Top Banner
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETINGUT MASTER SHKENCOR VITI I DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS 8 Marsi,në vende të ndryshme të Botës Tiranë, Mars 2015 Punoi : Pranoi : Prof. Dr. Ilia Kristo Ana Meco Endrilon Cani 1
34

8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

Aug 06, 2015

Download

Marketing

Keti Gjipali
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI MARKETINGUT

MASTER SHKENCOR VITI I

DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS8 Marsi,në vende të ndryshme të Botës

Tiranë, Mars 2015

Punoi : Pranoi : Prof. Dr. Ilia Kristo

Ana Meco

Endrilon Cani

Enxhi Marku

Ina Tase

Jonisa Mataj

Naurela Golloshi

1

Page 2: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

2

Page 3: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

PËRMBAJTJA

Abstrakt....................................................................................................................................................4

Hyrje Dita Ndërkombëtare e Gruas...............................................................................................5

Kreu 1: 8 Marsi në SHBA..................................................................................................................6

Si marketohet më 8 Mars në SHBA?.................................................................................................7

Kreu 2: 8 Marsi në Itali....................................................................................................................8

Kreu 3: 8 Marsi në Kinë..................................................................................................................9

KREU 4: 8 Marsi në Rusi.................................................................................................................11

Çfarë dhuratash bejne ruset per 8 mars?..........................................................................................12

Si marketohet 8 Marsi ne Rusi?......................................................................................................12

KREU 5: 8 Marsi në Brazil..............................................................................................................13

KREU 6: 8 Marsi në Shqipëri...........................................................................................................16

Metodologjia.......................................................................................................................................16

Rezultatet dhe analiza. Si marketohet 8 marsi në Tiranë?..................................................................16

Konkluzione............................................................................................................................................18

ANEKS.....................................................................................................................................................19

Anketa.............................................................................................................................................19

Disa nga Rezultatet e Anketës.........................................................................................................22

Referencat.......................................................................................................................................24

3

Page 4: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

Abstrakt

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas kremtohet në vende të ndryshme të botës, diku si festë e

diku si protestë. Faktorët ekonomik, politik, social e kulturor ndikojnë në percepimin e kësaj të

fundit. Bizneset duke “përfituar” nga perceptimi që vende të ndryshme kanë e marketojnë këtë

ditë në këndvështrime të ndryshme. Për të konkretizuar këto diferenca kemi marrë në analizë

disa vende si SHBA, Kinë , Rusi, Brazil, Itali dhe Shqipëri. Si marketohet 8 Marsi në këto

vende? Cili është roli i marketingut ndërkombëtarë në këtë rast?

4

Page 5: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

Hyrje Dita Ndërkombëtare e Gruas

Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i formave të ndryshme të marketimit të ditës 8 Mars

në vende të ndryshme. Kemi zgjedhur disa vende për t’a konkretizuar dhe për të përshkruar në

detaj këto diferenca në varësi të faktorëve ekonomik, politik, social dhe kulturor.

Në kreun e parë kemi trajtuar rastin e SHBA-së . Si kjo festë ka evoluar deri në ditët e sotme. Si

konceptohet në mjedisin kulturor Amerikan. Në SHBA 8 Marsi kondiserohet si Dita

Ndërkombëtare e Gruas. Në këtë dite organizohen me dhjetra aktivitete me fokus gruan dhe

arritjet e saj në shoqëri. SHBA e vënë theksin më tepër në barazinë gjinore.

Në kreun e dytë flitet për 8 Marsin në Itali. Në vende të emancipuara të Evropës si Italia gjatë

kësaj dite i kushtohet një kujdes i veçantë gruas, ku dhurata kryesore është lulja e mimozës.

Gratë dalin për të festuar me njëra-tjerën. Megjithëse zhvillohen grumbullime publike e shfaqje

teatrale për të kujtuar përpjekjet e grave, përsëri festimi i kësaj feste kritikohet nga disa për

humbjen e vlerës që ajo përfaqëson.

Në kreun e tretë kemi trajtuar 8 Marsin në Kinë. Dita Ndërkombëtare e Gruas shpesh festohet

duke organizuar një shumëllojshmëri aktivitetesh, si seminare, parada, konferenca, debate, dhe

çdo llojë aktiviteti tjetër i cili përfshin promovimin e të drejtave të grave. Kjo ditë synon të rris

ndërgjegjësimin në mbar botën për të drejtat e grave në arsim dhe karrierë.

Në Kreun e katërt , flitet për 8 Marsin në Rusi. Dikur 8 marsi ne Rusi ishte nje proteste per

barazine gjinore. Sot nuk eshte gje tjeter veҫse nje festë ku gratë festojnë ndërsa burrat

plotesojnë dëshirat e grave qoftë dhe për një ditë

Në kreun e pestë trajtohet 8 Marsin në Brazil. Gjatë kësaj dite në Brazil Organizohen tubime

masive duke u fokusuar në barazinë gjinore dhe çështjet e sigurisë për gratë

Në kreun e gjashtë kemi trajtuar rastin e Shqipërisë. Si kjo festë preceptohet nga shoqëria?

Kremtohet si festë apo protest? Si ka evoluar ndër vite dhe si marketohet nga bisneze të

ndryshme ditët e sotme? Jemi mbështetur në kërkimin primar, i cili konsiton në një anketim

online nëpërmjet programit GoogleForms. Kërkimi sekondar mbështet në vëzhgimin online të

websiteve të ndryshme të bisneseve të cilat i kushtojnë vëmendje kësaj dite.

5

Page 6: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

Kreu 1: 8 Marsi në SHBA

8 Mars është dita ndërkombëtare e gruas. Në shumë vendë të botës ajo konsiderohet edhe si

festa e nënës apo e femrave. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës data 8 Mars është dita

ndërkombëtare e grave IWD dhe një sërë aktivitetesh ndërmeren në këtë ditë.

Një historik i shkurter. SHBA kanë padyshim kontributin e tyre në luftën e grave për fitimin e

të drejtave të tyre në një shoqëri maskiliste.

Në vitin 1908 atëherë kur debate për të drejtat e grave në shoqëri ishte I nxehtë, revolta e tyre

mori formë. Rreth 15000 gra marshuan Në rrugët e New York City duke protestuar për uljen e

orëve të punës, rritjen e pagave, dhe të drejtën për të votuar. 1909 një vit më vonë, Partia

Socialiste e Amerikës ishte e para organizatë që mbështeti protestën e grave kundër shtypjes së

të drejtave të tyre. Kështu u vendos dhe dita Kombëtarë e Grave e cila filloi të bëhej pjesë e

aktiviteteve kombëtare në datën 28 Shkurt. Që nga viti 1909 deri më 1913 Dita Kombëtare e

Grave festohej të dielën e fundit të Shkurtit. Më vonë me ngjarjet që ndodhën më pas në botë,

ajo u spostua më 8 Mars.

8 MARSI: FESTË APO PROTEST?

Në SHBA 8 marsi konsiderohett si dita ndërkombëtare e gruas. Njëkohësisht ajo trajtohet dhe

si festa e nënës. Për këtë ditë organizohen një sërë aktivitetesh. Vetëm më 8 Mars të 2015 në

SHBA u organizuan plot 231 evente. Në to përfshiheshin paketa turisitke per femra, trajtime në

qëndra estetike, lancime filmash enkas per femrat, takime ku flitej për zhvillimin e karrierës së

grave, festa ku celebrohen arritjet e grave në fusha të ndryshme etj.

Gjithashtu industria e modës I kshton një rëndësi të veçantë kësaj dite. Ulje apo paketa të reja

produktesh dhe shërbimesh hidhen në treg posaçërisht vetëm për këtë ditë.

8 Marsi është një ditë mjaf e rëndësishme aq sa në SHBA I gjithë muaji Mars I kushtohet vetëm

grave.

Një karakteristikë e SHBA është se 8 Marsi I gëzon të dyja anët e medaljes. Shumë rrugë

mbushen plot nga protestueset femra që vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre.

6

Page 7: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

Së fundmi ish çifti presidencial Clinton dhe vajza e tyre Chelsea këtë 8 Mars ndërmorën një

fushatë të titulluar “not there”. Në shenjë proteste ata hoqën fotot e grave të shfaqura në postera

të ndryshëm, kopertina librash apo revistash për të treguar se gratë nuk kanë arritur akoma atë

për të cilën kanë luftuar kaq gjatë, barazinë gjinore. Në vend të fotove shkruhej not-there.org e

cila kur klikohej të dërgonte në faqen e fondacionit Clinton.

Si marketohet më 8 Mars në SHBA?

Imazhi I gruas ka qënë përherë pjesë e reklamave të kompanive të ndryshme në SHBA.

Megjithatë mënyra se si trajtohej ajo në këto reklama ka ndryshuar në varësi të mënyrës se si

konceptohej femra në shoqëri.

Viti 1983: Reklamë që tregon se vendi I gruas është në kuzhinë, larg zyrave. Ndërkohë në

Amerikë ishte themeluar Shoqata Kombëtare e Grave Që Vuajnë.

Vitet 1990: Ndërkohë që në vende të ndryshme të botës gratë luftonin për të drejtat e tyre.

Marketerët në SHBA nuk e kishin marë shumë seriozisht këtë fakt. Kjo duket dhe në posterin e

mëposhtëm të një reklame të atyre viteve.

Vitet 1920: Firmoset Amendamenti Konstitucional që I jep grave amerikane të drejtën për të

votuar . Në këtë reklame tregohet se gratë kanë frikë të dalin jashtë mureve të kuzhinës.

Viti 1943: Reklamë e krijuar nga J. Howard Miller për Westinghouse Electric në periudhën kur

shumë burra amerikanë shkuan unshtarë dhe grave iu desh të punonin për të mbajtur shtëpinë.

Kjo është reklama e parë ku fermave iu jepet më shumë pushtet. Ky poster u risoll në vëmendje

nga lëvizja feministe në vitet 1980.

Në vitet 1950: Kush thotë se është bota e burrave?! Mesa duket vazhdonte të ishte po njësoj. Në

vitet 1960 gratë kishin të drejtën e votës, kishin rëndësi intelektuala por kurrsesi s’duhet të ishin

në formën e dardhës. Në këto fite filloi një fushatë intensive për uljen në peshë që kishte në

fokus femrat. Vitet 1970: Virginia Slims' "You've come a long ëay, baby". Filloi ti jepte femrës

më sensualitet në reklama dhe më guxuese. Vitet 1980 sollën një tjetër lloj gruaje. Ajo që I

bënte të gjitha, që ishte një nënë, ishte profesioniste dhe vishte pantallona.

Vitet 1990: Tanimë shfaqet ana sensuale e femrave në reklama si mjet për të tërhequr

audiencën. Viti 2004: Reklama e Dove e cila promovonte bukurinë e femrave të rracave të

ndryshme dhe kur ato nuk janë perfekte. Viti 2012: JC Penny krijon një reklamë ku protagonist

janë një familje me dy prindër femra. Reklama pati reagime të shumta që sollën dhe protesta

por pati dhe nga ata që e pëlqyen shumë pasi një prej personazheve ishte Ellen Degeneres

7

Page 8: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

moderatoria e famshme amerikane. Viti 2013: Bic prezanton në 8 Mars produktin e saj “Bic

for her pen”. Një stilolaps vetëm për femra I cili pati shumë reagime nga publiku. Ajo u quajt si

një reklamë qesharake pasi ajo thjesht nuk ka sens.

Përfundime

8 Marsi është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e festive të SHBA.

Ajo konsiderohet si dita ndërkombëtare e grave po njëherësh dhe festa e nënës.

SHBA është një prej vendeve ku 8 Marsi manifestohet dhe me protesta të mëdha.

Zhvillimi i rolit të gruas në shoqërinë amerikane ka ndikuar dhe në mënyrën e

reklamimit të produkteve të ndryshme.

Në këtë ditë gratë janë më të prirura të bëhen pjesë të eventeve të ndryshme kun ë

qëndër janë arritjet e tyre në fushën profesionale.

Gratë në SHBA kërkojnë gjithnjë e më shumë barazi gjinore. Prandaj një kompani

duhet të bëj kujdes në marketimin e produkteve.

Përdorimi I reklamave që nxjerin në pah zhveshjet e tepruara nuk janë fort të

pëlqyeshme nga publiku amerikan.

Kreu 2: 8 Marsi në Itali

Në Itali dita ndërkomëtare e gruas u njoh në 1922. Vetëm pas luftës, 1946, ajo filloi të festohej

në të gjithë vendin. Gratë në Itali nuk kanë nevojë për një ditë të veçantë për të festuar në një

mbrëmje vetëm me gra, megjithatë ato e jetojnë këtë mbrëmje me entuziazëm.

Në Itali, për të festuar këtë ditë, burrat i japin mimoza grave: Partnereve, mamave, motrave,

shoqeve, kolegeve. Mimoza është përdorur për herë të parë në 1946 në Itali dhe është simboli i

kësaj feste në këtë vend.Ajo u zgjodh nga Udi (Union of Italian Women).Ato zgjodhën

mimozën për shkak të ngjyrës së saj të verdhë, dhe se ishte e lirë dhe në lulëzim në atë periudhë

të vitit .Ajo ishte një zgjedhje e thjeshtë por një ide me sukses të madh, e cila përdoret edhe sot.

Në ditët e sotme ajo është një “logo” për posterat dhe kartolinat.Në 8 mars, shitet kjo lule në

çdo cep në Itali.

Gratë italiane dalin me shoqet në mbrëmje me shoqet për të festuar 8 marsin. Restorantet dhe

baret ofrojnë specialitete për gratë në këtë ditë: menu ekskluzive me temë Mimozën, tavolinat

8

Page 9: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

dekorohen me këtë lule. Festimi i kësaj feste ka ndikuar edhe në krijimin e disa pjatave të

gatimit tipike për këtë festë. Me rastin e kësaj feste pregatitet torta Mimosa dhe kokteili

Mimosa.

Gjithashtu, në Itali, organizohen edhe disa iniciativa kulturore me rastin e kësaj feste si:

- Hyrje falas në muze dhe vende arkeologjike

- Performanca publike

- Grupe leximi

- Shfaqje teatrale rreth të drejtave të grave

- Ekspozita me punime të artisteve gra

Megjithatë shpesh festimi ikësaj feste kritikohet për humbjen e kontekstit politik sepse ajo

shihet thjesht si një ditë ku burrat i shprehin dashurinë e tyre grave që kanë rrotull. Ajo

kritikohet për faktin se po bëhet gjithmonë e më shumë komerciale dhe një iniciativë

marketing. Gjithashtu, shihet nga disa si një justifikim për burrat për të kompensuar

neglizhimin e një viti ndaj partnereve të tyre. Grupimet feministe kritikojnë gjithashtu edhe

mënyrën si e festojnë disa gra , duke organizuar mbrëmje vetëm me gra e duke shkuar në klube

striptizmi. Ato e perceptojnë këtë mënyrë festimi si sjellje sjellje të grave si burra pën një

mbrëmje.

Përveç festimeve, në këtë ditë kujtohen edhe “luftrat” që kanë kaluar gratë për të drejtat e tyre.

Shoqëria kujton kontributin e madh të grave në shoqëri, sakrificat e tyre dhe feston arritjet e

tyre.Për këtë arsye në Itali zhvillohen demostrime dhe grumbullime për të kujtuar të gjitha

“luftrat” që kanë kaluar gratë për të drejtat e tyre dhe çfarë ka mbetur akoma për tu bërë në

këtëdrejtim

Kreu 3: 8 Marsi në Kinë

Popullësia e përgjithëshme e Kinës është 1.338.612.968,gratë përbëjnë pothuaj se gjysmën e kësaj popullsie,ato kanë tendencë të jetojnë më gjatë se meshkujt në Kinë. (jeta mesatare e meshkujve është 69 vjecë dhe e femrave është 74 vjecë)

Që në fillim kinezët nuk kishin asnjë angazhim të vërtetë për të nënshtruar grate, megjithatë me kalimin e kohës, mësimet konfuciane u interpretuan si një detyrim për ta bërë këtë , ku u vu theksi mbi dominimin mashkullor. Sipas kësaj, grate në çdo nivel duhet të kishin një pozitë më të ulët se burrat, pra përulja e femrave ndaj meshkujve shihesh si diçka e duhur dhe shumë e natyrshme.

Edhe para 1900, grate në Kinë ishin të privuara pothuaj se nga të gjitha të drejtat e tyre. Kultura Kineze është e përqëndruar në bashkimin e familjes, por për një kohë të gjatë vetë grate nuk janë trajtuar si pjesë e kësaj famijes. Grate në Kinë për një kohë të gjatë kanë shërbyer si skllevër, konkubinat dhe prostitucion. Pjesa më e madhe e martesave ishin rregullta, grate ihin

9

Page 10: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

të martuara me një burrë kinez dhe kishin fëmijë me po këtë burrë. Grate mësoheshin si do të shërbenit burave të tyre që kur ato ishin fëmijë.gratë në Kinë nuk lejoheshin që të kishin të drejtën e fjalës, dhe nqs ato mernin të drejtën e fjalë ato dënoheshin për këtë.

Trajtimi i gruas në Kinë para dhe gjatë 1900-ës, nuk ishte dhe aq i bukur.Nëse një grua nuk

ishte fizikisht e bukur, atëhere ajo nuk kishte asnjë të drejtë për t’u dëgjuar.por grate të cilat

kishin një paraqitje fizike tërheqëse ju jepesha e drejta e fjalës, por përsëri e kufizuar.

Gratë bindeshin plotësisht ndaj burrit të tyre, duhej të qëndronin në shpi, të përgatisnin ushqimin për familjen dhe të mereshe me qepjen e veshjeve të anëtarëve të familjes,

Ato rralë ju lejoheshe të largoheshin nga shpija për të blerë sende apo ushqime për famijljen.

Babai i madh i familjes vendoste se kur dhe me ke do te martohej vajza, një vendim mbi të cilin vajza nuk kishte asnje ndikiim.

Grave nuk ju lejoheshe që të mereshin me thashetheme apo të qeshnin.

Vajzat e reja të cilat ishin pjesë e klasave të varfëra, mund të shiteshin tek klasat më të larta, në burra të cilët ishin të martuar.

Çdo vit, Kina feston Ditën Ndërkombëtare të Grave më 8 mars, por pak më ndryshe nga fokusi

origjinale në vendet e tjera ekonomike, politike, dhe sociale. Partia kinze Komuniste shënoi

Ditën Ndërkombëtarë të Grace në 1922, duke e kthyer këtë ditë në një festë zyrtare me

themelimin e Republikës Popullore në vitin 1949.

Tani që Kina është e bazuar mbi komunizmin shumë gjëra kanë ndryshuar:

Politikat e martesës nuk janë më ne fuqi,gratë tani mund të zgjedhin bashkëshortët e tyre

dhe të martohem me vullnet të lirë.

Poligamia në familjet Kineze është shfuqizuar.

Lufta për barazinë gjinore i ka mundësuar femrave arsimimin dhe karrierën që ato të mos

angazhohen vetëm në punët shtëpiake.

Dita e Gruas është thjesht një rast për burrat për të shprehur dashurinë e tyre për gratë në

mënyrë të ngjashme me ditën e Shën Valentinit dhe ditën e Nënës.Për shkak të ndryshimeve,

Dita e grave është bërë një mjet marketingut për kompanitë për të mbajtur shitje të madhe për

produkte të grave. Për këto kompani, Dita e grave nuk ka më shumë rëndësi se sa ditën e Shën

Valentinit, dhe kjo për t’a është vetëm një mundësi biznesi.Në këtë ditë, shumë burra kinezë

blejnë dhurata për nënat, bashkëshortet e tyre, madje edhe vajza. Shumica e grave gëzojnë një

pushim gjysmë-ditrë.Por diskriminimi ndaj grave mbetet i ngulitur thellë në shoqëri. Shpalljet

10

Page 11: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

për punë pothuaj se në pjesën më të madhë u adresohem meshkujve, dhe në rastin që femrat

mund të aplikojnë, aty specifikohen atribute fizike të veçanta që ato duhet të përmbushin.

Dita Ndërkombëtare e Gruas shpesh festohet duke organizer një shumëllojshmëri aktivitetesh,

si seminare, parade, konferenca, debate, dhe çdp llojë aktivitet tjetër i cili përfshin promovimin

e të drejtave të grave. Kjo ditë synon të rritë ndërgjegjësimin mbarëbotëroë për të drejtat e

grave në arsim dhe në karrierë,etj. Këtë qeveria kineze ka arestuar të paktën 10 aktivite të të

drejtave të grave, në ditën e grave. Qëllimi i këtyre grave ishte rritja e ndërgjegjësimit në lidhje

me ngacmimet seksuale, duke postuar postera dhe duke shpërndarë feltpalosje në qytete si

Pekini, Guangzhou, dhe Hangzhou. Të gjitha këtë veprime janë të mbrojtura me ligjin kineze

dhe ndërkombëtare.

KREU 4: 8 Marsi në Rusi

8 Marsi (восьмое марта) është e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. (Международный

женский день). Festë qe u shfaq si një festw politike për të simbolizuar luftën e grave nga e

gjithë bota për të drejtat e tyre. Si ne kohen e kaluar, motivet politike të festës u vendosen në

sfond dhe 8 marsi thjesht u bë festa e grave në Rusi dhe republikat e tjera të ish-Bashkimit

Sovjetik. 8 Marsi është një festë zyrtare publike. Kjo festë e bukur pranverore shpesh festohet

në rrethin e familjes me një vakt festiv dhe shampanjë. Burrat dhe gratë japin lule, kartolina me

poezi, çokollata, dhe dhurata të tjera të këndshme ndaj nënave, grave, gjysheve, motrave dhe

bijave. Disa burra ruse ndërmarrin të gjitha detyrat e shtëpisë në këtë ditë.

Në kompanitë dhe organizatat, të gjitha gratë marrin lule dhe dhurata të vogla të paharrueshme

nga meshkuj bashkëpunëtorë të tyre dhe, nganjëherë, nga vetë punëdhënësit. Gjatë pushimit të

drekës, është e zakonshme që të ketë një party të vogël ne zyre, me tortë dhe një gotë

shampanjë. Artistet popullore ruse organizojnë koncerte dhe shfaqje festive më 8 mars.

Këngëtarët më të mirë dhe aktorët më të talentuar të skenës festojne me këngë dhe poezi rreth

dashurisë dhe grave të bukura.

Megjithatë, shumë pak Rusë festojnë festën duke shkuar në koncerte, teatro apo filma. Mënyra

tradicionale për të festuar është në shtëpi në mesin e shokëve dhe familjes. Edhe pse 8 Marsi

është një festë e madhe në Rusi, disa njerëz zgjedhin per të mos e festuar atë. Kjo është

veçanërisht e zakonshme për njerëz të moshuar që nuk mund të pëlqejne festat apo paratë e

harxhuara për dhurata. Në fakt, 14% e rusëve nuk e kane në plan për të festuar Ditën

Ndërkombëtare të Grave.

11

Page 12: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

Çfarë dhuratash bejne ruset per 8 mars?

Si burrat ashtu dhe gratw bëjnë dhurata për gratë qe I kane afër. Dhuratat që rusët bejne më 8 mars varen nga shumë faktorë. Një nga gjërat qe marrin në konsideratë janë marredheniet qe kane me një grua (nëse ajo është gjyshja e tyre, nënë, grua, apo e dashura) dhe çfarë lloji dhurate mund të përballojnë financiarisht.

Lulet si dhurate per 8 Mars

Lulet janë zgjedhja më popullore si dhuratë më 8 mars. Mimozat e verdha dhe trëndafilat janë veçanërisht të njohura. Karamelet dhe çokollatat janë nje zgjedhje tjetër popullore, e ndjekur nga parfumet dhe kozmetiket. Disa njerëz japin dhurate para ose kartat krediti, në mënyrë që gratë të mund të marrin dhuratën më të mirë për veten e tyre. Lista vazhdon dhe ne zgjedhjet e tjera per dhurate përfshihen bizhuterite, pajisjet shtëpiake, enët e kuzhines, , rrobat, këpucët, librat, DVD, dhe madje edhe telefonat celularë dhe kamera. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit,33% e rusëve ndjekin gjykimin e tyre në lidhje me atë që një grua do të donte për të marrë si dhuratë.

25% e rusëve pyesin drejtpërdrejt atë që një grua do të donte për të marrë si dhurate.

23% e ruseve zgjedhin një dhuratë që ata mund të përballojë financiarisht.

14% e burrave dhe grave ruse preferojnë të japin një dhuratë standarde, të tilla si lule, parfum ose çokollatë.

14% Dhe më pak e zakonshme eshte dhënia e parave.

8% konsultohen me miqtë dhe të afërmit në zgjedhjen e një dhuratë.

10% e rusëve nuk e respektojnë traditën per te bere dhurata për 8 mars.

Në të njëjtën kohë, 28% meshkuj rusë janë më të prirur për të pyetur gratë në lidhje me zgjedhjen e një dhurate.

20% ose të konsultohet me miqtë dhe të afërmit

25% e grave ruse janë më të prirura për tu bere grave të tjera dhurata standarde.

Si marketohet 8 Marsi ne Rusi?

Në Rusine bashkëkohore, 8 Marsi është dita e shprehjes se ndjenjave te ngrohta. Një e treta e

rusëve mendojnë kështu, sipas një sondazhi të kryer nga udhëheqës ruse te kompanisë

sociologjike VCIOM.

16% e rusëve e mendojnë për atë si një tradite ose një mundësi për të bërë një surprizë te

këndshme për gratë. 14% e ruseve e shohin si një ditë normale. 10% e rusëve e lidhin atë dite

me dhurata dhe lule. Dita e Ndërkombëtare e Grave është një ditë shumë e veçantë dhe e

rëndësishme për 7% të rusëve. 2% e mendojne ate si nje feste me humbje parash. Gratë ruse

shpesh e konsiderojnë 8 marsin një ditë te emocioneve të këndshme, qejfeve, dhe përshtypjeve

12

Page 13: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

të gjalla. Në të njëjtën kohë, meshkujt rusë e mendojne kte festë si një arsye e mirë për të

kënaqur grate e tyre. Dita Ndërkombëtare e Grave në Rusi u shënua për herë të parë më 8 mars,

1913, kur gratë kërkuan të drejtën e votës nëpërmjet një demonstrimi publik. Ajo u bë një festë

e njohur publike në Rusi në 1918, dhe kjo është analogji e tanishme e "Ditës se burrave" e cila

festohet më 23 shkurt. Dikur 8 marsi ne Rusi ishte nje proteste per barazine gjinore…Sot nuk

eshte gje tjeter vecse nje feste ku grate festojne ndersa burrat plotesojne deshirat e grave qofte

dhe per nje ditë

KREU 5: 8 Marsi në Brazil

Per diten nderkombetare te gruas, në rajone të tilla si ato të Amerikës Latine dhe Karaibe,

tubime masive organizohen duke u fokusuar në barazinë gjinore dhe çështjet e sigurisë për

gratë. Për shembull, në 2012, një program i quajtur "Bashkohu me mua" u organizua në Brazil

për të inkurajuar burrat dhe gratë për të thirrur për barazi dhe paqe.

Levizjet për të drejtat e femrave në Brazil

Lëvizja për të drejtat e njeriut ka pasur një ndikim të rëndësishëm në lëvizjen për të drejtat e

grave, që nga 1970, kur të drejtat e njeriut u shfaq si një ideologji dhe praktikë të zhvillimit.

Shpesh lëvizjet e grave në Brazil jane kuptuar në kontekstin për pjesëmarrje më të madhe në

politikë dhe barazinë socio-ekonomike. Shumica e këtyre grave të përfshira në lëvizjen

feministe të viteve 1970 ishin të përfshirë edhe në lëvizjet e tjera politike, të tilla si lëvizja

drejtave të njeriut, si dhe formimin e partive të majta politike.

Rolet shoqërore te grave në Brazil janë ndikuar shumë nga traditat patriarkale të kulturës

Iberike, e cila mban gratë e varur nga burrat në marrëdhëniet familjare dhe komunitare. Si një

ndër kombet më të madhe katolike në botë, feja gjithashtu ka një ndikim të rëndësishëm në

perceptimin e grave në Brazil, edhe pse gjatë shekullit të kaluar, qeveria braziliane ka thyer

gjithnjë e më shumë Kishën Katolike në lidhje me çështjet e lidhura për të drejtat e lindjes

(riprodhuese).

Brazili posedon lëvizjen e grave më të organizuar dhe efektive në Amerikën Latine, me fitime

të dukshme që janë bërë gjatë shekullit të kaluar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat

ligjore dhe politike të grave. Pavarësisht nga fitimet e bëra mbi të drejtat e grave gjatë shekullit

të kaluar, gratë në Brazil ende përballen me pabarazi të konsiderueshme gjinore, e cila është më

e theksuar në zonat rurale dhe verilindore të Brazilit. Bazuar në “Indexin e Pabarazise

Gjinore”, në vitin 2010, Kombet e Bashkuara e rendititën Brazilin në vendin e 73 nga 169

vende.

13

Page 14: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

Lëvizjet e grave në Brazil kanë qenë tradicionalisht të udhëhequr dhe mbështetur nga gratë e

klasës së mesme dhe të larte. Forumi Ekonomik Botëror publikoi një studim që tregonte se

vendi kishte zhdukur praktikisht dallimet gjinore në arsim dhe trajtimin shëndetësor, por se

gratë ende kanë mbetur prapa në paga dhe ndikimin politik. Sipas Ministrisë së Punës dhe

Punësimit, gratë janë paguar 30 % më pak se burrat. Në vitin 2005, specialisti i OKB-së vërejti

një nivel të ulët të përfaqësimit të grave në sistemin gjyqësor, ku gratë zinin vetëm 5 % të

posteve të larta në gjyqësor dhe Zyrën e Prokurorit Publik. E para femër e mori postin në Senat

në 1979. Ne 2009, vetëm 9% e vendeve në parlamentin kombëtar janë mbajtur nga femrat.

Femrat ditet e sotme kanë më shumë opsione. Karrierat e reja janë të hapura për to, ato kanë liri

më të mëdha në lidhje me seksualitetin e tyre, ato mund të shmangin më lehtë një shtatzëni të

padëshiruar. Për fat të keq, këto opsione nuk janë në dispozicion në mënyrë të barabartë për të

gjitha grate. Aktivistet e levizje te shumta per mbrojtjen e te drejtave te femres “grate rebele,”

ato priren të shohin veten e tyre si qenie autonome njerëzore që janë të lirë të vendosin për jetën

e tyre dhe të cilët kanë të drejtë të respektohen dhe të trajtohen pa diskriminim. Këtu përsëri,

progresi nuk është uniform, dhe madje edhe gratë shumë të çliruara që jetojnë në marrëdhënie

me te emancipuar me partnerët e tyre ende mund të përballet me pengesa të mëdha.

Në Brazil i japin një rol shumë të rëndësishëm bukurisë, edhe të grave shumë të arritura, kjo e

ka bërë kirurgjinë plastike shumë e zakonshme. Një tjetër është vështirësia e ndarjes së punës të

kujdesit. Kur vjen puna për të marrë kujdesin e foshnjave, apo prindërit e sëmurë dhe të vjetër,

barrat janë akoma mbi supet e grave individuale, të cilët janë të mbështetura rrallë nga partnerët

e tyre ose institucionet sociale. Se treti është dhuna në familje, veçanërisht ata që janë të varur

ekonomikisht nga burrat. Se katërti është paligjshmëria e abortit.

Dhe së fundi, në pjesëmarrjen politike ka pasur pak progress, aktualisht postin e presidentit e

mban një grua, por ajo është ende e pakapshme për shumë gra.

Në vitet 1980, gratë e reja në jug të Brazilit themeluarn MOVIMENTO de Mulheres

Trabalhadoras Rurais (Lëvizja e Grave Rurale Punëtorëve-MMTR). Shumë prej tyre ishin të

detyruar të lënë shkollën pas klasës së pestë për të ndihmuar me punët e shtëpisë, dhe ato

refuzuan të pranojnë jetën në të cilat gratë nuk kanë të njëjtat të drejta ligjore si meshkujt.

Aktivistët MMTR donin te bindin nënat e tyre, të cilët ishin mësuar me izolimin dhe dorëzim,

të bashkohen me ta në rrugë për të luftuar për të drejtat e grave. Njëzet e pesë vjet në këtë luftë

për të zgjeruar të drejtat e grave, ligje që promovojnë barazinë e grave janë pjesë e kushtetutës

së Brazilit dhe qeveria federale paguan sigurime shoqërore për gratë rurale. Gratë përgjegjëse

për këto ndryshime mund të kishin lëvizur larg në qytetet më të mëdha, në kërkim të një

14

Page 15: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

realiteti tjetër. Në vend të kësaj, ata morën punën e madhe të ndryshimit në komunitetet e tyre

dhe duke transformuar fshatrat rurale të Brazilit në vende ku gratë mund të gëzojnë të drejtat

ekonomike dhe ku zëri i tyre të dëgjohet.

Në Brazil, si në pjesën tjetër të botës, reformimi në rolet gjinore mbetet e vështirë si gjithmonë,

edhe pas shume vitesh të luftës. Edhe pse lëvizja e grave në Brazil ka arritur inkursione të

rëndësishëm në luftën për barazi më të madhe, ajo vazhdon të luftojnë me paradokse dhe

mospërputhjet edhe nga brenda.

Masat kundër dhunës ndaj femrave

Presidentja e Brazilit “Dilma Rousseff” ka nënshkruar një ligj të ri i cili përcakton dënime të

ashpra për vrasjen e grave dhe vajzave. Vrasjet e lidhura me dhunën në familje do të mbajnë

dënime midis 12 dhe 30 vjet. Presidentja Rousseff tha se ligji i ri i dërgon një mesazh të qartë

për gratë që shteti do ti mbrojë ato. Ajo tha se 15 gra vriten çdo ditë në Brazil.

Legjislacioni i ri ndryshon kodin penal për vrasjet e femrave, si dhe çdo krim që përfshin

dhunën në familje, përbuzje apo diskriminim ndaj grave. Legjislacioni i ngjashëm është futur

në vende të tjera të Amerikës Latine, si El Salvador, i cili ka shkallën më të lartë të vrasjeve të

grave në botë. Legjislacioni i ri thellon legjislacionine te sanksionuara në 2006 nga paraardhësi

i presidentit Rousseff-së, Luiz Inácio Lula da Silva.

I njohur si ligji "Maria da Penha", ai nderoi Maria de Pena Maja, një grua ish-burri i së cilës e

kishte rrahur atë për 14 vjet dhe u përpoq për të vrarë atë dy herë, duke e lënë paraplegjike.

Ajo është një figurë e shquar në lëvizjen për të drejtat e grave në Brazil. Ajo rriti dënimin

maksimal nga një deri në tre vjet. Ajo gjithashtu urdhëroi heqjen e abuzuesve nga shtëpia dhe

ndaluar ata nga afërsia nga gruaja apo fëmijët e sulmuar. Gjatë mandatit të saj në detyrë,

Presidentja Rousseff ka nxjerrë ligje të tjera që synojnë mbrojtjen e grave dhe te vajzave.

Në gusht 2013, ajo nënshkroi legjislacionin duke kerkuar nga të gjitha spitalet publike për të

siguruar trajtim kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe HIV / AIDS për

viktimat e përdhunimit. Ajo kërkon që viktimat të kenë qasje në kontracepsionin e urgjencës,

dhe në rastin e shtatzënisë ata kanë të drejtë për një abort, në shumicën e rasteve janë të

paligjshme në Brazil.

15

Page 16: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

KREU 6: 8 Marsi në Shqipëri

Dita8 Mars, Festa Ndërkombëtare e Gruas.Zanafilla e kremtimit të kësaj feste për herë të parë

në Shqipëri daton rreth viteve 1942. Duke parë në retrospektivë , shohim para viteve ’90 kjo

ditë kishte sensin e një feste. Statusi i gruas dhe të drejtat e saj, barazia me gjininë tjetër

kremtoheshin duke bërë propagandë. Parimisht cdo gjë dukej se funksiononte sic duhej,

megjthëse te drejtat e tyre ishin brenda një kuadri të kufizuar në vetvete. Pra shohim se edhe në

atë kohë marketingu nuk mungonte, ndonëse në një prizëm tjetër. Dita e 8 Marsit festohej nga

gratë në institucionet e asaj kohe, ku përsëriteshin e ripërsëriteshin parimisht të drejtat e saj për

pjesëmarrje aktive në punë, në vendimarrje apo statusi i saj në shoqëri etj. Idealizëm i vështirë

për t’u vënë në praktik, jo vetëm në atë kohë por edhe në ditët e sotme. Po sot? Si percpetohet 8

Marsi në Shqipëri ??Si Dita e Gruas, Nënës apo Femrës? A respektohen të drejtat e gruas ?

Marketohet si Festë apo Portestë?Si? Nga kush?

Metodologjia

Për të marrë një përgjigjë për të gjitha pyetjet e mësipërme jam mbështetur në kombinimin e

kërkimit primar dhe sekondar. Kërkimi sekondar konsiston në vëzhgimin në Interent në website

të ndryshme të kompanive që marketojnë produkte apo shërbime në këtë ditë.Kërkimi primar

konsiston në një anketë mbi perceptimin e 8 Marsit të realizuar online nëpërmjet formatit

GoogleForms. Duke qënë se u zhvillua online kriteri moshë ishte disi i kufizuar , pasi pjesa më

e madhe që e përdor dhe është aktive në median sociale është në moshë realtivisht të re.

Gjithashtu, zgjdhja u përqëndrua kryesisht në qytetin e Tiranës.U anketuan gjithësej 68

femra.Nga kjo anketë rezultoi se pjesa më e madhe e tyre varionte nga mosha 20 deri në 24

vjec.90 % ishin banore në qytetin e Tiranës dhe vetëm 10 % nga rrethet. Nga të anketuarat

raporti luhatej me 1% mbi statusin e punësuar ose jo.

Rezultatet dhe analiza. Si marketohet 8 marsi në Tiranë?

Nga anketa rezultoi se për pjesën më të madhe të të anketuarave rreth 60%, 8 Marsi

simbolizonte Ditën e Femrave. Vetëm 29 % e idenifikonin si Ditën e Gruas dhe 11% si Ditën e

Nënës. Raporti nëse konsiderohej festë apo protestë nuk përbënte luahtje të ndjeshme.Por në

momentin kur pyeteshin nëse kishin qënë pjesë e ndonje proteste për të drejtat e tyre, vetëm 7

16

Page 17: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

prej tyre u pergjigjën pozitivisht. Ndërkohë rreth 90% e tyre nuk kishin marrë pjesë në protestë

dhe mbi 90% nuk ishin pjesë e ndonjë organizate apo shoqate mbi të drejtat apo statusin e

gruas. Nga ana tjetër 72% mendonin se të drejtat e tyre nuk respektoheshin dhe mbi 60%

mendonin se ju mungonin ato. Shohim se marketingu i realizuar nga vet shoqatat apo

oragnizatat që mbrojnë të drejtat e grave nuk ka qënë efektiv. Duke marrë në konsideratë që kjo

moshë , është mosha më e ndjeshme në hedhjen e hapave për një karrierrë të mundëshme në

jetën e tyre arrijnë të perceptojnë të drejtat në këtë formë. Protestat e realizuara, nuk kanë qënë

iniciativë e lirë sindikaliste, por gjithmonë me nocione politike.Kjo thekson mungesën e

vëmendjes së organizatave/ shoqatave / sindikatave në komunikimi dhe marketing.

Si përfitojnë bisnezet nga ky preceptim? Kauza kalon në plan të dytë, por jo

domosdoshmërisht në të gjitha rast. Tashmë bisnezet e kanë kuptuar se si perceptohet kjo festë

nga masa. Konkretisht, nga klubet e natës, dyqanet kozmetike, restorantet, qëndrat estetike apo

bisnezet e tjera në Tiranë kjo ditë marketohet si festë. Mendoj se nuk qëndron ҫështja nësë

trajtohet si fest apo jo, madje mund të themi se është diҫka vërtet pozitive. Por si marketohet?

A komunikon mesazhin që kjo ditë përmban në vetvete ? Në Tiranë 8 Marsi marketohet nga

masa si Dita e Femrës dhe jo si Dita e Gruas. Në klubet e Tiranës ajo merr një kontekst

tjetër.Pavarsisht se masa e frekuentimit është dukshëm e lartë, rezultoi se këto evente që

organizohen nga këto klube në këtë ditë ishte vetëm 8 % tërhqëse për të anketuarat.

Aktivitet të pëlqyeshme rezultuan paktetat kozmetike që ofrohen nga kompani të ndryshme,

paktetat e restoranteve, të dyqaneve apo shërbimet estetike. Agjensitë e udhëtimit gjithashtu

promovojnë veten në këtë ditë duke ofruar paketa për këtë target grup. Rreth 41% kishin

qëndrim pozitiv ndaj këtyre paketave me cmime relativisht me të lira, paketa në grup ku gratë

mund të festojnë nën shoqërinë e njëra tjetrës, larg monotonisë dhe aktivitetit të përditshëm.

Dhuratat përbënin rreth 21% të zgjedhjes nga të anketuarat. Kjo dëshirë konkretizohej në

veshje, në buqeta me lule, aksesorë, bizhu , parfum, dhe librat së bashku me kartolinat që zinin

një peshë të vogël. Të pakta ishin ato femra që i bënin dhuratë vetes në këtë ditë, vetëm 24%.

Mesa duket ky grup ende nuk është “sulmuar” sic duhet nga bisnezet për ti motivuar apo nxitur

ato të kryejnë blerje në këtë ditë. Ky segment përbënte rreth 72 % të të anketuarave. Ajo pjesë

e të anketuarave që kishin marrë dhurata për 8 Mars, kryesonin nga dhuratat e partnerëve. Mesa

duket ky fakt shfrytëzohet edhe nga bisnezet të cilat bëjnë marketing duke stimuluar

kënaqësinë e dhuratave nga këta të fundit për partneret e tyre.

Ndër aktivitetet më të pëlqyera rezultoi edhe ai i një kompanie karburanti në Tiranë. Kjo

kompani ofronte 10 litra falas për cdo grua që kalonte me automjetin e saj pranë

17

Page 18: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

karburantit.Gjithashtu nëpërmjet këtij rasti ajo marketonte veten edhe si një bisnez ambjentalist

pavarsisht produktit që ajo tregëton.Këtë përpjekje e konkretizonte me një vazo të vogël me

lule, mbi të cilën ishte etiketa me emrin e bisnezit.Ky aktivitet zhvillohet në Tiranë për të dytin

vit rradhazi. Mesa duket impakti i marketingut ka dhënë rezultate pozitive.

Rreth 41% nuk e festuan 8 marsin këtë vit dhe rreth 24 % nuk pëlqenin asnjë aktivitet ndërsa

rreth 19% nuk kishin informacion. Ajo që vlen të theksohet është se pavarsisht këtij marketingu

dhe sensit të festës ishin po këto të anketuara që kishin dëshirë të protestonin, rreth 37%.Vëmë

re serisht mungesën e marketingut në nivelin e duhur nga shoqatat/organizatat. Personalisht nuk

mendoj se qëndron problemi në një protest të mirfilltë, përkundrazi, aktivitete që qëndrojnë

brenda kuadrit të kauzës së kësaj dite ku të gjithë femrat mund të informohen mbi të drejtat e

tyre dhe të bëjnë përpjekje për t’i bërë ato konkrete në realitet, meqënëse masa rezultoi me një

qëndrim jo pozitiv ndaj cështjes në fjalë. Gjithashtu ecja e grave pergjatë bulevardit në shenjë

solidarizimi do ishte një alternativ e mundëshme.

Si përfundim mund të themi që 8 Marsi kremtohet në vende të ndryshme me specifika

përkatëse, qoftë si festë apo protestë. Mjedisi i jashtëm, faktorë poltik , ekonomik , kulturor ,

perceptime të ndryshme diktojnë forma të shumëllojshme marketing nga bisnezet në vende të

ndryshme, të cilave sigurisht nuk mund t’ju “shpëtoj” kjo ditë .

18

Page 19: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

Konkluzione

Faktorët e mjedisit të jashtëm si ekonomik politik social e kulturor ndikojnë në mënyrën se si njerëzit perceptojn dhe kremtojnë ditë të njohura ndërkombëtare. Marketingu është një instrument i rëndësishëm që bisneze të ndryshme në botë përdorin në këtë rast. Mund të themi se marketingu ndërkombëtar ka fuqi të ndikoj dhe ndryshoj perceptimin dhe qëndrimin e individëve në lidhje me situata, festa, ditë, ҫështje të caktuara.

19

Page 20: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

ANEKS

AnketaMosha Vendbanimi

Cfarë simbolizon për ju 8 Marsi? Dita e Femrave Dita e Nënës Dita e Grave

Si e konsideroni ju 8 Marsin? Festë Protestë

A i bëni vetes dhuratë në këtë ditë, nësë po cfarë? Veshje Kujdes estetik Libër Këpucë Abonim në palestër / yoga Tjetër______ Jo nuk i bëj

Ku e festuat kete vit 8 Marsin? Në club Në restorant Në shtëpi Tjetër Nuk e festova

Cilat nga aktivitetet / promocionet që organizohen për 8 Mars në Tiranë ju pëlqejnë më shumë? Gulf - 10 litra karburant falas

Eventet ne clube

Ofertat kozmetike / Avon etj

Paketat qe ofrojne restorantet

Asgje nuk me pelqen

Nuk kam informacion

Si mendoni, a respektohen të drejtat e gruas ditët e sotme në Shqipëri? Po Jo Nuk e di

20

Page 21: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

Mendoni se ju mungojnë të drejtat? Po Jo

Sa nga keto organziata te te dretjave te grave njihni? Shoqata "Në Dobi Të Gruas Shqiptare"

Shoqata “Ndihme Sociale Gruas Kryefamiljare”

Shoqata Kombetare “Per integrimin e Gruas Shqiptare”

Shoqata “Zhvillim, Integrim, Barazi Gjinore

Tjeter

Asnje

Keni marrë pjesë në ndonjë protest? Po Jo

Jeni pjesë e ndonjë organizate/shoqate për të drejtat e gruas? Po Jo

Për 8 mars do më pëlqente : Të festoja

Të udhëtoja

Të protestoja

Të merrja dhurata

Tjetër

Asgjë

21

Page 22: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

Disa nga Rezultatet e Anketës

89%

11%

Vendbanimi

TiraneTjeter

5%

71%

14%

3%6%

Mosha

nen 19 vjec20 - 24 vjec25 - 29 vjec30 - 34 vjecmbi 34 vjec

60%10%

29%

Cfarë simbolizon për ju 8 Marsi?

Diten e FemraveDiten e NenesDiten e Gruas

43%

47%

10%

Si e konsideroni ju 8 Marsin?

Fest Protest Nuk e di

38%

5%5%

28%

22%

3%

Cilat kane qene dhuratat qe keni marr me shpesh nder vite per 8 Mars?

Buqet me luleLiberAksesoreParfumNuk e mbaj mendTjeter

7%

93%

Ne pergjithesi i beni vetes dhurate në kete

dite?

PoJo

22

Page 23: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

18%

10%

18%19%

19%

16%

Cilat nga aktivitetet / promocionet qe organizohen per 8 Mars ne Tirane ju pelqejne me shume?

Gulf- 10 Litra karburant falas Evente ne club Ofertat kozmetikePaktat e restornateve Asgje nuk me pelqen Nuk kam infromacion

Per 8 mars do me pelqente:

Te festojaTe udhetojaTe protestojaTe merrja dhurataTjeterAsgje

Po Jo

22%

88%

60.30%

39.70%

4.40%

95.60%

10.30%

89.70%

Perceptimi i te anketuarave mbi te drejtat e tyre:

Si mendoni, a respektohen të drejtat e gruas ditët e sotme ne vendin tone ?Mendoni se ju mungojne te drejtat?Jeni pjesë e ndonjë organizate për të drejtat e grave?Keni marre pjese ne ndonje protest per te drejtat e grave?

23

Page 24: 8 Marsi, Feste apo Proteste (Detyre Kursi)

Referencat

- Beatrice Sartori: 3 Things to Learn For a Women’s Day Italian Style

- Kemp Minifie: International Women's Day: Mimosa Cake And More In Italy

- http://www.lifeinitaly.com/culture/women-day

24