REPUBLIKA E SHQIPERISE
PËRMBAJTJA
Çështje Civile
Nr.i vendimit Data PALËT Faqe
145 (00-2016-1530)04.05.2016CMS Andonnino Ascoli & Cavasola
Scamoni kundër
AJM Slovenija sh.p.k
146 (00-2016-1531)04.05.2016Roland Tafili kundër Operatori i
Shpërndarjes së
Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.
147 (00-2016-1534) 04.05.2016Peço Xhoxhi; Jorgjie Kristuli;
Andrea Xhoxhi;
Harrila Xhoxhi; Vangjeli Xhunga; Leonora Korini;
Ligor Xhoxhi; Ndine Xhoxhi; Dhimitraq Xhoxhi;
Olimbi Papingu; Arti Xhoxhi; Teuta Xhoxhi;
Saveta Xhoxhi; Zhaneta Xhoxhi; Vladimir Xhoxhi;
Ilir Xhoxhi; Genc Xhoxhi kundër Ndone Sota
(Xhoxhi), AKKPronave Tiranë
148 (00-2016-1532)04.05.2016Agim Dalipi në mungesë kundër OSHEE
Sh.a.
(Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike)
149 (00-2016-1533)04.05.2016Ramadan Mehmeti në mungesë
kundër
Skënder Mehmeti në mungesë
150 (00-2016-1769)04.05.2016Dashuri Agalliu (Shehaj),
Trashëgimtarët e Bako
Xhaferri (Shehaj): Sadedin Xhaferi, Bernoreta Xhaferi,
Faire Lloja, Memli Xhaferi, Drita Gabrani (Shehaj)
kundër Kutbi Shehaj në mungesë, Ramiz Shehaj
në mungesë, Merjeme Sulaj (Shehaj) në mungesë,
Nihajete Belaj (Shehaj) në mungesë, Rexhie Sadiraj
(Shehaj) në mungesë, Kudrete Tepelena (Shehaj)
në mungesë, Inajete Ismaili (Shehaj) në mungesë,
Myrvete Hamzaraj (Shehaj) në mungesë,
Ylvie Ismailaj (Shehaj) në mungesë, Saqime Ismailaj
(Xhafaj) në mungesë, Fedalete Ismailaj (Danushaj)
në mungesë, Zinete Gjoca (Shehaj) në mungesë
151 (00-2016-1535)11.05.2016Koço Vezuli, Elisabeta Vezuli
kundër
Shoqëria “Sigma” Sh.A.
152 (00-2016-1536)11.05.2016Grand-Konstruksion sh.p.k kundër
Sokol Habilaj
153 (00-2016-1537)11.05.2016Dionis Jazaj kundër Leonard
Bombaj
154 (00-2016-1538)11.05.2016Tefik Zhula kundër Drejtoria
Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Korçë
155 (00-2016-1539)11.05.2016Kërkuese: Leonora Naçi në mungesë
kundër Zyra e
Gjendjes Civile, Bashkia Korçë, në mungesë
156 (00-2016-1540)11.05.2016Pano Goro në mungesë kundër Jani
Qirici në mungesë,
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë
në mungesë
157 (00-2016-1541)11.05.2016Nikolla Paco, Rozali Paco kundër
Drejtoria e
Shërbimeve Qeveritare, Garda e Republikës Vlorë
158 (00-2016-1542)11.05.2016Alketa Pronjari kundër Syrjel
Hoxhalli
159 (00-2016-1768)11.05.2016Sulejman Alia kundër Shoqëria
“Albanian Chrome”
(ACR) shpk
160 (00-2016-2232)12.05.2016Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë
“SIN-TEL” shpk
kundër Nexhip Mevlani në mungesë
161 (00-2016-1770)18.05.2016Mimoza (Hasko) Prifti, Zhaneta
(Hasko) Hoxholli
kundër Kastriot Hasko
162 (00-2016-1777)18.05.2016Shoqëria “Albtelecom” Sh.A
kundër
Shoqëria “Eurosig” Sh.A
163 (00-2016-1771)18.05.2016Zyra e Përmbarimit Fier në mungesë
kundër
Shoqëria“Fatjola” sh.p.k. në mungesë
164 (00-2016-1772)18.05.2016Vjollca Ilo në mungesë kundër Thanas
(Fazlli)
Qelemeni, Komisioni i Verifikimit të Titujve të
Pronësisë pranë Prefekturës së Qarkut Korçë
në mungesë
165 (00-2016-1773)18.05.2016Kërkues: Asambleja e Pergjithshme e
Ortakëve të
Shoqërisë "Wisdom" sh.p.k kundër Brunilda Paskali
166 (00-2016-1774)18.05.2016Bardhyl Gradeci kundër Ergys Shehu,
Renisa Shehu,
Agjensia e Trajtimit të Kredive, Shoqëria “Edal”
167 (00-2016-1775)18.05.2016Zhuljeta Kukureci kundër Vladimir
Metko
168 (00-2016-1776)18.05.2016Engjëll Hoxhalli kundër “Ujësjellës
fshat” sh.a. Korçë
169 (00-2016-1814)19.05.2016Adriatik Mulita kundër Selam Mulita
në mungesë,
Abedin Mulita në mungesë, Tatjana Bramo
në mungesë
170 (00-2016-1815)19.05.2016Alush Dalipi kundër Shoqëria “Teba”
sh.p.k,
në mungesë), Artan Dalipi
171 (00-2016-1816)19.05.2016Niko Riza kundër Spiro Pani
172 (00-2016-1817)19.05.2016Shoqëria “Alba Flor” sh.p.k.
kundër
Bashkim Pasmaçiu, në mungesë, Liljana Pasmaçiu
në mungesë, Zyra e Përmbarimit Tiranë në mungesë
173 (00-2016-1840)26.05.2016Sefer Pinari, Kujtim Pinari, Skënder
Pinari kundër
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
174 (00-2016-1859)26.05.2016Lejla Baholli kundër Shoqëria “Vefa”
në administrim,
Zyra e Përmbarimit Tiranë
175 (00-2016-1860)26.05.2016Petrit Pepa kundër Ermira Çoku
(Pepa), Mirvjen Çoku
në mungesë, Roel Zhitoni në mungesë
176 (00-2016-1861)26.05.2016Lamiha Besatari kundër Agjencia e
Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë,
Zeqi Shehu, Maliq Shehu, Fiqirete Shehu (Gjebrea),
Musa Selami
177 (00-2016-1862)26.05.2016Semiha Dollani kundër Agjencia e
Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë
Çështje Penale
1323.05.2016Kërkues: Kujtim Gjolena
kundër Lulëzim Basha, Bujar Nishani, Flamur Noka,
Saimir Tahiri, Florian Nuri, Alfred Olli,
Asqeri Xhabej, Irena Shehu, Sokol Mata,
Blerad Hajdinaj, Violtea Progni, Mariana Progni,
Sulle Progni, Limaz Gjana dhe Xhevit Zaguri
88 (00-2016-750)04.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës
Rrethit Gjyqësor
Elbasan
I pandehur: Edison Bejleri
89 (00-2016-748)04.05.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor
Tiranë
I pandehur: Androkli Kokthi
90 (00-2016-753)04.05.2016I pandehur: Sulejman Metani
91 (00-2016-752)04.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Fier
I pandehur: Mehmet Muskaj
92 (00-2016-749)04.05.2016Kërkues: Besnik Banushi kundër
Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Sarandë
93 (00-2016-747)04.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Tiranë
Të pandehur: Flutura Meço, Almir Meço,
Edmond Kalaja
94 (00-2016-751)04.05.2016I pandehur: Klemend Imeri
95 (00-2016-754)04.05.2016Të pandehur: Arjan Çelaj
96 (00-2016-755)04.05.2016I pandehur: Imer Ruko në mungesë
97 (00-2016-).05.2016Të pandehur:
98 (00-2016-790)11.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Vlorë
I pandehur: David Tushaj
99 (00-2016-).05.2016Të pandehur:
100 (00-2016-789)11.05.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Shkodër
I pandehur: Gjin Guri
101 (00-2016-788)11.05.2016I pandehur: Arlind Cara
102 (00-2016-817)18.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Tiranë
I pandehur: Leonart Pajolli
103 (00-2016-899)18.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Vlorë
I pandehur: Oltian Bejto
104 (00-2016-819)18.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Elbasan
I pandehur: Zmian Menko
105 (00-2016-818)18.05.2016I pandehur: Robert Malaj
106 (00-2016-820)18.05.2016Të pandehur: Përparim Boja, Luis
(Astrit) Boja,
Fatjon Cani
107 (00-2016-973)18.05.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Vlorë
I pandehur: Albano Zepaj
108 (00-2016-989)18.05.2016Të pandehur: Ilirjan Andoni, Remzi
Aliaj,
Krenar Çakerri, Enkelejd Rexha
109 (00-2016-900)25.05.2016Kёrkues: Dodë Ndoci
110 (00-2016-908)25.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Kukës
I pandehur: Ardian Rakipi
111 (00-2016-902)25.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Vlorë
I pandehur: Petrit Bulla
112 (00-2016-901)25.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Korçë
I pandehur: Kujtim Shabani
113 (00-2016-906)25.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Tiranë
I pandehur: Shyqyri Bajraktari
114 (00-2016-904)27.05.2016Të pandehur: Valon Kyçyku, Burim
Haxhiolli
115 (00-2016-903)27.05.2016Të pandehur: Gjergj Sokoli, Paulin
Kalthi
116 (00-2016-905)27.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Durrës
Të pandehur: Vasil Gjoni, Luljeta Bocaj, Ollga Molla,
Fatmir Brace
117 (00-2016-907)27.05.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Tiranë
I pandehur: Alessandro Enrico Donadon
Çështje Administrative
280 (00-2016-1410)04.05.2016Fatmir Hanxhari kundër Zyra Vendore
e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Vlorë
281 (00-2016-1412)04.05.2016Nezmi Mezani kundër Zyra Vendore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Vlorë
282 (00-2016-1414)04.05.2016Ilir Bani kundër Dega Doganës
Elbasan
283 (00-2016-2184)04.05.2016Besim Elezi, Marika Elezi kundër
Zyra Qendrore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra
Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Tiranë
284 (00-2016-2262)04.05.2016Florjan Memini kundër Komuna
Levan
285 (00-2016-2272)04.05.2016Leonard Xexo kundër Zyra e Gjendjes
Civile,
Njësia Bashkiake Nr.4 Tiranë; Zyra e Gjendjes Civile
Bashkia Tiranë
286 (00-2016-2271)04.05.2016Ditmir Hykaj kundër Dega e Tatim
Taksave Shkodër
287 (00-2016-2273)04.05.2016Mike Kamolli kundër Qendra
Shëndetësore Proptisht
Pogradec
288 (00-2016-1646)05.05.2016Frrok Doda kundër Ministria e
Financave, Dega e
Thesarit Pukë
289 (00-2016-2257)11.05.2016Mitat Velaj kundër Ministria e
Financave Tiranë, Dega
e Thesarit Fier
290 (00-2016-2684)11.05.2016Merita Zaimi kundër Prefektura e
Qarkut Berat
291 (00-2016-2259)11.05.2016Thimi Remacka kundër Drejtoria e
Përgjithshme e
Policisë së Shtetit
292 (00-2016-2258)11.05.2016Plarent Nonaj kundër Drejtoria e
Policisë së Qarkut
Tiranë
293 (00-2016-2694)11.05.2016Maringlen Legisi kundër Qendra
Spitalore Universitare
“Nënë Tereza”
294 (00-2016-2693)11.05.2016Megi Naqe kundër Bashkia Tiranë
295 (00-2016-2744)11.05.2016Shoqëria “Shpresa“ shpk kundër
Drejtoria e
Përgjithshme e Zhvillimit të Prokurimeve të
Përqëndruara, Komisioni i Prokurimeve Publike
296 (00-2016-2365)11.05.2016Shoqëria “Armo” Sh.A kundër
Drejtoria e
Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, Drejtoria Rajonale e
Tatimeve, Njësia e Tatimpaguesve te Mëdhenj
297 (00-2016-2367)11.05.2016Shoqëria “NOA” Sh.A kundër Drejtoria
e
Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, Drejtoria Rajonale e
Tatimeve, Njësia e Tatimpaguesve te Mëdhenj,
Drejtoria e Apelimit Tatimor
298 (00-2016-2261)12.05.2016Pashk Margjoni kundër Inspektoriati
Ndërtimor
Urbanistik, Komuna Shëngjin
299 (00-2016-2377)12.05.2016Mirbana Bilali kundër Drejtoria
Rajonale Tatimore
Tiranë, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë
së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë
300 (00-2016-2266)11.05.2016Balil Sinaj kundër Korporata
Elektroenergjitike
Shqiptare sh.a
301 (00-2016-2263)11.05.2016Xhovalin Sokoli kundër Bashkia
Lezhë
302 (00-2016-2446)17.05.2016Firma “Shqiponja M” sh.p.k kundër
Komuna Komsi
303 (00-2016-2799)17.05.2016Sokrat Petani, Vangjel Sema kundër
Këshilli i
Ministrave, Ministria e Punëve Publike, Transportit
dhe Telekomunikacionit, Drejtoria e Përgjithshme e
Rrugëve
304 (00-2016-2650)17.05.2016Esat Shalca, Jani (Agron) Bacellari,
Gentian Ravolli,
Genci Bregu, Fatos Hymetllari kundër Drejtoria e
Policisë Qarku Korçë, Drejtoria e Policisë së Shtetit
Tiranë
305 (00-2016-2625)17.05.2016Ilia Bano kundër Prokurori i
Përgjithshëm, Presidenti i
Republikës
306 (00-2016-2362)17.05.2016Ankues: Drejtoria e Përgjithshme e
Tatimeve
në mungesë kundër Suzana Skuqi
307 (00-2016-1707)18.05.2016Mirela Keco kundër ALUIZNI,
Drejtoria Qendrore
Tiranë
308 (00-2016-1705)18.05.2016Perlat Aliaj dhe Hyso Hysaj kundër
Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë
309 (00-2016-).05.2016 kundër
310 (00-2016-2370)19.05.2016Jani Qirjaqi kundër Drejtoria e
Shërbimit Spitalor
Sarandë
311 (00-2016-2163)19.05.2016Shoqëria “Spartaku” sh.p.k kundër
Komisioni i
Prokurimit Publik (KPP), AK Drejtoria e Përgjithshme
e Hekurudhave sh.a, Avokatura e Shtetit
312 (00-2016-2351)19.05.2016Agim Kojku kundër ZVRPP Lushnjë,
ZQRPP Tiranë
313 (00-2016-2404)19.05.2016Leonora Hyso kundër ALUIZNI
Vlorë
314 (00-2016-2345)19.05.2016Shoqëria “Koha Ekspres” Sh.p.k
Lushnjë kundër
Drejtoria Rajonale Tatimore Fier
315 (00-2016-2348)19.05.2016Frederik Shoshi kundër Drejtoria
Rajonale Tatimore
Durrës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
316 (00-2016-2276)24.05.2016Kolë Brahimaj kundër Zyra Vendore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Shkodër
317 (00-2016-2743)24.05.2016Besim Elshani kundër Inspektorati
Ndërtimor e
Urbanistik Bashkia Tiranë
318 (00-2016-).05.2016 kundër
319 (00-2016-2779)24.05.2016Ndue Prenga kundër Zyra Vendore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Shkodër
320 (00-2016-2993)24.05.2016Neti Çela kundër Zyra Qendrore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krujë
321 (00-2016-2275)25.05.2016Mariglen Skënderi kundër Drejtoria e
Policisë së
Qarkut Gjirokastër
322 (00-2016-2267)25.05.2016Sokol Nikolli kundër Ministria e
Financave;
Dega e Thesarit Lezhë
323 (00-2016-2268)25.05.2016Eduart Dauti kundër Prokuroria e
Rrethit Gjyqësor
Tiranë
324 (00-2016-2399)26.05.2016Shoqëri Tregtare “Reto” Sh.p.k
kundër Drejtoria
Rajonale Tatimore Elbasan
325 (00-2016-2304)26.05.2016Kostika Misrasi kundër Drejtoria e
Përgjithshme e
Burgjeve Tiranë; Institucioni i Ekzekutimit të
Vendimeve Penale Korçë
326 (00-2016-2162)26.05.2016Alketa Agolli kundër Instituti i
Sigurimeve të Kujdesit
Shëndetësor Tiranë
327 (00-2016-2231)26.05.2016Hilmi Çoba kundër Drejtoria Rajonale
e Sigurimeve
Shoqërore Shkodër
328 (00-2016-2296)26.05.2016Vangjel Llupo kundër Zyra Vendore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Kuçovë, Zyra Qendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë
329 (00-2016-2300)26.05.2016Besnik Meco kundër Bashkia
Tiranë
330 (00-2016-2299)26.05.2016Drande Lleshi kundër Drejtoria
Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Shkodër
Moskompetenca Civile
00-2016-137903.05.2016Enver Novaku, Jani Miçoni (Novaku)
kundër
Mizo Novaku, Selman Novaku, Astrit Novaku,
Ilia Novaku, Maria Papa, Eleni Novaku
00-2016-138003.05.2016Tatjana Marash kundër Dhimitër Jorgos
00-2016-138203.05.2016Shoqëria “The Point” sh.p.k kundër
Radiotelevizioni
Shqiptar
00-2016-138303.05.2016Shoqëria “Geoconsult” sh.p.k kundër
Shoqëria
Përmbaruese Private “Afa-2010” sh.p.k., Shoqëria
“Copri Aktor” Sh.A, Shoqëria “Vagexco” sh.p.k.
00-2016-138403.05.2016Kërkues: “Procredit Bank” Sh.A
00-2016-.05.2016 kundër
00-2016-140904.05.2016Fran Vuka kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve
Shoqërore Durrës, Avokatura e Shtetit
00-2016-149412.05.2016Fatbardha Saku kundër Vjollca
Muhaxhiri
00-2016-150512.05.2016Irsida Leshi, Drilona Leshi, Zhuljeta
Leshi kundër
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a
00-2016-1506.1205.2016Adnor Shameti kundër Agjencia e Kthimit
dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë
00-2016-155404.05.2016Kujtim Çakri kundër Drejtoria Vendore e
Policisë
Dibër
00-2016-155516.05.2016Llambro Kashta kundër Agjencia e Kthimit
dhe
Kompensimit të Pronave
00-2016-1556.05.2016Ilia Xhakaj kundër Komisariati i Policisë
Vlorë, Zyra e
Gjendjes Civile Vlorë, Drejtoria e Policisë së Qarkut
Berat
00-2016-155716.05.2016Ndrec Saka kundër Bashkia Krujë
00-2016-155816.05.2016Kërkues: Muhamet Lesha, Fitnete Laca
(Lesha),
Hajrije Bushati (Lesha), Myserete Alibali (Lezha),
Nazire Lezha, Endrit Lezha, Astrit Lezha,
Neritan Mane, Mehdi Lezha, Myfarete Lohja (Lezha),
Agim Tufa, Mazar Mane, Rejmont Mane, Minir Lezha
kundër Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Lezhë
00-2016-156004.05.2016Lulëzim Gojka kundër Kombinati Mekanik
Poliçan,
Ministria e Mbrojtjes Tiranë
00-2016-156404.05.2016Jani (Fetah) Dulla kundër Eqerem
Zeqiraj
00-2016-156516.05.2016Sokol Hasani kundër Dritan Caka
00-2016-157911.05.2016Sipro Cili kundër Anesti Loli, Kristina
Loli,
Sezai Bazaj, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme Vlorë, Enti Kombëtar i Banesave,
Drejtoria Rajonale Vlorë
00-2016-158019.05.2016Enver Bejdo, Fatime Bejdo, Shkëlqim
Bejdo,
Mirela Bejdo kundër Ministria e Financave, Drejtoria e
Drejtimit të Pronës Publike pranë Ministrisë së
Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë
dhe Sipërmarrjes, Drejtoria e Administrimit të Pronave
Publike pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,
Tregtisë dhe Sipërmarrjes
00-2016-160619.05.2016Skënder Karriqi kundër Agjencia e Kthimit
dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë
00-2016-162111.05.2016Kërkues: Instituti i Sigurimeve Shoqërore
(ISSh)
00-2016-166825.05.2016E. T. kundër A T.
00-2016-170318.05.2016Agron Çobo kundër Zyra e Gjendjes Civile
Bashkia
Kuçovë
00-2016-170918.05.2016Sindikata e Punonjësve të Policisë së
Shtetit kundër
Këshilli i Ministrave, Ministri i Brendshëm
00-2016-174812.05.2016Mehmet Hajdaraj kundër Ministria e
Drejtësisë,
(Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve)
00-2016-174912.05.2016Rexh Smalaj kundër Agjencia e Kthimit
dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë
00-2016-176125.05.2016Eduart Keta kundër Bashkia Tiranë
00-2016-.05.2016 kundër
00-2016-178212.05.2016Pavli Shkurti kundër Agjencia e Kthimit
dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë
00-2016-178312.05.2016Sadik Berisha kundër Agjencia e Kthimit
dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë
00-2016-178612.05.2016Metush Leti kundër Përmbaruesi
gjyqësor
Enderson Memcaj, Gasper Dodaj, Zyra Përmbarimore
Shkodër
00-2016-179331.05.2016Klodiana Shehi kundër Shoqëria “La
Petrolifera Italo-
Albanese” sh.a., Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik
Vendor Bashkia Vlorë
00-2016-179631.05.2016Shkëlqim Çela kundër Shoqëria “Rei
Energji” sh.p.k.
Shoqëria “Eko Beton” sh.p.k.
00-2016-.05.2016 kundër
00-2016-181331.05.2016Shoqëria “Cipa” sh.p.k. kundër Bashkia
Krujë
00-2016-.05.2016 kundër
00-2016-223625.05.2016Apple Inc. kundër Drejtoria e Përgjithshme
e Patentave
00-2016-226511.05.2016Imir Kamba kundër Agjencia Qendrore e
Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave
00-2016-226911.05.2016Shoqëria “Stivi 94” sh.p.k kundër
Drejtoria Rajonale e
Shërbimit Kombëtar të Punësimit Shkodër
00-2016-227018.05.2016Ministria e Arsimit dhe Shkencës kundër
Shtëpia
Botuese "Dita 2000" Shpk
00-2016-229626.05.2016Vangjel Llupo kundër Zyra Vendore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Kuçovë, Zyra Qendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë
00-2016-.05.2016 kundër
00-2016-230119.05.2016Kadri Ademi kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve
Shoqërore Vlorë
00-2016-232819.05.2016Shoqëria “Imperial Claims Servis Albania”
Sh.p.k
kundër Byroja Shqiptare e Sigurimeve
00-2016-.05.2016 kundër
00-2016-238726.05.2016Baftjar Kamberi kundër Ministria e
Financave,
Drejtoria e Financës dhe Buxhetit Tiranë - Sektori i
Pagesave dhe Dëmshpërblimeve për ish të Dënuarit e
Regjimit Komunist, Zyber Kamberi,
Ramazan Kamberi, Nazmie Kamberi, Mexhit Sulaj,
Maksim Sulaj, Bedrije Bylyku, Edmond Sorra,
Liljana Sorra, Vera Ferko
00-2016-256826.05.2016Shoqëria “Deveron Oil Albania” Sh.a kundër
Drejtoria
Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj,
Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë
00-2016-259526.05.2016Kol Gjetja kundër Dega e Doganës Lezhë,
Drejtoria e
Përgjithshme e Doganave Tiranë
ÇËSHTJE CIVILE
Nr. 11243-01467-00-2013 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2016-1530 i Vendimit (145)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesues
Admir Thanza Anëtar
Artan Broci
Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 04.05.2016, mori në shqyrtim
çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS:CMS ANDONNINO ASCOLI & CAVASOLA SCAMONI
I PADITUR: AJM SLOVENIJA Sh.p.k
OBJEKTI:
Detyrimin e palës së paditur të përmbushë detyrimin monetar
që rrjedh nga kontrata jo formale e shërbimit,
sipas faturës nr.1, datë 05.11.2009, si dhe të paguajë
shpërblimin
për dëmin e shkaktuar nga vonesa në përmbushjen e detyrimit.
Baza Ligjore: Nenet 80, 419, 445, 450, 463, 476, 481, 659, 676
d
he 669 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë;
Neni 11, pika e ligjit nr.9109, datë 17.07.2003,
ndryshuar me ligjet nr.9795, datë 23.07.2007
dhe nr.10047, datë 24.12.2008
“Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”;
Nenet 32, 106 dhe 154 të K.Pr.Civile të Republikës së
Shqipërisë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8994, datë
11.11.2011, ka vendosur:
“Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.”
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2588, datë 01.11.2012,
ka vendosur:
“Ndryshimin e vendimit nr.8994, datë 11.11.2011, të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:
Pranimin e kërkesë padisë.
Detyrimin e palës së paditur AJM Sllovenia sh.p.k të përmbushë
ndaj palës paditëse CMS Andonnino & Cavasola Scamoni detyrimin
monetar në vlerën 7.572 euro ose në vlerën e kësaj shumë në lekë
sipas kursit të këmbimit euro në lekë ditën e ekzekutimit të
detyrimit.
Pagimin e kamat vonesave për mos ekzekutimin në kohë të
detyrimit të shumës sa sipër, sipas kursit të normës së interesit
të Bankës së Shqipërisë për depozitat pa afat duke filluar nga dita
e ngritjes së padisë datë 02.02.2010 deri në ekzekutimin e
vendimit.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditur.”
Kundër vendimit nr.2588, datë 01.11.2012, të Gjykatës së Apelit
Tiranë ka paraqitur rekurs pala e paditur AJM Slovenija sh.p.k.,
nëpërmjet të cilit kërkon: “Ndryshimin e vendimit nr.2588, datë
01.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke vendosur lënien në
fuqi të vendimit nr.8994, date 11.11.2011, të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë”, për këto shkaqe:
· Vendimi i Gjykatës së Apelit është dhënë në kundërshtim me
ligjin dhe me shkelje të rënda procedurale.
· Palët nuk janë gjendur në kushtet e një marrëdhënieje
kontraktore, por përpara veprimeve të njëanshme të kryera nga ana e
paditësit, të pa kërkuara nga ana e palës së paditur.
· Kodi Civil shqiptar nuk e njeh konceptin e një kontrate
joformale shërbimi dhe në rastin konkret nuk gjendemi përpara një
kontrate që plotëson elementet thelbësore të saj si pëlqimi i
palëve, shkaku i ligjshëm, objekti dhe forma e kërkuar nga ligji,
të përcaktuara në nenin 663 të K.Civil. Në çështjen objekt gjykimi,
nuk është plotësuar elementi i parë i vullnetit mes palëve, pasi
nuk ka patur një ofertë dhe pranim të saj por paditësi ka realizuar
një veprim të pa kërkuar duke caktuar edhe tarifa përkatëse të
panegociuara mes palëve. Në këto kushte, paditësi ka shkelur
parimin e mirëbesimit të garantuar në nenin 682 të K.Civil.
· Koha e pritur nga propozuesi i parë me kohën e kaluar nga
kundërpropozuesi për ofertën e tij është e njëjtë, kur ai e ka
refuzuar këtë kërkesë (faturimin e njëanshëm të çmimeve), ndaj nuk
mund të gjendemi përpara pranimit në mënyrë të heshtur apo me
veprime konkludente të këtyre veprimeve.
· I padituri ka kundërshtuar e-mailet e paraqitura si provë
shkresore, pasi nuk i përgjigjen realitetit të zhvillimit të
ngjarjeve. Në provën “nr 3” janë hequr materialet e bashkangjitura
e-mailit, që praktikisht e bëjnë atë të jetë e falsifikuar. Në këto
kushte ne kemi kërkuar mosmarrjen parasysh të e-maileve, duke qenë
se ato nuk gjejnë rregullim ligjor në K.Pr.Civile.
· Paditësi ka përdorur si bazë ligjore edhe Ligjin “Për
profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar,
por gjykata e apelit nuk analizon këtë fakt, pasi analiza e
pretendimeve të paditësit nën optikën e këtij ligji do të
rezultonte në një vendim krejt të ndryshëm. Paditësi ka pretenduar
pa të drejtë tarifa të cilat nuk i korrespondojnë tarifave të
rregulluara me ligj dhe për to nuk ka patur një marrëveshje
formale.
· Në gjykatën e faktit padia është ngritur nga shoqëria
“Eversheds Bianchini” shpk, ndërkohë që vendimi ka dalë në favor të
shoqërisë CMS Andonnino Ascoli & Cavasola Scamoni, i cili është
një subjekt tjetër. I padituri ka kërkuar kryerjen e kalimit
procedural, por ky veprim nuk është realizuar në gjykimet e
faktit.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi
mungesën e palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi e bisedoi çështjen në
tërësi,
V Ë R E N
I. Rrethanat e çështjes
1. Paditësi CMS Andonnino Ascoli & Cavasola Scamoni është
një shoqëri tregtare (e themeluar dhe e organizuar sipas
legjislacionit shqiptar) e regjistruar me datë 23.02.2009 dhe ka si
objekt të veprimtarisë së saj: “Kryerje shërbimesh ligjore
individëve apo personave juridik që konsiston në dhënien por jo të
kufizuar të asistencës juridike, përfaqësimi të klientëve para
institucioneve publike dhe autoriteteve juridike në të gjitha
instancat, konsultimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme të së
drejtës tregtare dhe në çështje të tjera të parashikuara nga
ligji”, me përfaqësues ligjor Z. Riccardo Bianchini Riccardi, i
cili e ka deleguar me Prokure të Përgjithshme këtë të drejtë të
administrimit tek Z.Marco Lacaita, me anë të prokurës së
përgjithshme nr.2987 Rep, nr.1329 Kol, datë 30.04.2010; sipas së
cilës Z. Riccardo Bianchini Riccardi emëron Z.Marco Lacaita për të
vepruar në emër dhe për llogari të shoqërisë.
2. I padituri “AJM Slovenija” shpk, është një shoqëri me
përgjegjësi të kufizuar e regjistruar me datë 02.04.2009 dhe ka si
objekt të veprimtarisë së saj: “Import - eksport, prodhim dhe
tregtim me shumicë dhe pakicë të materialeve plastike, duralumini,
xham, dhe çdo material tjetër në fushën e ndërtimit dhe industrisë
si dhe të makinerive, pajisjeve dhe linjave për prodhim etj.”
3. Sipas akteve të dosjes rezulton se i padituri, me datë 9
Tetor 2009, ora 10:43, i ka dërguar një e-mail paditësit nëpërmjet
Z.Boštjan Ranc, me Objekt: “Kërkesë për këshillim”, në të cilën i
kërkon ndihmë që “të kontrolloje kontratën”, e cila i qe ofruar të
paditurit nga një sipërmarrës tjetër shqiptar në procesin e
biznesit të tij. Në këtë e-mail i padituri i shkruan se “Ju lutem
më thoni se kur mund të takohemi dhe nëse unë mund të dërgoj të
gjithë draft dokumentet përpara takimit në mënyrë që ju t’i
kontrolloni ato”.
4. Në përgjigje të këtij email-i, më datë 9 Tetor 2009, ora
10:56, nga ana e paditësit, (me konkretisht nga i autorizuari Z.
Marco Lacaita) po nëpërmjet email-it, i është kthyer përgjigje:
“Re: Kërkesë për Këshillim”, duke i caktuar edhe datën e takimit e
duke i theksuar se “Mezi po pres të marr dokumentet tuaja dhe t’ju
takoj ju sa më shpejt të jetë e mundur”.
5. Me datën 9 Tetor 2009, i padituri i kthen përgjigje paditësit
duke i kërkuar falje që nuk mund ta takonte ditën e martë, sepse do
të udhëtonte në Slloveni dhe se do të kthehej ditën e mërkurë. Për
këtë, i padituri i kërkon paditësit që të takohej me përpara se të
nisej, sepse ishte me nxitim dhe se kompania e ndërtimit priste një
përgjigje prej tij. Në këtë email-i, i padituri shkruan se “Të
gjithë projekt-kontratat e nisura tek ai (është fjala për tek i
padituri) nga ana e kompanisë ndërtimore, mund ti gjeni
bashkëlidhur me e-mail-in. Gjëja që më shqetëson mua më shumë është
se në kontratat për apartamentet, unë jam shënuar sikur unë blerësi
i apartamenteve jam person fizik – në fakt apartamentet janë dhënë
si formë pagese (me klering) për kompaninë “AJM Sllovenia”
(Rezulton se ky e-mail ka në rubrikën: Priloge: (attachment, këto
dokumente: C-03-05.pdf (56KB); C-06-05.pdf (56KB); kondominium.pdf
(85KB); Form No.1.pdf (56KB); Form No.2.pdf (41KB); Kontrata e AGI
KONS-it e p~1.doc (55KB).
6. Me datën 9 Tetor 2009, ora 11:38, nga ana e të paditurit
është propozuar të bëhej një takim ditën e Hënë pas orës 14:00.
7. Në takimin e datës 9 Tetor 2009, palët janë takuar në zyrën e
paditësit, ndërkohë që paditësi kishte marrë tashmë në format “pdf”
kopjet e dokumenteve të cilat i kishte kërkuar që “t’i
kontrollonte”. Në këtë takim, të paditurit i është kërkuar nga ana
e paditësit që dokumentet e nisura në datën 9 Tetor 2009 në format
“pdf”, ti dërgoheshin edhe në format “Word.doc” në mënyrë që
paditësi të kishte mundësi të punonte mbi të.
8. Me datë 12 Tetor 2009, ora 16:47, i padituri ka nisur me
e-mail edhe në format “Word.doc”, të gjitha dokumentet e nevojshme
që dëshironte të kontrolloheshin duke i shkruar paditësit se
“Bashkëngjitur ju do të gjeni kontratat në format.doc”.
9. Po në datën 12 Tetor 2009, ora 20:31, paditësi i kthen
përgjigje të paditurit, duke shkruar ndër të tjera se “Ju
faleminderit shumë. Ne do të fillojmë të punojmë mbi to
menjëherë”.
10. Me datë 14 Tetor 2009, ora 10:39, nga ana e paditësit është
nisur një e-mail në adresën e të paditurit, duke shkruar se “Ishte
i këndshëm takimi dhe njohja me ju disa ditë më parë në zyrën tonë.
Ashtu siç ju kisha premtuar ne po shqyrtojmë kontratat që ju na
dhatë dhe do të jemi në gjendje t’u dërgojmë juve versionin e
ri-draftuar të Marrëveshjes së Furnizimit, maksimumi pasditja e
sotme. Unë po ju shkruaj për tu informuar ju në lidhje me çmimet
tona. Mirko dhe unë faturojmë 300 Euro/ora ndërsa Senior Associate
që ju takuat (znj. Cucllari), e cila është duke punuar aktualisht
me dosjen tuaj faturon me 250 EUR/ora. Me aprovimin tuaj, ne
besojmë se do te jemi ne gjendje tu dërgojmë ju versionet e fundit
të dy marrëveshjeve të tjera brenda ditës së nesërme.”
11. Me datë 14 Tetor 2009, ora 16:57, paditësi dërgon një tjetër
e-mail në adresën e të paditurit, duke shkruar se “Ju lutem gjeni
bashkëlidhur (i) një memorandum konciz në lidhje me opsionet
potenciale për strukturimin e transaksionit mes AJM Slovenia shpk
dhe AGI Kons shpk, dhe (ii) një draft marrëveshje furnizimi dhe
shërbimi që ne sigurojmë ta përdorni nga tani e tutje për
transaksionin në Shqipëri, duke i përshtatur anekset sipas nevojave
të klientëve tuaj. Ne jemi në pritje për të marrë komentet tuaja,
nëse ka të tillë dhe nëse ju duhet të keni nevojë për ndonjë sqarim
ose informacion të mëtejshëm, mos hezitoni të na kontaktoni”.
12. Me datë 16.10 .2009 ora 20:26 paditësi i dërgon një tjetër
e-mail në adresë të të paditurit me objekt ndryshimet e
marrëveshjes së furnizimit dhe shërbimeve duke shkruar ’’Në vijim
të takimit që kishim sot, unë po ju dërgoj për rishikim dhe
komentet tuaja draftin e marrëveshjes së furnizimit dhe shërbimeve
e cila reflekton me shërbime të gjitha ndryshimet për të cilat ramë
dakord’’.
13. Me datë 16.10.2009 ora 18:33 pala paditëse i dërgon një
tjetër e-mail në adresë të të paditurit duke shkruar ‘’Para se
gjithash Bostjan ishte shumë i kënaqur për kontratën e mirë të
furnizimit që i kemi ofruar. Ai sugjeroi fshirjen e disa pjesëve
duke ju referuar furnizimit periodik me produkte dhe gjëra të tjera
që unë i mora shënim. Gjëja më e rëndësishme është se ai dëshiron
që ndërtuesi të garantojë pagesën e plotë nëpërmjet Garancisë
Bankare të lëshuar nga banka, brenda 30 ditëve nga ekzekutimi i
kontratës së furnizimit, te cilat unë do ti shtoj në marrëveshje,
ne ramë dakord si vijon. Unë do të reflektoj në draft marrëveshje
te gjitha ndryshimet për të cilat ramë dakord, brenda ditës së
sotme. Ai më pas do të bëjë rishikimet e tij dhe komentet. Unë tani
jam duke punuar mbi ndryshimet e propozuara të projektit dhe do
t’ja dërgoj klientit brenda ditës së sotme’’.
14. Me datë 18.10.2009 ora 14:15 padituri i ka dërguar e-mail
paditësit, duke i shkruar se “Ishte kënaqësi t’ju takoja ju dhe
kolegët tuaj por më duket se ka pasur një keqkuptim përsa i përket
tarifave tuaja, duke u nisur nga eksperienca ime e deritanishme,
çmimet për lloje të ndryshme tarifash kanë qenë fikse, në veresi
dhe kompleksitet të kontratave dhe jo në varësi të orëve të kaluar
mbi to … Shoqëria jonë në shoqëri nuk mund t’i lejojë vetes të
paguajë me mijëra euro për një kontratë, kështu që në rast se nuk
biem dakord për një çmim fiks për kontratën në fjalë (kompensim i
pagesës me apartamente) jam i detyruar të ndërpres bashkëpunimin me
ju dhe t’ju kërkoj të lëshoni një faturë për punën që keni kryer
deri me tash. ”(provë në dosjen gjyqësore faqe 34).
15. Pas takimit në zyrën e tyre, nga paditësi i është nisur të
paditurit një e-mail ku shkruhej se “Në vijim të takimit të ditës
së sotme, jam duke të foruardur projektin e marrëveshjes së
furnizimit dhe shërbimeve duke reflektuar në “Marked” (program i
Office Word) të gjitha ndryshimet për të cilat ramë dakord. Jemi në
pritje të marrim komentet tuaja dhe vërejtjet”.
16. Me datën 20.10.2009 ora 12:16 nga pala paditëse i është
dërguar palës së paditur një e-mail duke shkruar ‘’Bashkëngjitur
drafti që unë kam përgatitur për transferimin e dy apartamenteve në
lidhje me marrëveshjen e furnizimit dhe shërbimeve , për shqyrtim
dhe komentet tuaja’’.
17. Po në datë 20.10.2009 ora 13:15 i padituri i dërgon një
e-mali paditësit duke shkruar “Ndalo së punuari mbi këtë çështje
... unë do ta shpjegoj më vonë”.
18. Në datën 9 Nëntor 2009, nga ana e paditësit është dërguar në
adresën e e-mail-it të paditurit e-mail-i me objekt “Faturë”, duke
i thënë se “Ju lutem shikoni dokumentet bashkëngjitur. Ne do t’ju
dërgojmë shumë shpejt faturën origjinale”.
19. Me datën 10 Nëntor 2009, i padituri i ka nisur një e-mail
paditësit, duke shkruar se duke qenë se midis tyre nuk kishte një
marrëveshje për këtë punë, ata nuk mund të pranonin dhe të njohin
këtë faturë.
20. Në kushtet e mësipërme, duke qenë se i padituri ka refuzuar
pagesën për shërbimet që janë pretenduar si të kryera nga ana e
palës paditëse, kjo e fundit i është drejtuar Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë me kërkesëpadinë objekt gjykimi.
21. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë me vendimin nr.8994, datë 11.11.2011, ka vendosur: “Rrëzimin
e padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj.
21.1. Gjykata ka arsyetuar se: “... Paditësi, pretendon të këtë
krijuar një “Kontratë joformale shërbimi” me të paditurin dhe ka
kërkuar të shlyhej ndaj tij shuma prej 7500 Euro të dhënë në
faturën e datës 05.11.2009. Ndërkaq, padia e tij, ka si shkak
juridik nenet 80, 419, 445, 450, 463, 476, 481, 659, 676, 669 të
Kodit Civil, si dhe nenin 11 të ligjit nr.9109, datë 17.07.2003
“Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë” i
ndryshuar.
Për të parë bazueshmërinë e këtij pretendimi Gjykata arsyeton se
shtrohen për diskutim çështjet si më poshtë: “Ç’farë kuptojmë me
kontratë joformale shërbimi? Kur konsiderohet se është lidhur një
kontrate? A jemi në kushtet e një kontratë në rastin e veprimeve të
parashikuara me sipër? Si duhen interpretuar veprimet e mësipërme
dhe se a provohen faktet e ngjara me provat e ofruara?
Në vijim të sa më sipër, Gjykata vëren se Kodi Civil në asnjë
nga nenet e tij nuk shprehet me termin “Kontrate jo formale
shërbimi”. Po ashtu, referuar bazës ligjore të përdorur si shkak i
padisë (nenet 80, 419, 445, 450, 463, 476, 481 të Kodit Civil)
konstatohet se këto dispozita kanë të bëjnë me pjesën e detyrimeve
dhe pasojave nga mospërmbushja e detyrimeve; ndërsa nenet 659 - 669
te Kodit Civil kanë të bëjnë me “Kontratat” (kuptimin e tyre)…
… Nga hetimi gjyqësor rezultoi se i padituri i ka kërkuar
paditësit të kontrollonte bazueshmërinë formale juridike të një
kontrate të ofruar nga një partner i tij në biznes. Ndërkohë,
provohet se nga ana e tij (paditësi) nuk ka bërë “detyrën” e
kërkuar nga i padituri, por ka ofruar një produkt tjetër, të
pakërkuar nga i padituri dhe për më tepër që nuk plotësonte asnjë
nga kërkesat e biznesit të të paditurit. Ky fakt tregon se nuk
është përmbushur kërkesa e nenit 678 të Kodit Civil, dhe
konkretisht “objekti i kontratës”; ç’ka do të thotë se në rastin
konkret nuk jemi përpara ekzistencës së një kontrate. E njëjta gjë
duhet thënë edhe për formën, pasi mungesa e një dokumenti me shkrim
nuk do të thotë se ndodhemi dhe ekziston një “kontrate joformale”,
sikundër padrejtësisht arsyeton paditësi. Një konkluzion i tillë (i
pretenduar nga paditësi) bie ndesh dhe me faktin se vetë paditësi
pranon se nuk ka patur konsensus dhe nuk është rënë dakord me
çmimin e shërbimit; ç’ka do të thotë se bie pretendimi për
ekzistencën e një kontrate me elementet thelbësor të saj (madje
është kërkuar marrëveshje me shkrim për shpërblimin e shërbimit
juridik mes të paditurit dhe paditësit, por që nuk është bërë).
Gjithsesi, Gjykata arsyeton se mjaft mungesa e njërit nga kushtet e
parashikuara në nenin 663 të Kodit Civil, passjell mosekzistencën e
një kontratë të pretenduar … Në momentin kur vullnetet e shfaqura
të të dy palëve përputhen, kontrata quhet e lidhur. Në rastin
objekt gjykimi, paditësi jo vetëm që nuk i ka qëndruar propozimit
të paditurit për të dhënë këshillime mbi kontratat (për t’i
kontrolluar ato), por ka bërë një lloj tjetër kontrate si dhe në të
njëjtën kohë ka bërë edhe propozimin e një tarifë dhe nuk ka pritur
aspak përgjigjen (pranimin)/apo mendimin e palës së paditur për
këto kushte; por ka nxituar në mënyrë të njëanshme me nxjerrjen e
një fature, duke e marrë të mirëqenë ekzistencën e kontratës. Ky
veprim si më sipër, i paditësit nuk është gjë tjetër, veçse shkelje
e “parimit të mirëbesimit”, pasi në kundërshtim me interesin e të
paditurit ka ngarkuar një detyrim të paqenë dhe pa e pyetur e pa
marrë konsensusin e tij … Po ashtu, edhe sikur për një moment të
pranohet në mënyrë hipotetike pretendimi i palës paditëse, përsëri
referuar nenit 672/1 të Kodit Civil në të cilin përcaktohet se
“Pala kontraktuese mund të heqë dorë nga kontrata, brenda shtatë
ditëve nga përfundimi i saj, pa treguar arsyet, kur: - kontrata
është përfunduar në vendin e punës ose të banimit të njërës palë,
gjatë një ekskursioni të organizuar në një mjedis publik, ose në
kushte të tilla, që nuk i korrespondon një situate normale
bisedimesh”; pala e paditur, legjitimohet në tërheqjen e kontratës;
kjo pasi, në analize të faktit dhe dispozitës ligjore konkrete,
rezulton se pala e paditur nuk ka qenë në kushtet normale të një
marrëveshje (rezulton se kur është bërë propozimi për çmimin ka
qenë në terren dhe jo në një tavoline bisedimesh ballë për ballë)
dhe se ajo është tërhequr brenda tre ditëve nga bërja e
propozimit.
Veç sa me sipër, padia gjendet e pabazuar dhe në vështrim të
dispozitave të ligjit nr.9109, datë 17.07.2003 “Për profesionin e
Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kështu, në
kundërshtim me sa pretendon pala paditëse (kur i referohet dhe
përcakton si shkak ligjor dhe këtë ligj) në nenin 11 të këtij ligji
përcaktohet se “Shpërblimi i avokatit për punën e kryer, caktohet
në një nga mënyrat e mëposhtme: a) me marrëveshje ndërmjet tij dhe
palës së mbrojtur ose të përfaqësuar prej tij; b) ...; c) me ligj”.
Po ashtu, në këtë ligj në nenin 48 të tij përcaktohet se “Rregullat
e hollësishme për ushtrimin e profesionit të avokatit, në përputhje
me këtë ligj caktohen në statutin dhe në kodin e etikës së
avokatit, të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës
Kombëtare të Avokatisë”. Ndërkaq, në Kodin Etik të Avokatit të
miratuar me vendimin nr.31, datë 12.11.2005 të Këshillit të
Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në nenin 28 të tij
përcaktohet se “Avokati ka të drejtë të ketë një tarifë për
shërbimet e tij. Tarifa duhet të përcaktohet në një marrëveshje me
shkrim ndërmjet avokatit dhe klientit të tij. Në mungese të
marrëveshjes me shkrim tarifa duhet të përcaktohet në përputhje me
normat e tarifave të parashikuara nga “Tarifa e shërbimeve juridike
të avokatëve”, të miratuara nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë”. Pra,
sikundër rezulton nga këto dispozita, marrëdhënia duhet të ishte
rregulluar me një kontrate të shkruar midis paditësit e të
paditurit për veprimtarinë e shërbimit ligjor; gjë e cila në rastin
konkret nuk është bërë …”
22. Mbi ankim të palës paditëse, Gjykata e Apelit Tiranë me
vendimin nr.2588, datë 01.11.2012 ka vendosur:
“Ndryshimin e vendimit nr.8994, datë 11.11.2011 të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:
· Pranimin e kërkesë padisë.
· Detyrimin e palës së paditur AJM Sllovenia shpk të përmbushë
ndaj palës paditëse CMS Andonnino & Cavasola Scamoni detyrimin
monetar në vlerën 7.572 euro ose në vlerën e kësaj shumë në lekë
sipas kursit të këmbimit euro në lekë ditën e ekzekutimit të
detyrimit.
· Pagimin e kamat onesave për mos ekzekutimin në kohë të
detyrimit të shumës sa sipër, sipas kursit të normës së interesit
të Bankës së Shqipërisë për depozitat pa afat duke filluar nga dita
e ngritjes së padisë datë 02.02.2010 deri në ekzekutimin e
vendimit.
· Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditur.”
22.1. Gjykata e Apelit ka arsyetuar se: “...Gjykata e Apelit
referuar objektit dhe shkakut ligjor të padisë, çmon se mungesa e
një marrëveshje apo kontrate të shkruar në kushte kur nga të gjitha
provat e paraqitura në gjykim del qartë marrëdhënia juridike e
krijuar mes palëve korrespondenca vërteton se ka një vullnet të
shprehur me shkrim midis tyre e nuk mund të çojë në konkluzionin e
pabazueshmërisë në ligj të kërkimit. Neni 80 i Kodit Civil “Forma e
veprimit juridik “përcakton se “Veprimi juridik mund të kryhet me
shkrim, me goje dhe me çdo lloj shfaqje tjetër të padyshimtë të
vullnetit.”
Gjykata e shkallës së parë gabon kur përcakton në vendimin e vet
se ndërmjet palëve nuk provohet ekzistenca e veprimeve juridike.
Vetë i padituri në komunikimet me shkrim pranon se ka pasur një
keqkuptim përsa i përket tarifave tuaja, palës paditëse, duke i
marrë të mirëqena të gjitha shërbimet ligjore të ofruara nga pala
paditëse deri në momentin e ndërprerjes së bashkëpunimit. Paditësi
dhe i padituri me provat e paraqitura në gjykim rezulton se kanë
hyrë në një veprim juridik me shkrim për ofrimin e shërbimit ligjor
me kërkesë të palës paditur, i cili është ai që ka zgjidhur mënyrën
e propozimit dhe pranimin e ofertës për shërbimin ligjor nëpërmjet
komunikimit me postë elektronike.
Gjykata e Shkallës së Parë gabon kur arsyeton se i padituri ka
vepruar në shkelje të parimit të mirëbesimit pasi në kundërshtim me
interesin e të paditurit e ka ngarkuar këtë të fundit pa e pyetur
dhe pa marrë konsensusin e saj, argumentim ky fare i gabuar dhe i
pabazuar në prova.
I padituri njeh dhe kërkon që paditësi të faturojë detyrimin
deri në ditën e ndërprerjes së bashkëpunimit datë 18.10.2009, është
vetë i padituri i cili i ka kërkuar paditësit t’i dërgojë një
fature tatimore për punën e kryer deri në atë moment, fakt i
rezultuar nëpërmjet e-mail datë 18.10.2009 ora 14:15 të paditurit
dërguar paditësit, duke i shkruajtur se “Ishte kënaqësi t’ju takoja
ju dhe kolegët tuaj por me duket se ka pasur një keqkuptim përsa i
përket tarifave tuaja, duke u nisur nga eksperienca ime e
deritanishme , çmimet për lloje të ndryshme tarifash kanë qenë
fikse, në varësi dhe kompleksitet të kontratave dhe jo në varësi të
orëve të kaluar mbi to … Shoqëria jonë në shoqëri nuk mund ti
lejojë vetes të paguajë me mijëra euro për një kontrate, kështu që
në rast se nuk biem dakord për një çmim fiks për kontratën në fjalë
(kompensim i pagesës me apartamente) jam i detyruar të ndërpres
bashkëpunimin me ju dhe t’ju kërkoj të lëshoni një faturë për punën
që keni kryer deri më tash.” (prove në dosjen gjyqësore faqe 34) të
cilën Gjykata e Rrethit e ka injoruar, duke mos e analizuar në
vendimin e saj. Nga të gjitha aktet e dosjes rezulton se palët me
veprimet e tyre nëpërmjet komunikimeve elektronike dhe veprimeve
konkrete kanë bashkëpunuar për realizimin e shërbimit ligjor për
shqyrtimin e kontratës që do të realizonte pala e paditur me një
firmë ndërtimi në Shqipëri.
Nga gjithë korrespodencat mes palëve rezulton e provuar se palët
kanë rënë dakord që paditësi të punojë për të paditurin.
Që i padituri kur ka parë që mbase dhe për faj të vet, paditësi
ka nënkuptuar një objekt tjetër veprimtarie dhe tarifat apo
honoraret e paditësit janë tepër të larta, ka kërkuar përfundimin e
marrëdhënies juridike ndonëse kjo pa formë të përcaktuar
ligjore.
Është një gjë e përcaktuar dhe nga përmbajtja e -mailit të pa
kontensuar si false nga i padituri.
Provohet nga sa më sipër me e-mail dhe se i padituri i ka
kërkuar paditësit që për sa ka punuar e bashkëpunuar deri në atë
moment ky i fundit ti dërgonte një fature tatimore, gjë që provohet
se ka ndodhur, por që i padituri refuzon pagesën, e meqenëse
çështja nuk është zgjidhur me mirëkuptim paditësi ka ngritur padi
në gjykatë.
Gjykata e Apelit ndryshe nga sa ka konstatuar Gjykata e faktit
bindet në drejtësinë e padisë lidhur me ekzistencën e veprimit
juridik dhe kushteve të atij veprimi juridik, deri në momentin kur
pala e paditur ka ndërprerë marrëdhënien e bashkëpunimit me
paditësin.
Fakt që e pohon vete i padituri i cili në fakt kondenson vetëm
përsa i përket masës së detyrimit përsa kohë përfaqësuesi i të
paditurit kërkon që pagesa të bëhet me orë pune të paguar sipas
urdhrit të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës
Kombëtare të Avokatit dhe jo sipas tarifave të të paditurit,
prapësim ky i pa drejte përsa kohë ka qenë një nga shkaqet e
zgjidhjes së marrëveshjes si dhe vetë i padituri pa u shprehur në
lidhje me masën e pagesës ka kërkuar me shkrim ndaj paditësit
lëshimin e një fature tatimore.
Pra praktikisht ka kërkuar nga paditësi që të përcaktohet në
fature tatimore shpërblimi për punën e kryer deri në atë moment. Në
këto kushte referuar fakteve të paraqitura në gjykim, Gjykata e
Apelit çmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit duhet të ndryshohet
dhe të pranohet padia e paditësit duke u detyruar i paditur të
paguajë ndaj paditësit për shërbimit e kryer, sipas faturës nr.1,
datë 05.11.2009, në shumën 7.572 euro.
Përsa i përket shpërblimit për dëmin e shkaktuar nga vonesa në
përmbushjen e detyrimit. Gjykata e Apelit çmon se kjo kërkesë duhet
pranuar pjesërisht. Paditësi ka kërkuar që demi i shkaktuar nga
mospagimi i kësaj shume të filloje nga data 19.10.2009. Në kushte
kur palët nuk kanë parashikuar afat për likuidimin e detyrimit,
atëherë si datë të fillimit me vonesë të pagimit të shumës, gjykata
merr datën e ngritjes së padisë që është data 02.10.2010, datë në
të cilën do të fillojnë pagimi i kamatave të arrira në formën e
interesave deri në ekzekutimin e vendimit...”
23. Kundër vendimit nr.2588, datë 01.11.2012, të Gjykatës së
Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala e paditur AJM Slovenija
sh.p.k., nëpërmjet të cilit kërkon: Ndryshimin e vendimit nr.2588,
datë 01.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë duke vendosur lënien
në fuqi të vendimit nr.8994, date 11.11.2011, të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse
të këtij vendimi.
II. Ligji i zbatueshëm
24. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit Civil në
të cilat është parashikuar:
24.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen
në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që
janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të
saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u
lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.
24.2.Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat
e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë
gjyqësore.
Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së
saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i
rrethanave të çështjes”.
24.3. Neni 79 i K.Civil: “Veprimi juridik është shfaqja e
ligjshme e vullnetit të personit fizik ose juridik, që synon të
krijojë, të ndryshojë ose të shuajë të drejta ose detyrime
civile”.
24.4. Neni 659 i K.Civil: “Kontrata është veprimi juridik me anë
të së cilës një ose disa palë krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë një
marrëdhënie juridike.
24.5.Neni 663 i K.Civil: “Konditat e nevojshme për qenien e
kontratës janë: pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin, shkaku
i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi, objekti që formon
lëndën e kontratës dhe forma e saj e kërkuar nga ligji.”
24.6.Neni 664 i K.Civil: “Kur kontrata përmban vetëm detyrimin e
propozuesit, pritësi mund ta refuzojë propozimin brenda afatit të
caktuar, ose që rrjedh nga natyra e marrëveshjes. Në mungesë të një
refuzimi të tillë, kontrata quhet e lidhur.”
24.7. Neni 670 i K.Civil: “Pranimi i propozimit që nuk përputhet
me përmbajtjen e tij, quhet mospranim dhe njëkohësisht si një
propozim i ri.”
24.8. Neni 672 i K.Civil: “Pala kontraktuese mund të heqë dorë
nga kontrata, brenda shtatë ditëve nga përfundimi i saj, pa treguar
arsyet, kur:
- kontrata është përfunduar në vendin e punës ose të banimit të
njërës palë, gjatë një ekskursioni të organizuar në një mjedis
publik, ose në kushte të tilla, që nuk i korrespondon një situate
normale bisedimesh;
- në kontratën që ka për objekt dhënien e një kredie për të
blerë një send konsumi, shitësi duhet të njoftojë me shkrim
blerësin për të drejtën e heqjes dorë nga kontrata e lidhur në
kushtet e sipërme, për ndryshe afati i heqjes dorë është një
vit.”
24.9. Neni 676 i K.Civil: “Kontrata quhet e lidhur kur palët
kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjellë vullnetin e tyre, duke u marrë
vesh për të gjitha kushtet thelbësore të saj.”
III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson
25. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim
të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore dhe të administruara gjatë
gjykimeve, vendimeve gjyqësore, si dhe shkaqeve të paraqitura në
rekurs, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.2588, datë
01.11.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk janë respektuar
dispozitat ligjore dhe për këtë arsye ky vendim duhet të prishet.
Ndërsa vendimi nr.8994, datë 11.11.2011, i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë është i drejtë dhe i bazuar në ligj, ndaj duhet të
lihet në fuqi.
26. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces
gjyqësor, pala paditëse ka kërkuar përmbushjen nga pala e paditur e
detyrimit monetar që rrjedh nga kontrata jo formale e shërbimit të
konsulencës, sipas faturës nr.1, datë 05.11.2009, si dhe të paguajë
shpërblimin për dëmin e shkaktuar nga vonesa.
27. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi i ka nënshtruar
hetimit dhe debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në
prova) çështje të rëndësishme ligjore lidhur me këtë natyrë
mosmarrëveshje, ka vendosur pranimin e kërkesë padisë, duke
konstatuar se nuk jemi përpara ekzistencës së një kontrate. Palët
nuk kanë formalizuar një kontratë të shkruar mes tyre, por edhe në
kuptim të kontratës joformale nuk mund të konsiderohet i pranuar
nga pala e paditur, detyrimi i përcaktuar në mënyrë të njëanshme
nga pala paditëse dhe në mosrespektim të parimit të mirëbesimit mes
palëve.
27.1. Ndërsa, Gjykata e Apelit Tiranë ka prishur vendimin dhe
pranuar padinë me arsyetimin se pavarësisht mungesës së kontratës
së shkruar pala e paditur ka pranuar shërbimin, ka një vullnet të
shprehur me shkrim midis tyre dhe në këto kushte pala e paditur
duhet të paguajë detyrimin e pretenduar nga pala paditëse. Këtë
vendimmarrje të gjykatës së apelit Kolegji Civil i Gjykatës së
Lartë e gjen të pabazuar.
28. Ky Kolegj konstaton se gjykata e apelit nuk ka bërë një
cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me
mosmarrëveshjen, si dhe nuk e ka zgjidhur atë në përputhje me
dispozitat ligjore të zbatueshme (konform nenit 16 të Kodit të
Procedurës Civile). Vendimi i saj vjen ndesh me urdhërimet e neneve
79, 663, 664, 670, 672, 676 të Kodit Civil, por edhe në
këndvështrim të neneve 681, 682 të Kodit Civil e Ligjit nr.9109,
datë 17.07.2003 “Për profesionin e Avokatit në Republikën e
Shqipërisë”, i ndryshuar.
29. Ndërkohë që referuar arsyetimit të vendimit të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe në tërësi gjykimit të çështjes,
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, ky vendim është i drejtë
dhe me përfundime të qarta të nxjerra provat e administruara në
këtë gjykim, të cilat përkojnë me analizën e rrethanave të çështjes
dhe mënyrën e zgjidhjes së saj (konform nenit 126 të Kodit të
Procedurës Civile). Gjykata e rrethit ka zgjidhur çështjen konform
shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke
bërë lidhjen midis fakteve të pretenduara prej palës paditëse se
kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ajo pretendon se i
janë cenuar (vendimi unifikues nr.3/2012 të Kolegjeve të Bashkuara
të Gjykatës së Lartë).
30. Fillimisht, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon të
evidentojë se pretendimi i palës rekursuese për shkelje
procedurale, e konkretisht moskryerjen e zëvendësimit procedural,
nuk është i bazuar. Nga aktet e dosjes rezulton se kalimi
procedural është kryer nga gjykata e rrethit gjyqësor konform
dispozitave të Kodit të Procedurës Civile (shih fq. 232 të dosjes
gjyqësore).
31. Lidhur me zgjidhjen në themel të çështjes, Kolegji Civil
çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka sqaruar drejt
rrethanat ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes e që kanë të
bëjnë me elementë thelbësorë të padisë objekt shqyrtimi dhe natyrën
juridike të saj. Gjykata e rrethit ka marrë në vlerësim nëse
veprimet e palëve apo faktet e ndodhura kanë lindur detyrimin e
pretenduar nga pala paditëse për palën e paditur, duke i parë ato
në përputhje me dispozitat ligjore për detyrimet dhe kontratat
sipas Kodit Civil.
32. Sipas nenit 79 të Kodit Civil: “Veprimi juridik është
shfaqja e ligjshme e vullnetit të personit fizik ose juridik, që
synon të krijojë, të ndryshojë ose të shuajë të drejta ose detyrime
civile”. Ndërsa neni 659 i Kodit Civil e përcakton kontratën si
veprimin juridik me anë të së cilës palët krijojnë, ndryshojnë ose
shuajnë një marrëdhënie juridike dhe kushtet e nevojshme për
ekzistencën (lidhjen dhe vlefshmërinë) e kontratës janë: pëlqimi i
palës që merr përsipër detyrimin, shkaku i ligjshëm në të cilin
mbështetet detyrimi, objekti që formon lëndën e kontratës dhe forma
e saj e kërkuar nga ligji (neni 663 i Kodit Civil). Sipas
përcaktimit të këtyre dispozitave, por edhe në tërësi gjithë Pjesës
“Kontratat” në Kodin Civil, ajo që krijon, ndryshon apo shuan një
marrëdhënie juridike është marrëveshja e palëve ose përputhja e
vullnetit të tyre.
33. Në bazë të sa më sipër, Kolegji Civil e gjen të drejtë
arsyetimin e gjykatës së rrethit se nuk jemi në kushtet e arritjes
së marrëveshjes mes palëve, pasi ka munguar vullneti i njërës palë,
palës së paditur, e cila ka shprehur hapur mosdakordësinë e saj për
tarifat e shërbimit të propozuara nga pala paditëse.
33.1. Sikurse rezulton nga aktet e dosjes, pala e paditur në
email-in e datës 18.10.2009 ora 14:15 nuk e ka pranuar propozimin e
palës paditëse përsa i përket tarifimit/pagesës, por ka bërë një
propozim të ri kur shprehet se “... me duket se ka pasur një
keqkuptim përsa i përket tarifave tuaja, duke u nisur nga
eksperienca ime e deritanishme, çmimet për lloje të ndryshme
tarifash kanë qenë fikse, në varësi dhe kompleksitet të kontratave
dhe jo në varësi të orëve të kaluar mbi to … Shoqëria jonë nuk mund
ti lejojë vetes të paguajë me mijëra euro për një kontrate, kështu
që në rast se nuk biem dakord për një çmim fiks për kontratën në
fjalë (kompensim i pagesës me apartamente) jam i detyruar të
ndërpres bashkëpunimin me ju ....”. Referuar nenit 664 të Kodit
Civil, nga kjo përgjigje (sjellje/veprim) e palës së paditur nuk
mund të konsiderohet se ajo ka shprehur vullnetin për pranimin e
propozimit të palës paditëse dhe të konsiderohet e lidhur
kontrata.
33.2. Pranimi (deklarimi i vullnetit që marrësi i propozimit i
drejton nga ana e tij propozuesit) vlen si i tillë vetëm nëse është
i gjithi në përputhje me propozimin bërë, nëse nuk është i tillë,
ka vlerën e një propozimi të ri që kërkon pranimin e propozuesit
fillestar. Kjo parashikohet qartësisht në nenin 670 të Kodit Civil,
sipas të cilit: “Pranimi i propozimit që nuk përputhet me
përmbajtjen e tij, quhet mospranim dhe njëkohësisht si një propozim
i ri”. Në këtë rast, kontrata do të quhej e lidhur në momentin që
pala që ka formuluar një propozim të ri, merr lajmin e pranimit të
palës tjetër. Po ashtu, neni 676 i Kodit Civil parashikon se
“Kontrata quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të
ndërsjellë vullnetin e tyre, duke u marrë vesh për të gjitha
kushtet thelbësore të saj.”
33.3. Në interpretim të gjithë dispozitave të mësipërme që
parashikojnë mënyrën e shprehjes së vullnetit dhe lidhjes së
kontratës (momentit kur do të konsiderohet e lidhur një kontratë
formale ose jo), Kolegji Civil çmon se në rastin në shqyrtim nuk ka
ekzistuar pëlqimi reciprok i palëve për lidhjen e një kontrate
shërbimi. Në këtë rast ka munguar një nga konditat e nevojshme për
lidhjen dhe vlefshmërinë e kontratës, duke qenë se haptazi pala e
paditur nuk ka pranuar një nga kushtet thelbësore të kontratës
(çmimin) të propozuar nga pala paditëse, duke bërë një propozimi të
ri (sipas neni 670 të Kodit Civil). Rrjedhimisht nuk mund të
pranohet ekzistenca e një kontrate jo formale, siç ka pretenduar
pala paditëse dhe ka arsyetuar dhe gjykata e apelit në mënyrë të
gabuar.
34. Gjykata e apelit e lidh “shprehjen e vullnetit të palës së
paditur” me atë çfarë ka shkruar kjo palë në e-mailin e
sipërcituar:“ ... jam i detyruar të ndërpres bashkëpunimin me ju
dhe t’ju kërkoj të lëshoni një faturë për punën që keni kryer deri
më tash.” Kolegji Civil vlerëson se pavarësisht se në pamje të parë
(prima facie) mund të duket se pala e paditur ka pranuar të paktën
veprimet e kryera deri në atë moment, ka rezultuar se pala paditëse
ka vijuar me faturimin sipas tarifave të njëanshme të saj dhe të
kontestuara nga pala e paditur. Në këtë kuptim gjykata e shkallës
së parë ka arsyetuar me të drejtë se “ ... Ky veprim ... i
paditësit nuk është gjë tjetër, veçse shkelje e “parimit të
mirëbesimit”, pasi në kundërshtim me interesin e të paditurit ka
ngarkuar një detyrim të paqenë dhe pa e pyetur e pa marrë
konsensusin e tij …”. Po ashtu i drejtë është arsyetimi i gjykatës
se tërheqja nga kontrata pa dhënë shpjegime është e lejuar nga
ligji “...referuar nenit 672/1 të Kodit Civil ... pala e paditur,
legjitimohet në tërheqjen e kontratës; kjo pasi ... rezulton se
pala e paditur nuk ka qenë në kushtet normale të një marrëveshje
(rezulton se kur është bërë propozimi për çmimin ka qenë në terren
dhe jo në një tavoline bisedimesh ballë për ballë) dhe se ajo është
tërhequr brenda tre ditëve nga bërja e propozimit.”.
34.1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, referuar
dispozitave të përgjithshme për interpretimin e kontratës (nenet
681-689 të Kodit Civil), me të drejtë gjykata i ka konsideruar në
shkelje të parimit të mirëbesimit (neni 682) veprimet e palës
paditëse, e cila ka vijuar me lëshimin e një fature në një shumë të
konsiderueshme pa negociuar, pa i kthyer përgjigje për propozimin e
palës së paditur dhe pa marrë as mendimin e saj, kur kjo e fundit i
kishte kundërshtuar tarifat e propozuara. Referuar neneve 682 e
vijues të Kodit Civil, çdonjëra palë në kontratë ka detyrimin të
njoftojë palën tjetër rreth rrethanave të panjohura prej saj e që
mund të përcaktojnë vullnetin e saj (të tilla që pala tjetër duke i
ditur ato, nuk do të pranonte kontratën apo do ta lidhte në kushte
të tjera). Në këtë kuptim, pala paditëse ka vepruar në kundërshtim
me parimin e mirëbesimit, edhe për faktin se diferenca mes tarifave
të bërë të njohura palës së paditur me vlerën përfundimtare që ka
pretenduar pala paditëse është e tillë, që patjetër kërkon njohje
paraprake, e në vijim konsensus/miratim nga pala e paditur apo të
paktën konsultim/negocim mes palëve. Kjo pasi që të kemi një
marrëveshje të vlefshme është e nevojshme që të plotësohen kushtet
e nenit 663 të Kodit Civil, e veçanërisht pëlqimi i palës që merr
përsipër detyrimin.
35. Kolegji Civil vlerëson se të drejtë edhe arsyetimin e
gjykatës së rrethit përsa i përket faktit se tarifat e shërbimit të
konsulencës ligjore (të pretenduar se është ofruar) janë vendosur
në mënyrë të njëanshme pa një bazë ligjore në legjislacionin
përkatës, qoftë në kuptim të mungesës së një kontrate të shkruar,
qoftë të tarifave të propozuara (në referim të neneve 11, 48 të
ligjit nr.9109, datë 17.07.2003, “Për profesionin e Avokatit në
Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 28 të Kodin Etik të
Avokatit).
36. Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se
vendimi nr.2588, datë 01.11.2012, i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet
të prishet dhe duhet të lihet në fuqi vendimi nr.8994, datë
11.11.2011, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/b të
Kodit të Procedurës Civile,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr.2588, datë 01.11.2012, të Gjykatës së
Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.8994, datë
11.11.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.
Tiranë, më 04.05.2016
Nr. 11214-01611-00-2013 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2016-1531 i Vendimit (146)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese
Admir Thanza Anëtar
Artan Broci
Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 04.05.2016, mori në shqyrtim
çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS: ROLAND TAFILI
I PADITUR:OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE
(OSHEE) SH.A.
OBJEKTI:
Deklarimin e pavlefshëm të titullit ekzekutiv
të faturës së shitjes së energjisë elektrike
Nr.115283095 për kontratën me nr.A-100971.
Baza Ligjore: Neni 609 i K.Pr.Civile,
Ligji nr.9072, datë 22.05.2003,
“Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.2629, datë
01.10.2012, ka vendosur:
“Pranimin e kërkesë padisë së paditësit Roland Tafili.
Deklarimin e pavlefshëm të titullit ekzekutiv - Fatura e
energjisë elektrike nr.115283095, për periudhën e faturimit
19.12.2011 - 27.01.2012, që i përket konsumatorit Roland Tafili,
vlerën prej 96.928.00 kwh, që i përgjigjet shumës 1.419.125.92
lekë.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.”
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.161, datë 05.03.2013, ka
vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.2629, datë 01.10.2012, të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.”
Kundër vendimit nr.161, datë 05.03.2013, të Gjykatës së Apelit
Vlorë, ka paraqitur rekurs pala e paditur ÇEZ Shpërndarje sh.a., që
kërkon prishjen e të dy vendimeve të gjykatave të faktit dhe
rrëzimin e padisë, duke parashtruar ndër të tjera:
· Vendimet nuk janë të mbështetura mbi faktet që janë paraqitur
gjatë procesit gjyqësor (në kundërshtim me nenin 10 të
K.Pr.Civile).
· Nuk janë marrë parasysh perëndimet dhe provat e paraqitura nga
ana jonë si dhe kanë vendosur në kundërshtim me përcaktimet ligjore
dhe kontraktore.
· Rezulton se paditësi nuk ka respektuar detyrimet e kontratës
së furnizimit (neni 6.1.1), nuk ka kryer pagesën e faturës objekt
gjykimi, pasi është debitor në shumën 1.419.125, 92 lekë.
· Sipas ligjit nr.9072, datë 22.05.2003, neni 51/1 dhe nenit 5
të Kontratës së furnizimit për klientët jofamiljar, faturimi kryhet
në bazë të leximit dhe regjistrimit të matësit të energjisë
elektrike, ndaj ne kemi zbatuar detyrimet ligjore.
· Në dosjen gjyqësore nuk është administruar asnjë akt që të
provojë pretendimet e paditësit, referuar nenit 10 dhe 12 të
K.Pr.Civile.
· Në kundërshtim me nenin 16 të K.Pr.Civile, vendimet e
gjykatave nuk i referohen asnjë akti ligjor apo nënligjore për
zgjidhjen e kësaj çështjeje.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; dëgjoi
përfaqësuesen e palë së paditur juristen Alma Kondi, që kërkoi
prishjen e vendimit nr.161, datë 05.03.2013, të Gjykatës së Apelit
Vlorë dhe vendimit nr.2629, datë 01.10.2012, të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Vlorë si dhe rrëzimin e padisë; konstatoi paraqitjen e
palës paditëse, por të përfaqësuar me avokat; si dhe pasi e bisedoi
çështjen në tërësi,
V Ë R E N
I. Rrethanat e çështjes
1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Roland
Tafili ka lidhur kontratën e furnizimit me energji elektrike
nr.A-100971 dhe është pajisur me matës të energjisë elektrike dhe
ka vazhduar të konsumojë energji, përkundrejt pagimit të vlerës së
energjisë së konsumuar.
2. Paditësi pretendon se fatura e energjisë elektrike e
periudhës 19.12.2011-27.01.2012, ka një konsum prej 96.928.00 kwh,
në vlerën 1.419.125,92 lekë cila nuk i korrespondon energjisë së
konsumuar prej tij. Për këtë në datë 18.04.2012 i është drejtuar me
ankesë CEZ Shpërndarje, e cila nuk ka kryer verifikimet përkatëse.
Paditësi pretendon se ai është faturuar dy herë për të njëjtën
periudhë, duke paraqitur në gjykim edhe faturën për periudhën
19.12.2011-19.01.2012. Sipas kësaj periudhë paditësi rezulton të
ketë konsumuar 2058 kw, të cilës i korrespondojnë shumës 30.229
lekë.
3. Paditësi duke mos qenë dakord me faturimin e dytë të
energjisë elektrike, i është drejtuar gjykatës me padinë në
shqyrtim, duke pretenduar se CEZ Shpërndarje sh.a. ka vepruar në
kundërshtim me ligjin, duke i ngarkuar një detyrim që nuk
ekziston.
4. Në përfundim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin
nr.2629, datë 01.10.2012 ka vendosur:
“- Pranimin e kërkesë padisë së paditësit Roland Tafili.
- Deklarimin e pavlefshëm të titullit ekzekutiv – Fatura e
energjisë elektrike nr.115283095, për periudhën e faturimit
19.12.2011 – 27.01.2012, që i përket konsumatorit Roland Tafili,
vlerën prej 96.928.00 kwh, që i përgjigjet shumës 1.419.125.92
lekë.
- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.”
4.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata ka arsyetuar (ndër të
tjera) se:
“... Procedura që ka ndjekur “CEZ Shpërndarje” sh.a., ashtu siç
rezultoi gjatë gjykimit, është faturimi i paditësit dy herë për të
njëjtën periudhë kohore. Gjykata thekson se i padituri duhet të
vepronte mbi ankesën e paraqitur nga pala paditëse. Ai nuk mund të
faturojë paditësin dy herë për të njëjtën periudhë duke i ngarkuar
një detyrim që nuk ekziston. Nga provat e administruara në gjykim,
librezë e energjisë elektrike e paditësit ... ai ka shlyer në
mënyrë korrekte faturat e energjisë elektrike ...
Në këto kushte, Gjykata vlerëson se kërkesë padia ... është e
bazuar në ligj e në prova e si e tillë duhet pranuar ...”
5. Kundër vendimit të sipërcituar është bërë ankim nga pala e
paditur dhe Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.161, datë
05.03.2013, duke arsyetuar në të njëjtën mënyrë ka vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.2629, datë 01.10.2012 të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.”
6. Kundër vendimit nr.161, datë 05.03.2013 të Gjykatës së Apelit
Vlorë, ka paraqitur rekurs pala e paditur CEZ Shpërndarje sh.a., që
kërkon prishjen e të dy vendimeve të gjykatave të faktit dhe
rrëzimin e padisë, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të
këtij vendimi.
II. Ligji i zbatueshëm
7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është
parashikuar:
7.1. Neni 14: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces
të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një
hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.
7.2. Neni 16§1: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me
dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të
detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të
fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me
përcaktimin që mund të propozojnë palët”.
7.3.Neni 29: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura
nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.
Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së
saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i
rrethanave të çështjes”.
7.4. Neni 472: “Vendimet e shpallura nga gjykata e apelit dhe
ato të gjykatës së shkallës së parë, në rastet që përcaktohen nga
ky Kod, mund të ankimohen me rekurs në Gjykatën e Lartë vetëm kur:
a) nuk është respektuar ose është zbatuar keq ligji; b) ka shkelje
të rënda të normave procedurale (neni 467 i këtij Kodi).
III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson
8. Në seancën gjyqësore në Gjykatë të Lartë, ka rezultuar se
shoqëria, pale e paditur “CEZ Shpërndarje” sh.a. ka ndryshuar
emërtimin në Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike
(OSHEE) sh.a., ndaj me kërkesë të kësaj pale nga Kolegji Civil
është bërë zëvendësimi procedural i saj.
9. Gjithashtu në seancën gjyqësore, Kolegji Civil konstatoi
paraqitjen e palës paditëse, por të përfaqësuar me avokat, palë e
cila kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore për një datë tjetër, me
arsyen se nuk kishte patur mundësi të merrte avokat për të mbrojtur
interesat e tij në këtë gjykim. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë
vendosi të mos pranojë këtë kërkesë, pasi nuk përmban shkaqe
ligjore.
10. Lidhur me rekursin e palës së paditur dhe themelin e
çështjes, Kolegji Civil vlerëson se nuk rekursi nuk përmban shkaqe
ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës
Civile, që bëjnë të cenueshëm vendimet nr.161, datë 05.03.2013, të
Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.2629, datë 01.10.2012 të Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
10.1. Në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen
gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve dhe vendimeve
gjyqësore, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi
dhe përfundimi i arritur nga gjykatat është rrjedhojë e zbatimit të
kërkesave të ligjit material e procedural.
11. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen
vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472, të Kodit të
Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e
gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave
procedurale.
11.1. Sipas germës “a” të nenit 472 të Kodit të Procedurës
Civile, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë
respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji. Në rekursin e paraqitur
nga ana e palës së paditur nuk argumentohet një gjë e tillë.
11.2. Gjithashtu nuk rezulton që gjykata të ketë lejuar shkelje
nga ato të parashikuara në germën “b” të nenit 472 të Kodit të
Procedurës Civile. Gjykatat nuk kanë lejuar shkelje të dispozitave
mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të
ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jetë nënshkruar nga
anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të palëve pa
respektuar dispozitat e njoftimit për gjykimin në gjykatën e
apelit, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia, apo të mungojnë
ose të jenë të pavlefshme aktet procedurale.
12. Kolegji Civil vlerëson se gjykatat e faktit kanë zhvilluar
një proces të rregullt ligjor, duke garantuar zhvillimin e një
hetimi të plotë e të gjithanshëm të mosmarrëveshjes objekt gjykimi
(neni 14 i Kodit të Procedurës Civile). Ato kanë bërë një analizë
tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i Kodit të Procedurës
Civile), kanë bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që
lidhen me mosmarrëveshjen, duke e zgjidhur atë në përputhje me
dispozitat ligjore në fuqi, të detyrueshme për zbatim (neni 16 i
Kodit të Procedurës Civile).
13. Gjykatat kanë arsyetuar se ka rezultuar e provuar se pala
paditëse është faturuar dy herë për të njëjtin periudhë, ndaj
detyrimi i faturës së shitjes së energjisë elektrike nr.115283095,
për periudhën e faturimit 19.12.2011 - 27.01.2012, nuk ekziston.
Gjykata, e ka mbështetur vendimmarrjen e saj në nenin 51 të ligjit
nr.9072, datë 22.05.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”,
sipas të cilit: “Energjia elektrike e përdorur nga klienti matet
dhe faturohet nga furnizuesi sipas regjistrimeve të aparateve
matës. Instalimi, mirëmbajtja dhe verifikimi i saktësisë së matësit
bëhet nga faturuesi me shpenzimet e veta ...”. Proceduara që ka
ndjekur pala e paditur është faturimi dy herë për të njëjtën
periudhë, por kjo palë nuk rezulton të ketë sqaruar rrethanat pse
është kryer ky faturim i dyfishtë (si p.sh. mbajtja e një
procesverbali konstatimi, etj.).
13.1. Nga aktet e dosjes rezulton se pala e paditur ka nxjerrë
dy fatura nr.115283095 dhe nr.115003478 që i korrespondojnë
kontratës me nr.A-100971, abonent Roland Tafili dhe për pothuaj të
njëjtën periudhë. Kjo palë pretendon vetëm se detyrimi nuk është
paguar por as në shkaqet e paraqitura në rekurs, e as në shpjegimet
e saj në seancë gjyqësore, pala e paditur nuk jep argumente pse
shoqëria OSHEE sh.a. ka lëshuar dy fatura për të njëjtën periudhë
apo çfarë përfaqëson ky faturim, si dhe nuk jep argumente ligjore
për vlerësimin e gabuar të gjykatave. Referuar dispozitave
procedurale, secila nga palët ndërgjyqëse ka detyrim të paraqesë
dhe provojë faktet mbi të cilët bazojnë pretendimet apo prapësimet
e veta (neni 8 e 12 të Kodit të Procedurës Civile), detyrim që
rezulton i papërmbushur nga pala e paditur/rekursuese. Në këto
kushte, nuk ka shkaqe për cenimin e vendimit të gjykatës.
13.2. Kolegji Civil arrin në këtë konkluzion duke mbajtur në
konsideratë edhe se është i papranueshëm çdo pretendim që paraqet
pala e paditur në rekurs mbi procesin e provueshmërisë dhe
vlerësimit të provave, pasi vlerësimi i provave nuk është
kompetencë e Gjykatës së Lartë referuar ligjit procedural civil
(neni 472). Gjykata e Lartë nuk mund të bëjë rivlerësim të provave
në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e hallkave më të ulëta.
(Shih vendimin nr.17, datë 30.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese).
13.3. Në procesin civil, palët kanë detyrimin të provojnë
pretendimet e tyre gjatë gjykimit në gjykatat e faktit dhe këto
gjykata japin vendim mbështetur në provat e paraqitura nga palët,
duke i çmuar ato në bazë të bindjes së brendshme, të formuar nga
shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes (konform
nenit 29 të Kodit të Procedurës Civile). Ndërsa, kontrolli
rishikues i Gjykatës së Lartë nuk zëvendëson të drejtat kushtetuese
e ligjore të gjykatave të faktit (gjykatës së shkallës së parë dhe
apelit), dhe aq më tepër të rivlerësojë bindjen e brendshme të
këtyre gjykatave për çështje konkrete. Provat mund të përbëjnë
shkak ligjor për cenimin e vendimeve të gjykatave të faktit nga
Gjykata e Lartë vetëm kur evidentohen pretendime për rrugët dhe
mënyrat e marrjes së provave, pasqyrimit të tyre, por jo për
mënyrën e vlerësimit.
14. Në përfundim të sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se
vendimi nr.161, datë 05.03.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë duhet
të lihet në fuqi, pasi nuk ka shkaqe ligjore për cenimin e tij.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/a të
Kodit të Procedurës Civile,
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit nr.161, datë 05.03.2013, të Gjykatës
së Apelit Vlorë.
Tiranë, më 04.05.2016
Nr. 11111-00795-00-2013 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2016-1534 i Vendimit (147)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese
Andi Çeliku
Anëtar
Medi Bici
Anëtar
Admir Thanza Anëtar
Artan Broci
Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 04.05.2016, mori në shqyrtim
çështjen civile që u përket palëve:
PADITËSA:PEÇO XHOXHI; JORGJIE KRISTULI; ANDREA XHOXHI; HARRILA
XHOXHI; VANGJELI XHUNGA; LEONORA KORINI; LIGOR XHOXHI; NDINE
XHOXHI; DHIMITRAQ XHOXHI; OLIMBI PAPINGU; ARTI XHOXHI; TEUTA
XHOXHI;
SAVETA XHOXHI; ZHANETA XHOXHI; VLADIMIR XHOXHI; ILIR XHOXHI;
GENC XHOXHI.
TË PADITUR:NDONE SOTA (XHOXHI).
A.K.K. PRONAVE TIRANË.
PERSON I TRETË:AVOKATURA E SHTETIT, ZYRA VENDORE VLORË.
OBJEKTI:
1. Detyrimi i të paditurës Ndone Sota për të na njohur pronarë
të vetëm
të tokës arë prej 600 dynym, të ndodhur në fshatin Sheq Marinas
Komuna Topojë.
2. Rivendosja e të drejtës së shkelur, që shoqërohet me
interesat e ligjshme
për palën paditëse, mosqenia e të drejtës në bashkëpronësi
me të paditurën Ndone Sota dhe shuarja e saj.
Baza Ligjore: Neni 32/a, 32/b, 41, 42, 46,
270, 271, 272, 273, 274, 270 të K.Pr.Civile,
Neni 199, 451/a të K.Civil.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.323, datë
16.02.2012, ka vendosur:
“Rrëzimin e padisë së palës paditëse si të pabazuar në ligj e në
prova.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësave solidarisht.”
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.1068, datë 06.12.2012, ka
vendosur:
“Ndryshimin e vendimit nr.323, datë 16.02.2012, të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Fier dhe duke e gjykuar çështjen në fakt:
Detyrimin e të paditurës të njohë pronar paditësat Peço Xhoxhi;
Jorgjie Kristuli; Andrea Xhoxhi; Harrila Xhoxhi; Vangjeli Xhunga;
Leonora Korini; Ligor Xhoxhi; Ndine Xhoxhi; Dhimitraq Xhoxhi;
Olimbi Papingu; Arti Xhoxhi; Teuta Xhoxhi; Saveta Xhoxhi; Zhaneta
Xhoxhi; Vladimir Xhoxhi; Ilir Xhoxhi; Genc Xhoxhi mbi sipërfaqen e
tokës arë prej 600 dynym të ndodhur në fshatin Sheq Marinas, Komuna
Topojë dhe e konfirmuar me vendimin nr.510, datë 18.03.1999 të ish
Komisionit të kthimit e Kompensimit të pronave ish Pronarëve
Fier.
Shpenzimet gjyqësore të paditurës.”
Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Ndone
Sota, në datën 31.12.2012, me anë të së cilit ka kërkuar: “Prishjen
e vendimit nr.1068, datë 06.12.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë,
dhe lënien në fuqi të vendimit nr.323, datë 16.02.2012 të Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor Fier”.
Në shkaqet e rekursit veçohen:
· Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është i gabuar pasi kemi
mos respektim dhe zbatim të keq të ligjit civil në arsyetimin dhe
dhënien e vendimit nga Gjykata e Apelit.
· Gjithashtu moslegjitimiteti i kësaj padie duket dhe në faktin
tjetër ku e paditura Ndone Sota e ka njohur pronësinë e saj si
bashkëpronare me palën paditëse për 600dy tokë, të ndodhur në Sheq
Marinas, me vendimin nr.765 dt.09.04.1996 të Gjykatës së Rrethit
Fier duke e detyruar palën paditëse të njohë dhe palën e paditur,
Ndone Sota, bashkëpronar, vendim ky i cili ka marrë formë të prerë
i pa ankimuar nga pala paditëse, çka tregon për pranimin nga ana e
palës paditëse edhe të palës së paditur si bashkëpronar në këtë 600
dy toke, fakt ky që në bazë të nenit 45 l/a të K.Pr.Civile kjo
çështje nuk mund të gjykohet aktualisht pasi jemi para faktit të
gjësë së gjykuar pra të një vendimi të formës së prerë me të
njëjtat palë e të njëjtin objekt, duke e rrëzuar këtë padi si të pa
bazuar në ligj kërkesë kjo që gjatë këtij gjykimi nuk u mor
parasysh nga ana juaj zotërinj gjyqtare.
· Që në fillim të këtij hetimi gjyqësor në i kërkuam gjykatës
rrëzimin e padisë të paditësit Peco Xhoxhi e të tjerë si të pa
bazuar në ligje, si padi që e ka humbur legjitimitetin e saj për
arsye se padia sipas objektit të saj, është jashtë afateve ligjore
të saj pasi kërkimi i padisë nga ana e paditësit mban datën e
regjistrimit në gjykate, 02.09.2008, kur vendimi i Komisionit të
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Rrethit Fier, i cili ka
njohur pronësinë palëve ndërgjyqësa për 600 dy të ndodhura në Sheq
Marinas, Fier dhe është shprehur për kompensim të pronës mban datën
18.03.1999.
· Ky arsyetim ka ardhur si rezultat i mos zbatimit të mirë të
ligjit, pasi si paditësat por dhe e paditura janë njohur dhe janë
bërë pronar mbi sipërfaqen 600 dynym tokë arë të ndodhur në fshatin
Sheq Marinas, Komuna Topojë, Fier si rezultat i vendimit të
Komisionit të Kompensimit dhe Kthimit të Pronave të ish pronarëve
të Këshillit të Rrethit Fier, Fier nr.510, datë 18.03.1999 dhe në
këtë gjykim e paditura paraqitet si bashkëpronare në bazë të këtij
vendimi.
· Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është i gabuar, pasi kjo
Gjykate për të detyruar të paditurën Ndone Sota të njohë pronar të
vetëm paditësat Peco Xhoxhi e tjerë duhej të prishte vendimin
nr.510, datë 18.03.1999 të Komisionit të K.K.P.P. Fier, gjë që nuk
mund të ndodhte pasi paditësi në objektin e tij në këtë gjykim nuk
e kishte këtë kërkesë për prishje të vendimit të komisionit të
pronave, por vetëm detyrimin për të njohur pronar, gjë të cilën
Gjykata e Apelit Vlorë e rekomandoi vetë paditësin një seance të
mëparshme kur i kërkoi paditësit që paraqitej para Gjykatës së
Shkallës së Parë Fier me padi me vete për prishje të vendimit të
K.K.K.P.P. Fier.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; dëgjoi
përfaqësuesen e palë paditëse Peco Xhoxhi, etj., av. Irena Reso, që
kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.1068, datë 06.12.2012, të
Gjykatës së Apelit Vlorë; konstatoi mungesën e palëve të tjera
ndërgjyqëse; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
I. Rrethanat e çështjes
1. Nga aktet e dosjes ka rezultuar se paditësat Peço Xhoxhi;
Jorgjie Kristuli; Andrea Xhoxhi; Harrila Xhoxhi; Vangjeli Xhunga;
Leonora Korini; Ligor Xhoxhi; Ndine Xhoxhi; Dhimitraq Xhoxhi;
Olimbi Papingu; Arti Xhoxhi; Teuta Xhoxhi; Saveta Xhoxhi; Zhaneta
Xhoxhi; Vladimir Xhoxhi; Ilir Xhoxhi; Genc Xhoxhi janë të gjithë
trashëgimtarë ligjorë të trashëgimlënësit Llazi Xhoxhi.
2. Me vendimin nr.597, datë 16.03.1995, të Gjykatës e Rrethit
Gjyqësor Fier me padinë e Todi Xhoxhi, trashëgimtar i Llazi
Xhoxhit, kundër Komunës Topojë dhe Zyrës së kadastrës Fier, është
vendosur: “Të njihet e drejta e pronësisë e të ndjerit Llazi Xhoxhi
për sipërfaqen prej 60 ha të ndodhur në Sheq Marinas, Komuna
Topojë, me kufizimet të përcaktuara ...”.
3. Me vendimin nr.765, datë 09.04.1996 të Gjykatës e Rrethit
Gjyqësor Fier, mbi padinë e paditëses Ndone Sota