REPUBLIKA E SHQIPERISE
PËRMBAJTJA
Çështje Civile
Nr.i vendimit Data PALËT Faqe
282 (00-2015-1907)03.06.2015Hervehe Dauti kundër Ismail Sinani,
Zyra Vendore e
Regjistrimti të Pasurive të Paluajtshme Sarandë12
283 (00-2015-1909)03.06.2015Tane Çeloaliaj në mungesë kundër
Agjencia e Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë21
284 (00-2015-1937)03.06.2015Shoqëria “Ital Trade” sh.p.k. në
mungesë kundër
Shoqëria “Trapani Charter” sh.p.k. në mungesë28
285 (00-2015-1996)04.06.2015Bardhyl Mullahi, Lulzim Mullahi,
Gazmend Mullahi,
Bujar Mullahi, Shkëlqime Mullahi, Besmir Mullahi,
Xhensila Mullahi, Fatos Mullahi, Admir Mullahi,
Suzana Mullahi në mungesë kundër Ikmete Mullaj,
Muharrem Mullaj, Marinel Mullaj në mungesë36
286 (00-2015-1997)04.06.2015Amanda Bardhi në mungesë kundër
Irini Lulo
në mungesë, Brian Bardhi në mungesë46
287 (00-2015-2396)04.06.2015Shoqëria “ARTEL” shpk kundër Nexhdet
Hatibi
(Jahja), Eriola Maliqi në mungesë, Ilda Mëzezi
në mungesë56
288 (00-2015-2000)04.06.2015Simon Dhosllari në mungesë kundër
Vasil Thanasi
në mungesë64
289 (00-2015-1998)04.06.2015Piro Cepa në mungesë, Andrea Cepa në
mungesë
kundër Shqipëri Llapushi (Azizi), Marcela Llapushi,
Anxhela Llapushi, Erion Llapushi71
290 (00-2015-1999)04.06.2015Jaho Bozhanaj, Hava Aliaj, Suljote
Brahimaj,
Gëzim Xhemalaj kundër Ilirjan Xhemalaj në mungesë,
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë
në mungesë, Shoqëria “Sevrani” sh.p.k. në mungesë78
291 (00-2015-3568)04.06.2015Shpresa Karazi, Danila Karazi,
Renato Karazi,
Ora Karazi, Luljeta Karazi, Petrit Karazi,
Donika Karazi kundër Bashkia e Qytetit Durrës
në mungesë, AKKP në mungesë, Rifat Kazazi,
Ikbale Kazazi, Bukurie Kazazi, Sefer Kazazi,
Artur Velaj, Aurora Kazazi, Ardian Kazazi,
Aida Kazazi87
292 (00-2015-1953)10.06.2015Taçi Oil International Trading &
Supply Company” sh.a.
kundër Art Konstruksion” sh.p.k., Shoqëria
“Albania Petrol” sha98
293 (00-2015-2061)10.06.2015Arjan Pushaj, Cane Pushaj kundër
Shoqëria “Gu-Al-01” sh.p.k105
294 (00-2015-2062)10.06.2015Kristo Çela në mungesë kundër Agron
Zyba
në mungesë115
295 (00-2015-2063)10.06.2015Kujtim Vreka kundër Shoqëria
Operatori i
Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a121
296 (00-2015-2065)10.06.2015Ndoni Tolin kundër Alb Petrol
sh.a128
297 (00-2015-2066)10.06.2015Flamur Manaj kundër Alb Petrol
sh.a.135
298 (00-2015-2067)10.06.2015Arshin Çeta kundër Shoqëria
Operatori i Shpërndarjes
së Energjisë Elektrike sh.a142
299 (00-2015-3119)10.06.2015Klelia Kondi, Cristian Kondi, Tedi
Kondi kundër
Helga Kondi149
300 (00-2015-2055)11.06.2015Arbër Veliaj kundër Byroja Shqiptare
e Sigurimit
Tiranë159
301 (00-2015-2056)11.06.2015Shoqëria “Gintash Alb Konstruktion”
sh.p.k kundër
Husnu Kemal Vatansever në mungesë175
302 (00-2015-2060)11.06.2015Bashkim Toshkëzi kundër Agjencia
Kombëtare e
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë
në mungesë177
303 (00-2015-2448)11.06.2015Thanas Dedi në mungesë kundër Beafte
Shtylla
në mungesë, Kozeta Hajdini në mungesë,
Kastriot Hajdini në mungesë188
304 (00-2015-2057)11.06.2015Atif Alla në mungesë kundër Festim
Xhoraj
në mungesë195
305 (00-2015-2059)11.06.2015Shoqëria “Ahmeti Travel" sh.p.k
kundër Aleks Kajo
në mungesë203
306 (00-2015-2072)17.06.2015Mustafa Lulaj kundër Agjencia e
Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave211
307 (00-2015-2073)17.06.2015Ledina Kosova kundër
Shoqëria “Konstruksion 2002” sh.p.k.216
308 (00-2015-2082)17.06.2015Paula Marku kundër Giusto
Gentili225
309 (00-2015-2074)17.06.2015Hyqmet Toska në mungesë kundër
Shoqëria “OSHEE”
sh.a. Tiranë (ish “Çez Shpërndarje” sh.a.229
310 (00-2015-2093)17.06.2015Fadil Serjani kundër Agjencia e
Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë,
Adil Babameto, Nakije Babameto, Kreshnik Vuthi
(Babameto), Fatmira Gjata238
311 (00-2015-2076)17.06.2015“Grupi Italo-Albanez” Sh.p.k. kundër
Adem Çaushi
në mungesë, Zyra e Përmbarimit Tiranë në mungesë245
312 (00-2015-2077)17.06.2015Çiljeta Derhemi kundër Gëzim
Rudi253
313 (00-2015-2078)17.06.2015Jan Pudil kundër Shoqëria “Atermon
Albania” sh.p.k.259
314 (00-2015-2083)17.06.2015Arziko Perisnaka (Xhepexhiu) kundër
Agjencia e
Kthimit e Kompensimit të Pronave Tiranë269
315 (00-2015-2106)18.06.2015Ahmet Arapi në mungesë kundër Kudret
Arapi,
Penete Arapi, Teferi Arapi, Rushdije Arapi,
Eniel Arapi, Anita Arapi, Qerime Arapi (në mungesë),
Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,
Qarku Vlorë në mungesë278
316 (00-2015-2107)18.06.2015Thimjo Ceka kundër Nikolla Foto,
Ilia Spiro,
Katero Naci në mungesë287
317 (00-2015-2108)18.06.2015Nexhmije Elmazi në mungesë kundër
Nuredin Binjaku
në mungesë294
318 (00-2015-2109)18.06.2015Hëna Asllani në mungesë kundër
Luljeta Veliaj301
319 (00-2015-2160)18.06.2015Mediha Hida, Hava Kusi, Afërdita
Varvarica, Nexhmije
Preza, Nafije Kodra, Naime Xhelepi, Selim Xhelepi,
Zija Xhelepi, Enver Xhelepi, Sulejman Xhelepi kundër
Fuat Kapllani, Flamur Kapllani, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë në mungesë,
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Tiranë në mungesë309
320 (00-2015-2110)18.06.2015Avni Zaçe në mungesë kundër Enver
Spahillari
në mungesë, Nexhat Ahmeti në mungesë321
321 (00-2015-2112)18.06.2015Tomor Moli në mungesë, Baki Shehu në
mungesë
kundër Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave në mungesë, Alush Saraçi në mungesë,
Elika Mileti në mungesë, Zana Jella në mungesë,
Arjan Saraçi në mungesë), Aurora Kormaku
në mungesë327
322 (00-2015-2161)18.06.2015Vasfi Hoxhallari në mungesë
kundër
Xhevat Hoxhallari në mungesë, Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë332
323 (00-2015-2113)18.06.2015Avokatura e Shtetit kundër Agjencia
e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave (AKKP) Tiranë në mungesë,
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Tiranë në mungesë, Edmond Nuellari, Petrit Nuellari340
324 (00-2015-2158)18.06.2015Ndue Ndoci në mungesë, Pjetër Ndoci
në mungesë
kundër Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave Tiranë në mungesë347
325 (00-2015-2159)18.06.2015Liljana Vuka kundër Byroja Shqiptare
e Sigurimit
në mungesë356
326 (00-2015-2378)24.06.2015Gjon Çeklijaj në mungesë, Tomorr
Zeka në mungesë,
Ndue Çupi, në mungesë, Kol Sukaj në mungesë kundër
ÇEZ Shpërndarje sh.a. (aktualisht OSHEE)366
327 (00-2015-2381)25.06.2015Komuna Markat në mungesë kundër
Agjencia e
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Vlorë
në mungesë373
328 (00-2015-23080)25.06.2015Erald Berhami në mungesë kundër
Zija Zajmi382
Çështje Penale
3/410.06.2015Kërkuese: Prokuroria e Përgjithshme e Republikës
së
Shqipërisë
Të pandehur: Arben Ndoka, Pjerin Ndreu394
805.06.2015Kërkues: Edi Rama
Kundër: Edi Paloka437
905.06.2015I Dëmtuari Akuzues: Edi Rama
Kundër: Arben Ristani443
16/103.06.2015Kërkues: Mark Frroku456
17/111.06.2015Kërkues (Personi nën hetim): Mark Frroku459
2123.06.2015Kërkues: Nikoll Prenga
Kundër: Edi Rama, Sali Berisha, Fatos Nano,
Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Pandeli Majko,
Ilir Meta, Ylli Bufi 472
2225.06.2015Kërkuese: Prokuroria e Përgjithshme
Person nën hetim: ARJAN BYTYCI alias
KRISTIAN MORINA (MARINAJ) alias HILË JOKA
alias HILË MORINA476
92 (00-2015-1157)03.06.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor
Fier
I pandehur: Vasil Berdilla në mungesë486
93 (00-2015-1138)03.06.2015Kërkuese: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Fier
Të pandehur: Ajet Yzeiraj, Kristo Yzeiraj,
Saimir Yzeiraj, Baftjar Gropa493
94 (00-2015-1156)03.06.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Vlorë
I pandehur: Afrim Bajramaj501
95 (00-2015-1139)03.06.2015I pandehur: Elton Nikaj508
96 (00-2015-1141)03.06.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Tiranë
I pandehur: Alfonc Hoxha514
97 (00-2015-1140)03.06.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Lezhë
I pandehur: Besnik alias Nikolin Gjoni, në mungesë518
98 (00-2015-1202)10.06.2015I pandehur: Tafil Brahimi522
99 (00-2015-1203)10.06.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së
Rrethit
Gjyqësor Vlorë
I pandehur: Altin Skëndaj534
100 (00-2015-1198)10.06.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Durrës
Të pandehur: Gentian Muharremi, Fatos Arifi,
Ramiz Curri543
101 (00-2015-1199)10.06.2015I pandehur: Shpëtim Miraka549
102 (00-2015-1200)10.06.2015Kërkues: Kastriot Baçuku553
103 (00-2015-1201)10.06.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Gjirokastër
Të pandehur: Vezir Thanasi, Lorenc Sadikaj561
104 (00-2015-1245)11.06.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Kavajë
I pandehur: Reshat Likja570
105 (00-2015-1246)11.06.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës
së Rrethit
Gjyqësor Elbasan
I pandehur: Gazmend Selimaj578
106 (00-2015-1311)17.06.2015Të pandehur: Ramir Haderi, Suad
Laçej583
107 (00-2015-1980)24.06.2015E pandehur: Manjola Dollapaj në
mungesë590
108 (00-2015-1988)24.06.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit
Gjyqësor Vlorë
I pandehur: Edlir Ibrahimaj595
109 (00-2015-1986)24.06.2015Kërkues: Lavdosh Hatija601
110 (00-2015-1985)24.06.2015Kërkuese: Elvira Cina605
111 (00-2015-1979)24.06.2015Kërkues: Prokuroria pranë gjykatës
së Rrethit Gjyqësor
Tiranë
I pandehur: Mateo Themollari611
112 (00-2015-1989)24.06.2015Kërkues: Sokol Shehu, Aleksandër
Shehu614
122 (00-2015-2094)25.06.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës
së Rrethit
Gjyqësor Berat
Të pandehur: Besnik Ibrahimi, Anesti Paskos,
Klevis Paskos631
Çështje Administrative
353 (00-2015-1986)02.06.2015Novruz Myftari kundër Drejtoria e
Përgjithshme e
Tatimeve (DPT)645
354 (00-2015-4290)02.06.2015Mimoza Xhabija kundër Zyra Vendore e
Regjistrimit
të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Zyra Qëndore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë649
355 (00-2015-1989)02.06.2015Bisha Kërçuku kundër Autoriteti
Portual Durrës655
356 (00-2015-1988)02.06.2015Gjinovefa Shkëmbi kundër Bashkia
Kuçovë666
357 (00-2015-1987)02.06.2015Halil Murraj kundër Prefekti i
Qarkut Vlorë673
358 (00-2015-3177)02.06.2015Fidarije Bajrami kundër Zyra
Qendrore e Regjistrimit
të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë679
359 (00-2015-1992)02.06.2015Shoqëria “Myftari/V” sh.p.k në
mungesë kundër Dega
e Doganës Durrës689
360 (00-2015-1991)02.06.2015Refit Haxhiraj kundër Shoqëria
“Vefa” Sh.p.k
në administrim698
361 (00-2015-1990)02.06.2015Shoqëria “Bruno” sh.p.k kundër Dega
e Doganës
Durrës707
362 (00-2015-3162)02.06.2015Bujar Hoti kundër Prokurori i
Përgjithshëm i
Republikës së Shqipërisë718
363 (00-2015-3857)02.06.2015Vullnet Tola, Artur Burnaci kundër
Këshilli i Ministrave,
Ministria e Punëve Publike e Transportit, Drejtoria e
Përgjithshme e Rrugëve Tiranë724
364 (00-2015-3416)04.06.2015Miranda Nushi kundër Drejtoria
Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore (DRSSh) Lezhë733
365 (00-2015-2925)04.06.2015Syl Ismaili kundër Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë
së Shtetit (DPPSh)738
366 (00-2015-3407)04.06.2015Agim Prenci kundër Zyra Qendrore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme746
367 (00-2015-3666)04.06.2015Ylli Zeka kundër Drejtoria Rajonale
e Autoritetit
Kombëtar të Ushqimit Tiranë750
368 (00-2015-2771)04.06.2015Bashkim Xhika kundër Ministria e
Brendshme Tiranë754
369 (00-2015-3424)04.06.2015Shoqëria “Seven Group” shpk kundër
Dega e Doganës
Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë764
370 (00-2015-2762)04.06.2015Thanas Gogo kundër Drejtoria
Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Tiranë772
371 (00-2015-2773)04.06.2015Hilmi Hylli kundër Drejtoria
Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Shkodër782
372 (00-2015-3291)04.06.2015Shoqëria “Desina Ballkan” sh.p.k
kundër Drejtoria e
Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit Qendra
Rajonale Korçë; Drejtoria e Përgjithshme e
Metrologjisë Tiranë790
373 (00-2015-3292)04.06.2015Rebani Boçai kundër Zyra Qendrore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë797
374 (00-2015-3278)04.06.2015Njazi Bardhi kundër Zyra Qendrore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë802
375 (00-2015-3570)09.06.2015Pren Bezhani kundër Zyra Vendore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Durrës, Zyra Qendrore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë,
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës Tiranë809
376 (00-2015-2069)09.06.2015Lindita Prifti kundër Drejtoria
Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Tiranë815
377 (00-2015-3588)09.06.2015Ardjan Cungu, Ilir Cungu kundër Zyra
Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër820
378 (00-2015-2068)09.06.2015Shoqëria “Apex-Al” sha; Shoqëria
“Adritatik Game” sha;
Shoqëria “Astra” sha kundër Këshilli Bashkiak i Bashkisë
Tiranë; Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë
Bashkisë Tiranë824
379 (00-2015-1251)09.06.2015Shoqëria “Siontis” s.a; Shoqëria
“Siontis Design and
Construction” s.a; kundër Shoqëria “Gjallica” sh.p.k
në administrim në mungesë, Zyra e Përmbarimit Elbasan
në mungesë840
380 (00-2015-3330)09.06.2015Edmond Gjergji në mungese kundër
Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve në mungesë850
381 (00-2015-2698)10.06.2015Hamit Tafaj kundër Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë
së Shtetit855
382 (00-2015-2887)10.06.2015Bashkim Sulollari kundër Drejtoria
Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Tiranë862
383 (00-2015-2886)10.06.2015Sefedin Gaxha kundër Drejtoria
Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Gjirokastër870
384 (00-2015-3344)10.06.2015Tomorr Noku kundër Drejtoria e
Policisë Qarkut Tiranë,
Sektori i Policisë Rrugore879
385 (00-2015-2003)16.06.2015Shoqëria “N&G2005” sh.p.k kundër
Drejtoria e
Përgjithshme e Rrugëve Tiranë883
386 (00-2015-4422)16.06.2015Shoqëria “Guri” Sh.p.k. kundër
Drejtoria Rajonale
Tatimore Tiranë në mungesë, Drejtoria e Kontrollit
Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
në mungesë897
387 (00-2015-4423)16.06.2015Shoqëria “Eurosig” Sh.a. kundër Zyra
Shqiptare e të
Drejtave të Autorit në mungesë, Arben Morina
në mungesë904
388 (00-2015-2829)10.06.2015Agron Burgaj, Ilir Burgaj kundër
Ministria e Financave
Tiranë, Dega e Thesarit Shkodër910
389 (00-2015-2831)10.06.2015Shaqir Sina kundër Drejtoria
Rajonale Tatimore Fier,
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, Avokatura
e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë918
390 (00-2015-3429)10.06.2015Kosta Pjero, Robert Pjero kundër
Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë923
391 (00-2015-3425)10.06.2015Vasil Paguna kundër Zyra Qendrore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Sarandë929
392 (00-2015-3432)10.06.2015Katerina Xhorxhakaqis (Lindita
Lengu) kundër
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Vlorë, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme Tiranë934
393 (00-2015-3011)18.06.2015Evald Jaho kundër Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë
së Shtetit Tiranë, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë939
394 (00-2015-3130)18.06.2015Fahri Imaku kundër Drejtoria
Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Tiranë948
395 (00-2015-3125)18.06.2015Katina Gjoni kundër Zyra Arsimore
Sarandë958
396 (00-2015-3131)18.06.2015Agim Berberaj kundër Drejtoria
Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Fier963
397 (00-2015-3129)18.06.2015Ardian Muçaj kundër Drejtoria e
Përgjithshme e
Tatimeve967
398 (00-2015-3128)18.06.2015Gëzim Pasho kundër Komuna
Voskop972
399 (00-2015-3123)18.06.2015Aneta Ilia kundër Drejtoria Rajonale
Arsimore Vlorë976
400 (00-2015-2758)18.06.2015Bush Bushi kundër Drejtoria Rajonale
e Sigurimeve
Shoqërore Dibër981
401 (00-2015-2759)18.06.2015Arben Haxhiaj kundër Ministria e
Financave Tiranë988
402 (00-2015-2760)18.06.2015Pajtim Jaupaj kundër Prefektura e
Qarkut Vlorë995
403 (00-2015-4289)23.06.2015Nexhmi Mezani në mungesë kundër
Autoriteti i
Mediave Audiovizive1002
404 (00-2015-2971)23.06.2015Mifit Tola kundër Ministria e
Brendshme1114
405 (00-2015-3700)23.06.2015Albert Xhuti kundër Kuvendi i
Republikës së
Shqipërisë1120
406 (00-2015-3537)23.06.2015Tatimpaguesi Yzedin Bekaj (Begaj)
kundër Njësia e
Tatimpaguesve të Mëdhenj, Drejtoria e Përgjithshme e
Tatimeve1124
407 (00-2015-2970)23.06.2015Yzedin Alisinanaj kundër .Drejtoria
Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Vlorë, Komisioni Qendror i
Ankimit pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore
Tiranë1033
408 (00-2015-2913)25.06.2015Shoqëria “Bruçi” sh.p.k. kundër
Bashkia Tiranë
në mungesë1138
409 (00-2015-3567)25.06.2015Vasillaq Dhami kundër Ministria e
Shëndetësisë1056
410 (00-2015-2897)25.06.2015Tonin Bruka kundër Këshilli i
Ministrave, Ministria e
Punëve Publike dhe Transportit, Drejtoria e
Përgjithshme e Rrugëve1062
411 (00-2015-2808)25.06.2015Ana Babani kundër Drejtoria Rajonale
Tatimore
Tiranë, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë
së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë1073
412 (00-2015-2899)25.06.2015Dod Zymaj kundër Bashkia Laç1080
413 (00-2015-2910)25.06.2015Përparim Hasani kundër Drejtoria
Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Tiranë1086
414 (00-2015-2912)25.06.2015Refik Salliu kundër Drejtoria
Rajonale Sigurimeve
Shoqërore Durrës1095
415 (00-2015-2911)25.06.2015Përparim Meçollari kundër Drejtoria
Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve
Shoqërore Tiranë1102
416 (00-2015-3577)25.06.2015Muharrem Rama kundër Bashkia
Tiranë1110
417 (00-2015-3793)25.06.2015Shoqëria “VIL OIL” Sha, Shëngjin
Lezhë kundër
Dega e Doganës Shëngjin Lezhë, D.P.Doganave
Tiranë1114
418 (00-2015-3382)29.06.2015Bernard Hila kundër Zyra Vendore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Shkodër1122
419 (00-2015-3383)29.06.2015Prefekti i Qarkut Dibër kundër
Komuna Suç - Rrethi
Mat; Tanush Ndue Gjini1128
420 (00-2015-3242)29.06.2015Gjin Blinishta kundër Zyra Vendore e
Rregjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Shkodër1135
421 (00-2015-3244)29.06.2015Bardhyl Sali kundër Zyra Vendore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Vlorë1141
422 (00-2015-3384)29.06.2015Pranvera Rushani kundër Zyra Vendore
e Regjistrimit
të Pasurive të Paluajtshme Fier, Zyra Qndrore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë1149
423 (00-2015-2190)30.06.2015Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë
kundër Zef Nikolli
në mungesë1157
424 (00-2015-2916)30.06.2015Merqes Cama në mungesë kundër ZVRPP
Sarandë
në mungesë, Alqi (Altin) Kodhima në mungesë,
Mihal Kodhima në mungesë, Shuaip (Gjysh) Duka
në mungesë, Nazmi Hajdini në mungesë1163
425 (00-2015-2188)30.06.2015Drita Bajraktari, Vasil Bajraktari
kundër Aluizni,
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Tiranë1170
426 (00-2015-2183)30.06.2015Llazi Pilinçi kundër Ministria e
Punëve Publike dhe
Transportit1178
427 (00-2015-2184)30.06.2015Shoqëria “Apolonia” shpk kundër Enti
Kombëtar i
Banesave1182
428 (00-2015-2185)30.06.2015Shoqëria “Katering, Pastrim,
Lavanteri” (KPL) shpk
kundër Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Tiranë1189
429 (00-2015-2186)30.06.2015Firma Prodhuese Ndërtimore “NATOJA”
sh.p.k
kundër Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Drejtoria
Rajonale, Njësia e Tatimpaguesve të Mëdhenj1197
430 (00-2015-2189)30.06.2015Nesti Janku kundër Bashkia
Përmet1201
Moskompetenca Civile
00-2015-192305.06.2015Bashkia Kukës kundër Muhamet
Dalaçi1205
00-2015-192905.06.2015Nexhmije Aliaj (Hylviu) kundër Agjencia e
Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave Tiranë1208
00-2015-1978.1106.2015Kërkues: Korporata Elektroenergjitike
Shqiptare sh.a1211
00-2015-200216.06.2015Mehdi Canko, Tasim Xhika kundër Agjencia e
Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave1218
00-2015-2004.06.2015Sokol Kola kundër Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave1219
00-2015-200516.06.2015Ilir Deda kundër Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit
të Pronave1223
00-2015-200606.06.2015Fran Kola kundër Agjencia e Kthimit
dhe
Kompensimit të Pronave1228
00-2015-200716.06.2015Kërkues: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit
dhe Pyjeve
Lezhë 1233
00-2015-200816.06.2015Prefekti i Qarkut Dibër kundër Komuna
Shupenzë,
Shkëlqim Xheka1237
00-2015-200916.06.2015Kërkues: Korporata Elektroenergjitike
Shqiptare
(Kesh) Sh.A1242
00-2015-201016.06.2015Fatmir Lacaj kundër Operatori i
Shpërndarjes Energjisë
Elektrikë (O.Sh.E.E) Sh.A, Dega Vlorë1246
00-2015-201316.06.2015Blendi Malaj kundër Zyra e Gjendjes Civile
Bashkia
Tiranë, Zyra e Gjendjes Civile pranë Prefekturës së
Qarkut Tiranë1250
00-2015-202318.06.2015Piro Tili kundër Drejtoria Rajonale
Tatimore Korçë1256
00-2015-225203.06.2015Shoqëria “Lid” Shpk kundër Zyra Vendore
e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë,
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme Tiranë1260
00-2015-242603.06.2015Avokatura e Përgjithshme e Shtetit kundër
Agjencia e
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë,
Neki Babamusta1266
00-2015-242803.06.2015Shoqëria “Shpërndarja e Librit Shkollor”
Sha kundër
Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore
Universitare “Nënë Tereza” (Q.S.U.T),
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar
(INUK)1270
00-2015-243018.06.2015Ramadan Lala kundër Agjencia e Kthimit
dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë1276
00-2015-243324.06.2015Gjet Mamli kundër Zyra Vendore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Laç-Kurbin, Ndoc Tota,
Shan Tota, Mare Tota, Flora Tota, Flutura Tota1281
00-2015-245623.06.2015Figalia Beji (Strati) kundër Zyra Vendore
e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë,
Amelia Strati, Dora Strati, Edlir Strati, Erjon Strati,
Panajot Strati1285
00-2015-245723.06.2015Kristaq Thano kundër Agjencia e Kthimit
dhe
Kompensimit të Pronave1293
00-2015-260710.06.2015Xhevrie Daci, Edlira Daci, Antoneta Daci,
Arben Daci
kundër Artan Balla, Ilir Balla, Drejtoria Rajonale
Rrugore Dibër, Drejtoria e Shitjes së Pronave Publike
pranë Ministrisë së Financave, Zyra e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Bulqizë1298
00-2015-273318.06.2015Gjergj Nikaj kundër Drejtoria e
Përgjithshme e
Përmbarimit1301
00-2015-277718.06.2015“Steal” Sh.p.k Pogradec kundër Drejtoria
Rajonale
Tatimore Korçë1306
00-2015-280504.06.2015Shkurte Hoxhaj (Qarri) kundër Drejtoria
Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore (DRSSH) Tropojë1312
00-2015-287910.06.2015Drita Cani kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve
Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurime Shoqërore1315
00-2015-288210.06.2015Shoqëria “LR Health and Beauty System”
Shpk kundër
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Dega e Doganës
Tiranë1321
00-2015-288310.06.2015Euro Shpk kundër ÇEZ Shpërndarje Sha (sot
Operatori
i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) Sha1326
00-2015-288410.06.2015Servete Hasandoçaj kundër Drejtoria e
Përgjithshme e
Tatimeve1331
00-2015-288510.06.2015Lutfije Fetiu kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve
Shoqërore Dibër, Instituti i Sigurime Shoqërore
Tiranë1336
00-2015-289318.06.2015Athina Aliko kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve
Shoqërore Sarandë1342
00-2015-289418.06.2015Ismet Demiraj kundër Drejtoria e
Përgjithshme e
Burgjeve; IEV Penale Tiranë1346
00-2015-295003.06.2015Kërkuese: Alma Musha kundër
Spitali Psikiatrik Elbasan, Prokuroria e Rrethit
Elbasan1353
00-2015-299304.06.2015Jonuz Hoxha kundër Fatbardha Qosja, Ismail
Qosja,
Nire Qosja (Hasani), Fatime Qosja, Altin Qosja,
Genta Prodani, Xhilda Tufina (Qosja), Rezarta Mëneri,
Zyra Vendore e Rregjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme Tiranë1355
00-2015-304518.06.2015Pashko Smaçi kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve
Shoqërore Lezhë1360
00-2015-307004.06.2015Lek Pepaj kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve
Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore1366
00-2015-312218.06.2015Shoqëria Pelikan sh.p.k. kundër Drejtoria
Rajonale e
Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të
Ujërave, Qarku Tiranë1369
00-2015-316318.06.2015Elvis Pere kundër Drejtoria Rajonale
Tatimore Tiranë,
Drejtoria e Apelimit Tatimor1373
00-2015-322218.06.2015Fran Leka kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve
Shoqërore Lezhë1380
00-2015-322318.06.2015Shoqëria "Illyrians Developements" sh.p.k
kundër
Dega e Doganës Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave1384
00-2015-322718.06.2015Eqerem Hysenllari kundër Drejtoria e
Përgjithshme e
Burgjeve1396
00-2015-328904.06.2015Muharrem Krrusa kundër Dalip Dema1402
00-2015-329204.06.2015Rebani Boçai kundër Zyra Qendrore e
Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sarandë1407
00-2015-331605.06.2015Genc Tafaj kundër Komisioneri për
Mbikëqyrjen e
Shërbimit Civil1412
00-2015-333704.06.2015Shoqëria “K-AKS” sh.p.k kundër Dega e
Doganës
Durrës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave1418
00-2015-348004.06.2015Skënder Tepelena kundër Çez Shpërndarja
Sha1425
00-2015-364825.06.2015Ramazan Dervishi kundër Z.V.R.P.P
Tiranë,
Z.Q.R.P.P Tiranë1428
Moskompetenca Penale
00-2015-212111.06.2015Kërkues: Rrapo Muçi1434
ÇËSHTJE CIVILE
Nr. 31001-01160-00-2012 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2015-1907 i Vendimit (282)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese
Aleksandër MuskajAnëtar
Admir Thanza Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 03.06.2015, mori në shqyrtim
çështjen civile që i përket:
PADITËS: HERVEHE DAUTI
I PADITUR: ISMAIL SINANI
ZYRA VENDORE E REGJISTRIMTI TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
SARANDË
OBJEKTI:
Deklarimin absolutisht të pavlefshme të kontratës së
shitblerjes
me nr.1882 repertori, 944 koleksioni, datë 18.09.2000,
kthimin në gjendjen e mëparshme, (fshirjen e regjistrimit nga
pronësia e Ismail Sinani),
të pronës kullotë prej 8 ha, e ndodhur në Isak Delvinë, (objekti
kësaj kontrate),
dhe për rrjedhojë regjistrimin e pronës në pronësi në Z.V.R.P.P.
Sarandë
në emrin e paditëses Hervehe Dauti.
Baza Ligjore: Neni 153, 154, i Kodit të Procedurës Civile;
Neni 92, 94, 95, 101, 102, 104, 107, 193 dhe 197 të Kodit
Civil;
Neni 38 i Ligjit me nr.7843, datë 13 07. 1994,
“Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.2, datë
24.01.2011, ka vendosur:
“Pranimin e kërkesë padisë së paditëses Herevehe Dauti.
Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së
shitblerjes me nr.1182 repertori, 944 koleksioni, datë 18.09.2000 e
lidhur midis paditëses Hervehe Dauti dhe të paditurit Ismail
Sinani, kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.
Fshirjen nga regjistri hipotekor të pronësisë së palës së
paditur Ismail Sinani, kullotën prej 8 Ha, e ndodhur në Isak
Delvinë.
Detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P.P Sarandë të regjistrojë në
emrin e paditëses Hervehe Dauti, sipërfaqen e kullotës prej 8 Ha e
përshkruar në kontratën e shitblerjes me nr.1882 rep dhe nr.944
kol, datë 18.09.2000.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur Ismail
Sinani.”
Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.57, datë
06.02.2012, ka vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.2, datë 24.01.2011, të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për sa i përket pavlefshmërisë
së veprimit juridik, kontratës së shitblerjes me nr.1882 Rep,
nr.944 Kol, datë 18.09.2000 kthimin e palëve në gjendjen e
mëparshme dhe fshirjen nga regjistrimi.
Prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit të çështjes në
lidhje me kërkimin për detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P.
Sarandë për regjistrimin e pronës.
Shpenzimet gjyqësore, shpenzimet për ekspert dhe avokat lihen në
ngarkim të të paditurit Ismail Sinani.”
Kundër vendimit nr.57, datë 06.02.2012, të Gjykatës së Apelit
Gjirokastër, ka paraqitur rekurs pala paditëse Hervehe Dauti, e
cila kërkon prishjen e vendimit nr.57, datë 06.02.2012, të Gjykatës
së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit të nr.2, datë
24.01.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke
parashtruar ndër të tjera se:
· Regjistrimin i pronës në emër të Ismail Sinanit si rrjedhë
logjike dhe juridike nuk mund të kryhej para se të kryhej
paraprakisht regjistrimi i pronës në emër të ish trashëgimtarëve
ligjore të ish pronarit Xhevdet Sinani. Këtë qëndrim ka mbajtur dhe
Gjykata e Lartë në vendimin unifikues nr.l, datë 06.01.2009.
· Në çështjen objekt gjykimi nuk jemi në kushtet kur duhet të
plotësohen kriteret e parashikuara në nenin 38 të Ligjit 7843/1994
që i është referuar Gjykata e Apelit Gjirokastër në arsyetimin e
vendimit.
· Është i gabuar arsyetimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër se
pala e paditur ZVRPP Sarandë pasi shqyrton dokumentacionin e
paraqitur nga kërkuesi nëse është i plotë ose jo i propozon
Kryeregjistruesit në rast refuzimi të kërkesës për regjistrim,
projekt vendimin e saj.
· Në kushte kur pala e paditur Zyra Vendore e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme e ka shqyrtuar titullin e pronësisë të
paraqitur nga pala paditëse dhe nuk ka nxjerrë ndonjë projekt
refuzimi, por e ka vijuar dhe me tej veprimtarinë e saj
administrative, duke lëshuar vërtetimin hipotekor në emër të
trashëgimtares ligjore Hervehe Dauti, duke kryer dhe regjistrimin e
kontratës së shitblerjes dhe regjistrimin e sipërfaqes prej 8 ha në
emër të Ismail Sinani, procedura administrative është ezauruar.
· Me të drejtë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë është shprehur
në dispozitivin e vendimit dhe për rregullimin e pasojave që
rrjedhin nga një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm- Kontrata
e shitblerjes nr.1882 Rep, 944 Kol datë 18.09.2000 duke i kthyer
palët në gjendjen e mëparshme. Pra Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Sarandë ka zgjidhur pasojat në padinë e gjykuar.
· Nuk do të kishte logjike juridike nëse Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Sarandë duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme mos të
ishte shprehur dhe për detyrimin e palës së paditur Z.R.P.P Sarandë
të regjistrojë në emrin e paditëses Hervehe Dauti sipërfaqen e
kullotës prej 8 ha ashtu siç ka qenë regjistrimi para se të kryhej
veprimi juridik absolutisht i pavlefshëm.
· Sipas teorisë të së drejtës dhe praktikës unifikuese të
Gjykatës së Lartë veprimet juridike absolutisht të pavlefshme nuk
kanë asnjë vlerë ligjore dhe nuk sjellin asnjë pasojë që nga moment
i kryerjes së tyre.
Kundër vendimit nr.57, datë 06.02.2012, të Gjykatës së Apelit
Gjirokastër, ka paraqitur rekurs pala e paditur Ismail Sinani, i
cili kërkon prishjen e vendimit nr.57, datë 06.02.2012, të Gjykatës
së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit të nr.2, datë 24.01.2011, të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur rrëzimin e
kërkesë padisë, duke parashtruar ndër të tjera se:
Ekziston tashmë një praktikë gjyqësore e konsoliduar përmes
Vendimit Unifikues nr.13/2006, sipas të cilës, veprimet juridike
absolutisht të pavlefshme konsiderohet se nuk kanë sjellë asnjëherë
pasoja të ligjshme dhe nuk kanë ekzistuar kurrë, pikërisht për
rastet e parashikuara nga neni 92/a i Kodit Civil.
Në rastin konkret, gjykata e shkallës së parë ka lejuar shkelje
të rendë procedurale, pasi ka administruar si provë aktin e
ekspertimit nr.842, datë 28.01.2009, të Institutit të Policisë
Shkencore.
Në interpretim të dispozitave procedurale lidhur me marrjen e
provave, gjykata e shkallës së parë duhet të kishte thirrur një
ekspert grafik, bazuar në nenin 224/a të Kodit të Procedurës
Civile, duke i caktuar atij si detyrë që të kryente një akt
ekspertimi grafik lidhur me faktin e nënshkrimit ose jo të
kontratës së shitblerjes prej palës shitëse Hervehe Dauti.
Në kuptimin procedural, barrën e provës në këtë gjykim për të
paraqitur modele krahasuese të periudhës së përafërt me vitin 2000
kur është lidhur kontrata e shitblerjes, i përket palës paditëse
Hervehe Dauti, në bazë të nenit 12 të Kodit të Procedurës
Civile.
Gjykata e shkallës së parë, pasi ka administruar ne gjykim
përgjigjen e pyetjeve mbi aktin e ekspertimit nr.842, datë
28.01.2009 të kthyer prej Drejtorisë se Policisë Shkencore Tiranë
datë 17.12.2010, ka konkluduar në kundërshtim me mendimin e
eksperteve, por pa e arsyetuar qëndrimin e saj.
Gjatë gjykimit në Apel është bërë përsëri një akt ekspertimi i
cili sjell po të njëjtën përgjigje të papërcaktuar shkencërisht
duke bërë lojë fjalësh midis nënshkrimit origjinal dhe firmës
origjinale dhe duke dhënë një konkluzion të papërcaktuar qartë.
Pala paditëse Hervehe Dauti nuk ka paraqitur si modele
krahasuese të kohës së përafërt me momentin e lidhjes së kontratës
viti 2000 asnjë akt zyrtar me fuqi të plotë provuese, ku të ndodhet
nënshkrimi origjinal i palës paditëse, me qëllim që t’i vihet në
dispozicion ekspertit.
Kërkojmë që të konsiderohen të paprovuara pretendimet e palës
paditëse Hervehe Dauti lidhur me pavlefshmërinë absolute të
kontratës së shitblerjes nr.1882/944, datë 18.09.2000 për shkak të
falsitetit të nënshkrimit të paditëses dhe mungesës së shprehjes së
vullnetit për këtë shitje duke e rrëzuar kërkesë padinë e palës
paditëse Hervehe Dauti, bazuar në nenin 485, pika d të
K.Pr.Civile.
Me të drejtë Gjykata e Apelit Gjirokastër ka vendosur prishjen e
vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, pasi kjo e fundit ka
tejkaluar të drejtën e disponimit të saj lidhur me rregullimin e
pasojave të pavlefshmërisë absolute të veprimit juridik, duke
vendosur edhe detyrimin e ZVRPP, Sarandë që të regjistrojë në emër
të palës paditëse Hervehe Dauti sipërfaqen e kullotës prej 8 ha në
Isak të Rrethit Delvinë.
Për këtë pjesë të objektit të padisë gjykata e shkallës së parë
duhet të kishte nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit që në
momentin që pranoi padinë, pasi përbën një konflikt të mirëfilltë
administrativ, i cili rregullohet nga ligji nr.7843/1994 “Për
regjistrimin e pasurive të paluajtshme” i ndryshuar.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi
mungesën e palëve ndërgjyqëse; dhe pasi e bisedoi çështjen në
tërësi,
V Ë R E N
I. Rrethanat e çështjes
1. Nga shqyrtimi i akteve të dosjes gjyqësore rezulton se
paditësja Hervehe Dauti është trashëgimtare e vetme ligjore e
radhës së parë, e prindërve të saj, Xhevdet dhe Mihase Sinani.
Vërtetuar ky fakt me dëshminë e trashëgimisë nr.67, datë 16.12.1993
të Noterisë Delvinë.
2. Me vendimin nr.57, datë 31.07.2000, K.K.K.Pronave të ish
pronarëve Delvine, ka vendosur t’i kthejë paditëses Hervehe Dauti
me cilësinë e trashëgimtares së ish pronarit Xhevdet Sinani,
sipërfaqen prej, 15 ha kullotë ndodhur në vendin e quajtur lsak
Delvinë me kufizime: nga Veriu me kullotë nga Jugu me kanalin
vaditës nga Lindja dhe Perëndimi me përrua. Ky vendim është
regjistruar në regjistrin hipotekor me nr.3, faqe 32. nr.85
indeksi, datë 07.09.2000.
3. I padituri Ismail Sinani është kushëriri i dytë i paditëses
(babai i saj dhe babai i të paditurit ishin kushërinj të parë). Për
shkak të moshës, paditësja ka pranuar se i padituri i ka ardhur në
ndihmë për plotësimin e dokumenteve për njohje dhe kthim prone.
Por, paditësja Hervehe pretendon se i padituri ka abuzuar me
besimin e saj, duke falsifikuar firmën e saj në dokumente
zyrtare.
4. Me këtë fakt, paditësja është njohur në momentin kur është
paraqitur pranë Z.R.P.P për të marrë dokument pronësie, për pronën
e njohur dhe kthyer me vendim të K.K.K.Pronave dhe është vënë në
dijeni se në emrin e saj, janë vetëm 7(shtatë) ha kullotë nga e
gjithë sipërfaqja prej 15 ha. Pjesa tjetër prej 8(tetë) ha ishte
regjistruar në emër të të paditurit Ismail Sinani mbi bazën e një
kontrate shitblerje.
5. Paditësja pretendon se nuk i ka shitur asnjëherë pronë të
paditurit porse ky i fundit ka falsifikuar firmën në kontratën e
shitblerjes datë 18.09.2000 me nr.1882 Rep, nr.944 Kol, datë
18.09.2000, sipas së cilës rezulton se paditësja Hervehe Dauti me
cilësinë e shitëses, i ka shitur të paditurit Ismail Sinani, me
cilësinë e blerësit, sipërfaqen e kullotës prej 8 (tetë) ha ndodhur
në vendin e quajtur Isak, Komuna Vergo me kufizime sipas vërtetimit
të Z.R.P.P, Sarandë kundrejt vlerës 1.800.000. Me këtë kontratë të
falsifikuar i padituri ka aplikuar pranë Z.R.P.P, Sarandë për
regjistrimin e kësaj prone në emër të vet.
6. Paditësja pretendon se nuk ka nënshkruar asnjëherë kontratën
e shitblerjes me shtetasin Ismail Sinani dhe nënshkrimi i saj është
i falsifikuar prej tij për të përfituar në mënyrë të padrejtë. Për
këtë arsye me padi civile drejtuar gjykatës ka kërkuar civilisht
pavlefshmërinë e kontratës së shitblerjes kthimin e pronës,
fshirjen e kësaj prone nga regjistrimi në emër të të paditurit
Ismail Sinani dhe regjistrimin në emër të saj.
7. Gjatë procesit civil, me datë 12.09.2008 paditësja Hervehe
Dauti ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Sarandë me të cilin ka kërkuar marrjen në përgjegjësi
penale të shtetasit Ismail Sinani, për konsumim të veprës penale të
“Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 K.Penal.
Përsa kohë vazhduan hetimet procesi civil është pezulluar.
8. Gjatë hetimeve penale është kryer ekspertimi grafik i
nënshkrimeve. Me akt ekspertimin nr.842, datë 28.01.2008 të
Institutit të Policisë Shkencore është konkluduar se nënshkrimi tek
emër mbiemër Hervehe Dauti në “Kontratë Shitjeje” nr.1882 Rep,
nr.944 kol, datë 18.09.2000 nënshkruar në emër të shitësit Hervehe
Dauti, objekt ekspertimi, nuk është nënshkrimi origjinal i Hervehe
Dauti, krahasuar me modelet e paraqitura.
9. Me datë 15.09.2009 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në
përfundim të hetimeve ka vendosur pushimin e hetimeve të çështjes
penale nr.410 të vitit 2008 me arsyetimin se, me të vetmen provë,
aktin e ekspertimit nr.842, datë 28.01.2009 nuk mund të arrihet në
konkluzionin e provueshmërisë së veprës penale.
10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.2, datë
24.01.2011, ka vendosur:
-“Pranimin e kërkesë padisë së paditëses Herevehe Dauti.
· Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së
shitblerjes me nr.1182 repertori, 944 koleksioni, datë 18.09.2000 e
lidhur midis paditëses Hervehe Dauti dhe të paditurit Ismail
Sinani, kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.
· Fshirjen nga regjistri hipotekor të pronësisë së palës së
paditur Ismail Sinani, kullotën prej 8 Ha, e ndodhur në Isak
Delvinë.
· Detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P.P Sarandë të regjistrojë
në emrin e paditëses Hervehe Dauti, sipërfaqen e kullotës prej 8 Ha
e përshkruar në kontratën e shitblerjes me nr.1882 rep dhe nr.944
kol, datë 18.09.2000.
· Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur Ismail
Sinani.”
10.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar
(ndër të tjera) se:
“....(omissis)...Palët ndërgjyqëse janë kushërinj të dytë, ky
fakt provohet si me prova shkresore ashtu dhe me pretendimet e
ngritura nga paditësja dhe i padituri në gjykim. Faktin që pala
paditëse Hervehe Dauti i ka kërkuar ndihme palës së paditur në
lidhje me Kthimin e Kompensimin e një sipërfaqe kullote prej 15 ha,
e ndodhur në Isak Delvine, palët ndërgjyqëse e pranojnë vetë si në
gjykim, ashtu dhe në konkluzionet përfundimtare. Në lidhje me
Kontratën e shitblerjes, nr.1882 rep dhe nr.944 kol datë 18. 09.
2000, lidhur midis palëve ndërgjyqëse gjykata krijon bindje se në
rastin konkret kemi të bëjmë me një akt ekspertim shkencor, në të
cilën është konstatuar fakti, se nga ana e Prokurorisë Sarandë me
datë 05. 12. 2008 i është kërkuar Ministrisë së Brendshme,
Institutit të Policisë Shkencore Tiranë kryerja e një akti
ekspertimi shkencor në lidhje me firmat e nënshkruara nga Hervehe
Dauti në kontratën e shitjes datë 18.09.2000; me nr.1882 rep dhe
944 kol, ku pasi është përmbushur ky detyrim ligjor rezulton se: Me
aktin e ekspertimit me nr.842, datë 28.01.2008 në konkluzion ka
rezultuar e provuar se nënshkrimi te emri dhe mbiemri i Hervehe
Dauti në Kontratën e Shitblerjes nr.1882 rep dhe nr.944 kol datë
18.09.2000 nënshkrimi në emër të paditëses Herevehe Dauti objekt
ekspertimi nuk është nënshkrimi origjinal i Hervehe Dautit
krahasuar me metodat e paraqitura. Pala e paditur këtë akt në
gjykim e ka kundërshtuar duke kërkuar paraqitjen personale të
ekspertit z. Viktor Bulku, i cili pasi është paraqitur në seancë
gjyqësore ka dhënë përgjigjet e pyetjeve, ku në përfundim nga ana e
tij ka rezultuar fakti se i qëndronte aktit të ekspertimit me
nr.842, datë 28.01.2008, pra konkluzioni dhënë në aktin e
ekspertimit qëndron ...(...)”
11. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.57, datë
06.02.2012, ka vendosur:
-“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.2, datë 24.01.2011 të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për sa i përket pavlefshmërisë
së veprimit juridik, kontratës së shitblerjes me nr.1882 Rep,
nr.944 Kol, datë 18.09.2000 kthimin e palëve në gjendjen e
mëparshme dhe fshirjen nga regjistrimi.
· Prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit të çështjes në
lidhje me kërkimin për detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P.
Sarandë për regjistrimin e pronës.
· Shpenzimet gjyqësore, shpenzimet për ekspert dhe avokat lihen
në ngarkim të të paditurit Ismail Sinani.”
11.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar
(ndër të tjera) se:
“...(omissis)... Në rastin në shqyrtim, ka rezultuar se si në
padi dhe gjatë gjykimit, nga ana e paditësit nuk është kërkuar
vetëm konstatimi i pavlefshmërisë absolute të veprimi juridik,
kontrata e shitblerjes e lidhur mes saj dhe të paditurit, ashtu siç
pretendohet nga i padituri. Përveç pavlefshmërisë absolute,
paditësja ka kërkuar edhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme,
fshirjen nga regjistrimi i pasurisë në emër të të paditurit dhe
detyrimi për regjistrim në emër të paditëses...(...)...Në lidhje me
aktin e ekspertimit, Gjykata e Apelit vlerëson se Akti i
ekspertimit grafik kryer gjatë hetimeve nuk mund të shërbejë si
provë në këtë proces civil pasi pavarësisht përfundimeve të
arritura nga prokuroria dhe të pasqyruara edhe në vendimin e
pushimit të çështjes penale, gjykata është e detyruar të shqyrtojë
çështjen civile duke respektuar me korrektësi kërkesat e
K.Pr.Civile. Akti i ekspertimit gjatë gjykimit civil kryhet
nëpërmjet procedurës së përcaktuar në nenet 224/a e vijues të
K.Pr.Civile. Gjykata duhet të caktonte një ekspert i cili do të
jepte mendimin me shkrim pasi të kishte kryer edhe procesin e
betimit. Në kushte të tilla, Gjykata e Apelit bazuar në nenin 465
të K.Pr.Civile vendosi të kryejë ekspertim nga eksperti Ardian
Shehu specialist në Institutin e Policisë
Shkencore...(...)...Referuar aktit të ekspertimit kemi të bëjmë me
mendim kategorik që nënshkrimi në emër të paditëses nuk është
shkruar nga vetë paditësja. Në kushte të tilla, me të drejtë,
kontrata e shitblerjes është konstatuar si kontratë absolutisht e
pavlefshme pasi kjo kontratë nuk pasqyron të vërtetën, pasi ajo
çfarë shprehet në kontratë nuk është vullneti i paditëses Hervehe.
Paditësja Hervehe Dauti nuk i ka shitur asnjë ha kullotë të
paditurit Ismail Sinani ...(...) ...Gjykata e Apelit konldudon se
çështja civile me paditës Hervehe Dauti për pjesën qe kërkon
detyrimin e Z.R.P.P për regjistrim prone, është në juridiksionin
administrativ dhe si rrjedhojë vendimi i gjykatës së shkallës së
parë në lidhje me këtë disponim duhet të prishet dhe gjykimi i
çështjes duhet të pushohet për këtë pjesë të vendimit...(...).”
12. Kundër vendimit nr.57, datë 06.02.2012, të Gjykatës së
Apelit Gjirokastër, kanë paraqitur rekurs si pala paditëse Hervehe
Dauti, edhe pala e paditur Ismail Sinani, respektivisht për shkaqet
e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
II. Ligji i zbatueshëm
13. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit Civil, në
të cilat është parashikuar:
13.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen
në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që
janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të
saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u
lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.
13.2.Neni 79 i K.Civil: “Veprimi juridik është shfaqja e
ligjshme e vullnetit të personit fizik ose juridik, që synon të
krijojë, të ndryshojë ose të shuajë të drejta ose detyrime
civile”.
13.3.Neni 92 i K.Civil: “Veprimet juridike të pavlefshme nuk
krijojnë asnjë pasojë juridike. Të tilla janë ato që: a) vijnë në
kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit; b) kryhen për të
mashtruar ligjin; c) kryhen nga të mitur nën moshën katërmbëdhjetë
vjeç; ç) bëhen në marrëveshje të palëve pa patur për qëllim që të
sjellin pasoja juridike (fiktive ose të simuluara).”
13.4.Neni 192 i K.Civil: “Sendet e paluajtshme dhe faktet që
kanë lidhje me gjendjen juridike të tyre regjistrohen në regjistrin
e pasurive të paluajtshme.
Regjistrimi bëhet në bazë të një akti publik, të një vendimi
gjykate apo të një organi tjetër shtetëror kompetent, si dhe në
rastet e tjera të parashikuara nga ligji.”
III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson
14. Se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Hervehe Dauti,
përmban shkaqe nga ato që parashikon neni 472 i Kodit të Procedurës
Civile.
15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim
të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë
gjykimeve, pjesës arsyetuese të vendimeve gjyqësore dhe
pretendimeve të paraqitura në rekurse, arrin në përfundimin se në
marrjen e vendimit nr.57, datë 06.02.2012 të Gjykatës së Apelit
Gjirokastër, nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural
civil për këtë arsye vendimi i kësaj gjykate duhet të prishet.
Ndërsa vendimi nr.2, datë 24.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Sarandë
është i drejtë dhe i mbështetur në ligj, për këtë arsye duhet të
lihet në fuqi.
16. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces
gjyqësor, konstatohet se pala paditëse nëpërmjet këtij gjykimi ka
kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së
shitblerjes me nr.1882 repertori, 944 koleksioni, datë 18.09.2000
dhe kthimin në gjendjen e mëparshme, fshirjen e regjistrimit të
pronës objekt i kësaj kontrate nga pronësia e Ismail Sinani, e
regjistrimin e saj në emrin e paditëses Hervehe Dauti.
17. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi i ka nënshtruar
hetimit dhe debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në
prova) çështje të rëndësishme ligjore lidhur me këtë natyrë
mosmarrëveshje, ka vendosur pranimin e kërkesë padisë, duke
konstatuar pavlefshmërinë absolute të kontratës së shitblerjes
lidhur midis palëve dhe kthimin e tyre në gjendjen e mëparshme. Po
ashtu, me të drejtë ajo ka vendosur fshirjen nga regjistri
hipotekor të pronësisë së palës së paditur Ismail Sinani dhe
detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P.P Sarandë të regjistrojë
pronën në emrin e paditëses.
18. Ndërsa, Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.57,
datë 06.02.2012, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës
së rrethit për sa i përket pavlefshmërisë së veprimit juridik,
kthimit të palëve në gjendjen e mëparshme dhe fshirjen nga
regjistrimi, por ka prishur vendimin dhe pushuar gjykimin lidhur me
kërkimin për detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P. Sarandë për
regjistrimin e pronës. Pikërisht këtë pjesë të fundit të
vendimmarrjes së gjykatës së apelit Kolegji Civil i Gjykatës së
Lartë e gjen të pabazuar.
19. Nga aktet e dosjes dhe arsyetimi i këtij vendimi, rezulton
se me të drejtë Gjykata e Apelit Gjirokastër në mbështetje të nenit
465 të Kodit të Procedurës Civile, ka përsëritur pjesërisht hetimin
gjyqësor, duke urdhëruar kryerjen e një akti ekspertimi grafik me
arsyetimin se: “... Akti i ekspertimit grafik kryer gjatë hetimeve
nuk mund të shërbejë si provë në këtë proces civil pasi pavarësisht
përfundimeve të arritura nga prokuroria dhe të pasqyruara edhe në
vendimin e pushimit të çështjes penale, gjykata është e detyruar të
shqyrtojë çështjen civile duke respektuar me korrektësi kërkesat e
K.Pr.Civile. Akti i ekspertimit gjatë gjykimit civil kryhet
nëpërmjet procedurës së përcaktuar në nenet 224/a e vijues të
K.Pr.Civile. ...”. Kjo gjykatë në mbështetje të përfundimeve të
aktit të ekspertimit të realizuar, ka arritur po në përfundimin se
kontrata e shitblerjes nr.1882 Rep, 944 Kol, datë 18.09.2000 është
absolutisht e pavlefshme, pasi nuk pasqyron të vërtetën, në të nuk
është nënshkrimi i palës paditëse dhe ajo çfarë shprehet në
kontratë nuk është vullneti i saj.
20. Kolegji çmon se bazuar në nenin 79 të Kodit Civil, sipas të
cilit “Veprimi juridik është shfaqja e ligjshme e vullnetit të
personit fizik ose juridik, që synon të krijojë, të ndryshojë ose
të shuajë të drejta ose detyrime civile”, gjykatat me të drejtë
kanë konstatuar se jemi përpara një veprimi juridik absolutisht të
pavlefshëm, pasi në këtë rast ka munguar vullneti i njërës palë,
paditëses.
21. Sipas nenit 92 të Kodit Civil “Veprimet juridike të
pavlefshme nuk krijojnë asnjë pasojë juridike” pra nuk mund të
prodhojnë efekte ligjore dhe nuk sjellin asnjë pasojë që nga moment
i kryerjes së tyre. Veprimi juridik absolutisht pavlefshëm nuk mund
të bëhet i vlefshëm me asnjë veprim të mëvonshëm, “Ajo që është e
vesuar që në fillim, nuk mund të ndreqet me kalimin e kohës” (Quod
ab initio vitiosum est, tractu temporis convalescere non
potest).
22. Pavarësisht kësaj, në praktikë jo rrallë herë, veprimi
juridik mund të ekzekutohet dhe të prodhojë efekte, e pikërisht
këto efekte duhet të rregullohen nga gjykata. Edhe në çështjen
objekt gjykimi, ajo çka është e rëndësishme për palën paditëse si
titullare e së drejtës materiale, është pikërisht rregullimi i
pasojave.
22.1. Referuar vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë nr.5,
datë 30.10.2012 “...Kërkimi për konstatimin e pavlefshmërisë
absolute të një veprimi juridik nuk mund të bëhet si kërkim i
mëvetësuar; ai gjithnjë duhet të bëhet gjatë gjykimit në themel të
një çështjeje nga gjykata, ose të paktën si kërkim që shoqëron
zgjidhjen e pasojave të ardhura nga ekzekutimi i tij”. Ndaj edhe në
rastin “de quo”, pala paditëse, kur ka ngritur çështjen e nulitetit
të kontratës së shitblerjes ka kërkuar zgjidhjen e pasojave që kanë
ardhur në këtë rast (restitucioni i parashikuar nga neni 106, 107 i
Kodit Civil), çka përbën në fakt interesin e saj të ligjshëm të
cënuar.
23. Të dy gjykatat kanë konstatuar pavlefshmërinë e veprimit
juridik dhe, në zgjidhjen e pasojave të pavlefshmërisë, janë
shprehur për kthimin e palëve në të quajturën gjendje të mëparshme
(restitutio in integrum). Por Gjykata e Apelit Gjirokastër ka
disponuar në mënyrë të ndryshme lidhur me kërkimin e palës paditëse
për detyrimin e Z.R.P.P për regjistrimin e pronës në emër të saj.
Ajo ka arsyetuar në mënyrë të gabuar se kjo pjesë e kërkimit “...
është në juridiksionin administrativ dhe si rrjedhojë vendimi i
gjykatës së shkallës së parë në lidhje me këtë disponim duhet të
prishet dhe gjykimi i çështjes duhet të pushohet për këtë pjesë të
vendimit...”.
24. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se gjykata e apelit
në këtë rast nuk ka përcaktuar drejtë çështjen e juridiksionit për
këtë pjesë të kërkimit të padisë, duke mos bërë një cilësim të
saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe
nuk e ka zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore të
zbatueshme (konform nenit 16 të Kodit të Procedurës Civile).
24.1. Kjo gjykatë, megjithëse shprehet për kthimin e palëve në
gjendje të mëparshme, në mënyrë të gabuar nuk ka zgjidhur të gjitha
pasojat e kërkuara nga pala paditëse dhe që janë rrjedhojë e
veprimit juridik absolutisht të pavlefshëm. Çregjistrimi fillestar,
që i është bërë pronës nga emri i palës paditëse, ka qenë një nga
pasojat e ardhura nga ekzekutimi i veprimit juridik absolutisht të
pavlefshëm. Nëpërmjet urdhërimit të saj (dispozitivi i vendimit të
Gjykatës së Apelit Gjirokastër), duke mos u shprehur dhe për
detyrimin e palës së paditur Z.R.P.P Sarandë, të regjistrojë në
emrin e paditëses Hervehe Dauti pronën objekt gjykimi (sipërfaqen e
kullotës prej 8 ha), ashtu siç ka qenë regjistrimi para se të
kryhej veprimi juridik absolutisht i pavlefshëm, gjykata nuk ka
zgjidhur një nga pasojat e ardhura dhe nuk ka realizuar kthimin e
palëve në të ashtuquajturën gjendje të mëparshme (restitutio in
integrum).
25. Gjykata në mënyrë të gabuar i referohet procedurës
administrative për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.
Pavarësisht se në pamje të parë (prima facie) ky kërkim mund të
duket i natyrës administrative, mosmarrëveshja e ardhur përpara
gjykatës ka natyrë civile. Në themel të saj qëndron pretendimi i
palës paditëse se është ajo mbajtëse e të drejtës së pronësisë për
sipërfaqen e kullotës prej 8 ha, ndaj si rrjedhojë kërkon
rregullimin e pasojave, kthimin e gjendjes së mëparshme, që
konsiston pikërisht në fshirjen e pronës nga emri i palës së
paditur dhe regjistrimi në emër të vet, si pronare e ligjshme,
sikundër ka qenë përpara kryerjes së veprimit absolutisht të
pavlefshëm[footnoteRef:2]. [2: Sikundër u tha më lart (pika 22.1 e
vendimit), në gjykimet me objekt konstatimin e pavlefshmërisë
absolute të një veprimi juridik, ajo çfarë duhet të kërkohet është
zgjidhja në themel e një mosmarrëveshjeje mbi një të drejte të
cenuar apo zgjidhja e pasojave të ardhura nga ekzekutimi i veprimit
të pavlefshëm, sepse nuk mund të qëndrojë më vete vetëm konstatimi
i pavlefshmërisë absolute (vendimi unifikues nr.5/2012)]
25.1. Akoma më tej, në dispozitat e Kodit Civil, nenet 192, 194,
196, përcaktohet detyrimi i regjistrimit të fakteve që kanë lidhje
me gjendjen juridike të sendeve të paluajtshëm dhe detyrimin e
gjykatës për të dërguar për regjistrim kopje të vendimit që
deklaron të pavlefshëm veprimet juridike për kalimin e pronësisë të
regjistruara më parë. Urdhërimi i vetëm fshirjes së regjistrimit të
mëparshëm, përveçse nuk realizon plotësisht interesin e ligjshëm të
palës paditëse, mund të sjell paqartësi në gjendjen juridike të
pronës dhe veprimeve që Z.R.P.P. duhej të kryejë. Z.R.P.P. është
thjesht administruese e sistemit të regjistrimit të pasurive të
paluajtshme (shih vendimin unifikues nr.1, datë 06.01.2009 të
Gjykatës së Lartë), e në këtë kuadër, detyrë e saj është të
pasqyrojë atë çka një vendim (apo akt tjetër bazë i të drejtave
reale të pronësisë, sipas përcaktimit të ligjit) lejon/autorizon të
ndryshohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme.
26. Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se
vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, që ka vendosur për
rregullimin e gjithë pasojave që rrjedhin nga veprimi juridik
absolutisht i pavlefshëm dhe të cilat janë kërkuar nga pala
paditëse, është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.
27. Përsa i përket rekursit të palës së paditur, Kolegji Civil
çmon se nuk është i bazuar dhe nuk përmban shkaqe nga ato të
parashikuar në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile. Shkaqet e
paraqitura nga kjo palë kanë marrë përgjigje dhe janë ezauruar nga
rihapja e hetimit gjyqësor në gjykimin në apel, ku gjykata i ka
dhënë përgjigje të arsyetuar pretendimeve të kësaj pale.
Pretendimet lidhur me mos bazueshmërinë në prova të vendimeve të
gjykatave, nuk mund të merren në shqyrtim, pasi vlerësimi i provave
nuk është kompetencë të Gjykatës së Lartë.
27.1. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen
vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të
Procedurës Civile, të cilat lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e
gabuar të ligjit dhe me shkeljet të normave procedurale. Mos
zbatimi i drejt i ligjit nga gjykata e apelit u arsyetua më lart se
ku konsistonte.
28. Për sa më sipër, Kolegji Civil arrin në përfundimin se duhet
të prishet vendimi nr.57, datë 06.02.2012, i Gjykatës së Apelit
Gjirokastër dhe të lihet në fuqi vendimi nr.2, datë 24.01.2011, i
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/b të
Kodit të Procedurës Civile,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr.57, datë 06.02.2012, të Gjykatës së
Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.2, datë
24.01.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Tiranë, më 03.06.2015
Nr. 31001-00720-00-2012 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2015-1909 i Vendimit (283)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese
Aleksandër Muskaj Anëtar
Admir Thanza Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 03.06.2015, mori në shqyrtim
çështjen civile që i përket:
PADITËS:TANE ÇELOALIAJ, në mungesë,
E PADITUR:AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË,
në mungesë,
OBJEKTI:
Kundërshtim i vendimit nr.266 datë 23.07.2008,
të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Vlorë
dhe kundërshtimi i vendimit nr.726, datë 10.11.2009,
të Agjencisë Qendrore të Kthimit të Pronave Tiranë.
Njohja dhe kthimi në natyrë i disa sipërfaqeve toke
bujqësore,
truall dhe objekt, të ndodhur në Orikum, Vlorë.
Baza Ligjore: Neni 32, 154 K.Pr.Civile, ligji 9235, datë
29.07.2004,
“Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar.
V.K.M nr.747, datë 09.12.2006 “Për procedurat e mbledhjes të
përpunimit
dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuar
gjatë procesit të njohjes, kthimit apo kompensimit të
pronës”,
ligji nr.8485, datë 12.05.1999 të K.Pr.Administrative.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.2293, datë
03.11.2010, ka vendosur:
“Pranimin e padisë duke shfuqizuar aktet administrative,
vendimin nr.266, datë 27.07.2008, të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave pranë Qarkut Vlorë dhe vendimin nr.726, datë
10.11.2009, të Agjencisë Qendrore të Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave Tiranë duke njohur pronësinë dhe kthyer në natyrë
trashëgimtarëve të të ndjerit Meno (Memo) Gjikoka dy sipërfaqe toke
prej 20 dhe 60 dynym ndodhur në Orikum, Vlorë, sipas planimetrisë
përkatëse të aktit të ekspertimit përpiluar gjatë gjykimit”.
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.864, datë 20.10.2011, ka
vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.2293, datë 03.11.2010, të Gjykatës
së Shkallës së Parë Vlorë.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, kanë bërë rekurs i
padituri Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, si
dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë me të cilët kërkojnë
ndryshimin e vendimeve të dy gjykatave duke parashtruar këto
shkaqe:
Nuk rezulton e provuar se kërkuesi (trashëgimtarët ligjor të
tij) janë subjekt i ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i
ndryshuar.
Nuk provohet fakti i shpronësimit apo konfiskimit të pronës pa
të drejtë nga shteti i kohës.
Nuk ekziston dokumentacioni i vlefshëm ligjor i cili provon
faktin e qenies pronar përpara periudhës së shpronësimit apo
konfiskimit të kësaj prone, e cila kërkon aktualisht të njihet, për
efekt të kthimit dhe kompensimit të saj.
Gjykata nuk arsyeton se mbi ç’bazë ka arritur në konkluzionin se
Vendimi i Z.R.K.K.P Qarkut Vlorë dhe Vendimi i A.K.K.P Tiranë nuk
qëndrojnë dhe nuk janë të bazuar në ligj. Në asnjë rresht të këtyre
vendimeve nuk citohet dokumentacioni i disponuar nga paditësi i
cili e legjitimon si subjekt të ligjit nr.9235/2004, dhe se ku ka
gabuar në arsyetim organi administrativ i cili i ka mohuar
pronësinë e pretenduar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka zgjidhur çështjen në themel
pa marrë asnjë konfirmim pranë ZRPP Vlorë për gjendjen juridike të
pronës.
Në veçanti Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë, krahas
shkaqeve të njëjta me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave Tiranë, ka parashtruar:
Gjykata e shkallës së parë nuk ka marrë në konsideratë pikën 1/a
të nenit 6 të ligjit nr.9235/2004 sipas të cilit duhej paraqitur
çertifikata familjare e datë 01.08.1991 si dhe vërtetimi i SAMT për
masën e përfitimit nga ligji 7501, për të llogaritur si diferencë
masën e kthimit dhe kompensimit të trashëgimtarëve të
ish-pronarit.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; në mungesë të
palëve ndërgjyqëse, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
I. Rrethanat e çështjes.
1. Paditësja Tane Çeloaliaj i është drejtuar Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Vlorë me padinë me objektin si në pjesën hyrëse të
vendimit.
2. Më herët paditësja (bashkëshorti i saj Sulo Çeloaliaj) në
zbatim të kërkesave të parashikuara në ligjin nr.9235, datë
29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, i ndryshuar i
është drejtuar Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave, Qarku Vlorë, për të kërkuar njohjen e të drejtës së
pronësisë dhe kthimin e pronës prej 80 dynym të ndodhur në Bashkinë
Orikum të ish pronarit Meno Gjikokaj.
3. Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku
Vlorë pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën e paditëses (bashkëshortit
të saj Sulo Çeloaliaj) për pronën e subjektit të pretenduar si i
shpronësuar Meno Gjikoka, me vendimin nr.266, datë 23.07.2008, ka
vendosur të mos njohë të drejtën e pronësisë, për sipërfaqen e
tokës bujqësore prej 80 dynym.
4. Komisioni ka argumentuar se subjekti i shpronësuar nuk i
plotësonte kërkesat e ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin
dhe Kompensimin e Pronës”, i ndryshuar, pasi dokumentacioni i
paraqitur nuk ishte i plotë e në përputhje me V.K.M-në nr.747, datë
09.11.2006, “Për procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe
administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë
procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës.”, duke
paraqitur pranë atij komisioni vetëm vendimin nr.2322, datë
04.09.1996, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vërtetimi i
faktit juridik të pronësisë së ish pronarit.
5. Mbi ankimin ndaj vendimit nr.266, datë 23.07.2008, të Zyrës
Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Vlorë pranë
Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, kjo e
fundit me vendimin nr.726, datë 10.11.2009, ka vendosur: Lënien në
fuqi të vendimit nr.266, datë 23.07.2008, të Z.R.K.K.P. Qarku Vlorë
me të njëjtat argumenta.
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.2293, datë
03.11.2010, ka vendosur:
“Pranimin e padisë duke shfuqizuar aktet administrative,
vendimin nr.266, datë 27.07.2008, të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave pranë Qarkut Vlorë dhe vendimin nr.726, datë
10.11.2009, të Agjencisë Qendrore të Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave Tiranë, duke njohur pronësinë dhe kthyer në natyrë
trashëgimtarëve të të ndjerit Meno Gjikoka dy sipërfaqe toke prej
20 dhe 60 dynym ndodhur në Orikum, Vlorë, sipas planimetrisë
përkatëse të aktit të ekspertimit përpiluar gjatë gjykimit”.
7. Në marrjen e vendimit ajo gjykatë ka
arsyetuar:”...omissis...Nga provat e paraqitura në gjykim, rezulton
e provuar se pronat e pretenduara në pronësi nga trashëgimtarët e
ish-pronarit Meno Gjikoka nuk përfshihen në kategorinë e pronave të
përjashtuara nga kthimi në natyrë. Në cilësinë e provës u paraqitën
dhe dokumentacione si vendimi gjyqësor nr.2322, dt.04.09.1996, i
Gjykatës së Rrethit Vlorë, me anë të të cilit njihet pronësia e të
ndjerit Memo Gjikoka (Meno Gjikoka) mbi 80 dynym tokë bujqësore të
ndodhura në vendin e quajtur “Shapi” të Komunës Orikum dhe
kufizimet përkatëse, vendimi nr.16, datë 16.12.2005, i Komisionit
Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Këshillit të
Qarkut Vlorë ku i kthehet pasuria trashëgimtarëve të të ndjerit
Visevo Gjikokaj si një e dhënë për përcaktimin e kufitarëve të
pasurisë së të ndjerit Meno Gjikoka, dokumentet e nxjerra nga
Arkivi Qendror Shtetëror, fotokopje e dëshmisë lëshuar nga
kryepleqësia e katundit Dukat për pasurinë e Visevo Dhimitri etj.
Nisur nga sa më sipër, rezulton se dokumentacioni i depozituar në
cilësinë e provës është i plotë e në përputhje me përmbajtjen e
Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.747, datë 09.11.2006, “Për
procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të
kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes,
kthimit dhe kompensimit të pronës.”, dokumentacioni i nevojshëm
hartografik.(...).”
8. Mbi ankimin e Avokaturës së Shtetit, Zyra Vendore Vlorë dhe
Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, Gjykata e
Apelit Vlorë, me vendimin nr.864, datë 20.10.2011, ka vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit nr.2293, datë 03.11.2010, të
Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”.
9. Në marrjen e vendimit gjykata e apelit ka
arsyetuar:”...omissis...vendimi nr.2322, date 04.09.1996, i është
nënshtruar një procedure të veçantë, konkretisht asaj të zhvillimit
të gjykimit me palë kundërshtare. Sipas ligjit 7699, dt.21.04.1993,
në rastet kur dokumentacioni për të provuar pronësinë ishte i
paplotë vërtetimi bëhej sipas VKM nr.560 dt.16.10.1995. Në pikën
shtatë të këtij ... vërtetimi i pronësisë do të bëhet sipas kësaj
procedure:
a) Kryepleqësia e fshatit, mbi bazën e kërkesës së të
interesuarit, lëshon vërtetim zyrtar për sipërfaqen e ish-pronës,
ish-pronarin e saj dhe emrat e ish-pronarëve kufizues.
b) Vërtetimi i kryepleqësisë së fshatit i kalon për verifikim e
saktësim komisionit të verifikimit të pronësisë në komunën
përkatëse i cili përbëhet nga: ...
c) Vendimi i këshillit të komunës që merret mbi bazën e
vërtetimit të komisionit të verifikimit të pronësisë në komunë, i
dërgohet zyrës së kadastrës ... .
... trashëgimtarët e të ndjerit Meno (Memo) Gjikoka kanë zbatuar
të gjithë procedurën e mësipërme dhe të gjithë dokumentacionin
përkatës e kanë administruar si prova për vërtetimin e faktit të
pronësisë ... kjo procedurë u jepej mundësi të gjithë pretendentëve
të pronës për të cilën kishte filluar një vendimmarrje të ndërhynin
në procès në bazë të nenit 392 të K.Pr.Civile(...).”
10. Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë ushtruar rekurs e
paditura Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë si
dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë me të cilët kërkojnë
ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të
gjykatës së shkallës së parë me shkaqet e lartpërmendura.
II. Ligji i zbatueshëm.
11. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është
parashikuar:
11.1 Neni 6 i K.Pr. Civile: “Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen
duhet të shprehet mbi gjithçka kërkohet dhe vetëm për atë që
kërkohet”
11.2 Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të
zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të
zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje
me ligjin”.
11.3 Neni 16§1 i K.Pr.Civile:“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në
përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë
të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë
të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur
me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.
11.4 Neni 20 i K.Pr.Civile: “Gjykata duhet të ndjekë dhe të
kërkojë të zbatohet parimi i kontradiktorialitetit.
Ajo e mbështet vendimin e saj vetëm në mjetet, shpjegimet,
dokumentet e provat e tjera të treguara ose të sjella nga palët,
kur këto të fundit kanë qenë në gjendje të debatojnë sipas parimit
të kontradiktorialitetit.”
12. Ligji nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin
e Pronës”, i ndryshuar në të cilin është parashikuar:
12.1 Neni 2: “Çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të kërkojë,
në përputhje me këtë ligj, të drejtën e pronësisë, në rast se i
është hequr sipas akteve ligjore, nënligjore, vendimeve penale të
gjykatave ose të marrë me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti
nga data 29.11.1944, si dhe kthimin ose kompensimin e pronës..”
12.2 Neni 17/3: “Në zbatim të këtij ligji, Agjencia e Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave nuk do të trajtojë me vendim asnjë
kërkesë që mbështet pretendimin e vet vetëm në një vendim gjyqësor
të vërtetimit të faktit juridik të pronës mbi pasurinë e
paluajtshme, në kuptim të nenit 388 të Kodit të Procedurës Civile.
Të gjitha aplikimet e mbështetura mbi vërtetimin e faktit juridik
do t’u kthehen subjekteve brenda 30 ditëve nga depozitimi i
tyre.”
13. V.K.M nr.747, datë 09.11.2006. “Për procedurat e mbledhjes,
të përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të
shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të
pronës.”, në të cilin është parashikuar:
13.1 “1. Subjektet e shpronësuara, sipas përcaktimit të nenit 3
të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e
pronës”, të ndryshuar, paraqesin pranë zyrave rajonale të Agjencisë
së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qark kërkesën e
argumentuar për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës, si dhe
dokumentacionin e nevojshëm, me të cilin provojnë pretendimet e
tyre.
2. Kërkesa e argumentuar për njohjen, kthimin dhe kompensimin e
pronës duhet të jetë sipas formularit tip, që miratohet nga
Drejtori i Përgjithshëm.
3. Dokumentacioni shoqërues, që vërteton pronësinë e subjektit
të shpronësuar, përbëhet nga:
a) dokumentacioni ligjor, i cili përmban, sipas rastit:
i) vërtetimin e pronësisë, të lëshuar nga zyra e regjistrimit të
pasurive të paluajtshme, për efekt të kthimit dhe kompensimit të
pronave;
ii) dokumentin kadastral (pranë zyrave të administrimit dhe
mbrojtjes së tokës, në këshillin e qarkut);
iii) vendimin gjyqësor të formës së prerë, së bashku me hartën e
pasurisë, të vulosura me vulën e gjykatës;
iv) dokumentin, që vërteton heqjen ose marrjen e së drejtës së
pronësisë së subjektit të shpronësuar nga shteti, sipas akteve,
ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo
mënyrë tjetër të padrejtë, që nga data 29.11.1944, apo dokumentin
për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë, të krijuara
përpara datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit
14 të ligjit nr.37, datë 13.1.1945 “Ligja e tatimit të
jashtëzakonshëm për fitimet e luftës”;
v) vendimet e mëparshme të ish-Komisionit të Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave, të marra sipas ligjeve nr.7698, datë
15.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” dhe
nr.7699, datë 21.4.1993 “Për kompensimin në vlerë ose me troje të
ish-pronarëve të tokave bujqësore, livadheve, kullotave, tokave
pyjore dhe pyjeve”, vendimet e Komisionit/Komitetit të Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave, të marra sipas ligjit nr.9235, datë
29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, të
cilat janë marrë përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.9583, datë
17.7.2006 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.9235, datë
29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar;
vi) dokumentin nga arkiva hipotekore (pranë zyrës së
regjistrimit të pasurive të paluajtshme);
vii) dokumentin nga Arkivi i Shtetit Shqiptar (kur dokumentet,
hipotekore apo kadastrale, janë të depozituara në të, si dhe
dokumentet, që vërtetojnë shpronësimin, konfiskimin apo shtetëzimin
e pronës);
viii) dekretet e Presidentit, me objekt shpronësimin e
ish-pronarëve;
ix) çdo dokument tjetër ligjor, i nevojshëm për zgjidhjen e
drejtë të çështjes;....”
III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:
14. Pala që ka regjistruar ankimin, konkretisht e paditura
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë si dhe
Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë legjitimohen ratione
personae t’i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur sa më sipër.
15. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe
legjitimohet ratione temporis. Gjithashtu rezulton se ankimi i
është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.
16. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji
Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekurset e paraqitura nga e
paditura Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë si
dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë përmbajnë shkaqe nga
ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që
motivojnë cenimin e vendimit nr.864, datë 20.10.2012, të Gjykatës
së Apelit Vlorë me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.2293,
datë 03.11.2010, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve
procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë
gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të
gjykatave të faktit, shkaqeve të parashtruara në rekurs arrin në
përfundimin se vendimi nr.864, datë 20.10.2012, i Gjykatës së
Apelit Vlorë është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë dhe të
gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i Kodit të Procedurës
Civile) dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja të dërgohet
për rishqyrtim pranë kësaj gjykate, me tjetër trup gjykues.
18. Për rastin në shqyrtim evidentohet se gjykata e shkallës së
parë referuar objektit dhe shkakut të padisë, ka arritur në
përfundimin e pranimit të saj, duke njohur të drejtën e pronësisë
trashëgimtarëve të ish pronarit Meno Gjikoka me arsyetimin se
dokumentacioni i depozituar në cilësinë e provës është i plotë e në
përputhje me përmbajtjen e Vendimit të Këshillit të Ministrave
nr.747, datë 09.11.2006, “Për procedurat e mbledhjes, të përpunimit
dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë
procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës.”
19. Gjykata e apelit e cila ka marrë çështjen në shqyrtim mbi
ankimin e të paditurës Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave Tiranë si dhe Avokaturës se Shtetit, Zyra Vendore Vlorë ka
arritur në të njëjtin përfundim si gjykata e shkallës së parë se
pronat objekt gjykimi (prej 80 dynym) i janë shtetëzuar nga shteti
shqiptar të ndjerit Meno (Memo) Gjikoka dhe se bazuar në ligjin
nr.9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”,
duhet ti njihet e drejta e pronësisë trashëgimtarëve të tij.
20. Ky Kolegj vlerëson se një ndër kërkesat themelore që duhet
të plotësojë vendimi gjyqësor janë ligjshmëria dhe argumentimi i
tij; elemente ligjore këto që i mungojnë vendimit të gjykatës së
apelit si rezultat i një hetimi të pamjaftueshëm.
21. Gjykata e apelit ndonëse ka administruar të njëjtat prova të
marra dhe shqyrtuara në gjykim në shkallë të parë ka arritur në
konkluzionin se kjo tokë nuk ka kaluar në pronësi të ndonjë personi
të tretë.
22. Referuar aktit të ekspertimit të ekspertes T.Konomi, në
përmbajtje të tij në pikën 2 rezulton se: “...omissis... regjimi
juridik i kësaj prone është tokë bujqësore, përsa i përket
mbivendosjes sqaroj se kjo zonë, zona kadastrale 2832 është zonë e
pa menaxhuar pra nuk është futur në sistem regjistrimi, për këtë
arsye nuk mund të jepet informacion në lidhje me mbivendosjet me
prona të tjera të regjistruara. Gjithashtu nga verifikimi i kryer
në Zyrën e Administrimit të Tokës pranë Bashkisë Orikum u vura në
dijeni se në zonën e Orikumit, toka bujqësore është dhënë vetëm akt
marrje në përdorim.(...).
23. Për sa sipër Kolegji Civil çmon se gjykata e apelit bazuar
në përfundimin e arritur nga eksperti duhej të kishte thelluar
hetimin lidhur me situatën juridike aktuale të pronës si dhe me
faktin e posedimit të kësaj prone nga të tretët, prandaj në këto
kushte çështja duhet kthyer për rigjykim.
24. Në rigjykim, gjykata e apelit duhet të hetojë gjendjen
aktuale të pronës në raport me posedimin e saj nga të tretët dhe
nëse do ti rezultojë se posedimi i të tretëve është i ligjshëm( në
zbatim të ligjit nr.7501, date 19.7.1991, “Për tokën”, duhet ti
thërrasë si persona të tretë në gjykim në zbatim të nenit 193 të
Kodit të Procedurës Civile me qëllimin e shmangies së një konflikti
të mundshëm në të ardhmen ndërmjet trashëgimtarëve të ish-pronarit
dhe të tretëve posedues të pronës objekt gjykimi.
25. Gjithashtu gjykata e apelit nuk duhej të mjaftohej me
konkluzionet e aktit të ekspertimit lidhur me gjendjen juridike të
pronës, por duhet ti kërkojë zyrtarisht të dhëna me shkrim organeve
të administratës shtetërore si S.A.M.T dhe ZRPP për pronën objekt
gjykimi (neni 224 i K.Pr.Civile), si dhe të zgjerojë hetimin
gjyqësor lidhur me kufizimet e pronës së pretenduar nga paditësja,
duke e orientuar atë të paraqesë në gjykim dhe dëshmitë e
kufitarëve.
26. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që
eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën
e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij
material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive,
lidhur me zgjidhjen e çështjes.
27. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se në rigjykim
gjykata e apelit, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme,
në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që
rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë
një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit
të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin
(neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe
veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen ta zgjidhë atë në përputhje
me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16).
28. Përfundimisht, sa më lart argumentuar, Kolegji Civil i
Gjykatës së Lartë konkludon se vendimi nr.864, datë 20.10.2011, i
Gjykatës së Apelit Vlorë duhet prishur dhe çështja t’i dërgohet për
rishqyrtim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të
Kodit të Procedurës Civile.
V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr.864, datë 20.10.2011, të Gjykatës së
Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë
me tjetër trup gjykues.
Tiranë, më 03.06.2015
Nr. 11111-01127-00-2015 i Regj. Themeltar
Nr. 00-2015-1937 i Vendimit (284)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese
Aleksandër Muskaj Anëtar
Admir Thanza Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 03.06.2015, mori në shqyrtim
çështjen civile që i përket:
PADITËS: SHOQËRIA “ITAL TRADE” SH.P.K, në mungesë,
I PADITUR: SHOQËRIA “TRAPANI CHARTER” SH.P.K në mungesë,
OBJEKTI:
Përmbushje të detyrimit kontraktor të datës 08.05.2014,
duke detyruar palën e paditur të kalojë në pronësi
të Shoqërisë “ITAL TRADE” sh.p.k, anijen “AQUAVISON”
ose zgjidhjen e kontratës dhe kthimin e palëve në gjendjen e
mëparshme.
Baza Ligjore: Neni 31, 32, 41, 42, 45, 54 të K.Pr.Civile,
nenet 419, 422, 474 etj., të Kodit Civil.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.s’ka, datë
07.04.2015, ka vendosur:
“Pranimin e kërkesës së palës së paditur Shoqëria “Trapani
Trade” s.r.l.
Nxjerrjen e çështjes me nr.(21283-00407) 898, me palë paditëse
Shoqëria “Ital-Trade” shpk, palë të paditur “Trapani Trade” s.r.l,
me objekt: Përmbushje të detyrimit kontraktor të datës 08.05.2014
duke detyruar palën e paditur të kalojë në pronësi të shoqërisë
“ITAL TRADE” sh.p.k, anijen “AQUAVISON” ose zgjidhjen e kontratës
dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme, jashtë juridiksionit
të gjykatave shqiptare.
Pezullimin e gjykimit të çështjes deri në përfundim të
shqyrtimit të juridiksionit nga Gjykata e Lartë.”
Kundër këtij vendimi, ka ushtruar ankim të veçantë me datë
09.04.2015, pala paditëse Shoqëria “ITAL TRADE” Sh.p.k, e cila
kërkon, ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë duke
dërguar çështjen asaj gjykatë për vazhdimin e gjykimit për këto
shkaqe:
Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është marrë në
kundërshtim me ligjin nr.10428, datë 2.06.2011 “Për të drejtën
ndërkombëtare private” nenin 3, paragr.2/d në të cilën parashikohet
se rregullat e të drejtës ndërkombëtare private të një shteti
tjetër nuk zbatohen në lidhje me detyrimet kontratore. Duke qenë se
konflikti ndërmjet palëve ndërgjyqëse është një detyrim kontraktor
(përmbushje e detyrimit kontraktor aktmarrëveshjes së datës 8 maj
2014) nuk duhet të zbatohen dispozitat ligjore të një shteti tjetër
në rastin konkret të shtetit italian por të ligjit shqiptar e për
rrjedhojë gjykatat shqiptare kanë juridiksion në gjykimin e
çështjes.
Referuar nenit 36 të ligjit 10428 datë 2.06.2011 “Për të drejtën
ndërkombëtare private”në të cilin është parashikuar se:”Pronësia,
posedimi dhe të drejtat reale mbi sende të luajtshme dhe të
paluajtshme rregullohen nga ligji i shtetit në të cilën ndodhet
sendi. Fitimi apo humbja e pronësisë, posedimit dhe të drejtave
reale rregullohen nga ligji i shtetit, në territorin e të cilit
ndodhet sendi në kohën e verifikimit të rrethanave faktike, që
përcaktojnë fitimin dhe humbjen e këtyre të drejtave. Përcaktimi në
se sendi është i luajtshëm apo i paluajtshëm bëhet sipas ligjit të
shtetit ku ndodhet sendi” këto të drejta rregullohen nga ligji
shtetit në territorin e të cilit ndodhet sendi në kohën e
verifikimit të rrethanave faktike, mendojmë se Gjykata e Rrethit
Gjyqësor Durrës ka juridiksionin dhe kompetencën për shqyrtimin e
kësaj çështje pasi bëhet fjalë për të drejtat reale të sendit.
Gjykata shqiptare ka juridiksion dhe në përputhje me nenin 80/b
të ligjit 10428 datë 2.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare
private” në të cilën parashikohet se:” Kur padia ka për objekt
kontratën ose pretendimin që rrjedhin nga një kontratë dhe vendi në
të cilën është përmbushur ose duhej përmbushur detyrimi ndodhet në
Republikën e Shqipërisë”.
Gjithashtu çështja objekt gjykimi referuar nenit 16 të kontratës
nuk rezulton të jetë në shqyrtim në një Kolegj Arbitrazhi Italian
dhe në këto kushte gjykata nuk ka shkak ligjor të deklarojë mos
kompetencën dhe nxjerrjen jashtë juridiksionit të kësaj çështje.
Klauzola e nenit 16 të kontratës nuk e përjashton gjykatën nga
juridiksioni për ta shqyrtuar atë.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Admir Thanza; në mungesë të
palëve ndërgjyqëse dhe si diskutoi e analizoi çështjen në
tërësi,
V Ë R E N
I. Rrethanat e faktit
1. Paditësja, Shoqëria “ITAL TRADE” Sh.p.k, është e regjistruar
si person juridik me objekt të veprimtarisë së saj ndërmjet të
tjerash dhe në fushën e shërbimeve të turizmit detar, udhëtime
bregdetare dhe turistike