Top Banner
Revista zyrtare javore e komunitet më të madh shqiptar të AC Milan— 28 gusht 2012 E martë, Nr. 1 —Publikuar nga ACMilan-Shqip Group Thiago Silva: “Unë gjithmonë do të jem një Rossoner.” f.2 Deschamps: Nuk di nëse Mexes do qëndroj në Milan f. 3 Shpresa e fundit — 31 gushti Mllefit të tifozëve për tregun e varfër të ardhjeve pasi ekonomikisht Milani fitoi në maksimum mund të themi, dje iu shtua edhe mllefi për lojën e mërzitshme dhe pa ndonjë rast të krijuar. Pas një goli të pranuar më lehtë se që ‘duhej’ të pranohej, Milani provoi të ngjallte lojën me disa aksione individuale që shpesh përfundonin me gjuajtje të pasakta drejt portës kryesisht nga Robinjo dhe Boateng. Derisa për Robinjon ishim të mësuar që nga viti i kaluar me huqjet e tij, Boateng ka rënë disa nivele më poshtë në këtë fillim të sezonit. Nuk është lideri për të cilin kemi nevojë, së paku jo deri tani, por shpresa mbetet gjallë. Një dështim tjetër total ishte edhe mbrojtja me Boneran i cili pos fajit tek goli, ‘krijoi’ edhe disa raste për mysafirët. Jepes në shumë raste ishte edhe sulmuesi më i mirë për Milanin dhe ndoshta më i angazhuar në fushë. Montolivo dukej shumë larg portës, Flamini nuk do të duhej të kishte punë në sulm, e Noçerino ishte i fjetur. Në gjumë edhe më të thellë ishte El Sharavi. De Siglio pati një lojë shumë të mirë në krahasim me të tjerët, derisa Antonini ishte fajtor për kornerin që re- zultoi me gol. Abiati ka filluar të plaket dhe dita ditës më shumë po i ngjan Didës në sezonet e fundit. Pankarta e tifozëve shprehte edhe shpresën e fundit për ne – 31 gushtin. Deri atëherë shpresojmë që të kemi diçka më konkrete dhe ndonjë transferim që mund të na ngjall shpresat për një sezon të mirë. ACMilan-Shqip Red and Black Naon Harrojeni 22shin!!! Pas transferimit të Niang para mediave Galliani u deklarua edhe për çështjen Kaka. “Probleme fiskale? E vërtetë, tratativa ka përfunduar pasi kanë ardhur detajet e fundit nga financierë spanjoll. Është tepër e rrezikshme,” deklaroi ai duke mbyllur derën për Kakan. “Merkato e mbyllur? Do të shohim, ndërsa tani kemi Niang që do të luaj për skuadrën e parë,” Braida: Cassano nuk kishte arsye per largim Braida ne intervisten e tij tregoj rastin e largimit te Cassanos duke treguar se lojtari nuk kishte motiv per loje dhe se kishte kerkuar largimin disa here. “Pse Cassano u largua? Nese ka ndonje motivim, ju duhet ta pysni atë. Une jam takuar me te dhe nuk e kam kuptuar arsyen e vertet pse donte te shkonte, nuk me ka treguar. Men- doj se ne duhet te shikojme te kaluaren per te pare se cfare ka mund te ndodh. Ne te kaluaren disa gjera Ne te kaluaren disa gjera qe mund ti kemi harruar, jane thene. Ne jete, mund te kemi shume probleme, nganjehere ato mund te regullohen, dhe (vazhdon në ACMilan-Shqip)
4

ACMilan-Shqip Nr.1

Mar 13, 2016

Download

Documents

Luan Morina

Revista javore për AC Milan në gjuhën shqipe. Botuar nga AC Milan Shqip Group.
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: ACMilan-Shqip Nr.1

Revista zyrtare javore e komunitetit më të madh shqiptar të AC Milan— 28 gusht 2012 E martë, Nr. 1 —Publikuar nga ACMilan-Shqip Group

Thiago Silva: “Unë gjithmonë do të jem një Rossoner.” f.2 Deschamps: Nuk di nëse Mexes do qëndroj në Milan f. 3

Shpresa e fundit — 31 gushti Mllefit të tifozëve për tregun e varfër të ardhjeve pasi ekonomikisht Milani fitoi në maksimum mund të themi, dje iu shtua edhe mllefi për lojën e mërzitshme dhe

pa ndonjë rast të krijuar.

Pas një goli të pranuar më lehtë se që ‘duhej’ të pranohej, Milani provoi të ngjallte lojën me disa aksione individuale që shpesh përfundonin me gjuajtje të

pasakta drejt portës kryesisht nga Robinjo dhe Boateng. Derisa për Robinjon ishim të mësuar që nga viti i kaluar me huqjet e tij, Boateng ka rënë disa nivele më

poshtë në këtë fillim të sezonit. Nuk është lideri për të cilin kemi nevojë, së paku jo deri tani, por shpresa mbetet gjallë.

Një dështim tjetër total ishte edhe mbrojtja me Boneran i cili pos fajit tek goli, ‘krijoi’ edhe disa raste për mysafirët. Jepes në shumë raste ishte edhe sulmuesi më

i mirë për Milanin dhe ndoshta më i angazhuar në fushë. Montolivo dukej shumë larg portës, Flamini nuk do të duhej të kishte punë në sulm, e Noçerino ishte i

fjetur. Në gjumë edhe më të thellë ishte El Sharavi. De Siglio pati një lojë shumë të mirë në krahasim me të tjerët, derisa Antonini ishte fajtor për kornerin që re-

zultoi me gol. Abiati ka filluar të plaket dhe dita ditës më shumë po i ngjan Didës në sezonet e fundit.

Pankarta e tifozëve shprehte edhe shpresën e fundit për ne – 31 gushtin. Deri atëherë shpresojmë që të kemi diçka më konkrete dhe ndonjë transferim që mund

të na ngjall shpresat për një sezon të mirë.

ACMilan-Shqip Red and Black Nation

Harrojeni 22shin!!!

Pas transferimit të Niang para

mediave Galliani u deklarua

edhe për çështjen Kaka.

“Probleme fiskale? E vërtetë,

tratativa ka përfunduar pasi

kanë ardhur detajet e fundit

nga financierë spanjoll. Është

tepër e rrezikshme,” deklaroi ai

duke mbyllur derën për Kakan.

“Merkato e mbyllur? Do të

shohim, ndërsa tani kemi

Niang që do të luaj për skuadrën e parë,”

Braida: Cassano nuk kishte

arsye per largim Braida ne intervisten e tij tregoj rastin e

largimit te Cassanos duke treguar se

lojtari nuk kishte motiv per loje dhe se

kishte kerkuar largimin disa here.

“Pse Cassano u largua? Nese ka ndonje

motivim, ju duhet ta pysni atë. Une jam takuar me te dhe nuk e kam

kuptuar arsyen e vertet pse donte te shkonte, nuk me ka treguar. Men-

doj se ne duhet te shikojme te kaluaren per te pare se cfare ka mund te

ndodh. Ne te kaluaren disa gjera Ne te kaluaren disa gjera qe mund ti

kemi harruar, jane thene. Ne jete, mund te kemi shume probleme,

nganjehere ato mund te regullohen, dhe (vazhdon në ACMilan-Shqip)

Page 2: ACMilan-Shqip Nr.1

Flesh Lajme

Zyrtare M’baye Babacar Niang

lojtar i Milanit

M’baye Niang i lindur me 19.02.1994

ne Meulan, ka luajtur per Caen nje

klub francez ne ligen e 2 te Frances.

Debutimi i tij i pare ka qene ne mo-

shen 16 vjeqare kunder Toulouse, ku

kishte fituar lojen 4-0, Shpresojme

qe edhe ne kulbin milanez te jete i

tille.

Silva: Milan gjithmonë në

zemren time!

Thiago Silva, ish mbrojtësi i Milan,

sot në një intervistë tregon

periudhen e transferimit të tij dhe

shprehet se ishte shumë e veshtirë

të largohej nga Milan, sepse kishte

kaluar vite te mrekullueshme. Poash-

tu, Silva shprehet i quditur se Cas-

sano as shpejt kaloj tek ekipi rival.

“Negociatat ne mes Milan dhe PSG

ishin të gjata dhe të vështira, por në

fund isha i lumtur që erdha këtu.

Duhet të them se çdo herë jam tra-

jtuar mirë në Milan, dhe atje kam

kaluar tri vite të shkelqyeshme. Kam

japur të gjitha për Milanin në këto 3

vjet sa isha atje. Duhet ta bëj të

qartë se vendimin për largimin tim

nga Milan u arrit në pajtim në mes

nesh, meje dhe ekipit. Isha i mërzitur

sepse po largohesha nga Milan dhe

tifozët. Milan do qëndroj gjithmon

në zemren time, ju dëshiroj më të

mirën. Cassano? Isha i zhgënjyer kur

dëgjova lajmin. Nuk mendoja se do

jetë kaq lehtë për atë të kaloj në

ekipin rival. Këto gjëra ndodhin në

futboll dhe i dëshiroj fat Cassanos” –

shprehet Thiago Silva

Në detaje: Milan—Sampdoria 0-1

Më poshtë mund të gjeni në detaje të gjithë ndeshjen

ndërmjet Milanit dhe Sampdorias. Është një komentim i

shkruar në detaje. Sidomos për ata që nuk kanë pasur

mundësi të shohin ndeshjen.

90' Përfundon ndeshja Milan 0, Sampdoria 1.

90' Tentim i gabuar. Urby Emanuelson (Milan) gjuan me

të majtën lartë mbi portë.

90' Tentim i bllokuar. Mathieu Flamini (Milan) gjuan me

të majtën dhe bllokohet nga mbrojtja. Asistimi nga

Mario Yepes.

90' Tentim i mbrojtur. Gjuajtje me kokë nga Kevin-

Prince Boateng (Milan) mbrohet në këndin e majtë të

portës. Asistimi nga Mattia De Sciglio pas një harkimi.

90' Zverdhet Daniele Bonera (Milan).

90' Tentim i bllokuar. Mathieu Flamini (Milan) gjuan me

të majtën, por bllokohet. Asistimi nga Mario Yepes.

90' Kevin-Prince Boateng (Milan) godet shtyllën e

djathtë pas një goditje të devijuar nga jashtë zonës.

Asistimi nga Giampaolo Pazzini.

87' Tentim i gabuar. Kevin-Prince Boateng (Milan) gjuan

me të djathtën nga një kënd i vështirë.

86' Tentim i mbrojtur. Kevin Constant (Milan) gjuan me

të majtën nga ana e majtë e portës, gjuajtje që mbro-

het nga portjeri kundërshtar. Asistimi nga Mario Yepes.

82' Sergio Romero (Sampdoria) ndëshkohet me karton

të verdhë.

81' Zëvëndësim, Sampdoria. Gianni Munari zëvëndëson

Andrea Poli.

79' Tentim i mbrojtur. Kevin-Prince Boateng (Milan)

gjuan me të majtën nga jashtë zone. Asistimi nga Kevin

Constant.

79' Fernando Tissone (Sampdoria) ndëshkohet me kar-

ton të verdhë.

76' Zëvëndësim, Sampdoria. Roberto Soriano

zëvëndëson Eder.

75' Zëvëndësim, Milan. Kevin Constant zëvëndëson An-

tonio Nocerino.

75' Tentim i gabuar. Riccardo Montolivo (Milan) gjuan

me të djathtën, por huq portën. Asistimi nga Luca An-

tonini.

74' Zëvëndësim, Sampdoria. Maxi López zëvëndëson

Marcelo Estigarribia.

73' Tentim i gabuar. Daniele Bonera (Milangjuan me të

djathtën brenda në zonë. Asistimi nga Mattia De Sciglio

me harkim pas kornerit.

72' Tentim i gabuar. Pedro Mba Obiang (Sampdoria)

gjuan me kokë, por huq portën. Asistimi nga Andrea

Poli pas një harkimi.

70' Tentim i gabuar. Mathieu Flamini (Milan) gjuan me

të djathtën. Asistimi nga Urby Emanuelson me një

harkim pas kornerit.

67' Kevin-Prince Boateng (Milan) ndëshkohet me kar-

ton të verdhë.

64' Tentim i mbrojtur. Mario Yepes (Milan) gjuan me

kokë në qendër të portës që mbrohet nga portjeri.

Asistimi nga Mattia De Sciglio pas një harkimi

62' Tentim i gabuar. Mario Yepes (Milan) gjuan me

kokë lartë mbi portë.

59' Zëvëndësim, Milan. Urby Emanuelson zëvëndëson

Robinho për shkak të lëndimit.

58' Gol! Milan 0, Sampdoria 1. Andrea Costa

(Sampdoria) gjuan me kokë nga qendra e zonës në

këndin e majtë të portës. Asistimi nga Fernando Tis-

sone me një harkim pas kornerit.

56' Zëvëndësim, Milan. Giampaolo Pazzini zëvëndëson

Stephan El Shaarawy.

52' Tentim i gabuar. Marcelo Estigarribia (Sampdoria)

gjuan me të majtë nga jashtë zonës. Asistimi nga Eder.

51' Tentim i mbrojtur. Robinho (Milan) gjuan me të

djathtën në këndin e poshtëm të djathtë të portës.

Asistimi nga Kevin-Prince Boateng.

48' Tentim i gabuar. Robinho (Milan) me të djathtën

nga jashtë zonës lartë mbi portë.

46' Tentim i gabuar. Robinho (Milan) me të djathtën

nga jashtë zonës që përfundon lartë në anën e djathtë

të portës. Asistimi nga Kevin-Prince Boateng.

45' Nis pjesa e dytë Milan 0, Sampdoria 0.

45' Përfundon pjesa e parë, Milan 0, Sampdoria 0.

45' Tentim i mbrojtur. Eder (Sampdoria) me të djathtën

në këndin e poshtëm të majtë, mbrojtje nga Abbiati.

42' Daniele Gastaldello (Sampdoria) ndëshkohet me

karton të verdhë.

41' Tentim i bllokuar. Marcelo Estigarribia (Sampdoria)

me të majtën jashtë zone, bllokohet. Asistimi nga

Gaetano Berardi.

36' Tentim i gabuar. Pedro Mba Obiang (Sampdoria)

me të majtën jashtë zone, lart mbi portë.

30' Lëndohet Eder (Sampdoria), ndërprerje e shkurtër.

28' Tentim i gabuar. Mario Yepes (Milan) gjuan me

kokë në zonë. Asistimi nga Robinho.

24' Tentim i bllokuar. Kevin-Prince Boateng (Milan) me

të djathtën nga jashtë zonës.

22' Lëndim i lehtë i Pedro Mba Obiang (Sampdoria) që

shkakton ndërprerje të shkurtër.

18' Korner për Milanin.

17' Tentim i bllokuar. Stephan El Shaarawy (Milan) me

të majtën nga jashtë zone. Asistimi nga Robinho.

16' Nenad Krsticic (Sampdoria) ndëshkohet me karton

të verdhë për faull të vrazhdët.

14' Tentim i mbrojtur. Robinho (Milan) me të djathtën

nga jashtë zone në këndin e poshtëm të djathtë. Asisti-

mi nga Antonio Nocerino.

12' Tentim i gabuar. Tentim i gabuar. Pedro Mba

Obiang (Sampdoria) gjuan lartë me të djathtën. Asistimi

nga Gaetano Berardi.

10' Tentim i bllokuar. Tentim i bllokuar. Eder

(Sampdoria) tenton me të majtën dhe bllokohet. Asisti-

mi nga Marcelo Estigarribia.

7' Tentim i gabuar. Kevin-Prince Boateng (Milan) gjuan

me të majtën jashtë zone dhe topi përfundon lartë në

anën e djathtë të portës. Asistimi nga Mattia De Sciglio.

2' Mario Yepes (Milan) fiton goditje të lirë në gjysmëfu-

shën e Sampdorias.

1’ Fillon pjesa e pare.

Statistikat

AC Milan – Sampdoria

0 Gola 1

23(7) Gjuajtje (në portë) 10(3)

16 Faulla 11

7 Kornera 2

2 Ofsajda 3

60% Posedimi 40%

2 Kartona të verdhë 5

0 Kartona të kuq 0

2 Mbrojtje 7

Page 3: ACMilan-Shqip Nr.1

Deklaratat pas ndeshjes

Massimiliano Allegri:

“Ne e dinim se do kemi veshtersi ne pjesen e pare sepse nuk kishim nje pike reference ne sulm por akoma nuk deshiroja te rezikoja

duke startuar me Pazzini sepse ai nuk ka startuar nje ndeshje per nje kohe te gjate. Ne pjesen e dyte dukej sikur akulli u shkri dhe ekipi

luante më me kurajo. Nuk duhet te dekurajohemi, duhet te permirsohemi dhe pak nga pak do e bejme. Ne te gjithe kemi tempo te

mire per te bere mire keshtu qe nuk duhet te dekuroajohemi dhe te heqim dore. E di qe nuk ka shume besim rreth ketij ekipo por eki-

pi ka nevoj per entuziazem qe te ndjehet i mbeshtetur. Ne kishim nevoj per rezultat pozitiv sot por nuk e morrem. Do te bisedoj me

klubin per ate se cfare mund te bejme dhe cfare klubi eshte i pergaditur te bej. Jam i zhgenjyer sepse lojtaret nuk merituan te hum-

bisnin. Robinho vinte pas nje lendimi te vogel dhe Nocerino ishte ndrrim teknik.”

Urby Emanuelson:

“Deshironim te fillonim sezonen me nje kembe ndryshe. Mendoj se sot kemi humbur nje mundesi te mire. Pazzini ka nevoj per kro-

sime dhe doja te i jipja atij krosime. Ne provuam ta fitonim ndeshjen por nuk kishim fat. Pazzini eshte nje lojtar i mire, nje sulmues i

mire. Jasht ne Bologna te Dielen, eshte shume me rendesishme te fitojme sepse ne humbem sot dhe kjo eshte ajo cfare do mundohe-

mi ta bejme.”

Riccardo Montolivo:

“Prisja rezultat ndryshe nga ndeshja e pare e sezonit. Jemi te zhgenjyer sepse ne krijuam shume ne pjesen e dyte por na mungoj paksa

fati. Ka shume pune per te u bere dhe ne akoma duhet ta kerkojme balancin. Ka shume vend per permirsim, mund te kuptoj pakena-

qesin e tifozeve dhe ne jemi te zhgenjyer dhe te nervozuar gjithashtu, por ne po llogarisim ne mbeshtetje te Dielen. Ne pjesen e dyte

ne reaguam mire dhe mund te kishim merituar nje rezultat tjeter.”

Antonio Nocerino:

“Eshte zhgenjim kur humbet por nuk duhet te fillojme te qajme, eshte ndeshja e pare e sezonit. Do shikojme ku kemi rene gjate javes

dhe do punojme shume qe te permirsojme por nuk duhet te dorzohemi sepse kjo eshte vetem loja e pare. Na mungoj paksa fati ne

pergjithesi, por nuk duhet te gjejme arsyetime, duhet te punojme me shume dhe te jemi te fokusuar. Te gjithe duhet ti pervjelim

menget, ulim kokat dhe te punojme. Kemi startuar ngadale vitin e kaluar dhe pastaj morrem veten. Une akoma besoj ne kete ekip

sepse do marrim fatin tone dhe do bejme me mire ne pjesen e fitnesit dhe do marrim me shume shanse. Tifozet nuk duhet te na

tregojne asgje sepse ne e dijme dashurine per klubin dhe ekipin. Milan eshte akoma Milan, ne duhet te mbeshtetemi sikur ekipi me i

rendesishem, si ekipi qe ka fituar me se shumti.”

Faliminderit per asgje katundari i Barit

Tashme eshte zyrtare edhe Cassano eshte nje lojtar i Interit dhe fjalet e para

si Interiste jane: ”Me ne fund pas nje jete te tere kam ardhur tek ekipi per te

cilin kam bere tifo gjithmone. Per mua eshte e rendesishme te jem ketu

sepse te vija tek ekipi qe kam qene tifoz qe 2-3 vjec eshte dicka jashtza-

konisht e bukur. Me eshte kthyer buzeqeshja, jam shume i lumtur. Deshiroj

te kem numrin 99 jam shume i lidhur me kete numer dhe kete gje i kam

thene edhe Brances dhe Ausilios. Ndihem njeriu me i lumtur ne bote!”. Te

gjithve u kujtohet parulla e tifozeve te Interit kur talleshin me zemren e Cas-

sanos.

Cassano tek Milani erdhi kur askush nuk interesohej per te, Milani e morri si

nje deshtak te trash e ”beri njeri” dhe e ja kthej buzeqeshjen e mbeshte

ti ne momentin me te veshtire te karrieres pas operacionit ne zemer duke e

siguruar qe ata do e prisnin te kthehej, pastaj fale Milanit ai fitoj edhe kom-

betaren. Por katundari ne zemer mbetet pergjithmone katundar… Ju kujtoj-

me edhe fjalet e para te tij kur erdhi tek Milani: ”Vij ne skuadren me te

madhe ne bote me shume se Milani eshte vetem qielli dhe nuk do te tra-

dhtoj ata qe besuan ne mua dhe me ndihmuan nese i tradhtoj dhe iki qe

ketej atehere duhet te jem çmendur dhe duhet te me mbyllni ne nje

ÇMENDINE…” dhe ja tashme eshte mbyllur ne nje çmendine qe quhet Inter.

Per fund duhet thene qe Cassano asnjehere tek Milani nuk ishte lojtari titul-

lar kryesore ai ishte nje rezerviste i mire por asnjehere nuk u bo lojtari krye-

sore per ata titulli eshte faliminderit per asgje katundari i Barit.

Deschamps: Nuk di nëse Mexes do qëndroj në Milan

Trajneri i Frances, Deschamps, në një konferencë për media foli më shumë për situatë e kombëtarë së Francës dhe gjendjen e lojtarëve të tij. Për lojtarin e Milan, Phelipe Mexes, Dechamps u shpreh: “Mexes është në një situatë të veçantë me klubin, nuk e di nëse ai do qëndroj aty”. Kjo deklaratë e Deschamps jep të kuptoj se Mexes nuk është duke menduar qëndrimin

Pazzini lojtar i Milanit

Giampaolo Pazzini tashme

eshte ne zyrt e Milanit per ta

nenshkruar kontraten e tij

me Milanin, pasi gjithqka ka

perfunduar mes palve Milan-

Inter-Pazzini e njejta gje po

ndodh edhe me katundarin e

Barit, qe eshte duke kryer

vizitat mjeksore ne nje klinik

ne Pavia (tifozet e Interit

kane dyshime ne zemren e

Cassanos, ju kujtohet parulla

ne Derby?).

Pazzini gjate dites se sotme

ishte ne Milanello dhe fjalet e

tij te para si kuqezi jane: –

”Jam shume i lumtur, kup-

tova gjithqka gjate dites se

djeshme dhe jam i lumtur” –

gjate pytjes se ai mund te jete Inzaghi i ri, Pazzo pergjigjet – ‘”Do te shohim me qetesi”

– ndersa fjalet e fundit qe beri Pazzo jane: ”Tani do bejme vizitat mjeksore dhe me pas

te shohim, megjithate jam shume shume i lumtur”.

Page 4: ACMilan-Shqip Nr.1