Page 1
1 MBUROJA.net
Vlera të përgjithshme të Kuranit dhe inkurajim për ta lexuar atë Parathënie e Tefsir el-Kurtubi
Kjo temë është e gjerë dhe dijetarët kanë shkruar libra të shumtë lidhur me të.
Ne do të përmendim disa pika që tregojnë vlerën e Kuranit dhe shpërblimit që
Allahu përgatiti për njerëzit e tij, nëse ata tregohen të sinqertë për hir të Tijin
dhe punojnë sipas tij. Aspekti i parë i vlerës së Kuranit për të cilën besimtari
duhet të jetë i vetëdijshëm është se Kurani erdhi nga Zoti i botëve dhe nuk është
i krijuar. Ai përbëhet nga fjalë të pakrahasueshme dhe ka një cilësi që s’ka të
barabartë me të. Recitimi i tij janë zërat e recituesve dhe tingujt e tyre. Ai
(recitimi) është përvetësim nga ana e tyre dhe ata janë të urdhëruar ta kryejnë
atë si një obligim në akte të caktuara të adhurimit dhe ai (recitimi) është i
rekomanduar në kohë të ndryshme. Atyre u është ndaluar ta lexojnë atë në
gjendje të papastërtisë seksuale (xhunubllëk), kurse shpërblehen për leximin e tij
dhe ndëshkohen për lënien e tij. Kjo është një pjesë e asaj për çka muslimanët,
njerëzit e së vërtetës, pajtohen. Hadithet tregojnë për këtë dhe transmetimet e
mirënjohura e provojnë këtë.
Shpërblimi dhe ndëshkimi ndërlidhen vetëm me atë që njerëzit përfitojnë, siç do
të shpjegohet më poshtë. Sikur të mos ishte forca që Allahu vendosi në
zemrat e robërve, me qëllim që ata ta përsiatin atë, ta studiojnë atë dhe ta
kujtojnë përmbajtjen e tij lidhur me dëgjueshmërinë, adhurimin dhe kryerjen e
detyrave ndaj Tij, ata do të ishin tepër të dobët dhe do të shembeshin nën
peshën e tij apo do të asgjësoheshin. E, si ta bartin, kur Allahu thotë:
“Sikur ta zbritnim këtë Kuran mbi ndonjë mal, do ta shihje atë të strukur, të
bërë copash nga frika ndaj Allahut.” (el-Hashr, 21)
Çfarë është forca e zemrave krahasuar me atë të maleve! Por, Allahu u dha
forcë robërve për të bartur atë që dëshiron Ai si një favor dhe mëshirë nga Ai.
Sa u përket haditheve lidhur me këtë temë, i pari është ai që e përcjellë et-
Tirmidhi nga Ebu Se’id se i Dërguari i Allahut tha:
“Zoti tha: ‘Nëse dikujt i hiqet përqendrimi nga lutja ndaj Meje, për shkak të
Kuranit dhe për shkak se më kujton (dhikr) Mua, do t’i jap më mirë se ajo çfarë
u jap atyre që më lusin.”
Ai po ashtu tha:
“Epërsia e fjalëve të Allahut ndaj të gjitha fjalëve të tjera është si epërsia e
Allahut ndaj krijesave të Tij.” (Hasan garib)
Es-Samarkandi shënoi në Musnedin e tij se Abdullahu tha:
Page 2
2 MBUROJA.net
“Shtatë suret e gjata janë si Tewrati. Suret me nga njëqind ajete janë si Inxhili.
Metheni (el-Fatiha) janë si Zeburi. Dhe pjesa tjetër e Kuranit është e
shkëlqyeshme.”
Në et-Tirmidhi, Aliu përcolli: “Dëgjova të Dërguarin e Allahut të thoshte:
- Do të ketë sprova si pjesët e errëta e natës.
- O i Dërguar i Allahut, si t’u shmangemi atyre? – pyeta
- Libri i Allahut përmban historinë tuaj, informatat rreth asaj çfarë ka ndodhur
para jush, lajme për atë çfarë do të ndodhë dhe gjykimin e drejtë mes jush. Ai
është i rëndësishëm, jo shaka. Allahu do ta shtypë çdo tiran që e braktisë
atë dhe do ta devijojë këdo që kërkon udhëzim nga diçka tjetër veç tij. Ai
është Litari i fortë i Allahut, Drita e tij e qartë dhe Kujtuesi i urtë. Ai është
rruga e drejtë. Dëshirat nuk devijohen nga ai, gjuhët nuk ngopen me të, dhe,
ata që ia kanë frikën Zotit, nuk mërziten me të. Ai nuk lodh, kur lexohet
shumë, dhe mrekullitë e tij nuk pushojnë. Është i tillë që xhinët nuk e lanë
pasi e dëgjuan njëherë; ata thanë: ‘Dëgjuam një Kuran të mrekullueshëm, që
udhëzon për rrugën e drejtë.’ (72:1-2) Kush e di atë, ka një dije me përparësi.
Kush e thotë atë, flet të vërtetën. Kush gjykon me të, është i drejtë. Kush
vepron sipas tij, shpërblehet. Kush thërret për te ai, është i udhëzuar për
rrugën e drejtë.’ Pra, merre atë, o ti me një sy.’1”
El-Enberi tha në Librin e tij “Refuzim i atij që kundërshton redaktimin e Uthmanit,”
duke përcjellë nga Abdullah ibn Mes’ud , se i Dërguari i Allahut tha:
“Kurani është banketi i Allahut. Mësoni sa të mundeni nga banketi i Tij. Ky
Kuran është Litari i Allahut, Drita e qartë dhe shërim i dobishëm. Ai është
mbrojtje për atë që kapet për të dhe shpëtim për atë që e ndjek. Ai s’është i
shtrembër, kështu që i drejton gjërat. Ai nuk devijon ashtu që të të bëjë fajtor.
Mrekullitë e tij nuk pushojnë. Ai nuk të lodhë nga përsëritja e shumtë. Nuk
them se elif-lam-mim është një shkronjë apo dy elife, kur njëra e zë tjetrën. Ju
s’duhet të pushoni së recituari el-Bekare. Shejtani ikën nga një shtëpi ku
recitohet surja el-Bekare. Shtëpia më e zbrazët nga të mirat është shtëpia pa
Librin e Allahut.”2
Në Gharib, Ebu Ubejd citon Abdullahun (ibn Mes’ud) lidhur me “Ky Kuran është
banketi i Allahut. Kush hyn në të, është i sigurt”:
“Interpretimi i këtij hadithi është se kjo (banketi) është metaforë. Kurani
krahasohet me diçka që Allahu ka përgatitur për njerëzit. Ata kanë dobi prej tij.
Pra, Ai i ftoi ata në të.”
El-Buhari shënoi nga Uthman ibn Affan se pejgamberi tha:
1 Këtu Aliu iu drejtua Ibrahim en-Nekha’iut, i cili kishte një sy (njërin e kishte të verbër).
2 (Sh.p.) Hadith i dobët, shejh Albani në Da'if et-Terghib uet-Terhib
Page 3
3 MBUROJA.net
“Më i miri prej jush është ai, që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të
tjerëve.”
Muslim përcjellë nga Ebu Musa se i Dërguari i Allahut tha:
“Shembulli i një besimtari që e lexon Kuranin është si i qitros: kundërmon erë
të mirë dhe ka shije të mirë. Shembulli i një besimtari që nuk e lexon Kuranin
është si i hurmës: nuk kundërmon erë të mirë, por shijen e ka të ëmbël.
Shembulli i një hipokriti është si i borzilokut: kundërmon erë të mirë, por shijen
e ka të keqe. Shembulli i një hipokriti që nuk e lexon Kuranin është si i
kastravecit të shkretëtirës: nuk ka erë dhe shijen e ka të hidhët.”
Ebu Bekr el-Enberi përmendi se, kur dikush e përfundonte leximin e Kuranit, Ebu
Abdur-Rahmaan es-Sulemi ulej para tij, ia vendoste dorën në kokë dhe i thoshte:
‘Ti! Ki frikë Allahun! Nuk di për dikë më të mirë se ti, nëse ti punon sipas asaj që
e di.”
Ed-Darimi përcolli se Wehb ed-Dhimeri tha: “Nëse Allahu i jep Kuranin dikujt dhe
ai qëndron (në namaz) duke e lexuar atë nga fundi i natës dhe ditën, punon
sipas asaj çfarë ka në të dhe vdes në këtë dëgjueshmëri, në Ditën e Ringjalljes
Allahu do ta ngrejë atë në mesin e engjëjve dhe të pejgamberëve.”
Muslim shënoi se Aisha përcolli se i Dërguari i Allahut tha:
“Ai që e lexon rrjedhshëm Kuranin, do të jetë me engjëjt fisnikë. Ai që e lexon
Kuranin duke belbëzuar (me vështirësi), do të ketë dy shpërblime.”
Pra, ai do të ketë një shpërblim për recitimin dhe një për vështirësinë. Grada e
recituesit të rrjedhshëm janë mbi tërë këtë, sepse Kurani qe i vështirë për të,
pastaj ai e kaloi vështirësinë për t’u bërë si engjëjt. Allahu e di më së miri.
Et-Tirmidhi shënoi nga Abdullah ibn Mes’udi se i Dërguari i Allahut tha:
“Ai që e lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, fiton një sevap i cili llogaritet
dhjetëfish. Nuk them se elif-lam-mim është një shkronjë, por elif është një
shkronjë, lam është një shkronjë, dhe mim është një shkronjë.” (Hasan sahih
garib)
Muslim shënoi se Ukbe ibn Amir tha: “I Dërguari i Allahut erdhi te ne ndërsa
ishim në Suffa dhe pyeti: ‘Cili prej jush do të dëshironte të shkonte për çdo ditë
në Buthen apo në el-Akik që të sjellë dy deve me gunga të mëdha pa bërë
padrejtësi?’ Ne thamë: ‘O i Dërguar i Allahut, të gjithë do ta dëshironim këtë!’ Ai
tha: ‘A nuk shkon ndonjë prej jush në xhami për të mësuar apo recituar dy ajete
nga Libri i Allahut? E, kjo është më mirë për të, sesa dy deve; tri ajete janë më
mirë për të, sesa tri deve; katër ajete janë më mirë për të, sesa katër deve, dhe
kështu me radhë sa i përket numrit të deveve.’”
Page 4
4 MBUROJA.net
Ebu Hurejra përcolli se i Dërguari i Allahut tha:
“Allahu do t’ia heqë një ankth të Ditës së Gjykimit kujtdo që ia heq një ankth
një besimtari. Allahu do t’ia lehtësojë edhe në këtë botë, edhe në tjetrën kujtdo
që ia lehtëson tjetrit. Allahu do ta mbulojë në këtë botë dhe në tjetrën këdo që
e mbulon një musliman. Allahu do ta mbulojë robin e vet përderisa ai ta
ndihmojë vëllain e tij. Atij që përshkon shtegun e kërkimit të dijes Allahu do t’ia
lehtësojë shtegun për Xhenet. Njerëzit nuk takohen në ndonjërën nga shtëpitë
e Allahut për ta mësuar Librin e Allahut e të mos zbresë rehatia mbi ta, të mos
i mbulojë mëshira, të mos i rrethojnë engjëjt, dhe të mos ua përmendë Allahu
atyre që i ka pranë.”
Ebu Dawud, en-Nesa’i, ed-Darimi, dhe et-Tirmidhi shënuan se Ukbe ibn Amir
kish dëgjuar pejgamberin të thoshte:
“Ai që lexon publikisht Kuranin, është si ai që jep sadaka publikisht. Ai që
lexon fshehtas Kuranin, është si ai që fsheh sadakanë.” (Hasan garib)
Et-Tirmidhi shënoi nga Ebu Hurejre se pejgamberi tha:
“Kurani do të vijë në Ditën e Gjykimit dhe do të thotë: ‘O Allah, vishe atë!’, dhe
Ai do t’ia vejë atij kurorën e fisnikërisë.’ Kurani do të thotë: ‘O Allah, më
shumë!’, dhe Ai do t’ia veshë atij teshën e nderit. Pastaj Kurani do të thotë: ‘O
Allah, ji i kënaqur me të!’, dhe Ai do të jetë i kënaqur me të. Do të thuhet:
‘Recito dhe ngrihu,’ dhe atij do t’i shtohet nga një sevap për çdo ajet të
recituar.” (Sahih)
Ebu Dawud shënoi nga Abdullah ibn Amr se i Dërguari i Allahut tha:
“Atyre që e dinë Kuranin do t’u thuhet: ‘Recito dhe ngrihu. Recito ngadalë
ashtu siç bëje në dynja. Pozita jote do të jetë te ajeti i fundit që e lexon.’”
Ibn Maxheh shënoi nga Ebu Se’id el-Khudri, i cili përcolli se i Dërguari i Allahut
tha:
“Atij që e di Kuranin do t’i thuhet: ‘Recito dhe ngrihu.’ Ai do të recitojë dhe do
të ngrihet nga një gradë për çdo ajet, derisa të mbërrijë te ajeti i fundit që e di.”
El-Enberi përcolli nga Umm el-Himsi se i Dërguari i Allahut tha:
“Kujt i jepen dy të tretat e Kuranit, i janë dhënë dy të treta e pejgamberllëkut.
Atij që reciton tërë Kuranin, i është dhënë tërë pejgamberllëku, ndonëse ai
nuk pranon Shpallje. Në Ditën e Gjykimit, atij do t’i thuhet: ‘Recito dhe ngrihu.’
Ai do të lexojë një ajet dhe do të ngrihet një gradë, derisa të kryejë atë çfarë di
nga Kurani. Pastaj do t’i thuhet: ‘Merr,’ dhe ai do të marrë. Pastaj ai do të
Page 5
5 MBUROJA.net
pyetet: ‘A di çfarë ke në duar?’ Përjetësinë e ke në të djathtën, lumturinë në të
majtën.’”
El-Merwezi përcolli nga Aliu se i Dërguari i Allahut tha:
“Nëse dikush lexon Kuranin, e këndon atë dhe e mëson përmendsh, Allahu do
ta pranojë në Xhenet dhe do t’ia lejojë të ndërmjetësojë për të gjithë anëtarët
e familjes së tij për të cilët Zjarri është bërë i obliguar.”3
Umm Derda tha: “Vizitova Aishen dhe e pyeta: ‘Cila është epërsia mes atij
që e reciton Kuranin dhe atij që nuk e reciton nga ata që do të hyjnë në Xhenet?’
Aisha u përgjigj: ‘Numri i gradave në Xhenet do të jetë sipas numrit të ajeteve të
Kuranit. Asnjë s’do të hyjë në Xhenet më mirë sesa ai që reciton Kuranin.’” Ebu
Muhamed Mekki e përmendën këtë.
Ibn Abbas tha: “Nëse dikush e reciton Kuranin dhe ndjek atë çfarë ka në të,
Allahu do ta udhëzojë dhe do ta mbrojë në Ditën e Llogarisë nga llogaria e keqe.
Kjo sepse Allahu thotë: ‘Ata që ndjekin udhëzimin Tim, nuk do të humbasin e as
nuk do të vuajnë.’ (Ta-He, 123)
Ibn Abbas tha: “Allahu garantoi se, ai që ndjek Kuranin, s’do të devijojë në
këtë botë e as nuk do të jetë i pafat në botën tjetër.” Mekki, po ashtu, përmendë
këtë.
El-Lejth tha: “Është thënë se askujt nuk i vjen mëshira më shpejt sesa atij që e
dëgjon Kuranin, bazuar në fjalët e Plotfuqishmit: ‘Kur të lexohet Kurani, dëgjoje
dhe hesht, ndoshta do të mëshirohesh.’ (7:204)” Fjala “ndoshta” e bën atë
(mëshirën) të obligueshme.
Nëse Musned të Ebu Dawud et-Tejelisi shënohet nga Abdullah ibn Amr se i
Dërguari i Allahut tha:
“Kush qëndron (në namaz) për dhjetë ajete, s’do të shkruhet ndër të
shkujdesurit. Kush qëndron për njëqind ajete, do të shkruhet ndër të
dëgjueshmit. Kush qëndron për një mijë ajete, do të shkruhet ndër ata me
grumbuj (kintar) shpërblimesh.”
Ka shumë transmetime rreth kësaj, dhe kjo që përmendëm mjafton. Allahu
është Ai që mundëson suksesin.
3 (Sh.p.) Hadith shumë i dobët, shejh Albani në Da'if et-Terghib uet-Terhib.
Page 6
6 MBUROJA.net
Si të recitosh Librin e Allahut dhe çka është e papëlqyeshme dhe e
ndaluar lidhur me këtë
El-Buhari shënoi se Katade tha: “E pyeta Enesin lidhur me recitimin e të
Dërguarit të Allahut dhe ai tregoi: ‘Ai i zgjaste rrokjet në recitimin e ‘bismilahir-
rahmaanir-rahim.’ Ai e zgjaste emrin “Allah,” e zgjaste “er-Rrahmaan”, dhe e
zgjaste “er-Rrahiim.”
Et-Tirmidhi shënoi se Umm Seleme tha: “I Dërguari i Allahut ndalej në
recitimin e tij. Ai thoshte ‘Elhamdulil’lahi Rabilealemin’ dhe ndalej, ‘er-
Rrahmaanir-Rrahiim’ dhe ndalej, pastaj recitonte ‘Maaliki jeumid-din.’” (Garib;
Ebu Dawud e shënoi një hadith të ngjashëm)
Është përcjellë se pejgamberi tha:
“Zërin më të mirë ka ai tek i cili vëren frikën nga Allahu gjatë recitimit.”
Është përcjellë se Zijed en-Numejri erdhi së bashku me recituesit te Enes ibn
Melik dhe iu tha të recitonte. Ai e ngriti zërin dhe nisi të recitonte me ton
këndimi, dhe kishte zë të fortë. Me ta dëgjuar atë, Enesi zbuloi fytyrën – meqë ai
e mbulonte fytyrën me një pëlhurë të zezë – dhe tha: “Ti! Çfarë bën kështu!?”
Kur Enesi i bënte vërejtje diçkaje, hiqte pëlhurën nga fytyra.
Është përcjellë se Kajs ibn Ubbas tha: “Sahabët e të Dërguarit të Allahut nuk e
pëlqenin ngritjen e zërit në bërjen e dhikrit.”
Ata që nuk e pëlqenin ngritjen e zërit në recitimin e Kuranit qenë Se’id ibn el-
Musejjeb, Se’id ibn Xhubejr, el-Kasim ibn Muhamed, el-Hasan el-Basri, Ibn Sirin,
en-Nekha’i, dhe të tjerë. Melik ibn Enes dhe Ahmed ibn Hanbel nuk e pëlqenin
këtë, po ashtu. Të gjithë ata nuk e pëlqenin ngritjen e zërit me Kuran e as
këndimin e tij.
Është përcjellë se Se’id ibn el-Musejjeb dëgjoi Umer ibn Abdul-Azizin të
udhëhiqte njerëzit në namaz dhe të recitonte me ton këndimi, kështu që i dërgoi
një porosi, ku i shkroi: “Allahu të drejtoftë! Imami nuk bën të lexojë ashtu.” Dhe
Umer ibn Abdul-Azizi e ndaloi leximin në atë mënyrë.
El-Kasim ibn Muhamed tha: “Një burrë recitoi në xhaminë e pejgamberit me
ton këndimi dhe el-Kasim ia tërhoqi vërejtjen. Ai tha: Allahu thotë: ‘Vërtet, ky
është një Libër madhështor. E kota s’mund ta mbërrijë atë as nga para, as nga
mbrapa’ (40: 40-41)”
Melik përcjellë se ishte pyetur lidhur me nebr (theksimin) gjatë recitimit të Kuranit
në namaz dhe ai kishte shprehur mospëlqim të fortë dhe i kishte bërë vërejtje
theksimit së zërit në recitim. Ibn el-Kasim përcolli prej tij se ai qe pyetur lidhur me
Page 7
7 MBUROJA.net
melodinë në namaz dhe ai ishte përgjigjur: “Nuk më pëlqen kjo.” Ai tha: “Ky është
një lloj këndimi të cilin e bëjnë ata që paguhen me para (këngëtarët).”
Një grup e lejojnë theksimin e zërit me Kuran dhe recitimin e tij me ton këndimi.
Kjo sepse, kur dikush e zbukuron zërin gjatë recitimit, ai depërton më thellë në
zemër dhe zemra dëgjon më vëmendshëm. Ata gjejnë mbështetje për këtë në
fjalët e pejgamberit :
“Zbukurojeni Kuranin me zërat tuaj.”
Këtë e përcollën el-Bera ibn Azib si edhe Ebu Dawud dhe en-Nesa’i. Po ashtu,
pejgamberi tha:
“Ai që nuk e këndon Kuranin, s’është prej nesh.” (Muslim)
Kemi dhe atë që Ebu Musa i tha pejgamberit : “Po të dija se po dëgjoje
recitimin tim, do ta zbukuroja për ty.”
Abdullah ibn Mughaffel tha: “Në një udhëtim gjatë vitit të Pushtimit, i Dërguari i
Allahut , ndërsa ishte mbi deve, recitoi suren el-Fet’h duke e ndryshuar tonin e
recitimit.”
Prej atyre që patën këtë qëndrim qenë Ebu Hanife dhe bashkëmendimtarët e tij,
esh-Shafi, Ibn el-Mubarek, dhe en-Nedr ibn Shumejl. Kjo, po ashtu, qe zgjedhja
e et-Taberi, Ebul-Hasen ibn Bettal, Kadi ebu Bekr ibn el-Arabi, dhe e të tjerëve.
Qëndrimi i parë (i moskëndimit) është më i shëndoshë, për shkak të asaj çfarë
përmendëm dhe do të përmendim në vijim. Sa i përket përdorimit të hadithit të
parë si provë, kjo nuk e qartë. Ky është një shembull i ndryshimit të rendit normal
(të kuptimit) dhe, në fakt, e ka kuptimin: Zbukurojini zërat tuaj me Kuranin.” El-
Khatabi tha: “Kështu e interpretuan këtë hadith më shumë se një Imam, duke
thënë se është ndryshim i rendit (të kuptimit).”
El-Khatabi përcolli nga el-Bera se i Dërguari i Allahut tha: “Zbukurojeni Kuranin
me zërat tuaj,” dhe tha se: “Kjo do të thotë të bëjmë një recitim melodik dhe ta
marrim këtë si shenjë dhe si zbukurim. Është thënë dhe se kjo nënkupton
inkurajim të njerëzve për ta recituar Kuranin në vazhdimësi. Është përcjellë nga
Ebu Hurejre se kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thoshte: “Zbukurojini
zërat tuaj me Kuranin.” Është përcjellë, po ashtu, se Umeri tha: “Bëjini zërat
tuaj të mirë me Kuranin.”
Pikërisht sipas këtij kuptimi duhet të merren edhe fjalët e pejgamberit : “Ai që
nuk e këndon Kuranin, s’është prej nesh,” domethënë, ai që nuk e bën të mirë
zërin e tij me Kuran, nuk është prej nesh. Kështu e interpretoi edhe Abdullah ibn
ebi Mulejke. Abdul-Xhebber ibn el-Wird tha se kish dëgjuar Ibn ebi Mulejken të
përcillte se Abdullah ibn ebi Jezid kish pas thënë: “Ebu Lubebe kaloi pranë nesh
Page 8
8 MBUROJA.net
dhe ne e ndoqëm atë, derisa hyri në shtëpinë e tij. Ai kishte pamje të një
leckamani. E dëgjova atë të thoshte: ‘E dëgjova të Dërguarin e Allahut të
thoshte: ‘Ai që nuk e këndon Kuranin, s’është prej nesh.’” Abdul-Xhebber tha:
“Pyeta Ibn ebi Mulejken: ‘Ebu Muhamed, çfarë mendon për atë që nuk ka zë të
mirë?’ Ai u përgjigj: ‘Le të zbukurojë aq sa të mundet.’” (Ebu Dawud)
Ky, po ashtu, është kuptimi i fjalëve të Ebu Musas drejtuar pejgamberit : “Po
të dija se po dëgjoje recitimin tim, do ta zbukuroja (me tertîl) për ty.” Kjo tregon
edhe për atë se ai recitonte shpejt, me një zë të natyrshëm, të mirë. Po ta dinte
ai se pejgamberi po e dëgjonte, do ta zgjaste recitimin me tertîl (recitim të
ngadaltë), ashtu siç bënte zakonisht, kur i lexonte të Dërguarit . Ai e bënte këtë,
me qëllim që ta shtonte bukurinë e zërit të tij gjatë recitimit.
Kërkojmë nga Allahu të na ruaj nga interpretimi i gabuar i fjalëve të
pejgamberit se Kurani zbukurohet me zërat tonë apo me çfarëdo tjetër!
Kushdo që e interpreton në këtë mënyrë, bën diçka të tmerrshme në kuptimin se
ai pohon të ketë nevojë Kurani për diçka që ta zbukurojë atë. Kurani është Dritë
dhe zbukurimi më i madh për atë që bartë shkëlqimin e tij. Thuhet se urdhri për
zbukurim do të thotë të mësosh recitimin apo leximin dhe ta zbukurosh atë me
zërin tënd, çka nënkupton ta zbukurosh recitimin me zë, meqë “Kuran” do të
thotë recitim, siç thotë Allahu : “Recitim (Kuran) i agimit” (17:78). Sipas këtij
interpretimi, është e qartë se kjo thjesht do të thotë “të recitosh,” siç dhe e
sqaruam.
Thuhet se fjala e cila (në arabisht) kuptohet si “këndim” (jeteghanne), vjen nga
istighne (mospasje nevojë), jo nga ghine (këndim). Ky qe interpretimi që u
adoptua nga Sufjan ibn Ujejne dhe Weki ibn el-Xherrah. Sufjan përcolli këtë nga
Sa’d ibn ebi Wekkas. Po ashtu, kemi një çështje tjetër që përcillet nga Sufjan, të
cilën e përmendë Is’hak ibn Rahewejh, se kjo do të thotë: pasuri dhe mospasje
nevojë për fjalë të tjera. Ky interpretim u parapëlqye nga el-Buhari, kur ai trajtoi
këtë çështje në ajetin “A nuk u mjafton atyre që Ne ta zbritëm Librin i cili u
recitohet atyre?” (29:51) Ajo që mendohet me pasurim me anë të Kuranit, është
mospasja e nevojës për historitë e popujve. Këtë e kanë thanë interpretuesit.
Thuhet edhe se jeteghanne do të thotë të shfaqësh shqetësim. Me fjalë të tjera,
shqetësimi duhet të shfaqet te recituesi, kur ai të recitojë apo të lexojë, dhe kjo
nuk vjen nga ghunje (të jesh në gjendje të heqësh dorë nga diçka), sepse për
këtë do të duhej të përdorej një formë tjetër e foljes. Një grup dijetarësh besuan
në këtë, përfshirë këtu dhe Imam ibn Hibban el-Busti. Prova e tyre qe ajo çfarë
përcolli Muterrif ibn Abdullah ibn esh-Shikhkhir nga babai i tij: “Shkova te i
Dërguari i Allahut ndërsa ai po falej dhe gjoksi i gurgullonte nga të qarët si një
kazan me ujë.” Ata thanë: “Ky transmetim qartëson se ajo çfarë mendohet është
shfaqja e shqetësimit.” Kjo mbështetet edhe nga ajo çfarë përcjellin Imamët nga
Abdullahu : “Pejgamberi tha: ‘Më recito (Kuran),’ dhe unë recitova suren en-
Page 9
9 MBUROJA.net
Nisa, derisa mbërrita te ajeti ‘Si do të jetë puna, kur Ne të sjellim nga një
dëshmitar për çdo popull dhe të sjellim ty si dëshmitar kundër tyre?’ (4:41) Dhe
pashë sytë e tij të mbusheshin me lot.”
Këto janë katër interpretimet dhe asnjëra prej tyre nuk tregon për atë se recitimi
bëhet me tone këndimi apo me theksim të zërit. Ebu Se’id el-Arabi tha në lidhje
me “Ai që nuk e këndon Kuranin, s’është prej nesh”: “Arabët kishin qejf të
këndonin dhe ta shprehnin në vargje shumicën e asaj çfarë thoshin. Kur u
shpallë Kurani, ata donin ta përdornin Kuranin për psalje në vend të këndimit,
dhe pejgamberi e tha këtë.”
Interpretimi i pestë është se disa e përdornin për këndim apo theksim të zërit.
Umer ibn Shejbe tha: “I tregova Ebu Asimit për interpretimin nga Ibn Ujejne si
‘mospasje nevojë’ lidhur me ‘këndimin’ dhe ai tha: ‘Ibn Ujejne nuk ia ka qëlluar.’”
Esh-Shafi u pyet lidhur me interpretimin e Ibn Ujejnes dhe tha: “Unë di më mirë
se kjo. Nëse pejgamberi mendoi ‘mospasje nevoje’ me këtë, do ta thoshte, por
ai tha ‘këndim,’ kështu që ne e dimë se ai mendoi në këndim.” Et-Taberi tha:
“Ajo çfarë dihet, nga këndvështrimi ynë, është se teghannin është këndim në
gjuhën e arabëve dhe do të thotë të përdorësh zë të mirë, me dridhje.” Sa u
përket atyre që pohojnë se kjo nënkupton “mospasje nevojë,” kjo nuk bën pjesë
në gjuhën dhe poemat e arabëve, dhe nuk dimë për ndonjë dijetar ta ketë thënë
këtë.
Sa i përket asaj çfarë pohoi et-Taberi lidhur me teghanne se kjo s’do të thotë
istighne në arabisht, el-Xhewheri përmendi atë çfarë thamë ne, ashtu siç bëri
dhe el-Herawi. S’ka gjë që e pengon këtë të marrë kuptimin isitghne, meqë vërtet
është më me vend të pranohet ajo çfarë është përcjellë nga një Sahab i madh
ashtu siç përcolli Sufjani. Ibn Wehb tha për Sufjanin: “Nuk kam parë ndokënd me
dije më të mirë rreth interpretimit të hadithit sesa Sufjna ibn Ujejne.”
Interpretimi i gjashtë është ajo çfarë vjen në formë të një shtojce në Sahih
Muslim, që është se Ebu Hurejre dëgjoi të Dërguarin e Allahut të thoshte:
“Allahu nuk dëgjon diçka më me qejf sesa një pejgamber me zë të mirë e të lartë
teksa reciton Kuran.” Et-Taberi tha: “Sikur të ishte ashtu siç tha Ibn Ujejne, s’do
të kishte kuptim të përmendej një zë i mirë dhe i lartë.” Fjala “(zë) i lartë” mund të
jetë pjesë e fjalëve të pejgamberit , të Ebu Hurejres apo të dikujt tjetër. Nëse
është e para (d.m.th. e pejgamberit ), gjë që s’ka gjasa të jetë, kjo do të ishte
provë për mungesë dridhjeje (tetrib), sepse ai nuk e tha këtë. Ai tha “(zë) të
lartë,” domethënë aq sa ai dhe të tjerët përreth tij të mund ta dëgjojnë atë, ashtu
siç pejgamberi i tha dikujt që e dëgjoi ta ngrinte zërin në thënien e shehadetit:
“O njerëz, jini të mirë ndaj vetvetes. Ju s’po e thërrisni dikë që nuk dëgjon apo që
mungon.” Pra, s’ka prova për atë çfarë thonë ata. Disa nga dijetarët tanë e
parapëlqyen këtë interpretim, duke thënë se kjo ka gjasa më së shumti, ngaqë
arabët termin e përkthyer si “këndim” e përdorin për atë që e ngre zërin dhe i
Page 10
10 MBUROJA.net
drejtohet dikujt të munguar, edhe nëse s’ka melodi. Ai tha: “Ky është shpjegimi i
Sahabiut, dhe ai e njeh shumë më mirë mënyrën e tyre të të folurit.”
Ebul Hasen ibn Bettal argumenton në favor të qëndrimit Shafit dhe thotë: “Heqja
e problematikës në këtë çështje gjendet në atë çfarë përcolli Ibn ebi Shejbe nga
Ukbe ibn Amir, i cili tha se i Dërguari i Allahu tha: ‘Mësoni Kuranin, këndojeni
dhe shkruajeni. Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti i im, ai ikën më shpejt
sesa një deve nga frerët e saj.’” Dijetarët tanë thanë: “Edhe sikur ky hadith të
ketë isnad (zinxhir transmetimi) të shëndoshë, ajo çfarë dihet përfundimisht dhe
absolutisht e refuzon këtë: recitimi i Kuranit na ka mbërritur në formën mutewetir
nga shumë shejhë, gjeneratë pas gjenerate, deri te epoka fisnike dhe te i
Dërguari i Allahut , dhe nga ata s’është përcjellë kurrfarë toni i këndimit apo
dridhje (tetrib), por ata thelloheshin (kujdeseshin) në shqiptimin e shkronjave, në
med, idgam, idhhar, dhe në lloje (rregulla) të tjera të recitimit.
Për më shumë, në dridhje apo në bërjen e tonit të këndimit ka vendosje të
hemzes aty ku ajo nuk e ka vendin dhe, po ashtu, ka zgjatje të asaj që s’duhet
zgjatur. Kështu, një elif i vetëm bëhet si dy elife, dhe një wew bëhet si dy wew.
Kjo çon në shtimin në Kuran të asaj që është e ndaluar. Nëse kështu ndodh në
një vend ku ka hemze, ata i bëjnë disa hemze. Mund të thuhet se Abdullah ibn
Mugaffel tregoi se i Dërguari i Allahut recitoi ndërsa ishte mbi deve në vitin e
pushtimit të Mekes dhe e dridhte zërin, gjë që përmendë edhe el-Buhari, i cili e
përshkroi këtë dridhje si “AaAaAa” tri herë. Kjo mund të jetë ishbe, që është
zgjatje e zanoreve të med-it në vendin e duhur. Po ashtu, ka mundësi që dridhja
e zërit të ketë të bëjë me lëkundjen e devesë, ashtu siç ndodh kur dikush lëshon
zë të lartë ndërsa nget devenë dhe zëri ndërpritet nga lëkundjet e devesë.
Ndonëse kjo është e mundshme, s’ka prova për këtë. Abdul-Ghani ibn Se’id
përcolli nga hadithi i Katades nga Abdur-Rahmaan ibn ebi Bekr, i cili përcolli se
babai i tij kish thënë: “Recitimi i të Dërguarit të Allahut qe i zgjatur (med), por
s’kishte dridhje (terxhi).” Ibn Xhurejxh përcolli se Ibn Abbas tha: “I Dërguari i
Allahut kishte një muezin që dridhte zërin, të cilit i tha: ‘Ezani duhet të jetë i lehtë
dhe i butë (d.m.th. pa dridhërima). Nëse ezani juaj s’është i lehtë dhe i butë, mos
e thirrni fare.’” (ed-Darekutni). Nëse pejgamberi e ndaloi këtë në ezan, atëherë
do të ishte më parësore që kjo të ndalohej në Kuran për të cilin Allahu tha: “Ne
e zbritëm Kujtuesin (Kuranin) dhe Ne e ruajmë atë.” (15:9)
Ky mospajtim rreth recitimit është rezultat i moskuptimit të domethënieve të
Kuranit, për shkak të përsëritjeve të zërave dhe sasisë së madhe të dridhjes.
Nëse puna shkon deri aty sa domethënia të mos kuptohet, atëherë ka pajtim të
njëzëshëm për ndalim të saj. Kjo bëhet nga recituesit në qytetet e Egjiptit, të cilët
e lexojnë Kuranin përpara mbretërve dhe në funerale për para. Përpjekja e tyre
është e pavend dhe puna e tyre është e pasuksesshme. Duke vepruar kësisoj,
ata lejojnë ndryshimin e Librit të Allahut dhe tregohen të guximshëm ndaj Allahut
Page 11
11 MBUROJA.net
në shtimin që i bëjnë Shpalljes së Tij nga injoranca që kanë për fenë, nga
devijimi prej Sunetit të pejgamberit , si dhe nga dëshira për atë që shejtani ua
bëri tërheqëse, duke refuzuar kështu mënyrën e Selefëve të drejtë sa i përket
kësaj çështjeje. Ata supozojnë se bëjnë mirë, por përsëritin gabimin dhe luajnë
me Librin e Allahut .
Imam Razin, et-Tirmidhi dhe el-Hakim në Newedir el-Usul përcollën hadithin nga
Hudhejfe, ku i Dërguari i Allahut tha:
“Recitojeni Kuranin me tonin dhe zërin e arabëve, dhe ruhuni nga tonet e
ithtarëve të dashurisë epshndjellëse dhe nga tonet e ithtarëve të dy Librave
(Tewratit dhe Inxhilit). Pas jush do të vijnë njerëz që e dredhin zërin gjatë
recitimit të Kuranit ashtu siç bëhet në këndim dhe vajtim. Kjo s’do të shkojë
përtej fyteve të tyre. Zemrat e tyre janë të sprovuara, dhe ajo që realisht u
intereson atyre është tërheqja e zemrave të admiruesve të tyre.”
“Toni” i referohet dridhjeve apo ndryshimeve në nxjerrjen e zërit dhe të qenët i
mirë në recitim, poezi dhe këndim.
Dijetarët tanë thonë se kjo është si ajo çfarë bëjnë recituesit e kohës sonë, të
cilët e bëjnë këtë para namazeve dhe në tubime, duke përdorur dhe tone të
huaja, të cila pejgamberi i ndaloi. Dridhja (terxhi’) në recitim është të
përsëritësh shkronjat ashtu siç bëjnë të krishterët. Tertîl në recitim është të
recitosh ngadalë dhe me vëmendje, dhe t’i qartësosh zanoret dhe shkronjat; kjo
është si petat e luleshqerrës, dhe është e pëlqyeshme të recitosh Kuranin në
këtë mënyrë. Allahu thotë: “Recito Kuranin me tertîl” (73:4). Umm Seleme u
pyet rreth recitimit dhe namazit të pejgamberit , dhe ajo tha: “Çfarë ke të bësh ti
me namazin e tij! Ai falte namaz, pastaj flinte gjumë për aq kohë sa falej. Pastaj
ai falte namaz për aq kohë sa flinte. Pastaj flinte gjumë për aq kohë sa falej, deri
në agim.” Pastaj ajo përshkroi recitimin e tij, që ishte një recitim domethënës,
shkronjë për shkronjë. En-Nesa’i, Ebu Dawud dhe et-Tirmidhi e përcollën këtë si
hasen sahih gharib.
Paralajmërim për recituesit e Kuranit dhe dijetarët nga të vepruarit për
sy e faqe
Allahu thotë:
“Adhuro Allahun dhe mos shoqëro ndonjë gjë në adhurimin ndaj Tij.” (en-Nisa,
36)
“Pra, le të veprojë punë të mira ai që shpreson ta takojë Zotin e tij dhe le të
mos shoqërojë ndonjë gjë në adhurimin ndaj Tij.” (el-Kehf, 105)
Page 12
12 MBUROJA.net
Muslimi shënoi nga Ebu Hurejre se ky i fundit kishte dëgjuar të Dërguarin e
Allahut të thoshte:
“Ndër të parët që do të gjykohen në Ditën e Gjykimit do të jetë shehidi. Ai do
të pruhet përpara dhe do t’i përmenden të mirat që kishte dhe ai do t’i pranojë
ato. Allahu do ta pyes: ‘Çfarë ke bërë me to?’ Ai do të përgjigjet: ‘Luftova për
Ty, derisa rashë shehid.’ Allahu do t’i thotë: ‘Po gënjen. Ti luftove që të thuhej
për ty: ‘Burrë trim!’, dhe kështu thuhej. Pastaj do të jepet urdhri dhe ai do të
tërhiqet zvarrë për fytyre, derisa të hidhet në Zjarr.
Po ashtu, një person i dijshëm, që i ka mësuar të tjerët dhe ka recituar
Kuranin, do të pruhet dhe do të t’i përmenden të mirat të cilat ai do t’i pranojë.
Allahu do t’i thotë: ‘Çfarë ke bërë me to?’ Ai do të përgjigjet: ‘Mësova dijen dhe
ua mësova atë të tjerëve, si dhe recitova Kuranin për Ty.’ Allahu do t’i thotë:
‘Po gënjen. Ti mësove që të thuhej ‘Dijetar!’ dhe lexove që të thuhej ‘Ai është
recitues!’, dhe kështu thuhej. Pastaj do të jepet urdhri dhe ai do të tërhiqet
zvarrë për fytyre, derisa të hidhet në Zjarr.
Po ashtu, një person të cilit Allahu do t’i ketë dhënë pasuri të shumtë do të
pruhet dhe do t’i përmenden të mirat të cilat ai do t’i pranojë. Allahu do t’i
thotë: ‘Çfarë ke bërë me to?’ Ai do të përgjigjet: ‘S’ka pasur rrugë ku ti e do
harxhimin e të mos kem harxhuar në të për Ty.’ Allahu do t’i thotë: ‘Po gënjen.
Ti bëje atë që të thuhej ‘Ai është bujar’, dhe kështu thuhej. Pastaj do të jepet
urdhri dhe ai do të tërhiqet zvarrë për fytyre, derisa të hidhet në Zjarr.”
Në er-Raka’ik, Ibn el-Mubarek përcolli nga el-Abbas ibn Abdul-Muttalib se i
Dërguari i Allahut tha:
“Kjo fe do të dalë fitimtare, derisa ta kalojë detin dhe derisa të zhyteni me kuaj
në det në Rrugën e Allahut. Pastaj, do të vijnë njerëz që e recitojnë Kuranin
dhe, kur ta recitojnë atë, do të thonë: ‘Kush lexon më shumë se ne! Kush di
më shumë se ne!’ Pastaj, ai iu kthye Sahabëve dhe tha: ‘A mendoni se do
të ketë ndonjë të mirë në ta?’ ‘Jo,’ u përgjigjen ata. Ai tha: ‘Ata do të jenë prej
jush, prej këtij umeti, dhe do të jenë lëndë djegëse për Zjarrin.’” Ebu Dawud
dhe et-Tirmidhi përcollën se i Dërguari tha: “Kush e mëson dijen që
mësohet vetëm për hir të Allahut për të arritur të mirat e kësaj bote, nuk do ta
ndiejë erën e Xhenetit në Ditën e Gjykimit.” Et-Tirmidhi tha se ky hadith është
hasen.
Është përcjellë se Ebu Hurejra tregoi se i Dërguari i Allahut tha:
“Kërkoni shpëtim nga humnera e trishtimit.” Ata pyetën: “O i Dërguar i Allahut,
çka është humnera e trishtimit.” Ai u përgjigj: “Ajo është një luginë në
Xhehenem nga e cila vetë Xhehenemi kërkon të shpëtohet njëqind herë në
Page 13
13 MBUROJA.net
ditë.” Ai u pyet: “O i Dërguar i Allahut, kush do të hyjë në të?” Ai u përgjigj:
“Ata që recitojnë sa për sy e faqe.” (Gharib)
Ne librin e Esed ibn Musa është shënuar se pejgamberi tha:
“Ka një luginë në Xhehenem nga e keqja e së cilës edhe vetë Xhehenemi
kërkon shpëtim shtatë herë në ditë. Në atë luginë gjendet një humnerë nga e
cila kërkojnë shpëtim Xhehenemi dhe vetë ajo luginë. Në atë humnerë gjendet
një gjarpër nga i cili kërkojnë shpëtim shtatë herë Xhehenemi, lugina dhe
humnera. Allahu e përgatiti atë për fatkëqijtë që e dinë Kuranin dhe e
kundërshtojnë Allahun.”
Pra, ai që e di Kuranin dhe kërkon dituri, duhet t’i frikohet Allahut për veten e
tij dhe të punojë sinqerisht për hir të Tijin. Nëse ai bën diçka të papëlqyeshme,
duhet të shpejtojë të pendohet dhe të nisë të shfaqë sinqeritet në qëllimet dhe në
punët e tij. Ai që e di Kuranin, duhet ta ruajë veten më shumë sesa të tjerët,
meqë ai ka një pagë të cilën të tjerët s’e kanë. Et-Tirmidhi shënoi se Ebu Derda
përcolli se i Dërguari i Allahut tha:
“Allahu shpalli në njërën nga Librat njërit nga pejgamberët: ‘Paralajmëro ata
që kërkojnë dijen për tjetër veç fesë dhe mësojnë për tjetër veç punimit me të
dhe kërkojnë këtë botë me anë të punëve që bëhen për botën tjetër. Ata do të
bartin lëkura të deleve para njerëzve, për të lënë përshtypjen e butësisë,
ndërsa zemrat e tyre janë si zemra të ujqërve. Gjuhët e tyre janë më të ëmbla
se mjalti, kurse zemrat e tyre janë më të hidhëta sesa aloa (bimë). Ata do të
përpiqen të më mashtrojnë Mua dhe do të më qesëndisin, por Unë do t’u
dërgojë atyre sprova të cilat edhe të duruarin do ta trullosin.’”
Et-Taberi shënoi në Edeb en-Nufus se një nga Sahabët e pejgamberit tregoi se
pejgamberi tha:
“Mos u mundoni ta mashtroni Allahun. Nëse dikush mundohet ta mashtrojë
Allahun, Allahu do ta mashtrojë atë. Dhe ai vetëm vetveten e mashtron, sikur
ta dinte.” Ata pyetën: “O i Dërguar i Allahut, si bëhet që dikush të mundohet ta
mashtrojë Allahun?” Ai u përgjigj: “Duke bërë atë çfarë të urdhëroi Allahu
ndërsa kërkon diçka tjetër veç Tij me të. Ki frikë nga të vepruarit sa për sy e
faqe, se kjo është shirk. Ai që vepron sa për sy e faqe, do të thirret para
dëshmitarëve në Ditën e gjykimit me katër emra: ‘O mosbesues! O humbës! O
mashtrues! O i devijuar! Punët tua kanë humbur dhe shpërblimi të është
anuluar. Sot ti nuk ke hise. Kërko shpërblimin tënd nga ata për të cilët veproje,
o mashtrues!”
Është përcjellë nga Alkame se Abdullah ibn Mes’ud tha:
Page 14
14 MBUROJA.net
“Si do të jetë puna juaj, kur të kaploheni nga një sprovë nga e cila fëmijët
plaken dhe pleqtë matufosen, dhe njerëzit punojnë sipas një suneti të
shpikur? Nëse diçka nga kjo (suneti i shpikur) ndryshon, do të thuhet: ‘U
ndryshua Suneti.’” Ai u pyet: “Kur do të ndodhë kjo, o Ebu Abdur-Rahmaan?”
Ai u përgjigj: “Kur recituesit të jenë të shumtë, ndërsa ata që kuptojnë (fukaha)
të jenë të pakët; kur udhëheqësit tuaj të jenë të shumtë, ndërsa të besueshmit
të jenë të pakët; dhe kjo botë të kërkohet me punët e botës tjetër dhe njerëzit
ta mësojnë fikhun për tjetër veç fesë.”
Sufjan ibn Ujejne tha: “Dëgjova Ibn Abasin të thoshte:
“Sikur ta merrnin Kuranin ashtu siç duhet ata që merren me të, Allahu do t’i
donte. Por, me të ata e kërkojnë këtë botë, kështu që Allahu i urren ata dhe
ata ua bëjnë qejfin njerëzve.”
Është përcjellë se Muhamed ibn Ali lidhur tha me fjalët e Fuqiplotit “Do të hidhen
(në Zjarr) me fytyra ata dhe të devijuarit.” (26:94): “Kjo u referohet njerëzve që e
përshkruajnë të vërtetën dhe drejtësinë me gjuhët e tyre, pastaj e kundërshtojnë
atë duke mbështetur diçka tjetër.”
Çfarë duhet të bëjë e çfarë s’duhet të lërë pas dore ai që e di Kuranin
Gjëja e parë, siç përmendëm, është të jesh i sinqertë në kërkimin e Kuranit për
Allahun. Ti duhet ta mësosh veten të recitosh Kuranin natë e ditë, në namaz e
jashtë tij, që të mos e harrosh. Muslimi shënoi nga Ibn Umer se i Dërguari i
Allahut tha:
“Shembulli i atij që e di Kuranin është si shembulli i atij që ka deve të lidhura
për frerë. Nëse ai përkujdeset për to, do t’i mbajë; nëse i liron, ato do të ikin.
Kur ai që e di Kuranin qëndron në namaz dhe e reciton atë natë e ditë, do të
mbajë në mend; nëse s’e bënë këtë, do ta harrojë.”
Kështu, ai që e di Kuranin, duhet ta lavdërojë Allahun , të jetë falënderues për
të mirat që merr prej Tij, ta kujtojë Atë, të mbështetet te Ai, të kërkojë ndihmë
prej Tij, ta dojë Atë dhe të mbahet për Të. Ai duhet ta kujtojë vdekjen dhe të
përgatitet për të. Ai duhet t’u druhet veprimeve të këqija që i ka bërë dhe të
shpresojë se Zoti do ta falë. Frika e tij, kur ai është i shëndetshëm, duhet të jetë
më e madhe, sepse ai nuk e di si do ta ketë fundin. Kur ai të jetë afër vdekjes,
shpresa e tij duhet të jetë më madhe, për shkak të mendimit të mirë që duhet
pasur për Allahun . I Dërguari i Allahut tha:
“Askush prej jush të mos vdesë veçse duke pasur mendim të mirë për
Allahun.”
Page 15
15 MBUROJA.net
Kjo do të thotë se ti duhet të mendosh se Ai do të të mëshirojë dhe do të të falë.
Njeriu duhet t’i njohë njerëzit e kohës në të cilën jeton, të ruhet nga pushtetari, të
mundohet ta shpëtojë vetveten dhe ta shpëtojë jetën e tij, të ketë çfarë të japë
nga të mirat e kësaj bote, të ruhet aq sa të ketë mundësi. Interesi më i madh i tij
duhet të jetë kujdesi në fenë e tij, frika nga Allahu dhe vetëdija vigjilente për
Të në atë çfarë Ai urdhëron dhe ndalon. Ibn Mes’ud tha:
“Ai që e reciton Kuranin, duhet të njihet me netët e tij, kur njerëzit janë në
gjumë, dhe nga ditët e tij, kur njerëzit janë të zgjuar; nga të qarët e tij, kur
njerëzit qeshen; nga heshtja e tij, kur njerëzit zhyten në gjëra të
papërshtatshme; nga përulësia e tij, kur njerëzit tregohen arrogantë; dhe nga
pikëllimi i tij, kur njerëzit janë të lumtur.”
Abdullah ibn Umer tha:
“Ai që e di Kuranin, s’bën ta teprojë me ata që e teprojnë, as të tregohet
injorant me injorantët, por ai duhet t’i falë dhe të mos ua zë për të madhe me
të drejtën e Kuranit, sepse brenda tij janë fjalët e Allahut. Ai duhet të ruhet nga
shtigjet e dyshimta dhe të qeshet pak e të flasë pak në tubimet e Kuranit dhe
gjetkë sa i përket asaj që s’është e dobishme. Ai duhet të jetë tolerant dhe
serioz.
Ai duhet të jetë i përulur ndaj të varfërve dhe t’i shmanget arrogancës dhe
kotësisë. Ai duhet të largohet nga bota dhe njerëzit e saj, nëse i druhet
sprovës, dhe ta lërë argumentimin dhe grindjen. Ai duhet të mundohet të jetë i
butë dhe të tregojë edukatë. Ai duhet të rrijë me ata nga të cilët është i sigurt,
të mirën e të cilëve e shpreson dhe nga lëndimet e të cilëve është i sigurt. Ai
s’duhet t’i dëgjojë ata që shajnë në prani të tij dhe duhet të shoqërohet me ata
që e çojnë në mirësi dhe e drejtojnë nga vërtetësia dhe karakteri i mirë, ata që
e zbukurojnë atë e nuk njollosin.
Ai duhet t’i mësojë rregullat e Kuranit dhe të kuptojë çfarë thotë Allahu dhe me
çfarë obligon Ai, në mënyrë që të ketë dobi nga ajo çfarë lexon dhe të veprojë
sipas asaj çfarë reciton. Sa fatkeq është ai, që e di Kuranin dhe i reciton
obligimet dhe rregullat e tij përmendsh, por nuk kupton çfarë reciton. Si mund
të veprojë ai që nuk e merr vesh çfarë thuhet! Shembulli i një personi të këtillë
është si shembulli “... i gomarit që bart libra.” (62: 5) Ai duhet t’i dallojë suret
Mekase nga ato Medinase, që të dijë të bëjë dallim mes asaj çfarë Allahu u
tha robërve në fillim të Islamit dhe atyre obligimeve që Ai i shtoi në fund. Ajetet
Medinase i shfuqizojnë ajetet Mekase në shumicën e Kuranit. S’është e
mundshme që ajetet Mekase t’i shfuqizojnë ato Medinase, sepse e
shfuqizuara është shpallur përpara shfuqizueses. Kjo është pjesë e asaj që do
Page 16
16 MBUROJA.net
t’ia lehtësojë atij të dijë çfarë po lexon dhe do të largojë dyshimin nga ai ndaj
asaj që e lexon.”
Et-Taberi tha:
“Dëgjova el-Xhermi të thoshte: ‘Për tridhjetë vite kam qenë duke u dhënë
fetwa njerëzve në fikh nga libri i Sibuwejh (d.m.th. bazuar në gramatikë).’”
Muhamed ibn Jezid tha: “Kjo qe për shkak se Ebu Umer el-Xhermi e dinte
Hadithin. Kur ai mësoi librin e Sibuwejh, mësoi fikun e Hadithit, meqë nga libri
i Sibuwejh mësoi shkencën e verifikimit dhe Tefsirin. Pastaj ai shikoi sunetet
që janë përcjellë besnikërisht nga i Dërguari i Allahut . Nëpërmjet këtyre,
kërkuesi arrin të kuptimet që Allahu deshi t’i dinim nga Libri i Tij, dhe kjo i hap
atij gjykimet e Kuranit. Ed-Dahhak tha lidhur me fjalët e Fuqiplotit “Jini
rabbanijjun (të dijshëm që zbatojnë atë çfarë dinë dhe ua mësojnë të tjerëve),
meqë ju po mësoni Librin” (3:79): “Është detyrë për këdo që e mëson Kuranin
që të jetë fekih (t’i kuptojë gjërat).’”
Ibn ebil-Heweri përmendi:
“Një grup prej nesh shkuam te Fudejl ibn Ijad në vitin 185H dhe ndaluan pranë
derës së tij, por ai nuk na dha leje për të hyrë. Një nga të pranishmit tha:
‘Nëse ai del për ndonjë gjë, do të dalë për recitimin e kuranit.’ Kështu, ai e
urdhëroi një recitues të recitonte, dhe Fudejli u shfaq në njërën nga dritaret.
Ne thamë: ‘Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ty.’ Ai tha: ‘Dhe mbi ju qoftë
paqja.’ Ne pyetëm: ‘Si je, o Ebu Ali?’ Ai u përgjigj: ‘Jam i mirë nga Allahu dhe
nga e keqja juaj. Ajo çfarë bëni është diçka e re në Islam. Allahut i përkasim
dhe Atij do t’i kthehemi!’ Kështu nuk kërkohet dija. Ne shkonim te dijetarët dhe
i konsideronim vetët tona të padenjë për t’u ulur me ta. Ne uleshim nën ta dhe
dëgjonim fshehurazi. Kur tregohej një hadith, kërkonim të përsëritej dhe e
mbanim në mend. Ju kërkoni dije me padije. Ju e shpërdoroni Librin e Allahut.
Sikur ta kërkonit Librin e Allahut, do të gjenit në të shërim për atë çfarë doni.’
Ne thamë: ‘Ne kemi mësuar Kuranin.’ Ai tha: ‘Mësimi juaj i Kuranit është i
mjaftueshëm vetëm për jetët tuaja dhe jetët e fëmijëve tuaj!’ Ne pyetëm: ‘Si
kështu, o Ebu Ali?’ Ai u përgjigj: ‘Ju s’do ta mësoni Kuranin, derisa të keni
mësuar i’rab (analizën gramatikore) e tij, t’i dalloni ajetet e qarta nga të
paqartat, dhe ajetet shfuqizuese nga të shfuqizuarat. Kur ta dinin këtë, s’do të
keni nevojë për fjalët e Fudejlit apo të Ibn Ujejnes.’ Pastaj ai tha: ‘Kërkoj
shpëtim te Allahu, Dëgjuesi dhe i Gjithëdijshmi, nga shejtani i mallkuar! Me
emrin e Allahut, Mëshirëplotit, Mëshiruesit të përhershëm: ‘O ju njerëz, ju
erdhi këshillë nga Zoti juaj dhe shërim për atë çfarë gjendet në gjokse dhe
mëshirë për besimtarët. Thuaj: ‘Favoreve të Allahut dhe mëshirës së Tij duhet
t’i gëzoheni. Kjo është më mirë se çfarëdo që ata grumbullojnë.’” (10: 57-58)
Page 17
17 MBUROJA.net
Kur lexuesi i Kuranit të arrijë këtë gradë, ai do të jetë i rrjedhshëm në Kuran dhe
do të dijë të bëjë dallimin. Ai do t’i rrijë afër asaj që e afron ndaj Kuranit. Ai s’do
të ketë dobi nga kjo çfarë përmendëm, derisa të ketë nijet të sinqertë në kërkimin
e saj, apo të vazhdojë të bëjë nijet të sinqertë pasi ta mësojë këtë, siç është
thënë tashmë. Një kërkues dijeje mund të nisë kërkimin duke dëshiruar
reputacion dhe nder në fe, pastaj të kuptuarit e tij të fesë të vazhdojë, derisa t’i
bëhet e qartë se ka gabuar në besimin e tij, kështu që ai pendohet dhe e
përmirëson nijetin për Allahun. Ai përfiton nga kjo dhe përmirëson gjendjen. El-
Hasan tha: “Ne kërkonim dijen për këtë botë dhe kjo na tërhoqi zvarrë për te bota
tjetër.” Sufjan eth-Theuri tha se kish dëgjuar Habib ibn ebi Thebit të thoshte: “Ne
e kërkonim këtë çështje pa ndonjë nijet. Nijeti erdhi më pas.”
Sintaksa e Kuranit, të mësuarit dhe studimi i saj dhe shpërblimi për atë
që e reciton Kuranin sipas rregullave
El-Enberi tha: “Pejgamberi , Sahabët e tij dhe Tabi’inët, të gjithë përmendin
vlerën e të kuptuarit të duhur të sintaksës së Kuranit dhe inkurajimin për ta
mësuar atë, si dhe kritikën dhe mospëlqimin e të kuptuarit të dobët gramatikor.
Kjo e obligon recituesin e Kuranit që të mundohet ta mësojë atë.
Një aspekt i kësaj gjendet në atë çfarë përcillet nga EBu HUrerja, i cili përcolli se
pejgamberi :
“Përdorni sintaksën e duhur në arabishten e Kuranit dhe kërkoni fjalët e
pazakonta të saj.”
Është përcjellë nga Ibn Umer se i Dërguari i Allahut tha:
“Nëse dikush e reciton Kuranin pa gramatikën e saj të duhur, atij i caktohet një
engjëll i cili ia shkruan dhjetë vepra të mira për çdo shkronjë. Kur ai diku
përdor gramatikën e duhur e diku jo, i caktohen dy engjëj të cilët ia shkruajnë
njëzet vepra të mira për çdo shkronjë. Nëse ai i bën lakimet si duhet, i
caktohen katër engjëj të cilët ia shkruajnë shtatëdhjetë vepra të mira për çdo
shkronjë.”
Ed-Dahhak përcolli se Abdullah ibn Mes’ud tha:
“Recitoni mirë Kuranin dhe zbukurojeni atë me zërat tuaj, dhe zbatoni
sintaksën e duhur. Kjo është arabishte dhe Allahu e pëlqen që të zbatohet
sintaksa e duhur.”
Muxhahid tha:
“Përdor sintaksën e duhur në Kuran.”
Page 18
18 MBUROJA.net
Ebu Bekr dhe Umer thanë:
“Në parapëlqejmë sintaksën e Kuranit ndaj thjesht vetëm mësimit përmendsh
të shkronjave të tij.”
Esh-Shabi përcolli se Umer tha:
“Ai që lexon Kuranin me sintaksën e duhur, ka shpërblimin si të shehidit.”
Mekhul tha:
“Na është thënë se, ai që reciton me sintaksë të duhur, ka dyfishin e
shpërblimit të dikujt që reciton pa të.”
Ibn Abbas përcolli se i Dërguari i Allahut tha:
“Dojini arabët për tri arsye: sepse unë jam arab, Kurani është në arabisht dhe
gjuha e banorëve të Xhenetit do të jetë arabisht.”4
Ebu Hamza tha: “El-Hasan u pyet për personat që e studiojnë arabishten dhe ai
tha: ‘Ata bëjnë mirë. Ata mësojnë gjuhën e pejgamberit të tyre.’” El-Hasan po
ashtu qe pyetur: “Kemi një imam që nuk përdor arabishte pa gramatikë.” Ai tha:
“Hiqeni atë.”
Ibn ebi Mulejke tha: “Një beduin arriti në Medine në kohën e Umer ibn el-Khatabit
dhe pyeti: ‘Kush do të recitojë diçka nga ajo që iu shpallë Muhamedit ?’ Një
burrë ia recitoi suren et-Tewbe atij: ‘Allahu s’ka të bëjë me idhujtarët e as me të
Dërguarin e Tij’ duke përdorur kallëzoren për të Dërguarin (rasulihi).” Beduini tha:
‘Allahu s’ka të bëjë me të Dërguarin e Tij!? Nëse Allahu s’ka të bëjë me të
Dërguarin e Tij, as ne s’kemi të bëjmë me të.’ Umeri dëgjoi çfarë tha beduini
dhe e thirri e i tha: ‘O beduin, ti s’ke të bësh me të Dërguarin e Allahut?’ Ai u
përgjigj: ‘O prijës i besimtarëve, erdha në Medinë pa ditur gjë rreth Kuranit.
Kërkova nga dikush të ma recitonte Kuranin dhe ai recitoi suren et-Tewbe duke
thënë: ‘Allahu s’ka të bëjë me idhujtarët e as me të Dërguarin e Tij’, kështu që
unë thash: ‘Allahu s’ka të bëjë me të Dërguarin e Tij!? Nëse Allahu s’ka të bëjë
me të Dërguarin e Tij, as ne s’kemi të bëjmë me të.’ Umeri tha: ‘Nuk është
kështu, o beduin.’ Ai pyeti: “E si është, o prijës i besimtarëve?’ Ai tha: ‘Allahu s’ka
të bëjë më idhujtarët e as i Dërguari i Tij (rasuluhu).’ Beduinin tha: ‘As ne, pasha
Allahun, s’kemi të bëjmë me atë që s’kanë të bëjnë Allahu dhe i Dërguari i Tij!’
Kështu, Umeri urdhëroi që vetëm ata të cilët e njohin gramatikën t’u recitonin
njerëzve, dhe urdhëroi Ebul-Eswedin të shpjegonte gramatikën.”
Ali ibn el-Xhe’d përcolli se kish dëgjuar Shu’ben të thoshte:
4 (Sh.p) Hadith i shpikur. Tedhkirat el-Mewdûat (112), El-Mekasid el-Hasanah (31), Tenzih esh-Sherîa (2/30).
Page 19
19 MBUROJA.net
“Shembulli i dikujt që e di hadithin, por nuk e di arabishten, është si shembulli i
një gomari që ka një trastë goje pa kashtë në të.”
Hammad ibn Selman tha:
“Ai që kërkon hadithin, por nuk mëson gramatikën – apo arabishten -, është si
një gomar që ka trastën në gojë, por pa elb.”
Ibn Atijja tha:
“Sintaksa e Kuranit është parim kryesor në Sheriat, sepse nëpërmjet saj
vendosen kuptimet e tij, të cilat përbëjnë Sheriatin.”
Ibn el-Enberi tha:
“Sahabët e pejgamberit dhe Tabi’inët ofrojnë prova për përdorimin e gjuhës
dhe poezisë në shpjegimin e fjalëve të pazakonta e problematike në Kuran.
Kjo demonstron saktësinë e shkollës së gramatikanëve sa i përket kësaj dhe
pavërtetësinë e atyre që mohojnë këtë. Është përcjellë nga Ikrime se Ibn
Abbas tha: ‘Kur të më pyetni për fjalët e pazakonta të Allahut, kërkoni ato në
poezi, se poezia është fjalori i arabëve.’”
Se’id ibn Xhubejr dhe Jusuf ibn Mihran janë dëgjuar të përmendnin se kishin
dëgjuar Ibn Abbasin të pyetej rreth diçkaje në Kuran dhe ai ish përgjigjur: “Kjo
e ka këtë e këtë kuptim. A nuk e ke dëgjuar poetin të thotë këtë e këtë?”
Çka është përcjellë rreth vlerës së tefsirit të Kuranit dhe atyre që e bëjnë
këtë
Dijetarët tanë thonë se pjesë e asaj çfarë është përcjellë nga Sahabët dhe
Tabi’inët rreth vlerës së tefsirit është se Ali ibn ebi Talib përmendi Xhabir ibn
Abdullahun dhe e përshkroi atë si një dijetar. Një burrë i tha atij: “U pagofsha si
shpërblesë për lirimin tënd (shprehje habie)! Ti e përshkruan Xhabirin si dijetar
ndërsa ti je ai që je (d.m.th. dijetar)!” Ai tha: ‘Ai e dinte tefsirin e fjalëve të Allahut
‘Ai që ta dha Kuranin, me siguri se do të të kthejë (në Mekë ose në Xhenet pas
vdekjes)’ (28: 85)”
Muxhahid tha:
“Krijesa më e dashur për Allahun është ai, që di më së shumti për atë që
është shpallur.”
El-Hasan tha:
Page 20
20 MBUROJA.net
“Allahu nuk shpalli ndonjë ajet veçse dëshiron që njerëzit të dinë përse ai u
shpall dhe çfarë do të thotë.”
Esh-Sha’bi:
“Mesruk udhëtoi për në Basra për tefsirin e një ajeti dhe iu tha se, ai që mund
ta shpjegonte atë, kish shkuar në Siri. Kështu, ai u përgatitë dhe u nis për Siri
për ta mësuar tefsirin e atij pajeti.”
Ikrime tha rreth fjalëve të Allahut “Nëse dikush lë shtëpinë për të bërë hixhret
te Allahu dhe te i Dërguari i Tij” (en-Nisa, 99): “Kërkova emrin e këtij personi që
la shtëpinë e vet për të migruar te Allahu dhe te i Dërguari i Tij për
katërmbëdhjetë vite, derisa e gjeta.” Ibn Abdul-Berr tha se ky person ishte Demra
ibn Habib.
Ibn Abbas tha:
“Prita dy vite që ta pyesja Umerin lidhur me dy gratë që e ndihmuan njëra-
tjetrën kundër të Dërguarit të Allahut dhe asgjë nuk më parandaloi ta bëja
këtë, përveç frikës nga ai. Më në fund e pyeta dhe ai tregoi se ato qenë Hafsa
dhe Aisha.”
Ijes ibn Mu’awije tha:
“Shembulli i atyre që e lexojnë Kuranin pa e ditur tefsirin e tij është si
shembulli i njerëzve që u vjen një letër nga mbreti i tyre ndërsa ata s’kanë
llambë dhe alarmohen duke mos ditur çfarë përmban letra. Shembulli i atij që
e di tefsirin është si shembulli i njeriut që sjellë një llambë që ata të mund të
lexojnë çfarë thotë letra.”
Çka përcillet për bartësin e Kuranit, kush është ai, dhe ata që janë
armiqësor ndaj tij
Ebu Umer tha: “Është përcjellë nga rrugë të ndryshme se pejgamberi tha:
‘Pjesë e nderimit ndaj Allahut është nderimi ndaj tri kategorive njerëzish:
pushtetarit të drejtë, muslimanit me flokë të thinjura (i vjetër), dhe bartësit të
Kuranit, i cili as nuk e tepron me të, as nuk e braktisë atë.’”
Ebu Umer tha se bartësit e Kuranit janë ata, që i njohin vendime e tij, hallallin
dhe haramin e tij, dhe veprojnë sipas asaj çfarë përmban ai. Enesi përcolli se i
Dërguari i Allahut tha:
“Kurani është më i mirë se çdo gjë. Kush respekton Kuranin, respekton
Allahun. Kush se zë për gjë Kuranin, s’e zë për gjë as të drejtën e Allahut.
Page 21
21 MBUROJA.net
Bartësit e Kuranit janë të rrethuar me dritën e Allahut, lartësojnë fjalën e
Allahut, të prekur nga drita e Allahut. Allahu e miqëson këdo që i miqëson ata,
dhe e armiqëson këdo që i armiqëson ata. Njerëzit e këtillë e kanë bërë dritë
të drejtën e Allahut.”
Respekti dhe nderimi i obliguar ndaj Kuranit për atë që e reciton dhe e
bartë Kuranin
Në Newedir el-Usul, et-Tirmidhi el-Hakim tha:
“Pjesë e respektit për Kuranin është që ta prekësh vetëm kur të jesh i pastër.
Pjesë e respektit ndaj tij është që ta recitosh vetëm në gjendje pastërtie (me
abdes). Pjesë e respektit ndaj tij është të përdorësh siwak (brushë
dhëmbësh), të pastrosh hapësirat mes dhëmbëve dhe të pastrosh gojën,
meqë goja është shtegu i saj. Jezid ibn ebi Malik tha: ‘Gojët tuaja janë shtigje
të Kuranit, kështu që pastrojini ato sa të mundeni.’”
Pjesë e respektit për të është të vishesh ashtu siç do të visheshe për të
vizituar emirin (udhëheqësin), sepse ti do të flasësh privatisht. Pjesë e
respektit është të kthehesh nga Kibla për ta recituar atë. Kur Ebul-Alije
recitonte, e vendoste një turban, vishte një xhybe dhe kthehej nga Kibla. Pjesë
e respektit ndaj tij është të shpëlash gojën kur të pështysh. Shu’be përcolli
nga Ebu Hamza, nga ibn Abbas se ai mbante përpara vetes një enë ku
pështynte dhe, pasi pështynte, shpëlante gojën dhe pastaj niste recitimin. Sa
herë që pështynte, shpëlante. Pjesë e respektit ndaj Kuranit është që, kur të
gogësish (të hapet goja), duhet ta ndalësh recitimin, sepse, kur njeriu reciton,
flet me Zotin, dhe gogësima është nga shejtani. Muxhahid tha: ‘Nëse gogësini
ndërsa e lexoni Kuranin, ndalojeni leximin në shenjë respekti, derisa t’ju kalojë
gogësima.’ Ikrime tha: ‘Me këtë ai mendoi të respektonte Kuranin.’”
Pjesë e respektit ndaj tij është të kërkosh shpëtim te Allahu nga shejtani i
mallkuar, kur ta nisësh recitimin. Ti duhet të thuash: ‘Bismilahi-Rrahmaani-
Rrahiim,’ kur të nisësh recitimin nga surja e parë apo prej kudo që të nisësh.
Pjesë e respektit ndaj tij është që të mos ndalosh recitimin, kur dikush të
ndërhyn duke të folur dhe të përziesh recitimin me përgjigjen tënde. Kjo sepse
me këtë ti e largon ndikimin e formulës së kërkimit të shpëtimit, që e thua në
fillim. Pjesë e recitimit për të është ta recitosh atë me vëmendje, ngadalë dhe
me kujdes.
Pjesë e respektit ndaj tij është të angazhosh mendjen për të kuptuar atë që po
të drejtohet ty. Pjesë e respektit ndaj tij është të ndalosh te një ajet i premtimit
dhe të shpresosh te Allahu, ta lusësh Atë për mirësitë e Tij, si dhe të ndalosh
te një ajet kërcënues dhe të kërkosh shpëtim te Allahu nga kërcënimi. Pjesë e
Page 22
22 MBUROJA.net
respektit ndaj tij është të ndalesh te shembujt e tij dhe të mundohesh t’i
parafytyrosh ata. Pjesë e respektit ndaj tij është të hulumtosh fjalët e
pazakonta të tij. Pjesë e respektit ndaj tij është t’ia japësh të drejtën secilës
shkronjë, në mënyrë që fjalët të jenë të shqiptuara si duhet dhe pastaj të fitosh
dhjetë sevape për çdo shkronjë.
“Pjesë e respektit ndaj tij është që, kur të recitosh, të mos marrësh nga disa
ajete nga secila sure dhe t’i recitosh. Është përcjellë se i Dërguari i Allahut
kaloi pranë Bilalit , i cili po recitonte pjesë të vogla nga secila sure, dhe e
urdhëroi të recitonte tërë suren.
Pjesë e respektit për të është që, kur ta lësh Kuranin, të mos e lësh të hapur
apo të vendosësh ndonjë libër tjetër mbi të. Kurani duhet të jetë përmbi librat e
tjerë gjithmonë. Pjesë respektit ndaj tij është që, kur të recitosh, ta mbash në
dorë apo përmbi diçka përpara teje dhe të mos e vendosësh në
tokë/dysheme. Pjesë e respektit ndaj tij është të mos e fshish me pështymë
tabelën ku ai (Kurani) është shkruar, por të përdorësh ujë. Pjesë e respektit
ndaj tij është që, kur ai të kridhet në ujë, t’u shmangesh papastërtive në
vendet e ndryshme dhe në vendet ku ai (uji) vendoset. Kjo larje është nga
respekti për të. Disa nga Selefët para nesh e përdornin këtë ujë për shërim.
Pjesë e respektit ndaj tij është të mos heqësh një faqe të tij, kur ai të dëmtohet
nga përdorimi, nga frika se mos po dëmtohet shkrimi. Shkrimi duhet të fshihet
me ujë (jo të thyhet faqja).
Pjesë e respektit për të është që të mos lësh asnjë ditë pa shikuar së paku një
herë në Kuran. Ebu Musa thoshte: ‘Më vjen turp të mos shikojë një herë në
ditë në marrëveshjen time me Zotit.’ Pjesë e respektit ndaj tij është t’u japësh
syve hise të tij. Sytë dërgojnë te nefsi (vetvetja). Mes nefsit dhe gjoksit ka një
vello, dhe Kurani është në gjoks. Kur ta lexosh përmendsh, veshi e dëgjon
dhe ia mbart nefsit. Kur ta shikosh të shkruar, edhe syri, edhe veshi e mbartin
atë. Kjo ka gjasa më shumë për të realizuar mbartjen. Pastaj syri ka hisen e tij
mu siç e ka edhe veshi. Zejd ibn Eslem përcolli nga Ataa ibn Jeser, nga Ebu
Se’id el-Hudri se i Dërguari i Allahut tha: ‘Jepi syrit hisen e tij të adhurimit.’
Pyetën: ‘O i Dërguari i Allahut, cila është hisja e tij e adhurimit?’ Ai u përgjigj:
‘Të shikosh në Kuranin, ta përsiatësh atë, dhe t’i studiosh çudirat e tij.’ Mekhul
përcolli nga Ubade ibn es-Samit se i Dërguari i Allahu tha: ‘Adhurimi më i
mirë i umetit tim është ta lexojnë Kuranin me sy.’”
Pjesë e respektit ndaj tij është të mos e përdorësh atë për të mirat e kësaj
bote. Është përcjellë se Ibrahim en-Nekhai nuk e pëlqente të përdorej Kurani
për çfarëdo të mire të kësaj bote. Kjo, për shembull, është sikurse t’i thuash
një njeriu që të vjen: ‘Ti arrite në kohën e paracaktuar, o Musa.’ (20:40) dhe si
thënia: ‘Hani e pini me kënaqësi për atë çfarë bëtë në ditët e kaluara’ (69:24),
kur të shërbehet ushqimi, dhe gjëra të tjera të ngjashme. Pjesë e respektit
Page 23
23 MBUROJA.net
ndaj tij është të mos thuash suretun-Nehl, suretul-Bekare dhe suretun-Nisa,
por të thuash: ‘Surja ku përmendet kjo e kjo.’ (Kjo është në kundërshtim me
fjalët e pejgamberit : “Nëse dikush nga ju i reciton dy ajetet e fundit të sures
Bekare natën, do t’i mjaftojnë.” El-Buhari & Muslim nga Abdullah ibn Mes’ud
)
Pjesë e respektit ndaj tij është të mos e thellosh recitimin e tij ashtu si bëjnë
bidatçitë kryeneçë, të cilët e shtojnë intensitetin e shqiptimit të hemzes dhe i
shqiptojnë fjalët me afsh. Kjo është bidat të cilin shejtani ua sugjeroi atyre dhe
ata e pranuan. Pjesë e respektit ndaj tij është të mos e recitosh me ton
muzikor të pazakontë, si tonet e njerëzve të shthurur, e as me dridhjen e të
krishterëve apo me psalje të murgjve. Krejt kjo është devijim.
Pjesë respektit ndaj tij është t’i bësh të trasha shkronjat e tij. Ebu Hukejme
përcolli se ai bënte kopje Kurani në Kufe. Ali kaloi pranë tij, inspektoi
shkrimin që po bënte dhe e urdhëroi: ‘Trashe shkrimin.’ Kështu, unë mora
pendën, e preva një pjesë të saj dhe nisa të shkruaja ndërsa Aliu po shikonte
shkrimin tim. Ai tha: ‘Kështu. Jepi dritë atij (shkrimit) ashtu siç i dha Allahu.’
Pjesë respekti ndaj tij është të mos garosh në ngritjen e zërit gjatë recitimit, në
mënyrë që e bën të urryer dëgjimin dhe e tëra kalon në konkurrencë. Pjesë e
respektit ndaj tij është të mos argumentosh apo të grindesh rreth recitimit të tij
apo t’i thuash dikujt ‘Nuk është ashtu!’ Ndoshta, ai recitim është i saktë dhe ti
mohon Librin e Allahut.
Pjesë e respektit ndaj tij është të mos e përdorësh atë si një jastëk, të
mbështetësh në të, apo t’ia hedhësh atë dikujt që dëshiron t’i jepet.
Pjesë e respektit ndaj tij është të mos e bësh të vogël. Është përcjellë se Ali
tha: ‘Mos e zvogëloni Kuranin.’ Është përcjellë se Umer ibn el-Khatab pa
një Kuran të vogël në tokën e një personi dhe pyeti: ‘Kush e shkroi atë?’ ‘Unë.’
U përgjigj ai. Pastaj Umeri e goditi me shkopin e tij dhe tha: ‘Respekto
Kuranin!’ Është përcjellë se pejgamberi i ndaloi njerëzit të thoshin: ‘Xhami e
vogël, apo Kuran i vogël.’ (duke përdorur formën dimunitive).
Pjesë e respektit ndaj tij është të mos e zbukurosh atë me ar apo të shkruash
në të më ar në mënyrën që e përzien atë me zbukurimet e kësaj bote.
Mughira përcolli se Ibrahimi nuk e pëlqente zbukurimin e Kuranit apo të
shkrimit të Kuranit me ar, apo vendosjen e shenjave në fillim të ajeteve, apo
zvogëlimin e tij. Është përcjellë nga Ebu-Derda se i Dërguari i Allahut tha:
‘Kur t’i zbukuroni xhamitë dhe Kuranin, do të jeni të shkatërruar.’
Kur Ibn Abbas pa një Kuran të zbukuruar me argjend tha: ‘Ju po e joshni
hajnin me këtë. Zbukurimi i tij gjendet brenda tij.’
Page 24
24 MBUROJA.net
Pjesë e respektit ndaj tij është që të mos shkruhet në tokë apo në mur, siç
bëhet në xhamitë e sotme. Është përcjellë se Umer ibn Abdul-Aziz tha: ‘I
Dërguari i Allahut kaloi pranë një shkrimi në tokë dhe i tha një djali të fisit
Hudhejl: ‘Çfarë është kjo?’ Ai u përgjigj: ‘Kjo është nga Libri i Allahut. E shkroi
një çifut.’ Ai tha: ‘Allahu e mallkoftë atë që e bëri këtë! Vetëm në vendin e
përshtatshëm ta vendosni Librin e Allahut!’ Muhamed ibn ez-Zubejr tha se
Umer ibn Abdul-Aziz pa njërin bir të tijin tek shkruante Kuran në një mur dhe e
rrahu.
Pjesë e respektit ndaj tij është që, kur shkrimi i tij të përdoret për trajtimin e
sëmundjeve, të mos derdhet më pas në grumbull plehrash, apo në një vend të
papastër, apo në një vend ku ecin njerëzit, por në një vend ku nuk ecin
njerëzit, apo të bëhet një vrimë në një vend të pastër dhe të derdhet në të,
apo të derdhet në një lum të madh.
Pjesë e respektit ndaj tij është që, kurdo që ta përfundosh recitimin e tërë
Kuranit, të recitosh një pjesë nga fillimi i tij, që të mos marrë formën e diçkaje
të braktisur. Nga ky shkak, kur i Dërguari i Allahut përfundonte recitimin, i
lexonte edhe nja pesë ajete të fillimit, me qëllim që të mos mbetej si i lënë. Ibn
Abbas tregoi se një person shkoi dhe e pyeti: ‘O i Dërguar i Allahut, cila është
vepra më e mirë?’ Ai u përgjigj: ‘T’ia nisësh nga e para.’ ‘Çfarë do të thotë t’ia
nisësh nga e para?’, pyeti ai. Ai u përgjigj: ‘Ai që nis Kuranin nga fillimi dhe e
përfundon, pastaj ia nisë nga e para. Kurdo që ai të zbarkojë (të përfundojë
recitimin), menjëherë vazhdon udhëtimin.’ Është e rekomandueshme të
mbledhësh familjen tënde, kur të përfundosh Kuranin. El-Enberi përcjellë nga
Katade se, kur Enes ibn Malik përfundonte Kuranin, mblidhte familjen dhe
bënte dua. Është përcjellë se kur Muxhahid, Abda ibn ebi Lubebe dhe njerëz
të ndryshëm ishin gati ta përfundonin recitimin, i thërrisnin njerëzit, sepse
mëshira zbret me përfundimin e Kuranit. Është transmetuar se Ibrahim et-
Tejmi tha: ‘Kur dikush ta përfundojë Kuranin në fillim të ditës, engjëjt luten për
bekimin e tij deri në mbrëmje; kur dikush e përfundon Kuranin në fillim të
natës, engjëjt luten për bekimin e tij deri në mëngjes.’ Ai tha: ‘Ata
rekomanduan që recitimi të përfundohet në fillim të natës apo në fillim të
ditës.’
Pjesë e respektit ndaj tij është që, kur ta shkruash atë (me qëllim shërimi) dhe
ta pish, duhet të thuash emrin e Allahut për çdo frymëmarrje dhe të kesh
nijetin të fortë. Dhe Allahu do të të jap sipas nijetit që ke. Muxhahid tha: ‘S’ka
dëm që të shkruhet Kurani dhe t’i jepet personit të sëmurë.’ ...
Pjesë e respektit ndaj tij është të mos thuhet: ‘Sa sure e shkurtër!’ Ebul-Alijje
nuk e pëlqente të thuhej: ‘Sa sure shkurtër apo sa sure e gjatë.’ Kur ai
dëgjonte dikë të thoshte kështu, ia kthente: ‘Ti je më i vogël se ajo (surja)! I
gjithë Kurani është i mad!’ Ebu Dawud përcolli të kundërtën me këtë nga
Page 25
25 MBUROJA.net
hadithi i Amr ibn Shu’ejb, nga gjyshi i tij, ku thuhet se bën të përdoren këto
terme. Amr tha: ‘Asnjë sure e vogël apo e madhe s’është pjesë e Mufessal.’”
Çfarë përcillet lidhur me kërcënimet kundër tefsirit të Kuranit me anë të
opinionit (raj) apo të qenët i guximshëm në këtë, dhe gradat e
komentuesve
Është përcjellë se Aisha tha: “I Dërguari i Allahut nuk e shpjegoi Librin e
Allahut, përveçse disa ajete të cilat ia mësoi Xhibrili.” Ibn Atijja tha: “Domethënia
e këtij hadithi është se kjo ka të bëjë me çështjet e së padukshmes që
përmenden në Kuran apo me shpjegimin e asaj që është e paqartë (muxhmel)
dhe të ngjashme me këtë nga çështjet që s’mund të zbulohen, përveçse me
ndihmën e Allahut . Pjesë e kësaj janë çështjet e të padukshmes të cilat Allahu
nuk na i ka bërë të ditura, siç është koha e Ringjalljes dhe numri i fryrjeve në
Sur, si dhe rendi i krijimit të qiejve dhe tokës.
Et-Tirmidhi shënoi nga Ibn Abbas se pejgamberi tha:
“Kini frikë që të ma vishni atë çfarë nuk kam thënë. Kushdo që gënjen
qëllimisht ndaj meje, do ta ketë vendin në Xhehenem. Kushdo që flet rreth
Kuranit nga mendja e vet, do të zërë një vend në Zjarr.”
Po ashtu, është përcjellë nga Xhundub se i Dërguari i Allahut tha:
“Kushdo që flet rreth Kuranit nga mendja e vet dhe ia qëllon, prapëseprapë
gabon.” Ky është hadith garib në Ebu Dawud dhe njëri nga transmetuesit nuk
është i besueshëm. Razin shtoi: “Kushdo që flet nga mendja e vet dhe gabon,
bën akt mosbesimi (kufr).”
El-Enberi tha në Kiteb er-Redd:
“Ka dy interpretime të hadithit të Ibn Abbasit. Njëri është se, ai që flet rreth
gjërave problematike (mushkil) në Kuran me atë që nuk di, duke u dalluar nga
pozita e Sahabëve dhe e Tabi’inëve, e ekspozon veten ndaj hidhërimit të
Allahut . I dyti, që është më i fortë dhe më i shëndoshë nga të dy, është se,
kur dikush thotë diçka rreth Kuranit ndërsa e di se e vërteta është ndryshe, ai
duhet të zërë vend në Zjarr.”
Sa i përket hadithit të Xhundubit , disa dijetarë thonë se “mendim” këtu do të
thotë tekë apo dëshirë. Kushdo që flet rreth Kuranit sipas tekave të veta dhe nuk
merr nga Imamët e Selefëve, por ia qëllon, prapëseprapë e ka gabim, meqë ai e
gjykon Kuranin me diçka baza e së cilës nuk njihet dhe nuk bazohet në pozitën e
ekspertëve të Hadithit dhe të transmetimit. Ibn Atijje tha: “Domethënia e kësaj
është që njeriu të pyetet për mendimin e tij dhe ai nxiton të përgjigjet pa këqyrur
Page 26
26 MBUROJA.net
çfarë kanë thënë dijetarët dhe çfarë kërkojnë rregullat e sintaksës dhe ato të
Usulit.” Këtu (në paralajmërim) nuk përfshihet shpjegimi i gramatikanëve, i
gjuhëtarëve, dhe i fukahave (ata që e kuptojnë) të kuptimeve të tij, ku secili flet
nga ixhtihadi i vet, bazuar në rregullat e fushës së tij të dijes.”
Kjo është e sakta dhe këtë e preferon më shumë se një dijetar. Kushdo që flet
sipas imagjinatës së vet, pa kërkuar prova në parime, ai gabon. Kushdo që
nxjerrë domethëniet e tij duke u bazuar në parimet për të cilat është rënë në ujdi,
kjo është e lavdërueshme.
Disa dijetarë kanë thënë se tefsiri varet në përcjelljen gojore, meqë Allahu
thotë:
“Nëse keni mospajtime rreth diçkaje, referojuni Allahut dhe të dërguarit të Tij.”
(4: 59)
Kjo s’është e saktë, sepse ndalimi i shpjegimit të Kuranit ose është i kufizuar në
përcjellje pa hulumtim, ose është diçka tjetër. Nuk është e saktë të thuhet se ajo
që mendohet me këtë është të mos thuhet asgjë rreth Kuranit, përveç asaj çfarë
dëgjohet. Sahabët e recitonin Kuranin dhe dallonin rreth interpretimit në disa
raste. Jo e tëra çfarë thanë ata ishte nga ajo çfarë dëgjuan nga pejgamberi .
Pejgamberi bëri dua për Ibn Abbasin dhe tha: “O Allah, jepi të kuptuar të fesë
dhe mësoja interpretimin e Kuranit.” Nëse interpretimi kufizohet në Shpallje dhe
në hadithe pejgamberike, çfarë kuptimi do të kishte veçimi i tij? Kjo është e qartë.
Ndalimi kundër bërjes së tefsirit zbatohet në dy raste. I pari është kur
interpretuesi ka një mendim lidhur me diçka bazuar në natyrën dhe pasionin e
vet, kështu që e interpreton Kuranin sipas mendimi të vet dhe pasionit të vet në
përpjekje për të justifikuar pozitën e vet. Sikur të mos ishte mendimi dhe pasioni i
tij, ai kuptim rreth Kuranit s’do t’i vinte atij. Kjo nganjëherë mund të ndodhë me
vetëdije, si në rastin e dikujt që përdor disa ajete të Kuranit për të provuar
vlefshmërinë e bidatit të tij, kur ai e di se ajo çfarë thotë nuk është menduar me
ajet, por qëllimi i tij është t’i ngatërrojë kundërshtarët. Nganjëherë kjo bëhet nga
injoranca, gjë që mund të ndodhë kur një ajet mund të zbatohet në mënyra të
ndryshme dhe të kuptuarit e tij anon nga domethënia që përputhet me qëndimin
që ai mban. Ai mund të parapëlqejë atë interpretim, për shkak të mendimit dhe
pasionit që ai ka. Po të mos ishte mendimi i tij, ai nuk do ta përzgjidhte atë
kuptim.
Nganjëherë dikush ka qëllim të mirë dhe kërkon prova në Kuran dhe nga ai
përdor atë që e di si provë për atë çfarë do, si ai që i thërret njerëzit të përpiqen
kundër një zemre të fortë. Allahu thotë: “Shko te faraoni, se ai e ka tepruar”
(20:23), dhe ai bën me gjest nga zemra e tij, duke sugjeruar se çfarë mendohet
me “faraon” në këtë ajet. Ky lloj i interpretimi përdoret nga disa predikues me
Page 27
27 MBUROJA.net
motive të mira, me qëllim që t’i inkurajojnë dëgjuesit e tyre. Kjo është e ndaluar,
sepse kjo është një analogji gjuhësore e papranueshme. Ezoterikët përdorin
metodën e njëjtë për qëllime të këqija, duke synuar t’i mashtrojnë njerëzit dhe t’i
thërrasin në besimet e tyre të rreme. Ata e përdorin Kuranin sipas mendimit dhe
pozitës së tyre në çështjet për të cilat ata janë të sigurt se nuk janë menduar me
të. Ky është një aspekt i ndaluar i tefsirit.
Rast i dytë është kur një interpretues ngutet ta shpjegojë Kuranin sipas kuptimit
të drejtpërdrejtë të arabishtes, pa ndihmën e transmetimeve rreth kuptimeve të
fjalëve të pazakonta të Kuranit dhe asaj që është përcjellë lidhur me fjalët e
paqarta, qartësinë, mospërfshirjen e gjërave, fshehjen, dhe rendin e anasjelltë që
ai përmban. Dikush që nuk e ka kapur si duhet tefsirin e drejtpërdrejtë dhe i
rreket nxjerrjes së kuptimeve thjesht vetëm me të kuptuarit e arabishtes, gabon
dhe bie në të njëjtën kategori me ata që e interpretojnë Kuranin sipas
mendimeve të veta.
Transmetimi, para se gjithash, është i domosdoshëm në tefsirin primar, në
mënyrë që të evitohet gabimi, pastaj përdoret të kuptuarit dhe deduksioni për t’u
zgjeruar. Fjalët e pazakonta, të cilat kuptohen vetëm nëpërmjet transmetimit,
janë të shumta, dhe njeriu s’mund të shpresojë të arrijë të brendshmen para se
ta ketë kapur fort të jashtmen. A nuk sheh sesi i Plotfuqishmi thotë:
“Ne i dhamë devenë Themudit si një shenjë të dukshme (mubsira), por ata e
keqtrajtuan atë.” (17:59)
Kjo do të thotë shenjë që duket, ndërsa ata i bënë padrejtë vetes duke e vrarë
atë. Dikush që i qaset kësaj nga këndi i arabishtes së drejtpërdrejtë, mund të
mendojë se kjo do të thotë se deveja mund të shihte (mubsira), andaj dhe të mos
dijë çfarë bënë ata dhe si ata u bënë padrejtësi të tjerëve dhe vetës së tyre. Kjo
pjesë ka të bëjë me mospërfshirje të disa gjërave dhe me fshehje. Ka dhe shumë
shembuj të këtillë në Kuran, dhe, në rastet e tjera veç këtyre dyjave, s’ka ndalim
për interpretim. Allahu e di më së miri.
Ibn Atijje tha:
“Shumica e Selefëve të drejtë, si Se’id ibn el-Musejjeb, Amir esh-Sha’bi dhe të
tjerë shtangeshin nga ideja e interpretimit të kuranit dhe përmbaheshin nga
kujdesi i madh ndaj vetës së tyre, pavarësisht epërsisë që kishin.”
El-Enberi tha:
“Imamët e Selefëve qenë tepër të kujdesshëm në shpjegimin e pjesëve
problematike të Kuranit. Ndonjë prej tyre supozonte se tefsiri i tij mund të mos
përputhej me atë çfarë kishte menduar Allahu me të, kështu që përmbahej.
Një tjetër kishte frikë se mos bëhet Imam në tefsir dhe njerëzit do të mund ta
Page 28
28 MBUROJA.net
ndiqnin metodën e tij, kur ai të ngurrojë të shpjegojë një shkronjë të vetme
sipas mendimi të vet, apo të gabojë lidhur me të e pastaj ndjekësit e tij të
thonë: ‘Imami im në tefsir të Kuranit sipas opinionit, është filani, Imami i
Selefëve.’”
Ibn ebi Mulejke tha:
“Ebu Bekr es-Siddik qe pyetur rreth tefsirit të një shkronjë të Kuranit dhe tha:
‘Cili qiell do të më strehonte dhe cila tokë do të më bartte, sikur të thosha për
një shkronjë të Librit të Allahut diçka tjetër veç asaj çfarë Allahu deshi me të.’”
Ibn Atijje tha:
“Disa nga Selefët e shpjegonin Kuranin dhe i bënin muslimanët të vazhdonin
në këtë. Sa i përket zanafillës së komentuesve te të cilët ata mbështeteshin,
ata qenë Ali ibn ebi Talib, dhe ky kish ndjekur Abdullah ibn Abbasin, i cili iu
përkushtua kësaj fushe dhe përkreu atë. Ai u ndoq nga dijetarët si Muxhahid,
Se’id ibn Xhubejr, dhe të tjerë. Më shumë është përcjellë nga ai (Ibn Abbas)
sesa nga ajo që u ruajt nga Aliu . Aliu lavdëronte tefsirin e Ibn Abbasit dhe i
inkurajonte njerëzit të merrnin prej tij. Ibn Abbas i thoshte vetes së tij: ’Sa
përkthyes i mirë i Kuranit që është Abdullah ibn Abbasi!’ Aliu tha për të: ‘Ibn
Abassi sikur shikon në të padukshmen përmes një velloje të hollë.’”
Ai (Abdullah ibn Abbas) u ndoq nga Abdullah ibn Mes’ud, Ubejj ibn Ka’b, Zejd ibn
Thebit, dhe Abdullah ibn Amr ibn el-As. Krejt çka merret nga Sahabët, ka epërsi,
sepse ata e dëshmuan Shpalljen dhe zbritjen e saj në gjuhën e tyre.
Amir ibn Wethile tha:
“Pashë Ali ibn ebi Talibin të thoshte në hutbe ‘Më pyesni. Pasha Allahun, ju
s’do të më pyetni për çfarëdo që do të ndodhë deri në Ditën e Ringjalljes e të
mos u përgjigjem. Më pyetni rreth Librit të Allahut, se, pasha Allahun, s’ka ajet
për të cilin nuk e di a zbriti natën apo ditën, në ndonjë luginë apo në ndonjë
mal.’” Ibn el-Kawwe u ngrit dhe pyeti rreth sures edh-Dharijet (51).”
Abdullah ibn Mes’ud tha: “Sikur të dija për ndonjë me dije më të shumtë rreth
Librit të Allahut sesa unë, do të shkoja tek ai.” Një burrë e pyeti: “A nuk ke takuar
Ali ibn Talibin?” “Po” - u përgjigj ai – “E kam takuar.”
Mesruk tha:
“Kam takuar disa nga Sahabët e Muhamedit dhe ata qenë si basene që
furnizon një person, disa si basene që furnizojnë dy persona, dhe disa të atillë
që, sikur të gjithë njerëzit të shkonin te ai, do t’ua përmbushte nevojat.
Abdullah ibn Mes’udi qe nga këta të fundit.”
Page 29
29 MBUROJA.net
Ebu Se’id el-Khudri përcolli se i Dërguari i Allahut tha:
“Më i mëshirshmi nga umeti im është Ebu Bekri. Më i forti në fenë e Allahut
është Umeri. Më modesti është Uthmani. Më i dituri në të gjykuar është Aliu.
Më i dituri rreth çështjes së trashëgimisë është Zejdi. Ai që ka recituar më së
shumti Librin e Allahut, është Ubej ibn Ka’b. Më i dituri rreth hallallit dhe
haramit është Muadh ibn Xhebel. Besniku i këtij umeti është Ebu Ubejde ibn
el-Xherrah. Ebu Hurejre është enë e dijes. Selmani është një det i dijes, që
s’mund të merret me mend. Bimësia nuk i ka bërë hije e as që e ka mbajtur
toka ndonjë me gjuhë më të vërtetë sesa Ebu Dherr.”
Ibn Atijje tha:
“Në Tabi’inët përfshiheshin el-Hasan el-Basri, Muxhahidi, Se’id ibn Xhubejr,
dhe Alkame. Muxhahidi studioi recitimin te Ibn Abbasi së bashku me
domethëniet (e ajeteve), duke u ndalur te secili ajet. Ikrime dhe ed-Dahhak i
ndoqën këta. Edhe pse ed-Dahhak nuk takoi Ibn Abbasin, ai mësoi te Ibn
Xhubejri. Sa i përket es-Suddit, Amir esh-Sha’bi e sulmoi atë dhe Ebu Salihun,
ngaqë mendonte se ata ishin të mangët në fushën e verifikimit.”
Pastaj tefsiri u përcoll nga burra të drejtë të secilës gjeneratë, ashtu siç përmendi
i Dërguari i Allahut :
“Kjo dije do të bartet nga burra të drejtë nga secila gjeneratë, të cilët do të
largojnë prej saj devijimin dhe teprimin, veshjet që ia bëjnë mashtruesit, dhe
interpretimet e injorantit.” (E përcollën Ebu Umer dhe të tjerët) El-Hatib el-
Bagdadi tha: “Ky dëshmim nga i Dërguari i Allahut tregon se interpretuesit e
Kuranit janë dijetarë të fesë dhe Imamë të muslimanëve, për shkak se ruajnë
Sheriatin nga devijimet dhe veshjet e rreme, dhe i përgënjeshtrojnë
interpretimet e budallenjve. Personi duhet të konsultohet me ta në çështjet e
fesë.”
Shpjegimi i Librit nga Suneti, dhe çka është përcjellë lidhur me këtë
Allahu thotë:
“Ne ta zbritëm Përkujtuesin (O Muhamed), në mënyrë që t’ua qartësosh
njerëzimit çfarë u është zbritur atyre” (16:44)
“Ata që kundërshtojnë urdhrin e tij (Muhamedit ), duhet të ruhen se mos po u
vjen ndonjë sprovë apo ndonjë ndëshkim i rëndë” (24:59)
“Vërtet, ti (O Muhamed) udhëzon për Rrugën e Drejtë.” (42: 49)
Page 30
30 MBUROJA.net
Në më shumë se një ajet është bërë obligim bindja ndaj pejgamberit dhe kjo
është e ndërlidhur me bindjen ndaj Allahut :
“Atë çfarë ju jep i Dërguari, pranojeni; atë që jua ndalon, lëreni.” (59:7)
Ibn Abdul-Berr përmend se Abdu-Rrahmaan ibn Jezid pa një person të bënte
umren me veshje të zakonshme dhe ai e ndaloi ta bënte atë. Personi i tha atij:
“Më sill një ajet nga Libri i Allahut që heq teshat e mia.” Ai ia recitoi ajetin: “Atë
çfarë ju jep i Dërguari, pranojeni; atë që jua ndalon, lëreni.” Hisham ibn Huxhejr
tha: “Tawus fali dy rekate pas ikindisë dhe Ibn Abbas i tha: “Mos e bëj këtë.” Ai ia
ktheu: “Është e ndaluar vetëm nëse këtë e marrim si sunet.” Ibn Abbas tha:
“Pejgamberi ndaloi nga falja e namazit pas ikindisë. Unë nuk di nëse ti do të
shpërblehesh apo ndëshkohesh për to, sepse Allahu thotë: “Kur Allahu dhe i
Dërguari i Tij të kenë vendosur për një gjë, nuk i takon një besimtari a një
besimtareje të bëjë zgjedhje në këtë.” (33:36)
Ebu Dawud përcjellë nga el-Mikdam ibn Me’dikerib se i Dërguari i Allahut tha:
“Më është dhënë Libri dhe e ngjashmja me të. S’do të vonojë shumë para se
një i ngopur nga froni i tij të deklarojë: ‘Ky Kuran është krejt çka ju nevojitet.
Konsiderojeni hallall atë që e gjeni të jetë hallall në të, dhe konsiderojeni
haram atë që e gjeni të jetë haram në të.’ Por, gomarët shtëpiakë nuk janë
hallall, as ngrënia e bishave grabitqare (me çataj) s’është hallall, e as nuk
prishet marrëveshja me dikë, derisa ai të heqë dorë nga ajo. Nëse dikush
ndalon te njerëzit, ata duhet ta mirëpresin atë. Nëse s’e bëjnë këtë, ai mund t’i
padisë ata për të marrë të njëjtin çmim me të cilin ata ish dashur ta
mirëpresin.”
El-Khatabi tha se fjalët “Më është dhënë Libri dhe e ngjashmja me të” mund të
interpretohen në dy mënyra. Njëra është se atij i është dhënë një Shpallje e
fshehtë, që nuk recitohet në mënyrë të njëjtë ashtu siç recitohet pjesa e jashtme;
tjetra është se atij i është dhënë Libri si Shpallje e recituar dhe i është dhënë një
sqarim si ai, domethënë lejimi për të shpjeguar çfarë ka në Libër, duke e
klasifikuar atë në të përgjithshme dhe në specifike, duke ia shtuar atë (Kuranit)
dhe duke e ligjësuar atë që gjendet në të. Prandaj, është obligim të veprohet
sipas kësaj dhe të pranohet si Kurani që recitohet së jashtmi. Hadithi është një
paralajmërim kundër refuzimit të suneteve të vërtetuara, që nuk gjenden në
Kuran, siç bënë havarixhët dhe rafidhat. Ata u kapën pas kuptimit të
drejtpërdrejtë të Kuranit dhe lanë Sunetin që përmban sqarimin e Kuranit. Ky
hadith është provë se s’ka nevojë të krahasosh Hadithin me Kuranin. Çfarëdo që
konfirmohet të jetë nga pejgamberi , është provë në vetvete. Sa i përket asaj
çfarë thonë disa: “Kur t’ju vijë një hadith, krahasojeni me Kuranin. Nëse është në
pajtim me të, merreni; përndryshe lëreni,” ky është një hadith i pabazë, i rremë.
Page 31
31 MBUROJA.net
Dhe sqarimi është dy llojesh: sqarimi i përgjithshëm i Librit (Kuranit), siç është
përmendja e pesë namazeve, kohëve të tyre, sexhdes, rukus, dhe sqarimi i të
gjitha rregullave të tyre; sasinë dhe kohën e zekatit dhe llojet e pasurive për të
cilat duhet dhënë zekat, si dhe detajet e ritualit të haxhit. Kur pejgamberi bëri
haxhin me njerëzit, tha: “Merrni ritualin e haxhit nga unë,” dhe tha: “Faluni ashtu
siç më shini të falem” (el-Buhari). Imran ibn Husejn i tha një njeriu: “Budalla! A
gjen diku në Kuran se namazi i drekës falet me katër rekate dhe në heshtje!”
Pastaj ai ia numëroi namazin, zekatin dhe të ngjashmet, pastaj tha: “A i gjen të
sqaruara këto në Kuran?” Libri i Allahut nuk e sqaron këtë, kurse Suneti e
sqaron!”
El-Ewzai përcolli se Hasan ibn Atijje tha:
“Shpallja i zbreti të Dërguarit të Allahut, dhe Xhibrili ia solli Sunetin i cili e
shpjegon atë (Shpalljen).”
Po ashtu, el-Ewzai përcolli se Mekhul tha:
“Kurani ka më shumë nevojë për Sunetin sesa Suneti për Kuranin.”
Jahja ibn ebi Kethir tha:
“Suneti e gjykon Librin, ndërsa Libri nuk e gjykon Sunetin.” El-Fudejl ibn Zijad
tha se kish dëgjuar Ahmed ibn Hanbelin të pyetej rreth këtij transmetimi dhe
ai tha:
“Nuk jam aq i guximshëm të them kështu, megjithatë them se Suneti e
shpjegon dhe e sqaron Kuranin.”
Si të mësosh dhe të kuptosh Librin e Allahut dhe Sunetin e pejgamberit
të Tij. Përcillet se ishte më lehtë të punoje sipas tij sesa ta mësoje
përmendsh
Në Kiteb el-Bejan, ed-Deni përcjellë nga Uthman , nga Ibn Mes’ud dhe nga
Ubejj se i Dërguari i Allahut ua lexonte atyre dhjetë ajete dhe ata nuk
vazhdonin me ajete të tjera, derisa t’i mësonin veprimet që ndërlidhen me ato
ajete. Pra, ne duhet ta mësojmë Kuranin dhe njëherësh të mësojmë të punojmë
sipas tij. Është përcjellë se es-Sulemi tha: “Kur ne mësonim dhjetë ajete të
Kuranit, nuk mësonim dhjetë të tjera pas tyre, derisa të mësonim çfarë
përmbanin ato nga hallalli dhe nga harami, nga ndalimet dhe nga urdhrat.”
Në Muwetta, Malik përcolli se kish dëgjuar se Abdullah ibn Umerit i ishin
dashur tetë vite për ta mësuar suren el-Bekare. Në librin e tij “Emrat dhe ata që
përcollën nga Malik,” Ahmed ibn Ali ibn Thebit përmendë se Nafi përcolli se Ibn
Page 32
32 MBUROJA.net
Umer kish thënë: “Umeri mësoi el-Bekaren për dymbëdhjetë vite. Kur e kreu,
theri një deve.”
El-Enberi përcjellë se Abdullah ibn Mes’udi tha:
“Na vinte vështirë t’i mësonim përmendsh fjalët e Kuranit, por e kishim lehtë të
punonim sipas tyre. Pas nesh do të ketë njerëz që do ta kenë lehtë ta
mësojnë përmendsh Kuranin, por do ta kenë vështirë të punojnë sipas tij.”
Është përcjellë se Ibn Umer tha:
“Më i miri Sahab i të Dërguarit të Allahut në fillim të umetit, mësonte
përmendsh vetëm një a dy sure të Kuranit. Atyre u qe dhënë dhurata e të
vepruarit sipas tij. Të fundit e këtij umeti do ta lexojnë Kuranin - fëmijë e të
verbër – dhe s’do t’u jepet dhurata e të vepruarit sipas tij.”
Khalef ibn Hisham el-Bezzar u dëgjua të thoshte:
“Nuk mund të mos mendoj se jemi privuar nga Kurani që kemi në duart tona,
sepse na është thënë se Umer ibn el-Khattab mësoi suren el-Bekare për rreth
dhjetë vite. Kur ai e përfundoi mësimin përmendsh të saj, theri një deve në
shenjë falënderimi ndaj Allahut. Në kohën tonë, një djalosh ulet përpara meje
dhe reciton një të tretën e Kuranit pa e lënë jashtë asnjë shkronjë të vetme.
Unë vetëm mendoj se jemi privuar nga Kurani në duart tona.”
Domethënia e fjalëve të pejgamberit “Kurani u shpall në shtatë
dialekte/mënyra (ahruf).”
Në Sahih të Muslimit, Ubejj ibn Ka’b përcolli se pejgamberi ishte me Benu
Ghifar, kur i erdhi Xhibrili dhe i tha: “Allahu po të urdhëron t’ua recitosh Kuranin
umetit tënd në një mënyrë.” Ai tha: “E lus Allahun të më fal! Umeti im nuk do të
jenë gjendje ta bëjnë këtë.” Pastaj, ai erdhi për të dytën herë dhe tha: “Allahu po
të urdhëron t’ua recitosh Kuranin umetit tënd në dy mënyra.” Ai tha: “E lus
Allahun të më fal! Umeti im nuk do të jenë gjendje ta bëjnë këtë.” Ai erdhi për të
tretën herë dhe tha: “Allahu po të urdhëron t’ua recitosh Kuranin umetit tënd në
tri mënyra.” Ai tha: “E lus Allahun të më fal! Umeti im nuk do të jenë gjendje ta
bëjnë këtë.” .” Ai erdhi për të tretën herë dhe tha: “Allahu po të urdhëron t’ua
recitosh Kuranin umetit tënd në shtatë mënyra. Cilëndo prej tyre që ta lexojnë, do
të jetë në rregull.”
Et-Tirmidhi shënoi se Ubejj tha: “I Dërguari i Allahut takoi Xhibrlilin dhe tha: ‘O
Xhibril, unë jam dërguar te një popull analfabetë. Ka prej tyre plaka e pleq, djem
e vajza, si dhe burra që nuk lexojnë fare.’ Ai i tha atij: “O Muhamed, Kurani u
shpall në shtatë mënyra.’” (Sahih) Ky tregim u vërtetua në autoritetet kryesore:
Page 33
33 MBUROJA.net
el-Buhari, Muslim, Muwetta, Ebu Daud, en-Nesa’i, dhe libra të tjerë në formë
tregimi rreth Hisham ibn Hakim me Umerin, që do ta përmendim më vonë.
Dijetarët nuk janë të një mendjeje për atë se çka nënkuptojnë shtatë mënyrat.
Lidhur me këtë, ka tridhjetepesë gjëra që përmenden nga el-Busti, por këtu ne
do të përmendim pesë prej tyre:
- Ky është qëndrimi i shumicës së dijetarëve, si: Sufjan ibn Ujejne, Abdullah ibn
Wehb, et-Taberi, et-Tahawi dhe të tjerë. Ajo çfarë mendohet me këtë janë
shtatë mënyrat e sinonimeve me shprehje të ndryshme, si p.sh. ekbele, te’ale
dhe hel’lume (kuptimi i të gjithave është: “... eja këtu!”). Et-Tahawi tha:
“Sqarimi më i mirë për këtë është ajo që përmendet në hadithin e Ebu Bekrit:
‘Xhibrili erdhi të pejgamberi dhe tha: ‘Lexo në një mënyrë.’ Mikaili tha: ‘Shtoje.’
Ai tha: ‘Lexoje në dy mënyra.’ Mikaili tha: ‘Shtoje,’ derisa u bënë shtatë
mënyra. Ai tha: ‘Lexoje. Secila (nga mënyrat) është në rregull, përveç nëse
ngatërroni një ajet mëshire me një ajet ndëshkimi, apo një ajet ndëshkimi me
një ajet mëshire.’” Kjo është si hel’lume, te’ale ekbele, edhhebe, esra’e dhe
axhxhele. Është përcjellë nga Ibn Abbas se Ubejj ibn Ka’b e lexonte ajetin “na
pritni/undhurne” (57:13) si umhulene, akhkhirune, dhe erkubune. Me isnad
(zinxhir) të njëjtë është përcjellë se Ubejj recitonte ajetin 19 të el-Bekare si
merru në vend të meshew dhe sa’aw (“ata ecin”). Në el-Buhari, ez-Zuhri tha:
“Këto mënyra kanë të bëjnë me gjënë e njëjtë. Ato nuk dallojnë sa i përket
hallallit dhe haramit.”
Et-Tahawi tha:
“Pati hapësirë veprimi në shkronja për njerëzit, meqë ata s’mundnin ta merrnin
Kuranin në një dialekt tjetër veç të tyrit, duke qenë se shumica ishin
analfabetë dhe vetëm disa prej tyre dinin të shkruanin. Për dikë me dialekt
ishte vështirë ta ndërronte dialektin. Edhe sikur dikush të mundohej, do të
kishte vështirësi, kështu që atyre u qe dhënë hapësirë sa i përket shprehjeve
të ndryshme për sa kohë që kuptimi mbetej i njëjtë. Ata mbeten të këtillë,
derisa shumë prej tyre u mësuan të shkruanin, dhe dialektet u kthyen në atë
të të Dërguarit të Allahut . Pastaj, ata qenë në gjendje t’i mësonin
përmendsh ato fjalë dhe nuk u lejohej më të recitonin ndryshe.”
Ibn Abdul-Berr tha:
“Është e qartë se hapësira për shtatë mënyrat ishte e domosdoshme për një
kohë të caktuar. Kur nuk kishte më nevojë, vendimi i të shtatave u hoq dhe
Kurani recitohej në një mënyrë.”
- Disa njerëz thonë se shtatë dialektet në Kuran janë shtatë dialektet e të gjithë
arabëve, pra edhe Jemenij, edhe Nizar, sepse i Dërguari i Allahut i dinte të
gjitha. Atij i qenë dhënë “të gjitha fjalët.” Kjo s’do të thotë se një mënyrë ka
Page 34
34 MBUROJA.net
shtatë aspekte, por këto shtatë dialekte janë në pjesë të ndryshme të Kuranit.
Një pjesë është në dialektin e Kurejshëve, një pjesë në atë të Hudhejl, një
pjesë në Hewezin, dhe një pjesë në Jemenij. El-Khattabi tha: “Kështu lexohet
Kurani në shtatë mënyra.” Kjo është domethënia e shpalljes së Kuranit në
shtatë mënyra. El-Kasim ibn Sel’lem besonte kësisoj dhe Ibn Atijja e preferoi
këtë qëndrim. Disa fise përdornin shkrimin më shumë së të tjerat. Enes
përmendi se, kur Uthman u tha ta kopjonin Kuranin, ai tha: ‘Nëse nuk
pajtoheni ti dhe Zejdi, shkruani në dialektin e Kurejshëve, se ai u shpall në
dialektin e tyre.” (el-Buhari)
Kadi ibn et-Tajjib (el-Bakilani) tha:
“Fjalët e Uthmanit se Kurani qe shpallur në dialektin e Kurejshëve do të thotë
shumica e tij. Nuk ka prova vendimtare se ai i tëri është në dialektin e
Kurejshëve, meqë ka fjalë dhe shkronja të cilat dallojnë nga dialekti i
Kurejshëve. Kjo tregon se ai qe shpallur në tërë gjuhën e arabëve, dhe
askush s’mund të thotë se ishte vetëm në (dialektin) Kurejsh, apo në një pjesë
të arabëve e jo në të tjerat. Ibn Abdul-Berr tha se kjo do të thotë se shumica e
tij qe shpallur në dialektin e Kurejshëve, sepse, përveç atij Kurejsh, ekzistojnë
leximet të tjera me zë me përdorimin e hemzes dhe të ngjashmeve. Dhe
Kurejshët nuk përdornin hemzen. Ibn Atijje tha se domethënia e “shtatë
mënyrave” është se shprehjet e shtatë fiseve gjenden në të.
- Këto shtatë mënyra të gjitha janë nga fiset Mudar. Këtë e thanë disa njerëz.
Ata përdorën si provë atë çfarë tha Uthmani : “Kurani u shpall në gjuhën e
Mudar.” Ata thanë: “A ka mundësi që një pjesë e tij të jetë e Kurejshëve, një
pjesë Kinana, një pjesë Ese, një pjesë Hudhejl, një pjesë Tejm, një pjesë
Dabe, dhe një pjesë Kajs. Ata thanë se këto fise të Mudar përmbajnë këto
shtatë dialekte në radhët e saj. Ibn Mes’ud e pëlqente që ata të cilët e
kopjonin Kuranin të ishin nga Mudarët. Të tjerët i bënë vërejtje idesë se i tëri
ishte nga Mudar dhe thanë se ka përdorime të rralla në Mudar, me të cilat
s’është e lejueshme të shkruhet Kurani.
- Ajo çfarë përcillet nga disa dijetarë më së miri paraqitet nga Kadi ibn et-Tajjib,
i cili tha: “Reflektova mbi aspektet e dallimit në recitim dhe i gjeta të jenë
shtatë. Disa përfshijnë ndryshime në zanore ndërsa domethënia dhe forma
mbeten, si p.sh. etheru dhe ethera në 11:78; disa nuk e ndryshojnë formën,
por domethënien nëpërmjet lakimit, si në 36:19, ku lexon be’id ose be’ida; disa
e ruajnë formën dhe e ndryshojnë domethënien me shkronja të ndryshme;
disa e ndryshojnë formën ndërsa u mbetet domethënia, si në 101:5, kur edhe
ahn, edhe suf do të thotë lesh; disa e ndryshojnë formën dhe domethënien;
disa nënkuptojnë ndryshim në rend; dhe disa përbëhen nga shtimet dhe
heqjet.
Page 35
35 MBUROJA.net
- Ajo që mendohet me shtatë mënyrat janë domethëniet e Librit të Allahut:
urdhri dhe ndalimi, premtimi dhe kërcënimi, tregimet, argumentet dhe
shembujt. Ibn Atijje thotë se ky qëndrim është i dobët, meqë kjo nuk
konsiderohet ahruf. Për më shumë, ka konsensus se kjo nuk ndodh sa i
përket bërjes hallall të hallallit apo ndryshimit të ndonjë domethënieje. Kadi ibn
et-Tejjib përmendi një hadith që ka të bëjë me këtë nga pejgamberi dhe
pastaj tha: “Kjo s’është pjesë e asaj që u lejohet atyre të lexojnë.” Harf në këtë
do të thotë “mënyrë,” meqë Allahu thotë: “... ai që e adhuron Allahun në
skaj (harf)” (el-Haxh, 11). Kjo është domethënia e hadithit rreth shtatë
mënyrave të lejimit dhe ndalimit dhe të ngjashmeve me këtë.
Po ashtu, thuhet se ajo çfarë mendohet me shtatë ahruf janë shtatë leximet që
kemi tani, sepse tërë kjo është në rregull siç tha pejgamberi . Mirëpo, kjo nuk
është e saktë, siç dhe dot shpjegojmë në vijim.
Seksion mbi shtatë mënyrat e leximit
Shumica e dijetarëve, si ed-Dawudi, Ibn ebi Sufra dhe të tjerët thanë se këto
shtatë lexime, të cilat u atribuohen shtatë lexuesve, nuk janë shtatë ahruf për të
cilat Sahabët patën leje t’i lexonin. Ato thjesht u referohen një harfi nga ato
shtatë, që është ajo çfarë mblodhi Uthmani në kopjen e Kuranit të cilën ai e
autorizoi. Këtë e përmendën Ibn en-Nehhes dhe të tjerët. Këto shtatë lexime
(kiraete) të famshme janë përzgjedhje të atyre Imamëve të recitimit, meqë secili
prej tyre zgjodhi atë çfarë përcolli, anën e recitimit që ai e njihte dhe e
konsideronte si më të mirën. Secili prej tyre iu përmbajt një shtegu, e përcolli dhe
u bë i njohur për të, siç është modaliteti i Nafiut dhe modaliteti i Ibn Kethirit.
Asnjëri prej tyre nuk ndaloi të zgjidhej tjetri e as që i bënin vërejtje kësaj. Secili
nga ata shtatë ka dy apo më shumë zgjedhje të përcjella prej tij, dhe të gjitha
janë në rregull.
Muslimanët e kësaj kohe janë pajtuar të mbështeten te ajo që është vërtetuar
nga këta Imamë; ajo që ata përcollën nga leximet dhe u shkrua në libra.
Konsensusi mbetet se ata janë në rregull, dhe ruajtja e Librit për të cilën Allahu
premtoi është e sigurt. Ky është qëndrimi i Imamëve të mëhershëm dhe i
burrave të besueshëm, si Kadi ebu Bekr ibn et-Tejjib, et-Taberi dhe të tjerët. Ibn
Atijjeh tha: “Këto shtatë lexime kanë qëndruar nëpër kohë e vende të ndryshme,
dhe namazi bëhet duke i përdorur këto, meqë vërtetësia e tyre është konfirmuar
me konsensus. Sa u përket leximeve të rralla (shadhdh), namazi nuk bën të falet
me to, sepse nuk ka konsensus për to. Sa i përket asaj çfarë përcillet nga
Sahabët dhe Tabi’inët lidhur me këtë, mund vetëm të besohet se ata e përcollën
atë (d.m.th s’mund të vërtetohet). Sa i përket asaj që përcillet nga Ebu-Semmel
dhe ata që janë të lidhur me të, njeriu s’bën të mbështetet te ato (forma leximi).”
Page 36
36 MBUROJA.net
Dikush tjetër tha: “Sa u përket leximeve të rralla (shadhdh) të kopjeve të Kuranit
që janë përcjellë, ato nuk konsiderohen të jenë Kuran, dhe nuk duhet vepruar me
to si të ishin pjesë e tij. Me gjasë, ato janë sqarime të interpretimit të qëndrimit të
atij që i atribuohen, siç është leximi i Ibn Mes’udit . Nëse transmetuesi është i
qartë për atë se e ka dëgjuar atë nga i Dërguari i Allahut , atëherë dijetarët
kanë marrë dy qëndrime rreth veprimit me të: negativ dhe pozitiv. Qëndrimi
negativ bazohet në faktin se transmetuesi nuk e përcolli atë si një hadith, por si
Kuran, dhe si i tillë nuk pohohet, kështu që nuk është i konfirmuar. Qëndrimi
pozitiv është se, edhe nëse nuk pohohet të jetë Kuran, pohohet të jetë Sunet,
dhe kjo e bën të obligueshëm veprimin, ashtu siç është rasti me hadithin e vetëm
(ehad).
Seksion: Hadithi i Umeri dhe i Hishamit
Ibn Atijje tha: “Allahu ia lejoi këto shtatë modalitete pejgamberit të tij , dhe
Xhibrili ia solli ato në një mënyrë që siguron mosimitim dhe lidhshmëri precize.
Fjalët e Allahut ‘Recitoni çfarë ju vjen lehtë’ nuk e lejoi ndonjë nga Sahabët të
ndryshonin ndonjë shprehje në ndonjërin nga këto dialekte si të dëshironte ai
vetë. Sikur të ishte kështu, Kurani s’do të ishte i paimitueshëm, sepse njerëzit do
ta ndryshonin dhe kështu do të bëhej tjetër nga ajo që shpalli Allahu . Lejimi
është bërë për shtatë modalitetet e pejgamberit , me qëllim që t’i ofrohet
hapësirë e gjerë këtij umeti. Në një rast, ai ia recitoi Ubejjit atë që i solli Xhibrili,
në një rast tjetër Ibn Mes’udit atë që i qe prezantuar atij .
Kjo qe thelbi i dallimit mes leximit të sures el-Furkan nga Umer ibn el-Khattab
dhe nga Hisham ibn Hakim. Përndryshe, si bëhet që pejgamberi të thoshte për
secilin prej tyre: “Kështu ma recitoi Xhibrili.” A bën vaki që ai recitoi një herë
ashtu, herën tjetër kështu? Kjo është domethënia e asaj çfarë tha Enesi , kur ai
recitoi esweb në vend të ekwem në suren el-Muzzemmil (73:5), që do të thotë:
më lehtë. Atij iu tha: “Ne e recitojmë si ekwem.’ Ai u përgjigj: “Esweb, ekwem dhe
ehje të gjitha janë njëjtë.” Ky kuptim u përcoll nga pejgamberi . Sikur t’i lejohej
ndokujt ta bënte këtë, kjo do t’i zhvlerësonte fjalët e Allahut: “Jemi Ne që zbritëm
Përkujtuesi dhe Ne do ta ruajmë atë.” (15:9)
El-Buhari, Muslim dhe të tjerët përcjellin se Umer ibn el-Khattab tha: “Dëgjova
Hisham ibn Hakim të recitonte suren el-Furkan ndryshe nga siç e lexoj unë dhe
ashtu siç ma lexoi pejgamberi . Gati sa nuk e kapa, por prita derisa ai e
përfundoi. Pastaj, e mora për xhybe dhe e çova te i Dërguari i Allahut . Thashë:
‘O i Dërguar i Allahut, e dëgjova këtë të recitonte suren el-Furkan ndryshe nga
siç ma lexove ti mua!’ I Dërguari i Allahut tha: ‘Ta dëgjojmë.’ Ai (Hishami) e
recitoi ashtu siç e dëgjova ta recitonte, dhe i Dërguari i Allahut tha: ‘Kështu u
shpall.’ Pastaj më tha mua: ‘Recito.’ Unë recitova dhe ai tha: ‘Kështu u shpall. Ky
Kuran u shpall në shtatë modalitete, kështu që recitoni si t’ju vijë më lehtë.’”
Page 37
37 MBUROJA.net
Ngjashëm me këtë hadith është ajo çfarë përcillet nga Ubejj ibn Ka’b, i cili tha:
“Isha në xhami, kur një burrë hyri për t’u falur. Ai recitoi me një lexim të cilit i bëra
vërejtje. Pastaj hyri një tjetër burrë dhe recitoi ndryshe nga i pari. Kur ata e kryen
namazin, të gjithë shkuam te i Dërguari i Allahut , ku unë thashë: ‘Ky recitoi me
një lexim ndaj të cilit kam vërejtje, kurse tjetri lexoi ndryshe nga ky.’ Pejgamberi
e urdhëroi atë të recitonte dhe (pasi recituan) i lavdëroi për atë. Me të dëgjuar
këtë, në zemrën time hyri një dyshim i atillë që s’e kisha as në xhahilijet. Kur
pejgamberi vërejti se më kish kapluar kjo ndjenjë, më goditi në gjoks (nga
dashuria) dhe unë nisa të djersitesha, duke u ndier i alarmuar sikur po shikoja
Allahun. Ai më tha: ‘Ubej, m’u dërgua porosia ta recitoja Kuranin në një
modalitet dhe unë shpreha dëshirë që kjo të jetë e lehtë për umetin tim. Porosia
e dytë më urdhëronte të recitoja në dy modalitete, dhe unë shpreha dëshirë që
kjo të jetë e lehtë për umetin tim. Pastaj në herën e tretë m’u tha: ‘Recitojeni në
shtatë modalitete. Ti mund të kërkosh diçka për secilën herë që u ktheve të
kërkosh.” Unë thashë: ‘O Allah, fale umetin tim! O Allah, fale umetin tim!’ Lutjen e
tretë (për falje të umetit) e lash për Ditën e Gjykimit, atëherë kur të gjitha krijesat,
përveç Ibrahimit, do ta kërkojnë këtë nga unë.’”
Ubejj mendoi të thoshte se ndjeu habi apo, me fjalë të tjera, pati një cytje nga
shejtani, i cili ia turbulloi mendjen në atë moment. Dallimi i leximeve iu dukë i
tmerrshëm atij, gjë që, në fakt, s’ishte ashtu. Përndryshe, çfarë tjetër do të
nënkuptonte mohimi i dallimit në recitime, kur ajo s’është e domosdoshme?
Lavdi Allahut, i cili shfuqizoi atë që është më e madhe sesa një lexim! Kur
pejgamberi pa t’i shfaqej mendimi i tillë atij, u ngrit dhe e goditi në gjoks
(lehtas), çka bëri që atij t’i zgjerohej gjoksi së jashtmi dhe së brendshmi, në
mënyrë që bëri t’i shihte gjërat më qartë. Kur shëmtia e atij mendimi që kishte iu
bë e qartë, ai nisi t’i frikësohej Allahut dhe u djersit shumë nga turpi që ndjeu
para Allahut . Ky mendim është ai për të cilin foli pejgamberi , kur iu tha atij:
“Ne gjejmë aso gjëra në vetët tona që tmerrohemi të flasim për to.” Ai pyeti: “I
përjetoni këto?” “Po,” u përgjigjën ata. Ai tha: “Ky është besimi i pastër.” (Muslim
nga Ebu Hurejre)
Mbledhja e Kuranit dhe arsyeja përse Uthmani bëri një kopje të Kuranit
dhe dogji pjesën tjetër. Mësimi përmendsh i Kuranit nga Sahabët në
kohën e pejgamberit .
Në kohën e pejgamberit , Kurani ishte i shpërndarë në gjokset e njerëzve.
Njerëzit e shkruan një pjesë të tij në fletë, në lëkurë, në gurë të bardhë e të
rrafshët, dhe në të tjera gjëra. Pastaj një numër i madh i recituesve u vranë në
betejën e Jemames në kohën e Ebu Bekrit . Nja 700 prej tyre u vranë në një
ditë të vetme, dhe Umer ibn Khattab i sugjeroi Ebu Bekrit të mblidhte Kuranin,
Page 38
38 MBUROJA.net
nga frika se shejhët e recituesve si Ubejj, Ibn Mes’ud dhe Zejd do të vdisnin. Zejd
ibn Thebit e rekomandoi këtë, kështu që pas një përpjekjeje të madhe ai mblodhi
atë (Kuranin) pa i renditur suret.
El-Buhari përcjellë se Zejd ibn Thebit tha: “Pas vrasjeve në betejën e Jemames,
Ebu Bekr dërgoi dikë tek unë dhe Umeri ishte me të. Ebu Bekr tha: ‘Umeri erdhi
tek unë dhe tha: ‘Shumë burra u vranë në betejën e Jemames, dhe kam frikë se
mos po vriten edhe recitues të tjerë në vende të tjera dhe të humbet shumë nga
Kurani, përveç nëse e mbledhim atë. Mendoj se duhet ta bësh bashkë Kuranin.’”
Ebu Bekr tha: ‘I thashë Umerit: ‘Si të bëj diçka që i Dërguari i Allahut nuk bëri?’
Umeri tha: ‘Pasha Allahun, kjo është më mirë.’ Umeri vazhdoi të më nxiste,
derisa Allahu ma çeli gjoksin për ta bërë këtë dhe nisa të mendoja si Umeri.’”
Zejd ibn Thebit vazhdoi: “Umeri po rrinte ulur me të dhe nuk fliste. Ebu Bekr tha:
‘Ti (Zejd) je një djalë inteligjent dhe nuk dyshojmë në ty. Ti ke shkruar Shpalljen
për pejgamberin , andaj ti duhet ta kërkosh Kuranin dhe ta mbledhësh atë.’
Pasha Allahun, sikur ai të më obligonte me zhvendosjen e maleve, nuk do të
ishte më e rëndë për mua sesa urdhri i tij për ta mbledhur Kuranin. Unë iu
përgjigja: ‘Si mund të bëni ju dy diçka që i Dërguari i Allahut nuk bëri?’ Ebu Bekr
tha: ‘Pasha Allahun, kjo është më mirë.’ Umeri vazhdoi të më nxiste, derisa
Allahu ma çeli gjoksin për atë që ia kish çelur Ebu Bekrit dhe Umerit. Kështu, unë
nisa ta kërkoja dhe ta mblidhja atë nga lëkurat, nga fletët e palmës dhe nga
gjokset e burrave, derisa gjeta dy ajete nga surja et-Tewbe te Khuzejme el-
Ensari, të cilat nuk i kishin të tjerët: ‘Juve ju erdhi një i Dërguar nga mesi juaj ...’
(9:128) Kopja e Kuranit në të cilën u mblodh Kurani, mbeti në posedimin e Ebu
Bekrit, derisa Allahu e mori atë; pastaj mbeti te Umeri, derisa Allahu e mori atë;
pastaj mbeti te Hafsa bint Umer.”
Nëse bëhet pyetja se çfarë kuptimi kishte që Uthmani t’i bashkonte njerëzit
nën një kopje të vetme të Kuranit, kur Ebu Bekri tashmë e kish bërë këtë,
përgjigja në këtë është se synimi nuk ishte të mblidheshin njerëzit për të
mbledhur Kuranin. A nuk sheh sesi ai dërgoi te Hafsa për t’ia kërkuar kopjen e
Kuranit, në mënyrë që të kopjohej përmbajtja dhe t’i kthehej prapë? Uthmani e
bëri këtë, ngaqë njerëzit zunë të përçaheshin rreth recitimeve të ndryshme,
meqë Sahabët ishin të shpërndarë në rajone të ndryshme dhe kishin nisur të
përçaheshin, siç qe konflikti që ndodhi mes banorëve të Irakut dhe banorëve të
Sirisë sipas Hudhejfes .
Ata iu bashkëngjitën një ekspedite në Armeni dhe secili grup recitonte atë që u
ish përcjellë. Ata nuk pajtoheshin dhe grindeshin, dhe disa prej tyre i quajtën
qafirë palën kundërshtare, duke u distancuar nga ata krejtësisht dhe duke
mallkuar njëri-tjetrin. Hudhejfe u alarmua nga ajo çfarë pa dhe vendosi të
ktheje në Medine. Me të arritur në Medine (sipas Buhariut dhe Muslimit), ende pa
shkuar në shtëpinë e vet, ai shkoi te Uthmani dhe i tha: “Umeti është gati të
Page 39
39 MBUROJA.net
shkatërrohet!” “Përse?”, pyeti Uthmani. Ai tha: “Për Librin e Allahut. Isha në një
ekspeditë dhe disa banorë të Irakut, të Sirisë dhe të Hixhazit u bënë bashkë.”
Pastaj ai përshkroi çfarë kish ndodhur dhe tha: “Kam frikë se ata do të përçahen
rreth Librit ashtu siç u përçanë çifutët dhe të krishterët.”
Kjo është prova për pavërtetësinë e atyre që thonë se shtatë ahruf janë shtatë
leximet e sotme, meqë nuk ka mospajtime rreth tyre. Suwejd ibn Ghafele përcolli
nga Ali ibn ebi Talib se Uthmani tha: “Çfarë mendon për kopjet e Kuranit?
Njerëzit janë përçarë rreth recituesve deri në atë masë sa një njeri thotë: ‘Leximi
im është më i mirë se leximi yt. Leximi im është më me vlerë sesa i yti.’ Kjo është
baras me mosbesim.” Ai u përgjigj: “Çfarë mendon, o udhëheqës i besimtarëve?”
Ai tha: “Mendoj se njerëzit duhet të pajtohen rreth një leximi. Nëse ju përçaheni
sot, ata që do të vijnë pas jush do të përçahen edhe më shumë.” Aliu tha:
“Mendimi yt është me vend, o udhëheqës i besimtarëve.” Kështu, Uthmani i
dërgoi një porosi Hafsas: “Na i dërgo fletët që i ke. Ne do t’i kopjojmë dhe do të t’i
kthejmë prapë.” Ajo ua dërgoi ato dhe ai e urdhëroi Zejd ibn Thebitin, Abdullah
ibn ez-Zubejrin, Se’id ibn el-As, dhe Abdur-Rahmaan ibn el-Herith ibn Hisham
për t’i bërë kopjet. Uthmani u tha grupimit të Kurejshëve: “Kur ti dhe Zejdi të mos
pajtoheni rreth ndonjë pjesë të Kuranit, shkruaje në dialektin e Kurejshëve, se ai
u shpall në gjuhën e tyre.” Dhe kështu u bë. Kur ata e kopjuan atë, Uthmani ia
ktheu fletët Hafsas dhe dërgoi në çdo regjion nga një kopje dhe dha urdhër që
çdo fletë apo kopje me formë tjetër të Kuranit të digjej. Uthmani e bëri këtë pasi
mblodhi Muhaxhirët, Ensarët dhe një grup muslimanësh, duke u këshilluar me ta
rreth kësaj. Ata u pajtuan të mblidhnin atë që ishte e saktë dhe e padyshimtë nga
leximet e mirënjohura nga pejgamberi dhe të linin çdo gjë tjetër. Ata menduan
se ajo çfarë kish vendosur ai, ishte me vend. Allahu e pastë mëshiruar atë dhe të
gjithë ata.”
Ibn Shihab tha se i qe thënë nga Ubejdullah ibn Abdullah se Abdullah ibn
Mes’udit nuk i pëlqeu që Zejd ibn Thebit ta bënte kopjen e Kuranit, dhe tha: “O
xhemat muslimanësh, tërhiquni nga bërja e kopjeve dhe mos ia besoni këtë
(detyrë) një njeriu të vetëm. Pasha Allahun, unë isha musliman atëherë kur ai
(Zejd ibn Thebit) gjendej në kurrizin e një babai mosbesimtar!” Kjo qe arsyeja
përse Abdullah ibn Mes’udi tha: “O populli i Irakut, fshihni kopjet e Kuranit. Allahu
thotë: ‘Ata që shpërdorojnë, do të vijnë në Ditën e Gjykimit me atë që
shpërdorojnë’ (3:161). Takojeni Allahun me kopjet tuaja të Kuranit.” (et-Tirmidhi)
Ebu Bekr el-Enberi tha: “Fakti se Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani zgjodhën Zejdin
në çështjen e mbledhjes së Kuranit nuk do të thotë se ata e vlerësuan atë më
shumë se Abdullah ibn Mes’udin. Abdullahu qe më i mirë se Zejdi, më i vjetër në
Islam, kish marrë pjesë në më shumë beteja dhe qe më i virtytshëm. Zejd, në
anën tjetër, dinte më shumë Kuran se Abdullahu, meqë ai e kish mësuar të tërin
përmendsh gjatë jetës së pejgamberit , kurse Abdullahu kish mësuar nja
Page 40
40 MBUROJA.net
shtatëdhjetë sure ndërsa pejgamberi ishte gjallë dhe pjesën tjetër e mësoi pas
vdekjes së tij. Ai që dinte tërë Kuranin përmendsh ndërsa pejgamberi ishte gjallë,
ishte më i përshtatshëm për të mbledhur Kuranin dhe më i parapëlqyer për këtë.
Asnjë person injorant s’duhet ta marrë këtë si një sulm ndaj Abdullah ibn
Mes’udit, meqë fakti se Zejdi kishte kujtesë më të fortë të Kuranit nuk do të thotë
që ai të jetë më me vlerë në kuptimin e përgjithshëm, sepse Zejdi, po ashtu,
dinte më shumë Kuran sesa Ebu Bekri dhe Umeri, dhe s’ka dyshim se ai nuk qe
më i mirë sesa ata apo dhe i barabartë me ta.”
Ebu Bekr el-Enberij tha: “Vërejtja nga Abdullah ibn Mes’ud u bë në gjendje
hidhërimi, dhe kjo nuk pranohet apo të veprohet sipas saj. S’ka dyshim se, pasi u
qetësua, u pajtua me epërsinë e vendimit të Uthmanit dhe të Sahabëve të
pejgamberit , dhe hoqi dorë nga kundërshtimi ndaj tyre.”
Një dijetar tha se Abdullah ibn Mes’udi vdiq para se të mësonte përmendsh tërë
Kuranin. Jezid ibn Harun tha: “Dy suret e kërkimit të mbrojtjes/shpëtimit kanë
pozitën e njëjtë si të el-Bekare dhe të Al Imran. Kushdo që pohon se ato dyja nuk
janë pjesë e Kuranit, e mohon Allahun .” Ai u pyet: “Çfarë thua për atë që
Abdullah ibn Mes’udi tha për këto dy sure?” Ai u përgjigj: “S’ka mospajtime mes
muslimanëve se Abdullah ibn Mes’udi vdiq para se të mësonte përmendsh tërë
Kuranin.” Kjo kërkon një hulumtim, që do të vijë.
Hammad tha – mendoj duke e cituar Enes ibn Malikun - : “Ata nuk u pajtuan rreth
një ajeti dhe thoshin: ‘I Dërguari i Allahut ia lexoi atë filanit e filanit.’ Ai ndodhte
të ishte tri ditë (udhëtim) larg Medines, megjithatë dërgohej dikush tek ai dhe
pyetej: ‘Si ta recitoi pejgamberi këtë e këtë sure?,’ pastaj e shkruanin ashtu siç
ai thoshte.” Ibn Shihab tha: “Një ditë prej ditësh, ata nuk po merreshin vesh rreth
tebut. Zejdi tha tebuh, ndërsa Ibn ez-Zubejr dhe Se’id ibn el-As thanë tebut.
Mospajtimi iu parashtrua Uthmanit, i cili tha: ‘Shkruajeni me ‘t’.’ Sepse ai u shpall
në gjuhën e Kurejshëve.” (el-Buhari dhe et-Tirmidhi)
Uthmani kishte disa kopje të Kuranit. Disa thonë se qenë shtatë, shumica thonë
se qenë katër. Dhe ato u dërguan në rajone të ndryshme. Kopjet matricë u
dërguan në Irak, në Siri e në Egjipt, dhe recituesit e qyteteve mbështeteshin në
to, pa u dalluar nga kopja origjinale në të cilën ishte shpallur. Në mesin e shtatë
recituesve nuk gjendet asnjë dallim real në fjalë, meqë të gjithë ata
mbështeteshin në kopjen e Uthmanit .
El-Enberi citoi Suwejd ibn Ghafele në Kiteb er-Redd: “Dëgjova Ali ibn ebi Talibin
të thoshte: ‘O xhemat, kini frikë Allahun dhe ruhuni nga teprimi ndaj Uthmanit
duke e quajtur atë ‘Djegës i Kuranit.’ Pasha Allahun, ai i dogji ato (kopjet) vetëm
pasi u këshillua me ne, Sahabët e pejgamberit .’” Po ashtu, u përcoll se Ali tha:
“Po të isha pushtetari në kohën e Uthmanit, do të bëja me kopjet e Kuranit njësoj
siç bëri Uthmani.”
Page 41
41 MBUROJA.net
Seksion
Dijetarët tanë thonë se ajo çfarë bëri Uthmani refuzon Hululitë dhe Hashewitë, të
cilët thonë se shkronjat dhe tingujt janë të përjetshëm, recitimi dhe leximi janë të
përjetshëm, besimi është i përjetshëm, dhe ruh-u është i përjetshëm. Xhemati
dhe të gjitha grupet e të krishterëve, të çifutëve dhe të brahmanëve besojnë – si
dhe çdo teist dhe unitarist – se ajo që është e përjetshme, nuk ndikohet nga
ndonjë ngjarje, dhe fuqia e askujt s’mund të ndikojë në të përjetshmen në
çfarëdo aspekti. Mosqenia s’është e mundshme në rastin e të përjetshmes; e
përjetshmja nuk bëhet e përkohshme dhe as e përkohshmja nuk bëhet e
përjetshme. Sa i përket të përjetshmes, nuk ka fillim të ekzistencës, ndërsa e
përkohshmja është ajo që ekziston pasi s’ishte.
Seksion
Rafidhitë e sulmojnë Kuranin dhe akuzojnë: “Juve ju fajtoi një person për të
konfirmuar përcjelljen e një ajeti dhe modaliteti. Ju konfirmuat thënien e një njeriu
të vetëm - Khuzejme ibn Thebit - në përcjelljen e fundit të sures et-Tewbe dhe
ajetit në suren el-Ahzab ‘Ndër besimtarët ka burra ...’ (33:23).” Përgjigja ndaj tyre
është se, kur Khuzejme përmendi këto fjalë (nga ajeti), shumë Sahabëve iu
kujtuan dhe vetë Zejdi i njohu ato. Kjo është arsyeja përse ai tha: “Dy ajetet e
fundit të sures et-Tewbe mungojnë.” Sikur të mos i dinte tashmë, nuk do të dinte
se diçka po mungon. Kështu, ajeti, në fakt, u vendos me konsensus, jo vetëm
nga Khuzejme. Përgjigja e dytë në këtë është se kjo u vendos vetëm me anë të
dëshmimit të Khuzejmes dhe prova për saktësinë e kësaj gjendet në përshkrimin
e pejgamberit , kështu që s’ka nevojë për dëshmitar tjetër, gjë që s’mund të
thuhet edhe për ajetin në el-Ahzab. Kjo u vërtetua nga dëshmimi i Zejdit dhe i
Ebu Khuzejmes, i cili e dëgjoi atë nga pejgamberi . Përmendet se Ebu
Khuzejme s’është Khuzejme i njëjtë me të cilin u gjet ajeti i et-Tewbe dhe ai
s’ishte i njohur mes Ensarëve. Enesi e njihte atë. Ai me të cilin u gjet ajeti i el-
Ahzab qe Khuzejme ibn Thebit, dhe s’ka kurrfarë konfuzioni në këtë tregim.
Në Muslim dhe në el-Buhari, Enes ibn Malik tha: “Kurani u mblodh në kohën e
pejgamberit nga katër persona, të cilët të gjithë qenë nga Ensarët: Ubejj,
Mu’adh ibn Xhebel, Zejd ibn Thebit, dhe Ebu Zejd.” Enesi u pyet: “Kush është
Ebu Zejd?” dhe ai u përgjigj: “Njëri nga xhaxhallarët e mi.” Po ashtu, në el-Buhari
Enesi tha: “Kur pejgamberi vdiq, vetëm katër vetë e dinin tërë Kuranin: Ebu
Derda, Mu’adh, Ibn Xhebel, Zejd, dhe Ebu Zejd.”
Ibn et-Tajjib tha: “Këto hadithe nuk tregojnë se Kurani nuk u mësua përmendsh
në kohën e pejgamberit dhe se vetëm katër vetë nga Ensarët e dinin
përmendsh, siç tha Enesi. Është konfirmuar nga rrugë të shumta të transmetimit
se i tërë Kurani dihej përmendsh nga Uthmani, Aliu, Temim ed-Dari, Ubade ibn
es-Samit, dhe Abdullah ibn Amr ibn el-As.” Fjalët e Enesit do të thonë se
Page 42
42 MBUROJA.net
vetëm këta katër vetë e morën drejtpërsëdrejti nga goja e të Dërguarit të Allahut
. Shumica e tyre (veç këtyre katërve) e mësuan nga njëri-tjetri.
Kadi nuk përmendë Abdullah ibn Mes’udin dhe Selimin, robin e Ebu Hudhejfes,
ndonëse ata qenë ndër ata që e dinin tërë Kuranin. Është përcjellë se Umer ibn
Khattab tha: “Isha me të Dërguarin e Allahut dhe me të ishte Ebu Bekri dhe
kushdo që deshi Allahu. Ne kaluam pranë Abdullah ibn Mes’udit, i cili po falte
namaz dhe pejgamberi pyeti: ‘Kush po reciton Kuran?’ Atij iu tha: ‘Abdullah ibn
Umm Abd.’ Ai tha: ‘Abdullahu po e reciton Kuranin ashtu siç u shpall.’”
Dijetarët tanë thanë se kjo nënkupton se ai po recitonte harfin e parë në të cilin u
shpall Kurani, jo në ndonjërën nga shtatë të tjerat të cilat iu lejuan të Dërguarit të
Allahut pasi i Dërguari i Allahut Xhibril ia recitoi atij Kuranin në Ramazan.
Është përcjellë se Ebu Eubjen tha: “Abdullah ibn Abbas më pyeti: ‘Cilin recitim e
përdor?’ Iu përgjigja: ‘Recitimin e parë, atë të Ibn umm abd.’ Ai ma ktheu: ‘Ky
është recitimi i fundit. I Dërguari i Allahut ia recitonte Kuranin Xhibrilit një herë
në vit. Në vitin që vdiq, i Dërguari ia recitoi dy herë. Abdullahu ishte i pranishëm
atëherë dhe e dinte çfarë ishte shfuqizuar dhe ndryshuar në të.’” Në Muslim,
Abdullah ibn Amr tha se kish dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thoshte: “Merrni
Kuranin nga katër vetë: Ibn umm abd – dhe e nisi me të -, Mu’adh ibn Xhebel,
Ubejj ibn Ka’b, dhe Selim, robi i Ebu Hudhejfes.”
Këto transmetime tregojnë se Abdullahu e dinte Kuranin gjatë kohës së
pejgamberit , ndryshe nga siç thuhej, dhe Allahu e di më së miri. Në Kiteb er-
Redd, el-Enberi përcolli se Abdullah ibn Mes’ud tha: “Mësova 72 (ose 73) sure
nga i Dërguari i Allahut dhe i lexova atij nga el-Bekare deri te ‘Allahu i do ata që
pendohen’ (2, 222).” Ebu Is’hak thotë se ai mësoi pjesën e mbetur të Kuranit nga
Muxhemmi ibn Xherije el-Ensari. Nëse kjo është e vërtetë, konsensusi që
përmendi Jezid ibn Haruni është i vërtetë dhe kjo është arsyeja përse Kadi ibn
et-Tajjib nuk e përmendi atë mes atyre që e dinin Kuranin përmendsh në kohën e
pejgamberit . Allahu e di më së miri.
Pjesë e asaj që tregon vërtetësinë e dijes së Ibn Mes’udit të Kuranit është se
njerëzit që i dinin leximet nga banorët e Hixhazit, Sirisë, dhe Irakut të gjithë i
gjurmonin leximet e tyre të zgjedhura deri te një Sahab i cili ia kish lexuar
(Kuranin) të Dërguarit . Asim e gjurmoi leximin e tij deri te Aliu dhe Ibn
Mes’udi. Ibn Kethir deri te Ubejj, njësoj si Ebu Amr ibn el-Ala. Dhe Abdullah ibn
Amr e gjurmoi të tijën deri te Uthmani . Secili nga këta tha se e kish lexuar para
të Dërguarit të Allahut . Isnadet e këtyre leximeve janë të vazhdueshme dhe
transmetuesit të besueshëm, siç tha Khattabi.
Page 43
43 MBUROJA.net
Çfarë erdhi për renditjen e sureve dhe ajeteve të Kuranit, për zanoret
dhe pikat, hizbet (pjesët) dhe të dhjetat, numrin e shkronjave të tij,
xhuzet, fjalët dhe ajetet
Ibn et-Tajjib tha: “Disa thonë se Selefët dalloheshin rreth renditjes së sureve të
Kuranit dhe disa prej tyre i shkruan suren sipas rendit të shpalljes dhe vendosën
suret Mekase para atyre Medinase; disa vendosën el-Hamd (el-Fatiha) në fillim,
të tjerë vendosën suren el-Alek në fillim. Kështu qe në kopjen e parë të Aliut .
Sa i përket kopjes së Ibn Mes’udit, ajo fillon me ‘Mbreti (Sunduesi) i Ditës së
Gjykimit’ (el-Fatiha, 4), pastaj el-Bekare, pastaj en-Nisa me një renditje tjetër.
Kopja e Ubejjit nisi me el-Hamd (el-Fatiha), pastaj en-Nisa, pastaj Ali Imran,
pastaj el-En’am, pastaj el-A’raf, pastaj el-Ma’ideh. Kishte dallime të
konsiderueshme.”
Përgjigja e Ibn et-Tajjib është se ka mundësi që renditja e sureve ashtu siç e
kemi sot në Kuran është bërë me ixhtihad të Sahabëve. Mekki përmendi këtë në
tefsirin e sures et-Tewbe. Ai përmendi renditjen e ajeteve në suren dhe se
vendosja e bismilah-ut në fillim të tyre u bë nga pejgamberi , dhe, meqë ai nuk
urdhëroi për këtë te surja et-Tewbe, ajo u la pa bismilah. Kjo është më e sakta
nga ajo që është thënë rreth kësaj.
Në Xhami’, Ibn Wehb tha se Sulejman ibn Bilal dëgjoi Rebi’an të pyetej përse el-
Bekare dhe Ali Imran u vendosën së pari, kur ka rreth tetë sure që u shpallën
para tyre dhe ato (el-Bekare dhe Al Imran) u shpallën në Medine; Rebi’a tha:
“Ato u vendosën së pari dhe Kurani u rendit sipas dijes së atyre që e renditen,
dhe ata e dinin çfarë bënin. Kështu përfunduan gjërat dhe ne nuk pyesim rreth
kësaj.” Është përcjellë nga Katade se Ibn Mes’ud tha: “Kushdo prej jush që
kërkon shembull, duhet të ndjekë shembullin e Sahabëve të pejgamberit . Ata
kanë zemrat më të mira nga ky umet, dijen më të thellë, të fundit që do të bënin
dredhi, kishin udhëzimin më të drejtë dhe gjendjen më të mirë. Allahu i zgjodhi
ata për shoqërues të pejgamberit të Tij dhe për të vendosur fenë e Tij. Pra,
njiheni vlerën e tyre dhe ndiqni hapat e tyre. Ata ndoqën udhëzimin më të drejtë.”
Disa dijetarë thonë se renditja e sureve të Kuranit që e gjejmë në kopjet tona qe
bërë sipas instruksioneve të pejgamberit . Ajo që përcillet për dallimet mes
kopjeve të Ubejjit, Aliut dhe Abdullahut ishte para prezantimit përfundimtar. I
Dërguari i Allahut i renditi suret për ta pasi ata e kishin bërë këtë. Është
përcjellë nga Ibn Wehb se ai kishte dëgjuar Malikun të thoshte: “Renditja e
Kuranit u bë sipas asaj çfarë kishin dëgjuar nga i Dërguari i Allahut .”
El-Enberi përmendi në el-Kiteb er-Redd: “Allahu e shpallu Kuranin përnjëherë
në qiellin më të ulët, pastaj iu zbrit pjesë-pjesë pejgamberit për njëzetetre vite.
Një sure shpallej rreth ndonjë çështjeje që ndodhte dhe një ajet i përgjigjej
ndonjë pyetjeje të bërë. Xhibrili ia tregonte të Dërguarit të Allahut vendin e
Page 44
44 MBUROJA.net
sures dhe të ajetit. Pra, suret janë me rend ashtu si dhe ajetet. E tërë është nga
Muhamedi, Vula e pejgamberëve, nga Zoti i botëve. Kushdo që ndryshon rendin
e sureve, është si ai që zhvlerëson rendin e ajeteve dhe ndryshon shkronjat dhe
fjalët. S’ka argument kundër njerëzve që posedojnë të vërtetën sa i përket
vendosjes së el-Bekares para el-En’am, edhe pse el-En’am u shpall para el-
Bekares, sepse rendi u mor nga i Dërguari i Allahut , i cili thoshte: ‘Vendose
këtë sure në këtë vend.’”
El-Bera tha: “E fundit nga Kurani që u shpall qe: ‘Të pyesin për fetwa. Thuaj:
‘Allahu ju jep feta për njerëzit që vdesin pa trashëgimtarë të drejtpërdrejtë.’”
(4:175). Ebu Bekr ibn Ajjesh tha: “Ebu Is’hak gaboi, sepse nga Ibn Abbas u
përcoll se pjesa e fundit e Kuranit që u shpall qe: ‘Druhuni nga Dita kur do t’i
ktheheni Allahut dhe secilit t’i plotësohet ajo çfarë ka bërë, pa u bërë padrejtësi.’
(2: 281). Xhibrili i tha pejgamberit ta vendoste këtë në fillim të ajetit 281 të el-
Bekares.’”
Ibn Bettal tha: “Kushdo që e thotë këtë, nuk thotë se edhe recitimi i Kuranit në
namaz dhe në mësime duhet të jetë sipas rendit të kopjeve të Kuranit. Kjo
renditje është obligim vetëm kur të shkruhet, dhe nuk dihet për dikë prej tyre të
ketë thënë se po kjo renditje është e obligueshme edhe në namaz, në recitimin e
Kuranit dhe në studim, apo se nuk është e lejueshme për dikë të mësojë el-Kehf
para el-Bekare apo el-Haxhxh para el-Kehf. A nuk sheh sesi Aisha i tha
personit që pyeti rreth kësaj: ‘S’prish punë cilëndo ta recitosh së pari. Pejgamberi
recitonte një sure në një rekat, pastaj në rekatin tjetër recitonte një sure tjetër
nga ajo që vinte pas saj sipas radhës.’”
Sa i përket asaj çfarë përcillet nga Ibn Mes’ud dhe Ibn Ume rreth
mospëlqimit të recitimit të Kuranit me renditje tjetër, duke pohuar se kjo trazon
zemrën, ajo çfarë menduan me këtë është të lexohej një sure pa rend, duke
filluar nga fundi i saj dhe duke vazhduar mbrapsht drejt fillimit të sures, sepse kjo
është e ndaluar. Disa njerëz e bëjnë këtë me Kuran dhe me poezi për ta mësuar
gjuhën e tyre me këtë dhe për ta mësuar përmendsh (më lehtë). Allahu ndaloi
nga kjo në Kuran, meqë kjo çrregullon suret e Tij dhe është e kundërta nga ajo
çfarë është menduar me to.”
Pjesë e asaj që tregon se s’është e obligueshme të përdoret rendi kronologjik i
Shpalljes në kopjet e Kuranit, është konfirmimi se disa ajete qenë shpallur në
Medine, por u vendosën në suret Mekase. Aisha tha: “Surja el-Bekare dhe surja
en-Nisa u shpallën atëherë kur unë isha me të (d.m.th. në Medine), por ato vijnë
në kopjet e Kuranit para sureve më të mëhershme të Kuranit, që u shpallën në
Meke.”
Page 45
45 MBUROJA.net
Seksion
Sa u përket zanoreve të Kuranit dhe pikave të tij, është përcjellë se Abdul-Melik
ibn Merwan urdhëroi që këto të shtoheshin, gjë që u zbatua nga el-Haxhxhaxh
në Wesit. Ai punoi në këtë detyrë dhe shtoi hizb-et (ndarja nga dhjetë faqe). Ai
urdhëroi guvernatorin e Irakut, el-Hasan, dhe Jahja ibn Je’mur ta bënin këtë. Pas
kësaj, ai shkroi një libër në Wesit rreth leximeve, ku përmblodhi atë që kishte të
bënte me mospajtimet e njerëzve lidhur me shkrimin. Në Kiteb et-Tabekat ez-
Zubejdi citon el-Muberradin të ketë thënë se personi i parë që përdori pikat në
Kuran qe Ebul-Eswed ed-Du’eli. Ibn Sirin, po ashtu, përmendi se kishte një kopje
të Kuranit në të cilën Jahja ibn Je’mur kish vënë pikat.
Seksion
Sa i përket pozitës lidhur me ndarjen e Kuranit në grupe prej dhjetë ajetesh, Ibn
Atijjeh tha: “Në një nga historitë lexova se se el-Me’muni Abasid urdhëroi të
bëhej kjo. Thuhet, po ashtu, se këtë e bëri el-Haxhaxh.” Në Kiteb el-Bejan, ed-
Deni tha se Abdullah ibn Mes’ud nuk e pëlqente shenjën e të dhjetave në kopjet
e Kuranit dhe i fshinte ato. Përcillet se edhe Muxhahid nuk i pëlqente të dhjetat
në kopjet e Kuranit.
Eshheb tha: “Dëgjova Malikun të pyetej rreth të dhjetave që gjenden në Kuran në
të kuqe dhe në ngjyrat tjera dhe ai nuk e pëlqente të thuhej: ’S’ka gjë të keqe në
shënimin e të dhjetave me ngjyrë shkrimi (normale, të zezë).’” Ai u pyet rreth
kopjeve të Kuranit në të cilat fundi i sureve është i shkruar së bashku me numrin
e ajeteve në çdo sure, dhe u përgjigj: “Nuk më pëlqen që çfarëdo qoftë të
shkruhet apo të vokalizohet në kopjet kryesore. Sa u përket kopjeve nga të cilat
mësojnë fëmijët, nuk shoh gjë të keqe në këtë.” Eshheb tha: “Pastaj, ai na e dha
një kopje Kurani e cila kish qenë pronë e gjyshit të tij. Ai e kish shkruar atë
atëherë kur Uthmani bëri kopjen e Kuranit. Pamë se përfundimet kishin qenë
shkruar me ngjyrë shkrimi, në diçka që i ngjasonte një zinxhiri i cili zgjatej aq sa
ishte rendi, dhe pashë se ajetet kishin shenjat diakritike të bëra me ngjyrë
shkrimi (të zezë).”
Katade tha: “Ata nisën me pika, pastaj shënuan ndarjet e të pestave (ajeteve)
dhe më pas e të dhjetave.” Jahja ibn ebi Kethir tha: “Kurani ishte bosh në kopjet
origjinale dhe gjëja e parë që ata bënë qe vënia e pikave mbi be, te, dhe the. Ata
thanë: “S’ka gjë të keqe në këtë. Kjo e bën më të qartë.” Pastaj vunë pika në
fund të ajeteve dhe vunë hapje në fund të sureve.”
Ebu Hamza tha: “Ibrahim en-Nekhi vërejti në kopjen time të Kuranit hapjen
(emrin) e filan sures dhe më tha: ‘Fshije.’ Abdullah ibn Mes’ud tha: “Mos përziej
me Librin e Allahut diçka që s’është pjesë e tij.’” Ebu Bekr es-Serraxh tha: “E
pyeta Ebu Rezin: ‘Mos shkruaj ‘filan sureja’ (d.m.th. emrin e saj) në kopjen time
Page 46
46 MBUROJA.net
të Kuranit?’ Ai u përgjigj: ‘Kam frikë se do të vijnë njerëz që s’e njohin atë
(Kuranin) dhe të mendojnë se këto fjalë janë pjesë të Kuranit.’”
Ed-Deni tha: “Të gjitha këto transmetime që lejojnë shënimin e të dhjetave dhe të
pestave si dhe fillimin (emrat) e sureve dhe fillimin e ajeteve tregojnë për atë se
kjo qe bërë nga Sahabët duke u bazuar në ixhtihadin e tyre. Mendoj se ata prej
tyre që i bënë vërejtje kësaj, i bënë vërejtje përdorimit të ngjyrës së kuqe, të
verdhë, e kështu me radhë, ndonëse muslimanët në rajonet e tjera u pajtuan
rreth përdorimit të tyre në kopjet kryesore dhe në të tjera kopje, dhe ndalimi e
gabimi u hoqën prej tyre në atë që ata u pajtuan, insha’Allah.
Seksion
Sa i përket numrit të shkronjave të tij (Kuranit) dhe xhuzave, Sel’lem el-Himeni
tha: “el-Haxhxhaxh ibn Jusuf mblodhi recituesit, hafizët dhe shkruesit dhe tha:
‘Më tregoni sa shkronja janë në tërë Kuranin.’ Unë isha pjesë e atij grupi. Ne
kalkuluam dhe u pajtuam se Kurani ka 340 740 shkronja. Pastaj ai tha: ‘Më
tregoni me cilën shkronjë përfundon gjysma e Kuranit.’ Kjo është në el-Kehf, në
shkronjën fe në we lejettaf (18:19, ‘le të ketë kujdes.’) Ai tha: ‘Më tregoni për një
të tretën.’ Një e treta e parë u gjet të jetë te fillimi i 9:100, e dyta u gjet të jetë në
fillim të 26:100 apo 101, dhe e treta e fundit është pjesë e mbetur e Kuranit. Ai
tha: ‘Më tregoni për një të shtatën e shkronjave,’ dhe ne e bëmë këtë.”
Sel’lem, Ebu Muhamed, tha: “Ne e bëmë këtë për më shumë se katër muaj. Çdo
natë, el-Haxhxhaxh e lexonte çerekun. Fundi i çerekut të parë është te fundi i el-
En’am, i të dytit te sureja el-Kehf, i treti te fundi i sures ez-Zumer, dhe i katërti
përbënte pjesën e mbetur. Kjo është në kundërshtim me atë çfarë përmendet
nga ed-Deni në Kiteb el-Bejen.
Seksion
Sa i përket numrit të ajeteve të Kuranit në kopjen e parë medinase, Muhamed
ibn Isa tha: “Numri i ajeteve të Kuranit në kopjen e parë Medinase ishte 6000.”
Ebu Amr tha: “Ky është numri i përcjellë nga banorët e Kufes, nga banorët e
Medines, dhe ata nuk specifikuan ndokënd për t’u mbështetur në të.”
Sa i përket kopjes përfundimtare të Medines, sipas Isma’il ibn Xha’fer, ajo ka
6214 ajete. El-Fedl tha: “Numri i ajeteve në Kuran, sipas Mekasve, ishte 6219.
Ky numër u përcoll nga Selim dhe nga el-Kisa’i, nga Hamza. El-Kisa’i ia atribuoi
këtë Aliut . Muhamedi tha: “Numri i ajeteve të Kuranit, sipas Basranëve, ishte
6204, që është numri të cilin e përcollën Selefët (paraardhësit) e tyre. Sa i përket
numrit që ofruan Sirianët, Jahja ibn el-Herith edh-Dhameri tha se ishte 6226; një
transmetim ka 6225.” Ibn Dhekwen tha: “Mendoj se Jahja nuk e numëroi edhe
bismilah-un.”
Page 47
47 MBUROJA.net
Sa u përket numrit të fjalëve të tij (Kuranit), el-Defl ibn Shedhan tha: “Numri i
përgjithshëm i fjalëve të Kuranit, sipas ‘Ata ibn Jeser, është 77 439, dhe numri i
shkronjave të tij është 323 015.” Kjo ndryshon nga ajo çfarë tha el-Himani. Ibn
Kethir përcolli se Muxhahid tha: “Kjo është çfarë llogarisim si Kuran: ai ka 321
180. Kjo, po ashtu, ndryshon nga ajo çfarë përmendi el-Himeni.
Domethënia e fjalëve sure, ajet, kelime (fjalë) dhe herf (shkronjë)
Fjala “sure”, që do të thotë kaptinë, mur apo gardh në arabisht, në Kuran
përdoret për ta dalluar secilën kaptinë nga çdo sure (kaptinë) tjetër. Kaptinat u
quajtën kështu, sepse në to ngrihesh nga një gradë në tjetrën. Thuhet se ato
quhen kështu, për shkak të nderit dhe lartësisë që kanë, siç thuhet për muret që
ngrihen në tokë. Thuhet se ato quhen kështu. meqë lexuesi pret çfarë do të
ndodhë më tej, si muret e një ndërtesë. Të gjitha këto janë pa hemze. Thuhet se
ato quhen kështu, sepse përbëjnë një ndarje në vetvete në Kuran, dhe arabët e
quajnë su’r atë që mbetet. Në këtë rast, fjala ka një hemze, e cila u zëvendësua
me një wew. Thuhet se quhen kështu, për shkak të plotësisë që kanë, meqë kjo
fjalë përdoret për një deve të mirë.
Një ajet nënkupton një shenjë. Është shenjë, meqë është e ndarë nga fjalët para
saj dhe nga fjalët pas saj; është e qartë nga shenjat e tjera dhe qëndron vetvetiu.
Kjo mund të ketë domethënien e një prove apo një simboli. Thuhet se quhet
kështu, sepse ai është një koleksion shkronjash të Kuranit, siç thuhet: “Njerëzit
dolën me shoqërinë (aje) e tyre të plotë.” Thuhet se quhet aje, sepse ai është një
mrekulli që njerëzit s’janë në gjendje ta imitojnë.
Gramatikanët nuk pajtohen rreth rrënjës së aje. Sibuwejh tha se rrënja është
ajeje dhe, ngaqë je’ është e vokalizuar dhe ka një fet’ha para saj, ajo bëhet elif,
andaj dhe është një aje. El-Kisa’i tha se rrënja e tij është ajeje, dhe je’ pranon elif
me një fet’ha para saj dhe është lënë jashtë, sepse janë të ngjashme. El-Ferra
thotë se rrënja e tij është ajjeje dhe ajo pranon elifin nga mospëlqimi i dyfishimit
dhe bëhet aje.
Sa i përket fjalës kelime, kjo është një strukturë e përbërë nga një përzierje
letrash. Fjalët më të gjata në Librin e Allahut janë me njëmbëdhjetë shkronja, si
lejestekhlifennehum (24:55) dhe e-nulzimukumuhe (11:28) dhe të ngjashme. Sa i
përket fejestekhlifennehum (24:55), kjo është dhjetë në të shkruar dhe
njëmbëdhjetë në shqiptim. Më të shkurtrat kanë dy shkronja, si: me, le, leke, dhe
të ngjashme. Disa fjalë kanë vetëm një shkronjë, siç është hemze pyetëse dhe
wew-i lidhor, por këto nuk shqiptohen si të vetme.
Nganjëherë një ajet i plotë përbëhet nga një fjalë e vetme, si Wel-fexhr, Wed-
Duha, dhe Wel-asr. Kështu, po ashtu, është rasti me elif-lam-mim, elif-lam-mim-
Page 48
48 MBUROJA.net
sad, Ta-He, Je-Sin, dhe He-Mim sipas Kufjanëve. Kjo ndodh në fillim të sureve,
por jo brenda tyre. Ebu Amr ed-Deni tha: “Nuk di për ndonjë fjalë e cila në
vetvete përbën një ajet, përveç mud’hemmeten në suren er-Rahmaan (55:64).”
Dy fjalë mund të jenë të lidhura dhe të jenë dy ajete, si në “He-Mim. Ajn-Sin-Kaf”
sipas Kufjanëve.
Ka mundësi që diku një fjalë e vetme të përbëjë një ajet të plotë dhe të
vetëqëndrueshëm. Allahu thotë: “Fjala më e mirë e Zotit tënd u përmbush për
fisin e Israilit, meqë duruan.” (7:136-137) Thuhet se “fjala” këtu i referohet fjalëve
të Allahut: “Ne deshëm t’i bëjmë hir atyre që u është bërë zullum në tokë.” (28:4-
5)
I Plotfuqishmi thotë: “... dhe (Ai) i bëri t’i përmbaheshin fjalës së devotshmërisë”
(48: 26). Muxhahid tha se “fjala” këtu do të thotë: “S’ka të denjë për t’u adhuruar,
përveç Allahut (la ilahe il’la Allah).” Pejgamberi tha: “Dy fjalë janë të lehta për
gjuhën, të rënda në Peshojë, dhe të dashura për Mëshirëplotin: SubahanAllah
we bi hamdihi, subhaneAllah el-adhijm.” Arabët nganjëherë tërë tregimin apo
lavdërimin e quajnë “fjalë.”
Fjala herf (shkronjë) është forma që qëndron e vetme në një fjalë në të cilën bën
pjesë. Një shkronjë mund të quhet fjalë dhe një fjalë mund të quhet shkronjë, siç
e sqaruam. Ebu Amr ed-Deni tha: “’A janë shkronjat në fillim të sureve – si sad,
kaf, dhe nûn – shkronja, apo fjalë?’ Unë them se janë fjalë, jo shkronja. Kjo meqë
një shkronjë nuk është pa vokale, as nuk është e vetme në një sure, as e ndarë
nga ajo me çka përzihet. Por, këto janë pa vokale, të vetme, të ndara, si fjalët të
dalluara.”
A përmban Kurani fjalë joarabe?
S’ka mospajtime mes arabëve se Kurani përmban fjalë të përbëra në modalitete
joarabe dhe emra njerëzish joarabë, si: Isra’il, Xhibril, Imran, Nuh, dhe Lut. Ata
nuk pajtohen rreth asaj nëse ka fjalë të tjera pos emrave joarabë. Kadi ibn et-
Tajjib, et-Taberi dhe të tjerë besojnë se s’ka fjalë joarabe në të dhe Kurani është
krejtësisht arab, dhe fjalët e gjendura në të, që u atribuohen gjuhëve të tjera,
dalin të jenë të përbashkëta për të dy gjuhët, kështu që arabët, persët, abisinasit
dhe të tjerët i përdorin ato. Disa pohojnë se fjalët joarabe ekzistojnë në Kuran,
por, meqë janë të pakta, nuk parandalojnë që Kuranin të jetë krejtësisht arab dhe
që pejgamberi të ketë folur gjuhën e popullit të tij. Mishkat (24:35) është një
kamare; neshe’e do të thotë të ngrihesh natën, si në neshi’ete-lejl (73:6);
kaswera (74:51) është një luan, dhe kifletejn (57:28) do të thotë dyfish. Këto fjalë
gjenden në gjuhën etiopase. Ghassek (38:57) në turqisht do të thotë i ndyrë.
Kistas (17:35; 26:182) në greqisht do të thotë balancë. Sixhxhil (21:104; 15:74;
Page 49
49 MBUROJA.net
105:4) në persisht do të thotë gurë. Tur (2:63; 2:93;, etj) është një mal, dhe jemm
(7:136 etj) në gjuhën siriane do të thotë det. Tennur (11:40; 23:27) i thonë
sipërfaqes së tokës në persisht.
Ibn Atijje tha: “E vërteta rreth shprehjeve të këtyre fjalëve është se origjina e tyre
është e huaj, por arabët i kanë përdorur dhe i kanë arabizuar, kështu që dhe u
bënë arabe. Kur Kurani u shpall në gjuhën e tyre, arabët u përzien me gjuhë të
tjera nëpërmjet tregtisë dhe udhëtimit.” Dhe Allahu e di më së miri.
Çështje rreth pamundësisë që Kurani të imitohet, parakushtet e
mrekullisë dhe realitetit i kësaj
Një mrekulli (muxhize) është provë e pejgamberit dhe tregon vërtetësinë e tij.
Quhet kështu (folja do të thotë të jesh në gjendje të bësh diçka), sepse asnjë
qenie njerëzore s’është në gjendje të bëjë ashtu. Kjo ka pesë parakushte; nëse
njëra prej tyre mungon, ngjarja nuk përbën mrekulli.
- Ajo duhet të jetë diçka që vetëm Allahu mund të bëjë. Ky parakusht është i
domosdoshëm, sepse, nëse dikush vjen në kohën kur është e mundshme të
ketë të Dërguar dhe pohon të jetë i dërguar dhe mrekullia e tij përbëhet nga
lëvizja, nga të ndenjurit, nga qëndrimi në këmbë dhe nga ulja, kjo s’është as
mrekulli e as provë e vërtetësisë së tij, meqë një krijesë tjetër mund ta bëjë
atë. Mrekullitë përbëhen nga gjërat siç është ndarja e detit, çarja e hënës, dhe
gjëra si këto.
- Ajo duhet t’i thyejë modelet normale (të paraqitjeve). Nëse dikush vjen natën
dhe shenjë e tij është se nata do të vijë pas ditës apo dielli ngrihet në Lindje,
në mëngjes, kjo s’është mrekulli, sepse mrekullia është diçka që vetëm Allahu
mund të bëjë dhe, veç kësaj, ajo (paraqitje) nuk bëhet për hir të Tijin. Gjërat
që tejkalojnë modelet normale janë shndërrimi i një bastuni në një gjarpër,
çarja e gurit dhe shfaqja e një deveje prej tij, apo dalja e ujit nga gishtërinjtë.
- Ajo duhet të bëhet për të dëshmuar Mesazhin.
- Ajo duhet të ndodhë me qëllim që të mbështesë këtë pohim kundër atyre që e
sfidojnë atë, kur ai të thotë: “Unë jam një pejgamber dhe shenja ime është se
kjo deve do të flasë.”
- Ajo duhet të jetë e atillë që askush të mos mund të sjellë diçka të njëjtë me atë
të cilën sfidohet ta bëjë.
Page 50
50 MBUROJA.net
Nuk thuhet se mrekullia me këto pesë parakushte është e kufizuar vetëm me
njerëz të mirë (të vërtetë), sepse Dexhalli, siç tregoi pejgamberi ynë , do të ketë
mundësi të jashtëzakonshme. Dallimi është se njëri pohon të jetë i Dërguar, tjetri
pohon të jetë Zot, dhe ka një dallim të madh mes të verbrit dhe atij që sheh.
Seksion
Nëse ti e pohon këtë, dije se ka dy lloje të mrekullisë. E para është ajo që është
e njohur dhe koha e së cilës përfundoi me vdekjen e pejgamberit ; e dyta janë
ato që përcillen nga hadithe të shumta si të vërtetuara, andaj dhe duhet të jenë
të njohura. Parakushti është të përcillet nga shumë e njerëz që kanë dije rreth
asaj çfarë përcjellin dhe i tërë zinxhiri të jetë i besueshëm, në mënyrën që
s’është e mundshme të ketë ndonjë pavërtetësi në të. Ky është rasti me Kuranin,
që është përcjellë nga një numër i madh njerëzish në vazhdimësi dhe ka kaluar
nëpër shumë vende. Kurani do të mbetet një mrekulli deri në Ditën e Ringjalljes,
kurse mrekullitë e pejgamberëve të tjerë morën fund me vdekjen e tyre. Dhe
Kurani s’do të ndryshohet apo tjetërsohet ashtu siç ndodhi me Twratin dhe me
Inxhilin.
Ka dhjetë aspekte të pamundësisë së imitimit të Kuranit:
- Përbërja e mrekullueshme e tij dallon nga çdo rend i zakonshëm në arabisht
apo në gjuhë të tjera, sepse renditja e tij s’është aspak poezi, siç thotë Allahu
: “Ne nuk ia mësuam poezinë atij e as që i takon kjo.” (36:68) Në koleksionin
e vërtetë të Muslim, përcillet se Unejs, vëllai i Ebu Dherrit , i tha Ebu Dherrit:
“Në Mekë takova një burrë i cili pohonte se e kish dërguar Allahu.” Ai pyeti:
“Çfarë thonë njerëzit për të?” Ai u përgjigj: “Thonë: Ai është poet, falltar dhe
magjistar.” Unejsi ishte poet, andaj tha: “I kam dëgjuar fjalët e falltarëve dhe
kjo s’është si fjalët e tyre. E krahasova atë me recituesit e poezisë dhe nuk
ishte si ata. Askush pas meje s’duhet të gabojë dhe të thotë se ai qe një poet.
Ai është i vërtetë, kurse ata janë gënjeshtarë.” Kur Utbe ibn Rebi’a dëgjoi
Kuranin, konfirmoi se Kurani s’ishte magji apo poezi dhe kurrë s’kishte dëgjuar
diçka të ngjashme.”
- Stili i tij ndryshon nga të gjitha stilet e arabëve.
- Ai ka një stil lucid, elokuent, i cili s’ka mundësi të vijë nga një krijesë. Reflekto
për këtë suren Kaf (50) dhe suren ez-Zumer (39) dhe do të shohësh qartë
elokuencën e tij, të cilën s’mund ta shpikë një krijesë.
Ibn el-Haxher tha: “Këto tri – renditja, stili dhe elokuenca - gjenden në çdo
sure, madje në çdo ajet, dhe kombinimi i këtyre triave e dallon atë çfarë
dëgjohet nga fjalët e njerëzve të rëndomtë. Me anë të kësaj, sfidohen
kundërshtarët dhe mundësia për t’u imituar. Çdo sure ka këto tri, ndonëse
Page 51
51 MBUROJA.net
edhe të tjera aspekte të të dhjetave mund t’i përshkruhen, po ashtu. Sureja el-
Kewther (108) përbëhet nga vetëm tri ajete të shkurtra, duke qenë sureja më
e shkurtër në Kuran, dhe përmban informata rreth çështjeve të padukshme:
për Kewtherin, përmasat e stërmëdha të tij dhe bollëkun, çka tregon se
pejgamberi do të ketë numrin më të madh të pasuesve; i dyti ka të bëjë me
el-Weelid ibn el-Mughira, i cili ishte një pasanik me shumë fëmijë, kur kjo u
shpall, dhe më vonë ai u shkatërrua.
- Përdorimi arab në të shkon përtej asaj që mund të zotërojë ndonjë arab, dhe
të gjithë ata pajtohen rreth kësaj.
- Ai (Kurani) flet rreth çështjeve që kanë ndodhur nga fillimi i botës deri në
kohën e shpalljes së tij, e gjithë kjo duke dalë nga goja e dikujt që s’dinte as
shkrim, as lexim. Ai informon për historinë e pejgamberëve me popujt e tyre
dhe gjeneratat e kaluara, si dhe për çështjet për të cilat pyetën ithtarët e Librit,
kur e sfiduan pejgamberin rreth banorëve të Shpellës, Hidrin, Musën, dhe
Dhul-Karnejnin. Kadi ibn et-Tajjib thekson faktin se ne e dimë se s’kishte
mënyrë që ai të mësonte diçka të tillë, sepse ai s’kishte kontakte me njerëzit e
ditur rreth historisë apo të ndiqte mësime te një mësues ashtu që të merrte
prej tij, kështu që dihet se kjo mund t’i vinte vetëm me anë të Shpalljes.
- Kjo është përmbushje e premtimeve të Allahut , të cilat mund të shiheshin
në tërë atë që Ai premtoi në Kuran. Kjo ndahet në informata të përgjithshme,
si premtimi që Ai i bëri të Dërguarit për fitoren dhe përzënien e atyre që e
përzunë atë , si dhe premtimet që kanë parakushte si: “Atij që i zë besë
Allahut i mjafton Ai.” (65:3)
- Ka informata rreth çështjeve të padukshme në të ardhmen, të cilat mund të
dihen vetëm nëpërmjet Shpalljes. Pjesë e kësaj është premtimi i Allahut i
dhënë pejgamberit se feja e tij do të mbizotërojë mbi të gjitha fetë e tjera,
siç edhe ndodhi. Kur Ebu Bekri dërgoi ushtritë e tij në ekspedita, u tregonte
për premtimin e Allahut se do ta bënte fenë e Tij fitimtare, kështu që atyre u
shtohej bindja për fitore dhe suksese të caktuara. Umeri, po ashtu, e bënte
këtë, dhe pushtimet vazhduan në Lindje e Perëndim. Allahu thotë: “Allahu u
premtoi atyre prej jush që besojnë dhe bëjnë punë të mira se do t’i bëjë
trashëgues në tokë ashtu siç i bëri trashëgues ata para tyre.” (24:55)
- Ka dije që përmban Kurani, e cila përbën bazën për të gjithë njerëzit sa i
përket hallallit dhe haramit, dhe të tjera vendimeve.
- Ka shprehje elokuente të cilat normalisht nuk dalin nga një qenie njerëzore.
Page 52
52 MBUROJA.net
- Simetria e përsosur e tërë Kuranit, së jashtmi dhe së brendshmi, pa ndonjë
mospërputhje, është faktori përfundimtar. Allahu thotë: “Po të ishte prej dikujt
tjetër veç Allahut, ata do të gjenin shumë mospërputhje në të.” (4:82)
Këto janë dhjetë pikat dhe e njëmbëdhjeta, e përmendur nga en-Nezzem dhe
nga disa Kaderij, është se domethënia e pamundësisë së imitimit nënkupton
pamundësinë e kundërshtimit apo të qenët i penguar nga ndërmarrja e kësaj
sfide. Ata thanë se ndalimi dhe devijimi i njerëzve nga orvatja për ta bërë këtë
janë mrekulli më e madhe sesa vetë Kurani. Kjo meqë Allahu i çorientoi
aspiratat e tyre nga ndërmarrja e sfidës për të sjellë një sure si të tij. Por, kjo
s’është e vërtetë, sepse konsensusi i umetit është se vetë Kurani përbën
mrekullinë, jo devijimi dhe ndalimi, meqë elokuenca e tij dhe qartësia shkojnë
përtej modeleve të zakonshme. Sikur të kishte fjalë si të tij, s’do të qëndronte
puna kësisoj.
Informata rreth haditheve të shpikura për vlerën e sureve të Kuranit dhe
për çështje të tjera
Njeriu nuk duhet t’u kushtojë vëmendje shpikjeve të mashtruesve dhe të
kundërshtarëve me anë të haditheve të rreme dhe transmetimeve të pabaza
rreth vlerës së sureve të Kuranit dhe të tjera veprimeve të vlefshme. Shumë
njerëz e bëjnë këtë, dhe objektivat e tyre dallojnë. Disa prej tyre janë të pabesë
(zindikë), si el-Mughira ibn Se’id el-Kufi dhe Muhamed ibn Se’id esh-Shami. Ata
shpikën hadithe dhe hodhën dyshime në zemrat e njerëzve. Pjesë e kësaj është
ajo çfarë përcolli Muhamed ibn Se’id nga Enes ibn Malik lidhur me fjalët e
pejgamberit : “Unë jam Vula e pejgamberëve dhe pas meje s’do të ketë
pejgamberë më, përveç si do Allahu.” Ai shtoi përjashtimin në fund (“... përveç si
do Allahu.”) dhe kjo është shkelja që bëri ai. Kjo përmendet nga Ibn Abdul-Berr
në Kiteb et-Temhid.
Disa njerëz shpikën hadithe për të mbështetur një sekt për tek i cili i thërrisnin të
tjetër. Një nga hawarixhët tregoi pasi u pendua: “Këto hadithe janë feja, kështu
që shiko nga kush po e merr fenë. Kur ne duam diçka, e shpikim një hadith lidhur
me atë.”
Një grup shpikën hadithe rreth shpërblimeve, duke i thirrur njerëzit për punë të
vlefshme, siç përcillet nga Nuh ibn Merjem el-Merwezi, Muhamed ibn Ukkashe
el-Kirmani, Ahmed ibn Abdullah el-Xhuwejberi, dhe të tjerë. Ai y pyet: “Ku e more
atë çfarë ke nga Ikrime, nga Ibn Abbas, lidhur me vlerën e sureve të caktuara?”
Ai u përgjigj: “Pashë njerëzit t’ia kthenin shpinën Kuranit dhe të merreshin me
fikh të Ebu Hanifes dhe me ekspeditat e Muhamed ibn Is’hak (Sire), kështu që e
Page 53
53 MBUROJA.net
shpika këtë për shpërblimet.” Ka dhe shumë shembuj si ky, siç është hadithi i
gjatë, i përcjellë nga Ubejj lidhur me vlerën e secilës sure të Kuranit.
Disa lypës që qëndrojnë në tregje dhe xhamia, shpikin hadithe me isnade nga
pejgamberi , të cilat edhe i kanë mësuar përmendsh. Ata i përmendin këto
hadithe të shpikura së bashku me isnade. Et-Tejelesi tha: “Ahmed ibn Hanbel
dhe Jahja ibn Me’in falën namazin në xhaminë Rusefe dhe një tregimtar qëndroi
para tyre dhe tha: ‘Ahmed ibn Hanbel dhe Jahja ibn Me’in ma përcollën nga
Abdu-Rrezak, nga Ma’mer, nga Katade, nga Enes se i Dërguari i Allahut tha:
‘Nëse dikush thotë la ilahe il’la Allah, nga secila fjalë krijohet një shpend me sqep
nga ari dhe me pupla nga korali.’ Ai nisi të tregonte një tregim që do të merrte nja
njëzet faqe për ta përcjellë. Ahmedi dhe Jahja e shikuan njëri-tjetrin. Ahmedi e
pyeti (Jahjanë): ‘Ke thënë këtë?’ Ai tha: ‘Pasha Allahun, vetëm tani e dëgjova.’
Dhe ata heshtën, derisa ai përfundoi tregimin. Pastaj, Jahja e pyeti: ‘Kush ta
tregoi këtë hadith?’ ‘Ahmed ibn Hanbel dhe Jahja ibn Me’in,’ u përgjigj ai. ‘Unë
jam Ibn Me’in dhe ky është Ahmed ibn Hanbel, dhe ne këtë nuk e kemi dëgjuar
nga hadithet e të Dërguarit të Allahut. Kjo duhet të jetë një rrenë.’ ‘Ti qenke Jahja
Ibn Me’in?”, pyeti ai. ‘Po,’ u përgjigj ai. Ai ia ktheu: ‘Nuk kam dëgjuar se Jahja ibn
Me’in është një budalla dhe nuk e kam marr vesh deri në këto çaste!’ Jahja pyeti:
‘Përse thua se jam budalla?’ Ai u përgjigj: ‘Sikur nuk ka tjetër Jahja ibn Me’in dhe
Ahmed ibn Hanbel në botë përveç ju dyve! Unë kam shkruar nga shtatëdhjetë
Ahmed ibn Hanbela të tjerë veç këtij.’ Ahmedi fshehu fytyrën e vet me mëngë
dhe tha: ‘Lëre atë!’ Ai u largua në shenjë përqeshjeje ndaj tyre.’” Këto grupe
gënjejnë për të Dërguarin e Allahut .
Sikur ata të kufizoheshin në atë që është vërtetuar në koleksionet Sahih dhe
Musned si dhe të tjera libra të bëra nga dijetarë, të përcjella nga Imamë, do t’u
mjaftonin. Ata nuk e morën parasysh paralajmërimi e tyre: “Kini frikë kur të
përcillni nga të tjerë veç atyre që i njihni. Kushdo që qëllimisht gënjen ndaj meje,
do të marrë një vend-uljenë Zjarr.” Kështu, ai paralajmëroi umetin e tij kundër
gënjeshtrës, çka tregon se ai e dinte se kjo do të ndodhte. Paralajmërimi i tij u bë
lidhur me atë që shpiket nga armiqtë e Islamit dhe nga zindikët për të inkurajuar
njerëzit për punë të mira dhe për t’i kërcënuar për punët e këqija. Njerëzit i
pranuan shpikjet e tyre dhe u mbështeten te to, kështu që u devijuan dhe i
devijuan të tjerët.
Çfarë erdhi lidhur me refuzimin e atyre që sulmojnë Kuranin dhe e
kundërshtojnë tekstin e Uthmanit, duke shtuar apo hequr prej tij
S’ka kurrfarë mospajtimi në umet mes Imamëve të Sunetit se Kurani është emri
që tregon për Fjalët e Allahut, të cilat Muhamedi i solli si mrekulli, siç kemi
thënë tashmë. Ai ruhet në zemra, recitohet me gjuhë, shkruhet në kopje dhe
Page 54
54 MBUROJA.net
medoemos njihet në sure dhe në ajete. Ai është i pastër nga çfarëdo shtimi në
fjalë a shkronja. S’ka nevojë për një definicion për ta definuar atë e as për një
numër për ta numëruar atë. Kushdo që pohon shtim apo pakësim në të, shpall të
pavlefshëm konsensusin, gjë që shushat njerëzit. Ne lexojmë çfarë tha Allahu
për të Dërguarin : “Thuaj: ‘Sikur njerëzit dhe xhinët të bëheshin bashkë për të
bërë diçka të njëjtë me këtë Kuran, s’do ta arrinin këtë, edhe sikur ta ndihmonin
njëri-tjetrin.’” (17:88). Kjo është një orvatje për të zhvlerësuar Shenjën e të
Dërguarit, meqë, sikur të ishte e mundshme që dikush të bënte diçka të tillë, ai
s’do të ishte një provë apo një shenjë, andaj dhe s’do të ishte një mrekulli.
Ata që thonë se ka shtim apo pakësim në Kuran, refuzojnë Librin e Allahut dhe
atë çfarë solli i Dërguari i Allahut . Kjo është sikur dikush të thotë se ka
pesëdhjetë namaz të obligueshme (farz), apo se mund të martohesh me nëntë
gra, apo se Allahu ka bërë obligim agjërimin e ditëve të tjera, të cila duhet
agjëruar bashkë me ditët e Ramazanit, e kështu me radhë. Krejt kjo hidhet
poshtë nga konsensusi, kështu që konsensusi rreth Kuranit është i
domosdoshëm dhe i detyrueshëm për t’u ndjekur.