UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATËS NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E SHTETIT SOCIAL NË KOSOVË, MAQEDONI DHE SHQIPËRI PARAQITUR NË KËRKIM TË GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” Doktorant Udhëhequr nga MA. Besnik Fetahu Prof. Dr. Asoc. Merita Xhumari TIRANË, 2016
229
Embed
NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË NGRITJEN E ... · universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave sociale departamenti i shkencave politike programi i doktoratËs ndikimi
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE
PROGRAMI I DOKTORATËS
NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË
NGRITJEN E SHTETIT SOCIAL NË KOSOVË,
MAQEDONI DHE SHQIPËRI
PARAQITUR NË KËRKIM TË GRADËS SHKENCORE
“DOKTOR”
Doktorant Udhëhequr nga
MA. Besnik Fetahu Prof. Dr. Asoc. Merita Xhumari
TIRANË, 2016
2
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE
PROGRAMI I DOKTORATËS
NDIKIMI I PROCESEVE TË INTEGRIMIT NË BE NË
NGRITJEN E SHTETIT SOCIAL NË KOSOVË,
MAQEDONI DHE SHQIPËRI
Paraqitur në hulumtim të gradës shkencore
“Doktor”
Nga
MA. Besnik FETAHU
Udhëhequr nga Prof. Dr. Asoc. Merita XHUMARI
Juria e vlerësimit
1. ______________________
2. ______________________
3. ______________________
4. ______________________
5. ______________________
TIRANË, 2016
3
DEKLARATË STATUORE
Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është prezantuar
ndonjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të veçanta
të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve të cituara
The study aims to analyze the social protection in Albania and Kosovo, the process of building
social state and the factors that influenced this process. Analyzing legal documents, government
policies, decisions at the local level with the aim of ascertaining the nature of social protection in
Albania and Kosovo.
Macroeconomic indicators and survey data of the household budget have been analyzed to
determine the typology of the welfare state in Albania and Kosovo. Macroeconomic indicators
have been analyzed through cluster analysis (cluster analysis), nearest neighbor analysis criteria,
as well as using Ward's method for grouping the social states according to the common indicators.
Particular attention has been given to government policies on social expenditures in Albania and
Kosovo, making comparisons on the profile, amount and direction of these expenditures.
The study results show that social protection in Albania has a binding character for all citizens
economically active and that they are supported by their contributions. Albanian state in this case
is distinguished by the development of schemes under the Bismarckian model. While in the case
of Kosovo we have general scheme that include the entire population supported by general state
taxes, constructed according to the Beverixh model.
The results also support the assumptions of the study showing that the determination of the
Albanian state to Bismarckian model is interrelated with the obligation of continuity of their
previous model and the need to maintain an active attitude towards work. In Kosovo's case we
have a completely new reality. International administration (UNMIK) installed a system
completely from the beginning of social protection according to the model of Beverixh (Liberal).
There was no continuity with the previous system due to its destruction by Serbia and stealing of
savings and pension funds.
Outcomes of this study encourage further studies in researching the nature of social protection for
both countries, as well as research on the social state typology.
Keywords: welfare; social protection; social state; social policy; European integration.
- 15 -
KAPITULLI I: HYRJE
- 16 -
I.1. Rëndësia e Studimit
Shteti social është një tipar themelor dhe dallues i modelit social europian. Një arritje e madhe e
Europës së pasluftës, e cila u mundësoi shoqërive për tu përballur me përmbysjet e
jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale, si dhe për t’iu përshtatur sfidave më të reja sociale me të
cilat ato ballafaqoheshin. Kohezioni social që përbën bazën dhe është rezultat i shtetit social, është
një objektiv i shteteve anëtare të Bashkimit Europian, sikurse që ishte gjatë viteve 1945 – 1950
kur edhe filloi të ndërtohet fuqishëm shteti social. Të njejtin objektiv synojnë ta arrijnë edhe vendet
e Ballkanit Perëndimorë gjatë procesit të integrimit të tyre në Bashkimin Europian. Dy nga këto
shtete, Shqipëria dhe Kosova të cilat edhe janë objekt i trajtimit në këtë punim, ballafaqohen me
vështirësi të shumëta sociale tash e sa vite rradhazi.
Të dyja këto shtete identifikohen si shtetet më të varfëra të regjionit, me një gjendje sociale te
brishtë sidomos Kosova në të cilën shkalla e papunësisë, varfërisë dhe pabarazisë është në rritje të
vazhdueshme. Në rastin e Kosovës, mosnjohja e pavarësisë nga pesë shtete të Bashkimit Europian
ka shkaktuar një proces të ngadaltë dhe shpeshherë stagnues në procesin e integrimit të saj në
Bashkimin Europian. Vështirësit e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht për
Kosovën dhe Shqipërinë janë shfaqur viteve të fundit si rezultat i krizës financiare në eurozonë,
emigrantëve, dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, lufta në Ukrainë, sanksionet ndaj
Rusisë, si dhe sulmet terroriste nga shteti islamik. Të gjitha këto janë sfidat e Bashkimit Europian
drejt të ardhmes së saj të paqartë. Përballë këtyre vështirësive, viteve të fundit shteti social është
në sulm të kritikave dhe sidomos ndaj kostos së saj të lartë financiare. Rol të rëndësishëm kishte
kriza buxhetore e shtetit grek, emigrimi masiv drejt Europës të njerëzve nga Afrika, Azia dhe
veçanërisht nga Siria për shkak të luftës civile mbi 4 vjeçare. Kostoja financiare në menaxhimin e
këtyre krizave është tejet e lartë andaj janë shtuar zëra për rishikimin e programeve të ndryshme
sociale.
Megjithatë në Bashkimin Europian vazhdon të ketë një shkallë të lartë konsensuesi se mirëqenia
sociale është përgjegjësi e vendeve anëtare për të siguruar se çdo njeri që është i varfër, i sëmurë,
me aftësi të kufizuara, i papunë, i moshuar, i pastrehë, me kushte të rënda jetese, të mos jetë i
privuar. Përkundrazi në disa vende ka shtim të zërave për një ngritje të shpenzimeve të shtetit
- 17 -
social. Në fakt janë dy akuza kryesore, e para është se shteti social ka dështuar për të arritur disa
nga objektivat kryesore të saj, dhe e dyta shteti social është përgjegjës për një rënie të vazhdueshme
në performancën ekonomike. Në elaborimin e akuzës së dytë shpeshherë përdoret rasti i shtetit
grek, në të cilën ka rrjedhje masive të shpenzimeve sociale në mënyrë joligjore dhe korruptive
(Shih librin The Full Catastrophe, Travels among the new Greek ruins, të autorit James Angelos).
Këto dy akuza duhet të merren seriozisht megjithatë është e nevojshme të kujtohen të arriturat e
kaluara për të rikujtuar se sa humbje e madhe do të ishte po mos ta kishim shtetin social. Të dy
shtetet të cilat janë objekt i trajtimit në këtë punim, duhet të studiojnë dhe ndërtojnë modelet dhe
praktikat më të mira sociale në ballafaqim me problemet e tyre sociale. Në të dy vendet ka një
rritje të shpenzimeve sociale nga viti në vitë, përderisa në Shqipëri kemi në pushtet një parti të
majtë e cila edhe mund të ketë në programin e saj një përkrahje më të madhe të shtetit ndaj
kategorive sociale, “paradoksi” qëndron në anën e Kosovës në të cilën partitë e djathta në pushtet,
kanë shtuar fondet për kategori të ndryshme sociale.
Sa për të ofruar një informacion më të plotë, Kosova ka probleme të mprehta sociale, të cilat janë
burim i trazirave sociale, me të cilat ajo është duke u përballur viteve të fundit. Andaj, në këtë
punim, synojmë të sigurojmë një qasje të ekuilibruar dhe informuese mbi funksionimin e shtetit
social në Bashkimin Europian, si dhe mundësisë së ndërtimit të një modeli të tillë në vendet e
Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në Shqipëri dhe Kosovë. Rëndësia e këtij punimi
qëndron edhe në faktin se deri më tani nuk është bërë një tiplogji e shtetit social në Shqipëri dhe
Kosovë, dhe jo vetëm për këto dy vende, por pothuajse për tërë regjionin e Ballkanit. Ky punim
jep një sërë përgjigjjesh në një numër pyetjesh të rëndësishme në lidhje me gjendjen aktuale sociale
në Bashkimin Europian, Shqipëri dhe Kosovë. Këto pyetje kanë të bëjnë me punën aktuale dhe
evoluimin e pritshmërisë së shteteve sociale dhe janë objekt i hulumtimeve akademike midis
sociologëve, politologëve, ekonomistëve. Më e rëndësishme, këto janë shqetësime të përditshme
të politikëbërësve dhe qytetarëve.
Traktati i Lisbonës përkrah përafrimin e tillë, megjithatë mundësia e daljes nga blloku të Britanisë
së Madhe (Brexit) rrezikon seriozisht ëndrrën e përbashkët europiane. Tani, funksionet kryesore
të shtetit social në BE nuk mund të përmbushen as nga tregu dhe as nga familja në mënyrë të plotë.
Përmbushja e këtyre funksioneve është një pjesë thelbësore e asaj që mund të konsiderohet si një
- 18 -
shoqëri moderne dhe demokratike. Reformimi i tij mund të jetë diçka që duhet të bëhet me urgjencë
për shkak se puna e tij e tanishme nuk mund t’u rezistojë sfidave që shtrihen përpara. Shteti social
mund të ruhet, por është më se e nevojshme të bëhen disa ndryshime themelore në institucione.
Përderisa Shqipëria po bënë gjithçka çka është e mundur që të transformojë çështjen e papunësisës
në vend, duke rihapur qendrat e reja moderne të shërbimit për punësim me qëllimin punësimin e
të rinjëve dhe aftësimin profesional të tyre, gjithnjë në koordinim me tregun e punës. Në Kosovë
kemi një rritje të fondeve për skemat sociale, shteti ofron para të gatshme për një numër të
konsideruar të qytetarëve të saj nga këto kategori të rrezikuara. Qendrat e punësimit dhe aftësimi
profesional përkundër përkrahjes financiare nga Bashkimi Europian janë joefikase dhe me shumë
probleme. Në një studim të publikuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (IDEP, 2015) për
aftësimin profesional në Kosovë, nga 28 module/profile sa ofrohen nga qendrat e punësimit, vetëm
5 prej tyre janë të validituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Kjo reflekton një qasje
joserioze të shteti në raport me çështjen e punësimit.
Në anën tjetër shteti social në Bashkimin Europian, është efikas ndaj këtyre problemeve sociale
megjithatë kërkohet një vetëdijësim i qytetarëve europian mbi peshën e shpenzimeve sociale. Gjatë
dekadave të fundit, ndryshimet demografike, ekonomike dhe sociale kanë përfshirë gjithë
Bashkimin Europian, të cilat kanë implikime të thella në shtetin social. Plakja e popullësisë, shkalla
e punësimit në rënie, ndryshimi në bilancin gjinor, rritja e kërkesës për shërbime sociale
mbështetëse, mungesa e solidaritetit gjithnjë e më shumë, të gjitha këto ndryshime janë sfidat e
fundit me të cilat ballafaqohet shteti social. Megjithatë, më e rëndësishme është fenomeni i
konvergjencave dhe rritja e oportunizmit tek të gjithë akterët ekonomikë. Ndryshimi i sjelljeve
oportuniste dhe rizbulimi i disa ndjenjave të solidaritetit janë sfidat më të mëdha me të cilat
përballen shtetet sociale.
Për konceptin e shtetit social, ka mendime të ndryshme nga ana e studiuesve të shumtë. Le të
paraqesim në mënyrë të përgjithshme se çfarë përmban dhe çfarë funksione kryen shteti social.
Shteti social përbëhet nga një numër i programeve përmes të cilave qeveria ndjek qëllimin e
mbrojtjes shoqërore në emër të qytetarëve ndaj kategorive të caktuara të rrezikuara, dhe të
asistencës sociale për nevojtarët, si dhe për të inkurajuar shfrytëzimin e shërbimeve të caktuara të
tilla si edukimi, strehimi dhe kujdesi për fëmijët. Këto programe u paraqitën për të përmbushur
- 19 -
objektivat e caktuara, dy prej të cilave më kryesore janë lehtësimi i varfërisë dhe sigurimi i një
ndjenje të sigurtë për të gjithë. Kur bëjmë vlerësimin e performancës së shtetit social, është e
rëndësishme që të bëhet duke marrë në konsideratë këto dy aspekte: Asistenca sociale dhe sigurimi
social. Disa prej programeve të shtetit social kanë efekte në stabilizimin makroekonomik dhe në
rritjen ekonomike. Në anën tjetër, disa nga asistencat dhe disa nga sigurimet mund të arrihen edhe
nga institucionet e tjera përveç shtetit, për shembull sigurimi mund të ofrohet nga tregu, dhe të
dyja së bashku si sigurimi ashtu edhe asistenca sociale mund të ofrohen nga familja dhe më
gjerësisht nga sektori joprofitabil. Siç do të tregohet në punim, tregu dhe familja mund të kenë
ndikim negativ në funksionimin e ekonomisë që i atribuohet shtetit social. Megjithatë, qëllimi i
familjes dhe ai i sektorit joprofitabil është shumë më i ngushtë se sa ajo e shtetit social, përderisa
tregu arrin shumë më pak.
I.2. Metodologjia
Tipologjia e regjimeve të shtetit social zakonisht është i bazuar në treguesit makroekonomik që
përshkruajnë institucionet shtetërore të mirëqenies sociale, në vend se të bazohet vetëm në
përdorimin e informacionit lidhur me efektet e veçanta reale të rishpërndarjes. Qëllimi i punimit
është të identifikojë përcaktuesit e shtetit social duke marrë në konsideratë ndryshimet sociale
veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë të ndërtuara kryesisht pas vitit 2000. Duke u bazuar edhe në
përpjekjet e studiuesve të mëparshëm (Poschl dhe Valkova, 2015), ky punim synon të bëjë një
analogji të grupimit të shteteve në modelet e regjimeve sociale për rastin Shqipëri – Kosovë, duke
përdorur analizën cluster (cluster analysis), metodën e Ward-it dhe kriterin Nearest Neighboor
Analysis. Kjo është bërë duke përdorur të dhënat në lidhje me efektet aktuale të rishpërndarjes dhe
shpenzimeve sociale të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Për më
tepër, janë përdorur të dhënat nga analiza cluster për të analizuar deri në çfarë mase gjendja sociale
varet nga regjimet e shtetit social apo nga karakteristikat e vendit, dhe sa realisht kanë përafrime
në mes vete.
Literatura mbi tipologjinë e shtetit social dominohet nga puna e Esping-Andersen-it (1990) “The
Three World of Welfare Capitalism” e cila është e bazuar në parimet që reflektojnë rolin e tregut,
shtetit dhe familjes në sigurimin e mirëqenies. Andaj, janë përcaktuar tre tipe të shteteve sociale:
- 20 -
liberal, konservativ dhe social-demokrat. Që atëherë janë bërë shumë vërejtje kritike (Arts dhe
Gelissen, 2002; Poschl dhe Valkova, 2015), pastaj klasifikime alternative (Bambra 2004, 2007;
Bonoli 1997; Castles dhe Mitchell 1993) dhe tipe të tjera të regjimeve janë shtuar (Ferrera 1996).
Një nga alternativat e mundshme është analiza e rezultateve aktuale të shpërndarjes së politikave
të mirëqenies sociale, në vend se të përqendrohet në karakteristikat institucionale
makroekonomike. (Kammer et al. 2012) përdorin këtë koncept për të shqyrtuar nëse tipologjia
tradicionale e shtetit social është e qëndrueshme kur rezultatet e politikave të mirëqenies sociale
janë analizuar duke përdorur të dhënat mikro. Në këtë punim, një qasje e ngjajshme është përdorur
për të grupuar vendet në grupimet (clusters).
Për analizën pasuese janë përdorur të dhënat nga statistikat e Bashkimit Europian për të ardhurat
dhe standardin jetësorë (2013) dhe të dhënat statistikore nga LSMS studim i realizuar në të dy
vendet nga INSTAT dhe ASK me metodologji të Bankës Botërore në vendet e marra në shqyrtim.
Të gjitha këto të dhëna përmbajnë informacion lidhur me të ardhurat dhe kushtet e jetesës së
individit dhe të njësive ekonomike familjare. Në bazë të tyre, do të përdoret analiza cluster për
caktimin e modelit të shtetit social dhe në këtë rast do të shfrytëzohet metoda e Ward-it për të bërë
grupimet e përbashkëta si dhe kriteri Nearest Neighboor Analysis e cila mundëson grupimin e
shteteve sociale sipas ngjajshmerive sociale të përafërta.
Përveç kësaj, ky punim trajton qëndrimet ndaj shtetit social nga shumë studiues në Bashkimin
Europian dhe sfidat e ndërtimit të tij në Shqipëri dhe Kosovë. Ky studim trajton subjektin nga një
perspektivë krahasuese, duke shfrytëzuar disponueshmërin e të dhënave, e cila është përmirësuar
ndjeshëm viteve të fundit të ofruara nga Anketimi Social Europian (ESS), Organizata për Zhvillim
dhe Bashkëpunim Europian (OECD), Banka Botërore (WorldBank), Fondi Monetar
Ndërkombëtar (IMF), Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Komisioni Europian (EU
Commission), Instituti i Statistikave (INSTAT), Agjencia e Statistikave (ASK), Programi
Ndërkombëtar i Anketimit Social (ISSP), Anketimi i Eurobarometrit (Eurobarometer), Studimi i
Vlerës Europiane (EVS), Anketimi i Vlerës Botërore (WVS). Kjo perspektivë krahasuese na
mundëson për të synuar interesin tonë jo vetëm në variacionet në mes të individëve dhe grupeve
shoqërore, por edhe në dallimet në mes vendeve. Në të vërtetë, kjo na ndihmon për të kombinuar
analizat në nivel mikro (variacione në mes të individëve, grupeve, etj) me analizat në nivel makro
- 21 -
(mes vendeve). Për sa i përket dallimeve mes vendeve, punimi mishëron nocionin e modeleve të
ndryshme të shteteve sociale në të gjithë Bashkimin Europian, Shqipëri dhe Kosovë.
Punimi është i lidhur me analizën e sfidave politike dhe ndryshimet e politikave në teorinë e shtetit
modern social dhe adreson çështje të tjera të riskut social si varfëria dhe pabarazia, si dhe sfidat
lidhur me ndryshimin e strukturave të sistemeve sociale në Shqipëri dhe Kosovë.
Paraqitja e një pasqyre të plotë dhe informuese për shtetin social, për funksionimin dhe
performancën e tij, kërkohet të trajtohen sfidat globale me të cilat është duke u përballur si: kriza
financiare, lëvizjet e emigrantëve, amulia ekonomike, krizat politike dhe të tjera. Të gjitha këto e
bëjnë të nevojshme reformimin e shtetit social me qëllim që t’u rezitojë këtyre sfidave. Viteve të
fundit, pothuajse secili shtet i Bashkimit Europian dhe një ashtu Shqipëria (në të ardhmen edhe
Kosova) po përballen edhe me ndryshime demografike. Mplakja e popullësisë është kthyer në një
problem akut për çdo shoqëri europiane, e cila në Shqipëri e Kosovë është në fazat fillestare.
Andaj shteti social e dëshmon performancën e vetë në ballafaqim me problemet sociale,
veçanërisht me varfërinë dhe pabarazinë në mes të qytetarëve. Përveç kësaj, shteti social arsyeton
rolin e vetë edhe me politikat sociale që ndërmerr në lehtësimin e varfërisë dhe në reduktimin e
pabarazisë në të ardhura për qytetarët e saj. Shoqëria që ndan sa më shumë fonde për shpenzime
sociale aq më shumë orientohet drejt modelit socialdemokrat, dhe sa më pak drejt modelit liberal.
Zbutja e varfërisë dhe pabarazive në Bashkimin Europian, Shqipëri dhe Kosovë vazhdon të jetë
një nga prioritet e politikave shtetërore. Vlerësimi dhe analiza e këtyre politikave, ndihmon në
tipologjizim e regjimeve të shtetit social në Shqipëri dhe Kosovë.
Ka ngjajshmëri të konsiderueshme në mirëqeniesn sociale në mes të shteteve të Bashkimit
Europian, dhe jo vetëm atyre por edhe në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, megjithatë ritmi i
zhvillimit ndryshon. Brenda studiuesve të politikës sociale ka debate se çfarë e bënë një shtet, të
jetë shtet social. Për shembull a sigurojnë Shqipëria dhe Kosova ndihmë të mjaftueshme për
qytetarët e tyre nëpërmes fondeve publike, shtetërore dhe të përkrahjes lokale, në mënyrë që të
trajtohet si një shtet social. Deri më tani nuk është bërë një tipologjizim i regjimeve të shtetit social
për Shqipërinë dhe Kosovën, pothuajse për tërë vendet e Ballkanit Perëndimor.
- 22 -
Tipologjizimet e njohura deri më tani nga Esping-Andersen (1990) dhe Maurizio Ferrerra (1996)
janë bërë vetëm për vendet e Bashkimit Europian. Të dy autorët por edhe të tjerët, tipologjizimin
e shtetit social e kanë bërë duke përdorur vlerësimin e standardit të jetesës si dhe sasinë e fondeve
të shpërndara për shërbime sociale.
Përdorimi i këtyre të dhënave nga anketimet e vlerësimit të standardit të jetesës (LSMS) të
realizuara nga Banka Botërore, INSTAT për rastin e Shqipërisë dhe ASK për Kosovën, e bënë të
nevojshme për të trajtuar këtë temë. Të dhënat e tilla statistikore na mundësojnë të kuptojmë
standardin e jetesës së njësive ekonomike familjare. Kjo reflekton nivelin e pasurisë së tyre,
sigurisë, të mirave materiale që ato disponojnë dhe konsumin për një shtresë të caktuar socio-
ekonomike në një zonë të caktuar gjeografike. Përmes të dhënave nga anketimet e LSMS ne
paraqesim nivelin e të ardhurave, cilësinë dhe disponueshmërin e punësimit, pabarazinë në mes
shtresave të qytetarëve, shkallën e varfërisë, strehimin, kujdesin shëndetësor, arsimi, jetëgjatësia,
niveli dhe profili i shërbimeve.
Ky punim do të përdorë të dhënat ndërsektoriale të anketimeve të realizuara nga ESS, përmes të
cilave do të bëhet një analizë e nivelit mikro dhe makro të modeleve sociale në Bashkimin
Europian, Shqipëri dhe Kosovë. Këto të dhëna reflektojnë përceptimet e qytetarëve ndaj efiçiencës
dhe efikasitetit të shërbimeve sociale, skemave të ndryshme të mbrojtjes sociale, lëvizjes së
punëtorëve, nivelit të të ardhurave dhe pabarazive sociale në vendet përkatëse.
Standardi i jetesës vlerësohet zakonisht me standarde reale si të ardhurat për person dhe nga shkalla
e varfërisë. Ideja e një “standardi” mund të jetë në kontrast me cilësinë e jetës, e cila merrë parasysh
jo vetëm standardin material të jetesës, por edhe aspekte të tjera më të prekshme që përbëjnë jetën
e njeriut të tilla si koha e lirë, sigurta, burimeve kulturore, sociale, shëndetit, mjedisit etj. Do të
thotë një vlerësim komplekse i mirëqenies sociale.
Ky punim gjithashtu trajton sfidat e Shqipërisë dhe Kosovës në ballafaqim me varfërinë,
pabarazinë në mesin e qytetarëve si probleme sociale më komplekse në këto vende. Kriza
financiare e vitit 2008, thelloi edhe më shumë varfërinë në Shqipëri dhe Kosovë. Të dy këto shoqëri
karakterizohen me një shpërndarje jo të drejtë dhe të pabarabartë të të mirave materiale. Kjo
pabarazi është shumë shtresorë dhe lidhet drejpërdrejtë me standardin e jetesës dhe nivelin e të
- 23 -
ardhurave. Për vlerësimin e varfërisë dhe pabarazisë në të ardhura është përdorur kurba e Lorenc-
it dhe koeficienti GINI. Përmes kurbës së Lorenc-it paraqitet lakorja e pabarazisë në mes të
shtresave sociale në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat përvetësojnë të ardhura nga buxhetet shtetërore.
Përderisa me koeficientin GINI shprehet shkallën në të cilën shpërndarja e të ardhurave ndërmjet
individëve brenda një vendi devijojnë nga një shpërndarje e barabartë e përkryer.
Për vendet e Bashkimit Europian, përdoren të dhënat nga studimet e mëparshme, por mbetet
sfiduese qasja në të dhënat lidhur me nivelin dhe profilin e të ardhurave, veçanërisht në rastin e
Kosovës. Mungesa e ligjit për pagat dhe ligjit për kategorizimin e profesioneve në Kosovë1, e bënë
të vështirë nxierrjen e një pasqyre lidhur me pabarazinë në të ardhura në Kosovë. Megjithatë, në
një situatë të tillë kërkimi shkencor orientohet tek profilizimi dhe koeficienti i të ardhurave për
vendet e punës në sektorin shtetërorë të Kosovës. Në Shqipëri, gjendja është më e lehtë sepse
ekziston një kategorizim i profesioneve dhe i nivelit të të ardhurave të tyre. INSTAT ofron të dhëna
statistikore mbi nivelin e të ardhurave të qytetarëve shqiptarë nga buxheti i shtetit, të kategorizuara
në profesione përkatëse.
Këto të dhëna do t’i përdorim për kurbën e Lorenc-it për të paraqitur shkallën e pabarazisë në të
ardhura sa i përketë shoqërisë shqiptare, dhe pastaj përmes një perspektive krahasuese edhe të
krahasohet me Bashkimin Europian dhe Kosovën. Me përdorimin e kurbës së Lorenc-it llogariten
përqindjet kumulative të të ardhurave totale të marra kundrejtë numrit kumulativ i të marrësve
duke filluar me individin apo familjen më të varfër. Me përdorimin e koeficientit GINI vlerësohet
zona midis kurbës së Lorenc-it dhe një linje hipotetike që paraqet barazinë absolute, e shprehur si
një përqindje e nivelit maksimal nën këtë nivel. Për shembull, nëse koeficienti GINI është 0 atëherë
kemi të bëjmë me një barazi të përsosur, përderisa koeficienti 100 nënkupton pabarazi të
tejskashme.
Në realizimin e këtij punimi është bërë një analizë e literaturës së pasur shkencore kryesisht në
gjuhën angleze e cila trajton natyrën e shtetit social në kontekstin historik, perspektivat teorike për
1 Derisa është duke u realizuar ky studim i doktoratës, janë hartuar propozim ligjet për paga dhe profesione në
Republikën e Kosovës. Për shkak të krizës politike nëpër të cilën po kalon Kosova, këto dy propozim ligje nuk janë
miratuar në Parlamentin e Kosovës.
- 24 -
shtetin social, modelet sociale në vendet europiane, dhe sfidat e shtetit social bashkëkohor.
Gjithashtu, janë analizuar një numër i madh i studimeve shkencore, studimeve, raporteve,
dokumenteve strategjike të cilat trajtojnë politikat sociale në Shqipëri dhe Kosovë. Artikujt
shkencorë të publikuar nga studiuesit shqiptarë dhe ata kosovarë në fushën e politikave sociale
është duke u rritur, sidomos për nënfushën e pensioneve dhe kujdesit shëndetësorë, dhe ndihmuan
në këtë punim për të shmangur dyshimet lidhur me përkufizimin e modeleve sociale në Shqipëri
dhe Kosovë.
Në anën tjetër, raportet vjetore të organizatave ndërkombëtare si OECD, Banka Botërore, ILO,
Komisioni Europian me raportet e progresit, etj, mundësuan që në këtë punim të paraqiten sfidat
dhe trendet e zhvillimit të problemeve sociale. Raportet e tilla pasqyrojnë një trend të rëndësishëm
të zhvillimit të politikave sociale dhe shtetit social në tërësi. Raportet e tilla mundësuan që në këtë
punim të paraqiten dallimet dhe ngjajshmëritë në politikat sociale, në strukturën e shtetit social, si
dhe sfidat ndaj varfërisë dhe pabarazisë në Bashkimin Europian, Shqipëri dhe Kosovë.
I.2.1. Hipoteza e punimit
Modeli i regjimeve të shtetit social në Kosovë dhe Shqipëri dallon për nga niveli dhe profili i
shpenzimeve sociale që ato bëjnë. Mbrojtja sociale e tyre mund të ndihojë në tipologjizimi e tyre
sipas modelit të Esping-Andersenit dhe Maurrizio Ferreras. Tipologjia e shtetit social në Shqipëri
dhe Kosovë mund të përcaktohet nga ndryshimet sociale që kanë dhe kjo para së gjithash bazohet
në treguesit e tyre makroekonomik. Bazuar në shqyrtimin e literaturës dhe të zhvillimeve të
politikave sociale në vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, hipoteza e ngritur në këtë studim është:
“Zhvillimi i shtetit social në Shqipëri dhe Kosovë kontribuon në menaxhimin më efikas dhe më
efiçentë të problemeve të ndryshme sociale”.
I.2.2. Pyetjet kërkimore mbi të cilat ndërtohet ky punim janë:
1. Cila është tipologjia e shtetit social? Cilat janë funksionet e tij?
2. A mund të themi se shteti social kontribuon në reduktimin e varfërisë dhe pabarazisë?
- 25 -
3. Cili është niveli dhe profili i shpenzimeve sociale në Shqipëri dhe Kosovë?
4. Si financohet shteti social në vendet e ndryshme?
5. Kujdesi shëndetësor në Europë është publik dhe ai përballet me probleme të mëdha financiare.
Si mundet të ruajë qëndrueshmërinë e tij financiare dhe qasjen e tij universale? Çka duhet të
mësojnë Shqipëria dhe Kosova?
6. Së fundi, sa seriozisht mund ta konsiderojmë privatizimin si një mënyrë e pjesëshme për
zgjidhjen e disa problemeve të shtetit social europian? Cilat ishin praktikat e aplikuara në
Shqipëri, Kosovë dhe a mund të konsiderohet si një nga faktorët e trajtimit të varfërisë dhe
papunësisë?
Duke iu referuar vetëm pyetjes së fundit, bindja është se shteti social duhet të ruhet dhe atë sa më
shpejt që është e mundur. Ideale do të ishte të kishim një model unik social për gjithë Europën, në
vend të diversitetit të sistemeve të shumta sociale në Europë. Kjo për faktin se sfidat globale janë
të njejta për të gjithë, me të cilat të gjitha shtetet përballen, si: krizat financiare, lëvizja e fuqisë
punëtore, e tregut, dyndjet e refugjatëve drejt vendeve specifike sociale europiane, rreziku nga
terrorizmi dhe nga shtetet jostabile, të gjitha këto shtrojnë nevojën për ndërtimin e një sistemi
social sa më të përafërt dhe unik.
3. Struktura e Punimit
Punimi i doktoratës “Ndërtimi i shtetit social në Kosovë dhe Shqipëri, gjatë procesit të integrimit
të tyre në Bashkimin Europian”, është i ndërtuar në pesë kapituj përmbajtësor, në të cilat
përshkruhet procesi i lindjes së shtetit social nga perspektiva historike, rëndësia e shtetit social
përmes qasjeve të ndryshme teorike dhe krahasuese, misioni i saj në ndërtimin e mirëqenies sociale
për të gjithë qytetarët e saj. Në këta kapituj paraqitet zanafilla e shtetit social në kontinentin
Europian (produkt tipik europian) dhe sfidat e ndërtimit të shtetit social unik për të gjitha vendet
anëtare të Bashkimit Europian. Sfida e ndërtimit të shtetit social në Shqipëri dhe Kosovë, është
thelbi kryesor i këtij punimi të doktorates. Praktikat që aplikojnë këto shtete në ndërtimin e e
sistemeve sociale gjatë procesit të integrimit europian si dhe problemet sociale me të cilat
ballafaqohen ato. Trajtimi i varfërisë dhe pabarazisë në të ardhura ndihmon në vlerësimin e
politikave sociale dhe në tipologjizimin e shteteve të tyre sociale.
- 26 -
Në Kapitullin e II-të, paraqitet lindja e shtetit social duke shqyrtuar elementet përbërës të tij dhe
në anën tjetër si e definojnë atë studiues të ndryshëm nga fusha e politikave sociale, shkencave
politike, sociologjisë dhe ekonomisë. Kapitulli fillon me përshkrimin e shtetit social si instrument
të shërbimeve sociale, si shtet në shërbim të nevojtarëve, si shërbyes dhe realizues i mirëqenies
sociale për të gjithë njerëzit pa dallim shtrese sociale apo të ardhurave që ata realizojnë. Në të
trajtohen perspektivat teorike ndaj shtetit social. Një klasikët e hershëm të shtetit social William
Beveridxh, e përshkruan shtetin social si subjekt që duhet t’iu drejtohet pesë problemeve kryesore:
luftimi i injorancës; plotësimi i nevojave bazë; luftimi i sëmundjeve; luftimi i papunësisë; dhe
ndihma ndaj të gjithë atyre që janë të paaftë. Në anën tjetër, studiuesit vendor e definojnë shtetin
social si përgjegjës në planifikimin dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe si instrument në
sigurimin e një jetese të përshtatshme dhe normale për qytetarët.
Trajtimi i shtetit social fillon me periudhën e pas Luftës së II Botërore, periudhë e cila ishte e
rrezikuar nga kërcënime të ndryshme ushtarake, shkatërrimi ekonomik, dhe paqëndrueshmëri
politike përgjatë gjithë kontinentit Europian. Në këtë kohë u zhvilluan shumë qasje teorike të cilat
ndihmuan në zhvillimin e modeleve të shtetit social. Ballafaqimi me probleme të ndryshme sociale
të cilat kishin marrë zhvillim emergjent, bënë që shteti social të konceptohet si diçka e
domosdoshme në sigurimin e jetës normale, mirëqenies së përgjithshme dhe sigurimin e stabilitetit
politik. Shumë shtete europiane filluan të shtojnë shpenzimet e tyre sociale, për dallim nga
periudha e paraluftës së dytë botërore kur ato shpenzonin shuma enorme në zhvillimin e tyre
ushtarak. Ky kapitull fillon me idetë e klasikëve të shtetit social të Bismarkut, Beveridxhit,
Keynesit, dhe përfundon me kritikën ndaj shtetit social nga Milton Friedman, dhe në taxononimin
e modeleve të shtetit social nga Esping-Andersen dhe zgjerimit të kësaj taxonomie të shtetit social
edhe me modele të tjera nga studiuesi Maurrizio Ferrera.
Këto trajtesa teorike janë subjekt i vazhdueshëm i kritikës shkencore duke i kontestuar dhe
pasuruar vazhdimisht ato. Secila nga këto qasje teorike kanë përparësitë dhe mangësitë e tyre, të
cilat në një mënyrë edhe plotësojnë njëra-tjetrën. Perspektiva marksiste ndaj shtetit social thekson
paraqitjen e saj si një përshtatje të ekonomisë kapitaliste ndaj presionit të klasës punëtore. Në anën
tjetër socialdemokratët e paraqesin si një mision të shenjtë, universal dhe plotësisht i arritshëm në
çdo shoqëri. Liberalizmi promovon sundimin e ligjit, ndërtimin e shtetit ligjor në të cilën liria
individuale garantohet dhe fuqizohet mbi bazat e veprimit të shtetit sipas rregullave kushtetuese të
- 27 -
saj. Praninë e pabarazisë në të ardhura liberalët e interpretojnë në atë mënyrë që niveli i të
ardhurave përcakton se cilët individë janë më shumë në gjendje të shfrytëzojnë potencialin e tyre.
Sipas tyre shteti nuk duhet të ndërhyjë në veprimtarin ekonomike të tregut. Në anën tjetër
konservatorizimi thekson rolin e autoritetit, rendit shoqëror, elementin moral, fetar, të punës,
familjes në ndërtimin e solidaritetit, integrimit dhe përgjegjësisë sociale brenda vendit. Për
problemet sociale, socializmi nënvizon se krimi, abuzimi me substanca narkotike, varfëria,
pabarazia dhe të tjera, fajin e gjejm tek faktorët shoqëror, konkretisht në strukturat kolektive të
cilat nxisin këto probleme dhe jo në patologjinë individuale.
Në Kapitullin e III-të, do të trajtohet ndërtimi i shtetit social në Bashkimin Europian. Sfidat e
ndërtimit të saj brenda një tregu të përbashkët, duke marrë në konsideratë pranimin e një diversiteti
të sistemeve sociale aktuale në Bashkimin Europian. Tejkalimi i këtyre pengesave, Bashkimit
Europian i kushtoi vite dhe gjenerata njerëzish. Në vitet e para u instaluan instrumentet e
përmbashkëta përmes traktateve të cilat transformuan Komunitetin Europian drejt një Bashkimi
Europian. Këto traktate krijuan një treg të përbashkët, institucione, politikë unike monetare,
përfaqësim ndërkombëtar dhe ajo më e rëndësishme u përcaktuan pikat përafruese të modeleve
vetanake sociale, sidomos me traktatin e Lisbonës. Roli i përdorimit të metodës së koordinimit të
hapur, si instrument i përafrimit të politikave sociale në Bashkimin Europian.
Në Kapitullin e IV-të, do të trajtohet procesi i ndërtimit të shtetit social në Shqipëri dhe Kosovë
në periudhën e tyre të tranzicionit dhe integrimit drejtë Bashkimit Europian. Ky ndërtim po
sfidohet në dy rrafshe, së pari nga pozita e pabarabartë e natyrës së problemeve sociale me të cilat
ato ballafaqohen, dhe në rrafishin e dytë me mungesë të mjeteve financiare përballë presioneve
sociale gjithnjë në rritje. Skemat e tyre sociale kanë ndikim të kufizuar në zbutjen e varfërisë dhe
luftimin e pabarazive në mesin e qytetarëve. Në këtë kapitull paraqiten të dhëna statistikore të
Shqipërisë, Kosovës dhe disa vendeve anëtare të Bashkimit Europian (për krahasim) në fushën e
shpenzimeve sociale, skemave sociale që aplikojnë, fondeve të zotuara, efikasitetit dhe efiçiencës
së tyre si dhe paraqitet trajektoria e zhvillimit të politikave sociale karshi problemeve të tyre
sociale. Gjithashtu paraqitet shkalla e varfërisë dhe pabarazisë në të ardhura në Shqipëri dhe
Kosovë përmes metodës së Kurbës së Lorencit dhe koeficientit të Ginit. Këtu përfshihet edhe
taxonomia e modelit të shtetit social në Shqipëri dhe Kosovë duke përdorur analizën cluster përmes
- 28 -
metodës së Ward-it, si dhe duke përdorur kriterin e ngjashmërive të përafërta në mes fqinjëve nga
analiza cluster nearest neighbor.
Në Kapitullin e V-të, paraqiten sfidat e shtetit social nga procesi i globalizimit. Kontestimi i rolit
të tij si rezultat i krizave financiare, dyndjes së refugjatëve nga rajonet luftuese, mplakjes së
popullësisë dhe nga paqëndrueshmëria politike. Në këtë kapitull trajtohen politikat e konkurimit,
pranimi i diversitetit të sistemeve sociale, përafrimi i këtyre sistemeve të ndryshme sociale drejt
një modeli të përbashkët me ndihmën e metodës së hapur të koordinimit. Kjo pjesë bënë një
përmbledhje të sfidave të shtetit social në Kosovë dhe Shqipëri, duke theksuar përpjekjet e tyre në
ndërtimin e institucioneve dhe shërbimeve më të mira sociale. Problemet sociale kronike me të
cilat vazhdojnë të ballafaqohen, po rrezikojnë buxhetet e tyre të varfëra dhe në një mënyrë po
ndihmojnë në zgjatjen e kësaj situate të brishtë sociale. Shqipëria dhe Kosova po tentojnë të
ndërtojnë një kohezion social përmes strategjive sektoriale nga fusha sociale, të cilat në një mënyrë
po ndihmohen drejtpërdrejtë nga Bashkimi Europian, përmes instrumentit të para-aderimit (IPA),
që kanë për qëllim ndërtimin e standardeve, praktikave dhe institucioneve në të dy vendet drejt
realizimit të mirëqenies së përgjithshme.
- 29 -
KAPITULLI II: SHQYRTIME TEORIKE PËR
SHTETIN SOCIAL
- 30 -
II.1. Koncepti i shtetit social
Para se të bëhet eksplorimi i tiplologjisë së shtetit social, është e nevojshme të bëhet konceptimi i
shtetit social. Studiues të ndryshëm kanë bërë shqyrtimin e elementeve themelore që e përbëjnë
një shtet social, të cilët njëherit kanë ofruar edhe definicione të plota për shtetin social. Asa Briggs
(1) ofron një përkufizim të hershëm dhe të famshëm të shtetit social, duke e përkufizuar si një shtet
në të cilin pushteti është përdorur qëllimisht në përpjekje për të ndryshuar ndikimin e forcave të
tregut në të paktën tre drejtime: duke garantuar të ardhura minimale; duke zvogëluar pasigurinë;
dhe duke iu ofruar të gjithë qytetarëve pa dallim një gamë të shërbimeve sociale. Briggs vë në
dukje se dy kushtet e para janë të lidhura me standardet minimale dhe mund të plotësohen nga një
“shtet i shërbimeve sociale”, përderisa kushti i tretë shkon përtej kësaj lidhjeje (Peter Alcock and
Martin Powell, 2005, p. 7).
Studiuesi Mann (2) bënë revidimin e rrugës së papërfunduar të punës së Titmussit (1955) mbi
“ndarjen shoqërore të mirëqenies”. Titmuss vuri në dukje se ta quash njëllojë ‘shtet social’ shtetin
i cili ofron provizione të dukshme është diçka shumë mashtruese, dhe ai identifikon tre sisteme të
mirëqenies: sociale/publike, fiskale dhe profesionale. Përderisa shumë njerëz konsiderojnë se
mirëqenia publike duhet të jetë progresive, Titmussi tregoi se mirëqenia fiskale dhe profesionale
priren të jenë regresive për arsye se favorizojnë klasën e mesme. Mann thekson rëndësinë e
vazhdueshme të kësaj ndarjeje shoqërore të mirëqenies nëpërmes ilustrimit të natyrës së padrejtë
të debateve që fokusohen vetëm në sistemin më të dukshëm të sigurimit të mirëqenies (Peter
Alcock and Martin Powell, 2005, p. 7).
Në anën tjetër, studiuesi Rose (3) thekson se “Ekonomia e përzier e mirëqenies” apo “pluralizmi i
mirëqenies” janë terme të ndryshme që paraqesin shumëllojshmërin e sistemeve të mirëqenies.
Rose (3) argumenton se “mirëqenia e përgjithshme” në një shoqëri është shuma totale e
institucioneve si: familja, tregu dhe shteti. Mirëqenia sociale furnizohet nga burime të ndryshme
dhe me kalimin e kohës ajo mund të ndryshojë. Megjithatë, institucionet nuk janë thjeshtë të
zëvendësueshme, në kuptimin që përkrahja nga institucionet e ndryshme ka ndikime të ndryshme
të shpërndarjes. Për shembull, shteti mund të ofrojë strehimin social, por ai gjithashtu mund edhe
të financojë pagesën e qirasë së qiradhënësve privatë si dhe të rregulloj standardet dhe çmimet
përmes kontrollimit të çmimit të qirasë (Peter Alcock and Martin Powell, 2005, p. 7).
- 31 -
Studiuesi Goodin (4) nxjerr në pah arsyet për zhvillimin e mirëqenies sociale. Këto arsye janë:
efikasiteti ekonomik, barazia sociale, integrimi social, stabiliteti, autonomia dhe reduktimi i
varfërisë. Këto arsye priren të jenë të lidhura me vlera, vende dhe ideologji të ndryshme. Si
shembull, shtetet sociale me regjime liberale kanë tendencë për t’i dhënë më shumë peshë
efikasitetit ekonomik (Peter Alcock and Martin Powell, 2005, p. 8).
Studiuesi William Temple (5) shpresonte se shteti social që do të vendosej pas Luftës së Dytë
Botërore do t’i shërbente interesave të përbashkëta të shtetasve, në dallim nga shteti i
plotëfuqishëm i nazistëve që ju shërbente interesave të tiranëve (Xhumari, 2003, p. 29). William
Beverixh (6) përcaktoi funksionet e shtetit social. Sipas tij, shteti duhet t’u drejtohet pesë
problemeve apo risqeve të mëdha. Një risk është injoranca, që luftohet duke zhvilluar sistemet e
edukimit; i dyti është plotësimi i nevojave bazë, për të cilat zhvillohen sistemet e mbështetjes me
të ardhura; i treti është sëmundja, për të cilën zhvillohen sistemet e kujdesit shëndetësor; i katërti
është papunësia, që trajtohet nëpërmjet zhvillimit të politikave për nxitjen e punësimit dhe i pesti
është paaftësia, për të cilën zhvillohen institucionet e përkujdesit shoqëror (Xhumari, 2003, p. 29).
Studiuesja Xhumari (7) thekson se ideja qendrore në konceptimin e shtetit social është se ai njeh
përgjegjësinë e shoqërisë për të planifikuar dhe plotësuar nevojat kryesore të anëtarëve të saj, duke
përdorur të gjitha burimet e mundshme materiale dhe njerëzore (Xhumari, 2003, p. 29). Studiuesi
Filo (8) e përcakton shtetin social si shtet që kujdeset të sigurojë një jetesë të përshtatshme normale
për shtetasit, me synimin e arritjes së mirëqenies së përgjithshme të tyre (Filo, 1999, p. 13).
Koncepti i shtetit social ka ngjallur diskutime të pafundme lidhur me përmbushjen dhe
përkufizimin e saktë të saj. Sipas librit të fundit të studiuesit Barr (2004), shteti social sfidon
përkufizimin e mëhershëm të saj. Arsyet kryesore sipas tij janë se mirëqenia tanimë rrjedh edhe
nga burime të tjera përveç veprimtarisë shtetërore si dhe ekzistojnë mënyra të ndryshme të ofrimit
të shërbimeve të bëra në dispozicion të qytetarëve. Disa financohen nga ana e shtetit por nuk
ofrohen dhe zhvillohen nga shteti, disa ofrohen nga komuniteti i gjerë dhe shpërndahen pa pagesë,
ndërsa disa ofrohen nga sektori privat. Edhe pse kufijtë e tij nuk janë të përcaktuara mirë, shteti
social është përdorur si dorë e zgjatur e shtetit për të mbuluar aktivitetet në katër fusha të gjera:
fusha e përfitimeve financiare; fusha e kujdesit shëndetësor; fusha e edukimit; si dhe fusha e
ushqimit, strehimit dhe shërbimeve të tjera të mirëqenies” (Barr, 1993, p. 13)
- 32 -
Objektivat e shtetit social mund të grupohen në katër pika të përgjithshme. Duke filluar me
mbështetjen e standardeve të jetesës dhe zvogëlimit të pabarazisë nëpërmes shmangjes së kostove
të larta të cilat prodhojnë kriza të brendshme. Këto veprime pengojnë sjelljet që rrezikojnë normat
morale të shoqërisë. Të gjitha këto objektiva duhet të arrihen duke minimizuar kostot
administrative dhe abuzimin e pushtetit nga ana e atyre që e kanë në dorë. Në dekadën e parë të
shekullit XX-të “liberalizimi i ri” ishte një ideologji e bazuar në premisën se me qëllim të avancimit
të lirisë individuale, shteti duhet të miratojë një rol aktiv në reformën sociale. Masat e reja rezultuan
me futjen e njëkohëshme të pensioneve të pleqërisë, sigurimin e papunësisë, përfitimet nga
sëmundjet e ndryshme dhe taksimi progresiv. Megjithatë “reformat kanë qenë relativisht të vogla
dhe kishte mbulim të kufizuar” (Barr, 1993, p. 13). Edhe më pak është arritur në periudhën midis
dy luftërave, përveç ofrimit të strehimit social dhe beneficioneve të papunësisë. Përfitimet e
papunësisë ishin në rrezik të vazhdueshëm nga tejkalimi i kontributeve pasiqë shkalla e papunësisë
rritej vazhdimisht. Nga fundi i viteve 1920 u paraqitën dy linja të politikës: njëra kishte të bënte
me financimin e përfitimeve të papunësisë dhe tjetra kishte të bënte me sfidën e uljes së shkallës
së papunësisë.
Edhe sot vazhdon dilema se shteti social a është pasojë e industrializmit apo e konkurrencës
politike. Megjithatë, në literaturën shkencore janë dy rrugë apo qasje që paraqesin zhvillimin e
shtetit social. Disa argumentojnë se industrializimi dhe nevojat sociale që ajo gjeneron, vecanërisht
papunësia dhe varfëria, bëjnë paraqitjen e shtetit social si pak a shumë të pashmangshme. Kjo është
qasja klasike të cilën e hasim tek Rimlinger (1971) dhe Wilensky (1975). Të tjerët argumentojnë
se shteti social fitohet nëpërmes konkurencës politike dhe shoqërohet me ardhjen në pushtet të
përfaqësuesve të sindikatave të punëtorëve, apo kohëve të fundit edhe grupeve tjera të rëndësishme
të tilla si gratë, minoritetet etnike, personat me aftësi të kufizuara, etj. Si rezultat i kësaj, shkalla
dhe përfshirja e shtetit social varion në mes të vendeve të ndryshme varësisht nga historia e tyre
politike dhe cili grup i qytetarëve fiton pushtetin duke e bërë shtetin të realizojë interest e tyre. Kjo
qasje, është analiza historike e përfaqësuar në mënyra të ndryshme nga Miliband (1961), Addison
(1975), dhe Gough (1979).
Shumica e trajtesave për shtetin social, i japin një peshë të konsiderueshme procesit të
industrializmit. Britania e Madhe, sidomos Anglia, u bë një shoqëri industriale dhe kryesisht
urbane para shumë vendeve të tjera. Andaj, shumë forma të ndërhyrjes së shtetit në mirëqenien e
- 33 -
qytetarëve u shfaqen atje në një fazë shumë të hershme. Ka ngjashmëri të konsiderueshme në
trajtimin e mirëqenies sociale nëpër shoqëritë industriale, edhe pse ritmi i zhvillimit në mes tyre
ndryshon. Të gjithë zhvilluan nga një version të ligjit të Viktorias për varfërinë të shekullit XIX
(shih figurën 1), duke formuar infrastukturën themelore për mirëqenien sociale.
Figura 1. Ligji i Viktorias për varfërinë, 1834.
Shtetet të cilat ofrojnë një pjesë të konsideruar të
mirëqenies sociale janë quajtur “shtete sociale”.
Në kuadër të shkencës së politikës sociale ka
debate të vazhdueshme në lidhje me atë se çka
është e nevojshme për të emërtuar një shtet social.
Për shembull, a sigurojnë Shtetet e Bashkuara të
Amerikës ndihmë të nevojshme për qytetarët e saj
nëpërmes fondeve të tyre federale, shtetërore dhe
përkrahjes lokale, në mënyrë që të trajtohet si një
shtet social? Apo ky term duhet të jetë i rezervuar
vetëm për vendet Skandinave, si Suedia apo
Danimarka, në të cilat shërbimet e shtetit social
përbëjnë pjesën më të madhe të ekonomisë së
tyre?
Disa nga studiesit konsiderojnë se i tërë ky debat
lidhur me atë se çfarë në të vërtetë e përbënë një
shtet social është në realitet i varfër dhe sygjerojnë që termin shteti social duhet braktisur në tërësi
dhe në vend të saj të përdoret termi sistemi i mirëqenies. Megjithëse, edhe pa një përkufizim të
saktë të shtetit social, ky term mbetet i rëndësishëm për shkak të përdorimit të tij të shpeshtë nga
ana e politikanëve, mediave, dhe njerëzve të zakonshëm. Historikisht shteti social sidomos gjatë
shekullit XX, u kuptua si një përgjigjje e plotë ndaj nevojës sociale gjithnjë në rritje.
- 34 -
Figura 2. Sam Watson (1950), në konferencën
vjetore të partisë laburiste.
Në një fjalim publik të konferencës vjetore të
partisë Labursite (1950), Sam Watson udhëheqës
i minatorëve të qymyrit nga qyteti Durham,
theksonte të arriturat e shtetit social me fjalët si:
“Varfëria është hequr. Uria është e panjohur.
Përkujdesja ndaj të sëmurëve dhe të moshuarve
është arritur. Fëmijët tanë po rriten në një tokë të
mundësive” (Hennessy, 1992, p. 423). Kjo mund të jetë një pamje mjaftë rozë, por ajo paraqetë
besimin e kohës në rolin e shtetit social. Ishte një konceptim i funksioneve të tij si vendosja e
standarteve minimale në të ardhura, shëndetësi, strehim dhe arsimim poshtë të cilave nuk duhet të
jetë asnjë qytetarë. Në këtë formë u zhvillua idea e shtetit si një katalizator i mirë i qenies sociale.
Shekullin XX, sociologu Hobsbawn (1994) e portretizon si shekulli i ekstremeve. Në pjesën e parë
të shekullit kemi lindjen e regjimeve totalitare, zhvillimin e dy luftërave botërore dhe veprime
gjenocidale kundër njerëzimit. Në pjesën e dytë të shekullit kemi zgjerimin e demokracisë, e cila
u shoqëruar me një zhvillim të hovshëm ekonomik, i paprecedentë deri në atë kohë, si dhe u
ndërtua një shkallë e gjerë e mirëqenies sociale, duke i dhënë prioritet zbatimit dhe garantimit të
të drejtave sociale. Kjo trajektore e zhvillimit është e ndërlidhur me zbulimin europian të fund
shekullit XIX, atë të shtetit social, e cila u zhvillua në përmbajtje të plotë pas luftës së dytë botërore
(Francis G. Castles, Stephan Leibfried, Jane Lewis, Herbert Obinger, Christopher Pierson, 2010,
p. 5).
Origjina e shtetit social është ngusht e lidhur me zhvillimet e thella sociale, ekonomike dhe politike
që ndodhën në Europën e shekullit XIX. Sipas Polanyit (1957) ky tranformim i madh shoqërorë
përfshinte industrializimin dhe rritjen e kapitalizimit, zhvillimin urban dhe shtimin e popullësisë
(Francis G. Castles, Stephan Leibfried, Jane Lewis, Herbert Obinger, Christopher Pierson, 2010,
p. 5). Këto ndryshime fundamentale ndërpren format tradicionale të ofrimit të mirëqenies sociale
nga familja, organizatat bëmirëse, kishës, dhe lidhjeve feudale. Zhvillimi industrial ndikoi në
rritjen e prodhimit, prej së cilës rezultuan shumë probleme sociale emergjente të cilat ishin të
- 35 -
panjohura deri në atë kohë. Në këtë fazë emergjente dhe të panjohur, shoqëria nuk dinte si të
reagonte.
Figura 3. Hiroshima pas hudhjes së bombës
atomike. Burimi: BBC, 2015.
Pjesa e dytë e shekullit të XIX-të është
dëshmitare e formimit të kombshteteve,
sekularizmit, dhe karakterizohet me një
shtrirje të të drejtave civile dhe demokracisë si
formë e qeverisjes. Idetë politike dhe ato
ekonomike do të pësojnë ndryshim
substancial, për shembull liberalizimi do të
promovonte kornizën ligjore e cila do t’u garantonte të drejta individëve në arritjen e potencialeve
të tyre, në rritjen e taksave me qëllim që shteti të sigurojë fonde për shpenzime sociale. Sipas
Polany-it (1957) një nga faktorët kryesor në paraqitjen e shtetit social janë lëvizjet e punëtorëve,
të cilat ndihmuan në konsolidimin e shtetit social. Kjo formë e organizmit u reflektua me zgjedhje
të përshtatshme institucionale në financimin e programeve sociale dhe në trajektoren e ndërtimit
të shtetit social (Francis G. Castles, Stephan Leibfried, Jane Lewis, Herbert Obinger, Christopher
Pierson, 2010, p. 6).
Kancelari gjerman Bismarck (1871) ishte ndër të parët që krijoi sistemin e sigurimit social për
punëtorët gjerman, duke e bërë shtetin gjerman mjaft konkurues në ofrimin e programeve të
mirëqenies sociale në raport me Britanin e Madhe. Në këtë fazë, shteti social u konceptua si diçka
e domosdoshme në sigurimin e jetës normale, mirëqenien e përgjithshme dhe sigurimin e
stabilitetit politik. Pikërisht në këtë periudhë u shfaqën instrumente të reja të mbrojtjes shoqërore
si për shembull fondet e ndihmës reciproke, të cilat janë shprehje të solidaritetit klasor (Xhumari,
2003, p. 18). Shteti social përmes politikave të para sociale, mori përgjegjësin të sigurojë
standardet themelore të mirëqenies sociale. U krijuan mekanizmat institucionale për përballjen e
nevojave shoqërore dhe evitimin e problemeve sociale në shoqëri. U përcaktua funksioni dhe roli
i shtetit social, u aprovuan mjetet për shpenzime sociale si dhe u ngriten kapacitetet e para
profesionale për ofrimin e shërbimeve sociale për individët dhe grupet me nevojë. Lidhur me rolin
e shtetit social, se a duhet të ndërhyjë në jetën ekonomike me qëllim realizimin e mirëqenies
- 36 -
sociale, edhe sot vazhdojn debate të ashpëra në mes liberalistëve dhe marksistëve. Të parët
konsiderojnë se tregu është vetërregullues, ndërsa të dytët konsiderojnë që shteti duhet të
kontrollojë tregun. Të dy këto qasje teorike do të trajtohen më gjerësisht në pjesën tek perspektiva
teorike për shtetin social. Vlen të theksohet se teoritizimi i shtetit social është bërë kryesisht në
mënyrë induktive. Një numër i konsideruar i studiuesve argumentojn se lindja e shtetit social është
rezultat i ndryshimeve fundamentale në shoqëri të sjellura nga industrializimi. Për shembull,
Adolph Wagner argumentonte se ndryshimi i skajshëm në shoqëri, mund të rezultojë me rritjen e
shkallës së intervenimit të shtetit në ekonomi dhe rritjen e shpenzimeve publike.
Shekulli XX-të shënon zhvillimin më të shpejtë të shtetit social përmes transformimit të sektorit
publik. Në shekullin e XIX-të, shteti ishte substancialisht shtet ushtarak, me një shpenzim ushtarak
prej rreth 25% nga totali i shpenzimeve publike. Përderisa shpenzimet sociale ishin afërsisht 5% e
shpenzimeve publike apo më pak se 1% e GDP-së në shumicën e shteteve (Lindert, 2003, p. 16).
Sot vetëm në dekadën e parë të shekullit XXI, prioritetet e shpenzimeve publike kanë pësuar një
ndryshim drastik: Sot shtetet anëtare të OESD-së kanë një mesatare të shpenzimeve publike me
rreth 40% të GDP-së, më shumë se gjysma e kësaj absorbohet nga shteti social, përderisa sektori
ushtarak tani zë pozitën e shpenzimeve sociale që e kishin dikur ato në fund të shekullit XIX-të
(Francis G. Castles, Stephan Leibfried, Jane Lewis, Herbert Obinger, Christopher Pierson, 2010,
p. 6). Ky ndryshim rrënjësor prej shtetit ushtarak në shtet social u shoqërua nga ndryshimi i klimës
intelektuale në shkencat sociale dhe në diskursin e gjerë publik. Megjithatë, ky zhvillim ka
ndodhur në trajektore të ndryshme zhvillimi nëpër vende të ndryshme.
Shteti ofron përkrahje financiare, shërbime direkte sociale dhe po ashtu përkrah ofrimin e
shërbimeve sociale nga një palë e tretë apo sektori privat. Ky zhvillim i shtetit social identifikohet
me sigurime sociale për qytetarët në periudhat më kritike të jetës së tyre, që mund të jetë si pasojë
e krizave financiare, vështirësive ekonomike, paaftësisë në punë, mosha e pleqërisë, sëmundjet e
ndryshme etj. Në këtë fazë të shtetit social, zhvillohet edhe asistenca sociale për grupet e veçanta
të shoqërisë, siç është rasti i veteranëve të luftës, gratë shtatëzëna, ndihma për të varfërit, etj.
Shtetet u përkushtuan në role të ndryshme të tyre gjatë periudhave të ndryshme kohore. Pasojat
shkatërruese sociale nga Lufta e Parë Botërore ishin ngjarje tmerruese, por transformimi u bë një
burim i rëndësishëm politik. Demokratizimi shoqëroi rënien e shteteve perandorake në Europë dhe
krijimin e shteteve të reja me bazë të gjerë të qytetarëve. Tani përherë të parë qasje në pushtet
- 37 -
kishin edhe pjesët më të margjinalizuara të shoqërisë, si partitë e punëtorëve, grupet e
paprivilegjuara etj. Në vitin 1919 për herë të parë u themelua organizata ndërkombëtare të punës
(ILO).
Figura 4. Depresioni i Madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burimi: Dailysignal, 2015.
Rënia e Wall Street (1929), shkaktoi krizën globale që njihet si depresioni i madh. Varfëria,
papunësia e lartë, humbja e besimit për një të ardhme më të sigurtë, bënë që shumë shtete të
rishikojnë politikat e tyre shtetërore sociale.
Në shumicën e vendeve, depresioni i madh solli fundin e këtij zhvillimi të shpejt të shtetit social.
Në disa prej tyre si për shembull Britania e Madhe, filloi të përfaqësonte një kurs më konservativ,
ndërsa në të tjerat shtete, efektet ishin edhe më të ashpra. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
kriza ekonomike bëri që shumë programe të mirëqenies sociale të marrin fund. Për dallim nga kjo
vendet skandinave u përcaktuan për një zhvillim të ri drejt avancimit të programeve të tyre sociale
duke i dhënë orientim bashkëkohor shtetit social.
- 38 -
II.2. Shteti social sipas Bismarkut
Kancelari gjerman Otto Von Bismark (1815-1898) nga shumë studiues
pranohet si pionier i politikave sociale. Gjatë qeverisjes së tij shteti gjerman
jo vetëm që ishte shembull i ruajtjes së rendit dhe organizimit shtetëror, por
ishte edhe shembull i krijimit të mirëqenies së përgjithshme sociale për të
gjithë qytetarët e saj. Bismarku e shikonte shtetin social si zgjedhje kundër
socializimit marksist dhe si mjet për të siguruar e fituar besimin dhe besnikërin
e fuqisë punëtore ndaj shtetit gjerman. Modeli i shtetit social të Bismarkut
bazohet në filozofinë e Hegelit, i cili thekson rolin pozitiv që duhet ta ketë
shteti në shoqëri. Kjo filozofi mbështet çdo ndërhyrje që shteti bënë me qëllim
të rregullimit të marrëdhënieve ekonomike brenda shoqërisë (Wolfgang J.
Mommsen, and Wolfgang Mock, eds, 1981, p. 36).
Gjermania ishte ndër vendet e fundit që hyri në procesin e industrializmit
masiv me një lëvizje të punëtorëve e cila ishte e organizuar dhe e fuqishme.
Bismarku për ta zvogëluar ndikimin e socialistëve tek kjo lëvizje e punëtorëve,
ndërrmorri disa reforma sociale, të cilat kishin për qëllim krijimin e një
atmosfere të pranueshme ndërmjet klasës punëtore dhe asaj borgjeze. Hapi i
parë i tij ishte sanksionimi me ligj i sigurimit shoqëror, të detyrueshëm për të
gjithë shtetasit gjerman. Përmes këtij ligji u bë e mundur që edhe punëtorët
me paga më të ulëta të jenë pjesë e mbrojtjes shoqërore. Pjesë e kontributeve
për sigurimet shoqërore tani më ishin edhe vetë punëdhënësit, përderisa
sindikatat e punëtorëve tani më kishin përfaqësuesit e tyre në këshillat
drejtuese të këtyre fondeve. Edhe për vetë punëdhënësit ky sistem i ri ishte i
pranueshëm sepse ata kontrollonin veprimtrain e këtyre fondeve përmes
përfaqësuesve të tyre në këshillin drejtues (Wolfgang J. Mommsen, and
Wolfgang Mock, eds, 1981, p. 35). Vlen të theksohet se në shtetin social të
Bismarkut u arrit kompromisi midis tre palëve: punëtorëve, punëdhënësit dhe
shtetit. Gjermania përballej me trazira të ndryshme sociale, me një lëvizje
komuniste që për çdo ditë shtonte popullaritetin e saj tek masat e gjera, si dhe
Otto von Bismarck
(1815-1898)
Gjermania u bë një vend
modern, komb i bashkuar,
dhe i zhvilluar ekonomik
nën udhëheqjen e
“Kancelarit të Hekurt”
Otto von Bismarck. Si një
str-ateg i shkëlqyer ai
mani- puloi rivalitetet
europiane për ta bërë
Gjermanin një fuqi
botërore. Si një politikan
konservator, ishte
nismëtar i themeli-mit të
shtetit social modern.
Bismarck, forcoi
disiplinën shtetërore
karshi kaosit tregëtar.
Puna kryesore
- Ligji për sigurimin
shoqërorë;
- Skemat e kontributeve
pensionale;
- Krijimi i shërbimeve
dhe programeve
sociale;
- 39 -
me rrezikun potencial të revolucioneve shoqërore që kishin ndodhur në Rusi. Andaj, Kancelari
Bismark me reformat sociale të tij, krijoi një mirëqenie sociale në vend, të tipit konservator që
përfshinte financimin nga shteti dhe shpërndarjen e përfitimeve sociale.
Bismarku e shqetësonin tejmase mundësitë e paraqitjes së krizave sociale si rezultat i
industrializimit të shpejt të Gjermanisë, me rritjen e shpejt të fuqisë punëtore dhe me mungesën e
kushteve për sistemimin e tyre. Problemet sociale si varfëria, papunësia si dhe sëmundjet, u rritën
dukshëm andaj ai vendosi prioritetet që shteti gjerman duhet të ketë shërbime dhe programe sociale
për t’iu qasur atyre. Ai ishte i bindur se fuqia punëtore e shëndoshë dhe produktive ishte përfituese
për shoqërin dhe shtetin gjerman në tërësi. Ai e pa të nevojshme ndërhyrjen e shtetit në
përmirësimin e kushteve të punës dhe jetës së njerëzve në përgjithësi. Ai dallonte nga liberalët sa
i përketë ndërtimit të sistemit ekonomik me bazë konkurencën e lirë, ai ishte më shumë në favor
të një disipline shtetërore. Disiplina shtetërore ishte më superior ndaj kaosit tregtar. Ai do të
harmonizonte të mirat e tij, për komunitetin dhe individin.
Shqetësimi tjetër i Bismarkut ishte rritja e veprimtarisë së punëtorëve përmes sindikatave të
organizuara të tyre. Këto sindikata ishin nën influencën e Partisë Socialdemokrate, e cila kishte
një bazë të orientimit marksist. Kjo parti po lulëzonte edhe pse e moderuar, Bismarku shprehte
hapur dyshimin ndaj saj, duke i konsideruar si burim i së keqes, i anarkisë dhe dezintegrimit të
shtetit. Bismarku ishte ndër të parët që bëri një planifikim të mirëfilltë të politikave sociale, me
qëllim të përmirësonte gjendjen sociale të punëtorëve, duke qenë i bindur se me këtë rikthente
besimin e fuqisë punëtore ndaj shtetit gjerman, si i vetmi që kujdeset dhe vepron për interesat e
tyre. Kjo kishte për qëllim dobësimin e lëvizjeve marksiste brenda organizatave të punëtorëve
(Wolfgang J. Mommsen, and Wolfgang Mock, eds, 1981, p. 36).
Fillimisht Bismrku hartoi ligjin e skemave të sigurimit për punëtorët, që ishte baza e shtetit modern
social. U krijuan skemat nga kontributi i punëtorëve dhe punëdhënësit në raste të paraqitjes së
sëmundjeve për punëtorët. Hapi i dytë ishte hartimi i ligjit për skemat shtetërore të sigurimeve.
Kjo skemë mbulonte shpenzimet financiare për punëtorët në raste lëndimesh në vendet e tyre të
punës. Gjithashtu kjo skemë garantonte që pagesa bëhej nga punëdhënësi në tërësi dhe në raste të
vdekjes së punëtorit, atëherë punëdhënësi i ofronte pension familjes së tij. Në rastet kur mbetet
invalid punëtori atëherë ai merrte 2/3 të pagës së fundit të tij para aksidentimit. Hapi i tretë i
Bismarkut ishte hartimi i Ligjit për skemat e kontributeve, e cila garantonte një pension në moshën
- 40 -
e pleqërisë. Kjo u garantonte të drejtën e shfrytëzimit cdo punëtori pas moshës 70 vjeçare. Këto
skema mbuloheshin me fondin e krijuar apo kontributet e punëdhënësit dhe punëtorit në mënyrë
të barabartë. Këto politika sociale të Bismarkut krijuan programe sociale modeste të cilat u bënë
model për një shtet social edhe për vendet e tjera të Europës. Bismarku sot konsiderohet si nismëtar
i krijimit të shtyllave të modelit konservator/kontinental të shtetit social, të cilën e aplikojnë vendet
si Austria, Belgjika etj.
Ky model i shtetit social dallon nga modeli liberal dhe socialdemokrat me tiparet si: ruajtja e
disiplinës shtetërore; stratifikimi social; dhe shkalla e ndërhyjres së shtetit. Bismarku insistonte që
shteti të jetë përgjegjës për shërbimet sociale duke i financuar ato direkt. Bismarku me modelin e
tij të shtetit social synonte të rriste kohezionin social brenda shoqërisë, të krijonte unitetin
kombëtar pa tensione sociale si dhe të fuqizonte ekonomikisht dhe ushtarakisht shtetin gjerman.
Aq shumë ishte i qëndrueshëm ky model, sa shumë shpejt u bë model i aplikueshëm edhe për
vendet e tjera të Europës. Për shembull, Britania e Madhe filloi me aplikimin e sigurimit shoqëror
në raste të papunësisë fillimisht vetëm për disa kategori dhe pastaj në vitet e mëvonshme edhe për
kategoritë e tjera.
- 41 -
II.3. Shteti social sipas Beverixh
Uilliam Beverixh (1882-1964) ishte ndër të parët i cili vendosi kornizat e
shtetit social, duke theksuar se shteti social ka për detyrë të luftojë “pesë të
këqijat e njerëzimit”, si në vijim: secili qytetarë duhet të ketë para të
mjaftueshme, shëndet të mirë, kushte të mira strehimi, arsimim adekuat, dhe
punësim të rregullt (Beveridge, 2014, p. 19). Qasja e Beverixhit është më e
plotë dhe shpreh universalitetin e shtetit social në realizimin e të drejtave
sociale për të gjithë qytetarët. Si nismëtar i reformimit të sistemit të sigurimeve
shoqërore William Berveridge, hartoi një sistem të mbrojtjes shoqërore unike
dhe komplekse, në të cilën përfshihen një sërë skemash sociale jo më si të
veçanta, por të ndërlidhura dhe të integruara si një tërësi. Ky sistem iu
drejtohej të gjitha problemeve sociale si: papunësia, varfëria, përhapja e
sëmundjeve, mbështetja e individëve me nevojë etj (Beveridge, 2014, p. 20).
Në këtë fazë sigurimi social njihet si e drejtë sociale për të gjithë qytetarët dhe
shteti merrë përgjegjësinë për të zhvilluar sistemet e përbashkëta të sigurimit
social. Sipas modelit të Beveridge, e drejta për sigurimin social nuk lidhet me
kontributin, por me faktin e të qenit pjesëtar i shoqërisë, dhe shteti ka për
obligim të garantoj të drejtat minimale të jetesës.
Raporti i vitit 1942 mbi sigurimet sociale, i njohur ndryshe si Raporti i
Beveridge, ishte një dokument me ndikim në themelimin e shtetit social në
Britanin e Madhe. Raporti erdhi në mes të luftës, dhe premtoi një shpërblim
për sakrificat e ndërmarra nga të gjithë. Raporti i tij ishte shumë popullor dhe
formoi bazën për reformat e pasluftës i njohur si shteti social, të cilat
përfshijnë zgjerimin e Sigurimit Kombëtar dhe krijimin e Shërbimit
Shëndetësor Kombëtar. Raporti i Beveridge-it ofroi tre parime udhëzuese nga
rekomandimet e tij:
Propozimet për të ardhmen nuk duhet të kufizohen nga "interesa
sektoriale" për të mësuar nga përvoja dhe se një "moment revolucionar në historinë e botës
është një kohë për revolucionet”.
William Beveridge
(1882-1964)
Njihet si krijues i sistemit
të sigurimit shoqërorë në
Britanin e pasluftës së
dytë botësore.Raporti i tij
i njohur me emrin
“Beveridge Report” ishte
një sukses i
jashtëzakonshëm dhe tejet
popullor, i cili theksonte
mbrojtjen e individit
kundër varfërisë dhe
mjerimit të shkaktuara
nga rreziqet e jetës
modern
Puna kryesore
- Unemployment: A
problem of industry
(1909);
- Prices and Wages in
England (1939)
- 42 -
Sigurimet shoqërore janë vetëm një pjesë e një "politike të plotë të progresit shoqëror". Pesë
të këqijat e mëdha mbi rrugën drejt rindërtimit ishin nevoja, sëmundja, injoranca, varfëria dhe
përtacëria.
Politikat e sigurimit shoqëror "duhet të arrihen me anë të bashkëpunimit ndërmjet shtetit dhe
individit", me rolin e shtetit në sigurimin e shërbimeve dhe kontributeve. Shteti "nuk duhet të
jetë pengesë në nxitje, mundësi, përgjegjësi, në krijimin e një minimum kombëtar, ajo duhet të
krijoj hapësirë dhe të bëjë inkurajime për veprime vullnetare nga çdo individ që të sigurojë më
shumë se atë minimum për vete dhe familjen e tij" (Beveridge, 2014, p. 22).
Studiuesi Pierson (1991), argumenton se raporti i Beveridge-it në mënyrë të gjerë u prezentua (dhe
në disa raste edhe u lexua) si një projekt univerzalist, gjithëpërfshirës dhe tërësor i shtetit social.
Pavarësisht tonit të tij fisnik, Beveridge ishte një zëdhënës popullor dhe shumë efektiv me raportin
e tij. Por reputacioni i tij i detyrohet shumë personave që erdhen pas tij, të cilët interpretuan raportin
dhe reformat që kishte promovuar Beveridge në terma botërorë dhe historik.
Ndoshta prej të gjitha burimeve më me ndikim është leksioni i T.H. Marshall: “Shtetësia dhe Klasa
Sociale”. Duke kontribuar si një pjesëtar i regjimit labourist të pasluftës, Marshall ofroi një llogari
historike të shfaqjes së shtetit social i cili u përqendrua në idenë e qytetarisë sociale si një fazë e
fundit e trajektores së gjatë të zhvillimit të shtetit social në të cilën fitues kemi qytetarët (Castles,
2010, p. 42).
- 43 -
II.4. Shteti social pas Luftës së Dytë Botërore
Lufta e Dytë Botërore i orientoi shpenzimet publike drejt sektorit ushtarak, duke bërë prioritet të
vetëm zhvillimin ushtarak. Dy nga tetë pikat Kartës së Atlantikut (1941), kishin të bënin me
mirëqenien sociale. Pika 5 paraqetë “ofrimin e mbrojtjes shoqërore për të gjithë, përmirësimin e
kushteve të punës, avancimin ekonomik dhe sigurimin social. Kurse pika 6 thekson “të gjithë
njerëzit nga të gjitha vendet duhet të jetojnë të lirë nga frika dhe kërcënimi. Mbrojtja shoqërore
tani bëhet një slogan i madh ndërkombëtar (Kaufmann, 2003, p. 34). Plani Beveridge (1942) është
një prej dokumenteve më kryesore të zhvillimit të shtetit social modern që buron nga kjo frymë.
Angazhimi i pasluftës për të krijuar një rregull të ri ndërkombëtar në mbrojtje të paqes dhe sigurisë,
kishte një ndikim të madh në zhvillimin e shtetit social të pasluftës. Studiuesi Titmuss (1950)
theksonte se lufta në vetëvete mund të bëhet një lokomotiv e ndryshimit duke forcuar dhe ndërtuar
forma të reja të solidaritetit social dhe bëri më të pranueshme intervenimin e shtetit dhe financimin
e shërbimeve sociale për të arritur paqen. Gjithashtu, nevoja për një rindërtim ekonomik pas luftës
së dytë botërore ishte një stimulus i thellë për rritje ekonomike dhe sigurimin e burimeve për
zgjerimin e shtetit social në një shkallë të paprecedent.
Lufta e Ftohtë shtoi konkurrencën e sistemeve ekonomike dhe rriti ambiciet për të mundur bllokun
lindor në terme të performancës së mirëqenies sociale. Kjo është periudha e cila në retrospektivë,
nga studiuesit e ndryshëm është konsideruar si “vitet e arta” (golden age) për zhvillimin e
ekonomisë dhe shtetit social. Lufta dhe disbalanca ekonomike krijuan në masë të madhe nevoja
sociale ndaj të cilave vendet ishin në gjendje të përgjigjen, në vend të taksave për gjendje lufte
tanimë kishim një orientim drejt rindërtimit ekonomik të pasluftës. Para se gjithash, shkatërrimi
masiv që ndodhi si pasojë e luftës, bëri që të rritet përkushtimi në mesin e liderëve europian që një
gjë e tillë të mos ndodh më. Këta liderë orientuan gjithë forcën fizike, ekonomike dhe politike drejt
integrimit Europian, e cila organizatë u promovua si një mekanizëm në parandalimin e luftërave
dhe konflikteve në të ardhmen. Kjo synohej të arrihet nëpërmes rritjes së bashkëpunimit dhe
integrimit ekonomik dhe tregtisë së lirë.
Rritja e integrimit tregtar ishte një motiv shtesë për të ardhmen e zhvillimit ekonomik europian
dhe për një zhvillim të shtetit social. Përvoja e luftës dhe depresioni i madh hapi rrugën për lindjen
e politikave Keynesiane të cilat promovonin nivele të larta punësimi, nivele të larta taksash dhe
- 44 -
shpenzime të shtuara publike. Të gjitha këto kishin për qëllim ndërhyrjen e shtetit në jetën
ekonomike dhe çështjet sociale me qëllim stabilizimin e brendshëm. Konfliktet e mundshme u
zbuten nga një shpërndarje relativisht simetrike të pushtetit ndërmjet grupeve të interesit,
organizatave të punës dhe kapitalit. Konkurrenca ideologjike e sistemeve politike, e ndarë në dy
pole përmes perdes së hekurt (gjatë kësaj periudhe), krijuan kushtet për zhvillimin dhe
performancën më të mirë të shtetit social.
Në këto rrethana përfitimet sociale u rriten në çdo vend, programet sociale ekzistuese u zgjeruan
edhe më tej për grupet e reja në nevojë, dhe një skemë e re sociale pothuajse u adaptua. Si pasojë,
shteti social tanimë mbulon shpenzimet publike të cilat u rriten në mënyrë dramatike për nevoja të
ndryshme sociale. Shteti bëri revidimin e politikave sociale të cilat kishin një ndikim të
rëndësishëm në rënien e pabarazisë sociale, varfërisë, si dhe garantimin e të drejtave sociale dhe
një performancë më të mirë ekonomike dhe sociale. Pavarësisht këtij zgjerimi masiv të pasluftës,
megjithatë kishte ndryshime institucionale sa i përketë konsolidimit të shtetit social. Për këtë arsye,
vendet perëndimore morrën rrugë të ndryshme në modernizimin e shtetit social (Therborn, 1995,
p.13).
Figura 5. Në përpjekje të ruajtjes së shtetit social dhe rikthimit në periudhën e artë “Golden Age”
të tij. Burimi: Russian Council, 2015.
Kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një ofrues i beneficioneve sociale për grupet e
rrezikuara (sidomos për të moshuarit)
por dështuan të zhvillojnë shërbime të
mëdha shtetërore si për shembull
kujdesi shëndetësor për të gjithë, një
problem i cili vazhdon të përplasë
politikën amerikane lidhur me reformën
shëndetësore kombëtare (Marmar dhe
Oberlander, 2009, p. 53). Në anën tjetër,
shtetet skandinave përdoren një gamë të
gjerë të taksave dhe sigurimeve me bazë
përfitimesh sociale dhe shërbime profesionale publike. Nën ndikimin e këtyre dallimeve në mes të
vendeve të ndryshme, hulumtimi për shtetin social ka shtuar përpjekjen e intelektualëve për
- 45 -
identifikimin e karakterit të këtyre ndryshimeve dhe burimin e tyre. Në mesin e klasifikimeve të
ndryshme të sugjeruara në literaturë, tipologjia e Esping-Andersen (1990) për shtetin social është
padyshim më e rëndësishmja. Në vitet e 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta “periudha e artë” (golden
age) filloi të zbehet dhe filluan “vitet e argjenda” për shtetin social (Taylor-Gooby, 2002, p. 45).
Përkeqësimi i performancës ekonomike të shteteve si rezultat i çmimit të naftës dhe dështimit për
t’u përballur me situatat emergjente, dërgoi drejt ripërtritjes së skepticizmit në lidhje me rolin e
shtetit në shoqëri dhe ekonomi. Si pasojë shteti social u kritikua gjithnjë e më shumë nga pothuajse
çdo pikë e spektrit politik. Konservatorët ankoheshin për mungesë të llogaridhënies në përgjithësi,
ndërsa liberalët ankoheshin për mosefikasitet dhe paternalizëm. Sigurisht, kritikat më të ashpëra
vinin nga teorit e neoliberalizimit, idetë e të cilit fituan gjithnjë e më shumë rëndësi me kalimin e
kohës. Më me ndikim ishin kritikat e krahut të djathtë ndaj përpjekjeve amerikane për të adresuar
cështjen e varfërisë në periudhën e pasluftës.
Studiuesi Charles Murray (1984) nisi një sulm të fuqishëm mbi rrezikun moral të politikave të
mirëqenies, duke e hapur rastin për heqjen e përfitimeve sociale në SHBA, ndërsa studiuesi
Lawrence Mead (1986) gjithashtu sulmoi sigurimin e mirëqenies, por argumentoi për kushtëzimin
shumë më të madh të administratës së tyre, duke promovuar fillimet e idesë së “mirëqenies në
punë”. Në llogari të kësaj dhe të lëvizjes së dy ekonomistëve dhe studiuesve politik – disa të
frymëzuar edhe nga idetë neoliberale të studiuesit Hayek dhe Friedman dhe të tjerët të bindur nga
logjika e teorisë së zgjedhjes racionale, vënë në dyshim se kush në të vërtetë përfiton nga politikat
sociale dhe se ndërhyrja e shtetit shihet gjithnjë si pjesë e problemit dhe jo si një mjet për tejkalimin
e disbalancës ekonomike apo përmirësimit social. Post-materialistët argumentonin se një rritje e
burokracisë së shtetit social pengon autonomin individuale dhe institucionet e shoqërisë civile
(Beck 1999), ndërkohë që feministët e përceptonin shtetin social si një përforcim të institucioneve
dhe ngrirje të marrëdhënieve tradicionale gjinore (Fraser 1994).
Marksistët, kishin identifikuar fazat e mëparshme të zhvillimit kapitalist duke theksuar
kontradiktat emergjente, për të argumentuar se kapitalizimi kishte pushuar të jetë i zbatueshëm pa
shtetin social. Në të njejtën kohë, rritja shumë e shpejt e shtetit social minon logjikën e akumulimit
kapitalist, duke prodhuar një të ashtuquajtur “Kirza e menaxhimit të krizës” sipas studiuesit Gough
(1979).
- 46 -
Ende ka dilema nëse shteti social i periudhes së pas luftës së dytë botërore do të jetë vetëm një
tipar për të përfaqësuar një fazë të shkurtë të zhvillimit në historinë e disa vendeve apo do të jetë
një tipar i përhershëm dhe koherent i shumicës së ekonomive të zhvilluara.
Ka mosmarrëveshje nëse edhe realisht ka ekzistuar një epokë e artë (golden age), megjithatë
gjerësisht është e pranuar se në mes viteve 1940 dhe 1970 përkrahja financiare për përfitimet dhe
shërbimet sociale në shumë vende europiane u rrit nga viti në vit, në përpjestim me të ardhurat
kombëtare dhe pjesa dërrmuese e partive politike ndanin një qëndrim se institucionet e shtetit
social ishin më se të nevojshme. Ekziston një pajtueshmëri në mes të studuesve se pas vitit 1970,
shteti social ka qenë nën kërcënim të vazhdueshëm me ardhjen në pushtet të partive të djathta të
tilla si ajo e zonjës Thatcher e cila nuk vazhdoi t’i përcjell vlerat sociale të pasluftës së dytë.
Megjithatë, një argument edhe më i fuqishëm është se rritja e ekonomisë globale kërkon ulje të
shpenzimeve në mënyrë që të konkurojnë në tregjet globale dhe kjo e ka bërë shumë të vështirë
për qeveritë që të zgjerojnë shpenzimet për mirëqenie sociale dhe ndonjëherë e bëri atë më se të
nevojshme për t’i shkurtuar ato. Për më tepër, presionet e konkurimit kanë qenë të shoqëruara me
ndryshime demografike të cilat kanë zvogëluar numrin e punëtorëve në shoqëri në raport me të
rinjët dhe të vjetrit e papunë, si dhe nga paraqitja e rreziqeve të reja të cilat vështirë se mund të
merret shteti social me to.
Janë dy arsye kryesore të cilat po e vëjnë në pikëpyetje vazhdimësin e shtetit social përgjatë gjithë
Europës. E para është se status quo-ja do të jetë e vështirë për të mbështetur ndryshimet e
vazhdueshme demografike dhe financiare. E dyta është se staus quo-ja duket gjithnjë e më shumë
e dalur nga moda, dhe e papërshtatshme për të përballuar dhe përmbushur sfidat e ardhshme.
Sistemet ekzistuese të mbrojtjes sociale mund të pengojnë në vend se të promovojnë rritjen e
punësimit dhe zhvillimit të njohurive në një ekonomi gjithnjë më konkuruese. Gjithashtu, ato mund
të jenë të papërshtatshme në frymën e zhvillimit të rreziqeve dhe nevojave sociale shumë më
intensive sesa më parë.
Tani, shteti social është në kundërshtim me sfondin e sipërmarrësve të rinjë politik dhe me
arkitektët e mirëqenies sociale të cilët po bëjnë thirrje për ndryshime të mëdha të regjimeve të
mirëqenies sociale.
- 47 -
II.4.1. Idetë e Keynesit për shtetin social
Roli i Keynes-it në themelimin e shtetit social nuk është i hulumtuar edhe aq
në detaje. Ekziston një tendencë e gjerë për ta portretizuar Keynes-in si
themelues të shtetit social, dhe për të shpallur se revolucioni Keynesian ofron
një justifikim për nevojën e të pasurit një sektor publik të madh në ekonomi
(Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 17). Keynes-i kritikonte politikat e
laissez-faire dhe shfaqte mosbesim të thellë ndaj punës së qetë dhe të
papenguar të tregut. Mbështetja e tij në “socializmin e investimit” më tepër se
sa në një politikë fiskale që synon zbutjen e niveleve të konsumit gjatë ciklit
tregon shqetësimin e tij për madhësin e deficitit dhe rëndësin për të stimuluar
tregun me qëllim sjelljen e nivelit të dëshiruar të punësimit (Maurice Mullard,
Paul Spicker, 1998, p. 17). Andaj, implikimi se Keynes-i ishte në favor të
rritjes së shpenzimeve publike të tilla siç kemi përjetuar pas Luftës së Dytë
Botërore – si pasojë e të ashtuquajturave politika Keynesiane, për shumicën e
studiuesve të politikave sociale janë të pranueshme.
Roli i Keynes-it në themelimin e shtetit social është i justifikueshëm, si në
aspektin teknik ashtu edhe praktik. Atë duhet vlerësuar nëpërmes dy
aspekteve: aspekti i parë ka të bëjë me pikëpamjet e tij teorike vis-a-vis shtetit
social. E dyta, është krahasimi i pikëpamjeve të tij me pikëpamjet e Beveridge-
it, i cili po ashtu konsiderohet si një nga themeluesit e shtetit social, dhe
debatet që ata i kishin për subjektin në fjalë. Keynes-i ishte në favor të
kontrollit mbi investimet totale dhe se pjesa më e madhe e tyre duhet të
realizohet ose të ndikohet nga organet publike apo gjysëm-publike. Ai
konsideronte se kjo është një zgjidhje praktike për të ruajtur një nivel të
qëndrueshëm të punësimit.
Ai e shihte problemin e papunësisë si rrënjë e së keqës që vie nga ekonomia e
tregut, e cila dërgon drejt zgjedhjeve totalitare të krahut të majtë apo të djathtë
(Leibfried, 1993, p. 67). Qasja e Keynes-it dallonte nga ajo e Beveridge-it sa
i përketë masave që duhet ndërmarrë për të luftuar paqëndrueshmërin dhe
John Maynard Keynes
(1883–1946)
Keynes ishte injohur me
mendimin e tij se shteti
duhet të ndërhyjë në
cështjet ekonomike për të
rreguluar tregun. Ky
qëndrim i tij ishte i
kundërt me atë të
liberalëve, se tregu është i
lirë dhe vetërregullues. Ai
ishte kundër mendimin se
me problemin e varfërisë
nuk duhet bërë asgjë
sepse shkelim “ligjet e
tregut”.
Puna Kryesore
- Indian Currency and
Finance (1913);
- Treatise on Probability
(1921)
- A Treatise on Money
(1930);
- The General Theory of
Employment, Interest and
Money (1936)
- 48 -
pasigurinë e cila buron nga një ekonomi e tregut, në drejtim të burimit të tyre të frymëzimit,
hartimit dhe zbatimit. Sipas Skidelsky-it, e vërteta rreth Keynes-it është se ai asnjëherë nuk ishte i
interesuar në politikat sociale në tërësi dhe asnjëherë nuk mori pjesë në to. I tërë preokupimi i tij
ishte nëse buxheti mund të përballojë planin e Beverdige-it (Skidelsky, 1996, p. 270). Megjithatë
duhet pranuar se ishte Keynes-i i cili vuri në pyetje supozimin e pranuar tanimë nga shumica e
shteteve, se qeveritë nuk duhet të ndërhyjnë në treg duke argumentuar se politikbërja përfshin
zgjidhje politike.
Keynes-i ishte i pari që politizoi cështjet ekonomike të cilat të tjerët ishin munduar t’i depolitizonin
duke argumentuar se njerëzit kishin për të jetuar me ligjet e tregut. Qasja e Keynes-it për shtetin
social ishte se ne fillimisht duhet të sigurojm një ndërhyrje të shtetit në kontekstin e ekonomisë së
tregut. Ai argumentonte se tregjet mund të vetërregulloheshin siç supozonte Adam Smith, por jo
në atë mënyrë që të promovoj mirëqenien sociale dhe standardet jetësore. Qëndrimi i deri tanishëm
se ulja e pagave, degradimi i tregjeve të punës dhe minimizimi i ndikimit të sindikatave të
punëtorëve, do të krijoj një kornizë që mund të gjenerojë punësim ishte i papranueshëm për
Keynes-in dhe në vend të saj ai sugjeronte një lloj tjetër të qasjes. Ai propozonte gjenerimin e
punësimt përmes konsensusit shoqëror, në vend të disiplinimit të tregut, sipas tij ky veprim
konsiderohet një alternativë më e mirë dhe e pranueshme në shoqëri.
Shteti social i ndërtuar pas vitit 1945 mbështetej në supozimin se qeveritë duhet të miratojnë qasjen
e Keynes-it për politikën makroekonomike: sipas së cilës do të ketë një angazhim të qeverive për
të zbatuar një punësim të plotë. Ky zotim për një punësim të plotë bënë të mundur shtetin social të
projektuar nga Beveridge dhe të zbatuar nga qeveria laburiste në Britani të Madhe pas vitit 1945.
Parimi i sigurimit shoqëror mund të ketë efekt vetëm nëse kemi nivele të larta të punësimit dhe të
papunët do ta përjetojnë problemin e papunësisë vetëm në afate të shkurtëra. Nivelet e larta të
papunësisë dhe papunësia afatgjate gjithmon do të minojnë shtyllat kryesore të financave publike.
Ata që janë në punësim duhet të gjenerojnë financat e nevojshme për fondin e shëndetësisë, arsimit,
pensioneve dhe fusha të tjera të politikës sociale.
Nëse nga ana tjetër niveli i papunësisë ka filluar të rritet atëherë qeveritë do të fillojnë të humbasin
financat për shkak të humbjes së taksave, por gjithashtu do të duhej të paguajn nivelet e larta të
sigurimeve sociale për të papunët. Për më tepër, kjo ka të ngjarë të ketë efekt të madh edhe mbi
kontributet pensionale. Rëndësia e qasjes së Keynes-it për shtetin social është vështirë të
- 49 -
nënvlerësohet. Në kohën e tij Keynes-i u thirr “njeriu që shpëtoi kapitalizimin”; ai ishte edhe njeriu
i cili ka dhënë arsyetimin qëndror për zgjerimin e shërbimeve të mirëqenies, si një qelës për
zhvillim industrial dhe të performances (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 20).
Politika makroekonomike e Keynes-it ishte thelbësore për shtetin social. Ishte supozuar se zotimet
për punësim të plotë do të gjenerojnë rritje ekonomike, nivele të larta të konsumit dhe rendimente
më të larta të taksave për të financuar shpenzimet e mirëqenies sociale. Shteti social sipas Keynes-
it mund të përdoret si një instrument i politikës makro-ekonomike. Gjithnjë sipas tij, rritja e
shpenzimeve në infrastrukturë, duke përfshirë rrugët, komunikimet, strehimin social dhe kujdesin
shëndetësor, do të përmirësojë fushat e politikës sociale, por gjithashtu do të gjenerojë punësim
dhe kontrata për kompanitë e sektorit privat. Keynes-i thoshte punësimi në sektorin publik do të
kontribuojë gjithashtu në ekonomin e gjerë. Mbrojtja shoqërore për të varfërit do të veprojë si një
rregullator për ekonomin, duke rritur shpenzimet publike në kohën e deflacionit. Ideja e Keynes-
it ishte e rëndësishme për politikën sociale si në nivelin intelektual ashtu edhe në atë praktik. Në
nivelin intelektual Keynes-i shkoi përtej argumentit teknik të shumë studiuesve.
Keynes-i kërkonte të ofronte një revolucion në të menduarit rreth qeverive dhe ekonomisë dhe për
këtë arsye kishte për qëllim të thyente paradigmat klasike se një ekonomi laisssez-faire ishte
zgjidhja e vetme për mirëqenien e një shoqërie. Keynes-i na tregon se ekonomia e tregut e lënë në
vetvete nuk mund të besohet se do të gjenerojë investime të mjaftueshme dhe punësim për të gjithë.
Ndërsa duke rënë dakord se tregjet do të priren të pastrohen në një periudh afatgjate, atëherë kjo
periudhë afatgjate gjithmon do të ketë kosto të lartë sociale (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998,
p. 27). Meqë jeta është shumë e shkurtër, është moralisht e drejtë për qeveritë për të ndërhyrë dhe
për këtë arsye të zvogëlojnë vuajtjet e papunësisë masive dhe afatgjate. Keynes-i gjithashtu tregoi
përmes konceptit të prirjes marxhinale të konsumit, se qeveritë mund të rishpërndajnë të ardhurat
për grupet me të ardhura të ulëta në një mënyrë që të kontribuohet në prosperitetin ekonomik dhe
në drejtësin sociale (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 27).
Studiuesi i politikave sociale Daniel Bell në vitin 1950 shkruajti për “fundin e ideologjisë”. U
krijua përshtypja që në botë mori fund komunizimi, fashizmi dhe se laissez-faire e kapitalizmit
ishte një gjë e së kaluarës. Tani qeveritë menaxhojnë ekonomitë e tyre, dhe kishin idenë se çka
duhet bërë me to. Në fakt qasja e Keynes-it ishte udhërrëfyes për këto. Ka pasur edhe marrëveshje
formale substanciale në politikën e shumë vendeve perëndimore në lidhje me qëllimin e ndërhyrjes
- 50 -
së qeverisë, e cila ishte për të mirën publike; kapaciteti i qeverisë për të sjellë efektet e dëshiruara
shoqërore; të drejtat civile dhe ekonomike për qytetarët; dhe zhvillimi i mbrojtjes shoqërore – një
e drejtë e garantuar në rastet shoqërore të nevojave të njohura. Shumë mosmarrëveshje politike
përqëndrohen në metodën me të cilën do të mund të zbatohen këto parime.
Thellësia e marrëveshjes është më e dukshme në reagim ndaj sistemeve politike të cilat nuk i kanë
pranuar këto parime – si për shembull Afrika e Jugut nën regjimin e aparteidit, i cili shtetin e bëri
një instrument të shtypjes raciale – ose të atyre të cilët besohet se kanë subordinuar përfitimet
publike për destinime të tjera, si për shembull përkrahja e fundamentalizmit religjioz apo
ideologjitë politike (Leibfried, 1993, p. 82). Kriza ekonomike që u shfaq me Depresionin e madh,
sfidoi besimin tek tregu i lirë, sipas Keynes-it. Ai potencoi se është më se e nevojshme ndërhyrja
aktive e shtetit në jetën ekonomike, me qëllim të rigjallërimit të tregut (Keynes, General theory of
employment, interest and money, 2006, p. 21). Keynesi rekomandonte që rigjallërimi i tregut bëhet
kur shteti shpenzon lirshëm sa më shumë mjete financiare. Sipas tij rritja e këtyre shpenzimeve
nga ana e shtetit do të rrisë kërkesën nga konsumatorët. Sic e theksuam edhe më lartë Keynesi
propozoi shpenzimin e mjeteve financiare publike për punësimin e njerëzve në ndërtimin e veprave
publike si: rrugë, ura, shtëpi, shkolla etj. Ndërtimet e tilla përveç që punësojnë njerëz që nuk mund
të gjejnë punë, njëkohësisht do të gjenerojnë kërkesa për lëndë të parë dhe makineri të cilat gjenden
në sektorin privat. Njerëzit e punësuar tani do të kenë mundësi për të shpenzuar për veshmbathje,
ushqim, pajisje shtëpiake, që sipas Keynesit do të shtonte kërkesën për mallra me përdorim të
përgjithshëm. Kjo kërkesë do t’i detyronte prodhuesit për prodhim të mallrave për konsum të gjerë
dhe në këtë mënyrë rigjallërohet tregu. Qasja e Keynes-it do të gjente zbatim në SHBA në kohën
e Ruzveltit, dhe në Europë në kohën e pasluftës së dytë botërore. Shtetet europiane i mbajtën
ekonomitë e tyre në një mbikqyrje të plotë dhe përdorën pushtetin e tyre për rregullime fiskale dhe
monetare me qëllim nxitjen e prodhimit, punësimit dhe për të kontrolluar informacionin. Në të
njejtën kohë u zhvillua edhe shteti social, duke i dhënë prioritet të drejtave për punë të
përshtatshme, për beneficione të papunësisë, për sigurime sociale për të moshuarit, për trajtim
mjekësor të lirë ose të subvencionuar si dhe për shpërndarjen e pasurisë dhe të ardhurave përmes
taksave progresive. Keynsianët ishin të bindur se pagat e larta, punësimi i plotë, realizimi i
shërbimeve sociale, pra në përgjithësi të ardhurat e larta krijonin kërkesën e konsumatorit, rritje të
fuqisë blerëse, e nga ana tjetër futja e një kërkese gjithnjë e më të madhe në ekonomi do të ishte
rruga më e mirë për të përballuar krizat ekonomike (Filo, 1999, p. 105).
- 51 -
II.4.2. Idetë e Friedmanit për shtetin social
Ekonomisti Milton Friedman potenconte që sikur ta bëjmë një klasifikim të
thjeshtë të shpenzimeve të shtetit social atëherë do ta shohim se pse ky proces
na dërgon në rezultate të padëshiruara. Kur ju shpenzoni, ato mund të jenë
paratë e juaja apo të dikujt tjetër. Nga kombinimi i këtyre dy alternativave
rezultojnë katër mundësi të përmbledhura në tablën e mëposhtme:
Tabela 1. Shembulli i Milton Friedman-it, mbi shpenzimin e parasë.
Për kënd janë shpenzuar
paratë?
Për ju Për dikë tjetër Cilat para janë shpenzuar?
Personale
Dikujt tjetër
I II
III IV
Marrë nga Milton dhe Rose Friedman, Free to Choose: A Personal
Statement
Friedman në kategorin e I-rë, i referohet shpenzimit të parave për vetën tuaj.
Për shembull, ju bëni blerje në një supermarket dhe në mënyrë të qartë ju keni
një nxitje të fortë të jeni në të njejtën kohë ekonomik dhe të merrni
maksimumin e vlerave për vetën tuaj për çdo dollar që e shpenzoni. Kategoria
e II-të i referohet shpenzimit të parave tuaja nga dikush tjetër. Për shembull,
në dyqan ju jeni duke blerë dhurata për krishtlindje apo ditëlindje të rastit dhe
keni një nxitje të fort të jeni sa më ekonomik sikurse në kategorin e I-rë, por
tani nuk e keni të njejtën nxitje për të marrë sa më shumë vlera për çdo dollar
që shpenzoni, të paktën jo siç gjykohet nga shijet e marrësit të dhuratës. Ju
sigurisht që do të dëshironit të merrnit diçka që do t’i pëlqente pranuesit të
dhuratës, me kusht që ajo lenë përshtypjen e duhur dhe nuk merr shumë kohë
dhe përpjekje. Kategoria e III-të sipas Milton Friedman, i referohet
shpenzimeve të parave të dikujt tjetër për veten tonë – për shembull, duke bërë
shpenzime të mëdha. Në këtë rast ne nuk kemi një nxitje të fortë për të ulur
Milton Friedman
(1912-2006)
Nobelist në shkencat
ekonomike, Friedman
ishte kundërshtar i
politikave qeveritare
keynesianiste dhe ishte
ithtar i vijës së ndërhyrjes
minimaliste të shtetit në
cështjet e tregut. Idetë e tij
lidhur me politikat
monetare, taksimin,
privatizimin dhe
liberalizimin e tregut
ndikuan politikat
qeveritare te shume
shteteve perqndimore
gjate viteve 1980.
Puna kryesore
- Kapitalizmi dhe liria
(1961);
- Inflacioni dhe
papunësia (1977);
- Kujtime: dy njerëz me
fat (1998);
- 52 -
koston e shpenzimit për dreka zyrtare. Kategoria e IV i referohet shpenzimit të parave të dikujt
tjetër për një person tjetër. Ju ia paguani drekën zyrtare dikujt tjetër nga llogaria e shpenzimeve të
dikujt tjetër. Në këtë rast ju keni shumë pak nxitje për të qenë ekonomik ose edhe të përpiqeni të
merrni pëlqimin e të ftuarit tuaj të drekës për të dhënë vlerësimin maksimal për drekën e shijuar.
Megjithatë, nëse ju keni një drekë zyrtare me personin e ftuar, në mënyrë që dreka është një përzirje
e kategorisë III dhe IV, atëherë ju keni një nxitje të fortë për të kënaqur vetëm shijet tuaja personale
duke sakrifikuar shijet e personit tjetër, nëse është e nevojshme (Friedman, Capitalism and
freedom, 2009, p. 32).
Të gjitha programet e mirëqenies të shtetit social sipas Friedman-it bien në kategorin e III – për
shembull, sigurimet shoqërore të cilat përfshijn pagesat kesh (cash) të cilat marrësi është i lirë t’i
shpenzojë siç do të dëshironte ai. Kur kemi fjalën për kategorinë e IV- për shembull, strehimi
publik; edhe në këtë rast programet e kësaj kategorie ndajnë një tipar të kategorisë së III-të, që do
të thotë burokratët të cilët administrojnë programet e mirëqenies sociale janë në mesin e përfituesve
të këtyre progameve. Sipas mendimit të Milton Friedman-it, këto karakteristika të shpenzimeve
nga programet e mirëqenies janë burimi kryesor i defekteve të tyre. Ligjvënësit votojnë për të
shpenzuar paratë e dikujt tjetër. Votuesit të cilët bëjnë zgjedhjen e ligjëvënësve janë në një sens
votimi për të shpenzuar paratë e tyre për veten e tyre, por jo në një sens të drejtërdrejtë të
shpenzimeve nga kategoria e I-rë. Lidhja në mes të taksave që cdo individ paguan dhe shpenzimit
për të cilën ai voton është jashtëzakonisht i ciltërt. Në praktikë, votuesit sikurse ligjëvënësit e tyre,
janë të prirur ta shohin dikë tjetër si pagues i programeve për të cilat në mënyrë direkte voton
legjislativi kurse në mënyrë indirekte voton votuesi. Përderisa, burokratët të cilët administrojnë
programet e mirëqenies gjithashtu shpenzojnë paratë e dikujt tjetër (Friedman, Capitalism and
freedom, 2009, p. 32). Ky shpenzim i parave të dikujt tjetër bëhet për dikë tjetër. Për Milton
Friedmanin, vetëm shpirti human i cili nuk është aq i fortë dhe i besueshëm se sa interesi vetjak,
siguron që ata do t’i shpenzojnë paratë në mënyrën më të pranueshmë për nevojtarët.
Megjithatë kjo nuk është e gjitha. Joshja ndaj parave të dikujt tjetër është tejet i fortë. Shumica,
duke përfshirë këtu edhe burokratët të cilët bëjnë administrimin e programeve të mirëqenies, do të
përpiqen në maksimum për të marrë atë për veten e tyre në vend se të shkoj tek nevojtarët. Tundimi
për t’u angazhuar në korrupsion, në mashtrime, është aq i fortë dhe nuk do të jetë gjithmon i lehtë
për t’u rrezistuar. Njerëzit të cilët i rrezistojnë tundimit për të mashtruar do t’i përdorin mjetet e
- 53 -
ligjshme për të drejtuar parat për veten e tyre. Ata do të lobojnë për legjislacion të favorshëm për
veten e tyre, për rregulla nga të cilat ata mund të përfitojnë. Burokratët të cilët bëjnë administrimin
e programeve të mirëqenies do të ushtrojnë presion për pagë më të lartë dhe për privilegje të
ndryshme.Përpjekja e njerëzve për të devijuar shpenzimet shtetërore për veten e tyre ka dy pasoja
të cilat mund të jenë të paqarta. Së pari, ai shpjegon se pse ka kaq shumë tendencë të përfitimit
prej programe sociale nga grupet me të ardhura të mesme dhe të larta më tepër sesa të varfërit, për
të cilët ato janë të supozuar të destinohen. Të varfërit kanë tendencë të shpërfaqin pamjaftueshmëri
të shkathtësive dhe vlerave jo vetëm në treg, por edhe aftësitë e nevojshme që të jenë të sukseshme
në jetën politike për mbledhjen e fondeve. Në të vërtetë, disavantazhi i tyre në tregun politik ka të
ngjarë të jetë më e madhe se sa në jetën ekonomike. Pasoja e dytë është se fitimi neto për marrësit
e transferimit do të jetë më pak se shuma e përgjithshme e transferuar. Kjo i bie se në qoftë se
transferi i shumës së përgjithshme është 100 dollar, personi në nevojë do të marrë më pak se vlera
prej 100 dollarëve, kjo ndodh në emër të kostos së shërbimeve që bëjnë burokratët (Milton
Friedman, and Anna J. Schwartz, 1982, p. 12).
Këto pasoja sipas Milton Friedmanit, ndihmojnë gjithashtu për të shpjeguar presionin gjithnjë në
rritje për më shumë shpenzime dhe më shumë programe sociale. Këtu kemi dështimet në arritjen
e masave të para nga objektivat e reformatorëve që sponzorizojnë ato. Ata arrijnë në përfundimin
se nuk është bërë sa duhet andaj kërkojnë programe sociale tjera shtesë. Ata arrijnë të fitojnë si
aleatë së bashku edhe burokratët të cilët administrojnë këto programe sociale dhe njerëzit në nevojë
të cilët besojnë se ata mund të kenë qasje të lehtë në paratë që do të shpenzohen. Sipas Milton
Friedman-it, shpenzimi nga kategoria e IV tenton në mënyrë të vazhdueshme të përfshijë njerëzit
në korrupsion. Të gjitha programet sociale të tilla vënë në pozitë njerëzitë të vendosin se çfarë
është e mirë për njerëzit e tjerë. Efekti sipas tij është se në një grup ne mund të bartim ndjenjën e
pushtetit, kurse në grupin tjetër të fusim ndjenjën e varësisë fëmijërore. Në këtë rast, përveç
humbjes së parave, dështimit për të arritur objektivat e synuara, rezultatin përfundimtar do ta kemi
një shoqëri me një strukturë të kalbur morale. Po ashtu edhe një nënprodukt i kategorisë së III ose
të IV të shpenzimeve ka të njejtin efekt. Dhuratat vullnetare, ju mund të shpenzoni paratë e dikujt
tjetër duke i marrë ato sikurse që bënë shteti. Përdorimi i forcës sipas Milton Freiedmanit është
zemra e shtetit social – një mjet i keq që tenton të korruptoj të mirat e fundit. Kjo është edhe arsyeja
pse shteti social kërcënon lirinë tonë kaq seriozisht (Friedman, Capitalism and freedom, 2009, p.
34).
- 54 -
II.5. Tipologjia e shtetit social nga Esping-Andersen
Një nga studiuesit më me ndikim i shtetit social është Gosta Esping-Andersen,
i cili në vitin 1989 shkroi librin e quajtur tre modelet botërore të mirëqenies
kapitaliste, në të cilin ai bënë një kategorizim të shteteve sociale në tre lloje.
Sipas tij, vendet dallojnë për nga sistemet e tyre të mirëqenies në bazë të
beneficioneve që ato ofrojnë në raste të papunësisë, kujdesit shoqërorë,
strehimit publik, dhe programeve të tjera sociale (Esping-Andersen, The three
worlds of welfare capitalism, 2013, p. 21). Për shembull, disa shtete ofrojnë
benificione të larta për nënat e vetme më fëmijë deri në moshën 16 vjeçare,
përderisa disa të tjera nuk japin asgjë. Ndryshime të këtilla dhe detaje të tjera
janë jetike për ta bërë të mundur katëgorizimin e shteteve sociale sipas modelit
të Esping-Andersenit. Në rastet kur një person i papunë, për të gëzuar
beneficionet e papunësisë paraprakisht duhet të ketë qenë në të kaluarën e tij
në ndonjë marrëdhënie pune. Të tjera vende u ofrojnë të papunëve pagën e
mëparshme për dy vite në masë prej 70%. Me të gjitha këto variacione Esping
- Andersen bënë listimin e indeksit social në bazë të së cilës bënë
kategorizimin e shteteve sociale.
Esping-Andersen shtetin social e ndan në tre modele: Liberal, konservativ-
kontinental dhe socialdemokrat (Esping-Andersen, The three worlds of
welfare capitalism, 2013, p. 21). Modeli liberal i shtetit social sipas tij ofron
programe sociale modeste, nuk aplikon parime universal, rolin kryesor i jep
tregut, ndërsa ofron beneficione të vogla kryesisht për një klientelë me të
ardhura të vogla dhe në nevojë. Sipas tij, SHBA, Kanda dhe Australia janë
shtete tipike të modelit liberal. Modeli i dytë sipas Esping-Andersenit është
modeli konservativ, i cili ofron sigurime shoqërore më shumë se sa asistencë
sociale. Shumica e përfitimeve nga papunësia apo në raste të tjera (sëmundjet)
janë si rezultat i kontributeve të sigurimeve të bëra më parë. Ky model është i
njohur edhe si modeli Bismark. Modeli konservator mbështetë fuqishëm
përkrahjen e rrjetit tradicional të familjes dhe kishës, dhe shteti ndërhynë në
Gosta Esping Andersen
(1947)
Si një nga sociologët më
me ndikim në fushën e
studimeve për shtetin
social, Esping-Andersen
përcaktoi tre tipet e
regjimeve të shtetit social:
Liberal, Korporatist dhe
Socialdemokrat. Ky
kategorizim ngjalli debate
dhe kritikë të ashpër, duke
potencuar se ishte i
pamjaftueshëm duke
marrë në konsideratë
zhvillimin e vazhdueshëm
të shtetit social.
Puna kryesore
- The three ëorlds of
ëelfare capitalism;
- Welfare states in
transition national
adaptations in global
economies;
- 55 -
ofrimin e asistencës në rastet e pamundësisë së ofrimit të saj nga ana e familjes. Sipas tij,
Gjermania, Austria, Franca dhe Belgjika janë shtete tipike të këtij modeli. Shtetet sociale të modelit
social-demokratik shpërfaqin nivele të larta të përfitimeve dhe shërbimeve sociale.
Të gjitha shtresat shoqërore janë të përfshira nën një sistem universal të sigurimit i cili bazohet në
nivelin e të ardhurave mesatare. Ky model thekson rolin primar të shtetit në ofrimin e mirëqenies
sociale për të gjithë qytetarët padallim. Shteti social merr përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë të kujdeset
për fëmijët, të moshuarit, të papunët, etj. Shtetet sociale të cilat praktikojnë këtë model të social-
demokracisë janë vendet skandinave (Esping-Andersen, The three worlds of welfare capitalism,
2013, p. 22). Esping-Andersen pranon se nuk ka asnjë rast të vetëm të pastër. Sipas tij, shtetet
sociale kanë ndryshuar dhe janë zhvilluar ndër vite. Shumë kritikë theksojnë se mënyra se si e
shkroi librin Esping-Andersen, lenë përshtypjen se ai mendonte vetëm për modelin skandinav të
shtetit social, modelin social-demokratik duke e potencuar si modelin më të mirë të mundshëm
(Peter Alcock and Martin Powell, 2005, p. 51). Të tjerët e kritokojnë qasjen e tij të ashpër ndaj
tregut, duke e lënë përshtypjen e një komunisti të përbetuar. Megjithatë, shumë nga studiuesit
pajtohen me pohimin e Esping-Andersenit se nuk mund të gjykohet mirëqenia sociale e një shteti
nga shuma e shpenzimeve që bënë për mbrojtjen shoqërore. Ne kemi shembuj të ndryshëm të
shteteve, në të cilat një vend mund të ketë përfitime sociale të nivelit të ulët, e në anën tjetër
shkallën e papunësisë e ka të lartë. Në disa vende të tjera përfitimet sociale mund të jenë të larta,
por në anën tjetër shkalla e papunësisë mbetet e ulët. Kostoja financiare mund të jetë e njejtë në të
dyja rastet, por nëse e marrim vetëm shumën e përgjithshme të shpenzimeve atëherë plotësisht do
të jetë ç’orientuese. Esping-Andersen lenë përshtypjen se nuk ka interes apo edhe shqetësim rreth
asaj nëse se shteti është një kujdestar i mirë. Në përgjithësi ai u mbështet në modelin e shtetit social
të Suedise, e cila hoqi dorë rreth viteve 1990, duke bërë një seri të reformave radikale të nxitura
nga krizat në bursë. Suedia tani është një udhëheqëse botërore në zgjerimin e ofrimit të shërbimeve
private mjekësore dhe arsimore (Mishra, 2014, p. 30). Megjithatë, Suedia mbetet një ndër vendet
në të cilat shteti social ka mbështetje të gjerë nga qytetarët. Kjo nuk do të thotë që edhe vendet e
tjera nga modelet konservative dhe liberale nuk ofrojnë asistenca sociale. Përkundrazi, shtetet nga
modeli konservativ kanë shtuar shërbimet dhe asistencat sociale. Situatat kur shtetet ballfaqohen
me fonde të pakëta, atëherë gjithmon është vullneti që këto fonde të orientohen aty ku ka më së
shumti nevojë – tek të varfërit. Një praktik e tillë është aplikuar në Britani, Itali, etj.
- 56 -
II.6. Kufijtë e mirëqenies sociale nga Maurizio Ferrera
Si një prej studiuesve të gjeneratës së fundit të politikës sociale, Ferrera e
konceptonte formimin e shtetit social si një proces të gjatë i cili bëhet
nëpërmes ristrukturimeve sociale. Italiani Ferrera argumentonte se
legjitimiteti politik i shteteve qëndron i mbyllur, dmth ato përfaqësojnë një
komunitet koheziv, anëtarët e të cilit e ndjejnë veten të lidhur reciprokisht
kundër rreziqeve sociale, brenda kufinjëve të shënuara në mënyrë të qartë
(Maurizio Ferrera, Anton Hemerijck, and Martin Rhodes, 2000, p. 10).
Përderisa ndërtimi i një komuniteti të gjerë të identitetit europian i bazuar në
hapje dhe jo mbyllje, dobëson kufinjtë e shteteve në mbrojtjen sociale.
Procesi i integrimit europian sipas Ferreras revidon kufinjët e brendshëm dhe
të jashtëm të sistemeve sociale dhe me këtë sfidon kufinjët e shoqërive
kombëtare në Europë si dhe të sistemeve të tyre politike, si shtete sociale. Këtë
gjendje faktike ai e ilustron si një hapësirë e politikës së re të mirëqenies
sociale. Megjithatë, koncepti i tij mbi kufinjët social është argumenti kryesor
i tij se ai në vetëvete është parakushti kryesor për të lidhur së bashku individët,
grupet dhe njësitë teritoriale si dhe për forcimin e gatishmërisë së tyre për të
ushtruar solidaritetin. Sipas tij shtetet anëtare të Bashkimit Europian, gjithnjë
e më shumë janë në pozitën e një vendi senduiq në mes të proceseve të një
super-entiteti nga njëra anë dhe rajonalizimit në anën tjetër.
Koncepti i tij i kufinjëve mund të kuptohet edhe si një hapsirë e përbashkët e
ndërveprimit shoqëror në të cilin anëtarët ndajnë tiparet e përbashkëta apo
janë subjekt i normave dhe rregullave të përbashkëta. Në këtë kuptim shteti
social në këto hapësira sipas Maurizio Ferrera, ka qenë një pako me nivele të
ndryshme të shërbimeve sociale, secila më kufinjët e vetë të përfshirjes dhe
përjashtimit (Maurizio Ferrera, Anton Hemerijck, and Martin Rhodes, 2000,
p. 10). Integrimi Europian është sfidues për të dy kufijtë, edhe atë territorial
po edhe për hapsirën e mbrendshme sociale. Me të drejtë Ferrera, shtron
cështjen se integrimi europian mund të shkaktoj destabilizime të mundshme
Maurizio Ferrera
(1955)
Maurizio Ferrera njihet si
një nga studiuesit e
rëndësishëm të politikave
sociale. Qëndrimi i tij se
legjitimiteti politik i
shteteve priret të jetë i
mbyllur dhe se në
vetëvetë përfaqëson një
komunitet koheziv i cili i
mban të lidhur anëtarët
kundër rreziqeve sociale.
Integrimi i shteteve në
Bashkimin Europian
mund të shkaktoj
destabilizime sociale.
Puna kryesore
- The Boundaries of
Welfare (2005);
- Alle Radici del
Welfare all’Italiana
(2012;
- 57 -
sociale përmes ristrukturimit të sistemeve kombëtare sociale. Ai këtë e ilustron me faktin se si
ligjet e Komisionit Europian për mbrojtjen shoqërore, dhe lëvizjen e lirë të tregut konkurues, mund
ta kontestojnë në mënyrë të konsiderueshme sovranitetin social të shteteve anëtare. Një tjetër
shqetësim i Maurizios është edhe praktika e rajonalizimit të shteteve sociale.
Sipas tij kjo ringjallje e njësive subnacionale është promovuar pjesërisht nga integrimet europiane,
të cilat nuk drejtohen vetëm brenda shtetit, por edhe në ndërtimin e rajoneve transnacionale.
Ferrera argumenton se në ndërtimin e këtyre njësive transnacionale, rol të rëndësishëm luajnë
politikat sociale. Efektet e kësaj ringjalljeje ilustrohen në fusha të ndryshme si kujdesi shëndetësor,
shërbimet sociale, tregu i punës etj.
- 58 -
II.7. Perspektivat teorike mbi shtetin social
Kuptimi ynë më i përgjithshëm për shtetin social mundësohet përmes perspektivave teorike dhe
ideologjike brenda të cilave janë të vendosura konceptet bazë të mirëqenies sociale. Studiues të
ndryshëm të cilët merren më studimin e politikave sociale kanë zhvilluar konceptet teorike, të cilat
synojnë të ofrojnë një shpjegim rigoroz shkencor të bazuar në prova empirike. Këto trajtesa teorike
në vazhdimësi kontestohen dhe pasurohen me të arritura të reja. Sot numërohen disa perspektiva
teorike të cilat ndihomojnë në trajtimin e shtetit social nga aspekti teorik. Këto perspektiva teorike
kanë anët e forta dhe të dobëta të tyre në trajtimin e shtetit social. Në vazhdim ne do të paraqesim
se si e trajtojnë marksistët shtetin social duke theksuar një përshtatje të ekonomisë kapitaliste ndaj
presionit të kërkesave të klasës punëtore. Përderisa socialdemokratët potencojnë se reformimi i
shtetit social ka ndikuar në transformimin e ekonomisë kapitaliste.
II.7.1. Marksizmi
Për shumë vite, marksizmi dominoi diskutimet akademike lidhur me çështjet ekonomike, politike
dhe sociale. Ky trajtim niset nga pozicioni i majtë në të cilën shumica e studiuesve i referohen
vetëvetës si marksist, Ndikimi i Marksit është ende evident në fjalorin vokabular i cili përdoret për
të diskutuar çështjet sociale. Politika Sociale si disiplinë është ndikuar gjithashtu në formimet e
veta nga Marksi; megjithatë brenda kësaj disipline opozita kryesore e analizës së Marksit ishte
Weberi. Ishte ky i cili trajtoi dhe modifikoi vokabularin marksist – termet si: klasa, kapitalizmi
dhe pushteti – që kishte si qëllim argumentimin kundër pozicionit të Marksit dhe përfundimeve të
tij. Megjithatë, efekti i këtij debati ishte se gjuha e saj ishte e përshtatur sipas gjuhës së Marksit.
Është një problem bazik në përshkrimin dhe shpjegimin e marksizmit, sepse ajo nuk ishte vetëm
një teori shoqërore, dhe jo vetëm një doktrinë politike, por ishte një sistem besimi. Ky sistem
shpjegonte çdo gjë me rëndësi në jetë, duke përfshirë familjen, artin, kulturën, politikën dhe
religjionin; parashikonte të ardhmen dhe paraqiste një model të jetës (Maurice Mullard, Paul
Spicker, 1998, p. 33). Si një teori shoqërore, markzismi nuk ka qenë edhe aq i kënaqshëm.
Pavarësisht nga pretendimet e tij dogmatike që të jetë “shkencor” arsyetimi i Marksit ishte shpesh
- 59 -
i panjohur, ai e shprehte vetëveten në terme të kundërshtueshme dhe nganjëherë kontradiktore me
parashikimet e tij të pasakëta (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 33).
Në duart e intelektualëve marksist, marksizmi u bë shumë më i sofistikuar dhe një forcë që duhet
marrë seriozisht: ajo është përdorur, jo si një teori, por si një grup fleksibil i mjeteve dhe
argumenteve që ofron një analizë të shoqërisë. Mendimi i Marksit ishte i bazuar në një pikëpamje
materialiste të shoqërisë. Pikëpamja qëndrore është se natyra e prodhimit ekonomik përcakton
modelin e marrëdhënieve në shoqëri. Struktura e prodhimit ekonomik – forcat e prodhimit –
reflektojnë marrëdhëniet në prodhim apo rolin që njerëzit kanë në ekonomi dhe shoqëri. Forcat
dhe marrëdhëniet e prodhimit së bashku prodhojnë substrukturën e shoqërisë, e cila mëpastaj
reflekton në cdo gjë tjetër, duke përfshirë edhe politikën, kulturën dhe veprimtarinë intelektuale.
Shumë marksistë të mëvonshëm, si dhe të tjerët që kërkuan për të rishikuar marksizmin (si Gramsci
dhe Lukacs) zgjodhën për të theksuar ndërveprimin midis ideve dhe faktorëve ekonomik apo (si
Baudrillard dhe Habermas) për të argumentuar se procesi i ndryshimit mund të lëvizë në drejtim
tjetër, nga kultura tek struktura e prodhimit. Qelësi i të kuptuarit të marrëdhënieve të prodhimit
ishte mjaft i thjeshtë - aty janë marrëdhëniet në mes shtypësve dhe të të shtypurve. Në çdo shoqëri
të zhvilluar, prodhimi u zhvillua sepse disa njerëz ushtronin pushtet mbi të tjerët. Skllavëria i hapi
rrugën sistemit feudal, ky i hapi rrugën prodhimit borgjezë apo kapitalizmit, por karakteri themelor
i të gjithave ishte i njejtë, shfrytëzimi i grupit nga grupi tjetër. Kjo është arsyeja përse Marksi
shkroi se “Historia e të gjitha shoqërive është histori e luftës së klasave” (Mishra, 2014, p. 82).
Klasat ishin grupe njerëzish të përcaktuar nga marrëdhëniet e tyre me mjetet e prodhimit. Çështja
qëndrore në analizën marksiste ishte të pamurit e shoqërisë modern si “kapitaliste”. Kapitalizmi u
dallua nga dominimi i kapitalit, sistem në të cilin njerëz të caktuar zotërojnë dhe kontrollojnë
mjetet e prodhimit. Edhe pse Marksi komentoi se kapitalistët ishin thjesht “kapital i personifikuar”
i cili sygjeron se mjetet e prodhimit i kontrollojn ata. Kapitalizmi është i motivuar përmes interest
vetjak dhe ndjek fitimin nga ana e indvidëve privat.
Megjithatë, kjo nuk është edhe aq një përshkrim i mirë i procesit industrial në ditët e sotme. Në
rradh të parë, fitimet nuk bëhen domosdoshmërisht nga persona privatë. Sot firmat janë në pronësi
të firmave të tjera. Sot blloku më i madh i aksionerëve në tregun e aksioneve në vendet
perëndimore janë fondet e pensioneve, të cilat menaxhohen në emër të pensionistëve, ku këto të
fundit nuk e kanë as idenë dhe as rolin në mënyrën se si ato përdoren (Maurice Mullard, Paul
- 60 -
Spicker, 1998, p. 35). Sot njerëzit që zotërojnë mjetet e prodhimit, nuk janë domosdoshmërisht ata
që kontrollojnë atë. Së dyti, industria dhe tregtia nuk janë ekskluzivisht privatë, sic ishte dikur.
Studiuesi Anthony Crosland në librin e tij “The Future of Socialism” thekson rolin e shtetit në
kontrollin e ekonomisë dhe pronësisë së industrisë. Ky rol mund të duket i zvogëluar (shtrirja e
saktë e ndërhyrjes shtetërore është e diskutueshme), por argumenti qëndron ende mirë (Maurice
Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 36).
Shtetet ndërhyjnë në mënyrë aktive në ekonomitë moderne, përmes planifikuesve dhe
menaxherëve, prodhuesve, konsumatorëve dhe shpërndarësve të burimeve. Aftësia e firmave
industriale dhe organizatave financiare për të vepruar për veten e tyre ështe e kushtëzuar nga
politika e qeverisë dhe në disa vende qeveria është e përfshirë ngushtë në vendimet e menaxhmentit
dhe investimit.
Sot procesi industrial varet dhe menaxhohet nga menaxherët – një trend që ishte prezent edhe në
kohën e Marksit, edhe pse ai e hodhi poshtë atë. Interesat e menaxherëve, shpesh ndryshojnë nga
ata të aksionerëve. Shumica e menaxherëve janë të interesuar në stimulime personale, siguri në
punë dhe status të cilat mund të dërgojnë drejt një rritje afatgjate ose në avancimin e karrierës
personale sesa në profitin e organizatës. Marksizmi përshkroi procesin kapitalist në kushtet e një
ndarje të punës, në të cilën disa njerëz shesin fuqin e tyre të punës për të tjerët, në atë mënyrë sa
për të prodhuar mallra dhe për të shfrytëzuar vlerat e tepërta nga puna e tyre. Vlera ishte prodhuar
nga punëtori, por është kapitalisti që nxjerrë fitimin duke e blerë lirë punën dhe duke e shitur mallin
me një cmim më të lartë. Kjo u bë e mundur duke e paguar punëtorin më pak se sa vlera reale e tij
– eksploatimi i punëtorit (Barr, 1993, p. 20). Marksistët panë tendencat qëndrore në kapitalizëm si
akumulimi dhe përqendrimi i kapitalit. Në mënyrë që të bëhet akumulimi i kapitalit atëherë kushtet
ekonomike duhet të krijohen në të cilat mallrat mund të prodhohen dhe tregtohen.
Akumulimi i kapitalit varet nga krijimi dhe rritja e tregjeve dhe pastaj nga kërkesa dhe oferta. Neo-
marksistët kanë theksuar rëndësin në këtë “komodifikim” duke i kthyer aktivitetet në një lloj gjëje
e cila mund të blihet dhe shitet në treg. Ndërtimi i shtëpive, për shembull nuk është komodifikim
në pjesën më të madhe të botës së tretë, ku njerëzit ndërtojnë kasollet e tyre të cilat gradualisht
pësojnë përmirësime, por ajo është komodifikim në vendet më të zhvilluara, ku njerëzit blejnë tokë
dhe material dhe pastaj komisioni i ndërtuesve të ndërtoj shtëpi për ta (Barr, 1993, p. 20). Zhvillimi
në masë i objekteve të banimit të industrializuara, vecanërisht blloqet e larta banesore, mori një
- 61 -
trend në ekstrem. Metodat e ndërtimit të industrializuar përqendruan kontrollin në firma të caktuara
të cilat janë të pajisura për t’u marrë me këto cështje.
Shteti social është parë shpesh si dekomodifikues i gjërave ose duke marrë mallra dhe shërbime
nga tregu. Studuesi Offe argumenton se dekomodifikimi është i nevojshëm për të riprodhuar
shoqërinë dhe për të legjitimuar sistemin (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 36). Në të
njejtën kohë është e mundur të argumentojm se shumë nga kjo që ndodh në shtetin social favorizon
kushtet e akumulimit, duke nënkuptuar më tepër komodifikimin sesa dekomodifikimin. Kudo,
njerëzve iu japin përfitime në të holla në vend të mallrave, ata duhet të angazhohen në
transakcionet e tregut.
Marksi argumentonte se kapitali do të bëhet i përqendruar në mënyrë progresive në më pak duar.
Ai e përshkroi procesin përmes të cilit do të vie revolucioni duke përfshirë fillimisht akumulimin
e kapitalit, dhe e dyta përqendërimi dhe centralizmi i saj në disa kapitalist, të cilët bëhen më të
pasur në kurriz të të gjithë të tjerëve. Kjo bënë që rradhët e proletariatit të rriten, të cilëve
kapitalizmi ua mohon burimet themelore, duke mos u lënë atyre asnjë zgjidhje, përveç
revolucionit. Marksi dënon tendencën për të akumuluar dhe e lidh pazgjidhshmërisht me mjerimin
njerëzor.
Megjithatë ekonomitë industriale kanë krijuar përfitime të konsiderueshme materiale, por edhe
probleme të konsiderueshme sociale, dhe mbi dy shekuj pozita e më të varfërve është përmirësuar
padyshim. Në procesin e zhvillimit ekonomik, të varfërit janë të integruar në mënyrë progresive
në sistemin ekonomik. Edhe pse përfitimet janë ndonjëherë të paqarta, dhe mund të ketë viktima
në proces, kjo është rruga kryesore përmes të cilit standardet e jetesës së njerëzve në vendet në
zhvillim mund të përmirësohet. Analiza marksiste për klasat kishte ndikim të thellë. Ajo përcaktoi
kushtet mbi të cilat është analizuar pabarazia, duke vënë vëmendjen posaqërisht në pozitën e
punëtorëve si çështja më themelore në shoqëri. Për shkak të ndikimit politik të marksizmit,
shqetësimi kryesor i politikës sociale ka qenë për të përfaqësuar dhe për të mbrojtur pozicionin e
klasës punëtore. Kjo ishte vecanërisht e dukshme në Europën Kontinentale, në të cilën termi
“social” shpesh paraqetë marrëdhëniet në mes industrisë dhe sindikatave, ku këto të fundit arritën
të zënë një pozicion institucional në organizimin e mirëqenies sociale. Për shembull, ideja e
“partneritetit social” në Francë zhvilloi formalisht dispozitat e mirëqenies sociale si një fushë në
të cilën punëdhënësi dhe punëtorët kishin interes të drejpërdrejtë.
- 62 -
II.7.2. Liberalizmi
Pozita startuese e liberalizmit është se ne të gjithë jemi individë. Nuk ekziston dicka si shoqëri.
Ajo që është faktike, është individi mashkull dhe individi femër, secili nga ta ka ndjenjat e veçanta,
mendimet dhe sjelljet e përbashkëta. Individualiteti ekziston si një realitet, ekziston në mënyrë të
pavarur nga komuniteti dhe nuk është as produkt dhe as pjesë e komunitetit. Individët duhet të
njihen në mënyrë të drejtë si qenie të menqura që janë në gjendje të marrin vendime të cilat nuk
m’varen nga të tjerët. Individualizmi u zhvillua si një doktrinë radikale. Qasja mesjetare ndaj botës
kishte theks të vecantë në rregullin shoqëror. Çdo gjë në univers kishte vendin dhe rolin e vet. Dy
premisa kryesore kanë mbrojtur individualizimin. E para është argumenti se individët dijnë se
ç’është e mirë për ta.
Dëshira individuale gjithmon është sensitive ndaj nevojave personale. Individualiteti në mënyrë
bazike është racionale që do të thotë ka kompetenca natyrale dhe teknike. Kompetencat natyrale
paraqesin mundësin të maksimizojnë mirëqenien individuale. Kompetencat natyrale mendohen në
mundësin për të qenë strategjik në të bërit e zgjedhjeve, në maksimizimin e mirëqenies personale
me shpenzime më të vogla të mundshme (Hayek, 2000, p. 41). Derisa individet dijnë se ç’është e
mirë për ta, askush nuk ka të drejtë të njoftojë në emër të individëve se cka realisht nevojitet, dhe
gjithashtu të vendos rregull në preferencat apo të moralizoj në emër të individit. Roli i qeverisë
është të ofroj kontekstin, bazuar në rregulla të cilat mbrojnë të drejtën e interesit vetanak.
Përderisa e dyta është vendosja e barazisë fundamentale të individëve. Liberalizmi avokon në
sjelljen e qeverisë përmes procesit të ligjit e cila forcon barazin në trajtimin e të gjithë individëve.
Liria individuale mund të garantohet vetëm në qoftë se sjellja e qeverisë bëhet në kontekst të
rregullave, duke përfshirë edhe kushtetutën e cila potencon ndarjen e pushteteve dhe se shumica
nuk mund të votojnë në atë drejtim të vënies në pikëpyetje të të drejtave individuale (Hayek, 2000,
p. 41). Sipas liberalëve politikat duhet të hartohen nëpërmjet udhëzuesve të rregullave dhe
parimeve të cilat janë publike në mënyrë që individët të njoftohen me sjelljen e qeverisë. Liberalët
në përgjithësi pranojnë se njerëzit kanë të drejtë në trajtim të barabartë, që do të thotë një trajtim
pa disavantazhe, paragjykime.
- 63 -
Mendimi liberal ka qenë gjithashtu i lidhur fort me mundësi të barabarta dhe me idenë “karrierë e
hapur për të gjithë talentët” (Friedman, Capitalism and freedom, 2009, p. 33). Mënyra më e mirë
për të arritur përdorimin më të mirë të punës në shoqëri është për t’u siguruar që njerëzit janë të
lejuar për të bërë atë që janë të aftë për ta bërë. Shpërndarja e të mirave duhet të jetë efikase nëse
askush nuk mund të bëhet më mirë pa bërë dikend tjetër më keq; joefikasiteti nënkupton se njerëzit
janë më keq se sa nevojat e tyre. Në qoftë se shpërndarja e të ardhurave vepron si një pengesë për
disa individ që t’i eksplorojnë aftësitë e tyre (për shkak të mungesës së të ardhurave) atëherë të
mirat nuk janë duke u ndarë në mënyrë efikase. Pabarazia në të ardhura dhe pasuri është
problematike. Prania e pabarazisë në të ardhura mund të thotë se niveli i të ardhurave përcakton se
cilët individë janë më shumë në gjendje të shfrytëzojnë potencialin e tyre (Friedman, Capitalism
and freedom, 2009, p. 33). Mungesa e të ardhurave vepron si një pengesë për hyrjen në arsimin e
lartë, dhe është i lidhur me faktin se fëmijët nga grupet me të ardhura të vogla ndërprejnë shkollën
në një moshë të re.
Nësë burimet njerëzore nuk janë të vendosura në mënyrë efektive për shkak të të ardhurave atëherë
disa liberal do të argumentojnë se qeveria duhet të adresojë çështjen e të ardhurave për të
përmirësuar efikasitetin. Pabarazia në të ardhura është shqetësim për liberalët edhe për arsyen se
kjo ka gjasa të mohoj lirinë e natyrshme për disa individë në mënyrë që disa individë do të jenë
më pak të aftë se të tjerët për të ndjekur atë që ata konsiderojnë si të dëshirueshme dhe të mirë.
Përqendrimi i të ardhurave ka të ngjarë në krijimin e monopoleve të interesave vetjake, andaj niveli
i të ardhurave dhe pasuria kanë potencial për të ndikuar politikat e qeverisë dhe për këtë arsye të
dëmtojnë të drejtat e njeriut. Për tregun liberal, analiza e tregut të punës është njësojë si analiza e
çdo gjëje tjetër në treg. Puna është një mall që blihet dhe shitet nga agjentët në treg. Në një artikull
në Financial Times, Samuel Brittan, redaktor i ekonomisë, bëri një krahasim mes punës dhe
produktit të bananes si dy mallra të ngjajshme. Në qoftë se çmimi i bananes është i mbajtur shumë
lartë në raport me cmimin e kërkuar, për të balancuar kërkesën dhe ofertën, atëherë do të kemi një
tepricë të bananeve. Në qoftë se çmimi i bananeve është nën cmimin e tregut atëherë do të kemi
mungesë të tyre. E njejta gjë vlen për punën. Në qoftë se cmimi i organizuar d.m.th. Paga është
shumë e lartë do të kemi një tepricë të punëtorëve d.m.th. Papunësi. Në qoftë se paga është shumë
e ulët atëherë do të kemi mungesë të punëtorëve. Punëtorët shesin shërbimet e tyre ashtu si
prodhuesit e bananeve që shesin banane (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 48).
- 64 -
Duke vepruar si agjentët, punëtorët do të rregullojnë pagat e tyre në lidhje me nivelin e kërkesës
për nivelin e tyre të shërbimeve. Shkalla e papunësisë paraqet ofertën e fuqisë punëtore për një
nivel të caktuar të pagave. Sipas liberalëve një nivel i lartë i papunësisë do të tregojë se çmimi i
punës është shumë i lartë dhe se nivelet e pagave duhet të përshtaten me kërkesat e tregut në qoftë
se dëshirojmë të kemi papunësi të ulët. Për Keynesin kjo është e paqëndrueshme. Keynsianët
argumentojnë se papunësia lind sepse nuk ka asnjë arsye pse nuk duhet të lind, sipas tyre ekonomia
nuk është vetërregulluese. Debati në mes të Keynsianëve dhe liberalëve vazhdon të pasqyrojë
tensionet në mes atyre që argumentojnë për ndërhyrjen e qeverisë, nevojën për të gjeneruar virtytin
qytetar si dhe një ekonomi të civilizuar, dhe ata që argumentojnë se tregu përfaqëson zgjidhjen e
vetme për sfidat e ekonomisë së globalizuar.
Pozicioni i liberalëve në lidhje me mirëqenien është me dy anë të medaljes. Nga njëra anë,
liberalizmi favorizon të drejtat universale të njeriut dhe kundërshton diskriminimin. Nga ana tjetër,
liberalët kanë tendencë për ta parë ndërhyrjen e shtetit me skepticizëm të konsiderueshëm. Sipas
tyre roli i shtetit në sigurimin e mirëqenies sociale duhet të jetë i ulët, në minimum, në mënyrë që
të mbrohet liria individuale dhe të shmangen abuzimet për të cilat aktivitetet e qeverisë janë të
prirura. Të njejtat qëndrime strikte nuk aplikohen për të gjitha format e mirëqenies, sepse kjo nuk
aplikohet ndaj sigurimit, ndihmës reciproke dhe formave vullnetare të mbrojtjes sociale – modeli
dominant në Europë. Privatizimi ka qenë një shtyllë thelbësore e politikës liberale. Ajo shihet si
një shtrirje për zgjedhjen e individit, sepse privatizon monopolet e sektorit publik. Privatizimi merr
forma të ndryshme, duke përfshirë kontraktimin jashtë shërbimit, denacionalizimin e shërbimeve
publike, liberalizimin e profesioneve, liberalizimin e tregjeve të punës dhe heqjen e pengesave
artificiale që në fillim (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 48). Politikat e privatizimit
përplasen me politikat e sindikatave të sektorit publik dhe interesave tjera të tërthorta. Procesi i
tenderimit dhe kontraktimit jashtë shërbimeve do të thotë se sindikatat e sektorit publik janë të
detyruara për të konkuruar në ofrimin e shërbimeve me kosto më të ulët për të fituar tendërët.
Shpenzimet e shpërndarjes së shërbimeve tanimë është proces më transparent, qeveria nuk është
punëdhënësi i drejpërdrejtë dhe pagat për këtë arsye kontekstualizohen në vendin e tregut (Maurice
Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 48).
Qasja e liberalizmit për shtetin social buron nga teoria e Adam Smith-it (1729-1790), e njohur si
teoria e laissez-faire (let to do, like they please or leave alone) apo në gjuhën frenge (laissez faire-
- 65 -
laissez passez) në kuptimin “lëri gjërat të shkojnë sipas rrjedhjes dhe njerëzit të interesohen për
vetëveten”). Kjo qasje i referohet shtetit e cila nuk duhet të ndërhyjë në veprimtarinë ekonomike
të sipërmarrjes së lirë, por të lërë biznesin të veprojë lirshëm dhe se në tërësi veprimtaria prodhuese
e tregëtarëve, angazhimi i njerëzve në industri ose në veprimtaritë e tjera ekonomike të jetë i lirë,
i pavarur, pa kontroll e ndërhyrje nga shteti, pra edhe jashtë veprimit apo kufizimeve politike. Për
liberalistët, laissez faire do të thotë respektimi i lirisë natyrore të individit dhe se rendi që ekziston
në harmoni me natyrën duhet të ekzistojë edhe në ekonomi, e cila në brendësi rregullohet me ligjet
natyrore të tilla si kërkesa dhe oferta. Siç e kemi theksuar edhe më lartë, individët duhet të jenë të
lirë që t’i realizojnë interesat e veta sepse vetëm ata i njohin ato më së miri.
Individët e lirë do të arrijnë që interesat e veçanta t’i kombinojnë në një të tërë, e cila do t’i
shërbente qëllimit për krijimin e një mirëqenie sociale për të gjithë. Tregu sipas tyre do ta ketë
fjalën kryesore sepse kërkesa dhe oferta do ta ndajnë punën ndërmjet prodhuesve dhe
konsumatorëve me shpërblimet dhe beneficionet e nevojshme për zhvillim. Për liberalistët shteti
duhet të kujdeset për liritë natyrore të individit, duke i mbrojtur ato nga padrejtësitë që mund t’i
shkaktojnë anëtarët e tjerë të shoqërisë. Shteti duhet të jetë shumë aktiv për të lehtësuar prodhimin,
nëpërmjet mbrojtjes me forcë të të drejtave mbi pronësinë që janë thelbësore për investimet dhe
tregëtinë, të zbatimit të marrëveshjeve tregtare dhe mbrojtjes së kredisë (detyrimi për ta kthyer
p.sh. huanë), në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në sferën ekonomike, mbrojtjen nga konkurenca e
huaj, krijimin e një monedhe të vetme që siguronte një masë të qëndrueshme vlere me efektivitet
stabilizues (Filo, 1999, p. 32). Zhvillimi i shpejtë ekonomik solli modernizimin e jetës, urbanizmin,
lëvizshmërin sociale dhe shumë probleme sociale si pasojë e tyre. Këto probleme sociale prekën
një masë të madhe njerëzish. Qendrat urbane ishin të papërgatitura për të pritur dhe strehuar valën
e madhe të njerëzve nga zonat rurale. Shërbimet sociale ishin të varfëra, kishte ngritje të shkallës
së vdekshmërisë, kishte pastaj probleme me strehim, papunësi të lartë etj.
Pikërisht këto kushte detyruan shumë liberal të mendonin se liritë natyrore të individit po
rrezikohen dhe se është më se e nevojshme një ndërhyrje e shtetit në realizimin e një mirëqenie
sociale. Kjo gjendje sociale bëhej edhe më e vështirë gjatë krizave ekonomike, të cilat
shoqëroheshin me një shkallë të lartë të papunësisë, tensione e lëvizje sociale, varfëri, mungesë
investimesh, të cilat realisht rrezikonin ekzistimin e shtetit.
- 66 -
II.7.3. Konservatorizmi
Ideja e "konservatorizmit" përqafon një gamë të gjerë të qasjeve të ndryshme politike duke filluar
nga tradicionalistët ideologjik, mistikët politik, pragmatistët modern dhe reformatorët-si dhe, për
disa edhe individualizmi liberal. Kjo është një formë e konservatorizmit që shpreh autoritetin dhe
thekson rendin shoqëror; ka një zë moral, fetar, duke theksuar punën, familjen dhe vendin; ka një
konservatorizëm që thekson solidaritet, integrim, dhe përgjegjësi sociale; dhe ka një
konservatorizëm që përpiqet që të shmang parimet dhe të vazhdojë në mënyrë pragmatike. Disa
pikëpamje përshkojnë forma të ndryshme të mendimit konservator: ato përfshijnë vlerat e pronës
dhe të traditës, si dhe pranimin e pabarazive (Korpi, 2000, p. 29).
Në kohët feudale, marrëdhëniet shoqërore u karakterizuan nga një strukturë hierarkike e fuqishme
shoqërore, e mbështetur nga vlerat morale të fesë, besnikërisë (e cila ishte si personale dhe politike)
dhe dominimit të statusit që përshkruhet që në lindje të njeriut. Në një shoqëri feudale, njerëzit me
status më të lartë kërkojnë një nivel të mbrojtjes së përshtatshme për hirë të statusit dhe jo për
nevojën e tyre, ndërsa njerëzit me status më të ulët kanë nevojë më pak. Këtu kemi të bëjmë me
një theks të fuqishëm të rendit shoqërore dhe rëndësinë e autoritetit. Mbrojtja e këtij sistemi
shoqërorë u ndërlidh me “të drejtën” politike, e cila dallon krejtësisht nga krahu i së drejtës politike
që ndërlidhet me individualizmin liberal (Korpi, 2000, p. 29). Në disa vende të Europës,
posaçërisht në Spanjë dhe Itali, ajo ka qenë e lidhur me fashizimin, në shekullin e nëntëmbëdhjetë,
ajo u identifikua me politikën reaksionare të 'ultras'; në disa vende, duke përfshirë Greqinë dhe
Francën, ajo ndërlidhej me militarizmin autoritar. Tradita në Britani të Madhe identifikohet me
"Tories" (një term dominues në shekullin e tetëmbëdhjetë, dhe tani përdoret shpesh si një referencë
rastësore e Partisë së sotme Konservatore, edhe pse politikat e tyre janë shumë të ndryshme).
Implikimet për shtetin social janë komplekse. Në njërën anë, shtresëzimi i shoqërisë i favorizuar
sipas këtij modeli paraqetë një pengesë të rëndësishme për mbrojtjen e individëve. Pabarazitë
themelore duket se ofrojnë shumë pak për ata që janë të margjinalizuar apo të përjashtuar. Nga ana
tjetër, vlerat feudale argumentojnë për bamirësi dhe parimin se fisnikëria detyrohet, që njerëzit e
pasur duhet të japin për të varfërit. Të mirat materiale në shoqëri janë të shpërndara sipas statusit,
në mënyrë që ata që janë në shtresë më të lartë do të marrin trajtim që është i përshtatshëm për këtë
status, dhe ata që janë në më të ulët do të marrin një trajtim më pak të përshtatshëm. Me fjalë të
- 67 -
tjera, mirëqenia sociale nuk mohohet, por ajo duhet të jetë e stratifikuar, në të njëjtat parime si
pjesa tjetër e shoqërisë. Modeli i mirëqeniesë 'konservatore-korporatiste' e aplikuar në Europën
kontinentale-iniciuar nga kancelari gjerman Bismarck, reflekton parimin në një farë mase:
mirëqenia nuk është universale, por e stratifikuar sipas profesionit (Maurice Mullard, Paul Spicker,
1998, p. 62). Një fillesë e dytë e rëndësishme në mendimin konservator është ideja e shoqërisë si
një tërësi organike. Përshkrimi i shoqërisë si 'organike' sugjeron se kjo është disi një gjë e gjallë
po thuajse si një bimë, dhe ka pasur mendimtarë që këtë pikëpamje e marrin mjaft seriozisht:
analogjia mes shoqërisë dhe trupit organik kanë qenë të zakonshme. Për shembull, filozofi mesjetar
Marsiglio nga Padova, vetë me profesion mjek, ka shkruar për bashkësinë politike në aspektin e
shëndetit dhe sëmundjes së komunitetit. Bradley, një filozofi anglez i shekullit XIX e shihte shtetin
nganjëherë si dicka metafizike, argumentote për një 'kirurgji sociale" për të prerë elementet e
sëmura të shoqërisë (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 62). Konservatorët modern kanë
qenë të prirur për të marrë idenë e marrëdhënieve organike. Pikëpamja organike e shoqërisë është
ajo që bazohet në ekzistencën e rrjeteve komplekse, marrëdhëniet e të cilave janë kaq të ndryshme
dhe të shumëta sa ato sfidojnë çdo përshkrim të thjeshtë. Argumentet e përdorura nga disa studiues,
si Spenser ose Hayek, përputhen me këtë pikëpamje: të dy argumentojnë se shoqëria është aq
komplekse, dhe ka marrëdhënie shoqërore të ndërlikuara, dhe se është e pamundur për të ndërhyrë
në këto marrëdhënie shoqërore pa prodhuar pasoja të padëshiruara.
Pikëpamja e shoqërisë si një rrjet kompleks i marrëdhënieve shoqërore është më se e qartë në
përputhje me skemat e mirëqenies sociale të bazuara në përvojën profesionale, kontributin dhe
anëtarësimin në një komunitet të caktuar. Por është e vështirë të shihet shoqëria me një pamje
organike pa një implikim të thjeshtë, të identifikueshëm të mirëqenies sociale; dallimi në mes të
“kirurgjisë sociale” në njërën anë apo mosndërhyrjes në anën tjetër, është shumë e madhe. Natyra
e strukturës sociale në shoqëritë feudale ishte e lidhur me detyrat, kryesisht të natyrës fetare, dhe
shumë aristokratë vepronin si fisnik. Në ditën e sotme, këto ide janë shëndërruar gradualisht në
një pamje të fuqishme morale të shoqërisë. Shpesh ajo është formuar nga besimi fetar, për shembull
në Europë është identifikuar me idenë e Demokracisë Kristiane (Maurice Mullard, Paul Spicker,
1998, p. 63).
Vlerat e punës, familja dhe vendi, shpesh herë të theksuara nga politika, janë të gjitha rastet në të
cilat detyrimet pozitive morale janë të inkurajuara. Në të njëjtën kohë, morali nënkupton kufizimet
- 68 -
dhe veprime të matura – sidomos në lidhje me abortin, sepse kjo është një çështje e rëndësishme
morale, por edhe duke ndikuar në pikëpamjet mbi krimin dhe familjen si për shembull çështja e
divorcit. Një fillesë e katërt e mendimit konservator qëndron në idenë e përgjegjësisë morale. Në
vend të të drejtave, tani detyrat dhe obligimet, janë rrënja e marrëdhënieve shoqërore.
Konservatorizmi i këtij lloji nuk është i formuar vetëm nga vlerat morale, por edhe nga një ndjenjë
e fortë e përgjegjësisë sociale. Katolicizmi social, në mënyrë të veçantë, argumenton se shoqëria
është e bazuar në një grup të detyrimeve morale, dhe se njerëzit janë pjesë e një sistemi të rrjeteve
sociale në të cilën ata kanë përgjegjësi të përbashkëta me njëri-tjetrin. Kjo nënkupton një angazhim
për veprim të përbashkët, dhe në të vërtetë në një nivel të rishpërndarjes për të siguruar që njerëzit
nuk janë të përjashtuar nga kontakti shoqëror.
Sot ka dilemma të theksuara sa i përketë ndërlidhjes së konservatorizmit me shtetin social.
Autoritarizmi, vlerat morale, përgjegjësia sociale dhe pragmatizmi jo gjithmonë qëndrojnë së
bashku. Për ta komplikuar situatën edhe më shumë, konservatorizmi shpeshëherë është në një linjë
me liberalizimin në politikën europiane, për shembull me rastin e mbrojtjes së të drejtave të
pronësisë. Megjthatë, ka tensione të qarta në mes autoritarizmit dhe të drejtave individuale,
liberalizmit politik dhe mbrojtjes së statusit social, përgjegjësisë sociale dhe laissez-faire. Në
përgjithësi, konservatorët nuk e urrejnë ndërhyrjen e shtetit: qasja e trajtuar këtu përfshinë një
theks të fortë në ruajtjen e rendit publik dhe sundimin e ligjit, e cila në rrethana të caktuara është
e përshtatshme për një ndërhyrje pragmatike. Konservatorizmi është i përfaqësuar ndonjëherë edhe
si 'politika e pushtetit", nganjëherë si "arti i qeverisjes ", një gatishmëri për të përdorur dhe
menaxhuar punët e qeverisë në përmbushjen e qëllimeve të dëshiruara shoqërore. Në të njëjtën
kohë, ka edhe elemente në mendimin konservativ që janë skeptikë në lidhje me rolin e shtetit, dhe
të cilët argumentojnë për kufizim në pushtet dhe autoritet të saj. Rëndësia e parimeve fetare,
ndikimi i mendimit liberal dhe shqetësimi për të mbrojtur atë që është e vlefshme në marrëdhënie
shoqërore, nënkupton kufizime në objektin e veprimtarisë shtetërore.
Shteti social është zëvendësuar nga shoqëria e mirëqenies sociale në të cilën sektori vullnetar,
bamirës, qeveria dhe sektori komercial bëhen komponentet thelbësore të shoqërisë së mirëqenies
sociale. Rreziku moral i inkurajuar nga një shtet social i cili inkurajon të drejta mbi përgjegjësinë
dhe kufizon ndjenjën e përgjegjësisë për pagimin e taksave është zëvendësuar nga një ndjenjë e
përkatësisë, solidaritetit dhe identitetit brenda praktikave të komunitetit.
- 69 -
II.7.4. Demokracia Sociale
Demokracia sociale nuk është një sistem i ideve, por një grup i parimeve dhe vlerave të cilat disa
njerëz i zbatojnë në procesin politik. Ka dy parime thelbësore. Së pari, demokracia sociale është
'demokratike'; Së dyti, ajo është 'sociale' (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 76). Demokracia
është një formë e qeverisjes në të cilin autoriteti rrjedh nga njerëzit që janë duke u qeverisur. Ky
term është abuzuar shumë, është e vështirë të gjendet një qeveri në botë që nuk do të pretendojë të
jetë demokratike, në kuptimin e të pasurit një autoritet që rrjedh nga njerëzit që janë duke u
qeverisur. Një qeveri me autoritet që rrjedh nga populli mund të jetë ende shtypëse dhe
jodemokratike, shembulli më famëkeq është qeveria gjermane Kombëtare Socialiste, e zgjedhur
përmes një procedure të ligjshme në vitin 1933 (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 76).
Modeli perëndimor i demokracisë, të cilin socialdemokratët në përgjithësi i referohen, është
përmendur shpesh si "demokraci liberale". Ajo karakterizohet jo vetëm nga procesi i zgjedhjeve,
por me një sistem të vlerave, bazuar në mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe minoriteteve.
Theksi mbi të drejtat është e lidhur me proceset e demokracisë jo vetëm aksidentalisht, por për
shkak se mendimtarë demokratik (në veçanti James Madison, një nga hartuesit e Kushtetutës
amerikane) argumentonte se mbrojtja e interesave të pakicës ishte themelore për vendimmarrje të
ligjshme.
Elementi thelbësor i demokracisë liberale nuk është, pra, të sunduarit nga populli, por vendosja e
procedurave dhe të drejtave të cilat mbrojnë gjendjen e njerëzve të cilët janë duke u qeverisur.
Elementi 'social' i demokracisë sociale është i bazuar në veprim kolektiv, e cila mund të kuptohet
ose si ndihmë reciproke apo si veprim me një qëllim të përbashkët. Ndihma e ndërsjelltë është
shprehur përmes një rrjeti të të drejtave dhe përgjegjësive në shoqëri, Shembuj karakteristik të
kësaj përfshijnë të dy rrjetet informale të familjes dhe komunitetit, dhe marrëveshjet formale të
tilla si mirëqenia në punë dhe një shoqëri miqësore. Veprim me një qëllim të përbashkët, ose
veprim të përbashkët, është e favorizuar zakonisht në formën e marrëveshjeve bashkëpunuese ose
bashkëveprimeve. Owenizmi, një qasje e marra nga një punëdhënës i shkolluar në ditët e para të
revolucionit industrial, i cili argumentonte për bashkëpunim të punëtorëve dhe punëdhënësve, dhe
për promovimin e mirëqenies së punonjësve. Kjo pati një ndikim në lëvizjen punëtore në Britani
dhe SHBA. Në Francë, vihet theksi mbi rolin e industrisë dhe punës si "partnerë social", si
- 70 -
mekanizma formal të mirëqenies sociale të balancuar dhe të cilat përfaqësojnë interesat e
fraksioneve të ndryshme. Në Europën kontinentale, kjo lloj qasjeje është e lidhur shpesh me
'korporatizmin', në të cilin shteti përpiqet për të bashkërenduar dhe të nxisë bashkëpunimin midis
grupeve të ndryshme të interesit (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 77).
Korporatizmi mund të shihet si një përpjekje për të kontrolluar fraksione të ndryshme, por ajo
mund të shihet si një sistem për sigurimin e përfaqësimit të interesave të tyre dhe promovimin e
përpjekjeve bashkëpunuese. Demokracia Sociale kombinon elemente të individualizmit dhe
kolektivizmit: ajo është e detyruar të jetë individuale në mbrojtjen e të drejtave, dhe kolektive në
zhvillimin e veprimit të qeverisë dhe të ndërhyrjes. Bilanci mund të arrihet në mënyra të ndryshme,
dhe njerëzit të cilët e kanë përshkruar veten si socialdemokratët mund të duken të jenë të majtë
apo të djathtë në kontekste të ndryshme. Opozita kryesore e demokracisë sociale vjen, nga
liberalët, të cilët besojnë se pranimi i premisave kolektive dhe ndërhyrja e shtetit shihet si diçka e
rrezikshme për të drejtat e individit, dhe në anën tjetër nga socialistët të cilët janë të shqetësuar se
parimet e demokracisë sociale janë të rrezikuara nga pabarazitë sociale.
Socialdemokratët si problem kryesor të tregut identifikojnë pamundësin e tij për të ofruar
mirëqenie për të gjithë njerëzit. Sipas tyre, tregu përjashton disa njerëz në formë të “përzgjedhjes
negative”, kjo ndodh për shkak të niveleve të larta të nevojës sociale, dhe të të ardhurave relativisht
të ulëta, si dhe vendndodhjes gjeografike e cila për shkaqe të tilla nuk mund t’u ofroj shërbime
njerëzve (Korpi, 2000, p. 37). Ka raste kur njerëzit janë të prekur negativisht nga veprimet e
njerëzve tjerë në treg. Njerëzit mund të zgjidhen jashtë tregut të punës, për shembull, për shkak të
kufizimeve fizike.
Nëse qëllimi i tregut është që të ofrojë shërbime për të gjithë, pavarësisht shtetësisë dhe të drejtave,
një formë e ndërhyrjes dhe ndoshta ndonjë formë e mekanizmave kompenzuese, është më se e
nevojshme. Socialdemokratët pranojnë një numër të premisave individualiste, ata gjithashtu kanë
të ngjarë të pranojnë parimin e tregut. Megjithatë, kur është në pyetje arritja e objektivave sociale,
apo kur tregjet dështojnë, atëherë mund të paraqitet rasti për një shkallë të ndërhyrjes. Mbi këtë
bazë, socialdemokratët priren të favorizojnë një ekonomi të përzier - një ekonomi në të cilën do të
ndërmerren disa aktivitete në baza kolektive, ndërsa aktivitetet e tjera do të lihen në duart e
individëve. Në periudhën që nga Lufta e Dytë Botërore, demokracia sociale ka qenë e lidhur fort
me zhvillimin e shteteve sociale evropiane. Demokracia sociale mund të merret si arsyetim i qartë
- 71 -
për llojin e shtetit social e cila në fakt ekziston me bazë në demokraci politike dhe një ekonomi të
përzier.
Studiuesi TH. Marshall, në një analizë të famshme, argumentoi se e drejta për mirëqenien ishte e
lidhur ngushtë me demokracinë. Të drejtat e të dyjave ishin rezultat i procesit demokratik, dhe të
nevojshme për dikë që të jetë në gjendje të merr pjesë në shoqëri. Theksi mbi të drejtat politike
dhe ekonomike që kishte karakterizuar politikën e shekullit të tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë
ishin plotësuar në shekullin e njëzetë nga të drejtat sociale. Marshall shkroi 'Mbi të drejtën e
ndihmës", e cila i referohet një statusi të përgjithshëm se sa një forme të veçantë të së drejtës
(Mishra, 2014, p. 13). Një tjetër mënyrë për të shprehur këtë ishte termi 'shtetësi', e përcaktuar nga
ai si "një status që u është dhënë atyre që janë anëtarë të plotë të një komuniteti. Të gjithë ata që
zotërojnë statusin janë të barabartë në lidhje me të drejtat dhe detyrimet me të cilat statusi është i
pajisur” (Mishra, 2014, p. 13). Në kuptimin politik, shtetësi i referohet anëtarësimi në një bashkësi
politike, në përgjithësi nënkupton të drejta, duke përfshirë të drejtat e banimit dhe një status ligjor,
si dhe përgjegjësinë e nënshtrimit ndaj ligjit të atij komuniteti. Marshall zgjeroi idenë e shtetësisë
për t'iu referuar të drejtave sociale që lidhen me mirëqenien. Ideja e shtetësisë është përdorur për
t'iu referuar një statusi të përgjithshëm dhe gjithëpërfshirëse në të cilën të gjithë njerëzit do të kenë
të drejtë për të marrë shërbimin social dhe publik.
Marshall sugjeron se të drejtat që kishin ekzistuar në shekullin e shtatëmbëdhjetë dhe
tetëmbëdhjetë ishin gërryer në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe ringjallur në shekullin e njëzetë.
Shtetësia ka reciprocitet të të drejtave dhe detyrave brenda komunitetitduke përfshirë anëtarësimin
dhe pjesëmarrjen në komunitet. Shtetësia nuk është diçka e natyrshme për çdo person, por një
status, dhe kjo mund të jetë e kushtëzuar në një formë të kualifikimit. Nëse e drejta për mirëqenien
sociale është e bazuar në të qenit anëtar i komunitetit, atëherë aty kemi edhe ata që nuk janë anëtar
të komunitetit dhe të cilët nuk janë shtetas. Shpesh, ata janë njerëzit e racave të ndryshme,
kombësive të ndryshme, ose (si në shumë vende të Evropës) punëtorë emigrantë. Ideja e
nënshtetësisë ka kufizimet e rëndësishme. Një koncept i cili është i bazuar në anëtarësimin
domosdo, përcakton një nga grupet, ata të cilët janë qytetarë si dhe grupi i atyre që nuk janë
qytetarë. Të drejtat për mirëqenie sociale në shumë vende të Evropës janë të veçantë; ato janë të
fituara përmes kontributeve të veçanta dhe të lidhura direkt me të dhënat e punës së çdo personi.
Një person i cili del në pension në Francë apo Gjermani do të ketë një pension, e bërë shpesh nga
- 72 -
një sërë burimesh, bazuar në kontributet e tyre në fondet e ndryshme përgjatë viteve. Në parim,
kjo nënkupton një potencial të konsiderueshëm për t'u lënë jashtë, dhe ky ka qenë një problem i
madh në të dy vendet; përgjigjja gjermane ka qenë që të përpiqen për të maksimizuar aktivitetin
ekonomik, dhe kështu pjesëmarrjen në tregun e punës, ndërsa Franca ka theksuar zgjerimin
progresiv të rregullimeve të pensioneve dhe ndërhyrjen e shtetit në balancimin e kontributeve dhe
fondeve.
Demokracia sociale nuk është domosdoshmërisht e lidhur me barazinë dhe status të njejtë për të
gjithë; njerëzit kanë të drejtë për mirëqenie sociale, por kjo nuk do të thotë se ata do të kenë të
njëjtin akses në shërbime apo një standard ekuivalent të mirëqenies sociale. Një tjetër mënyrë për
të përshkruar këtë model të dispozitës është koncepti i 'mirëqenies institucionale', i propozuar
fillimisht nga Wilensky dhe Lebeaux për të përshkruar një shoqëri në të cilën sigurimi i mirëqenies
do të jetë një pjesë e pranuar dhe normale e jetës shoqërore. Disa nevoja, si nevojat e fëmijërisë,
pleqërisë, sëmundjes dhe (ndoshta) papunësia, janë nevoja të cilat potencialisht prekin çdo kënd,
dhe të cilat janë të përcaktuara dhe të krijuara nga shoqëria në të cilën një person jeton. Këto nevoja
janë, në këtë kuptim, 'nevoja institucionale', të cilat janë fabrikuar në strukturën e shoqërisë dhe
ato kërkojnë një përgjigje të përgjithshme institucionale. Termi është i lidhur më qartë me idealin
e pasluftës atë të shtetit social në Britani të Madhe, edhe pse disa shoqëri të tjera (si Suedia) janë
të përfaqësuara si shtete sociale institucionale. Mirëqenia institucionale është e lidhur me
argumentet e demokracisë sociale pjesërisht nga një aksident historik - kjo ndodhi sepse vendet
demokratike në të cilën mirëqenia është e pranuar shoqërisht janë përshkruar si shtete sociale
institucionale, ndërsa vendet e tjera në Evropën Lindore të cilat zhvilluan dispozita për mirëqenie
sociale nuk ishin. Modeli i mirëqenies institucionale ndihmon për të përcaktuar elementin 'social'
ose kolektiv të demokracisë sociale. Edhe pse disa studiues kanë shoqëruar mirëqenien
institucionale me pamje të veçanta, si për shembull Titmuss e mendon atë si rishpërndarës ose
egalitar, ndërkohë që Mishra e merr atë të lidhur me një ekonomi të përzier dhe me mbulim të
pjesshëm. Në kontekstin e diskutimit të demokracisë sociale, elementet kyçe në mirëqenien
institucionale janë pikëpamjet që duhet të ketë marrëveshje të përgjithshme për qasje ndaj
nevojave; se marrëveshjet për mirëqenien do të organizohen kolektivisht (për shembull, nga shteti)
dhe jo në bazë komerciale; dhe se ata do të sigurohen pa imponuar ose kërcënuar një humbje të
shtetësisë. Përkundër shumë dallimeve, këto synime modeste janë mjaft të pranuar në përgjithësi
nga vendet e Bashkimit Evropian.
- 73 -
II.7.5. Socializmi
Ekzistojnë disa lloje të besimit socialist: në njërën anë ato lëvizin nga analizat marksiste dhe kuazi-
marksiste në drejtim të disa besimeve që më mirë mund të përshkruhen si demokraci sociale. Ashtu
sikurse demokracia sociale, edhe socializmi nuk është aq shumë një doktrinë apo ideologji, se sa
një grup parimesh të cilat janë aplikuar në mënyra të ndryshme në kontekste të ndryshme. Parimet
kryesore janë parimet e Revolucionit Francez: liri, barazi dhe vëllazëri. Këto çështje kanë qenë
ndonjëherë të interpretuara në mënyrë individuale, por në socializëm ato janë paraqitur në
përgjithësi si kolektive, si terme sociale (Korpi, 2000, p. 40). Për një individualist, liria përbëhet
nga autonomia e individit - aftësia e çdo personi për të marrë vendime, për të shmangur pengesat
dhe për të vepruar. Barazia përbëhet nga trajtimi si të barabartë, kështu që njerëzit nuk duhet të
jenë subjekt i diskriminimit. Vëllazëri do të thotë se individët janë në gjendje të bashkëpunojnë
me të tjerët, dhe për të bërë marrëveshje me ta për përfitimin e tyre reciprok. Për një kolektivist,
liria varet nga mjedisi shoqëror, dhe përfundimet personale shpesh janë arritur përmes veprimit të
përbashkët me të tjerët. Barazia mund të jetë e shqetësuar me trajtimin si të barabartë, por barazia
substanciale bën thirrje për një shpërndarje të drejtë të burimeve, të cilat shpesh do të thotë
eliminimin e disavantazheve në rezultatet. Vëllazëria është parë në aspektin e kohezionit social
dhe veprimit grupor. Demokracia sociale është detyruar të jetë individualiste, ose një kombinim i
elementeve të individualizmit dhe kolektivizmit; socializmi është detyruar të jetë kolektiviste,
duke çuar në një theks të ndryshëm dhe një interpretim të ndryshëm të parimeve kryesore (Maurice
Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 81).
Ku ka probleme sociale, të tilla si krimi, abuzimi me drogën, varfëria apo të pastrehët, socialistët
drejtohen tek faktorët social - strukturat kolektive të cilat nxisin këto probleme – dhe më pak në
patologjinë individuale. Kur ka përgjigje të mundshme, socialistët e konsiderojnë këtë ndryshim
në organizimin dhe marrëdhëniet shoqërore në vend se ndryshimin e sjelljes së individit. Kjo nuk
do të thotë se socialistët injorojë elementet individuale; në të kundërtën, ka një traditë të fortë
morale në socializëm bazuar në përgjegjësin e çdo personi ndaj të tjerëve dhe për shoqërinë. Por
ka një skepticizëm të përgjithshëm në lidhje me besimin liberal që njerëzit mund të shmangin
papunësinë me përpjekjet e tyre individuale, apo se rritja e fëmijëve është vetëm një çështje për
prindërit.
- 74 -
Një shoqëri e gjerë krijon kushtet në të cilat këto rrethana zbatohen dhe se pasojat e tyre ndikojnë
në tërë shoqërinë, jo vetëm tek individët e përfshirë. Interpretimi i lirisë, barazisë dhe vëllazërisë
në mendimet socialiste varen tek ajo se ç'është më e rëndësishmja në këtë qasje kolektive. Liria ka
qenë përshkruar si 'triadë', e cila ka tre elemente; për të qenë i lirë, një person duhet të jetë i lirë
nga kufizimi për të bërë diçka (Mishra, 2014, p. 65). Një pamje shoqërore e lirisë nënkupton lirinë
kryesisht si një marrëdhënie midis njerëzve; ajo që njerëzit janë në gjendje të bëjnë varet nga
aftësia e tyre për të vepruar, dhe nga veprimet e të tjerëve përreth tyre. 'Liria', Tawney shkroi,
"është gjithmonë në lidhje me pushtetin". Njerëzit të cilët janë të pastrehë, me aftësi të kufizuara,
ose të papunë janë të detyruar nga rrethanat e tyre, dhe nga efekti i rrethanave të tyre në
marrëdhëniet e tyre me njerëzit e tjerë; atyre u mungon fuqia, dhe liria e tyre është e kufizuar.
Objektivi i barazisë është veçanërisht e rëndësishme për socializmin - jo më pak për shkak se ajo
është dallimi më i fortë mes socializmit dhe demokracisë sociale. Pyetja, Tawney argumenton,
është se sa larg lëvizja drejt barazisë duhet të kryhet përpara. Socialistët argumentojnë për barazi
jo thjesht në procedurat por në shpërndarjen e burimeve, dhe jo vetëm në pozicionet startuese, por
edhe në rezultate.
Çështja e barazisë është paraqitur shpeshherë ndryshe në literaturë shkencore. Për të thonë se
njerëzit që të jenë të barabartë nuk do të thotë se ata duhet të jenë të njëjtë. Pabarazia nuk konsiston
në ndryshim, por në disavantazh social; Barazia është heqja e disavantazhit. Barazia mes gjinive
nuk do të thotë se burrat dhe gratë duhet të jenë të njëjtë; kërkesa për barazi gjinore është një
kërkesë për heqjen e disavantazhit. Njerëzit mund vërtetë të jetë të pabarabartë si rezultat i
karakteristikave fizike, por pika e barazisë nuk është për të ndryshuar këto karakteristika; kjo është
për të eliminuar disavantazhin. Ky është një parim i përgjithshëm, më tepër se një recetë e veçantë
për veprim, dhe mund të interpretohet në një numër mënyrash. Lloji i disavantazhit i cili është
duke u adresuar mund të referohet tek individët, tek grupet e njerëzve (për shembull, duke i bërë
femrat më të barabartë apo meshkuj) ose në segmente të veçanta të shoqërisë (për shembull, duke
sjellë pensionistët e varfër afër pensionistëve të pasur).
Shumë konflikte ndërmjet socialistëve lindin për shkak se disa janë të shqetësuar në lidhje me një
lloj të barazisë (për shembull, pabarazia në lidhje me racën), ndërsa të tjerët janë të shqetësuar me
lloje të tjera (për shembull, me pabarazinë në mes të pasurve dhe të varfërve) (John Baldock, Nick
Manning, Sarah Vickerstaff, 1999, p. 41). Disa kritikë kundërshtojnë eliminimin e të
- 75 -
pafavorshmëve, sepse ata besojnë se disavantazhet mund të lindin në mënyrë legjitime. Robert
Nozick, për shembull, jep shembullin e një ylli sportiv i cili bëhet i pasur, sepse shumë njerëz duan
të shohin atë duke luajtur dhe të paguajnë për privilegjin. Ai argumenton se në qoftë se njerëzit
startojnë në një pozicion legjitim, dhe bëhet shpërndarja e ndryshimeve të burimeve nëpërmjet një
procesi të ligjshëm, atëherë rezultati përfundimtar duhet të jetë legjitim. Ai kundërshton
argumentet si model rreth drejtësisë sociale, të cilat përpiqen për të imponuar një test mbi
rezultatet, si të paligjshme (Maurice Mullard, Paul Spicker, 1998, p. 83). Kërkesa socialiste për
barazi është e bazuar pikërisht në një gjykim në lidhje me rezultatet. Nëse rezultati i shpërndarjes
së burimeve legjitime të Nozick-it është se disa njerëz shkojnë të uritur, ndërsa të tjerët kanë shumë
ushqim, socialistët argumentojnë për rishpërndarjen e burimeve. Me fjalë të tjera, socializmi
përfshin imponimin moral ndaj vendimeve mbi çështjen e shpërndarjes dhe disavantazhit.
Interpretimi i vëllazërisë, në mënyrë të ngjashme, ka tendencë të jetë fort moraliste. Solidariteti
është shprehur përgjithësisht në dy mënyra kryesore: përmes zhvillimit të mekanizmave të
ndihmës dhe mbështetjes reciproke, dhe përmes një përgjegjësie të përgjithësuar për anëtarët e
tjerë të një shoqërie.
Shoqëria është e lidhur - siç është në mendimin konservator - përmes një rrjeti të detyrimeve
morale. Disa aspekte të mendimit socialist janë fort moraliste në origjinën dhe shprehjen e tyre.
Socializmi i krishterë, për shembull, është i bazuar në një dënim të etikës së shoqërisë së tregut
dhe një theks në përgjegjësitë që kanë njerëzit për njëri-tjetrin (Kersbergen, 2013, p. 24). Tradita
disidente, e bazuar në mendimin protestant, thekson komunitetin dhe dënon imoralitetin e luksit
dhe privilegjit (Kersbergen, 2013, p. 24). Ekziston një traditë e fortë utopike lidhur me idetë e
altruizmit dhe anëtarësimit në familjen njerëzore. Besimet e tjera socialiste theksojnë një
kombinim të parimeve morale së bashku me përfitimet praktike. Pikëpamja e socializmit si një
doktrinë morale është çelësi për të kuptuar se si shumë fillesa të ndryshme të mendimit socialist
kanë ardhur së bashku.
Dy çështje i kanë distancuar socialistët nga socialdemokratët në pranimin e tregut. Njëra është
lidhja historike e socializmit me sindikatat e punëtorëve. Për aq sa kapitali dhe puna janë parë si
antagoniste, socializmi është identifikuar me lëvizjen punëtore. Kjo lidhje është dalë mode në një
farë mase, për shkak se shumë nga çështjet me të cilat socialistët janë të shqetësuar nuk mund të
përfaqësohet në këto terma. Megjithatë, 'socialja' është e lidhur ende në shumë vende me çështjet
- 76 -
e marrëdhënieve industriale dhe organizimin kolektiv të interesave të klasës punëtore. Edhe pse
ka vende në të cilat roli i sindikatave ka qenë relativisht i kufizuar sidomos në Britani dhe SHBA,
ku roli i tyre është kufizuar vetëm në sferën industriale – përderisa sindikatat e punëtorëve në
vendet e tjera kanë luajtur një rol të madhe në zhvillimin e politikave sociale, dhe në disa vende
evropiane janë përgjegjëse për administrimin e përfitimeve të sigurimeve shoqërore, strehimin dhe
shërbimet shëndetësore (Kersbergen, 2013, p. 24).
Më rrënjësisht, socializmi është distancuar nga tregu me qëndrimin e saj moral. Socialistët i kanë
gjykuar proceset dhe rezultatet e tregut nga kriteret morale të cilat aplikohen për të gjitha çështjet
e shpërndarjes dhe disavantazhit. Kjo qon në një marrëdhënie me shumë ankthe: shumë socialistë
e pranojnë ekzistencën e tregut, dhe shumë pasoja të tij, pa asnjë bindje në efikasitetin apo
drejtësinë e tij. Çështja kryesore për ta është që të sigurohet se njerëzit kanë një ndarje të drejtë të
burimeve, që do të thotë se ata janë më në gjendje të shpenzojnë ato në atë që ata duan. Nuk ka
asgjë në thelb socialiste në lidhje me ofrimin e ndihmës sociale; dispozita e mirëqenies sociale
duhet të gjykohet nga të njëjtat kritere morale si mekanizma të tjerë shpërndarës, dhe ka rrethana
në të cilat dispozita e mirëqeniesë mund të jenë diskriminuese ose të pabarabarta.
Në përgjithësi, socialistët kanë tendencë për të theksuar rëndësinë e mirëqenies, si një mekanizëm
të rishpërndarjes. Të gjitha shërbimet sociale janë rishpërndarëse, në kuptimin që ata që paguajnë
janë të ndryshëm nga ata që e marrin. Socialistët janë të shqetësuar se kjo rishpërndarje duhet të
jetë edhe progresive, i cili nënkupton se njerëzit më të pasur duhet të paguajnë më shumë se njerëzit
më të varfër. Kjo nënkupton se paratë duhet të merren nga njerëzit më të pasur dhe të zhvendosen
tek të varfërit, por situata është më komplekse se sa kjo; duke i dhënë paratë për njerëzit më të
varfër është një formë e selektivitetit, dhe selektiviteti mund të jetë përçarës shoqëror, duke i vënë
përfituesit e ndihmave në pozita shoqërore të cilët mund të jenë përgjegjëse për t’u kritikuar dhe
refuzuar nga shoqëria.
Tawney argumenton për një qasje më ndryshe. Shpenzimet publike të dedikuara për shërbimet
sociale ishte mënyra më efektive për rishpërndarjen e burimeve. Qëllimi, ai shkroi, nuk është
ndarja e të ardhurave të vendit në njëmbëdhjetë milion fragmente, për t'u shpërndarë. Kjo është,
në të kundërtën, bashkimi i burimeve të saj të tepërta me anë të tatimeve, si dhe përdorimi i fondeve
të fituara në këtë mënyrë, për të bërë të arritshme për të gjithë, pavarësisht nga të ardhurat e tyre,
profesioni apo pozitës sociale, të cilat, në mungesë të masave të tilla, mund të jenë të gëzuar vetëm
- 77 -
nga të pasurit. Studiuesi Julian Le Grand argumenton kundër kësaj që shërbimet universale sociale
nuk janë në dispozicion në mënyrë të barabartë për të gjithë. Ka një tendencë të përgjithshme për
shërbimet universale sociale, veçanërisht në shëndetësi dhe arsim, për të favorizuar klasat e
mesme; pastaj subvencionet tjera në transport dhe strehim, duhet ta kenë një efekt të ngjashëm.
Mbi këtë bazë, ai sugjeron se "strategjia e barazisë” e propozuar nga Tawney ka dështuar.
Në një aspekt të rëndësishëm, Le Grand e bënë një lajthitje. Çështja nuk është nëse njerëzit e klasës
së mesme do të marrin një përfitim më të madh financiar, por e aksesit të shërbimeve sociale për
njerëzit që janë në disavantazh, dhe pasojat distributive në ofrimin e shërbimeve publike.
Përfitimet për njerëzit e varfër përfshijnë jo vetëm atë që ata në fakt marrin, por vlera e mbulimit
(të cilat në vendet pa sisteme të krahasueshme duhet të paguhet). Mbi këtë bazë, efekti i dispozitës
publike duket të jetë dukshëm më egalitar se sa që Le Grand jep kredi për të. Për disa socialistë,
një shqetësim për barazinë nuk do të jetë e mjaftueshme për të vendosur legjitimitetin e shërbimeve
të mirëqenies.
Ka dy kritere të tjera të rëndësishme: liri dhe vëllazëri. Liria, ose autonomia, është nxitur pjesërisht
nga kufizimet, dhe gjithashtu nga një proces i fuqizimit, duke siguruar që njerëzit kanë kapacitet
për të vepruar. Argumentet për fuqizim aktualisht janë të shquara në diskursin e punës sociale, por
ato kanë qenë gjithmonë një pjesë e madhe e diskutimeve për arsimin, dhe për shumë vite
socialistët kanë argumentuar për ofrimin e arsimit, si një mjet kryesor të realizimit të parimeve
socialiste. Shqetësimi me solidaritet ka çuar në disa qarqe në një shqetësim me mbrojtjen sociale,
dhe në disa të tjera me pjesëmarrjen, veprimin dhe zhvillimin e komunitetit.
- 78 -
KAPITULLI III: SHTETI SOCIAL NË
BASHKIMIN EUROPIAN
- 79 -
III.1. Ndërtimi i shtetit social të përbashkët në Bashkimin Europian
Në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian shteti social ka ardhur në shqyrtim të thellë si pasojë e
presioneve buxhetore dhe zhvillimeve të gjëra shoqërore. Për shumë njerëz në Europë, vlerat dhe
normat që mbështesin modelin social të kontinentit janë në zemër të asaj që do të thotë çfarë është
të jesh një Europian (Falkner, EU Social Policy in the 1990s: Towards a corporatist community,
1998). Andaj shteti social në Europë realizon një numër të funksioneve të rishpërndarjes sociale
dhe të mbrojtjes së personave në nevojë. Në kundërshtim me portretizimet negative, shteti social
investon në kapitalin njerëzor dhe atë social. Në të dyja rastet të gjithë qytetarët Europian
kontribuojnë në mirëqenien sociale në faza të ndryshme gjatë jetës së tyre. Presionet mbi financat
publike, dhe barra që shpenzimet sociale bien mbi pjesë të ekonomive “produktive”, shtrojnë
pyetjen rreth asaj nëse vendet Europiane mund të përballojnë mirëqenien sociale në shtetet e tyre.
Vlen të theksohet se sistemet e mirëqenies sociale të projektuara para 50 viteve apo më shumë, po
ndryshojnë për t’u përballur me sfidat e sotme si kriza financiare globale, ndryshimet klimatike,
burimet energjetike, emigracioni masiv etj.
Tabela 1. Të dhënat e përgjithshme rreth Bashkimit Europian (BE). Të përshtatura nga autori
Besnik Fetahu. Burimi: Eurostat dhe Banka Botërore, 2014.
Të dhëna bazike rreth Bashkimit Europian (2014)
Numri i shteteve anëtare 28
Popullsia totale 508.3 million
Popullsia urbane 75%
GDP $18.51 trillion
Rritja e GDP-së 1.1%
Shkalla e punësimit 69.2%
Në rrezik të varfërisë apo përjashtimit social 24.5%
Shpenzimet sociale 29.5% e GDP-së
Beneficionet për papunësinë 5.2%
Strehimi 2%
Shteti social europian duhet akomoduar ndaj transformimeve të gjëra shoqërore që lidhen me
moshën e popullsisë, integrimin ekonomiko - global dhe efektet negative të ndryshimeve
klimatike. Ka një ndjenjë në rritje se shteti social është i paqendrushëm në Europë dhe ka nevojë
për reforma të reja. Kancelarja Gjermane Angela Merkel potencon se Bashkimi Europian me
- 80 -
afërsisht rreth 7 përqind të popullësis së botë, zotëron 25 përqind të GDP në nivel global, por mbi
50 përqind e saj është e shpenzuara për mirëqenien sociale (Kersbergen, 2013). Shteti social në
Europë po përballet me një gjendje të presioneve të ndryshme demografike, fiskale dhe të tjera të
përkeqësuar edhe më shumë nga rritja e dobët ekonomike dhe recensioni që nga 2008 - 09 nga
kriza financiare.
Vendet Europiane kanë zhvilluar sistemet e tyre të mirëqenies sociale gjatë një periudhe kur profili
demografik i rajonit mund të mbështeste shpenzimet e gjera sociale dhe kur rritja solide ekonomike
e bëri të përballueshme një shpenzim të tillë. Ekonomia politike e Europës është përcaktuar që nga
viti 1950, nga zhvillimi në çdo shtet evropian të një modeli të mirëqenies pak a shumë
gjithëpërfshirës, ku shteti social ka marrë një rol qendror në ofrimin e një sërë përfitimesh sociale
të kushtueshme siç janë: pensionet, mbështetje për të varfërit, strehimi social dhe kujdesi
shëndetsor (Falkner, EU Social Policy in the 1990s: Towards a corporatist community, 1998, p.
14). Në mënyrë paralele të gjitha vendet e BE-së janë përkushtuar për të rregulluar tregjet e punës
dhe për të siguruar një marrëveshje të drejtë për punëtorët.
Një nga sfidat më komplekse me të cilat janë duke u përballur shtetet anëtare të Bashkimit
Europian është pajtimi me këto angazhime ndaj dispozitave të mirëqenies, të cilat janë të
mbështetura politikisht me presionet që mund t’i bëjë ekonomia e paqendrueshme. Roli i shtetit
social në Bashkimin Europian ka nxitur studime të shumëta në fushën e shkencave shoqërore. U
numëruam disa nga këto qasje teorike të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në definimin e shtetit
social në vendet e Bashkimit Europian dhe jashtë saj. Një qasje e cila ka nxitur debat të
jashtëzakonshëm është ajo e Esping-Andersen-it, i cili paraqet një ndryshueshmëri të shtetit social
nëpër vende të ndryshme. Gjithnjë sipas studiuesve, shteti social mund të analizohet dhe
klasifikohet në bazë të karakteristikave të regjimeve të cilat aplikojnë shtetet sociale.
Megjithatë, cili është roli i procesit të integrimit në Bashkimin Europian në ndërtimin e shtetit
social modern i cili i përgjigjet nevojave të kohës në të cilën jemi duke jetuar. Studiuesit e
politikave sociale theksojnë se janë dy aspekte kryesore të cilat duhet të dallohen kur ne flasim për
marrëdhënien midis integrimit europian dhe ndërtimit të shtetit social. Këto dy aspekte janë si në
vijim: shtetet duhet të zhvillojnë një dimension social në nivel të Bashkimit Europian, gjithnjë
duke marrë në konsideratë zhvillimin e një tregu të përbashkët ekonomik, si dhe aspekti i dytë ka
të bëjë me efektet e ndryshme që paraqiten me rastin e integrimit europian në sistemet sociale të
- 81 -
vendeve anëtare të Bashkimit Europian (Colucci, M., De Smijter, E., Engels, C., Hendricks, F.,
Salas, L., 1998, p. 35).
Me nënshkrimin e traktatit të Romës (1957), Komuniteti Europian ka pësuar një trasnformim të
jashtëzakonshëm. Ishte hapi i parë drejtë integrimit dhe bashkëpunimit më të mirë në mes të
vendeve kryesore të Europës. U përcaktua qartë se mirëqenia sociale për të gjithë qytetarët e
vendeve Europiane, mund të arrihet nëpërmes një bashkëpunimi të ndërsjelltë dhe me një treg të
hapur ekonomik.
Viteve të fundit ky bashkëpunim është bërë edhe më i ngushtë, edhe përkundër sfidave me të cilat
ballafaqohet Bashkimi Europian sic është kriza financiare (rasti i Greqisë), apo edhe fluksi masiv
i imigrantëve (rasti i imigrantëve sirian).
Tabela. 2. Politika Sociale në Bashkimin Europian. Burimi: Castles, 2010: 299.
Format e politikës sociale në Bashkimin Europian
Çështjet sipas fushës Marrëdhëniet BE – shtete
anëtare
(A) rregullimi i
standardeve dhe të
drejtave sociale
Kryesisht: Ligji i punës, shëndetit
dhe sigurisë në vendin e punës,
politikat e trajtimit të barabartë.
Kompetenca të përbashkëta, BE
rriti rëndësinë nga viti 1970-
1990.
(B) shpenzimet për
qëllime sociale
Kryesisht: Fondi Europian Social,
Fondi i Globalizimit, Fondi
Bujqësor, Fondi Regjional.
Shpenzimet e BE-së të vogla në
krahasim me sistemet nacionale
të mirëqenies sociale, por
brenda buxhetit të BE-së, e
rëndësishme.
(C) koordinimi për
të nxitur
harmonizimin
vullnetar në fushën
sociale
Kryesisht: Politikat e Punësimit,
pensionet, ndihmat sociale, edukimi.
Ndikimi i BE-së varet nga
gatishmëria e brendshme;
(D) liberalizimi i
shërbimeve publike
në përgjithësi, duke
përfshirë "shërbimet
sociale" (si rezultat i
politikës ekonomike
të BE-së)
Kryesisht: Shërbimet e punësimit,
energjia, transporti, shërbimet
postare, por edhe pjesë të industrisë
së kujdesit shëndetësor.
Në fakt, politikat ekonomike prekin
"unazën e jashtme" të mbrojtjes
sociale, në një kuptim të gjerë,
"lëkurat e jashtme mbrojtëse të
shtetit social” (Leibfried 2005:270)
Shtetet anëtare nuk mund të
diskriminojë aktorët privatë në
treg ose të përjashtojë ata,
jashtë disa fusha të caktuara të
ngushta dhe të diskutueshme
kryesore të interesit publik.
- 82 -
Ky proces i integrimit dhe bashkëpunimit në mes të vendeve europiane ka qenë sporadik, por mjaft
efektiv. Fillimisht ky integrim ishte i përbërë nga tre komunitete të ndara si në vijim: Komuniteti
Europian i qymyrit dhe çelikut; Komuniteti Ekonomik Europian, si dhe Komuniteti Europian i
Energjisë Atomike (Falkner, European Integration and the Welfare States in Europe, 2009, p. 22).
Të tri komunitete përbëheshin nga gjashtë vende anëtare si: Franca, Gjermania, Italia, Holanda,
Belgjika, dhe Luksemburgu. Të trija këto komunitete formësuan Komunitetin Europian (1965), e
cila u zgjerua edhe me nëntë anëtarë të rinjë si: Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Danimarka
(1970), Spanja, Portugalia dhe Greqia (1980) dhe Suedia, Finlanda dhe Austria (1990). Ky zgjerim
i Komunitetit Europian me anëtar të rinjë thelloi edhe më shumë integrimin ekonomik dhe politik
të vendeve anëtare. Ky proces i integrimit do të vazhdojë edhe në fillim të shekullit XXI, në të
cilin Komuniteti Europian kishte marrë formën e Bashkimit Europian, në të cilën u integruan edhe
vendet e Europës Lindore, të cilat deri në rënien e murit të Berlinit kishin qenë sferë e ndikimit
sovjetik.
Ky integrim ekonomik dhe politik mbrenda Bashkimit Europian u kurorëzuar me një sistem unik
doganor, me një sistem të përbashkët monetar, të cilat kishin efekte marramendëse ekonomike dhe
politike sepse përherë të parë në histori u krijua një treg i vetëm i brendshëm i lëvizjes së lirë të
mallrave, shërbimeve, punës dhe investimeve. Megjithatë vlen të theksohet se kësaj i kontribuoi
shumë qasja progresive e vendeve europiane, të cilat me Traktatin e Mastrihit (1993) krijuan
Bashkimin Europian në të cilën përfshihet edhe çështja e shtetësisë, e cila bazohet në tri shtylla të
fuqishme: Komuniteti Europian; Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë; si dhe Drejtësia në
çështjet e brendshme (Iain Begg, Fabian Mushövel and Robin Niblett, 2015, p. 52).
Traktati i Mastrihit, ka një rëndësi të veçantë edhe në aspektin e dimensionit social, sepse përherë
të parë si aneks të saj u vendos edhe protokolli social, sipas së cilës të gjitha vendet anëtare të
Bashkimit Europian (përjashtuar Britanin e Madhe), autorizohen të sigurojnë burimet për
institucionet, procedurat dhe mekanizmat e Traktatit për qëllime të zbatimit të marrëveshjeve të
tyre mbi politikat sociale (Iain Begg, Fabian Mushövel and Robin Niblett, 2015, p. 52). Plotësimi
i këtij traktati u bë edhe më shumë me Traktatin e Amsterdamit (1997), e cila forcoi edhe më
shumë bashkëpunimin politik në mes të vendeve anëtare, zgjeroi rolin e Bashkimit Europian në
politikën e jashtme dhe të sigurisë, si dhe rëndësi të posaçme iu kushtua politikave sociale. Tani
protokolli social ishte përfshirë në tërësi në kuadër të këtij traktati. Traktati i Amsterdamit, theksoi
- 83 -
të drejtat dhe liritë e njeriut, bashkimi monetar mori formën përfundimtare me monedhën e
përbashkët, dhe u bë funksionalizimi i Bankës Qëndrore Europiane.
Teoretizimi i procesit të integrimit europian dhe politikave të Bashkimit Europian është një çështje
jashtëzakonisht e vështirë. Ekzistojnë dilema të shumëta se çfarë përfaqëson Bashkimi Europian,
a është një organizatë ndërkombëtare, një superetnitet, apo një bllok tregtar. Studiuesit e procesit
të integrimit europian theksojnë faktin se kemi të bëjmë me një sistem të veçantë, sui-generis,
politik, që nuk haset në praktikat e njohura të sistemeve politike.
Bashkimi Europian dallon nga organizatat e tjera politike sepse ka institucionet e veta qeverisëse
dhe gjykatën europiane të drejtësisë, autoriteti i së cilave është mbi ligjin vendor dhe sovranitetin
kombëtar (Hervey, 1998, p. 19). Megjithatë, anëtarët e Bashkimit Europian vazhdojnë të kenë
autoritet dhe pavarësi në politikën e jashtme dhe të sigurisë të ndjekur në bazë të interesave të tyre
nacionale. Kjo gjendje e bënë Bashkimin Europian të mbetet në një formë hibride të qeverisjes në
kuptimin që ajo ndan aspektet e sistemeve të tjera ekzistuese politike, megjithatë ajo nuk përkon
me asnjërën nga to. Bashkimi Europian, është në evoluim e sipër drejtë një integrimi edhe më të
theksuar pamvarësisht zërave skeptik. Ai shpesh përshkruhet si një sistem i sovranitetit të
grumbulluar apo si një sistem i veçantë i multi-qeverisjes.
Ky sistem i multi-qeverisjes i referohet faktit se vendimarrja politike zhvillohet në nivele të
ndryshme: në nivele sub-nacionale (regjioni apo province), në nivele nacionale (shtetet anetare)
dhe në nivel të supra-nacional (Bashkimi Europian) (Hervey, 1998, p. 19). Përderisa disa çështje
janë të vendosura në nivel lokal dhe rajonal (subsidiariteti) dhe të tjerat në nivel nacional,
megjithatë shumica e çështjeve të politikës ekonomike dhe një mori çështjesh tjera janë vendosur
tani në nivel të Bashkimit Europian. Tani ekzistojnë institucione të fuqishme vendimarrëse në
kuadër të Bashkimit Europian të cilat kanë një ndikim të vërtetë mbinacional, sic janë: Komisioni
Europian, Parlamenti Europian dhe Gjykata Europiane e Drejtësisë. Kjo do të thotë se politikat e
tyre përfaqësojnë politikat e Bashkimit Europian në tërësi.
Procesi i Integrimit Europian është vështirë për tu trajtuar. Kjo ndodh për faktin se procesi si i tillë
ka qenë tejet i komplikuar dhe shpeshherë afatgjatë. Fillimisht, u përceptua si diçka e çuditshme
se si shtetet në mënyrë vullnetare bashkohen në një organizatë e cila i kufizon ato në çështjen e
sovranitetit dhe në fuqinë politike të qeverive anëtare. Megjithatë problemet e shumëta sociale,
ekonomike dhe politike të pasluftës së dytë botërore mund të jenë një prej faktorëve kryesor që
- 84 -
detyruan shtetet përkatëse të bashkohen rreth një organizimi të fuqishëm në mënyrë që të jenë
konkurent me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studiuesi Enrst Haas në vepërn e tij “The Uniting
of Europe” (1957) paraqiti teorin e tij neo-funksionaliste, sipas së cilës integrimi është një proces
në të cilën akterët politik në disa mjedise të dallueshme nacionale janë të bindur për të zhvendosur
aktivitetet e tyre politike drejt një qendre të re, institucionet e së cilës posedojnë autoritet dhe
juridiksion mbi shtetet nacionale. Rezultati përfundimtar i një procesi të tillë integrues sipas Enrst
Haas, është një komunitet i ri politik i mbivendosur mbi ato të para-ekzistuese (Maurizio Ferrera,
Anton Hemerijck, and Martin Rhodes, 2000, p. 13).
Tabela 3. Ndikimi i Integrimeve Europiane në shpenzimet sociale të shtetevë anëtare. Burimi:
Castels, 2010:301.
Ndikimi i integrimit europian në shpenzimet nacionale sociale
Efekti Politikat e BE-së Argumentet vlerësuese
Ndikimi në
shpenzime
Direkt
Hapja e kufinjëve dhe
sistemet të sigurimeve
sociale për qytetarët e
shtetve tjera të BE-së:
- transferet sociale tani më
nuk ishin të kufizuara vetë
për “qytetarët e tyre” dhe
- nuk konsumohet brenda
territorit të shtetit përkatës.
(a) Nga perspektiva e shteteve anëtare,
kjo mund të jetë e kushtueshme. Por:
Situata në vendet e tjera është e
ngjajshme, reciprociteti është i mundur.
Nëse Jo: Gjykata Europiane e
Drejtësisë (ECJ) parashikon (disa)
mbrojtje të stabilitetit financiar të
sistemeve të sigurimeve shoqërore.
(b) Nga perspektiva qytetare, kjo ofron
të drejta të reja sociale.
Ndikimi në
burimet
buxhetore
Direkt
Unioni Monetar Europian
(EMU) përcakton limitet e
deficitit të shpenzimeve.
(a) Afatshkurtër: Efekti kufizues në
shpenzimet sociale i mundshëm, edhe
pse shtet janë të lira të bëjnë shkurtime,
aty ku ato konsiderojnë të jetë në dobi.
(b) Afatgjatë: mos limitimi i deficiteve
buchetore mund të ketë efekt negativ
mbi buxhetet sociale për shkak të
mbingarkesës së pagesës së borxhit.
Indirekt
Harmonizim i pjesshëm të
taksave në nivel të BE-së,
hapësirë për konkurrencë
në taksa në mes të shteteve
anëtare.
Presion de facto mbi shtetet për të ulur
taksat (duke përfshirë edhe kontributet
e sigurimeve shoqërore) në aktorë
ekonomik mobil. Por kjo mbetet të
vendoset në nivel nacional.
Fillimisht, procesi njohu një bashkim të vendeve drejt formimit të komunitetit, në të cilin
institucionet e përbashkëta të sapoformuara ndryshuan rrënjësisht të menduarit dhe sjelljen e
- 85 -
politikanëve, burokratëve dhe qytetarëve me mënyrat e mendimit para procesit të pranimit. Për më
tepër procesi i integrimit kishte përparësit dhe mangësit e veta edhe në çështjet ekonomike dhe ato
sociale. Për shembull, dakordimi për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në tregun e përbashkët
kishte të mira në aspektin e hovshëm të zhvillimit ekonomik, megjithatë solli probleme të natyrës
sociale lidhur me të drejtën për të punuar kudo në Bashkimin Europian si dhe me të drejtën e
banimit, pastaj me njohjen reciproke të kërkesave për pensione, njohjen reciproke dhe
ekuivalencën e diplomave universitare dhe proceseve tjera të çertifikimit (Gizelis, 2005, p. 31).
Procesi i integrimit europian së bashku me problemet që rezultuan kishte shkuar aq shumë larg sa
që politikanët e ndryshëm kishin bërë një investim të madh politik, dhe ishte e pamundur edhe
politikisht por edhe ekonomikisht të ketë një kthim prapa, në gjendjen e mëparshme. Andaj, në
këtë mënyrë neo-funksionalistët vazhdojnë të argumentojnë përse vendet do të vazhdojnë të
ndjekin integrimin përtej pikës ku ajo ishte në vetë interesin e tyre të mëparshëm. Në një proces të
tillë integrues të multi-qeverisjes, në qendër të saj shtrihet një sistem politik kompleks, në të cilën
vendimet politike kanë tendencë të përhapjes nga një zonë e veprimit në një tjetër.
Veprimi në një zonë, rezulton me veprimin në zonën tjetër. Për më tepër, vendimarrja politike
është zhvendosur gradualisht deri në nivelin mbinacional për të rritur kapacitetin e vendimit
politik. Anëtarët e rinjë të cilët integrohen në Bashkimin Europian, përfshihen nën ombrellën e
procesit të vendimarrjes politike. Procesi i integrimit në Bashkimit Europian kishte edhe efekte të
ndryshme kulturore dhe sociale sepse lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve ishte i
mundshëm vetëm me largimin e pengesave ligjore dhe sociale të cilat kufizonin lëvizjen e lirë
(Maurizio Ferrera, Franca Maino, 2014, p. 11). Megjithatë, edhe sot shumë studiues të ndryshëm
theksojnë se ne realisht kemi të bëjmë me një organizim të Bashkimit Europian, i cili është një
sistem tejet i kufizuar dhe mjaft i dobët. Sipas tyre, qeveritë anëtare përbërëse vazhdojnë të
ushtrojnë kompetencat e tyre qeverisëse, dhe se miratimi i tyre është më se i nevojshëm në
aprovimin e politikave të mëtejshme në nivel të Bashkimit Europian. BE vazhdon të karakterizohet
si një sistem i tillë qeverisës shumë shtresorë, me një ndarje të qartë të kompetencave. Si rezultat
i kësaj, formimi i politikave kërkon kompromise të përpunuara dhe të mëdha në mesin e atyre që
janë pjesë e procesit të vendimarrjes politike. Një realitet i tillë shpeshherë prodhon situata të
politikës joefikase, bllokada politike, në të cilat organet e ndryshme vendimarrëse shpesh
përfaqësojnë interesa të ndryshme të cilat bllokojnë rezultatet e përbashkëta politike.
- 86 -
III.2. Dimensioni social përgjatë shteteve anëtare
Zhvillimi i dimensionit social në Bashkimin Europian, nuk merr një përjashtim të veçantë në raport
me zhvillimin e dimensioneve të tjera të politikave brenda Bashkimit Europian. Dimensioni social
në kuadër të Bashkimit Europian po pëson ndryshime me kalimin e viteve dhe se ky proces do të
jetë ndryshe nga procesi i zhvillimit të mirëqenies sociale në nivel të vendeve anëtare. Në nivel
nacional, shteti social europian u zhvillua hovshëm pas luftës së dytë botërore, zakonisht nën
udhëheqjen e qeverive të qendrës së majtë europiane. Protagonistë të këtij procesi të zhvillimit të
shtetit social europian ishin qeveritë, sindikatat e punëtorëve si dhe tregu (Hayek, 2000, p. 47).
Vetë ndërtimi i Bashkimit Europian si një sistem shumë shtresorë i vendimarrjes, me një sovranitet
të grumbulluar dhe me një shpërndarje të përgjegjësive, siguron një pjesëmarrje të gjerë të shumë
akterëve të tjerë të cilët luajnë një rol në formimin e një Europe sociale. Shtetet anëtare, akterët
nacional dhe regjional, sindikatat dhe korporatat si dhe forcat politike luajnë një rol të rëndësishëm
në promovimin e interesave të tyre gjithnjë duke shpresuar në maksimizimin e përfitimeve të tyre
dhe zhvendosjen e kostos finanicare për shpenzimet sociale.
Shtetet anëtare të Bashkimit Europian vazhdojnë të shprehin rezerva karshi një politike të
përbashkët europiane sociale sepse kjo do të dyfishonte programet e tyre të suksesshme nacionale
apo edhe të rrezikojë marrëveshjet nacionale të ndërtuara me kujdes në mes të grupeve të interest
(Maurizio Ferrera, Anton Hemerijck, and Martin Rhodes, 2000, p. 21). Megjithatë, shtetet anëtare
kërkojnë që Bashkimi Europian të ndërhyjë në rastet kur sistemet e tyre sociale janë nën nivelin
optimal apo kur ekonomia nacionale përjeton një disavantazh konkurrues vis-à-vis shteteve anëtare
tjera për shkak të aplikimit të rregulloreve më të përpunuara të politikave sociale. Shteti social në
Bashkimin Europian është i ndryshëm, përfitimet sociale dhe kontributet në programet sociale janë
të ndryshme.
Për ndërtimin e një shteti social unik në të gjithë Bashkimin Europian kërkohet të bëhen
kompromise të thella, kosto të lartë financiare, si dhe përfshirje të akterëve të rëndësishëm në
procesin e ndërtimit të këtij shteti social (Anton Hemerijck, Verena Dräbing, Barbara Vis, Moira
Nelson, Menno Soentken, 2013, p. 49).
- 87 -
Megjithatë, zhvillimi i politikave të përbashkëta ekonomike mbrenda një tregu të vetëm europian,
sigurisht që do të çojë në ndryshime përkatëse në sistemet e mirëqeniës sociale mbrenda shteteve
anëtare. Për aq kohë së shtetet anëtare do t’u shmangen pranimit të marrëveshjeve në nivel
europian kjo do të ketë një ndikim negativ në sistemet e mirëqenies së tyre sociale, ata do të
kërkojnë të modifikojnë politikat e tyre sociale në mënyrë të të neutralizojnë këtë disavantazh.
Për shembull, Gjermania ka mbështetur në mënyrë tradicionale skemat e sigurimeve të veta
shoqërore të bazuara në kontribute, një model i cili simbolizonte kontrolle të rregullta të
pensioneve, beneficioneve të papunësisë apo edhe një rimbursim për fakturat e shërbimeve
mjekësore (Mishra, 2014, p. 27). Në një Europë pa kufizime, pensionistët gjerman mund të dalin
në pension dhe në këtë mënyrë mund të vendosin për të shpenzuar parat e tyre të pensionit jashtë
shtetit gjerman. Nga perspektiva e shtetit gjerman, kjo përbën një transferim të mjeteve financiare
nga Gjermania në drejtim të një shteti tjetër, andaj këto para janë të humbura për ekonominë
gjermane. Në përgjigjje të kësaj, sigurimi social gjerman i zhvilluar kohëve të fundit, për kujdesin
ndaj të moshuarve shpërblen në para përfituesit e këtij programi vetëm me kushtin që kontribuesi
gjerman do të duhet të mbetet në shtetin gjerman (Mishra, 2014, p. 27).
Në raste të tjera, shtetet anëtare do të jenë të pafuqishme për të parandaluar njerëzit nga përfitimi
i programeve sociale dhe për të ushtruar kontrolle të rrepta. Për shembull, në qoftë se Holanda
kufizon numrin e mjekëve për të praktikuar në një zonë të caktuar në atë vend, asgjë nuk mund të
ndalojë një mjek holandez që të ushtrojë një praktik të tij përtej kufirit, për shembull në Gjermani,
në të cilën ushtron veprimtarin mjekësore posaçërisht për pacientët holandezë. Për më tepër,
sistemet sociale nacionale nuk mund ta kenë privilegjin e trajtimit vetëm të qytetarëve të tyre, por
duhet t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë qytetarët e çdo shteti tjetër anëtar (Arcanjo, 2009, p. 23).
Megjithatë, shtetet ballafaqohen me faktin e shmangjes së të qenurit vend tërheqës për evropianët
e vendeve tjera me standarde më të ulëta ose me më pak zhvillim të sistemeve të tyre sociale. Për
të gjitha këto arsye, zhvillimet e dimensionit social në nivel europian do të ketë ndikim të thellë
në nivelin nacional. Politikat dhe programet e mirëqenies sociale nacionale gjithnjë e më shumë
do të bëhen më të ngjajshme me qëllimin e vetëm shmangien e presioneve negative konkurruese.
Në këtë dimension, viteve të fundit vendet e Ballkanit Perëndimor nën presionin e krizave sociale,
kanë filluar të zgjerojnë programet e tyre sociale, zhvillojnë politikat e tyre sociale, të cilat kanë
përqëllim një përfshirje më të madhe sociale, dhe një zbutje të problemeve sociale.
- 88 -
Shkatërrimi përfundimtar i Jugosllavisë, ka hapur një perspektivë të qartë të integrimit europian
për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nga të cilat Slovenia dhe Kroacia tanimë vetëm se janë
anëtare të plota. Shqipëria, është vend kandidat, Serbia, Maqedonia po ashtu. Kosova gjatë vitit
2015 ka nënshkruar marrëveshjen e asocim stabilizimit (MSA), si një parakusht i domosdoshëm i
harmonizimit të legjislacionit të shtetit të Kosovës me rregullativat dhe standardet e Bashkimit
Europian, një llojë parafaze në procesin e marrjes së kandidatures. Në përgjithësi është krijuar një
perceptim se një llojë paqe e brishtë sociale dhe një nivel i caktuar i demokracisë mbizotëron në
të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Një pjesë e regjionit kanë bërë edhe një përparim të vërtetë ekonomik. Megjithatë, procesi i
privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore industriale ka bërë që dikur këto fabrika industriale të
kthehen në deponi dhe magazina tregtare, rritje të papunësisë dhe varfërisë, humbjen e
perspektivës për jetesë tek të rinjët, stagnim ekonomik dhe një klasë politike të korruptuar. Samiti
i Sarajevës (1999), në organizimin e Paktit Rajonal të Stabilitetit, më vonë edhe Samiti i Selanikut,
theksuan përkushtimin e Bashkimit Europian që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë
anëtare të plota në kohën kur ato kualifikohen për këtë gjë. Ky ishte një përparim i rëndësishëm, i
cili nuk mund të imagjinohej dot para 20 viteve. Megjithatë, edhe pse janë pjesë të procesit
integrues, pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën,
janë vende me të ardhura relativisht të ulëta.
Për shkak të integrimit në nivel të dobët të Shqipërisë dhe Kosovës në tregjet financiare
ndërkombëtare, ato nuk u prekën në mënyrë të dukshme nga kriza financiare. Por kjo nuk do të
thotë, që të dyja këto vende gëzojnë imunitet karshi këtyre krizave që po shfaqen në shtetet anëtare
të Bashkimit Europian, kjo për faktin e prezencës së një emigracioni të madh shqiptarë në Greqi
dhe Itali, si dhe emigracionit kosovar në Gjermani dhe Zvicër. Të dy shtetet, Shqipëria dhe Kosova
shënojnë shuma të konsiderueshme për çdo vitë nga remitencat e bashkëatdhetarëve të tyre. Këto
fonde luajnë rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, dhe veçanërisht në ekonomitë familjare,
marrë parasyshë që shumë familje mbijetojnë në saje të dërgesave nga familjarët e tyre jashtë
vendit. Çdo zvogëlim i këtyre remitencave, ndikon drejtpërdrejtë në standardin jetësorë të njësive
familjare. Ndikon gjithashtu në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e shqetësimeve ekonomike.
Karshi këtyre sfidave të jashtme dhe atyre të brendshme, të dyja shtetet kanë ndërtuar skema të
- 89 -
ndryshme sociale të cilat kanë përqëllim ofrimin e ndihmës ekonomike, asistencës sociale dhe
ofrimit të shërbimeve sociale.
Megjithatë, shtetet anëtare të Bashkimit Europian me politikat e tyre të mirëqenies sociale
vazhdojnë të jenë tërheqëse për shumë qytetarë shqiptar dhe kosovar. Edhe pse të shpallura si
vende të sigurta, vetëm gjatë vitit 2015, shqiptarët dhe kosovarë u evidentuan si grupi më i madh
azilkërkues në Bashkimin Europian, pas grupit sirian. E gjitha kjo për shkakqe ekonomike dhe
sociale me të cilat ata ballafaqohen në vendet e tyre.
III.3. Modeli social europian, nga Traktati i Romës drejt Traktatit të Lisbonës
Ndërtimi i modelit social në Bashkimin Europian shënon një proces të gjatë disa vjeçarë, i
shoqëruar me përplasje mes shteteve anëtare dhe me të drejtën e vetos në politika të ndryshme
sociale. Në fazat e hershme kur gjashtë shtetet anëtare vendosën të krijojnë Komunitetin Ekonomik
Europian përmes Traktatit të Romës, shumë pak i kishin kushtuar vëmendje krijimit të politikave
sociale të përbashkëta. Megjithatë, harmonizimi i tregut ekonomik europian, kishte krijuar
mundësi të lëvizjes së njerëzve në tregun e përbashkët të punës. Procesi i integrimit europian ishte
i gjatë dhe i ndërlikuar në të cilën shtetet anëtare thelluan integrimin e tyre ekonomik dhe politik.
Traktati i Mastrihit, Amsterdamit dhe sidomos i Lisbonës i kushtojnë vëmendje të rëndësishme
politikave sociale dhe mirëqenies sociale në tërësi. Këto traktate theksojnë qartë kërkesat e
detyrueshme ligjore për mirëqenien sociale, masa konkrete të zhvilluara nga Bashkimi Europian
dhe të interpretuara nga Gjykata Europiane e Drejtësisë. Fillimisht, Bashkimi Europian Ekonomik,
ishte më tepër i preokupuar me zhvillimin ekonomik nga shkatërrimi i pasluftës së dytë botërore,
dhe ishte shumë pak ose aspak i shqetësuar për zhvillimin e politikave sociale.
Aq shumë kishte përplasje në mes të shteteve të cilat nuk pranonin të delegonin tek Bashkimi të
drejtat dhe autoritetin në përcaktimin e politikave sociale, andaj politikat sociale u lanë në duar të
qeverive nacionale sepse edhe vetë sistemet e tyre sociale ndryshonin nga njëra tjetra (Arcanjo,
2009, p. 24). Megjithatë, Traktati i Romës e dorëzoi pushtetin e inicimit të politikave të reja tek
Komisioni Europian. Pastaj, kjo u zgjeruar edhe në fusha të reja të politikave, duke nxitur
bashkëpunimin e ngushtë në mes të shteteve anëtare në fushën e politikës sociale. Ky bashkëpunim
- 90 -
i ngushtë nënkuptonte harmonizimin e politikave lidhur me kushtet e sigurise në punë, pagë të
barabartë për dy gjinitë, ligjin e punës, sindikatat dhe marrëveshjet kolektive (Jackman, 2000, p.
43).
Edhe pse Komisioni Europian kishte të drejtë të inicionte politika, megjithatë përgjegjësia e vërtetë
vendimarrëse për politikat sociale vazhdoi të mbetet në duart e qeverive nacionale. Përparimi i
Komunitetit Europian për Ekonomi në politikën sociale ishte i ngadaltë. Megjithatë baza e
përcaktuar në Traktatin e Romës si dhe harmonizimi i zhvillimit të përbashkët ekonomik kishin
rolin e veçantë në zhvillimin e politikave të mirëqenies sociale në Bashkimin Europian. Kjo bazë
e krijuar nëpërmes Traktatit të Romës, i dha të drejtë Këshillit që në emër të zhvilllimit ekonomik,
ka të drejtë të zhvillojë politika të mirëqenies sociale në konsultim dhe unanimitet me vendet
anëtare.
Ky proces ishte pothuajse gati i pamundur dhe tërësisht i ngadalshëm, shpesh herë i rezultuar në
bllokadë. Çështjet sociale si lëvizja e lirë e punëtorëve, e shërbimeve, e kapitalit dhe e mallrave
janë trajtuar në nenet 48-52 të Traktatit të Romës, qëllimi i së cilës ishte krijimi i një tregu efikas
(Jackman, 2000, p. 43). Ky integrim kishte për qëllim gjithashtu krijimin e një lëvizje të lirë të
prodhimit dhe fuqisë punëtore me përfitimet e tyre. Ajo gjithashtu kishte për objektiv pengimin e
çdo diskriminimi social në shtetet anëtare në të cilat zhvendoseshin fuqia punëtore.
Me kalimin e viteve vendet anëtare u vetëdijësuan me rëndësinë e politikave të mirëqenies sociale
në të ardhmen, duke zënë një pozitë qëndrore në politikbërjen e unionit. Akti Unik Europian
(1987), vendosi hapat e parë të politikave sociale, të cilat zunë një vend të rëndësishëm në misionin
e vendeve anëtare për zhvillimin e një tregu të vetëm, zhvillimin dhe përparimin ekonomik
(Colucci, M., De Smijter, E., Engels, C., Hendricks, F., Salas, L., 1998, p. 51). Edhe pse kishte
ngecje sa i përketë zhvillimit të politikave sociale nga qëndrimi hezitues karshi tyre nga pjesa
dërrmuese e vendeve anëtare.
Megjithatë Komisioni propozoi për zhvillimin e një dimensioni social të përbashkët për të gjitha
vendet anëtare, për një status social europian të cilat u përfshin në Traktatin e ardhshëm të
Bashkimit Europian – Traktati i Mastrihtit. Statusi social mori goditje nga kundërshtimi me veto
të Britanisë së Madhe, duke mos e bërë pjesë integrale të Traktatit të Mastrihit, megjithatë ky
traktat shënoi një progress të rëndësishëm në fushën e politikave sociale: Së pari, Komisioni u dha
- 91 -
fuqinë për të zhvilluar një dialog midis partnerëve social, e cila është jetike për krijimin e një
kornize për negociata të politikave sociale europiane.
Partnerët e ndryshëm social kishin pak të bënin me procesin e hartimit të politikave të përbashkëta
të Bashkimit Europian. Duke u përfshirë në ato negociata, roli i tyre filloi të zgjerohet në mënyrë
të konsiderueshme. Së dyti, disa fusha të politikave sociale u hapën dhe u trajtuan me një votim
shumicë në Këshill, me qëllim që t’i shmangen situatave të bllokimit me veto nga shtetet e caktuara
anëtare (zakonisht vetoja britanike). Së fundi dhe më e rëndësishme, u dakordua nga ana e 11
shteteve për Kartën Sociale, me Britanin e Madhe jashtë saj (Colucci, M., De Smijter, E., Engels,
C., Hendricks, F., Salas, L., 1998, p. 51). Në këtë rast opozita angleze kritikonte në vazhdimësi
qeverinë Thatcher për bllokim të vazhdueshëm të progresit në këtë fushë. Thatcher insistonte se
kjo kartë sociale nuk është asgjë tjetër vetëm se të konsiderohet si “një socializëm që futet nga dera
e pasme”.
Me Britanin e Madhe jashtë, vendet e tjera anëtare ishin në gjendje të avanconin shumë shpejt në
politikat e tyre sociale. Roli i këtyre dy traktateve ishte jashëzakonisht domethënës sepse u
drejtohej vendeve anëtare për të përmirësuar kushtet e punës për punëtorët dhe kushtet e jetesës
brenda kufijve të tyre. Potenconte përmirësimin e statusit të punëtorëve në tregun e përbashkët me
qëllim të sigurimit të zhvillimit ekonomik për të gjithë bllokun. Duke vendosur këto si qëllime,
traktatet gjithashtu theksuan edhe rolin e Komisionit për të vepruar si iniciator i bashkëpunimit të
ngushtë në mes të vendeve anëtare në lidhje me politikat e tyre sociale, në çështjet e punësimit,
kushtet e punës, sigurimeve shoqërore, ligjin e punës, marrëdhëniet industriale dhe sigurinë në
vendin e punës. Megjithëse ky rol i Komisionit ishte më tepër ndihmues dhe këshillues për vendet
anëtare, ajo veproi me një mprehtësi politike që shpesh mori avantazhin me burimet e saj superiore
dhe me akses më të mirë në informata. Për më tepër, Traktati i Romës i jep të drejtë Gjykatës
Europiane për Drejtësi për të interpretuar dhe për të zgjeruar dispozitat që kanë të bëjnë me politika
sociale (Colucci, M., De Smijter, E., Engels, C., Hendricks, F., Salas, L., 1998, p. 51).
Në fakt, Gjykata Europiane e Drejtësisë ishte tejet kritik sa i përketë zhvillimit të politikave sociale
europiane. Traktati i Romës përmbante disa dispozita të politikave sociale që ishin jo operative
ose thjeshtë deklarative2, të cilat mundësonin të jenë subjekt i interpretimeve shumë të ndryshme
2 Për shembull, deklarata për paga të barabarta për burra dhe gratë
- 92 -
nga vendet anëtare. Gjykata Europiane e Drejtësisë duke i dhënë forcë këtyre klauzolave të fjetura
në Traktat dhe duke ofruar interpretime autoritative, ajo imponoi harmonizimin mbinacional të
regjimeve të mirëqenies sociale të krijuara në shkallë kombëtare. Për shembull, një zhvillim i
rëndësishëm ishte krijimi i Fondeve Sociale Europiane, të cilat ndihmuan në financimin e
trajnimeve të punëtorëve dhe zhvendosjen e tyre (Leibfried, Stephen and Paul Pierson, 2003, p.
36).
Në përgjithësi, autoriteti i vërtetë për të gjitha politikat sociale ishte në duart e vendeve anëtare
dhe se e vetmja mënyrë e trajtimit të politikave të mirëqenies sociale në nivel të bllokut europian,
ishte momenti i mosfunksionimit të tregut të përbashkët. Vetëm në këtë rast, Komisioni Europian
ishte aktiv në vendosjen e lidhjeve për një axhend të propozuar sociale dhe të domosdoshme për
të gjitha vendet anëtare në mënyrë që tregu i përbashkët ekonomik të funksiononte pa pengesa
(Leibfried, Stephen and Paul Pierson, 2003, p. 36). Megjithatë, deri në vitet 1990, shumë
propozime të fushës sociale që u bënë nga ana e Komisionit Europian, janë bllokuar nga pengesa
dhe kërkesa e votimit unanim të të gjitha vendeve anëtare3. Kjo gjendje mori fund me rastin e
nënshkrimit të Traktatit të Mastrihit, e cila përjashtoi kërkesën për votim unanim të të gjitha
vendeve anëtare, duke aplikuar procesin e votimit në shumicë4.
Realizimi më i madh në politikat sociale të periudhës së para nënshkrimit të Traktatit të Mastrihit,
ishte njohja e nevojës për harmonizimin e të gjitha politikave sociale në nivel kombëtar. Realizimi
më i madh në fushën e mirëqenies sociale ishte njohja e nevojës për harmonizimin e të gjitha
politikave sociale në nivel kombëtar. Kjo ishte pasojë e drejtpërdrejtë e Traktatit të Romës, e cila
kërkonte një treg të përbashkët të ndërtuar në këto parime: liria e kapitalit për të lëvizur në mes të
vendeve anëtare, industritë mund të zhvendoseshin dhe kanë lirinë e plotë në promovimin e
biznesit të tyre. Punëtorët mund të ndjekin zhvendosjen e industrive dhe kanë të drejtë të gjejnë
punë jashtë vendeve të tyre anëtare. Punëtorët kanë të drejtë të ruajnë dhe gëzojnë pretendimet e
tyre për përfitime sociale, ngado që shkojnë.
3 Theksuam më lartë, rastin kur Britania e Madhe përdorte të drejtën e vetos për të bllokuar nismat e përbashkëta
sociale në kuadër të Bashkimit Europian.
4 Vlen të ceken takimet e fundit në mes të kryeministrit britanez dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimt Europian, me qëllim
të arritjes së disa marrëveshjeve për të shmangur daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian (Brexit). Një
nga kërkesat e kryeministrit Kameron, është rivendosja e së drejtës së vetos për politikat e BE-së që nuk janë në interes
të Britanisë së Madhe. Shumë studiues tërheqin vërejtje se një precedent i tillë, mund të shkaktoj një efekt domino
edhe tek shtetet tjera anëtare të Bashkimit Europian.
- 93 -
Bashkimi Europian ndërmori masa legjislative për të siguruar harmonizimin e këtyre politikave
sociale. Ndër masat e para të cilat u trajtuan ishin ato me emigrantët dhe të drejtat e tyre për
sigurime shoqërore; pastaj për barazinë gjinore për të cilën u miratua edhe një Direktivë për pagesë
të barabartë për burrat dhe gratë në marrëdhënien e punës e cila ka vlerë të barabartë. U ndërmorrën
masa në parandalimin e diskriminimit në punë të punëtorëve në vendet e ndryshme anëtare. Për
herë të parë shtetet anëtare u detyruan të pranojnë dispozitat në të cilat përfshihet shëndeti dhe
siguria e punëtorëve, i cili u konsideru si tejet i rëndësishëm për tregun e brendshëm (Wood, David
M. & Birol A. Yesilanda, 2005, p. 57).
Qëllimi ishte të mbrohen punëtorët të ekspozuar ndaj elementeve kimike, biologjike. Pastaj në të
u përfshi një mbrojtje e veçantë për punëtoret që ishin shtatëzëna, të ushqyerit me gji, si dhe për
punëtorët e rinjë. Qëllimi tjetër ishte mbrojtja e punëtorëve në fushën e ndërtimit dhe shërbimeve,
jashtë vendeve të tyre përkatëse. Direktivë tjetër që rezultoi ishte detyrimi i punëdhënësit që të
njoftojë paraprakisht punonjësit e vet lidhur me ndryshimet e synuara në marrëdhëniet e punës.
Kjo bëri thirrje edhe për kohën e punës, për periudhat e pushimeve për punëtorët, për pushimin
javor dhe atë vjetor (Wood, David M. & Birol A. Yesilanda, 2005, p. 57). Karta e të Drejtave
Sociale (1989)5 ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të mëvonshme, e cila u propozua nga
Komisioni Europian.
Ky propozim u shoqërua me debate të ashpëra, shpesh u kundërshtua nga Britania e Madhe nën
udhëheqjen e Margaret Thatcher, megjithatë ajo u miratua nga shumica e shteteve të tjera anëtare.
Karta e të Drejtave Sociale ishte vetëm një deklaratë e parimeve që vlenin vetëm për punëtorët dhe
jo për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian, megjithatë kjo shënoi një hap të rëndësish drejt
zhvillimit të shtetit social (Wood, David M. & Birol A. Yesilanda, 2005, p. 57). Përherë të parë,
politikat e mirëqenies sociale u ngriten në nivelin e barabartë me politikat ekonomike në kuadër të
Bashkimit Europian. Kjo pati një korrelacion të theksuar në mes të zhvillimit ekonomik, integrimit
në tregun e përbashkët dhe zhvillimit të sistemeve të qëndrueshme sociale, drejt një harmonizimi
social.
5 Karta e të drejtave sociale u miratua me 9 dhjetor 1989 me një deklaratë të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit
Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe. Kjo kartë u bazua në parimet themelore mbi të cilat bazohet ligji i
punës në Bashkimin Europian dhe i hapi rrugë zhvillimit të një modeli social të përbashkët në vitet e ardhshme. Të
drejtat themelore sociale u zhvilluan më tej në Kartën e të drejtave themelore të Bashkimit Europian, e cila u bë
ligjërisht detyruese për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës më 1 dhjetor 2009.
- 94 -
Me nënshkrimin e Traktatit të Mastrihit (1992)6, u hodhën bazat e një bashkimi më të plotë
ekonomik, monetar dhe politik. Ky Traktat lejoi zhvillimin e mëtutjeshëm të politikave sociale,
një progres i tillë nuk mund të bllokohej nga një veto e Britanisë së Madhe. Pa Britanin e Madhe,
mirëqenia sociale u zgjerua edhe tej sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve. Tani në kuadër të saj
përfshiheshin kushtet e punës, barazia gjinore, mundësia dhe trajtimi i barabartë në punë.
Ky Traktat i mundësoi Bashkimit Europian që të bëhet arkitekti kryesor në zhvillimin e politikave
sociale së bashku me partnerët e tjerë social (Zeff, Eleanor & Ellen Pirro, 2000, p. 38). Traktati i
Mastrihit, theksoi nevojën e dialogut social dhe mundësoi rishikime të mëdha në fushën e
politikave sociale europiane të cilat ndihmuan që të zhvillohet shteti social në kuadër të vendeve
anëtare të Bashkimit Europian, në vitet në vijim.
Protokolli social i Bashkimit Europian është një nga instrumentet më të rëndësishme të politikave
të mirëqenies sociale. Protokolli social përfaqësonte një përkushtim të vendeve anëtare për të
krijuar dispozita të ngjajshme sociale për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian. Në një kuptim
tjetër Protokolli Social përfaqëson edhe një hap të madh në krijimin e shtetit social në Bashkimin
Europian. Siç e kemi potencuar edhe më sipër të gjitha politikat sociale në Bashkimin Europian
fillojnë me një konsultim paraprak të shteteve anëtare. Këtë detyrë e realizon Komisioni Europian,
i cili njofton shtetet anëtare për një çështje të caktuar përmes letrës së gjelbërt. Letra e gjelbërt7
përmban pyetje të Komisionit Europian për çështjen e caktuar, e cila kërkon përgjegjje nga vendet
anëtare që të japin komente dhe sygjerime, të cilat janë tejet të rëndësishme para fazës së lëshimit
të dokumentit të bardhë. Ky dokument është një deklaratë e gjetjeve të Komisionit Europian për
çështjen e caktuar e cila është në trajtim. Pas lirimit të letrës së bardhë, Komisioni Europian mund
të propozojë legjislacion të ri.
6 Traktati i Mastrihtit njihet më shumë si Traktati i Bashkimit Europian, pasi me të, nisi rruga që do të çonte në vitin
2002 në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët europiane, Euro. Negociatat për traktatin e Mastrihtit lindën
me vullnetin për të realizuar mes shteteve anëtare të Komunitetit, një integrim në sektorin e politikës ekonomike,
përmes një përputhjeje të fortë ekonomike të vendeve anëtare, përmes hedhjes në qarkullim të një monedhe të vetme
europiane. Traktati i Mastrihtit nuk është i rëndësishëm vetëm sepse shënon hapin e parë konkret drejt Bashkimit
Ekonomik dhe Monetar, por sepse nëpërmjet tij u kalua në Komunitetin Europian dhe në Bashkimin Europian, u
përforcua bashkëpunimi mes shteteve anëtare në fushën e politikës së jashtme dhe arrihet në konceptin e qytetarit
europian. 7 Letra e gjelbërt është dokument i publikuar nga Komisioni Europian për të nxitur diskutim mbi çështje të caktuara
në nivel europian. Ata ftojnë palët përkatëse (organe ose individë) të marrin pjesë në procesin e konsultimit dhe të
debatojnë mbi bazën e propozimeve që ata vëjnë përpara.
- 95 -
Politikat sociale së bashku me tregun e përbashkët janë pjesë e procesit të bashkëvendimarrjes të
përcaktuar me Traktat të Mastrihit. Sipas kësaj procedure Komisioni Europian paraqet një
propozim për politikat sociale tek Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Europian. Në këtë rast,
Parlamenti Europian jep mendim e vet mbi propozimin në fjalë tek Këshilli i Ministrave. Pastaj
Këshilli përmes një votimi në bazë të shumicës, paraqet një pozicion të përbashkët për propozimin
në fjalë. Procesi i votës së shumicës zëvendëson procesin e mëparshëm kur për çështjet sociale
kërkohej një votë unanime mbrenda Këshillit.
Ky propozim përfundimtar që vjen nga Këshilli së bashku me një qëndrim përfundimtar të vetë
Këshillit të Ministrave, i dërgohet Parlamentit Europian, i cili më pastaj mund të vendos në bazë
të tre opcioneve: E para, ajo mund të miratojë qëndrimin e përbashkët të Këshillit dhe në këtë
form propozimi të bëhet ligj; Së dyti, ajo mund të mos merr asnjë veprim për tre muaj deri sa
Këshilli të miratoj propozimin, një lloj prolongimi; dhe së treti, Parlamenti Europian mund të
refuzojë propozimin për politikat sociale me një shumicë apsolute të votave dhe të njoftojë
Këshillin për qëndrimin e vetë (Wood, David M. & Birol A. Yesilanda, 2005, p. 40). Në rastet kur
Parlamenti Europian bënë refuzimin e propozimit për një çështje të caktuar, atëherë formohet një
komision i përbërë nga anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe një numëri të barabartë të anëtarëve
në Parlamentin Europian. Gjatë këtij procesi diskutohen dallimet në propozim, lejohen sugjerime
për ndryshime në propozim.
Në qoftë se propozimi përsëri nuk kalon në Parlamentin Europian me një shumicë absolute, dhe
komisioni nuk dakordohet me propozim ndryshimet në fjalë, atëherë Këshilli i Ministrave duhet
të votojë unanimisht për të vënë propozimin në fuqi. Këto propozime të Bashkimit Europian,
marrin formën e direktivave dhe rregulloreve. Në rastin e parë kemi të bëjmë me direktivat e
lëshuara në nivel të Bashkimit Europian, por që janë të nevojshme për t’u zbatuar nga shtetet
anëtare nëpërmes ligjit të tyre nacional. Në anën tjetër, rregulloret janë të zbatuara në nivel të
Bashkimit Europian dhe janë të detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian
(Wood, David M. & Birol A. Yesilanda, 2005, p. 40). Një rol të rëndësishëm në gjithë këtë proces
të politikave sociale, luan edhe Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe partnerët e tjerë social europian.
Interpretimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë është kryesor në interpretimin e traktateve të
Bashkimit Europian. Gjykatës i është dhënë aq shumë hapësirë për të vepruar, me qëllimin e vetëm
zgjerimin e fuqisë së Bashkimit Europian. Kjo është veçanërisht e vërtetë në lidhje me Traktatin e
- 96 -
Mastrihut dhe Protokollin Social. Gjykata Europiane e Drejtësisë ka fuqinë për të zgjidhur çështje
të ndryshme kontestuese midis subjekteve të ndryshme që janë në konflikt ligjor.
Çdo herë kur vjen në pikëpyetje ligjshmëria e një akti ligjor në shtetin anëtar, atëherë Gjykata
Europiane e Drejtësisë duhet të interpretoj traktatet e Bashkimit Europian dhe të përcaktoj nëse
veprimi është i ligjshëm (Wood, David M. & Birol A. Yesilanda, 2005, p. 41). Gjykata Europiane
e Drejtësisë në të kaluarën ka marr një qëndrim pro-Bashkimit Europian në shumë prej
interpretimeve të saja, veçanërisht në fushën e regjimeve të mirëqenies sociale. Në kuadër të
Bashkimit Europian rol të rëndësishm luan edhe dialogu social në mes të qeverive dhe atyre që
preken drejtpërdrejt nga ligjet nga fusha e politikave sociale. Ky dialog social zhvillohet në mes të
Institucioneve të Bashkimit Europian, qeverive kombëtare dhe partnerëve social. Ky dialog social
është i rëndësishëm sepse nxitë bashkëpunimin e ngushtë në mes të biznesit, tregut të punës dhe
qeverive.
Qëllimi përfundimtar i dialogut social është zhvillimi i një dimensioni të kohezionit social
europian. Çështjet e tregut të punës janë të lidhura ngushtë me dialogun social, sepse ky i fundit
ndihmon në identifikimin e ngjajshmërive dhe dallimeve në rregullat dhe kushtet e punës mbrenda
shteteve të ndryshme anëtare të Bashkimit Europian (Kluth, 2010, p. 24). Dialogu social ka fituar
rëndësin e vetë pasi Bashkimi Europian garantoi lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe
njerzëve. Ky fakt mundësoi lëvizjen e lirë të biznesit dhe fuqisë punëtore brenda Bashkimit
Europian. Ky dialog social ndihmoi të evidentohen ngjajshmërit dhe dallimet në standarde, në
mënyrë që disa shtete anëtare në Bashkimin Europian të mos kenë një avantazh të padrejtë mbi
shtetet tjera anëtare të Bashkimit Europian. Për shembull, një vend me të ardhura më të ulëta dhe
me më pak kufizime ligjore për ndotjen e mjedisit, mund të tërheqë më shumë biznese për shkak
se ajo është një vend më i lirë për të vepruar bizneset atje (Kluth, 2010, p. 24).
Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian i nënshtrohen dialogut social, sepse ajo krijon një
forum për diskutim të çështjeve të caktuara sociale në vendet e tyre përkatëse. Vendet e reja anëtare
në Bashkimin Europian e gjejnë diaologun social veçanërisht të dobishme për ta sepse ajo lejon
një diskutim të financimit rajonal dhe çështjeve të tjera të cilat ndihmojnë në integrimin e tyre të
plotë në Bashkimin Europian. Dialogu social në Bashkimin Europian ka ndihmuar gjithashtu edhe
në zhvillimin e idesë së një qytetarie sociale europiane, e cila i referohet idesë se çdo qytetar i çdo
vendi anëtar në Bashkimin Europian ka të drejtë për të njejtat përfitime sociale të çdo vendi tjetër
- 97 -
anëtar, i cili u dhuron qytetarëve të vet. Kjo nënkupton se një shtetas i Bashkimit Europian është
jo vetëm një qytetar i vendit të tij por në fakt edhe i çdo vendi tjetër anëtar të Bashkimit Europian.
Kjo ide është e sanksionuar edhe me katër liritë e garantuara në Aktin Unik Europian (SEA 1986)8.
Vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë Shqipëria dhe Kosova, me nënshkrimin e
Marrëveshjeve për Stabilizim dhe Asocim, (Shqipëria, është vend kandidat që nga 2014) shënojnë
një marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Europian. MSA ndihmon të dyja vendet të përgatiten
për procesin e integrimit të tyre europian, sepse nëpërmes saj të dyja këto shtete obligohen që të
përafrojnë legjislacionin e tyre me acquis communautaire9 të Bashkimit Europian. Kjo nënkupton
që si Shqipëria ashtu edhe Kosova duhet të përafrojnë politikat e tyre sociale me ato të Bashkimit
Europian, si lëvizja e lirë e punëtorëve, e drejta e pensionit, sigurimet shoqërore, etj.
Bashkimi Europian ka përcaktuar si prioritet ndërlidhjen e zhvillimit rajonal me politikat sociale
me qëllimin e vetëm të mbajtjes së një tregu të vetëm të suksesshëm. Kjo ndodh për shkak të
harmonizimit të fushave tjera me zonat më pak të zhvilluara, një llojë rishpërndarje e pasurisë.
Politikat sociale ndihmojnë të bëhet kjo shpërndarje e të mirave materiale nga rajonet e pasura në
ato më të varfëra. Ideja themelore këtu është se nëse zonat më pak të zhvilluara janë të injoruara
atëherë nuk mund të flasim për një Bashkim Europian i cili do të jetë në gjendje të lëvizë përpara.
Qëllimi i një tregu të vetëm është sigurimi i lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerzëve.
Dallimi në prosperitet dhe në mundësitë e zhvillimit në të gjithë Bashkimin Europian ka për qëllim
të stimulojë lëvizshmërinë ekonomike, pasi njerëzit migrojnë në kërkim të vendeve të punës apo
kompanitë zhvendosin bazat e tyre të veprimit në kërkim të fuqisë më të lirë punuese (Leibfried,
Stephan & Paul Pierson, 2005, p. 17).
Megjithatë, në qoftë se pabarazia ndërmjet regjioneve europiane është shumë e madhe (rajone që
janë të varfëra) atëherë ballafaqohemi me kërcënimin e fragmentimit. Fondi Social Europian
8 Akti Unik Europian (AUE) u nënshkrua në Luksemburg dhe u ratifikua nga parlamentet e vendeve anëtare në 1986.
AI hyri në fuqi në 1 korrik 1987. Rëndësia e këtij dokumenti qëndron ne faktin se ai i dha dinamizëm ngrehinës
europiane nëpërmjet krijimit të tregut të brendshëm më 1 janar 1993. Akti Unik pati gjithashtu rëndësi në forcimin e
rolit të Parlamentit europian, duke mbushur atë deficit demokratik që ishte vënë re në Komunitet. Veç kësaj, Akti
Unik i dha një shtysë të fuqishme aftësisë vendimmarrëse të Këshillit të Ministrave.
Akti Unik Europian ka gjithashtu rëndësi jo vetëm për faktin se amendoi shumë nga dispozitat e Traktatit të Romës,
por edhe se institucionalizoi një formë të re të bashkëpunimit midis vendeve në fushën e politikës së jashtme. 9 Acquis Communautaire është një koncept shumë i rëndësishëm i Bashkimit Europian sepse në të përfshihen të gjitha
Tabela 10. Numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike sipas llojit – Rasti i Shqipërisë.
Burimi: INSTAT, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta.
Lloji Ndihmë ekonomike e pjesshme Ndihmë ekonomike e plotë
Shqipëri
Total Bashki Komunë Totali Bashki Komunë
72,599 9,705 62,894 33,192 30,202 2,990
Tabela 11. Fondi i ndihmës ekonomike – Rasti i Shqipërisë. Burimi: INSTAT
Viti 2005 2006 2007 2008 2009 2010
Vlera e ndihmës në mije leke 266,312 256,994 182,897 216,843 331,285 347,465
- 125 -
IV.2. Mbrojtja sociale në Kosovë
Si një prej vendeve më të varfra në ish-Jugosllavi, Kosova kishte një ekonomi të pazhvilluar, e cila
u dëmtua edhe më shumë në vitet e 90-ta me rastin e suprimimit të dhunshëm të autonomisë së saj
nga Serbia. Lufta çlirimtare dhe sulmet e NATO-së, ndihmuan Kosovën përfundimisht të çlirohet
nga Serbia në vitin 1999. Që nga paslufta Kosova ka shënuar rritje të vazhdueshme të Bruto
prodhimit vendor (GDP-së), megjithatë jo aq mjaftueshëm për të krijuar vende të reja të punës për
një popullësi kryesisht të re të saj. Vitet e fundit GDP ka shënuar një rritje konstante prej 3.5%,
përderisa Kosova në raport me Shqipërinë ka një inflacion të ulët si rezultat i përdorimit të valutës
Euro dhe prezëncës së ndërkombëtarëve në vend.
Buxheti i saj shënon një rritje të vazhdueshme nga viti në vitë (vetëm për vitin 2017 parashikimi
është të arrihet në 2 miliard Euro), e cila kryesisht mbushet nga dogana dhe taksat në fitim. Ky
buxhet edhe pse në rritje është duke u ballafaquar me mungesa financiare. Në përpjekje për të
kontrolluar këto shpenzime financiare qeveria e Kosovës vitin e fundit ka bërë përpjekje serioze
për të kontrolluar shpenzimet financiare nëpër sektorë të ndryshëm të saj, ka bërë planifikime
financiare duke rritur tatimin në vlerën e shtuar për mallrat e luksit nga vlera paraprake prej 16%
në vlerën 18%, përderisa për ka zvogëluar tatimin në vlerën e shtuar për mallrat bazike (vaj, miell,
sheqer, kripë, dhe për shërbimet e shpenzimit të energjisë, ujit etj) në vlerën 8% si masë lehtësuese
për shportën ushqyese për të gjithë qytetarët e saj.
Megjithatë, Kosova vazhdon të mbetet vendi me shkallën më të lartë të varfërisë në rajon. Po sikur
të mos ishte diaspora e saj e fuqishme dhe dërgesat e larta të saj për çdo vit të cilat përbëjnë një
përqindje të lartë të GDP-së, situata do të ishte edhe më e rëndë. Sikurse Shqipëria, edhe Kosova
ballafaqohet me nivelin e lartë të ekonomisë joformale, duke bërë që ta kemi një pasqyrë joreale
të tregut të punës sepse statistikat mund të mos jenë edhe aq të sakta.
Sa i përketë mbrojtjes sociale në vend, Kosova ka trashiguar disa tipare të sistemit të mëparshëm
të mbrojtjes sociale në ish-Jugosllavi dhe aktivitete joqeveritare gjatë sistemit paralel në vitet 1990,
kryesisht aktivitetet e organizatës humanitare “Nënë tereza”. Sistemi paralel i viteve 1990-ta,
karakterizohej me një solidaritet të lartë për të ndihmuar shtresat më të rrezikuara të popullësisë,
në ushqim dhe veshmbathje. U ofruan shërbime mjekësore dhe arsimore për qytetarët shiqiptarë
të shkëputura nga sistemi serb, dhe tërësisht të financuara nga qytetarët shqiptar dhe nga diaspora.
- 126 -
Tabela 12. Treguesit makroekonomik në Kosovë. Burimi Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Treguesit/Vitet 2006 2007 2008 2009 2010
Rritja reale vjetore e PBB në
përqindje
4.0% 4.0% 5.4% 4.0% 4.6%
Shkalla e punësimit sipas
viteve në %
28.7% 26.2% 24.1% 26.1% -
Përqindja e papunësisë 23.3 20.4 21.9 21.7 -
Përqindja e inflacionit (v/v) 1.10% 10.50% 0.50% 0.10% 3.13%
Konsumi i përgjithshëm në
milion
1.414 1.403 1.798 1.911 2.292
Varfëria e përgjithshme 45.1 45.4 42 34.5 29.2
Varfëria ekstreme 16.7 16.8 18 14 8.2
Pas periudhës së luftës 1999, misioni i Kombëve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), rikrijoi
rrjetin e parë të mbrojtjes sociale, duke riaktivizuar Qendrat për Punë Sociale dhe duke lansuar një
skemë fillestare të asistencës sociale që ishte një kombinim i letrave me vlerë dhe ndihmave në
ushqim për shtresat më të rrezikuara të popullësisë20. Në vitin 2001 u themelua Ministria e Punës
dhe Mirëqenies Sociale, e cila fillimisht përbëhej nga dy shtylla kryesore, në Departamentin e
Punës dhe Punësimit dhe në Departamentin e Mirëqenies Sociale. Hartimi dhe zbatimi i politikave
socialem si dhe institucionalizimi i asistencës sociale dhe asaj pensionale ishte në ndikimin e
drejtpërdrejtë të ndërkombëtarëve. Transferimi i këtyre përgjegjësive në duart e vendorëve është
bërë viteve të fundit, edhe pse duhet pranuar se përfshirja e këshilltarëve dhe konsulentëve
ndërkombëtar vazhdon të luaj një rol të rëndësishëm përsëri. Përkundër zotimeve për
decentralizimin e saj, mbrojtja sociale në Kosovë ka karakteristika të centralizuara, me Qendrat
për Punë Sociale që implementojnë politikat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes
Departamentit të Mbrojtjes Sociale dhe Divizioneve të Asistencës Sociale dhe Shërbimeve
Sociale21.
Të gjitha Qendrat për Punë Sociale të shpërndara në nivel komunal kanë punëtorët social zakonisht
të ndarë në shërbimet sociale dhe në shërbimet e asistencës sociale. Një pjesë e konsideruar e
20 Profili i sistemit të sigurisë sociale në Kosovë. ILO, 2010.
21 Po aty, ILO 2010.
- 127 -
buxhetit qendror ndahet për skemat e ndryshme të mbrojtjes sociale, megjithatë Kosova nuk ofron
përfitime për papunësin dhe as skema të përfitimeve për fëmijë.
Tabela 13. Sistemi i mbrojtjes shoqërore në Kosovë (përpunim i autorit).
MBROJTJA SOCIALE NË
KOSOVË
Skema të përgjithshme
Kujdesi Shëndetësor
Shtëpitë e personave të
moshuar dhe pa përkujdesje familjare
Shtëpitë me bazë në komunitet
Instituti Special i Shtimes
Ndihma Sociale
Asistenca sociale
Përkujdesi shoqëror
Skema e nevojave të veçanta
Skema e Invalidëve të luftës dhe të afërmve
të tyre
Skema e familjeve të fëmijëve me aftësi të
kufizuara
Pensione
Pensioni themelor
(moshës)
Pensioni për aftësi të kufizuara
Skema e pensioneve të Trepçës
Skema e Pensioneve të Trupave mbrojtëse të
Kosovës (TMK)
Skema e pensioneve të Forcave të Sigurisë së
Kosovës
Skema e pensionit kontribut-dhënës
Sigurime private
Sigurime shëndetësore
- 128 -
Misioni ndërkombëtar në Kosovë instaloi një model të mbrojtjes sociale tërësisht liberal, duke i
dhënë përparësi luftimit të varfërisë përmes skemave të asistencës sociale, të cilat iu paguhen
familjeve të rrezikuara nga fondet që financiohen nga buxheti i shtetit. Ky model njeh dy kategori
të përfituesve: Kategoria e parë, përkrah rastet sociale në të cilat asnjë anëtar nga familja nuk është
i aftë për punë, apo edhe kur i vetmi person i rritur në familje me aftësi pune kujdeset për personin
e paaftë mbi moshën 65 vjeç. Kategoria e dytë përkrah rastet sociale të të rriturve të papunësuar
me një fëmijë më të vogël se 5 vjet apo edhe për fëmiun bonjak me kohë të plotë. Aktualisht numri
i përfituesve vazhdon të bie nga viti në vit, si rezultat i kushtëzimeve të ashpra dhe menaxhimit
më të mirë të procesit nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (shih të dhënat statistikore të
përaqitura në tabelë 15).
Tabela 14. Shkalla e papunësisë në Kosovë. Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Nga sistemi i mbrojtjes sociale të ish-Jugosllavisë, Kosova ka trashiguar disa objekte të kujdesit
rezident, të cilat ofrojnë kualitet tejet të ulët të kujdesit dhe ndodhen në largësi nga qendrat
kryesore të banimit. Një nga këto objekte të kujdesit rezident është edhe Institucioni Special në
qytetin e Shtimes, për kujdes të të rriturve të diagnostifikuar me probleme shëndetësore mentale.
Ky institucion numëron afërsisht 140 banorë dhe vazhdon të jetë i kritikuar nga organizata të
ndryshme për të drejtat e njeriut, për shkak të kushteve jo të përshtatshme të punës dhe kujdesit.
Institucion tjetër është edhe Shtëpia e Pleqve në Prishtinë me afërsisht 110 banorë, e cila po ashtu
është objekt i vërejtjeve nga organizatat e ndryshme për shkak të kushteve jo të përshtatshme të
banimit. Megjithatë, qeveria e Kosovës në parteneritet me organizatat ndërkombëtare është duke
bërë përpjekje për ndërtimin e një rrjeti të shërbimeve me bazë në komunitet.
- 129 -
Përqindja e shpenzimeve qeveritare për mbrojtjen sociale ne vitet e pasluftës ishte e vogël në
krahasim me vendet e rajonit dhe deri në vitin 2004 ajo arriti vlerën 12.68%22. Skema e asistencës
sociale e cila mbulon rreth 10% të popullatës, llogaritet të jetë rreth 1.4% të BVP-së deri në vitin
2004. Megjithatë, kjo përqindje ka pësuar ndryshim viteve të fundit, sidomos ne vitin 2016 me
aplikimin e skemave sociale për veteranët e UÇK-ës, planifikimit të sgurimit shëndetësor,
planifikimit të skemave të tjera sociale siç është rasti i grave të dhunuar nga lufta, etj. Nga të gjitha
ministritë e qeverisë së Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është ajo që absorbon
shumën më të madhe të mjeteve financiare. Përderisa, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe
Mirëqenies Sociale është Departamenti i Mirëqenies Sociale me skemën e asistencës sociale e cila
shpenzon mbi 80% të buxhetit të Ministrisë, përderisa Qendrat për Punë Sociale kanë në disponim
një shumë tejet të vogël financiare.
Tabela 15. Numri i familjeve që përfitojnë ndihmë sociale nga shteti. Burimi: Agjencia e
Statistikave të Kosovës.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ende nuk ka një lidhje të fortë me organizatat
joqeveritare sa i përketë shërbimeve të ndryshme sociale. Me përjashtim të disa projekteve të
vogla, deri më tani nuk është zhvilluar sistemi i kontraktimit të shërbimeve jashtë. Vlen të
përmendet se Kosova ka ndryshuar në tërësi sistemin e mbrojtjes sociale të saj me atë që e kishte
në periudhën e paraluftës. Në periudhën e paraluftës rolin kryesor e kishin organizatat joqeveritare,
përderisa pasluftës sistemi i mbrojtjes sociale në tërësi është i dominuar nga qeveria.
Shteti i Kosovës është duke bërë përpjekje për të decentralizuar shërbimet sociale ku në çdo
komunë ka të krijuar një depatrament të vogël me përgjegjësin për mbrojtje sociale, edhe pse këto
departamente karakterizohen me numër të pakët të punëtorëve, pa përvojë profesionale si dhe me
22 Profili i sistemit të sigurisë sociale në Kosovë, ILO 2010.
- 130 -
lidhje jo të forta me Qendrat për Punë Sociale apo me Ministrinë. Këto departamente ofrojnë
asistence në baza ad hoc, ofrojnë ndihmë për qasje në shërbime tjera, dhe në disa raste mbikëqyrje
të strehimoreve. Ajo që është me rëndësi megjithatë sipas Ligjit për Familje dhe Shërbime Sociale,
komunat do të marrin përgjegjësinë për funksionimin e QPS-ve duke ofruar kështu shërbime
sociale dhe familjare për nevojtarë.
Tabela 16. Numri i familjeve që përfitojnë ndihma sociale sipas regjionit. Burimi: Agjencia e
Statistikave të Kosovës.
Prioritetet e identifikuara për këtë sektorë përfshijnë zgjërimin dhe forcimin e programit të
asistencës sociale dhe uljen e shpenzimeve për përfitimet e veteranëve. Mund të veçohen katër
sfida kryesore23:
Kapaciteti i komunave për të marrë përgjegjësinë për QPS-të dhe për të zhvilluar
mekanizma për planifikim social për të ofruar shërbime sociale të qëndrueshme dhe të
përshtatshme, duke përfshirë edhe shërbimet në komunitet.
Kapaciteti për të zhvilluar më tutje rrjetin e asistencës sociale për të zbutur varfërinë në
kushte te limitimeve buxhetore, që mbështesin tregun e punës dhe përfshirjen aktive.
Rëndësia e përcaktimit të standardeve minimale në organizimin dhe ofrimin e shërbimeve
sociale si dhe garantimi i shportës minimale te shërbimeve të volitshme.
Nevoja për të përmirësuar koordinimin në mes të mbrojtjes sociale, shëndetësisë, punësimit
dhe shërbimeve profesionale përmes shfrytëzimit të përbashkët të bazës së të dhënave,
punës së përbashkët, etj.
23 Profili i sistemit të sigurisë sociale në Kosovë, ILO 2010.
- 131 -
Figura 6. Organogrami i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë (Burimi, webfaqja zyrtare e Ministrisë).
- 132 -
IV.2.1. Përjashtimi social në Kosovë
Prej të gjitha vendeve të rajonit, Kosova ka shkallën më të lartë të varfërisë së përgjithshme. Një
gjë e tilla ka qenë përafërsisht e ngjajshme edhe në vitet e mëhershme, ku popullata e Kosovës më
shumë se çdo pjesë tjetër e Jugosllavisë kishte kushtet më të rënda të jetesës. Varfëria në Kosovë,
e matur me “vijën e varfërisë konsumuese” e cila është aplikuar në terë Jugosllavinë, ka pasur
rënie prej 44.4% në 1978 në 39.8% në 1983, por pastaj është rritur në 81.9% në vitin 1989, që
është shumë e lartë krahasuar me mesataren e Jugosllavisë (23.5% në atë kohë). Pas luftës në
Kosovë, janë bërë tri vlerësime të varfërisë të realizuara nga Banka Botërore dhe Agjencia e
Statistikave të Kosovës. Bazuar në rezultatet e përvitshme nga Hulumtimi i Buxhetit Familjar që
nga paslufta deri në vitin 2006, afërsisht 45% e popullatës së Kosovës jetojnë nën nivelin e vijës
së varfërisë konsumuese, që e përkthyer në vlerën moetare i bie me më pak se 42 Euro në muaj. Si
rezultat i rritjes së pabarazisë sociale në Kosovë, llogaritet se një e pesta e popullatës së Kosovës
ka përjetuar një humbje deri në 10% të forcës blerëse gjatë kësaj periudhe. Niveli i varfërisë është
zvogëluar në vendet urbane por është rritur në ato rurale. Ekzistojnë të dhëna që tregojnë tendencën
e dallimeve regjionale sa i përket varfërisë dhe përjashtimit, ku sipas nivelit të zhvillimit njerëzor
komunat në veri dhe në lindje të Kosovës kanë nivelin më të lartë të zhvillimit njerëzore.
Grupet më të rrezikuara nga varfëria duket se janë: familjet më të mëdha - sidomos ato me 6 apo
më shume anëtarë; familjet që kanë persona në varësi; familjet ku gruaja është kryefamiljare; të
papunët; ndonëse të rrezikuar janë edhe të vetëpunësuarit dhe ata që punojnë në sektorin e
minierave; të rrezikuar janë edhe ata qe nuk kanë mbaruar shkollën fillore.
Fëmijët përbejnë më shumë se një të treten e të gjithë atyre që jetojnë në varfëri të skajshme në
Kosove, një e dhënë mjaft shqetësuese që kërkon më shume analiza dhe hulumtime, dhe politika
më të suksesshme mbrojtëse. Gjinia, etniciteti dhe të qënit i hendikepuar paraqesin faktorë që
kontribuojnë në rritjen e rrezikut nga varfëria.
Përmirësimi i mundësive në regjionet më pak të zhvilluara, qasja më e mirë në shkolla të mesme,
dhe krijimi i vendeve të reja të punës, duket se do të ishte kombinimi me i mirë për zvogëlimin e
varfërisë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Në periudhë afatshkurtë, rritja e financimit për
skemën e asistencës sociale do ishte një masë shumë e rëndësishme. Po ashtu kërkohet që të ketë
- 133 -
politika dhe strategji të qarta për të orientuar intervenimet për zbutjen e varfërisë dhe përjashtimit
social në Kosovë drejtë politikave Evropiane. Në veçanti, zëri i popullatës së varfër duhet të
integrohet brenda politikave nacionale dhe atë në mënyrë sistematike.
Sot gjendja paraqitet pak më e mirë krahasuar me vitet e para të pasluftës. Shkalla e varfërisë është
duke pësuar rënie, megjithatë ajo mbetet e lartë në raport me vendet e rajonit. Sipas të dhënave
preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2015, thuhet se 17.6 për qind e
popullsisë jetojnë në varfëri të plotë, derisa në varfëri ekstreme jetojnë 5.2 për qind e qytetarëve të
Kosovës. Rreth 17.6 për qind e popullatës, sipas statistikave jeton në varfëri të plotë me vetëm
1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme
me 1.30 euro në ditë. Nëse bëhet një mbledhje e thjeshtë del se në Kosovë mbi 22 për qind e
popullatës jeton në varfëri24. Nëse krahasojmë të dhënat e varfërisë me vitin 2014 ku varfëria e
përgjithshme ishte 21.1 për qind, varfëria e plotë në vitin 2015 ka pasur rënie -3.5 për qind. Derisa
nëse krahasojmë rezultatet e varfërisë ekstreme të vitit 2015 me rezultatet e të dhënave të varfërisë
të vitit 2014 kur varfëria ekstreme ishte 6.9 për qind, në vitin 2015 kemi zvogëlim të varfërisë
ekstreme për 1.7 për qind. Konsumi i varfërisë është i lidhur ngushtë me aktivitete ekonomike të
ekonomisë familjare në veçanti statusi i punësimit dhe lloji i punësimit. Po ashtu, statusi i
punësimit dhe të ardhurat janë ndikuar fuqishëm nga niveli i arsimimit. Qytetarët me nivel sa më
të lartë të arsimit kanë qenë më pak të prekur nga varfëria dhe janë më shumë të punësuar.
IV.2.2. Skema Pensionale në Kosovë
Me përfundimin e luftës në Kosovë, të dhënat rreth kontribuesve në sistemin e sigurimit pensional
janë shkatërruar ose përvetësuar dhunshëm nga Serbia. Duke u ballafaquar me një gjendje të tillë
misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK) krijoi krejtësisht një skemë të re pensionale, duke
vendosur themelet e një pensioni themelor (bazik) për të gjithë banorët e Kosovës, më të vjetër se
65 vjet. Ky pension themelor (bazik) nuk është lidhur drejtpërdrejt me kontributet, prandaj nga
shumë konsiderohet edhe një lloj “pensioni social” me qëllim për të kontrolluar sadopak varfërinë
e përhapur tek këto shtresa të rrezikuara. Vlera fillestare e saj në vitin 2002 ishte 28 Euro në muaj,
24 Mbi 22 për qind kosovarëve jetojnë me më pak se 2 euro në ditë. Botuar nga Kohanet, me datë 17.01.2016.
- 134 -
për të arritur deri në shumë 70 Euro gjatë viti 2016. Karakteristikë e këtij pensioni themelor është
se ajo financohet drejtpërdrejt nga buxheti i Kosovës, dhe administrohet nga Ministria e Punës dhe
Mirëqenies Sociale. Janë mbi 120 mijë banorë të Kosovës të cilët e shfrytëzojnë të drejtën e
pensionit themelor.
Megjithatë, shteti i Kosovës ofron edhe pensione nga kursimet individuale, i cili ka formën
obligative për të gjithë të punësuarit që janë më të vjetër se 18 vjeç. Minimumi i kontributit nga
punëmarrësi dhe punëdhënësi është 5% të pagës nga secili, ndërsa maksimumi për kontributet te
mëtutjeshme mund te shkoj deri në 15% të pagës. Pensionet janë të administruara nga një
institucion i ri i pavarur, Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK), i cili është përgjegjës
për vendimet në lidhje me investimet e depoziteve dhe për sigurimin e llogarive individuale. TKPK
është e rregulluar nga Departamenti i Pensioneve në Autoritetin Qendror Bankar. Skema
pensionale ka pasur dy faza: Faza I që ka filluar ne Gusht 2002 është aplikuar për të punësuarit ne
sektorin publik, në kompanitë publike dhe në kompanitë e mëdha, dhe Faza II qe ka filluar ne
Gusht 2003, e që është aplikuar për të gjithë të punësuarit e tjerë formal, përfshirë edhe të
vetëpunësuarit. Po ashtu, skema vullnetare shtesë mund të themelohen nga punëdhënësit si
përfitim për punëtorët e tyre. Edhe këto skema shtesë janë të licencuara dhe të administruara nga
Departamenti për Pensione në Autoritetin Qendror Bankar.
Pensioni themelor për të paaftët (pensioni invalidor), që është në nivelin e njëjtë sikurse pensioni
themelor, është krijuar ne Korrik te 2004. Për t’u kualifikuar për këtë pension, përfituesi duhet të
shpallet i paafte total dhe i përhershëm nga Komisioni Mjekësor i Ministrisë se Punës dhe
Mirëqenies Sociale. Kur këta persona të mbushin 65 vjeç, pensioni për të paaftët zëvendësohet me
pensionin themelor. Sipas të njëjtave kritere, ata brenda skemës së kursimeve të detyrueshme do
të pranojnë pensionin vjetor pasi që të klasifikohen si të paafte total dhe të përhershëm. Në rast të
vdekjes, pensioni vjetor transferohet tek i afërmi i parë i cili përcaktohet paraprakisht.
Ne vitin 2007 është paraqitur skema e re e ‘sigurimeve pensionale favorizuese’, e cila rrite
pensionin nga €40.00 ne €75.00 për ata që mund të dëshmojnë se kanë paguar kontributet
pensionale të paktën për 15 vjet. Kjo skemë ka filluar të implementohet që nga 1 Janari 2008.
Ekzistojnë disa propozime për reforma pensionale nga MPMS si reagim ndaj mungesës së
popullaritetit dhe perceptimit të padrejtë të publikut për sistemin aktual. Një ide është që të bëhet
më tutje dallimi në shumat e pensioneve që mirren nga përfituesit e tanishëm duke përdorur nivelin
- 135 -
e edukimit si masë e përcaktimit të rrogës së kaluar dhe kontributeve te kaluara. Një dokument i ri
nga Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian propozon që të ruhet pensioni prej €75 për ata qe kane
dëshmuar se kane kontribuar te paktën 15 vjet, ndërsa te rritet pensioni themelor ‘social’ në
përputhje me inflacionin e akumuluar qe nga viti 2005, në mënyrë që të mbahet qëndrueshmëria e
sistemit dhe te përmirësohet situata e të moshuarve më të varfër.
Çështjet më të ndërlikuara rreth qëndrueshmërisë së skemës pensionale kanë të bëjnë me llogaritë
individuale të kursimeve dhe, në veçanti, me vendimin që të gjitha fondet e kursyera të investohen
jashtë Kosovës dhe të administrohen nga një kompani e vetme. Çështja e pranimit të sistemit
pensional nga shoqëria është e ndërlikuar. Në njërën anë, sistemi duket mjaft i padrejtë meqenëse
nuk bën asnjë dallim për sa i përket shumës së kontributeve dhe kohëzgjatjes së tyre. Gjithashtu,
skema e tanishme përceptohet si një skemë e imponuar nga jashtë.
Çështjet më të ndërlikuara rreth qëndrueshmërisë së skemës pensionale kanë të bëjnë me llogaritë
individuale të kursimeve dhe, në veçanti, me vendimin që të gjitha fondet e kursyera të investohen
jashtë Kosovës dhe të administrohen nga një kompani e vetme. Çështja e pranimit të sistemit
pensional nga shoqëria është e ndërlikuar. Në njërën anë, sistemi duket mjaft i padrejtë meqenëse
nuk bën asnjë dallim për sa i përket shumës së kontributeve dhe kohëzgjatjes së tyre. Gjithashtu,
skema e tanishme përceptohet si një skemë e imponuar nga jashtë.
Skema e pensioneve në Kosovë ende nuk është ballafaquar me problemet me të cilat janë
ballafaquar skemat e vendeve tjera ne tranzicion për shkak se në Kosovë momentalisht ekziston
situata ku për çdo pensioner kemi dy kontribues, dhe pjesërisht edhe për shkakun se skema është
dizajnuar nga ndërkombëtarët. Qëndrueshmëria e sistemit dhe natyra gjithëpërfshirëse e pensionit
social megjithatë kane një çmim, dhe ai është, ‘sa adekuate janë këto pensione?’
Me kohë, skema e pensioneve themelore do të zëvendësohet nga skema e kontribuueseve duke
krijuar pabarazi të reja. Prandaj, problemi kryesore në të ardhmen do të jetë çështja e pranimit të
skemës nga shoqëria dhe perceptimi i saj si skemë e udhëhequr nga vendoret.
- 136 -
IV.2.3. Kujdesi shëndetësor në Kosovë
Kosova vazhdon të aplikojë sistem të centralizuar mjekësor i cili funksionon sipas modelit të
ofrimit të drejtpërdrejtë të shërbimeve mjekësore, financimi i të cilave bëhet drejtpërdrejtë nga
buxheti i shtetit. Viteve të fundit janë bërë përpjekje për të vënë në zbatim sigurimin shendetësor,
për të cilën vetëm gjatë vitit 2015 qeveria e Kosovës alokoi mjete financiare për fillimin e fazës së
parë të funksionimit të Fondit të përbashkët për sigurime shëndetësore. Megjithatë në praktikë
ende nuk ka filluar të zbatohet ky sigurim shëndetësor dhe akoma ka debate të shumëta rreth kostos
financiare dhe përfitimeve nga ky sistem.
Megjithatë duhet pranuar se shteti i Kosovës ka bërë përjkeje serioze për të reformuar qendrat e
mjekësisë familjare, të cilat u themeluan me misionin e edukimit shëndetësorë, ofrimit të
diagnozave fillestare dhe kujdesit bazik shëndetësor për qytetarët. I tërë ky sistem është i bazuar
në komunitet. Këto shërbime është planifikuar të kombinohen me shërbimet e ofruara në spitalet
regjionale (kujdesi dytësorë), në qendrat terciare shëndetësore, si dhe me shërbimet e specializuara
të instituteve për mbrojtje shëndetësore dhe qendrave për rehabilitim.
Në fillim të vitit 2015 shteti i Kosovës hartoi dispozitat ligjore të cilat kanë për qëllim rregullimin
e sigurimeve shëndetësore të oibligueshme për të gjithë qytetarët. Këto rregullime ligjore
garantojnë sigurimin e qasjes universale të qytetarëve dhe banorëve të saj ndaj shërbimeve
kualitative të kujdesit themelor shëndetësor, me qëllim të përmirësimit të indikatorëve shëndetësor
dhe sigurimit të mbrojtjes financiare nga varëfrimi për shkak të shpenzimeve të mëdha për kujdesin
shëndetësor, nëpërmjet themelimit dhe rregullimit të sistemit publik të sigurimit shëndetësor.
Në Kosovë sigurimet shëndetësore organizohen dhe zbatohen si sigurime shëndetësore të
obligueshme dhe sigurime shëndetësore vullnetare. Këto sigurime shëndetësore obliguese është e
drejtë dhe detyrim për të gjithë qytetarët dhe përfshihen shërbimet themelore të kujdesit
shëndetësor. Sigurimi shëndetësor i obligueshëm ofrohet vetëm nga Fondi i Sigurimeve
Shëndetësore25 (shih Ligjin Nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor).
25 Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është institucion publik i sigurimit shëndetësor me statusin e personit juridik me
të drejta, obligime, përgjegjësi dhe autorizime të veçanta për zbatim të këtij ligji në emër të siguruarve përfshirë
mbledhjen efektive të mjeteve financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet
shëndetësore në të gjitha format e pronësisë.
- 137 -
Në Kosovë, qytetarët kanë të drejtë të kenë sigurim shëndetësor vullnetar plotësues, i cili nuk mund
të zbatojë politika komplementare e dispozita që rregullojnë bashkë-financimin e sigurimit të
obligueshëm shëndetësor. Ky sigurim vullnetar realizohet nëpërmjet kontratës individuale në mes
të siguruarit vullnetar ose/dhe përfaqësuesit të tij të emëruar ligjor dhe kompanisë private të
sigurimeve shëndetësore, në pajtim me ligjin. Regjistrimi në sigurimin shëndetësor vullnetar
plotësues për shërbimet e kujdesit shëndetësor themelor në agjencionet private të sigurimeve
shëndetësore nuk e hjek detyrimin e obligueshëm të qytetarit, punëdhënësit dhe të punësuarit, për
pagesën detyrimore të premiumit për sigurimin e obligueshëm shëndetësor nga Fondi i Sigurimeve
Shëndetësore (shih Ligjin Nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor).
Familjet e varfëra nën asistencë sociale (të gjithë anëtarët e familjes) janë të liruar nga pagesa e
premiumit dhe bashkë-financimit. Të liruar janë edhe individët të cilët janë duke jetuar në
insititucione shtetërore – fëmijët nën kujdes të sforcuar dhe nën kujdestari, të moshuarit dhe
personat me aftësi të kufizuara të strehuar në shtëpitë për perosna të moshuar si dhe në shtëpitë për
integrim në komunitet, të burgosurit, personat e riatdhetësuar, invalidët e luftës me
bashkëfamiljarët e tyre, viktimat e trafikimit, banorët e përhershëm nga vendbanimet joformale, si
dhe viktimat e dhunës në familje.
Shteti i Kosovës ofron lirim nga pagesa e premiumit, bashkë-financimet dhe detyrimet tjera edhe
për individët të cilët identifikohen si të varfër sipas kritereve të testit zyrtat, të përcaktuara me akte
nën-ligjore nga qeveria e Kosovës. Kategoritë e tilla janë: pensionistët e moshës dhe kontribut-
dhënës; pensionistët e Trepçës; Pensionistët e TMK-ës dhe FSK-ës; anëtarët e ngushtë të familjeve
të dëshmorëve; veteranët e luftës si dhe familja e ngushtë; ish të burgosurit politik dhe familja e
ngushtë; anëtarët e ngushtë të familjeve të viktimave civile të luftës; viktimat e dhunës seksuale
gjatë luftës; personat me aftësi të kufizuar; si dhe studentët.
Vështirësitë e paparishikuara për gjendjen financiare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të
menaxhohen nga rezervat e Fondit ose do të zgjidhen në vitin pasues nëpërmjet procesit të
përcaktimit të premiumit, megjithatë nëse në çfarëdo kohe gjatë vitit fiskal balansi fiskal i Fondit
bëhet negativ, atëherë Qeveria e Kosovës do të rivendos këtë ekuilibër nëpërmjet restrikcioneve
në pagesën e ofruesve të shërbimeve ose rritjen e bashkë-financimit. Vlen të theksohet se lista e
shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor që mbulohen nga Fondi përcaktohet nga Qeveria e
Kosovës, bazuar në propozimin e Bordit Drejtues të Fondit në fillim të çdo viti fiskal.
- 138 -
Sistemi shëndetësor ka mungesa serioze të barnave dhe për këtë arsye blerja e barnave nga vetë
pacientet (pagesat nga xhepi) është praktikë e përgjithshme. Një numër i gjendjeve serioze
shëndetësore, siç janë: leukemia, mosfunksionimi i veshkave përfshirë edhe transplantimin, pastaj
të gjitha llojet e 12 operacioneve kardiake, sëmundjet e rënda të syrit, dhe trajtimi i tumoreve me
radioterapi, momentalisht nuk mund te shërohen brenda Kosovës. Shpenzimet qeveritare për
shëndetësi janë rreth 3% te BVP-se apo 10% të shpenzimeve të përgjithshme qeveritare.
Vlerësohet se rreth 40% të shpenzimeve totale shëndetësore në Kosovë janë shpenzime private,
gjë që ndikon në rritjen e pabarazisë në qasje të shërbimeve shëndetësore.
Tradicionalisht është menduar se nevojat për kujdes afatgjatë shëndetësorë në Kosovë duhet të
mbulohen nga familja e gjerë e posaçërisht nga anëtarët e ngushtë të familjes. Kjo nënkupton se
në Kosove gjatë viteve janë krijuar më pak institucione që ofrojnë kujdes afatgjatë shëndetësor se
sa në vendet tjera te rajonit, përveç Shqipërisë. Në një mënyrë, kjo i jep Kosovës një avantazh të
veçantë në modernizimin e shërbimeve të kujdesit afatgjatë, meqenëse në shumicën e rasteve kur
kërkohet kujdesi afatgjatë në Kosovë, këtë e ofron familja në kombinim me shërbimet e kujdesit
shtëpiak të cilat janë në dispozicion në disa qytete të mëdha të Kosovës. Sidoqoftë, ekzistojnë disa
brenga sa i përket këtij sistemi. Së pari, pjesërisht si rezultat i krizës se viteve të 80-ta, familja e
gjerë është shpërndarë dhe numëron më pak anëtarë, kryesisht për shkak të migrimit të madh jashtë
Kosovës. E dyta, trendet ekonomike dhe demografike janë duke e shuar traditën e kujdesit nga
familja e gjerë, dhe më e rëndësishmja, janë duke e zvogëluar mundësinë e familjes që 13 të
kujdeset për farefisin e vjetër dhe të paaftë. E treta, sidomos sa i përket fëmijëve të paaftë, kujdesi
familjar ndoshta nuk është gjithmonë në interesin më të mirë të fëmijës, për shkak të tabuve socio-
kulturore ku dominon ndjenja e turpit dhe tendenca e fshehjes dhe largimit të femiut nga shume
aktivitete shoqërore.
IV.2.4. Dialogu Social në Kosovë
Shteti i Kosovës respekton Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Legjislacionin e
BE-së dhe parimet themelore të ekonomisë së hapur dhe të tregut të punës. Andaj, në koherencë
me këtë ajo rregullon të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës. Në fund të çdo viti
- 139 -
kalendarik qeveria e Kosovës përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-
Social. Përcaktimin e pagës minimale ajo e bënë duke u bazuar në këta faktorë: (a) kostoja e
shpenzimeve jetësore; (b) përqindja e shkallës së papunësisë; (c) gjendja e përgjithshme në tregun
e punës; dhe (d) shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend (shih Ligjin Nr. 03/L-212 të
punës).
Shteti i Kosovës u garanton të punësuarve dhe punëdhënësve lirinë e asocimit dhe veprimit pa
ndërhyrje nga asnjë organizatë ose organ publik. Kjo më së miri është e rregulluar me dialogun
social e shprehur me marrëveshjen kolektive në mes të punësuarve dhe punëdhënësit. Marrëveshjet
kolektive mund të lidhen në: nivel vendi, nivel të degës, dhe nivel të ndërmarrjes. Ajo lidhet për
një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri (3) vjet. Për zgjedhjen e kontesteve të
ndryshme në mënyrë paqësore dhe zhvillimin e konsultave nga fusha e punësimit, mirëqenies
sociale dhe politikave ekonomike të punës nga përfaqësuesit e punëdhënësve, punëmarrësve dhe
qeverisë së Kosovës në cilësi të partnerëve social me akt të veçantë ligjor – nënligjor themelohet
Këshilli Ekonomiko Social26. Këshillin Ekonomiko – Social në Kosovë e përbëjnë: Qeveria e
Kosovës, Sindikatat e punëtorëve, Oda Ekonomike e Kosovës si dhe përfaqësuesit e bizneseve
private. Këshilli Ekonomiko-Social (KES), themelohet me qëllim të vendosjes dhe zhvillimit të
dialogut social27 në Republikën e Kosovës për të punësuarit dhe punëdhënësit, për çështje të
rëndësisë së veçantë, të cilat kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të tyre ekonomike, sociale
dhe profesionale, që realizohen, përmes zgjidhjeve të kontesteve me marrëveshje dypalëshe apo
trepalëshe.
Këshilli Ekonomiko-Social në Kosovë ka këto funksione: (a) këshillimi dhe udhëzimi i
institucioneve të Republikës së Kosovës, në krijimin dhe realizimin e politikave të punës,
mirëqenies sociale dhe politikave ekonomike; (b) nxitja e konsultimeve në mes palëve, si dhe
nënshkrimi i kontratave dhe marrëveshjeve kolektive, në nivel nacional; (c) aktivitete të tjera të
dialogimit ekonomiko-social, për zhvillimin dhe avancimin e politikave të punës dhe mirëqenies
sociale në Republikën e Kosovës (shih Ligjin Nr. 04/L-008 për këshillin ekonomiko-social).
26 Këshilli Ekonomiko-Social (KES) është organi i nivelit nacional i cili udhëheq konsultimet për çështjet nga
marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet tjera të cilat kanë të bëjnë me politikat ekonomike në
Republikën e Kosovës. 27 Dialogu socio-ekonomik është procesi demokratik i konsultimeve dhe i këmbimit të informatave në mes të
përfaqësuesve të punëdhënësve, të punësuarve dhe të Qeverisë së Kosovës.
- 140 -
Këshilli Ekonomiko-Social është përgjegjës dhe kompetent për krijimin, zhvillimin dhe
përparimin e dialogut social në Kosovë. Ajo gjithashtu është përgjegjës për nismat ligjore në
nxjerrjen, ndryshimin apo plotësimin e akteve ligjore dhe nënligjore nga fusha e punës dhe
punësimit, mbrojtjes sociale dhe politikave ekonomike në përgjithësi. Kontribut të rëndësishëm ky
këshill jep edhe në shqyrtimin dhe vlerësimin e politikave sociale si dhe ndërmarrjen e masave për
krijimin e qëndrueshmërisë sociale në Kosovës. Ky këshill bënë nxitjen e ideve për zgjidhjen e
çështjeve dhe problemeve sociale, zbutjen e papunësisë, konkurrencës, produktivitetit, çmimet,
pagat dhe pagën minimale në Kosovë. Për të gjitha këto Këshilli Ekonomiko-Social ofron
rekomandime për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës me qëllim të trajtimit të tyre sipas standarteve
më të larta. Për zhvillimin dhe avancimin e dialogut socio-ekonomik në Republikën e Kosovës,
KES-i themelon organet e veta si në vijim: komisionet profesionale të KES-it; grupet negociuese
ad-hoc; si dhe sekretariati i KES-it. Në kuadër të KES-it, themelohen dhe funksionojnë këto
komisione të përhershme profesionale trepalëshe, si në vijim: Komisioni për legjislacion;
Komisioni për punësim dhe aftësim profesional; Komisioni për paga, çmime dhe pensione;
Komisioni për mbrojtjen shëndetësore, të ambientit dhe sigurisë në punë për të punësuarit;
Komisioni për financa, ekonomi dhe privatizim; Komisione apo grupe punuese ad-hoc, dhe
Komisione të tjera profesionale për shqyrtimin e çështjeve të cilat janë kompetencë e KESit.
Këto Komisione profesionale trepalëshe, themelohen për të shqyrtuar dhe ofruar rekomandime për
çështje të cilat janë kompetencë e tyre në takimet e KES-it dhe organeve tjera qeveritare, me qëllim
të orientimit dhe zbatimit të politikave shtetërore në fushat të cilat i mbulojnë. Për arritjen e
objektivave, çdo komision mund të angazhojë profesionistë të kualifikuar të fushës për të cilën
është kompetent. Për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme nga puna, mirëqenia sociale dhe çështjet
ekonomike, përfaqësuesit e Këshillit Ekonomiko-Social formojnë grupe negociatore ad-hoc.
Grupet negociatore ad–hoc të themeluara në KES-ë, përbëhen nga secila palë e përfaqësuar në
KES. Grupet negociatore ad–hoc janë përgjegjëse për përpilimin e rekomandimeve përfundimtare
për KES-in, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me negociatat nën mandatin e tyre.
- 141 -
IV.2.5. Tregu i punës në Kosovë
Shteti i Kosovës bënë administrimin e tregut të punës përmes zbatimit të politikave të punësimit
dhe aftësimit profesional. Kjo reflektohet në aktivitete që kanë për qëllim punësimin, aftësimin
dhe riaftësimin profesional të përshtatura për personat e papunë, punëkërkuesit, punëdhënësit dhe
shtetasit e huaj të cilët kanë për qëllim punësimin në Kosovë.
Shteti i Kosovës bënë monitorimin dhe koordinimin e zbatimit të masave dhe programeve aktive
të tregut të punës nëpërmes përgatitjes së informatave, analizave për tregun e punës, hulumtimeve
dhe studimeve për nevojat e tregut të punës si dhe bënë shpërndarjen e informatave me palët
relevante të interesit në të gjitha nivelet (shih Ligjin Nr. 04/L-205 për Agjencinë e Punësimit të
Republikës së Kosovës).
Bashkëpunimi me donatorë të huaj ka ndihmuar në zhvillimin e kurrikulave të reja, materialeve
mësimore dhe procedurave të vlerësimit sipas standarteve të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve
të cilat përfshijnë çertifikimin e kandidatëve dhe njohjen e mësimit paraprak.
Procedura e regjistrimit, evidentimit dhe çrregjistrimit të të papunësuarve dhe punëkërkuesve
bëhet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, përkatësisht nga Qendrat Rajonale të
Punësimit, Gjegjësisht nga Zyret Komunale të Punësimit.
Këto zyre rregullojnë ndërmjetësimin në punësim, orientimin profesional, veprimtaritë arsimore
të cilat kanë për qëllim rritjen e punësimit. Të papunësuarit dhe punëkërkuesit u kërkohet që të
lajmërhoen pranë këtyre zyreve për t’u informuar për mundësitë e punësimit, vendet e lira të punës,
këshillimin për punësim, këshillime profesionale, këshillime për aftësim dhe riaftësim profesional
dhe ndërmjetësim në punësim (shih Ligjin Nr. 04/L-083 për regjistrimin dhe evidencën e të
papunësuarve dhe punëkërkuesve).
- 142 -
IV.2.6. Programet e veçanta të banimit në Kosovë
Shteti i Kosovës me anë të dispozitave ligjore mundëson krijimin e kushteve për banim të
qëndrueshëm për familjet ose individët të cilët nuk janë në gjendje ekonomike t’i përballojnë
ofertat e tregut të lirë të banesave si dhe caktimin e mënyrës së sigurimit dhe shfrytëzimit të
mjeteve financiare për zhvillimin e programeve të veçanta të banimit28.
Sigurimi i banimit bëhet përmes financimit të programeve të veçanta të banimit me qira, ku
përfshihen: banesat e ndërtuara nga Komuna, Qeveria dhe donatorët të cilat jepen me qira; banesat
ekzistuese në pronësi të personave fizikë apo juridikë, të cilat mund të jepen me qira për familjet
që posedojnë bonus të banimit; si dhe banesat tjera në pronësi të komunës, që mund të adaptohen
për shfrytëzim në bazë të programeve të veçanta për banim.
Kategoritë e familjeve që mund të përfitojnë nga programet e veçanta për banim përfshijnë familjet
që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale; familjet që kanë mbetur pa banesë-shtëpi si
rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës së fundit në Kosovë; si dhe familjet që posedojnë
sipërfaqe banimi nën normat e banimit, të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike.
Kufinjët minimal dhe maksimal të të ardhurave të familjeve që mund të përfitojnë nga programi
për banesat me qira, sipas strukturës së familjes, përcaktohen me formulën:
K min = Vb x 0.04 x 0.5
12 x 0.25
K max = Vb x 0.04
12 x 0.25
Ku:
K min – është kufiri minimal i të ardhurave;
28 Programet e veçanta të banimit janë banim i përshtatshëm dhe i përballueshëm për familjet ose individët të cilët
nuk janë në gjendje ekonomike t’i përballojnë ofertat e tregut të lirë të banesave dhe kanë nevojë për ndihmën e
shtetit.
- 143 -
K max – është kufiri maksimal i të ardhurave;
Vb – është vlera e ndërtimit të banesave e cila llogaritet sipas sipërfaqës së shfrytëzueshme të
banesës dhe vlerës etalon të ndërtimit;
Vb = S x Ve
0.25 – është mundësia e pagesës së familjes, që mbulon pagesën e qirasë mujore e cila nuk duhet
të kalojë njëzet e pesë përqind (25%) e të ardhurave të familjes;
0.5 është vlera maksimale e subvencionit të qirasë (shih Ligjin Nr. 03/L – 164 për financimin e
programeve të veçanta të banimit).
Për familjet të cilat nuk kanë mundësi financiare të bëjnë pagesën e qirasë, shteti subvencionon
deri në pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së qirasë që duhet ta paguajë familja. Subvencionimi
jepet vetëm pas verifikimit të gjendjes ekonomike të familjes. Përparësi në përzgjedhjen e
përfituesve për subvencionim të qirasë kanë: familjet me shumë fëmijë; familjet që në përbërjen e
tyre kanë persona me aftësi të kufizuara; familjet ku kryefamiljari është grua-mbajtëse e familjes;
bashkëshorti ose bashkëshortja e shkurorëzuar që ka në përkujdesje fëmijë; si dhe fëmijët me
statusin e jetimit.
IV.2.7. Skema e Ndihmës Sociale në Kosovë
Skema e ndihmës sociale në Republikën e Kosovës ka për qëllim mbrojtjen dhe përkujdesin ndaj
familjeve të rrezikuara në aspektin social. Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë financiare
familjeve29 të përzgjedhshme në përputhje me kriteret e parapara me Ligjin për skemën e ndihmës
sociale si dhe në bazë të mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
Administrimin e skemës së ndihmës sociale në Kosovë e bëjnë Qendrat për Punë Sociale. Për të
29 “Familja” përbëhet prej atyre personave nevojat e të cilëve mirren parasysh me rastin e vendosjes së
përzgjedhshmërisë dhe shumës së ndihmës sociale dhe përkufizohet si një bashkësi që përbëhet prej paraqitësit të
kërkesës ose marrësit të ndihmës dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të familjes, të cilët janë në bashkësi familjare:
bashkëshorti/ja e tij/saj ose partnerët që jetojnë bashkë, prindërit dhe fëmijët, përfshirë fëmijët e birësuar (bijëzuar)
fëmijët në strehim familjar apo fëmijët e njërit partner. Partner familja mund të përbëhet nga paraqitësi i kërkesës ose
marrësit të ndihmës dhe një, dy, tre a më shumë anëtarëve që jetojnë në një bashkësi familjare. Individi pa asnjë anëtar
tjetër të familjes në bashkësinë familjare, konsiderohet një familje.
- 144 -
përfituar ndihmën sociale të gjithë anëtarët e familjes30 duhet të jenë banorë të përhershëm në
Kosovë dhe t’i plotësojnë kushtet për klasifikim në njërën prej kategorive të përcaktuara.
Kategorinë e parë e përbën familja në të cilën të gjithë anëtarët e saj janë të varur dhe asnjëri prej
tyre nuk është i punësuar. Kategorin e dytë e përbën familja me një anëtar të familjes të aftë për
punë dhe me të paktën një fëmijë nën moshën pesë (5) vjeç apo që kanë në përkujdesje të
përhershme një jetim nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç (shih Ligjin Nr. 2003/15 për skemën e
ndihmës sociale në Kosovë). Të gjithë anëtarët e familjes për përfshirje në kategorinë e dytë ose
duhet të jenë të varur ose duhet të jenë të regjistruar si të papunësuar në Zyrat e Punësimit të
Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Zyra e punësimit lëshon deklaratën e papunësisë31 për anëtarin e vetëm të aftë për punë të familjes,
në mënyrë që të bëjë çertifikimin e anëtarit të familjes që aktivisht kërkon për t’u punësuar.
Deklarata e papunësisë është e vlefshme për periudhën prej gjashtë (6) muajve, duke
korresponduar me periudhën e dhënies së ndihmës sociale. Zyra e punësimit është përgjegjëse për
ofrimin e mbështetjes për të papunësuarin për trajnim, punësim, këshillim, punë publike dhe
programe tjera punësimi. Zyra e punësimit po ashtu është përgjegjëse për të verifikuar se
kohëzgjatja për të gjetur punë nga i papunësuari është gjashtë (6) muaj dhe do të përfshijë masat
aktive të punësimit, për të verifikuar se ato janë adekuate dhe janë ndërmarrë nga i papunësuari.
Personat që kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç dhe që kanë mbaruar shkollimin e
mesëm do të konsiderohen si të aftë për punë dhe në gjendje për të punuar edhe nëse vazhdojnë
shkollimin e rregullt në universitet ose në ndonjë program trajnues. Personat që banojnë ose janë
në institucione të tipit të mbyllur si: institucionet psikiatrike, shtëpitë e pleqve, institucionet
religjioze, shkollat rezidenciale dhe burgjet, nuk mund të përfitojnë ndihma sociale.
30 Anëtarët e familjes të cilët janë në moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç ose më të vjetër apo personat me aftësi të
kufizuara, kur marrin ndonjë beneficion nga ndonjë skemë e pensionit për aftësi të kufizuara, fëmijët nga mosha një
(1) deri tetëmbëdhjetë (18) vjeç që marrin pagesa sipas Ligjit për përkrahje materiale familjave të fëmijëve me aftësi
të kufizuar të përhershme; dhe personat të cilët janë përfitues të pensioneve, si rezultat i kontributit, sakrificës apo
pasojave të luftës së UÇK-ës. Anëtarët e familjes të cilët janë të përfshirë në përkufizimin e familjes nuk merren
parasysh kur llogaritet madhësia e familjes e cila përcakton shumën e ndihmës sociale, që i duhet dhënë familjes.
Përjashtim të vetëm bëjnë anëtarët e familjes të cilët marrin pagesë financiare sipas ligjit për vlerat e luftës. Në rastet
e tilla, anëtarët e familjes të cilët marrin pagesa sipas këtij ligji, llogariten si anëtarë të familjes kur të përcaktohet
madhësia e familjes për pagesat e ndihmës sociale. 31 Deklarata e papunësisë përfshinë të dhënat personale, procedurat e zhvilluara për punësimin dhe trajnimin e të
papunësuarit si dhe thekson përgjegjësitë dhe veprimet që duhen ndërmarrë nga Zyra e punësimit dhe i papunësuari
që dëshiron të përfitojë ndihmë sociale.
- 145 -
Për të fituar të drejtën në ndihmën sociale, kërkuesi ose marrësi duhet t’i përmbushë kërkesat
financiare të përzgjedhshmërisë. Përmbushja e këtyre kërkesave bëhet në këto kushte: personi ka
mjete që llogariten nën kufizimin e lejuar. Këto kufizime të mjeteve saktësohen nga Qeveria e
Kosovës; së dyti, përsoni ka të hyra të përgjithshme që llogariten të jenë nën shkallën standarde të
përgjithshme mujore për atë familje.
Të mirat materiale mund të jenë të llogaritshme ose të pallogaritshme për përcaktimin e
përzgjedhshmërisë financiare. Të mirat materiale të llogaritshme janë të gjitha ato të mira që
mirren parasysh për përcaktimin e përzgjedhshmërisë financiare. Të mirat materiale të
pallogaritshme janë të gjitha të mirat që bëjnë përjashtim dhe nuk mirren parasysh për përcaktimin
e përzgjedhshmërisë financiare. Të gjitha të mirat materiale konsiderohen si të llogaritshme nëse
nuk përkufizohen si të pallogaritshme (shih Ligjin Nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale në
Kosovë).
Të mirat materiale të llogaritshme janë sendet me vlerë që përfshijnë por nuk përkufizohen vetëm
në: pagesat e përgjithshme nga sistemi i pensioneve individuale të kursimit që u jipen
pjesëmarrësve ose përfituesve, pagesa të tjera të përgjithshme, bizneset private apo familjare,
prona, disa lloje të caktuara të pasurisë së patundshme, toka dhe automjete funksionale që mund
të krijojnë të ardhura. Zotërimi apo qasja përfituese e disa llojeve të caktuara të të mirave materiale
mund ta diskualifikojnë familjen nga ndihma sociale (shih Ligjin Nr. 2003/15 për skemën e
ndihmës sociale në Kosovë).
Familjet që konsiderojnë se janë rast social parashtrojnë kërkesë me shkrim për ndihmë sociale
organit përkatës. Në të njejtën kohë, familja nuk mund të parashtrojë kërkesë përkatësisht të
shfrytëzojë ndihmë nga më shumë se një organ. Familja mund të marrë ndihmë sociale në të njejtën
kohë vetëm nga një organ përkatës. Familjet që paraqesin kërkesat e tyre në bazë të një anëtari apo
më shumë anëtarëve me aftësi përherë të kufizuara, duhet të paraqesin edhe çertifikatën e
komisionit mjekësor32 për gjendjen shëndetësore të tyre.
32 Komisioni mjekësor nënkupton një grup ekspertësh mjekësorë i formuar dhe i miratuar nga ministria përkatëse e
punës dhe mirëqenies sociale, me qëllim të ekzaminimit dhe përcaktimit të gjendjes shëndetësore, duke përcaktuar
shkallën e paaftësisë të çdo personi apo anëtari të familjes, i cili është i përfshirë në realizimin e të drejtave të
përcaktuara me Ligjin për Skemën e Ndihmave Sociale në Kosovë.
- 146 -
Familja që ka fituar të drejtën e ndihmës sociale do të marrë ndihmë sociale deri në gjashtë muaj,
me kusht që t’i plotësojë kriteret e parashikuara gjatë kësaj periudhe. Pas kalimit të periudhës së
lartëpërmendur, familja duhet të bëjë kërkesë të re për vazhdimin e të drejtës për ndihmë sociale.
Familja që ka fituar të drejtën e ndihmës sociale do të marrë ndihmë sociale deri në gjashtë (6)
muaj, me kusht që t’i përmbush kriteret e parashikuara gjatë kësaj periudhe dhe të ndërmarrë
veprime të nevojshme për punësim, sipas kërkesës së organeve përkatëse. Organet përkatëse
kërkojnë nga ata dëshmi mbi orvatjen e tyre për të gjetur punë (shih Ligjin Nr. 2003/15 për skemën
e ndihmës sociale në Kosovë).
Shteti i Kosovës mund të autorizojë nëpunës për të bërë verifikime të rastit ose verifikime
sistematike të familjeve që marrin ndihmë sociale, në mënyrë që të vërtetohen faktet e paraqitura
në kërkesat e tyre.
Shuma mujore e ndihmës sociale në Republikën e Kosovës përcaktohet sipas numrit të anëtarëve
të familjes dhe kostos së çmimeve të konsumit të shportës së ushqimit e cila rregullohet me akt
nënligjor nga Qeveria e Kosovës. Lartësinë e pagesës mujore për familje e përcaktojnë ministria e
punës dhe mirëqenies sociale si dhe ministria e financave. Shuma mujore e ndihmës sociale
harmonizohet me indeksin e çmimeve të konsumit të shportës së ushqimit të publikuar nga
Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Gjithashtu vlen të ceket, se familja e përzgjedhur për skemën e ndihmës sociale, për çdo fëmijë të
moshës zero (0) deri tetëmbëdhjetë (18) vjeç, realizon një përfitim financiar në formën e shtesës
për fëmijë, me qëllim të nxitjes së arsimimit dhe përmirësimit të shëndetit.
Në raste të caktuara shteti i Kosovës përmbush ad-hoc kërkesat momentale të veçanta për familjet
në nevojë sociale. E veçantë konsiderohet një nevojë momentale dhe e njëhershme po jo e
vazhdueshme. Në rast se nevoja momentale dhe e njëhershme përsëritet brenda dymbëdhjetë (12)
muajve, atëherë shteti i Kosovës nuk e përkrahë. Familja ose individi mund të kërkojë këtë ndihmë
pavarësisht nëse është apo jo shfrytëzues i skemës së ndihmës sociale.
Për çdo vit kalendarik shteti i Kosovës në kuadër të buxhetit të saj, planifikon mjete buxhetore për
pagesa të ndihmave të veçanta në shumën vjetore prej së paku njëqindmijë (100.000) Eurosh. (shih
Ligjin Nr. 04/L-096 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës
Sociale në Kosovë).
- 147 -
IV.2.8. Përkrahja materiale familjeve me aftësi të kufizuara të përhershme
Shteti i Kosovës ofron përkrahje materiale familjeve të cilët ruajnë dhe përkujdesen për fëmijët
me aftësi të kufizuara të përhershme. Të tillë konsiderohen fëmijët nga lindja deri në moshën 18
vjeçare me vendbanim të përhershëm në Kosovë, të cilët konsiderohen se janë plotësisht të paaftë
të kryejnë aktivitetet e përditshme jetësore pa përkujdesjen e personit tjetër.
Kjo përkrahje realizohet në formë financiare në para, të cilat i jepen familjes ose kujdestarit i cili
e ofron ndihmën dhe kujdesin për fëmijën me aftësi të kufizuar të përhershëm. Përkrahjen
materiale mund ta realizojë personi gjegjësisht familja, pa marrë parasysh gjendjen materiale të
tij/saj apo të familjes së tij/saj, nëse ka fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme.
IV.2.9. Këshilli Ekonomiko-Social në Republikën e Kosovës
Në Kosovë partnerët social33 të cilët janë të përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko-Social janë:
Sindikatat e punëtorëve, organizatat e punëdhënësve dhe Qeveria e Kosovës. Ky këshill ka për
mandat vendosjen dhe zhvillimin e dialogut social34 në Republikën e Kosovës për të punësuarit
dhe punëdhënësit. Çështjet të cilat i trajton ky këshill ekonomiko-social kanë të bëjnë me
realizimin e të drejtave të tyre ekonomike, sociale dhe profesionale, që realizohen përmes
zgjedhjeve të kontesteve me marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe.
Këshilli ekonomiko-social (KES) është organ i nivelit nacional i cili udhëheq konsultimet dhe bënë
propozime organeve kompetente për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe
çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës. KES si organi
më i lartë trepalësh është apolitik dhe funksionon si i pavarur, pa ndikim të ndonjë grupacioni apo
33 Partnerë social janë përfaqësuesit e organizatave të punësuarve (sindikatat), përfaqësuesit e organizatave të
punëdhënësve dhe autoritetet qeveritare të Republikës së Kosovës. 34 Dialogu social nënkupton procesin demokratik të konsultimeve dhe këmbimit të informatave në mes të
përfaqësuesve të punëdhënësve, të punësuarve dhe të Qeverisë.
- 148 -
interesi politik që vjen nga jashtë (shih Ligjin Nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social në
Republikën e Kosovës).
Këshilli ekonomiko-social realizon një mori funksionesh të rëndësishme duke filluar me
këshillimin dhe udhëzimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në krijimin dhe realizimin e
politikave të punës, mirëqenies sociale dhe politikave ekonomike. KES po ashtu bënë dhe nxitë
konsultime në mes palëve, si dhe nënshkrimin e kontratave dhe marrëveshjeve kolektive në nivel
nacional.Përveq kësaj KES shqyrton dhe vlerëson politikat sociale si dhe ndërmerr masa për
krijimin e qëndrueshmërisë sociale në Republikën e Kosovës.
Shteti i Kosovës ofron shërbime social dhe familjare për personat që janë në nevojë. Në rrethanat
kur nuk ka përkrahje nga familja ose kur ajo nuk është e mjaftueshme për të siguruar mirëqenien
e një individi, shteti i Kosovës ofron shërbime sociale dhe familjare35 për ata njerëz që ndryshe
nuk do të ndihmoheshin në mënyrën e cila respekton dinjitetin e tyre si qenie njerëzore dhe të
drejtat e tyre themelore të bazuara në legjislacionin e Kosovës dhe në konventat ndërkombëtare
mbi të drejtat e njeriut.
IV.2.10. Kujdesi për të verbërit në Kosovë
Shteti i Kosovës mbron personat e verbër nga të gjitha llojet e shfrytëzimit, diskriminimit, dhe
abuzimit duke ju garantuar të drejta dhe liri në mënyrë të barabartë me të tjerët. Kjo reflektohet
edhe me rastin e punësimit të tyre në kushte të favorshme dhe me përparësi në institucione dhe
organizata të ndryshme. Po ashtu, edhe me rastin e lirimit të tyre nga çdo form e taksimit dhe
tatimit. Të gjithë personat e verbër lirohen nga çdo lloj takse dhe tatimi të drejtpërdrejtë. Në rast
vetëpunësimi ata lirohen nga çdo detyrim fiskal, ndërsa në rast se zhvillojnë veprimtari si persona
juridikë, ata gëzojnë lehtësira tatimore (shih Ligjin Nr. 04/L-092 për personat e verbër). Në anën
tjetër, institucionet dhe organizatat që bëjnë punësimin e tyre gëzojnë beneficione nga ana e shtetit
të Kosovës.
35 Shërbimet sociale dhe familjare përfshijnë ofrimin e drejpërdrejtë të përkujdesjes sociale, këshillimit ose në raste
të veçanta, ndihmë materiale për njerëzit në nevojë sociale.
- 149 -
Për personat e verbër, shteti i Kosovës ofron kompensim në një shkallë të caktuar bazuar në pagën
minimale në Kosovë, por jo më pak se njëqind (100) euro në muaj. Megjithatë, personat e verbër
që janë përfitues të këtij kompenzimi përjashtohen nga çdo e drejtë e përfitimit nga skemat
pensionale në Kosovë. Vlen të ceket se shteti i Kosovës ua ofron këtë kompenzim në nivel të njejtë
të gjithë personave të verbër pa dallim moshe dhe po ashtu edhe vetë shoqëruesve të të verbërve
të grupit të parë, të cilët përcaktohen nga Komisioni mediko-social i formuar nga qeveria e
Kosovës. Komisioni mediko-social përbëhet prej ekspertëve mjekësor dhe social i formuar nga
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i cili ka për detyrë të bëjë përcaktimin e shkallës së
verbërisë, duke përfshirë kohëzgjatjen e saj për secilin person që paraqet kërkesë për të gëzuar
kompensim për shkak të verbërisë.
Personat e vërbër të cilët plotësojnë kushtet për tu konsideruar si qytetarë me nevojë për strehim,
përfitojnë një shtesë nga shteti i Kosovës mbi masën e vlerësuar. Për sa i përketë kujdesit
shëndetësor, ata i gëzojnë në mënyrë të barabartë të gjitha shërbimet shënedtësore themelore,
përderisa shërbimet mjekësore të cilat ju ofrohen personave të verbër, të cilët nuk paguajnë
premiumet do të rimbursohen nga buxheti i shtetit të Kosovës si dhe nga fondi për sigurime
shëndetësore.
Personat e verbër dhe shoqëruesit e tyre gëzojnë beneficione në pagesa, në trafikun urban falas,
ndërsa në ndërurban bëhet me pagesën pesëdhjetë përqind (50%) të vlerës së biletës. Gjithashtu,
ata gëzojnë edhe lehtësira në konsumin e energjisë elektrike sipas skemës sociale, përderisa
personat e verbër të grupit të parë36 pajisjen me softuer asistues për të verbërit nga ana e shtetit të
Kosovës.
Përkrahja për kategoritë sociale në Kosovë realizohet përmes këtyre skemave sociale:
Skema e Asistencës Sociale (nga viti 2000)
Për të realizuar të drejtën në ndihmë sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të
Republikës së Kosovës dhe t’i plotësojnë kushtet për kategorizim në njërën prej kategorive të
përcaktuara me ligj.
36 Përfituesit e beneficoneve nga ana e shtetit të Kosovës karakterizohen në dy grupe: (a) grupi i parë janë personat
që nuk e dallojnë dritën nga errësira, deri në qartësinë e të parit 0.02; (b) grupi i dytë janë personat që kanë humbje
pjesërisht të shikimit, mbi 0.02 deri 0.05.
- 150 -
Të drejtën në ndihmë sociale në kategorinë e parë e realizon familja në të cilën të gjithë anëtarët
e familjes janë të varur sipas përkufizimit të dhënë më poshtë te person i/e varur dhe asnjëri prej
tyre nuk është i punësuar.
Shuma mujore e ndihmës sociale e cila iu paguhet familjeve në varfëri ndryshon, sa më i madh
që të jetë numri i anëtarëve të familjeve, duke filluar nga familja me një anëtar qe merr 40€ ajo
me dy anëtar 55€ e pastaj çdo anëtar me shumë merr nga 5€ shtesë deri 15 anëtar 120€. (MPMS,
2015)
Numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në TM3 2015 ishte 27.609.
Krahasuar me TM3 2014 numri i familjeve që kanë përfituar nga kjo skemë ka shënuar rënie
për 1,929 ose shprehur në përqindje 6.5%.
Skema e Nevojave të Veçanta (nga viti 2003)
Skema e Invalidëve të Luftës dhe të Afërmve të tyre (nga viti 2001), (e ndryshuar me Ligjin
Nr.04/L-172)
Skema Pensionit Themelor (nga viti 2002)
Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e
Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare, pa marrë
parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj;
Shuma mujore e këtij pensioni është 75€. Numri i personave që kanë përfituar nga pensioni
bazik i moshës ishte 130,320. Krahasuar me TM3 2014 kemi një rritje për 7.957 ose shprehur
në përqindje 6.5 %. (MPMS, 2015)
Skema e Pensioneve për Aftësi të Kufizuar (nga viti 2004)
Pensioni i paaftësisë së përhershme iu paguhet të gjithë atyre personave që janë shtetas të
Republikës së Kosovës, që posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët i kanë
tetëmbëdhjetë (18) deri gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç.
Një person do të konsiderohet me pa aftësi të përhershme, nëse: ofron dëshmi se është me pa
aftësi të përhershme para se të aplikojë për pension, duke siguruar të gjitha dëshmitë mjekësore.
Shuma mujore e këtij pensioni është 75€.
- 151 -
Numri i personave që kanë përfituar nga pensioni i aftësisë së kufizuar ishte 39,827. Krahasuar
me TM3 2014 kemi një rritje prej 960 ose shprehur në përqindje 5,3%. (MPMS, 2015)
Skema e Pensioneve te Trupave mbrojtëse të Kosovës (TMK)
Pension i rregullt i TMK-së është pagesa e rregullt mujore që i bëhet ish-pjesëtarit të TMK-së
gjatë tërë jetës. Poashtu përfitues nga ky pension janë trashëgimtarët- të afërmit e varur të
pensionistëve të TMK-së pas vdekjes së pensionistit si bashkëshortët, fëmijët e pensionistit të
TMK-së që në kohën e vdekjes së tij–saj janë nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç.
Numri i përfituesve nga pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishte 898. Numri më i madh
ishte në regjionin e Mitrovicës me 238 ose 27% e numrit të përgjithshëm. (MPMS, 2015)
Skema e Pensioneve te Forcave të Sigurisë së Kosovës
Është pagesa e rregullt mujore që i paguhet pjesëtarit të FSK-së i cili i plotëson kriteret e
parapara në Ligjin për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (Ligji nr.04/L-
084). Përfituesit kanë të drejtë në pensionin e FSK-së, pavarësisht nga një punësim tjetër në
sektorin publik ose privat, përveç nëse ata shërbejnë sërish në FSK. Po ashtu përfitues nga ky
pension pas vdekjes së pensionistit edhe bashkëshortja, fëmijët trashëgimtarë, duke përfshirë
fëmijët martesor, jashtëmartesor dhe të adoptuar dhe prindërve të pensionistit nëse pensionisti
nuk ka bashkëshort-e dhe fëmijë.
Gjithsejtë 162 persona te përkrahur në tërë Kosovën (MPMS, 2015)
Skema e Pensioneve të Trepçës (nga viti 2004)
Të drejtën në pension të parakohshëm e realizojnë të gjithë të punësuarit në kompleksin
“Trepça” të cilët e kanë humbur vendin e punës deri në fund të vitit 2004. Pensionet iu paguhen
të gjithë minatorëve të kompleksit “Trepça” nëse i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara për
njohjen e të drejtës në pension të parakohshëm sipas Ligjit mbi skemat pensionale të financuara
nga shteti (Ligji nr.04-L-31).
Gjithsejtë 3418 persona te përkrahur në tërë Kosovën
Skema e pensionit Kontribut-dhënës (nga viti 2008)
Personat të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret për pension kontributpagues të moshës, nuk
- 152 -
Skema e Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar (që nga viti 2009)
Ndihma dhe kujdesi për plotësimin e aktiviteteve të përditshme jetësore u takon fëmijëve më
aftësi të kufizuar të përhershme të moshës 1-18 vjeçare, që janë qytetarë të Kosovës dhe janë
me aftësi të kufizuar të përhershme që në mënyrë të pavarur të lëvizin dhe t’i kryejnë aktivitetet
e përditshme jetësore, ku për këta persona është i nevojshëm kujdesi i huaj 24 orësh.
Fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme konsiderohen:
a. fëmijët e palëvizshëm,
b. fëmijët plotësisht të verbër si dhe,
c. fëmijët të cilët për shkak të natyrës së sëmundjes apo sëmundjeve të përhershme, nuk janë
të aftë që në mënyrë të pavarur të lëvizin vetë, në banesë, apo në vendet ku kanë nevojë, as
në përdorimin e ndihmesave përkatëse, nuk janë në gjendje të ushqehen vetë, të zhvishen
dhe të vishen, të kryejnë nevojat fiziologjike si dhe të mbajnë higjienën e domosdoshme
personale.
Numri i fëmijëve që kanë përfituar nga kjo skemë është 2,745. Krahasuar me TM3 2014 kemi
një rënie për 168 ose shprehur në përqindje 5,7%. (MPMS, 2015)
Kompensimet për personat e verbër -I/E verbër sipas Ligjit NR.04/L-092
Gjithsejtë 3.258 persona përfitues në tërë Kosovën (MPMS, 2015)
Familjet e dëshmorëve dhe Invalidët e luftës sipas Ligjit Nr.04/L-172
mund të jenë edhe shfrytëzues të ndonjë skeme tjetër pensionale të përcaktuar me këtë ligj.
Përjashtimisht, shfrytëzuesit e pensionit kontributpagues të moshës, dhe shfrytëzuesit e
pensioneve tjera të përcaktuara me këtë ligj, mund të jenë edhe shtetasit e huaj, me shtetin e të
cilëve, Republika e Kosovës, lidh Marrëveshje Bilaterale për sigurimet sociale.
Shuma mujore e pensionit kontributpagues të moshës është 140€.
Numri i personave që kanë përfituar nga pensionet kontributpaguese të moshës ishte 39,827.
Krahasuar me TM3 2014 kemi një rritje prej 1,848 ose shprehur në përqindje 4,8%. (MPMS,
2015)
- 153 -
Fëmijët e braktisur - pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili
është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk
janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore.
Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi
familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi.
Gjithsejtë 10 persona te përkrahur në tërë Kosovën (MPMS, 2015)
Shtëpia e personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare (SHPMPF) në Prishtinë
dhe shtëpitë me bazë në komunitet (SHBK)
SHPPF dhe SHBK ofrojnë këto shërbime: ushqim, veshmbathje, përkujdesje shëndetësore,
terapi të punës dhe shërbime fizioterapeutike.
Gjithsejtë 110 persona te përkrahur në tërë Kosovën (MPMS, 2015)
Instituti Special i Shtimes dhe me shtëpitë bazë me komunitet – ofrojnë këto shërbime për
rezidentët: ushqim, veshmbathje, përkujdesje shëndetësore, terapi të punës, edukative dhe
aftësuese, trajtim social dhe terapi fizikale. Përfitues të këtyre shërbimeve janë personat me
aftësi të kufizuara mendore (ngecje në zhvillimin mendor), fizike dhe të kombinuara, të cilët
jetojnë të vetëm, kanë anëtarë të ngushtë të familjes, por për arsye të ndryshme janë të penguar
të ofrojnë përkujdesje për anëtarin e familjes në gjendje të nevojës sociale.
Gjithsejtë 137 persona te përkrahur në tërë Kosovën (MPMS, 2015)
Dëshmor i kombit- është luftëtari i UÇK-së që:
- ka rënë në luftë për lirinë e vendit;
- është plagosur në luftë për lirinë e vendit dhe ka vdekur si pasojë e plagëve të marra brenda tri
(3) viteve pas përfundimit të luftës
Invalid i luftës së UÇK-së – është luftëtari , pjesëtari dhe i internuari (burgosuri) i UÇK-së, i
cili ka pësuar plagë, lëndime (dëmtime) fizike dhe psikike apo sëmundje të rënda gjatë luftës
ose në burgjet dhe kampet e armikut, gjatë periudhës së luftës, me shkallë të invaliditetit së paku
10%.
- 154 -
IV.3. Harmonizimi i shtetit social – rasti i Shqipërisë dhe Kosovës
Harmonizimi i shtetit social është komplikuar shumë nga dallimet strukturore dhe institucionale të
mirëqenies sociale që ekzistojnë në shtetet anëtare dhe aq më shumë shtuar kësaj edhe dy vendet
aspirante Shqipëria dhe Kosova. Kjo bëhet e vështirë për të dy shtetet potenciale për anëtarësim
marrë parasysh tranzicionin e tyre nëpër sisteme të ndryshme sociale. Këto dallime strukturore
ndryshojnë shumë në pjesën e buxhetit të tyre për programet sociale, për ndihma sociale, kujdes
shëndetësor, pensione, përfitime të papunësisë. Secili shtet përcakton rëndësinë e prioriteteve të
tyre andaj secili program social në shtetet përkatëse mbështetet financiarisht përmes niveleve të
ndryshme të tatimit dhe kontributit.
Sfidat institucionale përfshijnë metoda të ndryshme të përkrahjes sociale që ekzistojnë për
rishpërndarjen e mirëqenies sociale. Shtetet anëtare përkatëse përdorin një kombinim të metodave
të ndryshme në përkrahje të programeve të shtetit të tyre sociale si për shembull ofrimi i
shërbimeve sociale, kupona social, para të gatshme, transferëpagesa etj (Drabing, 2013, p. 34).
Shqipëria dhe Kosova, ndjekin praktika të tilla duke harmonizuar sistemet e tyre sociale me
sisteme të përafërta rajonale. Harmonizimi i shtetit social në nivel europian krahas përcaktimit
unik të përfitimeve të veçanta, do të kërkonte parasëgjithash ndryshime themelore strukturore dhe
institucionale në shtetin social të vendeve anëtare dhe atyre kandidate. Kjo potencialisht mund të
krijojë paqëndrueshmëri serioze sociale dhe mund të tërheq një reagim armiqësor publik duke
prekur sektorë të tjerë të rëndësishëm brenda vendeve anëtare dhe kandidate.
Një trazicion i tillë do të shkatërronte ose krejtësisht do të riorganizonte sistemet sociale ekzituese
të fuqishme. Përveç kësaj, ndryshime të tilla do të preknin mijëra nëpunës civilë, të cilët varen nga
punësimi i tyre në sektorët social të shteteve anëtare, duke i bërë ata të papunë. Kështu, vështirësitë
politike të shfaqura në nivel kombëtar do të jenë aq të mëdha, sidomos në shtetet anëtare që kanë
modele të qëndrueshme të shtetit të tyre social. Në anën tjetër, Shqipëria dhe Kosova kanë mungesa
të theksuara të mjeteve financiare për t’u bërë të krahasueshëm me shtetet anëtare të BE-së sa i
përketë bujarisë së rishpërndarjes së shpenzimeve sociale. Në pozita të pabarabarta janë edhe sa i
përketë natyrës së problemeve sociale me të cilat ato ballfaqohen, duke i bërë ato shpesh herë
subjekte të paqëndrueshme ndaj krizave sociale në vitet e fundit.
- 155 -
Pabarazitë e larta në Shqipëri dhe Kosovë, deri diku të zbutura nga fluksi i konsiderueshëm i
dërgesave të remitencave nga jashtë, paraqesin një bazë të dobët të tyre në zhvillimin e prodhimit
si dhe mungesë të konkurrencës ndërkombëtare. Në Kosovë tregu i punës karakterizohet me
pjesëmarrje të ulët dhe me norma të larta të papunësisë. Vetëm gjatë vitit 2015, kjo normë është
rritur në 5 %, duke e bërë shtetin të paaftë në krijimin e vendeve të lira pune.
Situatë e vështirë bëhet kur pjesa më e madhe e të papunëve janë të rinjët 17-24 vjeç, të cilët hyjnë
në kategorinë e të papunëve afatgjatë dhe të pakualifikuar sipas kërkesave të tregut, duke e bërë
në tërësi këtë çështje strukturalisht të ngurtë. Në anën tjetër Shqipëria ballafaqohet me një ekonomi
të përhapur joformale, me një sundim të dobët të ligjit dhe me mungesa të parashikueshmërisë
fiskale, të cilat janë realisht pengesa në përmirësimin e konkurrencës dhe produktivitetit në
shoqëri.
Një tjetër pengesë e madhe në realizimin e shtetit social në nivel të Bashkimit Europian dhe në
Shqipëri dhe Kosovë është mungesa e burimeve financiare në dispozicion për të mundësuar një
shpërndarje të tyre më të madhe për politikat sociale.
IV.4. Shpenzimet sociale në Shqipëri dhe Kosovë
Ekziton një diversitet i madh në mesin e shteteve sociale në kuadër të Bashkimit Europian sa i
përketë shpenzimeve sociale. Ky diversitet është i shprehur edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor,
konkretisht në mes të Shqipërisë dhe Kosovës. Përderisa Shqipëria ka pas një rritje progresive të
shpenzimeve sociale, Kosova në anën tjetër ka qenë e vetmja në regjion e cila ka pasur nivelin më
të ulët të shpenzimeve sociale. Kjo si rezultat i instalimit të shërbimeve dhe skemave të para sociale
nga ana e administratës ndërkombëtare. Arsyetimi i ndërkombëtarëve në këtë rast ishte mungesa
e fondeve të mjaftueshme për t’u dal në ndihmë kategorive të rrezikuara sociale. Kjo qasje ka
pësuar ndryshim viteve të fundit. Vetëm gjatë dy viteve të fundit (2014 – 2016) shpenzimet sociale
në Kosovë kanë pësuar rritje të shpejtë, gjithnjë nën kritikën e ashpër të FMN-së37. Situata në
37 Fondi Monetar Ndërkombëtar disa herë ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se po e vë në rrezik buxhetin e shtetit.
Ky institucion ndërkombëtar ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të ketë kujdes me paratë që po i ndan për veteranët.
FMN thotë se në buxhet janë paraparë 60 milionë euro për këtë kategori, derisa shpenzimet mund të shkojnë deri në
100 milionë. Pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë mollë sherri për Qeverinë e Kosovës
- 156 -
Bashkimin Europian sa i përketë shpenzimeve sociale dallon si rezultat i sistemeve të ndryshme,
të veçanta kombëtare të cilat vendet i kanë zhvilluar pas vitit 1945.
Kjo e bënë më të vështirë për të përgjithësuar një model të veçantë dhe unik të shtetit social për
gjithë Bashkimin Europian, pra të flasim për një “model europian” të shtetit social. Ky devirsitet
është reflektuar në shkallë të shpenzimeve për sistemet e mbrojtjes sociale, ndarjen e fondeve për
programe sociale, struktura dhe dizajni i beneficioneve, organizimi dhe burimet e financimit.
Niveli i shpenzimeve sociale të vendeve në Europë për vitin 2010 varion nga 29.9 përqind të GDP-
së në Danimarkë dhe 7.5 përqind në Kroaci (2005), siç tregohet edhe në Tabelën 9. Kjo përqindje
e ulët në Kroaci, është dukshëm më e ulët se sa në SHBA38 në të cilën shpenzimet sociale janë në
nivelin e 14.8 përqind të GDP-së. Vendet e tjera të Bashkimit Europian si për shembull Austria,
Franca dhe Finlanda qëndrojnë mjaft mirë mbi këtë mesatare.
Për dallim nga këto vende, shpenzimet sociale në Holandë, Luksemburg, Spanjë, Portugali dhe
Britani të Madhe janë nën këtë mesatare. Shqipëria gjatë vitit 2005 kishte shpenzuar 7.5 përqind
të GDP-së (Çabiri dhe Xhillari, 2005), përderisa Kosova gjatë vitit 2008 kishte shpenzuar vetëm
3.8 përqind të GDP-së së saj (FMN, 2013). Viteve të fundit në menyrë drastike ka shënuar rritje të
shpenzimeve sociale për kategori të ndryshme sociale përmes skemave të ndryshme sociale si dhe
rritjes së pensioneve për kategorin e kontributdhënësve39.
dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, kjo për faktin se ish-ushtarët e UÇK ‘së janë duke e rrezikuar fort
qëndrueshmërinë e buxhetit të shtetit. E për t’i eliminuar telashet me paratë e shtetit, FMN po kërkon nga qeveria e
Kosovës që të ndërhyjë menjëherë. FMN ka bërë me dije se numri i madh i veteranëve të UÇK’së ka tejkaluar edhe
paratë e planifikuara në buxhet për afro 40 milionë euro.
38 Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihen për shpenzime të vogla sociale.
39 Fondi Pensional i Kosovës ishte grabitur nga Serbia me rastin e suprimimit të Autonomisë së Kosovës dhe që nga
ajo kohë ky fond edhe nuk u është rikthyer kontribuesve të saj. Prononcime publike mbi mundësin e kthimit të saj
janë bërë vitin e fundit, megjithatë ende diçka konkrete nuk ka lëvizur. Është diskutuar vazhdimisht për mundësin e
shtrimit të kësaj çështjeje në dialogun Prishtinë-Beograd, por pala serbe vazhdimisht i është shmangur një obligimi të
tillë. Ky i fundit ndërkaq ka refuzuar t’u jap pensione kosovarëve, duke i konsideruar si “shtetas të huaj”. Mirëpo
pensionistet e Kosovës janë ankuar nëpër institucionet e drejtësisë ndërkombëtare duke kërkuar të drejtën e tyre në
pensione. Në bazë të kësaj kërkese, Gjykata e Strasburgut (2012) e detyron Serbinë lidhur me katër probleme të mëdha,
të cilat ka filluar ose do të fillojë t’i zgjidhë. Siç shkruan gazeta serbe “Veçenje novosti”, grupi i dytë i problemeve ka
të bëjë me pensionet e Kosovës, të cilat Serbia duhet t’i paguajë pas aktvendimit të plotfuqishëm në rastin Grudiq (çift
bashkëshortor nga Kosova me vendbanim në Novi Pazar, i cili kohë më parë ka fituar kontestin kundër shtetit të
Serbisë). Ministria serbe e Punës dhe e Politikës Sociale, kishte dhënë arsyetimin se nuk kishte qasje më në
dokumentacionin e pensionistëve dhe se nuk kishte pagesa nga Kosova në Fondin e Sigurimit Pensional të Serbisë.
Gjykata evropiane, ndërkaq ka konkluduar se pensionistët nuk janë fajtorë për këtë dhe se u është mohuar e drejta për
pronën. Sipas vlerësimeve, Serbia që nga viti 1998 e deri më tani, pensionistëve kosovare ua ka borxh mbi 700 milionë
euro. Kjo shumë është llogaritur në bazë të numrit të pensionistëve dhe duke u llogaritur në shumën që marrin
pensionistët në Serbi.
- 157 -
Është interesante për ta bërë një lidhshmëri në mes të mbrojtjes sociale dhe GDP-së për kokë
banori. Për dekada me radhë ka pasur një tendencë në vendet më të pasura që të kenë shtete të
mëdha sociale. Kohët e fundit kjo marrëdhënie është zhdukur, shih Figurën 3.1 (a) dhe (b). Vendet
me pak dallim apo të njejtë të GDP-ës tregojnë një gamë të gjerë të sjelljes. Dikush mund të
argumentoj se shpenzimet më të larta, dërgojnë në realizimin e të ardhurave më të larta kombëtare
dhe anasjelltas vendet e suksesshme me të ardhura të larta për kokë banori mund të përballojnë nje
mbrojtje sociale mjaft bujare për qytetarët e vetë.
Dikush tjetër mund të aludojë se ka disa ndikime në efektin e supozuar depresiv të mbrojtjes sociale
e cila mëpastaj ndikon në performancën ekonomike (kujto rastin e krizes financiare të vitit 2008).
Studiues të ndryshëm tërheqnin vërejtjen se nuk duhet të ketë një lidhje në mes të mbrojtjes sociale
dhe të GDP-së. Në këtë rast, dikush mund të këmbëngul se industrializimi i ekonomisë dhe
ndryshimet pasuese shoqërore çuan në dy nivele më të larta të të ardhurave dhe për nevojën për
mbrojtje sociale edhe më të madhe. Idustrializimi bëri jetën më të pasigurtë; në të njejtën kohë, ai
i detyroi mekanizmat tradicional të ofrimit të sigurisë sociale të tilla si familja në përgjithësi, të
ofrojnë mbrojtje të tillë.
Tabela 17. Totali i shpenzimeve për mbrojtjen sociale (% GDP-së) 2001, 2005, 2007, 2008, 2010,
Përveç metodës së Wardit, rezultat të njejtë paraqetë analiza cluster duke përdorur kriterin e
fqinjit të përafërt (nearest neighboohur).
Analiza cluster duke përdorur kriterin e fqinjit të përafërt jep këtë rezultat, si në vijim:
- 197 -
Figura 16. Analiza cluster duke përdorur kriterin e fqinjit të përafërt. Rasti i Kosovës.
- 198 -
Figura 17. Analiza cluster duke përdorur kriterin e fqinjit të përafërt. Rasti i Shqipërisë.
- 199 -
KAPITULLI V: SFIDAT E SHTETIT SOCIAL
NË KOSOVË DHE SHQIPËRI
- 200 -
V.1. Zhvillimi i ulët ekonomik
Pas shumë përpjekjeve për të ndërtuar institucione dhe praktika të mira të shërbimeve sociale,
gjendja sociale në Kosovë dhe Shqipëri është jashtëzakonisht e brishtë, janë një prej vendeve më
të varfëra në Europë, me mbi një mesataren të BE-së, popullësia e tyre jeton në varfëri me më pak
se 1.42 Euro në ditë. Situata është edhe më e komplikuar sepse mbi 10% e popullësisë jeton në
varfëri ekstreme me më pask se 0.93 Euro në ditë. Pensionet, ndihmat sociale, kujdesi shëndetësorë
dhe strehimi për shtresat e varfëra të shoqërisë nuk plotësojnë nevojat jetike. Në anën tjetër, të dy
shtetet njihen me papunësin të lartë në regjion (veçanërisht Kosova) dhe Europë në ndërkohë ka
përqindjen më të lartë të popullësisë së aftë për punë.
Situata bëhet edhe më komplekse për Shqipërinë sepse ajo po ballfaqohet me një mplakje të
popullësisë dhe me një ekonomi joformale e përhapur gjerësisht. Situata bëhet edhe më dëshpruese
sepse vazhdon të mos aplikohet sigurimi publik shëndetësor dhe beneficionet e papunësisë43,
veçanërisht për Kosovën e cila ende nuk ka filluar të aplikojë beneficione të qëndrushme për
papunësinë si dhe pë sigurimin shëndetësorë.
Pas luftës Kosova shënoi një rritje ekonomike gati në nivel dyshifror, megjithatë kjo rritje vazhdoi
duke u zbritur ndërvite, për të rënë në 3% gjatë vitit 2014. Përderisa Shqipëria vazhdon ndërvite
me një rritje tejet të ulët ekonomike. Sipas Bankës Botërore (2015), Kosova si një vend potencial
kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian karakterizohet ndër vendet me të ardhura të
ulëta mesatare dhe me një rritje ekonomike solide që pas luftës. Kjo rritje solide ekonomike e
Kosovës u reflektua së pari si rezultat i kufizimeve të integrimit në ekonomin globale; së dyti,
suksesi i diasporës së saj në tregjet e punës në Europë, në vecanti në vendet gjermanofolëse, po
shënon një rënie të dërgesave të saj; së treti, Kosova ka një rritje graduale të buxhetit të saj prej së
cilës rreth 30% të shpenzimeve publike shpenzohen për investime publike, dhe së katërti Kosova
ka një fuks të qëndrueshëm të mbështetjes së donatorëve. Megjithatë jo çdo gjë është duke shkuar
si duhet. Kosova po përballet me një krizë politike të zgjatur dhe me një presion social i cili është
në gjendje të shpërthejë në çdo moment.
43 Janë zotuar mbi 12 milion Euro si fazë fillestare për ofrimin e sigurimit shëndetësor, por megjithatë në praktik ende
nuk ka filluar të zbatohet, me arsyetimin se nuk ka mjete financiare të mjaftueshme. Sa i përketë beneficioneve të
papunësisë, në Ligjin e Punës thuhet se në momentin kur i punësuari largohet nga puna atëherë punëdhënësi obligohet
ta paguaj edhe me tre paga shtesë, ekuivalent me pagën e tij të fundit.
- 201 -
Ekonomia është kryesisht e bazuar në tregti, ndërtime dhe bujqësi. Prodhimi industrial pothuajse
është minimal, e cila goditjen paralizuese e mori nga procesi i privatizimit, në të cilën shumë
fabrika u privatizuan nga investitori privat, për t’u kthyer ato më pastaj në depo të mëdha
magazinimi. Përderisa gjatë viteve 80’ dhe 90’ bujqësia zinte 25% të GDP-së, tash ajo zë vetëm
15% (Komisioni Europian, 2014).
Prodhimi industrial është mbi 10% të GDP-së. Përderisa hendeku në mes të eksportit dhe importit
vazhdo të mbetet i lartë, paradoksi më i madh qëndron se ajo importon më së shumti nga Serbia,
me të cilën dikur ishte në luftë dhe me të cilën ka marrëdhënie të tensionuara. Kjo gjendje e rënduar
sociale bënë që në Kosovë varfëria të jetë persistente. Megjithatë, shoqëria kosovare ka një
kohezion social, i cili bënë që shumë familje të varfëra të arrijnë të mbijetojnë jo vetëm për shkak
të një minimumi financiar që marrin nga shteti përmes skemave të ndihmës sociale, por edhe për
shkak të një solidariteti brenda komunitetit për t’iu dalur në ndihmë personave dhe familjeve në
nevojë. Janë të shpeshta rastet e ndihmës që u ofrohen nga shoqatat e ndryshme të mërgimtarëve,
biznismenëve, komuniteteve fetare apo edhe individëve të suksesshëm.
Në Shqipëri dhe Kosovë shtresat e popullësisë më në nevojë janë ato të personave me aftësi të
kufizuara, të familjeve, në të cilat asnjë anëtar nuk është në punë, personat me arsimim të ulët dhe
mungesë të shkathtësive për punë, familjet në të cilat kryefamiljar është femra; në rastin e Kosovës
edhe invalidët e luftës, viktimat civile, familjet e dëshmorëve, të moshuarit, fëmijët jetim etj. Roli
i shtetit social është përkujdesja dhe përkrahja e këtyre shtresave shoqërore në nevojë për ndihmë.
Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë vështirësi financiare dhe mungesë të kapaciteteve
njerëzore për t’iu dal në ndihmë këtyre shtresave shoqërore në nevojë.
Përkundër limiteve buxhetore, Shqipëria dhe Kosova ofrojnë një përkrahje sociale përmes
ndihmave financiare mujore për familjet e varfëra, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët jetim,
pensionistët, duke përfshirë këtu edhe pensionin e pleqërisë për të moshuarit në rastin e Kosovës,
invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, së fundi janë bërë hapa të rëndësishëm edhe në përkrahjen
e grave të dhunuara në luftë.
Të gjitha këto shtresa sociale, të dy shtetet i trajtojnë si kategori sociale në nevojë ndaj të cilave
ofrohet përkrahje materiale ndaj tyre. Kjo përkrahje materiale që ofrohet nga ana e shtetit është e
rregulluar sipas dispozitave ligjore në fuqi, të cilat bëjnë kategorizimin e kësaj përkrahje në skema
- 202 -
të asistencës sociale, skema e nevojave të veçanta, skema e invalidëve të luftës dhe të afërmve të
tyre, skema e pensionit themelor dhe kontributdhënës, skema e pensioneve për aftësi të kufizuara,
skema e pensioneve të trepcës, skema e familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, skema e
aistencës për veteranët e luftës, skema e asistencës për gratë e dhunuara. Numri total i personave
përfitues nga këto skema dhe pensione në Kosovë llogaritet të jetë mbi 350 mijë qytetarë
(Komisioni Europian, 2014).
Shqipëria ka treguar një përkushtim për të ndjekur procesin e integrimit Europian nëpërmjet
reformave. Megjithatë, disa procese integrimi kanë ecur më shpejt se në vende të tjera, disa të tjera
kanë mbetur mbrapa. Sipas raportit të progresit (2014) një nga këto procese që ka nevojë për më
shumë vëmendje është reforma sistematike e shërbimit social shqiptar. Reformat kanë nevojë që
të fokusohen më shumë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale në mënyrë që të rritet
transparenca dhe cilësia e shërbimeve. Vërejtje ka edhe tek sistemi i mbrojtjes sociale për të
papunët i cili është relativisht i dobët, pasi vetëm një pjesë e vogël e të papunëve kualifikohen për
të marrë përfitime sigurimi për papunësinë. Kjo shpjegohet nga fakti që sistemi aktual parashikon
përfitime vetëm për ata që kanë paguar kontribute sociale gjatë vitit të fundit të punësimit të tyre
(Komisioni Europian, 2014).
Niveli i lartë i aktiviteteve ekonomike në sektorin informal bën që pjesa e përfitimeve të jetë e
vogël. Financimi është një nga sfidat për një sistem të mbrojtjes sociale të përshtatshëm dhe të
vazhdueshëm. Aspektet e financave të sistemit social, burimet e financimit të sistemit të mbrojtjes
sociale dhe destinacioni i këtyre burimeve financiare, trajtohen në detaje. Indikatorët e efiçencës
së sistemit në shpërndarjen e fondeve analizohen duke pasur parasysh objektivat e zbatimit të
politikave sociale që përputhen me objektivat kombëtare dhe të BE-së për përfshirjen sociale dhe
mbrojtjen sociale (Komisioni Europian, 2014).
Nga analiza e sistemeve sociale aktuale nevoja për integrimin e institucioneve të ndryshme të
sistemit si dhe bashkëpunimi i aktorëve del si konkluzion i parë. Reformat e ardhshme mund të
fokusohen më shumë në trajtimin e sistemit si një i tërë ku çdo ndryshim në njërën prej skemave
të jetë pjesë integrale e pasojave të tjerat.
- 203 -
Në mënyrë që të mbështeten burimet e kufizuara qeveritare në nivel rajonal dhe vendor është e
nevojshme të krijohet një partneritet i ngushtë mes OJF-ve dhe komunitetit të biznesit. Për të
mënjanuar rrezikun e rajonalizimit në garantimin e të drejtave sociale, është i nevojshëm integrimi
i aktiviteteve të institucioneve të ndryshëm në nivele të ndryshëm si në Ministrinë e Punës,
Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit,
institucione përgjegjëse për skema të mbrojtjes sociale, autoritetet rajonale/lokale, si dhe sektorin
privat në mënyrë që të zhvillohet një sistem efektiv i mbrojtjes sociale. Statistikat sociale në
Shqipëri janë ende të dobëta. Institucione të ndryshme po përdorin indikatorët e tyre administrativë
që nuk i referohen zyrës statistikore kombëtare. Procesi i informatizimit, që ka filluar në shumë
prej agjencive përgjegjëse për administrimin e skemave të mbrojtjes sociale, ka nevojë për më
shumë mbështetje, së pari për të bërë analizën reale dhe vlerësimin e programit, dhe së dyti për të
mënjanuar korrupsionin në sistem.
Sfidat e tjera me të cilat po përballet sistemi aktual janë sigurimi i përfitimeve të mbrojtjes sociale
për të gjithë popullsinë në të ardhmen, gjë që ka qenë aspekti kryesor i sistemit të mëparshëm të
paktën për pensionet e moshës së vjetër. Veç kësaj, sigurimi i përfitimeve për t’iu përgjigjur
nevojave kryesore të cilat aktualisht nuk sigurohen në mënyrë të përshtatshme, kryesisht nga
sigurimi i papunësisë dhe asistenca sociale së bashku me përgjigjen ndaj problemeve të reja sociale
të grave, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara, emigrantëve dhe grupeve tjera në nevojë me
anë të integrimit të përfitimeve të ndryshme, në pagesa e shërbime, në nivel qendror dhe vendor,
përbëjnë sfida të tjera të sistemit. Fushat e ndërhyrjes në mbështetjen e familjes mund të përfshijnë
programe mbi mbështetjen e prindërve dhe zhvillimin e hershëm të fëmijës. Zhvillimi i hershëm i
fëmijës me mbështetjen e integruar të familjes mund të përbëjë një qasje të re për Shqipërinë në
sigurimin e një shërbimi social për fëmijët dhe zhvillimin e fëmijëve të mitur, si dhe rolin që luajnë
prindërit në mbështetjen ndaj këtij zhvillimi.
Shtrirja e sistemit të mbrojtjes sociale në përfitimet e familjeve dhe fëmijëve si pjesë e asistencës
sociale ose sistemit të sigurimeve shoqërore është një rekomandim që sugjerohet. Kërkimet e
mëtejshme do t’i japin qeverisë një numër alternativash duke marrë parasysh efektet mbi varfërinë
në familje, pabarazinë në të ardhura, çështjet gjinore dhe aksesin e fëmijëve në arsimim. Ndërhyrja
- 204 -
sociale te fëmijët do të ketë efekte në varfërinë në familje, aksesin në punësimin e femrave, arsim
dhe shëndet.
Futja e përfitimeve nëpërmjet pagesave mund të integrohet me programe/shërbime të komunitetit
për fëmijët, ku roli i punonjësve sociale dhe psikologëve do të ishte kryesori në vend të
infermierëve dhe edukatorëve. Aktivitetet edukative dhe argëtuese për fëmijët do të lehtësojnë
angazhimin e nënave në jetën ekonomike dhe sociale.
Është i nevojshëm krijimi i një skeme të re për mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve në veçanti. Në
kontekstin e problemeve ekonomike dhe sociale, vlerat dhe rolet tradicionale në familje, izolimi
dhe mungesa e arsimimit/shëndetit të mjaftueshëm dhe shërbimeve tjera, si dhe tendencat
demografike për reduktimin e numrit të lindjeve, kërkojnë ndërhyrje në mbështetje të familjes,
prindërve dhe zhvillimit të hershëm të fëmijës. Fakti që gratë po punësohen gjithmonë e më tepër
në sektorin informal ose në aktivitete familjare të papaguara, përgjegjësia e përkujdesjes së
papaguar për fëmijët dhe të moshuarit, kërkojnë forma të reja të skemave të mbrojtjes sociale. Ndaj
duhet të konsiderohet shtrirja e sistemit të mbrojtjes sociale me përfitime për familjet dhe fëmijët
si pjesë e sistemit të sigurimeve shoqërore ose asistencës sociale dhe shërbimeve. Një aspekt i
rëndësishëm i asistencës së BE-së në përmirësimin e shërbimeve sociale do të ishte përafrimi i
ligjislacionit të vendit me standardet dhe objektivat e BE-së.
Objektivi kryesor do ishte shfrytëzimi i plotë i potencialit të shoqërisë me baza dijesh dhe të
teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit, dhe sigurimit që asnjë nuk përjashtohet,
duke i dhënë rëndësi të veçantë nevojave të personave me aftësi të kufizuara. Politikat duhet të
përcaktohen duke synuar që të parandalojnë kriza të mundshme të jetës që mund të çojnë në situata
përjashtimi social si në rastin e debitorëve, përjashtimit nga shkolla dhe të pastrehëve. Gjithashtu,
zbatimi i aktiviteteve për të ruajtur solidaritetin e familjes në të gjitha format dhe për të përkrahur
integrimin social të grave dhe burrave në rrezik përballimi me varfëri të vazhdueshme, për shkak
aftësive të kufizuara ose përkatësia në një grup që përjeton probleme të veçanta integrimi, ka
nevojë të shoqërohet me eliminimin e përjashtimit social ndërmjet fëmijëve dhe t’u jepet atyre çdo
mundësi për integrim social dhe me aktivitete gjithëpërfshirëse në favor të zonave të prekura nga
përjashtimi social.
- 205 -
Okupimi dhjetëvejcar, lufta e viteve 98-99 për clirimin si dhe tranzicioni i pasluftës, shpesh herë i
brishtë dhe dëshira për integrime euroatlantike, bënë që në Kosovë cdo gjë të ndërtohet nga e para.
Administrimi ndërkombëtar nën autoritetin e Kombeve të Bashkuara e orientuan Kosovën drejt
rrugës jo të mëparshme të ekzistimit të shërbimeve dhe mbrojtjes shoqërore të kohës së
Jugosllavisë, ku shteti kishte rolin primar në ofrimin e mbrojtjes, por e orientuan drejt rrugës së
tregut të lirë në të cilën tregu dhe familja u përcaktuan si dy akterët kryesor në ofrimin dhe
sigurimin e mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët.
Nga viti 2000 e tutje, shteti i Kosovës ka marrë një rol aktiv sa i përketë ofrimit të përkrahjes dhe
sigurimit të mirëqenies sociale për të gjitha shtresat shoqërore. Përkunder limiteve buxhetore
(buxhet i vogël) Kosova një pjesë të konsiderueshme të saj e ndan për sigurimin e mirëqenies
sociale për qytetarët e saj. Nisur nga fakti i kufizimeve buxhetore, përkrahja financiare që ofron
për shtresat shoqërore në nevojë është minimale dhe nuk i plotëson kushtet elementare të jetesës
për përfituesit e saj. Qëndrimi se mirëqenia sociale arrihet paralelisht me zhvillimin ekonomik,
duhet të jetë i vështirë për Kosovën. Sigurimet publike shëndetësore vazhdojnë të jenë të
paaritshme për shtresat e popullësisë, sidomos ato të varfëra, pensionistët dhe personat me nevoja
të vecanta për qasje në shërbimet adekuate shëndetësore.
Angazhimi i fundit i shtetit të Kosovës përvec përkrahjes materiale të shtresave të lartë
përmendura, të përkrah financiarisht edhe shtresat e tjera si veteranët e luftës, gratë e dhunuara etj.
Ka ndikuar në ruajtjen e një paqe sociale mbrenda vendit. Konsiderohet se pa këtë përkrahje
financiare, shkalla e varfërisë dhe sidmos e varfërisë ekstreme do të ishte edhe më e lartë ndërvite.
V.2. Roli i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri dhe Kosovë
Të dyja shtetet janë anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Roli i kësaj të fundit karshi
Shqipërisë dhe Kosovës është jashtëzakonisht i shtuar. Raportet e vlerësimit të hartuara nga Fondi
Monetar Ndërkombëtar janë tepër përmbajtësore dhe ndikuese në përcaktimin e politikave
qeveritare në të dyja shtetet.
- 206 -
Në rastin e Kosovës, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar shqetësimet e saja lidhur me
skemat sociale. Baza e skemave sociale në Kosovë, ku përfshihen pensionet e pleqërisë,
kontributdhënësve, kategoritë e tjera sociale, beneficionet e ndryshme që lidhen me luftën, janë
duke e ngarkuar buxhetin e Kosovës, edhe ashtu të vogël.
Ndaj rritjes së shpenzimeve për skemat sociale, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qenë mjaft kritik
viteve të fundit.
Ndikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri dhe Kosovë është i lartë. Ky ndikim është
edhe përcaktues në shumicën e rasteve me rastin e definimit të politikave financiare, dhe sidomos
atyre që kanë të bëjnë me programet e ndryshme sociale.
Në rastin e Kosovës, Fondi Monetar Ndërkombëtar në kuadër të rishikimit të programit ekonomik
të Kosovës të mbështetur nga marrëveshja Stand-By, kishte konstatuar një rritje të shpenzimeve
sociale që kanë të bëjnë me skema të ndryshme sociale. Shqetësimi më i madhë ishte tek rritja e
shpenzimeve të shtetit për të siguruar beneficione të lidhura me luftën. Këto shpenzime janë duke
bërë presion gjithnjë më të madh në buxhetin e shtetit sepse po rrezikohen përpjekjet e autoriteteve
shtetërore për të ruajtur qëndrueshmërinë fiskale. Thënë ndryshe shumë projekte kapitale dhe
shpenzime të tjera prioritare mbesin peng i mosrealizimit si rezultat i rritjes së shpenzimeve sociale
për skema të ndryshme.
Megjithatë, nëndikimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar shteti i Kosovës janë duke përgatitur një
pako të masave që kanë për qëllim strukturimin dhe kalibrimin më të mirë të këtyre skemave, duke
mbajtur shpenzimet përkatëse të ndërlidhura në 1 deri 1.25 për qind të BPV-së për vit”44. Shefi i
FMN-së, Ruud Vermeulen, kishte thënë se skemat e tanishme duhet të rishikohen dhe reformat e
mundshme jo vetëm që do të gjenerojnë kursimet e nevojshme për të sjell shpenzime në nivel më
të përballueshem, por sipas Vermeulen, kjo do ti bënte skemat më të drejta e më pak
shtrembëruese. “Për shembull, tani, skema e veteranëve të luftës lejon që një veteran i aftë për
punë në moshën ’30 ose 40 vjeç të marrë “pension” për tërë jetën. Kjo i dekurajon veteranët të
gjejnë punë ose ti mbajnë pozita e punëve që kanë. Kjo gjithashtu inkurajon fshehjen e të
ardhurave, si edhe praktikat mashtruese për t’u kualifikuar për pension”.45
44 FMN-ja identifikon disa shkaqe që rrezikojnë buxhetin e Kosovës. Botuar në Koha ditore, 6 Prill 2016. 45 Kosovarët po varfërohen. Botuar në Gazetaexpress, 29 Qershor 2016.
- 207 -
Në Raportin e Vlerësimit të Menaxhimit të Investimeve Publike të FMN’së, thuhet se shteti i
Kosovës është duke u ballafaquar me presion të shtuar politik edhe për çështjen e veteranëve.
“Presioni politik për të shpenzuar në fusha jo emergjente është i madh dhe po rritet nga grupet e
fuqishme lobuese si pensionistët, veteranët, ish të burgosurit politik dhe shërbyesit civil bashkë
me partnerë ndërkombëtar”.46
Këto shpenzime rrezikojnë të lënë anash shëndetësinë, edukimin dhe projektet tjera kapitale të
cilat do të nxisnin rritjen ekonomike dhe do të reduktonin varfërinë vë në pah FMN.
Shuma prej 170 eurosh që veteranët e UÇK’së po marrin si pensione për kontributin në luftë,
kërkohet që të zvogëlohet.
Në qoftë se bëhet një gjë e tillë sipas kërkesave të Fondit Monetar Ndërkombëtar atëherë është i
domosdoshëm ndryshimi i ligjit për veteranët, pasi aty thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë
pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend, e që në Kosovë është 130 euro për personat
nën moshën 35 vjeç, e 170 për ata mbi këtë moshë.47 Megjithatë, shoqatat e veteranëve të luftës,
kanë bërë paralajmrime se në qoftë se ndodh një ndryshim i tillë ateherë do të ketë revoltë dhe
kundershtime në të gjitha mënyrat.
Në rastin e Shqipërisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar shpreh shqetësime sa i përketë mungesës së
transparencës fiskale të qeverisë. Ajo kërkon një kujdes më të shtuar në monitorimin e indikatorëve
të rëndësishëm që lidhen apo që kanë impakt të drejtpërdrejtë në stabilitetin makroekonomik.
Shqipëria kritikohet për mungesë vullneti dhe e papërgjegjshme kur është fjala për standardin e
qeverisjes, për mirëqeverisjen dhe për shërbimin ndaj qytetarëve shqiptar.
46 Raporti i Vlerësimit të Menaxhimit të Investimeve Publike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, 2016. 47 Paga minimale e caktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës në vitin 2011 është 130 euro për të punësuarit e moshës
nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Sipas Ligjit të punës, neni 57, paga minimale duhet
të përcaktohet duke marrë parasysh koston e shpenzimeve jetësore, përqindjen e shkallës së papunësisë, si dhe
gjendjen e përgjithshme në tregun e punës dhe përcaktohet për periudhën njëvjeçare. Çmimet e konsumit në Kosovë,
viteve të fundit kanë shënuar rritje të vazhdueshme, derisa paga minimale që nga viti 2011 ka mbetur e njëjta. Gjatë
gjashtë vjetëve të fundit Kosova, nuk ka shënuar rritje ekonomike më shumë se 3.8 për qind. Kjo rritje ekonomike
ndonëse po vlerësohet të jetë e mirë, është e pamjaftueshme për të zbutur problemet ekonomike dhe sociale që ka
vendi.
- 208 -
Në fakt Shqipëria ka një histori përplasjesh me Fondin Monetar Ndërkombëtar të cilat fillojnë në
vitin 1996, atëhere kur Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi nga qeveria shqiptare që të mbyll
firmat piramidale në vend. Në fakt qeveria shqiptare nuk i trajtoi me seriozitet vërejtjet e Fondit
Monetar Ndërkombëtar, dhe shumë shpejt vendi u ballafaqua me zhvillim të ulët ekonomik, kriza
sociale dhe mungesë stabiliteti politik që mori kulmin në krizën e vitit 1997.
Raporti i vlerësimit i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë evidenton një sërë rreziqesh
të shtuara për sistemin bankar, si kreditë e këqija apo edhe huamarrjen e lartë e qeverisë në tregun
e brendshëm.
V.3. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupcionit
Të dyja shtetet po ballafaqohen me probleme të theksuara si niveli i lartë i korrupsionit, krimi i
organizuar, mosefikasiteti i institucioneve gjyqësore, shkalla e lartë e papunësisë, rritja e varfërisë
tek shtresat e gjera, niveli i besueshmërisë së qytetarëve karshi institucioneve shtetërore dhe
publike vazhdimisht në ulje, etj.
Përkundër krijimit të kornizës ligjore dhe mekanizmave institucional, lufta kundër krimit të
organizuar dhe korrupcionit mbetet sfidë e pakapërcyer deri më tani. Nën presionin e integrimeve
europiane të dyja vendet kanë ndërmarrë disa hapa ligjorë dhe institucional për luftimin e kësaj
dukurie. Në rastin e Kosovës janë hartuar këto ligje si: Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe
Kontrollin e pasurisë si dhe dhuratave zyrtare; Ligji per parandalimin e konfliktit të interesit në
suhtrimin e funksioneve publike; pastaj Ligjin për agjencinë kundër korrupcionit.
Në përpjekje për të përmbushur obligimet në letër shteti i Kosovës ka hartuar edhe dy strategji dhe
plane të veprimit për luftimin e korrupsionit për vitin 2009-2017. Megjithatë, rezultatet janë
minimale, shkalla e korrupcionit vazhdon të mbetet e lartë në Kosovë. Kësaj gjendjeje të
komplikuar i ka ndihmuar edhe paaftësia e misionit ndërkombëtar europian EULEX, në luftimin
e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përkundrazi ky misioni shpesh herë ishte pjesë e
skandaleve të ndryshme. Komisioni Europian raporton se korrupcioni është një nga komponentet
negative të Kosovës e cila është duke rrezikuar mirëqenien e qytetarëve (shih raportet e progresit
të Komisionit Europian).
- 209 -
Procesi i liberalizimit të vizave me Kosovën ka mbetur peng si rezultat i mosplotësimit të dy
kushteve nga Kosova dhe që njëra ka të bëjë drejtpërdrejtë me luftimin e krimit të organizuar dhe
korrupcionit. Sipas Barometrit Global të Korrupcionit 2013 të realizuar nga Transparency
International, përqindja e të anketuarve të cilët kanë raportuar se kanë paguar ryshfet në vitin 2012
për ndonjë nga tetë ofruesit e shërbimeve në Kosovë është 16% (shih Barometrin nga Transparency
International për vitin 2013).
Në rastin e Shqipërisë, Komisioni Europian konstaton se korrupcioni është mbizotrues në shumë
fusha, përfshirë në gjyqësor dhe organet ligjzbatuese dhe mbetet një problem serioz për Shqipërin.
Nën presionin e integrimeve europiane Shqipëria ka miratuar një numër masash ligjore kryesisht
në fushën e luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar. Ajo ka bërë përpjekje për të luftuar
krimin e organizuar dhe korrupcionin përmes emërimit të Koordinatorit kombëtar pë
antikorrupcion dhe krijimit të ministrive të linjës për këtë luftë.
Megjithatë Shqipëria ka shënuar rezultate pozitive në konfiskimin e lëndëve narkotike në Jug dhe
Veri të vendit, si dhe në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore si dhe krimit ekonomik.
210
V.4. Menaxhimi i rasteve sociale
Administrata ndërkombëtare e Kombëve të Bashkuara në Kosovë, që në vitet e para të pasluftës
(2001) filloi së aplikuari ndihmën sociale për personat në nevojë nëpërmes skemës së ndihmës
sociale. Ky program është një prej programeve sociale të shtetit të Kosovës, që merrë më së shumti
mjete financiare nga shpenzimet e përgjithshme publike. Përfitues të këtij programi social janë dy
kategori të familjeve të varfëra:
1. Familjet që nuk kanë asnjë anëtar të aftë për punë, dhe
2. Familjet që kanë vetëm një anëtar të familjes që është i aftë për punë, por i cili është i regjistruar
si i papunësuar në zyrat e punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe që
kërkon punë në mënyrë aktive. Kjo familje duhet të jetë me të paktën një fëmijë nën moshën
pesëvjecare ose një bonjak nën moshën pesëmbdhjetëvjecare.
Në përcaktimin e shumës së ndihmës sociale rol luan edhe madhësia e familjes. Kjo i bie që për
cdo anëtarë shtesë mbrenda familjes ndihma financiare të jetë më e lartë. Mesatarisht një familje
në nevojë, nga ky program merrë ndihmë financiare nga shteti i Kosovës në vlerën prej 60 Euro
në muaj (2013). Në tërësi ky program social i kushton shtetit të Kosovës në vlerën prej 27.3 milion
(2013) Euro në vit. Nga Komisioni Europian ky program social trajtohet si tejet i suksesshëm
përdallim nga programet e ngjajshme sociale në regjion.
Programi i ndihmës sociale ka bërë që mjetet financiare të orientohen aty ku duhet ku është nevoja,
tek të varfërit. “Rreth 45% të beneficioneve shkojnë në kuartalin më të varfër të popullësisë dhe
vetëm 6% u shkojnë atyre në kuartalin më të pasur. Megjithatë vetëm 23% e të varfërve dhe 34%
e të varfërve në varfëri ekstreme po arrijnë të mbulohen nga ky program (shih EU Commission
and Ëorld Bank, Kosovo: Technical Background Paper on Social Sector, f:12).”
Shteti i Kosovës këtë ndihmë financiare minimale që e jep për personat në nevojë e përdor edhe si
mekanizëm për nxitjen e personave të aftë për punë, që të kërkojnë punë. Fakti që zhvillimi
ekonomik është i ulët, numri i investimeve të huaja është i vogël, shkalla e papunësisë është e lartë,
211
në të cilën hyjnë edhe personat e kualifikuar, jep pak hapësirë dhe shpresë për të nxitur këtë
mehanizëm në punësimin e personave në asistencë sociale.
Shteti i Kosovës në regjion merret si shembull i vetëm dhe i suksesshëm i aplikimit të pensioneve
bazë (themelore) për personat në moshën e shtyrë të pleqërisë. Përfitues të këtij programi janë të
gjthë qytetarët mbi moshën 65 vjec, të cilët posedojnë apo jo përvojë pune të llogaritur. Përvec
kësaj, shteti i Kosovës është ndër të vetmet që ofron pension për personat me aftësi të kufizuara,
shuma e së cilës arrin shumën prej 45 Euro në muaj. Përderisa shuma e pensionit bazë sillet prej
45 – 80 Euro në muaj. Në anën tjetër, Kosova ofron përkrahje materiale edhe për mbi 20 mijë
persona të aftësisë së kufizuar nga mosha 18-64 vjec, të cilët marrin pensione në bazë të kritereve
të paaftësisë, ku duhet të jenë 100% të paaftë për punë. Shuma financiare për çdo individ sillet
rreth 45 Euro në muaj.
Korniza ligjore në Kosovë, përcakton bazat e sistemit pensional të rregullt në Kosovë. Të
punësuarit janë të obliguar të kontribuojnë me 10% të pagës së tyre, gjysma e paguar nga ata dhe
gjysma nga punëdhënësi, në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Kontributet deponohen
në xhirollogarinë individuale dhe investohen në emër të punësuarëve. Interesi i fituar nga
kontributet i rikthehet në xhirollogarinë private, me ç’rast kur i punësuari arrin moshën e
pensionimit shuma totale në xhirollogarinë individuale, kontributi plus interesi, vihet në
dispozicion për financimin e pensionimit të punonjësit. Sistemi pensional i shtetit të Kosovës, vitet
e fundit ka qenë në qendër të kritikës për shkak të humbjeve të konsiderueshme gjatë krizës
financiare të 2008, në të cilën shumë aksione të investuara në tregjet ndërkombëtare humbën vlerën
e tyre.
Një pjesë të mirë të shpenzimeve sociale, shteti i Kosovës e orienton edhe në beneficione financiare
për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe viktimat civile nga lufta e fundit e viteve 1998-
1999 në Kosovë. Viteve të fundit (2014-2015) shteti i Kosovës ka shpreh gadishmëri për të dhënë
beneficion financiar në formën e pensionit të luftës për veteranët e luftës. Një kosto shtesë, duke
marrë në konsideratë edhe kritikat dhe dyshimet lidhur me mbarëvajtjen e procesit të verifikimit
se kush ishte në të vërtetë veteran i luftës. Marrë parasysh ngarkesën e buxhetit të Kosovës,
ekspertët ndërkombëtar vecanërisht ata nga Banka Botërore, tërheqnin vërejtjen për kujdesin që
212
duhet treguar shteti i Kosovës, me rastin e ofrimit të benefisioneve financiare për këtë kategori
sociale.
Përveç kësaj pensione fitojnë edhe ish pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, një forcë
paraushtarake/civile e përbërë nga ish-pjesëtarët e UCK-ës, të cilët u tranformuan në trupa
mbrojtëse nën direktivat e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo skemë pensionale ish-pjesëtarëve të
Trupave Mbrojtëse të Kosovës pas moshës 50 vjecare fitojnë të drejtën e pensionit që do të jetë
70% e mesatarës së pagës së tri viteve të fundit. Në rastet kur ish-pjesëtarët dëshirojnë më herët ta
fitojën të drejtën e pensionimit, pra në moshën 45 vjecare, atëherë ai ka të drejtë të marrë vetëm
50% të mesatares së pagave së tre viteve të fundit.
Shteti i Kosovës ka hartuar strategjinë sektoriale në fushën sociale për periudhën 2009-2014, në të
cilën ajo definon politikat për sigurimin e mirëqenies sociale mbrenda kësaj periudhe kohore.
Përmes kësaj strategjie shteti i Kosovës synon të realizoj mirëqenien sociale nëpërmes pesë
objektivave të përgjithshme si në vijim: E para thekson përkushtimin e shtetit të Kosovës në
shtimin e vendeve të punës dhe përgatitjen profesionale për punëkërkuesit sipas kërkesave të
tregut; E dyta, thekson gatishmërinë e shtetit për të ofruar mbështetje familjes në komunitet për
arritjen e mirëqenies sociale dhe angazhim në zvogëlimin e problemit të varfërisë në Kosovë; E
treta, shteti i Kosovës përcaktohet për shërbime sociale në përputhje me legjislacionin, sistemet
dhe standartet e Bashkimit Europian; E katërta, shteti i Kosovës thekson nevojën për të lidhur
bashkëpunim me vendet e regjionit po edhe me ato të Bashkimit Europian, në drejtim të krijimit
të mundësive për punësim të fuqisë punëtore nga Kosova; dhe e pesta, përcaktimi i shtetit të
Kosovës për sistemin pensional tre shtyllësh, duke e bërë ehde më funksional, më të qëndrueshëm
financiarisht dhe për të gjitha kategoritë e pensioneve.
Për arritjen e të gjitha këtyre objektivave të përgjithshme shteti i Kosovës, ka paraparë zbatimin e
disa veprimeve duke filluar me ngritjen e efikasitetit të mekanizmave shtetëror, në rregullimin e
tregut të punës përmes ofrimit të informacionit, ndërmjetësimit dhe aftësimeve profesionale,
përmirësimin e infrastrukturës fizike, ambientit të punës dhe teknologjisë informative,
përmirësimin e kurrikulave të aftësimit profesional, hapjen e qendrave mobile për aftësim,
aftësimin e stafit trajnues, avogëlimin e papunësisë në mesin e të rinjëve, femrave dhe të
213
punëkërkuesve afatgjatë, kompletimi i kornizës ligjjore për cështjet e punësimit si dhe zhvillimi i
dialogut social. Të gjitha këto masa vepruese, shteti i Kosovës është përcaktuar për realizimin e
objektivit të parë.
Sa i përketë rritjes së mirëqenies sociale përmes ofrimit të mbështetjes për familjen në komunitet,
shteti i Kosovës ka parashikuar masa që i kontribuojnë identifikimit të rasteve të varfërisë ekstreme
dhe posedimi i informacioneve për këto raste, ngritjen e kapaciteteve në nivel komunal për
shërbime social më efikase. Përvec këtyre masave shteti i Kosovës ka përcaktuar si objektiv
specifik decentralizimin e shërbimeve sociale dhe zhvillimin e shërbimeve në komunitet e familje
si dhe përcaktimin e formave alternative të ofrimit të shërbimeve sociale nga organizatat
joqeveritare, organizatat vullnetare etj të cilat promovojnë përfshirjen sociale.
Shteti i Kosovës i ballafaquar me shkallën e lartë të papunësisë sidomos tek të rinjët, ka shprehur
nevojën urgjente të lidhjes së bashkëpunimeve regjionale dhe me vendet e Bashkimit Europian,
me qëllim të dërgimit të fuqisë punëtore të Kosovës në vendet përkatëse. Shteti i Kosovës ka
paraparë të realizojë këtë veprim nëpërmjet marrëveshjeve të binjakëzimit, tërheqjen e investimeve
si dhe projektet e përbashkëta nga partenriteti publiko-privat.
V.5. Koordinimi i politikave të përbashkëta në rajon
Shqipëria dhe Kosova kanë përvoja të ndryshme të mbrojtjes sociale dhe ndërtimit të shtetit social,
të zotëruara edhe nga e kaluara e tyre por edhe si rezultat i kontributit të lartë në rastin e Kosovës,
nga procesi i integrimit europian në rastin e Shqipërisë dhe së fundi edhe nga ndihma e pakursyer
në form konsulente nga organizatat e ndryshme dhe veçanërisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Pas përvojave shumë vjeçare në përpjekje për të gjetur format më të mira të zhvillimit të mbrojtjes
sociale dhe zhvillimit të shtetit social, sot çështja shtrohet se si Shqipëria dhe Kosova të përdorin
përvojat pozitive për tiu përgjigjur jo vetëm sfidave të tyre kombëtare por edhe rajonale. Shtetet
anëtare të Bashkimit Europian kanë zhvilluar modele të ndryshme në ndërtimin e shtetit social dhe
vetëm viteve të fundit me qëllim të krijimit të përafrimeve në fushën e politikave sociale (sidomos
214
me traktatin e Lisbonës) u paraqitë nevoja e zhvillimit të instrumentit të metodës së hapur të
koordinimit për bashkëpunim në nivel të Bashkimit Europian.
Duke përfituar nga rasti i procesit të integrimit europian, Shqipëria dhe Kosova mund të përfitojnë
nga përvoja europiane në përdorimin e metodës së hapur të koordinimit për shkëmbimin e
përvojave në zgjedhjen e problemeve të ndryshme socio-ekonomike. Statusi kandidat i Shqipërisë
dhe së fundi edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Kosovën, obligon këto të
fundit në garantimin dhe respektimin e të drejtave sociale përmes bashkëpunimit ekonomik,
lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe forcave të lira të punës, dhe tregtisë së lirë.
Meqenësë garantohet lëvizja e lirë e forcës së punës, atëherë shtetet duhet të koordinojnë politikat
e tyre sociale me qëllim të paraqitjes sa më efikase karshi këtyre sfidave.
Vlen të theksohet se vendet e Ballkanit Perëndimor (veçanërisht Kroacia) janë duke u ballafaquar
me një lëvizje të fuqisë punëtore drejtë vendeve të Bashkimit Europian. Një lëvizje e tillë është
edhe në Shqipëri dhe Kosovë, megjithatë një lëvizje e tillë është e përmasave më të vogëla. Viteve
të fundit ka lëvizje drejt vendeve të BE-së (veçanërisht në Gjermani) të stafit të kualifikuar
mjekësorë. Megjithatë, me zhvillimin e politikave të përbashkëta në mes të Shqipërisë dhe
Kosovës, mund të gjenerohet një treg i përbashkët stabil për arsye të dyja vendet i përkasin të
njejtit komb, kanë gjuhë dhe kulturë të njejtë, lëvizja në mes të dy vendeve është mjaft e shkurtër,
dhe më kryesorja kostoja e fuqisë punëtore është e ulët në të dyja vendet.
Integrimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka imponuar në zhvillimin e politikave të
përafërta sociale në nivel rajonal. Politika këto që kërkojnë një sistem social të qëndrueshëm dhe
garantimin e të drejtave sociale për të gjithë qytetarët kudo që jetojnë ata. Vendet e Ballkanit
Perëndimor, posaçërisht Shqipëria dhe Kosova, kanë nevojë të unifikojnë terminologjinë nga fusha
e politikave sociale, të korespondojnë në mes vete me statistikat zyrtare, të zhvillojnë metodat e
ndërhyrjes sa me efikase dhe efiçiente, si dhe të ndërtojnë standardet e sistemeve të tyre sociale.
Të dyja këto vende kanë nevojë për të përfituar nga përvoja e njëra-tjetrës në zhvillimin e shtetit
social dhe në zhvillimin e instrumenteve të mbrojtjes sociale, duke ndarë praktikat më të mira të
financimit dhe qëndrueshmërisë së tyre, dhe raportit të tyre në mes shtetit, tregut dhe partenerëve
social.
215
REKOMANDIMET
Rekomandimet e dalura nga ky studim lidhen me nevojën e koordinimit në mes të Shqipërisë dhe
Kosovës në shkëmbimin e përvojave të tyre të ndërtimit të shtetit social, instrumenteve të mbrojtjes
sociale, mënyrës së financimit të tyre, raportit në mes të qytetarëve dhe shtetit, pastaj në mes të
shtetit, tregut dhe partnerëve sociale. Të dyja vendet kanë përvoja tërësisht të ndryshme në
ndërtimin e shteteve të tyre sociale, Shqipëria me zhvillimin e sistemit të saj sipas modelit të
Bismarkut dhe Kosova me zhvillimin e shtetit social sipas modelit të Beverixhit. Këto modele kanë
përparësitë dhe mangësitë e tyre në raport me njëra tjetrën, andaj bazuar edhe në faktorët e tyre të
brendshme dhe nga e kaluara e tyre, të dyja vendet mund të jenë shembuj të mirë për njëra tjetrën
në kërkim të zgjidhjes së metodave më të mira në zgjedhjen e problemeve të tyre sociale.
Të dyja vendet janë në proces të integrimit europian, andaj ato janë të detyruara që të bëjnë
përshtatjen e kuadrit të tyre ligjorë dhe të zhvillojnë politika publike sipas standardeve të
Bashkimit Europian.
1. Studime për shtetin social janë të pakta pothuajse nuk ka fare për studimin e tipologjisë së
shtetit social në vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj shtrohet nevoja dhe interesi për studime
të mëtutjeshme nga ana e studiuesve të ndryshëm me qëllim të paraqitjes së modeleve më të
mira, trajtimit të problemeve sociale dhe krahasimit të sistemeve të ndryshme sociale në rajon.
2. Tipologjinë e shtetit social Esping-Andersen e ndërton në bazë të shtrirjes së shkallës së
dekomodifikimit në shoqëri. Megjithatë, qasja e Esping-Andersenit kritokohet ashpër për
shkak të orientimit të saj kryesisht në vlerësimin e beneficioneve sociale dhe jo në shërbime
sociale. Kritika të ashpëra qasja e tij ka edhe sa i përketë ngurtësisë së aplikimit të modeleve
të tij në vende të tjera jashtë Perëndimit, kryesisht në amerikën latine, vendet ish-komuniste,
vendet aziatike etj. Esping-Andersen nuk njeh modele të tjera të shtetit social me arsyetimin
se të gjitha shtetet kalojnë nëpër një fazë tranzicioni drejt fazës finale të arritjes së njërit nga
modelet e përcaktuara nga ai. Shqipëria dhe Kosova janë duke kaluar nëpër një tranzicion të
216
zhvillimit të shtetit të tyre sociale, dhe procesi i integrimit europian është jashtëzakonisht
ndihmues në përafrimin e politikave të tyre sociale me vendet e Bashkimit Europian të cilat
janë të shpërndara në këto tre modelet e Esping-Andersenit.
3. Përderisa në rastin e Shqipërisë ka studime serioze lidhur me rolin dhe përgjegjësin e shtetit
social, në Kosovë mungojnë studime të tilla, sidomos studime kritike lidhur me modelin e
mbrojtjes sociale të ndërtuar nga administrata ndërkombëtare në Kosovë. Studimet e tilla duhet
të reflektojnë përparësitë dhe mangësitë e një modeli të tillë gjithnjë duke e interpretuar dhe
analizuar atë nën kushtet e faktorëve të brendshëm social, sidomos karshi sfidës së saj me
sigurimin e fondeve pensionale për veteranët e luftës.
4. Shteti social është prodhim europian, andaj Shqipëria dhe Kosova duhet të përfitojnë nga
modelet e ndryshme të shtetit social në vendet europiane, me qëllim të përvetësimit të modelit
më të qëndrueshëm dhe më të përshtatshëm për faktorët e tyre të brendshëm social.
5. Të dyja vendet ballfaqohen me probleme sociale sidomos me shkallë të lartë të varfërisë dhe
papunësisë, andaj ato duhet të zhvillojnë dialogun social me partnerë të ndryshëm dhe procesi
i bërjes së politikave sociale dhe ai i vendimarrjes të jetë sa më transparent dhe me një
përfshirje të gjerë të akterëve social.
6. Shqipëria dhe Kosova ballafaqohen me probleme të ndryshme sociale si varfëria, papunësia,
andaj ato duhet të zhvillojnë praktikat më të mira për zbutjen e tyre përmes shkëmbimit të
përvojave më të mira dhe përvetësimit të standardeve dhe asistencë teknike nga Bashkimi
Europian.
7. Të dyja vendet duhet të reformojnë mekanizmat e tyre shtetëror që janë përgjegjëse për
zhvillimin dhe implementimin e politikave sociale me qëllim të shmangies së abuzimeve në
detyrë, veprimeve korruptive dhe me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efiçiencës së tyre në
ndërtimin e një sistemi social funksional dhe të qëndrueshëm.
8. Filozofia bazë e sistemeve të sigurimeve shoqërore është solidariteti midis brezave. Me qëllim
të krijimit të qëndrueshmërisë financiare të dyja vendet mund të aplikojnë metodat e financimit
217
të realizuara përmes një kombinimi të parimit të solidaritetit midis brezave. Të dyja vendet
mund të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga kushtet e favorshme socio-demografike që kanë,
në të cilat pjesa më e madhe e popullësisë është e moshës së re.
9. Nga përvoja rajonale por edhe nga vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria dhe Kosova mund
të përvetësojnë praktikat më të mira në zhvillimin e sistemeve të integruara të mbrojtjes sociale,
përmes integrimit të ndihmave sociale, shërbimeve sociale, beneficioneve në rast papunësie,
dhe agjencitë e punësimit.
10. Shqipëria dhe Kosovë edhe pse me një popullësi të re, megjithatë ato duhet përcjellur trendet
rajonale të plakjes së popullësisë, andaj sistemet e tyre të mbrojtjes sociale duhet të përshtaten
për të përballuar sfidën e plakjes së popullësisë, riorganizimin e tregut të punës, strukturën e
familjes dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal, dhe sidomos ikjen e stafit të kualifikuar.
11. Zhvillimi i rrjeteve të bashkëpunimit në mes të institucioneve përgjegjëse për politikat sociale
në Shqipëri dhe Kosovë, e bënë të domosdoshme zhvillimin e politikave të përbashkëta sociale
në nivel kombëtar me qëllim për gjetjen e zgjidhjeve më të mira në ballafaqim me probleme të