UNIVERSITETI I GJAKOVES FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI – PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Lënda: Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla Tema; Rëndësia e roleve teatrale dhe kontrollimi i emocioneve të fëmijëve Mentor: Ilir Muharremi Kandidatja: Valmire Hoxhaj Gjakovë, Qershor 2018
25
Embed
FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
UNIVERSITETI I GJAKOVES
FEHMI AGANI
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI – PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
Lënda: Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla
Tema; Rëndësia e roleve teatrale dhe kontrollimi i emocioneve të fëmijëve
Mentor: Ilir Muharremi Kandidatja: Valmire Hoxhaj
Gjakovë, Qershor 2018
2
Valmire Hoxhaj UGj. Fakulteti i edukimit Prog.Para Gjakovë 2018
Ky punim diplome u mbrojt_____________ para Komisionit vlerësues në përbërje
1. _____________________ Kryetar
2. _____________________ Anëtar
3. _____________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________
Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:
1. ____________
2. ____________
3. ____________
Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit me qëllim të arritjes së titullit Bachelor i
Edukimit – Drejtimi Parashkollor.
3
Përmbajtja:
1. Hyrja………………………………………………..4
2. Teatri I kukullave………………………………….5
3. Kukulla teatrale……………………………………6
4. Llojet e kukullave………………………………….8
5. Muzika……………………………………………..13
6. Skenografia………………………………………..15
7. Kostumografia…………………………………….15
8. Roli…………………………………………………16
9. Kontrollimi i emocioneve tek fëmijët……...……..18
10. Fëmijët dhe emocionet………………………….....22
11. Përfundimi……………………………………..…..23
12. Literature…………………………………….…….24
13. Autobiografia…………………………………..…..25
4
HYRJE
Fëmijët që në vitet e para të jetës lidhen ngushtë me kukullat sepse ata tërhiqen shumë kur i japin
jetë fenomeneve dhe sendeve. Kukulla mund të thotë atë çka mendon fëmija, por nganjëherë
është vërejtur se edhe më të rriturit frekuentojnë teatrin e kukullave sepse ky art është i lidhur
ngushtë me simbolet e legjendës dhe zakonet e së kaluarës dhe së tashmes. Kukullat mund të
përdoren për të forcuar marrëdhëniet sociale të fëmijëve dhe për të plotësuar personalitetin e
tyre. Për këtë arsye në të gjithë botën kukullat përdoren gjerësisht, sepse në këtë mënyrë fëmijët
mund të shprehin ndjenjat dhe opinionin e tyre. Të tilla shfaqje përbëjnë një mjet të mirë për
mësimin e tregimeve dhe legjendave historike dhe ndihmojnë në njohjen më të thellë të tyre.
Pedagogjia, shkolla dhe teatri janë të gjitha mjete për të stimuluar kreativitetin apo mirëkuptimin
dhe metodat e të mësuarit. Arsimi dhe teatri janë institucione me një qëllim të përbashkët: nga
njëra anë, arsimi është në qendër të veprimtarisë edukative të njerëzve (nxënësve) me të gjithë
potencialin e tyre për t'u zhvilluar; teatri ka të njëjten objektiv nëpërmjet aktiviteteve që
stimulojnë zhvillimin e kreativitetit dhe veprimit.
5
1. TEATRI I KUKULLAVE
Të jemi fëmijë apo të rritur, në jetën e shumicës prej nesh ka kaluar një shfaqje apo tregim me
kukulla. Ata që janë pak në moshë të thyer kur e përmend kukullën në mendje u vjen menjëherë
“Pinokio”, me hundë të gjatë, faqe të kuqe dhe këmbë prej druri. Edhe fëmijët e sotëm kanë
personazhe të ndryshme të kukullave. Zanafilla e artit të kukullave përkon me kohërat kur njeriu
filloi të merret me gdhendjen e drurit. Gjatë këtij procesi kukullat dhe shfaqjet me kukulla kanë
vërtetuar veten si një art më vete dhe nuk mbetën të kufizuara vetëm me lodra prej druri të cilat i
lëviznin me penj. Brenda artit të kukullave sot kemi teatro të hijeve, shfaqje kukullash, kukulla të
prodhuara nga materiale të ndryshme dhe natyrisht kukulla të bëra me kompjuter.
Në këtë art bëjnë pjesë edhe vantrologët (njerëzit që të lënë përshtypjen sikur flasin me bark) me
kukullën e tyre në prehër. Ndoshta për shkak se bota e kukullave mendohet në përgjithësi bashkë
me fëmijët, shfaqjet me kukulla bëhen me lloje të pasura dhe të kënaqshme të kukullave.
Por, me shtimin e llojllojshmërisë së kukullave ka ndryshuar edhe përceptimi i tyre. Në tërë
botën filluan të jepen shfaqje me kukulla, ku kemi ndërthurjen e disiplinave të videos, kërcimit
dhe muzikës. Shembujt e satirës dhe ironisë që demonstrohen në këto shfaqje rritën moshën e
grupit të shikuesve. Edhe artistët e kukullave, së bashku me anën fëmijërore, me këto shfaqje
mundohen të tregojnë se këto shfaqje me kukulla nuk janë vetëm për fëmijë.
Mendohet që teatrot e para të kukullave kanë lindur në Kinë, me kukullat hije, por duket se
shfaqjet me kukulla kanë ekzistuar shumë herët dhe në shumë vende njëherësh, ndoshta përpara
teatrit të hijeve.
Teatri i kukullave është përmendur në shkrimet e Aristotelit dhe të Platonit, dhe kukullat kanë
qenë pjesë e historisë njerëzore. Kinezët i bënin kukullat nga lëkura e gomarit apo e deleve,
derrave ose peshkut. Në shekullin e XVI, teatri i kukullave ekzistonte në të gjithë Evropën.
6
2. KUKULLA TEATRALE
Kukulla – e pa shpirt, instrument i punuar artistikisht nga njeriu. Aktori luan me instrument.
Tingëllon çuditshëm, jashtëzakonshëm. Kjo i përngjet asaj që ndodh në botën e muzikës. Vetëm
muzikantët e përdorin organin e vet natyral- aparatin e zërit- ata këndojnë. Të tjerët kërkojnë
ndihmën e instrumenteve – të violinës, trumbetës, flautit, fagotit. Të cilat thuajse artistikisht
prodhojnë tingullin e zërit të njeriut. Ngjashmëria e kukullës me instrument muzikal qëndron
edhe në atë , që natyra, jeta nuk të mëson ta zotërosh trupin, fytyrën, zërin. Që të luash me
kukull, të krijosh me të figurë (shprehje) skenike, duhet mësim special, të fitosh shprehi të
veçanta.Por, instrumenti muzikor, sado i mirë të jetë – ai është vetëm instrument, mjet teknik. E
kukulla, pos asaj, vetëprodhim i artit, figurë artistike. Ajo është bërë nga krijuesi, i ardhur nga
një sferë tjetër, jo teatrale. E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ.
Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë artistët gjithashtu marrin pjesë në krijimin e
spektaklit. Ata për aktorë i bëjnë skicat e kostumeve, të grimit, të skenës. Po me çka dallojnë ata
nga artistët e teatrove të kukullave? Në të gjithë teatrot , pos atyre të kukullave, arti figurativ
është art-ndihmës. Ai e pasuron artin e aktorit, thuajse e vizaton trupin e gjallë të aktorit dhe
krijon rrethin material dhe figurativ, në të cilin ai (aktori) duhet të veprojë. Edhe në teatrin
dramatik, edhe në komedinë muzikore mund ta shikosh provën e shfaqjes pa kostume, pa grim
dhe dekor. Në bazë, si rregull, çdo gjë do të jetë e qartë. Në teatrin e kukullave kjo është e
pamundur. Këtu aktori nuk do të ketë me çka të luajë, derisa artisti të mos ia sjell prodhimin e
vet kukullën. Sepse kukulla nuk është formë e krijimtarisë së aktorit. Ajo është prodhim më vete
(i pavarur) i artistit figurativ, e ndarë nga aktori dhe principielisht e pavarur nga të dhënat e tij
natyrore. Rëndësia e veçantë e artistit në teatrin e kukullave dëshmohet edhe me atë, që shikuesi
takohet me figurën skenike, e sheh në skenë jo aktorin, por veprën e artistit – skulptorit. Kështu
rëndësia e kukullës teatrale, si instrument i aktorit-kukullar, mund të precizohet kështu: kukulla -
instrument artistik i aktorit. Me këtë emërtim ne e dallojmë atë nga instrumenti muzikor dhe nga
cilido instrument tjetër skenik.
Në skenën kukullore (fjalë e krijuar nga unë) takohen dy krijues të figurës (shprehjes) skenike-
aktori dhe artisti (piktori, skulptori), përfaqësuesi i artit teatral dhe përfaqësuesi i artit
figurativ.Në fazën e caktuar të punës, në rezultatin e formimit të paramendimit të përbashkët,
artisti ja jep aktorit kukullën. Aktori e ka marr atë dhe tani duhet ta shndërrojë në figurë
7
përfundimtare skenike.
Kjo d.m.th, figurës së madhe apo në formë pllake, që ekziston vetëm në hapësirë, ai duhet t’i
japë në kohë ta kyç atë në procesin hapësinor-kohor: në formë tjetër figura skenike nuk mund të
ekzistojë.Aktori vë kukullën në lëvizje, dhe këtu ndodh një nga mrekullitë e artit të teatrit të
kukullave-mrekullia e ngjalljes.
Figura që ka pritur përnjëherë jep iluzionin e krijesës së gjallë. Nuk është e rastit që fëmijët e
vegjël, e gjithashtu edhe shtazët p.sh macet ju frikohen kukullave, të vëra në lëvizje duke i
konsideruar të gjalla.
Të gjitha shfaqjet e llojllojshme dhe të pakufishme të jashtme të punës së trurit të njeriut shpijnë
te një fenomen i vetëm – lëvizjen e muskujve, thoshte Secenov. A qesh fëmija me një lloj lodre,
a buzëqesh Garibaldi, kur e ndjekin për dashurinë e madhe që ka ndaj atdheut, a dridhet vasha
kur kujton dashurinë e parë, a i shpall Njutoni ligjet botërore dhe i shkruan në letër gjithkund
fakti përfundimtar është lëvizja e muskujve.
8
3. LLOJET E KUKULLAVE
Për dallim nga veprimi fizik i vetë aktorit, veprimin skenik të kukullës duhet ta quajmë veprim
plastik. Po çka është kukulla? Ajo është prej leckash dhe letrash. Ajo ka formë plastike të
skulpturës dhe mundësinë potenciale për të lëvizur. Në shkrirjen e veprimit të brendshëm të
aktorit me lëvizjet plastike të kukullës arrihet veprimi plastik i aktorit të teatrit të kukullave. Ky
veprim lind në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai është rezultat jo vetëm i forcës natyrore njerëzore
të aktorit, po në masë aspak më të vogël edhe të veçorisë së mjeshtërisë profesionale. Veprimi
këtu është në të njëjtën kohë edhe natyral, edhe artistik. Njëherësh veprimi fizik i aktorit në
teatrin e kukullave gjithashtu merr forma të jashtëzakonshme, artistike-bëhet ndërmjetësues mes
veprimit psikologjik të aktorit dhe veprimit plastik të kukullës.
3.1 Kukullat
Kukullat janë objekte të animuara ose prezantojnë figura të animuara që manipulohen nga një
person. Ato përdoren në një teatër kukullash, një lojë ose një prezantim e cila është një formë e
vjetër e teatrit. Ka shumë variante kukullash të cilat realizohen me një sërë materialesh, që varën
nga forma e tyre dhe nga mënyra e përdorimit. Ato mund të jenë shumë komplekse ose shumë të
thjeshta në ndërtim. Ato gjithashtu mund të jenë edhe objekte të gjetura.
3.2 Llojet e pupacëve
Teatri i kukullave për nga natyra është fleksibil dhe një mjet për të përdorur fantazinë.
Shumë kompani punojnë për të krijuar forma të ndryshme pupacësh, ku inkorporojnë