Mars, 2016 Ky dokument është hartuar për t’u rishikuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara. Është përgatitur nga: Kosovo Center for Business Support (KCBS), në partneritet me: Crimson Opportunity Development Energy, Natural Resources and Agriculture Research (ENRA), për Cardno Emerging Markets USA, Ltd., implementues i Projektit EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, Kosovë VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE MOTORIKE
38
Embed
VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/EMPOWER_Oil-Recycling... · analizës kuantitative të kryer, sasia totale
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Mars, 2016
Ky dokument është hartuar për t’u rishikuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve
të Bashkuara. Është përgatitur nga:
Kosovo Center for Business Support (KCBS), në partneritet me:
Crimson Opportunity Development
Energy, Natural Resources and Agriculture Research (ENRA), për
Cardno Emerging Markets USA, Ltd., implementues i
Projektit EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, Kosovë
VLERËSIMI I ZINXHIRIT FURNIZUES PËR RICKLIM TË VAJRAVE MOTORIKE
Total 6,234,103.86 5,390.26 252.81 7,053,416.27 5,580.06 270.19
Burimi: MMPH, “Plani i veprimit mjedisor i Kosovës 2006 – 2010”
Të dhënat e përshkruara në Tabelën 6 nuk ofrojnë informata mbi sasinë e CO2 që
është lëshuar nga mbeturinat e vajit motorik. Sipas përllogaritjeve nga Administrata për
Informacionet për Energji e SH.B.A.-së, një fuçi me mbeturina vaji motorik lëshon 419.12
38 Ibid.
39 MMPH, “Plani i veprimit mjedisor të Kosovës 2006 - 2010.” 40
“Gazeta Lajm – Vendim i Ri Për Import Të Veturave, Nga Sot Nuk Ka Kufizim Vitesh.” 41
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit e Kosovës, “Raporti
mbi gjendjen e ajrit.”
Faqja 18
kg të CO242. Kështu që, nëse supozohet që një e treta e vajit motorik të importuar në
Kosovë në vitin 2015 është për djegie për ngrohje, atëherë do të lëshohen përafërsisht
243,783 tonë CO2.
Rrjedhjet e vajit të motorit në mjedis janë një shqetësim i madh për shkak të
ndikimit të tyre negativ në burimet e ujit dhe dheut. Rrjedhjet e vajit motorik mund të
vijnë nga burime të ndryshme; për shembull, fabrikat industriale që hedhin mbeturina
vaji në ujëndarëset e afërta, uji i kanalizimit të qytetit që përmban substanca të mbetura
nga rrugët dhe automjetet e mbajtura keq43. Vaji i përdorur motorik është një burim
ndotjeje individuale në ujë, i shkaktuar nga uji, nga shiu apo shkrirja e borës që lëviz mbi
dhe përmes tokës dhe pastaj depoziton mbeturinat e vajit dhe ndotësit tjerë në liqene,
lumenj dhe ujëra nëntokësorë44. Vaji motorik rri pezull mbi sipërfaqen e ujit dhe si
rezultat mund ta ndalojë dritën e diellit dhe oksigjenin që të depërtojë në ujë, duke
ndikuar tek peshqit dhe bimët ujore45. Përveç kërcënimit të menjëhershëm, efektet
afatgjata të derdhjes së këtij vaji mund të vazhdojnë për shumë vite duke lënduar këdo
që bjen në kontakt me ujin e kontaminuar. Burimi i këtij problemi është mungesa e
planeve për trajtimin e ujit të ndotur industrial dhe mostrajtimi i ujit nga të reshurat që
grumbullohen nga sipërfaqet operacionale, si për shembull pellgjet sedimentuese,
ndarësit e ujit nga vaji, dhe rezervuaret septikë apo gropat46.
Vaji motorik i përdorur mund të ketë ndikim negativ poashtu në tokë, dhe si
pasojë të kontaminojë furnizimin me ujëra nëntokësore. Vaji motorik që ka migruar
përmes dheut, apo e ka arritur ujin nëntokësor, i nënshtrohet degradimit anaerobik i cili
zgjat deri në 100 vjet47. Vaji motorik i përdorur përmban sasi të konsiderueshme të
42 “Environment - U.S. Energy Information Administration (EIA) - U.S. Energy Information Administration
(EIA).”
43 “Oil Spills: Impact on the Ocean - Sea, Effects, Temperature, Percentage, Important, Largest, Types,
Source, Marine, Oxygen, Human.” 44 “What Is Nonpoint Source Pollution? | Polluted Runoff | US EPA.” 45 Environment, “Why We Should Recycle Used Motor Oil.” 46 MMPH, “Plani i veprimit hapësinor të Kosovës 2006 - 2010,” 20. 47 “Environmental & Social Benefits.”
Faqja 19
metaleve si plumb, zink, bakër, krom, nikel dhe kadmium, të cilat janë substanca toksike
për organizëm48. Prezenca e vajit motorik në dhe ndryshon ciklin biologjik të dheut dhe
pengon zhvillimin e bimëve duke rritur përbërjen e tyre metalike49.
7 Mbledhja e të dhënave
Gjatë analizimit të zinxhirit të furnizimit për riciklimin e vajit motorik në Kosovë, janë
grumbulluar informacione edhe mbi furnizuesit potencialë. Janë kryer një 167 pyetësorë
në gjuhën shqipe, kryesisht në komunat që gjenden në Kosovën jug-lindore, përveç
kryeqytetit, Prishtinës. Këto komuna kanë përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën,
Ferizajin dhe Gjilanin, si dhe komunat më të vogla si Rahoveci, Malisheva, Suhareka,
Kaqaniku, Shtërpca, Kamenica, Vitia, dhe Ranilluka, siç shihen në Tabela 7.
Llojet e bizneseve të identifikuara dhe të analizuara kanë përfshirë edhe dyqane
riparimi automjetesh dhe qendra për servisimin e automjeteve. Janë vlerësuar
kapacitetet e tyre për të grumbulluar vaj të përdorur si dhe vullneti i tyre për të bërë një
gjë të tillë si pjesë e rrjetit të grumbullim-furnizimit. Bizneset e studiuara janë zgjedhur
në mënyrë të rastësishme. Shumica e bizneseve të studiuara gjenden në zona të cilat
konsiderohen urbane për shkak të mungesës së dyqaneve për riparimin e automjeteve
në rajonet rurale të Kosovës. Bizneset që veprojnë në fshatra, si agjencitë e autobusëve,
taksitë dhe bizneset e automjeteve me qira, kanë treguar se ata u ndërrojnë vajin
veturave të tyre në auto serviset që gjenden në komunat më të mëdha në afërsi.
Bizneset janë identifikuar në zona në të cilat momentalisht BTP Holding nuk operon. Si
versioni në shqip, ashtu edhe ai në anglisht i pyetësorit mund të gjenden në Shtojcë.
Tabela 7. Studimet e kryera në komuna dhe fshatëra
48 Vazquez-Duhalt, “Environmental Impact of Used Motor Oil.” 49
RAFAELVAZQUEZ-DUHALT, “Environmental Impact of Used Motor Oil.”
Faqja 20
Komunat dhe fshatërat N Komunat dhe fshatërat N
Rahovec 5 Gjakovë 12
Gjilan 19 Viti 5
Prizren 18 Malishevë 11
Ranillukë 1 Suharekë 7
Han i Elezit 1 Fushë Kosovë 13
Kamenicë 6 Prishtinë-Vranjevc 13
Prishtinë-Shkup 6 Ferizaj 21
Shtërpce 4 Kacanik 3
Prishtinë-Veternik 5 Prishtinë 16
Në fillim të studimit, bizneseve u është thënë që pjesëmarrja e tyre është
vullnetare dhe se ata do të mund të refuzonin të përgjigjeshin në çfarëdo pyetje të cilën
nuk e dinin apo që nuk ndjeheshin komod t’i përgjigjeshin. Përgjigjet e këtilla janë
koduar si “Nuk e di” (888), “Nuk dua të përgjigjem” (999), “Nuk aplikohet” (777), dhe
“Varet” (4444) për t’u siguruar që mos-përgjigjet të kodohen si zero.
Me anë të përdorimit të koordinatave të GPS të vendndodhjes së BTP Holding
(42.893, 20.879) dhe të atyre të secilit biznes të studiuar, është bërë kalkulimi i
distancës të secilit biznes me pikat e grumbullimit dhe fabrikën. Çmimi i supozuar i
karburantit është €1.01 për litër. Kompania ka dy koleksione kamionësh të madhësive
28,000 litra dhe 3,250 litra, të cilëve iu duhen 25 litra dhe 12 litra karburant,
respektivisht, për 100 km.
BTP Holding ka vendosur të menaxhojë internalisht faktorët si kapaciteti i
transportimit dhe grumbullimi. Sa i përket fabrikës, kapaciteti i saj është 3,000 litra të
vajit motorik dhe industrial në një cikël. Cikli maksimal i prodhimit është 2,500 litra për
12 ditë për procesin e parë, dhe procesi mund të ndërmerret 2 deri 3 herë në javë në
kapacitetin momental. Kompania ka planifikuar investime për të rritur kapacitetin e
prodhimit deri në 10,000 litra për një cikël prej 8 orësh (30,000 litra/ditë). Kapaciteti për
vajin motorik të përdorur në vendin e magazinimit është 3 rezervuare me nga 30 m3 ose
90,000 litra. Çmimet e inputit të cilat kompania është e gatshme të paguajë janë mes
€0.10 dhe €0.25 për një litër të vajit motorik të përdorur.
Faqja 21
Sa i përket prodhimit final, procesi i i prodhimit e shndërron vajin e përdorur
motorik në disa produkte të ndryshme. Prej një fuçie të vetme të vajit të përdorur, rreth
75% riciklohet në vaj motorik, ndërsa produkti i mbetur përzihet me rërë dhe përdoret
në përpunimin e asfaltit. Prej 75% vaj, 80-85% bëhet vaj motori për mjete motorike,
derisa 15% riciklohet në mazut, i cili është vaj për ngrohje. Çmimi i prodhimit për vajin
motorik është mes €2.5 dhe €5 për litër. Vaji i ricikluar motorik zakonisht rekomandohet
për veturat më të vjetra se 10 vjet, që është përafërsisht 70% e numrit të tanishëm të
veturave në Kosovë. Bazuar në kalkulimet në Tabela 3, kjo do të thoshte që 70% e
236,145 veturave janë mbi 10 vjet të vjetra, e cila do të bënte kërkesën vendore për vaj
të ricikluar mes 495,904 dhe 1,487,713 litra në vit.
Kërkesa vendore për vaj motorik mund të përmbushet duke përpunuar vajin e
përdorur në BTP Holding prej 8 deri në 27 javë prodhimi sipas orarit 8 orë në ditë, 5 ditë
në javë. Supozohet që 70% e vajit të përdorur bëhet vaj motorik i ricikluar. Kjo do të
thotë që kërkesa do të duhet të jetë 56,000 litra vaj motorik në javë.
8 Statistikat deskriptive dhe analiza e rezultateve
Bizneset janë pyetur në lidhje me sasitë e grumbullimit me disa pyetje të ndryshme, pasi
që disa prej tyre ishin hezitues të zbulojnë plotësisht informata si numri i klientëve, sasia
totale e mbetjes së vajit motorik të grumbulluar dhe mënyrat e përdorimit alternativ të
tij, kryesisht për shkaqe tatimore dhe ligjore. Së pari, bizneset janë pyetur për
frekuencën e konsumatorëve të tyre në ditë dhe në javë, dhe pastaj për sasinë totale të
mbetjeve të vajit motorik që ata e grumbullojnë bazuar në llojet e mjeteve motorike të
cilat ata normalisht i servisojnë. Të dhënat bazë përshkruhen në këtë seksion para
analizimit se si këto të dhëna përshtaten në rrjetin e përgjithshëm të furnizimit.
Kur mirret parasysh kostoja e grumbullimit, ekzistojnë tre faktorë kryesor që
duhen marrë në konsideratë gjatë analizës së zinxhirit të furnizimit. Këta faktorë janë
distanca e biznesit nga fabrika e vajit në Mitrovicë, sasia minimale dhe ajo maksimale e
vajit motorik të përdorur që mund të grumbullohet në baza mujore, dhe koha e
nevojshme për ta bërë këtë. Me qëllim të vlerësimit të mbetjes së vajit motorik të cilën
Faqja 22
secili biznes mund ta ofrojë në baza javore, janë parashtruar tri pyetje: 1A, Sa
konsumatorë në javë kanë bizneset, peshuar nga proporcioni i sasisë së vajit të nxjerrë
nga mjetet motorike të servisuara që i përkasin kategorive të ndryshme; 2A numri i
javëve i kalkuluar sipas numrit të ditëve; 2B numri i javëve i pyetur drejtpërdrejtë;
8B_Verë, 8B_Dimër, sa i përket numrit të ditëve për të grumbulluar 200 litra mbetje vaji,
sipas sezonit. Numri maksimal i javëve në këto kalkulime të ndryshme është bërë me
qëllim të ofrimit të një vlerësimi konzervativ të furnizimit të mundshmëm nga bizneset e
ndryshme.
8.1 Shpeshtësia e klientëve
Me qëllim të vlerësimit të përputhshmërisë dhe saktësisë së informatave të pranuara
nga anketuesit, po ashtu janë përfshirë pyetjet në lidhje me numrin mesatar të klientëve
që bizneset kanë në baza ditore dhe javore. Brenda mostrës prej 164 bizneseve të
studiuara, 18.3% prej tyre pranojnë mesatarisht 2 deri 3 klientë në ditë, derisa 11.2% e
të anketuarve kanë pohuar se kanë vetëm 1 ose 2 klientë në ditë. Kur shihen numrat e
klientëve që bizneset pranojnë në javë, pjesa më e madhe e tyre (n=19) deklaruan se
zakonisht kanë 10 deri 11 klientë. Megjithatë, një numër më i vogël i të anketuarve
raportuan që kanë deri në 60 klientë në javë. Nga madhësia e mostrës, 37 biznese ose
nuk kanë ditur ose nuk i janë përgjigjur pyetjes në lidhje me numrin e klientëve që kanë
pasur në një ditë apo në javë.
Përderisa analiza ka për qëllim optimizmin mbi zinxhirin e furnizimit, ja vlen të
shihet edhe pritshmëria e konsumatorëve që shkojnë tek mekanikët e anketuar sipas
shpeshtësisë së raportuar. Të dhënat ditore dhe javore për konsumatorët janë vendosur
në pajtim me shpërndarjen e Poissonit. Shpërndarja e Poissonit zakonisht përdoret në
ngjarjet ku ekziston mundësia që një konsumatori të jetë i pavarur dhe i rastësishëm nga
mundësia e konsumatori tjetër. Nëse një komunë apo një biznes ka një probabilitet të
madh të konsumatorëve, atëherë ajo me gjasë do të jetë në gjendje të furnizojnë vajin e
përdorur më shpesh, të konsiderohen si pika grumbullimi, apo të jenë të stimuluar për
Faqja 23
të rritur sasinë e shitur kompanisë së riciklimit. Shpërndarja në Figura 1 dhe Figura 2
është probabiliteti i numrit të konsumatorëve në secilin nga bizneset që janë studiuar,
në baza ditore dhe javore.
Për shembull, në Figura 1, ka pasur vetëm një biznes që ka pasur më shumë se
17 konsumatorë në ditë, kështu që ekziston një mundësi e vogël që ndonjëri nga
bizneset tjera në Kosovë të kenë kaq shumë konsumatorë. Rezultati më i mundshëm
është që bizneset të kenë mesatarisht 1.5 deri 2.5 konsumatorë në ditë. Përveç kësaj,
këto biznese janë paraqitur më shpesh në mostër, që tregon se ekziston një mundësi
prej 25% e zgjedhjes së njërit nga këto biznese në mënyrën të rastësishme. Interpretimi
për Figura 2 është i ngjashëm, duke dhënë të kuptohet se numri më i shpeshtë i
vizitorëve në baza javore është rreth 10 njerëz – mirëpo, gjasa që kjo të ndodhë në
bizneset sipas mostrës është rreth 6%.
Figura 1. Pritshmëria ditore e konsumatorëve që përdorin shpërndarjen Poisson
-
0.05
0.10
0.15
0.20
0.25
0.30
- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19
Pro
bab
ilite
ti
Numri i konsumatorëve
Ditore
Faqja 24
Figura 2. Pritshmëria javore e konsumatorëve duke përdorur shpërndarjen Poisson
Ndryshimi në numër i konsumatorëve është i rëndësishëm për t’u marrë
parasysh pasi që do të ndikojë në shpeshtësinë me të cilën biznesi mund të mbushë një
fuçi me vaj të përdorur. Sa më të mëdha gjasat që këta konsumatorë të vijnë, aq më
mirë mund të bëhet planifikimi sa i përket caktimit të orarit të marrjes dhe grumbullimit
të vajit motorik në zona të ndryshme; në këtë mënyrë, zbriten kostot e transaksioneve.
Veç kësaj, pasi ka më pak vende me më shumë konsumatorë, mund të jetë ekonomike
të trajtohen këto biznese ndryshe nga ato brenda devijimit nga mesatarja.
8.2 Gjasat e grumbullimit
Për të caktuar sasinë e vajit motorik të grumbulluar nga bizneset, janë parashtruar
pyetje në lidhje me sasinë mesatare të vajit të grumbulluar në javë dhe në muaj. Nga
mostra e studimit të 164 bizneseve, sasia mesatare e vajit motorik të grumbulluar nga
një biznes gjatë një jave do të ishte 49 litra. Sasia më e vogël që një biznes ka deklaruar
se mund t’i mbledhë ka qenë 4 litra në javë. Në ndërkohë, pjesa më e madhe (n=20) e të
anketuarve deklaruan se ata mund të shisnin mesatarisht 50 litra në javë. Përveç kësaj,
20 nga bizneset e studiuara, apo 12.2% e mostrës, deklaruan që do të mund t’i
grumbullonin më shumë se 100, dhe deri në 500 litra në javë.
Duke shikuar sasinë e vajit motorik që mund të grumbullohet në muaj, përgjigjet
më të shpeshta (n=58) ishin mes 100 dhe 200 litra në muaj. Sasia më e vogël e litrave që
një biznes ka raportuar të jetë në gjendje të grumbullojë për një muaj ka qenë 12.5 litra.
-
0.02
0.04
0.06
0.08
0.10
0.12P
rob
abili
teti
Numri i konsumatorëve
Javore
Faqja 25
Ka pasur edhe disa biznese (n=3) që kanë deklaruar se do të mund t’i grumbullonin dhe
shisnin deri në 1,000 litra në muaj. Këto biznese që do të dëshironin të shisnin më
shumë se 1,000 litra, kur janë pyetur për çmimin, kanë treguar se do të do të mund ta
shisnin për €0.3 për litër. Sa i përket kostos oportune, kjo potencialisht do të arrinte në
pesë udhëtime për në bizneset tjera, varësisht nga koha dhe distanca.
Kur janë pyetur për numrin e ditëve që u duhen për ta mbushur një fuçi 200
litërshe me vaj të përdorur, rreth 23.2% e bizneseve të anketuara kanë deklaruar se
atyre u duhen mesatarisht 30 ditë. Bazuar në përgjigjet e marra, koha më e gjatë që i
nevojitet një biznesi të mbushë një fuçi është 912 ditë. Ndërkaq, më e shpejta që një
biznes e mbush një fuçi të këtillë është 2 deri 3 ditë. Varësisht nga sasia e vajit motorik
që tashmë është i magazinuar në fabrikë, biznesi mund të optimizojë numrin e
udhëtimeve dhe distancën.
8.3 Pengesat në furnizim
Një pyetje tjetër në studim ka pasur të bëjë me përdorimin e vajit ,ptprol të nxjerrë.
Pjesa më e madhe e të anketuarve (81.1%) kanë deklaruar se momentalisht e shesin atë
vaj të përdorur. Disa biznese (n=10) kanë bërë të ditur se momentalisht i përdorin
mbetjet e vajit motorik për ngrohje. Siç shihet në Figura 3, bizneset tjera të anketuara
kanë deklaruar se e djegin vajin e tillë, e falin, apo e hudhin tutje. Kur janë pyetur nëse e
shesin vajin e përdorur motorik, përgjigjet ishin kryesisht pozitive me 82.3% të
bizneseve të anketuara që kanë deklaruar se momentalisht e shesin vajin. Ndërsa, 26
nga të anketuarit kane deklaruar se momentalisht nuk e shesin vajin e përdorur motorik.
Nga të gjithë të anketuarit, 92.7% e tyre kanë deklaruar se janë të interesuar ta shesin
vajin motorik, ndërsa 5.5% e tyre kanë thënë se nuk janë të interesuar ta shesin. Arsyet
pse këto biznese nuk kishin dëshirë ta shisnin këtë lloj vaji të përdorur ishin ose sepse
ato e përdorin vajin për ngrohje, se nuk kanë vend të mjaftueshëm për fuçi në objektet
e tyre, ose sepse mendojnë se shitja e vajit motorik të përdorur nuk do t’u sjellë
Faqja 26
përfitime shtesë. Ata që e shesin kanë treguar se ekziston konkurrencë në treg për vaj të
përdorur, dhe se ka tregtarë me të cilët ata bëjnë pazar. Fatkeqësisht, nuk ka pasur
ndonjë mënyrë për të dalluar qartë sa individë marrin pjesë në tregun dytësor.
Figura 3. Përdorimet e ndryshme të vajit të përdorur
Kur janë pyetur për çmimin për të cilin më me dëshirë do t’i shisnin 200 litra vaj
motoriktë përdorur, 43.3% e bizneseve (n=71) kanë deklaruar se €0.25 për litër do të
kishte qenë çmimi më i arsyeshëm. Megjithatë, 25.6% (n=42) e mostrës kanë deklaruar
se ata do t’i shisnin 200 litra për €0.30 për litër, siç shihet në Figura 4. Një pjesë më e
vogël e të anketuarve ishin në gjendje t’i shisnin 200 litra për €0.15 dhe €0.20. Të
anketuarit që ishin në gjendje të shisnin 450 deri 1,000 litra vaj motorik, do ta bënin
këtë vetëm nëse çmimi për litër do të ishte mes €0.25 dhe €0.30.
133
10 5 3 2 2 0
20
40
60
80
100
120
140
They sell it Use it forheating
Burn it Give itAway
Throw it Save it/Don't Sell
it
Nu
mri
i b
izn
ese
ve
Faqja 27
Figura 4. Gatishmëria e të anketuarve për të shitur vajin motorik me çmime të ndryshme
Duke supozuar se ekziston një çmim i vetëm i tregut, sasitë që do të mund të
grumbullohen gjatë një muaji në pika të ndryshme të çmimit janë paraqitur në Tabela 8.
Çmimi mesatar, apo pjerrtësia e lakores së kërkesës, është rreth €0.18 për litër.
Tabela 8. Çmimi dhe sasia e furnizimit
Njësi Çmimi
Çmimi total Vaji total Çmimi
për njësi
0.3 14,529.45 81,211.49 0.18
0.25 10,445.79 58,445.58 0.18
0.2 2,097.85 11,557.07 0.18
0.15 429.71 2,344.00 0.18
Pjesa më e madhe e të anketuarve (65.9%) kanë deklaruar se nuk do të ishin të
gatshëm të shërbenin si pikë grumbulluese për bizneset më të vogla për shkak të
hapësirave të vogla në të cilat ata operojnë, apo për shkak të përgjegjësisë shtesë që ky
veprim do të nënkuptonte për ta. Megjithatë, 17.1% e tyre deklaruan se ishin të
gatshëm të shërbenin si pika grumbulluese për biznese tjera, veçanërisht nëse një
aktivitet i këtillë do të sillte përfitime shtesë për ta.
1
9
24
71
42
1 1 3
0
10
20
30
40
50
60
70
80
0.15 Euro cent 0.2 Euro cent 0.25 Euro cent 0.3 Euro cent
60 litres
200 litres
450 litres
600 litres
1000 litres
Faqja 28
Në këtë analizë janë marrë parasysh edhe ndryshimet sezonale. Siç shihet në
Figura 5, të anketuarit kanë deklaruar që gjatë muajve të verës, ata do të mund të
grumbullonin sasi dy herë më të madhe se sa gjatë dimrit. Në këtë mënyrë, gjatë verës,
sasia mesatare e vajit motorik të përdorur e cila do të mund të grumbullohej mund të
arrijë deri në 7,166 litra, derisa, gjatë dimrit, grumbullimi mesatar do të arrijë deri në
3,920.5 litra. Megjithëse, disa të anketuar kanë treguar se rritjen në furnizim gjatë
sezonit dimëror janë për shkak se njerëzit i ndërrojnë gomat e verës me ato të dimrit,
dhe në të njëjtën kohë e bëjnë edhe servisimin e automjeteve.
Figura 5. Mesatarja në litra e vajit motorik të përdorur gjatë verës dhe dimrit
8.4 Distanca
Pjesa e analizës që i përket distancës fokusohet në kalkulimin e distancës më të afërt
nga një biznes në secilën zonë të studiuar deri te BTP Holding, siç shihet në Figura 6.
Nëntë nga katërmbëdhjetë zonat e studiuara kanë pasur së paku një biznes të
interesuar për të shërbyer si pikë grumbulluese. Këto zona përfshijnë Kaçanikun,
Ferizajin, Gjilanin, Suharekën, Prishtinën, Fushë Kosovën, Kamenicën, dhe rrugët
Prishtinë-Vranjevc dhe Prishtinë-Shkup. Ndërkaq, distanca nga biznesi më i afërt në
secilën zonë deri te BTP Holding është kalkuluar për pjesën tjetër të zonave të studiuara
(N=5) që nuk kanë pasur pika grumbullimi.
7166.00
3920.5
0.00
1000.00
2000.00
3000.00
4000.00
5000.00
6000.00
7000.00
8000.00
Weekly Average (Summer) Weekly Average (Winter)
Lit
rat
e v
aji
t të
pw
rdo
rur
Faqja 29
Tregtia primare me bizneset të cilat janë më larg nga fabrika e BTP Holding do të
mund të matet me nivelin e furnizimit që këto biznese do ta ofrojnë dhe kohën në të
cilën ato mund ta ofrojnë atë. Për shembull, bizneset që ndodhen në Prizren janë më
larg nga fabrika e përpunimit, mirëpo ekzistojnë 2 biznese që janë të gatshme të shesin
mbi 200 litra, 5 biznese që janë të gatshme të pranojnë çmime nën €0.2 për litër, dhe 5
që janë në gjendje të furnizojnë me 200 litra në më pak se 4.5 muaj.
Figura 6. Distanca nga pikat e grumbullimit dhe biznesi më i afërt në secilën zonë të studiuar me BTP Holding
Nëse qëllimi i kompanisë është të minimizohet distanca e nevojshme e udhëtimit
për të marrë një furnizim me vaj, atëherë mund të kalkulohen distancat e skajshme për
një litër. Në këtë rast, është i nevojshëm një furnizim i përcaktuar minimalisht brenda
zonës me qëllim që të sigurohet që furnizimi të mos jetë baraz me zero. Alternativisht,
kompania mund të caktojë një distancë maksimale në të cilën është e gatshme të
udhëtojë.
9 Rezultatet e modelit
9.1 Sasia
72.1 km
47.1 km
83.3 km
83.7 km
86.4 km
92.4 km
66.5 km 37 km 45.2 km
35.3 km
99.6 km
83.8 km
93.9 km
89.9 km
Ferizaj
Fushe Kosove
Gjakove
Gjilan
Kacanik/Hani I Elezit
Kamenice
Malisheve
Prishtine
Prishtine/Shkup
Prishtine/Vranjevc
Prizren
Shterpce
Suhareke
Viti
Faqja 30
Objektiva e firmës është maksimizimi i sasisë së vajit motorik të grumbulluar, pa
llogaritur pengesat në fillim, dhe pastaj të shtojë shtresa të pengesave relevante si
kostoja, distanca dhe koha. Modelimi i potencialit për furnizim duke përdorur
Ekuacionin 3, duke supozuar një vit 52 javor, dhe një furnizim maksimal të supozuar në
javë, sjellë sasinë totale të vajit motorik që mund të grumbullohet, e cila është 270,372
litra, me një kosto prej €80,327, apo një çmim për njësi prej €0.3 për litër. Ndërkaq,
kostoja e transportimit dhe e fuçive pas përshtatjes përfundojnë në përafërsisht €0.04,
mesatarisht.
Duke pasur parasysh që vaji motorik i importuar në Kosovë kap sasinë prej 4.5
milion litra, kjo fushë e furnizimit paraqet 6% të tregut. Mesatarisht në një muaj, sasia
totale e cila mund të grumbullohet në këto zona është pak më pak se 21,000 litra50 me
një çmim prej €6,734.37, apo €0.32 për litër. Kjo sasi mujore do të mund të përpunohet
në 10.5 orë duke përdorur pajisjet e tanishme të BTP Holding.
Figura 7. Sasia e fuçive në javë sipas javëve të grumbullimit
50 Sasia vjetore është më e madhe se 21,000 x 12, duke pasur parasysh që biznese të ndryshme
mund të mbushin 200 litra më shpejt.
0
50
100
150
200
250
300
350
400
450
0 10 20 30 40 50 60 70
Nu
mri
i f
uçi
ve
në
ja
vë
Koha
Faqja 31
Sidoqoftë, nëse litrat do të ishin përshtatur sipas numrit të javëve për të marrë
sasinë javore të vajit motorik të përdorur në dispozicion, dhe pastaj të pjesëtoheshin me
çmimin me të cilin ishin të gatshëm ta shesin, secili biznes do të kishte një sasi
margjinale për euro cent. Kjo sasi pastaj do të mund të optimizohej në mënyrë të atillë
që BTP Holding do të mund të grumbullonte sasinë maksimale të vajit motorik gjatë
muajit, ose çmimin minimal të nevojshëm për të mbledhur një sasi të caktuar të vajit.
Nëse BTP Holding dëshiron të mbledhë 56,000 litra vaj motorik nga këta furnizues,
mesatarisht do t’i duhen 10.74 javë dhe maksimalisht 26 javë nga komunat e
mëposhtme (Tabela 9). Kjo do të thotë që koha mes fillimit dhe përfundimit të
grumbullimit para fillimit të përpunimit është mesatarisht 11 javë për këto zona.
Tabela 9. Numri i fuçive sipas komunave për të arritur 56,000 litra
Komuna Numri i fuçive
Ferizaj 30.00
Fushë Kosovë 49.00
Gjakovë 25.00
Gjilan 49.00
Kacanik 2.00
Kamenicë 0.00
Malishevë 9.00
Prishtinë 30.00
Prishtinë/Shkup 28.00
Prishtinë/Vranjevc 36.00
Prizren 28.00
Rahovec 7.00
Shtërpce 5.00
Suharekë 10.00
Viti 6.00
10 Rezultatet
Një ndër çështjet më të rëndësishme në analizën e tregut është fakti se furnizimi me vaj
motorik të përdorur tani për tani nuk është i mjaftueshëm sa për të maksimizuar sasinë
në magazinim apo për të maksimizuar nevojat ditore për të drejtuar pajisjet për
Faqja 32
përpunimin e vajit. Varësisht nga ajo se si biznesi grumbullon nga furnizuesit e tanishëm,
sasitë nga këto komuna mund ta pakësojnë koston për njësi të grumbullimit.
Përveç kësaj, nëse furnizuesit më të mëdhenj si KEK-u, i cili është vizituar dhe
ishte duke pritur për një tender tjetër për vaj të ricikluar, të ishte në gjendje të mblidhte
një furnizim më të madh për kompaninë, atëherë sasitë më të vogla mund të ndër-
subvencionohen. Sidoqoftë, ekonomikisht, një gjë e tillë do të duhet të bëhej me një
qëllim të balancimit të çmimit, distancës dhe kohës së furnizimit.
Për shkak të mungesës së furnizimit, pengesat e mbetura në Ekuacionet
optimizuese 1 dhe 2 nuk do të jenë detyruese, dhe për këtë arsye, kostoja margjinale e
magazinimit do të jetë baraz me kostot joproduktive të mos-funksionimit të makinave.
Po ashtu, kostoja margjinale e grumbullimit do të duhet të jetë më e vogël se vlera
margjinale e shitjes së produkteve të vajit motorik. Megjithatë, siç është theksuar në
seksionin e të dhënave, operacioni nuk duhet të vazhdojë 24 orë në ditë dhe 7 ditë në
javë për të përmbushur kërkesën vendore. Mund të ekzistojnë rrugë më profitabile sa i
përket produkteve tjera që mund të vijnë nga vaji motorik i ricikluar (p.sh. vaji i rëndë i
karburantit i nevojshëm për ngrohje). Megjithatë, ky veprim do të duhet të matet karshi
kostos së menjëhershme më të ulët për ngrohje, e që zakonisht është druri apo linjiti.
10.1 Vetëdijësimi
Ngritja e vetëdijësimit publik po ashtu mund ta ngrisë edhe mundësinë e riciklimit të
vajit motorik. Këto lloj fushatash mund të përfshijnë informimin e qytetarëve se si ta
hedhin vajin në mënyrë të duhur, duke vendosur dhe duke shfaqur lokacionet e hedhjes
dhe duke krijuar ueb faqe informative51. Komunat mund të jenë partnerë në këto
fushata vetëdijësimi.
Strategjia Kosovare e Ambientit (2011-2015) përfshin plane dhe programe për
edukimin mjedisor në nivele të ndryshme shkollore. Këto programe tentojnë të
51 “Developing a Used Oil Recycling Program | Best Management Practices | US EPA.”
Faqja 33
përfshijnë çështje mjedisore dhe zhvillim të qëndrueshëm, ose si lëndë zgjedhore ose si
lëndë fakultative. Përveç kësaj, përveç mungesës së monitorimit të ndotësve në Kosovë,
parimi “ndotësi paguan” do të jetë problematik për t’u zbatuar në afat të shkurtër52.
Korniza ligjore në Kosovë nuk i inkurajon aq shumë subjektet ekonomike për t’i kushtuar
kujdes të veçantë ambientit dhe për të instaluar dhe përdorur teknologji më të pastra53.
52 Ministria e Mdhe Planifikimit Hapësinor, “Revidimi dhe azhurnimi i KES (2011‐2015).” 53 Ibid.
Faqja 34
11 Referencat
American Petroleum Institute. “The Oil Recycling Process,” n.d. http://www.recycleoil.org/recycle_oil_process/benefits.html.
Balkan Insight. “Kosovo Customs Chief Assaulted,” January 2008. http:// www.balkaninsight.com/en/article/kosovo-customs-chief-assaulted.
“BTP Holding Sh.p.k.” Accessed November 12, 2015. http:// www.btp-holding.com/en/.
“Developing a Used Oil Recycling Program | Best Management Practices | US EPA.” Accessed October 30, 2015. http://water.epa.gov/polwaste/npdes/swbmp/Developing-a-Used-Oil-Recycling-Program.cfm.
Embassy of Finland, Pristina. “The EU Tëinning Project ”Support to the Environment Sector in Kosovo” Is Ending,” September 2012. http:// www.finlandkosovo.org/public/default.aspx?contentid=258490&nodeid=42563&contentlan=2&culture=en-US.
“Environmental & Social Benefits.” Biosynthetic Technologies, n.d. http://biosynthetic.com/environmental.
Environment, Department of the. “Why We Should Recycle Used Motor Oil.” Text, April 27, 2010. https://www.environment.gov.au/protection/publications/factsheet-why-we-should-recycle-used-motor-oil.
European Commission. “Waste Oils,” 2015. http://ec.europa.eu/environment/waste/oil_index.htm.
Farmer, A. M. “Manual of European Environmental Policy,” n.d. http:// www.ieep.eu/assets/1447/0.9_Text_from_cover_of_printed_version_-_final.pdf.
Federal Ministry of Environment, Nature Conservation, Building and Nuclear Safety. “Waste Oil Legislation,” September 1, 2013. http:// www.bmub.bund.de/en/topics/water-waste-soil/waste-management/types-of-waste-waste-flows/waste-oil/waste-oil-legislation/.
“Gazeta Lajm – Vendim i Ri Për Import Të Veturave, Nga Sot Nuk Ka Kufizim Vitesh.” Accessed November 23, 2015. http:// www.gazetalajm.com/vendim-i-ri-per-import-te-veturave-nga-sot-nuk-ka-kufizim-vitesh.html.
Faqja 35
King, Jennifer. “How Does Used Motor Oil Pollute? | Home Guides | SF Gate.” Accessed November 12, 2015. http://homeguides.sfgate.com/used-motor-oil-pollute-79336.html.
Kosovo Environmental Protection Agency. “Home,” 2015. http:// www.ammk-rks.net/?page=2,1.
Ladock, Jason. “Recycling Motor Oil.” Accessed November 4, 2015. http:// www.healthguidance.org/entry/11517/1/Recycling-Motor-Oil.html.
MESP, Ministry of Environment and Spatial Planning. “Kosovo Environmental Action Plan 2006 - 2010,” 2006. http://waterwiki.net/images/b/b9/KosovoEnvActionPlan.pdf.
Ministry of Environment and Spatial Planning. “KEPA Finalized the Activities for 2012 with the Promotion of Two.” Accessed November 26, 2015. http://mmph-rks.org/en-us/News/KEPA-finalized-the-activities-for-2012-with-the-promotion-of-two-537.
———. “REVISING and UPDATING the KOSOVO ENVIRONMENTAL STRATEGY (KES) and NATIONAL ENVIRONMENTAL ACTION PLAN (NEAP) 2011‐ 2015,” May 2011.
Ministry of Environment and Spatial Planning, and Kosovo Environmental Protection Agency. “State of the Air Report,” 2012. http:// www.ammk-rks.net/repository/docs/raporti_i_ajrit__anglisht_18122012.pdf.
Office of the Prime Minister. “Transport and Telecommunications Statistics,” November 2015. https://ask.rks-gov.net/ENG/publikimet/doc_view/1362-transport-and-telecommunications-statistics-q3-2015?tmpl=component&format=raë.
Official Gazette of the Republic of Kosovo. “Administrative Instruction No.03/07 Management of Used Oils and Waste Oils,” 2007. https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=7459.
———. “Administrative Instruction No. 05/2013 on Management of Used Oils and Waste Oils,” 2013. https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=9844.
“Oil Spills: Impact on the Ocean - Sea, Effects, Temperature, Percentage, Important, Largest, Types, Source, Marine, Oxygen, Human.” Accessed November 12, 2015. http://ëëë.ëaterencyclopedia.com/Oc-Po/Oil-Spills-Impact-on-the-Ocean.html.
RAFAELVAZQUEZ-DUHALT. “Environmental Impact of Used Motor Oil,” 1988.
Kuvendi i Republikës së Kosovës. “Ligji mbi mbeturinat,” 2012. http:// www.kuvendikosoves.org/?cid=2,191,924.
Stavileci, Adriatik. “Regular Import of Motor and Hydraulic Oil in Kosovo for 2014 & 2015,” October 2015.
The Re-refining Industry Section of UEIL. “An Environmental Review of Waste Oils Regeneration,” n.d. http:// www.geir-rerefining.org/documents/PositionpaperGEIR161104.pdf.
Faqja 36
“The State of Waste in Kosovo 2008.” Accessed November 6, 2015. http:// www.ammk-rks.net/repository/docs/6State_of_Waste.pdf.
THE WORLD BANK GROUP and IN KOSOVO. “Country Snapshot,” April 2015.
Vazquez-Duhalt, R. “Environmental Impact of Used Motor Oil.” The Science of the Total Environment 79, no. 1 (February 1989): 1.
“What Is Nonpoint Source Pollution? | Polluted Runoff | US EPA.” Accessed November 12, 2015. http://ëater.epa.gov/polëaste/nps/ëhatis.cfm.
Wilson, Chris. “The Recycling Reality,” June 23, 2015. http:// www.kosovotëopointzero.com/en/article/1697/the-recycling-reality.
Faqja 37
12 Shtojcë - Pyetësor
EMPOWER Sektori Privat ZINXHIRI I FURNIZIMIT I RICIKLIMIT TË VAJIT
Emri: Numri kontaktues: GPS Lokacioni: Qyteti: Pyetje mbi furnizimin:
1. Sa klientë i keni? a. Mesatarisht gjatë ditës? _____ b. Mesatarisht gjatë javës? _____ c. Sa lloje automjetesh ju bëni ndërrimin e vajit motorik gjatë javës dhe sa litra
vaj i zë secili lloj?
Lloji Numri i llojit përkatës të automjeteve gjatë javës
Vaji i ndërruar në litra për automjet
2. Cila është sasia e vajit që e nxirrni nga automjetet
a. Gjatë javës? ______ b. Gjatë muajit? _____
3. Numri i ditëve që ju nevojiten për të mbushur një enë 200 litërshe: __________ 4. Çfarë bëni zakonisht me vajin e përdorur? _______________________________ 5. A e shitni vajin e përdorur? Po/Jo 6. A do të ishit të interesuar për të shitur vajin e perdorur? Po/Jo 7. Sa litra vaj të perdorur do të ishit të gatshëm t’i shisni për cmimet e mëposhtme?
a. 0.15 euro cent, _____ litra b. 0.20 euro cent, _____ litra c. 0.25 euro cent, _____ litra d. 0.30 euro cent, _____ litra
8. Ju, si biznes, a do të mund të shërbeni si pikë grumbullimi për kontribuesit e tjerë? Po/Jo Orari i kontributeve
Name: Tel: GPS Location: City: Questions regarding the supply:
1. How many clients do you have during the day: a. Average during the day? _____ b. Average during the week? _____ c. During the week, how many types of vehicles do you change the engine oil
to, and how many liters each vehicle contains?
Type Number of vehicles during the week
How many liters each vehicle contains
2. How many liters of oil do you remove from vehicles a. During the week? ______ b. During the month? _____
3. Number of days you need to fill a container of 200 liters of oil: ______________ 4. What do you usually do with the used/waste oil? _________________________ 5. Do you sell used/waste oil? Yes/No 6. Would you be interested to sell the used/waste oil? Yes/No 7. How many liters of used/waste oil would you be willing to sell for the following
prices? a. 0.15 euro cent, _____ liters
b. 0.20 euro cent, _____ liters c. 0.25 euro cent, _____ liters d. 0.30 euro cent, _____ liters
8. As a business would you be willing to serve as a collection point for other contributors? Yes/No Contribution Schedule