1 AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT KONTABILITETI, RAPORTIMI FINANCIAR DHE ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE 2016 Teza me përgjigje I. PYETJE ME ALTERNATIVA (Çdo pyetje vlerësohet me një pikë ) 1. Zërat në të ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse paraqiten të analizuara: a) sipas natyrës. b) sipas funksionit. c) ose sipas natyrës ose sipas funksionit (një zgjedhje e politikës kontabël). d) (a) dhe (b) më sipër Përgjigja e saktë: alternativa (a) 2. Njësia merr hua 10 000 €uro nga banka, me afat 5 vjet, interes fiks me pagesë vjetore 6% në fund të çdo viti. (Kjo është normë tregu). Banka i faturon njësisë komision për aplikim kredie prej 50 €. Njësia duhet ta masë huanë në njohjen fillestare me: a) 10 050€ b) 9 384€ c) 9 484€ d) 9 950€ Përgjigja e saktë: alternativa (d) 3. Në 1 janar 20X0 një njësi ekonomike hyri si qiramarrës në një kontratë qiraje të zakonshme, 10 vjeçare dhe të paanullueshme, për një ndërtesë. Sipas kontratës, në 5 vitet e para nuk do të bëhet asnjë pagesë qiraje dhe për 5 vitet e tjera do të paguhet një shumë vjetore prej 500.000 lekë, e pagueshme në fund të çdo viti. Në llogaritjen e fitim/humbjes së vitit 20X0, njësia qiramarrëse do të njohë: a) shpenzime qiraje 250.000 lekë b) asgjë c) shpenzime qiraje 500.000 lekë d) shpenzime qiraje 5 milion lekë Përgjigja e saktë: alternativa (a)
37
Embed
AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT - ieka.al Provimi I me pergjigje.pdf · KONTABILITETI, RAPORTIMI FINANCIAR DHE ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE 2016 Teza me përgjigje I. PYETJE ME ALTERNATIVA
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
1
AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT
KONTABILITETI, RAPORTIMI FINANCIAR DHE ANALIZA E
PASQYRAVE FINANCIARE
2016
Teza me përgjigje
I. PYETJE ME ALTERNATIVA (Çdo pyetje vlerësohet me një pikë )
1. Zërat në të ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse paraqiten të analizuara:
a) sipas natyrës.
b) sipas funksionit.
c) ose sipas natyrës ose sipas funksionit (një zgjedhje e politikës kontabël).
d) (a) dhe (b) më sipër
Përgjigja e saktë: alternativa (a)
2. Njësia merr hua 10 000 €uro nga banka, me afat 5 vjet, interes fiks me pagesë vjetore 6% në fund të
çdo viti. (Kjo është normë tregu). Banka i faturon njësisë komision për aplikim kredie prej 50 €. Njësia
duhet ta masë huanë në njohjen fillestare me:
a) 10 050€
b) 9 384€
c) 9 484€
d) 9 950€
Përgjigja e saktë: alternativa (d)
3. Në 1 janar 20X0 një njësi ekonomike hyri si qiramarrës në një kontratë qiraje të zakonshme, 10 vjeçare
dhe të paanullueshme, për një ndërtesë. Sipas kontratës, në 5 vitet e para nuk do të bëhet asnjë pagesë
qiraje dhe për 5 vitet e tjera do të paguhet një shumë vjetore prej 500.000 lekë, e pagueshme në fund të
çdo viti. Në llogaritjen e fitim/humbjes së vitit 20X0, njësia qiramarrëse do të njohë:
a) shpenzime qiraje 250.000 lekë
b) asgjë
c) shpenzime qiraje 500.000 lekë
d) shpenzime qiraje 5 milion lekë
Përgjigja e saktë: alternativa (a)
2
4. Cila nga alternativat në vijim është e saktë në lidhje me metodën e fazës së përfundimit:
a) Metoda e fazës së përfundimit përdoret për të njohur të ardhurat nga kryerja e shërbimeve dhe
përgatitja e produkteve për t’u hedhur në treg.
b) Kur përdoret kjo metodë, njësia ekonomike mund të rishqyrtojë dhe rishikojë vlerësimet për të
ardhurat transaksioni apo shërbimi është në zbatim e sipër.
c) Një njësi ekonomike duhet të njohë si aktiv çdo shpenzim nga kryerja e shpenzimeve
d) Kur rezultati i një kontrate shërbimi nuk mund të matet në mënyrë të besueshme, njësia
ekonomike nuk njeh asnjë të ardhur.
Përgjigja e saktë: alternativa (b)
5. Pasqyrat e para financiare të një njësie ekonomike sipas SNRF-ve duhet të përmbajnë:
a) Të paktën 2 pasqyra të pozicionit financiar, 2 pasqyra të fitimit ose humbjes dhe të ardhurave
të tjera gjithëpërfshirëse, 2 pasqyra të flukseve monetare dhe 2 pasqyra të ndryshimeve të
kapitalit.
b) Të paktën 3 pasqyra të pozicionit financiar, 3 pasqyra të fitimit ose humbjes dhe të ardhurave
të tjera gjithëpërfshirëse, 2 pasqyra të flukseve monetare dhe 2 pasqyra të ndryshimeve të
kapitalit.
c) Të paktën 3 pasqyra të pozicionit financiar, 2 pasqyra të fitimit ose humbjes dhe të ardhurave
të tjera gjithëpërfshirëse, 2 pasqyra të flukseve monetare dhe 2 pasqyra të ndryshimeve të
kapitalit.
Përgjigja e saktë: alternativa (c)
6. Bazuar në SNRF 3, zbatimi i metodës së blerjes kërkon:
a) Identifikimin e blerësit, identifikimin e të blerit, përcaktimin e datës së blerjes, njohjen e emrit
të mirë.
b) Identifikimin e blerësit, identifikimin e të blerit, përcaktimin e datës së blerjes, identifikimin e
aktiveve-detyrimeve të të blerit, njohjen e emrit të mirë ose fitimit nga blerja e volitshme.
c) Identifikimin e blerësit, identifikimin e të blerit, përcaktimin e datës së blerjes, identifikimin e
vlerës së blerjes, identifikimin e aktiveve-detyrimeve të të blerit, njohjen e emrit të mirë ose
fitimit nga blerja e volitshme.
d) Identifikimin e blerësit, përcaktimin e datës së blerjes, identifikimin e aktiveve-detyrimeve të
të blerit, njohjen e emrit të mirë ose fitimit nga blerja e volitshme.
Përgjigja e saktë: alternativa (d)
3
7. Pohimet e mëposhtme lidhen me paraqitjen e aktiveve dhe detyrimeve të një segmenti shfrytëzimi.
1) Një njësi duhet të paraqesë gjithmonë vlerën e detyrimeve të segmenteve të raportuar.
2) Nëse një segment ka active afatgjata materiale, atëherë duhen paraqitur edhe shtesat e vitit për
këto aktive afatgjata materiale.
Cili nga pohimet është i saktë?
a) vetëm pohimi 1)
b) Vetëm pohimi 2)
c) Të dyja pohimet
d) Asnjë nga pohimet
Përgjigja e saktë: alternativa (b)
8. Kostot e klasifikuara sipas menyres se sjelljes se tyre, ndahen ne
a) Kosto prodhimi, administrimi, shitje
b) Kosto direkte dhe indirekte
c) Kosto inventariale dhe kosto periudhe d) Kosto variabel dhe kosto fikse
Përgjigja e saktë: alternativa (d)
9. Vlera e një detyrimi përshkruhet më mirë si:
a) Shuma e të ardhurave të marra në këmbim të një detyrimi.
b) Shuma e paskontuar e parave ose ekuivalenteve të parasë që pritet të paguhet për të plotësuar
një detyrim.
c) Vlera e skontuar e flukseve të ardhëshme të parasë që kërkohet për të plotësuar këtë detyrim.
d) Të gjitha të mësipërmet.
Përgjigja e saktë: alternativa (b)
10. Tatimi mbi fitimin e shoqërise u rrit për 3.000.000 lekë dhe u arkëtuan 12.000.000 lekë llogari të
arkëtueshme. Cili nga të meposhtmet e përshkruan më mirë efektin e këtyre dy transaksioneve?
a) E ardhura neto do të rritet
b) Raporti korrent (AASH/DASH) do të pakësohet.
c) Flukset nga aktivitetet operative do të pakësohen.
d) Asnjë nga të mësipërmet.
Përgjigja e saktë: alternativa (b)
4
II. STANDARDET KOMBËTARE TË KONTABILITETIT
1. Listo pasqyrat financiare që kërkohet te pergatiten prej mikronjësive ne varesi te bazave te
pergatitjes te perdorura ne raportimin financiar. (3 pikë)
Përgjigja:
Pasqyrat financiare të mikronjësive ndërtohen mbi bazën e dy parimeve; kontabiliteti mbi bazë cash ose
kontabiliteti rritës. Kontabilitetin e thjeshtuar me regjistrim të njëfishtë në bazë monetare, do ta mbajnë
mikronjësitë me status person fizik dhe që realizojnë xhiro vjetore deri në 2 milion lek. Të gjitha
mikronjësitë e tjera, pavarësisht nga forma juridike, do të mbajnë kontabilitetin rritës.
Pasyrat financiare të kërkuara prej mikronjësive të cilat do të përdorin kontabilitetin rritës janë: (a)
Bilanci Kontabël; (b) Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve (PASH), dhe, (c) Shënimet
Shpjeguese
Pasqyrat financiare të kërkuara prej mikronjësive të cilat do të përdorin kontabilitetin mbi baza
cash është: (a) Pasqyra e Arkëtimeve
Mikronjësitë të cilat zbatojnë kontabilitetin rritës lejohen të përfshijë edhe pasqyra të tjera me
qëllim përmirësimin e transapencës dhe të cilësisë së informacionit që paraqesin, p.sh mund të
përfshihet pasqyra e mjeteve monetare dhe / ose e lëvizjes së kapitalit
5
2. Duke përdorur informacionin e dhënë më poshtë përgatisni një pasqyrë të ndryshimeve në
kapital për shoqërinë B për vitin që mbyllet më 31 dhjetor 2014(mos merrni parasysh
informacionin krahasues për vitin që mbyllet më 31 dhjetor 2013): (5 pikë)
Tepricat në llogarinë e kapitalit më 31 dhjetor 2013 ishin si më poshtë :
- kapitali aksioner 25 milion Lekë
- prim i lidhur me kapitalin 5 milion Lekë
- rezerva nga rivlerësimi i AAGJ 10 milion Lekë
- fitime të pashpërndara 132 milion Lekë
Në 2014 shoqëria i ndryshoi politikat kontabël për vlerësimin e inventarëve duke ndryshuar në
retrospektivë vlerën e inventarit në rritje me 4 milion Lekë.
Përvec kësaj, gjatë përgatitjes së pasqyrave financiare për 31 dhjetor 2014 u identifikuan edhe elementët e
mëposhtëm:
- vlera kontabël e ndërtesës së shoqërisë ishte rritur më 16 milion lekë;
- vlera e tokës për investim ishte rritur me 14 milionë lekë;
- borxhii keq ishte rritur me 8 milion lekë;
- interes i pakicës krijuar nga konsolidimi i një shoqërie të kontrolluar 2 milionë lekë;
- diferenca të parealizuara nga konvertimi i pasqyrave financiare të shoqërisësë kontrolluar ishin
llogaritur 12 milionë lekë.
- Në 2014asambleja e aksionerëve miratoi një shpërndarje të dividendëve në shumën 32 milion lekë,
por këto dividendë nuk ishin paguar në datën e bilancit.
- Në 2014 u miratua nga asambleja zmadhimi i kapitalit me vlerë 14 milionë lekë, nga të cilat 10
milionë nga fitimi i pashpërndarë dhe 4 milionë nga emetimi i aksioneve të reja.
- Fitimi neto i realizuar nga shoqëria në vitin 2014 ishte 24 milionë lekë.
6
Përgjigja:
Pasqyra e Konsoliduar e Ndryshimeve ne Kapitalin Neto
per vitin qe mbaroi me 31 dhjetor 2014
Zgjidhje
Kapitali i
nenshkruar
Primi i lidhur
me kapitalin
Rezerva
Rivleresimi
Rezerva nga
konvertimi i
monedhës së
huaj
Fitime të
pashpërndara Totali
Interesa Jo-
kontrolluese
Totali
mln. Lekë mln. Lekë mln. Lekë mln. Lekë mln. Lekë mln. Lekë mln. Lekë mln. Lekë
Teprica e celjes në 31 dhjetor 2013 25 5 10 0 132 172 0 172
Efekti i ndryshimeve në politikat e kontabilitetit 4 4 4
Tepricat e rregulluara 25 5 10 0 136 176 176
Rivlerësimi i pasurisë 16 16 16
Efektet e kursit të këmbimit në konsolidim 12 12 12
Të ardhurat te tjera gjitheperfshirese totale 16 12 28 28
Të ardhurat totale të njohura në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve 24 24 24
Transaksione me pronaret:
Dividendë të paguar -32 -32 -32
Emetimi i kapitalit aksioner 4 4 2 6
Emetimi i kapitalit aksioner nga fitimet e pashpërndara 10 -10 0 0
Teprica e mbylljes më 31 dhjetor 2014 39 5 26 12 118 200 2 202
7
Supozime:
Efekti tatimor nuk merret parasysh
Interesi jo-kontrollues konsiderohet kapital i nenshkruar te shoqeria e konsoliduar, dhe nuk
konsolidohet rezerve apo fitim i pashperndare qe i perket interesit jo-kontrollues
3. Cilat jane kerkesat e SKK 1 ne lidhje me kompensimin e te drejtave dhe detyrimeve si dhe te
ardhurave dhe shpenzimeve. (5 pikë)
Përgjigja:
Aktivet / detyrimet dhe të ardhurat / shpenzimet nuk kompensohen me njëra-tjetrën,me përjashtim të
rasteve kur një gjë e tillë kërkohet ose lejohet nga një standard kombëtar i kontabilitetit. Është e
rëndësishme që aktivet dhe detyrimet, si dhe të ardhurat e shpenzimet të raportohen më vete. Kompensimi
në pasqyrën e performancës financiare ose në pasqyrën e pozicionit financiar, përveç rasteve kur ai e
reflekton më mirë përmbajtjen e transaksionit ose ngjarjes, e pakëson aftësinë e lexuesit si për të kuptuar
transaksionet, ngjarjet dhe kushtet që kanë ndodhur, ashtu edhe për të vlerësuar flukset e ardhshme të
mjeteve monetare. Vlerësimi i aktiveve me vlerën neto, pas zbritjes së shumës së zhvlerësuar, si për
shembull, zhvlerësimi për inventar të vjetruar apo zhvlerësimi për borxhet e këqija në kërkesat e
arkëtueshme, nuk është kompensim.
8
4. Një firmë investimesh ka blerë ndërtesa dhe i mban ato për një sërë qëllimesh si rishitje, dhënie
me qira dhe për përdorim të vetin. Gjatë vitit 2015 ka kryer këto veprime: (4 pikë)
1. Më 1 janar ka blerë një ndërtesë të vjetër për 300 000 lekë. Tarifa e ndërmjetësit ishte 20 000 lekë.
2. Ndërtesa gjithmonë është dhënë me qira. Ajo ndodhej në një zonë periferike të prapambetur ku nuk
ishte bërë asnjë ndryshim. Si rezultat nuk kishte treg për ndërtesat në këtë zonë, ndaj dhe vlera e drejtë
nuk mund të përcaktohej me besueshmëri.
3. Më 31 korrik drejtoria vendosi ta lyejë ndërtesën kundrejt një kostoje 50 000 lekë.
4. Ndërtesa nuk kishte patur asnjëherë sistem ajrimi të kondicionuar. Pas një sërë kërkesash të bëra nga
qiraxhinjtë, firma vendosi të instalojë një sistem të tillë më 1 tetor.
5. Kostot e instalimit në lekë ishin:
a. Rregullime të strukturës së ndërtesës 30 000
b. Pjesët e sistemit të ajrimit 200 000
c. Paga të punëtorit të instalimit 50 000
6. Më 31 dhjetor pati një zhvillim të shpejtë në këtë zonë duke bërë të mundur të përcaktohej vlera e
drejtë në mënyrë të besueshme, pa kosto dhe përpjekje të panevojshme, në baza të vazhdueshme.
Megjithatë firma nuk dëshironte të ndryshonte politikën e saj të matjes së aktivit afatgjatë të investuar
me modelin e kostos.
7. Ndërtesa ka një jetëgjatësi 10 vjet dhe vlerë të mbetur 0.
8. Sistemi i ajrimit ka një jetëgjatësi 10 vjet, vlerë të mbetur 0.
9. Firma gjithashtu kishte dhe aktive afatgjata të investuara të tjera, të gjitha të trajtuara sipas modelit të
vlerës së drejtë. Vlerat ishin si më poshtë:
a. 1 janar 2015 1 000 000 lekë
b. 31 dhjetor 2015 1 250 000 lekë
KËRKOHET:
1. Tregoni të gjithë artikujt kontabël të nevojshëm për situatën e mësipërme.
2. Nëse njësia ekonomike do të kishte vendosur edhe për ndërtesën në fjalë të përdorte modelin e
vlerës së drejtë, cili do të ishte trajtimi kontabël i këtij ndryshimi?
9
Përgjigja:
a. Tregoni të gjithë artikujt kontabël të nevojshëm për situatën e mësipërme.
Debi Kredi Pikët
1 janar 2015
AAMI-me kosto (300 000 + 20 000) 320 000
Te Mjete monetare 320 000 0.5 pikë
Çmimi i blerjes plus tarifa e ndërmjetësit (të nevojshme për
ta bërë gati për përdorim ndërtesën)
31 korrik 2015
Shpenzime mirëmbajtje 50 000
Te Mjete monetare 50 000 0.5 pikë
Shpenzimet e lyerjes
1 tetor 2015
AAMI-me kosto (200 000 + 30 000 + 50 000) 280 000
Te Mjete monetare 280 000 0.5 pikë
Kapitalizimi i sistemit të ajrimit të kondicionuar
31 dhjetor 2015
Shpenzime amortizimi 39 568
Te Amortizim i akumuluar:AAMI 39 568 1 pikë
(320 000/10vjet + 280 000 / 111 * 3)
Sistemi i ajrimit të kondicionuar ka një jetë të dobishme 10 vjet, por
meqë është pjesë përbërëse e ndërtesës do të thotë se duhet të
amortizohet për jetën e mbetur të ndërtesës. Në kohën e instalimit kanë
mbetur 9 vjet e 3 muaj (9 x 12 + 3 muaj = 111 muaj)
31 dhjetor 2015
AAMI –me vlerën e drejtë 250 000
Te Ndryshime në vlerën e drejtë të AAMI-së 250 000 0.5 pikë
(1 250 000 – 1 000 000)
Ky rregullim i vlerës së drejtë lidhet vetëm me aktivet
afatgjata materiale të tjera dhe jo me ndërtesën. Meqë
10
vlera e drejtë e ndërtesës, siç thuhet në informacion, nuk
mund të përcaktohet, atëhere modeli i vlerës së drejtë nuk
përdoret për këtë ndërtesë.
Totali i pikëve për kërkesën 1 të pyetjes 4 3 pikë
b. Nëse njësia ekonomike do të kishte vendosur edhe për ndërtesën në fjalë të përdorte modelin
e vlerës së drejtë, cili do të ishte trajtimi kontabël i këtij ndryshimi?
Njësia ekonomike do të kishte vendosur edhe për ndërtesën në fjalë të përdorte modelin e vlerës së drejtë,
nëse vlera e drejtë do të matej në mënyrë të besueshme, pa kosto apo përpjekje të panevojshme. Në këtë
rast :
1. Do ta maste aktivin me vlerën e drejtë në çdo datë raportimi dhe ndryshimet do t’i njihte në fitim
ose humbje.
2. Nuk do të llogaritej amortizimi i ndërtesës. 1 pikë
11
5. Më 3 janar 2014 njësia ekonomike ka blerë lëndë të parë për ta konsumuar në procesin e
prodhimit për 550 000 lekë, duke përfshirë 50 000 lekë taksa të pakthyeshme të blerjes. Çmimi i
blerjes është financuar nga një kredi prej 555 000 lekë (përfshirë 5 000 lekë tarifat për aplikim
për marrje kredie).Kredia sigurohet prej inventarëve. (4 pikë)
Gjatë janarit 2014 njësia ekonomike ka projektuar produktin A.
Shpenzimet e projektimit përfshijnë:
Shpërblimi i projektuesit të jashtëm = 7 000 lekë
Të tjera = 3 000 lekë
Gjatë shkurtit 2014, ekipi i prodhimit të njësisë ekonomike zhvilloi teknikën prodhuese dhe bëri
modifikimet e mëtejshme të nevojshme për të sjellë inventarët në kushtet e përcaktuara në marrëveshje.
Shpenzimet e mëposhtme janë kryer gjatë fazës së testimit:
Materiale, (nga shuma është zbritur paraprakisht 3 000 lekë të arkëtuara nga shitja e prodhimit
skrap) = 21 000 lekë
Paga = 11 000 lekë
Amortizimi i makinerisë së përdorur për të kryer modifikimet = 5 000 lekë
Gjatë shkurtit 2014 njësia ekonomike ka kryer kostot shtesë të mëposhtme në prodhimin e produktit:
Materiale të konsumueshme = 55 000 lekë
Puna = 65 000 lekë
Amortizimi i makinerisë së përdorur për të kryer modifikimet = 15 000 lekë
Produkti ishte gati për shitje më 1 mars 2014. Nuk ka patur firo jonormale gjatë zhvillimit dhe prodhimit
të produktit.
KËRKOHET:
1. Cila është kostoja e inventarit në njohjen fillestare?
2. Sipas SKK 4, cili është trajtimi kontabël kur inventarët blihen në kushtet e shlyerjes së shtyrë?
12
Përgjigja:
a. Cila është kostoja e inventarit në njohjen fillestare?
Përfshirja në kosto Vlera Pikët
Kosto e blerjes Çmimi i blerjes përfshirë taksat e parimbursueshme të blerjes
550 000 0.5 pikë
Kosto e blerjes Çmimi i blerjes së materialeve të konsumueshme 55 000 0.5 pikë
Kosto e shndërrimit Kostoja e punës direkte 65 000 0.5 pikë
Shpenzime indirekte të prodhimit
Shpenzimet fikse të amortizimit 15 000 0.5 pikë
Shpenzime indirekte të prodhimit
Shpenzimet e projektimit 10 000 0.5 pikë
Shpenzime të tjera Kostot e kryera gjatë fazës së testimit (21 000 + 11 000 + 5 000)
37 000
0.5 pikë
Kostoja totale e produktit 732 000
Totali i pikëve për kërkesën 1 të pyetjes 5 3 pikë
b. Sipas SKK 4, cili është trajtimi kontabël kur inventarët blihen në kushtet e shlyerjes së
shtyrë?
Diferenca ndërmjet çmimit të blerjes në kushtet e kreditimit normal dhe shumës së shlyerjes së shtyrë do
të njihet si shpenzim interesi, i cili do të shpërndahet përgjatë periudhës së financimit dhe nuk do t’i
shtohet kostos së inventarit. 1 pikë
13
6. Një njësi ekonomike rrit bagëti për industrinë e mishit të freskët. Ajo i therr bagëtitë e saj dhe e
pret mishin në copa para se t’ua shesë atë klientëve me shumicë. Pasqyra e pozicionit financiar
të njësisë ekonomike më 31 dhjetor 2014 i ka raportuar bagëtitë me vlerën e tyre të drejtë minus
kostot e shitjes prej 20 000 lekë.
Më 31 dhjetor 2015, kur vlera e drejtë minus kostot e shitjes së bagëtive të njësisë ekonomike është 30
000 lekë, njësia ekonomike therr 40 përqind të tufës së saj (10 bagëti) duke patur kosto për therrjen prej
100 lekë. Çmimi i tregut i mishit të therrur është 1 400 lekë dhe kostot e shitjes vlerësohen me 4 lekë për
çdo bagëti të therrur.
Më 31 dhjetor 2015 njësia ekonomike ka gjithashtu kosto direkte prej 600 lekë për përpunimin e mishit të
therrur në copa të gatshme për t’ia shitur klientëve e saj. (4 pikë)
KËRKOHET: Cilat janë regjistrimet kontabël bazuar në SKK 13 në datën e raportimit 2015?
14
Përgjigja:
Më 31 dhjetor 2015 njësia ekonomike duhet:
Të masë bagëtitë me 30 000 lekë, duke njohur rritjen prej 10 000 lekë në vlerën e drejtë minus kostot e
shitjes në fitim ose humbje;
Të njohë koston e therrjes prej 100 lekë;
Të riklasifikojë aktivet biologjike prej 12 000 lekë (bagëti) në inventar (mish i therrur);
Të njohë inventarin me 13 960 lekë (vlera e drejtë minus kostot e shitjes) dhe të njohë fitim prej 1 960 lekë
në fitim ose humbje
Të njohë kostot e përpunimit të mishit prej 600 lekë.
Debi Kredi Pikët
31 dhjetor 2015
Aktive biologjike të mbajtura me vlerën e drejtë përmes
fitimit ose humbjes-bagëti
10 000
Te Fitim ose humbje: ndryshim në vlerën e drejtë (aktive
biologjike)
10 000 1 pikë
Njohja e rritjes në vlerën e drejtë
31 dhjetor 2015
Inventar (10 *(1400 -4) 13 960
Te Fitim ose humbje: ndryshim në vlerën e drejtë (kur
njihet prodhimi bujqësor)
1 960 2 pikë
Aktive biologjike të mbajtura me vlerën e drejtë
përmes fitimit ose humbjes-bagëti
12 000
Njohja e riklasifikimit të bagëtisë së therrur në momentin e
therrjes(30 000 * 40%=12 000)
31 dhjetor 2015
Shpenzime therrje 100
Te Mjete monetare 100 0.5 pikë
Njohja e kostove të therrjes
31 dhjetor 2015
Inventar 600
Te Mjete monetare/Llogari e pagueshme 600 0.5 pikë
Njohja e kostove të përpunimit të mishit të therrur në copa të gatshme për klientët.
Totali i pikëve për pyetjen 6 4 pikë
15
7. Njësia ekonomike ABC ka selinë e saj qendrore në qendër të qytetit. Ajo zotëron një ndërtesë në
periferi që ia ka dhënë me qira një njësie ekonomike tjetër B. Një tërmet më 30 qershor 2015 e
shkatërroi plotësisht këtë ndërtesë. Meqë njësia ABC e ka një klient të rëndësishëm njësinë B,
ka vendosur që t’i japë 60% të ndërtesës të selisë qendrore me qira si “kompensim”. (4 pikë)
Informacion më i hollësishëm për ndërtesën është dhënë më poshtë:
Është blerë më 1 janar 2015 për 600 000 €
Jeta e dobishme gjithsej 10 vjet (vlera e mbetur=0)
Vlerat e drejta: 800 000 € më 30 qershor 2015 dhe 820 000 €uro më 31 dhjetor 2015.
Nuk është e mundur të shitet ose të jepet me qira pjesa prej 60% e ndërtesës veças nga pjesa tjetër
e ndërtesës.
Firma ABC përdor:
Modelin e vlerës së drejtë për të matur aktivet afatgjata të investuara dhe
Modelin e kostos për të matur aktivet afatgjata materiale.
KËRKOHET:
1. Cili do të ishte trajtimi kontabël i ndërtesës bazuar në SKK 5? Shpjegoni.
2. Paraqitni artikujt kontabël në lidhje me ndërtesën për periudhën 2015.
3. Shpjegoni a ndryshon trajtimi kontabël i një aktivi afatgjatë material i investuar sipas modelit të
vlerës së drejtë nga trajtimi kontabël i një pasurie të zotëruar nga pronari sipas modelit të
rivlerësimit.
Përgjigja:
a. Cili do të ishte trajtimi kontabël i ndërtesës bazuar në SKK 5? Shpjegoni.
Ndërtesa është një pasuri e përzier, ndaj do të ndahet duke patur parasysh dy klasifikimet si AAMI dhe
AAM (paragrafi 49). Meqë vlera e drejtë e ndërtesës mund të matet në mënyrë të besueshme, pa kosto
dhe përpjekje të panevojshme, mbi baza të vazhdueshme, pjesa që përbën 60% të ndërtesës mund të
trajtohet si AAMI me modelin e vlerës së drejtë dhe 40% të vazhdojë të trajtohet si AAM me modelin e
kostos. 0.5 pikë
(Shënim: Nëse ka ndonjë kandidat që në gjykimin e tij, mbështetur dhe në faktin se nuk është e mundur
të shitet ose të jepet me qira pjesa prej 60% e ndërtesës veças nga pjesa tjetër e saj, e konsideron të gjithë
ndërtesën si AAMI, të quhet përgjigje korrekte. Pjesa prej 60% mund të konsiderohet si një pjesë e
rëndësishme e pasurisë dhe e gjithë pasuria mund të klasifikohet si e mbajtur për investim.)
16
b. Paraqitni artikujt kontabël në lidhje me ndërtesën për periudhën 2015.
Debi Kredi Pikët
1 janar 2015
Ndërtesa -me kosto 600 000
Te Mjete monetare 600 000 0.25 pikë
Blerja e ndërtesës si pasuri e mbajtur për qëllime