Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Ekonomiksit REMITANCAT: FAKTORËT PËRCAKTUES DHE RËNDËSIA E TYRE - RASTI I SHQIPËRISË Në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR” I SHKENCAVE EKONOMIKE Punoi Udhëheqës Shkencor Manjola TAVANXHIU Prof. Dr. Ahmet MANÇELLARI Shkurt, 2016
224
Embed
REMITANCAT: FAKTORËT PËRCAKTUES DHE RËNDËSIA E TYRE - …doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2016/09/PhD... · 2019-12-03 · Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Ekonomisë
Departamenti i Ekonomiksit
REMITANCAT: FAKTORËT PËRCAKTUES DHE RËNDËSIA E TYRE -
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
16
Stabiliteti
Stabiliteti, në sensin e luhatshmërisë së ulët9, është ajo karakteristikë që i vendos
remitancat në pararojë krahasuar me flukset e tjera të kapitalit si investimet e huaja direkte apo
ndihmat për zhvillim. Ato janë ndër të vetmet flukse të cilat ndër vite nuk karakterizohen nga
rënie drastike apo rritje euforike. Nëse shikohen të dhënat përgjatë viteve10, ato jo vetëm kanë
pasur një trend pozitiv në rritje por, gjithashtu, kanë reaguar në mënyrë të qëndrueshme ndaj
ngjarjeve ekonomike të papritura. Remitancat janë dërgesa private të individëve që jetojnë jashtë
vendit të origjinës dhe karakterizohen nga altruizmi dhe solidariteti. Mëndohet se këto motive
mbesin të qëndrueshme në kohë. Të ndikuara nga një grup i gjërë dhe i ndryshëm motivesh, të
tilla si detyrimet familjare apo kontrata të nënkuptuara huaje, këto flukse janë më pak të
ndjeshme ndaj si normave të interesit që përcaktojnë flukset e kapitalit. Nëse u referohemi
shifrave të ofruara nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrimin11, mund të shohim se nga 1995
deri 2004 dërgesat e emigrantëve janë rritur nga $58 miliardë në $160 miliardë. FDI nga $107
miliardë në $166 miliardë, ndërsa ODA nga $59 miliardë në $79miliardë. Nga viti 1998 deri në
vitin 2001, kur flukset e kapitalit privat ranë në gjurmët e krizës financiare aziatike, remitancat
drejt vendeve në zhvillim vazhduan të rriten. Remitancat janë burimi më i qëndrueshëm i të
ardhurave karahasuar me flukset e tjera dhe kjo gjë është vërtetuar nga puna e shumë studiuesve,
si Sander (2003); Ratha (2003); Ncube dhe Brixiova (2013).
Të sjellurit në mënyrë ciklike
Për të qartësuar konceptin e “sjellje ciklike” në rastin e remitancave, është ‘huazuar’
koncepti i ‘sjelljes ciklike’ të investimeve. Në studimet e ndërmarra në këtë fushë, ‘sjellja
ciklike’ i referohet korrelacionit që ekziston midis komponentëve ciklikë të flukseve të kapitalit
që hyjnë në një vend dhe vetë prodhimit, autputit të atij vendi12. Në lidhje me remitancat, ‘sjellja
ciklike’ i referohet korrelacionit që ekziston midis komponentëve ciklikë të dërgesave drejt një
9 Ky është përkufizimi që Ratha, D. ka dhënë për stabilitetin tek WORLD BANK, “Global Development Finance
2003- Striving for Stability in Development Finance”, World Bank Publication, 2004, p. 161. 10 Wold Bank, ibidem, p.158. 11Ghosh (2006) . 12 Kaminsky et al. (2004) .
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
17
vendi, dhe nivelit të rritjes së PBB-së së tij. Remitancat konsiderohen kundërciklike (prociklike)
kur korrelacioni midis komponentëve të tyre ciklikë dhe prodhimit bruto të vendit ku ato
destinohen është negativ (pozitiv). Nga ana tjetër, sjellja e remitancave ështe vlerësuar jociklike
kur lidhja e mësipërme është statistikisht e pa rëndësishme. Ashtu sikurse dhe për stabilitetin, kjo
veçori e sjelljes së remitancave mendohet se buron nga motivi për të dërguar para në vendin e
origjinës. Kështu, Hysenbegasi dhe Pozo (2002), kanë gjetur se në vendet e Amerikës Latine dhe
Karaibeve u vu re një rritje e mprehtë në nivelin e dërgesave pas goditjeve të mëdha
makroekonomike që kaluan këto vende. Clarke dhe Wallsten (2004), në punimet e tyre kanë
konkluduar se hyrjet e remitancave u rritën ndjeshëm pas një fatkeqësie natyrore në Xhamajkë.
Sipas Gupta (2004), ekziston një lidhje pozitive midis thatësirës në Indi dhe komponentit
ciklik të remitancave. Ratha (2006), tregon se u rritën flukset hyrëse të remitancave pas
fatkeqësive natyrore të ndodhura në Bangladesh, Republikën Domenikane, Haiti dhe Hondurasi,
si dhe në përgjigje ndaj konflikteve në Sierra Leone. Në rezultate të ngjashme kanë arritur dhe
Jozefi dhe Mohapatra (2009), në studimin e të cilëve janë analizuar të dhënat për një pjesë të
madhe të vendeve në zhvillim gjatë viteve 1970-2006.
Në studimet mbi sjelljes së remitancave në mënyrë ciklike dallohen dy komponentë
kryesorë: pjesa e remitancave e destinuar për konsum, dhe pjesa e destinuar për investim.
Studimet në këtë fushë argumentojnë se prirjet kundërciklike vlejnë më shumë për elementin e
parë, ndërsa për të dytin prirjet janë prociklike. Emigrantët mendohet t’i favorizojnë më shumë të
afërmit e tyre për të bërë biznes dhe investime kur situata ekonomike financiare në vendin e
origjinës është e kënaqshme (Jozefi dhe Mohapatra, 2009). Testimi dhe rezultatet janë paksa të
paqarta në situatën kur ekonomia e vendit pritës të emigrantëve lëviz në të njëjtin drejtim me
ekonominë e vendit të origjinës. Në këtë rast është e diskutueshme ndihmesa e familjarëve
përmes remitancave pasi dhe vetë emigrantët mund të gjënden në situata të vështira ekonomike
(Sayan, 2006).
Struktura kohore e remitancave
Përsa i përket strukturës kohore të remitancave, kohët e fundit është pranuar gjërësisht
ideja se ajo paraqitet në formën e një "U"-je të përmbysur. Niveli maksimal i saj arrihet pas 5
deri në 10 vite përvojë në emigracion. Edhe pse tejet i rëndësishëm, ky argument nuk është
trajtuar në shumë studime. Mendohet se ky fakt vjen kryesisht nga paradoksi që ekziston midis
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
18
prurjeve individuale të remitancave që vijnë në rënie dhe atyre kolektive që vijnë në rritje
(Echazarra, 2010). Përsa i përket formës së kësaj strukture, në të njëjtin përfundim kanë arritur
Briere et.al (2002), Amuedo-Dorantes dhe Pozo (2006) dhe Poirine (2006). Sipas këtyre
autorëve, zvogëlimi i sasisë së dërgesave ndër vite ndodh pasi lidhjet e migrantit me familjen
mund të zbehen me kalimin kohës duke bërë që atyre t’u ulet nevoja dhe dëshira për të dërguar
para në familjet e tyre të origjinës. Po të përfshijmë këtu dhe faktorë të tjerë siç mund të jenë
bashkimi familjar, krijimi i një familje të re në emigrim e cila ka nevojat e veta, vendimi për të
mos u kthyer më në atdhe etj., situata bëhet akoma dhe më e qartë. Sipas Briere et al. (2002),
venitja e remitancave ndodh pas 10 vitesh ndërsa sipas Amuedo-Dorantes dhe Pozo (2006),
ndodh pas 5,5 vitesh. Për të mbështetur punën dhe gjetjet e këtyre studiuesve ka dhe shumë
dëshmi historike. Kështu për shembull, remitancat nga emigrantët spanjollë të cilët jetonin në
Amerikën Latine ishin një burim tejet jetik dhe i qëndrueshëm i financimit të ekonomisë
spanjolle për të paktën 50 vjet, 1880-1930. Nga viti 1930 e tutje, megjithatë, dërgesat nga
emigrantët ranë. Kohët e fundit, Turqia ka përjetuar një fenomen të ngjashëm. Sipas të dhënave
nga Banka Botërore (2011), remitancat në Turqi kanë rënë nga 4.560 milionë dollarë në 2000 në
851 milionë dollarë gjashtë vjet më vonë. Shifra të tjera tregojnë një rënie prej -30 % në Greqi, -
21 % në Tajlandë, -53 % në Itali dhe, -26 % në Portugali, për periudhën 1990-2006.
2.3 Efektet e remitancave
Përsa u përket efekteve të remitancave, ashtu sikurse dhe në rastin e migracionit, disa
studime paraqsin aspektin pozitiv të ndikimit të tyre dhe disa të tjera aspektin negativ.
Në punimin e Rempel dhe Lobdell (1978), remitancat nuk kanë ndonjë kontribut të
konsiderueshëm në zhvillimin rural. Përkundrazi, sipas tyre, zhvillimi mund të sigurohet vetëm
me kthimin e emigrantëve. Sipas Lucas (1982) dhe Izzard (1985), nuk ka asnjë dëshmi që
remitancat të kenë ndikim në uljen e varfërisë në republikën e Botsvanës. Sipas Stahl dhe Arnold
(1986), dhe Stahl dhe Habib (1989), dërgesat e emigrantëve përdoren kryesisht për konsum dhe
ndikimin e tyre pozitiv në ekonomi e realizojnë vetëm përmes rritjes së prirjes marxhinale për
konsum. Sipas Chami et al. (2003), remitancat krijojnë probleme të rrezikshme morale në shtëpi
pasi anëtarët e familjes jashtë vendit kanë më shumë gjasa për të dërguar fonde kur situata
përkeqësohet në shtëpi, duke penguar kështu krijimin e të ashtëquajturave “kursime për ditët me
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
19
shi”. Në këtë këndvështrim remitancat mund të kenë një efekt dekurajues për punën dhe
planifikimin për të ardhmen. Sipas Acosta et.al (2007), remitancat duke rritur pasurinë në
familjen e lënë pas, mund t’i diktojnë këto të fundit të zëvendësojnë punën me më shumë kohë të
lirë. Zvogëlimi i ofertës së fuqisë punëtore në këtë mënyrë ndikon në rritjen e pagave, rritjen e
kostove të prodhimit, si dhe në tkurrjen e sektorit të mallrave të tregtueshme.
Një tjetër efekt negativ i remitancave në ekonomitë në zhvillim, është dhe ai i njohur si
fenomeni i "qytetit fantazëm". Në thelb ky fenomen i referohet eksodit ose braktisjes së zonave
të lokalizuara, sidomos fshatrave të vogla në rajonet rurale, ekonomitë e të cilave janë shumë të
varura nga dërgesat e emigrantëve. Rezultati është se kur fluksi i remitancave ulet ndjeshëm ose
papritmas, këto ekonomi gjënden përballë vështirësive të mëdha të cilat i detyrojnë banorët e tyre
të shpërngulen (Carrasco dhe Ro, 2007). Në vendet e origjinës, largimi i një pjese të mirë të
popullsisë në moshë të re mund të çojë në mungesa të theksuara të fuqisë punëtore. Akoma edhe
më problematike e me më shumë kosto shfaqet situata kur ata që largohen janë punonjës të
kualifikuar, për të cilët vendi ka investuar (Richard dhe Adams, 2003). Jo vetëm që largimi i
këtyre individëvë krijon një vakum në vendin e origjinës, por dhe sasia e remitancave të dërguara
nga emigrantët e këtij niveli është shumë më e ulët se ajo e dërguar nga emigrantë më pak të
arsimuar (Niimi et.al, 2008). Megjithëse dërgesat e emigrantëve përbëjnë një burim të
rëndësishëm financimi në bilancin e pagesave, provat empirike tregojnë se remitancat janë të
lidhura pozitivisht me vlerësimin e kursit real të këmbimit (Chami, 2008), duke shkaktuar atë
fenomenin e njohur si “Dutch disease-sëmundja hollandeze”13 ( Ebrahim-Zadeh, 2003).
Sëmundja Holandeze në këtë rast përfaqëson relacionin që ekziston midis zhvillimit të një
sektori të ekonomisë dhe përkeqësimit të një sektori tjetër. Humbja e konkurrencës në tregtinë
ndërkombëtare si pasojë e vlerësimit të monedhës vendase, bën që sektorë të caktuar të
ekonomisë të mos marrin zhvillimin që mund të merrnin në rast të mungesës së remitancave. Për
13 Mekanizmi pas fenomenit “Dutch diseas” shpjegohet si vijon: një rritje në të ardhurat nga burimet natyrore (ose
hyrjet të ndihmës së huaj, apo e remitancave në rastin tonë ) do ta bëjë monedhën e një kombi më të vleresuar në
krahasim me atë të kombeve të tjera, duke shtrenjtuar produktet vendase, duke e bërë sektorin e prodhimit më pak
konkurrues dhe duke pakësuar eksportet. Edhe pse më shpesh kjo dukuri i referohet zbulimit të burimeve natyrore,
ajo gjithashtu mund t'i referohet "çdo zhvillimi” që rezulton në një influks të madh të monedhës së huaj. Termi është
‘shpikur’ në vitin 1977 nga ‘The Economist’ për të përshkruar rënien e sektorit të prodhimit në Holandë, pas
zbulimit të një fushe të madhe të gazit natyror në vitin 1959.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
20
shembull, Rajan dhe Subramanian (2005), dhe Lopez et al. (2007), kanë gjetur se remitancat
ndikojnë në vlerësimin e kursit real të këmbimit duke ndikuar kështu në uljen e aftësive
konkuruese në tregjet ndërkombëtare.
Krahasuar me vitet ’70-’80, në të cilët ishte përhapur ideja se emigracioni sillte benefite
kryesisht për vendet e destinacionit dhe jo për vendet e origjinës dhe se remitancat kishin
thjeshtë një ndikim të dyshimtë te konsumi afatshkurtër, gjërat kanë ndryshuar shumë. Në fillim
të vitit 1990 u pa se remitancat po merrnin një zhvillim të paprecedent. Bazuar në raportet
zyrtare dhe në llogaritjet e bëra nga Gammeltoft (2002), gjatë viteve ’90 remitancat ishin 17 %
më të larta se ndihmat zyrtare për zhvillim dhe arrinin në rreth 44 % të totalit të investimeve të
huaja direkte.
Sipas Taylor (1999), në teoritë neoklasike të emigrimit nuk ka vend për të remitancat
ndërsa sipas Ratha (2003), ato konceptohen si një nga burimet më të rëndësishme të zhvillimit të
mirëqënies së familjeve të lëna pas. Teoritë optimiste të emigracionit priren ta shikojnë atë si një
nga elementet me thelbesore dhe ndër instrumentat kryesorë për të promovuar zhvillimin e
vendeve të origjinës. I rëndësishëm është gjithashtu dhe kontributi i tyre në rimëkëmbjen e
ekonomive me ritëm të lartë rritje të popullsisë dhe me papunësi të theksuar.
Fluksi i remitancave, përvoja, aftësitë dhe praktikat që emigrantët marrin jashtë vendit
para se të kthehen, i ndihmojnë shumë vendet në zhvillim të përmirësojnë aktivitetet e tyre.
Shumë e rëndësishme konsiderohet ideja se remitancat, duke qënë se janë transferta të
njëanshme, nuk krijojnë detyrime të ardhshme shërbimi apo interesa si në rastin e borxhit. Për
më tepër, dërgesat e emigrantëve kanë një tendencë për të lëvizur në cikël të kundërt me PBB -
në në vendet e origjinës së emigrantëve. Kjo pasi emigrantet priren të rrisin mbështetjen për
anëtarët e familjes gjatë periudhave të krizave të mundshme ekonomike (Russell 1986).
Ndikimi i remitancave vlerësohet shumë edhe në zhvillimin e sistemit bankar dhe
financiar. Studiues të fushës argumentojnë se dërgesat e emigrantëve mund të kontribuojnë në
zhvillimin e sektorit financiar, nëse marrësit e dërgesave i depozitojnë ato në bankat vendase
(Aggarwal et.al, 2006; Fajnzylber dhe Lopez, 2008).
Për të mbyllur dhe këtë pjësë të rishikimit të teorisë e cila trajton efektet pozitive që vijnë
nga emigracioni dhe remitancat, po përmendim shkurtimisht dhe disa efekte të tjera të trajtuara
gjërësisht në literaturë. Remitancat ndikojnë fuqishëm në të ardhurat dhe në rritjen e standardit të
jetesës së vendit përfitues (Taylor dhe Wyatt, 2006), ndikojnë fuqimisht në zbutjen e varfërisë
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
21
(Orozco, 2006), janë një burim shumë i rëndësishëm të ardhurash për vendet në zhvillim
(Richard et.al, 2005), ndikojnë në rritjen e nivelit të konsumit (Khan et.al, 2007), të arsimit dhe
të përmiresimit të shëndetit si pasojë e rritjes së përkujdesit mjeksor (Castles dhe Wise, 2008),
rritjes së investimit (Frigeri dhe Ferro, 2006) etj.
2.3.1 Ndikimi i remitancave në treguesit makroekonomikë
Në këtë çështje, rëndësi e vëçantë i është kushtuar ndikimit që kanë remitancat në
treguesit makroekonomikë të një vendi. Përmendim këtu ndikimin te niveli i PBB-së, niveli i
papunësisë, norma e inflacionit, ritmi i rritjes ekonomike, niveli i bilancit të pagesave, kursi i
këmbimit etj.
Sipas Rapoport dhe Docquier (2005), nga pikëpamja makroekonomike, pyetjet më me
rëndësi përsa u përket remitancave janë:
Sa janë të ardhurat e fituara jashtë vendit të cilat riatdhesohen në vendlindje?
Cilat familje (në kuadrin e nivelit të shpërndarjes së të ardhurave) janë më të prekura?
Shumat e dërguara nga emigrantet përdoren për investime apo për konsum?
Bazuar në literaturë, remitancat ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.
Sipas studimeve të bëra nga Ahmed (2000), Yang (2004) dhe Bugameli dhe Parterno (2005),
ofrohen dëshmi se dërgesat ulin mundësinë e goditjeve makroekonomike. Arsyeja është se niveli
i remitancave ka tendencë të rritet nëse vendi ku orientohen dërgesat gjëndet në momente të
vështira ekonomike. Kjo veçori e remitancave, sikurse u trajtua më sipër është “të sjellurit në
mënyre ciklike”.
Në përgjithësi, dërgesat e emigrantëve mund të ndikojnë pozitivisht në ekonomi
nëpërmjet disa kanaleve, si, përmes rritjes së kursimeve, rritjes së investimeve, rritjes së
konsumit, uljes së papunësisë, uljes së varfërisë dhe rishpërndarjes së të ardhurave, duke ndikuar
në këtë mënyrë nivelin e PBB-së si dhe nivelin e rritjes ekonomike. Në qoftë se remitancat
investohen, ato kontribuojnë në rritjen e prodhimit; nëse remitancat konsumohen, ato gjenerojnë
efekte positive të lidhura me efektin e rritjes së multiplikatorit të konsumit (Stahl dhe Arnold,
1986). Pak a shumë në të njëjtin përfundim kanë arritur dhe Durand dhe Parado (1996), të cilët
argumentojnë se remitancat mund të stimulojnë aktivitetin ekonomik të një vendi përmes dy
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
22
rrugësh: direkt ato mund të ndikojnë në ekonomi përmes investimeve dhe indirekt përmes
konsumit. Edhe në qoftë se pjesa më e madhe e remitencave përdoret për konsum privat, një
pjesë e tyre megjithatë përdoret në investime produktive.
Remitancat mund të shkojnë në vendin e origjinës së emigrantit si një komponent i
kursimeve të huaja dhe si të tilla ato plotësojnë kursimet kombëtare. Në këtë mënyrë, ato rrisin
sasinë totale të burimeve likuide në dispozicion të investimeve. Remitancat, duke u përdorur dhe
si burime financimi për bizneset e vogla, shumë herë ndikojnë në zvogëlimin e papunësisë duke
krijuar mundësi punësimi në zona të caktuara ( Addison, 2004).
Shumë studiues kanë tentuar të trajtojnë ndikimin e remitancave në nivelin e rritjes
ekonomike por rezultatet e këtyre studimeve janë të paqarta, pasi përfundimet e arritura janë
shumë të ndryshme midis tyre. Pradhan et al. (2008) kanë konkluduar se remitancat kanë një
ndikim të vogël pozitiv në nivelin e rritjes ekonomike. Ata kanë arritur në këtë përfundim nisur
nga një studim në të cilin kanë shqyrtuar 36 vende. Analiza është bërë përmes një regresioni
linear ku remitancat ishin një nga 5 variablat e shqyrtuara. Taylor (1992), dhe Faini (2001), kanë
gjetur gjithashtu se ekziston një lidhje pozitive midis remitancave dhe rritjes ekonomike.
Adelman dhe Taylor (1990), konkludojnë se për çdo dollar që emigrantët meksikanë dërgojnë në
shtëpi, Produkti Kombëtarë Bruto i Meksikës rritet diku midis US$ 2,69 dhe US$3,17. Në
kontrast me këtë rezultat, Spatafora (2005), konstaton se nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë
midis rritjes ekonomike dhe remitancave. Pak a shumë në të njëjtin përfundim kanë arritur dhe
Barajas et al. (2009), sipas të cilëve nuk ka ndonjë evidence lidhjeje pozitive midis remitancave
dhe ritmit të rritjes ekonomike.
Një ndikim i madh i remitancave është dhe efekti i tyre në llogarinë korrente të Bilancit të
Pagesave. Remitancat ndihmojnë në rritjen e të ardhurave kombëtare, duke siguruar në këtë
mënyrë dhe monedhën e huaj për të financuar importet thelbësore në rastin e ndonjë krizë
(Adelman dhe Taylor, 1990; Buch et al, 2002). Sipas Bugamelli dhe Paterno (2005), remitancat
ndihmojnë në zvogëlimin e probabilitetit të krizave financiare. Bazuar në përfundimet e punimit
të tyre, një nivel i lartë remitancash në termat e PBB-së ndihmon në kapërcimin e problemeve të
llogarisë korente. Këto të fundit mund të shkaktohen nga rritja e borxhit të jashtëm ose nga rënia
e stokut të rezervës ndërkombëtare. Efektet e dërgesave mbi kursin real të këmbimit valuator,
janë ndër efektet më të njohura dhe më të shqyrtuara, megjithatë, edhe këtu ekzistojnë
kundërshtime përsa u përket rezultateve të ndryshme të përftuara (Ratha, 2006). Studimet
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
23
ekzistuese janë të bazuara në shqyrtimin e teorisë së “Dutch disease”, të përmendur më sipër.
Kjo teori sugjeron se hyrjet e mëdha të kapitalit mund të ndikojnë në mbiçmimin e kursit real të
këmbimit dhe përfundimisht në përkeqësimin e konkurrueshmërisë të sektorëve të ekspozuar
ndaj konkurrencës ndërkombëtare, duke penguar kështu zhvillimin e një sektori dinamik eksporti
(Bourdet dhe Falck, 2006).
Përsa i përket ndikimit të remitancave në nivelin e inflacionit të një vendi, sipas Narayan
et al. (2011), ai mund të shikohet nga tre këndvështrime të ndryshme: nga këndvështrimi i
vlerësimit të kursit të këmbimit, nga këndvështrimi i rritjes së ofertës së parasë si dhe nga
këndvështrimi i bilancit të pagesave. Rritja e nivelit të remitancave në ekonomitë në zhvillim
zakonisht ka një efekt të theksuar në rritjen e nivelit të shpenzimeve dhe kjo gjë shkakton rritje të
nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Në një studim të bërë me një panel prej 54 vendesh në
zhvillim, në të cilin ishte përfshirë dhe Shqipëria, Narayan et al. (2011), konkluduan se
remitancat krijonin presione inflacioniste. Sipas Lartey et al. (2008), modeli Salter-Swan-
Corden-Dornbusch ofron një rrugë të përshtatshme për të kuptuar lidhjen teorike midis hyrjeve të
kapitalit (në rastin tonë, remitancave), nivelit të çmimeve, dhe kursit real të këmbimit në
ekonomitë në zhvillim. Modeli tregon se një rritje në remitancat mund të shkaktojë një vlerësim
të kursit real të këmbimit nëpërmjet rritjes së çmimeve të brëndshme. Reinhart dhe Rogoff
(2004), tregojnë se regjimet e ndryshme të kursit të këmbimit kanë efekte të ndryshme mbi
variablat makroekonomikë. Nën një regjim të kursit fiks të këmbimit, një rritje e dërgesave të
emigrantëve do t’i lëvizte burimet nga sektori i tregtueshëm, drejt sektorit të patregtueshëm. Kjo
do të rezultonte në një rritje në nivelin e çmimeve. Nga ana tjetër, nën një regjim fleksibël të
kursit të këmbimit, efekti do të ishte rritja e nivelit të çmimeve dhe mbiçmimi i kursit të
këmbimit. Rodrik (2007), ofron dëshmi se mbiçmimi i kursit real të këmbimit (pas një rritjeje të
remitancave) shkakton një nënvlerësim të rritjes afatgjatë ekonomike, sidomos për ekonomitë në
zhvillim. Kjo potencialisht mund të çojë në një rritje të inflacionit.
Studimet në fushën e ndikimit makroekonomik të remitancave janë të ndara midis atyre
që janë të orientuara nga ndikimet afatshkurtra, dhe atyre që orientohen nga ndikimet afatgjata.
Modeli Keynesian është modeli më i vjetër që përpiqet të kuptojë ndikimin afatshkurtër
makroekonomik të transfertave ndërkombëtare. Nën supozimet e çmimeve fikse, regjimit fiks të
kurseve të këmbimit dhe të normave të interesit, ky model tregon se çdo tronditje në anën e
kërkesës ka një efekt përpjesëtimor mbi prodhimin kombëtar. Natyrisht, përmasat e këtij ndikimi
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
24
varen nga multiplikatori (shumëzuesi) Keynesian (i cili, në vetvete, varet nga disa parametra të
tillë si prirja marxhinale për të importuar), dhe nga masa e transferimit të tronditjes së kërkesës
(e cila në vetvete varet nga shumat e përfituara si dhe nga prirja marxhinale e marrësit për të
konsumuar remitancat). Bazuar në arsyetimin se prirja për të konsumuar është e lidhur me pritjet
e agjentëve për rrjedhjet e ardhshme të të ardhurave (duke përfshirë remitancat), Glytsos (1999),
propozoi një model makroekonometrik shumë të thjeshtë. Synimi i tij ishte vlerësimi i efektit të
përgjithshëm të remitancave për shtatë vende të Mesdheut. Duke përdorur të dhënat për 1969-
1993, ai tregoi se ndikimi i remitancave në konsum, në investime, në importe dhe në prodhim
ndryshon me kalimin e kohës. Për Egjiptin dhe Jordaninë remitancat kishin një ndikim të fortë,
ndërsa për vendet e tjera ndikimi ishte i moderuar. Në një mënyrë të ngjashme, duke përdorur të
dhënat vjetore të Egjiptit për vitet 1967-1991, El-Saka dhe McNabb (1999), kanë gjetur se
importet, të cilat financohen përmes remitancave, kanë një elasticitet shumë të lartë lidhur me të
ardhurat.
Përgjatë viteve 1980-të e më pas, thelbi i debatit për ndikimin e remitancave u zhvendos
nga produktiviteti drejt pabarazisë (Stark, Taylor dhe Yitzhaki, 1986; Taylor dhe Wyatt, 1996).
Këto studime theksojnë se dërgesat e emigranteve reduktojnë pabarazinë ekonomike në
komunitetet e origjinës dhe kontribuojnë në lehtësimin e kufizimeve të likuiditetit, duke
promovuar investimet në teknikat bujqësore, në arsim etj. Kështu, remitancat arrijnë të
kompensojnë disa nga humbjet e prodhimit që një vend në zhvillim mund të pësojë nga emigrimi
i fuqisë punëtore të kualifikuar. Sipas McLeod dhe Molina (2005), në një studim me një panel të
dhënash ku marrin pjesë 62 vende, u arrit në përfundimin se remitancat ndihmojnë në zbutjen e
varfërisë, në uljen e pabarazisë dhe në rritjen e investimit të kapitalit njerëzor përmes regjistrimit
në shkollë. Në këtë fushë debati vazhdon të qëndrojë i hapur, pasi ka autorë të tjerë të cilët nuk
janë të bindur për efektin barazues të remitancave. Sipas Barham dhe Boucher (1995), remitancat
më shumë ndikojnë në rritjen e pabarazisë sesa në uljen e saj. Nëse emigrantet që kanë shkuar
jashtë do të rrinin në vendin e tyre, ata do të kishin të ardhura më të reduktuara, të njëjta me
pjestarët e tjerë të komunitetit.
Remitancat ndihmojnë gjithashtu edhe në kompensimin e humbjes së të ardhurave të
munguara tatimore si pasojë e emigracionit (Desai et al. 2001).
Dërgesat e emigranteve i ndihmojnë vendet në zhvillim edhe në rritjen e financimit të
jashtëm, nëpërmjet asaj që njihet si "sigurimi i kredive." Në këtë lloj transaksioni, bankat që
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
25
marrin dërgesa mund të lëshojnë bono për investitorët e huaj të mbështetur nga flukset e
dërgesave që priten në të ardhmen. Vende të ndryshme në zhvillim, të ‘udhëhequra’ nga Brazili,
kanë siguruar miliarda dollarë përmes kësaj teknike (Carrasco dhe Ro, 2007).
2.4 Përcaktuesit ‘Mikro’ dhe ‘Makro’ të remitancave
Studimet mbi përcaktuesit e remitancave janë ndarë në dy kategori kryesore. Kategoria e
parë ka të bëjë me përcaktuesit mikroekonomikë të dërgesave. Në to përfshihen karakteristikat
sociale dhe demografike të emigrantëve të tilla si statusi i punësimit, statusi civil, gjinia, pjestarët
në familje, niveli arsimor, vitet në emigrim etj. Përsa i përket kësaj kategorie, çështjet më me
rëndësi që debatohen midis studiuesve janë arsyet e dërgimit të remitancave, karakteristikat e
dërguesit, mënyrat dhe rrugët e dërgimit si dhe qëllimi i përdorimit. Kategoria e dytë ka të bëjë
me përcaktuesit makro. Te kjo kategori bëjnë pjesë faktorë të tillë si stoku i emigranteve, normat
e pagave dhe gjendja ekonomike në vendin pritës, situata e përgjithshme dhe gjendja ekonomike
në vendin e origjinës, kurset e këmbimit, normat relative të interesit midis dy vendeve, rreziku
politik në secilin prej tyre etj. Në vijm kemi paraqitur disa karakteristika të këtyre
determinantëve duke nisur si fillim me ata mikro dhe më pas me ata makro.
2.4.1 Përcaktuesit ‘Mikro’
Në këtë pjesë të punimit do të trajtohen disa nga veçoritë mikro të remitancave. Më nga
afër do të shikohen arsyet e dërgimit, karakteristikat e dërguesit, rrugët e përdorura etj.
Arsyet e dërgimit të remitancave
Nëse në punimet e mëparëshme mbi remitancat dhe arsyen sepse ato dërgohen
mbizotëronte motivi i altruizmit (Johnson dhe Whitelaw 1974, Banerjee, 1984, Horowitz, 1999),
në literaturën bashkëkohore del në pah fakti se motivi kryesor në një masë të madhe ai
zëvendësohet nga interesi personal. Ky interes shfaqet në mënyra të ndryshme, si, frymëzimi nga
motivet e trashëgimisë, krijimi i mundësive për investim me drejtues të sigurt dhe lehtësisht të
kontrollueshëm, dëshira për t’u kthyer në vendlindje me dinjitet etj (Lucas dhe Stark, 2005).
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
26
Në punime të tjera remitancat shfaqen dhe si një kontakt sigurie midis emigrantit dhe
familjes. Ndërkohë që dërgesat nga emigranti mund të ndihmojnë familjarët e lënë pas të rrisin të
ardhurat e tyre, familja mund ta ndihmojë emigrantin në kohë të vështira apo nevoje (Stark dhe
Levhari, 1982; Lucas dhe Stark, 1985; Stark dhe Lucas, 1988; Stark, 1991). Domethënë, motivi i
dërgimit të remitancave mund të konsiderohet dhe si një shpërndarje e riskut të së ardhmes. Në
një studim të De la Briere et al. (1997), mbi arsyen se çfarë i motivon emigrantët domenikanë të
dërgojnë remitanca për prindërit e tyre në zonat rurale në Sierra, janë testuar dy hipoteza
kryesore: (1) investim në trashëgiminë e mundshme, dhe (2) kontratë sigurimi mes prindërve dhe
fëmijëve emigrantë. Remitancat e dërguara nga emigrantët e rinj, meshkuj, të cilët duan të
kthehen në Sierra janë më të qëndrueshme dhe korespondojnë me motivin e investimit. Në të
kundërt, emigrantët femra, të cilat nuk kanë asnjë qëllim për t'u kthyer në Sierra, luajnë rolin e
siguruesit. Në këtë aspekt, përbërja gjinore duket tejet shpjeguese përsa i përket motivit të
dërgesave. Gjithashtu, në të tjera studime del në pah dhe fakti se nuk ekziston një arsye e vetme
për dërgesat e emigrantëve. Shpjegimi vjen vetëm nga një miks arsyesh dhe motivesh. Kështu,
dërgimi i remitancave kombinon një komponent altruist, një komponent shlyerje kredie, një
përbërës sigurimi, një komponent trashëgimie, dhe një komponent shkëmbimi shërbimesh të
shumëllojshme (Rapoport dhe Docquier, 2005).
Karakteristikat e dërguesit të remitancave
Në studime të ndryshme dalin në pah karakteristika, të cilat mendohet se janë thelbësore
në përcaktimin e vendimit për të dërguar remitanca. Këto karakteristika kanë të bëjnë me
moshën, gjininë, nivelin arsimor, statusin civil, të ardhurat në familje dhe madhesinë e saj, lidhjet
me besimin, kohën në emigrim etj. Argumentohet se me rritjen e moshës së emigrantit, rritet dhe
sasia e dërgesave që ky i fundit nis drejt familjes së lënë pas. Kjo situatë vazhdon deri në arritjen
e moshës së mesme, moshë në të cilën lidhja me familjen dobësohet paksa (Merkle dhe
Zimmermann, 1992; Bauer dhe Sinning, 2005).
Përsa i përket gjinisë, rezulton se përqindja e emigrantëve femra që dërgojnë remitanca
është më e lartë se ajo e meshkujve, pasi dhe lidhjet e këtyre të fundit janë më të forta me
familjet e lëna pas. Gjithashtu emigrantët femra, duke qenë dhe më të devotshme, dërgojnë
remitanca më shpesh se emigrantët meshkuj dhe vlera e këtyre të fundit (dërgesave të femrave)
në përqindje ndaj të ardhurave, është më e lartë (Phongpaichit, 1993; Rodenburg, 1993; Richter
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
27
dhe Havanon, 1995; Tacoli, 1999 Osaki, 2003; Craciun, 2006). Megjithate, po të krahasohen në
terma absolutë, vlera e remitancave të dërguara nga meshkujt është më e madhe (Cox, 1987,
Merkle dhe Zimmermann, 1992; Aggarwal dhe Horowitz, 2002; Basilio et al, 2009).
Niveli i arsimit është një tjetër faktor që ndikon nivelin e remitancave. Megjithatë,
përfundimet lidhur me këtë faktor janë kontradiktore. Disa studime tregojnë se emigrantët më
shumë të arsimuar kanë tendencën të dërgojnë më pak. Kjo ndoshta nisur dhe nga fakti se këto
emigrantë vijnë nga familje më në gjëndje, të cilat realisht mund të kenë pak ose aspak nevojë
për dërgesa (Sinning, 2007; Niimi et. al, 2008). Të tjera studime arrijnë në përfundimin se
ekziston një korrelacion pozitiv midis sasisë së remitancave të dërguara dhe kualifikimit apo
aftësive të emigrantit. Sa më i kualifikuar emigranti, aq më të larta të ardhurat dhe aq më të larta
dërgesat (Schiopu dhe Siegfried, 2006; Bollard et. al, 2009). Koha në emigracion shihet si një
tjetër faktor që përcakton nivelin e prurjeve të remitancave. Në vitet e para sasia e prurjeve rritet
me ritme të shpejta. Pasi kalohen vështirësitë e fillimit dhe emigranti krijon një farë stabiliteti,
dërgesat drejt shtëpisë dhe familjarëve të lënë pas, arrijnë vlerat maksimale. Në këtë mënyrë
emigranti shlyen dhe detyrimet që ka marrë përsipër për të mbuluar pikërisht me vajtjen në
vendin e ri (Holst dhe Schrooten, 2006). Mendohet se me kalimin e viteve lidhjet e emigrantit me
vendin e origjinës zbehen. Po t’i shtohet kësaj dhe krijimi i një familje në vendin e ri (Hoddinott,
1994), dërgesat ndër vite marrin formën e U-së së përmbysur (Lucas dhe Stark, 1985; Brière et
al, 2002; Fairchild dhe Simpson, 2004; Vargas-Silva, 2006; Amuedo-Dorantes dhe Pozo, 2006).
Besimi fetar është një tjetër faktor i cili duket të këtë një impakt goxha të rëndësishëm
përsa i përket sjelljes së emigrantëve në lidhje me dërgesat. Po të mbajmë parasysh që një pjesë e
mirë e emigrantëve i nisin dërgesat bazuar në motivin e altruizmit, në studime konkludohet se
ekziston një lidhje pozitive midis thellësisë së besimit dhe ndihmës që i jepet familjes së lënë pas
në formën e dërgesave ( Ellison, 1991; Connor, 2011; Romane dhe Goschin, 2011). Nisur nga
një studim i bërë mbi emigrantët në Amerikë, Kelly dhe Solomon (2009), kanë arritur në
përfundimin se katolikët kanë më shumë gjasa të dërgojnë remitanca, krahasuar me ateistët.
Rrugët e dërgimit të remitancave
Dy janë rrugët kryesore të transferimit të remitancave nga vendi i krijimit drejt vendit të
origjinës së emigrantit, rruga formale dhe ajo informale. Zgjedhja e kanalit të përdorur varet nga
disa faktorë. Sipas Zupi (2004), këtu mund të përfshijmë besueshmerinë dhe efikasitetin; kostot e
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
28
transferimit; zhvillimin e sistemit financiar dhe bankar në vendin pritës; ligjet në fuqi përsa i
përket transferimit të fondeve në vendin e origjinës; kulturën dhe traditën etj.
Në rrugët formale të transferimit të dërgesave përfshihen: sistemi bankar, zyrat postare si
dhe agjensitë e specializuara të këmbimit dhe transferimt të parave. Në rrugët informale
përfshihen transferimi nga vetë emigranti në momentin e kthimit në atdhe, transferimi përmes
miqve apo të afërmve, si dhe shfrytëzimi i kanaleve të tjera dërguese përmes agjencive të pa
licencuara. Zakonisht këto të fundit kanë një kosto më të ulët se agjencitë e licencuara (Haque
dhe Bashar, 2005; Carling, 2005). Transferimi i dërgesave nga vendi i origjinës drejt vendit
përfitues, ka një rëndësi primare në studimin dhe analizën e remitanceve e lidhur kjo si me
përfitimin e të dhënave më të sakta, ashtu dhe me mundësin e shfrytëzimit të tyre nga sistemi
finaciar dhe bankar.
Në vitin 2004 vendet anëtare në G8 u takuan në Samitin e Detit të Islandës14 dhe një ndër
vendimet e marra në të kishte të bënte me uljen e shpenzimeve të transferimit të remitancave. Në
vijim të kësaj nisme, organizata të tjera të ndryshme qeveritare, të tilla si DFID (Departamentit i
qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Zhvillim Ndërkombëtar) dhe USAID, filluan të studiojnë
mënyrat me të cilat kostot e dërgimit të të hollave të mund të uleshin. Në shtator 2008, Banka
Botërore krijoi bazën e parë të të dhënave ndërkombëtare të çmimeve (kostove) të dërgesave, të
quajtur “Çmimet e remitancave”15. Baza e të dhënave ofron informacion për dërgimin dhe
marrjen e remitancave për 200 korridore në mbarë botën. Korridoret e shqyrtuara përfshijnë
flukset e dërgesave nga 28 vende të mëdha, të dërguara në 86 vendet pritëse. Këto flukse
përbëjnë më shumë se 60 për qind të totalit të dërgesave për vendet në zhvillim. Publikimi i të
dhënave të çmimeve të remitancave shërben për disa qëllime kryesore. Së pari, për të
mbështetur zgjedhjen e konsumatorëve, së dyti, për të mundësuar uljen e kostove përmes
informacioneve më të sakta dhe krahasimit të të dhënave, dhe së treti, për të bërë presion mbi
ofruesit e shërbimeve të transfertave për të përmirësuar shërbimet e tyre.
Në samitin e vitit 2009 në korrik në Aquila të Italise16, vendet e G8-s miratuan objektivin
për të zvogëluar koston e shërbimeve të dërgesave me nga pesë pikë përqindjeje në pesë vite.
Për të ulur koston, Banka Botërore filloi mbledhjen e të dhënave rajonale dhe kombëtare për të
14 2004 Sea island Summit: Official Documents http://www.g8.utoronto.ca/summit/2004seaisland. 15 Reducing Transfer Costs of Migrant Remittances-Payment Systems Development Group The World Bank.
http://siteresources.worldbank.org/INTECA/Resources/June2ECARemittance.pdf. 16 WorldBank (2014). International Remittances Agenda.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
29
krahasuar koston e dërgimit të remitancave. Ashtu sikurse vazhdojnë përpjekjet për vlerësimin
maksimal të tyre, ashtu vazhdojnë dhe perpjekjet për t’i alokuar ato në sektorë strategjikë ku
vërtet do të ofrojnë kontribut. I gjithë ky qëllim kjo merr spunto nga barazimi i thjeshtë:
Remitanca = Kursim = Burim.
Kostoja mesatare globale e dërgimit të remitancave ka vazhduar prirjen rënëse në vitin
2014, duke rënë në 7,9 për qind të vlerës së dërguar, krahasuar me 8,9 për qind një vit më parë.
Konkurrenca dhe zgjerimi i përdorimit të teknologjive dhe internetit me bazë të gjërë, ka shumë
gjasa që të ndikojë në vazhdimin e uljes së këtyre kostove17.
Qëllimi i përdorimit të remitancave
Remitancat luajnë një rol të madh dhe shumë të rëndësishëm sidomos në ekonomitë e
vendeve në zhvillim, ku ato destinohen. Në studime empirike konkludohet se në fazat e para të
emigracionit të ardhurat nga emigrantët, në masën më të madhe, përdoren si mjet jetese për
familjet përfituese. Ato mbulojnë zakonisht nevojat për ushqim, për veshmbajtje si dhe për
shërbime shëndetsore (Massey dhe Parrado, 1994; Amuedo – Dorantes, 2006; Lazaroiu dhe
Alexandru, 2008; UN-INSTAW, 2008). Në një studim të bërë nga Khan et al. (2007), rezulton se
remitancat në Pakistane kanë një ndikim të madh në rritjen e MPC-së (prirjes marxhinale për
konsum). Nga studimi i Babtunde dhe Martinetti (2010), mbi të ushqyerit në Nigeri, rezulton se
të ardhurat nga remitancat ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në rritjen e sasisë së kalorive të
konsumuara në familjen pritëse. Me përmbushjen e nevojave parësore për konsum, më tej
remitancat përdoren për të përmirësuar cilësinë dhe kushtet e jetesës. Studiues të fushës kanë
konstatuar se ekziston një lidhje e fortë midis remitancave dhe rritjes së shpenzimeve për arsim
dhe shëndetësi. Ky përdorim konsiderohet si një investim shumë i madh në kapitalin njerëzor
(Castles dhe Wise, 2008). Sipas Calero et al. (2009), në një studim i cili kishte në fokus pikërisht
këtë lidhje, u zbulua se në Ekuador rritja e nivelit të remitancave rriste numrin e të rinjve që
regjistroheshin në ciklet e ndryshme të arsimit. Kjo gjë ndikonte dhe në uljen e numrit të të
miturve që punonin, e në veçanti në numrin e vajzave. Sipas Yang (2004), bazuar në një studim
të bërë në Filipine, për fëmijët e moshës 17-21, një rritje në nivelin e dërgesave e barabartë me
10 % , çonte në një rritje prej 10,3 përqind në numrin e studentëve si dhe në një rënie prej 2,9
përqind në orët mesatare javore të punës. Pak a shumë në të njëjtat përfundime kanë arritur dhe
17 World Bank (2014). Migration and Development Outlook.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
30
Adams dhe Richard (2005); De Haas (2009); Yang (2009). Në një fazë të mëvonshme, një pjesë
e dërgesave përdoren për investime. Veçanërisht në krijimin e bizneseve të reja dhe frutdhënëse
(Fajnzylber dhe Lopez, 2008). Remitancat bëhen kështu burim për zhvillimin dhe mbështetjen e
aktiviteteve sipërmarrëse në vendin e origjinës (Frigeri dhe Ferro, 2006).
2.4.2 Përcaktuesit ‘Makro’
Në këtë pjesë të punimit përqëndrohemi në ndikimin që kanë faktorët makroekonomikë
në nivelin e remitancave. Literatura teorike dhe empirike në këtë fushë zakonisht trajton analizën
e faktorëve të tillë, si stoku i emigranteve, niveli i pagave dhe gjendja ekonomike në vendin
pritës, situata e përgjithshme dhe gjëndja ekonomike në vendin e origjinës, kurset e këmbimit,
normat relative të interesit midis dy vendeve, rreziku politik në secilin prej tyre etj.
Stoku i emigrantëve në vendin pritës është një faktor i rëndësihëm që ndikon në nivelin e
remitancave. Lidhja e këtij faktori me volumin e remitancave, është pozitive. Sa më i madh
vëllimi i emigrantëve, aq më i madh vëllimi i remitancave (Elbadawi dhe Rocha, 1992). Freund
dhe Spatafora (2005), vlerësojnë se dyfishimi i stokut të emigrantëve do të çonte në një rritje prej
75 përqind të nivelit të remitancave.
Niveli i pagave në vendin pritës është një tjetër përcaktues i remitancave, që ndikon
pozitivisht në vlerën e tyre (Swamy, 1981; Birks dhe Sinclair, 1979).
Gjendja e ekonomisë në vendin e origjinës është një faktor shumë i rëndësishëm dhe që
duhet mbajtur në konsideratë, pasi në raste krize, shtohet suporti ndaj familjes së lënë pas dhe si
pasojë dhe volumi i remitancave (Bouhga-Hagbe, 2006). Megjithatë, nga ana tjetër, rreziqet në
vend e bëjnë mjedisin e përgjithshëm të pafavorshëm për qëllime investimi dhe si pasojë mund të
shkaktojnë reduktimin e remitancave (El-Saka dhe McNabb, 1999; FMN, 2005). Në rastin e
vendit të origjinës, rëndësi të veçantë marrin dhe faktorë të tillë si politikat ekonomike dhe
zhvillimi i institucioneve, zhvillimi i tregut financiar, kostot e transaksioneve etj.
Paqëndrueshmëri makroekonomike të tilla si inflacioni i lartë apo rritjet e nivelit të kursit real të
këmbimit, mund të kenë një efekt të ngjashëm negativ (Aydas et al, 2004; Lueth dhe Ruiz-
Arranz, 2007).
Situata ekonomike në vendin ku jeton dhe punon emigranti është një faktor që ndikon
pozitivisht në nivelin e përgjithshëm të remitancave. Përmirësimi i kushteve ekonomike në
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
31
vendin pritës i lejon emigrantët të rrisin të ardhurat e tyre dhe perspektivisht fluksin e dërgesave
Njerëzit emigrojnë dhe ky vendim është nganjëherë i përhershëm, por lidhjet me vendin
e origjinës i qëndrojnë kohës dhe distancës. Njëra nga këto lidhje ka të bëjë pikërisht me
remitancat. Remitancat, përkufizohen si totali i transfertave korrente të bëra nga emigrantët dhe
kompensimet e punonjësve. Remitancat po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në zhvillimin e
ekonomisë botërore. Në mbarë botën ato llogariten të jenë fluksi i dytë më i rëndësishëm
financiar pas ndihmave ndërkombëtare. Ndër vite vlera e remitancave ardhur gjithnjë në rritje
dhe një trend i tillë parashikohet dhe në të ardhmen. Natyra, madhësia, frekuenca dhe impakti i
remitancave kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve. Arsyeja pas këtij motivi qëndron në
faktin se po vërehet një stabilitet në fluksin dhe në drejtimin e tyre dhe në këtë mënyrë ato
shfaqen si një instrument tepër i lakmuar për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm financiar dhe
ekonomik në vendet në zhvillim. Remitancat japin kontribut në shumë fusha. Këtu mund të
përmendim ndikimin e tyre në rritjen e nivelit të të ardhurave dhe standardit të jetesës në vendet
përfituese, ndikimin në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë në vendet në zhvillim, ndikimin në
në zbutjen e varfërisë etj.
Synimi kryesor në këtë kapitull ishte shqyrtimi i literaturës që ka të bëjë me emigracionin
dhe në veçanti me remitancat. Në të u trajtuan çështje që kanë të bëjnë me karakteristikat, efektet
dhe përcaktuesit kryesorë të remitancave.
Karakteristikat kryesore të remitancave janë stabiliteti, sjellja ciklike dhe struktura
kohore. Stabiliteti, në sensin e luhatshmërisë së ulët, është ajo karakteristikë që i vendos
remitancat në pararojë krahasuar me flukset e tjera të kapitalit si investimet e huaja direkte apo
ndihmat për zhvillim. Me fjalë të tjera, remitancat janë ndër të vetmet flukse të cilat ndër vite
nuk karakterizohen nga rënie drastike apo rritje euforike. ‘Sjellja ciklike’ i referohet korrelacionit
që ekziston midis komponentëve ciklikë të dërgesave të emigrantëve drejt një vendi, dhe nivelit
të rritjes së PBB-së së tij. Përsa i përket strukturës kohore të remitancave, kohët e fundit është
pranuar gjërësisht ideja se ajo paraqitet në formën e një "U"-je të përmbysur dhe e arrin nivelin
maksimal pas 5 deri në 10 vite përvojë emigracioni.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
32
Përsa u përket efekteve të remitancave, punimet në këtë fushë janë të shumta dhe të
larmishme. Ato lëvizin nga efektet e remitancave në përmirësimin e cilësisë dhe kushteve të
jetesës tek përfituesit e tyre dhe deri tek efektet makroekonomike që ato kanë në ekonomi.
Studimet mbi përcaktuesit e remitancave janë ndarë në dy kategori kryesore. Kategoria e
parë ka të bëjë me përcaktuesit mikroekonomikë dhe ku përfshihen karakteristikat sociale dhe
demografike të emigrantëve të tilla si ,statusi i punësimit, statusi civil, gjinia e migrantit, numri i
fëmijëve në shtëpi, niveli arsimor i migrantit, numri i viteve në emigrim etj. Kategoria e dytë ka
të bëjë me përcaktuesit makro dhe në të bëjnë pjesë faktorë të tillë si stoku i emigranteve,
normat e pagave dhe gjendja ekonomike në vendin pritës, situata e përgjithshme dhe gjendja
ekonomike në vendin e origjinës, kurset e këmbimit, normat relative të interesit midis dy
vendeve, rreziku politik në secilin prej tyre etj.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
33
3. Emigracioni dhe remitancat në Shqipëri
Sipas King dhe Vullnetari (2003), emigracioni ka qenë një nga tiparet më dinamike të
tranzicionit në Shqipëri, si dhe një nga fenomenet më të rëndësishme shoqërore dhe ekonomike
të dekadave të fundit. Sigurisht, ky fenomen nuk mund të studiohet i veçuar nga pasojat më të
rëndësishme të tij, nga remitancat. Bazuar në të dhëna statistikore zyrtare si dhe në literaturën e
publikuar në këtë fushë, në këtë pjesë të punimit paqaqitet një tablo e karakteristikave dhe
ndryshimeve që emigracioni dhe remitancat kanë pësuar ndër vite, në rastin e Shqipërise. Në
pjesën e parë trajtohen disa nga veçoritë e emigracionit. Në pjesën e dytë, në fokus janë
remitancat. Vëmendje e veçantë i kushtohet sjelljes së flukseve të remitancave, faktorëve
kryesorë që i përcaktojnë ato si dhe efekteve të tyre në vend. Kapitulli përmbyllet me disa
përfundime që dalin nga analiza e ecurisë së emigracionit dhe remitancave ndër vite.
3.1 Emigracioni dhe veçoritë e tij
Emigracioni modern është një fenomen tejet i përhapur në ditët tona. Origjina e tij daton
në fillim të shek. XIX. Përsa i përket emigrimit modern shqiptar, ai ndahet në tre periudha18 :
i) emigracioni para vitit 1944;
ii) emigracioni i viteve 1944-1990;
iii) emigracioni “post komunist” i pas viteve 1990.
Fazë e parë e emigracionit modern konsiderohet faza e para vitit 1944. Në atë kohë, motivi
kryesor i emigrimit ishte ai ekonomik dhe destinacionet e preferuara ishin SHBA-ja dhe disa
vende të Amerikës Latine. Në vitet 1944-1990, me vendosjen e regjimit komunist, në Shqipëri u
formua një tjetër valë emigrimi që ishte në përmasa më të vogla dhe që kishte karakter politik.
Destinacionet kryesore në atë kohë ishin ato kufitaret. Në fazën e tretë, pas vitit 1990, emigrimi
jashtë Shqipërisë përfshiu më shumë së 25 përqind të popullsisë dhe u shfaq i menjëhershëm, i
18 MPÇSSB (2008).
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
34
vrullshëm dhe shpërthyes pas një ndalese thuajse 45 vjeçare (IOM, 2008). Në vitin 1989,
Aristide Zolberg, një studiues i njohur i emigracionit ndërkombëtar ka shkruar se nëse e gjithë
bota do të përbëhej nga Shqipëria nga njëra anë dhe Japonia nga ana tjetër, nuk do të ishte nevoja
ta studionim këtë fenomen19. Vetëm një vit më vonë, situata do të ndryshonte rrënjësisht. Me
rënien e sistemit komunist, Shqipëria pësoi një largim të madh të të rinjve, që kërkonin punë dhe
mundësi më të mira jashtë vendit. Emigracioni është një nga arsyet kryesore të uljes së numrit të
popullsisë në Shqipëri në periudhën midis 2001 dhe 201120. Në vitin 2011 Shqipëria zinte
vendin e nëntë në botë në renditjen e vendeve që dërgojnë më shumë emigrantë, në përqindje
ndaj popullsisë, duke arritur në 45,4 %. I njëjti burim tregon që po në atë vit, rreth 1.4 milionë
Shqiptarë jetonin jashtë vendit, një shifër gati e dyfishuar që nga viti 2005 kur ky numur ishte
rreth 860 mijë (WB-Factbook, 2011).
Sipas Kule et al. (2002), arsyet kryesore që çuan të emigracionit të të rinjve shqiptarë
kanë qenë arsyet ekonomike (në periudhën 1990-1997) dhe më tej, ato politiko-sociale (në
periudhën 1997-1998). Sipas tyre, pas këtij viti, situata është qetësuar dhe flukset emigratore
kanë qenë më të pakta dhe më të rregullta. Përveç varfërisë, mungesës së punësimit apo trazirave
politike dhe sociale, ka pasur edhe të tjerë faktorët që kanë kontribuar në emigrim. Të tillë janë
konsideruar rënia e skemave piramidale, kriza e Kosovës etj. (World Bank, 2006; Hernández-
Coss dhe Martinez, 2006). Në punimin e tyre, Shehaj et al. (2011), kanë gjetur se përcaktuesit e
synimit për të migruar jashtë vendit të pjesës më të arsimuar të popullsisë janë të natyrës
individuale, familjare dhe të natyrës makro. Emigracioni ka qenë orientuar kryesisht drejt dy
vendeve fqinje të BE-së, Italisë dhe Greqisë (Uruçi dhe Gëdeshi, 2003).
Ndër vite, në përzgjedhjen e destinacionit të emigrimit kanë ndikuar disa faktorë, si
afërsia gjeografike, afërsia kulturore dhe gjuhësore, mundësitë e përshtatjes nga pikëpamja
ligjore në vende të ndryshme etj. (Banka Botërore, 2006). Destinacionet kryesore gjatë fazes së
parë të emigracionit (para vitit 1944) ishin vende të tilla si SHBA-ja, Kanadaja, Australia,
Argjentina, Zelanda e Re. Më tej, këto vende u lanë në harresë duke u zëvëndësuar me
destinacione të tilla si Italia, Greqia, Gjermania dhe Zvicra. Sipas të dhënave të OECD (2012),
47 përqind e emigrantëve shqiptarë në vitin 2011 jetonin në Itali, duke e bërë këtë vend
destinacionin më të kërkuar dhe të ndjekur ngushtë nga Greqia, me 43 për qind të emigrantëve.
19 Zolberg (1989). 20 INSTAT (2014)
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
35
Në vend të tretë, renditej me diferencë SHBA-ja. Në fillim të viteve 1990-të, shpërndarja e
emigrantëve sipas destinacioneve ishte paksa më ndryshe nga ajo e vitit 2011. Kriza e rëndë në të
cilën u gjet vendi fill pas shembjes së regjimit komunist, e rriti pa masë dëshpërimin e popullit
shqiptar dhe kjo gjë u materializua në dëshirën për t’u larguar dhe për të kërkuar mundësi më të
mira jashtë vendit. Në momentin që kjo dëshirë hasi në vështirësi realizimi si pasojë e kërkesave
strikte për viza, shumë njerëz tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme për në Greqi
dhe Itali. Sipas Korovilas (1999), në periudhën mes viteve 1992-1996 rreth 90 % e emigrantëve
shqiptarë preferuan të kërkonin punë në Greqi. Njëra nga arsyet e kësaj zgjedhjeje ishte se
Greqia u tregua më tolerante ndaj emigrantëve. Në Greqi nuk u ndërtuan as kampe për
emigrantët dhe nuk u morën as masa për kthimin e tyre me forcë. Lazaridis dhe Romaniszyn
(1998), argumentojnë se emigrimi nga Shqipëria drejtë Greqisë ishte pjesërisht rezultat i lidhjeve
historike mes dy vendeve dhe pjesërisht rezultat i lehtësisë me të cilën emigrantët e paligjshëm
mund të kalonin kufirin e pambrojtur greko-shqiptar. Pasi kaluan disa vite nga fluksi i parë i
emigrantëve, në vitet 1995-1996, në majën e listës së destinacioneve të synuara u kthyen shtete si
SHBA-ja dhe Kanadaja (Kring, 2007).
Tashmë, njëzet e pesë vite më vonë, emigracioni shqiptar vazhdon ende të jetë i nxitur
nga varfëria, papunësia, kushtet e vështira të jetesës dhe dëshira për të kërkuar mundësi më të
mira. Shqipëria vazhdon ende të prodhojë flukse migratore. Numri i azilkërkuesve shqiptarë në
vendet perëndimore po rritet gjithnjë e më shumë. Motivet kryesore për të emigruar mbeten
motivi ekonomik dhe ai social. Sipas Barjaba dhe Barjaba (2015), ka aktualisht një nga normat
më të larta në botë të emigrimit në raport me popullsinë, 3,3 emigrantë për 1.000 persona dhe
një numur të përgjithshëm të emigrantëve prej rreth 1.25 milion në vitin 2014. Shqipëria, sipas të
dhënave të Eurostat (2015) renditet e katërta përsa i përket numrit të azilkërkuesve në
Bashkimin Evropian përgjatë tremujorit të parë të vitit 2015. Sipas të dhënave të Ministrisë së
punëve të brëndshme të Gjermanisë (2015), është regjistruar një rritje e madhe e numrit të
"azilkërkuesve ekonomike", të larguar nga Shqipëria kryesisht drejt Gjermanisë (gjashtë muajt e
parë të vitit 2015, në Gjermani aplikuan për azil 22.209 shqiptarë, krahasur me 3,913 aplikantë
gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2014). Shumica prej tyre janë nga Shqipëria qëndrore dhe jugore
(Vlorë dhe Fier), por me një fluks të konsiderueshëm edhe nga Shqipëria e veriut (Kukës dhe
Tropojë).
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
36
Përveç synimit për punësim dhe për një jetë më të mirë ekonomike, shqiptarët janë
larguar nga vendi edhe për arsye të tjera, si studim jashtë vendit, për bashkim familjar, ose dhe
për aktivitete humanitare apo fetare. Për sa i përket shkollimit, një numër gjithnjë në rritje i
studentëve shqiptarë (4.000-5.000 çdo vit21 përgjatë viteve të fundit), regjistrohen në
universitetet e Italisë, Francës, vendeve të tjera të BE-së, dhe në universitetet e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Mundësia e karrierës jashtë vendit mbetet një faktor kyç tërheqës për
këta studentë.
Politikat e emigracionit në Shqipëri kanë qenë të orientuara nga dokumentet përkatëse
strategjike. Këtu mund të përmendim Strategjinë për Menaxhimin e Migracionit 2005-2010 (e
përqëndruar kryesisht në eksportin e krahut të punës); Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të
Kufirit dhe Planin e Veprimit 2008-2013, dhe Strategjinë për Riintegrimin e Emigrantëve të
Kthyer shqiptarë dhe Planin e Veprimit, 2010-2015 (IOM, 2015).
Pas viteve ’90, emigracioni ka luajtur një rol të rëndesishëm në zbutjen e papunësisë dhe
të varferisë përgjatë viteve të vështira të tranzicionit (Velçani, 2013). Sipas të njëjtës autore,
emigracioni dhe remitancat kanë ndikuar positivisht në rritjen e mirëqënies material; dërgesat e
emigrantëve shqiptarë kanë ndikuar në dhënien e një ndihme ekonomike të vlefshme jo vetëm
për familjet e tyre, por edhe për stabilizimin socio-ekonomike të vendit në teresi.
3.2 Remitancat dhe veçoritë e tyre
Është e pamundur të flitet për emigracionin pa marrë parasysh remitancat, dërgesat në
natyrë apo para, kushtuar familjes së lënë pas. Remitancat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë
shoqëruese tejet të rëndësishme të emigracionit. Shqipëria renditet ndër vendet që kanë një
përqindje të lartë të krahut të punës që jeton dhe punon jashtë vendit. Kjo forcë punëtore, përmes
dërgesave drejt familjeve të tyre, ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në furnizimin e vendit
me valutë të huaj si dhe në stimulimin e ekonomisë shqiptare. Efektet e remitancave në
ekonominë shqiptare përgjatë viteve të tranzicionit, janë të trajtuara gjërësisht në literaturë.
Autorë të ndryshëm në punimet e tyre kanë gjetur së remitancat ndihmojnë në stabilizimin e
ekonomisë (Korovilas, 1999), ulin varfërinë (Zwager et al., 2005), ulin papunësinë dhe
ndihmojnë në zhvillimin ekonomik (Abazi dhe Mema, 2007; Konica dhe Filer,2009),
21 Batjaba dhe Barjaba (2015).
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
37
kontribuojnë në përpirësimin e standardit të jetesës së përmirësojnë shëndetin (ACSER, 2013),
janë një burim i rëndësishëm i rritjes financiare dhe zhvillimit ekonomik të vendit (duke siguruar
në vazhdim qasje në monedhë të huaj në Shqipëri, si dhe duke konsoliduar bazën për kursime
dhe investime, Velçani, 2013), përmirësojnë defiçitin e llogarisë korente në bilancin e pagesave
(Sejdini dhe Haderi, 2008; Mayer dhe Shera, 2015), etj. Para se të diskutojmë karakteristikat e
remitancave, e rëndësishme është të shohim sesi vlerësohen (përllogariten) remitancat nga Banka
Qëndrore e Shqipërisë, institucioni përgjegjës për vlerësimin e tyre.
3.2.1 Metodologjia e përllogaritjes së remitancave
Teknikat e përdorura për llogaritjen e dërgesave variojnë nga njeri vend apo institucion,
në tjetrin. Sipas UNCTAD (2012), disa vende përdorin të dhëna nga transaksionet bankare
ndërkombëtare, por kjo metodë nuk arrin të përfshijë dërgesat që bëhen nëpërmjet operatorëve të
transfertave. Kohët e fundit po përdoret gjithnjë e më shumë metoda e përllogaritjes nëpërmjet
vrojtimeve. Megjithatë, kjo mënyrë jo vetëm që është e kushtueshme por krijon dhe vështirësi
praktike, sepse emigrantët nuk janë të shpërndarë në mënyrë uniforme në popullsi.
Në Shqipëri, është Banka e Shqipërisë që bën raportimin vjetor të volumit të remitancave:
ato janë pjesë përbërëse e Bilancit të Pagesave nën zërin e Llogarisë së Transfertave Korente
Hyrëse nga Emigrantët. Në rastin e Shqipërisë, një problem kryesor që vërehet është se shumica
e dërgesave të emigrantëve bëhen nëpërmjet rrugëve informale. Përsa i përket vlerësimit të tyre,
mënyra më e saktë dhe normale e përllogaritjes do të ishte ajo e evidentimit në momentin e
hyrjes në pikat kufitare ose në momentet e depozitimit të tyre në banka apo agjensitë e
transferimit të fondeve. Megjithatë, nisur nga zhvillimi aktual i sistemit doganor, i sistemit të
deklarimit të valutës në pikat kufitare si dhe nga mosdeklarimi i saktë i qëllimit të depozitimit në
banka, Banka Qëndrore ka konkluduar se e vetmja mënyrë për të pasur të dhëna thuajse të sakta,
është ajo e matjes së flukseve dalëse nga tregu paralel. Kjo metodë bazohet në dy supozime
kryesore: së pari, për të konsumuar të mira, mallra dhe shërbime në tregun shqiptar, familjeve të
emigrantëve u duhet të shpenzojnë lekë dhe jo valutë të huaj, dhe së dyti, meqënëse kemi një
regjim fleksibël të kursit të këmbimit ku çmimi i valutës vendoset në treg, tregu valuator është
gjithmonë në ekuilibër. Kjo do të thotë se me një afërsi të besueshme, çdo ditë ajo sasi valute që
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
38
hyn në treg, edhe del prej tij. Për rrjedhojë, ndërtohet një matricë e flukseve dalëse dhe atyre
hyrëse të valutës së huaj (cash) nga tregu paralel. Diferenca e dy llojeve të flukseve përfaqëson
dërgesat nga emigrantët. Risku i kësaj metode është që mund të përfshijë në llogaritje edhe
transferta të tjera në valutë të huaj, të lidhura, për shembull, me aktivitetet kriminale. Gjithashtu
kjo metodë nuk përfshin ato para të cilat shpenzohen në Shqipëri direkt në valutë të huaj dhe nuk
kthehen në lekë. Banka e Shqipërisë ka filluar që nga viti 2004 të bëjë vrojtime të shpeshta për të
përmirësuar të dhënat e dërgesave (BSH, 2006). Këto vrojtime, së fundmi, kryhen çdo tremujor
dhe janë të krahasueshme midis tyre.
Përveç Bankës së Shqiperisë janë dhe shumë institucione të tjera të cilat merren me
përllogaritjen e remitancave dhe impaktin e tyre në ekonominë e vendit. Këtu mund të
përmendin Bankën Botërore e cila, në bashkëpunim me INSTAT-in, çdo tre vjet ndërmerr
anketimin e një mase të gjerë të popullsisë për të nxjerrë në pah standardin e tyre të jetesës
përmes LSMS22. Të tjera organizata janë dhe Instituti Agenda, IOM etj. E përbashkëta e këtyre të
fundit është se si metodologji bazë për vlerësimin e remitancave përdorin anketimin me bazë të
gjerë. Edhe pse informacioni i siguruar në këto rrugë është i fragmentizuar, kontributi i tyre është
i rëndësishëm pasi ditaditës po mundësohet krijimi i një dataseti të gjërë me të dhëna mbi
remitancat.
3.2.2 Remitancat ndër vite në vend dhe rajon
Bazuar në të dhënat e siguruara nga Banka e Shqipërisë, grafiku më poshtë paraqet
trendin e remitancave duke filluar nga viti 2004. Vlera e tyre është shprehur në milionë Euro. Siç
duket qartë nga grafiku, ky trend ka qene pozitiv deri në vitin 2007 (duke arritur në atë vit dhe
maksimumin historik me një vlerë prej 951 milionë Euro) dhe më tej negativ deri në vitin 2013.
Një përmirësim i lehtë i situatës është vënë re në vitin 2014 dhe nga të dhënat paraprake, besohet
se ai do të pasohet dhe në 2015. Për periudhën prill-qershor 2015, bazuar në të dhënat e Bankës
së Shqipërisë23, dërgesat e emigrantëve ishin 161.7 milionë euro nga 138.1 milionë që ishin një
vit më parë. Në total, si 6-mujor, të ardhurat që emigrantët kanë dërguar pranë familjeve të tyre
ishin 305 milionë euro, ose rreth 48.5 milionë më shumë se gjysma e parë e vitit të kaluar.
22 Living Standard Measurement Survey. 23 BSH (2015). Raporti Tre-Mujor i Politikës Monetare Nëntor 2015.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
39
Grafiku 3.1: Remitancat ndër vite në Shqipëri.
Burimi: Banka e Shqipërisë (2015) , Raporti statistikor 2015
Nëse analizën e nivelit të remitancave do ta nisim nga viti 199324, mund të themi se vlerat
e tyre kanë pasur një trend pozitiv në vitet e para pas hapjes së kufijve. Kjo rritje i dedikohet
kryesisht rritjes së numurit të emigrantëve, që u drejtoheshin vendeve të Evropës apo dhe më
gjerë. Në vitin 1996 remitancat arrijnë vlerën maksimale të tyre gjatë 10-vjeçarit të parë pas vitit
1990. Mendohet se shkaku i atij fluksi të madh dërgesash i dedikohej investimit të tyre në
“Skemat Financiare25“ të krijuara në vitin 1996. Popullariteti i madh i këtyre firmave u krijua nga
fakti se ato ofruan kthime të larta dhe të garantuara për investitorët e parë që morën pjesë në to.
Sipas Jarvis (2000), zhvillimi i tyre mund t'u atribuohet disa faktorëve, duke përfshirë
mosnjohjen me tregjet financiare, mangësitë e sistemit formal financiar të vendit, dështimin e
qeverisë në kontrollin dhe parandalimin e tyre etj. Në vitin 1997, si pasojë e shembjes së këtyre
skemave piramidale dhe trazirave që ndodhën në vend, pasiguria bëri që dhe niveli i remitancave
24 Para hyrjes në fuqi të përdorimit të Euro-s, raportimi i të dhënave behej kryesisht në dollarë. Për pasojë të dhënat
në Llogarinë Korente të Bilancit të Pagesave, raportuar nga Banka e Shqipërisë, duke filluar që nga viti 1993
gjenden pikërisht në këtë monedhë. Tabela A3.1 që ndodhet në shtojcat e Kap. 3 paraqet vlerat e dërgesave në
million USD, si dhe raporti i tyre ndaj vlerës së PBB-së. 25 “Skemat Finaciare” të cilat më pas u njohen dhe me emrin “Skema Piramidale”, ishin një dështim i tregut finaciar
në Shqipërinë e viteve ’96-’97. Fenomeni i tyre pati një impakt të paprecedentë në ekonominë e vendit, si pasojë e
përmasave që ato arritën. Në kulmin e tyre, vlera nominale e detyrimeve të skemave arriti në pothuajse gjysmën e
PBB-së së vendit. Shumë shqiptarë, rreth dy të tretat e popullsisë, investuan në to. Kur skema u shembën , pasojat
ishin të pashmangshme. Trazira të papërmbajtura shkaktuan rënien e qeverisë si dhe zhytjen e vendit në anarki dhe
në një luftë civile në të cilën u vranë rreth 2.000 njerëz. Për më shumë mbi këtë çështje shiko Jarvis (2000).
Shënim: N – numri i të intervistuarve; Dev. St – devijimi standard
Tabela më sipër prezanton të ardhurat në dy periudhat në shqyrtim dhe në varësi të
pjestarit në familje i cili i ka siguruar ato. Përsa i përket punëzënies, në momentin e intervistës
rezulton se një pjesë e madhe e meshkujve rezultojnë të papunë. Në të njëjtën kohë, është rritur
punëzënia për femrat. Situata në të cilën ndodhet Greqia ka bërë që të ulet kërkesa në sektorin e
ndërtimit apo industrisë duke rritur shumë nivelin e papunësisë në radhët e meshkujve. Meqenëse
femrat janë më të përfshira në sektorin e shërbimeve dhe se pagat e tyre janë më të ulta se të
meshkujve, duket se punëzënia e tyre nuk ka pasur problem, përkundrazi, ajo është rritur. Edhe
femrat që më parë nuk kanë qenë aktive në tregun e punës, tashmë janë intergruar në të, mbase
për të ndihmuar familjen në vështirësi. Para vitit 2008, të ardhurat mesatare mujore gjithsej
(familjare) ishin 3.017 Euro; të ardhurat mesatare të meshkujve ishin 1.856 Euro dhe të femrave
1.185 Euro. Pas këtij viti, ato janë respektivisht 1.308 Euro, 686 Euro dhe 619 Euro. Në total, të
ardhurat kanë ranë me 56,6 %. Të njëjtin fat kanë pësuar dhe të ardhurat e kryefamiljarit, të
bashkëshortes, benefitet seciale apo dhe të ardhurat gjithsej. Gjatë kësaj periudhe janë ulur jo
vetëm të ardhurat mesatare, por edhe të ardhurat minimale dhe maksimale për secilin nga
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
93
pjestarët në familje që i ka siguruar ato. Nga të dhënat gjithashtu rezulton se pas vitit 2008 ka
familje të cilat të ardhurat mujore i kanë zero. Të gjitha këto tregojnë për situatën e vështirë
financiare që kalojnë këta emigrantë.
Për të kuptuar më shumë mbi impaktin e këtyre ndryshimeve në nivelin e të ardhurave,
Grafiku 5.1 paraqitur strukturën e shpenzimeve në familje para dhe pas 2008.
Grafiku 5.1: Struktura e shpenzimeve në familje.
Nisur nga të dhënat e grafikur 5.1, mund të themi se para vitit 2008 përdorimi i të
ardhurave ka qenë i tillë: pjesa e tyre që shkonte për konsum ishte rreth 40 %; për pasuri të
patundshme në Greqi, 14 %; për kursim në bankat greke 4 %; për investim në Greqi, 3%; për
kursim në bankat shqiptare, 3 %; për edukimin e fëmijëve, 10, %; për blerje pasurie të
patundshme në Shqipëri, 10 %; për investim në Shqipëri, 6 %; dhe për ndihmë për familjet në
Shqipëri, 10 %. Pas vitit 2008, struktura ka ndryshuar. Rreth 70 % e të ardhurave shkojnë për
konsum; 4, %, për strehim në Greqi; 2 %, për kursime në bankat greke; 2 %, për investime në
Greqi; 4 %, për kursim në bankat shqiptare; 4 %, për investime në Shqipëri; 9 %, për edukimin e
fëmijëve; 3 %, për blerje pasuri të patundshme në Shqipëri; 6 %, si ndihmë për familjet në
Shqipëri. Siç shihet qartë nga të dhënat, ndryshimi i strukturës ka ndodhur në të gjithë elementët
e saj përbërës. Konsumi vazhdon të klasifikohet i pari në renditje po këtë radhë më një vlërë
mesatare afërsisht prej 70 %. Situata në të cilën ndodhen emigrantët ka bërë që ata të reduktojnë
nivelin e remitancave në Shqipëri, ashtu sikurse dhe shpenzimet për shkollim, blerje pasurie të
0
20
40
60
80Struktura e shpenzimeve
Para viti2008
Pas vitit2008
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
94
patundshme, investime etj. Ulja e të ardhurave të përgjithshme ka bërë që pjesa më e madhe e
tyre të shkojnë vetëm për të mbulur shpenzimet e përditshme.
Përfitimet nga emigrimi: Gjatë intervistës janë bërë disa pyetje që synojnë të evidentojnë
përfitimet kryesore të emigrantëve gjatë qendrimit në Greqi dhe objektivat e tyre për të ardhmen.
Përfundimet nga intervista janë si vijon:
67% e të anketuarve deklarojnë se kanë përfituar përvojë profesionale në emigrim të
cilën mund ta përdorin nëse kthehen në vendlindje. 33% deklarojnë se nuk kanë
përfituar.
27 % e të anketuarve deklarojnë se kanë krijuar lidhje me biznese të huaja të cilat mund
ti përdorin nëse kthehen. Pjesa tjetër nuk kanë krijuar lidhje të tilla.
13 % e të anketuarve deklaruan se para vitit 2008 kanë pasë menduar të ktheheshin në
Shqipëri, 70,5 % deklaruan se nuk e kanë pasë menduar asnjëherë kthimin dhe 16,5 %
kanë qenë në mëdyshje.
26,5 % e të anketuarve u përgjigjën se kanë ndër mend të kthehen në vendlindje së
shpejti, 31 % nuk e kanë menduar këtë alternativë dhe 42,5% janë në mëdyshje.
Shkaqet kryesore të marrjes në konsideratë të mundësisë për tu kthyer në vendlindje
rezultojnë të jenë papunësia në Greqi, 75,5%; standardi i ulët i jetesës, 11% dhe
vështirësitë në përgjithësi, 13,5%.
Shkaqet kryesore të mos marrjes në konsideratë të mundësisë për tu kthyer në
vendlindje rezultojnë të jenë papunësia në Shqipëri, 11%; standardi i ulët i jetesës, 66%
dhe vështirësitë në përgjithësi, 23%.
Siç duket qartë nga përgjigjet e të intervistuarve, pas vitit 2008, një pjesë gjithnjë e më e
madhe e tyre po marrin në konsideratë mundësinë për tu kthyer në atdhe. Shkaku kryesor
rezulton të jetë situata e vështirë ekonomike. Përsa i përket investimit në prona të patundshme
rezulton se 80,5% e emigrantëve disponojnë një pronë në Shqipëri dhe se 29,5 % e tyre
disponojnë një pronë në Greqi. Nga ndërthurja e të dhënave mbi vendimin e kthimit në Shqipëri
dhe mbi ekzistencën apo jo të një prone të patundshme në Shqipëri apo Greqi, u arrit në
përfundimin se nga 138 emigrantë që synojnë të kthehen, vetëm 46 kanë një shtëpi në Greqi dhe
109 kanë një shtëpi në Shqipëri. Nga këto shifra është e qartë se pronësia luan një rol të
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
95
rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi. Mospasja e një qeraje për të paguar është një mundësi
më shumë për të shqyrtuar alternativën e kthimi në atdhe.
3. Remitancat drejt Shqipërisë.
Në vazhdim të punimit synohet të evidentohet kontributi i emigrantëve në ekonominë e
Shqipërisë përmes remitancave drejt familjes në vendin e origjinës. Gjatë intervistës, si fillim
emigrantëve i’u kërkua informacion mbi faktin nëse ata ndër vite kanë dërguar apo jo remitanca
drejt familjes në Shqipëri. Rreth 92 % e të intervistuarve pranuan se kanë dërguar, ndërsa 8 %
nuk kanë dërguar. Më tej, atyre i’u kërkua informacion mbi shumat mesatare të dërgesave ndër
vite. Për të kuptuar nëse ka apo jo ndryshime në vlerat e dërgesave pas vitit 2008, të anketuarve u
është kërkuar të japin informacion për to për dy periudha të ndryshme kohore. Periudha e parë
përfshin vitet 2000-2008 dhe periudha e dytë përfshin vitet pas 2008. Periudha e parë në
shqyrtim ka nisur në vitin 2000, pasi gjykohet që në 10 vite pas nisjes së emigrimit, shuma e
dërgesave drejt familjes të jetë më stabile dhe të ketë kaluar euforinë e viteve të fillimit. Bazuar
në rezultatet e anketës, tabela 5.4 paraqet të dhënat e siguruara. Gjithashtu, në rreshtin e fundit të
tabelës së mëposhtme është llogaritur dhe vlera mesatare vjetore e dërgesave ndër vite.
Tabela 5.4: Remitancat (dërgesat) e emigrantëve drejt Shqipërisë.
Dërgesat në vit
(në Euro)
Numri Min Max Mesatarja Dev. Stand.
2000-2008 184 0 15.000 7.474,5 7.197,14
Pas vitit 2008 184 0 5.000 2.785,5 4.313,10
Dërgesat mesatare 184 0 13.689,7 4.975,8 5.297,88
Minimumi 0 do të thotë që në disa raste mund të mos jenë kryer dërgesa gjatë një viti, por
mund të jenë realizuar në vitet pasuese. Për sa u përket frekuencave të dërgesave ato luhaten nga
0 deri në 12 herë në vit, me një vlerë mesatare prej 3,4 herë në vit. Bazuar në përllogaritje të bëra
nga vetë autori, shuma e përgjithshme e remitancave ndër vite llogaritet të ketë një vlerë
mesatare prej 4.975,8 € në vit. Kjo shumë tregon se kontributi i emigrantëve në ekonominë e
Shqipërisë ka qenë shumë domethënës, pavarësisht faktit nëse dërgesat janë përdorur për të
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
96
ndihmuar familjen, apo për kursime dhe investime në atdhe. Nëse shikojmë rezultatet e shënuara
në tabelë, vërejmë që nga njëra periudhë në tjetrën ka ndryshuar jo vetëm vlera mesatare e
dërgesave por dhe shuma maksimale e tyre. Qëllimi kryesor i marrjes së informacionit për dy
periudha është për të kuptuar nëse rënia e vëllimit të dërgesave është ndikuar apo jo nga kriza e
vitit 2008. Sigurisht që faktorët që ndikojnë remitancat janë të shumtë, megjithatë fakti që kriza
ka qenë shkaku kryesor që ka ndikuar nivelin e të ardhurave në familjet e emigrantëve tregon se
pikërisht ky shkak mund të ndikojë dhe në ndryshimin në nivelin e dërgesave. Për të kuptuar
diçka më shumë mbi këtë çështje, në vazhdim është bërë një analizë e thjeshtë e të dhënave duke
përdorur teknikën e krahasimit të grupeve, të quajtur “ Paired sample t-test”. Pyetja që ngrihet në
këtë rast është: ‘a ka ndryshim statistikisht të rëndësishëm në vëllimin e dërgesave gjatë dy
periudhave në shqyrtim’? Pasi u verifikua nëse përmbusheshin apo jo supozimet themelore të
teknikës në fjalë, u kalua në aplikimin e saj. Rezultatet e gjeneruara nga analiza janë prezantuar
në shtojcën e këtij kapitulli. Në mënyrë të përmbledhur ato janë prezantuar dhe në vazhdim: T
(183) = 9,296, p <. 0005. Duke gjykuar nga vlera e p konkludojmë se ekziston një diferencë
statistikisht e rëndësishme në vëllimin e remitancave të dërguara në të dy periudhat. Me një
interval besueshmërie prej 95 %, vlerat e dërgesave luhaten midis 7.991,60 (vlera më e ulët) dhe
12.310,89 (vlera më e lartë). Gjithashtu, duke parë dhe rezultatet e vlerave mesatare në të dy
periudhat, konkludojmë se nga periudha e parë në të dytën volumi i remitancave është ulur. Për
të gjykuar mbi madhësinë e efektit të krizës në këtë ndryshim të vlerave të remitancave, në
ndihmë na vjen treguesi ‘Eta squared’. Përllogaritja e tij është bazuar në formulën 6.1 dhe është
paraqitur në detaje në shtojcën e këtij kapitulli. Vlera e tij rezulton të jetë 0,32 dhe ajo është
interpretuar nisur nga udhëzimet e propozuara nga Cohen (1988). Sipas këtij studiuesi, vlera 0,01
tregon një efekt minimal ndikimi, vlera 0,06 një efekt të moderuar dhe vlera 0,14 një efekt të
madh. Në rastin tonë, vlera prej 0,32 tregon për një efekt të konsiderueshëm të ndikimit të krizës
në zvogëlimin e remitancave drejt Shqipërisë. Pyetjes "Cili do të jetë trendi i remitancave në të
ardhmen", 5,4 % e të intervistuarve i janë përgjigjur se ai do të jetë i njëjtë, 74 % i janë
përgjigjën se ai do të ulet dhe 20,6 % janë përgjigjur se nuk mund të bëjnë një parashikim. Fakti
që pjesa më e madhe e tyre janë të bindur që remitancat do të ulen, tregon për situatën e vështirë
ekonomike ku ata ndodhen dhe shpresat e pakta që gjërat të ndryshojnë në një periudhë
afatshkurtër.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
97
Në vazhdim të përpjekjeve për të evidentuar ndikimin e remitancave në ekonominë ku ato
destinohen, të intervistuarve u është kërkuar të japin informacion mbi përdorimin e tyre.
Rezultatet e përftuara janë paraqitur në Grafikun 5.2. Siç duket nga grafiku, konsumi është
arsyeja kryesore për të cilën janë të destinuara remitancat dhe më tej vjen investimi në pasuri të
patundshme.
Grafiku 5.2: Përdorimi i remitancave.
1. Pyetjes "Cili është motivi kryesor i dërgimit të remitancave" 43 %, i janë përgjigjur për
detyrimet morale ndaj familjes; 29 %, dëshirë për të ndihmuar familjen; 5%, për të
mbajtur familjen dhe përfituar trashëgiminë; dhe 23%, për arsye të tjera.
2. Pyetjes "Si i dërgoni paratë në Shqipëri" 64 %, iu përgjigjën se i dërgojnë personalisht;
13 %, përmes familjarëve ose të njohurve; 14 %, duke përdorur agjencitë e transferimit të
parave; dhe 9 %, duke përdorur sistemin bankar.
3. Pyetjes "Cila është arsyeja e kësaj zgjedhjeje", 82 %, janë përgjigjur kostot; 9 %,
preferenca; 7 %, besimi; dhe 2 %, të tjera.
Përgjigjet e mësipërme theksojnë edhe një herë karakterin altruist të dërgesave nga emigrantët
shqiptarë. Gjithashtu, afërsia e Greqisë me Shqipërinë ka bërë që pjesa më e madhe e dërgesave
të vijnë në vend jashtë strukturave të posaçme të transferimit të parave.
.00
20.00
40.00
60.00 Përdorimi i remitancave
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
98
5.3 Faktorët mikro-përcaktues të remitancave
Bazuar në të dhënat e prezantuara në çështjen 5.2, ndër vite, vlerat e remitancave drejt
Shqipërisë kanë ndryshuar. Faktorët kryesorë që ndikojnë vlerat e tyre, ndahen në makro dhe
mikro përcaktues. Në këtë pjesë të punimit vëmendja u është dedikuar mikro-përcaktuesve.
Faktorët mikro-përcaktues janë ata faktorë që varen nga karakteristikat personale të emigrantëve
të tilla si gjinia, mosha, statusi civil, arsimi (shkollimi), profesioni, të ardhurat etj. Për sa i përket
literaturës mbi mikro-përcaktuesit, ajo është shqyrtuar në detaje në kapitullin e tretë (çështja
3.2.3). Qëllimi final në këtë kapitull është përdorimi i të dhënave të përfituara përmes anketimit
të emigrantëve shqiptarë në Selanik, për të evidentuar pikërisht këta faktorë.
5.3.1 Metodologjia
Pë të vlerësuar mikro-përcaktuesit e remitancave, një pjesë e studiuesve i sigurojnë të
dhënat përmes anketimit të vetë emigrantëve (Amuedo-Dorantes dhe Pozo, 2006; Holst dhe
Schrooten, 2006) ndërsa të tjerë përmes anketimit të familjarëve të emigrantëve, përfituesve
direkt të tyre (Gubert, 2002). Në këtë studim, të dhënat bazë janë siguruar përmes anketimit të
vetë emigrantëve. Përsa i përket analizës së të dhënave, punimet në këtë fushë përdorin teknika
ekonometrike të ndryshme. Ndër më kryesoret mund të përmendim MKV37, Tobit38, Probit39,
procedurën Heckman etj. Vite më parë MKV ishte metoda më e preferuar e analizës së mikro-
përcaktuesve (Lucas dhe Stark, 1985). Sipas Hagen-Zanker dhe Siegel (2007), kjo metodë nuk
është shumë e përshtatshme. Ajo çon në vlerësime jo të drejta, sepse një pjesë e emigrantëve nuk
dërgojnë remitanca dhe si pasojë mesatarizimi sjell anshmëri. Sipas të njëjtëve autorë, kohët e
fundit, teknikat më të përdoruara janë ‘Tobit’ (teknikë ku vendimi për të dërguar remitanca dhe
vëllimi i dërgesave analizohen njëherazi) dhe ‘Heckman’ (teknikë me dy faza, ku, në fazën e
parë analizohet vendimi i dërgimit të remitancave dhe në fazën e dytë shuma e dërguar).
37 Metoda e katrorëve më të vegjël përfaqëson një metodë për vlerësimin e parametrave të panjohur në një model të
regresionit linear. Qëllimi i kësaj metode është te minimizimi i dallimeve vlerave të observuara dhe vlerave të
parashikuara. 38 ‘Tobit’ është një model statistikor i cili përdoret për të përshkruar lidhjen midis një variabli të varur jo negativ dhe
një variabli të pavarur (i cili mund të jetë dhe një vektor xi) 39 ‘Probit’, është një modeli statistikor që përdoret për të përshkruar lidhjen midis një variabli të varur dhe një
variabli të pavarur. Ajo shfaqet në formën e një regresioni binar, ku variabli i varur mund të marrë vetëm dy vlera.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
99
Në këtë punim, analiza për të vlerësuar faktorët mikro-përcaktues të remitancave është
realizuar duke u bazuar në teorinë mbi përqasjen me dy faza të sugjeruar nga Heckman (1979).
Kjo metodë është përdorur nga Banerjee (1984), Hoddinott (1992), Holst dhe Schrooten (2006),
Goschin dhe Roman (2012) etj. Avantazhi i përdorimit të saj është se mundëson ndarjen e
vendimit të dërgimit të remitancave nga vendimi mbi sasinë e dërguar. Fatkeqësisht, duke qenë
se teknika në fjalë nuk mund të realizohet në mënyrë direkte përmes SPSS (softwer-it të përdorur
në këtë pjesë të punimit për të analizuar të dhënat), në vazhdim të punimit analiza e të dhënave
është realizuar përmes dy teknikave përbërëse, Probit dhe MKV. Në fazën e parë të analizës
(fazë në të cilën shqyrtohet vendimi i dërgimit), të dhënat analizohen përmes Probit. Ekuacioni
6.2 paraqet lidhjen e supozuar midis vendimit të dërgimit të remitancave dhe faktorëve që
ndikojnë në të.
𝐷 ∗= 𝑋′𝛽 + Ɛ (6.2)
Qëllimi në këtë rast është vlerësimi i probabilitetit që një vëzhgim me karakteristika të veçanta
do të realizohet apo jo, ekuacioni 6.3.
Pr(D) = 1|X) = Φ(X’β)
Në rastin tonë, Pr përcakton probabilitetin që të ndodhi ngjarja, Φ është funksioni i shpërndarjes
standarde normale dhe β janë parametrat që do të vlerësohen. D është variabli i varur dhe
përfaqson vendimin për të dërguar apo jo remitanca. Ai është një variabël “dummy” dhe është i
barabartë me 1 nëse emigrantët dërgojnë remitanca drejt familjes së lënë pas në vendin e
origjinës dhe 0 nëse ata nuk dërgojnë.
𝐷 = {1 𝑛ë𝑠𝑒 𝐷 ∗ > 0 − Ɛ < 𝑋′𝛽
0 𝑛ë 𝑡ë 𝑘𝑢𝑛𝑑ë𝑟𝑡 (6.3)
X është varibli i pavarur i cili supozohet të ndikojë në rezultatin e D. Ai shfaqet në formën e një
vektori të përbërë nga factorët kryesorë të cilët përcaktojnë vendimin e dërgimit. Ɛ ~ N (0, 1).
Në fazën e dytë të analizës (fazë në të cilën merret vendimi mbi shumën që do të
dërgohet), përdoret MKV për të parë se cilët janë variablat kryesorë që përcaktojnë variablin e
varur (në rastin tonë shumën e remitancave). Kjo lidhje midis variabli të varur dhe variablave të
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
100
pavarur është një funksion linear që varet dhe nga termi i gabimit dhe ekuacioni përfaqsues i tij
merr formën e mëposhtme:
R𝑖 = β0 + Σ𝑗 β𝑗V𝑖𝑗 + 𝜀𝑖 (6.4)
ku R𝑖 përfaqëson variablin e varur (shumën totale vjetore të remitancave të dërguara nga një
emigrant), Vij përfaqëson variablat ekzogjenë, βj përfaqëson parametrat që përmbledhin
kontributin e faktorit j në variablin e varur, dhe i përfaqëson individin. εi është termi i gabimit i
shpërndarë në mënyrë të pavarur dhe njëlloj për i, me zero mesatare dhe variancë konstante σ2 .
Para se të kalohet te prezantimi i rezultateve të analizës, në vazhdim shpjegohen disa
veçori të të dhënave të përdoruar. Bazuar në anketimin e zhvilluar, në këtë pjesë të analizës
përdoren të dhënat që kanë të bëjnë me vendimin e dërgimit dhe shumat e dërgimit të
remitancave (në formën e variablave të varur) si dhe karakteristikat bazë të emigrantëve si gjinia,
mosha, statusi civil, përberja e familjes, arsimi (shkollimi), të ardhurat, vendimi i kthimit etj.
Statistikat përshkruese të këtyre të dhënave janë prezantuar në çështjen 6.2.
Përsa i përket gjinisë, nga 200 emigrantë të intervistuar, 94 janë meshkuj dhe 106 femra
duke përfaqsuar përkatësisht 47 % dhe 53 % të popullsisë së intervistuar. Në punim është
përdorur një variabël “Dummy” për përkatësinë gjinore dhe ai merr vlerën 1 nëse i intervistuari
është femër dhe 0 nëse është mashkull.
Arsimi përkatës i emigrantit është një tjetër faktor që mund të ndikojë sjelljen e
dërgesave. Arsimi në këtë rast është një variabël i matur me shkallë dhe secila prej niveleve
është përfshirë në analizë si një variabël “dummy”. Në analizë kemi konsideruar si bazë arsimin
primar dhe më tej, Arsimi 1- Arsimi mesëm; Arsimi 2 - Arsimi profesional; Arsimi 3 - Arsim i
Lartë / Master / PhD.
Satusi civil, është një variabël “dummy” i koduar 1 nëse i intervistuari ështe i martuar
dhe 0 në qoftë se jo. Përsa i përket përbërjes së familjes, në këtë anketim nuk ka raste të
bashkëshortes ose fëmijëve të mitur që të jetojnë larg emigrantit, në vendin e origjinës. Vendimi
për t’u kthyer ose jo në Shqipëri është përfshirë si një variabël binar i koduar 1 nëse emigranti ka
ndërmend të kthehet dhe 0 nese jo. Glytsos (1997) thekson rëndësinë e vendimit të kthimit në
përcaktimin e sjelljes së remitancave, duke theksuar faktin se emigrantët e përkohshëm dërgojnë
më shumë remitanca se ata të përhershmit. Kohëzgjatja e qëndrimit në vendin pritës është një
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
101
faktor i rëndësishëm që ndikon negativisht në tendencën për të dërguar. Pritjet normale janë që
shuma e dërgesave të bjerë me kalimin e kohës së qëndrimit, duke pasur parasysh se lidhjet me
vendin e origjinës bëhen me të dobëta. Sipas Briere et.al (2002), Amuedo –Dorantes dhe Pozo
(2006), Poirine (2006), Holst dhe Schrooten (2006), me kalimin e kohës dhe me integrimin e
emigrantëve në shoqërinë e vendit pritës, tendenca është që të ulet dhe niveli i remitancave të
dërguara drejt familjes. Të ardhurat e emigrantëve janë të ardhurat vjetore neto në Euro. Pritjet
janë që ky variabël të jetë i rëndësishëm për shkak të faktit se faktori kryesor lëvizës i emigrimit
të shqipëtarëve është ai ekonomik dhe motivi kryesor për dërgimin e remitancave është altruizmi.
Për rrjedhojë, të ardhurat më të mëdha do të çojnë në sasi më të mëdha të dërgesave për të
ndihmuar familjen në atdhe.
Mosha mesatare e emigrantëve është 42 vjeç dhe varion nga 24 deri në 70 vjeç.
Profesioni u hoq nga ekuacioni i regresionit për shkak të nivelit të lartë të korelacionit të tij me të
ardhurat. Gjithashtu, u gjykua se variabli i fundit përbën një parashikues më të mirë të
remitancave dhe si pasojë u përdor ai në vlerësim.
5.3.2 Gjetjet kryesore
Në këtë pjesë të punimit prezantohen gjetjet kryesore të analizës mbi mikro-faktorët që
përcaktojnë remitancat. Tabelat e gjeneruara gjatë modelimit të të dhënave gjenden në ankesin e
këtij kapitulli. Në mënyrë të përmbledhur, përfundimet prezantohen dhe në tabelën 6.5. Në të
shfaqen parametrat, devijimi standard i tyre si dhe rëndësia në varësi të nivelit të përcaktuar të
rëndësisë. Në fazën e parë të analizës u përdor regresioni logjistik Probit për të parë se cilët
faktorë përcaktojnë vendimin për të dërguar remitanca. Rëndësia e modelit u gjykua nisur nga
treguesi i Hosmer-Lemeshow Goodnes of Fit Test. Bazuar në interpretimin e Pallant (2011), ky
test është testi më i vlefshëm i cili mund ta kryejë këtë funksion nëse analiza realizohet përmes
SPSS. Sipas të njëjtës autore, në mënyrë që modeli në studim të rezultojë i vlefshëm, do të duhej
që sinjifikanca (vlera e p) e tij të ishte më e madhe se 0,05. Në rastin tonë, vlera χ² (chi-squared)
për testin Hosmer-Lemeshow është 15,9 me një nivel rëndësie prej 0,174. Duke qenë kjo vlerë
më e madhe se 0,05, mund të konkludojmë se modeli ynë është i vlefshëm. Gjithashtu, një tjetër
informacion me rëndësi mbi vlefshmërinë e modelit mund të përftohet dhe nga vlerat e treguesve
Cox & Snell R Squared dhe Nagelkerke R Squared. Sipas Pallant (2011), këta tregues na
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
102
ndihmojnë të kuptojmë se ç’pjesë të variacionit në variablin e varur shpjegon modeli i shqyrtuar.
Bazuar në vlerat e këtyre treguesve, mund të themi se modeli ynë shpjegon 49,4 % – 64,7 % të
variacionit të variablit të varur.
Rëndësia e parametrave individualë është vlerësuar nisur nga treguesi ‘p’ për nivelet e
rëndësisë 1 %, 5 % dhe 10 %. Siç duket qartë nga rezultatet e paraqitura në tabelën 5.5, nga
faktorët e shqyrtuar rezulton se shtatë prej tyre kanë një ndikim të rëndësishëm (95% - 99%) në
vendimin për remitancat. Të ardhurat ndikojnë në mënyrë pozitive në këtë vendim. Me rritjen e
tyre, rritet dhe tendenca për të marrë një vendim pozitiv përsa u përket remitancave. Statusi civil
ka gjithashtu një impakt të rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi, por ndikimi i tij është
negativ. Përsa i përket arsimit mund të themi se ai i mesëm dhe profesional ndikojnë në mënyrë
pozitive (në nivelin e rëndësisë 90%) ndërsa niveli i lartë ndikon në mënyrë negative (në nivelin
e rëndësisë 95%). Emigrantët e martuar dhe ata me arsim të lartë, janë më të prirur që të marrin
një vendim negativ në lidhje me dërgimin e remitancave. Një shpjegim i mundshëm i efektit të
arsimit në këtë rast mund të jetë fakti se emigrantët e arsimuar mund të jenë rritur në familje me
gjëndje ekonomike më të mirë dhe si pasojë, mbase nuk ekziston nevoja që ata të ofrojnë
mbështetje monetare për familjarët e lënë pas. Përsa i përket statusit martesor, mund të gjykojmë
se krijimi i një familje të re në emigrim në një farë mënyre bën një ri-shpërndarje të të ardhurave
për frymë dhe në të njëjtën kohë bën që vendimi të mos merret më nga një person i vetëm. E
njejta gjë edhe për madhësinë e familjes. Për sa i përket gjinisë, rezulton se meshkujt kanë një
tendencë më të lartë për të marrë një vendim pozitiv krahasuar me femrat. Nëse mbajmë
parasysh strukturën patriakale të pjesës më të madhe të familjeve shqiptare, është e kuptueshme
se femrat kanë më pak akses në buxhetin e familjes dhe si pasojë më pak mundësi për të
ndihmuar familjen e lënë pas. Vendimi i kthimit apo jo në atdhe duket se ka gjithashtu një
ndikim pozitiv. Emigrantët që kanë ndër mend të kthehen, mbase dërgojnë remitanca për të
përmirësuar kushtet në familjen apo shtëpinë në atdhe, në mënyrë që ta kenë më të lehtë dhe
kthimin e tyre. Mosha e emigrantit dhe numri i viteve të kaluara në emigrim, nuk duket të jenë
faktorë të rëndësishëm në marrjen e vendimit për remitancat.
Tabela 5.5: Përcaktuesit e remitancave
Variablat
Probit Regresioni i shumëfishtë
V. i varur ‘Vendimi për të dërguar V. i varur “Vlera e remitancave’
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
103
remitanca’
Të ardhurat 0,694*** (0,680) 0,457*** (0,254)
Mosha 0,012* (0,137) 0,176 (0,332)
Gjinia -0,218** (0,192) -0,342* (0,191)
Arsimi i mesëm 0,127* (0,172) 0,292 (0,269)
Arsimi profesional 0,394* (0,217) 0,613** (0.107)
Arsimi i lartë/master/Phd -0,094** (0,086) -0,234*** (0,198)
Statusi civil -0,632*** (0,146) -0,199*** (0.082)
Anëtarë në familje -0,016** (0,139) -0,228** (0.097)
Vendimi i kthimit 0,544** (0,114) 0,275*** (0.395)
Kohëzgj. e qëndrimit -0,016 (0,015) -0,311 (0.415)
Konst 2,569*** (0,382) 1,046 *** (0.162)
*** i rëndësishëm në nivelin 99 %, ** i rëndësishëm në nivelin 95 %, * i rëndësishëm në nivelin 90 %
Në fazën e dytë të analizës, për të gjykuar mbi faktorët kryesorë që ndikojnë sasinë e
remitancave, të dhënat u modeluan përmes Regresionit të Shumfishtë. Për të gjykuar mbi
rëndësinë e modelit dhe shkallën e përputhjes së ekuacionit të regresionit, u shqyrtua vlera e
koeficientit të përcaktueshmërisë, treguesi R² i korrigjuar (Adjustet R Squared)40. Në rastin tonë,
vlera 0,6 e këtij koeficienti tregon se 60 % e variancës në shumat e remitancave drejt Shqipërisë,
shpjegohet nga faktorët përcaktues të marrë në shqyrtim dhe që përbëjnë dhe ekuacionin e
regresionit. Sipas vlerësimeve të bëra nga Pallant (2011), rezultati i këtij treguesi është i
kënaqshëm. Për të parë nëse midis variablit të varur dhe variablave të pavarur ekziston një lidhje
e rëndësishme, u shqyrtua kriteri F. Për të hedhur poshtë hipotezen sipas së cilës të gjithë
parametrat janë të barabartë me zero do të duhej që vlera e statistikorit F të ishte më e madhe se
vlera e tij kritike. Në rastin tonë F (17,8; sig 0,000) > F kritike ( 1,93; α <0,05). Përsa i përket
rëndësisë së parametrave individualë, ajo u vlerësua nisur nga treguesi ‘sig.’ Për nivelet e
rëndësisë 1 %, 5 % dhe 10 %.
Siç duke nga tabela 5.5, faktorët më të rëndësishëm të cilët ndikojnë në vlerat e
remitancave drejt Shqipërisë, janë pak a shumë të njëjtët faktorë që ndikojnë dhe vendimin për të
dërguar. Lidhja pozitive midis të ardhurave dhe vlerës së remitancave është plotësisht e
40 Në rastet kur kemi të bëjmë me një kampion të vogël, treguesi R Squared është paksa optimist dhe i mbivlerësuar
dhe si pasojë, në këto raste preferohet të mbahet në kosideratë treguesi Adjustet R Squared (Tabachnick dhe Fidell
2007).
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
104
kuptueshme, sepse të ardhurat më të larta krijojnë më shumë mundësi për të ndihmuar familjen e
lënë pas, pa cënuar mirëqënien e vetë emigrantit dhe familjes në emigracion. Kjo gjetje është në
përputhje me një pjesë të mirë të literaturës empirike të shqyrtuar në këtë studim (Banerjee
(1984); SELA (2004)) etj.
Lidhja pozitive midis vendimit për t’u kthyer në atdhe dhe vlerës së remitancave të
dërguara, mund të shpjegohet nisur nga teoria e “ndarjes së rrezikut”. Në literaturë kjo teori
argumenton se dërgesat mund të jenë si një pikë kontakti midis emigrantëve dhe familjeve të
tyre. Ndërsa remitancat nga emigrantët mund të ndihmojnë familjet e lënë pas për të rritur të
ardhurat e tyre, familja mund të ndihmojë emigrantët në kohë të vështira apo në momentin e
kthimit të tyre (Stark dhe Levhari, 1982; Stark, 1991). Statusi civil dhe madhësia e familjes kanë
një ndikim negativ në vlerën e remitancave. Emigrantët beqarë kanë tendencë për të dërguar më
shumë remitanca por sapo ata krijojnë familjen e tyre të re, lidhjet me vendlindjen duket sikur
zbehen paksa. Vëmendja spostohet nga familja në atdhe drejt familjes së re. Përsa i përket
arsimit, niveli i mesëm nuk rezulton të jetë i rëndësishëm. Arsimi profesional dhe ai i lartë
rezultojnë të jenë të rëndësishëm por ndikimi i tyre është i ndryshëm. Arsimi profesional ndikon
në mënyrë pozitive tek vlera e remitancave të dërguara ndërsa arsimi ai i lartë në mënyrë
negative. Ndikimi negativ i arsimit të lartë mund të jetë i lidhur me mirëqënien e familjes së lënë
pas. Kjo do të thotë që ata kryejnë më pak dërgesa drejt vendit të origjinës krahasuar me
emigrantet më pak të shkolluar.
Gjatë komunizmit ka pasur një lidhje të fortë pozitive midis nivelit të arsimit dhe të
ardhurave të siguruara. Kështu, emigrantët e arsimuar janë rritur në familje me gjëndje
ekonomike të mirë dhe si pasojë mbase nuk ekziston nevoja që ata të ofrojnë mbështetje
monetare. Gjetjet e mësipërme në përgjithsi janë në përputhje me literaturën në këtë fushë si dhe
me pritjet që kishim për to, megjithatë duhet theksuar se ekzistojnë dhe shumë faktorë të cilët
duhen mbajtur në konsideratë kur gjykohen vendimi për të dërguar apo dhe vlera e dërgesës.
Përveç mikro dhe makro faktorëve, duhet bërë gjithashtu dallimi midis dëshirës për të dërguar
remitanca dhe mundësisë reale apo dhe dallimi midis mundësisë dhe nevojës që mund të ketë
apo jo familja e lënë pas.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
105
5.4 Përfundime
Në këtë kapitull synimi kryesor ishte të paraqitnim një pamje të përgjithshme të jetesës së
emigrantëve shqiptarë në qytetin e Selanikut, si dhe të problemeve madhore me të cilat ata po
përballen si pasojë e krizës ekonomike që po kalon Greqia. Gjithashtu, në përpjekje për të
kuptuar se cilët janë faktorët kryesorë që ndikojnë vlerat e remitancave që këta emigrantë
dërgojnë drejt Shqipërisë, një rëndësi e veçantë u është kushtuar mikro-faktorëve që i
përcaktojnë ato. Përmes të dhënave të anketimit të kryer enkas për të eksploruar këto çështje, u
arritën disa përfundime.
Mosha mesatare e emigrantëve të intervistuar është 42 vjeç dhe origjina e pjesës më të
madhe të tyre është nga pjesa jugore dhe qëndrore e Shqipërisë. Më shumë se gjysma e tyre kanë
arsim të mesëm të përgjithshëm apo profesional dhe gjatë periudhës së emigrimit shumë pak prej
tyre kanë vazhduar studimet. Përsa i përket profesionit, emigrantët kanë kaluar nga punë që
kërkojnë nivel më të ulët kualifikimi në punë që kërkojnë një nivel më të lartë kualifikimi dhe
trajnimi i tyre është realizuar kryesisht përmes praktikës së punës dhe jashtë auditorëve. Shumica
e meshkujve punojnë në sektorin e ndërtimit, ndërsa shumica e femrave në sektorin e
shërbimeve. Pjesa më e madhe e emigrantëve të intervistuar kanë pohuar se kanë emigruar si
pasojë e vështirësive ekonomike, për arsye familjare apo për të gjetur mundësi të reja.
Përsa i përket situatës financiare, mund të themi se ajo ka ndryshuar rrënjësisht pas vitit 2008.
Efektet e krizës janë ndjerë si në punëzënie ashtu dhe në ndryshimin e nivelit të përgjithshëm të
të ardhurave në familjet e emigrantëve. Në periudhën e ndërmarrjes së anketimit rezulton të jetë
ulur punëzënia e meshkujve dhe të jetë rritur ajo e femrave. Situata në të cilën ndodhet Greqia,
ka bërë që të ulet kërkesa në sektorin e ndërtimit apo industrisë dhe, nga ana tjetër, të rritet
kërkesa në sektorin e shërbimeve dhe turizmit si pasojë e uljes së çmimeve. Ulja e e
përgjithshme e niveli të të ardhurave ka bërë që të ndryshojë dhe struktura e përdorimit të tyre.
Pjesa më e madhe e tyre pas vitit 2008 shkon vetëm për të mbulur shpenzimet e përditshme të
familjes.
Situata e vështirë në të cilën gjenden këta emigrantë, mund të dallohet dhe në faktin se
shumë prej tyre po marrin në konsideratë alternativën për t’u kthyer në Shqipëri. Humbja e
vendeve të punës dhe ulja e nivelit të të ardhurave, ka bërë që shumë prej tyre të shqyrtojnë këtë
alternative, të cilën më pare nuk e kanë pasë kosideruar. Nga ana tjetër, pasiguaria që mund të
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
106
shoqërojë kthimin dhe standardi i jetesës në Shqipëri, kanë bërë që shumë emigrantë të jenë të
dyzuar në marrjen e një vendimi final.
Në lidhje me remitancat e dërguara drejt Shqipërisë, mund të themi se kontributi i tyre ka
qenë tepër i madh sidomos në periudhën e parë të marrë në shqyrtim, në vitet 2000-2008.
Remitancat kanë ndihmuar familjet e lëna pas sidomos për të përmirësuar nivelin e konsumit si
dhe kushtet e jetesës. Në periudhën e dytë, pas viti 2008, kriza ka shfaqur ndikimin e saj dhe
vlera e remitancave është zvogëluar. Në të njëjtën kohë, është rritur edhe pasiguria mbi vëllimin
e tyre në të ardhmen.
Përsa u përket mikro-faktorëve që përcaktojnë vendimin për të dërguar remitanca apo dhe
vlerën e tyre, nga analiza e të dhënave arrijmë në përfundimin se niveli i të ardhurave dhe
vendimi për t’u kthyer në atdhe, janë dy faktorët kryesorë që i ndikojnë ato në mënyrë pozitive.
Statusi civil, niveli i arsimimit dhe madhësia e familjes gjithashtu rezultojnë të jenë faktorë të
rendësishëm, por ndikimi i tyre është negativ. Mosha dhe numri i viteve të kaluara në emigrim,
nuk duket se nuk kanë ndikim në sjelljen e dërgesave.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
107
6. Emigracioni dhe remitancat në qarkun e Elbasanit
– vrojtime statistikore
Në themel të këtij kapitulli qëndron evidentimi i karakteristikave të emigrantëve dhe
remitancave të dërguara prej tyre në Qarkun e Elbasanit. Një rëndësi e veçantë i është kushtuar
analizës së vlerave të remitancave dhe përdorimit të tyre. Përzgjedhja e qarkut të Elbasanit është
bëre me qëllim vazhdimin e studimeve të ngjashme që janë ndërmarrë në qarkun e Tiranës (IOM,
2007), në qarkun e Durrësit dhe Vlorës (Kring, 2007), në qarkun e Korçës (Arrehag et.al, 2005;
Vullnetari dhe King, 2011) etj. Synimi kryesor në këtë kapitull është përfitimi i sa më shumë
njohurive në lidhje me specifikat e emigracionit dhe remitancave nga ky qark. Analiza e sjelljes
së emigracionit dhe remitancave në këtë kapitull, kalon nëpër tre faza. Së pari, janë mbledhur të
dhënat e nevojshme përmes një anketimi të ndërmarrë në këtë qark. Së dyti, të dhënat e
mbledhura janë përpunuar, interpretuar dhe analizuar në funksion të konkludimit lidhur me
faktorët përcaktues dhe sjelljen e emigracionit dhe remitancave. Së treti, gjetjet e konstatuara
janë përdorur për të sugjeruar politika që mund të ndihmojnë organet përkatëse të mireorientojnë
përdorimin e remitancave për të maksimizuar dobishmërinë e tyre dhe për të siguruar një
kontribut akoma dhe më të madh të tyre në zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.
Objektiva specifike në këtë kapitull janë:
a) Qartësimi i profilit të emigrantëve me origjinë nga ky qark.
b) Evidentimi i faktorëve që kanë udhëhequr emigracionin e tyre jashtë vendit.
c) Pasqyrimi i situatës financiare në emigrim dhe analiza e veçorive të remitancave të
dërguara drejt vendit të origjinës.
d) Analiza e shkaqeve dhe pasojave të migracionit të kthimit.
Kapitulli i gjashtë përbëhet nga katër pjesë kryesore. Në pjesën e parë trajtohen disa
karakteristika të qarkut të Elbasanit. Në të flitet për veçoritë gjeografike, sociale dhe ekonomike
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
108
të këtij qarku. Në pjesën e dytë trajtohen çështje metodologjike që lidhen me mënyrën se si janë
grumbulluar të dhënat që përdoren në këtë studim. Të dhënat sekondare (nga burime zyrtare)
përsa u përket emigracionit dhe remitancave për qarqe apo zona të veçanta të Shqipërisë, janë të
vështira për t’u siguruar. Si rrjedhim, në këtë kapitull janë përdorur të dhënat primare (të dhëna
të siguruara nga vetë autori). Mbledhja e tyre është realizuar përmes një anketimi, i cili u krye në
zonat urbane dhe rurale të qarkut të Elbasanit. Më gjërësisht për anketimin flitet në pjesën e dytë
të kapitullit. Në të bëhet prezantimi i pyetësorëve dhe qa kushteve në të cilat u krye anketimi. Në
detaje parashtrohen metodologjia e anketimit, hartimi i pyetësorëve, testi pilot si dhe përllogaritja
e mostrës së anketimit. Në pjesën e tretë vazhdohet me paraqitjen e rezultateve dhe me
interpretimin e tyre. Në këtë pjesë, në kuadër të situatës ekonomike të rënduar të emigrantëve pas
krizës së vitit 2008, një hapsirë e posaçme i është rezervuar edhe migracionit të kthimit. Censusi
i popullsisë i realizuar në vitin 2011, dha një vështrim më të qartë të migracionit të kthimit në
periudhën 2001-2011. Botimi i INSTAT-it (2014) për “Migracionin në Shqipëri” tregon se
kthimet e emigrantëve në vendlindje janë rritur çdo vit, sidomos pas vitit 2008. Analiza që
ndërmerret mbi këtë çështje, synon të hedhë dritë mbi faktorët e ndryshëm që i kanë çuar
emigrantët të marrin vendimin e kthimit në atdhe. Ajo synon të theksojë heterogjenitetin që
karakterizon kategoritë e të kthyerve, duke iu referuar nevojave të tyre. Kjo analizë, ndër të tjera,
ka për qëllim të shpalosë mundësitë që ekzistojnë realisht në këtë qark përsa i përket integrimit të
të kthyerve. Në pjesën e katërt dhe të fundit të kapitullit, prezantohet një përmbledhje e gjetjeve
kryesore si dhe disa sugjerime që derivojnë nga studimi.
6.1 Qarku i Elbasanit dhe disa karakteristika të tij
Qarku i Elbasanit shtrihet në zonën qëndrore të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe të
përgjithshme prej 3.292 km². Ky qark kufizohet në veri dhe veriperëndim me qarkun e Tiranës,
në lindje dhe juglindje me qarkun e Korçës dhe në perëndim me qarkun e Beratit. Në përbërje të
tij, sipas ndarjes së vjetër territoriale të para vitit 201441, ishin katër rrethe: rrethi Elbasan, rrethi
Librazhd, rrethi Peqin, dhe rrethi Gramsh. Nga pikëpamja administrative qarku kishte 7 bashki,
41 Në datë 31 Korrik 2014, hyri në fuqi ligji Nr.115/2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi reformën administrativo –
territoriale, e cila ka sjellë ndryshime në numrin dhe strukturën e njesive administrative. Megjithatë, meqënëse
vrojtimi i lidhur me studimin e ekigracionit dhe remitancave në këtë qark është kryer n vitin 2012, analiza në këtë
çeshtje i referohet ndarjes së mëparshme territoriale.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
109
43 komuna dhe 386 fshatra42. Gjatë dekadës së fundit, situata demografike në qarkun e Elbasanit
ka pësuar një fare tkurrjeje, si pasojë e lëvizjes së banorëve të këtij qarku drejt qarqeve të tjera,
sidomos drejt Tiranës. Norma bruto e migracionit të brendshëm (raporti i diferencës midis
hyrjeve dhe daljeve nga secili qark me popullsinë përkatëse, shprehur për mijë banorë) në rastin
e qarkut të Elbasanit është -0,843. Kjo normë negative tregon se flukset dalëse të popullsisë janë
më të larta sesa ato hyrëse. Në qarkun e Elbasanit është përqendruar 11 % e popullsisë së
Republikës së Shqipërisë. Përsa i përket zonës së vendbanimit, mbizotëron popullsia që banon në
zonat rurale me 62 % kundrejt asaj në zonat urbane me 38 %. Bazuar në të dhënat e publikuara
në “Vjetarin Statistikor” nga INSTAT (2015), tabela 6.1 paraqet disa prej indikatorëve të
rëndësishëm makroekonomik që tregojnë nivelin e zhvillimit të qarkut për vitin 2012, i cili është
pikërisht viti gjatë të cilit është ndërmarrë anketimi në këtë qark.
Tabela 6.1: Tregues të Shqipërisë dhe qarkut të Elbasanit (viti 2012).
`
Burimi: Vjetari Statistikor 2015, INSTAT.
Degët kryesore të zhvillimit të industrisë në qarkun e Elbasanit janë:
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
111
konsiderohet si arsyeja mbizotëruese e emigrimit. Përfaqësues të këtyre familjeve pohojnë se kjo
është e vetmja zgjidhje për meshkujt dhe sidomos për të rinjtë për të punuar, sepse në fshat kanë
shumë pak tokë. Ata synojnë të emigrojnë që të punësohen dhe të dërgojnë para për të ndihmuar
familjen e tyre. Bazuar në të dhënat e Standardit të Jetesës 2012 (INSTAT, 2015), qarku i
Elbasanit ka e vlerën e normës së varfërisë, 11,3 %.
6.2 Metodologjia e anketimit
Sikurse u përmend dhe në hyrje të këtij kapitulli, sigurimi i të dhënave sekondare
specifike nga burime zyrtare përsa u përket emigracionit dhe remitancave për qarqe apo zona të
veçanta të Shqipërisë, është tejet i vështirë. Në këtë sektor, i afirmuar është kryesisht kontributi
që jep Instituti i Statistikave në bashkëpunim me Bankën Botërore përmes LSMS. LSMS është
një anketim me bazë të gjerë, shumëfunksional, i cili ka për qëllim të nxjerrjë në pah të dhëna
mbi standardin e jetesës dhe nivelin e varfërisë në vendin tonë. Në njërin nga pyetësorët përbërës
në këtë anketim, ekziston një seksion i detajuar mbi emigracionin dhe veçoritë e tij. Problemi me
të dhënat e gjeneruara nga ky anketim është se ai bazohet në anketimin e familjarëve të
emigrantëve. Për këtë arsye, në këtë kapitull, një rëndësi e veçantë i është kushtuar të dhënave
primare45. Këto të dhëna u grumbulluan përmes një anketimi, që u zhvillua në zonat urbane e
rurale të qarkut të Elbasanit, gjatë vitit 2012 dhe i’u drejtua tre nënkampionëve të mëposhtëm:
Individëve/familjeve, që aktualisht ndodhen në emigracion por që origjinën dhe
vendqendrimin kur kthehen e kanë në këtë qark;
Individëve/familjeve, që kanë qënë për vite në emigracion dhe që janë kthyer të jetojnë dhe
punojnë në këtë qark.
Individëve/familjeve nga ky qark, që kanë të afërmit46 e tyre në emigracion
Përdorimi i tre grupeve të ndryshme u bë për dy arsye. Nga njëra anë, targetimi i tre
grupeve siguron përfitimin e një informacioni më të gjërë përsa u përket çështjeve në studim.
45 Bazuar në një ndër fjalorët kryesorë të termave të biznesit45, të dhënat primare janë të dhëna të cilat përzgjidhen
dhe merren direkt nga burimi kryesor i sigurimit të informacionit, përmes vëzhgimit, eksperimentit apo dhe
anketimit. Ato janë të dhëna të cilat nuk janë botuar më parë dhe të cilat i paraqiten të interesuarve përmes
studimeve shkencore. Primary data. BusinessDictionary.com. Retrieved November 24, 2015
http://www.businessdictionary.com/definition/primary-data.html. 46 Me termin të afërt në këtë studim janë nënkuptuar fëmijët, prinërit dhe motra/vëllezërit.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
112
Nga ana tjëtër, ekzistenca e një seksioni të përbashkët tek anketat që u përdorën në të tre grupet
(seksioni i të dhënave mbi nivelin dhe karakteristikat e dërgesave të emigrantit drejt familjes së
tij), siguron një informacion maksimal rreth këtij fenomeni, duke rritur realisht përmasat e
kampionit në studim.
Metodologjia e sigurimit të të dhënave në këtë pjesë të hulumtimit konsiston në
anketimin e 200 kampionëve për secilin nga tre grupet e lartpërmendura, duke arritur në total në
600 kampionë. Madhësia e mostrës u përcaktua në bazë të nivelit të dëshiruar të besueshmërisë
dhe të përpjesës së gabimit. Më gjerë kjo pjesë diskutohet në çështjen pasuese me të njëjtin titull
(çështja 5.3.2).
Përzgjedhja e të anketuarve është bërë duke u nisur nga një kampion joprobabilitar. Më
konkretisht, është përdorur teknika e quajtur “Quota Sample”47 e cila është projektuar për të
përfshirë një numër të caktuar të njerëzve me karakteristika të specifikuara të njëjta. Krahasuar
me përzgjedhjen probabilitare, disavantazhi qëndron në mosdhënien e një marzhi gabimi të
përcaktuar, ndërsa avantazhi qëndron në faktin se kjo lloj përzgjedhjeje është më e lehtë dhe
kërkon më pak shpenzime për t’u realizuar.
Dy mënyrat kryesore të anketimit, janë pyetësori dhe intervista. Bazuar në përfundimet e
Saunders et al. (2000) mbi përparësinë që ka intervista kundrejt plotësimit të pyetësorëve, u
konkludua se do ishte më mirë nëse anketimi do të zhvillohej nëpërmjet saj. Sipas Frey dhe Oishi
(1995) intervista përcaktohet si "një bisedë e qëllimshme në të cilin një person (intervistuesi)
drejton pyetje të përgatitura dhe personi tjetër (i intervistuari) u përgjigjet atyre". Si një teknikë
komplekse dhe kërkuese, ashtu si dhe shumë teknika të tjera të anketimit, intervista ka
avantazhet dhe disavantazhet e saj. Avantazhi qëndron në faktin se prania e një intervistuesi
mund të ndikojë tek i intervistuari duke bërë të mundur sqarimin e pikave më me interes të
pyetësorit apo duke u siguruar që i intervistuari t’u përgjigjet të gjithave pyetjeve. Nga ana tjetër,
disavantazhi mund të qëndrojë në faktin se intervistuesi mund të ndikojë tek i intervistuari duke
e vënë këtë të fundit në siklet, duke e nervozuar apo duke e bërë dhe konfuz (Wimmer dhe
Dominick, 1997). Në çdo rast, në momentin që vendoset të përdoret kjo teknikë anketimi, duhet
mbajtur në konsiderate se vlefshmëria dhe besueshmëria e të dhënave nga një intervistë mund të
ndikohet nga këto veçori të saj (Breakwell et. al 1995).
Përsa i përket shpeshtësisë së dërgimit, nga të dhënat rezulton se minimumi i transfertave të
bëra është një here në vit, ndërsa maksimumi 12 herë (pra çdo muaj). Numri mesatar i
transfertave është afërsisht 5 në vit. Nëse shqyrtojmë të dhënat e tabelës 6.8 dhe bëjmë një
56 Briere et al. (2002), dhe Amuedo-Dorantes dhe Pozo (2006a), në studimet e tyre prezantojnë një lidhje interesante
midis nivelit të remitancave të dërguar te familja e lënë pas dhe kohëzgjates në emigrim. Ata theksojnë se kjo lidhje
e gjetur ka formën e një "U-je" të përmbysur. Më saktësisht, Briere et al. ka gjetur se niveli i remitancave fillon të
zvogëlohet pas 10 vjetësh, ndërsa Amuedo-Dorantes dhe Pozo kanë zbuluar një venitje të remitancave pas 5,5
viteve.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
136
krahasim të vogël midis rezultateve nga periudha e parë në të dytën dhe më tej nga e dyta në të
tretën, përfundimet janë si vijon:
Para vitit 2000, dërgesa minimale ka qenë 500 Euro në vit. Gjatë periudhës 2000-2008
ajo ka qenë 1.200 Euro, ose 2,4 herë më e madhe. Pas vitit 2008 rezulton që dërgesa
minimale vjetore të jetë 100 Euro ose 12 herë më e vogël se ao e periudhës 2000-2008..
Para vitit 2000, dërgesa maksimale ka qenë 25.000 Euro në vit. Gjatë periudhës 2000-
2008 ajo arriti në 35.000 Euro, ose 1,4 herë më e madhe se në periudhën para vitit 2000.
Pas vitit 2008 rezulton që dërgesa maksimale të jëtë 8000 Euro, rreth 4.4 herë më e
vogël krahasuar me periudhën e dytë.
Para vitit 2000 dërgesa mesatare ka qenë 7.982 Euro në vit. Gjatë periudhës 2000-2008
ajo ka qenë 9.987 Euro, ose rreth 1.25 herë më e madhe krahasuar me periudhen para
vitit 2000. Pas vitit 2008 rezulton që dërgesa mesatare të jëtë 4.031 Euro, duke qenë
rreth 2,48 herë më e vogël krahasuar me periudhën e dytë rezulton që kjo vlerë të jetë
zvogëluar me afërsisht 60 përqind.
Dërgesa mesatare vjetore e emigrantëve referuar të tre periudhave së bashku, rezulton të
jetë afërsisht 7.000 Euro. Minimumi dhe maksimumi janë respektivisht afërsisht 750 dhe
25.800 Euro në vit. Nëse do të bënim një krahasim të thjeshtë me rrogën minimale në
Republikën e Shqipërisë57në këtë periudhë, mund të konkludonim se prurjet mesatare
vjetore nga remitancat kanë qenë shumë më të larta se të ardhurat e një nëpunësi të
thjeshtë.
Përsa u përket ndryshimeve midis periudhave mund të themi se nga periudha e dytë në
periudhën e tretë ndryshimet janë shumë më të mëdha se midis përiudhës së pare dhe të dytë.
Analizë kjo në vlerë absolute. Nisur nga këto përfundime mund të themi se ulja e nivelit të
dërgesave pas vitit 2008 në një masë të madhe është shkakuar si pasojë e krizës financiare dhe jo
thjeshtë si përmbushje e ciklit natyror në formë U-je të përmbysur.
Remitancat në të ardhmen. Pyetjes se çfarë mendimi keni për trendin e remitancave në të
ardhmen, 69,5 përqind ju përgjigjen që do të zvogëlohen, 8,5 që do të rriten, 1,5 përqind ju
57 Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Vendim Nr. 445, date 11.7.2012, që i ka shtrirë efektet financiare nga
data 15 Korrik 2012, paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga
çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj është 21.000 (njëzet e një mijë) lekë.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
137
përgjigjën që do të ngelen në nivele të njëjta, dhe 20,5 përqind janë të pasigurt mbi atë se çfarë
mund të ndodhë.Në përgjithësi, dërgesat në vlerë monetare të emigrantëve kanë luajtur një rol
thelbësor në ekonominë shqiptare, në mënyrë të veçantë duke parandaluar dhe duke zbutur
varfërinë (Velcani 2013). Për të kuptuar më mire së për çfarë janë përdorur këto dërgesa do të na
dihmojë analiza që do të bëhet në vijim.
Përdorimi i remitancave. Dy grafikët më poshtë paraqesin të dhënat mbi përdorimin e
remitancave. Në grafikun e parë paraqiten të dhënat e grumbulluara nga intervistimi i vetë
emigrantëve ndërsa në grafikun e dytë paraqiten të dhënat e përfituara nga intervistimi i
familjarëve. Përmes krahasimit të këtyre dy grafikëve do të shikohet nëse ka apo jo diferenca të
mëdha midis qëllimeve të supozuara të përdorimit të remitancave nga ana e emigrantëve dhe
qëllimeve reale të përdorimit të tyre nga ana e familjarëve.
Grafiku 6.6: Shpërndarja dhe përdorimi i dërgesave.
Siç mund të konstatohet dhe nga pamjet e mësipërme, përdorimi i dërgesave nga
familjarët është më i orientuar drejt konsumit. Në të dyja rastet, vendin e dytë e zë përdorimi i
tyre për blerjen e pasurive të patundshme. Po të mbajmë parasysh arsyen kryesore të ekzistencës
së dërgesave (ndihma për familjen e lënë pas), mund të thëmi se është plotësisht e kuptueshme se
30,40
23,4314,48
8,83
6,432,40
Përdorimi i supozuar i
remitancave
Konsum
Pasuri epatundshme
Investim
Shkollim
Kursim
Te tjera
41,64
19,33
7,16
12,33
5,50
14,09
Përdorimi i remitancave nga
familjarët
Konsum
Pasuri epatundshme
Investim
Shkollim
Kursim
Te tjera
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
138
përse këto dy mënyrat të përdorimit qëndrojnë në krye të listës. Sidomos po të mbajmë në
konsideratë të dhënat mbi arsyen e emigrimit dhe faktit se pjesa më e madhe e emigrantëve janë
larguar nga vendi per arsye ekonomike. Nga krahasimi mund të themi se nuk ka diferenca të
mëdha midis përdorimit në të dyja rastet e shqyrtuara. Përsa i përket investimit mund të themi se
ai është më i lartë në rastin e supozuar ndërsa për shpenzimet për arsim është e kundërta.
Pyetjet e fundit të anketave kanë të bëjnë me motivin e dërgimit të remitancave, rrugën e
përzgjedhur për transferimin e parave dhe arsyet e kësaj përzgjedhjeje.
Motivi i dërgimit të remitancave. Përgjigjet e të anketuarve për pyetjen “Cila është arsyeja që ju
motivon të dërgoni remitanca”, janë pasqyruar në grafikun 6.7 të paraqitur më poshtë.
Grafiku 6.7: Motivi i dërgimit të remitancave.
Siç duket nga grafiku, motivi kyesor pas dërgesave është altruizmi. Po të bëhet një
krahasim me literaturën botërore në këtë fushë, kjo arsye duket se mbizotëron gjërësisht
(Johnson dhe Whitelaw, 1974; Banerjee, 1984; Horowitz, 1999).
Interesi personal duket se nuk bënë pjesë në arsyet për dërgimin e remitancave nga ana e
emigrantëve shqiptarë. Në 400 të anketuar (Anketa I + Anketa II), asnjë prej tyre nuk e zgjodhi
“përfitimin e mundshëm të trashëgimis” si një arsye pas vendimit të dërgimit të remitancave.
Krahasuar me rezultatet tona, në literaturën botërore kjo arsye nuk është e panjohur. Në një
studim të De la Briere et al (1997) mbi arsyen se çfarë i motivon emigrantët dominikane të
62
135
198
0 50
50
100
150
200
250
Nuk kanëdërguar
asnjëherëremitanca
Përgjegjësimorale
Dëshirë ethjeshtë
Përfitim imundshëmtrashëgimie
Tjetër
Motivi i dërgimit të remitancave
Arsyet e dërgimittë remitancave
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
139
dërgojnë remitanca, janë testuar dy hipoteza kryesore: (1) investim në trashëgiminë e mundshme,
dhe (2) kontratë sigurimi mes prindërve dhe fëmijëve emigrantë.
Rruga e përdorur për transferimin e dërgesave: Pyetjes se si i kanë transferuar remitancat, të
anketuarit i janë përgjigjur si më poshtë:
68 përqind i kanë sjellë personalisht.
12 përqind përmes sistemit bankar.
20 përqind përmes kompanive të transferimit të parave.
Arsyet pas kësaj përzgjedhjeje rezultojnë të jenë, 79 përqind kostoja e transferimit, 15 përqind
siguria dhe 6 përqind preference, plus arsye të tjera. Institucionet më të preferuara rezultojnë të
jenë Western Union dhe Raiffeisen Bank. Përsa u përket shërbimeve bankare, më e përdorur
është transferta, krahasuar me produkte të tjerë si llogaria e përbashkët apo dhe karta bankare.
Pak a shumë, në të njëjtat rezultate është arritur dhe në një studim të bërë nga Meka et al.
(2007), “Dërgesat në para të emigrantëve dhe produktet financiare”. Bazuar në sondazhin e
kryer, ata kanë arritur në përfundimin se dërguesit nuk kanë informacion të mjaftueshëm rreth
produkteve bankare shqiptare dhe se nuk ekziston asnjë institucion që të paraqesë një
informacion mbi llojet e shërbimeve financiare dhe kostot respektive të tyre.
6.3.5 Migracioni i kthimit
Objektivi i katërt i këtij kapitulli është të analizohen shkaqet dhe pasojat e vendimit të
emirantëve për t’u kthyer në vendin e origjinës. Në pjesën e parë të kësaj çështjeje analizohen
koncepti i emigracioni të kthimit si dhe gjetjet nga literatura. Në pjesën e dytë trajtohen veçoritë
që kanë karakterizuar kthimin, si dhe intergimin e emigrantëve në komunitetin vendas. Në
pjesën e tretë krahasohen situata financiare në emigrim, me situatën financiare pas kthimit. Një
analizë e shkurtër do të nxjerrjë në pah diferencat e konstatuara. Në këtë pjesë të fundit i është
kushtuar rendësi dhe realizimit apo jo pritshmërive nga kthimi i emigrantëve.
Koncepti i migracionit të kthimit
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
140
Që prej gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, migracioni i kthimit ka qenë objekt studimi
në disiplina apo shkolla të ndryshme mendimi, megjithatë debati rreth këtij fenomeni u bë më i
zjarrtë në vitet ’80. Në vitin 1981 në Romë u mbajt konferenca e parë evropiane mbi
Migracionin Ndërkombtar të Kthimit, dhe bazuar në fjalët e Cerases (Kubat, 1984), “Kjo
konferencë arriti më në fund që të krijojë një ikonë të qartë të situatës mbi këtë dukuri” . Një sërë
kërkimesh empirike në lidhje me këtë çështje, janë përpjekur të shpjegojnë faktorët e
shumëfishtë që trajtojnë modelet e kthimit dhe riintegrimit të migrantëve në vendin e tyre të
origjinës. Literatura që ekziston në këtë fushë synon kryesisht t’u japë përgjigje teorike këtyre dy
çështjeve: a) pse kthehen migrantët dhe çfarë motivon dhe ndikon në procesin e kthimit; b) cilat
janë sfidat e riintegrimit dhe faktorët që ndikojnë në ri-integrimin e suksesshëm. Bazuar në
përfundimet e nxjerra nga Cassarino (2004), fakti nëse një emigrant do të ketë apo jo një rol të
rendësishëm në vendlindje, varet kryesisht nga gatishmëria për t’u kthyer dhe nga burimet
ekonomike që ai ka qenë në gjëndje të akumuloje gjatë qendrimit në vendin pritës.
Me përkufizim, termi “Migracioni i kthimit” (IOM, 2011), nënkupton “Lëvizjen e një
personi që kthehet në vendin e tij/saj të origjinës ose vendbanimit të zakonshëm, pasi kalon të
paktën një vit në një vend tjetër. Ky kthim mund të jetë vullnetar ose jo. Migracioni i kthimit
përfshin edhe riatdhesimin vullnetar. Çdo person që kthehet në vendin e tij/saj të origjinës, gjatë
pesë viteve të fundit, pasi ka qenë migrant ndërkombëtar (afatshkurtër apo afatgjatë) në një vend
tjetër. Kthimi mund të jetë i përhershëm ose i përkohshëm. Ai mund të vendoset në mënyrë të
pavarur nga migrant, ose të detyrohet nga rrethanat e pafavorshme”.
Statistika mbi numrin e migrantëve të kthyer nuk janë gjithmonë shumë të sakta. Kjo,
pasi qeveritë nuk mbledhin rregullisht të dhëna mbi daljen apo hyrjen e emigrantëve. Nisur nga
ky problem, mund të themi se studimet në këtë fushë nuk para bazohen në një burim të vetëm të
dhënash (Wahba, 2015).
Në literature shpesh ngrihet dhe pyetja se përse emigrantët kthehen në një vend të varfër,
ku pagat janë më të ulëta se në vendin ku ata kanë emigruar. Përgjigjet për këtë pyetje janë nga
më të ndryshmet. Mund të jetë që emigrantët të preferojnë të jetojnë dhe të punojnë aty ku kanë
pranë familjet e tyre (Wahba dhe Zenou, 2012). Në raste të tjera, vendimi i kthimit mund të jetë
pjesë e një strategjie të migrimit për të përfituar jashtë vendit aftësi të cilat më pas mund të
përdoren në vendin e origjinës dhe të cilat rrisin produktivitetin (Dustmann dhe Glitz, 2011).
Disa emigrojnë për të grumbulluar kursime të cilat do të kenë një fuqi më të lartë blerëse në
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
141
atdhe. Të tjerë bëjnë plane të përdorin kursimet, e tyre për të ngritur një biznes në vendin e tyre
për shkak të normës më të lartë të kthimit të aktiviteteve sipërmarrëse në vendin e origjinës
(Mesnard, 2004).
Një tjetër çështje me rëndësi përsa i përket emigracionit të kthimit, është evidentimi i
karakteristikave të të kthyerve dhe në veçanti i nivelit të tyre të shkollimit, kualifikimit, arritjeve
që kanë pasur në emigracion etj. Sipas Wahba (2015), normat e kthimit janë përgjithësisht më të
larta për emigrantët me arsim të lartë, e sidomos për studentët që i kanë kryer studimet jashtë
vendit. Sipas të njëjtës studiuese, evidencat empirike mbi kthimin në nivele të ndryshme të
arsimit, janë specifike, sipas vendit të origjinës. Kështu për shembull, për Spanjën, pjesa më e
madhe e të kthyerve në atdhe kanë arsim në nivel mesatar, ndërsa për SHBA, pjesa më e madhe e
emigrantëve të kthyer ose kanë nivel të ulët ose nivel të lartë të arsimit. Përveç kësaj, kthimi
është i ndikuar dhe nga suksesi i emigrantëve në vendin pritës. Disa studime empirike janë
përqendruar në marrëdhënien që ekziston mes të ardhurave të emigrantëve në vendin pritës dhe
kthimit të tyre, ku të ardhurat janë përdorur si një masë e suksesit. Sipas Bijwaard dhe Wahba
(2014), studimet e fundit në rastin e Holandës sugjerojnë një marrëdhënie në formë U-je përsa i
përket lidhjes që ekziston mes kualifikimit dhe arritjeve të emigrantit në vendin pritës, dhe
kthimit në atdhe. Në këtë studim, mbështetur në prova empirike, u arrit në përfundimin se
papunësia i shtyn emigrantët të largohen nga vendi pritës. Kështu, emigrantët e pasuksesshëm
kanë më shumë gjasa për të lënë vendin pritës krahasuar me emigrantë më një sukses mesatar.
Nga ana tjetër, emigrantët e suksesshëm kanë gjithashtu më shumë gjasa për t’u kthyer se
emigrantët me një sukses mesatar. Arsyeja në këtë rastin e fundit është se ata e kanë arritur
objektivin e tyre të kursimeve.
Gmelch (1980) në punimin e tij është fokusuar jo vetëm tek arsyet e kthimit por dhe te
pritjet e emigrantit përsa i përket së ardhmes. Agunias (2006) bën dallimin ndërmjet kthimit të
përkohshëm dhe atij të përhershëm. Sipas IOM (2013), arsyet e kthimit të emigrantëve Shqiptarë
variojnë nga arsyet politike apo ekonomike tek ato personalet. King (2000) e portretizon
migracionin e kthimit si një proces të filluar nga shkaqe të ndryshme dhe që çon në një larmi
pasojash. Ai më tej shprehet që faktorët shkakësorë mund të jenë: a) ekonomikë (papunësia,
përfundimi i kontratës, më shumë punë, punë më të mira, dëshira për të investuar kursimet); b)
sociale (armiqësi racore, vështirësi në integrim, malli për familjen, dëshira për status më të lartë);
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
142
c) familjare/cikli i jetës (dalja në pension, lidhjet prindërore, martesa, shkollimi i fëmijëve); ose
politike.
Rreth dy dekada pas emigracionit masiv të shqiptarëve nga vendlindja, flukset migratore
u reduktuan si pasojë e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Përsa i përket studimit të
migracionit të kthimit në Shqipëri, ndër vite ka pasur disa projekte, por fatkeqësisht asnjeri nga
ata nuk ka arritur të sigurojë të dhëna të qëndrueshme për trendin e tij. Shumica e tyre janë
fokusuar kryesisht në rolin që duhet të luaj qeveria në mbështetjen dhe integrimin e migrantëve.
Këtu mund të përmendim projektin e ndërmarrë nga Universiteti i Sussex (Qëndra Kërkimore
mbi Emigracionin) në vitin 2004, projektin e ndërmarrë nga ETF (Fondacioni Europian i
Trajnimeve) në vitin 2007, si dhe projektet e ndërmarrë nga IOM në vitet 2008 dhe 2013. Në të
gjithë këto projekte, rekomandimi kryesor që ka dal në pah pas analizave, ka qenë ai i nevojës së
këshillimit të emigrantëve mbi mundësitë dhe përfitimet e kthimit.
Sipas Censusit të Popullsisë në vitin 2011, 4,9 përqind e popullsisë shqiptare (139.827
shtetas) që kanë qëndruar jashtë vendit, janë kthyer në vendlindje (INSTAT, 2012). Botimi i
INSTAT-it “Migracioni në Shqipëri” (2014), tregon që kthimet janë rritur çdo vit, sidomos pas
vitit 2008. Pjesa dërmuese e të kthyerve të regjistruar janë meshkuj (rreth 2/3 e numrit të
përgjithshëm) dhe mosha mesatare është 30-34 vjeç. Duke pasur parasysh numrin e të kthyerve
sipas vendeve, të dhënat tregojnë që rritja e kthimeve përgjithësisht ndodh për shkak të
shqiptarëve që vijnë nga Greqia, të ndjekur nga ata që vijnë nga Italia. Në një numër më të vogël,
kthimet bëhen edhe nga vende të tjera, si Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Gjermania dhe Turqia.
Për sa u përket arsyeve të kthimit, dominojnë arsyet familjare dhe të punës, si për meshkujt ashtu
dhe për femrat.
Në përpjekje për të profilizuar të kthyerit dhe për të vlerësuar nevojat e tyre, Grazhdani
(2013), bën një analizë të Sporteleve të Migracionit, bazuar në statistikat e mbledhura në
periudhën korrik 2010 deri në korrik 2012. Të dhënat treguan që shumica e kthimeve janë bërë
nga Greqia (86 %). Pjesa më e madhe e migrantëve janë kthyer së bashku me familjet (74 %) dhe
79,1 përqind e tyre kanë pasur si synim qëndrimin afatgjatë në Shqipëri. Arsyet kryesore të
kthimit përfshijnë papunësinë në vendin e destinacionit (88 %), të ndjekur nga mungesa e
dokumentacionit dhe dëshira për të investuar në vend. Sipas të njëjtit burim, gjatë vitit 2012 janë
regjistruar 1.752 të kthyer si punëkërkues të papunë, krahasuar me 912 që u regjistruan në vitin
2011 dhe të paktën 15 përqind e tyre kanë përfituar ndihmë ekonomike. Gjatë atij viti, shumica e
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
143
migrantëve të kthyer kanë pasur përvojë pune në sektorë si ndërtimi, bujqësia, shërbimet, punët
shtëpiake, turizmi, shërbimet mekanike dhe elektrike etj. Këta janë dhe sektorët ku të kthyerit
ishin më aktivë në kërkimin e një vendi pune.
Sinaj et al. (2012),në punimin e tyre kanë bërë një përpjekje për të profilizuar emigrantët
e kthyer të papajisur me dokumenta. Bazuar në gjetjet e tyre rezulton se ata janë të moshës së
mesme dhe se kthimi i dedikohet kryesit mbarimit të punëve sezonale.
Në studimin e Gemi (2013), flukset e fundit të migracionit të kthimit janë parë nga
këndvështrimi i parregullshmërisë dhe rasti studimor i zgjedhur ka qenë Greqia. Duke cituar
burimet e Ministrisë së Brendshme Helene, Gemi vëren që rreth 130.000 deri 140.000 punëtorë
migrantë shqiptarë kanë humbur lejen për të qëndruar në Greqi për shkak të krizës financiare,
sepse nuk kanë mundur që të sigurojnë numrin e kërkuar të vulave të sigurimeve shoqërore (të
quajtura IKA). Megjithatë, ajo thekson që “është shumë e vështirë të vlerësohet nëse të gjithë ata
që janë vendosur në Greqi, janë kthyen përsëri në Shqipëri apo kanë migruar në vende të tjera me
ekonomi më të mira”. Nga vrojtimi në punimin e saj rezulton se në Shqipëri, në periudhën 2009-
2013, janë kthyer gjithsej 133.544 shtetas shqiptarë të moshës 18 vjeç e lart. Në lidhje me
gjininë, duket se ekziston një dallim i ndjeshëm mes raporteve të të kthyerve, ku meshkujt janë të
mbipërfaqësuar në krahasim me femrat, 73,7 përqind, krahasuar me 26,3 përqind. Modeli i
shpërndarjes së moshës mes meshkujve dhe femrave, megjithatë, çuditërisht është i njëjtë.
Gjithashtu më shumë se 94 përqind e të kthyerve vendosën me vullnetin e tyre që të kthehen,
ndërsa më pak se 6 përqind e tyre kanë qenë të detyruar. Greqia ka qenë vendi i destinacionit të
fundit për shumicën e të kthyerve (70,8 %), e ndjekur nga Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe
Gjermania, ndërsa kthimet nga vende të tjera kanë qenë në nivele më të ulëta dhe janë grupuar
nën kategorinë “Tjetër” me 2,4 %. Në lidhje me strehimin, të dhënat e mbledhura prej autores
tregojnë që përpara largimit nga Shqipëria, 82 përqind e migrantëve jetonin në shtëpi private dhe
rreth 15 përqind jetonin në apartamente. Vetëm një përqindje e vogël e familjeve të këtij vrojtimi
jetonin në institucionet përkatëse sociale, 0,6 përqind. Situata ndryshoi shumë gjatë migracionit;
shumica e migrantëve shqiptarë jashtë vendit jetonin në apartamente dhe jo në shtëpi private, 62
përqind dhe 36 përqind përkatësisht. Numri më i madh i të kthyerve janë vendosur në Tiranë dhe
jo të gjitha qarqet e tjera preken njësoj nga migracioni i kthimit.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
144
Pas kësaj tabloje me informacione mbi migracionin e kthimit në Shqipëri dhe rishikimit
të literaturës përkatëse në këtë fushë, në pjesët në vazhdim do të prezantohen dhe analizohen të
dhënat që u siguruan nga anketimi ynë.
Kthimi në atdhe. Në këtë çështje trajtohen në detaje veçoritë që kanë karakterizuar kthimin në
atdhe të emigrantëve të anketuar. Informacioni që paraqitet korespondon me infromacionin e
mbledhur përmes seksionit V dhe VI “Anketës II58”. Përsa u përket të dhënave socio-
demografike të këtyre emigrantëve, për to është folur gjëresish në paragrafin V.4.1. Këtu jemi
përqendruar te çështje të tilla, si viti i kthimit, arsyeja pas këtij vendimi, integrimi në komunitetin
vendas etj.
Viti i kthimit. Sikurse pasqyrohet në tabelën 6.9, kthimi i emigrantëve ka filluar në mënyrë
sporadike pas vitit 1995. Deri në vitin 2006 ai ka qenë në nivele të ulta dhe pas atij viti ka nisur
vrullin që vazhdon të ketë dhe sot e kësaj dite. Në periudhën e pestë të marrë në shqyrtim, në
vetëm tre vite, janë kthyer më shumë se gjysma e numrit total të emigrantëve të anketuar të
kthyer. Dyshohet se motivi kryesor pas këtij kthimi masiv qëndron në pasojat e krizës
ekonomike që preku pjesën më të madhe të vendeve perëndimore pas vitit 2008. Për të qenë më
të sigurtë në këtë pikë, çështja në vazhdim tenton pikërisht të eksplorojë arsyet kryesore që i
kanë shtyrë emigrantët të marrin këtë vendim.
Tabela 6.9: Periudha dhe numri i të kthyerve.
58 Anketë mbi karakteristikat e emigracionit dhe remitancave në qarkun e Elbasanit - Drejtuar emigrantëve të kthyer.
Periudha Frekuenca Përqindja
%
Përqindja
kumulative
1990-1995 0 0,0 0,0
1996-2000 5 2,5 2,5
2001-2005 20 10,0 12,5
2006-2010 63 31,5 44,0
2010-2012 112 56,0 100,0
200 100.0
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
145
Arsyet e kthimit: Grafiku 6.8 paraqet arsyet kryesore që kanë motivuar kthimin e emigrantëve në
atdhe. Për t’iu përgjigjur pyetjes përkatëse, të anketuarit kanë pasur në dispozicion gjashte
alternative, dhe siç duket nga rezultatet e pasqyruara në grafik, alternativa më e përzgjedhur
është arsyeja ekonomike.
Grafiku 6.8: Arsyet e kthimit të migrantëve.
Nëse i analizojmë në mënyrë të ndërthurur (Cross-Tabs) të dhënat mbi vitin e kthimit dhe
të dhënat mbi arsyen e kthimit, vëmë re se deri në vitin 2008 arsyeja ekonomike dhe ajo
familjare, duke qënë arsyet kryesore, kanë pasur të njëjtën peshë në përgjigjet e të anketuarve.
Pas vitit 2008, situata ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme. Arsyeja ekonomike është arsyeja e
përzgjedhur në më shume se 80 për qind të rasteve. Këto të dhëna tregojnë dhe një herë se kriza
financiare globale dhe pasojat e saj kanë pasur një ndikim shumë të madh në vendimine kthimit
të emigrantëve.
Integrimi në Shqipëri. Integrimi i suksesshëm i migrantëve ndërkombëtarë është një sfidë e
madhe për vendet ku ata kthehen. Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë vende po ndërmarrin
iniciativa për ta mbikqyrur këtë proces. Disa prej tyre kanë krijuar gjithashtu dhe programe për
ta inkurajuar dhe lehtësuar atë. Këto programe përfshijnë asistimin gjatë fazës së parë të kthimit,
si dhe skema për integrimin dhe përshatjen sa më të mire të të kthyerve. Në vitin 2011, në 58
vende të botës ekzistonin programe të qeverisë për të lehtësuar kthimin e emigrantëve në vendet
e tyre të origjinës dhe nga këto 40 vende ishin vende të zhilluara dhe 18 në zhvillim (IOM,
2013). Në rastin e Shqipërisë, baza ligjore e angazhimit për ofrimin e ndihmës për të kthyerit
39,5
24
18
2,53,5 12,5
Arsyet e kthimit Ekonomike
Familjare
Investim nëatdhe
Shëndetsore
Akademike
Të tjera
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
146
është në ligjin “Emigrimi i Shtetasve Shqiptare për Motive Punësimi”59. Sipas nenit 13 të tij,
“Shteti nxit kthimin vullnetar të emigrantëve në atdhe dhe integrimin e tyre në jetën ekonomike
dhe sociale të vendit, nëpërmjet krijimit të lehtësive ligjore, financiare dhe fiskale dhe të zbatimit
të programeve të zhvillimit të biznesit, punësimit dhe të formimit profesional”. MMSR është
institucioni përgjegjës për kujdesin dhe mbrojtjen sociale të të kthyerve. Ligji mbi funksionet
konsullore (neni 4, paragrafi 3) gjithashtu siguron asistencë financiare për qytetarët shqiptarë për
t’u kthyer në Shqipëri në raste të veçanta pas aprovimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme60.
Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, ka hartuar
edhe Strategjinë Kombëtare për Migracionin61. Kjo strategji, e cila paraqitet në formën e një
plani shumë dimensional, është një nga dokumentet politike më adekuate dhe në përputhje me
standardet evropiane në lidhje me menaxhimin e migracionit. Shumë nga aspektet që lidhen me
formimin profesional dhe punësimin e migrantëve të kthyer, trajtohen aty. Sipas kësaj strategjie,
është parë i domosdoshëm hartimi i një raporti lidhur me vlerësimin e mundësive të formimit
profesional që ofrohen aktualisht për migrantët e kthyer, si dhe zgjerimi i shërbimeve integruese,
në mënyrë që të garantohet kthimi i qëndrueshëm nëpërmjet (i) hartimit dhe zbatimit të
programeve të përbashkëta të punësimit me bizneset private; dhe (ii) ofrimit të shërbimit të
këshillimit për karrierën, hyrjen në punë, dhe formimin profesional. Në kuadër të kësaj nisme, në
Drejtoritë Rajonale të Punësimit të zonave kryesore të Shqipërisë janë ngritur 36 sportele
migracioni (me personel të trajtuar posaçërisht), të cilët do të shërbejnë si pika kyçe për zbatimin
e masave të veprimit të kësaj strategjie. Për të kuptuar më mirë rolin që këto qendra të
profesionalizuara kanë në praktikë, të anketuarve në këtë studim u është kërkuar të japin
mendimin e tyre. Nga të dhënat rezultoi se vetëm 67% e të anketuarve kishin dijeni për
ekzistencën e institucione të posaçme të cilat kanë për qëllim të lehtësojnë integrimin e
emigrantëve të kthyer. Gjithashtu 92% deklarojnë se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme, të
asnjë lloj forme, gjatë procesit të intergimit në komunitetin e vendit.
Në të njëjtat përfundime është arritur dhe në studimet e ndërmarra nga IOM (2008) dhe
(2013). Në rastin e parë (IOM, 2008), përfundimi është se pjesa më e madhe e migrantëve jo
vetëm që nuk kanë marrë asnjëherë trajnime profesionale (72 %) por 56 përqind e të
intervistuarve shprehen se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në këto kurse trajnimi, pasi nuk besojnë
59 Ligji Nr. 9034, dt 20.03.2003, “Emigrimi i Shtetasve Shqiptare për Motive Punësimi”. 60 Bazuar në rishikimin e Hoxha (2013) . 61 Strategjia Sektoriale e Punësimit 2007 – 2012.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
147
se kurset në fjalë janë në nivele të tilla që të garantojnë përfitimin e një profesioni të
përshtatshëm me të cilin mund të gjejnë një punë. Në rastin e dytë (IOM, 2013), rezulton se
vetëm 26,5 përqind e të pyeturve kanë kontaktuar Sportelet e Migracionit për të marrë
mbështetje. Siç duket nga rezultatet e mësipërme, institucionet përkatëse në vendin tone janë
akoma larg ofrimit të shërbimeve cilësore emigrantëve të kthyer. Jo vetëm që këto institucione
nuk janë kollaj të lokalizueshëm por dhe në rastin kur janë të tilla, ofrimi i një ndihme konkrete
është në nivele minimalë.
Përfitimet nga emigracioni: Migrimi i kthimit mund të sjellë përfitime të shumta si për
migrantin, ashtu dhe për vendin e origjinës ku ndodh kthimi. Përsa i përket vendit të kthimit,
megjithatë, nëse ky i fundit përfiton apo jo, kjo varet nga disa faktorë. Faktorët që janë në varësi
të emigrantit janë suksesi që ky i fundit ka arritur në vendin pritës, shuma e kursimeve që ka
arritur të grumbullojë, niveli i njohurive të fituara, gadishmëria për t’i përdorur të gjitha këto në
mënyrë produktive etj. Në rastin konkret, për të kuptuar dicka më shumë mbi përfitimet e
emigtantëve të intervistuar rezultoi se 86,5 përqind e të anketuarve kishin përfituar eksperienca
profesionale në emigrim të cilat i shërbyen në Shqipëri. Gjithashtu, 39% e tyre kishte krijuar
kontakte me biznesin e huaj të cilat i përdori pas kthimit. Në varësi të vendit pritës, faktorë me
rendësi të cilët mund të rrisin përfitimet nga kthimi janë politikat dhe strategjitë e hartuara për të
integruar të kthyerit si dhe për të kanalizuar investimet e tyre në sektorët e duhur.
Për të pasur rezultate të qarta mbi arritjet personale të emigrantëve, grafiku 5.9 paraqet
ndryshimet që kanë ndodhur në profesionin e tyre në tre periudha, para emigrimit, gjatë tij dhe
pas kthimit në atdhe. Siç duket nga të dhënat, pas kthimit në atdhe, 28,5 përqind e migrantëve
janë të punësuar si zanatalinj profesionistë, 22 përqind janë të vetëpunësuar, 15 përqind të
punësuar në sektorin e shërbimeve etj. Bazuar në këto të dhëna dhe duke i krahasuar ato me dy
periudhat e tjera arrijmë në përfundimin se për një pjesë të mirë të emigrantëve, emigracioni ka
pasur efekte pozitive përsa u përket arritjeve personale dhe më pas aplikimit të këtyre arritjeve në
atdhe. Për të anketuarit që janë të vetëpunësuar, analiza e çështjes në fjalë ka vazhduar më tej me
disa pyetje të cilat kanë të bëjnë me sektorin dhe natyrën e biznesit. Rezultatet janë si më poshtë:
Sektorët ku janë përqëndruar më së shumti investimet janë: tregtia me 23 përqind,
shërbimet, me 20 përqind, agrokultura, me 17 përqind, prodhimi, me 16 përqind etj.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
148
Sipas formës së organizimit rezulton se 48 përqind janë të regjistruar si tregtarë (persona
fizik), 42 përqind si biznese të vegjël, 6.5 përqind si biznese të mëdhenj etj.
28 përqind e personave që kanë investuar e kanë bërë atë personalisht, 26 përqind me
ndihmën e një ortaku vendas dhe 46 përqind me ndihmën e një ortaku të huaj.
Grafiku 6.9: Profesioni ndër vite (migrantët e kthyer).
Kapitali i akumuluar. Për të kuptuar më mirë ndikimin që kanë emigrantët në ekonominë
vendase, në njërën nga pyetjet të anketuarve, i është kërkuar të paraqesin një vlerë mesatare të
kapitalit që kanë grumbulluar gjatë qendrimit në vendin e huaj. Kapitali në fjalë përben dhe
kapitalin me të cilin ata po kthehen. Kjo vlerë mesatare e sjellë me vete kap shifrën e 49,333
Euro, me një Maksimum prej 120.000 Euro dhe minimum 12.000 Euro. Pyetjes se përse
mendoni ta përdorni atë, 32 përqind i janë pergjigjur për të siguruar një punë të qëndrueshme, 25
përqind për të siguruar një banesë, 22 përqind për investim, 18 përqind për asimin e fëmijëve etj.
Situata aktuale. Në këtë pjesë të punimit synohet të qartësohet pozita aktuale e migrantit. Qëllimi
është të kuptohet nëse janë arritur apo jo objektivat që ai ka synuar me kthimin në atdhe. Për
0
20
40
60
80
Profesioni ndër vite
Paraemigracionit
Gjateemigracionit
Pas kthimit
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
149
këtë, krahasohet situata financiare në emigrim me situatën financiare pas kthimit në atdhe. Më
tej, paraqitet nje analizë e shkurtër e diferencave të konstatuara. Në grafikun 5.10 paraqiten të
dhënat mbi të ardhurat mesatare të emigrantëve në këto dy periudha.
Grafiku 6.10: Të ardhurat në familje.
Për të parë efektet e mundshme të krizës financiare të vitit 2008, të anketuarve i’u kërkua të
bënin dallimin midis të ardhurave mesatare para vitit 2008 dhe të ardhurave pas këtij viti.
Meqenë se në këtë pike të studimit jemi më të interesuar për të ardhurat gjatë periudhës së
emigracionit, në tabelën 6.10, janë konsideruar vetëm të ardhurat para vitit 2008. Arsyet për këtë
vendim janë si:
Së pari, një pjesë e emigrantëve janë kthyer në Shqipëri para vitit 2008 dhe në këtë rast
zgjedhja është e vetme dhe evidente.
Së dyti, situata financiare e emigrantëve para vitit 2008 e paraqet më mirë realitetin e jetesës
së emigrantëve jashtë vendit; pas 2008 situata është ndikuar nga pasojat e krizës financiare.
Sipas grafikut 6.10, ekziston një diferencë shumë e madhe midis nivelit të të ardhurave të
siguruara jashtë vendit, dhe të ardhurave të siguruara në vend. Megjithatë, ky informacion i
vetëm nuk është i mjaftueshëm për të vlerësuar mirëqënien e emigrantëve. Nuk duhet të
harrojmë se standardi i jetesës në Shqipëri është shumë më i ulët se ai në perëndim. Sipas
0.001000.002000.003000.004000.005000.00
Të ardhurat mesatare mujore
Të ardhurat në Shqipëri
Të ardhurat në emigracion (paravitit 2008)
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
150
Eurostat (2012), Shqipëria renditet e dyta nga fundi përsa i përket nivelit të të ardhurave
mesatare për frymë të popullsisë, në raport me mesataren e 27 vendeve të Bashkimit Evropian
(30 % të mesatares së BE). Ky nivel ka mbetur i pandryshueshëm nga viti 2011. Nga literatura
lidhur me zhvillimin ekonomik del se të ardhurat për frymë ndikojnë pozitivisht mbi nivelin e
kursimit dhe se sa më e lartë mirëqenia, aq më i ulët raporti konsum/e ardhur (Collins, 1991;
Carroll dhe Weil, 1994). Kohët e fundit këto ide janë quajtur paksa konservative pasi gjithnjë e
më tepër po përhapet imazhi e një “stili të ri të jetese”, stil i cili është i prirur më së shumti ndaj
konsumit dhe jo kursimit (Sartori, 2003). Në këtë studim, megjithatë, do t’i referohemi idesë
conservative mbi raportin konsum-kursim-e ardhur. Këtë zgjedhje e bëjmë pasi kampioni që
është marrë në shqyrtim në këtë anketim i përket një shtrese të caktuar të popullsisë, e cila në
pjesën më të madhe të saj është detyruar të largohet nga vendi dhe më pas të rikthehet për arsye
ekonomike. Gjithashtu, një tjetër argument pro ndaj kesaj zgjedhjeje është se një pjesë e mirë e
shqiptarëve i kanë akoma në mendje tollonat e paraviteve ’90. Bazuar në këto reflektime,
gjykojmë se dhe stili i jetesës së tyre është paksa konservativ dhe i orientuar më së shumti nga
konsumi i kontrolluar sesa nga konsumi ‘i shkujdesur’. Prandaj, në këtë kontekst mund të themi
se sa më të larta të ardhurat dhe sa më e lartë mirëqënia në një periudhë të caktuar, aq më i lartë
është kursimi dhe aq më i ulët raporti konsum e ardhur. Në grafikun 6.11, në dy rreshta shikojmë
shpërndarjen e përdorimit të të ardhurave para (në emigrim) dhe pas (në Shqipëri) kthimit.
Grafiku 6.11: Shpërndarja e të ardhurave (migrantët e kthyer).
0.000
100.000
Shpërndarja e të ardhurave
Në Shqipëri
Në emigrim
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
151
Gjetjet kryesore në këtë pjesë janë:
Konsumi në Shqipëri zë një perqindje më të lartë në totalin e buxhetit të familjes
krahasuar me konsumin në emigrim. Vlera e tij kalon shifrën 60 përqind.
Kursimi në Shqipëri është thuajse inekzistent, ndërkohë që në periudhën në emigracion ai
ka pasur një vlerë të konsiderueshme dhe i alternuar midis kursimeve në vendin e huaj
dhe kursimeve të dërguar në atdhe.
Pasuria e patundshme në Shqipëri ka një përqindje më të lartë, krahasuar me kohën e
emigrimit. Megjithatë, duhet theksuar se gjatë emigrimit investimi në pasuri të
patundshme ndodhte njëkohësisht në të dy vendet. Nga moment i kthimit, investimi në
pasuri të patundshme jashtë vendit ka ndaluar.
Gjatë kohës në emigrim, një pjesë e buxhetit gjithmonë i është dedikuar ndihmës ndaj
familjes se lënë pas. Me kthimin në atdhe, ky zë është bërë zero. Siç duket, thjesht fakti i
të jetuarit në të njëjtin vend, nën këto kushtet ekonomike, ka bërë që ndihma të mos jetë
më e mundur.
Investimi ka qenë në nivele më të larta në kohën e emigrimit edhe gjithashtu dhe i
alternuar midis dy vendeve. Pas kthimit ai është përqëndruar kryesisht në Shqipëri.
Arsimi në Shqipëri zë një pjesë më të madhe nga buxheti. Kjo mund të argumentohet me
faktin se tarifat për arsimin universitar janë mjaft të larta në Shqipëri krahasuar me të
ardhurat mesatare, sidomos po të krahasohen me vende si Greqia apo Italia.
Bazuar në përfundimet e mësipërme, mund të theksojmë se të ardhurat e siguruara nga një
familje pas kthimit nga emigracioni, në pjesën më të madhe të tyre, shkojnë për konsum dhe
strehim. Ato përdoren për të siguruar nevojat më bazike të familjes. Ky përfundim përforcohet
dhe nga përgjigjja që të anketuarit i kanë dhënë pyetjes “A është përmirësuar situata juaj
financiare pas kthimit në Shqipëri?”, ku thuajse 75 përqind (148 persona) e të anketuarve janë
përgjigjur “Jo”. Për të kuptuar diçka më shumë mbi realizimin apo jo të pritshmërive të tyre, të
anketuarve u janë bërë dhe disa pyetje të tjera. Përfundimi është se 65% e tyre janë të pakënaqur
nga kthimi. Përsa i përket mundësisë për të riemigruar, 28% po e marrin në konsideratë
seriozisht këtë gjë dhe 55% janë në mëdyshje. Nisur nga këto përfundime, mund të themi se
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
152
pjesa më e madhe e të anketuarve janë akoma të paqartë nëse do të qëndrojnë përfundimisht në
Shqipëri, apo jo. Po të krahasojmë rezultatet nga dy përgjigjet e fundit, kuptojmë se për një pjesë
të të rikthyerve përmirësimi i pritur i kushteve ekonomike nuk është realizuar, ose përmirësimi i
kushteve ekonomike nuk ka qenë i vetmi qëllim. Siç duket, pavendosmëria në lidhje me
qëndrimin e përhershëm në Shqipëri nuk ka lidhje vetëm me zhvillimin ekonomik por dhe me
zhvillimin e përgjithshëm të vendit. Duke u bazuar në disa nga komente që të anketuarit kanë
bërë në pjesën e fundit të anketës, kuptojmë që problemi kryesor që ata hasin në procesin e
integrimit, ka të bëjë me diferencat e theksuara që ekzistojnë midis të jetuarit në Shqipëri dhe të
jetuarit jashtë saj. Pakënaqësitë e të anketuarve shkojnë në shumë drejtime. Më kryesoret që
mund të përmendim janë ato mbi mjekësinë, arsimin, burokracinë në administrate, problemet në
sistemin gjyqësor etj.
6.4 Përfundime
Synimi kryesor në këtë kapitull ishte përfitimi i sa më shumë njohurive në lidhje me
specifikat e emigracionit dhe remitancave në qarkun e Elbasanit. Të dhënat që u përdorën ishin të
dhëna primare dhe mbledhja e tyre u realizuar përmes një anketimi të kryer në zonat urbane dhe
rurale të qarkut të Elbasanit.
Përsa u përket karakteristikave socio-demografike, bazuar në rezultatet e anketës mund
të themi pjesa më e madhe e të intervistuarve ishin meshkuj me moshë mesatare 40 vjeç dhe të
martuar. Përsa i përket profesionit, pjesa më e madhe e emigrantëve kanë kaluar nga të papunë
apo të punësuar në profesione me kualifikim jo të lartë (para emigrimit) në të punësuar në
profesione me kualifikim më të lartë (në emigrim). Kualifikimi në fjalë është bërë jashtë
auditorëve dhe është realizuar përmes eksperiencës së akumuluar ndër vite.Përsa i përket sektorit
të punësimit rezulton se pjesa më e madhe e meshkujve janë të punësuar në ndërtim, industry dhe
në zanate. Pjesa më e madhe e femrave janë të punësuara në shërbime dhe industri etj.
Vetëpunësimi i emigrantëve actualë arrin në nivelin 10 përqind dhe është i përqëndruar në
binzesin e vogël.
Destinacionet kryesore të emigrimit janë Greqia, Italia, Anglia, dhe Gjermania. Arsyeja
kryesore për të emigruar jashtë vendit rezulton të jetë arsyeja ekonomike.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
153
Përsa i përket situatës financiare, të ardhurat minimale dhe ato maksimale të emigrantëve
rezulton të kenë pësuar rënie pas vitit 2008. Kjo ka ndodhur si për të ardhurat në total ashtu dhe
për të ardhurat individuale.
Përsa i përket nivelit të remitancave të dërguara drejt Shqipërisë, për t’i analizuar ato u
morën në konsideratë tre periudha kohore. Të anketuarve iu kërkua të japin informacion mbi
shumat që i kanë destinuar të afërmve të tyre para vitit 2000, midis vitit 2000 dhe 2008 si dhe pas
këtij viti. Nga të dhënat rezultoi se ndryshimet nga periudha e dytë në periudhën e tretë ishin
shumë më të mëdha se ndryshimet midis dy periudhave të para. Analizë kjo në vlerë absolute.
Bazuar në to mund të themi se ulja e nivelit të dërgesave pas vitit 2008 në një masë të madhe
është shkakuar si pasojë e krizës financiare dhe jo thjeshtë si përmbushje e ciklit natyror në
formë U-je të përmbysur.
Përsa i përket nivelit të remitancave të dërguara drejt Shqipërisë, rezultoi se ndryshimet
në vlerat e tyre pas vitit 2008 ishin shumë më të mëdha krahasuar me vitet më parë. Bazuar në
këtë përfundim mund të themi se ulja e nivelit të në një masë të madhe është shkakuar si pasojë e
krizës financiare dhe jo thjeshtë si përmbushje e ciklit natyror në formë U-je të përmbysur.
Motivi kyesor pas dërgimit të remitancave rezulton të jetë ai i altruizmit.
Përsa i përket migrimit të kthimit, pjesa më e madhe e emigrantëve kanë ardhur nga
Greqia, dhe Italia. Kthimi i të anketuarve rezulton të ketë filluar në mënyrë sporadike pas vitit
1995 dhe pas vitit 2007 arriti nivele të paprecedentë. Shkaqet kryesore në këtë rast rezultojnë të
jenë Kriza Financiare dhe pasojat e saj. Për të kuptuar diçka më shumë rreth integrimit të
emigrantëve të kthyer, një hapsirë e veçantë e intervistës i’u dedikuar këtij procesi. Nga
rezultatet e përftuara u arrit në përfundimin se institucionet përkatëse në vendin tone janë akoma
shumë larg ofrimit të shërbimeve cilësore emigrantëve të kthyer. Jo vetëm që këto institucione
nuk janë kollaj të evidentueshme por dhe në rastin kur janë të tilla, ofrimi i një ndihme konkrete
është në nivele minimalë
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
154
7. Përfundime dhe Rekomandime
Qëllimi kryesor i këtij punimi është të kontribuojë në analizën e efekteve të remitanacave
dhe të faktorëve të tyre përcaktues në rastin e Shqipërisë. Në funksion të këtij qëllimi, njëri nga
objektivat ishte pikërisht evidentimi dhe analiza e mikro dhe makro faktorëve përcaktues të
remitancave. Objektivi tjetër ishte ai i studimit të efekteve të remitancave, duke u përqëndruar në
analizën e impaktit të tyre në qarkun e Elbasanit.
Në këtë pjesë të fundit të punimit, paraqiten në mënyrë të përmbledhur përfundimet
empirike të përftuara nga analizat e realizuara. Duke u bazuar në këto përfundime, në vazhdim
parashtrohen disa rekomandime, si dhe evidentohen kufizimet e studimit dhe hapsirat për
kërkime të mëtejshme.
7.1 Përfundimet e studimit
Gjetjet kryesore të këtij punimi janë paraqitur specifikisht në secilën pjesë të tij, ndërsa
në këtë pjesë të fundit po i paraqesim ato në mënyrë të përmbledhur.
Përsa i përket evidentimit dhe vlerësimit të makro-faktorëve përcaktues të remitancave,
analiza u realizua përmes modelit të Gravitetit dhe teknikave të posaçme referuar të dhënave
panel. Variablat e shqyrtuar janë masa ekonomike në vendin pritës, masa ekonomike në vendin
nga burojnë remitancat, distanca mes vendeve, stoku i emigrantëve, kostot e transferimit dhe
cilësia e mirëqeverisjes. Rezultatet e përftuara treguan se rreth 90 për qind e variacionit në
flukset e remitancave mund të shpjegohet pikërisht nga këto variabla. Në mënyrë specifike,
makro-faktorët kryesorë përcaktues rezultuan të jenë madhësia ekonomike e vendit të origjinës
dhe e vendit pritës të dërgesave, stoku i emigrantëve dhe kostot e transferimit të remitancave.
Madhësia ekonomike e vendit pritës ndikon në mënyrë negative te remitancat. Me përmirësimin
e situatës ekonomike në Shqipëri ulet niveli i remitancave, dhe e kundërta. Ky ndikim negativ
është një lloj konfirmim që motivi kryesor i dërgimit të remitancave në Shqipëri është ai altruist.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
155
Një tjetër faktor që ndikon në mënyrë negative te remitancat është edhe kostoja e transferimit.
Me rritjen e kostove të transferimit ulet shuma e remitancave dhe e kundërta. Masa ekonomike e
vendit nga burojnë remitancat dhe stoku i emigrantëve ndikojnë në mënyrë pozitive. Sa më e
mirë situata në vendin e emigrimit dhe sa më i madh stoku i emigrantëve në atë vend, aq më i
lartë është niveli i remitancave që burojnë prej tij.
Rënia e niveli të remitancave pas nisjes së krizës financiare të vitit 2008 shpjegohet
shumë mirë nga marrëdhënia e ngushtë pozitive mes nivelit të remitancave dhe situatës
ekonomike në vendin e origjinës së tyre. Kjo lidhje shpjegon dhe rritjen e nivelit të remitancave
gjatë dy viteve të fundit. Me përmirësimin e situatës ekonomike në vendet kryesore të Evropës
është rritur paksa dhe niveli i dërgesave. Përfundimet në këtë pjesë të punimit mund të
ndihmojnë në parashikimin e flukseve në të ardhmen.
Në studimin e realizuar në qytetin e Selanikut, objektivi kryesor ishte paraqitja e një
pamje të përgjithshme të emigrantëve shqiptarë në atë vend. Arsyeja kryesore ishte evidentimi i
pasojave të krizës ekonomike në të cilën ndodhet Greqia. Gjithashtu, në përpjekje për të kuptuar
se cilët janë faktorët kryesorë që ndikojnë në vlerat e remitancave, një rëndësi e veçantë i’u
kushtua mikro-faktorëve që i përcaktojnë ato. Rezultatet e anketimit treguan se efektet e krizës
janë ndjerë si në punëzënie, ashtu dhe në ndryshimin e nivelit të përgjithshëm të të ardhurave në
familjet e emigrantëve. Situata e vështirë në të cilën gjenden familjet e emigrantëve shprehet
edhe në faktin se shumë prej tyre po marrin në konsideratë alternativën për t’u kthyer në
Shqipëri. Në lidhje me remitancat e dërguara drejt Shqipërisë, mund të themi se fluksi i tyre
është zvogëluar shumë pas vitit 2008. Në të njëjtën kohë, është rritur edhe pasiguria mbi vëllimin
e tyre në të ardhmen.
Rezultatet e analizës mbi mikro-faktorët që përcaktojnë vendimin për të dërguar
remitanca apo dhe vlerën e tyre, treguan se të ardhurat dhe vendimi për t’u kthyer në atdhe, janë
dy faktorët kryesorë që ndikojnë në mënyrë pozitive. Statusi civil, niveli i arsimimit dhe
madhësia e familjes gjithashtu rezultojnë të jenë faktorë të rëndësishëm, por ndikimi i tyre është
negativ. Një gjetje e rëndësishme në këtë pjesë të punimit ka të bëjë me marëdhënien e drejtë që
ekziston midis nivelit të remitancave dhe vendimit për t’u kthyer në Shqipëri. Kjo gjë tregon se,
edhe pse në një masë jo të madhe, motivi i dërgimit, përveç karakterit altruist shfaq dhe
karakteristika të motivit të investimit.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
156
Në studimin e realizuar në qytetin e Elbasanit, gjetjet kryesore treguan për potencialin e
madh që mbartin emigracioni dhe remitancat. Ndër vite, remitancat drejt këtij qarku kanë
ndihmuar shumë familje të kapërcejnë vështirësitë ekonomike. Jo vetëm që këto familje kanë
siguruar një jetesë më të mirë por, duke kontribuar në rritjen e kërkesën për të mira dhe
shërbime, remitancat kanë kontribuar dhe në zhvillimin e ekonomisë në tëresi. Megjithatë, pas
vitit 2008 niveli i remitancave ra ndjeshëm dhe në këtë zonë. Për t’i analizuar ato u morën në
konsideratë tre periudha kohore. Të anketuarve iu kërkua të japin informacion mbi shumat që i
kanë destinuar të afërmve të tyre para vitit 2000, midis vitit 2000 dhe 2008 si dhe pas këtij viti.
Nga të dhënat rezultoi se ndryshimet nga periudha e dytë në periudhën e tretë ishin shumë më të
mëdha se ndryshimet midis dy periudhave të para. Analizë kjo në vlerë absolute. Bazuar në to
mund të themi se ulja e nivelit të dërgesave pas vitit 2008 në një masë të madhe është shkakuar si
pasojë e krizës financiare dhe jo thjeshtë si përmbushje e ciklit natyror në formë U-je të
përmbysur. Motivi kyesor pas dërgimit të remitancave rezulton të jetë ai i altruizmit.
Përsa i përket migrimit të kthimit, rezultoi se pjesa më e madhe e emigrantëve kanë
ardhur nga Greqia, dhe Italia. Kthimi i të anketuarve rezulton të ketë filluar në mënyrë sporadike
pas vitit 1995 dhe pas vitit 2007 arriti nivele të paprecedentë. Shkaqet kryesore në këtë rast
rezultojnë të jenë Kriza Financiare dhe pasojat e saj. Për të kuptuar diçka më shumë rreth
integrimit të emigrantëve të kthyer, një hapsirë e veçantë e intervistës i’u dedikuar këtij procesi.
Nga rezultatet e përftuara u arrit në përfundimin se migracioni i kthimit luajti një rol të
rëndësishëm në kompensimin e rënies së nivelit të remitancave. Emigrantët e kthyer kanë sjellë
jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e përfituar jashtë vendit por dhe kapitalin e akumuluar atje.
Kjo gjë tregon dhe një herë potencilain e madh që ky fenomen mbart në vetvete.
Megjithatë, duhet theksuar se atij nuk i është kushtuar vëmendja dhe rëndësia e duhur.
Institucionet përkatëse në vendin tone janë akoma shumë larg ofrimit të shërbimeve cilësore
emigrantëve të kthyer. Jo vetëm që këto institucione nuk janë kollaj të evidentueshme por dhe në
rastin kur janë të tilla, ofrimi i një ndihme konkrete është në nivele minimale.
7.2 Rekomandime
Ndër vite remitancat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e
Shqipërisë. Vlerat e tyre kanë qenë të konsiderueshme dhe përdorimi i tyre ka sjell kontribut në
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
157
shumë sektorë. Me rënien drastike të nivelit të tyre pas fillimit të krizës financiare të vitit 2008,
çështja më e debatueshme ka qenë se si mund të zëvendësohet kjo humbje. Bazuar në
konkluzionet kryesore të këtij punimi, në këtë pjesë parashtrohen disa sugjerime të cilat mund të
ndihmojnë në përmirësimin e situatës.
Rekomandimi kryesor është që fokusi i interesit të drejtohet te përthithja e remitancave
me karakter investues. Ky qëllim mund të arrihet vetëm duke punuar njëkohësisht në disa
drejtime kryesore si, në përmirësimin e situatës (klimës së investimeve) në vend, në
përmirësimin e kanaleve të transferimit të remitancave, në njohjen e emigrantëve me mundësitë
që ofron Shqipëria si dhe në orientimin dhe kanalizimin e potenciali të tyre investues në ato
drejtime që rrisin produktivitetin.
Literatura thekson se në rastin e remitancave me karakter investues përcaktuesit kryesorë
janë masa ekonomike e vendit pritës dhe cilësia e mirëqeverisjes. Përmirësimi i këtyre treguesve
do të ishte një pikënisje shumë e mirë për të rritur nivelin e remitancave dhe investimeve të
lidhura me to, në të ardhmen. Gjithashtu, përmirësimi i standardit të jetesës, stabiliteti politik,
klima miqësore ndaj biznesit, infrastruktura e përmirësuar, sundimi i ligjit dhe korrupsioni i ulët,
janë të tjerë elemetë që mund të ndikojnë në mënyrë pozitive në këtë aspekt. Një vend me
ekonomi të qëndrueshme, me zhvillime pozitive dhe me cilësi në qeverisje, do të ishte vendi
ideal për të përthithur keto remitanca.
Me qëllim lehtësimin më të mirë të fluksit të dërgesave organet përkatëse duhet të
synojnë reformimin e infrastrukturës financiare duke e bërë atë të përshtatshme për nevojat e
dërguesve. Vëmendje i duhet kushtuar përmirësimit të kanaleve zyrtare të transferimit të
dërgesave, zhvillimit të produkteve të reja financiare që lidhen me remitancat, organizimit të
fushatave promovuese që do të informonin dërguesit e remitancave, nxitjes së bashkëpunimit
dhe partneritetit mes Institucioneve financiare dhe përdoruesve të produkteve të remitancave etj.
Sugjerimi i mësipërm merr akoma dhe më shumë vlerë nëse mbajmë parasysh dhe mikro-
faktorët që ndikojnë në flukset e remitancave. Krijimi i një familje në emigracion dhe shtimi i
saj, janë elementë që në afat të gjatë reduktojnë nivelin e remitancave. Megjithatë, duhet
theksuar se ndikimi i tyre është i vlefshëm kryesisht në rastin e remitancave që dërgohen për
motive altuiste. Në rastin kur remitancat dërgohen për motive investuese, këto faktorë nuk
rezultojnë të kenë efekt frenues, përkundrazi. Emigrantët mund të vazhdojnë jetën e tyre në
vendet e përzgjedhura dhe në të njëjtën kohë të investojnë në Shqipëri. Një përfitmi i madh në
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
158
rastin e Shqipërisë ështe dhe krijimit i aktiviteteve me partnerë të huaj. Krijimi i këtyre bizneseve
të përbashkëta sjell jo vetëm teknologji të avancuar por edhe eksperiencën e huaj të të bërit
biznes.
Bazuar në përfundimin mbi potencialin që mbart migracioni i kthimit, një elemet i
rëndësishëm për ta rritur këtë potencial do të ishte hartimi dhe zbatimi i një plani veprimi. Duke
marrë shkas dhe nga anketimi i bërë në qytetin e Selanikut (sidomos nga mungesa e njohurive të
këtyre emigrantëve mbi situatën në Shqipëri), ky plan veprimi do të duhej të ishte i fokusuar në
dy momente kyçe:
Së pari, duhet krijuar një lidhje me të gjithë emigrantët që ndodhen jashtë vendit në
mënyrë që t’u jepet sa më shumë informacion mbi mundësitë dhe alternativat që krijon
kthimi në Shqipëri. Identifikimi i diasporës përkatëse të vendit dhe zhvillimi i bazave të
të dhënave në përputhje me potencialin, aftësitë dhe edukimin e emigrantëve si
sipërmarrës, kërkues, artistë, studentë e kështu me radhë, do të ishte një hap i
rëndësishëm në fillimin e promovimit të mundësive të vendit.
Së dyti, duhet bërë shumë kujdes jo vetëm në riintegrimin e emigrantëve të kthyer por
dhe në orientimin e tyre në hapat e parë të ndërtimit të një jete të re. Vetëm një orientim
i kujdesshëm mund të çojë në shfrytëzimin maksimal të potencialit të tyre.
Kthimi i flukseve të remitancave në nivelet e parakrizës do të ishte një objektiv shumë
ambicioz. Megjithatë, nëse organet përkatëse përqëndrohen në tre drejtimet kryesore të
sugjeruara, diçka mund të arrihet.
7.3 Kontributet e punimit
Ky studim sjell disa kontribute në analizën e remitancave në rastin e Shqipërisë. Së pari,
përsa u përket makro-faktorëve përcaktues të remitancave, punimi është i pari që bazohet te
remitancat bilaterale dhe që i analizon ato përmes modelit të Gravitetit. Nisur nga rezultatet e
analizës, mund të themi se ky model është shumë i përshtatshëm në shpjegimin e variacionit të
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
159
flukseve të remitancave. Së dyti, përsa u përket mikro-faktorëve, të dhënat e përdorura në punim
u siguruan përmes anketimit të vetë emigrantëve dhe jo familjarëve të tyre. Burimi i të dhënave
në këtë rast krijon mundësi për të pasur rezultate akoma dhe më të qarta. Së treti, evidentimi i
karakteristikave të emigrantëve dhe remitancave të dërguara prej tyre në qarkun e Elbasanit
mbart një rëndësi të veçantë pasi në këtë studim analizohen njëkohësisht si efektet, ashtu dhe
pasojat e emigracionit. Gjithashtu, në këtë pjesë evidentohen dhe disa problematika, të cilat, po
të mënjanohen mund të sjellin një shfrytëzim maksimal të potencialit që mbart migracioni i
kthimit.
7.4 Kufizimet e studimet dhe kërkimi i mëtejshëm
Sikurse në të gjithë punimet, edhe punimi në fjalë është larg të qenit perfekt. Studimi, me
gjithë përpjekjet e bëra, mbart një sërë kufizimesh të cilat lidhen me natyrën e të dhënave, me
vështirësitë në sigurimin e tyre, me gjerësinë e tij, me vështirësitë për të bërë krahasime me
rajonin etj.
Të dhënat mbi remitancat mbartin një farë papërcaktueshmërie e cila padiskutim që
mbartet dhe në analizë. Sado që institucionet e ndryshme të raportimit të tyre përdorin një mori
teknikash për t’i përllogaritur ato, lehtësitë e transferimit e tyre jashtë sistemit financiar krijojnë
paqartësi në flukset e tyre. Një tjetër kufizim i analizës është fakti se jo të gjithë faktorët
përcaktues që identifikon literatura mund të gjejnë aplikim në rastin e Shqipërisë, dhe kjo
kryesisht si pasojë e mungesës së të dhënave. Kjo e bën të vështirë edhe krahasimin e rezultatet
të arritura në këtë studim me rezultatet e analizave të tilla të ngjashme të realizuara në rajon apo
më gjërë. Në rastin e sigurimit të të dhënave primare nga autori, në kufizimet përfshihen edhe ato
që kanë të bëjnë me metodologjinë e përdorur.
Përsa u përket hapësirave për kërkime të mëtejshme, vetë përfundimet e studimit na
orientuan drejt tyre. Do të ishte me shumë interes, jo vetëm për kërkuesit por dhe për
politikëbërësit të kishte më shumë studime dhe njohuri mbi remitancat me karakter investues.
Duke qenë se këto të fundit mund të konsiderohen si e ardhmja e flukseve të remitancave, njohja
e thellë e tyre do të sillte benefite të rëndësishme. Gjithashtu, përfitueshmëria ekonomike që
rrjedh nga migracioni i kthimit është një tjetër fushë studimi, e cila ofron shumë mundësi
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
160
eksplorimi. Se bashku me të mund të shihet edhe ndikimit që ka pasur emigracioni në migrimin e
brëndshëm.
Remitancat: Faktorët përcaktues dhe rëndësia e tyre – Rasti i Shqipërisë
161
Bibliografia
Abazi, E., & Mema, M. (2007). The potentials of remittances for income generating activities
leading to local economic development in Albania, the case of Durres. ILO & IOM, 2007
Abazaj, E. (2011). Ecuria e remitancave në Shqipëri në periudhën 1996-2010 dhe faktorët
përcaktues të tyre. Buletini i Bankës së Shqipërisë 6 M I - 2011. Data e aksesit 10/03/2016