke i shtuar
temës së emrit të gjinisë mashkullore një nga këto prapashtesa:
-e: punëtor – punëtore, shitës – shitëse, gjysh – gjyshe, mjek – mjeke etj.;
-ë: plak – plakë, zog – zogë, kunat – kunatë etj.;
-eshë: princ – princeshë, profesor – profesoreshë, luan – luaneshë etj.;
-ushë: ari – arushë, dre – drenushë etj.;
-icë: buall – buallicë, gomar – gomaricë etj.13
3.1.3. Emrat e dygjinishëm (ambigjenë)
Ka disa emra mashkullorë të cilët kur dalin në shumës e ndërrojnë gjininë dhe kthehen në
femërorë dhe kjo zbulohet nga gjinia e mbiemrit p.sh.: mal i lartë – male të larta. Në gjuhën
e sotme shqipe në përgjithësi emrat e gjinisë mashkullore, që e formojnë temën e shumësit
me prapashtesën -e, marrin fjalë përcaktuese (përemra dëftorë, pronorë dhe mbiemra) në
shumës të gjinisë femërore, si: seminare, aparate, personazhe, procese, aksione, stacione
12
F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tirane, 2002, f, 89-90. 13
M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 88.
17
etj. Emrat e tillë quhen emra të dygjinishëm, sepse kane dy gjini: në numrin njëjës janë
mashkullorë (mali, bregu), kurse në shumës janë femërorë (këto male, këto brigje).14
3.1.4. Emrat asnjanës në gjuhën e sotme letrare
Gjinia asnjanëse në gjuhën e sotme shqipe përbën një kategori e cila sa vjen e ngushtohet
duke u reduktuar kështu në një numër të kufizuar fjalësh. Me humbjen pothuaj të gjinisë
asnjanëse të fjalëve përcaktuese (të mbiemrave, përemrave dëftorë e pronorë), shfaqet vetëm
në mënyrë morfologjike (në rasën emërore dhe kallëzore njëjës).
E ruajnë ende gjininë asnjanëse:
1. disa emra të nyjshëm prejfoljorë që kanë dalë nga emërzimi i pjesoreve: të ecurit, të
folurit, të menduarit, të ngrënët, të shtypurit etj.;
2. pak emra të nyjshëm që kanë dalë nga emërzimi i mbiemrave të gjinisë asnjanëse: të
ftohtët, të nxehtët, të kuqtë, të zitë etj.
Disa emra lënde, si: ujë, djathë, dhjamë, dyllë, mjaltë etj., dikur kanë qenë të gjinisë
asnjanëse, kurse tani kanë kaluar në gjininë mashkullore.15
3.2. Kategoria e numrit
Të gjithë emrat në gjuhën shqipe (me pak përjashtime) kanë dy numra: numrin njëjës dhe
numrin shumës që dallohen si nga forma: lis (njëjësi) – lisa (shumësi), ashtu edhe nga fjalët
përcaktuese: ky lis (njëjësi) – këta lisa (shumësi), lis i madh – lisa të mëdhenj.
Emri është në numrin njëjës kur tregon një frymor ose një send: një mik, një vajzë, ky njeri,
secili nxënës. Emri është në numrin shumës kur tregon shumë frymorë ose shumë sende: disa
miq, vajzat, këta njerëz, këto gra, nxënësit etj.
Emrat që përdoren rregullisht në të dy numrat, tregojnë sende të numërueshme. Këta emra
mund të përcaktohen me lehtësi nga një numëror themelor, i cili tregon sasinë e saktë të
sendeve: një djalë – dy djem, një fshat – katër fshatra. Ndërsa, emrat që kanë vetëm njëjës,
përbëjnë shumicën e emrave që emërtojnë sende të panumërueshme: uthull, sheqer,
mendjemadhësi, errësirë, vapë etj.16
14
F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tirane, 2002, f, 92. 15
A.Jashari, B.Kryeziu, “Gjuhe Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 162. 16
F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tirane, 2002, f, 94-96.
18
3.2.1. Ndërtimi i formave gramatikore të numrit shumës
Shumica e emrave që përdoren në të dy numrat, në shumës dalin me një temë të veçantë, të
ndryshme nga ajo e njëjësit. Kjo temë, merret si bazë për formimin e rasave të numrit
shumës.
Nga pikëpamja e ndërtimit të trajtave të numrit shumës, emrat e gjuhës shqipe ndahen në dy
grupe:
1. emra që nuk e ndryshojnë temën në shumës: sy-, sy-ve, sy-sh, sy-të; lule-, lule-ve,
lule-sh, lule-t;
2. emra me temë të veçantë në shumës: plepa-, plepa-ve, plepa-sh, plepa-t; brigje-,
brigje-ve, brigje-sh, brigje-t.
1. Kanë të njëjtën temë, si në njëjës ashtu edhe në shumës:
a) gjithë emrat e gjinisë femërore që mbarojnë me -e të patheksuar, me -o të patheksuar
dhe me një zanore të theksuar si -i, -e, -a, -u, -o: anije, dele, faqe, lagje, lutje, mace
etj.; ballo, pako, pallto, radio etj.; kusi, lajthi, shtëpi etj.; epope, re etj.; bakllava, kala,
para; dru; byro;
b) gjithë emrat mashkullorë të formuar me prapashtesat -(ë)s, -(ues) dhe -as: blerës,
gjykatës, kalorës, lexues, mbledhës, mësues; beratas, egjiptian, elbasanas, maqedonas
etj.;
c) një pjesë e emrave femërorë që mbarojnë me -ë të patheksuar, veç atyre që në shumës
marrin prapashtesën -a. Me disa përjashtime të pakta si kafshë-kafshë, lopë-lopë,
shtazë-shtazë, shumica janë emra jofrymorësh: brinjë, ditë, enë, këmbë, këngë, mollë
etj.;
d) pak emra mashkullorë si: lot, qen, muaj, sy, thi, laro, palaço, ballë, muze (një lot – dy
lot – lotët).
Emrat që kanë një temë të veçantë për shumësin, e sajojnë këtë me anë të këtyre mjeteve
gramatikore:
a) me prapashtesa trajtëformuese, që i shtohen temës së njëjësit, p.sh.: mur – mur-e, lis –
lis-a, nip – nip-ër, shkop – shkop-inj etj.;
b) me ndërrimin e tingujve, (nga tingujt e temës mund të ndryshoj zanorja e theksuar,
bashkëtingëllorja fundore ose të dyja së bashku): dash – desh, armik – armiq, murg –
murgj, avull – avuj, bir – bij, lepur – lepuj;
c) me ndërrimin e tingujve të temës dhe prapashtesa njëkohësisht: breg – brigj-e, kunat –
kunet-ër etj. 17
17 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,
Tiranë, 2002, f, 94-97.
19
3.2.2. Emrat që përdoren vetëm në njëjës
Emrat që s’kanë formë shumësi dhe përdoren vetëm në njëjës, mund të grupohen si më
poshtë:
1. emra abstraktë në kuptimin e tyre të mirëfilltë, si: dashuri, guxim, kolektivizëm,
mbarim, nxehtësi, partishmëri etj.;
2. emra përmbledhës, si: djemuri, grari, gjendje, vëllazëri etj.;
3. emra që tregojnë lëndë në formën e një tërësie të pandashme e të panumërueshme:
benzinë, çimento, dhallë, kos, rërë, uthull, vaj etj.;
4. shumica e emrave të sëmundjeve, që afrojnë nga kuptimi me emrat abstraktë: fruth,
li, kollë, qere, zgjebe etj.;
5. disa emra me kuptime të ndryshme, që tregojnë drejtime të horizontit: veri, jug,
lindje, perëndim; bimë: lëpjetë, spinaq, thekër; dukuri atmosferike: brymë,
breshër, dëborë etj.;
6. emra të përveçëm, kur tregojnë frymorë ose sende të veçanta, unike;
7. emra të gjuhëve, të shkencave etj.: shqipja, latinishtja, greqishtja etj.; gjuhësia,
kimia etj.18
3.2.3. Emrat që përdoren vetëm në shumës
Këta emra kanë një kuptim përmbledhës, sepse tregojnë jo një shumësi të thjeshtë si sasi, por
një shumësi tërësore, një shumësi në unitetin e saj.
Duke u mbështetur në kuptimin e tyre, këta emra mund të ndahen në grupet e mëposhtme:
1. emra që tregojnë masa të një lënde, sende të mbrujtura prej një lënde, mbeturina,
shuma e grumbuj të hollash, si: hime-t, makarona-t; qelqurina-t, bakëre-t; të
korra-t, të lashta-t; të fshira-t, të mbetura-t; të holla-t, të ardhura-t etj.
2. emra që tregojnë sende të përbëra prej dy ose më shumë pjesësh: benevrekë-t,
brekushe-t, dokrra-t, pantallona-t, ski-të etj.;
3. emra që tregojnë një shumicë qeniesh (frymorë, njerëz) si diçka të pandashme: dhen-
të, shqerra-t, shtojzovalle-t, vetë (persona; sy, tre vetë);
4. emra të ndryshëm abstraktë, që tregojnë veprime ose gjendje abstrakte, disa emra
sëmundjesh, lojërash: lajka-t, teka-t, plaka-t, ethe-t, shyta-t, grykë-t, kupa-t etj.;
5. disa emra të përveçëm ose të përgjithshëm që tregojnë vende: Alpe-t, dardha-t (ara),
lugje-t etj. 19
18
F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 96-104. 19
F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tiranë, 2002, f, 104-105.
20
3.3. Kategoria e rasës
Rasa e emrit është kategori morfologjike - sintaksore: shprehet me forma të posaçme dhe në
fjali shpreh funksione të caktuara. Format e ndryshme që merr emri në fjali për të shprehur
gjymtyrë të caktuara, quhen rasa. Të gjitha funksionet sintaksore të emrave shprehen
nëpërmjet pesë rasave: emërores, gjinores, dhanores, kallëzores dhe rrjedhores. Ndryshimin
që pëson emri nëpër këto rasa, quhet lakim.
Në gjuhën shqipe lakohen të gjithë emrat, pa përjashtim, cilido qoftë burimi i tyre dhe ata
lakohen në të dy trajtat: në të shquarën dhe në të pashquarën, d.m.th. çdo rasë ka dy trajta si
për numrin njëjës, ashtu edhe për numrin shumës.
Shënim. Disa gjuhëtarë (në gramatikat e veta) kanë pranuar rasë të veçantë edhe thirroren,
duke u bazuar në funksionin e saj sintaksor dhe për praninë e pjesëzës o, p.sh. O shok!
Shoku!20
3.3.1. Kuptimet kryesore të rasave
Në rasat e ndryshme emrat mund të përdoren pa parafjalë ose me parafjalë.
1. Rasa emërore pa parafjalë. Emri në rasën emërore pa parafjalë në fjali shërben si
kryefjalë, si përcaktor kallëzuesor i kryefjalës, si ndajshtim dhe si thirror. P.sh.
Shqipëria është vend i bukur (kryefjalë dhe pjesë e kallëzuesit emëror). Anila u
emërua drejtoreshë (përcaktor kallëzuesor i kryefjalës). Profesor Xhuvani ka qenë
gjuhëtar i shquar (ndajshtim). O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë (thirror).
2. Rasa gjinore pa parafjalë. Përdoret kryesisht tek emrat me funksione përcaktuese,
duke treguar të përkitur, tipar të sendeve, raport të pjesës me të tërën, krahasim etj.;
librat e bibliotekës, lulet e majit, këngët e dasmës, gjysma e bukës, shumica e
studenteve etj. Në gjinore emri mund të përdoret me parafjalë në trajtën e
lokucioneve, duke shprehur marrëdhënie të ndryshme, si: mjet, shkak, zëvendësim
etj.: Lajmi u përhap me anën e mjeteve të medias. Nuk shkuam dot për shkak të motit
të keq.
3. Rasa dhanore. Emri në rasën dhanore kryen funksionin e kundrinorit të zhdrejtë dhe
të ndajshtimit të veçuar: Gjithçka duhet t’ia kushtojmë popullit, atdheut. Këtë duhet
t’ia dorëzosh Agronit, menaxherit të ri.
20 M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 88.
21
4. Rasa kallëzore pa parafjalë. Në këtë formë rasore emri mund të jetë kundrinor i
drejtë, përcaktor kallëzuesor i kundrinorit të drejtë, rrethanor dhe ndajshtim i veçuar:
Ai e kryen mirë detyrën. Në rasën kallëzore me parafjalë emri shpreh kuptime të
ndryshme (vend, kohë, tipar, mjet, kuptim sqarues etj.). Në mëngjes u nisem për në
shkollë. Folëm për rezultatet e provimeve. Ardiani është njeri me karakter.
5. Rasa rrjedhore pa parafjalë. Emri në këtë rasë mund të jetë në funksionin e
përcaktorit për të treguar të përkitur, tipar, lëndë, raporte pjese etj., si dhe në
funksionin e rrethanorit: turmë udhëtarësh, bukë gruri, vegël metali, këngë kurbeti.
Dimrit maleve bie shumë dëborë etj. Në rrjedhore emri përdoret me parafjalët: prej,
afër, larg, përmes, prapa, anës, përballë etj.: Roja rrinte majë shkëmbit. U
mblodhën të gjithë rreth zjarrit. Thoshte fjalë prej çilimiu.21
3.4. Tipat e lakimit
Në gramatikat e gjuhës shqipe emrat janë ndarë në lakime në mënyra të ndryshme.
Ndryshimet vijnë: nga trajta nga janë nisur për të caktuar numrin e lakimeve, e pashquara ose
e shquara; nga mbaresat e rasës që kanë marrë si kriter ndarjeje: të rasës emërore të shquar
ose të gjinores së pashquar a të shquar.
Duke u bazuar në mbaresat e rasës emërore të shquar, emrat ndahen në katër lakime:
1. në lakimin e parë – përfshihen emrat e gjinisë mashkullore, që në emëroren e shquar
njëjës marrin mbaresën -i;
2. në lakimin e dytë – përfshihen emrat e gjinisë mashkullore që marrin mbaresën -u;
3. në lakimin e tretë – hyjnë emrat e gjinisë femërore që marrin mbaresat -a, -ja;
4. në lakimin e katërt – hyjnë emrat e gjinisë asnjanëse që marrin mbaresën -t(ë).22
21 A.Jashari, B.Kryeziu, “Gjuhe Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 166-167.
22 M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 89-90.
22
3.4.1. Lakmi i parë
Në lakimin e parë hyjnë shumica dërrmuese e emrave të gjinisë mashkullore, të cilët në rasat
emërore të trajtës së shquar dalin me mbaresën -i.
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Njëjës Shumës Njëjës Shumës
E. (një) lis (ca) lisa lis-i lisa-t
Gj. i, e (një) lis-i i, e (ca) lisa-ve i, e lis-it lisa-ve
Dh. (një) lis-i (ca) lisa-ve lis-it lisa-ve
K. (një) lis (ca) lisa lis-in lisa-t
Rr. prej (një) lis-i prej (ca) lisa-sh lis-it lisa-ve
Siç e shohim nga pasqyra, emrat e lakimit të parë në rasën emërore dhe në kallëzore të trajtës
së pashquar njëjës dhe shumës nuk marrin mbaresë. Këta emra në rasat gjinore, dhanore,
rrjedhore të njëjësit të pashquar marrin mbaresën -i, ndërsa në trajtën e shquar dalin me këto
mbaresa: emërore -i, gjinore, dhanore dhe rrjedhore -it, kallëzore -in ose -në.
Në trajtën e pashquar shumës, emrat e lakimit të parë (si edhe gjithë emrat e tjerë) dalin me
këto mbaresa: emërore – (s’ka mbaresë), gjinore, dhanore -ve, rrjedhore -sh ose -ve dhe në të
shquarën: emërore: -t(ë) (drerë-t, lapsa-t; djem-të, ullinj-të), gjinore, dhanore, rrjedhore -ve
dhe kallëzore -t(ë) si në rasën emërore.23
3.4.2. Lakimi i dytë
Në lakimin e dytë hyjnë ata emra të gjinisë mashkullore të cilët në trajtën e pashquar, njëjës
të rasave gjinore, dhanore dhe rrjedhore e marrin mbaresën -u.
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Njëjës Shumës Njëjës Shumës
E. (një) mik (ca) miq mik-u miq-të
Gj. i, e (një) mik-u i, e (ca) miq-ve i, e (një) mik-u i, e miq-ve
Dh. (një) mik-u (ca) miq-ve mik-ut miq-ve
K. (një) mik (ca) miq mik-un miq-të
Rr. Prej (një) mik-u prej (ca) miq-sh mik-ut miq-ve
Edhe emrat e lakimit të dytë në emërore dhe kallëzore të numrit njëjës dhe shumës nuk kanë
mbaresa. Në trajtën e pashquar njëjës të rasave: gjinore, dhanore dhe rrjedhore këta emra
marrin mbaresën -u. Në trajtën e shquar njëjës emrat e lakimit të dytë marrin këto mbaresa:
23
M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 90.
23
emërore -u, gjinore, dhanore e rrjedhore -ut, kallëzore -un, ndërsa në shumës: emërore e
kallëzore -t(ë), gjinore, dhanore e rrjedhore -ve.24
3.4.3. Lakimi i tretë
Në lakimin e tretë hyjnë emrat të cilët në rasat emërore dhe kallëzore në trajtën e pashquar
njëjës nuk marrin mbaresa, ndërsa në rasat gjinore, dhanore dhe rrjedhore marrin mbaresën -
e.
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Njëjës Shumës Njëjës Shumës
E. (një) motër (ca) motra motr-a motra-t
Gj. i, e (një) motr-e i, e (ca) motra-ve i, e motrë-s i, e motra-ve
Dh. (një) motr-e (ca) motra-ve motrë-s motra-ve
K. (një) motër (ca) motra motrë-n motra-t
Rr. prej (një) motr-e prej (ca) motra-ve motrë-s motra-ve
Ndërsa, emrat femërorë që mbarojnë me zanore të theksuar, në rasat gjinore, dhanore njëjës
të pashquar dhe në emëroren e shquar marrin përkatësisht alomorfet -je, -ja: rrufeje, rrufeja;
kalaje, kalaja. Nga kjo rregull përjashtohen emrat me zanoren -i të theksuar, që në këto raste
marrin alomorfet -e, -a: bukurie, bukuria; shtëpie, shtëpia. Emrat femërorë që mbarojnë me -e
të patheksuar, marrin në rasat e sipërpërmendura përkatësisht alomorfet -je, -ja; -e-ja e temës
ruhet në gjinoren e dhanoren e pashquar, po bie në emëroren e shquar: lule: luleje, lulja;
mësuese: mësueseje, mësuesja etj.25
3.4.4. Lakimi i katërt
Në lakimin e katërt hyjnë të gjithë emrat e gjinisë asnjanëse, të cilët nga pikëpamja e
ndërtimit janë të nyjshëm.
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Numri njëjës
E. (një) të ecur të ecur-it
Gj. i (një) të ecur-i i të ecur-it
Dh. (një) të ecur-i të ecur-it
K. (një) të ecur të ecur-it
Rr. (një) të ecur-i të ecur-it
24 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 91-92.
25 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,
Tirane, 2002, f, 116-117.
24
Emrat e lakimit të katërt dallohen prej atyre të lakimit të parë vetëm në rasat emërore dhe
kallëzore të trajtës së shquar. Në këto dy rasa ata marrin të njëjtën mbaresë -t/-it: të ecur-it, të
nxehtë-t. Në rasat e tjera mbaresat e këtyre lakimeve përkojnë. Zanorja fundore e temës -ë, që
shfaqet në emëroren dhe kallëzoren e pashquar, do të ruhet në këto dy rasa edhe në të
shquarën: të ngrohtët, të ftohtët, të nxehtët.
Emrat asnjanës, me prejardhje nga forma e pjesores së formuar me prapashtesën -ur, në
emëroren dhe kallëzoren e trajtës së shquar, marrin alomorfin -it: të ngritur-it, të ecur-it etj.26
3.5. Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë
Në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhët që e kanë kategorinë gramatikore të trajtës (të
shquarsisë e të pashquarsisë), emri ka dy trajta: trajtën e shquar (a shquarsinë) dhe trajtën e
pashquar (a pashquarsinë). Kundërvënia e këtyre dy trajtave vërehet jo vetëm nga ana e
formave të ndryshme gramatikore, por edhe nga ana kuptimore.27
3.5.1.Trajta e shquar
Emri në trajtën e shquar shënon një a më shumë qenie të gjalla, një a më shumë sende të
përcaktuara, të individualizuara nga klasa e qenieve të gjalla a e sendeve të të njëjtit lloj ose
të njohura për dëgjuesin. Treguesit formalë të shquarsisë sot janë mbaresat (dikur këto janë
quajtur nyja shquese a nyja të prapme) e rasës emërore të numrit njëjës: -i dhe -u (student-i,
mjek-u) për gjininë mashkullore, -a ose -ja (fush-a, kala-ja) për gjininë femërore dhe -t(ë) (të
folur-it, të kuq-të) për gjininë asnjanëse. Ja një fragment me disa emra të shquar: Ai priste të
stacioni i autobusit... Shiu porsa kishte pushuar dhe njerëzit që përkohësisht kishin gjetur
strehë nëpër hyrjet e dyqaneve, tani shpejtonin që të mos i zinte furia e re e shiut.28
3.5.2. Përdorimi i emrit në trajtën e shquar
Emri përdoret në trajtën e shquar përgjithësisht në këto raste:
1. Kur në të njëjtin kontekst përmendet për të dytën herë. Ky tip shquarsie quhet
anaforik. Një emër duke u përmendur në të njëjtin kontekst, mendohet si i caktuar,
sepse tashmë ai njihet jo vetëm nga folësi, por edhe nga dëgjuesi, prandaj edhe vihet
në trajtën e shquar. P.sh.: Dy fshatarët, ngarkonin dy mushka me vandakë misri.
Fshatarët, me t’i parë udhëtarët, kthyen kokën.
26
F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Vëllimi I,
Tiranë, 2002, f, 117-118.
27 F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” ,Vëllimi I,
Tiranë, 2002, f, 121-122-123.
28 M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 85-86.
25
2. Kur ka njëfarë lidhjeje objektive, marrëdhënie, me një emër tjetër të një
konteksti të mëparshëm ose me tërë kontekstin në përgjithësi. Këto lidhje bëhen
shkak i shquarsisë së disa emrave, megjithëse këta në kontekst dalin për herë të parë.
P.sh.: Pastaj ia dha vrapit dhe doli në xhade, se pa që larg një autobus. Autobusi
mbërriti në kthesën e parë dhe frenoi pranë tij. Shoferi dhe pasagjerët u çuditën.
3. Kur nga situata konkrete, në të cilën zhvillohet ligjërimi, merret vesh se për çka
flitet. Sendi për të cilin bëhet fjalë, ndodhet para syve të atyre që bisedojnë, ata mund
ta shohin dhe ta prekin, prandaj edhe flasin për të si për një send të caktuar, p.sh.:
Shikoni xhenierët, - tha Besa. – Përsëri po rregullojnë një urë.
4. Kur nga informacioni që kanë bashkëbiseduesit, merret vesh se bëhet fjalë për
një send a person për të cilin ata kanë biseduar më parë, në një situatë tjetër.
P.sh.: Mos flitni me zë të lartë se do të më zgjoni djalin, - tha nëna.
5. Kur shënon sende unike, të vetme në llojin e tyre. Emra të tillë janë: dielli, hëna,
marsi, toka etj., si emërtime trupash qiellorë: Atë do ta kishte aty mbi krye për sa kohë
të shndriste dielli e hëna.
Në trajtën e shquar vihen edhe emrat e stinëve, të muajve të vitit dhe të disa erërave:
veri, jug, goren etj.
6. Kur shoqërohet nga disa tipa fjalësh përcaktuese (emra në gjinore, mbiemra në
shkallën krahasore, mbiemra prejnumëror, përemra etj.), si: vlerat e virtytit, shkalla e
parë, motra jonë, gjithë fshati etj.
7. Në disa shprehje frazeologjike. Frazeologjizmat me emër të shquar janë më të pakta
se ato me emër të pashquar. P.sh.: më dhemb koka, gjuaj topin, vras mendjen,
shtrëngoj duart etj.
Emrat e përveçëm në gjuhën shqipe zakonisht përdoren në trajtën e shquar. Në këtë pikë
shqipja dallohet nga disa gjuhë tjera. Në trajtën e pashquar ata hasen vetëm në disa funksione
sintaksore, ku edhe emrat e përgjithshëm dalin gjithashtu të pashquar dhe pikërisht:
1. si ndajshtime të emrave të shquar: Në fshatin Dushk ata arritën në mëngjes;
2. si përcaktorë kallëzuesorë të kryefjalës ose të kundrinës: Ai djalë quhet Petrit. E
quajnë Agim, - shpjegoi vajza.;
3. si thirrorë të pa ndjekur nga fjalë përcaktuese: - Lamtumirë, Petrit! – Prit, Lumtë!;
4. të paraprirë nga nja mbiemër: I ziu Petrit ç’pësoi!;
5. kur përdoren me disa parafjalë që drejtojnë rasën kallëzore si dhe me parafjalën prej:
Kam vajtur në Mat me qëllim që të dal në Martanesh dhe së andejmi të zbres në
Elbasan.29
29
F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I,
Tirane, 2002, f, 123-124-126.
26
3.5.3. Trajta e pashquar
Emri në trajtën e pashquar shënon frymorin a sendin si të përcaktuar, si të individualizuar,
por jo plotësisht nga klasa e frymorëve a e sendeve ose që s’është i njohur për dëgjuesin. Këtë
e bën me një kuptim të përgjithësuar (abstrakt), d.m.th. pa ditur me saktësi për kë a për se
është fjala. Emri në trajtë të pashquar zakonisht përdoret në bashkëvajtje (i prirë) me nyjën e
pacaktuar (joshquese) një, por kjo nyjë mund t’i mungojë emrit në disa kontekste. Ja një
fragment me emra në trajtë të pashquar: Erdhi një grua e shkuar në moshë me bucelë në
kurriz... Në klub kishte shumë tym duhani etj.
3.5.4. Përdormi i emrit në trajtën e pashquar
Emri përdoret në trajtën e pashquar përgjithësisht në këto raste:
1. kur është në funksionin e pjesës së kallëzuesit emëror, si p.sh.: Ky ishte një qytet i
çuditshëm, që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur... Ky është mysafir.;
2. kur emri përcaktohet nga ndonjë numëror themelor (i mirëfilltë), p.sh.: Ka një javë që
jam kthyer nga plazhi.;
3. kur emri përcaktohet nga përemri dëftor, p.sh.: Atë ditë ne shkuam për piknik;
4. kur emri përcaktohet nga përemrat e pacaktuar çdo, secili etj., p.sh.; Në festë secili
nga ne ishte veshur bukur.;
5. kur emri përcaktohet nga përemrat pyetës cili, sa, ç’, çfarë, p.sh.: Çfarë dite është
sot.30
30 M.Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 86-87.
27
3.6. Formimi i emrave
Emrat në gjuhën e sotme shqipe janë një nga pjesët e ligjëratës që shtohen dhe pasurohen
vazhdimisht me fjalë të reja. Në formimin e emrave rolin themelor e luajnë prapashtesat, që
janë krejt të ndryshme nga ato të foljeve e të ndajfoljeve.
Sipas kuptimit që kanë, emrat e formuar me prapashtesa i ndajmë në këto grupe:
1. emra vetash sipas mjeshtërisë që ushtrojnë, ose vendit ku banojnë;
2. emra sendesh;
3. emra vendesh;
4. emra që shënojnë veprime e nocione abstrakte
5. emra të prejardhur me prapashtesa që i japin fjalës një ngjyrë emocionale – zvogëlim,
përkëdhelje, përbuzje etj.31
31
F.Agalliu, E.Angoni, Sh.Demiraj, A.Dhrimo, E.Hysa, E.Lafe, E.Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tirane, 2002, f, 133.
28
KAPITULLI IV
Vepra “Bardha e Temalit” e autorit Pashko Vasa
“Bardha e Temalit” është një roman i shkruar në gjuhën franceze që Pashko Vasa e botoi në
Francë, (Paris) me pseudonimin Albanus Albano. Edhe pse vepra e Vasës nuk është shkruar
në shqip, ajo mbahet si romani më i vjetër me temë shqiptare, i shkruar nga një shqiptar. Në
këtë roman vihet re realizimi si dhe disa elemente të kritikës shoqërore, me reformime të
veçanta për rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Romani është marrë nga një histori që ka
ndodhur realisht në Shkodër më 1842.
Qëllimi i Vasës është që të vërë në dukje doket e zakonet e jetës së popullit shqiptar.
29
Analiza e emrit në veprën “Bardha e Temalit” e Pashko Vasës
Dashuria – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, abstrakt, njëjës,
jofrymor, emër i përgjithshëm.
E Bardhës – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa gjinore, konkret, njëjës, frymor,
emër i përveçëm.
E Shqipërisë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa gjinore, abstrakt, njëjës,
jofrymor, emër i përveçëm.
I shekullit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa gjinore, abstrakt, njëjës,
jofrymor, emër i përgjithshëm.
Luftat – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa kallëzore, abstrakt, shumës,
jofrymor, emër i përgjithshëm.
Zemrat – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, abstrakt shumës,,
jofrymor, emër i përgjithshëm.
Pushka – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, konkret, njëjës, jofrymor,
emër i përgjithshëm.
30
Fyerje – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa emërore, abstrakt, njëjës,
jofrymor, emër i përgjithshëm.
Mëkat – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e pashquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, emër i përgjithshëm.
Gjak – gjinia mashkullore, lakimi II, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, konkret,
jofrymor, emër i përgjithshëm.
Dukuri – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, shumës, abstrakt,
jofrymor, emër i përgjithshëm.
Romanit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa dhanore, njëjës, konkret,
jofrymor, emër i përgjithshëm.
31
Sytë – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, konkret, jofrymor,
emër i përgjithshëm.
Vasha – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, konkret, frymor,
emër i përgjithshëm.
Autorit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa gjinore, njëjës, konkret, frymor,
emër i përgjithshëm.
Gjuhët – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, abstrakt,
jofrymor, emër i përgjithshëm.
Projeksionit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa gjinore, abstrakt, njëjës,
jofrymor, emër i përgjithshëm.
Mirësisë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa dhanore, abstrakt, njëjës, jofrymor,
emër i përgjithshëm.
32
Orë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, konkret, jofrymor, i
përgjithshëm.
Degët – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, konkret, jofrymor, i
përgjithshëm.
Trungun – gjinia mashkullore, lakimi II, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, konkret,
jofrymor, i përgjithshëm.
Madhështisë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa gjinore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Soditjen – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Psherëtimë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Ankthet – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
33
Pasionin – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Paragjykimet – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, abstrakt,
i përgjithshëm.
Sedra – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt, jofrymor, i
përgjithshëm.
Mik – gjinia mashkullore, lakimi II, trajta e pashquar, rasa emërore, njëjës, konkret, frymor, i
përgjithshëm.
Fjalët – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, abstrakt, jofrymor,
i përgjithshëm.
Pushimi – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Shokut – gjinia mashkullore, lakimi II, trajta e shquar, rasa gjinore, njëjës, konkret, frymor, i
përgjithshëm.
34
Shtëpive – gjina femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa dhanore, shumës, konkret,
jofrymor, i përgjithshëm.
Moshe – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa dhanore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Dëshirë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Fëmija – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, konkret, frymor, i
përgjithshëm.
Qortimet – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, shumës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Zjarrin – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Martesa – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt, jofrymor,
i përgjithshëm.
35
Lumtëria – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Shpirtin – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Krijuesit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa gjinore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Dila – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, konkret, frymor, i
përgjithshëm.
Fytyra – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, konkret, jofrymor, i
përgjithshëm.
Pikëllimin – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Autoritetit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa dhanore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
36
Bijës – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa gjinore, njëjës, konkret, frymor, i
përgjithshëm.
Shikimin – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Qëllimet – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Shtërgaten – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Turp – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e pashquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Vëllai – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, konkret, frymor, i
përgjithshëm.
Këshillës – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa dhanore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
37
Shenjë – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Oborrin – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Batanie – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa emërore, njëjës, konkret, i
përgjithshëm.
Gardhi – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa gjinore, njëjës, konkret, jofrymor,
i përgjithshëm.
Letër – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, konkret, jofrymor,
i përgjithshëm.
Fishekoren – gjinia femërore, lakimi III, trajta e shquar, rasa kallëzore, njëjës, konkret,
jofrymor, i përgjithshëm.
Shërbëtor – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e pashquar, rasa emërore, njëjës, konkret,
frymor, i përgjithshëm.
38
Burrat – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, konkret, frymor,
i përgjithshëm.
Gaca – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, shumës, konkret,
jofrymor, i përgjithshëm.
Dritare – gjinia femërore, lakimi III, trajta e pashquar, rasa kallëzore, njëjës, konkret,
jofrymor, i përgjithshëm.
Gjahtarët – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa emërore, shumës, konkret,
frymor, i përgjithshëm.
Rreziku – gjinia mashkullore, lakimi II, trajta e shquar, rasa emërore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
Fshatit – gjinia mashkullore, lakimi I, trajta e shquar, rasa dhanore, njëjës, abstrakt,
jofrymor, i përgjithshëm.
39
Përfundim
Gjatë leximit dhe analizimit të punimit, keni pasur mundësi të shihni që në të përfshihen
vetëm pikat që janë menduar se janë më të rëndësishme. Duke e lexuar keni parë që emri
përmban kategoritë e veta siç janë: kategoria gramatikore e gjinisë, numrit, rasës, e shquarsisë
dhe e pashquarsisë si dhe tipat e lakimit.
Për secilën nga këto kategori është përfshirë informacion më i përmbledhur në mënyrë që
kuptimi të jetë më i lehtë.
Po ashtu te vepra “Bardha e Temalit” keni pasur mundësi të shihni mënyrën se si janë
analizuar disa emra. Sigurisht vepra nuk është për nivelin e njohurive të nxënësve, por jep një
kontribut të madh për punimin.
40
Literatura
F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e
gjuhës shqipe 1” Vëllimi I, Tirane, 2002
A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011
A. Konushevci, “Gjuha shqipe 11: Gramatika”, Pejë, 2010
M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003