Acidi acetik (etanoik)
Acidi acetik (etanoik)
Përmbajtja:
• Acidi acetik (etanoik)• Formulat• Përfitimi• Vetitë Fizike• Vetitë Kimike• Përdorimi
Acidi acetik (etanoik)
Acidi acetik (etanoik) është një ndër acidet e para organike të njohura prej njeriut. Emri acetik rrjedh nga gjuha latine (acetum = uthull). Uthulla formohet vetvetiu nëse do të lihet vera hapur. Por ky proces ndodh në prani të oksigjenit. Formulat e Acidit acetik janë: Formula molekulare, strukturale dhe 3D.
Formulat
Formula Strukturale
Formula 3D
Formula Molekulare
Përfitimi• Acidi acetik (etanoik) përfitohet me
disa metoda: 1.Me oksidimin ose thartimin acetik të
alkoolit të verës, i cili shndërrohet në acid acetik ose etanoik sipas reaksionit:
2.Me distilimin e thatë të drurit.
Përfitimi +
3. Me hidratimin e etinit
Vetitë Fizike
• Acidi acetik është substancë e lëngët, me erë karakteristike të uthullës. Në temperatur mbi 16,7°C është në gjendje agregate të lëngët. Acidi acetik me përqëndrim (98-100%), në temperaturë më të ulët, shfaqet në gjendje agregate të ngurtë, në formë kristalore, prandaj edhe quhet acid acetik “glacial”. Acidi acetik vjen në treg me përqëndrim 80% dhe është helmues, prandaj për përgatitjen e melmesave përdoret tretësira me përqëndrim 4-9%.
Acidi acetik “glacial”(Foto)
Vetitë Kimike
• Acidi etanoik radhitet ndër acidet e dobëta, sepse shumë pak shpërbashkohen në jone dhe është përques i dobët i rrymës elektrike. Acidet në tretësira ujore shpërbashkohen në jone hidrogjen ose hidronium dhe në mbetje acidike.
Vetitë Kimike +• Acidi etanoik bashkëvepron me
hidroksidin e natriumit dhe formon etanoatin e natriumit dhe ujin sipas reaksionit:
Vetitë Kimike +• Acidi etanoik bashkëvepron
aktivisht me metale, si p.sh me zinkun, duke formuar kripëra etanoate ose acetate, me ç`rast lirohet hidrogjeni në gjendje agregate të gaztë.
• Acidi etanoik bashkëvepron me alkool, me ç`rast formon esteret përkatëse dhe lirohet uji.
Përdorimi• Acidi etanoik përdoret në
industrinë ushqimore për konservimin e perimeve, në industrinë farmaceutike, për përfitimin e ngjyrave, të fijeve sintetike, të lëndëve plastike, në kozmetikë, si tretës etj.
Fleurat Govori