Top Banner
MENAXHMENTI FINANCIAR Shpend BALIJA Ligjërues
24

007. MF - PermblejdhjeMF

Dec 29, 2015

Download

Documents

Mer Ita

menaxhment financiar
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: 007. MF - PermblejdhjeMF

MENAXHMENTI FINANCIAR

Shpend BALIJA

Ligjërues

Page 2: 007. MF - PermblejdhjeMF

Objektivat e Menaxhmentit Financiar

2

Çfarë roli luajnë aktivitetet financiare ne një ndërmarrje? Cilat janë detyrat konkrete të menaxherëve financiar? Çka paraqet vlera në kohë e parasë? Si të menaxhohet risku financiar? Nga cilat burime i siguron paratë biznesi dhe sa kushtojnë ato? Cilat janë metodat konkurruese për vlerësimin e investimeve?

Page 3: 007. MF - PermblejdhjeMF

Qëllimi dhe detyrat e menaxhmentit financiar3

Qëllimi themelor i menaxhmentit financiar qëndron në shtimin apo rritjen e vlerës së aksioneve të ndërmarrjes në tregun e aksioneve. Kjo nënkupton që menaxhmenti financiar merret me aspektin mikroekonomik, perkatsisht me menaxhimin e financave të ndërmarrjes.

Mbështetur ne qëllimin e menaxhmentit financiar bashkëkohor elementet

që përfshijne esencën e detyrave të menaxhmentit financiar janë:

a) analiza e pozites financiare të ndermarrjes b) percaktimi i saktë i struktures dhe mases se mjeteve afariste c) percaktimi i struktures se kapitalit si burime financiare te

mundshme

Page 4: 007. MF - PermblejdhjeMF

Funksionet e menaxhmentit financiar4

Funksionet kryesore te menaxhmentit financiar jane:

Funksioni i financimitFunksioni i investimeveFunksioni i dividentes (politika e shperndarjes se rezultatit)

Page 5: 007. MF - PermblejdhjeMF

Menaxheri Financiar5

Aktivitetet kryesore te menaxhereve financiar jane:

1. Parashikimi dhe planifikimi2. Investimet dhe marrja e vendimeve financiare3. Bashkerenditja dhe kontrolli i aktiviteteve4. Nderlidhja me tregun e kapitalit5. Menaxhimi i riskut

Page 6: 007. MF - PermblejdhjeMF

Detyrat e menaxhereve financiar

Parashikimi dheplanifikimi

Menaxhimi Financiar

Vleresimi i projekteve dhe

vendimet financiare

Kontrolli

Nderlidhja metregun e kapitalit

Page 7: 007. MF - PermblejdhjeMF

Roli i menaxherit financiar

Menaxheri

FinanciarVeprimet financiare te firmës

Tregjet

Financiare

(1) Paratë e marra nga investuesit

(1)

(2) Paratë e investuara në firmë

(2)

(3) Paratë e gjeneruara nga veprimtaria

(3)

(4a) Paratë e riinvestuara

(4a)

(4b) Paratë e rikthyera investuesve

(4b)

Page 8: 007. MF - PermblejdhjeMF

Menaxhimi strategjik, operativ dhe i riskut8

Menaxhimi strategjik: Ne aspektin strategjik, menaxhmenti i referohet rolit te zhvillimit te objektivave kryesore dhe formulimit te planeve afatgjata per realizimin e ketyre objektivave.Me qellim te realizimit te objektivave te firmes, menaxhmenti identifikon strategjite te cilat duhet te ndermerren dhe te vleresohen.

Menaxhimi operativ: Aktivitetet menaxhohen nga dita ne dite, dhe menaxheret percjellin ngjarjet ditore dhe ndermarrin aksione qe ato te zhvillohen ne suaza te planit te hartuar.

Menaxhimi i riskut: Risku eshte komponente shume e rendesishme e menaxhmentit financiar.Prandaj, menaxhimi i riskut i referohet rrugeve permes te cilave mund te evitohet risku i aktiviteteve financiare.

Page 9: 007. MF - PermblejdhjeMF

Financat si disipline shkencore9

Financat ne firme shprehin nje mori faktesh, principesh dhe teorish te lidhura me rritjen dhe perdorimin e parase nga individet, bizneset dhe qeveria.

Financat merren me menyrat se si individet i shperndajne te ardhurat e tyre midis konsumit dhe investimeve, si zgjedhin ndermjet me shume investimeve te mundshme dhe si ata e rrisin parane per te perballuar konsumin e rritur

dhe investimet.

Menaxhmenti financiar si shkence eshte i lidhur ngushte me ekonomine, kontabilitetin dhe financat prandaj ai shihet si nje forme e ekonomise se aplikuar.

Page 10: 007. MF - PermblejdhjeMF

Zhvillimi i financave te firmes10

Paraqiten ne vitet 1900 (instrumentet financiare, format e treg.kapitalit)

Vitet e 20-ta; (inovacionet teknologjike ne industrite e reja) Vitet e 30-ta; (kriza ekonomike – sigurimi i ekzistences se

firmave) Vitet e 50-ta; (paraqitja e kompjuterit dhe softverve financiar) Vitet e 60-ta; (teoria e portfolios) Vitet e 80-ta; (letrat me vlere, dividenta,investimet, ristrukturimi

i korpor.) Vitet e 90-ta; (teoria e kostove)

Page 11: 007. MF - PermblejdhjeMF

Sfidat e menaxhmentit financiar11

Ne shekullin 21 sfidat kryesore te zhvillimit te menaxhmentit financiar jane:

Globalizimi i ekonomise: llogaritet se do te ndikojne keta faktore:

Permiresimi i transportit dhe komunikimit do te ndikoje ne uljen e shpenzimeve dhe do te beje tregtine nderkombetare me te realizueshme

Ngritja e ndikimit politik te konsumatoreve do te ndikoje ne zvoglimin e barrierave tregtare

Presioni i konkurrences do t’i shtyje firmat t’a shperngulin prodhimin ne vendet ku kane shpenzime me te uleta.

Aplikimi i teknologjise informative do te ndikoje qe: Bizneset t’i zvoglojne shpenzimet dhe t’i zgjerojne tregjet Ndersa ndryshimi ne teknologji ndikon ne shtimin e konkurrences, e cila

shprehet ne renie te fitimit ne tregjet e zgjeruara

Page 12: 007. MF - PermblejdhjeMF

Organizimi i firmave12

Qka eshte firma apo biznesi?

Biznesi kuptohet si organizate i cili ekziston qe te veproje ne prodhim, shitje, ose ne furnizim me te mira dhe sherbime

Biznesi eshte organizate, e cila shfrytezon resurset ekonomike qe te krijoje te mira dhe sherbime, te cilat i blejne konsumatoret

Biznesi eshte organizate, e cila krijon dhe ofron pune per njerezit Biznesi eshte organizate, e cila investon ne resurse me qellim qe te

krijoje me shume para per pronaret

Sipas formes se organizimit firmat ndahen ne:

Firmat individuale Ortakëria Korporatat

Page 13: 007. MF - PermblejdhjeMF

Firmat individuale13

Perparesite: Lehtesia e fillimit dhe zhvillimit te biznesit Pronari eshte shef i vetvetes Pronari gezon te drejten ne fitim Tatimimi kryesisht i lehte dhe pa tatime te veqanta

Te metat: Pergjegjesi e pakufizuar Kufizimi i resurseve financiare Veshtiresite ne menaxhment Kufizimi i rritjes dhe i jetegjatesise

Page 14: 007. MF - PermblejdhjeMF

Ortakëria14

Perparesite: Resurse me te medha financiare Aftesi me te larta menaxhuese dhe organizative Lehte themelohet, minimum kufizime ligjore Tatimet me te uleta nga korporatat

Te metat: Bonitet kreditor me i vogel se korporatat Mosmarrveshjet mes partnerve jane te mundshme Kontinuiteti ne pune Veshtiresi per te ardhur te kapitali me i madh

Page 15: 007. MF - PermblejdhjeMF

Qka eshte korporata ?15

Korporata eshte forme e shoqerive aksionare, e cila bazohet ne kodin e inkorporimit, i cili percakton qellimet e biznesit, numrin e aksioneve qe mund te emetohen si dhe numrin e drejtoreve qe do te jene pjese e bordit.

Kapitali i nje korporate formohet permes shitjes se aksioneve.Aksioni eshte nje titull pronesie ndaj nje pjese te pasurise se shoqerise.Pra eshte nje leter me vlere qe verteton se nje individ ka investuar ne shoqeri vleren nominale te aksionit dhe kjo i jep te drejten ne fitim, qe eshte dividenta.

Aksionaret jane pronare te korporates, mirepo kane pergjegjesi te kufizuar. Mbajtesit e aksioneve mund ti shesin ate ne dy menyra: me oferte publike dhe pa oferte publike

Page 16: 007. MF - PermblejdhjeMF

Korporatat16

Perparesite: Menaxhim me efikas Pergjegjesia e kufizuar Madhesia e korporatave, qasje me e lehte ne burime

financiare Lehtesi per transferin e pasurise

Te metat: Tatimimi i dyfishte Kostoja fillestare Jofleksibiliteti Konflikti i mundshem

Page 17: 007. MF - PermblejdhjeMF

Struktura organizative e korporatave

Financat Marketingu Prodhimi Furnizimi

Aksionerët

Bordi i Drejtorëve

Kryetari

Page 18: 007. MF - PermblejdhjeMF

Cila eshte rendesia e korporatave?18

Korporatat kane rendesi te veqante ne rritjen e vleres se biznesit, sepse:

Pergjegjesia e kufizuar ul riskun e investimit dhe ul riskun e firmes per aq sa eshte me e madhe vlera e saje

Vlera e firmes eshte e varur nga mundesite e rritjes, prandaj ajo eshte e varur nga aftesia e firmes per te terhequr kapitalin

Vlera e nje mjeti, poashtu varet nga likuiditeti i tij, qe nenkupton lehtesine me te madhe per shitje te mjeteve dhe konvertimin e tyre ne para ne tregun e letrave me vlere

Zgjerimi i korporatave behet ne dy forma: Forma merxher Forma e zoterimit

Page 19: 007. MF - PermblejdhjeMF

Krahasimi i formave te organizimit te bizneseve

Biznesiindividual

Partneriteti Korporata

Themelimi Nga një person dhe i thjeshtë

Dy apo më tepër persona dhe i thjeshtë

Tre apo më tepër persona me liçencë shtetërore dhe më i komplikuar

Pronësia mbi fitimin

I pronarit I partnerëve I aksionerëve

Menaxhmenti I pronarit Mes partnerëve Këshilli i drejtorëve

Përgjegjësia E pakufizar e pronarit

E pakufizuar dhe e kufizuar ndërmjet partnerëve

E kufizuar, në varësi prej kapitalit të investuar të aksionerit

Kufizimejuridike

Nuk ekzistojnë Nuk ekzistojnë Ekzistojnë

Bartja epronësisë

Lehtë Rëndë Lehtë

Kapitali fillestar I kufizuar I kufizuar I kufizuar

Page 20: 007. MF - PermblejdhjeMF

Organizimi i financave te firmes20

Organizimi i financave varet nga madhesia e organizates. Ne firmat e vogla

financat zakonisht kryhen ne kuader te kontabilitetit.Ndersa ne firmat me te

medha eshte nje organizim me kompleks i financave, struktura dhe dimensioni i te cilit duhet tu pergjigjet detyrave me komplekse dhe te shumellojshme.

Ne kompanite e medha financat e firmes jane te organizuara ne dy paralele:

Thesari Kontrolli

Page 21: 007. MF - PermblejdhjeMF

Pergjegjesite ne fushen e thesarit

21

Drejtuesi i thesarit perkujdeset per sigurimin e financimit, menaxhon rrjedhen

e parase se firmes, realizon relacionet me bankat dhe institucionet e tjera

financiare dhe perkujdeset per kryerjen e obligimeve te firmes.

Funksioni kryesor i tije eshte qe te siguron dhe menaxhon kapitalin e firmes.

Relacionet bankare Menaxhimi i parase Menaxhimi i kredise Pagimi i dividentit Kreditimi i konsumatorve Menaxhimin e pensioneve Menaxhimin e sigurimeve

Page 22: 007. MF - PermblejdhjeMF

Pergjegjesite ne fushen e kontrollit22

Udheheqesi i kontrollit perkujdeset qe parate te jene shfrytezuar me eficience.

Ai menaxhon buxhetimin, auditimin, ai merret me pergaditjen e raporteve financiare, kontabilitetin dhe tatimet.Funksioni kryesor I kontrollorit eshte

te siguroje qe parate jane perdorur ne menyre efikase

Kontabiliteti i shpenzimeve Kontabiliteti financiar Hartimi i raporteve financiare Auditimi i brendshem Listat e pagave Hartimi i buxhetit Menaxhimi i tatimeve Ruajtja e dokumentit

Page 23: 007. MF - PermblejdhjeMF

Mjedisi financiar i firmes23

Marredheniet financiare me qeverine Marredheniet me ekonomine boterore Marredheniet me tregun financiar dhe bankat Marredheniet financiare midis firmave Marredheniet financiare me punonjesit Marredheniet me klientet

Page 24: 007. MF - PermblejdhjeMF

Menaxhmenti Financiar – ushtrime 124

Grupi 1: pronar: 1, nënpunës 5 Grupi 2: pronaret: 2, nënpunës 5 Grupi 3: pronaret: 8, nënpunës 30Përcaktoni veprimatarin e firmës tuaj dhe përgjigjuni në këto pyetje:1. Me çka merret firma juaj?

2. Cila është forma e biznesit tuaj?

3. Cili është organogrami i firmës?

4. Cili faktorë mund të aplikohet në uljen e shpenzimeve?

5. Cilat janë përparësitë e firmës tuaj?

6. Cilat janë mangësitë e firmës tuaj?

7. Përmes cilave metoda preferohet dhe është e mundur ngritja e kapitalit?

8. A ka firma juaj bord drejtorësh dhe kush e përzgjedh bordin?

9. A ka firma juaj kryetar/president/ceo dhe kush e përzgjedh atë?

10. Nëse ju doni të bashkoheni (në një formë) me njërin prej konkurentëve tuaj, cilat janë mundësitë?

11. Fitimi në firmën tuaj kujt i takon?

12. A duhet të paguani dividend?