Top Banner
Rregullore e brendshme për studimet e ciklit të dytë për titullin “Master i Nievelit të Dytë për Kërkime ne Edukim” Departamenti Psikologji-Pedagogji Fakulteti i Shkencave Sociale Universiteti i Tiranës 1
31

Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

Jan 09, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

Rregullore e brendshme për studimet e ciklit të dytë

për titullin

“Master i Nievelit të Dytë për Kërkime ne Edukim”

Departamenti Psikologji-Pedagogji

Fakulteti i Shkencave Sociale

Universiteti i Tiranës

Tiranë, 2008

1

Page 2: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i rregullores

Rregullorja e Brendshme (në vijim “rregullorja”) vendos rregullat normative të marrëdhënieve që krijohen midis subjekteve pjesëmarrëse në veprimtarinë për kryerjen e studimeve të ciklit të dytë për fitimin e titullit “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim”.

Rregullorja përcakton misionin e studimeve, organizimin e brendshëm dhe mënyrën e funksionimit të tyre, të drejtat dhe detyrimet e palëve pjesëmarrëse dhe raportet midis tyre: procedurat dhe kriteret për pranimin e studentëve, për mësimdhënien, për kërkimin, për praktikën, për vlerësimin, për diplomimin, për publikimet, për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, për rekrutimin e personelit dhe parashikon sanksionet në rastin e shkeljes së rregullores.

Neni 2

Qëllimi i rregullores

Rregullorja ka si qëllim të sigurojë kuadrin e brendshëm rregullator të nevojshëm për mbarëvajtjen e veprimtarisë së studimeve të ciklit të dytë.

Neni 3

Baza ligjore

Baza ligjore e kësaj rregulloreje është Ligji Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Neni 4

Subjektet

Subjektet e kësaj rregulloreje janë organet drejtuese, personeli akademik dhe administrativ, këshillat dhe komisionet, studentët pasuniversitarë dhe palët bashkëpunuese të studimeve të Programit “Master ne Nivelin e dyte per kërkime ne edukim”.

2

Page 3: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

KREU II

STATUSI, MISIONI DHE VEPRIMTARIA E STUDIMEVE TË PROGRAMIT MASTER I NIVELIT TE DYTE PER KERKIME NW EDUKIM

Neni 5

Statusi i studimeve të ciklit të dytë5.1. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale është drejtuesi i të gjitha studimeve Master i Nivelit tw Dytë brenda fakultetit dhe ka në varësinë e tij të gjitha komisionet që drejtojnë programet specifike.

5.2. Çdo program studimi Master i nivelit të dytë drejtohet nga një komision i posaçëm i cili është njësi e veçantë në njësinë akademike të Departamentit të Psikologjisë e Pedagogjisë, të Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.

5.3. Studimet master i Nivelit tw Dytw pwr kërkime ne Edukim ofrohen si studime me kohë të plotë.

5.4. Me përfundimin e suksesshëm të studimeve studenti fiton titullin: “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim”.

Neni 6

Misioni i studimeve “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim”

Studimet “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” synojnë:

Formimin e shprehive per pune kerkimore ne arsim e edukim

Zoterimin e programeve baze te kërkimit shkencor

Zhvillimin e mendimit reflektiv mbi rolin e kërkimit shkencor ne zhvillimin e politikave dhe reformave ne arsim

Neni 7

Veprimtaritë gjatë studimeve nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim”.

7.1. Aspektet kryesore të veprimtarisë gjatë studimeve janë: kërkimi shkencor, praktika kërkimore, prezantimet, botimet e artikujve shkencorë.

7.1.1. Veprimtaria mësimore zhvillohet në bazë të planeve dhe programeve mësimore bashkëkohore të bazuara në modelet e shkollave analoge evropiane e amerikane.

3

Page 4: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

7.1.2. Veprimtaria kërkimore është e orientuar kryesisht në studimin e çështjeve tw reformes ne arsim dhe mbi ceshtje te edukimit dhe trajnimit.

7.1.3. Praktika kërkimore zhvillohet në përshtatje me programin e saj dhe kryhet sipas orientimit të studimeve drejt nevojave tw tregut.

7.1.4. Praktikumet zhvillohen kryesisht në mjediset e fakultetit dhe kanë për objektiv fitimin e eksperiencës së shkathtësive për aplikimin e shprehive tw kërkimit shkencor.

7.1.5. Prezantimet janë paraqitje publike të arritjeve në studimin e çështjeve të caktuara përgjatë studimeve dhe mund të kryhen gjatë orëve të punës në auditor ose në publik të zgjedhur.

7.1.6. Veprimtaria botuese kryhet në përshtatje me profilin e studimeve në funksion të programit që ofron dhe të propagandimit të veprimtarisë kerkimore.

Neni 8

Parimet

8.1. Studimet “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” zhvillohen në bazë të parimeve të lirisë akademike, të autonomisë institucionale, të cilësisë, të efektshmërisë, të eficiencës, të vetëfinancimit.

8.1.1. Liria akademike nënkupton mungesën e imponimit dhe të ndërhyrjes, të censurës dhe të barrierave në praktikën e veprimtarisë akademike. Ajo vështrohet si një parakusht për mendimin kritik, krijues si dhe për avancimin e dijeve dhe të kërkimit intelektual.

8.1.2. Autonomia institucionale i referohet shkallës së vetërregullimit dhe të pavarësisë administrative për përmbushjen e misionit të studimeve. Praktikish,t me propozimin e komisionit që i drejton studimet, departamenti përkatës që mbulon studimet “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” miraton vetë strategjinë e zhvillimit dhe programet mësimore, ngre komisione për realizimin e misionit të vet, propozon anëtarësime në shoqata dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare të fushës së studimeve, bashkëpunon me fondacione e agjenci vendase e të huaja që ndihmojnë në realizimin e misionit të studimeve që ofron, përzgjedh personelin akademik dhe joakademik, përdor mjediset dhe pajisjet e departamentit dhe të fakultetit për realizimin e misionit të studimeve.

8.1.3. Parimi i cilësisë nënkupton zbatimin e standarteve akademike, kërkimore, menaxhuese, të infrastrukturës për realizimin e misionit të studimeve. Zbatimi i parimit të cilësisë nënkupton realizimin e vlerësimit të brendshëm, të vetëvlerësimit, të vlerësimit të jashtëm dhe të akreditimit duke synuar përmirësimin, ndryshimin, përparimin dhe njohjen zyrtare të cilësisë së studimeve.

8.1.4. Efektshmëria nënkupton funksionimin në një mënyrë të tillë që çon drejt qëllimeve dhe objektivave të dëshiruara. Ky parim kërkon që gjërat të bëhen sipas një strategjie të parashikuar.

4

Page 5: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

8.1.5. Parimi i efiçiencës nënkupton që studimet nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” të arrijnë rezultate të mira me kosto të pranueshme për shoqërinë, të përdorë burimet njerëzore, materiale dhe mjetet në mënyrë optimale.

8.1.6. Parimi i vetëfinancimit nënkupton që studimet nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” t’i sigurojnë vetë të ardhurat e nevojshme për zhvillimin normal të veprimtarive të parashikuara dhe t’i përdorë ato në përputhje me sistemin rregullator në fuqi.

KREU III

ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I STUDIMEVE

Neni 9

Struktura e studimeve nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim”

Studimet nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” koordinohen nga koordinatori i programit i ngarkuar për këtë punë, nga Komiteti Shkencor, i cili drejton studimet e Ciklit të Dytë, nga Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë, nga Kolegji i Profesorëve i Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.Këto njësi realizuese e drejtuese kanë në varësi personelin akademik, personelin ndihmës, komisionet që ngrihen sipas nevojës.

Neni 10

Organet drejtuese

Organi drejtues i Studimeve nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” është Komiteti Shkencor dhe Kryetari i tij. Ky kontrollon kolegjialisht gjithë veprimtarinë akademike, administrative dhe financiare të studimeve dhe merr vendime për probleme të rëndësishme.

Neni 11

Përbërja dhe detyrat e Komitetit Shkencor

Kryetari i Komitetit Shkencor të Studimeve është autoriteti drejtues i studimeve. Ai përgjigjet për përmbushjen e misionit të studimeve dhe ka përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për veprimtarinë e gjithanshme mesimire e kerkimore.

Kryetari i Komitetit Shkencor ka këto detyra:

- drejton punën për hartimin, ndryshimin e rregullores së studimeve nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” për përgatitjen e strategjisë së zhvillimit, për përgatitjen e dokumentacionit pedagogjik të studimeve: planin mësimor, programet mësimore, paketën e praktikës dhe të udhëzimeve për tezën; për administrimin e të ardhurave të studimeve të ciklit të dytë.

5

Page 6: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

- miraton programet mësimore;

-drejton hartimin e orarit të mësimeve, të provimeve dhe ndjek zbatimin e tyre;

-ngre komisionet e provimeve;

-ndjek ecurinë e procesit akademik në gjithë aspektet e saj;

-ndihmon në kryerjen e ceremonisë së diplomimit;

-propozon Komitetit Shkencor kriteret e pranimit të studentëve, komisionet e pranimit të studentëve, komisionin e tezës, komisionet e diplomimit;

-organizon pranimet e studentëve të rinj dhe shpall fituesit;

-propozon kriteret e pranimit dhe kandidaturat e personelit akademik dhe të personelit ndihmës të studimeve të ciklit të dytë;

-përgatit dhe kryeson mbledhjet e komitetit;

-organizon vlerësimin e brendshëm të programit të studimit;

-vlerëson punën e pedagogëve dhe të koordinatorit.

Neni 13

Personeli akademik

13.1. Personeli akademik përbëhet nga profesorati, i cili zhvillon mësim në programin e studimeve.

13.2. Në studimet nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim”, si rregull, pranohen pedagogë që zotërojnë titullin profesor, profesor i asocuar, doktorë dhe studentë doktoralë.

13.3. Pranimi i pedagogëve bëhet sipas rregullave të njohura në fuqi dhe mbështetet në kontratën që hartohet me atë rast.

13.4. Detyrat e profesoratit që kontribuon në studimet Master i Nivelit tw Dytw janë:

Të njohin gjithë kuadrin rregullator të studimeve dhe ta realizojnë atë.

Të përdorin të gjitha burimet e departamentit dhe të fakultetit për realizimin e procesit akademik.

Të marrin pjesë në komisione dhe veprimtari të ndryshme të studimeve.

6

Page 7: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

Të zbatojnë kontratën e punës.

Të bashkëveprojnë në mënyrë profesionale, humane dhe qytetare me kolegët, studentët dhe bashkëpunëtorët.

Të krijojnë një klimë bashkëpunimi me studentët dhe kolegët.

Të përmbushin përgjegjësitë për mësimdhënie cilësore dhe udhëheqje akademike.

Në ndihmë të profesoriatit që punon në një program studimi Master tw nivelit tw dytw mund të vihet nëse është e nevojshme një ndihmës, i cili si rregull duhet të jetë studenti doktorant në Fakultetin e Shkencave Sociale, fusha e kërkimit e të cilit, duhet të ketë lidhje me fushën që mbulon programi i studimeve.

Detyra e profesoratit ndihmës është të lehtësojë punën e profesorit titullar në seancat e diskutimit, në praktika, në vlerësime, në koordinime dhe përmes kësaj të fitojë eksperiencën e komunikimit te publikun të gjetjeve dhe të rezultateve të punës së tij akademike.

Neni 14

Koordinatori i programit

Mirëmban korrespondencën dhe materiale të studimeve nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim”;

Arkivon dokumentacionin e studimeve të ciklit të dytë, të pedagogëve dhe të studentëve;

Shtyp dhe shumëfishon shkresa dhe materiale mësimore;

Kryen procesin e regjistrimit të studentëve të rinj gjatë procesit të konkursit të pranimit si dhe procedurën e regjistrimit të studentëve të pranuar;

Ndjek ecurinë e procesit mësimor në drejtim të respektimit të strukturës mësimore, të orarit të mësimit, të provimeve, ecurinë e praktikës, të procesit të tezës dhe kujdeset për mbajtjen e dokumentacionit përkatës të këtyre proceseve;

Përgatit mjetet mësimore për zhvillimin e procesit mësimor;

Bën pajisjen me kancelari e materiale të tjera të domosdoshme që u duhen studentëve;

Përgatit procesverbalet e vlerësimeve me emrat e studentëve dhe ia paraqet Kryetarit të Komitetit Shkencor për nënshkrim;

Afishon strukturën mësimore, orarin e mësimit, datat e provimeve, kohëzgjatjen e praktikës, të mbrojtjes së tezave dhe lajmërime për veprimtari të ndryshme;

7

Page 8: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

Merr në dorëzim procesverbalet e plotësuara të vlerësimeve;

U jep informacion për vlerësimin studentëve;

Pajis të gjithë studentët e rinj të pranuar për studime nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” me kartë studenti, plotëson kërkesat e studentëve për vërtetime të thjeshta, listë notash e dokumente të tjera;

Kryen hedhjen e notave në regjistrin themeltar sipas kurseve dhe lëndëve;

Përgatit diplomat dhe çertifikatat e notave për studentët që mbarojnë studimet;

Mban lidhje me degën mësimore në Rektorat dhe raporton të dhënat statistikore të Studimeve nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” në instancat që i kërkojnë;

Mban dokumentacionin financiar të studentëve;

Kryen shërbimet bibliotekare dhe të internetit;

Ka në ngarkim pajisjet për programin e studimeve;

Merr masa për ruajtjen dhe mbrojtjen e dokumentacionit nga rreziqet e ndryshme si zjarri, uji, dëmtimet, shpërdorimet, etj.

Në fund të vitit akademik përgatit një raport pune të cilin ia paraqet Kryetarit të Komitetit Shkencor.

KREU IV

ORGANIZIMI I STUDIMEVE

Neni 15

Afati dhe e drejta e studimeve

15.1. Afati i rregullt i studimeve është një vit pa/me shkëputje nga puna. Afati maksimal i studimeve është dy vjet.

15.2. Afati i mbrojtjes së diplomës është deri në një vit nga përfundimi i studimeve. Brenda këtij afati studenti ka të drejtë të paraqitet për mbrojtje vetëm dy herë.

15.3. Studenti që nuk arrin t’i përfundojë studimet brenda këtij afati maksimal, humbet të drejtën e vazhdimit të studimeve. Po ashtu humbet të drejtën e vazhdimit të studimeve dhe studenti që ka rezultate jokaluese në më shumë se një të tretën e provimeve, rrëzohet për herë të dytë në një lëndë ose në mbrojtjen e tezës ose nuk kryen praktikën.

8

Page 9: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

Neni 16

Ndërprerja dhe rifillimi i studimeve

16.1. Studenti mund të ndërpresë studimet në çdo kohë, për një afat jo më tepër se një vit për arsye personale dhe mund t’i rifillojë ato duke respektuar afatet maksimale të parashikuara në nenin 20.

16.2. Në çdo rast studenti është i detyruar t’i paraqesë Kryetarit të Komitetit Shkencor të studimeve një kërkesë për ndërprerjen dhe rifillimin e studimeve.

16.3. Studenti mund të rifillojë studimet në atë periudhë të vitit akademik ku i ka ndërprerë studimet ose në fillim të vitit akademik pasues.

16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por duke paguar përsëri tarifën e shkollimit.

Neni 17

Struktura e studimeve 17.1. Viti akademik fillon javën e parë të tetorit dhe mbaron më 30 qershor të vitit pasardhës.

17.2. Programi “Master të Nivelit të dytë pwr kërkime nw Edukim” realizohet në 3 semestra prej të cilëve: 2 semestra mësim dhe 1 semestër përgatitje (praktikë kërkimore) dhe mbrojtje e tezës.

Neni 18

Plani mësimor

18.1. Plani mësimor përfshin lëndë të detyruara, me zgjedhje, praktikë dhe mbrojtjen e tezës.

18.2. Plani mësimor miratohet nga Komiteti Shkencor i studimeve, nga departamenti, nga Kolegji i Profesorëve, Këshilli i Fakultetit dhe Senati i UT.

18. 3. Plani mësimor ndryshohet vetëm kur ndryshimi është i argumentuar.

Neni 19

9

Page 10: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

Programi i lëndës

19.1. Programi i lëndës hartohet nga titullari i saj sipas formatit standart të miratuar nga Komiteti Shkencor.

19.2. Programet lëndore miratohen nga Kryetari i Komitetit Shkencor.

19.3. Pesha e çdo lënde shfaqet në kreditet të cilat i janë akorduar asaj.

Neni 20

Format e mësimit

20.1. Veprimtaria mësimore realizohet nëpërmjet orëve teorike dhe praktike: leksioneve, seminareve, praktikës dhe praktikumeve, detyrimeve të kursit, prezantimeve, projekteve të kërkimit.

20.2. Frekuentimi i orëve teorike dhe praktike është i detyrueshëm në masën 80%.

20.3. Kohëzgjatja e seancave mësimore është 60 minuta.

Neni 21

Praktika

Komponenti i praktikës synon t’u japë studentëve një përvojë praktike të punës dhe t’u krijojë mundësi për të gjetur çështje për tezën dhe për të vendosur kontakte që do t’i ndihmojnë ata për realizimin e saj. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e kompetencave të fituara në kurset teorike në një kontekst praktik profesional, lidhur me kërkimin shkencor për çështje të caktuara të specialitetit të përzgjedhur. Udhëzimet më të hollësishme jepen në paketën e praktikës. Vlerësimi i rezultateve të studentit gjatë praktikës kryhet me sistemin kalon/nuk kalon. Studenti që nuk realizon programin e praktikës profesionale, i nënshtrohet rregullit të ndërprerjes së studimeve.

Neni 22

Teza

22.1. Teza është punimi shkencor që studenti duhet të mbrojë për të fituar diplomën: “Master i Nivelit të Dytë në Kërkime në edukim”.

22.2. Për kryerjen me sukses të tezës jepen udhëzime të hollësishme që përfshijnë edhe formatin e saj.

10

Page 11: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

22.3. Për të fituar të drejtën e mbrojtjes së tezës studenti duhet të ketë marrë vlerësime pozitive në të gjitha lëndët mësimore dhe në praktikën kërkimore: të ketë paraqitur në kohë projektpropozimin e temës së tezës dhe të ketë marrë miratimin përkatës nga udhëheqësi shkencor dhe Komisioni i Tezës.

22.4. Rregullat e hollësishme për përgatitjen dhe mbrojtjen e tezës paraqiten në dokumentin “Paketa me udhëzimet për procedurat e përgatitjes dhe të mbrojtjes së tezës për diplomën Master të Nivelit të Dytë për kërkime ne Edukim”.

KREU V

VLERËSIMI I STUDENTIT

Neni 23

Procedura dhe kritere të vlerësimit

23.1. Format dhe kriteret e vlerësimit të studentit përcaktohen në programin e lëndës dhe u bëhen të ditura studentëve.

23.2. Vlerësimi në një lëndë mund të bëhet me provim me shkrim, me provim me gojë, me provim me shkrim dhe me gojë, me detyra kursi, projekte.

23.3. Praktika vlerësohet me sistemin kalon/nuk kalon.

23.4. Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistemin prej dhjetë notash. Notat nga pesë e lart janë kaluese.

Neni 24

E drejta për të hyrë në provim

Studenti fiton të drejtën të futet në provimin e një lënde, kur ka shlyer detyrimet që lidhen me atë lëndë, të parashikuara dhe të specifikuara në sylabusin e lëndës.

Neni 25

Zhvillimi i provimeve

25.1. Provimet dhe riprovimet, detyrat e kursit dhe prezantimet zhvillohen brenda afatit të caktuar në planin kalendarik të vitit akademik. Datat e tyre shpallen që në fillim të vitit akademik.

25.2. Në rast pamundësie të jashtëzakonshme të zhvillimit të provimit ose të prezantimit ditën e caktuar, Kryetari i Komitetit Shkencor, me urdhër me shkrim, cakton një datë tjetër të mëvonshme e cila u bëhet e njohur studentëve dhe pedagogëve.

11

Page 12: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

25.3. Lëndët e zhvilluara nga një pedagog vlerësohen vetëm prej tij, ndërsa kur lëndën e zhvillojnë disa pedagogë të gjithë ata janë anëtarë të komisionit të vlerësimit.

Neni 26

Komunikimi i vlerësimeve

26.1. Vlerësimet për lëndë të veçata komunikohen nga sekretaria e studimeve tw Masterit Niveli II.

26.2. Sekretaria e studimeve u komunikon studentëve individualisht me shkrim rezultatet e vlerësimeve në përfundim të çdo semestri.

Neni 27

Riprovimi

27.1. Riprovimi në një lëndë të caktuar kryhet në sesionin e parashikuar për kursin pasardhës. Nuk lejohet riprovimi për të dytën herë brenda një sesioni.

27.2. Studenti ka të drejtë të rijapë provimin vetëm një herë.

27.3. Studenti nuk mund të riprovohet përsëri në një lëndë të vlerësuar pozitivisht.

Neni 28

Dokumentimi i vlerësimeve

28.1. Vlerësimet dokumentohen në Procesverbalin e Vlerësimit dhe në Regjistrin e Rezultateve.

28.2. Procesverbali i Vlerësimit plotësohet nga pedagogu në përfundim të procesit të vlerësimit dhe dorëzohet në sekretari jo më vonë se 15 ditë nga dita e provimit ose e prezantimit të detyrës së kursit.

28.3. Në asnjë rast Procesverali i Vlerësimit nuk duhet të ketë korigjime dhe askush nuk ka të drejtë të shtojë emra në të.

28.4. Një notë e raportuar mund të ndryshojë vetëm nëse rezulton se është bërë një gabim gjatë regjistrimit ose gjatë hedhjes në kompjuter. Pedagogu duhet të dorëzojë një vërtetim me shkrim ku pranohet gabimi. Vërtetimi miratohet nga Kryetari i Komitetit Shkencor. Ndryshimi pranohet brenda një periudhe kohore prej tre ditësh nga data e dhënies së vlerësimit. Kur shfaqen paqartësi në lidhje me ndonjë gabim të mundshëm të një note të paraqitur nga një pedagog, i cili nuk është më pjestar i trupës mësimore, Kryetari i Komitetit Shkencor ngre një komision të posaçëm për të zgjidhur problemin dhe autorizon ndryshimin e mundshëm.

12

Page 13: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

KREU VI

DIPLOMIMI

Neni 29

Procedura e diplomimit

29.1. Për të fituar diplomën “Master i Nivelit të Dytë në Kërkime në edukim” studenti duhet të marrë 60 kredite.

29.2. Mbrojtja e temës së diplomës bëhet në dy sesione: i verës dhe i vjeshtës, të cilët përcaktohen në planin kalendarik të studimeve.

29.3. Kandidati diplomant i cili rrëzohet në sesionin e parë të mbrojtjes së diplomës ka të drejtë të riparaqitet për mbrojtje në sesionin e ardhshëm.

29.4. Kandidati që nuk e fiton mbrojtjen e tezës pajiset me një dëshmi ku bëhet shënimi “Specialist i padiplomuar” dhe ku paraqiten rezultatet e arritura.

Neni 30

Marrja e diplomës

30.1. Studenti që plotësuar të gjitha kërkesat e planit mësimor dhe ka mbrojtur tezën pajiset me diplomën përkatëse, të shoqëruar me listën e notave të fituara gjatë viteve të studimit.

30.2. Diploma nënshkruhet nga dekani i fakultetit dhe rektori i UT. Për secilën prej tyre shënohet emri, mbiemri, grada dhe titulli shkencor. Nënshkrimet e tyre vërtetohen me vulën e UT.

30.3. Tërheqja e diplomës bëhet personalisht nga i diplomuari, kundrejt nënshkrimit dhe evidentohet në regjistrin përkatës.

30.4. Nëse diploma nuk është plotësuar në rregull, i interesuari mund ta tërheqë atë dhe të kërkojë pajisjen me diplomë të rregullt. Nëse i interesuari e tërheq diplomën e parregullt, nëse i humbet origjinali ose i dëmtohet ai duke ju bërë i papërdorshëm, universiteti nuk lëshon dublikatë. Lejohet vetëm dhënia e listës së notave dhe krediteve të fituara dhe vërtetim me fotografi i cili është ekuivalent me diplomën, pasi nënshkruhet nga Rektori i Universitetit dhe dekani i fakultetit. Nënshkrimet e tyre vërtetohen me vulën e UT.

13

Page 14: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

30.5. Dorëzimi i diplomave bëhet me ceremoni.

KREU VII

PRANIMI I STUDENTËVE

Neni 31

Politika e pranimit

31.1. Çdo vit akademik për të ndjekur programet e studimit për titullin “Master i Nivelit të Dytë në Kërkime në Edukim” mund të pranohen edhe studentë të shteteve të tjera.

31.2. Pranimi i kandidatëve bëhet me konkurrim të dosjeve dhe me intervistë.

31.3. Përzgjedhja e kandidatëve bazohet në parimet e barazisë, të drejtësisë, të paanësisë dhe të meritës, që nënkupton vlerësimin tërësor të treguesve të kandidatit që përfshijnë arritjet akademike, përputhjen e interesave të kandidatit me qëllimet e programit, nivelin e zotërimit të gjuhës angleze, nivelin e rekomandimit.

31.4. Pranohen kandidatët që marrin përsipër të mbulojnë të gjitha shpenzimet e shkollimit.

31.5. Organizimi i konkursit të pranimit bëhet nga Kryetari i Komitetit Shkencor mbi bazën e Rregullores së Brendshme dhe të vendimeve të Komitetit Shkencor të studimeve të Nivelit te dyte te Masterit.

31.6. Për përzgjedhjen e kandidatëve veprojnë Komisioni Akademik, Komisioni i Intervistimit dhe komisioni i Pranimit. Vendimin për kandidatët fitues e merr komisioni i Pranimit. Kryetari i Komitetit Shkencor shpall listën e kandidatëve të pranuar bazuar në vendimin e komisionit të Pranimit.

31.7. Në rast se ndonjë kandidat heq dorë nga ndjekja e studimeve para fillimit të kursit, vendin e tij e zë kandidati që renditet pas tij në listën e fituesve.

31.8. Kandidati që nuk është përzgjedhur mund t’i drejtojë ankesë Kryetarit të Komitetit Shkencor brenda dy ditëve nga dalja e vendimit. Kryetari i Komitetit Shkencor ngre një komision rivlerësimi, vendimi i të cilit është i formës së prerë.

31.9. Lista përfundimtare shpallet një javë para fillimit të kursit.

31.10. Kandidati që nuk ka fituar një herë mund të konkurojë përsëri në vitin e ardhshëm.

14

Page 15: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

Neni 32

Kriteret e pranimit

Kandidati që kërkon të ndjekë programin “Master i Nivelit të Dytë në Kërkime në Edukim” duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara në paketën që shoqëron planin mësimor të programit përkatës, notën mesatare të studimeve të mëparshne mbi 9, njohjen e gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër perëndimore, studime relevante në lidhje me fushën e studimeve për të cilën aplikohet, intervistë, 2 rekomandime shkencore, deklarata e përballimit të shpenzimeve të studimit, intervista.

Në rastet e aplikantëve që nuk plotësojnë kriterin e shkollës së mëparshme, me këmbënguljen e aplikantit Komiteti Shkencor mund të shqyrtojë mundësinë e dhënies së provimeve shtesë për të mundësuar ndjekjen e studimeve nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” .

Neni 33

Dokumentacioni i pranimit

-Formulari i plotësuar i kërkesës;

-Çertifikatë lindjeje me fotografi;

-Biografi personale profesionale;

-Diploma universitare 4 vjecare me listën e notave, e noterizuar dhe e shoqëruar me origjinalin;

-Diploma ose certifikata e kualifikimit pasuniversitar “Master në Këshillim Psikologjik”, me listën e notave, të noterizuara dhe të shoqëruara me origjinalin.

-Dëshmi e zotërimit të gjuhës angleze e noterizuar e shoqëruar me origjinalin. (Dëshmi e provimit e lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, TOEFL, Cambridge IELTS, CPE, CAE).

-Listë botimesh e shoqëruar me fotokopje të kopertinave të botimeve ose të abstrakteve të tyre.

-Dy letra rekomandimi, secila e mbyllur në zarf dhe e firmosur nga rekomanduesi.

-Deklaratë vetjake për përballimin e shpenzimeve të studimeve.

15

Page 16: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

-3 fotografi me format pasaporte.

-Fletëpagesa e taksës së regjistrimit për konkurim.

Neni 34

Procedurat e pranimit

34.1. Pranimi i dokumentacionit

a) Dokumentet për konkurim pranohen në periudhën 25 gusht deri më 10 shtator të çdo viti akademik.

b) Të gjitha dokumentet për konkurim duhen dorëzuar nga vetë i interesuari në sekretarinë e Studimeve. Nuk pranohet dërgimi i dokumenteve me e-mail, ose me postë.

34.2. Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve dhe e komunikimit të vendimit.

Procedura e përzgjedhjes zgjat dy javë dhe ndahet në këto faza:

Faza e parë: Vlerësimi akademik i kandidatëve/Përzgjedhja e kandidatëve.

Kryetari i Komitetit Shkencor propozon Komisionin Akademik, i cili miratohet nga Komiteti Shkencor dhe ka për detyrë të përzgjedhë ata kandidatë që kanë treguesit më të lartë, duke i vlerësuar treguesit e tyre sipas kritereve të pranimit dhe kritereve të vlerësimit akademik.

Faza e dytë: Intervistimi i kandidatëve.

Kandidatët e përzgjedhur nga komisioni Akademik i nënshtrohen një interviste për të cilën është përgjegjës Komisioni i Intervistimit. Ky komision propozohet nga kryetari i Komitetit Shkencor dhe miratohet nga Komiteti Shkencor. Intervista zhvillohet në gjuhën shqipe. Komisioni i vlerëson kandidatët në bazë të kritereve të caktuara.

Faza e tretë: Përzgjedhja e kandidatëve fitues.

Bazuar në rezultatet e dy vlerësimeve, Komisioni i pranimit, i propozuar nga Kryetari i Komitetit Shkencor dhe i miratuar nga Komiteti Shkencor i programit, përzgjedh kandidatët fitues. Fitues shpallen kadidatët që kanë fituar numrin më të madh të pikëve në rend zbritës deri në plotësimin e kuotës së parashikuar të pranimit.

Faza e katërt: Komunikimi i vendimit.

Në këtë fazë shkolla i dërgon secilit kandidat në letër me njoftimin e vendimit të pranimit, të mospranimit ose të përfshirjes në listën pritëse.

16

Page 17: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

KREU VIII

STUDENTËT

Neni 35

Statusi i studentit

35.1. Kandidati fitues i konkursit të pranimit ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin akademik për të cilin konkuroi nëse regjistrohet në Sekratarinë Mësimore të programit brenda afateve të parashikuara. Me regjistrimin ai fiton statusin e studentit të studimeve të ciklit të dytë dhe të gjitha të drejtat që burojnë prej tij.

35.2. Statusi i studentit përfundon me marrjen e diplomës ose me përjashtimin e personit nga universitetit.

Neni 36

Të drejtat e studentëve

Studentët e studimeve të ciklit të dytë kanë këto të drejta:

-Të udhëhiqen nga rregulla dhe procedura të formuluara qartë dhe të justifikuara në aspektin akademik;

-Të jenë të mbrojtur nga diskriminimi i çdo lloj ose nga ndonjë kriter i papërshtatshëm i vlerësimit akademik;

-Të kenë në dispozicion të gjithë informacionin që u takon të kenë, për të gjitha çështjet akademike dhe procedurat;

-Të përdorin pajisjet e studimeve të ciklit të dytë, sipas rregullave përkatëse për të realizuar programin mësimor dhe punën e programuar në aktivitetin e tyre shkencor, biblotekën dhe internetin;

-Të paraqesin pikëpamjet e tyre pa frikë nga ndëshkimi;

-Të përfaqësohen në organet drejtuese të studimeve të ciklit të dytë dhe të UT;

-Të marrin pjesë në vlerësimin e veprimtarisë së studimeve të ciklit të dytë;

17

Page 18: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

-Të refuzojë të kryejnë detyra që nuk lidhen me zhvillimin akademik dhe profesional.

Neni 37

Përgjegjësitë e studentëve

Studentët e studimeve te ciklit të dytë kanë këto përgjegjësi:

-Të njohin dhe të zbatojnë Rregulloren e Studimeve nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” dhe të Universitetit të Tiranës, kërkesat e planit dhe të programeve mësimore dhe të jenë të vetëdijshëm për zbatimin e tyre, në të kundërt shkolla nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre.

-Të sillen në një mënyrë të pjekur, profesionale, qytetare në tërë ndërveprimet në shkollë dhe në universitet me drejtuesit, personelin akademik dhe administrativ, studentët e tjerë.

-Të përmbushin në kohë të gjitha kërkesat dhe detyrimet e programeve mësimore,të praktikës dhe të tezës.

-Të kontribuojnë në zhvillimin e studimeve të ciklit të dytë dhe krijimin e një klime pozitive në shkollë.

-Të respektojnë kohën e pedagogëve.

-Të paguajnë tarifën e regjistrimit dhe tarifën e shkollimit në afatet e caktuara.

-Të mbajnë përgjegjësi për shkeljen e rregullave të studimeve nga ana e tyre, dëmet materiale që mund t’i shkaktojnë zhdëmtohen në masën që e gjykon Komiteti Shkencor i studimeve.

Neni 38

Përgjegjësitë e shkollës

Shkolla u jep studentëve gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me Rregulloren e studim nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim”, kritereve tw pranimit, planin dhe programet mësimore, rregullat e vlerësimit, rregullat e praktikës, rregullat e mbrojtjes së tezës, tarifën e shkollimit.

Respekton të gjitha kriteret profesionale, shkencore dhe pedagogjike për mësimdhënien, kërkimin, praktikën, vlerësimin.

18

Page 19: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

Nxit studentët të marrin pjesë në veprimtaritë e studimeve nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” dhe të universitetit.

Ndihmon studentët në plotësimin e kërkesave që lidhen me zbatimin e planit mësimor.

Krijon kushtet e përshtatshme për realizimin e programit (siguron mjediset, rrjetin e informacionit, vë në dispozicion bibliotekën, mjete mësimore dhe teknologjinë elektronike).

KREU IX

MASAT DISIPLINORE

Neni 39

Shkeljet

39.1. Shkelje e rregullave të studimeve nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” quhen të gjitha veprimet e kryera nga ana e subjekteve që veprojnë në shkollë dhe që cënojnë personalitetin e subjekteve të tjera që veprojnë në shkollë.

39.2. Si veprime të ndëshkueshme quhen falsifikimi i dokumenteve të ndryshme, kopjimi në provime, plagjiatura në punime shkencore, aktet e rrugaçërisë, të vjedhjes, shkelja e rregullores, etj.

39.3. Ndaj personave që kryejnë këto veprime merren këto masa disiplinore:

a) vërejtje me shkrim b) përjashtim nga shkolla për një vit c) përjashtim nga Universiteti i Tiranës.

39.4. Masa e parashikuar në pikën a) merret nga Kryetari i Komitetit Shkencor. Masa e parashikuar në pikën b) merret nga Komiteti Shkencor dhe masa e parashikuar në pikën c) merret nga Dekani i FSHS.

39.5. Asnjë ndëshkim nuk mund të zbatohet pa u dëgjuar më parë personi që do të ndëshkohet.

39.6. Ndëshkimet e dhëna nga drejtori mund të kundërshtohen në Komitetin Shkencor.

39.7. Vendimet e Komitetit Shkencor mund të ankimohen pranë Rektoratit brenda pesë ditëve nga dita e komunikimit të tyre. Ankimi i bërë nuk pezullon zbatimin e masës.

39.8. Masat disiplinore për personelin akademik dhe administrativ merren sipas Kodit të Punës.

KREU X

FINANCIMI I STUDIMEVE

19

Page 20: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

Neni 40

Burimi i financimit

40.1. Studimet për titullin “Master i Nivelit të Dytë në Kërkime në Edukimi” kryhen me vetëfinancim. Të ardhurat e saj formohen nga tarifa e shkollimit e paguar nga studentët, tarifa e regjistrimit për konkurim dhe nga të tjera të ligjshme.

40.2. Programi ka të drejtë të pranojë ndihma financiare që lidhen me objektin e veprimtarisë së saj në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 41

Administrimi i të ardhurave

Administrimi i të ardhurave që krijon programi bëhet në bazë të Vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave, udhëzimeve të Ministrisë së Financave, të ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, vendimeve të Senatit të UT dhe të Komitetit Shkencor të Studimeve të ciklit të dytë.

Neni 42

Tarifa e shkollimit

42.1. Tarifa e shkollimit për studimet e ciklit të dytë përcaktohet nga Komiteti Shkencor i Studimeve në bazë të kostos dhe miratohet nga instancat përkatëse.

42.2. Tarifa e shkollimit paguhet me këste sipas vendimit të Kryetarit të Komitetit Shkencor.

42.3. Detyrimi i studentëve për tarifën e shkollimit shprehet në pikën “1” të nenit 44 të Rregullores së Brendshme të Studimeve”. Studenti është i detyruar të bëjë pagesën e tarifës së shkollimit në datën e caktuar nga Kryetari i Komitetit Shkencor. Studenti që nuk kryen pagesën e tarifës së shkollimit në afatin e caktuar i hiqet e drejta për të vazhduar studimet.

42.4. Tarifa e regjistrimit për konkursin e pranimit.

Secili kandidat që dëshiron të regjistrohet për konkursin e pranimit në studimet e ciklit të dytë duhet të paguajë në ditën e regjistrimit një tarifë të caktuar. Kjo tarifë regjistrimi është e pakthyeshme për kandidatët që nuk fitojnë të drejtën e studimit. Fletëpagesa e tarifës së regjistrimit duhet të shoqërojë dokumentin e aplikimit dhe të përfshihet në dosjen ë kandidatit.

42.5. Përdorimi i të ardhurave nga tarifa e shkollimit dhe tarifa e regjistrimit

Të ardhurat e siguruara nga tarifa e shkollimit përdoren për të mbuluar shpenzimet për shërbime operative, për investime, për pagesat e personelit akademik, të personelit administrativ të programit dhe për të mbuluar veprimtaritë e parashikuara në nenin 7 të kësaj Rregulloreje.

20

Page 21: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

Të ardhurat nga tarifa e regjistrimit për konkurim, përdoren për të mbuluar të gjitha veprimtaritë për zhvillimin e konkursit të pranimit.

Përfitimi i studentëve nga pagesa e tarifës së shkollimit përfshin; dokumentet zyrtare për ta, shfrytëzimin e bibliotekës, të internetit dhe pajisjet e tjera teknike dhe elektronike të studimeve. Kjo tarifë nuk mbulon shpenzimet individuale të shkollimit si shpenzimet për tekste, për fotokopje materialesh, për vizita studimore.

KREU XI

MARRËDHËNIET ME PARTNERËT

Neni 43

43.1. Programi i studimeve nw programin “Master i Nivelit të Dytë për Kërkime nw Edukim” mund të mbështetet edhe në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Këto marrëdhënie realizohen nëpërmjet dekanit të fakultetit.

43.2. Bashkëpunimi i programeve të studimeve të ciklit të dytë me institucionet dhe idividët kryhet mbi bazën e marrëveshjeve të bashkëpunimit të negociuara nga shkolla dhe të nënshkruara nga dekani i fakultetit.

KREU XII

VLERËSIMI I CILËSISË

Neni 44

44.1. Shkolla kryen çdo dy vjet vlerësimin e brendshëm.

44.2. Shkolla kërkon akreditimin në afatet e parashikuara me ligj.

KREU XIII

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 45

45.1. Kjo rregullore mund të përsoset e të korrigjohet gjatë punës në përputhje me zhvillimet dhe detyrat e reja që merr përsipër shkolla ose ndryshimet në strukturën e administratës, me anë të

21

Page 22: Rregullore e brëndshme - WordPress.com · Web view16.4. Studenti që ndërpret shkollën deri në një vit, i ruhet e drejta për të vazhduar studimet në vitin pasardhës, por

amendamenteve të ndryshme bashkëngjitur saj bashkë me firmën e Kryetarit të Komitetit Shkencor ose duke u ripunuar tërësisht. Një kopje e kësaj rregulloreje depozitohet në protokoll.

45.2. Të drejtën e interpretimit të kësaj Rregulloreje e ka Kryetari i Komitetit Shkencor.

22