PRISHTINË, QERSHOR 2018 Përgatitja dhe botimi i raportit studimor mbi aktet ligjore në lidhje me dhunën në baza gjinore është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura nuk pasqyrojnë ato të Ambasadës të Mbretërisë së Norvegjisë. Raport studimor mbi aktet ligjore në lidhje me dhunën në baza gjinore SHOQATA E GRAVE NË POLICINË E KOSOVËS
45
Embed
Raport studimor mbi aktet ligjore në lidhje me dhunën në ... · Kur këto vepra kryhen në kuadrin e marrëdhënies familjare, ato përbëjnë vepra penale dhe duhet patjetër
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
PRISHTINË, QERSHOR 2018
Përgatitja dhe botimi i raportit studimor mbi aktet ligjore në lidhje me dhunën në baza gjinore është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura nuk pasqyrojnë ato të Ambasadës të Mbretërisë së Norvegjisë.
4. DISA PËRKUFIZIME PËR DHUNËN NË BAZA GJINORE ................................................................... 5
5. DISA NGA FORMAT E DHUNËS NË BAZA GJINORE ....................................................................... 7
6. AKTET LIGJORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS NË LIDHJE ME DHUNËN NË BAZA GJINORE ......... 10
7. KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS .................................................................................. 11
8. KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS ..................................................................................... 12
9. LIGJI PËR BARAZI GJINORE ......................................................................................................... 17
10. LIGJI PER MBROJTJE NGA DHUNA NË FAMILJE .......................................................................... 21
11. LIGJI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI ................................................................................ 32
12. LIGJI PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT ......................................................................................................... 34
13. LIGJI PËR POLICINË ..................................................................................................................... 37
14. LIGJI PËR RENDIN DHE QETËSINË PUBLIKE ................................................................................ 38
15. LIGJI PËR FAMILJEN I KOSOVËS .................................................................................................. 38
16. LIGJI PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT .................................................................... 39
17. AKTET E BRENDSHME LIGJORE NË LIDHJE ME DHUNËN NË BAZA GJINORE NË POLICINË E KOSOVËS .................................................................................................................................... 40
PSVMDHFK-Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në
Familje në Kosovë
PK-Policia e Kosovës
DHF-Dhuna në familje
DHS-Dhuna seksuale
DHE-Dhuna emocionale
DHEK-Dhuna ekonomike
DHP-Dhuna psikologjike
TNJ-Trafikim me njerëz
UM-Urdhër mbrojtës
UME-Urdhër mbrojtës emergjent
UMPE- Urdhër mbrojtje e përkohshme emergjente
Fjalët kyçe: aktet ligjore, dhuna dhe dhuna në baza gjinore.
4
HYRJA
Ky raport realizohet sipas planit të veprimit të Strategjisë së Shoqatës së Grave në
Policinë e Kosovës për vitin 2016-2018 , ku një ndër aktivitetet është caktuar që të
realizohet gjatë vitit 2018 në kuadër të Objektivit 5.2, Ngritja e vetëdijes e pjesëtarëve të
PK-së, me qëllim të parandalimit të dhunës në familje, trafikimit, radikalizmit dhe
ekstremizmit të dhunshëm. Është paraparë edhe aktiviteti 5.2.2 Raport studimor mbi
aktet ligjore në lidhje me dhunën në baza gjinore.
Raporti do të përmbajë analizën e akteve ligjore në lidhje me dhunën në baza
gjinore, përkufizimet lidhur me dhunën në baza gjinore, disa nga llojet e dhunës në
baza gjinore. Në këtë raport janë përfshirë këto akte ligjore dhe janë analizuar në bazë të
rëndësisë së tyre në trajtimin e dhunës në baza gjinore si më poshtë:
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Kodi Penal, Ligji për mbrojtje nga dhuna në
familje, Ligji për barazi gjinore, Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, Ligji për
parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të
trafikimit, Ligji për Policinë, Ligji për rendin dhe qetësinë publike, Ligji për familjen i
Kosovës, Ligji për kompensimin e viktimave të krimit, aktet e brendshme ligjore në
lidhje me dhunën në baza gjinore në Policinë e Kosovës, si dhe ndërlidhja e ligjeve me
disa nga dokumentet dhe instrumentet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me dhunën në
baza gjinore.
5
QËLLIMI
Qëllimi i këtij raporti është analiza e akteve ligjore vendore të cilat trajtojnë dhunën në
baza gjinore, por pa e lënë anash bazueshmërinë e këtyre akteve ligjore në disa
dokumente dhe instrumente ndërkombëtare në lidhje me dhunën në baza gjinore,
sidomos aktet ligjore në lidhje me dhunën në baza gjinore që ndërlidhen me punën e
Policisë së Kosovës. Përmes këtij raporti pjesëtareve të PK-së do t’ju ofrohet mundësia
që të thellojnë njohuritë për aktet ligjore në lidhje me dhunën në baza gjinore, njëra ndër
format e dhunës e cila më së shumti prek gratë dhe vajzat.
DISA PËRKUFIZIME PËR DHUNËN NË BAZA GJINORE
Ekzistojnë përkufizime të ndryshme dhe të shumta për dhunën në baza gjinore. Këto
përkufizime gjenden në disa:
Dokumente dhe instrumente ndërkombëtare,
Ligje të caktuara në fuqi,
Akte të brendshme të institucioneve të ndryshme,
Raporte hulumtuese të organizatave të cilat si synim primar kanë studimin e
dhunës me bazë gjinore.
Përkatësia gjinore ka të bëjë me atë se çka do të thotë të jesh djalë ose vajzë, grua
apo burrë, në shoqërinë dhe kulturën përkatëse.1
Dhuna seksuale dhe dhuna e bazuar në përkatësinë gjinore, ndodh në të gjitha
shtresat shoqërore, në të gjitha kulturat, religjionet, racat, gjinitë dhe moshat.2
Dhuna në baza gjinore është një formë e diskriminimit e cila seriozisht pengon
aftësinë e femrave dhe meshkujve që t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë në baza të
barabarta dhe është e ndaluar.3
1 UNHCR dhuna seksuale dhe dhuna e bazuar në përkatësinëgjinore ndaj refugjatëve, të kthyerëve dhe personave të shpërngulur intern, faqe 33 2 Entela Shehu, & Anxhela Gramo, Dhuna me bazë gjinore manual për punonjësit e shëndetësisë, faqe 25
6
Dhuna ndaj gruas përkufizohet si një manifestim i pushtetit të pabarabartë
ndërmjet burrit dhe gruas, që rezulton në dominimin dhe diskriminimin e gruas dhe si
një nga mekanizmat kryesorë që i mban gratë të nënshtruara. Këtu dhuna ndaj grave
specifikohet si ndërthurje e asaj private dhe publike.4
Dhuna ndaj grave si “akt dhune i bazuar në përkatësinë gjinore që shkakton ose
mund të shkaktojë dëmtim ose vuajtje fizike, seksuale apo psikologjike, duke përfshirë
edhe kërcënimin për të tilla akte, shtrëngimin ose privimin arbitrar të lirisë, që ndodh
në jetën personale apo publike. Dhuna ndaj gruas duhet kuptuar se përfshin, por nuk
kufizohet vetëm në sa më poshtë: dhunën fizike, seksuale dhe psikologjike që ndodh
brenda familjes, duke përfshirë edhe rrahjen, abuzimin seksual të fëmijëve femra në
mjedisin familjar, dhunën që lidhet me pajën, përdhunimin martesor, gjymtimin gjenital
të femrave, si dhe praktika të tjera tradicionale të dëmshme për gruan që përfshijnë
dhunën jo nga bashkëshorti, dhunën lidhur me shfrytëzimin, ngacmimin seksual dhe
kërcënimin në punë, në institucione të arsimit dhe kudo, trafikimin e grave,
prostitucionin e detyruar, etj.”.5
Dhuna seksuale dhe dhuna e bazuar në përkatësinë gjinore, nënkupton shumë më
tepër, se sa sulmi dhe çnderimi. Edhe pse mund të ndodh në vende publike, më së
tepërmi u është dhënë vërejtje qëndrimeve të disa individëve, të cilët heshtazi miratojnë
dhunën në familje, bashkësi dhe shtet. Është më se e domosdoshme që të kuptohen
shkaqet dhe pasojat e dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore, para se të
planifikohen programet e përshtatshme për parandalimin dhe reagimin ndaj këtij lloji të
dhunës.6
Dhuna e bazuar në përkatësinë gjinore është definuar si dhunë e drejtuar kah
individi ose grupe individësh, në bazë të përkatësisë së tyre gjinore ose gjinisë së tyre
3 LBGJ Republika e Kosovës neni 4 4 Entela Shehu, & Anxhela Gramo, Dhuna me bazë gjinore manual për punonjësit e shëndetësisë, faqe8-9 5 Entela Shehu, & Anxhela Gramo, Dhuna me bazë gjinore manual për punonjësit e shëndetësisë, faqe 9 6 UNHCR dhuna seksuale dhe dhuna e bazuar në përkatësinëgjinore ndaj refugjatëve, të kthyerve dhe personave të shpërngulur intern, faqe 10
7
gjenetike. Këtu përfshihen edhe veprat që shkaktojnë padrejtësi apo vuajtje fizike,
shpirtërore ose seksuale, kërcënim, detyrime ose forma tjera të privimit nga liria.7
Në këtë raport termi dhunë në baza gjinore do të jetë i bazuar në Ligjin për barazi
gjinore i cili nënkupton të gjitha aktet e dhunës që rezultojnë apo kanë të ngjarë të
rezultojnë në dëmtim apo vuajtje fizike, seksuale, psikologjike, sociale apo ekonomike
në baza gjinore, duke përfshirë kërcënime për akte të tilla, shtrëngim, apo heqje
arbitrare të lirisë, qoftë kur kjo ndodh në jetën publike apo private.8
DISA NGA FORMAT E DHUNËS NË BAZA GJINORE
Dhuna në baza gjinore është një epidemi globale që ndikon në shëndetin dhe stabilitetin
ekonomik të grave, të familjeve dhe komunitetit të tyre.9 Policia e Kosovës ka detyrimin
e përgjithshëm që të hetojë të gjitha krimet, në pajtim me Kodin Penal të Kosovës (KPK).
Në KPK përcaktohen disa akte të cilat mund të përfshijnë dhunën me bazë gjinore, nëse
këto krime kryhen ndaj një personi për shkak të gjinisë së tij/saj, duke përfshirë, por
duke mos u kufizuar vetëm në: kërcënim, izolim, ngacmim, lëndim të lehtë trupor,
lëndim të rëndë trupor, sulm seksual, degradim të integritetit seksual, abuzim seksual,
përdhunim, vrasje, martesë të detyruar, shantazh dhe trafikim për qëllime të
shfrytëzimit seksual. Kur këto vepra kryhen në kuadrin e marrëdhënies familjare, ato
përbëjnë vepra penale dhe duhet patjetër të ndiqen penalisht sipas detyrës zyrtare.10
Në fokus të këtij raporti do të jenë të cekura disa nga format më të shpeshta të dhunës
në baza gjinore si:
Dhuna në familje si një nga format e dhunës në baza gjinore, dhuna në shtëpi
e drejtuar në gratë dhe vajzat për shkak të gjinisë së tyre është një formë e dhunës në
baza gjinore. Dhuna e drejtuar kundër djemve dhe burrave për shkak të gjinisë së tyre
gjithashtu konsiderohet një formë e dhunës në baza gjinore. Hulumtimet në dispozicion
7 UNHCR dhuna seksuale dhe dhuna e bazuar në përkatësinë gjinore ndaj refugjatëve, të kthyerëve dhe personave të shpërngulur intern, faqe 13 8 Ligji per Barazi gjinore neni 3 paragrafi 1.18 9 Entela Shehu & Anxhela Gramo, Dhuna me bazë gjinore manual për punonjësit e shëndetësisë, faqe 12 10Rrjeti i Grave të Kosovës, Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë, nga fjalët në vepra Prishtinë 2018, faqe 10
8
në Kosovë tregojnë se caku më i shpeshtë i dhunës në familje janë gratë për shkak të
gjinisë së tyre dhe i referohet dhunës në familje kundër grave.11 Prandaj është definuar
si dhunë e kryer nga partnerët intimë dhe anëtarët tjerë të familjes dhe e manifestuar
përmes: dhunës fizike, dhunës psikologjike, dhunës seksuale, ngacmimit seksual dhe
sulmit seksual. 12
Dhuna fizike sipas përkufizimeve të saktësuara në Kodin Penal, dhuna fizike
mund të përfshijë lëndimin e lehtë trupor, lëndimin e rëndë trupor, keqtrajtimin ose
braktisjen e fëmijës, kidnapimin, tentimin për vrasje, vrasjen dhe dhunën seksuale. Ose
shkaktimi i lëndimit trupor, veprimet seksuale pa pajtim ose eksploatimin seksual,
kidnapimin dhe largimin e dhunshëm të personit tjetër nga vendbanimi i përbashkët.
grushtimin, shfrytëzimin e mjeteve ose të armëve” dhe “aktet e tjera të cilët mund të
rezultojnë në frikë, lëndim ose vdekje”.13
Dhuna psikologjike është një kategori më e gjerë e dhunës e cila mund të
përfshijë izolimin. Në aktet e parapara me Kodin Penal, të cilat mund të konsiderohen
lloje të dhunës psikologjike, përfshihen: detyrimi, kërcënimi dhe heqja e paligjshme e
lirisë, sjellje me qëllim të degradimit të personit tjetër dhe shkaktimin e frikës te personi
tjetër lidhur me mirëqenien e tij ose të saj fizike, emocionale ose ekonomike.14
Izolimi është një karakteristikë e dhunës në familje/dhunës me bazë gjinore ku
kryerësi i dhunës tenton ta kontrollojë lëvizjen e një personi tjetër, lirinë për të marrë
vendime në mënyrë të pavarur dhe bisedimet dhe bashkëveprimet me persona tjerë.
Izolimi mund të përfshijë ndalimin ndaj një personi që t’i takojë anëtarët e familjes apo
miqtë; dëgjimi i bisedave telefonike apo leximi i porosive të dikujt tjetër; kufizimi se ku
mund të shkojë një person; dhe konfiskimi apo shkatërrimi i dokumenteve personale
11 Siguria fillon në shtëpi, Hulumtim për hartimin e strategjisë së parë nacionale dhe të planit të veprimit kundër dhunës në familje Prishtinë 2008, faqe 8 12 UNICEF Studim mbi Përmasat e Dhunës në Familje Dhunës në Baza Gjinore në Komunat e Kosovës: Gjilan, Gjakovë, Dragash 2013 13 Hulumtim kërkimor mbi nivelin e Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë dhe ndikimin e tij në Shëndetin Riprodhues të Grave, Prishtinë 2008, faqe 34 14 Siguria fillon në shtëpi Hulumtim për hartimin e strategjisë së parë nacionale dhe të planit të veprimit kundër dhunës në familje, Prishtinë 2008, faqe 31
9
identifikuese. Pengimi i lirisë së lëvizjes është krim, që jep bazën e urdhrit mbrojtës.15
Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave
dhe dhunës në familje parasheh në nenin 33 se palët- shtetet marrin masat e nevojshme
legjislative ose masa të tjera, për të garantuar dënimin e dëmtimit të qëllimshëm të
integritetit psikologjik të një personi nëpërmjet shtrëngimit ose kërcënimeve.
Dhuna seksuale, dhuna mbi përkatësinë gjinore dhe dhuna ndaj femrave janë
terme të cilat kanë të bëjnë me të padrejtat fizike, seksuale dhe psikologjike, që e
mbështesin varësinë e femrës, duke ia shtuar periudhën kohore ndikimit dhe kontrollit
të mashkullit mbi to.16 Dhuna seksuale, përfshirë këtu edhe eksploatimi e keqtrajtimi,
ka të bëjë me çfarëdo vepre seksuale, tentim apo kërcënim, që ka për pasojë ose
sigurisht që do ta ketë si pasojë të padrejtën fizike, psikologjike dhe emotive. Dhuna
seksuale është formë e dhunës, që bazohet në përkatësinë gjinore.17
Dhuna ekonomike ndodh kur një shpërdorues shfrytëzon mjetet financiare për
të ushtruar pushtet mbi anëtarin tjetër të familjes. Sipas Kodit Penal, shkelja e
obligimeve familjare, siç është lënia e një anëtari të familjes të paaftë për t’u kujdesur
për vetveten në një situatë të rëndë mund të interpretohet si formë e dhunës
ekonomike. Shkaktimi i dëmit në pronë ose moslejimi i pjesës së pasurisë së personit po
ashtu mund të konsiderohen forma të shpërdorimit ekonomik. Mospajtimet lidhur me
atë se si të shpenzohen mjetet financiare familjare gjithashtu mund të shpijnë tek dhuna
fizike.18
15 Hulumtim kërkimor mbi nivelin e Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë dhe ndikimin e tij në Shëndetin Riprodhues të Grave Prishtinë 2008, faqe 21 16 UNHCR dhuna seksuale dhe dhuna e bazuar në përkatësinëgjinore ndaj refugjatëve, të kthyerëve dhe personave të shpërngulur intern, faqe 14 maj 2003 17 UNHCR dhuna seksuale dhe dhuna e bazuar në përkatësinëgjinore ndaj refugjatëve, të kthyerëve dhe personave të shpërngulur intern, faqe 14 maj 2003 18 Siguria fillon në shtëpi, Hulumtim për hartimin e strategjisë së parë nacionale dhe të planit të veprimit kundër dhunës në familje Prishtinë 2008, faqe 37
10
AKTET LIGJORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS NË LIDHJE ME DHUNËN NË BAZA GJINORE
Institucionet e Kosovës kanë krijuar dhe kanë miratuar një seri të ligjeve dhe politikave
me bazë dhe në përputhje me instrumentet ndërkombëtare, për adresimin e dhunës në
familje, dhunës ndaj fëmijëve, pabarazive gjinore si dhe kushteve që përulin dhe
diskriminojnë gratë në sferat publike dhe private. Ligjet në vend që adresojnë dhunën
në familje dhe atë të bazuar në gjini përfshijnë Kushtetutën e Kosovës, Ligjin mbi
mbrojtjen ndaj dhunës në familje, Ligjin mbi barazinë gjinore, Ligjin për mbrojtje nga
diskriminimi, Ligjin mbi shërbimet sociale dhe të familjes, Ligjin e Kosovës mbi
familjen, Ligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e
viktimave të trafikimit, Ligjin mbi pasurinë dhe të drejtat e tjera pronësore, Ligjin e
punës, Kodin e Familjes, Kodin Penal të Kosovës, Kodin e Procedurës Penale të
Kosovës, Kodin e Drejtësisë së të Miturve, Ligjin mbi shoqërinë civile, si dhe
Rregulloren mbi Procesimet Disiplinore në Shërbimin Civil.19
Në Kosovë nuk ekziston ndonjë ligj apo strategji gjithëpërfshirëse që të trajtojë të gjitha
format e dhunës ndaj grave apo dhunën mbi baza gjinore.20
Gjatë këtyre viteve janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të krijuar një kuadër ligjor
dhe të politikave, që parashikon trajtimin e dhunës ndaj grave, me qëllim përmirësimin
e mbrojtjes dhe mbështetjes për viktimat. Pavarësisht nga progresi i bërë, zhvillimet
janë përqendruar kryesisht te përgjigjja ndaj dhunës në familje, ndërsa format e tjera të
dhunës ndaj grave janë trajtuar pak ose mungojnë.21
Në vazhdim do të shqyrtohen vetëm disa nga aktet ligjore në lidhje me dhunën në baza
gjinore.
19 UNCIEF- Hulumtimi Cilësor mbi Normat Sociale lidhur me Dhunën me Bazë Gjinore dhe Ndëshkimin Fizik të Fëmijëve në Kosovë (RKSKB 1244) ,Prishtinë 2016 fq.21 20 KRIJIMI I HARTËS SË SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE PËR VIKTIMAT E DHUNËS NDAJ GRAVE NË KOSOVË, KE, faqe 6 21 KRIJIMI I HARTËS SË SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE PËR VIKTIMAT E DHUNËS NDAJ GRAVE NË KOSOVË, KE, faqe 5
11
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjera
juridike duhet të jenë në pajtim me Kushtetutë. Pushteti qeverisës buron nga
Kushtetuta. Republika e Kosovës respekton të drejtën ndërkombëtare. Secili person dhe
organ në Republikën e Kosovës u nënshtrohet dispozitave të Kushtetutës.22
Siç janë:
Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin
demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe
meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera
të jetës shoqërore.23
Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së
barabartë ligjore, pa diskriminim. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të
racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes
kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes
ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë
statusi tjetër personal.24
Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të
tij/saj, që përfshin, të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas
rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj, të drejtën që të ketë kontroll
mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin, të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit
mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin.25 Askush nuk mund të
mbahet në skllavëri ose në pozitë të ngjashme me skllavërinë.26
Në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që
të krijojë familje në pajtim me ligjin. Martesa dhe zgjidhja e saj rregullohen me
22 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 16 23 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 7 24 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 24 25 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 26 26 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 28
12
ligj dhe bazohen në barazinë e bashkëshortëve. Familja gëzon mbrojtje të veçantë
të shtetit, në mënyrën e rregulluar me ligj.27
KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Kodi Penal i Kosovës (KPK) nuk ofron një përkufizim të dhunës në familje dhe
dhunës me bazë gjinore. Dhuna në familje përmendet për herë të parë në këtë kod si
dështimi për të raportuar abuzimin e fëmijëve ose të dhunës në familje (neni 385 pika 3)
dhe ndiqet penalisht kushdo që nuk i raporton veprat penale që ndodhin brenda një
marrëdhënieje në familje, si dhe veprat penale që kryhen ndaj një personi për shkak të
gjinisë dhe orientimit të tij seksual cilësohen si rrethanë rënduese (Neni 74(2.12)).
Kodi penal parasheh ndjekje ex-officio në kapitullin e XV (sipas detyrës zyrtare)
për veprat kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare,
ku në nenin 149 parasheh përpos tjerash edhe sanksionet penale ku ceken veprat të cilat
janë të ndërlidhura direkt me dhunën e drejtuar ndaj grave dhe fëmijëve, si: skllavërimi,
dhunimi, skllavëria seksuale, prostitucioni i detyruar, shtatzënia me dhunë, sterilizimi i
detyruar ose çfarëdo formë tjetër po aq e rëndë e dhunës seksuale; persekutimi i një
grupi ose kolektivi të identifikuar për arsye politike, racore, kombëtare, etnike,
kulturore, fetare, gjinore apo në ndonjë baze tjetër e cila është botërisht e njohur si e
palejueshme sipas të drejtës ndërkombëtare.
27 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 37
13
Kodi penal po ashtu përkufizon shprehjen “skllavërim” e cila sipas kodit
nënkupton ushtrimin e një kompetence ose të të gjitha kompetencave që lidhen me të
drejtën e pronësisë mbi një person, duke përfshirë ushtrimin e një kompetence të tillë në
trafikimin e njerëzve, veçanërisht të grave dhe të fëmijëve dhe “shtatzëni e detyruar
nënkupton mbyllje e paligjshme e gruas së lënë shtatzënë me dhunë, me qëllim që të
ndikojë në përbërjen etnike të ndonjë popullsie ose duke kryer shkelje të tjera të rënda
të së drejtës ndërkombëtare.28
Neni 151 paragrafi 2.22 i Kodit Penal parasheh si vepër penale kryerjen e
dhunimeve, skllavëria seksuale, prostitucioni i detyruar, shtatzënia e dhunshme,
steriliteti i detyruar ose ndonjë formë tjetër e dhunës seksuale, e cila përbën
gjithashtu shkelje të rëndë të Konventave së Gjenevës, në nenin 169 parasheh veprën
penale skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar nëse vepra
penale kryhet kundër personit me të cilin kryerësi është në marrëdhënie familjare.
Kodi penal në nenin 171 parasheh veprën penale trafikim me njerëz, ku në
paragrafin 6.1 përkufizohet shprehja “trafikim me njerëz” si rekrutim, transportim,
transferim, strehim ose pranim i personave me anë të kanosjes ose të përdorimit të
forcës apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit,
keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të
dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve, për të arritur pëlqimin e personit që
ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit. Shprehja “shfrytëzim”
përkufizohet ajo që “përfshin ndër të tjera shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose
formave të tjera të shfrytëzimit seksual, shërbimeve ose punës së detyruar, skllavërisë
ose veprimeve të ngjashme me skllavërinë, robërisë ose heqjes së organeve.”29
Në kapitullin XVI të Kodit Penal veprat penale kundër jetës dhe trupit janë të
cekura veprat penale si: vrasja në nenin 178, vrasja e rëndë në nenin 179 kushdo që
privon nga jeta fëmijën, femrën shtatzënë, anëtarin e familjes dënohet ashtu siç e
përcakton Kodi Penal.
28 Kodi Penal I Republikës së Kosovës, neni 149 29 Kodi Penal I Republikës së Kosovës, neni 171, paragrafi 6.1 dhe 6.2
14
Në këtë kod përkufizohet “ndërprerja e palejuar shtatzënësisë” në nenin 184 si
akte të cilat përfshijnë: kundërshtimin e ligjit për ndërprerjen e shtatzënësisë, pëlqimin e
gruas shtatzënë, fillon ta kryejë ndërprerjen e shtatzënisë, ndihmon që ta ndërpres
shtatzëninë, ndërpret shtatzëninë, është vepër e dënueshme ashtu siç e përcakton Kodi
Penal.
Në Kodin penal përkufizohet “ngacmimi” në nenin 186 si akte të cilat përfshijnë:
sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme, komunikim me qëllim të
ngacmimit, frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo vrasjes së personit tjetër ose
fëmijëve të tij, familjes, kushdo që vë tjetrin nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit,
frikësimit, lëndimit, dëmtimit të pasurisë apo vrasjes së personit tjetër ose fëmijëve të tij,
familjes, të afërmve dhe gjatë këtyre veprimeve vë atë person nën frikë të arsyeshme
nga vdekja, lëndimi i rëndë trupor, dëmtimi i rëndë i pasurisë ose nën shqetësim të
madh emocional. Vëmendja apo komunikimi mund të përfshijë përcjelljen apo
qëndrimin në pritje, shfaqjen e vazhdueshme te shtëpia, shkolla, puna apo qendra
rekreative, përsëritjen e thirrjeve telefonike, dërgimin apo lënien e porosive, dërgimin e
mesazheve telefonike, letrave postare apo postës elektronike, ose lënien apo dërgimin e
dhuratave të padëshiruara apo të gjësendeve tjera.
Kodi penal në nenin 221 cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës parasheh si
vepër penale moszbatimin e ligjit apo kontratës kolektive për punësim apo ndërprerjen
e marrëdhënies së punës, pagat apo të ardhurat e tjera, kohëzgjatjen e orarit të punës,
punën jashtë orarit apo punën me ndërrime, pushimin apo mungesën nga puna, ose
mbrojtjen e grave, fëmijëve apo personave me aftësi të kufizuara dhe kësisoj punëtorit
ia mohon apo ia kufizon të drejtat që i takojnë.
Në Kodin penal të Republikës së Kosovës në kapitullin e XX janë të cekura veprat
penale kundër integritetit seksual, si dhe janë të detajuara në formë të qartë
përkufizimet dhe shprehjet lidhur me veprat penale kundër integritetit seksual (neni
228). Në kodin penal janë të përfshira këto vepra penale kundër integritetit seksual:
Dhunimi (neni 230), shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit (neni 231), sulmi
seksual (neni 232), degradimi i integritetit seksual (neni 233), keqpërdorimi
15
seksual i personave me çrregullime ose paaftësi mendore apo emocionale (neni
234), keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet
(neni 235), nxitja e akteve seksuale, prekjes apo aktiviteteve nga personat nën
moshën gjashtëmbëdhjetë vjet (neni 236), ofrimi i materialit pornografik
personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet (neni 237), keqpërdorimi i fëmijëve
në pornografi (neni 238), keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën,
autoritetin apo profesionin (neni 239), nxitja e akteve seksuale me premtim të
rrejshëm të martesës (neni 240), mundësimi ose detyrimi në prostitucion (neni
241), ofrimi i lokaleve për prostitucion (neni 242), marrëdhëniet seksuale brenda
familjes (neni 243).
Ashtu siç shihet nga listimi i veprave penale kundër integritetit seksual, në pamundësi
për të shtjelluar më në hollësi të gjitha, në këtë raport do të shtjellohen vetëm disa nga
to, ku si bazë kanë dhunën me bazë gjinore:
Kodi penal përkufizon ”dhunimin” në nenin 230, si akte të cilat përfshijnë:
Detyrimin ndaj personit tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të
tillë, detyrimin ndaj personit tjetër për të kryer akt seksual, duke e kanosur me
zbulimin e një fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit
të tillë apo të personit të lidhur ngushtë me personin e tillë, detyrimi ndaj
personit tjetër për të kryer akt seksual në një ose më shumë nga rrethanat në
vijim: me kanosje serioze ose me kanosje për përdorim të dhunës; me kanosje të
rrezikimit të atëçastshëm të jetës ose trupit të personit të tillë apo të personit
tjetër; ose duke shfrytëzuar situatën në të cilën personi është i pambrojtur dhe ku
siguria e tij është në rrezik, kryerësi e përdor forcën; kryerësi me dashje shkakton
dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo substancave tjera; vepra është
kryer bashkërisht nga më shumë se një person; ose kryerësi e di që personi është
posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, aftësive të kufizuara mendore apo
fizike, çrregullimit apo paaftësisë fizike apo mendore, ose shtatzënisë.
Kodi penal përkufizon ”shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” në nenin
231, si akte të cilat përfshijnë: shfrytëzimin ose mundësimin e shërbimeve
16
seksuale të viktimës së trafikimit, kur vepra kryhet ndaj personit nën moshën
tetëmbëdhjetë vjet, kur vepra penale kryhet nga personi zyrtar në keqpërdorim
të pozitës apo autorizimeve të tij, kur vepra penale rezulton me vdekjen e një apo
më shumë personave.
Kodi Penal e përkufizon “sulmin seksual” në nenin 232 si akte të cilat përfshijnë:
Prekjen e personit tjetër me qëllim seksual ose cytjen e personit të tillë që të prekë
kryesin apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë ose
kur kryesi e di që personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës,
aftësive të kufizuara mendore apo fizike, çrregullimit fizik apo mendor,
paaftësisë ose shtatzënisë. Në këto raste, dënimi me burgim varion nga një deri
në shtatë vjet. Në rastet kur kryerësi është mësimdhënës, udhëheqës fetar,
profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi
për personin e tillë ose që në ndonjë mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit.
Sulmi seksual përfshin edhe rrethanat e prekjes së personit tjetër në një mënyrë
seksuale dhe për qëllime seksuale.
Kodi penal përkufizon “Keqpërdorimin seksual duke keqpërdorur pozitën,
autoritetin apo profesionin” në nenin 239 si akte të cilat përfshijnë: detyrimin e
personit të bëjë një akt seksual, duke e prekur atë person për qëllime seksuale,
apo duke nxitur një person tjetër të ekspozojë pjesët e trupit dhe duke e
denigruar integritetin seksual të personit, përbën rrethanë të abuzimit të pozitës
së tij apo të saj. Keqpërdorimi i detyrës mund të bëhet në lidhje me rrethanat
financiare, familjare, shoqërore, shëndetësore, të punësimit, arsimore, fetare apo
të tjera, të një personi.
Kodi penal e përkufizon martesën e detyruar në nenin 246 si: kushdo që e
detyron personin tjetër të lidh martesë ose lidh martesë me personin për të cilin e
di se është detyruar të hyjë në martesë, kur vepra kryhet nga prindi, prindi
adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror ndaj
personit në mes të moshës katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet,
17
kur vepra penale kryhet nga prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë
person tjetër që ushtron autoritet prindëror ndaj personit në mes të moshës
katërmbëdhjetë (14) dhe gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, kur vepra kryhet nga prindi,
prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror ndaj
personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet.
Kodi penal në nenin 333 asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë thekson se: kur
vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni është kryer për shkak të paragjykimeve
ndaj kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së
lëkurës, gjinisë, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me
njërën nga këto karakteristika të mbrojtura, kryesi i veprës penale dënohet.
LIGJI PËR BARAZI GJINORE
Sipas Ligjit për barazi gjinore, gjegjësisht neni 3 dhuna në baza gjinore nënkupton
të gjitha aktet e dhunës që rezultojnë apo kanë të ngjarë të rezultojnë në dëmtim apo
vuajtje fizike, seksuale, psikologjike, sociale apo ekonomike në baza gjinore, duke
përfshirë kërcënime për akte të tilla, shtrëngim, apo heqje arbitrare të lirisë, qoftë kur
kjo ndodh në jetën publike apo private.
Shkaktimi i dhunës ndaj secilit individ shkel të drejtat e njeriut. Këto të drejta
janë të garantuara me Kushtetutë dhe akte tjera ligjore. Dhuna ndaj njeriut, pa marrë
parasysh gjininë, është edhe vepër penale. Përmbajtja e këtij përkufizimi është mjaft e
gjerë dhe në vete përmban disa forma të dhunës, ku secila mund të paraqitet si vepër
penale e veçantë. Por, theksi është vënë në faktin se kjo dhunë është shkaktuar mbi baza
të dallimeve gjinore, respektivisht duke pasur parasysh që kjo ka rrjedhur si rezultat që
një person ose grup personash i takojnë një gjinie. Andaj, edhe është e ndaluar kjo
dhunë jo vetëm si shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe për faktin se shkel barazinë
gjinore dhe shfaqet si formë e diskriminimit gjinor.
Paragrafi 2 i nenit 4 të Ligjit për barazi gjinore, dhuna në baza gjinore është një
formë e diskriminimit e cila seriozisht pengon aftësinë e femrave dhe meshkujve që t’i
gëzojnë të drejtat dhe liritë në baza të barabarta dhe është e ndaluar. Dhunë në baza
18
gjinore konsiderohet dhuna kundër një personi për shkak të gjinisë së tij/saj. Dhuna
gjinore, si e tillë, mund të shfaqet në formë fizike, seksuale ose psikologjike si dhe
përfshin: dhunën seksuale (përdhunimin, sulmet seksuale dhe ngacmimet), skllavërinë
dhe praktikat e dëmshme të cilat mund të jenë si martesat e detyruara, gjymtimi gjenital
femëror etj. Për më shumë, këto veprime jo vetëm që janë të karakterit diskriminues mbi
baza gjinore, por paraqesin edhe elemente të veprave të ndryshme penale. Por, ky
paragraf përcakton detyrimin e organeve shtetërore që të ndërmarrin masa për të
siguruar mbrojtjen nga dhuna në baza gjinore, për të gjithë personat pa diskriminim.
Ligji për barazi gjinore paraqet një bazë ligjore që ka për qëllim krijimin e
mekanizmave legjislativë dhe institucionalë për të krijuar dhe për të rregulluar trajtim
dhe mbrojtje të barabartë të të drejtave të femrave dhe meshkujve (grave dhe burrave,
vajzave dhe djemve) në të gjitha sferat e jetës. Ky ligj siguron kuadrin institucional të
nevojshëm për zbatim.30
Ligji ka përdorur shprehjen “trajtimi i barabartë i meshkujve dhe femrave” dhe
ne i përmbahemi kësaj terminologjie edhe pse ka dilema lidhur me shprehjen, me
mendime se duhet të përdoret shprehja “gratë dhe burrat”. Duhet shtuar se në literaturë
por edhe në legjislacione shpesh përdoren terme “dallimi i sekseve” dhe “dallimi i
gjinive”. Megjithatë, duhet nënvizuar se përderisa termi “dallimi i sekseve” parimisht
përdoret si kriter biologjik për të treguar dallimin në mes të burrit dhe gruas, termi
“gjini” është më i gjerë ashtu që përfshin dallimet sociale/shoqërore në mes të burrit
dhe gruas, të tilla si idetë përkatëse për rolin e tyre në familje dhe shoqëri, pra një
kategori sociale. Nxjerrja e një ligji të tillë është kushtëzuar nga mungesa e zbatimit të
ligjeve të veçanta kur është në pyetje trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve, marrë
këtu për bazë trajtimin në baza gjinore. Thënë me fjalë tjera, ligjvënësi ka dashur që me
ligj të veçantë të sigurohet trajtimi i barabartë mes gjinive dhe të eliminohen format e
mundshme të diskriminimit në baza gjinore. Nëse parashtrohet pyetja se në cilat situata
kërkohet zbatimi i ligjit, atëherë themi se ligji duhet të zbatohet në të gjitha fushat.
Megjithatë, në mënyrë të veçantë, ligji ka numëruar edhe disa fusha që mund të jenë më
30 Ligji për barazi gjinore, neni 2 paragrafi 3
19
specifike për sigurimin e trajtimit të barabartë dhe arritjen e një barazie efektive në mes
të gjinive.31
Në paragrafin 1 të nenit 1 theksohet qëllimi i ligjit. Ky qëllim është fokusuar në
garantimin, mbrojtjen dhe promovimin e barazisë midis gjinive. Ky paragraf përmban
tri shprehje themelore “garantimin”, “mbrojtjen” dhe “promovimin” e barazisë midis
gjinive duke e ngritur barazinë midis gjinive si një vlerë themelore për zhvillimin
demokratik të shoqërisë.
“Garantimi” i barazisë midis gjinive, si shprehje, u referohet disa mekanizmave
të cilat sigurojnë barazinë midis gjinive, sepse pa garantim nuk vijnë në shprehje as
veprimet tjera. Në radhë të parë garantimi i barazisë sigurohet me ligj, duke
nënkuptuar këtu krijimin e infrastrukturës së nevojshme ligjore në të gjitha segmentet e
jetës si bazë për të arritur barazinë.
Ligji për barazi gjinore në nenin 3 ka të cekura edhe përkufizimet e ngacmimit
dhe ngacmimit seksual të cilat kanë këtë kuptim.
Ngacmimi konsiderohet çfarëdo sjellje e padëshirueshme mbi bazat e gjinisë,
seksit dhe identitetit gjinor, që ka për qëllim apo pasojë shkeljen e dinjitetit të personit
dhe krijimin e ambientit frikësues, armiqësor, degradues, nënçmues apo fyes.32
Ngacmimi seksual nënkupton çfarëdo forme të sjelljes së padëshiruar verbale,
joverbale, apo fizike me natyrë seksuale, me qëllim ose pasojë prekjen apo shkeljen e
dinjitetit të një personi dhe për të krijuar një mjedis frikësues, armiqësor, degradues,
poshtërues apo fyes.33
Ngacmimi dhe ngacmimi seksual janë të ndaluara. Refuzimi apo dorëzimi i një
personi ndaj sjelljes së tillë nuk mund të përdoret si bazë për një vendim që prek atë
person.34
Nëse një e drejtë nuk është e garantuar me ligj, ajo as që mund të kërkohet të
zbatohet, madje as mekanizmat për zbatimin e ligjit nuk mund të kenë sukses nëse nuk
31 Komentari i Ligjit për Barazi Gjinore, faqe 29 32 Ligji për barazi gjinore, neni 3 pika 1.11 33 Ligji për barazi gjinore, neni 3 pika 1.12 34 Ligji për barazi gjinore, neni 4 pika 3
20
mund të thirren në baza ligjore. E drejta e barazisë midis gjinive në Kosovë është
garantuar me aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në nenin 3 është garantuar barabarësia para ligjit për të gjithë individët si dhe
respektimi i të drejtave të njeriut, duke nënkuptuar me këtë edhe barazinë midis
gjinive. Në mënyrë precize dhe shprehimore, garantimi i barazisë midis gjinive është
paraparë në nenin 7, i cili iu referohet vlerave themelore që përmban Kushtetuta. Në
paragrafin 2 është theksuar në mënyrë shprehimore barazia midis gjinive, si në vijim:
”Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin
demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe
meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera të jetës
shoqërore”.35
Ligji për barazi gjinore është në përputhshmëri me Konventën për Eliminimin e
të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Femrës (CEDAW), Direktivën për krijimin e një
kuadri të përgjithshëm për trajtim të barabartë në punësim dhe profesion (Direktiva
2000/78/EC; Direktivën për zbatimin e parimit të mundësive të barabarta dhe trajtim të
barabartë të meshkujve dhe femrave në çështjet e punësimit dhe profesionit (Direktiva
2006/54/EC); Direktivën në zbatimin progresiv të parimit të trajtimit të barabartë të
meshkujve dhe femrave në çështjet e sigurimit shoqëror (Direktiva e Këshillit, datë 19
dhjetor 1978 (78/7/EEC); Direktivën për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë
midis meshkujve dhe femrave të angazhuara në një aktivitet në një kapacitet të
vetëpunësuar dhe që shfuqizon Direktivën e Këshillit 86/613/EEC (Direktiva 2010/41
EU, datë 7 korrik 2010); Direktivën për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë midis
meshkujve dhe femrave në qasje dhe furnizim me mallra dhe shërbime (Direktiva
2004/113/EC).36
35 Komentari i Ligjit për barazi gjinore, faqe 31 36 Komentari i Ligjit për barazi gjinore, faqe 31
21
LIGJI PER MBROJTJE NGA DHUNA NË FAMILJE
Ligji për mbrojtje nga dhuna në familje është ligj special (lex speciale) që ka për
qëllim parandalimin e dhunës në familje, në të gjitha format e saj, me masa të
përshtatshme ligjore, të pjesëtarëve të familjes, që janë viktima të dhunës në familje,
duke iu kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi
të kufizuara. Po ashtu, ka për qëllim edhe trajtimin e kryerësve të dhunës në familje dhe
lehtësimin e pasojave.37 Kjo nënkupton që ndaj kryerësve të ndërmerren masa adekuate,
psikologjike dhe trajtim shëndetësor, varësisht nga shprehitë për të evituar shprehitë e
tij që në të ardhmen mos të përsëritet dhuna.38
Pavarësisht nga natyra progresive e tij, LMDHF-ja është kritikuar për qasjen e tij
asnjanëse nga pikëpamja e gjinisë, duke mos pranuar se dhuna në familje prek gratë në
mënyrë shpërpjesëtimore dhe se ajo përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe një formë
diskriminimi. Për më tepër, në ligj zbërthehen me hollësi masat, me qëllim trajtimin dhe
rehabilitimin e kryesve të veprave penale, megjithatë ai nuk i bën të detyrueshme në
mënyrë të shprehur format e ndryshme të asistencës që kanë të drejtë të marrin viktimat
e dhunës në familje. Ligji nuk i zbërthen me hollësi në mënyrë të qartë as përgjegjësitë e
institucioneve kompetente shtetërore ose joshtetërore, të ngarkuara me ofrimin e
shërbimeve mbështetëse për viktimat. Si rezultat, në LMDHF nevojat e kryesit të veprës
penale për rehabilitim vendosen në mënyrë të barabartë me nevojat e viktimave, dhe
sugjerohet se shkaku kryesor i dhunës në familje janë çrregullimet psikologjike dhe
abuzimi me alkoolin dhe drogat.39
Shkaqet që kanë sjellë dhunë në familje ose mosmarrëveshje të trajtohen sipas
ligjeve të tjera materiale, varësisht se për çfarë çështje është fjala. Andaj, LMDHF duhet
shikuar dhe duhet zbatuar në lidhshmëri edhe me ligjet e tjera.
37 Ligji për mbrojtje nga dhuna në familje , neni 2 paragrafi 1.2 38 Komentari i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje , faqe 34 39 Krijimi i hartës së shërbimeve mbështetëse për viktimat e dhunës ndaj grave në Kosovë, faqe 6
22
Ky ligj vetëm parasheh masa mbrojtëse por nuk parasheh ndëshkime për
kryerësit e dhunës.
Dhunë në familje sipas Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje është një ose më
shumë vepra apo lëshime të qëllimshme që i bën një person personit tjetër, me të cilin
është ose ka qenë në marrëdhënie familjare si këto, por nuk kufizohet në:40
përdorimin e forcës fizike ose presionin psikik të ushtruar ndaj anëtarit tjetër të
familjes;
çdo veprim tjetër i një anëtari të familjes që mund të shkaktojë apo kanos, se do
të shkaktojë dhimbje fizike dhe vuajtje psikike;
shkaktimi i ndjenjës së frikës, rrezikshmërisë personale apo cenimin e dinjitetit;
sulmi fizik pa marrë parasysh pasojat;
ofendimi, sharja, thirrja me emra ofendues dhe mënyra të tjera të shqetësimit të
vrazhdë;
përsëritja e vazhdueshme e sjelljeve, me qëllim të përuljes së personit tjetër;
marrëdhënia seksuale pa pëlqim dhe keqtrajtimi seksual;
kufizimi i kundërligjshëm i lirisë së lëvizjes ndaj personit tjetër;
dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë dhe kanosja që ta bëjë këtë;
vënia e personit tjetër në pozitën që ai të frikësohet për gjendjen fizike,
emocionale dhe ekonomike;
hyrja apo largimi me dhunë nga banesa e përbashkët apo nga banesa e personit
tjetër.
40 Ligji për mbrojtje nga dhuna në familje, neni 2 paragrafi 1.2
23
Ligji nuk përmend kujdesin e veçantë për gratë, respektivisht gjininë femërore e cila
në të shumtën e rasteve në praktikë më së shumti i ekspozohet dhunës. Në një raport
hulumtues të Agjensionit për Barazi Gjinore theksohet se në Kosovë gratë (femrat) më
së shumti i ekspozohen dhunës në familje. Kjo shpjegohet si rezultat i shumë
rrethanave, në veçanti pozitës së pabarabartë të femrave në shoqëri nga e kaluara si
rezultat i ndikimit të së drejtës zakonore në frymën e mungesës së të drejtës së gruas
për trashëgimi, pozitës së vështirë materiale, nivelit të ulët të edukimit dhe arsimimit,
papunësisë etj. Prandaj, bazuar në rrethanat faktike dhe rasteve të paraqitura në
gjykata, polici dhe organet e tjera, një vëmendje e veçantë duhet kushtuar edhe kësaj
kategorie. Madje, edhe ligji duhet amandamentuar në mënyrë që kjo kategori, pra gjinia
femërore, të konsiderohet si kategori e veçantë që duhet kushtuar vëmendje dhe
mbrojtje të veçantë.41
Në nenin 2 të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, rëndësi të veçantë i është
kushtuar edhe Urdhër mbrojtje e përkohshme emergjente. Ky është urdhër i lëshuar
nga shefi i Njësisë Rajonale të Policisë kundër dhunës në familje jashtë orarit të punës së
rregullt të gjykatave. Ky urdhër ka për qëllim një masë mbrojtës emergjente por edhe të
përkohshme derisa nuk punon gjykata ditëve të vikendit apo festave. Ky urdhër
lëshohet gjatë kohës kur nuk është duke punuar gjykata, pra vikendeve dhe jashtë
orarit të punës. Kohëzgjatja e këtij urdhri skadon në fund të ditës së ardhshme gjatë së
cilës gjykata punon.42 Kjo është si masë mbrojtje për viktimat e krimit të dhunës në
familje, sepse lëshohet gjatë kohës kur gjykatat nuk punojnë.
Neni 5 i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje e ka rregulluar aspektin e
vendosjes së masës mbrojtëse të ndalimit të afrimit të viktimës. Kjo është një ndër
masat më të shpeshta që mund të nxjerrë gjykata në kuadër të urdhrit mbrojtës, sepse
parandalimi i shkaktimit të dhunës më së miri mund të arrihet duke e ndaluar
kryerësin e dhunës që t'i afrohet viktimës së dhunës, pra palës së mbrojtur. Nga shumë
41 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 40 42 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 55
24
raste të paraqitura, pala mbrojtëse ka kërkuar që si masë mbrojtëse të caktohet edhe
ndalimi i afrimit të viktimës në rastet kur ka ekzistuar rreziku i përsëritjes së dhunës në
të ardhmen. Në këtë nen është precizuar masa mbrojtëse e ndalimit të ofrimit të
viktimës, pra ndalimin e kryerësit. Gjithmonë, mendohet që kjo masë të vendoset kur ka
rrezik, pra ka fakte të besueshme se duke e lejuar kryerësin të lirë që t'i afrohet viktimës,
mund të përsëritët dhuna në të ardhmen.43
Paragrafi 1, i nenit 5 ka precizuar masën mbrojtëse të ndalimit të ofrimit të
viktimës, pra ndalimin e kryerësit. Gjithmonë, mendohet që kjo masë të vendoset kur ka
rrezik, pra ka fakte të besueshme se duke e lejuar kryerësin të lirë që t'i afrohet viktimës,
mund të përsëritët dhuna në të ardhmen.
Në paragrafin 2 tregohet se vendimi i gjykatës me të cilin vendoset masa e
ndalimit të afrimit viktimës, në këtë vendim gjykata duhet të përcaktojë vendin në të
cilin nuk duhet t'i afrohet viktimës, regjionin dhe largësinë. Pra, vendimi i gjykatës,
duhet të jetë preciz në këtë kuptim me qëllim që masa e tillë të jetë e efektshme.44
Me nenin 6 përcaktohet një masë mbrojtëse e ndalimit të shqetësimit të
viktimës, pra personit që i ekspozohet dhunës. Kjo dispozitë përmban një kombinim të
masave, atë të ndalimit të shqetësimit të personave që i ekspozohen dhunës dhe masën
e përkujdesjes së përkohshme për fëmijë që do t'i besohen viktimës. Me këtë masë
tentohet të evitohet mundësia që në të ardhmen të përsëritet dhuna në familje. Mbajtja
larg e kryerësit nga viktima ose personat nën mbikëqyrjen e tij është një masë
parandaluese. Në lidhshmëri me këtë ligjvënësi e ka rregulluar edhe çështjen e
përkujdesjes ndaj fëmijëve në mënyrë që të zgjidhet përkujdesja në mënyrë të
përkohshme sa zgjat masa e mbrojtjes dhe po ashtu të evitohet kontakti i prindërve me
supozimin se mund të ketë përsëritje të dhunës.45
43 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 63 44 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 64 45 Po aty, faqe 65
25
Në një rast mund të jetë ndalimi i sulmeve të mëtejme fizike, rastin tjetër ndalimi
i shqetësimeve, ndalimi i fyerjeve, ndalimi i dhunës psikike etj., varësisht nga forma e
dhunës e shfaqur në praktikë.
Me vendimin me të cilin gjykata e konstaton se ka ndodhur dhuna, do të caktojë
edhe masën e mbrojtjes që i korrespondon dhunës së shkaktuar. Kjo ka rëndësi për të
marrë masa parandaluese të përsëritjes së dhunës dhe mbrojtjen efektive të viktimës.
Do të ishte gabim nëse gjykata konstaton dhunën dhe nuk e vendos masën e mbrojtjes
adekuate, e që është ndalimi i përsëritjes së dhunës së njëjtë ose formave të tjera. Në
dispozitiv të aktvendimit duhet të jetë edhe masa e ndalimit të shqetësimit të mëtejmë
presonit që i është ekspozuar dhunës dhe varësve të tij.46
Lidhshmëria e procedurave në këto raste është e domosdoshme. Ligji për
mbrojtje nga dhuna në familje ka dispozita ligjore që kanë për qëllim vetëm
parandalimin e dhunës në familje dhe jo zgjidhjen e çështjeve familjare, siç është rasti
me marrjen e të drejtës prindërore dhe vendosjen e fëmijës në përkujdesje të njërit
prind. Kjo masë duhet kuptuar vetëm si e përkohshme derisa gjykata të vendosë në
çështjet familjare. Pa vonesë në këto raste duhet të zhvillohet edhe procedura tjetër,
procedura sipas Ligjit të familjes dhe me vendim të kësaj gjykate të zgjidhet edhe
çështja e përkujdesjes ndaj fëmijëve.47
Në dispozitat e nenit 7 është përcaktuar masa e largimit të kryerësit të dhunës
nga banesa, shtëpia ose hapësira tjetër e banimit. Kjo masë do të zbatohet në ato raste
kur qëndrimi i mëtejmë i kryerësit të dhunës në të njëjtën banesë ose shtëpi tjetër të
banimit me viktimën do të paraqitet si rrezik për përsëritjen e dhunës në të ardhmen.
Kjo masë në rrethanat të cilat gjenden në Kosovë paraqet vështirësi për zbatim, për
shkak të paqartësisë së të drejtave pronësore dhe pronësisë për banesa, shtëpi ose vende
tjera. Në disa vendime gjykata ka qenë e detyruar që nga banesa ta largojë viktimën dhe
jo kryerësin e dhunës, për shkak se banesa nuk ka qenë pronësi e kryerësit të dhunës
dhe as e viktimës por pronësi e përbashkët e familjeve të mëdha ose e personave të tjerë.
46 Po aty, faqe 66 47 Po aty, faqe 67
26
Pra, kjo masë është e përkohshme dhe nuk ka për qëllim të zgjidhë çështjen pronësore
dhe as të drejtën e banimit. E drejta e banimit zgjidhet sipas procedurave të Ligjit të
familjes.48 Personi të cilit i është shqiptuar masa nga paragrafi 1. i këtij neni, obligohet
menjëherë ta lëshojë banesën, shtëpinë apo hapësirën tjetër të banimit, në prezencë të
zyrtarit policor.49
Ekzistimi i rrezikut për përsëritje të dhunës. Varësisht nga rasti konkret duhet të
vlerësohet rreziku që në të ardhmen të përsëritet dhuna. Prandaj, është shumë me
rëndësi vlerësimi i situatës faktike, sepse largimi i njërit anëtar të familjes mund të shpie
edhe në privimin e tij të paarsyeshëm nga banesa, shtëpia. Por kur rrethana është e
atillë që qartazi tregohet rreziku i përsëritjes së dhunës, atëherë duhet zbatuar.50
Ligji për mbrojtje nga dhuna në familje, gjegjësisht neni 8, kur ka dhunë në
familje, në disa raste viktimës i ndalohet edhe hyrja në shtëpi ku ka jetuar së bashku me
kryerësin e dhunës. Në pamundësi të largimit të kryerësit nga shtëpia, banesa ose për
shkak të ndarjes së bashkëshortëve dhe mbetjes në pronë-banesë të viktimës, në të
shumtën e rasteve gruas i shfaqet nevoja edhe e marrjes së sendeve në përdorim
personal. Sendet personale janë sende të cilat i takojnë viktimës dhe nuk hyjnë në
pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve. Këto sende mund të jenë veshmbathje, sende
të ushtrimit të zanatit, zejes, profesionit ose pasuri e veçantë e fituar para martesës ose
pjesa e pjesëtuar e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. Prandaj, nga pengesa që i
bëhet viktimës shfaqet nevoja edhe e nxjerrjes së masës mbrojtëse për të shoqëruar
viktimën për marrjen e sendeve personale. Kjo masë zbatohet nën përcjelljen e Policisë.
Këtu bëhet fjalë për marrjen e sendeve personale, pra sendeve që i takojnë personit
viktimë dhe marrja e tyre kërkon përkujdesjen e policisë, pra zyrtarit policor në mënyrë
që viktima t'i marrë të gjitha sendet që i takojnë (të gjitha llojet e pronësisë së
luajtshme).51
48 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 68 49 Ligji per mbrojtje nga dhuan ne familje, neni 7 50 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 69 51 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 70
27
Ligji për mbrojtje nga dhuna në familje, gjegjësisht neni 13 parasheh një prej
aspekteve procedurale për t'i dhënë mbrojtje viktimës edhe adresimin e duhur të
kërkesës te organi kompetent. Neni 13 ka mbuluar aspektin e paraqitjes së kërkesës për
dy rastet: për urdhër mbrojtje dhe për urdhër mbrojtje emergjente. Me këtë nen
parashihet se cilat palë janë të autorizuara për të paraqitur kërkesën për urdhër mbrojtje
dhe urdhër mbrojtje emergjente.52
Pala e mbrojtur është viktima e dhunës në familje ose personat që ndodhen nën
mbikëqyrjen, respektivisht kujdesin e tij. Ligji e quan palë e mbrojtur sepse me kërkesë
viktima kërkon mbrojtje nga dhuna sipas këtij ligji. Andaj, nuk duhet ngatërruar
terminologjia dhe të krijohet përshtypja se pala e mbrojtur dhe viktima janë persona të
ndryshëm. Këtu bëhet fjalë për të njëjtin person por shikuar nga prizmi procedural,
viktima është quajtur palë e mbrojtur sepse kërkon mbrojtje për dhunën e shkaktuar ose
për kanosjen.53
Me qëllim të mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje, është krijuar organi i
posaçëm që merret me mbrojtjen e viktimave të dhunës, fillimisht si organ i Ministrisë
së Drejtësisë, tani si organ i integruar në Prokurorinë e Shtetit. Personi i autorizuar nga
ky organ me pëlqimin e vetë palës së mbrojtur, pra viktimës, mund të paraqesë kërkesë
për mbrojtje nga dhuna në familje, respektivisht për dhënien e urdhrit personave të cilët
kanë të drejtën e paraqitjes së kërkesës, duke i mundësuar çdo personi që merret në
dijeni për dhunën. Pra, te rastet e paraqitjes së kërkesës për urdhër mbrojtje emergjente,
kërkesën mund ta paraqesë secili person që ka marrë dijeni për veprën e dhunës në
familje ndaj palës së mbrojtur (viktimës). Pra, qëllimi i kësaj dispozite është që të
sigurohet një mbrojtje më efektive e viktimave të dhunës në familje, duke e zgjeruar
rrethin e personave që mund të paraqesin kërkesë për urdhër mbrojtje emergjente për
viktimën. Këtu ligjvënësi ka pasur parasysh se në situatat e tilla, vetë viktima apo edhe i
autorizuari mund të jenë në situatë të pafavorshme ose në pamundësi për të paraqitur
kërkesë. Andaj, iu mundësohet edhe personave të tjerë që të paraqesin kërkesën nëse
52 Ligji për mbrojtje nga dhuna në familje, neni 13 53 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 81
28
kanë dijeni. Duhet shtuar se edhe për vepra penale është detyrim i qytetarëve që të
lajmërojnë veprën penale. Në këtë kuptim duhet shikuar edhe detyrimin e qytetarëve
që të lajmërojnë veprat e dhunës në familje, madje në këtë rast edhe duke kërkuar
urdhër mbrojtje emergjente për t'i dalë në ndihmë sa më parë viktimës për mbrojtje.54
Me nenin 14 rregullohet forma dhe përmbajtja e kërkesës për dhënien e urdhrit
mbrojtës. Nga përmbajtja shihet se shkresa është një aspekt formal i fillimit të
procedurës për urdhër mbrojtje dhe kërkohet nga pala që paraqet kërkesën plotësimin e
një formulari, ku shënohen të dhënat personale për palën që paraqet kërkesë, pra emri
dhe mbiemri i palës që kërkon mbrojtje, përfaqësuesi, gjykata, përmbajtja e gjendjes
faktike si dhe të dhënat për adresën e palës së mbrojtur.
Me nenin 17 rregullohet mënyra e vendosjes nga gjykata lidhur me urdhrin për
mbrojtje dhe urdhrin për mbrojtje emergjente. Me këtë dispozitë sqarohet se pas
paraqitjes së kërkesës siç kërkohet në nenin 14 dhe shqyrtimit të kërkesave konform
neneve 15 dhe 16 të këtij ligji plotësohen kushtet për të vendosur dhe për të lëshuar
urdhrin mbrojtës. Procedura e vendosjes zhvillohet me mbajtjen e seancës dëgjimore.
Pas përfundimit të seancës dëgjimore, nëse plotësohen kushtet e parapara me këtë ligj,
gjykata vendos për lëshimin e urdhrit.
Vendimi për urdhër mbrojtje ose urdhër mbrojtje emergjente ekzekutohet
menjëherë me vendim përkatës, i shqiptuar nga gjykata kompetente dhe iu dërgohet
menjëherë kryerësit të dhunës në familje, Policisë së Kosovës, qendrave për punë
sociale, si dhe palëve të tjera në procedurë.55
Lëshimi i urdhrit kur konstatohet ekzistimi i dhunës dhe dyshimi i përsëritjes në
të ardhmen. Para se të vendosë për urdhrin mbrojtës ose urdhrin për mbrojtje
emergjente, gjykata duhet ta konstatojë gjendjen faktike, duke i dëgjuar të gjitha palët
që kërkohet sipas nenit 15 dhe 16, të vijë në përfundim se kryerësi i dhunës me të
vërtetë e rrezikon sigurinë, shëndetin ose mirëqenien e palës së mbrojtur. Konstatimi i
këtyre fakteve është shumë me rëndësi për të shmangur marrjen e një vendimi arbitrar
54 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 83 55 Ligji per mbrojtje nga dhuna në familje, neni 17
29
që do të dëmtonte ndonjërën palë.56 Nuk do të thotë se çdoherë gjykata për të gjitha
kërkesat vendos për urdhër mbrojte ose masën mbrojtëse të propozuar sepse kjo nuk
argumentohet bindshëm nga kërkuesi.
Dërgimi i menjëhershëm i vendimit kryerësit të dhunës. Me këtë dispozitë
kërkohet që vendimi t'i dërgohet menjëherë kryerësit të dhunës. Me këtë dërgim
njoftohet kryerësi për masën dhe i mundësohet atij që ta zbatojë vullnetarisht. Por, nëse
masa nuk zbatohet atëherë kjo zbatohet përmes organeve të tjera të Policisë së Kosovës
varësisht nga rasti dhe lloj i urdhrit mbrojtës.
Dërgimi i vendimit Policisë së Kosovës. Në disa urdhra mbrojtës duhet të
theksohet se mbikëqyrjen ose zbatimin e urdhrit mbrojtës duhet ta bëjë policia. Prandaj,
dërgimi i vendimit Policisë së Kosovës është kusht i domosdoshëm për zbatim të
vendimit. Me këtë dispozitë kërkohet që të gjitha vendimet t'i dërgohen policisë. Por
varësisht nga lloji i masës dhe i urdhrit për mbrojtje gjykata duhet ta theksojë në
vendim se vendimi zbatohet nën mbikëqyrjen e policisë.
Sipas nenit 22, të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, urdhri për mbrojtjen e
përkohshme emergjente, jashtë orarit të punës së gjykatave, kërkesa për urdhër të
mbrojtjes së përkohshme emergjente, mund t'i paraqitet Policisë së Kosovës nga pala e
mbrojtur, përfaqësuesi i autorizuar, ose mbrojtësi i viktimave, personi me të cilin pala e
mbrojtur ka lidhje familjare, përfaqësuesi i qendrës për punë sociale ku ka vendbanimin
ose vendqëndrimin pala e mbrojtur, personi i cili është në dijeni të drejtëpërdrejtë për
një vepër ose më shumë vepra të dhunës në familje ndaj kërkuesit. Kohëzgjatja e urdhrit
të përkohshëm emergjent skadon në fund të ditës së ardhshme gjatë të cilës gjykata
punon.
Me qëllim të parandalimit të dhunës në familje, që kryesisht është e drejtuar ndaj
dhunës mbi baza gjinore, mbrojtjes së personit i cili i është ekspozuar dhunës familjare
ose me qëllim të mënjanimit të rrethanave që ndikojnë apo mund të ndikojnë në
kryerjen e veprimeve ose mosndërmarrjen e veprimeve të cilat duhet të ndërmerren e
56 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 95
30
që përfaqësojnë dhunë në familje, mund të shqiptohen masat mbrojtëse adekuate të
propozuara me kërkesën e paraqitur nga personat e autorizuar sipas ligjit.
Urdhri me të cilin caktohen masat mbrojtëse mund të jetë tri llojesh, siç janë: a)
urdhri për mbrojtje; b) urdhri për mbrojtje të menjëhershme; c) urdhri për mbrojtje të
përkohshme të menjëhershme.
Urdhri për mbrojtje dhe urdhri për mbrojtje të menjëhershme lëshohen nga ana e
gjykatës. Duke pasur parasysh faktin se gjykatat nuk punojnë ditëve të vikendit si dhe
ditëve të festës, me qëllim të mbrojtjes së viktimave nga dhuna në familje gjatë këtyre
ditëve, kur nuk punojnë gjykatat, me LMDHF-në është parashikuar mundësia e
lëshimit të urdhrit për mbrojtje të përkohshme të menjëhershme nga ana e shefit të
Njësitit Rajonal të Policisë së Kosovës kundër dhunës në familje. Nisur nga detyrat dhe
autorizimet e përgjithshme që ka Policia e Kosovës, përpos të tjerash: të mbrojë jetën,
pronën dhe të ofrojë siguri për gjithë qytetarët; të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore
të të gjithë personave; të parandalojë rrezikun ndaj gjithë qytetarëve, me këtë ligj
krijohet baza ligjore edhe për ndërmarrjen e veprimeve të tjera të caktuara, me qëllim të
mbrojtjes së viktimës nga dhuna në familje, lëshimit të urdhrit për mbrojtjen e
përkohshme të menjëhershme, me të cilin caktohen masat mbrojtëse.57 Në këtë mënyrë,
në rast se dhuna në familje ka ndodhur të premten pasdite, pas përfundimit të orarit të
punës së gjykatës, dhe atë pasdite shefi i Njësitit Rajonal të Policisë kundër dhunës në
familje e ka lëshuar urdhrin për mbrojtje të përkohshme të menjëhershme, në rast se
ditën e hënë punohet si gjithë që ndodh nëse nuk është ndonjë festë, urdhri i lëshuar do
të zgjasë deri në fund të ditës së hënë, përkatësisht deri në përfundim të orës 24.00 të
ditës së hënë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me ditët e festave kur nuk punon gjykata,
ashtu që urdhri i lëshuar nga Policia e Kosovës do të zgjasë deri në përfundim të ditës
së parë të punës së gjykatës pas festës.
Përgjigjja e Policisë së Kosovës secilit njoftim për dhunë në familje apo shkelje të
UM apo UME-së. Në kuadër të autorizimeve dhe detyrave të përgjithshme Policia e
Kosovës, përpos të tjerash, ka për detyrë: të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për
57 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 128
31
të gjithë personat; të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë personave; të
parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike; të
kryejë detyra të tjera të parapara me ligjin në fuqi.
Përpos bazës ligjore vendore, autoritetet në Kosovë kanë detyrim të mbrojnë
individët nga dhuna në familje edhe në bazë të dispozitave të Konventës Evropiane për
Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (KEMDNJLTh), duke përfshirë
të drejtën për jetë sipas nenit 2, ndalimin e torturës dhe trajtimit degradues dhe
johuman sipas nenit 3 dhe të drejtën për respektim të jetës private dhe familjare sipas
nenit 8 të kësaj konvente. Rastet e vendosjes përkitazi me dhunën në familje,
mospërmbushja e detyrimeve nga ana e autoriteteve të një vendi për mbrojtjen e
individëve nga dhuna në familje, kanë filluar të paraqiten edhe në Gjykatën Evropiane
për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Sipas një aktgjykimi të vitit 2008 të GJEDNJ-së është
konstatuar se detyrimi pozitiv i autoriteteve shtetërore sipas neneve 2, 3 dhe 8 të
KEDNJ-së nënkupton edhe zbatimin e drejtë dhe të plotë të kornizës adekuate ligjore
me të cilën parashihet mbrojtja nga dhuna e individëve privatë, duke nënvizuar
posaçërisht nevojën për përfshirje aktive të shtetit në mbrojtje të viktimave nga dhuna
familjare.58
Në Kosovë janë të zbatueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë standardet
ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Duhet theksuar se të gjitha
veprimet që shkaktojnë dhunë në familje siç parashihet me nenin 2, par. 1. 2 të këtij ligji,
janë objekti i rregullimit dhe mbrojtjes edhe me konventat ndërkombëtare dhe aktet e
tjera përcjellëse që i referohen mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Me dhunën në familje
preket integriteti trupor dhe mendor i njeriut. Po ashtu edhe cenimi i të drejtave
familjare është objekt i mbrojtjes së veçantë me akte ndërkombëtare. Duke ditur se gjinia
femërore i është nënshtruar formave të diskriminimit në kohë dhe hapësira të
ndryshme dhe si rezultat i rrethanave të ndryshme, ka kushtëzuar që në nivel
ndërkombëtar të ketë akte ndërkombëtare që mbrojnë gruan (gjininë femërore) nga
format e ndryshme të diskriminimit. Andaj, siç kërkohet edhe me Konventën për
58 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 129
32
eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, duhet pasur parasysh edhe
trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga të gjitha organet e ngarkuara me këtë
detyrë, për të shmangur çfarëdo forme të diskriminimit. Asambleja e Përgjithshme e
Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutës 58/147 ka konstatuar se dhuna në familje
përbën një shqetësim publik në nivel ndërkombëtar.59
LIGJI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI
Ky ligj është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të nenit 65 (1) të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për
parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë
komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës,
dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes
sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatzënisë, lehonisë,
gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose
ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.60
Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimet apo mosveprimet, të të gjitha
institucioneve shtetërore dhe lokale, të personave fizikë dhe juridikë, të sektorit publik
dhe privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të drejtat e çdo personi apo
personave fizikë dhe juridikë, në të gjitha fushat e jetës.61
Ligji për mbrojtje nga diskriminimi sqaron konceptin e diskriminimit, llojet e
trajtimit të pabarabartë, format e rënda të diskriminimit, rastet e diskriminimit të cilat
përbëjnë vepër penale të cilat do të shtjellohen në tekstin e mëposhtëm:
Parimi i trajtimit të barabartë nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të
drejtpërdrejtë apo të tërthortë sipas kuptimit të cilësdo nga bazat e përcaktuara në nenin
1 të këtij ligji. Diskriminim është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë në
59 Komentar i Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, faqe 129, faqe 21 dhe 22 60 Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, neni 1 61 Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, neni 2
33
çfarëdo baze, të përcaktuara në nenin 1 të këtij ligji, që ka për qëllim apo efekt të
zhvleftësoj ose cenojë njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të tjerët,
të të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të
aplikueshme në Republikën e Kosovës.62
Në Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi janë të cekura një mori veprimesh të cilat në
këtë ligj konsiderohen si diskriminim (neni 4, llojet e trajtimit të pabarabartë).
Diskriminimi i drejtpërdrejtë, diskriminimi i tërthortë, ngacmimi, nxitja për të
diskriminuar, viktimizimi , diskriminimi në bazë të asociimit, mosdhënia e një
përshtatjeje/akomodimi të arsyeshëm, diskriminimi në bazë të perceptimit,
diskriminimi i shumëfishtë, shkelja e parimit të trajtimit të barabartë.
Sjellja diskriminuese e cila është motivuar nga më shumë se një bazë apo e cila është
kryer më shumë se një herë, apo e cila ka zgjatur për një periudhë të gjatë kohore apo ka
pasur pasoja veçanërisht të dëmshme për viktimën konsiderohet formë e rëndë e
diskriminimit.
Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, në rastet kur përbëjnë vepra penale, dënohen sipas
dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (neni 17, rastet e diskriminimit të
cilat përbëjnë vepër penale).
Ajo e cila për ne është me rëndësi është se në Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi
ngacmimi është i përkufizuar si më poshtë:
Ngacmimi konsiderohet diskriminim, kur një sjellje e padëshirueshme (që
përfshin por nuk kufizohet në sjellje të natyrës së padëshirueshme seksuale dhe/apo
psikologjike, që ka për qëllim apo pasojë shkeljen e dinjitetit të personit dhe krijimin e
ambientit frikësues, armiqësor, degradues, nënçmues apo fyes) mbi bazat e përcaktuara
në nenin 1 të këtij ligji.63
Ky ligj është në përputhshmëri me Direktivën e Këshillit 2000/43/KE, të datës 29
qershor 2000, për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet personave,
pavarësisht prejardhjes racore apo etnike të Këshillit të Bashkimit Evropian, Direktivën
62 Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, neni 3 63 Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, neni 4 paragrafi 1.3
34
e Këshillit 2000/78/EC, të datës 27 nëntor 2000 që krijon një kuadër të përgjithshëm për
trajtimin e barabartë në punësim dhe profesion të Këshillit të Bashkimit Evropian,
Direktivën e Këshillit 2004/113/KE, të datës 13 dhjetor 2004. Zbatimi i parimit të
trajtimit të barabartë ndërmjet burrave dhe grave në qasjen dhe furnizimin e mallrave
dhe shërbimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe Direktivën 2006/54/EC të
Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 5 korrik 2006, mbi zbatimin e parimit të
mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë të burrave dhe grave në fushën e
punësimit dhe të profesionit (e amandamentuar) të Parlamentit Evropian dhe të
Këshillit të Bashkimit Evropian.64
LIGJI PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ DHE MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT
Trafikimi i qenieve njerëzore është krim njerëzor dhe paraqet shkelje të të
drejtave të njeriut, trafikimi zhvillohet përmes rrjeteve të krimit të organizuar apo
individualisht. Autorët e këtij krimi luajnë një shumëllojshmëri të roleve duke kryer
akte të ndryshme të paligjshme brenda apo jashtë territorit të një vendi. Krimi i
trafikimit të qenieve njerëzore është i ndarë në kategori të ndryshme në varësi të
qëllimit të shfrytëzimit.65
Në Republikën e Kosovës grupet më të rrezikuara për trafikimin e personave janë gratë
dhe fëmijët, që shfrytëzohen për qëllime seksuale (prostitucion i detyruar).66 Forma
kryesore e shfrytëzimit të viktimave mbetet ai i shfrytëzimit seksual/prostitucion i
detyruar nëpër lokalet të cilat operojnë në mënyrë të paligjshme. 67 Trafikimi me qeniet
64 Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, neni 1 paragrafi 2 65 Raporti i Monitorimit të Programit të Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2011-2014, Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore 2011-2014 dhe Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje nga shoqëria civile, Prishtinë 2012,faqe 9 66 Raporti i Monitorimit të Programit të Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2011-2014, Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore 2011-2014 dhe Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje nga shoqëria civile, Prishtinë 2012, faqe 9 67 Raporti i Monitorimit të Programit të Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2011-2014, Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore 2011-2014 dhe Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje nga shoqëria civile, Prishtinë 2012 faqe 10
35
njerëzore paraqet një nga format më agresive të krimit të organizuar, i cili tenton të
dëmtojë dinjitetin e shoqërisë. Lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore nuk përfshin
vetëm dënimin e personave të cilët merren me trafikim por edhe parandalimin e
trafikimit dhe mbrojtjen e viktimave.68
Ky ligj përcakton dispozitat juridike përmes të cilave autoriteteve kompetente vendore
iu jepen të drejta, obligime dhe përgjegjësi, për: parandalimin dhe luftimin e trafikimit
me njerëz në të gjitha format e tij; mbrojtjen e viktimave të trafikuara, përfshirë
sigurimin e të drejtave, si ndihmë juridike, ndihmë mjekësore, mbështetje psikosociale,
sigurimi i kompensimit dhe të drejtave të tjera, për të gjithë personat që supozohen të
jenë ose që identifikohen si të trafikuar, pavarësisht gjinisë, moshës, gjendjes
martesore, gjuhës, paaftësisë fizike apo mendore, orientimit seksual, kombit, mendimit
apo bindjes politike, religjionit apo besimit, përkatësisë etnike apo sociale, racës, pronës,
lindjes ose statuseve tjera, përmes një qasje të bazuar në të drejtat e njeriut, në përputhje
të plotë me instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe standardeve;
bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të
trafikimit me njerëz dhe sigurimit të ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikuara.
Në nenin 3 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen
e viktimave të trafikimit janë të përkufizuara disa shprehje, ku në tekstin e mëposhtëm
do të ceken vetëm disa prej tyre.
Trafikimi me njerëz nënkupton akte si: rekrutimi, transportimi, transferimi,
strehimi ose pranimi i personave, përfshirë shkëmbimin ose transferimin e
kontrollit mbi këta persona, me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me
forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të
pushtetit apo keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose
marrjes së pagesave apo përfitimeve, për të arritur pëlqimin e personit që ka
kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.
68 Raporti i Monitorimit të Programit të Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2011-2014, Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore 2011-2014 dhe Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje nga shoqëria civile, Prishtinë 2012 faqe 47
36
Viktimë e ndjeshme është: fëmijë, person me aftësi të kufizuara fizike apo
mendore, person me aftësi të zvogëluar, grua shtatzënë ose partner familjar, siç
përcaktohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës;
Punë e detyruar është çfarëdo lloj pune apo shërbimi i kërkuar nga një individ
nëpërmjet kërcënimit me një ndëshkim, për kryerjen e së cilës individi nuk ka
shprehur dëshirën e tij;
Martesë e detyruar është një formë servile apo fiktive e martesës së personave
përderisa ata përmbajnë elementet konstituive të trafikimit me njerëz, në pajtim
me Kodin Penal të Kosovës.
Viktimë e trafikimit është çdo person që ka qenë subjekt i një veprimi apo
praktike siç përcaktohet në paragrafin 1 të këtij neni.
Shfrytëzim i viktimës përfshin, por nuk kufizohet në, shfrytëzimin e
prostitucionit të tjerëve, pornografisë ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual,
lëmoshës, shërbimeve ose punës së detyruar, skllavërisë ose veprimeve të
ngjashme me skllavërinë, robërisë ose heqjes së organeve apo qelizave.
Viktimë e supozuar është person që supozohet të jetë viktimë e trafikimit me
njerëz, por që nuk është identifikuar formalisht nga autoritetet relevante, ose që
ka refuzuar të identifikohet formalisht si e tillë. Një person i supozuar si i
trafikuar gëzon të njëjtat të drejta dhe trajtim si edhe viktimat e identifikuara që
nga fillimi i procesit identifikues.
Kodi Penal paraqet bazën ligjore për penalizimin e sjelljeve të ndaluara. Shprehjet dhe
shkurtesat e tjera të përdorura në këtë ligj kanë kuptimin e shprehjeve të përdorura në
legjislacionin përkatës, që është në fuqi.69
Parimet themelore për luftimin e trafikimit me njerëz. Luftimi i trafikimit me njerëz
bëhet në bazë të disa parimeve, si parimi për zbatimin e dispozitave të këtij ligji,
veçanërisht masave për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të trafikuara, bëhet pa
diskriminim mbi çfarëdo baze: gjinisë, racës, gjuhës, fesë, mendimit politik apo
69 Ligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, neni 3
37
ndryshe, origjinës sociale apo nacionale, shtetësisë, asociimit, përkatësisë me një pakicë
etnike etj.70
Trafikimi i femrave si viktimë rezulton si njëra prej formave më të shpeshta dhe kyçe të
trafikantëve, duke shfrytëzuar gjendjen ekonomike, psikike të saj, trupin dhe bukurinë
e brishtë të saj, bën që ky lloj i trafikimit të jetë shumë fitimprurës. Në të shumtën e
rasteve “femrat e trafikuara janë të detyruara të pranojnë çfarëdo ofertash për punë të
dyshimta nga ndërmjetësuesit dhe trafikuesit, për shkak të kushteve të vështira
materiale, kushteve të rënda të jetesës dhe standardit të ulët.71
Ligji u përpilua dhe u adoptua sipas kërkesave të BE-së për të themeluar një ligj, bazuar
kryesisht në Udhëzimin e BE-së 2011/36 mbi parandalimin dhe luftimin e trafikimit me
njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit.72 Gjithashtu ky ligj është në pajtueshmëri
me standardet e Konventës për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore të Këshillit
të Evropës.
LIGJI PËR POLICINË
Ligji për Policinë rregullon autorizimet dhe detyrat e Policisë së Republikës së Kosovës,
organizimin e saj dhe çështje të tjera lidhur me aktivitetet dhe veprimet e Policisë së
Republikës së Kosovës.
Veprimet e Policisë së Republikës së Kosovës udhëhiqen nga parimet e mëposhtme:
Trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave, respektimi i të drejtave të
njeriut dhe lirive themelore, paanshmëria dhe neutraliteti lidhur me bindjet dhe
pikëpamjet politike të personave, integriteti, ndershmëria dhe përgjegjësia në
shërbimin publik.73
Personi nën ndalim të përkohshëm policor në pajtim me këtë nen nuk mbahet së
bashku me të burgosurit, personat e arrestuar dhe të paraburgosurit e tjerë, me
70 Ligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, neni 4 71 Ma. sc. Emine Abdyli, Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit, faqe 154 72 KIPRED Kërkesat E BE-së për Kosovën: Lufta kundër trafikimit me njerëz, faqe 4 73 Ligji për Policinë e Republikës së Kosovës, neni 2paragrafi 1
38
personat e gjinisë së kundërt dhe me persona të mitur përveç nëse vetë janë të
mitur.74
LIGJI PËR RENDIN DHE QETËSINË PUBLIKE
Lidhur me ngacmimin në rrugë, Ligji për rendin dhe qetësinë publike përfshin një
klauzolë të paqartë për adresimin e sulmeve verbale. Në këtë ligj në nenin 5 trajtohet
sulmi verbal. Kushdo që në vend publik përdor fjalë ofenduese, me qëllim që të
provokojë prishjen e rendit dhe qetësisë publike, dënohet për kundërvajtje.
LIGJI PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Ky ligj rregullon fejesën, martesën, marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve,
adoptimin, kujdestarinë, mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, marrëdhëniet për
pasurinë e familjes dhe procedurat e posaçme gjyqësore për kontestet lidhur me
marrëdhëniet familjare. Në kuadër të ligjit ekzistojnë dy nene të cilat përmendin
dhunën: Neni 59 Parimet e Përgjithshme, tregon se gjykata dhe çdo person në fjalë me
një shkelje në martesës duhet të ketë parasysh parimet e përgjithshme të përmendura,
ndër të cilat është përfshirë çdo rrezik me dëme ose dhunë ndaj bashkëshortëve dhe
ndaj fëmijëve duhet të shmanget.75 Martesa do të anulohet nëse bashkëshorti e ka dhënë
pëlqimin me anë të frikës, dhunës ose kërcënimit serioz.76
Dispozita ligjore e nenit 63, flet për anulimin e martesës për shkak se bashkëshorti ka
dhënë pëlqimin për lidhjen e martesës nën ndikimin e frikës, dhunës apo kërcënimit, si
rrethana që ndikojnë në mungesën e vullnetit të lirë për të lidhur martesë. Deklarimi i
vullnetit të lirë të bashkëshortëve është njëri ndër kushtet esenciale për lidhjen e
martesës. Kur vullneti i bashkëshortit është dhënë nën ndikimin e frikës, dhunës,
kërcënimit apo lajthimit, atëherë vullneti i deklaruar nuk përputhet me vullnetin e
brendshëm të bashkëshortit. Rrethanat që e shkaktojnë mungesën e vullnetit për lidhjen
e martesës janë: lajthimi, mashtrimi, kërcënimi dhe dhuna. Neni 63 duhet të
74 Ligji për Policinë i Republikës së Kosovës, neni 20 paragrafi 4 75 UN WOMEN Qasja gjithëpërfshirëse dhe multisektoriale ndaj dhunës në familje, Prishtinë 2012 76 Ligji për familjen i Kosovës, neni 63
39
interpretohet në lidhje me nenet 14 dhe 18 të LFK, sepse dispozitat e këtyre neneve e
plotësojnë njëra-tjetrën. Ndërsa paraqitja e padisë për anulimin e martesës, për shkak të
frikës, dhunës dhe kërcënimit, duhet të interpretohet në lidhje me nenin 67 të LFK.77
Të gjithë personat gëzojnë trajtim të barabartë të të drejtave dhe detyrimeve të
parapara me këtë ligj. Nuk do të ketë diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj
asnjë personi apo personave në bazë të gjinisë, moshës, gjendjes martesore, gjuhës,
paaftësisë mendore apo fizike, orientimit seksual, përkatësisë apo bindjeve politike,
prejardhjes etnike, kombësisë, religjionit apo besimit, racës, prejardhjes shoqërore,
pasurisë, lindjes.
LIGJI PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT
Ky ligj rregullon të drejtën e kompensimit financiar të viktimave të veprave të
dhunshme penale dhe të vartësve të tyre, autoritetet vendimmarrëse si dhe procedurat
për realizimin e të drejtës për kompensim në situatat vendore dhe ndërkufitare.
Vepër e dhunshme e kompensueshme për qëllim të këtij ligji nënkupton një
vepër të dhunshme, të përcaktuar me këtë ligj si e kompensueshme dhe e cila rezulton
me vdekjen e viktimës, lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit fizik
apo mendor.
Për të pasur të drejtë në kompensim viktimat e veprave të parapara me këtë nen
duhet t’i plotësojnë kushtet formale dhe materiale. Veprat e dhunshme të cilat hyjnë në
kategorinë e veprave të kompensueshme sipas këtij ligji janë: vrasja, trafikimi me njerëz,
dhunimi, keqpërdorimi seksual i fëmijëve, veprat penale që bien brenda përkufizimit të
dhunës në familje sipas Ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje. Përveç veprave të
lartcekura komisioni mund të shqyrtojë dhe të vendos për kërkesat e pranuara nga
personat të cilët pretendojnë se janë viktima të veprave tjera të dhunshme, të cilat për
shkak të natyrës së tyre dhe pasojës së shkaktuar mund të arsyetojnë kompensimin
sipas këtij ligji, në veçanti nëse viktima është viktimë e ndjeshme. Për të pasur të drejtë
77 Komentar, Ligji për familjen, faqe 177/178
40
në kompensim viktimat e veprave të parapara me këtë nen duhet t’i plotësojnë kushtet
formale dhe materiale.
Neni 14 , kompensimi për çrregullim të rëndë të shëndetit mendor sipas
paragrafit 4, ku çrregullimi do të konsiderohet i rëndë për qëllime të këtij ligji nëse është
paraqitur si pasojë e: kufizimit të lirisë, abuzimit seksual, shpërfytyrimit, torturave të
vazhdueshme, lëndimeve tjera fizike, të cilat mund të kenë ndikim në gjendjen, sjelljen
dhe personalitetin e viktimës së atij krimi.
Ky ligj është në pajtueshmëri me Direktivën e Këshillit 2004/80/EC të 29 prillit 2004 lidhur me kompensimin e viktimave të krimit.78
AKTET E BRENDSHME LIGJORE NË LIDHJE ME DHUNËN NË BAZA GJINORE NË POLICINË E KOSOVËS
Puna e zyrtarëve policorë në Policinë e Kosovës është e rregulluar edhe me akte të
brendshme të cilat janë të shumta dhe prekin fusha të ndryshme gjatë kryerjes së
detyrave zyrtare. Të gjitha aktet e brendshme të Policisë së Kosovës janë akte në
përputhje me legjislacionin primar për fushën e caktuar dhe në përmbajtjen e tyre
garantohet mbrojta e të drejtave të njeriut si për të punësuarit në PK ashtu edhe për
palët e përfshira në procedurë policore.
Rregullorja për operativë, pjesa ku ka të bëjë me gratë shtatzëna precizohet
sidomos gjatë vënies së prangave dhe përdorimit të mjeteve siguruese, ku sqarohet se
në cilat situata mund t’i vendosin prangat apo mjetet tjera të sigurimit me duar përpara
dhe kjo mund të ndodhë vetëm në ato raste kur zyrtarët policorë prangosin grua
shtatzënë. Gjithashtu në këtë rregullore ceket se të arrestuarit, të ndaluarit, të
paraburgosurit, të burgosurit e gjinisë femërore, kur kjo është e mundshme duhet të
shoqërohen nga zyrtaret policore femra.
Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe të punonjësve të PK-së
Policia e Kosovës, përpos rregullores për operativë, ka rregulloren për personel dhe
administratë, ku me këtë rregullore bazuar në nenin 2 përcaktohen rregullat e sjelljes,
78 Ligji për kompensimin e viktimave të krimit, neni 1 paragrafi 2
41
betimin zyrtar, detyrat dhe përgjegjësitë e personelit, trajnimet, bartja e uniformës dhe
standardi i veshjes me rroba civile, të drejtat dhe detyrimet me rastin e shfrytëzimit të
automjeteve zyrtare, udhëtimet zyrtare, pajisja dhe përdorimi i pajisjeve
tekniko/teknologjike dhe komunikuese, bashkëpunimi me institucionet vendore dhe
ndërkombëtare, vlerësimi i pasurisë së Policisë, donacionet, shfrytëzimi i parasë së
gatshme dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e personelit në Policinë e
Kosovës.
Në nenin 20 të kësaj rregulloreje thuhet se të gjithë punonjësit e Policisë së
Kosovës duhet të kenë një ambient të sigurt në vendin e punës, ku përjashtohen të
gjitha llojet e diskriminimeve të punonjësve, duke përfshirë edhe incidentet e
shqetësimeve seksuale. Shqetësimet seksuale janë sjellje të paramenduara apo të
përsëritura të natyrës seksuale të ndonjë punonjësi ndaj punonjësit tjetër, të cilat nuk
janë të mirëpritura dhe për të cilat tërhiqet vërejtja. Shqetësimet seksuale duhet të
paraqiten me shkrim menjëherë nga ana e punonjësit te mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.
Kjo rregullore me qëllim të moslejmit të riviktimizimit të viktimave të krimit e
sidomos të atyre që janë të natyrës seksuale në nenin 49 i ka të cekura udhëzimet për
dhënien e informatave lidhur me krimin. Policia, mjeteve të informimit iu ofron
informata lidhur me ndonjë vepër apo çështje kriminale, duke iu përmbajtur
kufizimeve në vijim: për këtë raport është me rëndësi se kur kemi të bëjmë me krimet e
sulmit, keqtrajtimit apo përdhunimit, mund të jepet vetëm identiteti i viktimës së
krimit. Por nëse kemi të bëjmë me dhunimet seksuale, mund të jepet vetëm mosha dhe
gjinia e viktimës, asgjë tjetër nuk duhet të publikohet.
Në nenin 86 garantohen të drejtat e njeriut, diversiteti dhe barazia gjinore. Çdokush
gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, askush nuk mund të diskriminohet në
bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, prejardhjes kombëtare a shoqërore, pronës,
gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë
statusi tjetër personal.
42
Udhëzimi administrativ 05/2017 për shkeljet , masat dhe procedurat disiplinore
në Policinë e Kosovës në nenin 12 përcakton si shkelje të rëndë disiplinore ngacmimin
seksual, duke e sqaruar më hollësisht në nenin 23 si në vijim:
Punonjësi i Policisë së Kosovës është fajtor për ngacmim seksual gjatë detyrës
nëse është përgjegjës për sjellje të padëshirueshme të natyrës seksuale ndaj personit
tjetër dhe ka për qëllim ose efekt shkeljen e dinjitetit të atij personi dhe krijimin e një
rrethane frikësuese, armiqësore, degraduese, stresuese, poshtëruese ose ofenduese, siç
është përcaktuar nga ai person. Punonjësi i Policisë së Kosovës është fajtor për çdo
sjellje me dëshirë të natyrës seksuale gjatë detyrës, e cila rëndë degradon etikën e
Policisë ose për sjellje seksuale të përsëritur ose të kryer qëllimisht nga ana e një
punonjësi ndaj tjetrit, e që nuk është e mirëpritur, e dëshiruar ose qortohet nga
punonjësi tjetër. Kjo sjellje për nga natyra mund të jetë verbale, joverbale apo fizike.
Neni 24 i këtij udhëzimi ndalon veprimet diskriminuese në bazë të moshës,
gjinisë, orientimit seksual, përkatësisë etnike dhe fetare. Punonjësi i Policisë së Kosovës
është fajtor nëse kryen veprime diskriminuese në bazë të moshës, gjinisë, orientimit
seksual, përkatësisë etnike apo fetare.
Respektimi i barazisë para ligjit është i cekur edhe në Kodin e Etikës të Policisë së
Kosovës, ku zyrtari policor në kryerjen e detyrave zyrtare kujdeset që të gjithëve u janë
siguruar të drejta të barabarta dhe liritë themelore, pavarësisht racës, ngjyrës, gjinisë,
gjuhës, besimit, etnisë, bindjeve politike ose tjera, fetare ose filozofike, orientimit
seksual, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësisë, pozitës shoqërore ose të
ndonjë tjetër vetie.
Trajtimi i rasteve të dhunës në familje përpos që është i rregulluar me Ligjin për
mbrojtje nga dhuna në familje puna policore veprimet e veta lidhur me këtë i ka të
precizuara në procedurat standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje (nuk
do të ceket në hollësi , është e përmendur në Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje).
Në PSV-të zbërthehen me hollësi rolet dhe përgjegjësitë ligjore dhe institucionale
të institucioneve të veçanta shtetërore dhe joshtetërore, të gjykatave dhe prokurorive, të
drejtat dhe shërbimet që kanë të drejtë të gëzojnë viktimat dhe përfshihen instrumentet
43
dhe parametrat e kontrollit për përmirësimin e bashkërendimit, vlerësimit të riskut dhe
menaxhimit të riskut në raste të dhunës në familje. Për rregullimin e mëtejshëm të
ofrimit të shërbimeve, ndër të tjera, nga shërbimet shëndetësore, strehimoret, punonjësit
socialë dhe mbrojtësit e viktimave, janë miratuar standarde minimale, si dhe akte
nënligjore dhe rregullore të brendshme.79
79 Krijimi i hartës së shërbimeve mbështetëse për viktimat e dhunës ndaj grave në Kosovë, qershor 2017
44
PËRFUNDIMI
Të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë janë të garantuara me Kushtetutë e cila
zbaton drejtpërdrejt marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, të cilat kanë
prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve
publike. Aktet ligjore të cilat janë potencuar në këtë raport kanë harmonizim me ato
instrumente dhe marrëveshje ndërkombëtare në fushën e caktuar. Edhe pse është e
pamundur që të gjitha veprat penale të parashihen me Kodin Penal, Kosova sikurse
edhe vendet tjera të rajonit dhe të botës disa vepra i ka të rregulluara me ligje tjera. Si
dhuna në familje e cila nuk është e përfshirë në Kodin aktual Penal, çështja e dhunës në
familje është e rregulluar me Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, i cili është ligj
civil, qëllimi kryesor i të cilit është që të sigurojë mbrojtjen e viktimave dhe jo të
parashikojë ndjekjen dhe dënimin penal dhe si i tillë, në të nuk parashikohet asnjë
sanksion penal kundër kryesit të veprës penale, përveç rasteve kur shkelet një urdhër
për mbrojtje. Mirëpo do të ishte e mirëseardhur dhe shumë dobiprurëse ratifikimi i
Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave
dhe dhunës në familje siç njihet ndryshe edhe si Konventa e Stambollit. Edhe pse Ligji
për mbrojtje nga dhuna në familje në brendinë e tij ka të cekura disa nga obligimet të
cilat i paraqet kjo konventë ajo prapëseprapë nuk gjen përfshirje të plotë në aktet ligjore
aktuale në lidhje me dhunën në baza gjinore. Me ratifikimin e kësaj konvente shteti, në
të ardhmen do të angazhohej për të marrë masat e nevojshme legjislative dhe masa të
tjera për të krijuar një sistem efektiv, gjithëpërfshirës dhe të koordinuar, të parandalimit
dhe mbrojtjes nga dhuna në familje, dhuna në baza gjinore.
45
BURIMET
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS LIGJI PËR BARAZI GJINORE LIGJI PER MBROJTJE NGA DHUNA NË FAMILJE LIGJI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI LIGJI PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ
DHE MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT LIGJI PËR POLICINË LIGJI PËR RENDIN DHE QETËSINË PUBLIKE LIGJI PËR FAMILJEN I KOSOVËS LIGJI PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMIT KRIJIMI I HARTËS SË SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE PËR VIKTIMAT E
DHUNËS NDAJ GRAVE NË KOSOVË QASJA GJITHËPËRFSHIRËSE DHE MULTISEKTORIALE NDAJ DHUNËS NË
FAMILJE KOMENTAR I LIGJIT PËR MBROJTJE NGA DHUNA NË FAMILJE KOMENTAR I LIGJIT PËR BARAZI GJINORE UNICEF- HULUMTIMI CILËSOR MBI NORMAT SOCIALE LIDHUR ME
DHUNËN ME BAZË GJINORE DHE NDËSHKIMIN FIZIK TË FËMIJËVE NË KOSOVË (RKSKB 1244)
KRIJIMI I HARTËS SË SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE PËR VIKTIMAT E DHUNËS NDAJ GRAVE NË KOSOVË