Në kapitujt e mëparshëm klasa është përqendruar në marrëdhëniet lineare dhe eksponenciale. Në këtë kapitull nxënësi do të punojë me marrëdhëniet e shkallës së dytë. Grafikët e ekuacioneve të shkallës së dytë janë lakime në formë u-je të quajtura parabola. Ekuacionet e shkallës së dytë përdoren për të modeluar situata që përfshijnë lëvizje projeksionale si rruga që ndjek një top futbolli i goditur në ajër. Koncept kyç—Marrëdhëniet e shkallës së dytë Përveç ekuacioneve, klasa do të përdorë grafikët dhe tabelat gjatë punës së saj me marrëdhëniet e shkallës së dytë. Ekuacioni: y = x 2 + 3 y x (2, 7) x y -2 7 -1 4 0 3 1 4 2 7 Klasa do të eksplorojë gjithashtu variacionin e kundërt . Numri i njerëzve që punojnë në një detyrë dhe sasia e kohës që punon secili person është një shembull i marrëdhënies së kundërt. Le të supozojmë se për të lyer një dhomë kërkohen 10 persona-orë. Tabela e mëposhtme dhe ekuacioni x · y = 10 ilustrojnë këtë marrëdhënie të kundërt. Numri i njerëzve, x 1 2 4 10 Orët e punuara për çdo person, y 10 5 2.5 1 Kështu, orët e punës për person ulen me rritjen e numrit të personave. Fjalori i kapitullit hipotezë parabolë hiperbolë kulm Aktivitete shtëpiake • Renditni shembuj të aktiviteteve që lidhen me sportin të cilat krijojnë rrugë me lëvizje projeksionale. • Identifikoni situata të jetës së përditshme që japin marrëdhënie të kundërta. E dashur familje,