Top Banner
UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL) TEMA PËR MBROJTJEN E MIKROTEZËS (MASTER PROFESIONAL) “AKTIVITETI FIZIK, FITNESI DHE SHËNDETI” Tema: “Përmirësimi shëndetësor me aktivitet fizik dhe rritja e Johan Mitllari copyright
38

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Mar 31, 2023

Download

Documents

Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËSFAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE

REKREACIONIT(MASTER PROFESIONAL)

TEMA PËR MBROJTJEN E MIKROTEZËS(MASTER PROFESIONAL)

“AKTIVITETI FIZIK, FITNESI DHESHËNDETI”

Tema: “Përmirësimi shëndetësor meaktivitet fizik dhe rritja e

Johan Mitllari copyright

Page 2: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

performancës fizike nëpërmjetprogrameve të Fitnesit”

PUNOI: JOHAN MITLLARI UDHËHEQËS : Msc.RANDO KUKELI

Tiranë, 2015

ABSTRAKT

Në këtë punim shkencor, fokusi është përqëndruar tek rëndësia që

paraqet aktiviteti fizik, fitnesi dhe ushtrimi në jetën dhe

shëndetin e individit. Literatura e përdorur është më

bashkëkohorja dhe nga e cila janë marrë në zhvillimin e kësaj

mikroteze shumë studime dhe rezultate mjaft interesante dhe

fitimprurëse për të shuar dilemat që sot po sfidojnë individin

duke e vënë mes dy zjarresh të mëdha, ti besojnë shkencës apo

aktivitetit, ti besojnë medikamentit apo ushtrimit fizik dhe

fitnesit? Balanca që vihet midis këtyre faktoëve determinant në

jetën e njeriut, jo vetëm ne cështje dhe raste kritike që

domosdosmërisht lidhen me shëndetin dhe jetën dhe sëmundjet, por

edhe ne raste të tilla si mbajtja në formë edhe argëtimi. Fakti

që sot po kërkohen më shumë hapësira pëe palestra dhe qendra të

1

Page 3: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

aktivitetit fizik, trend i kohës për të parandaluar sëmundje

shumë të rrezikshmë si diabeti apo dhe obeziteti (le ta quajme

nje sëmundje), por edhe parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare

tregon dhe i mëshon fort faktit që njerëzimi po ndryshon

mentalitetin e të jetuarit duke u kujdesur sa më shpejt dhe sa më

parë me rrugë sa më natyrale për shëndetin e tij. Aktiviteti

fizik dhe të gjithë derivatet apo simotrat e tij është jetik dhe

shumë i sugjeruar si nga mjekësia ashtu dhe nga sporti, për të

pasur një jëtë shëndetësore por edhe sociale sa më të mirë dhe të

frytshme.

Fjalë kyçe: aktiviteti fizik, fitnesi fizik, shëndeti, sëmundje kardiovaskulare.

2

Page 4: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

MIRËNJOHJE

Mirënjohje të vecantë për profesorin udhëheqës Rando Kukeli, i

cili më dha ndihmesen e tij në kërkimin shkencor dhe vërtetimin e

hipotezës për të arritur dhe formuluar këtë mikrotezë.

Gjithashtu, i shpreh mirënjohjen time të gjithë stafit pedagogjik

të Universitetit të Sporteve, për mbeshtetjen dhe vitet akademike

të kaluara së bashku.

3

Page 5: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

TABELA E PËRMBAJTJES Faqe

Abstrakt-------------------------------------------------------------------------------------- 1

Mirënjohje----------------------------------------------------------------------------------- 2

1.Hyrje --------------------------------------------------------------------------------------- 4-5

2.Literatura---------------------------------------------------------------------------------- 6-7

2.1 Përfitimet për shëndetin

2.2 Parandalimi dhe vonimi i sëmundjeve të ndryshme

2.3 Menaxhimi i stresit, përmirësim i gjëndjes së humorit dhe jo vetëm

3. Përkufizimet e aktivitetit fizik dhe koncepte të lidhura me të----------------------- 8-10

3.1Aktiviteti fizik

3.2Ushtrimet fizike, HEPA dhe Fitnesi fizik

4. Tendosja e fuqishme dhe rreziku i sulmeve kardiovaskulare------------------------ 11-12

5. Metodologjia------------------------------------------------------------------------------- 13-18

4

Page 6: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Metoda 1- Praktika mësimore

Metoda 2- Anketa

6. Përfundimi, diskutimi, rekomandimet------------------------------------------------ 19-20

Bibliografia--------------------------------------------------------------------------------- 21- 22

Shtojca 1------------------------------------------------------------------------------------ 23

1.Hyrje

Studimet shkencore moderne mbi aktivitetin fizik filluan në

kohë jo shumë të largët pas Luftës të Dytë Botërore.

Përgjithësisht këto studime u fokusuan në epideminë e sëmundjeve

kardiovaskulare që filluan të “pushtojnë” botën perëndimorë me

një shpeshti shumë të lartë. Fillimisht u indoktrinua dhe lobua

për ushtrimet e thjeshta, dhe më tepër tek përshkrimi i tyre, por

5

Page 7: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

më vonë u bënë dhe ndryshimet më të mëdha dhe më specifike duke

dhene jo vetëm fokusin por duke e zbatuar në praktikë;

aktivitetin e fuqishëm fizik dhe fitnesin si mënyra më efektive

për të parandaluar përhapjen dhe shtimin e sëmundjeve

kardiovaskulare, osë thënë në fjalë të tjera për të mbrojtur

“shëndetin e zemrës”. Doktorët, por edhe profesionistë të tjerë

të fushës së shëndetit ngritën si një problem shqetësues dhe vunë

re se progresivisht në norma shumë të ulta, vetëm një përqindje e

vogël e individëve ndiqnin këshillat për një aktivitet fizik të

rregullt, në një kohë që dhe aktiviteti fizik nga puna nuk ishte

në nivelet e mëparshme, pasi shume punë fizike të forcës së

krahut të njeriut ishin zëvendësuar me punën e makinerive.

Mandej, në vite të mëvonshme, rreth 1980, u shtua edhe më shumë

intensiteti i të mos bërit aktivitet fizik si pasojë e evolimit

të kohës dhe teknologjisë, por edhe të dembelosjes së natyrës

njerëzore gjë që solli më në dritë sëmundje të ndryshme përvec

atyre kardiovaskulare, si diabeti, obeziteti etj.

Për keto arsye por jo vetëm, shtete të ndryshme, si SHBA e

para e më vonë perëndimi i Evropës, hodhën hapat e parë të

hartimit të platformave të shëndetit për përmirësimin e jetës së

përditshme dhe shëndetit mbi të gjitha. Rëndësia që paraqet

shëndeti publik në një vend dhe popull është i një rëndësie të

vecantë. Rekomandimet dhe raportet e publikuara dhe implemetuara

në bazë të platformave ndikuan ndjeshëm ne kulturën e mendësinë e

individëve duke e kthyer aktivitetin fizik ne ditët e sotme jo

vetëm një domosdoshmëri të paevitueshme dhe të pa zëvendësueshme,

6

Page 8: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

por edhe si një mënyrë argëtimi për kohen e lirë por me vlera

kolosale për jetën dhe shëndetin. Kjo frymë, sic e citova dhe më

lart, ka ardhur nga Amerika e largët fillimisht, por edhe nga

Evropa perëndimore si vende me një zhvillim të madh ekonomik,

socio-kulturor dhe teknologjik1.

Në ditët e sotme, ndoshta dhe për shkak të pamundësisë

fizike, kohës apo jetës të vrullshme brenda mureve të zyrave apo

kornizave të ekraneve kompjuterikë, pa permendur jetën e smart-

phoneve dhe video-lojrave, edhe në Shqipëri ka nje frymë në

rritje të rrezikut të shtimit të sëmundjeve kardiovaskulare,

jetës sedentare, por edhe rreziqeve të tjera që i kanosen

shëndetit të njeriut si obeziteti etj. Megjithatë, prania e jo

vetëm qëndrave të shëndetit por edhe atyre sportive të

aktivitetit fizik është një trend në rritje pranë qendrave të

banuara. Diku i gjen brenda standarteve e diku tjetër jo, por ajo

që vihet re është dëshira dhe vullneti i madh që atë pjesë të

popullsisë vulnerabël i shtyn drejt ushtrimit të një veprimtarie

fizike për të shmangur sa më shumë jetën sedentare dhe sëmundjet

e ndryshme që ju kanosen si pasoje e kësaj jete. Përpos kësaj,

gjithashtu vihet re dhe trendi në rritje i asaj pjese të

popullsisë që e ushtrojne si argëtim vajtjen në qëndrat e

aktivitetit fizik ( palestra, qëndra fitnesi etj), gjithsesi ketu

1 Shiko artikullin “Physical activity and its impact on health outcomes.Paper1: the impact of physical activity oncardiovascular disease and all-cause mortality: anhistorical perspective”,faqe 257-271, Obesity Review

7

Page 9: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

flitet vetëm për atë pjesë të popullsisë që e përballon

ekonomikisht një veprimtari të tillë.

Hipoteza ime lidhet me faktin nëse aktiviteti fizik e

fitnesi janë thjesht një trend i kohës, apo një domosdoshmëri e

paevitueshme, me vlera të larta për shëndetin dhe jetën e

njeriut.Në këtë kërkim shkencor, përvec literaturës dhe studimeve

që studiues të fushës kanë bërë, do të trajtohen gjërësisht jo

vetëm konceptet dhe perspektivat por edhe rezultatet që kanë dalë

si pasojë e hipotezës që unë parashtrova.

2. Literatura

8

Page 10: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Sipas studimeve të ndryshme është vërtetuar se të paktën 2/3

e popullsisë në Bashkimin Europian është vlerësuar nën normën

normale të aktivitetit fizik për një jetë optimale dhe të

shëndetshme. Ekspertët e fushës kanë vlerësuar se dalja dhe

nxitja e platformave dhe iniciativave të lidhura me këtë fushë

është e një nevoje dhe urgjence të madhe2. Përvoja dhe provat

kanë treguar se përfitimet për një shëndet të mirë dhe të

rregullt vijnë si rezultat i aktivitetit fizik të vazhdueshëm dhe

të rregullt për të gjithë individët pavarësisht nga mosha,

gjinia, seksi, apo pesha e tyre. Ekzistojnë prova të forta se

niveli i ulët i aktivitetit fizik apo mungesa e ushtrimeve

intensive janë të lidhura drejtpërdrejt me rritjen progresive të

masës trupore me kalimin e kohës. Nga ana tjetër, zbulimet e

fundit sugjerojnë fort se inaktiviteti si p.sh, të ndenjurit

ulur, shtrire etj, nuk shpjegon dhe nuk lidhet me masën trupore

dhe rritjen e peshës. Rekomandimet e momentit thonë se pjesës së

popullsisë inaktive (prat e ndenjurit ulur, shtrirë), i mjafton

vetëm një gjysëm ore në ditë për të bërë disa ushtrime intensive

në disa ditë të javës, duke i bërë ata të kenë përfitime ne

shëndetin e tyre. Parandalimi i obesitetit apo mbipeshës mund të

bëhet qoftë edhe vetëm me një orë në ditë me aktivitet. Udhëzimet

e fundit gjithashtu nxisin fort ushtrimin e rregullt dhe

trajnimin fleksibël të 30 minutave në ditë me aktivitet intensiv

dhe 20 minuta ushtrime energjetike në tre ditë në javë. Kështu që

2 HEPA: Health Enhancing Physical Activity. Referohu tek kerkimi shkencor :Platforma për Dietën, aktivitetin fizik, fitnesin dhe shëndetin e Bashkimit Europian, Shtator 2008, faqe 3

9

Page 11: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

bazuar në këto rekomandime, nëse ndiqen rregullisht nga ana e

individëve, do të bëhet i mundur zhvillimi dhe mbajtja në normat

e duhura të sistemit kardio-respirator, por edhe shëndetin e

muskujve.

2.1 Përfitimet për shëndetin

Ashtu si shumica e njerëzve, të gjithë kemi dëgjuar se

aktiviteti fizik dhe ushtrimi janë të mira për ne. Në fakt , duke

qenë fizikisht aktiv mbi një bazë të rregullt është një nga

gjërat më të shëndetshme që ne mund të bëjmë për veten tonë.

Studimet kanë treguar se ushtrimi ofron shumë përfitime

shëndetësore dhe se mosha e tretë mund të përfitojë shumë prej të

qëndruarit fizikisht aktiv . Edhe ushtrimet e moderuara dhe

aktiviteti fizik mund të përmirësojnë shëndetin e njerëzve që

janë të dobët dhe të cilët kanë sëmundje që shoqërojnë plakjen.

Duke qënë fizikisht aktiv gjithashtu mund të ndihmojë të qëndroni

të fortë dhe të aftë të mjaftueshm për të mbajtur e bërë gjërat

që ju pëlqen të bëni edhe pse mosha kalon. Marrja me stërvitje

dhe aktivitet fizik rregullisht e duke e kthyer në rutinen tuaj

të jetës së përditshme një aktivitet të tillë do rezultojë në

përmirësimin e dukshëm të cilësisë së jetës dhe gjendjes trupore

dhe shëndetësore.

Slogani më i preferuar i njeriut duhet të jetë padiskutim

“Ji aktiv sa më shumë të mundesh”. Aktiviteti i rregullt fizik

dhe ushtrimi janë të rëndësishme për shëndetin fizik dhe mendor

të pothuajse të gjithë, duke përfshirë edhe moshën e tretë.

10

Page 12: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Qëndrimi fizikisht aktiv dhe ushtrimi rregullisht mund të

prodhojë përfitime shëndetësore afatgjata dhe madje edhe të

përmirësuar shëndetin për disa njerëz të moshuar që tashmë kanë

sëmundje dhe paaftësi . Kjo është arsyeja pse ekspertët e

shëndetit thonë se të rriturit më të vjetër duhet të synojë që të

jetë aq aktiv sa të jetë e mundur; por duhet pasur kujdes nga

jeta sedentare dhe inaktiviteti. Ai mund të rezultojë një rrezik

permanent në jetën e gjithsecilit nëse i anashkalojmë ushtrimet

dhe aktivitetin fizik.Disa kanë frikë se ushtrimi do të jetë

shumë i vështirë ose se aktiviteti fizik do ti dëmtojë ata. Të

tjerët mund të mendojnë se ata duhet të bashkohen në një palestër

ose kanë pajisje të veçantë. Megjithatë, studimet tregojnë se "

duke marrë atë lehtë" është e rrezikshme . Për pjesën më të

madhe, kur të moshuarit humbasin aftësinë e tyre për të bërë

gjëra të tyre, kjo nuk ndodh vetëm për shkak të moshës . Kjo

është zakonisht për shkak se ata nuk janë aktiv. Mungesa e

aktivitetit fizik gjithashtu mund të çojë në më shumë vizita te

mjeku, më shumë shtrime në spitale, dhe më shumë përdorimin e

ilaçeve për sëmundje të ndryshme .

2.2 Parandalimi dhe vonimi i sëmundjeve të ndryshme

Shkencëtarët kanë zbuluar se duke qëndruar fizikisht aktiv

dhe ushtron rregullisht mund të ndihmojë parandalimin ose vonojë

shumë sëmundje dhe paaftësi. Në disa raste , stërvitja është një

trajtim efektiv për shumë sëmundje kronike. Për shembull ,

studimet tregojnë se njerëzit me artrit , sëmundje të zemrës ,

11

Page 13: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

ose ndonjë tip të diabetit përfitojnë shumë nga stërvitja e

rregullt . Ushtrimi gjithashtu ndihmon njerëzit me presionin e

lartë të gjakut, apo vështirësi gjatë të ecurit.

2.3 Menaxhimi i stresit, përmirësim i gjëndjes së humorit dhe jo

vetëm

Aktiviteti i rregullt, i moderuar fizik mund të ndihmojë për

të menaxhuar stresin dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Duke qenë aktiv në një bazë të rregullt mund të ndihmojë në uljen

e depresionit. Studimet sugjerojnë gjithashtu se ushtrimi mund

të përmirësojë ose të mbajë disa aspekte të funksionit njohës, të

tilla si aftësinë tuaj për të arranxhuar shpejt midis detyrave ,

planifikimit të një aktiviteti , dhe injorimit të informacioneve

të parëndësishme.

Disa njerëz mund të pyesin veten se çfarë është dallimi mes

aktivitetit fizik dhe ushtrimit. Aktivitetet fizike janë

aktivitete që ndërmerrni duke lëvizur të tilla si kopshtaria ,

duke ecur shëtitje me qen dhe duke marrë shkallët në vend të

ashensorit . Ushtrimi është një formë e aktivitetit fizik që

është planifikuar në mënyrë specifike , të strukturuar , dhe në

mënyrë të përsëritur; të tilla si trajnimi peshë, tai chi , ose

një klasë gjimnastike. Më poshtë do të shpjegohen më hollësisht

shkëncërisht konceptet e sipërpermendura.

3.Përkufizimet e aktivitetit fizik dhe koncepte të lidhura me të

3.1 Aktiviteti fizik

12

Page 14: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Aktiviteti fizik përcaktohet si : “cdo lëvizje e trupit e

prodhuar nga muskujt skeletorë që rezulton në një rritje

materiale mbi shpenzimin e energjisë”3. Ai referohet tek lëvizja

e madhe e muskujve ne grup, duke lëvizur të gjithë trupin.

Karakteristikat kryesore të aktivitetit fizik janë intensiteti,

kohëzgjatja dhe frekuenca, ndërsa plotësueset e tij janë

argëtimi,puna, transporti, shtëpia etj. Të gjitha llojet e

aktiviteteve fizike apo mungesa e tyre kanë pasoja fisiologjike-

mjekësore. Qelizat,organet dhe sistemet e trupit tonë përgjigjen

dhe reagojnë menjëherë ndaj stimulit që shkaktohet direkt apo

indirect nga një aktivitet i tillë dhe përshtat strukturën dhe

funksionin përkatësisht. Mungesa e këtyre “stimuli” Çon drejt

funksionimit të ulët të sistemit trupor dhe vulnerabilitetit për

sëmundje të ndryshme.

Një mënyrë jetese sedentare mund të përfshijë një ose më

shumë sesione javore me ushtrime të qëllimshme, shpesh haset

midis njerëzve me shumë edukim. Kështu që, jeta sedentare nuk

është e kunderta e aktivitetit fizik, por i korrespodon një

dimensioni plotësues të sjelljes. Ndasia midis aktivitetit fizik

dhe sjelljes sedentare lidhet me efektin që kanë këto dy sjellje

në parandalimin e obezitetit dhe sëmundjeve të lidhura me të.

3.2 Ushtrimet fizike, HEPA dhe Fitnesi fizik

3 Bouchard C, Shepard R. Physical activity, fitness and health: the model and key concepts. In: Bouchard C, ShepardR, eds. Physical activity, fitness and health. Champaign, IL, Human Kinetics Publishers, 1994

13

Page 15: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Ushtrimi fizik përcaktohet si “nëngrupim i aktivitetit fizik

që është i planifikuar, strukturuar, sistematik dhe me qëllim në

vetvete”4, ndërsa sipas HEPA ajo përcaktohet si “cdo formë e

aktivitetit fizik që ndikon pozitivisht në shëndet dhe në

kapacitetin funksional pa shkaktuar dhimbje apo rrezik”.

Nga ana tjetër, fitnesi përcaktohet si “ një set atributesh

që njerëzit kanë apo arrijnë dhe që lidhet me aftësinë e tyre për

të performuar aktivitet fizik”, ose një gjendje fiziologjike.

Fitnesi është ndryshe nga aktiviteti fizik dhe ushtrimi, kanë

filozofi ushtrimi dhe sjellje komplet diverse. Në fakt lidhja apo

ndarja e fitnesit si mënyrë sjellje apo si institut i sportit nga

aktiviteti fizik dhe ushtrimi fizik shihet në disa këndvështrime

të ndryshme.

Fitnesi mund të konsiderohet në bazë të një këndvështrimi si

një degë e aktivitetit fizik (duke e konsideruar aktivitetin

fizik si një ombrellë për të gjitha llojet e sjelljeve apo

instituteve sportive, që nënkupton se gjithcka organizohet në

kuader të përcimit dhe arritjes së qëllimit për një jetë active)

ose një tjetër këndvështrim është se Fitnesi fizik mund të

konsiderohet katërcipërisht një degë më vete dhe e pavarur nga

aktiviteti fizik dhe ushtrimi fizik, pasi ka të tjera vecori dhe

tjetër përcaktim. Në fakt unë mendoj se konfuzioni që ka ardhur

për ndasinë ose jo të këtyre lloj sjelljeve sportive, vjen për

4 Bouchard C, Shepard R. Physical activity, fitness and health: the model and key concepts. In: Bouchard C, ShepardR, eds. Physical activity, fitness and health. Champaign, IL, Human Kinetics Publishers, 1994

14

Page 16: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

shkak edhe se në literaturën shqiptare janë përgjithësisht

koncepte dhe kultura të reja, dhe përkëthimi i koncepteve nga

studimet e huaja shpesh herë dhe i gabuar nga përkëthyesit

amatorë ka bërë që të rrënjësohet një concept i vetëm për të

gjitha këto sjellje, kur në të vërtetë është e kundërta,

përndryshë përse do të duhëj të kishim dy apo më shumë emërtime

të ndryshme që sinjifikojnë sjelljet përkatëse apo institutet e

sportit5.

Lidhur me fitnesin, nuk duhet të lemë pa përmendur fitnesin

fizik të lidhur me shëndetin, i cili konsiston në disa komponentë

të fitnesit që ndikojnë apo janë të lidhur drejtpërdrejt me

shëndetin. Këto komponentë ndikohen zakonet e aktivitetit fizik

të përditshëm dhe lidhen me gjëndjen shëndetësore. Fitnesi i

lidhur me shëndetin karakterizohet nga aftësia për të bërë apo

performuar aktivitete të së përditshmes me energji dhe nga tipare

e kapacitetet që janë të lidhur me një rrezik të ulët për

zhvillimin e sëmundjeve kronike dhe vdekja e parakohshme.

Komponentët e tij përfshijnë fitnesin kardio-respirator,

muskuskeletal, të sistemit motor, dhe fitnesin morfologjik.

Le ti shpjegojmë me radhë këto koncepte.

Fitnesi kardio-respirator është një shënues i drejtpërdrejtë

i statusit fiziologjik dhe pasqyron kapacitetin e përgjithshëm

të sistemeve kardiovaskulare dhe respiratore për furnizimin e

5 Institut i sportit – kështu i kam quajtur këto sjellje sportive si aktiviteti fizik, fitnesi fizik apo ushtrimi fizik pasi përfaqësojnë një gamë më të gjërë veprimi sesa vëtëm një zakon apo sjellje sportive.

15

Page 17: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

qëndrueshëm të oksigjenit gjatë aktivitetit fizik, si dhe

aftësinë për të kryer stërvitje të zgjatur. Konsumi maksimal i

oksigjenit ( VO2max ) i arritur gjatë një stërvitje maksimale

konsiderohet të jetë një matje objective e performancës së

fitnesit kardio-respirator.

Fitnesi kardio-respirator, kardiovaskular, aerobia ,

kapaciteti aerobik , fuqia aerobike , fuqia maksimale aerobike ,

kapaciteti aerobic, puna , kapaciteti fizik në punë , dhe

VO2max , të gjithë i referohen të njëjtin koncept dhe janë

përdorur si sinonime në literaturën sportive. Fitnesi kardio -

respirator mund të shprehet në termat e masës ( ml / kg / min ) ,

sipas mases yndyrore ( ml / min / kg yndyrë massive) , në termat

absolute ( l / min ) dhe me një faktor korrigjues ( ml / min /

kg0.7 ) , ose në Mets .

Fitnesi muskuskeletal do të thotë funksionim i shëndetshëm e

i balancuar i sistemit musculoskeletal. Ajo kërkon që një grup

specific i muskujve apo muskujve të jetë në gjendje të gjenerojnë

forcë ose çift rrotullues (e matur si forcë ) , për të rezistuar

kontraktimet e përsëritura me kalimin e kohës ose për të mbajtur

një tkurrje maksimale vullnetare për një periudhë të zgjatur

kohore (e matur si durim muskuloz) , dhe për të kryer një tkurrje

dinamike maksimale e një muskuli të vetëm ose grupi të muskujve

në një periudhë të shkurtër kohe (e matur si forca shpërthyese ,

i quajtur gjithashtu fuqi). Roli i forcës muskulare në kryerjen

16

Page 18: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

e aktiviteteve të përditshme të jetesës dhe ushtrimi, si dhe

parandalimi i sëmundjeve kronike , është gjithnjë e në rritje.6

Fleksibiliteti është një tjetër faktor i komponentit

muskuloskeletal. Ai është aftësia e muskujve specifik, ose një

grupi muskujsh, për të lëvizur lirisht nëpërmjet një vargu të

plotë të levizjes. Ky faktor është i një rëndësie të vecantë dhe

ndikon në një shumëllojshmëri të shfaqjeve sportive por edhe në

kapacitetin për të kryer aktivitetet e përditshme të jetesës , i

cili është i rëndësishëm nga pikëpamja e shëndetit publik .

Modelet e aktivitetit fizik në javë apo muaj përcaktojnë

fitnesin kardio-respirator. Faktorët kushtetuese janë edhe

përcaktuesit: rreth 40 % e ushtrimeve të ndryshme kardio-

respiratore është sugjeruar se i atribuohet faktorëve gjenetike.

Megjithatë, ushtrimi në palestër mund të sjellë përmirësime në

shëndet për cdo kategori moshe.

4. Tendosja e fuqishme dhe rreziku i sulmeve kardiovaskulare

Aktiviteti sa me i fuqishëm dhe energjik mund të jetë

pikësynim i vështirë e gati i pamundur për njerëzit që janë të

moshuar, obezë, sedentarë, ose të përfshirë nga rreziqet e

sulmeve kardiovaskulare ose paaftësi të tjera që i ndalojnë të

bëjnë veprimtari më intensitet të lartë. Në rishikimet shkencore,

studiuesit Ëannamethee dhe Shaper ekzaminuan përsëri situatën për

të dhënë një provë më të fortë nëse aktiviteti vigoroz i fuqishëm

6 Ruiz JR, et al. Association betëeen muscular strength and mortality in men. BMJ 2008

17

Page 19: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

është ushtrim më i mirë për të parandaluar sëmundjet kardio-

vaskulare. Në fund ata konkluduan se aktiviteti i moderuar ( jo i

zellshëm dhe i stërzgjatur) është receta më e mirë. Gjithsesi,

vlerësimi i autorëve u fokusua më së shumti në literaturë, dhe e

cila ishtë më shumë e përqëndruar në përshkrimet për moshat e

mesme dhe të treta.

Gjithsesi, Ëannamethee & Shaper gjithashtu shprehën shqetësim për

të dhënat të cilat treguan se aktiviteti fuqishëm mund të rrisë

rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe infarkteve, në rast

se shpenzimi i energjive dhe sforcimi është në nivele të larta.

Sipas një studimi tjetër, Raporti i kirurgjisë kryesorë të

ShBA-ve7, mbi aktivitetin fizik dhe shëndetësor tashmë ka arritur

në përfundimin se njerëzit që bëjnë jetë sedentare e që papritmas

fillojnë ushtrimin e fuqishëm janë më shumë në rrezik nga

infarkti dhe sulmi kardiak se njerëzit të cilët ushtrojnë

rregullisht aktivitet fizik. Këto shqetësime u rishikuan dhe

studiun sërish tek meshkujt) nga një skuader investiguesish të

cilët ekzaminuan lidhjen midis ushtrimit të fuqishëm dhe vdekjes

së papritur nga shkaqe kardiake në një periudhë kohore prej 12

vjetësh në më shumë së 21.000 meshkuj dhe u vu re se tendosja e

fuqishme në periudha shumë të shkurtra lidheshin ngushtë me një

rritje të dukshme të rastit të vdekjeve si pasoje e sulmeve

kardiake, ndërsa tendosja e fuqishme por e bërë rregullisht dhe

7 Artikull: Physical activity and its impact on health outcomes.Paper 1: the impact of physical activity on cardiovascular disease and all-cause mortality:an historical perspective, faqe 268-269. Obesity ReviewUS General Surgeon-Kirurgjia e pwrgjithshme e ShBA-ve.

18

Page 20: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

sipas në zakoni,nuk lidhej detyrimisht me ndikimin në vdekjen e

papritur dhe sulmeve të pazakonta kardiake. Pra, krijimi i një

zakoni ushtrimi dhe aktiviteti e ulte shumë rrezikun në terma

absolutë të rrezikshmërisë dhe vdekjes.

Një tjetër studiues, Maron, mbi bazën e këtyre të dhënave,

arriti në përfundimin gjithashtu,se sistemi kardiovaskular

përfiton shumë nëse ushtrimet atribuohen të qëndrueshme edhe pse

të fuqishmë, si një strategji për të parandaluar sëmundjet

koronare tek mosha e mesme dhe pjesërisht të mosha e tretë,

megjithëse ky interpretim hasi në kontestime të shumta më vonë.

pavarësisht gjithckaje, ajo që mbetet ne mendjen e të gjithë

individëve është se aktiviteti fizik megjithe riskun që mund të

përmbajë është i domosdoshëm dhe përmirëson dukshëm jetesën.

19

Page 21: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

5. Metodologjia

Në mënyrë qe të vërtetoja hipotezën time, më duhej të

përdorja dhe zgjidhja dy metoda për mbledhjen e të dhënave. Mu

duk mëse e përshtatshme që të përdorja anketimin si një metodë,

dhe gjithashtu preferova të zgjedh praktikën time mësimore pranë

disa palestrave të Tiranës për të vërejtur ecurinë e punës, sesi

menaxhohet një palestër dhe cfarë problematikash ka, dhe

sigurisht cfarë ishte më kryesorja të vëreja individët që

frekuentonin atë dhe të zbuloja pak a shumë përmes ndonjë

pyetësori të vogel në formën e intervistës gojore me personat e

grupmoshave të ndryshme arsyet e ardhjes dhe frekuentimit të

palestrës.

Këto ishin dy metodat e perdorura, që në vlerësimin tim më

ndihmuan së shumti për të vërtetuar tezën time, por gjithashtu të

kuptoja dhe mësoja akoma më shumë rreth cështjes për diskutim.

Metoda e parë:

20

Page 22: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Vëzhgimi - Praktika mësimore.

1.Menaxhimi dhe pergjegjësitë e menaxherit të qendrës së fitnesit

Menaxherët e qendrave të fitnesit, përgjithësisht, punojnë

në qendra apo klube sportive që permbajnë salla fitnesi apo

ndonjëherë edhe pishina, salla sporti, spa, sauna, zona terapie,

dhe facilitate rekreacioni. Pergjegjësitë qe mbulojnë këta

menaxherë shtrihen ne hapësirën e marketingut, menaxhimit të

stafit, aspektet teknike te qendrës, shëndetin dhe sigurinë.

Menaxheri është përgjegjës mbi të gjitha, për mbarëvajtjen dhe

ecurinë e një qendre të këtij tipi. Qendrat e mëdha, mund të kenë

skuadra me menaxherë, ku secili nga ata është i specializuar në

një fushë të caktuar dhe përgjigjet per mbarëvajtjen e sektorit

të tij/saj. Gjithashtu, menaxherët e qendrave të fitnesit mund të

njihen edhe si menaxher i klubit të shendetit, apo menaxher i

klubit të argetimit apo sportit etj.

Aktivitetet tipike variojne në bazë të madhësisë dhe pajisjeve të

qëndrës apo klubit. Në një qasje të përgjithshme, puna e një

menaxheri duhet te përfshijë:

• dizenjimin dhe promovimin e aktiviteteve përballë klientëve

dhe gjenerimi i sa më shumë të ardhurave

• reklamimi dhe promovimi i klubit ose qendrës për rritjen e

përdorimit, duke marrë në konsideratë pritshmëritë dhe cfarë

kërkon tregu (pra klienti).

21

Page 23: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

• rekrutimin, trajnimin dhe mbikëqyrjen e stafit, duke

përfshirë menaxhimin e hollësishëm të stafit.

• vëzhgimin dhe mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë,

kontrollimin e pajisjeve dhe hapësirës të qëndrës;

• menaxhimin e mirëmbajtjes, të sigurimit, riparimin e

demtimeve

• ruajtjen e niveleve të larta të kujdesit të klientëve,

shpesh me një fokus të veçantë në shmangien e humbjes se

përdoruesve ekzistues;

• mbajtjen e ankesave dhe survejimin, vigjilencën ndaj

incidenteve , p.sh. aksidentet dhe emergjencat apo vjedhje;

• duke dhënë disa trajnime palestër apo stërvitje në

aktivitetet sportive – përdoret si një mënyrë e mire për mbajtjen

e kontakteve me klientët;

• përgatitjen dhe kontrollin e buxhetit dhe gjenerimin e të

ardhurave;

• mbajtjen e arkëtimeve

• blerjen e pajisjeve dhe furnizimeve;

• shkrimi dhe dokumentimi i raporteve mujore ose javore dhe

përgatitjen e projeksione të detajuara për pronarët e qendrës

22

Page 24: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Ky është modeli tipik pse jo dhe teorik i një menaxheri te

një qëndre fitnesi, i cili mund të gjendet kudo nëpër botë, por

nuk gjendet në sallat e fitnesit ne Shqipëri. Pajisja e

palestrave me menaxherë me këto karakteristika nuk mund të lihet

vetëm ne zgjedhjen e thjeshtë dhe të rëndomtë të pronarëve të

palestrave, por duhet nxitur nga fushata sensibilizuese pse jo

edhe detyrime ligjore nga eprorët përkatës për licensimin dhe

pajisjen e detyruar të palestrave. Kjo për faktin se do të

krijohej një klimë e re në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e

palestrave dhe jetës sportive ne komunitet.

2. Pajisjet dhe vendosja e tyre

Kur fillojme të dizenjojmë dhe arredojmë një qendër fitnesi,

vendosja e pajisjeve në të nuk është vetëm një process esencial

për syrin e klientit dhe estetiken e qendrës, por akoma më shumë

për sigurinë dhe mbrojtjen në të. Preferohet gjithmonë nje

ambjent i afrueshem, tërheqës, që te fton brenda tij, mbi të

gjitha funksional dhe që ofron një shumëllojshmëri pajisjesh për

një klientele me preference të ndryshme dhe me diversitet të

lartë. Ambjenti i ideuar për fitness mund të përfshijë që tek

pajisjet Kardio,tek veglat e peshave qe mund të jenë të lira dhe

të fiksuara, pistat e vrapimit, pajisjet e aerobisë, setet e

girave, mbështetëset e ulje-ngritjeve (squats), platformat e

liftingut etj.

Nëse si klient për herë të parë në një palestër, përballesh

me një shumëllojshmëri pajisjesh, të të gjitha përmasave dhe

23

Page 25: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

formave, të vendosura pa një kriter , mund të jetë frikësuese si

pamje dhe ndoshta jo nxitëse për të përmbushur qëllimin për të

cilin ke ardhur në palester. Prandaj për këtë arsye dhe të tjera,

bëhet nje kategorizim dhe vendosje e rregullt e pajisjeve duke i

ndarë sipas llojit të funksionit të tyre dhe madhësive përkatese,

sepse vetëm në këtë mënyrë, mund të ndihmojmë klientin që të

kuptojë funksionin dhe përfitimet që do të marrë nga ushtrimi në

një palestër.

Pajisjet e qendrave të fitnesit kthehen në shumë të

komplikuara nëqoftëse nuk ndiqen dhe respektohen rregullat dhe

udhërrefyesit e paracaktuar. Në këto ambjente ka shumë nevojë për

hapësirën e duhur, për një ecje dhe rrjedhë “trafiku” të

lëvizjeve të njerëzve adekuate, duke marrë parasysh dhe në

konsideratë edhe personat me aftësi të kufizuara. Ashtu sic u

permend pak më lart, një vend jo i përshtatshëm mund të cojë në

demtime fizike dhe në raste të rënda dhe vdekje. Në kësi rastesh,

kujdes tepër i madh duhet treguar me personat më aftësi të

kufizuara, rregullat e trajtimit të të cilëve i parashikon dhe

legjislacioni përkatës i shtetit ku operon palestra.

Le të ndalemi pak në vendosjen dhe kriteret e pajisjeve të

larta. Sipas një studimi dhe statistikave që jep Shoqata

kombëtare e Forcës dhe Kushteve ne SHBA, makineritë dhe pajisjet

e larta duhet te vendosen në perimetrin përgjate mureve të

ambjentit. Këto makineri përfshijnë: skuotsat (squats), pajisjet

e fuqisë etj. Kjo vendosje nuk ka të bëjë vetëm me bukurinë

24

Page 26: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

vizuale të të vendosurit, por mbi të gjitha ul rrezikun e renies

së makinerisë (pajisjes) dhe shmang goditjet dhe dëmet që mund të

sjellë. Gjithashtu, ato duhet të fiksohen mirë në tokë, për të

rritur qëndrueshmërinë me tokën.

Sa ju përket rafteve të shtangave të dorës,

mbështetëseve të squotsave etj, ato duhen vendosur përgjatë një

muri ose përballë me pasqyrën. I njëjti parim përdoret dhe për

vendosje e seteve të girave dhe shtangave, të cilat mbi të gjitha

në vendosjen e tyrë duhet të respektohet hapësira, 36 inÇ ose 90

cm larg njëra-tjetrës.Mbajtëset e peshave duhet gjithashtu të

kenë një hapësirë përsëri prej 90 cm, dhe duhet të vendosen

pranë veglave të forcës. Pasqyrat e ngjitura pas mureve duhet te

jenë minimumi 50 cm ose 20 inch, larg dyshemesë për të shmangur

një dëm potencial që mund të vijë nga rënia e pajisjeve të tjera.

Pajisjet kardiovaskulare duhet të grupohen të gjitha në një pjesë

të përbashkët dhe me ajrim shumë të mirë. Bicikletat apo

makineritë e shkallëve duan një hapësirë prej afersisht 2.2m2.

Kurse Treadmill-i (pista e vrapit) do një hapësirë prej 4m2.

Në arredimin e një qëndre fitnesi duhet pasur kujdes

hapësirat, menyra e vendosjes sipas cilësimit dhe funksionit të

pajisjeve, pa krijuar zhurmë dhe komplikime, e pa rrezikuar jetën

e klienteve dhe stafit. Në përgjithësi këto janë mënyrat, parimet

dhe rregullat që perdoren nedizenjimin e nje qendre fitnesi se

bashku me pajisjet e përkatëse. Sipas një kërkimi të bërë,

secili shtet adapton apo pershtat guida, rregullore dhe direktiva

25

Page 27: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

të caktuara për mbarëvajtjen edhe rregullimin e qendrave

sportive, fitnesit etj. Gjithashtu ne shumë shtete eshte i

konsoliduar edhe legjislacioni perkatës, por ne Shqipëri vihet re

një mungese e theksuar dhe një boshllëk ligjor sa i perket kesaj

fushe. Palestrat shqiptare huazojnë dhe marrin shembullin e

vendeve te tjera me më shumë experience në këtë fushë, por duhet

filluar ndryshimi edhe ne vendin tonë, duke nisur që tek

licencimi i trajnerëve te Fitnesit e më andej te afirmimit të

rregullave per parametrat dhe kushtet e hapjes dhe vendosjes se

pajisjeve ne një palestër.

Ajo që u vu re në palestrat që unë vizitova, ishte se ekipi

i punës pra stafi i instruktorëve edhe pse mundoheshin që te

ndiqnin me përpikmëri ato pika që parashtrova më lart, përsëri

kishte mungesë profesionalizmi. Shumica e tyre në 3 nga 5

palestrat e vizituara instruktorët nuk ju bënin mirëseardhjen e

duhur klientëve te rinj. Kishte shumë klientë që kërkonin ndihmën

e personave ngjitur në pistat e vrapimit që ti ndihmonin qoftë

edhe për ti hapur ato. Vihej re dukshëm që instruktorët nuk

ndiqnin një program të vecantë për cdo klient, të cilët varionin

nga njëri-tjetri dhe nuk kishin të njëjtën ecuri, si edhe nuk

hartonin apo udhëzonin klientët drejt një mënyre të re jetese dhe

të ushqyeri, pasi palestra dhe ushtrimet duhet të balancohen dhe

me menyrën e të ushqyerit dhe jetuarit sa me shëndetshëm.

Sa i përket grupmoshave të cilat frekuentonin palestrat, ato

varionin nga moshat e vogla 15-18 vjecare,deri tek ato të treat

26

Page 28: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

50-60 vjecare. Pjesa më e madhe e klientëve i perkiste moshës 25-

40 vjec. Me këtë shpërndarje kuptova që për brezin e sotëm, kjo

është grupmosha më problematike që ka ndeshur dhe vështirësitë e

të jetuarit por që i ka kapur dhe epoka e “kequshqyerjes” si edhe

jeta përgjithësisht sedentare, pa aktivitet të vazhdueshëm, që

kanë ndikuar sigurisht negativisht në procesin e mbajtjes së

trupit dhe gjëndjes shëndetësore në rregull. Moshat e treta, le

ti quajmë kështu, e frekuentonin palestren ato target grupe që

ishin mësuar që ne rininë e tyre me aktivitet dhe shkonin sa për

të mbajtur trupin në formë. Shumë të rrallë ishin klientët për

mos thënë që nuk ekzistonin fare të cilët vuanin nga sëmundje të

zemrës apo të tjera dhe që e frekuentonin palestrën për shëndet.

Pjesa më e madhe e klientëve e vërtetonin se e frekuentonin

palestrën për trend më shumë sesa për shëndet. Madje shumica e

tyre apo fluksi më i madh nëpër palestra ishte në përiudhen mars-

prill ku të gjithë frekuentonin për të zbukuruar trupin për

stinën e verës. Megjithatë, ishte dhe fakt që pohohej nga ana e

klientëve se pas disa muajve që ushtroheshin në palester e

ndjenin veten më mirë dhe më të shëndetshem, dhe më pas vajtja në

palestër kthehej në një zakon të pashmangshëm, i cili i bënte që

të rekrutonin dhe persona të tjerë në palester. Fakti doli në

fund se shumica e njerëzve e fillonin frekuentimin e palestrave

dhe ushtrimin e aktivitetit fizik për trend dhe modë dhe

përfundonin duke u kënaqur me gjëndjen e tyre shëndetësore. Me

pak fjalë, të gjithë shkonin në konkluzionin se përmirësimi

27

Page 29: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

shëndetësor vinte me ushtrimin e aktivitetit fizik dhe rritjes së

performancës së fitnesit.

Metoda 2:

Anketimi

Anketimin vendosa ta bëj në disa zona të Tiranës në mënyrë

që të vërtetoja hipotezën timë, dhe personat që ju përgjigjën

pyetsorëve më ndihmuan shumë me rezultatet që dolën nga analiza.

Në total u plotësuan 30 anketa nga 30 persona të ndryshëm.

Rastësisht, 16 prej tyre ishin femra, dhe 14 meshkuj. Gjithsesi,

në përgjithësi përgjigjet që ata dhanë ishin pothuaj të njëjta.

Grupmoshat e vogla, ato deri ne 30 vjec, sa i përket pyetjes

së parë8, rreth 50 % e anketuesve mendonin njësoj si femrat ashtu

dhe meshkujt, se mënyra më e mirë për humbur në peshë është

rritja e aktivitetit fizik dhe marrja e tabletave dietike. Pjesa

tjetër e anketuesve që i përkisnin moshës 40 e lart, listuan si

rrugë më të mira mosngrënien në kohën e gjumit, dhe rritjen e

aktivitetit fizik. Sa i përket pyetjes së dytë, ne 99% të

anketuesve përgjigjja ishte positive. Ndërsa në pyetjen e tretë

vetëm 40 % e anketuesve ishin përgjigjur me po. Pyetja e katërt,

meqë lidhej kryesisht me një temë që prek moshat e vjetra, vetem

50 % e anketuesve ishin përgjigjur dhe kishin zgjedhur unanimisht

alternativën e reduktimit të kripës dhe ushqimeve me yndyrë.

Kurse pyetja e pestë kishte rezultate në bazë të gjinisë. Pjesa e

anketave që ishin plotësuar nga femrat ishin përgjigjur pyetjes 8 Shiko shtojca 1

28

Page 30: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

duke klasifikuar si aktivitetin më të dashur aerobinë dhe Zumba.

Kurse meshkujt zgjodhën notin dhe disa dancin.

Këto rezultate më bënë të reflektoja në atë që hipotetikova

që në krye të herës, nëse aktiviteti fizik dhe fitnesi mbetet një

trend apo domosdoshmëri. Përgjithësisht, përgjigjet dhe reagimet

e njerëzve ishin pak a shumë të njëjta më pritshmëritë e mia ose

thënë më saktë më atë që unë shpresoja shumë të ishte, por edhe

me studimet shkencore botërore. Shqipëria ka arritur dhe do

zhvillohet me shume, në një fazë ku individët janë ndërgjegjësuar

për të mirat që ju vijnë nga aktiviteti fizik, duke ndryshuar

konceptin dhe mentalitetin e vjeter që e konsideronin si “një

copë fiskulture”. Ata po edukohen si nga mënyra e të menduarit po

ashtu edhe ajo e të sjellurit apo dhe e të ushqyerit. Dicka që

nuk më pëlqeu në përgjigjet e anketuesve ishte përgjigja për

reduktimin e peshëa, ku një pjesë e mirë e të rinjve shihnin si

alternativë edhe përdorimin e tabletave apo pilulave dietike. Në

mendimin tim apo dhe të shkencëtareve ato nuk janë shumë efikase,

përkundrazi mund të bëhen dhe shkak për ndonjë sëmundje të

pashërueshmë si kanceri ose dicka tjetër. Pra dobësimi me

përdorimin e tyre vjen artificialisht, pa e vënë gjithe sistemin

trupor në lëvizje. Mendësia e këtyre të rinjve nuk më pëlqeu

sepse indirect me këtë gjë vërtetonin dembelizmin e tyre dhe

shkonin drejt rrugës më të shkurtër dhe të pasigurt në fund të

fundit. Megjithatë, ajo që lihej të kuptohej mbi të gjitha ishte

se aktiviteti fizik janë apo shihen si një domosdoshmëri e

29

Page 31: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

paevitueshme, me vlera të larta për shëndetin dhe jetën e

njeriut.

6. Diskutimi, Përfundimet dhe Rekomandimet

Marrëdhënia midis aktivitetit fizik dhe shëndetit është

komplekse. Mesatarisht, për shumicën e njerëzve, aktiviteti i

rregullt fizik e rrit nivelin e shëndetit. Përmirësime të tilla

në palestër janë të ngjarë të kenë efekte të favorshme mbi

sistemin e përgjithshëm shëndetësor . Të dhënat tregojnë se disa

përfitime shëndetësore janë nxjerrë nga të qenit fizikisht aktiv

edhe pse mund të ketë pak ose aspak lidhje me stërvitjen

specifike në palestër.

Nisur nga studimet e ndryshme shkencore, artikujt në revistat

shëndetësore, por edhe nga studimi dhe anketimi që unë bëra,

përgjithësisht bota po shkon gjithnjë e më shumë drejt një rruge

mendimi dhe sprovimi që ve në lëvizje trupin e njeriut duke

përmirësuar gjithnjë e më shumë shëndetin e njeriut.

Individët që vuajnë nga sëmundje kryesisht ato të kockave

dhe ato kardio-vaskulare, pohojnë dhe pranojnë se edhe mjekët

përvec mjekimeve dhe ilaceve që u rekomandojnë, gjëja e parë që

ju thonë dhe rekomandojnë fort, është ushtrimi i aktivitetit

fizik sigurisht në normat që ua përballon trupi, por kurrsesi

jetë sedentare dhe të rëndomtë.

30

Page 32: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Aktiviteti fizik dhe fitnesi janë dy gjëra shumë të

domosdoshme në jetën e cdo individi, duke filluar që nga

grupmoshat e vogla e deri në moshën e tretë. Për mendimin tim,

fillimi i mbarë i një jete të shëndetshme është qysh në vegjëli,

ku femijët mësohen dhe absorbojnë informacion dhe zakone më

lehtë. Ata duhen mësuar me edukatën e ushtrimit të aktivitetit

fizik që herët dhe kështu do ju mbetet një shprehi për të gjithë

jetën, dhe në këtë mënyrë do të shmangin sëmundjet më të

rrezikshme atë të zemrës, dhe jo vetëm , kur të arrijnë në moshën

e tretë. Megjithatë, nisja e aktivitetit fizik nuk është

asnjëherë vonë. Ushtrimi i tij është gjeja më e rëndësishme dhe e

dobishme si për shëndetin fizik, fiziologjik, por mbi të gjitha

dhe atë mendore e psikologjike, ku ka një ndikim tepër të

vecantë.

Ushtrimi i aktivitetit fizik cliron njerëzit nga ankthet,

makthet, depresioni dhe i bën më social dhe më vulnerabël drejt

sportivitetit, shkathtësisë dhe të qënit më të dashur me botën e

jashtmë dhe atë të brendëshmë.

Në përfundim të kësaj teme, dua fort të theksoj se

aktiviteti fizik, fitnesi, ushtrimi dhe cdo gjë tjetër e lidhur

me to është thesari që cdo individ duhet të gjejë në rrugën e

jetës së tij pasi është celësi për një shëndet të garantuar dhe

jetë perfekte. Teza që parashtrova në fillim, në përfundim të

rezultateve, doli se palestra dhe aktiviteti fizik në ditët e

sotme nuk shihet më si një trend dhe luks, por një domosdoshmëri

31

Page 33: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

e madhe për jetën dhe cilësine e saj maksimale. Me kalimin e

viteve, perspektiva është që prania e tyre në jetën e individit

do të jetë akoma më shumë e madhe dhe frekuente duke e krahasuar

me facilitetet më të domosdoshme të jetës si uji dhe ushqimi.

Balancimi i këtyre aseteve në jetën e njeriut do të sjellë pa

dyshim dhe përmirësimin e jetesës dhe kualitetin e

saj.Rekomandimi i vetëm që mund të jepet është ushtrimi dhe vetëm

ushtrimi i aktivitetit fizik të pa sforcuar, brenda normave që

përballon trupi i njeriut në varësi të karakteristikave të

gjithsecilit.

32

Page 34: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Bibliografia

Artikuj shkencorë

1. EU platform on diet, physical activity and Health. Working

paper on Health activity (2010).

2. J. Erlichman, A. L. Kerbey and Ë. P. T. James (2008).

Physical activity and its impact on health outcomes. Paper

1: the impact of physical activity on cardiovascular disease

and all-cause mortality: an historical perspective. Obesity

Revieë. I aksesueshëm në http://www.pgedf.ufpr.br/

3. Steven N. Blair, Jon C. Connelly (1999). Hoë much physical

activity should we do? Thë case of moderate amount and

intensities of physical activity, faqe 193-203. I

aksesueshëm në

http://www.colorado.edu/intphys/iphy3700/BlairConnelly.pdf

4. Carl J. Caspersen, Kenneth E. Poëell, Gregory M.

Christenson. Physical Activity, Exercise, and Physical

Fitness: Definitions and Distinctionsfor Health-Related

Research. I aksesueshëm në :

http://www.researchgate.net/publictopics.PublicPostFileLoade

r.html?id=537f6dc1d5a3f2ef3b8b45c6&key=6a85e537f6dc14d071

33

Page 35: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

5. Fitness Centers designs. (December, 2005). Air Force

Facilities dissertation. Internet link.

6. Rohmann R., (2014). How Should Gym Equipment Be Arranged

in a Fitness Center? Artikull, marre nga

http://livewell.jillianmichaels.com/should-gym-equipment-

arranged-fitness-center-4545.html

Artikuj në Website:

7. http://www.cdc.gov/nccdphp/sgr/chapcon.htm

8. http://www.epha.org/a/6106

9. http://www.who.int/dietphysicalactivity/physical-activity-

recommendations-5-17years.pdf

10. http://fitness.gov/resource-center/research-and-

reports/

11. http://nihseniorhealth.gov/exerciseforolderadults/

healthbenefits/01.html

12. Stephen L., (2014). Types of Exercise Equipment. Marre

nga www.jullianmichaels.com

13. Fitness business plan marre nga :

http://www.bplans.com/physical_fitness_gym_business_plan/man

agement_summary_fc.php

14. http://www.corporatefitnessëorks.com/services/fitness-

center-management/

34

Page 36: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Shtojca 1

PYETSOR

Qëllimi i këtij pyetësori është të evidentojë shkaqet dhe arsyet e frekuentimin të palestrave dhe perceptimit qe ka publiku në lidhje më aktivitetin fizik.

35

Page 37: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Gjinia M F

Grup Mosha Nën 20; 20-30 ; 31-40; 41-50; 50 dhe lart

Rrethoni përgjigjen që ju mendoni të saktë

1. Në mendimin tuaj, cilat janë dy nga rrugët më të mira përtë hunmbur në peshë?

Ha pak kalori

Mos ha në kohën e gjumit

Marrja e tabletave dietike

Rritja e aktivitetit fizik

Ngrenia e qitros cdo vakt

2. Keni rritur aktivitetin fizik për të humbur peshë ?

Po Jo3. Frekuentoni palestrën?

Po Jo4. Nëse keni probleme me hipertensionin, cila mendoni se

eshte mënyra më e mirë për të stabilizuar gjëndjen tuaj shëndetësore?

Dieta për te ulur në peshë

Reduktimi i kripes dhe ushqimeve me yndyrë

Aktiviteti fizik dhe ushtrimet5. Cila nga këto veprimtari fizike ju pëlqen më shumë?

36

Page 38: UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS FAKULTETI I VEPRIMTARISË FIZIKE DHE REKREACIONIT (MASTER PROFESIONAL

Aerobia Zumba Not Pilates Dance

37