Top Banner
Draft Raport Trendët zhvillimorë të PTK-së dhe përpjekjet e pasuksesshme për privatizimin e saj” 1 Evoluimi i statusit të NP PTK Një ndërmarrje e karakterit të PTK-së në Kosovë kishte ekzistuar dhe funksionuar që nga viti 1959 me fokusim të aktivitetit biznesor: shërbimet postare dhe telefonia fikse. Në periudhën e sundimit ilegal serb, edhe kjo ndërmarrje ishte vënë në rrethanat e qeverisjes së dhunshme dhe kishte pësuar si në aspektin teknologjik, ashtu edhe biznesor në përgjithësi. Më së keqi e kishin pësuar punëtorët shqiptarë, të cilët, në mënyrë arbitrare, ishin përzënë nga puna. Edhe gjatë bombardimit caqeve ushtarake serbe në vitin 1999 asetet e Postës së Kosovës ishin vjedhur dhe shkatërruar. Pas përfundimit luftës administrata ndërkombëtare në kuadër të përpjekjeve për rivitalizimin 1 Ky raport nuk i reflekton qëndrimet dhe pikëpamjet e FES-it.
16

Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

Jun 05, 2019

Download

Documents

dangtruc
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

Draft Raport

“Trendët zhvillimorë të PTK-së dhe përpjekjet e pasuksesshme për

privatizimin e saj”1

Evoluimi i statusit të NP PTK

Një ndërmarrje e karakterit të PTK-së në Kosovë kishte ekzistuar dhe

funksionuar që nga viti 1959 me fokusim të aktivitetit biznesor:

shërbimet postare dhe telefonia fikse. Në periudhën e sundimit ilegal

serb, edhe kjo ndërmarrje ishte vënë në rrethanat e qeverisjes së

dhunshme dhe kishte pësuar si

në aspektin teknologjik, ashtu

edhe biznesor në përgjithësi.

Më së keqi e kishin pësuar

punëtorët shqiptarë, të cilët, në

mënyrë arbitrare, ishin përzënë

nga puna. Edhe gjatë

bombardimit të caqeve

ushtarake serbe në vitin 1999

asetet e Postës së Kosovës

ishin vjedhur dhe shkatërruar.

Pas përfundimit të luftës

administrata ndërkombëtare në kuadër të përpjekjeve për rivitalizimin

1 Ky raport nuk i reflekton qëndrimet dhe pikëpamjet e FES-it.

Page 2: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

ekonomik të vendit, këtë ndërmarrje e kishte vënë në menaxhim të vet

dhe edhe me një përfshirje të stafit vendor. Gjatë kësaj periudhe,

ndërmarrja ishte konsoliduar në aspektin e realizimit të objektivave

emergjente, pa ndonjë vizion mbi zhvillimin e vet. Megjithatë, në vitin

2000 u shënua një kthesë pozitive kur u fut në veprim telefonisë mobile

“VALA” në bashkëpunim me Telekomin e Monakos. Kjo telefoni

mobile që në fillim përjetoi një ekspansion duke u bërë ofrues i vetëm i

telefonisë mobile. Ky ekspansion u dëshmua edhe me rritjen e shpejtë të

numrit të konsumatorëve, me rritjen e kapaciteteve, dhe me rritjen e

gamës së shërbimeve. Kjo telefoni në ndërkohë u bë edhe ofertuesja e

vetme e forcave ushtarake të NATO– s dhe e administratës

ndërkombëtare. Rritja e nivelit të këtyre shërbimeve ishte lehtësuese

edhe për zhvillimin e bizneseve të vendit dhe për komunikimin me

partnerët e tjerë ndërkombëtarë banesorë.

Statusi ligjor i PTK-së shumë shpejt qe bërë pengesë për zhvillim të

qëndrueshëm. Prandaj, autoritetet ndërkombëtare dhe të vendit, në vitin

2005, këtë kompani e kishin transformuar, në bazë të Ligjit mbi

Ndërmarrjet Publike, në shoqëri aksionare në përbërja të njësisë VALA

dhe Telekomi i Kosovës. PTK-ja operacionet e veta biznesore i

realizonte në kuadër të kësaj strukture biznesi: Posta e Kosovës,

Telekomi i Kosovës dhe VALA, e cila operon me kodin shtetëror të

Monakos. Kështu pronar i kësaj ndërmarrje publike bëhet Qeveria e

Kosovës. Nga kjo rezultojnë edhe këto lloje të shërbimeve: shërbimet e

telefonisë fikse, shërbimet e telefonisë mobile dhe shërbimet postare.

Performanca financiare e kompanisë

Edhe nga këndvështrimi i indikatorëve financiarë vërehet një rritje

konstante e të ardhurave në periudhën 2009 - 2011 për 19.0 %. Në të

njëjtën periudhë shpenzimet janë rritur për 3.8 %. Këto lëvizje financiare

janë reflektuar pozitivisht në paraqitjen e neto-fitimit, duke e bërë PTK-

Page 3: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

në biznes me performancë financiare dhe biznesore më të mirë dhe të

qëndrueshëm në vend. Në këtë periudhë neto-fitimi tregon rritje për 4 %.

Në periudhën pas vitit 20082, ndodhin ndryshime në tregun e

telekomunikimeve të Kosovës. Këto ndryshime, në radhë të parë, kanë të

bëjnë me hyrjen në këtë treg edhe të një operatori privat (IPKO), gjë që

sjell ndryshime edhe në pozicionin e biznesit të PTK-së. Nga kjo

periudhë PTK-ja kalon nga një operator monopolist, në një operator që

ndeshet edhe me një tjetër kompani në rrethana të një tregu më

konkurrues. Kjo konkurrencë reflektohet edhe në ndarjen e tregut – të

konsumatorëve, të kualitetit të shërbimeve dhe të çmimit të tyre.3 Në

vitin 2012 në kuadër të reformës së PTK-së, nga kompania ekzistuese

asetet ndahen në dy kompani: Telekomi i Kosovë dhe Posta e Kosovës.

Situata e re në treg krijon edhe implikime financiare. Kështu në

periudhën 2011 - 2013, të ardhurat bien për 33.2 mil. euro, respektivisht

për 33.2 %. Ndërsa, në të njëjtën periudhë bien edhe shpenzimet

operuese për 24.7 mil. euro, respektivisht për 8.4 %.

Në vitin 2009 licencohet edhe një operator virtual “Z –Mobile”, i cili për

një kohë të shkurtër bëhet atraktiv për një numër të konsumatorëve –

2 Operatori alternativ, IPKO Telecommunications, është pajisur me licencën për ofrimin e shërbimeve

mobile më 6 mars 2007 dhe ka filluar të ofrojë shërbime komerciale nga fundi i vitit 2007.

I.

II.

Page 4: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

parapaguesve: 125.440 (2010), 167.731 (2011), 188.451 (2012) dhe

194.660 (2013).4

Treguesit e performancës financiare të PTK-së

PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një

strukturë të lartë kualifikuese. Nga të dhënat e kompanisë vërehet një

rritje e të punësuarve deri në vitin 2011, kur si rezultat i ndarjes së

aseteve të Postes së Kosovës, një numër i konsideruar i të punësuarve

(rreth 1.000) del në këtë kompani dhe kështu në PTK ka një rënie

statistikore të të punësuarve.

III. 4 Kontrata është e nënshkruar sipas modelit “ndarja e të hyrave” me

kohëzgjatje deri në vitin 2019. Sipas kësaj kontrate –marrëveshjeje, 73

% e të hyrave i takojnë Z-Mobile, ndërsa 27 % e të hyrave i takojnë

VALA-s. Rasti i kontratës së nënshkruar në mes PTK-së dhe Z – Mobile

bëhet objekt edhe i një hetimi dhe gjykimi me pretekst të dëmtimit të

interesave të operatorit të PTK- së. Sipas kontratës në veprim ky

operator shfrytëzon infrastrukturën bazike të PTK-së.

0

50,000

100,000

150,000

200,000

V2009 V2010 V2011 V2012 V2013

te ardhurat

shpen.operuese

Fitimi Neto

Page 5: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

Numri i konsumatorëve / përdoruesve

Numri i

përdoruesve

mobil

Numri i

përdoruesve

të rrjetit

publik

Numri i

përdoruesve

IP

v.2009 879.267 79.406 30.306

v.2010 1.018.368 76.333 36.810

v.2011 1.001.915 79.401 37.949

v.2012 1.065.155 75.634 37.560

v.2013 897.4755 69.782 35.221

Që nga fillimi i aktivitetit të operatorit mobil, ka një rritje permanente të

përdoruesve mobilë. Kështu deri në vitin 2012 numri i përdoruesve arrin

në mbi 1.2 mil. Nga ky vit ndodh një trend i rënies së numrit të

konsumatorëve si pasojë e futjes në treg edhe të telefonisë virtuale Z-

Mobile. Kjo ka ndikuar edhe në rënien edhe të përdoruesve të rrjetit

publik dhe të përdoruesve të IP-së.

PTK-ja, bazuar në operacionet e veta biznesore, ka ndarë mjete të

konsiderueshme në formë të dividentes për buxhetin e Kosovës. Ky

kontribut i PTK-së në formën e dividentes së shpërndarë për aksionar ka

treguar tendencë të rënies nga viti 2009 si rezultat i rritjes më të

ngadalshme të të ardhurave.6 Kundërshtarët e privatizimit të pjesës më të

madhe të aksioneve e theksojnë rëndësinë e shumës së dividentes që

shpërndahet për aksionarin. Rënia vjetore e dividentes së shpërndarë

mund të tregohet edhe në formë tabele.

Gjatë kësaj periudhe si rezultat i pritjeve për privatizimin e kompanisë

dhe të shpërndarjes së dividentes për aksionarin, shfaqet një nivel i ulët i

investimeve kapitale. Kjo situatë e investimeve është shprehur

negativisht në aftësinë konkurruese të kompanisë dhe në ngecjen

5 Ka të bëjë me tremujor.

6 Sipas viteve: 80.0 mil. (2010), 55.0 mil. (2011), 45.0 mil. (2012), 40.0 mil. (2013).

Page 6: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

teknologjike në krahasim me konkurruesin e saj kryesor në treg (IPKO).

Kjo situatë e ka vështirësuar realizimin e synimeve dhe të vizionit të

kompanisë. Ndryshimet në skemën organizative të Qeverisë janë

shprehur negativisht në pozitën e tregut dhe në performancën

konkurruese të saj. Kompania një kohë ishte nën ombrellën e Ministrisë

së Ekonomisë dhe të Financave dhe më pas të Ministrisë së Zhvillimit

Ekonomik. Ky ikje e qeverisë nga ministria në ministri e ka bërë

joefektive ndikimin e aksionarit në trendët zhvillimorë të kompanisë.

Numri i të punësuarve

Në qarqet e shoqërisë civile gjithnjë

ishte problematizuar numri i të

punësuarve në PTK. Shqetësimet

kishin të bënin sidomos me punësimet

jashtë rrethanave konkurruese dhe mbi

bazë të kërkesave politike. Dhe kjo

kishte të bënte edhe me përzgjedhjen e

bordit drejtues sipas kritereve thjesht

partiake. Këto veprime merreshin si burim i zhvlerësimit të aseteve të

ndërmarrjes dhe me pasoja afatgjata në aftësinë konkurruese të

kompanisë.

Struktura kualifikuese dhe numëri i stafit, Janar’14

Kualifikimi Numri i punëtorëve %

Shkolla fillore 105 4.0

Kualifikim i

lartë

9 0.1

Shkolla e mesme 1,552 66.0

Shkolla e lartë 54 2.0

Përgatitja

superiore

645 27.0

Vitet Të

punësuar

Indeksi i

rritjes /

rënies

2009 3.205 100.0

2010 3.384 5.6

2011 3.349 -1.1

2012 2.392 -28.6

2013 2.370 -1.0

Page 7: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

Totali 2,365 100.o

Burimi: Raportet e PTK-së

Në strukturën kualifikuese në PTK dominojnë punëtorët me kualifikime

të mesme (66.0 %) dhe me përgatitje superiore (27.0%). Kjo strukturë e

të punësuarve dhe sidmos pjesëmarrja kaq e lartë e kualifikimeve të

mesme, mund të vlerësohet si joadekuate në krahasim me kompleksitetin

e biznesit dhe tregun gjithjnë më të liberalizuar të telekomunikimeve

Paga mesatare

Vitet

Numri I punëtorëve

Paga mesatare në €

Indeksi i rritjes

2009 2.370 997 100.0 2010 2.392 1.202 121.1 2011 3.349 1.209 100.6 2012 3.384 1.164 96.2 2013 3.205 1.053 90.4

Burimi: raportet e PTK-së

PTK-ja mbetet kompania më atraktive në Kosovë nga aspekti i nivelit të

pagës mesatare. Krahasuar me nivelin mestar të pagave në Kosovë në

sektorin publik (250 – 300 euro) dhe sektorin privat (mbi 300 euro),

pagat mesatare të PTK-së janë disa herë më të larta. Ky nivel i pagave

mesatare nga viti 2011 nën ndikimin e efekteve të liberalizimit të tregut

të komunikimeve (hyrjeve të reja) fillon të shfaqë tendencë të rënies.

Niveli i pagave të larta ishte tejet atraktiv dhe tërheqës për

profesionalistët e profileve të larta. Nga numri i profesionalistëve në

vitet e fundit vërehet një dalje edhe në operatorin tjetër konkurrues.

Niveli i punësimit ishte çështje diskutuese dhe shqetësuese edhe për

shoqërinë civile, duke i gjykuar ndërhyrjet politike gjatë punësimit.

Page 8: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

Liberalizimi i tregut të telekomunikimeve në kontekstin e

privatizimit të operatorit publik

Autoriteti rregullator në përputhje me obligimet e përcaktuara me ligj

dhe në përmbushje të afateve kohore, është në rrugën e duhur drejt

përmbylljes së nxjerrjes së legjislacionit sekondar, përmes të cilave

sigurohet qartësia e duhur rregullatore dhe adresohen sfidat, të

ndërlidhura me objektivat kryesorë të ligjit, për të cilët është i

nevojshëm i ashtuquajturi „parashikim rregullator‟, si:

- Menaxhimi dhe përdorimi efektiv i burimeve të kufizuara;

- Neutraliteti teknologjik;

- Proporcionaliteti dhe rregullimi minimal i domosdoshëm;

- Ofrimit dhe sigurimi i sigurisë ligjore dhe rregullatori në një treg

dinamik;

- Inkurajimi i zhvillimit ekonomik përmes sigurimit të konkurrencës

efektive; dhe

- mbrojtja e të drejtave të konsumatorit,

- Sigurimi i zhvillimit të vazhdueshëm të rrjetave brezgjera të

komunikimeve elektronike në tërë vendin dhe promovimi i

përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike;

- Sigurimi i kualitetit të shërbimeve (QoS), i sigurisë dhe i

integritetit të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve

elektronike.

Të gjithë këta objektivë dhe të gjitha këto parime janë në funksion të

promovimit të konkurrencës së lirë, të zhvillimit dhe të shfrytëzimit sa

më efikas dhe efektiv të infrastrukturës së komunikimeve elektronike, si

dhe garantimin e shërbimeve të duhura e të përshtatshme për

shfrytëzuesit fundorë (konsumatorët) në tërë territorin e Republikës së

Kosovës.

Page 9: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

Dokumenti i Politikave të Sektorit të Komunikimeve Elektronike i

njohur si „Axhenda Dixhitale për Kosovën 2013 – 2020’, si dokument

kornizë afatmesëm a afatgjatë përcakton drejtimet dhe prioritet

zhvillimore të vendit tonë, që si objektiva strategjikë ka përmirësimin e

përgjithshëm të cilësisë së jetës për banorët e Kosovës, si dhe për

mjedisin afarist për ndërmarrjet dhe ndërmarrësit përmes shfrytëzimit të

mundësive të krijuara nga teknologjia informative dhe komunikuese

(TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të internetit deri në vitin

2020 në Kosovë, deri në, së paku, 85 %, ku si objektiva kryesorë të

kemi:

- Zhvillimin e infrastrukturës së TIK-ut;

- Zhvillimin e përmbajtjeve dhe të shërbimeve elektronike dhe të

promovimit të përdorimit të tyre;

- Avancimin e aftësive të banorëve të Kosovës në përdorimin e TIK-

ut.

Operatorët dhe ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike, që

janë licencuar sipas kategorive të aplikueshme të

licencave/autorizimeve:

LLOJI I LICENCAVE/AUTORIZIMEVE TË

DHËNA NGA ARKEP-I

NR. I

LICENCAVE

Licencë për shërbime të internetit 53

Licencë për shërbime me vlerë të shtuar 39

Licencë për shërbime telekomunikuese

ndërkombëtare

6

Licencë për nyje dhe pajisje telekomunikuese 6

Page 10: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

ndërkombëtar

Licencë për shërbime të telefonisë fikse 3

Licencë për shërbime telekomunikuese

Mobile – GSM

2

Licencë për shërbime MVNO (Mobile

Virtual Network Operator)

2

Licencë për shërbime të infrastrukturës

telekomunikuese

1

T O T A L I 107

Rënia e të hyrave në segmentin e telefonisë mobile dhe asaj fikse është

pasojë e zhvillimit të teknologjisë dhe rritjes së përdorimit të pajisjeve

dhe telefonave të mençur, më konkretisht, të aplikacioneve të ofruara

nga ofruesit e kontentit dhe të aplikacioneve, nga përdoruesit e telefonisë

mobile, të cilat mundësojnë përdorimin e aplikacioneve të bazuara në

platformën e internetit për qëllime të komunikimit. Ky trend i rënies në

veçanti në segmentet e telefonisë mobile dhe të asaj fikse sipas

shënimeve zyrtare nga DG Connect, regjistrohet edhe në shumicën e

vendeve të BE-së, por edhe të vendeve të rajonit dhe normat (%) e rënies

arrijnë deri në 14.2% në shërbimet e telefonisë fikse për vendet rajonale.

Rregullimi si proces i vazhdueshëm nuk ka ndërlidhje të drejtpërdrejtë

me proceset e transformimit të pronës (privatizimit), pasi që pronësia e

strukturës së aksionarëve tek operatorët nuk ka rol përcaktues në rastet

kur ligjet e aplikueshme dhe dokumenti i politikave të sektorit janë

eksplicite dhe promotor të zhvillimit dhe të konkurrentshmërisë në

sektorin e komunikimeve elektronike. Nga këndvështrimi i autoritetit

Page 11: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

rregullativ (ARKEP) operatorët në pronësi private janë në gjendje dhe

kanë përparësi kompetitive, meqë më lehtë iu adaptohen zhvillimeve

dinamike të ndikuara nga konvergjenca e shtuar teknologjike dhe

përvetësimi i teknologjive të reja që atraktojnë konsumatorët për qasje

dhe marrje të shërbimeve inovative, gjë që në rastin e vendit tonë do

mund të ishin edhe më të hovshme duke marrë parasysh strukturën dhe

përqindjen e lartë të rinisë në vendin tonë në një situatë më të favorshme

nga aspekti i potencialit socio-ekonomik të familjeve dhe të individëve

në vendin tonë.

Përpjekjet e pasuksesshme për privatizimin e PTK-së

Pas fillimit të programit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, në

kuadër të reformave strukturore, privatizimi i PTK-së ishte në krye të

axhendës së Qeverisë së Kosovës. Në qarqet qeveritare privatizimi i

kësaj kompanie vihej në kontekst të mungesës së të hyrave buxhetore

për të përballuar shpenzimet qeveritare, e më pak si përpjekje për

fuqizimin e sektorit privat dhe të konkurrencës së brendshme të sektorit

dhe të ekonomisë. Për të mbështetur liberalizimin e tregut të sektorit,

qeveria kishte aprovuar politikat dhe pakon ligjore për privatizimin e

sektorit të telekomunikimeve.7 Kjo përpjekje më vonë ishte vënë në

ndërlidhje të financimit të autostradës “Ibrahim Rugova”. Aq më e

pranueshme ishte që komentet qeveritare bënin publikimin e nevojave

prej 300 mil. euro për të filluar projektin e autostradës. Kjo gjë njëherazi

edhe porosiste se me çfarë çmimi do të shiten 75 % të aseteve të PTK-së.

Në vitin 2010 ishte bërë përpjekja e parë dhe kishte dështuar të kalonte

në Kuvendin e Kosovës. Pas këtij dështimi, Qeveria e kishte filluar një 7 “Politikat e sektorit të komunikimeve elektronike – Axhenda dixhitale për Kosovën 2013-2020”, 2012

Page 12: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

proces të sërishëm duke përdorur qasje të njëjtë në krahasim me tentimin

e parë në kuptimin e procedurave, metodave dhe % të aksioneve për

shitje. Por i tërë procesi i shoqëruar me shpenzime i ishte paraqitur

Parlamentit të Kosovës për aprovim në fund të vitit 2013. Tani Qeveria

privatizimin e PTK-së e kishte futur me një amendament të veçantë në

kuadër të Projekt-buxhetit për vitin 2014. Kjo mënyrë e privatizimit

kishte gjeneruar tensione politike në Parlamentin e Kosovës në mes

koalicionit qeveritar dhe opozitës, ngase kjo bëhej jashtë kornizës

ligjore. Gjatë këtij procesi njëherazi kishte dalë në shesh edhe një

refuzim dhe pakënaqësi e Sindikatës së Pavarur të PTK-së.8

Në bazë të tentimeve për privatizimin e PTK-së, mund të thuhet se

institucionet nuk kanë nxjerrë mësime relevante. Procesi i deritanishëm

është përcjellë me një politizim të panevojshëm. Megjithatë, edhe

përkundër dështimit të privatizimit të PTK-së, në Kosovë nuk ka refuzim

të fuqizimit të sektorit privat dhe të liberalizimit të tregut të brendshëm.

Për të bërë lëvizje në drejtim të rifillimit të procesit, institucionet duhet

të kenë parasysh të adresojnë këto çështje relevante:

1. Meqë kemi të bëjmë me asete të rëndësishme, i tërë procesi duhet

të vihet në kuadër të ndërtimit të një koncensusi që do të përfshinte

qeverinë si aksionare të aseteve, Kuvendin e Kosovës, Sindikatën e

pavarur të PTK-së, shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët në

përgjithësi. Kjo do të krijonte një mjedis miqësor shoqëror për të

realizuar këtë proces. Kjo njëherazi nënkupton që nga procesi i

privatizimit përfitues të jenë të gjithë qytetarët e vendit. Kjo do të

arrihej kur nga mjetet e shitjes do të mbështeten projektet inkluzive

të zhvillimit human.

2. Që të dy herët procesi kishte zgjatur së tepërmi. Kjo në përgjithësi

tregon për mospërgatitjet e duhura të procesit nga ana e 8 Nga ana e sindikatës ishin organizuar disa herë protesta si shenjë pakënaqësie me procesin e privatizimit.

Page 13: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

institucioneve relevante. Munguan analizat relevante të fizibilitetit

për ta qartësuar procesin dhe për ta servuar qëndrueshmërinë e tij.

Kjo qasje jashtë kontekstit të analizave dhe mënyra e qeverisjes së

tij, dukshëm e kanë komprometuar procesin.

3. Procesi në përgjithësi është kontestuar nga shoqëria civile,

sindikatat e pavarura dhe grupet tjera të interesit edhe nga arsyet e

mungesës së transparencës. Kjo mungesë ka kontribuar që procesi

të politizohet edhe më shumë dhe të kontestohet. Transparenca do

të duhej të shpërfaqej në të gjitha fazat e procesit.

4. Përqindja (%) e shitjes së aksioneve të PTK mbetet çështje e cila

kishte provokuar shqetësime të aktorët e rëndësishëm. Kjo

përqindje është konsideruar e lartë në momentin e tanishëm të

transicionit në Kosovë. Nga institucionet qeveritare paraqiten

qëndrime se vetëm me këtë përqindje PTK mund të bëhet atraktive

për investitorët strategjik. Ndërkaq kritikuesit e kësaj pako,

mendojnë se Kosova duhet të ulë dukshëm përqindjen e aksioneve

që duhet shitur. Shitja e aksioneve është e njëhershme dhe se me

këtë % Qeveria e Kosovës do ta humbas fuqinë qeverisëse në

kompaninë e privatizuar. Në shtetet e Ballkanit perëndimor

kryesisht janë ruajtur aksionet e “arta.”9

5. Pakënaqësi më të madhe gjatë këtij procesi kanë shprehur

punëtorët dhe sindikatat e tyre. Shqetësimet e tyre ndërlidhën me

pasigurinë sociale të kompanisë së privatizuar. Me reagimet e tyre

tregohet ndjesia sociale për mungesën e kontratave kolektive, ku si

garantues do të paraqitej aksionari i PTK-së Qeveria e Kosovës.

Mungesa e komunikimit, debateve dhe konsensusit bazik është

reflektuar edhe më shumë në tensionimin e raporteve në mes

punëtorëve dhe aksionarit.

9 Pjesa e shitur e aksioneve të kompanive të telekomunikimeve sipas shteteve: Bullgaria 51 %, Kroacia 35 %,

Hungaria 30 %, Maqedonia 51 %, Serbia 49 %.

Page 14: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

6. Procesi i PTK-së në të dyja rastet kryesisht është i bazuar në

ekspertizën e ofruar nga këshilltarët e transaksionit dhe më pak në

shfrytëzimin edhe të ekspertizës relevante të vendit. Kjo ka bërë që

propozimet e këshilltarëve të transaksionit të përfshihen në

propozimin e pakos tenderuese.

Page 15: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

Në panel diskutim janë refektuat qëndrime të ndryshme rreth procesit të

privatizimit dhe vizionit se si duhet të kërkohen zgjidhje të pranueshme nga

akterët. Ishte dakordim i të gjithëve se Kosovës i duhet fuqizimi i sektorit privat

dhe liberalizimi i tregut në përgjithëswi. Megjithatë, identifikohen këto

përfundime:

1. Gjatë trajtimit të kësaj problematike duhet të nxjerren mësime nga dështimi

dy herë i privatizimit të PTK. Fitohet përshtypja se mungojnë debatet për të

sqaruar pozicionin e Qeverisë, Kuvendit, Sindikatës së pavarur dhe akterëve

tjerë. Kjo do ta rikthente vëmendjen nga akuzat të akarakterit politik se

kushe është fajtor për dështim të procesit. MZHE ka për obligim që të

shpalos qendrimet e aksionarit se në ç drejtim duhet të shkoj procesi pas

dështimit të tij.

2. Qeveria, respektivisht aksionari nuk ka arritur që të qartësoj objektivat e

privatizimit dhe përfitimet për të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit. Kjo

do të mund bëhej me servisimin e nalaizave të fizibilitetit që do të krijon një

analizë të kost benefitit në mes të përfitimeve dhe kostove të opcioneve në

lojë (raporti dividenta – shitja). Kjo ka krijuar vakum në të kuptuarit e

përfitimeve, risqeve dhe të përgjegjësisë sociale Mungesa e transparencës

dhe e komunikimit në fillim të procesit kanë krijuar mosbesim ndaj procesit

në mes të akterëve tjerë. Ferkimet në Parlamentin e Kosovës dëshmojnë për

mungesë konsenzuesi, debati dhe besimi.

3. Tregu i telekomunikimeve dhe politikat rregullative në vete përfshijnë

standardet e EU dhe në përgjithësi ndërkombëtare. Ky treg legjislativ

miqësor duhet të shfrytëzohet për transformimin e PN PTK në operator që i

bënë ball konkurrencës nga operatorët tjerë. Nga përvoja e deritanishme,

vëreht nevoja e zbatimit të poltikave rregullative nga të operatorët e sektorët.

4. Meqë se kemi dështim të procesit të privatizimit, kërkohet një qasje

alternative për të krijuar një platformë e cila do të reflektonte angazhimin e

të gjithë akterëve për të konsoliduar funksionimin e PTK në rrethana të reja.

Procesi ishte stërzgjatur dhe definitivisht kishte përjetuar kompromitim,

sigurisht se kjo mund të ketë ndikim negativ për blerësitë e ardhshë. Meqëse

përpjekjet për privatizim kishin filluar në vitin 2007, kjo është reflektuar

negativisht në zhvillimin teknologjik duke pasur parasysh bllokimin e

Page 16: Draft Raport zhvillimore te PTK-se dhe... · PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një strukturë ... (TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të

mjeteve për investime në fuqizimin teknologjik dhe të elementeve të aftësisë

konkurruese të kompanisë.

5. Për të siguruar parametrat e transparencës, llogaridhënies dhe të besimit, me

rëndësi për organizimin e procedurave tenderuese korekte do të jetë qasja e

lehtësuar dhe simetrike e të gjithë blerësva potencial në informatat zyrtare e

sidmos me ato që ndërlidhën me kushtet e tenderimit. Disa nga kompanitë e

tërhequra kanë ngritur edhe këso shqetësimesh.

6. Në të gjitha veprimet e ardhshme që ndërlidhen me funksionimin e pas

dështimit dhe të një vizioni afatmesem që nënkupton synimet për privatizim,

të merren me konsideratë0 edhe përgjegjësit sociale dhe iinvolvimi i

punëtorëve dhe të sindikatave të tyre në zhvillimet e ardhshme të kompanisë

PTK.