Top Banner
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë, më 02.11.2016, ora 11:00 Drejton mbledhjen: Albana Vokshi kryetare e Komisionit Rendi i ditës: 1. Seancë dëgjimore publike me institucionet përkatëse “Për gabimin mjekësor në shëndetësi”. 2. Projektrezoluta “Për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit, si dhe mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut”. Marrin pjesë: Albana Vokshi, Klodiana Spahiu, Bujar Kllogjeri, Eduard Bejko, Ilir Pendavinji, Ylli Ziçishti, Olta Xhaçka, Erjeta Alhysa, Bedri Mihaj, Albina Deda, Roland Keta, Arbjola Halimi, Omer Mamo, Mesila Doda, Mirela Ferracaku dhe Petrit Vasili (deputet zëvendësues). Mungon: Vangjel Tavo. Të ftuar: Fatmir Brahimaj President i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë Sabri Skënderi – President i Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë Nikoll Deda - President i Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë Gazmend Bejtja përfaqësues i OBSH-Isuf Kalo specialist i Mjekësisë Ligjore
26

KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik...

Feb 22, 2018

Download

Documents

tranthu
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

PROCESVERBAL

Tiranë, më 02.11.2016, ora 11:00

Drejton mbledhjen:

Albana Vokshi – kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

1. Seancë dëgjimore publike me institucionet përkatëse “Për gabimin mjekësor në

shëndetësi”.

2. Projektrezoluta “Për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit, si dhe

mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve në mbrojtjen e vlerave

demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut”.

Marrin pjesë:

Albana Vokshi, Klodiana Spahiu, Bujar Kllogjeri, Eduard Bejko, Ilir Pendavinji, Ylli

Ziçishti, Olta Xhaçka, Erjeta Alhysa, Bedri Mihaj, Albina Deda, Roland Keta, Arbjola Halimi,

Omer Mamo, Mesila Doda, Mirela Ferracaku dhe Petrit Vasili (deputet zëvendësues).

Mungon:

Vangjel Tavo.

Të ftuar:

Fatmir Brahimaj – President i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

Sabri Skënderi – President i Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë

Nikoll Deda - President i Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë

Gazmend Bejtja – përfaqësues i OBSH-së

Isuf Kalo – specialist i Mjekësisë Ligjore

Page 2: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

2

HAPET MBLEDHJA

Albana Vokshi - Mirëmëngjesi!

Fillojmë mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Sot në rendin e ditës kemi dy çështje. Çështja e parë është seancë dëgjimore publike

me institucionet përkatëse “Për gabimin mjekësor në shëndetësi”. Për këtë çështje kemi pasur

disa kërkesa nga ana e mjekëve dhe institucioneve të pavarura.

Pika e dytë e rendit të ditës është projektrezoluta “Për dënimin e krimeve të

komunizmit ndaj klerit, si dhe mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve në

mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore te njeriu”, propozim i Grupit

Parlamentar i Partisë Demokratike.

Të ftuar në komision, për pikën e parë të rendit të ditës, kemi presidentin e Urdhrit të

Mjekut, zotim Fatmir Brahimaj, presidentin e Urdhrit të Infermierëve, zotin Sabri Skënderi dhe

presidentin e Urdhrit të Stomatologëve, zotin Nikoll Deda.

Faleminderit, që jeni sot prezentë!

Gjithashtu, të ftuar nga OBSH-ja kemi zotin Gazmend Bejtja dhe nga mjekësia ligjore

zotin Isuf Kalo, i cili ka bërë edhe disa studime.

Atëherë, një pjesë të mendimeve, sugjerimeve dhe propozimeve tuaja ne i kemi marrë

në mënyrë elektronike, ndaj shkurtimisht dua që secili prej jush të na shprehte mendimet,

sugjerimet apo shqetësimet që keni në lidhje më atë që quhet “gabimi mjekësor në shëndetësi”.

Fjalën e ka presidenti i Urdhrit të Mjekut, zoti Fatmir Brahimaj.

Fatmir Brahimaj - Faleminderit për ftesën, zonja kryetare!

Ky është një problem shumë i rëndësishëm për praktikën e përditshme mjekësore,

sepse të gabuarit në mjekësi është një fenomen i lashtë aq sa vetë mjekësia. Një nga postulatet

e para që na kanë lënë latinët është primum non nocere, pra “së pari mos dëmto”, sepse ka

arsye objektive dhe subjektive për të cilat gabohet. Gabimi është njerëzor dhe për pasojë ka

nevojë për një trajtim njerëzor.

Në botën e qytetëruar gabimi vetëdeklarohet nga mjeku që gaboi, sepse janë realizuar

dy probleme: së pari, asiguracioni profesional, që mbulon dëmshpërblimin si pasojë e të

gabuarit.

Së dyti, në kodet civile përkatës të shteteve të huaja është ndarë koncepti “mjekim i

pakujdesshëm” apo “neglizhencë mjekësore” nga gabimi mjekësor, nga fatkeqësitë mjekësore

dhe nga konceptet e tjera, që këto vende ua kalojnë për gjykim trupave vetërregullues

Page 3: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

3

profesionalë, siç është Urdhri i Mjekut, shoqatat mjekësore, dhomat e mjekëve e kështu me

radhë sipas emërtesave që kanë.

Në të gjithë botën gabimet ndahen: së pari, në gabime të mjekësisë. Mjekësia ende

nuk është një shkencë ekzakte, edhe pse protokollet përpiqen ta disiplinojnë fort praktikën e

përditshme mjekësore, por studimet klinike kanë vërtetuar se ato nuk e garantojnë 100%

suksesin.

Së dyti, në gabime të sistemeve shëndetësore, domethënë, gabime që ne bëjmë për

shkak të rregullave, urdhëresave apo ligjeve që kemi sajuar për të disiplinuar shërbimet

shëndetësore.

Së treti, në gabime të personelit. Këto gabime ndahen në disa kategori, si: gabime nga

paaftësia; gabime për shkak të kushteve; gabime për shkak të rrethanave, në të cilat ndodhet

mjeku e kështu me radhë.

Neni 96 i Kodin Penal, që i dedikohet mjekimit të pakujdesshëm nuk e specifikon

qartë këtë gjë. Prandaj sugjerimi ynë i parë është që mjekimi i pakujdesshëm të ndahet qartë

nga gabimi mjekësor, nga fatkeqësia mjekësore dhe të njihet rreziku mjekësor i justifikuar. Pra,

kur një person u drejtohet strukturave shëndetësore gjithnjë mbart me vete një risk.

Në të gjitha kartelat shëndetësore në botë thuhet: “Hyri me këtë diagnozë”, pastaj në

diagnozën përfundimtare përcaktohen disa fate, si: del i shëruar; del i përmirësuar; del njësoj;

del i rënduar ase del edhe i vdekur. Këto janë standardet botërore, të cilat nuk i kemi shpikur

ne, por ne thjesht i aplikojmë.

Rëndësi edhe mjekimi i pakujdesshëm, në mënyrë që edhe kjo të ndahet, sepse ne nuk

kemi standarde të kujdesit shëndetësor të saktësuara si disa vende të tjera, të cilat kanë një nivel

standardi kujdesi që mbrohet me ligj. Pra, duhet të ketë një nivel të tillë, ku të thuhet se deri

këtu është steka, por nëse do të kalohet ky nivel, atëherë quhet neglizhencë mjekësore dhe

ndëshkohesh.

Sugjerimi i dytë është për shkak të gabimeve që shikojmë në implementimit e këtij

Kodi. Në procese gjyqësore merren mjekë ligjorë, të cilët bëjnë ekspertiza ligjore, sepse mjeku

ligjor është i aftë të përcaktojë shkakun e vdekjes, por nëse do t’i referohemi përkufizimit që

Traktati i Mjekësisë Ligjore ka bërë për mjekimin pakujdesshëm, aty thuhet: “Mjekimi i

pakujdesshëm konsiderohet kryerja ose moskryerja e një veprimi, të cilin një person i

kujdesshëm nuk do ta bënte”. Pra, përveç argumenteve të tjera, që thashë më parë për

standardin, për kujdesin shëndetësor e të tjera, kërkohet një logjikë mjekësore dhe për pasojë

duhet një ekspert i fushës, që do të përcaktojë nëse mjeku, i cili akuzohet për mjekim të

pakujdesshëm ka shkelur një protokoll apo një standard të kujdesit. Pra, rrethanat se si është

Page 4: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

4

bërë një mjekim i pakujdesshëm dhe veprimet e tjera përcaktohen nga shkenca mjekësore dhe

logjika mjekësore. Gjithashtu, në praktikë avokatët që mbrojnë mjekët, duke e parë këtë fakt,

kërkojnë një ekspert të dytë që të bëjë një ekspertizë të re.

Unë mendoj se eksperti mjekoligjor është shumë i nevojshëm për të përcaktuar që në

fillim konkluzionin përfundimtar nëse kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm, apo jo.

Praktikisht mjeku ligjor thirret për të bërë një konsulencë me specialistin. Por unë

mendoj se nëse eksperti emërohet ai do të angazhohet më shumë dhe përgjegjësia është direkte.

Nuk është njësoj të japësh një opinion se të pyeti dikush dhe të ulesh ta studiosh çështjen dhe

më pas të nxjerrësh një konkluzion. Prandaj, për këto argumente që përmenda edhe sugjerimi

i dytë mendoj se është i rëndësishëm për ta caktuar qartë në Kodin e Procedurës Penale.

Faleminderit!

Albana Vokshi - Faleminderit, zoti Brahimaj!

Atëherë, zoti Skënderaj, fjala për ju.

Sabri Skënderi – Në bashkëpunim me të tri urdhrat profesionalë, kemi kohë që e

kemi diskutuar këtë problematikë dhe jemi të gjithë të të njëjtit mendim.

Ajo që na shqetëson edhe neve është se në ligjet tona organike të urdhrave

profesionale parashikohet se misioni ynë është mbrojtja e pacientëve nga kequshtrimi i

profesionit. Ne jemi anashkaluar dhe nuk po gjejmë hapësira për ta bërë misionin tonë, sepse

menjëherë problematika kalon në prokurori dhe prokuroria jep një urdhër pezullimi apo një

vendim. Profesionistët hallakaten jo vetëm për momentin, por për kohë një kohë të gjatë, duke

kërkuar avokatë apo duke kërkuar ekspertë për të vërtetuar pafajësinë e tyre.

Në emër të të gjithë profesionistëve dua të ndodhë ndryshimi që ne propozojmë, pra

ky amendim në Kodit Penal dhe në Kodin i Procedurës Penale, për t’i ndarë këto gabime, pasi

gabimet mjekësore nuk duhen trajtuar si krime, që shkojnë pastaj në arrestime dhe në pezullime

të menjëhershme nga puna.

Ligjet duhet të akordohen me njëra-tjetrën, sepse ka ndodhur që një infermier është

pezulluar për një vit nga puna vetëm për një injeksion. Infermieri është paditur me një urdhër

prokuroria se kishte bërë një gabim të rëndë dhe i është dashur të rrijë një vit të tërë pa punë

derisa u bënë disa ekspertiza, u bënë disa gjyqe dhe më pas u rikthye në punë si i pafajshëm.

Për këtë arsye duhet të bëhen ndryshime në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale,

pasi gabimet mjekësore nuk duhen trajtuar si krime. Kjo është kërkesa e Urdhrit të Infermierit.

Fatmir Brahimaj – Nëse më lejoni, dua të bëj një sqarim?

Po t’i referohemi vitit 2015, janë dënuar me burgim 12 mjekë. Në SHBA analiza e

strukturës së vdekshmërisë të popullatës për vitin 2015 nga gabimet mjekësore radhitet si

Page 5: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

5

shkaku i tretë dhe janë rreth 280 e ca mijë vdekje nga gabimet mjekësore të evitueshme. Pra,

pas sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve tumorale vijnë gabimet mjekësore.

Në vitin 2015 në SHBA janë dënuar vetëm 3 mjekë për arsyet që i përmenda më sipër,

që gabimet mjekësore nuk...

Albana Vokshi – 12 mjekë janë dënuar apo proceduar?

Fatmir Brahimaj – Janë proceduar 12 mjekë. Këtë vit, deri tani, janë në procedim 8

mjekë.

Në numrin e fundi të buletinit kam bërë një artikull të gjatë me shumë materiale, të

cilin ua kam dhënë edhe kolegëve, por mund ta shikoni edhe ju në faqen tonë të internetit, ku

ilustrohen më me hollësi gabimet mjekësore. Ne jemi në një situatë të tillë, që nëse gabon në

profesionin tonë duhet të përballesh me gjykatat, me administratën, me urdhrat e

profesionistëve, me publikun, me pacientin apo me familjarët, që është histori më vete, pasi

shkon deri te kërcënimet të tipit si “do të vras”, “do të pres” e të tjerë.

Në situatën ku ndodhemi është e domosdoshme të ndahet gabimi mjekësor nga

mjekimi i pakujdesshëm. Madje do të ishte më mirë që gjatë hetimeve gjykata të caktonte se

nuk kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm, por me gabim mjekësor, sepse ne kemi trupat

tanë të gjykimit profesional që gjykojnë rastet. Ndaj, do të ishte mirë që gjykata, siç bën me

shkeljet e etikës, që kur konstaton se nuk ka mjekim të pakujdesshëm, por shkelje të etikës na

e drejton rastin neve, të veprojë edhe me rastet e gabimeve mjekësore. Në vendet e tjera mjekët

e kanë më mirë të shkojnë në gjykatë se te Urdhri i Mjekëve apo te dhomat e mjekësve, sepse

profesionistët me njëri-tjetrin i hyjnë në detaje gabimit dhe e zbulojnë në përmasat reale të tij.

Faleminderit!

Albana Vokshi - Faleminderit!

Atëherë, zoti Deda, keni diçka për të shtuar apo jeni në union në mendime?

Nikoll Deda – Dua të shtoj diçka.

Albana Vokshi - Në rregull.

Nikoll Deda - Së pari, përshëndes iniciativën ligjore për dekriminalizimin e gabimit

mjekësor.

Kolegët, si mjekë të vjetër, nuk e diferencuan se dekriminalizimi është në shërbim të

pacientëve. Penalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë

një rrezik për pacientin, pra është në dëm të pacientit, në dëm të qytetarit.

I gjithë represioni që bëhet ndaj specialistit është se ftohtësia e doktorit shndërrohet

me ftohtësinë e specialistit. Pra, duhet t’jua bëjmë të qartë qytetarëve se ulja e dekliminalizimit

të gabimit mjekësor është në shërbim të tyre, sepse nëse mjeku është i kërcënuar përballë

Page 6: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

6

rreziqeve mjekësore, atëherë kthehet në ftohtësi dhe u ulet iniciativa shkencore për profesionin

dhe të gjitha këto bien në dëmin e profesionit, në dëmin e qytetarëve.

Sot është rritur rreziku i shërbimit shëndetësor, sepse janë rritur penalitetet për

mjekun. Ky është një handikap, sepse shërbimet shëndetësore janë rritur si asnjëherë tjetër dhe

penalitete kaq të mëdha në mjekësi janë nonsens. Kështu që unë e përkrah dhe e mbështes

iniciativën ligjore për dektiminalizimin e gabimit mjekësor, e cila është në shërbim të qytetarit.

Të gjitha veçoritë që përmendën kolegët, kjo duhet të jetë qartë, janë në shërbim të

ngritjes profesionale, sepse shërbimi, në fund të fundit, shkon te suksesi i atij që mjekohet.

Protokolli i mjekimit ka një neglizhencë shumë të madhe, sepse bota ka në një protokoll

mjekimi shumë ekzakt. Ligjvënësit duhet të detajojnë që mjeku që penalizohet duhet të ruhet

edhe jashtë veprimeve sektoriale, sepse nëse do të ankohemi të gjithë do të shkojmë drejt

popullit më të penalizuar në botë. Atëherë, ligjvënësi duhet ta ketë parasysh këtë defekt, sepse

po shkojmë drejt penaliteteteve maksimale në të gjitha fushat dhe ky është nonsens.

Faleminderit!

Albana Vokshi – Faleminderit!

Atëherë, profesor Kalo.

Isuf Kalo – Unë do t’i përgjigjem direkt pyetjes. Pa dyshim jam dakord që të

ndryshohet kjo që po ndodh tani lidhur me gabimin mjekësor.

Për të mos e zgjatur, po i referohem një autori amerikan, i cili është jurist dhe merret

direkt me gabimet mjekësore. Ai ka sjellë termin “gabim mjekësor në detyrë”. Çfarë do të thotë

“në detyrë”? Marcaseni thotë: “Në qoftë se gabimi ndodh gjatë ushtrimit të ndihmës mjekësore,

ajo nuk na e vret ndërgjegjen, sepse ne e bëjmë me gjithë zemër dhe gjithmonë me qëllim të

mirë”. Pra, nëse një mjek bën një gabim në detyrë, quhet gabim i bardhë, por në qoftë se po ky

mjek shtyp një kalimtar me makinë sepse po shkon me pushime, natyrisht ai shkon në burg.

Unë do t’ju lexoj tekstualisht se çfarë ka thënë : “E rëndësishme është që të mos

harrojmë se gabimi mjekësor në detyrë është një çështje ligjore civile dhe jo penale. Kjo nuk

synon të ndëshkojë keqbërësin, duke i hequr mjekut licencën apo duke mbyllur spitalet, por

synohet që të kompesohet puna duke u dëmshpërblyer me para për dëmet dhe humbjet e

pësuara”.

Unë dua ta shoh pak më gjerë problemin, e vlerësoj shumë të drejtë veprimin e bërë

nga dy kolegët, të cilët i janë drejtuar zotit Meta dhe kanë hapur këtë çështje, por kjo duhet të

korrigjohet. Nuk më vjen mirë që ata e shikojnë problemin thjesht si proteksion të mjekëve,

sepse çështja e gabimeve mjekësore dhe e rreziqeve që ka sistemi shëndetësor dhe kujdesi

shëndetësor është një çështje e madhe, që, në radhë të parë, dëmton vetë pacientët, madje mund

Page 7: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

7

të dëmtojë edhe mjekun. Pra, jemi në një situatë të tillë, që çështja e sigurisë në spitale ka të

bëjë me rreziqet që ekzistojnë në spitale dhe vetiu kanë të bëjnë me infrastrukturën; me

medikamentet që përdoren, me ndërhyrjet që kryhen, me ritmin e punës e kështu me radhë.

Pra janë disa rreziqe ose infeksione që marrin të shtruarit atje. Janë rreziqe që një ditë

mund të na çojnë në një situatë të tillë, siç ndodhi për shembull me pacienten te onkologjiku.

Rasti i pacientes te onkologjiku quhet eventsentineri. Çfarë do të thotë? Do të thotë

një ngjarje e bujshme, që befas na ndihmon të hedhim vështrimin që si e paskemi lejuar ne

këtë situatë. Pra, është ngjarja e bujshme që na bën ne të ndërhyjmë për të përmirësuar sistemin.

Unë do të thosha se për të gjykuar një sistem shëndetësor apo një institucion

shëndetësor se sa i sigurt është, dhe po sqaroj këtu, instituti amerikan i mjekësisë në vlerat që

bën për cilësinë të parën ka sigurinë. Në qoftë se spitali është i pasigurt të mirat e tij të tjera

nuk vlejnë. Për shembull në procesin e akreditimit në qoftë se nuk kanë kaluar standardet e

sigurisë nuk vazhdohet më tutje.

Në çështjen e sigurisë janë tri pyetje që duhet t’i japim për sistemin shëndetësor apo

institucionin:

E para, në çfarë mase dëmtohen shëndetërisht të sëmurët?

E dyta, në çfarë mase personeli e tregon vetë gabimin dhe mbi këtë bazë sa bëjnë

përmirësimin e tyre?

E treta, në çfarë mase pacientët e dëmtuar kompensohen për dëmin që bëjnë?

Në të tria këto pyetje përgjigja për sistemin shëndetësor është se ne nuk raportojmë sa

dëme u bëhen të sëmurëve në spitale. Ne nuk kemi ndërgjegjen e raportimit, sepse terrori i

frikës dhe kjo çështja e penalizmit vetëm e shton dhe frika e bën që të fshihen gabimet dhe ne

humbasim një rast të artë për të përmirësuar vetveten.

Pra, qasja e re është se nuk është gabim të gabosh. Gabim është të mos e tregosh dhe

të mos mësosh nga gabimet. Pra, në këtë kulturë që ne të besojmë të pandodhurën dhe që të

reagojmë, ne jemi në stadin zero.

Ne jemi zero në një pikë delikate prej nga vjen edhe çështja për të cilën jemi mbledhur

sot. Ne nuk e kompensojmë pacientin. Kudo në botë është procesi që quhet ilitigjimi. Në

Amerikë kjo është një modë shumë e madhe dhe mijëra avokatë hedhin në gjyq spitalin dhe

sistemin shëndetësor dhe marrin përfitime financiare për të sëmurët.

Ne deri më sot u kemi hyrë në hak të sëmurëve dhe meqë të sëmurët nuk

kompensohen, ne marrim fusim në burg doktorët që t’u japim një satisfaksion moral që të

thonë: Ja ua nxorëm të drejtën.

Page 8: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

8

Nuk fiton gjë i sëmuri nga burgimi i mjekut. Asgjë. As spitali, as shoqëria nuk fiton.

Pra, këtu duhet të dalin disa detyra që ne nuk kemi siguracione të spitalit, siguracione të

mjekëve që janë të ekspozuar në ndërhyrje të tilla. Kjo është një masë që duhet menduar.

Sistemi ynë shëndetësor nuk është i sigurt. Në Amerikë, apo kudo raportojnë. Pra,

është një tregues që quhet vdekje të evitueshme, që janë vdekje që nuk duhet të ndodhin, po të

merren masa të duhura.

Edhe në Perëndim, në BE popullatës i raportojnë edhe vdekjet e evitueshme, i

raportojnë popullatës, spitalit se sa është përqindja e infeksioneve spitalore. A e dini ju që në

analizën vjetore asnjëherë nuk raportohet se sa ka qenë vitin e kaluar dhe sa është infeksioni

spitalor? Është jashtëzakonisht i shpeshtë te ne, 4 herë më shumë se në vendet e BE-së. Pra, ka

shumë gabime dhe dëme që mbeten të paevidentuara, sepse ne kapemi vetëm pas ngjarjeve

sentinelë, që bëjnë bujë dhe harrojmë që në jetën e përditshme të sëmurëve u bëhen shumë

dëme.

Së fundi, dua të them se çështja e sigurisë duhet parë jo vetëm për të sëmurët, por edhe

për personelin. Ne kemi mjekë që infektohen, mjekë që kanë vdekur në krye të detyrës, mjekë

të dhunuar e të tjera. Pra, duhet parë edhe për bluzat e bardha.

Mjedisi i spitalit është i pasigurt dhe duhet një politikë menaxheriale e menaxhimit të

riskut dhe të gabimeve, duhet një platformë për të bërë hapa konkretë. Nuk është çështje e

fajësimit, e demonizimit të njërit apo tjetrit, por ne duhet të marrim eksperiencat nga jashtë,

për të cilat ne e dimë nga vijnë rreziqet dhe gabimet, të merremi me to me një plan konkret, me

një llogaridhënie publike se ku jeni, sepse nuk është turp të thuash se ndodhin gabime. Siç u

tha këtu, mjekësia nuk është shkencë ekzakte, nuk është perfekte, e aq më tepër mjekësia jonë

që ka shumë mangësi dhe ne i kuptojmë.

Faleminderit!

Albana Vokshi - Faleminderit, zoti Kalo!

Në fakt, për fat të keq, duhet të ndodhin ngjarje të tilla tragjike që ne të gjithë të

reflektojmë, të mendohemi dhe të mundohemi të punojmë apo të bashkëpunojmë për të parë

çfarë mund të përmirësohet në sistemin aktual, sigurisht, për të mbrojtur pacientët, por edhe

bluzat e bardha, që shpeshherë ndodhen në kushte jo të mira përballë presionit të shumanshëm.

Së fundi, ne kemi ftuar edhe Gazmend Bejten për të na dhënë shkurtimisht eksperienca

të asaj që ka punuar apo ka parë OBSH-ja në vendet e tjera dhe çfarë mund të sugjeroni ju të

shikohet edhe në kontekstin shqiptar.

Gazmend Bejtja – Faleminderit, zonja kryetare!

Të nderuar deputetë,

Page 9: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

9

Në emër të Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, ju falënderojmë

për ftesën!

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ndjek me shumë vëmendje të gjitha

zhvillimet në sektorin e shëndetësisë, e ka me mandat dhe çështja e sigurisë së pacientit apo

sigurisë ndaj institucioneve shëndetësore është shumë themelore.

Në vitin 2002 Asambleja e Shëndetit ka miratuar një rezolutë pikërisht për sigurinë e

pacientit. Të dhënat tregojnë se në vendet e zhvilluara 1 në 10 pacientë dëmtohet ndërkohë që

merr kujdes në spital. Për vendet në zhvillim, kuptohet që kjo shifër mund të jetë shumë e lartë.

Sikurse e tha edhe profesor Kalo, kostoja që lidhet me elementet e pasigurisë apo

incidentet e sigurisë së pacientit, shkon në miliarda dollarë. Në disa vende të zhvilluara kostot

që lidhen me paditë, me dëmshpërblimet, me spitalizime dytësore, tretësore, mjekimi i

infeksioneve spitalore e të tjera shkojnë nga 6 deri në 29 miliardë dollarë në vit.

Qëndrimi i Organizatës Botërore të Shëndetësinë është që duhet të ekzistojë një

kulturë e ndryshuar në institucionet shëndetësore, e cila konsiston në vetëraportim. Pra,

personeli mjekësor e njeh faktin që gabimi mjekësor është fakt, është edhe i pashmangshëm,

por duhet të minimizohet dhe duhet të njihen shkaqet në themel të këtyre gabimeve mjekësore

për ato që janë.

Praktikisht, inkurajimi i vetëraportimit duhet bërë nga personeli mjekësor, mjekët

infermierë dhe ndoshta duhet edhe një vlerësim i pavarur nga komisionet mjekësore, të cilat

mund të jenë ndërspitalore, trupat e profesionistëve të shëndetësisë apo nga eksperienca të

ngjashme në botë. Para jush kemi shpërndarë edhe një eksperiencë nga Mbretëria e Bashkuar,

për mënyrën si është organizuar prej dekadash auditimi, vlerësimi dhe korrigjimi i incidenteve

që lidhen me vdekshmërinë amtare, prenatale, foshnjore e të tjera me radhë. Është një

eksperiencë angleze, që është tashmë një rast studimor.

Në fakt, në momentin që instalohet mekanizmi i vetëraportimit, i kontrollit nga trupat

e profesionistëve dhe gjetja e shkaqeve, për të cilat ekziston një klasifikim nga Organizata

Botërore e Shëndetësisë, që mund të jenë në themel të një gabimi mjekësor, lidhen si me

personin, me mjedisin, me spitalin, me organizimin, me sistemin e me shumë gjëra të tjera,

inkurajohet gjithmonë një përmirësim i vazhdueshëm i performancës dhe i punës.

Sigurisht që përfshirja e shoqatave të pacientëve është kyç në këtë drejtim. Në fakt,

ekzistojnë shumë materiale, ekzistojnë shembuj në botë, që tregojnë se gabimi mjekësor është

universal, nuk ekziston vetëm në Shqipëri. Në fakt, zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

është e gatshme, që, sipas kërkesës suaj, të shikojë mundësinë t’ju përgjigjet me ekspertizë

ndërkombëtare, me modele të vendeve të tjera apo edhe me materiale të ndryshme burimore.

Page 10: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

10

Faleminderit!

Albana Vokshi – Faleminderit shumë OBSH-së për të gjithë mbështetjen e

deritanishme!

Isuf Kalo – A mund të shtoj diçka në lidhje me vetëraportimin?

Vetëraportimi është shumë i vështirë për t’u bërë, sepse ka një sërë barrierash. Në

Danimarkë e në disa vende të tjetra, ka një ligj të posaçëm, i cili merr në mbrojtje nga çdo

ndëshkim, qoftë administrativ, qoftë ligjor atë që ka raportuar gabim. Pra, kjo bën që ai të jetë

i sigurt dhe të jenë shumë më të shpenguar për ...

Albana Vokshi – E qartë.

Atëherë, kush ka pyetje nga kolegët deputetë?

Dua të sqaroj se kjo është vetëm hapja e një debati, që mund të jetë proces i gjatë,

mund të marrë kohë pas ngjarjeve të fundit. Bazuar në kërkesën që disa mjekë i kanë bërë

Kryetarit të Kuvendit, por edhe komisionit, menduam t’ju dëgjonim. Më tej, sigurisht, sikurse

e përmenda do të jetë një proces jo i shkurtër, që duhet menduar mirë; duhen bërë ndërhyrje

qoftë në Kodin Civil, qoftë në atë Penal. Kjo do të shkojë edhe në komisionet e tjera, por,

sigurisht, ka nevojë për një diskutim dhe për një debat ku të ketë gjithëpërfshirje. Pra, nuk

vendoset këtu, por do të marrë një kohë relativisht më të gjatë.

Kush ka pyetje për të ftuarit?

Po, zoti Ziçishti.

Ylli Ziçishti – Profesor Isufi tha: “Nuk e kuptojmë vetëraportimin”. Ku doni të

raportohet? Mund të raportohet në pavijon?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Vetëraportimi bëhet te mjekët në pavijon, te shefi.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Klodiana Spahiu – Së pari, dua t’ju falënderoja të gjithëve që pranuat ftesën tonë

për të marrë pjesë në këtë seancë dëgjimore, që është shumë e rëndësishme për ne. Kemi kohë

që kemi menduar ta organizojmë një seancë të tillë, por nxitur edhe nga kërkesa e kolegëve

mjekë të Qendrës Spitalore Universitare dhe të maternitetit Koço Glozheni, ne vendosëm ta

realizojmë këtë seancë të parë për të hapur debatin.

Nisur nga të dhënat tuaja, doktor Fatmiri, si president i Urdhrit të Mjekëve, ju insistuat

që në momentin kur bëhet një analizë nga mjekësia ligjore, duhet të ketë detyrimisht ekspertë

të fushës. Mendoj se kërkesa juaj bazohet në rastet që ju keni pasur, sepse është shumë e

rëndësishme që eksperti i fushës të japë mendimin kryesor në një analizë mjeko-ligjore.

Page 11: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

11

Mendoj se deri tani kjo nuk ka ndodhur ose nuk është marrë për bazë dhe e tregojnë

edhe rastet, që ju sapo thatë, të mjekëve që kanë përfunduar sot në burg. Si mendoni ju: eksperti

i fushës duhet të ketë një vlerë më të madhe se mjeku ligjor apo vlerë të barabartë me të? Sepse

hallka kryesore, ai që merr vendimin nëse një mjek ka gabuar apo jo, është mjeku ligjor.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

A t’i mbaroj të gjitha pyetjet, pastaj jepni ju përgjigjet tuaja.

Jo pa qëllim jua bëra pyetjen, doktor Fatmiri, sepse jam në dijeni të shumë rasteve kur

kolegët mjekë kanë kontestuar gjykimin e mjekësisë ligjore.

Në fakt, ne kemi një raport të detajuar, që ka sjellë mjekësia ligjore sot. Më vjen keq

që nuk janë përfaqësuesit e tyre, sepse kanë pasur një rol shumë të rëndësishëm deri tani në

marrjen e vendimeve kaq të rëndësishme për mjekët dhe personelin shëndetësor. Nëse pasi të

hapim debatin dhe të bindim opinionin publik se kjo gjë duhet të bëhet, se edhe ne duhet të

barazohemi me vendet europiane, me legjislacionin që ata kanë për gabimin mjekësor, do ta

realizojmë këtë gjë. Mendoj se kjo është në favor të të gjithë shoqërisë, edhe të komunitetit të

mjekëve, edhe personelit të mesëm shëndetësor, por edhe të qytetarëve. Tashmë, të jemi

realistë dhe të themi se çfarë ndodh ne të vërtetë, nuk bëhet më analizë e rasteve të vdekjeve,

nuk bëhen më autopsi, mbi të gjitha për të mësuar se çfarë ka ndodhur, edhe kur bëhet një

gabim mjekësor. Kur ne themi është shkaku i tretë i vdekjeve në botë, do të thotë që gabimi

mjekësor është i kudondodhur dhe nuk e shmangim dot, ai është i pashmangshëm, kur është

shkaku i tretë i vdekjeve në botë. Ne duhet detyrimisht ta pranojmë gabimin mjekësor, nga i

cili duhet të mësojmë, ashtu siç e thatë dhe ju pak më parë. Duhet një mentalitet krejt tjetër

edhe për të edukuar një brez të ri që po merr drejtimin për t’u bërë mjekë të ardhshëm, por

edhe për të pasur profesionistë të zotë, sepse nëse ne nuk e pranojmë gabimin dhe nuk

mësojmë prej tij, mendoj se atëherë ai është faji ose ajo gjë duhet të penalizohet.

Faleminderit!

Albana Vokshi - A ka pyetje të tjera?

Arbjola Halimi – Përshëndetje!

Faktikisht dua vetëm një sqarim të shkurtër, nëse është në kompetencën tuaj për të

dalluar si koncept gabimin mjekësor nga neglizhenca mjekësore, sepse vetë jam pak e paqartë.

Albana Vokshi - Si dallohet njëri nga tjetri?

Arbjola Halimi - Po, gabimi mjekësor nga neglizhenca mjekësore, është një

terminologji që përdoret në botë.

Albana Vokshi - Po, zoti Brahimaj.

Page 12: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

12

Fatmir Brahimaj - Nëse do të më bënit një pyetje, se kush duhet të jetë kryesori,

unë do të thosha ky i fushës. Pse? Kur bëra propozimin, ishin të pranishëm nga Mjekësia

Ligjore në konsultën që bëri zoti ministër, para tre javësh dhe ngritën dy probleme: e para ne

konsultohemi me specialistët dhe diagnoza anatomopatologjike që vëmë është e

padiskutueshme. Unë nuk them që shkaku i vdekjes dhe diagnoza anatomopatologjike që

vendoset, se ata vërtetë janë të padiskutueshëm në atë që thonë. Problemi është që mjekim i

pakujdesshëm që nga OAF-i, anatomopatologu nuk dinë të bëjnë mjekim.

E dyta, mjekim i pakujdesshëm përkufizohet: bërja apo mosbërja e një veprimi që një

profesionist i kujdesshëm në rrethana të njëjta nuk do ta bënte apo do ta bënte. Pra, këtij

përkufizimi nuk i përgjigjet dot anatomopatologu, besoj se jeni dakord. Këtij përkufizimi i

referohemi ballafaqimit të veprimeve të bëra me protokollet diagnostike apo terapeutike. Këtij

përkufizimi i referohet ballafaqimi me standardin e kujdesit shëndetësor. Këto që po citoj, për

ata që nuk janë mjekë, janë kategori që literatura botërore e gjykimit, profesori mund të më

ndërhyjë se ka përvojë dhe ka bërë shumë studime për garancinë e të sëmurit, janë koncepte

që janë të saktësuara. Legjislacionet e avancuara kanë nivelin e kujdesit shëndetësor që

mbrohet me ligj. Nën këtë nivel, të kap ligji.

Mund ta ulësh stekën, në varësi të rrethanave, sepse, për ta bërë më banale: nuk mund

t’i kërkosh të njëjtën gjë një mjeku në QSUT, në mes të Tiranës, dhe një tjetri në majë të malit,

i cili ka duart dhe stetoskopin. Por edhe atje kemi një detyrim, kemi një dysheme, të cilën duhet

ta respektojmë të tërë, në çdo rrethanë që të ndodhemi.

Pikërisht për të gjitha këto, unë do të thosha, sepse edhe përgjegjësia e konsulencës

është ndryshe kur ai ulet, shkruan një relacion dhe e firmos, pra unë do të thosha se eksperti i

fushës të ndihmohej nga mjeku ligjor, që ai të japë diagnozën anatomopatologjike, shkakun e

vdekjes dhe pastaj ta hartojë.

Për mua do të ishte më i rëndësishëm eksperti i fushës, sepse, edhe njëherë e një kohë,

për kolegët që janë pak a shumë të brezit tim apo me më shumë përvojë, siç është profesori apo

doktori tjetër, do të thosha se ne bënim konferenca anatomoklinike, ku në rastin e vdekjes

referonin të parët anatomopatologët, jepnin diagnozën përfundimtare, diagnozën e vdekjes,

shkakun e vdekjes; ne pastaj ballafaqonim klinikën me këtë.

Ato nuk bëhen më. Më e keqja është se, edhe atje ku janë mundësitë, nuk bëjnë

autopsi, bëjnë vetëm biopsi të materialeve të marra, dhe diagnoza anatomopatologjike vihet

vetëm me biopsitë.

Nuk e di nëse iu përgjigja kësaj, po të paktën të jenë të dy ekspertë, për të mos bërë

diferencime. Të paktën të jenë dy ekspertë. Unë do të thosha se do të ishte më me peshë eksperti

Page 13: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

13

i fushës, për të gjithë ato argumente që thashë. Për sa i përket gabimit, të atij problemit tjetër,

do të thosha se në mjekësi nuk shtrohet problemi të mos gabosh. Në mjekësi shtrohet problemi:

të gabosh sa më pak. E përmenda se këtë e kanë thënë latinë.

Një profesor, në një nga konferencat mbi sigurinë e të sëmurit, ku kam marrë pjesë,

thotë: “Të gabosh është njerëzore; ta njohësh këtë gabim është domosdoshmëri; të mësosh nga

gabimi dhe të shmangësh përsëritjen e tij është zgjuarsi”.

Pra e gjithë kjo tregon që ne nuk duhet ta mbulojmë gabimin, siç detyrohet ta bëjë sot

mjeku, sepse ndeshet me pasoja që ne i shohim përditë. Në qoftë se do të kishim asikuracionet,

sepse edhe tek ne 90 % e gjyqeve bëhen për efekte të dëmshpërblimit, thonë ekspertët që

shkojnë në gjykatë. Rreth 90 % e gjyqeve kanë dëmshpërblimin. Është ajo që, me të drejtë,

profesori e ilustroi. Edhe te ne.

Pra, ne nuk kemi asikuracione. I vetmi spital që ka është Salusi, sepse mjetet italianët

nuk pranuan të punonin pa qenë të mbrojtur, për shkak të kësaj situate. Duke qenë se ne i kemi

akoma të paakredituara institucionet shëndetësore, atëherë kompanitë e asikuracioneve nuk

pranojnë të marrin këtë, sepse risku është i madh. Atje bëhet vetëdeklarimi, sepse thashë, mjeku

e ka të zgjidhur dëmshpërblimin, e ka të zgjidhur edhe ballafaqimin, sepse juristi i strukturës

shkon dhe e përfaqëson strukturën. Siç tha profesori, ka studiues të riskut dhe menaxherë të

riskut, që ne nuk i kemi akoma në strukturat tona. Shumica e mjekëve nuk e dinë si koncept, jo

ta kenë.

Pra, të vemi atje ku deklarohet gabimi, jemi ende larg, për këto arsye që thamë.

Për gabimin mjekësor.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Mjekimi i pakujdesshëm dhe gabimi mjekësor. Atëherë, me gabim mjekësor kuptohen

të gjitha veprimet e gabuara të mjekut ose të personelit mjekësor gjatë ushtrimit të profesionit,

të kryera në besim dhe që nuk përbëjnë elementë pakujdesie. Pra mjeku zbaton një procedurë,

siç është logjika mjekësore, protokollare. E thashë: protokollet nuk garantojnë 100 %. Bën këtë,

por i ndodh dështimi, fatkeqësia, dhe ky nuk është gabim.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ky nuk është mjekim neglizhent, do të thosha. Ky quhet gabim mjekësor dhe për këtë

nuk mban përgjegjësi mjeku. Në qoftë se do të bëja një krahasim të trashë, të më falë kush nuk

është mjek, në qoftë se një grua merr ta ndërrojë një rrobë, është me idenë që ta mbulojë atë,

por kur rroba është e kalbur, të arnojë, jo që nuk mban, por e shqyen më tej atë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Pra, gruaja niset që ta ndërrojë, por...

Page 14: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

14

Edhe këtu në terrenin që është mjeku, niset ta bëjë atë procedurë, por si i thonë latinët:

“Mjekohet i sëmuri me sëmundjen që ka”, sepse asnjëherë dy raste nuk janë të barabarta.

Arbjola Halimi – Në fakt, pyetja ime konsistonte për të kuptuar se çfarë është

neglizhenca, se këtë...

Nikoll Deda – Sot mjekësia vuan nga neglizhenca, ishte pyetja më e mirë dhe më

aktuale. Mjekësia sot vuan nga neglizhenca dhe kjo duhet të ketë penalitete maksimale. Është

tjetër gjë gabimi nga ndërhyrja, nga diagnostikimi, nga këto, kurse neglizhenca duhet të

penalizohet rreptësisht në ligj.

E dyta, në këtë lëvizje ligjore, që unë e përshëndes, aktorë kryesorë duhet të jenë ata

të riskut në mjekësi. Për shembull, ne këtu jemi periferikë. Kirurgët, është fat që i keni deputetë

në parlament, por janë para rrezikut. Profesor Isufi do t’i ndëshkojë se profesioni i tij është

gjithmonë jashtë rrezikut, se kur nuk ke patentë, nuk është kequshtrim i profesionit, se nuk je

shofer. Pra, mendoj se kirurgët duhet të japin mendimin kryesor, se janë shumë të riskuar në

profesionin e tyre. Për mua ndëshkim maksimal është neglizhenca e mjekut, nga e cila vuan

mjekësia sot.

Thuhet: garanci, por fjala “garanci” në mjekësi nuk ka ekzistuar që kur ka filluar

mjekësia. Tani nuk duhet të hyjmë në qorrsokak. Fjala “garanci” është mashtrim, ka edhe emra

të tjerë: nuk ka garanci, nuk ka spital të sigurt.

Sportistët po i shohim, falë informacionit, se ka sportistë 22-vjeçarë që vdesin në fushë.

Në mes të Europës, një djalë 22-23 vjeçar! Të gjithë këta janë futbollistë që vdesin në fushë,

ku ka një superanimacion, pra, “spital i sigurt” është term që nuk mund ta kuptoj.

Faleminderit!

Albana Vokshi – Faleminderit!

Fjalën e ka zonja Deda dhe pastaj doktor Isufi.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, do t’ia jap fjalën.

Kishte një sqarim Albina të shkurtër fare dhe pastaj do t’jua jap fjalën.

Albina Deda – I falënderoj urdhrat përkatës të Infermierit, të Mjekut dhe të

Stomatologut, profesor Kalon dhe zotin Bejtja, për shpjegimet dhe për propozimet që kanë bërë

për këtë projektligj!

(Deputetes Deda i ndërpritet regjistrimi.)

Fatmir Brahimaj – ...do ta përcaktoj, sepse, hera-herës, në mungesë të protokolleve,

në mungesë të standardit të kujdesit cilësor të ligjëruar, si të thuash, me të tëra, gjykimi i rastit

kërkon një logjikë mjekësore, ajo që quhet “prudenca”, apo jo, profesor, që nënkupton logjikën

Page 15: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

15

mjekësore, sepse, siç përkufizohet: neglizhenca është kryerja apo moskryerja e një veprimi, që

në rrethana të njëjta një person, një specialist i kujdesshëm nuk do ta kryente ose do ta kryente,

pasi kur thuhet: “Pse nuk e ke bërë këtë gjë?”, i kujdesshmi do ta bënte. Pra, në të gjitha këto,

me kushtet që ne kemi, prandaj insistoj te kjo, shumë herë kërkojmë logjikën mjekësore, që të

ndajmë nëse e ke bërë ose nuk e ke bërë.

Po i referohem një rasti: “Dënohen tre mjekë në Elbasan, sepse një fëmijë nuk u

diagnostikua për trup të huaj”; ishte një copë arrë, që e kishte kaluar në rrugët e frymëmarrjes.

Atëherë, mjeku kishte dyshuar. E çon tek ORL-ja dhe i bën ekzaminime imazherike. Këto në

fillim nuk duken, sepse ajo është Rontgen transparent dhe për arsye se në fillim nuk jep shenja

klinike. Një copë arrë jep shenja klinike, kur thith lëngjet, bymehet, zmadhohet dhe bllokon

bronkun përkatës. Pra, në fillim askush nuk ka faj, sepse ky e dyshoi, por nuk e konfirmonte

dot. ORL-ja nuk sheh akoma gjë. Duhet të bëjë fibrobronkoskopinë që ta shohë atë. Për çdo

ankesë nuk mund t’i vësh njerëzit të bëjnë fibro, sepse ajo është një procedurë pak a shumë e

vështirë për një fëmijë. I thanë ta linte aty që ta shikonin. Ai i imazherisë jep edhe një theksim

hiliar, (konfirmon bronkitin që kishte dyshuar në fillim). Për të gjitha këto veprime fëmija

rëndohet papritur, sepse trupi i huaj kur lëviz merr një pozicion tjetër, e bllokon dhe nxit

spazmën (ngushtimin), që është reflektore në të dy anët dhe vdes nga hipoksia.

Për të gjitha këto, duhej t’i jepte shpjegimet një klinicist, ndërsa mjeku ligjor thotë se

diagnoza e tij është bronkit, këtu qenka trupi i huaj, pra është diskordancë madhore sipas atij

dhe kështu, i çon të tri mjekët në burg, edhe pse trupi i huaj nuk është diagnozë e tyre, por

është e ORL-së, edhe pse ai ka thënë theksim hiliar, kur në trupin e huaj do të ketë atelektazë

e kështu me radhë, që të mos e vijoj historinë. Pra, një i fushës do ta ndante dhe do të thoshte

nëse është gabuar apo jo dhe nëse është gabuar, në çfarë hallke është gabuar.

Duam të mos ta përsërisim më atë që citova pak më parë. Pikërisht për këto arsye, ne

themi që specialisti i fushës...

Albana Vokshi – Do t’ia jap fjalën profesor Kalos, se e ka kërkuar.

Isuf Kalo – Në lidhje me pyetjen e Klodit, është ligj që nuk vazhdon procesi gjyqësor

apo ligjor për një gabim, në qoftë se nuk është marrë mendimi i një eksperti. Siç u tha këtu, në

çdo ankesë merret eksperti. Ne kemi një ndryshim me praktikën perëndimore dhe atë të

Amerikës: te ne ekspertin e fushës e zgjedh Urdhri i Mjekut ose prokuroria.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Në materialin nga Amerika thuhet: ekspertin e fushës e zgjedh avokati i pacientit, me

kushtin që ky të ketë certifikatë për të bërë ekspertizën e fushës (të jetë në funksion) dhe të

Page 16: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

16

mos jetë mjek kurues i pacientit. Kjo do të thotë që pa këtë ekspertizë çështja ligjore nuk

vazhdon më, sepse nuk ka dikë që të konfirmojë.

Kam vetëm një koment për atë që u tha këtu, sepse ka gjithmonë keqkuptime për

udhërrëfyesit apo për protokollet, që u thanë.

Si rregull, udhërrëfyesit dhe protokollet nuk përdoren në praktikën gjyqësore, sepse

ato janë rekomandime nuk janë ligje të detyrueshme. Mjeku ka atë që quhet autonomi

profesionale apo siç quhet: “clinical governance” dhe në bazë të gjykimit të tij, ai dyshon për

këtë diagnozë dhe bën këtë gjë në mënyrë të ndërgjegjshme. Ai nuk mund të ndëshkohet, edhe

pse rezultati nuk del ashtu, siç e priste pacienti apo vetë mjeku. Edhe në këtë pikë, ndoshta

më ndihmon një metaforë që do t’ju jap në lidhje me këtë: në qoftë se dikush ka rënë në det

dhe po mbytet dhe mjeku hidhet ta shpëtojë, por në procesin e shpëtimit i thyen një këmbë

apo i nxjerr një sy, apo e zhyt dhe e mbyt pa dashje, kush duhet të shkojë në burg? Pse duhet

të shkojë në burg doktori, që bëri përpjekje për ta shpëtuar dhe për ta ndihmuar? Në këtë

proces, me dëshirën e mirë mund t’i bëjë edhe dëm.

Në lidhje me pyetjen që u bë për gabimin apo për neglizhencën, unë do të thosha që

neglizhenca është më shumë mosofrimi i kujdesit nga personi që ka pasur detyrë ta bëjë atë,

kurse gabimi është në procesin e dhënies së kujdesit, kur ia ofron, por nuk ia ofron ashtu siç

duhet. Ka një nuancë...

(Diskutim pa mikrofon.)

Isuf Kalo – Një njeri shkon në urgjencë dhe e lënë pa ndihmë, se merren me punë të

tjera. Nëse ai vdes, apo i ndodh ndonjë gjë tjetër, kjo sigurisht që është neglizhencë. Nëse i

japin ndihmë, por gjatë ndihmës dëmtohet, kjo është tjetër gjë.

Albana Vokshi – Fjalën e ka Edi, më pas Landi dhe më pas duhet ta mbyll se kemi

dhe rezolutën për diskutim.

Eduart Bejko – Unë do të flas këtu edhe si deputet, por më shumë si kirurg, duke i

alternuar të dyja. Në fushën e mjekësisë kam një përvojë pothuajse për dy dekada si kirurg

dhe nga një takim me kirurgë të nderuar të QSUT-së me sinqeritet ju them se brenda tyre pashë

një terror të brendshëm psikologjik për punën që bëjnë.

Në përvijim të kësaj duhet të dal te neni 96 i Kodit Penal, i cili e dënon mjekimin e

pakujdesshëm që varion me gjobë deri në 5 vjet dënim. Duke mos e ditur shoqëria këtë në të

shumtën e herëve, por dhe media që bëhet ndonjëherë palë duke e anatemuar mjekun kur

ndodh diçka, ata me të drejtë e jetojnë një situatë të tillë shumë keq dhe shumë rëndë brenda

vetes. Mjekimi i pakujdesshëm është një konglomerat gjërash që në fund të fundit mund të

quhet gabim, por është një konglomerat gjërash ku futen neglizhenca, pakujdesia, paaftësia,

Page 17: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

17

mosmenaxhimi i mirë i situatës, moseksperienca, teknologjia jo e duhur. Kështu që këto gjëra

duhen ndarë një herë e mirë. Neglizhenca është gjë tjetër, gabimi është gjë tjetër.

Çfarë ka ndodhur? Çfarë më trishton mua si kirurg dhe të gjithë ata që mbulojnë sferat,

sidomos intervencionistët, hemodinastët, reanimatorët, kirurgët e me radhë? Fataliteti që po i

kap bluzat e bardha, që do të thotë se tërhiqen për punën dhe për aplikimet shkencore në trupin

e njeriut që do të bëjnë, kjo është shumë e rëndë. Ka humbur besimi në binomin pacient-mjek.

Edhe kjo është shumë e rëndë. E shikojnë mjekun si kriminel, e shikojnë mjekun që del nga

shtëpia sikur do të vrasë dikë. Kjo është shumë e rëndë. Çfarë duhet të bëjmë ne si shoqëri?

Çfarë duhet të bëjmë ne si komision që t’u japim krahë këtyre mjekëve? Ata kanë tendencën

që të ikin të gjithë nga Shqipëria. Janë njerëz të nderuar, me background profesional, janë

profesionistë të nderuar, kirurgë dhe duan të ikin nga Shqipëria. Gjejnë një cep në Europë dhe

detyrohen të largohen. Por për të nxjerrë një kirurg, një reanimator, një hemodinamist është një

investim i madh i shoqërisë. Duhet të jemi në krah të këtyre profesionistëve. Duhet t’i

ndihmojmë me legjislacionin përkatës. Duhet ta zhdukim fatalitetin që i ka kapur bluzat e

bardha.

Kush dëmtohet? Pacienti dëmtohet. Mjeku mund ta bëjë shumë mirë ndërhyrjen,

shumë mirë aplikimin shkencor, por nga frika se mund t’i ndodhë diçka këtij pacienti, mund të

vdesë, thotë: “Jo, çfarë më duhet mua”! Kujt i shërben kjo gjë? Prandaj duhet të jemi të

kujdesshëm. Unë jam në mbështetje të plotë me Urdhrin e Mjekut, me të gjithë, të ndryshojmë

Kodin e Legjislacionit Penal në drejtim të dënimit të mjekëve. Është shumë e dhimbshme. Po

i humbasim mjekët një e nga një dhe po humbet profesionalizmi dhe puna për pacientin. Në

fund të fundit këtë po e ha populli. Pra, tërheqjen e mjekëve nga profesioni i tyre. Do të bëjnë

aq sa e shikojnë të arsyeshme dhe nuk kanë për të bërë aq sa e gjykojnë se mund ta bëjnë të

arsyeshme.

Faleminderit!

Roland Keta - Faleminderit!

Dhe unë i përshëndes nismëtarët, konkretisht 3 shefat e shërbimit dhe prezencën sot të

presidentëve të Urdhrit të Mjekut, si: profesorin Isuf Kalo dhe të gjithë të pranishmit!

Me sa shohim dhe nga diskutimet këtu, ky debat është i domosdoshëm. Duhet të ishte

bërë më përpara, sepse po t’i dëgjosh të gjithë specialistët, ka ngërçe ligjore. Detyrimisht duhet

të ndryshojë neni 96. Nuk ka mjekë sot që do t’i bëjë keq pacientit. Bëj gabim që e them, por

edhe mjeku më i keq, që nuk ka mjek të keq, do ta shpëtojë dhe do t’i shërbejë. Sot po shikojmë

në mjekësi shkojnë gjimnazistët më të mirë, pra mjekët janë ajka e shoqërisë shqiptare dhe

normalisht u kemi borxh neni 96, ashtu siç ekziston në Shqipëri, ka shumë gjëra që duhet të

Page 18: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

18

realizonte sistemi shëndetësor, sepse çfarë faji ka mjeku, se nuk punon ekoja, çfarë faji ka

mjeku që nuk ka ekzaminime. Po çfarë ndodh? Prokuroria që në momentin e parë e shoqëron

mjekun në komisariat, por ky mjek a ka dinjitet, ky mjek, a ka familje? Nga statistikat pothuajse

në të gjitha rastet mjekët kanë dalë të pafajshëm, sepse mendoj se janë gabime edhe të sistemit

shëndetësor të kësaj kohe, por edhe të kohëve të mëparshme, pa bërë politikë.

Unë mendoj se ky debat duhet të jetë më i zgjeruar, sepse jam i mendimit që duhet të

jenë ekspertë të fushës, por nuk anashkalohet dhe mjekësia ligjore, sepse aty është ana juridike.

Sigurisht, ekzaminimi i anatomisë patologjike është ekzakt dhe ai nuk të lë, por kjo krijon debat

edhe për mjekësinë ligjore. Kjo është një nismë që duhet përshëndetur, edhe ju që jeni të

pranishëm, edhe për ata që kanë marrë nismën e parë. Edhe për opinionin publik, mjekësia nuk

është shkencë ekzakte. I sëmuri, hyn në koronare dhe firmos vetë, por, nuk mund të arrestosh

mjekun, në qoftë se ndodhin të papritura. I sëmuri që shtrohet me infarkt, ka komplikacione

dhe bën takikardi ventikulare, mund të përdorësh goditje elektrike sipas protokollit të

mjekësisë, por edhe mund të vdesë, por kjo nuk do të thotë që ta shoqërosh mjekun në

komisariat.

Unë vij nga një qytet minatorësh dhe në momentin që vdes një minator është i siguruar

dhe përfiton, po familjarët a përfitojnë? Kështu që, ky debat do t’i shërbejë ndryshimit të nenit

96, që unë sigurisht, si mjek, por edhe si deputet mendoj se duhet ndryshuar, por duhet parë

sigurimi dhe interesi i qytetarëve.

Unë mendoj se mjekët kanë nevojë për mbështetjen tonë, sepse po abuzohet. Kohët e

fundit kemi parë edhe rastet që po abuzohet me mjekët, por nuk jemi sot këtu për të vendosur,

sepse nuk vendosim ne, vendos mjekësia ligjore, vendos gjykata, mund të vendosë edhe

prokuroria. Kohët e fundit për një hezitues, ashtu siç i themi ne mjekët, dy, tre mjekë dhe

infermierë u shoqëruan në komisariat dhe gjykata i ka nxjerr të pafajshëm, por luhet me

dinjitetin e mjekut. Unë jam për të mbështetur mjekët, sigurisht që jemi të gjithë për t’u

shërbyer qytetarëve, sepse misioni i mjekut është për t’i shërbyer qytetarit.

Faleminderit!

Gjithsesi, ne do të japim kontributin tonë.

Albana Vokshi – Faleminderit!

Ju lutem, dy minuta, sepse kemi rezolutën për të miratuar dhe unë kam edhe dy

mbledhje të tjera para mbledhjes së grupit.

Fjalën e ka doktor Ylli. Të përgatitet doktor Bedriu.

Ju lutem, që më pas ta mbyllim, sepse sot vetëm e kemi hapur dhe do të vazhdojnë

takimet.

Page 19: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

19

Urdhëroni, zoti Ziçishti!

Ylli Ziçishti – Dua që kjo seancë të vazhdojë, sepse është hera e parë që jemi në një

kohë, kur për mua mjeku quhet i mbytur, i është vënë laku në fyt ndaj duhet të veprojmë. Më

duket vetja i vogël, që flas para zotit Isuf Kalo, që e kam pasur profesor dhe kam marrë mend

gjithmonë nga ai, por do të them edhe unë fjalët e mia.

Në radhë të parë, duhet të hiqet ai ligj, që e çon në hetuesi dhe e fut në burg përpara

ekspertizës mjekoligjore. Duhet të bëhet ekspertiza, të shikohet dhe më pas të vendoset ka bërë

gabim apo jo. Është ajo që thamë, pakujdesia me gabimin mjekësor. Në qoftë se nuk do të

kishte vdekje, nuk do të kishte as mjekësi. Autopsia nuk ka dalë për të dënuar mjekun, por për

të zhvilluar mjekësinë, ka qenë gjithmonë vend arenë, mësimi për mjekët, për gabimet që kanë

bërë. Për shembull, nuk do të kishte sot kirurgji zemre, që bëhet shumë mirë këtu, po të mos

kishte vdekje dhe gjithë ata njerëz që kanë sakrifikuar jetën e tyre. Kur ka filluar kirurgjia e

zemrës në vitet ’70, ka pasur vdekje, por që analizoheshin dhe bëheshin autopsi. Është e

pashmangshme që autopsia nuk duhet bërë. Ne kemi vdekje të menjëhershme që u duhet bërë

autopsia, sepse pastaj e nxjerr të sëmurin nga varri dhe e shikon prapë.

Një tjetër gjë, që ka shumë rëndësi për mua, që e tha edhe zoti Isuf, gjithmonë duhet

që mjeku ta pranojë gabimin. Unë e them gabimin tim, sepse e ndiej për ta thënë, por edhe

falem tek ai që di më tepër. Prandaj këto gjëra duhen parë. Kryesorja është që hetuesi nuk duhet

të shkojë kurrë përpara mjekoligjorit, sepse ai ka punën e tij, eksperti duhet patjetër. Në

praktikë, ne e kemi pasur që në çdo autopsi shkonte edhe mjeku që shikonte gabimin që ka

bërë. Kjo gjë duhet bërë patjetër. Prandaj gjëja e parë është ta ndryshojmë këtë ligj dhe ta

sensibilizojmë pak më tepër këtë punë.

Për sa i përket diagnozës, mund të ketë edhe vdekje pa diagnozë, ka sa të duash. Në

qoftë se vjen një i sëmurë dhe nuk arrin t’ia gjesh diagnozën vdes pa diagnozë, si do të bëhet?

Është gabim mjekësor? Jo, nuk është. Gabim mjekësor është infeksioni spitalor, që tha Isufi,

që vjen nga mjekët dhe nga kushtet që janë aty. Për shembull, po të marrim stomatologun, në

qoftë se vjen një i sëmurë dhe dëmtohet, e merr sidën përnjëherë aty. Atëherë, gabimi është

yti, apo imi? Duhet parë se çfarë është gabim apo pakujdesi.

Nikoll Deda – Është e rëndësishme shumë që fjala “pakujdesi” duhet zëvendësuar me

një fjalë tjetër, është e ndryshme “mundësi më shumë”, dhe ndryshe “pakujdesi”. Fjala,

“pakujdesi” duhet të hiqet nga ligji.

Ylli Ziçishti – Për shembull, kirurgu është më i sakatuari në këtë punë, duke filluar

që nga sida. Sidën e merr rehat, rehat jo nga çarja, por edhe nga një pikë gjaku që mund të të

bjerë në sy, e merr më shpejt, apo jo, Isuf? Prandaj mjekët punojnë me syze. Kështu që, janë

Page 20: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

20

disa gjëra, që ne nuk i bëjmë dhe më tepër sakrifikojnë mjekët e urgjencës. Aty nuk ka

diagnozë, vjen një i sëmurë dhe direkt do të merresh me atë, kurse kur vihet diagnoza është më

ndryshe.

Bedri Mihaj - Unë e mora fjalën vetëm për t’ju falënderuar ju! Faleminderit, që keni

ardhur dhe bëtë sqarimet më të mira në këtë drejtim, sepse të gjithë ne si mjekë, të majtë dhe

të djathtë, të gjithë ne të Komisionit të Shëndetësisë duam ta realizojmë këtë gjë, sepse realizimi

i ligjit për dekriminalizmin e gabimit mjekësor është një moment shumë i rëndësishëm, që nëse

ne e përfundojmë, jam i bindur që do të influencojë pozitivisht në të gjitha aspektet. Do të

influencojë pozitivisht për optimizmin, punën, ndershmërinë, ngritjen tekniko-profesionale,

shërbimin më të përkushtuar dhe pa stres, pa emocione dhe pa frikë të personelit mjekësor. Jam

i bindur se ky ligj do të rregullojë në mënyrë perfekte marrëdhëniet personel-pacient, sepse po

ta kompensosh këtë me dokumentacion të saktë siç është dokumentacioni i informimit të

pacientit çdo gjë do të jetë shumë e çiltër midis pacientit, dhe personelit të shërbimit.

Dokumentacioni i informimit të pacientit, duhet bërë me shkrim, siç e kanë shtetet e zhvilluara

perëndimore, ku ta vësh në dijeni për patologjinë, ta vësh në dijeni për mënyrat e ndryshme të

trajnimit, për mënyrat e zgjidhjes, për komplikacionet e mundshme dhe rreziqet. Kur

ndërgjegjësohen të dyja palët, të dyja palët hedhin firmën dhe çdo gjë qartësohet, para se

personeli me specialistë të vërë dorën tek ai pacient. Unë jam i bindur që ky ligj do ta rregullojë

shumë mirë frymën e kolektivitetit në mjekësi, sepse ne sot shikojmë që shpeshherë mjekë me

emër apo pa emër privatizojnë të sëmurin. Ajo që thotë profesor Isuf Kalo, vetëraportimi është

jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse shton frymën e kolektivitetit, e bënë ekipin tamam, siç

thoshte i ndjeri doktor Ismail Feta, të cilit kur e pyeste pacienti “kush më operoi, doktor?”, ai

i përgjigjej “të operoi doktor ekipi, nuk të operova unë”. Domethënë, rritja e kontrollit

profesional nga një staf me shef kompetent do ta përmirësojë jashtëzakonisht punën. Prandaj

ta bëjmë këtë ligj, sepse do të rregullojë çdolloj marrëdhënie të cenuar deri tani nga ligji i

mëparshëm.

Faleminderit!

Albana Vokshi – Faleminderit!

Profesor Kalo, kishit diçka?

Isuf Kalo – Po, do të flas fare shkurt. Ne të gjithë ramë dakord që ligji duhet të

ndryshohet, kështu që të mos e zgjatim më diskutimin te kjo pikë.

Albana Vokshi – Do të tentojmë.

Isuf Kalo – Nga ana tjetër, unë do t’ju sugjeroj një gjë, ju si politikanë, e dini më mirë,

që objekti i vërtetë është e drejta e pacientëve, pra ata që dëmtohen shumë më tepër nga sa e

Page 21: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

21

me marrim vesh ne janë pacientët, sepse rastet që bëjnë bujë e kthejnë vëmendjen ndaj tij. Unë

do t’ju bëj këtu apel kolegëve doktorë që të luftojnë për sigurinë e pacientëve qoftë nga ana e

menaxhimit, sepse mungojnë platformat e sigurisë, udhërrëfyesit e praktikës klinike, por këto

gjëra nuk bien nga qielli, por duhet ta bëjnë ata informimin e pacientëve. Po të shikoni jashtë

vendit, nuk ka spital në Europë që nuk i jep pacientit hollësi se çfarë do të bëhet me të, i jep

alternativat dhe i thotë se çfarë do të ndodhë, pastaj merr pëlqimin e tij. Ata pacientë që kanë

dhënë pëlqimin, janë informuar dhe nuk ankohen kurrë. Pra, të bëjë secili punën e tij; edhe

politikanët, të cilët hartojnë politikat e platformat. Edhe standardet, sepse ne kemi standarde te

qendra jonë, pse nuk zbatohen? Është faji i pacientëve? Jo, edhe mjekët, edhe menaxherët, edhe

drejtuesit, edhe politikanët e shëndetësisë duhet të diskutojnë më njëri-tjetrin, sepse siguria

është një çështje shumë sensitive e sistemeve shëndetësore sot. Organizata Botërore e

Shëndetësisë ka krijuar aleancë për këtë. Pra, nuk shikohet me këtë sy, por vetëm bëhet zhurmë,

kur ka një ngjarje të bujshme. Pra, ua dhamë të drejtën mjekëve, por besimin duhet ta fitojnë

ata vetë, duke minimizuar mundësitë e gabimeve.

Faleminderit!

Albana Vokshi – Shumë faleminderit të gjithëve për përgjigjen që i bëtë ftesës për të

ardhur në komision dhe për sugjerimet tuaja! Unë jam shumë dakord me atë që profesor Kalo

tha në fund fare, që gjithsecili duhet të bëjë punën e tij, mjekët punën e tyre, institucionet

shtetërore, por edhe në politikanët të tregojmë mbështetjen tonë ndaj bluzave të bardha,

sigurisht, në mbrojte të jetës dhe shëndetit të pacientëve. Jam e sigurt që, nëse vazhdojmë

bashkëpunimin tonë, ushtrojmë presione ndaj institucioneve përgjegjëse dhe kështu mund ta

arrijmë të bëjmë diçka të mirë në shërbim të jetës së pacientëve.

Edhe një herë, faleminderit! Më duhet ta mbyll këtu pjesën e parë të mbledhjes, për të

vazhduar më pas pjesën e dytë.

(Pushim.)

Page 22: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

22

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

PROCESVERBAL

Tiranë, më 02.11.2016, ora 11:00

Drejton mbledhjen:

Albana Vokshi – kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

Projektrezoluta “Për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit, si dhe mirënjohjen

e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të

drejtave e lirive themelore të njeriut”.

Marrin pjesë:

Albana Vokshi, Klodiana Spahiu, Vangjel Tavo, Bujar Kllogjeri, Eduard Bejko, Ilir

Pendavinji, Ylli Ziçishti, Olta Xhaçka, Erjeta Alhysa, Bedri Mihaj, Albina Deda, Roland Keta,

Arbjola Halimi, Omer Mamo, Mesila Doda, Mirela Ferracaku.

Page 23: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

23

Albana Vokshi – Atëherë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar një

kërkesë për miratimin e një projektrezolute për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit

dhe mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve në mbrojtjen e vlerave

demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut.

“Është fakt i njohur historik që regjimi diktatorial i Enver Hoxhës e konsideronte fenë

si kundërshtare të hapur të ideologjisë komuniste. Lufta ndaj klerit qe gjithëpërfshirëse dhe

propaganda njohu nivelet e saj më kërcënuese në këtë vend. Të gjithë klerikët u dënuan për

agjitacion e propagandë për veprimtari armiqësore në dëm të popullit dhe atdheut. Shteti mori

masa të zhdukte çdo trajtë të të menduarit, që mund të përbënte pengesë për rrugën e nisur

drejt vendosjes së diktaturës. Regjimi komunist ndërmori format më të egra të persekutimit të

klerikëve si: vrasjet, torturat, burgosjet dhe denigrimin e figurës së tyre. Dora e egër ateiste

dënoi fuqishëm mbi klerin në Shqipëri, duke shtuar vazhdën e krimeve të regjimit komunist.

Klerikët u zhveshën, u torturuan, u burgosën, u internuan, gjithashtu, mjaft prej tyre u

martirizuan.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e vlerëson të domosdoshme që Kuvendi i

Shqipërisë të dënojë në mënyrë të posaçme krimet që regjimi komunist ka bërë ndaj klerit në

Shqipëri. Janë evidentuar qindra klerikë, që kanë qenë viktima të drejtpërdrejta të krimeve të

komunizmit si pasojë e veprimtarisë së tyre. Bashkëngjitur është aneksi me të gjithë emrat e

klerikëve. Për këtë arsye bashkëlidhur është rezoluta e Kuvendit për dënimin e krimeve të

komunizmit ndaj klerit, si dhe mirënjohja e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve në

mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Gjithashtu, kërkojmë që kjo rezolutë të kalojë brenda datës 4 nëntor, meqenëse në

datën 5 nëntor është ceremonia e lumnimit të klerikëve”.

Propozimin tonë e ka parë edhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Kjo rezolutë të kalojë brenda datës 4 nëntor, meqenëse në datën 5 nëntor është

ceremonia e lumturimit të klerikëve. Atëherë, propozimin tonë e ka parë edhe Grupi

Parlamentar i Partisë Socialiste dhe janë bërë 3 ndryshime joesenciale për të cilat është rënë

dakord.

Atëherë, po e lexoj shpejt e shpejt rezolutën për të cilën kemi rënë dakord dhe ta hedhim

në votim.

Rezoluta thotë:

Page 24: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

24

“Në mbështetje të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit me propozimin e kryetarit të

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë, duke u mbështetur në

rezolutën e Parlamentit Europian “Mbi ndërgjegjen europiane të totalitarizmit 2009”,

deklaratën e Pragës “Mbi ndërgjegjen europiane dhe komunizmin 2008”, deklaratën 1096/1996

të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Masat për çrrënjosjen e trashëgimisë të

sistemeve totalitare komuniste”, si dhe rezolutën nr. 1481 të vitit 2006 të Asamblesë

Parlamentare të Këshillit të Europës “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve

të regjimeve totalitare komuniste”, në vijim të rezolutës 11, datë 30.10.2006 të Kuvendit të

Shqipërisë “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipërisë”, duke

riafirmuar dënimin e plotë dhe paekuivok të regjimit diktatorial komunist të ngritur nga Enver

Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij, duke shprehur mirënjohje të thellë për punën intelektuale dhe

vlerat e jashtëzakonshme, njerëzore që kanë treguar klerikët gjatë regjimit komunist në ruajtjen

dhe promovimin e besimit fetar (pjesa e nënvizuar është komenti i grupit Parlamentar të Partisë

Socialiste), duke konfirmuar dënimin me ashpërsi të dhunimit masiv të të drejtave të njeriut

ndaj klerikëve shqiptarë të kryer nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha, ku përfshihen

edhe vrasjet me edhe pa gjyq, vdekjet në kampet e përqendrimit, vdekjet nga uria, tortura, puna

skllavëruese, terrori fizik e psikologjik, duke vlerësuar lart kontributin, vlerat dhe sakrificat e

të gjithë klerikëve të vrarë apo të persekutuar gjatë regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, duke

u përulur me mirënjohje të thellë ndaj veprës dhe punës së tyre për ruajtjen e besimit fetar dhe

tolerancës fetare, e cila do t’i shërbejë ndërtimit të sotëm të një shoqërie të re dhe demokratike

që njeh dhe respekton lirinë e besimit dhe të drejtat e njeriut, duke mbajtur në konsideratë se

pas dokumenteve ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar, aktet çnjerëzore të regjimit

komunist ndaj klerikëve përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe ndjekja e dënimit të tyre nuk

parashkruhet, duke vlerësuar për zhvillimet politike dhe shoqërore të 25 vjetëve të fundit të

tranzicion, pavarësisht nga përpjekjet që kanë bërë qeveritë shqiptare për njohjen dhe

promovimin e vlerave të besimit fetar në funksion të tolerancës fetare nuk kanë qenë të plota,

pasi nuk është bërë nxjerrja e plotë e të vërtetës mbi krimet e komunizmit dhe ndaj klerit në

Shqipëri, si dhe dënimi i ideatorëve, organizatorëve dhe zbatuesve të drejtpërdrejtë në aparatin

represiv të regjimit diktatorial në zbatimin e parimeve dhe të angazhimeve kombëtare që

dënojnë krimet e komunizmit, duke qenë në dijeni të faktit që më 5 nëntor në qytetin e Shkodrës

zhvillohet ceremonia e Lumturimit të disa klerikëve katolikë shqiptarë të vrarë padrejtësisht

nga regjimi komunist, deklaron me vendosmëri se:

Page 25: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

25

1. Dënon fuqimisht diktatorin Enver Hoxha dhe regjimin totalitar komunist të

instaluar prej tij së bashku me bashkëpunëtorët e vet, si dhe krimet e kryera prej tyre ndaj

klerikëve shqiptarë.

2. Dënon fuqimisht vrasjen dhe persekutimin nga regjimi komunist dhe njeh me bindje

të plotë pafajsinë e dom Anton Zogaj, imzot Frano Gjini, Marie Tuçi, at Gjovani Fausti, vëlla

Gjon Pantalia, imzot Viçenz Prenushi, imzot Jul Bonati, dom Alfons Tracki, at Gjon Shllaku,

at Karl Sereqi, at Mati Prendushi, dom Jozef Maksen, dom Lazer Shantoja, dom Lekë Sirdani,

dom Luigj Prendushi, at Siprian Nika, at Serefin Koda, at Gasper Suma, dom Anton Muza,

dom Dedë Maçaj, dom Dedë Malaj, Mark Çuni, at Bernardin Pala, at Daniel Dajani, Gjelosh

Tulashi, dom Mikel Beltoja, dom Ndre Zadeja, dom Mark Gjani, dom Dedë Plani, Fran

Mirakaj, dom Ejell Deda, Qerim Sadiku, dom Jak Bushati, papa Josif Mihali, dom Marin

Shkurti, dom Ndoc Suma, dom Pjetër Çuni, dom Shtjefën Kurti, Hafiz Ali Korça, Hafiz

Ibrahim Dalliu, Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Sabri Koçi, Dedë Reshat Bardhi, Haki Sharofi, Jonuz

Vulaj, Vexhi Vuharaja, Ismail Muçej, Haxhi Faik Shehi, Qazim Hoxha, Hasan Tahsini, Baba

Bederiu i Brerimës, Baba Hajro Progonati, Hafiz Mustafa Varoshi, Hafiz Sherif Lëngu, Hafiz

Esat Myftia, Hafiz Musa Dërguti, Hafiz Ali Kraja, Imam Liman Shabani, Imam Met Roci,

Sheh Ibrahim Karabunara, Sheh Myslim Luma, Baba Myrteza Kruja, Imam Mamet Hyseni,

Dervish Mehmet Verleni, Xhemal Naipi, Hafiz Shefqet Boriçi, Hafiz Sabri Bushati, Molla

Allush Zakanjori, Sheki Hafiz Vehbi, Sulejman Gavoçi, Selim Braja, Hafiz Bakalli, Hafiz

Mërtaja, Hafiz Muhamet Bekteshi, She Ali Pazari, She Reiz Sinani, Baba Ali Tomori, Baba

Qamil Gllava, Baba Shefqet Koshtani, Baba Bedri Cakrani, Drevish Ali Kocija, Ded Kamber

Prishta, Baba Mehmet Zyka, Baba Islam Lekoviku, Baba Bajram Mahmutaj, Baba Islam

Jangolli, Baba Ylmi Kurteyi, Ded Ahmet Myftari, Baba Cen Ahmetaj, Kryepiskopi Vis Arioni

Xhuvani, Krye hirësia e Tij Kristorfor Kisi, Episkopi ndihmës i Apolonisë Ireneu Banushi, at

Gjergj Suli, at Aleksandër Lipe, at Dhimitër Leka, at Kostandin Bozdo, at Ligor Zografi, at

Kosta Kole, at Thoma Vërleni, at Kristo Raci, at Jorgji Kosta, at Simon Tonini, at Ilia Zoto, at

Gjergj Dedi,

3. Vlerëson me mirënjohje të thellë veprën, punën intelektuale dhe veprat e

jashtëzakonshme njerëzore të klerikëve shqiptarë gjatë regjimit komunist për ruajtjen e besimit

fetar dhe të tolerancës fetare në funksion të ndërtimit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të

një shoqërie të re dhe demokratike, që njeh dhe respekton lirinë e besimit dhe të drejtat e njeriut.

4. Vlerëson se klerikët që ishin viktima të krimeve dhe persekutimeve të regjimit

komunist, si dhe familjarët e tyre meritojnë rehabilitim, respekt dhe mirëkuptim për vuajtjen e

Page 26: KUVENDI PROCESVERBAL kryetare e Komisionit · PDF filePenalitetet dhe trysnia ligjore që kanë specialistët, sidomos kirurgët, janë gjithmonë një rrezik për pacientin, pra është

26

tyre si mirënjohje për qëndresën e tyre ndaj sistemit më të egër diktatorial komunist në Europën

Lindore.

Nxit qeverinë që të rrisë fondet financiare dhe përpjekjet për zbulimin e krimeve të

komunizmit ndaj klerikëve në Shqipëri, autorëve të këtyre krimeve, si dhe rehabilitimin ndaj

familjarëve të viktimave në vazhdën e përpjekjeve që ka bërë shteti shqiptar në funksion të

rehabilitimit dhe integrimit të tyre në jetën sociale, ekonomike dhe politike.

Nxit akademikët dhe historianët që të ndërmarrin veprimtari kërkimore –shkencore

për përcaktime dhe verifikimin objektiv të krimeve të komunizmit ndaj klerikëve në Shqipëri

gjatë diktaturës komuniste, si dhe kërkon bërjen publike të të gjitha dokumenteve arkivore, që

dëshmojnë këto krime, nëpërmjet krijimit të mekanizmave të nevojshëm institucionalë që do

të bëjnë të mundur një evidentim real bazuar mbi fakte dhe të dhëna konkrete të kohës.

Jeni dakord me përmbajtjen e kësaj rezolute?

Të gjithë dakord. Asnjë kundër. Asnjë abstenim.

I kalon seancës së nesërme për miratim në Kuvend.

Nesër kemi seancë ku do të votohet projektligji “Për sigurimet shoqërore”.

Faleminderit!

MBYLLET MBLEDHJA