Top Banner
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat Dokument parlamentar PROCESVERBAL Datë 05.10.2015, ora 10:00 12:04 Drejton mbledhjen: Erion Braçe – kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. 2. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë të cilët kanë tituj shkencorë”. Marrin pjesë: Erion Braçe, Anastas Angjeli, Ridvan Bode, Antoneta Dhima, Andrea Marto, Blerina Gjylameti, Ervin Koçi, Evis Kushi, Ervin Bushati, Koço Kokëdhima, Gjovalin Kadeli, Gledion Rehovica, Luan Duzha, Florion Mima, Sherefedin Shehu, Edmond Spaho, Liljana Elmazi, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku dhe Igli Cara. Mungojnë: Të ftuar: Shkëlqim Cami - ministër i Financave Kesjana Halili drejtoreshë në Drejtorinë e Pergjithshme të Harmonizimit dhe Auditimit në Ministrinë e Financave
41

KUVENDI€¦ · menaxhimit të riskut dhe janë saktësuar një sërë kriteresh që janë për nëpunësit zbatues të tyre. Ndryshimet e propozuara në projektligj kanë qartësuar

Feb 08, 2021

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
  • 1

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    KUVENDI

    Komisioni për Ekonominë dhe Financat

    Dokument parlamentar

    PROCESVERBAL

    Datë 05.10.2015, ora 10:00 – 12:04

    Drejton mbledhjen:

    Erion Braçe – kryetar i Komisionit

    Rendi i ditës:

    1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për

    menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

    2. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet

    shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve

    Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në

    Republikën e Shqipërisë të cilët kanë tituj shkencorë”.

    Marrin pjesë:

    Erion Braçe, Anastas Angjeli, Ridvan Bode, Antoneta Dhima, Andrea Marto, Blerina Gjylameti,

    Ervin Koçi, Evis Kushi, Ervin Bushati, Koço Kokëdhima, Gjovalin Kadeli, Gledion Rehovica, Luan

    Duzha, Florion Mima, Sherefedin Shehu, Edmond Spaho, Liljana Elmazi, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku

    dhe Igli Cara.

    Mungojnë:

    Të ftuar:

    Shkëlqim Cami - ministër i Financave

    Kesjana Halili – drejtoreshë në Drejtorinë e Pergjithshme të Harmonizimit dhe Auditimit në

    Ministrinë e Financave

  • 2

    Gentjana Sula – zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

    Astrit Kuka - drejtor i Drejtorisë së Pagave dhe Pensioneve në Ministrinë e Mirëqenies Sociale

    dhe Rinisë

    Ali Emini - nëndrejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

  • 3

    HAPET MBLEDHJA

    Erion Braçe – Mirëmëngjesi të gjithëve!

    Fillojmë mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Sot në rendin e ditës së punës të

    komisiont kemi dy çështje.

    Së pari, shqyrtimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.296, datë

    08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.

    Së dyti, si komision i angazhuar për dhënie mendimi, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime

    në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të

    universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe

    të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë të cilët kanë tituj shkencorë”.

    Për projektligjin e parë ndodhet në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave, ministri i

    Financave, zoti Shkëlqim Cani. Relator i komisionit lidhur me këtë projektligj është zoti Anastas Angjeli,

    ndërsa për projektligjin e dytë relatore e komisionit është zonja Evis Kushi.

    Zoti Cani, do të fillojmë me parashtresën tuaj lidhur me projektligjin. Më pas do të vazhdojmë

    me relatimin nga ana e relatorit të komisionit.

    E keni ju fjalën.

    Shkëlqim Cani – Faleminderit, zoti kryetar!

    Ligji “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i cili është i vitit 2010 dhe ka hyrë në fuqi më

    1 janar të vitit 2011 pa ndryshimet është një ligj i mirë, i cili respekton standardet ndërkombëtare të

    kontrollit të brendshëm dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian, duke respektuar kërkesat

    minimale për mirëqeverisjen në të gjitha njësitë publike. Një nga parimet kryesore që ligji ekzistues mbron

    është prona publike nga keqpërdorimi, humbja ose dëmtimi për shkak të shpërdorimit të qëllimshëm, të

    abuzimit, të keqmenaxhimit, si dhe të gabimeve që mund të ndodhin nga administrata publike. Ligji synon

    të realizojë një nga parimet e tarnsperencës, si dhe të sigurojë përdorim eficent, efektiv dhe ekonomik të

    burimeve financiare e publike në vend. Përcakton rregullat, procedurat, strukturat administrative dhe

    metodat për funksionimin e menaxhimit financiar dhe të kontrollit, ku qëllimi kryesor është që t’i bëhet

    një shërbim më cilësor në fund fare publikut. Ndryshimet që propozohen në draft synojnë kryesisht rritjen

    dhe përmirësimin e konceptit të përgjegjshmërisë menaxheriale, duke mundësuar një ndarje të qartë midis

    dy vendimmarrjeve, asaj politike dhe asaj menaxheriale.

  • 4

    Ligji ose projekti që paraqesim së bashku me aktet nënligjore, të cilat do ta shoqërojnë shpejt,

    janë në përputhje me angazhimet që ne kemi, në zbatim të dokumentit strategjik të Bashkimit Europian,

    si dhe me angazhimet që ne kemi si qeveri lidhur me strategjinë e financave publike për vitet 2014-2020.

    Cilat qenë arsyet kryesore që na çuan në këto ndryshime?

    Së pari, ishte mosdelegimi i detyrave në nivele të ndryshme dhe mungesa e procedurave të

    shkruara për këtë vetë delegim.

    Së dyti, mungesa e procedurave të qarta për menaxhimin e riskut, një element që besoj se jemi

    mësuar ta dëgjojmë vazhdimisht, është një metodë e gjerë, e përdorur në të gjitha vendet. Po kështu,

    informacioni dhe komunikimi joefektiv brenda për brenda dhe ndërmjet njësive publike. Gjithashtu,

    kishim edhe një të metë që raportimi financiar bëhej më shumë tradicional sesa mënyra e të raportuarit

    sipas performancës. Çfarë synohet me këto ndryshime?

    Së pari, përmirësimi dhe forcimi i sistemeve të kontrollit të brendshëm.

    Së dyti, përmirësimi i arritjeve që kanë bërë deri tani njësitë publike, sidomos përmirësimi i

    procesit të menaxhimit të risqeve, i cili doemos e cenon arritjen e objektivit që ka çdo institucion publik.

    Gjithashtu, synohet delegimi i disa të drejtave dhe detyrave të titullarëve në njësi të ndryshme, kryesisht

    ato të financës, meqenëse janë më të angazhuara, më të trajnuara dhe më drejtpërdrejta përgjegjëse për

    këto detyra dhe me këtë mënyrë rrisim nivelin e përgjegjshmërisë që të gjykohet.

    Duke qenë një ligj specifik është realizuar mjaftueshmëria e dëgjimit të grupeve të interesit dhe

    këtu mund të përfshihen të gjitha ministritë e linjës, sekretarët e Përgjithshëm dhe financierët e ministrive

    të linjës dhe të institucioneve të tyre të varësisë. Po kështu, ligji është konsultuar edhe me Kontrollin e

    Lartë të Shtetit, i cili është institucioni më i lartë në paralelizëm për këto çështje dhe doemos më i

    interesuari.

    Ligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me dy institucione, me të cilat ne kemi

    binjakëzimin, Ministrinë e Financave të Austrisë dhe Ministrinë e Financave të Francës, të cilat na kanë

    mbështetur gjerësisht në hartimin e këtyre ndryshimeve. Meqenëse është pjesë e detyrimeve tona si vend

    kandidat, ky projektligj u dërgua për mendim pranë DG-Budget në Komisionin Europian, ku komentet e

    tyre janë marrë gjerësisht në konsideratë dhe janë reflektuar të gjitha vërejtjet e tyre.

    Në mbyllje, po them që të gjitha këto ndryshime do të lehtësojnë dhe do të ndihmojnë në ngritjen

    e një sistemi më të shëndoshë për menaxhim financiar dhe kontrollin, duke garantuar që fondet publike të

    menaxhohen më me përgjegjshmëri, si dhe të krijohet një bazë e mirë që të vijojë puna për zbatimin e

    plotë të kërkesave të menaxhimit financiar dhe kontrollit nga ana e organeve financiare. Detyrë e

    natyrshme e të gjitha kohërave mbetet që ligjet të përshtaten me kohën, por ajo që merr më shumë rëndësi

  • 5

    në Shqipëri është zbatueshmëria e këtyre ligjeve dhe e akteve nënligjore që dalin në mbështetje të ligjit,

    në mënyrë që ligjet të mos ngelen pa zbatueshmërinë e plotë të tyre.

    Faleminderit!

    Erion Braçe – Faleminderit, zoti Ministër!

    Fjalën e ka relatori i komisionit lidhur me këtë projektligj, zoti Anastas Angjeli.

    Anastas Angjeli – Një raport lidhur me ndryshimet e këtij projektligji është shpërndarë dhe pas

    fjalës së ministrit pa dyshim do të përqendrohem vetëm te disa çështje. Fillimisht desha të thosha se lind

    pyetja: pse po e ndryshojmë ligjin ekzistues? A ka pasur arritje deri tani në këtë fushë me ligjin ekzistues?

    Cilat janë problematikat dhe shqetësimet? Ku bazohen ndryshimet dhe cilat janë risitë?

    Po t’ju japim përgjigje këtyre 4-5 pyetjeve, me siguri do të arrijmë në një përfundim pse është i

    domosdoshëm ndryshimi i ligjit “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Pa dyshim që nga viti 2008,

    ku çështjet e menaxhimit financiar dhe të kontrollit të brendshëm janë vënë më në fokus, kanë ndodhur

    shumë ngjarje financiare si në arenën ndërkombëtare, besoj se të gjithë jemi familjarizuar me shqetësimet

    që kanë ndodhur nga kriza në eurozonë, por edhe me situatën e brendshme financiare në vendin tonë. Për

    më tepër do të thosha se ndryshimet në ligjin që sapo diskutuam, i cili lidhej me çështjet e procedurave

    tatimore, do të ishin të cunguara në qoftë se nuk do të kompletoheshin edhe me një sërë ndryshimesh të

    tjera në disa ligje, që lidhen me menaxhimin financiar dhe me kontrollin e brendshëm, të cilat po t’i shohim

    edhe në dy mbledhjet e ardhshme vijnë në formën e një pakete, duke e kompletuar më mirë këtë çështje.

    Është e qartë se të gjitha këto do të balancojnë të dyja krahët, luftën kundër informalitetit në

    krahun e të ardhurave, por edhe përpjekjet për rritjen e cilësisë së shpenzimeve dhe përdorimin efektiv të

    tyre. Pikërisht, në funksion të këtij qëllimi besoj se është i gjithë ky ndryshim dhe paketa që e shoqëron,

    kjo edhe nëpërmjet projektligjit, por dhe ne vetë e dimë që sistemi i menaxhimit dhe i kontrollit është një

    sistem që zbatohet në të gjitha njësitë që shpenzojnë fondet publike në njësitë e qeverisjes së përgjithshme,

    por edhe në shoqëritë tregtare, në organizatat jofitimprurëse apo edhe në organet e pushtetit vendor.

    Pikërisht për këtë arsye ky sistem merr një rëndësi të veçantë, sepse sistemi i menaxhimit financiar dhe i

    sistemit të kontrollit është në tërësi sistem politikash, procedurash, veprimtarish, kontrollesh dhe në këtë

    mënyrë shërben për të adresuar risqet, për të dhënë garanci të mjaftueshme për arritjen e objektivave që

    ka çdo njësi publike në përdorimin e shpenzimeve. Pra, kemi të bëjmë me një sistem, i cili siguron

    përdorimin sa më eficent, efektiv të burimeve financiare publike, gjithnjë duke respektuar disa parime

    kryesore të transparencës, të ligjshmërisë për të pasur një shmangie sa më të madhe të shpërdorimit, të

    keqpërdorimit, të vjedhjes, të abuzimit mbi pasurinë.

  • 6

    Deri tani, që nga koha e hyrjes në zbatim e ligjit ekzistues, ka pasur një sërë arritjesh në strukturat

    e menaxhimit financiar dhe të kontrollit, nëpërmjet njësisë qendrore që ajo ka pasur, bazuar në një program

    që përfshin të gjithë periudhën 2011-2016, gjithnjë bazuar në implementimin e një sistemi modern të

    menaxhimit financiar, të kontrollit dhe inspektimit financiar publik në Shqipëri, që është financuar nga

    fondet “IPA 2012”.

    Është një projekt i gjerë, i cili në bashkëpunim me Austrinë dhe Francën, siç e përmendi edhe

    ministri, parashikon që deri në fund të këtij viti të ketë një rishikim të të gjithë paketës ligjore. Por deri

    tani pa dyshim që është hartuar paketa e rishikuar e financave publike dhe janë një sërë aktesh ligjore dhe

    nënligjore, të cilat kanë mundur të vënë në zbatim një pjesë të mirë të këtij projekti. Por, me gjithë

    përpjekjet e bëra për të arritur rezultate në zbatimin e këtij projekti, duke iu referuar raporteve të Ministrisë

    së Financave, Kontrollit të Lartë të Shtetit, fakti që ne përmirësuam edhe ligjin e Kontrollit të Lartë të

    Shtetit, ku kërkohet një ecje bashkëkohore edhe në kontrollin e brendshëm dhe menaxhimin financiar, ka

    ende problematika, të cilat kërkojnë zgjidhje ligjore dhe praktike. Shqetësimet më kryesore kanë qenë në

    5 komponentët e saj: në mjedisin e kontrollit, në menaxhimin e riskut, në çështjet që kanë të bëjnë me

    aktivitetet e kontrollit, në informimin dhe komunikimin, si dhe në monitorimin. Pikërisht, duke u adresuar

    në raportet e mësipërme, si dhe në këto 5 drejtime janë bazuar edhe ndryshimet në këtë ligj, të cilat janë

    mbështetur edhe në disa dokumente kryesore, siç janë: progresi në fushën e kontrollit të brendshëm

    financiar-publik në vazhdimësi të monitorohet nga Komisioni Europian, si pjesë e kapitullit të 32-të, të

    acquis communitarire; standardet ndërkombëtare të COOSO-s strategjia e menaxhimit të financave

    publike dhe, siç u përmend këtu, rekomandimet e DG-Budget në Komisionin Europian.

    Duke u bazuar në aspektet e problematikave që ka sjell deri tani zbatimi i ligjit dhe në dokumentet

    e mësipërme janë bërë ndryshimet, të cilat janë paraqitur në këtë projektligj. Këto ndryshime parashikojnë

    ndarjen e qartë të detyrave midis nëpunësve autorizues, menaxherëve financiarë dhe atyre të operacioneve

    të tjera dhe delegimit të kompetencave sipas shkallës së hierarkisë brenda institucionit. Janë përmirësuar

    të drejtat e menaxherëve të njësive, të nëpunësve autorizues, të nëpunësve zbatues; janë qartësuar

    funksionet e titullarëve të njësisë në shoqëritë tregtare, pasi aktualisht ka pasur paqartësi se cili është

    titullari, administratori apo asambleja e komisionerëve. Është vendosur fokusi në rritjen e rolit të

    menaxhimit të riskut dhe janë saktësuar një sërë kriteresh që janë për nëpunësit zbatues të tyre.

    Ndryshimet e propozuara në projektligj kanë qartësuar edhe procesin e gjithë menaxhimit

    financiar dhe të kontrollit për ngritjen e një sistemi sa më të shëndoshë të këtij menaxhimi, natyrisht duke

    forcuar më tej kontrollin e të gjitha njësive publike. Duke bërë këto ndryshime dhe duke kaluar më pas

    me miratimin në zbatimin e tyre, do të rekomandonim që të ketë një rritje të ndërgjegjësimit të niveleve

  • 7

    të larta të menaxhimit mbi rëndësinë e implementimit të këtij projekti, të menaxhimit financiar dhe të

    kontrollit.

    Duhet të jetë prioritet vazhdimi i procesit të menaxhimit të riskut në të gjitha institucionet publike,

    të ketë një angazhim më të gjerë të administratës publike për zbatimin e të gjithë elementeve të menaxhimit

    financiar dhe të kontrollit, gjurma e auditimit, regjistri i riskut, me qëllim që forcimi i kontrollit të

    brendshëm të vijë duke u rritur edhe më shumë. Auditimi i brendshëm i njësive publike të fokusojë më

    mirë punën në auditimin e performancës së sistemeve të menaxhimit financiar dhe të kontrollit.

    Natyrisht, me këtë projektligj riorganizohet çështja e koordinatorit apo e të deleguarit për

    menaxhimin financiar të kontrollit, kështu që unë do të kisha dy pyetje në qoftë se do të ishte e mundur.

    Pyetja e parë, personi i caktuar si koordinator i deleguar për menaxhimin financiar të kontrollit dhe

    koordinatori i deleguar i riskut brenda strukturave të njësive publike do të kryejë vetëm këto detyra apo

    do të ketë edhe detyra të tjera për njësitë përkatëse?

    Pyetja e dytë, çfarë ngarkese pune ka koordinatori dhe koordinator i riskut? Duke i konsideruar të

    gjitha këto gjatë diskutimit nen për nen, mbase do të kemi disa rregullime teknike të neneve 2, 6, 15 dhe

    ndonjë nen tjetër dhe besoj se do të gjejmë mirëkuptimin me Ministrinë e Financave.

    Besoj se pas diskutimit të gjithë do të jemi të gatshëm që ta miratojmë këtë projektligj për ta

    kaluar në seancë plenare, duke besuar se ky projektligj shtyn më tej përmirësimin e procesit të menaxhimit

    financiar dhe të kontrollit të brendshëm.

    Ju faleminderit!

    Erion Braçe – Faleminderit, zoti Angjeli!

    Zoti Ministër!

    Fillojmë me dy pyetjet që artikuloi zoti Angjeli dhe më pas me pyetjet e tjera.

    Shkëlqim Cani – Ndoshta, se më pas i plotësojnë edhe kolegët e mi. Pra, pyetja e parë është....

    Anastas Angjeli – Cili është roli që ka ai, se këtë punë do të bëjë. E keni për të gjitha njësitë apo

    jo?

    Shkëlqim Cani – Koordinatorët nuk janë punonjës që do të merren vetëm me këtë punë, por

    kuptohet që ata kanë edhe detyra të tjera dhe krahas këtyre detyrave kanë edhe këtë detyrë. Besoj se e

    gjithë filozofia e koordinatorit është që të përzgjidhet, kryesisht nga financa, dikush që është më i miri në

    këto drejtime. Pra, ai do të jetë një punonjës finance, qoftë drejtues apo i një niveli pranë, i cili do të merret

    me disa detyra. E para, supozojmë se është detyra e planit të punës për zbatimin e elementeve të veçantë

    të menaxhimit financiar dhe të kontrollit në njësinë publike ku ai është. Po kështu, ai do të merret edhe

    me trajnimin e punonjësve lidhur me çështjet e risqeve dhe doemos do t’i trajnojë edhe për t’i identifikuar,

  • 8

    pasi çdo njësi dhe çdo nënndarje brenda njësisë publike duhet të identifikojë risqet e njësisë së saj. Kështu,

    po marr një shembull, te Ministria e Financave, Drejtoria e Borxhit duhet të identifikojë risqet që lidhen

    me borxhin; Drejtoria e Buxhetit duhet të identifikojë risqet që e shoqërojnë gjatë vitit 2016, e zëmë,

    realizimin e buxhetit apo të objektivave që ka borxhi, dhe për pasojë punonjësit kanë nevojë për t’u

    trajnuar me metodologjitë e reja dhe të rejat që vijnë lidhur me risqet.

    Po kështu, përderisa harton planin, do t’i duhet të ndjekë edhe zbatimin e tij në njësi, në ministri

    për shembull, sesi po zbatohet plani në çdo hap. Duke qenë se është deleguar në rastet konkrete kryesisht

    te financa, doemos do t’i duhet të raportojë tek titullari sesi janë hartuar dhe zbatuar planet dhe sesi janë

    menaxhuar risqet, në mënyrë që efekti dëmtues i një risku që shfaqet të jetë më minimal. Këto janë çështjet

    kryesore që do të duhet të mbulojnë koordinatorët ose koordinatori për çdo njësi publike.

    Erion Braçe – A ka pyetje të tjera?

    Sherefedin Shehu – Këtu u tha që kanë marrë komente nga DG-Budget, por për ligjin e sotëm,

    ndoshta më shumë për dy ligjet që do të diskutojmë nesër, unë do të kërkoja që neve si komision të na

    vihen në dispozicion para diskutimit të gjitha propozimet dhe rekomandimet e bëra nga asistenca teknike,

    të cilën e kanë referuar si arsyen kryesore të ndryshimeve, sepse kemi ndryshime në një periudhë kohore

    4-vjeçare të plotë të të dyja ligjeve, që janë bërë me asistencën e Bashkimit Europian.

    Këtu kemi dy probleme: ose një shqetësim i vogël që mund të ketë ministri apo Kryeministri

    ndryshon të gjithë ligjin, ose është keqpërdorimi i asistencës së Bashkimit Europian nga ne, ose nga vetë

    kompanitë që kanë fituar tenderat dhe zbatojnë projektet në Ministrinë e Financave. Pra, kemi asistencën

    e një institucioni, i cili sa herë që ndërron kontratat bën edhe ligje të reja, në qoftë se nuk ka qenë kjo

    nxitja e qeverisë apo e Ministrit të Financave. Besoj se do të ketë edhe mirëkuptimin tuaj që të jemi serioz,

    të na vihen në dispozicion të gjitha komunikimet që kemi pasur me DG-Budget, dhe të gjitha

    rekomandimet e bëra nga asistenca teknike që ka Ministria e Financave.

    Erion Braçe – Urdhëroni, zoti Ministër!

    Shkëlqim Cani – Besoj se i keni të gjitha në sekretarinë e komisionit. Unë e quaj se ose i keni

    lexuar, ose do t’i lexoni dhe do të gjykoni mbi bazën e të gjitha atyre që ne ua kemi dhënë në mënyrë

    transparente.

    Faleminderit!

    Erion Braçe – A ka pyetje të tjera? Jo.

    Kush e do fjalën për diskutim?

    Sherefedin Shehu – Është ligj i rëndësishëm, edhe me ndonjë saktësim që është bërë ne nuk

    kemi ndonjë problem në parim. Por, edhe një herë, dua të nënvizoj faktin që kemi ndryshime të shpeshta

  • 9

    ligjesh dhe të mos kthehen në një mekanizëm sa për të krijuar idenë se qeveria po punon. Po t’i shohësh

    ndryshimet më shumë janë lojëra fjalësh, sepse 5 ndryshime i ka bërë qeveria, 4 amendime i ka bërë zoti

    Angjeli në raportin e tij.

    Po kështu edhe ndryshimet atje, janë ndryshime fjalësh, për të mos thënë lojëra fjalësh...

    Erion Braçe – Mos hyni në debat, ju lutem!

    Sherefedin Shehu – Jo, nuk është debat, është një fakt dhe nuk e përmenda...

    Erion Braçe – Ju drejtova kolegëve që ju të vazhdoni qetësisht.

    Sherefedin Shehu – Në rregull, faleminderit që po mban qetësinë sot!

    Erion Braçe – Po, ditë e hënë.

    Sherefedin Shehu – Pra, problemi është se kemi të bëjmë me lojëra fjalësh dhe jo me ndryshime

    thelbësore. Përkundrazi atje ka pasur një paragjykim, sepse ndonjë drejtor, siç është ai i thesarit, ishte

    propozuar që të hiqej, ishte nominale, ndërsa tani i është lënë në dorë ministrit që të zgjedhë se kë dëshiron

    që të ketë në bordin e mbikëqyrjes së kontrollit financiar. Por, për ne shqetësimi më i madh është që nuk

    ka pasur progres në menaxhimin e sistemit, pra menaxhimi financiar i sistemit është rrënuar.

    Për sa i përket sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm, ne kemi parë

    shkarkime masive nga puna, të cilat janë bazuar në raporte auditi, gjë që ka denigruar dhe e ka nxjerrë

    sistemin e auditimit jashtë misionit të tij. Po kështu, nesër do të kemi inspektimin financiar, ku bëhen

    ndryshime thelbësore negative, ku njësia koordinuese do të marrë misione inspektuese. Pra, kemi një

    tendencë politizimi edhe të administratës publike dhe aq më keq në Ministrinë e Financave. Ajo që na

    shqetëson më shumë është përkeqësimi i menaxhimit të buxhetit. Dy ose tri ditë më parë nga një organizatë

    jofitimprurëse e kontraktuar nga organizata jofitimprurëse ndërkombëtare që mat transparencën e buxhetit,

    u konkludua se buxheti i Shqipërisë është buxheti më jotransparent, për këtë ka pasur analiza, referenca

    dhe unë do të sjell disa prej tyre, të cilat i kemi prekur edhe në debatet që kemi bërë në parlament.

    Ka pasur mekanizma, të cilat kanë hapur rrugën për abuzime me fondet publike ose kanë mbuluar

    paaftësinë apo keqpërdorimin e parave publike. Ne jemi dëshmitarë që në dy vjet janë bërë 5 ndryshime

    të buxhetit me akte normative. Akti i parë normativ rriti deficitin buxhetor përtej parametrave normalë

    dhe prishi raportin midis investimeve publike dhe huamarrjes, e cila bëri që qeveria të heqë dorë nga

    rregulli i artë që borxhi merret vetëm për investime.

    Në 3-mujorin e fundit të vitit 2013 dhe gjatë vitit 2014 borxhi publik, huamarrja vjetore ka qenë

    më e madhe sesa investimet publike, pra qeveria ka shkelur ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor.

    Mirëpo ne sot flasim për ndryshime në ligj, për afrimin me Bashkimin Europian, për përmirësimin e

    standardeve të menaxhimit financiar, ndërkohë që vetë ministri ndërmerr akte të paligjshme dhe

  • 10

    maxhoranca i ka votuar ato në parlament. Por, më tej, rregullat fiskale kërkojnë që politikat fiskale të

    paradiskutohen, të konsultohen me grupet e interesit dhe ministri bëri një deklaratë në vitin 2013: “Të na

    falni që nuk patëm kohë të konsultohemi, por këtë gabim nuk e përsërisim më”. Ka bërë edhe dy buxhete

    të tjera dhe vazhdon të bëjë ndryshime ligjore jo vetëm pa u konsultuar, por në kundërshtim me kërkesat

    e shprehura nga grupet e interesit, siç janë dhomat e tregtisë apo grupet e tjera të bizneseve, dhe më e

    keqja është që janë ndërmarrë politika në kurriz të bizneseve.

    Shkojmë më tej. Aktet normative jo vetëm janë instrumente të ndaluar nga ligjet dhe standardet

    e menaxhimit financiar publik, aq më tepër standardet e avancuara të Bashkimit Europian, por janë bërë

    në ditën e fundit të vitit. Në fund të vitit 2013 është miratuar në fshehtësi një akt normativ, me të cilin janë

    rishpërndarë 3 miliardë lekë. Vitin e kaluar u rishpërndanë rreth 8 miliardë lekë, por prej këtyre, ministri

    ka firmosur rreth 5 miliardë lekë letra kredi, me të cilat janë ngurtësuar para në llogaritë e klientëve, para

    për të cilat nuk ka dhënë askush llogari dhe nuk e di askush se përse dhe si janë shpenzuar. Ndërsa sot ne

    vijmë e flasim për përmirësim të standardeve dhe për ligje bashkëkohore të menaxhimit financiar e të

    kontrollit të brendshëm publik.

    Ku janë këto mekanizma? Përse i bëjmë këto ligje dhe krijojmë këto mekanizma ne? Për të

    frenuar abuzimin? Jo. Abuzimin e bën vetë shefi i financave të shtetit. Me firmën e tij transferohen 50

    milionë dollarë nga llogaritë e qeverisë, dhe askush s’e di se ku.

    Kemi një mekanizëm, që është sistemi i buxhetimit afatmesëm. Atij i është vënë shqelmi, sepse

    ai është një mekanizëm që kontrollon të paktën treguesit kryesorë makrofiskalë. Kemi një rritje abuzive

    dhe tej kufijve që mund të përballojë ky vend, për sa i përket borxhit publik. Kemi një rritje 48% të borxhit

    për frymë, nga viti 2010 në vitin 2014. Pra, për çfarë vlen ky? Sistemi i buxhetimit afatmesëm është kthyer

    në një mekanizëm formal. Mblidhet qeveria, bën miratimin, e fut në sirtar, dhe nuk është një mekanizëm

    i vërtetë për të kontrolluar turbulencat fiskale, për të parandaluar problemet e rritjes së deficitit, për të

    gjetur mekanizma që krijojnë stabilitet fiskal.

    (Diskutim pa mikrofon)

    Jo, do t’i nxjerrim.

    Erion Braçe – Zoti Kadeli, ju lutem mos ndërhyni!

    Sherefedin Shehu – Për të shkuar më tej në situatën aktuale, të gjitha këto, së pari rezultojnë

    mungesë përgjegjshmërie, por edhe paaftësi, dhe zgjidhja është ndërmarrja e aksionit. Përse duhet të marrë

    aksione qeveria, kur ka një administratë, e cila ka për detyrë të regjistrojë të gjitha bizneset, të verifikojë

    nëse ato paguajnë tatime, të gjejë mekanizma që ata t’i paguajnë tatimet, por duhet krijuar një grup me

    policë, me inspektorë, me njerëz që nuk njohin sistemin. Dhe çfarë është bërë? Kemi një abuzim kolektiv,

  • 11

    të verifikuar në gjithë këto ditë. I kemi parë publikisht, por unë do të referoj vetëm disa prej tyre. U

    kërkohet kasa fiskale profesionistëve. Të gjithë e keni parë Dhomën e Avokatëve. Por nuk është ky

    problemi. Problemi është se shkohet më tej. Vihen gjoba. Ministri ka raportuar kontrolle dhe gjoba pa

    fund. Kontrolle e gjoba janë realizuar, dhe janë matës të abuzimit të qeverisë, dhe jo të efektivitetit të saj,

    sepse gjobat që raporton ministri dhe Kryeministri, apo inspektimet që raportojnë këta, tre herë shkojnë

    në një minibiznes, tre herë në javë.

    Dhe ti Gjovalin duhet ta dish këtë. Prandaj po i them këto këtu. Tre herë në javë kontrollohet një

    kioskë, dhe shënohet se kemi bërë 15 mijë e 20 mijë kontrolle. Por çfarë bëhet? Vihen gjoba. Gjobat janë

    abuzive. Gjobat do të rrinë në librin e tatimeve, por s’do të sjellin të ardhura në buxhet.

    Ministri duhet ta dijë, por është mirë që ta dinë të gjithë, dhe të shqetësohemi të gjithë. Gjatë

    muajit shtator, në trejavëshin e fundit që ka filluar aksioni janë bërë 6200 apelime në Zyrën e Tatimeve.

    6200 apelime, me tre-katër veta, sa ka zyra që pranon apelimet e tatimpaguesve, dhe këto apelime vijnë

    për shkak të abuzimeve që po përmend unë, për shkak të gjobave.

    Pra, ne bëjmë ligje këtu, por nuk kemi rregulla, nuk kemi norma, nuk kemi standarde. I turremi

    biznesit, sikur ai është preja dhe qeveria është gjahtari. Nuk i shikojmë ata si partnerë apo si mundësi për

    të zhvilluar këtë vend.

    Dhe, më e fundit, në qoftë se do ta hap, zoti Ministër: në studio audituese, të cilat janë garant

    edhe për ju edhe për të gjithë qytetarët, që të certifikojnë bilancet, gjobiten për mungesë kase, pesëdhjetë

    mijë lekë gjobë, në kundërshtime dhe me udhëzimet e shkruara që keni dhënë juve. Të mos flasim tani

    për ato që janë të shkruara në ligj.

    Kështu që, unë nuk kam shqetësim ndryshimet që janë bërë në ligj, por shqetësimi im është

    zbatimi i ligjit. Pra, mekanizmat e parashikuar në ligj janë hedhur në kosh. Ligji pothuajse nuk ekziston.

    Dhe kur nuk ekziston për qeverinë dhe për qeveritarët, atëherë si mund të pretendojmë se duhet të ekzistojë

    ligji për qytetarët? Prandaj, unë do të kërkoja që të na sjellin dhe ato komentet dhe rekomandimet që ka

    dhënë ligji DG Budget, që ka dhënë asistenca teknike. Të jemi të bindur edhe për këto ndryshime, jo se

    janë thelbësore dhe prishin ndonjë punë, thashë unë, s’kanë fare peshë, sepse është lojë fjalësh, por

    megjithatë, edhe një herë do të bëja thirrje që qeveria ta ndalë këtë aksion abuziv, që ka nisur, kundër

    bizneseve, t’i rikthehet punës. Këto ligje që ka bërë me asistencën e Bashkimit Europian t’i zbatojë, të

    marrë përgjegjësitë mbi vete, të bëhet një herë qeveri e përgjegjshme, e pastaj të kërkojë përgjegjshmëri

    nga qytetarët.

    Prandaj, zoti Ministër, vërini nëpunësit në punë dhe mos i shqetësoni bizneset.

    Faleminderit!

  • 12

    Erion Braçe – Ka diskutime të tjera?

    Në rregull! Atëherë të kalojmë në votimin e projektligjit në parim.

    Kush është kundër projektligjit në parim?

    (Diskutim pa mikrofon)

    Jo, nuk ka propozim për t’u bërë për nesër, për sa kohë që kalendari është miratuar që javën që

    shkoi.

    Sherefedin Shehu – Ca vërejtje që ka bërë zoti Angjeli, mund t’i votojmë edhe pro ne, prandaj

    thashë.

    Erion Braçe – Ç’rëndësi ka? Votoji! Vërejtjet që ka bërë, zoti Angjeli do t’i thotë nen për nen.

    Sherefedin Shehu – Me një fjalë ti s’pyet fare? Votojmë, s’votojmë ne, për ty s’ka rëndësi?

    Erion Braçe – Si ishte kjo?

    Sherefedin Shehu – Domethënë, ti s’pyet fare nëse votojmë apo s’votojmë ne?

    Erion Braçe – Unë të dëgjova ty që s’kishe asnjë gjë me projektligjin, por e kishe të gjithën me

    qeverinë. Vazhdo e merru me qeverinë.

    Sherefedin Shehu – Jo, unë kisha një gjë, e për atë gjë po flas.

    Erion Braçe – Jo pra, jo. Edhe një herë tjetër: të dëgjova me shumë vëmendje, nuk të ndërpreva

    asnjë sekondë, dhe ajo që kuptova nga ti ishte se problemi është me zbatimin e ligjit. Pra e ke me qeverinë.

    Vazhdo e merru me qeverinë, unë do të merrem me projektligjet.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet!

    Kalojmë te shqyrtimi i projektligjit nen për nen.

    Neni 1. Zoti Angjeli.

    Anastas Angjeli –Një ndryshim i vogël është, i karakterit tekniko-ligjor. Edhe me eskpertët e

    diskutuam.

    Erion Braçe – Hape një çikë mikrofonin!

    Anastas Angjeli – ...në njësitë publike, ku përfshihen:

    Erion Braçe – Pra, hiqet referenca “ku sipas ligjit”.

    Anastas Angjeli – “Ky ligj, sipas ligjit”, sikur ka kakofoni.

    Erion Braçe – Domethënë, shkojmë direkt te: “Ky ligj zbatohet në njësinë publike, ku

    përfshihen:” Dhe bëhet lista.

    Po. Atëherë, kush është kundër nenit 1? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim? Nuk ka.

    Miratohet!

  • 13

    Kalojmë te neni 2.

    Zoti Angjeli.

    Anastas Angjeli – Për nenin 2 kemi bërë një riformulim, për t’u vendosur në pikat 5 dhe 6 të

    paragrafit, që t’u përgjigjet që të dyve. Pra, në pikën 1, në fund të pikës 5 shtohet fjalia me këtë përmbajtje,

    dhe në fund të pikës 6 shtohet një fjali me këtë përmbajtje.

    Erion Braçe – Domethënë, ndahet kuptimi për të dyja pikat. I karakterit redaktorial është, për ta

    bërë më të qartë.

    Për pikat e tjera, zoti Angjeli, nuk ka vërejtje?

    Anastas Angjeli – Jo.

    Erion Braçe – në rregull.

    Atëherë, kush është kundër nenit 2, me këtë riformulim? Nuk ka. Kush është pro? Abstenime nuk

    ka.

    Miratohet!

    Kalojmë te neni 3.

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – S’kemi.

    Erion Braçe – Nuk ka vërejtje. Ka vërejtje të tjera për nenin 3, nga komisioni? Jo. E hedhim në

    votë nenin 3.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenime nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 4. Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Nuk kemi.

    Erion Braçe – Nga komisioni, a ka vërejtje të tjera për nenin 4? Jo.

    Atëherë e hedhim në votë nenin 4.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenime nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 5.

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Nuk kemi.

    Erion Braçe – Nuk ka. Nga komisioni, a ka vërejtje? Nuk ka.

    E hedhim në votë.

    Kush është kundër nenit 5? Nuk ka. Kush është pro? Abstenime nuk ka.

  • 14

    Miratohet!

    Neni 6.

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Po, në nenin 6, që ndryshon nenin 9 dhe ekzistues, fjalia e parë e pikës 2/1,

    që shtohet në ligjin ekzistues, riformulohet, duke vendosur fjalët “për efekt të menaxhimit financiar dhe

    të kontrollit”. Pra, bëhet: “Nëpunësi autorizues i njësisë publike, për efekt të menaxhimit financiar dhe të

    kontrollit, cakton nëpunës autorizues të nivelit të dytë drejtues të programeve e nënprogrameve të çdo

    strukture dhe njësie të varësisë direkte, për të cilat identifikohet buxhet i veçantë”.

    Erion Braçe – Zoti Ministër, s’keni gjë, besoj. Është një formulim që e bën më të qartë

    përmbajtjen.

    Anastas Angjeli – Që të dihet për kë ka të drejtë.

    Erion Braçe – në rregull. Atëherë e hedhim në votë nenin 6.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 7.

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Nuk kemi.

    Erion Braçe – Nuk ka. Nga komisioni, a ka? Jo.

    E hedhim në votë nenin 7.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Kalojmë te neni 8.

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Nuk kemi.

    Erion Braçe – Ka vërejtje ndonjë nga kolegët deputet?

    E hedhim në votë nenin 8.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 9.

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Jo, nuk kemi.

    Erion Braçe – Nga komisioni, a ka? Jo.

  • 15

    E hedhim në votë nenin 9.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 10.

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Nuk kemi.

    Erion Braçe – Nga komisioni, a ka? Nuk ka.

    E hedhim në votë nenin 10.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 11.

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Nuk kemi.

    Nga komisioni? Jo.

    E hedhim në votë nenin 11.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 12.

    Zoti Angjeli? Nuk keni.

    Anastas Angjeli – Jo, jo.

    Erion Braçe – E hedhim në votë nenin 12.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 13.

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Jo, nuk kemi.

    Erion Braçe – Nga komision? Nuk ka.

    E hedhim në votë nenin 13.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 14.

    Zoti Angjeli?

  • 16

    Anastas Angjeli – Jo, nuk kemi.

    Erion Braçe – Nga komisioni, ka vërejtje? Jo.

    E hedhim në votë.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 15.

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Te neni 15, të dy pikat e para, pika 1 dhe pika 2, kanë nga një shtesë dhe

    riformulohen si më poshtë.

    Pika 1:”Në Ministrinë e Financave bëhet bordi i kontrollit të brendshëm financiar publik, me

    detyrën e mbikëqyrjes së çështjeve që lidhen me menaxhimin financiar, kontrollin, kontabilitetin dhe

    auditimin e brendshëm në sektorin publik”.

    Pika 2: “Bordi i kontrollit të brendshëm financiar publik përbëhet nga ministri i Financave, në

    cilësinë e kryetarit të këtij bordi, nëpunësi paraautorizues, drejtuesi i strukturës përgjegjëse për kontrollin

    e brendshëm financiar publik, drejtuesi i strukturës përgjegjëse të buxhetit” dhe shtohet “drejtuesi i

    strukturës përgjegjëse për thesarin, të emëruar nga ministri i Financave, me përvojë në fushën e

    menaxhimit financiar në fushën e kontrollit, kontabilitetit dhe në fushën e auditimit të brendshëm”.

    Erion Braçe – Zoti Ministër? Nuk keni gjë. Në rregull!

    A ka vërejtje të tjera nga komisioni? Jo.

    Atëherë kalojmë në votimin e nenit 15, me ndryshimet e propozuara.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Kalojmë te neni 16.

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Jo, s’kemi.

    Erion Braçe – Nga komisioni, a ka?

    Ridvan Bode – Kam unë diçka.

    Erion Braçe – Po, urdhëroni!

    Ridvan Bode – Dy gjëra do të doja të thosha.

    Së pari, me çfarë asistence është bërë ky përmirësim, përmirësimi i këtij ligji? Janë reflektime që

    ka bërë vetë Ministria e Financave, nga nevoja, apo ka pasur ndonjë, le të themi, përpjekje për të përafruar

    ndonjë standard dhe keni pasur ndonjë partner që është marrë me përmirësimin e ligjit?

  • 17

    E dyta, a mendoni se njësia qendrore e menaxhimit financiar do të shkrihet? Nuk do të ketë më

    njësi qendrore dhe do të zëvendësohet me struktura përgjegjëse? Kjo mbetet e papërcaktuar. Sepse modeli,

    në thelb ka këtë sistem: një njësi qendrore të harmonizimit financiar dhe të kontrollit. Ju e hiqni këtë dhe

    thoni është “struktura përgjegjëse”.

    Erion Braçe – Po, zoti Ministër, urdhëroni!

    Shkëlqim Cani – Lidhur me pyetjen e parë, për çështje të asistencës, unë e thashë shumë qartë

    se janë dy ministri të dy vendeve, me të cilat jemi binjakëzuar dhe në vazhdimësi na ndihmojnë. Është

    edhe Ministria e Financave të Francës, edhe ajo e Austrisë. Besoj se duhet të ketë qenë në traditën e

    mbështetjes, kështu që është një përafrim dhe një bashkëpunim i të dyja palëve, për ta sjellë ligjin.

    Standarde nuk është se ka BE-ja, por ka praktikat më të mira. Po kështu, ka disa standarde ndërkombëtare,

    kështu që nga kjo anë është një bashkëpunim i ngushtë me ta, dhe si vend kandidat jemi të detyruar që ta

    kalojmë te DG Budget. Kështu që, është kaluar dhe janë marrë parasysh të gjitha sugjerimet. Si do që të

    jetë, në sekretari dërguar të gjitha çfarë kanë qenë forma bashkëpunimi dhe deri kur.

    Kjo është për pyetjen e parë.

    Lidhur me pyetjen e dytë, nga njësi qendrore, që zëvendësohet me strukturë përgjegjëse, kjo është

    më tepër për arsye se kanë qenë juristët ata që e kanë kërkuar këtë zëvendësim, për të qenë ose drejtori,

    ose sipas ecurisë. Më shumë kja qenë kërkesë juridike për ta përputhur me të gjithë legjislacionin në

    Shqipëri, se sa ndonjë nevojë ose kërkesë e jona nga pikëpamja praktike. Kështu që, kanë qenë juristët ata

    që këmbëngulur në këtë çështje, në mënyrë që të harmonizohej legjislacioni.

    Erion Braçe – Faleminderit!

    Urdhëroni!

    Ridvan Bode – Juristët sqarojnë se ky është një term që përdoret në të gjitha vendet që përdorin

    këtë sistem. I thonë: “Njësia qendrore e harmonizimit financiar dhe të kontrollit”. Asnjeri nuk e kupton se

    ç’do të thotë “struktura përgjegjëse për harmonizimin... ” e të tjera e të tjera. megjithatë, dakord!

    Lidhur me pyetjen e parë, jam dakord në qoftë se këto kalojnë dhe harmonizohen nga drejtoria e

    buxhetit në Bruksel, pasi asistencat, le ët themi, kanë qenë të ndryshme. kanë qenë të ndryshme më

    përpara, janë të ndryshme tani, dhe nuk duhet që sistemet tona, të cilat duhet të jenë sisteme të

    qëndrueshme, të mund të ekspozohen ndaj sugjerimeve apo praktikave të vendeve të veçanta. Duhet të

    respektojnë standardin që jep drejtoria budget në Bruksel, pra duhet të jenë të standardizuara, sepse

    rrezikojnë që, sa herë vjen ndonjë konsulencë e re në formë granti, ne ndryshojmë edhe thelbin e ligjeve.

    Pra, mendoj se bashkëpunimi me Brukselin dhe mbajtja e së njëjtës filozofi është shumë e rëndësishme,

  • 18

    krahasuar me eksperiencat personale të vendeve të veçanta, të cilat mund të interferojnë, dhe atëherë do

    të prishej koherenca e ligjeve.

    Erion Braçe – Po, zoti Ministër!

    Shkëlqim Cani – për të hequr çdo keqkuptim, nuk është se është hequr fare njësia qendrore, por

    ishte dy herë. Është mbajtur një herë. Tani është bërë vetëm rregullim në nivelin e dytë. Kështu që, nuk

    është hequr njësia qendrore. Nuk është hequr fare.

    (Diskutim pa mikrofon)

    Ridvan Bode – Janë standarde emrat e këtyre, zoti Ministër, janë standarde në të gjitha vendet.

    Standarde, ç’do me thënë kjo? Do t’i bësh struktura përgjegjëse. Të gjithë njerëzit dyshojnë tani. A kemi

    të bëjmë me një strukturë qendrore të harmonizimit apo jo, me struktura të decentralizuara? Megjithatë,

    nuk jam duke u futur në këtë histori.

    Erion Braçe – Ka vërejtje të tjera për nenin 16? Jo.

    E hedhim në votë nenin 16.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 17.

    Zoti Angjeli? Nuk keni gjë? Nuk keni.

    E hedhim në votë nenin 17.

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 18.

    Zoti Angjeli?

    Anastas Angjeli – Tashti mendoj se ndryshimet e thella nuk janë ndryshime shumë thelbësore

    dhe, të lësh afat një vit për aktet nënligjore, nuk ka kuptim. Besoj se gjashtë muaj janë të mjaftueshme, se

    pastaj i bie që të mos e zbatojmë për një vit.

    Shkëlqim Cani – Nuk e besoj të jenë problem aktet nënligjore sa ç’është manuali që do të rishitet,

    por sido që të jetë, në qoftë se e gjykoni të jetë një kohë më e shkurtër... Aktet nënligjore duhet të jenë

    çështje edhe një muaji edhe brenda një viti. Ne i mbarojmë. Gjithë rishikimi i manualit ndoshta...

    Anastas Angjeli – Manuali ishte në bazë të ligjit ekzistues. Ndryshimet që sjell ligji nuk janë

    kushedi se çfarë ndryshimesh që të mund të përmbysin manualin.

    (Diskutime pa mikrofon)

  • 19

    Shkëlqim Cani – Siç ju thashë, meqenëse punojmë me binjakëzim, dhe kanë edhe ato rolin e

    tyre, ne pa kaluar manualin, pa e miratuar në të gjitha nivelet – me jashtë, po themi...

    (Diskutime pa mikrofon)

    Anastas Angjeli – Tashti, për dhjetë nene të bëjmë ndryshimin e manualit, projektit, të paguajmë

    gjithë ato lekë, kur për gjashtë muaj, për tre muaj, mund të bëhet.

    (Diskutime pa mikrofon)

    Erion Braçe – Zoti Ministër, unë mendoj se gjashtë muaj janë të mjaftueshëm për të hartuar çdo

    gjë, në qoftë se duam të punojmë. Në qoftë se nuk duam të punojmë është histori tjetër.

    Anastas Angjeli – Dua t’i kthehem një pike, pikës 11.

    Erion Braçe – Zoti Angjeli, përpara se ta hedhim në votim në tërësi. Ta kalojmë.

    Atëherë, e hedhim në votë nenin 18 me këtë korrigjim?

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Neni 19. Nuk ka.

    Kush është kundër?

    (Diskutim pa mikrofon)

    Te neni 19?

    Zotëri, edhe një herë, mos e merr fjalën vetë. të mbarojmë, dhe para se të hidhet ligji në tërësi, i

    jepet fjala kujt e kërkon, që të bëjmë ndryshimet e fundit.

    (Diskutim pa mikrofon)

    Po, pra, por s’ka lidhje fare me nenin. Neni 19 flet për hyrjen në fuqi dhe botimin në Fletoren

    Zyrtare.

    (Diskutim pa mikrofon)

    Po jo, pra.

    (Diskutim pa mikrofon)

    E the ti këtë? Epo mirë. të mbahet shënim kjo që tha zotëria.

    E hedhim në votë nenin 19.

    Kush është kundër?

    Sherefedin Shehu – Mbaj shënim çfarë them unë këtu, se të barabartë jemi këtu. E mos fol

    kështu!

    Erion Braçe – Po, patjetër. Këtë thashë.

    Sherefedin Shehu – këtë the. S’ke nevojë ta thuash ti. Mbaj atë karrigen që ke aty!

  • 20

    Erion Braçe – Si? Si?

    (Diskutim pa mikrofon)

    Neni 19.

    Kush është kundër? Ka kundër? Jo. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet!

    Para se të hedhim projektligjin në tërësi për votim, fjalën e ka zoti Angjeli, dhe mbas zotit Angjeli

    e ke ti.

    (Diskutim pa mikrofon)

    Po pra! Për nenin s’ka asnjë gjë.

    (Ndërprerje e shkurtër incizimi)

    Anastas Angjeli – ... për të sqaruar. Këtu te neni 11, pika 3, thuhet e ministri i Financave i paraqet

    Këshillit të Ministrave dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, brenda muajit qershor të çdo viti raportin vjetor

    për cilësinë dhe funksionimin kontrollit të brendshëm etj.

    Tani, ky raport që i paraqet Këshillit të Ministrave, është pjesë e buxhetit faktik dhe vjen edhe në

    parlament, apo duhet të informohet edhe Komisioni i Ekonomisë? Në qoftë se është pjesë e buxhetit faktik

    nuk ka nevojë, sepse vjen me të dhe vjen bashkë me kontrollin. Në qoftë se s’është...

    (Diskutim pa mikrofon)

    Është pjesë? Në rregull!

    Erion Braçe – Ju thoni se është pjesë e buxhetit faktik?

    Ridvan Bode – Duhet të ketë një raport të veçantë, sepse realizon të tjera lloj sisteme. Pastaj në

    raportimin e buxhetit faktik, i bën pjesë të relacionit apo të analizave që bën. Kurs raporti është i veçantë.

    (Diskutim pa mikrofon)

    Erion Braçe – Në rregull.

    Zoti Shehu.

    Sherefedin Shehu – Unë desha të them se manualet nuk mund të jenë pengesë për hyrjen në fuqi

    të ligjit apo të konsiderohen si mekanizma që pengojnë hyrjen në fuqi të ligjit, sepse po ta shikoni atë

    manual, është dy vjet pas miratimit të ligjit që keni aty. Unë ngre përsëri një shqetësim. Atë manual e ka

    përgatitur asistenca e Bashkimit Europian, ndërsa tani, përsëri, pas një viti, do të kemi një manual tjetër

    po nga një asistencë tjetër dhe po e Bashkimit Europian. Pra, një shqetësim në vazhdimësi. Ai njëvitëshi,

    që përmend zoti Angjeli me të drejtë, që s’duhet të ndodhë që ligji të mos hyjë në fuqi për një vit, ndodh

    pikërisht nga që është asistenca teknike atje, që rri nëpër këmbë, që do të ketë kohë në dispozicion dhe që

    nuk shqetësohet fare se përse Shqipëria nuk bën progres; bile mundësisht të vonohet, sepse shtojmë

  • 21

    mundësinë për të ardhur në Shqipëri e për të dhënë asistencë. Prandaj, le të jemi pak të drejtpërdrejtë dhe

    të mbajmë një qëndrim për këto gjëra. Për, mua gjashtëmuajshi është i tepërt, jo më viti që miratuat.

    Faleminderit!

    Shkëlqim Cani – Ajo që nuk kuptova, zoti kryetar, është kjo: ramë dakord për gjashtë muaj.

    Tani, t’i kthehesh edhe një herë! Nëse kishte qëllim jo gjashtëmuajshin, po për të sharë Bashkimin

    Europian, që ai na vonon për të hyrë në BE, kjo është një deklaratë që le ta bëjë jashtë këtij ligji, se ngelëm

    duke bërë deklarata publike politike për gjëra që janë shumë teknike. Jeni kundër BE-së, merruni me BE-

    në, por lëreni ligjin të ecë. Ramë dakord, por më përpara, që të jetë gjashtë muaj. Tani për çfarë duhet

    gjithë kjo deklaratë: që na penguaka BE-ja, shtete të veçanta të BE-së, që ne të përparojmë drejt BE-së.

    Këto janë deklarata për të kaluar radhën.

    Sherefedin Shehu – Deklarata po bëni juve. Unë bëra referenca. Shikoni s atë vjetër e keni

    manualin, dhe do të bëni një manual të ri. Kjo referencë nuk të mjafton ty, që në çdo dy vjet të bësh nga

    një manual, që në çdo tre vjet të bësh nga një ligj të ri? Nesër ke për të sjellë dy ligje të reja, dhe këto dy

    ligje janë miratuar para katër vjetësh. Para katër vjetësh është miratuar inspektimi financiar. Para katër

    vjetësh, shko shiko atje, se i ke arkivat, me asistencë të Bashkimit Europian, me referencë nga DG Budget,

    me asistencë e me seminare të bëra nga DG Budget, dhe pas katër vjetësh ti na bie një ligj të ri, të plotë.

    Çfarë ka ndryshuar atje? Çfarë ka ndodhur? Ke ndryshuar ti që nuk zbaton ligjin. Vetëm ti ke ndryshuar.

    Prandaj flas unë këtu.

    Pra, nuk është problemi te ligji. Ju merreni me ligje e zvarriteni atje, nëpër zyra, dhe nuk merreni

    me punë.

    Erion Braçe – E hedhim ligjin në votë, në tërësi?

    Kush është kundër? Nuk ka. Kush është pro? Abstenim nuk ka.

    Miratohet projektligji edhe në tërësi!

    Relatorët të bëjnë gati relacionin për seancën plenare, bashkë me ndryshimet respektove.

    Zoti Ministër, ju faleminderit!

  • 22

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    KUVENDI

    Komisioni për Ekonominë dhe Financat

    Dokument parlamentar

    PROCESVERBAL

    Datë 05.10.2015, ora 10:00

    Drejton mbledhjen:

    Erion Braçe – kryetar i Komisionit

    Rendi i ditës:

    Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet

    shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve

    Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në

    Republikën e Shqipërisë të cilët kanë tituj shkencorë”.

    Marrin pjesë:

    Erion Braçe, Anastas Angjeli, Ridvan Bode, Antoneta Dhima, Andrea Marto, Blerina Gjylameti,

    Ervin Koçi, Evis Kushi, Ervin Bushati, Koço Kokëdhima, Gjovalin Kadeli, Gledion Rehovica, Luan

    Duzha, Florion Mima, Sherefedin Shehu, Edmond Spaho, Liljana Elmazi, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku

    dhe Igli Cara.

    Mungojnë:

    Të ftuar:

    Gentjana Sula – zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

    Astrit Kuka - drejtor i Drejtorisë së Pagave dhe Pensioneve në Ministrinë e Mirëqenies Sociale

    dhe Rinisë

    Ali Emini - nëndrejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

  • 23

    Erion Braçe – Rifillojmë mbledhjen e komisionit.

    Me vendim të Konferencës së Kryetarëve, Komisioni i Ekonomisë ngarkohet për të shqyrtuar

    projektligjin “Për ndryshime në ligjin 10139, datë 15. 05. 2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të

    punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Akademisë së

    Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë

    tituj shkencorë”.

    Komisioni angazhohet në këtë proces për dhënie mendimi, në referencë të komisionit përgjegjës.

    Për të paraqitur projektligjin dhe për ta mbrojtur atë, në Komisionin e Ekonomisë ndodhet

    zëvendësministrja e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, zonja Genta Sula.

    Fjalën e keni juve. Relatore e komisionit është zonja Evis Kushi.

    Gentiana Sula – Ju falënderojmë!

    Siç jeni në dijeni, qeveria shqiptare ka kaluar tashmë në parlament reformën e pensioneve.

    Pensionet kanë qenë një skemë e cila është subvencionuar gjerësisht nga buxheti i shtetit. Ka qenë

    deficitare. Me reformën e re është synuar që skema të jetë kontributeve, duke nxitur pagesën nga individët,

    njëkohësisht duke promovuar edhe një pension më të lartë në kohën që do të dalin në pension.

    Mbas kalimit të paketës mëmë, tashmë ky është një ligj që rregullon pjesën e punonjësve të

    kërkimit shkencor, të institucioneve akademike. Është një ligj rregullator, i cili synon të bëjë koherencën

    e instrumenteve ligjore që u përgjigjen reformës së pensioneve madhore. Bashkë mua është drejtori i

    Drejtorisë së Pagave dhe Pensioneve, zotin Astrit Kuka, është zoti Ali Emini, përfaqësues i Institutit të

    Sigurimeve Shoqërore. Çështja është goxha teknike prandaj mendoj se peshën kryesore do ta mbajmë.

    Ne kemi bërë diskutime edhe në komisionet e tjera, përgjithësisht ka pasur debate të nivelit fare

    teknik, kështu që jam e sigurt që do të gjejmë përgjigje bashkë me dy kolegët.

    Siç e thashë, ky nen synon koherencën midis ligjit kryesor dhe ligjeve për grupe dhe kategori të

    caktuara. Synohet të rritet pjesa e kontributit që paguajnë sidomos profesorët me titujt shkencorë që janë

    në sistemin publik. Masa e kontributit ka qenë 3,5% dhe propozohet të bëhet 5% për ta shëndoshur

    skemën, për ta bërë më të qëndrueshme, duke e ditur përsëri kjo është larg asaj që duhet të paguajë

    personeli shkencor, kërkimi shkencor, i cili, në fakt, teorikisht duhet të ishte 15%. Masa 5% është

    propozuar për koherencë në kategoritë e tjera që përfitojnë nga pensionet suplementare. Ndërsa për

    sektorin e universiteteve ose institucioneve të larta të arsimit të lartë jo publik propozohet që masa të jetë

    7%. Ka pasur një debat, për të cilin ju ndoshta jeni njohur. Kolegët janë këtu për t’ju dhënë detaje teknike

    dhe për t’ju sqaruar, sepse ka një ndryshim midis sektorit publik dhe sektorit privat. Gjithë qëllimi është

  • 24

    rregullator, është koherencë ligjore, si dhe një përpjekje për ta shëndoshur skemën, për ta bërë më të

    qëndrueshme ,që të mos jetë një gangrenë e financave publike.

    Nëse keni ndonjë pyetje, jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur.

    Erion Braçe - Faleminderit!

    Ndonjëri prej jush dëshiron që të plotësoj?

    Urdhëroni!

    Astri Kuka – Ashtu siç e theksoj edhe zonja zëvendësministre, projektligji ka qenë pjesë

    përbërëse e paketës së pensioneve dhe sjellë në Kuvend në dhjetor të vitit të kaluar. Në thelb ka disa

    përmirësime dhe jo ndryshime esenciale. Kjo skemë është vendosur më 1 janar të vitit 2010 dhe gjatë

    zbatimit në praktikë kanë dalë disa probleme, të cilat në këtë rast janë rishikuar.

    Së pari, është problem përcaktimi i institucioneve publike, ku profesorët janë pjesë përbërëse të

    skemës. Ka pasur shumë raste që profesorë dhe profesorë të asociuar punonin në institucionet publike dhe

    private, ndonëse për moshën janë pjesë përbërëse e skemës, faktikisht nga keqinterpretimet nuk janë

    përfshirë në skemë. Kështu ka ndodhur me Spitalin Universitar, ku pjesa mësimdhënëse është përfshirë,

    ndërsa pjesa e pavionëve nuk ka qenë përfshirë. Që në fillim është përcaktuar që lista e institucioneve

    publike, profesorët që janë pjesë përbërëse, të përfshirë në skemë të përcaktohet nga ky ndryshim. Në

    zbatim të kësaj pike Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Ministria e Administratës Publike edhe ne do të

    përgatisim një projektligj, ku përcaktohen të gjitha institucionet që bëjnë pjesë.

    Çështja e dytë, që ka ngjallur shumë probleme në zbatimin praktik, ka qenë paga referuese.

    Profesorët në institucionet private ka paga shumë të ndryshme nga ato në institucionet publike dhe për

    efekt të pagesës së kontributit ka pasur edhe evazione, ka pasur keqkuptime, keqinterpretime dhe

    njëkohësisht ka pasur edhe probleme gjatë lëvizjeve nga sektori publik në sektorin privat. Pikërisht, për

    këtë është përcaktuar që paga referuese për efekt zbatimi të këtij ligji do të jetë paga bazë e profesorëve

    dhe e profesorëve të asociuar në institucionet publike, sepse kjo është një pagë e kontrollueshme dhe

    eliminon çdo mundësi apo abuzim në këtë drejtim.

    Një çështje tjetër që është diskutuar dhe është vendosur këtu është dhe ndryshimi i kontributeve.

    Kontributet kanë qenë të përcaktuar: 3,5% për profesorët në institucionet publike dhe 7% për profesorët

    në institucionet private. Është rritur pjesa e institucioneve publike nga 3,5% në 5% më tepër për efekt

    unifikimi më skemat e tjera, sepse edhe skema publike e funksionarëve të lartë kushtetues është 5%, edhe

    policia 5%, ushtria 5% e kështu me radhë. Prandaj u mendua që edhe kjo të jetë në nivelin e 5%-shit. Nuk

    lëviz pjesa e profesorëve, pasi efektivisht ishte më e lartë dhe nuk kishte pse të lëvizte.

  • 25

    Janë bërë disa ndryshime te pjesa e pagesës së kontributeve, kontributet e tyre nuk paguheshin

    tek tatimet. Tani si gjithë të tjerët ato paguhen tek tatimet dhe është bërë një rregullim te masa e përfitimit.

    Masa e përfitimit, me ligjin ekzistues, është e parashikuar që pensioni i pleqërisë, së bashku me shtesën si

    profesorë, të ishte jo më shumë se katërfishi i pensionit bazë. Meqenëse pensioni bazë si të thuash si

    koncept nuk është më ligjin i ri, por praktikisht vazhdon të qëndrojë, sepse kemi pensionet e vjetra, dhe

    meqenëse pensionet e pleqërisë rriten më shumë sesa tavani dyfish atëherë, është vendosur deri në dyfishin

    e pensionit të pleqërisë.

    E thënë më thjeshtë, më parë lejohej deri në 480 mijë lekë, pra pensioni i pleqërisë, plus

    pensionin suplementar i profesorit, që ishte 4-fish i pensionit bazë, sepse dhe pensioni i pleqësisë ishte

    deri në dyfishin e pensionit bazë, pra 240 mijë lekë. Pra, 240 mijë lekë mund të merrje pension pleqërie

    dhe 240 mijë lekë mund të merrje si profesor. Meqenëse vetë pensioni i pleqërisë e kalon 240 mijë lekëshin

    është hequr kufiri, me qëllim që të mos bëhet më pengesë, prandaj kemi thënë që të jetë dyfishi i pensionit

    të pleqërisë. Pra, në qoftë se pensioni i pleqërisë, në termat e sotme normalisht mund të shkonte 320 mijë

    lekë të vjetër, atëherë të ketë të drejtë që pensioni bashkë me dyfishin të shkojë rreth 620 mijë lekë.

    Domethënë, ky ndryshim është bërë për ta hapur kufirin, meqenëse sipas skemës aktuale nuk përfitoheshin

    më shumë se 20 vjet.

    Është bërë një përmirësim te neni “Për të drejtat për përfitim”, duke u unifikuar me të gjithë

    skemat e tjera. Domethënë, nëse kërkesa paraqitet brenda 365 ditëve përfitimet llogariten nga dita e parë;

    nëse kërkesa paraqitet pas 365 ditëve, atëherë përfitimet llogariten nga dita kur është bërë kërkesa. Ky

    është një unifikim me të gjithë skemat e tjera.

    Një ndryshim tjetër, që edhe ky është bërë për të zgjidhur disa probleme që kanë dalë në praktikë,

    është e drejta për përfshirjen në skemë. Në të gjitha rastet kur janë përshirë dhe në skema të tjera, pra

    mund të jenë në skemën e funksionarëve kushtetues, në skemën e profesorëve e të tjerë, kanë të drejtë të

    zgjedhin një skemë, por përfitimet jepen në të gjitha skemat, mjafton që të mos kenë periudha të mbuluara.

    Më parë kjo ka qenë e diskutueshme, sepse vetë ligji ka qenë shumë i paqartë. Këto janë ndryshimet.

    Faleminderit!

    Erion Braçe - Faleminderit!

    Fjalën e ka zonja Kushi, si relatore e komisionit.

    Evis Kushi – Atëherë, projektligji që po diskutojmë ka për qëllim harmonizimin e ligjit nr.

    10139, datë 15.05.2009 me ndryshimet e tjera ligjore, që janë bërë si rezultat së reformës së pensioneve

    të ndërmarra nga qeveria. Përmes këtij projektligji synohet harmonizimi i efekteve financiare, që vijnë si

  • 26

    rezultat i përfitimeve suplementare të personave me tituj shkencorë, me qëllim lidhjen më të mirë mes

    kontributeve dhe përftimeve, si dhe reduktimin e subvencioneve buxhetore për financimin e kësaj skeme.

    Për sa i takon analizës financiare, në skemën aktuale kontribuojnë 510 individë dhe përfitojnë

    pensione 595 individë. Shpenzime totale janë diku 98,5 milionë lekë dhe të ardhurat nga kontributet janë

    afërsisht 27 milionë lekë. Buxheti i shtetit mbulon përmes subvencioneve pjesën tjetër rreth 71, 5 milionë

    lekë. Me qëllim korrigjimin e kësaj disbalance, por dhe vazhdimin e ofrimit e një mbrojtjeje suplementare,

    e cila sjell garanci më të lartë për mbulimin e shpenzimeve të këtyre personave, si dhe nxitjen e tyre për

    kryerjen me përkushtim të funksionit apo detyrës, në dispozitat e këtij projektligji parashikohen disa masa:

    Së pari, ligji ekzistues e përcakton masën e kontributit për personat me tituj shkencorë të punësuar

    në institucionet publike në masën 3,5% të pagës referuese dhe për personat e punësuar në institucionet

    private në masën 7% të pagës referuese, ndërkohë që masa përfitimit ka qenë pak shumë e njëjtë. Atëherë,

    për të rregulluar këtë problematikë, në projektligjin e ri masa e kontributit është përcaktuar 5% e pagës

    referuese për institucionet publike.

    Së dyti, parashikohet një harmonizim më i mirë dhe i njësuar i të drejtave nga sigurimi

    suplementar i të gjithë personave me tituj shkencorë, pavarësisht faktit nëse punojnë në institucionet

    publike apo private.

    Efekti financiar i ndryshimeve ligjore të propozuara në këtë projektligj vjen si rezultat i rritjes së

    masës së kontributit nga 3,5% në 5% të pagës referuese për të gjithë personat me tituj shkencorë të

    punësuar në institucionet publike, me ndikim në rritjen e të ardhurave me rreth 5 milionë lekë në vit.

    Atëherë, si përfundim, projektligji është në linjë në platformën për reformën e pensioneve, e cila

    ka për qëllim lidhjen më të mirë mes kontributeve dhe përfitimeve, si dhe reduktimin e deficitit të kësaj

    skeme. Për arsyet e sipërpërmendura i propozoj komisionit miratimin e këtij projektligjit.

    Faleminderit!

    Erion Braçe – Faleminderit, zonja Kushi!

    Kalojmë te pyetjet.

    Zoti Angjeli keni fjalën.

    Anastas Angjeli – Tani unë e kuptoj që kjo ka ardhur në zbatim të ligjit që kemi miratuar,

    megjithatë dua të më jepni 2-3 sqarime.

    Pyetja e para, në disa nene i referoheni pagës referuese apo jo. Çfarë nënkuptoni me këtë: pagën

    bruto apo pagën neto dhe kush e përcakton?

    Pyetja e dytë ka të bëjë me diferencimin 5% dhe 7%. Besoj se ju e dini që ne po bëjmë një

    reformë të tërë në arsimin e lartë dhe synimi i reformës së arsimit të lartë është vënia përpara ligjit, tregut

  • 27

    dhe konkurrencës si barazim të universiteteve publike dhe jopublike. Ju përmendët në diskutim që për

    efekt të zbatimit të këtyre masave i referoheni pagës së profesorit dhe asistent profesorit në sektorin publik.

    Në qoftë se i referoheni asaj, pse diferenconi masën e kontributit në sektorin jopublik?

    Pyetja e tretë, ju thatë në diskutimin tuaj në mbrojtje të ligjit që i merrni këto masa se ka pasur

    ndryshime midis pagës në sektorin publik dhe jopublik, pra që ka pedagogë që ikin nga sektori publik

    dhe shkojnë në sektorin jopublik. Domethënë, ju përdorni masën e kontributit si një masë presioni ndaj

    lëvizjes së lirë në tregun e lirë në ekonominë shqiptare, se ku do të shkojnë ata? Kush jua ka dhënë këtë

    të drejtë, sepse kështu thatë në diskutim? Kush jua ka dhënë të drejtën që të përdorësh masën e kontributit,

    si një instrument frenimi të lëvizjes së lirë dhe të tregut të lirë? Nuk jua ka dhënë njeri këtë kompetencë,

    pse e thoni këtë?

    Së katërti, mbi ç’bazë e vendosni ju të diferencuar këtë, a nuk ju duket një diskriminim?

    Së pesti, në ligj thoni që të gjitha këto referenca për gradat shkencore përcaktohen me vendim të

    Këshillit të Ministrave. Ka një vendim ekzistues të Këshillit të Ministrave të vitit 1994, që përcakton

    gradat shkencore, konvertimin e gradave shkencore dhe barazimin e tyre. Ju në ligj nuk e keni plotësuar

    plotësisht atë për arsye se ka grada shkencore, të cilat në vitin 1994 ka qenë “Docent”, ka qenë “Mjeshtër”

    dhe nuk i keni vendosur të gjitha në këtë ligj, pse u jeni referuar të gjitha atyre? Këto pyetja kisha si fillim.

    Erion Braçe – Po, ju lutem mund t’u përgjigjeni pyetjeve të para dhe më pas vazhdojmë me

    pyetjet e tjera.

    Astri Kuka - Së pari, çfarë kuptojmë me pagë referuese? Me pagë referuese, për efekt të këtij

    ligji, kuptojmë pagën e profesorit dhe profesorit të asociuar në institucionet publike.

    Erion Braçe – Profesori pyeti bruto apo neto?

    Astri Kuka - Paga është bruto, nuk ka term “bruto apo neto”.

    Anastas Angjeli - Pagë referencë, ku e keni të shkruar, në cilin ligj?

    Astri Kuka – Paga referencë...

    Anastas Angjeli – E kemi bërë këtë debat edhe radhën e kaluar kur kemi diskutuar. Më thuaj

    një ligj që thotë “Paga referuese është paga bruto”, ose më thuaj një ligj tjetër që thotë se paga bruto është

    paga referuese. Kush e ka caktuar këtë, ose shkruaje këtu?

    Astri Kuka - Në ligj nuk ka të shprehur pagë bruto. Paga është pagë dhe në vendimin e Këshillit

    të Ministrave është thënë paga. Paga është pa shtesat që jepen për efekt funksionesh. Për profesorët dhe

    profesorët e asociuar ka një vendim të Këshillit të Ministrave që pagën...

    Erion Braçe – Të lutem, se nuk e sqaruam këtë pjesë! Çfarë problemi ka që nuk vendoset sqarimi

    që kjo është paga bruto? Çfarë problemi ka? Çfarë të pengo?

  • 28

    Astri Kuka – Nuk është paga bruto.

    Erion Braçe – Ju sapo thatë që është paga bruto dhe tani nuk është paga bruto. Po, mirë, në

    rregul, thuaj që nuk është paga bruto.

    Astri Kuka – Po e sqaroj, se ndoshta nuk e sqarova mirë.

    Anastas Angjeli – Po, pra, na i sqaroni.

    Astri Kuka - Profesori ka një pagë vetëm se është profesor 110 mijë lekë të rinj dhe pastaj nëse

    ky profesor është shef departamenti merr 12% shtesë.

    (Ndërhyrje pa mikrofon.)

    Erion Braçe – Të lutem, ta mbarojë zotëria!

    Astri Kuka - Në qoftë se është drejtues institucioni ka 18% shtesë. Pra profesori nuk merr 110

    mijë lekë, profesori merr në varësi të vendeve të punës ku punon, por në qoftë se do të jetë profesor e ka

    pagën 110 mijë lekë.

    Ne kemi thënë që kjo do të jetë paga referuese, sepse krijon dhe mundësinë e vetëzbatimit pas 10

    vjetësh, pas 15 vjetësh. Ka një pagë referuese mbi të cilën bëhen llogaritë, sepse pastaj diskriminohen

    njerëzit, dikush ka marrë një pagë më të lartë në një vend, dikush më të ulët në një vend. Nëse do të jetë

    unike është më e kontrollueshme, ai është barazim më i plotë përpara. Përdorim termin “pagë referuese”,

    sepse paguan sot mbi këtë pagë dhe pas 15-20 vjetësh do të marrë prapë mbi pagën referuese, e cila mund

    të jetë 20%-30% më e lartë, sepse me pagë referuese janë organizuar këto skema. Nuk e di, a jam shprehur

    qartë?

    Ridvan Bode – Në qoftë se do ta ruani konceptin e pagës referuese, siç po e shpjegoni ju, sepse

    ju e dini që profesori, edhe për shkak të vjetërsisë, merr shtesë me rritjen tjetër. Pra, janë një sërë

    konceptesh që interferojnë. Ju bëni mirë që konceptin e pagës referuese mos ta lini në mënyrë kaq të

    papërcaktuar, të përgjithshme, sepse do të jetë objekti i vlerësimeve, të themi, subjektive të inspektorëve

    që do të merren me kontrollin e rasteve. Bëni mirë të thoni që paga referuese, për efekt të këtij ligji,

    përcaktohet me efekt vendim të Këshillit të Ministrave, në mënyrë që të keni një autoritet, i cili përcakton

    dykuptimshmërinë e përcaktimit të pagës referuese. Në qoftë se do lini kështu do të keni probleme shumë

    të mëdha në rastet konkrete.

    Anastas Angjeli – Po ju marr një shembull në universitet: nuk mund të bëhesh rektor pa qenë

    ose profesor, ose profesor i asociuar, dakord. Po shkove rektor merr një pagë që i takon rektorit, por që

    është e kushtëzuar me profesor dhe profesor i asociuar. Si do ta ndani ju këtë?

    Astri Kuka - Është e ndarë, pra është e shkruar në vendimin e Këshillit të Ministrave.

    Anastas Angjeli – Lëre kontributin. Si do ta ndash për efekt të pagës?

  • 29

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Erion Braçe –Një sekondë, ta dëgjojmë.

    Astri Kuka – Vendimi i Këshillit të Ministrave i ka përcaktuar pagat në këtë mënyrë: profesori

    e ka pagën 110 mijë lekë, profesor kur është shef departamenti paguhet 115 mijë lekë, profesor kur është

    rektor paguhet 140 mijë lekë. Pra, gjithmonë profesori është si profesor.

    Anastas Angjeli – Pse është bërë ai rektor ose shef departamenti? Ka plotësuar disa kritere që

    është bërë, që është profesor, që është ashtu, që është kështu. Titullin profesor e shkëpusni nga funksionet

    dhe nga shpërblimi që ai merr dhe thoni se do të marrë minimalen, sepse kështu i bie minimalja.

    Astri Kuka – Do të paguhen mbi minimalen. Pra, mbi atë që paguan, mbi atë do të marrë.

    Anastas Angjeli - Minimalja i bie, mos më thuaj mua. Për efekt llogaritje i bie minimalja.

    Astri Kuka - Ky është ligj për profesorët, nuk është ligj për administratën e lartë shtetërore.

    Është për profesorin, meqë është profesor dhe ka këtë pagë si profesor...

    Anastas Angjeli - Jo, është ligj për gradat shkencore, nuk është për profesor, ta thashë dhe

    vendimin e qeverisë. Tani po të sqaroj, edhe një herë, së pari, ju duhet të vinit një sqarim për pagën.

    Së dyti, vendoseni referencën tamam se ku do të shkojë inspektori, sepse nuk shkoni ju, e kupton,

    shkon ai inspektori. Ne e dimë shumë mirë se çfarë është ai inspektori, sa i zgjuar është, çfarë kualifikimi

    ka.

    (Ndërhyrje pa mikrofon.)

    Erion Braçe – Të lutem, Liljana, ta mbarojë!

    Anastas Angjeli – Kjo ishte çështja e parë: në të gjitha nenet, ku kemi pagat, ose do të vësh

    referencën, ose do të bësh specifikimin.

    Erion Braçe – Zoti Angjeli, referoheni te vendimi i Këshillit të Ministrave, që ju thoni se

    ekziston dhe përcakton se cila është paga, sepse përndryshe ngelet e pakuptuar.

    Anastas Angjeli – Fjalë “Pagë referencë” nuk ekziston gjëkundi, e përcaktuar me ndonjë akt

    ligjor apo nënligjor, nuk ekziston. Edhe te vendimi i Këshillit të Ministrave për pagat, ka pagë sipas

    klasifikimeve, nuk pagë referencë. Kështu që duhet saktësuar në ligj, që ju të jeni të qartë për ata që do të

    zbatojnë ligjin dhe do të ushtrojnë kontrollin si inspektor, dhe ata që e paguajnë këtë detyrim, paguesit, te

    jenë shumë të qartë se për çfarë paguajnë.

    Së dyti, siç e thashë, në diskutimin tënd the dy gjëra që nuk shkojnë me sensin e diskutimit këtu:

    së pari, përdore si instrument lëvizje e lirë të punës së njerëzve në tregun e punës, dhe, së dyti, e përdore

    këtë të diferencuar për të diskriminuar. Pse e bëre këtë kur ti ke pagë referencë për titujt e profesorëve?

  • 30

    Astri Kuka - Në lidhje më pikën tre, që ju thoni se unë thashë që e përdor pagën kështu, nuk

    është e vërtetë, mund ta keni dëgjuar ju ashtu, por unë kurrë nuk e kam thënë ashtu.

    Anastas Angjeli – E kam dëgjuar unë gabim? Por ju thatë ikin pedagogë andej dhe ne kemi...

    Erion Braçe – Mirë, po na i sqaro tani, nuk ka problem!

    Astri Kuka - Unë thashë që efektivisht kanë paga të ndryshme. Konkretisht, po t’u referohemi

    të dhënave më të fundit “Marlin Barleti” ka një...

    Anastas Angjeli – Ore, çfarë ke me pagat, t’i paguan këtë. Deri tani po na thoshe për gradat...

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Astri Kuka - Problemi është se kjo skemë është bërë në vitin 2009 dhe ka hyrë në fuqi më 1

    janar 2010-s.

    Erion Braçe – Ju lutem, ta dëgjojmë, se nuk po kuptojmë asgjë!

    Astri Kuka – Pse është bërë komenti i tillë? Ata që e kanë bërë, e kanë dhënë një argument dhe

    ka mbetur i dokumentuar. Është se pagat në sektorin privat janë mbi 1,5 herë më të larta se pagat në

    sektorin publik. Konkretisht, janë marrë pagat e ditëve të fundit...

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Duke vendosur një pagë fikse, referuese ne e kemi nënkontroll.

    Së pari, evizion nuk ka.

    Së dyti, kanë të njëjtin trajtim kur dalin në pension, një pagë referuese kanë, nuk rrinë të

    hallakaten në 100 vende, ekzistojnë, nuk ekzistojnë.

    Së treti, mbi të gjitha, lehtëson lëvizjen nga një institucion në tjetrin. Nëse i referohemi në masë

    relative, kur themi 7% për sektorin privat, sot ai paguan 7% mbi 150 mijë lekëshin, ndërsa nesër do të

    paguajë 7% mbi 110 mijë lekëshin, që i bie nga 2,5% deri në 5% mbi pagën që merr paguan në sektorin

    privat. Konkretisht i kemi nxjerr edhe këto saktësisht...

    Erion Braçe – Të lutem, mos hyni në emra!

    Që të kuptojmë edhe një herë, ju po u ulni pagën referuese atyre dhe mbani në të njëjtën nivel

    përqindjen e pagesës së sigurimeve shoqërore të tyre?

    Astri Kuka – Një pagë referuese përdorim.

    Erion Braçe – Po, pra. Ajo ishte pagë 150 mijë lekë tani do të paguhet te 110 mijë lekëshi. Pra,

    keni ulur pagën dhe po mbani përqindjen në atë nivel që ka qenë më herët.

    Astri Kuka – Kjo është.

    Anastas Angjeli – Ky ligj rregullon pensionet suplementare ku ka titull dhe gradë. Është kështu?

    Astri Kuka - Jo titull dhe gradë, profesor dhe profesor i asociuar.

  • 31

    Anastas Angjeli - lëre të përgjithshmen.

    Erion Braçe – Jo suplementare, pensionet shtetërore, Anastas.

    Astri Kuka - Këto janë suplementare.

    Erion Braçe – Po, atëherë ka të drejtë zotëria. Në qoftë se është suplementare, zotëria ka shumë

    të drejtë.

    Anastas Angjeli – E para, ju nuk keni të drejtë të lexoni pagat e universiteteve private. Nuk jeni

    ju që mund të bëni deklarata publike për ato. Ato mund t’i kenë konfidenciale, është e drejta e tyre.

    Astri Kuka – Jo, këto janë të dhëna që janë marrë nga ...

    Anastas Angjeli – Ore, kur flas unë do të përgjigjesh, se je në komision këtu.

    E dyta, në qoftë se ju më thoni që për bazë do të merrni pagën e vendosur me vendim të qeverisë

    në institucionet publike për tituj dhe gradat shkencore, e ke diferencuar pastaj, në qoftë se përgjigjeni

    kështu, sepse thoni 5% për atë, 7% për këtë, mbi 110 mijë lekë, është ndryshe.

    Një herë thoni se e merrni këtë për bazë, një herë më thoni se merrni gjithë pagën. Në qoftë se e

    merr gjithë pagën, është çështje tjetër. Sqarojeni këtë punë.

    Erion Braçe - Një sekondë.

    (Ndërhyrje pa mikrofon.)

    Ridvan Bode – Për pensionin suplementar do të jetë ky tavan i përcaktuar nga qeveria, sepse ka

    një korrelacion midis përfitimit dhe kontributit që jepni? Pjesët e të lartëve paguajnë shumë më tepër, a

    do të ruhet ky tavan, apo do të jetë pa kufi?

    Astri Kuka – Do të jetë ky tavan për kontributet.

    Erion Braçe – Urdhëroni, zoti Spaho!

    Edmond Spaho – Këtë çështje unë e kuptova në këtë mënyrë: pavarësisht diferencave në paga

    publiku me privatin, llogaritja do të bëhet mbi pagën referuese, që është 1 milionë e 100 mijë, themi. Duke

    qenë se pagat e sektorit privat realisht janë më të larta, për këtë arsye, për të përputhur kontributin me

    nivelet e pagave, e kanë propozuar 7%.

    Pyetja ime ka të bëjë me përqindjet sipas kategorive të sektorit publik. Për shembull, administrata

    publike e ka 3,5%, drejtorët e kanë 4%, pse kësaj kategorie ia vendosët 5%?

    Erion Braçe - Po, urdhëroni!

    Ali Emini – Tani, më lejoni të them vetëm një gjë, megjithëse kaloi. Këtu u bë një propozim që

    paga referuese të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Faktikisht, paga referuese është e

    përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave...

  • 32

    Erion Braçe - Nuk bëmë ne propozim, zotëri, edhe një herë, ne thamë që në nenin respektiv, ku

    citohet paga referuese, të citohet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave, ku është e përcaktuar kjo gjë.

    Të mos i rikthehemi prapë!

    Ali Emini – Vazhdojmë te pjesa e dytë, te vazhdimi i pyetjes: pse në sektorin shtetëror është 5%

    dhe në sektorin privat 7%? Atëherë, në sektorin privat deri sot, sipas dispozitave në fuqi...

    Erion Braçe – Më falni, more zotëri, bëri një pyetje zotëria për përqindjen: a mund t’i përgjigjesh

    pse është caktuar për sektorin publik dhe pastaj kalojmë atje?

    (Ndërhyrje pa mikrofon)

    Ali Emini – Unë mendova që përgjigjen e pyetjes ta jap të plotë, sepse edhe më përpara u bënë

    dy pyetje.

    Erion Braçe – Po, mirë jepe të plotë.

    Ali Emini – Aktualisht, sipas dispozitave që janë në fuqi, të gjithë profesorët në sektorin privat

    paguajnë kontribut në masën 7% të pagës bruto. Paga bruto ka parasysh jo një pagë që sot për profesorin

    që punon në institucionet mësimdhënëse shtetërore është 110 mijë lekë, por paga e profesorit mund të jetë

    edhe 300 mijë lekë të rinj. Madje, për më tepër, ka pasur një shqetësim shumë të madh, sepse qoftë

    profesorët e sektorit publik, qoftë dhe ata të sektorit privat mund të dypunësoheshin dhe ka shumë që janë

    të dypunësuar dhe detyroheshin të derdhnin kontribute sipas pagës bruto në të gjitha institucionet ku

    punonin. Vendosja e pagës referuese, ashtu siç e përmendët, rregullon edhe këtë problemin e dytë, pra i

    lejon profesorët që të paguajnë kontribut mbi atë pagë referues që është përcaktuar me vendim të Këshillit

    të Ministrave. Kur janë mësimdhënës në institucionet publike, shtetërore paguajnë 5% të kësaj shumë, kur

    janë mësimdhënës në sektorin privat, pavarësisht se punojnë në dy ose tri vende, do të paguajnë 7% të

    kësaj pagë referuese. Do të ketë një procedurë, që do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave

    e cila do të raportojë nga një institucion te tjetri dhe kjo pikë e eliminon atë, pra ka qenë një evazion i

    madh. E para.

    E dyta, ka qenë edhe një shmangie. Dikush thoshte: “Po mbaj një leksion”, dikush tjetër thoshte:

    “Po mbaj tre leksione”. Nuk e di, ka qenë një problem.

    Erion Braçe – Tani, që të jemi të qartë për këtë pikë: E keni ruajtur tavanin apo e keni hequr?

    Ali Emini – Më parë nuk ka pasur tavan. Tani është vendosur një tavan, sepse është vendosur

    paga referuese.

    Në një komision më përpara, u tha: “Ju mund t’i deklaroni pagat këtu në komision, pavarësisht

    se nga cili universitet jeni”. Megjithatë, ne nuk po diskutojmë se cilat janë universitetet dhe si paguajnë,

    por po diskutojmë problemin që pagat në universitetet shtetërore në raste shumë të rralla janë mbi 110 000

  • 33

    lekë, kurse tek të tjerët fillojnë nga 150 000 lekë e lartë. Po të pjesëtojmë kontributin, që tani maksimalisht

    është 7700 lekë në muaj, me pagën që ka profesori në institucionet private mësimdhënëse, na rezulton se

    masa e kontributit të tyre karshi pagës reale lëviz nga 2,5 deri në 5%. Kjo ka qenë një nga arsyet.

    Pika tjetër është, që po të marrim standardet ndërkombëtare, skemat suplementare të pensioneve

    duhet të jenë skema të financuara totalisht me kontribute, të cilat, në kohë reale paguhen nga punëmarrësi,

    po themi: nga profesori, në rastin konkret, nga punëdhënësi i tij, që mund të jetë universiteti privat ose

    shtetëror dhe nga buxheti i shtetit. Pra, mund të jenë 3 aktorë që kontribuojnë, mund të jetë vetëm njëri

    ose mund të jenë të dy.

    Faktikisht, nga studimet që i janë bërë kësaj skeme, kjo skemë që të vetëfinancohet do një

    kontribut që lëviz nga 15 deri në 15,5 %. Në rastin konkret, kontributi që jepet është 5% deri në 7% të

    atyre pagave që shpjegova më parë. Pra, skema, pavarësisht se është private, është suplementare dhe

    faktikisht duhet të financohet totalisht me kontribute, që paguhen në kohë reale, ka marrë natyrën e një

    skeme rekluzive dhe rregullimi është bërë për dy arsye:

    E para, që sado pak të rregullohen financat e sistemit, në këtë pikë po jap edhe përgjigjen e pyetjes

    që u bë pak më parë, që nga 3,5 është vendosur të paguhet 5% për të bashkëfinancuar pak më shumë këtë

    skemë.

    E dyta, tashmë është përdorur një standard. Edhe në skemën suplementare të ushtarakëve është

    vendosur një kontribut 5%, po ashtu edhe për Policinë e Shtetit. Edhe në skemën suplementare shtetërore

    është vendosur 5%. Këtu po flas për të gjithë personat që kryejnë funksione kushtetuese dhe kanë një pagë

    mbi 100 000 lekë, kurse për sa u përket atyre 5000 punonjësve publikë, që marrin pension suplementar

    shtetëror, ka edhe nga ata që marrin paga të niveleve 70 000 apo 80 000 lekë e të tjera, pra janë më të

    vegjël se paga 110 000 lekë. Kjo është arsyeja pse është bërë kështu.

    Së fundi, në Komisionin e Ligjeve u diskutua nëse ka diskriminim dhe nëse dalja e kontributit

    7% dhe 5% është në pajtim me Kushtetutën e vendit dhe me standardet ndërkombëtare apo jo, dhe aty

    nga relatorja, zonja Hysi, u bë një interpretim i plotë, që nuk ka diskriminim. Këtë po e them vetëm sepse

    kam qenë pjesëmarrës në atë çështje.

    Lidhur me problematikën tjetër, dua të sqaroj edhe një herë që vendosja e pagës referuese, e cila

    caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, e ka rregulluar shumë mirë problemin aktual. Shumë

    profesorë punonin në 3 institucione, në një vend ishin punëmarrës tamam, në tjetrin punonin me kohë të

    pjesshme dhe në një tjetër jepnin disa leksione dhe zbatimi ishte i tillë, që nga tatimet kërkohej të paguhej

    kontribut sipas rregullit, sepse në ligj thuhej: “...mbi pagën bruto, pavarësisht se ku e merr”. Në rastin

    konkret, vendosja e pagës referuese unifikon një përfitim, domethënë jep një përfitim të unifikuar në bazë

  • 34

    të viteve të shërbimit dhe të kontributeve, ndërkohë që kërkonte edhe një periudhë të kontributeve kundrejt

    një page të unifikuar. Pak a shumë, këto janë problemet.

    Anastas Angjeli – A mund të bëj një sqarim?

    Së pari, ky komision është shumë i përgjegjshëm dhe shumë i ndërgjegjshëm dhe nuk shtroi

    pyetjen pse është rritur mbi 3,5 %, sepse këtë gjë ne e kemi diskutuar dhe e kemi vendosur më parë. Është

    kështu, apo jo? A e kemi vendosur më përpara këtë çështje, që nga 3,5 % do të bëhet 5 % për të gjitha ato

    kategori që ju përmendët? Dhe e pranuam që një nga çështjet e platformës së reformës në sigurimet

    shoqërore ishte edhe kjo: ndryshimi i masës së kontributit. Këtu nuk vuri njeri në diskutim çështjen, që

    pse 3,5%, por pyetja ishte: pse u bë e diferencuar për drejtorët, për këtë e për të gjitha dhe u kërkua

    argument.

    Çështja më kryesore, me gjithë respektin që kemi për Komisionin e Ligjeve dhe për zonjën që ka

    bërë oponencën atje, është ka apo jo diskriminim. Ne e respektojmë shumë mendimin e tyre, sepse sa herë

    që kemi çështje për debat, ua dërgojmë atyre.

    Ju këtu duhet të n