BULETINI RINOR Botim I Organizatës “ Këshilli R
BULETINI
RINOR
Botim I Organizatës “ Këshilli R
Vendodhja
KËSHILLI RINOR SHQIPTAR
Qëndra Rinore Tiranë, Shtëpia e Shoqatave Rinore (në
Bllok, përballe Sky Toëer( kati 3)te mbi Pasticeri
Buka Franceze) Tirana, Albania, Tirana, Albania
Rreth
Organizatës
Këshilli Rinor është vlerësuar nga USAID në 2000
me Cmimin "NGO CIVIL SOCIETY AËARD" ,cmim
që iu dha një shoqate për cdo shtet në Europen
Lindore bazuar mbi 5 vjet veprimtari.
Përshkrim
i Shkurtër
Këshilli Rinor Shqiptar
që nga 15 Maj 1994
Tirana, Albania
Organizata më e madhe në Shqipëri (në 2002 arriti 99 organizata rinore anëtare)
nga viti 1994 deri në 2007.
Riorganizohet në 20 Nentor 2010
Kjo organizate ishte e vetmja që arriti te organizohej në mënyre demokratike
duke respektuar një standart që asnjë organizatë në Shqipëri nuk e realizon dot:
organizimin e zgjedhjeve demokratike në Asamble të Përgjithshme të cilat u
organizuan 12 herë dhe ku drejtuesit u votuan cdo herë me vota të fshehta dhe
demokratike.
Kryetarët e kësaj organizate kanë qenë të shumtë dhe të zgjedhur në Asambletë e
Përgjithshme me vota të fshehta dhe demokratike me pjesëmarrjen e
përfaqesuesve të organizatave anëtare dhe në monitorim të vazhdueshëm nga
institucionet ndërkombetare.
Kryetaret e kësaj organizate përgjatë viteve janë:
Jamarber Malltezi (1994)
Arjan Pano (1994-1995)
Elvis Hoxha (1995)
Blendi Gonxhja (1995-1996)
Altin Goxhaj (1997-2003)
Denis Derralla (2003 - 2005)
Alketa Qendro (2005 - 2006)
Elvis Themeli (2006-2007)
Argyrina Jubani (2011..)
Një nga aktivitetet më të suksesshme të KRSH-së ka qënë monitorimi i
zgjedhjeve parlamentare në 2005 ku rreth 1000 vëzhgues, vëzhguan zgjedhjet
(statistikë qe është promovuar dhe vlerësuar në mënyrë të vecantë nga OSBE
ODIHR në raportin fillestar dhe final të zgjedhjeve)
Disa nga produktet e KRSH-së janë edhe:
http://www.punesimi.info
http://www.paviza.al
Draft-Ligji mbi Vullnetarizmin
Informacion
i Përgjithshëm
Këshilli Rinor Shqiptar, është riorganizuar në 20 Nëntor 2010 dhe në 9 Tetor
2011 në Asamblenë e Përgjithshme, u regjistruan 35 organizata rinore dhe
zgjodhën Bordin Kombetar të Politikave Rinore me votim te fshehtë:
Kryetar:
Argyrina Jubani
Nenkryetare:
Silvana Loka
Migena Disha
Pranvera Borakaj
Qamil Dika
Erind Agolli
Saimir Kasmi
Anëtar Bordi:
Aurora Birbilaj
Skënder Dule
Erlind Plaku
Jonida Mamaj
Anisa Hysesani
Erald Aga
Rogert Zikaj
Katerina Kallanxhi
Marin Elbasani
Eriola Shingjergji
Envina Zavalani
Dritan Ziu
Artan Pogoni
Altin Hysa
Erida Lazimi
Arsen Rusta
Telefon 0695450329;0672171602
Website
http://www.punesimi.info
http://www.paviza.al
Përse ky BULETIN RINOR?
Në shoqërinë shqiptare edhe pse të rinjtë përbëjnë shumicën, është vënë re tendenca e
përfshirjes së tyre për hir të përfshirjes dhe jo si qëllim i mirëfilltë të të vënit në
dispozicion të rinisë edukim, vendimarrje, influencë e mbi të gjitha hapësirë reale artikulimi
dhe mendimi. Duke pasur gjithmonë si qëllim prioritar potencializimin por dhe subjektivimin e
rinisë, një ndër hapësirat që duam të krjojmë është pikërisht ky buletin, i cili jo vetëm që
do jetë informues mbi aktivitetet,trajnimet dhe programet rinore të Shoqërise Civile, brënda dhe
jashtë vendit, por dhe do të shërbejë si rrjet socializues dhe opinonist ndërmjet gjithë të rinjve të
Shqipërisë, ku shumë tema mund të trajtohen prej tyre dhe të na dërgohen për botim, kjo do
sjellë rezultate shumëplanëshe:
-Informimin mbi praktikat e mira lokale, kombëtare, ndërkombëtare për rininë
-Krijimin e një hapësire asnjëanëse ku të rinjtë mund të shprehen për shqetësimet e tyre të
përditëshme, për aktualitetin, për cështje të ndryshme sociale dhe të edukimit.
-Identifikim të të rinjve që kane talente të ndryshme lidhur me gazetarinë, analizën,artet etj
dhe ku cdo punë e tyre do të promovohet.
-Krijimi i një netëork i cili do afrojë të rinjtë midis tyre, por dhe me organizata të ndryshme
dhe aktivitetet e tyre
Presim që kjo revistë të afrojë rininë shqiptare drejt informacionit dhe përfshirjes sa më
rezultative dhe me impakt në opinonin publik.Tematikat do jenë të ndryshme, duke filluar nga
aktivitete rinore, nisma legjislative për rininë, informacione mbi trajnime, konferenca,rubrika me
tematika të ndryshme të shtjelluar nga të rinjtë dhe personazhet e ftuara pranë këtij buletini,
ku tema të ndryshme do hidhen për diskutim dhe komentet tuaja do bëhen publike. Presim në
vacanti angazhimin e shumë të rinjve në këtë buletin, ku gjithëkush prej tyre, që kërkon të
përfshihet infomohet, të japë ide do të jetë mëse i mirëpritur për të gjetur hapësirën e tij/saj të
kontributit
Për hollësi të mëtejshme në brendësi të
Buletinit Rinor do të gjeni:
Opinion:
►Shoqëria civile dhe rëndësia e saj në Shqipëri!–Anisa HYSESANI
►Roli i Psikologut në Shkollë.-Vrisjana DURAJ
Sociale:
►Facebook, vetmia sociale dhe varferia kulturore!-Anisa HYSESANI
Aktivitete dhe Projekte të Shoqërisë Civile:
►“Kafe Europa” : Këshilli Rinor Shqiptar
►“Projekti i Vullnetarizmit”- Irena TOPALLI
(Beyond the Barriers)
OPINION
Shoqëria Civile dhe rëndësia e saj në Shqipëri!
" Cili është revolucioni për të cilin kemi nevojë ? Ne duhet të bëjmë të mundur që mos të
mendohet më gabim, që disa njerëz kanë më shumë të drejtë të drejtë ti mendojnë njerëzit
e tjerë si pronën e tyre.Ne duhet të formojmë një rreth që na përfshin të gjithëve ne , në të
cilin të gjithë ne jemi të barabartë.Ne nuk i përkasim tjetrit, por jetët tona janë të
lidhura,ne i përkasim një rrethi të të tjerëve”
Shoqëria civile në Shqipëri ka njohur uljet ngritjet e saj përgjatë 20 viteve të demokracisë dhe
nuk ka qënë e lehtë dhe ende nuk është të ndërtosh në Shqipëri një shoqëri civile të mirëfilltë,që
përfshin pa përjashtime subjektive, pasi për arsye të ndryshme (mungesë financash,
informacioni, transparencë në aplikime, interesash personalë etj) ndodhet gjithmonë në situatën
ku i duhet të konformohet a minimumi të konformizojë veprimtarinë e saj, përkashi interesave të
pushtetit politik a të “diplomacisë”, që duhet ndjekur për hir të të qënit aktiv dhe përfitues i
projekteve apo aktiviteteve të ndryshme.
Gjithësesi këto probleme nuk përjashtojnë faktin që shoqëria civile në Shqipëri, është gjithashtu
tregues i praktikave të mira e përhapjes së vlerave demokratike dhe qytetarisë në këto vite
tranzicioni. Në një farë mënyre kanë qënë thyerja e parë e rëndësishme e akullit midis shteteve
europiane dhe Shqipërisë, duke përcjellë jo pak herë një imazh shumë të mirë të Shqipërisë,
ashtu si përkundër kësaj ka pasur dhe raste abuzimi dhe shpërdorimi besimi dhe ndihme që iu
është dhënë nga këto shtete. Këto raste abuzimi kanë shpërhapur një mesazh jo të vërtetë dhe të
devijuar të Shqipërisë, por demokratizimi i kësaj fushe nëpërmjet një sasie të konsiderueshme
organizatash, shoqatash dhe fondacionesh, ka prodhuar gjithashtu cilësi, relativitet,
profesionalizem, këndvështrime të ndryshme mbi problematika sociale dhe mënyrën e zgjidhjes
së tyre. Si shembuj pozitivë por gjithësesi jo të realizuar në nivelin ku do duhej të ishin mund të
marrim:aftësinë e kufizuar, barazinë gjinore etj.
Roli i shoqërisë civile, si mediator shumë i rëndësishëm midis njerëzve të thjeshtë dhe pushtetit
qeverisës lokal e vendor dhe artikulimit të problematikave të grupeve të ndryshme të
marxhinalizuara në institucionet përkatëse, që kanë përgjegjësi në zgjidhjen apo sqarimin e
ecurisë së përmirësimit së situatës për këto grupe duke u dhënë kështu një realizim të potencialit,
jo vetëm për të folur e për të ndikuar këtyre grupeve të marxhinalizuara por dhe krijimin e
hapësirave ku këto grupe mund të realizojnë cilësisht potencialin e tyre dhe të kenë akses
informativ dhe mundësi advokimi. Shoqëria Civile në Shqipëri mendoj dhe kam besimin se ka të
gjitha potencialet e duhura njerëzore dhe profesionale për të bërë përpara hapa të mëtejshëm e
shumë të rëndësishëm , që do ndihmonin dhe integrimin e vëndit pikë së pari së brëndshmi duke
konsoliduar ato vlera që na cojnë drejt një qytetarie më cilësore, e një jete më të plotë e më
realizuese dhe si rrjedhim do na jepnin dhe vëndin që meritojmë si shtet në arenën europiane dhe
më gjerë, pasi më shumë sesa nevojë për integrim mekanik për të kuptuar më pas, kemi nevoje
të kuptojmë vetëintegrimin dhe të konsolidojmë rrugën tonë përpara së të themi këta jemi ne dhe
ne jemi si ju , pasi realisht Europa nuk është shkopi magjik që rregullon probleme por
padiskutim është dhe do ngelet një bashkim i pushtetshëm dhe i fuqishëm që nëse do dimë të
jemi aq të mëncur e mos ti afrohemi gabim do mund të përfitonim shumë për të cuar në nivelet e
duhura vëndin tonë, pasi nuk i mungon asgjë përvec një mirëmenaxhimi dhe vendimarrje
strategjike e konstruktive në të gjitha nivelet.
Roli i shoqërisë civile në të gjithë këtë proces dhe aktualitet duhet të jetë që të rrijë i
qëndrueshëm në paasnjëanësine e tij, sepse mund të ngjajë si klishe, por nëse ndodh që shoqëria
civile bëhet mirëfilltazi palë si pjesë e mekanizmit dhe jo si pjesë e pavarur kritikuese apo
bashkëpunuese e pushtetit qeverisës atëherë, pak shpresa ngelen për konsolidimin e saj dhe për
krijimin e një mëvetësie konstruktive në zhvillim, gjë që do e zbehte deri dhe zhdukte rolin e saj
të gjenezës.
Një rast shumë i mirë bashkëpunimi dhe që ja vlen të përmendet është krijimi i Rrjetit Kombëtar
i Shoqërisë Civile, ky rrjet ka si synim unitetin për cështje që në mënyrë të përbashkët
shqetësojnë sot organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe lokal, duke evituar nëpërmjet
rregullimeve të ndryshme statusore dhe etike ndërhyrjen në punët e brëndshme të organizatave
anëtare. Pra qëllimi kryesor i këtij Rrjeti është bashkëpunimi dhe bashkimi i forcave dhe zërit për
problematike shumë të rëndësishme që prekin aktualisht, por dhe për ato që do mund të shfaqen
dhe në të ardhmen në shoqërinë civile në Shqipëri, janë iniciativa këto që duhen vlerësuar dhe
përkrahur.
Shoqëria civile është motori që fut si input besimin se disa probleme janë mëse shqetësuese e
evidente, u vë ekucionin zgjidhës me faktorin Drejtësi dhe Barazi dhe nxjerr si output një
mendësi që tashmë toleron dhe pranon, duke krijuar horizonte akoma dhe më të fuqishme për
jetën shoqërore dhe politike, në përfundim të kësaj po shtoj: “Atheists in our midst are proof
that all consciences can be accommodated here, even those that have no ground for holding
that conscience is sacred, inalienable, and prior to civil society” (Michael Novak
Roli i Psikologut në shkollë
Psikologjia si shkencë ka relativisht pak vite që është e njohur në vendin tonë, ndaj dhe si
profesion ndeshet me vështirësi në përhapjen dhe integrimin në një shoqëri si e jona. Pavarësisht
këtyre vështirësive që psikologjia përball si profesion,vitet e fundit është futur shërbimi
psikologjik në disa institucione shtetërore si p.sh: në shkolla, gjykata, spitale, azile etj
Shërbimi psikologjik në shkollë
Reforma që ka përfshirë sistemin tonë arsimor ka sjellë risi dhe ndryshime të qenësishme në
aspektin e kurrikulave, programeve e teksteve të reja, përdorimit dhe aplikimit tërësisht të
metodave të reja të mësimdhënies dhe mësim nxënien me në qendër nxënësin. Pra, ky proces
ristrukturimi i gjithë jetës shkollore nuk mund të kuptohet pa ecurinë dhe mbështetjen e
shërbimit psikologjik në arsimin parauniversitar. Është viti i gjashtë, që shërbimi psikologjik në
shkolla të arsimit bazë dhe të mesëm, vlerëson të gjithë komunitetin shkollor në tërësi, duke
mbështetur dhe ofruar shërbime psikologjike dhe sociale.
Tashmë, dihet nga të gjithë, se problemet e edukimit në shkolla kanë vështirësitë e veta, me
përmasa të reja, zgjidhja e të cilave kërkon një punë të madhe , e veçanërisht kontributin e
psikologut shkollor, i cili duke mbajtur marrëdhënie të drejtpërdrejta me nxënësit, mësuesit dhe
komunitetin, praktikon në mjediset e shkollave, përqasje psikologjike, sociale dhe emocionale
tek fëmijët, nxënësit dhe adoleshentet.
Nëpër shkolla, ka nxënës të cilët kërkojnë ndërhyrje më direkte e të specializuar pasi në shkolla
janë të pranishëm një kontigjent i caktuar nxënësish, me prirje për të lënë shkollën, apo të
përjashtohen prej saj ,pasi janë me çrregullime serioze të sjelljes. Ndaj më shumë se çdo gjë
tjetër kjo kategori nxënësish kanë nevojë për mbështetje alternative edukuese, shërbime
këshillimore sistematike, në mënyrë që të ndjekin shkollën ose të fillojnë sërisht të frekuentojnë
atë, gjë e cila arrihet duke bërë konsultime me psikologun e shkollës dhe bashkëpunimin e tij me
mësuesit dhe familjen e nxënësve problematikë. Psikologët shkollorë punojnë drejtpërsëdrejti në
institucione edukimi dhe arsimimi. Në këto vite pune dhe eksperiencë, psikologu sherben për
përmirësimin e punës edukative, ka rolin e koordinatorit, midis drejtorisë së shkollës dhe stafit
pedagogjik . Krahas, punës, drejt përmirësimit të shëndetit mendor dhe vështirësive të të nxënit
të nxënësve, është e domosdoshme përcaktimi i objektivave në përshtatje, mbështetje të
specifikave të çdo shkolle.
Psikologu në shumë raste nuk ndërhyn direkt në zbatimin e strategjive, por nëpërmjet
veprimtarive:
-Konsultimi me mësuesit, në lidhje me çështje individuale të nxënësit.
-Konsultimi me prindërit, ku fëmijët e tyre paraqesin vështirësi për problemet e hasura, duke
mundësuar prindin të kuptojë natyrën e fëmijës së vet, nëpërmjet një informacioni të dobishëm.
-Gjithashtu psikologët shkollorë ofrojnë në shkollat ku punojnë trajnime për mësuesit në lidhje
me aspekte të strategjive të kontrollit të sjelljes,metodave paralele të vlerësimit,menaxhimin e
stresit.
E parë në këtë këndvështrim psikologu shkollor ka një rol shumë të rëndësishëm dhe themelor në
shkolla. Qofshin këto shkolla 9 vjecare apo edhe shkolla të mësme. Por,mënyra se si funksionon
ky shërbim lë për të dëshiruar pasi një psikoog shkollor duhet të mbuloj dy shkolla( flas këtu për
Tiranën pasi në rrethet e tjera një psikolog mbulon 4-5 shkolla) që do të thotë: dy ditë duhet të
jetë në një shkollë dhe 3 ditë në shkollën tjetër. Kjo situate me të cilën përballen, nuk i krijon
realisht mundësinë për tu njohur mirë me problematikat që ka shkolla, por edhe me nxënësit që
kanë problem të ndryshme. Po të flasim për ambjentin, kjo është një nga pjesët më të trishtuara
sidomos për studentët e psikologjisë, të cilët ndoshta dëshirojnë të punojnë si psikolog shkollor.
Zyra e psikologut në shumicën e rasteve ndodhet në një nga cepet më të padukshme të shkollës
por dhe kushtet fizike që ajo të ofron, nuk janë ato që priten dhe që duhet të jenë.Një tjetër
prolmatikë është se shpesh herë rolin e psikologut në shkolla të ndryshme e bëjnë dhe persona të
cilët nuk janë diplomuar për psikologji dhe nuk kanë njohuritë e duhura. Problematikat janë të
shumta pasi deri në momentin që psikologët e shkollave do shihen si “inferior”, lidhur kjo dhe
me pjesën tjetër të stafit mësimor, me kushtet që i ofrohen për të kryer sa më mirë detyrën e tij
apo edhe me numrin e nxenesve që do të trajtojë(aktualisht një psikolog ka 1500 nxenes),
gjithmonë do ketë pakënaqësi si nga ana e psikologëve por dhe nga ana nxënësve të cilët nuk e
marrin sic duhet shërbimin psikologjik, qoftë kjo dhe nje këshillë për një provim.
SOCIALE
Facebook, vetmia sociale dhe varferia kulturore
Facebook është një fenomen shumë i përhapur kohët e fundit në Shqipëri dhe anëtaret e tij janë
të shumtë, dhe të ndryshëm, në cdo aspekt të mundshëm ,të imagjinuar, si ai i statusit
social,mosha, intelektualiteti, profesioni, kultura, feja, etnia , kombëasia etj
Është interesant fakti i progresit që facebook ka pasur qe nga krijimi tij si dhe avancimi i
opsioneve që ky program ofron, duke e shndëruar jo vetëm në një mjet argëtimi por dhe mjet
pune dhe promovimi aktivitetesh dhe idesh të ndryshme. Akoma më interesante, do ishte të
kuptonim pasojat ose me sakte efektet që ky program komunikimi ka, si dhe korrelacionin që
mund ti bënim me vetminë sociale dhe varfërine kulturore, gjithmonë nëse facebook ka
korrelacion me vetminë sociale dhe sjell si pasoje varfërine kulturore. Për mendimin tim këto
jane argumentat që e mohojnë një korrelacion kategorik me vetminë sociale dhe një pasoje
serioze , si varfëria kulturore.
1) Në këtë program komunikimi janë pjesëmarrës figura publike, profesioniste dhe njerëz të
thjeshtë, të cilët kanë një jetë sociale shume aktive, por që pavarësisht kësaj e përdorin facebook
për shkëmbim opinionesh, dijesh, aktivitetesh, pra në këtë aspekt facebook shërben për dhënien e
informacionit në masë të gjerë dhe për ti ftuar njerëzit të jenë pjesëmarrës, në aktivitete të
ndryshme të rëndësishme, duke ndikuar kështu tërthorazi në një riaktivizim të jetës sociale të
atyre njerëzve, të cilët për mungesë informacioni nuk ishin pjesemarres. Si rrjedhim kjo sjell
progres dhe në rritjen e nivelit kulturor dhe jo varferi kulturore
2) Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve, janë pjesë e facebook dhe pikërisht ky fakt u
shfrytëzua shumë mirë,fillimisht, në zgjedhjet presidenciale të SHBA prej presidentit aktual
Barack Obama ku ai u transmetonte thirrje të rinjve, për të mos qënë pasivë në zgjedhje, por të
votonin, duke i kthyer nga apatikë në aktivë dhe të interesuar. Si rrjedhim kjo krijon dhe njëherë
atë lidhjen shumë të rëndësishme, midis qeverisësve dhe të qeverisurëve, fakt ky që u konstatua
dhe në Shqipëri, në këto zgjedhje lokale.
3) Ky program, shërben gjithashtu për shuarjen e kufijve dhe të paragjykimeve midis racave dhe
kombësive të ndryshme, duke bërë, që të paktën minimalisht të zgjerojmë horizontin, të kemi
më shumë dijeni për atë që deri sot e quanim “tjetri”.
4) Si përfundim, duke pasur akses në cdo grup shoqëror të miqve që kemi dhe anasjelltas ky
program të ofron lehtësine e krijimit të kontakteve dhe shkëmbim eksperiencash në shumë
aspekte, duke rrëzuar kufijtë pengues social dhe ekonomik
Nuk mund të mohojmë gjithashtu faktin që teknologjia po perceptohet dhe ka shërbyer si
kercenim, pasi presupozohet që po shkëput lidhjet e drejtpërdrejta të njerëzve dhe po i ben ata
më të vetmuar se kurrë. Por për shkak të admirimit që kam për tekonologjine dhe arsyeve që
permenda me sipër, dua të dal në përfundimin se problemi nuk lidhet me ekzistencën e saj por në
mënyrën dhe ndërgjegjësimin e perdorimit të saj. Teknologjinë e bën njeriu dhe po njeriu duhet
të vendosë ta perdorë me përgjegjshmëri apo jo, me produktivitet apo jo, për tu izoluar apo për të
zgjeruar rrjetin social. Personalisht konsideroj si fakt shumë të rëndësishem pasjen e shumë
alternativave në zgjedhje dhe zgjidhje pavarësisht vendimit që ne marrim.
“Café D’Europe”-KRSH
Pak historik mbi idenë e Kafe Europës dhe Ditës së Europës
Për Ditën e Evropës 2006, më 9 maj, Instituti i Rajoneve të Evropës filloi një projekt kulturor në
të gjithë Evropën të mbështetur nga Presidenca Austriake e Këshillit të BE-së – Kafenetë e
Europës.
Në Ditën e Evropës, 9 maj 2006, Kafenetë e Europës u kthyen në skenën e një gamë të gjerë
aktivitetesh. Për shembull, u prodhua një gazetë e përditshme evropiane. Një ekip "virtual"
europian redaktimi shkruajti mbi një shumëllojshmëri të gjerë tematikash për të reflektuar
diversitetin kulturor të Evropës. Kjo gazetë u shfaq në Ditën e Evropës 2006 në gjermanisht dhe
anglisht, “Café d'Europe”.
Kafenetë, ndoshta më shumë se çdo institucion tjetër, e vendosin theksin tek komunikimi dhe
traditat lokale. Ato janë një simbol i trashëgimisë së përbashkët europiane.
-Europa është duke dëgjuar
Në 27 Kafenetë e Europës, në 27 kryeqytetet evropiane, u zhvilluan diskutime kafeje jo formale
me njerëz publik dhe të rinj nga e gjithë Evropa.
Pyetje mbi Europën, ide të transmetuara, qasje krijuese dhe vizionare të propozuara ishin pjesë e
debatit.
Çështja kryesore ishte njohja dhe diversiteti e natyra e larmishme e Bashkimit Evropian.
Njerëz të ndryshëm, shkrimtarë dhe pjestarë të publikut shkruajtën në Café d'Europe: "Histori të
Evropës" në 27 kryeqytetet evropiane. Jiří Gruša, Presidenti i International PEN, në vitin 2006
shkroi një tekst "Europë Joshëse", veçanërisht për këtë rast.
Kjo temë u komentua nga të gjithë shkrimtarët dhe anëtarët e publikut në “coffeehouses” dhe u
interpretua individualisht në mënyra nga më të ndryshmet.
Më 9 maj, Tregimet e Evropës u shkruan në kafenetë e Evropës që nga Dublini deri në Athinë,
nga Parisi e deri në Riga. Kontributet u mblodhën e më pas u përpiluan dhe u publikuan në një
libër.
E Ëmbla Europë
Kafeja dhe ëmbëlsirat janë një pjesë integrale e kulturës se Café d”Europe.Kafenetë e Europës u
ofruan klientëve të tyre një përzgjedhje të ëmbëlsirave evropiane së bashku me to edhe një
fletëpalosje me recetën e ëmbëlsirës së tyre të preferuar, me slogan, "E Ëmbla Evropë".
Pra ky projekt i cili fillon nëpërmjet mënyrave informale, konkludohet në një gazetë e cila
transmeton mesazhet e një Europe që ka nevojë për bashkim, diskutim, shpërhapje vlerash
demokratike dhe humane dhe pikërisht sekreti i suksesit të këtij projekti qëndron në faktin që
nëpërmjet komunikimit, diskutimit, përplasjes së mendimeve, dilet në disa konglomerate idesh
dhe zgjidhjes mbi problematika të përbaskëta europiane, c’ka të jep dhe idenë që jo nëpërmjet
tavolinave burokratike pro nëpërmjet takimeve njerëzore e intelektuale në lëtë lloj forme, mund
të hartojmë zgjidhje dhe politika shumë koherente dhe më shumë të mirëpranuara sesa në rast të
kundërt.
Nga kush dhe si u iniciua kjo ide në Shqipëri?
“Café d’Europe” u inicua nga Këshilli Rinor dhe organizatat anëtare në 23 Dhjetor 2009 dhe do
të mblidhet çdo javë në kafe dhe klube të ndryshme të Tiranës dhe njëkohësisht edhe në qytete të
Shqipërisë ku vera, muzika, dhe shoqëria e këndshme do të shoqërojë debate dhe informacione
për BE-në, promovime filmash dhe librash mbi BE dhe problematikën e integrimit, takime me
diplomat, dhe zyrtarë të BE-së. “Klubi Europa” është nje eksperiencë europiane e iniciuar nga
organizatat europiane që mbështesin një Europë të hapur dhe pa barriera dhe mbi të gjitha
promovojnë debatin kritik mbi Europën. Përsa i përket eventit më të fundit në këtë kuadër është
vendosur që Këshilli Rinor Shqiptar në bashkëpunim me Rrjetin Kombëtar të Shoqërisë civile ta
vazhdojnë këtë traditë duke filluar nga takimi më datë 8 Maj ora 21:00 dhe 9 maj ora 14:00,te
Segafredo(Kullat Binjake,Kati II, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë), vënd i cili u zgjodh
përkundër Sallës Europa që KRSH disponon, për arsye që ky takim ti kishte të gjitha parametrat
informale, por dhe mjedisore që një takim i tillë i ka të nevojshme për rezultate të suksesshme.
Kjo traditë do ketë rezultate efektive dhe eficente për vetë faktin se për shkak të situatës
integruese në Europë, duhet të jemi ne ata që nëpërmjet këtyre takimeve të kuptojme dhe të
formatojmë së bashku se cfarë është Europa për ne, cfarë sfidash paraqet Europa si komunitet, të
drejta dhe obligime,si mund tu përqasemi ne vlerave Europiane pa humbur identitetin tonë e
cështje të tilla që sot janë shqetësim i përgjithshëm .
Burime Interneti ku mund të gjeni informacion të detajuar mbi këtë projekt:
http://www.cafeeurope.at/
http://www.eu2006.at/en/The_Council_Presidency/cafeeurope/index.html
Projekti i Vullnetarizmit- Beyond the Barriers
Vlerat e vullnetarizmit dhe praktika në shërbim të njerëzve me aftësi të kufizuar në
Shqipëri.
Ideja e këtij projekti ka lindur nga stafi dhe vullnetarët e organizatës: “Pertej Barrierave”, e cila
ka një eksperiencë disa vjecare në punën me te rinjtë dhe me vullnetarizmin. Duke pasur kontakt
me organizatat tona partnere nëpër Europë dhe Ballkan dhe duke parë statusin e vullnetarizmit në
këto rajone, prej kohësh mendonim të hapnim Shërbimin Vullnetar Lokal edhe në Shqipëri. Pas
një eksperiencë pozitive bashkëpunimi me partnerët tanë nga Bosnje Herzegovina dhe
Maqedonia, vendosëm të aplikojmë në fondet IPA (Instrumenti i Ndihmës së Para-Aderimit),
pikërisht me këtë projekt ide. Fatmirësisht projekti 1 vjecar u aprovua dhe u mbështet nga Fondet
IPA 2009, nga Delegacioni Europian në Tiranë. Aplikant i këtij projekti ishte rrjeti i organizatave
ballakanike SEEYN (South East European Youth Network (www.seeyn.org) me qendër në
Sarajeve- Bosnje-Herzegovinë, në të cilin organizata Përtej Barrierave bën pjesë gjithashtu. Këto
organizata partnere, lidere në vëndet e tyre dhe me një eksperiencë tepër të vlerësueshme në
punën vullnetare, japin ndihmën e tyre në trajnimin e stafit të organizatës tonë, në menaxhimin e
vullnetarizmit lokal. Gjithashtu ata kanë ndarë me stafin dhe me aktoret e tjerë përvojën e tyre në
legjislacionin mbi vullnetarizmin, duke marrë si model statusin ligjor të vullnetarizmit në të
gjithë Ballkanin.
Përtej Barrierave,është implementuesi lokal i projektit dhe për zbatimin e suksesshëm të tij ka
mbeshtetjen e sekretariatit të SEEYN, Organizatës Youth Cultural Centre- Bitola (Maqedoni),
Youth Communication Centre Banja Luka (Bosnje dhe Hercegovinë) si dhe CESVOV – Centro
di Servizi per il Volontariato della provincial di Varese ( Itali). Njëkoheshit, duke qënë dhe
partner lokal në këtë projekt ne kemi një bashkëpunim mjaft të mirë me MTKRS-në, Fakultetin
Juridik të Universitetit të Tiranës dhe organizatën rinore: Walk Together.
Ky projekt ka filluar në Janar 2011 dhe do të finalizohet në Dhjetor 2011. Përgjatë kësaj kohe ka
një sërë aktivitetesh të planifikuara. Eventi më i madh i gjithë projektit është hapja e Qendrës së
Parë të Shërbimit Vullnetar Lokal në Tiranë, e cila u hap zyrtarisht në datën 14 prill 2011, në një
seminar pranë Tirana International Hotel. Të ftuar në seminar ishin përfaqësues nga SEEYN,
MTKRS, Fondacioni Soros, përfaqësues të ambasadës Sllovene dhe asaj Franceze, UNDP-UNV,
organizatat partnere lokale, të rinj nga shkollat e mesme te Tiranës, Studentë të fakultetit Juridik
dhe Shkencave Sociale, etj.
SHVL është vendi ku të gjithë të interesuarit mund të vijnë dhe të aplikojnë për të qenë vullnetar
në një institucion apo organizatë, e cila ka nevojë për vullnetarë për një aktivitet të caktuar dhe
që përmbush njëkohësisht dhe interesat e vullnetarit. SHVL, gjithashtu bën promovimin e
vullnetarizmit si një nga mënyrat për të zhvilluar shoqërinë dhe për ta çuar atë një shkallë më të
avancuar. Qendra SHVL- Tiranë ka si fokus të veçantë njerëzit me aftësi të kufizuara dhe
mundësinë e përfshirjes së tyre në shoqëri duke luftuar diskriminimin dhe veçimin e tyre nga jeta
sociale e kulturore.
Përgjatë gjithë vitit SHVL-ja do të ketë 6 programe kryesore vullnetarizmi, të cilat janë:
1. Fushatë ndërgjegjësimi mbi të drejtat dhe statusin e njerëzve me Aftësi të Kufizuara
në Shqipëri
Ky program ka filluar duke realizuar disa aktivitete si ai i datës 7 prill 2011, me rastin e Dites
Ndërkombëtare të Shëndetit, i cili u realizua në shkollën për fëmijët me aftësi të kufizuar Luigj
Gurakuqi në Tiranë. Rreth 100 vullnetarë të shkollave të mesme të Tiranës dhe 20 vullnetarë të
tjerë të Pertej Barrierave dhe SHVL, morën pjesë në nje paradite me femijët, duke bërë me ta
aktivitete argëtuese, lojëra futbolli, piktura, si dhe një pastrim të ambjenteve të jashtme të
shkollës. Ne menyre simbolike PB dhe SHVL dhuruan për fëmijët matëriale shkollore si fletore,
lapsa, letra me ngjyra, lodra të përshatura për aftesinë e kufizuar etj.
2. Peer to peer education: të rinjtë në mbështetje të bashkëmoshatarëve të tyre në
edukim;
Në bazë të këtij programi vullnetarët organizojnë takime në fundjavë me të rinjtë me aftësi të
kufizuar dhe ndajnë me ta informacione të ndryshme, përmes lojërave argëtuese dhe edukuese.
3. Asistencë personale: aksesi në institucionet publike, shkollat, administratën publike
dhe dyqanet
Ky program nuk ka filluar ende të zbatohet ashtu sic është parashikuar, ndoshta nga mungesa e
besimit që të rinjtë me aftësi të kufizuar kanë, kundrejt ndihmës që mund tu jape dikush tjetër.
Megjithatë disa të rinj me aftësi të kufizuar, që janë pjesë e qendrës, tashmë marrin asistencë nga
vullnetarët tanë në rastet kur ata kërkojne, apo kane nevojë për dikë që ti shoqërojë.
4. Kurset e gjuhës së huaj për njerëzit me aftësi të kufizuara
Kurset tashmë kanë filluar pranë SHVL-se, ku grupe prej 8 personash me aftësi të kufizuar
marrin mësime të anglishtes 2 herë në javë.
5. Kurset e kompjuterit për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ata me mundësi të
pakta (përdorimi i kompjuterave të përshtatshëm, kurseve në ms, open office, web
design dhe web management )
Gjithashtu SHVL ka filluar dhe kurset e kompjuterit, në faza 3 mujore ku të rinjte me aftësi të
kufizuar marrin mësime në programet kompjuterike 2 herë në javë.
6. Klasat e artit dhe aktiviteteve të kohës së lirë (zhvillimi i aftësive krijuese si teatri,
graffiti, carnavalet, aktrimi etj).
Aktivitetet e këtij programi janë bazuar kryesisht në shkollen Luigj Gurakuqi, ku vullnetarët e
SHVL-së krijojnë aktivitete të ndryshme e kreative me fëmijët e shkollës.
Duhet përmendur fakti që të gjitha këto programe, zhvillohen në mënyrë vullnetare nga të rinj, të
cilët shprehin dëshirën të japin kontributin e tyre pranë SHVL-së, duke ofruar njohuritë dhe
aftësitë e tyre, në fushat e mbuluara nga programet. Ajo që vëmë re është interesi që të rinjtë
kanë për të qënë vullnetar dhe dëshira e tyre për të ndihmuar të rinjtë me aftësi të kufizuar, për të
punuar me fëmijet apo dhe grupe të tjera të marxhinalizuara.
Gjithashtu SHVL ka si partnere 9 organizata lokale, të cilat punojnë kryesisht me aftësine e
kufizuar dhe që shume shpejt do të fillojnë të presin vullnetare në aktivitetet e tyre. Këto
organizata, do të trajnohen nga stafi i “Përtej Barrierave” në menaxhimin e vullnetarëve lokal
dhe më pas ata do të administrojnë programet e tyre të vullnetarizmit. SHVL-ja është ajo që do të
rekrutojë vullnetarët, do ti trajnojë ata dhe do ti dërgoj tek partneret duke pasur parasysh
interesin e vullnetarëve sipas fushës së veprimit të organizatës.
Një tjetër iniciativë e këtij projekti, është edhe asistenca në draftimin e Ligjit mbi
Vullnetarizmin në Shqiëri. “Pertej Barrierave” dhe “SEEYN” kanë dhënë kontributin e tyre në
këtë process, të ndermarre nga organizatat anëtare dhe me ndihmën e ekspertëve të “Keshillit
Rinor Shqiptar”, duke ofruar ekspertizën në fushen e vullnetarizmit dhe duke dashur të cojnë
këtë nismë drejt suksesit.
Cfarë do të bëjë SHVL përgjatë vitit 2011.
SHVL-ja do të publikojë Guiden e Vullnetarëve, Fletëpalosje per “SHVL në Tiranë”, Pasaportën
e Vullnetarit, badge, stilolapsa, byzylyk (bandwrists), etj. Për më shumë informacion mbi
aktivitetin e saj mund të vizitoni: www.vullnetarizmi.org. Ky website i cili është ende në ndërtim
do ti dedikohet tërësisht vullnetarizmit në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Do të ofrojë
informacione mbi projektin dhe mbi vëndet vakante të vullnetarizmit, hulumtime mbi sjelljet
ndaj vullnetarizmit dhe njerëzve me aftësi të kufizuara, publikim eventesh dhe aktivitetesh
vullnetarë etj.
Rezultate e pritshme:
Rritja e aksesueshmërisë ndaj shërbimeve me bazë komunitare për njerëzit me aftësi të
kufizuara;
Rritja e cilësisë së jetës dhe e kohezionit social të njerëzve me aftësi të kufizuara;
Intensifikimi i aktiviteteve ndër-sektoriale ndërmjet autoriteteve lokale, shoqërisë civile
dhe partnerëve socialë;
Përmirësimi i imazhit të vullnetarizmit për njerëzit me aftësi të kufizuara në komunitet;
Rritja e interesit për vullnetarizmin;
Zhvillimet pozitive ligjore dhe njohja e vullnetarëve;
Transferimi i njohjes dhe i praktikave më të mira të vullnetarizmit dhe punës me njerëzit
me aftësi të kufizuara tek partnerët shqiptarë.
Ku ndodhet SHVL:
Rr. Don Bosko, Pallatet Edil-Al (prane Vizion Plus), kulla 3, kati 8, ap 52 Tiranë
Tel: 044806136- mail: [email protected] web: www.vullnetarizmi.org