Nje project prane buzes se detit ne zonen e Radhimes. vetem 15 minuta larg qytetit te Vlores.
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Shënim i rëndësishëm: Informacioni që përmban ky dokumet nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje të kontraktuar. Investitorët duhet të kërkojnë tatim personal, këshillim ligjor dhe financiar përpara se të vendosin për të investuar.
Dhërmi – vegjetacioni i dendur pergjate bregut Plazhi i “Ujit te Ftohte” ne Vlore Plazh privat ne Vlore
Riviera e bukur e Jonit shtrihet gjate gjithe bregut te Vlores
Bregu i Vlorës gjendet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, saktësisht atje ku takohen deti Adriatik me atë Jon.
Vlora, përmes kanalit të Otrantos, është pika më e afërt e Shqipërisë me Italinë (72 km). Vlora është 135 km nga Tirana dhe 123 km nga Greqia.
Përgjatë bregut të Vlorës mund të gjesh plazhet e bardhë dhe natyrën e mahnitshme.
Ka shumë plazhe të bukur në vende si Parku i Llogarasë, Palasa, Himara dhe Uji i Ftohtë (i famshëm për klientelën e tij të pasur dhe burimet natyrore të ujit).
Vlora ka rreth 274 ditë diell në vit.
me kilometra plazhesh të bardhëVlora – Qyteti turistik
Pamja magjike e plazheve te Palases nga mali i Llogarase
3
Kuzhina e Vlorës KështjellatKuzhina e zonës së Vlorës është tipike e zonave bregdetare dhe malore. Produktet merren nga kafshët shtëpiake që rriten nëpër malet buzë detit.
Një tjetër karakteristikë e rëndësishme e kuzhinës së Vlorës është gatimi i prodhimeve të detit. Më poshtë janë disa shëmbuj të pjatave tradicionale:
Byreku është një gatim me petë që preferohet nga banorët e Vlorës të mbushet me zarzavate fushe ose thjeshtë me qumësht. Përbërësit më të rëndësishëm janë qumështi i freskët, mielli dhe zarzavatet e fushës.
Mishi i zgarës është karakteristikë e Vlorës dhe gjëndet në çdo restorant. Afërsia me detin dhe cilësia e kullotave i japin mishit në këtë zonë një shije të pakrahasueshme. Qengji nga Karaburuni i gatuar në hell është veçanërisht i shijshëm.
Harapashi është i ngjashëm me qullin dhe gatuhet me miell misri, të brend-shmet e qengjit, djathë dhe gjalpë.
Rakia është pija alkoolike tradicionale shqiptare por është veçanërisht e mirë në zonën e Vlorës. Pija është zakonisht prej rrushi por mund të gjesh edhe raki të bërë nga manaferrat dhe kumbullat.
Në rajonin e Vlorës ka 8 kështjella, shumica e të cilave datojnë në periudhën romane.
Parku Kombëtar i LlogarasëNjë nga vendet më piktoreske të rivierës së Shqipërisë. Zona prej 1020 hektarësh mbulohet nga një pyll me pisha. Konsid-erohet një vend klasik ku ekziston ekuilibri natyral mes botës së kafshëve me atë bimore. Zona e mirënjohur e Llogarasë ka një lartësi prej 1027 metra; temperatura në verë është 20 gradë Celcius ndërsa buzë detit shkon deri në 40 gradë.
Ioannis Kapodistrias International (CFU), Korfuz, Greqi– 112.1 km
Lecce (LCC), Itali – 140.8 km
Tirana Rinas (TIA), Albania – 141 km
Casale (BDS), Brindisi, Itali – 162.5 km
Ioannina (IOA), Greqi– 164.4 km
About Radhima
Aeroportet afër Radhimës
6
Zona bregdetare e Radhime-Orikum shtrihet ne lindje te gjirit te Vlores me nje reliev kodrinor-fushor te mbjelle kryesisht me ullinj dhe agrume. Ne perendim zona laget nga deti Adriatik me nje bregdet te favorshem per zhvil-limin e torizmit. Plazhi eshte me guralece gje qe e ben ujin te paster si kristal.
Zona karakterizohet nga vera e ngrohte me temperatura te favorshme gjate nje periudhe prej 5 muajsh, ku gjate veres, mund te shfrytezosh 14 ore plazh.
Radhima ka nje pozicion gjeografik te favorshem persa i perket asaj qe mund t’i ofroje turizmit kulturor dhe historik, duke qene ne mes te rruges qe lidh Vloren me Orikumin, Himaren dhe me tej Saranden. Pikat historike me interes per t’u vizituar jane Vlora, Kanina, Amantia, Mavrov, Orikum, Himara etj.
Te dhenat historike, gjetjet e shumta arkeologjike dhe 19 monumentet kulturore tregojne qe ky rajon ka qene nga me te civilizuarit ne Shqiperine e jugut.
I permendur per here te pare nga gjeofrafi grek dhe historiani Skylaksi, shek. VI - V BC ne vepren e tij "Navigation" qyteti i Orikumit, port detar ne detin Jon e Adriatik. Teatri antik i Orikumit i ndertuar ne shek. III - II BC eshte identik me teatrin e Trojes. Teatri ka nje kapacitet prej 400-600 spekta-toresh. Perdoret per takime publike, perfor-manca te ndryshme dhe ne periudhen romane, atje organizoheshin ndeshje me gladiatoret dhe kafshe te egra.
I pozicionuar afer fshatit Dukat, Dervish Aliu eshte i famshem per revoltat e fshatareve kunder reformave ne Shqiperine e jugut gjate viteve 1847-1848. Kullat e Dervish Aliut u ndertuan ne fillim te shekullit te 19 ne nje toke ne pronesi te tij. Elementet kryesore jane: kulla e sahatit, kullat mbrojtese dhe dhomat e brendshme. Kompleksi u shpall monument kulture dhe eshte rikonstruktuar.
GramaEshte nje gji i vogel ne pjesen peren-dimore te gadishullit te Karaburunit, qe ka sherbyer qe ne kohet e hershme si port per anijet. Ne muret e saj jane gjetur shkrime te marinareve qe falen-deronin Poseidonin. Shkrimet e pare datojne nga shekulli IV pK. Ne shkrimet latine te shekullit AD jane gjetur emrat e Mark Antonit dhe Pompeit. Gjithashtu mund te shihen vizatime vazosh, ankorash etj. Ne kete zone gjenden shpella e Grames qe ndodhet ne bregun perendimor te gadishullit te Karaburunit.
Keshtjella e Gjon Boçarit
Atje ruhen rreth 2000 gdhendje, vizatime dhe shkrime qe datojne nga shekulli IV BC, qe flasin per mikpritjen vendase.
Kjo eshte nje keshtjelle e mesjetes, qe gjendet afer fshatit Tragjas. Ndertimi i saj filloi ne shekullin XV. Keshtjella eshte rreth 50 metra e gjate, me mure 5 metra te larte dhe 1.25 metra te gjere.