Top Banner
Gjuhë Shqipe dhe letërsi(Lënd zgjedhore )Paralelet maqedone klasa e 9. Mars 2020 04.03.2020 -Nëna ime 06.03.2020-Dita e ekologjisë 11.03.2020-Kroi i fshatit tonë 13.03.2020-7 dhe 8 Marsi 18.03.2020-Analiza e poezisë*Kroi i fshatit tonë* 20.03.2020-Përemrat 25.03.2020-Pēremrat dëftor-pronor 27.03.2020 -Fragmenti*Dëshirë për të lexuar*
16

Gjuhë Shqipe dhe letërsi(Lënd zgjedhore )Paralelet maqedone … · 2020. 3. 22. · LASGUSH PORADECI . 1. 3.03.2020 -7 8 Marsi . 7 Marsi dita e mêsuesit . Te nderuar e te respektuar,mesuesit

Feb 10, 2021

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
  • Gjuhë Shqipe dhe letërsi(Lënd zgjedhore )Paralelet

    maqedone klasa e 9.

    Mars 2020

    04.03.2020 -Nëna ime

    06.03.2020-Dita e ekologjisë

    11.03.2020-Kroi i fshatit tonë

    13.03.2020-7 dhe 8 Marsi

    18.03.2020-Analiza e poezisë*Kroi i fshatit tonë*

    20.03.2020-Përemrat

    25.03.2020-Pēremrat dëftor-pronor

    27.03.2020 -Fragmenti*Dëshirë për të lexuar*

  • 04.03.2020-Nëna ime (të shënojmë dicka rreth nënës

    ,dashurin ndaj saj).

    Nëna...qenia me sublime, që me krahët e saj lëshon dashurinë si një breshër i fortë dhe

    bota ngjyroset në të gjitha skajet nga veriu në jug me nuancat e jetë.

    Ne jemi fryt i një nëne të palodhur, që çdo natë bie duke menduar dhe falënderuar zotin,

    që i fali ndjenjën më të bukur që ekziston. Nuk resht kurrë së ndaluari për të kthyer çdo

    vuajtje që tronditin zemrën si një tërmet i fuqishëm në dashuri dhe ngrohtësi. Vetëm

    nënat e zotërojnë këtë aftësi sikur të kenë një damar të përbërë prej qelizash dashurie

    dhe jete.

    Sikur ta rikthenim jetën pas si një film dhe të përfytyronim sesi do të ishte jeta pa nënën,

    a do të mundeshim vërtet që ta realizonim? Kam frikë që jo sepse edhe kur e

    shkruaj këtë frazë me këtë penë të zezë ngjan sikur nuk jam një njeri, jam dikush që

    nuk ka ndjenja njerëzore, jam dikush që nuk është dikush në fakt, po thjeshtë një hije që

    kërkon të kthejë kohën e çmuar pas.

    Ndonëse mund të jem një fëmijë dhe nuk kuptoj ndjenjën e të qenurit e tillë, por ama

    kuptoj fare mirë ato lot që rrjedhin çdo ditë e natë sikur oqeani të kishte lot vuajtje e jo

    ujë. Trupi, krahët, këmbët e tyre nuk ndjejnë dhimbje nga keqtrajtimet prej

    frikacakëve të kësaj bote, që nuk nxjerrin kokën, po rrinë ashtu si strucë të fshehur, por

    e vetmja gjë që u dhemb atyre është ajo foleza e vogël e cila prodhon dashuri dhe

    vetëm dashuri.

    Me një fjalë zemre mund të them që nëna është gjeneratori që prodhon dashuri dhe jetë

    për botën sepse në fund të fundit për këtë jetojmë dhe vdesim. Dashuria është gravitet,

    i bën njerëzit që të tërhiqen nga të tjerët, ajo është pushtet i nënës e cila nuk lejon

    njerëzit që të mbyten në egoizmin e verbër.

  • E në fund për nënat dashuria është ajo çfarë i jep kuptim jetës njerëzore dhe përpiqen

    gjithmonë që jeta të mos mbushet me harbutëri, por të mbështillet fort e asnjë pjesë të

    mos ngelet e hapur ngaqë dashuria duhet të pikojë sadopak në trupin e të gjithëve.

    Mund të jetë përmendur shumë herë fjala "dashuri " apo "jetë", por në fakt është si një

    leksion për të gjithë ato njerëz që kanë humbur sensin e të jetuarit dhe të zgjojmë

    çdokënd që të mos harrojnë se nëna është burimi i vetëm ku mund të gjesh dashurinë

    dhe jetën. Nëse mërzitja, vuajtja, të qarat të kanë mbërthyer si lëkura pas vetes futu në

    krahët e nënës sepse do të ndiesh atë aromë që do t'i përkasi parajsës së dytë.

    Si fëmijët e nënave të palodhshme nuk duhet zhytemi vetëm në atë botën tonë, por të

    qëndrojmë pranë tyre duke ua shpërblyer çdo copëz të vogël dashurie vetëm me një

    fjalë ose me një buzëqeshje të ëmbël. Për to është bota që përjetojnë ose më saktë

    rruga që përshkojnë vetëm për të parë një të tillë. Mbeten si fotografi të ngjitura në

    zemrat e tyre dhe sa herë që i shohin frymëzohen për të dhuruar akoma edhe më

    shumë jetë. Yjet mund të ndriçojnë tokën, por ama nënat mund të ndriçojnë jetën e një

    fëmije që vjen në këtë botë duke qarë dhe që në ato momente ai kthehet në thesarin

    më të çmuar për të.

    Nënat janë dhe do të mbeten mbretëreshat e kësaj bote, ato sundojnë tokën dhe na

    qëndrojnë gjithmonë pranë si një magnet. Nënat mund të zëvendësojnë çdokënd, po

    vendin atyre nuk mund ta zërë askush.

    Detyrë:

    Gjatë kësaj teme për Nënën,të mundoheni ta përktheni

    në gjuhën e juaj amtare nga ajo shqipe.

  • 06.03.2020 -Dita e ekologjisë(Eko standardet)

    Ekologjia është degë e biologjisë, e cila e studion shpërndarjen dhe pasurimin e

    jetës dhe marrëdhënieve në mes organizmave me njëri tjetrin si dhe ambientit

    jetësor. Termi "ekologji" rrjedh nga fjala greke "ojkos - vendbanim, mjedis jetësor

    dhe logos - shkencë, dituri". Termin "ekologji" për herë të parë e ka përdorur

    shkencëtari Hekeli, megjithëse si themelues i ekologjisë moderne merret

    shkencëtari i njohur Darvini. Gjithashtu ai merret me problemet e mjedisit duke gjetur zgjidhjen e tyre më të mirë dhe me vetëdijesimin e njerëzve mbi dëmet që po

    i shkaktojnë mjedisit dhe vendit ku jetojnë. Ambienti i një organizëm mund të

    përbehet prej dy pronash, faktor Abiotike siç është insulimi (drita e diellit), klima,

    gjeologjia dhe faktorët biotike, në të cilët hyjnë organizmat që ndajnë

    vendbanimin.

    Ekologjia paraqet të gjith pjesen e jetës së

    një individi duke mos përfshirë

    vetëm vendbanimin e tij, por duke përfshirë edhe jetën e tij që nga lindja, zhvillimi e deri tek vdekja.

    Ekologjia studion shumë degë të cilat i ngërthen në

    vete, duke filluar nga mikroorganizmat e deri

    tek makroorganizmat.

    Ekologjia e bimëve meret me studimin e mardhënieve dhe veprimeve të cilat ndodhin në botën bimore (fitocenoza). Në anën tjetër ekologjia e shtazëve meret me studimin e marrëdhënieve midis llojeve shtazore dhe bashkësive të tyre (zoocenozave). Ekologjia e mikroorganizmave është pak e studiuar.

    Të mësojmë dicka rreth ekologjisë .

    11.03.2020 Kroi i fshatit tonë

    https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Individihttps://sq.m.wikipedia.org/wiki/Vendbanimihttps://sq.m.wikipedia.org/wiki/Lindjahttps://sq.m.wikipedia.org/w/index.php?title=Zhvillimi&action=edit&redlink=1https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Vdekjahttps://sq.m.wikipedia.org/wiki/Mikroorganizmathttps://sq.m.wikipedia.org/w/index.php?title=Makroorganizmat&action=edit&redlink=1https://sq.m.wikipedia.org/w/index.php?title=Fitocenoza&action=edit&redlink=1https://sq.m.wikipedia.org/w/index.php?title=Zoocenoza&action=edit&redlink=1

  • Kroi i fshatit tone, uje i kulluar,

    ç'na buron nga mali, dyke mërmëruar

    Vene e mbushin uje vashat anembanë

    cipëzën me hoja lidhur mënjanë;

    cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,

    gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.

    E si mbushin uje, bubu ç'm'u ka hije,

    ndaj kthehen prap me hap nusërije

    ndezur yll i ballit si yll shenjtërie.

    II

    Kroi i fshatit tonë, ngjyr' ergjënd i lyer

    që nga rrez' e malit ç'na buron rrembyer.

    Venë e pinë uje trimat anembanë

    takijen me lule, përmbi sy mënjanë.

    Takijen e dlirë, takijen e nxirrë

    Buzën në të qeshur... më të psherëtirë...

    Mbrënave kur uji mërmëron nga-dalë,

    vjen t'i thotë trimi vashës nj'a dy fjalë:

    Vashëzën bujare që po vin në krua

    Siç'e përshëndeta, siç'm'u turpërua

    Papu ula kryet e shikova si grua

    III

    Kroi i fìshatit t'onë, tetë sylynjarë

    nër tetë krahina qënke kroj i parë

  • qënke një në botë, s'paskërke të dytë

    ç'na shëroke plagët, ç'na shëroke sytë.

    Kroi i fshatit tonë, n'atë mal me fletë,

    derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë

    posi malli i zemrës mu në gji të shkretë

    Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë,

    posi malli i vashës, që djeg në të fshehtë,

    posi malli i trimit, që buçet përjetë,

    obobo. si malli, që nuk vdes përjetë.

    LASGUSH PORADECI

    13.03.2020-7 -8 Marsi

  • 7 Marsi dita e mêsuesit Te nderuar e te respektuar,mesuesit tone,kudo qe jetoni e punoni,gezuar 7 Marsin diten

    tuaj.Ne kete dite ne ju nderojme ju per punen e kontributin tuaj te madh qe keni

    dhene,jepni e do te jepni per mesimin e gjuhes sone te paster shqipe te asaj gjuhe qe na e

    lane amanet te paret dhe detyra jone eshte ta percjellim ashtu te paster tek brezat e

    ardhshem.Ne jemi krenar me ju dhe ne me gjithe zemer ju urojme Gezuar festen tuaj,7

    Marsin,duke ju uruar shendet e jete te gjate ne te mire te kombit e te atdheut tone te

    shtrejte.Ne e ruajme me nostalgji mesimet e keshillat qe na keni dhene mesuesit tone te

    shtrejte.Ndaj ne kete dite nje telefonate nje lule este ajo qe ju gezon dhe ju ben te lumtur

    ju,kujtimet per ju do ti ruajme te gjithe jeten tone.

    Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet

    tona shqipetare.Ne kete dite ne te gjithe se bashku kujtojme mesuesit tone te pare qe na

    mesuan shkonjat shqipe,na mesuan se si ta duam dhe ta respektojme atdheun.Na mesuan

    poezite e bukura te autorve tone te mrekullushem qe cdo fjale e varg i saj te mbetet e te

    ngulitet thelle ne mendjet tona.Me aq dashuri e respekt jane sjellur me ne per té na mesuar

    e kritikuar me ate metoden dashamise kur ne benim gabime.Mesimet e mesuesve tone u

    bene udherrefyes per rrugen tone ne te ardhmen.Ato mesime na ndjekin edhe sot qe kemi

    dale ne jeten tone te pavarur.Le t'ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mesuesve tanë.

    Mesuesit shqiptare ne çdo kohe e ne çdo krahine, kane qene jo thjeshte profesioniste te

    arsimit, por ne rradhe te pare ishin patriote dhe njerez te emacipuar, agjitaore te

    shqiptarizmes dhe idealiste, humane dhe artiste te fushave te ndryshme. Cdo njeri nga ne ,

    ka ne zemer monumentin e mesuesit te tij te preferuar, te cilit i falet me mirenjohje. Pra cdo

    njeri pavarsisht se cfare detyre ka sot, qofte ky minister apo politkan , biznesmen apo

    punetror, ka qne dikur nxenes, ka patur perballe Mesuesin, Mesuesen qe s'kursente kohen,

    frymen, pasionin, jeten, per te brumosur vogelushet me dije, me kulture dhe edukate.

    Mesusit shqiptare kurre s'u shperblyn si duhet me paga, punuan ne kondita te veshtira, larg

    ne zona te thella, perballuan rreziqet, injorancen dhe kanunin, por i qendruan besnik

    misionit te tyre fisnik te arsimimit te brezave. Popolli yne halleshume, do te arrije

    prosperitetin qe aspiron, atehere kur mesuesit ne kete vend do te respektohen me teper ose

    aq sa politkanet me te larte te shtetit. Mesuesit shqiptare ishin mesues ishin edhe artiste,

    prinder, pajtimtare, shok edhe miq me te gjithe.

  • 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë vendin,

    ndërsa në Kosovë për herë të parë, ka filluar të festohet puplikisht, vetëm pas viteve të '90-

    ta, ku mësuesi dhe shkollat shprehën gëzimin e tyre për një datë të shënuar që festohej prej

    katër dekadave në Shqipëri, kurse mësuesi kosovar para nxënsëve të tij nuk ka pasur

    mundësi të flasi haptas ngase regjimi komunist serb i kishte rrënjet edhe në shkollat

    shqipe.Por edhe pse regjimi serb ju a mbylli shkollat ato e vazhduan mesimin,ku populli

    hapi dyet e shtepive te veta qe femijet te mesonin gjuhen shqipe.Shume mesues u denuan

    dhe u gjykuan nga regjimi serb,por asgje nuk e ndalte ne rrugen e diturise e te arsimimit te

    gjuhen ametare.Arsimi ne kosove i dha shume mesues luftes per lirine e kosoves.E sot ne

    kete dite ato kujtohen me respek nga nxenesit e tyre. Edhe njehere gezuar festen tuaj

    mesues te nderuar e te respektuar!

    8 Marsi dita e gruas* Nje dite qe mbart respekt,dashuri te pafund,per ato qe na dhane jete nga jeta

    e tyre.Per ato qe naten e bene dite dhe na mekuan me qumesht nga gjiri i

    tyre.

    Per ato qe gjenden prane sado larg qe te jemi ,sa here zemrat tona

    deshperohen,sa here shpirtrat tane renkojne.

    Per ate krijese te Zotit,mbushur me kaq dashuri,me kaq miresi.Ndaj sot ne

    kete dite te shenuar po mbeshtes koken dhe mendimet e mija ne prehrin e

    nenes sime,ne prehrin e nenave tuaja,ne ate preher ku loti thahet si me

    magji,dhe brengat dhe trishtimet largohen.

    Aty ku paste diell,drite,paqe,lumturi,qofshin ngahera NENAT tona.

    Gezuar festen e 8 Marsit per te gjitha NENAT e botes,per ato me te

    dhemshurat,me te mirat, me te shtrenjtat.

    Dera e urimeve eshte e hapur ,se ne shpirtin e nje NENE nuk ka nevoje te

    trokasesh.

  • Detyrë:Secili nga ju tè shënoni nga një ese për ditën e mësuesit dhe nënës.

    Dhe pastaj të gjithë një nga një ti interpretojmë eset se cka keni shënuar .

  • 18.03.2020-Përkthim i poezisë*Kroi i fshatit tonë*

    Nga ora e kaluar që e mësuam poezin,KROI I FSHATTI

    TONË NGA LASGUSH PORADECI ,sot do ta bëjmë

    analizën e poezisë se për cka autori flet në këtë poezi.

    Lasgushi është poet që e ka dashur shumë vendin e vet, ai me shumë

    pasion flet për bukurinë e tij. Në këtë poezi flet për kroin e fshatit, me aq mburrje

    tregon për bukurinë e tij, për vlerat që ka saqë të duket se po flet për ndonjë njeri

    e jo për një krua. Vjershën e fillon duke lavdëruar ujin e kroit, ai buron nga mali

    dhe të jep ndjesi të këndshme tek e dëgjon duke gurgulluar. Në pjesën e parë të

    kësaj poezie përshkruan edhe vashat shqiptare që mbushin ujë te kroi duke i

    krahasuar ato me zambakun e burbuqën. Pjesën e dytë e fillon duke krahasuar

    kroin e fshatit me argjendin. Në vargjet: venë pijnë ujë trimat an’-e-mbanë\ takijen

    me lule përmi sy më-nj’-anë., poeti na tregon se edhe trimat ndalen të kroi i

    fshatit për të shijuar ujin e tij. Duke përshkruar bukuritë e kroit, poeti tregon se

    aty edhe të rinjtë kanë rënë në dashuri. Pranë kroit të rinjtë kanë pasur mundësi

    të shohin njëri-tjetrin e të shkëmbejnë ndonjë fjalë. Me aq krenari flet për kroin e

    fshatit saqë në tetë krahina nuk mund të gjeshë një të tillë sipas autorit. Për

    poetin vetëm ai është në botë, vetëm duke e shikuar dhe dëgjuar ujin që del nga

    kroi të shërohen plagët. Atë e krahason me mallin e vashës për trimin e saj, mall

    të cilin ajo e mban brenda vetës, e krahason edhe me mallin e trimit dhe

    dashurinë që e përvëlon atë përbrenda.

    Poezia është e ndarë në tri pjesë. Dy pjesët e para përbëhen nga tre distik

    dhe në fund përfundojnë me një tercinë, ndërsa pjesa e tretë përbëhet nga dy

    distikë, një tercinë dhe përfundon me një katrenë. Që të gjitha vargjet në poezi

    rimojnë me njëra-tjetrën. Në tërë poezinë kemi rimë të puthur. Poeti mundohet

    të përdorë një gjuhë sa më të pastër shqipe, duke lidhur fjalët me njëra-tjetrën aq

    bukur sa poezia tingëllon fuqishëm. E tërë poezia ndërtohet mbi figurën e

    krahasimit: Gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe; E si mbushin ujë, bubu!; Papo

    ula kryet e shkova si grua., etj.. Gjithashtu edhe epitetin e vërejmë në vargjet e

    kësaj poezie: derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë. Edhe metafora padyshim që zë

  • vend në poezi: gjyrë-‘rgjendi-i-lyer. Sinonimet e përdorura: e dlirë- e nxirë; i

    egër- i qetë na bënë të kuptojmë që kroi i poetit në të gjitha mënyrat është i

    mrekullueshëm.

  • 20.03.2020-Përemri

    Përemra quhen fjalët që përdorim në vend të emrave,mbiemrave ose numeroreve

    Kemi shtate lloje të përemrave:

    • Përemrat pronorë: im, e, tu, i, saj, etj

    • Përemrat pyetës: kush, cili, cila, etj

    • Përemrat dëftorë: ky, kjo, ai, ajo, kur shoqerohen me emer ose ndajfolje

    • Përemrat vetorë: une, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato

    • Përemrat lidhorë: qe, i cili, e cila, te cilat, etj

    • Përemrat e pacaktuar: dikush, askush, ndonje, etj

    • Përemrat vetëvetor: veten, vetveten

    Përemrat pronorë Fjalët qe tregojnë I kujt është një send,pra,pronarin janë përemra pronorë. E kujt ëshë kjo shtëpi? Imja.

    Përemrat pronorë perdoren më vete dhe si përcaktues të emrit. Vëllai im (përcaktues I emrit) është më I madh se yti (më vete). Një torturë e panjohur për trupin tim (përcaktues I emrit).

    Përemrat pronorë kur përdoren më vete,marrin mbaresat-I (ata të gjinisë mashkullore) dhe –a (ata të gjinisë femërore):

    Veta e parë:imi,imja,yni,jona.

    Veta e dyte:yti,jotja,juaji,juaja.

  • Veta e tretë:I tiji,e tija,I saji,e saja,I tyre,e tyrja.

    Në shumës marrin mbaresën –t(ë)dhe disa edhe nyjën e përparme të:

    Veta e parë : të mitë,të miat,tanët,tonat.

    Veta e dytë : të tutë,të tuat,tuajt,tuajat.

    Veta e tretë : te tijtë,të tijat,të sajtë,të sajat,të tyret.

    Përemrat pronorë kanë kategorinë gramatikore të vetës,te gjinisë,te numrit dhe te rasës.

    Përemrat pronorë kanë dy lakime te veçanta:kur përdoren më vete dhe kur përdoren si përcaktues të emrit.

    Anita ështe shoqe e ngushtë me Norën, Rinën dhe Rinesën. Ajo - zëvendësim me fjalën anita (përemer vetor). Peremrat deftore tregon frymore sende a tipare prane ose larg folsit.Peremrat ky,kjo sherbejne per te treguar sende a frymore qe ndodhen afer folesit,ndersa peremrat i atille i ketille tregojne sende a frymore qe ndodhen larg folesit.Peremrat deftore perdoren te pashoqoruar me emrin. Peremrat ai,ajo,ata,ato perdoren si peremra vetore dhe si peremra deftore.

    Peremri pyetes perdoret per te pyetur frymore a sende per tiparet e tyre. Ato jane dy llojesh: te ndryshueshem:kush,cili,i sati,sa dhe te .se.

  • 25.03.2020-Përemri dëftor dhe përemri pronor

    Përemri dëftor

    DËFTOR mb. gjuh.

    1. Që shërben për të dëftuar dikë a diçka, që tregon dikë a diçka. Përemër dëftor përemër që tregon sendin për të cilin flasim dhe e dallon atë nga sendet e tjera të një lloji me të afër ose larg (p.sh. ky, kjo,i atille etj.)Përemri dëftor ka gjini,numër dhe rasë.

    2. Fjali dëftore: lloj fjalie që jep një kumtim të drejtpërdrejtë për ndonjë send ose dukuri dhe që shërben për t'u treguar të tjerëve njohuritë që ka folësi për diçka a për dikë (p.sh. Ushtarët mbrojnë atdheun. Rrushi piqet në gusht etj.).

    3. si em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT. Përemri dëftor. Dëftorët e shqipes. Lakimi i dëftorëve.

    • Mënyra dëftore një nga mënyrat e foljes në gjuhën shqipe, e cila shpreh një veprim ose gjendje që mendohet nga folësi si diçka që ndodh a është, ka ndodhur a ka qenë, do të ndodhë a do të jetë me të vërtetë (p.sh. punoj, ndodhem, punoja, ndodhesha, kam punuar, do të punoj etj.).

    Përmeri pronor.

    FJALA qe tregon se kujt i takon prona e caktuar ,quhet përemër pronor.

    Format e përemrit pronor janê:

    VETA e parë-miku im,ynë,mikeshat e mia,tona,miqtë e tu,tuaj,mikesha e tij, e saj, e tyre.

  • VETA e dytê-mikesha ime,jonë,miku yt,juaj,mikeshat e tua ,tuaja,miqtë e tij,e saj, etyre,

    VETA e tretë-miqtë e mi,tanê,mikesha,jote,juaj,miku i tij,i saj,i tyre,mikeshat e tij,e saj,e tyre.

    Nga e gjithë kjo kuptuam se cka na tregon përemri dëftor dhe pronor.

    27.03.2020-Fragmenti*Dêshirë për të lexuar*

  • Pêr arsye se klasat e 9 nuk kan doracak të Gjuhës Shqipe,ky fragment është marë nga doracaku i klasës së 8 .

    Për detyrë nxênësit kanë të shkruajnë njê hartim me shkrim me temën*Libri është si një kopsht i bukur,ku gjen gjëra të mira dhe të dobishme*Teksti të përmbajë deri më 15p fjalë.