Janar 2016 Ky dokument është përgatitur për rishikim nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Materiali u përgatit nga: Laboratori Sara & Meti, për Cardno Emerging Markets USA, Ltd., implementues i EMPOWER Sektori Privat, Projekt i USAID-it në Kosovë RAPORT MBI ANALIZAT FIZIKO - KIMIKE (KUALITETIT) TË PELETIT TË DRURIT MOHIM I PËRGJEGJËSISË: Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë ato të autorit(autorëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
18
Embed
RAPORT MBI ANALIZAT FIZIKO - KIMIKE (KUALITETIT) TË ...greenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/REPORT-ON-PHYSICOCHEMICAL... · EN 14961-2 mund të shfrytëzohet për kategorizimin
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Janar 2016
Ky dokument është përgatitur për rishikim nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e
Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Materiali u përgatit nga:
Laboratori Sara & Meti, për
Cardno Emerging Markets USA, Ltd., implementues i
EMPOWER Sektori Privat, Projekt i USAID-it në Kosovë
RAPORT MBI ANALIZAT FIZIKO - KIMIKE
(KUALITETIT) TË PELETIT TË DRURIT
MOHIM I PËRGJEGJËSISË: Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë ato të
autorit(autorëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë për Zhvillim
Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me qëllim të përcaktimit të cilësisë së peletit të drurit i cili prodhohet dhe tregtohet në vendin tonë prej datës 27.11 - 13.12.2015 nga ana e stafit teknik të laboratorit Sara&Meti është realizuar puna në teren lidhur me marrjen e mostrave të peletit nga prodhuesit dhe tregtuesit e këtij artikulli.
Marrja e mostrave të peletit dhe testimi laboratorik i tyre është bërë në kuadër të kontratës dy palëshe në mes të projektit “Cardno Emerging Markets USA Ltd./USAID EMPOWER Sektori Privat” dhe Korporatës “Sara & Meti” shpk, dhe ka patur qëllim testimin laboratorik të parametrave fiziko kimike të peletit, respektivisht parametrave kualitativ të cilët përcaktojnë cilësinë e peletit.
AKTIVITETET
Aktivitetet e ndërmarra kanë pas për qëllim testimin laboratorik të mostrave të peletit i cili
prodhohet nga prodhues të ndryshëm në vendin tonë dhe i cili pelet i ofrohet në treg qytetarëve
të Kosovës. Gjatë këtyre hulumtimeve janë përdorë metodat standard ndërkombëtare të cilat
përdoren në vendet e zhvilluara për përcaktimin e cilësisë së peletit të drurit, sikurse janë ISO
dhe EPA.
RREGULLORJA BAZË
Rregullorja bazë në të cilën jemi bazuar me rastin e testimit të mostrave të peletit të drurit ka
qenë Normative EN 14961-1 (shtojcë e këtij raporti) ku ne jemi bazuar në krahasimin e të
dhënave laboratorike të fituara gjatë këtyre testimeve laboratorike. Gjithashtu edhe Normativi
EN 14961-2 mund të shfrytëzohet për kategorizimin e peletit të drurit nëpër klasa
korresponduese, ndërsa ne në tabelën 1 kemi prezantuar të dhënat që duhet plotësuar për
kategorizimin e peletit të drurit në klasën A1(si klasën më të lartë).
4
Tabela 1. Normative EN 14961-2, Class A1
Dimensions (mm) D08 (8 mm + 1mm, and 3,15 < L < 40 (95%),
Diameter (D) and length (L) all < 45 mm)
Moisture (w-% as received) M10 (< 10 w-%)
Ash (w-% dry basis) A0.7 (< 0,7 w-%)
Mechanical durability DU97.5
Fines (w-%, < 3.15 mm) F1.0 (1 w-% at factory gate when loading)
Additives (w-% of pressing mass) < 1 w-% (starch)
Net calorific value as received Q4.7 [kWh/kg]
Bulk density (kg/m3 ) 600 (> 600 kg/m3 )
Nitrogen (w-% of dry) N0.3 (< 0,3 w-%)
Sulphur (w-% of dry) S0.03 (< 0,03 w-%)
Chlorine (w-% of dry) Cl0.02 (< 0,02 w-%)
Arsenic (mg/kg dry) < 1 mg/kg
Cadmium (mg/kg dry) < 0,5 mg/kg
Chromium, (mg/kg dry) < 10 mg/kg
Copper, (mg/kg dry) < 10 mg/kg
Lead,(mg/kg dry) < 10 mg/kg
Nickel (mg/kg dry) < 10 mg/kg
Mercury (mg/kg dry) < 0,1 mg/kg
Zinc (mg/kg dry) < 100 w-%
VENDET E MOSTRIMIT
Si subjekte të mostrimit gjithsejtë kanë qenë 12 operatorë ekonomik të cilët merren me
prodhimin apo tregtimin e peletit të drurit, lista e të cilëve është prezantuar në tabelën 2. Kjo
listë me emrat e personave kontaktues të këtyre ndërmarrjeve është siguruar me kohë nga
zyrtarët përgjegjës të projektit me çka është lehtësuar puna e ekipit tonë rreth marrjes së
mostrave.
5
Tabela 2. Ndërmarrjet ku janë marrë mostrat e peletit
Ndërmarrja Personi kontaktues
Nr. i telefonit Komuna
Thes Ari Bashkim Zejnullahu
045 321 725 Kllokot
Pell@green Afrimi Demaj 044 235 435 Kamenicë
Dragaj Group Kujtim & Arsim Dragaj
044 346 353 Mitrovicë
K-Berisha Kastriot Berisha 044 241 662 Prishtinë
Green Heat Argjent Hyseni 049 208 092 044
217 326 Prishtinë
Elfa Elbasan Maliqi 044 500 347 Mitrovicë
Biopelleti Faruk Prebeza 044 509 798 Mitrovicë
Importuesi 1 Prishtinë
Jeta –H Xhevdet Hasanmetaj
044 127 752 Deçan
Evropa Mladen Miličević 644776095 Mitrovicë
Molika Bastri Sinani 044 502 043 Prishtinë
Importuesi 2 Prishtinë
METODAT
Mostrimet në teren dhe sjellja e mostrave në laborator është bërë nga stafi teknik i laboratorit
(me përjashtim të mostrave nga produktet importuese të cilat janë sjellë nga zyrtarët e projektit).
Mostrat e sjellura në laborator janë pajisur me të gjitha të dhënat relevante (numri i mostrës,
emri i pronarit dhe i ndërmarrjes, lokaliteti, etj), ndërsa për testime laboratorike mostrat e marra
janë përgatitur konform protokolleve dhe standardeve ndërkombëtare, ISO dhe EPA.
6
Foto 1 dhe 2. Mostrimi dhe përgatitja e mostrave për testime laboratorike
Foto 3. Përgatitja e mostrave reprezentative për testime laboratorike
7
Foto 4. Matja e mostrave për përcaktimin e hirit
Foto 5. Përcaktimi i lagështisë
8
Foto 6. Përcaktimi i gjatësisë dhe diametrit të veletit
Foto 7. Përcaktimi i hirit
9
Foto 8. Përcaktimi i metaleve të rënda (AAS spectroscopy)
TË GJETURAT
Nga testimet e kryera laboratorike sa i përket parametrave fiziko kimik respektivisht atyre
cilësorë të cilët përcaktojnë kualitetin e peletit të drurit janë fituar rezultate të ndryshme
varësisht nga subjekti prodhues të cilat më detajisht janë prezantuar në tabelat 3 dhe 4 si dhe
grafet 1 deri 10 të këtij materiali.
Rezultatet e fituara, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në kuadër të normave referente me
përjashtime të vogla, kjo vërehet te masa vëllimore (Bulk Density) e cila në dy raste ka qenë më
e ulët se vlerat e lejuara referente (te operatori 7 dhe importuesi nr.11 me vlera të kuqe në
tabelën 3). Vlerat e parametrave të tjerë po ashtu janë krahasuar me vlerat referente sikurse
shihet në tabelën 3 dhe 4.
10
Tabela 3. Analizat laboratorike të mostrave të Peletit
Grafi 1. Gjatësia e peletit sipas prodhuesit dhe standardi i kërkuar
Sa i përket gjatësisë së peletit, në të gjitha mostrat e testuara, nga të gjithë prodhuesit, ajo
ka qenë në kuadër të vlerave të lejuara sipas standardeve Evropiane dhe kategorizimit të
peletit në klasat respektive A1, A2 dhe B të cilat kërkojnë që peleti të jetë më i gjatë se 3.15
mm dhe jo më i gjatë se 45 mm.
Grafi 2. Diametri i peletit sipas prodhuesit dhe standardi i kërkuar
13
Diametri i peletit sipas standardeve të kërkuara për klasat A1, A2 dhe B duhet të jetë 6.0 ±
1mm dhe 8.0 ± 1 mm, ndërsa te mostrat e testuara nga të gjithë prodhuesit ka qenë brenda
standardit të kërkuar, respektivisht 6.1 mm.
Grafi 3. Densiteti i peletit, sipas prodhuesit dhe standardi i kërkuar
Sa i përket densitetit (Bulk density), këtu mostrat e testuara kanë rezultuar po ashtu në
suaza të normave të kërkuara sipas klasave A1, A2 dhe B me përjashtim te mostrave të
prodhuesit nr.7 dhe nr.11 (importues), ku vlera e këtij parametri ka qenë nën standardet e
lartcekura (< 600 kg/dm3), respektivisht 560 dhe 566 kg/dm3.
Grafi 4. Përmbajtja e lagështisë, sipas prodhuesit dhe standardi i kërkuar
14
Edhe përmbajtja e lagështisë, si një parametër fizik, ka qenë brenda standardeve nga klasa
A1, A2 dhe B ndërsa përjashtim kanë qenë mostra e peletit nga prodhuesi nr.3 dhe nr.11
(importues), vlerat e të cilave kanë qenë diç më të larta se maksimumi i lejuar prej 10%,
respektivisht 11.11% te prodhuesi nr.3 dhe 10.31 te nr.11 (importues).
Grafi 5. Përmbajtja e hirit, sipas prodhuesit dhe standardi i kërkuar
Përmbajtja e hirit në mostrat e testuara ka treguar variabilitet mjaft të madh, nërsa vlerat
kanë qenë më të ulëta krahasuar me standardin e kërkuar prej 0.05%, ku standardet e max
A1 kapin vleren (0.7%), max A (1.50%) dhe max B (3.00%).
15
Grafi 6. Përmbajtja e sulfurit, sipas prodhuesit dhe standardi i kërkuar
Përmbajtja e sulfurit në mostrat e testuara ka treguar variabilitet mjaft të madh krahasuar me
standardin e kërkuar prej 0.05%. Vlera e përmbajtjes së sulfurit te këta prodhues: nr.1, nr.2,
nr.7, dhe te importuesit me nr.10 dhe nr.11 ka qenë më e lartë nga maksimumi i lejuar për
klasën A1, A2 dhe B, ndërsa te prodhuesit e tjerë ka qenë brenda standardit të kërkuar
(<0.05%).
16
Grafi 7. Përmbajtja e klorit, sipas prodhuesit dhe standardi i kërkuar
Sa i përket përmbajtjes së klorit te prodhuesit nr.2, nr.4, nr.6, nr.7, importuesit nr.10 dhe
prodhuesit nr.12 ka qenë më e lartë se standardet e kërkuara sipas klasës A1 (<0.02), A2
dhe B (0.03), ndërsa te prodhuesit e tjerë ka qenë e njëjtë apo më e ulët.
Grafi 8. Përmbajtja e azotit, sipas prodhuesit dhe standardi i kërkuar
Përmbajtja e azotit, plumbit dhe kadmiumit po ashtu ka treguar variabilitet mjaft të madh te
prodhuesit e ndryshëm por se vlerat e fituara gjithsesi se kanë qenë më të ulëta se vlerat
referente nga standardet e kërkuara sipas klasës A1 (<0.3), A2 (<0.5) dhe B (<1.00) (grafet
8, 9 dhe 10).
17
Grafi 9. Përmbajtja e plumbit, sipas prodhuesit dhe standardi i kërkuar max A1,A2 dhe B
(<10.00)
Grafi 10. Përmbajtja e Kadmiumit, sipas prodhuesit dhe standardi i kërkuar max A1, A2 dhe
B (<0.50)
18
PËRFUNDIMET
Nga testimet laboratorike të kryera dhe rezultatet e fituara mund të përfundojmë si vijon:
Në Kosovë, viteve të fundit tregtohet një sasi e konsiderueshme e peletit të drurit për përmbushjen e nevojave të konsumatorëve për ngrohje.
Mostrat e peletit të drurit janë marrë nga 12 operatorë ekonomik me qëllim të përcaktimit të kualitetit të tij.
Parametrat e analizuar fiziko kimik janë brenda standardeve të kërkuara nga Normativa EN 14961-1 me përjashtime të vogla.
Përjashtim nga standardi ka qenë masa vëllimore (Bulk Density) te operatori nr.7 dhe nr.11 (importues) e cila ka qenë më e ulët se 600 kg/dm3 e cila ka qenë 560 respektivisht 566 kg/dm3.
Vlerat e parametrave të tjerë fiziko kimik kanë qenë brenda kritereve të standardit EN 14961-1, por se i kanë takuar klasave të ndryshme.
Vlerat e metaleve të rënda (Pb dhe Cd) kanë qenë më të vogla se vlerat e lejuara referente të standardit EN 14961-1..
Rekomandohet monitorimi i vazhdueshëm i operatorëve ekonomik dhe mbështetja e vazhdueshme e tyre institucionale me qëllim të arritjes së standardeve më të larta në prodhimin e veletit të drurit.