Top Banner
Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë në aferën CEZ-DIA Kryeministri Edi Rama ka sqaruar dje punën që po bëhet sa i takon tarifës në Rrugën e Kombit. Ai tha se qeveria është duke punuar për të ulur tarifën për banorët e zonës, ndërsa sqaroi se dhe kur të vihet sërish trau, nuk do ketë... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Zbardhet raporti i qeverisë, BE kërkon sekuestrimin e parave të pushtetarëve të korruptuar, ja 6 masat që do merren për të hapur negociatat në qershor Flet avokati i Haxhisë: Sot nisim procedurat për rihapjen e dosjes “Hajdari” Edi Rama: Ja skema që do të ndjekim për tarifën në Rrugën e Kombit, nuk do tolerohet asnjë arrogancë në institucione Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 9 Maj 2018 Dosja “Hajdari” gati të trondisë politikën, Izet Haxhia mbërrin në Shqipëri, Sali Berisha shpërthen në akuza i irrituar Ministri për Evropën dhe Punët me Jashtë, Dit- mir Bushati raportoi dje në Komisionin parlametar të Politikës së Jashtme lidhur me progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Në seancnë dëgjimore ministri Bushtati, përveç... Gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në afera duket se nuk do ta kenë të lehtë përpara organeve të vetingut. Deri më tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sinjale se do të ndëshkojë gjithë abuzuesit, ndërkohë... Bushati raporton në Kuvend, brenda muajit ekspertët takohen në Athinë për kufirin detar, arrihet marrëveshja për patentat Komisioni i vetingut zgjeron rrethin e verifikimeve, merren në pyetje fqinjët e gjyqtarëve për të zbuluar pasuritë korruptive Faqe 4 Faqe 6 Faqe 9 Ç m i m i 2 0 l e k ë Pavarësisht polemikave të shumta, reforma në drejtësi deri më tani i ka dhënë rezultatet e para. Plot 21 gjyqtarë dhe prokurorë nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, midis të cilëve disa janë shkarkuar për shkak të procesit... SHBA-BE sinjal të qartë politikës dhe drejtësisë, 21 gjyqtarë e prokurorë bien në rrjetën e vetingut, në vjeshtë zyrtarizohet SPAK Faqe 7 Faqe 2,3 Faqe 8 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Mjerë shqiptarët, kush u bën moral! Nga Prof. Dr. Ago NEZHA Nga Ivana TOMÇO Dëshira për të jetuar së bashku Nga Bardhyl BEJKO “Fallxhorët” politikë e lexojnë mbrapsht fatin e Shqipërisë Ndizet “lufta” mes Ramës dhe Metës, qeveria akuza KLD se po mbron gjyqtarët e korruptuar, presidenti distancohet nga skandali Tensionet mes Qeverisë dhe Presidencës sa vijnë e shtohen. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shpërtheu në akuza dje kundër Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili drejtohet nga Pres- identi i Republikës, Ilir Meta. Dy ditë më parë KLD zhvilloi një mbledhje, ku hodhi poshtë kërkesën e Gjonajt për të shkarkuar 3 gjyqtarë. Gjatë një konference për mediat, ministrja rea- goi dhe e cilësoi si vendimmarrje... Faqe 5 Faqe 2,3 Eugent Bushpepa kalon në finalen e “Euriovision” me këngën “Mall” Faqe 11 Arkiva e CIA, ja ndryshimet që solli në Shqipëri vdekja e Stalinit, përplasje të forta mes Hoxhës dhe Hrushovit për marrëdhëniet me Jugosllavinë Eugent Bushpepa me këngën “Mall” për- faqësimi i Shqipërisë në finalen e “Euriovision”, në edicionin e 63, që këtë vit zhvillohet në Lisbonë, Portugali.Gjysmëfinaljaenatëssëparësollinëskenën e festivalit evropian 19 këngë në konkurrim. Ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa... Faqe 18
24

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

Aug 29, 2019

Download

Documents

buingoc
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë

qenë bashkëpunëtorë në aferën CEZ-DIA

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar dje punën që po bëhet sa i takon tarifës në Rrugën e Kombit. Ai tha se qeveria është duke punuar për të ulur tarifën për banorët e zonës, ndërsa sqaroi se dhe kur të vihet sërish trau, nuk do ketë...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Zbardhet raporti i qeverisë, BE kërkon sekuestrimin e parave të pushtetarëve të korruptuar, ja 6 masat që do merren për të hapur negociatat në qershor

Flet avokati i Haxhisë: Sot nisim procedurat për rihapjen e dosjes “Hajdari”

Edi Rama: Ja skema që do të ndjekim për tarifën në Rrugën e Kombit, nuk

do tolerohet asnjë arrogancë në institucione

Tirazhi 10000 kopje E Mërkurë 9 Maj 2018

Dosja “Hajdari” gati të trondisë politikën, Izet Haxhia mbërrin

në Shqipëri, Sali Berisha shpërthen në akuza i irrituar

Ministri për Evropën dhe Punët me Jashtë, Dit-mir Bushati raportoi dje në Komisionin parlametar të Politikës së Jashtme lidhur me progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Në seancnë dëgjimore ministri Bushtati, përveç...

Gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në afera duket se nuk do ta kenë të lehtë përpara organeve të vetingut. Deri më tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sinjale se do të ndëshkojë gjithë abuzuesit, ndërkohë...

Bushati raporton në Kuvend, brenda muajit ekspertët takohen në Athinë për kufirin detar, arrihet

marrëveshja për patentat

Komisioni i vetingut zgjeron rrethin e verifikimeve,

merren në pyetje fqinjët e gjyqtarëve për të zbuluar

pasuritë korruptive

Faqe 4

Faqe 6

Faqe 9

Çmimi 20 lekë

Pavarësisht polemikave të shumta, reforma në drejtësi deri më tani i ka dhënë rezultatet e para. Plot 21 gjyqtarë dhe prokurorë nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, midis të cilëve disa janë shkarkuar për shkak të procesit...

SHBA-BE sinjal të qartë politikës dhe drejtësisë, 21 gjyqtarë e prokurorë

bien në rrjetën e vetingut, në vjeshtë zyrtarizohet SPAK

Faqe 7

Faqe 2,3

Faqe 8

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Mjerë shqiptarët, kush u bën moral!

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Nga Ivana TOMÇO

Dëshira për të jetuar së bashku

Nga Bardhyl BEJKO

“Fallxhorët” politikë e lexojnë mbrapsht fatin e Shqipërisë

Ndizet “lufta” mes Ramës dhe Metës, qeveria akuza KLD se po mbron gjyqtarët e korruptuar,

presidenti distancohet nga skandaliTensionet mes Qeverisë dhe Presidencës

sa vijnë e shtohen. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shpërtheu në akuza dje kundër Këshillit

të Lartë të Drejtësisë, i cili drejtohet nga Pres-identi i Republikës, Ilir Meta. Dy ditë më parë KLD zhvilloi një mbledhje, ku hodhi poshtë

kërkesën e Gjonajt për të shkarkuar 3 gjyqtarë. Gjatë një konference për mediat, ministrja rea-goi dhe e cilësoi si vendimmarrje... Faqe 5

Faqe 2,3

Eugent Bushpepa kalon në finalen e “Euriovision”

me këngën “Mall”

Faqe 11

Arkiva e CIA, ja ndryshimet që solli në Shqipëri vdekja e Stalinit, përplasje të forta mes Hoxhës dhe Hrushovit për

marrëdhëniet me Jugosllavinë

Eugent Bushpepa me këngën “Mall” për-faqësimi i Shqipërisë në finalen e “Euriovision”, në edicionin e 63, që këtë vit zhvillohet në Lisbonë, Portugali. Gjysmëfinalja e natës së parë solli në skenën e festivalit evropian 19 këngë në konkurrim. Ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa... Faqe 18

Page 2: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

2 GAZETA SOTE Mërkurë 9 Maj 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Nën shembullin e Ismailajt duhet të shkojnë në burg

të gjithë mash-truesit, sidomos

ata publik, që për-dorin politikën dhe

pushtetin për të rrjepur pa mëshirë

këtë vend e këtë popull. Ismai-

laj nuk ka qenë i vetëm në aferën e tij, përkundrazi ka

pasur bekimin e Ilir Metës dhe Sali

Berishës...

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë përfunduar në prokurori. Protag-onist është juristi i OSHE, Romeo Kara. Ai javën që lamë pas ka dorëzuar në Prokurorinë e Përg-jithshme një dosje mjaft voluminoze, me prova dhe fakte ndaj Ilir Metës, Sali Berishës, Kastriot Ismailit, Bujar Nepravishtës, Martin Roman, Tomas Pleskash dhe Jozef Hejsek. Zoti Kara ka qenë jurist në OSHE në kohë që

u arrit pakti me CEZ dhe është i vetmi që ka denoncuar të gjithë të përfshirët në këtë aferë. Pak kohë më parë ai dorëzoi në Prokurori një padi vetëm për skandalin me CEZ, ndërsa tani ka grumbulluar prova dhe për marrëveshjen me DIA, kom-pania që u kontraktua për mbledhjen e borxheve. Aktualisht në gjykatë është ish-administratori i saj Kastriot Ismailaj, pasi prokurori ka prova se janë kryer afera në këtë rast.

Padia e Romeo Karajt për Metën e Berishën

Ekonomia ribashkon kryeministrat, Rama

në SofjeKrahas samitit të shumëpritur të

Sofjes, mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, po në Sofje do të zhvillohet një tjetër takim mes liderëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kryeministrit bullgar, nën organ-izimin e Forumit Ekonomik të Vjenës. Takimi në të cilin do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama i cili do të mba-jë edhe një fjalim, së bashku me liderët e tjerë të rajonit, do të mbahet më 18 maj në kryeqytetin bullgar. Më datë 16 maj ndërkohë, gjatë punimeve të forumit të biznesit që do të mbahet paraprakisht do të jenë të pranishëm edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj si dhe ai i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri. Në forumin e 16 majit do të jetë edhe Fed-erica Mogherini, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Europian, Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn dhe Donald Tusk. Tema kryesore e bisedimeve mes liderëve do të jetë ekonomia dhe projek-tet e përbashkëta. Ekspertët e Forumit të Vjenës do të prezantojnë një sërë al-ternativash për të zhvilluar ekonominë në rajon përballë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Nuk plotësonte kushtet, AKU mbyll subjektin në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë inspektimit në Shkodër ka mbyl-lur aktivitetin e një subjekt privat, i cili përpunonte, konservonte dhe ambala-zhonte fruta-perime jashtë standardeve higjieno-sanitare. Masa administrative e vendosur mbi ketë subjekt është 2.400 000 lekë gjobë në total. “Trupat inspek-tues e Drejtorisë Rajonale Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Hetimit Tatimor dhe Krimit Ekonomik kanë konstatuar se ky subjekt prodhonte dhe tregtonte në kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme dhe për këtë fakt i është dhënë dënimi administrativ me 500 000 lekë. Kjo nuk ishte e vetmja shkelje që i është gjetur këtij subjekti nga inspektorët e AKU-së pasi i mun-gonte plani i vetëkontrollit HAÇP dhe për këtë është dënuar me gjobë prej 200 000 lekë”, thuhet në njoftim e AKU.

Vetingu në polici, 44 efektivë në Tiranë japin dorëheqjen, largime masive dhe në komisariatet e rretheve

Policia e Tiranës ka bërë dje publike të dhënat sa i takon vetingut në radhët e efe-ktivëve. Sipas saj, në kryeqytet 44 policë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra duke mos dorëzuar formularët e vetëdeklarimit. Sipas ligjit për verifikimin e figurës dhe pasurisë së punonjësve të policisë, të gjithë efektivët duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre dhe pasuritë që kanë. Procesi i vetingut konsiderohet si një ndër masat kryesore për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjës të korruptuar apo të lidhur me elementë kriminalë. Pas dorëzimit të formularit të deklarimit, nis faza e verifiki-meve. Çdo polic që nuk e kalon këtë proces, do të përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit.

Dy ditë më parë Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj deklaroi se procesi i vetingut në polici ka përmbushur pritshmëritë e ministrisë. I ftuar në një studio televizive, Hodaj tha se procesi i vetingut është mbyllur me sukses si në kryeqytet, ashtu dhe në qarqe. “Deri tani procesi i ka përmbushur pritshmëritë tona. Shumica e punonjësve i ka dorëzuar for-mularët. Policia e Shtetit dhe Garda, duke qenë se kanë numra të mëdhenj, kishin parashikuar edhe struktura asistence për punonjësit. Proce-si është mbyllur në Tiranë dhe rrethe. Për shifra të sakta do të flasim në ditët në vijim, pasi të bëjmë një analizë. Por, mund të them se 95%-98% e punonjësve e ka përmbyllur procesin e

dorëzimit të formularëve”, tha Hodaj. Më tej, zv/ministri Hodaj u ndal edhe tek dorëheqjet e efektivëve. Ai tha se vetingu vlen vetëm për ata që janë në detyrë dhe se të gjithë efektivët e dorëhequr nuk do t’i nënshtrohen procesit pasi nuk janë më pjesë e policisë. “Ata që kanë dhënë dorëheqjen nuk janë më punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo SHÇBA-së, kështu që nuk mund t’i nënsht-rohen këtij procesi. Vetting-u vlen vetëm për ata që janë në detyrë e duan të vazhdojnë në detyrë”, tha ai. Ndërsa sa i takon vakancave të krijuara në Policinë e Shtetit, Hodaj tha se ato do të plotësohen ose nga ish-punon-jës ose nga Akademia e Sigurisë. “Vakancat

mund të plotësohen nga ish-punonjës ose nga Akademia e Sigurisë që ka kapacitete për të mbushur radhët”, deklaroi zv/ministri Hodaj. Zv/ministri Julian Hodaj bëri me dije dje se po punohet me ngritjen e Komisionit të Jashtëm të Vetingut dhe se brenda majit do të nis vlerësimi për gradat e larta. “Aktualisht po punohet me ngritjen e Komisionit të Jashtëm të Vetting-ut dhe Sekretariatit Teknik. Në datën 27 maj, bordi përzgjedhës, që është i përbërë nga 5 institucione, Ministria e Brendshme, Avokati i Popullit, Shërbimi Informativ Shtetëror, komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi dhe komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, ka shpallur vakancat”, tha Hodaj.

Kliti TOPALLI

Gjykata e Apelit ka lënë në burg ish-administratorin e DIA, Kastriot Ismailajn. Ky i fundit u dënua nga Gjykata

e Shkallës së Parë me 11 vite burg për aferën CEZ-DIA, por nuk u pajtua me vendimin dhe bëri rekurs në Apel. Por ditën e djeshme Apeli vendosi që të lërë në fuqi të njëjtin vendim, duke bërë që Ismailaj të qëndrojë në qeli. Nga provat e administruara gjatë gjykimit të këtij procesi penal, sipas prokurorisë rezulton se i pandehuri Kastriot Ismailaj, nëpërmjet gënjesh-trës dhe paraqitjes së dokumenteve fiktive, në bashkëpunim me të bashkë të pandehurit e tjerë ka krijuar një me-kanizëm të tërë fiktiv, nëpërmjet të cilit ka bërë të mundur vjedhjen e shumës 649, 803, 520 lekë, nga shoqëria “CEZ Shpërndarje”, në vitet 2010-2011.

Reagon Romeo KaraMbi vendimin e djeshëm të Apelit

ka reaguar për gazetën “SOT” juristi i OSHEE Romeo Kara. Ai është një ndër personat që e njeh Ismailajn dhe ka bërë një padi në prokurori pikërisht për aferën CEZ-DIA. “Shpreh kënaqësinë që për herë të parë finalizuam me suk-ses deri në vendimin e formës së prerë, të Gjykatës së Apelit Tirane, luftën dhe përpjekjet për të dënuar një nga mash-truesit më të rrezikshëm që ka njohur Shqipëria. Ky mashtrues ndërkom-bëtar, në shpirt antishqiptar, krijoi pasoja të rënda në Kongo, por këtu u ndalua në momentin e duhur. Tashmë fitorja jonë pothuaj u plotësua, pas asaj që u fitua në Arbitrazhin e Vjenës, ku u parandalua një humbje prej 170 mln eurove dhe shpalljes debitor të këtij keqbërësi me 9.5 mln euro nga Gjykata Civile e Tiranës. Fitorja do të quhet e plotë, kur në zbatim të vendimit të Gjykatës Civile Tiranë, strukturat shtetërore dhe ato përmbaruese të real-izojnë kthimin e kësaj shume në arkën e shtetit, si pronar i vetëm i OSHEE. Të gjithë shqiptarët e ndershëm duhet t’i gëzohen kësaj fitoreje të parë mbi të keqen. I siguroj se nuk do të jetë fitorja e fundit”, tha Romeo Kara.

Akuza Metës dhe BerishësJuristi Kara deklaroi dje se pas

Ismailajt tani është radha e ish-kryem-

Berishës si dhe atë të drejtuesve të “CEZ-Group” dhe “CEZ-Shpërndar-je”. Të shpresojmë, që kjo ngjarje të ndikojë sadopak në afrimin e ditës kur këta bajlozë të korrupsionit do të marrin dënimin e merituar, shoqërinë e Ismailajt në burg si dhe konfiskimin e të gjithë pasurisë së tyre. Shpresoj që fatin e tij të kenë sa më shpejt të gjithë ata që janë të ngjashëm me të,

pavarësisht se kujt gajde partiake i bien. Shpresoj gjithashtu që të gjithë të babëziturit, që administrojnë asetet publike, ta kuptojnë më në fund se, ky është fati i parashkruar i vjedhësve”, tha ai. Romeo Kara pak kohë më parë ngriti një padi penale ndaj Berishës dhe Metës po për aferën CEZ-DIA, por deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim nga prokuroria.

inistrit Berisha dhe e presidentit Meta. Sipas tij, edhe ata janë të përfshirë në këtë skandal. “Nën shembullin e Ismailajt duhet të shkojnë në burg të gjithë mashtruesit, sidomos ata publik, që përdorin politikën dhe pushtetin për të rrjepur pa mëshirë këtë vend e këtë popull. Ismailaj nuk ka qenë i vetëm në aferën e tij, përkundrazi ka pasur bekimin e Ilir Metës dhe Sali

Juristi i OSHEE komenton vendimin ndaj Ismailajt

Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë

qenë bashkëpunëtorë në aferën CEZ-DIASipas Prokurorisë së Tiranës i pandehuri Josef

Hejsek, njoftonte të pandehurin Kastriot Ismailaj, për çdo shkresë që vinte nga Prokuroria e Tiranës. Në vitin 2011, mbi dyshimet e ngritura nga organet ligjzbatuese, Prokuroria filloi verifikimet mbi paratë e përfituara nga shoqëria “DIA” që kishin si burim sho-qërinë “CEZ Shpërndarje”. Në këtë kuadër, Prokuroria dërgoi një kërkesë në CEZ, për marrjen e informa-cionit tek shoqëria “CEZ Shpërndarje”. Josef Hejsek,

menjëherë kërkesën e bërë nga Prokuroria e Tiranës, ia dërgoji me e-mail Kastriot Ismailaj duke i kërkuar që ai ta verifikonte kërkesën. Ai i premtoi Kastriotit se ata do të procedonin me kthimin e përgjigjes në Prokurori vetëm atëherë kur ata të binin dakord së bashku. Gjithashtu Prokuroria nisi një kërkesë të dytë atë me nr. 2700 prot datë 20.05.2011, në të cilin kërkonte të dhëna mbi transaksionet financiare dhe arsyet e këtyre transaksioneve.

ZBARDHEN E-MAILET, JA SI KOORDINOHESHIN ISMAILAJ-HEJSEK

Page 3: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

GAZETA SOT E Mërkurë 9 Maj 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Jaho (Salihi) Mulosmani, dënuar me burgim të përjet-shëm për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, ndodhet në burgun e Burrelit.

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e depu-tetit të PD-së, Azem Hajdari, ndodhet në Turqi me status azilanti.

Ismet Haxhia, i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari, liruar më 21 janar 2016 nga burgu i Peqinit.

Isamedin Haxhia u dënua me 2.6 vite burg për armëmbajtje pa leje.

Fatmir Meta është liruar në sallën e gjyqit, pasi nuk u gjetën prova dhe fakte që e implikonin në vrasjen e Azem Hajdarit.

Të dënuarit për vrasjen e Hajdarit

Fatos Klosi: Në vrasjen e Azem Hajdarit i përfshirë Sali Berisha, ekstradimi i Izet Haxhisë do sjellë rihapjen e dosjes

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar dje se i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit është edhe Sali Berisha. Duke folur në një intervistë televizive, ai tha se ish-kryeministri është personi që përfitoi më shumë nga vdekja e Hajdarit. Edhe Klosi deklaroi se çështja duhet të rihapet. “Kanë kërkuar autoritetet shqiptare që të ekstradohet. Ai ka të drejtë që të rihapë procesin gjyqësor, shpresoj që pozita e tij të jetë ndryshe. Nuk besoj se nga qeveria ka ndërmend që të rihapë çësht-jen “Hajdari”. Për qeverinë vetëm bezdi është. Këtë çështje mund ta hapë vetëm Izeti, pasi është dënuar në mungesë. Unë kam qenë për hapjen e procesit, pasi asokohe nuk u mor me bashkëpunëtorët. Nuk u

mor me ata që ndihmuan, u konsiderua se e ndihmoi Izeti dhe e dënuan, ai thotë se ka edhe të tjerë. Izeti ishte atë natë brenda selisë së PD, ndoshta edhe mund të ketë prova kundër Berishës. Ai pretendon se ka informacion, uroj që t'i thotë, të dalin fajtorët e vërtetë, deri tani janë dënuar vetëm ekzekutorët”, tha ai. Klosi ka zbardhur dhe detaje nga vrasja e Ha-jdarit. Në vitin 1998 kur ndodhi atentati Klosi ishte në krye të SHISH. Ai ka treguar se Hajdari ka qenë në dijeni se ndaj tij po përgatitej një atentat. “Ka të tjerë, të gjithë thonë se Sali Berisha është në valle. Përfitoi më shumë nga të gjithë, pas asaj që ndodhi. Asoko-he kam biseduar me ministrin e Brendshëm ai ka biseduar me Azemin, dhe ai i ka thënë se në Tropojë

po përgatiten për vrasjen tënde, dhe Azemi ka thënë e di, i është ofruar mbrojtje dhe ai e ka mirëpritur. Ai ka falënderuar për mbrojtjen që iu ofrua. Ai është i penduar në marrëdhëniet me Berishën dhe i shikon ngjarjet me një sy tjetër, uroj që të ketë të vërteta për të thënë. Ja e tha se e ka vrarë Berisha, por nuk mund të merret për bazë, pasi si e ka vrarë? Mua më pëlqen që po vjen, por të japë argumente edhe pro-va”, tha kryeministri. Sipas Klosit duhet të gjenden personat që ndihmuan vrasësit. Madje ai tha hapur se ka qenë Berisha që i ndihmoi. “Ata që e vranë më vonë mburreshin, se e vranë për gjakmarrje. Ishte një ngjarje që pritej, ishte shumë e qartë, problemi është që u ndihmuan, këtu fillon një problem tjetër,

kush dhe pse? Unë i kam përgjigjet e mia, por ta dëgjojmë edhe atë, unë e kam përgjigjen i ndihmoi Sali Berisha. Ata kishin qëllim të qartë, por Berisha përfitoi nga kjo. Por nuk është puna ime kjo por e gjykatës. Azem Hajdari në javën e fundit ka qenë i trembur, pasi mori vesh se kush po i ndihmonte, por çfarë të bënte. Ai ishte burrë trim, por ishte i trembur. Brenda së majtës nuk kishte asnjë element, pasi nuk përbënte asgjë, e majta ishte në pushtet kishte 82% të votave në popull dhe nuk e kishte fare arsye të merrej me Azemin. Edhe Hajdari nuk trembej nga e majta. Nanon nga pushteti e largoi një budallëk i tillë, se nuk ishte në gjendje të mbante situatën, edhe gafa që iku në Maqedoni”, tha ai.

Policia e Shtetit ka bërë dje sqarimin e parë zyrtar pas ekstradimit në Shqipëri të Izet Hax-hisë, njërit prej personave të dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit 20 vjet më parë. “Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Turqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar: Izet Haxhiaj, 52 vjeç, lindur në Babinë, Tropojë. Shtetasi Izet Haxhiaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjyka-

ta e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/c-25, 78-25 dhe 78-25/22 të Kodit Penal”, tha policia.

POLICIA SQARON EKSTRADIMIN E IZET HAXHISË Ministrat e Brendshëm të BE mblidhen në TiranëMinistri i Brendshëm, Fatmir Xha-

faj, ka mbyllur dje vizitën në Austri, ku ka treguar dhe konkluzionet nga takimet e mbajtura atje. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai tha se në tetor të këtij viti në Tiranë do të mbërri-jnë ministrat e Brendshëm dhe të Dre-jtësisë të Ballkanit. “Sapo përmbyllëm vizitën zyrtare në Vjenë. Takime shumë miqësore me Kryetarin e Parlamentit Austriak z.Ëolfang Sobotka dhe homologun tim, Ministrin e Brend-shëm z.Herbert Kickl. Bashkëbisedim shumë konstruktiv e i frytshëm me kolegun austriak. Projekte të përbash-këta në zhvillim. Tirana mikpritëse e takimit të Ministrave të Brendshëm e të Drejtësisë të BE&Ballkanit Perën-dimor, gjatë Presidencës austriake të BE-së, në Tetor 2018. Austria, ndër mbështetësit më aktiv për integrimin tonë evropian. Faleminderit miqve austriake”, tha ai. Gjatë takimeve që pati në Austri, Xhafaj mori garanci se do ketë asistencë teknike dhe pajisje për policinë shqiptare.

Vetëvendosje nga populli, vjen ligji i referendumeve

20 vite pas miratimit të Kushte-tutës, shqiptarët nuk kanë mundësi që të organizojnë një referendum për probleme që ata i shqetësojnë, në nivel lokal apo kombëtar, pasi Shqipëria ende nuk ka një ligj për referendumet. Për t’i dhënë popullit mundësi reale që zëri i tij të dëgjohet, shoqëria civile shumë shpejt do i dërgojë Kuvendit një propozim konkret, për miratimin e një ligji të posaçëm, si një plotësim i një defiçiti demokratik dhe ligjor, që në fakt klasa politike e tranzicionit ka lënë. “Shpresojmë shumë që kjo t’i shërbejë rikthimit të vendimmarrjes, në një përmasë më demokratike, sikurse do të ishte vendimmarrja në mënyrë të drejtpërdrejtë. Jemi opti-mistë që Kuvendi do të pranojë draftin e sjellë nga poshtë-sipër, për shkak të rrethanave vetëakuzuese që në 20 vite deputetët e Kuvendit apo Këshilli i Ministrave nuk morën asnjëherë inici-ativë për ligjin për referendumin. Është e rëndësishme që kjo të pranohet dhe do të demonstronte një vullnet pozitiv”, tha Gerti Shella, drejtori i Infoçip.

Kliti TOPALLI

Izet Haxhia ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Pas disa javësh procedurash, ish-truproja i Sali Berishës u

ekstradua nga Turqia dhe tani do të përballet me autoritetet shqiptare, pasi është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia mbërriti në aer-oportin e Rinasit rreth orës 20:10 me një linjë ajrore turke dhe aty u prit nga policia dhe një grup special shoqërimi i Drejtorisë së Burgjeve. Në avion ai shoqërohej nga 4 policë të Interpol-it, ndërsa më pas u transportua me dy furgona të pol-icisë në burgun 302 në kryeqytet, ku do të mbahet derisa të zhvil-lohen të gjitha procedurat ligjore. Mësohet se Izet Haxhia pritet që të dalë para trupës së gjykatës pas 48 orësh. Gazeta ka mësuar se Minis-tria shqiptare e Drejtësisë ju dre-jtua me një shkresë autoriteteve turke, ku kërkonte ekstradimin sa më të shpejtë të tij, ndërsa ka garantuar rishqyrtim të dosjes, duke qenë se Haxhia u gjykua në mungesë. Kjo do të thotë se çështja e vrasjes së heroit të demokra-cisë Azem Hajdari do të rihapet. Për vrasjen e tij ka pasur shumë debate, akuza dhe aludime. Vetë Haxhia pretendon se nuk është i përfshirë në ngjarje, ndërsa ka akuzuar drejtpërdrejt ish-kryem-inistrin Berisha. Një tjetër person që ka lëshuar akuza të forta është dhe ish-kreu i Shërbimit Informa-tiv, Fatos Klosi, që dhe ai po ashtu pretendon se Berisha ka pasur dijeni për vrasjen e Hajdarit.

Reagon Sali BerishaIsh-kryeministri Sali Berisha

ka reaguar dje mbi ekstradimin e Izet Haxhisë. I ftuar në një stu-dio televizive ish-kryeministri u pa mjaft i irrituar, ndërsa akuzoi qeverinë se fshihet pas ekstradimit të tij. “Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës. Ai është një kriminel i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg, i dënuar në Greqi përjetë sipas mediave dhe vjen në krah të Edi Ramës. A i lexove lajmet? Ministria i ka premtuar hapjen e çështjes. Nuk i hap kurrë

ish-truprojën e Sali Berishës, ku do të njihet me të gjithë doku-mentacionin dhe do e informojë mbi procedurat që do ndiqen. Po ashtu, ai u shpreh se që në mëngjes do të nisin përgatitjet për të kërkuar rihapjen e dosjes në ngarkim të tij. Kjo do të thotë se shumë shpejt dosja “Hajdari’ do të trondisë dhe një herë politikën

shqiptare. Izet Haxhia, ish-oficeri i Gardës Kombëtare, është i dën-uar me 25 vjet burg për veprën penale të “vrasjes për shkak të de-tyrës”. Ai u arrestua më 3 qershor të vitit 2006 në shtetin turk, pasi ishte shpallur në kërkim për vras-jen e Hajdarit. Më pas ai kërkoi azil politik atje, por nuk ju pranua dhe dje u ekstradua në Tiranë.

ministria. I hap drejtësia çështjet. Nxorën fytyrën e tyre. Vjen një kriminel më shumë në krahët e Edi Ramës, siç është Lul Berisha, Emiljano Shullazi. Rama është një frikacak që ka frikë nga hija e tij. Për 20 vite që i ka ikur drejtësisë shqiptare ai merr dënim suple-mentar”, tha ai. Berisha është i akuzuari kryesor nga Haxhia dhe kur fliste dje ishte mjaft i irrituar në deklaratat e tij.

Flet avokati i HaxhisëGazeta kontaktoi dje me

avokatin e Izet Haxhisë, i cili ka dhënë detaje. Avokat Fran Dashi bëri me dije se ditën e sotme rreth orës 12:00 do të ketë një takim me

Haxhia mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 20:10 me një linjë ajrore turke

dhe aty u prit nga policia dhe një grup special shoqërimi i Drejtorisë së Burg-

jeve. Më pas ai u transportua në burgun 313 në kryeqytet, ku do të mbahet derisa të zhvillohen të gjitha procedurat ligjore...

Flet avokati i Haxhisë: Sot nisim procedurat për rihapjen e dosjes “Hajdari”

Dosja “Hajdari” gati të trondisë politikën, Izet Haxhia mbërrin në Shqipëri, Sali Berisha shpërthen në akuza i irrituar

Page 4: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

4 GAZETA SOTE Mërkurë 9 Maj 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Mos mendoni që një grup de-putetësh që vinë nga një vend ku qeveria e tyre mbahet vetëm me një votë në këmbë, ku kanë skepticizëm shumë të madh për një pjesë të mirë të vendeve të Europës Jugore, që janë edhe themeluese të BE-së, të shkojnë me një optimizëm shumë të madh kur mund të dëgjojnë dikë që futet si “Fanti spathi” në një drekë dhe vë kasetën dhe thotë gjëra që ka qejf për të thënë. Është po Partia Demokratike që po ti referohemi vetëm fakteve, pa dashur për të bërë analizë politike, ka përg-jegjësi për vonesën në këtë proces. Ky nuk është një proces qe ka të bëjë vetëm më qeverinë Rama dhe max-horancën por me gjithë shqiptarët, ndaj shpreh keqardhje për mungesën e PD në komision. Ftesa jona mbetet e hapur për bashkëpunim dhe për çdo nevojë të tyre ne mbetemi në dispo-zicion”, u shpreh ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dje.

Ministri i Jashtëm “thumbon” Bashën

Kam dëgjuar deputetë të PD që janë shprehur se është gjeopolitikë por të gjithë

e dinë që procesi anëtarësimit nuk është gjeopolitikë. Personalisht u kam kërkuar

vendeve anëtare që janë skeptike dhe që nuk janeë të kënaqura me raportin e KE

që të dërgojnë grupet e tyre të monitorimit dhe ta shikojnë situatën nga afër...

Raporti i KE, deputeja e PD: Vetëm faqet e para motivuese

Deputetja e PD, Grida Duma deklaroi dje se mos hapja e negociatave do të ishte fatale për vendin. E ftuar në një studio televizive, Duma duke u nda-lur tek vizita e 8 deputetëve holandezë u shpreh se ata janë skeptik pasi e dinë situatën në të cilën ndodhet vendi. “Ne do bëjmë të pamundurën si PD, që qën-drimi ynë është pro hapjes së negociat-ave. Filozofia e ekonomisë së bashkuar vazhdon edhe sot. çfarë duhet të bëjmë ne që qeveria të rrisë llogaridhënien që duhet t’i japë qytetarëve. Deputetët e Holandës kanë kërkuar që 5 prioritetet në Shqipëri të jenë tërësisht të apli-kueshme. Vetëm faqet e para të raportit janë motivuese, ndërsa faqet e tjera të progres-raportit janë të njëjta si në vitin 2016. Kemi notën 2.5, që do të thotë nën mesatare. Dhe fakti që deputetët holandezë janë skeptikë, kjo do të thotë që s’jemi mirë me 5 prioritetet. I vetmi qëndrim që duhet të mbajmë është të shtyjmë Shqipërinë të hapë negociatat. Do te ishte fatale nëse nuk hapeshin”, tha deputetja e PD, Grida Duma.

Ambasadorja e Irlandës: Do mbështesim Shqipërinë

Kryetarja e Komisionit për Poli-tikën e Jashtme, Mimi Kodheli priti dje në një takim kortezie, Ambasadoren e Irlandës në Tiranë, Sh.S. Znj Orla O’Hanrahan (rezidente në Athinë). Ambasadorja Irlandeze pasi falenderoi për mikpritjen, theksoi mbështetjen e vazhdueshme të vendit të saj ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. “Besoj se Irlanda do ta kon-firmojë këtë qëndrim si dhe pozicionin e saj në favor të rekomandimit të pak-ushtëzuar të Komisionit Europian për hapjen e negociatave edhe në Samitin midis BE dhe Ballkanit Perëndimor të Sofjes”, tha ajo. Ndërsa nga ana tjetër Kodheli teksa shprehu mirënjohjen për mbështetjen, theksoi se rekomandimi i Komisionit është tregues i progresit të reformave që vendi ka ndërmarrë dhe përmbushjes së detyrave në zbatimin e prioriteteve të vendosura për integrim-in evropian. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm bëri më tej një prezantim të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe rolit të saj në rajon si faktor i rëndë-sishëm i paqes dhe stabilitetit.

Gjiknuri: Ujësjellësi kusht për rikandidimin e kryebashkiakëve socialistë, shumë bashki vijojnë të kenë performancë të dobët

Rikandidimi i kryetarëve të Bashkive so-cialiste në vend duket se do të varet nga reforma e ujit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dje gjatë Analizës Vjetore të Ujësjellës-Kanalizimeve, duke u ndalur tek prob-lemet e tepërta të këtij sektori, deklaroi se një prej kushteve për rikandidimin e kryetarëve socialist të Bashkive do të jetë performanca e tyre në sektorin e ujësjellësve. “Ne këtë duam ta vëmë një rregull, pra të jetë një ligj i shkruar dhe i pa shkruar. Do të thotë që ujësjellësit që do të performojnë do të marrin financime. Ujësjellësit të cilat nuk e vënë ujin në zjarr siç thotë populli apo bashkitë të cilat nuk

duan të marrin rolin që ju takon ne nuk kemi pse i financojmë më. Ne duhet t’ia bëjmë të qartë njerëzve që ata të zgjedhur vendorë që nuk marrin masa për të administruar këtë mall kaq të rëndësishëm për ta nuk ka pse edhe të kandidojë më apo nuk kanë pse të kenë mbështetjen e njerëzve”, u shpreh Gjiknuri. Më tej, ministri u ndal edhe tek rezultatet e reformës që qeveria ka ndërmarrë në sektorin e ujit. Ai tha se rezultatet paraprake janë domethënëse pasi janë mbi 25 e 300 kontrata të reja që janë lidhur. Ndërkaq, Gjiknuri tha se janë instaluar gjithashtu mbi 55 mijë ujëmatës. “Edhe në këto muaj të parë të fillimit të këtij aksioni kaq të rëndësishëm, ka rezultate të

ndryshme. Ka bashki të cilat janë në avangard dhe të paktën nga të dhënat paraprake të këtij operacioni kanë dhënë rezultate të mira. Ka dhe të tjera që vazhdojnë me biznesin siç kanë qenë. Pra e thënë ndryshe duke mos bërë asgjë. Unë e kam përmendur edhe disa ditë më parë. Disa rezultate paraprake janë domethënëse, pra janë mbi 25 mijë e 300 kontrata të reja të lidhura. Janë mbi 55 mijë ujëmatës të instaluar dhe ndërkohë duhen të jenë edhe 300 mijë të tjera që duhet të instalohen. Janë 9 milionë euro të tjera të ardhura nga aksioni”, u shpreh Gjiknuri. Ndërkaq, ministri Gjiknuri tha se reforma akoma nuk ka dhënë rendimentet e duhura

pasi nga 145 mijë biznese vetëm 68 janë deklaruar me ujëmatës. “Nga ana tjetër, të paktën nga të dhënat krahasimore që kam këtu ku nga biznese në total janë 145 mijë dhe konsumator biznesi vetëm me ujëmatës janë 68 mijë të deklaruar. Të verifikuar në terren vetëm 51 mijë. Pra shikoni çfarë game të gjerë ka akoma për të hulumtuar, për të evidentuar në terren pjesën e informalitetit në fushën e ujit. Aksioni është përqendruar kryesisht në pjesën e bizneseve, por pak nga pak do të shtrihet edhe në konsumatorët e tjerë. Unë dua të jap shembuj e thashë edhe pak më parë, ka disa bashki që kanë performuar mirë”, tha ai.

Endri ARIZI

Ministri për Evropën dhe Punët me Jashtë, Ditmir Bushati raportoi dje në Komisionin parlametar

të Politikës së Jashtme lidhur me pro-gres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Në seancnë dëgjimore ministri Bushtati, përveç progres-raprotit dha detaje gjithashtu edhe mbi paktin me Greqinë. Ministri Bushati tha se brenda këtij muaji ekspertët do të takohen në Athinë për të biseduar për kufirin detar. Ai deklaroi ndër të tjera se mes dy ven-deve është arritur marrëveshja e lejeve të drejtimit të amutomjeteve dhe se do të firmoset gjatë këtyre ditëve. “Në lidhje me Greqinë mund të themi që jemi pak hapa larg firmosjes së marrveshjes së lejeve të drejtimit apo të patentave, e cila është një nga pikat e objektit të marrëveshjes. Grupi punës ka zhvilliar disa seanca ndonëse ka pasur një grup materialesh voluminoze. Përveçse janë ftuar dhe disa aktorë për mënyrën sesi do të shkohet në një marrëveshje përfundimtare. Është bërë dhe raundi i bisedimeve teknike në Tiranë dhe se besoj se për pak ditë, mosqofsha i gabuar, jo këtë javë por javën tjetër do të jetë dhe raundi i ardhsëm në Athinë. Duhet të jemi realist nuk është një proces i lehtë por nga ana tjetër nuk ka më asnjë të panjohur as për ne as për Greqinë, qoftë sa i takon pretendimeve por edhe gabimeve që janë bërë në të shkuarën”, u shpreh minsitri Bushati. Por përveç negociatave, ministri Bushati falenderoi edhe njëherë Greqinë, pasi sipas tij, ajo të premten do të mbaj një takim me disa nga vendet e BE-së, për të lobuar ne mbështetje të Shqipërisë lidhur me çështjen e integrimit.

Bushati: PD shkaktoi skepticizëm në vendet e BE Minsitri Ditmir Bushati gjatë

prezantimit të progres-raportit të Këshil-lit Europian, duke u ndalur tek vendet skeptike të BE, deklaroi se këtij qndrimi i bën eko Partia Demokratike. Ai tha se vonesat e shkaktuara nga PD për ngrit-jen e institucioneve të reja të vetingut kanë ndikuar që vende si Gjermania apo Holanda të shfaqen skeptike mbi anëtarësimin e Shqipërisë. “Këtij qëndri-mi i bën eko Partia Demokratike. Është po Partia Demokratike që po t’i refero-hemi vetëm fakteve sesa herë ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, bojkoti parlam-

monitorimit dhe ta shikojnë situatën nga afër”, u shpreh ministri Bushati.

Qeveria në fokus zbatimin e reformave

Minsitri Jashtëm, Ditmir Bushati duke u ndalur tek çështja e integrimit të vendit deklaroi se qeveria ka në fokus vijimin e sa më shumë reformave në mënyrë që të hapet një kapitull i ri me BE-në. “Qeveria shqiptare është në kontakte të vazhdueshme me vendet anëtare, por nuk do të jetë proces i lehtë, është një e

përpjetë për sa i takon gamës dhe të dre-jtave e detyrimeve që shtohen para nesh, por mbrojmë pikëpamjen që do hapim një kapitull të ri që do i japë Shqipërisë mundësi për më shumë reforma dhe standarde dhe do t’i krijojë mundësi BE për te influencuar pozitivisht zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Në rastet e tjera ky proces ka marrë një kohë relativisht të gjatë për rastet që i dimë mirë. Vendimi i BE, sidomos në nivel ministrash duhet të jetë një vendim unanim”, tha Bushati.

entar për konstituimin e institucioneve të vetingut edhe mënyra sesi e përshkruan Komisioni Europian që ka përgjegjësi për vonesat në këtë proces”, tha Bushati. Më tej minsitri Bushati deklaroi se u ka kërkaur vendeve skeptike që të dërgojnë në vendin tonë gupe monitorimi për të parë situatën nga afër përpara se të japin vendimin përfundimtar në lidhje me anëtarësismin e Shqipërisë. “Kam dëgjuar deputetë të PD që janë shpre-hur se është gjeopolitikë por të gjithë e dinë që procesi anëtarësimit nuk është gjeopolitikë. Personalisht u kam kërkuar vendeve anëtare që janë skeptike dhe që nuk janeë të kënaqura me raportin e KE që të dërgojnë grupet e tyre të

Ministri i Jashtëm: Partia Demokratike shkaktoi skepticizëm në vendet e BE

Bushati raporton në Kuvend, brenda muajit ekspertët takohen në Athinë për kufirin detar, arrihet marrëveshja për patentat

“Nuk është një shqetësim i sotshëm por një shqe-tesim që ka shqetesuar si Shqipërinë ashtu dhe vendet e tjera në këtë proces. Pavarësisht se ne këtu jemi mbledhur për atë se çfarë thotë raporti jo vendet e tjera. Në planin teknik edhe këtë vit është bërë i njëjti plan. Gjithësesi bëj të njëjtin apel. Por mund te them që planin e vetingut nuk e kanë institucionet tona por e kanë ato të huaja. Për planin kombëtar të integrimit është përfunduar dhe do të miratohet këtë javë në qeveri.

Është një plan 2 vjeçar por personalisht unë për këtë plan jam kritik dhe për asnjë çast nuk kam besuar dhe besoj që ky është një proces i lehtë. Së treti, çështja e kordinatorit për korrupsionin që sot e mban ministri drejtësisë. Besoj se shqetësimi ynë mund të jetë i dre-jtë nëse flasim për hapat në këtë proces. Shqetësimet kryesore të shqiptarëve sot kanë të bëjnë me hipotekën me aluizinin”, deklaroi dje minsitri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në Komisionin parlametar të Jashtëm.

BUSHATI: PLANI KOMBËTAR I INTEGRIMIT MIRATOHET KËTË JAVË

Page 5: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

5,6,7,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Mërkurë 9 Maj 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet rendi i ditës për seancën parlamentare, miratohet projektligji për ish-të përndjekurit politikë

Të enjten do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare dhe në faqen e Kuvendit është bërë i ditur rendi i ditës. Ajo që bie në sy është se gjatë seancës plenare do të diskutohet dhe pritet të miratohet projektligji për ish-të përndjekurit politikë. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr.7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar (pdf) (nenet 73-77, Rregullore,

votim me shumicë të thjeshtë); Pyetje; Shpre-het komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeri-ut; Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë; Diskutime”, thuhet në rendin e ditës së enjte të Parlamentit. Ky projektligj u diskutua dy ditë më parë në Komisionin parlamentar të Shën-detësisë dhe një ndryshim në nenin 5 u jep mundësi të gjithë ish-të përndjekurve politikë

që kanë kryer dënimin e tyre në burgje duke punuar në minierë në nëntokë të përfitojnë pension minatori. Ndërkohë, një tjetër pikë që pritet të diskutohet dhe miratohet gjatë seancës plenare është edhe raporti vjetor i Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017. “Raporti vjetor i veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017 (pdf) (neni 103, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë); Shprehet titullari i

institucionit - (jo më shumë se 60 minuta); Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut; Pyetje”, thuhet në rend të ditës. Po ashtu, do të diskutohet edhe për raportin vjetor të veprimtarisë së Institutit të Studi-meve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2017 apo edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2017.

Ndizet “lufta” mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, qeveria akuza KLD se po mbron gjyqtarët e

korruptuar, presidenti distancohet nga skandali

Etilda Gjonaj: KLD ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve

Mimoza IBRA

Tensionet mes Qeverisë dhe Presidencës sa vijnë e shto-hen. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shpërtheu në

akuza dje kundër Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili drejtohet nga Presi-denti i Republikës, Ilir Meta. Dy ditë më parë KLD zhvilloi një mbledhje, ku hodhi poshtë kërkesën e Gjonajt për të shkarkuar 3 gjyqtarë. Gjatë një konference për mediat, ministrja reagoi dhe e cilësoi si vendimmarrje të pajustifikueshme. “KLD dje rrëzoi 3 propozimet e mia, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, të cilët nga raportet e inspektimit të Inspektoratit të KLD rezultonin me shkelje të rënda të ligjit, diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit. Shpreh indinjatën time qytetare e profesionale, për vendimmarrjen e pajustifikueshme të shumicës së anëtarëve të KLD. E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxori në pah sfidën e mad-he që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë!”, tha Gjonaj. Ajo shtoi se kjo mbledhje tregoi se KLD është kthyer në mbu-rojë për interesat e disa gjyqtarëve, ndërsa theksoi se kjo është një arsye më shumë për të vijuar me reformën në drejtësi. “KLD si një organ koleg-jial ka dështuar në garantimin e llog-aridhënies së gjyqtarëve, dhe është kthyer në një strukture mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik. Një ar-sye më shumë për ta vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t’u ndarë me thikën e operacionit të spastrimit të sistemit, nga kasta e korruptuar! Unë kam besim që me zbatimin pa kompromis të reformës në drejtësi, vendime si ato të djesh-met, do të mbeten pjesë e historisë së padenjë të këtij sistemi”, tha Etilda Gjonaj. Vendimet e marra nga KLD duket se janë duke ndezur përplas-jen e radhës mes kryeministrit Edi Rama dhe Ilir Metës. Ky i fundit vijon të mbajë peng dekretimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo i cili është propozuar nga Rama, ndërsa zvarriti dhe marrëveshjen e detit me Greqinë. Pas kësaj përplasjeje të Gjonajt me KLD, duket se mar-rëdhëniet Qeveri-Presidencë po ftohen gjithmonë e më shumë.

Distancohet Meta Edhe pse është kryetari i Këshil-

lit të Lartë të Drejtësisë dhe ka të drejtë vote, Presidenti i Republikës, Ilir Meta tentoi dje që të distancohej nga vendimi i marrë për të mos shkarkuar 3 gjyqtarët që Gjonaj kërkoi. Përmes një njoftimi për mediat, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi bëri të ditur qëndrimin e Metës për vendimmarrjen e KLD. “Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, shpreh keqardhjen për mos-miratimin e propozimeve të Minis-trisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, që prej marrjes së detyrës si Kryetar i KLD-së, ashtu si dhe ditën e djeshme ka mbështetur në vijimësi të gjitha

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë sot funksionon bazuar në dispozita tranzitore dhe kjo gjendje duhet të marrë fund sa më parë. Ngritja dhe funksionimi i organeve të reja si: Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, do të vendosë çdo gjyqtar përballë një sistemi objektiv të llogaridhënies për veprimtarinë e tij. Shkeljet disiplinore të

kryera nga disa gjyqtarë të shqyrtuara ditën e djeshme në KLD ishin më tepër se flagrante dhe me pasoja të rënda. Votimi i djeshëm për këto raste tregoi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk i përgjigjet dot pritshmërive të shoqërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë”, ishte reagimi i djeshëm i Presidencës për vendimin e KLD.

PRESIDENCA: KJO GJENDJE TË MARRË FUND SA MË PARË Ylli Manjani: KLD nuk ka të drejtë të marrë vendime

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Man-jani reagoi dje për debatin e krijuar për vendimmarrjet e dy ditëve më parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani u shpreh se KLD nuk ka asnjë të drejtë të marrë vendime që pas ndryshimit të Kushtetutës. “Meg-jithë respektin, por as Presidenti i Republikës e aq më pak ministrja e Drejtësisë nuk kanë të drejtë në lig-jërimet e tyre publike, pas mbledhjes së KLD. KLD tashmë nuk ka asnjë ligj që ta mbajë në këmbë. Asnjë ligj nuk i jep të drejtë KLD së krijuar me Kus-htetutën e vjetër, të marrë vendime sipas Kushtetutës së re (pas ndryshi-meve)! Asnjë! Për më tepër, edhe ligji i ri Për Statusin e Gjykatësve, është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese ( tashmë ndjesë pastë)! Nenet tranzi-tore të ligjeve të reja kanë rënë nga fuqia! Ministri i Drejtësisë nuk bën më as inspektime e as propozimet për masa disiplinore! S’ka asnjë ligj më në fuqi që ta autorizojë këtë gjë”, tha Ylli Manjani.

Këshilltarët bashkiakë letër Metës: Liro kuksianët

Këshilltarët Bashkiak të Kukësit, Hasit dhe Tropojës i dërguan dje një peticion Presidentit Ilir Meta lidhur me burgosjen e 4 kuksianëve që u arrestuan pas protestës së dhunshme në “Rrugën e Kombit”. Në letër ata i kërkojnë Metës që të ushtrojë autoritetin e tij ligjor dhe të lirojë kuksianët e prangosur. “Në vijim të situatës së krijuar pas protes-tave për anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, ne, këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ju kërkojmë si President i Republikës të ushtroni autoritetin tuaj ligjor për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë”, thuhet në letrën e këshilltarëve bashkiakë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Ata theksojnë më tej se të vijojnë të jenë të mbrojtje të të arrestuarve derisa të shpallen të pafajshëm. Më 31 mars, banorë të Kukësit protestuan dhe dogjën traun e pagesës në Rrugën e Kombit, akt që çoi 23 persona në pranga, 4 nga të cilët janë ende në qeli.

KLD si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve, dhe është kthyer në një strukture mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik. Një arsye më shumë për ta vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë...propozimet e Ministrisë së Drejtë-sisë (propozime të ish-ministrave të Drejtësisë, apo ministres aktuale Gjonaj) për procedimin disiplinor dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve, kërkesa këto aktuale, apo kërkesa të mbartura dhe të pa-shqyrtuara nga KLD-ja. Mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimmarrja

e shumicës së anëtarëve të KLD-së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe njëherë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funk-sionimin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë që janë parashikuar nga reforma”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Ilir Metës, Tedi Blushi.

“KLD refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të gjykatës së Dur-rësit, i cili në mënyrë diskredi-tuese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, la të lirë dhe mundësoi kështu arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kërkohej nga shteti italian për ekstradim. KLD refuzoi të shkarkonte një gjyqtar, i cili në mënyre diskredituese për fig-urën dhe pozitën e gjyqtarit, për shkak të mos arsyetimit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humb-jen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshortit të saj, të ndjerës Liljana Ruka. KLD refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës Adminis-trative, Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë”, tha dje Etilda Gjonaj.

JA GJYQTARËT E SHPËTUAR NGA KLD

Page 6: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

6 GAZETA SOTE Mërkurë 9 Maj 2018

5,6,7,9,10,13,14,15,18,19,20,21

p o l i t i k e www.sot.com.al

Komisioni i vetingut zgjeron rrethin e verifikimeve, merren në pyetje fqinjët e

gjyqtarëve për të zbuluar pasuritë korruptive

KPK ballafaqon kontratat e blerjes së apartamenteve

Rigels SELIMAN

Gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në afera duket se nuk do ta kenë të le-htë përpara organeve të

vetingut. Deri më tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sinjale se do të ndëshkojë gjithë abuzuesit, ndërkohë që ka marra masa shtesë për të zbuluar pasuritë korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas informacioneve, komisioni i vetingut në kuadër të hetimit të thelluar ka marrë në pyetje komshinjtë e njerëzve të sistemit të drejtësisë, për të hedhur sa më shumë dritëhije në lidhje me mënyrën se si gjyqtarët dhe prokurorët kanë vendosur pasurinë, kryesisht atë të paluajtshme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka pyetur komshinjtë në lidhje me kontratat e shtëpive të apartamenteve ku banojnë, duke marrë sa më shumë informacion për çmimin se sa shitet metri katror në një zonë të caktuar dhe se sa është shënuar kjo shumë në aktin e shitjes mes pronarit të truallit dhe qytetarit. Më pas organet e vetingut bëjnë bal-lafaqime mes kontratave të qytetarëve të thjeshtë dhe kontratave që gjyqtarët dhe prokurorët kanë dorëzuar pranë KPK-së, për të parë nëse përputhen shifrat me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër, burimet i thanë gazetës se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërmar-rë këtë hetim, pasi ka pasur indicie që shumë gjyqtarë dhe prokurorë kanë bërë “pakt” me ndërtuesit duke e deklaruar çmimin e blerjes së një shtëpie apo apartamenti me çmimin më të ulët apo më të madh se sa e ka aktualisht tregu, në mënyrë që të shmangë çdo dyshim të ngritur sa i takon pasurisë së tyre. Pra, në rast se pas hetimit të bërë nga ana e organeve vetingut, rezulton se gjyqtarët dhe prokurorët kanë abuzuar me shifrat dhe çmimin e blerjes së shtëpisë apo apartamenteve, KPK administron çdo provë dhe fakt të mbledhur duke ia shtuar dosjes dhe gjatë ballafaqimit me njerëzit e drejtësisë në seancat dëgjimore bën gjithçka publike. Meg-jithatë, kjo lëvizje taktike e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke hetuar deri në detaj çdo pasuri apo pronë të paluajtshme të gjyqtarëve dhe proku-rorëve, ka ardhur si porosi e Opera-cionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Largime në drejtësiInteresant është fakti se thuajse

shumica e gjyqtarëve dhe proku-rorëve, të cilët janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nuk kanë justifikuar pasurinë e tyre, sidomos atë të paluajtshme. Gazeta ka bërë një përmbledhje, të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët janë shkarkuar nga organet e vetingut dhe rezulton se janë plot katër persona. Viktima e parë që ra në rrjetën e vetingut, ishte gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Ky i fundit u shkarkua nga KPK, pasi nuk justifikonte brumin e të ardhurave për plot 500 mijë dollarë dhe një shtëpi në Kanada. Më pas

Xhaferri: Vetingu të shtrihet edhe në

proceset zgjedhoreKryetari i PD të Durrësit, Ferdi-

nand Xhaferri ka kërkuar dje që pas sistemit gjyqësor,vetingu të shtrihet edhe në proceset zgjedhore. Gjatë një takimi në kuadër të riorganizimit të selisë blu të Durrësit në fshatin Katund i Ri, Xhaferri deklaroi se vetingu i zg-jedhjeve është nevojë parësore, sipas tij për Shqipërinë, krahas rivlerësimit të prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve. Madje, për Xhaferrin, deformimi i votës është burimi i keqqeverisjes dhe problematikave që kalon vendi, ndaj sipas tij, ky proces do të nxirrte të vërtetën e manipulimit dhe përdorimit të të fortëve nga mazhoranca aktuale. “Ky është vetingu që burojnë të gjithë vetingjet e tjera, vetingu i zgjedhjeve do të nxjerrë lakuriq si i kanë blerë, si i kanë përdorur të fortët dhe çfarë strukture ka adoptuar Edi Rama dhe Vangjush Dako në Durrës”, tha ai. Ndërkohë, Xhaferri kërkoi nga struk-turat që tu paraqesin 101 arsye të tjera pse duhet të votojnë PD në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

LSI: Ministria e Shëndetësisë, pazarxhie barnash

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka denoncuar dje ministren e Shëndetësisë. Gjatë një prononcimi për mediat, Vasili kundër-shtoi listën e re të barnave, e cila sipas tij, jo vetëm që u miratua fshehtas, por përjashtoi nga kjo listë mijëra shqiptarë të sëmurë. Madje, ai aku-zoi ministrinë duke theksuar se nuk merret me epidemitë, por me pazar barnash. “Një shëndetësi pa vizion, e marrë si mendja e kryeministrit, e cila e ka çekuilibruar të tërë sistemin e po ju them se do ju duhet një punë shumë e madhe, shumë e vështirë për të kthy-er një sistem të tillë. Ngjarjet e fundit, shumë dramatike që lidhen me far-maceutikën, aq sa dhe lista e barnave lëshuar natën farmacive pa vendosur marzhin e fitimit në bazë të negocimit, jemi në kushtet dhe mizore të heqjes dhe përjashtimit nga barnat. Shën-detësia e barnave të centralizuara në një dorë dhe kthimin e ministrisë në pazarxhie barnash është shëndetësia që kemi sot”, deklaroi Vasili.

Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit është organ kushtetues, i përbërë nga 12 komisionerë, të miratuar në bllok me vendimin nr.82/2017 të Kuvendit të Repub-likës së Shqipërisë. Veprimtaria e institucionit bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe proku-rorëve në Republikën e Shqipërisë”, Rregulloren e veprimtarisë së KPK-së, si dhe në legjislacionin vendas dhe ndërkombëtar. Procesi i riv-

lerësimit të gjyqtarëve dhe proku-rorëve kryhet mbi bazën e tre kriter-eve: vlerësimi i pasurisë; kontrolli i figurës; vlerësimi i aftësive pro-fesionale. Ky proces kryhet duke respektuar parimin e procesit të rregullt ligjor, proporcionalitetit, barazisë, paanshmërisë dhe efe-ktivitetit. Misioni i KPK-së është zbatimi i Kushtetutës dhe ligjit për të garantuar transparencën e procesit të rivlerësimit dhe rik-thimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë.

JA ROLI I KPK SIPAS LIGJIT

të njëjtin fat si të Lulos, pati edhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Dur-rësit, Besim Trezhnjeva. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin Trezhnjeva, pasi ky i fundit jovetëm nuk justifikon burimin e blerjes së 3 apartamenteve, por

nuk justifikonte edhe plotë 20 milion lekë. Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra edhe prokuroren e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani. Sipas KPK, prokurorja e Shkodrës, nuk justifikonte 2 aparta-mente, 2 garazhe dhe 1 makinë.

Spartak Ngjela: Reformën në drejtësi e duan amerikanët, pa një drejtësi të konsoliduar dhe të pavarur nuk ka demokraci në vend

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar dje aktualitetin në vend, duke e ndalur theksin tek reforma në drejtësi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ngjela thotë se reforma në drejtësi do të mbarojë misionin e saj me sukses, pasi mbështe-tet fort nga politika amerikane dhe gjermane. Madje, ai theksoi se në vend do të instalohet demokracia e vërtet, vetëm kur sistemi i drejtë-sisë të jetë pastruar nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. “Reforma në drejtësi po kërkohet nga politika amerikane dhe politika gjermane sot në Shqipëri. Pa një drejtësi të konsoliduar dhe të pavarur nuk ka as zgjedhje të lira, sa

treg të lirë, as demokraci dhe as mirëqenie në një vend. Kurse, vetëm me funksionimin e dre-jtësisë, vetëm atëherë, shqiptarët më në fund do të çlirohen për të pasur një qeveri perëndimore me ngritje profesionale dhe me modalitetin që vjen nga realizimi i drejtësisë shoqërore. Kjo është edhe arsyeja që gjithçka në reformën shqiptare ka nisur nga eliminimi ose heqja nga skena e një pushteti gjyqësor të korruptuar”, deklaroi ai. Po ashtu, avokat Ngjela shprehet i bindur se pas finalizimit të reformës në drejtësi, Shqipëria jo vetëm që do të bëhet pjesë e familjes së bashkimit Europian, por do të qeveriset edhe

nga politikanë të përgjegjshëm. “Pas reformës në drejtësi, Shqipëria jo vetëm që hyn në BE si anëtarë me të drejta të plota, por do të vijë e të qeveriset më në fund me qeveri të afta e të mor-alshme drejt zhvillimit të saj integral dhe drejt bashkimit kombëtar. Nuk ka rrugë tjetër: vetëm goditja drastike amerikane kundrejt katërshes retrograde në Shqipëri mund ta përmbysë për-fundimisht këtë katërshe të paaftë, anakronike, dhe të inkriminuar. Dhe kjo do të vijë shumë shpejt, sepse një gjyqësor i drejtë dhe i pavarur do t’i likuidojë plotësisht. Por, a ka mundësi që kjo katërshe e korruptuar ta shpëtojë pushtetin

e korruptuar gjyqësor? Jo. Nuk ka më asnjë mundësi! Koha e reformës shqiptare sot quhet me të drejtë: kohë absolute për shqiptarët dhe zh-villimin shqiptar”, u shpreh ai. Ndërkohë, Ngjela sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se përmes korrupsionit bleu Partinë Socialiste dhe u bë kryetari i saj. “Ky është një individ që, pasi manipuloi dy herë zgjedhjet me skemën e heqjes së zgjedhësve të Partisë Demokratike nga listat zgjedhore, dhe pasi bleu dhe Saliun, shkatërroi Tiranën në një rrugë klienteliste. Më pas, me ko-rrupsion dhe leje ndërtimi bleu krizën e Partisë Socialiste dhe u bë kryetar i saj”, nënvizoi ai.

Komisionerët e Kualifikimit në kuadër të procesit të vetingut, pak ditë më parë kanë verifikuar të gjitha shpenzimet që prokurorët dhe gjyqtarët kanë bërë në të gjitha spitalet private dhe shtetërore. Po ashtu organet e vetingut shkuan në të gjitha shkollat private dhe publike në vend dhe jashtë tij, duke kërkuar të dhënët dhe gjitha shpenzimet që gjyqtarët e prokurorët, kanë paguar për fëmijët apo familjarët e tyre. Sakaq Komi-sioni i Kualifikimit në kuadër të procesit të vetingut ka kërkuar dhënat për gjyqtarët dhe prokurorët edhe

sa i takon veshjeve të tyre. Komisioni do të verifikojë të gjitha shpenzime dhe faturat që njerëzit e drejtësisë kanë shpenzuar në butiqet, dyqanet, qendrat tregtare, brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër, verifikime janë bërë edhe sa i takon arredimit të shtëpive të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve. Komisioni i Kualifikimit ka kontrolluar shpenzimet dhe faturat në të gjitha dyqa-net, si dhe kompanitë brenda apo jashtë vendit, ku gjyqtarët e prokurorët kanë blerë mobiliet e shtëpive dhe apartamenteve të tyre.

KPK ZBARKON NË SPITALE E HOTELE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka py-etur komshinjtë në lidhje me kontratat e shtëpive të aparta-menteve ku banojnë, duke marrë sa më shumë informacion për çmimin se sa shitet metri katror në një zonë të caktu-ar dhe se sa është shënuar kjo shumë në aktin e shitjes mes pronarit të tru-allit dhe qytetarit...

Page 7: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

5,6,7,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Mërkurë 9 Maj 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mbledhja e të dhënave personale në shkolla, deputetët demokratë kallëzim penal ndaj Ramës, Nikollës dhe Manastirliut

Deputetët e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Bardh Spahia dorëzuan ditën e djeshme në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kallëzimi penal është bërë pas lajmit se në shkolla u janë kërkuar prindërve të nxënësve të dhënat personale. Gjatë një deklarate për mediat, Vokshi u shpreh se informacionet e kërkuara në shkollë janë të mbrojtura në ligj dhe për këtë arsye kërkesa

e qeverisë është antikushtetuese. “Bashkë me kolegun tim Bardh Spahia në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike sapo regjistruam një kallëzim penal kundër kryeministrit Edi Rama, Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Lindita Nikolla, si dhe ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu për marrjen, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale të prindërve të të gjithë nxënësve të gjitha shkollave, si dhe për ndërhyrjen në kartelat mjekësore të pacientëve, të cilët

vizitohen në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë. Informacioni i kërkuar; emër, mbiemër, numri i kartës së identifikimit, adresa e e-mailit, sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, konsiderohen të dhëna të mbrojtura me ligj. Ndaj edhe urdhri i Edi Ramës për të marrë këto të dhëna person-ale të cilat përbëjnë më shumë se 70% të të gjithë qytetarëve të të gjithë Shqipërisë është një shkelje ligjore dhe është një veprim an-tikushtetues”, tha ajo. Sipas Vokshit, Rama përmes këtij veprimi ka hedhur në kosh të

plehrave një prej rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it. “OBSE/ODIHR-i e ka bërë shumë të qartë që i duhet dhënë fund abuzimit me burimet shtetërore. Në këtë kontekst, Edi Rama ka përdorur administratën shtetërore dhe burimet shtetërore për të kryer një vep-rim të paligjshëm sikurse është edhe marrja e të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka asgjë ndryshe nga vendimi i para ca kohësh i Edi Ramës për të marrë të gjitha IMEIT e numrave të telefonit për të bërë skanimin e të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Albana Vokshi.

SHBA-BE sinjal të qartë politikës dhe drejtësisë, 21 gjyqtarë e prokurorë bien në

rrjetën e vetingut, në vjeshtë zyrtarizohet SPAK

KPK shton ritmet e punës, dy seanca dëgjimore në javë

Mimoza IBRA

Pavarësisht polemikave të shumta, reforma në drejtësi deri më tani i ka dhënë rezu-ltatet e para. Plot 21 gjyqtarë

dhe prokurorë nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, midis të cilëve disa janë shkarkuar për shkak të procesit të vetingut e disa të tjerë janë larguar vetë. Procesi i spastrimit të drejtësisë është asistuar që në fillim nga misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ndërkohë që momentalisht procesi i vetingut dhe seancat dëgjimore që zhvillohen me prokurorë dhe gjyqtarë janë të monitoruara dhe asistuara nga Oper-acioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Rezultatet e arritura deri tashmë, pra 21 emra të larguar, janë një sinjal i qartë që SHBA-BE po i japin politikës shqiptare dhe drejtësisë. Ndërkombëtarët po iu tregojnë si politikanëve, ashtu edhe gjyqtarëve e prokurorëve që e kanë marrë shumë seriozisht reformën në drejtësi dhe se të gjithë ata që rezultojnë me probleme do të largohen. 21 emrat që kanë rënë në “rrjetën” e vetingut u “shërbejnë” SHBA-BE për të theksuar edhe një herë se reforma në drejtësi është një proces shumë i rëndësishëm dhe serioz dhe se rezultatet e tij do të vijojnë të rriten dita-ditës. Nisur nga bilanci momental i procesit të rivlerësimit, deri më tani nga Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit janë shkarkuar 4 gjyqtarë dhe prokurorë sepse nuk justifikonin dot pasurinë: Fatos Lulo (Gjykata Kushtetuese); Besim Trezhnjeva (Gjykata e Apelit Durrës); Besa Nikëhasani (Prokuroria Shkodër); Altina Xhoxhaj (Gjykata Kushtetuese). Sakaq, 17 “aktorë” të tjerë të drejtësisë janë larguar nga detyra vetë, pavarësisht se procesi i vetingut ka filluar. Ndër to mund të përmendim: Ilir Çeliku (gjyqtar, Gjykata e Apelit, Vlorë); Mirela Fana (gjyqtar, Gjykata e Lartë); Ilir Pashaj (gjyqtar, Gjykata e Shkallës së Parë, Elbasan); Adriatik Llalla (ish-kryep-rokuror); Besnik Imeraj (ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese); Vladimir Kristo (Gjykata Kushtetuese), etj.

Zyrtarizimi i SPAK Në një kohë kur rezultatet e

reformës në drejtësi po rriten gjith-monë e më shumë, Komisioni i Pa-

varur i Kualifikimit po shton ritmet e punës. Në ndryshim nga më parë, tashmë KPK po zhvillon nga dy se-anca dëgjimore me prokurorë dhe gjyqtarë në një javë. Nëse vazhdohet kështu, atëherë pritet që shumë shpe-jt të përfundojë procesi i verifikimit për të gjithë emrat prioritarë. Sapo të përfundojë kjo, atëherë futemi në një fazë tjetër akoma edhe më të rëndë-sishme, siç është ajo e ngritjes së organeve të reja të drejtësisë: Këshilli

i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ndërkohë, të gjitha gjasat janë që në vjeshtë të fillojë puna për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Pra, nëse ecet me këto ritme, vjeshta pritet që të jetë stina e SPAK. Në filtrat e kësaj strukture do të kalojnë dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, Prokurorit të Përgjith-

shëm, Inspektorit të Lartë të Drejtë-sisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, etj. Nga struktura e posaçme do të hetohet e gjykohet çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar krimi-nal dhe organizata kriminale. Ngritja e SPAK kushtëzohet nga formimi i KLP dhe KLGJ. Nga ana tjetër, ashtu siç është paralajmëruar, pas përfun-dimit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, pritet që spastrimi të nisë edhe në radhët e politikës.

Zagani: Çështje gjyqësore ndaj shtetit shqiptar në StrasburgIsh-drejtuesi i lartë i policisë, Dritan

Zagani deklaroi ditën e djeshme se do të nisë një çështje gjyqësore ndaj shtetit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut. Ai theksoi se drejtësia shqiptare po zvarrit çështjen e tij gjyqësore . “Unë vazhdoj luftën time dhe nuk shpresoj të marr drejtësi nga drejtësia shqiptare. Për mua ka rëndësi që Shqipëria aderon me të drejta të plota në Strasburg dhe shumë shpejt do shihemi atje. Unë akuzohem nga autoritetet për shpërdorim detyre pa prova, por me urdhër të Edi Ramës. Në Shqipëri dihet nëse Rama të shpall armik je armik, sepse Tahiri dihet që më ka shpallur armik. Edi Rama më ka shpallur armik dhe gjykata duhet të më dënojë. Por që të më dënojë gjykata duhen prova, dhe sipas tyre unë kam shpërdoruar detyrën sepse kam bash-këpunuar me partnerët. Unë nuk mund të vij asnjëherë në Shqipëri të dëshmoj me këto institucione, sepse në rast se unë vij aty do të thotë dënim me vdekje për mua”, u shpreh Dritan Zagani.

Zjarret e verës, ja disa nga zonat më tërrezikuara në Vlorë

Parku i Llogarasë, Karaburuni e Zvërneci janë evidentuar si zona me risk të lartë për zjarr përgjatë ditëve të nxehta. Në një kohë kur gjatë verës së kaluar të shumta kanë qenë ndërhyrjet e helikopterëve për shkak të terrenit të vështirë, pritet që edhe gjatë kësaj vere këto zona të jenë të rrezikuara nga zjarret. “Në këto zona që janë Parqe Kombëtare i kemi futur në atë rrethin tonë për ti mbrojtur dhe për të ndërhyrë në rast të situatës së zjarreve. Shërbimi Zjarrfikës ka një taktikë që me marrjen e njoftimit për një emerg-jencë apo për një rast zjarri, ndërhyjnë menjëherë për ta kapur vatrën e zjarrit sa më të vogël që mos të marrë përma-sa të mëdha. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugëve t’i hapin rrugën zjarrfikëses se kur dëgjohet një sirenë, Shërbimi Zjarrfikës është diku për të vajtur nuk i bie kot sirenës. Për të vajtur sa më shpejt në vendin e ngjarjes, ne duhet të na krijohen le-htësira në rrugë”, tha dje Luan Kapaj, pjesë e Forcave Zjarrfikëse.

1. Sulejman Tola (Prokuror, Prokuroria e Rrethit Krujë)2. Ilir Çeliku (Gjyqtar, Gjykata e Apelit, Vlorë)3. Mirela Fana (Gjyqtar, Gjykata e Lartë)4. Ilir Pashaj (Gjyqtar, Gjykata e Shkallës së Parë, Elbasan)5. Eritan Shehu (Këshilltar Ligjor, Gjykata e Lartë)6. Adnand Berdica (Këshilltar Ligjor, Gjykata e Lartë)7. Etleva Sherifi (Ndihmëse Ligjore, Gjykata e Lartë)8. Adriatik Llalla (Ish-kryeprokuror)9. Besnik Imeraj (Ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese)10. Vladimir Kristo (Gjykata Kushtetuese)11. Sokol Berberi (Gjykata Kushtetuese)12. Vitore Tusha (Gjykata Kushtetuese)13. Shyqyri Çobo (Gjykata e Rrethit Berat)14. Ibrahim Hoxha (Gjykata e Tiranës)15. Drita Velaj (Gjykata Kukës)16. Ermir Beta (Prokuroria Berat)17. Erlindi Basha (Ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë)18. Fatos Lulo(Gjykata Kushtetuese)19. Besim Trezhnjeva (Gjykata e Apelit Durrës)20. Besa Nikëhasani (Prokuroria Shkodër)21. Altina Xhoxhaj (Gjykata Kushtetuese)

JA EMRAT E 21 GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE TË LARGUAR

Plot 21 gjyqtarë dhe prokurorë nuk janë më pjesë e sistemit të dre-jtësisë, midis të cilëve

disa janë shkarkuar për shkak të procesit të vetingut e disa të

tjerë janë larguar vetë. Procesi i spastrimit të drejtësisë është asis-

tuar që në fillim nga misionet diplomatike të Shteteve të Bash-

kuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Page 8: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

8 GAZETA SOTE Mërkurë 9 Maj 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Sali Berisha: Vendi i damkosur nga rekordet e zeza kriminale, rrezikojmë negociatat, Rama ka përçarë vendin

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se Shqipëria rrezikon të përsërisë rekomandimin e 2016-ës. I ftuar në një studio televizive, Berisha deklaroi se vendi është i damkosur nga kryemi-nistri Edi Rama dhe se negociatat mund të mos hapen sërish. Më tej, ai tha se kryeministri Rama ka futur në vend një përçarje veri-jug në vend pasi ka përjashtuar veriun nga investimet. “Shqipëria është sot delja e zezë, vendi i damkosur për rekordet më të zeza të instaluara nga Edi Rama. Shqipëria edhe pas 4 vitesh rrezikon të përsërisë rekomandimin e 2016-s. D.m.th nuk hapen negociatat, por merr dhe këto detyra. Kjo përbën një problem shumë madhor

për Shqipërinë. Shqipëria sot është më e përçarë se kurrë. Edi Rama ka futur në vend një përçarje veri-jug, as zoografi nuk mund ta ketë bërë. Sepse ka përjashtuar tërësisht veriun nga investimet”, tha Ber-isha. Mirëpo, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndali me kaq sulmet ndaj kryeministrit Rama. Ai tha se kryeministri Rama është bërë kryetar i prokurorisë dhe i Gjykatës Kushtetuese pasi i ka ekzekutuar si in-stitucione. “Edi Rama është sot kryetar i prokurorisë, kryetar i gjykatës. Asgjësoi Gjykatën Kushtetuese. Ajo është ekzekutuar. Nuk kam asgjë të kontrollit ligjor të pasurive. Ka një mijë mënyra për ta progra-muar që Gjykata Kushtetuese të mos asgjësohet. Sa

bukur u thotë ai qytetarëve apo gjykatëse tmerrojuni pse kanë një apartament. Po ai me vilën e tij 58 metra të gjata me materialet më të kushtueshme të importit. Me truallin e deklaruar 2 dollarë metri katror. Ajo si kosto e ka të jashtëzakonshme, si bunker ajo shpreh psikologjinë e tij. Është rikthyer në origjinë Edi Rama”, u shpreh Berisha. Më tej Berisha hodhi akuza ndaj Ramës edhe për Rrugën e Kombit si dhe çështjen e shëndetësisë. “Është opozita ajo që investoi disa kritere se po të qe për Edi Ramën do kishe 240 vrasës në Parlament. Pra opozita bëri gjithçka për ta penguar. Jo, Rruga e Kombit u ndërtua nga kompa-nia që ka ndërtuar La Manshin dhe e ka renditur në

një nga ndërtimet më kryesore të saj për vështirësitë që kishte rruga. Ky pasi nuk e voli dot kompaninë kineze dhe e përzuri u kthye tani tek çeku 1 miliard për të mos bërë asgjë por për të vjedhë. 5 vite i la tre qarqe me investime 40% më pak se qarku i Fierit. Pasi nuk pranohej më në veri, Shkodra e refuzoi, Lezha ja përplasi turinjve, për ty është i tha shëndetësia falas por ne paguajmë sa frëngu pulën, për ty fshati nuk ekziston. Nuk e përmend se nuk e lënë atletet e kuqe. Kalimashi dhe Kukësi ja dhanë leksionin historik, sot Laçi. Nuk ka pasur kurrë një kryeministër që të ketë urryer gjysmën e Shqipërisë si Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Integrimi, Bushati: Të rinjtë, oponentët e vërtetë të

punës tonë Ministria për Evropën dhe Punët

e Jashtme dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri zhvilluan dje konferencën “Së bashku drejt Bashkimit Evropian: Njohja e përvojës së shkuar dhe krijimi i partneriteteve për të ardhmen”. Në fjalën e tij, ministri Bushati nënvizoi se për Shqipërinë projekti europian është në thelb një projekt bashkimi brenda vetes. Sipas tij, projekti europian është projekti, të cilin shumica dërrmuese e shqiptarëve e shohin si projektin e paqes, sigurisë, mirëqenies, por mbi të gjitha e shohin si projektin e një qeverisje demokratike për ta. Për kreun e diplomacisë shqiptare projekti europian përkon jo vetëm me modernizimin dhe transformimin e shoqërisë sonë, por edhe me konsolidi-min e identitetit tonë europian si komb. Ndërkohë të pranishëm në konferencë ishin të pranishëm dhe ish-ministra integrimi të ftuar në këtë tryezë, si Sokol Nako, Paskal Milo, Ermelinda Meksi, Majlinda Bregu dhe Klajda Gjosha, të cilët diskutuan mbi përvojën e tyre në rrugën e Integrimit Europian.

Rimbursimi i barnave, Shehu: Ministrja nuk po

thotë të vërtetën Deputeti i PD, Tritan Shehu ka

reaguar dje pas deklaratës së bërë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për kriteret e barnave të rimbursueshme. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu u shpreh se deklarata e ministres ishte patetike pasi ajo nuk u ndal tek problemet që po hasin qytet-arët. “Ministria Manastirliu i “përgjigjet” kritikave për listën e barnave të rimbur-sueshme, me një deklaratë patetike dhe vetëm propagandistike! Asgjë nuk thotë ministria për problemet, që kemi ngritur këto ditë jo vetëm ne si deputetë, por dhe pacientët, qytetarët, mjekët, farmaceuti-ka, në fakt të gjithë, për “masakrën” që ju bë asaj liste “me një të rënë të lapsit”. Ajo vetëm bën një ekspoze të gjerë e surrealiste të "sukseseve" pesë vjeçare të Rilindjes në sektorin e Shëndetësisë!!!! Por ka harruar diçka, s'ka përmendur asnjë herë “Shëndetësinë Falas”! Ajo nuk thotë as të vërtetën më minimale, atë që qindra të sëmurë nuk do të marrin me mjekimin e përshtatshëm”, tha ai.

Endri ARIZI

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend një raport mbi gjetjet dhe rekomandi-met e progres-raportit të

Këshillit Europian të 2018-ës për Shqipërinë. Ndonëse qeveria ka arritur progres sa i takon zbatimit të reformave të vendosura nga BE në lidhje me anëtarësimin e vendit, ndërkombëtarët duket se presin akoma më shumë sa i takon luftës kundrejt korrupsionit. Në raportin e siguruar nga gazeta që qeveria ka dorëzuar në Kuvend, Bashkimi Euro-pian i ka rekomanduar mazhorancës shqiptare që të nisë sekuestrimin e parave të të gjithë pushtetarëve të korruptuar. Madje, veç kësaj BE ka kërkuar gjithashtu që të ngrihet dhe një rrejt i specializuar efektivësh që të adresojë korrupsionin në nivele ta larta. “Rekomandime: Rritja e përp-jekjeve për përdorimin e hetimeve financiare në linjë me standardet e Task-Forcës së Veprimit Finan-ciar (FATF), dhe ngritja e një baze të dhënash për sekuestrimin dhe konfiskimin/rikuperimin e aseteve kriminale që rezultojnë nga krimet e korrupsionit; Ngritja e një rrjeti efektiv të organeve të specializuara dhe të mirëfinancuara të antikor-rupsionit, të përbërë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Gjykata për të adresuar korrup-sionin e nivelit të lartë; Vazhdimi i përmirësimit të aksesit në regjistrat elektronikë kombëtarë për proku-rorët dhe policinë, duke ngritur një sistem të integruar të menaxhimit të çështjeve midis policisë, prokurorisë dhe gjykatave”, thuhet në raportin që qeveria ka dorëzuar në Kuvend.

Ja 6 masat e qeverisë që do merren për negociatat

Qeveria shqiptare është mëse e vendosur sa i takon çeljes së nego-ciatave. Në raportin që ka dorëzuar në Kuvend ajo duke u ndalur tek rekomandimet e BE si dhe prioritetet e arritura deri më tani, ka specifikuar edhe 6 masat që do të marrë për të mundësuar çeljen e negociatave. Kështu, ajo ka si qëllim që të risë bashkëpunimin me KE sa i takon leg-jislacionit të brendshëm dhe evropia-

Qeveria në fokus bashkëpunimin me vendet anëtare të BE

Një pikë tjetër që qeveria shqiptare ka vendosur si prioritet është dhe rritja e bashkëpunim-it me vendet anëtare të BE për thellimin dhe zbatimin e reformave. “Qeveria shqiptare ka marrë ma-sat e nevojshme që ky dokument i rëndësishëm për Shqipërinë të shërbejë si udhëzues për të gjitha

institucionet shtetërore, në përpjekjet e tyre për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në vazhdim, Shqipëria do të zhvil-lojë një bashkëpunim intensiv mbi thellimin e mëtejshëm të zbatimit të reformave me vendet anëtare, të cilat do të vendosin lidhur me hapjen e ne-gociatave, në vijim të rekomandimit të qartë të Komisionit Evropian”, thuhet në raport.

nizimit të vendit. “Qeveria shqiptare është e gatshme të bashkëpunojë me shërbimet e Komisionit Evropian dhe vendet anëtare në funksion të ngritjes së nivelit të përgatitjes për anëtarësim në sektorë të veçantë dhe të përafrimit të legjislacionit të brendshëm me atë komunitar. Negociatat e anëtarësimit do të jenë fillimi i një rruge të vështirë për shndërrimin e mëtejshëm evropian-izues të vendit. Do të jetë një rrugë e vështirë dhe e gjatë, por hapja e negociatave do t’i japë shpresë dhe orientim këtij rrugëtimi”, thuhet në raport. Më tej aty thuhet se qeveria shqiptare për të vijuar ecurinë e reformave do të risë edhe konsen-susin ndërpartiak si dhe do thellojë dialogun me shoqërinë civile. “Për qeverinë shqiptare, rekomandimet pozitive të Komisionit Evropian janë një nxitje për të përshpejtuar ritmin e reformave të ndërmarra. Qeveria shqiptare ka vullnet të plotë për të ecur në rrugën e reformave në fry-mën e konsensusit ndërpartiak dhe në bashkëpunim të plotë me sho-qërinë civile. Hapat e mëtejshëm të procesit të anëtarësimit do të kërko-jnë përkushtim dhe profesionalizëm të rritur të administratës shtetërore dhe institucioneve të tjera publike. Po ashtu, qeveria shqiptare është e angazhuar plotësisht në thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile”, thuhet në raport.

1. Të arrihen rezultate të mëtejshme në procesin e riv-lerësimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve;

2. Të finalizohet krijimi i institucioneve të reja të pavarura gjyqësore, përkatësisht krijimi i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi;

3. Të vazhdojë ndjekja e një qasjeje sektoriale ndaj reformës së drejtësisë, në kuadrin e strategjisë ndërsektoriale për 2017-2020, dhe të sigurohen me-kanizma të përshtatshëm të qeverisjes, monitorimit dhe raportimit, përmes treguesve të zhvilluar dhe mbështetjes së duhur financiare për zbatimin e strategjisë.

1. Përparim i mëtejshëm drejt ngritjes së një baze të dhënash solide të hetimeve financiare, nd-jekjeve dhe dënimeve finale kundër grupeve të organizuara kriminale; kjo duhet të përfshijë intensifikimin e hetimeve dhe të dënimeve të anëtarëve të nivelit të lartë të grupeve të organ-izuara kriminale;

2. Ngritja e Strukturës të Posaçme kundër Korrupsion-it dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit për të luftuar krimin e organizuar dhe

siguruar koordinimin midis strukturave përkatëse ekzistuese;

3. Intensifikimi i luftës kundër pastrimit të parave, nëpërmjet një përdorimi më efektiv të inteligjencës kriminale, identifikimit, gjurmimit, ngrirjes dhe konfiskimit të të ardhurave nga krimi; rritja e rapor-timit të transaksioneve të dyshimta të pranueshme si prova në gjykatë; dhe forcimi kapacitetit të ag-jencive ligjzbatuese për të luftuar evazionin fiskal dhe mashtrimin në taksa

JA REKOMANDIMET E BE PËR REFORMËN NË SISTEMIN E DREJTËSISË

BE KËRKON LUFTË NDAJ KRIMIT TË ORGANIZUAR

Qeveria në fokus bashkëpunimin me vendet anëtare të BE

Zbardhet raporti i qeverisë, BE kërkon sekuestrimin e parave të pushtetarëve të korruptuar, ja 6 masat që do merren për të hapur negociatat në qershor

Page 9: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

5,6,7,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Mërkurë 9 Maj 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vetingu, Theodhori Sollaku: Po vijoi me këtë ritëm, nuk do mbeten gjyqtarë e prokurorë në sistem

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku ka shprehur ditën e djeshme rezerva ndaj dorës së hekurt që po përdoret për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi i drejtësisë. Gjatë një prononcim për mediat, ai deklaroi se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po kërkon gjilpërën në kashtë dhe nëse sipas tij, vijohet me këto ritme, vështirë se do të ngelen gjyqtarë dhe prokurorë në sistem. “Ka ven-dimmarrje të tilla që duhet sikur “po kërkohet

gjilpëra në kashtë” dhe me këto ritme ka një situatë ndrydhje nga gjyqtarët dhe prokurorët që me këtë situatë dhe me këtë metodologji vështirë se mund të mbeten në funksion 5% e magjistratëve, e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Tu kërkosh sot gjyqtarëve dhe prokurorëve dokumentacion për periudhën kur ai nuk ka qenë gjyqtar, kur nuk e ka pasur detyrim në ligj për të mbajtur arshivë, nuk ka pasur dhe financier për të bërë bilancin; Sa mora këtë

vit, sa harxhova dhe sa ngelën? Ka nevojë të korrektohet”, deklaroi Sollaku ndër të tjera. Ndërkohë, ish-prokurori i Përgjithshëm komen-toi edhe situatën në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se ngërçi i krijuar është serioz dhe cenon rëndë Kushtetutën. “Kushtetuta është shprehur që anëtari i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese duhet të rrijë derisa të vijë tjetri dhe kjo jo pa qëllim është vendosur. Me qëllim që shteti në këto institucione të ketë vazhdimësi,

të vazhdojë. Por mesa duket nuk është parë në këtë drejtim, mendojnë se do të zgjidhet shpejt situata, të shohim”, nënvizoi ai më tej. Nga ana tjetër, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theod-hori Sollaku u shpreh pro një vetingut dhe të avokatëve të parashikuar në ndryshimet e reja ligjore. Në përfundim, ish-prokurori i Përgjith-shëm, Theodhori Sollaku sugjeroi korrektim të mënyrës se rivlerësimit të pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Edi Rama: Ja skema që do të ndjekim për tarifën në Rrugën e Kombit, nuk do tolerohet asnjë arrogancë në institucione

Kryeministri: Ja pse nisëm turin e llogaridhënies

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka sqa-ruar dje punën që po bëhet sa i takon tarifës në Rrugën e Kombit. Ai tha se qeveria

është duke punuar për të ulur tarifën për banorët e zonës, ndërsa sqaroi se dhe kur të vihet sërish trau, nuk do ketë aplikim menjëherë të saj, por do të ketë procese konsultimi. “Kjo është një çështje komplekse, por që nuk kemi të bëjmë me arrogancë. Bëhet fjalë për një gabim total tonin, që erdhi pasi u nisëm nga një qëllim i mirë. Ne gabuam pasi ajo kontratë ishte bërë dy vite më parë dhe erdhi për t’u implementuar në një moment kur nuk ishim të përgatitur as ne dhe as komuniteti. Ishte një risi në Shqipëri dhe ne gabuam strategjinë për ta prezantuar dhe impelemntuar ashtu si duhet... Ajo është rrugë e vetme dhe duhet marrë në konsideratë. Se nëse bën një rrugë me pagesë Tiranë-Durrës, nuk do të paguash bjeri nga Ndroqi. Të gjitha rrugët kanë alternativa dhe kjo s’ka. Mbasi të arrijmë në një ven-dimmarrje do lëmë kohë. Nuk do e zbatojmë aty për aty. Do lëmë kohën nevojshme për të informuar, shpjeguar dhe krijuar terrenin e butë”, tha ai dje në “Top Show”. Kryeministri u ndal dhe te turi i llogaridhënies. Ai tha se kjo nisi pasi ka mosbesim në radhët e qytet-arëve. Sipas tij, qëllimi është që të mos ketë ma arrogancë në zyrat e shtetit. “Unë në fakt do të dëshiroja të ishte akoma më e vështirë llogaridhënia, pasi është shumë e rëndësishme që të ketë një komunikim shumë të drejtpërdrejtë. Synimi i këtij turi është për të parë se çfarë kemi bërë dhe ku duhet të shko-jmë. Normalisht që ka një mosbesim, pasi njerëzit prej 20 vitesh mashtrohen dhe nuk gjejnë zgjidhje. Ne sot u kemi dhënë njerëzve në dorë një instrument që na jep mundësinë edhe teknologjia. Me ‘Platformën e Bashkëqeverisjes’, qytetari ka në xhep apo në telefonin e tij të gjithë qeverinë dhe çdo ministër. Nëse qytetarët vërejnë probleme me funksionimin e administratës, duhet të prezantojnë problemin në këtë platformë dhe brenda 10 ditësh do të marrin përgjigje dhe zgjidhje problemi, pa pasur nevojën e miqve apo rysh-feteve”, tha ai.

Taksat dhe biznesiKryeministri foli dhe për skemën

e TVSH. Ai deklaroi se nga futja e biz-nesit të vogël në këtë skemë, preken

vetëm 100 mijë biznese. Po ashtu Rama ju përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se bizneset e mëdha po takso-hen më shumë. “Shqipëria ka rreth 95 mijë biznese të vogla. E dini se sa janë biznese të vogla që preken sot nga vendosja e TVSH? Janë më pak se 10 mijë. Që do të thotë se pjesa tjetër s’ka lidhje me këta. Por duke dëgjuar në këtë rrëmujë të botës informacionit që ka spekulime, deformime duke dëgjuar propagandën taksa, taksa ,taksa, krijo-het perceptimi s epo u marrim frymën të vegjëlve. Ne i ulëm taksat biznesit të vogël. Biznesi deri në 50 mln lekë ka zero taksa. Biznesi me xhiron në 80 mln e ka 5 për qind e kishte 8 për qind. Le të më thonë cila taksë i është rritur nga

Rruga e Kombit, Shkreli: Jashtë standardeve

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli ka folur ditën e djeshme nëpër situatën në të cilët ndodhen rrugët dhe disa nga akset kryesore në vend. Dje, zv ministri Shkreli, së bashku me kryem-inistrin Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit qeveritar, ishte i pranishëm në takimin me qytetarët e Laçit në kuadër të procesit të llogaridhënies së qeverisë, teksa u shpreh se rrugët në disa akse të vendit janë krejtësisht jashtë standardit. Njëra prej tyre sipas Shkrelit, ishte dhe “Rruga e Kombit”, e cila nuk plotëson standardet dhe për mirëmbajtjen e saj kërkohen financime të larta. Madje, ai theksoi se Rruga e Kombit është jashtë stand-ardeve, dhe se duhen financime për mirëmbajtjen. “Rruga e Kombit” ishte një rrugë fshati me 4 korsi dhe jashtë standardeve. Ideja është për kthimin e kësaj rruge me standarde. Për kthimin e kësaj rruge me standarde, kërkohen shuma marramendëse që nuk i kishim imagjinuar ndonjëherë”, deklaroi ai.

Beci: Shëngjin-Velipojë, investimi strategjik

i qeverisëProjekti infrastrukturor Shëngjin-

Velipojë është një investim strategjik mjaft i rëndësishëm i qeverisë me vlerë 3.8 miliardë lekë. Kjo është bërë e ditur ditën e djeshme nga drejtori i Fondit të Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci në prezantimin e këtij projekti në Lezhë. “Sot për të përshkuar rrugën nga Shëngjini në Velipojë, duhen kaluar 66 kilometra për 1 orë e 20 minuta dhe duhen kaluar 4 akse të ndryshme rrugore. Me investimin prej 3.8 miliardë lekësh, shkurtohet distancën në vetëm 14.8 kilometra dhe rruga mund të përshkohet për 19 minuta. Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, ‘Ranën e Hedhun’ dhe plazhet e tjera të zonës. Kjo rrugë është tejet panoramike. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës. Gjithashtu do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike. Do të japë kontribut në turizmin elitar dhe impakt në rritjen e punësimit në fshatrat përreth dhe rritje të ofertës rajonale turistike”, deklaroi ai.

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur dje shqetësimeve të qytetarëve lidhur me titujt e pronësisë. Nga Lezha Rama zbuloi se shumë shpejt mazhoranca do të çojë në Kuvend ligjin për bashkimin e Hipotekës me ALUIZNI-n. “Përsa i përket titujve të pronësisë, ky është një tjetër problem shumë i madh. E para, ne po bëjmë një reformë të institucioneve që lidhen me pronën dhe shumë shpejt do çojmë ligjin

për të bashkuar disa institucione. Në radhë të parë, për të bashkuar hipotekën me ALUZNI-n. Ndoshta këtu mund të ketë njerëz që e kanë kaluar këtë eks-periencë negative, që shkon te ALUIZNI merr lejen e legalizimit, shkon te hipoteka nuk e merr dot. Ne me këtë po punojmë. Do kalojmë ligjin përpara verës dhe në shtator do kemi një institucion të vetëm dhe qytet-arët do kenë të bëjnë me një institucion”, deklaroi ai.

KRYEMINISTRI:NË SHTATOR DO BASHKOHET HIPOTEKA ME ALUZNI

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama njoftoi dje uljen së shpejti të taksës për biznesin e agro-tu-rizmit. Sipas tij, skema që do të aplikohet do të jetë e ngjashme me atë për hotelet me 4 dhe 5 yje. “Agroturizmi është një instru-ment shumë efikas, i provuar dhe i sprovuar në vendet e tjera si një mënyrë jo vetëm për të dalë nga varfëria, por edhe për të bërë një biznes shumë të shëndetshëm dhe fitimprurës. Ajo që ne duam është që përmes kësaj pakete mbështetjeje, ku do të kemi një ulje të TVSH-së njësoj si për hote-let me 4 dhe me 5 yje, pra, në vetëm 6%, t’i japim mundësi fantazisë dhe vullnetit të sipërmarrësve, në radhë të parë, për të filluar për të krijuar modelet e para, që pastaj jam i bindur, sepse këtë tregon edhe eksperienca botërore, do të ndiqen nga vetë familjet”, deklaroi kryeministri Rama.

Agro-turizmi si hotelet, Rama: Ulje në

6 për qind të TVSH

Kjo është një çështje komplekse, por që nuk kemi të bëjmë me arrogancë. Bëhet fjalë për një gabim total tonin, që erdhi pasi u nisëm nga një qëllim i mirë. Ne gabuam pasi ajo kontratë ishte bërë dy vite më parë dhe erdhi për t’u implementuar në një moment kur nuk ishim të përgatitur as ne dhe as komuniteti. Ishte një risi në Shqipëri dhe ne gabuam strategjinë për ta prezantuar dhe impelemntuar ashtu si duhet...qeveria, e para, dhe kjo që sa ka filluar? Ne kemi rritur vetëm 2 taksa, kemi rri-tur taksën për më të pasurit, qoftë për bizneset dhe ata që kanë një rrogë si puna ime dhe jote dhe kemi ulur taksën për 97 për qind e shqiptarëve. Ndërsa taksa e dytë që rritëm është e karbu-rantit”, tha ai. Kryeministri Rama foli edhe për problemet në sistemin shën-detësor dhe përballjen me mungesën e mjekëve specialistë nëpër spitalet e rretheve. Ai akuzoi për këtë mbylljen pa shkak për 4 vite të specializimeve,

ndërsa theksoi se vitin e ardhshëm pritet të dalë në punë grupi i parë i specializantëve, që do të kompletojnë spitalet me specialistë. “Në spitalet tona ka ende shumë probleme që duhen zgjidhur, por që askush nuk mund të mohojë që në drejtim të përmirësimit të shërbimit janë bërë hapa shumë galopantë përpara. Ne u përballëm me një mbyllje pa shkak, për 4 vite të specializimeve, gjë që bëri të ndjejmë mungesën e mjekëve specialistë, sido-mos në spitalet e rretheve”, tha ai.

Page 10: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

10 GAZETA SOTE Mërkurë 9 Maj 2018

5,6,7,9,10,13,14,15,18,19,20,21

e k o n o m i www.sot.com.al

BB nuk pranon të financojë rrugën Tiranë-Durrës

Tatimet: Si përfitojnë kompensimin prodhuesit bujqësorë

Banka Botërore nuk ka pran-uar që të financojë rehabilitimin e rrugës Tiranë-Durrës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije se ndërhyrja do të bëhet me fondet e buxhetit të shtetit por ende nuk dihet se nga kush do të realizohet rialokimi i fondeve. Nga përllogaritjet e para rezulton se riasfaltimi kërkon 11 milion euro ndërsa ndërhyrja në total shkon deri në 30 milion euro. Rruga është si pjese e kontratës se mirëmbajtjes në kuadër të projektit me BB. Por duke qene se rrugës nga 2001 deri me tani nuk

i është kryer mirëmbajtje e thelle përveç segmentit rrethrrotullim shqiponje kthese e Rinasit, është degraduar. Rrjedhimisht Banka nuk e financon dot ndërhyrjen e thelle ne shtresat e rrugës. dhe pro-jekti i ndërhyrjes do të përshtatet tashme dhe do llogaritet te mbu-lohet me buxhet shteti. Ndërhyrja në këtë rrugë prioritet të shtyhet duke qenë se fondet do të merren nga buxheti i shtetit, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë premtoi se do të ndërhyhej në pranverë për riasfaltim.

Skema e kompensimit zba-tohet për prodhuesit bujqësorë, për të cilët përfshirja në regjimin normal të TVSH-së krijon vështirë-si. Këta prodhues, në kuadër të veprimtarisë së tyre prodhuese furnizojnë me produkte dhe shër-bime bujqësore një person të tatueshëm, i cili nuk përfiton nga skema e kompensimit në Repub-likën e Shqipërisë. Çdo prodhues bujqësor, i cili aplikon regjimin e kompensimit të fermerëve, mund të zgjedhë të aplikojë regjimin normal të TVSH-së, me shkallë standarde 20%. Kushtet për të

përfituar nga skema e kompen-simit Prodhuesit bujqësorë përfi-tojnë të drejtën e kompensimit kur: qarkullimi vjetor i tyre nuk tejkalon kufirin minimal të regjis-trimit për TVSH-në, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave; furnizojnë mallra apo shërbime me prejardhje nga puna e tyre e kryer në njërën nga aktivite-tet e përcaktuara si mallra apo produkte bujqësore; mallrat dhe shërbimet u furnizohen personave të tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit në Repub-likën e Shqipërisë.

Raporti: Autonomia vendore e cunguar, frenohen investimet Autonomia financiare e 61

bashkive në vend është në nivel të ulët, ku pjesa më e madhe e tyre varen drejtpërsëdrejti nga transfertat e buxhetit të shtetit. Në këtë konkluzion del raporti për financat publike vendore për vitin 2017, ku evidentohet se mbi 85 % e bashkive kanë një nivel autonomie financiare nën mesa-taren kombëtare. Këto rezultate tregojnë për një varësi të lartë nga burimet financiare të transferuara nga qeveria qendrore dhe për pasojë, në raport ngrihet shqetësi-mi se ndërmarrja e investimeve

strategjike me vlera të larta bëhet më e vështirë si pasojë e pamundë-sive financiare, gërshetuar me hapësirën e kufizuar për huamarrje vendore. Burimet financiare totale në dispozicion të qeverisjes ven-dore për vitin 2017, regjistruan një vlerë prej 75.8 mld lekë, në rritje me rreth 23 % krahasuar me një vit më parë, apo 14.2 mld lekë më të larta. Nëse nga kjo vlerë, do përjashtohet transferta e pakushtëzuar nga qeveria qendrore, të ardhurat mbi të cilat 61 bashkitë në vend ushtrojnë kontroll të plotë u regjistruan në 43.5 mld lekë.

Biznesi gjerman: Taksat dhe burokracitë pengues për investimet e huaja, forca e punës me kualifikim të pamjaftueshëm

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraShoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë prezanton rezultatet e një anketimi mbi biznesin

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) është zëri i biznesit gjerman në Shqipëri. Rezu-

ltatet e një anketimi me kompanitë anëtare të DIHA, të kryer në muajt e parë të këtij viti, të prezantuara në selinë e ambasadës gjermane në Tiranë, tregojnë që klima aktuale e biznesit në Shqipëri ka marrë një notë më të lartë se një vit më parë. Sipas tyre, 75 % e kompanive të an-ketuarve e kanë vlerësuar situatën ekonomike aktuale si të "mirë”ose "kënaqshëm”. Ndërsa situata për vetë bizneset shënon një rënie prej 8 % në krahasim me një vit më parë.

Taksat e burokracitë, pengues për investimet e huaja

Harmut Jarosch, Drejtor Ekze-kutiv i DIHA që prezantoi të dhënat e anketimit lidhur me nivelin e tërheqjes së investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri thekson se kostoja e punës, produktiviteti, mo-tivimi, kualifikimi, disponueshmëria e punonjësve si edhe fleksibiliteti në të drejtën e punës kanë marrë më shumë vlerësim se sa një vit më parë. Vlerësim më të ulët kanë marrë barra tatimore, sistemi dhe admin-istrata tatimore. Anketimi tregon se 77 % e kompanive të anketuara do të investonin përsëri në Shqipëri. Për qëndrueshmërinë e investimeve, Shqipëria renditet para Maqedonisë, Kosovës, Kroacisë dhe Letonisë. “

Harmut Jarosch, Dre-jtor Ekzekutiv i DIHA që prezantoi të dhënat e anketimit lidhur me nivelin e tërheqjes së investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri thekson se kostoja e punës, produktiviteti, motivimi, kualifikimi, disponueshmëria e punonjësve si edhe fleksibiliteti në të drejtën e punës kanë marrë më shumë vlerësim se sa një vit më parë...

Përdorimi i kriptomonedhave u intensifikua në fund të vitit 2016, veçanërisht për transfertat e mëdha ndërkufitare në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore (Rajoni ECA). Banka Botërore, në një raport të posaçëm për ecurinë e kriptomonedhave në vendet e ECA, ku bën pjesë edhe Shqipëria, vëren se në vendet ku institucionet financiare mungojnë, ku njerëzit duan të shmangin mbikëqyrjen dhe sek-torët financiarë janë të pazhvilluar, kriptomonedhat përdoren më lehtë. Banka Botërore ka gjetur se në vendet ku korrupsioni dhe paqëndrueshmëria poli-tike janë më të larta, besimi në sundimin e ligjit është më i ulët dhe cilësia rregullatore lë për të dëshiruar

tenton të adoptojë bitcoin më shpejt. Disa dëshmi kanë treguar se si institucionet e dobëta ose besimi i ulët tek bankat janë një nga arsyet kryesore për interesin ndaj kriptomonedhave. Vendet e rajonit të ECA kanë kursime në banka më pak sesa në pjesë të tjera të botës. Familjet në këto vende po kërkojnë mundësi alternative të kursimit. Një arsye tjetër për përdorimin e valutave teknologjike në ECA është dëshira për të zhvilluar mjete alternative për trans-ferimin e fondeve të mëdha. Rusia është emetuesi më i madh (më shumë se 956 milionë dollarë), ndjekur nga Shtetet e Bashkuara (811 milionë dollarë) dhe Zvicra (514 milionë dollarë). Nga ana tjetër, qendrat

financiare tradicionale po përpiqen të përshtaten për të përmbushur konkurrencën nga një teknologjia shkatërruese. Zvicra po udhëheq në rregullimin fi-nanciar për të mbuluar ICO-të, duke siguruar që ato të përfshihen në arkitekturën financiare ekzistuese dhe jo të zhvillohen si një alternativë e jashtme. Për shembull, Sirin Labs ngriti 157 milionë dollarë për zhvillimin e një smartphone me bazë blockchain. Në përputhje me këto zhvillime, një fondacion zviceran, i këshilluar nga Jacob Frenkel, kryetar i JPMorgan Chase International dhe laureati Nobel Myron Scholes, ngriti 50 milionë dollarë për të zhvilluar një kriptopurencë të mbështetur nga SDRs.

BB: Kriptomonedhat po përdoren në vendet me korrupsion dhe institucione të dobëta

Jug- Lindore mbi klimën e biznesit dhe investimeve. Në këtë anketim morën pjesë përfaqësitë gjermane të treg-tisë në gjithë Europën Qendrore dhe Jug-Lindore dhe 1.421 kompani nga të cilat 38 ishin nga Shqipëria. DIHA për-faqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri dhe kryen shërbime këshillimi për kompanitë gjermane dhe shqiptare në kërkime tregu.

Forca e punës, me kualifikim të pamjaftueshëm

Anketimi i DIHA i ka kushtuar vëmendje edhe nivelit të përgatitjes së forcës së punës në Shqipëri për t‘iu përgjigjur nevojave të kompanive. Vetëm 11% e të anketuarve mendojnë se niveli i përgatitjes se tyre i përgjigjet kërkesave të kompanive, 64 % men-dojnë se niveli aktual i arsimimit është "pjesërisht" në përputhje me kërkesat e kompanive dhe 25% mendojnë që ai nuk u përgjigjet. Shumica e të anketuarve, 75% e tyre, mendojnë se

kompanitë duhet të ofrojnë trajnime profesionale në përputhje me nevojat e kompanive.

Bizneset gjermane, pritshmëri për të rritur fitimet Përmirësimi i klimës së biznesit

ka rritur pritshmëritë për rritje të të ardhurave të biznesit për kompanitë gjermane dhe kompanitë që janë anëtare të DIHA në Shqipëri. Rezu-ltatet e anketimit tregojnë se 56 % e kompanive të anketuarve presin rritje të të ardhurave dhe 33 % e tyre men-dojnë se niveli i të ardhurave do të jetë

i njëjtë me atë të një viti më parë. Por gatishmëria e kompanive për të rritur numrin e punonjësve është rritur nga 31 % vitin e kaluar në 39% këtë vit. 47 % e të anketuarve nuk planifikojnë ndryshime në numrin e të punësuarve në kompanitë e tyre. Vetëm 14% e të anketuarve presin të shkurtojnë num-rin e punonjësve.

Anketimi në Europën Qendrore dhe Jug-Lindore

Anketimi i DIHA në Shqipëri është pjesë e anketimeve të njëjta online në gjithë rajonin e Europës Qendrore dhe

Page 11: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

GAZETA SOT E Mërkurë 9 Maj 2018 11

s p e c i a l e www.sot.com.al

Më 1952 Enver Hoxha nisi spastrimet në parti

Arkiva e CIA, ja ndryshimet që solli në Shqipëri vdekja e Stalinit, përplasje të forta mes Enver Hoxhës

dhe Hrushovit për marrëdhëniet me JugosllavinëCIA vijon të nxjerrë deta-

je të reja sa i takon mar-rëdhënieve të Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe Bash-

kimit Sovjetik. Në një dokument të deklasifikuar tregohen ndryshimet që solli vdekja e Stalinit, ndërsa tregohen spastrimet që ndodhën në parti gjatë vitit 1952.

Hoxha konsolidon kontrollin e partisëNëse kjo vërtet ishte një llogaritje

e sovjetikëve, zhvillimet e mëtejshme tregojnë se Moska nuk arriti ta bënte Shqipërinë një aleat më të besueshëm sovjetik, nga sa ajo ishte më parë për jugosllavët. Gjithashtu në një kohë kur partia vuante nga fraksionet në periudhën e dominimit jugosllav, tani ajo eliminoi faktorin jugosllav dhe fitoi stabilitet të brendshëm. Byroja e re politike pas kongresit të nëntorit 1948 kishte vetëm 4 nga anëtarët e vjetër, Hoxha, Jakova, Kapo e Nushi, dhe 5 anëtarë të rinj, Shehu, Belishova, Ballu-ku, Spahiu e Koleka, pra me përjashtim të Belishovës dhe Spahiut, të shtuarit e vitit 1948 janë prezentë edhe sot (1962). Nga anëtarët e vjetër, Jakova u spastrua në 1951. Kështu që byroja politike e sotme dhe ajo e dhjetë vjetëve të fundit ka mbetur e pandryshuar dhe ka vetëm tre nga anëtarët e epokës së dominimit jugosllav, Hoxha, Kapo e Nushi. Në kongresin e dytë të partisë në prill 1952, Hoxha njoftoi se partia që kishte pasur rreth 2800 anëtarë në 1944 dhe rreth 30 000 në nëntor 1948, tani kishte 44 180 anëtarë. Ai shtoi gjithashtu se rreth 6000 anëtarë ishin spastruar që prej vitit 1948. Pra nëse llogarisim se shumica e të spastruarve ishin anëtarë të para-vitit 1948, rreth gjysma e anëtarësisë së vitit 1952 ishin afruar pas prishjes së vitit 1958 me Jugosllavinë. Nga 59 anëtarët e Komitetit Qendror në vitin 1952, 18 ishin anëtarë të rinj. Gjashtë anëtarët e vitit 1952 që më vonë u spastruan, ishin Bedri Spahiu e Tuk Jakova të spastruar në 1955 për “inkompetencë” dhe më vonë të etiketuar “pasardhës të elementëve revizionistë jugosllavë”. Liri Belishova dhe bashkëshorti i saj Gaqo Çomo, të larguar nga partia në 1960 për “pikëpamje pro-sovjetike”. Major gjeneral Panajot Plaku, i cili u arratis në Jugosllavi në 1957 dhe major-gjeneral Ethem Gjinushi që u emërua kandidat, por u refuzua në Kongresin e vitit 1956.

Marrëdhëniet Shqipëri-BRSS, 1948-1955

Në 1948 partia shqiptare i shpëtoi kapjes jugosllave të shtatë viteve dhe për shtatë vitet e ardhshme pranoi me entuziazëm kujdestarinë sovjetike që solli dhe rritjen e profilit të saj në bllokun sovjetik. Nën hegjemoninë jugosllave Shqipëria ishte thuajse e përjashtuar nga çështjet e bllokut, ajo nuk ishte pranuar në Kominform dhe kishte marrëdhënie ushtarake e ekonomike vetëm me Bullgarinë përveç Jugosllavisë. Në kontrast me këtë, gjatë shtatë viteve të para të lidhjes me BRSS, kontaktet e saj u zgjeruan me pranimin në Këshillin Ekonomik të Vendeve Socialiste dhe në Paktin e Varshavës. Kështu që për sa kohë Mos-ka vazhdonte sherrin me Jugosllavinë, Shqipëria me besnikëri dhe pa hezituar

do të ndiqte drejtimin sovjetik. Por në 1955 Hrushovi nisi politikën e tij të ria-frimit me Jugosllavinë dhe udhëheqja shqiptare nisi të tregojë hezitim.

Ngritja sovjetike 1948-1955Kur këshilltarët e teknikët jugosl-

lavë u përjashtuan nga Shqipëria në 1948 vendet e tyre i zunë shpejt kon-sulentët sovjetikë. Influenca politike, ekonomike e ushtarake sovjetike arriti shpejt nivelin e asaj jugosllave brenda disa javëve teksa deri në fund të vitit numri i këshilltarëve civilë e ush-tarakë arriti në 1000. Në gusht-shtator 1948 një delegacion shqiptar tregtar i drejtuar nga ministri i industrisë Tuk Jakova, vizitoi Moskën dhe nënshkroi marrëveshjen e parë tregtare mes dy vendeve. Gjatë vitit të ardhshëm të gjitha vendet evropiano-lindore nënshkruan marrëveshje tregtare dhe kulturore me Shqipërinë dhe iu bashkuan programit sovjetik për mbështetjen e ekonomisë shqiptare. Ndihma ushtarake ishte gjithashtu pjesë e programit sovjetik të ndihmave, shumica e të cilës shkonte në mbështetje të guerrilasve komunistë që luftonin në Greqi. Deri në vitin 1951 Bashkimi Sovjetik dhe vendet satelite po furnizonin me të paktën një të tretën e buxhetit shqiptar dhe me mallrat e nevojshme për nisjen e projekteve ambicioze industriale të planit 2-vjeçar shqiptar. Deri në vitin 1954, personali sovjetik në Shqipëri raportohej se përf-shinte ambasadorin dhe misione zonale nën drejtimin e tij. Misionet raportohej se ishin 1) grupi politik me rreth 40

funksionarë të atashuar në ministri të ndryshme dhe në zyrat rajonale të min-istrisë së brendshme, 2) misioni ushtarak me rreth 120-130 anëtarë të atashuar në ministrinë e Mbrojtjes dhe në divizionet e ushtrisë, 3) misioni teknik prej rreth 3000 specialistësh e teknikësh që ishin shpërndarë në fabrika, miniera, ndër-marrje bujqësore dhe instilacione ush-tarake dhe 4) një mision i vogël kulturor me disa profesorë dhe artistë sovjetikë. Gjithashtu në Shqipëri kishin ardhur dhe një numër teknikësh e specialistësh nga vendet e tjera satelite që u punësuan në sfera të ndryshme të ekonomisë. Me zgjerimin e lidhjeve ekonomike e ush-tarake u shtuan dhe kontaktet politike. Pas vitit 1948 kishte një rritje të numrit të zyrtarëve shqiptarë që merrnin pjesë në mbledhjet e partisë sovjetike dhe shumë kadetë shqiptarë në shkollat ush-tarake të Moskës. Gjithashtu Shqipëria dërgonte në BRSS punonjës e studentë për trajnime teknike, shkencore e kul-turore, dhe bashkë me BRSS shqiptarët trajnoheshin dhe në vendeve të tjera të bllokut komunist.

Shqipëria i përshtatet kursit të riPas vdekjes së Stalinit dhe nisjes

së kursit të ri të BRSS, Shqipëria ashtu si vendet e tjera satelite të Ballkanit morën masat e tyre për t’u përshtatur. Kolektivizimi i bujqësisë që kishte nisur në Shqipëri u kufizua, por kooperativat nuk u braktisën. Borxhet e fshatarëve u fshinë dhe kuotat e dorëzimeve të grurit u reduktuan. Në gusht 1953 qeveria u riorganizua dhe një numër ministrash

u reduktuan për t’iu përshtatu stilit të strukturave sovjetike. Në këtë kohë edhe Hoxha hoqi dorë nga postet e ministrit të Mbrojtjes e ministrit të Brendshëm dhe një vit më vonë, sipas parimit sovjetik të udhëheqjes kolek-tive, sekretari i parë i partisë Hoxha i la vendin e kryeministrit Mehmet Shehut. Udhëheqja shqiptare po vihej në të njëjtin hap me Bashkimin Sov-jetik dhe pjesën tjetër të bllokut edhe në përmirësimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë. Pas propozimit të BRSS ndaj Jugosllavisë në verën e 1953 për shkëmbimin e ambasadorëve, ky shembull u ndoq dhe nga Shqipëria, e cila vendosi marrëdhëniet diploma-tike me Jugosllavinë në dhjetor. Në gusht 1953 Shqipëria, ashtu si fqinjët e saj jugosllavë, pranuan më në fund propozimin e përsëritur shpesh prej jugosllavëve për krijimin e komisionit të përbashkët për ekzaminimin e inci-denteve kufitare. Por negociatat nuk ecën mirë dhe në shtator ato u pezul-luan nga jugosllavët. Ata pretendonin se shqiptarët po refuzonin propozimet e tyre për kompromis. Në verën e vitit 1954 nisi programi i bllokut sovjetik për rinisjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe u kompletuan disa marrëveshje. Një marrëveshje tregtare sovjeto-jugosllave u firmos në vjeshtë 1954, ndërsa marrëveshja jugosllave me Shqipërinë u arrit vetëm në 17 maj 1955. Tre ditë më vonë krijua Pakti i Varshavës me Shqipërinë si anëtare. Në prag të vizitës surprizë të Hrushov e

Bulganin në Jugosllavi në fund të majit 1955, lidhjet mes Moskës e Tiranës ishin të ngrohta dhe të forta. Megjithëse me ngadalë, shqiptarët reaguan ndaj kursit të ri sovjetik të përmirësimit të lidhjeve me Jugosllavinë. Edhe vendet e tjera të bllokut nisën ringritjen e lidhjeve me Jugosllavinë sipas këshillës sovjetike dhe ndaluan luftën psikologjike e të propagandës, por Jugosllavia ende nuk kishte të drejtën e fjalës në çështjet e bllokut. Politika e re kishte si qëllim rritjen e influencës ndërkombëtare sovjetike në një kohë të zbutjes së ten-sioneve botërore.

Nisja e debatit shqiptaro-sovjetik (1955-1957)

Përpjekjet e hapura të Hrushovit për të risjellë Jugosllavinë në bllokun sovjetik në maj 1955, ishin një kthesë e fortë drejtimi që la mbresa te ud-hëheqja shqiptare dhe hapi një çarje në marrëdhëniet Shqipëri-BRSS, që do të zgjerohej me kalimin e kohës. Në konferencën e partive komuniste në Moskë në 1960 Hrushovi pretendoi se Shqipëria kishte dhënë aprovimin e saj për risjelljen e Jugosllavisë në bllok që në qershor 1954. Kjo deklaratë vinte si reagim ndaj pretendimit të Hoxhës në të njëjtën konferencë se shqiptarët nuk ishin konsultuar fare për plan-et e Hrushovit të majit 1955. Por si pretendimi i Hrushovit për pranimin e Shqipërisë dhe ai i Hoxhës për të kundërtën kanë elemente të vërteta, pasi ajo kishte dhënë pranimin në 1954 për rilidhjen me komunistët jugosllavë në një program afatgjatë, me taktika që do të zbusnin sjelljen agresive të tyre ndaj Shqipërisë dhe sipas kushteve të bllokut. Hoxha e Shehu nuk parashikuan që Hrushovi do të bënte gjithçka me iniciativën e tij. Pra programi i pranuar nga shqiptarët në 1954 ishte i bazuar në kërkesën e Jugosllavisë, me anë të tolerimeve të saj dhe pranimit të gabimeve. Prandaj dhe në 1955 Shqipëria nuk kundër-shtoi rivendosjen e marrëdhënieve. Zhvillimet në verën e 1955 duket se konfirmojnë pretendimet e Hoxhës. Në fjalimet e tyre në Parlament në fund të majit Hoxha, Shehu e Bal-luku bënë komente të njëjta mbi bisedimet sovjeto-jugosllave që po zhvilloheshin në Beograd, duke sug-jeruar se plotësonin vetëm kushtet minimale sovjetike. Ata shprehën besimin se bisedimet do të forconin miqësinë mes popullit të BRSS dhe demokracive të tjera popullore, me popullin vëlla jugosllav. Përsëri në fjalimin e 28 majit Hoxha përdori fjalë të njëjta për të përshkruar bisedimet sovjeto-jugosllave. Pas largimit nga Beogradi, Hrushovi ndaloi në Buku-resht ku diskutoi me udhëheqësit rumunë, bullgarë, hungarezë dhe çekë, rezultatet e udhëtimit të tij. Këtu dallo-hej mungesa e udhëheqësve shqiptare. Hoxha e Shehu qëndruan në shtëpi dhe kryen spastrimin e radhës që ishte i pari në tre vjet. Në takimin e mesit të qershorit të komitetit qendror të partisë, u përjashtuan për inkompetencë Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu, të cilët më vonë u shpallën si revizionistë që kishin kërkuar bashkëpunim me Jugosllavinë dhe rehabilitim të Koçi Xoxes.

“Kur këshilltarët e teknikët jugosllavë u përjashtuan nga

Shqipëria në 1948 vendet e tyre i zunë shpejt konsulentët sovjetikë. Influenca politike, ekonomike e ushtarake sovjetike

arriti shpejt nivelin e asaj jugosllave brenda disa javëve tek-sa deri në fund të vitit numri i këshilltarëve civilë e ushtarakë arriti në 1000. Në gusht-shtator 1948 një delegacion shqiptar

tregtar i drejtuar nga ministri i industrisë Tuk Jakova...

Page 12: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

12 GAZETA SOTE Mërkurë 9 Maj 2018

C M Y K

k r o n i k e www.sot.com.al

Prokuroria e Durrësit: Nuk kishte materiale që klasifikohen si sekret shtetëror

Dy persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar korrierin e prokurorisë, pranë

Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i kanë marrë disa materiale që ai kishte tërhequr nga posta. Mësohet se korrieri i prokurorisë ka qenë duke lëvizur në këmbë nga posta qendrore drejt prokurorisë së Durrësit, të cilat ndodhen rreth 100 metra larg njëra-tjetrës, kur u sulmua nga dy persona të maskuar. Mësohet se ngjarja është vënë re nga punonjës të postës dhe kalimtarë, por që asnjë nuk ka reaguar përballë autorëve edhe për shkak se mësohet se gjithç-ka ka ndodhur brenda një kohë shumë të shkurtër. Autorët që sipas burimeve mbanin veshur kapele dhe syze të errëta janë lar-guar me shpejtësi në këmbë. Pas ngjarjes, uniformat blu të qytetit bregdetar u vunë në lëvizje dhe po punojnë për kapjen e dy agre-sorëve. Gjithashtu në komisariat është shoqëruar edhe korrieri për tu pyetur rreth ngjarjes dhe karakteristikave të këtyre dy per-sonave me qëllim identifikimin, kapjen e tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nuk dihet se çfarë konkretisht kishte në çantën e postierit por dyshohet se dokumentet e mar-ra janë me mbishkrime sekrete. Burime thonë se në praktikën zyrtare në prokuroritë e rretheve, posta sekrete përmban dy lloj dokumentesh. Përgjithësisht materialet sekrete prokurorive të rretheve i shkojnë me postë ose nga SHISH, ose transkripte të përgjimeve që sjell Prokuroria e Përgjithshme. Pas grabitjes së postës sekrete të organit të akuzës të qytetit bregdetarë, dhe pas marrjes në pyetje të korrierit që u sulmua, policia e Durrësit ka dhënë detaje për ngjarjen. “Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I. K., me punë korrier pranë Prokuror-isë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte

Grabitet korrieri i Prokurorisë së Durrësit, persona të paidentifikuar

e sulmojnë sapo del nga postaElbasan, konfliktohet me

47 vjeçarin, në kërkim 18-vjeçari Një 18 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elba-

sanit, pasi u konfliktua me një person tjetër me inicialet M. D., 47 vjeç. Policia ndërhyri menjëherë në një konflikt ku ishte përf-shirë adoleshenti, duke shmangur përshkallëzimin e ngjarjes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.20 të së hënës në lagjen Partizani të Elbasanit, ku shtetasi me inicialet B. R., 18 vjeç është konfliktuar me shtetasin me inicialet M. D., 47 vjeç. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe adoleshenti sapo ka parë efektivët ka braktisur një çantë dore që mbante me vete dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohej. Grupi hetimor gjatë kontrollit në çantën e tij gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e llojit kana-bis sativa, një pistoletë plastike lodër, dy telefona celularë, dhe kartën e identitetit të shtetasi me inicialet B. R.. Pas identifikimit të 18-vjeçarit policia është vënë në ndjekje të tij.

Kokainë mes fruta-perimeve, arrestohet shqiptari në Itali

Një dyqani i fruta-perimeve ishte qendra e shpërndarjes së kokainës në Itali. Sipas mediave të vendit fqinj, në Rimini është organizuar operacioni antidrogë i koduar “Frutta market”, ku në pranga janë vënë gjashtë persona. Gjurmimi nisi pas një hetimi të mëparshëm të 2016, ku u arrestuan tre shpërndarës në provincën e Trentos. Mes përgjimeve flitej për fruta e perime të lidhura me numra të ndryshëm telefoni, që çoj në një fill të dytë hetimesh. Autoritetet italiane nisën përgjimet dhe ndjek-jen duke dokumentuar shitjen e drogës rreth një dyqani fruta perimesh në Rimini. Mediat italiane shkruajnë se droga vinte nga Spanja përmes Francës, dhe më pas ndahej për tu shitur me pakicë. “Kokainë, hashash, marijuanë dorëzoheshin në market, në pronësi të një shqiptari, ky i fundit kishte edhe një kushëri të njohur nga policia për krime të lidhura me drogërat. Figura kryesore e grupit ishte një siçilian që vepronte mes Riminit, Forli, Cesenatico e Cervia”, thuhet më tej.

Korçë, 34-vjeçari dhunohet në komisariat, policia e mohon

Një 34-vjeçar akuzon Policinë e Korçës se e ka dhunuar atë gjatë shoqërimit si të dyshuar për një sërë vjedhjes. Mariglen Muka nga fshati Kamenicë ka thënë se është dhunuar barba-risht nga uniformat blu të Korçës. “U paraqita në Komisariatin e Korçës rreth orës 9 të mëngjesit, sepse më telefonoi inspektori i zonës. Mendova se më kërkonin për dokumentet e makinës. Më shoqëruan në një prej zyrave të Komisariatit, ku më morën në pyetje për disa vjedhje në fshat dhe kërcënimin nëpërmjet telefonit”, thotë ai. 34-vjeçari thotë se është i pafajshëm dhe kur ka mohuar akuzat para policisë është fyer e goditur me grushta. “Kur mohova akuzat, polici që më mori në pyetje më goditi me grusht. Do të bëj denoncim për policin që më dhunoi. Kur u dhunova prezent ishte edhe inspektori i zonës, por ai nuk më goditi”, deklaron ai. Ndërkohë, ka filluar verifikimet për policin që dhunoi 34-vjeçarin dhe për inspektorin e zonës. Dy efektivët kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë mbi 34-vjeçarin, edhe pse ai ka shumë fraktura në fytyrë.

Shisnin kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit, kapen 4 shpërndarësit Policia e kryeqytetit ka arrestuar një grup

prej 4 personash të cilët merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Policia e kryeqytetit ka shpërndarë edhe pamjet filmike nga momenti i arrestimit. Katër të rinjtë po shkëmbenin koka-inën te Fusha e Aviacionit në momentin e arres-timit. Policia ka ndërhyrë për arrestimin e katër personave në momentin që ata ishin takuar për shpërndarjen e lëndës narkotike. Blutë kanë shtrirë në tokë katër të arrestuarit, Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, banues në Tiranë, Flobenc Kurti, 30 vjeç, banues në Tiranë, Artur Nikoçi, 23 vjeç,

banues në Tiranë, Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë këtij aksioni janë se-kuestruar 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thonë se shtetasit e më-sipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në

zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrol-lit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin Artur Nikoçi dhe pasagjer Flobenc Kurti është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashi-kuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

tërhequr nga Posta. Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhu-ra hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia. Nuk dihet se çfarë konkretisht kishte në çantën e postierit këtë të martë. Burime thonë se në praktikën zyrtare në prokuroritë e rretheve, posta sekrete përmban dy lloj dokumentesh. Përgjithësisht materialet sekrete prokurorive të rretheve i shkojnë me postë ose nga SHISH, ose transkripte të

përgjimeve që sjell Prokuroria e Përgjithshme.

Prokuroria: Nuk cenohet asnjë çështje

Vjedhja e postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit nuk cenon hetimet e organit të akuzës. Kësh-tu thuhet në një njoftim të Proku-rorisë së Durrësit, ku nënvizohet se në dokumentet e vjedhura nuk ka pasur asnjë material të klasifikuar si sekret shtetëror. “Lidhur me rastin ju informojmë që kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 10:30, ku punonjësi i postës së Prokurorisë Durrës ka qenë objekt i sulmit nga persona të pa identifikuar. Po kryhen veprimet

hetimore me përparësi për veri-fikimet e rastit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë të Qarkut Durrës. Duam të theksojmë se nga përmbajtja e akteve të marra nuk cenohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror. Për momentin, në mirëkuptimin tuaj për shkak të hetimit që po kryhet dhe sekretit të tij nuk mund të japim më shumë të dhëna”, thuhet në reagim e prokurorisë disa orë pas ngjarjes së djeshme. Materialet u vodhën nga dy persona ende të paidenti-fikuar, të cilët sulmuan korrierin e Prokurorisë, me inicialet I. K..

Në lidhje me grabitjen e postës sekrete të prokurorisë së Durrësit ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se posta u grabit nga kriminelët e narkoqeverisë. Ber-isha shprehet se ata vodhën 13 dokumente top sekret. “Operacioni “forca e krimit” godet serish! Kriminelet e narkoqeverisë vodhën sot (dje) posten e prokurorisë në Durrës. Bashkëpunim i shkëlqyer midis bandave te partisë, narkopolicisë dhe narkoprokurorisë me në krye Noriegen. Ata ndoqën shembullin e narkopolicëve që vodhën 13 dokumente top sekret në kasafortën me sekrete te narkomin-istrisë për të përshëndetur ardhjen e Xhafës në krye të saj. Narkohajnat javën e ardhshme ngrihen në detyrë!”, shkruan Berisha.

BERISHA: U VODHËN 13 DOSJE TOP SEKRET

Partia Demokratike e konsideron grabitjen e postës së Prokurorisë në Durrësit dështimin më të madh të shtetit, ndërsa aludon se brenda saj ndodheshin materiale hetimore për kryebashki-akun Vangjush Dako. Deputeti Enkeljed Alibeaj tha se deklarata e prokurorisë është qesharake. “I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme dhe pol-icisë se çfarë përmbante posta sekrete, cili ishte institucioni dërgues dhe marrës dhe a ka lidhje me hetimet për kryebashkiakun e Durrësit Dako, a ka lidhje me hetimet për trafikun e drogës nga porti i Durrësit. Deklarata e prokurorisë së Durrësit është qesharake, dokumentet kanë rëndësi për aktivitetin kriminal të atyre. E vërteta është se pa shkëputjen e lidhjeve të qeverisë me krimin situata në vend do të përkeqësohet”, tha deputeti Alibeaj.

PD: DEKLARATA E PROKURORISË, QESHARAKE

Page 13: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

5,6,7,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Mërkurë 9 Maj 2018 13

C M Y K

k r o n i k e www.sot.com.al

Hetimet për Tahirin, merret në pyetje ish shoferi i tij Gent CakaGent Ceka, shoferi i ish-ministrit të

Brendshëm, Saimir Tahiri është marrë në pyetje për herë të dytë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ai ka qëndruar për më shumë se tre ore përballë prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, ku ka dhënë sqarime për disa episode ku përmen-det emri i tij në çështjen “Tahiri”. Ceka është përmendur në rastin e Orest Sotës, ku sipas deklarimeve të deritanishme të tij, ka qenë ai që ka harruar në makinën e Sotës, dy pa-tentat e lundrimit të ish-ministrit. Gjithashtu Gent Ceka, sipas prokurorisë, ka dhe disa hyrje-dalje jashtë vendit me Orest Sotën. Burime thonë se ish-shoferi i ka qëndruar

dëshmisë së parë, duke theksuar se patentat e ish-ministrit i kishte marrë në Durrës dhe i ka harruar në kroskotin e makinës, ku ud-hëtonte Orest Sota, të cilit iu gjetën edhe 863 mijë euro. Ky i fundit u pyet ditën e hënë nga Prokuroria. Sota u ndalua në muajin Nëntor në Elbasan pasi në makinën e tij u gjetën dy patentat e Tahirit, së bashku me 863 mijë Euro. Sipas dëshmisë së 25-vjeçarit, ato para ishin për firmën “Kurum” për t’i lënë garanci për blerjen e një sasie të madhe hekuri. Ndër-sa për patentat tha se i kishte harrura Gent Ceka. Javën e kaluar grupi hetimor i dosjes Tahiri pyeti truprojën e ish-ministrit Elvis Rexha dhe disa banorë të fshatit Gjormë.

Nga ana tjetër, kanë kaluar pesë ditë nga dorëzimi i mandatit të deputetit dhe hetuesit nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë, nëse do ta thërrasin për ta pyetur, apo do t’i drejtohen gjykatës me një kërkesë për masë. Gjykata e Lartë që prej muajit shkurt nuk është shprehur ende për rekursin e Proku-rorisë që këmbëngul që ish-ministrit Tahiri t’i bllokohet pasaporta. Ajo që dihet është se Prokuroria është e lirë dhe nuk pengohet të kryejë çdo veprim të mundshëm hetimor ndaj ish-ministrit përsa kohë ai dha dorëheqjen nga mandati. Tahiri akuzohet se ka favorizuar grupin kriminal të “Habilajve” të dërgonte sasi të mëdha droge drejt Italisë.

Sekuestrohet punishtja ushqimore, pranga pronarit në Shkodër

Policia ka arrestuar pronarin e biznesit në Shkodër që prodhonte dhe tregtonte jashtë kushteve higjieno-sanitare. Në prangat e uniformave blu të qytetit verior përfundoi Luan Çuliqi, banues në lagjen “Partizani”. Biznesi i 54-vjeçarit, është mbyllur dhe ka ai marrë një gjobë prej 2.4 milionë lekë për shkak se prodhonte e tregtonte jashtë kushteve higjieno-sanitare. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kon-statuar shkeljet gjatë inspektimit në subjektin “Çuliqi” që merrej me përpunimin, konservimin dhe ambalazhimin e fruta-perimeve. Të gjitha produktet e gjetura në biznes janë bllokuar dhe do të asgjësohen. "Arrestimi i Luan Çuliqit u bë pasi më datë 07.05.2018 nga ana jonë janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja "Skënderbeg", në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin", raporton policia. Gjithashtu inspek-torët zbuluan se në biznes mungonte plani i vetëkontrollit HAÇP, si edhe nuk funksiononte sistemi i gjurmueshmërisë.

Arrestohet në Pogradec 44-vjeçari i dënuar me 4 vite burg

Një 44-vjeçar është arrestuar, pasi i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Alek-sandër Gora, banues në fshatin Buçimas. Gjykata e Kri-meve të Rënda e kishte dënuar Gorën me 4 vite e 6 muaj burg. “Ndalohet një shtetas i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me 4 vjet e 6 muaj burg. Specialistët e Sek-sionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: Aleksandër Gora, 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas- Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, me vendim nr 81 të datës 30.03.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Berat, gjendet e vetëvarur në banesë 24-vjeçarja, enigmë shkaqet

Një 24-vjeçare në Berat i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Sadovicë, Kanë qenë familjarët e së resë që kanë gjetur të varur në banesë 24-vjeçaren me inicialet L. A.. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Familjarët janë shprehur se e reja nuk ka pasur probleme dhe nuk e dinë se pse ajo ndërmori aktin e rëndë. Kanë qenë uniformat blu të qytetit të beratit të cilët nëpërmjet një komunikate për mediat kanë dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë “Më datë 07.05.2018, në fshatin Sadovicë, në banesë, është gjetur e vetëvarur nga familjarët shtetësia me inicialet L. A., vjeç 24. Nga veprimet e kryera, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat”, thuhet në deklaratën e policisë së Beratit.

I ngacmuan të dashurën, 20 vjeçari plagos në mes të kryeqytetit 4 studentë të Politeknikut

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDyshohet se autori u ndihmua nga dy persona të tjerë, po punohet për kapjen e tyre

Elvis MYRTA

Pas sherrit që ndodhi për një vajzë, 4 studentë mbetën të plago-

sur mëngjesin e djeshëm në mes të Tiranës. Ngjarja e rëndë ndodhi përballë Presidencës, kur 4 të rinjtë u qëlluan me thikë nga një 20-vjeçar. Sherri mes të rinjve nisi pasi njëri nga 4 të plagosurit kishte ngac-muar të dashurën e autorit, i cili pasi goditi me thikë të rinjtë u largua nga vendi i ngjarjes. Pas marrjes së dëshmisë të katër të lën-duarve dhe vajzës për të cilën ndodhi sherri, policia identifikoi dhe pasditen e djeshme arrestoi autorin. Në prangat e uniformave blu si autorë i dyshuar i ngjarjes së djeshme përfundoi Henri Karaj, 20 vjeç. Policia vijon hetimet pasi dyshohet se Karaj u ndihmua dhe nga dy persona të tjerë. 20- vjeçari qëlloi katër studentët me thikë, pasi njëri prej tyre një ditë më parë i kishte ngacmuar të dashurën. Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 11.40, përballë Presidencës, kur autori qëlloi me thikë 2 kushërin-jtë 18-vjeçarë Jurgen dhe Feliks Lleshi të cilët janë djem xhaxhallarësh, Klajdi Dumi, 19 vjeç, dhe Klajdi Marku, 19 vjeç. Mësohet se të plagosurit janë të gjithë studentë te Unives-titeti Politeknik i Tiranës, gjithashtu dhe e dashura e autorit mësohet se është shoqe klase me to. Nga burimet e policisë mësohet se njëri nga 4 studentët, pa specifikuar se për cilin bëhet fjalë, dy ditë më parë kishte ngacmuar të dashurën e autorit të plagosjes së 4-fishtë. Vajza është marrë në pyetje nga efektivët e kryeqytetit ku ka deklaruar përpara tyre se i dashuri ishte xheloz dhe se nuk kishte probleme me

shokët e universitetit, ndër-sa të plagosurit janë dër-guar për të marrë ndihmën mjekësore dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

NgjarjaNjë sherr i përgjak-

shëm është shënuar rreth mesditës së djeshme në afërsi të Presidencës, në Tiranë. Debate me zë të lartë, përplasje fizike, nxehje gjakrash deri në përdorimin e thikave, kjo është ngjarja e ndod-hur mesditën e djeshme përballë Presidencës në kryeqytet, aty ku katër studentë të Politeknikut u sulmuan nga një 20-vjeçar. Henri Karaj pasi kishte mësuar që një ditë më parë të rinjtë i kishin ngacmuar të dashurën, shoqe klase

me të plagosurit, ai gjatë pushimit të parë i zuri pritë atyre. Në momentin kur të rinjtë u sulmuan me to ndodhej edhe e dashura e autorit, e cila studion në të njëjtën degë me ta. Menjëherë sapo i ka parë autori ka qëlluar me thikë të rinjtë njëri pas tjetrit. Në momentin e ngjarjes ka pasur shumë persona dhe dëshmitarë në vendngjarje. Dëshmitarët thonë se i riu goditi njëri pas tjetrit katër studentët duke i lënë të shtrirë dhe u largua men-jëherë nga vendi i ngjarjes. Sipas dëshmitarëve oku-larë 20-vjeçari u ndihmua dhe nga dy persona të tjerë. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policore dhe dy ambulanca

që transportuan të pla-gosurit për në Spitalin e Traumës. Në komisariat u shoqërua dhe vajza që solli konfliktin mes të rinjve. Ishte dëshmia e kësaj të fundit që ndihmoi unifor-mat blu për të zbardhur ng-jarjen, e cila çoi në identifi-kimin dhe kapjen e autorit. Pas zbardhjes së ngjarjes policia u vu në ndjekje të autorit të dyshuar të kësaj ngjarje i cili u arrestua vetëm disa orë pas ngjar-jes. Policia po punon dhe për identifikimin e dy per-sonave të tjerë që dyshohet se ndihmuan 20-vjeçarin, Henri Karaj të largohej nga vendngjarja. Katër stu-dentët e politeknikut ndod-hen në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Sherri mes të rinjve nisi pasi njëri nga 4 të plago-surit kishte ngacmuar të dashurën e autorit, i cili pasi goditi me thikë të rinjtë u largua nga vendi i ngjarjes. Pas marrjes së dëshmisë të katër të lën-duarve dhe vajzës për të cilën ndodhi sherri, policia identifikoi dhe pasditen e djeshme arrestoi autorin. Në prangat e uniformave blu si autorë i dyshuar i ngjarjes së djeshme përfundoi Henri Karaj, 20 vjeç.

Page 14: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

14 GAZETA SOTE Mërkurë 9 Maj 2018

5,6,7,9,10,13,14,15,18,19,20,21

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraArjan Ndoci, i cili “vodhi” emrin e Dritan Gradicës, vëllai i një biznesmeni të fuqishëm ndërtimi

“Trump tërheq SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit, risjell sanksionet

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBashkimi Evropian i zhgënjyer nga vendimi i SHBA, gëzon Izraeli

Andi LAMKO

Presidenti amerikan Donald Trump tha dje se po riven-dos sanksionet ekonomike ndaj Iranit dhe po tërheq

Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare, që ndalon Teheranin të krijojë armë atomike, në një vendim që rrit rrezikun e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe zemëron aleatët evropi-anë të SHBA, ndërsa kënaq armiqtë e Iranit, Izraelin dhe Arabinë Saudite. Menjëherë pas deklaratës së Trump, Izraeli shpalli gjendjen e alarmit në zonat kufitare me Sirinë, ku Irani ka një prezencë të konsiderueshme ushtarake. “Po njoftoj sot (dje) se Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Pak do të nënshkruaj dekretin presi-dencial për rivendosjen e sanksioneve bërthamore ndaj regjimit iranian. Ne do të vendosim nivelin më të lartë të sanksioneve ekonomike ndaj një vendi që është sponsor i terrorizmit. Vendi i sotëm tregon se SHBA nuk bën premtime boshe. Kur unë bëj një premtim e mbaj”, tha Trump nga Shtëpia e Bardhë. Marrëveshja e vitit 2015, e nënshkruar mes SHBA, pesë fuqive ndërkombëtare dhe Iranit, zbuste sanksionet në këmbim të re-duktimit të programit bërthamor të Iranit por Trump ka thënë se akordi i famshëm i pararendësit të tij Barack Obama, nuk përfshin programin e raketave balistike të Iranit, aktivitetin bërthamor pas vitit 2025 dhe as rolin e tij në konfliktet e Sirisë dhe Jemenit.

Iran do të mbetet në akordPresidenti iranian Hassan Rou-

hani, e quajti dje vendimin e Donald Trump për t’u tërhequr nga akordi

Kosovë, e veja e Ivanoviç: Po fshihen regjistrimet e vrasjes

Lista Serbe: Nuk do të kthehemi në Qeverinë e Kosovës

E veja e udhëheqësit të vrarë të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanovic, Milena tha dje se dikush është duke u përpjekur për të fshehur të vërtetën në lidhje me vras-jen. Në një intervistë për agjencinë serbe “Kurir” ajo tha se ka shumë arsyetime të palogjikshme dhe të rreme, gjithashtu imazhet satelitore sugjerojnë se ka pengesa në hetim. “Unë kam të njëjtin informacion që ka edhe pres-identi Aleksandar Vuçiç, i cili thotë se imazhi satelitor me sa

duket nuk ekziston fare, sepse atë ditë ishte me mjegull. Por ju e dini shumë mirë se atë ditë mund të mbani mend se nuk kishte absolutisht ndonjë mjegull. Imazhet satelitore po fshihen sepse ato mbajnë faktet se kush e vrau Oliverin. Ky arsyetim nuk pi më ujë”, ka thënë Milena Ivanoviç. Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, u qëllua më armë zjarri mëng-jesin e 16 janarit në fillim të këtij viti në veri të Mitrovicës.

Partia më e madhe etnike serbe në Kosovë, Lista Serbe tha dje se nuk do të kthehet në Qeverinë e Kosovës, pasi sipas saj, të gjitha shkaqet që kanë dërguar në tërheqjen e këtij subjekti nga institucionet nuk janë riparuar. Në komunikatën për media, ata thanë se nuk ka pasur bisedime lidhur me ripërtëritjen e aktiviteteve të subjektit politik dhe se nuk ka ndryshuar asgjë që nga momenti kur e ka braktisur koalicionin qeverisës. “Jemi të vetëdijshëm që vendimi ynë do të ketë për pa-

sojë homogjenizimin e mëtejmë të aktorëve politikë shqiptarë dhe për marrëveshjen për çësht-jet e rëndësishme për ta. Kjo është ka mundur të shihet edhe periudhën e kaluar, bazuar në mënyrën se si e ashtuquajtura opozitë është sjellë në raport me propozimet e Qeverisë në Ku-vend”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe. Për gjendjen e kri-juar, Lista Serbe fajëson spektrin politik shqiptar të Kosovës dhe siç thotë, “ata të cilët dërguan mbi ne përdhunuesit e maskuar me tyta të gjata”.

Haradinaj: Askush nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë dje se pas takimit me përfaqësuesit e partive politike të vendit, se u ra dakord që të vazhdohet me tryezat e diskutimit për temat nacionale. Në prononcimin e tij Haradinaj tha se tashmë kanë përgatitur një platformë për dialogun. Ndërsa i pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Haradinaj tha: “S’po duket që do dikush zgjedhje të parakohshme”. Tryeza e diskutimit mes par-tive politike pozitë-opozitë,

e cila është thirrur nga krye-tari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës. Në këtë tryezë Ve-seli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi, hartimin e Statu-tit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, agjendën e integrimeve evropiane, formim-in e Ushtrisë së Kosovës dhe reformën zgjedhore.

bërthamor, ilegal, ilegjitim dhe në shkelje të marrëveshjeve ndërkom-bëtare. Rouhani tha se Irani gjith-monë kishte zbatuar pjesën e tij të marrëveshjes dhe do të mbetet pjesë e saj megjithë refuzimin e SHBA. “Ministria e Jashtme iraniane është instruktuar tashmë të mbajë bised-imet bërthamore me Bashkimin Evropian, Rusinë e Kinën, në javët në vijim. Nëse i arrijmë objektivat e mar-rëveshjes me vendet e tjera anëtare, ne do t’i përmbahemi akordit. Me daljen e saj nga obligimet, Amerika ka minuar përkushtimin ndaj një traktati ndërkombëtar”, tha Rouhani, duke e quajtur më tej vendimin e Trump, një eksperiencë historike për Iranin. “Uashingtoni asnjëherë nuk i ka respektuar obligimet e tij të marrëveshjes”, shtoi ai. Udhëheqësit evropianë gjithashtu nuk humbën kohë për të shprehur zhgënjimin e

tyre ndaj vendimit të SHBA, dhe u zotuan t’i qëndrojnë kushteve orig-jinale të marrëveshjes.

BE: Puna anti-bërthamore do të vazhdojë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se BE do të nisë punën për hartimin e një marrëveshjeje të gjerë që mbulon aktivitetin bërthamor të Iranit dhe programin e tij raketor, por duke folur për llogari të qeverive britanike, gjermane dhe franceze, tha se ishte i zhgënjyer me vendimin. “Ne do të punojmë bashkarisht për krijimin e një kuadri të gjerë që mbulon dhe aktivitetin bërthamor përtej vitit 2025, aktivitetin balistik dhe për stabilitetin në Lindjen e Mesme”, tha Macron. Ndërsa kryediplomatja e BE, Federica Mogherini i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndronte në vend, dhe t’i përmbahet kushteve origjinale të akordit, në një lëvizje të drejtpërdrejtë

Greqia, azil politik një tjetër

oficeri turk të puçitKomisioni i azilit të Greqisë

i ka dhënë dje të drejtë një tjetri nga tetë oficerët turq që u larguan drejt Greqisë pas grushtit të dësh-tuar të shtetit më 15 korrik 2016, raportonin mediat turke. Në dhjetor komisioni grek aprovoi kërkesën e azilit për Sulejman Ozkaynakçı, i cili fillimisht u lirua por më vonë qeveria greke ngriti kundërshtime dhe ai u rikthye në ndalim. Këshilli pritet të japë së shpejti verdiktet fi-nale për kërkesat e azilit të të gjithë ushtarakëve turkë.

Pashinian zgjidhet kryeministër i Armenisë

Parlamenti i Armenisë zgjodhi dje udhëheqësin e protestave anti-qe-veritare të dy javëve të fundit, Nikol Pashinian, si kryeministër i ri i vendit. Përpara votimit, Pashinian u tha lig-jvënësve se Armenia do të vazhdojë të jetë anëtare e Unionit Ekonomik të Euroazisë, që udhëhiqet nga Rusia, dhe se do të vazhdojë bashkëpunimin ushtarak me shtetin rus. Ai po ashtu u zotua se do të zhvillojë në mënyrë aktive bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Iranin, Gjeorgjinë, Kinën dhe Indinë.

Zhbogar, Maqedonisë: Vazhdoni reformat

Në shënimin e “Ditës së Evropës”, ambasadori i BE në Maqedoni, Sam-uel Zhbogar shprehu dje besim se Maqedonia së shpejti këtë festë ta kremtojë brenda BE, bashkë me shte-tet e tjera anëtare. Zhbogar porositi vendin që t’i vazhdojë reformat dhe t’i zgjidhë problemet me fqinjët, në mënyrë që këtë vit të merr datë për fillim të negociatave. “Shpresoj që të ndodhë së shpejti. Mendoj se jemi të gjithë të inkurajuar nga zhvillimet në vend gjatë muajve të kaluar. Optimiz-mi është kthyer”, tha Zhbogar.

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, reagoi me zemërim ndaj një grupi prej rreth 300 personaliteteve franceze, që u bënë thirrje mysli-manëve të refuzojnë referencat anti-hebreje dhe anti-krishtere në Kuran. Në një takim të partisë së tij AK, Erdogan e përshkroi grupin e kritikëve, ku përfshihen aktori Gerard Depardieu, këngëtari Charles Aznavour dhe ish-presidenti Nicolas Sarkozy, si "të neveritshëm" dhe tha se ata po sul-mojnë shkrimet e shenjta për myslimanët. Grupi nënshkroi një manifest që u botua në gazetën Le Parisien, muajin e kaluar. Deklarata u bën thirrje myslimanëve t'i denoncojnë disa referenca, në mënyrë që asnjë besimtar të mos i referohet librit të shenjtë për të kryer një krim.

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut Eric Sch-neiderman dha dorëheqjen të hënën në mbrëmje, pas një artikulli të botuar në revistën "New Yorker", ku katër gra e akuzojnë për dhunë fizike. Guverna-tori i Nju Jorkut Andrew Cuomo i kërkoi Schnei-derman të jepte dorëheqjen, disa orë pas botimit të artikullit. “Gjatë orëve të fundit, akuza të rënda, që unë i kundërshtoj me forcë, janë ngritur ndaj meje", shprehet prokurori Schneiderman në një deklaratë. "Ndërsa akuzat nuk janë të lidhura me sjelljen time profesionale, ose me veprimet e zyrës, ato nuk do të më lejojnë të kryej funksionet e mia në këto kohë kritike. Për këtë arsye jap dorëheqjen, që hyn në fuqi në përfundim të orarit zyrtar", tha prokurori i Nju Jorkut në një deklaratë.

ERDOGAN KRITIKON FRANCEZËT PËR KOMENTET MBI KURANIN DHUNA NDAJ GRAVE, DORËHIQET PROKURORI I NJU JORKUT

kontradiktore ndaj asaj të SHBA. “Jam shumë e shqetësuar nga njoftimi ameri-kan i mbrëmjes së sotme (djeshme) për rivendosjen e sanksioneve. Bashkimi Evropian është i vendosur për ruajtjen e marrëveshjes. Ne, bashkë me pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar do të vazhdojmë marrëveshjen bërtham-ore”, tha Mogherini. Kreu i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ishte më neutral duke premtuar se me një “qasje të unifikuar evropiane” për të përshtatur politikat ekonomike dhe gjeopolitike me ato të kërkuara nga Trump, dhje shtoi se çështja do të dis-kutohet në samitin evropian të Sofies javën që vjen. Kremlini paralajmëroi se tërheqja e SHBA nga marrëveshja e rëndësishme ndërkombëtare, do të ketë pasoja të dëmshme. Zëdhënsi Dmitry Peskov tha se ka "pasoja të dëmshme të paevitueshme nga prishja e marrëveshje ve të tilla”.

Vendimi rrit rrezikun e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe zemëron aleatët evropianë të SHBA, ndërsa kënaq armiqtë e Iranit, Izrae-lin dhe Arabinë Sau-dite. Menjëherë pas deklaratës së Trump, Izraeli shpalli gjend-jen e alarmit në zonat kufitare me Sirinë...

Page 15: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

5,6,7,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Mërkurë 9 Maj 2018 15

k u l t u r e www.sot.com.al

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me departamentin e Kulturës së Rajonin të Pulias, me fondacionin “Gramsci” dhe Qen-drën Shqiptare të Torinos organizojnë prezantimin në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino të pesë autorëve të rinj nga Shqipëria, fitues të projektit “Fondi për mbështetje të krijimtarisë letrare, 2017”, të mbështetur nga Ministria e Kulturës. Autorët pjesëmarrës janë Saimir Muzhaka me romanin “Qyteti plak”, Eris Rusi me vëllimin me tregime “Ëndrra e fundit e natës”, Man-jola Nasi me vëllimin me poezi “Një udhëtim e gjysmë”, Elona Çuliq me vëllimin me poezi “Rranjët e kangës” dhe Belfjore Qose me vëllimin me poezi “Aurat e natës”. “Autorët do të paraqesin krijimtarinë e tyre në dy takime: më datë 10 maj, ora 16.30, në stendën e Rajonit të Pulias në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino; me datë 11 maj, ora 20.30 në Sallone Off, në “Polo del 900”, Via del Carmine 14- Torino”, bën me dije Ministria e Kulturës. Me fondin në mbështet-je të krijimtarisë le-trare, përmes së cilit mbështeten autorët në procesin e tyre krijues vitin e kalu-ar iu dha përparësi mbështetjes së letër-sisë së krijuesve të rinj, me qëllim eviden-timin e zërave të rinj në letërsinë shqipe. Përmes këtij fondi u mbështetën 5 autorë shqiptarë deri 35 vjeç. Është e para herë që hartohet një program i posaçëm për autorët e rinj, me qëllim përkthimin dhe botimin e veprave më të mira në gjuhën italiane. Ftesës për konkurrim për fondin e 2017 iu përgjigjën 16 autorë, në gjinitë prozë dhe poezi, nga të cilët u përzgjodhën 5 fitues. Gjatë muajit korrik të vitit të kaluar, tekstet iu nënshtruan vlerësimit të jurisë, e cila u pajis me to në formë elektronike dhe të koduar (pa emrat e autorëve përkatës). Në faqen zyrtare ministria shkruan se mbështetja e autorit shqiptar ka qenë dhe mbetet një nga përparësitë e politikës në fushën e librit, duke e vlerësuar autorin si një prej hallkave kryesore të zinxhirit të librit. “Suksesi i edicionit të parë të këtij projekti ku u përzgjodhën autorë dhe vepra të rëndë-sishme, të vlerësuara më pas edhe nga kritika letrare, si “Homo Antarcticus” e Luljeta Lleshanakut apo “Mjaltë në teh” e Romeo Çollakut, e shumë të tjerë, jep garanci për një proces të drejtë dhe transparent në ndihmesë të letrave shqipe”, shkruan ministria.

Regjisori Milto Kutali: Një vepër interesante, që duhet ta shikojë çdo familjar

se 80 vjeçar, Mariana Kondi është gru-aja e tij që është ndarë nga jeta dhe në dramë ajo vjen si hija e saj, sepse ai ka nevojë dhe e thërret kërkon të bash-këbisedojë me atë, dhe Klajdi Zeqaj që është në rolin e djalit të shtëpisë”, pohon regjisori Kutali.

Aktorja Mariana Kondi: Në dramë, me rol fantastik

Aktorja e njohur Mariana Kondi me rol në këtë dramë në skenën e Tea-trit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” përmes një statusi ka ndarë emocionet për veprën “Hënat e fundme”. Pjesën e dramaturgut Furio Dordon, e ka sho-qëruar me një shkrim prekës për të moshuarit që ndodhen nëpër shtëpitë e të moshuarve. ““Hënat e fundme, një nga dramat më në zë të dramaturgut italian Furio Bordon. Rol fantastik jam ndjerë si gjithmonë profesionale dhe

korrekte! Të rrosh apo të mos rrosh kjo është çështja kur bëhet fjalë për një të moshuar në azil është edhe më e rendë se të lësh fëmijën tënd në jetimore. Në fund të fundit fëmija ka jetën përpara kurse pleqëria është porta e fundit, ku njeriu troket për të marrë të korrat e fundit dhe me to të blej një biletë për në parajsë apo ferr. Për një pleqëri në azil nuk ka as derë as bileta as tren. Është si të shkosh në parajsë me makinë të ras-tit. Azili i pleqve është thjeshtë një auto-bus shoferi i të cilit quhet Ferr”, shkruan aktorja. Në këtë shkrim prekës aktorja e njohur Mariana Kondi shprehet se jetët e prindërve nuk duhen mbyllur në shtëpitë e të moshuarve. “Mos i mbyllni jetët e prindërve tuaj në azil, sepse nesër do plakesh vetë! Ky është mendimi im, mos më kritikoni se ndoshta e kam gabim”, shkruan aktorja.

Autorët e rinj shqiptarë, në Sallonin e

Librit në Torino

Vjen në Eksperimetal “Hënat e fundme”, një dramë që i kushtohet moshës së tretëJulia VRAPI

“Hënat e fundme” një nga dramat më të vlerësu-ara të dramaturgut italian Furio Bordon, e

përkthyer në më shumë se 29 gjuhë, në skenën e teatrit premierë për publikun. Me regji nga Milto Kutali dhe në role aktorët Bajram Dosti, Mariana Kondi dhe Klajdi Zeqaj drama pas të martës në mbrëmje vjen për publikun edhe të mërkurën e të enjten premierë në sallën Moliere në Teatrin Kombëtar Eksperi-mental “Kujtim Spahivgoli”. Në dramën “Hënat e fundme” ndërthuren shumë bukur ndjenjat e brezit të ri me brezin e vjetër. Në qendër të dramës është një burrë në moshë që i ka vdekur gruaja dhe jeton me djalin e tij. Por në gjendjen që është kjo familje, babai detyrohet që të shkojë në shtëpinë e të moshuarve. Nuk është se ai e dëshiron, as djali i tij që aq sa e do aq dhe nuk e pranon, ky është ngërçi në vepër. Është një trajtim shumë i bukur i pjesës, probleme që duket sikur është dhe një pjesëz në Shqipëri. Është një vepër familjare e shkruar nga një prej autorëve më të njohur Furio Bordon, dhe regjisori i njo-hur Milto Kutali tregon se është shumë interesante me mesazhe për shoqërinë, vëmendje për moshën e tretë. “Ky është projekt teatror që i kushtohet moshës së tretë. Dhe sigurisht që është një vepër shumë interesante që duhet ta shikojë çdo familjar, nga më i vogli deri te të rriturit. Pjesa e fundit në vepër është një monolog i protagonistit që çdo njeri duhet të pajtohet me fatin që i serviret dhe në fund të fundit nuk është fundi i botës dhe të shkosh në shtëpitë ku rrinë të moshuarit pavarësisht se këto institucione edhe në shoqëritë e zhvilluar nuk janë aq të përsosura, jo më për shoqërinë tonë shqiptare. Vepra bën një thirrje me mesazhin, që duhet më shumë dashuri dhe respekt për moshën e tretë, të gjithë do të vijë një ditë që do të bëhemi të moshuar”, tregon regjisori Kutali. Producent Artur Selmani, as/regjisor Aldi Hysotoci dhe kostumografe Zajmira Qeraxhiu, vepra teatrore është një bashkëpunim mes Teatrit Eksperimental dhe kompanisë teatrore “Teatri publik shqiptar”. “Ne si organizatorë kemi dëshirën tonë që me këtë vepër të shëtisim dhe në skena të tjera të vendit. Është një vepër që nuk bërtet, me tre personazhe. Bajram Dosti është në rolin e të moshuarit më shumë

Tenori Ramë Lahaj, koncert recital në Prishtinë

Viti i Skënderbeut, aktivitete kulturore në Gjenevë

Koncerti i tenorit të njohur Ramë Lahaj në Prishtinë u zhvil-lua mbrëmë në kuadër të Ditës së Europës. Më herët para mediave tenori i njohur kosovar tha se ishte i lumtur që pas shumë kohe do të performonte në Kosovë. Programi i koncertit kishte një larama-ni kompozitorësh, ku kryesisht këngë italiane dhe napolitane. “Me ftesën e veçantë të Bashkimit Evropian dhe Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Ap-ostolova, rikthehem pas 7 vjetësh me një koncert recital në Kosovë për të kremtuar Ditën e Evropës”, shkruante disa ditë më parë tenori

Ramë Lahaj në profilin e tij në Face-book. Me vizitën e tij në Prishtinë tenori shqiptar tha se është shumë i interesuar për të zbuluar talente të rinj, pasi sipas tij populli shqiptar ka shumë talente në muzikë. Ramë Lahaj ka dëshmuar para publikut se është tenor i rangut botëror. Këtë epitet ia kanë konfirmuar ftesa dhe interpretimi i përbashkët me njërin prej këngëtarëve lirikë më me famë në botë, Placido Domingo. Tenori kosovar bashkë me Domingon që ka pasur mbi 3 mijë e 800 perfor-manca dhe mban rekordin botëror “Guinness” kanë interpretuar due-tin e Don Carlos.

Viti Mbarëkombëtar i Skën-derbeut ka sjellë dhe veprimtari kulturore në Gjenevë të Zvicrës. Naim Shala, njëherësh edhe i burgosur politik, ka hartuar ditë më parë një program që bëri bashkë artistë dhe studi-ues pranë bustit të heroit në Gjenevë. Këtij projekti pa asnjë hezitim i janë bashkëngjitur Ambasada e Republikës së Shqipërisë, ajo e Republikës së Kosovës me seli në Bernë, si dhe përfaqësitë shqiptare konsullore në Gjenevë. Një nga befasitë më të këndshme për pjesëmarrësit e aktivitetit

në Gjenevë ishin dhe dy figura të njohura, aktori ynë i madh Mirush Kabashi dhe prof. Astrit Rakip Leka, si protagonisti krye-sor i vënies së bustit të “Skënder-beut” pranë brigjeve të bukura të liqenit Leman të Gjenevës, si dhe mikesha angleze e kombit tonë Patricia Nuegee, e cila me praninë e saj në këtë manifes-tim rikujtoi të famshmen Edith Durham. Zonja, Nuegee me përkushtim e sakrificë të paparë ka bërë koleksionimin e dhjetëra veprave dhe artefakteve të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Pianistja Marsida Koni, me vepra shqiptare në botë

Pianistja shqiptare Mardi-sa Koni nxjerr një disk në shta-tor me Brilliant Classics e do të nisë regjistrimin e një tjetri në verë për Flipper Music. Për të parën herë, një pianiste shqiptare regjistron me shtëpi diskografike ndërkombëtare një përmbledhje kaq të gjerë të veprave pianistike të vendit të saj, duke bërë kështu të mun-dur shpërndarjen e njohjen e kësaj muzike në mbarë botën. Marsida Koni, pianiste e re shqiptare me famë tashmë ndërkombëtare në ambientet e muzikës, nuk harron rrënjët

e saj. E dëshmon në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ndihmuar të njihet në mbarë botën ajo që vetë Marsida njeh më mirë, muzika pianistike shqiptare. Koni ka qenë peda-goge pranë Akademisë së Ar-teve në Tiranë, sot Universiteti i Arteve, ku fitoi konkursin për pedagoge e brendshme pranë kësaj akademie menjëherë pas mbarimit të studimeve. Prej vitit 2005, jeton në Perugia me të shoqin, klarinetisti i njohur italian, Piero Vincenti me të cilin shpesh ndan skenën në duetet për piano e klarinetë.

Është një trajtim shumë i bukur i pjesës, prob-leme që duket sikur është dhe një pjesëz në Shqipëri. Është një vepër familjare e shkruar nga një prej autorëve më të njohur Furio Bor-don, dhe regjisori i njohur Milto Kutali tregon se është shumë interesante me mesazhe për shoqërinë, vëmendje për moshën e tretë...

Page 16: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

16 GAZETA SOTE Mërkurë 9 Maj 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Kopeja e kopukëve dhe dallkaukëve të

demokracisë së defor-muar shqiptare, nuk

mungojnë të demon-strojnë e deklamojnë

çdo ditë se parajsën e humbur kur ishin ata në

pushtet mund ta fitojë populli me çdo mjet,

nën udhëheqjen e tyre, po të jetë nevoja dhe me mjetet e dhunës. Morali i tyre i prishur

nga çorba që kanë gëlltitur gjatë kohës që kanë qenë në pushtet,

i ka bërë mjeshtra që të gënjejnë e premto-jnë plot lezet se bosh-

llëku që kanë krijuar ata me largimin e tyre nga qeveria, shqiptarët i ka

mbuluar varfëria

Dëshira për të jetuar së bashku

Mjerë shqiptarët, kush u bën moral!

Nga Ivana TOMÇO

Gjithnjë kemi menduar se ekziston diçka e përbashkët dhe e njëjtë mes pjestarëve të një komuniteti. Njerëzit kanë diçka thelbësore të përbashkët, një të mirë të

përbashkët që i jep kuptim egzistencës së shoqërisë. Cila është pra, e mira jonë e përbashkët? Kjo është një çështje e rëndësishme, që duhet ta kuptojnë të gjithë, pasi një shoqëri që humbet ndjenjën e së mirës së përbashkët, është një shoqëri e destinuar të dështojë.

Sot, shumica e shoqërive tona kanë probleme të mëdha, pasi ato e kanë harruar më kohë, nocionin e së mirës së përbashkët. Çfarë do të thotë për ne, të jemi qytetarë të një kombi?

Duke mos qenë në gjendje t'i përgjigjen kësaj pyetjeje, shumë nga bashkëkohësit tanë kanë përqafuar individualizmin, egoizmin dhe mungesën e komunikimit me të tjerët. Ky moskomunikim, sjell me vete keqkuptimet, dhunën dhe mungesën e dimensionit shpirtëror, pa të cilin, nuk mund të kuptohet njeriu i nesërm.

Ndërtimi i Evropës që ne aspirojmë, nuk mund të ketë vetëm dimensionin ekonomik, social dhe politik. Ai nuk mund të realizohet pa një dimension

shpirtëror, pa një shpirt të përbashkët, pa marrë parasysh vlerat, kriteret etike, kriteret cilësore për të ndërtuar një projekt afatgjatë, një “dëshirë për të jetuar së bashku”. A nuk ka ardhur koha të përcak-tojmë një qëllim dhe një të mirë të përbashkët, që shkon përtej interesave të veçanta dhe kombëtare dhe të mobilizojmë njerëzit për të kërkuar një të ardhme më të lumtur dhe më të bashkuar?

Çdo ditë, për fat të keq, përballemi me lajme që flasin për akte dhune dhe urrejtjeje dhe më pas konstatojmë se të tjera akte, edhe më të dhunshëm e më të tmerrshëm i përgjigjen, duke na futur në një spirale barbarizmi degradues. Mungesë tolerance, mbështetje gjithnjë në rritje për partitë populiste dhe ksenofobe, diskriminim, emigrantë pa dokumenta dhe pa asnjë të drejtë në vendet ku jetojnë, ekzist-encë komunitetesh “paralele”, anëtarët e të cilëve kanë shumë pak kontakt me pjesën tjetër të sho-qërisë, ekstremizmi islamik, dobësimi i të drejtave dhe lirive demokratike dhe përpjekja për të kufizuar lirinë e shprehjes, pasiguria e thellë për shkak të vështirësive ekonomike, fenomeni i emigracionit masiv (siç përjetohet dhe perceptohet), imazhe të shtrembëruara dhe stereotipe të dëmshme në media dhe mungesë liderësh, të cilët janë të vetmit

që mund të ngjallin besim, duke ofruar një vizion të qartë të fatit europian.

Tashmë, ne kemi nevojë të mendojmë për strategjitë tona, nëse duam t’i përballojmë sfidat me të cilat na përball realiteti si: varfëria, konfliktet, diskriminimi, sëmundjet, ndryshimet klimaterike, etj. Ne do të përparojmë vetëm nëse vendimet tona do të jenë të bazuara mbi perceptimin e përbashkët që ne i përkasim të gjithë një njerëzimi të vetëm dhe secili prej nesh meriton të ketë njëlloj respekt, dinjitet dhe drejtësi.

Edukimi me qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut, është ai që mund të krijojë dhe të ushqejë këtë perceptim. Ai mund t’ i ndihmojë fëmijët dhe të rriturit të mësojnë mbi të drejtat e tyre dhe të dinë t'i kërkojnë ato në mënyrë të efektshme, të bëjnë zgjedhjet e duhura, t’ i zgjidhin konfliktet në mënyrë jo të dhunshme dhe të marrin pjesë në mënyrë të përgjegjshme në bashkësi e komunitete.

Por që zbatimi i tij të jetë i efektshëm, edukimi me qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut duhet të bëhet në përputhje me jetën e përditshme dhe përvojat e jetuara. Çdo njeri duhet të ftohet të dialogojë mbi mënyrën se si standartet e të drejtave të njeriut, mund të zhvendosen në një realitet social,

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Demagogjia moderne dhe publiciteti poli-tik i duetit komik Basha-Kryemadhi,

tregojnë në sytë e shqiptarëve për shkallën e lartë të ligë-sisë së tyre, që e kanë ngritur në art fjalën e lirë në kuad-rin e gënjeshtrës, hipokrizisë, poshtërsisë,pafytyrësisë dhe paturpësisë për të përbaltur vendin e tyre në sytë e shqiptarëve dhe të huajve. Etja për pushtet u ka errësuar shikimin e arsyes dhe kanë dalë si tellall në emër të opozitarizmit duke sharë, shantazhuar e shpifur, në emër të moralit politik, si politikanë pa moral personal dhe institucional. Ligësia, keq-dashja, ambicia provinciale, janë pjellë e liderëve injorantë, me karakter të dobët, moral të pistë dhe ndërgjegje të prishur. Liderët opozitarë me paraqitjen e tyre publike, me fjalët e ligjërimet e tyre ngjajnë me magazinat moderne, që gjen çdo gjë në vitrinë, por kur hyn brenda befasohesh dhe zhgënjehesh kur sheh se janë krejt bosh. E këtë boshësi kulturologjike e prekim çdo ditë në fjalimet e tyre patetike që na mallëngjejnë me vajtime për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve, me keqardhje e lot krokodili për të varfrit, e bark-boshët, e me premtime se kur të vijnë në pushtet këta “engjëj” të demokracisë, do të dalë dielli që të ngrohë shpirtrat e ngrirë të shqiptarëve. Kopeja e kopukëve dhe dallkaukëve të demokracisë së deformuar shqiptare, nuk mungojnë të demon-strojnë e deklamojnë çdo ditë se parajsën e humbur kur ishin ata në pushtet mund ta fitojë populli me çdo mjet, nën udhëheqjen e tyre, po të jetë nevoja dhe me mjetet e dhunës. Morali i tyre i prishur nga çorba që kanë gëlltitur gjatë kohës që kanë qenë në pushtet, i ka bërë mjeshtra që të gënjejnë e premtojnë plot lezet se boshllëku që kanë krijuar ata me largimin e tyre nga qeveria, shqiptarët i ka mbuluar varfëria. Dhimbja që ju ka prekur mendimin, shpirtin dhe zemrën, mund ta shërojnë shumë mirë jo duke akuzuar e vajtuar mazhorancën që mund të kenë gjynahet e tyre gjatë qeverisjes, por të “kruajnë xhepat” e tyre dhe të nxjerrin nga arka personale “qindarkat” që ju kanë mbetur kur ishin në pushtet, jo pak por për tetë vjet rresht. Populli nuk fle gjumë, i ka sytë hapur, veshët të pastër të dëgjojë vajtimin e kukuvajkave, mendjen e kthjellët të gjykojë bëmat e atyre që nuk pushojnë së bëri moral, duke qenë të pamoralshëm. Populli ka pasur fatkeqësinë ta durojë PD-në dhe LSI-në, të qeverisë për shumë vjet nën drejtimin e patriarkut legjendar Berishës, pa folur më për liliputët e tij, Bashën dhe Mon-ikën, që veç së lehurës së përditshme me fjalorin

ekonomik, kulturor dhe politik. Edukimi duhet të jetë i pranishëm kudo, në të gjitha nivelet e arsimit dhe trajnimit, në çdo institucion publik apo privat, formal ose joformal. Politikat dhe legjislacioni duhet të lehtësojnë përfshirjen e edukimit të qytetarisë dhe të drejtave të njeriut në sistemet e arsimit, në të gjitha nivelet. Institucionet e arsimit të lartë, për shembull, kanë përgjegjësinë sociale jo vetëm të formojnë qytetarë të gatshëm për të ndërtuar paqen dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, por edhe për të prodhuar njohuri që na mundësojnë t'i përgjigjemi sfidave në fushën e të drejtave të njeriut.

Formimi profesional duhet të përgatisë individë të aftë për të ushtruar funksionet profesionale, kon-form parimeve të të drejtave të njeriut.

Të mos mendojmë asnjëherë se edukimi me qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut, është një”opsion”, apo një detyrim i thjeshtë.

Bëhet fjalë për një aktivitet me rëndësi jetike për të ruajtur kohezionin social, për të promovuar përfshirjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në sfidat e përbashkëta dhe për të parandaluar dhunën dhe konfliktet në shoqëritë tona. Bëhet fjalë për një in-vestim për të tashmen dhe për të ardhmen, të cilin nuk mund ta anashkalojmë.

e tyre banal, tradicional, që nuk kanë lënë asnjë gjurmë shpresëdhënëse në kujtesën e njerëzve. Këta keqardhës për varfërinë e popullit, që ndihen tepër të pikëlluar, le të shpenzojnë disa “qindarka” nga mbeturinat e rrugës së Kombit, të gjobave që u vilnin biznesmenëve gjatë qeverisjes së tyre, apo ndonjë monedhë floriri që e kanë gjetur rrugës ti ketë rënë pa dashur ndonjë fshatari që transportonte rezervën e floririt me gomar, dhe të jenë të sigurt, se varfëria e popullit do shterojë dhe keqardhja e tyre therëse, do shërohet si me magji.

O zot, mëkatet na fal, kur sheh e dëgjon se kush të bën moral… Kur sheh dhe dëgjon disa liderë partish, me një nivel intelektual të “tepru-ar”, me një moral të shkatërruar, që dalin në publik dhe bëjnë moral, pa dashur njeriu e pyet veten, se ç'është morali dhe atribut i kujt është në sferën politike?!... “Morali është padyshim gjëja më e rëndësishme në jetë, ajo është mbase vetë vullneti për jetën”, ka thënë Tomas Mann. Morali në një shoqëri pluraliste është tërësia e parimeve, normave dhe rregullave që përcaktojnë sjelljen e grupeve të ndryshme shoqërore që bashkëjetojnë në paqe me mendime ndryshe, pavarësisht bind-jeve të tyre politike. Shembulli i shëmtuar në ditën e dëshmorëve në 5 Maj, ishte një ritual i njohur ku e majta dhe e djathta bëjnë homazhe të ndarë se kjo është kthyer në traditë që çdo festë kombëtare, qoftë ajo e Pavarësisë, Çlirimit të vendit, apo dhe festën e Verës ta festojnë në dy fronte, larg njëri tjetrit. Morali i kësaj sjelljeje është i qartë se kemi të bëjmë me një klasë politike, që Shqipërinë e kanë parcelizuar për të fituar, e jo për ta ndërtuar e përparuar në të mirën e përbashkët. Basha tregoi burracakërinë në ditën e Dëshmorëve që inkura-joi disa rrugaçë të godisnin veteranët se mbanin në dorë portretin e Enver Hoxhës. “Patriotizmin e tij demokratik”, e demonstroi në fjalimin e tij premtues se do kërkonte në parlament që të mos lejohen të manifestohen simbole të komunizmit. Ky lider karagjoz, që e sheh veten në krye të një partie që fatkeqësisht e ka emrin Demokratike, nuk arrin dot të kuptojë se në një shoqëri plural-iste çdo individ ka të drejtë të shprehëk bindjet e tija ndryshe nga të Bashës. Pa dashur të kujtojmë historinë që ata që bën luftën çlirimtare dhe që e morën vdekjen me vete pa dallime feje krahine dhe ideje, kishin në krye Enver Hoxhën dhe militojnë në një parti siç është Partia Komuniste e njohur ligjërisht. Basha dhe babai i tij politik, së bashku me suitën e tyre fantazmagorike, sillen si banda pa fre, se fatkeqësisht në Shqipëri s’ka demokraci, s’ka ligje’ s'ka shtet që ta vërë para prangave për ato thirrje histerike, antidemokra-tike. Duke e njohur këtë dobësi të shtetit dhe mungesë të ligjit, ai poshtëron një shtresë që ka merita historike për kontribute patriotike. Ky revolucionar i revoltuar, harroi se erdhi në krye

të Bashkisë së Tiranës, përveç manipulimeve të njohura, kryesisht nëpërmjet aleancës me Partinë Komuniste të Hysni Milloshit, që i bleu 3000 vota. Këtë karrierë të pamerituar për mënyrën se si e pat përfituar, e shpërbleu simpatiku: “se në kujtesën e qytetarëve të Tiranës, në krye të Bashkisë, e kujtojnë që “si erdhi iku”.

Basha- Kryemadhi, dy lojtarët besnikë të Ber-ishës, të kenë më respekt për veteranët, se tregohen ata shumë të durueshëm kur shoqata e tyre pranon që në krye të bulevardit të vendoset monumenti i Zogut, që vodhi, shiti dhe tradhtoi Shqipërinë duke u vënë në shërbim të antishqiptarizmës.

Morali i politikës shqiptare,është ç'moral-izuar deri në atë shkallë sa prostitutat politike përjashtohen nga kuplaraja për imoralitet. Krahas kambanave të kryetarit Basha, bien dhe ato të kryetares Kryemadhi, jo në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, por me të njëjtën melodi, që ngjajnë si dy motra PD dhe LSI. Të dy palët kanë të njëjtën strategji, të nxijnë çdo gjë që bëhet në Shqipëri dhe s’pushojnë edhe pse s’i beson njeri. Morali i dy demonëve të demokracisë, ka si motiv, që çdo gjë që është në kundërshtim me interesat e tyre, duhet shembur, shkatërruar e denigruar, me siglën se Shqipëria duhet shpëtu-ar. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të LSI-së, kryetarja Kryemadhi, bëri thirrje energjike që të ndezim motorët dhe të përmbysim Qeverinë Rama, si “të keqen e madhe”, të këtij vendi. Ajo, me “karizmën” e saj të pa shoqe, me tezën e Len-init në mëndje dhe në zemër se: “Kush ka me vete rininë, ka të ardhmen”, pohoi publikisht se LSI-ja, është parti e së ardhmes, se mendon, punon e lufton për ti përmbushur ëndrrat e brezit të ri. E si mos të “mrekullohet e lumturohet” rinia, kur ka një krijesë politike si LSI-a, që dje kur ishte në pushtet ka përmbush aspiratat e kësaj shtrese të nëpërkëmbur nga qeverisja e sotme. LSI-ja sa herë ka ardhur në pushtet me të majtën dhe të djathtën, ka meritën e veçantë se e mësojë rininë si të sigurojë diploma të blera dhe të punësohet në vende të preferuara si në dikastere dhe in-stitucione të rëndësishme edhe pse me aftësi të kufizuara, duke dhënë prova që di të vjedhë, të manipulojë e mashtrojë me militantizmin e tyre ekstrem në shërbim të forcës së tyre politike. Administrata e lartë shtetërore, edhe sot që zhurmojnë se i kanë larguar nga puna, është e mbushur me parazitë dhe profanë të LSI-së, që ja kanë zënë frymën qeverisë dhe disa ministra të Partisë Socialiste flenë gjumë në karrigen e tyre të ngrohët pa e prishur qetësinë, pa dashur të dinë që po dëmtojnë cilësinë e qeverisjes.

Kur dëgjon dy liderët e opozitës tellall dhe korin e korbave të tyre që të bëjnë moral, trishto-hesh dhe thua: Mjerë shqiptarët që janë në hall, se kush ju bën moral...

Page 17: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

GAZETA SOT E Mërkurë 9 Maj 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Shumë herë politikan-ët i lënë pas edhe vetë

parashikuesit e motit. Nëse për sinoptikan-

ët është normale të thonë: “Vende -vende do bjeri shi”. “Në disa vende do ketë diell”. Se “era do fryjë nga

veriu me 50 m në orë”. “Në male do ketë resh-je dëbore”. “Diku -diku edhe breshër”. Kështu

edhe politikanët tanë kur deklarojnë pa as

më të voglën pendesë për parashikime që do

ndodhin. Ata nuk është se flasin pa e ditur. As

se kanë një informa-cion të vërtetë e real.

Po, kështu janë mësu-ar. Puna e tyre është propaganda. Qëllimi

është politika. Trazo sa më shumë ujërat e poli-

tikës. Ngacmo ndërg-jegjen e njerëzve. Shpif.

Baltos. Hidh sa më shumë gurë e shpifje

mbi cilindo. Dhe rezulta-ti? Ankth. Frikë. Mung-

esë shprese. Vrasje shpirtërore. Pesimizëm.

Emigrim. Vërtetë poli-tikanët tanë u ngjajnë

sinoptikanëve. Janë në lëkurën e tyre...

“Fallxhorët” politikë e lexojnë mbrapsht fatin e Shqipërisë

Nga Bardhyl BEJKO

Fjalimet dhe deklara-tat me parashikime të politikanëve tanë janë bërë gati të përditshme.

Ata pa as më të voglën ndroje njoftojnë një lajm për çfarë do ndodhi në çdo sekondë. Po të masnim dendësinë e njoftimeve në njësinë e kohës do ishin kampion, jo vetëm të Shqipërisë po edhe SHBA, deri në Azi. Si të zbrisnin nga qielli pika shiu e jo ngjarje që kanë impakt në jetën e një vendi liderët tanë prodhojnë shumë më shumë informacione sa konsumo-jmë. Çdo lajm e shoqëron zëri i sigurtë. Toni i padiskutueshëm. Informacion që nuk pranon asnjë dyshim. Njoftimeve për ngjarje të mëdha u përcaktojnë afate kohore, po shumë herë janë pa kufij. Sa më i madh lajmi, aq më e pacaktuar koha kur do të ndodhë. Më të “lehtësuar” janë kur flasin për ato që pritet të ndodhin në të ardhmen, ditët, muajit, vitet që vijnë. Sa për ngjarjet në kohë reale, lajmësit belbëzojnë. Liderët tanë ngatërrohen kur duan të flasin për problematikat e ngjarjet e ditës. Këtu ngecin. Informimi në kohë reale mungon ose jepet i deformuar. I përmbysur. I paadresuar. Lajm i thënçin. Gjithë energjitë harxhohen me lajme si nga fallxhoret. Për ta bërë sa më konfuz lajmin e ditës e ambalazhojnë me lloj-lloj aforizmash aq sa nuk dallon fillimin nga fundi. Nuk ka kufij, ku mbaron fantazia e ku nis realiteti. Më të “saktë” lajmësit tanë të politikës, janë kur largohen nga realiteti dhe realpolitika dhe hyjnë në zonën e fan-ta-politikës. Pikërisht të folurit me “do të ndodhë në muajin e ardhshëm në ditët që vijnë”, “do të ketë një tronditje të madhe”. “Do njiheni me një skandal të paparë”. “Do trazohet keqas politika”. “Do zbulohet ngjarja e shekullit”. Do të… Do të … Do të ...Dhe ditët e muajit kalojnë, pa mësuar e zbuluar asnjë detaj nga ato që citohen e thuhen nëpër podiume dhe evente të partive politike. Deklaratat nëpër takime rutinë apo ku shpalosen strategjitë e së ardhmes më shumë se të vërtetave të provuara, u ngjajnë profecive të Notradamusit. Parashikimit të prestigjatorëve. Të sinoptikanëve që komentojnë motin dhe evidentojnë parashi-kimin e kohës. Shumë herë politikanët i lënë pas edhe vetë parashikuesit e motit. Nëse për sinop-tikanët është normale të thonë: “Vende -vende do bjeri shi”. “Në disa vende do ketë diell”. Se “era do fryjë nga veriu me 50 m në orë”. “Në male do ketë reshje dëbore”. “Diku -diku edhe breshër”. Kështu edhe politikanët tanë kur deklarojnë pa as më të voglën pendesë për parashikime që do ndodhin. Ata nuk është se flasin pa e ditur. As se kanë një informacion të vërtetë e real. Po, kështu janë mësuar. Puna e tyre është propaganda. Qël-limi është politika. Trazo sa më shumë ujërat e politikës. Ngacmo ndërgjegjen e njerëzve. Shpif. Baltos. Hidh sa më shumë gurë e shpifje mbi cilin-do. Dhe rezultati? Ankth. Frikë. Mungesë shprese. Vrasje shpirtërore. Pesimizëm. Emigrim. Vërtetë politikanët tanë u ngjajnë sinoptikanëve. Janë në lëkurën e tyre. Po krahasimi më i goditur për deklaratat e liderëve të politikës do ishte njehsimi me fallxhoret e leximit të fatit. Fallxhorët që flasin përmes letrave. Hedhjes së zareve. Turbullimit të ujit të bekuar. Vizave të pëllëmbës së dorës. Vijave në faqe. Ëndrrave. Shenjave të kafshëve. Filxhanit të përmbysur të kefesë. Pasqyra e hënës. Pamja e diellit. Leximi i yjeve. Politikanët flasin pa bërë asnjë llogari se në ditët që caktojnë për njoftimin e radhës, vijnë dhe lajmet që pretendojnë nuk mbërrijnë kurrë tek qytetarët. Po për ta, kjo s`ka asnjë vlerë. Qëllimi justifikon mjetin. Kjo është kënaqësia e tyre. Të trazojnë shpirtrat. Ti ndezin zemërimet. Të përplasin emocionet. Të hedhin në sulm militantët. T i mbajnë frenat e partive në duar dhe t iu japin oksigjen simpatizantëve. Dhe me mirë se sa gënjeshtra, askush nuk mund ta arrijë

objektivin, që i vënë vetes partiakët. Të lodhur nga njoftimet për ato që do ngjasin

sipas fat-lexuesve, njerëzit zgjedhin kanale të tjera të televizioneve. Ndryshojnë stacionet për të mos u bezdisur, duke dëgjuar broçkulla,fjalë e premtime. Nëse do i besosh tërë deklaratave për ato që do ngjajnë, duhet të qëndrosh në heshtje. Të presësh me zemër të ngrirë për atë që do vijë. Të mbetesh me vështrimin nga qielli, duke u bërë gjithnjë e më shumë supersticioz. Kështu do ndodhë! E dëgjuat, e tha ministri? E tha ambas-adori i shtetit mik! E paralajmëroi kryeministri. Shumë rrugë të reja do fillojnë. Dhe ditët e muajt kalojnë. Po goditjet e çekiçëve dhe hapja e traseve të autostradave mungojnë. Gjurma e rrugës nuk duket askund. Siç janë të munguara edhe objekte të premtuara e të pafilluara. Po nëse me parala-jmërimet për objekte fizike ka edhe pak vërtetësi e realizëm, pasi ato janë të verifikueshme dhe të prekshme në rrafshin e politikës ka një hendek të stërmadh mes atyre që trumbetojnë, pa asnjë doganë politikanët dhe drejtuesit e institucioneve, gjykatësit dhe prokurorët tanë. Premtimi për atë që do ndodhi, është një lumë që tërë kohës rrjedh pa pushim. Që nuk shteron kurrë. Ndaj është një dukuri e zakonshme për liderët tanë t`i matin punët, jo me atë që kanë arritur, objektivat që kanë realizuar, aksionet që kanë shënuar, produktin politik që kanë prodhuar në ndeshjet elektorale apo prestigjin që kanë arrirë, po me atë që presin të vijë. Këtu fantazia merr forcë e politika ecën si të ishte Shumakeri i Formula Uno. Në këtë drejtim nuk bën përjashtim askush. Pothuaj të gjithë ve-projnë sipas kësaj logjike. Secila prej strukturave të shoqërisë, ka prodhuar fallxhorët e vet. Çdo fushë ka një përfaqësues që mund të kategorizo-het si kampion që i përfaqëson. Le t i referohemi drejtësisë. Një nga shtyllat më të rëndësishme të shtetit. Pushteti më i fuqishëm që duhet të jetë më seriozi dhe korrektesa e të cilit përcakton ecurinë dhe zhvillimin e shoqërisë dhe vendit tonë. Ka afro tre vjet që fjala më e zakonshme dhe e shpeshtë që dëgjojmë nga përfaqësuesit e drejtësisë dhe mbar shoqëria është reforma në drejtësi dhe vettingu. Janë shkruar e janë bërë mijëra deklarata për reformën në drejtësi. Dhe deri sot rezultat kanë qenë jo të qortueshme në drejtim të penalizimit dhe seleksionimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po është vetëm fillimi. Përditë mësojmë se si antarë të Gjykatës Kushtetuese, prokurorë, përbri emrit të tyre kanë edhe një të dytë. Milionerë. Po si e fituan këtë status? Me ndershmëri? Me rroga? Me punë, apo me ndere? Jeta e përditshme na mëson se pagat tona janë për të jetuar. Edhe kursimtarët më të mëdhenj, ata që konsumojnë minimumin dhe marrin borxhe për shkollimin e fëmijëve nuk ia dalin që për një kohë të shkurtër të kenë akses të udhëtojnë e pushojnë në vendet më ekzotike, të frekuentojnë hotelet më të mira mbi pesë yje. Të shkollojnë fëmijët me pagat e shtetit në shkollat më prestigjioze të botës. Atje ku një vit kushton mbi 100 mijë dollarë dhe në raste të veçanta edhe 150 mijë. Po si e mundësojnë këta rrogëtarë këto privilegje? Sa janë në mbështetje të ligjit, njerëzit e drejtësisë? Sa eficente ka qenë lufta e tyre? Lumë premtimesh ka bërë prej pesë vitesh ish kryep-rokurori Adriatik Llalla. Çdo ditë ka hedhur një fall, ka folur fallxhori ka heshtur kryeprokurori. Po përfundimisht mbetën vetëm habere. Parashikime. Premtime. Fantazi. Dhe e gjithë prokuroria u fsheh pas këtyre deklaratave. Përfundimi? U mbars mali polli një mi! Po nëse Llalla, sot është në cep të ringut në pritje të analizës së punës së tij, rrjedhojë e vet-tingut dhe përpjekjeve të vënies së drejtësisë mbi shina, në fushën e politikës lulëzojnë deklaratat që bëhen jo nga politikanë seriozë po si të ishin fallxhor-politikan. Ditë më parë e entuziazmuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi parashikoi me bindje absolute të ardhmen e dy figurave të PS-së. Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas anatemimeve të shumta. Pas gjyqit politik nëpër

analiza e podiume. Në takimin e Këshillit Drejtues të LSI-së, ajo deklaroi: Eh ta dini, Edi Rama nuk do ta kandidojë Erion Veliajn, kryebashkiakun aktual të Tiranës në zgjedhjet e 2019-ës. Është që tani sipas parashikimit të saj i përjashtuar i anatemuar. Edhe pse nuk dha asnjë argument për fallin që kishte hedhur e filxhanin që kishte lexuar. Dihet se e bën për diversion politik. Të hedhi Veliajn kundër kryeministrit. Të uli rendimentin e punës në krye-bashkinë e Shqipërisë. Të bllokohen investimet në Tiranë. Përmes këtij parashikimi, që fallxhorja e politikës i bën moskandidimit të Veliajt, kryetarja e LSI-së u thotë shqiptarëve: E shikoni Rilindjen, ja si i vlerëson ata që punojnë?! E shikoni pabesinë e kryeministrit? Nuk do ta kandidojë në bashki. Kur nuk është i sigurt Erion Veliaj, që është i njohur në tërë botën për transformimin e kryeqytetit, për ritmin, metodologjinë, aksionet dhe reformat që ka ndërmarrë, hajde mendo për të tjerët. Po kjo është PS! Dhe e “gjeti”! “I doli falli”. Vetëm dy ditë më vonë, Erion Veliaj ia dogji fallin Kryemadhit. Ai u konfirmua për rikandidim. Leximi i filxhanit ishte gabim. Fantazia nuk u konfirmua. Tani jemi duke pritur sa do dali falli për Saimir Tahirin. Sipas lex-imit të filxhanit pritet të dënohet me “arrest shtëpie”. Dhe pak dhe do shikojmë fuqinë e parashikimit të zonjës Kryemadhi. Ajo i di të gjitha. Hedh fall. Nuk gabon. Po liderja e LSI-së në parashikimet e saj nuk është e vetme.

Flamur Noka është një tjetër fallxhor profe-sionist i kudodëgjuar e kudondodhur që lexon saktësisht gjithnjë filxhanin sipas oreksit të vet, duke i renditur ngjarjet mbrapsht. Pasi “gjeti” pr-onarët e 613 kg kokainë në vlerë astronomike i është vërsulur arrestimit të politikanëve. Sipas tij, pas fallit më të fundit ai ka gjetur se Saimir Tahiri dhe Edi Rama, jo vetëm që do shkojnë në burg, po do të izolohen në burgon 313. Parashikim perfekt. Vendi. Koha. Emrat. Ndryshe nga homologia e frontit të bashkuar opozitar, Noka, gjeti ditën kur do arrestohen dy politikanët e Rilindjes dhe vendin ku do ta vuajnë dënimin. Me sa duket bën paralelizëm me rastin “Nano” që e arrestoi Berisha. Fallxhorët e politikës me lajme njoftime parashikime janë pa fillim e pa fund. Sa mbyllet një lajm, nis një tjetër. Gjithnjë për kohën që vjen. Asgjë me të tashmen. Me ato që nuk kanë ndodhur, por që do ndodhin, nesër, pas një jave, pas një muaji në fundvit. Gjithnjë sipas dëshirave të liderëve politikë. Dhe fallxhorët e PD-së deklarojnë: U shit hotel “Plaza”. E bleu Olsi Rama. Pronarët thonë jo! Sipas frontit opozitar, godina e teatrit do shembet natën. Pse në errësirë?! Sikur qeveria është një bandë terror-istësh. “Fallxhorë” edhe politikanët, edhe artistët. Të tillë edhe biznesmenët. Do dyfishohen taksat. Shumëfishohen tarifat! Opinionistët me “guxim” bëjnë parashikime jashtë tokësore. Sipas shenjave të fallit ecin edhe ata. A nuk parashikuan opozitarët se nuk kishte hapje të negociatave dhe raporti i BE-së do ishte shuplakë për qeverinë? Sapo u mësua raporti, nisën breshëritë e akuzave. Ishte fals. I po-rositur. I blerë. I paguar. Qeveria ka dështuar. Nuk ka BE me Ramën. Ai është strumbullari i të keqes. E la Merkel pas porte. I vuri kusht arrestimin e Tahirit. I tregoi vendin qeverisë. Dhe flasin si të kenë qenë poshtë tavolinës në Berlin. Si të ishin bashkëbisedues në të njejtën zyrë. Të sigurtë në deformime e denigrime. Si të ishin jo politikanë të politikës, po tregtarë të frikës. Po nëse shkojmë pak më prapa me lexuesit e filxhanit politik, kuj-tojmë mirë e bukur se si Basha, ky fallxhor klasik, kishte njoftuar kategorikisht. “Republikën e Re”. Zgjedhje pa Ramën dhe dorëheqjen e qeverisë në bllok. Jo vetëm kaq, por një “qeveri antimafia”. Fallxhorët politikë gjatë këtyre 28 viteve nuk kanë pasur asnjë vështirësi të bëjnë fallxhorin. Paragjykuesit e parashikuesit e errësirës. Dhe si përrallëtarë profesionistë, gjithë këto vite kanë trazuar shpirtrat njerëzorë, kanë tronditur sho-qërinë me lajme horror. Janë tellallët tanë politikë që nuk kanë as turp, as ndroje, as frikë. Lumturia e tyre, si të nxijnë, fall-politika Shqipërinë!

Page 18: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

18 GAZETA SOTE Mërkurë 9 Maj 2018

5,6,7,9,10,13,14,15,18,19,20,21

k u l t u r e www.sot.com.al

Skena e Pavarur Kulturore i ka dërguar Ministrisë së Finan-cave paketën e propozimeve financiare me rastin e përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm dhe hartimin e kërkesës buxhetore për PBA 2019-2021. “Urojmë që procesi i konsultimit me grupet e interesit, në rastin specifik, me Skenën e Pavarur Kulturore, të mos jetë një proces fiktiv. Arti dhe kultura përbëjnë vetëm 0.4 përqind të buxhetit të shtetit, duke e renditur Shqipërinë të fun-dit në rajon dhe Europë”, shkruan SPK. Sipas SPK nisur nga kjo mungesë politikash për artin dhe kulturën, aspirata e përbashkët e komunitetit të artit në Shqipëri është që në 3-vjeçarin e ardhshëm, të ndërmerren politika që mundësojnë financimin e artit dhe kul-turës në nivele të krahasueshme me rajonin dhe BE. “Ne mendo-jmë që rritja e fondit të kulturës në nivelin 1 përqind të buxhetit të shtetit duhet të jetë një objektiv madhor i shtetit shqiptar”, cilëson SPK. Në paketën e propozimeve drejtuar Ministrisë së Financave kërkon fuqizim të sipërmarrjes kulturore. “Krijimi i programeve për rritjen e aftësive profesionale në sipër-marrjen kulturore, kryesisht në indus-trinë krijuese. AIDA, Agjencia pranë Minis-trisë së Financave dhe Ekonomisë që merret me programet zhvëlli-more, në bashkëpunim me Ministrinë e Kul-turës, të ndihmojë fi-nancimin e start-up në fushën e artit dhe kulturës, artizanatin për gratë dhe artistët e rinj. Mbështetje e drejtpërdrejtë e nga shteti i organizatave dhe subjekteve që re-zultojnë fituese nga programet kulturore të Bashkimit Europian, përmirësimi i ligjit për sponsorizimet për artet dhe kulturën. Nxitjen e investimit të biznesit në art nëpërmjet miratimit të një ligji të veçantë ose si dispozita të veçanta në ligjin “Për Artin dhe Kulturën”” i drejtohet SPK ministrisë. Më tej propozimet janë dhe mbështetje ndaj artistëve të margjinalizuar nëpërmjet krijimit të një fondi të posaçëm. “Ky fond mund të lidhet me Fondin Social dhe Ndërmarrjet Sociale, dy politika të reja të Ministrisë së Shën-detësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe tu shpërndahet bashkive, për të përmbushur nevojat e tyre në ofrime të shërbimeve sociale ndaj shtresave në nevoje, për artistët e që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike. Ky fond mos të përdoret kurrsesi si asistencë sociale por si mundësi për të çliruar talentet e tyre e për të ofruar diçka më tepër në jetën sociale dhe kulturore”, shkruan SPK.

Shqipëria, në skenën e edicionit të 63 të Festivalit Evropian në Portugali

herë në skenën e “Eurovision”, sipas rregullave të këtij kompeticioni kën-ga nuk duhet të kalojë minutazhin e 3 minutave, dhe kënga “Mall” është 3:12, duke respektuar së pari një nga rregullat më strikte të produksionit televiziv. Mirëpo veç të tjerash Eu-gent Bushpepa kishte zgjedhur ta këndojë këtë këngë në gjuhën shqipe, duke mos dashur t’ia zbehi forcën e fuqishme vargjeve të shkruara prej tij. Për përfaqësimin e tij në skenën e Lisbonës, Eugent Bushpepa u paraqit me veshjen e kuruar nga stilistja Ena-da Atnikolla. Më herët para festivalit pas provës së dytë që përfaqësuesi i Shqipërisë realizoi në Lisbonë, me-dia europiane dhe gazetarët e huaj e cilësuan Eugent Bushpepen si një nga vokalet më të mira të këtij festivali europian.

Shqipëria, 15 pjesëmarrje në “Eurovision”

Festivali Evropian i Këngës “Eu-rovision Song Contest” (ESC), është një konkurrim ndërkombëtar muz-ikor europian, i cili zhvillohet çdo vit, që prej vitit 1956. Ky konkurs ndërkombëtar, i cili përbëhet nga dy gjysmëfinale dhe finalja, sipas rreg-ullores mbahet në vendin e fituesit të vitit të mëparshëm, sikundër këtë vit

ESC2018 zhvillohet në Lisbonë, nga ku fituesi i ESC2017, Salvador Sobral me këngën “Amar Pelos Dois” solli tri-umfin në Portugali. Spektakli ndahet në dy pjesë, në atë të prezantimit të finalistëve që zgjat rreth dy orë dhe në atë të dhënies së pikëve. Çdo Radio Televizion Shtetëror anëtar i “EBU”-së prezanton veten me një këngë dhe vlerëson duke votuar për këngët e vendeve të tjera. Shqipëria njeh 15 prezantime në këtë kompeticion muzikor bashkë me përfaqësimin e Bushpepës. Në 2004- Anjeza Shahini me “The Image Of You”, 2005- Ledina Çelo “Nesër shkoj”, 2006- Luiz Ejlli “Zjarr e Ftohtë”, 2007- Frederik Ndoci “Hear My Plea”, 2008- Olta Boka “Zemrën e Lamë Peng”, 2009- Kejsi Tola “Carry Me in Your Dreams”, 2010- Juliana Pasha “It’s all about you”, 2011- Aurela Gaçe “Feel the Passion”, 2012- Rona Nishliu “Suus”, 2013- Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko “Identitet”, 2014- Hersiana Matmuja “Zemërimi i një nate”, 2015- Elhaida Dani “I’m Alive”, 2016- Eneda Tarifa “Fairytale”, 2017- Linda Halimi “World” dhe konkurrimin i 15-të i Shqipërisë në “Eurovision” me këngëtarin Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

Artistët i shkruajnë Ahmetajt, kërkojnë pjesëmarrje

në hartimin e buxhetit

Eugent Bushpepa kalon në finalen e “Euriovision” me këngën “Mall”

Julia VRAPI

Eu g e n t B u s h p e p a m e këngën “Mall” përfaqësimi i Shqipërisë në finalen e “Euriovision”, në edicionin e

63, që këtë vit zhvillohet në Lisbonë, Portugali. Gjysmëfinalja e natës së parë solli në skenën e festivalit evropian 19 këngë në konkurrim. Ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, fituese në Fest ’56 në RTSH, këndoi i treti pas përfaqësuesve të Azerbaixhanit dhe Islandës. Një interpretim, që u duartrokit jo pak nga publiku. Në skenën e edicionit të 63 të “Eurovi-sion” Bushpepa u prezantua energjik me performancën e tij, ai shoqërohej nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe back vokalistet Erinda Agolli, Greta Rado-vani. Zëri i Bushpepës u konsiderua gjatë provave më parë një nga vokalet më të rralla dhe më të fuqishëm të këtij “Eurovision”. Në festivalin e këtij viti, në garë tre shqiptarë. Veç Eugent Bushpepës me këngën e tij “Mall”, si dhe Eleni Foureria që u prezantua mbrëmë nën flamurin e Qipros që kaluan në finale, është edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” në garë në gjysmëfinalen e dytë. Këtë vit në edi-cionin e 63 marrin pjesë përfaqësues nga 43 shtete. Mbrëmë në gjysmëfi-nalen e parë konkurruan 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro. Nga gjysmëfinalja e parë nga 19 këngë në konkurrim, dhjetë kaluan natën finale. Në natën e dytë gjysmëfinale më 10 maj garojnë në “Eurovision” përfaqësuesit nga Aus-tralia, Danimarka, Norvegjia, Mol-davia, Rumania, Rusia, San-Marinoja, Serbia, Holanda, Hungaria, Gjeorgjia, Malta, Mali i Zi, Letonia, Polonia, Sll-ovenia, Suedia dhe Ukraina. Këngët përfaqësuese të shteteve Portugalia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar në “Eurovision” hyjnë direkt në finale, po ashtu dhe Franca, Italia, Gjermania. Nata finale do të mbahet mbrëmjen e datës 12 maj në Lisobonë dhe kjo është hera e parë që Portugalia e pret këtë festival. Në konkurrim këtë

Kumbaro: Behari është koha e restaurimeve

“Magjia e Zanave në Cirk”, në fundjavë për fëmijët

Ministrja e Kulturës shkruan se behari është kohë për turizëm, por edhe për restaurime. Përmes një postimi në Facebook minis-trja Kumbaro bën me dije se janë miratuar tre projekte restaurimi, puna për të cilët do të fillojë brenda verës. “Ca flasin gjithë ditën e ca punojnë gjithë ditën, te këta të fundit bëjnë pjesë inxhin-ierët e Institutit të Monu-menteve që kanë përgatitur projektet e restaurimit për 3 objektet e përfshira në kalendarin e restaurimeve

të Vitit e Skënderbeut: Me-moriali i Skënderbeut në Lezhë, Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve shqyrtoi e miratoi projektet dhe brenda verës fillon puna në të tre kantieret. Është padyshim kënaqësi për mua të ndaj me ju këto projekte. Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në një nga zonat më të buku-ra të Shqipërisë”, shkruan ministrja Mirela Kumbaro në profilin e saj.

Cirku Kombëtar prezanton shfaqjen “Magjia e Zanave në Cirk”. “Ideja dhe regjia Alketa Haxhiu. Ju mirëpresim çdo të shtunë dhe të diel në orën 11.00”, bën me dije Cirku Kombëtar, për shfaqjen ku marrin pjesë artistë të ndryshëm. Më herët kur u prezantua kjo shfaqje në cirk ishin të pranishëm për ta nd-jekur dhe mjeshtrat veteranë Ba-jram Kurti, Hamdi Petrela, Halil Minxolli, Vilson Gjoçaj, Novruz Hyseni, Pavllo Sallata, Ali Jucja, Merita Dabulla, Liljana Kalleshi. Misioni i Cirkut Kombëtar është ruajtja dhe lartësimi i vlerave

të veçanta artistike-kulturore të artit të cirkut në vendin tonë, duke u mbështetur në traditat më të mira kombëtare e botërore, për të shërbyer në edukimin, çlodhjen dhe argëtimin e të gjithë brezave. Cirku shqiptar është një pjesë e pandarë e cirkut botëror. Pionierët e parë të këtij arti në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-’35, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekuilibrit mbi tel. Në vazhdimësi numri i tyre u rrit dhe profilet ku ata lu-anin u zgjeruan, duke u pasuruar me numrat akrobatikë, numrat ajrorë, kllounatë etj.

Shfaqja “Qielli i Heshtur”, si vlerësim për gratë

Teatri Metropol rikthen në skenë "Qiell i Heshtur" nga Loren Gunderso. Shfaqja do të ngjitet në skenë në datat 10, 11, 12, 13, 17, 18, 19, 20 Maj, ora 19:00 në Teatri Metropol. Këmbëngulja, energjia, pasioni dhe vizioni e bëjnë një vajzë nga Bostoni të ndjekë ëndrrën e saj. Historia mahnitëse e jetës së astronomes Henrieta Levit, (një nga as-tronomet e para në Harvardin e 1900-ës) dhe kolegeve të tjera që realizuan hartën e yjeve në uni-vers, rikthehet përsëri në Tiranë. “Qiell i Heshtur”, një komedi romantike, gjysmë biografike e

shkruar nga Loren Gunderson, është shfaqje me regji nga Armela Demaj. Interpretojnë Armela De-maj, Jonida Beqo, Sonila Kapidani, Shkëlzen Berisha, Verjana Abazaj. Skenografia Klodjana Beqiraj dhe koreografia Donald Martini. Sipas regjisores Armela Demaj vepra është e ndërtuar në formën e një komedie romantike, por ka përplasje shumë të mëdha midis shkencës, jetës, galaksisë përtej nesh dhe njëkohësisht galaksisë brenda nesh. “Kjo shfaqje në skenë është dhe si vlerësim për kontribu-tin e këtyre grave që bën histori në botë”, shkruan teatri.

Page 19: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

5,6,7,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Mërkurë 9 Maj 2018 19

SOTSOT sport www.sot.com.al

Fanatics” shpërthejnë kundër Halilit: Me ju rrezikohet ngitja në Superiore

Kampionati po bëhet interesant në zonën e mbijetesës dhe në këtë kuadër, trajneri i Kamzës Julian Ahmataj, nuk kërkon të bëjë llogari pasi në futboll llogaritë nuk para qëllojnë të goditura. “Nuk bëj llogari pasi në futboll nuk da-lin. Para 3 javësh flisnim ndryshe, pasi në Korçë nuk morëm pikë dhe kemi rrezikuar që disa ndeshje t’i humbnim apo disa t’i fitonim. Ndeshja e radhës është ndaj Vllaznisë dhe atë ndeshje synojmë fitore”, u shpreh Ahmataj. Kamza aktualisht ka vetëm 2 pikë më shumë se Vllaznia dhe sfida ndaj kuqebluve mund të konsiderohet si një finale mbijetese. Për kamzalinjtë ndoshta edhe barazimi mund të jetë me vlerë, sepse ruhet distanca me Vllazninë në renditje.

DEKLARATA

QËNDRIMI

Komisioni ka ndëshkuar rëndë vlonjatët, pas dhunës ndaj gjyqtarëve në Flamurtari-Vllaznia

Disiplina masakron Flamurtarin dhe Idrizin, Tirana rrezikon

Superioren për çështjen MuzakaAdriatik BALLA

Flamurtari është masakruar dje nga vendimet e Komisionit të Disiplinës në FSHF, pas ngjar-jeve të dhunshme që ndodhën

në përfundim të ndeshjes Flamur-tari-Vllaznia e luajtur të shtunën, ku u goditën arbitrat dhe një prej tyre përfundoi në spital. Dhe penalizimi e gjobat e dhëna kanë qenë të rënda. Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit zbardhi sot vendimit e Komisionit të Disiplinës, që si çështje kryesore kishte dhunën në stadiumin e Vlorës. Në bazë të relacioneve të zyrtarëve të ndeshjes, Flamurtari është dënuar me zhvillimin e dy takimeve në fushë asnjanëse, që do të thotë se vlonjatët nuk do të luajnë asnjë ndeshje në fushën e tyre këtë edicion. Dhe konkretisht: -Flamurtari, për dësh-tim në përmbushjen e përgjegjësive, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenin 51; 64/c; 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 1.000.000 (një milion) lekë dhe zhvillimin e 2 ndeshjeve në fushë asnjanëse. -Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18 muaj pezu-llim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 lekë. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe terri-torin përreth fushës. -Trajneri i Flamur-tarit, Ardi Behari, për diskriminim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke përdorur fjalë dhe veprime denigruese, në bazë

të nenit 57/1/a) të KDS, pezullohet për 5 ndeshje nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës. -Zyrtari i Flamurtarit, Luan Birçaj, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës. -Zyrtari i Flamurtarit, Ardian Ciruna, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.b) të KDS, dënohet me 18 muaj pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës. -Zyrtari i Flamurtarit, Ardian Luka,

për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe terri-torin përreth fushës. Ndërkohë, Tirana rrezikon të mos ngjitet në Kategorinë Superiore për shkak të mosshlyerjes së borxhit që ka ndaj ish-mesfushorit të saj Gjergji Muzaka. Kështu, Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur t’i heqë 3 pikë nga klasifikimi aktual Tiranës nga klasifiki-mi për shkak të borxhit ndaj futbollistit Gjergji Muzaka. Ky vendim, gjithsesi nuk e rrezikon pjesëmarrjen e Tiranës në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm, pasi diferenca me Bylisin e vendit të dytë është 13 pikë. Në rast se

Kampionati ka hyrë në një fazë finale të verdiktit të tij, sido-mos në zonën që luftohet për një vend në Ligën e Europës. Në kuadër të javës së 33-të të Supe-riores, Flamurtari-Laçi është një duel i drejtpërdrejtë për pozicionin numër 4. Një fitore e mundshme e vlonjatëve do të sillte rrotacionin mes kuqezinjve dhe kurbinasve në klasifikim, me skuadrën e Mezanit që ka 2 pikë më shumë se sa Flamurtari. Vlonjatët vijnë pas furtunës së Komisionit të Disiplinës që e detyron skuad-

rën bregdetare të luajë në fushë asnjanëse jo vetëm takimin ndaj Laçit por edhe atë kundër Parti-zanit më 19 maj. Ndërkohë që pas dënimit të trajnerit Behari ekipi do të drejtohet nga Petraq Bifsha. Danilo Alvesh i cili është kthyer në Brazil do të jetë mungesa kryesore për kuqezinjtë, ndërkaq që përg-jegjësinë për të shënuar do ta ketë kapiteni Tomislav Bushiç. Kroati nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës që në muajin janar, kjo edhe për shkak të dëmtimeve që e kanë penalizuar. Ndërkohë, laçianët vijnë pas atij

suksesi me përmbysje kundër Skënderbeut, fitore që ktheu mor-alin bardhezinjve pas një periudhe negative. Kurbinasit do të kërkojnë të përfitojnë edhe nga fakti që ky takim luhet në fushë neutrale, teksa trajneri Mezani do të ketë sërish si pikë referimi Rexhinaldon, me Uzunin që do të jetë në mbështetje të tij. Bilanci i këtij edicioni flet në favor të Laçit, 2 fitore dhe një barazim. Në 10 përballjet e fundit mes tyre, 5 takime i kanë fituar bardhezinjtë, 2 vlonjatët dhe 3 ndeshje janë mbyllur barazim.

Flamurtari-Laçi, një duel për vendin e katërt, pozicion që ka shanse për Europa League

Ahmataj: Kamza synon fitoren në Shkodër

ndaj Vllaznisë

Vasil Ruci: Gjyqtarëve të FSHF-së t’u jepet titulli

“Doktor shkencash”

Tirana nuk e shlyen Muzakën pas një afati të dytë, atëherë klubi bardheblu pritet të dënohet me -6 pikë të tjera nga sezoni i ri. “KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka, dënohet me zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifi-kimi. KF “Tirana” i jepet një afat përfun-dimtar prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesit. Paralajmërohet KF “Tirana” se në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare do të dënohet sërish me zbritje e 3 (tre) pikëve nga kla-sifikimi brenda një afati 10 (dhjetë) ditor për shlyerjen e detyrimeve financiare”, shkruhet në njoftimin e dalë nga FSHF që i referohen një vendimi special të dhënë nga komisioni i Disiplinës.

Tirana mori dënimin e parë gjatë ditës së djeshme nga ana e Komisionit të Disiplinës, pasi i janë hequr tri pikë nga klasifikimi aktual në Kategorinë e Parë. Arsyeja e këtij dënimi është detyrimi që klubi bardheblu ka kundrejt ish-futbollistit, mesfushorit Gjergj Muzaka, një shifër që arrin 107 milionë lekë. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i grupimit besnik të tifozëve të këtij klubi në “Facebook”, “Tirona Fanatics”, i cili është shprehur se kjo ka ndodhur sërish për fajin e presidentit të ekipit, Refik Halili, ndërsa këtu duhet theksu-ar fakti se ky grupim është në një konflikt të

hapur prej kohësh me presidentin e Tiranës. Reagimi i plotë i tifogrupit “Fanatics”

“Pavarësisht ‘gjyqeve’ që ka patur ‘klubi’ ndër vite, kurrë nuk ka qenë temë të cilën ne e kemi komentuar! Duke parë ngjarjet e fundit ndërmjet ‘klubit’ dhe një ish-lojtari, nuk mund të rrimë pa diktuar paaftësinë e ish-presidentit për të drejtuar qoftë edhe për një sezon tjetër ekipin në Superligë. Paaftësia e tij, bashkang-jitur pamundësisë financiare, janë një rrezik i vërtetë për një ripërsëritje të sezonit të zi që po lemë pas. Duke mos dashur të mbajmë palë, apo për të dhënë verdikte se kush apo i

kujt është faji, megjithëse situata është e qartë, ne i bëjmë me dije ish-presidentit që ta marrë tashmë seriozisht në konsideratë largimin e tij, pas këtyre turpeve të njëpasnjëshëm që po kalon. Turp mbas turpi, duke nisur nga rënia dhe njollosja e identitetit kryeqytetas, duke vazhduar me turpet e ditës së fundit. E për një njeri që fjala ‘Turp’ nuk përbën turp, këto ngjarjet e fundit janë dëshmia më e pastër se sa e pamundur është të përballohet sezoni që po vjen. Koha jote me të vërtetë që ka mbaru-ar!”, shkruhet në statusin e “Fanatis”-ave në llogarinë e tyre në facebook.

Te Luftëtari janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes ndaj Parti-zanit, megjithatë trajneri Hasan Lika provon t’i transmetojë qetësi ekipit dhe të largojë presionin. “Natyrisht, na duhet rezultat, por lufta për Eu-ropën nuk mbaron me kaq”, tha Lika. Drejtuesi i stolit bluzi vlerëson mak-simalisht rivalët, ndërsa deklaron se suksesi 5-0 i dhjetorit të kaluar, që është edhe fitorja më e thellë në histori e Luftëtarit me Partizanin, i përket së kaluarës. “Partizani është një ekip që lufton për Europën dhe pavarësisht ecurisë së fundit i ka forcat. Ka ekip, ka elementë, por nuk e mendojmë të kaluarën. Jemi përgatitur ta kalojmë me sukses”, shtoi më tej Lika.

TRAJNERI

Në Vlorë ishin të përgatitur për vendim të rëndë nga Komisioni i Disiplinës dhe pasi FSHF ka bërë pub-like masën ndëshkimore, në radhët e vlonjatëve janë munduar ta kalojnë me humor situatën e krijuar. Legjen-da e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, i cili aktualisht është në rolin e këshilltarit teknik në stafin e Flamurtarit, ka përdorur ironinë për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj një vendimi në të cilin FSHF është munduar të bëjë shembull kuqezinjtë. “Pranojmë çdo lloj vendimi të Disiplinës, por me një ndryshim. Disiplina duhet të jepte edhe titullin Doktor Shkencash për Emirjon Sinon. Fakti që nuk ia ka dhënë, ose është i pamoralshëm Komisioni, ose është i pamoralshëm Sino”, ishin fjalët e Rucit.

Lika: Dueli me Partizanin vendimtar për Luftëtarin

“Flamurtari është masakruar dje nga vendimet e Komi-sionit të Disiplinës në FSHF, pas ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në përfundim të ndesh-jes Flamurtari-Vllaznia e luajtur të shtunën, ku u goditën arbitrat dhe një prej tyre për-fundoi në spital...”

Page 20: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

20 GAZETA SOTE Mërkurë 9 Maj 2018

5,6,7,9,10,13,14,15,18,19,20,21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Plas konflikti në gjirin e Partizanit, Telushi kapet fizikisht me trajnerin Dalipi

Shqipëria mund të zhvillojë në këtë periudhë vetëm një takim miqësor e jo dy siç ishin planifikuar. Duhet thënë së fundmi se kombëtarja jonë do të zhvillojë para Botërorit të Rusisë dy takime miqësore, një me Kosovën e një me Ukrainën. Për mi-qësoren ndaj Ukrainës zviceranët nuk kanë nxjerrë pengesa, por besohet se federata jonë dhe ajo e Kosovës do ta rregullojnë me homologen e tyre zvi-cerane që ndeshja të luhet normalisht, nisur dhe nga fakti se në Zvicër jeton një komunitet i madh shqiptarësh. Por deklaratat e presidentit Duka dhe homologut kosovar Vokrri konfirmo-jnë se kjo miqësore do të dështojë. Zvicra nuk jep leje dhe nuk gjendet kundërshtar tjetër.

MBROJTËSI

KOMBËTARJA

Federata helvetike frikësohet se miqësorja shërben si reklamë dhe mund t’i ikin talentet shqiptare

Zvicra hakmerret për talentet, s’jep garanci për miqësoren Shqipëri-KosovëAdriatik BALLA

Zvicra bëhet pengesë që Shqipëria e Kosova të mos e zhvillojnë miqësoren e tyre në territorin e saj. Arsyeja

zyrtare nuk është dhënë ende, por dyshimet juanë që federata zvicer-ane i trembet një jehone dhe imazhi të madh të ndeshjes dhe kjo do të joshte lojtarët e vegjël shqiptarë që të kërkonin të bëheshin pjesë e Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse është pikërisht ky skenar, atëherë federatës së Shqipërisë dhe homologes së saj kosovare u del për detyrë të gjejnë një stadium tjetër jashtë Zvicrës, me shumë gjasë në Itali ose në Austri. Në fakt, lojtarët me origjinë shqiptare po mbushin klubet në Itali e Zvicër, por edhe në vende të tjera si Danimarkë, Suedi, Francë, Gjermani e madje dhe në Austri, duke pasur një kualitet në rritje dhe duke shërbyer si bazë për bërthamën e skuadrave kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës. Janë pikërisht këto vende që kanë shu-micën e lojtarëve të kombëtares së madhe, por duhet thënë se elementët më të shumtë kanë ardhur nga kampi-onati zviceran. Edhe në përfaqësuesen e Kosovës një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve vijnë nga kampionati zvi-ceran. Në klubet e Zvicrës ka shumë lojtarë me origjinë shqiptare dhe ata vazhdimisht kanë shprehur interes të luajnë ose për Shqipërinë, ose për Kosovën. Marrja e lojtarëve nga kam-pionati zviceran, i atyre kualiteteve që kanë dalë madje nga skuadrat kombëtare të moshave të Zvicrës, ka acaruar jo pak federatën zvicerane, e cila është ankuar disa herë në FIFA se Shqipëria dhe Koisovca kanë përfituar nga puna e saj, duke bazuar ankesën

e saj në faktin se lojtarët janë pikasur, grumbulluar e seleksionuar, pa har-ruar mbështetjen e tyre në moshë të vogël nga federata e saj. Pra kjo është një përplasje që vijon prej disa vitesh, megjithëse shumica e lojtarëve kanë zgjedhur Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa ata më të paktë, por shumë më cilësorë kanë zgjedhur Zvicrën, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Va-lon Behrami, Blerim Xhemaili, Shani Tarashaj, Admir Mehmedi etj. Pra, mbipopullojnë klubet zviceran por futbollistët e Shqipërisë dhe Kosovës janë kthyer në “armiq” në Zvicër. Fed-erata e këtij vendi nuk e ka pranuar me sportivitet faktin se shumë talente i kanë dhënë lamtumirën helvetëve për të veshur fanellat e dy përfaqësueseve dhe po mundohet në çdo mënyrë që të

pengojë zhvillimin e tyre. Hapi i radhës është ai i pengimit të zhvillimit të një ndeshje miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës në territorin zviceran në fund të këtij muaji. Federata Zvicerane men-don se kjo do të jetë një “reklamë” e dy përfaqësueseve para syve të talenteve shqiptare që aktivizohen në Zvicër, ndaj për momentin nuk ka dhënë lejen që takimi i planifikuar në fund të këtij muaji, i zyrtarizuar edhe në faqen e FIFA-s, të luhet në një nga stadiumet zvicerane. Të dy përfaqësueset do të zhvillojnë një mini-faze përgatitore në Zvicër dhe për këtë vendasit nuk janë kundër, ashtu siç nuk janë kundër që Shqipëria të luajë atje një miqësore me Ukrainën. Por ata nuk kanë dhënë lejen. Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri në një interv-

Alban Bushi, trajner i skuad-rës kombëtare të moshës nën 21 vjeç, do të ketë një rast të mirë në fund të këtij muaji për të testuar lojtarët e tij, qoftë ata që janë pjesë e kampionatit, por edhe ata që luajnë jashtë, një mundësi për të synuar edhe af-rimin e lojtarëve të rinj nga për-faqësuesja U-19. Kështu, skuadra përfaqësuese U-21 e Shqipërisë do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin kombëtar U-21 të Bosnjë-Hercegovinës, në datën

28 maj, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19.00. Sektori i ekipeve kombëtare në FSHF ka zyrtarizuar sot një sfidë të tillë në rakordim edhe me feder-atën e Bosnjës. Po kështu, ekipi përfaqësues U-21 i Shqipërisë nën drejtimin e Alban Bushit, në dhjetëditëshin e parë të muajit qershor ka planifikuar më parë edhe dy ndeshje të tjera miqësore, respektivisht me datë 5 dhe 8 qer-shor, në orën 19.00, po në “Elbasan Arena”, me përfaqësuesen e Bjel-

lorusisë. Kështu, skuadra e Alban Bushit në harkun e rreth dy javëve do të ketë mundësinë e tre testeve miqësore, për të parë gjendjen e skuadrës, si dhe për të vlerësuar ecurinë e deritanishme të lojtarëve potencialë për ekipit kombëtar U-21. Ambiciet e U-21 janë të përmirësohet në vazhdimësi dhe të prodhojë sa më shumë kualitete për ekipin e parë kombëtar. Prak-tikisht, shumë pak lojtarë të U-21 kanë arritur të çajnë në skuadrën e madhe kombëtare.

Shpresat miqësore në “Elbasan Arena” me Bosnjën, shans për testimin e kuqezinjve të rinj

Vetëm miqësorja me Ukrainën e

konfirmuar zyrtarisht

Frashëri: E mundim Vllazninë dhe mbetemi

në Superiore

istë për “Kosova Press” thotë se nuk kanë marrë ende lejen: “Po afër anu-limit është sepse Federata e Futbollit Zviceran nuk e ka dhënë lejen. Duhet tashmë vetëm njoftimi zyrtar për anulimin e miqësoren që ishte pro-gramuar në fund të këtij muaji. Edhe opsionet për zhvendosjen e miqësores në një stadium tjetër, po bien nga dita në ditë”, u shpreh Vokrri. Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti Ar-mand Duka: “Po është e vërtetë ajo që ka deklaruar presidenti Vokrri dhe ne jemi duke kërkuar mundësi të tjera për të shfrytëzuar këtë periudhë sa më mirë për ekipin dhe trajnerin”, tha presidenti Duka. Nga burime jo zyrtare ndërkohë mësohet se një alternativë mund të jetë përballja me Austrinë, duke qenë se e ka këtë datë e ka lirë. Federata ka nisur kontaktet edhe pse për momentin nuk konfir-mon asgjë zyrtarisht.

Partizani ka probleme të brendshme dhe kjo u shfaq dje më e fortë se kurrë, ku trajneri Klevis Dalipi përplaset me një lo-jtar të rëndësishëm të grupit, Bruno Telush-in, i cili nuk dihet për cfarë shkaqesh është kapur keq me trajnerin dhe e ka kundër-shtuar atë. Me siguri kjo lidhet me ndonjë punë formacioni, por mbetet që ta hetojë klubi ngjarjen deri në daljen e një vendimi. Sikurse raportojnë edhe mediat sportive, situata është e nderë te Partizani një ditë para transfertës shumë të rëndësishme me Luftëtarin në Gjirokastër. Gjatë seancës

stërvitore të kësaj të marteje, ka patur shkëndija mes trajnerit Klevis Dalipi dhe mesfushorit vlonjat, Bruno Telushi, aq sa ky është detyruar të braktiste stërvitjen. Fillimisht Dalipi dhe Telushi kanë nisur të bisedojnë apo të sqarohen me njëri-tjetrin për faktin se lojtari nuk ishte pjesë e formacionit titullar, por më pas janë ngritur tonet dhe acarimi për pak ka deg-jeneruar në përplasje fizike. Është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë kampin e kuq që situata të mos precipitonte me keq. Futbollisti vlonjat ka lënë stërvitjen dhe

fushën e blertë për t’u larguar me këpucë në dorë. Tashmë mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë klubi. Një situatë që përsëritet te Partizani, ndonëse ndryshojnë vetëm protagonistët. Thuajse e njëjta gjë ndodhi në përgatitoren turke të janarit edhe mes ish-trajnerit Starova dhe Lorenc Trashit. Për këtë të fundit pati një pezullim të përkohshëm. Duhet thënë se trajneri Dalipi e ka aktivizuar si titullar Telushin në ndeshjet e fundit, duke ulur në stol Malën, por për transfertën e Gjirokastrës mësohet se vlonjati do ta niste nga stoli.

Disiplinori i FSHF-së ndëshkoi ashpër klubin e Flamurtarit dhe administratorin Sinan Idrizi pas dhunës së ndodhur ndaj gjyqtarëve të ndeshjes Flamurtari-Vllaznia në Vlorë të shtunën e kaluar. Por Idrizi ka reaguar ashpër, duke e quajtur një verdikt të turpshëm që ndëshkon një qytet të tërë, teksa shprehet i befasu-ar se si ka mundësi që ky komision nuk kërkoi për asnjë moment ver-sionin e Flamurtarit. Administratori thekson se kjo çështje nuk do të mbyllet këtu, duke konfirmuar se do ta apelojë vendimin në Komisionin e Apelit. Idrizi thekson se nuk ka ndër-mend të tërhiqet, madje investimet do të rriten edhe me tepër për klubin e Flamurtarit sezonin tjetër.

ADMINISTRATORI

Në një intervistë për “RTSH Sport”, mbrojtësi i Kamzës, Erlis Frashëri, thotë se ndihet i gatshëm për duelin e rëndësishëm me Vllazninë, duke theksuar formën e mirë që po tr-egon ekipi i Ahmataj në fushën e lojës. “Ndeshjen me Vllazninë e konsideroj si një finale. Ajo që shpresoj është që të luajmë ashtu si në dy takimet e fundit, ku jemi ndëshkuar vetëm për shkak të fatit. Kam pasur një dënim më parë me 3 takime pezullim në Superiore, por kam bërë stërvitje normalisht me ekipin dhe mund të them se ndihem më mirë se kurrë. Vllaznia, Teuta dhe Kamza janë në valle për mbijetesën, megjithatë unë mendoj se ne do të shpëtojmë pasi i kemi të gjitha kualitetet e duhura”, është shprehur Frashëri.

Idrizi: FSHF-në do ta sfidojmë me drejtësi

“Nëse është pikërisht ky skenar, atëherë federatës së Shqipërisë dhe homologes së saj kosovare u del për detyrë të gjejnë një stadium tjetër jashtë Zvicrës, me shumë gjasë në Itali ose në Austri...”

Page 21: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

5,6,7,9,10,13,14,15,18,19,20,21

GAZETA SOT E Mërkurë 9 Maj 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Nuk është vetëm Li-onel Mesi e Kris-tiano Ronaldo që përfunduan në

gjykatë gjatë këtij sezoni për shkak të shmangies së pagesës së taksave, e thënë ndryshe evazionit fiskal, pasi nuk kish-in deklaruar përfitimet nga e drejta e imazhit. Këtë akuzë e mori dhe trajneri portugez Hoze Murinjo, që akuzohej për evazion fiskal gjatë kohës që ndodhej në Madrid në krye të Realit. Bëhet fjalë për sezonin 2012-2013, pra 5 vjet më parë, ku Murinjo ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga reklamat dhe imazhi në tërësi, por nuk ka derdhur në arkat e shtetit spanjoll kurrfarë tatimi për këto para. Në këto kushte, atij iu ngrit akuzë nga autorite-tet spanjolle dhe tekniku por-tugez i Junajtid rrezikonte deri në 1 vit burg. Por, mësohet nga mediat sportive spanjolle, se Hoze Murinjo arrin marrëve-shjen me organet tatimore në Spanjë, duke shmangur nisjen e procedimit për evazion fiskal, që mund ta çonte drejt burgut trajnerin portugez. Sikurse

MERKATO/ Juventus-Liverpul

shkëmbejnë Xhan-Khedira

MEFUSHORI Azia do të mbetet destinacioni i ri për kapitenin e Barcelonës, Andres Iniesta. Në të vërtetë e ardhmja e tij ishte projektuar tek klubi kinez i Chongqing Lifan që operon në Superligën kineze, por për arsye të mosdakordësisë në terma financiarë klubi anoncoi se Iniesta nuk do të firmosë me ta. Po sipas mediave kineze, japonezët e Visel Kobe, janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë tre-vjeçare me një pagë shumë më të lartë nga ajo e klubit kinez që

përmbush kështu edhe pritshmëritë e mesfushorit spanjoll. Këtë lajm e publikon media e njohur kineze “Titan Sports”. Gjithsesi, në Kinë mbeten optimistë se ylli i kombëtares spanjolle nuk do të transferohet tek fqinjët e tyre japonezë, duke bënë se tashmë në garë janë futur edhe tre skudra të tjera të Superligës kineze të tilla si Shanghai SIPG, Beijing Gouan dhe Hebei Fortune që kërkon shërbimet e tij. Aktualisht duket sikur e ardhmja e Iniestës anon më shumë nga japon-

ezët e Visel Kobe por fjala e fundit ende nuk është thënë. Iniesta është një prej atyre lojtarëve hermetikë që deri në momentin e fundit nuk prononcohet dhe vështirë të kuptosh se çfarë bluan në mendje dhe duket tërësisht i fokus-uar tek kombëtarja e tij, që përgatitet për kompeticionin madhor të Kupës së Botës. “Nuk dua të prononcohem pa qenë tërësisht i sigurt për vendimin tim gjithsesi, e ardhmja ime është më afër Azisë, mbetet për t’u parë nëse do të jetë Kina apo Japonia”, tha ai.

ITALIA TEKNIKU SURPRIZA

Mançini marrëveshje me “axurrët”, Zeniti pengesë

Vilareali premton gardë nderi për Barcelonën

Roberto Mançini dhe federata italiane kanë gjetur akordin për trajnerin e “axur-rëve”, pasi ish-tekniku i Interit është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë, duke firmosur një kontratë dy-vjeçare që parashikon një pagë prej dy milionë eurosh neto në vit. Për më tepër që tekniku do të ketë dorë të lirë na zgjedhjen e stafit bash-këpunues. Sidoqoftë, Mançini është ende i kontraktuar nga Zenit Shën Petersburg dhe rusët mund të nxjerrin peng-esë. Nëse federata italiane nuk e zyrtarizon lajmin është pikërisht për të evituar për-

Merkato e verës do të jetë e fortë jo vetëm për lo-jtarët, pro edhe për trajnerët, ku teknikët italianë duket të jenë më të preferuarit në treg, nisur nga efikasiteti i tyre. Trajneri i Nantes, Klaudio Ranieri është lidhur me një rikthim në Angli me Totenham Hotspurin që ka shprehur interesim për të. Italiani ka përvojë në Pre-mier Ligë, titullin e së cilës e fitoi me Leicester Sitin në vitin 2016 ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe Çelsin. Gazeta lokale e Nantes “Press Ocean” ka raportuar se italiani nuk do të jetë trajner i

Barcelona siguroi titullin e La Ligas para disa ditëve me fitoren ndaj Deporti-vo la Korunjës dhe është e zakonshme që skuadrat e radhës rivale të krijojnë një gardë nderi për të treguar res-pekt për kampionët e rinj. Dhe ky fat i ra Realit. Kur skuadra e Real Madridit e drejtuar nga Zinedine Zidane refuzoi të nderojë rivalen, Barcelo-na improvizoi vetë një gardë nderi në fund të ndeshjes, ku anëtarët e stafit dhe rezervistët duartrokitën lojtarët që po luanin derisa po largoheshin nga fusha. E një gardë nderi të vërtetë për Barcelonën ka

plasjen me Zenitin. Mançini synon që të shkëputet nga skuadra që drejton pikërisht një ditë pas përfundimit të kampionatit rus në 14 maj.

klubit për sezonin e ardhshëm dhe se është në bisedime me “Spurs” për zëvendësimin e Mauricio Poçetinos që do drejtimin e Çelsit.

premtuar se t'ia bëjë Vilarea-li, rivali i radhës. Kjo ndeshje luhet të mërkurën në “Camp Nou”, ndërsa Barça e ka sig-uruar titullin.

Tekniku portugez i Mançester Junajtid kishte fshehur të ardhurat prej 3.3 mln eurosh nga përdorimi i të drejtës së imazhit, gjë që e ka vënë atë para drejtësisë spanjolle

njoftojnë mediat spanjolle, trajneri aktual i Mançester Ju-najtid akuzohet se ka shman-gur taksat nga të ardhurat që i ka përfituar për të drejtat e imazhit (3.3 milionë euro) gjatë qëndrimit në krye të Realit të Madridit për periudhën 2010-2013. Falë kësaj marrëveshjeje, “Special One” do të zgjidhë përfundimisht problemet me drejtësinë spanjolle, duke paguar një gjobë prej 800 mijë eurosh. Në këtë mënyrë Mu-rinjo largon edhe rrezikun e

dënimit me 12 muaj burg. Nuk është hera e parë që trajneri luzitan përfundon në bankën e të akuzuarve nga autoritetet tatimore në Spanjë. Në vitin 2015 u detyrua të paguante 4.4 milionë euro për të stabilizuar pozicionin e tij fiskal për vitet 2011 dhe 2012. Ndërkohë, një nga lojtarët më të mirë të Juna-jtid, madje një prej blerjeve më të shtrenjta në historinë e futbollit, Pol Pogba, ka deklaruar se ndi-het mirë në radhët e Junajtid dhe me trajnerin Hoze Murinjo

Bëri evazion fiskal në Spanjë, Hoze Murinjo paguan 800 mijë euro për t’i shpëtuar burgut

Ranieri po pret ftesën e Totenhemit për sezonin e ri

Merkato e kësaj vere pritet të jetë mjaft e nxehtë dhe klubet e mëdha kanë nisur tashmë lëvizjet e tyre, duke dashur që në qershor e në vazhdim të bëjnë goditjet e tyre në treg, me shpresën se do të marrin lojtarët e dëshiruar për të pasur një sezon me ob-jektiva madhorë. Emre Xhan te Juventusi dhe Sami Khedira te Liverpuli, mund të ketë një rokadë mesfushorësh mes The Reds dhe bardhezinjve në merkaton e kësaj vere. Emre Xhan është gjithnjë e më pranë transferimit te Juvja me parametër zero, madje një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e futbollistit turko-gjerman e ka lua-jtur pikërisht Khedira i cili duke iu

referuar atyre që shkruajnë medi-at italiane ëndërron një të ardhme në Premier League dhe mund të largohet ndoshta që këtë verë nga kampionët e Italisë për t’u bashkuar me skuadrën e Jurgen Klop. Pasi ka fituar Bundesligën, La Ligan dhe Serie A, Khedira tashmë 31-vjeç kërkon të lërë shenjë në një tjetër kampionat me peshë pikërisht në Premier League edhe pse diçka e tillë do t’i hiqte mundësinë për të luajtur në të njëjtën skuadër me shokun e tij në kombëtare Emre Xhan. Nëse ky shkëmbim realizohet, atëherë të dy palët përfitojnë, por dukshëm Juventusi bën një lëvizje për vazhdimësinë,

dhe se nuk e ka ndërmend të largohet prej “Djajve të kuq” anglezë. Pol Pogba ka pranuar se është i lumtur me formën e tij në Mançester Junajtid, teksa ka thënë se ndihet i “nderuar’ pasi ai ka qenë kapiten në momentin kur Karrick pritet të pensiono-het në fund të sezonit. “Kisha një lëndim të madh dhe mungova në shumicën e ndeshjeve por tani ndihem shumë më mirë. Këtë po e tregojë edhe tani kur po bëj më shumë asista. Nuk po e godas shtyllën më sikurse sezonin e kaluar kështu që jam i lumtur. Po ashtu kam pasur gisht në shumë gola këtë sezon. Pogba ka kontribuar me gjashtë gola dhe 11 asiste deri me tani në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve. Ai ishte kapiten për herë të parë, me Hoze Murinjon i cili ia dha për herë të parë shiritin e kapitenit kundër Bazelit dhe në ndeshjes kundër Burnleyt, Sauthamptonit, Evertonit dhe Derbit. “Është një gjë e mirë që menaxheri me beson mua dhe lojtarëve. Ishte nder për mua ta vendos shiritin e kapitenit mad-je ta vija dhe të luaja në “Old Trafford”. Pra, po jam shumë krenar për këtë”.

Iniesta në dilemë, të zgjedhë Kinën apo Japoninë

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

Page 22: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

22 GAZETA SOTE Mërkurë 9 Maj 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

“Girls”, kënga e re që bën bashkë Rita Orën dhe Bebe Rexhën

1-Lloj vinçi lundrues me dy krahë...2-Dirigjenti Koço...3-Dele e prapë, e lëvizshme që hyn në kullotat e huaja...4-Ajo mund të jetë edhe elektromagnetike...5-Alikaj e skenës...6-Ish zonja e parë e Amerikës Obama në inic...7-Lloj cigareje e jashtme...8-...Sharif, ish aktori egjiptian i lauruar...9-Tomas...shkrimtari amerikan...10-Banka Monetare...11-Një lloj automjeti çek...13-Piktori shkodran...Hidromeno...14-Një qytet bregdetar në jug...16-Një lloj sporti...17-Atje ndodhet pallati presidencial dhe arshiva e Parisit...18-Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit...20-Një fshat i Krujës...21-Ndryshe për synimin...22-Shkurre që bën kokrra të kuqe që hahen...23-Kolosi i...një ishull grek që njihet për një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër...24-Këngëtari italianMasimo...i shquar...25-Lloj vere, pa fund...26-Një qytet në verilindje të vendit...27-Shkrimtari Papa...29-Lumë në Rusinë Lindore, rrjedh nga malet Vërkonjansk dhe derdhët në Detin e Veriut...30-Tufë kafshët...31-...Kyri, shkencëtare franceze me origjinë po-lake...34-Qymyr industrial...35-Automjetet e transportit ndërkombëtar...36-Pianistja e talentuar Skënderi në inic...37-Torino në makina...

1-Një ngjyrë...4-Shkojmë...7-Formohen nga popujt...12-Gjika e skenës...13-Litarë prej çeliku...14-Banjo allaturke...15-Varkë veneciane me bash e kiç të ngritur dh em enjë kabinë të vogël në mes...17-Vendqëndrim i anijeve...18-Roland i volejbollit në inic...19-Ka edhe një lloj gjarpri me të tillë...20-Shifër...21-Fitim, përfitim...22-Volum, ndryshe...23-Kundërshtar, sfidant...24-Një ekip futbolli tek ne...25-...Biaxhim ish italian i garave motorçikil-istike...26-Hamall në port...27-Një ndër shfaqjet e para të baletit shqiptar...28-Ngastër e mbjellë...29-Drejtues partie...30-Lënë për ng-jitjen e pallakave...32-Lezha në makina...33-Njeri i mefshët që s’para mbush...34-Njëlloj si kushte...36-Dëftesë dore që vërteton marrjen e parave...37-Aktori Edmond...(Si gjithë të tjerët)...38-Stacioni dnër-planetar rus në hapësirë...39-Një fshat në rrethin e Gramshit...40-Një nënë nga krahinat e veriut...41-Një shtet gjiton në Libanin...

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë bashkëpunuar për herë të parë për të sjellë një këngë së bashku. Kënga është realizuar edhe në bashkëpunim me dy këngëtaret e famshme Charlie XCX dhe Cardi B. Yjet e muzikës janë bërë bashkë për të sjellë këngën “Girls”, që do publikohet më 11 maj. Rita Ora pritet të sjellë albumin e saj këtë vjeshtë, duke ndjekur debutimin e saj në 2012. Kënga e fundit “For You”, të cilën e solli në duet me Liam Payne ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm. Në llog-arinë e saj në Instagram, këngëtarja ka njoftuar fansat se është duke punuar rreth albumit të saj të ri. “Nuk

më pritet ta publikoj albumin e ri” ka shkuar Rita. Në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit në "Hot Right Now" të DJ Fresh, ajo arriti numrin një në Britani të Madhe. Albumi i saj “Ora”, i lançuar në gusht të vitit 2012, debutoi me sukses në Mbretërinë e Bashkuar. Ora është artistja me numrin më të madh të single-ve në Listën e Madhe të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2012. Në janar 2014, Adidas njoftoi një bashkëpunim projektues me Ritën për markën e tyre, Adidas Orig-inals. Në 2015, Ora u bë trajnere në serinë e katërt të The Voice UK dhe, më vonë atë vit, një gjyqtare në serinë e dymbëdhjetë të The X Factor.

Mushkonja dhe shfaqja

Një mbrëmje vere, mushkonja më e vogël e familjes i afrohet pranë të atit dhe i pëshpërit në vesh një dëshirë, që të mos e dëgjojnë të tjerët:

-Baba, të lutem mund të shkoj në teatër, sepse do të jenë të gjithë shoqet e mia për të parë një komedi që do të shfaqet për herë të parë në qytetin tonë?

I ati tepër tolerant, e porosit vogëlushen e tij të jetë e kujdesshme:

-Po vogëlushja ime mund të shkosh, por duhet të keni kujdes nga duartrokitjet e shumta që do të ketë gjatë shfaqjes.

Xhirimi i një filmi

Pasi kanë mbaruar së xhiruari të gjitha pjesët e filmit, vjen radha e aktorit kryesor për t’u hedhur në det nga anija. Regjisori i thotë:

-Tani duhet të hidhesh në det të hapur, edhe pse anija është duke ecur.

Aktori, tepër i frikësuar përg-jigjet:

-Po, unë nuk di not, si të hid-hem?

Regjisori përgjigjet:-Nuk ka problem, sepse kjo

është skena e fundit që kemi për të xhiruar.

Këmisha e kuqe

Dy miq ishin ulur në një lokal dhe po bisedonin për historinë ndër vite. Në një moment njëri prej tyre i thotë shokut:

-Do të bëj një pyetje, nëse e di mund të përgjigjesh. Pse Napoleoni vishte gjithmonë në betejat e tij një këmishë të kuqe?

Shoku që i përgjigjet:-Nëse do plagosej, nuk do të dukej

gjaku në këmishë dhe ai do të vazh-donte të luftonte ndaj armiqve. Besoj se e gjeta. Tani po të bëj unë një pyetje dhe nuk është se kërkoj përgjigje.

Sigurisht, thotë shoku.-Mund të më thuash, përse

ushtarët e Napoleonit vishnin gjith-monë pantallona bojë kafe?

k u l t u r e www.sot.com.al

9 2

3 8

8 9 1 5 4

5 7 2

3 2 4 6

4 8 9

7 3 5 8 1

6 2

6 7

9 2 7 5

2 8 5

8 6

3 9

9 2 6 8 4 3

3 1

5 2

8 6 4

7 1 3 6

9 1 3 2 6

9 5

3 7 2 4

4 8 6

8 6 5 7

1 3 5 4

3 9

8 4 1 9 6

Page 23: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

GAZETA SOT E Mërkurë 9 Maj 2018 23

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Ka ardhur momenti që të shkëputeni dhe relaksoheni, duke u larguar për pak kohë nga situatat e rënduara dhe të pa-këndshme që ju kanë shoqëruar.

23 shattor - 22 tetor

Parashikohet një ditë e fa-vorshme. Yjet ju ftojnë të mos i lini pas dore disa ide, pasi kanë të gjitha mundësitë që të realizohen gjatë kësaj dite.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do jetë një ditë relativisht e mirë, ndonëse do të jetë e përfshirë nga rutina dhe nor-maliteti. Në dashuri këshillohet që të shmangni keqkuptimet.

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft bujare dhe pozitive, në shumë situata. Në sektorin profesional, do të ndiheni mjaft të vlerësuar.

Kjo ditë do të ecë me hapa të ngadaltë dhe nuk do të ketë përmirësime. Në punë, nuk do të ndiheni aspak të motivuar dhe do e keni kokën mes reve.

Dashi Demi

Kjo e mërkurë është një ditë që do ju mësojë shumë gjëra. Lodhja nuk ju tremb, por do të jeni të gatshëm të përfundoni një projekt.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Kjo ditë do nisë me ritëm të reduktuar, ndërsa në mesditë do fillojë gradualisht përmirësi-mi. Duhet të angazhoheni maksimalisht në punë.

Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, ku do të keni mundësi shumë të mira në fushën e ndjenjave dhe dashuria do të jetë më e favorizuara.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Do të ndiheni të karikuar me energji dhe optimizëm, duke qenë gjatë gjithë kohës në ekuilibrin, të cilin e kishit humbur pak ditë më parë.

Samsung afron datën e prezantimit të Galaxy 10

Kjo e mërkurë do ju mëso-jë me qetësi dhe maturi shumë gjëra. Në punë, për të shman-gur problemet, organizojeni sa më mirë ditën.

Horizontal

Dita nuk do të jetë ajo që ju dëshironi. Në punë, një pro-jekt do të vijë drejt zvarritjes. Analizoni situatën, për të kup-tuar pse ndodh një gjë e tillë.

Do jetë ditë mahnitëse, sidomos sa i takon fushës së ndjenjave. Gjithçka do të shkojë në normalitet, ku do të merrni propozime interesante.

Kompania jugokoreane Samsung duket së është e vendosur të ndryshojë afatet kohore të lëshimit të telefonit, duke filluar me Galaxy S10 tashmë të njohura pamjet dhe Galaxy X të palueshëm. Galaxy S10 duhet të mbërrijë në janar në CES 2019, pohon raporti. Kjo është shumë më herët se zakonisht, ndërsa Kongresi Botëror për Mobil, rreth muajit shkurt, zakonisht është koha kur Sam-sung zbulon telefonin e saj të ri të linjës Galaxy S. Telefoni i parë i palueshëm i Samsung, Galaxy X, thuhet se do të nisë në MWC 2019 në shkurt, raporton The Bell. Raporti në The Bell gjithashtu përsërit atë që kemi dëgjuar më parë se Galaxy X do të shfaqë tri ekrane OLED, secila me 3.5 inç.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Të pranishmit në një stacion trenash në Tokio të Japoni, mbetën të habitur nga veprimet e një sorre. Shpeza që njihet për mençuri të lartë, i ka grabitur një gruaje kartelën e bankës dhe u afrua te aparati për bileta, ku imitonte veprimet që bëjnë njerëzit. Sikur të donte të blinte një biletë, vuri kartelën te hapësira e duhur, ndërsa më pas goditi me sqep në ekranin e ndjeshëm në prekje. “Udhëtimi me tren i kushton më lirë se fluturimi”, si dhe “janë shumë të zgjuara, sorrat edhe mund të blejnë bileta”, ishin dy prej komenteve të shumta në rrjetet sociale. Ndërkaq që gruaja me shumë mundim ka arritur ta marrë sërish kartën e saj të bankës.

Fjalëkryq i shifruar

1-Janë gjuhët e zjarrit...6-Veladoni i priftit...7-Aktori amerikan...Merfi...8-Besim Imami...9-Zyber Alluni...10-Stacioni televiziv A1...11-Shkrimtari Mezini...12-Shkretëtira e ....në Mongoli...16-Ish aktori...Stefa...17-Gjini le-trare në formë tregimi apo në vargje për heron-jtë, pa fundin...18-...Koperfild, roman nga Çarl Dikens...19-Ndryshe për bakterin...20-Njëlloj si kapriçot...22-Industri Ndërtimi...23-Është hamall në port...24-Alibali i këngës lirike në inic...25-Magazinat...26-Ndodhen në kokë...27-Art i gdhendjes në dru, gurë e met-al...29-Shtëpia e priftit të famullisë...30-Qytezë në veri me një liqen dhe hidrocentral...31-Reg-jizori Spartak...32-Kryeqyteti i një ma-nastiri...33-Oficer lartë i Perandorisë Os-mane...35-Lumë në Gjermani...36-Lëvizje që kryhet në mënyra të njëtrajtshme...37-Min-istria Ndërtimit...38-Ish futbollisti gjerman Rudi...39-Gruaja e Françesko Totit Ilari në inic...40-Vrasës, barbar, i pamëshirshëm...41-Një nënë gjirokastrite...42-Lajmëtar...43-Ish aktori egjiptian...Sharif...

1-Është makinë metalprerëse...2-Tip autoveture ruse...3-Letra e parë me vlerë...4-Mister..., nofkë e humoristit Rojan Atkinson...5-Është lëndë shpër-thyese...8-Vjershë lirike popullore për heronjtë legjendarë...10-Ish aktori...Boshnjaku...11-Qytet në Mal të Zi...12-Herman...ish komandanti i Gestapos në Rajshtag...13-Hapur për anglezët...14-Ish lojtari i Tiranës Arjan...pa fund...15-Largohu...16-Janë pa-jisjet skenike...18-Janë pajisjet skenike...20-Armë e ftohtë e luftëtarëve të vjetër...21-Pagesë e borx-ht pjesë-pjesë...23-Janë kafshët më elegante të Savanës...24-Teatri i Fierit...25-Shapllo i shkri-meve...26-Patrioti lab...Musaj i Salarisë...28-...Soza, ish futbollist urugajan ka luajtur me Lacion dhe Interin...29-Njeri me teka në veshje dhe ushqim...31-Kujdes i tepruar për dikë, kujdestari e rreptë që ndrydh iniciativën dhe mendimin e lirë...32-Kundërshtar dushman...33- Nuk është metal paraqitet në gjendje kristalore si pluhur me ngjyrë hiri në formë silikatesh...34-Lajm...36-Goli në Olimpikun e Romës...38-Lumë në veri, degë e lumit Drin...39-Gjika e skenës...40-Klub Spor-tiv...41-Mamaqi i letrave në inic.

k u l t u r e www.sot.com.al

Tokio, sorra rrëmben kartën e bankës

Page 24: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 ... · Apeli lë në burg Kastriot Ismailajn, Romeo . Kara: Pas tij radha e Metës dhe Berishës, kanë qenë bashkëpunëtorë

C M Y K

SHTËPI BOTUESE - SHTYPSHKRONJË

Classic PrintPublicitet+ Biznes= Sukses

Kartvizita plastikeLlakimLlakim zonalEtiketa gërvishtëseAdezive plastikeDosjePlastifikim mat dhe lustërLibraLibra me kapakë specialëRevista

BroshuraKatalogëFletë palosjeFletë volantePostera Kuti të ndryshmeBlloqe (me numër serie) Punime speciale Kartvizita

Gazeta

1classicprint 1classicprint Tiranë. Rr 5 Maji00355 68 6033 09800355 67 6000 151

Printing & Publishing Home

printCLASSIC