Transcript
2
TI DUHET TA DISH Suad Bajrami
3
Iizdava JU Dom na kultura “Ko~o Racin” Skopje
Za izdava~ot:
Safet Kamberi
Redakcija:
Ahmet Selmani
Puntorie Mu~a-Ziba
Artan Arslani
Edicija:
Patot na bukvite
Realizacija na izdanieto:
,,Gerakom plus”
Tira` 250 primeroci
CI – Katalogizacija vo publikacija
Nacionalna i univerzitetska biblioteka “S.v. Kliment Ohridski”, Skopje
821.18.18(497.7)-1
BAJRAMI, Suad Ti duhet ta dish/ Suad Bajrami.- Shkup : #Shtëpia e kulturës #”Koço Racin”, 2014. – 62 str. ; 21cm ISBN 978-9989-2835-8-1 COBISS.MK-ID 97350922
Izdanieto na knigata e finansiski pomognato
od Grad Skopje
****
Site prava na izdanieto gi ima JU Domot na kultura
,,Ko~o Racin” – Skopje
Zabraneto e kopiraweto, razmno`uvawe i objavuvawe na delovi ili na celoto
izdanie vo pe~ateni ili elektronski mediumi bez odobrenie na izdava~ot.
4
BIOGRAFIA
Suad Bajrami u lind në Shkup më 23.09.1992. Mësimet e para i
mori në shkollën fillore “Rajko Zhinzifov”, ndërsa më pas e vazhdoi
shkollimin e mesëm në gjimnazin e qytetit të Shkupit “Cvetan
Dimov”. Që nga fëmijëria, ka treguar interes të veçantë për artin në
përgjithësi, ndërsa për letërsinë në veçanti. Kjo shtyu që në vitin
akademik 2010/2011 të regjistrohet në Fakultetin e Filologjisë
“Bllazhe Koneski” në Shkup, në degën “Gjuhë dhe Letërsi
shqiptare” ku dhe momentalisht studion.
Është ndjekës i aktiviteteve kulturoro-artistike, ka marrë pjesë në
shumë shfaqje e manifestime me role të ndryshme. Rolet kryesore:
“Zyberi” në dramën “Besa”, “Kamarieri” në skeçet “Aga dull” dhe
“Ëmbëltorja Memish”, “Plaku” në dramën“ Pajtimi i gjaqeve” dhe “Gjergj Fishta” në dramën
“Dita e alfabetit”.
Shkrimin artistik e ka pasion shpirtëror dhe merret me të që nga mosha e vegjëlisë. Është lëvrues
thuajse i të gjitha gjinive letrare, por theks të veçantë në veprimtarinë e tij ka poezia. Tematika
kryesore e shkrimeve e sidomos e poezive të autorit është erotika. Ai trajton tema që kanë të
bëjnë me realitetin e shoqërisë, duke i vënë dukuritë moderne përballë traditës. Gjerë më tani nuk
ka pasur të botuar asgjë, ndërsa këtë vit në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Koço Racin” e boton
përmbledhjen e parë poetike me titull “Ti duhet ta dish”.
5
Disa fjalë për lexuesit
Të nderuar lexues, shpreh respekt të veçantë për kohën tuaj të çmuar që do ta ndani
për ta lexuar këtë përmbledhje poetike. Poezitë e përfshira në këtë botim, shpresoj që sado pak
t’u mbushin me energji artistike dhe dëshiroj që rryma ime letrare të ndikoj pozitivisht në
zemrat tuaja. Asgjë s’është e përkryer, jam i vetëdishëm se edhe këto poezi modeste i kanë
mangësitë e tyre.
Mundi dhe sakrifica gjithmonë shpërblehen. Ka një kohë të gjatë që kam punuar për
këtë përmbledhje poetike. Sigurisht që asgjë nuk është e lehtë, por dëshira për të bërë diçka të
bukur padyshim se gjithmonë të jep kurajo për të vazhduar.
Këtë përmbledhje e kam emërtuar me titullin “Ti duhet ta dish”, për shkak që shumica e
poezive trajton një botë me re të zeza. Ëndrrat rinore, fshehtësitë, paqartësitë dhe mëdyshjet
janë temat që më së shumëti i kam prekur. Duke i strukur nën hijen e naivitetit rinor,
shpërthimet e ndjenjave marrin drejtim të pakuptueshëm.
Poezitë që do t’i lexoni në vijim në përgjithësi janë të frymës erotike. Kam investuar
shumë në melodinë, ritmin dhe dinamikën e vargjeve. Figurat stilistike gjithashtu janë pjesë e
poezive pa të cilat efekti artistik nuk do të ishte i pranishëm. Besoj që nëpërmjet metodave të
ndryshme për ndërtimin e poezive, kam arritur të krijoj diçka të bukur.
Poetët e mëdhenj qofshin shqiptar apo të huaj, kanë merita të veçanta në gdhendjen e
stilit tim poetik. Gjurmët e tyre gjithnjë kanë qenë para meje duke ma treguar rrugën e
mendimit artistik.
“Poezinë e lind poeti, poetin e lind poezia”
Fillimisht e falënderoj Zotin për të gjitha sukseset e mia. Gjithashtu i falënderoj të gjith
dashamirët që më kanë përkrahur dhe ndihmuar për të dalur në dritë puna ime disa vjeçare.
Shpresoj që botimi im i parë, do të më motivoj edhe më tepër për të vazhduar në këtë rrugë.
6
TI DUHET TA DISH
Perla e Strugës Ajtene Qamili
Sot u zgjuam, të gjithë me një mendje
Na përcollën ëndrrat prej shtëpisë
Të mirët kujtohen edhe në heshtje
Uratat janë pak, për njerëzit e mirë!
Ju, mburrja dhe krenaria e studentëve
Simbol i modestisë, pendë e mëshirës
Si nënë, si zonjë, si grua e suksesshme
Shembull, i mençurisë dhe i diturisë!
Profesoreshë, gjithçka na mësuat,
Të shkruajmë drejt si e do gjuha,
T'i dimë mirë rrënjët e shqiptarit,
Kombin dhe fenë gjithmonë ta mbajmë!
Për ne u sakrifikuat si shkop qiriri,
Si ngjyrë stilolapsi e laps prej druri,
Fleta që e mban peshën e dashurisë së Drinit,
Duhet të mburret me këso mjellma Struge!
Dhe erërat e liqenit që ua dhanë vallen,
Zërin, shkrimin e të gjithë artet,
Në Shkup na i keni sjellur me to dhe mallin
Ju, degë e rritur prej rrënjëve të arta!
S.B, 01.02.2013, Shkup
7
TI DUHET TA DISH
Bella
Ç'tu deshën ato valixhe moj Bella
Bashkë me zarfin e puthjen e fundit në faqe
Ç'tu desh që ta doje lamtumirën time
Bashkë me qeshjen, prehjen dhe pëllumbin në paqe
Lumi i gabuar Bella, ç'tu desh
Në shtrat kristalesh pse të flesh
Kur në det pendese ai gjithmonë derdhet
Përndahet pa kthim, përndahet pa shpresë
Dhe pastaj shushurima boshe sjell
Bella afshi flet veç dyherë
Njëherë kur qesh, njëherë kur hesht
Pastaj s'dëgjohet me mijëra vjet
Gjersa si porosi të humbet,
E ta gjej dikush ndonjëherë
Gjykimi i tij gjithsesi
S'do të ishte si ky që kemi ne!
S.B, 01.10.2014, Shkup
8
TI DUHET TA DISH
Universi ynë
Qamë, ndonëse dënesa erdhi vonë
Përkëdhelje siluetash leverdisnin
Ëndrrat e safirta gjersa kullonin bosh
Të pathënat nëpër ëndrra heroikisht vdisnin.
Kot na përbehen, besë nuk u zëmë
Jetë për të gjallët s'paska këtu
Lulnajat qenkan zverdhur, ç'presim?
Vallë çeljen e trëndafilit blu?
Fjetjet e shpirtrave gjurmë kanë
Netët pa gjinkalla, marrin frymë thellë
Universit që s'i përshtatemi
Do t'i këndoj një jetë e re!
Mbi sy smeraldi do të pikoj butësisht
Shkëlqim xhevahirësh, elmaz
Flokët e valëta, fishek do të t'i bëj
Kurorë brilanti do të të fal.
Kështu imazhi i ri do ta kap hapësirën
E ardhmja plogështinë do ta vdesë
Do të zgjohemi nga ëndrrat e kobshme
Ta jetojmë të lirë këtë univers!
S.B, 15.09.2014, Shkup
9
TI DUHET TA DISH
Faj i pafalur
Prap mbrëmë na kishte marrë ajo ëndërr
Shoqja që na bën bashkë pa na pyetur
Më pas na afroi të na i plotësojë ëndjet
Për puthjen e ikur të përjetësisë
Atë të largëtën, nëse e mban mend
Që buzëkuqin e fshinte, të përlynte
Kur me gisht mbi buzë të thoshte hesht!
Sa s'të kanë bërë fjalët peng të dashurisë
Dhe, çuditërisht, peng më la
Ndarja rëndë erdhi porsi koha
Dashurinë e ndaluar ajo ma dha
Tha zbraze botën, të jetë veç e jona
Thash mirë, por do ta ndajmë si i ndamë kujtimet
Do të jap ca pjesë të mia, më jep dhe ti ca
Pjesët që s'ndahen do t'i lëmë për takime
Për ditët e lumtura, për jetë e për varr
Për ditët sikur të sotmet, këmbëprera
Për pendesat se ne jemi mëkatarë
Për shoqen e ëndrrës, që ma sjell te dera
Atë bashkim të bukur, që e ndan veç një faj!
S.B, 30.04.2014, Shkup
10
TI DUHET TA DISH
Stina e pestë
Eja moj aromë e qetësisë së afshit ëndërror
Si erë lagështie e mëngjeseve të njoma
Bëhu ditë e bukur në tmerret e botës sonë
Në kopshtin idilor, ku fiton e heshtura
Koha e mund thirrjen e harxhuar
Qetësitë s'bien sikur shi e borë
Në stinën e pestë ato janë lule
Që ujiten çdo ditë për një çast aromë.
Era e mallit të dashurisë s'lulëzon
As fluturat rinore, s'shkrepin hutime
As shikimet therrëse që të thonë vepro
Në stinën e pestë ato të gjitha veniten
I kap plogështia e pranverës
Bashkë me rrëmujën e verës së pluhurtë
I merr gjumi i shiut të vjeshtës
Bashkë me dridhjet e dimrit të heshtur
Ne s’u përshatemi katër stinëve
Le të shkojmë apo të vijë ajo
Kush tjetër, pos e pesta klimë
Do të na ngjallte aromën tonë!
S.B, 22.04.2014, Shkup
11
TI DUHET TA DISH
Ndarje
Le të ishte, veç të ishte
Edhe si kjo botë që s'ka kthim
Si varg ëndrrash të pakuptimshme
Me fillim të bardhë e fund të zi
Edhe pse ata kanë shumë dhembje
Ethe të qelqta e mornica të kaltërta
Qielli i zbrazur u bie heshtje
Prej katit të shtatë, yje të zjarrta
Derisa të flaken fjalët që janë thënë
Të shkrepin dhembjet nostalgji
Dhe ta kujtojnë se s’i është vrarë
Shpirti i bardhë e shpirti i zi
Le të ishte, veç të ishte
Qoftë e vdekur a qoftë e gjallë,
Mumie trupi i saj do të mbetet
Në lëng qershie e në lëng balsam!
Gjithsesi, do ta dua dhe të ishte
Vdekje në derë, vdekje e lajmëruar
Apo shpirt i rreptë, në morg pa fjalë
Le të ishte çfarëdo, veç mos të ishte
NDARJE!
S.B, 26.12.2013, Shkup
12
TI DUHET TA DISH
Helena ime
Në eliksirin e fjalëve
Themër Akili, m'u bë ajo
Në kalanë e në fortesën time
Helenë s'dua të frymoj!
Ja që e dua, por më ndryshe
Disa pëllëmbë moral më lartë
Më pak e bukur, sa mos t'më zaliste
Një të vërtetë për një fjalë!
Gjurmë patkuash në oborrin tim
Dikush po kalëron, pa samar
Duket i mençur, pa besnikëri
Kalin e Trojës po e ngjall!
Të pathënat s'kanë agime
Ku ka zjarr ka dhe prush
Fshehtësitë e Helenës sime
I ditsha unë dhe askush!
S.B, 22.12.2013, Shkup
13
TI DUHET TA DISH
Ç'janë?
Ç'janë këto fije floku pa nishan?
Të kujt janë, kujt i ranë?
Me zjarrin pa tym, s'ka shaka
I urtë e pafjalë, por të kall!
Ç'janë këto fjalë të panjohura?
Kush i tha e kujt ia thanë?
Dukë ngrënë ëmbëlsira të kryposura
Panxhar sheqeri paska çelur mbi varr!
Ç'janë këto shikime pa vëmendje?
Ku shikon e kënd ke parë?
Sheh pranverën me kureshtje!
Shpirtin dimrit ia ke fal!
Ç'janë këto ngjarje që s'të ngjajnë?
Kush është i drejtë e kush ka faj?
Dikush do të vuajë, por s'do të qajë
Dhembja dhembjen do ta mbajë!
Ç'janë këto daulle që s'bien për mua?
Kush i thërriti e për kë po lozin?
Në valle hyra ballëkrenar,
Mindilin e prijësit dikush ma mori!
Ç'janë këto jetë e këta njerëz?
Kush janë e kë e imitojnë?
Krisin pushkë e tërmete
Për një fjalë të zënë be në gojë!
Ç'janë këto hije që më rrethojnë?
Kë e duan e kë kërkojnë?
Besa me ngjyra dikush më pikturoi!
Ç'janë këta, njerëz apo piktorë?
S.B, 04.12.2013, Shkup
14
TI DUHET TA DISH
Peizazh lamtumire
Ç’qenka ky peizazh, pse më solle?
Ngjyrat vajtuese e paskan rënduar
Tani që kullojnë mërzitë e kavërdisura
Portreti ynë ku mbeti?
Qëndisjet e bukura, pse i shkarravite?
Kuptimin e vetëm mos ua humb
Qenia jonë do të ndryshojë
Me një pikë vaji e një varëse argjendi
Mos lejo t’i mbulojë pluhuri
Netët e ftohta rrudhin më keq se mplakja
Harresa i copëton ngjyrat e mermerta
Mozaiku pa korrnizë e lë varur peng me shekuj
Porosi e lashtë pikture mbetëm!
Portreti i fundit na la gjallë
Sa shkriheshin për ne dikur
Sot s’na njohin... këtu jemi!
S.B, 05.09.2014, Shkup
15
TI DUHET TA DISH
Heshtni
Heshtni para se të vdisni!
Ju ndjenjat e mia, mos flisni!
Vetëm shikoni dhe prisni
Kur t'ju vrasin, ju mos i vrisni!
Ju heshtni, fjala - shpatë
Le mos t’ju gjejë në gjumë,
Mos lër të të mbysë në luftë
Pas shpine – krenari për lumë!
Nesër, juve mos t'ju qajnë
Veç me lule e me ca lotë,
Me pak vargje me ca këngë
Me pak kohë e gjëmë e kotë!
Ç'meritoni ju, jo s'e dini!
Ndjenjat e mia, heshtni, pritni!
Mos ju ndani syve as shpirtit
Veç me veten, merrni flisni!
14.01.2014
S.B
16
TI DUHET TA DISH
Dashuri pa emër
Takat krisnin sikur pushkë
Tak mbi gur, krak në zemër!
Vera shpirtin ma sillte në gushë
Për dashurinë e madhe pa emër!
A të kujtohen moj e dashur
Ditët e verës pa ajër, pa frymë
Kur bridhnim fshehurazi si të varfër
Ngushticave dhe rrugëve pa dritë!
Qelqet e zeza, perde mbi sy
Në udhë të Zotit ishim të huaj
Pa u prekur, pa marrë frymë
Rreze vere që të ngrin!
Sa hidhnim hapin me të parën
Dridhjet zinin prej thellësirave
Atëherë, zjarr e barut bëheshin tok
Ishim dashnorë e quheshim shokë!
Dukeshim si det pa peshq
Si verë e nxehtë, pa lejlekë
Si plazh pa rërë e pa njerëz
Si diell pa rreze e natë pa hënë!
S.B, 19.12.2013, Shkup
17
TI DUHET TA DISH
Vjosa
S'pashë askund më tepër bardhësi
Se shpirti yt dhe bora e parë
Si copë diamanti me shkëlqim
Magnet rrezesh në janar
Flokët e tua dallgë-dallgë
Sygështenjë, kafembyllur
Vetullthyese mbi qepallë
Ballin pasqyrë të stolisur
Dhe buzëqeshjen ta fali hëna
Ti je ylli i tretë nga katër yjet e nënës
Shkëlqejnë vetëm pranë njëri-tjetrit
Dhe bashkë me të sillen rreth diellit
Nga përrenjtë e kulluar të Nerezit
Mishërove pastërtinë e kristaltë
Vallen ta dhanë retë e qiellit
Bashkë me shtatin, ylber me krahë
Ti je Vjosa e çiltër
Fjalë dhe vepër e thjeshtësisë
Gjuhë dhe zemër që flet drejt
Dorë e fshehtë e mirësisë!
S.B, 8.02.2014, Shkup
18
TI DUHET TA DISH
Metamorfoza
Ditët e gjata a i mban mend?
Çudirat si ndodhnin nëpër to
Përpjekjet e pakumtimta
Si i shpjegonte një kuptim i kotë!
S'ke harruar apo jo?
Ëndrrat e rënda s'kanë shpjegim
Dhe kujtesa e ngarkuar
Kur stërngarkohet pa qëllim!
E ndien efektin e metamorfozës
Qetësohet egërsira e natyrshme
Kahjen truri e ndërron
Me botë të qarë me lot butësie
Ditët e kthejnë numërimin
Stinët mbrapsht vrapojnë
Vera e vonuar vjen në qiell
Për t’iu përshtatur dashurisë sonë!
S.B, 03.09.2014, Shkup
19
TI DUHET TA DISH
Lot i ftohtë
Acar në pranverën e njomzës
Lot që kullon në stinë të huaj!
Ti frymon dhe ndjell të ftohtë
Lot i ngrirë, lot i humbur!
Valë që s'thehet e s'trazohet
Det pa zë me klithma ëndrrash,
Kotje ankthi, lot që dorëzohet
Faqekaltër, heshtje këngësh!
Botë amshimi është loti i ftohtë
Dhimbja rrudhet edhe plaket,
Prej syve të heshtur e bukurosh
Qepallat lëshojnë të rrjedhë ujëvara!
Nurin e rinisë, s'e njeh në pasqyrë
As të shtënën e dorës së fshehur
Përroi i kujtimeve shpirtin e ngrin
Loti i ftohtë, loti i heshtur!
S.B, 26.03.2014, Shkup
20
TI DUHET TA DISH
Kashtë në diell
Njëra dorë jep, tjetra fshihet
Një sy mbyllet, tjetri ruhet
Buzët puthen si nata me yjet
Digjet kashta, po le të digjet
Fshehurazi shikime pa premtime
Fjalë me bishta sa të duash
Në mes të rrugës buzët fshihen
Të vërtetat i kanë harruar dyshimet
Ajo në rreze nxihet e piqet
Kërcëllon vrazhdë e nxjerr tym
Pranë zjarrit që s'dua ta shuaj
Digjet kashta... sa të duash, thuaj
Flaka le t'i dalë përpjetë
Ti mos thuaj se ke parë gjë
Me hile atëherë mos ik
Qëndro përballë zjarrit tënd!
S.B, 30.01.2014, Shkup
21
TI DUHET TA DISH
Nuk jetohet në dy kohë
Për ca gishta të shkoi krahu, me fjalë të ëmbla ledharake
Me këmbëngulje ta nxinte pragun, ti e uroje e ajo të shante!
Sytë e bukur i përpëlisje, gjersa gjeje bukuroshen
Copë-copë buzëqeshjen ta grinte dhe ta jepte si copë lëmoshe
Mendja jote ëndërrore i dha flakë dhe më tej
Ndoshta vonë, por e kuptove, me një gacë s'thahet një det!
Më pas jehove me zë të huaj, të tmerruar nga tortura
Ishin fjalët "unë e dua", me flamur të bardhë e nise luftën!
Derisa kënaqësia e ngulfatur, s’të la të marrësh ajër e të pish ujë
Prap vazhdove i pajtuar me fatin, prite lulen të mbijë në gur!
Pasi ti nuk mundesh, lësho një zë, lësho një klithmë
Vdekja është e shëmtuar, për një zemër që s’do ndihmë!
Lësho ta zë këtë bukuri gjarpërore, qoftë për helm a për mjekim
Ta shtrëngojë mirë për koke, për shumë fjalë e një sqarim!
E më pas ta përdredhë që nga bishti e gjer te qafa
Dhe ta lus Zotin e vërtetë, kohën kurrë të mos e kthejë mbrapa!
Që ti të ikësh me shpejtësi si erë e lehtë apo ciklon
Në stinë të blertë të dashurisë, kurrë mos të të prek e mos të të njoh!
Sikur zog të shëtisësh gjersa qielli të të ndalojë
Të të bëjë një ngjyrë ylberi apo ndoshta një yll të zjarrtë!
Më pastaj të xixëllosh apo ndoshta laraman do të jesh
Të kalosh nga e kaluara e ta shohësh atë planet të shkretë!
Se si i vdesin lumturitë, nëpër detërat e vrrullshme
Si i qajnë e si i qeshin, dashuritë e pakuptueshme
E të tjerët me druajtje si shohin, gjaku nëpër syçka si u rrjedh
Tërmet frike zemrat si u ndiejnë, larg mëngjesi dashuritë mos t'i gjejë!
E të mos i ndajë në fije-fije, agimi i mbushur me lot vjeshte
Me hidhërim dimri që zbret si hije, e pret diellin me mall të kthehet
Koha vetëm atëherë do të vijë, e ti do të shkosh tek ajo
Kohën e sotme sigurisht do ta lësh, s’e nuk jetohet në dy kohë!
S.B, 23.03.2014, Shkup
22
TI DUHET TA DISH
Ik për të ardhur
Zbraze për së fundi herë,
Kupën e dalldisjes së mbushur plot,
Në enë ku kavërdiset kujtimi,
Afshi fluturon e zbret si lot.
Sikur shi vere i përlloçur
Ti vjen kohë pas kohe befas
Prej zemrës sate shkretëtirore,
Ma sjell pluhurin me kilometra!
Mu në kopshtin e qëndisur
Në mermer e në kristal
E lëshon duke përlyer,
Çdo bukuri tjetër më pastaj!
Ngadalë ik për t’më ardhur
Si ylber që i shkund retë
Dhe si hëna e mesnatës
Që jep dritë për një shpresë
S.B, 28.06.2014, Shkup
23
TI DUHET TA DISH
Lulja e yllit
I ndale rrotullimet e planeteve,
Shtegu i fundit e pa botën e panjohur
Shirat erdhën e lanë në harresë kaltërsinë
Rrëmuja solli vite të kobshme
Fshehtësisht e përkëdhelje
Manushaqen e lulnajës sate
Syçkat e vjedhura nën vetullkthetra
I përpëlisje ta mbaje afër!
Ajo e plogësht, e lodhur
Rrinte në këmbë për ndihmesë
Krahët e huaj mos ta presin
Në çarçafe vdekjesh pa asnjë shpresë
Që të mos i ikë magjia e saj
Planet tjetër të uzurpojë
Zbrazet nga brenda e nga jashtë
Ta mbajë gjall e të mos rrojë.
Rreth e qark të mos i sillet
Gjuhës mëkatit pa dobi
Gjersa zemra e pafaj
T’i falë një pjesë të dashurisë!
S.B, 26.08.2014, Shkup
24
TI DUHET TA DISH
Ti po ik
Në krahët e mi po vdes
Shkon diku, gjithëkund
Ti largohesh më s’do vish
Prej asaj bote të pafund!
Sidoqoftë unë do të të ngrej
Kristal morgu, gur mermer
Në lulishte me qershia
Me plot bilbila zëshkretë!
Prehja do të të kaplojë një ditë
Malli për njerëz do të të marrë
S'do të mundesh ta thyesh heshtjen
As për vaj e as për këngë
Kur të kaloj rreth varrit tënd
Shpirti im do të të flasë,
Befas dhe ti do të ma kthesh
Me zë fantazme e pelerinë të bardhë
Unë s’do të mundem ta ndiej torturën
Përqafimet do të më ftohin
Dhe s’do të shkoj prej atij vendi
Pa e ndarë për gjysmë gropën!
S.B, 24.08.2014, Shkup
25
TI DUHET TA DISH
Paramendoje
Vetëm paramendoje
Botërat tona të përzihen
Akullnajat përballë diellit
Pa u lënduar, karpë do të rrinin
Shekujt e hershëm sikur të ktheheshin
Historia do të ngjallej vet
Mizorët dhe legjendarët
Do të pajtoheshin veç për ne
Sytë do ta shihnin
Muzgun e përndarë mbi re
Valët e detrave si rrihen
Për rrezen tonë që hesht me vjet
Thuaj atë hap ta hedhim
Ti prej lart e unë prej poshtë
Prej të ftohtëve të dy poleve
Poli i ngrohtë të na largojë.
S.B, 22.08.2014, Shkup
26
TI DUHET TA DISH
Kujtimet u kthyen mbrapsht
Qytetin e trazirave,
Atë të njohjes sonë të largët
Shirat e kapluan një pas një
Kujtimet befas kthyen mbrapsht
Diktatori që na malltretoi
Tiktaket i shpejtonte qëllimisht
Pastaj të kuqtë e semaforëve
I ndizte në rrugët ku s’kishte njeri
Ne të plogësht si adoleshentë
U bezdisëm nga fjetja shekullore
Në protestë me flamuj dashurie
Bërtitëm “duam ëndrra” dorë për dore
Policët na ndoqën me shkopa gome
Ikëm pa asnjë faj, për një kohë
Gjersa fillimi i fundit, agonia
Diktatorin e zu dy metra nën tokë
Dhe pastaj lulëzoj liria
Afërsia na gjeti largë
Shirat mbuluan ylberët
Kujtimet befas kthyen mbrapsht!
S.B, 12.07.204, Shkup
27
TI DUHET TA DISH
Hon
Pakujdesisht rrëshqiti fara e fjalës
Në hon të thellë rrugës së mjaltit
Kurth apo sprovë ajo qe
Gropa e ftohtë u bë strehë
Ditët vdiqën bashkë me netët
Gënjeshtra betohej në sytë e saj
Se të vërtetën s’e verbuan
Qeshjet-shpatë që presin larg
Në hon të errët britmë e rëndë
Shprti durues plas një ditë
Kujton për shoqen më të afërt
Çka t'i falë përpara pos dashurisë
Që të dalë nga errësira
Në kopsht dashurie krahëhapur ta presë
Ta zërë gjumi mes milion yjeve
Në ëndrra të plota lartë mbi re
Dhe për një kohë ndoshta të gjatë
Do ta shpjerë në kujtime
Pastaj aroma natë për natë
Te shpirti i saj do ta ngjallë magjinë
Do ta ndiejë dhe kancerin e kohës
Se si heroikisht ai bie ngadalë
Derisa një ditë të lëshojë rrënjë flokësh
Veç për sytë e mi smerald!
S.B, 10.07.2014, Shkup
28
TI DUHET TA DISH
Ndryshim
Kohë më parë, jo aq larg
Dashurova çuditërisht përnjëherë
Pastaj ndryshova, ndryshoi dhe ajo
Koha na ndau siç di beftë!
Sa keq që ende s'u mor vesh
Erdhi vetëm për një mall
Të sjellë e të përcjellë
Porosi në oqean!
Ndoshta heshtja e pathënë
Sihariqin e la mynxyrë
Botën njëqind herë e drodhi
Për atë fjalë të dashirsë
Në zemrën tënde prehu qetë
Ëndrrat lulëzojnë ndonjëherë pa kohë
Loti i tharë e di të vërtetën
Më shumë ndoshta se ndryshimi ynë!
S.B, 15.06.2014, Shkup
29
TI DUHET TA DISH
Prilli i fundit
Botë, tregomë sinqerisht,
Sytë e tu si na panë?
Dhembjen e atij prilli nëse e mban mend
A e ndjeu sikur unë ajo fluturëz e vrarë?
Dhe si u zhduk pas aq fjalëve?
Në ç'ëndërr ra thellë i verbuar?
Rrugët e takimeve kush i zbrazi,
Ajo e vonuar, por jo e harruar!
I shoh të mbushura me plot dashnorë
Ajo fluturon mbi qiell kujtimesh
Miqësisë së lashtë i thotë të shndërrohen
Në kurorë brilanti për dashurinë
Që të zgjohet në vend të vet
Butësisht bukur ai zambak i bardhë
Dhe ta pret në qetësira mëngjesore
Si aromë të njomë dhe të lagësht!
Lulja e turpshme e ul kokën
Gjersa dielli ia ngre qepallat
Dhe pastaj spektri i shirave
Ia përdredh flokët e bardha!
Mes mjegullave ia çon
Ëndrrat e dridhin thellë në palcë
Me zgjimet e rënda pranverore
Prillin e fundit ia bëjnë të veçantë!
S.B, 08.06.2014, Shkup
30
TI DUHET TA DISH
E vërteta si e vërtetë
Prej krahëve të zogut befas rashë
Mu në duart e sharmit tënd,
Flokët tua përdrodhën dhe tërhoqën
Fijet e simpatisë gjerë në rrënjë
Dhe dalëngadalë dobësohej
Kërcelli s’mbante gjë në dorë
Tinëz rriteshte shpejt, por s'nxorri
Bile një kokë lule nga ata një milion
Zogu i qiejve rrotull sillej
Iku larg, në netë pendesash duke qarë
Kur m'u desh, u humb dhe s'doli
Të ma thotë një këngë a një vaj
Na la të kavërdiset kureshtja
Të lindin mistere rrotull nesh
Të vijë një kohë, qe do të dalë
E vërteta veç si e vërtetë!
S.B, 04.06.2014, Shkup
31
TI DUHET TA DISH
Cigaret
Cigaret Puthje u harxhuan
Buzët i ndiejnë, shpuzat e fundit djegëse
Dhe oksigjenin e humbur sytë e shohin
Në dhomën ku të qarën e kanë patjetër!
Tek ajo që pinim fshehurazi dhe shpejt
Gjersa mendtë na rrotulloheshin
Dritaret edhe në të ftohtë i linim çelë
Besën e jepnim se s'do të tregonim
Ashtu bëmë gjersa na zunë të dyve
As ta hedhim as ta pimë, ramë në pozitë
Pritëm të na dënonin, por doli ndryshe
Lejen na dhanë, veç për një pako në ditë!
Publikisht, filloi siç duhet
Oreksi filloi ngadalë të shtohet
Cigaret s'kishin të numëruar
Pakon e ditës në mengjes e harxhonim
Gishtat u zverdhën,
Sollëm plakjen e heshtjes
Xhepat i shkundëm mirë
Blozë u ngjyrosëm brenda
Cigaret u harxhuan
Buzët u dogjën nga shpuzat
U kthyem te dhoma si të humbur
Tani qajmë, sepse e kemi patjetër!
S.B, 03.06.204, Shkup
32
TI DUHET TA DISH
Nanina
Këngët e mëngjesit pasi të përhapen
Prej qiellit të ëndrrës ngadalë bie
Rrezja e diellit prej qiellit të pastër
Bukurinë ta çelë bashkë me trëndafilet
Si yll i paparë del befas
Floknajë si sykafet e tua rrumbullake
Qepalleshtizë, me vetulla të mprehtë
Kullon buzëqeshje në çdo anë
Ke nur brilanti, nur kristali
Kadifenë e kuqërremtë e rëndon me ar
Bukuria mëngjesore pushton hovshëm afshet
Glamuri njëmilionëshe buzëqeshja kur u fal
Dhe jetë përrallore u jep çdo ditë
Si në ëndrrat e bukura mbi re
Dhe prapë në mëngjes del butësisht
Në lulnajën ku ti jeton përjetë!
S.B, 20.05.2014, Shkup
33
TI DUHET TA DISH
E mbrëmshmja e çuditshme!
Natë e parë dhe e fundit
Ishte e mbrëmshja e çuditshme
Siluetë dashurie që s'përkundi
Prej shikimit tim asnjë fije
Dashurisht e ndjeva mjaft shpejt
Sidomos në vallen e fundit
Kujtimet që mora, m'i la në qiell
U zhduk në ajër si fluskë sapuni
Rastësitë e bukura me vrap shkojnë
U harxhuan vërtitjet, rreth e qark
Pa kockë zemra, por thehet, kërcëllon
Më shumë se qelqet e takat e saj
Nata e këngëve të gjalla lozake
Fustaneve me ngjyra xixëllonjëse
Iku duke i fshirë zvarras pllakat e porcelanta
Dhe dashurinë që do ta kisha, ndoshta!
S.B, 20.05.2014, Shkup
34
TI DUHET TA DISH
Bilbilat dhe Brilantesha
Frymojnë e këndojnë bilbilat
Me etje kureshtare e fluturojnë botën
I mbledhin më të bukurat trëndafila
Veç për ta thurrur ty kurorën
Fjalët më të këndshme të poezive
Nga zemra lakmitare i kullojnë
Veç Brilanteshë shtathyri
Në vargje të lutem mos u kthe vonë
Me tinguj serenatash ngriti në qiell
Në botën tënde të mrekullirave
Fundin kur ta kërkojnë e të mos e gjejnë
Thuaju jeta ka shumë ngjyra
Pastaj tregoju për sytë e ftohtë
Si shkëlqejnë në mugëtirat pa shpresë
Labirinthet s’do ta ndalin
Që ëndrra t’i bëjë kokënyje përjetë!
S.B, 14.05.2014, Shkup
35
TI DUHET TA DISH
Fillim fundi
Kur e shoh se vjen e shuhet
Dashuria që ndriste kristalet
Më vjen ta thyej, por jo si buka
As si qelqi, as si shpata
Do ta lë të mbetet njollë e kohës
Edhe ashtu duhet të pushojnë ndjenjat
Le të kujtohet në mes të krahërorit
Si bukuroshja që e fjeti heshtjen
Duket e hutuar, por ndjell dobësi
Fal shumë fjalë, në botën gënjeshtare
Shëmtinë e shfaq si stoli
Në botën tënde lajkatare!
Harroi shikimet e fshehta
Ëndrrat e përvëluara qafë për qafë
Tmerret e jetës së zezë përgjërim
I sjell ndryshe loti i pastër!
S.B, 11.05.2014, Shkup
36
TI DUHET TA DISH
Bukuria që vret
Lumturia goditi shumë rëndë
Dashurinë e rrëzoi në dy gjunjë
Përpëlisjet si yjet në mesnatë
Mjegulla e kaluar i mori dhe u humb
Si kokë bilbili majtas-djathtas
Shihte rrugët nga t'ia mbajë
Asohere dhembshurisht shkoi e vajti
Te jeta e shpresës sa më larg
Zgjati dorën si lypsar
Me kokë ulur, lutej e lutej
Përvëluar me shpirt të vrarë
Duke u larguar, më tepër futej
Në rraskapitjet e mesnatës
Rrotullohej me sy të qarë
Në etjet e shtratit që i falte
Veç mendime rreth e qark
Ia kujtonte qeshjet fluturake
Perqafimet gjerë në mpirje
Dhe shakatë e fshehta të mesnatës
Që pamëshirshëm i goditi lumturia!
S.B, 07.04.2014, Shkup
37
TI DUHET TA DISH
Kometa e Haleut
M'u fanit një rast i rrallë
Çuditërisht më zu të dremitur
Polen në hapesirë u përnda
Çasti që me vite e kisha pritur
Si kometa e Haleut iku mjaft shpejt
S'kishin fjalë sytë e mi smerald
Ajo që shihet një herë në jetë
Rrebesh më mori, unë asgjë s'i thashë
Bashkë më ëndrrën e mesnatës
U palos në arkivol lamtumire
Mynxyrë ishte kureshtja vdekatare
Ta di, pse nga dielli do të shkrihet!
Që do të vij kam qenë i sigurt
Por dhe që do të shkoj e dija mirë
Kënaqësitë e mëdha zgjasin fare shkurt
Ndoshta për një sekondë shkon një vit!
S.B, 29.04.2014, Shkup
38
TI DUHET TA DISH
Arrati buzëqeshjeje
Ti buzëqeshje e ndaluar, afrohu
Hiqi petkat e kllapisë, kthjellu dhe më shih
Thuaj brendisë sate, “Ti duhet të zgjohesh”
Nga kjo vdekje që vdekje lind!
Pastaj ndalu pak, mendo si ishim dje?
A s'loznim bashkë, a s'ishim miq?
A s'i ngjaje zambakut që deh veç me erë?
A s'ma këpute shpirtin si rrembin e qershisë?
Në fushë jargavanesh a s'çole roze?
A s'u hape si qielli i zogut të përpëlitur?
A s'e mbaje titullin, lule mbretëreshë
Me kurorë pranvere në fron kamomili?
Dhe me fustan rubini, në botën e kristaltë
Në qiell zafirësh, endacake, dritë e thyer
S'afrohesh, as nuk zgjohesh nga ky ankth
Ti buzëqeshje që dikur ishe pronë e imja!
S.B, 24.04.2014, Shkup
39
TI DUHET TA DISH
Fshehtësi
Tingull melankolie ishte
Ia thurrja shprehjet më të bukura
Kënga që kuptim s'kishte
Jehonte brenda, zhdukej si fluska!
Ende sipas nesh, ç'është s'dihet
Fshehtësia që s'u fshihte
Nëpër mendje vetëm na sillej
Ndër gjuhë rrinte, shpirtin vriste
Dhe shpalosej vetëm shpalosej
Ndryshe një ditë e ndryshe tjetrën
Dalëngadalë nisi prej flokëve
Vazhdoi me ëndrrat, por te fjala ngeli
Papritmas zemrën ma tregoi pa qëllim
Ajo mike, fshehtësi e zbuluar,
Pasi më njohu në mua u bind
Se përjetësisht do ta ruaj!
S.B, 09.04.2014, Shkup
40
TI DUHET TA DISH
Mall çasti
Faj i pafajshëm është malli
Ashik i mekur, afsh ledhatar
Të kap pa vetëdije ta ngjallë zjarrin
Për buzët e ënjtura e puthjen e parë!
Në ëndrrën e mbrëmshme
Ma zgjate dorën, më the afrohu
Fli në prehrin e ndjenjave të këndshme
Mallit rriji pranë, te ai dorëzohu!
Fare pak më foli, iku…
Ishte errësirë nga shkoi s'e pashë
Më pas gjumin prisja, ai s'vinte
Doli drita e sabahut, agu i bardhë!
Pastaj me kujtimet luftoja
Fytyra e saj, nga sytë s'më hiqej aspak
Pas u ktheva, sado që s'kthen koha
Vetëm një çast mendimi, nganjëherë është mjaft!
S.B, 06.04.2014, Shkup
41
TI DUHET TA DISH
Bota e saj
Kohë e gjatë kaloi, sikur e harrova
Madje pak më kujtohet bota e saj
Ishte këngë që e këndonte, këndova
Vargje qeshjesh, vargje vaj!
Në detra të dyshimtë, doja të notoja
Nëpër shira nën ombrellën e saj
Vjeshtën hapëronte, hapërova
Të qullosurin si të tharë!
Në tokë të egër të punoj, u mundova
I heqja gurët me shatin e saj
Korrte në kohën e të korrave, korra
Koka misri, gjethe, bar!
Kënga jehoi, kënga u shua,
Deti u tmerrua, deti u zbut
E ashpër, por me arë nën truall
Atë botë e desha, por ajo botë u zhduk!
S.B, 30.03.2014, Shkup
42
TI DUHET TA DISH
Zjarr i uritur
Një ditë pa ditë iu dha flaka
Kërcunjëve të nxehur shkul
Era i ndezi fishkëllonin gacat
Kërcëllonin e lëshonin aromë dushku!
Ma ngjalli dhembjen dhe mallin
U afrova të ngrohem si dikur
Kujtesa kërkoi të fiket zjarri
Të kaluarën në prush, s'e pranon si gur!
Tymi i humbur gjithkund u përnda
U nxi qielli dhe filloi të murmurojë
Mali i priste shirat, por s’erdhën
Hiri zjarrin prapë e ftoi!
Pastaj vetes i thashë, është i uritur
S'është mik që sheh në katër sy
Djeg gjithçka dhe s’i bëhet vonë
Të të bëjë flakë, të të bëjë tym!
S.B, 18.03.2014, Shkup
43
TI DUHET TA DISH
Kur u pamë e kur u ndamë
Ti s'bëhesh si dje dot
Mbete mërzi e lot sot
Ti më mbolle dje shumë mall
Kur u pamë e kur u ndamë?
Hidhërim, ditë e natë
Heshtje e gabuar në çdo rast
Truri kthen e zemra fal
Gur i brishtë, gur pa fjalë!
Ty shtatëgjatë, lis e qiri
Dashuri moj dashuri
Të kam laps, pendë e ngjyrë
Të kam këngë e melodi
Pse s’folim haptaz në katër sy
Por, veç mall për mua e mall për ty
Fjalë me ndjenja e me shpirt
Rrahje zemrash pa kufi!
Kështu vrasin miqësitë
Në brendi me fshehtësi
Dashuri moj dashuri
Kuptojnë të gjithë, por jo ne të dy!
S.B, 10.12.2013, Shkup
44
TI DUHET TA DISH
Morg ëndrre
Do të flas me zë të huaj
Ajo që erdhi, le të kthehet
Sot unë dua, mos ta dua
Ëndrrat e etshme le të vdesin
Sikur erdhën le të ikin, pa zhurmë
Kusar nate, pëshpërimë sikur hije
Dashuri e mbuluar me pëlhurë
Unë e zhveshja, ti s'e shihje!
Nga i pat themrat, t'i vërë gishtat
Çka u dasht pa, tani ta shohë veten
Të ikë, por jo si dallëndyshja
Ta marrë malli, prapë të kthehet
Ku të zërë vend, le të lëshojë rrënjë,
Ku të shkojë, unë prapë do ta njoh
Me zë të huaj, do t'i thurr këngë
Serenatë malli për kohën tonë!
S.B, 15.03.2014, Shkup
45
TI DUHET TA DISH
Guri flet e goja hesht
Ç'është ky lëmsh pa fije?
Ç'është kjo lojë me hile?
Dashuri që s'e merr vesh!
Guri flet e goja hesht
Ditët e errëta më përcjellin
E ngas në tokë e shoh në qiell
Rrahin zemrat shpesh në jetë
Tmerrësisht shpojnë si gjemb e tel
Si të hiqem që s'i dua bashkë
Flokëvjeshtën e valët e detit
Kur e dëgjoj si merr frymë ngadalë
Kur bien gjethet e vala kur tretet
Unë e dua kur skuqet
Kur e ul kokën me buzë në gaz,
Atëherë pema rritet e bëhet nuse
Me sy ulur fryte ngjall!
Dhe dëliri me zemrën bie ndesh
Trupi petkun e dridhjes e vesh
Dashuri që s'e merr vesh!
Guri flet e goja hesht!
S.B, 07.12.2013, Shkup
46
TI DUHET TA DISH
Ky shikim
E kam në mendje një shikim
Aq i shpeshtë e aq i ngrydhtë
Loz si valle e gjall me shpirt
Pa më thuaj, a mos je ti ai shikim?
Shushurima në vesh çdo natë,
Më belbëzon dashuri e histori
S’ka kush tjetër të më dehë
Përpos teje me atë shikim!
Sa i rëndë, dot s'e mbaj
Plot mall e paqartësi
Largohet, kur përplasen sytë
Ti je, veç ti.. ky shikim
Që moti hesht si nuse
Dhembje ka, por dhe lumturi
Do të kuptohet të nesërmen e afërt
A je ti, në të vërtetë
KY SHIKIM?
S.B, 28.11.2013, Shkup
47
TI DUHET TA DISH
Kotje
Shtrëngatë më vjen në ëndërr,
Kuturu, ndryshe s'më gjen
Në kotjet e mesnatës, më bën dhëndër
Lypsarë dashurie në mëngjes më le!
Mendtë fluturojnë si leckë
Përballë ciklonit që shkakton
Valsin e ëndrrës ti s'e ngec
As kur ankthi gjakun ma bën top!
Gjumë i dehur është kotja
Do të flesh e do të zgjohesh
Torturat dhe lumturitë
I shijon në tjetër botë!
Krahët i ke të lira
Ndoshta dhe mund të fluturosh
Liria lirohet nga robëria
Me robër që kotjet s'i ëndërrojnë!
S.B, 24.02.2014, Shkup
48
TI DUHET TA DISH
Dashuri veç dashuri
E bukur në këtë heshtje dimri
Në shpirtin tënd dua të flej
Bota di të bëjë sehir
Kënaqu botë, kënaqu ti!
Luleborë e qeshur, e hedhur
Erë vjeshte, fllad në diell
Puthje gënjeshtare mos paç ti
Dashuri veç dashuri
Në xhamat e ftohtë e të ngrirë
Në çarçaf bore të shoh ty
Kënaqu botë, kënaqu ti
Qesh me ne e bëj sehir!
Aroma jote afsh në shpirt
Të deh në palcë e të zalis
Puthje gënjeshtare mos paç ti
Dashuri veç dashuri!
Fol me mua, rrafshoi kodrat
Si bilbil a si thëllëzë
Pa e gjithë bota sehir le të bëjë
Fyti kënaqësinë mos ua nxëntë!
Ti je pranverë me lule
Tjerët të ftohtit le t'ia mbajnë!
Veç puthje gënjeshtare mos paç ti
Dashuri veç dashuri!
S.B, 27.11.2013, Shkup
49
TI DUHET TA DISH
Poet i vrarë
Fllad vjeshte ndër kujtime, i mpirë,
Mall i lashtë e dashuri e ndrirë
Letër e copëtuar e fjalë e pathënë,
Dert i përsëritur e këngë e larë në gjëmë!
Me prirje për drejtësinë,
Me ëndërr para lumturisë
Me lakmi për dashurinë,
Me dritë para diturisë!
Ti më bëre si pikë loti i gjakosur,
Si fjalë në fletë e pluhurosur
Si ujë bunari i turbulluar,
Si det i frikshëm e i tërbuar!
Më dhe helmin dhe sheqerin,
Më dhe varfërinë dhe kurorën e mbretit
Më dhe lirinë dhe burgosjen,
më dhe ajrin dhe më bëre të syrgjynosur!
Ti më dhe sëmundje dhe ilaç,
Më dhe dashurinë e më bëre të ngratë!
S.B, 22.11.2011, Shkup
50
TI DUHET TA DISH
Unaza
Takat e tua sot e sa vite
Ende kërcasin në veshët e mi
Me ritmin e tyre e coptoj ditën
Veç t'i shërbejnë prapë dashurisë
Dhe fustani yt para meje sillet ende
Ai i kuqi i larë në lumë trëndafilash
M'i merr sytë e ma merr mendjen
Më bëj të çmallem, më bëj të çmendem
M'u prish heshtja një natë vonë,
Gjeta unazën tënde në ditarin tim
Dhe ca letra që më thelluan në mendime,
Ta zvarrë lotin gjerë në agim!
Kujtimet janë ato që ishin
Miqtë e mi që më korruptuan
Ato dikur ma shkelën bishtin
Ma dhanë një fije, ma morën tufën
Ku i dihet nesër në ç'krah zgjohemi
Unaza është premtim i përjetshëm
Ëndrrat e hershme, thonë, lulëzojnë
Në lulnaja parajse, në botëra të heshtura!
S.B, 23.02.2014, Shkup
51
TI DUHET TA DISH
Bukëshkalëti
Këpucëtarit, këpucëgrisurit
Bota mjeshtërinë ia pa
Xhepfryrit, barkngopurit
Këmbëzbathurit me para!
Këpucëshkelëti, këpucëndezur
Endacaku i errësirave
Mendjemprehëti i hutuar
Dritëllambë e dëshirave
"Filozofi", "mendimtari"
"Biblioteka" edhe "deti"
"Shpëtojnë" popuj edhe "varin"
Gjykojnë tjerët, por jo veten!
Ku s'shkon fjala, shkon dajaku
Ku ka frikë, ka dhe nder
Trima ka, por jo që flasin
Trimat vdesin, por jo në derë.
S.B, 23.11.2013, Shkup
52
TI DUHET TA DISH
Bëhu
Kupë e mbushur rasti ynë,
Lules "mos më prek" i ngjan
Lëmsh pa fije me shumë nyje
Si duket që moti shpirt s'mbajmë
Kur sillesh si e lumtur, s'quhet,
Shkëndi, gaca e zjarr më ndez mua
Vishesh e lyhesh, pse a thua?
Zërat varrosen, por ndjenjat s'shuhen!
As shikimet, s'i pushojnë zjarret
Kur vuan nga molla e ndaluar
Ata ngjallin buzëqeshje malli
Ateherë do t'ia luash lojën që ta luan!
S.B, 20.02.2014, Shkup
53
TI DUHET TA DISH
QAJ
Qaj, valët e detërave sot u dalldisën, nuk lozin aspak,
Qaj, sot kjo ditë vjeshte, po loton gjak!
Qaj, kodrat shikojnë njëra-tjetrën si po shemben,
Qaj, edhe kafshët qajnë, por kur na shohin ne, ata tremben!
Qaj, një njeri për së gjalli u varros,
qaj, o shpirt i zi se vetëm loti do të të ngrohë!
Qaj, s’paskemi qenë në ëndërr, ajo qenka vetëm gënjeshtër,
Qaj, ajo paska qenë këtu, mos druaj, e djeshmja nuk kthehet!
Qaj, se duke qarë jam duke të lutur të qash,
Qaj, se kur t'i them këto fjalë më qahet sepse ti nuk qan!
Qaj, nuk zgjohem as në krevat e as në varr,
Qaj, kjo botë s'mjafton për ne, të pres pas kësaj të të marr!
Pa shiko se të gjithë janë të mërzitur e vetëm qajnë,
Vaji vajin po e imiton, zërat ngriten lart dhimbjen dot s'e mbajnë!
S.B, 18.09.2011, Shkup
54
TI DUHET TA DISH
Koha jonë
Fjalë të nxehëta avullojnë
Koha jonë xham i turbullt
Brenda flaka përvëlon
Jashta shiu, pluhur zgjon!
Syrrubullakja kafemshelur
Rrotull çarshisë kur i bie
Çjerrë këpucët duke ikur
Kohës sonë pa i pëshpëritur
Matanë urës së gurit si rrufe e shpejtë
Qiellëtërbuesja e rrugëve të mia
Rashë në dashuri, më mirë në dhe
Koha ishte, por jo për ne!
Kur më kthehesh në çarshi
Koka yte me kurorë
Lëkurëgjarpri mos ke ti
Që s'i ngjan kohës sonë!
S.B, 22.11.2013, Shkup
55
TI DUHET TA DISH
Mundesh
Mundesh të më flasësh ndryshe
Me gjuhë shpirti e të ëndrrës
Mundesh perdet t'i lëshosh
Unë të kam ardhur në oborr!
Nëse do, ti mundesh
Të bëhesh e bukur, joshëse
Buzët të të kullojnë prej të kuqit
Sydritë zjarri, gaca prushi!
Mundesh të bëhesh
Nurmadhja që s'e ka shoqen
Qepallëpërveshura e përmendur
Vetullthyesja, flokëverdha!
Dy anë i ka kjo botë,
Në dy rrugë ndahet kjo jetë
Dy herë ndërrohet drita jonë
I mirë lind, s'e di ç'vdes!
Fjala është gur që e hedh përpjetë
E kap në kohë ose koka then
Vet e merr, vet e zgjedh
Kur s'e qëllon ankth ndjell
Lum ai që flet dhe e godet,
Në kohë dhe në vend të duhur,
Ti mundesh sot të mos më duash
Por të nesërmen mos ma thuaj!
S.B, 19.11.2013, Shkup
56
TI DUHET TA DISH
Dy bilbilat
Më kanë bërë zë dy bilbila
Pas dashurisë pa ndalur vrapo
Hije të zeza s'ka ku s'ka
Gërrij bunare, ujë ku ka!
Ju bilbila më dëftoni,
A këndoni kur më shihni?
Kur vrapoj e djersitem
A këndoni kur venitem?
Gëlltis gjuhën me gjithë fjalë
E ndal mendjen me mendime
Kohë paska, por për mua s'ka
Veç ëndrra të lodhura në agime!
Më vijnë në vesh takat e tua,
Taka-krak, mbi kalldërmë
Hap dritaret e s'të shoh
Lulet vyshken në oborr!
E kur sytë na takohen,
Shkrepin dhimbje dhe fshehtësi
Dhe fjalët nga brenda fillojnë të heshtin
S’marrim guxim, as unë as ti!
S.B, 18.11.2013, Shkup
57
TI DUHET TA DISH
Tigri
Në qytetin tim, gropë
Tigri ec dhe gjurmon
Vertikale ai larat i ka
Gjah në gjah pa faj ka ra
Ky qytet i madh shumë,
Ka mace, dhelpra, ujq
Ka dhe kuaj me pixhame
Dhe sorkadhe që hedhin valle
Ka bilbila ngjyra-ngjyra
Dallëndyshe dhe pëllumba
Gjarpërinj edhe akrepa
Bletë puntore dhe bubrreca
Tigri sheh lart përpjetë
Qenka mbushur huta plot
S'i ka hije qytetit në gropë
Shqiponja s’ka që fluturojnë
S.B, 08.11.2013, Shkup
58
TI DUHET TA DISH
Dashuria e detit
Deti i heshtur e i përgjumur
Me maje gjuhe m'i tha ca fjalë
Trupi im veç hidhet e shkundet
Nga erërat që mëshirë s'kanë!
I dhashë shpresë të mos lëndohet
Ia tregova hallin tim të madh
Aroma që mëngjeset m'i zbardh
Dhe mua si ty më përplasë karpave matanë
Iu zbut zemra, më foli për rrezet
Dashuri e rrezikshme që i çan erërat
Ishte i dashuruar si unë në ylberin
Në shtatë mrekullitë e ngjyrat e qiellit
Në netët që s'i shihte i priste në ëndrra
Shkuma e tij nxirrte klithma vuajtjesh
Valët e thyera ishin gjëma
Që luteshin për heshtjen e muzgët
S.B, 06.02.2014, Shkup
59
TI DUHET TA DISH
Besë
Ku strukesh, diku a je?
S'të shoh, s'të prek, por të ndiej
Besë ke, por mua s'më dhe
Më dhe puthje, ike si rrufe
U ngrys hëna me lot qau
Deti iu hodh e përqafoi
Unë i shkreti pa zë, pa fjalë
Besë prapë ajo s'më dha
Atëherë bredhja nëpër plumba vjeshte
Ajo kishte zemër, që mua s’më zërë
Dhe vazhdova si pata në mjegull
Besë t’i kërkoj me fjalë ndër dhëmbë
Këndesi i agut këngës ia dha,
Në fyt më ngelën dy lugë mjaltë
Gjumi më zu ca netë në plazh
Nëpër ëndërra besë prapë s'më dha
Pasi shkoi kohë e gjatë
Thërriste e bërtiste deti me furi
Mos e lërë, këngën pa tekst
Detin pa valë e qiellin pa shi
Atëherë me vrap u nisa
I rashë plazhit mes për mes
Deti villte me stuhi
Krisma breshëri, besë me shi
I qullosur gjer në palcë
Të kërkova cep më cep
Puthje ledhatare s’më duhen,
Bubullima që frikë ndjellin
E kam plazhin dëshmitar
Detin, hënën edhe yjet
Besë me puthje askund s'ka
Që sjell bubullima nën hijen time!
S.B, 06.11.2013, Shkup
60
TI DUHET TA DISH
Valse ashikësh
Pushojnë afshet në idilë
Ashiku i rinisë s’di frikë
Për vals melhemi mbahet gjallë
I dehur në natë për natë
Qepallëpërveshura, shtratzeza
Valsin e ëndrrës di ta shkrumojë
Di t’i çojë yjet gjer në dehje
Të vijnë njëherë e kurrë të mos shkojnë
Pastaj kalojnë orët e errëta
Dielli krahët i zgjat
Ajo shkrep si vetëtimë zbret nga lart
Tërbon detrat si tërmet mëngjesi
Atëherë s'ndalet, as s'pushon
Ashik më thotë, por unë i lodhur
Me të katrat, zjarr mbi re
Prap ia mbath ta luaj valsin e idilës
pa frikë!
S.B, 27.01.2014, Shkup
61
TI DUHET TA DISH
Për ty bëhem
A s'të dukem se për ty flijohem?
Bëhem prush dhe mbulohem
Bëhem bilbil që nuk flet,
Bëhem lum e bëhem det
Do të bëhem dhe kërcu,
S'do të frikohem dhe më humb
Se s'më djeg flaka e zjarrit,
Sa më dogji flaka e mallit.
S.B, 04.02.2012, Shkup
62
TI DUHET TA DISH
Linjë e zbrazur
Ndjenjëzhveshur, vet
Pa gjumë, por as i zgjuar s’isha
Fryma e friktë, s’erdhi
Në atë botë të errët të bëhej kandil!
Ashtu i nisa hapat pa mend
Në krahët e udhës së paditur
Me një cigare që digjej dhjetë herë
E kërokoja autobusin e mërzitur
Me kënaqësi e prita për disa orë
Gjersa më iku para syve duke qeshur
Pastaj e zura atë të fundit
Që e djeg benzinën për një biletë
Ngadalë-ngadalë shoferi i dehur e nisi
Në kthesën e parë hyri ndër udhë
I vrari asnjëherë nuk vritet
Fshiva pallton dhe vazhdova në këmbë
A do të vonohem, rëndësi s'kishte
As llogari, aq më pak kureshtje
Për të gjithë, por veçmas për dashurinë
Kontaktin e fundit e lash në heshtje!
Posa kalova urën e Vardarit
Te stacioni i Kalasë e takova atë
Bisedë miqësie më tepër ishte
Pak dëgjova se ç’më tha
Pretendonte se do të humbem në errësirë
Do të përzihem nga aromat që i sillnin blirat
Te stacioni tjetër kot më priti të kthehem
Folenë tonë s’e shoh si përpara!
S.B, 12.06.2014, Shkup
top related