Top Banner
Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt, dëshmitë, statisikat Ligjërata e dymbëdhjetë: Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt, dëshmitë, statisikat LITERATURA: LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs 1
27

Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

Sep 06, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet

e provave: shembujt, dëshmitë, statisikat

Ligjërata e dymbëdhjetë: Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt,

dëshmitë, statisikat

• LITERATURA:

• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

• Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs

1

Page 2: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

Si të bëjmë argumente të arsyeshme. Tri llojet e provave: shembujt,

dëshmitë, statisikat

2

Përmbajtja e ligëratës së dymbëdhjetë: (“Shkrim akademik”, S.Barnet, P. Bellanca,

M. Stubbs f.194-222).

• Shkrimi i mirë i argumentuar, u bën thirrje vetëm arsyes dhe logjikës, asnjëherë

emocionit

• Shprehja e ndërtimit të një argumenti në lidhje me një temë të caktuar dhe

mbështetja e këtij mendimi në evidenca (prova)

• Në një shkrim akademik argumenti zakonisht është ideja kryesore, shpesh e quajtur

tezë

• Prova zakonisht ekziston në formën e shembujve, dëshmive dhe statistikave

• Shembujt realë, shembujt e shpikur, analogjitë

• Tri lloje pohimesh: Pohimet e faktit, të vlerës dhe të politikës

• Kundër – argumenti

Page 3: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

3

Të bindni lexuesin është t'i krijoni bindjen për

pikëpamjet e juaja. Bindja duhet të mbështetet në

argumente, të cilat mbështeten në prova.

Shpesh thuhet se një shkrim mirë i

argumentuar u bën thirrje vetëm arsyes dhe logjikës,

asnjëherë emocionit. Shkrimet me emocione mund të

pengojnë në paraqitjen e fakteve duke e larguar

vëmendjen nga faktet e çështjes që trajtojmë.

Page 4: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

• Shkrimi induktiv që ofron prova dhe mbështetet kryesisht në

arsyetim dhe jo aq në thirrje drejtuar emocioneve, zakonisht quhet

argument.

• P.sh. Nësë kjo është hera e tretë që morta juaj sëmuret kur han

pjeshka, ju mund të nxirrni një përfundim se ajo ka alergji nga

pjeshkat.

• Procesi i induksionit nuk funksionon kur shembujt janë të paktë në

numër apo të dobët për nga rëndësia e tyre për të mbështetur një

argument të rëndësishëm.

• P.sh. Asnjëherë nuk është e qartë nëse alergjia kriijohet vetëm nga

pjeshkat apo nga ndonjë ushqim tjetër.

• Po japim një shkrim induktiv të mbështetur në prova;

4

Page 5: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

• Mund të quhet Efekti Northrige, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi

Los Anxhelos në 4:30, në mëngjesin e janarit të vitit 1994. Brenda

një ore dhe gjatë gjithë ditës në vazhdim, mjekët ju jepnin ndihmën

e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën rrënoja të cilët i

rrëmbeu një valë e dytë vdekjesh, ku shkaktari kryesor ishte ataku i

zemrës. Në muajt që pasuan, kërkues nga dy universitete analizuan

të dhënat e mbledhura nga mjekët ligjorë në Los Angjelos dhe

gjetën se një numër i madh vdekjesh kishte si shkak zemrën, nga

15.6 që është në një ditë normale, ndërsa në 51 gjatë ditës kur

ndodhi tërmeti. Shumë nga këta njerëz kishin një histori

shëndetësore me probleme në zemër ose me presion gjaku të

luhatur. Por ata që vdiqën nuk ishin goditur ose nuk kishin mbetur

nën rrenoja. Shtrohet pyetja: pse vdiqën? Nëse flasim me të njejtën

gjuhë si artikulli në Gazetën Mjekësore të Anglisë së Rë, “stresi

emocional mund të përshpejtojë atakun kardiak në njerëz që janë të

predispozuar për një të tillë”. E thënë më thjesht, ata ishin trembur

për vdekje.

5

Page 6: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

6

• Ndërtimi i një argumenti ose shprehja e mendimit

apo këndvështrimit tuaj në lidhje me një temë të

caktuar dhe mbështetja e këtij mendimi në evidenca

(prova) është qëllimi i shumicës së shkrimeve

akademike.

• Argumenti nuk përdoret vetëm nga pedagogët. Në

jetën e përditshme e përdorim të gjithë argumentin

dhe ka të ngjarë që ju tashmë i keni disa aftësi

argumentimi.

Page 7: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

7

Po japim një shembull shumë konkret ; kur keni kërkur nga prindërit për

herë të parë që të bëni një udhëtim vetëm. A nuk u paraqitët atyre plot

shembuj ku ju do të kishit vepruar në mënyrë të përgjegjshme duke

merituar kështu besimin e tyre? A nuk u përpoqët t'i bëni të ndihen

fajtorë duke u thënë se prindërit e shokëve apo shoqeve tuaja u besojnë

dhe i lënë ato? A nuk vazhduat me ankesa, derisa ata kërkonin që

thjesht ju të pushonit?

Të gjitha këto janë forma argumentimi që edhe në botën

akademike përdoren në forma të ngjashme.

• Sa më shumë përmirësohen aftësitë tuaja në argumentim, aq

më të zotë do të jeni në të menduarit në mënyrë kritike,në fakte,

arsyetim.

Page 8: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

8

Në një shkrim akademik argumenti zakonisht është

ideja kryesore, shpesh e quajtur "tezë", që shoqërohet

me fakte që e mbështesin këtë ide. Në nëntëdhjetë

përqind të rasteve do t'ju duhet të keni një tezë dhe të

përdorni fakte për ta mbështetur atë, dhe aftësia për të

bërë një gjë të tillë do të dallojë esenë tuaj dhe esenë

e atyre studentëve që s'bëjnë gjë tjetër përveç që

grumbullojnë fakte e detaje në letër.

Page 9: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

9

Kur filloni të shkruani një shkrim, pyesni

veten:

"Cili është argumenti im?". Duke i bërë vetes

një pyetje të tillë, ju evitoni grumbullin e kotë të

informacionit.

Page 10: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

10

Pohimet dhe provat

Prova është ajo kur një shkrues zakonisht

dëshiron të mbështes një pohim- një thënie,se

diçka është e vërtetë, e drejtë ose e mirë.

• Prova zakonisht ekziston në formën e

shembujve, dëshmive dhe statistikave.

Ka tri lloje pohimesh:

Pohimet e faktit, të vlerës dhe të politikës.

Page 11: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

11

Pohimet e faktit Pohimet e faktit përfshijnë argumente mbi shkakun dhe

pasojën dhe deklarojnë për diçka që është ose si duhet të jetë

një situatën një gjendje, një objekt etj. p. sh.

•Dënimi me vdekje nuk pakëson krimin.

•Dënimi me vdekje pakëson krimin.

•Gazetat shpesh deformojnë informacione të

ndryshme.

•Filmat kriminalistik nxitin dhunën tek të rinjtë.

•Leximi në tërësi luan një rol të madh për

shoqërinë.

•Rëndësia e rregullit dhe seriozitetit të të rinjëve

në shkolla, çon përpara shoqërinë.

Page 12: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

12

Për të mbështetur një pohim të këtij lloji, ju

duhet të paraqisni prova. Prova të tilla mund të

jenë, për shembull, dëshmi (fjala vjen nga

përvoja e juaj, ose pohime nga njerëz që kanë

thënë se filmat kriminalistik nxitin dhunën) ose

mund të jenë statistika ( të marra nga një raport

në një revistë shkencore).

Pohimet e faktit duhet gjithnjë të paraqesin

prova.

Page 13: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

13

Pohimet e vlerës Pohimet e vlerës kanë të bëjnë me ç'është e drejtë ose e

gabuar, e mirë ose e keqe, më e mirë ose më e keqe se diçka

tjetër:

• Programet e edukatës seksuale në shkollë janë të përshtatshme, sepse shoqëria e ka për detyrë të sigurojë atë

çka është e qartë se shumica e prindërve s'janë të gatshëm

ta sigurojnë.

• Programet e edukatës seksuale në shkollë janë të papërshtatshme, sepse aspektet e edukimit moral normalisht

duhet të jepen vetëm nga prindërit.

• Eutanazia është e papranueshme, sepse vetëm Zoti mund

ta jap ose ta marrë jetën.

Page 14: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

14

Pohimet e politikës

Pohimet e politikës zakonisht karakterizohen

nga fjalët "duhet", "lypset", "nevojitet":

• Fëmijët duhet të lejohen të votojnë nëse

duan.

• Programet e edukatës seksuale nevojiten

të jenë pjesë e planprogramit nëpër shkolla.

• Taksa federale mbi karburantin duhet të

ngrihet.

Page 15: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

15

• Me pohimet e politikës, vëmë në dukje që

ekziston një problem që zakonisht anashkalohet

gjithashtu e e vëmë në dukje, që një çështje për të

cilën diskutojmë, meriton t'i kushtohet vëmendje.

• Në mbrojtje të pohimit të politikës, ndoshta do

t'ju duhet të merrni parasysh si vlerat ashtu edhe

faktet.

Page 16: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

16

Tri lloje të provave:

shembuj, dëshmitë, statistikat

Shkrimet argumentuese kërkojnë të bindin

duke paraqitur prova. Provat që përdoren në

një argument janë tre llojesh:

1. shembujt

2. dëshmitë, citimet e autoriteteve

3. statistikat

Do t'i shikojmë shkurt secilën.

Page 17: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

17

1. Shembujt

Fjala shembull vjen nga latinishtja exemplum, që

do të thotë "diçka e marrë prej diku". Pra ajo që

mirret nga shumë sende të ngjashme që e

zgjedhim për ta paraqitur në një shkrim.

Në argumentet e shkruara më të zakonshëm janë

tri kategori shembujsh:

a. shembujt realë

b. shembujt e shpikur

c. analogjitë

Page 18: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

18

a. Shembujt realë janë raste konkrete që kanë

ndodhur. Nëse diskutojmë dhe duam ta mbështesim

pohimin, ta zëmë, se një grua mund të jetë një

kryetare qeverie e aftë, mund të përmendim gra që

kanë qenë realisht kryetare qeverish si Golda Meir,

Indira Gandi dhe Margaret Theçër (kryeministre e

Izraelit, Indisë dhe Aglisë).

Page 19: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

19

b. Shembujt e shpikur përjashtohen nga

akuza se nuk janë me vend si prova. Ta zëmë

që vëmë në dukje për fajësinë e dy personave,

atij x dhe y. Sa të ngatërrohemi me punën e fajit

ose mosfajit të personave , më mirë diskutoni

se ne mund të supozojmë- të imagjinojmë- një

njeri të pafajshëm të dënuar dhe të paraqesim

prova të ndryshme.

Page 20: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

20

c. Analogjitë janë krahasime të zgjeruara që vënë në dukje

një sërë ngjashmërish midis dy gjërave mjaft të ndryshme.

• Analogjia mund të jetë e dobishme në ekspozicion (hyrje). P.

sh.

Të shkruash një ese është si të ndërtosh një shtëpi; siç i

duhet arkitektit të fillojë me një plan, edhe shkruesit i duhet…“

ose

“Qeveria është si një anije dhe siç ka anija një kapiten dhe

ekuipazh, edhe qeveria ka…”

- Krahasime të tilla mund të jenë të dobishme, ndihmojnë në

qartësimin e diçkaje.

Page 21: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

21

2. Dishmitë

Dëshmia ose citimi i autoritetit, është e rrënjosur në

vetëdijen tonë se disa njerëz njihen si ekspertë.

Shpesh kemi nevojë t'u drejtohemi ekspertëve për

ndihmë apo orijentim: shohim fjalorin, kur debatojmë,

shpesh lexojmë dhe citojmë ekspertët, si ndihmë për

të bindur dhe për të na kuptuar të tjerët.

Page 22: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

22

3. Statistikat

Statistikat dhe forma të tjera provash, janë të

dobishme në argumentet. P. sh. Nëse duam të

diskutojmë në favor të rritjes së moshës së marrjes së

patentës së automjetit, bëjmë kërkime dhe paraqesim

statistika mbi numrin e aksidenteve të shkaktuara nga

grupmosha të ndryshme.

Page 23: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

23

Kundër - argumenti

Një nga mënyrat e përforcimit të argumentit tuaj dhe

demonstrimit se ju e kuptoni shumë mirë çështjen,

është t'i paraprini dhe analizoni kundër-argumentin

dhe kundërshtimet.

Duke marrë në konsideratë ato që mund të thotë

dikush kundër argumentit tuaj, ju tregoni se i keni

menduar mirë gjërat dhe jeni në gjendjë t'i hidhni

poshtë arsyetimin që të tjerët mund të përdorin kundra

argumentit tuaj.

Page 24: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

24

Ju mund të gjeneroni kundër-argumente duke pyetur

veten se çfarë mund të thotë dikush që s'bie dakord

me ju kundra secilës pikë/nën-argument tuajin dhe

kundër tezës suaj kryesore.

Nëse nuk arrini të imagjinoni një pozicion të

ndryshëm nga i juaji, provoni këto strategji të

poshtëshënuara:

Page 25: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

25

• Bënu pak kërkim. Mund t'ju duket sikur s'ka rëndësi

që dikush t'jua kundërshtojë argumentin, por ka shumë

të ngjarë që po. Për shembull, disa njerëz

argumentojnë se Lufta e Ftohtë s'ka mbaruar ende.

Nëse ju shkruani një ese mbi rezulatet e fundit të

Luftës së Ftohtë, ndoshta duhet të merrni parasysh ato

që pohojnë dhe mohojnë një mendim.

• Flisni me një shok/shoqe apo me pedagogun tuaj.

Një person tjetër mund të jetë në gjendje të imagjinojë

kundër-argumentet që s'ju kanë shkuar ndër mend.

Page 26: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

26

• Shqyrtoni përfundimet dhe premisat e argumentit

tuaj dhe imagjinoni dikë që i kundërshton ato një për

një. Më pas vlerëso se cila prej tyre ia vlen më shumë

të analizohet. Menjëherë sapo t'i keni gjetur disa

kundër-argumente, mendoni për mënyrën se si do t'i

përgjigjeni atyre. A do të pranoni se kundërshtarët tuaj

kanë të drejtë në një pikë? A do t'i refuzoni idetë e tyre

dhe të shpjegoni se ku gabojnë ata? Pavarësisht se

cilën mënyrë zgjidhni, mos harroni se duhet t'i lini

përshtypje lexuesit se argumenti juaj është më i fortë

se ata kundërshtarë.

Page 27: Të bindni lexuesin Si të bëjmë argumente të arsyeshmeeconomics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/13.të_bindni... · e shpejtë njerëzve te goditur apo të mbetur nën

27

Kur të paraqisni kundër-argumentet, jini të

ndershëm dhe paraqitini ato në mënyrë të drejtë dhe

objektive. Ju duhet të tregoni se i keni marrë në

konsideratë seriozisht të gjitha anët e çështjs dhe nuk

jeni duke i sulmuar apo tallur kundërshtarët tuaj. Është

më mirë të shqyrtoni një apo dy kundër-argumente

serioze deri në detaje se sa të bëni një listë të shumtë

me kundër-argumente dhe përgjigje sipërfaqësore.

Gjithashtu duhet të keni kujdes që përgjigjet ndaj

kunder-argumenteve të jenë në të njëjtën linjë

mendime me argumentin tuaj.