#UnëMbrojFëmijët Në 21 Prill Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror dhe Kryetarja e Agjensisë për Mbrojtjen e Fëmijëve inaguroi ambientet e emergjencës në Shtëpinë e Fëmijës” Zyber Hallulli” në Tiranë. Të gjitha shtëpitë e përkujdesit për fëmijët në të gjithë vendin, do të kenë shërbimin e emergjencës për fëmijët në nevojë. #Tiranë Çdo rast i raportuar apo denoncuar për fëmijë në situatë rruge apo rreziku dhe që kërkon mbrojtjen e menjëhershme të shtetit, do të sistemohet në këto qëndra emergjence. Çdo rast do të adresohet nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve deri në zgjidhjen e plotë të situatës. Alo 116 111 – është një tjetër mundësi për të raportuar çdo rast që shihni. Interesi më i lartë i fëmijës është detyrimi ynë i përbashkët. #Elbasan Përgjatë muajit prill Drejtoria Rajonale e Sh.S.Sh.Elbasan, në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra në zbatim të Planit Kombëtar Unë Mbroj Fëmijët,zhvilloi biseda me nxënësit e shkollave të Bashkisë Elbasan. Qëllimi i këtyre takimeve është prezantimi i fëmijëve me të drejtat e tyre dhe diskutimi rreth problematikave të dhunës/trafikimit ndaj fëmijëve. Gjithashtu, nxënësit patën mundësi të informohen më tepër mbi çështjen e duhanit dhe efekteve negative të tij, prezantuar nga specialistë të Shëndetit Publik Elbasan. Në vijim Sh.S.Sh.El do të jetë prezent në shkolla të tjera të qytetit të Elbasanit dhe në Njësitë Administrative të Bashkisë Elbasan.
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
#UnëMbrojFëmijët
Në 21 Prill Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi
Klosi i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme
e Shërbimit Social Shtetëror dhe Kryetarja e
Agjensisë për Mbrojtjen e Fëmijëve inaguroi
ambientet e emergjencës në Shtëpinë e Fëmijës”
Zyber Hallulli” në Tiranë. Të gjitha shtëpitë e
përkujdesit për fëmijët në të gjithë vendin, do të
kenë shërbimin e emergjencës për fëmijët në
nevojë.
#Tiranë
Çdo rast i raportuar apo denoncuar për fëmijë në situatë
rruge apo rreziku dhe që kërkon mbrojtjen e menjëhershme
të shtetit, do të sistemohet në këto qëndra emergjence. Çdo
rast do të adresohet nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve deri
në zgjidhjen e plotë të situatës. Alo 116 111 – është një tjetër
mundësi për të raportuar çdo rast që shihni. Interesi më i lartë
i fëmijës është detyrimi ynë i përbashkët.
#Elbasan
Përgjatë muajit prill Drejtoria Rajonale e
Sh.S.Sh.Elbasan, në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra
në zbatim të Planit Kombëtar Unë Mbroj Fëmijët,zhvilloi
biseda me nxënësit e shkollave të Bashkisë Elbasan.
Qëllimi i këtyre takimeve është prezantimi i fëmijëve me
të drejtat e tyre dhe diskutimi rreth problematikave të
dhunës/trafikimit ndaj fëmijëve. Gjithashtu, nxënësit
patën mundësi të informohen më tepër mbi çështjen e
duhanit dhe efekteve negative të tij, prezantuar nga
specialistë të Shëndetit Publik Elbasan. Në vijim
Sh.S.Sh.El do të jetë prezent në shkolla të tjera të qytetit
të Elbasanit dhe në Njësitë Administrative të Bashkisë
Elbasan.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Berat,
organizoi një takim pune me drejtuesit dhe stafet e
qendrave rezidenciale dhe ditore të zhvillimit të
fëmijëve me aftësi të kufizuar që veprojnë në Berat e
Kuçovë. Garantimi I zbatimit të standarteve në këto
qendra për ofrimin e shërbimit cilësor ndaj përfituesve,
por edhe respektimi I të drejtave të fëmijëve në këto
qendra ishte thelbi I diskutimit të zhvilluar.
#Berat
Mbrojta Sociale
Mbrojtje sociale pa dallim për çdo familje dhe individ në nevojë
Shërbimi Social Shtetëror ishte pjesë e Seminarit
të 3-të me fokus integrimin e Komunitetit Rom
dhe Egjyptian, në kuadër të Dialogut Shqipëri –
BE nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
dhe Delegacioni Europian në Shqipëri në 20 prill
2016. Në një prej tryezave të zhvilluara si pjesë e
këtij seminari përfaqësues të Shërbimit Social
Shtetëror informuan mbi modelin e ri të ndihmës
ekonomike dhe mundësitë që ai ka krijuar për
mbulim më të mirë dhe përfshirje në skemë të
familjeve më të varfëra të këtij komuniteti.
Kontrolle të vazhdueshme për zbatimin e legjislacionit për ndihmën ekonomike
Në përmbushje të detyrimit ligjor për kryerjen e kontrolleve pranë
njësive vendore në lidhje me zbatimin e legjislacionit për ndihmën
ekonomike dhe aftësinë e kufizuar strukturat e Shërbimit Social
Shtetëror për muajin prill kanë kontrolluar 58 njësi
administrative në të cilat janë konstatuar shkelje në dhënien e
ndihmës ekonomike për 318 familje me dëm
ekonomik 1.253.571 lekë, si dhe pagesa të kryera jo saktë
për 24 familje me efekt 362.338 lekë. Në lidhje me pagesat për
personat me aftësi të kufizuar janë evidentuar pagesa të kryera në
kundërshtim me legjislacionin për 114 PAK me efekt 2.261.709
lekë dhe 38 invalidë pune me efekt 275.359 lekë. Kontrollet
vijojnë.
Në betejën me autizmin jemi të gjithë bashkë
634 persona me autizëm në Qarkun e Elbasanit
përfitojnë një pagesë mujore paaftësie si dhe një person
kujdestar mbështetës. Në Elbasan funksionojnë Qendra
dhe Shoqata që trajtojnë probleme të spektrit autik që
koordinojnë veprimtaritë e tyre. Shërbimi Social
Shtetëror Elbasan në bashkepunim me Qendrën e
Autizmit Elbasan, organizoi aktivitetin sensibilizues për
fëmijët autik që trajtohen në këtë qendër. Të gjithë
bashkë mund të arrijmë më shumë për të mundësuar
realisht shërbime cilësore dhe integrim të plotë në
shoqëri si bashkëmoshatarët e tyre.
#Elbasan
Qendra e Zhvillimit Rezidencial Durrës ofron shërbime
psiko-sociale dhe shëndetësore për personat me aftësi të
kufizuar dhe autizëm. Falë marredënieve që kemi
krijuar me vullnetarët, nxënësit e shkollave dhe
donatorët si palë të treta punojmë që personat në nevojë
të kenë të gjitha të drejtat e liritë themelore, të jenë të
integruar me komunitetin duke ja plotësuar të gjitha
kushtet, mundësitë, dhe format e ndryshme të argëtimit.
#Durrës
Fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli” iu bashkuan ditës
botërore të autizmit duke vizituar Qendrën e
Shërbimeve Sociale "Ndihmoni Jetën".
#Tiranë
Autizmi Flet...
Është Koha ta dëgjojmë....
Rrisim kapacitetet e stafeve të Shërbimeve Sociale
Administratori shoqëror hallkë e rëndësishme e sistemit të mbrojtjes sociale
Pas kontrollit për pagesat e NE-së dhe PAK në Bashkinë
Peqin ka vijuar Trajnimi me administratorët social të kësaj
Bashkie për përmirësimin e punës për përpilimin sa më të
saktë të Evidencave Statistikore.
Trainimet e administratorëve shoqërorë janë proces i
vazhdueshëm i punës së të gjitha Drejtorive Rajonale të
Shërbimit Social Shtetëror.
“Ndihma e parë” në qendrat e përkujdesit Trajnim dhe aftësim profesional të punonjësve për mënyrat e
dhënies së "Ndihmës së Parë".
Shërbimi Social Shtetëror, bazuar në Planin e Veprimit për
rritje kapacitetesh dhe trajnime të stafit të punonjësve për
vitin 2016 në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar ka
bërë të mundur tema specifike të trajnimit që po zhvillohen
sipas një kalendari të përcaktuar në çdo Institucion të
Përkujdesit Shoqëror. PërfunDoi me sukses trajnimi për
Dhënien e Ndihmës së Parë në Shtëpinë e të Moshuarve në
Poliçan, në Sarandë, ndërkohë po vijojnë trajnimet edhe në
institucionet e tjera të përkujdesit. Ato do zhvillohen në çdo
qendër përkujdesi nga degët e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Kujdestarë për të Moshuar
Në kuadër të trajnimeve, ngritjes profesionale dhe përmirësimin e
cilësisë së shërbimeve për përfituesit, personeli i Shtëpisë së të
Moshuarve Tiranë që prej muajit prill do të marrë pjesë në kursin
"Kujdestarë për të Moshuar". Kursi zhvillohet nga Drejtoria
Rajonale e Formimit Profesional Nr.4 dhe është do të zgjasë tre
muaj. Në fund të kursit personeli do të pajiset me certificatën e
njohurive të marra. Cilësia e shërbimit në Shtëpitë e të Moshuarve
buron nga cilësia e stafeve, prandaj ngritja e kapaciteteve të tyre
është domosdoshmëri dhe do të jetë proces i vazhdueshëm.
Në Qendrat e Përkujdesit
8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom festohet në QKTE
Përfituesit e shërbimeve në këtë Qendër, familje të
komunitetit rom, nën kujdesin e stafit të qendrës
dhe në bashkëpunim me Organizatën "Shkej" dhe
Terre Des Hommes” festuan 8 Prillin, Ditën
Nderkombëtare të komunitetit rom. Qendra prej më
shumë se dy vitesh ka zgjeruar shërbimet që ofron
për të mbështetur familjet jo thjesht me strehim,
por edhe për nxitjen e punësimit, formimit
profesional, arsimimin e fëmijëve dhe kujdesin
shëndetësor. 23 Familje në dy vitet e fundit lanë
qendrën për shkak të mbështetjes me shërbime që
solli ndërtim te jetesës së pavarur jashtë qendrës.
Të rinj dhe të moshuar
Të moshuarit në ambientet e shkollës profesionale me
përgjegjësinë dhe emocionin e gjyshërve për tu njohur
mbi mbarëvajten në mësime të nipërve dhe mbesave..
Ditë fantastike e mbushur plot dashuri, dhe krenari tek
shikoje këta të rinj të ofronin ngrohtësi për këta
gjyshër..duke demostruar praktikën profesionale.
Mirësia, humanizmi dhe bashkëpunimi me të rinjtë
nxënës të Shkollës "Talenti" bëri të mundur
organizimin e një tjetër aktiviteti të rëndesishëm në
dobi dhe në shërbim të personave me aftësi të kufizuar
në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Durrës, duke
dhënë kontributin e tyre në ndihma, banketin e krijuar
për fëmijët dhe argëtimin sipas programit.
Sensibilizimi në komunitet dhe shkolla bën që
vëmendja të shtohet për të qenë më afër përfituesve në
Qendrat e Përkujdesit të administruara nga Shërbimi
Social Shtetëror.
Nxënësit e Shkollës "Talenti" pranë fëmijëve me aftësi të kufizuara