Komplikacionet PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM Le complicanze (LINGUA ALBANESE) (Gjuha shqip)
KomplikacionetPSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM
Le complicanze(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
Shkaqet e komplikacioneve
Diabeti është një sëmundje kronike e karakterizuar nga vlera të larta sheqeri në gjak, glicemi e lartë, shpesh e shoqëruar me mbipeshë apo obezitet, hipertension dhe nivele të larta kolesteroli.
Sy Veshka Zemër
Sistemi nervor periferik dhe
gjymtyrët e poshtme
Këmbë diabetike
Një diabet i pakontrolluar mund të jetë shkak komplikacionesh të ndryshme në shumë organe:
hba1c-jakontroll 2/3 herë
në vit
“MASA” e një kontrolli të mirë jepet nga vlera e hemoglobinës së glikoziluar, e quajtur edhe e glikuar, që duhet kontrolluar të paktën 2 ose 3 herë në vit e non duhet të tejkalojë vlerën e përcaktuar nga diabetologu.
DIABETI MUND TË MBAHET NËN KONTROLL ME BARNA, HIPOGLICEMIZUES NGA GOJA DHE/APO INSULINË, QË DUHEN SHOQËRUAR ME NJË MËNYRË TË DUHUR JETESE, NJË USHQYERJE TË PËRSHTATSHME DHE AKTIVITET TË RREGULLT FIZIK.
DIABETI
NËN
KONTROLL
AKTIVITET FIZIK BARNA
USHQYERJE E PËRSHTATSHME
MËNYRË E DUHUR JETESE
Cilat janë këto komplikacione?
Prekja e arterieve të mëdha e të vogla, mikro e makro angiopatia, është shkaku kryesor i komplikacioneve të diabetit.
RETINOPATIA DIABETIKE Nëse nuk njihet dhe trajtohet në kohën e duhur mund të çojë në një rënie progresive dhe humbje të shikimit.
NEFROPATIA DIABETIKE Karakterizohet nga humbja e proteinave në urinë, apo mikroalbuminuria dhe mund të çojë me kalimin e kohës në insufiçencë renale.
Mes kryesoreve përmendim:
KOMPLIKACIONE MAKROVASKULARE Prekja e arterieve në zemër, në tru dhe
në gjymtyrët inferiore mund të çojë në
infarkt, iktus cerebral dhe çalim (dhimbje
në pulpat e këmbëve gjatë ecjes).
NEUROPATIA DIABETIKE Karakterizohet nga çrregullime të sistemit nervor periferik me ndjesi mizërimi në gjymtyrë dhe reduktim të ndjeshmërisë. Ndonjëherë mund të çojë edhe në një perceptim të çrregulluar të dhimbjes.
KËMBË DIABETIKE Është një komplikacon që rrjedh nga komplikacionet e tjera, zakonisht haset nëse janë të pranishme neuropatia, me çrregullime të ndjeshmërisë dhe arteriopatia, me probleme qarkullimi. Këmbët kanë nevojë për një vëmendje të veçantë sepse edhe plagë me përmasa të vogla, nëse nuk mjekohen, mund të shkaktojnë komplikacione të rënda.
TYMI I CIGARES MUND T’I KEQËSOJË KËTO GJENDJE PËR SHKAK TË VEPRIMIT ENËNGUSHTUES TË NIKOTINËS
Mund të parandalojmë ndërlikimet e diabetit?
Për fat të mirë, komplikacionet mund të parandalohen dhe, në rast se janë shfaqur tashmë, mund të mjekohen:
Rreziku i komplikacioneve reduktohet nëse mbahen vlerat glicemike sa më afër normales që të jetë e mundur. Ekipi diabetologjik ose mjeku juaj do t’ju shpjegojnë se cilat janë vlerat “e duhura” të glicemisë dhe të hemoglobinës së glikoziluar.
Duke mbajtur nën kontroll, me ndihmën e ekipit diabetologjik apo të mjekut tuaj, vlerat e tensionit dhe të kolesterolit, me dietë, aktivitet të rregullt fizik dhe me barnat e duhura, nëse do të jetë e nevojshme.
1
2
Çfarë kontrollesh duhen bërë?
KONTROLLI I HEMOGLOBINËS SË GLIKUAR 2 APO 3 HERË NË VIT
VIZITA DIABETOLOGJIKE PERIODIKE
KONTROLLI OKULISTIK VJETOR(ME STUDIMIN E FUNDIT TË SYRIT)
KONTROLLI KARDIOLOGJIK VJETOR
Përveç rasteve të veçanta, do të jenë të nevojshme dhe të mjaftueshme:
Diabetologu apo mjeku i familjes do t’ju sugjerojnë, nëse do të jetë e nevojshme, analiza të tjera si për shembull elektromiografia apo ekokardiograma.
Janë të rëndësishme edhe vlerat e kolesterolit në gjak që duhen kontrolluar rregullisht.
Mund të parandalojmë ndërlikimet e diabetit?
Disa masa të thjeshta për të mbajtur mirë nën kontroll diabetin:
DOBËSOHUNI NËSE JENI ME MBIPESHË
KONSUMONI SASI TË MODERUARA ALKOOLI
NDIQNI NJË MËNYRË TË USHQYERI TË SHËNDETSHME E KRYENI RREGULLISHT AKTIVITET FIZIK
LINI DUHANIN DUHANI SHTON RREZIKUN E PROBLEMEVE TË QARKULLIMIT TË GJAKUT SIKURSE DËMTON EDHE MUSHKËRITË
Ndiqni një mënyrë të duhur jetese
Sa më shpejt identifikohen problemet aq më shumë rritet mundësia që të mjekohen me sukses. Në qoftë se, mes dy kontrollesh të njëpasnjëshme, mendoni që ka diçka që nuk shkon, kontaktoni menjëherë ekipin tuaj diabetologjik.
Disa masa të thjeshta për të mbajtur mirë nën kontroll diabetin:
KONTROLLONI RREGULLISHT GLICEMINË, HEMOGLOBINËN E GLIKUAR (HBA1C), TENSIONIN ARTERIAL DHE KOLESTEROLIN
MERRNI ME RREGULLSI TË GJITHA BARNAT E REKOMANDUARA
KONTROLLONI PERIODIKISHT KËMBËT TUAJA
NËNSHTROJUNI, TË PAKTËN NJË HERË NË VIT, KONTROLLEVE DIABETOLOGJIKE APO KONTROLLEVE TË PLANIFIKUARA ME MJEKUN TUAJ
Ndiqni udhëzimet e mjekut të familjes
Si t’i mbroni këmbët tuaja?
Ka shumë rëndësi të kontrollohen me kujdes këmbët:
Kushtojini kujdes prerjes së thonjve për të shmangur plagë të vogla që mund të jenë gjithmonë të rrezikshme. Shmangni përdorimin e instrumenteve me majë dhe parapëlqeni përdorimin e limave prej kartoni.
MOS ECNI ZBATHUR APO MBI SIPËRFAQE TEPËR TË NXEHTA
NË PLAZH PËRDORNI GJITHMONË SANDALE, EDHE KUR HYNI NË UJË
MOS PËRDORNI UJË TË VLUAR APO TEPËR TË FTOHTË PËR TË LARË KËMBËT
THAJINI ME KUJDES E ME VËMENDJE PËR HAPËSIRAT MES GISHTAVE
Në rast se do të vëreni gërvishtje të voga, flluska apo ndryshime të ngjyrës së këmbëve kontaktoni menjëherë ekipin diabetologjik apo mjekun e familjes
KUSHTOJINI VËMENDJE ZGJEDHJES SË KËPUCËVE
Këmbët duhet të jetë të rehatshme. Sigurohuni që këpucët të
jenë në gjendje të mirë pa parregullsi apo të qepura që mund
të shkaktojnë lezione.
Shmangni këpucë gome dhe mos përdorni taka më të larta se 4 cm.
Parapëlqeni këpucë me shollë kundër-rrëshqitjes dhe taka më të ulëta
Si t’i mbroni këmbët tuaja?
ABC-ja e insulinësÇFARË ËSHTË E SI PËRDORET
L’ABC dell’insulina(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
Mënyra e duhur e jetesësKËSHILLA MBI USHQYERJEN DHE USHTRIMIN FIZIK
Il corretto stile di vita(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
SËMUNDJE, UDHËTIME DHE FESTA
Diabeti dhe situata të veçanta
Diabete e situazioni particolari(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
Komplikacionet
PSE NDODHIN, CILAT JANË, SI MUND T’I SHMANGIM
Le complicanze
(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
Hipoglicemia
SI TA NJOHIM DHE ÇFARË TË BËJMË?
L’ipoglicemia
(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
Çfarë është
diabeti
SHKAQET DHE PASOJAT
Che cos’è il Diabete
(LINGUA ALBANESE)
(Gjuha shqip)
Keni në dispozicion dhe mund të shkarkoni të gjitha broshurat e posaçme për diabetin në adresën
www.lillydiabete.it
Në dispozicion edhe në gjuhët:
Për informacione të mëtejshme, konsultohu me mjekun tënd apo telefono në
hapur përditë nga ora 8:30 deri në 21:30
Diabeti dhe situata të veçanta
Mënyra e duhur e jetesës
ABC-ja e insulinës
Çfarë është diabeti
Hipoglicemia
Komplikimet
Anglisht Frëngjisht Spanjisht
KinezishtHindisht ArabishtFilipinisht
Gjermanisht Rusisht Rumanisht Italian
800-117678
E dr
ejtë
aut
ori ©
201
2, E
li Li
lly It
alia
SpA
Të
gjith
a të
dre
jtat t
ë re
zerv
uara
.IT
DB
T002
67k