Top Banner
E dashur familje, Klasa po përgatitet të fillojë temën e shprehjeve algjebrike. Algjebra është një nga instrumentet më të fuqishme të matematikës. Një pjesë e vlerës që ka ajo ka të bëjë me mënyrën se si algjebra të lejon që të paraqisësh dhe zgjidhësh shumë situata me shumë pak përpjekje. Ja një shembull. Çmimi i një filmi është 9.00 dollarë për çdo të rritur dhe gjysmë çmimi për secilin nga të katër fëmijët minus kuponin që keni për 3 dollarë. Sa do të paguani? Përgjigjja është [9.00x + 4.50(4) - 3] dollarë ku x është numri i të rriturve. Koncept kyç—Modeli gjeometrik Këtë kapitull klasa do ta fillojë duke mësuar se si të shumëzojë shprehje të tilla si x(x + 5) dhe (x + 1)(x + 5) duke iu referuar një modeli gjeometrik. Për shembull, për të gjetur sipërfaqen e drejtkëndëshit të madh poshtë, ju mund të shumëzoni gjatësinë me gjerësinë ose x(x + 3). Megjithatë ne mund të gjejmë edhe sipërfaqen e katrorit x · x ose x 2 dhe mund të shtojmë sipërfaqen e drejtkëndëshit të vogël x · 3 ose 3x për të nxjerrë x 2 + 3x. Kjo tregon se x(x + 3) = x 2 + 3x. x + 3 3 x x Fjalori i kapitullit dygjymtyrësh gjymtyrë të njëjta trigjymtyrësh zgjerues njëgjymtyrësh Aktivitete shtëpiake Kërkojini nxënësit që t’ju shpjegojë punën e tij ose të saj duke përdorur edhe modelet gjeometrike edhe simbolet. Kërkojini nxënësit që t’ju tregojë strategji të reja që ka mësuar për të punuar me shprehjet algjebrike.
1

E dashur familje, · 2008-12-01 · E dashur familje, Klasa po përgatitet të fillojë temën e shprehjeve algjebrike. Algjebra është një nga instrumentet më të fuqishme të

Jan 14, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: E dashur familje, · 2008-12-01 · E dashur familje, Klasa po përgatitet të fillojë temën e shprehjeve algjebrike. Algjebra është një nga instrumentet më të fuqishme të

E dashur familje,Klasa po përgatitet të fillojë temën e shprehjeve algjebrike. Algjebra është një nga instrumentet më të fuqishme të matematikës. Një pjesë e vlerës që ka ajo ka të bëjë me mënyrën se si algjebra të lejon që të paraqisësh dhe zgjidhësh shumë situata me shumë pak përpjekje. Ja një shembull.

Çmimi i një filmi është 9.00 dollarë për çdo të rritur dhe gjysmë çmimi për secilin nga të katër fëmijët minus kuponin që keni për 3 dollarë. Sa do të paguani?

Përgjigjja është [9.00x + 4.50(4) - 3] dollarë ku x është numri i të rriturve.

Koncept kyç—Modeli gjeometrikKëtë kapitull klasa do ta fillojë duke mësuar se si të shumëzojë shprehje të tilla si x(x + 5) dhe (x + 1)(x + 5) duke iu referuar një modeli gjeometrik. Për shembull, për të gjetur sipërfaqen e drejtkëndëshit të madh poshtë, ju mund të shumëzoni gjatësinë me gjerësinë ose x(x + 3). Megjithatë ne mund të gjejmë edhe sipërfaqen e katrorit x · x ose x 2 dhe mund të shtojmë sipërfaqen e drejtkëndëshit të vogël x · 3 ose 3x për të nxjerrë x 2 + 3x. Kjo tregon se x(x + 3) = x 2 + 3x.

x + 3

3

x

x

Fjalori i kapitullit

dygjymtyrësh gjymtyrë të njëjta trigjymtyrësh

zgjerues njëgjymtyrësh

Aktivitete shtëpiake• Kërkojini nxënësit që t’ju shpjegojë punën e tij ose të saj duke përdorur edhe modelet

gjeometrike edhe simbolet.

• Kërkojini nxënësit që t’ju tregojë strategji të reja që ka mësuar për të punuar me shprehjet algjebrike.