Top Banner
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected] E Premte 9 Tetor 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, vihen në lëvizje ambasada e SHBA edhe KLGJ, thirrje gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun të aplikojnë Bill Gates dhe Zuckenberg-ut u bien maskat, shtuan fitimet me 27 për qind për shkak të koronavirusit Miliarderët Bill Gates dhe Zuckenberg kanë rritur pasurinë e tyre gjatë pandemisë. Akuza të shumta janë hedhur nga analistë dhe qytetarë se këta të fundit po përdorin virusin në favor të vet, por ata kanë mohuar çdo gjë duke thënë se janë po aq të dëmtuar sa të gjithë. Por nga ana tjetër pasuria e tyre që është fryrë çdo ditë i nxjerr zbuluar miliarderët... Ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është kthyer në prioritet të vendimeve jo vetëm të institucioneve vendase, por edhe ndërkombëtarëve. Për funksionimin e kësaj gjykate janë përgjegjëse 3 institucione... Faqe 10 Faqe 9 Lëvizjet, thirrjet dhe zbritja në fushatë e pres- identi nuk shihen me sy të mirë nga aleatët e PD. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor ka sjellë mjaft tensione brenda opozitës, pasi duhet të vendosë nëse do të hyjë me listë të përbashkët apo me lista të ndara. Aleatët tradicionalë të PD kërkojnë që LSI të dalë më vete, ndërsa nuk i kanë kursyer kritikat dhe ndaj presidentit. Më i drejtpërdrejtë ka... Aleatët e Lulzim Bashës kundër presidentit, Dashamir Shehi: Nuk ka protesta e bojkote, kryetari i opozitës është Basha e jo Meta Pandemia solli humbje të mëdha për të gjithë bizneset në vend. Në një anketë të publikuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë tregohet se, si biznesi i vogël edhe ai i madh ka pësuar humbje të mëdha në gjashtë muajt e parë të 2020. Kjo tregon që bizneset kanë tkurrur aktivitetin që para pan- demisë, si pasojë e tërmetit në 2019... Anketa e Bankës së Shqipërisë, 70 për qind e bizneseve pësuan humbje për shkak të izolimit, ja sektorët më të prekur Gjykata vulos sot fatin e Berishës për dosjen “Hajdari”, Fatos Klosi: Drejtësia të mos stepet përballë tij, të merret me forcë në seancë, boll ka livadhisur Ja çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS, Rama rokadë në organet e partisë dhe ndryshon 13 rregullore, mban në terr ministrat Romeo Kara: Ja neni që mund të fundosë Berishën, ndodhet në një kurth ligjor dhe nuk shpëton dot, dosja “Hajdari” e ka trembur shumë Faqe 2-3 Holanda vijon të jetë skeptike për hapjen e ne- gociatave me Shqipërinë. Ashtu si çdo vit edhe tani duket se dhënia e një vote pro do të jetë e vështirë. Ministri i Jashtëm holandez ka folur dje duke qenë mjaft skeptik. “Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre... Holanda skeptike për negociatat me Shqipërinë, Luigi Soreca kritika politikës për përplasjet mbi reformën zgjedhore Faqe 8 Faqe 11 Deputetët e ministrat socialistë do të balla- faqohen sot me vlerësimin për punën e tyre nga kryeministri Edi Rama dhe strukturat e Partisë Socialiste. Ashtu siç gazeta e deklaroi pak ditë më parë, sot në orën 15:30 në Amfiteatrin tek Liqeni Artificial do të mbahet Asambleja Kom- bëtare, e cila duhet të mbahej që në gusht, por që është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka mbërthyer vendin... Hapja e negociatave, SPAK çon në Berlin dosje mbi hetimet ndaj krimit e zyrtarëve, Merkel merr në patronazh luftën antikorrupsion Faqe 6 Zbardhet letra e Ramës për socialistët, kërkon angazhim dhe të skanojnë punën e deputetëve, i prerë për mandatin e tretë Partia Socialiste ka ndezur motorët për të futur në skaner punën e deputetëve socialistë. Pak ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar,kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla prezantuan platformën online “anëtarësia. ps.al”, ku anëtarët socialistë do të japin vlerësimin e tyre online, me pikë për të gjithë kandidaturat për deputetë, të cilët duan të hyjnë në... Faqe 4 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Enver MEMISHAJ Nja dy fjalë për Ylli Meçe që nuk lëviz nga vija 50-vjetori i bazës materiale risi pedagogjike Nga Bajram GOLEMI Nga Fatos ÇOÇOLI Paratë e naftëtarëve dhe vjedhja e arit të zi Faqe 7 Faqe 5
24

Gjykata vulos sot fatin e Berishës për dosjen “Hajdari”, Fatos Klosi: … · 2020. 10. 9. · CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

Oct 20, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
  • CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected]

    E Premte 9 Tetor 2020

    Çmimi 20 lekë

    Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, vihen në lëvizje ambasada e SHBA

    edhe KLGJ, thirrje gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun të aplikojnë

    Bill Gates dhe Zuckenberg-ut u bien maskat, shtuan fitimet me 27 për qind për shkak të koronavirusit

    Miliarderët Bill Gates dhe Zuckenberg kanë rritur pasurinë e tyre gjatë pandemisë. Akuza të shumta janë hedhur nga analistë dhe qytetarë se këta të fundit po përdorin virusin në favor të vet, por ata kanë mohuar çdo gjë duke thënë se janë po aq të dëmtuar sa të gjithë. Por nga ana tjetër pasuria e tyre që është fryrë çdo ditë i nxjerr zbuluar miliarderët...

    Ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është kthyer në prioritet të vendimeve jo vetëm të institucioneve vendase, por edhe ndërkombëtarëve. Për funksionimin e kësaj gjykate janë përgjegjëse 3 institucione... Faqe 10Faqe 9

    Lëvizjet, thirrjet dhe zbritja në fushatë e pres-identi nuk shihen me sy të mirë nga aleatët e PD. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor ka sjellë mjaft tensione brenda opozitës, pasi duhet të vendosë nëse do të hyjë me listë të përbashkët apo me lista të ndara. Aleatët tradicionalë të PD kërkojnë që LSI të dalë më vete, ndërsa nuk i kanë kursyer kritikat dhe ndaj presidentit. Më i drejtpërdrejtë ka...

    Aleatët e Lulzim Bashës kundër presidentit, Dashamir Shehi: Nuk ka protesta e bojkote, kryetari i opozitës është Basha e jo Meta

    Pandemia solli humbje të mëdha për të gjithë bizneset në vend. Në një anketë të publikuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë tregohet se, si biznesi i vogël edhe ai i madh ka pësuar humbje të mëdha në gjashtë muajt e parë të 2020. Kjo tregon që bizneset kanë tkurrur aktivitetin që para pan-demisë, si pasojë e tërmetit në 2019...

    Anketa e Bankës së Shqipërisë, 70 për qind e bizneseve pësuan

    humbje për shkak të izolimit, ja sektorët më të prekur

    Gjykata vulos sot fatin e Berishës për dosjen “Hajdari”, Fatos Klosi: Drejtësia të mos stepet përballë tij, të merret me

    forcë në seancë, boll ka livadhisur

    Ja çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS, Rama rokadë në organet e partisë dhe ndryshon 13 rregullore, mban në terr ministrat

    Romeo Kara: Ja neni që mund të fundosë Berishën, ndodhet në një kurth ligjor dhe nuk shpëton dot, dosja “Hajdari” e ka trembur shumë

    Faqe 2-3

    Holanda vijon të jetë skeptike për hapjen e ne-gociatave me Shqipërinë. Ashtu si çdo vit edhe tani duket se dhënia e një vote pro do të jetë e vështirë. Ministri i Jashtëm holandez ka folur dje duke qenë mjaft skeptik. “Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre...

    Holanda skeptike për negociatat me Shqipërinë, Luigi Soreca

    kritika politikës për përplasjet mbi reformën zgjedhore

    Faqe 8

    Faqe 11

    Deputetët e ministrat socialistë do të balla-faqohen sot me vlerësimin për punën e tyre nga kryeministri Edi Rama dhe strukturat e Partisë

    Socialiste. Ashtu siç gazeta e deklaroi pak ditë më parë, sot në orën 15:30 në Amfiteatrin tek Liqeni Artificial do të mbahet Asambleja Kom-

    bëtare, e cila duhet të mbahej që në gusht, por që është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka mbërthyer vendin...

    Hapja e negociatave, SPAK çon në Berlin dosje mbi hetimet ndaj krimit e zyrtarëve, Merkel merr në patronazh luftën antikorrupsion

    Faqe 6

    Zbardhet letra e Ramës për socialistët, kërkon

    angazhim dhe të skanojnë punën e deputetëve, i prerë

    për mandatin e tretëPartia Socialiste ka ndezur motorët për të futur

    në skaner punën e deputetëve socialistë. Pak ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla prezantuan platformën online “anëtarësia.ps.al”, ku anëtarët socialistë do të japin vlerësimin e tyre online, me pikë për të gjithë kandidaturat për deputetë, të cilët duan të hyjnë në... Faqe 4

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Nga Enver MEMISHAJ

    Nja dy fjalë për Ylli Meçe që nuk lëviz nga vija

    50-vjetori i bazës materiale risi pedagogjike

    Nga Bajram GOLEMI

    Nga Fatos ÇOÇOLI

    Paratë e naftëtarëve dhe vjedhja e arit të zi

    Faqe

    7

    Faqe 5

  • GAZETA SOT2 E Premte 9 Tetor 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Romeo Kara: Ja neni që mund të fundosë Berishën, ndodhet në një kurth ligjor dhe nuk

    shpëton dot, dosja “Hajdari” e ka trembur shumë

    Juristi: Gjykata ka të drejtë ta marrë forcërisht si dëshmitar

    Mbrojtja e Haxhisë: I pandehuri nuk mund të ndahet nga ngjarja dhe të akuzuarit e tjerë, të thirren si dëshmitarë ata që kanë informacion Gazeta ka siguruar të gjithë dosjen e

    dorëzuar nga pala mbrojtëse në gjyqin e Izet Haxhisë. Javën që lamë pas avokati Idajet Beqiri dha argumentet e tij dhe kërkoi që të thirren 18 dëshmitarë, mes të cilëve dhe ish-kryeministri Berisha. Në dosje i kërkohet gjykatës që të pranohet kjo kërkesë, ndërsa bëhet e ditur se rasti i Haxhisë nuk mund të jetë i veçuar nga ngjarja. “Vendimmarrja juaj do të ketë të bëjë vetëm me të pandehurin Izet Haxhia, por Izet Haxhia nuk shkëputet dot nga vrasja dhe bashkautorët e

    tjerë që janë akuzuar dhe janë dënuar. Kjo për faktin se vrasja e ndodhur është një, vrasja ka disa bashkëpunëtorë të hetuar, të akuzuar dhe të dënuar, njëri prej tyre sipas organit të akuzës është edhe i pandehuri Izet Haxhia. I pandehuri Izet Haxhia nuk mund të veçohet dot nga ngjarja, nga protagonistët e tjerë të ngjarjes, nga dëshmitarët që kanë aluduar ose kanë hedhur padrejtësisht baltë me dëshmitë apo insinuatat e tyre mbi të, por ai te e vërteta e ngjarjes është i detyruar të shkojë duke ju paraqitur juve si gjykatë ata dëshmitarë që dinë gjithçka, deri

    në detaj, për ngjarjen dhe prej dëshmive të tyre, prej provave të formësuara prej tyre, zbardhet edhe roli, vendi, pozicioni, veprimet dhe mosveprimet e kryera apo të mos kryera të të pandehurit Izet Haxhia në ardhjen e pasojës së rëndë, vrasjes së shtetasit Azem Hajdari”, thuhet në argumentet e palës mbrojtëse. Avokati këmbëngul te pafajësia e Haxhisë, duke deklaruar se ai ka ardhur vetë në Tiranë me qëllim për një proces të drejtë ligjor ndaj tij dhe nuk ka asnjë qëllim që t’i shmanget drejtë-sisë. “Nëse Izet Haxhia do të kishte vetëm arsyen

    e vet, domethënë shmangien e ekzekutimit të këtij dënimi me 25 vjet burg, ashtu siç qëndroi ilegal për shumë kohë, deri sa vendosi që të vinte dhe të dëshmonte për të vërtetën e ngjarjes, i bindur se ndryshimet e ndodhura në vitin 2013 në qeverisjen e vendit dhe reforma në drejtësi që po formësohej dhe po implementohej edhe me ndihmën parësore të SHBA dhe BE, ashtu do të qëndronte deri në vitin 2023 dhe pastaj, bazuar në nenin 68 paragrafi i parë, gërma "a" e Kodit Penal do të kërkonte par-ashkrimin e ekzekutimit të dënimit”, thuhet më tej.

    Kliti TOPALLI

    Juristi Romeo Kara ka ana-lizuar nga ana juridike thirrjen e Sali Berishës si dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë. Sot gjykata do marrë vendimin final dhe sipas juristit, Kodi i Procedurës Penale ka një dispozitë që parashikon marrjen e tij me forcë nëse refuzon, duke qenë se Berisha ka thënë se nuk do shkojë në gjykatë. “Patjetër që ai mund të merret forcërisht në zbatim të Kodit të Procedurës Pe-nale për të dëshmuar. Sipas nenit 157 të KPrP, ai është i detyruar të paraqitet në gjykatë, t’u përmbahet urdhrave të saj dhe t’u përgjigjet me vërtetësi pyetjeve që i bëhen. Nëse ai do të vazhdojë të luaje re-frenin e përhershëm të refuzimit, atëherë gjykata mund t’i drejtohet zbatimit të parashikimeve të nenit 164 të KPrP duke bërë shoqërimin e detyrueshëm, t’i vendosë gjobë si dhe ta shoqërojë forcërisht, duke e mbajtur në dispozicion deri në 24 orë. Megjithatë ka një parashikim ligjor, që lejon dhënien e dëshmisë së tij nëpërmjet lidhjeve direkte me kamera online. KPrP parashikon në nenin 165 të tij përgjegjësinë për dëshmi të rreme ose refuzimin për të dëshmuar, ku gjykata urd-hëron prokurorinë që të procedojë sipas ligjit”, tha ai. Sipas juristit, deklarata e dhënë nga Berisha te ambasada amerikane nuk ka vlerë. Sipas tij, në një proces gjyqësor duhet dëshmi nga goja e tij. Sipas juristit, Berisha është në një pozitë mjaft të vështirë. “Dihet publik-isht që Sali Berisha ka dhënë një deklaratë në Ambasadën Ameri-kane në Tiranë, deklaratë e cila u përdor si dëshmi në këtë proces me pasojë dënimin e vëllezërve Hax-hiaj. Këtë gjë Berisha e ka pranuar edhe vetë në një nga seancat parla-mentare përpara disa viteve. Sipas ligjit deklarata e Berishës përpara Ambasadës Amerikane nuk duhet të këtë vlerën e dëshmisë, pasi për t’u konsideruar e tillë, ajo duhet të jepet vetëm përpara oficerëve të policisë gjyqësore, prokurorit dhe gjykatës. Edhe nëse ajo deklaratë do të konsiderohet dëshmi, mos-pranimi për të dëshmuar do ta bëjë automatikisht nul atë dëshmi

    Ministri suedez: Krimi i organizuar problem serioz

    Një delegacion i lartë suedez i kryesuar nga ministrja e Jashtme, Ann Linde dhe ministri për Punët e Brendshme, Mikael Damberg, qëndroi për disa orë në Tiranë duke u takuar me zyrtarë të nivelit të lartë, si kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Gjatë ndalesës disa orëshe, përveç çështjeve ekonomike dhe të integrimit, ra në sy vizita e parë e një ministri të Brend-shëm të një shteti të rëndësishëm si Suedia. Ministri Damberg tha se krimi i organizuar shqiptar është kthyer në problem për Suedinë dhe BE, prandaj do të asistojnë më shumë policinë shqiptare në luftën ndaj këtij fenome-ni. “Krimi organizuar shqiptar dhe është shumë shqetësues. Besoj për herë të parë në historinë moderne mes 2 vendeve që një ministër i Punëve të Brendshme suedeze viziton vendin tuaj. Ne kemi bashkëpunim mes pol-icisë shqiptare dhe asaj suedeze këtu në luftën ndaj krimit, por sidomos duke u përpjekur që të ndalojmë mos-hat e reja të përfshihen në aktivitete kriminale”, shprehet Damberg.

    Apeli i Trump, ekspertët: Roli i Kinës, minimalPresidenti i SHBA Donald Trump

    i bëri thirrje Shqipërisë të dalë nga nisma 17+1 e Kinës, ndërsa Tirana zyrtare ende nuk është shprehur. Në mjaft vende të BE është rritur shqetësimi se kjo nismë lidhet me syn-imin e Kinës për të përçarë BE, ndërsa ekspertët argumentojnë se Pekini kërkon ta përdorë atë si portë hyrëse në tregjet e Europës dhe të rikthehet si lojtare e rëndësishme. Studiuesit thonë se ndikimi i saj në Ballkan për-jashtuar Serbinë është i padukshëm. “Ajo që duket deri tani, është që në fushën ekonomike arritjet e kësaj plat-forme janë shumë modeste. Kryesisht ndër gjithë vendet, Hungaria, Polonia, Çekia, duket që janë vende që kanë patur një shkallë më të lartë përfitimi, ku influenca ekonomike ka qenë më e dukshme, ndërsa vendet e Ballkanit ndoshta më përjashtim të Serbisë, që ka një angazhim më të madh të investimeve kineze, veçanërisht në Shqipëri influenca e kësaj nisme është pothuajse e padukshme", shprehet për Zërin e Amerikës Selami Xhepa.

    Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka folur në media para ekstradimit nga Turqia, ndërsa ka lëshuar akuza shumë të forta ndaj Berishës dhe Metës. “Dua të dalë e vërteta në dritë. Vrasësit e tij janë eliminuar. Ata që e kanë nxjerrë në pritë nuk janë dënuar. Grupi i 8 vetave si prokurorë kanë marrë nga 50 mln lekë shpërblim nga Berisha dhe Meta te banka e kursimeve me kredi të butë dhe këto para nuk janë shlyer më pas. Për çfarë drejtësie flasin ata? Pse nuk është diskutuar roli i grupit të “Rogn-

    erit”, i di mirë Klosi. Hajdari nuk doli nga zyra ime, por e Berishës, ai e nxori në pritë”, tha ai. Haxhia ka folur dhe për rolin që pretendohet e ka pasur në vrasjen e Hajdar-it. Në akuzën e prokurorisë thuhet e ai e nxori në pritë, mirëpo Haxhia ka mohuar një gjë të tillë. “Jam fajësuar në 12 shtator si nxjerrës në pritë të Hajdarit. Është thënë që unë e kam telefonuar dhe personat që kanë qenë afër e kanë vrarë. Por ku është telefoni dhe numrat e Hajdarit, pse gjykata nuk mori tabulatet e fundit”, ka thënë ai.

    HAXHIA AKUZA METËS DHE BERISHËS

    dhe ligjërisht Sali Berisha duhet të ndiqet penalisht për dëshmi të rreme. Duke qenë në këtë kurth ligjor, sigurisht që ai e sheh veten në një pozicion të vështirë dhe të pashpresë”, tha ai.

    Berisha i tremburJuristi Romeo Kara ka deklaru-

    ar se Berisha i trembet ballafaqimit me realitetin dhe të akuzuarit. Si-pas tij, në dëshmi ai duhet të nxjer-rë të gjithë ata që e informuan. “Ai trembet sepse do të pyetet për çdo

    fakt që ai ka deklaruar publikisht dhe në deklaratën e tij, personat që e kanë informuar atë, rrethanat dhe provat shkresore etj. Tashmë gjykata do të duhet të realizojë ballafaqimin e tij me të dënuarin nëpërmjet dëshmisë së tij, balla-faqim i parashikuar nga ligji dhe i detyrueshëm për t’u realizuar. Nëpërmjet një sistemi të kryqëzuar pyetjesh, nga i dënuari, avokati i tij, prokurori dhe gjykata, besoj se gjykata do të arrijë të çmojë vlerën dhe vërtetësinë e çdo fakti të ofru-ar deklarativisht nga Berisha, duke vazhduar më pas hetimin gjyqësor me personat të cilëve iu është referuar Berisha deri në dësh-mitarin direkt fundor, i cili është burimi i pakontestueshëm i faktit”, tha juristi. Sipas tij, duke qenë se palët janë njohur më parë, kanë punuar gjatë bashkë, ligji para-shikon që mund të bëhen pyetje

    të hollësishme lidhur me raportin personal të tyre dhe më gjerë, në mënyrë që të vërtetohet vërtetësia e thënieve dhe motivi i tyre. “Unë parashikoj një proces shumorësh pyetjesh të palëve në proces ndaj Sali Berishës, nëse procesi do të zhvillohet në respekt të ligjit. Jam i sigurt se tashmë jo vetëm që nuk bëhet më fjalë për të rrëzuar atunë që Berisha ia ka njohur vetes si njeri mbi ligjin dhe mbi procedurat ligjore, që e detyrojnë të dëshmojë përpara gjykatës, por ai do ta këtë të pamundur të mbro-jë çfarë ka deklaruar publikisht dhe në deklaratë, si dhe të mos tregojë burimin e informacionit të tij. Megjithatë ai do përpiqet t’u shmanget të gjitha pyetjeve që do të mund të implikonin penalisht atë. Dikur shkonte Berisha tek procesi, tani po shkon procesi tek Berisha”, tha avokati.

    Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plum-bave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra. Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha. Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Hax-hia, sipas akuzës telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet realisht i paqartë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha mo-tivi përse u ekzekutua Azem Hajdari.

    JA SI NDODHI VRASJA E HAJDARIT

  • .............GAZETA SOT E Premte 9 Tetor 2020 3

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Gjykata vulos sot fatin e Berishës për dosjen “Hajdari”, Klosi: Drejtësia të mos stepet përballë tij, boll ka livadhisur, të merret me forcë në seancë

    Sot gjykata merr vendimin mbi kërkesën për të thirrur Berishën si dëshmitar

    Prezantohet progres-raporti i KE, Balla dhe Hajdari: Shqipëria më e përgatitur se kurrë, presim seancën e radhës të Parlamentit holandez

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në Këshillin Kom-bëtar të Integrimit Europian për prezantimin e progres-raportit të KE që i hap rrugën Shqipërisë për t’u ulur në Konferencën e Parë Ndërqeveritare me BE pas hapjes së negociatave. Balla theksoi se Shqipëria e sotme s’ka lidhje fare me Shqipërinë e 6 viteve më parë kur iu dha statusi i vendit kan-didat. Madje ai shtoi se raporti 125 faqesh është momenti i së vërtetës që tregon se Shqipëria vërtet ka avancuar. Por sipas tij, BE kërkon ende përmirësim nga Shqipëria dhe ai vetë garanton se prioritet mbi prioritetet e mazhorancës do të

    jetë avancimi në reforma. "Vetëm dy javë më parë ishim mbledhur në këtë Këshill për të diskutuar mbi përparësitë e realizuara nga vendi ynë vis a vis Kapitullit 23 si dhe prezantuam Planin e Masave për përmbushjen e përparësive të lëna nga Këshilli Europian në mars të 2020. Ja ku jemi mbledhur sërish sot për të përcjellë një mesazh të qartë nga Bashkimi Europian që përpjekjet e vendit tonë në këtë rrugëtim kompleks u vlerësuan dhe Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të ecin me hapin e radhës atë të mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mun-dur. Gjatë këtyre ditëve të gjithë kemi dëgjuar të

    përsëritet në vazhdimësi refreni që Shqipëria me demek nuk ka përparuar në asnjë prioritet të lënë nga Këshilli. Ky është momenti i së vërtetës, ku se-cili të gjejë veten në raportin 125 faqesh, ku e zeza mbi të bardhë renditen arritjet e vendit, jo vetëm në përparësitë e vendosura nga Këshilli për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha Balla. Ndërsa kryetarja e Këshilli Kombëtar Rudina Hajdari, shprehu falënderimet për ndihmën e BE-së përmes programit “Tirana Connectivity Forum 2020”, që përmes fondeve IPA siguron 70 milionë euro mbështetje në fusha si shëndetësia, punësimi, rinia, qasjet novatore etj., për të ndi-

    hmuar ndërlidhjen e rajonit. Hajdari e vuri theksin e fjalës së saj te paketa e investimeve ekonomike, që një ditë më parë, Varhelyi, pati prezantuar në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo e cilësoi këtë plan një lajm të madh për vendin, që dëshmon se Shqipëria dhe rajoni janë prioritete strategjike për Bashkimin Europian. Hajdari u shpreh se Këshilli Kombëtar i Integrimit mbetej në pritje të seancës së Parlamentit të Holandës, më 13 tetor, për të parë se si do e vlerësojë ajo mënyrën me të cilën Shqipëria është përballur me sfidat e procesit të integrimit, duke patur parasysh rresh-timin e Holandës në radhën e vendeve skeptike.

    Rigels SELIMAN

    Gjykata e Tiranës do të vendosë sot nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të merret apo jo si dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë. Në dy seancat e shkuara, si prokuroria ashtu dhe pala mbrojtëse e dorëzuan listën e dëshmitarëve që kërkojnë të thirren në seancë dhe që të dyja palët kanë kërkuar që ish-kryem-inistri të sillet si dëshmitar pasi është person që ka dijeni për ngjarjen. Berisha pak pas atentatit dorëzoi një deklaratë para ambasadorit amerikan, ku tregon vrasjen e Hajdarit dhe se kush janë au-torët. Si avokatët ashtu dhe prokuroria kërkojnë që ai të sqarojë publikisht pre-tendimet e tij. Një javë më parë gjykata shtyu për sot vendimin dhe në orën 12:00 do të vendoset mbi kërkesat e të dyja palëve. Berisha në një studio televizive deklaroi se nuk do të dëshmojë nëse thirret, pasi i ka thënë në deklaratën që ka dhënë para diplomatit amerikan. Por për shumë të tjerë ai nuk mund t’i shmanget procesit.

    Reagon KlosiKështu gjatë një reagimi për

    gazetën “SOT”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi theksoi se uron që gjykata ta marrë me forcë ish-kryeministrin Sali Berisha, nëse ky i fundit sipas tij, nuk pranon të paraqitet si dëshmitar. Në këtë kontekst, zoti Klosi shprehu bindjen se Berisha nuk e do zbardhjen e vrasjes së Hajdarit, pasi ai e ka përdorur atë politikisht, ndërsa shtoi se ai ka frikë nga kjo çështje. “Berisha gjatë këtyre 22 viteve ka thënë shumë gjëra të vërteta dhe të pavërteta pa fund. Në dijeninë time unë e di dhe jam i sigurt që Berishën e kanë thirrur gjykata dhe prokuroria, madje i kanë shkuar në zyrë dhe ai ka refuzuar. Pra janë bërë të gjitha tentativat për të marrë Berishën në gjykatë, por ai ka dalë mbi to se i kishte nën kontroll. Kështu që ka ardhur koha ta marrin dhe të dëshmojë, pasi reforma në drejtësi lë shpresë që gjykata dhe prokuroria të mos tërhiqet nga presioni i Saliut. Ka ardhur koha që Berisha të thotë çfarë di dhe çfarë nuk di, pasi ai ka bërë shumë deklarata kontradiktore. Kush janë gënjeshtrat e thëna prej tij dhe këto ai do t’i bëjë nën betim. Berisha është në pozita të vështi-ra tani dhe nuk e do rihapjen e dosjes “Haxhia” apo edhe “Hajdari”. Berisha ka gënjyer shumë dhe i ka hyrë frika në

    Ish-Avokatja e Shtetit: Ja pse SPAK duhet

    të hetojë Ramën Ish-Avokatja e Shtetit, Ledina

    Mandija, kërkon nga SPAK që të he-tojë kryeministrin Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale ku akuzon Ramën, Mandija thekson se sipas saj, kreu i qeverisë është përgjegjës për faturat qindra milionë euroshe të humbura në proceset gjyqësore në Arbitrazh. “Qeveria nga dita që erdhi në pushtet zbatoi një axhende të paramenduar, prishi kontrata, hoqi licenca, apo sipas rastit mbylli me marrëveshje të paligjshme, çështjet në arbitrazh. Qeveria emëroi në struk-turat shtetërore të arbitrazhit individë në konflikt të pastër interesi që nuk mbrojtën interesat e shtetit. Zyrtarë të lartë e shfrytëzuan arbitrazhin ndërkombëtar si një mundësi që do të përmbyllte çdo negociatë korruptive, çdo zgjidhje kontrate, heqje licence në shkelje të ligjit. Kryeministri sot pretendon se nuk ka asnjë çështje të humbur, ndërkohë që ka disa të tilla të bëra publike nga vetë kompanitë gjyqfituese”, shkruan Mandija.

    Qeveria: Kemi shtuar 210 mln dollarë për punonjësit e shtetit

    Kryeministri Edi Rama ka pub-likuar dje disa shifra që sipas tij tregojnë se në dy mandatet e Par-tisë Socialiste janë rritur pagat dhe është hequr taksa 10% për të gjithë. Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri theksoi se në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit janë shtuar 210 milionë USD më shumë se sa në qeverisjet e mëparshme. Sipas tij, heqja e taksës së sheshtë 10 për qind aplikuar dikur nga qeverisja e demokratëve dhe vendosja e taksës progresive i dha mundësi qeverisë socialiste të shtonte pagat e administratës me 16.6 miliardë lekë. “Mirëmëngjes dhe me këto shifra domethënëse, të cilat tregojnë se në dy mandatet tona, nga rritja e pagave dhe heqja e taksës famëkeqe 10% për të gjithë, kemi shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit rreth 210 milionë USD më shumë se sa në vitet e atyre që e çuan Shqipërinë buzë greminës”, shkruan Rama.

    palcë tani. Berisha e shfrytëzoi vrasjen e Hajdarit për favorin e tij. Por nëse Saliu këmbëngul për të dëshmuar ai duhet të merret forcërisht”, u shpreh ai.

    Organet e reja të drejtësisëMë tej, ish-kreu i Shërbimit In-

    formativ Shtetëror, Fatos Klosi theksoi se shpreson se falë reformës në drejtësi gjykatat dhe prokuroritë nuk do të zbythen më para Berishës dhe se ky i fundit sipas tij, nuk duhet të livadhisë më. “Gjykata dhe prokuroria nuk ka pse dëgjon deklaratat publike e politike të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjykata duhet të bëjë punën e vet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes me të cilën ajo po merret sikundër është rihapja e gjyqit të Izet Haxhisë. Nga kjo pikëpamje se çfarë do të thotë Berisha është punë e tij dhe ky gjithmonë luan politikisht, ndërsa gjykata ka të sajën. Kështu që nuk e diskutoj fare që ka ardhur koha që Berisha të mos livadhisë më. Nëse gjykata e sheh me vend që Berisha të deponojë duhet ta thërresë edhe ta marrë, qoftë edhe forcërisht nëse ai refuzon të dëshmojë sikundër ka bërë në këto 22 vite”, u shpreh ai. Po ashtu, Klosi u shpreh se dosja “Hajdari” është makth i Berishës. “Berisha nuk di asgjë dhe po bën diversion e kuptoni. Saliu po e shikon që pushteti dhe njerëzit e tij në

    drejtësi ranë dhe ka frikë nga drejtësia e re, pasi një rihapje e dosjes së Azem Hajdarit është makthi i Berishës. Por nga ana tjetër thuajeni dhe këtë, që Berisha është një karagjoz i vërtetë. Berisha

    është gënjeshtar dhe një konspiracionist i paparë që nuk di çfarë flet. Berisha du-het të shkojë të dëshmojë në prokurori dhe gjykatë, për ato që di për vrasjen e Hajdarit”, nënvizoi Klosi.

    “Këta dëshmitarë, për rrjedhojë edhe Sali Berisha, nëse gjykata i pra-non me vendim të ndërmjetëm që të marrin cilësinë e dëshmitarit, janë të detyruar të paraqiten para gjykatës. Fillimisht ata thirren me fletë thirrje nga gjykata. Nëse nuk paraqiten, herën tjetër vijnë të shoqëruar nga oficerë të policisë, të cilët i sjellin me

    forcë. Ka vdekur dhe nuk kthehet më ajo kohë, si në vitin 1999-2000 kur prokuroria dhe gjykata e thirri 15 herë Sali Berishën dhe ai nuk denjoi të vinte para tyre, duke e sfiduar haptaz drejtësinë dhe institucionet ligjzbatuese të shtetit”, deklaroi pak ditë më parë avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri.

    Beqiri: Ka vdekur dita kur Berisha refuzonte të dëshmonte në gjyq

    “Unë e kam thënë edhe më parë për ju që Sali Berisha e ka tjerrë prej 22 vitesh këtë çështje dhe ka folur sipas oreksit të vet, por kurrë nuk ka qenë objektiv. Berisha meqenëse i është dhimbsur ish-deputeti Azem Hajdari qëndroi kryeministër i Shqipërisë 8 vite, kishte fuqi abso-lute në vend dhe kishte mundësitë që të rihapte këtë çështje nëse kishte pretendime të kësaj natyre, se vrasja e Hajdarit ishte krim shtetëror? Pse

    nuk e bëri kurrë? Pse? Sepse në fund të fundit nuk bëri asgjë dhe u kujdes gjatë këtyre viteve që të mos hapej dosja “Hajdari”, pasi ka frikë. Saliu është i tmerruar nga zbardhja dhe hapja e kësaj dosje. Saliu bën diversion se është i lemerisur, pasi rihetimi dhe hapja e dosjes “Ha-jdari”, e prish rehatinë dhe se gëzon dot pension, pasi do hajë supën e burgut”, deklaroi pak ditë më parë kreu i SHISH, Fatos Klosi.

    KLOSI: BERISHA S’DO SHIJOJË DOT PENSIONIN, POR SUPËN E BURGUT

    Ka ardhur koha që Berisha të thotë çfarë

    di dhe çfarë nuk di, pasi ai ka bërë shumë deklarata kontradik-tore. Kush janë gën-

    jeshtrat të thëna prej tij dhe këto ai do t’i

    bëjë nën betim...

  • GAZETA SOT4 E Premte 9 Tetor 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Zbardhet letra e Ramës për socialistët, kërkon angazhim dhe të skanojnë punën

    e deputetëve, i prerë për mandatin e tretë

    Rama: PS alternativa e vetme për qytetarët në zgjedhjet e 25 prillit

    Rama firmos marrëveshjet me BERZH: Shqipëria merr plot 100 milionë euro për turizmin, infrastrukturën dhe trashëgiminëQeveria shqiptare nënshkroi dje memoran-

    dumin e mirëkuptimit me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në mbështetje të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Memoran-dumi i mirëkuptimit u nënshkrua nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti në detyrë i BERZH-t, Jürgen Rigterink në prani edhe të ambasadorit të BE, në Tiranë Luigi Soreca, ku BERZH dhe BE do të mbështesin konkurrueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri, të cilat do të investohen për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër. Kështu, zhvillimi i sektorit të turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri do

    mbështetet me 60 milionë euro hua nga BERZH dhe 40 milionë euro grant nga BE. Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit online është shprehur se mirëpret investimet nga BERZH, duke theksuar se ai do të luajë një rol të madh në këto investime. "Nuk dua të marr më shumë nga koha juaj. BER-ZH do të luajë një rol mjaft parësor në lidhje me ecurinë e mëtejshme Shqipëri-BE. Nënshkrim i marrëveshjeve të infrastrukturës turistike është pjesë e saj përveç rrugëve. Ky program është mjaft i mirëpritur sepse përfshin një paketë të plotë të riparimeve të zonave të trashëgimisë. Siç kemi rënë dakord më parë Shkodra, Vlora, Korça,

    Fier, Berat. Le të vijojmë nga fjalët dhe fjalimet e bukura te shkrimet. Jeni më shumë të mirëpritur çdo herë që doni të vini”, deklaroi ai. Më tej Rama ka theksuar se rol të rëndësishëm në këtë proces ka pasur edhe BE. Ai tha se Bashkimi Europian ka njoftuar për një paketë investimesh tepër ambicioze për Ballkanin Perëndimor, rreth 20 miliardë euro. Por që Shqipëria të përthithë e para nga kjo paketë, do të duhet ekspertiza e BERZH. Kryeministri foli edhe për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës ku BERZH është financues. “Ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE dhe komisioni për të na ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin mbështetur në

    vizionin e një tregu të përbashkët rajonal, për të investuar në vëllime të tilla që mund të ndryshojnë tërësisht peizazhin duke u investuar te transporti. Shpresoj se hekurudha Tiranë-Durrës të jetë pjesë e një rrjeti të madh hekurudhor. Sa i takon aspektit digjital siç ju e përmendët. Kjo është diçka për të cilën mendoj se të gjithë duhet të bëjmë ç’është e mundur për ta nxitur. Energjia pastaj, për ta përmbyllur me atë që nisëm, në raport me energjinë jemi në një linjë të mirë. Duke vendosur theksin te gazi dhe energjia diellore dhe ajo hidrike ne mund të ndihmojmë edhe të tjerët që dalë ngadalë të mos përdorin më qymyrgurin”, nënvizoi Rama.

    Rigels SELIMAN

    Partia Socialiste ka nde-zur motorët për të futur në skaner punën e deputetëve socialistë. Pak ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama dhe Sek-retari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla prezantuan platformën on-line “anëtarësia.ps.al”, ku anëtarët socialistë do të japin vlerësimin e tyre online, me pikë për të gjithë kandidaturat për deputetë, të cilët duan të hyjnë në listat e socialistëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Por gazeta ka zbardhur tashmë letrën e kryesocialistit Rama për socialistët. Teksa iu thotë se shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë me shëndet, kryemi-nistri Rama kërkon angazhim nga socialistët që të skanojnë punën e deputetëve përmes platformës dixh-itale. “Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë me shëndet familjarisht. Ne kemi krijuar një sistem të avancuar digjital, përmes të cilit do të mund të komunikojmë dhe ndërveprojmë në mënyrë më të shpejtë dhe efikase, për të koordinuar vendimet e veprimet deri në fund të betejës. Kredencialet për të hyrë në këtë sistem do t’i gjeni në fund të këtij mesazhi dhe unë shpresoj që kjo të jetë hera e fundit që komunikojmë sëbashku përmes le-trave. Duke ju përqafuar në distancë, unë ju lutem të filloni të hyni nga sot në platformën tonë të re digjitale dhe të përmbushur kontributin tuaj të parë, duke vlerësuar deputetët e qarkut tuaj”, shkruhet në letër.

    Rama i vendosur për mandat të tretë

    Më tej, kryeministri Edi Rama kërkon nga socialistët që të vlerëso-jnë deputetët përmes opinionit të tyre në portal, pasi kërkon që përballë qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit të dalë me një ekip të mirë dhe që gëzon mbështetjen e bazës. “Vlerëso Deputetin Tënd” Është hapi i parë i gjithëpërfshirjes së krejt anëtarësisë sonë në betejën drejt 25 prillit, për të ndihmuar vendimmarrjen e Partisë Socialiste për skuadrën që do përbal-let me kundërshtarët, me gjykimin popullor dhe me sfidat e zakonshme të katër viteve të ardhshme. Uroj shumë t’ju pëlqejë dhe mezi pres të di opinionin tuaj”, thuhet në letër. Nga

    Investimet e BERZH, reagon BE: Do

    mbështesim ShqipërinëBanka Europiane për Rindërtim

    dhe Zhvillim dhe Bashkimi Europian mbështesin konkurrueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri përmes nënshkrimit të dy marrëveshjeve me qeverinë shqiptare sot. Në takimin online ku u firmos marrëveshja me BERZH për investime për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër, ambasadori i BE, Luigi Soreca tha dje se kjo mbështetje ishte më e nevojshme se kurrë për vendin tonë. “Sot do doja të përgëzoja qeverinë shqiptare për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje që është kyçe, një grand 40 milion euro për zhvillimin e turizmit dhe agro-turizmit. Siç e di kryeministri kjo mbështetje është më shumë se kurrë e nevojshme. Sapo kemi nisur dhe një program të rëndë-sishëm që është faza e pas tërmetit. Siç e thamë ne presim që programi të ecë përpara dhe deri në fund të vitit do të nxjerrë tender. Jemi krenarë që BE-ja është donatori më i madh për investim në SHBA”, deklaroi Soreca.

    Rama flet për ndërtimin e Skavicës: S’do shkojë

    dëm asnjë pikë ujëTeksa ka folur dje për ndërmar-

    rjen e re të mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit në Fier, kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe hidrocentralin e Skavicës që do të ndërtohet nga një prej kompanive më të mëdha të ndër-timit në Amerikë. Me ndërtimin e saj, Rama shtoi se nuk do të shkojë dëm uji i destinuar për prodhim energjie dhe se nuk do të ketë asnjë shqetësim për përmbytje. “Nuk do të çojmë dëm asnjë pikë ujë që është e destinuar për prodhim energjie. Të mos kemi më asnjë shqetësim për përmbytjet që shkaktohen nga hapja e portave të hidrocentralit kur shkon jashtë kapacitetit që mund të mbajë. Ju hyni në këtë front tamam në një moment fillimi të ri drejt një ndryshimi të madh të ri”, deklaroi ai. Ndërkohë nga ndër-marrja e re e Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit në Fier, ndërtuar sipas modeleve industriale të SNAM, kryeministri Rama ka deklaruar se shtrirja e rrjetit të gazit do të ulë kostot e energjisë.

    “Padyshim anëtarët e PS janë struktura që merr vendimet më të rëndësishëm dhe konsultimi lidhur me ekipin e PS që do të garojë në zgjedhjet është një prej qëllimeve të këtij procesi. Çdo anëtar i PS, i cili i ka të gjitha të dhënat e tij të hedhura në platformën digjitale do të marri përmes shërbimit postar edhe për transparencë kemi lidhur një kontratë dhe shërbimi nis prej nesër, ku do të marri kredenciale për të ak-sesuar platformën. Ky është një proces me integritet të

    plotë ku të gjitha të dhënat dhe vlerësimi i tyre është shumë konfidencial dhe është e rëndësishme që çdo kush të marrë pjesë, ky është një prej proceseve dhe një risi që përshtate edhe me nevojat që soli pandem-ia. Nuk mund të zhvillohen votime në grumbullim dhe më pas kthehen në procese qesharake sikundër keni parë ku voton atë që nuk do, ku në fakt votohet ai që do”, deklaroi pak ditë më parë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

    BALLA PREZANTON PLATFORMËN E RE NË PS

    ana tjetër, referuar letrës që disponon gazeta “SOT”, kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur që Partia Social-iste do të marrë një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. “Beteja vendimtare për Shqipërinë do të mbarojë në 25 prill, por tanimë ajo ka filluar! Prandaj unë dua të ftoj secilin prej jush që të përfshihet fort, me zemër e me mend-

    jen top se Shqipërisë i duhet Partia Socialiste dhe secili e secila prej jush i duhet Partisë Socialiste. Në këtë betejë aktivizimi juaj në botën digjitale, në rrjetet sociale dhe rrjetet e brendshme të komunikimit tonë do të jetë më i rëndësishëm se kurrë më parë”, thuhet në letër. Ndërkohë në letër, kryeministri Edi Rama iu ku-jton socialistëve që Partia Socialiste

    është e vetmja alternativë qeverisëse që kanë qytetarët, krahasuar me kundërshtarët. “Unë dhe ju e dimë se përtej gjithë të metave, dobësive, gabimeve tona, Partia Socialiste është e vetmja forcë për Shqipërinë, cila ka vizionin dhe fuqinë për të përfunduar punët e mëdha që na nxori tërmeti dhe pandemia, si edhe për të rimëkëmbur shpejt ekonominë kombëtare e familjare, duke investu-ar më shumë akoma në çdo drejtim dhe për ta nxjerrë vendin e popullin tonë më të fortë nga kjo sfidë globale. Por këtë duhet t'ua bëjmë sa më të qartë të gjithëve përreth nesh dhe jo vetëm me forcën e fjalëve as thjesht me forcën e krahasimeve me kohën e keqqeverisjes së kundërshtarëve tanë, po në radhë të parë me forcën e shembullit tonë si familje politike e si individë gjithashtu”, thuhet në letrën e Ramës drejtuar socialistëve.

    “Shpresoj që kjo letër t'ju gjejë mirë më shëndet familjarisht! Ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë dhe të gjithëve është dashur të përballemi me vështirësi të shtuara disave prej nesh u ka rënë të përballen direkt edhe me pasojat e tërmeteve të një viti më parë me humbjen e me vuajtjet e të afërmve

    në luftën me virusin e rrezikshëm, ndërsa mua dhe qeverisë na ka rënd barë e rëndë e përballjes me sfidën e jashtëzakonshme të mbrojtjes së shumëkujt nga pasojat ekonomike të këtyre goditjeve ekstreme”, thuhet ndër të tjera në letrën e kryeministrit Edi Rama për socialistët.

    PANDEMIA DHE TËRMETET, RAMA SOLIDARIZOHET ME SOCIALISTËT

  • .............GAZETA SOT E Premte 9 Tetor 2020 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Ja çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS, Rama rokadë në organet e partisë dhe ndryshon 13 rregullore, mban në terr ministrat

    Mes rregulloreve të PS që pritet të ndryshojnë janë ajo për organizmin e Asamblesë Kombëtare

    PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, Balla: Tek PD ka plasur arma dhe po lajnë hesapet, ministrat do të vlerësohen nga qytetarët

    Pas disa shtyrjeve në kohë për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka mbërthyer vendin prej 7 muajsh, socialistët do të mbledhin sot në orën 15:30 Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Për shkak të pandemisë takimi i 350 anëtarëve do të bëhet tek liqeni i Tiranës, në ambient të hapur. Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla gjatë një pro-noncimi për mediat deklaroi dje se elementi më i rëndësishëm i takimit do të jetë shpallja e një platforme nga ana e kryeministri Rama,

    ku çdo qytetar, pa parti, apo kundërshtar i Partisë Socialiste mund të marrë pjesë në vënien e notave për ministrat. “Kemi nisur një proces ku po pyesim anëtarësinë e partisë për deputetë aktualë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për ministrat, por në një hapje më të madhe. Nuk duhet të jenë vetëm anëtarësia e partisë, por duhet të jenë edhe qytetarët e këtij vendi, jo vetëm ata që na kanë besuar, por edhe ata që nuk na kanë besuar”, deklaroi ai. Në këtë mënyrë, duket se në pritje të rezultatit të testit

    publik, ministrat mund të rrinë të qetë dhe zërat se qeveria mund të ndryshojë këtë të premte, të shuhen. “Asambleja Kombëtare zgjedh një sërë organesh drejtuese, sikurse janë Kryesia e Partisë, Sekretariati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo institucione të tjera”, u shpreh deputeti socialist. Nga ana tjetër, numri dy i Partisë Socialiste kujdeset të tregojë se refor-ma e brendshme e mazhorancës është më e vërtetë se ajo e demokratëve. “Të mos flasim për farsa qesharake të larjes së hesapeve sepse

    më vjen keq për degradimin në dhunë në një prej degëve lokale të asaj që ka mbetur nga Partisë Demokrati, ku persona me armë janë përplasur”, tha ai. Ndërkohë sipas ballësh, ga-bimet që ndodhin në PD është në gjenezë. “Nga mënyra se si Lulzim Basha u zgjodh në krye të Partisë Demokratike, me një proces farsë është si puna e farës së hedhur. Nëse fara nuk bën që në fillim nuk do të lulëzojë kurrë një lule që mund të ketë erë të mirë”, nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

    Rigels SELIMAN

    Deputetët e ministrat social-istë do të ballafaqohen sot me vlerësimin për punën e tyre nga kryeministri Edi Rama dhe strukturat e Partisë Socialiste. Ashtu siç gazeta e deklaroi pak ditë më parë, sot në orën 15:30 në Amfiteatrin tek Liqeni Artificial do të mbahet Asambleja Kombëtare, e cila duhet të mbahej që në gusht, por që është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka mbër-thyer vendin prej 7 muajsh. Po çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste? Kështu gazeta ka siguruar axhendën e plotë dhe fjala hapëse do të jetë nga kryesocialisti Edi Rama, që pritet të japë piketat për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, përgatitjet në terren dhe vajtjen drejt objektivit për të siguruar më shumë se 800 mijë vota, duke qenë se ambicia e tij dhe mazhorancës që drejton është marrja e një mandati të tretë qeverisës. Po ashtu, Rama do të japë edhe propozimet për drejtuesit e partisë, ndërsa pritet që të ndodhë një rokadë në radhët e PS, pasi do të ndryshojnë anëtarët e Kryesisë, sek-retariatet dhe komisionet zgjedhore. Por rokada që pritet të ndodhë brenda Partisë Socialiste për shkak se në Asamble do të zgjidhjen strukturat e partisë, pritet që të sjellë edhe largime emrash të njohur sidomos nga radhët e Kryesisë së PS. Kështu mes emrave që rrezikojnë që të mbeten jashtë janë ish-ministrat Ditmir Bushati dhe Fat-mir Xhafaj. Ndërkohë në pjesë e parë fjalën dhe porosi anëtarëve të Asam-blesë do t’ju japë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. “Pje-sa e parë: Hapja e mbledhjes; Fjala e Kryetarit të Partisë dhe kryeministrit Edi Rama; Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë”, thuhet në axhendë.

    PS ndryshon 13 rregulloreMë pas në pjesën e dytë, sipas

    axhendës do jetë edhe miratimi i Librit të Rregullave të Partisë Social-iste, ku pritet që të ndryshojnë plot 13 rregullore të brendshme të partisë. Mes rregulloreve që pritet të ndrys-hojnë janë ajo për organizmin dhe funksionin e Asamblesë Kombëtare, deri tek ajo e komisionit të garancive statutore dhe etikës dhe madje edhe ajo e votëbesimit në PS. “Projekt -rreg-ullore: “Organizimi dhe funksionimi

    Kushi u përgjigjet akuzave për plagjiaturë: Artikulli

    im është autentikMinistrja e Arsimit, Evis Kushi u

    është përgjigjur dje akuzave të bëra ndaj saj për plagjiaturë, duket thënë se nuk ka një politikan që nuk është akuzuar për një gjë të tillë. Gjatë një prononcimi për mediat nga Akademia e Shkencave, me kreun e institucionit, Skënder Gjinushi, Kushi theksoi se artikulli për të cilin është përfolur për plagjiaturë ka kaluar në filtrat e bor-deve etike të revistës ku është botuar. “Pakti për universitetin ka qenë një nga iniciativat e qeverisë shqiptare qe do i qëndrojë një më një, pavarësisht problematikeve të tërmetit dhe pande-misë. Një nga këto është softueri për të vetëtuar këtë. Sa i përket akuzave ndaj meje, s’ka një politikan që nuk është akuzuar për plagjiatura. Akuza që më është bërë mua ka kaluar filtrat në bordet etike të revistës ku është botuar”, deklaroi ajo. Më tej gjatë fjalës së saj ministrja Kushi ka shtuar se hapi i parë që do të bëhet është të rritet mesatarja për ata që shkojnë në degën e mësuesisë.

    Rama homazhe për Sulejman Delvinën:

    Njeri i situatësShefi i qeverisë shqiptare, Edi

    Rama ka kujtuar dje Sulejman Delvinën, kryeministrin e parë shqiptar. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Rama bën një rezyme të jetës së Sulejman Delvinës, të cilin e quan një shtetar të aftë. Ndërkohë, Rama e përshkruan Delvinën edhe një njeri të kontradiktave dhe me temperament të lëkundur. “Sulejman Delvina, ishte i qartë se nëse nuk do ta printe parësia ndryshimin dhe nëse nuk do të ishte ajo që do t’i udhëhiqte dinamikën, atëherë vendi mund të binte në dorën e aventurierëve. Njeri i situatës, Sulejman Delvina u kthye kështu edhe në njeriun e kontradik-tave. Me temperamentin gjithmonë e më të lëkundur nga mbivendosja e situatave gjithmonë e më të papara-shikueshme, ai u tërhoq nga politika pas vitit 1925 dhe ndërroi jetë pak vite më vonë, duke lënë kujtimin e një shtetari të aftë, që nuk mungoi të ishte edhe njeri, me pamjaftueshmëritë e natyrshme të species”, shkruan Rama.

    1. Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funk-sionimi i AK të Partisë”

    2. Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funk-sionimi i Kryesisë së Par-tisë”

    3. Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funk-sionimi i Sekretariatit

    Ekzekutiv të Partisë”4. Projekt-rregullore:

    “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”

    5. Projekt-rregullore: “Kryef inanc ier i dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”

    6. Projekt-rregullore: “Strukturat organizative

    vendore të Partisë”7. Projekt-rregullore:

    “Grupi i këshilltarëve so-cialistë në bashki”

    8. Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”

    9. Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”

    10. Projekt-rregullore:

    “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”

    11. Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”

    12. Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”

    13. Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”

    JA 13 RREGULLORE QË NDRYSHOJNË NË PS

    i AK të Partisë” ; Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Krye-sisë së Partisë”; Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sek-

    1. Pandeli Majko 2. Blendi Klosi 3. Erion Veliaj 4. Ditmir Bushati 5. Arben Ahmetaj 6. Fatmir Xhafaj 7. Niko Peleshi 8. Damian Gjiknuri 9. Taulant Balla 10. Erjon Braçe 11. Vangjush Dako 12. Armando Subashi

    DISA NGA ANËTARËT E KRYESISË PS

    retariatit Ekzekutiv të Partisë”; Pro-jekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”; Projekt-rreg-ullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”; Projekt-rregullore: “Strukturat or-ganizative vendore të Partisë”; Pro-jekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”; Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti””, thuhet në axhendë.

    Rama mban në terr ministratPor edhe pse burime brenda

    mazhorancës thonë se sot kryeminis-tri Edi Rama nuk do të anonçojë ndry-shime në qeveri, frika mbetet prezent në radhët e ministrave, pasi ata janë edhe në terr se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre. Kjo pasi Asambleja mund të sjellë surpriza, sepse gjithmonë mbledhja e saj mund t’i hapë rrugë ndryshimeve në qeveri, aq më shumë që dhe vetë kryeministri Edi Rama është një njeri që i pëlqen që të bëjë rifreskim kabineti apo lëvizje, kur të

    gjithë janë në terr. Mirëpo, mbetet të shihet sot se kush mund të jetë “kur-ban”, pasi në media ka qarkulluar një lajm se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mund të largohet. Dihet që zoti Lleshaj nuk ka arritur të fitojë besimin e të majtëve në bazë dhe pikërisht për shkak të përplasjeve Rama e largoi atë edhe nga detyra e drejtuesit politik të qarkut të Lezhës për ta zëvendësuar me ish-ministren Lindita Nikolla. Kështu që ai është më i rrezikuar. Por nga ana tjetër, kujto-jmë se shefi i ekzekutivit ka menduar për një metodë tjetër për ta vendosur kabinetin e tij në sitën e vlerësimit të partisë dhe qytetarëve, duke e marrë këtë vlerësim direkt nga anëtarësia përmes një Platforme digjitale. Ndër-kohë referuar axhendës edhe pse në ambient të hapur, për shkak të numrit të madh të njerëzve, u është kujtuar të gjithëve që mbajtja e maskës është e detyrueshme.

  • GAZETA SOT6 E Premte 9 Tetor 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.alErion Veliaj: Meta po shpërndan dekorata sikur shet majdanoz,

    skandal mashtrimi me nderimin e figurës së Vojo KushitProgrami i Partisë Socialiste janë punët,

    ndërsa alternativa tjetër që iu ofrohet qytetarëve shqiptarë është dhuna. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se alternativa tjetër është dhuna, urrejtja dhe përçarja. “Nëse ata e kanë mbështetur fuqinë e tyre tek dhuna, ne e kemi mbështetur tek puna; nëse ata janë në gjuhën e urrejtjes, ne jemi me dashurinë; nëse ata mendojnë që përçarja funk-sionon, ne jemi partia e bashkimit”, u shpreh

    ai. Veliaj tha se qëllimi i vetëm i Lulzim Bashës është pasurimi i familjes së tij, shtimi i vilave dhe bizneseve, duke e përdorur partinë për gjoba ndaj atyre që ai i quan oligarkë. “Si ka mundësi që në kohë pandemie rrisin pasurinë e tyre ekonomike?! Shtojnë vilat e tyre në vitin që shqiptarëve iu dëmtuan shtëpitë dhe jo vetëm kaq, por edhe gënjejnë: një panik i tërë tek pallati që është kufi me ju, iu thanë të gjithëve, pallati është dëmtuar, prandaj ikëm të shqetësuar dhe

    patjetër duhet t’i merrnim dy vila nga një njeri që është oligark. Tani ai oligarku është bërë një engjëll, se ai quhet oligark vetëm kur nuk paguan gjobën, se kur paguan gjobën ai bëhet një rob Zoti,” u shpreh Veliaj. Ai thumboi edhe presidentin Ilir Meta, i cili sipas Veliajt i është bashkuar koalicionit antishtet dhe po u jep dekorata njerëzve që nuk përfaqëso-jnë asgjë për këtë vend. “Presidenti i kishte dhënë dekoratë pasardhësve të Vojo Kushit, që në fakt ishte një i rremë, sepse mbesa doli dje dhe tha “jam

    unë pasardhësja e Vojo Kushit, kujt po ia jep këtë dekoratë”? Normal, ai mavria nuk fliste dot për Vojo Kushin, se nuk e kishte fis fare. Ku ka degraduar sot alternativa e tyre, se tani janë bërë bashkë, i gjithë koalicioni antishtet, janë bërë bashkë. 5 lekë tufa, si majdanoz dekoratat”, u shpreh ai. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur fushatën me deklarata shumë të forta kohët e fundit. Ai vijon të akuzojë Bashën se ka marrë makina e vila nga oligarkët ndërsa PD ka bërë dy padi ndaj tij në gjykatë.

    Aleatët e Bashës kundër presidentit, Dashamir Shehi: Nuk ka protesta e bojkote,

    kryetari i opozitës është Basha e jo Meta

    Protagonizmi i presidentit nuk pëlqehet nga opozita

    Lëvizjet, thirrjet dhe zbritja në fushatë e presidenti nuk shihen me sy të mirë nga aleatët e PD. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor ka sjellë mjaft ten-sione brenda opozitës, pasi duhet të vendosë nëse do të hyjë me listë të përbashkët apo me lista të ndara. Aleatët tradicionalë të PD kërkojnë që LSI të dalë më vete, ndërsa nuk i kanë kursyer kritikat dhe ndaj pres-identit. Më i drejtpërdrejtë ka qenë kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i cili ka hedhur poshtë dhe pretendimet e mediave pranë Metës se ai do të bëhet kryeministër më 25 prill. “Ne më Metën kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por një marrëdhënie institucionale. Ne gjykojmë se ne dhe presidenca kemi të njëjtat prerje. Sa herë Meta respekton Kushtetutën na ka në krah ne, por opozita shqiptare është shumë më e madhe se sa Meta. Si fillim kemi një detyrë të madhe për të rrëzuar Ramën. Ne kemi edhe rindërtimin e vendit si detyrë. Ne do ta mbrojmë Metën deri në fund të mandatit. Por teza që Meta është kreu i opozitës është tezë e Ramës se opozita e ka një kryetar. Ne gjykojmë që kjo nuk është skena e politikës. Se teza e Metës ka një reaksionare, që nuk ka të djathtë në vend se po përplasen dy të majta. Në 8 vite Parlament keni parë që t’i thonë kryeministrit që e ka gabim. T’i thonë për rrugët disa miliona euro apo për shëndetësinë e koncesionet. Politikës shqiptare i ka munguar detyrimi moral për të thënë atë që mendon”, tha ai.

    Qëndrimi i ShehitSipas tij beteja politike në vend

    është mes qeverisë dhe opozitës dhe aspak mes kryeministrit dhe presidentit. Sipas tij, Meta është president dhe kaq, ndërsa opozita është tjetër gjë. “Ka të drejtën ta mbushë karrigen presidenciale, është burrë i zgjuar, në ndryshim nga presidentët e tjerë që kanë qenë më institucionalë, ne gjykojmë që kjo për sa kohë bëhet në mbrojtje të Kushtetutës, opozitën e ka me vete dhe këtë e kemi treguar që ne presidentin e konsiderojmë kryetarin e shtetit, aleatin potencial në rreshtimin për të drejtën për të mbrojtur Kushtetutën. Shpresojmë që të reagojë sa herë dhunohet Kus-htetuta, atmosfera. Beteja e Ramës është me opozitën, jo me Metën. Ne

    Meta në sulm ndaj gazetarëve, godet

    Baton HaxhiunPresidenti Ilir Meta duket se

    ka nisur një revansh ndaj mediave. Edhe pse del e flet për liri të shtypit, tashmë kushdo që kritikon është armik i tij. Pas sulmeve ndaj gazetës “Tema”, dje zëdhënësi i tij ka sulmuar gazetarin Baton Haxhiu. “Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t'ja dhurosh Serbisë edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë. Madje për të shkuar sa më shpejt tek vila në Palasë, ke kohë që lobon për tunelin e Llogarasë, që të mos kalosh nga rruga që ndërtoi kryeministri Meta. Hapi sytë katër Batonoviç dhe lexo të dhënat zyr-tare e "European Asylym Support Office" për shpopullimin dramatik të Shqipërisë, që ka shkaktuar me keqqeverisjen e tij, sivëllai i padronit tënd në Beograd: Një krahasim për intensitetin e azilkërkuesve për 1000 banorë të vendit tonë me vendet e rajonit. Shqipëria ka një numër azil kërkuesish për periudhën 2-vjeçare, korrik 2018-korrik 2020”, tha ai.

    Baton haxhiu i rrëzon Metës kauzën e shpopullimitGazetari Baton Haxhiu ja ka

    rrëzuar dje presidentit Meta të gjitha pretendimet mbi shpopullimin. “Është e vështirë ta marrësh seriozisht në ato që thotë, po aq sa në ato që bën. As fjalët dhe as veprat nuk i ka në lartësinë e pozitës që mban. Presidenti është serioz vetëm në kërcënime. Dhe, në dashakeqësi. Të gjitha këto e kanë bërë shumë më pak presidentin dhe shumë më tepër të padobishëm. Për vendin dhe për veten. Por, sidomos për opozitën. Ai është “Eduard Scis-sorhands i opozitës”. Dëshiron ta ndi-hmojë, por arrin vetëm ta lëndojë. Me fjalët dhe veprimet e tij, Ilir Meta është bërë që moti ndihmëtari më i madh i Edi Ramës. Deklarata e tij e fundit për migrimin kishte shijen e fjalëve të një njeriu që vjen nga errësira e bodru-meve të mllefit, ku ka izoluar veten dhe aspak atë të një presidenti që, për shkak të një shqetësimi të sinqertë, i drejtohet popullit. Prandaj, përveç këtij privilegji, që i buron nga pozita që mban, në funksion të vetes, kishte vënë edhe shifrat, të cilat i përdorte sipas qejfit dhe nevojës”, tha ai.

    “LSI është pjesë e këtij koalicioni. Në këtë lloj rotacioni është me rëndësi, të mësohet çfarë u ofrohet qytetarëve shqiptarë, përtej emrit të partive. Kjo duhet të jetë qeverisja e shqiptarëve për të ndërtuar shtet. Nuk është e sikletshme për mua LSI në koalicion, por opozita

    ka një trung të vetëm. Rëndësi ka sa të vërtetë jemi me elektoratin që përfaqësojmë. Ky koalicion ka një lider-ship, një bosht dhe kjo është PD, çdo marrëdhënie tjetër që do të dobësonte këtë bosht, do të ishte i dëmshëm”, tha kreu i PR, Fatmir Mediu pak ditë më parë.

    MESAZHI I MEDIUT PËR LSI

    da kësaj skeme, Meta ka rolin e vet si president, jo si opozitar", tha Shehi.

    Situata në opozitëSipas burimeve të gazetës,

    situata brenda opozitës nuk është dhe aq e qetë. Meta po bën gjithçka që të mos bllokohen koalicionet parazgjedhore. Ai ka deklaruar se do e kthejë për rishqyrtim Kodin Zgjedhor dhe nëse PS i shkon deri në fund nismës, atëherë do kemi një betejë të fortë brenda opozitës. Aleatët tradicionale të Bashës presin që ai të ndjekë skemën e 2017, pasi Mediun, Dukën, Shehin, Ndokën dhe Dulen i futi në listën

    e tij. Mësohet se aleatët ja kanë kërkuar hapur këtë pasi sipas tyre e ka si detyrim duke qenë se ata dogjën mandatet dhe u bashkuan me PD. Nga ana tjetër futja e LSI në një listë të përbashkët shihet me skepticizëm, pasi LSI kërkon shumë emra dhe nëse ndodh kjo, shumë aleatë mund të mbeten jashtë. Pra të gjitha sinjalet janë se LSI do të dalë me listë më vete dhe nuk është çudi që krah saj të jetë Shpëtim Idrizi. Sipas burimeve vendimi do të merret pasi Meta të kthejë ligjin dhe të shihet se çfarë do të bëjë mazhoranca.

    jemi opozita më e madhe që ka pas-ur Shqipëria, brenda kësaj skeme, Meta ka rolin e vetë si president, jo si opozitar. Ne jemi opozita më e madhe që ka pasur Shqipëria, bren-

    “Për listat dhe zgjedhjet faji është i Ramës. U bë për të hequr koalicionet, se përfitues është kryeministri. Unë si LZHK marr rreth 20 mijë vota. Këto vota nuk përkthehen në asnjë deputet për shkak të këtij ligji, se i kemi të shpërndara. Këto vota i shkojnë koalicionit. Tashmë nuk i shkojnë më koalicionit, por ndahet mes

    PS-së dhe PD-së në mënyrë të barabartë. Rama mendon se do të marrë deputetë me këtë sistem, por nuk do të marrë më shumë se 2-3 deputetë, gjë e cila është e papërfillshme sepse do të ketë një humbje shumë të thellë. Ligji pritet që të shkojë në Presidencë, ai do ta kthejë dhe pritet që ata ta votojnë sërish”, tha Dashamir Shehi.

    DASHAMIR SHEHI: LZHK KA 20 MIJË VOTA Ne do ta mbrojmë Metën deri në fund

    të mandatit. Por teza që Meta është kreu i opozitës është tezë e Ramës se opozita e ka një kryetar. Ne gjykojmë që kjo nuk është skena e poli-

    tikës. Se teza e Metës ka një reaksionare, që nuk ka të djathtë në vend se po për-

    plasen dy të majta...

  • .............GAZETA SOT E Premte 9 Tetor 2020 7

    p o l i t i k e www.sot.com.alVetingu, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Dritan Pekës për

    mosdeklarim të saktë të pasurisë, tërhiqet për kriteret e tjeraKomisioneri Publik, Dariel Sina dhe drejtuesi

    i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka para-qitën ditën e djeshme konkluzionet përfundimtare lidhur me shkaqet e ankimit të kryer kundër konfirmimit të tij në detyrë nga Komisioni i Pa-varur i Kualifikimit. Sina u tërhoq nga qëndrimi i tij lidhur me shkaqet e ngritura në ankim për aspektin profesional dhe etikën, ndërkohë që kërkoi shkarkimin e Pekës për deklarim të pam-jaftueshëm në kriterin e pasurisë. Sipas Komi-sionerit Publik, Peka nuk mbulonte me burime financiare një pjesë të shpenzimeve për udhëtime jashtë shtetit të bëra që nga viti 2004. Sina la në

    Kolegj shkaqet fillestare të ankimit ndaj subjektit që lidheshin me një kredi të butë për strehim. Sina u tërhoq edhe nga ankimi për punësimin e një të afërmi të pakualifikuar të ish-Prokurorit të Përg-jithshëm, Adriatik Llalla në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Ai gjithashtu u tërhoq nga tre denoncimet që kishin ardhur kundër subjektit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Prokurori Peka deklaroi se nuk kishte balanca negative në analizën financi-are nga udhëtimet, por pranoi që në deklarimit vjetore pranë ILDKP nuk kishte deklaruar gjend-jen cash. Ndryshe nga sa Komisioneri Publik, Darjel Sina pretendoi në parashtrimet e tij, se

    prokurori Dritan Peka kishte cenuar besimin e publikut te drejtësia duke përfituar një kredi të butë si i pastrehë ndërsa kishte pasur një shtëpi, gjatë konkluzioneve përfundimtare ai u shpreh se kredia me kushte lehtësuese ishte përfituar sipas ligjit. E pyetur nga relatorja e çështjes Rezarta Schuetz për më shumë detaje lidhur me këtë qëndrim, Sina u shpreh se kishte vlerësuar të rëndësishme mënyrën e përfitimit të kredisë duke e konsideruar të bazuar në ligj dhe në mungesë të konfliktit të interesit. “Mënyra e përfitimit është shumë e rëndësishme dhe e lë në çmim të Kolegjit”, përfundoi Sina lidhur me këtë shkak të ngritur fillimisht prej tij.

    Në konkluzionet e tij, prokurori Peka shpjegoi se aplikimi për kredinë, i kryer nga bashkëshortja, nuk ishte gjetur asnjëherë me shkelje. Sipas tij, aplikimi nuk ishte kryer si i pastrehë, por për shkak të statusit të veçantë të bashkëshortes në detyrën që ajo ushtronte. Gjithashtu, Sina i cilësoi bindëse shpjegimet e prokurorit Peka edhe lidhur me një praktikë për punësimin e kunatit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në Prokurorinë e Apelit Tiranë, për të cilën fillimisht konsideroi se kishte qenë e parregullt, pasi ishte rekrutuar pa shpallje, ishte pa arsim përkatës dhe se ishte paguar gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

    Elisjeda KIKO

    Përveç politikës edhe Prokuroria e Posaçme është vënë në lëvizje për të siguruar hapjen e negociatave. Një ndër kushtet kryesore të Bashkimit Europi-an është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kush më mirë se Struktu-ra e Posaçme Antikorrupsion mund të flasë për këtë çështje. Ditën e djeshme prokurorët e SPAK nën udhëheqjen e Zef Mazit zbarkuan në Berlin, në kuadër të një vizite dy ditore. Skuadra e SPAK së bashku me zëvendësministrin e Drejtësisë Klajd Karameta, zëvendësmin-istrja e drejtësisë, Adea Pirdeni, zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko, zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamal-lari dhe Julian Hoda, gjithashtu zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme ndodhet në Gjermani ku nën udhëheqjen e Zef Mazit do të japin llogari në Berlin për ngritjen e BKH-së dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Sipas informacioneve të gazetës, bëhet me dije se kreu i SPAK Arben Kraja së bashku me delegacionin do të japin llogari për bilancin e punës që kanë bërë deri tani, sa është numri i personave që janë hetuar apo janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme të cilët janë të akuzuar për krim të organizuar dhe korrupsion në nivele të larta. Ato do të rapor-tojnë përpara mazhorancës, opozitës gjermane, ministrit të Jashtëm dhe këshilltarëve të kancelares Angela Merkel mbi ecurinë e institucioneve të dre-jtësisë në kuadër të integrimit të Shqipërisë. Pra në këtë mënyrë duket se SPAK ka çuar në Berlin “një listë” të qartë me emrat e kriminelëve apo edhe zyrtarëve të lartë që janë në hetim. Po ashtu burimet bëjnë me dije se Angela Merkel ka marrë në patronazh luftën antikorrupsion dhe prokurorët e SPAK pritet që të marrin udhëzime konkrete nga Gjermania për mënyrën se si të

    Bumçi: Komisioni Europian ka zhbërë vetveten

    Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi kri-tikoi dje raportet e Komisionit Euro-pian, duke theksuar se kanë “mbyllur sytë” për gjendjen në Shqipëri. Gjatë një interviste televizive ai deklaroi se Komisioni e ka zhbërë vetveten. “U bë disa vite radhazi që Komisioni Europian thotë për Shqipërinë që i ka plotësuar të gjitha kushtet. Vetëm raporti i fundit pranon se disa kushte nuk janë përmbushur, por janë poth-uajse të përmbushura. Komisioni, për një sërë arsyesh, ka prodhuar raporte që mbyllnin sytë ndaj gjendjes. Kjo mund të jetë bërë edhe për vullnetin e mirë për t’i mbështetur këto vende. Por, kur i thua një ngelësi e ke bërë shumë mirë, ai nuk nxitet të punojë. Më pas, nga 5 kushte u bënë 10 kushte. Në raportin e fundit ka më shumë re-alizëm, përgjithësisht është një frymë që i ka karakterizuar edhe raportet e fundit. Në një farë mënyre, Komisioni e ka zhbërë vetveten, nuk është më aktor, nuk është më i besueshëm për vendet anëtare. Atëherë për kë është”, u shpreh Bumçi.

    Integrimi në BE, Biberaj: Qeveria ende nuk ka bërë detyratIsh-deputeti i Partisë Demokra-

    tike, Aleksandër Biberaj, komentoi dje situatën politike në vend dhe vizitën e komisionerit për zgjerim Oliver Varhe-lyi. Gjatë një interviste televizive ai u shpreh se qeveria shqiptare nuk i ka kryer ende detyrat e shtëpisë. Sipas tij, vendi është në një gjendje alarmante, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama po sillet si kryetar opozite. “Një reagim shumë diplomatik, por që ka mesazhe të qarta mes rreshtave. Ne nuk kemi bërë detyrat e shtëpisë. Jemi pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, krimi dhe korrupsioni ka pushtuar çdo gjë, rinia është pashpresë, biznesi godet sërish. Kjo është një qeveri fasadë që bën vetëm propagandë. Edhe vetë ministrat dhe kryeministri nuk kanë çfarë të mbro-jnë dhe vetëm sulmojnë opozitën. Po ta dëgjosh duket sikur është ai kryetar i opozitës”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat Aleksandër Biberaj.

    Hapja e negociatave, SPAK çon në Berlin dosje mbi hetimet ndaj krimit e zyrtarëve,

    Merkel merr në patronazh luftën antikorrupsion

    Ja kush është delegacioni që ka zbarkuar në Gjermani për një vizitë 2-ditore

    “Shqipëria kë një nivel të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Gjatë periudhës raportuese është arritur progres i mirë. Autoritetet shqiptare kanë forcuar operacionalizmin, koordinimin dhe monitorimin e kapaciteteve, në luftë kundër korrupsionit. Shqipëria ka bërë progres të mirë në fuqizimin e luftës kundër krimit

    të organizuar, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me shtetet anëtare të BE-së. Progres i mirë është arritur në luftën kundër terrorizimit dhe parandalimin/luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Përpjekjet për zbatim duhet të përqendrohen edhe në veprime kundër pastrimit të parave”, thuhet në progresraportin e KE.

    KE: SHQIPËRIA KA BËRË PROGRES NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT

    luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta, duke i dhënë kështu një shpresë Shqipërisë për hapjen e negoci-atave me Bashkimin Europian. Pra, nëse hetimi dhe çuarja para drejtësisë i zyrtarëve të lartë të cilët janë të përfshirë në afera korruptive dhe krim të organizuar bëhet realitet, atëherë pritet një dritë jeshile për vendin tonë, duke plotësuar një nga kushtet më të rëndësishme të BE përpara kon-ferencës së parë ndërqeveritare.

    Ja progres-raporti i KE Në progres-raportin e Komi-

    sionit Europian vlerësohet pozi-tivisht procesi i vetingut, proces i cili kontrollon pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve,

    pasurinë dhe profesionalizmin e tyre. Më shumë se 286 dosje janë përpunuar deri më tani, duke shkaktuar në 62% të rasteve shkarkime, kryesisht për çështje që lidhen me pasuri të pajusti-fikuara. Në raport theksohet se pavarësisht se numri i hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve është i lartë, dënimet ndaj zyr-tarëve të nivelit të lartë mbeten të kufizuara. Komisioni Europian vlerësoi se korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz, por autoritetet, thuhet në

    raport kanë forcuar kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit. "Shqipëria ka bërë progres të mirë në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, operacionet policore për shpër-bërjen e organizatave kriminale janë intensifikuar, po ashtu edhe lufta kundër kultivimit dhe trafi-kimit të lëndëve narkotike. Një tjetër pikë pozitive në raport është edhe lufta ndaj terrorizmit dhe lufta kundër pastrimit të parave të pista", thuhet më tej në raport.

    Sipas informacioneve të gazetës, bëhet e dije se kreu i SPAK Arben Kraja së bash-ku me delegacionin do të japin llogari për bilancin e punës që kanë bërë deri tani, sa është numri i personave që janë hetuar apo janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme të cilët janë të akuzuar për krim të organizuar dhe korrup-sion në nivele të larta... • Arben Kraja- kreu i SPAK• Prokurorët e SPAK

    • Klajd Karameta- zëvendësministri i Drejtësisë • Adea Pirdeni- zëvendësministrja e Drejtësisë, • Romina Kuko- zëvendësministrja e Brendshme • Besfort Lamallari- zëvendësministri i Brendshëm • Julian Hoda- zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme

    JA DELEGACIONI QË KA IKUR NË BERLIN

  • GAZETA SOT8 E Premte 9 Tetor 2020

    .............

    p o l i t i k e www.sot.com.alMeta nuk i lë rehat të vdekurit, shton sulmet e akuzat ndaj të atit të Ramës, kërcënon me dosje dhe sulmon paktin e 5 qershorit Reforma zgjedhore ka tronditur aq shumë

    presidenti Ilir Meta, pasi tani ka nisur të merret me të vdekurit. Në politikën shqiptare në këto 30 vite ka pasur akuza nga më të ndryshmet në politikë, por të ngresh të vdekurit nga varri ndodh vetëm në Presidencë. Ilir Meta dha një intervistë dje te Blendi Fevziu, ku ai si kurrë më parë u mor gjerë e gjatë me të atin e kryeministrit, Kristaq Ramën. “Nëse nuk do të reflektojë dhe i kthehet 5 Qershorit dhe e shkel, nuk i fton shqiptarët në zgjedhje por referendum. Referendumi është për Shqipërinë europiane ose për tu kthyer tek daja ose baba që firmosën varrin e Avzi Nelës në vitin ’88 kur u hap Rumania dhe e gjithë Europa. Pres-

    identi nuk është në fushatë, është për të shpëtuar Republikën dhe për të shpëtuar kushtetutën, në themelet e të cilës është pluralizmi ekonomik”, tha Meta. Presidenti u është kthyer deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra pak kohë më parë në Parlament për të atin, duke vijuar me akuzat. “Do të jetë në turpin e tij dhe të atyre që mezi presin që ky të dështojë që këta kanë kritikuar Ramiz Alinë që gjoja i bëri ngadalë reformat, por në fund të fundit ka qenë partizan dhe në Luftën Nacional Çlirimtare. Dhe para 30 vitesh, Shqipëria nga izolimi hyri në hapje. Pas 30 vitesh vjen djali i Kristaqit dhe thotë në Parla-ment që jam krenar që babai im ka qenë në anën

    e duhur të historisë. Në çfarë ane ka qenë, është provokim i rëndë që i ka bërë popullit shqiptar. Ka qenë një artist shumë i mirë, por nuk doja të kryeja një problem në pikëpamjen e vlerësimit mbarë popullor sepse ka firmosur bashkë me disa për të varur Avzi Nelën për të varur një poet për fjalën e lirë”, tha Meta. Presidenti ka kërcënuar dhe me dosje shefin e qeverisë. Ai u shpreh se në Parlamentin e ri do të çojë dosje për shumë çështje aktuale të qeverisë. “Si shitet ndeshja e futbollit? Ti mendon se ai lojtari u nxeh aty? Ai ka shitur lojën. Rama ka shitur lojën për llogari të shqiptarëve. Unë i di të gjitha dhe i kam të dokumentuar. Dhe pas 25 prillit do të shkoj në

    Parlament, se ky tani nuk është Parlament, dhe do t’i sqaroj të gjitha. Dy gjëra do të them unë: E para si mundet në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë të thotë se pas disa vitesh do të ketë një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Çfarë do të thotë kjo?”, tha ai. Amerikanët duket se kanë tmerruar presiden-tin. Deklarata e ambasadës se 5 qershori nuk u shkel duket se ka rënë si bombë në Presidencë dhe Meta në shenjë hakmarrje sulmoi paktin e 5 qershorit, i cili u arrit në selinë e ambasadores amerikane. “Çfarë është marrëveshja e 5 qer-shorit? Është marrëveshje ordinere, po ta them unë, në thelb është ordinere”, tha Meta.

    Holanda skeptike për negociatat me Shqipërinë, Soreca kritika politikës për

    përplasjet mbi reformën zgjedhore

    Ja njoftimi i plotë i ambasadës holandeze në Tiranë

    Holanda vijon të jetë skep-tike për hapjen e negociat-ave me Shqipërinë. Ashtu si çdo vit edhe tani duket se dhënia e një vote pro do të jetë e vështirë. Ministri i Jashtëm holandez ka folur dje duke qenë mjaft skeptik. “Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedon-inë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat. Sepse, në fund të fundit, negociatat duhet të bazohen në mer-itat individuale të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Demonstrimi i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë. Jemi informuar për mosmarrëveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat në funk-sionimin e Gjykatës Kushtetues”, tha ministri i Stef Blok.

    Reagon ambasada holandezeAmbasada holandeze në Tiranë

    zbardhi diskutimet e dy ditëve më parë në Parlamentin holandez. Në njoftim thuhet se pasi Holanda mori progres raportin për Shqipërinë në ditët në vijim qeveria do t’i dërgojë një vlerësim te kësaj pakete Parla-mentit, i cili më pas do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlam-entare. “Sikurse është rënë dakord me Parlamentin, qeveria holandeze është angazhuar të përditësojë rreg-ullisht Parlamentin sa i takon çësht-jes së zgjerimit të BE-së. Diskutimet e djeshme në Parlament ishin pjesë e këtij angazhimi. Dje, Parlamenti holandez diskutoi shkurtimisht një letër që ministri i Jashtëm Stef Blok i pati dërguar Parlamentit në datë 4 shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpërndarë nga Komisioni Europian në datën 1 korrik dhe që së fundmi po diskutohet në Bruksel. Në datën 6 tetor, Holanda gjithashtu mori pa-

    Integrimi, Silva Caka: Qeveria nuk i ka

    plotësuar kushtetIsh deputetja e LSI Silva Caka u

    shpreh se qeveria nuk i ka plotësuar kushtet për tu bërë pjesë e BE. Gjatë një interviste, ajo tha se vendit tonë po i reduktohen shanset për të marrë dritën jeshile. “Reforma zgjedhore ishte një kusht që duhej plotësuar nga politika shqiptare. Nuk më duket fare habi që ne edhe mund të përjashtohe-mi fare nga bisedimet në konferencën e parë ndërqeveritare. Shqipërisë i reduktohen shumë shanset për të marrë një “po” për çeljen e negociat-ave. Thjesht e shkatërruan edhe këtë shans që kishim tani. Do të thotë të kthehemi mbrapsht 30 vite. Kjo e ka cenuar raportin e Shqipërisë me Bash-kimin Europian. Në të gjitha raportet që kanë ardhur për Shqipërinë, që nga viti 2013, e vetmja pikë ku BE jep një kredit plus lidhur me reformat që ne hartojmë, është vetëm momenti kur ndërkombëtarët japin asistencën e tyre. Sa i përket asaj që ne kemi bërë, do të thotë se jemi në të njëjtat nivele ose bëjmë hapa mbrapa”, tha ajo.

    Vasili: Kandidimi i kryetarit në 4 qarqe

    nuk prodhon asgjë Pak ditë me parë Kuvendi miratoi

    ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor, të cilat u votuan pa dakordësine e opozitës jashtë parlamentare. Në ligjin e ri pragu elektoral është ulur me 1%, ndërkohë që po ashtu është dhënë mundësia që një person mund të kandidojë në 4, pra në rreth 20 bash-ki të vendit. Ish deputeti i LSI Petrit Vasili gjatë një interviste e cilësoi këtë mënyrë kandidimi si banalitet që nuk prodhon asgjë. “Kthimi i kandidimit të kryetarit në shumë qarqe është një banalitet. E kemi pasur u vlerësua që ishte një vulgaritet që nuk prodhonte gjë. E kthyen të gjitha gjërat e lëna pas me një kurajo të çartur dhe kjo është vetëm nga gjitha paranojat që ka ai. Mandatin e tretë e di vetë ai nuk ek-ziston se nuk do të fitojë. Çfarë është 1%, është një idiotësi pa kuptim. Nuk mund të marrësh copa një çik nga Kirgistani, pak nga Franca”, tha Vasili.

    ketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e të cilës është dhe raport-progresi për Shqipërinë për 2020. Si zakonisht, qeveria holandeze do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete parlamentit në javët në vijim. Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlam-entare. Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në nëntor ku do të diskutohet paketa e zgjerim-

    “Në këtë fushë kemi parë përparimin më të shumë gjatë vitit të shkuar. Me zbatimin e reformës. KLGJ ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve dhe një nga dhomat e gjykatës është funksionale duke përmbushur një tjetër kusht. Nesër do të ketë një takim tjetër të Këshillit të Emërimeve që do të sjellë dhe kandidatin që është e nevojshme për të pasur dhe listën për t'ia çuar presidentit. Kjo do ta çonte numrin e

    gjyqtarëve në 5. Për mua ka qenë i rëndësishëm vendimi i KLGJ KLP për të ftuar prokurorët për të aplikuar. Dua ta bëj këtë deklaratë të tyre që të ftojmë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që e kanë kaluar vetingun që të japin kon-tributin e tyre për të përparuar më tej në integrim. Emërimi i drejtoreshës së BKH. Vetingu ka ecur përpara”, u shpreh ambasadori i BE Luigi Soreca.

    REFORMA NË DREJTËSI KA BËRË PËRPARIMSORECA:

    “Të martën, Komisioni mira-toi Paketën e Zgjerimit, përfshirë Raportin Vjetor për Shqipërinë. Siç e dini, Raporti Vjetor ofron një vlerësim rigoroz që tregon rrugën e ardhshme, duke nënvizuar atë që është arritur dhe ku ka ende punë për të bërë. Raporti bazohet në një gamë shumë të gjerë të kontributeve nga ekspertët tanë, autoritetet, sho-qëria civile, komuniteti i biznesit dhe natyrisht nga Shtetet tona Anëtare. Kjo pikë e fundit është shumë e rëndësishme. Me metodologjinë e përmirësuar të zgjerimit, Shtetet Anëtare janë përfshirë më shumë në përgatitjen e raportit. Rekoman-dimet dhe udhëzimet për hapat e ardhshëm janë gjithashtu më të qa-rta. Raporti i këtij viti ka një rëndësi specifike. Kur Këshilli vendosi të hapë negociatat e pranimit marsin e kaluar, ai ngarkoi Komisionin me monitorimin e çështjeve që do të trajtoheshin përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Raporti i shërben gjithashtu edhe këtij qëlli-mi”, tha ambasadori Soreca.

    Ambasadori prezanton

    progres-raportin

    it”, thuhet në njoftimin e ambasadës holandeze në Tiranë.

    Reagon SorecaPor miratimi i reformës zgjed-

    hore është një nga kushtet krye-sore për integrimin e vendit në BE. Kryediplomati europian Luigi Sore-ca ka kritikuar partitë politike për përplasjet që kanë me njëri tjetrin në lidhje me këtë reformë. Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Soreca ka shprehur keqardhjen që ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan më 5 tetor pa kompromisin e të gjitha palëve. Sipas tij, ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë mundësuar plotësimin e një prej kushteve të Shqipërisë për t’u ulur në Konferencën e Parë Ndërqe-veritare. Ambasadori theksoi se dialogu politik në Shqipëri duhet të përmirësohet. “Ky raport nis me disa çështje: Më lejoni të flas për këto gjet-

    je të cilat janë shumë të rëndësishme vijnë në kohën e duhur dhe siç e tha Hajdari disa shtete europiane do të tregojnë qëndrimin e tyre bazuar në këtë raport. Ky është një kusht politik i përmbushur, megjithatë dialogu politik duhet të përmirësohet, pasi në 5 tetor e miratuan pa kompromis. Më 5 qershor u arrit dakordësia, por më pas Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese duke përmbushur dhe një nga kushtet për t’u ulur në Kon-ferencën e parë Ndërqeveritare. Di-alogu politik duhet të përmirësohet, dhe me zë të lartë e kemi thënë që na vjen vërtet keq që ndryshimet si të 30 korrikut, dhe të 5 tetorit u miratuan pa kompromis, para votimit”, tha Soreca. Më tej ambasadori i BE-së, shprehu dhe njëherë rëndësinë e përmbushjes së kushteve për integ-rimin europian përpara mbledhjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

  • .............GAZETA SOT E Premte 9 Tetor 2020 9

    p o l i t i k e www.sot.com.alLulzim Basha takon qytetarët dhe bizneset për krizën

    ekonomike, akuzon Ramën se po vjedh paratë e qytetarëveKryedemokrati Lulzim Basha është takuar

    ditën e djeshme me qytetarë dhe biznese në Laç duke dëgjuar problematikat e tyre dhe shprehur propozimet që opozita i ka bërë qeverisë për t’i ndihmuar deri më 25 prill. Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po gremis ekonominë e vendit dhe se ka futur në xhepat e tij paratë e shtetit. Ai tha se opozita ka vetëm fjalën, por do jetë krah qytetarëve. “Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Paratë e shtetit i ka futur në xhepat e vet dhe të oligarkëve. Pas 25 prillit kemi zgjidhje

    të tjera, deri më 25 prill çelësat i ka ky. Ne kemi vetëm fjalën, por dhe ju duhet të ngrini zërin dhe të jeni të sigurt që dhe PD dhe opozitën do e keni në krahë. Është kriminale që ju vuani për bukën e gojës. Sot kemi fjalën, zërin për ta ngritur se nesër do kemi shumë gjëra. Ne për pensionistët kemi propozuar 20 mijë lekë shtesë këto 6 muaj”, tha Basha. Më pas kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas takimit me qytetarë e biznese në Kurbin teksa pikturon një tablo të zymtë të situatës. Ai thotë se me dhjetëra biznese kanë

    mbyllur qepenat, qindra qytetarë kanë mbetur pa asnjë të ardhur. Ai thekson se banorët e Kurbinit kanë nevojë për ndihmë, biznesi ka nevojë sot për ndihmë duke i kërkuar qever-isë që lekët që ndan me një grup oligarkësh, t’i çojë te qytetarët dhe biznesi. “Sot u takova me banorët e Kurbinit. Halleve dhe harresës 7 vjeçare të qeverisë, u janë shtuar edhe pasojat e tërmetit dhe pandemisë. Me dhjetëra biznese kanë mbyllur qepenat, qindra qytetarë kanë mbetur pa asnjë të ardhur. Shumë prej banorëve

    vazhdojnë të qëndrojnë në çadra dhe shtëpi të dëmtuara, ndërsa të tjerëve po iu merren pronat dhe iu shkatërrohen shtëpitë pa asnjë dëmtim, vetëm e vetëm për të hapur sheshe ndërtimi, për ndërtuesit rreth Ramës. Banorët e Kurbinit kanë nevojë për ndihmë, biznesi ka nevojë sot për ndihmë. Kriza që po thellohet nga neglizhenca e qeverisë, do ta çojë vendin drejt kolapsit dhe do të shtojë numrin e shqiptarëve, që nuk sigurojnë dot ushqimin e përditshëm”, tha Basha përmes një postimi në rrjetin social.

    Elisjeda KIKO

    Ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është kthyer në prioritet të vendimeve jo vetëm të institucioneve vendase, por edhe ndërkombëtarëve. Për funksion-imin e kësaj gjykate janë përg-jegjëse 3 institucione, Kuvendi, Presidenca dhe Gjykata e Lartë, ku secili nga këto duhet të emërojë nga 3 anëtarë. Përplasjet politike vijojnë ta mbajnë ende peng Kushtetuesen, edhe pse ngritja dhe funksionimi i saj është një nga kushtet kryesore të BE. Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës janë investuar maksimalisht për ngritjen e kësaj gjykate, duke mbajtur larg edhe ndikimet poli-tike. Por përveç kësaj, tashmë është angazhuar edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ndonëse nuk është në ta-grin e saj, KLGJ përmes një njoftimi të shpërndarë në media u ka bërë thirrje të gjithë gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese për vendet vakante që janë shpal-lur nga Presidenca. “Këshilli, duke vlerësuar Gjykatën Kushtetuese si organin kryesor për garantimin e respektimit të parimeve të kontrol-lit dhe balancimit të pushteteve, sig-urimin e kushtetutshmërisë në ven-dimmarrje dhe sundimin e ligjit në Republikën e Shqipërisë, inkurajon gjyqtarët me integritet dhe cilësi të larta etiko-profesionale të kandido-jnë për pozicionet e lira për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpal-lura nga Kuvendi dhe Presidenti i Republikës”, thuhet në njoftimin e KLGJ. KLGJ ishte institucioni i dytë që reagoi për vakancat e krijuara në Kushtetuese. Pak ditë më parë ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë ai i cili u bëri thirrje prokurorëve që kanë kaluar vetingun të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj gjykate. Po ashtu, KLGJ thekson se do të vijojë komunikimin institucional me Ministrinë e Drejtësisë, duke i propozuar ushtrimin e nismës për ndryshime ligjore, që do të garan-tojë të gjitha aspektet e statusit të magjistratit.

    Reagon ambasada e SHBAAmbasadorja amerikane në

    vendin tonë, Yuri Kim, ka përgëzuar punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor,

    Vetingu, KPK konfirmon në detyrë Afërdita Ndoin

    Prokurorja e prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Afërdita Ndoi u konfirmua në detyrë. Vendimi i Komisioni të Pavarur të Kualifikimit me shumicë votash u dha nga trupa e përbërë nga komisionerët Olsi Kom-ici kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Maria Tuma. Pa-varësisht konfirmimit të subjektit, KPK e ka referuar prokuroren për inspektim në ILD për një çështje për veprën penale mjekim i paku-jdesshëm të vitit 2013, e cila është diskutuar gjerësisht gjatë seancës dëgjimore të mbajtur të mërkurën. Ndoi është diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2003. Ajo është emëruar fillimisht në Proku-rorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është transferuar në vitin 2009 në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Subjekti është vlerësuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për të tri kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

    Gjyqtarja e Apelit Korçë del sot para KPK

    Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Etleva Temo do të përballet ditën e sotme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Olsi Komici. Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës. Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Temo deklaron pasuri me vlerë 200 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria famil-jare e deklaruar kap vlerën e 6.1 mil-ionë lekëve. Temo deklaron pasuri të paluajtshme prej 4.3 milionë lekësh, likuiditete bankare prej 1 milion lekësh, një automjet me vlerë 560 mijë lekë dhe kursime në cash prej 250 mijë lekësh. Të ardhurat famil-jare për periudhën deklaruese janë 21.6 milionë lekë, nga të cilat 66% burojnë nga paga e Znj. Temo dhe gati 14% nga pagat e familjarëve.

    Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, vihen në lëvizje ambasada e SHBA edhe KLGJ, thirrje

    gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun të aplikojnë

    Yuri Kim: Nxis gjyqtarët e prokurorët që t’i përgjigje